rezidenca iris - iris.progeen.com · faqe 4 arkitektura rezidenca iris është godina e parë,...

28
REZIDENCA IRIS REHATIA NË SHTËPI ËSHTË PRIORITETI YNË 2018

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REZIDENCA

IRISREHATIA NË SHTËPI

ËSHTË PRIORITETI YNË 2018

FAQE 2 CO M PA N Y LOGO

VENDNDODHJARezidenca Iris ndodhet në zonën e “Oxhakut” pranë kryqëzimit të Rrugës “Zihni Sako” me Rrugën

“Xhanfize Keko” vetëm 2.4 km nga qendra e Tiranës dhe 1 km nga Rruga “Bardhyl”. Kjo është një

zonë shumë e gjallë e cila ofron të gjitha shërbimet rezidenciale të nevojshme.

SHKOLLA, KOPSHTE E ÇERDHE – është shumë e thjeshtë të rrisësh fëmijë në zonën e Oxhakut

prej afërsisë me institucionet arsimore shkollore e parashkollore, si publike ashtu edhe private.

SHËNDETËSIA – Në afërsi të zonës ndodhen qëndrat spitalore më të rëndësishme në vend si

QSUT, klinika të ndryshme, etj. Gjithashtu në afërsi të zonës gjenden edhe fusha sportive të cilat

përveç malit të Dajtit japin mundësinë e një jete të shëndetshe me aktivitet.

INFRAKSTRUKTURA - Zona ka një plan zhvillimi shumë të mirë me rrugë të ndërmjetme e objekte

banimi në fomë blloqesh të rregullta. Momentalisht kjo zonë është një nga më të kërkuarat e

Tiranës.

TRANSPORTI – Zona është lehtësisht e aksesueshme me transport publik nga qendra e Tiranës

nepërmjet disa linjash të transportit urban.

PARKIMI – Nëse zgjidhni të përdorni makinën në të përditshmen tuaj, rezidenca ka dy kate parkim

nëntokësor me poste të cilat shiten shtesë. Megjithëse sot është relativisht e lehtë të parkosh në

zonë, numri i makinave në Tiranë po rritet shumë shpejt. Parkimet janë pronat të cilat kanë rritjen

më të lartë vjetore të vlerës financiare në Tiranë.

FAQE 3CO M PA N Y LOGO

FAQE 4

ARKITEKTURARezidenca Iris është godina e parë, pjesë përbërëse e një blloku banimi me

tre godina të ngjashme në arkitekturë dhe funksionalitet. Ky bllok është

konceptuar si një bllok modern me godina 7 dhe 8 katëshe ku funksioni

kryesor është banimi por duke lënë edhe hapësira të nevojshme për shërbime,

zyra dyqane dhe një kat hotelerie. Gjithashtu në funksion të shërbimeve të

mësipërme janë edhe 2 kate parkimi nëntokësor.

Godina do të ketë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për personat me

aftësi të kufizuar, ndriçim, hapësira pushimi, dhe sipërfaqe të përbashkëta

për një jetë komunitare të rehatshme.

PLANIMETRITË

INFRASTRUKTURA

DETAJET ARKITEKTONIKE

Iris do të ofrojë apartamente 1+1, apartamente 2+1, 3+1 dhe garsoniera.

Gjithashtu do të ofrohen ambjente për dyqane dhe zyra. Planimetritë janë

të mirëorganizuara dhe me hapësira optimale. Janë shumë komode si për

familjet e vogla edhe për ato të mëdha.

Fasada e godinës do të ketë ngjyra neutrale me kontrast të butë për t’i

mbijetuar ndryshimeve të trendeve të kohës. Dritaret e vetratat e janë

të stilit Francez me vendet e posaçme për vazo me lule për t’i shtuar

elementët natyralë. Kangjellat dekorative dhe parapetet metalikë të

ballkoneve janë projektuar si zgjidhje e veçantë arkitektonike, si edhe si

element sigurie për të gjitha moshat.

FAQE 6

TERMOIZOLIMI

SISTEM KOMPLEKS

SHTËPI E FRESKËT NË VERË DHE E NGROHTË NË DIMËR

Termoizolimi në rezidencën Iris realizohet nga një ndërthurje sistemesh

inxhinierike të cilat së bashku arrijnë efikasitetin më të lartë.

Muratura e dyfishtë është aplikuar me një shtresë leshi-guri të

dendur (100kg/m3) për izolimin akustik ndërmjet apartamenteve dhe

njëkohësisht i shtohet sistemit të termoizolimit duke shmangur humbjet

ndërmjet apartamenteve.

SISTEMI KAPOTË

Sistemi kapotë mundëson izolim termik të shkëlqyer duke iu mbivendosur sistemit

struktural me tullë.

Muret e dyfishta me tullë termike me një shtresë termoizoluese prej leshi guri

sigurojnë izolimin termik ndërmjet apartamenteve dhe hapësirave të përbashkëta.

FAQE 7

Rezidenca IRIS është konceptuar me standartet më të

larta të ndërtimit në vend.

Termoizolimi tërësor, izolimi akustik maksimal, ventilimi individual së

bashku me detajet e tjera inxhinierike e materialet më të mira janë

mjetet tona krzesore të përdorura për të ndërtur apartamente sa më të

rehatshme.

PRIORITETI YNË

CILëSIA E LARTë e ndërtimit

FAQE 8

Zhurma Ajrore të BrendshmeZëri i lartë i radios, televizorit, muzikës,

bashkëbisedimit janë zhurma që

vijnë nga apartamentet e tjera

ngjitur. Kriteret kryesore për izolimin

e këtyre zhurmave janë ngurtësia e

mureve dhe përdorimi i materialeve

Zhurma nga Paisjet e ShërbimitAshensori, transformatori, motorrët

e kondicionerëve, pompat e ujit etj

gjithashtu janë trajtuar nga kompania.

Të gjitha pajisjet e shërbimit janë

të montuara në vende të posaçme

dhe të gjitha instalimet bëhen duke

respektuar udhëzimet e prodhuesit

për të arritur nivelin më të ulët të

zhurmave. Tubacionet e furnizimit me

zë-absorbuese. Muret ndarëse

ndërmjet apartamenteve dhe hollit

të përbasthkët janë mure notues

të dyfishtë me lesh guri zë-izolues

në mes të izoluar nga elementët

strukturorë të godinës.

ujë dhe shkarkimeve janë të vendosura

në puse të posaçme dhe të izoluara me

një shtresë lesh guri. Gjithashtu dyert

e jashtme të apartamenteve kanë një

mbushje zë-izoluese dhe guarnicione

të cilat minimizojnë zhurmat që vijnë

nga hapësirat e përbashkëta brenda

godinës.

IZOLIMI AKUSTIK

Izolimi AkustikRehatia është e lidhur ngushtë me

qetësinë e privatësinë. Muratura e

dyfishtë me një shtresë lesh guri

ndërmjet apratamenteve është

aplikuar për izolim akustik maksimal.

Gjithashtu aplikohet dyshemeja

notuese me një membranë për

izolimin e zhurmave që transmetohen

nëpërmjet soletës, kolonave dhe

elementëve të tjerë strukturorë.

Sistemi i izolimit akustik synon

eliminimin e zhurmave deri ne nivelin

70 dBA(decibel). Kompania ka përdorur

një sërë zgjidhjesh inxhinierike për

të adresuar tipet e ndryshme të

zhurmave si më poshtë.

SHKALLA E ZHURMAVE NË DECIBEL

FAQE 9

FAQE 10

Zhurma Impakti

Perceptohen si goditje apo vibrime

të cilat vijnë nga lëvizje mobiljesh,

ecje me taka, rrëzim objektesh etj.

Dyshemeja notuese e aplikuar në

Rezidencën Iris konsiston në një

shtresë 6cm penobetoni poroz me

veti të mira zë-izoluese (shtresë e

cila përmban edhe tubat elektrikë/

hidraulikë), një membranë zë-

izoluese, një shtresë të varfër 5 cm

dhe shtresën pllaka/parket. Aplikimi

i detajeve inxhinierike bën të mundur

që shtresat zë-izoluese të mbulojnë

më së miri në mënyrë efikase të gjithë

ambjentet. Gjithashtu membrana zë-

izoluese izolon pikat e takimit mes

soletës, mureve dhe kolonave.

Zhurma Ajrore të Jashtme

Të quajtura ndryshe “zhurmat e

rrugës” që vijnë nga hapësirat e

jashtme publike. Izolim i murit të

jashtëm perimetral të tullës me sistem

kapot dhe përdorimi i vetratave dhe

IZOLIMI AKUSTIK

dritareve dopio xham me koeficient të

ulët të përçimit të zërit si edhe aplikimi

i detajeve inxhinierike reduktojnë

zhurmat e rrugës deri në 60 dBA.

FAQE 11

FAQE 12

Hapësirat teknike të Rezidencës IRIS janë të mirë-organizara në hapësira të

posaçme për mirëmbajtje optimale. Rezidenca ka një sistem hidraulik me një

rezervë të përbashkët uji sanitar me autonomi 3 ditore prej rrjetit shpërndarës

të UKT. Gjithashtu ajo ka sistem anti-zjarr me depozita rezervë dhe hidrantë për

çdo emergjencë të mundshme. Gjithashtu kafazi i shkallëve është i projektuar për

evakuim emergjence të shpejtë, ventilimin e tymërave dhe hyrjen e ajrit të freskët

në raste emergjence. Godina gjithashtu është e pajisur me gjenerator rezervë

për funksionimin e ashensorit dhe ndriçimit në rast të ndërprerjes së energjisë

elektrike.

DETAJE TË TJERA

TEKNIKE

VENTILIMI INDIVIDUAL

HAPËSIRAT TEKNIKE

ASHENSORËT/SHKALLËT DYERT/DRITARET AKSESI1 2 3 4

Në Rezidencën Iris, çdo apartament është

pjesë e një sistemi të pavarur ventilimi në

banjo dhe kuzhina për të mënjanuar erërat

e pakëndshme që vijnë nga apartamentet

e tjera apo hapësirat e përbashkëta.

Objekti ka dy shkallë të cilat janë të

pajisura me nga një ashensor. Hyrja për

në hapësirën e shkallëve nga korridori

i kateve bëhet nëpërmjet derës me

dorezë, ndërsa për të dalë nga shkallët në

korridorin e kateve duhet çelësi.

Dritaret plastike me dopio xham termik

6mm, të mbushura me gaz argon

90%, me profile plastike termike 70

mm kanë koefiçent shumë të ulët të

përcjelljes termike. Dyert e jashtmë të

apartamenteve janë të mbushura me

një shtresë leshi guri të dendur për

izolim më të mirë akustik e termik.

Askush nuk është i disavantazhuar në

Rezidencën IRIS. Godina ka akes për

personat me aftësi të kufizuar nëpërmjet

rampave, hapësirave të posaçme të

parkimit etj. Kjo infrastrukturë përkthehet

automatikisht edhe në lehtësi për karrocat

e fëmijëve.

FAQE 13

Progeen promovon efiçencën energjitike dhe

përveç kursimit nëpërmjet termoizolimit, ajo u

mundëson banorëve një hapësirë të posaçme për

panele diellore në tarracë. Kompania ka organizuar

hapësirën e tarracës së rezidencës për shfrytëzim

të energjisë diellore.

Çdo familje ka mundësinë të instalojë panele diellore

për ngrohjen e ujit në hapësirën e tyre të posaçme

duke shfrytëzuar infrastrukturën e përbashkët të

mundësuar nga kompania.

EFICENCË ENERGJETIKE

PANELE DIELLORE

FAQE 14

Dyshemetë ofrohen të shtruara me parket laminat 7-8 mm i kategorisë AC4

në ambjentet e ndenjes dhe pllaka importi për ambjentet e tualeteve (si ato të

shtrimit). Të gjitha ambjentet e apartamentit do të jenë të veshura me batiskope

(plintuse).

*AC3 – Standart parketi i përshtatshëm për dhoma gjumi e dhoma me qarkullim të

limituar.

AC4 – Standart parketi i përshtatshëm për zyra, sallone, dhoma dite, korridore etj.

AC5 – Standart parketi i përshtatshëm për palestra, klube nate e ambjente të tjera me

shumë qarkullim.

Dyert e jashtme janë dyer sigurie me strukturë çeliku të zinkuar dhe panele MDF.

Ato vijnë të pajisura me guarnicione për puthitje më të mirë dhe me një fshesë me

ulje automatike në momentin e mbylljes së derës. Klienti është i lirë të ndryshojë

panelin, dorezën apo aksesorët e tjerë vetëm nga faqja e brendshme e derës

ndërkohë që faqja e jashtme duhet të jetë e njëjtë me dyert e tjera të katit.

Dyert e brendshme do të jenë dyer importi. Klienti mund të zgjedhë formën e

kasës dhe ngjyrën e dyerve nga mundësitë që ofron kompania.

Objekti do të jetë i pajisur me një gjenerator i cili do të sigurojë funksionimin e

pompave të ujit, ndriçimit të shkallëve, garazheve dhe dyerve elektrike.

DETJA TE TJERA

RIFINITURAT

FAQE 15

Progeen në bashkëpunim me BKT ofron financimin e kredisë për

blerjen e apartamentit tuaj, postit të parkimit apo hapsirës tregtare që

në fazën e ndërtimit nëpërmjet kolateralit të saj. Progeen shpk garanton

kredinë deri në momentin e daljes së çertifikatës së pronësisë ku bëhet

edhe zëvendësimi i kolateralit me çertifikatën e re .

FINANCIM I KREDISË

DERI NË 80%

Rrjeti i tubave të kondicionimit do të jetë i instaluar paraprakisht nëpër

dysheme.

Lyerja e mureve të brendshëm do të bëhet me hidromat me ngjyrë të bardhë

dhe atyre të jashtme me bojë plastike.

Davancalet e dritareve, ballkoneve, dhe shkallëve të jashtme do të jenë të

vehura me mermer, suva, fletë alumini apo profil plastik.

Ashensorët do të kenë pajisje shtesë që shërben për ulje emergjence në rast

mungese të energjisë elektrike. Prodhimi do të jetë i standardit CE me shpejtësi

1m/sek.

Tualetet vijnë të pajisura me aparate hidro-sanitare importi: lavaman, bide, pjata

dushi të pajisura me grupe mishelatorësh.

WC-të janë të varura (sospeso) me kaseta murale (incasso). Tualetet janë të

veshura me pllaka majolike importi deri në lartësinë 2.2 m, si dhe kanë sistem

ventilimi (në rastet kur nuk kanë ventilim natyral).

Pas përfundimit të suvatimeve, klienti mund të zgjedhë modelet e pllakave

nga mundësitë që i ofron kompania apo materiale të tjera prej atyre që ofron

kompania.

V L

P J

APARTAMENTI 112KATI: 1

SHKALLA: 1

TIPI: Garsoniere

SIPËRFAQE E AP.: 41.37m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 5.71m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 47.08m2

GARSONIERE47.08m2

KATI 1

V L

P J

APARTAMENTI 314KATI: 3

SHKALLA: 1

TIPI: 1+1

SIPËRFAQE E AP.: 71.92m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 9.92m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 81.84m2

APARTAMENT 1+181.84m2

KATI 3

V L

P J

APARTAMENTI 412KATI: 4

SHKALLA: 1

TIPI: 2+1

SIPËRFAQE E AP.: 97.08m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 13.4m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 110.48m2

APARTAMENT 2+1110.48m2

KATI 4

V L

P J

APARTAMENTI 521KATI: 5

SHKALLA: 2

TIPI: 2+1

SIPËRFAQE E AP.: 91.88m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 12.68m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 104.56m2

APARTAMENT 2+191.88m2

KATI 5

APARTAMENTI 611KATI: 6

SHKALLA: 1

TIPI: 3+1

SIPËRFAQE E AP.: 114.45m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 15.79m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 130.24m2

V L

P J

APARTAMENT 3+1130.24m2

KATI 6

V L

P J

APARTAMENTI 622KATI: 6

SHKALLA: 2

TIPI: 2+1

SIPËRFAQE E AP.: 88.65m2

SIPËRFAQE E PËRBASHKËT: 12.23m2

SIPËRFAQE VERANDE: 0.00m2

SIPËRFAQE TOTALE: 100.88m2

APARTAMENT 2+1100.88m2

KATI 6

Adresa: Rr. Reshit Collaku Pll.Aurora, Nr.1 Kati 3, TiranëTel: +355 6880 42004 +355 6920 69121E-mail: [email protected]: www.progeen.com