revista proteknika 5

20
1 www.shmt-ferizaj.net.com www.shmt-ferizaj.net.com REVISTË PERIODIKE E SHKOLLËS SË MESME TEKNIKE "PJETËR BOGDANI"-FERIZAJ VITI-5 NR-5 Prill 2014

Upload: dorron-zherka

Post on 29-Mar-2016

237 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

High Shcool magazine in albanian language

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Proteknika 5

1www.shmt-ferizaj.net.com

PROTEKNIKAR

EVIS

TË P

ERIO

DIK

E E

SHKO

LLËS

MES

ME

TEKN

IKE

"PJE

TËR

BO

GD

ANI"-

FER

IZAJ

VIT

I-5 N

R-5

JAN

AR 2

014

www.shmt-ferizaj.net.com

RE

VIS

TË P

ER

IOD

IKE

E S

HK

OLL

ËS

ME

SM

E T

EK

NIK

E "P

JETË

R B

OG

DA

NI"-

FER

IZA

J V

ITI-5

NR

-5 P

rill 2

014

Page 2: Revista Proteknika 5

2 www.shmt-ferizaj.net.com

Ferizaj,1943

Ferizaj,2014

Kushtrim Rexhepi, klasa XIII 4

PROTEKNIKA REDAKSIA:Redaktor:

Imri MusliuLektor dhe korrektor:

Sabri HasaniRedaksia:Isuf ÇalajIlir Baftiu

Zekirja Halili

Behar Ibishi XI-9Dizajni:

Dorron Zherka XI-9

Page 3: Revista Proteknika 5

3www.shmt-ferizaj.net.com

Disa nga faktorët që po ndikojnë në ngecjen e arsimit professional në lëmitë teknike nëkomunën e Ferizajt. 1. Arsimi dhe Aftësimi profesional luan një rol të veçantë në zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi.Si andej Europës edhe vendi ynë Kosova konsideron se Arsimi dhe Aftësimiprofesional duhet të jetë shtyllë e zhvillimit ekonomik. 2. Konsiderohet,për fat të keq, se me Arsim profesional nuk mund të studjohet dhe . se është një nivel më i dobët i shkollimit, edhe pse programet e Arsimit Profesional ofrojnëmundësi studimi në shumë lëmi.. .3. Familja nuk i nxitë të rinjtë të ndjekin shkolla profesionale . 4. Konkurrenca e dobët e nxënësve në paralele / për shkak të interesimit të vogël të nxënësve për regjistrim edhe ate me një sukses nën mesataren/.Arsyetimi i pikës 4:4.1: Një konkurrecë e dobët e bënë jo cilësorë mësimdhënien dhe mësimnxënien.. 4.2: Konkurrencën e dobët në paralele e bënë edhe politika jo edhe aq e drejtë e regjistrimit të nxënësve duke bërë edhe shmangie nga konkurset e Ministrisë së Arsimit me rekomandime të lëshuara nga DKA-të duke e rritë numrin e nxënësve nëpër paralele. Pas çdo afati të përfundumit të konkursit të rregullt në gjimnaze ose edhe në ndonjë shkollë tjetër shtohen një ose dy paralele dhe brenda katër viteve në këto shkolla shtohen nxënës sa për t’u mbyllur një shkollë profesionale. Rast tjetër kemi hapjen e katër e më tepër paraleleve vetëm me një profil, çka është në kundërshtim mestandardet e tregut të punës. Për këtë arsye ka ardhur koha që të ruajmë një shkollë elite të gjimnazit dhe të krijohen mundësitë për ruajtjen e shkollave profesionale me një profesionalizim dhe aftësim të nxënësve, që do të jenë në trend me zhvillimet e reja teknologjike e cila arrihet me ruajtjen e konkurrencës në shkollat profesionale.Shkolla teknike çdo vit hap vetëm një klase për profil e rrallëherë dy klasë në një profil. Por, sipas të dhënave që kemi pjesa dërmuese e nxënësve që mbarojnë shkollimin në profilet Automekanik, Instalues i ngrohjes dhe klmatizimit, Instalues elektrik etj, punësohen si punëtorë ose janë pronar tëfirmave të vogla. Këtë vit shkollor në shkollat profesionale mbaron së ekzistuari klasa e trembëdhjetë, kështu që do të kemi probleme të mëdha në ruajten e vendeve të punës për stafin mësimdhënës sidomos drejtimi i inxhinierisë ku afro 90% e stafit kanë përgatitjen e Masterit. Kësaj sfide kur i shtohet edhe ajo se në klasët e nënta këtë vit shkollor kemi 154 nxënës më pak se në vitin paraprak atëherë ky problem vetëm sa rritet.E vetmja gjë që do të zbutë sado pak këtë problem është regjistrimi proporcional i nxënësve në klasët e dhjeta dhe moslejimi i hapjes së paraleleve pa një analizë dhe arsyetim të qartë për arsye se të rinjë tanë e parapëlqejnë grumbullimin nëpër shkolla ku nuk e kanë edhe aqperspektivën.

Vazhdon në faqën 7

Sfidat e Arsimit Profesional në drejtimetteknike në komunën e Ferizajt

Arsimi Profesional

Page 4: Revista Proteknika 5

4 www.shmt-ferizaj.net.com

Halim Salih Salihu u lind më 24/06/1955 në fshatin Rahovicë. Shkollën fillore katërvjeçare e kreu në Rahovicë për të vazhduar edhe katër vjetë në fshatin Babush. Shkollën e mesme të gjimnazit e kreu në Ferizaj kurse studimet i vazhdoi në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka punuar në fillim në Shkollën e Mesme Ekonomke në Ferizaj, mësimdhënës i lëndëve juridike. Pastaj nga viti 1982 deri në vitin 1986 ka qenë sekretar në shkollën “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër. Prej vitit 1986 punon në Shkollën e Mesme Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj në cilësinë e sekretarit të shkollës.Ai për përvojën e vet me nxënës dhe në përgjithësi për të kaluarën dhe të ardhmen, shprehet kështu:Ndonjëherë ndodh që jeta t’i hap rrugët, e nuk të mbetet tjetër, pos të ecësh atyre rrugëve, ndoshta jo aq i vetëdijshëm se do të mbetesh tërë jetën udhëtar, e ndoshta edhe rob i saj! Edhe pse rruga ime deri këtu ishte shumë e gjatë, nuk ishte monotone, sepse puna me nxënës e ka një dinamikë që asnjëherë nuk len vend për monotoni. Vitet kalojnë pa u hetuar sepse duke kaluar kohën me nxënës, më duket se edhe unë jamë si ata, dhe peshën e vjetëve thuaja se nuk e hetoj! Në shkollë, nuk matet koha me vjet, po me gjenerata, e ato shkojnë shumë shpejt! Puna me nxënës nuk është fare e lehtë, por kur e dimë se edukimi i gjeneratave është punë shumë me përgjegjësi, është edhe kënaqësi kur i shohim që rezultatet e punës sonë po japin fryt. Ato na bëjnë që të vazhdojmë ndoshta edhe më me vullnet, duke shpresuar se do të kemi rezultate edhe më të mëdha!

HALIM SALIHU NJË JETË E TËRË ME NXËNËS!

Portret

Page 5: Revista Proteknika 5

5www.shmt-ferizaj.net.com

HALIM SALIHU NJË JETË E TËRË ME NXËNËS!

Ligjeratë

Page 6: Revista Proteknika 5

6 www.shmt-ferizaj.net.com

Intervista

Mixha Asllan

INTERVISTË E IMAGJINUAR ME MIXHËN ASLLAN

-Mixha Asllan! Kemi ardhur të bisedojmë me ju, si kryeplak i lagjes, çka mund të na thuani për problemet që ju preokupojnë? Me siguri se tani pas lufte, keni më pak probleme!-Jo pasha mixhën, probleme ka, shumë ma tepër se para lufte! Për me i zgjedhë problemet që na janë grumbullu, duhet me e zgjidhë nji njeri që i njeh ato probleme dhe u jep përparësi atyne që janë ma energjente. Qeveria duhet të niset me zgjedhjen e problemeve ma kryqe të shoqnisë, probleme që e munojnë katunarin, se Qeveria po merret veç me problemet e qytetarëve.Kjo kurrë nuk a kanë ma përpara, që vet Qeveria me na da n’qytetarë e n’katunarë. Për shemull, prej borës së funit që ka ra, m’kanë metë pulat m’shelë e Qeveria rri n’midis t’Prishtinës e nuk mërzitet për pulat e mia. Ato prej të ftoftit i kanë nalë edhe voet, se unë vet nuk po muj me ju çitë.Jam plakë e po narth me dalë te koshi i kollomoçit me marrë kollomoç, e djemtë nuk po dalin se nuk po i l’shon interneti. Po ata edhe nuk kanë faj semasi po e pagujnë, duhet edhe me e shfrytëzu e mos me e lanë me ju shku paret badihava.Tybe mos me ju rrejt hiç, as ditë as natë nuk e nalin internetin, se ai po punojke 24 sahat në ditë, e ata nuk po ja falin asnji dakik!

Te na i vetmi sen që punon 24 sahat pa nalë asht interneti. Hallku po m’thojnë me ju shkru djemve hajmali te falltorja, po edhe m’susi i tyne m’thirri nji ditë n’shkollë e m’tha se thmija nuk po t’m’sojnë hiç. N’funt m’tha: Ashtë mirë me i çu nji ditë te psikoteatri. M’tha edhe dishka që nuk m’pëlqej fort! Djali ja ka nisë me pi cigare. N’ven t’duhanit po p’shtjellke bari! Na kena pi nidajm duhan, edhe t’mirë bile. Ka pasë edhe asi që kanë p’shtjellë tufa t’kallamoqit, po ata janë kanë fukara, e nipi jem nuk asht n’ditë me p’shtjellë bari e tufa t’kallmoqit, se nuk kena ardhë bash n’qatë deregje! Bile m’tha, mujnë me t’metë thmija alfabeta, edhe pse shkojnë n’shkollë! Nuk po di shka me ba me ta! Unë alfabet pa shkollë, ata alfabet me shkollë, qesaj s’un po i bi n’fije kurrqyshë! Unë për veti, masi nuk po muj me punu, po ngoj lajme, edhe nuk jam hiq i knaqun me nocionin që u miratu në Kuvend qetash ma s’mrami. Ata nuk e di për shka jan aty. Po m’doket që janë veç për me marrë rroga! E vetmja parti që po menon për popull asht njifarë partie që po gjunë me voe, tybe n’po ja di emnin, po Qeveria asht qu peshë e nuk po e len as me depilu rrugëve se le ma për me gjujtë me voe! Ata edhe pse kanë hi në parlament, pa ja dhanë ka nji turr e me depilu bile ka dy-tri herë n’ditë udhëve teposhtë-përpjetë,Nuk mujnë me i shtërngu fort, se janë t’ri ata e pa u shetitë kapak s’ban. Nuk janë m’su menejt m’shelë. Edhe dru nuk po kemi, se i kena shitë zabelet. Po dojna me u mërdhi prej të ftoftit.Rryma po nalet ka dy-tre sahat n’ditë, e këto nxemjet nuk po e majshin të nxetin hiç. Po na ftofet shpija po na bahet han! Na edhe

nuk po kemi boll nxemje për krejt. Jena kallabllik e veç katër nxemje i kemi. Vallahi po i majmë kallë ditë e natë, po kur po nalet rryma, po ftofet shpija. Edhe në tavan asht tu hi bora, se dy qeremide kanë rr’shitë teposhtë prej kulmit, e nuk po ka kush me hypë me i nreqë. Tybe nuk po guxoj me ju thanë djemve me hypë n’kulm. Ata e di që nuk m’ngojnë, po edhe me m’ngue, po tutna që po m’rrxohen prej kulmi. E kena nji kojshi k’tu afër, po ai nuk po na nimon kurgja. Boll mjeshtër i mirë ashtë, po pa pare nuk po hypë n’kulm. Nuk e di deri kur dojna me qinru k’shtu. Jo veç prej kojshive, po edhe prej shtetit nuk ka kurgja nihma. Kena pas menu, masi të hjeket Serbia prej k’tuhit e të vjen Amerika, kena me jetu si grofa, po nuk ka kurgja prej k’saj pune! Kurrë ma keq nuk janë kanë pun’t! As tokën nuk jena tu e mjellë, se nuk kena traktor, as maqinë që mjell e korr, e besa as pleh nuk po kena, se nuk kemi as lopë, as dhenë, as gja t’gjallë! Me shka me e plehnu tokën? Pa pleh nuk bahet bereqeti! Pemë kemi, po edhe ato nuk po bajnë. Nuk po kemi dana me i krasitë, e as me i vaditë nuk po mujmë, se po duhet me pasë zorra për me jau çu ujin te rraja. Ujë kemi, po nuk po kemi zorra të ujit. Me naj pas dhanë shteti zorrat edhe nji motor të ujit, i kishim vaditë edhe pem’t . Udha e mahallës, kur bje shi bahet sikur rekë. Nuk i çelë kush vijat e ujit mozallah! Tani po na hin uji nëpër oborre, e besa edhe në podrume, e shteti fle rahat e nuk merret me problemet tona. Dimnit ftoftë, verës nxehtë, e kurr nuk po mujna me u ba rahat. Verës po bahet pluhun prej zhegut, e nuk vjen kush me e stërpikë udhën, bile me na flladitë pak, po shkojnë e flladitën për veti n’Prevallë . Ata n’fllad e populli n’zheg. Çfarë barazie asht kjo allahile N’funt, nuk po di ma shka me thanë, veç kuku për mu çfarë vakti prita! Ma mirë me pas dekë mixha, se qeshtu!? Musli Urimi

Page 7: Revista Proteknika 5

7www.shmt-ferizaj.net.com

Shkolla teknike që nga viti 2008-të filloi të fitojë donacione nga GTZ-ja gjermane, Swisscontakt, Caritasi i Luksemburgut e së fundi nga BB. Të gjitha këto ishin donacione në pajisje për realizimin e praktikës profesionale, çka nxënësve iu mundësua gërshetimi i teorisë me praktikën, e për këtë ju falenderohemi në mënyrë të veçantë këtyre organizatave. Njëherit një vend meritor ka edhe drejtori i Arsimit të asaj kohe z. Sylejman Bytyqi i cili me një buxhet sa do simbolik na mundësoi që punëtorinë e shdërruar gati në një depota rikthejmë në një punëtori për aftësim të nxënësve në aspektin praktik .

Një paraqitje e shkurtër e gjendjes në punëtoritë e SHMT “Pjetër Bogdani”

Arsimi Profesional

Inxh. Dip: Isuf Çalaj

Vazhdimi faqes 3

Transporti dikur dhe tani

Prof. Januz Rexhepi e përfundon karrierën prej

mësuesi të matematikës dhepensionohet

Kushtrim Rexhepi, klasa XIII 4

Page 8: Revista Proteknika 5

8 www.shmt-ferizaj.net.com

“Njeriu në jetë ka nevoj për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim”Ismail Kadare

“Mos u trego shumë i ‘ndershëm’ me të gjithë në këtë botë.. Mos harro se pemët metë ‘drejta’ zgjidhen gjithmonë të parat për tu ‘prerë’..!” Anonim

“Varfëria në botë nuk është për shkak se nuk mundemi të ushqejmë të varfërit, porpër shkak se nuk mundemi të ngopim të pasurit” Anonim

“Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur”aAlia Izetbegoviq

“Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, më e çmuarse një diamante” Anna Candelo

“Nëse rrezikon mund të humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi”Anthony D’Angelo

“Gjërat më të bukura nuk janë perfekte, janë speciale …”Bob Marley

“Të janë dhuruar dy veshë e një gojë, që të dëgjosh më shumë sesa të flasësh” Ebu Derda (r,a)

“Logjika do të të çojë nga A në B. Imagjinata do të të çojë kudo”Albert Einstein

“Të kesh një zemër prej fëmije nuk është turp. Është një nder”Ernest Hemingway

“Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe marrëzia e njeriut. Për këtë të parën nukEjam fort i sigurt.” Albert Einstein

“Ai i cili asnjëherë nuk ka gabuar, asnjëherë s’ka provuar diçka të re.”Albert Einstein

“Jo gjithmonë bëjmë atë që duhet. Madje dhe kur e dimë këtë. Shpesh këtuqëndron bukuria e jetës” Erich Maria Remarque

“Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet tëqetësohen dhe të mësohen me idenë” Charles Bukowski

Theniet e mençura

Page 9: Revista Proteknika 5

9www.shmt-ferizaj.net.com

“Kafsha është e rrezikshme atëherë kur është e uritur, kurse njeriu kur është i ngopur”a

“Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, më e çmuarse një diamante”

Objektivi kryesor i raportit të vetvlerësimit është identifikimi i përparësive dhe i mangësive në shkollë.Ky raport, bëhe për herë të parë në shkollën tonë në vitin 2010, ku përfshihen të dhëna nga viti 2007/2008 e këndej. Tani bëhet në vazhdimësi dhe hartohet çdo vit.Nga analizat që janë bërë sa i përket suksesit të nxënësve, shihet se gjatë tri viteve të para kemi një gjendje konstante të kalueshmërisë kurse numri i mungesave ka pasur rritje.Nga ky raport mund të konkludojmë se kohët e fundit nuk kemi ndonjë zhvillim profesional të personelit në mungesë të trajnimeve nga praktikat profesionale.Është shqetësuese për t’u theksuar se në bazë të informatave që janë nxjerrë në shkollat teknike kohët e fundit, vazhdojnë të vijnë nxënës kryesisht me njohuri shumë të pakëta nga shkollat nëntëvjeqare, gjë që reflektohet dukshëm në planifikimin e programit mësimor.Në vitin shkollor 2013/14, personeli i shkollës është i kualifikuar 90.38%!Raporti i vetvlerësimit për vitin shkollor 2013/14 bëhet pas përfundimit të vitit shkollor!Më poshtë po e paraqes tabelën e numrit të përgjithshëm të nxënësve nga viti 2007/2008 e këndej dhe raportin Mashkuj/Femra

Janë gjashtë kritere të vetvlerësimit, në bazë të Korrnizës Kombëtare për Sigurimin e Cilësisë (KKSC).Për cecilin kriter janë formuar grupe të veçanta për:1/ Përgjegjësitë e menaxhmentit2/ Menaxhimin r resurseve3/ Dizajnimin dhe zhvillimin4/ Mësimin, vlerësimin dhe çertifikimin5/ Procesin e vetvlerësimit6 /Procesin e përmirësimitSecili grup përbëhet nga katër anëtarë ku përfshihen stafi udhëheqës i shkollës, arsimtarët, prindërit, nxënësit etj.. Për shkak të hapësirës së kufizuar, nuk kam mundësi t’i paraqes edhe të dhënat tjera por ato mbahen çdo vit shkollor dhe dërgohen Autoritetit Kombëtar për Sigurimin e Cilësisë.

Koordinatori për sigurimin e cilësisë në Sh.M.T. “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, Imri Musliu

Tabela e shënimeve për regjistrimin e nxënësve sipas profileve Mashkuj/FemraShkolla e Mesme Teknike "Pjetër Bogdani" në Ferizaj

RAPORTI I VETVLERËSIMIT

Page 10: Revista Proteknika 5

10 www.shmt-ferizaj.net.com

Behar Ibishi Vullnetarizmi, FerFilmi,…në Ferizaj

Vullnetarizmi është vlera më e lartë shoqërore.Të punosh punë vullnetare, është jo veç ndjenjë krenarie por edhe një profesionalizim që mund të hyjë në punë një ditë. Ferizaj është i njohur për festivalet e shumta, si Festivali i Teatrove i cili në vitin 2013 shënoi edicionin e 43-të, Festilain ‘’Kosovarja këndon’’ që vitin 2013 e shënoi edicionin e 41-të, Festivalin e Recituesve dhe festivalin ‘’Fëmijët e gëzuar’’ dhe së fundi festivalin e filmit ‘’FerFilm’’. ‘’FerFilm’’ u organizua nga një grup prejpesë artistësh dhe u mirëprit nga artistët vendas dhe të huaj si dhe nga publiku i gjërë.a

Ideatorë të festivalit ishin: Sabri Pajaziti,Besim Ugzmajli dhe Fatlum Haziri regjisorë filmi, Ali Krasniqi, aktor dhe Nexhat Shahini historian. Festivali ndërkombëtar i filmit FERFILM u mendua për disa vite, për t’u themeluar në vitin 2013. Ky moment u konsiderua si iniciativë për promovim të kulturave dhe vlerave universale botërore përmes filmit si një metodë shumëdimensionale dhe atraktive. Duke menduar në mundësitë turistike që ka Ferizaj, krahas ngjarjeve kinematografike qyteti ynë do tëorganizoj vizita dhe evenimente të tjera që tregojnë diversitetin e lartë kulturor në Kosovë.a

Llogoja në brendësi të saj ka një vijë të drejtë dhe pastaj të degëzuar, e cila llogo prezenton një fenomen shumë të rrallë hidrografik, fenomenin e bifurkacionit, me ç’rast lumi i Neredimës në Ferizaj ndahet në dy pjesë për të mos u bashkuar më asnjëherë. Kështu, ky lumë derdhet në dy detëra, njëra degë e lumit derdhet në Detin Egje, kurse tjetra në Detin e Zi. Ky fenomen ka vetëm një shembull tjetër, Orinoko ne Brazil. Në Festival janë shfaqur gjithsej 94 filma. Dhjetë prej tyre kanë qenë të metrazhit të gjatë ndërsa 84 të metrazhit të shkurtër. Filmat janë shfaqur në dy kinema: Theater Cinema dhe Open Air Cinema.Theater Cinema ka qenë kinemaja në teatër, ku janë shfaqur filmat në 3 termine : prej 10:00-12:00 15:00-17:00 dhe çdo mbrëmje nga ora 20:00 është shfaqur një film i metrazhit të gjatë. Hapja është bërë me filmin “Agnus Dei” të regjizorit Agim Sopi, film i metrazhit të gjatë.Vlenë të përmendet se juria e festivalit ka qenë tejet profesionale, e ndar në dy grupe. Në Theater Cinema është përbër nga tre persona: Beata Džon-gazetare, Said Manafi- regjizor filmi dhe profesor, si dhe nga Ilirjan Himaj- regjizor filmi. Në Open Air Cinema, juria është përbërë poashtunga tre persona: Fatmir Hyseni- regjizor teatri, Agron Shala- aktor dhe Arben Marevci- dramaturg.a

Reportazhë

Page 11: Revista Proteknika 5

11www.shmt-ferizaj.net.com

Filmat fitues Ishin:

Numri i madh i vullnetarve prej 34 të rinjësh dha një kontribut të madh në mbarëvajtjen e festivalit. Këta ishin: Behar Ibishi, Fjolla Shaqiri, Shpend A. Mustafa, Behare Ibishi, Elona Mehmeti, Petrit Nikolla, Vigjilent Bajrami, Sonja Lleshi, Fjolla Sopa, Ardita Selmani, Erza Shala, Albert Bislimi, Amos Olson, Valentina Abazi, Dita Shaqiri, Alberta Maloku, Flandra Sadiku, En Sylejmani, Baton Govori,,Blertë Shaqiri, Rilind Mehmeti, Dardan Kadriu Abbey Grace Barkhouse, Aulona Selmani, Dhurata Halimi, Blerina Aliu, Mirlinda Ismaili, Biondina Mustafa,Irida Abdullahu, Premtina Maloku, Fjolla Haxhimusa ,Blenda Ahmeti, Florentina Asllani dhe Rita Dubova. Behar Ibishi dhe Behare Ibishi ishin nxënës të shkollës së mesme teknike ‘’Pjetër Bogdani’’ nga Ferizaj. Të punosh vullnetar, përveç që ishte kënaqësi, ishte edhe një përvojë shumë e mirë për mua që dua në të ardhmen ta studjoj regjinë e filmit sepse kam fituar përvojë të re, kam .krijuar shoqëri të re me shumë artistë të cilët më jepnin kshilla profesionale FerFilm Festival, shpresojmë që të organizohet edhe shumë e shumë herë tjera në qytetin tonë në Ferizaj dhe përveç argëtimit të marrim edhe përvoja të reja, jo vetëm organizative por edhe përvojatjera.a

Page 12: Revista Proteknika 5

12 www.shmt-ferizaj.net.com

Nxënësit dhuruan gajkë

Gjaku që do të thotë jetë!05/12/2013, 56 nxënës të shkollës teknike, klasët e dymbëdhjeta e të trembëdhjeta, dhuruan

gjak!

1.Drilon Sylejman Biba2.Liridon Shyqeri Brahimi3.Rafet Shaip Luzha4.Lavdim Mehmet Sylejmani5.Murtez Xhemrush Ramadani6.Drin Imri Shala7.Fatbardh Fadil Shehu8.Alban Musli Musliu9.Vigan Ibrahim Shabani10.Egzona Nexhmedin Lipovica11.Ramadan Nazmi Musliu12.Uran Kemajl Hetemi13.Argjend Afrim Ramadani14.Erdona Bajram Svarça15.Shqiprim Brahim Deliu16.Behar Bekim Maksuti17.Shqipe Fetah Salihi18.Selam Kasam Ceka19.Leonard Shefki Berisha20.Jetmir Elmaz Murseli21.Imer Qazim Ibrahimi22.Besjan Mehmet Krasniqi23.Arian Selman Rexhepi24.Besim Azem Uruqi25.Ardian Basri Aliu26.Liridon Faruk Ahmeti27.Merigon Flamur Shahini28.Jetmir Imri Zariqi29.Valmir Ejup Idrizi30.Arlind Idriz Shatrolli

31.Jeon Enver Demushi 32.Medina Sami Sejdiu 33.Ardit Sokol Nebiu 34.Kushtrim Fatmir Jashari 35.Jetmir Vllaznim Isufi 36.Kujtim Fehmi Dërguti 37.Rijad Ragi Shaljani 38.Bajram Sami Sejdiu 39.Bajram Fehmi Muhaxheri 40.Arbnor Nazmi Baftiu 41.Arbenita Bujar Bajraktari 42.Besarta Bajram Maloku 43.Albulena Fatmire Sahiti 44.Valmir Daut Haliti 45.Jetmir Sylejman Ahmeti 46.Dashurim Riza Halimi 47.Ilir Xhelal Tahiri 48. Premton Gzim Ugzmajli 49.Jeton Qazim Gajtani 50.Ramadan Gafer Rama 51.Dardan Xhemajl Gashi 52.Rrusten Rexhep Maloku 53.Fatbardh Imer Vrella 54.Shkëlzen Beqir Sejdiu 55.Fatos Remzi Selmani 56.Florim Zenel Ahmeti

Page 13: Revista Proteknika 5

13www.shmt-ferizaj.net.com

Gjaku që do të thotë jetë!05/12/2013, 56 nxënës të shkollës teknike, klasët e dymbëdhjeta e të trembëdhjeta, dhuruan

gjak!

Dromca HymoristikeKUSH ASHTË MA IMUN?Mësuesi vërenë, se disa nxanës janë kalamendë, dhe u thotë:-Çka keni kështu?-Na ka ra gripi, shok mësues!Nji nxanës ish çu n’kamë:-Veç unë nuk kam grip, shok mësues! Gjithë ditën rri bashkë me ta, e nuk m’kapë gripi!-Me siguri, ti je ma imun- i thotë mësuesi!Nxanësi ish idhnu fort, e kish shku te drejtori me u anku! Kish pas menu se i ka thanë mësuesi: ‘’ Ti je majmun!’’

JO KAPUÇ, PO PLIS!Arsimtari i thot nipit të mixhës Asllan i cili ishte nxanës n’shkollë:-Sot a kanë n’shkollë mixha Asllan!-Qyshë e njofte që ish kanë mixha Asllan?-Se ish kanë me kapuç! Kur i veta do arsimtarë, m’thanë, qeky ashtë mixha Asllan!-Jo valla, mixha Asllan nuk ka kapuç!-Qyshë bre nuk ka kapuç?! Bile e kish pështjellë nji shallë t’madhe rreth kapuçit, e ju kish ba kryet, si rrotë kerri!-Qyshë ju dok’ke kapuçi?-Si maja e Lybetenit, veç pak ma i rrumbullak’t n’maje!-Ai nuk ashtë kapuç, po plis, shoku mësues!

A PËR 50 CENTË, PO DO ME E HUPË ORËN E M’SIMIT A?Afër shkollës ishte nji kafeteri. Ulet nji arsimtar dhe e porositë nji kafe. Tu ba me dalë, e nxjerr nji euro me e pagu kafen. Kafexhia vonohet me ja kthy 50 centë kusur!-Ngutu kthema kusurin, se tani fillon ora e mësimit- i thotë arsimtari!-A për 50 centë po do me e hupë orën a-ja kthen kafexhia?

TOPI, NISHANI E ALLTIA!Arsimtari e pyet nxënësin:-Thuaj emrat, e së paku tre kryetarëve të Shqipërisë!Nxënësi nuk përgjigjet!-Po ta them unë një-thotë mësuesi! Topi është një nga ata! Thuaje ti tani të dytin!Nxënësi prapë hesht. Përgjigjet mësuesi edhe një herë:-Nishani, është një nga kryetarët e Shqipërisë! Thuaje tani të tretin?-Alltia- u përgjigj nxënësi!-Çfarë alltie, more kokëbosh?! Si është e mundur që kryetari ta ketë mbiemrin Alltia?!-Kur dikush mund ta ketë mbiemrin, Topi e Nishani, përse nuk mund ta ketë edhe Alltia- u përgjigj nxënësi?!

ISHALLA MA LIDHË!Njani kish ba shumë vjet, po nuk kish pasë fat me u feju! Kjo punë ju kish ba vesvese edhe kish shku te nji fallçore, për me i shkru hajmali! Fallçorja ja kish shkru hajmalinë, edhe i kish thanë:-Unë po ta shkruej hajmalinë, po edhe ti duhet me ja nimu sa t’munesh!-Qyshë duhet me ja nimu unë hajmalisë?-Jo hajmalisë, po vetes tane! Merre nji shok me veti edhe dil n’qytet përditë, deri sa t’bahen dy javë, po hajmalinë mos e harro, merre me vete!I shkreti, e kish marrë nji shok me veti, se ish kanë prej goje kogja sakat, edhe shkojke korzos së qytetit që ishte përplot me vajza, tu thanë vetmeveti:- Ishalla ma lidhë, ishalla ma lidhë, ishalla ma lidhë,..., derisa i piskati shoku i vet:-Shka tu ka pikë bre, ishalla ma lidhë, ishalla ma lidhë,...?! Qyshë mos me ta lidhë, kur krejt tek janë t’zgidhta!

HALA NUK E PASKAN GJETË IKSIN A?Gjyshi e sheh nipin e vet që po munohet me e zgjidhë nji detyrë, dhe e vetë:-Po m’doket që e paske nji problem. Çfarë detyre t’ka dhanë mësuesi?-Po gjysh! Mësuesi na ka thanë, me e gjetë iksin në këtë detyrë!-A hala nuk e paskan gjetë a?! Iksin e kanë pas lypë, qyshë kur jam kanë unë n’shkollë, e hala mos me e gjetë, ashtë çudi e madhe! Ustah i madh te koka kanë ai që e paska mëshehë!

MA LEHTË, NJERI BAHET MAJMUNI SE MAJMUNI BAHET NJERI!Nji japonez kish hy në librin e rekordeve të Ginisit, se kish vrapu kamadoras njiqin metra, për ma pak se 17 sekonda!-Qyshë e arrite këtë rezultat- e vetën?Ai u përgjigj:-I kam pa qyshë vrapojnë majmunat, edhe u mësova prej tyne! Do të vazhdoj t’i imitoj edhe ma tej, e do ta përmirësoj rezultatin!Kur u dha lajmi, nji darvinist tha:-Qe fakti, se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit!Nji antidarvinist ia ktheu:-Ky nuk ashtë kurrëfarë fakti! Nëse japonezi m’rrinë me u ba majmun, e dokumenton se edhe majmuni ashta ba japonez, domethanë njeri!-Jo! Nuk ka mundësi njeri me u ba majmun!-Pse nuk munet? Ma lehtë e ka njeri me u ba majmun, se sa që e ka pasë majmuni me u ba njeri!

Musli Urimi

Page 14: Revista Proteknika 5

14 www.shmt-ferizaj.net.com

Tenkologji

Grupi i studentëve nga Kosova – WUUGames, të cilët merren me zhvillimin e video lojërave për pajisje mobile dhe kompjuterë personal, sëfundmi është duke punuar në finalizimin e lo- jës së tyre të parë e cila quhet REBORN e që është e dedikuar për sistemet desktop.Ngjarja e lojës REBORN do të zhvillohet në qytetin ePrishtinës, por në një Prishtinë pas apokalip- tike. Lojtari duhet të i’u ndihmoj banorëve dhe ta kthej qytetin në një gjendje normale. Këtë javë WuuGames ka publikuar trajlerin e parë që është mirëpritur nga audienca dhe po gjenë mbështetje të madhe në rrjetin social Twitter.REBORN do të përdorë mekanizma të avanc- uar që mund të krahasohen me lojëra të nivelit botëror dhe pritet të hedhet në treg në fund tëvitit .WuuGames përbëhet nga Vlonjat Gashi

Atdhe Mahmuti, Ardit Azemi dhe ish-antari i ek- ipt Diorit Bajrami, të cilët kanë marrur pjesë në garat Startup Weekend Prishtina ku kanë nxënë vendin e dytë dhe në garën ndërkombëtare Global Startup Battle 2013 të mbështetur nga Google Entrepreneurs ku edhe janë futur në rrethin e ngushtë të garës: TOP 15 startupet e vitit. Së fundi grupi i është bashkuar inkubatorit të Innovation Centre Kosovo ku së bashku me mentorët do ta zhvillojnë ekipin WuuGames sikompani.

WUUGames nga Kosova gati me lojën e tyre të parë

Paramendoni se sa interesante do të ishte që përveç mundësisë së postimit të ushqimeve tona të preferuara në Instagram, ne të kishim mundësi ti postonim edhe aromat e tyre, që.miqtë tanë të mund edhe t’i nuhasin ato Kjo duket të jetë premisa e disa studentëve tëHarvardit, të cilët janë duke punuar për të zhvil-luar një metodë të dërgimit të mesazheve nu-.hatëse përmes telefonave të mençur ITProPortal njofton se studentët e universitetitprestigjioz amerikan janë duke punuar nën dre- jtimin e institutit francez “Le Laboratoire” për të krijuar një aksesor të ri për telefona të mençur “i cili do të lejojë dërgimin e mesazheve nuhatësenë kohë reale, dhe në të gjithë botën”, po aq le- htë sa ne dërgojmë sot mesazhet me tekst dhe zë .Nuhatja do të gjenerohet nga një attachment i vogël i quajtur OPhone, i cili mund ë lëshojë disa lloje të ndryshme të erërave në bazë të urdhrave që merr nga një aplikacion i telefonit icili do të jetë i personalizuar për këtë punë.

Themeluesi Le Laboratoire, David Edwards e përshkruan projektin si një mënyrë të re e cila "jo vetëm se riprodhon një mënyrë ekzistues të komunikimit, por gjithashtukrijon një gjuhë të re

Studentët e Harvardit testojnë mesazhet telefonike që mund t’inuhasim

Zgjodhi :Dorron Zherka

Page 15: Revista Proteknika 5

15www.shmt-ferizaj.net.com

Imri MUSLIUDO T’NA MBESIN VETËM KUJTIMET(Varg i një kënge të kënduar nga Haki Misini, i ekzekutuar në çastet e fundit, para se të nënshkruhej Marrëveshja e Kumanovës në mes NATO-s dhe Serbisë, në qershor 1999!)

Asgjë s’më befason Në kohën e pakohëBash asgjë

Gjithçka mund të pritetNë kohën e pakohëEdhe e papritura

Sa keq u vra artiE na mbetën vetëm kujtimetPër plojën e qenëhijenaveQë s’njohin art As s’njohin njerëziPo veç mish e ashtPër nofullat kobzezaQë presin në pusi

Poezi

Behar IBISHIJETA ËSHTË E BUKURJetë, ti që çdo ditë lind edhe shuheshJetë qe me fjalë vështirë përshkruhesh Nuk di si të quaj, parajsë apo ferrHerë je e bukur, herë-herë je skëterrë

Ti me sprovat tua shpeshherë më tmerronE shpesh me të mira, zemrën ma forconHerë parajsë herë ferr, n’jetë m’i pasqyron

Por pasi shumë herë u gëzova e u hidhërovaNjë gjë për jetën veç se e zbulovaJeta është e bukur, e mirë dhe e mbarëVetëm duhen sy atë për ta parë

Page 16: Revista Proteknika 5

16 www.shmt-ferizaj.net.com

Numëri 2 dhe 3 në gjuhën shqipe kanë aqshkronja sa edhe e kanë vlerën

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj ështëpërafërsisht i njejtë me syrin e njeriut

Në qoftë se bërtisni gjithmonë për 8 vjet, 7 muaj dhe 6 ditë, do të krijoni aq energji samund te ngrohni një filxhan kafe

Filmi i parë shqiptar ishte “Fëmijët e saj”. Fjala TURIZËM ka ardhur nga vizita e parë e një grupi në histori që u bë ne zonënfranceze TOURS

Foshnjat ëndërrojnë përpara se të lindin. Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dheKrakovin. Kompjuterat modern janë ndër�

tuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet asnivelit të nje zvarritësi. Mjalti mund të qën�

drojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit. Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote * . kryeqytetKur thyhet një xham disa copëza shpërn��

dahen me shpejtesi 4828 kilometër në orë.Zgjodhi Dorron ZHerka

Kuriozitete

Page 17: Revista Proteknika 5

17www.shmt-ferizaj.net.com

Vetëm i ka pesë shkronja, bashkë i ka pesë shkronja, nganjëherë i ka nëntë shkronja, por i ka tri shkronja, edhepsei ka gjashtë shkronja! (Vetëm, bashkë, nganjëherë,por,edhepse)

Kushtrim Rexhepi, klasa XIII 4

12345

A B C D

A1 Mamica A2 Gjoni A3 Kruja A4 Fshati Sinë A5 Skenderbeu B1 Pesë Vilajetet B2 Beteja e Slivovës B3 Micë Sokoli B4 Abdyl Frashëri B5 Lidhja e Prizrenit C1 Kulla C2 Prekazi C3 Qëndresa C4 Flijimi C5

Adem Jashari D1 ...E Kaçakëve D2 ....E Kosharës D3 Betejat D4 UÇK D5 LuftaZgjidha përfundimtare :Liria

Humor e argëtim

Engimë

Page 18: Revista Proteknika 5

18 www.shmt-ferizaj.net.com

Nxënësi Sevdaim Mustafa, klasa XIII4, në krosin komunal tëFerizajt ‘’Pranvera shqiptare 2014’’ zuri vendin e parë.

Sport

Page 19: Revista Proteknika 5

19www.shmt-ferizaj.net.comwww.shmt-ferizaj.net.com

PortretNJERIU I ARTIT TË RRUGËS, KUSHTRIM REXHEPI

Kushtrim Rexhepi është nxënës i klasës XIII4, lëmi i elektroteknikës, profili i informatikës. Merret me artin e vizatimit në mure, një gjini e cila mungon në qytetin tonë e ndoshta edhe më gjërë në Kosovë. Të merresh me këtë art nuk është punë e lehtë sepse unë duhet të vizatoj në letër se vizatimi në mure sanksionohet dhe ma pamundëson aktivitetin tim të lirë. Për ta zhvilluar një aktivitet të tillë, duhet leje, ndërsa për një gjë të tillë duhet të jesh i nohur. I njohur nga opinion i gjërë, pa bërë punime nuk mund të jesh, kështu që ata që merren me këtë lloj arti, më së miri e kuptojnë dhe e përjetojnë në kurrizin e tyre, se fillimi është më i vështiri. Me art figurativ jam marrur edhe më herët, mirëpo ka një vit që e vazhdoj kursin e pikturës tek profesoresha Lebibe Topalli. Tani jam maturant dhe pas diplomimit mendoj ta studjoj dizajnin grafik.a

Page 20: Revista Proteknika 5

20 www.shmt-ferizaj.net.comwww.shmt-ferizaj.net.com

Dy pamje të praktikës profesionale