revista paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

22
1 Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15 Viti X. Nr. 91. 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial BOMBA E ZAEVIT LUANI DHE DHELPRA (FABULË BASHKËKOHORE PËR MARRËVESHJEN PDK-LDK) ISIS-i dhe Islamofobia Intervistë me hoxhë mr. Rexhail Aziri, drejtor i shoqatës 'Lexo' ISLAMI ANGAZHOHET PËR SHTET QYTETAR, E JO FETAR

Upload: revista-paqja

Post on 06-Apr-2016

234 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

1Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

Viti X. Nr. 91. 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

EditorialBOMBAE ZAEVIT

LUANI DHE DHELPRA (FABULË BASHKËKOHORE PËR MARRËVESHJEN PDK-LDK)

ISIS-i dheIslamofobia

Intervistë me hoxhë mr. Rexhail Aziri, drejtor i shoqatës 'Lexo'

ISLAMI ANGAZHOHET PËR SHTET QYTETAR, E JO FETAR

Page 2: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

2 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9119 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

ISIS-i është formuarnga qarqet antiislame

13 Muhamed JusufiKuba më 2014 - Palestina në 2017

15

Lulzim AHMETIViti i humbur

6

Mark LeVINEPse Tunizia pati sukses aty ku Egjipti dështoi?

16

Page 3: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 3Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

Editorial

Avni AVDIU

Bombë e Zaevit” quhet metafor-ikisht materiali i tmerrshëm komprometues për qeverinë ak-

tuale, të cilin e ka grumbulluar përmes kanaleve të fshehta lideri i opozistës më të madhe meqedonase të LSDM-së Zoran Zaev. Ai ka thënë disa herë nëpër takime të ndryshme dhe përpara medieve se disponon me të dhëna të hatashme që dëshmojnë për zhytjen e qeverisë aktuale të koalicionit VMRO-DPMNE - BDI, në afera të tilla skan-daloze, pas publikimit të të cilave, kry-eministrit Nikolla Gruevski, nuk do t’i ngelë më rrugëdalje tjetër, përpos që të japë dorëheqje sa më shpejt të jetë e mundur. Lideri i opozitës është shprehur se bombën do ta aktivizojë në kohën e duhur. Sipas tij pas aktivizimit të kësaj bombe, marrëdhëniet ndëretnike do të përkeqësohen edhe më shumë. Këto deklarata kanë hapur dilema të mëdha dhe komente se çfarë mund të jetë ajo bombë; në të vërtetë çka fshihet pas saj dhe përse pritet ‘ai moment i duhur’ për ta aktivizuar. Nga kush pret sinjal Zaevi për ta aktivizuar bombën e tij?!

Në bazë të disa zhvillimeve të mëparshme dhe analizave të tyre, ekzistojnë disa supozime, të cilat çojnë në lidhshmërinë e disa ndodhive me bombën e paralajmëruar. Mund të jenë

afera të rënda korruptive, për të cilat ka dëshmi të inçizuara, ca prej të cilave i ka publikuar. Mund të jenë afera të mini-strave shqiptarë, të cilët gjithashtu është përfolur se janë të implikuar në afera të rënda skandaloze të korrupsionit. Po ashtu mund të jetë e fshehur edhe ndonjë dosje për liderin e BDI-së Ali Ahmeti, heshtja e të cilit përballë shumë padrejtësive të partnerit të koalicionit, bën për të dyshuar. Është krijuar për-shtypja se Ali Ahmeti është në gjendje të gëlltisë gjithçka që ofron Gruevski dhe për këtë dëshmon edhe pranimi i tij i pakusht për vendosjen e luanit në stemën e Maqedonisë, madje edhe duke bër përpjekje qesharake për të bindur opinionin se luani na qenka edhe sim-bol i shqiptarëve. Projekti ‘Shkupi 2014’ ka qenë ndër projekte infrastrukturore më diskriminuese, ku janë investuar miliona dollarë të qytetarëve kundër vullnetit të tyre. Prej tyre veç qeveri-tarët mund ta dinë sa kanë marrë për vete. Përkundër investimeve të mëdha në rajonet maqedonase, ato shqiptare mbeten totalisht të anashkaluara, gjer-sa BDI-ja qeveritare mori 150.000 vota duke u premtuar zgjedhësve se gjatë mandatit të saj qeverisës do t’i realizojë mbi 10.000 projekte në rajonet e banu-ara me shqiptarë. Gjithashtu bomba e Zaevit mund të lidhet edhe me rastin ‘Monstra’, ku në formë arbitrare e pa

prova në mënyrë drakonike u dënuan 6 shqiptarë me burgim të përjetshëm. Supozimi mund të jetë se katër të vrarët maqedonas më 12 prill 2012 pranë liqe-nit të Smilkovcit, mund të jenë nga dora e shtetit për t’ua mveshur më pas shqip-tarëve. Nuk është larg mendsh që logjika serbe të funksionojë edhe në Maqedoni. Ndoshta mund të ketë fakte të inçizuara. Gjithçka është e mundshme. Gjithsesi gjithçka është e mundshme në shtetin që synon nga Zululand të shndërrohet sa çel e mbyll sytë në Dizneland; që ka dh-jetëfishuar dënimet kundër qytetarëve të vet për të mbijetur pushteti; që dënon kalimtarët përse thejnë rregullat e ko-munikacionit, gjersa pjesa dërrmuese e semaforave nuk funksionon; që kërkon nga qytetarët maksimumin në taksa, përderisa rrogat janë më të ultat në ra-jon; që premton Eldorado, ndërsa me vite na lë në lloçin çfarë nuk e ka as Etio-pia. Po gjithçka është e mundur t’ju bëjë deleve që kur vijnë zgjedhjet tubohen si të trullosura, harrojnë krejt të kaluarën dhe u duartrokasin e i votojnë, pikërisht ata që ua bëjnë jetën zi e më zi.

Viti që po vjen është nën ethe se çfarë do të sjellë ‘bomba e Zaevit’, kur do të eksplodojë, kë do ta godasë dhe a do të mbijetojë dikush prej saj. Klima e dimrit të sivjetmë në Maqedoni mund të jetë e ftohtë, por zhvillimet politike pritet të jenë mjaft të nxehta. n

BOMBA E ZAEVIT

Page 4: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA4 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

Kur u formua blloku VLAN, të gjithë kundërshtarët e PDK-së ose e patën pranuar si të mirëqe-

në ose patën heshtur. Rrjedhimisht ata nuk shihnin asgjë jo të natyrshme në atë bllok heterogjen, të përbërë nga parti antogoniste, me programe e qëllime kontradiktore, të bërë rezil në fushatën parazgjedhore duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin. Për t’ia arritur një qël-limi, për ta hedhur në opozitë PDK-në gjithçka ishte OK. Së këtejmi, lipsej që kjo parti të paraqitej një gogol, ku ishin mbledhur të gjitha të këqijat e mund-shme, sebepi i së cilës vuante e gjithë Kosova. Ky pasqyrim bëhej me qëllim që bllokun anti-PDK, pra VLAN-in ta ide-alizonte si shpresë të vetmen që i kishte mbetur vendit për të dalur nga humnera në të cilën e kishte hedhur Thaçi. Ish-kryeministri Thaçi u bë figura e së keqës që medoemos duhej mposhtuar, simbol e sinonim i keqqeverisjes dhe strumbul-lar i të ligave e të zezave të panumërta. Ai edhe pse fitoi u konsiderua humbës, në mos tjetër humbës moral gjithsesi, sepse ai u leçit. Me të s’donte të takohej asnjë subjekt politik, sepse biseda me të llogaritej në njëfarë mënyre sikurse krim politik. PDK vërtet kishte shumë të këqija, gabime e mëkate, por as partitë

e tjera që ishin pozicionuar kundër saj, nuk ishin melaqe, madje ishin shumë afër saj e ndoshta disa edhe ia kishin tejkaluar. Pra ato nuk e kishin pastërtinë e mjaftueshme që të paraqiteshin aq të sinqerta e të dëlira. Për më tepër dallimi në mes tyre dhe partisë që e luftonin konsistonte në faktorin objektiv kohë dhe atë subjektiv kujtesë. Koha kur ato ishin në pushtet (përveç Vetëvendosjes) ishte më e largët, andaj edhe të këqijat që kishin bërë ishin zbehur e përhum-bur në mbamendjet e qytetarëve. Thaçi tamam si gjarpër, që me meritë kishte mbajtur këtë nofkë gjatë luftës, luajti lojën e mbijetesës politike. Duke e parë këmbënguljen e oponentëve të bërë në bllok, ai vendosi të përfitojë në kohë. I vetëdijshëm se pritjet e gjata i dobëso-jnë ata që kanë vendosmëri të brishtë e karakter të luhatur, ai herë pas here lan-sonte deklarata se ishte fitues dhe se nuk e kishte ndërmend të lëshojë pe. Duke pasur për kapital vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e subjektit të tij, ai ndihej edhe më komod. Blloku dalëngadalë djerësitej, lagej e qullej saqë lagështia i hyri gjithandej. Nga lagështia filloi të shkërmoqet. Dromcat që kishin bërë bllokun si bllok filluan të plasariten, çahen e ndahen; secili të shikojë rrugën

e vet nga kishte ardhur dhe mundësinë për të arritur në vete atë për çka ishte formuar. [Çdo parti politike është for-muar me qëllim të marrjes së pushtetit politik]. Filloi vardisja ndaj Armikut numër 1, subjektit me të cilin dikur nuk ia vlente as të flitej. Dhe kuptohet kur në garën e vardisjes futen shumë subjekte, më i suksesshmi është ai që

LUANI DHE DHELPRA (FABULË BASHKËKOHORE PËR MARRËVESHJEN PDK-LDK)

Page 5: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 5Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

LUANI DHE DHELPRA (FABULË BASHKËKOHORE PËR MARRËVESHJEN PDK-LDK)është më mjeshtër për dredhia e hile. Pra fitues është ai që është i rryer, ka përvojë dhe është kalitur nëpër situata të tilla, duke kaluar pengesa të natyrave të ndryshme. E sinonim i dredhisë, pa mëdyshje është dhelpra. I tillë doli të jetë Isa Mustafa, kryeministëri i ri i Kosovës. Ai gjatë kohë analizoi gjithë situatën e krijuar. Fillimisht mendoi se do të për-fitojë duke u pozicionuar në bllok, por kur e pa se nga blloku i dërmuar s’ka gjë, ia ktheu shpinën. Është rast sui ge-neris në Kosovë. Njeri që diti të përfitojë në të gjitha kohët: në atë të Sllobodan Millosheviçit e Rrahman Morinës, në qeverinë në ekzil të Bukoshit dhe tani edhe në Kosovën e pasluftës, duke ar-ritur të ngritet nga një kryetar i dështuar i kryeqytetit në kryeministër të vendit. Dhe njeriut të tillë s’ka se si të mos i pranohen aftësitë, shkathtësitë dhe zh-dërvjelltësitë e mëdha politike.

Mënyra kameleoniste e ndërrimit të ngjyrave, driblimet e hatashme në tejka-limin e kundërshtarit dhe taktizimet e çuditshme, janë tipare që megjithatë kanë vlerë në një shoqëri tërësisht të hallakatur siç është ajo kosovare.

E kur njeriu i posedon, përse të mos i shfrytëzojë?!

E kush është duke pyetur sot për moralin në politikë?!

Thaçi i njohur dikur si gjarpër, në situatën që u ndodhë përballë bllokut, tejkaloi metaforën e gjarpërit dhe u

shndërrua në luan. Ai u tregoi dhëm-bët kundërshtarëve duke rezistuar deri në çastet e fundit dhe duke dëshmuar gatishmërinë që të mos lëshojë pe deri në pakufi kur është në pikëpyetje mbi-jeteja politike. U bë me partinë që kishte numrin më të madh dhe refuzoi të lidhej me parti të vogla, që gjithashtu shfaqën hapur dëshirën për t’iu bashkëngjitur. Me këtë ai dëshmoi vizionin politik dhe synimin e qartë të tij, që nga marrëvesh-ja e re e kompromisit të dhembshëm, një ditë të dalë sërish në majën e pushtetit, duke marrë postin e presidentit. Ai nga pat pozicioni, sakrifikoi mbretëreshën (kryeministrinë), duke mbrotjur veten si mbret (president) i ardhshëm. Këtë di ta bëjë vetëm një politikanë që ka në mendje çfarë do e synon, që ka strategji të stërholluar politike dhe që nuk çan kokën për thashethemet e mundshme. Ai fashiti të gjitha pakënaqësitë bren-dapërbrenda partisë dhe u ngrit mbi to. Injoroi analistët, ish-bashkëpunëtorët dhe zërat e ndryshëm që e mësonin të vepronte ndryshe. Me këtë ai tregoi guximin e rrallë për të sjellur vendime të vështira në kohën dhe vendin e duhur. Kësisoj ai vetes mund t’i sigurojë jetë të gjatë në skenën politike kosovare.

Ajo që tërheq vëmendjen nga mar-rëveshje PDK-LDK është yryshi i disa analistëve e intelektualëve, të cilët e kritikuan dhe e akuzuan Thaçin se si

ia duroi karakteri që si njeri që ishte në krye të luftës për çlirimin e Kosovës, të lidhë marrëveshje me një ish-të besuar të Rrahman Morinës; se si lejoi që ta bënte kryeministër një njeri aq kontraverz, se si diçka e tillë na paska qenë e pamor-alshme e kështu me radhë. Shumë shpejt u harrua se më parë këtë e bënë edhe kundërshtarët e tjerë politikë: Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj. Blloku VLAN ishte pakti i të gjithë kë-tyre liderëve partiakë me liderin e LDK-së Isa Mustafën. Të gjithë i bashkoi një qëllim: që ta hedhin Thaçin në opozitë dhe të gjithë si humbës të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur. Dhe maki-avelisht qëllimi arsyetoi mjetin, kështu që nga marrëveshja e bllokut VLAN parashihej që pikërisht Isa Mustafës t’i besohej posti i kryeparlamentarit.

Atëherë përse nuk u thanë as për Ha-radinajn, as për Kurtin e as për Limajn gjërat që tani thuhen për Thaçin?!

Mund të jetë vetëm një përgjigje: Thaçi për disa është i keq vetëm përse nuk hiqet nga pushteti, përse nuk u lë hapësirë edhe të tjerëve, atyre që duan t’ia zëjnë vendin. Mirëpo ai u tregoi bllokmenëve se çka fillon me hile për-fundon me hile dhe se loja e mbijetesës politike kalon përmes formulës së Maki-avelit dhe figurave të tij shtazore: luanit dhe dhelprës. n

A. A.

Page 6: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA6 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

Lulzim AHMETI

Viti 2014, të cilin po e lëmë pas mund të konsiderohet në tërësi si vit i humbur në aspektin eko-

nomik. Ky vit përveç ekonomisë ka qenë ters edhe në sferën politike. Në këtë sferë ka qenë i mbrapshtë dhe me shumë efek-te negative për vetë fatin, sepse u vonua shumë krijimi i institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Moskrijimi i institucioneve të dala pas zgjedhjeve ka ndikuar direkt dhe në forma të tjera edhe te realizimi i projekteve të ndry-shme. Moskrijimi i institucioneve për 6 muaj ka pasur shumë ndikime pasi që shumë projekte, të cilat është dashur të kryhen janë bllokuar dhe nuk janë arritur synimet, të cilat kanë qenë të pl-anifikuara më herët. Po ashtu në Qeveri dhe në dikasteret qeveritare nuk është punuar aq sa duhet nga administrata, e as nga ministrat dhe kabinetet e tyre për shkak se pas zgjedhjeve nuk është ditur se kush mbetet, e kush shkon nga pozitat që kanë mbajtur. Një “frikë” më e madhe ka qenë për stafin politikë, se sa për stafin e administratës.

Me shkuarjen e ministrit të dikast-erit përkatës, shkojnë dhe stafi i tij, siç janë këshilltarët politikë, që në rastin tonë janë goxha shumë persona, asis-

tentët e ministrave, shoferët e truprojat e tyre, e po ashtu edhe personat e tjerë, të cilët janë angazhuar në ministritë e caktuara, që shumë shpesh ka rastisur të jenë militantë kryekëput partiak. Kjo “frikë” është ndier edhe te punëtorët e administratës për faktin se drejtorët e departamenteve nuk kanë kërkuar an-gazhim dhe përgjegjësi për arsye se me ardhjen e ministrave të rinjë në pushtet atyre mund t’u ndërrohet pozita.

Efektet e ngërçitJo vetëm tek institucionet dhe tek

agjencitë e ndryshme buxhetore janë ndier efektet e ngërçit politik, të cilat kësaj here kanë qenë më të zgjatura se zakonisht, pasi herëve të tjera janë kri-juar institucionet më shpejt se sa tash. Por, kriza ka ndikuar edhe në realiz-imin e projekteve të shumta kapitale, si dhe ka pasur mungesë të mjeteve, për shkak të mosrishikimit të buxhetit dhe mosridestinimit të mjeteve në muajin qershor, për dallim siç planifikohet në fillim të vitit.

E pse në aspektin ekonomik mund të konsiderohet vit i humbur 2014-ta? Mund të konsiderohet e vlerësohet vit i humbur për arsye se nuk është arritur asgjë për arsye se nuk ka pasur zhvillime që mund të veçohen. Shumë thjesht, viti

2014 mund të konsiderohet vit regresiv për Kosovën edhe në aspektin ekonomik.

Nuk është arritur as zhvillim, e as nuk ka pasur rritje ekonomike, siç është planifikuar, pasi që rritja e synuar ka mbetur vetëm në letër, e realisht rritja ka qenë shumë më modeste nga ajo që kanë planifikuar qeveritarët në fillim të vitit.

Barriera mes vetiEdhe gjatë vitit 2014, Shqipëria e

Kosova, përkundër raporteve të mira politike e kulturore, nuk kanë pasur ra-porte korrekte në aspektin ekonomik. Tregtinë dhe shkëmbimet tregtare mes veti këto dy shtete e kanë zhvilluar me plot barriera. Nuk është vetëm Shq-ipëria që i ka krijuar pengesa Kosovës, por edhe Kosova i ka bërë pengesa Shq-ipërisë sidomos me taksa doganore e probleme tjera.

Ndër barrierat që u kanë bërë prod-huesve kosovarë nga Shqipëria, janë ato për patatet, të cilat si duket tashmë janë tejkaluar. E barrierat e forta për prod-huesit e miellit si dhe barërat, të cilat prodhohen në Kosovë ende nuk janë eliminuar plotësisht. Autoritetet shq-iptare janë arsyetuar se e kanë bllokuar eksportin dhe shitjen e miellit të prod-huar në Kosovë për mungesë të protei-nave. Madje ka pasur persona sigurisht

Viti 2014, të cilin po e lëmë prapa mund të konsiderohet kryekëput vit i dështuar dhe i humbur sa i për-ket zhvillimit ekonomik. Rritja ekonomike nuk është arritur sa është synuar, e as nuk është përmirësuar standardi jetësor i kosovarëve

VITII HUMBUR

Page 7: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 7Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

dashakeq që miellin e Kosovës e kanë quajtur “krunde”- ushqim që për dorët për bagëti. Klasifikime të tilla patën ng-jallur pakënaqësi të shumta në Kosovë.

Por përveç dështimeve të mëdha ekonomike gjatë vitit 2014, mund të ren-ditet edhe mospërzgjedhja e fituesit dhe mosfillimi i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, i cili që nga nisja e tij si ide më 2006 është ndryshuar dhe është zvarritur shumë.

Po ashtu edhe në blloqet aktuale e shumë të vjetërsuara të Korporatës En-ergjetike të Kosovës (KEK), ka pasur avari fatale. Më 6 qershor, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, pati ndodhur një shpërthim në Termo-centralin “Kosova A”, ku kishin vdekur dy punëtorë të KEK-ut dhe ishin lënduar disa të tjerë, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme. Por e çudit-shme është dhe mbetet se askush nga menaxhmenti i KEK-ut nuk ka marrë përgjegjësi. Po ashtu Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të privatizojë 75 për qind të aksioneve të PTK-së, madje nuk ka marrë as guximin që të tentojë shitjen e saj pas një dështimi.

Edhe te ngrohja e banoreve të Prishtinës nga avulli i blloqeve të KEK-ut, ka pasur dështime edhe pse në pro-jektin e koogjenerimit janë investuar miliona euro, ngrohja nuk ka arritur të stabilizohet ashtu siç është premtuar. Përveç që intensiteti i ngrohjes ka qenë i dobët, qytetarët kanë pasur kritika të mëdha për çmimin e ngrohjes, i cili edhe pse me avull ka mbetu i njëjtë 1 euro për metër katror.

Infrastruktura Në aspektin e infrastrukturës ka pa-

sur ngecje të dukshme edhe në shumë rrugë. Është punuar me hapa të bresh-kës dhe ka pasur vonesa të stërzgjatura siç janë ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës Prishtinë - Vushtrri si dhe ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga Gjurgjica në dre-jtim të Pejës.

Një e mirë që ka ndodhur në in-frastrukturën rrugore, gjatë vitit 2014, mund të konsiderohet fillimi i puni-meve për ndërtimin e Autostradës “Ar-ben Xhaferi”, e cila lidhë Prishtinën me Shkupin nëpërmjet një rruge moderne. Kjo rrugë pritet të përfundojë brenda tre viteve dhe shpenzimet për të mund të tejkalojnë shumën prej 600 milionë euro për buxhetin e shteti.

Po ashtu është filluar edhe me ndërti-

min e rrugës Deçan-Plavë edhe kjo rrugë pritet të ketë kohë të gjatë të realizimit, për shkak të terrenit dhe buxhetit të ven-dit do t’i kushtojë mbi 50 milionë euro.

Edhe te tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i ambientit bi-znesor, Kosova ka pasur ngecje të mëd-ha. Trendi i investimeve të huaja gjithnjë ka shkuar duke rënë. Nuk është arritur që kompani të fuqishme internaciona-le të investojnë në vend, pavarësisht se kemi pasur përmirësime në renditjen e raportit të Bankës Botërore (BB), “Të Bërit Biznes”.

BujqësiaSektori i bujqësisë pa mëdyshje

mund të konsiderohet sektori në të cilin është punuar më së shumti gjatë vitit 2014, pasi që ka vazhduar përkrahja e fermerëve nëpërmjet formës së subven-cioneve dhe granteve investive. Por edhe pse përkrahja nuk ka munguar, ajo ka qenë e vonuar në disa raste për shkak të moskrijimit të institucioneve. Por, një gjë është e sigurt, se numri i fermerëve dhe kulturave të kultivuara është duke u rritur nga viti në vit. Më 2014 për herë të parë pothuajse janë përkrahur të gjithë fermerët kultivues si dhe me nga 1000 euro për hektarë, është përkrahur çdo kultivues i rrushit.

Rritja ekonomikeEdhe rritja ekonomike për vitin 2015

e parashikuar se do të arrijë në 4.3 për qind nga njohës të ekonomisë vlerëso-het si e paarritshme, për vetë faktin se të gjithë parametrat tregojnë se nuk do të mund të kapet një rritje e tillë. Sipas

tyre, parashikimet për rritje ekonomike prej 4.3 për qind të zyrtarëve qeveritarë, janë vetëm iluzione.

Edhe sa i përket rritjes së pagave nga ish-kryeministri HashimThaçi ishte premtuar se rritja do të jetë për çdo vit nga 25 për qind, por ky premtim i bërë sa ishte në krye të qeverisë mund të mos realizohet kurrë.

Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mus-tafa, ka shuar shpresat e shërbyesve civilë për rritje të pagave. Ai ka thënë se nuk do të rriten pagat që i kishte premtuar paraardhësi i tij.

Në një intervistë për ‘Reuters’-in, ka thënë se do t’i ulë taksat për disa biznese dhe do t’u ofrojë taksë të sheshtë disa bizneseve që krijojnë vende të reja pune. Ai ka thënë se rritja e pagave për 25 për qind, që e kishte premtuar Hashim Thaçi, është e pamundur. “Do t’i rrisim pagat në linjë me rritjen ekonomike”, - ka thënë ai. Ekonomia e Kosovës para-shikohet të rritet 3.5 për qind këtë vit, ndërsa 4.1 për qind më 2015.

Por, projektet ekonomike dhe real-izimi i tyre do të varet shumë nga per-sonat që do t’i udhëheqin dikasteret qeveritare të sektorit të ekonomisë si dhe atë të infrastrukturës. Ajo çka di-het është se autostrada për Shkup nuk do të ndalet, pasi Qeveria e shkuar ka ndarë buxhet për dy vitet e ardhshme. Po ashtu do të vazhdojë edhe rruga që lidh Deçanin me Plavën, e për projek-tet e tjera rrugore, do të vendoset në të ardhmen e afërt. Shihemi në vitin 2015, me shpresë për një vit më të mirë në aspektin ekonomik, politik e social. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA8 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

PAQJA: Ju keni ishin përfaqësuesi i vetëm shqiptar në samitin pan-islam në Kuala Lumpur të Mala-

jzisë. Cila ishte tematika e këtij samiti, çka u diskutua?

Aziri: Mbasi në botën muslimane kanë shpërthyer probleme të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe konflik-tet e armatosura, krahas këtyre ndod-hive kanë lindur edhe ide e iniciativa, të cilat synojnë që si çelës të zgjidhjes së të gjitha këtyre turbulencave të jetë Islami, që do të thotë rrjedhimisht Is-lami të përfshihet në zgjidhjet politike. Përmes kësaj dëshirohet të përgatitet terreni për një shtet islam. Mirëpo meqë nuk ka ndonjë projekt të gatshëm të hartuar mirë e në mënyrë studimore se si do të duhej të dukej rregullimi i tillë shtetëror në botën bashkëkohore, atëherë janë ngjallur mendime, debate, mospajtime e përplajse të ndryshme lid-hur me atë se si mund të implementohet Islami në zgjidhjen e kontesteve politike, se si mund të konstituohet islami poli-tik si modus i modelimit shtetëror dhe cilat do të ishin sfidat moderne karshi këtij synimi. Tematikë e gjithë samitit në Kuala Lumpur të Malajzisë ishte pikërisht kjo dilemë e madhe e shtruar përpara muslimanëve anekënd botës.

PAQJA: Pse thua se kjo çështje është aq e komplikuar, çfarë e bën atë të tillë?

Aziri: Kur kihet parasysh pluraliteti i mendimeve në Islam, kjo çështje bëhet edhe më e komplikuar, sepse shtrohet pyetja, vallë ai islam politik në pikënisjen e vet çfarë ndikimi do të ketë: nga ndonjë prej medh-hebeve, a do të marrë diçka nga modeli i ndërtimit shtetëror i tan-ishëm i Erdoganit në Turqi, ai i talibanëve në Avganistan, i shiave në Iran, e kështu me radhë?! Secili nga këto organizime shtetërore mund të ketë marrë diçka - pjesë nga Islami, e më pas të proklamojë vetën si model islam. Mirëpo diversifi-

kimet e të gjitha këtyre modeleve, i kanë çuar doemos të gjithë mendimtarët mus-limanë në nevojën e kthimit në retros-pektivë, në shikimin e modelit të parë e original; pra atij të ndërtimit të shtetit në kohën e Muhamedit a.s. Dhe pikërisht edhe në samitin e Kuala Lumpurit nga diskutimet u shtjellua tema se si ka qenë shteti në kohën e Pejgamberit a.s.

PAQJA: Atëherë a mund të përafëro-het apo të zbatohet modeli i shtetit të Muhamedit a.s, në kohën e sotme bash-këkohore?

Aziri: Çështja e parë është qartësimi se cili është misioni i Islamit në këtë jetë për njerëzimin: a ka ardhur Islami me qëllim që të bëjë shtet apo ka ardhur që njeriun ta udhëzojë në rrugë të drejtë? Vështrimi në historinë e Muhamedit a.s dhe të dhënat që flasin nga ajo kohë, dëshmon se edhe shteti, të cilin e formoi vetë Pejgamberi a.s, ishte shtet qytetar, e jo fetar. Kur erdhi Muhamedi a.s në Medine nuk i detyroi pjesëtarët e ko-munitetit të besimeve tjera hebreje e krishtere me gjëra shtesë. Përkundrazi. Në përkufizimin e preambulës së kush-

ISLAMI ANGAZHOHET PËR SHTET QYTETAR, E JO FETAR“Pozicioni ynë është thirrja në Islam, sepse ne kemi nevojë për Islam. Islami don shoqëri që e kuptojnë këtë. Së këtejmi, në Islam lipsen hapa të matur sipas asaj që na ka mësuar Allahu, e jo kah na shpiejnë interesat e ngushta personale, klanore grupore e partiake. Secili ka interesa të veta, që në disa raste edhe lidhen me grupe të caktuara, por për këtë, nuk duhet të keqpërdoret Islami. Grupacionet duan shërbyes e jo që themelojnë koncepte të politikës islame. Kësisoj edhe nëse gaboj në rrugën e kërkimit të interest tim, mëkatin tim nuk e ngjyrosi me Islamin, por me ambicjet e mia”, - tha në mes tjerash në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’, hoxhë mr. Rexhail Aziri, drejtor i shoqatës ‘Lexo’ dhe pjesëmarrës në samitin panislam të Kuala Lumpurit

Biografia Mr. Rexhail Aziri ka lindur më 18 janar 1970 në fshatin

Llopat të Kumanovës, ku me sukes shembullor kreu shkollën fillore. Të mesmen e kreu po ashtu me sukses

shembullor në Damask të Sirisë. Fakultetin e kreu në Aman të Jordanisë, drejtimi i dawes islame. U shqua si student shembullor dhe ka qenë i privilegjuar nga shumë dijetarë, mësues të tij, duke qenë përkrah tyre në shumë tribuna e tubime shkencore. Në Institutin Diplomatik të Jordanisë magjistroi në diplomaci dhe shërbim të jashtëm. Ka përkthyer disa libra, ka qenë i angazhuar në shumë veprimtari humanitare, duke ndihmuar shumë të varfër. Gjithashtu ka ndihmuar edhe shumë student, duke u dhënë bursa. Po ashtu ka ndihmuar edhe refushatët kosovarë, duke sjellur në Bllacë edhe mbretëreshën e Jordanisë me donacione të shumta. Ka kontribuar edhe me sjelljen e donacioneve të shumta gjatë luftës së 2001-shit në Maqedoni. Ka qenë kryetar i Bashkësisë Islame në Zvicërr. Ka marrë pjesë në shumë debate, kongrese e samite islame nëpër botë. Tani është kryetar i shoqatës ‘Lexo’ në Maqedoni.

Intervistë m

e hoxhë

mr. Rexhail A

ziri, drejto

r

i shoqatës "

Lexo"

Page 9: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 9Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

ISLAMI ANGAZHOHET PËR SHTET QYTETAR, E JO FETARtetutës shtetërore u cek se ‘muslimanët dhe hebrenjtë janë pjesë konstitutive e shtetit’. E shteti ka nevojë për drejtësi, ndërsa drejtësia më e madhe është në Islam, prandaj secili shtet ka nevojë të marrë ligje nga parimet islame. Jo më kot në disa shtete të botës, madje edhe në Perëndim hapur janë shprehur se disa parime islame ia vlen të futen në legjislaturën e vendeve të tyre. Islami i ka dhënë prioritet mbi të gjitha drejtë-sisë, për çka dëshmojnë shumë ajete e hadithe. Allahu e ndihmon një popull, qoftë edhe jo muslimanë po nëse është i drejtë dhe nuk e ndihmon popullin musliman nëse ushtron padrejtësi. Fjala që u tha Muhamedi a.s shokëve kur i këshilloi të emigrojnë për shkaqe sigurie në Abisini, ishte: ‘Shkoni atje sepse është një mbret i drejtë!’. Edhe Muhamedi a.s kur erdhi në Medine nuk preku asgjë në jetën e jomuslimanëve, la të zhvillo-het lirshëm edhe ekonomia e tyre, duke mos ju përzierë në tregjet e tyre. Allahu në shumë ajete flet për rastin e Musait dhe Firaunit. Kur e dërgoi Musain si pejgamber, e çoi me synim që të bëjë shtet, t’ia marrë pushtetin Firaunit, apo që ta përmirësojë atë?! Pra Musa erdhi si model i thirrjes në drejtësi, ashtu që t’ia tërheq vërejtjen Firaunit që të zm-brapset nga tirania e tij. Islami ka ardhur jo të formojë shtet dhe përmes shtetit t’i luftojë dukuritë negative, por si mision e mesazh që t’i përmirësojë zemrat. E pasi të përmirësohen njerëzit, pra zemrat e tyre, atëherë ata vetë do të kërkojnë, do të preferojnë dhe do të angazhohen për ligje islame.

PAQJA: Pra Islami nuk kërkon prej nesh të angazhohemi fillimisht për shtet islam, por që të përmirësojmë veten dhe të bëjmë dawe për t’i përmirësuar të tjerët?

Aziri: Pozicioni ynë është thirrja në Islam, sepse ne kemi nevojë për Islam. Islami don shoqëri që e kuptojnë këtë. Së këtejmi, në Islam lipsen hapa të ma-tur sipas asaj që na ka mësuar Allahu, e jo kah na shpiejnë interesat e ngushta personale, klanore grupore e partiake. Secili ka interesa të veta, që në disa raste edhe lidhen me grupe të caktuara, por për këtë, nuk duhet të keqpërdoret Is-lami. Grupacionet duan shërbyes e jo që themelojnë koncepte të politikës islame.

Kësisoj edhe nëse gaboj në rrugën e kër-kimit të interest tim, mëkatin tim nuk e ngjyrosi me Islamin, por me ambicjet e mia. Islami para së gjithash është mision udhëzimi drejt rrugës së drejtë, për të cilin ka nevojë edhe politikani. Në një shtet qytetar ku secili mbron lirinë e të drejtat e tij, atëherë zhvillohet fryma e interiorizimit të Islamit si vlerë univer-sale, gjë që tani me të madhe po ndodh në shumë shtete perëndimore.

PAQJA: Mirëpo përkundër kësaj që tho-ni ju, ekzistojnë shumë përpjekje që sa më shpejtë të formohet një shtet islam. Si i gjykoni këto orvajtje?

Aziri: Ajo që kanë bërë taleba-nët e tani këta të ISIS-it, është shtet i hududeve, duke filluar bërjen e shtetit me krime: prerje duarsh, gurëzime etj. Ku bëhen këto në situatë lufte?! Si mund të bëhen pa gjyqe?! Çfarë kushtesh duhet të plotësohen për gjyqe?! Të gjitha këto, këta njerëz nuk i kanë fare të qarta. Për ta iluastruar këtë, kemi shembull nga e kaluara e ndritur. Përse Omeri r.a nuk e zbatoi prerjen e dorës në kohën kur ishte viti i thatësisë; për shkak se nuk e besoi?! Absolutisht. Përkundrazi ai ishte i vetëdishëm se misioni i Islamit nuk është që të terrorizojë popullatën me dënime mizore, por që po asaj popullate fillimisht t’i ofrojë jetë të sigurt, stan-dard të lartë, mirëqenie dhe alternativa për një jetë sa më të lumtur. Pikërisht Omeri r.a pasi që kishte emëruar në krye

të Egjiptit Amër Ibn Asi r.a e kishte py-etur se çka do t’i bënte ndaj atij që e zë në flagrancë duke vjedhur. Kur Ibn Asi ia ktheu se ia pret dorën, atëherë Omeri r.a ia ktheu: ‘Nëse më vjen ndonjë egji-ptian i uritur e më ankohet për skamje - unë ty do ta pres dorën’. Prandaj, duke u bazuar në historinë e ndritur islame, në shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s dhe hulefai rashidinëve, shokëve e halifëve të tij të drejtë që e pasuan, lirisht mund të themi se modelet talibaneske e isis-eske janë në kundërshtim të hapur me bazën e shëndoshë e burimore të Isamit. Nëse ata sjellin shembull luftën që Ebu Bekri u ka shpall atyre që nuk japin zekatin, atëherë themi se gjërat janë ngatërruar, sepse këtu kemi të bëjmë me shtyllën buxhetore të shtetit, pa të cilën s’mund të ekzistojë as vetë shteti. Kjo është diçka sine qua non edhe në botën bashkëkohore për çdo shtet. Përse e fitoi ekonomisti amerikan James Tobin (1918-2002) Çmimin Nobel më 1981?! Pikërisht për shkak se e agumentoi do-mosdoshmërinë e tatimeve, aq sa njihet edhe sintagma ‘tobin taksa’. Madje është e paimagjinueshme që disa veprime që shohim përmes internetit të bëhen nga muslimanët që kanë qoftë edhe dije të vobekët nga Islami, e lëre më nga njerëz që pretendojnë të marrin ndonjë ud-hëheqje. Kjo nga jep baza të forta për të dyshuar se i gjithë ky është skenar i tiranëve në këto vende në bashkëpunim të ngushtë me agjentura e qarqe anti-

Page 10: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA10 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

islame nga jashtë. Nga u morën gjithë ato armë; si është e mundur hëpërhë të forcohet një formacion me përmasa të tilla?! Apo nëse na qenka aq i fortë përse nuk e çliron Sirinë?! Si është e mund-shme të ketë forcë të hyjë në Irak, e të mos ketë mundësi të shpartallojë një ushtri të shkërmoqur të Basharit?! A nuk paskan forcë ta asgjësojnë ISIS-in?! Po jo; tekefundit si ta zhdukin krijesën që investuan aq mund që ta sajojnë?! Dhe nga ana tjetër ndodh paradoksi. Ata e kalojnë në heshtje një grushtet mizor, që vjen me vrasje e masakra, ndërsa qoftë edhe me një fjalë të vetme nuk vihen në mbrojtje të presidentit të zgjedhur me votat e popullit, me votat e miliona njerëzve, në mos për tjetër, të paktën për t’i mbrotjur vlerat, të cilat ata shtiren se i proklamojnë - pra të vlerave demokratike. Sikur të luftohej ISIS me të njëjtin intenzitet si luftohet vëllazëria muslimane, moti ishin harruar. Përmes ISIS-it qëllimi është të shpërfytyrohet Islami, t’u gërditet Islami njerëzve të painformuar, t’u thuhet ja se çka është Islami e çka janë muslimanët dhe me këtë, të pengojnë fluksin e madh të të konvertuarve në vendet e tyre. Po ashtu të formojnë bindjen se ‘ja se çka bëjnë muslimanët sikur të kenë shtet!’.

PAQJA: Përmendët Vëllazërinë musli-mane, pse aq shpejt ra nga pushteti në Egjipt, çfarë ndodhi realisht?

Aziri: Vëllazëria muslimane hyri në pushtet, me një mentalitet shoqa-te. Nuk u fokusua fillimisht të marrë boshtet qëndrore të ruajtjes së pushtetit, por u mor me gjëra të mirëqenies në popull: me çmimet e produkteve, me mundësitë e qasjes së qytetarëve në to etj. Pra vëllezëria muslimane anash-kaloi mediet, ministrinë e mbrojtjes dhe ministrinë e brendshme. Të gjithë i kishin kundër dhe vazhdimisht kanë

qenë nën kontroll e mbikëqyrjen e tyre, duke pritur momentin për të vepruar. Ka qenë skenar i kurdisur që të rrëzo-het një diktator (Mubaraku), ashtu që në vend të tij të vjen tjetri (Abdel Fetah Sisi). Së fundmi Mubaraku u lirua nga burgu dhe i shpëtoi dënimit të merituar. E pritshme. Diktatori nuk e dënon dik-tatorin. Vëllezëria muslimane gaboi në kurthet politike që i bënë të tjerët. Mor-si, i pari president egjiptian i zgjedhur prej popullit, dëshiroi të udhëheq drejt, andaj nuk doli nga rregullat demokra-tike. Kështu veproi edhe në emërimet shtetërore. Me gjuhën demokratike ai nuk gaboi, por me atë makiaveliste po. Mirëpo Vëllezëria muslimane ka për-jetuar sprova edhe më të rënda, që nga koha e Abdul Naserit. Herëdokurdo e drejta do të triumfojë.

PAQJA: Megjithatë është dëshirë e shumëpërfolur e disa muslimanëve kri-jimi i shtetit islam, a mund të arrihet kjo dhe si?

Aziri: Model të përpunuar se si duhet të funksionojë rregullimi i shtetit islam nuk ka, ka shabllone ideore e teo-rike, por që nuk janë kompatibile me çdo rrethanë e vend. Mund të përpiloni diçka për bukuri dhe ajo të jetë ideale, por problemi krucial shfaqet në mom-nentin kur lipset vënë në praktikë, në jetë. Edhe Platoni hartoi shtetin e tij utopik, por që asnjëherë nuk u vu në sistem. Me këtë, mos të keqkuptohem, unë s’dua të bëjë krahasim, por dua të them se përpunimet dhe hartimet sado qofshin më të mirat e mundshme, do të dështonin, sikur të mos i përfillinin kushtet dhe rrethanat, e jashtme e të brendshme. Duhet analizuar mirë e mirë resurset kadrovike, materiale e shpirtërore të një vendi për të nxjerrë përfundime për kërkesat dhe ofertat brendapërbrenda atij vendi. Pastaj duhet

gjithashtu studim shkencor e multidi-mensional për pozitën e tij gjeostrat-egjike e gjeopolitike në botë, e kështu me radhë. Problemet ngjajnë kur gjërat ngatërrohen. Ne s’mund të imponojmë ligje islame, pa vullnetin e qytetarëve, sepse kjo bie ndesh me faktin se në Islam nuk ka imponim-dhunë. Islami qëndron në mes asaj që është ofruar si ligj i shen-jtë dhe lirisë së zgjedhjes. Sikur të lejohej imponimi i ligjeve, atëherë çfarë kuptimi do të kishte thirrja e Zotit: ‘O besimtarë pendohuni!’. Nëse neve na imponohet që si robotë të punojmë sipas ligjeve islame, atëherë s’do të kishim mundësi të mëkatojmë, e rrjedhimisht as nevojë për pendim. Islami qëndron në mes re-spektimit të personalitetit, të brendësisë së individit dhe realitetit të jashtëm. Pra individi është i lirë të zgjedhë?

PAQJA: Sipas jush cili është thelbi i problemit?

Aziri: mendoj se duhet të ndry-shohet mënyra e qasjes së arsimit në Is-lam, që të kuptohet Islami drejt. Qindra vjet ekzistojnë qindra universitete, por asnjë prej tyre nuk ka edukuar njerëz që zgjidhin probleme të mëdha. E sheh, bie fjala, për një çështje madhore politike, për shembull, rasti në Siri, Egjipt, Libi etj, zihen dijetarët më të mëdhenj të ko-hës: njëri thonë diçka - tjetri menjëherë ndryshe. Njëri shejh thotë demostruesit duhet të vriten madje qoftë edhe duke bërë namaz, tjetri thotë demonstruesit e vrarë janë shehid; njëri shejh me shtetin, tjetri në burg kundër shtetit. Mund të ketë mospajtime, por kaq diamentral-isht të kundërt në mendime, diçka nuk është në rregull. Dhe nuk është kështu vetëm tani, por përgjatë gjithë historisë. Prandaj duhet të ndryshojë mënyra e të menduarit, mënyra e qasjes ndaj prob-lemeve dhe mbi të gjitha mënyra e edu-kimit arsimor. n

Me ish-kryeministrin e Malajzisë Muhamed Mahatir

Page 11: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 11Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

Dr. Muhsin Muhammed SALIH

Falënderimet e pafundta i takojnë vetëm Allahut, Sovranit Absolut, Mëshiruesit e Mëshirëbërësit,

e përshendetjet e sinqerta i dërgo-jmë shpirtit të pastër të krijesës më të shndëritur Muhamedit a.s, familjes së Tij, shokëve dhe gjithë atyre që kanë ndjekur dhe ndjekin rrugën e Tij gjer Ditën e Fundit.

Palestina është vend i shenjtë që daton herët në histori. Po të lexojmë Kuranin me kujdes do të vërejmë se ajo ishte e banuar që nga kohët e lashta. Pal-estinën e populluan emigrantë nga një numër popujsh arabë si nga Gadishulli Arabik dhe vendet rreth e përqark. Nga literatura profesionale mund të lexojmë

se nga fiset më të famshme që populluan këtë vend përmenden kenanijët, feni-kasit, eramijunët etj. Palestina si e tillë, duke qenë tokë e shenjtë, vendnisje e mi-raxhit, djep i një numri pejgamberësh, nuk u kursye nga lufërat e konfliktet nga grupe të ndryshme etnike, të cilat në periudha të ndryshme kohore merrnin nën administrim territore nga kjo tokë e bekuar. Përgjatë këtyre luftërave, his-toria është dëshmitare, se dëboheshin banorët e saj në mënyrë massive, kësh-tu që viente gjer te një egzod i paparë. Palestinën si tokë e shenjtë e pushtuan Aleksandri i Madh që në vitin 331 p.e.r, pastaj nga pushtues që i njihte dhe i njeh sot historia, ishin edhe romakët në vi-tin 63, nën pushtimin e të cilëve toka e shenjtë qëndroi deri në çlirimin islam të

Jerusalemit në vitin 634. Nën hilafetin islam, territori i Palestinës u fut vetëm pas betejës së Jermukut të vitit 634 dhe mbeti nën udhëheqjen islame deri në vitin 1918, periudhë kjo e hilafetit të emevitëve, abasitëve dhe otomane. Edhe gjatë luftërave më të egra e bizare, si ato të kryqëzatave, toka e shenjtë, në përjashtim të një periudhe jo të plotë të 100 viteve, udhëhiqej nga muslima-nët e jo nga ata që dhunonin të drejtat e njeriut dhe respektimin e vendeve të shenjta. Vetëm pas zbehjes së pushtetit të Perandorisë Osmane, në fakt në fund të Luftës së Parë Botërore më 1918 kur Britania imponoi autoritetin e saj në Pal-estinë, u përcaktuan kufijtë e Palestinës shet ky që do të paraqitet si subejkt i ri ndërkombëtar me subjektivitet të vet autonom. Palestina realisht ka një pozitë të rëndësishme gjeostrategjike. Së bash-ku me tokat e Shamit, Palestina është nyje lidhëse me Azinë, Afrikën dhe Ev-ropën, është vendkalimi i vetëm tokësor që bashkon të tre kontinentet. Mirëpo, ajo që ishte premtuar asnjëherë gjer më sot, as përsëafërmi nuk është realizuar. Kështu vetëm kur Britania më 29 nëntor 1947, duke ushtruar presion mbi shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në bashkëpunim me Or-ganizatën Botërore sioniste, paraqesin fytyrën e tyre të vërtetë dhe synimet e errëta që nuk i kishin shpalosur, me atë që rekomandojnë ndarjen e territorit të Palestinës për krijimin e një shteti arab dhe shteti hebre, duke lënë Jeru-salemin që aso kohe nën administrim ndërkombëtar. Shtetit hebre iu kishin ndarë shumë pasuri e burime natyrore, duke bërë me këtë veprim që shteti i Palestinës të jetë i përjshtuar, të mos ketë qasje në to, për faktin se ato territore an-eksoheshin dhe u jepeshin çifutëve për t’i pasur nën pushtetin e tyre. Realisht rezoluta përcaktoi domosdoshmërisht krijimin e dy shteteve dhe atë menjëherë dy muaj pas tërheqjes përfundimtare të britanikëve, vendim ky i cili u mor më datë 14 maj 1948.

Dr. Muhamed AmareNë emër të Allahut, Mëshiruesit,

MëshirplotitFeja islame ka tubuar umetin islam

të jenë në një zë për pesë koncepte, e që i bën ata unik e të bashkuar, për besimin

DYZET FAKTE PËR ÇËSHTJEN PALESTINEZE

Page 12: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA12 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 9112

- imanin, sheriatin islam, qytetërimin, umetin dhe shtetin islam. Kur umeti ishte unifikuar, ajo ishte struktura, e cila përfshinte brenda saj popuj, kombe, raca, e territore dhe si e tillë dukej si-kur një trup i vetëm, ku një pjesë e saj po të lëngojë, pjesa tjetër e trupit do të ndjehej e shqetësuar. Në raste këlithjeje ‘Ah Islami është në rrezik!’ do të vinte përgjigja nga i tërë territori i tokave të botës islame. Në dritën e këtij pan-islamizmi, muslimanët përgjatë peri-udhës tetëvjeçare çliruan më shumë territore se sa atë që bënë romakët për tetë shekuj, me dallim të madh në mes konceptit të të çliruarit të territoreve me plotkuptim të fjalës dhe konceptit të të çliruarit të territoreve në kuptimin e të nënshtruarit e të skllavëruarit të popul-latës vendase. Muslimanët gjunjëzuan tatarët, pushtues këta më të ashpër dhe më të rrezikshëm e kërcënuesit më të mëdhenj sesa vetë kryqtarët e kryqëzat-ave, të cilët nisën një luftë globale perën-dimore kundër Islamit dhe muslima-nëve që zgjati për dy shekuj (489 h./ 690) [1096 h. / 1291]. Muslimanët ishin ata që ua thyen atyre namin që kishin dhe vetëm pasi ata u udhëzuan në Islam u bënë forcë e fuqishme që mbrojtën tokat muslimane. Me këto çlirime dhe fitore, që u arritën vetëm falë panislamizmit (të qenurit të unifikuar i tërë umeti islam), muslimanët në rrafshin e qytetërimit ishin ‘njëshi’ në arenën botërore për më shumë se dhjetë shekuj…ndërkohë që Perëndimi ishte në periudhë dis-krepance, në dremitje i zhytur thellë e i kapluar nga injoranca. Me të filluarit e pushtimeve kolonizatore moderne ev-ropiane, që nga rënia e Granadës (897 h/ 1492), e sorollatjet vërdallë botës is-lame…me goditjet kyçe të këtij koncepti që erdhi nga Bonaparti (1213 h/ 1798), duke vazhduar tutje me të nënshtruarit të rajoneve e territoreve njëra pas tjetrës e të arriturit gjer te përmbysja e kalifatit më vitin 1924 / 1342 h…murtaja e këtij pushtimi modern kolonizator kulmoi kur Perëndimi mundësoi që në vend të aleancës panislamike, umeti të ndahet në territore, kombe e shtete, duke bërë kështu që secili popull e shtet të merret vetëm me çështjet e veta për çlirim veta-nak kombëtar, pa patur më interesim për çështjet e popujve të tjerë pjesëtarë të umetit islam. Për të bërë edhe më të efektshëm këtë copëzim e të përjetshëm këtë rrjedhë, si dhe për të penguar çdo përpjekje për një rilindje për ta kthyer

në jetë dhe integruar gjithë strukturën e umetit islam, kolonizatorët në tokat palestineze krijuan entitetin cionist…Me këtë veprim ata bënë shkëputjen e tërësisë tokësore të umetit si dhe kërcënuan të gjitha projektet për një rilindje dhe unitet arab e musliman. Masat e gjëra të po-pullit i ngelën besnik udhëzimit të pastër hyjnor për idenë pan-islamike edhe përkundër asaj që këtë nuk e has as te masa e shkolluar e as te shtetet që kanë bërë problematika qëndrore rreth çështjes palestineze, të llogaritet pika referente e përqëndruar në synimin për kombëtarizimin palesti-nez, nacionalizmin arab, akiden islame, e të gjitha këto të konsideruara si lidhje për një aleancë panislame në të gjithë botën islame. E traj-tuar si çështje qën-drore, ajo ishte forcë shpër-thyese e energjike e ndjenjave islame n d a j k ë r -c ë n i -meve të s i o n -i z m i t kolonizator që rrezikojnë jo vetëm xhaminë Al Aksa e Kud-si Sherifin, por edhe tokën palesti-neze që Perendia e vuri në lidhje atë me Qaben e ndershme. Çështja palestineze përjeton një ringjallje për shkak të vlerës së lartë islame që ka, si dhe për shkak të vendosjes së saj në fokusin e gjërave në kuadër të çështjeve të mbarë umetit, si një lidhje panislamike mes pjesëtarëve të umetit islam. Gjithashtu, Islami e konsider-on xhaminë Al Aksa si një nga xhamitë ku të gjitha rrugët çojnë kah ajo. Çështja palestineze është bërë fokusi i çështjeve islame që tërheq

vëmendjen dhe interesin e popujve islamë në tërë konti-nentet dhe ven-

det e botës islame, duke mposhtur kështu gjatë të

ballafaquarit me tërë pengesat që lindin nga konflik-

tet mes vendeve, duke dhënë e sh-trënguar duart i tërë umeti për fitore të kësaj çështje mad-

hore….Rreziku cionist ka për synim tërë botën islame nga Gana gjer në Fergana dhe nga pellgu i lumtit Voll-

ga gjer në jug të Ekuadorit. Prandaj kjo çështje ishte një simbol i konfliktit

në mes të të gjithë muslimanëve dhe të gjithë armiqve të

Islamit. Konflikti his-torik mbi Jerusalemin dhe xhaminë Al Aksa, ashtu siç po zhvillo-

het edhe sot, është porta e fitoreve is-

lame kundër të gjithë armiqve dhe sfidave

të tjera. Ndërgjegjësi-min për këtë ‘të vërtetë

strategjike’ e bëri Imad-udin El Katib (519-597 h / 1125 – 1201) me rastin kur ju drejtua Salahudit e i tha: ‘Ankthi i shtëpisë së shenjtë të iriton; Dashuria

e paepur për të, në këtë situ-atë bëhet edhe më e madhe; Është shtëpia të cilën po e çlirove, me ndihmën e Al-

lahut; nuk ngel më portë pas Shamit të jetë e mbyllur”. Është kjo detyrë e rëndësishme, detyrë e ndërgjegjësimit të rolit qen-dror dhe strategjisë së kauzës

palestineze, kombëtare, arabe dhe humane. [Shoqata për Ar-

sim dhe Kulturë ‘Lexo’, Kumanovë, 2014] n

Page 13: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 13Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

Shteti Islamik, ose i njohur ndry-she si IS-it, ka tërhequr vëmend-jen e publikut të gjerë dhe sido-

mos të medieve, me mizoritë barbare në një kohë moderne. Grupi islamik ekstremist kërkon të krijojë një kalifat në Irak. Ndonëse mendohet se grupi u shfaq nga hiçi, origjinat e tij nuk janë edhe aq misterioze nga sa mendohet prej publikut të gjerë. Ka shumë pas-aktësi në faktet që raportohen për IS-it nga zyrtarët e qeverisë. Këto janë pesë teoritë konspirative që rrethojnë Shtetin Islamik. 1. SHBA-ja financoi krijimin e IS-it Në një intervistë me sheikun Nabil Na’eem, ai zbuloi disa fakte interesante. Na’eem është një ish-lider i Al-Kaedës dhe themelues i Partisë Xhihadi De-mokratik në Kajro, Egjipt. Ai pretendon se IS-it është financuar nga SHBA-ja me rreth 20-30 milionë dollarë, është stërvitur në Jordani dhe armatosur nga amerikanët. Por pse do të vepronte SH-BA-ja kështu? IS-it i kohëve moderne është krijuar në vitin 2010, por grupi nuk u bë pjesë e njohur për botën. Në 2013-n, Lufta Civile e Sirisë erdhi në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Lideri i IS-it, enigmatiku Abu Bakr al-Bagh-dadi, e mori kontrollin e IS-it në maj të 2010-s dhe teoria është se ai provoi ta ngrinte Kalifatin e tij me financim prej 20-30 milionë dollarësh. Na’eem thotë

se SHBA-ja kishte si qëllim të largonte diktatorin sirian, Bashar al-Assad, ndaj filloi të financonte grupe terroriste an-tiqeveritare me shpresën që konflikti të zgjidhej brendapërbrenda. 2. Oper-acioni i fshehtë shumëkombësh “Op-eration Hornet’s Nest” është një term për krijimin e një destabiliteti në Lind-jen e Mesme në duart e ekstremistëve ndërkombëtarë, me ndihmën e CIA-s, MI6 dhe Mossad. Edward Snowden, informatori i famshëm i NSA-së, pre-tendon se ka dokumente që e provojnë këtë. Rrjedhje të reja të siguruara nga Snowden zbuluan se Abu Bakr al- Bagh-dad-it, iu ofrua stërvitje e plotë ushta-rake për një vit të tërë nga Mossad. Ai është kreu i IS-it. Duke tërhequr terror-istë ndërkombëtarë në Lindjen e Mesme, shteti hebre do të kishte të drejtën të mbrohej dhe të sulmonte islamikët një herë e mirë, gjë që i intereson edhe Perëndimit. Teori të tjera pretendojnë se Arabia Saudite mund të ketë dorë në krijimin e IS-it, pasi janë një regjim i mbështetur nga Perëndimi. 3. Videot e IS-it janë të rreme. Ka shumë kritika pas videove të IS-it, ku ata shfaqen duke prerë koka. Shumë dyshime janë ngritur me videon e David Cawthorne Haines. Sipas Infowars, në një artikull të Wash-ington Post, një ish-oficer i inteligjen-cës së ushtrisë amerikane, Jeff Stein,

përshkruan me detaje se si CIA filmoi një video të rreme të Bin Ladenit gjatë luftës së Irakut në 2003-shin. Agjencia krijoi një video ku shfaqej Osama me ushtarët, të cilët ishin aktorë të CIA-s. E njëjta gjë mund të ketë ndodhur edhe me IS-in. 4. David Haines & Alan Hen-ning, jo punonjës humanitarë David Cawthorne Haines mund të mos jetë një punonjës humanitar, sugjerojnë disa. Sipas profilit të tij në median sociale, ai punonte në një kompani të quajtur Astraea. Astraea punon me dronët. Për më tepër, Alan Henning, i cili është gjithashtu në listën e prerjeve të kokave të IS-it, mund të mos ketë qenë fare në Siri, për shkak të detyrës në raportim. Disa persona pretendojnë se Haines dhe Henning mund të jenë persona të rremë. 5. Si mund të rekrutojë IS-i në Perëndim, pa e marrë vesh NSA-ja? Një pyetje madhore që ka shumë konspira-cionistë, është se si munden qytetarët amerikanë të kalojnë pa u marrë vesh nga Agjencia Amerikane e Sigurisë? Disa pretendojnë se NSA-ja i gjen këta xhihadistë, por nuk është puna e saj që të ndalojnë terrorizmin. Një tjetër teori është se NSA-ja nuk i ndalon xhihad-istët, për shkak se i duhet që lufta të vazhdojë për shkaqe ekonomike. Buri-mi: http://topconservativenews.com/ http://chemtrailsplanet.net/ n

ISIS-i është formuar nga qarqet antiislame

Page 14: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA14 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

Ibrahim KALIN/Daily Sabah/

Kur muslimanët kundërshtojnë se fajësimi i Islamit për Shtetin Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) dërgon

në Islamofobi, refuzohet si një shpjegim kritik për të evituar autokritikën. Megjithëse është e vërtetë që muslima-nët duhet të bëjnë shumë mendim kritik dhe të vënë rend shtëpinë e tyre, fakti se ISIS-i dhe llojet e tij manipulojnë politikat globale dhe diskurset islamofobe gjejnë më tepër hapësirë dhe fitojnë rekrutë të rinj. Thirrja e tyre, deri në masën në të cilën ajo ekziston në mesin e 1.5 miliard muslimanëve të botës, është përgjithësuar jo në atë masë sa ata besojnë në të, por më tepër nga ajo që ata e refuzojnë.

Këtu ne konfrontohemi me një rreth vicioz: Ideologët e ISIS-it dhe ushtarët këmbësorë të tij qortojnë padrejtësitë që shohin si një shkelje e të drejtave të tyre. Ata ndërmarrin akte të tmerrshme të barbarisë në emër të kërkimit të dre-jtësisë, por që përfundojnë në kërkim të hakmarrjes. Ata përdorin gjuhën fetare për të justifikuar veprimet e tyre. Kjo gjë ndodh, përkundër faktit se shumica dër-muese e muslimanëve refuzon diskursin dhe justifikimet e tyre.

Kjo çon disa në Perëndim që të lidhin Islamin me ekstremizmin dhe terroriz-min. Ata injorojnë faktin se terrorizmi është një fenomen global që përdoret nga individë të ndryshëm, grupe dhe shtete pa marrë parasysh racën, fenë a kulturën. Is-lamofobët e përdorin ISIS-in për ta baraz-uar Islamin me terrorizmin dhe i paraqe-sin muslimanët si të dyshuar. Ata u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të ndërmarrin masa të rrepta dhe madje të zhvillojnë luftëra kundër bashkëqytetarëve të tyre muslimanë dhe komuniteteve imigrante. Në emër të çrrënjosjes së radikalizmit, ata bien drejt e në duart e grupeve sikurse është ISIS. Në esencë, njëra formë e ekstremizmit ush-qen tjetrën.

Ky rreth vicioz i dyan-shëm i ekstremizmave dhe fobisë krijon atë çfarë e quaj “tokenizmi1 islam” ku musli-manëve u bëhet thirrje që të japin llogari për ISIS-in kur pyetje të tilla nuk priten prej njerëzve të besimeve tjera. Shumë më dëmshëm, ud-hëheqësit, akademikët, di-jetarët, profesionistët madje

edhe artistët muslimanë ftohen të flasin vetëm për “çështjet e nxehta islame”, p.sh. ekstremizmin, radikalizmin, terrorizmin, etj. Supozimi themelor në këso rastesh është se muslimanët s’mund të flasin për çështje tjera, fjala vjen për ndryshimet klimatike, artet, zbutjen e varfërisë, mis-ionet hapësinore ose luftimin ndaj Ebolas.

Industria e islamofobisë në mënyrë të përshtatshme injoron faktin se ISIS-i ka vrarë më shumë muslimanë sesa jomuslimanë, ka shkatërruar qytete në vendet islame më shumë sesa sulmon caqet perëndimore dhe ka krijuar klimën e frikës dhe diskriminimit kundër shu-micës muslimane rreth e përqark botës.

Tasnim Nazeer, fituese çmimi si një gazetare e pavarur, autore, poete dhe muslimane britanike, jo çuditërisht ka përjetuar një akt të ngacmimit publik nga një qytetar i thjeshtë në Glasgou2. “Unë kurrë nuk kam përjetuar ndonjë incident të paragjykimit pse jam musli-mane deri së fundmi kur po ecja nëpër qytetin e Glasgout”, - tha ajo. “Një njeri mu afrua duke përdorur gjuhë të pistë dhe kërkoi që unë duhet të kërkoja falje për veprimet e ISIS-it në mes qendrës së ngarkuar të qytetit”. Ndonëse Nazeer ka qenë kritike e hapur dhe e zëshme ndaj ISIS-it, ajo ende konsiderohet disi përgjegjëse për veprimet e ISIS-it.

Në të njëjtën mënyrë, muslimanët në Francë me të drejtë ankohen se janë vik-tima të të dyja, ISIS-it dhe islamofobisë3. Por dënimi i tyre ndaj ISIS-it, Al-Kaidës dhe grupeve të njëjta humbet në zhurmën e injorancës, paragjykimit dhe fanatizmit.

Ekzistojnë mësime që mund të nxir-ren prej antisemitizmit. Historia e errët e antisemitizmit me të drejtë ka vendosur një kulturë dhe moral të dallimit, përmes të cilit akëcili është e nevojshme të bëj dallimin mes veprimeve individuale dhe identitetit përgjithësues çifut. Politikat e shtetit të Izraelit, për shembull, s’mund

dhe s’duhet t’i atribuohen individëve dhe komuniteteve çifute nëpër botë.

‘New York Times’ publikoi një raport4 të detajuar për valët e reja të antisemitizmit në Evropë pas luftës së fundit të Izraelit në Gaza. Morali i rrëfimit është se s’mund të fajësoni dhe si rrjedhojë të urreni çifutët për veprimet e shtetit të Izraelit.

Raporti vë në theks se “... është gjithashtu shqetësim për atë se çfarë disa e shohin si një paragjykim të fshehtë “të butë” anti-çifut, të cilit i frikohen se është i kamufluar në rrjedhën evropiane dhe duke minuar konsensusin e pasluftës për të çrrënjosur antisemitizmin.

Çfarë ndodh kur muslimanët kërkoj-në për të njëjtin dallim dhe presin një dal-lim të qartë mes veprimeve të ISIS-it dhe besimit qendror të shumicës dërrmuese të muslimanëve? Shumicën e kohës, ndonjë kuptim i duhur i dallimit është i zëvendë-suar me stereotipizim dhe përgjithësime që dikush menjëherë do ta refuzonte kur aplikohet në besimet a komunitetet tjera.

Prej tërbimit të Anders Behring Breivikut më 22 korrik 2011, i cili vrau 78 njerëz në Oslo dhe Utoya të Norveg-jisë, deri te filmi tallës i bërë me çmim të lirë “Pafajësia e Muslimanëve” i vitit 2012, i cili shkaktoi protesta mbarë botërore dhe vdekje, individë dhe grupe islamofobe, kërkojnë të shpifin ndaj be-simit islam. Këto akte më pas janë inici-uar nga ekstremistët për të prezantuar tërë botën perëndimore si islamofobe.

Një korrigjues i rëndësishëm i kësaj do të ishte të pranohet se ISIS-i dhe lloje të këtilla i bëjnë vetë muslimanët, viktima të shtrembërimit doktrinar dhe ekstremizmit në njërën anë dhe Islamo-fobisë dhe stereotipizimit përgjithësues në tjetrën. Në vend të fajësimit të njëri-tjetrit, muslimanët dhe jomuslimanët kanë një interes të përbashkët në thy-erjen e këtij rrethi vicioz. n

1 Tokenizmi është një praktikë e të bërit gjoja, një përpjekje simbolike për të bërë një gjë të caktuar, veça-nërisht duke rekrutuar një numër të vogël të njerëzve prej grupeve të nënpërfaqësuara për t’u dhënë dukjen e barazisë me të tjerët (v.j.)2 http://www.middleeasteye.net/columns/islamic-state-i s l am aph ob i a - an d - ig n o -rance-456517954 3 http://english.al-akhbar.com/node/21720 4 http://www.nytimes.com/2014/09/24/world/europe/europes-anti-semitism-comes-out-of-shadows.html?_r=1

ISIS-i dhe Islamofobia

Page 15: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 15Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

Prof. dr. Muhamed JUSUFI

Pas më shumë se gjysmë shekulli urrejtje dhe organizim atentatesh, nën moton “të gjithë jemi ameri-

kanë” u arrit pajtimi midis SHBA-ve dhe Kubës. Kujtojmë se Kuba ishte vendi, i cili shkaktoi ankthin trembëdhjetë ditor të shpërthimit të një lufte të mundshme bërthamore midis dy fuqive botërore në fillim të viteve të gjashtëdhjeta. Ajo që e bën të madhe këtë paqe është regjimi i pandryshuar kubanez, i cili pranoi paqe me SHBA-të, të cilat për dhjetëra herë kishin tentuar ta vrisnin liderin kubanez Fidel Kasrtron!

Ky përafrim, a thua mund të dërgojë mesazh paqeje ose të paktën ulje tensio-nesh në Lindjen e Mesme, vendet e të cilit do të dorëzojnë në OKB një draft projektrezolutë për paqe të përhershme midis palestinezëve dhe izraelitëve në Këshillin e Sigurimit, realizimi të cilit mendohet të përfundojë më 2017-të. Kjo lëvizje e re brenda shteteve anëtare të OKB-së, erdhi menjëherë pasi par-lamenti i Bashkimit Evropian i dha një mesazh të qartë qeverisë izraelite që të heqë dorë një herë e mirë nga pushtimet e mëtutjeshme të tokave palestineze. Për të treguar seriozitetin e këtij mesazhi, parlamenti i BE-së ndaloi së njohuri Hamasin si organizatë terroriste.

Çfarë kërkojnë arabëtArabët në veçanti dhe bota islame

në përgjithësi, mendoj se do të kishin qenë ende në gjumë të thellë sikur të mos ngacmoheshin nga hegjemonizmi izraelit. Pas disa betejave të përgjakshme të filluara nga viti 1948-1973, arabët për-fundimisht u kthjellën dhe kuptuan se izraelitët nuk ishin vetëm, por mbrapa tyre qëndronin fuqitë më të mëdha të botës! I pari që vendosi të bashkëpunojë me shtetet aleate të Izraelit ishte Enver el Sadati, i cili në një farë mënyre mund të thuhet se ndoqi politikën e Konrad Adenauerin, i cili me qëllim të shpëtimit të gjermanëve jashtë Gjermanisë Perën-dimore, zgjodhi afrimin me BRSS-në.

Shtetet perëndimore fillimisht iu frikë-suan këtij afrimi, mirëpo e ardhmja tre-goi se ai kishte pasur të drejtë. Pas disa dekadash, edhe arabët filluan ta justi-fikojnë hapin e guximshëm të Sadatit.

Arabët sikur duan të harrojnë çdo gjë nga e kaluara me Izraelin, vetëm e vetëm të arrihet paqja e përhershme me ta. Kërkesat e tyre janë shumë modeste dhe të pranueshme për shumicën dërm-uese të shteteve të botës të përfaqësuara në OKB, përveç qëndrimit kokëfortë të Izraelit dhe premtimit të SHBA-ve që do t’i qëndronte besnik Izraelit në të mirë e në të keqe. Përkrahja e SHBA-ve është dëshmuar në disa raste kur kanë për-dorur veton pranë Këshillit të Sigurimit.

Pse nuk kemi paqe?Me përjashtim të pak shteteve islame

dhe pak organizatave çlirimtare palesti-neze, arabët në përgjithësi si dhe qeveria aktuale palestineze nuk kërkojnë largi-min e popullit izraelit nga shteti i tyre. Ata gjithashtu nuk kërkojnë që Kudsi (Jerusalemi) të mos jetë kryeqyteti i tyre. Ata nëpërmes përfaqësuesit palestinez në OKB, Rijad Mensur përcollën vull-netin e tyre për paqe të përhershme, tre-guan se e duan Kudsin të jetë kryeqytet i përbashkët i të dy kombeve, duan largi-min e kolonëve nga tokat e pushtuara në vitin 1967-të, duan gjithashtu që qeveria izraelite të mos i konsiderojë palestine-

zët si qytetarë të rendit të dytë, si dhe t’i respektojnë rezolutat ndërkombëtare të dala nga OKB-ja.

Për sa mësuam nga lajmet e përdit-shme, si duket edhe kësaj radhe qën-drimi i qeverisë izraelite nuk do që të lëviz nga parimet kokëforta. Natanjahu, sërish kërkoi nga sekretari i shtetit të SHBA-ve, Xhon Kerri, që të bëjë të pa-mundurën që arabët të mos ia dalin ta përmbyllin draftin sa për ta dorëzuar në Këshillin e Sigurimit, sepse “qenka shumë i dëmshëm për Izraelin”! Edhe sikur arabët të arrijnë që ta dorëzojnë këtë projektrezolutë në Këshillin e Sig-urimit, sipas asaj që po shihet, edhe tani SHBA-ja pritet ta përdorë fuqinë e Vetos së Saj në këtë Këshill dhe i gjithë mundi i shteteve anëtare të OKB-së të shkojë huq.

Të gjitha parametrat tregojnë se një paqe e tillë tani për tani nuk do të mund të ndodhë, dhe atë, për shkak të qëndrimit të palëkundur të izrael-itëve se na “qenkan populli i zgjedhur i Perëndisë”!? Nëse dikush mund të thotë se edhe ndër arabë, edhe ndër muslimanë në botë, ka të atillë që nuk e duan këtë paqe, themi se numri i tyre është shumë i vogël dhe, sikur nuk dua të besoj se, po erdhi ajo ditë, kur SH-BA-të dhe Izraeli do të jepnin shenja të njëmendta paqeje këto shtete të mos pranonin kompromisin.

KUBA MË 2014 - PALESTINA NË 2017Nëse amerikanët e arritën paqen pas gjysmë shekulli me kubanezët falë një njeriu që ishte autoritet dhe kishte legjitimitet (duke qenë se ishte edhe i krishterë edhe argjentinas), i dëgjohej fjala, dhe respekto-hej nga të dy palët (si nga SHBA-të ashtu edhe nga kubanezët), them se edhe monoteistëve në Lindjen e Mesme ju duhet një njeri i përmasave të tilla,... Mendoj se problemi vazhdon të mbetet te politikanët që abuzojnë me besimtarët e biblës, duke i shfrytëzuar ekstremistët...

Page 16: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

16 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91 PAQJA

A mund të ndodhë paqja?Për sa i përket muslimanëve them

se po, sepse parimi tyre ka qenë dhe mbetet në fuqi për sa kohë që do të ketë besimtarë që besojnë në Islamin (PAQEN). Në luftën e fundit pesëd-hjetë ditore midis Hamasit dhe Izra-elit, u dëshmua se ushtarët e Hamasit i përmbahen parimeve të muslimanit, e jo të arabit. Ata dëshmuan se nuk duan të vrasin civilë, prandaj prej tyre (civilëve hebrenj) kërkuan të mos dalin në vende të hapura (tregje, stacione transporti, stadiume e tj). Nga 67 hebrenjë që u vranë, vetëm dy ishin civilë.

Të mos harrojmë, muslimanët trashëgojnë veprat e pejgambereve dhe liderëve të tyre të dëshmuar. Kështu kishte vepruar shumë kohë më parë, pejgamberi i Allahut, Aleksandri i Madh (Dhulkarnejni), i cili kishte hyrë në Kuds (Jerusalem) paqësisht, më vonë po në këtë qytetet kanë shembul-lin e Kalifit Umer, të cilit iu dorëzuan çelsat e qytetit nga vetë hebrenjtë, dhe përfundimisht kështu kishte vepruar edhe Salahudin Ejubi, i cili ushtrisë perëndimore (krishterëve të Evropës) ia siguroi rrugën nga Kudsi për në detin e hapur.

Nëse amerikanët e arritën paqen pas gjysmë shekulli me kubanezët falë një njeriu që ishte autoritet dhe kishte legjitimitet (duke qenë se ishte edhe i krishterë edhe argjentinas), i dëgjohej fjala dhe respektohej nga të dy palët (si nga SHBA-të ashtu edhe nga kubanezët), them se edhe mono-teistëve në Lindjen e Mesme ju duhet një njeri i përmasave të tilla, të këtë autoritetin dhe legjitimitetin sikur ndër muslimanë, ashtu edhe ndër he-brenj e krishterë.

Mendoj se problemi vazhdon të mbetet te politikanët që abuzojnë me besimtarët e biblës, duke i shfrytëzuar ekstremistët e këtyre dy religjioneve, të cilët besojnë se janë parapërgatitësit e ditës së Madhe të Mesias, i cili do të vjen pas përfundimit të Luftës së Madhe të Armagedonit (pikërisht në Palestinë). Besoj fuqishëm se besimtarët e sinqertë nuk e duan luftën, por paqen. Kjo më bën të besoj se një ditë jo fort të largët, sikurse Papa ashtu edhe Kryerabini he-brenj do të kërkojnë nga sionistët dhe politikanët çoroditës të ndërpresin çdo zgjidhje me dhunë të problemit në këtë rajon të nxehtë. n

Mark LeVINE/Al Jazeera/

Rastësia nuk mund të jetë më e habitshme. Kur tunizianët po për-gatiteshin për mbajtjen e zgjed-

hjeve të para të plota presidenciale, një gjykatë egjiptiane shpalli të pavlefshme të gjitha akuzat e mbetura për vrasje e kor-rupsion që ishin bërë kundër ish-Presi-dentit Hosni Mubarak, të cilat rrjedhin prej tri dekadave të keqqeverisjes së tij dhe qindra vrasjeve dhe masave brutale që përdorte për ta ruajtur sundimin e tij.

Derisa banorët tunizianë debatonin se a e zhvillon vendin më mirë presidenti i përkohshëm Munsif Marzuki apo vet-erani i kohës së Ben Alisë, Baxhi Kaid es Sebsi, forcat e sigurisë në Kajro shtinin me armë zjarri në turmat që po tentonin të hynin në sheshin Tahrir, qendër për-para revolucionit, të protestojnë kundër vendimit për lirimin e Mubarakut, duke vrarë së paku një person dhe duke ar-restuar një mori sosh.

Mijëra protestues dhe aktivistë kalben në burgjet e Egjiptit, ndërsa kulti i person-alitetit që sot rrethon Presidentin Abdel Fatah al Sisin na rrëfen se tranzicioni në këtë vend u shua nga vendimi i ngutshëm i revolucionarëve të Tahririt për t’u paj-tuar me udhëheqësinë ushtarake.

Në Tunizi, elemente të shtetit, siç janë ministria e brendshme, mbesin bastion i regjimit të vjetër. Por vendi pamohueshëm ka lëvizur më përpara sesa ndonjë vend tjetër arab drejt një demokracie reale dhe të qëndrueshme. Kjo nuk do të befasonte ndokënd që e njeh historinë e Tunizisë, si vend që krenohet për përkatësinë arabe, me kushtetutën e parë moderne islame, prej vitit 1861, dhe që një kohë të gjatë ka qenë më kozmpolitani dhe më i hapuri në regjion.

Çështja qendrorePor çështja qendrore sot është pikër-

isht ajo se si vendi e ka ndërtuar lider-shipin e tij pas Ben Alisë. Çfarëdo që dikush do të thotë për partinë islame Nahda, udhëheqësi i saj shpirtëror dhe politik Rashid Ganushi rifuti politikën tuniziane me një histori të gjatë në mbështetje të pluralizmit dhe demokra-cisë. Dhe kur ishte e qartë se partia nuk

do të mund të qeveriste në mënyrë të efektshme, dorëzoi pushtetin dhe u pa-jtua për zgjedhje të reja, ndërsa anëtarët ishin angazhuar në vetë-kritikën publike për dështimet.

Njëjtë në mos më me rëndësi, Marzu-ki është një prej figurave më të respektu-ara të botës arabe i të drejtave të njeriut, të cilin Kongresi i Partisë Republikane e ka sjellë bashkë me tendencat e ndryshme opozitare1 që nga krijimi i saj më 2001.

Mandati i tij në detyrë ka qenë më shumë se një sukses i pastër - nuk do të mund të ishte ndryshe, duke i dhënë detyrën e Herkulit për të ndërtuar një sistem të ri qeverisës mbi trupën ende funksionuese të shtetit mafioz të Ben Alisë.

Por përkundër vrasjeve politike, ndezjes së ekstremizmit fetar dhe prob-lemeve ekonomike të rrënjosura thellë, vendi ka lëvizur për të ngurtësuar një sistem të ri civil politik dhe demokratik. E kundërta është me udhëheqjen pas revolucionare të Egjiptit, që nuk po arrin të jetë më e qartë.

Ekzistojnë disa arsye strukturore pse Tunizia ka përparuar politikisht ndërsa Egjipti siç duket është kthyer në rrënjët e tij faraonike (siç pëlqejnë shumë opin-ionistë ta përshkruajnë prirjen e tij për liderë autoritarë). Më të spikaturat janë fuqia eksponencionalisht më e madhe e ushtrisë egjiptiane në krahasim me ho-mologun veriafrikan dhe një popullsi shumë më të madhe dhe më të varfër. Por do të argumentoja se centraliteti, së paku politik, i të drejtave të njeriut në diskur-sin kombëtar ka qenë një nga heronjtë e papritur të periudhës pas revolucionare. Vetëm krahasoni Tunizinë dhe presiden-tin e saj me situatën në Egjipt. Kur Abdel Basset Hasan, kryetari i Institutit Arab për të Drejtat e Njeriut në Tunizi dhe banor i kahmotshëm i Kajros, më pat shpjeguar kur u takuam në shtator, të drejtat e njeriut qartësisht ishin institu-cionalizuar në një shkallë të fuqishme në Tunizi në krahasim me Egjiptin.

Problemi është se të drejtat e njeriut janë një diskurs i brishtë politik. Qoftë edhe në demokracitë “më të avancuara” sikurse është SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ose në vendet në zhvillim si Egjipti e Tunizia, ato lehtësisht hid-hen mënjanë me thirrjet se po gërryhet identiteti kombëtar dhe/ose fetar dhe po

Pse Tunizia pati sukses aty ku Egjipti dështoi?Situata në Tunizi mbetet e rrezikshme përkundër zgjedhjeve të qeta parlamentare e presidenciale

Page 17: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

17Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15PAQJA

Pse Tunizia pati sukses aty ku Egjipti dështoi?

krijohen kërcënime, disfata ndaj të cilave paevitueshëm kërkon dobësimin e mbro-jtjes që duhet ofruar për tërë qytetarët. Më gjerësisht, të drejtat e njeriut ekzis-tojnë në një sistem kontradiktor politik: Në shumicën e shoqërive të dyja kërkojnë një ndryshim revolucionar që të imple-mentohen plotësisht dhe edhe atëherë ato shkelen zakonisht në situata revolu-cionare kur njëra formë e pushtetit, është më shumë ose më pak e dhunshme, e shfrenuar dhe zëvendëson tjetrën.

Liberalizmi fondamental i tregutKur u paraqitën revolucionet prej

Iranit në Kubë, ishte fare e lehtë që revolucionet të luftojnë në emër të të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe din-jitetit që në vetvete prodhojnë dhunë dhe sisteme shtypëse.

Për më tepër, të drejtat e njeriut janë të lidhura ngushtë me nocionin e personalitetit individual, i cili fare lehtë mund të rrëmbehet në një lloj të liber-alizmit fondamental të tregut në të cilin liria e gjerë politike maskohet jashtëza-konisht thellë dhe shkatërron pabaraz-itë, shfrytëzimin dhe shtypjen - qoftë të popujve të kolonizuar “të huajve”, qoftë klasave punëtore të vendit.

Sidoqoftë, për ndonjë që ka për-jetuar revolucionet egjiptiane dhe tu-niziane me lëkurën e vet, fuqia dhe rëndësia e të drejtave të njeriut është e pamohueshme. Ajo mbetet një prej koncepteve më radikale të epokës mod-erne; së pari, sepse ajo kërkon njohjen e të tjerëve qenësisht të barabartë me veten pa marrë parasysh dallimet - et-nike, racore, gjinore, fetare, klasore a kombëtare. Së dyti, ato kërkojnë kufiz-

imin e rreptë të pushtetit shtetëror, i cili në thelb është, nëse nuk kontrollohet, kushtimisht abuzues me qytetarët.

Dhe kjo është situata në të cilën Tu-nizia mbetet e rrezikshme përkundër zgjedhjeve të qeta parlamentare dhe presidenciale të para dy muajve. Derisa Kongresi i Marzukit për Partinë Re-publikane paraqet komponentin më të varfër dhe me tradicional (dhe jugor) të shoqërisë tuniziane, Partia e Esebsit Nida Tounes nuk është thjeshtë e lidhur me regjimin e vjetër, por me interesat financiare ndërkombëtare për të cilat ajo është mirënjohëse.

Në të vërtetë, kërcënimi kryesor për Tunizinë sot, sa i përket kësaj, nuk është ndarja fe-sekularizëm, por neolib-eralët e majtë, me dy parti2 të fuqishme që punojnë së bashku për t’i shuar të gjithë kundërshtarët që edhe njëherë ta bëjnë Tunizinë “fëmijën e mishëruar” të botës arabe për të ndaluar3 modelin e reformave neolibrale, i cili gjithmonë ka prodhuar - dhe maskuar – pabarazi dëshpëruese që dërguan në revolucionin kundër Ben Alisë në rend të parë.

Për dekada, neoliberalizmi ka prod-huar rezultate të njëjta pothuajse gjith-kund ku është implementuar: rritje totale që ka maskuar pabarazinë në rritje, ka rritur korrupsionin, krimin degradimin e mjedisit dhe shtypjen. I vetmi kontroll në këso lloj politikash do të ishte një e majtë e fuqishme dhe e bashkuar (e kundërta e situatës së tanishme4, sipas disa raporteve) e fokusuar kryesisht në të drejtat e punëtorëve, shpërndarjen e drejtë të pasurisë dhe burimeve dhe luftimi kundër korrupsionit që shteti i mëparshëm e ka dobësuar rëndë.

Ideologjitë neoliberale Por një prej forcave më të dalluara të

ideologjive neoliberale, që nga Kanzasi deri në Kajro, është saktësisht ajo se sa në mënyrë të efektshme ata i motivojnë njerëzit për të përkrahur liderët dhe poli-tikat që në mënyrë të qartë janë kundër interesave të tyre ekonomike. Rreshtimi i Nida Tounes - Nahda do të ofrojë një mburojë të fuqishme ideologjike dhe politike për shkurtimin e politikave që sollën Tunizinë në skaje të revolucionit.

Në anën tjetër, ka shumë forca kundërbalancuese që punojnë në Tunizi që janë një shkak për shpresë afatgjate. Ky proces është ilustruar me themeli-min e Dar Essaida ose Shtëpia Saida5, një qendër për të drejtat e njeriut e vendosur dhe e dalë nga komuniteti lokal në një prej pjesëve më të varfra të Tunizisë. Siç shpjegoi Hasani, inkurajimi i të varfërve dhe klasës punëtore që të (ri)definojnë diskursin politik e kulturor për të dre-jtat e njeriut në mënyrë që të reflektojnë përpjekjet dhe dëshirat e tyre përbën një moment të rëndësishëm në evoluimin e praktikës së të drejtave të njeriut.

“Është fjala për implementimin e një vizioni komplet dhe si e rëndësishme, nxjerrja jashtë publikut të gjerë”, -dekla-roi Hasani. “Kjo është e vetmja rrugë për të fuqizuar përparimet në aso fusha siç janë të drejtat e grave dhe reformat kushtetuese. Por kultura është e vështirë për t’u ndryshuar dhe ju nuk mundeni thjesht t’i gjeni të gjitha rrjetet e ish-ma-fias shtetërore në një vit, madje as dhjetë. Është një porces i gjatë dhe nuk është e frytshme të përdoret pikëpamja e ‘më mirë ose më keq’ që ta gjykojmë tani.” n

Mark LeVine është një profesor i Historisë së Lindjes së Mesme në Uni-versitetin e Kalifornisë, Irvine-s dhe një Profesor vizitues i shquar në Universite-tin e Lund-it. Libri i tij më i ri është ‘Një tokë, dy shtete: Izraeli dhe Palestina si shtete paralele’, i bashkëbotuar me Ambasadorin Mathias Mossberg.

1 http://www.sais-jhu.edu/sites/default/files/areas-of-study/files/Tunisia%20Report%20-%20April%2017%20Final.pdf 2 http://mondediplo.com/2014/04/01tunisia 3 http://fpif.org/tunisias-unfinished-revolution/ 4 http://mondediplo.com/2013/03/01tunisia 5 http://www.aihr-iadh.net/index.php?option=com_content&view=article&id=343:the-in-aug urat ion - of - l e s s aida - hou s e - spac -er-for-human-rights&catid=10:latest-news&Itemid=112&lang=en

Page 18: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA18 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

Prof. dr. Muhamed J. KAJOLLI

Veçoritë e xhinëve

Kur themi veçoritë e xhinëve nuk kemi për qëllim të shkoqisim tërësinë e veçorive të tyre, sepse

ato nuk i dimë, por me këtë, kemi për qëllim të theksojmë veçoritë e tyre, të cilat për ne na janë të njohura dhe që na bëjnë përshtypje. Siç thamë ato janë të krijuara prej një elementi krejtësisht të kundërt prej gjallesave që syri ynë i njeh. Se cili ishte qëllimi i krijimit të njeriut në këtë formë dhe cili ishte qëllimi i xhi-nëve të krijohen në formë tjetër, askush nuk mund të filozofojë rreth Vullnetit të Krijuesit, mirëpo një gjë është evidente se, Ai, Allahu xh.sh., na ka treguar se në këtë planet jetojnë krijesa të tjera inteligjente dhe janë diametralisht të kundërta në përbërje me ne.

Në ‘Sahihun’ e Buhariut thuhet se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Ekzistojnë tri lloje të xhinëve: një e treta e tyre kanë krahë dhe fluturojnë në ajër, një e treta e tyre janë në formë të zvarranikëve dhe qenve, ndërsa një e treta tjetër lëshohen dhe ngrihen aty ku dëshirojnë”.1

Ne, do të përpiqemi të sjellim disa veçori të tyre që kanë të bëjnë me pjesën e elementit tonë përbërës, materien. Ato, paskan mundësi të shndërrohen në forma të ndryshme të materies që syri ynë i sheh dhe i njeh, por nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nëse janë krijesa të njëmendta të atij lloji ose jo, sepse shndërrimi tyre është origjinal sikur ajo gjallesë. Ato shndërrohen në forma të ndryshme mu sikurse uji që shndërrohet nga një gjendje në një gjendje tjetër p.sh. të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë. Kështu pra, edhe melekët edhe xhinët mund të shndërrohen në forma të tjera.

Një rast kur ushtria e Pejgamberit s.a.v.s. u kthye nga një prej shumë ekspeditave të tij, një luftëtar i tij e takoi gruan e vet te dera e hyrjes së shtëpisë, të cilën e qortoi. Ajo e tronditur i tha se në shtëpi ishte një gjarpër! Burri i saj hyri dhe pa një e pa dy, e goditi gjar-

prin me shpatë. Mirëpo shpata iu kthye rikoshet, goditi atë dhe vdiq. Kur gruaja e tij i tregoi për ngjarjen Pejgamberit s.a.s., ai s.a.s. i tha: “ka qenë xhin e jo gjarpër!”. Pastaj vazhdoi e shtoi: “Kur të shihni krijesa të zakonshme në vende të pazakonta, atëherë kërkoi prej tyre që të largohen tri herë, nëse nuk largo-hen, atëherë mbytni se janë krijesa të zakonshme.2

Dilema e dijetarëve është nëse xhinët mund të shndërrohen në formë njeriu ose jo, ndërsa sa i përket melekëve nuk kanë kurrfarë dileme. Disa dijetarë sjellin argumente se edhe xhinët mund të shndërrohen në formë njeriu dhe si shembull kanë marrë paraqitjen e xhinit (shejtan) në formën e një njeriu, teksa Ibrahimi a.s. po shkonte ta bënte kurban djalin e tij Ismailin. Pastaj mendohet se Samiriu (një bashkëkombës i Musait a.s.) nuk ishte njeri, por një xhin. Disa histo-rianë muslimanë sikur thonë se ka pasur raste kur xhinët (shejtan) janë paraqi-tur edhe në kohën e Muhamedit s.a.v.s., mirëpo, Alllahu xh.sh. e di më së miri.

Pala kundërshtare thotë se ata që iu janë paraqitur Ismailit, Samiriut, e tj. i përkisnin qenies njerëzore (shejtanë), të cilët në asnjë mënyrë nuk pajtoheshin me veprimet e besimdrejtëve. Ose në rastin

e Islamit ka mundur t’i paraqitej ndonjë xhin me cilësi të shejtanit. Këto, sipas tyre ekzistojnë dhe veprojnë në çdo kohë, e jo vetëm në kohën e pejgamberëve. I ba-zuar për sa më sipër u shpjegua, mendoj se xhinët nuk arrijnë të shndërrohen në formë të qenies njerëzore, përderisa Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi s.a.v.s. na kanë treguar se kemi shejtanë edhe prej njerëzve edhe prej xhinëve. Pra, përderisa kemi qenie njerëzore me cilësitë e shejtanit, atëherë cili do të ishte kuptimi i jetës njerëzore që xhinët të shndërroheshin në njerëz? Kohëve të fundit sikur shumë po përflitet për klo-net..., mirëpo edhe këto janë aventura futuristike të revistave “shkencore”.

Ndërsa sa i përket xhinëve që vepro-nin nën komandën e Sulejmanit a.s., si-pas dijetarëve që mohojnë shndërrimin e tyre në njerëz, argumentojnë se sipas shkrimeve të vërtetuara për nga saktësia, thonë se ato (xhinët) nuk kishin formën e plotë njerëzore, ata dalloheshin qartë nga formati dhe struktura njerëzore, ata më shumë dukeshin sikur hije, e jo si qenie njerëzore. Allahu e di më së miri.

Nga historia islame kemi një rast që ka ndodhur në kohën e Khalifit të pestë të drejtë Omer i biri i Abdul Azizit. “De-risa ky po udhëhiqte një delegacion, në

Shejtani (8)KUSH ËSHTË KY?

Fatkeqësisht, disa hoxhallarë, të ndikuar në filmat e Holivudit, mundohen të tregojnë se kryqi nuk e nxjerr xhin-in nga trupi i njeriut, por leximi Kuranit, ndërsa njeriu është i sëmurë psikik. Ato nuk kanë pse të hyjnë në trup të njeriut. Nëse një njeri është i prekur, i sulmuar prej energjisë së tyre me kërkesën e një keqbërësi të familjes, ata...

Page 19: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 19Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

rrugë panë një gjarpër të pajetë. Zbriti Omeri, e varrosi dhe vazhduan rrugën. Me të ecur pak, të gjithë të pranishmit e dëgjuan një zë (edhe pse nuk shihnin as-një njeri përreth) në të cilën thoshte: “Të jap sihariq o emiri i besimtarëve, unë dhe shoku im (kishte për qëllim gjarprin që e varrosi) jemi nga ata xhin që e kemi pranuar fenë nga vetë Pejgamberi s.a.s., ndërsa atij i kishte thënë se do të vdesësh në tokë të thatë, një ditë do të varrosë më i miri i banorëve të Tokës”.3 Nëse do të kishte pasur dëshirë të vdiste në tokë të thatë, atëherë do të kishte vdekur si njeri e jo si gjarpër.

Prej veçorive tjera është se, xhinët ushqehen dhe shumohen. Bazuar në thëniet e Pejgamberit s.a.s. ato ushqe-hen sikur që ushqehemi ne, ndërsa ush-qimi tyre janë atomet dhe erërat.4 Ato shumohen: “Kur në të dy ( Xhennetet ) do të kenë Kasiratut-Tarfi ( vasha të dëlira ), të cilat as njeri e as xhin nuk i ka prekur para tyre”.5  Transmeton Ibni Ebu Hatimi nga Katadeja,r.a. se tha : “Xhinët lindin sikurse lindin bi-jtë e Ademit dhe janë me numër më të madh se ne”.

Xhinët veçori tjetër kanë se, ato neve na shohin, ndërsa ne nuk i shohim ato. Allahu xh.sh. thotë: “Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata”.6 Kohëve të fundit ka dalë një shkrim shkencor, i cili flet për ngjyrat e universit ose rreze me valë të ndryshme (infra të kuqe, rrezet gama, rrezet X, valë ultra vjollcë, etj.) që veprojnë në univers. Këtë zbulim shkencor dijetarët muslimanë e shfrytëzuan për të argumentuar had-ithin e Pejgamberit s.a.s., i Cili në një rast ka thënë: ”Kur të dëgjoni pëllitjen

e gomarit kërkoni mbrojtje nga Allahu se ai sheh xhinët, ndërsa kur të dëgjoni këndimin e gjelit falënderoni Atë, sepse ai i sheh melekët!”.

Shkenca bëri që ne, këtë thënie të Muhamedit s.a.s. ta kuptojmë më mirë dhe me të t’i themi botës se kemi të bëjmë me mrekulli. Me avancimin e shkencës, studiuesit zbuluan se paska dallim midis të pamurit njerëzor dhe gjallesave të tjera. Syri njerëzor ka kufizi-met e veta, po ashtu edhe gjallesat tjera paskan kufizimet e tyre. Syri i njeriut nuk shikuaka poshtë rrezeve të kuqe, e as mbi valët me ngjyra ultra vjollcë, por kjo nuk qenka e kufizuar për gjallesat tjera. Si duket ato paskan përgjegjësi të tjera, prandaj organet i paskan të tjera edhe pse në dukje të jashtme duken se janë të ngjashme me tonat.

Pejgamberi s.a.s. kur e dha këtë in-formacion nuk kishte njohuri shkencore, por duke qenë se kemi të bëjmë me një njeri që nuk dinte shkrim dhe lexim, atij iu kumtua t’i transmetonte shenjat e Al-lahut të Lartëmadhëruar në univers dhe pikërisht këtë e bëri. Pra, syri i gomarit po shikuaka edhe gjatë paraqitjes së rrezeve të kuqe. Siç kemi thënë më lartë, xhinët janë të krijuara nga zjarri dhe si duket jeta e tyre është brenda kornizave të rrezeve të kuqe, prandaj gomari nuk mund t’i shikojë melekët.

Këtë mundësi Krijuesi ia paska dhënë gjelave, të cilët arrijnë të shikojnë brenda valëve ultra vjollcë, prandaj ato shohin melekët, të cilat janë të krijuara nga drita. Kjo lë të kuptohet se njerëzimi me ndonjë mjet të sofistikuar në këtë fushë edhe mund t’i shohë xhinët ose melekët, por në asnjë mënyrë nuk arrin

t’i shohë me këto sy të rëndomtë që ka sot. Allahu i Lartëmadhëruar e di më së miri të ardhmen njerëzore!?7

Lidhja midis njerëzve dhe xhinëve

Kurani na sjell disa shembuj bash-këpunimi midis qenies njerëzore dhe xhinëve. Kjo ka ndodhur në kohërat e hershme, mirëpo që kur ka zbritur Kura-ni, kjo lidhje është shkëputur. Këtë na e bëri të qartë Krijuesi i Lartëmadhëruar në Kuran: “Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta dhe shihab (shigjeta të zjarrta) në pritë”.8

Islami na mëson se Allahu i Lartë-madhëruar ka zgjedhur për pejgamber më shumë se 120 mijë, dhe secili prej tyre ka pasur përgjegjësi dhe specifika të veta, njëri prej tyre ishte edhe Sulejmani a.s. (Solomoni), i cili dallohej nga të tjerët me njohjen e gjuhëve të gjallesave të llojeve të tjera. Atij i ishin nënshtruar shumë gjallesa, një prej tyre ishin edhe xhinët. Ai fliste me shpendë,9 ndërsa xhinët punonin për të:“Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. O familje e Davudit! Bëni falënderim (për Al-lahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.”10

Shembulli tjetër kuranor na tregon marrëdhëniet midis tyre. Se cili nga këto dy qenie është më i shkathët ose më i fuqishëm, njeriu a xhin-i gjithashtu na tregon Kurani: “Njëri nga xhinët-Ifriti tha: “Unë do të ta sjell ty para se të ngihesh prej vendi; unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurt”. Ishte përgjigja e Ifritit ndaj kërkesës së Sulejmanit a.s., i cili nga të pranishmit që ishin në një mbledhje (xhinësh e njerëzish) kërkoi t’ia sillnin fronin e mbretëreshën së Sheba-s (Jemen). Mirëpo, në shenjën tjetër Allahu xh.sh. na tregoi se qenia njerëzore ka fuqi më të madhe se xhinët: “Po, ai që ishte i pajisur me dijen e Li-brit, tha: “Unë do të ta sjell ty sa çel e mbyll sytë”.11 Këto shenja kuranore na tregojnë se sado të fuqishëm të janë xhi-nët, njeriu është më i fuqishëm se ta.12

Shkencëtarët, shumë prej tyre i janë bindur Krijuesit të universit dhe vetëm Atij i frikësohen, mirëpo njerëzit e rën-domtë, fatkeqësisht prej atyre që nuk be-sojnë në këto krijesa të jashtëzakonshme në vend se të heshtin, tallen me besimtarët.

Allahu thotë: “Idhujtarët i shohin

Page 20: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA20 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91

xhinët si ortakë të Allahut, ndërkohë që Ai i ka krijuar ata. Me padituri, i kanë veshur Atij djem dhe vajza. I lavdëruar qoftë Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ta veshin ata!”.13

Kjo është forma dhe mënyra, të cilën e ka caktuar Allahu për ne, prandaj duhet ta kemi qartë se ne jetojmë brenda kësaj rruge ose kornize në univers: “Kështu, çdo pejgamberi Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhi-nëve”.14 “Për xhehenemin Ne krijuam shumë xhin dhe shumë njerëz,...”15 Ai që mendon se nuk ka nevojë për udhë-zues dhe besim, le të përballet me këtë sfidë të Kuranit: “Thuaj: “Sikur të tubo-heshin të gjithë njerëzit dhe xhinët për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri-tjetrin”16

Xhinët janë botë në vete, edhe njerëz-it janë botë në vete. Marrëdhëniet midis tyre janë të natyrave të tyre, e në asnjë mënyrë të kenë përzierje të elementeve të tyre trupore. Pyetjes nëse xhin-i ka fuqi të hyjë në trup të njeriut, themi se janë trillime të llojit holevudian, asgjë nuk ka të vërtetë. Fatkeqësisht, disa hoxhallarë, të ndikuar në filmat e Ho-livudit, mundohen të tregojnë se kryqi nuk e nxjerr xhin-in nga trupi i njeriut, por leximi Kuranit, ndërsa njeriu është i sëmurë psikik. Ato nuk kanë pse të hyjnë në trup të njeriut. Nëse një njeri është i prekur, i sulmuar prej energjisë së tyre me kërkesën e një keqbërësi të familjes, ata megjithatë nuk hyjnë brenda trupit të njeriut, por ata qëndrojnë jashtë tyre dhe bëjnë numra magjik që të tregojnë se janë të fuqishëm ...(këtë paragraf do ta shkoqis më shumë në temat në vijim).

ThirrjaAllahu i Lartëmadhëruar na tregon

se ndihma e Tij ju kishte shkuar sikurse xhinëve ashtu edhe njerëzve: “O tog i xhinëve dhe i njerëzve, a nuk ju patën ardhur të dërguar nga mesi juaj, për t’ju treguar shenjat Tona dhe për t’ju para-lajmëruar takimin me këtë ditë?...”17

Pra, kjo shenjë e Kuranit na tregon se, pejgamberë kanë pasur sikur njerëzit ashtu edhe xhinët, mirëpo xhinët kanë pasur rastin të dëgjojnë edhe pejgam-berët e qenies njerëzore, Se kemi të bëjmë me marrëdhëniet midis këtyre dy qenieve flet edhe ky tregim i Ibën Abasit: “Doli i Dërguari i Allahut me një grup sahabësh për të shkuar në tre-

gun Ukadh.18 U penguam midis shejta-nëve19 dhe midis lajmëtarëve të qiellit, të cilët ishin goditur nga shihabët dhe ishin kthyer te shejtanët e tjerë, të cilët i kishin pyetur se çfarë ishte bërë me ta? Ata ishin përgjigjur. U penguam nga lajmëtarët e qiellit, na goditën me shi-hab. Ç’ne me ju dhe lajmëtarët e qiellit dhe çfarë ndodhi!? Na thanë që t’i biem rreth e përqark lindjes dhe perëndimit të Tokës për të vëzhguar se ç’kishte andej dhe ne hasëm në lajmëtarët e Qiellit dhe u larguam. Në kthim kaluam drejt Ti-hames (aty ku ishte i Dërguari i Allahut s.a.s. te pema e hurmes, i cili ishte duke e falur namazin e sabahut me xhemat), dëgjuam citimin e Kuranit. Apeluam dhe thamë: O populli ynë, ne dëgjuam citate të Kuranit dhe u habitëm. Ai po thërriste në udhëzim të drejtë dhe e be-suam atë dhe ne nuk i bëjmë në asnjë mënyrë Zotit ortak. Pas kësaj ngjarje Allahu ia zbriti të Dërguarit të Tij s.a.s. shenjën “Thuaj (O Muhammed): “Mua më është shpallur se disa prej xhindëve kanë dëgjuar (Kuranin) dhe kanë thë-në:...Vërtet atij i ishte shpallur thëniet e xhindëve” (Bukharij: 16/121)

Babai i Salim ibën Abdullah r.a.na solli këtë tregim: Kur Nuhu a.s. hyri në anije, e pa një të moshuar, të cilin nuk e kishte njohur më parë dhe i tha atij. Çfarë e mirë të solli këtu, i tha? Kam hyrë këtu që t’i përvetësoj zemrat e shokëve të tu edhe pse trupin do ta kenë te ti. Nuhu a.s. i tha: ik që këtu o armik i Allahut. Iblisi i tha: ‘Pesë cilësi

të njeriut e shkatërrojnë atë, mirëpo, unë do t’i tregoj vetëm tri të parat. Në çast Allahu i Lartëmadhëruar ia shpalli pesë cilësitë. Nuhi a.s. i tha: Nuk kam nevojë as për ato tri cilësitë fare, sepse unë do të tregoj ty për ato dy të fundit, me të cilat shkatërrohen njerëzit: Hase-di-xhelozia dhe lakmia e tepruar. Nga hasedi u mallkove dhe u bëre shejtan i dëbuar dhe i goditur, ndërsa lakmia e nxori Ademin nga xheneti”.

Krahasime të gabueshmeDikush nga tabori i pabesimtarëve

ose besimtarëve të devijuar mund të thotë se debati midis Krijuesit dhe Iblisit ishte një trillim duke shtruar pyetjen: Cili qe prezent kur u bë ky debat? Ju themi se, kemi të bëjmë me besimtarë që besojnë se Krijuesi i universit dhe njerëzimit është Allahu...prandaj, që të jemi më të kthjellët në këtë botë (botën e sprovave) na ka treguar se si filloi hasmëria midis kësaj krijese (xhinëve) dhe njerëzve. Ata që nuk besojnë këtë, le të na sjellin provat e tyre bindëse se këto krijesa nuk ekzistojnë dhe nuk ka marrëdhënie midis tyre!?

Unë jam dakord, sikur dikush të na sillte fjalët “kundërthënëse të Kuranit”, fatkeqësisht kemi shumë që na thonë gjëra të tilla, mirëpo le të mos bazohen tek interpretuesit e Kuranit. E vërtetë është se kemi të bëjmë me kontradikta të shumta, por jo në shenjat origjinale të Allahut të Lartëmadhëruar, por kemi interpretues të shumtë që ngatërrojnë

Page 21: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA 21Nr. 91nDHJETOR'14/JANAR'15

shenjat e Kuranit me dituritë e tyre. Në vijim do të sjell vetëm disa prej tyre:

Transmeton Ibni Ebu Hatimi nga Katadeja, r.a. : “Xhinët lindin sikurse lindin bijtë e Ademit dhe janë me numër më të madh se ata”. Zoti ynë na lajmëroi se shejtani ka pasardhës. Allahu thotë, duke i qortuar robërit e Tij, të cilët mar-rin për dashamirë shejtanin dhe pas-ardhësit e tij”.20 Ky autor fjalinë e tij e fillon me xhinët...që lindin..., mirëpo kur i referohet Zotit na thotë se Ai na ‘lajmëroi’ se shejtani...pra, shejtani...! Nuk e kuptoj se nga doli tani shejtani këtu...kur fjalia filloi me xhinët. Prob-lemi është se ky autor nuk e bën dallimin midis xhinit dhe shejtanit, prandaj edhe e ngatërron xhinin me shejtanin. Ky dhe shumë interpretues të tjerë të Kuranit e bëjnë këtë gabim trashanik.

Pastaj nxora një shkrim tjetër, një shkrim nga arabishtja që e gjeta në inter-net (libër), i cili thoshte: “Ne muslimanët besojmë se Shejtani është krijesë në vete dhe ka formë, e krijoi Allahu i Lartëmad-hëruar nga zjarri,21 ndërsa ne nga balta, ai nuk ka pse hyn në trup të tjerëve që të qëndrojë në një jetë tjetër ...”. Ajo që është për të ardhur keq, shumica e inter-pretuesve muslimanë (arabë e jo arabë), kur sjellin argumentin nga Kurani sjellin shenjat që Allahu xh.sh. flet për Iblisin ose për xhinët në përgjithësi. Pra këtu ky autor për shembull na sjell këto shenja të Kuranit: “...Kurse para tij kemi krijuar xhinët nga zjarri pa tym” (Kur’an: 15/ el Hixhër, 27) dhe ajetin tjetër: “Allahu tha:

“Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova...?” (Kur’an: 7/ el Araf, 12)22

Pastaj, kemi interpretues të Kuranit që marrin guximin të thonë se njeriu prej balte është më i mirë se xhin-i, i krijuar nga zjarri. Pikërisht këtë gabim e bëri Iblisi kur logjika e tij e drejtoi kah krahasimi. Ai tha: “...Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, ndërsa atë e krijove nga balta”. (Kur’an: 7: el E’raf / 12) Fatkeqësisht ka shumë dijetarë që komentojnë këtë ajet, mirëpo shumë prej tyre bëjnë të njëjtin gabim të Iblisit, duke thënë se balta na qenka më e mirë se zjarri dhe sjellin argumentet e tyre.

Thuajse zjarri prej të cilit janë kri-juar xhinët, qenka më i keq se sa materia e tokës...! Gjithashtu, qenia njerëzore shpesh bën gabim kur dikujt i thotë: lopë, kali ose gomar e tj. Këto shprehje janë plotësisht të gabueshme sepse nuk është krahasim me vend. Lopa, kali, ose gomari janë krijesa të Allahut, ato nuk duhet përbuzur me cilësitë e liga të ndonjë njeriu të paskrupullt. Pra, ai që thotë se balta është më e mirë se sa zjarri, ai poshtëron krijimin e Allahut xh.sh. i Cili i krijoi ato prej zjarri. Çdo krijesë e ka qëllimin e vet dhe nuk kemi pse i përbuzim krijesat e Allahut. Nëse këta dijetarë bëjnë dallimin, atëherë çfarë i dallon ata nga Iblisi, i cili mendoi se ai ishte më i mirë se njeriu!?

Allahu na e bëri të qartë se Ai është Furnizuesi dhe Ai është i Gjithëpushtet-shmi, si për qenien njerëzore ashtu edhe për xhinët, prandaj, këto dy krijesa nuk

varen nga njëra-tjetra në asnjë mënyrë, se cila qenie është e pavarur nga tjetra dhe se secila ka autonominë e vet vepruese... n

Vazhdon në numrin tjetër inshaAllah

1 DAVUD, Muahmmed, Isa, “Bisedë me xhinin musliman”, Drita e jetës, Gilan, 2006, f. 762 MUBAREKFURI, Safijurrahman, “Nektari vulosur”, pra, nëse është xhin do të largohej, sikur me të mirë kërkoj prej tij të largohej.3 Mahmud el Sejid Hasan, Teemulat fi Alem el xhin we esrarihi min wahj el Kur’an el Kerim, f. 65.4 Kemi hadithe që thonë se ushqim i tyre janë edhe disa jashtëqitje të kafshëve (bajga...)dhe eshtrat e tyre, mirëpo, logjika ime nuk e kup-ton një gjë të tillë (kam dyshim në vërtetësinë e haditheve). Pse, do të duhej të poshtërohen këto krijesa!? Ose çfarë kanë ngrënë para se të krijoheshin gjallesat në planetin Tokë...!? 5 Kur’an: 55/Err Rrahman : 56 6 Kur’an: 7/ el Araf, 27 (fjala është për shejtanët xhin)7 Për më shumë, http://www.almsloob.com/vb/showthread.php?t=24620 dhe http://www.shvoong.com/books/classic-literature/1904603-donkeys-demons-cocks-angels/#ixzz2CcPFltrR8 Kur’an: 72/ el Xhin, 8 (Pra, çdo krijesë e ka kulmin e arritjeve. Një ditë vjen deri te lodhja dhe përfundimi…)9 Kur’an: 27/ Neml, 20-2510 Kur’an: 34/ Sebe, 1311 Kur’an: 27/ En Neml, 39-40 12 Në botë ka njerëz që janë të pajisur me dituri dhe fuqi të jashtëzakonshme, shumëkush nga ne (njerëzit e rëndomtë) nuk dimë asgjë për ta. Ata paraqiten në kohëra të veçanta dhe në raste të veçanta. Prandaj shkencëtarët nuk po arrijnë t’i deshifrojnë disa njerëz gjeni...13 Kur’an: 6/en Am,10014 Kur’an: 6/el En’am, 11215 Kur’an: 7/ el Araf, 17916 Kur’an:17/ el Isra, 88 17 Kur’an: 6/ el En’am, 13018 Një treg në afërsi të Mekkes. (bëhet fjalë në vitin e dhjetë të shpalljes së Kuranit19 Kështu ishte në arabisht (prandaj e përktheva ashtu siç ishte), por mendoj se do të duhej t’ishte xhinëve20 Këtë përkthim e nxora nga interneti që flet për xhinët, http://ardhmeriaislame.info/wp-content/uploads/2014/03/Osman-Abazi-Bota-e-Xhindeve-dhe-Shejtanve.pdf21 Askund në Kuran nuk thuhet se shejtani është krijuar nga zjarri, por xhinët janë ato që janë krijuar nga zjarri...edhe ky e ngatërron shejtanin me xhinët...22 https://www.google.com/webhp?sourceid=chrome-i n s t a n t & i o n = 1 & e s p v = 2 & i e = U T F -8#q=xhind%c3%abt%20lindin%20sikurse%20lindin%20bijt%c3%ab%20e%20ademit%20dhe%20jan%c3%ab%20me%20num%c3%abr%20m%c3%ab%20t%c3%ab%20madh%20se%20ata%22.%20zoti%20yn%c3%ab%20na%20lajm%c3%abroi%20se%20shejtani%20ka%20pasardh%c3%abs.%20all-llahu%20thot%c3%ab%2c%20duke%20i%20qortuar%20rob%c3%abrit%20e%20tij%20t%c3%ab%20cil%c3%abt%20marrin%20p%c3%abr%20dashamir%c3%ab%20shejtanin%20dhe%20pasardh%c3%absit%20e%20tij

Page 22: Revista Paqja, nr. 91, 19 dhjetor 2014 - 19 janar 2015

PAQJA22 DHJETOR'14/JANAR'15nNr. 91