revista ushtarake - ministria e mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa...

236
1 REVISTA USHTARAKE Tiranë, Mars 2010 Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes Nr.1/2010 KOMANDA E DOKTRINËS DHE STËRVITJES

Upload: others

Post on 06-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

1

REVISTA USHTARAKE

Tiranë, Mars 2010

Organ teoriko–shkencor i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Nr.1/2010

KOMAnDA E DOKTRInëS DHE STëRVITjES

Page 2: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

2

Bordi i Botimit të Revistës UshtarakeMiratuar me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Nr. 442 datë 03/04/2009

Kryetar:Gjeneral Brigade Sandër LLeshi

Anëtar:Prof.Dr.Dhori Kule Kolonel Thimi Hudhra Prof. Dr. Romeo Gurakuqi Kolonel Nexhbedin Shehu

Kryeredaktor: Nënkolonel Alqi Nikolla

Redaktoi: Nënkolonel Alqi Nikolla

Përktheu në anglisht: Kapiten Kastriot RexhajOperatore: Lindita Kuçana

Art designDafina Stojko

Copyright © 2010 nga Qendra e Analizave të Mbrojtjes (QAM) të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).Copyright © 2010 by the Center for Defence Analyses (CDA) of the Albanian Training and Doctrine Command.Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në Revistën Ushtarake janë tërësisht të autorit/au-torëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Autori/Autorët e shkrimeve të Revistës Ushtarake nuk do të jenë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale edhe sikur përmba-jtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të mbrojtjes.Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.Ky botim i Revistës Ushtarake gjendet në website http://www.tradoc.mil.al/ Në rast se nuk mund të merrni informacionin që kërkoni në internet, lutemi të kërkoni një kopje të tij në adresën: e-mail: [email protected] ose [email protected] e Doktrinës dhe Stërvitjes Qendra e Analizave të Mbrojtjes Dega e Botimeve

Shtypur: “GEER”, 2010

Page 3: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

3

PëRMBAjTjA

RUBRIKA E PARë

Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, qëndrimet e Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura 7

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, në Konferencën “Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, qëndrimet e Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura” 9 Mbi përcaktimin e nivelit të ri të synimit në Konceptin Strategjik të NATO-s, dhe disa mendime për përgjegjësitë e Shqipërisënë kuadër të AleancësGjeneral Major Arian Zaimi 15

Qëndrimi i Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të Aleancës në kuadrin e nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit Ervin Nina 26

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë globale, rajonale dhe kombëtare në dekadën e dytë të shekullit XXI Kolonel Nexhbedin ShehuGjeneral Major (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani Selim Shirokaj 32

Mbi zhvillimet e nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit në shekullin e XXI,për aktivizimin e mbrojtjes kolektive të AleancësKolonel Agron Sharra Kolonel Agim Sula Dr. Arshi Çela 42

Page 4: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

4

Për përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjeskolektive të Aleancës dhe të RSHKolonel Dilaver Hoxha Nënkolonel Editson Zarka Nënkolonel Agim Hajro 47

Transformimi i Aleancës, ndarja e kostos, proceset vendimmarrëse dhe pozicioni i ShqipërisëKolonel Thimi Hudhra Kolonel Perikli Koliçi Kolonel Nazmi Cahani 54

Mbrojta e hapësirës ajrore të NATO-s dhe hapësirës ajrore të RSH, në situatat e nenit 5 dhe në rastet ”renegate”Gjeneral Brigade Dhori Spirollari Nënkolonel Emëror Hajdarasi 62

Konkluzione të Konferencës “Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, qëndrimet e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura” 68

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik Kolonel Viktor Isaku 74

Lufta Kibernetike - tashmë një realitetKolonel. Dr. Skënder Kadiu 83

RUBRIKA E DYTë

Konferenca e Zhvillimit të Personelit në Forcat e Armatosura 101

Motivimi i personelit për të shërbyer në FA - një ndër sfidat më të rëndësishme për krijimin e forcës profesionisteGjeneral Brigade Sandër Lleshi 103

Page 5: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

5

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FAKolonel Tonin MarkuKolonel Skënder Kadiu 114

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e ArmatosuraKolonel Nexhbedin ShehuKolonel (R) Dr. Simon Gega 131 Procesi i rekrutimit në shërbim të misionit të Forcave të ArmatosuraKolonel Zihni Goxhaj 142

RUBRIKA E TRETë

Këndi i analistit 147

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe Kolonel (R) Dilaver Goxhaj 149 Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen, i Komandantit të Forcës së Sigurisë dhe Asistencës në Afganistan/Forcave të SHBA në AfganistanKapiten Kastriot Rexhaj 167

Refleksione mbi sistemin e NATO-s për edukimin, trajnimin individual, stërvitjen dhe vlerësimin, në interes të FASH Nënkolonel Ahmet Leka 181

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe Zhvillimi i sajNënkolonel Çlirim Toçi 189

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy FranksNënkolonel Ardian Lulaj 205

Page 6: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

6

Botime të tjeraRedaksia e Revistës Ushtarake 213

Përmbledhja në anglishtKapiten Kastriot Rexhaj 216

Kujtesë për bashkëpuntorët e Revistës UshtarakeRedaksia e Revistës Ushtarake 234

Page 7: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

7

RUBRIKA E PARë

Koncepti i ri Strategjik i NATO-s,

qëndrimet e Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura

Në këtë bllok me tematikë të orientuar, ekspertë të spikatur ushtarakë dhe civilë shprehin mendimet e tyre të pavarura për çështjet themelore të Kon-ceptit të ri Strategjik të Aleancës.

Siç është bëre tashmë e ditur NATO ka filluar një proces që çon drejt një Koncepti të ri Strategjik. Ky koncept është gjithëpërfshirës, dhe marrin pjesë të gjithë aleatët, nga më i madhi deri tek me i vogli.

Në kuadër te këtij procesi në datë 25 Mars 2010 në auditoriumin “Gjeneral Enriko Telini”, të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u organizua Kon-ferenca kërkimore mbi “Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, Qëndrimet e Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura”.

Në këtë Konferencë u prezantuan punime në lidhje me: Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë globale, rajonale dhe kombëtare në dekadën e dytë të shekullit XXI; Mbi zhvillimet e ‘nenit 5’ të Traktatit të Uashingtonit në shekullin e XXI, dhe aktivizimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës; Për përmirë-simin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes kolektive të Aleancës dhe të RSH; Mbi përcaktimin e nivelit të ri të synimit në Konceptin Strategjik të NATO-s dhe disa mendime për përgjegjësitë dhe detyrat që i dalin Shqipërisë në kuadër të Aleancës; Transformimi i Aleancës, ndarja e kostos, proceset vendimmarrëse dhe pozicioni i Shqipërisë; Mbrojta e hapësirës ajrore të NATO-s në tërësi, dhe hapësirës tonë ajrore në veçanti, në situatat e nenit 5, si dhe në rastet renegate; Qëndrimi i Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të Aleancës në kuadrin e nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit

Bordi gjithashtu është i hapur dhe mirëpret zhvillimin e konferencave të tilla apo formave të tjera kërkimore nga institucione të tjera të FA, duke ju rezervuar atyre të drejtën e botimit në faqet e kësaj Reviste.

Jeni të mirëpritur të kontribuoni me shkrimet tuaja.

Redaksia e Revistës Ushtarake

Page 8: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

8

Page 9: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

9

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

në Konferencën “Mbi Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”,

më 25 Mars 2010

Faleminderit për ftesën. E vlerësoj dhe e çmoj në mënyrë të veçantë këtë konfer-encë. Jam i bindur se Forcat tona të Armatosura, por edhe më gjerë, kanë kapacitete për të trajtuar këtë çështje brenda koncepteve dhe standardeve të NATO-s dhe të gjithë së bashku të shkojmë drejt një kontributi që Shqipëria duhet të japë në këtë diskutim të gjerë për Konceptin e Ri Strategjik, ashtu si dhe të gjithë vendet anëtare të Aleancës dhe qendrat që merren me çështjet e sigurisë, po ashtu edhe ato që merren me politikën e jashtme dhe të strukturave të mbrojtjes.

Unë besoj që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, padyshim që ka interesat e saj në Aleancë dhe që duhet të përpiqet dhe do të përpiqet që në Konceptin e Ri Strategjik të sjellë prurje të cilat përfaqësojnë këto interesa, dhe atë shikim për to. Nevoja e Konceptit të Ri Strategjik është e qartë. Pas vitit 2001 e gjithë bota ndryshoi. Akti terrorist i 11 Shtatorit ndryshoi jo rastësisht mënyrën se si e shikojmë ne botën dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kur themi ndryshoi, flasim kryesisht për njeriun, se si e shikojnë këtë ndryshim jo vetëm ata që janë brenda Aleancës, por edhe ata që janë jashtë strukturave të saj, se si i përdorin të gjithë ato teknologji dhe të gjithë ato mjete, të cilat kanë qenë më parë për Aleancën. Kështu, që në qoftë se kemi patur deri tani dy koncepte bazë strategjike për NATO-n, sot jemi në një realitet tjetër gjeostrategjik, i cili nuk është më thjesht ai i pas Luftës së Ftohtë, nuk është më ai i angazhimeve të NATO-s në Ballkan, por është një an-gazhim i ri që është i lidhur me rreziqe të reja. Rreziqet që tanimë nuk mbeten thjesht brenda kufijve të një vendi, por që influencojnë në sigurinë dhe mbrojtjen në shkallë botërore janë:

Terrorizmi ndërkombëtar,a. Përhapja e armëve të dëmtimit në masë,b. Shtete të paqeverisshëm (Failed States),c. Lufta informatike (Cyberwar),d. Pasiguria energjetike,e. Ndryshimet klimaterike,f. Pakësimi i rezervave ujore, etj. g.

Page 10: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

10

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Sot NATO përballet me sfida shumë prej të cilave kërkojnë një angazhim që shkon përtej përgjigjes së thjeshtë ushtarake në kuptimin klasik. Nevojave të sigurisë NATO do të duhet t’u adresohet në një spektër shumë më të gjerë politik, ekonomik, shtetndërtues, rindërtues, trajnues etj. Angazhimi global i NATO-s, natyrshëm kërkon dhe do të kërkojë edhe më shumë, krahas kohezionit të vetë Aleancës, ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve konstruktive në të mirë të instalimit, ruajtjes dhe forcimit të sigurisë për të gjithë.

Çështje të tjera, të cilave do të duhet t’u adresohet Koncepti i Ri Strategjik janë ato të raporteve me Rusinë e më gjerë, identifikimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, evoluimin e procedurave vendimmarrëse të Aleancës për t’ju përgjigjur me efikasitetet intensitetit tepër të lartë të rreziqeve dhe kërcënimeve të kohëve moderne, etj.

Disa mendime për Konceptin e Ri Strategjik të nATO-s

Roli i NATO-s

Koncepti i Ri Strategjik do të duhet të përcaktojë vendin, rolin dhe misionet e NATO-s në arkitekturën e re të sigurisë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, natyrshëm çështja vjen tek zbatimi dhe riformulimi i nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Ver-iut. Ne mendojmë që neni 5 duhet të mbetet në qendër të misionit të NATO-s. Për këtë, mendoj se nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje në Konceptin e Ri Strategjik. Nga ana tjetër, është e nevojshme që të përcaktohet më mirë se cili do të jetë kuptimi i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë sfidat, rreziqet dhe kërcënimet e përmendura më sipër. Për rrjedhojë, del e domosdoshme përcaktimi i një korrelacioni të arsyeshëm, bindës dhe të pranueshëm midis kërkesave të nenit 5 dhe jo-nenit 5.

Raportet NATO - BE

NATO dhe BE duhet të jenë bashkëpunues dhe jo konkurrues në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë. Në këtë kontekst, nevoja për zhvillimin e Politikës së Mbrojtjes dhe Sigurisë Europiane (ESPD) duhet të shihet si një dimension bashkëpunimi me NATO-n.

Shqipëria padyshim që është e interesuar për forcimin e një politike të sigurisë ev-ropiane, por nuk mund ta shikojë dhe nuk do ta shikojë këtë politikë si kompetitive, por do ta shohë si pjesë e politikave të mbrojtjes të NATO-s. Është e domosdoshme që NATO dhe BE të veprojnë së bashku, përderisa së bashku ndjekin të njëjtat objektiva e përballen me të njëjtat sfida. Ato duhet të koordinojnë përpjekjet në zhvillimin e kapaciteteve duke evituar dublikimet, për të siguruar efektivitet opera-cional më të lartë. Është e rëndësishme të përcaktohet se si mund ta mbështesin më mirë njëri-tjetrin edhe Kombet e Bashkuara në trajtimin e sfidave të sigurisë.

Page 11: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

11

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Partneritetet

Padyshim që jashtë Aleancës ka përpjekje për të krijuar kundërvënie dhe part-neritete të veçanta apo të ndryshme midis NATO-s dhe BE. Besoj se nuk është në interes të vendeve të BE që për çështje të ndryshme të kemi pikëpamje të ndryshme në NATO dhe pikëpamje të ndryshme në BE, apo të kemi zhvillime kompetitive në çdo pikëpamje midis këtyre dy realiteteve, njëri që është politiko-ushtarak, ndërsa tjetri është politiko- ekonomik.

Çështja e partneritetit është një problem themelor. Aktualisht dhe në perspektivë, Aleanca është e angazhuar dhe pritet të angazhohet në operacione në largësi strat-egjike globale. Kjo kërkon që NATO të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me demokracitë përtej bashkësisë Euro-Atlantike. Për këtë nevojitet që të zhvillohen partneritete strategjike në mbështetje të këtij objektivi. Nëpërmjet Konceptit të Ri Strategjik, NATO duhet të përcaktojë se si duhet të punohet më mirë dhe më ngushtë me partnerë dhe vende me të cilat Aleanca ndan vlera të përbashkëta. Vende si Australia, Japonia, Zelanda e Re, etj. janë vende që mbështeten në lirinë dhe të drejtat e njeriut, janë vende që mbështeten në ekonominë e tregut dhe, pavarësisht faktit që nuk janë anëtare të Aleancës, disa prej tyre japin kontribute tepër të mëdha për Aleancën, sidomos në Afganistan. Është e domosdoshme që këta partnerë të trajtohen me seriozitet të plotë, të jenë pjesë e vendimmarrjes, realizimit të së cilës ata i kontribuojnë. Në këtë linjë janë bërë hapa përpara, muajt e fundit, në mënyrë të posaçme Australia ka ngritur çështje që kanë nevojë për diskutime serioze me disa partnerë të NATO-s dhe kjo mesa duket po shkon në rrugë të drejtë.

Në të njëjtën kohë, në Konceptin e Ri Strategjik mendoj se duhet qartësuar kon-cepti i “vendit partner” dhe “vendit bashkëpunues” për arritjen e objektivave të sigurisë në botë. Në këtë kontekst, do të duhet të përcaktohet nëse partnerët e NATO-s të ndajnë vlerat e tyre demokratike, apo është e mjaftueshme që ato të njohin interesin e përbashkët, p.sh. luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Problemi për mua është i qartë, Shqipëria ka nevojë, por edhe NATO sigurisht, që përtej këtyre aleancave, edhe për bashkëpunim e partneritet me vende të cilat janë treguar aleatë besnikë të NATO-s e SHBA, pavarësisht se mund të mos ndajnë të njëjtën pikëpamje lidhur me ato vlera që përmendëm më sipër.

Shqipëria ka interes të veçantë për bashkëpunimin mesdhetar, pavarësisht se disa prej tyre nuk kanë demokraci. Shqipëria mendon dhe mund të kontribuojë që iniciativa e Stambollit duhet të përkrahet.

Lidhur fort me çështjen e partneritetit është edhe çështja e raporteve, siç është raporti nATO-Rusi. Koncepti i Ri Strategjik duhet të ketë qartësi dhe të japë drejtimet e përgjithshme për ndërtimin e raporteve me Rusinë. S’ka dyshim se

Page 12: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

12

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

raportet e Rusisë me NATO-n kanë ndikim të ndjeshëm në çështje të rëndësishme të Aleancës. Ajo që mendojmë ne, ashtu sikurse mendojnë shumë vende, është që bashkëpunimi me Rusinë është i nevojshëm, i domosdoshëm, por kjo nuk mund të bëhet me koston e mosmarrjes në konsideratë të interesave të sigurisë së këtyre vendeve dhe që Rusia nuk mund të vërë kushte të tilla për të rritur partneritetin me NATO-n. Për fat të keq, para pak kohësh Rusia përcaktoi se rreziku kryesor i vjen nga Aleanca. Sigurisht që rusët janë të shqetësuar, në mënyrë të veçantë për mbrojtjen bërthamore, por për fat të mirë një gjë është e qartë, se Rusisë i janë bërë propozime serioze dhe konkrete që të përfshihet brenda sistemit të kësaj mbrojtjeje, çka tregon se kjo mbrojtje nuk është konceptuar, nuk ndihet e nevojshme nga ana e Aleancës përkundrejt Rusisë, por përkundrejt atyre vendeve që shkojnë drejt pajisjes me arsenal bërthamor, ndërkohë që nuk kanë stabilitet të brendshëm politik dhe krijojnë rreziqe të reja. Ky është një propozim i vlefshëm e serioz që i është bërë Rusisë dhe pranimi i një propozimi të tillë të ndershëm e të matur sigurisht që shton mundësinë dhe hapësirën për bashkëpunim që është i nevojshëm për NATO-n.

Çështjet bërthamore

Duhet të theksohet roli i NATO-s në shkurajimin dhe përgjigjen ndaj sulmeve te-rroriste e përhapjes së armëve bërthamore. Ka akoma rreziqe duke përfshirë dhe rrezikun e një sulmi bërthamor nga ndonjë aktor jo-shtetëror. Fakt është se ka vende si Irani dhe Korea e Veriut që po punojnë për sigurimin e këtyre kapac-iteteve. Për këtë, ndoshta nevojiten nisma të reja për ndalimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, ashtu siç duhet trajtuar se si duhet të reagojmë ndaj këtij rreziku. Shqipëria është e bindur se shpërndarja e mëtejshme e armëve bërthamore nuk tingëllon pozitivisht në mjedisin e sigurisë. Padyshim që ne mendojmë se as Irani dhe as Koreja e Veriut nuk kanë arsye për të shtuar potencialin e armëve bërthamore. Shqipëria mbështet një politikë e cila do të jetë e qartë, e ashpër dhe do të bashkohet me vendimet politike të Aleancës, që nuk do të lejohet përhapja e armëve bërthamore, përfshirë edhe këto shtete, ashtu sikurse dhe organizata apo aktorë të tjerë joshtetërorë.

Një çështje themelore që vazhdon të jetë për Aleancën është politika e dyerve të hapura e cila duhet të ritheksohet ashtu siç është formuluar edhe në nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit. Fakti është se zgjerimi i Aleancës e ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në zonën Euro-Atlantike. Kjo vërehet qartë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në Aleancë. Ne mendojmë se duhet të vijojë politika e dyerve të hapura për pranimin edhe për vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën. Padyshim kur flasim për këtë çështje, kemi parasysh Maqedoninë, por edhe Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë. Ne jemi të interesuar që Serbia të jetë brenda dhe jo jashtë Aleancës, por absolutisht jemi të bindur që Kosova duhet të jetë një shtet anëtar i Aleancës. Kosova duhet të fillojë

Page 13: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

13

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

integrimin e saj pikë së pari në iniciativat rajonale, po kështu do të mbështesim deri në fund pjesëmarrjen e saj në iniciativat rajonale në fushën e mbrojtjes. Kur flasim për Serbinë duhet të nënvizojmë se, ashtu sikurse nënvizuam për Rusinë, Serbisë nuk duhet t’i japim koncesione të posaçme, aq më tepër në shpinë të Ko-sovës, apo të ndonjë vendi tjetër në rajon, për ta afruar atë në Aleancë. Natyrisht që Serbia është një shtet i pavarur, është një shtet që mban qëndrimet që mendon. Do të ishte në të mirë të Serbisë edhe të Ballkanit që të integrohej në Aleancë, por kjo nuk mund të bëhet duke i dhënë shpërblime për qëndrimin e saj.

Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë zgjerimin e NATO-s dhe për këtë është e bindur, sigurisht në kohën dhe në terrenin e duhur. Në këtë kuadër, duhet të vijojë politika e dyerve të hapura për pranimin në Aleancë edhe të vendeve të tjera, duke përfshire edhe Kosovën. Duke respektuar kushtet e anëtarësimit, çdo vend aspirant duhet të gjykohet në bazë të vlerave, meritave, kontributeve dhe performancës individuale.

Trajtimi i rreziqeve në konceptin strategjik

Siç është e njohur, rreziqeve konvencionalë u janë shtuar, madje me intensitet përherë e më të lartë, rreziqet asimetrike apo hibride, përballimi i të cilave kërkon forma, metoda, mekanizma dhe kapacitete specifik jo tradicional. Në kontekst të rreziqeve që përmenda më sipër, do të theksoja nevojën që në Konceptin e Ri Strat-egjik të konsiderohen më mirë rreziqet që i vijnë sigurisë së Aleancës si e tërë dhe çdo vendi të saj nga ndërprerja e energjisë, sulmi informatik, sulmi raketor etj.

Mbështetur në konsideratat e paraqitura më sipër, pavarësisht se Koncepti i Ri Strategjik është në proces diskutimi e miratimi, sfidat për përballimin e rreziqeve dhe kërcënimeve janë të përhershme, prandaj nga ne kërkohet:

Sigurimi i kapaciteteve të reja për realizimin e një mbrojtje efektive kundër •terrorizmit dhe sulmeve në rrjetet e internetit. Detyrë urgjente është mbrojtja ndaj sulmeve nga Armët e Shkatërrimit në Masë të cilat mund të përdoren edhe nga elemente jo-shtetërorë, gjë që kërkon ndërmarrjen e masave për sigurimin e veprimeve parandaluese dhe një politikë aktive kundër përhapjes së tyre.

Transformim në mënyrën e planifikimit, organizimit dhe kryerjes të •operacioneve. Eksperienca në Irak dhe Afganistan na ka treguar se si duhet t’i bëjmë gjërat më mirë.

Na duhet të reformojmë strukturat dhe organizimin tonë. Për të ardhmen na •duhet një FA më operacionale, struktura të sigurisë më efektive dhe më pak burokratike, me burime financiare e njerëzore të adresuara me prioritete.

Përpjekja jonë duhet të jetë për të minimizuar burokracinë dhe për t’i alokuar •fondet në interes të rritjes të kapaciteteve operacionale.

Page 14: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

14

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Ruajtja në vijimësi e mbështetjes së mbrojtjes me 2% të GDP është njëherësh •inkurajim dhe detyrim për të gjitha strukturat e mbrojtjes për ta përdorur atë me efikasitetin maksimal në interes të forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Në planifikimin e mbrojtjes duhet të mbahet në konsideratë balancimi i nivelit të ambicjeve me burimet në dispozicion.

Page 15: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

15

Gjeneral Major Arian Zaimi

Mbi përcaktimin e nivelit të ri të synimit në Konceptin Strategjik të NATO-s, dhe disa mendimepër përgjegjësitë e Shqipërisë në kuadër të Aleancës

Gjeneral Major Arian ZaimiPërfaqësues Ushtarak i RSH në NATO, Bruksel

Abstrakt. Në këtë shkrim pasqyrohet dhe shtjellohet niveli i ri i synimit të Aleancës në Konceptin e ardhshëm Strategjik të saj, si dhe risitë që pritet të sjellë ky Koncept si: Një nivel synimi i qartë e realist, i mbështetur me burimet e nevojshme dhe të mundshme financiare; Një nivel synimi në përputhje me forcat dhe mjetet e nevojshme për përballimin e rreziqeve dhe të kërcënimeve të reja ndaj sigurisë; Një nivel synimi me përparësi ndaj forcave dhe mjeteve të Aleancës për operacionet e nenit 5; Një nivel synimi për një periudhë kohore afatgjatë; Një nivel synimi i hapur për publikun. Gjithashtu në ketë kuadër autori shtjellon edhe nivelin e synimit të Shqipërisë, realizimin e paketës së objektivave të forcave si pjesë e Aleancës. Në përfundim jepen disa mendime mbështetur në problemet e hasura në realizimin e objektivave të forcave dhe të nivelit të kërkuar të synimit për forcat dhe mjetet tona në dispozicion të Aleancës, në përvojën e mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e deritanishme në operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në perspektivën e angazhimeve tona, për përmirësimin e punës së FARSH-it në të ardhmen.

I. Mbi përcaktimin e nivelit të ri të synimit të nATO-s

Si parim i përgjithshëm, niveli i synimit të një organizate ndërkombëtare, aq më tepër i aleancave mbrojtëse, nuk është i pandryshueshëm dhe i përcaktuar në mënyrë përfundimtare. Përkundrazi, ai është subjekt i ndryshimeve të

vazhdueshme të mjedisit të sigurisë ndërkombëtar dhe i rolit që marrin përsipër të luajnë këto organizata ndërkombëtare në skenën botërore. Niveli i synimit të NATO-s pasqyrohet në Konceptin Strategjik të Aleancës, që përbën formulimin më autoritar të detyrave thelbësore të sigurisë së Aleancës dhe siguron shkallën më të lartë të udhëheqjes lidhur me mjetet politike dhe ushtarake që duhen përdorur për arritjen e tyre. Megjithatë, ndryshimi i natyrës së kërcënimeve dhe i perceptimit

Page 16: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

16

Mbi Nivelin e Synimit të Aleancës dhe Shqipërisë

të tyre, kanë çuar në një proces të pandërprerë përshtatjeje të kësaj strategjie. Në këtë kuadër, edhe niveli i synimit të NATO-s ka ndryshuar në mënyrë të pareshtur dhe në veçanti, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka marrë një përmasë të re në përshtatje me ndryshimin hap pas hapi të natyrës së Aleancës nga e një lloji mbrojtës në atë të sigurisë rajonale europiane. Për rrjedhojë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë Aleanca e ka ndryshuar dy herë Konceptin Strategjik e bashkë me të dhe nivelin e synimit të saj.

Ndërsa Koncepti Strategjik i vitit 1991 erdhi si pasojë e rënies së ish-Bashkimit Sovjetik dhe shpërndarjes së Traktatit të Varshavës, ai aktual i NATO-s, i miratuar nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s në Takimin e Uashingtonit në Prill 1999, pasqyron ndryshimet e atëhershme në mjedisin e sigurisë, si pasojë e një integrimi më të ngushtë mes vendeve europiane, shoqëruar me zhvillimin e Politikës së Sigurisë dhe të Mbrojtjes Europiane, si dhe perspektivën e qartë të zgjerimit të Aleancës me anëtarë të rinj. Sidoqoftë, ky koncept u hartua në një kohë kur NATO numëronte vetëm 16 anëtarë. Pas goditjeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 mbi SHBA-të dhe përfshirjes së Aleancës në operacionet kundërterroriste jashtë zonës së përgjegjësisë së saj, si në Afganistan, apo në sulmet e kohëve të fundit kundër piraterisë në Bririn e Afrikës, si dhe shfaqjes së rreziqeve të reja të sulmeve kundër rrjeteve dhe informacionit elektronik, si në rastin e Estonisë, është rritur së tepërmi nevoja e rishikimit të Konceptit aktual Strategjik e bashkë me të edhe të nivelit të synimit të Aleancës.

Nisur nga ky realitet, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s në Takimin e Strasburg/Këlnit të Prillit 2009, ngarkuan Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës të zhvillonte një Koncept të ri Strategjik. Për hartimin e këtij Koncepti u ngrit një grup ekspertësh, i cili pas katër seminareve dhe një vargu veprimtarish të orga-nizuara në kryeqytetet e vendeve anëtare të Aleancës, pritet që në muajin Maj t’i dorëzojë projektin në fjalë Sekretarit të Përgjithshëm, i cili pas këshillimeve në hallkat përkatëse do ta paraqesë për miratim në Takimin e NATO-s, në Lisbonë të Portugalisë, në Nëntor 2010.

Koncepti i ri Strategjik mendohet të nxjerrë në pah që Aleanca duhet të jetë e për-gatitur jo vetëm për të përballuar rreziqet kryesore të përcaktuara në Konceptin Strategjik të vitit 1999, të tilla si konflikte etnike e fetare, rënie të rendit politik, kriza rajonale, përhapje të armëve të dëmtimit në masë, por edhe sfidat e reja dhe kërcënimet në rritje ndaj hapësirave ajrore, detare dhe rrjeteve kompjuterike. Gjithashtu, Aleanca nuk mundet të përjashtojë mundësinë e përballimit me sfidat tradicionale, të tilla si konflikti ushtarak ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë apo me rilindjen e gjeopolitikës për shkak të konkurrencës të burimeve dhe rrugëve të furnizimit të energjisë.

Zakonisht, Koncepti Strategjik pasohet nga një tjetër dokument i rëndësishëm, ai i

Page 17: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

17

Gjeneral Major Arian Zaimi

Direktivës së re Politike të NATO-s, që në parim përmban udhëzime të hollësishme për drejtimin e procesit të planëzimit të mbrojtjes në vendet aleate. Direktiva Politike, e cila rishikohet të paktën çdo katër vjet, pasqyron faktorët politikë, ushtarakë, ekonomikë, ligjorë, civilë dhe teknologjikë, të cilët mund të ndikojnë në zhvillimin e forcave dhe të mjeteve të kërkuara për realizimin e misionit të Aleancës. Përveç të tjerave, ajo synon të përcaktojë numrin, shkallën dhe natyrën e operacioneve që Aleanca do të zhvillojë në të ardhmen, e referuar kjo si “Niveli i Synimit të NATO-s”. Çdo direktivë politike përpilohet duke marrë parasysh faktin se, krahas forcave dhe mjeteve të përbashkëta si Aleancë, pjesa dërrmuese e tyre që kërkohet për realizimin e misionit duhet të sigurohet nga vendet anëtare mbi baza kombëtare.

Direktiva Politike në fuqi është miratuar në Qershor 2006 dhe ajo përcakton llojet dhe numrin e misioneve që zhvillohen njëkohësisht, kohën e kryerjes dhe kufijtë e madhësisë së tyre, si dhe largësitë e mundshme të operacioneve nga zona e përgjegjësisë së NATO-s. “Niveli i Synimit” aktual të parashikuar në këtë dokument kërkon realizimin e çdo operacioni të mbrojtjes së përbashkët të parashikuar si-pas nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit brenda ose jashtë zonës së përgjegjësisë së NATO-s; si dhe kryerjen e njëkohshme të një numri të caktuar operacionesh të mëdha dhe të vogla gjitharmëshe jashtë zonës së përgjegjësisë; me zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për tiu përgjigjur me efektivitet krizave të sigurisë rajonale e më gjerë. Lidhur me shtjellimin e hollësive të mëtejshme të nivelit të synimit të Aleancës do të kërkoja mirëkuptimin e lexuesve për të mos vazhduar me tej, pasi ato përbëjnë informacion të sekretuar.

Pavarësisht nga niveli aktual i synimit, realiteti i zhvillimit të sotëm të operacio-neve të drejtuara nga Aleanca, megjithëse larg nivelit maksimal të këtij synimi, ka treguar se ka vend për përmirësim në ofrimin e ndihmesave kombëtare në operacione për të përmbushur kërkesat e komandantit të operacionit në forca dhe mjete. Jo gjithmonë konferencat e ripërtëritjes së forcave për operacion kanë arritur të sigurojnë sasinë dhe sidomos cilësitë e nevojshme të kërkuara në rajonin e veprimeve luftarake. Pra, megjithëse angazhimi i sotëm i Aleancës nuk e kalon nivelin e realizimit të njëkohshëm të një operacioni të madh gjitharmësh, sikurse është ai në Afganistan së bashku me dy operacione të vogla gjitharmëshe si ato të Kosovës dhe kundër piraterisë në Bririn e Afrikës, shpesh vihet re mungesa e kapaciteteve të transportit dhe e mbështetjes nga ajri, apo e atyre të zbulimit në raport me kërkesat për arritjen e suksesit në një kohë sa më të shkurtër. Nga një vështrim i shpejtë i forcave dhe i mjeteve të vendeve anëtare të NATO-s, rezulton se atyre nuk u mungojnë kapacitetet e mjaftueshme të këtij lloji, por thjesht prob-lematik mbetet sigurimi i ndihmesave në kohën e duhur, sidomos për operacione të drejtuara nga Aleanca jashtë zonës së saj të përgjegjësisë.

Page 18: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

18

Mbi Nivelin e Synimit të Aleancës dhe Shqipërisë

E vërteta është se megjithëqë të gjitha vendet aleate e pranojnë se rreziqet e sotme klasike apo josimetrike kërkojnë një angazhim më të madh dhe gjithmonë e më tepër larg zonës së përgjegjësisë, ka diskutime të vazhdueshme mbi raportin e këtyre të fundit për zgjidhjen e krizave me operacionet e mbrojtjes së përbash-kët apo për rolin e Aleancës në të ardhmen. Jo vetëm në kushtet e krizës aktuale ekonomike globale, por prej kohësh vihet re një prirje në kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s për të ulur shpenzimet e mbrojtjes me qëllim që të ricaktohen fondet në fusha të vlerësuara si të rëndësishme nga publiku. Është domethënës fakti se vetëm pesë prej vendeve aleate kanë arritur në nivel kombëtar financimin e buxhetit të mbrojtjes me 2% të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm. Ajo që kërkohet tashmë është përputhja e nivelit të synimit të Aleancës me burimet financiare të vëna në dispozicion të saj për realizimin e misionit dhe është para-shikuar që Koncepti i ri Strategjik ta realizojë këtë baraspeshim.

Nga puna e deritanishme e grupit të ekspertëve dhe nga diskutimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Aleancës, pritet që Koncepti i ri Strategjik të sjellë disa risi të cilat paraqiten si më poshtë:

Një nivel synimi i qartë e realist, i mbështetur me burimet e nevojshme 1. dhe të mundshme financiare

Nisur nga fakti se niveli i synimit aktual të NATO-s është i vështirë për t’u arritur, Koncepti i ri Strategjik pritet të sjellë ndryshime të dukshme në këtë drejtim. NATO nuk mund të deklarojë një nivel synimi ushtarak të cilin nuk është e aftë ta realizojë, prandaj dhe ripërcaktimi i nivelit të saj pritet të jetë realist dhe i qartë, duke përfshirë në procesin e reformimit të gjitha strukturat ushtarake dhe civile të Aleancës, të cilat pak kanë ndryshuar nga ato të Luftës së Ftohtë. Mbështetur në mangësitë e së kaluarës, në qendër të shqyrtimit do të jetë përcaktimi i sotëm i financimit të forcave në operacion, ku barra e shpenzimeve bie mbi vendin anëtar që ka deklaruar pjesëmarrjen e tyre.

2. Një nivel synimi në përputhje me forcat dhe mjetet e nevojshme për përballimin e rreziqeve dhe të kërcënimeve të reja ndaj sigurisë

Rreziqet dhe kërcënimet e reja ndaj sigurisë, si ato të ndërhyrjes në rrjetet kompju-terike, terrorizmi dhe pirateria, së bashku me nevojën për përthithjen e kapac-iteteve civile në operacione ushtarake të drejtuara nga Aleanca me qëllim për të mundësuar një qëndrim të frytshëm gjithëpërfshirës në përmbushjen e misionit, kanë bërë që formula e përcaktimit të nivelit të synimit të Aleancës me numrin e operacioneve të mëdha e të vogla të mos jetë më e përshtatshme. Në këtë kuadër pritet një ndryshim i mundshëm në përllogaritjen e sasisë dhe të llojit të forcave dhe mjeteve të kërkuara për përballimin e rreziqeve të reja dhe, për rrjedhojë, do të ketë ndryshim dhe në formulën e përcaktimit të nivelit të synimit të Aleancës.

Page 19: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

19

Gjeneral Major Arian Zaimi

3. Një nivel synimi me përparësi ndaj forcave dhe mjeteve të Aleancës për operacionet e nenit 5

NATO është një aleancë politiko-ushtarake, qëllimi kryesor i së cilës është garantimi i sigurisë dhe i mbrojtjes së përbashkët të tërësisë territoriale të vendeve anëtare. Shkurajimi, dhe nëse ky dështon, mbrojtja e territorit të vendeve të NATO-s ka qenë dhe mbetet gjithmonë misioni kryesor i Aleancës. Pa larguar vëmendjen nga operacionet në përgjigje të krizave jashtë zonës së saj të përgjegjësisë, është shumë e rëndësishme për Aleancën të përshtatet me natyrën e kërcënimeve të reja dhe të demonstrojë periodikisht kapacitetet e saj në mobilizimin, përqendrimin dhe mbështetjen e forcave të veta përmes gjithë territorit të saj.

4. Një nivel synimi për një periudhë kohore afatgjatë

Niveli i synimit nuk duhet të pasqyrojë vetëm realitetin aktual se çfarë jemi të aftë të arrijmë sot. Nëse nuk do të ketë lidhje me atë çfarë ne mendojmë për kërkesat e ardhshme, atëherë nuk do të mund të quhej më nivel synimi. Nëse NATO vërtet do të shfaqet si një organizatë më guximplotë dhe më e besueshme, i tillë duhet të jetë edhe niveli i synimit të saj, për të bërë të mundur që, si kundërshtarët ashtu dhe opinioni publik i vendeve anëtare, të kuptojnë qartësisht që pikësynimi themelor i Aleancës është parapërgatitja dhe gatishmëria për të përballuar të gjitha kërcënimet ngado që mund të vijnë dhe sidomos për një periudhë kohore afatgjatë.

5. Një nivel synimi i hapur për publikun

Njohja dhe mbështetja nga publiku i rolit të NATO-s në përballimin e kërcënimeve të ardhshme janë thelbësore për besueshmërinë e Aleancës. Një shembull pozitiv jep BE-ja, ku në dokumentet e miratuara nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive është bërë publik niveli i synimit ushtarak. Deri më sot, niveli i synimit të Aleancës ka qenë i karakterit të sekretuar, por kjo pritet të ndryshojë në dobi të rritjes së transparencës ndaj opinionit publik në rrafsh kombëtar me qëllim të vetëdijesimit të tij për detyrimet ndaj Aleancës.

II. Mbi nivelin e synimit të Shqipërisë si anëtare e nATO-s

Një vështrim historik i marrëdhënieve Shqipëri-NATO1.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shqipëria ishte vendi i parë, ndërmjet atyre të ish bllokut komunist, që kërkoi zyrtarisht anëtarësimin në NATO, duke përcaktuar si përparësi kryesore të politikës së jashtme integrimin e vendit në strukturat Euro–Atlantike. Kështu në vitin 1992, Shqipëria u pranua zyrtarisht në Këshil-

Page 20: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

20

Mbi Nivelin e Synimit të Aleancës dhe Shqipërisë

lin e Bashkëpunimit të Atllantikut të Veriut, një forum i krijuar në Dhjetor 1991 për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe demokracive të reja të vendosura rishtas në vendet e Europës Qendrore e Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik. Duke e vlerësuar Partneritetin për Paqe (PpP) si një ngjarje historike, Shqipëria ishte ndër vendet e para që nënshkroi Dokumentin Themelor më 23 Shkurt 1994. Brenda një kohe të shkurtër, ajo nënshkroi një varg dokumentesh zyrtare për të vënë mbi baza ligjore bashkëpunimin në kuadrin e PpP. Më 20 Prill 1994, Parlamenti Shqiptar ratifikoi Dokumentin Themelor të PpP; më 22 Shtator u paraqit në NATO Dokumenti i Prezantimit të Shqipërisë në PpP; më 25 Janar 1995 u miratua Programi i Parë Individual i PpP; më 9 Qershor 1995 u nënshkrua Dokumenti i Planëzimit dhe i Rishikimit të PpP.

Nënshkrimi i këtyre dokumenteve të rëndësishme krijoi kushtet e nevojshme për përcaktimin e objektivave politike dhe ushtarake të Shqipërisë në kuadrin e veprimtarive të PpP-së dhe vënien në dispozicion të kësaj nisme të forcave dhe infrastrukturës së saj ushtarake, për përfitimin e përvojës së NATO-s lidhur me planëzimin e mbrojtjes, përgatitjen e forcave dhe stërvitjet e përbashkëta, për pjesëmarrjen e ushtrisë sonë në veprimtari të përbashkëta me vendet aleate dhe partnere, jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por dhe jashtë saj. Krahas bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me NATO-n u bënë përpjekje edhe për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe me anëtarë të saj në veçanti dhe me vende të tjera partnere, çka pasqyrohet në nënshkrimin e një vargu memoran-dumesh mirëkuptimi dhe marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën ushtarake.

Në vitin 1996 marrëdhëniet Shqipëri-NATO shënuan një pikë kulmore me dy ta-kimet e rëndësishme të zhvilluara më 7 Korrik dhe 11 Shtator në kuadër të dialogut intensiv Shqipëri- NATO. Në Takimin e Uashingtonit, në Prill 1999, Shqipëria u pranua si vend mëtues dhe në Tetor 1999 paraqiti për herë të parë “Planin e Vep-rimit për Anëtarësim”, hap që shënonte një nivel të ri marrëdhëniesh me NATO-n. Në vitin 2003, në Tiranë u nënshkrua Karta e Adriatikut ndërmjet SHBA-ve, vendit tonë, Kroacisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Në Takimin e Rigës të vitit 2006, Shqipëria mori sinjalin e ftesës se ardhme për anëtarësim, në Takimin e Bukureshtit më 2008 mori statusin e vendit të ftuar dhe në Prill 2009, në Takimin e Strasburgut/Këlnit, u bë anëtare me të drejta të plota në NATO.

Mbi realizimin e paketës së objektivave të forcave2.

Gjatë procesit të zhvillimit të marrëdhënieve Shqipëri-NATO, ka ardhur duke u rritur edhe niveli i synimit të përgatitjes së forcave dhe të mjeteve të caktuara për të vepruar në kuadër të Aleancës. Kjo gjen pasqyrim të qartë në numrin përherë në rritje të objektivave të partneritetit, të atyre të periudhës ndërkalimtare si vend i ftuar e deri tek objektivat e forcave si vend anëtar në Aleancë. Nëse më parë, me

Page 21: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

21

Gjeneral Major Arian Zaimi

statusin e vendit partner, ishte Shqipëria që zgjidhte nga paketa e përgjithshme e objektivave të NATO-s ato që i gjykonte si më të leverdishme, tashmë si vend anëtar, marrja përsipër dhe realizimi i objektivave të forcave është një detyrim ndaj Aleancës.

Po ashtu në rritje të vazhdueshme ka qenë pjesëmarrja e trupave tona ushtarake në operacionet e drejtuara nga NATO. Që prej vitit 1996, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, krahas misionit të tyre kushtetues të mbrojtjes së tërësisë territoriale të vendit, janë përfshirë në Operacionet Ndërkombëtare të Mbështetjes së Paqes. Për herë të parë në vitin 1996, vendi ynë ka dhënë ndihmesë me trupa në nivel toge në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Bosnjë dhe Hercegovinë. Më pas, Shqipëria vazhdoi të ndihmojë me forca në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Afganistan, në atë të Koalicionit të Vullnetmirëve në Irak, etj. Në Qershor 2009, niveli i pjesëmarrjes në operacionet jashtë vendit arriti rreth 350 trupa, si dhe një numër të përgjithshëm pjesëmarrësish më shumë se 6000 ushtarakë shqiptarë.

Niveli aktual i synimit të Shqipërisë në lidhje me forcat dhe mjetet ushtarake që vendi ynë vendos në dispozicion të Aleancës, sipas paketës së objektivave të paraqitura nga NATO dhe të miratuara nga ana jonë në verën e vitit 2008, është si më poshtë:

Për operacione me kohëzgjatje të shkurtër deri në gjashtë muaj, pa a. rrethqarkullim: deri në 2010, një njësi taktike këmbësorie të lehtë, me mbështetje të kufizuar; ndërsa deri në 2014, të njëjtën njësi taktike këmbë-sorie të lehtë, të motorizuar, por me shërbime të mbështetjes së luftimit.

Për operacione me kohëzgjatje më të madhe dhe rrethqarkullim gjashtëmu-b. jor: një njësi më të vogël taktike këmbësorie të lehtë me mbështetje të kufizuar ose një gërshetim i nënreparteve më të vogla, i barasvlershëm me numrin e përgjithshëm të njësisë taktike të përmendur më parë.

Tashmë, nga Aleanca është pranuar fakti që forcat tona detare, të cilat përdoren për qëllime kombëtare dhe si rojë bregdetare, nuk mund të vendosen jashtë ujërave territoriale deri në një afat të mesëm kohor. Po ashtu edhe forcat ajrore aktualisht nuk mund të ndihmojnë në operacionet e NATO-s në përgjigje të krizave.

Realizimi i paketës së objektivave të forcave të paraqitur nga NATO dhe të miratuar nga ana jonë në verën e vitit 2008 kërkon përpunim konceptesh, zhvillim kapac-itetesh cilësore, përgatitje personeli, prokurim pajisjesh me vlerë të madhe finan-ciare. Bazuar në kërkesat për plotësimin e Objektivave të Forcave, si dhe në punën e bërë deri tani, mund të arrihet në përfundimin se është vështirë të realizohen në fillim të vitit 2014 Aftësitë e Plota Operative për njësinë taktike. Mungesa e për-vojës në planëzimin e forcave, burimeve financiare dhe prokurimeve të teknikës dhe pajisjeve ushtarake, rrezikon realizimin në afatin e përcaktuar të kësaj pa-

Page 22: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

22

Mbi Nivelin e Synimit të Aleancës dhe Shqipërisë

kete. Gjithashtu, pasojat negative të rënies ekonomike globale dhe ndikimet e saj në ekonominë e vendit tonë dhe, për rrjedhojë, pamjaftueshmëria e mbështetjes financiare gjatë periudhës ndërkalimtare të reformimit të ri organizativ të FARSH-it, nxjerrin në pah domosdoshmërinë e rivlerësimit të paketës së objektivave të forcave që kemi pranuar më 2008 dhe, në këtë kuadër, edhe të nivelit të synimit për ndihmesën tonë me forca dhe mjete ndaj Aleancës.

Një argument tjetër që kushtëzon domosdoshmërinë e rishikimit të paketës së objektivave të forcave lidhet me realizimin e vendimit të marrë në Takimin e Min-istrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, në Tetor 2009 në Bratislavë, mbi rritjen e përdorshmërisë së trupave të çdo vendi në operacionet e Aleancës. Sipas këtij vendimi, deri në fund të vitit 2015, çdo vend i Aleancës duhet të ketë 50% të forcave tokësore të rigrupueshme dhe 10% të përfshira në çdo kohë në operacion. Gjithashtu është rënë në ujdi nga të gjitha vendet që shifrat në lidhje me rigrupimin të bëhen publike në fund të çdo viti. Aktualisht, Aleanca është duke punuar që të dalë me objektiva konkretë të përdorshmërisë edhe për forcat ajrore, duke pasur parasysh kërkesat në rritje për përdorim helikopterësh në teatrin e veprimeve luftarake në Afganistan.

Përveç detyrimeve të paketës aktuale të objektivave të forcave, pritet që në të ardhmen të shtohen përbërës të rinj, sikurse është kërkesa për të krijuar përbërës gjithëpërfshirës kombëtarë për ndihmesat në kuadër të NATO-s, BE-së, OKB-së apo të koalicioneve të tjera. Kjo do të thotë që ndihmesa e Shqipërisë në operacionet ndërkombëtare në të ardhmen do të jetë jo vetëm e karakterit ushtarak, por edhe e natyrës civile, diplomatike, mjekësore, policore, deri edhe realizime projektesh të thjeshta rindërtimi etj.

III. Mendime për përmirësimin e punës

Mbështetur në problemet e hasura në realizimin e objektivave të forcave dhe të nivelit të kërkuar të synimit për forcat dhe mjetet tona në dispozicion të Aleancës, në përvojën e mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja e deritanishme në operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në perspektivën e angazhimeve tona, kam mendimin se përmirësimi i punës së FARSH-it në të ardhmen duhet të përqendrohet në drejtimet e mëposhtme:

Është me rëndësi të veçantë të sigurohet mbajtja e drejtpeshimit midis de-•klarimeve politike për përcaktimin e nivelit të synimit kombëtar për forcat në dispozicion të Aleancës dhe mbështetjes së tyre me burimet e nevojshme financiare e njerëzore. Kjo kërkon një bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet autoriteteve politike dhe ushtarake në planëzimin dhe zbatimin e misioneve. Mungesa e korrektësisë në përmbushjen e zotimeve dhe të detyrimeve nga

Page 23: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

23

Gjeneral Major Arian Zaimi

ana jonë do të shoqërohet me humbje të besueshmërisë në planin kombëtar dhe në marrëdhëniet me Aleancën.

Rëndësi parësore merr integrimi i sistemit të planifikimit tonë të mbrojtjes me •atë të Aleancës. Siç dihet, Aleanca është në një proces ndërkalimi dhe zbatimi të një sistemi të ri të planifikimit të mbrojtjes, i cili tashmë përmbledh më shumë fusha krahasuar me atë të mëparshmin. E gjitha kjo duhet të sigurojë zhvillimin e kapaciteteve që kërkohen për operacione të Aleancës. Në këtë drejtim ka vend për përmirësimin e kuadrit ligjor që të lejojë planifikimin e saktë dhe në kohë të burimeve financiare që vihen në dispozicion të mbrojtjes dhe realizimin e programeve të blerjes së pajisjeve në afate kohore më të gjata nga ato të tanishmet me qëllimin e shmangies së djegies së fondeve të buxhetit të mbrojtjes.

Integrimi i sistemit të planëzimit tonë operativ me sistemin e planëzimit të •operacioneve në NATO është një tjetër aspekt i rëndësishëm. Tashmë është koha më e përshtatshme për ta bërë këtë, pasi vetë sistemi i planëzimit operativ në NATO është në rishikim për të përfshirë përbërës nga “Qëndrimi Gjithëpërfshirës”, i cili ka si pikësynim integrimin e kapaciteteve ushtarake të NATO-s me ato të bashkësisë civile në teatrin e veprimeve luftarake.

Krijimi në Shtabin e Përgjithshëm i strukturës së Planëzimit të Forcave e të •Mjeteve në kuadrin e plotësimit të kërkesave në rrafsh kombëtar e të NATO-s si një e tërë është një domosdoshmëri në procesin e plotësimit të detyrimeve tona të integrimit në Aleance.

Shfrytëzimi i përvojës së pjesëmarrjes së forcave tona në operacionet e •Aleancës për të rritur nivelin cilësor e standardet e stërvitjes dhe për plotësimin e objektivave në nivel kombëtar është një tjetër fokus i përpjekjeve tona. Bazuar në përvojën e deritanishme është koha të kalohet në një stad më të lartë të ndihmesës sonë në operacionet e NATO-s drejt krijimit të forcave profesioniste dhe të mënjanohet dukuria e pjesëmarrjes vetëm me shërbime të rojës apo ruajtje të trupave.

Tashmë ndjehet nevoja e miratimit të një politike të procesit të ripërtëritjes së •forcave të caktuara për ndihmë në operacionet e Aleancës – pra përmbushja e një liste detyrimesh mbështetur në konceptin se kush, çfarë dhe kur, e cila të përmbledhë të gjitha fazat, nga shprehja e vullnetit politik, marrja e vendimit, dërgimi i një ekipi faktmbledhës në zonën e operacionit, bisedimet e deri te hartimi i memorandumeve të mirëkuptimit apo të marrëveshjeve teknike ushtarake me strukturat e NATO-s, të BE-së, të OKB-së ose me aleatët, përcaktimi i personelit, përgatitja e forcave para rigrupimit e deri te sistemi i informimit dhe i mësimeve të nxjerra.

Page 24: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

24

Mbi Nivelin e Synimit të Aleancës dhe Shqipërisë

Duke qenë vend anëtar i Aleancës, ne duhet të japim ndihmesën tonë edhe në •Forcën Kundërvepruese të NATO-s (NRF), e cila është një forcë gjitharmëshe që mund të përshtatet për kryerjen e misioneve të mëvetësishme dhe rigrupimin e shpejtë kudo që mund të kërkohet nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe që përbëhet nga njësi të vendeve anëtare të caktuara për NATO-n mbi bazën e rrethqarkullimit për periudha të caktuara. Ne duhet të parapërgatitemi në këtë drejtim pasi pritet që në mbledhjen e nivelit të ministrave të mbrojtjes të Qershorit 2010, çdo vend anëtar të ketë bërë të njohur publikisht ndihmesën me forca e mjete në NRF. Gjithashtu, del e nevojshme të ndjekim nga afër zhvillimet në fushën ushtarake të BE-së në kuadrin e perspektivës integruese të vendit tonë në BE.

Përbërja e forcave tona pjesëmarrëse në operacionet jashtë vendit duhet të •jetë e larmishme, me karakter përfaqësues gjitharmësh dhe jo më si deri tani që gjithë spektri i misioneve tona është mbuluar vetëm nga forcat Komando apo të Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Vëmendja duhet të përqendrohet nё evidentimin e aftësive të veçanta, duke përzgjedhur syresh ato më të kualifikuarat ku mund të ndihmohet realisht nё NATO, në BE etj, si për shembull, në nivel togash deri kompanish të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve plasëse, ekipesh mjekësore, të rindërtimit krahinor etj.

Përpjekje duhet të bëhen për transformimin e vazhdueshëm të aftësive ushtar-•ake dhe përsosjen e ndërveprimit, në mënyrë që forcat e caktuara për NATO-n të jenë të pajisura siç duhet, të ndërveprueshme dhe të afta për të kryer të gjitha llojet e misioneve ushtarake. Mospërgatitja e tyre në disa raste ka ndikuar që i njëjti grup ushtarakësh të marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë, kurset apo operacionet jashtë vendit.

Është e nevojshme që për një pjesë të operacioneve ndërkombëtare, sidomos •ato që kërkojnë ekipe stërvitore e instruktorë, të shfrytëzohen edhe aftësitë dhe përvoja e ushtarakëve që kanë dalë në rezervë nga FA, të cilët mund të inventarizohet në “skedarin elektronik” të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë kuadër duhet të evidentohen edhe përvojat më të mira, mësimet e nxjerra, por edhe dështimet e “vendeve të reja të NATO-s”, me qëllim që të përfitojmë prej tyre gjatë rrugëtimit tonë deri në integrimin e plotë në NATO.

Për mësimet e nxjerra nga operacionet ndërkombëtare të ngrihet një sistem •dinamik, ku përvoja e çdo kontingjenti në mision të vlerësohet realisht dhe shfrytëzohet në zhvillimin e koncepteve, të strukturave, sistemeve, programeve të stërvitjes, arsimimit, mbështetjes dhe të procedurave standarde të veprimit për njësitë pjesëmarrëse në këto operacione.

Angazhimi i forcave jashtë vendit nuk duhet të dëmtoje ruajtjen e kapaciteteve •operative tё mjaftueshme në vend për të kundërvepruar shpejt, me frytsh-

Page 25: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

25

Gjeneral Major Arian Zaimi

mëri dhe nё mënyrë përpjesëtimore ndaj skenarëve të ndryshëm në rrafshin kombëtar e më gjerë. Lloji i forcave dhe i mjeteve të vëna në dispozicion të Aleancës duhet të përzgjidhet që të shërbejë njëherësh për të përballuar edhe rreziqet dhe sfidat në nivel kombëtar. Gjithashtu, në këtë aspekt, një vend të rëndësishëm duhet të zërë përgatitja paraprake e planeve për përballimin e gjendjeve të jashtëzakonshme civile.

Rritja e përgjegjësive dhe detyrimeve që mbart në vetvete anëtarësimi i vendit •tonë në NATO shtron si domosdoshmëri zgjerimin e njohurive të publikut rreth çështjeve që lidhen me Aleancën. Ne nuk mund të kërkojmë mbështetjen e qytetarëve tanë nëse ata nuk janë të mirinformuar. Prandaj na del si detyrë të qartësojmë dhe të vetëdijësojmë publikun në përgjithësi dhe ushtrinë tonë në veçanti, për sfidat me të cilat ballafaqohemi dhe si e planëzojmë mënjanimin e rreziqeve që ato mbartin.

Duke përfunduar mendoj se formulimi i Konceptit të ri Strategjik të NATO-s paraqet një rast të volitshëm që duhet shfrytëzuar për një rivlerësim të objekti-vave të forcave dhe të nivelit të synimit të vendit tonë, dhe për rritjen e ndjenjës së përgjegjësisë ndaj plotësimit të detyrimeve e zotimeve të marra si vend anëtar i NATO-s.

Page 26: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

26

Mbi qëndrimin e Shqipërisë për zgjerimin e Aleancës

Qëndrimi i Shqipërisë për zgjerimin e mëtejshëm të Aleancës në kuadrin e nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit

Ervin NinaShef i Seksionit Politik, Departamenti i NATOs,

Ministria e Punëve të Jashtme

Abstrakt. Ndërsa Aleanca ndodhet në fazën e hartimit të një dokumenti të ri strat-egjik për udhëheqjen e aktivitetit të saj në vitet që do të vijnë, një nga çështjet e rëndësishme që ky dokument të përmbajë është edhe çështja e zgjerimit të mëtejshëm të saj. Në kuadër të diskutimit mbi këtë çështje, jam i mendimit se është e rëndësishme të analizohet kuptimi i nenit 10 të Traktatit të Uashingtonit dhe të jepet një pasqyrë e shkurtër kronologjike e zgjerimit të deritanishëm të Aleancës, në periudhat qartë-sisht të dallueshme të Luftës së Ftohtë dhe Pasluftës së Ftohtë.

Hyrje

Në nenin 10 të tij Traktati i Uashingtonit parashikon se Palët, në mar-rëveshje të plotë, mund të ftojnë çdo Shtet tjetër evropian në një pozitë të tillë që të nxisë më tej parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në

sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut që të aderojë në këtë Traktat.

Megjithatë, duket se zgjerimi i Aleancës me vende të reja ka hasur pothuajse gjithnjë pengesa. Që në fillimet e organizatës anëtarësimi i Norvegjisë, Islandës dhe Portugalisë, që mbështetej nga SHBA, kundërshtohej fillimisht nga disa vende evropiane, pasi këto vende ngritën çështjen e largësisë së madhe gjeografike dhe kulturore nga Evropa.

Tre vjet pas krijimit të NATO-s, në 1952, NATO-s iu bashkuan vendet ballkanike, Greqia dhe Turqia. Aderimi i këtyre vendeve nuk kaloi pa kundërshtime nga disa vende, të cilat në këtë rast, përveç largësisë kulturore dhe gjeografike shtuan edhe argumentin se këto vende nuk ishin demokraci. Negocimi i anëtarësimit të

Page 27: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

27

Ervin Nina

Republikës Federale Gjermane në NATO ishte gjithashtu një “operacion delikat”, por sidoqoftë u krye në kuadër të Marrëveshjeve të Parisit, në Tetor 1954, gjë që mundësoi anëtarësimin e RFGJ në NATO në vitin 1955 [1], bashkë me përfundimin e pushtimit aleat të Gjermanisë Perëndimore. Në vitin 1990 NATO-s iu bashkua edhe territori i ish-Republikës Demokratike Gjermane [2]. Përfundimisht Spanja, anëtarësimi i së cilës kundërshtohej vite me radhë për shkak se institucionet e saj qeverisëse nuk ishin demokratike u pranua në Aleancë më 30 Maj 1982.

Periudha e Pasluftës së Ftohtë Ndërsa në fillim të viteve ’90 NATO kishte mundur me sukses të kthente Evropën nga një vend burim konfliktesh në një rajon të stabilizuar dhe të integruar, në paqe, siguri e të prosperuar Traktati i Varshavës ishte shpërbërë dhe Bashkimi Sovjetik, bashkë me kërcënimin që ai përfaqësonte nuk ekzistonte më. Megjithë optimizmin për të ardhmen u bë shpejt e dukshme se stabiliteti dhe paqja nuk kishin ardhur me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe se kërcënime të reja dhe të rrezikshme u bënë konkrete për sigurinë e shteteve anëtare, si p.sh. konflikte rajonale, apo tensione e konflikte etnike, që rrezikonin të përhapeshin.

Në përgjigje të sfidave të reja NATO mundi që me Konceptin e ri Strategjik të Aleancës, në vitin 1991 të ruante relevancën e saj për ruajtjen e sigurisë së vendeve anëtare, drejt transformimit në një qendër partneriteti me vende që bashkëpunojnë ngushtë, në një fushë më të gjerë sigurie.

Në këtë kuadër, që me ndryshimet e mëdha që i dhanë fund Luftës së Ftohtë NATO ka ndërmarrë një sërë iniciativash për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe ndërtuar institucione për dialog, me qëllim ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimin me ish-kundërshtarët. Një hap i hershëm në këtë drejtim ishte krijimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut në vitin 1992, i cili tashmë është riemërtuar si Këshilli i Partneritetit Euroatlantik, një forum kryesor për dialog në hapësirën euroatlantike.

Në vijim, në vitin 1994 NATO lançoi një iniciativë të re, të njohur si Partneriteti për Paqe, një iniciativë e projektuar për të asistuar vendet pjesëmarrëse të rikon-struktojnë forcat e tyre të armatosura dhe t’i bëjnë ato të afta të luajnë rolin e tyre të duhur në një shoqëri demokratike, të marrin pjesë në operacionet ushtarake të drejtuara nga NATO etj. Një nga qëllimet e programit është përgatitja e vendeve aspirantë për anëtarësim, por sigurisht jo e të gjithë vendeve pjesëmarrëse. Kjo pasi disa partneritete të NATO-s synojnë anëtarësimin, disa vende partnere për shkaqe të ndryshme nuk mund të shkojnë në anëtarësim dhe disa partneritete janë krijuar vetëm për interes të ndërsjellë.

Page 28: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

28

Mbi qëndrimin e Shqipërisë për zgjerimin e Aleancës

Studimi për zgjerimin e nATO-s - 1995

Gjatë Samitit të Brukselit të Janarit 1994 Aleatët riafirmuan që Aleanca është e hapur për anëtarësimin e vendeve të tjera evropiane, të cilët janë në gjendje të promovojnë parimet e Traktatit të Uashingtonit dhe të kontribuojnë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Bazuar në vendimin e marrë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Aleancës në Dhjetor 2004, pyetjet se “përse dhe si do të kryhet zgjerimi” u ekzaminuan në Studimin për Zgjerimin e NATO-s, i cili u bë publik në shtator 1995.

Në lidhje me përsenë e zgjerimit studimi doli në konkluzionin se me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e Organizatës së Traktatit të Varshavës ka një nevojë dhe një mundësi unike për të përmirësuar sigurinë në të gjithë zonën eu-roatlantike, pa rikrijuar linja ndarëse. Zgjerimi i NATO-s, i cili nuk kërcënon asnjë shtet tjetër, është një hap i mëtejshëm drejt objektivit kryesor të Aleancës për zgjerimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë zonën euroatlantike, duke plotë-suar aspiratat më të gjera drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe forcimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Studimi gjithashtu konkludoi se zgjerimi i Aleancës do të kontribuojë në zgjerimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha shtetet në zonën euroatlantike në disa mënyra. Do të inkurajojë dhe mbështesë reformat demokratike, përfshi edhe vendosjen e kontrollit civil dhe demokratik mbi forcat e armatosura. Zgjerimi do të ushqejë bashkëpunimin, konsultimet dhe ndërtimin e konsensusit, që karakterizojnë mar-rëdhëniet ndërmjet Aleatëve aktualë dhe do të promovojë marrëdhënie fqinjësore të mira në të gjithë zonën euroatlantike. Do të rrisë transparencën në planifikimin e mbrojtjes dhe buxhetet ushtarake, duke forcuar në këtë mënyrë besimin ndërmjet shteteve dhe tendencën për integrim dhe bashkëpunim në Evropë. Për më tepër zgjerimi do të forcojë aftësinë e Aleancës për të kontribuar në sigurinë ndërkom-bëtare dhe mbështetjen e paqeruajtjes drejtuar nga OKB dhe OSBE; si dhe do të forcojë dhe zgjerojë partneritetin transatlantik.

Në lidhje me mënyrën e zgjerimit, studimi konfirmoi se ashtu si në të kaluarën çdo zgjerim i ardhshëm do të kryhet nëpërmjet aderimit të shteteve të reja në Traktatin e Atlantikut të Veriut në përputhje me nenin 10. Anëtarët e rinj do të gëzojnë të drejtat dhe do të kenë të njëjtat detyrime të anëtarësimit sipas Traktatit, duke pranuar edhe parimet, politikat dhe procedurat e miratuara nga të gjithë anëtarët në kohën e anëtarësimit. Studimi e bëri të qartë se vullneti dhe aftësia për t’i plotësuar këto angazhime, jo vetëm në letër, por edhe në praktikë do të jetë një faktor kritik në çdo vendim që Aleanca mund të marrë në të ardhmen për të ftuar një shtet për t’iu bashkuar Aleancës.

Shtetet që janë përfshirë në mosmarrëveshje etnike, mosmarrëveshje territoriale

Page 29: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

29

Ervin Nina

me fqinjët, përfshi edhe pretendime irredentiste, ose mosmarrëveshje juridik-sionale të brendshme duhet t’i zgjidhin këto marrëveshje me mjete paqësore, në përputhje me parimet e OSBE-së, përpara anëtarësimit.

Studimi gjithashtu konfirmoi se aftësia e vendeve aspirantë për të kontribuar ush-tarakisht për mbrojtjen kolektive, paqeruajtjen dhe misionet e tjera të Aleancës do të përbëjë një faktor në marrjen e vendimit për dhënien e ftesës. Studimi, si përfundim konkludoi se Aleatët do të vendosin me konsensus nëse do të ftojnë një shtet për t’iu bashkuar Aleancës. Asnjë shtet jashtë Aleancës nuk ka të drejtë vetoje mbi procesin e zgjerimit, apo vendimeve që merren në lidhje me këtë proces.

Në Samitin e Uashingtonit 1999 u dizenjua edhe një program i ri për asistimin e vendeve aspirantë për përgatitjen për anëtarësim – Plani i Veprimit për Anëtarësim. Ky plan u ofron vendeve aspiruese këshillim praktik dhe asistencë me objektiv të përcaktuar. Nga ana e tyre, vendet aspiruese presupozohet të plotësojnë disa objektiva politike, përfshi zgjidhjet paqësore të konflikteve territoriale, respekt për procedurat demokratike dhe sundimin e ligjit, dhe kontrollin demokratik të forcave të armatosura.

Pjesëmarrja në këtë plan sidoqoftë nuk ofron ndonjë garanci për anëtarësimin e ardhshëm, por i ndihmon këto vende të përshtatin forcat e tyre të armatosura që të përgatiten për detyrimet dhe përgjegjësitë që do të sjellë anëtarësia në Aleancë.

Zgjerimi i Aleancës nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të zgjeruar më tej sigurinë e NATO-s dhe ta bëjë të gjithë Evropën më stabël, të tërë, në liri dhe paqe. Procesi i zgjerimit ndihmon t’u paraprijë konflikteve në kohë, sepse per-spektiva e anëtarësimit shërben si një nxitës për vendet aspiruese që të zgjidhin konfliktet me vendet fqinjë dhe të përparojnë me reformat e procesin e demokra-tizimit. Për më tepër, anëtarët e rinj, jo vetëm do të përfitojnë nga avantazhet e anëtarësimit, ata duhet të jenë në gjendje të japin kontributin e tyre për sigurinë e përgjithshme për të gjithë vendet anëtare. Me fjalë të tjera, ata duhet të jenë edhe kontribuues, jo vetëm përfitues e konsumues të sigurisë.

Tre ish-partnerë të Aleancës, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë anëtarë në Mars 1999, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19. Si “kompensim” ndaj Rusisë për zgjerimin e NATO-s në lindje, me ish-vende të Traktatit të Varshavës në vitin 1997, NATO dhe Rusia vendosën bashkëpunimin e tyre dypalësh mbi baza zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes NATO-s dhe Rusisë për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.

Këshilli i Përhershëm i Përbashkët NATO u ngrit si një mjet për të lehtësuar disku-timet dhe konsultimin e rregullt për çështjet e sigurisë. Çështjet e diskutuara në mbledhjet e Këshillit kanë variuar nga paqeruajtja në Ballkan, menaxhimi i krizave

Page 30: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

30

Mbi qëndrimin e Shqipërisë për zgjerimin e Aleancës

dhe mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë, transformimi i mbrojtjes, mbrojtja e mjedisit dhe planifikimi mbi emergjencat civile.

Në Samitin e Pragës në Nëntor 2002 Aleanca ftoi edhe shtatë vende të tjera; Bull-garia, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, që të fillonin bisedimet për anëtarësim. Ato u bënë formalisht anëtare të Aleancës në fund të Marsit 2004. Cili ishte “kompensimi që iu ofrua” këtë radhë Federatës Ruse? Në 2002, NATO dhe Rusia krijuan një marrëdhënie më të thellë e më të afërt me krijimin e Këshillit NATO - Rusi, që zëvendësoi Këshillin e Përhershëm të Përbash-kët. Kjo përfshiu shumë më tepër se emërtimi dhe e vendosi marrëdhënien mbi një bazë krejt të re. Forumi i ri, ku të gjitha vendet marrin pjesë si të barabartë, kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe ka identifikuar si zona kyçe bashkëpunimi luftën kundër terrorizmit, menaxhimin e krizave dhe mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë. Ashtu si dhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut, vendimet nga Këshilli NATO-Rusi merren mbi bazë të konsensusit.

Përfundimisht, më datë 1 Prill 2009 Aleancës së Atlantikut të Veriut iu bashkuan dy vende të reja, Shqipëria dhe Kroacia. Anëtarësimi i këtyre vendeve në Aleancë hasi edhe në kundërshtim më të vogël nga ana e Federatës Ruse. Bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë në NATO duhet të anëtarësohej edhe Maqedonia, anëtarësimi i së cilës do të kryhet sapo të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë.

Problematika e anëtarësimit

Zgjerimi i NATO-s, në përputhje me nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për eliminimin e ndarjeve të Evropës, i ka shërbyer “transferimit të stabilitetit” dhe ka kontribuar për vizionin e një “Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”.

Por zgjerimi sidoqoftë ka kufizimet e veta, që vijnë kryesisht nga jashtë Aleancës nga kundërshtimet e Rusisë lidhur me zgjerimin e mëtejshëm drejt Lindjes. Çështjet që lidhen me anëtarësimin në NATO-s dolën në pah sidomos me nxitjen e adminis-tratës amerikane gjatë Samitit të Bukureshtit (2008) për të proceduar me energji për afrimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, ndërsa disa vende të tjera, veçanërisht Franca dhe Gjermania preferuan një fazë të re konsolidimi, për absorbimin e anëtarëve që u pranuan në 2004. Gjithashtu, një çështje për diskutim është nëse anëtarët e rinj shtojnë sigurinë dhe kontribuojnë për të, apo kanë vetë probleme sigurie? Rusia në mënyrë të veçantë e konsideron NATO-n si kërcënimin kryesor për sigurinë e saj, rrethim i saj dhe për këtë arsye edhe e kundërshton me forcë. Në fakt vendimet në lidhje me anëtarët e rinj dhe zgjerimin i marrin vetëm anëtarët dhe shtetet e treta nuk kanë të drejtë vetoje. Pra pse është kaq e rëndësishme Rusia?

Page 31: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

31

Ervin Nina

Ka disa faktorë që e bëjnë Rusinë për momentin një forcë që nuk mund të negli-zhohet:

NATO dhe SHBA kanë nevojë për kontributin e Federatës Ruse në disa çështje •të rëndësishme globale, si në konfliktin në Afganistan, çështjen e armëve bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut etj. Disa anëtarë të rëndësishëm të NATO-s kanë marrëdhënie strategjike me •Rusinë, të cilat nuk i vënë në dyshim në rast “zgjedhjeje”.Disa vende aspirantë nuk kanë një mbështetje të madhe publike brenda •vendeve të tyre për anëtarësimin, si p.sh. Ukraina. Qëndrimi rus ashpërsohet çdo ditë e më shumë, në një vetëbesim të pash-•pjegueshëm.

Duke shqyrtuar të gjithë problemet në lidhje me zgjerimin, sipas disa analistëve, ndoshta duhet që NATO ta kthejë zgjerimin nga një proces politik në një proces origjinal, bazuar mbi parimet e asaj që përformohet dhe realisht përfitohet.

Duke analizuar të gjithë faktorët e mësipërm, në vijim të qëndrimeve konstruktive të vendit tonë dhe duke vlerësuar se rezultatet e studimit për zgjerimin të vitit 1995 janë ende relevante, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë mbi çështjen e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s, qëndrim i cili është përfshirë në non-paperin e Shqipërisë për elementët e Konceptit të ri Strategjik të NATO-s është artikuluar në paragrafët e mëposhtëm:

Koncepti i ri Strategjik duhet të rikonfirmojë politikën e zgjerimit, hapjen e • Aleancës për anëtarët e rinj, bazuar në nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit dhe pritshmërinë e NATO-s për dhënien e ftesave të tjera në vitet e ardhshme. Zgjerimi duhet të garantojë vlerat tona bazë të përbashkëta, duhet të jetë • një proces bazuar në merita dhe çdo kandidat potencial duhet të përmbushë kushtet e anëtarësimit. Ballkani Perëndimor konsiderohet një punë e pambaruar dhe duhet të vazhdojë • të jetë lartë në agjendën e ardhshme të NATO-s. Aleanca duhet të përmbushë angazhimet e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit në Aleancë konsiderohet thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

Në lidhje me çështjen e zgjerimeve në të ardhmen, bazuar në formulimin e nenit 10 të Traktatit është e qartë se vende që mund të anëtarësohen në Aleancë janë vetëm shtetet evropiane dhe jo shtete të tjera. Koncepti i ri Strategjik i Aleancës që pritet të miratohet në Samitin e Lisbonës, me tepër siguri do të rikonfirmojë politikën e dyerve të hapura të NATO-s. Por çfarë do të thotë kjo në praktikë për disa vende evropiane jo-anëtare të NATO-s që aspirojnë anëtarësimin kjo mbetet për t’u parë.

Page 32: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

32

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë globale, rajonale dhe kombëtare në dekadën e dytë të shekullit XXI

Kolonel Nexhbedin Shehu Komandant i Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Gjeneral Major (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani Pedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Z. Selim ShirokajPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Në këtë kumtesë autorët japin një panoramë të qëndrimit shqiptar për mjedisin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale në dekadën e dytë të shekullit XXI, pra për periudhën 2010-2020? Cilat mund të jenë prirjet që do të përcaktojnë mjedisin e sigurisë globale gjatë dekadës së dytë të shekullit XXI? Autorët trajtojnë dhe parashikojnë kryesisht ato prirje dhe rajone që mund të kenë ndikim më të dukshëm në mjedisin e sigurisë sonë kombëtare, duke u ndalur te Mjedisi i Sigurisë, Tendencat Globale dhe Tendencat Rajonale.

Reagimet ndaj kërcënimeve dhe sfidave të ardhme duhet të bazohen në njohjen dhe kuptimin e realitetit të sotëm. Në botën e sotme me konflikte gjithnjë e më komplekse, asnjë institucion ose agjenci e vetme nuk mund të realizojë zgjidhje të vërteta për problemet që do të lindin. Kjo kërkon një koordinim dhe bashkëpunim sa më të gjerë të burimeve dhe strukturave të sigurisë. Megjithëse parashikimi është një çështje e vështirë dhe me rreziqe, paaftësia për të parashikuar të ardhmen nuk do të thotë se ajo është krejtësisht e panjohur.

Page 33: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

33

Kol. Nexhbedin Shehu, GjM (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani, Z. Selim Shirokaj

Hyrje

Fillimet e shekullit XXI kanë qenë dëshmitarë të qartë të zhvillimit të një mjedisi ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguria, paqëndrueshmëria dhe ndryshimet e shpejta dhe në rritje. Prandaj s’është për t’u çuditur

që shumë analistë pohojnë se bota e sotme është më kaotike dhe më e paparashikueshme se në çdo periudhë tjetër në histori.

Askund tjetër, sfidat e sotme nuk janë më të dukshme se në sferën e sigurisë kombëtare. Megjithëse rreziku i luftës globale duket i largët, shumë rreziqe vazhdojnë të jenë prezentë dhe po lindin me shpejtësi sfida të reja. Kërcënimet e konflikteve rajonale, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, rreziqet e terrorizmit trans-nacional dhe të krimit të organizuar, problemet e dështimit të shteteve, mundësitë e zhvillimit të sulmeve elektronike dhe informative, katastrofat natyrore dhe ndikimi i ndryshimit të klimës po karakterizojnë gjithnjë e më tepër globin.

Megjithatë, përpjekjet për të kuptuar dhe parashikuar sfidat e ardhshme janë thel-bësore për planifikimin efektiv në fushën e sigurisë. Në mungesë të këtyre vlerësi-meve jo vetëm përcaktimi realist i karakterit e nivelit të resurseve të nevojshme për të përballuar sfidat e ardhshme është i pamundur, por edhe rreziqet që rrjedhin nga kërcënimet mund të rriten.

Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen, megjithatë të paktën mund të evidentohen disa nga drejtimet e ndryshimeve të mundshme. Martin Van Creveld1

Mjedisi i Sigurisë

Po cilat mund të jenë prirjet që do të përcaktojnë mjedisin e sigurisë globale gjatë dekadës së dytë të shekullit XXI? Pyetja është mjaft intriguese, por jo e lehtë për ta trajtuar. Një analizë e plotë e mjedisit global, rajonal dhe kombëtar të sigurisë, me të gjithë elementët përbërës të tij, kërkon kohë, vijimësi dhe profesionalizëm, prandaj në këtë shkrim do të përpiqemi të trajtojmë dhe parashikojmë kryesisht ato prirje dhe rajone që mund të kenë ndikim më të dukshëm në mjedisin e sig-urisë sonë kombëtare. Megjithëse parashikimi është një çështje e vështirë dhe me rreziqe, paaftësia për të parashikuar të ardhmen nuk do të thotë se ajo është krejtësisht e panjohur.

Tendencat kryesore që sot citohen më shpesh janë rritja e globalizimit; ngritja e vazhdueshme e Kinës dhe Indisë; ritmi i shpejtë i novacioneve teknologjike; përhapja në rritje e armëve të shkatërrimit në masë dhe teknologjive shkatërruese; vazhdimi dhe rritja e peshës së aktorëve jo-shtetëror në raport me shtetet-komb;

1 Martin Van Creveld, The Transformation of War (New York: The Free Press, 1991), 198.

Page 34: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

34

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë

vazhdimi i konflikteve rajonale etnike dhe fetare; si dhe pakësimi i resurseve dhe degradimi i mjedisit.

Tendencat globale

Globalizimi është tendenca kryesore që ndryshon tablonë botërore ekonomike, kulturore dhe të sigurisë, por deri në fund të dekadës tjetër, paqëndrueshmëria do të rritet si rezultat i ndryshimeve që do të shfaqen në strukturat e fuqisë tradicionale.

Globalizimi, si një proces dinamik i rritjes së shpejtë, qarkullimit ndërkufitar tё mallrave, shërbimeve, parave, njerëzve, teknologjisë, ideve, kulturave, vlerave, krimit dhe armëve në të gjithë botën, do të vazhdojë të ketë një ndikim dominues në rendin e sigurisë duke thelluar ndërvarësinë, duke forcuar pozitat e disa aktorëve dhe dobësuar ato të disa të tjerëve. Për më tepër, ndikimet e tij, “ana e errët e tij”, përfshi terrorizmin dhe krimin e organizuar do të vazhdojnë tё ndërveprojnë me rivalitetet rajonale dhe etnike, duke rritur rivalitetin dhe destabilitetin në sistemin ndërkombëtar.

Ndërsa vendet demokratike synojnë të çojnë përpara ekonominë, demokracinë, shoqërinë civile e shtetin ligjor, ato do të ballafaqohen me paqëndrueshmërinë që rrjedh prej problemeve të qeverisjes, atyre ekonomike dhe politike. Ato do të sfidohen gjithashtu edhe nga ideologjitë radikale, regjimet e korruptuara, pikëpamjet e kundërta për rendin botëror, si nocioni i “demokracisë sovrane” i mbështetur kryesisht nga Rusia dhe Kina që e shikojnë mbështetjen amerikane për demokracinë e të drejtat e njeriut si një ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve sovrane. Në këto kushte, paqëndrueshmëria ka mundësi të përbëjë tiparin dominues për një të ardhme të parashikueshme.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dominojnë skenën botërore, por fuqia e saj gjeopolitike mund të fillojë të bjerë gjatë dekadës tjetër. Në të njëjtën kohë, vende aziatike si Kina dhe India, do të vazhdojnë rritjen e tyre të ngadaltë dhe të pabarabartë.

Politikat e veprimet e SHBA-së do të jenë faktori kryesor i mjedisit të sigurisë dhe do të vazhdojnë të dominojnë skenën gjeopolitike për një të ardhme të caktuar. Si pro-motor i ndryshimeve demokratike, politike, ekonomike, kulturore dhe informative në kuadrin e globalizimit, veprimet e SHBA-së dhe mënyra e reagimit të shteteve të tjera ndaj tyre do të përbëjnë ndikimin kryesor në lidhje me destabilitetin. As-një fuqi ushtarake s’do të jetë në gjendje të sfidojë supermacinë amerikane ose të pakësojë peshën e sigurisë globale të saj para vitit 2020. Megjithatë, ajo që do të sfidojë SHBA-të është pesha e angazhimeve të saj së bashku me pakënaqësinë në lidhje me dominimin amerikan dhe kundërshtimin ndaj politikës së saj, jo vetëm nga kundërshtarët, por dhe nga miqtë dhe aleatët e saj.

Page 35: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

35

Kol. Nexhbedin Shehu, GjM (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani, Z. Selim Shirokaj

Me sa duket, në vitet e ardhshëm, trajektorja e modernizimit ushtarak kinez do të bëjë të qartë faktin për ruajtjen e sovranitetit të saj dhe reagimin ndaj ndonjë krize në lidhje me Tajvanin ose shantazhi ndaj fqinjëve të saj dhe sfidimin e gjerë ndaj fuqisë globale amerikane. Veprimi amerikan do jetë i kufizuar, sidomos nëse Kina do të synojë të rrisë më tepër ndikimin rajonal se sa të konkurrojë drejtpërdrejtë fuqinë globale amerikane.

Partneritetet ndërkombëtare do të jenë gjithnjë e më komplekse e më të vështira për t’i menaxhuar. Rrjedhimisht, krijimi i koalicioneve do të duhet të realizohet sipas specifikave të sfidave dhe situatave konkrete strategjike.

Me një sistem ndërkombëtar në ndryshim të thellë, disa nga institucionet që menaxhojnë problemet globale mund të mos jenë në gjendje t’i përballojnë ato. Institucionet rajonale mund të sfidohen nga kërcënimet trans-nacionale të shkak-tuara nga terrorizmi, krimi i organizuar dhe përhapja e armëve të dëmtimit në masë. Gjithmonë e më tepër SHBA do të duhet ta plotësojë këtë boshllëk, por në mënyrë shumëpalëshe.

Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare e SHBA-së e vitit 2005 thekson se kombi (ameri-kan) “do të vazhdojë të luaj rolin udhëheqës për çështjet me interes të përbashkët ndërkombëtar …. Megjithatë, kapaciteti ynë për të përballuar sfidat e sigurisë globale vetëm, do të jetë i pamjaftueshëm.”2 Ndryshimet në interesa e politika midis aleatëve dhe partnerëve do të vështirësojnë krijimin e koalicioneve për veprim të përbashkët.

Megjithëse SHBA duhet të jenë fleksibël në ruajtjen e aleancave, disa nga pjesëtarët e koalicionit mund të mos marrin pjesë në veprime me SHBA-në jashtë rajonit të koalicionit, pra një aleat a grup aleatësh që ka bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të në një rajon mund të marrin pozicion neutral ose kundërshtues në një rajon tjetër.

Tendencat Rajonale

Evropa

Evropa parashikohet të ketë stabilitet relativ pavarësisht se disa tensione, si p.sh në Ballkan, mund të çojnë në konflikt. Pikëpamjet e ndryshme në lidhje me zgjerimin dhe rregullimet institucionale të BE, ashtu si edhe problemet sociale dhe ekono-mike të përkeqësuara nga plakja e rënia e numrit të popullsisë në shumë vende anëtare do të dobësojnë politikën e konsensusit lidhur me politikën e mbrojtjes dhe atë të jashtme. Evropa do të jetë një partner më i tërhequr për SHBA-të në menaxhimin e sfidave globale.

2 Department of Defense, The National Defense Strategy of the United States of America (Washington, DC: Department of Defense, March 2005), 5.

Page 36: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

36

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë

Evropa duket e prirur të merret më shumë me problemet e saj dhe politikat e saj do të vazhdojnë të reflektojnë debatin midis opinionit dominues që favorizon lidhje të ngushta transatlantike dhe atyre që kërkojnë një “Identitet Evropian” më të fortë si kundërpeshë ndaj fuqisë amerikane. Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos përfshirja e Turqisë mund të krijojë të çara midis shteteve kryesore të tij. Marrëdhëniet, si të SHBA-së, dhe të Bashkimit Evropian me Turqinë ngelen të tensionuara dhe në një udhëkryq strategjik.

Pozicioni i qëndrueshëm, i unifikuar i Evropës në lidhje me çështjet sfiduese të sigurisë do të jetë i paqartë, ashtu siç do të jetë e paqartë edhe çështja e partner-itetit me SHBA-në për operacione të veçanta ushtarake, sidomos jashtë Evropës. Në çështjet e sigurisë në Evropë përfshihen probleme si rritja e trafiqeve të armëve, drogave, dhe njerëzve përgjatë korridoreve juglindore të saj. Tensionet e pazgjidhura në lidhje me Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Moldavi-Transdnestrinë dhe Armeni-Azerbajxhanin mund të shkaktojnë konflikte. Shqetësime ekzistojnë edhe në lidhje me besueshmërinë e Rusisë si furnizues energjie dhe tendencën e saj për ta përdorur atë si instrument për presion politik.

Në Evropë, kërcënimi kryesor sot është terrorizmi në zonat e mëdha urbane, ndërsa ndikimi psikologjik në rast të përdorimit të armëve të dëmtimit në masë është i vështirë të parashikohet. Efektet pasuese mund të përfshijnë destabilizimin ekonomik, tensionet etnike ndaj komuniteteve myslimane në rritje në Evropë, orientimin në çështjet e sigurisë së brendshme evropiane dhe shqetësimet ndaj reagimeve të mundshme amerikane.

Rusia dhe Azia Qëndrore

Ekonomia ruse po gjallërohet në sajë të naftës, gazit dhe produkteve të tjera të eksportit. Por Rusisë do t’i duhet gjithnjë e më tepër të preokupohet për menax-himin e marrëdhënieve me Kinën e cila do të jetë një partner i vështirë, duke pasur parasysh dobësimin e Rusisë në Lindjen e Largët. Kina, dhe më pak India, do të zgjerojnë influencën e tyre në Azinë Qëndrore, por, me sa duket, asnjëra nuk do të mbushë plotësisht vakuumin e krijuar nga humbja e fuqisë dhe ndikimit rus në rajon.

Asistenca amerikane për ekonominë dhe sigurinë do të mirëpritet nga partnerët në Azinë Qëndrore, por përpjekjet e saj për demokratizim dhe një sërë reformash mund të shihen si kërcënim për stabilitetin kombëtar e rajonal. Pikëpamje të tilla mund të kenë partnerët dhe fqinjët e tyre më të mëdhenj – Kina, Rusia, Irani, bile dhe aleatët e partnerët amerikanë, si Turqia, Pakistani dhe India. SHBA duhet të gjejë mënyrën për të bashkëpunuar me Rusinë, duke konkurruar në të njëjtën kohë për influencë në Azinë Qëndrore, Evropën Lindore e Qëndrore dhe në Kaukazin Jugor. Rusia do të jetë partner i vështirë duke pasur parasysh psikologjinë e statusit të një fuqie të madhe në të kaluarën.

Page 37: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

37

Kol. Nexhbedin Shehu, GjM (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani, Z. Selim Shirokaj

Rusia ka riaktivizuar përpjekjet për ta shndërruar Organizatën e Traktatit të Sig-urisë Kolektive tё krijuar në vitin 1992 (Rusia, Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizstani, Taxhikistani dhe Uzbekistani) nga një organizatë simbolike politike në aleancë sigurie e ushtarake. Nё ballë të këtyre përpjekjeve qëndron plani i drejtuar nga Rusia për krijimin e Forcës së Reagimit të Shpejtë të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Ky hap i Rusisë ndoshta është rezultat i disa faktorëve të evidentuar në dokumentin e ri të Strategjisë së Sigurimit Kombëtar të shpallur në Maj 2009 ku theksohet se: “…në kuptimin e plotë tradicional: ne na kërcënojnë SHBA dhe NATO, të cilat vendosin në kufijtë tanë sistemin e mbrojtjes raketore, vazhdojnë zgjerimin në lindje dhe ëndërrojnë të na marrin resurset natyrore. Për të shpëtuar nga ky rrezik, ne do forcojmë bashkëpunimin me Kinën dhe Indinë, do të rrisim fuqinë e Forcave të Armatosura (duke ruajtur potencialin e forcave bërthamore strategjike) dhe, më e rëndësishmja, të shërbimeve speciale. Megjithatë nuk do lejojmë të tërhiqemi në garën shkatërruese të armatimit”3

Në doktrinën ushtarake ruse, të miratuar në Shkurt 2010, në kërcënimet e jashtme ushtarake përfshihet: “synimi për t’i dhënë forcës ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut funksione globale,… afrimi i infrastrukturës ushtarake të vendeve anëtare të saj në kufijtë e Federatës Ruse, mes të tjerash nëpërmjet zgjerimit të bllokut”4. Për parandalimin e konflikteve ushtarake, në detyrat kryesore të Federatës Ruse përfshihet: forcimi i sistemit të sigurisë kolektive në kuadrin e Organizatës së Traktatit të Sigurimit Kolektiv dhe rritja e ndërveprimit në fushën e sigurisë ndërkombëtare në kuadrin e Bashkësisë së Vendeve të Pavarura, OSBE-së dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, përfshi zhvillimin e marrëdhënieve me BE dhe NATO-n.

Zgjerimi i NATO-s në lindje është një nga çështjet në marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s. Mundësia e përfshirjes në aleancë e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, si dhe iniciativa amerikane për vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore në Poloni dhe radarëve në Çeki ka rritur shqetësimet ruse mbi synimet afatgjata të NATO-s, për atë që ajo e konsideron sferë historike të influencës në Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore. Sipas Moskës këto veprime përbëjnë një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare ruse dhe jo mbrojtjen e SHBA-së dhe aleatëve të saj evropian nga sul-met me raketa nga Irani.

Kina dhe India – faktorë rajonal

Kina, do të mbetet mekanizmi kryesor i ndryshimeve në Azi edhe për të ardhmen. Sfidat e paraqitura nga Kina janë më tepër politike, ekonomike dhe kulturore se

3 Стратегия Национальной Безопасности России , Moсква - 13 мая 20094 Военная Доктрина Российской Федерации, § 18, Moсква - 5 февраля 2010 года

Page 38: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

38

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë

sa ushtarake5. Shtetet e rajonit nuk e shikojnë Kinën si një kërcënim ushtarak në një afat të shkurtër. Zhvillimi i Kinës ka mundësi të tërheqë më shumë vende drejt influencës së saj. Shumica e vendeve aleate amerikane në rajon do të synojnë të përfitojnë nga vendosja e marrëdhënieve të mira me Kinën dhe SHBA-në njëkohë-sisht. Zgjidhja e çështjes së Tajvanit do të ketë implikimet e saj në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës. Rrjedhimisht, marrëdhëniet e mira me Kinën janë në interes të SHBA-së dhe NATO-s.

India, është transformuar sot në një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë dhe mund të shndërrohet në një faktor në Azinë Jugore dhe kundërpeshë e fuqishme ndaj Kinës. Rritja e Indisë do të çojë edhe në rritjen e presionit ndaj Pakistanit, i cili vazhdon të lëkundet midis mbështetjes për SHBA-në kundër terrorizmit dhe sigurimit të mbështetjes si nga SHBA, ashtu edhe nga Kina, si vëzhgues në Orga-nizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

japonia, në një afat më të gjatë, mund të fillojë programe individuale dhe shumëpalëshe në drejtim të interesave të saj kombëtare për të ridalë në skenën ndërkombëtare si një fuqi e cila jo vetëm nuk mund të neglizhohet, por do të duhet tё merret seriozisht.

Zhvillimet e shpejta të Kinës, Indisë dhe rigjenerimi i Japonisë tregojnë se qendra globale politike dhe ekonomike po zhvendoset nga Atlantiku i Veriut drejt Azisë dhe Paqësorit.

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait

Organizata e Bashkëpunimit të Shangait shfaqet si një aktor i rëndësishëm në sistemin ndërkombëtar. Sipas studiuesve perëndimor, ajo shihet si një sfidë ndaj interesave amerikane duke e trajtuar si organizatë sigurie, forum rajonal, koalicion antiterrorizëm dhe si aleancë e drejtuar nga Rusia e Kina si kundërpeshë ndaj hegjemonisë amerikane.

Megjithëse në deklaratën e krijimit të organizatës thuhet se “kjo aleancë nuk drejtohet kundër asnjë shteti ose rajoni …”, shumë vëzhgues besojnë së një nga qëllimet e krijimit është të shërbejë si kundërpeshë ndaj NATO-s e SHBA-së dhe në veçanti për të evituar konfliktet që do të lejonin ndërhyrjen amerikane në rajone në kufi me Rusinë e Kinën6.

Shqipëria

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera shqyrton edhe mjedisin e sigurisë, kërcënimet e rreziqet, të cilat nëse nuk para-shikohen, analizohen, vlerësohen dhe nëse nuk planifikohet, parandalimi ose përballimi i tyre mund të dëmtojnë interesat dhe sigurinë kombëtare. Një poli-tikë e studiuar mirë dhe specifike me çdo shtet është një nga kushtet themelore

5 Henry A. Kissinger, “China: Containment Won’t Work,” The Washington Post, June 13, 2005, 196 Shanghai Declaration (full text) SHANGHAI, news.xinhuanet.com/English/2005-09/09 content_3467316_1.htm

Page 39: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

39

Kol. Nexhbedin Shehu, GjM (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani, Z. Selim Shirokaj

për krijimin e një mjedisi sigurie të qëndrueshëm dhe rrjedhimisht për rritjen e sigurisë kombëtare.

Strategjia evidenton një sërë rreziqesh, që në një kohë të caktuar, mund të shndër-rohen në kërcënime, si krimi i organizuar, terrorizmi, trafiqet e paligjshme, destabi-liteti politik, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, emigracioni etj. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së ballafaqohen me rreziqet në shkallë të ndryshme dhe rrjedhimisht duhet të reagojnë në mënyra të ndryshme, çfarë përbën një kontrast në krahasim me periudhën e Luftës së Ftohtë, kur kërcënimi dhe reagimi ishin pak-a-shumë të njëjta për të gjithë. Kjo do të thotë që një aleancë e sotme duhet të plotësojë nevojat e ndryshme të sigurisë për secilin anëtar dhe jo thjesht nevojën e zakonshme të Luftës së Ftohtë.

Kjo tregon se kërcënimet dhe rreziqet duhet të analizohen sipas intensitetit dhe ndikimit në lidhje me sigurinë e vendit. Për shembull, terrorizmi sot vlerësohet si një kërcënim global, por a është ai për Shqipërinë sot rreziku kryesor? Për arsye të ndryshme besojmë se nuk është, por në të ardhmen, duke qenë anëtarë të Aleancës, përmasat e tij mund të zgjerohen dhe rrezikshmëria që ai paraqet për sigurinë e Shqipërisë mund të rritet. Me sa duket çështja e emigrimit, në një të ardhme jo të largët do të shoqërohet me pasoja jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për sigurinë e tij nëpërmjet zvogëlimit të popullsisë dhe plakjes artificiale të saj. Mungesat në kontrollin e kufijve çojnë në një sërë fenomenesh me ndikim negativ për sigurinë, si krimi i organizuar, trafiqet, lëvizja e pakontrolluar e njerëzve dhe mallrave, duke u dhënë atyre një karakter transnacional.

Rajoni i Ballkanit karakterizohet, në një shkallë ose tjetër, nga problemet etnike. Në kohën e sotme po shikohet një gjallërim i këtij problemi edhe në Shqipëri, një nxitje artificiale, por sidoqoftë me pasoja, jo thjesht për marrëdhëniet ndërshtetërore, por më tepër për një siguri të qëndrueshme të vendit.

Pavarësisht se koncepti i sigurisë është zgjeruar, ai përsëri përmban elementë shumë të rëndësishëm ushtarak. Por edhe në këtë rast, kërcënimet ndaj sigurisë do të kërkojnë një reagim ushtarak shumë më të ndryshëm nga ai i kohës së më-parshme. Prandaj shtetet sot, për më tepër Shqipëria, ballafaqohen me sfidën e vështirë të një reforme të gjerë ushtarake. Forcat e armatosura duhet të jenë më të afta dhe më fleksibël, që do të thotë dhe më të kushtueshme. Por, për të mos rritur tej mase shpenzimet e mbrojtjes, ushtritë duhet të jenë më të vogla. Kjo do të thotë që vendet e vogla nuk mund të jenë në gjendje të ndërtojnë FA që të kryejnë çdo funksion në një konflikt ushtarak, gjë që nënkupton prioritarizimin e roleve, por dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në aleanca.

Është bërë e zakonshme të përsërisim se Shqipëria tani nuk është thjeshtë kon-sumatore, por edhe gjeneruese e sigurisë. Kjo mund të jetë e vërtetë, referuar pjesëmarrjes së Shqipërisë në operacione paqeruajtje, por mendojmë se është koha të mendohet për një reformim më të studiuar të Forcave të Armatosura, reformim

Page 40: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

40

Një perspektivë Shqiptare mbi mjedisin e sigurisë

i cili të përfshijë të tre dimensionet e tij: konceptual (doktrinor), strukturor dhe në pajisje e teknikë. Ndryshimet thjesht strukturore, aq më tepër për një ushtri të vogël si e jona nuk ndryshojnë gjë në thelb dhe akoma më keq, nuk lejojnë arritjen e qëndrueshmërisë, zhvillimin e përvojave të përparuara dhe krijimin e traditës, pa të cilat ushtria nuk mund të jetë efektive.

Kjo kërkon që çdo ndryshim, apo dokument që përpilohet, si Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake, Planifikimi, Zhvillimi dhe përhapja e forcave të paraprihen me studime të plota, përndryshe këto dokumente nuk do të shërbe-jnë si udhëheqje në veprimtaritë konkrete. Kjo kërkon që vendi dhe ushtria të kenë organizma specifike, me ekspertë të fushave për të studiuar në vazhdimësi mjedisin e sigurisë, të paraqesin studime në lidhje me strategjinë e sigurisë dhe atë ushtarake, për zhvillimin e forcës dhe vetëm mbi këtë bazë mund të themi se mund të ndërtohen strategji reale.

Përfundime

Reagimet ndaj kërcënimeve dhe sfidave të ardhme duhet të bazohen në njohjen dhe kuptimin e këtij realiteti. Kjo kërkon që problemet të shikohen në një kontekst më të gjerë dhe të konsiderohen mënyra të ndryshme për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu kjo kërkon që organizimi, institucionet dhe kapacitetet për sigurinë të ndërtohen në mënyrë të tillë që të përballojnë realitetin e ndryshimeve të shpejta dhe pasojave të tyre. Në botën e sotme me konflikte gjithnjë e më komplekse, asnjë institucion ose agjenci e vetme nuk mund të realizojë zgjidhje të vërteta për problemet që do të lindin. Kjo kërkon një koordinim dhe bashkëpunim sa më të gjerë të burimeve dhe strukturave të sigurisë.

Për të siguruar një reagim efektiv ndaj sfidave të së nesërmes më tepër vëmendje kërkohet në lidhje me konceptimin, zhvillimin, dhe përdorimin e institucioneve dhe kapaciteteve që përbëjnë arkitekturën e sigurisë të së nesërmes. Vetëm kështu, shteti dhe qytetarët mund të përballojnë sfidat, si dhe të shfrytëzojnë mundësitë që mund të lindin në një botë që karakterizohet nga pasiguria dhe ndryshimet e shpejta.

Në këtë mjedis të rrezikshëm, në rend të ditës për vendet anëtare të NATO-s është arritja e një zgjidhje politikisht të pranueshme në angazhimin jashtë rajonit, në Afganistan. Çështja është se duhet të mendohet një formulim më efikas i definicionit të konsensusit, arritja e të cilit është vështirësuar edhe për shkak të rritjes së numrit të anëtarëve.

Aleanca duhet të përcaktojë një qëllim strategjik afatgjatë për marrëdhëniet e saj me Federatën Ruse duke mbajtur parasysh dy objektiva strategjike: konsolidimin e sigurisë në Evropë, duke e tërhequr Rusinë në një lidhje më të ngushtë me komunitetin Euro-Atlantik dhe angazhimin e Rusisë në një shkallë më të gjerë në sigurinë globale.

Page 41: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

41

Kol. Nexhbedin Shehu, GjM (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani, Z. Selim Shirokaj

Marrëdhëniet NATO-Rusi mund të lehtësojnë edhe një bashkëpunim të mëtejshëm drejt fuqive në rritje aziatike. Duke pasur parasysh ndryshimin e shpërndarjes së fuqisë globale, NATO duhet të marrë në konsideratë edhe vendosjen e lidhjeve me disa nga fuqitë më të përparuara të Azisë Lindore, sidomos me Kinën dhe Japoninë, si dhe Indinë.

Analisti Zbigniew Brzezinski, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA-së thekson: “... për të qenë e përshtatshme, NATO nuk mund thjesht të zgjerohet për t’u shndërruar në një aleancë globale politiko-ushtarake ose të transformohet në një aleancë globale të demokracive. Një NATO globale do të dobësonte thelbin e lidhjes amerikano-evropiane dhe asnjë nga fuqitë e reja që po ngrihen nuk do të pranonte anëtarësi në një NATO me shtrirje globale. Për më tepër, një aleancë globale me përcaktim ideologjik do të përballej me vështirësi serioze në përcaktimin se kush nuk do të pranohej në të dhe në vendosjen e një balance të arsyeshme midis qëllimeve të saj doktrinore dhe strategjike”7.

Referenca:

Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Shtypit, Boti-1. meve dhe Përkthimeve Ushtarake, Tiranë, 2005.Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, Qendra e Shtypit, Botimeve dhe 2. Përkthimeve Ushtarake, Tiranë, 2008.Department of Defense, 3. The National Defense Strategy of the United States of America (Washington, DC: Department of Defense, March 2005), 5.Henry A. Kissinger, “China: Containment Won’t Work,” 4. The Washington Post, June 13, 2005, 19. ShanghaiDeclaration5. (fulltext)SHANGHAI,news.xinhuanet.com/English/200509/09/content_3467316_1.htm. Zbigniew Kazimierz Brzezinski, 6. U.S. national security adviser from 1977 to 1981, “NATO and World Security”, Foreign Affairs, August 19, 2009.

Военная Доктрина Российской Федерации, 5 февраля 2010 года. 7. Стратегия Национальной Безопасности России до 2020 года». 13 мая 2009.8. Peter J. Gizews9. ki, Army 2040, The Global Security Environment: Emerging Trends And Potential Challenges, Carleton University, Ottawa, Canada, 27 May 2009. Stephen J. Flanagan and James A. Schear, Strategic Challenges America’s Global Se-10. curity Agenda, Institute for National Strategic Studies, National Defense University Press, Washington, DC.

7 Zbigniew Brzezinski, U.S. national security adviser from 1977 to 1981, “ NATO and World Security”, Foreign Affairs, August 19, 2009.

Page 42: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

42

Mbi zhvillimet e nenit 5 të mbrojtjes kolektive të Aleancës

Mbi zhvillimet e nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit në shekullin XXI, për aktivizimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës

Kolonel Agron SharraKëshilltar i Ministrit të Mbrojtjes

Kolonel Dr. Agim SulaKëshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm

Kolonel (R) Dr. Arshi ÇelaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Debati mbi Konceptin e ri Strategjik të NATO-s është rrjedhojë e do-mosdoshmërisë që vjen mbas transformimeve të thella që kanë ndodhur mbas 11 Shtatorit 2001. Një koncept i rishikuar kërkon dhe rishikimin e dokumenteve bazë të funksionimit të Organizatës. Një ndër problemet e diskutueshme që ka ngjallur interes të gjerë është dhe çështja e zbatimit të artikullit 5 të Traktatit të Uashing-tonit. Fiksimi në këtë nen para gjashtëdhjetë vjetësh i termit “Sulm i armatosur” i përgjigjej saktësisht ekzistencës së dy kampeve ushtarake, dy sistemeve, dy botëve diametralisht të kundërta. Sulmet e sotme terroriste, përfshi dhe ato kibernetike janë krejt të ndryshme për nga format, mënyrat, mjetet. Në këtë kuadër amendamentet që nuk prekin thelbin e artikullit 5 janë të nevojshme.

Në debatin mbi Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, krahas çështjeve të tjera të rëndësishme, fokusi është drejtuar edhe mbi vetë kushtetutën e kësaj organizate, mbi Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe sidomos nenin 5 të tij.

Kjo trajtesë ka për qëllim përfshirjen modeste në këtë debat me synimin për të kontribuar në vendimet që shteti shqiptar si anëtar i NATO-s do të shprehe për riformulimin e konceptit të ri.

Traktati i Atlantikut të Veriut, i nënshkruar në Uashington, DC, më 4 Prill, 1949, është traktati mbi të cilin mbështetet ekzistenca dhe veprimtaria e NATO-s. Ky traktat përbën dokumentin bazë ku shprehen qartë qëllimet e organizatës, mënyra e funksionimit e saj dhe sidomos administrimi i përdorimit të forcave të armatosura. Ai është një traktat 60 vjeçar, i firmosur në mesin e shekullit të kaluar në kushtet gjeopolitike të krijuara pas eksperiencës së hidhur të Luftës së II Botërore, ravijëzimit të ndarjes së botës në dy kampe dhe fillimit të Luftës së

Page 43: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

43

Kolonel Agron Sharra, Kolonel Dr. Agim Sula, Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

Ftohtë, vazhdimit të ekzistencës së tij në fillimet e shekullit të ri, dhe të një epoke të re me kushte gjeopolitike krejtësisht të ndryshuara. Thelbin e këtij traktati e përbën artikulli 5 i tij, nen i cili veçanërisht pas ngjarjes së 11 Shtatorit 2001, është bërë dispozita normative më e referuar dhe më e diskutuar, jo vetëm në qarqet politiko-ushtarake, por edhe në nivele akademike, të shoqërisë civile, të botës së medias e të publicistikës. Përse gjithë ky diskutim rreth nenit 5 të traktatit, ndonëse të gjithë pranojnë që në thelbin e tij ai është i paprekshëm?

Ky nen, shprehur në mënyrë divulgative, është “këmbëza e shkrepjes”, është “butoni i kuq”, është garancia e besimit të sistemit të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Për ta bërë më të lehtë diskutimin e asaj çka mund të jetë e diskutueshme në përmbajtjen e nenit 5, le ta citojmë atë, ashtu siç palët kanë rënë dakord ta shprehin zyrtarisht që në vitin 1949.

Në këtë nen përcaktohet se: “Palët bien dakord se një sulm i armatosur kundër një apo më shumë prej tyre në Evropë apo në Amerikën e Veriut do të quhet si sulm kundër të gjitha atyre dhe si pasojë bien dakord që, nëse ndodh një sulm i tillë, secila nga ato, në ushtrim të të drejtës së vetëmbrojtjes kolektive apo individuale të njohur nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojë Palën apo Palët e sulmuara në këtë mënyrë duke ndërmarrë menjëherë, individualisht dhe në bashkërendim me Palët e tjera, ato veprime që i vlerëson si të nevojshme, përfshirë këtu përdorimin e forcave të armatosura, për të rivendosur dhe ruajtur sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut”.

Çfarëdo sulmi i tillë i armatosur dhe të gjitha masat e marra si rrjedhojë e tij do t’i njoftohen menjëherë Këshillit të Sigurimit. Masa të tilla do të përfundojnë kur Këshilli i Sigurimit të ketë marrë masat e nevojshme për të rivendosur dhe ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.”1

Përgjatë 50 viteve të Luftës së Ftohtë, pavarësisht përgatitjeve ushtarake për t’ju përgjigjur një sulmi të mundshëm ushtarak nga Bashkimi Sovjetik apo nga Traktati i Varshavës, ky nen nuk u evokua asnjëherë.

Më 11 Shtator 2001, SHBA u bë objekt i një sulmi brutal terrorist. Presidenti i SHBA deklaroi botërisht se SHBA ishin sulmuar dhe se Amerika ishte në luftë. Kjo situatë solli urgjentisht në vëmendje të Aleancës referimin tek neni 5 i Trak-tatit të NATO-s. Mekanizmat vendimmarrës filluan të lëvizin. Pas konsultimeve, Aleanca arriti në konkluzionin se SHBA ishin bërë objekt i një sulmi, se ky sulm kishte ndodhur dhe nëse vërtetohej që sulmi ishte drejtuar nga jashtë, në këtë rast do të zbatohej artikulli 5.2 Në këto rrethana, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson, menjëherë informoi Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të

1 http://www.nato.int/cps/en/natolive/official_texts_17120.htm; use Source: American Foreign Poli-cy 1950-1955, Basic Documents, Volume 1, Department of State Publication 6446, General Foreign Policy Series 117, Washington, DC : Government Printing Office, 1957

2 Statement by the North Atlantic Council, NATO Press Release, at http://www.nato.int/ docu/pr/2001/p01–124e.htm (last visited Nov. 1, 2002).

Page 44: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

44

Mbi zhvillimet e nenit 5 të mbrojtjes kolektive të Aleancës

Bashkuara për vendimin që Aleanca kishte marrë.3

Kështu neni 5 u evokua përsa i përket pranimit të faktit që një sulm kundrejt SHBA-ve kishte ndodhur. Por asnjë përfundim nuk qe arritur nëse sulmi kishte ardhur nga jashtë dhe nga cili shtet. Nëse kjo gjë do të përcaktohej, atëherë çdo vend aleat do të vlerësonte se çfarë ndihme do të jepte, duke ia lënë në dorë vendimin përfundimtar Këshillit të Atlantikut të Veriut. Megjithatë, duhet theksuar se edhe në këtë rast, veprimet e para që lidheshin me Al Kadën dhe Afganistanin ishin rezultat i veprimit të SHBA-s në bashkëpunim bilateral, fillimisht me Britaninë e Madhe e më pas me vende të tjera të NATO-s e më gjerë. Siç shihet, neni 5, i kon-sideruar deri atëherë si neni më i qartë i traktatit, rezultoi problematik dhe jo aq i zbatueshëm shpejt e shpejt, në rrethanat e reja të ndodhura.

Në kuadrin e diskutimeve për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, diskutimet rreth nenit 5 e kanë vënë atë në qendër të objektivave të tjerë që përbëjnë thelbin e ndryshimit të karakterit të Aleancës, nga një aleancë thjesht mbrojtëse në një aleancë të mbrojtjes dhe sigurisë. Në këto rrethana të reja kuptimi i nenit 5 është më i vështirë për t’u përcaktuar, pasi të paktën duhet të sqarohen dhe të krijohet konsensus për 4 çështje:

E para, Si mund të balancohet roli i NATO-s për vetëmbrojtjen dhe detyrat e sig-urisë në misionet paqeruajtëse.

E dyta, si të ruhet besueshmëria e nenit 5, për të cilën ndoshta do të duhen edhe zhvillimi i stërvitjeve dhe skenarë të tjerë në territorin e vendeve anëtare lindore të NATO-s.

E treta, si vihet në lëvizje neni 5, në kohën e përhapjes së gjerë të teknologjisë dhe raketave me rreze të gjatë veprimi? Pritja e “agresionit” klasik, me trupa konven-cionale në këtë rast mund të rezultojë fatale për vendet anëtare.

E katërta, cila duhet të jetë përgjigja e përbashkët e vendeve të NATO-s për sulmet kundër rrjeteve kompjuterike, sulmeve me materiale të dëmshme, apo ndërprerja e burimeve të energjisë, ndërsa neni 5 i referohet vetëm “sulmeve” të armatosura? Mos ndoshta ka ardhur koha për ndryshimin e tekstit të Traktatit të Uashingtonit ?

Për të analizuar këto çështje, ky nen duhet të lexohet e të interpretohet në tërësinë e tij, në frymë dhe në pjesët e veçanta, ose siç quhet ndryshe, germë për germë, pasi siç dihet, kur palët hartonin këtë nen, Senati Amerikan dhe Britanikët ranë dakord vetëm nga lëvizja e fundit e një presje. Lidhur me këtë fryma është e qartë dhe në këtë kuptim thelbi i nenit nuk ndryshon edhe pse Koncepti Strategjik i Aleancës mund të ndryshojë. Kështu, fakti që palët e konsiderojnë sulmin kundër njërës palë si sulm kundër të gjithëve dhe si pasojë palët duhet të ndihmojnë

3 NATO to Support U.S. Retaliation, CNN.com Sept. 12, 2001, at http://www.cnn.com/ 2001/WORLD/Europe/09/12/ NATO.US//index.html.

Page 45: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

45

Kolonel Agron Sharra, Kolonel Dr. Agim Sula, Kolonel (R) Dr. Arshi Çela

njëra-tjetrën duke u angazhuar në një sistem kolektiv të mbrojtjes nga çdo sulm, këto janë një detyrim ligjor që buron nga traktati dhe që palët e kanë firmosur dhe e kanë ratifikuar.

Problemi që diskutohet sot lidhet me të kuptuarit e referencës së përdorur në Traktat si “sulm i armatosur”. Kur neni u formulua, përfytyrohej një lloj tjetër ushtrie, një lloj tjetër vije fronti, një tip tjetër avioni, një tjetër ekuipazh dhe një tjetër ngarkesë sulmi. Më 11 Shtator 2001 dhe sot në Afganistan kishim e kemi një tjetër situatë.

A ishte sulmi i 11 Shtatorit një sulm i armatosur siç e parashikon neni 5? Pavarë-sisht kuptimit etimologjik të termave “avion”, “ekuipazh”, “lëndë shpërthyese”, nisur nga qëllimi, objektivi, pasojat etj, ai sulm ishte sulm i armatosur. Nisur nga kaq, Këshilli i Atlantikut të Veriut në konsultimet e datës 12 Shtator 2001, e konsideroi një sulm të armatosur, pavarësisht konvencionit. Pika që mbeti e padiskutuar ishte ajo, nëse sulmi i armatosur ishte drejtuar nga jashtë apo jo. Me fjalë të tjera, në këtë rast, vendet e NATO-s kujt duhej t’i shpallnin luftë, cili vend ishte agresori që duhej konsideruar si i tillë nga palët dhe nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Parë në këtë këndvështrim agresionet e sotme terroriste apo kibernetike, që në formë dhe në mjetet e përdorura ndryshojnë krejt me çka përfytyrohej këtu e 60 vjet më parë, krijojnë një terren të diskutueshëm, në kuadër të së drejtës ndërkom-bëtare, nëse ato janë pastër “sulme të armatosura” të ardhura nga jashtë. Në këtë kuptim, ndoshta është e nevojshme që nëpërmjet ndonjë amendamenti, termi i përdorur “sulm i armatosur” të modifikohet ose të precizohet si term nëpërmjet ndonjë dispozite shpjeguese termi “armatosur”. Ky kuptim ka rëndësi edhe për faktin se vendet anëtare, kur vërtetohet se sulmi ka ndodhur, janë ato vetë që do të vendosin për të ndërmarrë veprimet që ato i konsiderojnë të domosdoshme. Lexuar kështu, neni 5 nuk i detyron palët që në çdo rast të përfshihen në luftë me forca dhe mjete ushtarake, jashtë territorit të vendit të tyre. Mënyra se si dhe sa do të jetë ndihma përfshirëse është një çështje fakti që nuk është pa lidhje me faktin se çfarë sulmi ka ndodhur dhe në ç’mënyrë mbrojtja prej tij, është një çështje e mbrojtjes kolektive.

Parë në këtë këndvështrim, në lidhje konceptin e ri strategjik të NATO-s, si një nga çështjet më kryesore, neni 5 duhet të shihet jo vetëm si një çështje juridike dhe ushtarake, por edhe si një çështje e ngulitur në mendimet e anëtarëve të saj – sa i besueshëm është solidariteti i Aleancës. Objektivi kryesor i NATO-s mbetet edhe më tej mbrojtja e anëtarëve kësaj, ndërsa rreziqet më të mëdha në të ardh-men për shtetet anëtare do të jenë hibride dhe asimetrike, sesa një sulm klasik i armatosur.

Gjykojmë se neni 5 mbetet në qendër të funksionit të NATO-s dhe sigurimi strat-egjik i anëtarëve është i rëndësishëm. Në mënyrë që NATO të jetë prezent jashtë

Page 46: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

46

Mbi zhvillimet e nenit 5 të mbrojtjes kolektive të Aleancës

zonës euroatlantike, NATO pikësëpari duhet të jetë në zonën euroatlantike. Ka nevojë për ruajtjen e një lidhje të fortë ndërmjet detyrave sipas nenit 5 dhe jo-nenit 5. Veprimet në ditët e sotme bazuar në nenin 5 do të kërkojnë me siguri forca të dislokueshme.Një sigurim strategjik mbi bazën e nenit 5 kërkon plane rezervë dhe parandalimin për kërcënuesit, i cili duhet të reflektojë mjedisin kompleks strategjik. Ky sigurim duhet të zbatohet jashtë zonës së NATO-s. Të përfshijë më shumë aktorë dhe duhet të jetë i integruar me dialogun politik. NATO duhet të jetë gati për të vepruar dhe forcuar parandalimin në një mjedis përhapje, nëpërmjet mbrojtjes raketore dhe kapaciteteve të tjera.Sekretarja Klinton ka theksuar se “Teksa NATO merr përsipër këto sfida, ne duhet të mbetemi besnik ndaj parimeve origjinale mbi të cilat u themelua Aleanca. Kon-cepti i ri strategjik i nATO-s duhet të konsolidojë arritjet e deritanishme dhe të reflektojë natyrën dhe origjinën e re të rreziqeve me të cilat ballafaqo-hemi. Dhe unë dua të ripohoj sa më fort që të kem mundësi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të respektuar nenin 5 të traktatit të NATO-s. Asnjë aleat - ose kundërshtar- nuk duhet të vërë në diskutim vendosmërinë tonë në këtë pikë. Ai është shtrati i aleancës dhe një detyrim që koha nuk do ta tresë.” 4

Shqipëria si një vend anëtar është e ndërgjegjshme edhe për detyrimet ligjore që burojnë nga Traktati, përfshi këtu edhe artikullin 5. Është e padiskutueshme, siç theksoi Ministri i Mbrojtjes Arben Imami5 në fjalën e tij në Konferencën Rajonale “Koncepti i ri Strategjik i NATO-s. Një këndvështrim nga Ballkani Perëndimor”, zhvilluar në Tiranë, 11-12 Mars 2010, që në rast të një sulmi kundër një apo më shumë vendeve aleate, Shqipëria do të ndjehet e sulmuar dhe do të reagojë në përputhje me artikullin 5 duke ndërmarrë veprimet e nevojshme që i konsideron si detyrim ligjor. Rekomandimi për zgjerimin apo plotësimin e termit “sulm i armatosur” nuk lidhet aspak me thelbin e detyrimit të artikullit 5, por thjesht e vetëm më pasqyrimin e ndryshimeve që kanë ndodhur e po ndodhin. Nëse kohezioni i vendimmarrjes së Organizatës së vjetër, për çështjet e përballimit të rreziqeve që vinin nga Lindja ishte solid deri para vitit 1990, sot NATO e re (e zgjeruar) në kushtet e reja do të duhet të përballet me diskutime sensitive, përpara se të vendosë unanimisht dhe me konsensus.Duke konsideruar se një koncept i ri strategjik do të jetë fryt i një bashkëpunimi shumëplanësh, me siguri që ai do të pasqyrohet qartë dhe në normat juridike që ju japin vlerë dokumenteve bazë që rregullojnë veprimtarinë e NATO-s si një subjekt i të drejtës ndërkombëtare.

4 Fjala e Sekretares së Shtetit Hillary Klinton, në seminarin e pak ditëve më pare në Uashington DC, në lidhje me diskutimet rreth konceptit të Ri Strategjik të NATOs. Burimi: US. Departament of State.

5 Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, Z. Arben Imami në Konferencën Rajonale “Koncepti i Ri strategjik i NATO-s. Një këndvështrim nga Ballkani Perëndimor”, zhvilluar në Tiranë, 11-12 Mars 2010

Page 47: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

47

Kolonel Dilaver Hoxha, Nënkolonel Editson Zarka, Nënkolonel Agim Hajro

Mbi përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes kolektive të Aleancës dhe të RSH

Kolonel Dilaver HoxhaDrejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm

Nënkolonel Editson ZarkaZv/Drejtor i Planifikimit të Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm

Nënkolonel Agim Hajro Në Përfaqësinë Ushtarake të RSH në NATO HQ, Bruksel

Abstrakt. Procesi i rishikimit të Konceptit Strategjik të NATO-s është një moment i rëndësishëm reflektimi për të analizuar në thellësi spektrin e rreziqeve dhe kërcëni-meve të reja me të cilët përballet Aleanca sot dhe në të ardhmen dhe për të përshtatur më tej procesin e planifikimit të mbrojtjes. Ky proces ka njohur zhvillimet e veta gjatë dekadës së fundit duke pësuar ndryshime esenciale. Ndër këto më i rëndësishmi është kalimi i planifikimit të mbrojtjes në bazë të kapaciteteve, thelbi i të cilit është krijimi i kapaciteteve të nevojshme për arritjen e efekteve të dëshiruara.

Zgjerimi i spektrit të misioneve të Aleancës ku përfshihen operacionet luftarake dhe ato jo-luftarake, mbrojtjen kolektive si dhe operacionet jashtë zonës tradicionale të Aleancës kanë diktuar përsosjen e mekanizmave të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s. Rritja e numrit të disiplinave të planifikimit nga shtatë në trembëdhjetë, si dhe harmonizimi i ciklit të planifikimit të tyre është një sfidë e re para NATO-s dhe vendeve të saj anëtare. Kalimi në pesë faza të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s do të shërbejë si një udhërrëfyes për përshtatjen e procesit dhe ciklit të planifikimit kombëtar. Në këtë shkrim autorët janë munduar të japin një panoramë të shkurtër të Procesit të ri të Planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s, elementët e tij përbërës, kërkesat kryesore që shtrohen nga të gjithë vendet anëtare si dhe mundësitë e përqasjes së Procesit të Planifikimit të Mbrojtjes Kombëtare me atë të NATO-s.

Sfidat e transformimit të NATO-s për t’u bërë një forcë më e zhdërvjellët, e dis-lokueshme brenda dhe jashtë zonës tradicionale të saj, përmirësimi i kapaciteteve luftarake, të mbështetjes me shërbime etj, shtrojnë detyra para gjithë komunitetit të planifikimit të mbrojtjes për rritjen e efektivitetit dhe “prodhimin” e rezultateve të dëshiruara në kohë e me cilësi.

Page 48: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

48

Mbi përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes

Hyrje

Natyrshëm lind pyetja se çfarë përbën në vetvete ky proces? Pse duhet që procesi i Planifikimit të Mbrojtjes të zërë një vend të veçantë në Konceptin Strategjik të NATO-s? E shumë të tjera si këto.

Pikënisje për planifikimin e mbrojtjes mbetet Koncepti Strategjik i Aleancës, i cili përcakton objektivat e tij si dhe mjetet për arritjen e tyre. Koncepti Strategjik përshkruan synimet e NATO-s dhe detyrat kryesore të sigurisë së saj, të cilat janë baza për planifikimin e mbrojtjes së Aleancës.

në këndvështrimin teorik, Planifikimi i Mbrojtjes së NATO-s është një element thelbësor i marrëveshjeve te përbashkëta të cilat u mundësojnë vendeve anëtare të gëzojnë avantazhet e rëndësishme të mbrojtjes kolektive për aspektet politike, ushtarake, të burimeve të mbrojtjes, si dhe të përpjekjeve të tjera të përbashkëta ushtarake për të rritur sigurinë dhe stabilitetin e Aleancës. Ai është një proces që ka të bëjë me gjetjen e formave për zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive për realizimin e misionit, detyrave dhe përgjegjësive. Një masë e tillë arrihet nëpërm-jet specifikimit të kërkesave, përcaktimit të formave e mënyrave të realizimit, si dhe përcaktimit të afateve të nevojshme kohore. Në këtë kontekst procesi quhet i arrirë vetëm atëherë kur i është dhënë përgjigje pyetjeve: çfarë, pse, ku, kur dhe si apo në ç’formë ai realizohet plotësisht?

Qëllimi i Planifikimit të Mbrojtjes është sigurimi i një kuadri, brenda të cilit planet e mbrojtjes kombëtare dhe ato të Aleancës të mund të harmonizohen për të përm-bushur kërkesat e miratuara të Aleancës në një mënyrë sa më efektive.

në rrafshin praktik, Planifikimi i Mbrojtjes ka të bëjë me përcaktimin e struk-turave dhe sigurimin e aftësive të plota të Aleancës për përmbushjen e misioneve dhe të operacioneve të saj. Arritja realizohet nëpërmjet zbatimit rigoroz të masave për planifikimin strukturor dhe të kapaciteteve operacionale si nga ana e Aleancës ashtu edhe nga vendet anëtare të saj. Bazë për procesin e planifikimit shërben niveli i Ambicies, përcaktuar nga Direktiva Ministeriale miratuar në vitin 2006, e cila është tashmë në proces vlerësimi, e pritet të miratohet në vitin 2011.

Është për të theksuar se, Planifikimi i Mbrojtjes ndryshon nga planifikimi operacio-nal. I pari, planifikimi i mbrojtjes, fillon me përcaktimin e nivelit të ambicieve dhe përfundon me përmbushjen e kërkesave të NATO-s në prodhimin e kapaciteteve dhe forcave. Këto janë të përcaktuara në objektivat e forcës, të cilat realizohen në periudhën afatmesme të planifikimit. I dyti, ai operacional, nis me kërkesat e duhura operacionale, identifikimin e nevojave imediate, mungesave dhe gjetjen e formave për realizimin me sukses të operacioneve.

NATO ka hyrë në procesin e ri të Planifikimit të Mbrojtjes pas vendimit të marrë

Page 49: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

49

Kolonel Dilaver Hoxha, Nënkolonel Editson Zarka, Nënkolonel Agim Hajro

nga Ministrat e Mbrojtjes në Qershor të vitit 2009. Synimi kryesor i këtij procesi është përcaktimi i ciklit të planifikimit, si dhe harmonizimi i disiplinave të ndry-shme të planifikimit të mbrojtjes, me qëllim arritjen e objektivave në një mënyrë sa më efektive. Procesi i ri i Planifikimit të Mbrojtjes përmban pesë hapa krye-sore, të cilët janë: (1) Direktiva politike; (2) Përcaktimi i Kërkesave; (3) Ndarja e kërkesave dhe vendosja e objektivave; (4) Lehtësimi i implementimit dhe (5) Rishikimi i rezultateve.

Çdo hap i mësipërm ka të bëjë me zhvillimin e një sërë angazhimesh dhe detyr-imesh, duke përfshirë shtabin dhe strukturat komanduese të NATO-s, si dhe ato të vendeve anëtare të saj. Kjo procedurë ka angazhuar shumë struktura në NATO, me qendër shtabin e planifikimit të mbrojtjes, drejtuar nga Komiteti i Lartë i Planifikimit të Mbrojtjes (DPC). Komandat strategjike të NATO-s, si ajo për Trans-formimin (ACT), ashtu dhe ajo për Operacionet (ACO), janë të angazhuara direkt me përcaktimin e kërkesave dhe sigurimin e realizimit të objektivave.

Disa nga karakteristikat më esenciale të procesit të ri të planifikimit të mbrojtjes janë:

Kalimi në metodën e planifikimit në bazë të kapaciteteve (capability based •planning), duke u shkëputur nga planifikimi në bazë të rreziqeve të përcak-tuara qartë, që dominonte periudhën e Luftës së Ftohtë. Kërkesat për zhvil-limin e kapaciteteve janë shtuar nga Samiti në Samit, duke filluar nga Samiti i Uashingtonit me Iniciativën e Kapaciteteve të Mbrojtjes (DCI), përforcuar me Samitin e Pragës me Angazhimet e Kapaciteteve të Pragës (PCC), zgjeruar në Samitin e Stambollit me Ciklin e Planifikimit të Mbrojtjes dhe objektivat e përdorimit të forcave tokësore etj.

Zgjerimi i disiplinave të planifikimit të mbrojtjes. Disa nga ato janë: planifi-•kimi i bërthamor, i armatimit, i burimeve, i komandim-kontrollit, logjistik, i emergjencave civile. Në themel të të gjitha këtyre disiplinave qëndron Plani-fikimi i Forcës.

Por procesi i ri ka përfshirë disiplina të tjera të domosdoshme, si: zbulimi, i •standardizimit, i mbrojtjes ajrore dhe i menaxhimit të trafikut ajror, mjekësia ushtarake si dhe kërkim-zhvillimi. Pikë tjetër e rëndësishme, është transformimi i forcave dhe kapaciteteve të •NATO-s përmes komponentëve të konceptit bazë i quajtur DOTMLPFI, i cili zbërthehet në: Doktrina, Organizim, Trajnim, Materiale, Lidership, Personel, Infrastrukturë dhe Ndërveprim.

Procesi i Planifikimit të Forcës, është një ndër elementët më të rëndësishëm të planifikimit të mbrojtjes. Ai përbën një rreth ciklik, i cili fillon me direktivën mi-

Page 50: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

50

Mbi përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes

nisteriale, kërkesat e vlerësuara të mbrojtjes, projekt objektivat, objektivat e forcës, plotësimi i pyetësorit deri tek vlerësimi i mbrojtjes.

Objektivi kryesor është përcaktimi i forcave dhe aftësive (minimumi i kërkesave për kapacitete), koordinimi i aftësive kombëtare në interes të Aleancës, monito-rimi i procesit si dhe qëndrimi për t’u përgjigjur situatave. Harmonizimi i gjithë disiplinave të planifikimit, duke pasur në qendër të vëmendjes planifikimin e forcave, do të bëjë të mundur që forcat të cilat vihen në dispozicion të NATO-s, të jenë të pajisura me të gjithë elementët e nevojshëm për kryerjen e misioneve dhe operacioneve të caktuara.

Karakteristikat e tij janë: gjithëpërfshirja dhe rigoroziteti, por njëkohësisht edhe një proces i integruar, i kombinuar dhe ciklik. Ai drejton dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta të NATO-s si dhe të anëtarëve të saj, duke siguruar kohezionin e Aleancës dhe të vendeve anëtare të saj në një bashkësi të vetme.

Një nga momentet vendimtare në fazën e planifikimit të Forcës, është Gjenerimi i Forcave (Force Generation). Theksojmë se ky proces i përket planifikimit afatsh-kurtër, i cili natyrshëm rrjedh nga planifikimi afatmesëm dhe ai afatgjatë.

Shkurt, ç’përbën sistemi ynë kombëtar dhe përpjekjet për ta integruar atë me sistemin e planifikimit të NATO-s

Forcat tona të Armatosura, në mënyrë kronologjike, pas ndryshimeve të mëdha demokratike të viteve ’90 janë përfshirë në procesin e transformimit si në numër, në mentalitet ashtu edhe mënyrën e funksionimit të tyre.

Hapat e ndërmarrë përbëjnë padyshim një transformim rrënjësor, mbështetur në orientimet dhe sugjerimet e dhëna nga strukturat e NATO-s, në cilësinë e një vendi partner dhe sidomos pas vitit 1999, kur ne u bëmë aspirant (MAP country). Në këtë moment në mënyrë graduale kaluam në rivlerësim të dokumenteve strat-egjike, përfshi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake, Planin e Veprimit për Anëtarësim si dhe ndjekjen e Procesit të Planifikimit të NATO-s të quajtur PARP. Në vijim të këtyre dokumenteve janë përgatitur këto plane: plani transformimit dhe zhvillimit përkatësisht në vitin 2001, Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA 2010, i cili u rivlerësua duke u rikonceptuar në vitin 2007 në Dokumentin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA - Vizion Strategjik 2020.

Për më se një dekadë po punohet për sigurimin e një procesi të plotë të Planifikim-Programim-Buxhetim-Ekzekutimit, i njohur me termin PPBS, duke iu paraprirë me struktura, burime njerëzore dhe kalimin në proces implementimi.

NATO nëpërmjet paketës së Objektivave të Partneritetit tashmë të shndërruar ne Objektiva Force, ka synuar që Forcat tona të Armatosura të sigurojnë kapacitete kombëtare dhe me interesa të përbashkëta, duke siguruar një ndërveprim sa më

Page 51: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

51

Kolonel Dilaver Hoxha, Nënkolonel Editson Zarka, Nënkolonel Agim Hajro

të mirë të mundshëm. Kjo domosdoshmërish ka kaluar në disa etapa analize, rishikimi dhe riorganizimi.

Elementët kryesor të sistemit tonë aktual të planifikimit të forcës, në kuadër të planifikimit të mbrojtjes së vendit, janë pothuajse të zhvilluar. Tashmë disponojmë struktura të plota planifikimi. Dokumentet kryesore të procesit të funksionimit të këtij sistemi janë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, Direktiva e Mbrojtjes dhe Plani Afatgjatë i Zhvillimit të FA. Tashmë jemi në fazën e implementimit të strukturës së re orga-nizative të FA, ku një vend të rëndësishëm zë zhvillimi i Direktivës dhe Planit të përdorimit dhe Mbështetjes së FA të RSH-së.

Përvoja e fituar si dhe detyrimet në cilësinë e një vendi të ri anëtar të NATO-s ka nxjerrë në pah përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të planifikimit.

Kalimi nga Mbrojtja Individuale në Mbrojtjen Kolektive përbën një nga sfidat e integrimit në NATO. E parë në këndvështrimin e përfitimeve prej anëtarësimit si dhe detyrimeve apo kontributeve që do të japim për Aleancën, dalin një seri çështjesh dhe problematikash që kërkojnë vëmendje, analizë, forma për zgjidhje apo reagim në kohë. Ato kanë të bëjnë me masat se si do të arrijmë përfitimet që na takojnë, dhe me faktin se çfarë mekanizmash duhet të zhvillojmë dhe të për-dorim për këtë qëllim. Po kështu, duhet të matim resurset se sa të aftë jemi për të absorbuar cilësisht sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të ombrellës euroatlantike.

Një gjë është e qartë, që krahas punës së pamohueshme mbetet akoma shumë punë për të bërë për integrimin e plotë në NATO, sidomos në njohjen dhe shfrytëzimin e mekanizmave të planifikimit të mbrojtjes kolektive. Një sfidë për të ardhmen përpara është çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim për të harmonizuar dhe përqasur sistemet tona analoge më sistemet e mësipërme të NATO-s, në mënyrë që të shfrytëzojmë efektet pozitive të tyre

Tashmë një gjë është e qartë: anëtarësimi në NATO e ka bërë vendin tonë pjesë të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit ndikon direkt në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë krahasuar me teorinë dhe praktikën e tejkaluar të mbrojtjes me forcat e veta. Nga ana tjetër, ne do të planifikojmë burime dhe kapacitete ushtarake për të kontribuar me angazhime të mundshme në kuadër të Aleancës. Në këto kushte, është fare e qartë që sistemi i sigurisë dhe mbrojtjes së vendit ka pësuar dhe do të vazhdojë të pësojë ndryshime. Ndryshime të tilla nënkuptojnë një transformim dhe hop cilësor, të cilat gjithsesi kanë edhe implikimet e veta. Sistemi i planifikimit të mbrojtjes, të forcës dhe ai operacional vlerësohet të jenë elementët kryesorë, që do të kërkojnë ndryshime rrënjësore, veçanërisht për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, duke iu përshtatur standardeve përkatëse të Aleancës.

Page 52: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

52

Mbi përmirësimin e sistemit aktual të planifikimit të mbrojtjes

Përmirësimi i elementëve të Sistemit

Zhvillimi i një sistemi modern të planifikimit të mbrojtjes kërkon një gjithëpërf-shirje civilo-ushtarake, pasi secila prej tyre ka rolin e vet të pashmangshëm.

Duke qenë se Aleanca po lëviz fuqishëm për ta transformuar procesin e planifikimit, është koha e përshtatshme që ne të lëvizim paralelisht duke bërë një rishikim dhe riorganizim të tij. Fillesat e këtij transformimi janë njehsimi në formën e përqasjes i dokumenteve strategjik kombëtar me ato të NATO-s.

Konkretisht Strategjia e Sigurisë Kombëtare është një përqasje paralele me Konceptin Strategjik të NATO-s. Po kështu, Strategjia Ushtarake është paralele e Direktivës për Implementimin e Strategjisë së Aleancës. Rrjedhimisht, Direktiva Ministeriale të NATO-s gjen simetrinë e saj në Direktivën e Mbrojtjes. Përsa i përket Pyetësorit të Planifikimit të Mbrojtjes në modelin tonë duhet të përkojë me rishikimin e kapaciteteve operacionale. Ky lloj paralelizmi duhet të shkojë deri në trajtesa të njëjta, parë në këndvështrimin e mbrojtjes kolektive. Kjo është edhe arsyeja që ne po punojmë të kemi një direktivë të Komandantit të Përgjithshëm për planifikimin strategjik dhe të operacioneve.

Në sistemin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, procesi fillon me Rishikimin e Kërkesave te Mbrojtjes (Capability Requirements Review), i cili rezulton me përgatitjen e Kërkesave Minimale të Kapaciteteve Ushtarake (Minimum Capabil-ity Requirements). Më tej puna vijon me propozimin e forcave dhe kapaciteteve për periudhën 10-vjeçare, dhe pas konsultimeve në strukturat e specializuara të NATO-s dhe me vendet anëtare, unifikohen në Objektivat e Forcës.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është edhe procesi i vlerësimit të mbrojtjes, i cili në dekadën e fundit tek ne është bërë në mbështetjen e Aleancës dhe të vendeve anëtare të saj si SHBA. Duke qenë anëtar i NATO-s ka ardhur momenti dhe domo-sdoshmëria e institucionalizimit të tij në sistemin tonë të planifikimit.

Po kështu masë njësuese është procesi i planifikimit dhe i marrjes përsipër të angazhimeve dhe detyrimeve për realizimin e Objektivave të Forcës. Janë një sërë publikimesh të NATO-s që ndihmojnë, lehtësojnë dhe orientojnë planifikimin e zhvillimit të forcës. Dokumente të tilla janë p.sh. “Deklarimi i Kapaciteteve dhe Kodi i Kapaciteteve”.

Në procesin tonë të planifikimit të mbrojtjes duhet të sigurohet një lidhje organike midis planifikimit të forcës dhe planëzimit operacional. Forcat tona të Armatosura mund dhe duhet të planifikojnë mundësitë, kapacitetet dhe implikimet e mund-shme për organizimin dhe zhvillimin e njëkohshëm të disa operacioneve, për nevoja të vendit dhe/ose në kuadër të plotësimit të detyrimeve të anëtarësimit. Natyrisht që kjo do të bëhet e bazuar në skenarë të disa situatave tipike operacionale.

Page 53: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

53

Kolonel Dilaver Hoxha, Nënkolonel Editson Zarka, Nënkolonel Agim Hajro

Nga analiza e krahasimeve dhe vlerësimeve synohet sigurimi i produkteve për të bërë rregullimet esenciale në formë dhe përmbajtje. Një masë e tillë kërkon përaf-rim procedural, njësim dokumentar, përputhje kohore, planifikimi, implementimi, vlerësimi dhe analize. Mbi të gjitha qëndron impenjimi për ti kuptuar konceptet, përmbajtjen e tyre me qëllim përshtatje, adaptimi dhe veprimi. Këto masa për-bëjnë atë që quhet ndërveprim, si elementi esencial për të siguruar komunikim dhe gjuhë të përbashkët, teknologji dhe veprime unike.

Një masë e rëndësishme mbetet përgatitja e personelit të nevojshëm, aftësimi i tyre si dhe konsolidimi i strukturave për të institucionalizuar gjithë procesin dhe zbatuar atë.

Rekomandime

Koncepti Strategjik i NATO-s duhet të përshkruaj qartësisht rolin e kompo-•nentit ushtarak për përballimin e sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve të reja. Kjo do të përbëjë bazën e procesit të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s dhe vendeve anëtare të saj.Përshtatja e sistemit tonë kombëtar të planifikimit të mbrojtjes me atë të •NATO-s, nëpërmjet gjetjes së mekanizmave të nevojshëm, konsolidimi dhe shtrirja e tij në të gjithë nivelet e komandim kontrollit.

Gërshetimin e disiplinave të planifikimit kombëtar sipas disiplinave të plani-•fikimit të NATO-s, duke ruajtur karakteristikat individuale të çdo vendi anëtar dhe kontributit nëpërmjet “niche” capability për vendet relativisht të vogla dhe me burime të kufizuara në krahasim me vendet e tjera.

Bërjen publike të Nivelit të Ambicies Kombëtare në mënyrë që të njihet me •atë çfarë janë të afta të bëjnë Forcat tona të Armatosura. Këtij procesi t’i para-prihet me një planifikim real dhe mbështetje të mjaftueshme me burimet financiare.

Rishikimin e politikave dhe koncepteve të trajnimit në mënyrë që të reflek-•tohen edhe detyrat që kryejnë Forcat e Armatosura në kuadër të mbrojtjes kolektive (nenit 5).

Në përfundim theksojmë se; “Nga ne kërkohet më shumë bashkëpunim, për të qenë sa më afër këtij sistemi, të përshtatim si duhet sistemin tonë për të qenë i suportueshëm me të gjitha procedurat e sistemit të NATO-s. Kjo duhet të reflek-tohet brenda Forcave të Armatosura, me institucionet e tjera kombëtare, si dhe me të gjithë organizmat e Aleancës dhe të vendeve anëtare të saj.

Page 54: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

54

Transformimi, ndarja e kostos dhe procesi i vendimmarrjes së Aleancës

Transformimi i Aleancës, ndarja e kostos, proceset vendimmarrëse dhe pozicioni i Shqipërisë

Kolonel Thimi Hudhra Shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes, KDS

Kolonel Perikli KoliçiKolonel Nazmi Cahani

Abstrakt. Në këtë shkrim autorët japin një panoramë të përgjithshme mbi lidhjen e transformimit afatgjatë të Aleancës me ndarjen e kostos midis anëtarëve të saj, si dhe me proceset e vendimmarrjes kolektive. Arritja e konsensusit në Aleancë përfshin domosdoshmërisht të gjithë vendet anëtare të saj, pavarësisht peshës dhe madhësisë së tyre. Njohja e mekanizmave të arritjes së konsensusit, e negociatave dhe konsul-timeve aktive dy apo shumëpalëshe, si dhe respektimi i procedurës së heshtur janë elementë shumë të rëndësishëm për të gjithë aktorët e përfshirë në proces.

Çdo vendimmarrje në Aleancë shoqërohet me kosto, e cila mund të jetë politike, ekonomike, financiare apo ushtarake. Në fushën financiare, parimi themelor i NATO-s është ndarja e drejtë e kostos “cost shares”, midis vendeve anëtare të saj. Nën këtë këndvështrim, në statusin e vendit anëtar, nga ana jonë kërkohet përgjegjshmëri maksimale për pjesëmarrjen aktive dhe të organizuar në procesin e vendimmarrjes së Aleancës.

Artikulli jep edhe disa rekomandime për procesin e përpunimit dhe të zhvillimit të qëndrimeve zyrtare në mbështetje të përfaqësuesve civilë dhe ushtarakë të FA në Komitetet, Agjencitë, Bordet dhe Grupet e Punës së Aleancës. Ky proces kërkon njohje të thellë të çështjeve në axhendën e Aleancës, bashkëpunim midis përfaqësuesve dhe strukturave tona në kryeqytet dhe në Aleancë, dhe shkëmbim të informacionit në kohë reale nga të dy palët.

Koordinimi i veprimeve midis strukturave në vend dhe të atyre në strukturat e NATO-s mbetet një prioritet në pjesëmarrjen efektive në vendimmarrjet e Aleancës. Autorët rekomandojnë draftimin e një procedure standarde veprimi për të gjithë strukturat pjesëmarrëse në proces.

Page 55: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

55

Kolonel Thimi Hudhra, Kolonel Perikli Koliçi, Kolonel Nazmi Cahani

Hyrje

Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Jemi vend aleat në një kohë kur vetë Aleanca është në transformim; ajo është në kërkim të përcaktimit të rolit dhe të nivelit të saj të ambicjes në mjedisin e sigurisë

së shekullit të 21-të. Dhe siç dihet, prirjet e këtij transformimi priten të reflektohen në Konceptin e ri Strategjik të saj 2010, i cili është në zhvillim.

Problematikat e Konceptit Strategjik (KS) janë të shumta, por në këtë referat të shkurtër ne do mundohemi të trajtojmë çështjen e lidhjes së transformimit të Aleancës, me ndarjen e kostos ndërmjet vëndeve anëtare, me proceset e vendim-marrjes kolektive, dhe ajo që është më e rëndësishmja, me artikulimin e pozicio-neve sa më racionale të vendit tonë në këtë proces.

Në procesin e transformimit Aleanca ka në axhendën e saj një numër të konsid-erueshëm çështjesh, në të cilat ne si vend anëtar, jemi pjesë e vendimmarrjes kolektive. Një ndër dy komandat strategjike të Aleancës (ACT) është e fokusuar në transformimin e saj dhe të vëndeve anëtare. Si vend i ri aleat, ne kemi fatin dhe përgjegjësinë të jemi përfshirë në një Plan afatmesëm të Integrimit me dy Komandat Strategjike, i cili shërben si udhërrëfyes për zhvillimin e FA.

Për tu fokusuar më shumë në çështjen tonë, do të mjaftohemi vetëm me një listim jo shterues të aspekteve kryesore të transformimit të Aleancës që janë trajtuar edhe në shkrime të tjera; si roli i ardhshëm i Aleancës në mjedisin global të sigurisë; niveli i ambicjes së saj në kontekstin “sa shumë është mjaft”; zgjerimi i mëtejshëm i Aleancës dhe marrëdhëniet me partneret strategjikë; zhvillimi dhe vënia në dis-pozicion e kapaciteteve ushtarake dhe civile nga vëndet aleate për operacionet e drejtuara nga ajo; ndarja më e drejtë të rolit, peshës dhe përgjegjësive midis anëtarëve të saj; zhbllokimi nga disa aspekteve burokratike në vendimmarrjet e Aleancës, evitimi i dublikimeve; si dhe shumë çështje të tjera operacionale të saj.

Bazuar në sa më sipër, vlerësojmë se transformimi do të jetë kryefjala e axhendës së Aleancës për të përballuar sfidat e shekullit të XXI, dhe si i tillë, ai duhet të trajtohet si çështje e veçantë në Konceptin e ri Strategjik të saj. Kjo mund të ar-rihet nëpërmjet forcimit të kapaciteteve kërkimore të Aleancës dhe të vëndeve individuale të saj, si dhe orjentimit të tyre në prioritetet e reja të periudhës afat-mesme e aftgjatë.

Kapacitetet dhe ndarja e Kostos

Parimi themelor në mbështetjen financiare në NATO është ndarja e kostos, ose ajo që quhet Cost Shares midis vendeve anëtare të saj, bazuar në Prodhimin e Përgjith-

Page 56: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

56

Transformimi, ndarja e kostos dhe procesi i vendimmarrjes së Aleancës

shëm Bruto (GDP) dhe buxhetet e mbrojtjes së secilit vend. Në fakt, ky Koncept i ri Strategjik e gjen NATO-n në një krizë ekonomike të anëtarëve të saj. E ndodhur midis nevojës emergjente për transformim për të përballuar spektrin e kërcëni-meve dhe rreziqeve të reja të shekullit të XXI, midis nevojës për shtim të sasisë së trupave në operacion, sidomos në ISAF, dhe krizës financiare aktuale, NATO dhe vendet anëtare të saj pritet të artikulojnë një nivel ambicjeje sa më pragmatist e realist. Aktualisht, vetëm 5 nga vendet e NATO-s e kanë arritur target-in prej 2 % të GDP për shpenzimet e mbrojtjes, dhe shumë vende po rishikojnë buxhetet e mbrojtjes të vitit 2010 me tendencë për ulje të mëtejshme.

Në këtë kontekst, gjykojmë që koncepti i ri strategjik duhet të shprehë në mënyrë më të fortë lidhjen midis nivelit të ambicjes së NATO-s dhe nivelit të mbështetjes financiare nga vëndet anëtare. Një nivel i lartë ambicjeje me mbështetje të ulët financiare do të mbetet thjesht deklarativ dhe i parealizueshëm. Është e natyr-shme që vendi ynë, duke qenë një nga vëndet që e respekton këtë kuotë, duhet të vazhdojë të mbështesë politikën e NATO-s për respektimin e pragut minimal prej 2% të GDP-së të buxhetit të mbrojtjes, 20% e të cilit të alokohet për modernizimin e FA?

Pjesëmarrja e FA në operacionet dhe strukturat ndërkombëtare ka pasur, ka dhe do të ketë një kosto të konsiderueshme në vitet në vijim. Kjo kosto është tërësisht përgjegjësi kombëtare për secilin vend anëtar. Megjithatë, nuk është e thënë që ne të kontribuojmë në çdo lloj operacioni vetëm me kapacitete ushtarake siç është bërë deri tani. Në kuadrin e përqasjes gjithëpërfshirëse të Aleancës (Comprehensive Ap-proach), bazuar në paketën e fundit të Objektivave të Forcës, duhet të përgatitemi të kontribuojmë pas vitit 2012 edhe me kapacitete civile të karakterit diplomatik, policor, ekipe trajnues, projekte të rindërtimit ekonomik, të investimeve financiare, etj, të cilat kanë koston e tyre përkatëse.

Ndryshe nga parimi bazë i Aleancës i shprehur më sipër, realiteti është që deri tani kostua më e madhe e pjesëmarrjes së RSH në operacione ndërkombëtare, përveç ekipit EOD në B-H, është kryer me mbështetjen logjistike, transportin strategjik e shumë shërbime të tjera të ofruara falas mbi baza bilaterale me vendet e tjera të NATO-s. Tani e në vijim, si vend aleat, detyrohemi që këto shërbime ti sigurojmë vetë. Po ashtu, krahas kontributeve në operacione, ne kemi edhe kontribute në tre buxhetet kryesore të Aleancës në buxhetin civil, në buxhetin ushtarak, në buxhe-tin për ndërtimin e selisë së re të NATO-s, dhe më vonë edhe në atë që lidhet me Programin e NATO-s për Investimet e Sigurisë, që fokusohen kryesisht në asetet strategjike të saj. Dhe më tej, të gjitha programet e trajnimit dhe arsimimit të NATO-s si dhe ato bilaterale kanë filluar të mbulohen 100% nga vendi ynë, ndryshe nga ndarja e kostos 80% me 20% si ish vend partner apo aspirant.

Këto ndryshime thelbësore të politikave financiare, kanë sjellë dhe do të sjellin

Page 57: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

57

Kolonel Thimi Hudhra, Kolonel Perikli Koliçi, Kolonel Nazmi Cahani

në vijim efekte të ndjeshme mbi koston e angazhimeve ndërkombëtare të RSH. Statistikat e vitit 2008 dhe 2009 tregojnë se kjo kosto ka qenë rreth 14-16 milion Euro ose 5-6% e buxhetit të mbrojtjes, ndërsa pritjet për vitin 2014, nëse mar-rim përgjegjësitë e mësipërme, parashikojnë një rritje deri në kuotën 15 -20% të buxhetit të mbrojtjes.

Një nga mësimet e nxjerra nga eksperienca e deritanishme e vendeve që janë anëtarësuar në NATO dhe BE, është aplikimi i parimit të “një seti të vetëm forcash” të shprehura në një katalog të integruar të kapaciteteve; pra jo forca të veçanta për operacionet e NATO-s, dhe të tjera për operacionet e BE-së, të OKB-së, koalicione ad-hoc etj, por një grupim forcash që përdoren sipas rastit për të gjitha organizmat ndërkombëtarë, sipas prioritetit politik, disponueshmërisë dhe situatës kombëtare e ndërkombëtare. Kjo do të ishte një përqasje racionale që ul ndjeshëm koston, të cilën duhet ta promovojmë qysh tani dhe të lobojmë me vendet e vogla për ta shprehur këtë në Konceptin Strategjik.

Rritja e pjesëmarrjes numerike në operacione ndërkombëtare duhet të synojë evitimin e mbingarkesave operacionale që shpesh vijnë si pasojë e vullnetit jo të balancuar me mundësitë aktuale të FA. Vlerësojmë se një prioritet i veçantë duhet ti kushtohet gjithashtu edhe mbajtjes së kapaciteteve operacionale tё mjaftueshme në vend, si për të mbështetur rotacionet e forcave, ashtu edhe për të reaguar shpejt dhe nё mënyrë proporcionale ndaj skenarëve të ndryshme kombёtarё, kryesisht ato asimetrik apo të emergjencës. Ky raport i pjesëmarrjes së njëhershme nё op-eracionet ndёrkombёtare me ato nё vёndislokimet kombëtare duhet tё vendoset në nivelin nga 1 me 3 deri nё 1 me 5 sipas Ministerialit të Bratislavës (8-10% me 40-50%). Po ashtu rregullorja e regjimit të gatishmërisë së FA duhet të pasqy-rojë sistemin me 9-11 kategori të gatishmërisë së forcave sipas standardeve të NATO-s.

Do të vlerësonim që krahas kostos së modernizimit të pajisjeve, një kosto prioritare duhet të alokohet për trajnimin dhe arsimimin e forcës profesioniste për tё luftuar nё tё gjithë spektrin e operacioneve tё drejtuara nga Aleanca, si ato jashtë nenit 5, ashtu edhe ato të nenit 5 tё mbrojtjes kolektive. Deri tani, spektri i misionit të forcave tona ka qenë i kufizuar kryesisht në ruajtjen e vendbazimeve, gjë që duhet të na bëjë të mendojmë qysh tani për të evituar në të ardhmen “caveat”-et e mundshme politike apo operacionale. Ky zgjerim i spektrit të misioneve të pritshme duhet të reflektohet në transformimin e sistemit të trajnimit, arsimimit, stërvitjes dhe vlerësimit të njësive të FA profesioniste. Është gjithashtu për tu vlerësuar shprehja kuptimplote e tipizimit të oficerit të sotëm si “oficer diplomat” që gjenerali McChrystal do të dëshironte nga vendet anëtare në Afganistan.

Një pyetje e vështirë për Aleancën dhe për secilin aleat, si dhe për vendin tonë është: A është racionale që si vendet e vogla dhe ato të mëdha të Aleancës të zhvi-

Page 58: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

58

Transformimi, ndarja e kostos dhe procesi i vendimmarrjes së Aleancës

llojnë të gjithë spektrin e kapaciteteve ushtarake për të gjithë spektrin e detyrave të misionit të Aleancës? Gjykojmë që KS i ri mund të shprehë që planifikimi i mbrojtjes së Aleancës, për vëndet e vogla, mund të bëhet bazuar mbi kapacitete të specializuara të tipit “niche”. P.sh, Grup Batalioni i Motorizuar 2014 mund të jetë pak për Aleancën, por ai është shumë për Shqipërinë. Në mendimin tonë, vendet e vogla mund të zhvillojnë kapacitete modulare të nivelit togë-kompani të tipit niche të cilat mund ti atashohen Grup-Batalioneve të NATO-s, apo në një periudhë të mëvonshme edhe Battle-Grupeve të BE. Kapacitetet e tjera të mëdha, sidomos ato të spektrit të nenit 5, mund të zhvillohen nga vendet e mëdha, në format rajonal, apo mund të jenë asete strategjike të NATO-s, për të cilat ne mund të paguajmë si dhe shtetet e tjera të vogla nëpërmjet mekanizmit të “cost sharing”. Këto mund të përfshijmë asetet e transportit strategjik, të zbulimit strategjik, të hapësirës ajrore në kuadrin NATINADS, të komunikimit strategjik SATCOM, të mbrojtjes raketore, etj. Për këtë opsion mund të bëhet lobing me vendet e vogla për të mbajtur një qëllim të unifikuar për ciklin e ardhshëm të planifikimit të forcës që pritet të fil-lojë në 2011.

njohja dhe përdorimi i konsensusit

Një çështje shumë e rëndësishme është njohja dhe përdorimi i mekanizmit të konsensusit në NATO. Në këtë proces, jo rallë jemi ndodhur para të papriturave apo vendimmarrjeve në kohë të kufizuar. Kjo në një kohë kur pjesa më e madhe e vendimmarrjeve të Aleancës arrihen nëpërmjet konsultimeve, negociatave dhe ndërtimit të konsensusit në mënyrë individuale, multilaterale, apo në mënyrë kolektive.

Ndërtimi i konsensusit kryhet brenda dhe jashtë organizmave të NATO-s, ndërsa vendimmarrja bëhet në organizma të ndryshme të saj. Në nivel hierarkik nga lart poshtë, ato quhen Komitete, Nënkomitete, Agjenci, Borde, Grupe Pune apo Panele. Të gjithë këto forma organizimi kanë apo u është transferuar një autoritet për të përgatitur një produkt apo marrë një vendim, i cili duhet të negociohet, shpesh gjatë, midis vendeve. Praktika ka treguar që jo rallë edhe për një definicion të vetëm, konsensusi mund të arrihet për një kohë të gjatë.

Pjesëmarrja cilësore në Komitetet, Agjencitë, bordet dhe grupet kryesorë të punës në Aleancë, ku gatuhen vendimmarrjet e saj për morinë e çështjeve që diskutohen duhet të vihet si një çështje prioritare në axhendën tonë. Është e pamundur që ne të marrim pjesë në gati 320 Komitete, Agjenci, Borde e Grupe Pune të Aleancës, për vetë përfaqësimin modest në numër dhe pamundësinë e kohës fizike për ta bërë një gjë të tillë. Kemi bindjen se eksperienca 1 vjeçare në Aleancë na ka mësuar shumë gjëra që mund të na shërbejnë për të korrigjuar shënjestrën në përcaktimin

Page 59: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

59

Kolonel Thimi Hudhra, Kolonel Perikli Koliçi, Kolonel Nazmi Cahani

e prioritetet tona të përfaqësimit në Komitetet dhe organizmat e tjerë që lidhen me zhvillimin e politikave, interesave apo kapaciteteve tona prioritare.

Një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet përzgjedhjes dhe trajnimit të person-elit civil dhe ushtarak me njohuri dhe background të mirë në fushën e komiteteve dhe bordeve që do të mbulojnë. Ka ardhur koha të zhvillojmë oficerë dhe civilë të specializuar për fusha të caktuara të ekspertizës, ose ato që NATO i quan “Subject Matter Experts”, si p.sh në fushën e planifikimit të forcës, të standardizimit, mod-ernizimit, inteligjencës, mësimeve të nxjerra, ekspertë ligjorë apo të financave, të cilët duhet të zhvillojnë karrierën e tyre brënda fushës së tyre të ekspertizës, etj.

Çdo vendimmarrje kryesore në Aleancë merret si rezultat i konsensusit me una-nimitet të 28 vendeve anëtare të saj. Megjithëse Aleanca nuk e praktikon votimin pro apo kundër në vendimmarrjet e saj, nuk ka asnjë çështje që të mos merret konsensusi i shteteve, i cili mund të shprehet nëpërmjet procedurës së heshtjes. Konsensusi për vendimmarrjen është i domosdoshëm, sepse pjesa më e madhe e vendimmarrjeve lidhet me alokimin e burimeve njerëzore, materiale dhe finan-ciare, apo kapaciteteve të caktuara mbi bazën e parimit të ndarjes së drejtë të peshës midis vendeve, ose “fair burden sharing”.

Pra, çdo vendimmarrje në Aleancë shoqërohet me kosto; kosto e cila mund të jetë politike, ekonomike, financiare apo ushtarake. Nën këtë këndvështrim, në statusin e vendit anëtar, nga ana jonë kërkohet përgjegjshmëri maksimale për pjesëmarrjen aktive dhe të organizuar në procesin e vendimmarrjes së Aleancës. Me një shëmbull të thjeshtë, vetëm ratifikimi i një STANAG-u të Aleancës, mund të implikojë ndryshime organizative, kapacitete ushtarake, futjen e pajisjeve të reja, trajnimeve, doktrinave dhe infrastrukturave të veçanta, që shoqërohen me koston përkatëse.

Një aspekt prioritar është kultivimi i një kulture të re për respektimin aktiv të metodës së procedurës së heshtur. Kjo procedurë pune është vendimtare në axhendën e përditshme të Aleancës për arritjen e vendimmarrjeve kryesore të saj. Neglizhimet në vlerësimin e procedurës së heshtur me afate, shpesh shumë të kufizuara në kohë, mund të sjellin kosto politike, financiare dhe ushtarake. Puna me dokumentet që miratohen me procedurë të heshtur kërkon që ne të organizohemi shumë më mirë se deri tani. Ka raste, kur praktikat mbërrijnë tek përdoruesi në limitet ekstreme të afatit të procedurës së heshtur. Ngarkesa në rritje e shkëm-bimit të informacionit me Aleancën kërkon domosdoshmërisht një skemë të re të autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e gjithë procesit të procedurës së heshtur mbi rregulla të përcaktuara qartë.

Një çështje tjetër shumë e rëndësishme është përmirësimi i mëtejshëm i koor-dinimit, midis strukturave tona kombëtare në MM/SHP dhe institucionet e tjera,

Page 60: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

60

Transformimi, ndarja e kostos dhe procesi i vendimmarrjes së Aleancës

si dhe përfaqësive tona kombëtare në selinë e NATO-s dhe dy komandat strat-egjike. Të drejtën e vendimmarrjes në procesin e konsultimeve e kanë autoritetet apo strukturat përkatëse në kryeqytetet e vendeve anëtare, ndërsa misionet apo përfaqësitë tona në këtë Aleancë që ndjekin nga afër këtë proces, duhet domos-doshmërisht të propozojnë kurse veprimi. Sipas mësimeve të nxjerra të vitit të parë si aleat, ky koordinim është deçiziv për të përpunuar vendimmarrjet më të mira për autoritetet e larta. Realiteti tregon se ka pasur raste të vonesave në kohë nga të dyja palët, apo nuk kemi pasur feedback informacioni në kohë reale, dhe si pasojë, koha për vendimmarrje cilësore ka qenë e kufizuar. Me mirëkuptim të plotë, rekomandojmë të zhvillohet një Procedure Standarde Veprimi e firmosur në nivel kombëtar, për të disiplinuar këtë proces shumë të rëndësishëm.

Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, shkëmbimi i informacionit dhe respektimi i rregullave të tij është një çështje kritike për vendimmarrje. Nga njëra anë kemi nevojë për informacion të shpejtë, nga ana tjetër kemi nevojë për respektimin e rregullave strikte për sigurinë e informacionit. Siguria e informacionit dhe sido-mos atij elektronik, nëpërmjet sistemit CRONOS, është me rëndësi jetike për të garantuar mosrrjedhjen e tij. Jemi në periudhën fillestare, dhe koha ka treguar që vëndet e reja janë bërë pre e vjedhjes së informacionit nga agjencitë e huaja që mund të kenë qëllime të tilla.

Rekomandime

Kryerja nga Ministria e Mbrojtjes e një analizë një vjeçare e progresit dhe 1. problematikave të hasura për zgjidhje nga data e anëtarësimit në NATO në samitin e Strasburgut, me detyra konkrete dhe afate të përcaktuara qartë;

Draftimi i një Rregullore (SOP) në interes të pjesëmarrjes efektive në vendim-2. marrjet e Aleancës, me synim koordinimin sa më efektiv midis përfaqësive të RSH në NATO dhe strukturave kombëtare të MM/SHP të përfshira në proceset e konsultimeve në Komitetet, Agjencitë dhe Bordet e Aleancës.

Mbi bazën e mësimeve të nxjerra gjatë vitit 2009, të bëhet një ri-organizim i 3. skemës së përfaqësimit të misionit dhe strukturave kombëtare në Komitetet dhe grupet e punës së Aleancës dhe dy komandat strategjike, dhe vendosja e kontakteve direkte midis të dy krahëve;

Duhet të pasqyrohet në KS roli i institucioneve të arsimimit dhe trajnimit dhe 4. përmirësimi i vazhdueshëm i kurrikulave të sistemit arsimor të oficerëve dhe civilëve të FA të tematikave modulare që kanë të bëjnë me çështjet themelore të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive të Aleancës;

Përfshirja në KS e çështjes së transformimit si një nga komponentët më të 5.

Page 61: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

61

Kolonel Thimi Hudhra, Kolonel Perikli Koliçi, Kolonel Nazmi Cahani

rëndësishme të Aleancës në përcaktimin e rolit të saj në shekullin e XXI-të. Promovimi i Punës Kërkimore në interes të përpunimit të qëndrimeve të FA për çështjet themelore të transformimit. Rritja e Qendrës së Analizave të Mbrojtjes në një Institut të Studimeve Strategjike, sipas Direktivës së Mbrojtjes 2010, etj

Përfshirja në KS e inkurajimit të kapaciteteve “6. niche” sidomos nga vendet e vogla, si dhe i kapaciteteve rajonale të përbashkëta.

Shtrirja e mëtejshme e sistemit të klasifikuar të informacionit në komandat 7. dhe institucionet e FA që kanë nevojë për to, në mënyrë që informacioni të shfrytëzohet në kohë reale

Page 62: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

62

Mbi mbrojtjen e hapësirës ajrore të NATO-s dhe të RSH

Mbrojta e hapësirës ajrore të NATO-s dhe hapësirës ajrore të RSH, në situatat e nenit 5 dhe në rastet ”renegate”

Gjeneral Brigade Dhori Spirollari Komandant i Forcës Ajrore

Nënkolonel Emëror Hajdarasi Pedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Sigurimi i përbashkët i Hapësirës Ajrore është treguesi më i dukshëm i unitetit të Aleancës. NATO garanton mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare sipas të njëjtave standarde ku rol të rëndësishëm luan Sistemi i Integruar i Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (NATINADS) i cili është guri i themelit të mbrojtës së Hapësirës Ajrore të Aleancës. Krijimi i kapaciteteve të përbashkëta të Transportit Ajror Strategjik, si dhe përmirësimi i kapaciteteve të vëzhgimit, zbulimit dhe rikonicionit do rrisin efektivitetin e Komponentit Ajror të NATO-s. Përballimi i situatave “renegade” ka impakte të shumta politike dhe gjeostrategjike, ndaj duhet konsideruar si zgjidhje e niveleve të larta politiko-ushtarake.

Sigurimi i përbashkët i hapësirës ajrore është treguesi më i dukshëm i unitetit te Aleancës, i cili është sanksionuar në Artikullin 5 të Traktatit të Uashingtonit ku shprehimisht thuhet; “NATO garanton mbrojtjen kolektive të vendeve

anëtare sipas të njëjtave standarde”. Sigurimin e Hapësirës Ajrore (HA) aleanca e siguron me anë të:

Sistemi i Integruar i Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (NATINADSa) )

Për sigurimin e Hapësirës Ajrore të Aleancës është zhvilluar koncepti i Sistemit të integruar të mbrojtjes ajrore të NATO-s (NATINADS) i cili është guri i themelit të mbrojtës së Hapësirës Ajrore të Aleancës, dhe konsiston në integrimin e sistemeve kombëtare të Mbrojtjes Ajrore në një sistem të vetëm të unifikuar të NATO-s në Europë. Thelbi i integrimit është përcaktimi i përgjegjësisë, forcave të nevojshme dhe autoritetit për të mbrojtur vendet e NATO-s nga

Page 63: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

63

Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, Nënkolonel Emëror Hajdarasi

ndonjë sulmi ajror. Komanda Operacionale e Aleancës “ACO” kryen mbrojtje ajrore nëpërmjet Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore “NATINADS”. Ai përfshin sistemet e komandim-kontrollit, të vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe sistemin e kundërveprimit të mbrojtjes ajrore. Elementet janë njëkohësisht, forca të NATO-s, të komanduara nga Komanda Operacionale të Aleancës për tu përdorur në kohë paqeje, krizash e konfliktesh.

Disa faktorë që kontribuojnë në arritjen e qëllimit të sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore për vendet e Aleancës “NATINADS” janë:

Strukturë komandimi të përbashkët dhe të unifikuar, e cila mundëson një dallim •të qartë të përgjegjësive dhe një proces të shpejtë vendim-marrjeje.

Përfshirja në procedura të përbashkëta që mundësojnë operacione efektive.•

Standarde të përbashkëta me të cilat mund të matet efektiviteti i elementëve •të NATINADS.

Gjuhë e përbashkët për të mundësuar në mënyrë sa më të saktë shkëmbimin •e informacionit dhe koordinimin.

Synimi përfundimtar është integrimi i plotë operacional i të gjithë anëtareve të aleancës që do të arrihet nëpërmjet rritjes graduale të kapaciteteve ekzistuese.

Sistemi Aktual i Komandim Kontrollit Ajror C2 (NATO)b)

Sistemi aktual i komandim-kontrollit të NATO-s i vendosur në (CAOC) Qendrat e Kombinuara të Operacioneve Ajrore, Qendrat e Kontrollit e të Raportimit, si dhe në njësi e struktura të tjera vartëse, kryen mbështetjen dhe ekzekutimin e procesit të Komandim Kontrollit dhe në veçanti realizon funksionet baze si:

Menaxhimin e Forcave;•Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore;•Vlerësimin e Kërcënimit/Rrezikut;•Menaxhimin e Resurseve të Komandim Kontrollit;•Kontrollin e Misionit Ajror;•Menaxhimin e Hapësirës Ajrore •Kontrollin e Trafikut Ajror Ushtarak;•Menaxhimin e Betejës;•Sigurinë.•

Një moment i rëndësishëm në ketë pikë është patrullimi ajror (Air Poli- cing) që nënkupton përdorimin e avionëve gjuajtës kapës në kohë paqe, me qëllim ruajtjen e integritetit të hapësirës ajrore. Kryerja e misionit të

Page 64: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

64

Mbi mbrojtjen e hapësirës ajrore të NATO-s dhe të RSH

patrullimit ajror është përgjegjësi kombëtare, por nëse ndonjë nga vendet e aleancës nuk disponon kapacitete kombëtare për të kryer ketë mision, ata asistohen nga kjo e fundit nëpërmjet marrëveshjeve ndërshtetërore e cila pasqyrohet në Direktivën e Komandës Strategjike në Europë.

Komandimi dhe Kontrolli Taktik mbi mjetet e patrullimit ajror ushtrohet nëpërmjet Sistemit të Kontrollit dhe Survejimit të Hapësirës Ajrore. Zba-timi është i decentralizuar dhe kryhet në atë nivel që lejon reagimin më të shpejtë dhe efiçencën më të lartë.

Vëzhgimi Ajrorc)

Vendet pjesëtare të Aleancës përfshi dhe anëtaret më të rinj të saj kanë sen-sorë (Radarë) për të zbuluar dhe ndjekur gjithë objektet ajrore, vëzhgim të vazhdueshëm të hapësirës ajrore sidomos në pjesët më të kërcënuara dhe të paqëndrueshme.

Aktualisht NATO këto misioni i kryen me anë të avionëve E-3 AWACS të cilët janë komponentë të saj të vendosura në baza të përhershme ajrore, dhe në FOB “Baza Operacionale të Përparuara”. Ata operojnë në të gjithë botën në interes të NATO-s, por, sistemet e tyre të operimit, dhe pajisjet që bëjnë të mundur komunikimin me mjete e bazuar në tokë, kanë pësuar progres të dukshëm. Për këtë qëllim është i nevojshëm fillimi i një program modernizimi, i cili të përfshijë instalimin e pajisjeve shtesë të cilat do të përmirësojnë sistemin e navigimit, komunikimit dixhital si dhe shtimin e dy misioneve simuluese. Si rezultat i këtyre përmirësimeve këta avionë do të jenë të aftë të vazhdojnë plotësimin e misionit si një nga asetet më të rëndësishëm të Aleancës për monitorimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Hapësira Ajrore Shqiptare si pjesë e Hapësirës Ajrore të Aleancës

Forcat Ajrore dhe Sigurimi i Hapësirës Ajrore të Republikës së Shqi-a. përisë

Forcat Ajrore ndodhen në proces reformimi dhe janë përgatitur e po zbatohen planet afatshkurtër dhe afatgjatë të zhvillimit. Aktualisht po punojnë intensivisht për të arritur Kapacitete të Plota Operacionale “Full Operation Capability” por duhet theksuar se momentalisht Forcat Ajrore nuk mund të kryejnë plotësisht dhe në mënyrë efikase, sigurimin e hapësirës ajrore, si pasojë e mungesës së mjeteve të domosdoshme si: radarëve modern tre dimensional, avionë të tipit gjuajtës – kapës, si dhe qendrës bashkëkohore të përpunimit dhe transmetimit të të dhënave “ASOC”.

Bazuar në strategjinë e aleancës dhe eksperiencën e vendeve si Sllovenia apo atyre

Page 65: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

65

Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, Nënkolonel Emëror Hajdarasi

Balltike, misioni i patrullimit të hapësirës ajrore Shqiptare i është besuar struk-turave të Aleancës, kjo deri në momentin e krijimit të kapaciteteve kombëtare. Sipas direktivës së SACEUR për realizimin e kontrollit ajror Shqipëria duhet që deri në fund të vitit 2012 të zhvillojë një sistem modern të vëzhgimit ajror, dhe të ndërtojë një sistem efikas Komandim–Kontrolli në përputhje me doktrinën ajrore të NATO-s, dhe tërësisht të integruar në NATINADS.

Nga disa opsione të analizuara nga Aleanca në bashkëpunim të ngushtë me auto-ritetet Shqiptare si opsioni më i përshtatshëm u zgjodh përdorimi i kapaciteteve operacionale të vendeve fqinj me Shqipërinë “Italia dhe Greqia” duke i përdorur asetet nga vendet e tyre të origjinës.

Komandim-Kontrolli për Sigurimin e Hapësirës Ajrore Shqiptare në b. kuadrin e NATO-s

Nisur nga pozicioni gjeografik dhe Direktiva e Komandës Strategjike të Aleancës në Evropë komandim-kontrollit për patrullimin e HA Shqiptarë kryhet nga Qendrat e Kombinuar e Operacioneve Ajrore 5 (CAOC-5) dhe Qendra e Kombinuar e Op-eracioneve Ajrore 7 (CAOC-7), të dyja nën vartësinë e Komandës së Komponentit Ajror, dy qendra kontroll raportimit (CRC) për vëzhgimin dhe realizimin e tablosë ajrore të HA Shqiptare dhe dy qendra të tjera Raportim Kontrollit “CRC” si qendra vëzhgimi alternative .

Për të realizuar patrullimin ajror të avionëve të NATO-s në HA Shqiptare është e nevojshme: Koordinimi midis Qendrës së Kombinuar të Operacioneve Ajrore (CAOC) dhe procedurës kombëtare të funksionimit, të mishëruara në Qendrën Operacionale të Sovranitetit Ajror të Forcave Ajrore. Një tjetër moment i rëndë-sishëm është Qendra Operacionale e Sovranitetit Ajror, e cila do të jetë agjencia/organizmi që do të bëjë marrjen, përpunimin, shkëmbimin e tablosë ajrore dhe shkëmbimin e informacionit jo vetëm për realizimin e “Patrullimit Ajror”, por edhe integrimin e plotë në NATINADS.

Komandanti i mbrojtjes ajrore në Qendrën e Kombinuar të Operacioneve Ajrore (CAOC) mban të disponueshëm autoritetin për ndërhyrje ne raste të ndryshimit të intenerarit të fluturimit, shoqërimit, hapjen e zjarrit paralajmërues, detyrimit me force për ulje, por duhet theksuar se ky Komandant (Available Air Defense Commander (AADC) mbetet autoriteti angazhues për kërcënime ushtarake, por jo për rastet renegade.

Krijimi i kapaciteteve të përbashkëta të Transportit Ajror Strategjikc.

Kjo ide e hedhur dhe mbështetur nga shumë vende të aleancës, do të ndihmojë funksionimin më mirë të strukturave të Komponentit Ajror ku në themel të saj qëndron krijimi i një parku prej një numër të caktuar avionësh të transportit Strat-

Page 66: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

66

Mbi mbrojtjen e hapësirës ajrore të NATO-s dhe të RSH

egjik “Boing C-17 Globmaster” të financuar nga aleanca, dhe do të operojnë sipas nevojave të saj me ekuipazhe shumëkombëshe, e strukturë ushtarake të drejtimit shumëkombësh, të bazuar në një nga vendet e NATO-s nga ku mund të operojnë lehtë me të gjitha pikat e nxehta të globit. Këta avionë do të operojnë pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç operojnë edhe avionët AWACS.

Avionët “renegate”, procedura e veprimit në kuadrin nATO-s

Përdorimi i avionëve civilë si armë për realizimin e një sulmi terrorist është një kërcenin i ri në kohët e sotme. Këta avionë janë quajtur nga ideologët ushtarake si avionë “renegade,” dhe ky fenomen prezanton një numër shumë të komplikuar çështjesh. Dallimi ndërmjet një avioni të rrëmbyer pa ndonjë qëllim sulmi, një avioni në fluturim në një situate emergjente dhe një avioni me të vërtetë “renegate” bëhet shumë i vështirë për të vepruar, dhe në situata të caktuara e pamundur. Vendimi për të vepruar ose angazhuar ndaj një avioni renegat duhet të merret nga autoriteti më i lartë shtetëror brenda HA të cilit ky avion operon. Kështu përdorimin i forcës kundër një avioni civil që përben një kërcenim të mundshëm është vetëm përgjegjësi kombëtare,

NATO monitoron drejtimin e fluturimit të këtyre avionëve dhe informon Qendrën Operacionale të Sovranitetit Ajror nëpërmjet CAOC-5 ose CAOS-7 si strukturë e përfshire direkt në këtë proces. Aleanca nuk angazhon asetet e saj të mbrojtjes ajrore në këto raste. Kur kërcënimi ajror dyshohet ose është në kuadrin e platformës “renegate” përgjegjësitë për veprimet e mëtejshme i kalojnë strukturave kombëtare që kanë fuqinë e hapësirës ajrore ku ky avion operon. Kjo kërkon përcaktim të qartë të përgjegjësive midis NATO-s dhe Autoriteteve Kombëtare si dhe një mar-rëveshje me vendet ose vendin asetet e së cilës do të përdoren për të reaguar ndaj këtyre avionëve nëse nuk disponohen asete reagues kombëtare.

Situata e një rasti “renegat” ka në vetvete tre karakteristika: a) Përfshirja e një avioni civil, b) Ndodh në një hapësire ajrore kombëtare ose ndërkombëtare dhe c) Avioni nuk vepron sipas procedurave standarde, për arsye të kohës e cila është e rëndësishme. Në këto raste një veprim ushtarak duhet të startojë megjithëse elementet e dyshimit për të përcaktuar platformën si avion “renegate” është në proces. Procesi për rikthimin e përgjegjësive dhe aseteve autoriteteve kombëtare të caktuara duhet të vazhdojë menjëherë mbas veprimeve fillestare të strukturave të NATO-s.

Kur autoritetet kombëtare kanë informacione për raste “renegate” ato duhet të informojnë menjëherë strukturat e Aleancës. Vendosja e një marrëveshje të dyan-shme midis vendeve dhe Komandës Ajrore rajonale për të siguruar implementimin e procesit dhe realizimin e një vendimmarrje të shpejte është e detyruar.

Page 67: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

67

Gjeneral Brigade Dhori Spirollari, Nënkolonel Emëror Hajdarasi

Koordinimet e nevojshme ndërmjet autoriteteve civile, kombëtare dhe të NATO-s në rastet renegate janë shume të rëndësishme. Kjo kërkon një bashkëpunim të caktuar dhe vendosjen e pikës së kontaktit në autoritetin kombëtar. Për këtë ar-sye kërkesa e parë që duhet të plotësohet është saktësimi procedurës kombëtare dhe i institucionit/pozicionit ose strukturës që do të veprojë si autoriteti zyrtar kombëtar në situatë “renegate”. Përfaqësuesi i Autoritetit Kombëtar “NGA” duhet të veprojë në përputhje dhe duke ndjekur zinxhirin e komandimit ushtarak të NATO-s, i cili do të jetë linja bazë e procedimit duke futur këtu procedurat kom-bëtare të veprimit të cilat janë shumë të rëndësishme.

Përfundime

Sistemi i komandim kontrollit kombëtar duhet të konfigurohet në mënyrë të •tillë që ti përgjigjet kërkesave të sistemit të mbrojtjes kolektive.

Aleanca dhe vendet anëtare duhet të gjejnë mekanizma ose rrugë më efikase •për sigurimin e Transportit Ajror Strategjik brenda dhe jashtë zonës së përgjegjësisë.

Ndërtimi i sistemit të vëzhgimit ajror modern, dhe i sistemit të komandim-•kontrollit tërësisht të integruar në NATINADS.

Page 68: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

68

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

nOn-PAPER

KOnCEPTI I RI STRATEGjIK I nATO-sQëndrimet e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura

(Konkluzionet e Konferencës “Koncepti i ri Strategjik i NATO-s. Qëndrimet e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura”)

(Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, 25 Mars 2010)

Në 1 Prill 2010, Shqipëria mbush një vit nga dita e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ky vit përkon me përpjekjet e NATO-s për zhvillimin e Kon-ceptit të ri Strategjik të saj, i cili synon të përcaktojë një zhvillim të roleve dhe funksioneve të saj për përballimin e sfidave të shekullit të XXI.

Në kuadrin e zhvillimit të këtij Koncepti, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, nëpërmjet Akademisë së Mbrojtjes dhe Qendrës së Analizave të Mbrojtjes, orga-nizoi në datë 25 Mars 2010, Konferencën mbi Konceptin e ri Strategjik të NATO-s dhe qëndrimet e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura mbi disa çështje kryesore të këtij koncepti të nivelit politiko-ushtarak, strategjik dhe operacional.

Nëpërmjet lektimeve të grupeve të punës dhe diskutimeve në të tre panelet kryesore, japim rekomandimet e mëposhtme për Grupin e Ekspertëve të NATO-s dhe për autoritetet e komandimit dhe drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura. Vlerësojmë se qëndrimet e mëposhtme janë të autorëve dhe nuk përbëjnë qëndrimin zyrtar të institucionit të mbrojtjes.

Rekomandime për Grupin e Ekspertëve të NATO-s për Konceptin e ri Strategjik

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës1. duhet të përcaktojë qartë rolin dhe përgjegjësitë e NATO-s në shekullin XXI, duke përfshirë një Nivel realist të Ambicjes së saj në përputhje me mbështetjen e pritshme financiare dhe krizën ekonomike të vendeve anëtare të saj.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës2. duhet të promovojë një Strategji të re të Komunikimit të NATO-s dhe të vendeve anëtare të saj me publikun e gjerë, në

Page 69: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

69

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

shembullin e “Strategjisë së Madonës”, për të sqaruar thjesht pozicionin e saj në lidhje me interesat e tyre të sigurisë në zhvillim gjatë shekullit të XXI.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës3. duhet të përfshijë në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit, një definicion më të gjerë për togfjalëshin “... sulm i arma-tosur...”, duke përfshirë në të, të gjitha ato kërcënime dhe rreziqe të cilat cënojnë sigurinë e vendeve anëtare, pavarësisht nga mjetet e përdorura për realizimin e tyre, të tilla si terrorizmi, përhapja e armeve të shkatërrimit në masë (ASHM), sulmet cyber, rreziqet hibride etj.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës4. duhet të vlerësojë dhe të promovojë më tej të dy shtyllat e marrëdhënieve trans-atlantike, të Europës së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si element thelbësor të sigurisë së Aleancës në shekullin e XXI.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës5. duhet të përfshijë rolin dhe angazhimin e Aleancës në operacione për përballimin e sfidave dhe kërcënimeve të reja që mund të kërcënojnë Aleancën edhe larg zonës së përgjegjësisë së saj.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës6. duhet të vijojë të ruajë parimin themelor të arritjes së konsensusit për vendimmarrjet e Aleancës, si parimi qendror i ekzistencës dhe kohezionit të vetë Aleancës.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës7. duhet të vazhdojë të promovojë zgjerimin e mëtejshëm të saj, me prioritet të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, duke respektuar plotësimin e kritereve të pranimit sipas “Studimit mbi Zgjerimin e NATO” të vitit 1995.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës8. duhet të formulojë qartë marrëdhëniet me Federatën Ruse, nëpërmjet përdorimit racional të Këshillit të NATO-s me Rusinë, për konsolidimin e sigurisë në Evropë nëpërmjet përfshirjes në një shkallë më të gjerë të Rusisë në interesat dhe sfidat e përbashkëta të sigurisë globale, si dhe në promovimin e vlerave demokratike perëndimore në këtë vend.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës9. duhet të marrë në konsideratë marrëdhëniet me organizatat rajonale në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes BE/OSBE/OKB/Organizata e Bashkëpunimit të Shangait, si dhe vendet të tilla si Kina, India dhe Pakistani të cilat kanë ndikim në zhvillimet rajonale dhe globale.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës10. duhet të krijojë mundësi për partneritete eventuale të avancuara/favorizuara me vende që janë përtej territoreve të jashtme të Aleancës, por që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kontribuojnë praktikisht në operacionet e drejtuara nga ajo; si Australia, Japonia, Korea e Jugut, Zelanda e Re, etj.

Page 70: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

70

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës11. duhet të shprehë me prioritet rolin e institu-cioneve të arsimimit dhe trajnimit të Aleancës dhe të vendeve individuale të saj, dhe aktualizimin e vazhdueshëm të programeve dhe kurrikulave të tyre me çështjet themelore më të fundit në axhendën e mbrojtjes dhe sigurisë kolektive të Aleancës.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës12. duhet të përfshijë transformimin e Aleancës si një nga çështjet më të rëndësishme për të ardhmen e saj në shekullin e XXI. Në këtë kontekst, të vlerësohet veçanërisht kërkim-zhvillimi, i cili duhet ti paraprijë proceseve të transformimit të Aleancës për përballimin e sfidave të shekullit XXI.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës13. duhet të marrë në konsideratë hartën e re të zgjerimit të saj tani dhe në të ardhmen për një ri-vlerësim, ri-organizim dhe pozicionim infrastrukturor më aktual dhe perspektiv të strukturës së komandës dhe të forcës së saj drejt vendeve të reja të Aleancës.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës14. duhet të reflektojë karakterin kompleks të operacioneve të ardhshme, të cilat do të jenë më shumë se ushtarake, dhe për pasojë do të kërkojë angazhimin edhe të kapaciteteve civile në zbatim të konceptit “comprehensive approach”.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës15. duhet të përshkruajë qartësisht rolin e komponentit ushtarak për përballimin e sfidave kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj saj. Ky përshkrim duhet të jetë aq i qartë sa të përbëjë bazën e procesit të 13 disiplinave të planifikimit të mbrojtjes së Aleancës dhe të vendeve anëtare të saj.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës16. duhet të inkurajojë vendet anëtare të rrisin në mënyrë progresive sasinë e forcave të dislokueshme në distancë strat-egjike, për të arritur që në fund të vitit 2015 çdo vend anëtar të ketë 50 % të forcave tokësore të dislokueshme dhe 10 % të angazhuar në çdo kohë në operacion. Ky koncept duhet të fillojë të shtrihet edhe për forcat ajrore dhe detare, si dhe për kapacitete të specializuara.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës17. duhet të inkurajojë që vendet e vogla të për-gatisin kapacitete të specializuara “niche”, si dhe të promovojë, aty ku është e mundur, zhvillimin prioritar të kapaciteteve rajonale të përbashkëta.

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës18. duhet të promovojë një vlerësim të efektiv-itetit të strukturës civile dhe ushtarake të Stafit Ndërkombëtar dhe të Stafit Ushtarak ndërkombëtar, si dhe të Komiteteve, Agjencive, të Grupeve të Punës së NATO-s, me synim krijimin e strukturave të integruara dhe racionale, aty ku gjykohet e nevojshme.

Page 71: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

71

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

Koncepti i ri Strategjik i Aleancës19. duhet të shprehë vullnetin politik të ruajtjes së nivelit 2% e GDP për mbrojtjen nga të gjithë vendet anëtare, 20% të të cilit duhet të shpenzohet për modernizimin dhe transformimin e kapaciteteve të së ardhmes.

Rekomandime për Autoritetet e Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të FA të RSH

Shqipëria duhet të zhvillojë një dokument politik të Nivelit të saj të Ambicies 1. për angazhimet e saj në operacionet e drejtuara nga NATO/BE/OKB apo koalicione të ndryshme nën konceptin e një grupimi të vetëm forcash “single set of forces”.

Shqipëria duhet të reflektojë mbi konceptin e gjithëpërfshirës të 2. operacioneve të Aleancës “Comprehensive Approach”, të cilat do të kërkojnë krahas kontributit të kapaciteteve ushtarake, edhe zhvillimin dhe angazhimin e kapaciteteve civile të fushës diplomatike, ekonomike, policore, trajnuese, infrastrukturore, financiare, etj.

Shqipëria duhet të fillojë zhvillimin e dokumenteve të Strategjisë së Sigurisë 3. Kombëtare, të Strategjisë Ushtarake të RSH, dhe të gjithë kuadrit ligjor apo dokumenteve të tjerë relevantë duke i aktualizuar ato me situatën e re të anëtarësimit në NATO, duke ndjekur procesin e zhvillimit të Konceptit Strategjik të NATO-s.

Shqipëria duhet zhvillojë “Librin e Bardhë” të saj për publikun e gjerë dhe 4. të promovojë një strategji të komunikimit me publikut sipas standardeve të Aleancës, bazuar në përsosjen e mekanizmave të transparencës dhe në përfshirjen e publikut në çështjet më themelore të sigurisë dhe mbrojtjes në interes të tij.

Shqipëria duhet të përgatisë konceptin dhe më tej të deklarojë pjesëmarrjen 5. në Forcën e Reagimit të Shpejtë të Aleancës (NRF) si dhe në Grupimet Luftarake të Bashkimit Europian (EU Battlegroups).

Shqipëria duhet të promovojë një politikë të gjenerimit të forcës për vendet 6. anëtare, pra të një liste detyrimesh e cila të konsiderojë të gjitha fazat, nga shprehja e vullnetit politik, marrja e vendimit, dërgimin e një ekipi fakt-mbledhës në zonën e operacionit, negociatat deri tek hartimi i MOU/TA me strukturat e NATO-s, BE, OKB ose Aleatët.

Shqipëria duhet të zhvillojë si vend i ri anëtar, një sistem të planifikimit të 7. mbrojtjes kombëtare në përputhje me sistemin e planifikimit të mbrojtjes

Page 72: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

72

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

kolektive të Aleancës. Kjo mund të realizohet nëpërmjet një direktive ministeriale të mbrojtjes në përputhje me Direktivën Ministeriale të Aleancës.

Shqipëria duhet të zhvillojë një Sistem të ri të Planifikimit Operacional 8. të FA në kuadrin e spektrit të ri të operacioneve të tyre si vend Aleat. Ky sistem duhet të synojë si pranimin e planëzimit operacional të mbrojtjes strategjike të vendit tonë nga Aleanca, ashtu dhe planëzimin e operacioneve të njësive të deklaruara të FA jashtë territoreve kombëtarë, në përputhje me situatat e planëzimit të Aleancës.

Shqipëria duhet të aktualizojë Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave 9. të Armatosura sipas situatës aktuale si vend anëtar, dhe perspektivës së zhvillimit të FA për periudhën 2010-2020.

Shqipëria duhet të promovojë zhvillimin e një sistemi efektiv të punës 10. kërkimore në FA, për tu dhënë përgjigje çështjeve themelore në fushën e reformave të sigurisë e të mbrojtjes, të integrimit, nëpërmjet zhvillimit gradual të një Instituti të Studimeve Strategjike të FA.

Shqipëria duhet të aktualizojë në vijimësi sistemin e saj të trajnimit, 11. arsimimit, stërvitjeve dhe vlerësimit të personelit ushtarë, nënoficer, oficerë dhe civilë të FA dhe të njësive të saj, në përputhje me spektrin e ri të misioneve dhe detyrave të mbrojtjes kolektive brenda dhe jashtë nenit 5.

Shqipëria duhet të konsiderojë përfshirjen e personelit rezervë të inventa-12. rizuar në “skedinën elektronike – roster” në operacionet e stabilizimit dhe rindërtimit të Aleancës, sidomos të personelit të specializuar për trajnime, për këshillim, për ekspertizë speciale civilo-ushtarake, etj.

Shqipëria, në veçanti Ministria e Mbrojtjes mund të zhvillojë një analizë “13. Një vit në NATO” për progresin e bërë dhe problematikat e hasura për zgjidhje nga data e anëtarësimit në NATO në samitin e Strasburgut, me detyra konkrete dhe afate të përcaktuara qartë.

Shqipëria duhet të zhvillojë një Rregullore të re të Gatishmërisë luftarake 14. të forcave ushtarake dhe aseteve civile në interes të operacioneve të Aleancës, sipas sistemit prej 9-11 kategori të gatishmërisë së saj. Kjo në përgjigje të reagimit të shpejtë, me efikasitet dhe në mënyrë proporcionale të operacioneve të saj.

Shqipëria duhet të përshpejtojë përpjekjet për standardizimin e njësive të 15. FA sipas STANAG/AP të Aleancës duke adoptuar një Sistem funksional të Standardizimit me synimin e ratifikimit dhe zbatimit të standardeve ushtar-

Page 73: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

73

Non-Paper, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s

ake prioritare nëpërmjet përfshirjes së tyre në planifikimin e forcës, sipas paketës së Objektivave të Forcës me Aleancën.

Shqipëria duhet të përmirësojë më tej sistemin aktual të Mësimeve të Nxjerra 16. nga operacionet kombëtare dhe ndërkombëtare, në interes të përmirësimit të performancës së çdo njësie e kontingjenti në mision, operacion apo stër-vitje.

Shqipëria duhet të përmirësojë paketën ligjore për mbështetjen e projekteve 17. madhore të modernizimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, nëpërmjet ap-likimit të një sistemi të planifikimit, programimit dhe buxhetimit afatgjatë, që do të garantonte një zhvillim normal të FA në periudhën afatgjatë.

Shqipëria duhet të aktualizojë nëpërmjet ligjit të Autoriteteve të Komandimit 18. dhe Drejtimit të FA, një sistem të komandim–kontrollit kombëtar, i cili ti përgjigjet kërkesave të sistemit të mbrojtjes kolektive/NATO-s.

Shqipëria duhet të eksplorojë mundësitë për gjetjen e rrugëve dhe mekaniz-19. mave si vend aleat, për sigurimin e transportit strategjik brenda dhe jashtë zonës së përgjegjësisë së Aleancës, si dhe të mbështetjes me shërbime të ndryshme të kontingjenteve tona në mision.

Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem të vëzhgimit të hapësirës ajrore si 20. dhe një sistem të komandim–kontroll-komunikimit, të integruar tërësisht në sistemin e integruar të hapësirës ajrore të NATO-s (NATINADS).

Shqipëria duhet të vazhdojë të shtrijë sipas planit të saj sistemin funksional të 21. sigurisë së informacionit të klasifikuar me NATO-n, me synimin e garantimit të informacionit në kohë reale dhe respektimit të rregullave të sigurisë së tij nga përdoruesit e tij.

Shqipëria duhet të draftojë një Rregullore (SOP) në interes të pjesëmarrjes 22. efektive në vendimmarrjet e Aleancës, me synim koordinimin sa më efektiv midis përfaqësive të RSH në NATO, dhe strukturave kombëtare të MM/SHP të përfshira në proceset e konsultimeve në Komitetet, Agjencitë dhe Bordet e Aleancës.

Këto gjetje të Konferencës u përpunuan nga Akademia e Mbrojtjes dhe Qendra e Analizave të Mbrojtjes në KDS. Ato janë qëndrime dhe rekomandime të autorëve dhe nuk përbëjnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes apo Shtabit të Përgjithshëm të FASH.

Page 74: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

74

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

“Zgjidhja e një sfide të çon në ballafaqim me një problem të ri”

Kolonel Viktor IsakuPërfaqësues Ushtarak i RSH,

Komanda e NATO-s për Transformimin (ACT)

Abstrakt. Në këtë shkrim autori jep një përshkrim të Konceptit të Ri Strategjik dhe sfidat që e presin vendin tonë si anëtar i Aleancës. Si mundet të pajiset e stërvitet NATO për të përballuar kërcënimet e reja? Ku do jetë NATO në vitet e ardhshme dhe si mund të përgatitet për krizat e reja. Si mund të përshpejtohet procesi i vendim-marrjes në NATO? Si mund të sigurohet mbështetja popullore, pasi siguria ka nevojë për një buxhet dhe buxheti i aleancës sigurohet nga anëtarët. Çfarë angazhimi duhet të ketë në të ardhmen NATO?

Autori e vë theksin në dy probleme kryesore për Forcat tona të Armatosura, siç janë Transformimi dhe Kapacitetet.

Ai vlerëson transformimin si një proces ndryshimi, përshtatjeje për të përballuar sfidat e reja në mjedisin e ri të sigurisë. Është koha për transformim dhe është përgjegjësia jonë të kuptojmë, planifikojmë dhe angazhohemi për të realizuar këtë ndryshim, që gjithashtu parë më ngushtë, është edhe përshtatja e Forcave të Arma-tosura Shqiptare në Aleancë.

Gjithashtu anëtarësimi në Aleancë, krahas përfitimeve imponon kontribute dhe kapacitete ushtarake e civile kombëtare në interes të angazhimeve në operacionet e mbrojtjes kolektive apo në rast të përgjigjeve ndaj krizave. NATO-ja ka/nuk ka nevojë për ushtarë, por sot ndihet më tepër nevoja për kapacitete të specializuara. Për Shqipërinë, do ishte një shpenzimin më logjik, dobiprurës, shumëdimensional, një angazhim më tepër i orientuar profesional-teknik dhe financiar, me fokus operacione kërkim-shpëtimi, stabilizim-normalizim jete të popullatës dhe përgatitjen e forcave

Page 75: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

75

Kolonel Viktor Isaku

të sigurisë? Ngritja e këtij kapaciteti ka vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë dhe vendin tonë, por njëkohësisht është një investim diplomatik në marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe dhe një kontribut i dukshëm në aleancë.

Transformimi si proces nuk ndal, pasi çdo zgjidhje në fakt të ballafaqon me një problemi të ri dhe kështu së bashku me aleatët do vijojmë të adresojmë kërcënimet e reja, duke siguruar dhe shijuar sigurinë e përbashkët.

Hyrje

Të parashikosh të ardhmen, për të mos thënë është e pamundur në tërësinë e saj, është një ndërmarrje tepër e vështirë. Por kur bëhet fjalë për të për-shtatur një organizim 60 vjeçar të suksesshëm, në përpjekje të ndërtimit

të një strategjie të re, është një analizë e gjerë, që duhet të kryhet me kujdes dhe me përfshirjen e të gjithë burimeve të mundshme.

Detyrat Kryesore të Sigurisë së Aleancës në Konceptin Strategjik–’99 si; siguria; konsultimet; frenimi dhe mbrojtja; menaxhimi i krizave; dhe partneriteti, reflek-tojnë një spektër të plotë të sigurisë në dekadën që lamë pas, ndërsa në horizont duket përfshirja në Konceptin Strategjik ’10; të mbrojtjes nga terrorizmi, përhapjes së ASHM, konfliktet etnike, shteteve të dështuara, abuzimi i të drejtave të njeriut, destabiliteti politik, kriza ekonomike dhe financiare, siguria energjisë, pirateria, rreziqeve të reja cyber, kërcënimeve hibride, e të tjera që koha do të evidentojë.

Sot, shumë njerëz vënë në dyshim sigurinë nga kjo aleancë. Vlerat e NATO-s janë në pikëpyetje. A po përgatitemi ”Ne” për sfidat e sotme dhe ato që do shoqërojnë shoqëritë tona? Besimi është lëkundur. Kjo pikëpyetje besimi shtrihet edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare.

Në fakt nga vitet ‘49-’89, vlerat dhe roli i aleancës ka qenë gjerësisht më i kup-tueshëm, ndërsa sot ekzistojnë perceptime që e shikojnë NATO-n si të vjetëruar, si një organizim të një kohe të shkuar. Brezi i ri nuk ka memorie të ndarjes nga sistemi i shkuar, apo të shpëtimit të civilizimit nga solidariteti i aleancës, atëherë kur ish Bashkimi Sovjetik ishte një rrezik i dukshëm.

Paqja kërkon sakrifica dhe prandaj NATO, si ombrellë/kujdestar sigurie e shoqërive demokratike, është një organizatë e pazëvendësueshme. Por Bota ndryshon çdo ditë, dhe NATO-ja, duhet të përshtatet me këtë realitet të ri. Burimet e rreziqeve dhe arsyet e ndryshimit të natyrës së rreziqeve sot janë më të ndryshme dhe më të vështira për tu kuptuar.

Po si mundet të pajiset e stërvitet NATO për të përballuar kërcënimet e reja? Ku do jetë NATO në vitet e ardhshme dhe si mund të përgatitet për krizat e reja, siguria

Page 76: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

76

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

energjetike, pirateria, cyber etj. Si mund të përshpejtohet procesi i vendimmar-rjes në NATO? Si mund të sigurohet mbështetja popullore, pasi siguria ka nevojë për një buxhet dhe buxheti i aleancës sigurohet nga anëtarët. Duke konsideruar eksperiencat e përfituara nga angazhimi i deritashëm, çfarë angazhimi duhet të ketë në të ardhmen NATO?

Për të vizatuar, sesi do jenë konfliktet në dekadat që do vijnë duhen forume e debate, të cilat u zhvilluan në katër seminaret e planifikuara, debate, të cilat kanë hedhur themelin e projektit të Konceptit të Ri Strategjik. Procesi ofroi/n mundësinë për të diskutuar për angazhimet e mëparshme dhe operacionet, në të cilat aleanca është e angazhuar.

Koncepti Strategjik i 1999 u zhvillua brenda ndërtesës së NATO-s, ndërsa për Kon-ceptin Strategjik 2010, ka një angazhim të gjithanshëm, ashtu si dhe kërkojnë fushat e veprimit dhe bashkëpunimit të kësaj aleancë. Ndryshimi i Konceptit Strategjik kushtëzohet nga ndryshimi i mjedisit të ri në të cilin ndodhet aleanca.

Është koha për transformim dhe është përgjegjësia jonë të kuptojmë, planifikojmë dhe angazhohemi për të realizuar këtë ndryshim, që gjithashtu parë më ngushtë, është edhe përshtatja e Forcave të Armatosura Shqiptare në Aleancë.

Një aleancë varet shumë nga niveli i bashkëpunimit. Komunikimi është tepër i rëndësishëm, por brenda NATO-s është jetësor, sepse është themeli i partneritetit dhe sigurisë euroatlantike.

Në historinë e saj NATO-ja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm gjatë Luftës së Ftohtë dhe gjatë tranzicionit të vendeve të Europës Lindore dhe Qëndrore. Roli i ardhshëm i NATO-s do varet në përshtatjen e saj dhe veprimin e saj të nevojshëm në mjedisin e ri të sigurisë. Por ngjarjet janë në lëvizje dhe vështirë të identifi-kohen. Origjina e kërcënimeve është vështirë të përcaktohet dhe në shumicën e rasteve është jashtë fushës së përgjegjësisë. Mbrojtja kolektive dhe angazhimi jashtë zonës së përgjegjësisë, në epokën e dixhitalizimit dhe globalizmit janë të konceptueshme.

NATO, për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, ndërhyri jashtë zonës së përgjegjësisë në Bosnjë-Hercegovinë e më pas në Kosovë, dhe Ballkani ende sot është një çështje jo e përfunduar.

Ndaj është e nevojshme të bashkëpunohet. Janë vlerat e përbashkëta që na bashkoj-në, e ky bashkëpunim nuk limitohet vetëm brenda NATO-s, por mund të zgjerohet. Roli i NATO-s në angazhim Global nuk do të thotë që anëtarësimi në NATO është global, prandaj është partneriteti. E ardhmja e aleancës shtrihet tek angazhimi global në partneritet me vende të tjera dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Page 77: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

77

Kolonel Viktor Isaku

Sfida e Aleancës

Sfida e aleancës sot është angazhimi i aftësive ushtarake dhe civile dhe koordinimi me Organizatat Ndërkombëtare dhe qeverinë Afgane, pra ndërtimi i shtetit. Për 6 vjet NATO po drejton ISAF-in në Afganistan, 28 vendet, si dhe shumë partnerë, janë të angazhuar. Ka kontribute të ndryshme, edhe jo ushtarake, për të cilat është nevoja më e madhe sot në Afganistan. E ardhmja, suksesi i misionit në Afganistan, ka një rol në të ardhmen e NATO-s dhe sigurisht që çdo mision për NATO-n është një test. Një mbështetje politiko-ushtarake për të arritur Përfshirje dhe Përqasje Gjithëpërfshirëse, pra Politike, Ekonomike dhe Ushtarake konsiderohet si çelësi i suksesit.

Po, a është në gjendje NATO të zgjidhë problemet botërore? Sfidat e sotme nuk mund të përballohen nga asnjë vend i vetëm, apo një organizatë e vetme. Unë rreshtohem në atë grupim që beson, se kushdo që do vendosë të përballet me sfi-dat e shekullit i vetëm, shtet apo organizatë do të dështojë. Sfidat janë në spektër të gjerë dhe NATO-ja nuk mund të veprojë e vetme. Konsultimet me Organizatat Ndërkombëtare dhe vendet “Jo” NATO janë domosdoshmëri dhe duhet të jenë gjithashtu pjesë e procesit.

Prandaj NATO ka nevojë për Konceptin e Ri Strategjik, për të sqaruar rolin dhe principet themelore të Shekullit të XXI dhe të përfshijë, jo vetëm qeveritë dhe par-lamentet, por edhe publikun në këtë angazhim. Deri në 1 Maj 2010, afat kur Grupi i Ekspertëve i dorëzon Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, projektin e Konceptit të Ri Strategjik, asnjë, koncept apo diskutim nuk është i formës përfundimtare, deri në Samitin e Lisbonës, Portugali, në Nëntor 2010. NATO nuk mund të veprojë si sigurues i vetëm i sigurisë. Procesi përfshin vende të tjera dhe ka nevojë për përfshirje të faktorëve të mëdhenj ndërkombëtarë.

Koordinimi Strategjik

Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkimi Europian, vërtet ka fusha të ndryshme an-gazhimi, por duhet të mirëpërcaktohen se ku janë interesat e përbashkëta të gjitha organizatave për të fokusuar forcat në zona kritike. Dështimi për përmirësimin e bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, do sjellin dështimin e NATO-s dhe ky konkurrim midis këtyre organizatave nuk mund të tolerohet me jetën e humbur të trupave të aleancës në Afganistan. Nga NATO 21 aleatë janë anëtarë të Bashkimit Europian dhe janë me tepër se kurrë të kufizuar në përdorimin e buxhetit të mbrojtjes, dhe në këtë kontekst NATO dhe BE duhet të punojnë më ngushtësisht së bashku, për të zhvilluar institucionet dhe mekanizmat e tyre.

E rëndësishme është përdorimi më i mirë i grupeve të punës dhe komiteteve në çështje të interesit të përbashkët. Identifikimi i çështjeve të interesi ka rëndësi

Page 78: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

78

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

pasi ndërmjet dy institucioneve mund të shkëmbehen pikëpamje, koncepte dhe politika. Objektivat arrihen kur ekzistojnë kapacitetet.

Nuk ka zhvillim pa siguri dhe nuk ka siguri pa zhvillim. Si mund të forcohet koor-dinimi dhe bashkëpunimi me partnerët dhe civilet?

Partneriteti: Partnerët kanë marrë më shumë përgjegjësi në operacione dhe në këtë kontekst vendet partnere dhe organizata kërkojnë të marrin pjesë në plani-fikim. Po si mund të përfshihen ato?

Siguri gjithëpërfshirëse: Specifike është përcaktimi i balancës. Siguria nuk vjen vetëm nga armët. Siguria është lokale. Trajnimi i Forcave të Sigurisë Afgane është çelësi i suksesit. Çdo zgjidhje është në fakt çelësi për një problem te ri.

Hartimi i Konceptit të Ri Strategjik në një kohë kur buxhetet e mbrojtjes së aleatëve po ulen, kërkon më shumë bashkëpunim në aleancë për të përdorur më me efek-tivitet çfarë kemi në përdorim. Të bëjmë më shumë me më pak fonde. Si mund ti maksimalizojmë shpenzimet e mbrojtjes brenda aleancës? Partneriteti është baza e aleancës. Ka mendime ndryshe në aleancë, ashtu si dhe brenda një vendi. Kjo është demokracia, por duke ekspozuar dhe diskutuar, gjenden rrugë të reja, në interes të forcimit të sigurisë, pasi vetëm kështu mund të sigurohet suksesi. Organizata ka nevojë për reformë themelore, duke analizuar angazhimin dhe organizimin e aleancës në mjedisin e ri dhe kërcënimet e reja.

Si mund të jenë Forcat tona të Armatosura dhe më gjerë NATO një organizatë efektive në një botë të globalizuar?

Duke marrë shkas nga shkrimi i Kolonel Thimi Hudhra dhe Nënkolonel Agim Hajro “Një vështrim mbi Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”, botuar në numrin e kaluar të revistës, më poshtë po përpiqem të trajtoj dhe ndaj mendim për dy çështje, të cilat janë në funksion të njëra-tjetrës.

Transformimi

Është një fjalë, e cila artikulohet prej 16 vitesh në strukturat e sigurisë. Është një fjalë që është thënë, dëgjuar dhe shkruar prej më shumë se një dekade edhe tek ne, por në vlerësimin tim ende pa përcaktuar nëse përveç kuptimi të ndryshimit, transformimin e vlerësojmë si një proces zhvillimi, a vetëm zhvillim aksioni. Kjo dukuri nuk është vetëm shqiptare. Ka vende që me transformim nënkuptojnë modernizim, (mjete komunikim, C2) dhe janë të fokusuar në aspektin teknologjik të transformimit. Ka vende që nënkuptojnë reduktimin e forcës dhe riorganizimin e saj në një forcë më të vogël, të mirëpajisur e mirëtrajnuar. Për disa, nënkuptohet kalimi nga shërbimi i detyrueshëm në ndërtimin e një force profesioniste. Po a ka transformim, kur teknologjia nuk përfshihet në procesin e ndryshimit, organizimit dhe doktrinës....?

Page 79: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

79

Kolonel Viktor Isaku

Unë e vlerësoj transformimin si një proces ndryshimi, përshtatjeje për të përbal-luar sfidat e reja në mjedisin e ri të sigurisë. Një transformim i suksesshëm kërkon ndryshime themelore, përfshirje edhe të teknologjisë. Për të vijuar procesin, “Ne” duhet të mësojmë të mendojmë ndryshe, të arsimohemi dhe stërvitemi për t’u përshtatur mjediseve dhe realiteteve të reja.

Bota në të cilën jetojmë, si dhe aktorët dhe roli i tyre, sot ka ndryshuar në formë/dukje, kushte/natyrë. Shtetet nga kërcënimet konvencionale ushtarake të shekullit XX, sot ballafaqohen me kërcënime guerrilase. Shtetet nuk kanë më monopolin e dijes, monopolin e burimeve dhe fuqisë. Individët, të cilët gëzojnë të mirat që teknologjia dhe sistemi demokratik ofrojnë, kanë mundësinë të kërcënojnë dhe dëmtojnë shtete, apo një pjesë të mirë të popullsisë. Si duket po jetojmë në një kohë kur është shumë më vështirë për të mbrojtur/siguruar qytetarët sesa një shtet. Nëse ne nuk përgatitemi si duhet të mendojmë dhe përballemi në këtë botë globale, nuk kemi realizuar transformimin që kërkohet. Po si mund të mendohet e ardhmja?

Përshtatja është proces i ndryshimit në strukturë, funksionim dhe formë, për të rritur shanset për sukses në një mjedis të dhënë. Me ndryshimin e mjedisit duhet të vijojë përshtatja. Ne mund të përshtatim disa elementë për të ardhmen, për të cilën jemi të sigurtë, por pasojat që sjellin ngjarje të tilla, janë të paparashikue-shme dhe prandaj përshtatja është një proces i pandalshëm. Perceptimi ndikon sjelljen dhe kuptueshëm mendimi ndikon në perceptim. Përgatitja për të ardhmen është një detyrë ushtarake dhe “Ne” duhet të zhvillojmë doktrinën, organizimin, trajnimin, planifikojmë modernizimin, përgatisim lidershipin dhe personelin, infrastrukturën dhe gjithmonë duke siguruar ndërveprimin e FASH në përshtatje me Konceptin e Ri Strategjik.

Që Forcat e Armatosura të funksionojnë efektivisht në një botë që ndryshon shpejt, ato duhet të mësojnë si të përshtaten shpejt, dhe ushtarakët e lartë që do marrin vendimet për dekadën që vjen, janë sot në Forcat e Armatosura dhe sigurisht që arsimohen dhe trajnohen.

Po a përgatiten ushtaraket tanë sipas kësaj filozofie? Ne duhet të përgatisim ush-tarakë, që mendojnë dhe përshtaten shpejt. Ne duhet të përshtatemi dhe të jemi të ndërveprueshëm me çfarë kemi në përdorim dhe që kjo të arrihet në sistemin arsimor, duhet të mësohet si të mendohet dhe jo çfarë të mendohet. Nëpërmjet sistemit arsimor duhet të mësohen sesi të mendojmë thelbësisisht, në mënyrë kritike dhe krijuese dhe ballafaqohen me të panjohurën, të padukshmen dhe të papriturën. Por që të realizohet kjo kërkohet përgatitje. Si në çdo fushë të jetës dhe më tepër në strukturat e sigurisë, çelësi i suksesit është aftësia e përshtatjes, pra ndryshimi i ngjarjeve në favorin tonë, si dhe riveprimi i shpejtë në kushtet e vijueshme ndryshuese.

Page 80: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

80

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

Derisa të fillojmë të mësojmë dhe mendojmë ndryshe, për tu përshtatur një të ardhme të pasigurtë dhe në ndryshim të vazhdueshëm, vështirë se do mund të konsiderohemi të transformuar.

Kapacitetet

Shumë vende të vogla kanë arritur në përfundimin, që arritja dhe mirëmbajtja e kapaciteteve të gjera, është angazhim i kushtueshëm dhe praktikisht jo efektiv. Disa prej aleatëve janë duke eksperimentuar zhvillimin e kapaciteteve të spe-cializuara.

Në përgjithësi vlerësohet, se vendet e vogla po ndeshin me vështirësi në ndërtimin e një spektri të gjerë kapacitetesh dhe mund/kërkojnë nga ACT-ja këshilla për zh-villimin e specializuar të forcave të tyre. Edhe në rastin tone, mendoj se duhet të zhvillohet një “Non Paper”, me objektiv identifikimin e avantazheve dhe disavanta-zheve, nëse vendi mund dhe duhet të ngrejë kapacitete të tilla, duke u larguar nga zhvillimi i kapaciteteve të gjëra dhe u fokusuar në kapacitete të specializuara.

Aleatët vlerësohen se kanë shumë kapacitete kombëtare, dhe kuptueshëm, që çdo vend punon sipas prioriteteve të veta, që për pasojë sjell inefektivitet dhe dublikim përpjekjesh në Aleancë. Disa vende konsiderojnë që kjo është një sfidë e vështirë për tu kaluar, duke qenë se çdo vend kërkon autonomi, dhe dëshiron që ekonomia e vendit të vet të zhvillohet e përfitojë nga plotësimi i kontratave ushtarake. Në këtë kontekst është rekomanduar organizimi i procesit të Zhvillimit të Konceptit dhe Eksperimentimit të NATO-s, për të marrë aprovimin e kapaciteteve të reja në një kohë më të shpejtë dhe efiçente.

Nga Prilli i vitit 2009, Shqipëria, është anëtar i Aleancës Euro-Atlantike dhe tashmë është gjerësisht e kuptueshme që anëtarësimi, krahas përfitimeve imponon kon-tribute dhe kapacitete ushtarake e civile kombëtare, në interes të angazhimeve në operacionet e mbrojtjes kolektive apo në rast të përgjigjeve ndaj krizave. NATO-ja ka/nuk ka nevojë për ushtarë, por sot ndihet më tepër nevoja për kapacitete të specializuara dhe në këtë kontekst, Shqipëria ka një shans.

Për vlerësim, sidoqoftë në varësi të nivelit kombëtar të ambicies, do sugjeroja kon-siderimin në kuadër të kapaciteteve “niche” të zhvillimit të një aftësie ekspertize, më speciale se ato të konsideruara deri tani. Aleatët individualisht, apo në grupe, kanë përqëndruar vëmendjen e tyre në krijimin e kapaciteteve. Çekët përgatisin dhe ofrojnë ekspertizë të veçantë në zbulimin dhe çndotjen bërthamore, kimike dhe biologjike; Sllovenët për çminimet dhe alpine; Estonezët ekipe me qenë të trajnuar; Rumunët dhe Lituanezët me forca speciale; SHBA për minimet surprizë, Programi për C-17 për zhvillimin e transportit strategjik, avionët pa pilot zbulimi etj.

Për Shqipërinë, a nuk do ishte një shpenzimin më logjik, dobiprurës, shumëdimen-

Page 81: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

81

Kolonel Viktor Isaku

sional, një angazhim më tepër i orientuar profesional-teknik dhe financiar, me fokus stabilizim-normalizim jete të popullatës dhe përgatitjen e forcave të sigurisë?

Prej vitesh diskutohet për ngritje të aftësive “niche”. Ku jemi? Çfarë kemi ngritur? Ku janë kërkuar, angazhuar? Duke e parë si domosdoshmëri zhvillimin e një ka-paciteti të tillë, duke konsideruar madhësinë e vendit dhe forcës së tij të sigurisë në kontekstin e aleancës, nxitur nga zhvillimi i debatit në kuadrin e zhvillimit të Konceptit të Ri Strategjik, mendoj të parashtroj se është në interesin tonë dhe shtim kontributi të vlefshëm në aleancë, përgatitja e kapaciteteve domethënëse/vlefshme (jo ushtarë shërbimi, ku transporti dhe shërbimet merren përsipër dhe ofrohen nga aleatë).

Shqipëria është një vend me një popullsi të re. Zhvillimet e fundit në fushën e arsimit kanë krijuar mundësinë për arsimimin e një numri të konsiderueshëm të rinjsh, të cilët mund të japin kontribut domethënës në zona të angazhimit dhe njëkohësisht, duke fituar eksperiencë janë të përgatitur të veprojnë brenda vendit në rast nevoje. Disa nga të rinjtë e diplomuar, që frekuentojnë kafetë në pritje të një thirrje pune, mund ti përgjigjen një thirrjeje për një angazhim të tillë. Mjekë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mësues, mund të grupohen dhe specializohen për angazhime në interes kombëtar a publik.

Një spital fushor apo/dhe grupe specialistësh me personel dhe pajisjet e nevojshme, do ishte diçka më e vlefshme, sasa angazhimi i 300-400 ushtarëve të armatosur. Nëse i referohemi Afganistanit, momentalisht dhe çdo angazhimi tjetër, pas fazës së ndërhyrjes, eksperienca tregon se dështimet dhe zgjatshmëria e angazhimit të forcave është në stabilizim, nga mungesa e kapaciteteve vendase për administrim. Pra grupime specialistesh inxhinierë, juristë, financierë, mësues etj, me aftësi ngritjeje dhe funksionimi të një komuniteti ofrojnë një vlerë të padiskutueshme. Në këtë mënyrë ne përdorim dijet dhe pasurinë tonë intelektuale, duke kontribuar dhe mbetur në memorien e gjallë të vendeve, ku angazhohemi së bashku me aleancën, duke patur një rëndesë tjetër vlere brenda aleancës dhe pa lënë jashtë vëmendjes që kualitete dhe kapacitete të tilla janë të vlefshme për vendin, në rast të ndodhive të fatkeqësive të ardhura nga faktorë natyrorë apo veprim njerëzor, dhe ku vendi ynë klasifikohet me rrezikshmëri të lartë.

Duke konsideruar strukturën e re të Forcave të Armatosura, mendoj se përgjegjë-sia e përgatitjes për një mision të tillë, krahas kapaciteteve të tjera kombëtare, i bie Brigadës së Mbështetjes Rajonale. Në Direktivën e Mbrojtjes 2010 cilësohet që “Brigada e Mbështetjes Rajonale, duhet të mbështetet me njerëz, mjete, kuali-fikime dhe investime. Të krijohen të gjitha kushtet, që njësitë e kësaj brigade të specializohen veçmas, por edhe të bashkërendojnë, si një e tërë në menaxhimin e krizave, tërmeteve, përmbytjeve, zjarreve, dëborës dhe gjithashtu për përgjigje ndaj

Page 82: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

82

Sfidat e ardhshme në kontekstin e Konceptit të ri Strategjik

sulmeve të mundshme terroriste (kombëtare e ndërkombëtare). Br.MR duhet të kthehet në strukturë drejtuese e Forcave të Armatosura në rastet e emergjencave. Ajo duhet të rikonceptojë rolin dhe mision e saj, të rishqyrtojë planin e dislokimit të saj, të hartojë plane të detajuara për tu përgjigjur emergjencave ....”.

Mendoj që elementët e parashtruar, në zbatim edhe të Direktivës 2010, mund dhe duhet të konsiderohen në angazhimin e Br.MR. Origjina e kësaj brigade shkon tej, në vitin 1967, ku pas tërmetit që preku Dibrën, u ngrit një njësi me fokus misionar në ndihmë të popullsisë në raste të fatkeqësive, dhe në këtë kontekst eksperienca ekziston dhe duhet të konsiderohet.

Në këtë angazhim iniciohet dhe kontribuohet edhe në përmirësimin dhe përditësimin e Ligjit Nr. 8756, datë 26.03.2001 “Për Emergjencat Civile”, ligji i parë në historinë e legjislacionit shqiptar, i cili përcakton sistemin e planifikimit, parandalimit dhe linjën e drejtimit për përballimin e emergjencave, si dhe aktiv-itetin e organeve shtetërore në nivele të ndryshme.

I qëndroj idesë se ngritja e kapaciteteve për operacione kërkim-shpëtimi dhe sta-bilizim normalizim jetese pas një fatkeqësie natyrore, apo veprimi njerëzor në një vend të banuar, pasi është kontribut i vlefshëm, më i vlerësuar dhe si e tillë duhet të pranohet e përbëjë fokusin e angazhimit tonë kombëtar në aleancë.

Besoj dhe sugjeroj që këtë mund ta bëjmë. Ngritja e këtij kapaciteti ka vlera të jashtëzakonshme për shoqërinë dhe vendin tonë, por njëkohësisht është një in-vestim diplomatik në marrëdhëniet dypalëshe e shumëpalëshe dhe një kontribut i dukshëm në aleancë. Dhe transformimi si proces nuk ndal, pasi çdo zgjidhje në fakt të ballafaqon me një problemi të ri dhe kështu së bashku me aleatët do vijojmë të adresojmë kërcënimet e reja, duke siguruar dhe shijuar sigurinë e përbashkët.

Referencat:

Materialet dhe diskutimet e zhvilluara në katër seminaret e organizuara për 1. Konceptin e Ri Strategjik. http://www.nato.int/strategic-concept/index.html2. Konferenca e Shefave të Transformimit Dhjetor 2009.3. Revista “Mbrojtja” Nr 3/2009.4. Direktiva e Mbrojtjes 2010. 5.

Page 83: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

83

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

Kolonel. Dr. Skënder KadiuShef i Departamentit të Operacioneve,

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Ky shkrim ka si qëllim të tërheqë vëmendjen e lexuesve mbi luftën kiber-netike e cila është shfaqur si një kërcënim i ri real për sigurinë kombëtare të vendeve anëtare të NATO-s dhe vetë Aleancës, trajton zhvillimet dhe dimensionet që ajo ka marrë, qëllimet që arrihen nëpërmjet përdorimit të saj, konceptet doktrinare, parimet që aplikohen, metodat dhe teknikat që përdoren. Gjithashtu synon të bëjë prezent atë se si e ka konsideruar këtë kërcënim të ri NATO dhe Bashkimi Europian. Përpos këtyre synohet të sensibilizohen strukturat e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për këtë çështje.

Kërcënimi Kibernetik

Një nga sulmet më të njohura kibernetike deri në ditët e sotme, padyshim është ai i realizuar ndaj Estonisë në Prill-Maj të vitit 2007, ku u përdoren më tepër se 1 milion kompjuterë për të bllokuar websitet qeveritare, ato të biznesit

dhe të medias estone”.1 Gjatë kësaj periudhë Estonia u godit për tre javë rresht nga një valë sulmesh kibernetike, të cilat shkaktuan ndalimin e funksionimit dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të shërbimeve qeveritare dhe të aktivitetit ekonomik, publik dhe privat që përdorej nga shtetasit. Këto sulme, për të cilat Estonia akuzoi Moskën ndihmuan në tërheqjen e vëmendjes të qeverive dhe opinionit publik në Europë për rreziqet potenciale që paraqet lufta kibernetike. “Ajo që është e re në këtë ngjarje, është fakti që lufta kibernetike gradualisht ka dalë jashtë sferës së luftës së informacionit për t’u transformuar në një konflikt më vete.“2

Sulmet kibernetike kundër Estonisë gjithashtu treguan se si një shtet mund të goditet nga një kërcënim i cili më parë mund të takohej më kollaj në sektorin privat. Studimet e mëvonshme rreth këtij sulmi kanë evidentuar lidhjet me shtete të huaja veçanërisht me Rusinë, të cilën autoritetet Estone e quajtën si një përpjekje për destabilizimin e saj.

1. Simon Tisdall, Artikull “Cyber Warfare is growing threat “, 3 Shkurt 2010, www.guardian.co.uk2. Raport, i Asamblesë së Këshillit të Evropës për Cyber Warfare, 2008, faqe 5

Page 84: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

84

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

Këto ngjarje, gjithashtu nxitën interesin publik në një fushë që deri në ato kohë ishte mbikëqyrur vetëm nga specialistët si civilë edhe ushtarakë. “Mundësia hipo-tetike e një sulmi kibernetik ose edhe lufta kibernetike kundër një shteti të vetëm tashmë është një realitet.”3 Është e vërtetë që në këtë situatë nuk pati humbje në njerëz dhe dëme materiale, por ndalimi i funksionimit të network-ve dhe krijimi i anomalive në shërbimet qeveritare dhe në veprimtaritë ekonomike, publike dhe private pati pasoja direkte për mijëra qytetarë në veprimtarinë e tyre të përdit-shme, sidomos për kryerjen e të gjitha llojeve të transaksioneve financiare.

Lufta Kibernetike ka specifikat dhe karakteristikat e saj dhe mund të marrë forma të shumta. Ndërsa termi “luftë” të sjell në mendje operacione ushtarake dhe në përgjithësi veprime violente, prefiksi “cyber” tregon përfshirjen dhe përdorimin e sistemeve të informacionit, kompjuterëve, server-ave, networke-ve dhe software-ve. Ekzistojnë shumë metodologji të sulmeve kibernetike. Sipas një studimi të CeMiSS,4 (Qendra Ushtarake e Studimeve Strategjike, Romë) duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë së tyre ato janë: “aktet e vandalizmit në faqet web, të cilat realizohen me qëllim për të bërë “pis” faqet web ose për të nxjerrë jashtë përdorimit serverët (ndryshe quhen sulme Denial-of-Service); propaganda, grumbullimi i të dhënave, shkatërrimi i aparaturave dhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike”.

Me konvergimin gradual të koncepteve të mbrojtjes dhe sigurisë, lufta kibernetike ndikon në një masë të gjerë mbi funksionimin e qeverisë dhe shoqërisë, në të dy fushat si në atë ndërkombëtare dhe të politikës së brendshme. Kështu pra, lufta kibernetike është duke marrë një rol gjithnjë e më të madh në mendimin strategjik për sigurinë dhe mbrojtjen, jo vetëm në SHBA, por edhe në Kinë, Rusi, Indi, Japoni dhe shumë vende të tjera, për shkak të rritjes eksponenciale të konektuesve, të cilët të lidhur ndërmjet tyre me miliona sistemesh informacioni formojnë një rrjet global. Të hapur, miks ose të mbyllur këto sisteme kanë një impakt të madh në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, politike, ekonomike, ushtarake dhe sho-qërore. Ato janë instrumente shumë të rëndësishëm për funksionimin e qeverisë dhe ekonomisë ndërkombëtare, për zhvillimin e operacioneve ushtarake etj.

Prezenca kudo e kompjuterëve dhe rrjeteve, natyrisht sjell më vete avantazhe të dukshme, por edhe rreziqe e kërcënime të reja në marrëdhëniet ndërmjet shteteve ose brenda shtetit. Aktorë jo-shtetërorë kanë kapacitete të tilla që nuk do të hezi-tonin t’i përdornin ato për qëllime nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë Al-Kaeda dhe grupet radikale islamike e kanë përdorur, dhe nuk do të hezitojnë ta përdorin atë në të ardhmen, si një kanal për propagandë dhe për komunikim ndërmjet aktivistëve dhe simpatizantëve të tyre. Po ashtu edhe SHBA-ja dhe aleatet e saj Europianë e përdorin Internetin për të neutralizuar disa veprimtari të dyshimta

3. Po aty4. Prof. Gerardo IOVANE, PhD, “Centro Militare Studi Strategici (CeMiSS)” Cyberwarfare e Cyberspace:

Aspetti Concettuali, Fasi ed Applicazione allo Scenario Nazionale ed all’ ambito Militare” 2008, faqe, 58.

Page 85: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

85

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

dhe për të përcaktuar rastet për një “long war” kundër terrorizmit ndërkombëtar. Nga fuqitë e mëdha, në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja dhe Kina, është duke iu kushtuar një vëmendje e madhe aspekteve të mbrojtjes kibernetike për konfliktet e ardhshme ushtarake.

Edhe NATO e vendet Partnere, aktualisht ndjehen të rrezikuar nga sulmet kiber-netike. Sulme të tilla mund të përfshijnë përhapjen e informacioneve të gabuara ose jo reale, spiunazhin elektronik, modifikimin ose manipulimin në mënyrë klandestine të të dhënave sensitive të një fushë betejë, ose të bëjë të pavlefshme të ashtuquajturën infrastrukturë kritike të një vendi si për: energjinë, ujin e pi-jshëm, karburantet, gazin, komunikimin, ose asetet tregtare të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin e ekonomisë dhe shoqërisë së një vendi. Akte të tilla mund të motivohen nga qëllime kriminalë ose për avantazhe politike. Ato mund të kryhen nga kriminelë, nga shtete aktorë, ose nga elementë kriminalë që mbështeten në mënyrë të fshehtë nga një shtet tjetër. Në vartësi nga aktorët e përfshirë dhe motivimi i tyre, sulmet kibernetike përafërsisht mund të klasifikohen në krime kibernetike, terror kibernetik ose luftë kibernetike” 5 .

Ngjarjet e tre-katër viteve të fundit kanë evidentuar pasojat që sulmet kibernetike mund të shkaktojnë, dhe nevojën imediate për të përballuar këtë çështje, e cila sipas ekspertëve po zhvillohet me ritme të shpejta, dhe me metoda e mjete më të sofistikuara. Më pak fjalë, infrastrukturat tona dixhitale janë bërë asete strategjike, dhe tashmë ato janë të rrezikuara. Një vlerësim më i madh ndaj kërcënimit kiber-netik erdhi në fokus nga ana e NATOs dhe e BE-së mbas sulmeve kibernetike që pësoi Estonia në Prill-Maj të vitit 2007.

Estonia qe shumë e brishtë për shkak të infrastrukturës elektronike shumë të zhvilluar. Në Estoni rreth 90% e transaksioneve bankare kryhen online, rreth 80% e shërbime publike po ashtu kryhen nëpërmjet internetit. Ajo është i vetmi vend në Europë dhe botë që zhvilloi zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 online. Për arsye shumë vende e shikonin Estoninë si një “dritare për të ardhmen”, dhe ekspertët i kanë përshkruar sulmet ndaj saj si një “Wake up call” për institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe ato të vendeve në zhvillim.

Para se të realizoheshin sulmet ndaj Estonisë, disa incidente serioze kibernetike kishin ndodhur në vendet e BE-së dhe Aleancës së Atlantikut. Shumë incidente të tjera kanë ndodhur edhe pas ngjarjeve të Estonisë. Rast me tipik është ai i sulmeve kibernetike të përdorura gjatë luftës Ruso-Gjeorgjiane. Të gjitha ngjarjet të cituara ose jo më lart tregojnë se sulmet kibernetike mund të paraqesin një kërcënim real për ekonominë e hapur të vendeve anëtare të Aleancës dhe atyre Partnere. Në lidhje me këtë në një raport të publikuar nga NATO, i cili koinçidon me Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 thuhet se “Në një ekonomi të informacionit global, të

5. NATO Parliamentary Assembly , Report, November 2009, faqe,1

Page 86: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

86

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

mbash internetin të hapur për bizneset dhe ta lësh atë të lirë ndaj ndërhyrjeve të shumta, është njëlloj si të mbash të hapura dhe të lira linjat detare dhe ajrore.” 6

Lufta e shkurtër ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë në gusht të vitit 2008 demonstroi në praktikë efektin e përdorimit të teknikave të luftës kibernetike në krah të op-eracioneve ushtarake. Ky konflikt krijoi një precedent, i cili sipas studiuesve, do të këtë konsekuenca për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake kibernetike mbrojtëse dhe mësymëse dhe futjen e tyre në gamën e kapaciteteve ushtarake ekzistuese.

Ajo që thonë John Arquilla dhe David F. Ronfeldt se “.....Lufta kibernetike mund të këtë implikime për integrimin e politikës dhe psikologjisë në aspektet ushtarake të luftës...., se Lufta kibernetike mund të ngrejë një sërë çështjesh për strukturat ushtar-ake dhe doktrinat e tyre si dhe në modelimin e strategjisë, taktikës dhe armëve....Ajo mund të jetë e aplikueshme në konfliktet me intensitet të ulët dhe të lartë, në mjediset konvencionale dhe jo konvencionale dhe mund të përdoret për qëllime mbrojtëse dhe mësymëse....Lufta kibernetike mund të jetë në shekullin e 21-të ashtu siç ishte blitzkrieg në shekullin e 20-të.......Në një kuptim më të thelluar Luftë kibernetike do të thotë një transformim në natyrën e luftës....Lufta kibernetike përfaqëson metoda të reja të konfliktit...”7etj, duket se tashmë është një realitet.

“Tashmë lufta kibernetike është spostuar nga një ide hipotetike në një realitet.“8 Ky është edhe konkluzioni i McAfee, i cili bazohet në analizën e sulmeve të fundit ndaj rrjeteve informatike.

Duke analizuar sulmet kibernetike të ndodhura tre-katër vitet e fundit rezulton se ajo po merr përmasa alarmante dhe se janë sofistikuar teknikat dhe teknologjia për realizimin e tyre. Pas shumë sulmeve të kryera nëpërmjet Internetit fshihen objektiva të qarta politike. Për këtë arsye shumë vende, ndërmjet tyre edhe NATO dhe Bashkimi Europian, janë duke e konsideruar seriozisht këtë problem si një kërcënim real për sigurinë kombëtare. Një gjë e tillë u vu re edhe në Deklaratën e Samitit të NATO-s Strasbourg/Kehl në Prill 2009, ku ndërmjet të tjerave thuhet se: “Mbetemi të angazhuar për fuqizimin e sistemeve të komunikimit dhe informa-cionit të cilat janë shumë të rëndësishme për Aleancën për përballimin e sulmeve kibernetike.... Ne duhet të ecim më shpejt në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike me qëllim që të sigurojmë plotësisht gatishmërinë. Mbrojtja Kiberne-tike duhet të bëhet një pjesë integrale e stërvitjeve të NATO-s. Në jemi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të NATO-s me vendet partnere për mbrojtjen nga sulmet kibernetike”. 9

6. NATO and Global Cyber Defense, Rex B. Hughes, The Bucharest Conference Papers, Robin Shepherd (Ed.), German Marshall Fund, the Romanian Ministry of Foreign Affairs and Chatham House, March 2008, p.44.

7. John Arquilla, David F. Ronfeldt, In Athena’s Camp: Preparing for Conflict in the Information Age, Cyber war is coming, kreu II-të, 1998

8. McAfee është një Korporate më qendër në Kaliforni, lider në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe opti-mizmit të kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera informatike.

9. Deklarata e NATO-s në Samitin e Strasbourg/Kehl, Prill-2008, neni 40

Page 87: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

87

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Edhe pse akoma nuk ka një definicion të qartë për luftën kibernetike, shumë vende janë duke u përgatitur për një të ardhme, në të cilën konflikti do të kryhet pjesërisht nëpërmjet rrjetit informatik. Mendohet që rreth 23 vende posedojnë kapacitete në fushën e luftës kibernetike, ndërmjet tyre edhe India, Siria dhe Irani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës natyrisht janë më të avancuara në këtë fushë. Ato kanë ngritur struktura të specializuara dhe kanë hartuar doktrina dhe manuale opera-tive, në të cilat disiplinojnë modalitetet, proçedurat, taktikat dhe teknikat e luftës kibernetike. Gjithashtu, sipas një raporti të vitit 2009, të Qendrës së Studimeve Strategjike Ndërkombëtare në Washington, (CSIS) “sulmet kibernetike klasifikohen si rreziku i tretë më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas luftës bërthamore dhe armëve të shkatërrimit në masë”.10 Edhe Bashkimi Europian nga ana e tij e ka përcaktuar sigurinë kibernetike si një prioritet të madh të tij.

Alarmuese është lehtësia dhe kostua e ulët më të cilën instrumente dhe pajisje të tilla sulmi mund të sigurohen dhe përdoren. Senatori amerikan Giorno ka thënë: “Për të shkuar në një luftë konvencionale kërkohen miliarda dollarë, ndërsa për të shkuar në një luftë kibernetike, pjesa më e madhe e njerëzve mund t’i gjejnë lehtësisht burimet, që mund të përdoren në këtë lloj sulmi.”11 Në këtë mënyrë sipas analistëve që merren me këtë çështje, po bëhet gjithnjë e më e paqartë edhe vija e demarkacionit midis objektivave ushtarakë dhe atyre jo ushtarakë. Një nga aspektet e luftës kibernetike është se sulmet kibernetike mund të lançohen nga kushdo. Kompjuterë të vendosur në vende të tjera mund të përdoren si platforma për lançimin e sulmeve të tilla.

Një nga kërcënimet që vjen nëpërmjet hapësirës kibernetike, është edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike të një vendi. Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare duke i bërë jehonë pikëpamjeve të saj në lidhje me këtë çështje do të deklaronte se “Rreziku i menjëhershëm qëndron mbi ekonominë. Në prisnim dëmtime nga sulmet kibernetike në infrastrukturën fizike (p.sh. hapje e portave të digave, përplasje avionësh),dhe ndërmjet të tjerave në vitin 2009 po kjo qendër do të klasifikonte kërcënimet kibernetike si kërcënim i tretë më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, pas luftës bërthamore dhe armëve të shkatërrimit në masë.”12 Po ashtu, Drejtori i Kundërzbulimit Kombëtar të SHBA-së, Joel Brenner, do të theksonte se “një sulm në internet ndaj sistemit bankar të SHBA-së mund të jetë disa herë më shumë i dëmshëm për ekonominë e vendit se sa sulmi terrorist ndaj Kullave Binjake më 11 Shtator, 2001.“13

Ndryshe nga kërcënimet e tjera, ai kibernetik, ka një natyrë tepër të ndërlikuar, për shkak të vështirësive që ekzistojnë në identifikimin e sulmeve. Vështirësia

10. ‘Securing Cyberspace for the 44th Presidency: A Report of the CSIS Commission on Cyber security’, Center for Strategic and International Studies, Washington, D.C., December 2008, p.12.

11 . Po aty.12. NATO Parliamentary Assembly , Report, November 2009, faqe,213. Po aty

Page 88: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

88

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

e verifikimit të identitetit të agresorit kibernetik rrit mundësinë që qeveritë të ndërmarrin sulme armiqësore ose të vendosin sanksione ndaj vendeve të tjera, duke mos pasur në dorë prova ose fakte bindëse.

Kriminaliteti në internet është në rritje dhe ai mund të paraqesë një kërcënim për sigurinë. Kostoja e kriminalitetit kibernetik vlerësohet të jetë rreth 100 miliard dollarë në vit. Raportet mbi këtë çështje konfirmojnë se kriminaliteti në internet është rritur dhe krimi i organizuar është përfshirë në operacione fitimprurëse në bashkëpunim me programuesit e “software-virus” dhe ekspertët e sigurisë kompjuterike, të cilët shkëmbejnë informacione dhe krijojnë kështu një treg të hapur, ku hakerat mund t’u shërbejnë klientëve të tyre. Për shembull, në Gusht të vitit 2009, njësia e pasojave kibernetike të SHBA-së, një organizatë e pavarur kërkimore jofitimprurëse, duke analizuar sulmet kibernetike ndaj Gjeorgjisë, ndërmjet të tjerave ka arritur në përfundimin se sulmet kibernetike kundër Gje-orgjisë u zhvilluan në lidhje të ngushtë me bandat kriminale ruse.

Me shqetësim janë duke e ndjekur këtë problem edhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë frikë se lufta nëpërmjet rrjetit mund të bëhet shpejt një kërcënim real për të gjithë botën.14 Kërcënimi në rritje mund të karakterizohet nga diçka më pak virtuale, duke u transformuar në një sulm të thjeshtë, në një deklaratë të vërtetë lufte. Për këtë arsye sipas tyre duhet reaguar me masa parandaluese, duke firmosur një pakt mos-sulmimi, i cili të detyrojë të gjitha vendet e botës në këtë sens. Me theks të veçantë u ngrit ky problem edhe në Forumin e Davos nga ana e Hamadoun Toure, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar. Sipas tij tashmë është momenti për të vepruar. Një luftë Kibernetike do të ishte më keq se një cunami, do të qe një katastrofe. 15 Kombet e Bashkuara kanë propozuar një marrëveshje e cila imponon çdo vend firmatar që të mos zgjedhë fillimisht ose i pari një sulm kibernetik kundër një vendi tjetër.16

Raste të Sulmeve Kibernetike

Rasti me interesant i sulmeve kibernetike është ai kundër Estonisë, i cili filloi në 26 Prill të vitit 2007, ditën në të cilën autoritetet Estoneze zhvendosën nga varrezat ushtarake të qytetit të Talinit, monumentin e ushtarit sovjetik të rënë në Luftën e Dytë Botërore. Mbrëmjen e 26 Prillit pati ndërhyrje të jashtëzakonshme dhe të paautorizuara në serverët e Internetit Estonez. Fillimisht, këto ndërhyrje ishin njëlloj si operacionet e zakonshme të zbulimit të cilat kryhen për lokalizimin e kundërshtarit dhe për krijimin e një ideje më të qartë për kapacitetet e tij.

Nga 27 Prilli deri në 18-19 Maj, interneti në të gjithë Estoninë qe objekt i sulmeve

14 . Giacomo Dotta, New York Times, 3.02.2010, 15. Po aty16. Po aty

Page 89: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

89

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

të shumta, të mirëshënjestruara dhe me një intensitet të lartë. Paralelisht, duke përdorur sitet specifike të Internetit, blog-et dhe forum-et, hakerat ruse dhe pro-ruse, shkëmbyen informacione pothuajse në kohë reale, për objektivat, situatën në lidhje me sulmet e kryera deri në atë moment, proçedurat që duheshin ndjekur për vijimin e sulmeve të mëtejshme, dhe softet që duheshin përdorur. Objektivat e sulmit ishin institucionet politike dhe organizatat, rrjetet qeveritare dhe ato të kompanive telefonike të cilat siguronin akses në Internet, bankat dhe kompani të tjera.

Rezultati i këtyre sulmeve është akoma i debatueshëm. Disa burime vlerësojnë se numri i kompjuterëve të përfshirë në këtë masakër, ishte rreth 1 milion, të cilët ndodheshin në të paktën 75 vende të ndryshme të botës. Dëmi ekonomik që ju shkaktua një shoqërie e cila 90% të operacioneve bankare, dhe 80% të pagesës së taksave e kryente nëpërmjet Internetit, ishte i konsiderueshëm. Këto sulme masive të cilat vijuan për një kohë të gjatë e vunë në provë e-economy dhe e-democracy Estoneze. Intensiteti i tyre dhe pasojat që rrodhën nga kjo janë edhe rezultat i faktit që, Estonia është një nga vendet më të “kablluara’ në Europë. Ajo mbulon me WiMax më tepër se 90% të territorit të saj. Sulmet informatike kundër Estonisë ishin një “one-off” deri në ditët e sotme. Shtrirja, kohëzgjatja dhe konsekuencat e tyre janë akoma në shqyrtim. Përsa i përket përgjegjësisë për këto sulme, të dhënat teknike të çojnë tek adresat IP në Rusi, megjithëse Rusia e ka mohuar një gjë të tillë.

Që në vitin 2006 Estonia pati krijuar një Qendër të Reagimit ndaj Emergjencave Kompjuterike (CERT, Computer Emergency Response Team), si një strukturë përgjegjëse për menaxhimin e rreziqeve informatike dhe reagimin ndaj kërcëni-meve dhe sulmeve kibernetike. Ngjarja tregoi se siguria kibernetike nuk është një problem që mund të zgjidhet vetëm në kuadrin nacional, por është një çështje e cila kërkon një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, Forcat e Armatosura të Estonisë krijuan një Qendër Operacionale për Mbrojtjen Kiber-netike, e cila rezultoi shumë e dobishme gjatë sulmeve, si dhe për organizimin e mbështetjes nga ana e NATO-s. Për analistet e sigurisë gjithçka është e qartë, rasti i sulmeve kundër Estonisë shërbeu si një “eye-opener” në lidhje me parashikimin e tendencave të ardhshme për luftën kibernetike.

Duke pasur parasysh sulmet kibernetike kundër një aleati të saj, NATO shtroi me urgjencë çështjen e përmirësimit të kapaciteteve për mbrojtjen e sistemeve in-formatike të Aleancës në rast të një sulmi të tillë. Çështja më e debatueshme gjatë këtyre sulmeve, ishte ajo e klasifikimit të këtyre lloj sulmeve si një akt i mirëfilltë lufte, e cila është akoma një çështje e debatueshme. Vështirësia qëndron në iden-tifikimin e qartë të burimeve dhe autorëve të sulmeve të tilla dhe në përcaktimin e qëllimeve reale të këtyre të fundit.

Page 90: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

90

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

Në rastin e Estonisë, u vu re një mobilizim i fuqishëm i komunitetit të hakerave rusë dhe pro-rusë dhe se individë të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me mje-disin politik rajonal dhe lokal, i bashkuan forcat me ta. Gjithashtu u konfirmua se disa nga sulmet më serioze ishin planifikuar dhe koordinuar kohë më parë, sipas listave të objektivave të identifikuar dhe të shpërndarë në rrjetet e frekuentuara nga hakerat rusë, kudo në Europë dhe në pjesë të tjera të Botës. Por, ajo që është e rëndësishme në këto sulme kibernetike është fakti se ato kishin një objektiv të qartë politik.

Me gjithë konsekuencat reale që patën sulmet për shkatërrimin e punës së agjen-cive qeveritare dhe të jetës së përditshme të qytetarëve estoneze, nuk pati dëme materiale ose humbje në njerëz, ashtu siç ndodh në një luftë konvencionale. Pikër-isht, kjo është arsyeja që disa vende Europiane hezitojnë t’i klasifikojnë sulmet kibernetike si akte të mirëfillta lufte, meqenëse mungojnë shkatërrimet materiale (p.sh. i bazës së të dhënave) ose dëmet e dukshme (p.sh. ndërprerja e furnizimit me energji elektrike ose e sistemit të trafikut rrugor, ajror dhe detar). Rasti më ekstrem do të ishte një sulm kibernetik qëllimi i të cilit do të ishte shkatërrimi i ka-paciteteve operacionale të forcave të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky do të qe gjithashtu më afër nocionit të një akti të mirëfilltë lufte, për më tepër që një sulm i tillë do të shërbente edhe si një mesazh për fillimin e një sulmi konvencional. Rasti i Es-tonisë shërben gjithashtu për të evidentuar cënueshmërinë reale që shfaqet në vendet që shkojnë drejt një shoqërie e cila është gjithnjë e më shumë e varur nga rrjetet kompjuterike, dhe ato të telekomunikacionit, të cilat nga ana e tyre janë të ndërvarura në nivel rajonal dhe botëror.

Natyra e veçantë e sulmeve kibernetike në Estoni qëndron në faktin që për here të parë, një vend i tërë u bë objekt sulmi në çdo nivel. Megjithatë, Estonia nuk ishte rasti i parë. Në fund të viteve ’90 tentativat për t’u futur dhe çorientuar sitet qeveritare, përfshi sitet e mbrojtjes, u shfaqën gjatë luftës në Kosovë. Tashmë janë konfirmuar shumë raste të përsëritura te sulmeve të hakerave Rusë dhe Kinezë në serverët publikë dhe privatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian, bile dhe të vetë Aleancës së Atlantikut.

Që nga viti 1998 deri në vitin 2000 hakerat janë futur në një numër rrjetesh ose serverësh Amerikanë, publikë ose privatë të fushës së mbrojtjes. Një nga sulmet më të fuqishme është ai i vitit 2002, i quajtur nga autoritetet amerikane “Titan Rain”, gjatë të cilit u sulmuan qendrat e komandimit të Ushtrisë, të Marinës dhe të njësive të raketave. Gjatë këtyre sulmeve, sipas ekspertëve, kinezët shkarkuan 10 deri në 20 tetrabyts të dhënash, ose sa dyfishi i të dhënave që përmban biblioteka e Kongresit Amerikan17”.

17. Mirela Castigli, 18/2/2010, New York Times “Ecco i principali cyber-attachi avvenuti negli ultimi . Mirela Castigli, 18/2/2010, New York Times “Ecco i principali cyber-attachi avvenuti negli ultimi due anni: McAfee parla di Cyber Cold War da mesi.

Page 91: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

91

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Edhe viti 2005 ka qenë një vit i “zi” për kompanitë e biznesit amerikan, që kanë pësuar sulme kibernetike. Hakerat kinezë gjatë këtyre sulmeve arritën të vjedhin skedarë shumë të rëndësishëm në lidhje me programet e NASA-s, për eksplorimet në Mars, informacione në lidhje me sistemet e shtytjes së anijeve hapësinore, si dhe informacione mbi panelet diellore dhe karburantet. Në vitin 2006 janë regjistruar rreth 30.215 sulme kibernetike mbi objektivat e SHBA-së dhe në vitin 2007 rreth 43.880, duke pasur një rritje me 31%. Kina aktualisht mendohet se ka kapacitetet më të sofistikuara në botë për sulmet kibernetike. Në vitin 2007, Departamenti Mbrojtjes i SHBA-së dhe qeveritë e Anglisë, Francës dhe Gjermanisë, bënë të njohur publikisht tentativat me origjinë kineze për t’u futur dhe marrë të dhëna në serverët e sigurisë. Është interesante të vihet në dukje se komuniteti kinez i internetit është aktualisht komuniteti më i madh në Botë (rreth 253 milion, kundrejt 215 milionë që janë në SHBA), dhe se Kina ka një numër shumë të madh të teknikëve të kompjuterëve (ndërmjet të cilëve shumë inxhinierë janë trajnuar në SHBA dhe Europë). Megjithatë, Interneti në Kine është pronë e Qeverisë dhe prodhuesit e shërbimeve janë nën kontrollin e rreptë të saj. Qeveria, gjithashtu u imponohet kompanive të huaja që operojnë në Kinë (të tilla si Microsoft, Yahoo dhe Google) dhe kompanive të mediave, si për përmbajtjen dhe për identifikimin e kërkesave për porositësit kinezë, për shërbimet e tyre. Është i njohur fakti që Great Firewall of China si dhe Golden Shield, mbajnë çdo ditë me dhjetëra-mijëra supervizorë rrjetesh (mbi 30.000 për këto dy kompani). Një nga ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, janë sulmet kibernetike të Rusisë ndaj Gjeorgjisë, tashmë të diskutuara, të cilat janë akoma në pritje të analizave të deta-juara. Është evidentuar se një valë sulmesh duket se janë bërë nga Rusia, e cila ia doli të ndërpresë Internetin për Gjeorgjinë, duke kombinuar sulmet kibernetike me sulmin konvencional mbi qendrat e komunikimit të Qeverisë, dhe qendrat e ko-munikimit të Forcave të Armatosura. Kjo detyroi oficerët dhe ushtarët gjeorgjianë, të cilët u privuan në përdorimin e sistemeve të tyre të komunikimit, të përdorin sitet zyrtare të internetit (të cilët megjithatë janë të hapur për interferenca dhe dezinformime) dhe telefonat celularë, për komunikimin ndërmjet njësive ose me njëri-tjetrin e me familjarët.Një mënyrë e tillë komunikimi jo vetëm ishte e pasigurtë dhe lehtësisht e deshi-frueshme, por shërbimet e zbulimit elektronik Rus ishin në gjendje t’i interceptonin lehtësisht ato. Gjithashtu, fakti që furnizuesit kryesorë të Internetit dhe komuni-kimit në Gjeorgji ishin kompani Ruse, rriti akoma më shumë vulnerabilitetin e vendit. “Kombinimi i luftës kibernetike me luftën konvencionale nuk është diçka e re, pasi një kombinim i tillë ishte vënë re në luftën në Kosovë në vitin 1999, dhe në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahe-ve në vitin 2006”.18

18. Raport i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Nëntor 2009.

Page 92: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

92

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

Në të dy rastet, sulmet kibernetike u përdorën në interes të luftës për informa-cionin. Megjithatë, ashtu si në rastin e Estonisë, lufta ndërmjet Rusisë dhe Gje-orgjisë evidentoi rritjen e intensitetit të luftës kibernetike. Konflikti në Kaukaz, gjithashtu evidentoi tendencën për eksperimentimin intensiv të koncepteve dhe teknikave të reja në fushën e luftës kibernetike, dhe shërbeu si një hap për nxjer-rjen e mësimeve të reja.

Nga analiza e ngjarjeve të ndodhura konstatohet se kurba është në rritje. Kështu në fund të muajit Mars të vitit 2009 u piratuan mijëra kompjuterë nga hakerat kinezë në 103 vende, ndërsa në Prill të vitit 2009 u regjistrua rasti i parë i një “cyber crime”, i cili vuri në krizë infrastrukturën e rrjetit elektrik në SHBA, për të vijuar më pas me një sulm ndaj Pentagonit gjatë të cilit hakerat vodhën projektet e avionit F-35. Ndërkohë që në janar të vitit 2010, sipas “NetWitness” regjistrohet sulmi më i madh kibernetik, i cili duke shfrytëzuar “spyware Zeus”, duke sulmuar 2600 kompani në 106 vende të ndryshme dëmtoi rreth 75 mijë kompjuterë dhe serverë. Sipas “Symantec” dhe shumë kompanive të tjera që merren me prodhimin dhe shitjen ose çështjet e sigurisë informatike, sulmet tashmë janë në rendin e ditës, ndërsa sipas McAfee bëhet fjalë për “Cyber Cold War” prej disa muajsh.

nATO dhe Lufta Kibernetike

NATO e filloi programin e saj të Mbrojtjes Kibernetike në vitin 2002 pas incidenteve të ndodhura në fund të viteve ‘90 në lidhje me Operacionet në Ballkan. Me fillimin e Operacioneve ushtarake kundër Serbisë, grupe të shumta hakerash pro-serbë ose piratësh informatikë sulmuan infrastrukturën e Internetit të NATO-s me synim që të komprometonin aftësitë luftarake të NATO-s. Nëpërmjet sulmeve të tipit DDoS hakerat serbë arritën të bëjnë të papërdorshëm për disa ditë faqen e internetit të NATO-s për marrëdhëniet me publikun, për luftën në Kosovë.

Faktikisht, para sulmeve në Estoni, lufta kibernetike konsiderohej si një rrezik i mundshëm, por jo shumë i afërt. Deri në këtë moment veprimet e shteteve që përdornin kapacitete “IT” për t’u futur në mënyrë të paligjshme në rrjetet për qëllime zbulimi ose për gjetjen e pikave të dobëta të sistemit, dhe për marrjen në mënyrë të paligjshme të informacioneve të karakterit politik, ekonomik, ushtarak, industrial dhe teknologjik, ishin toleruar si një sjellje logjike. Mirëpo, këto sulme i sollën një dimension të ri fenomenit, zbatimin e një taktike të paramenduar për destabilizimin e një shteti të vetëm, duke e goditur në pikën më të fortë të tij.

Duke qenë se Estonia është gjithashtu një shtet anëtar i NATO-s dhe i BE-së, u ngrit pyetja: nëse një shtet anëtar i dy organizatave më të fuqishme në botë mund të pësojë një sulm të këtij lloji, edhe shtetet e tjera anëtare a mundet në të ardhmen të bien viktima të sulmeve të tilla në shkallë të ndryshme?

Page 93: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

93

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Një çështje tjetër me të cilën NATO u ballafaqua gjatë këtyre sulmeve ishte inter-pretimi i Artikullit 5 të Traktatit të Aleancës i kërkuar nga Estonia. Artikulli 5 thotë se “një sulm i armatosur kundër një vendi anëtar të Aleancës do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve”. Në fakt Artikulli 5 është aplikuar vetëm një herë, që kur Aleanca është krijuar, kundër sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Amerikë. Në këtë rast Aleanca aplikoi parimin e solidaritetit, duke ju referuar Artikullit 4 të saj, i cili thotë “Palët do të konsultohen së bashku atëherë kur në opinionin e njërit prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e njërit prej palëve është e kërcënuar”. Gjithsesi debati rreth kësaj çështje është ende i hapur. Vështirësia qëndron në faktin nëse një sulm kibernetik kundër një shteti anëtar të Aleancës, duhet të konsiderohet një akt i mirëfilltë lufte apo jo, apo kur duhet të konsiderohet si i tillë? Ka qëndrime të ndryshme për këtë problem edhe brenda vetë Aleancës.

Një çështje tjetër që shtruan këto sulme ishte ajo e fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse ndaj sulmeve të tilla. Për ketë çështje NATO ka pranuar se më përpara kjo fushë nuk ishte një prioritet i saj, megjithëse është fakt se ajo qe angazhuar që nga viti 2002 në proçesin e njohur për transformimin e rrjeteve bazë kompju-terike. Një proçes i tillë në fakt përfshiu zhvillimin dhe aplikimin e kapaciteteve “network-enabled” ose “network-enhanced”.

Pas Samitit të Pragës NATO lançoi Programin e saj Teknik për Mbrojtjen Kiber-netike (Technical NATO Cyber Defence Programme). Kjo iniciativë çoi në krijimin e një Kapaciteti Reagues të NATOs ndaj Incidenteve Kompjuterike (NCIRC- NATO Computer Incident Response Capability). Kjo strukturë deri në momentin e sulmeve kibernetike ndaj Estonisë ishte e kufizuar vetëm me menaxhimin dhe vëzhgimin e rrjeteve informatike të NATOs. Detyra kryesore e saj ishte të mbronte komuni-kimet e sekretuara dhe sistemet e informacionit, të cilat transmetojnë ose japin të dhënat konfidenciale të Aleancës.

Pas incidenteve të ndodhura në Prill-Maj 2007, u shtrua me shpejtësi çështja se si mund të zgjerohet një mbrojtje e tillë, që të mbulojë nevojat e shteteve anëtare për mbrojtje, ose kërkesat për një asistencë të shpejtë në rast të një sulmi të fuqishëm kibernetik. Në qershor te vitit 2007, ekspertët e NATOs, hartuan një raport në lidhje me mësimet e nxjerra nga këto sulme, i cili shërbeu si një dokument kuadër për të ardhmen në fushën e mbrojtjes kibernetike. Një dokument më i detajuar ju bë prezent Ministrave të Mbrojtjes të Aleancës në Nordwijk në Tetor të vitit 2007, për të vlerësuar në mënyrë të kujdesshme qasjen e Aleancës për Mbrojtjen Kiber-netike. Relacioni rekomandonte një rol më specifik për NATOn, si dhe adresonte zbatimin e një sërë masave të reja për përmirësimin e mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike. Raporti gjithashtu rekomandonte edhe zhvillimin e një Politike për Mbrojtjen Kibernetike të NATOs, një politikë e cila u aprovua në Prill të vitit 2008 nga Samiti i Bukureshtit.

Page 94: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

94

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

Deklarata e Samitit të Bukureshtit e Prillit të vitit 2008, bëri të qartë se Politika e Mbrojtjes Kibernetike të NATOs ka si qëllim të integrojë iniciativat kombëtare, përgjegjësitë dhe kapacitetet në këtë fushë. Ajo e vuri theksin në mbrojtjen e siste-meve kryesore të informacionit dhe në zhvillimin e kapaciteteve për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

Në fillim të vitit 2008, me propozim të autoriteteve Estoneze, Aleanca pranoi krijimin dhe vendosjen në Talin të Estonisë të një Qendre të Ekselencës për Koo-perimin dhe Mbrojtjen Kibernetike (CCD-CoE-Cooperative Cyber Defence Centre of Excellence), ndërsa në 14 Maj 2008, përfaqësuesit e 7 vendeve anëtare të NATOs nënshkruan një marrëveshje me ACT (Allied Command Trasformation) për krijimin e CCD-CoE në Talin të Estonisë. Aktualisht kjo qendër ka një staf që nuk i kalon 30 veta, gjysma e të cilëve janë specialistë të mbrojtjes kibernetike. Shtetet pjesëmar-rëse janë: Estonia, Gjermania, Italia, Spanja, Letonia, Lituania dhe Sllovakia, kurse SHBA-ja ka një përfaqësues të saj. Detyrat kryesore të saj janë: të sigurojë konceptet dhe doktrinën për Aleancën në lidhje me mbrojtjen kibernetike; organizimi dhe zhvillimi i seminareve, kurseve dhe stërvitjeve me ushtarakët e vendeve anëtare të NATOs; zhvillimin e veprimtarive kërkimore; studimi i incidenteve të ndodhura ose aktuale për nxjerrjen e mësimeve; dhe të sigurojë konsulencë, sipas kërkesës, gjatë sulmeve të mundshme.

Kjo qendër do të jetë në dobi të oficerëve të shteteve pjesëmarrëse dhe anëtarëve të tjerë të NATOs. Me krijimin e saj u arrit të garantohet që mbrojtja kibernetike dhe të gjithë fushat e tjera të luftës kibernetike, të jenë aktualisht ndërmjet prior-iteteve më të rëndësishme të NATOs. Gjithashtu si pjesë të Politikës së Mbrojtjes Kibernetike, NATO tashmë ka krijuar edhe një Autoritet për Menaxhimin e Mbrojtjes Kibernetike (Authority Cyber Defence Menagement Authority–CDMA), i cili është përgjegjës për koordinimi e “veprimeve të menjëhershme për mbrojtjen kibernetike.” Ky Autoritet shërben si një komandë qendrore për angazhimet ose përpjekjet teknike, politike dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet anëtarëve të Aleancës, si dhe për drejtimin dhe menaxhimin e mbrojtjes kibernetike ekzis-tuese të NATOs.

CDMA është e përgatitur dhe e aftë që të koordinojë dhe sigurojë asistencë nëqoftëse një vend anëtar ose Aleanca bie viktime e sulmeve kibernetike të çdo forme qofshin. Ajo është operacionale që nga Prilli i vitit 2008 dhe në një kohë shumë të shpejte, organi ekzekutiv i saj ka zhvilluar një koncept operacional, ka organizuar dhe zhvilluar stërvitjen e parë për Mbrojtjen Kibernetike dhe ka para-shikuar një tjetër e cila do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 18 vende anëtare të NATOs. Përveç kësaj ajo ka dërguar një ekspert të sajin në Gjeorgji dhe ka miratuar një sërë politikash për çështjet e bashkëpunimit me partneret për aspekte ligjore të mbrojtjes kibernetike. Një vëmendje të posaçme i kushtoi luftës kibernetike edhe Samiti i NATO-s në Strasbourg/Kehl në muajin Prill 2009, i cili e vuri theksin në

Page 95: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

95

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen kibernetike; në bërjen e saj pjesë integrale të stërvitjeve të NATO-s; dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet NATOs dhe vendeve partnere në fushën e mbrojtjes kundër sulmeve informatike.19

Kohët e fundit, zyrtarët e NATOs kanë konfirmuar edhe krijimin e Grupeve të Re-agimit të Shpejtë (RRTs) të cilët mund të vihet në dispozicion të shteteve anëtare kur ata pësojnë sulme të tilla. Ekipe ad-hoc p.sh, NATO ka dërguar në Estoni dhe Gjeorgji për ndjekjen e sulmeve në këto vende në 2007 dhe 2008. Ndërkohë që grupe të tilla RRTs të reja mund të vihen në gatishmëri dhe në dispozicion sapo një vend anëtar i NATO-s të bëjë një kërkesë në nivelin politik të Aleancës. Kërkesa të tilla mundë të bëjnë edhe shtetet jo-anëtare, të cilat të miratohen paraprakisht nga Këshilli i Atlantikut të Veriut. Është planifikuar që këto grupe të jenë plotësisht operacionale deri në vitin 2012.

Lufta Kibernetike sipas konceptit Amerikan

Sikurse dihet SHBA janë vendi i “Arpanet-it”, “Internet-it”, ”MilNET-it” dhe ”Network Centrik Warfare” dhe për më tepër se 20 vjet kanë bërë një hap të fuqishëm në raport me pjesën tjetër të botës, përfshi aleatët Europianë, në fushën e kapaciteteve ushtarake dhe kapaciteteve civile të informatizuar. Monopoli i kompanive ameri-kane mbi software-t, hardware-t dhe rrjetet, ka forcuar akoma më tepër percep-timin e një pozicioni dominant në merkaton botërore. Mirëpo sipas ekspertëve, Interneti dhe ekspansioni ekonomik i industrisë së kompjuterëve jashtë SHBA-së është në erozion, në raport me avantazhet fillestare. Sot shumë komponentë ose pjesë në industrinë e kompjuterëve projektohen dhe prodhohen jashtë SHBA-së. India, Kina, Rusia dhe disa vende të Europës Qendrore janë nënkontraktorë të mëd-henj për prodhimin e software-ve. Edhe BE-ja është bërë një aktor i rëndësishëm në lidhje me shpikjet teknologjike, në mënyrë të veçantë në rrjetet e telefonisë celulare wi-fi (wireless fidelity).

Interneti gjithashtu është bërë i “rajonizueshëm” dhe këtë e dëshmon Golden Shield Kineze. Ndërsa Microsoft ka humbur aftësinë e tij në vendet e Bashkimit Europian, sidomos në tregun e software-ve për sistemet operative dhe motorët e kërkimit në Internet.

Në sferën ushtarake, SHBA-ja mban gjithashtu vendin e parë për shfrytëzimin e kapaciteteve të industrisë së kompjuterëve dhe të avantazheve që ajo sjell. Por edhe kundërshtaret e saj potenciale dhe aleatët i kanë përshtatur kapacitetet e tyre dhe janë gjithashtu në evoluim të vazhdueshëm. Kina, p.sh. ka një politikë shumë të qartë në këtë sektor dhe e ka bërë luftën kibernetike një nga prioritetet e saj.

Ishin sulmet e 11 Shtatorit 2001 ato që shënuan edhe fillimin e një debati për

19. Deklarata e NATO-s në Samitin e Strasbourg/Kehl, Prill-2008, neni 40

Page 96: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

96

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

mundësinë e sulmeve kibernetike. Mbrojtja Kibernetike, në mënyrë të veçantë ndaj penetruesve në serverët e sektorit publik dhe privat në Amerikë është bërë një problem i madh për sigurinë kombëtare. Për ketë arsye në Shkurt të vitit 2003, Presidenti i SHBA-së anunçoi publikisht Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes Kiber-netike, tre objektivat kryesorë të së cilës janë20: të parandalojë sulmet kibernetike kundër infrastrukturës kritike të SHBA-së; të ulë shkallën e vulnerabilitetit të SHBA-së nga sulmet kibernetike, si dhe të minimizojë dëmet e mundshme.

Strategjia Kombëtare për Luftën Kibernetike ka përcaktuar pesë prioritete kryesore:

Prioriteti i parë fokusohet në përmirësimin e aftësive për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike dhe për të minimizuar dëmet e mundshme;

Prioriteti i dytë, i tretë dhe i katërt ka si qëllim të zvogëlojë numrin e kërcënimeve kibernetike dhe shkallën e vulnerabilitetit nga sulme të tilla;

Prioriteti i pestë fokusohet në parandalimin e sulmeve kibernetike, duke përdorur asetet e sigurisë kombëtare, përmirësimin e menaxhimit në nivel ndërkombëtar dhe reagimin ndaj sulmeve të tilla.

Ndryshe nga aleatet e tyre, SHBA, sipas Strategjisë në fjalë rezervojnë të drejtën për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike me çdo mjet të përshtatshëm, një term ky i cili nënkupton përdorimin e forcës ose të kundërsulmeve kibernetike. “Kur një shtet, grup terrorist, ose kundërshtarë të tjerë do të sulmojnë SHBA-në nëpërmjet hapësirës kibernetike, përgjigja e SHBA-së nuk duhet të kufizohet me procedimin penal. SHBA-ja rezervon të drejtën të përgjigjet në mënyrën më të përshtatshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të përgatitura për këtë mundësi”. 21

Sipas Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Kibernetike, në këtë situatë Depar-tamenti i Mbrojtjes, ka përgjegjësinë për kundërmasat. Lufta Kibernetike sipas koncepteve të SHBA ka një dimension ofensiv, si kur kryhet në mënyrë tradicionale ashtu dhe elektronike. Por, sipas ekspertëve, automatizimi gjithnjë e më i madh i mbrojtjes së SHBA-së, dhe zgjerimi në mënyrë progresive i koncepteve dhe i teknologjisë “network-enabled”, së bashku me implementimin e mbrojtjes rake-tore balistike, si dhe militarizimin për qëllime mbrojtëse të hapësirës kozmike, e bëjnë sistemin e mbrojtjes Amerikane të varur në një masë të madhe nga sistemet e kompjuterëve dhe rrjetet.

Për zhvillimin dhe implementimin e koncepteve për luftën kibernetike SHBA kanë krijuar në vitin 2008 Komandën Kibernetike të Forcave Ajrore (AFCYBER-Air Force Cyber Command). Misioni kryesor i saj është garantimi lirisë operacionale për aksionet e Forcave Ajrore dhe komponentët e tjerë të Forcave të Armatosura Amerikane.

20. The National Strategy to Secure Cyberspace, USA, February 2003, page 921 . The National Strategy to Secure Cyberspace, USA, February 2003, page 65

Page 97: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

97

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Koncepte doktrinore mbi Luftën Kibernetike

Parimet e Luftës Kibernetike

Sipas studiuesve të fushës, lufta kibernetike ofron avantazhe të mëdha dhe ka një impakt të drejtpërdrejtë në planin politik, shoqëror, në fushën ushtarake dhe ekonomike të një vendi. Sipas Raymond C. Parks dhe David P. Duggan, ajo kërkon parime të ndryshme nga lufta kinetike.22 Parimet e luftës klasike, kinetike e kanë burimin në një eksperiencë mijëra vjeçare, ashtu siç dokumentohet nga strategët e mendimit ushtarakë, Tsun Tzu, Clausewitz, Jomini, Liddel Hart etj. Disa nga parimet e luftës kinetike aplikohen në luftën kibernetike, ndërsa disa të tjera nuk janë të aplikueshme ose nuk kanë kuptim, bile disa parime mund të bien në an-tagonizëm me Luftën kibernetike. Lufta kibernetike është një “sub-set” i luftës për informacionin, e cila përfshin ndërmarrjen e veprimeve në botën kibernetike. Bota kibernetike është një realitet virtual në brendësi të një bashkësie kompjuterësh ose rrjetesh. Ka shumë botë kibernetike, por një nga më të rëndësishmet është Interneti dhe rrjetet përkatëse.

Përkufizimi ushtarak më i përafërt për termin e Luftës Kibernetike është një kombinim i “Computer netwark attack” dhe “computer netwark defense” dhe op-eracionet e mundshme të informacionit. Ne e përkufizojmë luftën kinetike si një luftë që zhvillohet në “botën reale” ku, tanket, anijet, avionët, artileria, raketat, ushtarakët janë protagonistë të saj, ndërsa luftën kibernetike si një luftë që zhvil-lohet në “botën virtuale”.

Hapësira kibernetike është një mjedis i veçantë. Në këtë kuptim aplikimi i parimeve kryesore të luftës duhet rikonsideruar. Sipas studiuesve të fushës lufta kiberne-tike i nënshtrohet edhe disa parimeve specifike. Sigurisht parimet kryesore të luftës kinetike janë parimi i masës, mësymjes, befasisë, ekonomizimit të forcave, manovrës, unitetit të komandimit, sigurisë dhe i thjeshtësisë, të cilat kanë rolin e tyre në luftën kibernetike në përmasa të ndryshme dhe të reduktuara.

Disa nga parimet specifike të luftës kibernetike, sipas studiuesve të fushës janë: efektet fizike; vizibiliteti, siguria ose besueshmëria, dualiteti; instrumentet mbrojtëse; kufizimet fizike. Megjithatë edhe këto nuk janë definitive pasi këto çështje janë objekt debatesh dhe analizash të shumta.

Operacionet Kibernetike Mësymëse

Këto lloj operacionesh mund të zhvillohen gjatë gjithë spektrit të operacioneve ushtarake dhe jo ushtarake, për arritjen e objektivave të caktuar. Përdorimi i luftës kibernetike për të patur ndikim në kapacitetet e informacionit të kundërshtarit mund të këtë avantazhe të mëdha në kohë krize dhe lufte. Vendimet për përdorimin

22. Workshop i mbajtur në Akademinë Ushtarakë të West Pontit në SHBA, në 5-6 Qershor 2001 mbi sigurinë e informacionit të mbrojtjes dhe me “Parimet e Luftës Kibernetike”

Page 98: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

98

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

e operacioneve të tilla duhet të merren në koordinim me autoritetet e larta vendim-marrëse, pasi operacionet kibernetike të pakoordinuara dhe jo korrekte mund të jenë problematike për vetë mësymësin. Këto lloj operacionesh mund të jenë një aktivitet kryesor për të mbështetur përpjekjet në një operacion luftarak për in-formacionin. Në këtë rast, objektivi kryesor i operacioneve kibernetike mësymëse është shënjëstrimi i proçesit human të vendim-marrjes të kundërshtarit. Përdorimi i luftës kibernetike si një instrument për arritjen e objektivave të caktuar nuk është i ndryshëm nga përdorimi i instrumenteve të luftës në një mjedis jo kibernetik. Përzgjedhja e objektivave të operacioneve kibernetike mësymëse duhet të bëhet në përputhje me situatën dhe në konformitet me ligjet ndërkombëtare dhe ato të brendshme.

Sipas doktrinës amerikane operacionet kibernetike mësymëse bëjnë pjesë në një nga tre kategoritë e mëposhtme: shkatërrimi, ndërprerja ose dezinformimi. Op-eracionet kibernetike që kanë si qëllim shkatërrimin fizik të aseteve kibernetike të kundërshtarit janë faktikisht jo reale, sepse deri më sot nuk janë verifikuar sulme të tilla që të sjellin shkatërrimin fizik nga një “kompjuter- virus” ose nga ndonjë formë tjetër sulmi. Por një gjë e tillë sipas studiuesve është e mundur në të ardhmen, po të kemi parasysh zhvillimet teknologjike dhe faktin që në këtë drejtim janë duke u kryer kërkime dhe eksperimentime të ndryshme. Ndërprerja ose ndryshimi i gjendjes së funksionimit të sistemeve dhe rrjeteve është forma më e mundshme dhe më e zakonshme e Operacioneve Kibernetike Mësymëse. Shembulli më i mirë për këtë tip operacioni mund të jetë prishja e një faqe Web, lançimi i viruseve kompjuterike dhe worm-eve dhe i sulmit nga software të tjerë me qëllim dëmtimin e të dhënave të rëndësishme në brendësi të sistemit të përpunimit të informacionit, etj. Për të realizuar këto lloj sulmesh nuk kërkohet ndonjë nivel i larte sofistikimi. Këto instrumente mund të gjenden lehtësisht në internet dhe çdokush mund t’i shkarkojë ose lançojë. Rezultati i pritshëm nga këto lloj operacione është mohimi (të paktën përkohësisht) i përdorimit të sistemeve informatike kundërshtarit. Këto lloj operacionesh këshillohet që të përdoren me kujdes sepse mund të bëhen të vështirë për t’u kontrolluar dhe mund të dëmtojnë si mbrojtësin edhe mësymësin.

Ndërsa dezinformimi është manipulimi i qëllimshëm i informacionit me qëllim, që ta vërë kundërshtarin në pozicionin më të keq të mundshëm në raport me opin-ionin publik. Objektivi i tij është, që të krijojë një klimë armiqësore për pozitën politike të kundërshtarit në mënyrë që opinioni publik ta detyrojë atë të modifikojë qëndrimin e tij. Dezinformimi ndryshon nga dy format e tjera të operacioneve mësymëse në sensin që shënjestrën jo vetëm objektivat e kundërshtarit por edhe të atyre që mund të asistojnë atë. Dezinformimi është forma më pak e shfaqur në raport me të tre tipet e operacioneve kibernetike mësymëse.

Page 99: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

99

Kolonel. Dr. Skënder Kadiu

Operacionet Kibernetike Mbrojtëse

Operacionet kibernetike mbrojtëse, planifikohen për të operuar gjatë gjithë spektrit të operacioneve ushtarake dhe jo ushtarake. Sistemet kibernetike shërbejnë si një faktor për fuqizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve kibernetike të një vendi. Të sigurosh lirinë për të përdorur sistemet kibernetike, është një objektiv shumë i rëndësishëm. Qëllimi kryesor i operacioneve kibernetike mbrojtëse është që të garantohet mbrojtja e nevojshme e infrastrukturës kryesore. Ndryshe nga opera-cionet kibernetike mësymëse, operacionet kibernetike mbrojtëse, nuk kërkojnë të njëjtin nivel koordinimi dhe aprovimi. Ato mund të zhvillohen në nivelin më të ulët si në gjerësi dhe në thellësi.

Sipas koncepteve doktrinore Amerikane, Operacionet kibernetike mbrojtëse përfshihen në një nga pesë kategoritë e mëposhtme: Konfidencialiteti; Integriteti; Vlefshmëria; Autenticiteti dhe Mos-refuzimi. Operacionet kibernetike mbrojtëse dhe mësymëse janë një element kyç i luftës për informacionin. Ato janë të vlef-shme për të mbështetur tërë spektrin e çështjeve të sigurisë. Në kohë paqe ato bashkëpunojnë me elementë të tjerë të fuqisë kombëtare për të parandaluar krizat dhe konfliktet. Në kohë krize mund të kontribuojnë në modelimin e situatës në avantazhin tonë dhe të kontribuojnë në evitimin e përshkallëzimit të situatës. Në kohë luftë mund të kontribuojnë në fitimin e saj duke shërbyer si një multiplika-tor i fuqisë.

Konkluzione

Të gjithë treguesit tregojnë se lufta kibernetike tashmë është spostuar nga një mundësi hipotetike në një realitet. Ajo konsiderohet si një nga format e luftës moderne në moshën e informacionit dhe është duke u parë si një kërcënim asim-etrik serioz, për t’u përballuar nga Aleanca dhe shtetet anëtare të saj, së bashku me terrorizmin dhe përhapjen e armëve bërthamore. Armët kibernetike, po zhvil-lohen me shpejtësi të madhe dhe shumë sulme kibernetike tashmë i kemi parë që të ndodhin. Analiza e ngjarjeve të ndodhura tre-katër vitet e fundit tregon për një rritje prej 31% në vit.23 Ato po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe janë përdorur edhe në krah të operacioneve ushtarake ose më mirë si një “përgatitje e fuqishme me artileri” para kalimit të trupave në mësymje.

Lufta Kibernetike tashmë është duke u parë me shumë si një komponent faktik i Strategjisë së Sigurimit Kombëtar, se sa një opsion. Lufta kibernetike është e ndry-shme nga lufta konvencionale në shumë drejtime. Ajo ka karakteristika të veçanta të cilat nuk janë tipike për luftën konvencionale dhe kërkon strategji specifike,

23. Giovani Marizza: I nuovo volti della Guerra: La cyber-warfare, 7 shkurt 2009. www.loccidentale.it/. Giovani Marizza: I nuovo volti della Guerra: La cyber-warfare, 7 shkurt 2009. www.loccidentale.it/articolo/cyber-guerra.

Page 100: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

100

Lufta Kibernetike - tashmë një realitet

për këtë aspekt të ri të luftës moderne. Ndryshe nga lufta konvencionale e cila zhvillohet në një mjedis fizik real, ajo zhvillohet në një mjedis virtual. Si e tillë ajo aplikon parime të ndryshme nga lufta klasike.

Megjithëse ajo konsiderohet si një komponent i luftës për informacionin, ka ten-denca për ta nxjerrë atë si një kategori më vete. Si nga NATO, BE-ja dhe SHBA-ja lufta kibernetike mund të aplikohet në konfliktet me intensitet të ulët dhe në konf-liktet me intensitet të lartë, në mjediset konvencionale dhe jo-konvencionale, në operacionet mbrojtëse dhe mësymëse, në nivel strategjik dhe taktik. Duke qenë se ajo është një komponent i rëndësishëm i luftës moderne, integrimi i saj në doktri-nën ushtarake është një problem aktual. NATO dhe BE-ja kanë krijuar struktura të specializuara për mbrojtjen e sistemeve të informacionit dhe komunikimit, si dhe për mbrojtjen e infrastrukturave kritike të tyre; për të siguruar ekspertizë dhe asistencë në këtë fushë dhe për të zhvilluar konceptet doktrinore. Gjithashtu ato kanë krijuar struktura të specializuara edhe për menaxhimin ose reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Struktura të tilla kanë krijuar shumë shtete anëtare ose jo të këtyre organizatave.

Edhe pse Shqipëria nuk është një vend me një infrastrukturë të zhvilluar kibernetike, por në zhvillim, është e nevojshme që kërcënimi kibernetik të konsiderohet seriozisht nga institucionet e rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes dhe nga biznesi, si një kërcënim për to. Në këtë kuptim ai duhet të reflektohet si një kërcënim i ri në Strategjinë e Sigurimit Kombëtar dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Sulme të tilla ka pasur edhe ndaj faqes zyrtare të Presidencës dhe Kryeministrisë. Gjithashtu, në zbatim të Politikës së NATOs për Mbrojtjen Kibernetike dhe rekomandimeve të Asamblesë Parlamentare të NATOs, kërkohet që Parlamenti, Qeveria dhe Institucionet kryesore të saj, të krijojnë një kuadër ligjor të brendshëm të përshtatshëm për sigurinë kibernetike, për përballimin e sulmeve të tilla: të rritet kooperimi me shtetet dhe organizmat e specializuara në këtë fushë të NATOs dhe BE-së për ekspertizë dhe asistencë në rast nevoje, etj.

Forcat e Armatosura nga ana e tyre duhet të bëjnë përpjekje për rritjen akoma më shumë të shkallës së sigurisë për sistemet e tyre të informacionit dhe komunikimit. Edhe pse jo të plota kanë filluar të konturohen Strategji, koncepte doktrinore, armë kibernetike, struktura të specializuara, teknika, taktika dhe proçedura. Të gjitha këto shtrojnë nevojën që çështje të tilla duhet jo vetëm të punohet për t’u inkorporuar gradualisht në doktrinën tonë ushtarake, por të bëhen edhe objekt trajtimi në mjediset akademike, në mënyrë të veçantë në Akademinë e Mbrojtjes me qëllim që të krijohet një kuptim i saktë për to.

Page 101: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

101

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

RUBRIKA E DYTë

Konferenca e Zhvillimit të Personelit në Forcat e Armatosura

Në datë 20 Janar 2010 në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Ar-matosura, u organizua Konferenca e Zhvillimit të Personelit të Forcave të Armatosura.

Në këtë konferencë, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, Zv/MM z. Ehkrem Spahia dhe Zana Xhuka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, Zv/SHSHPFA Kundëradmiral Kristaq Gerveni, Komandanti i KDS Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, drejtues të lartë të MM, SHP e FA, përfaqësues ushtarakë nga të gjithë komandat e njësitë e Forcave të Armatosura si dhe nga organizmat ndërkombëtare dhe insti-tucione te tjera kombëtare.

Qëllimi i kësaj Konference ishte evidentimi i problemeve aktuale të menax-himit të personelit, nëpërmjet paraqitjes së gjendjes aktuale e analizimit të saj, hartimi i propozimeve dhe rekomandimeve për përmirësimin e gjendjes, dhe formulimi i Bazave të Strategjisë së re të Menaxhimit të Personelit të FA për transformimin e tyre nën këndvështrimin e anëtarësimin të vendit në NATO, dhe të detyrimeve konkrete të FA.

Në Konference u prezantuan punime në lidhje me: Konceptin e ri të Re-krutimit të Personelit të FA; Gjendjen e Arsimimit, Stërvitjes e Kualifikimit; Probleme dhe propozime për përmirësimin e Politikave të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore; Konceptin e ri të Vlerësimit dhe Përparimit në Karrierë; Konceptin e ri të Motivimit të personelit, si dhe ndryshimi i Trajtimit dhe Mbështetjes Ligjore të Personelit të FA.

Bordi i Revistës Ushtarake, duke vlerësuar pozitivisht produktet e kësaj konference, vendosi që një pjesë të tyre ti botojë në këtë edicion të Revistës Ushtarake.

Bordi gjithashtu është i hapur dhe mirëpret zhvillimin e konferencave të tilla apo formave të tjera kërkimore nga institucione të tjera të FA, duke ju rezervuar atyre të drejtën e botimit në faqet e kësaj Reviste.

Redaksia e Revistës Ushtarake

Page 102: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

102

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Page 103: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

103

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Motivimi i personelit të FA - një ndër sfidat më të rëndësishme për krijimin e forcës profesioniste

Gjeneral Brigade Sandër LleshiKomandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Abstrakt. Në këtë shkrim shtrohen probleme dhe jepen zgjidhje në lidhje me mo-tivimin e personelit për të shërbyer në FA, si një ndër sfidat më të rëndësishme për krijimin e forcës profesioniste. Çfarë synojnë FA, cili është niveli i ambicies së tyre në drejtim të cilësisë së personelit? Çfarë ofrojnë FA ndaj ushtarakëve? Cila mund të ishte zgjidhja?

Autori sqaron se: Kalimi në forcën profesioniste do të sjellë situatën kur FA do të jenë konkurrente në një treg të vështirë pune, në kërkim të personelit të tyre, në një kohë kur ky treg vijon të bëhet përditë e më i vështirë. Ndonëse kjo është një lëvizje shumë pozitive dhe në përputhje me tendencën e NATO-s, prapë mbetet një sipërmarrje e vështirë dhe shumë komplekse. Nëse FA kërkojnë të rekrutojnë personelin e dëshiruar prej tyre, ato do të duhet të mbajnë shumë mirë në konsideratë krahas të tjerash edhe nevojat e tyre, nevoja të cilat rregullojnë në një masë të konsiderueshme sjelljen e tyre. Kompleksiteti dhe vështirësia e realizimit të këtij ndryshimi qëndron në disa faktorë themelorë, ku më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë më cilësinë e personelit. Zgjidhja është te ajo që në gjuhën e përditshme quhet motivimi.

Gjithashtu në shkrim shtjellohen edhe problemet që kanë të bëjnë më motivimin e personelit si: Arsimimi; paga dhe përfitimet mbi pagë; banesa/strehimi; sigurimet (sigurimi shëndetësor dhe sigurimi i jetës); pagesa e personelit të liruar dhe në pen-sion. Realizimi i tyre kërkon edhe ndryshime tek disa ligje si: Ligji për Karrierën dhe Gradat Ushtarake; Ligji për Pensionet e Ushtarakëve; Ligji për Statusin e Ushtarakut; Ndryshime në VKM lidhur me arsimimin e personelit të FA jashtë institucioneve të FA.

Page 104: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

104

Motivimi i personelit të FA - sfidë e forcës profesioniste

Hyrje

Vendimi për ndryshimin e sistemit të shërbimit ushtarak në Shqipëri, nga shërbimi i bazuar në detyrimin më ligj në shërbimin vullnetar profesionist, përbën pa dyshim një ndër reformat më të mëdha në historinë e FA të Shq-

ipërisë. Pas pothuajse një shekull historie, të bazuar në shërbimin e detyrueshëm, duke filluar nga viti 2010, Forcat e Armatosura do ta mbështesin ekzistencën e tyre jo më në ushtarë të mobilizuar në bazë të detyrimit ligjor për të shërbyer, por te vullnetarë, të cilët bashkohen me FA në bazë të vullnetit dhe interesit të tyre.

Vendimi për këtë ndryshim të madh ka qenë i mbështetur në shumë faktorë. Në radhë të parë ai është përgjigje për kushtet rrënjësisht të ndryshuara të situatës së sigurisë kombëtare, pas rënies së Murit të Berlinit dhe sidomos pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Por ndryshimi i sistemit, ndonëse është një lëvizje shumë pozitive dhe në për-puthje me tendencën e NATO-s, prapë mbetet një sipërmarrje e vështirë dhe shumë komplekse.

Kompleksiteti dhe vështirësia e realizimit të këtij ndryshimi qëndron në disa fak-torë themelorë, ku më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë më cilësinë e Forcës së re. Është me shumë rëndësi të mbahet në konsideratë rreziku që ndryshimi të reduktohet vetëm në çështje numrash, duke lënë në plan të dytë thelbin e prob-lemit që është cilësia e forcës së re.

Kalimi në forcën profesioniste do të sjellë situatën kur FA do të jenë konkurrente në një treg të vështirë pune, në kërkim të personelit të tyre, në një kohë kur ky treg vijon të bëhet përditë e më i vështirë. Arsyet për këtë janë të shumta, ku ndër më kryesoret janë zhvillimi intensiv i ekonomisë së vendit, e cila kërkon personel përherë e më të kualifikuar, emigracioni, i cili thith gjithashtu një pjesë të konsiderueshme të personelit potencial, si dhe faktorë të tjerë jo favorizues për FA. Epoka kur FA rekrutonin personelin me forcën e ligjit ka mbaruar. Tashmë në vend të ligjit, apo të policit, rekrutuesve tanë u vjen në ndihmë vetëm atraktiviteti dhe imazhi i FA. Rekrutuesit tanë tashmë nuk mund të ushtrojnë më autoritetin e rëndë tradicional. Në vend të listave të atyre që kanë mbushur moshën ligjore për shërbimin ushtarak dhe Kodit Penal, atyre tashmë u duhet një paketë oferte me të cilin do të duhet të tërheqin një pjesë të shëndoshë, në të gjitha kuptimet e kësaj fjale, të brezit të ri të shqiptarëve për të shërbyer në FA, në kushte kur po të njëjtit njerëz do të jenë të kërkuar edhe prej operatorëve të tjerë të tregut të punës.

Në kushtet e sotme, plotësimi i nevojave numerike për personel cilësor ka dy mundësi realizimi: ose FA të ulin nivelin e ambicies në drejtim të cilësisë së per-sonelit, ose të rrisin nivelin e ofertës ndaj atyre që synojnë të rekrutojnë.

Page 105: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

105

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Çfarë synojnë FA, cili është niveli i ambicies së tyre në drejtim të cilësisë së personelit?

FA synojnë të rekrutojnë të rinj e të reja, në kulmin e moshës së tyre, për të shër-byer si ushtarë, nënoficerë apo oficerë, për një periudhë të caktuar, e cila si rregull përgjithësisht është e shkurtër. Pas rekrutimit, FA kërkojnë që këta të rinj e të reja të kryejnë detyra shumë serioze e të vështira. FA kërkojnë që ata të jenë të gatshëm për t’u angazhuar në situata të paparashikuara, që ata të jenë të gatshëm për t’u përfshirë në veprime luftarake dhe jo luftarake në kuadër operacionesh ndërkombëtare. FA kërkojnë që ata të jenë të gatshëm të shërbejnë kudo ku kërko-het shërbim, larg familjes apo larg atdheut. FA kërkojnë që ata të shërbejnë pothu-ajse pa kushte, si rregull atëherë kur mekanizmat e tjerë të fuqisë shtetërore nuk premtojnë më sukses. FA kërkojnë prej pjesëtarëve të tyre që të jenë të gatshëm për të sakrifikuar deri edhe jetën në përmbushje të misionit. Dhe pikërisht për shkak të natyrës jashtëzakonisht sensible të misionit, FA nuk janë të gatshme për të toleruar dështimet e pjesëtarëve të tyre. Ato tregohen shumë të rrepta në raste të tilla. Një katalog mjaft i zgjeruar kufizimesh dhe sanksionesh qëndron përballë çdo pjesëtari të FA, duke i kujtuar atij se shumë të drejta e liri i janë kufizuar për shkaqe të paevitueshme të natyrës së profesionit të zgjedhur.

Pra, parë në tërësi katalogu i kufizimeve konstante dhe i sanksioneve potenciale ndaj ushtarakëve, për shkak të profesionit të zgjedhur, është mjaft i pasur, ndoshta në ndonjë rast edhe i mbingarkuar dhe jo më koherent.

Çfarë ofrojnë FA ndaj ushtarakëve?

Thënë përmbledhtas mund të pohohet se FA ofrojnë një edukim e stërvitje ush-tarake, një pagë përgjithësisht mesatare, disa përfitime të tjera modeste, si dhe një paketë të plotë vështirësish dhe privacionesh, që shkojnë deri tek detyrimi dhe rreziku potencial për sakrifica shumë të larta. Pas kësaj, po ashtu FA, ofrojnë ndërprerjen e shërbimit për shkaqe të pashmangshme ligjore.

Pra ne kërkojmë që një pjesë e brezit të ri të shqiptarëve, të paktën me një nivel mesatar, të vendosë në shërbim të FA pjesën më të mirë të jetës, në këmbim të atyre përfitimeve që u përmendën më lart, së bashku me riskun që në momentin e largimit nga FA, tashmë në moshë relativisht të kaluar, të jenë pa një profesion me të cilin do të mund të vijonin me dinjitet dhe siguri segmentin e ri të jetës civile.

Atëherë lind pyetja: a do të kishte mjaftueshmërisht të rinj e të reja të cilët do të ishin të gatshëm të nisnin një karrierë të përkohshme në kushtet e mësipërme? A do të kishte shumë të rinj që kohën kur duhej të fitonin profesionin e jetës së tyre dhe të realizonin investimet themelore të saj si krijimin e familjes, krijimin e strehës familjare etj., ta shpenzonin për të fituar një profesion ushtarak për për-dorim të përkohshëm, të cilin as nuk mundet e as nuk lejohet ta ushtrojnë jashtë

Page 106: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

106

Motivimi i personelit të FA - sfidë e forcës profesioniste

FA? A do të kishte mjaftueshmërisht të rinj e të reja, të cilët do të ishin të kënaqur më raportin mes përfitimeve dhe detyrimeve të mësipërme? Besoj se përgjigja është e qartë.

Por cila mund të ishte zgjidhja?

Zgjidhja është te ajo që në gjuhën profesionale, por tashmë dhe në gjuhën e përdit-shme quhet motivimi.

Për këtë temë të vjetër sa dhe vetë njerëzimi kanë shkruar shumë studiues të të gjitha shkollave e rrymave. Një ndër studiuesit më të famshëm për këtë është Abraham Maslow, i cili me teorinë e tij të psikologjisë humane e gjen theksin e motivimit të njeriut tek faktorë brenda tij dhe jo te faktorët mjedisorë, ose jashtë njeriut.

Sipas Maslow nevojat e njeriut janë të sistemuara në trajtën e një piramide në të cilën vlen rregulli: nevojat e një kati më lart lindin te njeriu vetëm pasi plotësohen nevojat e katit më poshtë.

Për shumicën e njerëzve mirëqenia konsiderohet e plotë kur plotësohen nevojat e dy kateve të para të Piramidës së Maslout: nevojat fiziologjike dhe ato të si-gurisë.

Për një pjesë të njerëzve, plotësimi i nevojave biologjike dhe të sigurisë bëhet parakusht për të synuar plotësimin e nevojave të përkatësisë, nevojave për të dhe për t’u dashur si dhe nevoja për të bërë pjesë diku. Ky përbën nivelin e tretë të

Fig. 1. Hierarkia e nevojave njerëzore, sipas Abraham Maslow

Page 107: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

107

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

hierarkisë së nevojave sipas Maslow.

Një pjesë ende më e vogël e njerëzve nuk mjaftohet me plotësimin e nevojave për përkatësi, por kërkon më tepër: vlerësimin prej të tjerëve. Kjo kategori kërkon të dëshmojë aftësitë për kontribute, të cilat njihen dhe vlerësohen nga shoqëria. Me këtë plotësohet niveli i katërt i hierarkisë së nevojave sipas Maslow.

Vetëm për një pjesë të vogël të njerëzve, plotësimi i katër niveleve të para të nevo-jave krijon kushtet për të synuar plotësimin e nivelit të pestë të nevojave: vetësh-palosjen, vetëplotësimin, plotësimin e qëllimit të jetës. Për këtë kategori njerëzish, të cilët e kanë fituar pavarësinë ndaj parasë dhe ndaj kushteve të mjedisit, ndaj njerëzve të tjerë etj, janë krijuar kushtet që ata të mund të plotësojnë qëllimin e jetës së tyre, ose misionin për të cilin kanë ardhur në këtë botë.

Sigurisht që edhe teoria e Maslow është një teori, e cila sado e pranuar dhe e bazuar, ka përkrahës dhe kundërshtarë. Megjithatë një gjë e rëndësishme mund të dalë si konkluzion për qëllimin e trajtesës së mëposhtme: Nëse FA kërkojnë të rekrutojnë personelin e dëshiruar prej njerëzve, ato do të duhet të mbajnë shumë mirë në konsideratë krahas të tjerash edhe nevojat e tyre, nevoja të cilat rregullojnë në një masë të konsiderueshme sjelljen e tyre.

Po ashtu është e rëndësishme të konkludohet se FA nuk mund e nuk duhet t’i lejojnë vetes pakujdesinë për t’i lënë pjesëtarët e tyre në katin e parë apo dhe të dytë të piramidës së Maslow.

Cilat mund të ishin kërkesat më thelbësore që FA mund të shtronin në drejtim të motivimit të personelit të tyre:

Motivimi i personelit nuk mund të bëhet pa marrë mirë në konsideratë nevojat bazë të tyre si ushqimi, strehimi, familja dhe siguria.

Por duke qenë se FA kërkojnë kontribute shumë speciale prej pjesëtarëve të tyre, ato nuk mund të mjaftohen vetëm me plotësimin e nevojave bazë të pjesëtarëve të tyre. Ato do të duhet që të merren edhe me faktorë të tjerë motivues, të cilët nuk mund të konvertohen në nevoja të thjeshta dhe materialisht të matshme. Pra FA kanë nevojë për njerëz që motivohen jo thjesht nga stomaku, shoqëria, apo familja, por dhe njerëz që vihen në lëvizje nga motive të tilla si humanizmi, dashuria për atdheun, altruizmi etj..

Nëse i grupojmë në dy grupe faktorët e motivimit, si ato materialë dhe ato shpirtërorë, duhet thënë se FA kanë nevojë për njerëz që vihen në lëvizje prej të dy grupeve të faktorëve. Kufizimi vetëm te faktorët materialë do të sillte pasojën që FA të bëheshin streha e materialistëve që nuk kanë motiv tjetër përveç përfiti-meve personale.

FA duhet të eliminojnë rrezikun imediat, atë të shndërrimit të tyre në një strehë

Page 108: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

108

Motivimi i personelit të FA - sfidë e forcës profesioniste

për njerëzit që synojnë thjesht plotësimin e nevojave elementare bazë. Ato nuk mund të bëhen një vend ordiner punësimi për njerëz pa shanse dhe pa ambicie të tjera. Pra FA nuk mund të shndërrohen në një strehë përkrahjeje sociale. FA janë dhe duhet të mbeten një vend shërbimi dhe jo thjesht një vend punësimi.

Zgjidhja gjendet diku në mes te një kombinim mes të dy grupeve të faktorëve të motivimit.

Një parim është i domosdoshëm të mbahet në konsideratë: FA duhet të hyjnë jo në marrëdhënie afatshkurtër, por në një marrëdhënie për gjithë jetën me personelin e tyre. Kjo do të kërkojë që FA të mos ofrojnë paketa të limituara, por të ofrojnë paketa për gjithë jetën. Me këtë nënkuptohet se paketat e motivimit duhet të mbulojnë kohën e shërbimit në FA dhe kohën jashtë tyre, përfshirë dhe periudhën e pensionit.

Por nëse FA kërkojnë kontributin maksimal prej njerëzve të tyre, duhet që ato të paktën të marrin përsipër disa barrë:

FA duhet të kujdesen për arsimimin dhe trajnimin e personelit të tyre në •mënyre tërësore. Kjo do të kërkojë që FA t’i ofrojnë personelit të tyre jo vetëm arsimimin dhe trajnimin e domosdoshëm ushtarak, por ato duhet të ofrojnë edhe profesione civile për personelin e tyre.

FA duhet të ofrojnë një pagë, e cila të mundësojë një jetë normale dhe dinjitoze •për ushtarakët dhe pjesëtarët e familjeve të tyre.

FA duhet të marrin përsipër zgjidhjen e nevojës për strehim për të gjithë •personelin e tyre.

FA duhet të marrin përsipër barrën e sigurisë për pjesëtarët e tyre nëpërmjet •përballimit të sigurimeve të domosdoshme, si sigurimi shëndetësor, sigurimi i jetës etj..

FA duhet të zhvillojnë edhe konceptin e trajtimit të personelit pas lirimit nga •FA dhe pas daljes në pension.

Por çfarë mund të bëhet për të gjithë këto rekomandime?

Arsimimi

Një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me motivimin e personelit mendoj se gjendet tek zgjerimi i ofertës që FA do të bëjnë për të rinjtë që kërkojnë të rekrutojnë. Oferta e një profesioni civil, i cili do të mund të shfrytë-zohej si në interes të shërbimit në FA, ashtu dhe pas largimit prej tyre do të ishte një alternativë shumë e preferuar, si për FA ashtu dhe për vetë ushtarakët.

Page 109: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

109

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Sipas këtij propozimi do të duhej që FA të ofronin për ushtarakët që rekrutojnë mundësinë që ata të përfitojnë profesione të dyta civile gjatë kohës së shërbimit ushtarak. Kjo do të sillte disa përfitime esenciale:

Rritje të atraktivitetit të shërbimit në FA e për rrjedhojë rritje të nivelit të •përgjithshëm të kandidatëve që synojnë të bashkohen në strukturat ushtar-ake.

Rritje të nivelit të përgjithshëm të ekspertizës profesionale në dispozicion të •FA, për shkak të prezencës së shumë specialisteve me profil ushtarak e civil.

Përmirësim të dukshëm të imazhit të FA në shoqëri.•

Kontribut esencial të FA në interes të rritjes së nivelit të përgjithshëm kul-•turor e profesional të shoqërisë, duke i dhënë asaj profesionistë dhe jo më pensionistë. Ky argument e relativizon ndjeshëm koston në tërësi, për shkak se edhe ai investim, që në njëfarë mënyre mund të rëndojë buxhetin e FA me një shpenzim për qëllim civil, parë në planin e përgjithshëm shkon në dobi të shoqërisë dhe ekonomisë si investim.

Si do të ishte pamja e sistemit arsimor në kushte të zbatimit të një propozimi të tille? Në kushte të zbatimit të strategjisë së propozuar do të kishim këtë pamje të sistemit:

Kandidatët për oficerë, krahas arsimimit dhe edukimit ushtarak do të mund të përfitonin një arsimim të plotë universitar, të financuar nga FA.

Nënoficerët do të përfitonin edhe një profesion civil, të çertifikuar krahas arsimimit ushtarak. Po ashtu edhe ushtarët e FA, gjatë kohës së shërbimit ushtarak, do të fitonin edhe një profesion civil krahas trajnimit ushtarak.

Si do të realizohet kjo strategji?

Institucionet e arsimimit ushtarak do të duhet të realizojnë komponentin ushtarak të formimit profesional të ushtarakëve. Komponentja civile e formimit profesional të ushtarakëve do të realizohet nga kontraktorë civilë, që do të jenë universitetet, shkollat dhe institucionet e tjera të arsimimit dhe formimit profesional.

Paga dhe përfitimet mbi pagë

Paga dhe përfitimet mbi pagë përbëjnë pa dyshim një ndër elementët kryesorë të motivimit për të shërbyer në FA. Gjendja e sotme paraqet një sistem të ngurtë, i cili mbështetet thjesht te grada. Pa dashur të vëmë në diskutim drejtësinë e ven-dosjes së gradës në qendër të sistemit të pagesës, duhet thënë se ajo nuk mund të përbëjë kriterin e vetëm për këtë qëllim.

Page 110: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

110

Motivimi i personelit të FA - sfidë e forcës profesioniste

Një ndër problemet themelore që konstatohen nga kjo zgjidhje është fakti se unifikimi i pagesës bazuar vetëm te grada pamundëson marrjen në konsideratë të faktorëve të rëndësishëm dallues, ku detyra funksionale padyshim është mjaft e rëndësishme. Për tre nënkolonelë, ku njëri komandon një batalion, i dyti jep përditë leksione në akademi dhe tjetri drejton një zyrë sekretarie, nuk mund të justifikohet një pagesë e barabartë.

Një faktor tjetër, i cili duhet marrë në konsideratë është edhe detyrimi i disa ush-tarakëve për të shërbyer larg familjes, në garnizone të largëta e të vështira. Një toger që shërben në Bunavi dhe një tjetër që shërben në Tiranë, nuk mund e nuk duhet të trajtohen me të njëjtën pagë.

Marrja në konsideratë në pagesë e faktorëve mjedisorë, që vështirësojnë kushtet e shërbimit është një tjetër çështje, që duhet mbajtur në konsideratë. Një major që fluturon, një tjetër që lundron, apo një që punon përditë me lëndë të rrezikshme eksplozive, nuk mund të trajtohen njëlloj në pikëpamje të pagesës.

Përvoja e SHBA tregon se të ardhurat e ushtarakëve përbëhen nga shumë kompo-nentë, ku më të rëndësishmit janë:

Paga bazë, që mbështetet te grada. •Pagesa për funksionin, që përbën rreth 20 % të pagës bazë të një ushtari me •gradën më të ulët,Pagesa për banim, që përbën rreth 30% të pagës bazë,•

Pagesa për ndarjen nga familja, që përbën rreth 15 % të pagës bazë së një •ushtari me gradën më të ulët,

Pagesa për uniformën, që përbën 1 pagë të një ushtari në momentin e •kompletimit të parë me uniformë dhe rreth 35% të pagës bazë të një ushtari me gradën më të ulët në vijueshmëri,

Pagesa për ushqimin, që përbën rreth 15 % të pagës bazë një ushtari me •gardën më të ulët,

Pagesë për përdorim të materialeve të rrezikshme, që përbën rreth 15 % të •pagës bazë të një ushtari me gradën më të ulët,

Pagesa për shërbim në kushte të rrezikut luftarak, që përbën rreth 15 % të •pagës bazë të një ushtari me gradën më të ulët,

Pagesa për shërbim në armë, apo sisteme speciale ushtarake si nëndetëse, •aviacion, trupa parashutiste, trupa zhytëse, radarë etj., që përbën rreth 10-30 % të pagës të një ushtari me gradën më të ulët.

Page 111: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

111

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Përveç të ardhurave të listuara më sipër, ushtri të ndryshme përdorin edhe paketa të tjera shtesë, për të tërhequr profesione të caktuara për shërbim ushtarak, në varësi të nevojave për profesione të caktuara me rëndësi për funksionimin e FA.

Një gjë është e qartë: FA nuk mund të përdorin instrumente të tjera përveç atyre të tregut, për të rekrutuar personelin e synuar prej tyre. Nëse kthehemi në kush-tet tona duhet thënë se nevoja për të rekrutuar një specialist të mirë informatike nuk mund të zgjidhet duke ofruar kushte më të disfavorshme se sa kompanitë e telefonisë, kompanitë televizive, apo ato të teknologjisë së informacionit.

Banesa

Përballimi i kostos së banimit përbën pa dyshim një ndër elementët më të rëndë-sishëm për motivimin e personelit, por dhe për funksionimin e FA.

Është e sigurt se asnjë pjesëtar i FA nuk mundet që të përballojë më pagesën e tij blerjen e një shtëpie. Po aq e sigurt është se çdo njeri që dëshiron të bashkohet me FA, është i detyruar që paraprakisht ta ketë të qartë perspektivën e strehimit të tij dhe të familjes.

Ndonëse sot tingëllon paksa si e re, kjo nuk përbën një kërkesë krejtësisht të re. Në kushtet e ushtrisë së shërbimit të detyrueshëm, FA u kanë siguruar pjesëtarëve të tyre strehimin brenda kazermave ushtarake. Për këtë, sidomos viteve të fundit, janë bërë mjaft investime. Në kushtet e reja duhet që FA të marrin përsipër strehimin e personelit të tyre në kushte dinjitoze. Zgjidhja e problemit të strehimit mund të realizohet në dy mënyra:

Përballimi i qerasë së banimit nga FA për të gjithë personelin e tyre,•

Krijimi i banesave në inventar të FA për strehimin e personelit.•

Edhe një kombinim i dy rrugëve të mësipërme është një rrugë e mundshme.

Përballimi i qerasë së banimit nga ana e FA përbën rrugën më të thjeshtë dhe më të shpejtë të realizimit. Sigurisht që një zgjidhje e tillë ka koston e vet. Nëse i referohemi eksperiencës së SHBA rezulton se për përballimin e shpenzimeve të banimit një major i ri përfiton një kompensim në masën 26-30% të pagës bazë mujore. Nëse do të aplikohej një masë e tillë në kushtet e FA do të duhej të llogaritej një shtesë e fondit aktual të pagave prej rreth 30%.

Krijimi i rezidencave të banimit në pronë të FA, me qëllim strehimin e personelit, është një tjetër alternativë, e cila njëkohësisht përbën një investim gjigant për buxhetin e FA.

Page 112: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

112

Motivimi i personelit të FA - sfidë e forcës profesioniste

Sigurimet

Një tjetër fushë, ku FA duhet të marrin përsipër shpenzimet për personelin e tyre, janë sigurimet më të rëndësishme si sigurimi shëndetësor dhe sigurimi i jetës. Përballimi i shpenzimeve për këto sigurime përbën një tjetër detyrim, të cilin FA do të duhet ta përmbushin nëse kërkojnë të kenë personel të motivuar për të shërbyer.

Pagesa e personelit të liruar dhe në pension

FA do të duhet ta konsiderojnë raportin e tyre me personelin e karrierës si një raport të përhershëm. Kjo kërkon që FA të mbulojnë me trajtim financiar dhe me trajtime të tjera personelin e tyre të karrierës edhe pas lirimit nga detyra, ose pas daljes në pension.

Përballimi i këtij detyrimi do të kërkojë disa masa paraprake:

Së pari, reduktimin maksimal të kohës gjatë së cilës personeli do të duhet të paguhet për shkak të lirimit ose të pensionit. Kjo do të kërkojë që ligji aktual, i cili rregullon karrierën e ushtarakëve, të përmirësohet në drejtim të uljes së numrit të ushtarakëve që dalin nga struktura e FA në moshë të re. Aplikimi i një politike të tillë do të sjellë efekte të rëndësishme anësore, si uljen e numrit të të liruarave nga FA, uljen e numrit të rekrutimeve të reja, ruajtjen e eksperiencës profesionale brenda FA etj.

Po ashtu aplikimi i këtij ndryshimi në ligj do të sjellë edhe ndarjen e ushtarakëve në dy kategori: ushtarakët e shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakët e shërbimit të karrierës.

Kategoria e parë futet në marrëdhënie të përkohshme shërbimi me FA, marrë-dhënie e cila përfundon si rregull me një pagesë të menjëhershme, ose me një pagesë të rregullt për një periudhë të shkurtër deri në dy vjet. Qëllimi i këtij tra-jtimi është vetëm përballimi i periudhës së integrimit në jetën civile, për të cilin ushtarakët janë plotësisht të përgatitur, nëpërmjet arsimimit dhe kualifikimeve ushtarake dhe civile, eksperiencës së tyre etj. Nga ana tjetër ushtarakët e kësaj kategorie janë në moshë relativisht të re dhe plotësisht të përshtatshëm për fi-llimin e një karriere të re në jetën civile.

Kategoria e dytë, ushtarakët e karrierës, futen në marrëdhënie të përhershme me FA. Kjo marrëdhënie i detyron ushtarakët të shërbejnë në FA deri në moshën e plotësimit të moshës për pension pleqërie, ndërkohë që FA detyrohen të përba-llojnë pagesën dhe shpenzime të tjera për këtë kategori ushtarakësh.

Realizimi i këtyre ndryshimeve do të kërkojë:

Page 113: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

113

Gjeneral Brigade Sandër Lleshi

Ndryshimin e Ligjit për Karrierën dhe Gradat Ushtarake,•

Ndryshimin e Ligjit për Pensionet e Ushtarakëve,•

Ndryshimin e Ligjit për Statusin e Ushtarakut,•

Ndryshime në VKM lidhur me arsimimin e personelit të FA jashtë institucio-• neve të FA.

Përfundime

Kalimi në forcën profesioniste kërkon pa dyshim ndryshime të thella koncep-1. tuale për të gjithë sistemin e FA.

Një ndër ndryshimet më të rëndësishme është përmirësimi i trajtimit të ush-2. tarakëve, trajtim i cili do të shoqërohet automatikisht nga rritja e kërkesave ndaj ushtarakëve në veçanti dhe FA në tërësi.

Përballimi i misioneve aktuale dhe atyre të perspektivës në FA nuk mund të re-3. alizohet pa njerëz të motivuar mirë, të arsimuar, stërvitur dhe pajisur mirë.

FA duhet që të rrisin paralelisht si kërkesën për cilësi më të lartë, ashtu dhe 4. ofertën e përgjithshme për personelin e tyre. Standardet e larta të kërkuara nga FA në drejtim të performancës profesionale dhe të kërkesave morale të personelit duhen shoqëruar me rritje të ndjeshme të ofertës ekonomike dhe financiare ndaj personelit.

E vetmja mënyrë që FA të mund të përballojnë kërkesat e tregut të punës në 5. Shqipëri, sot dhe në perspektivë, është njohja e këtij tregu dhe përpjekja pro-fesionale për ta shfrytëzuar pozitivisht atë.

Page 114: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

114

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Kolonel Tonin Marku,Drejtor i Personelit në Shtabin e Përgjithshëm të FA

Dr. Kolonel Skënder Kadiu,Shefi i Departamentit të Operacioneve në,

Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”

Abstrakt. Ky artikull është një përpjekje për reflektim drejt përmirësimit të sistemit të vlerësimit dhe avancimit në karrierë të ushtarakëve në FA. Ai është përgatitur edhe me këndvështrimin e ndryshimeve të nevojshme që dikton koha, në stadin e një vendi tashmë anëtar me të drejta të plota në NATO. Artikulli synon të ofrojë mendime dhe rekomandime, me qëllim që të rritet sa më tepër transparenca në vlerësimin dhe promovimin e ushtarakëve, ku të gjithë të ndjehen të sigurtë, e të motivuar. Ky sistem duhet t’u japë shanse të barabarta të gjithë ushtarakëve për kualifikim, përparim në gradë dhe detyrë. Gjithashtu të vlerësohet dhe shpërblehet kontributi dhe rezultatet e arritura, askush të mos diskriminohet, secili të dijë rrugën nëpër të cilën zhvillohet karriera e tij, dhe ku më të mirët bëjnë një karrierë më të suksesshme.

Hyrje

Menaxhimi i burimeve njerëzore është një nga funksionet më të rëndë-sishme dhe më delikate që i kërkohet sot një klase drejtuese. Kjo do të thotë që të arrihet të integrohen njerëzit në dispozicion, në mënyrë

të veçantë kuadrot dhe drejtuesit në skemat e organizimit, në mënyrë të atillë që nëpërmjet një përdorimi të kujdesshëm të tyre, të merret performanca më e mirë e aftësive dhe cilësive individuale, dhe të garantohet një zhvillimin konstant i procesit të zhvillimit.

Çështjeve të menaxhimit të burimeve njerëzore sot po u kushtohet gjithnjë e më shumë një vëmendje më e madhe nga shumë organizata, kompani private, nga administrata publike dhe Forcat e Armatosura të vendeve të ndryshme. Suksesi dhe mossuksesi i një organizate, varet shumë nga menaxhimi i mirë ose jo i bu-rimeve njerëzore.

Page 115: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

115

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

Në Forcat e Armatosura Shqiptare, falë bashkëpunimit me vendet e NATO-s dhe ato partnere është krijuar një sistem i menaxhimit të personelit sipas parametrave dhe standardeve të NATO-s. Si rrjedhojë sot në FA ka një strategji afatgjatë dhe një vizion të plotë dhe të qartë për krijimin e një sistemi modern në këtë fushë. Puna e bërë deri tani dhe kuadri ligjor ekzistues janë një premisë shumë pozitive për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të gjithë sistemit. Megjithatë sistemi ka ende nevojë për përmirësime, për t’u përgjigjur më mirë kërkesave që shtron strategjia e zhvillimit të personelit, procesi i transformimit të FA dhe integrimi i plotë në strukturat Euro-Atlantike.

Rreth kuptimit të vlerësimit të performancës

Në kuadrin e menaxhimit të burimeve njerëzore, performanca është një çështje kyçe në strategjinë që shumë organizata ndjekin për të arritur qëllimet e tyre. Në vendet anëtare të NATO-s vlerësimi i njerëzve është një nga mjetet më efektive që përdoret në përpjekjet për të rritur performancës efektive të personelit ushtarak dhe civil. Sistemi i vlerësimit të performancës efektive përmban dy sisteme opera-tive bazë: sistemi i vlerësimit dhe feedback-u.

Qëllimi kryesor i sistemit te vlerësimit është që të identifikohet hendeku që krijohet midis performancës së pritshme dhe asaj të arritur. Ky hendek është boshllëku që verifikohet kur performanca nuk arrin standardet e vendosura. Ndërsa qëllimi kryesor i sistemit të feedback-ut është që të informojë vartësit rreth performancës së tyre. Një nga mënyrat me të mira për të vlerësuar qëllimet e vlerësimit të performancës është të shikohet ajo nga këndvështrimet e palëve të interesuara; (individit) ushtarakut dhe Forcave të Armatosura.

Nga këndvështrimi i individit që vlerësohet, qëllimi i vlerësimit të performancës ka tre aspekte:

Më thuaj çfarë doni që unë të bëj?•Më thuaj sa mirë e kam bërë?•Më ndihmo të përmirësoj performancën time.•Më paguaj për ta bërë më mirë.•

Nga këndvështrimi i organizatës, një nga arsyet me të rëndësishme për të pasur një sistem vlerësimi të performancës është që të përcaktohet dhe mbahet parimi i përgjegjësisë.

Vlerësimi është i paevitueshëm dhe universal. Në mungesë të një sistemi vlerësimi të strukturuar me kujdes, njeriu tenton të vlerësojë performancën e punës së të tjerëve, përfshi vartësit, natyrisht me mënyra informale dhe arbitrare. Tendenca

Page 116: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

116

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

e njeriut për të gjykuar punën e të tjerëve mund të krijojë probleme serioze motivuese dhe ligjore në vendin e punës. Prandaj, pa një sistem të strukturuar të vlerësimit, ka pak gjasa që të garantohet që gjykimet e shprehura të jenë të besueshme, objektive, të mbështetura dhe precize.

Vlerësimi i performancës është një metodë nëpërmjet së cilës vlerësohet per-formanca/ose rezultatet e arritura në punë (në pikëpamje sasiore, cilësore, të kostos dhe kohës) nga eprori. Vlerësimi i performancës, nëse bëhet mirë, mund të shërbejë si një shtysë e fuqishme për të motivuar njerëzit dhe përfaqëson një vlerë të vërtetë për t’i mobilizuar ata.

Metodat e vlerësimit

Kur flitet për vlerësimin kuptohet një procedurë organike dhe sistematike, për të siguruar që mbi çdo ushtarak të shprehet në mënyrë periodike, një gjykim i cili shërben për të vlerësuar dhe përcaktuar sipas kritereve të njëjta, rendimentin dhe karakteristikat profesionale që shfaqen në kryerjen e detyrës. Vlerësimi është një nga instrumentet tipikë të menaxhimit të personelit dhe në mënyrë të veçantë të kuadrove.

Sociologjia moderne përcakton tre tipe të vlerësimit, ose më mirë akoma tre aspekte të ndryshme që mund të vlerësohen: pozicionin ose funksionin organik, punën e kryer ose rezultatet e arritura dhe aftësitë potenciale. Këto përbëjnë siste-met permanente të vlerësimit.

Vlerësimi i pozicionit ka karakter strategjik dhe qëllim final organizimin e struk-turave. Roli (një funksion organik sipas TOP) vlerësohet në mënyrë të pavarur nga personi që e mbulon atë. Ky vlerësim ka si objektiv që të krijojë një sistem të klasifikimit të punës, dhe mundëson pastaj krijimin edhe të një sistemi pagese sipas pozicioneve organike (job evaluation). Në qoftë se në vlerësimin e pozicio-neve personi nuk është objekt interesi dhe vëmendja është e përqendruar mbi funksionin dhe rolin organizativ, në vlerësimin e rezultateve gjithçka është e përqendruar mbi individin.

Vlerësimi i rezultateve ka karakter menaxhues dhe qëllim final të verifikojë cili është produkti ose cilat janë rezultatet e arritura nga vartësit. Vlerësimi i aftësive potenciale ka karakter parashikues dhe qëllim final të verifikojë aftësitë potenciale të vartësit, pra ka qëllim të projektojë drejt së ardhmes ushtarakun. Sistemi jonë është i fokusuar kryesisht në vlerësimin e rezultateve dhe aftësive potenciale. Parametri i vlerësimit shprehet në gjykimin personal të superiorit. Vlerësimi i rezultateve dhe aftësive potenciale janë instrumentet kryesore për zhvillimin e karrierës së ushtarakut.

Page 117: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

117

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

Së fundi mund të evidentojmë edhe sistemin e vlerësimit të kompetencave; fokus i këtij sistemi bëhet individi dhe tërësia e aftësive, eksperiencat dhe njohuritë që ai zotëron. Në një epokë në të cilën nuk bazohemi më në atë se çfarë një person duhet të bëjë, por në atë se çfarë di të bëjë, metoda e kompetencave jep një përgjigje metodologjike për plotësimin e kësaj kërkese. Sekreti i këtij modeli qëndron në faktin që punës t’i gjesh njeriun dhe jo njeriut t’i gjesh punë.

Vlerësimi i rezultateve

Ndërmjet sistemeve të ndryshme të vlerësimit të personelit ajo që ka një vlerë të veçantë për menaxhimin e sistemeve të personelit është sigurisht sistemi i vlerësimit të rezultateve.

Vlerësimi i rezultateve synon të përcaktojë meritat individuale dhe rezultatet e ar-ritura për një periudhë të caktuar, gjithnjë në kuadrin e përgjegjësive dhe detyrës së ngarkuar. Ky lloj vlerësimi synon të analizojë kontributin e dhënë për objektiva specifike të përcaktuar. Ai ka për qëllim të nxisë individin që të përmirësohet dhe t’i japë një strukture të caktuar elementet e nevojshëm për orientimin e më të aftëve drejt funksioneve të cilët kërkojnë impenjim dhe përgjegjësi. Vlerësimi është një proces i vazhdueshëm në kohë gjatë të cilit mund ti identifikohen tre faza:

Faza e grumbullimit periodik dhe sistematik të informacionit, nëpërmjet •vëzhgimit të aktiviteteve, veprimeve dhe rezultateve të arritura të karakterit operativ ose organizativ;Faza e vlerësimit të fushave të përgjegjësisë, të faktorëve dhe objektivave;•Faza përfundimtare, mbi rezultatet e arritura dhe kontributin e dhënë nëpërm-•jet formulimit të një gjykimi sintetik.

E rëndësishme në procesin e vlerësimit është të nisesh nga faktet dhe nga fak-torë kryesorë për ndërtimin e një gjykimi përfundimtar. Vlerësimi i rezultateve, ngjarjeve dhe fakteve është përgjegjësi e eprorit të drejtpërdrejtë dhe e eprorit me të lartë.

Vlerësimi i rezultateve të arritura shpreh meritat individuale të arritura nëpërm-jet efektshmërisë dhe cilësisë së punës, për një periudhë të caktuar, dhe për një detyrë të dhënë. Njohja e meritave individuale ka edhe funksionin e rëndësishëm të nxitjes për përmirësim të personelit ose e kundërta në rast të një vlerësimi negativ. Prandaj është e domosdoshme që kriteret meritokratike të jenë transpar-ente, të njohura nga të gjithë, si nga ata që vlerësohen ashtu edhe nga vlerësuesit, dhe komunikimi i vlerësimeve të bëhet pjesë integrale dhe kërkesë thelbësore e instrumentit të vlerësimit.

Teknikat kryesore të vlerësimit që përdoren janë:

Page 118: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

118

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Nëpërmjet skedave përshkruese, të ndërtuara në mënyrë të atillë që vlerë-•suesi mund të zgjedhë ndërmjet një sërë pohimesh ose frazash, atë ose ato, që përcaktojnë më mirë performancën e ushtarakut ose karakteristikat e të vlerësuarit;Vlerësimi nëpërmjet menaxhimit të objektivave dhe rezultateve të arritura;•Vlerësimi 360 gradë, në të cilin marrin pjesë disa aktorë dhe rezultatet inte-•grohen me vlerësimin e eprorit direkt.

Vlerësimi i aftësive potenciale të personelit

Vlerësimi i aftësive potenciale përfaqëson plotësimin logjik të vlerësimit të rezul-tateve, dhe së bashku me të përbën instrumentin kyç për zbatimin e sistemit të karrierës. Ai është një instrument që gjen përdorim të gjerë në ditët e sotme për menaxhimin e burimeve njerëzore. Objektivi i tij është të njohë aftësitë potenciale të një personi, për të kuptuar nëse pozicioni që ai mbulon, ofron mundësitë e zhvil-limit në raport me të. Ai është një instrument kompleks ashtu si gjithë veprimtaritë që merren me prognozat dhe parashikimet, dhe ka si synim:

Të përcaktohen pikat e forta dhe të dobëta potenciale të personelit• brenda strukturës organizative;

Të ofrojë indikacione për përgatitjen e planeve të formimit• , të cilat kanë si qëllim final përmirësimin dhe rritjen e pikave të forta, kapërcimin e pikave të dobëta dhe zhvillimin e aftësive potenciale të personelit vartës;

Të identifikojë personelin me karakteristika profesionale fleksible• , të aftë për t’u përshtatur në punën në grup, të përpiktë në realizimin e detyrave të ngarkuara dhe aftësi për kryerjen e studimeve dhe zbatimin në praktikë të tyre;

Të japë indikacione për zhvillimin e rrugëve të karrierës brenda strukturës• , me qëllim që të përballohen nevojat e ardhshme të aseteve organizative, duke përdorur lëvizjen vertikale ose horizontale;

Të japë indikacione për përmirësimin e kërkesave për futjen e figurave të •ndryshme profesionale.

Vlerësimi i aftësive potenciale konsiston në analizën e cilësive dhe aftësive pr-ezente, në një individ (jo domosdoshmërisht të shprehura në aktivitetin e përdit-shëm), dhe vlerësimin e tyre në raport me kërkesat për detyra të ndryshme nga ajo që kryen. Ai përbën instrumentin themelor për planifikimin, vlerësimin dhe motivimin e personelit.

Një nga metodat kryesore që përdoret për vlerësimin e aftësive potenciale është ajo

Page 119: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

119

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

nëpërmjet një Assessment Center, një teknikë moderne vlerësimi që përdoret për të përcaktuar tek personat prezencën e parametrave tipikë menaxherialë. Ajo për-doret sot nga shumë organizata dhe ushtri të vendeve të NATO-s me synimin:

Të verifikohen aftësitë potenciale • të kandidatëve të cilët duhet të vendosën në një pozicion kyç;Të evidentohen kandidatët e jashtëm• të aftë për t’u futur në pozicionet va-kant;Të përcaktohen pikat e forta dhe të dobëta të personelit• të konsideruar in-teresant, (përsa i përket studimeve, moshës, rezultateve etj) me qëllim që të nxirren të dhëna për programimin e caktimit sa më koherent dhe për të identifikuar rrugët e mundshme të kualifikimit; Të nxisë një vetëanalizë dhe një vetëvlerësim të pjesëmarrësve• për të rritur vetëdijen e tyre në krahasim me aftësitë reale të tyre.

Rekomandime mbi sistemin e vlerësimit të ushtarakut në FA

Metoda bazë e vlerësimit të ushtarakëve në FA është ajo nëpërmjet objektivave (Menagement by Objectives-MBO). Kjo teknikë vlerësimi përfaqëson një element të ri shumë interesant të përshtatur në fushën ushtarake, dhe përbën një model me të gjerë për menaxhimin e burimeve njerëzore. Ky model vlerësimi parashikon një bashkëbisedim të vazhdueshëm ndërmjet eprorit dhe vartësit të tij, në përcak-timin e fushave të përgjegjësisë, objektivave individuale ose kolektive, nivelit të rendimentit e të rezultateve të pritshme, në caktimin e afateve dhe për rezultatet e arritura. Kjo metodë është adaptuar nga FA në vitin 2004.

Sistemi vlerëson rezultatet e arritura, mbështet progresionin në karrierë dhe zhvil-limin profesional të ushtarakut. Vlerësimi bëhet nga eprori i drejtpërdrejtë sipas shkallës hierarkike dhe rishikohet nga superiori i tij gjithmonë në të njëjtën linjë organizative. Në fillim të procesit të vlerësimit, eprori me i lartë nga i cili varet ushtaraku që vlerësohet, diskuton me të detyrat dhe objektivat dhe i fikson ato në një skedë që quhet skeda e detyrave. Kjo ndihmon oficerin të përqendrohet në problemet me të rëndësishme. Tridhjetë ditë pas procesit të fillimit të vlerësimit nga ana e eprorit organizohet një bashkëbisedim me oficerin që duhet të vlerë-sohet. Qëllimi është të përcaktohen përfundimisht objektivat kryesore që oficeri duhet të arrijë gjatë vitit.

Kjo metodë shton mundësitë për të planifikuar më mirë detyrat, e bën më real vlerësimin dhe ndihmon në arritjen e rezultateve më të mira. Komunikimi fillon me analizën e objektivave të përcaktuara, pastaj përcakton detyrat më të rëndë-sishme, prioritetet dhe përgjegjësitë. Gjatë gjithë periudhës së vlerësimit eprori

Page 120: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

120

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

dhe oficeri që vlerësohet shikojnë nëse job description dhe objektivat janë realë, në të kundërt ato duhet të ndryshohen.

Vlerësimi përqendrohet në rezultatet e arritura dhe në mënyrën e realizimit të tyre, më tepër se sa në çështje të tjera. Por, nga vëzhgimet e kryera rezulton se sistemi është i pa konsoliduar, ka mangësi në zbatimin e tij, në shumë raste vlerësimi bëhet formal dhe pa seriozitetin e duhur. Mendojmë se ka disa arsye ku më kryesore janë:

Si një metodë e re vlerësimi në FA mendojmë se ka vështirësi për t’u famil-•jarizuar me të; Në pikëpamje metodologjike sistemi nuk është i plotë, pasi nuk ofron metodën •për caktimin e objektivave, monitorimin, peshimin dhe vlerësimin e tyre;Mos trajnimi i oficerëve që merren me menaxhimin e personelit dhe i drej-•tuesve të të gjitha niveleve të cilët kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin e vartësve të tyre;Raporti i vlerësimit nuk i përgjigjet sistemit sipas objektivave dhe ofron një •informacion të dobët dhe të përgjithshëm në lidhje me performancën, dhe aftësitë potenciale të ushtarakut.

Bazuar në eksperiencën e disa vendeve që aplikojnë sistemin e vlerësimit sipas menaxhimit të objektivave, fazat e procesit të vlerësimit të personelit sipas kësaj metode rekomandohet të bëhen sipas skemës së mëposhtme.

Tetor-Nëntor Brenda 31.12 Brenda 15.6 Brenda 30.6

Shkurt-Mars Janar-Shkurt Brenda 15.1

Aplikimi i procedurës së përshkruar më lart do të shërbente për përmirësimin e situatës dhe do ta vinte në baza më profesionale procesin e vlerësimit të ushtarakut në Forcat tona të Armatosura.

Përpunimi i objekti-

vave dhe kriteret e

vlerësimit

Caktimi i objektivave

dhe hartimi i planit

të veprimit

Monitorimi

6 mujor

dhe raportiVet-vlerësimi

Vlerësimi përfun-

dimtar i rezult. të ar-

ritura nga ushtaraku

që vlerësohet

Vet-vlerësimiBashkëbisedimi i

feedback-ut

→ → →

→ →

Page 121: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

121

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

Klasifikimi i burimeve njerëzore

Informacionet dhe të dhënat e nxjerra nga analiza e integruar e rezultateve të vlerësimit mundësojnë që të përgatitet një inventar i burimeve njerëzore, me të dhë-na specifike për zhvillim. Mbi bazën e këtyre të dhënave duhet të përpilohen:

Planet e zëvendësimit• , ose pasqyrat e zëvendësimit, për pozicionet kyçe të struk-turës organizative, ku tregohen si kandidatët që janë në gjendje të mbulojnë menjëherë të tilla pozicione, si dhe ata që do të jenë në gjendje në të ardhmen. Për këta të fundit është e rëndësishme të planifikohet ndjekja e kurseve të ndryshme për zhvillimin e kompetencave të nevojshme;

Planet e formimit/kualifikimit• për të përshtatur njohuritë ushtarake me objek-tivat përkatëse dhe për një përdorim sa më të mirë të fuqisë njerëzore;

Planet për lëvizje,• për të rritur eksperiencat në funksion të transferimit dhe ngritjes në detyrë.

Gjithashtu bazuar në rezultatet e vlerësimit të performancës, dhe aftësive po-tenciale për qëllime menaxhimi dhe planifikimi, të burimeve njerëzore mund të klasifikohen si me poshtë:

Persona që kanë një nivel të lartë rendimenti dhe të aftësive potenciale• , të cilët janë të destinuar për të ndjekur karrierën drejt pozicioneve kyçe;

Persona që kanë një nivel të lartë të aftësive potenciale dhe një nivel të ulët •të rendimentit. Në ketë grup klasifikohen kryesisht ata ushtarakë që janë të pamotivuar dhe të pakënaqur nga detyra që kryejnë, për të cilët duhet të pro-jektohen rrugë të karrierës vertikale ose horizontale;

Persona që kanë një nivel të ulët të aftësive potenciale por që arrijnë rezultate •të mira në funksionin e tyre, për të cilët duhet të planifikohet zhvillimi i një karriere që sjell rritjen e pagës më tepër se sa zhvillimin profesional;

Persona që kanë nivel të ulët të aftësive potenciale dhe që arrijnë rezultate të ulta •në detyrën që kryejnë, prezenca e të cilëve tregon për mangësi në zbatimin e kritereve të aplikuara për zgjedhjen dhe rekrutimin e tyre në FA.

Ky klasifikim është shumë i rëndësishëm për planifikimin e karrierës dhe zhvil-limin e burimeve njerëzore. Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në MM, Drejtoria e Personel Organizimit në SHPFA dhe Komandat e Forcave duhet ta rikonsiderojnë seriozisht çështjen e klasifikimit të burimeve, pasi vetëm kështu bëhet më i lehtë, më i kujdesshëm dhe mbi baza më reale edhe hartimi e zhvillimi i strategjive në zhvillimin e burimeve.

Page 122: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

122

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Dokumentet karakteristike ose raportet e vlerësimit të ushtarakëve

Dokumentet karakteristike kanë si qëllim të regjistrojnë periodikisht gjykimin e epro-rëve mbi punën e kryer dhe rendimentin e dhënë nga ushtarakët vartës. Ato sigurojnë informacione të rëndësishme për aftësitë e ushtarakut dhe rezultatet e arritura. Në këtë kuptim ato janë një element i rëndësishëm për mbështetjen e komisioneve të karrierës për vlerësimin e ushtarakëve për përparimin në gradë.

Ato hartohen nga autoriteti nga i cili varet ushtaraku sipas linjës së komandimit dhe i nënshtrohen gjykimit të autoritetit superior gjithmonë në të njëjtën linjë komandimi. Ato ruhen në mënyrë fizike dhe elektronike sipas modaliteteve të përcaktuara për këtë qëllim dhe azhurnohen në mënyrë të vazhdueshme. Në do-kumentet karakteristike të ushtarakëve të Forcave tona të Armatosura bëjnë pjesë: skeda e vlerësimit, skeda e detyrave dhe raporti i komandantit. Nëpërmjet tyre ata shprehin gjykimin dhe japin informacione për rezultatet e arritura zakonisht për një periudhë prej 12 muajsh.

Sipas një analize të kujdesshme të tyre krahasuar me raportet e vlerësimit që për-dorin vendet e NATO-s rezulton se duhen rishikuar, pasi nuk ofrojnë informacionin e nevojshëm dhe shpesh kanë vënë në vështirësi punën e komisioneve të karrierës. Sipas eksperiencës së vendeve të NATO-s, cilësitë e performancës klasifikohen në kategori të ndryshme. Në përgjithësi ato ndryshojnë edhe ndërmjet kategorive të ushtarakëve; oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve profesionistëve. Një raport vlerësimi që përdorët për oficerët është i ndryshëm nga një raport vlerësimi që përdoret për nënoficerët dhe ushtarët profesionistë, etj.

Cilësitë më të përgjithshme të performancës që aplikohen nga Forcat e Armatosura të disa vendeve të ndryshme si; SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Pakistan, Turqi dhe Izrael, janë si vijon:

A• ftësitëpërt’upërmirësuarZgjuarsiaefektive•Aftësitëorganizuese•Aftësitëpërtëpunuarnëmënyrëte•pavarurVleratmorale•Aftësitëpërtëngriturnivelinegrupit•Vullneti/dëshira•Disiplina•Dëshirapërtëndërmarrëveprime•Kontributipërorganizatën•

Lidershipi

Iniciativadhevrulli

Kurajapsikologjikedhemorali

Aftësitëpërgjykim

Kompetencatmenaxheriale

Aftësitëvendimmarrëse

Aftësitëvlerësuese

Fleksibiliteti

Aftësitëkrijuese

Komunikimigojor

Aftësitëpërtënxënë,studiuar

Page 123: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

123

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

Të dhënat e mësipërme rezultojnë të grupuara në tre rubrika kryesore si vijon:

Cilësitë fizike, morale dhe të karakterit• ;Cilësitë kulturore dhe intelektuale• ;Cilësitë profesionale.•

Në përfundim gjithçka konkretizohet me një vlerësim final ose sintetik. Mënyrat më të përdorshme të vlerësimit final janë:

1. a. Në standardet më të larta b. Nën standardet (Anglia) 2. a. Nuk arrin kërkesat b. Kapërcen kërkesat (Izraeli) 3. a. Jashtë standardeve b. Tejkalon standardet (USA Army) 4. a. Arrin standardet b. Nuk i arrin standardet (USA Air)

Analiza e mësipërme na ndihmon të japim disa rekomandime për përmirësimin e raporteve të vlerësimit të ushtarakëve.

Elementët që përmbajnë dokumentet karakteristike janë shumë të rëndë-•sishëm për mbështetjen e vendimeve të komisioneve të karrierës. Për këtë arsye ato duhet të jenë të plota, të sigurojnë informacionin më të domosdoshëm për vlerësimin e ushtarakëve, të jenë të azhurnuar periodikisht, të plotësohen me kulturë gjuhësore, drejtshkrimore dhe të administrohen me kujdes kon-form kërkesave të ligjeve. Ato duhet konsideruar se përmbajnë informacione të karakterit konfidencial dhe duhet të trajtohen me kujdes, duke mos i bërë objekt njohje për këdo siç ka ndodhur për fat të keq në ndonjë rast.

Aftësitëvet-kontrolluese•Kujdesipërmemorien/kujtesën•Aftësitëpedagogjike•Vendosmëria-prirjet/tendencat•Dhëniaeshembullitpersonal•Serioziteti•Zbatimiirregullave•Aftësiapërtëmarrënjohuritëreja•Aftësiapërtëmotivuarvetveten•Aftësiapërtëmotivuartëtjerët•Aftësiapërtëpunuarnëgrup•Pranimiosemarrjaepërgjegjësive•Aftësitëpërtëmësuar•Aftësitëpërtëpërdorurkompjuterin,•informatikën

Profesionalizmi

Aftësitëekzekutuese/zbatuese

Aftësitëpërtëpërcaktuarprioritete

Stabilitetinënstres

Plotësimiinevojavepërvartësit

Karakteristikatepersonalitetit

Vendosmëria

Qëndrueshmërianëkushtetëvështira

Përkushtimidheentuziazmi

Njohuritëprofesionale

Aftësitëpraktike

Pamjaejashtme/shfaqjadhesjellja

Aftësitëplanifikuese

Impenjimi/angazhimi

Page 124: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

124

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Ato duhet të formulohen në përputhje me sistemin e vlerësimit sipas Menax-•himit të Objektivave dhe të sigurojnë të dhëna të nevojshme dhe të dobishme, ashtu sikurse vihet re edhe nga eksperienca e vendeve të tjera. Siç shihet edhe vendet e tjera, që kanë eksperiencë më të madhe në këtë fushë janë duke ndërmarrë studime për përmirësimin e tyre. Mirëpo, referuar eksperiencës sonë, ashtu sikurse janë dizenjuar, skeda e vlerësimit dhe skeda e detyrave është e vështirë që të sigurohet një informacion i plotë dhe i dobishëm, që të mbështeten në mënyrë efektive komisionet e karrierës. Sistemi i vlerësimit në FA sikurse dihet është sipas menaxhimit të objektivave, •që do të thotë se thelbin e vlerësimit duhet ta përbëjë vlerësimi i objektivave të caktuara për çdo ushtarak në detyrën që kryen. Raportet e vlerësimit nuk duhet të konsiderohen si diçka formale, përkundrazi ato janë shumë të rëndë-sishme, sepse shprehin sintezën e vlerësimit të punës së ushtarakut për një periudhë 1 vjeçare. Përshtatja e skedave në përputhje me sistemin është një element i rëndësishëm në rrugën e përmirësimit të sistemit të vlerësimit. Në fakt Drejtoria e Personel ka programuar masat e nevojshme dhe është duke punuar për përmirësimin e çështjeve të cituara me lart.

Progresi në karrierë

Zhvillimi i karrierës së ushtarakut në FA bazohet në një sistem që parashikon dy forma të avancimit: me përzgjedhje ose i ashtuquajturi sistemi meritokratik dhe avancimi sipas vjetërsisë deri në një periudhë të caktuar, dhe për disa specialitete të veçanta. Ky është një sistem selektiv dhe presupozon një vlerësim krahasues në lidhje me rezultatet e arritura dhe aftësitë potenciale të çdo kandidati.

Komisionet e karrierës janë përgjegjëse jo vetëm për vlerësimin për avancimin në gradë por edhe për identifikimin e të gjithë oficerëve që nuk mund të avan-cojnë, dhe konform ligjit duhet të largohen nga FA. Ky proces bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Përveç kësaj komisionet e karrierës shprehin gjykimin e tyre edhe për personelin që duhet të ndjekë Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ose Kursin e Lartë të Oficerit.

Pjesa me delikate e sistemit të përparimit në gradë është ajo që ka të bëjë me vlerësimin, dhe në mënyrë të veçantë me veprimtarinë e komisioneve të karri-erës. Ligji për gradat dhe karrierën ka përcaktuar se komisionet e karrierës janë autoritete përgjegjëse për vlerësimin e përparimit të ushtarakëve në gradë dhe karrierë. Gjithashtu, ligji ka përcaktuar kriteret bazë që duhet të përmbushë çdo ushtarak për përparimin në gradë të cilat janë: plotësimi i kohës minimale të qën-drimit në gradë; kualifikimi i nevojshëm dhe sigurimi i një vlerësimi pozitiv të punës. Gradimet bëhen në muajin Shtator të çdo viti. Ligji ka përcaktuar edhe rrugën e

Page 125: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

125

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

ankimimit të ushtarakëve kur ata nuk bien dakord me vendimet e komisioneve. Po ashtu veprimtaria dhe procedurat e punës të komisioneve rregullohen me akte të veçanta.

Aplikimi i këtij sistemi ka pasur një impakt pozitiv për FA në përgjithësi dhe për zhvillimin e karrierës së personelit në veçanti. Por, duke bërë një vlerësim të kuadrit aktual të referimit dhe të praktikes së sotme, rezulton se sistemi ka krijuar probleme dhe shqetësime si për përparimin në gradë të ushtarakëve ashtu edhe për vetë Forcat e Armatosura. Numri i ushtarakëve në rezervë është rritur në mënyrë progresive, ushtarakët ndërpresin shërbimin në një moshë tepër aktive, shumë specialitetet kanë filluar të humbasin në FA (si p.sh. armatim, lokacion, kimi, topografi), etj.

Janë shfaqur edhe fenomene të tjera negative në këtë drejtim, si vlerësime jo ob-jektive, gradime të dyshimta, të cilat në një farë mënyre e kanë bërë vulnerabël sistemin. Në ketë kuptim mendojmë se duhet zhvilluar akoma koncepti dhe vizioni, duhet rritur më tepër transparenca e komisioneve dhe e strukturave të personelit, si dhe është e nevojshme të minimizohet ndikimi i procesit nga faktorë të jashtëm, të cilët tentojnë të deformojnë sistemin.

Nga studimi i eksperiencës së vendeve të NATO-s rezulton se avancimi i ush-tarakëve përbën një çështje komplekse nga pikëpamja proceduriale, e cila lejon administratën ushtarake të përzgjedhë për progres në karrierë personelin e vet, në mënyrë që të promovojë në gradë më të lartë, më të aftit dhe ata që e meritojnë. Avancimi përfaqëson një moment delikat dhe për realizimin e saj planifikohen një sërë masash, të cilat rregullojnë në mënyrë të hollësishme çdo fazë të progres në karrierë. Promovimi në një gradë më të lartë, shikohet me shumë interes nga ushtarakët, e cila sjell rrjedhimisht një trajtim juridik dhe ekonomik të ndryshëm, dhe më të favorshëm nga i mëparshmi.

Në avancimin konvertojnë një sërë interesash duke përfshirë, si nevojat e ush-tarakut për të marrë një gradë më të lartë, ashtu edhe interesat e administratës për të promovuar personelin më të mirë në detyra më të larta. Nuk ka dyshim që interesi më i lartë duhet të jetë ai publik, pra ai i vendosjes në pozicione më të larta e me përgjegjësi më të madhe, i personelit që jep garanci më të mëdha për përmbushjen e detyrave. Për këtë arsye avancimi ka një rëndësi të veçantë, sidomos për kategorinë e oficerëve, për shkak të organizimit kompleks të kar-rierës sipas shkallës hierarkike dhe përcaktimit të një numri organik fiks për çdo gradë. Modalitetet, kriteret dhe kërkesat e avancimit varen kryesisht nga rolet që kryejnë ushtarakët.

Procesi i avancimit shoqërohet me realizimin e një sërë hapash. Autoritetet përgjegjëse për vlerësimin e ushtarakëve për avancimin në gradë janë Komisionet e Avancimit. Ato janë organe të veçanta kolegjiale të administratës ushtarake, të

Page 126: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

126

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

cilat formulojnë gjykime dhe vlerësime në lidhje me aftësitë e ushtarakëve për të përparuar në gradë. Elementet e vlerësimit janë aftësi të tilla si: cilësitë fizike morale dhe të karakterit, meritat dhe aftësitë profesionale të treguara gjatë kar-rierës veçanërisht në gradën që mban, duke treguar vëmendje të veçantë në ush-trimin e detyrave komanduese ose të detyrave specifike, aftësitë intelektuale dhe kulturore duke treguar vëmendje të veçantë për rezultatet e arritura në kurse, provime, eksperimente etj.

Mbas mbylljes së procedurave të vlerësimit formohen pasqyrat e avancimit për të proceduar me pas me promocionet. Ushtarakët e regjistruar në kuadrin e avan-cimit promovohen sipas dy mënyrave: në role të mbyllura dhe në role të hapura. Promovimi në role të mbyllura sigurisht bëhet për ato grada për të cilat ligji ka përcaktuar saktësisht numrin e tyre (vendet organikë të përputhen me numrin e promocioneve që duhet të kryhen). Promovimi në rolet e hapura bëhet për per-sonelin jo drejtues, për oficerët e roleve tekniko-logjistike.

Interesante është të shikohet periudha e shërbimit dhe e daljes në pension të ushtarakëve. Ndërmjet faktorëve të ndryshëm mosha është kryesore. Ajo varet nga kategoria e ushtarakëve, grada dhe roli të cilit i përkasin. Kështu, në pikëpamje të moshës dhe bazuar në faktorët e mësipërm, ushtarakët e karrierës e ndërpresin shërbimin në moshën nga 60-65 vjeç.

Caktimi në detyrë është i lidhur ngushtë me zhvillimin e karrierës, si për faktin se detyra duhet të jetë në harmoni me rrugët e zhvillimit të karrierës, ashtu edhe për faktin se rëndësia e detyrës së marrë, krijon perceptimin e mundësive dhe aftësive potenciale për progres. Efekti motivues i saj është i lidhur me dy aspekte:

Parashikimi i së ardhmes, në kuptimin e raportit të individit me administratën, •(mundësisë dhe efektet) si dhe në kuptimin e njohjes në kohë të detyrës së mundshme;Bilanci i vazhdueshëm, në kuptimin e pagës dhe kënaqjes së kërkesave famil-•jare dhe sociale.

Parashikimi i të ardhmes kërkon një planifikim afatgjatë për destinacionet e mund-shme, dhe duhet të publikohet e respektohet sa më shumë që të jetë e mundur.

Zhvillimi karrierës duhet të jetë para së gjithash një zgjedhje personale dhe e përgjegjshme, dhe të realizohet nëpërmjet një dialogu të vazhdueshëm ndërmjet individit dhe administratës, i cili duhet të zhvillohet brenda dy kufijve:

Lëvizja, si progres profesional;•Qëndrueshmëria profesionale dhe gjeografike. •

Një kriter i tillë është i realizueshëm vetëm në kushtet e prezencës së një struk-ture efiçente për menaxhimin e karrierës, të përdorimit të kritereve të qarta dhe

Page 127: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

127

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

publike të emërimeve në detyrë, të të dhënave rreth alternativave të ofruara dhe të një planifikimi të paktën afatmesëm.

Nuk ka asnjë dyshim së ngritja në detyrë është e lidhur me të ardhmen e FA dhe kompetencat e individëve. Për ngritjen në detyrë nuk janë të mjaftueshme vetëm kompetencat, por edhe tipare të tilla si; aftësitë potenciale të individit në rritje, aftësia për tu përshtatur, aftësitë për të marrë përgjegjësi më të mëdha, shpirti nxitës (por jo aventurier), një vizion dhe perceptim i qartë për përparimin e përgjithshëm të organizatës, etj.

Rekomandime mbi progresin në karrierë dhe emërimet

Duke parë eksperiencën perëndimore dhe situatën në Forcat tona të Armatosura, duhen bërë përmirësime të ndjeshme në sistemin e avancimit në gradë (duhet një sistem i ri avancimi). Sikurse u trajtua me lart ligji aktual ka krijuar disa probleme. Edhe në kohën e mbretit Zog në legjislacion ishte parashikuar se ushtarakët e ndërpresin shërbimin sipas gradave në moshën; (togeri 40, nëntogeri 45, kapiteni 50, majori 55, nënkoloneli 58, koloneli 60, gjenerali 65).

Duhen zhvilluar dy pista karriere, një për specialistet, dhe një për linjën e ko-mandimit. Karriera e këtyre të fundit nuk duhet të zhvillohet sipas parimeve të oficerëve të linjës së komandimit ushtarak, por kryesisht sipas moshës dhe kualifikimit profesional. Kjo do të thotë që për këtë kategori duhet të këtë kritere të tjera avancimi.

Koha e qëndrimit në gradë dhe shërbim mund të zgjatet, me qëllim që të ulet numri i ushtarakëve që largohen nga shërbimi jo për mungesë kapacitetesh profesion-ale, por për mungesë hapësire ligjore. Kjo do të reduktonte ushtrinë në rezervë, e cila sot tejkalon në numër ushtrinë aktive, dhe tendenca e rritjes së saj vazhdon, duke sjellë si pasojë konsumimin e një pjesë të madhe të buxhetit të mbrojtjes për të paguar ushtarakët e liruar. Nga ana tjetër kjo do të motivonte ushtarakët në shërbimin aktiv, do të kishte efekte pozitive në aspektin moral, si dhe do të minimizonte shumë fenomene negative që vihen re sot.

Futja e konceptit: ushtarakë të shërbimit të përkohshëm dhe ushtarakë të karrierës është e nevojshme. Ushtarakët e shërbimit të përkohshëm kryejnë shërbimin në bazë të një kontrate e cila varet nga kategoria e ushtarakëve. Për oficerët zakonisht kjo përkon me kapitenin, i cili pas kryerjes së shërbimit për një periudhë prej 12 vjetësh paraqet kërkesë për të kaluar në shërbimin e karrierës. Pra mbas këtij afati ligjor ka një proces largimi, daljeje nga radhët e FA, dhe një proces rekrutimi për ushtarakët më të mirë.

Procesi i përparimit në gradë të ushtarakëve të karrierës të zhvillohet sikurse deri

Page 128: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

128

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

tani, nëpërmjet një procesi përzgjedhjeje nga komisionet e karrierës, me të vetmin ndryshim që ushtarakët që nuk përparojnë në gradë nuk dalin në rezervë pa plotë-suar moshën, por vijojnë të shërbejnë me gradën që mbajnë deri në plotësimin e moshës së pensionit. Mosha e nxjerrjes në pension duhet të varet nga kategoria e ushtarakëve dhe nga gradat që mbajnë në momentin e daljes. Gjithashtu ush-taraku mund të vlerësohet disa herë për përparimin në gradë, deri në plotësimin e moshës përkatëse të përcaktuar me ligj. Procesi i vlerësimit dhe përparimit në gradë ka nevojë për më shumë transparencë dhe objektivitet.

Emërimet, gjithashtu duhet të jenë progresive, në rrjedhshmëri natyrore dhe duhet të lidhen me trajnimin specifik dhe të bazuara në konkurrimin e personelit ushtarak dhe kohën e përshtatshme. Emërimet në pozicionet kyçe duhet të lidhen drejtpërdrejtë me përfundimin me sukses të trajnimeve.

Eksperienca ka treguar se centralizimi i kompetencave në një dorë të vetme në fushën e emërimeve nuk është efektive, përkundrazi delegimi i kompetencave në këtë fushë është një instrument efektiv për përdorimin e personelit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është përgjegjës për menaxhimin e emërimeve të personelit në FA, por ushtrimi i përgjegjësive në këtë fushë është i lidhur ngushtë me kompetencat reale. Në vendet e NATO-s ka eksperienca të ndryshme për menaxhimin e emërimeve, por tipari i përbashkët është ndarja e këtij “pushteti” sipas niveleve të komandimit e drejtimit të FA. Në këtë kuptim duhet përmirësuar legjislacioni aktual dhe është mirë që këto kom-petenca të jenë definitive.

Përmirësimi i planifikimit të karrierës është një çështje tjetër ku duhet të fokusohet menaxhimi i burimeve njerëzore. Mungesa e planifikimit e lë në mëshire të fatit karrierën e ushtarakut dhe krijon situata të shëmtuara në përdorimin e tyre. Si rrjedhojë ka pasur raste që ushtarakët dalin në rezerve sapo mbarojnë një kurs kualifikimi ose Akademinë, apo që kthehen nga studimet jashtë shtetit ose nga misione në komandat e NATO-s, dhe qëndrojnë me muaj të tërë në pritje për të marrë një emërim, dhe bile mbesin pa u paguar për një periudhë të caktuar, ose pas kualifikimit emërohen në një detyrë më të ulet se ajo që mbanin përpara. Përdorimi i pa planifikuar i personelit nuk është në koherencë me objektivat e Strategjisë Ushtarake dhe strategjisë së menaxhimit të burimeve, dhe me të ardhmen e FA. Ai ndikon negativisht në moralin dhe motivimin e asaj pjese të personelit e cila pret që karriera e tyre të nxitet dhe planifikohet nga ata që e kanë përgjegjësi të tyre.

Në fushën e emërimeve konstatohen edhe fenomene të tilla subjektive si famil-jaritet, shoqëri, miqësi, duke anashkaluar, aftësitë profesionale, zotësinë, ekspe-riencën, etj të shumë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve që përformojnë më mirë dhe premtojnë më shumë.

Page 129: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

129

Kolonel Tonin Marku, Dr. Kolonel Skënder Kadiu

Koha e qëndrimit në detyrë është element esencial për planifikimin e karrierës, është çelësi që mundëson kryerjen e planifikimit të rrugëve të karrierës. Me kohë qëndrimi në detyrë kuptojnë ushtrimin e një detyre për një periudhë kohe të paracaktuar, përgjithësisht e mjaftueshme kjo si për individin për të fituar një eksperiencë të re dhe për të shpalosur aftësitë e tij potenciale, ashtu edhe për vetë FA.

Koha e qëndrimit në detyrë aplikohet në të gjitha FA të vendeve të NATO-s dhe varion përgjithësisht nga 3 deri në 4 vjet. Natyrisht për detyra specifike që kërkojnë aftësi të veçanta, të cilat janë të nevojshme për vetë FA aplikohen kohë qëndrimi më të mëdha në detyrë. Të tillë mund të jenë specialitete të veçanta në FA, dhe menax-herët e personelit. Ndërrimi i shpeshtë i menaxherëve të personelit, sa herë që ndërrohen komandantët apo drejtuesit, ul efektivitetin e punës në menaxhimin e personelit, sepse menaxherëve të rinj do tu nevojitet një kohë e gjatë për njohjen e gjendjes dhe familjarizimin me procedurat e punës, për të njohur dhe kuptuar ligjet dhe rregulloret të cilat aplikohen në këtë fushë.

Bazuar në eksperiencën e vendeve të NATO-s për zhvillimin e karrierës nuk është e nevojshme vetëm grada, koha e qëndrimit në detyrë dhe kualifikimi, por janë të nevojshme edhe përmbushja e disa kushteve të tjera të cilat kanë të bëjnë krye-sisht me kryerjen e detyrave komanduese ose detyra të tjera specifike për një periudhë kohe të caktuar. Mendojmë se një kriter i tillë duhet të jetë parakusht për tu përfshirë në listat e vlerësimeve për përparimin në gradë dhe për zhvillimin e karrierës në linjën e komandimit

Emërimi në çdo kohë, në çdo periudhë të vitit nuk është produktiv dhe nuk apli-kohet nga asnjë vend i NATO-s. Duke qënë se emërimet janë një veprimtari tepër e rëndësishme, ato duhet të jenë të programuara, të ndjekin disa hapa logjikë, dhe duhet të realizohen në një periudhë të caktuar të vitit. Bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera lëvizjet e personelit është mirë të realizohet në periudhën korrik-shtator. Kjo është e lidhur me fazën e planifikimit vjetor, aktivizimin e kurseve të ndryshme të kualifikimit, procesin e gradimeve, si dhe me nxjerrjet në lirim dhe pension të ushtarakëve. Emërime të paplanifikuara mund të bëhen vetëm për raste specifike dhe të domosdoshme.

Për emërimin e personelit në strukturat e NATO-s, në organizmat ndërkombëtare etj, duhet të programohen paketa të posaçme të personelit, të cilat duhet të përf-shijnë një sërë masash që kanë të bëjnë me përcaktimin e nevojave, identifikimin e personelit të nevojshëm, kualifikimin ose rikualifikimin e tij nëse një gjë e tillë është e nevojshme, dhe përmirësimin e nivelit të gjuhës angleze.

Page 130: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

130

Vlerësimi i performancës dhe përparimi në karrierë i ushtarakut në FA

Referencat:

Ligji nr. 9171, date 22.1.2004 “Për gradat dhe karrierën në Forcat e Armatosura 1. të Republikës së Shqipërisë”.Ligji nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe 2. drejtimit strategjik të FA”.Rregullore e vlerësimit të ushtarakut në Forcat e Armatosura, botim i vitit 3. 2004.Valutare la performance e gestire i percorsi di carriera secondo le competenze, 4. Teze e Elisa Zappa, 2007. Universiteti Shtetëror i Studime të Milanos, Fakulteti i Shkencave Politike. CEMIS, Ottimizzazione della selezione del personale militare. Metodi e modelli 5. di selezione e organizzazione nelle Forze Armate Italiane 1994.Labella B-Carducci G, “La nuova documentazione cartteristica del personale 6. militare delle Forze Armate”, në Info Difesa, 22 ( 2003), nr 3, 45-48.Bernardin, HK. (1995). Performance Appraisal design, development and 7. implementation, in Handbook of Human Resource Management, Cambridge MA.

Page 131: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

131

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

Kolonel Nexhbedin ShehuKomandant i Akademisë së Mbrojtjes ”Spiro Moisiu”

Kolonel (R) Dr. Simon GegaPedagog në Akademinë e Mbrojtjes ”Spiro Moisiu”

Abstrakt. Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi i personelit është pjesë integrale e sistemit të zhvillimit dhe të menaxhimit të tij. Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes, me institucionet e saj, përfaqëson një sistem të plotë të arsimimit, stërvitjes dhe kualifikimit individual, të zhvillimit të doktrinës dhe të mbështetjes së stërvitjes kolektive për Forcat e Armatosura (FA). Mbi këtë bazë janë ngritur dhe konsoliduar institucionet e arsimimit dhe stërvitjes individuale. Arritjet e këtyre institucioneve janë të padiskutueshme, por kalimi në një forcë të armatosur profesioniste, si dhe nevoja për një integrim të shpejtë e real në NATO, kanë shtruar imperativin e rishi-kimit të shumë strukturave, koncepteve, procedurave e praktikave të institucioneve, që realizojnë arsimimin dhe stërvitjen individuale.

Në këtë shkrim kemi analizuar të gjitha institucionet e përgatitjes individuale dhe nga analiza kemi konstatuar problematikën, që mendojmë se duhet bërë objekt diskutimi në një rreth më të gjerë specialistësh. Mbi këtë bazë kemi dhënë edhe rekomandime konkrete, në ndonjë rast dhe me opsione, me qëllim gjetjen e rrugëve sa më efikase dhe pa rënë në gabime të përsëritshme.

Ne mendojmë se ekspozimi i problematikës reale që ka sot përgatitja individuale, por edhe rekomandimet që kemi dhënë do të shërbejnë si bazë për një diskutim të shëndoshë dhe për të marrë vendime të drejta.

Gjendja aktuale e arsimimit, stërvitjes dhe kualifikimit në FA

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi i personelit është pjesë integrale e sistemit të zhvillimit dhe të menaxhimit të tij. Në këtë kuptim KDS me institucionet e saj përfaqëson një sistem të plotë të arsimimit, stërvitjes dhe kualifikimit

individual, të zhvillimit të doktrinës dhe të mbështetjes së stërvitjes kolektive për Forcat e Armatosura.

Page 132: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

132

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

Ky sistem, i integruar në kuadër të një komande, ka për mision të realizojë ar-simimin dhe stërvitjen individuale të personelit të FA në përputhje me kërkesat e zhvillimeve moderne, duke synuar përgatitjen e personelit të FA për të përbal-luar kompleksitetin e misioneve të ardhshme në nivel kombëtar ose në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Arsimimi dhe stërvitja individuale për të gjitha kategoritë e personelit ushtarak fillon në Qendrën e Stërvitjes Individuale (QSI), ku të rekrutuarit kthehen nga qytetarë, në qytetarë në uniformë për të vazhduar, me institucionet e tjera, res-pektivisht në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” (AUS) dhe Akademinë e Nëno-ficerëve “Tomson” (ANO).

Përgatitja speciale për të gjitha kategoritë e personelit realizohet përsëri në një institucion të vetëm, në Shkollën e Trupës (SHT). Shkolla e Trupës shoqëron kuali-fikimin e personelit në specialitet për një pjesë të mirë të kurseve institucionale. Aty realizohet SIA për kategorinë “ushtar”, Kursi Bazë i Oficerit (O1) dhe Kursi i Avancuar i Oficerit (O2), si dhe pjesët praktike për KB dhe KA për kategorinë e nënoficerëve.

Kurset institucionale për zhvillimin e karrierës zhvillohen në AM dhe ANO. Ar-simimi në këto kurse zhvillohet “jonit” dhe në një pjesë të tyre marrin pjesë edhe civilë nga administrata dhe fushat e sigurisë e të mbrojtjes.

Në hierarkinë e arsimimit të personelit, kryesisht të oficerëve, dallojmë edhe një piramidë disi të veçantë për një pjesë të oficerëve të rinj, të cilët janë arsimuar kryesisht në vendet e NATO-s dhe në ato partnere. Ato e kanë realizuar edukimin fillestar ushtarak (pjesën e kthimit në ushtarë dhe formimin si oficerë) në aka-demitë, në të cilat janë arsimuar. Një pjesë e tyre kanë realizuar edhe specializ-imin për lloje armësh dhe shërbimesh në shkollat respektive. Ato janë një trupë e përzgjedhur oficerësh dhe nënoficerësh, të cilët sjellin jo vetëm eksperiencën nga vendet në të cilat janë arsimuar, por edhe devotshmëri e përkushtim për të realizuar detyrat në të cilat emërohen në FA.

Problemet e identifikuara në procesin e arsimimit, stërvitjes dhe kualifikimit Në arsimimin e oficerëve

Oficerët konsiderohen si një ndër kategoritë më të rëndësishme të personelit të FA. Misioni i trupës së oficerëve është udhëheqja, drejtimi dhe komandimi i strukturave ushtarake të FA në kushtet e paqes, krizës dhe të konflikteve ushtarake. Oficerët e FA duhet të jenë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësi drejtimi dhe komandimi, si dhe t’i ushtrojnë këto përgjegjësi me kompetencë të lartë profesionale dhe në të gjitha situatat.

Page 133: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

133

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

Përgatitja e një trupe oficerësh, që të jetë e aftë për të përmbushur me sukses këtë mision, është një sfidë e madhe që kërkon, në radhë të parë, të konsolidohen institucionet që realizojnë arsimimin dhe kualifikimin e tyre.

Në këtë kuadër, pa u ndalur në arritjet që janë të padiskutueshme, do të vëmë theksin në disa shqetësime, të cilat duhet të gjejnë zgjidhje.

Arsimimi i oficerëve të rinj

Në vitin 1994 filloi transformimi i programeve të përgatitjes së oficerëve të rinj. AU “Skënderbej”, si institucioni i përgatitjes së këtyre oficerëve me një program 3-vjeçar të mirëfilltë ushtarak, të ndjekur nga një studim akademik në universitetet e vendit, nuk arriti të realizojë plotësisht misionin e saj, për shkak të gjetjes së rrugëve për programin universitar, të kohëzgjatjes dhe kostos shumë të lartë. Në fillim të viteve 2000 u mendua të ecej në një rrugë tjetër, që supozonte studim universitar, të shoqëruar me një program të përgjithshëm ushtarak, në një insti-tucion të vetëm dhe kështu në vitin 2004, pas gati 2 vjet diskutimesh, u hap Uni-versiteti Ushtarak “Skënderbej”. Në vitin 2008 patëm të diplomuarit e parë nga ky Universitet, të cilët pasi morën dhe specialitetin në Shkollën e Trupës, kanë marrë detyrat në repartet e ndryshme të FA.

Nga Shtatori i vitit 2009 kemi kaluar në një kurs tjetër veprimi, kemi transferuar studimin akademik në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe në atë Politeknik, me arsyetimin e një cilësie më të mirë të realizimit të programit, të akreditimit akademik të diplomës dhe të kostove të larta, në kushtet kur numri i oficerëve të rinj për FA është dhe do të jetë modest. Ndërkohë jemi në fazën e vendimmarrjes për një model të ri të rekrutimit dhe arsimimit të oficerëve të rinj.

Po kështu, shumë i diskutueshëm gjatë këtyre viteve, ka qenë edhe raporti i përgatitjes akademike me atë ushtarake. Kurrikula akademike është parë si një paketë që do t’i jepet oficerit të ri jo vetëm në planin intelektual, por edhe që ajo t’i shërbejë pasi të ndërpresë karrierën ushtarake. Ndërkohë, në këtë pikë ka pasur edhe diskutime të tjera që e vinin theksin në nevojën e një kurrikule, të fokusuar kryesisht në interes të detyrave të ardhshme në FA.

Po kaq i diskutueshëm dhe në lëvizje kanë qenë programi dhe edukimi ushtarak, që realizohet me oficerët e rinj, duke kombinuar përvoja nga shumë vende të ndryshme me përvojën dhe traditën e tonë, e cila ka sjellë, në disa raste, konfuzion dhe pakënaqësi në raportin e asaj që oficerët e rinj kanë dhënë, me atë të cilën kemi pritur nga një oficer i ri.

Një kategori tjetër oficerësh të rinj vijnë nga akademitë e vendeve të NATO-s dhe nga ato të vendeve mike, në kuadrin e planeve të bashkëpunimit dhe të realizuara

Page 134: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

134

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

në vitet e tranzicionit. Vlerat e këtyre oficerëve janë të padiskutueshme, por edhe kjo kategori, duke qenë e arsimuar në vende të ndryshme, sjell në FA modele të ndryshme, gjë e cila ndikon dukshëm në konsolidimin e trupës së oficerëve.

Nisur edhe nga përvoja e vendeve të tjera, edukimi fillestar i oficerit realizohet nën përgjegjësinë kombëtare. Nga ana tjetër, në kushtet e reja të krijuara pas hyrjes në NATO, do të rriten shumë edhe kostot e arsimimit të oficerëve jashtë shtetit.

Një problem i evidencuar në arsimimin e oficerëve të rinj është edhe rekrutimi i tyre. Gjatë këtyre viteve janë aplikuar modele të ndryshme dhe në shumë raste, futja në FA është parë si vend punësimi. Kjo ka sjellë në shumë raste pasoja në cilësinë dhe disiplinën e tyre, deri dhe në braktisjen e detyrës, kur shërbimi në FA nuk ka kënaqur prirjet e dëshiruara të tyre.

Përgatitja e oficerëve të rinj në specialitete

Në kushtet e një force të vogël është shumë e vështirë të mbash një shkollë trupe që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave për specialitete të nevojshme në FA. Në këto vite tranzicioni edhe struktura e përgatitjes profesionale ka pësuar ndryshim të vazhdueshëm. Në fillim u ngritën 5 shkolla nën autoritetin e komandave të forcave, të cilat kaluan nën një shkollë të vetme me departamente që mbulonin forcat dhe shërbimet kryesore në FA. Kjo u realizua me arsyetimin e unifikimit të koncepteve të arsimimit, por dhe të mundësive, gjithnjë e më të kufizuara në pikëpamje të kostos dhe burimeve materiale e njerëzore, që kishin forcat.

Reduktimi i vazhdueshëm nga shkolla në departamente, dhe në përbërje të tyre seksione që mbulojnë shërbime të tëra me një numër minimal personeli dhe bu-rimesh, ka dëmtuar ekspertizën dhe cilësinë në këtë institucion. Nga ana tjetër kalimi i SHT në vartësi të KDS-së, në disa raste ka çuar edhe në shkëputje të lid-hjeve me forcat dhe shërbimet në FA. Kjo duket edhe në rezistencën që bëhet nga komandat e forcave, në shumë raste, për të mos lejuar specialistët më të mirë për të shërbyer në SHT.

Një problem tjetër i evidencuar këto vite është edhe investimi i pakët në in-frastrukturën e SHT. Këtë e kanë sjellë, sa konfuzioni konceptual për të ardhmen e saj në pikëpamjen e vartësisë, aq edhe mundësitë reale për specialitet që duhet të përgatisim në këtë shkollë.

Arsimimi për zhvillimin e karrierës së oficerit

Arsimimi për zhvillimin e karrierës realizohet kryesisht në AM, por edhe në shkollat e vendeve të NATO-s e në ato të vendeve mike nëpërmjet planeve të bashkëpunimit. Arsimimi në AM është konsoliduar dhe mbështet avancimin në karrierë të oficerëve. Akademia funksionon me të gjitha kurset dhe pikat e saj

Page 135: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

135

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

kulmore janë njohja e programeve të saj për KKSHP dhe KLO në nivel master nga MASH, pjesëmarrja e oficerëve nga vendet e rajonit në KLSM etj.

Megjithatë, edhe në arsimimin për avancimin në karrierë evidencohen probleme, eliminimi i të cilave do të rrisë cilësinë e arsimimit në këtë institucion.

Problemi i parë që evidencohet në kushtet e nivelit të arsimimit në AM (cikli •i tretë i studimeve për dy kurse) është involvimi në Ligjin për Arsimimin e Lartë në RSH.Planëzimi afatmesëm dhe afatgjatë i kurseve dhe i sasisë së akademistëve që •do të marrin pjesë në këto kurse, pasi janë hasur probleme që tregojnë për mungesa e paqartësi në planëzim.Probleme janë shfaqur, në ndonjë rast, edhe për cilësinë e akademistëve që •vijnë në Akademi. Përzgjedhja duhet të jetë shumë e studiuar, jo vetën në pikëpamje të cilësive të kandidatit, por dhe të perspektivës që ata garantojnë. Ne jemi ballafaquar në këto vite me raste kur me përfundimin e studimeve në AM apo dhe në shkolla të tjera jashtë vendit, ka dalë urdhri për dalje në rezervë të tyre.Kualifikimet jashtë vendit në shumë raste janë bërë të pastudiuara dhe jo në •interes të detyrave të ardhshme. Në shumë raste rendet për t’i plotësuar ato pa vizionin e duhur.Një problem i evidencuar është edhe rendja pas kurseve në Akademi. Këtë e ka •sjellë në një farë mase edhe ndërvarësia shumë e prerë midis arsimimit dhe ecjes në karrierë, duke e kthyer atë në disa raste në qëllim në vetvete. Është krijuar një tendencë te disa oficerë që nuk lënë kurs pa aplikuar, sepse kështu mund të marrin gradat e radhës.Akademia në këto vite ka funksionuar me kurset institucionale dhe seminare •e kurse të tjera sipas nevojave në FA, por kohët e fundit evidencohet nevoja për kurse të funksioneve në shtab (J1 - J9).

Arsimimi dhe kualifikimi i nënoficerëve

Sistemi i arsimimit të nënoficerëve mund të konsiderohet i konsoliduar në vendin tonë. Ai ka dhënë një ndikim shumë pozitiv në vendosjen e karrierës së nënoficerit, në standarde të vlerësueshme dhe vetëzhvilluese. Mirëpo, ndërsa është kështu, ai mund të futet në të njëjtat vështirësi, si i oficereve të rinj, nëse nuk parandalohen disa probleme të vëna re.

Trajtimi i arsimimit të nënoficerit thjesht si një problem social, si një mundësi për të rritur kohëqëndrimin në FA, ka thelluar hendekun ndërmjet, kritereve ligjore për zhvillimin e karrierës së nënoficerit, sipas gradës dhe mundësisë se absor-

Page 136: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

136

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

bimit të këtyre nga funksionet organike te strukturave te FA. Mungesa e një plani konkret arsimimi, si dhe transparenca përkatëse në ndjekjen dhe realizimin e tij, është ndër pikat më delikate të këtij sistemi.

Ky fakt evidencohet edhe në fryrjen e strukturave të FA me funksione që përkojnë me grada të larta të nënoficerit duke vështirësuar vetë sistemin e kurseve të arsimimit, si në ANO ashtu edhe në Shkollën e Trupës.

Trajtimi i arsimimit si qëllim në vetvete ka krijuar probleme edhe në lidhjen logjike të sistemit të kurseve të arsimimit dhe programeve përkatëse të tyre. Politika e arsimimit, por edhe ligji, e kanë të përcaktuar lidhjen logjike të programeve të arsimimit ndërmjet ANO dhe Shkollës Trupës, por realisht këto institucione ndeshen me vështirësi për të realizuar praktikisht koherencën e arsimimit me eksperiencën dhe përmbajtjen që ofrohet.

Përpjekja për të kryer sa të jetë e mundur të gjithë kurset e arsimimit institucional, pavarësisht nga kohëqendrimi në gradë apo funksion, ka krijuar probleme, qoftë në shkëputjen e programeve nga eksperienca përkatëse, ashtu edhe nga rënia në përsëritje, nga njëri institucion në tjetrin. Kështu, subjektivizmi në vlerësimin e karrierës së nënoficerit është ende i pranishëm dhe me ndikim në sistemin e arsimimit.

Ligji e ka të përcaktuar se zhvillimi i karrierës ka dy linja, atë të specialitetit dhe atë të drejtimit, dhe në përputhje me ketë, janë ngritur e funksionojnë institucionet e arsimimit dhe sistemi i kurseve përkatëse në ANO dhe SHT.

Këto kurse janë konceptuar në një raport të drejtë ndërmjet programeve të përgjithshme, të formimit si drejtues dhe në ato speciale në përputhje me llojin e funksionit në FA. Mungesa e planit të arsimimit perspektiv për gjithë karrierën e nënoficerit dhe në momente të caktuara edhe nga mungesa e kapaciteteve përkatëse në SHT, apo shkeljet e tjera të karakterit subjektiv, nënoficeri për të mos rrezikuar karrierën, ka ndjekur kursin e radhës në ANO ose një kurs tjetër jo të specialitetit të tij në SHT. Kështu, ndërsa ka marrë gradën e radhës në përputhje me kërkesën e ligjit për një specialitet përkatës, ka ndjekur një kurs tjetër në ANO, që s’ka lidhje me karrierën e funksionit të tij dhe kjo vetëm për të plotësuar formalisht një kriter ligjor.

Një fenomen tjetër, i vënë re në karrierën e nënoficerit, është tendenca për të ekuivalentuar arsimimin institucional me çfarëdo lloji arsimimi tjetër, mjaftojnë kohëzgjatja dhe vendi i zhvillimit për të vlerësuar përparimin në gradë. Ky është shmangur deri diku, si fenomen i përgjithshëm, por si koncept është i pranishëm, përderisa përpjekjet për ta aplikuar atë vazhdojnë në forma nga më të ndryshmet.

Page 137: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

137

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

Arsimimi sipas specialitetit ka qenë më problematiku për zhvillimin e karrierës së nënoficerit. Kjo për faktin se edhe në ligjin ekzistues, ka një paqartësi në këtë drejtim. Ndërsa ligji përcakton se përparimi në gradë (neni 19, pika 1, 2 e ligjit “Për gradat dhe Karrierën”), për të gjithë specialitetet, nuk bëhet sipas kritereve të arsimimit, por sipas kualifikimeve përkatëse të funksionit që mban, shumë nënoficerë e kanë pasur të pamundur kryerjen e këtij arsimimi për pamundësinë e institucionit për ta ofruar në kohë këtë arsimim/kualifikim, duke rrezikuar përparimin në gradë. Kjo ka bërë që shumë specialistë të mirë e të kualifikuar të rrezikojnë daljen në lirim. Kualifikimi për njohjen e gjuhës së huaj ngelet problematik për trupën e nënoficerëve megjithëse ka përmirësime. Ende ai nuk është bërë pjesë e programeve të arsimimit, jo si kriter për individin, por si kriter për institucionin, i cili është i detyruar të ofrojë për secilin mundësi reale motivimi.

Stërvitja individuale dhe kualifikimi i ushtarëveQSI realizon Stërvitjen Bazë për të gjitha kategoritë e personelit ushtarak dhe kthimin e tyre nga qytetarë në qytetarë në uniformë.

Realisht kjo njësi ka krijuar një eksperiencë të kënaqshme, pasi edhe rezultatet e saj kanë qenë të prekshme nga strukturat e tjera të FA. Shqetësues ka qenë fakti se jo të gjithë rekrutët e mobilizuar janë stërvitur e trajnuar në këtë Brigadë për mungesë kapacitetesh dhe për këtë janë ngritur dhe kanë funksionuar edhe qendra të tjera stërvitore në vartësi të komandave të forcave, çka në jo pak raste është shoqëruar me probleme të standardizimit dhe cilësisë së stërvitjes. Me kalimin në forcë profesioniste, ky problem është kapërcyer dhe janë kapacitetet për të stërvitur të gjitha kontingjentet e ushtarakëve që rekrutohen në FA.

Ndërsa është bërë hap i mirë në drejtim Stërvitjes Bazë (SB), Stërvitja Individuale e Avancuar (SIA) ka ngelur pa autoritetin përkatës të përgjegjësisë. Kështu, ndërsa në politikën e arsimimit këtë përgjegjësi e ka SHT, realisht ajo është realizuar pranë njësive dhe reparteve, të cilat janë shndërruar në këtë mënyrë në institucione ar-simimi. Ky fenomen ka dëmtuar cilësinë dhe standardizimin e stërvitjes, por dhe ka ngarkuar me përgjegjësi të panevojshme njësitë dhe repartet e ndryshme të FA. Përgjegjësia e tyre është stërvitja kolektive sipas listës së detyrave themelore të misionit.

Me gjithë investimin e madh të bërë këto vite në BrSB në Bunavi, synimet tona në drejtim të infrastrukturës stërvitore janë ende të pa plotësuara. Problemet e poli-goneve, të pronësisë mbi to dhe të shumë problemeve të tjera infrastrukturore do të kërkojnë një angazhim të madh edhe për disa vite në këtë njësi të rëndësishme të prezantimit të parë edhe të imazhit të FA.

Page 138: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

138

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

Rekomandime dhe propozime

Arsimimi i oficerëve të rinj

Funksionimi i Akademisë Ushtarake “Skënderbej” duhet të bëhet nëpërmjet disku-timeve për modelin e formimit, programin që do të realizojë dhe aspekte të tjera, të cilat duhet të gjejnë konsensus të gjerë për të pasur stabilitet afatgjatë.

Bazë e rekrutimit të kandidatëve të mundshëm për oficerë të jenë nxënësit e përzgjedhur për këtë qëllim nga kontingjentet që fillojnë studimet në universitetet e vendit, si rrugë e parë dhe si rrugë e dytë personat që posedojnë një diplomë të nivelit të parë (DNP).

Për kandidatët që rekrutohen sipas rrugës së parë, Ministria e Mbrojtjes siguron bursa studimi, merr përsipër sigurimin shëndetësor dhe përfitime të tjera me qëllim sigurimin e kandidaturave cilësore për trupën e oficerëve të ardhshëm.

Ne do të rekomandonim rrugën e parë të rekrutimit nisur dhe nga ideja se do të gjenden gjithmonë 80-100 djem e vajza, plotësisht të motivuar për të shërbyer në FA, duke marrë parasysh privacionet që ka ky shërbim ndaj atdheut. Në të kundërtën, ne kemi rezerva për rrugën e dytë, nisur dhe nga modeli i sistemi ar-simor në vend, ku mund të ndodhë që FA të shihen si mundësi punësimi për ato kandidatë që nuk do të mund të plotësojnë studimet e plota universitare (DND).

Koncepti ynë i edukimit dhe i përgatitjes së oficerëve të rinj është ai i realizimit, kryesisht në akademinë tonë, me përjashtime shumë të rralla. Ai përfshin një program të mirëstudiuar ushtarak 12 mujor nën përgjegjësinë e Akademisë Ush-tarake “Skënderbej” dhe një përgatitje 8 - 10 mujore në varësi të specialitetit në SHT ose dhe jashtë vendit, për specialitete të rralla. Arsimimi në Akademi do të përbëjë një pjesë të arsimimit të përgjithshëm, në total 6 muaj, i cili do të shoqërojë kurrikulën akademike, pasditeve, në fundjavë dhe në pushimet semestrale gjatë kohës së studimeve universitare, për rrugën e parë dhe një periudhë po 6 mujore në Akademi për arsimimin si oficerë. Ndërsa për rrugën e dytë (pas përfundimit të studimeve) arsimimi për të dy pjesët do të realizohet pa ndërprerje.

Në dy vitet në vazhdim priten të titullohen mbi 400 oficerë të rinj, një numër relativisht i madh për mundësitë absorbuese të strukturave tona të FA. Ndërkohë, për të përballuar këtë fluks, propozojmë të ndërpresim rekrutimin e kandidatëve të rinj për një periudhë të arsyeshme 1-2 vjeçare dhe pas kësaj të fillojmë re-krutimin sipas njërës nga dy rrugët e propozuara. Strukturat planëzuese në SHP ndërkohë të bëjnë përllogaritje të sakta për nevojat që ka forca dhe mbi këtë bazë të propozojnë kohën e fillimit të rekrutimit dhe sasinë e nevojshme për kandidat për oficerë të rinj.

Page 139: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

139

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

Arsimimi për zhvillimin e karrierës

Duke qenë se arsimimi në AM, në pjesën më të madhe të kurseve i ka të gjitha tiparet e arsimimit pasuniversitar, duhet që në kohën më të shkurtër arsimimi në AM të përfshihet në Ligjin për Arsimin e Lartë në RSH.

Duke u bërë subjekt i trajtimit të këtij Ligji, Akademia e Mbrojtjes do të ishte pjesë integrale e zhvillimeve që ndodhin në këtë fushë, do të mbështetej më mirë nga MASH për probleme të ekuivalentimit të diplomave, të cilësisë bazuar në stan-dardet dhe kërkesat e Kartës së Bolonjës, sidomos tani që Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) dhe Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) zhvillohen në nivel “master” në fushat e Mbrojtjes e të Sigurisë.

Një risi që sjell Ligji i ri është edhe sigurimi i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Kjo arrihet nëpërmjet Vetëvlerësimit që bëhet nga Njësia e Sigurimit të Cilë-sisë së Brendshme në AM, dhe nga Vlerësimi i Jashtëm që realizohet nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe që siguron standardin kombëtar për nivelin e studimit. Të gjitha këto argumentojnë edhe njëherë nevojën e amendimit të ligjit në fjalë.

Po kaq e rëndësishme është edhe ndjekja e tendencave bashkëkohore të pro-grameve që zhvillohen në akademitë e vendeve të NATO-s, për t’ju përgjigjur ope-racioneve të ardhshme si dhe nevojës që kanë FA për plotësimin e funksioneve të ndryshme në shtabet e NATO-s. Kjo do të kërkojë bashkëpunim më të mirë me këto shkolla dhe përzgjedhjen e oficerëve më të mirë si mësimdhënës në Akademi.

Kriteret për trupën mësimdhënëse duhet të plotësojnë standarde të larta akade-mike dhe propozojmë që departamentet mësimorë në AM të jenë përcaktues në përzgjedhjen e tyre.

Në AM të hapen dhe të funksionojnë kurse funksionale për shërbime në shtab sipas nevojave të FA. Në vitin në vazhdim, po punohet për një program të tillë në duke bashkëpunim me ACT, e cila ka ofruar një plan për përgatitjen e kurrikulës dhe përgatitjen e personelit mësimdhënës. Kështu do të bëhet e mundur të hapen kurse afatshkurtra për funksionet J1 dhe J4 në shtabe.

Rekomandime për përgatitjen speciale

Shkolla e Trupës është identifikuar si thembra e Akilit në reformën e përgatitjes profesionale të FA. Për vetë misionin shumë të rëndësishëm që ka ajo duhet të luajë jo vetëm rolin e shkollës ku mësohen specialitetet e ndryshme të FA, por njëkohësisht duhet të luajë edhe rolin e qendrës së ekspertizës për shumë probleme të rëndësishme të FA. Kjo mund të realizohet duke fuqizuar disa seksione që sot mbulojnë shërbime të tëra me ekspertë të mirëfilltë për specialitetet kryesore, të

Page 140: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

140

Arsimimi, stërvitja dhe kualifikimi në Forcat e Armatosura

cilët krahas kualifikimit të kategorive të personelit që do të realizojnë në kurset e ndryshme do të shërbejnë edhe si bërthama ekspertize. Shkolla e trupës në bashkëpunim me komandat e forcave të punojnë për identifikimin e eksperteve më të mirë që ekzistojnë në FA për ti emëruar në departamentet dhe seksionet përkatëse.

Shkolla e Trupës duhet të përqendrohet në disa specialitete kryesore, për të cilat ekziston realisht ekspertiza e mjaftueshme dhe që kostot janë të justifikueshme për specialitete të tilla si këmbësori, artileri, xhenio, MADM, logjistikë, ndërlidhje, transport, armatim - municion, polici ushtarake, detari, teknikë ajrore, mbrojtje ajrore etj. Edhe për këto specialitete, për të cilat mendohet se ekziston ekspertiza, nevojat për një pjesë të tyre nuk do të jenë të përvitshme, prandaj frekuentimi i tyre të bëhet periodik.

Disa specialitete të tjera që kërkojnë investime shumë të mëdha në personel dhe infrastrukturë, dhe për të cilat gjenden shkolla profesionale të ngritura, publike dhe private, të transferohen pranë këtyre shkollave për kurset e nevojshme. Do të përmendnim këtu specialitete të tilla si motorist, xhenerik, elektroaut, sekretari, teknik kompjuteri, administrator rrjetesh, elektricist, hidraulik, saldator etj.

Grupi i tretë i specialiteteve të rralla dhe shumë të kushtueshme në pikëpamje infrastrukturore si pilot, polumbar, praktikë detare etj., mund të realizohet në institucionet arsimore jashtë vendit.

Rekomandime për arsimimin e nënoficerëve

Arsimimi i nënoficerit duke u mbështetur edhe në vlerësimet e marra deri tani, ka të gjitha mundësitë që të ruajë një trend shumë të mirë për të thelluar rezultatet e për të qenë atraktiv për zhvillimin e karrierës së nënoficerit.

Për të shmangur përplasjet e panevojshme dhe për të ofruar sa më shumë përmbajtjen e arsimimit me eksperiencën e gradës pasardhëse të arsimimit të nënoficerit, kurset e konceptuara në ANO dhe SHT të zhvillohen brenda një hapësire kohore.

Në kushtet e problematikes për arsimimin special të nënoficerit, strukturat e personelit në bazë edhe të TOP, duhet të identifikojnë dhe planifikojnë nevojat përkatëse të funksioneve speciale, në bazë të së cilës Shkolla e Trupës harton programet dhe ofron kurset përkatëse të kualifikimit duke shmangur rrjedhjen e specialisteve më të mirë nga FA.

Forcimi i autoritetit të institucioneve të arsimimit në kuadrin e KDS-së është themelore për sistemin e arsimimit në FA. Për këtë arsye konceptet që shoqërojnë disa njësi e reparte për të hartuar programe e hapur kurse arsimimi janë sa të pakuptimta, dhe gjithashtu e shpërqendrojnë kontrollin dhe përgjegjshmërinë

Page 141: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

141

Kolonel Nexhbedin Shehu, Kolonel (R) Dr. Simon Gega

institucionale të arsimimit. Kjo nuk mund të aplikohet qoftë edhe për probleme e specifika të veçanta pa një bashkëpunim me ANO dhe SHT. Në këtë kontekst aplikimi i ETL duhet të jetë objekt i aplikimit në të ardhmen për të mbuluar të gjithë tematiken e problemeve që kanë FA.

Arsimimi i nënoficerëve në fushën e gjuhës së huaj deri tani është parë si kriter për t’u vlerësuar në relacion me të tjerët ose si kriter pranimi në kurs. Ka ardhur koha që kursi i gjuhës së huaj të përfshihet si pjesë themelore e kursit, sidomos në Kursin Fillestar. Kështu, konceptimi i Kursit Fillestar me dy module kryesore, të gjuhës së huaj dhe të drejtuesit të grupit/nëntetarit, do të ishte një start shumë i mirë për zhvillimin cilësor të karrierës së ardhshme të nënoficerit.

Për të eliminuar ose zbutur efektet negative të planëzimit të sistemit të kurseve të arsimimit është i nevojshëm rishikimi i funksioneve organike të strukturës së FA, duke vendosur një raport të drejtë ndërmjet funksioneve, gradës dhe sistemit të kurseve të arsimimit për zhvillimin normal të karrierës së nënoficerit.

Rekomandime për Stërvitjen Bazë (SB)

Duke filluar nga janari i këtij viti në Bunavi stërviten vetëm profesionistë nga të gjitha kategoritë e personelit ushtarak të FA, që do të thotë një numër më i vogël rekrutësh që futen çdo vit në FA. Nga ana tjetër, përvoja e mirë që u krijua nga kjo Brigadë stërvitjeje, duhet shfrytëzuar për të përqendruar në një qendër të vetme edhe Stërvitjen Individuale të Avancuar. Kjo do të unifikonte këtë fazë shumë të rëndësishme të stërvitjes individuale, do të kursente energji dhe fonde, do të konsolidonte më tej këtë njësi stërvitore. Pra ne rekomandojmë që Stërvitja Bazë (SB) dhe Stërvitja Individuale e Avancuar të zhvillohen nën një institucion, në QSI.

Ndryshe nga deri më tani, faza e Stërvitjes Individuale do të shërbejë edhe si një periudhë prove për të rekrutuarit në FA, dhe kontratat që duhet të lidhen në QPR, të jenë provizore, dhe rekrutët vetëm pasi të jenë certifikuar për të dy fazat, të titullohen nga Komandanti i Njësisë “ushtarë”, dhe t’u jepet grada e parë sipas ligjit të gradave dhe karrierës.

QSI duhet të ketë edhe fondin financiar të pagesës së gjithë personelit që stërvitet gjatë kësaj periudhe në të dy fazat e stërvitjes. Kjo do t’u vijë në ndihmë kontingjenteve që stërviten, pasi dhe kohëqendrimi në këtë njësi shkon gati në pesë muaj.

Emërimi dhe shpërndarja e personelit që kanë asimiluar këto faza stërvitjeje të bëhet nga Qendra e Personel Organizimit, mbi bazën e planëzimit të Drejtorisë së Personelit në SHP.

Page 142: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

142

Procesi i rekrutimit në shërbim të misionit të FA

Procesi i rekrutimit në shërbim të misionit të FA

Kolonel Zihni GoxhajKomandant i Qendrës së Personel Rekrutimit

[email protected]

Abstrakt. Në ketë artikull autori jep një përshkrim të shkurtër të Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR), në Forcat e Armatosura. Gjithashtu autori me këtë rast, shpreh disa rekomandime për ngritjen e perfeksionimin e sistemit të rekrutimit në FA dhe rolin e Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR) në këtë proces. Çfarë është QPR e Shtabit të Përgjithshëm të FA? Me çfarë po merret kjo Qendër tani? Si do të jetë e ardhmja e rekrutimit në FA në perspektivë, objektivat, rrugët që do të ndiqen, dhe problemet që kërkojnë zgjidhje.

Procesi i rekrutimit në FA dhe roli i Qendrës së Rekrutim Personelit

Prioriteti i veprimtarisë së QPR ka qënë, është dhe do të jetë edhe në vazhdim menaxhimi i personelit. Rëndësia e këtij prioriteti ka buruar dhe buron nga kërkesa për të rekrutuar, arsimuar, kualifikuar, graduar dhe emëruar në funk-

sione organike personelin e nevojshëm që kërkon realizimi i suksesshëm i misionit që ka nënreparti, reparti, njësia, komanda në kuadër të Forcave të Armatosura dhe të misionit të tyre në kushte paqe dhe në situatë operacionale e luftarake. Vetiu këto kanë kërkuar dhe shtrojnë si domosdoshmëri vlerësimin dinjitoz të të gjithë atyre aspekteve që përfshin menaxhimi i personelit në FA.

Si gjithçka që ka një pikënisje, edhe menaxhimi i personelit në FA ka pikënisjen e vetë. Kjo pikënisje është rekrutimi, që ka të bëjë me tërheqjen në radhët e FA e të rinjve të arsimuar, të motivuar, me kualitete të spikatura morale e fizike, me ob-jektiva të qarta për të ardhmen, me kërkesa të larta ndaj vetes dhe organizatës.

Në vetvete rekrutimi nënkupton programin e thithjes dhe përfshirjes në FA të shtetasve që me vullnetin e tyre të lirë, nënshkruajnë kontratën për të kryer detyra në interes të plotësimit të misionit që kanë FA.

Po kështu ai përbën një proces me burime të përshtatshme, në mënyrë që tu ofrojë rekrutëve ushtarë, nënoficerë, oficerë dhe civilë të mundshëm, bonuse tërheqëse, një grup variantesh përzgjedhjesh, specialitete profesionale sipas nevojave të

Page 143: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

143

Kolonel Zihni Goxhaj

FA, dhe stimuj të tjerë për të rritur tërheqjen drejt nënshkrimit të kontratës për shërbim ushtarak.

Rekrutimi si një program i thithjes dhe përfshirjes së shtetasve në radhët e FA i adresohet katër kontingjenteve:

Kontingjentit të ushtarëve profesionistë që s’janë tjetër veçse shtetas të punë-•suar si ushtarë profesionistë me pagesë me kontratë 3 deri në 6 vjet. Kontingjentit të nënoficerëve që vijnë nga radhët e ushtarëve profesionistë •në tërësi dhe nga radhët e universitarëve për disa nga specialitetet që kanë nevojë FA. Kontingjentit të tretë, atij të oficerëve nga universitetet si dhe atyre me arsim •të lartë. Kontingjentit që nuk i përket drejt për së drejti sferës ushtarake, pra punësimit •të punonjësve civile që përfshin struktura organike e FA.

Për shkak të këtyre programi i rekrutimit është i përbërë nga dy procese. Procesi i parë ka të bëjë me futjen ose rekrutimin në FA të ushtarëve të rinj, •ushtarëve që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak (SHDUA) dhe studentët për oficerë. Procesi i dytë i përket mbajtjes ose rikontraktimit në shërbim ushtarak të •kontingjenteve të mësipërme ushtarake.

Rekrutimi si proces me burime të përshtatshme përfshin një gamë të gjerë aspek-tesh që kanë dhe luajnë rolin e tyre të padiskutueshëm në realizimin e qëllimit të rekrutimit. Për këtë arsye në QPR ekziston një sektor i veçantë që përfshin krahas zyrës së rekrutimit edhe atë të marketingut dhe të kontroll-pranimit, që kanë për objekt realizimin e suksesshëm të këtij procesi, dhe që synon tu ofrojë kontingjenteve që përfshihen në radhët e FA fillimisht bonuse tërheqëse për tu pu-nësuar në këtë sektor të veçantë, dhe të rëndësishëm të shoqërisë dhe të shtetit.

Në këtë kontekst rol determinant ka dhe luan marketingu.

Për këtë roli i përket zyrës së marketingut e cila ka për objektiv prezantimin e vler-ave dhe avantazheve që ka punësimi, dhe të shërbyerit në FA, si dhe përsa i përket dinjitetit e personalitetit individual aq edhe plotësimit të nevojave ekonomiko financiare jo vetëm për periudhën e të shërbyerit në FA, por edhe pas ndërprerjes së kontratës së shërbimit në to.

Ky është një mision që kjo zyrë e ka kryer me përkushtim që prej krijimit të QPR, por çështja është se stadi i ri i zhvillimit të shoqërisë dhe i FA, kërkon që kjo punë të intensifikohet dhe të përsoset në përputhje me këtë stad dhe të problematikës së tij. Kjo, si një nevojë për kompletimin e nënreparteve, reparteve, njësive, komandave dhe në tërësi të FA me element cilësorë në të gjitha pikëpamjet që përfaqëson qenia ushtarak dhe pjesëtar i një Force të Armatosur e një vendi anëtar të NATO-s.

Page 144: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

144

Procesi i rekrutimit në shërbim të misionit të FA

Aspekti tjetër i rëndësishëm i rekrutimit si një proces ka të bëjë me ofrimin e një sërë variantesh për zgjedhje.

Rekrutimi në shërbimin e FA, pavarësisht se përfshihet në emërtimin ushtarak, ofron zgjedhje të ndryshme. Ai ofron mundësinë e përzgjedhjes për të shërbyer në radhët e Forcave Tokësore si në forcat komando apo të reagimit të shpejtë, por edhe në Forcat Detare e Ajrore, si dhe në Logjistikë dhe Doktrinë e Stërvitje. Në tërë këtë gamë secili zgjedh dhe vendos vetë në individualitet se ku preferon të rekru-tohet. Përveç këtyre ofron edhe një seri përzgjedhjesh në shërbime e profesione të veçanta e më specifike sikurse janë ato të ekonomisë, financës, komunikimit, shëndetësisë, zbulimit, xhenios, artilerisë, kimisë apo ruajtjes së objekteve. Të gjitha këto përbënë një shans përzgjedhje në përshtatje me preferencat, pasionit por edhe të aftësive dhe cilësive individuale të gjithsecilit.

Aspekti tjetër i rëndësishëm i rekrutimit si proces që rrit tërheqjen e shtetasve drejt nënshkrimit të kontratës për të shërbyer në FA, është se garanton edhe mjaft stimuj motivues që kanë të bëjnë si me mbrojtjen e trajtimin e veçantë të tij si individ, por edhe të familjes.

Nuk duhet harruar se ushtaraku si pjesëtar i FA që kanë pozitë Kushtetuese gëzon e trajtohet me status të veçantë të ushtarakut. Ky status ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të shoqërisë që shërbejnë në sektorët publikë e shtetërorë u merr në mbrojtje personalitetin, dinjitetin, mirëqenia dhe familja. Këto i bëjnë të mundur nëpërmjet garantimit të një sërë të drejtash, si gjatë shërbimit aktiv, edhe kur del në rezerve, lirim a pension, dhe këtu përfshihen:

E drejta për punë të garantuar; mbrojtja nga shteti në kryerjen e detyrave të ngarkuara; trajnimi, kualifikimi, ndjekja e studimeve në institucionet arsimore, ushtarake ose civile, brenda dhe jashtë vendit; Trajtimi me banesë; E drejta për pushim; Kur lirohet nga shërbimi në Forcat e Armatosura për arsye shëndetësore, përfiton trajtim financiar deri në punësimin e tij ose deri në daljen në pension pleqërie; E drejta e pushimit në shtëpitë e pushimit; Trajtimi shëndetësor falas edhe për pjesëtarët e familjes që janë në ngarkim të tij, Mbrojtja e veçantë ligjore gjatë kryerjes së detyrës dhe për shkak të saj, si gjatë shërbimit aktiv dhe në rezervë i garantohet mbrojtja e veçantë ligjore..; etj.

Përveç këtyre ushtarakëve u garantohen edhe sigurime shoqërore suplementare kur dalin në rezervë, lirim a pension.

Objektivat e rekrutimit të ushtarëve profesionistë

Viti 2010 shënon një hap të rëndësishëm lidhur me personelin dhe menaxhimin e tij. Për këtë vit objektivi i rekrutimit është kompletimi i FA në përputhje me strukturën organike dhe kërkesat specifike të saj për çdo nënrepart, repart, njësi e komandë.

Page 145: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

145

Kolonel Zihni Goxhaj

Ndër objektivat prioritarë është zëvendësimi i plotë i shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv me shërbimin vullnetar profesionist, si dhe ngritja e nivelit cilë-sor të personelit të rekrutuar në lartësinë e standardeve të kërkuara nga qënit anëtarë i NATO-s. Ky objektiv përbën edhe një nga shtyllat e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të FA.

Për realizimin me sukses të këtyre objektivave janë programuar:

Ndryshimi dhe përmirësimi i nevojshëm ligjor për rekrutimin;•Menaxhim më i mirë i personelit të rekrutuar;•Mbështetje sociale e financiare për motivim të plotë në kryerjen e detyrave, •amortizimin e privacioneve e kapërcimin e vështirësive;Arsimim e trajnim bashkëkohor e cilësor;•Rruge tjetër do jetë edhe mbështetja dhe mbajtja në shërbim nëpërmjet •konkurrencës individuale e më të aftët, më të kualifikuarit, më të përkushtu-arit dhe më të kompletuarit si individ, si personalitet qytetar e ushtarak, dhe me dije e kulturë;Vend të rëndësishëm do zërë marketingu dinamik, i gjerë dhe i shumëfishtë •në bashkëpunim të ngushtë me median e shkruar dhe elektronike si dhe me institucionet publike e shtetërore jashtë dhe brenda strukturave të FA.

Të gjitha këto së bashku dhe veç e veç do mundësojnë kapërcimin e vështirësive që paraqiten në realizimin e rekrutimit dhe menaxhimit të personelit, siç janë heqja dhe zëvendësimi i ushtarëve të shërbimit të detyrueshëm me ushtarë pro-fesionistë, por edhe përzgjedhja e studentëve për oficerë në përputhje të plotë me kriteret morale e ligjore të përcaktuara, apo dhe unifikimi i fazave stërvitore si një procedurë e re me shumë të panjohura.

Koncepti i rekrutimit

Shoqëria shqiptare ofron burime të mjaftueshme për oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë. Numri i të rinjve që përfundojnë arsimin e lartë universi-tar është i lartë dhe rritet nga viti në vit. Të gjithë ata që pas studimeve nuk kanë mundur të punësohen përbëjnë një shans rekrutimi për oficerë. Këtyre u shtohen edhe kontingjenti nënoficer me arsim të lartë, të cilët pasi ti nënshtrohen kursit 9 mujor të oficerit përgatiten e aftësohen dhe titullohen si të tillë.

Moto e rekrutimit do të jetë: “Të rekrutohen personat e duhur, në vendin dhe kohën e duhur, si dhe me aftësitë e duhura”.

Resurset për rekrutim nënoficer po ashtu janë të mjaftueshme. Nuk mungon këtu kontingjenti i ushtarëve profesionistë që përparojnë në karrierë, por edhe të rinjtë e ardhur nga universitetet. Këtyre u shtohen ata që janë me arsim profesional që nuk kanë mundur të çajnë në ekonominë e tregut për shkaqe nga më të ndryshmet. Të gjithë këta pas përfundimit të stërvitjes bazë dhe asaj individuale përbëjnë atë

Page 146: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

146

Procesi i rekrutimit në shërbim të misionit të FA

potencial real të nevojshëm për nënoficer që kanë FA si për këtë vit, por edhe për vitet e ardhshme.

Burimi i rekrutimit të ushtarëve profesionistë pothuaj është i pa diskutueshëm dhe i pashtershëm. Të gjithë ata të rinj të moshës 19 deri në 30 vjeç, me figurë të pastër morale dhe ligjore, të aftë nga ana shëndetësore, fitues të së drejtës për tu bërë pjesëtar i FA, dhe që kërkojnë punë përbëjnë kontingjentin për tu rekrutuar si të tillë. Këtu përfshihen të rinjtë nga shkollat e mesme dhe të larta si dhe shtetasit që kanë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Rekrutimi varet nga politika për rekrutim, kushtet e tregut, kufizimet e kohës apo mjeteve, promocioni për rekrutim etj. Gjithashtu testi intelektual dhe intervista gjatë rekrutimit duhet të jetë shumë ambicioze me qëllim thithjen e kontingjenteve më të mira. Po kështu ka nevojë për përmirësime në disa drejtime si:

Përmirësim të bazës ligjore

Mbajtja e ligjit nr. 9047 dhe gradualisht përgatitja e ligjit të ri të shërbimit •ushtarak profesionist;Nevoja për përshtatje në ligjet:•

Nr. 8671 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit në FA”Nr. 9171 “Për gradat dhe karrierën në FA”Nr. 9210 “Për statusin e ushtarakut”

Përgatitja e kontratës për hyrje në shërbimin aktiv në FA •Përgatitja e udhëzimit të ri të MM për rekrutimin profesionist (vullnetar) për •vitin 2010.

Mbështetje me personel, logjistikë dhe rregulloreMbështetje me personel për mbyllje veprimtarie të dokumentacionit 60-vjeçar •në QRM.Mbështetje për konstruksione të QR në Shkodër, Korçe, Fier, apo për lejim me •qera në Tiranë, Vlorë, Berat, Lezhë, Durrës, Gjirokastër.Përgatitja e dokumenteve bazë nga QPR si;•

manuali i rekrutimitrregullore e procedurave të rekrutimitrregullore e brendshme

Krahas rekrutimit rol tejet të rëndësishëm luajnë në menaxhimin efektiv të per-sonelit edhe aspekte të tilla si aplikimi, testimi, kontrolli i testimit, vlerësimet, procedurat e menaxhimit të personelit dhe menaxhimi i dosjeve të tyre.

Nga vlerësimi i drejtë i tyre dhe puna me përgjegjshmëri e përkushtim varet e do të varet menaxhimi efektiv që do ti shërbejë Forcave të Armatosura dhe plotësimit të misionit.

Page 147: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

147

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

RUBRIKA E TRETë

Këndi i Analistit

Në ketë rubrikë Redaksia e Revistës Ushtarake ka menduar të japë një pano-ramë të situatës aktuale në Afganistan, veçoritë e luftës së afganëve, strategjia e tyre, si dhe mendime rreth strategjisë konkrete që mund të përdoret nga forcat e Aleancës në Afganistan, ku janë e do të vijojnë të jenë prezent edhe shumë forca ushtarake nga Shqipëria.

Gjithashtu po pasqyrojmë të plotë edhe Direktivën që përmban Udhëzue-sin e Komandantit të Forcës së Sigurisë dhe Asistencës Ndërkombëtare dhe Forcave të Shteteve të Bashkuara, në Afganistan, Gjeneralit Stanley A. McChrystal.

Ky dokument tregon rrugën drejt suksesit, nëpërmjet hapave të fitimit të besimit nga populli i Afganistanit, partneritetit me Forcat e Sigurisë Kom-bëtare të Afganistanit, ndërtimit të një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse, si dhe të përmirësimit dhe përshtatjes së vazhdueshme të operacioneve të ISAF-it me situatën e vendit.

Një vend në këtë rubrikë zë edhe shkrimi “Refleksione mbi sistemin e NATO-s për edukimin, trajnimin individual, stërvitjen dhe vlerësimin në interes të FA” i cili jep në mënyrë të detajuar aspektet e analizuara në procesin e përgatitjes profesionale të ushtarakut duke përfshirë arsimimin, stërvitjen, vlerësimin dhe mundësitë për të ardhmen mbështetur në dy kolonat kryesore, përga-titjen individuale dhe operacionale, të cilët do ti shërbejnë FA.

Këto shkrime janë të vlefshëm për të gjithë kuadrot dhe ushtarët e Forcave tona të Armatosura, dhe veçanërisht për ata që marrin pjesë në misionin e Afganistanit.

Bordi Botues i Revistës Ushtarake është i hapur dhe mirëpret shkrime ana-litike apo formave të tjera kërkimore nga që kanë të bëjnë me problemet aktuale të Aleancës.

Jeni të mirëpritur të kontribuoni me shkrimet tuaja.

Redaksia e Revistës Ushtarake

Page 148: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

148

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

Page 149: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

149

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Strategjia ushtarake e NATO-s përballë luftës tribale në Afganistan

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj*Specialist në Degën e Simulimeve,

Qendra e Mbështetjes së Stërvitjes, KDS

Abstrakt. Duke marrë shkas nga detyrat e Samitit të fundit të NATO-s, Prill 2009, rreth përmirësimit dhe ndryshimeve në strategjinë e re të NATO-s, në përqasje me zhvillimet aktuale ndërkombëtare, në këtë shkrim jepen mendime rreth strategjisë konkrete që mund të përdoret nga forcat e Aleancës në Afganistan, ku janë e do të vijojnë të jenë prezent edhe shumë forca ushtarake nga Shqipëria.

Gjithashtu në këtë shkrim tregohet se ku qëndron forca e guerilasve afganë në të gjitha luftërat e bëra prej tyre, dhe se si mund të afrohesh me ta. Një prej burimeve të forcës së atyre luftëtarëve malësorë, i cili shpjegohet në këtë shkrim, qëndron në Kodin Pashtun, i cili edhe sot përbën ligjin bazë të shoqërisë së atjeshme tribale. Njëkohësisht, këtu flitet mbi rëndësinë e njohjes së atij Kodi nga oficerët tanë dhe të tjerë të Aleancës, që ngarkohen me misione në Afganistan.

Bazuar në përvojën e luftimeve të zhvilluara të forcave angleze dhe atyre sovjetike me guerilasit afganë, jepen sugjerime se si mund të kundërveprohet suksesshëm ndaj guerilasve afganë. Gjithashtu jepen mendime mbi mundësitë e zbatimit të një strategjie sa më të efektshme nga forcat e NATO-s në Afganistan. Së fundmi flitet se a është e përshtatshme dhe e aplikueshme në malet e Afganistanit koncepti i ri i NATO-s, “niche”, duke tërhequr paralele edhe me luftën që është zhvilluar midis forcave angleze dhe ato sovjetike kundër guerilasve afganë si në vitet ’30 edhe ‘80 të shekullit të kaluar; cilat mund të jenë taktikat ushtarake më të përshtatshme, dhe ato politike e diplomatike ushtarake; si mund të dilet nga kjo luftë, etj.

Për të gjitha këto është shfrytëzuar edhe përvoja që sjell një toger anglez nga lufta

*Autori i këtij shkrimi ka qenë anëtar i SHP të UÇK-së dhe oficeri i bashkëveprimit midis saj dhe aviacionit të NATO-s që vepronte në Kosovë, në periudhën e luftës 78 ditore Mars – Qershor 1999.

Page 150: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

150

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

në Afganistan mbi shtatëdhjetë vite më parë, rreth një kryengritjeje të popullsisë afgane në malet e Vaziristanit, në vitet 1936-1938, kujtime, të cilat autori i boton njëzet vjet më vonë.

Hyrje

Dihet tashmë që NATO në Afganistan vepron jo në zbatim të nenit 5 të saj, por si forcë ushtarake jashtë horizontit gjeografik të saj, e caktuar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Sigurimit, sikundër shkoi në Kosovë në vitin

1999. Prezenca e forcave shumëkombëshe të NATO-s në Afganistan i kalon kufijtë për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vendosjen e shtetit ligjor. Paralel me këto detyra, ajo ka edhe detyrën tjetër, shuarjen e forcave Talebane në Afganistan, apo grupeve guerile të armatosura në terrenet malore të populluara dhe që janë nën kontrollin e tyre, të cilat nuk lejojnë vendosjen e përkujdesjes së forcave shumëkombëshe të Aleancës si dhe të administratës së OKB dhe asaj vendore.

Bazuar gjithashtu edhe në faktin që favorizimi i opinionit publik, si në SHBA ashtu edhe në vendet e tjera anëtare të NATO-s ka rënë në mënyrë drastike për luftën në Afganistan për shkak të rritjes së madhe të viktimave civile të goditura nga forcat e NATO-s. Gjithashtu është rritur edhe kritika e gjithë analistëve të këtyre vendeve mbi korrupsionin e përhapur të qeverisë Afgane, (kulmi arriti me parregullsitë që u zbuluan në zgjedhjet), përfaqësues të qeverive që kanë trupa në Afganistan, kanë shprehur dyshime të hapura mbi aftësitë e Presidentit Hamid Karzai për të kontrolluar dhe luftuar këto dukuri. Të gjitha këto na nxisin të shprehim mendime, që lidhen me strategjinë e fitores së NATO-s atje.

Nisur edhe nga fakti që në Afganistan ende nuk po triumfon asnjë nga palët ndër-luftuese si dhe nga porosia e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rasmussen, që zhvillimi i konceptit të ri strategjik i Aleancës “duhet të jetë procesi më i hapur dhe gjithëpërfshirës që NATO ka ndërmarrë ndonjë herë”, përmes këtij shkrimi mendoj të futem në terrenin konkret për dhënien e mendimeve me qëllim që “me-sazhet me preçizion të lartë të Aleancës, të jenë po aq të saktë sa edhe municionet me preçizion të lartë” 1.

Aspekti strategjik që unë sugjeroj në këtë shkrim ndoshta nuk ka të bëjë posaçërisht me strategjinë fondamentale ushtarake të NATO-s si aleancë politiko-ushtarake, por më konkretisht si një strategji dhe taktika të mundshme në Afganistan. Kjo strategji mendoj të kombinohet edhe me politikë ekonomike e diplomaci ushtarake,

1 Karle-Heinz Kamp, “The way of a NATO’s new Strategic Concept”, 2009, botuar edhe në “Revista Ushtarake”, nr.3/2009, f.280

Page 151: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

151

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

që Aleanca të fitojë kredibilitetin dhe besueshmërinë e popullit në Afganistan, dhe tërë opinionit publik botëror, por që edhe OKB-ja të shndërrohet në një organizatë më shpresëdhënëse.

ja si është luftuar dikur në Afganistan

“Gabohen kur thonë se të shkuarën mund ta hedhësh pas krahëve, sepse e shkuara kapet fort me thonj pas së tashmes”2 Khaled Hosseini

Nisur nga një thënie e Lloid Xhorxh se lufta është një art në të cilin efektiviteti varet më tepër nga përvoja sesa nga studimi, mendoj se nuk bëj gabim të sjell në kujtesën e ushtarakëve shqiptarë, pjesëmarrës në angazhimin luftarak të NATO-s në Afganistan, edhe sugjerime nisur nga një përvojë e viteve ‘30 dhe atyre ’80 të shekullit të shkuar, ku malet midis Afganistanit dhe Pakistanit, në të cilat mendohet se ende sot ndodhet i fshehur Osama Bin Laden dhe drejtuesit e tjerë të Alkaedës, kanë qenë teatër i një lufte guerilase, të ngjashme me atë të Talebanëve të sotëm. Njohja e asaj përvoje bëhet edhe më e nevojshme po të kemi parasysh konceptin e ri strategjik të NATO-s, të emërtuar kapacitetet “NICHE”, kapacitete të nivelit taktik, që të jenë të dislokueshme e të angazhohen në operacionet e NATO-s në çdo moment për luftë antiguerile në terrene malore dhe tepër malore. Sipas këtij koncepti të ri, NATO më lehtë e ka të përgatisë e të pajisë me teknikë të re forcat ushtarake të vendeve të reja e të vogla anëtare të saj (sikundër është edhe vendi ynë) për një “luftë rrufe”, (lloj forcash speciale të ngjashme me “gurkat” angleze), sesa të pajisë e të përshtatë njësitë e saj akoma të mëdha, stacionare e me më pak mundësi për t’i përdorur e dislokuar në largësi 6000 – 15000 km larg Brukselit. Kjo bëhet edhe më bindëse kur në samitin e Rigës (2006) është vendosur që 50% e forcave të aleatëve të rinj të jenë të afta të përdoren si forca “niche”, duke hequr dorë nga formacionet tradicionale3.

Në këtë kuadër, mendoj se na vjen në ndihmë edhe përvoja e dikurshme e togerit anglez, i cili ka marrë pjesë në një nga luftërat kundër një kryengritjeje afgane 73 vite më herët. Ai është togeri Xhon Masters, i cili atë përvojë të luftimeve dy vjeçare e ka përshkruar njëzet vjet më vonë, kur ai ishte 43 vjeç, në moshën kur qe formuar tërësisht si një oficer me përvojë lufte, dhe ish në gjendje të nxirrte konkluzionet e nevojshme. Po ta shohim me kujdes atë përvojë afgane kundër anglezëve, si dhe luftën e muxhahedinëve kundër sovjetikëve para 25 vjetësh, shohim se edhe sot kemi të bëjmë me të njëjtin terren, me të njëjtin popull dhe me të njëjtat tradita lufte dhe jetese të tij.

Në muajin maj 1937, midis po atyre maleve të Vaziristanit, ku po luftohet me Tale-2 Shkrimtar afgan, autori i librit “Gjuetari i balonave” (The Kite Runner)3 Për njohuri të hollësishme rreth kapaciteteve “NICHE”, lexo Revista Ushtarake nr.1/2009, shkrimin

e autorit Thimi Hudhra

Page 152: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

152

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

banët, trupat britanike, “Pushkatarët Gurka të Princit të Uellsit”, ndërmorën një ofensivë të dhunshme për të mposhtur një kryengritje kundër forcave ushtarake angleze; një kryengritje e ngjashme me atë të viteve ’80-të të po atij shekulli e të po atij populli, por këtë radhë kundër ushtrisë pushtuese sovjetike. Edhe sot forcat e NATO-s po përballen me të njëjtën mënyrë dhe po me atë popull.

Cila ishte arsyeja apo shkaku se si filloi ajo kryengritje në vitin 1937, të cilën e shpjegon togeri Masters, nuk është objekt i këtij shkrimi. E rëndësishme për ne është të dimë se si kanë luftuar tributë më të pamposhtura të etnisë Pashtun.

Xhon Masters tregon se në 25 Nëntor 1936, një grup kryengritësish Pashtunë sul-moi befasisht në një grykë mali disa rendime luftarake të brigadës Banu të ushtrisë territoriale Indiane, e cila po lëvizte drejt kufirit Afgan. Guerilasit i shkaktuan asaj njësie ushtarake indiane humbje të rënda në njerëz dhe armatime. Si rrjedhojë, forcat mbretërore angleze u detyruan të ndërmerrnin një operacion ndëshkimi kundër “rebelëve” pashtunë. Pas kundërveprimit të forcave mbretërore, revolta filloi të përhapej menjëherë. Në krye të asaj revolte u gjet dhe doli një udhëheqës karizmatik, i aftë që ta mbante të gjallë kryengritjen, duke ndezur shpirtrat me thirrjen: Për Luftë, për Fe!4 Ai ishte Fakiri i Ipit, të cilin, në fillim anglezët dhe pastaj pakistanezët, do ta ndiqnin deri në vitin 1955, por që ai do të vdiste në vitin 1960, i lirë dhe i respektuar nga pasuesit e tij.

Nga e shkuara ka shumë gjëra për të mësuar. Vëzhgimet e asaj kohe të 23 vjeçarit Xhon Masters mbi luftën guerile në malet e Vaziristanit janë jashtëzakonisht interesante dhe të ngjashme edhe me luftën kundër sovjetikëve në vitet ‘80. Kundërshtari, si edhe tashti, kishte shumë avantazhe: njohjen e vendit, përshtatjen me terrenin e ashpër malor dhe kushtet e vështira klimaterike; mbi të gjitha një rezistencë dhe durim të pafund, një qëllim shumë të hapur dhe një dëshirë vërtetë të madhe për të luftuar, e cila shihej si një lloj dëfrimi për të rinjtë lokalë të tribuve. Ata nuk dallohen si ushtri, pasi me ato rroba që flenë e punojnë, me ato edhe luftojnë, dhe kjo është një nga anët e forta të tyre.

ndryshimet e luftës së atëhershme me sot

A nuk na kujton kjo diçka të ngjashme sot? Por me një ndryshim shumë të madh. Atëherë, në vitet ‘30 të shekullit të kaluar nuk ekzistonin aeroplanë supersonikë, as helikopterë, as bombat inteligjente dhe as satelitët spiunë, por megjithatë sovjetikët me avionët, helikopterët dhe “spetsnazet” e tyre pas 10 vjet luftë me këta “arkaikë” u detyruan të tërhiqen. Gjithashtu ende nuk duket se përparimet teknologjike t’u kenë mundësuar forcave të NATO-s për të arritur një avantazh deçiziv mbi këta malësorë të pamëshirshëm e të pamposhtur afganë e pakistanezë.

4 Xhon Masters, “Bulges and a Tiger”, Londër, 1955

Page 153: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

153

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

Elementi i parë që duhet të kihet parasysh, nga ato përvoja, është ai që, guerilasit në malet e Vaziristanit duronin dhe dinin të prisnin me orë, ditë, edhe me javë të tëra nëse ishte e nevojshme, derisa të paraqitej një rast i favorshëm, si për shem-bull; mosvëmendja e një roje, nënvleftësimi i një oficeri në komandë të një kolone me furnizime, apo të një postblloku në hyrje të një lugine, etj. Ata vëzhgonin nga pozicione dominuese dhe të fshehta; studionin mënyrat e lëvizjeve dhe oraret e tyre, gati për të shfrytëzuar çdo pakujdesi, e cila vinte si pasojë e vetëbesimit në fuqinë që kishin ushtria angleze dhe ajo sovjetike, e cila i çonte në mungesën e marrjes së masave të sigurimit të marshimeve apo të ruajtjes. Këtë vetëbesim në teknologjinë luftarake e kanë manifestuar edhe sot forcat e Aleancës atje. Kur e njëjta kolonë ushtarake angleze apo ruse kishte kaluar e paprekur në të njëjtën grykë për 10 ose dhe 50 herë, eskorta dhe oficerët sigurisht që do të bëheshin më të shkujdesur, dhe do të kërkonin që të mos humbisnin kohë. Atëherë guerilasit përfitonin nga moskujdesi i tyre dhe pa më të voglin hezitim, sulmonin rrufeshëm me zjarr vdekjeprurës atje ku më parë nuk kish patur as edhe një lloj rreziku për forcat angleze. Pra, kohën dhe vendin e ndeshjes e zgjedhin ata. Po kështu vepronin edhe ndaj helikopterëve rusë, të cilët i asgjësonin edhe me granat-hedhësin e zakonshëm.

Veprime të ngjashme janë kryer edhe gjatë viteve që janë angazhuar atje forcat e Aleancës. P.sh, prej datës 31.12.2009 deri datë 02.01.2010, në fshatin Bala Murga-hab, në zonën e Heratit, pikë që kontrollonte rrugën nacionale që lidh Afganistanin me Turkmenistanin, u luftua 72 orë pandërprerje, ku forcat ushtarake perëndimore (dy regjimente italiane dhe forca të tjera shumëkombëshe nën komandën italiane dhe forca të ushtrisë afgane, rreth 3000 forca) përdorën edhe aviacionin dhe përsëri nuk mundën t’i shpartallonin dhe jo më t’i asgjësonin 60 guerilasit talebanë5. Duam apo s’duam, ky fakt tregon se forcat e Aleancës gjithçka e mbështesin tek teknologjia e lartë luftarake, nga që nuk janë të afta për luftë tokësore me talebanët. Po ashtu ndodhi edhe në 18 janar të këtij viti, ku vetëm 20 talebanë hynë në kryeqytetin Afgan dhe sulmuan gjithë godinat qeveritare, terrorizuan popullin dhe pas disa orë luftimesh me forcat e ushtrisë afgane, mundën përsëri të largohen6.

Ashtu si në luftën e muxhahedinëve afganë kundër forcave sovjetike, të cilat mbështeteshin fuqishëm nga avionët e frontit SU-25, dhe sidomos nga “tanket fluturues”, helikopteri Mi-24, vihet re se Talebanët kanë mësuar t’i kundërveprojnë edhe teknologjisë më moderne luftarake që ka NATO. Dhe si? Duke zhvilluar luftime të afërta, me qëllim që aviacioni të mos mund t’i godasë, si dhe duke ndërruar shpesh taktikë, luftime mbrojtëse edhe disa ditore, si dhe sulme të shpejta e të shpeshta, madje edhe brenda në Kabul. Si rrjedhojë aviacioni për të mos goditur trupat e veta, detyrohet të godasë popullsinë civile të fshatit, gjë që rrit urrejtjen te popullsia, e cila do të mbështesë gjithnjë e më shumë Talebanët.

5 Trasmetim direkt nga RAI Due, datë 02.01.2010, ora 20.306 Trasmetim TV “Top Channel” dhe Rai Due, date 18.01.2010

Page 154: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

154

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Gjatë zhvillimit të luftimeve mbrojtëse disa ditore, është vënë re se forca të tjera të maskuara Talebane infiltrojnë në terrene të kontrolluara nga NATO dhe kryejnë prita ose aksione nëpër qytete. Kjo taktikë, njëkohësisht edhe strategji e tyre, të le të kuptosh se kemi të bëjmë me një qendër drejtuese ushtarake të të gjithë këtyre veprimeve në shkallë vendi. Por, duke parë se Talebanëve u mungon një forcë e mirëfilltë politike, bindemi edhe më shumë se ajo mund të jetë më së shumti një luftë zonash sesa e centralizuar rigorozisht.

Si mund të kundërluftohet në këto kushte?

Që forcat e NATO-s të mos bien befasisht në pritat e talebanëve, dhe që t’u shmangen luftimeve të afërta, bazuar në luftërat e mëhershme, kurrë nuk duhet të ndihen të sigurta, kurrë nuk duhet ta ulin vigjilencën. Gjëja kryesore që shkon kundër tendencës të të gjitha ushtrive të rregullta, si dhe në sistematikën e kryerjes së operacioneve, sikundër e thekson edhe Masters, është mosaplikimi i së njëjtës taktikë dy herë radhazi në të njëjtin rajon; duhet ndryshuar gjithmonë oraret, itin-eraret tokësore dhe ata me helikopterë, modalitetet e lëvizjeve dhe të angazhimit; mënyrën, sasinë dhe dendurinë e forcave të angazhuara. Konvoji, që normalisht në lëvizjen e parë shoqërohet nga një togë, në radhën e ardhshme, gjatë lëvizjes në po atë rrugëkalim, duhet të shoqërohet me më shumë forca, dyfishin e tyre, madje të përforcuara me pararojë dhe anërojë; misionet ndëshkuese të ndërmarra nga një kompani apo batalion dhe të mbështetura nga aviacioni nuk duhet të ripërsëriten shpesh dhe jo me të njëjtin taktikë kur ndëshkojnë një formacion Taleban larg qendrave të banuara – të paktën në atë zonë, ose për një kohë të caktuar. E gjitha kjo duhet të shoqërohet me një prezencë forcash të përhapur kudo, në të gjithë territorin, të bazuara në pozicione fikse – “në atë kohë fortesa të vërteta, shkruan Xhon Masters, dhe tepër të fortifikuara” për t’u mbrojtur nga sulmet e guerileve – dhe të shoqërohet me inkursione të shpejta e të pandalshme të grupeve të vogla ushtarake kundër bazës Talebane, të shoqëruara nga persona lokalë që njohin terrenin, të udhëhequra nga oficerë të aftë e që të lëvizin me të njëjtën shpejtësi me atë të Talebanëve. Në të kundërt forcat “niche” do të humbasin nismën. Kush humbet nismën, humbet luftën. Marrja nën kontroll nga Talebanët edhe e periferive të qyteteve, tregon se nismën e kanë marrë këta.

Që të mos e humbasin iniciativën, forcat e NATO-s nuk duhet të mbështeten vetëm te inkursionet kundër qendrave të banuara, pasi do të kenë pasoja (dëme në civilë), gjë që do të rrisë radikalizmin e luftës, por duhet të sigurojnë edhe prezencë të ku-dondodhur, jashtë dhe larg qyteteve. Brigada në të cilën bënte pjesë Xhon Masters hyri në aksion në gjysmën e dytë të muajit maj të vitit 1937. Luftimet ishin tepër të forta dhe tepër të ashpra: “guerilasit e maleve Vaziristan nuk mbanin robër, ata

Page 155: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

155

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

u prisnin trupat, u prisnin kokat të plagosurve që binin në duart e tyre”7. Megjithë vështirësitë e larta të luftës me guerilasit e Vaziristanit, si repartet britanike ashtu edhe ato sovjetike arritën të siguronin disa suksese të padyshimta në fushëbetejë, falë mundësive të oficerëve dhe “gurkave” angleze e “spetsnazeve” ruse, të aftë për t’u adaptuar në kushtet e veçanta të luftës guerile në mal. Por ajo ishte një luftë e cila nuk mund të fitohej, së paku, thekson Masters, pa përdorur metoda më të këqia se e keqja mbi të cilën luftohej – që domethënë, pa zhdukjen sistematike të tribuve Pashtun. Por kjo jo vetëm që ishte e pamundur, por as njerëzore, gjë që sot as që mund të mendohet. Në ato kushte, qeveria e mbretit Xhorxh nuk e pa atëherë të arsyeshme vijimin e kësaj politike drastike, por u kënaq vetëm me shtypjen e kryengritjes në disa vende të caktuara dhe me ndalimin e përhapjes së saj edhe në territorin indian, të Pakistanit të sotëm. Të njëjtën gjë pamë që bëri edhe Gorbaçovi 50 vjet më vonë.

Mos harrojmë edhe faktin tjetër që të njëjtët guerilas, ashtu si përzunë forcat e atëhershme angleze dhe ato ruse, sot janë duke mbrojtur bazat e Alkaedës e ndoshta edhe vetë Bin Ladenin. Malet midis Afganistanit dhe Pakistanit janë në fakt toka e askujt, ku edhe vet fortesat britanike dhe ato ruse të atyre periudhave mbahen akoma në efiçencë. E ndoshta një luftë që nuk mund të fitohet, por që duhet të vazhdohet kundër shkatërruesve të Budave gjigande në Bamijan, mundësisht me të njëjtin aftësi dhe efektivitet të ngjashëm me atë të pushkatarëve Gurka të 1937-ës, apo të forcave “spetsnaze” të viteve ’80, operacionet antiguerile të të cilëve mund të na mësojnë shumë, por edhe duke mësuar nga taktikat e Talebanëve. Me shpresën që civilizimi të arrijë të bëjë ndonjë hap përpara, dhe të bëjë të mundshme paqen edhe midis maleve të egra e të padepërtueshëm të Vaziristanit, oficerët tanë duhet të kenë parasysh edhe luftërat e mëhershme të bëra nga ai popull.

Teknologjia nuk mund ta zëvendësojë rolin e njeriut në luftë

Ekziston një paradoks, i cili për fat të keq, u ka shpëtuar shumë analistëve ush-tarakë, dhe akoma më keq shumë komanduesve dhe përgjegjësve të luftës kundër terrorizmit Taleban e atij xhihadist: në kohën e teknologjisë, në epokën në të cilën mendojmë se çdo lloj konflikti të armatosur mund ta zgjidhim me anë të avionëve spiunë, bombave inteligjente dhe super armëve të tjera, Talebanët dhe Alkaeda shfrytëzojnë mjeshtërisht në avantazh të tyre kushtet ambientale, humane dhe morale, absolutisht arkaike. Ky përfundim nuk duhet harruar, pasi fitoren në luftë nuk e sigurojnë as teknologjia e sofistikuar luftarake, as fuqia ushtarake, as cilësia e armëve, por forca shpirtërore e njerëzve. Aq më shumë kur dihet se, lufta me ata që nuk kanë ç’të humbasin, është gjithmonë e paleverdishme. Ndoshta forcave

7 Xhon Masters, po aty

Page 156: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

156

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

tokësore të NATO-s u falet ky absolutizim i teknologjisë luftarake, nga që e kanë luftën e parë me guerilast në male.

Zona në të cilën fshihen drejtuesit e Talebanëve, ndoshta edhe Osama Bin Laden e pasuesit e tij, është një nga zonat më të padepërtueshme të botës, midis grykave dhe majave të maleve të Vaziristanit, në shpellat natyrale ose të gërmuara nga njeriu gjatë shekujve, ku teknologjia luftarake shpesh has në pengesa të pakapërcyeshme. Dhe kjo tashmë është provuar si ndaj rusëve edhe ndaj Aleancës.

Ku qëndron forca morale e talebanëve?

Ajo që nuk është e ditur dhe që nuk merret parasysh, është mbrojtja që u afrohet luftëtarëve guerilas vendas nga një lloj sjelljeje dhe normash morale, dhe rregullash të jetës së tribuve Pashtun të provincës Pakistaneze në kufirin Veriperndimor, si dhe në zonat e tjera të territoreve malore Afgane. Vetëm falë këtyre kodeve, rregul-lave, dhe avantazhit që ato sigurojnë, Talebanët por edhe organizata paramilitare Alkaeda mund të mbijetojnë të pashqetësuar në Vaziristan, mund të gjejnë hapësirë për bazat e tyre, mund të rekrutojnë muxhahedinë të rinj dhe të lidhin aleanca, dhe mund të aspirojnë (siç ka thënë në një mesazh të fundit numri 2 i Alkaedës, Alzahiri) të destabilizojnë një vend kyç si Pakistani.

Përgjigjja e burimit të forcës talebane është shumë e thjeshtë. Baza kryesore janë tre normat bazë që konstituojnë tek i ashtuquajturi Pashtunvali, (Kodi Pashtun), ligji bazë i shoqërisë tribale që askush nuk mund ta anashkalojë, pasi dënohet me vdekje nga vet njerëzit e tij.

I pari, është Nanavati, ose: Mbrojtje dhe Ndihmë: kjo kërkon që çdo Pashtun të sakrifikojë të mirat e tij, qoftë edhe jetën e tij për të pranuar dhe mbrojtur çdo kënd që kërkon strehim nën çatinë e tij, në kushte të rrezikut ose të vështirësive ekstreme. Kjo, nëse është e nevojshme, aplikohet edhe kundrejt miqve të vetë mbrojtësit.

E dyta, quhet Badal, ose Hakmarrja: çdo Pashtun duhet të hakmerret edhe për fyerjen apo dëmin më të vogël personal, si dhe dëmin që i bëhet pronës së tij.

E treta, quhet Melmastia, Mikpritja: çdo Pashtun është i detyruar t’i ofrojë ushqim dhe mikpritje udhëtarëve që arrijnë në shtëpinë e tij. Është interesante ngjashmëria me kanunin shqiptar: Sikundër shihet, norma tepër të thjeshta, të cilat mund të na bëjnë të qeshim për arkaicitetin e tyre, por të afta për të influencuar historinë botërore të pas 11 Shtatorit.

Le ta shqyrtojmë të parën, Nanavati-n. Duhet ditur se Osama Bin Laden nuk ishte shumë i dëshiruar për malësorët e Vazirirstanit, jo vetëm nga që është arab dhe tepër i pasur, por dhe që është i dhënë i tëri pas planeve të largëta për të ndërtuar

Page 157: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

157

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

neokalifatin. Mirëpo, Osama u strehua midis Pashtunëve, në kushte tepër të rrezik-shme për jetën dhe, padyshim që e njihte shumë mirë Kanunin Pashtun, punën e parë që bëri, ai kërkoi ndihmë. Kodi Pashtun detyron për mbështetje totale jo vetëm atë që e ka pritur i pari, por edhe të afërmit e mikpritësit, e cila, sigurisht që parasheh edhe marrjen e armëve për mbrojtjen e mikut, pengimin me çfarëdo mënyre të armiqve të tij, deri dhe me pjesëmarrjen në angazhimet e tij. Kjo na kujton kanunin shqiptar: “Shpia e shqyptarit asht e Zotit dhe e mikut”8

Por edhe norma e dytë ka një peshë që na bën të kuptojmë atë çfarë ndodh sot. Badal-i detyron çdo lloj Pashtuni për t’u hakmarrë jo vetëm për fyerjet por edhe për dëmet që pëson prona e tij, të afërmit e tij dhe fisi i tij. Dhe hakmarrje për ta do të thotë të derdhësh gjak. Tashti imagjinoni hakmarrjen afgane kur një “avion apo raketë inteligjente” që në tentativë për të shkatërruar një bazë të Alkaedës, bën rrafsh me tokën dy ose tre kasolle të malësorëve Pashtun. Ata në vitin 1937 shpërthyen një kryengritje të tërë, vetëm pse autoritetet lokale dhe ushtria angleze u morën me forcë një vajzë të konvertuar, duke e çliruar nga rrëmbimi dhe jo më kur vriten me dhjetëra civilë nga “municionet me preçizjon të lartë” të forcave aktuale ndërkombëtare, sikundër ndodhi me aviacionin gjerman disa muaj më parë, ku u vranë 90 civilë. Por, edhe në rastin kur nuk mbesin të vrarë gra edhe fëmijë, gjë që fatkeqësisht ndodh shpesh, edhe pse aksioni zhvillohet në mënyrë “kirurgjikale” dhe ka një justifikim taktik, ndoshta edhe një përfundim ushtarak të mirë për momentin, efekti anësor, (që fatkeqësisht nuk merret parasysh as edhe një herë), është ai i futjes në veprim të Badal-it. Prej asaj dite do të ketë një kapo familjeje Pashtun, i cili farkëton në heshtje armën e vet, duke pritur me durim ob-jektivin e parë me flamur amerikan, anglez, francez ose dhe shqiptar. E krahasojmë me kanunin shqiptar: “Gjithçka kalbet, por gjaku s’kalbet kurrë; domethënë vrasja s’harrohet kurrë”9. Këtë hakmarrje e radikalizon edhe mos dënimi publik nga ana e NATO-s e eprorëve ushtarakë që mbajnë përgjegjësi për vrasjen nga aviacioni të civilëve afganë. Dhe këtë “neglizhencë” të NATO-s e shfrytëzojnë mjeshtërisht klerikët myslimanë të atjeshëm.

Përsa i përket normës së tretë, Melmastia, Xhon Masters e nis me përmendjen e një rasti tipik. Midis mesit të shekullit 19, tregon ai, një grup i vogël oficerësh anglezë, që vareshin atëherë nga kompania “East India” dhe nga qeveria Sik e Punx-habit, arritën që të përfitonin bashkëpunimin dhe aleancën e disa udhëheqësve në Vaziristan. Pyetjes së një gazetari të asaj kohe: “Si dreqin arritët që të përfitonit lojalitetin dhe miqësinë”, e njërit prej personazheve të këtyre tribuve, (që njihej si një prej tribuve të përbëra nga rebelë të panënshtrueshëm), oficeri në fjalë – Harry Lumsden, krijues dhe komandant i parë i “Queen’s Own Corps of Guides”, një repart kavalerie jo i rregullt, u përgjigj disi i çuditur: “Çfarë ka këtu për t’u habitur!? Fola

8 Kanuni i Lek Dukagjinit, neni 979 Kanuni i Lek Dukagjinit, neni 207

Page 158: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

158

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

me ta dhe i trajtova si xhentëllmenë”10. “Miku i huaj dhe i largët – thuhet edhe në kanunin shqiptar – pritet me mish të pjekur. Sa më i largët të jetë miku, aq më i madh i bëhet nderimi”11. Kjo është edhe tradita Pashtune, ndaj dhe sjellja e Lumsdenit duhet të jetë diplomacia ushtarake. Ky fakt na nxit të mendojmë se si ta zgjerojmë këtë lloj diplomacie.

Veçori e re e luftës së afganëve

Lufta e sotme e Talebanëve në Afganistan ndryshon tërësisht nga luftërat e mëher-shme guerile të atjeshme. Ajo është një luftë gurile zonale, pothuajse e decentrali-zuar. Si rrjedhojë, edhe nëse forcat e NATO-s mundin ta asgjësojnë shtabin qendror të asaj lufte, përsëri lufta guerile atje vështirë se shuhet, edhe pse zhvillohet në terrene të zhveshura. Pse? Sepse ajo luftë është një lloj lufte nacionale me frymë fetare dhe e përshtatur sipas terrenit dhe funksionimit të fesë myslimane sunit, e cila nuk është e centralizuar nga një qendër e vetme, sikundër katolicizmi. Kleriku islam është imam porsa mbaron shkollimin, pavarësisht se ka apo nuk ka xhami, dhe ai mban përgjegjësi për atë që propagandon dhe bën, por nuk i jep kujt llogari. Edhe formacionet guerile talebane zonale, duke qenë më së shumti të decentrali-zuara, nuk i japin kujt llogari për veprimet që bëjnë, papërgjegjshmëria e të cilave është e paimagjinueshme, kjo edhe nga që udhëhiqen dhe frymëzohen nga imami në rajonin autonom përkatës. Strategjia e guerilasve Talebanë nuk është me çdo kusht çlirimi i territorit të caktuar dhe mbajtja e tij, sikundër veprojnë forcat e NATO-s, por fitimi shpirtëror i popullsisë të atij territori dhe demoralizimi i forcave të NATO-s. Pra, një strategji krejt e ndryshme nga ajo e viteve ’80, por edhe prej konceptit të forcave të NATO-s. Duke patur parasysh këtë veçori të luftës në Af-ganistan, ndoshta do të ishte më e arsyeshme që komandat e forcave të NATO-s të mos synojnë të kapin e asgjësojë udhëheqjen qendrore të Talebanëve, por të përpiqen të hyjnë në kontakt të drejtpërdrejtë me këtë udhëheqje. Kjo për arsyen e thjeshtë se, duke qenë një luftë kryesisht e decentralizuar, edhe po u asgjësua udhëheqja qendrore apo një pjesë e saj, lufta guerile nuk ndërpritet. Gjithashtu, nëse asgjësohet shtabi qendror, nesër NATO-s do t’i duhet që të kontaktojë veç e veç me të gjitha komandat e forcave talebane zonale, gjë që është e pamundur.

Për të mos rënë në këtë gabim, NATO edhe mund të përdorë përvojën e luftës në Kosovë, ku menjëherë u lidh dhe bëri diplomaci ushtarake me shtabin e përgjith-shëm të UÇK-së, (pavarësisht se pas lufte e mohoi UÇK-në, ndaj dhe është ajo situatë delikate sot në Kosovë). Në rast se NATO nuk do ta kish përfillur atë shtab, edhe sikur ai të eliminohej, lufta në Kosovë do të vazhdonte sot e gjithë ditën, pasi

10 Xhon Masters, vepër e cituar11 Kanuni i Labërisë, neni 45 Kanuni i Labërisë, neni 45

Page 159: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

159

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

zonat operative të UÇK-së ndiheshin pothuajse relativisht të pavarura nga Shtabi i Përgjithshëm i saj.

NATO, duke përdorur atë diplomaci që përdori në Kosovë, por të shoqëruar edhe me ndërhyrje ekonomike të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë, ku, mundësisht edhe familjarët e forcave talebane të shohin të mira materiale krahas popullsisë, vetëm kështu NATO arrin që të pengojë përhapjen e kësaj lufte në vende të tjera jashtë Af-ganistanit, si dhe të vendosë qetësinë në atë vend. Prandaj, paralel me këto mënyra, edhe ndaj komandantëve talebanë duhen lëshuar në distancë sinjale tolerimi.

Njohja e metodave, mentalitetit dhe e ligjeve të popullsisë vendase është fonda-mentale dhe e nevojshme. Po ashtu, gatishmëria nga ana e njerëzve për të rrezikuar do të thotë, p.sh, të jesh i gatshëm të hysh në tratativa direkte me eksponentë të tribuve në male, duke pranuar mbrojtjen dhe mikpritjen e tyre, të diskutosh me ta, në shtëpitë e tyre, pa eskortë, njësoj si në odat shqiptare, të hapur ndaj tradhë-tive por të aftë. Në këtë mënyrë mund të fitosh besimin e afganëve dhe respektin e tyre. Komandantët e kompanive dhe të togave, kapitenët dhe togerët që do të jenë përgjegjës për këto fortesa të dislokuara në ato terrene të thella, duhet të marrin përsipër këto lloj kontaktesh dhe këto lloj rreziqesh personale. Pa asnjë dyshim, do të jenë ata që do të paguajnë shtrenjtë në disa raste çmimin e kësaj lufte dhe qëllimin e mirë të saj, duke rënë ndoshta edhe viktima të sekuestrimeve apo atentateve, por e përsëris, do të jetë e vetmja mënyrë për të fituar pak e nga pak mundësinë e një kontakti efektiv me ata të cilët u ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje luftëtarëve guerilas afganë, si dhe talebanëve dhe njerëzve të Alkaedës.

Arritja e këtij objektivi sot sigurisht që është më vështirë se në periudhën që na tregon togeri Masters, sepse është derdhur shumë gjak dhe shumë helm midis ra-porteve reciproke, sikundër ndodhi edhe me rusët. Por, në vend që të bombardosh fshatrat afgane me aeroplanë nga lartësitë mbi re, do të ishte më e drejtë të kesh kurajën për t’u ngjitur në këmbë në zonat e tyre, të trokasësh në dyert e kasolleve të tyre, të flasësh me kryetarët e fiseve si me xhentëlmenë arkaikë, dhe të mos i trajtosh si terroristë dhe banditë.

A mund të kombinohet aksioni ushtarak me angazhimin politik, ekonomik dhe diplomatik?

Këtu mendoj se duhet të ndryshojë një nga strategjitë e NATO-s në Afganistan. Aktu-alisht në Afganistan ekzistojë katër lloj ushtrish, thënë ndryshe forca të armatosura. Dhe ato janë: Forcat e NATO-s dhe Ushtria Afgane, të cilat janë në bashkëveprim me njëra tjetrën dhe përbëjnë një palë, madje Ushtria Afgane komandohet nga ajo e NATO-s. Në anën tjetër kemi forcat e Talebanëve që janë kundërshtarët kryesorë të dy ushtrive të mësipërme, pasi janë ato që i rrëzuan nga pushteti. Aktualisht

Page 160: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

160

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Talebanët i kanë sfiduar forcat e Aleancës, duke marrë nën kontroll edhe periferitë e qyteteve. Forca e katërt e armatosur kundër dy të parave janë ato të ashtuqua-jturve “Baronët (lordët) e luftës (ose drogës)”. Kjo e fundit është një lloj ushtrie e cila mbron nga ushtria e NATO-s dhe ajo Afgane parcelat e mbjella me opium të fshatarësisë afgane, ia blen asaj opiumin si dhe siguron transportin e tij deri në pikat e nxjerrjes jashtë Afganistanit. Për sigurimin e rrugëkalimit të opiumit, Baronët i shpërblejnë komandantët e talebanëve me financa jo të pakta, përveç atyre që ata marrin nga Alkaeda përmes qendrës së tyre shpirtërore.

Gjithashtu duhet patur parasysh se forcat e baronëve të opiumit nuk varen nga ajo që mund të quhet udhëheqja qendrore e rezistencës së Talebanëve, por as edhe nga Alkaeda, ata nuk bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pasi janë në konkurrencë për zgjerim territori midis tyre, dhe kjo pikë e dobët e tyre duhet gjetur mënyra si të shfrytëzohet. Forca e baronëve dhe e personave të armatosur të tyre, qëndron në atë se përmes tregtimit të opiumit, sigurojnë financa të fuqishme, dhe përmes tyre realizojnë besimin dhe nënshtrimin e fshatarëve që kultivojnë opiumin, pasi ua blejnë atë drejtpërsëdrejti me para në dorë.

Cila mund të jetë strategjia e re?

E përmblodhëm këtë informacion për ta bërë më të qartë sugjerimin për një strategji të re të mundshme të NATO-s, dhe konkretisht: Krahas luftës me armë kundër forcave talebane dhe të “baronëve të luftës”, duhet zhvillimi i një politike ekonomike dhe diplomacie ushtarake në përputhje me traditat dhe zakonet “arkaike”. Ndoshta kjo përbën një aspekt të ri dhe të papraktikuar nga ushtarakët tanë dhe shumica e atyre të NATO-s. Aleanca duhet të mendojë se si të shkëputë fshatarësinë afgane nga ndikimi i “baronëve të luftës” dhe i komandantëve Tale-banë të zonave. Kjo mund të realizohet duke u futur në veprim përfaqësuesit e OKB-së, duke përdorur politikën ekonomike dhe diplomacinë ushtarake, duke ia blerë prodhimet bujqësore dhe opiumin fshatarësisë drejtpërsëdrejti me para në dorë, përmes kryetarëve të fiseve, si dhe me talebanët në zonat e kontrolluara prej tyre, duke dhënë kredi për shtimin e prodhimeve bujqësore dhe investime të tjera. Opiumi i blerë le t’i jepet industrisë farmaceutike, gjë që financat mund të zëvendësohen. Duke u harmonizuar të tre strategjitë (ushtarake, diplomatike dhe ajo e politikës ekonomike) në një mënyrë të tillë që të mos synojnë në zhdukjen e talebanëve dhe të mbështetësve të tyre, por në kultivimin tek ata të sa më shumë virtyteve, fitorja do të jetë më e shpejtë sesa mendohet.

Që të realizohet kjo strategji, duhet, së pari të bëhet e pamundura, që të mund të kontaktohet me pleqësitë e fiseve si dhe me autoritetet Talebane (atje ku ato sundojnë), me të drejtën për të bërë takime për marrëveshje, si i barabarti me të barabartin, ndryshe ajo luftë do të zgjasë. Forcat “niche”, të ngjashme me forcat

Page 161: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

161

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

speciale amerikane, porsa të kapin një pikë të përparuar, menjëherë duhet t’u hapin rrugën përfaqësuesve të OKB-së të ndërmarrin veprime të politikës ekonomike, pasi kontributet e anëtarëve të Aleancës nuk janë dhe nuk duhet të jenë vetëm kapacitete ushtarake.

Në 28 janar 2010, në Londër u zhvillua një mbledhje e posaçme për situatën në Afganistan, ku morën pjesë 60 vende. Veç të tjerave, atje u vendos që t’i jepen Qever-isë Afgane 140 milionë Euro, që t’i përdorë “për të blerë Talebanët e moderuar”12 Kjo do të thotë: Të luftohet korrupsioni me korrupsion! Kësaj i thonë t’i varësh ujkut mëlçitë në qafë. Po a është Departamenti Amerikan që ka dhënë alarmin për korrupsionin e paimagjinueshëm për Qeverinë e Karzait?! Kjo ndihmë e madhe 140 milionëshe do të ishte më mirë të realizohej nëpërmjet përfaqësuesve të OKB-së, drejtpërsëdrejti me komandat e forcave të vendeve nga jepen ato para, duke anashkaluar jo vetëm Qeverinë Afgane dhe jo për atë qëllim që u deklarua.

Një rast afërsisht të tillë kemi patur gjatë muajit janar 2010 midis forcave speciale Amerikane dhe fisit pashtun Shunvaris në Luginën Momand, duke e anashkaluar Qeverinë Afgane dhe OKB. Marrëveshja u nënshkrua nga oficerët amerikanë dhe 50 pleqve të fisit (shumica firmosën me gisht)13, në të cilën theksohet se fisi Shinvaris do të qëndrojë i bashkuar kundër të gjitha grupeve të armatosura dhe në veçanti kundër talebanëve. Në shkëmbim të kësaj marrëveshjeje, amerikanët do t’u lëvrojnë një milionë dollarë në projekte zhvillimi që quhet “Programi për Solidaritet Kombëtar”, i cili ka fituar admirim për shkak të efiçensës së tij gjatë shpërndarjes së ndihmave14. Këtë përvojë amerikanët e kanë praktikuar në vitin 2006 në Irak dhe pati sukses, ndërsa këtu është rasti i parë që një fis i tërë pash-tun u shpall luftë talebanëve, por duhet të kihet parasysh se kemi një ndryshim në Afganistan për arsye se Talebanët në raste të tilla i kanë shpallur udhëheqësit e fiseve tradhtarë, dhe i kanë ekzekutuar dhe i kanë zëvendësuar me luftëtarë talebanë duke krijuar një hierarki talebane. Njëkohësisht, si rasti i parë që është, duhet treguar kujdes që të realizohet e plotë, ndryshe fisi kalon me Talebanët. Jo më kot thuhet nëpër doktrinat ushtarake, se beteja e parë duhet fituar me çdo kusht. Mirëpo, duke u shmangur OKB-ja, amerikanëve u duhet të rrinë gjatë në Afganistan po vepruan gjithandej në këtë mënyrë. Po ashtu, nuk do të ishte gabim sikur në të tilla marrëveshje të bëhet ç’është e mundur që të angazhohen edhe komandat zonale talebane. E them këtë edhe për faktin se atje ka 30 vjet që po luftohet, si rrjedhojë shumë shoqëri tradicionale në këtë vend janë dobësuar ose janë shkatërruar, në shumë rajone talebanët janë bërë më të fortë se fiset, duke sfiduar kështu forcat amerikane dhe Qeverinë Afgane.

12 Agjensia ANSA, Romë, 28.01.2010 Agjensia ANSA, Romë, 28.01.201013 Kjo tregon analfabetizmin e thellë, por mos të ngatërohet me inteligjencen e lartë të tyre Kjo tregon analfabetizmin e thellë, por mos të ngatërohet me inteligjencen e lartë të tyre14 Alissa J. Rubin dhe Sangar Brahimi, gazeta New York Times, 27.01.2010 Alissa J. Rubin dhe Sangar Brahimi, gazeta New York Times, 27.01.2010

Page 162: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

162

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Bazuar nga kjo nismë amerikane, harxhimi i shumës 140 milionëshe duhet të konsistojë jo me para kesh në dorë, (përjashtuar blerjet e opiumit), por kryesisht me farëra bujqësore dhe blegtori, ngritje qendrash grumbullimi e përpunimi të prodhimeve bujqësore e blegtorale, me ndërmjetësinë direkte ose indirekte të komandave talebane, në prezencën e OKB-së, pasi është misioni i saj lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi. Edhe ndihmat mjekësore, ngritja e shkollave si dhe asetet e tjera civile do të ishte më dobiprurëse që të kryheshin nga personel me uniformë ushtarake, në praninë e përfaqësuesve të OKB-së, kryetarëve të fiseve dhe koman-dantëve talebanë të zonave përkatëse, pasi OKB-ja do të jetë ajo që do qëndrojë pas tërheqjes së forcave të Aleancës.

Cilat do të ishin rezultatet e kësaj strategjie?

Në rast se vihet në zbatim një politikë ekonomike dhe diplomaci e tillë, arrijmë; Së pari, eliminimin e baronëve si klasë; Së dyti, eliminohet “ushtria” e baronëve të luftës, pra kemi një ushtri më pak, dhe; Së treti, fillon e zbutet gradualisht armiqësia e fshatarësisë ndaj forcave të NATO-s dhe ushtrisë Afgane, pasi do të jenë komandantët dhe oficerët e tyre ata që do të ekzekutojnë blerjet e prodhimeve të reja bujqësore dhe hashashit, në kontakt të drejtpërdrejtë me fshatarësinë dhe kryetarët e fiseve. Po bëre për vete kryetarët e fiseve ke bërë për vete tërë fisin. Këtu do të fillojë kthesa e të menduarit pozitivisht nga fshatarët afganë për forcat shumëkombëshe, pasi fshatarësia kur ta shohë se janë këta që do t’ia blejnë pro-dhimin, natyrshëm që do të kërkojnë edhe të mbrohen prej tyre, kur komandantët talebanë apo Lordët lokalë do t’i kërcënojnë. Në momentin që popullsia e këtyre fshatrave do të fillojë të kërkojë ndihmën e forcave shumëkombëshe, nga ky mo-ment NATO ka filluar të shndërrohet për afganët në ushtri çlirimtare.

Së katërti, duke shmangur qeveritarët lokalë afganë, fillon e zbutet epidemia e korrupsionit galopant që ekziston atje. Së pesti, komandantëve lokalë u ke elim-inuar një rrugë financimi që e marrin prej Lordëve. Paratë në dorë do t’i marrin drejtpërsëdrejti fshatarët. Kjo politikë ekonomike ushtarake do të fillojnë të sjellë reduktimin e urrejtjes dhe aksionet luftarake e aktet terroriste nga talebanët, si dhe do të bëhen më shumë të dëgjueshëm ndaj drejtimit qendror. Në këtë mënyrë drejtimi qendror do të fillojë të ketë më shumë autoritet ndaj komandantëve zon-alë të talebanëve, dhe në momentin që ne hyjmë në bisedime me këto autoritete, ndikimi i tyre te komandantët zonalë do të ketë më shumë gjasa. Së gjashti, duke ua blerë OKB-ja opiumin dhe prodhimet e tjera, (fjala është për këtë sasi parash që u vendos në Londër), do të bjerë në mënyrë të ndjeshme eksportimi i drogës në Evropë, ku 90% e drogës vjen prej Afganistanit15, gjë që do të na sjelli

15 Agjensia ANSA, dt. 12.02.2010

Page 163: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

163

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

edhe rënien e këtij lloj trafiku të rrezikshëm si në Ballkan ashtu edhe në Evropën Perëndimore.

Po, a mund të pranojnë drejtuesit kryesorë të talebanëve të ulen në bised-ime?

Në Mbledhjen e Londrës më 28 janar 2010, krahas rënies dakord për dhënien nga Fuqitë e Mëdha të 140 milion Eurove, u pranua kërkesa e Presidentit Hamid Karzai që të nisë një proces bisedimesh midis Qeverisë së Karzait dheTalebanëve, i quajtur Këshilli për Paqe (Loya Jirga), ku si ndërmjetës të jetë Arabia Saudite, i vetmi vend arab që Talebanët i besojnë. Mirëpo në këtë Jirga amerikanët dhe aleatët e tyre në Afganistan deklaruan se nuk do të marrin pjesë, duke u justifikuar se kjo është detyrë e vet Afganistanit. Nga ana tjetër Karzai ka vendosur kushtin që në këtë Jirgë të vinë vetëm ata talebanë që nuk bashkëpunojnë me Alkaedën dhe të moderuarit. Duke qenë kështu, përfaqësuesi i Udhëheqjes Talebane këtë nismë me të drejtë e quajti thjesht një propagandë, pasi ajo udhëheqje ka kërkuar vetë dhe ka realizuar një takim me të Dërguarin Special të OKB në Afganistan, Kai Eide, dhe takimi është realizuar në 8 janar 2010 në Dubai, gjë që tregon se ata janë të gatshëm të ulen në bisedime. Po në rast se ato 140 milionë dollarët do të përdoren sikundër kanë filluar të veprojnë amerikanët, a nuk do të jetë një garanci më shumë për Talebanët që të ulen në bisedime? Mosmpjesmarrja e Amerikanëve në këtë Jirgë nuk u jep garanci Talebanëve, prandaj domosdoshmërish duhet të marrë pjesë OKB. Kush do t’i garantojë talebanët nëse dorëzojnë armët dhe nuk do të arrestohen nga trupat e NATO-s, por edhe nga Qeveria Afgane, kur dihet që Talebanët e luftojnë NATO-n si pushtues që u hoqën pushtetin dhe ia dhanë Karzait, dhe me forcën e tyre ai qëndron në pushtet? Në rast se do të veprohet kështu me 140 milionëshin e dollarëve dhe nëse në Jirgë-n që propozohet do të marrin pjesë amerikanët dhe të tjerë, në këto kushte do të kemi shpresë për mirëkuptim dhe paqe.

Nëse zhvillohet në këtë mënyrë Jirga, më e pranueshme do të ishte një bash-këqeverisje Talebanë-Qeveri, të paktën në zonat që kontrollohen nga Talebanët. Çdo lloj oferte tjetër për paqe si kjo që kërkon Karzai, e cila u kërkon Afganëve të njohin Qeverinë e tij dhe të dorëzojnë armët, do të thotë të pranojnë një kapitul-lim pa kushte. Një politikë dhe një diplomaci e tillë ushtarake nuk më duket as mua serioze dhe jo më atyre që janë duke luftuar në malet e Vaziristanit e gjetkë. Këtë mendim timin e mbështes në deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Francës, z. Bernard Kushner, bërë në Mbledhjen e lartpërmendur të Londrës, i cili tha: “Zgjidhja e një konflikti kalon gjithnjë përmes një dialogu me armikun. Nuk ka dialog vetëm në rastet kur njëra palë arrin të triumfojë, ndërsa këtu duket që askush nuk po triumfon”16. Po kështu shprehet dikur edhe Moshe Dajan: “Nëse dëshiron paqe mos fol me miqtë e tu, por me armiqtë e tu”.

16 Agjensia ANSA, Romë, 28.01.2010 Agjensia ANSA, Romë, 28.01.2010

Page 164: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

164

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Ofensiva e 13 Shkurtit 2010

Ofensiva e forcave të SHBA dhe të Aleancës që ka filluar kundër forcave Talebane më 13 Shkurt 2010 për marrjen nën kontroll të qytetit Marzha, në provincën Helmand, ëshë identike si ofensiva e ndërmarrë po nga këto forca në 11 Nëntor të vitit 2001 për të marrë qytetin Mazar el-Sharif. Talebanët atëherë rezistuan në qytet deri sa e panë se nuk mund të rezistonin më tej, urdhëruan abandonimin e pozicioneve, u shpërndanë në zonat rurale, më pas u rigrupuan, dhe me të rimarrë veten. Ata aplikuan një strategji të re: tërhiqu, rigrupohu dhe zhvillo luftë guerile të planifikuar, siç vepruan muxhahedinët me sovjetikët.

Kjo lloj stategjie e afganëve tregon se atje qytetet janë çmimi që duhet të fitohen pas luftës. Qytetet atje nuk përbëjnë qëllim për të fituar luftën. Luftrat në Afgani-stan fitohen dhe humben në zonat rurale, në male. Mbajtja e qyteteve atje nuk tregon fitoren e luftës; vetëm mbajtja e zonave rurale e fiton luftën e atjeshme. Ky ishte gabimi strategjik që bënë sovjetikët, të cilët rrethuan dhe mbajtën qytetet e atjeshme për të zbuluar aftësinë e afganëve për luftë. Ishte vonë kur sovjetëikët zbuluan se ndodheshin të rrethuar në qytete me një popullsi që duhej ta ushqenin. Armiqtë e tyre, muxhahedinët, mundën të mbijetonin pafundësisht jashtë qyteteve dhe në mënyrë të ngadaltë mundën t’i gjakosnin sovjetikët deri në vdekje, të cilët nuk iu afruan kurrë fitores së luftës. Vetëm pasi i mundën sovjetikët dhe fituan luftën civile, talebanët rimorën qytetet.

Pikpamja talebane është se ata nuk mund t’i mbajnë qytetet; më së shumti ata mund ta detyrojnë kundërshtarin të bëjë një luftë urbane, duke e detyruar atë të angazhojë të gjitha forcat e tij për të eleminuar forcat talebane të angazhuara në qytet. Talebanët ndjekin këtë strategji, pasi kanë përvojën se mbajtja e qytetit nuk i ndihmon ata të fitojnë luftën. Këtë përfundim ata e kanë nxjerrë si nga lufta me Britaninë, e cila dështoi në Afganistan në shekullin e XIX, kur ishte perandori; me perandorinë Sovjetike në shekullin e XX, dhe po e zbatojnë në shekullin e 21 me SHBA. Çelsi i fitores në Afganistan është zotërimi i zonave rurale. Në momentin kur ata do të përballen me një situatë që nuk mund të rezistojnë më, do të kalojnë në strategjinë që përmendëm. Sigurisht, njësoj si me sovjetikët, shumë talebanë do të vriten, shumë do të dorëzohen dhe shumë do zhduken, por ata nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi janë duke zhvilluar njëkohësishtë dy lloj luftrash: luftë civile dhe luftë ndërkombëtare.

Nuk duhet të harrojmë edhe një fakt tjetër: sovjetikët angazhuan në Afganistan 300 mijë ushtarë dhe nuk e fituan luftën; ndërsa SHBA dhe tërë Aleanca ka 150 mijë trupa dhe jo të gjithë ushtarë të aftë për luftë; ndër kohë që talebanët janë po ata ushtarë që kanë luftuar edhe kundët sovjetikëve, ndërsa ushtarët e NATO-s që po luftojnë sot, shumica dërmuese e tyre nuk janë ata që luftuan në vitin 2001.

Page 165: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

165

Kolonel (R) Dilaver Goxhaj

Përfundime

“Afganët janë një popull i pavarur. Ata respektojnë traditën, por i urrejnë rregullat. Anglezët e kishin mësuar këtë qysh në fillim të shekullit, rusët do ta mësonin në fund të viteve ’80. Rregullat janë të thjeshta: Asnjë rregull. Dhe kjo nuk është rregull, është traditë”. Khaled Hosseini

Analiza dhe sugjerimet e mësipërme janë bazuar kryesisht mbi ngjarjet luftarake që kanë ndodhur dhe po ndodhin aktualisht në Afganistan, por historia tregon se lufta përfundon kur forcat, që kanë ardhur për të luftuar, tërhiqen. Lufta në Afganistan po hyn në vitin e 9-të të saj, gjë që tregon se Aleanca Shumëkombëshe nuk ka patur një strategji daljeje nga kjo luftë. Nëse koalicioni i Aleancës nuk e ka planin e daljes, duhet ta hartojë. Natyrisht që instancat e larta politike e ushtarake të NATO-s e kanë në konsideratë këtë çështje, por nuk guxojnë të tërhiqen, pasi mendojnë se vihet në pikëpyetje ekzistenca e mëtejshme e Aleancës, dhe natyr-shëm, forcat Telebane do të deklaronin se e fituan luftën me SHBA, sikundër u deklarua në fund të viteve ’80 nga muxhahedinët kundër ish Bashkimit Sovjetik. Kjo është ajo që e bën problemin shumë të komplikuar. Mirëpo përgjithësisht gjërat janë më të thjeshta nga sa duken.

Problemi mendoj se është fare i thjeshtë: Forcat shumëkombëshe dhe NATO hynë në Afganistan me rezolutën e OKB, për të realizuar tre detyra:

Të shkatërronin atje bazat e Alkaedës, e cila bëri 11 Shtatorin; •Të largonin nga pushteti Talebanët, të cilët fshihnin Alkaedën dhe bazat e •saj atje; Të vendosnin një qeveri demokratike properëndimore, me një ushtri dhe •polici të rregullt.

Aktualisht koalicioni ushtarak ndërkombëtar i ka realizuar të tre këto detyra. Ky koalicion nuk kishte dhe nuk ka detyrë të rindërtojë Afganistanin, kjo i takon OKB-së, e cila nuk duhet të heq dorë nga strategjia që sugjeruam më lart. Në këto kushte, NATO do të ishte e arsyeshme të planifikojë strategjinë e tërheqjes prej Afganistanit. Ndalimi i luftës nuk ka nevojë për shumë argumente. Nëse lufta do të vazhdojë, ajo do ta ashpërsonte edhe më tej luftën civile atje.

Nëse Aleanca do të vijojë luftën me Talebanët, (gjë që fiset malore afgane këtë kërkojnë, pasi “tmerret e jetës, sikundër thotë Balzaku, s’e trembin dot një shpirt të mësuar me tmerret e vdekjes”), do të vijë një moment jo i largët që NATO do dety-rohet të ulet në tavolinën e bisedimeve me Talebanët. Nëse ndodh kjo, të detyruar nga armiku i tashëm, ajo ditë do të jetë edhe fundi i ekzistencës së Aleancës. Jo më kot Stacioni Televiziv Gjerman “Alfa”, emisionin për luftën në Afganistan e emërton: “Afganistani – varreza e superfuqive”17.

17 STV “Alfa”, Gjermani, datë 30.01.2010, ora 20.00 STV “Alfa”, Gjermani, datë 30.01.2010, ora 20.00

Page 166: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

166

Afganistani midis luftës pafund dhe dëshirës për paqe

Historia e koalicioneve na tregon se pas luftërave me Napoleonin, erdhi Kongresi i Vjenës; pas Luftës së Parë Botërore lindi Lidhja e Kombeve; pas Luftës së Dytë Botërore lindi OKB; pas Luftës së Ftohtë doli Rregulli i Ri Botëror. Në secilën nga këto luftëra një koalicion ka mundur një armik dhe dihet që koalicionet bëhen së bashku për të mundur armikun. Edhe paslufta e koalicionit të Aleancës që po vepron në Afganistan, i cili ndeshet me një armik të padukshëm, do të na sjellë ndoshta ndryshimin e misionit të NATO-s.

Referencat:

NATO Handbook, Brussels, 1999.1. Karle-Heinz Kamp, “The Way of a NATO’s New Strategic Concept”, 2009.2. Khaled Hosseini:3. “Gjuetari i balonave” (The Kite Runner), Tiranë, 2007.Revista Ushtarake nr.1/2009, nr.2/2009, nr.3/2009, organ shkencor i KDS.4. Xhon Masters, “Bulges and a Tiger”, Londër, 1955.5. E drejta zakonore shqiptare, Kanuni i Lek Dukagjinit, Akademia e Shkencave, 6. Tiranë 1989.Kanuni i Labërisë, Toena, 2006.7. Agjensia ANSA, Romë, 28.01.2010.8. Alissa J. Rubin dhe Sangar Brahimi, gazeta New York Times, 27.01.2010.9. STV “Alfa”, Gjermani, datë 30.01.2010.10. Revista bimestrale “Limes”, nr. 1/ 2008, Romë.11. Revista “Për mbrojtjen e atdheut”, nr.3/1987, Tiranë.12. George Friedman: America’s secret wars, Great Britain, 2007. 13. Revista “Newsweek”, 30 Nëntor 14. 2009.

Page 167: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

167

Kapiten Kastriot Rexhaj

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen, i Komandantit të Forcës së Sigurisë dhe Asistencës në Afganistan/Forcave të SHBA në Afganistan

Përktheu dhe përshtati nga anglishtjaKapiten Kastriot Rexhaj

Specialist në Degën e Standardizimit, Qendra e Analizave të Mbrojtjes, KDS

[email protected]

Abstrakt. Komandanti i Forcës e Sigurisë dhe Asistencës Ndërkombëtare dhe Forcave të Shteteve të Bashkuara, në Afganistan, Gjenerali Stanley A. McChrystal në Gusht të vitit të kaluar hartoi Direktivën që përmban Udhëzuesin e tij për Operacionet COIN1. Ky dokument tregon si duhen mbështetur operacionet e ISAF2-it dhe është i zbat-ueshëm nga të gjitha forcat aleate dhe ato të Shteteve të Bashkuara në Operacionin “Enduring Freedom”3. Ky është një material i vlefshëm për kuadrot dhe ushtarët e Forcave tona të Armatosura që marrin pjesë në misionin e Afganistanit, dhe do u vijë atyre në ndihmë gjatë kryerjes së misionit.

Hyrje

Në këtë udhëzues, Komandanti i ISAF-it Gjenerali Stanley A. McChrystal thekson se “Mbrojtja e popullit, është misioni i ISAF-it” dhe se konflikti në Afganistan do arrihet të fitohet duke patur mbështetjen e popullit, jo

thjesht duke neutralizuar apo eliminuar kryengritësit. Këtu përshkruhet rruga drejt suksesit, nëpërmjet hapave të fitimit të besimit nga populli i Afganistanit, partneritetit me Forcat e Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, ndërtimit të një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse, si dhe të përmirësimit dhe përshtatjes së vazhdueshme të operacioneve të ISAF-it me situatën e vendit.

Kjo përqasje, ndaj popullit të Afganistanit, Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afgani-stanit, qeverisjes dhe besueshmërisë së saj në popull, ashtu si dhe operacioneve në terren, thekson rëndësinë thelbësore që ka të kuptuarit përpara veprimit, dhe

Page 168: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

168

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

arritjen e kryerjes së operacioneve në një mënyrë që respekton mendimin dhe kulturën afgane. Gjithashtu thekson rëndësinë e perceptimit të shpejtë të situatës nga forcat e ISAF-it, në mënyrë që gjithmonë të jemi të aftë të përshtatemi më shpejt se sa kundërshtari.

Kërkesa e parë që shtrohet për zbatimin e kësaj përqasje është të arrijmë të kup-tojmë shoqërinë afgane, të jemi të ndërgjegjshëm dhe ta respektojmë kulturën e saj. Kjo sigurisht kërkon që komandantët në të gjitha nivelet, të marrin njohuri të thella mbi kulturën e këtij populli, shumë më shumë nga ç’mund të jetë kërkuar më parë. Natyrshëm lindin pyetjet, “A po bëhet mjaftueshëm nga strukturat përgjegjëse për të përgatitur këta komandantë për të vënë në zbatim këtë udhëzim? Çfarë mund të bëhet më shumë?”

Fillimisht duhet të kemi të qartë nëse po u mundësojmë komandantëve dhe per-sonelit që dislokohet, informacionin e nevojshëm mbi Afganistanin. A është mjaf-tueshmërisht i qartë dhe i saktë informacioni mbi kulturën e afgane, apo duhet që të thellohemi në historinë e këtij vendi, kulturën, shoqërinë, traditat, strukturat klanore dhe gjuhët e folura atje?

Në të vërtetë, Komandanti i ISAF-it me anë të këtij udhëzimi kërkon nga personeli i dislokueshëm një nivel përshtatshmërie deri diku me kulturën vendase, që deri më sot iu është rezervuar vetëm një numri të kufizuar njësish speciale dhe për më tepër i arritshëm vetëm pas zhvillimit të një procesi specifik, rezultatet e të cilit ishin eksperiencë disa vjeçare. Ai kërkon nga të gjithë komandantët ta kuptojnë popullin dhe të mësojnë t’i shikojnë gjërat nga këndvështrimi i këtij të fundit; të kuptojnë se çfarë i frikëson, çfarë i irriton dhe se çfarë presin ata nga ne.

Për të ilustruar sa më mirë nivelin e njohurive kulturore që duhet t’i shtohen bagazhit të njohurive të komandantëve, ai shprehet se ky proces do të na kërkojë më shumë resurse dhe akoma më shumë kohë “...në qoftë se nuk zëvendësohen disa tema mësimore në kurset tona, atëherë ne do të jemi duke vazhduar akoma me mësimdhënien e lidershipit në operacionet kombëtare...”

Megjithatë nuk ka asnjë arsye serioze që mund të na bëjë mosbesues, se me përgatitje të mjaftueshme, nuk mund të arrihet niveli i kuptimit të kulturës dhe ndjeshmërisë së këtij populli, gjë të cilën kërkon edhe Gjenerali McChrystal, por që sigurisht nuk do të arrihet pa përpjekje të organizuara nga Forcat e Armatosura.

Elementi i dytë madhor në udhëzimin e Komandantit të ISAF-it është zbatimi i përmbajtjes dhe kontrollit taktik, veçanërisht kur duhet të hapet zjarr me qëllim eliminimin e kundërshtarit. Sigurisht, kjo përkon me procesin e mendimit dhe të qëndrimeve të shumë ekspertëve lidhur me operacionet Kundërkryengritjes dhe nuk përbën aspak devijim nga doktrina.

Por vështirësia në të kuptuarin e udhëzimit, përsa i përket përmbajtjes dhe kufizi-

Page 169: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

169

Kapiten Kastriot Rexhaj

meve në rastet kur forcat e ISAF duhet të hapin zjarr me qëllim eliminimin e kundër-shtarit, nuk është e vlefshme për teorinë, por për zbatimin praktik të tij. Edhe pse në udhëzim cilësohet se: “Nuk do të fitojmë thjesht duke vrarë kryengritësit”, nuk mendohet se mund të fitohet ndaj kryengritësve të armatosur, thjesht duke u kthyer faqen tjetër. Në fakt, udhëzimi i Komandantit të ISAF-it, thekson akoma dhe më tepër rebusin kur përmend “llogaritjen e thjeshtë matematikore”, nga e cila kuptojmë se nuk duhet që të shmangim konfliktin, por që të dalim fitimtar duhet të bëjmë shumë më shumë se sa thjesht të kapim apo të vrasim një militant.

Ajo që kërkohet nga komandantët e n/reparteve është që të jenë të aftë të marrin vendime shumë të vështira, si, ku dhe kur të hapin zjarr me qëllim eliminimin e kryengritësve; dhe e gjithë kjo, gjatë kohës kur ata apo vartësit e tyre janë në rrezik për jetën; dhe në të njëjtën kohë të jenë duke menduar për marrjen e vendimit të mëpasshëm, e kështu me radhë. Mendoni sikur edhe kryengritësit të jenë të aftë të kuptojnë se ku dhe kur do të hapim zjarr ndaj tyre. Situata për këta komandantë n/repartesh do të bëhej tepër e komplikuar.

Në qoftë se nuk do të ndërmarrim masa efektive për t’iu mësuar ushtarëve tanë se përse nuk zgjedhim gjithmonë rrugën “e neutralizimit të kundërshtarit nëpërmjet zjarrit, duke e vrarë apo kapur atë”, rrezikojmë të krijojmë konfuzion dhe dyshime mbi atë çfarë po përpiqemi të arrijmë aty ku nuk mund t’ia lejojmë vetes të na ndodhë; në nivelin e n/repartit.

Nevoja për të shpjeguar “përsenë”, është pjesë e doktrinës dhe e procesit tonë të vendim-marrjes ushtarake, p.sh. “qëllimin e komandantit”, por situata aktuale në Afganistan kërkon përpjekje të mëdha nga komandantët e të gjitha niveleve për t’u siguruar nëse e kanë kuptuar drejt qëllimin teksa e kthejnë atë në veprim (apo në mos veprim, siç edhe mund të kërkohet). Kursi i zgjedhur i veprimit, jo vetëm që duhet të jetë i përshtatshëm për situatën (taktik, kufizues, apo përdorim i plotë i fuqisë së zjarrit me qëllim eliminimin e kundërshtarit), por duhet të jetë dhe mjaft i qartë për ushtarin, i cili pret të kuptojë se jo vetëm ky kurs veprimi është i përshtatshëm, por edhe pse është i përshtatshëm. Kjo është sfida e lidershipit, e cila kërkon përgatitje të gjerë si arsimore, ashtu dhe stërvitore.

Ky udhëzim parashtron qartë një nga pikat e tij më të rëndësishme; “Një operacion i suksesshëm kundër kryengritjes... është ai që u merr kryengritësve atë që ata s’mund t’ia lejojnë vetes të humbasin – kontrollin mbi popullin”. Ky është një përkufizim mjaft i thellë, një përkufizim nga i cili lindin mendime të reja mbi operacionet e përqasjes. Ai zgjeron horizontin dhe redukton tendencën për të parë alternativën e “përçarjes” dhe “eliminimit” të kryengritësve si diçka të arritshme vetëm me anë të përdorimit të forcës vdekjeprurëse. Në të njëjtën kohë udhëzimi e bën këtë prob-lem edhe më pak të varur në përdorimin në përgjithësi të forcës vdekjeprurëse, kur thuhet se: “Qartësisht këtu ka vend për operacione specifike që mos t’i lënë kohë

Page 170: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

170

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

kryengritësve të balancohen e ta kthejnë luftën në diçka të shenjtë, dhe gjithashtu t’u mohojë atyre influencën në popullatën civile”.

Vetëm duke e kuptuar në mënyrë të balancuar situatën e përgjithshme, e bën këtë dokument vërtetë efektiv, si një mjet me anë të të cilit komandantët e n/reparteve mund të drejtojnë veprimet e tyre dhe për t’i asistuar ata sa më shumë që të qën-drojnë brenda qëllimit të komandantit të tyre.

Një tjetër pikë kyçe e udhëzimit të Komandantit të ISAF-it është nevoja për “Pra-nimin e Njerëzve”. Kjo kërkon që personeli i dislokuar të krijojë raporte personale me drejtuesit klanorë, drejtuesit e komuniteteve dhe ata fetarë; në mënyrë që të mund të jenë në gjendje të kuptojnë se kush janë më pak të privilegjuarit, të për-jashtuarit dhe të papërkrahurit, për t’i bërë ata të ndihen si të tjerët.

Ndërsa ne duam të shohim një botë ku çdo individ, pa marrë parasysh pozicionin e tij në jetë, të ketë vlerën e trashëguar se “Të gjithë janë krijuar për të qenë të barabartë..”, në pjesën më të madhe të botës, ky nuk është aspak këndvështrimi i miliarda njerëzve. Në mënyrë që ne ta influencojmë këtë në kulturën e tyre, fil-limisht duhet të ndërgjegjësohemi për të dhe të arrijmë ta shfrytëzojmë; ndërkohë që vazhdojmë t’i trajtojmë të tjerët me qetësi dhe respekt. Sërish, ky mbetet një koncept që nevojitet t’ua mësojmë komandantëve tanë shumë më parë se ata të dislokohen.

Dy pikat e fundit që trajtohen në udhëzim, përkojnë me përdorimin e tepërt të mbrojtjes së forcave dhe realitetin e shëmtuar të zyrtarëve të korruptuar, shpesh pjesëtarë të qeverisë afgane.

Çështjes së mprehtë se çfarë niveli i mbrojtjes së forcave është i mjaftueshëm dhe kur mund ta quajmë të tepërt (dhe për pasojë edhe me efekt të kundërt), nuk mund t’i japë zgjidhje askush përveç se komandantit në terren. Megjithatë, ajo që mund të paracaktohet fillimisht, është thjesht një diskutim praktik por dhe profesional i çështjes, i shoqëruar me eksperienca të çmuara të komandantëve madhorë dhe shpesh të përdorura si pika nga ku mund të nxirren mësime.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për problemin e korrupsionit të zyrtarëve afganë. Ky nuk është një problem bardh e zi dhe këmbëngulja për ta bërë të tillë, nuk është produktive megjithatë, siç cilësohet në udhëzim: “T’i shmangeni apo të mbështesni zyrtarët qeveritarë të cilët dështojnë ndaj objektivave të detyrës së tyre, ju bën juve pjesë të problemit. Mbrojtja e popullit nuk do të thotë vetëm mbrojtje fizike, por edhe mbrojtje nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin”.

Vetëm një përpjekje e shëndoshë për të kuptuar kulturën dhe shoqërinë afgane, do të bëjë të mundur zbatimin me sukses të udhëzimit të Komandantit të ISAF-it për operacionet që do të kryhen në këtë vend të gërryer nga lufta. Do të jetë

Page 171: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

171

Kapiten Kastriot Rexhaj

përgjegjësi e strukturave trajnuese për të ofruar baza të forta për këtë njohuri, një gur themeli nga ku mund të ndërtohet eksperienca operacionale.

Më poshtë, është direktiva e Komandantit të ISAF-it Gjeneralit Stanley A. McChrys-tal, një dokument orientues, i cili mund t’u shërbejë komandantëve në të gjitha nivelet gjatë përgatitjes së efektivave të tyre për mision.

Shtabii Forcës së Sigurisë e Asistencës Ndërkombëtare

Kabul, Afganistan

Udhëzuesi i Komandantit të ISAF për Kundërkryengritjen

Mbrojtja e njerëzve është misioni. Konflikti do të fitohet duke bindur popullatën, e jo duke shkatërruar kundërshtarin. ISAF do të ketë sukses kur GIRoA4 do të fitojë mbështetjen e popullit.

Misioni i ISAF-it është të ndihmojë Republikën Islamike të Afganistanit, të mposhtë kryengritjen që kërcënon këtë vend, dhe të mbrojë popullin afgan. Populli afgan do të vendosë se kush është fitimtari dhe në (GIRoA dhe ISAF) jemi në përpjekje të fitojmë mbështetjen e tyre. Kjo përpjekje për të fituar dhe ruajtur mbështetjen e tyre duhet të shoqëroje çdo veprim që ndërmarrim. Në parim, ne dhe kryengritësit po parashtrojmë një argument për të ardhmen e popullit e Afganistanit: këta do të vendosin se cili argument është më i përshtatshëm për ta, më bindës dhe cili ka shanse më të mëdha për sukses.

Populli afgan përbëhet nga një larmi etnicitetesh dhe fisesh me tradita të forta dhe me një sens të ashpër pavarësie. Vendi i tyre është shkatërruar nga një luftë 30 vjeçare dhe ndërtimi i shoqërisë afgane është dëmtuar rëndë. Strukturat tradicionale fisnore janë minuar me qëllim nga kryengritësit dhe shumë komunitete janë shpërbërë. Dobësimi i shtetit dhe korrupsioni kanë kontribuar në humbjen e besimit ndaj qeverisë. Pothuajse

Një patrullë e ISAF po lëvizte brenda një qyteti me një shpejtësi të lartë, duke u drejtuar drejt qendrës për të liruar trafikun në rrugë. Shumë këmbësorë dhe automjete të tjera u shtynë jashtë rrugës. Një autom-jet tjetër po afrohej nga një rrugë dytësore drejt kryqëzimit. Ushtari mbi automjetin e ISAF qëlloi një dritë-shënjuese e cila hyri brenda automjetit dhe si pasojë i vuri zjarrin nga brenda. Pas largimit të autom-jetit të ISAF, afganët u mblodhën përreth automjetit që digjej. Sa kryengritës mendoni se patrulla bëri atë ditë?

Page 172: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

172

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

tetë vjet të prezencës ndërkombëtare nuk kanë sjellë akoma përfitimet e menduara. Populli afgan është skeptik dhe i pavullnetshëm për t’iu përkushtuar me mbështetje të plotë, asnjërës prej palëve, pa u bindur fillimisht për teorinë fitimtare.

Ne kemi nevojë t’i kuptojmë këta njerëz dhe t’i shohim gjërat nëpërmjet syve të tyre. Ne duhet të kuptojmë frikën, irritimin e tyre dhe se çfarë presin ata prej nesh. Nuk duhet që thjesht të vrasim kryengritësit. Duhet të ndihmojmë popullin afgan duke i siguruar ata fillimisht, duke i mbrojtur ata nga frika, dhuna dhe abuzimi;

dhe do ta bëjmë këtë në një mënyrë që respekton si kulturën e tyre ashtu dhe besimin. Kjo do të thotë që duhet të ndryshojmë mënyrën e mendimit, veprimit dhe të punës. Duhet të angazhojmë afganët si pjesëmarrës aktivë në suksesin e komunitetit të tyre.

Çdo veprim që ndërmarrim duhet të reflektojë këtë ndryshim: si ndërveprojmë me vendasit, si drejtojmë automjetet dhe si pilotojmë

mjetet ajrore, si patrullojmë, si përdorim forcën, si punojmë me programet dhe projektet. Ky është vendi i tyre dhe ne jemi vizitorët e tyre. Duhet të mendojmë me kujdes mbi çdo gjë që bëjmë dhe duhet të kuptojmë impaktin e veprimeve tona mbi popullin me të cilin jemi partner dhe kemi ardhur ta mbrojmë. Siguria nuk vjen duke demonstruar fuqinë e zjarrit, dhe mbrojtja e forcave, mund të thotë më shumë ndërveprim me popullsinë afgane.

Si veprojnë kryengritësit. Detyra jonë është e komplikuar nga një rrezik i ripërtëritshëm, shumë i adaptueshëm dhe nga një kryengritje e shumë-fytyrshme. Kryengritja nuk është e ngjashme me një kërcënim ushtarak konvencional. Sulmi i kryengritësit është një sulm i dorës së dytë për të ulur besimin ndaj qeverisë dhe të provokojë një përgjigje kundër kryengritjeje që mund të rrisë hendeqet midis qeverisë dhe popullatës civile. Korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin nga zyrtarë të qeverisë është ushqim për kryengritësit. Pas tymit të betejës, kryengritësit janë të fokusuar mbi politikën dhe aktivitetet shoqërore, përfshi këtu dhe operacione informacioni, me qëllim fitimin e kontrollit mbi popullatën. Duke vepruar kështu, ata i heqin legjitimitetin qeverisë.

Duhet të kuptojmë se si na luftojnë kryengritësit në mënyrë që të luftojmë strategjinë e tyre. Ata adaptohen me kushtet lokale. Ata influencojnë popullatën si nëpërmjet frikës ashtu dhe nëpërmjet tërheqjes. Në propagandën e tyre ata

Page 173: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

173

Kapiten Kastriot Rexhaj

thonë se po përpiqen të mbrojnë kulturën dhe besimin afgan. Ata nxisin konflikte shoqërore dhe minojnë strukturat tradicionale. Në disa zona, kontrollojnë rrugët, mbledhin të ardhura dhe bëjnë drejtësi të aty-përatyshme. Ata rekrutojnë grupe ish të burgosurish dhe paguajnë djem të rinj për të luftuar. Shfrytëzojnë gabimet e ISAF-it dhe veprime të papërshtatshme të trupave tona, për të përforcuar argumentin e tyre.

Të luash sipas planit të tyre. Një forcë ushtarake, e programuar për të vepruar konvencionalisht (dhe në mënyrë mjaft të parashikueshme) ndaj sulmeve të kryengritësve, është e ngjashme me demin që sulmon vazhdimisht flamurin e

matadorit – me qëllim që demi eventualisht të mundet nga një forcë shumë më e dobët, që në këtë rast materializohet nga matadori. Kjo është e parashikueshme – demi bën atë që i vjen më e natyrshme. Ndërsa një veprim i yni konvencional është i natyrshëm, në këtë rast është edhe vetë-shkatërrues.

Së pari, një kryengritje nuk mund të mundet vetëm me përdorim të armëve të zjarrit; furnizimi me luftëtarë dhe madje edhe drejtues për ta, është i pambarueshëm. Thuajse 70% e popullsisë afgane është nën 25 vjeç. Papunësia e madhe, analfabetizmi, pakënaqësitë politike dhe shoqërore, krijojnë “tokë prodhuese” për influencimin dhe rekrutimin e kryengritësve.

Familjet e ndërlikuara, klanet dhe lidhjet fisnore të shoqërisë afgane e kthejnë përmbys dhe llogaritjen më të thjeshtë matematikore. Duke u nisur nga konvencionaliteti, vrasja e dy kryengritësve në një grup prej dhjetë vetash, bën që të ngelen tetë prej tyre, që do të thotë: 10–2=8. Nga pikëpamja kryengritëse,

ata dy që u vranë ishin të lidhur me shumë të tjerë, të cilët do të kërkojnë hakmarrje. Dhe nëse të vrarët do ishin civilë, numri i të rekrutuarve do të ishte akoma më i madh. Si përfundim, vdekja e dy kryengritësve krijon më shumë rekrutë: 10–2=20 (ose dhe më shumë) në vend që të ishte e barabartë me 8. Kjo është një pjesë e arsyes se pse tetë vjet të përpjekjeve të suksesshme por individuale dhe kinetike, kanë rezultuar në më shumë dhunë. Kemi punën matematikore, kundrejt një ekuacioni pa baza. Kjo nuk do të thotë që

Një njësi e ISAF që vepronte në një zonë të qetë u vu në vështirësi manovrimi me kami-onët e saj të mëdhenj, tek një rrugë pasi në të dy anët ishin të mbjella pemë me fruta. Për të dalë nga situata, njësia preu pemët. Shumë familje në atë zonë vareshin nga prodhimet e atyre pemëve. Menjëherë më pas filloi shqetësimi i ngarke-save eksplozive të improvi-zuara në atë rrugë.

Page 174: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

174

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

duhet të lëmë mënjanë betejën, por që të fitojmë duhet të bëjmë shumë më shumë se sa të vrasim apo të kapim militantët.

Së dyti, operacionet konvencionale ushtarake kundër kryengritësve konsumojnë burime të konsideru-eshme, për shumë pak rezultat dhe ka më shumë mundësi që të largojë popullatën të cilën mundohemi ta sigurojmë. Operacionet në shkallë të gjerë për kapjen ose vrasjen e militantëve përmbajnë një rrezik të madh për shkaktimin e viktimave në civilë dhe dëmeve indirekte. Nëse në një betejë ka viktima civile, nuk ka rëndësi se kush qëlloi mbi ta – ne kemi dështuar në mbrojtjen e tyre. Shkatërrimi i një shtëpie apo një prone vë në rrezik jetën dhe burimet jetësore të një familje të tërë – dhe krijon më shumë kryengritës. Mbjellim farat e asaj që do të na luftojë nesër.

Edhe pse operacionet përçarëse mund të jenë të nevojshme, duhet të pranojmë që efektet e tyre janë të përkohshme dhe rasti më i mirë i përdorimit të tyre, është kur popullata është nën influencën apo kontrollin e kryengritësve.

Duke lëvizur përkohësisht në një zonë për disa orë ose edhe për disa ditë, për të kërkuar kundërshtarë dhe më pas për t’u larguar, nuk është rezultative dhe bën më shumë keq se sa mirë. Kryengritësit lokalë fshihen në mes njerëzve dhe

popullata është në mëdyshje. Pasi largohemi, militantët ri-shfaqen dhe jeta nën kontrollin e kryengritësve rifillon. Këto operacione jo vetëm që s’janë frytdhënës, por mund të jenë dhe kundër-produktivë. Duke kryer këto operacione, nuk ndërtojmë marrëdhënie me popullin dhe nuk i ndihmojmë afganët të zgjidhin problemet e tyre.

Një njësi e ISAF shpesh gjendej nën zjarrin e mortajave që hapnin zjarr nga një fshat i afërt. Në vend që të vendoste për të sulmuar fshatin, komandanti vendosi të merrte më shumë informacion mbi fshatin dhe arsyet për armiqësinë që tregonin. Komandanti i ANA urdhëroi patrullën e ANA të merrte informacion mbi fshatin. Patrulla mësoi se fshatarët ishin të mërzitur për një sulm që kishte ndodhur në fshat, dy vjet më parë. Ata mësuan gjithashtu se arsimi ishte i rëndë-sishëm për ta, por nuk ekzistonin shkolla apo pajisje shkollore. Komandanti i njësisë dërgoi një patrullë tjetër pas disa ditësh së bashku me një kamion me pajisje shkollore. Të nesërmen drejtuesit e fshatit erdhën në bazë për t’u takuar me komandantin e ANA dhe të ISAF. Ata sollën mbi 100 letra të shkru-ara nga fëmijët me fjalën “faleminderit”. Më vonë, disa projekte të tjera u koordinuan me të parët e fshatit. Sulmet pushuan.

Page 175: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

175

Kapiten Kastriot Rexhaj

Shkurt, të qënit të paaftë apo inefektiv, nuk përbëjnë arsye të vetme për të dështuar – është drejtimi i keq në përqasjen tonë.

Ndërrimi i mënyrës së të menduarit. Duhet të mendojmë dhe të veprojmë shumë ndryshëm, për të qenë të suksesshëm. Vullneti i popullit është Objektivi. Një operacion i suksesshëm ofensiv kundër kryengritjes, është ai që i merr kryengritësve atë që ata s’mund t’ia lejon vetes të humbasin – kontrollin mbi popullin. Duhet t’i shikojmë operacionet ofensive jo vetëm si ato që kanë si objektiv militantët, por dhe si ato që fitojnë besimin dhe mbështetjen e popullit duke i mohuar kryengritësve aksesin dhe influencën. Marrja pjesë në traditat

me drejtuesit e komuniteteve që ndihmon në krijimin e besimit dhe zgjidhjen e problemeve, është një operacion ofensiv. Kështu, përdoren projekte dhe programe pune për të bashkuar komunitete dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre. Misionet që kanë primare “përçarjen” e militantëve, nuk janë të tillë.

Mendoni për kundër kryengritjen si një argument për të fituar mbështetjen e popullit. Është një konkurs për të influencuar arsyetimin e vërtetë dhe shumë praktik të popullit se cilën anë do të mbështesin.

Çdo veprim, reagim, dështim për mosveprim dhe gjithçka që thuhet dhe bëhet, kthehet në pjesë të debatit. Njerëzit në sallë shikojnë, dëgjojnë dhe bëjnë zgjedhje

racionale bazuar në gjykimin se kush mund t’i mbrojë më mirë, kush mund t’u ofrojë më shumë për nevojat e tyre, kush e respekton më shumë dinjitetin dhe komunitetin e tyre dhe kush ofron më shumë shanse për të ardhmen. Ideologjia mund të influencojë rezultatin, por zakonisht ajo është vartëse e konsideratave gjithnjë e më shumë praktike të mbijetesës dhe jetës së përditshme.

Fitoni mbështetjen e njerëzve dhe lufta është e fituar, pa marrë parasysh sesa militantë janë vrarë apo kapur.

Duhet të minojmë argumentin e kryengritësve duke iu ofruar një alternativë imponuese. Argumenti ynë duhet të jetë mesazh i qartë – nëpërmjet fjalëve dhe veprave – se ne dhe GIRoA kemi kapacitetet dhe përkushtimin për të mbrojtur dhe mbështetur popullin. Së bashku, duhet të sigurojmë një sistem të bindshëm dhe me baza ligjore të drejtësisë dhe të mirëqenies për një popullatë të lodhur dhe skeptike. Duhet t’i kthejmë patjetër perceptimet e frikës dhe pasigurisë në besim dhe konfidencë.

Për të qenë efektivë, duhet të ndihmojmë të ndryshojmë kontekstin, kështu njerëzit do të tërhiqen më shumë nga ndërtimi dhe mbrojtja e komunitetit të tyre

Page 176: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

176

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

sesa nga shkatërrimi i tyre. Përdorni iniciativë ekonomike dhe pjesëmarrje në zakonet e tyre me drejtuesit e komunitetit, për të punësuar djemtë e rinj dhe zhvilloni rrugë paqësore për zgjidhjen e problemeve thelbësore; krijoni alternativa lokale të zbatueshme kundër kryengritjes.

Në të njëjtën kohë, do të ishte naive të injoronim faktin se kundërshtari ia ka arritur qëllimit kur ne fokusojmë kohën dhe energjitë tona mbi të. Kjo është sigurisht çështja në kohërat e aktiviteteve të larta kinetike ashtu si dhe në zonat ku “qeveritë në hije” influencojnë popullin. Qartësisht këtu ka vend për operacione specifike që mos t’i lënë kohë kryengritësve të balancohen e ta kthejnë luftën në diçka të shenjtë, dhe gjithashtu t’u mohojë atyre influencën në popullatën civile. Këto operacione janë të rëndësishme, por, në vetvete, nuk janë domosdoshmërisht vendimtarë.

Ato mund të jenë efektive kur kryengritësit janë bërë kaq të izoluar

nga popullata, sa ata s’janë më të mirëpritur, janë nxjerrë jashtë nga komuniteti i tyre dhe janë detyruar të fshihen jashtë zonave të banuara e të sulmojnë që prej andej. Zbatimi i këtyre kushteve të shtrira në kohë do të bëjë të mundur që operacionet kinetike të kenë një impakt të zgjatur dhe jo të shkurtër.

Të ruash balancën përgjatë gjithë kohës është mjaft kritike dhe për këtë nuk ekziston asnjë formulë matematikore. Mobilizimi i komunitetit në pjesëmarrje aktive për sigurinë, stabilitetin dhe suksesin e tyre është pika kyçe e kundër kryengritjes në nivelet lokale – dhe krijon rrethanat për zhdukjen e influencës kryengritëse, përgjithmonë.

NjënjësieISAFdhekompaniaafganemetëcilënbashkëpunonte,pomerrninpjesënënjë“Shura”,nënjë fshatqëkish qenë më parë armiqësor. Mbi 500 njerëz përfshi këtu dhe ish luftëtarë, merrnin pjesë aty. Thuajse kishte ardhur i gjithë fshati. Njësia kishte punuar për muaj të tërë në ndërtimin e marrëdhënieve me të parët e fshatit dhe popullin. Me forcimin e marrëdhënieve filluan të zbatoheshin projekte lokale që përmirësuan jetën dhe rritën shanset e punësimit. Drejtuesit e fshatit kërkuan një takim. Gjatë takimit, dy kryengritës hapën zjarr në drejtim të njërës prej postave të vrojtimit. Duke ditur se rrezikohej takimit, rreshteri që ishte në komandë të postës së vrojtimit u dha urdhër ushtareve të mos hapnin zjarr. Ai e kuptoi që ky ishte një akt provokativ që kishte plan të merrte një kundërpërgjigje të ashpër dhe si pasojë të prisheshin marrëdhëniet. Ai thjesht raportoi incidentin. “Shura”5 vazhdoi. Më vonë drej-tuesit e fshatit i zbuluan dy militantët dhe i dënuan sipas ligjeve të tyre.

Page 177: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

177

Kapiten Kastriot Rexhaj

Duhet që patjetër të njohim njerëzit, ambientin dhe aspiratat dhe të punojmë së bashku me ta për t’u ardhur në ndihmë. Përpiquni të fokusojmë 95% të energjisë sonë mbi 95% të popullit i cili meriton dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Duke vepruar kështu, kryengritësit do të izolohen. Merr masa kundër 5% - kryengritësve – sipas nevojës ose kur e kërkon situata. Mos i lejoni t’ju shkëpusin vëmendjen nga detyrat tuaja primare.

Pranojini njerëzit. Krijoni lidhje dhe ji i ndërgjegjshëm se këto lidhje iu duhen kaluar edhe pasardhësve të tu. Kultura afgane është e ngritur mbi marrëdhëniet personale. Fitimi i besimit të popullit është një pjesë e madhe e misionit tonë. Krijoni marrëdhënie me fiset, komunitetin dhe drejtuesit e besimeve. Suksesi kërkon komunikim dhe bashkëpunim. Kërkoni më pak të privilegjuarit, të përjashtuarit e shoqërisë dhe ata më pak të dëshiruarit dhe mundohu t’i bësh pjesë të bashkëpunimit. Kuptoni ankesat dhe problemet e popullsisë lokale që nuk sjellin stabilitet dhe merr masa për rregullimin e tyre. Punoni me fëmijët dhe nxënësit. Këmbëngulni që zyrtarët e ANSF6 dhe GIRoA të mbështesin fuqimisht këto përpjekje dhe mësojuni se si të vihen vetë ata në drejtim të këtyre përpjekjeve.

Përdorni lidhjet tuaja me popullin, zyrtarët e ANSF dhe GIRoA për t’u bërë një ekspert i situatës në zonën ku veproni. Njihuni me zonat përreth. Mësoni se kush është fermeri më i zoti dhe pse, kush ndjehet i përjashtuar dhe pse, cilat familje janë më të suksesshmet dhe kush janë ato që janë të bashkuara nga martesa. Bëhuni një forcë pozitive për komunitetin, mbrojini vendasit nga e keqja dhe kujdesuni për sigurinë dhe mirëqenien e tyre që ata të mund të punojnë dhe të jetojnë me familjet e tyre në paqe.

Në mënyrë të kujdesshme vlerësoni rrezikun dhe zbatoni konfidencën – mbrojtja e tepërt e forcave ju largon, nuk është frymëzuese. Mendoni se do donit që një ushtri e huaj të vepronte në vendin tuaj, me familjarët tuaj dhe fëmijët tuaj, dhe silluni në atë mënyrë. Mënyra se si drejtoni automjetet, veshja dhe gjestet tuaja, me kë drekoni, kurajo me të cilën luftoni, mënyra se si i përgjigjeni ankesave dhe gëzimeve të popullsisë – të gjitha këto janë pjesë e argumentit.

Fitojeni argumentin. Përdorni zhvillimet lokale dhe mbështetjen ekonomike për

Një Grup Drejtues i Policisë besonte se Shefi i Distriktit ANP ishte i korruptuar. Pas shumë përpjekjeve për ta ndryshuar sjelljen e tij, ky Grup hartoi një skenar për marrjen në kontroll të drejtimit Provincial. Drejtimi Provincial kreu një operacion nga ku konfirmuan provat. Ata zëvendësuan Shefin e Policisë të korruptuar me një drejtues të ndershëm i cili punonte shumë dhe shefin e hequr ia dorëzuan sistemit afgan të drejtësisë. Edhe pse procesit iu deshën javë të tëra për të përfunduar plotësisht, Grupi ndi-hmoi në këtë rast drejtuesit afganë për të marrë masat paraprake me qëllim mbrojtjen e popullsisë nga veprimet e tij korruptive.

Page 178: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

178

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

të ulur bashkë në një tavolinë drejtuesit e komuniteteve dhe popullin që ata të arrijnë suksese. Dëgjoni, ndani dhe shkëmbeni. Ndërtoni pasuri dhe kapacitete për popullsinë. Së bashku me drejtuesit e GIRoA, punoni për të gjitha çështjet lokale me komunitetin dhe konsultohuni me ta. Kujdesuni për zotërimet e tyre. Afganët thonë, “Nëse ke derdhur djersë për të, duhet ta mbrosh”.

Bashkëpunoni me ANSF në të gjitha nivelet. Detyra jonë është t’i llogarisim ata si të zotë për shërbimin dhe mbrojtjen e popullit afgan nga e keqja. Ndërtoni kapacitetet e tyre që ata të mbrojnë vetë vendin e tyre. Kujdesuni për zotërimet e tyre – suksesi i tyre është suksesi ynë. Jetoni dhe stërvituni bashkë, planëzoni dhe operoni së bashku. Shkëmbeni ritmin e betejës dhe informacionin. Integroni reciprokisht strukturat tuaja komanduese dhe kontrolluese. Vendosini në drejtim dhe mbështetini ata edhe kur ata të mendojnë se nuk janë akoma gati. Drejtojini që të bëhen të zotë dhe ata do t’ju mahnitin sesa shpejt janë të aftë të veprojnë të pavarur.

Krijoni Kapacitete Qeverisëse dhe të Përgjegjshme. Zhvillimi i një qeverisjeje të mirë është përgjegjësia e të gjithëve. Krijoni kapacitete dhe përgjegjshmëri në të gjitha nivelet, deri tek komunitetet lokale. Promovoni drejtimin afgan që i shërben popullit. Fuqizojini ata që tregohen kompetentë, të kujdesshëm dhe të përkushtuar ndaj popullit të tyre. Por tregohuni të kujdesshëm dhe bëni dallime. Dilni hapur ndaj zyrtarëve të cilët monopolizojnë pasuritë dhe abuzojnë me besimin e popullit. Duke punuar përkrah njerëzve të Afganistanit, duhet patjetër të gjejmë nxitje dhe mekanizma për të ndryshuar sjellje dhe t’u kërkojmë drejtuesve afganë të marrin masat përkatëse t’i nxjerrin përpara ligjit zyrtarët e korruptuar. T’i shmangeni apo të mbështesni zyrtarët qeveritarë të cilët dështojnë ndaj objektivave të detyrës së tyre, ju bën juve pjesë të problemit. Mbrojtja e popullit nuk do të thotë vetëm mbrojtje fizike, por edhe mbrojtje nga korrupsioni

dhe abuzimi me pushtetin.

Përmirësohuni çdo ditë. Merrni masa të përmirësoni stabilitetin në zonën tuaj. Mësoni si të adaptoheni, si ta transformoni ambientin dhe si të jeni më efektivë me drejtuesit e komunitetin, dhe popullin. Dëgjojini kolegët tanë afganë; bisedoni me ata; pyetini sesi mund të përmirësojmë veprimet tona

dhe si mund t’i ndihmojmë të arrijnë objektivat e tyre. Dëgjojini se çfarë kanë ata për t’ju treguar. Ju jeni të autorizuar – është përgjegjësia juaj, në të vërtetë – për të rregulluar veprimet tuaja brenda qëllimit të këtij udhëzimi për t’u adaptuar me situatën lokale.

Page 179: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

179

Kapiten Kastriot Rexhaj

Komunikoni gjithnjë. Shkëmbeni shpejt informacionet dhe idetë e rëndësishme. Sfidoni njohuritë konvencionale, nëse ato nuk përshtaten më me ambientin. Kjo është një luftë zgjuarsie – jini vigjilent pasi ambienti ndryshon dhe kundërshtari adaptohet. Nëse ndjeheni të qetë, kundërshtari ka shumë mundësi të jetë duke u përgatitur. Për të fituar, duhet patjetër të kuptojmë strategjinë e tyre dhe të mësojmë prej sukseseve dhe dështimeve të tyre – dhe nga tonat gjithashtu. Adaptohu më shpejt se ç’janë ata në gjendje ta bëjnë.

Ne (GIRoA dhe ISAF) do të ngadhënjejmë duke transformuar ambientin nëpërmjet sigurisë lokale, duke lidhur urat e një qeverie të besueshme dhe përgjegjëse me drejtuesit e komuniteteve dhe popullin; dhe duke iu përgjigjur kryengritjes me alternativa imponuese. Populli do të vendosë në favor të GIRoA.

STANLEY A. McCHRYSTAL

Gjeneral i Forcave Tokësore, SHBAKomandant i Forcave SHBA-Afganistan/Forcës së Sigurisë dhe Asistencës Ndërkombëtare Afganistan

Pikat Kyçe të Udhëzimit të Kundërkryengritjes për ISAF

Populli i Afganistanit është objektivi. Misioni është të mbrojmë ata. Fokusoni 95% të kohës suaj mbi krijimin e marrëdhënieve me ta dhe së bashku me qeverinë e Afganistanit, t’u vini atyre në ndihmë.

Harroni mënyrën konvencionale të të menduarit. Fokusohuni tek populli dhe jo militantët. Duke fituar besimin e popullit dhe duke ndihmuar një qeveri përgjegjëse të GIRoA të fitojë mbështetjen e popullit, i hiqni kundërshtarit atë që ai lufton ta ketë nën kontroll.

Pranojini njerëzit

Mendoni përpara se të veproni. Kuptoni pasojat e veprimeve tuaja – si drejtoni •automjetet, mënyra si patrulloni, si bashkëpunoni me njerëzit, si ndihmoni komunitetin. Shikoni veprimet tuaja nga pikëpamja e popullit afgan. Nëse i bëjmë keq civilëve afganë, ne mbjellim farën e asaj që do na luftojë nesër.Bëhuni ekspert në njohjen e situatës në zonën ku veproni. Krijoni marrëdhënie •dhe merrni pjesë në doket e tyre. Kultura afgane është e themeluar mbi marrëdhëniet personale. Dëgjoni popullin dhe rregulloni veprimet tuaja. Fitoni besimin e tyre. Zhvilloni zotërimet e tyre, si zgjidhje. Nëse ata derdhin djersë për të, ata do ta mbrojnë.Bëhuni një faktor pozitiv në komunitet; mbroni njerëzit nga e keqja; kujdesuni •për stabilitetin. Përdorni iniciativat ekonomike lokale për të rritur punësimin dhe për të mos u dhënë alternativë moshave të reja të bien pre e kryengritjes.

MICHAEL T. HALL

Kryekapter i Forcave Tokësore, SHBA Kryekapter i Forcave SHBA-Afganistan/Forcës së Sigurisë dhe Asistencës Ndërkombëtare Afganistan

Page 180: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

180

Udhëzues Trajnimi për Kundërkryengritjen i Komandantit të ISAF, Afganistan

Kërkoni që CERP7, CIMIC8 dhe kapacitete të tjera të mbështesin këto përpjekje. Ndihmoni afganët të zgjidhin problemet e tyre.

Bashkëpunoni me ANSFJetoni, hani dhe stërvituni bashkë, planëzoni dhe operoni sëbashku, varuni •nga njëri-tjetri dhe mbështetuni tek njëri-tjetri – në të gjitha nivelet, deri tek ushtari i thjeshtë. Trajtojini si partnerë të barabartë në sukseset e arritura. Suksesi i tyre, është qëllimi ynë. Respektojini; vendosini në drejtim dhe •këshillojini për të arritur suksese.

Krijoni Kapacitete Qeverisëse dhe të PërgjegjshmeKontribuoni në krijimin e një qeverisjeje transparente dhe të përgjegjshme, •kombëtare e deri tek ajo lokale. Këmbëngulni që zyrtarët qeveritarë t’i shërbejnë popullit; dhe mbështesni fuqimisht ata që bëjmë kështu. Përballuni me zyrtarë të korruptuar. Mbrojtja e popullit kërkon si mbrojtje •fizike ashtu dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Me kolegët tuaj afganë punoni të ndryshoni sjelljet korruptive. Nëse kjo nuk ndryshon, kërkoni nga drejtuesit e lartë afganë të marrin masat paraprake.

Përmirësohuni çdo ditëMësoni si të adaptoheni me ambientin. Ruani gjithnjë vigjilencën. •Përmirësohuni çdo ditë. Mësoni si të transformoni ambientin dhe si të arrini më shumë objektiva në •bashkëpunim me popullin. Dëgjojini dhe mësoni nga kolegët tanë afganë. Komunikoni dhe shkëmbeni ide. Sfidoni njohuritë konvencionale, nëse ato •nuk përshtaten më me ambientin. Kjo është një luftë zgjuarsie – mësoni dhe adaptohu më shpejt nga kundërshtari.

Tabela e shkurtimeveCOIN – Counter Insurgency – Kundërkryengritje1. ISAF – International Security Assistance Force – Forca e Sigurisë dhe Asistencës 2. NdërkombëtareOEF – Operation Enduring Freedom – Operacioni Liria e Qëndrueshme3. GIRoA – Government of Islamic Republic of Afghanistan – Qeveria e Republikës 4. Islamike të AfganistanitShura – Konsultim (mbledhje) që zhvillojnë drejtuesit fisnorë të komuniteteve 5. në AfganistanANSF – Afghan National Security Forces – Forcat e Sigurisë Kombëtare të 6. AfganistanitCERP – Commander’s Emergency Response Program – Programi i Komandantit 7. për Zgjidhjen e EmergjencaveCIMIC – Civil-Milita8. ry Cooperation – Marrëdhëniet Civilo-Ushtarake

Page 181: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

181

Nënkolonel Ahmet Leka

Refleksione mbi sistemin e NATO-s për edukimin, trajnimin individual, stërvitjen dhe vlerësimin në interes të FA

Nënkolonel Ahmet LekaShef i Sektorit të Arsimimit dhe Stërvitjes,

Shtabi i Përgjithshëm i FA [email protected]

Abstrakt. Në zbatim të detyrave të parashikuara, në Planin e Integrimit me Ko-mandën e NATO-s për Transformim (ACT), në datën 01 Shkurt 2010, në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvillua Workshop-i, për ETEE/ETSV (Educa-tion, Training, Exercise and Evaluation/Edukim, Trajnim, Stërvitje dhe Vlerësim).

Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte dhënia e një kuptimi më të gjerë në lidhje me pro-ceset që ndjek NATO, për Edukimin, Trajnimin individual, Stërvitjen dhe Vlerësimin, të cilat do t’i shërbejnë Forcave tona të Armatosura, për përshtatjen e modeleve kombëtare dhe sigurimin e një planifikimi sa më efikas, bazuar në standardet e ofruara nga NATO.

Gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie u prezantuan politikat e arsimimit, trajnimit individual, stërvitjes dhe vlerësimit, të NATO-s dhe në frymën analitike u diskutua rreth këtyre çështjeve duke bërë përqasjen e sistemit kombëtar të arsimimit ushtarak me atë të NATO-s.

Në vijim të këtij shkrimi po jap në mënyrë të detajuar aspektet e analizuara në procesin e përgatitjes profesionale të ushtarakut duke përfshirë arsimimin, stër-vitjen, vlerësimin dhe mundësitë për të ardhmen mbështetur në dy kolonat kryesore, përgatitjen individuale dhe operacionale, të cilët do ti shërbejnë Forcave tona të Armatosura.

Page 182: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

182

Mbi sistemin e edukimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit

Hyrje

Arsimimi është procesi i dhënies së njohurive dhe aftësive intelektuale, me të c ilat informacioni mund të përkthehet në një mënyrë të arsyeshme duke për-dorur gjykimin e shëndoshë. Arsimimi është në thelb instruksioni formal,

që kryhet zakonisht në mjedise klase, me njohuri të shtuara, aftësi, mendim kritik, me vendimmarrje të përmirësuar dhe/apo eksperiencë, si produkt i dëshiruar për pjesëmarrësin (audiencën). Kjo metodologji është në kontrast me stërvitjen, ku një detyrë bazë apo stërvitje përdoret në kushte specifike, dhe këtu standardet përdoren për të vlerësuar aftësitë e individit dhe të njësisë operacionale.

Gjatë punimeve të Konferencës nga përfaqësuesit e ACT-së u evidentua fakti se arsimimi është përgjegjësi kombëtare, dhe u dhanë shpjegimet dhe vlerësimet nga të dy palët mbi definicionet dhe kategorizimet teorike të arsimimit.

Sipas lektorëve nga ACT-ja: “Arsimimi është gjithashtu procesi i dhënies së një grupi njohurish për t’i përgatitur nga ana intelektuale individët që këta të përballen me mjediset dinamike të sigurisë dhe të zgjidhin probleme të dyshimta, duke përdorur mendimin kritik dhe gjykimin e arsyetuar”.

Ashtu siç e përcakton Doktrina e Arsimimit dhe Stërvitjes, arsimimi ushtarak duhet të mbështetet në dy komponentë bazë dhe komplementarë; atë akademik dhe ushtarak. Së bashku, këta komponentë zmadhojnë dhe përpunojnë njohuritë bazë të individit dhe i ngrenë atij nivelin e njohurive. Nëpërmjet zhvillimit progresiv të edukimit të individit në institucionet civile dhe ushtarake, personeli ushtarak është në gjendje të kuptojë më mirë profesionin që kanë zgjedhur.

Në sistemin e arsimimit të NATO-s, arsimimi është një përbërës i rëndësishëm i menaxhimit dhe përshtatjes së ndryshimit në çdo organizëm (strukturë) dhe në çdo zonë të përpjekjeve.

Ndërsa mjediset dhe kërkesat e reja të vëna mbi ta ndryshojnë, individët kanë nevojë të mësojnë mjedisin, faktet dhe mënyrat e reja të kryerjes së detyrës, mbase edhe mënyrat e reja të të menduarit rreth gjërave të cilat mund të ndihmojnë t’i pajisin ata për një botë të re dhe ndryshe. Në këtë aspekt, duhet që në çdo rrethanë të ruhet kohezioni, nëpërmjet pajisjes së oficerëve dhe nënoficerëve me njohuritë e nevojshme për ndryshimet e mundshme të ardhshme.

Kjo kërkon që krahas botës që ecën me shpejtësi drejt një të ardhmeje të pasigurtë, të rritet aftësia e oficerëve, nënoficerëve dhe profesionistëve ushtarakë të vërtetë për të menduar në mënyra të reja dhe strategjike, për të aplikuar aftësitë e zhvil-luara mirë dhe bazën e njohurive në çdo situatë, si dhe të jetë një shumëfishues i rëndësishëm i forcës gjatë veprimtarive luftarake.

Page 183: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

183

Nënkolonel Ahmet Leka

Ashtu si dhe në tërë rrjetin e arsimimit të NATO-s edhe në Forcat e Armatosura Shqiptare, Arsimimi Profesional Ushtarak (APU), i cili zhvillon drejtuesit e FA, oficerët dhe nënoficerët, fillon me arsimimin universitar. Ky trajnim është i vazhdueshëm, gjatë gjithë karrierës. Ai përfshin programe të strukturuara për instruksionin institucional dhe atë të mësimit jashtë institucionit. APU është progresiv dhe sekuencial. Ai jep bazën doktrinare dhe ndërton stërvitjen, arsimimin dhe eksperiencat e ardhshme. Jep njohuri teknike dhe taktike për të siguruar drejtues të përgatitur, në gjendje të promovohen në pozicione më të larta përgjegjësie.

Në përcaktimet e bëra në Doktrinën tonë, është treguar se një sistem i arrirë i Arsimimit Profesional Ushtarak i mëson drejtuesit se si të mendojnë, dhe jo vetëm çfarë të mendojnë. Një sistem APU që fokusohet nga e kaluara në mënyrë të paevitueshme bëhet i pa rëndësishëm për problemet e sigurisë, me të cilët do të përballen drejtuesit e ardhshëm të Forcave të Armatosura.

Drejtuesit përgjegjës për zhvillimin e APU duhet të sigurojnë që ai të përfshijë programe me module (“zona njohurish”), si veprimet policore, menaxhim krizash dhe emergjencash, mbështetjen e paqes në operacione të tipit ndërshtetërore në kuadrin e koalicionit, etj. Arsimimi Ushtarak Profesional siguron zhvillimin e aftësive apo kompetencat bazë në lidhje me njohuritë kulturore, operacionet e bashkëpunimit civilo-ushtarak, zbulimin dhe komunikimin strategjik.

Një problem shumë i rëndësishëm është edhe integrimi. Sistemi i Arsimimit Ushtarak Profesional duhet të jetë i integruar me arsimimin civil kombëtar dhe me atë të aleatëve tanë euroatlantik.

Themelore është të vazhdojë puna për krijimin dhe zhvillimin e kurseve dhe seminareve mbi njohuritë kulturore, komunikimin përmes kulturave dhe kuptimin për t’u siguruar që drejtuesit në procesin e vendimmarrjes së tyre të përfshijnë ndryshimet kulturore.

Arsimimi Ushtarak Profesional dhe kurrikula e tij duhet të kërkojë trajnimin në gjuhë të huaj dhe ekspozimin në klasat e tjera politike, marrëdhëniet ndërkombëtare apo zona të tjera, që përforcojnë ndjeshmërinë kulturore.

Një synim shumë i qartë i arsimimit ushtarak është se për të qenë i dobishëm dhe për të qëndruar faktor bazë, ai duhet të vazhdojë të zhvillohet nga transmetimi pasiv drejt marrjes së informacionit në mënyrën aktive, dhe të ndërtimit të njohurive, nga njohuritë e marra në klasë në bashkimin e botës reale të teorisë dhe praktikës, nga orientimi i tekstit dhe të folurit në prezantimin e shumëfishtë të ideve dhe nga mësimi, si një akt individual i izoluar në mësimin, në një akt bashkëpunues në kontekstin e ideve të tjera.

Page 184: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

184

Mbi sistemin e edukimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit

Arsimimi Profesional Ushtarak duhet të sigurojë një rol kritik, që studentët të kenë mundësi të ndryshojnë praktikat e vendosura dhe teoritë në klasë, por pa dëmtuar operacionet e përditshme. Institucionet Arsimore Ushtarake të jenë kullat e mendimit të pavarur, aty ku oficerët dhe nënoficerët të mund të prodhojnë ide që mund të çojnë në përmirësime në Forcat e Armatosura dhe në kryerjen e operacioneve ushtarake.

Duke qenë në procesin e reformimit të arsimimit ushtarak në tërësi dhe veçanërisht të strukturimit të Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, dhe hartimit te kurrikulave të saj, sistemi i Arsimimit Profesional Ushtarak duhet të arrijë një balancë ndërmjet koncepteve akademike, realiteteve operacionale dhe perspektivës historike. Balanca e duhur e koncepteve akademike dhe realitetit operacional, që mban parasysh mësimet e së kaluarës, krijon programin e edukimit me efektiv dhe të duhur për ushtarakun e ardhshëm.

Një aspekt tjetër i “tryezës” së diskutimit me ACT-në, ishte nevoja e zhvillimit dhe konsolidimit të Sistemit të Arsimimit Profesional në përputhje me mjedisin e sigurisë. Nëse forcat ushtarake të një vendi të caktuar, nuk e kuptojnë ashtu siç duhet mjedisin e sigurisë kombëtare, dhe nuk kapin me intuitë pikat kyçe dhe implikimet e tyre në fushëbetejë, pasojat mund të jenë të rënda. Këto dështime në nivelet e ulëta mund të jenë çështje për jetë apo vdekje dhe të mbijetesës kombëtare.

Duke qenë në procesin e reformimit të FA, ideja jone është se, pas arsimimit universitar i cili në të ardhmen është parashikuar të realizohet në universitete të tjera civile, arsimimi ushtarak në FA në kurrikulën e tij, gjithashtu, duhet të përfshijë module të edukimit, stërvitjes me qëllim përgatitjen e oficerëve të rinj me vizionin e kohëve të sotme, për t’i bërë ata të aftë të shërbejnë në strukturat e reja të FA dhe shtabet e NATO-s.

Problematika që ka të bëjë me politikat arsimore definon mjaft koncepte, gjykime dhe arsyetime të përbashkëta të sistemit tonë arsimor dhe atij te NATO-s.

Në lidhje me modelin e pritshëm dhe të nevojshëm të drejtuesit ushtarak, Doktrina e Arsimimit dhe Stërvitjes, përcakton se: “që oficerët e FA të drejtojnë dhe luftojnë, ata duhet të jenë teknikisht dhe taktikisht të aftë, me besim në aftësitë e tyre drejtuese; për të kuptuar se si FA shërbejnë dhe luftojnë, për të treguar besim, integritet, gjykim dhe përgjegjësi të lartë; për të vepruar në terrene të ndryshme, në situata komplekse dhe dinamike; për të ndërtuar bazat e ekipeve efektive ndërmjet ndryshimesh organizative dhe teknologjike; për të zgjidhur problemet në mënyrë krijuese. Forcat e Armatosura të Shqipërisë duhet të zhvillojnë oficerë të duhur e të ditur për të drejtuar njësitë e FA në përmbushjen me sukses të misionit të tyre”.

Page 185: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

185

Nënkolonel Ahmet Leka

Në këtë aspekt si detyrë kryesore del përmirësimi i vazhdueshëm i modeleve dhe proçesit të analizave (feedback) të programeve të arsimimit, trajnimit, stërvitjes dhe çertifikimit.

Në kuadrin e çertifikimit të arsimimit, vlefshmëria e vlerësimeve kombëtare, duhet bazuar në standardet e NATO-s, për të gjitha nivelet. Në këtë fushë duhet të përcaktuar ushtrimi i të drejtës për vlerësimin/miratimin e jashtëm, zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe SHPFA, të kurri-kulave dhe programeve të kurseve institucionalë, në Akademinë e Mbrojtjes.

Si pjesë e pandarë dhe shume e rëndësishme e përgatitjes profesionale të ushtarakut, evidentohet stërvitja, e cila formon dhe zhvillon cilësitë më të mira të individit si pjesëtar i Forcave të Armatosura. Stërvitja përmbledh në mënyrë të plotë të gjithë spektrin e detyrave dhe të përgjegjësive që rrjedhin nga misioni që realizojnë Forcat e Armatosura. Për këtë arsye ajo duhet bërë sa më e thjeshtë dhe praktike në detyrat dhe nivelin e ushtarit, aq më komplekse dhe e vështirë në ushtrimet stërvitore të shkallës së lartë.

Përgatitja e plotë e FA për të mbështetur të gjitha misionet që rrjedhin nga Strat-egjia Ushtarake, kërkon krijimin dhe vënien në veprim të një direktive sistema-tike, ciklike, shumëvjeçare për menaxhimin e stërvitjes. Kjo direktivë përmbledh konceptet e stërvitjes individuale, kolektive dhe stërvitjen e komandantëve dhe edukimin e tyre.

Strategjia e përbashkët e stërvitjes së FA duhet të fokusohet në planëzimin, ekze-kutimin dhe ndihmën që duhet të jepet për plotësimin e kërkesave që dalin nga stërvitja në kushte të ndryshme. Në çdo rrethanë, stërvitja e efektshme inicion një proces që përmbledh disa elementë bazë, siç janë:

Planet stërvitorë për të arritur nivelin e kërkuar të aftësive të individit apo •repartit;Dhënien në mënyrë sistematike të burimeve monetare dhe të kohës së •nevojshme për të mbështetur ekzekutimin e planeve të stërvitjes;Orientimi sipas misionit dhe stërvitja sipas standardeve të kërkuara e që ba-•zohen në aftësitë bazë individuale apo të repartit;Vlerësimi periodik i stërvitjes i cili duhet të kryhet sipas standardeve të •doktrinës dhe të japë mësime për përmirësimin e nivelit të stërvitjes në të ardhmen;Një sistem mbështetjeje dhe arsimimi për drejtuesit, i cili e bën më të lehtë •“prodhimin” e drejtuesve në nivel taktik, operacional dhe strategjik, të cilët duhet të jenë të aftë për drejtimin dhe zhvillimin e vartësve të tyre në përm-bushje të misionit.

Page 186: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

186

Mbi sistemin e edukimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit

Filozofia e trajnimit të FA është në përshtatje të konsiderueshme me sistemin e NATO-s, konkretisht, stërvitja efektive e FA, ashtu si dhe strukturat e NATO-s kon-siston në tre elementë të ndarë, por që sinkronizohen me njëri-tjetrin, Stërvitja individuale (SI), Stërvitja kolektive (SK) dhe Stërvitja e drejtuesve (SD).

Stërvitja përbën detyrën e parë të Forcave të Armatosura, të çdo vendi, në kohë paqeje. Që të arrihet kjo, stërvitja duhet të zhvillohet e fortë, si në kushtet reale të luftës dhe sfiduese. Ajo duhet të kryhet për të arritur standardet e FA. Koman-dantët dhe drejtuesit e çdo hallke përdorin “Parimet e Stërvitjes” për të zhvilluar stërvitje efektive.

Një rëndësi të madhe kanë edhe parimet bazë për drejtimin e stërvitjes, të cilat duhet të ndiqen nga efektivat e FA për të siguruar një stërvitje efektive.

Përshtatja e vazhdueshme e principeve të drejtimit nga komandantët dhe drejtuesit e çdo hallke në zinxhirin komandues duhet të përshtatet me të gjitha procedurat dhe direktivat e stërvitjes aktuale dhe ato në të ardhmen në FA. Disa prej parimeve më të rëndësishme dhe proceset që duhet të zbatohen për modelin kombëtar janë trajtuar edhe në Doktrinën e Arsimimit dhe Stërvitjes (MP-3-4).

Këto parime kanë të bëjnë kryesisht me marrëdhëniet e drejtuesve të stërvitjes, komandantëve, nënoficerëve si aktorët kryesorë në sistemin e stërvitjes, si dhe rreth kushteve, kërkesave të doktrinës, përshtatjes, zhvillimit të drejtuesit, armatimit, përshtatshmërisë, standardeve, misionit, si parime të domosdoshme që duhet të kihen parasysh.

Drejtuesit janë përgjegjës për stërvitjen; ata integrojnë përgatitjen institucionale e operacionale me burimet për të stërvitur njësi të gatshme për realizimin e misionit, ndërsa komandantët janë përgjegjës për gatishmërinë operacionale të njësisë së tyre.

Stërvitja duhet t’u shërbejë veprimeve të përbashkëta. Në këtë kontekst në mundësitë tona maksimale duhet që e gjithë stërvitja e FA të RSH duhet të jetë në nivelin e standardeve të NATO-s, duke përdorur doktrinat e miratuara të FA të RSH. Gjithashtu ajo duhet të bëhet duke përdorur teknika shumëshkallëshe, duke përdorur teknikat e stërvitjes shumëplanëshe të integruar dhe me kompleks të gjerë (ushtar, skuadër, kompani, batalion, regjiment, brigadë) dhe të përfshijë mision me spektër të plotë veprimi.

Stërvitja duhet të ruajë nivelin e arritur dhe ta zhvillojë më tej atë, të sigurojë ruajtjen e nivelit dhe adaptimin me kushte të ndryshme, të përfshijë mësimet e nxjerra nga stërvitjet dhe misionet e mëparshme.

Çështje me rendësi ku duhet të fokusohemi janë edhe analizat e stërvitjeve, si

Page 187: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

187

Nënkolonel Ahmet Leka

përcaktohen mangësitë, si analizohen nevojat e stërvitjes, kërkesat e trajnimit, si dokumentohen rezultatet, etj.

Stërvitja ndikon analitikisht në formimin, përgatitjen dhe zhvillimin e drejtuesve të niveleve të ndryshme. Nëpërmjet saj formohen strukturat ushtarake dhe kompaktësohen ato, ajo është formë e njësimit të veprimeve brenda strukturave të së njëjtës njësi, por edhe midis njësive bashkëvepruese në veprimtari të ndryshme luftarake apo jo luftarake.

Stërvitja, gjithashtu, synon aktin final që buron nga qëllimi i saj: aftësimin profesional e fizik në interes të realizimit të misionit e të detyrave. Me stërvitje duhet të synohet dhe arrihet niveli operacional, si treguesi bazë i gatishmërisë së strukturave të armatosura. Rëndësi kanë edhe konkluzionet/përfundimet nga procesi i stërvitjeve. Cilat janë përfundimet kryesore për përmirësimin në të ardhmen të planifikimit të stërvitjeve kombëtare?

Rëndësi të dorës së parë marrin problemet që kanë të bëjnë me përshkrimin dhe diskutimin e metodave dhe parimeve, analizat e programit të Instruktimit Kombëtar, si dhe kurrikulat dhe zhvillimi për hapat në të ardhmen. Dhënia e infor-macionit të hollësishëm për proceset/parimet e analizave të trajnimit, me qëllim zhvillimin e programeve të mira, verifikimin e listë detyrave dhe objektivave të performancës dhe të gabimeve ekzistuese.

Po kështu ngelet si detyrë e vazhdueshme e nivelit strategjik përcaktimi i politikave arsimore e stërvitore dhe hierarkisë së dokumentacionit të proçesit të arsimimit, stërvitjes dhe vlerësimit, ashtu siç duhet që nga institucionet përgjegjëse në këtë fushë të zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht kurrikulat, programet dhe metodat e proçesit të trajnimit dhe stërvitjes.

Një drejtim tjetër është analiza e procesit të stërvitjes, përgjegjësitë, çështjet e fondeve, përdorimi i bazës të të dhënave për qëllimet e planifikimit, mundësia e rishikimit të planeve të stërvitjeve vit pas viti, si dhe ndihma e NATO-s, për planifikimin e stërvitjeve kombëtare në të ardhmen. Duhet centralizimi i gjithë procesit të planëzimit deri në një nivel të caktuar dhe decentralizimi i ekzekutimit të stërvitjes.

Në mbështetje të kapaciteteve trajnuese dhe stërvitore, duhet të përcaktohet saktë planifikimi, përgjegjësitë, organizimi dhe zhvillimi i stërvitjeve kom-bëtare dhe ndërkombëtare, atyre në nivel shtabesh, njësish dhe repartesh, duke realizuar në të njëjtën kohë një planifikim të saktë të fondeve për kapacitetet dhe veprimtaritë trajnuese brenda dhe jashtë vendit.

Përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të marrjes të të dhënave, verifikimit dhe

Page 188: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

188

Mbi sistemin e edukimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit

përdorimit i tyre, që dalin nga analizat, me qëllim hartimin një liste detyrash dhe objektivash, për planifikim në të ardhmen.

Ngritja dhe funksionimi i sistemit CRONOS (Crisis Response Operations in NATO Open Systems) është mundësi shumë e mirë dhe e shpejtë, për të punuar dhe që mundëson marrjen në çdo kohë të modeleve dhe direktivave të NATO-s, për edu-kim, trajnim, stërvitje dhe vlerësim.

Në drejtim të bashkëpunimit me NATO-n, një rendësi të veçante ka bashkëpunimi i ngushtë në fushën e trajnimeve të ofruara në shkollat e NATO-s, për përcaktimin, zhvillimin e analizave trajnuese dhe stërvitore; modelin, mënyrën e zhvillimit të vlerësimeve, si dhe vlefshmërinë e tyre.

Duke përfunduar, mendoj se problemet që u diskutuan dhe detyrat e dala nga kjo Konferencë do të jenë një shtysë e fuqishme për realizimin e misionit të FA. Gjithashtu mendoj se, zhvillimi i veprimtarive të tilla ka vlera të mëdha në drejtim të shkëmbimit të eksperiencës, familjarizimit për arritjen e standardeve të kërkuara nga NATO, për rritjen e cilësisë së planifikimit, organizimit, zhvillimit të proçeseve kombëtare të arsimimit, trajnimit, stërvitjes dhe vlerësimit.

Page 189: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

189

Nënkolonel Çlirim Toçi

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

Nënkolonel Çlirim ToçiPedagog Përgjegjës, Kolegji i Mbrojtjes, AM

çlirim.toç[email protected]

Abstrakt. Diplomacia ka lindur dhe është zhvilluar që në lashtësi, me qëllim krijimin e kontakteve, zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e bashkëpunimit midis aleatëve dhe partnerëve. Ky aktivitet njihet dhe emërtohet ‘diplomacia kombëtare’. Shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, diplomacinë kombëtare e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar, i cili pasurohet edhe me kontributin e diplo-macisë ushtarake.

Diplomacia ushtarake relativisht është term i ri, për aktivitet e zhvilluara nga Forcat e Armatosura (FA), në nivel kombëtare dhe ndërkombëtare. Vizitat e ndërsjellta, përgatitja e personelit ushtarak dhe civil brenda dhe jashtë vendit, kontribuojnë në fuqizimin e diplomacisë të kohës së paqes. Me përfundimin e luftës së ftohtë, diplomacia ushtarake është konsideruar mekanizëm i rëndësishëm në ndërtimin e mirëkuptimit dhe besimit midis ish-armiqve. Ajo është instrument tepër i rëndë-sishëm në inkurajimin dhe mbështetjen e vendeve, në rrugën e integrimit të plotë në strukturat euro-atlantike. Pas viteve 1990, diplomacia ushtarake ka arritur suksese në vendet e Europës Jug-Lindore, në krahasim me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (përjashtuar, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë).

Fillimet e Diplomacisë Ushtarake

Termi diplomaci ka lindur që në kohët e hershme, ose e thënë ndryshe, që nga koha e krijimit të qytetërimeve moderne dhe konkretisht tek Egjiptianët e Vjetër, Grekërit e Lashtë, Maqedonasit, Ilirët, Romakët, Perandoria Kineze

etj. Diplomacia është zhvilluar dhe konsoliduar nga njëra periudhë në tjetrën, si instrument kryesor identifikues dhe bashkërendues midis individëve dhe shteteve, në planin ekonomik, politik dhe ushtarak.

Institucioni i diplomacisë, sipas Mosley dhe Adcock, “në kohët e lashta bazohej plotësisht mbi shkëmbimet gojore dhe kontaktet midis individëve dhe organeve

Page 190: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

190

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

qeverisëse të çdo vendi.1 Në Greqinë e Lashtë individët dërgoheshin në të gjithë Greqinë për të mbështetur procesin e komunikimit.

Gjatë kësaj periudhe janë identifikuar dy forma/modele të diplomacisë të zhvillu-ara nga athinasit: kerykes (lajmëtari) dhe presbeis (negociatori).2 Për shembull, athiniotët dhe spartanët i deklaruan luftë njëri-tjetrit në shekullin e 431 p.e.r., Tuqididi në këtë kohë deklaronte se nga ky moment i vetmi komunikim midis dy shteteve zhvillohej nëpërmjet kerykes (lajmëtarëve).3 Kjo tregonte rëndësinë e lajmëtarëve në periudha të tilla konfliktesh midis dy vendeve. Në situata të tilla kerykes (lajmëtarët) kishin rol të rëndësishëm në përcaktimin e parametrave të konflikteve dhe krijimin e mundësive për dialog dhe vendosjen e paqes. Në të shumtën e rasteve lajmëtarët përbëheshin nga ushtarakë të gradave dhe hierarkive të ndryshme, ku me vullnetin ose jo të shtetit që përfaqësonin, zhvillonin pa i ditur elementet e sotme të diplomacisë ushtarake, që në atë kohë kryhej nëpërmjet diplomacisë kombëtare.

Ky term, sa i lashtë dhe i vjetër, ka ndihmuar në zhvillimin dhe forcimin e mar-rëdhënieve ndërmjet grupimeve, perandorive, mbretërive dhe shteteve moderne nga lashtësia deri në ditët tona. Në këtë kontekst shtetet ose principatat e hershme kishin ndërtuar dhe formuluar elementet e diplomacisë, si bazë për negocimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe të problemeve midis tyre.

Kerykes (lajmëtarët), presbeis (negociatorët) dhe misionarët, në Perandorinë Romake dhe atë Bizantine, ishin elementet kryesore të diplomacisë. Presbeis (negociatorët) ishin pjesë e rëndësishme e makinës diplomatike të Athinës, në të shumtën e rasteve negociatat me fuqitë e huaja u ndërmorën nga gjeneralët athiniotë. Gjeneralët në Greqinë e Lashtë ishin të ngarkuar të merreshin me prob-lemet politike dhe diplomatike, të cilat lidheshin me “zhvillimin e negociatave dhe vendqëndrimet e forcave armike, shpërndarjen e plaçkës së luftës, robërit e luftës dhe popullsinë e qyteteve të pushtuara.”4

Zhvillimet e elementeve të diplomacisë në periudhën e Greqisë së Lashtë dhe në Perandorinë Romake patën ndikimin e tyre në krijimin e elementeve të diplomacisë kombëtare dhe ushtarake në rajonin e Ballkanit.

Elementet dhe ndikimi i diplomacisë ushtarake nuk la jashtë ndikimit të saj edhe hapësirat mbarëshqiptare, ku studiuesit, kronikanët dhe udhëtarët e shumtë konstatuan krijimin dhe zhvillimin e elementeve të diplomacisë kombëtare dhe ushtarake. Studiuesi dhe teologu i njohur francez Faverial në veprën e tij “Histori e Shqipërisë” do ta vërente këtë që në shekullin e 12-të. ”Piri Pasha me origjinë shqiptare, në vitin 1536 arriti të krijonte një traktat tregtie midis Francës dhe

1 F. Adcock dhe D. Mosley, Diplomacia ne Greqine e Lashte, fq. 152, Washington DC. 2 Po aty. 3 D. Hamel, Gjeneralët Athiniotë: Autoriteti Ushtarak ne Periudhën Klasike, 1998, fq. 40, Washington DC. 4 F. Adcock dhe D. Mosley, Diplomacia ne Greqine e Lashte, Washington DC, fq. 153.

Page 191: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

191

Nënkolonel Çlirim Toçi

Turqisë“.5 Ndërsa shkrimtari shqiptar Sabri Godo, në librin e tij “Ali Pashë Tepel-ena”, do të arrinte në përfundimin se Franca kishte hapur konsullata në Janinë, Artë dhe Sajadhë, për të hyrë në kontakte me tregtinë e Ballkanit.6

Periudha e sundimit të Ali Pashë Tepelenës ka hedhur dhe konsoliduar elementet e para të diplomacisë ushtarake. Në këtë periudhë, Ali Pasha për të forcuar lidh-jet dhe kontaktet me Gjeneralin Francez Xhentile në ishujt Jonianë, i dhuroi këtij të fundit një çift kuajsh që nuk i gjendej shoqi, dhe gjenerali i kishte dërguar dy nënoficerë të artilerisë, për shkollën e instruktorëve në Bonilë.7

Elementet e diplomacisë kombëtare dhe ushtarake, të vërejtura nga kronikanët dhe udhëtarët në periudhën e mesjetës, ishin zhvilluar dhe konsoliduar kohë më parë gjatë periudhës së sundimit të Gjergj Kastrioti (Skënderbeut), nga viti 1440 deri në vitin 1464. Skënderbeu, gjatë sundimit të tij 25-vjeçar, hodhi bazat dhe krijoi elementet fillestare të diplomacisë kombëtare dhe ushtarake. Krijimi dhe shtimi i kontakteve me Venedikun, Vatikanin, Mbretërinë e Malit të Zi dhe Serbinë, vërtetojnë zhvillimin dhe konsolidimin e diplomacisë shqiptare në periudhën e mesjetës.

Gjatë sundimit të Skënderbeut bien në sy dy momente të rëndësishme, të cilat ndihmuan në formimin dhe konsolidimin e diplomacisë së shtetit të Arbërit. Momenti i parë është krijimi i marrëdhënieve me mbretin e Napolit në luftërat kundër principatave dhe shteteve të tjera të gadishullit Apenin. Ndërsa momenti i dytë është martesa e motrës së Skënderbeut, Mamicës, me një nga princat e Mbretërisë së Malit të Zi.

Diplomacia e Skënderbeut dhe elementet e mëvonshme të saj kanë ndihmuar në krijimin e urave të komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërmjet kombeve, fqinjëve dhe fuqive të ndryshme. Roli dhe rëndësia e bashkëpunimit ushtarak të Skënder-beut me Mbretërinë e Napolit, lidhjet miqësore me Mbretërinë e Malit të Zi dhe përdorimi i ndërmjetësuesve në rastet e zhvillimit të konflikteve brenda dhe jashtë vendit, ishin elementet më dalluese të kohës, të cilat merreshin me reduktimin e mosmarrëveshjeve, krijimin e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Elementet e diplomacisë kombëtare dhe të diplomacisë ushtarake me kalimin e viteve dhe konsolidimin e shtetit si element themelor, fituan qytetarinë dhe rritën ndikimin e tyre në fushën e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ushtarak, në vendet e zhvilluara të kohës, si Vatikani, Venediku, Raguza, Franca dhe Anglia. Gjatë kësaj periudhe dhe konkretisht në shekullin e 18-të, vlen të përmendet roli ndërmjetësues i Francës në konfliktin e lindur midis Pashait të Egjiptit, shqiptarit

5 Jean Claud Faveyrial, Historia “më e vjetër e Shqipërisë“, Plejad, Tirana, 2004,fq.314. 6 Sabri Godo, Ali Pash Tepelena, SHB “A. Z. Çajupi”, Tirana, 1995, fq. 85. 7 Sabri Godo, Ali Pash Tepelena, SHB “A. Z. Çajupi”, Tirana, 1995, fq. 85.

Page 192: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

192

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

Muhamed Ali, dhe Portës së Lartë. Emisarët e dërguar nga Napolon Bonaparti zgjid-hën konfliktin disavjeçar ndërmjet Pashallëkut të Egjiptit dhe Portës së Lartë.8

Shekulli i 18-të identifikoi dhe vërtetoi kalimin nga emisarët, si elementë të diplomacisë së ”lëvizshme”, me përfaqësues në terren. Kontaktet dhe marrëd-hëniet ndërkombëtare dhe diplomatike midis shteteve filluan të konkretizoheshin nëpërmjet institucionit të proxineas (ambasadorit).9 Kimon, një politikan i njohur athiniot në gjysmën e parë të shekullit të 5-të p.e.r., ishte proxineas (ambasadori) i Spartës.10 Ky element u përdor për të zgjidhur mosmarrëveshjet në fushën ush-tarake dhe atë politike.

Përdorimi i formave si shkëmbime të drejtpërdrejta me gojë ”direct oral exchange”11 ndihmuan në zgjidhjen e shumë mosmarrëveshjeve dhe problemeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Rasti i Pukëvilit në Janinë, i Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër dhe i konsullatës Angleze në Manastir,12 tregojnë për formimin dhe konsolidimin e përfaqësuesve dhe përfaqësive në terren. Në anën tjetër, këto përfaqësi hodhën bazat e kontakteve midis elementeve dhe aktorëve të shtetit në fushën e diplomacisë kombëtare dhe ushtarake.

Përfaqësitë diplomatike filluan të shfaqeshin, si elementë dalluese, në fundin e shekullit të 18-të dhe fillimin e shekullit të 19-të. Hapja dhe krijimi i përfaqësive diplomatike rriti dhe konsolidoi rolin e diplomacisë në terren. Ky rol filloi të bëhej gjithnjë e më i rëndësishëm me fillimin e shekullit të 20-të. Vende të ndryshme, si Anglia, Franca, Italia, Rusia, SHBA-ja, Turqia etj, kaluan nga përdorimi i ndër-lidhësve dhe emisarëve, në një stad tjetër zhvillimi, në sferën e diplomacisë, për-faqësimin me individë dhe institucione. Shteti filloi të zhvillonte dhe konsolidonte elementin e diplomacisë kombëtare dhe ushtarake, në krijimin dhe zhvillimin e urave të bashkëpunimit. Elementët e diplomacisë të zhvilluar në këtë kohë u emërtuan konsuj ose ministër shteti.

Konsujt dhe ministrat e shtetit u përdorën për krijimin e pikave të kontaktit dhe forcimin e bashkëpunimit midis shteteve. Në shumë raste këta elementë zgjidhën dhe reduktuan në maksimum efektet e konflikteve dhe hodhën bazat e besimit midis palëve të përfshira në mosmarrëveshje ose konflikte.

Zhvillimet e ndodhura në fundin e shekullit të 19-të dhe fillimet e shekullit të 20-të, u krijuan hapësira dhe mundësi rilindësve shqiptarë të shpallnin Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Krijimi i Shqipërisë shtet i pavarur hodhi hapat e parë të formimit dhe konsolidimit të diplomacisë kombëtare. Përfaqësuesit e Rilindjes Shqiptare zhvilluan dhe ndërmorën një numër aktivitetesh në njohjen

8 M. Sabry, Mehmet Aliu: Dhelpra dhe Luani i Lindjes, SHB, UEGEN, Tiranë, 2002, fq. 1219 Plutarch, “Lufta midis Athines dhe Spartes”, Pinguin, London, 1998, fq 13.10 Po aty, fq. 14. Po aty, fq. 14.11Po aty, fq. 18.Po aty, fq. 18.12 B. Levis, Lindja e Turqisë Moderne), Second edition, Oxford University Press, 2003, fq. 127.

Page 193: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

193

Nënkolonel Çlirim Toçi

dhe ndërgjegjësimin e opinionit botëror në lidhje me çështjen shqiptare. Vizita e Isa Buletinit dhe e Ismail Qemalit në Konferencën e Londrës13 dhe vizita të tjera në vendet dhe fuqitë e asaj kohe, hodhën hapat dhe krijuan elementët fillestarë të di-plomacisë ushtarake në Shqipërinë edhe pas periudhës së Perandorisë Osmane.

Elementët fillestarë të qeverisë së Ismail Qemalit do të hidhnin më vonë bazat dhe themelet e diplomacisë së vërtetë kombëtare, dhe asaj ushtarake. Lëvizjet e rilindësve në Rumani, Turqi dhe SHBA ndërgjegjësuan opinionin botëror dhe atë shqiptar mbi të drejtën shekullore dhe legjitime të shtetformimit nga shqiptarët. Në këto fushata u përfshinë rilindësit më të shquar të kësaj periudhe, si Ismail Qemali, Abdyl Frashëri, Isa Buletini, Asim Vokshi, Faik Konica, Fan Noli, Hasan Tahsini, Hasan Prishtina, Pashko Vasa e shumë e shumë të tjerë, të cilët përfaqë-sonin në vetvete elementët më të spikatur të kombit shqiptar në fushën e shkencës, politikës, ushtrisë, ekonomisë etj. Këta elementë janë bazat e para të krijimit dhe konsolidimit të elementëve dhe aktorëve të diplomacisë kombëtare dhe asaj ush-tarake, në forcimin e elementeve shtetformuese dhe zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera.

Bazat e diplomacisë kombëtare dhe ushtarake të krijuara nga qeveria e Ismail Qe-malit u konsoliduan më tej me krijimin e qeverisë së Zogut në vitin 1922. Qeveria e Mbretit Zog hodhi bazat e diplomacisë moderne. Në këtë periudhë u krijua për herë të parë Ministria e Punëve të Jashtme dhe u hapën një numër ambasadash, në Itali, Greqi, Serbi, Turqi, SHBA, France etj. Nga viti 1924 deri më 9 Prill 1939, Shqipëria zhvilloi dhe paraqiti përpara partnerëve një diplomaci moderne dhe profesioniste.

Në periudhën 1939-1944, Shqipëria u gjend nën pushtimin e fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, si rezultat elementët e diplomacisë shqiptare pushuan së funksionuari. Me mbarimin e luftës dhe çlirimin e Shqipërisë, filloi një erë e re, era e Shqipërisë Komuniste. Shqipëria nën drejtimin e komunistëve, arriti të krijonte dhe konsolidonte më tej elementet e diplomacisë nëpërmjet rikrijimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, hapjen e ambasadave dhe konsullatave. Gjatë kësaj periudhe, diplomacia shqiptare u ndikua nga filozofia komuniste marksiste-leniniste në zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me shtetet e boshtit revolucionar: në fushat politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake.

Shqipëria nga viti 1946 deri në vitin 1990 kishte marrëdhënie dhe shkëmbime kulturore me të gjitha vendet e ish-bllokut komunist. Vendi ynë ishte anëtar i or-ganizatave ekonomike (KNER), ushtarake (Traktati i Varshavës), politike (Anëtare e Internacionales Komuniste) dhe organizatave kulturore.

Në periudhën 1945-1990, u zhvilluan një numër elementesh të diplomacisë kom-bëtare, përfshirë edhe diplomacinë ushtarake në veçanti. Shqipëria, si pjesëtare e

13 Historia e Shqipërisë, botim i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë, Tiranë, 2007, fq. 97.

Page 194: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

194

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

Traktatit të Varshavës, kishte shkëmbime të rregullta në fushën ushtarake me të gjitha vendet e traktatit. Gjatë kësaj periudhe, vlen të përmenden marrëdhëniet ushtarake me Republikën Popullore të Kinës dhe me Vietnamin.

Marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjatë viteve 1945-1990, bazo-heshin në:14

Vizita të ndërsjella, •Dërgime studentësh dhe trajnime,•Blerje të teknologjisë ushtarake,•Vizita familjarizuese,•Asistencë teknike, ndihma materiale, këshilltarë etj.•

Periudha komuniste zhvilloi dhe konsolidoi me vendet e bllokut komunist marrëd-hënie në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Marrëdhëniet kishin si qëllim forcimin e mbrojtjes së vendit, modernizimin e ushtrisë, edukimin e ushtarakëve dhe shkëm-bimin e përvojës me vendet e tjera të bllokut të lindjes. Termi diplomaci ushtarake nuk njihej në këtë kohë, megjithëse ajo zhvillohej nëpërmjet formave të tjera si bashkëpunimi, marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe. Diplomacia ushtarake e vjetër përdorej nga vendet ish-komuniste si nxitëse në luftën dhe përballimin e kundërshtarit.15 Filozofia e diplomacisë së vjetër ushtarake ishte rritja e tensio-neve midis kampeve, forcimin e aleancave midis vendeve të blloqeve ushtarake, dhe sigurimi i integritetit dhe i unitetit të vendeve anëtare. Ndryshimet politike dhe dështimi i sistemit socialist krijuan hapësira dhe mundësi në ndryshimin dhe riformatimin e filozofisë së diplomacisë të vjetër ushtarake, në lidhje me marrëd-hëniet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes.

Vendet e bllokut komunist në fillimin e vitit 1988 filluan të realizonin ndryshimet e para në lidhje me sistemin politik të drejtimit. Fjalimet dhe platformat e mbaj-tura nga Z. Mihail Gorbaçov, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PK të BS, hodhën hapat e parë në shpërbërjen e perandorisë së Lindjes. Ndryshimet e para demokratike filluan në vendet e Balltikut16, e më pas këto ndryshime u ndoqën nga protestat në Poloni, nën drejtimin e sindikalistit Les Valesa; në Rumani me rrëzimin e regjimit të Çausheskut dhe në Shqipëri me ndryshimin e regjimit komunist dhe kalimin në një sistem të ri demokratik.

Rënia e murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik krijuan mundësi dhe hapësira në krijimin dhe zhvillimin e diplomacisë ushtarake, paraqitjen e vlerave demokratike, forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve.

14 Arkivi i FA të Republikës së Shqipërisë (2007). 15 Dr. John L. Clarke, Forcat e Armatosura në Sigurimin e Integritetit Territorial: Perspektivat Ameri-

kane dhe Europiane (2008), Qendra Xhorxh Marshal, Garmish, Gjermani, fq. 12. 16 Vendet e Balltikut (Lituania, Letonia dhe Estonia)

Page 195: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

195

Nënkolonel Çlirim Toçi

Diplomacia ushtarake pas viteve 1990

Strategjia e sigurimit kombëtar të Republikës së Shqipërisë, duke parë realitetin e ri të pas viteve 1990, e vuri theksin në kontributin që Forcat e Armatosura mund të japin nëpërmjet diplomacisë ushtarake, në rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon dhe pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, të cilat ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellët midis partnerëve.17 Në këtë kontekst, nuk mungojnë shembujt konkretë, ku Shqipëria ka dhënë kontributin e saj në forcimin e dialogut dhe rritjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Nënshkrimi i marrëveshjes së PfP-së (1994), pjesëmarrja me trupa në operacio-net paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë (BiH) (1994), nënshkrimi i një numri marrëveshjesh dy dhe shumëpalëshe dhe anëtarësimi në NATO në samitin e Strasbourg&Kehl, kanë hedhur bazat dhe kanë konsoliduar më tej elementet e diplomacisë ushtarake pas viteve 1990.

Dokumenti i strategjisë i FA të Shqipërisë e përcakton qartazi ndikimin dhe rëndësinë e diplomacisë ushtarake në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe reduktimin e rreziqeve. Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe kanë theksuar se të gjitha vendet mund të kontribuojnë në stabilitetin dhe forcimin e sigurisë në botë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet përcaktimit të ri të misionit të FA, misionit të diplomacisë ushtarake.18

Diplomacia ushtarake, si pjesë kryesore e diplomacisë kombëtare në shumë raste është bërë temë e debateve midis skeptikëve të fushave të ndryshme dhe diplo-matëve të karrierës, në lidhje me rolin dhe rëndësinë e saj në krijimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Diplomatë të ndry-shëm nga vendet e Lindjes (si Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Ukraina, Rusia etj) nuk besonin dhe nuk pranonin rolin dhe efektet e diplomacisë ushtarake.19 Ata, në shumë raste akuzonin ushtarakët për marrje kompetencash, dhe propagandonin se ushtria dhe njerëzit nën uniformë nuk mund të bëjnë diplomaci, por ata janë në gjendje të zbatojnë vetëm urdhrat e politikanëve dhe të mbrojnë tërësinë ter-ritoriale të vendit.

Në kundërshtim me frymën e këtyre politikanëve dhe drejtuesve nga vendet ish-komuniste, ish-sekretarja amerikane e shtetit Kondoleza Rice, në shumë fjalime të saj, e ka vënë theksin në “transformimin e diplomacisë”, dhe se SHBA-të “duhet të punojnë më shumë me partnerët në të gjithë botën, në ndërtimin e demokracive të qëndrueshme, në konsolidimin e formave të qeverisjes, në plotësimin e nevojave

17 SSK. Rep. Shqiperise, SHBU, 2005, Tirana, fq. 9 SSK. Rep. Shqiperise, SHBU, 2005, Tirana, fq. 918 Alice Hills, “Diplomacia Ushtarake dhe Reformat në Sektorin e Sigurisë”; Contemporary Security Alice Hills, “Diplomacia Ushtarake dhe Reformat në Sektorin e Sigurisë”; Contemporary Security

Policy, Vol. 21, No. 1, April 2000, A Frank Cass Journal ISSN 1352-3260. 19 V. Kozyulin, PIR Center, V. Kozyulin, PIR Center, www.pircenter,org “Diplomacia Ushtarake dhe Shekulli i Ri”

Page 196: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

196

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

të bashkëkombësve dhe përfshirjen e tyre aktive dhe të përgjegjshme në arenën ndërkombëtare”.20

Nën frymën dhe komentet e ish-sekretares amerikane Kondoleza Rice dhe në ndryshim nga shumë skeptikë të Lindjes ish-komuniste, faqja zyrtare e Ministrisë të Punëve të Jashtme (MPJ) të Republikës së Shqipërisë publikon një qëndrim krejt ndryshe të vendit tonë dhe e ka përcaktuar si përparësi “mbrojtjen dhe transformimin e Forcave të Armatosura”21 në rrugën e integrimit në strukturat euro-atlantike.

MPJ e konsideron diplomacinë ushtarake si element kryesor në politikën e jashtme të vendit me ndikim thelbësor në forcimin e aleancave strategjike dhe të bash-këpunimit të Shqipërisë me të gjitha vendet, sigurimin e stabilitetit global dhe zbatimin e reformave në fushën politike dhe ushtarake, me qëllim sigurimin e integritetit territorial22. Shembulli i këtij bashkëpunimi institucional (MPJ + MM), është krijimi i komisioneve të përbashkëta të integrimit në fushën e mbrojtjes, në lidhje me dokumente të tilla strategjike si MAP-i dhe PARP-i. Kjo është përcaktuar qartazi në dokumentin e Strategjisë Ushtarake, në lidhje me rolin e diplomacisë ushtarake dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse në integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.23

Në mbështetje së filozofisë të veprimit dhe zhvillimit të diplomacisë në Shqipëri, përvoja britanike e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe të integrimit na ndihmon të kuptojmë rolin dhe rëndësinë e diplomacisë ushtarake, dhe tregon se diplomacia ushtarake paraqitet si element i domosdoshëm për një politikë të jashtme të qartë e përqendruar në rekomandimet e politikave ushtarake dhe e paraqitur në Dokumentin e Rishikuar të Strategjisë së Mbrojtjes24.

Diplomacia ushtarake si pjesë përbërëse e Ministrisë të Mbrojtjes, i kaloi përmasat e një elementi tipik ushtarak. Aktivitete të tilla filluan të bëheshin pjesë e politikës së jashtme. Pjesëmarrja jonë në BiH, Afganistan, Irak, Gjeorgji, Çad, stërvitjet e për-bashkëta dhe trajnimet e ndryshme, rritën rolin e diplomacisë ushtarake, forcuan ndikimin e saj dhe hodhën bazat e krijimit të “konceptit të ushtarit diplomat në terren”. Komandanti i Komandës Amerikane të Pacifikut në vitin 1994, duke parë rolin dhe rëndësinë e diplomacisë ushtarake, e përkufizonte dhe identifikonte konceptin e ushtarit diplomat ne terren duke vënë theksin se: atë që bën ushtaraku në terren, nuk mund ta bëjë dot ambasadori i një vendi në kryeqytet.25

20 http://www.globalpolicy.org/socecon/develop/oda/2006/04aidtobias.pdf 21 www.mfa.gov.al/english/misioni , Misioni i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, marrë

më 28 mars 07. 22 Po aty. Po aty. 23Strategjia Ushtarake, (2008), MM Tirane, Shqiperi. fq, 7.Strategjia Ushtarake, (2008), MM Tirane, Shqiperi. fq, 7.24Alice Hills “Diplomacia Ushtarake dhe Reformat në Sektorin e Sigurisë”; Contemporary Security Po-Alice Hills “Diplomacia Ushtarake dhe Reformat në Sektorin e Sigurisë”; Contemporary Security Po-

licy, Vol. 21, No. 1 April 2000, A Frank Cass Journal ISSN 1352-3260.25Karl K. Schonberg, Karl K. Schonberg, Diplomacia e Gjeneralëve: Influenca Ushtarake e SHBA-së ne hartimin e traktateve,

Revista e Diplomacisë dhe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, fq. 70

Page 197: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

197

Nënkolonel Çlirim Toçi

Roli dhe aktiviteti i ushtarit diplomat mbështetet sot nga shume vende anëtare të NATO-s, duke zhvilluar programe dhe duke ndërtuar institucione arsimore. Një nga këta institucione arsimore është Qendra Xhorxh C. Marshall në Gjermani. Filozofia e kësaj qendre është përgatitja dhe përkrahja e dialogut dhe e mirëkup-timit midis vendeve të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Euro-Azisë.26 Ndërtimi dhe funksionimi i programeve në tri gjuhë: anglisht, gjermanisht dhe rusisht u jep mundësi ushtarakëve diplomatë të njihen, arsimohen dhe të krijojnë urat e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit midis kolegëve, nga rajone të ndryshme të botës. Shembull tjetër i bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe edukimit është zbatimi i programit IMET nga SHBA. Ky program u mundëson ushtarakëve dhe civilëve të ulen në të njëjtat auditorë, të shkëmbejnë informacione dhe përvoja për situata të ndryshme luftarake dhe emergjencat natyrore.

Zbatimi i elementeve si; arsimimi, studimi dhe edukimi, mundësojnë njohjen me kolegë nga rajone dhe vende të ndryshme, mentalitete dhe kultura të ndryshme, gjuhë dhe përvoja të reja. Këto mundësi duhen shfrytëzuar në krijimin e urave lidhëse midis forcave të armatosura. Trajnimet e organizuara nga Qendra Marshall, Shkolla e NATO-s në Oberamergau, Qendrat e PfP-së në BiH, Ukrainë, Turqi dhe Greqi, marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e arsimimit, zhvil-lojnë dhe konsolidojnë më tej artin e diplomacisë ushtarake. Ky art në shumë raste bën mrekulli. Atë që nuk e bën dot politika dhe forca e armëve e bën diplomacia dhe konkretisht diplomacia ushtarake. Ju mundëson “armiqve” të dikurshëm të studiojnë në një auditor, të jetojnë dhe argëtohen në një mjedis, me pak fjalë u mundëson të njihen, ta kuptojnë dhe përkrahin njëri-tjetrin, se rruga e vetme është bashkëpunimi. Ky bashkëpunim kalon nëpërmjet asaj që ne e përmendim me dhjetëra herë diplomacia ushtarake.

Diplomacia ushtarake e pas viteve 1990 është zhvilluar nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e mbrojtjes. Forcat e Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh me vendet e rajonit, të NATO-s dhe ato partnere.

Elementët, si stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta krijojnë mundësi në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit midis ish armiqve. Ndryshimet demokratike kanë krijuar mundësi pjesëmarrjeje në një numër të madh stërvitjesh, brenda dhe jashtë vendit, me përfaqësues, ekspertë dhe trupa ushtarake. Stërvitjet “Biza 95” ose “Corner Stone 00”, zhvilluar në Shqipëri, janë shembuj konkretë në paraqitjen dhe zbatimin e elementeve të diplomacisë ushtarake, si bashkëpunimi, shkëmbimi i përvojës dhe rritja e frymës së mirëkuptimit.

Trajnimi dhe arsimimi janë forma të mësimit të cilat ndihmojë në krijimin e hapë-

26 Revista e Qëndrës Marshal, Garmish, Gjermani, Q. Marshall, fq. 2, 2008. Revista e Qëndrës Marshal, Garmish, Gjermani, Q. Marshall, fq. 2, 2008.

Page 198: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

198

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

sirave dhe mundësive, në zhvillimin dhe konsolidimin e artit të luftimit, të zhvil-limit të forcës dhe pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë e kanë bërë pjesë të filozofisë së tyre trajnimin dhe arsimimin e personelit ushtarak dhe civil në vendet më të zhvilluara të NATO-s dhe ato partnere.

Aktivitete dhe ngjarje në fushat e arsimimit, të trajnimit dhe stërvitjes krijojnë dhe mundësojnë zhvillimin dhe konsolidimin e elementeve kryesore të diploma-cisë ushtarake. Dokumenti i Rishikuar i Strategjisë së Mbrojtjes (SDR) i shumë vendeve anëtare të NATO-s e ka trajtuar dhe paraqitur diplomacinë ushtarake më shume se aktivitetet e përmendura më lart. “Diplomacia Ushtarake u mundëson FA të realizojnë një numër aktivitetesh të ndërmarra nga Ministria e Mbrojtjes në largimin e kërcënimeve, ndërtimin dhe forcimin e besimit dhe asistimin në zhvil-limet ushtarake, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve”.27 Ndërsa Valeri Raçev në studimin e tij, për diplomacinë ushtarake e përcakton si element kryesor në forcimin e bashkëpunimit dhe reduk-timin e rreziqeve në rajon.28

Analizimi i ngjarjeve dhe i zhvillimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, nuk kanë si qëllim komentimin dhe shpjegimin se diplomacia ushtarake është element i ri i lindur pas viteve 1990. Në mbështetje të idesë se diplomacia ushtarake nuk është diçka e re, Allice Hills (2000) ka komentuar dhe ka arritur në përfundim se “diplomacia ushtarake nuk është një aktivitet i ri për ne”. Nën frymën e kësaj filozofie, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, para viteve ‘90-të kanë marrë pjesë dhe kanë kontribuar në aktivitete të tilla, të cilat sot ne i konsiderojmë pjesë të diplomacisë ushtarake. Shqipëria si pjesë e ish-Traktatit të Varshavës ishte aktive me pjesëmarrjet në stërvitje të përbashkëta, shkëmbime delegacionesh, dërgime studentësh, pjesëmarrje në konferenca dhe seminare të ndryshme.

Rënia e murit të Berlinit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik solli erën e ndry-shimeve demokratikë në Shqipëri, duke përfshirë të gjitha sferat e shoqërisë dhe Forcat e Armatosura. Vizitat e para të ministrit të Mbrojtjes në Turqi, Greqi dhe Itali hapën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Këto ngjarje hodhën hapat e parë të fillimit të një procesi të gjatë transformimi dhe konsolidimi, në organizimin, trajnimin dhe pajisjen e FA të Shqipërisë.

Vendet me demokraci të konsoliduar dhe ato me demokraci në zhvillim po i kush-tojnë më shumë vëmendje zhvillimit dhe konsolidimit të diplomacisë ushtarake në interes të forcimit të sigurisë, të integrimit dhe bashkëpunimit. Por nuk ndodh

27 “Strategjia ushtarake: Forca Moderne për një Botë Moderne: Faktë të Diplomacisë Ushtarake” (Lon- “Strategjia ushtarake: Forca Moderne për një Botë Moderne: Faktë të Diplomacisë Ushtarake” (Lon-don: Stationary Office, 1998), Çarmatosja e mendjes’, fq. 81.

28 V. Raçev, V. Raçev, Diplomacia Ushtarake: Eksperienca Bullgare’, IOS Press, Shtabi i NATO-s, Bruksel, Belgjikë, fq. 59.

Page 199: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

199

Nënkolonel Çlirim Toçi

kështu me disa “skeptikë” dhe “medioanalistë”, nga ish-vendet komuniste, si Polonia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Rusia, Kazakistani, Turkmenistani etj, të cilat japin alarmin se Ministritë e Mbrojtjes po marrin kompetencat e Ministrive të Punëve të Jashtme. Në anën tjetër, “zyrtarë” dhe “politikologë”, në debatet televizive të organizuara nga TV në Kazakistan ose në Sllovaki, trumbetojnë mbivendosjen e detyrave dhe funksioneve në fushën e diplomacisë.29 Diplomacia ushtarake dhe ajo kombëtare kanë rolin e tyre të veçantë dhe shumë të rëndësishëm në jetën demokratike të një vendi. Të dyja së bashku mbulojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në fushën e integrimit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës.

Roli dhe rëndësia e DU në një mjedis të ri sigurie

Angazhimet aktuale të FA dhe karakteristikat e faktorëve gjeopolitikë dhe gjeo-strategjikë kanë krijuar një mjedis pozitiv në konsolidimin e elementeve dhe të instrumenteve të politikës së jashtme, dhe interesave në fushën e mbrojtjes dhe sig-urisë. Ndryshimet në fushën e sigurisë dhe politikës, kanë mundësuar dhe krijuar kushtet e duhura për transformimin e rolit dhe objektit të përdorimit të forcave të armatosura në kushtet e reja të sigurisë. Komponenti ushtarak është instrument i politikës së jashtme në të gjitha situatat, që kanë të bëjnë me sigurinë dhe rritjen e bashkëpunimit. Zgjerimi i menysë së objektivave ndërkombëtare mund të kërkojë angazhimin e Forcave të Armatosura, duke zhvilluar dhe angazhuar “simptomat” fondamentale të politikës dhe diplomacisë ushtarake.

Roli i diplomacisë ushtarake, sipas këndvështrimit britanik bazohet në: paran-dalimin e konflikteve, rritjen e sigurisë, të besimit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.30 Kjo “filozofi” vlen jo vetëm për vendet e zhvilluara, por edhe për rajonin e Ballkanit. Nën frymën e kësaj filozofie, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë e vënë theksin dhe vlerësojnë rëndësinë, rolin, objektin dhe misionin e diplomacisë ushtarake të bazuar në:

Forcimin dhe rritjen e frymës së bashkëpunimit ndërmjet vendeve të •rajonit dhe më gjerë,Organizimin e stërvitjeve, konferencave, punës në grupe, •Aktivitete në kuadrin e mbrojtjes, vizita të ndërsjella, shkëmbime përvoje, •lektorësh dhe studentësh. Këto aktivitete u krijojnë mundësi ushtarakëve dhe personelit civil të njihen, të kuptojnë dhe të veprojnë së bashku në interes të paqes, të stabilitetit dhe integrimit të vendeve të rajonit të Ball-kanit në strukturat euroatlantike.

Ballafaqimi dhe analizimi i përvojave të vendeve anëtare të NATO-s dhe përvoja 29 V. Kozyulin, V. Kozyulin, www.pircenter.org 30 www.mod.gov.uk

Page 200: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

200

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

jonë 19-vjeçare krijojnë mundësi dhe hapësira në konsolidimin, zhvillimin dhe aplikimin e diplomacisë ushtarake në interes të integrimit, stabilitetit dhe rritjes së besimit. Në këtë kontekst, strategët ushtarakë gjermanë, si Frederiku i Madh dhe Carl von Clausewitz kanë vënë theksin mbi avancimin e elementeve dhe të rolit të përshtatjes së ushtarakëve dhe aktiviteteve të diplomacisë ushtarake, si pjesë përbërëse integruese në shërbim të arsenalit të fuqisë kombëtare31.

Klasikët dhe strategët ushtarakë të shekullit të 19-të, kanë komentuar dhe analizuar në shkrimet e tyre, për rolin dhe rëndësinë e ushtarakëve në arritjen e objektivave në fushën e politikës së jashtme, si element shumë dimensional dhe i rëndësishëm në krahasim me luftën e vërtetë32.

Carl von Clausewitz ka identifikuar nevojën për udhëheqës me uniformë, të cilët duhet të jenë ushtarakë dhe burra shteti.

Udhëheqësit ushtarakë/komandantët duhet të kuptojnë objektivat politikë të vendit dhe të zbatojnë fuqinë e nevojshme për të arritur këta objektiva33. Komandantët/ushtarakët duhet të jenë të aftë të bashkërendojnë dhe kombinojnë rolin e diploma-

cisë ushtarake në interes të objektivave kombëtarë. Strategu i madh kinez Sun Cu, përpara 2500 vjetësh do të argumentonte se ko-mandantët/ushtarakët e lartë janë të aftë të arrijnë objektivat, duke përdorur të gjitha mjetet e ndikimit, përfshirë mjetet e “dhu-nës” dhe “dialogun”.

Analizat dhe përkufizimet e mësipërme, mundësojnë dhe qartësojnë rolin dhe

objektin e “Diplomacisë Ushtarake“ në forcimin e paqes dhe të stabilitetit. Parimet dhe kërkesat e mjedisit të strategjisë të shpjeguara nga Clausewitz, Sun Cu dhe Frederiku i Madh kanë ndihmuar autorin indian Sasharn ta përkufizojë diplomacinë ushtarake, si art ose praktikë të drejtimit në marrëdhëniet ndërkombëtare.34

31Philips, T.R. Rrënjët e Strategjisë: Pesë Klasikët më të Mëdhenj Ushtarake të të gjitha kohërave, ed. Philips, T.R. Rrënjët e Strategjisë: Pesë Klasikët më të Mëdhenj Ushtarake të të gjitha kohërave, ed. J.R. Phillips (Mechanicsburg: Stackpole Book, 1985), 339.

32 Po aty. Po aty.33Clausewitz, Carl von. Mbi Luftën, (Universiteti i Princeton 1974), SHBA, fq.69. Clausewitz, Carl von. Mbi Luftën, (Universiteti i Princeton 1974), SHBA, fq.69. 34 S. Sacharn, fq 3. S. Sacharn, fq 3.

Fig.1

Page 201: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

201

Nënkolonel Çlirim Toçi

Arti dhe praktika e diplomacisë ushtarake e përcaktuar nga Sasharn, e bazon dhe e kanalizon përvojën indiane në dy komponentë bazë: diplomacia parandaluese dhe diplomacia shtrënguese35. (Shih fig Nr. 1)

Diplomacia parandaluese (Preventive Diplomacy)

Komponenti ushtarak, nëpërmjet diplomacisë parandaluese, ka si qëllim arritjen e një klime konfidenciale të rëndësishme në përmirësimin e marrëdhënieve ndërm-jet dy vendeve. Ekspertë dhe analistë të shumtë, këtë rol/objekt të diplomacisë parandaluese e kanë emërtuar “diplomacia ushtarake e kohës së paqes“. Vendet që ndodhen në konflikte të armatosura ose në konflikte të natyrave të tjera, është e rëndësishme të përcaktojnë dhe identifikojnë interesat e përbashkëta dhe fushat e bashkëpunimit, veçanërisht në atë të sigurisë dhe të mbrojtjes. Roli i diploma-cisë ushtarake në kohë paqeje është përcaktimi dhe gjetja e ritmeve të duhura të zhvillimeve ushtarake ndërmjet dy ose më shumë aktorëve.

Termi diplomaci dhe përdorimi i forcës janë dy opsione të kundërta, si pjesë për-bërëse e spektrit të vendimmarrjes politike. Njëri element është përdorur në ato raste kur elementi tjetër ka dështuar, por është e rëndësishme të theksojmë se që të dy duhet të mbështesin njëri-tjetrin.36 Kjo i bën Forcat e Armatosura të jenë më transparente në krijimin e balancave midis politikës së jashtme (diplomacisë kom-bëtare), interesave të sigurisë (ku përfshihet diplomacia ushtarake) dhe forcimit të marrëdhënieve ushtarake nëpërmjet elementeve të politikës së jashtme, arsimimit në fushën e mbrojtjes, transferimit të teknologjisë ushtarake, dialogut në fushën e sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit.

Diplomacia ushtarake, sipas Sacharn, nuk merr përsipër të zhvillojë diplomacinë e shtetit, por fushat dhe marrëdhëniet ushtarake janë të ndikuara nga rrjedha e përgjithshme e marrëdhënieve kombëtare.37 Qeveria, në bazë të programit, pub-likon në terma të përgjithshëm se mbështet elementet përbërëse të politikës së jashtme dhe diplomacia ushtarake është pjesë e rëndësishme e kësaj politike.

Ndërsa një burim tjetër, dhe konkretisht libri i enciklopedisë do ta përcaktonte diplomacinë parandaluese si metodë, e cilat merret me burimin e konfliktit me qëllim parandalimin e tij. Kjo është e njëjta gjë si në shërbimin shëndetësor publik, ku janë krijuar programet e kontrollit, zhvillohen kërkimet në fushën e mjekësisë dhe ndërmarrja e masave parandaluese është prova e funksionimit.38

Diplomacia, vazhdon komentet dhe analizën e saj enciklopedia botërore, është si kujdesi shëndetësor, që vazhdimisht merret me parandalimin e ngjarjeve në vend

35 Cristian Mihail, “Diplomacia Ushtarake” tek http:/www.presamil.ro/VA/2001/3-4/leng.htm. Cristian Mihail, “Diplomacia Ushtarake” tek http:/www.presamil.ro/VA/2001/3-4/leng.htm.36 S. Sacharn, fq. 2. S. Sacharn, fq. 2.37 Po aty. Po aty.38 http://www.encyclopedia.com/doc/1G1-20227217.html, marrë më 12 korrik 2008

Page 202: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

202

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

të trajtimit të tyre. Diplomatët dëshirojnë të parandalojnë situatat e dhunshme përpara se ato të fillojnë.39

Diplomacia shtrënguese (Coercive Diplomacy)

Diplomacia shtrënguese mund të përdoret vetëm atëherë, kur të gjitha kompo-nentët e diplomacisë parandaluese janë konsumuar40. Ky moment përcakton vijën ndarëse imagjinare ndërmjet diplomacisë dhe luftës. Suksesi i diplomacisë shtrënguese lidhet me tregimin/paraqitjen e aftësive ushtarake në vend të për-dorimit të tyre41. Fuqia dhe potenciali ushtarak përbën thelbin e diplomacisë shtrënguese.

Një numër autorësh kanë studiuar dhe analizuar efektet e “diplomacisë sh-trënguese“ dhe “imponimin e veprimeve“ të sponsorizuar nga Instituti për Paqen i SHBA-s;42 studime në fushën e diplomacisë shtrënguese të përgatitura nga Daniel Buman, Mateo Vakman, Stefan Hosmer, dhe të tjerë, 43 kërkime në fushën e ndërhyrjeve ushtarake në Qendrën Henri L. Stimson dhe e Ardhmja e Mbrojtjes Ndërkombëtare;44studime të Ivo Daalder dhe Mishel O’Hanlon për politikat diplo-matike dhe ushtarake të ndjekura nga OKB-ja dhe NATO-ja në Kosovë.45

Pjesa me e madhe e studimeve të reja të përgatitura nga Aleksander George dhe Tomas Shelling – janë vlerësime të balancuara të kushteve në të cilat diplomacia shtrënguese ka gjasa të triumfojë ose dështojë. Ata theksojnë për rëndësinë e kuptimit të plotë të “shkopit“ në marrëveshjet diplomatike me kundërshtarët dhe në riforcimin e apelit të “karotës“ si shtytje pozitive, në vend të përdorimit të forcës. 46

Vendet e zhvilluara perëndimore, në lidhje me situatën në Korenë e Veriut, kanë demonstruar në shumë raste politikën e “forcës“, në zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit. Ky moment mund të konsiderohet element i diplomacisë shtrënguese në parandalimin e konflikteve dhe kërcënimin e përdorimit të armëve të dëmtimit në masë.

39 Po aty. Po aty. 40 S. Sacharn, fq. 2 S. Sacharn, fq. 241 Gupta, Narendra, Duhet të paguash për të qënë e kohës. Përvoja Indiane, Shkurt 4, 2002. Back. Gupta, Narendra, Duhet të paguash për të qënë e kohës. Përvoja Indiane, Shkurt 4, 2002. Back. 42 Donald C.F. Daniel dhe Bradd C. Hayes (2003), Bindja e Detyruar: Përmbajtja e Krizave Ndërkom- Donald C.F. Daniel dhe Bradd C. Hayes (2003), Bindja e Detyruar: Përmbajtja e Krizave Ndërkom-

bëtare, fq. 32. 43 Daniel Bayman dhe Matthew Waxman (2002), Dinamika e Shtrëngimit: Politika e Jashtme Amerika- Daniel Bayman dhe Matthew Waxman (2002), Dinamika e Shtrëngimit: Politika e Jashtme Amerika-

ne dhe Limitet Ushtarake, Universiteti i Kembrixhit, fq. 59. 44 Barry M. Blechman dhe Tamara Cofman, Përcaktimi i momentit: Kërcënimi dhe Përdorimi i Forcës Barry M. Blechman dhe Tamara Cofman, Përcaktimi i momentit: Kërcënimi dhe Përdorimi i Forcës

në Politikën e Jashtme Amerikane, fq. 9-38.45 Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon (2000), Të fitosh me djallin: Lufta e NATO-s për të Shpëtuar Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon (2000), Të fitosh me djallin: Lufta e NATO-s për të Shpëtuar

Kosovën, Washington DC.,fq. 76. 46 Seyom Brawn, Dinamika e shtrëngimit, Pinguin, London, 1999, fq. 146. Seyom Brawn, Dinamika e shtrëngimit, Pinguin, London, 1999, fq. 146.

Page 203: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

203

Nënkolonel Çlirim Toçi

Përfundime

Ndryshimet demokratike të pas viteve 1990 hodhën bazat e zhvillimit dhe të konso-lidimit të diplomacisë ushtarake. Sot diplomacia ushtarake trajtohet dhe analizohet në lidhje me ndryshimet e reja të mjedisit të sigurisë në të gjitha dokumentet e Sigurisë të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere. Diplomacia ushtarake ka rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe arritjen e objektivave ushtarakë dhe politikë, krijimin e besimit të ndërsjellët, zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit midis vendeve në përshtatje me ndryshimet e reja në fushën gjeopolitike dhe gjeostrategjike në kontekstin rajonal dhe global.

Termi “Diplomaci Ushtarake”, po merr rol parësor në politikën e jashtme dhe në fushën e mbrojtjes. Atë që arrin të realizojë diplomacia ushtarake, në disa raste nuk është në gjendje ta realizojë forca e armëve. Diplomacia ushtarake është gjuha e mirëkuptimit, e bashkëbisedimit, e rritjes së besimit, e sigurisë dhe e ndihmës së ndërsjellë. Kjo gjuhë në shumë raste ka dhënë rezultat në uljen e tensioneve dhe hedhjen e bazave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Në mbështetje të filozofisë së veprimit dhe zhvillimit, diplomacia ushtarake ka sot më shumë se kurrë rol parë-sor dhe ndikues në përmirësimin e elementeve gjeostrategjike dhe gjeopolitike në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Si përfundim, le ta mbyllim duke e vënë theksin te një fjalë e urtë shqiptare, e cila thotë: Fjala zbut malin, pushka ngreh djallin.

Referenca:

F. Adcock dhe D. Mosley, Diplomacia ne Greqinë e Lashte, fq. 152, Washington 1. DC. D. Hamel, Gjeneralët Athiniotë: Autoriteti Ushtarak ne Periudhën Klasike, 1998, 2. fq.40, Washington DC.Jean Claud Faveyrial, 3. Historia “më e vjetër e Shqipërisë“, Plejad, Tirana, 2004, fq.314. Sabri Godo, 4. Ali Pash Tepelena, SHB “A. Z. Çajupi”, Tirana, 1995, fq. 85. Plutarch, “Lufta midis Athines dhe Spartes”, Pinguin, London, 1998, fq 13.5. B. Levis, 6. Lindja e Turqisë Moderne, Second edition, Oxford University Press, 2003, fq. 127.Historia e Shqipërisë, botim i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë, Tiranë, 7. 2007, fq. 97.Dr. John L. Clarke, Forcat e Armatosura në Sigurimin e Integritetit Territorial: 8. Perspektivat Amerikane dhe Europiane (2008), Qendra Xhorxh Marshal, Garmish, Gjermani, fq. 12.

Page 204: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

204

Diplomacia Ushtarake: Lindja dhe zhvillimi i saj

Strategjia e Sigurimit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë, SHBU, 2005, Tirana, 9. fq. 9Alice Hills, “Diplomacia Ushtarake dhe Reformat në Sektorin e Sigurisë”; 10. Contemporary Security Policy, Vol. 21, No. 1, April 2000, A Frank Cass Journal ISSN 1352-3260. www.mfa.gov.al/english/mision11. i , Misioni i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, marrë më 28 Mars 07. Strategjia Ushtarake, (2008), MM Tirane, Shqipëri. fq, 7.12. Karl K. Schonberg, 13. Diplomacia e Gjeneralëve: Influenca Ushtarake e SHBA-së në hartimin e traktateve, Revista e Diplomacisë dhe e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, fq. 70 Revista e Qendrës Marshal, Garmish, Gjermani, Q. Marshall, fq. 2, 2008. 14. “Strategjia ushtarake: Forca Moderne për një Botë Moderne: Fakte të Diplomacisë 15. Ushtarake” (London: Stationary Office, 1998), Çarmatosja e mendjes’, fq. 81. V. Raçev, 16. Diplomacia Ushtarake: Eksperienca Bullgare’, IOS Press, Shtabi i NATO-s, Bruksel, Belgjikë, fq. 59. Philips, T.R. Rrënjët e Strategjisë:Pesë Klasikët më të Mëdhenj Ushtarake të të gjitha 17. kohërave, ed. J.R. Phillips (Mechanicsburg: Stackpole Book, 1985), 339. Clausewitz, Carl von. Mbi Luftën, (Universiteti i Princeton 1974), SHBA, fq.69. 18. Miehs, Cristian Mihail, “Diplomacia Ushtarake” tek http:/www.presamil.ro/19. VA/2001/3-4/leng.htm.Gupta, Narendra, Duhet të paguash për të qënë e kohës. Përvoja Indiane, Shkurt 20. 4, 2002. Back. Donald C.F. Daniel dhe Bradd C. Hayes (2003), Bindja e Detyruar: Përmbajtja e 21. Krizave Ndërkombëtare, fq. 32. Daniel Bayman dhe Matthew Waxman (2002), Dinamika e Shtrëngimit: Politika e 22. Jashtme Amerikane dhe Limitet Ushtarake, Universiteti i Kembrixhit, fq. 59. Barry M. Blechman dhe Tamara Cofman, Përcaktimi i momentit: Kërcënimi dhe 23. Përdorimi i Forcës në Politikën e Jashtme Amerikane, fq. 9-38.Ivo H. Daalder dhe Michael E. O’Hanlon (2000), Të fitosh me djallin: Lufta e NATO-s 24. për të Shpëtuar Kosovën, Washington DC.,fq. 76. Seyom Brawn, Dinamika e shtrëngimit, Pinguin, London, 1999, fq. 146.25.

Page 205: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

205

Nënkolonel Ardian Lulaj

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy Franks

Nënkolonel Ardian Lulaj Pedagog në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu“

[email protected]

Abstrakt. Libri “American Soldier” i Gjeneralit të Ushtrisë Amerikane Tommy Franks, është një nga shumë librat e tjerë në gjuhë të huaj të vëna në dispozicion për trupat pedagogjike dhe studentët/kursantët, dhe gjendet në bibliotekën e Komandës së Doktrinës e Stërvitjes. Mendoj që duke shprehur disa refleksione rreth këtij libri, ato të shërbejnë si një shtysë që shumë kolegë ushtarakë ta lexojnë, diskutojnë e ta bëjnë këtë libër pjesë të leksioneve, diskutimeve dhe analizave si në fushën e lidershipit, strategjisë e atë të operacioneve.

Në këtë libër Gjenerali Franks na sjell një memorie të gjallë të jetës së tij të përshkuar që nga koha kur ishte një djalosh në Oklahoma dhe Misland, Texas deri në fund të karrierës së tij të gjatë ushtarake si Komandant i Komandës Qendrore (CENTCOM)1 të Ushtrisë Amerikane në Tampa. Këtë karrierë ushtarake na i pasqyron duke përfshirë periudhën e tij historike si një oficer artilerie në Luftën e Vietnamit gjatë të cilës ai u plagos tre herë, kohën e reformimit, të menduarit si një komandant i Luftës së Ftohtë dhe si një ekspert taktike gjatë “Operacionit Stuhia e Shkretëtirës”.

Por natyrisht periudha më e spikatur dhe më dinamike në të cilën unë do të ndalem më shumë është ajo e pasqyruar si Komandant i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane, detyrë të cilën ai e mori në Korrik të vitit 2000, nga administrata e Klin-tonit në kohën që ai e quan “një krizë në histori” dhe e mbajti deri në përfundim të karrierës së tij ushtarake më Korrik 2003. Gjenerali Tommy Franks bëri histori duke udhëhequr forcat ushtarake Amerikane së bashku me ato të koalicionit në fitore në Afganistan dhe në Irak të cilat startuan Luftën Globale Kundër Terrorizmit.

Sipas analistëve të ndryshëm shumë pak individualitete kanë shansin të kontribuojnë kaq shumë nga vetvetja në historinë e Amerikës se sa Gjenerali Tommy Franks. Me librin “American Soldier” ai ka pasqyruar një pjesë të këtij kontributi.

1 Komanda Qendrore. (CENTCOM) Komandat e Ushtrisë Amerikane emërtohen sipas ndarjes gjeografike të globit. Kështu Komanda Qendrore është emërtuar nga pjesa qendrore gjeografike që ajo mbulon dhe jo nga rëndësia e saj.

Page 206: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

206

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy Franks

Libri “American Soldier” i Gjeneralit Tommy Franks na pasqyron një histori të vërtetë të gjallë dhe të paharrueshme. Ai na tregon sesi një njeri i ardhur nga një shtresë e thjeshtë i cili nuk shkëlqen në studimet e tij në shkollë të

mesme dhe në tentativën e tij për të vazhduar studimet në kolegj, por duke e fil-luar karrierën ushtarake si ushtar e duke treguar vlerat dhe aftësitë e tij intelektuale dhe humane, arrin të bëhet një ko-mandant me përmasa të jashtëzakonshme i cili bën histori. Ai mori pjesë në vijë të parë të frontit në Luftën në Vietnam në të cilën u plagos disa herë, luftoi për të ndryshuar men-talitetin e komandimit të kohës së Luftës së Ftohtë, u bë një takticient i zoti në “Stuhinë e Shkretëtirës” dhe natyrisht ai bëri histori si Komandant i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane. Ai ishte arkitekti i planëzimit dhe zbatimit të operacioneve në Luftën Kundër Terrorizmit mbas 11 Shta-torit 2001 në Afganistan dhe Irak ku ai bëri revolucion në konceptet taktike dhe strategjike.

Ky libër vlen të bëhet objekt i auditorëve të shkollave tona ushtarake sepse ka vlera të jashtëzakonshme studimi si në fushën e lidershipit, atë të strategjisë dhe operacioneve. Mendoj se nuk e teproj po të them se kur e lexojmë këtë libër ne ushtarakët gjejmë brenda tij, pjesë të jetës sonë. Në shkrimin tim unë do të ndalem në mënyrë të veçantë për vlerat e studimit të këtij libri në të tria këto fusha.

Së pari, pak histori rreth Gjeneralit Tommy Franks.

Tommy Franks ishte një djalë i adoptuar nga një familje e varfër e cila jetoi në Oklahama dhe Misland, Teksas. Sekretin që ai nuk ishte fëmija i tyre biologjik e mësoi shumë vite më herët sesa prindërit t’ia deklaronin atij këtë fakt. Ai e mësoi të vërtetën kur gjeti në një libër të vjetër Bible të familjes çertifikatën e tij të lindjes. Në shkollë të mesme ai studioi së bashku me vajzën që më vonë u bë zonja e parë e Amerikës Laura Bush, dhe siç shkruan ai në këtë libër ajo ishte shumë herë më e njohur se ai në komunitetin e shkollës.

Gjenerali Franks u rekrutua në ushtri si ushtar i thjeshtë në vitin 1965, ndërsa ishte duke u përballur me pasojat që kishte krijuar pija dhe dëshpërimi i dështimit në kolegjin e Texas-it. Është për të theksuar fakti historik tepër interesant që shumë nga gjeneralët më të mirë të Amerikës nuk kanë qenë studentë shumë të mirë në shkollë. Tommy Franks nuk shkëlqeu si në shkollë të mesme dhe as në përpjekjen e bërë në kolegj, ai nuk është një i diplomuar në ndonjë akademi ushtarake si ajo e “West Point” por ka filluar karrierën si oficer nëpërmjet Shkollës së Kandidatëve për Oficer.

Ngjitja në karrierën e tij ushtarake nuk ishte e menjëhershme dhe jo në pak raste ai e vuri në përdorim shprehjen “të shohim e të bëjmë”, por ajo zgjati pothuajse

Page 207: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

207

Nënkolonel Ardian Lulaj

40 vjet dhe mund të konsiderohet si një shembull tipik në shumë drejtime. Franks edhe pse u plagos tre herë në Vietnam dhe iu akredituan shumë dekorata lufte, në fillimet e karrierës synonte ta ndërpriste atë mbasi të përfundonte periudhën e shërbimit që ai kishte nënshkruar. Ai dëshironte të martohej dhe të rifillonte studimet, por ushtria i bëri atij një ofertë që ai nuk mund ta kundërshtonte.2 Dhe pjesa tjetër mbas këtij momenti ishte histori.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka thënë: “Kur të jeni në luftë, ju shikoni për disa cilësi të veçanta në njerëzit që do të punojnë me ju. Gjenerali Tommy Franks mishëron këto kualitete: fuqi, eksperiencë, një mendje e mprehtë, energji, ndershmëri, humor të mirë, dhe një besnikëri të thellë për trupat e tij dhe për vendin e tij. Tommy Franks është me të vërtetë një ushtar i ushtarëve.”

Së dyti, vlerat që ka ky libër në fushën e Lidershipit.

Ky libër ka vlera studimi në këndvështrimin e një shembulli të fushës së lidershipit duke filluar nga nivelet më të ulta të formacioneve ushtarake deri në ato të nivelit strategjik. Në të e gjen veten si një nënoficer i thjeshtë dhe një gjeneral. Tommy Franks na e përshkruan nënoficerin si shtylla kurrizore e ushtrisë dhe gjeneralin si jo të pagabueshëm.

Filozofia e lidershipit të përdorur nga Gjenerali Tommy Franks ishte porosia e të atit të tij përpara se të nisej për në Luftën e Vietnamit, i cili me sytë e tij të mbushur me lot i tha “Make’them a hand, Son” 3 e cila do të thoshte përgjithësisht “Ndihmoi vartësit e tu të bëjnë progres, Bir.” Premtim të cilin ai e mbajti me devotshmëri, të cilën ne e gjejmë të konkretizuar në çdo hap të karrierës së tij të pasqyruar në këtë libër në të gjitha nivelet e zinxhirit të komandimit që ai ushtroi.

Ai në mënyrë të natyrshme na përshkruan vështirësitë që hasi në komandimin e trupave në fillim të karrierës së tij dhe me problemet që pati ushtria Amerikane pas përfundimit të Luftës në Vietnam. Është për të theksuar se në çdo ushtri, shumë herë problematikat e saj janë aq të ngjashme sa jo pa qëllim kam shkruajtur, se shpesh ne ushtarakët gjejmë pjesë të jetës sonë në rreshtat e këtij libri. Natyrisht dhe ushtria Amerikane nuk mund të jetë e përjashtuar nga probleme të tilla: si ato të paraqitjes formale të ushtarakut, thyerjeve disiplinore, përdorimin e alkoolit e drogës, trajtimit në mënyrë jo korrekte të ushtarëve, abuzimet me detyrën, amo-ralitetin etj, të cilat ju do t’i gjeni të trajtohen në mënyrë origjinale në këtë libër.

Për Gjeneralin Franks është shumë e rëndësishme që drejtuesi duhet të jetë një shembull pozitiv për vartësin. Por natyrisht për të qenë i tillë drejtuesi duhet të punojë shumë me ta dhe me vetveten, për të gjetur dhe përshtatur formën dhe mënyrën e duhur për të arritur rezultatet e kërkuara. Ja si shprehet gjenerali në

2 Shënim i autorit të artikullit. Ju mund ta gjeni duke e lexuar këtë libër3 “American Soldier’ Gjeneral Tommy Franks faqe 61

Page 208: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

208

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy Franks

një moment në fillimet e karrierës së tij “ Unë nuk po bëja asnjë progres duke dhënë urdhrat me zë të lartë e duke dhënë masa ndëshkimore..”dhe këshilla e eprorit të tij ishte”..trupat do të punojnë shumë herë më mirë me ju nëse ju do të punoni pak më mirë me ta.”4

Për Gjeneralin Franks është e rëndësishme që jo vetëm të komandosh por dhe të mbash kontakt me njerëzit, të njohësh në çdo kohë dhe situatë problematikat e efektivave që drejton. Për të është shumë i rëndësishëm komunikimi dhe trajtimi i bashkëpunëtorëve dhe vartësve si qenie njerëzore, për të cilën ai shprehet “Unë mësova që të qënit në komandë të një njësie nuk do të thotë që në mënyrë automa-tike ju dini çdo gjë qe bëhet në atë njësi” dhe ai vazhdon më tej duke u tërhequr vëmendjen vartësve të vet “Nëse një vartësi juaj vjen tek ju me një problem, mbani mend se: Ky është problemi juaj, por është dhe problemi im. Ne nuk mund të hum-basim ushtarët e mirë sepse ne nuk i trajtojmë ata si njerëz.”5

Gjenerali Franks e thekson më tej këtë ide, duke u shprehur se edhe në rastin kur ju bëheni gjeneral nuk do të thotë se ju jeni i pagabueshëm, vendosja e yjeve të gjeneralit nuk do të thotë se ato të shtojnë zgjuarsinë, por të drejtosh si gjeneral nënkupton përpunimin e informacionit dhe peshën e rëndë të marrjes së ven-dimeve të vështira dhe tepër të rëndësishme. Një gjeneral sipas Tommy Franks duhet më tepër të dëgjojë se sa të flasë, ai duhet “të marr fajësinë mbi vete ndërsa duhet të përgëzojë të tjerët.”6

Në mënyrë tepër të veçantë Gjeneral Franks na shprehet me një respekt dhe mirën-johje të thellë ndaj Eric Antila ish komandantit të batalionit në Luftën e Vietnamit nga i cili mësoi një nga shkollat më të rëndësishme të lidershipit në karrierën e tij. Nëpërmjet figurës së tij ai konkretizon vlerat më të larta të ushtarakut. Gjenerali Franks shprehet “ Unë nuk kam njohur kurrë një intelekt si i kalibrit të Antila, por ai e vërtetoi që ishte edhe një komandant trim dhe i devotshëm në luftë.”7 Eric An-tila ishte një shembull ideal i komandantit që ne trajtojmë në leksionet tona kur themi se shtabi punon për komandantin dhe është institucioni i komandantit që merr vendimin dhe kërkon zbatimin e tij. Por edhe kur ai autorizon vartësit e vet të veprojnë në emër të tij, ai nuk i shmanget përgjegjësisë. Eric Antila ndërpreu karrierën ushtarake për pasojë të përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj detyrës, ai mbeti simbol i Gjeneralit Franks.

Natyrisht idetë e shprehura më sipër janë shumë pak nga arsyet e shumta të cilat gjenden dhe përshkruhen tek “American Soldier” në fushën e lidershipit që mund të bëhen objekt diskutimi në komunitetin tonë ushtarak në këtë fushë.

4 “American Soldier” Gjeneral Tommy Franks faqe 575 Po aty faqe 1276 Po aty faqe 1647 Po aty faqe 96

Page 209: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

209

Nënkolonel Ardian Lulaj

Së treti, në fushën e strategjisë ky libër ka vlera të jashtëzakonshme sepse trajton problemet në kulmin e piramidës shtetërore dhe ushtarake.

Gjenerali Franks i ka kushtuar një hapësirë të veçantë në librin e tij për të analizuar situatat politike gjatë asaj periudhe në Uashington, të cilën ai në përgjithësi e trajton atë si jo shumë të favorshme për të. Përshkrimi i mënyrës sesi funksionon niveli më i lartë i vendimmarrjes së një shteti dhe konkretisht në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në SH.B.A. na jep problematikat dhe këndvështrimet e ndryshme për të njëjtin problem nga përgjegjësit e fushave përkatëse. Ajo na tregon dhe njëherë jo vetëm se sa e vështirë është të marrësh vendime në piramidën e strukturës së shtetit, por që është edhe më e vështirë që të integrosh gamën e gjerë të problemeve në një zgjidhje me efektivitet të plotë.

Në “American Soldier” gjejmë një komandant ushtarak i cili luan dhe rolin e një diplomati të niveleve të larta shtetërore, duke vendosur kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit e shteteve të ndryshme të rajonit të shtrirjes së veprimtarisë së komandës së tij në interes të përmbushjes së detyrës. Me shumë sinqeritet dhe me tone kritike Gjenerali Franks trajton problemin e vështirësive burokratike të funksionimit të administratës shtetërore dhe pengesat në bashkëpunim dhe bash-kërendim ndërinstitucional në mënyrë të veçantë midis dikastereve të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. Gjenerali Franks është shumë i drejtpër-drejtë në shprehjen e habisë së tij për mos gjetjen e armëve të dëmtimit në masë duke e quajtur atë si surprizën më të madhe të luftës në Irak. Kur në të njëjtën kohë të gjitha llojet e shërbimit të inteligjencës, por edhe fjalët e udhëheqësve të vendeve të tjera Arabe me të cilat ai pati kontakt të drejtpërdrejtë dukej sikur e konfirmonin zotërimin e ADM nga Iraku.

Një nga shqetësimet jo pak të rëndësishëm që trajtohen në këtë libër nga Gjenerali Franks është rrjedhja e informacionit nën presionin e medias, edhe pse në insti-tucionin më të lartë të sigurisë së një vendi si në SH.B.A. Por një nga vlerat më të mëdha të studimit në fushën e strategjisë në të cilën unë dua të ndalem veçanër-isht është: pasqyrimi i problemeve të funksionimit të varësisë së komandimit në nivelet strategjike dhe sidomos atë në nivel “jonit”.

Gjenerali Franks pati një fillim të vështirë të marrëdhënieve me administratën e Bushit, por megjithatë mbas një periudhe kohe ai kaloi nga marrëdhënie me divergjenca shumë të mëdha në marrëdhënie shumë të ngushta bashkëpunimi e shoqërore me Sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld dhe mbështetje të plotë nga Presidenti Bush. Ai kishte jashtëzakonisht një kontroll e dorë të lirë veprimi për të implementuar çfarë ai gjykonte të nevojshme e të suksesshme në sensin tak-tik, për të cilën unë mendoj se ka shumë vend për të diskutuar. Ai si asnjëherë në historinë e Amerikës shmang Shefat e Shtabeve të Armëve duke vendosur kon-takt të drejtpërdrejtë me Sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld. Ja si shprehet ai gjatë

Page 210: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

210

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy Franks

proçesit të planëzimit për operacionin në Irak përpara vartësve të tij: “Në qoftë se ne duhet të luftojmë në Irak ne do ta bëjmë atë si forcë e bashkuar. Ne nuk do të marrim urdhra nga Shefat e Shërbimeve në Uashington. Unë do t’i marr urdhrat nga Sekretari i Mbrojtjes...dhe ju do t’i merrni urdhrat nga unë. Nuk ka kohë për “parochialismin” e Shërbimeve.”8

Ai shkon deri aty sa të akuzojë Shefat e Shtabeve për mungesë të njohurive dhe të kuptimit në nivel forcë e bashkuar. Gjenerali Franks i justifikonte këto qëndrime bazuar në historinë e Luftës së Vietnamit ku ish Sekretari i Mbrojtjes Robert Mc-Niamara dhe ndihmësit e tij arrinin deri aty sa të përcaktonin objektivat e bom-bardimit, dhe miratonin veprimet e manovrës deri në nivel batalioni. Por edhe nga eksperienca negative dhe problemet që pati gjatë ekzekutimit të operacionit në Afganistan me Shefat e Shtabeve të Forcave. Ai kërkonte të kishte dorë të lirë veprimi dhe mos t’i ndërhynin gjatë ekzekutimit të operacionit të arkitektuar prej tij në Irak.

Gjenerali Franks në letrën drejtuar Paul Wolfowitz, Zëvendës Sekretarit të Mbrojtjes dy ditë para fillimit të sulmit në Irak shkruan “Megjithëse e dhashë mesazhin në terma të kulturuar, synimi i saj ishte hapur: Mbaje Uashingtonin të fokusuar në politikë dhe strategji. Lërmëni, mua vetëm dreqin, të drejtoj luftën.’’9 Natyrisht problemet që unë shtroj për fushën e strategjisë e sigurisë në këtë artikull janë vetëm “maja e ajsbergut” e morisë së madhe që përmban “American Soldier”. Me të drejtë ne mund të na lindin pyetjet; A kishte SH.B.A ndonjë strategji për Luftën Kundër Terrorizmit përpara 11 Shtatorit 2001? Kush është roli i Sekretarit të Shtetit apo ai i Sekretarit të Mbrojtjes rreth çështjeve të sigurisë? A ishte e drejtë shmangia e Shefave të Shtabeve të Armëve? etj.

Së fundi, por më e rëndësishme në këndvështrimin tim studimi i këtij libri ka të bëjë me fushën e operacioneve. Kjo është një fushë ku Gjenerali Tommy Franks bëri revolucion në koncepte jo vetëm në anën teorike por edhe në zbatimin konkret në të dy operacionet si në Afganistan dhe në Irak. Përvoja e krijuar nga eksperiencat e tij ndërmjet të tjerash ajo në Luftën e Vietnamit dhe në luftën e parë kundër Irakut në vitin 1991, gjatë së cilës ai ushtronte detyrën e Zëvendës Komandantit të Divizionit për Operacionet dhe Manovrën me gradën e Gjeneralit të Brigadës në “Stuhia e Shkretëtirës”, e ndihmoi atë për të bërë analiza dhe për të nxjerrë mësime të cilat ai i aplikoi në koncept dhe i zbatoi në praktikë në operacionet si në Afganistan dhe në Irak.

Në këtë libër ju do të gjeni shumë shembuj konkret të zbatimit të doktrinave, pa-rimeve dhe taktikave të luftës në një këndvështrim të ri. Gjenerali Franks i mbron konceptet e tij në kundërshtim të plotë me konceptet e operacionit të parë “Stuhia e

8 “American Soldier’ Gjeneral Tommy Franks faqe 3839 Po aty faqe 440

Page 211: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

211

Nënkolonel Ardian Lulaj

Shkretëtirës” me doktrinën e Colin Powell në mënyrë të veçantë për përqendrimin dhe krijimin e raportit të forcave. Ai planëzoi dhe përdori forca të vogla në numër e bëri lëvizje taktike shumë më të thjeshta për të përmbushur misionin.

Ja kush ishte përgjigja e tij lidhur me problemet që ngrinte Sekretari i Shtetit Colin Powell në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Amerikës kur diskutonin për planin e sulmit në Irak. “Nëpërmjet aplikimit të sulmit ushtarak të njëkohshëm dhe nga shumë drejtime në pikat kyçe, ne arrijmë të shkatërrojmë balancën e forcave armike, në vend që të provojmë të sulmojmë në një drejtim të vetëm e në front të gjerë në mënyrë të ngadaltë konvenciale. Ne këtë e aplikuam edhe në Afganistan – manovër të shpejtë e të menjëhershme. Kjo krijon momentin (kushtet). Me vendosjen e forcave tona në thellësi të territorit të armikut, ne lëvizim kaq me shpejtësi sa Irakianët nuk do të kenë kohë për të kundërvepruar. Kur ata më në fund të lëvizin, do të jenë objektivat e sulmit për forcat ajrore dhe zjarrin e preçizuar të artilerisë tonë. Shpejtësia dhe momenti (kushtet) janë faktorët kyç.”10

Gjeneralit Franks i duhej të guxonte dhe të dilte mbi konceptet doktrinarë të më-suara në shkollë dhe të zbatuara e provuara në luftë. Kjo është një ndër arsyet që ne themi se ai bëri revolucion. Ja si shprehet ai më tej: “Në letër dukej sikur ne do të sulmonim kundër një armiku që është superior në numër me një forcë ofensive relativisht në numër më të vogël. A po rrezikoja unë duke sfiduar principin e mësuar në Kolegjin e Luftës që minimumi i raportit të forcave në sulm kundër një mbrojtje të përgatitur duhet të jetë tre me një? Aspak,.... Por në fushëbetejën e shekullit të njëzet e një, forca do të varet nga ushtrimi efektiv i fuqisë luftarake dhe jo thjesht nga numri i trupave apo tankeve ne terren.”11

Realizimi i befasisë taktike e i mashtrimit taktik ishin dy nga elementët më të suksesshëm të planëzuar dhe realizuar nga Gjenerali Tommy Franks, ato ishin të lidhur ngushtë me një nga parimet bazë të taktikës, atë të shpejtësisë. Sipas tij “shpejtësia vret....armikun.” Ja si shprehet Gjenerali Franks në lidhje me këto element: “Stuhia e Shkretëtirës më kishte krijuar bindje të palëkundur se shpejtësia e manovrës dhe befasia taktike ishin forca më e rëndësishme e më rezultative në luftë.”12 Natyrshëm ishte e qartë se forcat e koalicionit nuk shkonin në Irak për të shkatërruar popullin e Irakut por për të çliruar atë nga regjimi i Sadamit si një sistem diktatorial që ishte kërcënim jo vetëm për vendin dhe popullin e tij por edhe për komunitetin ndërkombëtar. Bazuar në këtë qëllim shumë të rëndësishëm Gjenerali Franks vendosi që sulmin ndaj forcave Irakiane të fillonte pa e ndërprerë energjinë elektrike të këtij vendi. Sipas tij ky vendim kishte sens si në nivelin strategjik dhe në atë operacional.

10 “American Soldier’ Gjeneral Tommy Franks faqe 39511 Po aty faqe 415.12 Po aty faqe 368

Page 212: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

212

Refleksione rreth librit “American Soldier” të Gjeneral Tommy Franks

Po kështu nëpërmjet vendimit tjetër shumë të rëndësishëm të fillimit të sulmit tokësor përpara fushatës ajrore ai bëri të mundur të shmangte sabotazhin e puseve dhe fushave naftëmbajtëse. Sadami mund të fillonte nga sabotazhi në momentin që fushata ajrore ndaj objektivave të sulmit ndaj regjimit të tij e bënte të qartë, se lufta kishte filluar. Ndërmjet të tjerash një ndër rezultatet e arritura me këtë veprim taktik ishte dhe realizimi i befasisë operacionale. Gjenerali Franks shprehet “... sigurimi fushës naftëmbajtëse të Rumilyah nuk do të ishte jo vetëm një avantazh i ekzekutimit të Ditës G përpara Ditës A. Por duke vepruar në këtë mënyrë, që Irakianët nuk mund të parashikonin, ne arrijmë të realizojmë befasinë operacionale – pavarë-sisht faktit se ne kishim të dislokuar rreth 290,000 trupa nga Forcat Tokësore, Ajrore dhe Detare në këtë rajon.”13

Gjenerali Franks kapi momentin për të implementuar një vizion tërësisht të ri të luftës “jonit” në planëzimin e operacionit “Liria e Irakut”. Duke hedhur poshtë stilin e “Stuhia e Shkretëtirës” në vendosjen e përqendrimin e trupave duke zgjedhur në favor të aplikimit të manovrueshmërisë dhe shpejtësisë. Gjenerali Franks u përplas me mosbesimin e strukturave të larta të mbrojtjes duke përfshirë dhe Sekretarin e Shtetit Colin Powell. Por megjithatë, vizioni i tij u vërtetua në zbatimin konkret në terren. Brenda tre javësh, Bagdadi ra në duart e forcave të koalicionit.

Konkluzion

Në shkrimin tim u përpoqa që të përmblidhja disa nga vlerat dhe problemet më kryesore që trajton libri “American Soldier” i shkruajtur nga Gjeneral Tommy Franks në të tria fushat kryesore të studimit si në atë të lidershipit, strategjisë dhe operacioneve. Por pavarësisht të gjithave, në fund të fundit libri “American Soldier” demonstron se betejat e zhvilluara si në Afganistan dhe në Irak mbeten fitore historike të luftës për liri, të fituara nga trupa ushtarake amerikane dhe ato të koalicionit, kruajua e të cilëve ishte e pashembullt.

Sinqerisht unë, ju rekomandoj ta lexoni këtë libër dhe jam i sigurt që mbasi ta lexoni atë, shumë nga ju do gjejnë pjesë të jetës së tyre në të. Por më e rëndësishmja është që stafet pedagogjike të shkollave ushtarake mund ta përdorim këtë libër për të ilustruar shembujt e koncepteve dhe analizave me kolegët dhe kursantët tanë në të gjitha nivelet, por në mënyrë të veçantë me ata të Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, dhe Kursin e Lartë të Oficerit, në Akademinë e Mbrojtjes.

13 “American Soldier’ Gjeneral Tommy Franks faqe 440

Page 213: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

213

Botime të Reja

Botime të Reja

Libri “100 vitet e ardhshme”

”Analiza Tradicionale vuan nga një dështim i thellë i imagjinatës. Ajo imagjinon lëvizjen e reve si proces të pafund dhe është e verbër ndaj ndryshimeve afat-gjata që zënë vend në të gjithë tablonë e botës”. - George Friedman

Në librin e tij të ri, Xhorxh Friedman kthen sytë e tij nga e ardhmja - duke ofruar një parashikim të ndriçuar, tepër të lexueshëm të ndryshimeve që ne mund të presim nëpër botë gjatë shekullit XXI. Ai shpjegon se ku dhe pse do të shpërthejnë luftërat e ardhshme (dhe si do të luftohet), cilët kombe do të fitojnë dhe humbin pushtet ekonomik dhe politik, dhe se si teknologjitë e reja, dhe prirjet/tendencat kulturore do të ndryshojnë mënyrën që ne jetojmë në shekullin e ri.100 vitet e ardhshme na tërheqin mbi një eksplorim joshës të historisë dhe shembujve gjeopolitike që da-tojnë pas prej qindra vjetësh. Friedman na tregon se ne jemi tani, për herë të parë në gjysmën e një mijëvjeçari,

në agimin e një epoke të re - me ndryshimet të njohura, që përfshijnë:Lufta Amerikano-Xhihadiste do të përfundojë e pasuar nga shpërthimi i një •Luftë të dytë të Ftohtë me Rusinë.Kina do të pësojë një krizë të brendshme të thellë e të zgjatur, dhe Meksika do •të shfaqet si një fuqi e rëndësishme botërore.Një luftë e re globale do të shfaqet nga mesi i shekullit ndërmjet SHBA dhe •një koalicioni të paparashikuar nga Europa Lindore, Euro-Azia, dhe Lindja e Largët, por ushtritë do të jenë shumë më të vogla dhe luftërat më pak vdekjeprurëse.Teknologjia do të fokusohet mbi hapësirën - si për përdorim ushtarak, ashtu •dhe për një burim të ri dramatik energjie që do të ketë ndërlikime rrënjësore mbi mjedisin.Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një Epokë të Artë në gjysmën e dytë të •shekullit.

Page 214: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

214

Botime të Reja

Manuali i Standardizimit në FARSH

Manuali i Standardizimit të Forcave të Armatosura i jepet në përdorim lexuesit ushtarak dhe civil të strukturave të mbrojtjes. Në këtë manual shprehen

informacioni më i fundit dhe ekspertiza më e mirë për standardizimin në organizmat ndërkombëtarë, kryesisht NATO, BE, si dhe përshkruhet në detaje sistemi i ri i standardizimit në Forcat tona të Armatosura.Më tej, ky manual përbën një dokument plotësues të sistemit të standardizimit në FA pas miratimit të Direk-tivës së Standardizimit në FA. Ai i përgjigjet gjithashtu realizimit të masave të Kalendarit të Reformave të Mbrojtjes “Timetable for Reforms”, si dhe të Planit të Veprimit me dy Komandat Strategjike të NATO-s. Ky Manual hedh bazat e sistemit të Standardizimit në FASH. Ai shpreh në detaje dhe përkthen në praktikë objektivat, parimet, organizmat dhe procedurat e shpre-hura në Direktivën e Standardizimit në FA të miratuar

nga Ministri i Mbrojtjes. Forcat e Armatosura nuk kanë pasur deri tani një sistem të institucionalizuar standardizimi për pranimin, ratifikimin dhe zbatimin e standardeve të fushës operacionale, materiale apo administrative të NATO-s. Ky Manual finalizon përpjekjet institucionale për të ngritur një sistem të organizuar të standardizimit, sipas përvojës më të mirë të vendeve aleate.Shqipëria është tashmë një vend anëtar i NATO-s. Si të gjithë aleatët e tjerë, jemi në kohën e duhur të ngrejmë një sistem funksional të standardizimit. Ky sistem do të fillojë ti japë produktet e veta në fushën e standardizimit brenda vitit 2009. Për të lehtësuar përmbushjen e këtij objektivi, ky Manual shoqërohet me një Plan afatmesëm për ratifikimin e STANAG-eve me emrin “Katalogu i Ratifikimit të STANAG/AP–2014”, i cili bazohet dhe mbështet drejtpërdrejt zbatimin e Paketës së 49 Objektivave të Forcës (FG).

Manuali Mësimeve të nxjerra në FARSH

Manuali i Standardizimit të Forcave të Armatosura i jepet në përdorim lexuesit ushtarak dhe civil të strukturave të mbrojtjes. Mësimet e nxjerra janë pjesë e natyrës njerëzore dhe e historisë së njerëzimit. Ato janë pjesë e zhvillimit të tij. Ato e kanë shoqëruar njeriun gjatë gjithë ekzistencës së tij. Nuk ka fushë të vep-rimtarisë njerëzore që ato të mos i shtrijnë efektet e tyre. Njeriu është një qënie e ndërgjegjshme që synon përmirësimin e vetvetes dhe të veprimtarisë së tij.Pse ky Manual i Mësimeve të Nxjerra në Forcat e Armatosura? Ç’janë mësimet

Page 215: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

215

Botime të Reja

e nxjerra apo “lessons learned” në gjuhën zyrtare të NATO-s? Përse shërbejnë ato? Kush janë ata që do e zhvil-lojnë, organizojnë, implementojnë dhe monitorojnë këtë sistem në FA? Çfarë procesi do të pranojmë dhe imple-mentojmë, pra kush bën, çfarë, kur dhe në bashkëpunim me kë? Si do të përfshihen njerëzit, pra personeli i FA në këtë proces? Si do të arrihen dhe shfrytëzohen produktet e këtij sistemi? Si do t’i shërbejë ky proces përmirësimit cilësor të performancës së njësive të FA në operacion? Këto e shumë pyetje të tjera si këto do të jenë përmba-jtja e këtij Manuali të parë të FA në këtë fushë. Kushdo që është i interesuar të kontribuojë në përmirësimin e këtij projekti të parë të kësaj fushe, është i mirëpritur të shprehë mendimet e tij në adresën [email protected]

Cikli i punimeve kërkimore të QAM, Viti 2008

Ky Cikël i Punimeve Kërkimore i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes është i pari në llojin e tij dhe bazohet në zbatim të detyrës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA në shkresën me Nr. 1328, datë 19.02.2008. Ajo janë zhvilluar si detyra kërki-more, studime te orientuara, raste studimore, zhvillim politikash apo konceptesh, studime te krahasuara, etj. Në këtë manual do të lexoni:

Sfidat ushtarake te integrimit nё NATO–Përtej •Strasburg & Kehl. Sfidat e transformimit të FA në një Forcë Profesioniste •2010.Koncepti për ngritjen e sistemit të Standardizimit •në FA të RSH.Mbi zhvillimin e një koncepti Task Force në nivel •batalioni në FA të dislokueshme për operacionet e NATO-s”.Krijimi i kapaciteteve operacionale për• pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare.Kontraktimin e shërbimit të mbështetjes me• transport për personelin në aktivitetin e përditshëm në FA.Mbështetja me transport e FA sipas niveleve të komandimit dhe misioneve •të njësive.Zhvillimi i politikave dhe procedurave për përcaktimin dhe përdorimin e •rezervave materiale në FA.

Page 216: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

216

Summary in English of “Military Magazine”

Summary in English of “Military Magazine”

Conference on nATO new Strategic Concept

The Level of Ambition of NATO’s New Strategic Concept and reflections on responsibilities of Albania

as a new NATO member

Major General Arian ZaimiNational Military Representative of Albania

NATO HQ, Brussels

Abstract. This article illustrates and explores the Alliance’s new Level of Ambition of the coming NATO’s New Strategic Concept. It reflects also some expected innovations of the New Strategic Concept, such as: A clear and realistic Level of Ambition supported by necessary financial means; A Level of Ambition in harmony with necessary capabilities to face new threats and dangers against security; A Level of Ambition allotting priority toward Alliance’s forces and equipment for Article 5 operations; A Level of Ambition for a long term period of time; A Level of Ambition made available to everyone. Furthermore, this article analyses also the Level of Ambition of Albania, the implementation of Force Goals as part of the Alliance defence planning process.

As a conclusion, some recommendations are given based on the lessons learned in the implementation phase of Force Goals and of the level of ambition of required forces and equipment to be made available by Albania for the Alliance, on the experience of lessons learned from our national and international operations, as well as in our commitments perspective to improve AAF performance in the future.

Page 217: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

217

Summary in English of “Military Magazine”

The view of Albania on Alliance’s future enlargement in the frame of Washington’s Treaty Article 10

Ervin NinaChief of Political Section, NATO’s Department,

Ministry of Foreign Affairs

Abstract. While the Alliance is issuing a new strategic document that will guide its activities in the coming years, one of the essential matters treated by this docu-ment should be the issue of the enlargement of the Alliance in the future.

In the frame of discussions upon this issue it is important to analyze the substance of Washington’s Treaty Article 10. It is also relevant to briefly follow the enlarge-ment way until now, i.e. significant periods of time, such as the Cold War and Post Cold War era, etc.

An Albanian perspective on National, Regional and Global Security Environment of the second decade of 21st Century

Colonel Nexhbedin Shehu Commander, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Major General (R) Prof. Dr. Ruzhdi Ramadani Lecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Mr. Selim ShirokajLecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. The authors of this article provide an overview of the Albanian perspec-tive on National, Regional and Global Security Environment in the second decade of 21st Century’s. What are the expectations of the Global Security Environment during the first two decades of the new millennium? The authors mainly discuss and describe the specific tendencies and regions what could bring significant impact in our National Security Environment, by exploring also the Regional and Global Tendencies of the security.

Reactions against threats and future challenges should be based on nowadays information and understanding. In a world of progressively complex conflicts, no individual institution or agency could bring real solutions to emerging problems. It requires a broader coordination and cooperation of all security structures and resources. Although predicting the future represents a tough issue and probably dangerous, this fact does not mean that the future is absolutely unknown.

Page 218: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

218

Summary in English of “Military Magazine”

Development of Article 5 of Washington Treaty in 21st Century and Alliance Collective Defense

Colonel Agron SharraMinister of Defense Adviser

Colonel Agim SulaCHOD Adviser

Col. (R) Dr. Arshi ÇelaLecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. The debate on NATO’s New Strategic Concept has the origin from the necessity related to essential transformations in the security environment after September the 11th, 2001. A revised concept demands review of documents based on the function of the Organization. One of the most argued problems, raising a broad interest is about the implementation of the Washington’s Treaty Article 5. Sixty years ago the definition of “armed attack”, was considered appropriate rela-tive to the existence and confrontation of two military fronts; two systems; two diametrically opposite worlds. Nowadays, the terrorists’ attacks including cyber ones, are absolutely different regarding their shape, means and tools. Thus, amend-ments are needed to the definition of Article 5 today and in the future.

On the improvement of current collective defense planning system in the Alliance and Republic of Albania

Colonel Dilaver HoxhaDirector, Defense Planning Directorate, GS

LTC Editson ZarkaDeputy Director, Defense Planning Directorate, GS

LTC Agim Hajro Staff Officer in Albanian Military Rep. NATO HQ, Brussels

Abstract. The review process of NATO’s New Strategic Concept is a crucial moment of reflection with regard to a deep analysis of the new threats and challenges the Alliance is facing today and tomorrow, and to further adjust the defense planning process. This process has been considerably developed during the last decade, thus sustaining important changes. And the most important of these changes is the shifting to capability-based defense planning, where building the right capabilities is substantial to achieve the desired effects.

Page 219: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

219

Summary in English of “Military Magazine”

Enlarging the of spectrum the Alliance’s mission including the warfare and mili-tary operations other than war, collective defense as well as operations outside traditional Alliance area, have inflicted the enhancement of mechanisms of NATO’s defense planning. Increasing the number of planning disciplines from seven to thirteen, as well as the harmonization of their planning cycle represents a new challenge that NATO and its member countries are facing. Transition of NATO de-fense planning into five phases will serve as a guidance to the process and national planning process. In this article, the authors provide an overview of NATO’s New Defense Planning Process, its basic elements, main requirements coming from all its members, as well as the approaches of Defense Planning Process of individual member countries vis-à-vis the NATO collective system.

NATO’s transformation challenges to become a more flexible force, deployable within and abroad the Alliance traditional area of operations, improvement of warfare capabilities and support with services etc., lay down ahead tasks for the entire defense planning community in order to increase the efficiency and the “production” of desired results in time and quality.

The Transformation of the Alliance, Cost Sharing, Collective Decision-Making and Albania’s role.

Colonel Thimi Hudhra Head of Center for Defense Analyses (CDA)

Colonel Perikli KoliçiColonel Nazmi Cahani

Abstract. The authors of this article provide a general overview on the Alliance’s long term transformation process closely linked with the principle of cost sharing among all its members, as well as with collective decision-making. The process of the consensus building in the Alliance includes each individual member with no consideration of their power or influence. Knowledge of consensus building tools and mechanisms, of negotiations and active bilateral or multilateral consultations, as well as application of the silence procedure, are very important elements to be managed by all actors involved in the process.

Each decision making event in the Alliance is cost-related and this could be po-litical, economic, financial or military. In the financial area, NATO’s fundamental principle is fair cost sharing regardless of the power or influence its member might have. From this point of view, as we now are member of the Alliance, it is

Page 220: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

220

Summary in English of “Military Magazine”

required maximal responsibility and organized active participation in the Alliance decision making process.

The article brings in some recommendations concerning the participation in the Alliance Committees, Agencies, Boards and Working Groups. This process demands fundamental understanding of Alliance issues in the agenda, cooperation among our representatives and responsible authorities and structures both in the capital and in NATO HQ, and timely exchange of information.

Coordination of actions between respective structures in Albania and NATO re-mains a top priority for an effective participation in the Alliance decision-making process. The authors recommend the drafting of a standard operating procedure including all actors participating in the process

Analytic consideration on NATO air defense and Albania as a case study, in response to Article 5 and Renegade situations

Brigadier General Dhori SpirollariAir Force Commander

LTC Emeror Hajdarasi Lecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. The common security of the NATO Integrated Air Space is one of the most significant efforts of the unity of the Alliance. NATO guarantees collective defense of its members in accordance with the same standards, where NATO’s Integrated Air Defense System (NATINADS) plays an important role. Establishment of common capabilities of Strategic Air Transport, as well as the improvement of Surveillance, Intelligence and Reconnaissance capabilities, will increase the ef-ficiency of NATO’s Air Component.

Dealing with “Renegade” situations has multiple political and geostrategic impacts, thus must be considered as a matter of high level political and military leadership responsibility.

Page 221: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

221

Summary in English of “Military Magazine”

nOn-PAPER

nATO’s nEW STRATEGIC COnCEPT

A View from Albania and its Armed Forces(Conclusions of the Conference on NATO New Strategic Concept)

(TRADOC, 25 March 2010)

A year ago on the 1st of April 2009, Albania became a member of the North Atlantic Alliance. The year 2010 coincides with NATO’s efforts for the development of its New Strategic Concept which aim is to reshape and define the roles and functions of the Alliance in order to face the 21st Century’s challenges.

As a NATO member, in line with the development of this Concept by the NATO Group of Experts, the Training and Doctrine Command organized on 25th of March 2010 the Conference on “NATO’s New Strategic Concept – A view of Albania and its Armed Forces” on various key issues of this concept in political, military, strategic and operational levels. The conference was realized by the Defence Academy and the Centre for Defence Analyses.

Through lectures, discussions and conclusions of the working groups and the find-ings of the three main panels, we have drafted the following recommendations to NATO’s Experts Group and to Albanian Armed Forces (AAF) Authorities and Strategic Leadership. It is to be emphasized that the following positions are only individual opinions of the authors and do not constitute the official positions of the government or the defence institution.

Recommendations to NATO’s Experts’ Group on the Alliance New Strategic Concept

The New Strategic Concept of the Alliance1. should clearly define NATO’s role and responsibilities for the 21st Century, by including a realistic Level of Am-bition in full accordance with the expected financial support to defence by the member countries, and midterm trends of the current financial crisis.

The New Strategic Concept of the Alliance2. should promote a New Communi-cation Strategy for NATO and its members divulging it publicly by following “Madonna’s Strategy” to simply clarify its position related to their security interests of the 21st Century.

The New Strategic Concept of the Alliance3. should cover in Washington’s Treaty Article 5 a broader definition of the “…armed attack…” term by including within that definition the entire range of threats which may jeopardize its

Page 222: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

222

Summary in English of “Military Magazine”

members’ security regardless of their means of delivery, such as terrorism, Weapons of Mass Destruction (WMD’s), cyber attacks, hybrid threats, etc.

The New Strategic Concept of the Alliance4. should continue to further endorse and promote its two Trans-Atlantic pillars of EU and US, as an essential ele-ment of Alliance’s security in the 21st Century.

The New Strategic Concept of the Alliance5. should support NATO’s role and engagement vis-à-vis the reality of facing new threats and challenges that may endanger the Alliance, even outside its area of responsibility.

The New Strategic Concept of the Alliance6. should continue to consider the basic principle of Consensus as the central pillar for the decision making and cohesion of the Alliance.

The New Strategic Concept of the Alliance7. should continue to promote the open door policy and further rounds of enlargement of the Alliance with a priority in the Balkans countries, based upon the criteria of admission of the “The Study of NATO Enlargement” of 1995.

The New Strategic Concept of the Alliance8. should clearly formulate rela-tions with the Russian Federation by means of rational use of NATO-Russia Council, in order to further consolidate the European security by involving Russia in a broader scale on issues of common interests and challenges of Global Security, as well as in promotion of western democracy values in this country.

The New Strategic Concept of the Alliance9. should take into consideration the strengthening of the relations with regional security and defence organiza-tions, such as EU/ OSCE/ UN/ Shanghai’s Cooperation Organization, as well as other countries such as China, India and Pakistan which have an influence on regional and global developments.

The New Strategic Concept of the Alliance10. should create opportunities for eventual advanced/favorable strategic partnership with countries beyond Alliance’s territories, countries which we share common values and which provide significant contribution to NATO-led operations, such as Australia, Japan, South Korea, New Zealand, etc.

The New Strategic Concept of the Alliance11. should express the fundamental role and priority of NATO education and training institutions and its individual countries, and encourage constant update of their programs and curricula with most recent issues in the agenda and Alliance’s collective security and defence.

Page 223: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

223

Summary in English of “Military Magazine”

The New Strategic Concept of the Alliance12. should consider the Transformation of the Alliance as one of the most important tasks for its future in the 21st Century. In this context, the concept should encourage research and development as a promoter of the Alliance’s transformation processes in order to successfully face the challenges of the century.

The New Strategic Concept of the Alliance13. should take into consideration the new map of the Alliance after the last rounds of enlargement as well as the future ones, with regard to a potential review of peace establishment infrastructure and facilities of command and force structure, with a tendency toward new members.

The New Strategic Concept of the Alliance14. should reflect the complex character of future operations of the Alliance which will be more than military; as such they will require other civilian capabilities in order to practically support the “comprehensive approach” concept.

The New Strategic Concept of the Alliance15. should clearly describe the role of the military component throughout the spectrum of NATO-led operations, against new challenges, threats and dangers. The description should be that clear in order to provide basic information for the processes of the 13 defence planning disciplines of the Alliance.

The New Strategic Concept of the Alliance16. should encourage member countries to progressively increase the quantity of deployable forces in strategic distance from the national territories, so that by the end of 2015 each member should have 50% of their land forces with deployable capabilities and 10% engaged simultaneously in operations. This concept should start to be applied also to Air Forces and Navy, as well as specialized capabilities.

The New Strategic Concept of the Alliance17. should promote small countries to organize specialized capabilities “niche”, as well as encourage, where and when possible, development with priority of common regional capabilities.

The New Strategic Concept of the Alliance18. should promote an evaluation of the efficiency of civilian and military structure of the International Staff and the International Military Staff, as well as the myriad of Committees, Agencies, NATO’s Working Groups, with the intention of the establishment of rational integrated structures.

The New Strategic Concept of the Alliance19. should express political will to

Page 224: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

224

Summary in English of “Military Magazine”

maintain 2% of GDP for the defence for all member countries, 20% of which should be spent to support future capabilities modernization and transformation.

Recommendations to the Senior National Security and Defence Authorities of AAF

Albania should develop a policy document defining its Level of Ambition 1. with regard to the national engagement in NATO/EU/UN led operations and/or other coalitions in the context of a “single set of forces”.

Albania should reflect on Alliance’s “Comprehensive Approach” concept of 2. operations, which in addition to the contribution with military capabilities, will require also the development of civilian capabilities in the area of diplomacy, economy, police, training, infrastructure, finance, etc.

Albania should begin the drafting of the National Security Strategy 3. document, the Military Strategy of the Republic of Albania’s and the review of the legal framework or other relevant documents of the security and defence, in order to update them with the standard obligations of a new NATO country; this should be conducted in line with the progress of NATO’s Strategic Concept.

Albania should draft a “White Paper” document available to the national and 4. international public opinion, and promote a new communication strategy in accordance with Alliance standards, based on the tools of transparency and involvement of the public in the most fundamental issues of defence and security in its interest.

Albania should initially prepare a concept and then declare its participation 5. in Alliance’s Rapid Reaction Force (NRF) as well as later on, participation in the EU Battlegroups.

Albania should promote a force generation policy as a member country for 6. participation in an international operation; a list of requirements scheduled in phases: from the expression of political will, the decision making, deployment of a fact-finding team in the Area of Operation, negotiations with countries and agencies, until the drafting the MOU/TA with NATO/EU/UN or individual Allies.

Albania, as a new member of the Alliance, should develop a national defence 7. planning system in accordance with the Alliance collective defence planning system. This could be achieved through issuance of ministerial defence guid-ance in accordance with the Alliance Ministerial Guidance.

Page 225: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

225

Summary in English of “Military Magazine”

Albania should develop a new Operational Planning System of AAF in order 8. to reflect the new spectrum of their operations as a new Allied country. This system must include the strategic and operational planning for the defence of our country stemming from the collective defence of the Alliance, as well as participation of our AAF declared units in the strategic and operational planning outside national territories, in accordance with the Alliance planning situations.

Albania should update the Long-Term Development Plan of AAF in 9. accordance with the current situations as a member country and the perspective of the AAF development for the period of 2010-2020.

Albania should promote the development of an efficient security and 10. defence research system in the AAF, thus answering fundamental questions of defence and security reforms, NATO and EU integration, through gradual development of an AAF Strategic Studies Institute.

Albania should constantly update its training, education exercises and 11. evaluations system for soldiers, NCO’s, officers and civilians of AAF, in accordance with the new spectrum of missions and tasks of collective defence within or outside Article 5, as well as response to national emergencies.

Albania should consider the engagement of the reserve personnel listed 12. in the “roster – electronic file” in the stabilization and reconstruction operations of the Alliance, especially the qualified personnel for training and mentoring, advisors, civilian-military special expertise, etc.

13. Albania, especially the Ministry of Defence may conduct a “One year in NATO - Progress and Lessons Learned”, from NATO’s Strasburg Summit until today identifying good and weak points, together with an action plan with clear tasks, timelines and responsibilities.

Albania should elaborate a new Unit Readiness Regulation for AAF units and 14. civilian assets declared to the Alliance, in accordance with its 9-11 category system of CREVAL, TACEVAL, and MAREVAL, in response to the reaction to participation in NATO operations in accordance with the required readiness time and proportionality.

Albania should speed up the efforts already started concerning the stan-15. dardization of AAF units in accordance with the Alliance STANAGs/ APs by adopting a functional Standardization System with focus on ratification and implementation of priority military standards, in harmony with the force planning of the Force Goals Package.

Page 226: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

226

Summary in English of “Military Magazine”

Albania should further improve the current Lessons Learned system from 16. both national and international operations, in the interest of the improve-ment of the performance of all units or contingents deployed in operations or exercises, in or out the country.

Albania should review the legal framework in support of major projects of 17. modernization on security and defence areas, by applying a planning system, long-term programming and budgeting which would make possible a normal development of AAF for longer periods of time than one year.

Albania should update, through the review of the Law on strategic command 18. and control Authority of AAF, the national command and control system, which in turn must meet the requirements of NATO collective defence sys-tem.

Albania should explore possibilities to find means and mechanisms as an ally 19. member to ensure strategic transportation within and outside the Alliance area of responsibility, as well as support the national deployed personnel with logistic services.

Albania should establish an air space surveillance system as well as a 20. command-control-communication system entirely integrated in the NATO’s Integrated Air Defence System (NATINADS).

Albania should continue to extend, based on the actual plan, a functional 21. system for the security of classified information with NATO, with the purpose to ensure timely information and apply its security rules from users.

Albania should draft an SOP in the interest of effective participation in Al-22. liance decision making, with the purpose of a more efficient coordination between Republic of Albania’s representations in NATO and national struc-tures in MoD/GS involved in consultation processes in Alliance Committees, Agencies and Boards.

These recommendations of the Conference are formulated by the Defence Academy and the Centre for Defence Analyses in TRADOC. The opinions expressed in this Non-Paper are those of the authors and do not necessarily constitute the official positions of the Ministry of Defence and/or General Staff of AAF.

Page 227: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

227

Summary in English of “Military Magazine”

Thinking ahead for facing the new threats and challenges of the New Strategic Concept

Colonel Viktor IsakuNational Military Representative of Albania

Allied Command Transformation (ACT)

Abstract. In this article the author describes the New Strategic Concept and the challenges ahead for Albania as an allied member. How could NATO be trained and equipped in order to efficiently face the new threats? Where would NATO be in the next years and how can we be prepared to respond to new crisis? How could NATO decision-making process be speeded up? How can people’s support be ensured, as security needs a budget and the alliance’s budget is provided from the members? What involvements should NATO have in the future?

The author emphasizes the main focus of reform for Albanian Armed Forces, namely Transformation and Capabilities. He assesses the transformation as a transition process, adjusting to face new challenges in the new security environ-ment. It is time for transformation and it is our responsibility to understand, plan and commit ourselves to accomplish this transformation, which in turn, is also an adjustment of Albanian Armed Forces within the Alliance.

Being a member of the Alliance, along the benefits imposes contributions of military and civilian national capabilities in the interest of collective defense operations, or crisis response ones. NATO has no need just for soldiers, but nowadays it has emphasized the need for more specialized capabilities. For Albania, it would be a logic approach, advantageous and multi-dimensional to develop professional-technical and specialized capabilities, with a focus on search and rescue, stabili-zation and reconstruction and security forces? Development of these capabilities represents an extraordinary value for both our society and our country, but at the same time is a diplomatic investment on the bilateral and multilateral relations and a significant contribution to the Alliance.

Transformation is not an end in itself, as every solution brings to facing a new problem and so, altogether with the Alliance members, we will continue to address new threats by ensuring and enjoying the common secured environment.

Page 228: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

228

Summary in English of “Military Magazine”

Cyber Warfare – A reality of today

Colonel Dr. Skënder KadiuChief of Operations Department

Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. This article intends to draw the readers’ attention on a recently emerged threat to national security of NATO members and to the alliance itself, known as ‘cyber warfare’. The authors have treated its dimensions and developments of this type of warfare, what is its real focus, the doctrinal concepts, principles applied, methods and techniques used.

It also aims to present the considerations of NATO and EU on their perception on this new threat. Besides, it also aims to make aware appropriate responsible security and defense structures.

Motivation of AAF personnel – one of the most important incentives to establish a professional force

Brigadier General Sandër LleshiCommander of TRADOC

Abstract. In this article, the authors have laid down problems and given solutions related to the motivation of enlisted personnel in the AAF, as one of the most im-portant challenges for a professional force. What is the aim of AAF in this regard? What is the AAFs level of ambition as far as the quality of personnel is concerned? What can the AAF offer to the military? What could be the right solution?

Transition to a professional force will create a situation where the AAF will com-pete in a difficult job market in search of personnel in a time when this market is progressively becoming tougher. Even though this represents a positive move and in accordance with NATO’s tendency, again it remains a difficult and very complex undertaking. If the AAF wants to recruit the right personnel, they must consider alongside other things their real needs as well, which in turn do adjust their behavior at a considerable level. Difficulty and complexity of implementing this change are based on a few fundamental factors, where the most important is related to the quality of personnel. The best solution comes from what is known as motivation.

Furthermore, this article focuses on problems concerning motivation of person-

Page 229: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

229

Summary in English of “Military Magazine”

nel: education; pay and benefits; housing and accommodation; insurance (medical and life insurance); early retired and retired personnel pay. In order to solve these problems, amendments to some laws are required to be made, i.e. ‘Law on Career and Military Ranks; Law of Retired Military; Law of Status of Military Personnel; amendments to the Decision of the Council of Ministers related to education of AAF personnel outside AAF institutions.

Performance evaluation and military career progress in the AF

Colonel Tonin Marku,Director of Personnel Directorate, GS

Dr. Colonel Skënder Kadiu,Chief of Operations Department

Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. This article is to be considered as an effort for the development of an evaluation system and the promotion of the military career in AAF. It has been written down taking into account the changes needed to be made by Albania and AAF, now that we are a NATO member. It also provides a conceptual framework and gives related recommendations in order to build a more transparent evalua-tion and promotion system of military personnel.

All AAF personnel must feel secure and motivated in a system built to provide equal chances for them to be qualified and promoted, where their individual contribution and results are appropriately evaluated and leave no place for dis-crimination. Everyone in the military must know how to make a progress in their military career, where the best one can make the best career.

Education, training and qualification in Armed Forces

Colonel Nexhbedin ShehuCommander, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Colonel (R) Dr. Simon GegaLecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu”

Abstract. Education, training and qualifications are an integral part of the person-nel development system and its management. Training and Doctrine Command, through coordination of all subordinate institutions, represents a complete system

Page 230: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

230

Summary in English of “Military Magazine”

of education, training and individual qualification of doctrinal development and collective training support for the Armed Forces (AAF).

Upon this perspective, all relevant institutions of education and individual train-ing are established and consolidated over time. These institutions have made great progress, but the transition to a professional armed force and the need for a real and rapid integration in NATO, have pointed out the imperative of review of several structures, concepts, institutions’ procedures and practices, which could make possible a better education and individual training.

Below, we have analyzed the efforts of all individual institutions mentioned above and have suggested that these issues should become a fruitful discussion forum of a wider range of experts. The article is also associated with some recommendations, options, and effective solutions in order to avoid mistakes in the future.

For a Recruitment Process in Service of AAF Mission

Colonel Zihni GoxhajCommander, Personnel and Recruiting Center

Abstract. In this article the author gives a general description of the Personnel and Recruiting Center (PRC). He raises some of the problems and gives appropriate answers for the future tasks of PRC in the Armed Forces.

Taking this opportunity, the PRC Commander lays down some recommendations on the establishment and improvement of the recruiting system in AAF and the PRC’s role in this process. What is PRC of AAF/GS? What key aspects are keeping this center busy? What will be the future recruitment concept in AAF, what are the objectives to be completed, the ways for the AAF to be followed, and some problems demanding urgent solutions?

Guidance on Counterinsurgency, by the NATO ISAF

Commander /US Force Afghanistan

Captain Kastriot RexhajStandardization Officer, Standardization Branch,

Center for Defense Analyses

Abstract. In August last year, Commander of ISAF and USFOR General Stanley A. McChrystal, issued his Directive containing Guidance on COIN Operations. This

Page 231: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

231

Summary in English of “Military Magazine”

document shows how ISAF operations must be supported. It is at the same time applicable by all allied forces and those of US in Operation “Enduring Freedom”.

This article is also helpful to our military officers, NCO’s and soldiers engaged in ISAF operations in Afghanistan. It will help them along their efforts to better ac-complish their mission.

Afghanistan, between an endless war and the will for peace. NATO’s military strategy, versus tribal war in Afghanistan

Colonel (R) Dilaver GoxhajSpecialist at Simulation Branch,

Center for Training Support

Abstract. Considering the inputs from the last NATO Summit in April 2009, about enhancement and innovations on NATO’s new strategy related to actual interna-tional development, you will find in this article some ideas on a concrete strategy that could be possibly used by allied forces in Afghanistan, where military forces from Albania are now and will continue to be engaged in the future.

In Afghanistan case, we can exploit what a British Lieutenant at that time, has to bring from 70 years ago in British-Afghan wars. He published his memoirs 20 years after an afghan insurgency during 1936-1938, in Vaziristan Mountains. In this article it is also stressed the afghan guerillas’ strength in all their battles and how we could approach them. One of these highland fighters strength’s source was the “Pashtun Code” which even today is considered as the legal bases of the afghan tribal society. At the same time, the article talks about the importance of getting to know this Code from us and other allied countries in Afghanistan.

Based upon fighting experience of both British and Soviet forces against afghan guerrillas, the article provides some suggestions on how to successfully react against them. Further on, the authors offer some concepts for a possible NATO ef-fective strategy in Afghanistan. Lastly, the article recommends that it is appropriate and applicable the use by NATO’s of new concept of “niche” capabilities, by drawing parallels with the war fought by the British and Soviets against afghan guerrillas in the ‘30’s and the ‘80’s of the last century; which could be the most appropriate military tactics, politics or diplomatic; how could we get out of this war, etc.

Page 232: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

232

Summary in English of “Military Magazine”

Defence Diplomacy: The rise and its further development

LTC Çlirim ToçiLecturer, Defense College, Defense Academy

Abstract. Diplomacy is known to be used since ancient times in order to establish contacts, problem solving and to enhance cooperation among partners and allies. This activity is known as “national diplomacy”. Countries and international institu-tions consider the national diplomacy as important part of national identity, which is enriched also with the military diplomacy contribution.

Defence diplomacy represents a new term for the Armed Forces and the activities conducted, either national or multinational ones. Mutual visits, education of civil and military personnel inside or abroad, contribute in peace time to the enhance-ment of defence diplomacy power. With the end of the Cold War, defence diplomacy is seen as an important mechanism in building trust and understanding with the former enemies. It is an absolute important tool to encourage and support other countries toward Euro-Atlantics’ structures integration. After the ‘90’s military diplomacy has achieved great success in South Eastern European countries com-pared to former Soviet Union countries (beside Lithuania, Latvia and Estonia).

Reflections on NATO’s system of education, individual training, exercise and evaluation in the interest of AAF

LTC Ahmet LekaHead of Education and Training Section, GS

Abstract. Following the implementation of the tasks of the Integration Action Plan with Allied Command for Transformation (ACT), a special Workshop for ETEE (Education, Training, Exercise and Evaluation) is held at Training Doctrine Command on February the 1st 2010.

The purpose of this activity was to provide a broader understanding in relation with the processes followed by NATO in Education, individual Training, Exercise and Evaluation, which will serve our AAF in adoption of our own national model of an effective planning based on NATO standards.

Along this article, the author gives details and provides analyzed aspects of a

Page 233: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

233

Summary in English of “Military Magazine”

professional preparation process of the military personnel including education, training, evaluation and possibilities for the future to support the two main pillars: individual and operational preparation, which will serve our Armed Forces.

Reflections on the book “American Soldier” of General Tommy Franks

LTC Ardian Lulaj Lecturer, Defense Academy “Spiro Moisiu“

Abstract. The book “American Soldier” of the US Army General Tommy Franks, is one among many foreign language books made available to lecturers/ students/cadets in AAF , which can be found at TRADOC library. By expressing some reflections about this book, the author believes they will serve as an impulse to the readers, so that they will discuss upon it and make it part of their lectures and their analysis, such as in leadership, strategy and operations areas.

In this book, General Franks brings a live memory of his life described from when he used to be a young guy in Oklahoma, Midland and Texas until the end of his long military career as the Commander of US Central Command (USCENTCOM), in Tampa, Florida. He describes his career by illustrating the events when he used to be an artillery officer in Vietnam’s war during which he was wounded three times, the reform time, the Cold War time commander thoughts, and as tactical expert in operation “Desert Storm”.

The most bold and dynamic period in which I will focus is the one when he used to be Commander of the US Central Command, position in which he came in power in July 2000, in Clinton’s administration, which the General names it as a “crisis history”, and ended it until his retirement from the Army, in July 2003. General Tommy Franks made history by leading US Forces jointly with the Coalition achieving victory in Afghanistan and Iraq, which in turn ignited the Global War Against Terrorism.

According to different analysts, only a few individuals may contribute so much from themselves for the American history as per General Franks’ example. Part of this contribution is illustrated in the book “American Soldier”.

Page 234: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

234

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

KUjTESë PëR BASHKëPUnëTORëT E REVISTëS USHTARAKE

Struktura e artikullit

Titulli. Emërtimi i artikullit

Autori, Bashkautori: Jepet autori apo bashkautorët e artikullit

Abstrakti: Është pjesa që paraprin një artikull (trajtesë). Tek abstrakti/përmbledhja autori shkurtimisht duhet të paraqesë karakteristikat e artikullit (thelbin apo çështjet themelore të trajtesës, synimet e autorit, këndvështrimin, përfundimet apo rekomandimet, etj). Abstrakti nuk zëvendëson parathënien e vetë artikullit. Ai zë rreth 1/2 e faqes, dhe nuk duhet ti kalojë 400 fjalë.

Paraqitja, gjatësia: Pjesa kryesore e shkrimit (përfshi parathënien dhe konkluzionet) shkruhet në gjuhën shqipe dhe të jetë maksimumi 10 faqe kompjuterike (20 000-25 000 shkronja e shenja, duke përfshirë edhe boshllëqet) përfshi edhe ”endnotes” dhe informacionin shtesë.

Formati: Faqja duhet të jetë e formatit A4; Lloji i shkrimit: “Times New Roman”; Madhësia e shkrimit 12. Kryeradha (Paragrafi i ri) përcaktohet me një rresht bosh. Përdorni paraqitjen më të thjeshtë të mundshme të tekstit me një përdorim në minimum të alternativave të stileve dhe formatimit. Kapitujt nuk duhet të jenë të numërzuar; teksti duhet të jetë një strukturë me maksimumin 3 nivele. Lutemi të përpiqeni të shmangni tekstet e theksuara me bold apo shkronjat me ngjyra. Shkrimi i pjerrët dhe thonjëzat duhet të përdoren vetëm për citimet e burimeve të përdorura dhe literaturës.

Grafikët, tabelat dhe imazhe të tjera duhet të bëhen të formatuara në grup duke evituar shpër-bërjen e tyre. Ato duhet të vendosen sa më qartë në një pozicion të përshtatshëm pranë tekstit që i shpjegon ato. Të gjitha imazhet duhet të pasqyrohen në mënyrë të tillë që lexueshmëria të mos ndikohet nga reduktimi i madhësisë dhe printerët bardhë e zi. Nëse një imazh është marrë nga një burim tjetër, është e domosdoshme që të citohet burimi respektiv i tij.

Artikujt duhet të dërgohen të printuar dhe në mënyrë elektronike në Redaksinë e Revistës Ushtarake. Për ato artikuj që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme të formatit dhe të gjuhës, Redaksia vendos nëse do ti rikthehen autorëve për përmirësim, apo do të përjashtohen nga proçesi i paraqitjes në Bord.

Dokumentacioni: Redaksia e RU vlerëson me rëndësi të veçantë paraqitjen nga çdo autor të artikujve e trajtesave me referenca dhe “footnote”, si dhe në fund të materialit të vendosë litera-

Page 235: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

235

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami

turën e shfrytëzuar. “Footnote” duhet të respektojnë në mënyre korrekte rregullat kombëtare e ndërkombëtare ku të përfshihen; Mbiemri, emri (autorit që i referohet), titulli i materialit të referimit, emri i entit botues, vendi botimit, viti botimit, numri i faqeve ku referohet, numrin ISBN, website-in ku ndodhet artikulli.

Biografia: Së bashku me shkrimin, autori të dërgojë edhe një përshkrim të shkurtër biografik me rreth 100 fjalë ku të përfshije: emrin, mbiemri, grada, pozicionin e punës, arsimimin, an-gazhimet kërkimore, fotografinë, numrin e telefonit dhe adresën elektronike.

Stili: Shkrimi duhet të prezantojë një strukturë të thjeshtë, duke përdorur tituj dhe nënti-tuj. Është e rëndësishme që në fund të shkrimit autori ta mbyllë me disa konkluzione, dhe përfitimet nga ky artikull.

Artikulli nuk duhet të përmbajë material të klasifikuar dhe duhet të zbatojë rregullat e klas-ifikimit të informacionit.

Artikulli nuk duhet të përmbajë ngjyrime/qëndrime politike apo partiake.

Për çdo shkrim autorët do të marrin edhe shpërblimin përkatës sipas ligjeve në fuqi.

Për informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni me:

Dega e Botimeve (Redaksia e RU), Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Komanda e KDSMail: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, QAM, Dega e Botimeve Kutia Postare 24 23, Rruga e Dibrës, Tiranë, ShqipëriNr. Tel: 00355(4)23 63 465 ext 11 73, 10 37 Nr. Fax: 00355(4)23 69 179

Mobile: 0694126201

Email: [email protected]

Redaksia e Revistës Ushtarake

Page 236: REVISTA USHTARAKE - Ministria e Mbrojtjes · 2012-03-30 · i “sulmit të armatosur” dhe i disa ngjyrimeve të tjera të përmbajtjes të këtij neni, duke mbajtur në konsideratë

236

Fjala e Ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami