rikthimi i shkëlqimit të...

34
1 Rikthimi i Shkëlqimit të Evropës Pesëdhjetë vite më parë American Economic Review publikoi një artikull titulluar: “Rregulli i artë i akumulimit1 . Në të, Edmund Phelps, ekonomist amerikan, propozoi një rregull të thjeshtë për rritjen e pasurisë së një kombi dhe sigurimin e standardeve më të larta të jetesës për qytetarët e tij- në të tashmen dhe të ardhmen. Në thelb, rregulli specifikonte sa njerëz duhet të punojnë, kursejnë dhe investojnë sot në mënyrë që brezat e ardhshëm të jenë të paktën po aq mirë sa edhe ata. Rregulli i artë kish edhe origjinë evropiane. Artikulli përdorte pikëpamjet e ekonomistëve nga Franca, Hungaria, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar 2 . Madje pak muaj para se artikulli i Phelps të publikohej, një ekonomist gjerman, Christian von Weizsacker, kishte paraqitur një disertacion në të cilin propozonte të njëjtin rregull 3 . Në vitin 2006 Komiteti i Nobel-it ia dha çmimin Phelps-it për “analizën e tij të kompromiset ndërkohore në politikat makroekonomike” Mjaft ekonomistë ende e konsiderojnë rregullin e artë si pohimin më bazik të teorisë së rritjes optimale. Kjo teori ka frymëzuar titullin e këtij raporti dhe përbën rrënjët e recetave të politikave të tij. Të ndjekësh rregullin e artë do të thotë që evropianët e sotëm duhet të punojnë dhe konsumojnë aq sa brezat e ardhshëm mos t’i mbajnë mëri sepse kanë konsumuar më tepër apo më pak seç duhet. Ti qëndrosh rregullit është shenja më domethënëse e pjekurisë ekonomike të një shteti apo kontinenti. Rritja e Evropës është tanimë e dallueshme nga ajo e ekonomive të tjera në dy aspekte kryesore, çka reflekton pjekurinë e saj kulturore dhe demografike. Mbase më tepër se të tjerët nëpër botë, evropianët dëshirojnë që rritja e tyre ekonomike të jetë më e zgjuar dhe e pastër, ndaj janë gati të pranojnë më pak për hir të rritjes më “të mirë”. E vetmja fjalë që mund të përmbledhë më së miri të gjithë këto ideale do të ishte “e artë”. Rritja e Evropës megjithatë do të duhet të jetë e artë edhe në një aspekt tjetër. Prosperiteti ekonomik i ka sjellë evropianëve dhuratën e jetëgjatësisë më të madhe dhe popullsia e kontinentit është plakur mjaft këto pesë dekadat e fundit. Gjatë dekadave të ardhshme pritet që ajo të plaket edhe më tej: rreth vitit 2060, afërsisht një e treta e evropianëve do të jenë mbi 65 vjeç. Evropa do të duhet të rindërtojë strukturat e saj që të shfrytëzojë maksimalisht energjitë dhe eksperiencën e popullsisë së saj më të pjekur- njerëz në vitet e tyre më të arta. Këto dëshira dhe zhvillime e kanë bërë modelin evropian të rritjes tanimë tejet të veçantë. Të qëndruarit besnik ndaj disiplinës së rregullit të artë do ta bënte atë edhe më të shquar. Ky raport tregon sesi evropianët, në mënyrë unike, i kanë organizuar gjashtë aktivitetet kryesore ekonomike: tregtinë, financën, sipërmarrjen, inovacionin, punën dhe qeverinë. Megjithatë, politikat në disa pjesë të Evropës nuk i njohin imperativat e pjekurisë demografike dhe bien ndesh për rrjedhojë me rregullin e artë të rritjes. Që të përputhet rritja përgjatë kontinentit me idealet evropiane dhe ligjet e hekurta të ekonomisë duhen marrë vendime relativisht të vështira. Ky raport u shkrua për t’i informuar ata. Gjetjet: ndryshimet e domosdoshme për tregtinë dhe financën nuk do të jenë aq të vështira në krahasim me sipërmarrjen e lirë dhe inovacionin; nga ana tjetër këto nuk janë aq të lodhshme dhe urgjente sa ndryshimet e nevojshme për ristrukturimin e punës dhe qeverisë. Mesazhi: zgjidhjet nuk janë tërësisht të paarritshme për këtë pjesë të botës që e ka dëshmuar veten si të guximshme ashtu edhe gjithëpërfshirëse.

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

1

Rikthimi i Shkëlqimit të Evropës

Pesëdhjetë vite më parë American Economic Review publikoi një artikull titulluar: “Rregulli i artë i akumulimit”1. Në të, Edmund Phelps, ekonomist amerikan, propozoi një rregull të thjeshtë për rritjen e pasurisë së një kombi dhe sigurimin e standardeve më të larta të jetesës për qytetarët e tij- në të tashmen dhe të ardhmen. Në thelb, rregulli specifikonte sa njerëz duhet të punojnë, kursejnë dhe investojnë sot në mënyrë që brezat e ardhshëm të jenë të paktën po aq mirë sa edhe ata. Rregulli i artë kish edhe origjinë evropiane. Artikulli përdorte pikëpamjet e ekonomistëve nga Franca, Hungaria, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar2. Madje pak muaj para se artikulli i Phelps të publikohej, një ekonomist gjerman, Christian von Weizsacker, kishte paraqitur një disertacion në të cilin propozonte të njëjtin rregull3. Në vitin 2006 Komiteti i Nobel-it ia dha çmimin Phelps-it për “analizën e tij të kompromiset ndërkohore në politikat makroekonomike” Mjaft ekonomistë ende e konsiderojnë rregullin e artë si pohimin më bazik të teorisë së rritjes optimale. Kjo teori ka frymëzuar titullin e këtij raporti dhe përbën rrënjët e recetave të politikave të tij. Të ndjekësh rregullin e artë do të thotë që evropianët e sotëm duhet të punojnë dhe konsumojnë aq sa brezat e ardhshëm mos t’i mbajnë mëri sepse kanë konsumuar më tepër apo më pak seç duhet. T’i qëndrosh rregullit është shenja më domethënëse e pjekurisë ekonomike të një shteti apo kontinenti. Rritja e Evropës është tanimë e dallueshme nga ajo e ekonomive të tjera në dy aspekte kryesore, çka reflekton pjekurinë e saj kulturore dhe demografike. Mbase më tepër se të tjerët nëpër botë, evropianët dëshirojnë që rritja e tyre ekonomike të jetë më e zgjuar dhe e pastër, ndaj janë gati të pranojnë më pak për hir të rritjes më “të mirë”. E vetmja fjalë që mund të përmbledhë më së miri të gjithë këto ideale do të ishte “e artë”. Rritja e Evropës megjithatë do të duhet të jetë e artë edhe në një aspekt tjetër. Prosperiteti ekonomik i ka sjellë evropianëve dhuratën e jetëgjatësisë më të madhe dhe popullsia e kontinentit është plakur mjaft këto pesë dekadat e fundit. Gjatë dekadave të ardhshme pritet që ajo të plaket edhe më tej: rreth vitit 2060, afërsisht një e treta e evropianëve do të jenë mbi 65 vjeç. Evropa do të duhet të rindërtojë strukturat e saj që të shfrytëzojë maksimalisht energjitë dhe eksperiencën e popullsisë së saj më të pjekur- njerëz në vitet e tyre më të arta. Këto dëshira dhe zhvillime e kanë bërë modelin evropian të rritjes tanimë tejet të veçantë. Të qëndruarit besnik ndaj disiplinës së rregullit të artë do ta bënte atë edhe më të shquar. Ky raport tregon sesi evropianët, në mënyrë unike, i kanë organizuar gjashtë aktivitetet kryesore ekonomike: tregtinë, financën, sipërmarrjen, inovacionin, punën dhe qeverinë. Megjithatë, politikat në disa pjesë të Evropës nuk i njohin imperativat e pjekurisë demografike dhe bien ndesh për rrjedhojë me rregullin e artë të rritjes. Që të përputhet rritja përgjatë kontinentit me idealet evropiane dhe ligjet e hekurta të ekonomisë duhen marrë vendime relativisht të vështira. Ky raport u shkrua për t’i informuar ata. Gjetjet: ndryshimet e domosdoshme për tregtinë dhe financën nuk do të jenë aq të vështira në krahasim me sipërmarrjen e lirë dhe inovacionin; nga ana tjetër këto nuk janë aq të lodhshme dhe urgjente sa ndryshimet e nevojshme për ristrukturimin e punës dhe qeverisë. Mesazhi: zgjidhjet nuk janë tërësisht të paarritshme për këtë pjesë të botës që e ka dëshmuar veten si të guximshme ashtu edhe gjithëpërfshirëse.

Page 2: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

2

Një model i dallueshëm

Është mjaft e zakonshme në ditët tona të dëgjosh evropianët duke kërkuar një “model të ri rritjeje”4. Kriza e borxhit publik ka shkundur deri diku besimin jo vetëm tek euro por edhe tek Evropa në përgjithësi. Thuhet se evropianët e plakur po shtrydhen ndërmjet amerikanëve inovativë dhe aziatikëve efikas. Me borxhin dhe demografinë që po i peshon ekonomive evropiane, argumenti që shtrohet është se ata nuk do të rriten shumë pa zbuluar mënyra të reja radikale. Fundi i vetëkënaqësisë për evropianët është diçka e mirë pasi zhvillimet brenda dhe jashtë kontinentit i kanë bërë ndryshimet të domosdoshme. Por humbja e vetëbesimit nga ana tjetër mund të jetë e rrezikshme. Rreziku qëndron në faktin se nga nxitimi për të ristrukturuar dhe rifilluar rritjen, Evropa mund të flakë tutje bashkë me dobësitë edhe atributet tërheqëse të modelit të saj të zhvillimit. Në fakt, modeli evropian i rritjes ka mjaft pika të forta dhe arritje për t’u patur zili. Ndërmjet viteve 1950 dhe 1973 të ardhurat e Evropës Perëndimore iu afruan më shpejtësi atyre të Shteteve të Bashkuara. Më pas, deri në fillim të viteve 90’ të ardhurat e më se 100 milion njerëzve në periferinë jugore më të varfër- Greqi, Itali e Jugut, Portugali dhe Spanjë- u rritën duke iu afruar gjithnjë e më shumë atyre të Evropës së përparuar. Me marrëveshjet e para të asocimit me Hungarinë dhe Poloninë në vitin 1994, 100 milion njerëz të tjerë në Evropën Qendrore dhe Lindore u absorbuan brenda Bashkimit Evropian dhe të ardhurat e tyre u rritën me shpejtësi. 100 milion të tjerë në vendet kandidate të Evropën Juglindore po përfitojnë tanimë nga të njëjtat aspirata dhe institucione të ngjashme që kanë ndihmuar afërsisht gjysmë miliardi njerëz të arrijnë standardet më të larta të jetesës në planet. Nëse integrimi evropian vazhdon, 75 milion njerëzit e partneritetit lindor do të përfitojnë në mënyra të ngjashme në shtrirje dhe shpejtësi. Nuk është aspak ekzagjerim të themi se Evropa ka shpikur një “makineri konvergjence”, duke marrë vende të varfra dhe duke i ndihmuar ato të shndërrohen në ekonomi më të ardhura të larta. Përgjatë katër dekadave të fundit vendet e Evropës kanë përjetuar një konvergjencë të dukshme në nivelet e konsumit që është e pakrahasueshme (figura 1). Konsumi vjetor për frymë në pjesët më të varfra të Evropës është rritur me 4% ndërkohë që në vendet më të pasura është rritur më një përqindje sërish impresionuese prej 2%. Pjesa tjetër e botës- me përjashtim të Azisë Lindore- ka parë pak ose aspak konvergjencë. Pikërisht për këtë arsye modeli evropian ështe kaq tërheqës. Ndaj edhe rritja evropiane është unike. Duke patur parasysh diversitetin e Evropës nuk është e lehtë të identifikohet një “model i vetëm evropian rritjeje”. Ka ndryshime të mëdha ndërmjet mënyrës sesi Italia dhe Irlanda i rregullojnë punën dhe sipërmarrjen dhe mënyrës sesi Greqia dhe Gjermania balancojnë politikat e tyre fiskale dhe objektivat sociale. Ka ndryshime të mëdha ndërmjet asaj që eksporton Spanja dhe Suedia dhe mënyra sesi ato rregullojnë tregtinë. Ka ndryshime në mënyrën sesi Portugalia dhe Polonia kanë rregulluar bankat e tyre dhe jo vetëm sepse njëra prej tyre ka monedhën e përbashkët ndërsa tjetra ka monedhën e saj. Së fundi ka ndryshime në mënyrën sesi Finlanda dhe Franca ofrojnë shërbime qeveritare të tilla si arsimi dhe shëndetësia. Megjithatë, këto diferenca në specifika nuk përjashtojnë ekzistencën e një qasjeje të përbashkët ndaj rritjes ekonomike dhe progresit social. Kjo qasje nuk përbëhet nga politika dhe institucione që qeverisin tregtinë dhe financën, sipërmarrjen dhe inovacionin edhe punën dhe qeverinë që kanë të gjithë element

Page 3: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

3

të përbashkët. Së bashku, këto elemente përcaktojnë një model ekonomik dhe social dallueshëm evropian (kreu 1). Figura 1: Në Evropë, një konvergjencë e shpejtë në standardet e jetesës- jo aq shumë në vende të tjera

Corr. = -0.80***n = 26

0

2

4

6

Europe

Corr. = -0.21n = 15

0

2

4

6

East Asia

Corr. = -0.25n = 22

0

2

4

6

0 3 6 9 12 15

Latin America

Pe

r c

ap

ita

co

nsu

mp

tio

n g

row

th, p

erc

en

t, 1

970-2

009

Initial level of consumption per capita, 1970PPP, thousands of 2005 international dollars

Shënim: n=numri i vendeve Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek Penn World Table 7.0 (Heston, Summers, and Aten 2011); shih kapitullin 1.

Këto elemente janë lidhur me sukseset më të mëdha të Evropës që prej Luftës së Dytë Botërore: integrim i paprecedent rajonal, fuqi ekonomike globale dhe arritja e cilësisë më të lartë të jetesës në historinë njerëzore.

Tregtia, financa dhe integrimi i paprecedent rajonal. Ekonomitë e pasura dhe të varfra të Evropës janë më të integruara, përmes tregtimit së të mirave dhe shërbimeve, krahasuar me çdo pjesë tjetër të botës, që ka rezultuar në konvergjencë më të shpejtë në të ardhurat dhe standardet e jetesës. Kapitali privat në të gjithë format e tij- Investimet e Huaja Direkte (FDI), fondet financiare dhe të portofolit- ka vërshuar nga vendet e saj më të pasura tek më të varfrat dhe nga ekonomitë me rritje të vogël tek ato me rritje të lartë. Tregtia dhe financa- lehtësuar

Page 4: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

4

nga tregu i vetëm- themeluar nga Bashkimi Evropian dhe paraardhësit e tij kanë nxitur konvergjencën e të ardhurave dhe standardeve të jetesës.

Sipërmarrja, inovacioni dhe influenca globale ekonomike. Sipërmarrjet private mbahen përgjegjëse për përfitimet nga aksionerët por janë gjithashtu më shumë përgjegjës nga ana shoqërore dhe mjedisore krahasuar me kompani në pjesë të tjera të botës. Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë botën për shpërhapjen ekonomike, shihen si përgjegjësi jo vetëm e firmave por edhe e shtetit. Sipërmarrja dhe inovacioni, ndihmuar nga integrimi ekonomik rajonal i thellë dhe gjithëpërfshirës, ka bërë të mundur që Evropa të jetë përgjegjëse për rreth një të tretën e Produktit të Brendshëm Bruto (GDP) të botës me më pak se një të dhjetën e popullsisë së saj.

Puna, qeveria dhe standardet e larta të jetesës. Punëtorëve në Evropë u jepet mbrojtje e fuqishme kundër abuzimit nga ana e punëdhënësve dhe kanë siguri të ardhurash të paprecedentë në rast humbjeje të vendit të punës ose për shkak të pleqërisë. Qeveritë Evropiane janë tejet të decentralizuara dhe përfaqësuese të interesave lokale dhe Evropa ka zhvilluar institucionet më efektive për koordinimin rajonal në historinë njerëzore. Modeli evropian i punës dhe qeverisë, lehtësuar prej konsensusit në rritje për kohezion kontinental dhe i bërë i përballueshëm nga pesha ekonomike, e ka bërë stilin evropian të jetesës të admirohet dhe lakmohet nëpër gjithë botën.

Çfarë ka përmbushur Evropa që pjesët e tjera të botës nuk mundën? Cilat aspekte të modelit nuk janë më të qëndrueshme qoftë për shkak të ndryshimeve të paparashikuara në Evropë dhe gjetkë si edhe sepse disa vende evropiane janë transformuar tepër nxitimthi? Çfarë ndryshimesh nevojiten tani dhe cilat mund të presin? Këto janë pyetjet që shtron ky raport.

Përgjigjet e shkurtra janë: Evropa ka arritur rritje ekonomike dhe konvergjencë të paprecedentë (tabela 1). Pjesa më e madhe e vendeve të Evropës po ecin mirë në tregti dhe financë, shumë të tjera në sipërmarrje dhe inovacion por shumë më pak kanë rezultate të mira në punë dhe qeveri. Ndaj, Evropa ka nevojë për shumë ndryshime që t’i bëjë qeveritë dhe tregjet e punës të punojnë më mirë, më pak për të nxitur inovacionin dhe rritjen e prodhueshmërisë në sipërmarrje dhe akoma më pak për të reformuar financën dhe tregtinë. Këto mangësi i kanë rrënjët e tyre tek mënyra sesi disa aktivitete janë organizuar- dhe do të duhet të riorganizohen. Prodhueshmëria që ka mbetur në vend, popullsia në rënie dhe mosbalancimi fiskal në rritje i bëjnë ndryshimet urgjente.

Tabela 1: Rritja e vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, rigjallërimi në Azi dhe mrekullia e pasluftës në Evropë (norma mesatare vjetore e rritjes ekonomike, 1820-2008, US$- vlerësimet Khamis PPP)

Viti Evropa

Perëndimore Evropa Jugore

Evropa Lindore

Ish Bashkimi sovjetik

Shtetet e Bashkuara Japonia

Azia Lindore

Amerika Latine

1820–1870

1.0 0.6 0.6 0.6 1.3 0.2 –0.1 0.0

1870–1913

1.3 1.0 1.4 1.0 1.8 1.4 0.8 1.8

1913–1950

0.8 0.4 0.6 1.7 1.6 0.9 –0.2 1.4

1950–1973

3.8 4.5 3.6 3.2 2.3 7.7 2.3 2.5

1973–1994

1.7 1.9 –0.2 –1.6 1.7 2.5 0.3 0.9

1994–2008

1.6 2.7 4.0 4.2 1.7 1.0 3.9 1.6

Page 5: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

5

Shënim: agregatet rajonale janë popullimi i matur, shih fokusi 1 për detaje Burimi: Maddison 1996; and Conference Board 2011.

Në adresimin e këtyre mangësive evropianët nuk duhet të harrojnë sukseset e modelit të tyre të rritjes. Duke nxitur integrimin ekonomik rajonal që është unik si në thellësi ashtu edhe në shtrirje, Evropa është shndërruar në një “makineri konvergjence”. Duke promovuar dinamizmin sipërmarrës në vende që balanconin forcat e tregut dhe përgjegjësinë shoqërore, ky model e ka bërë “markën Evropë” botërisht të njohur dhe vlerësuar. Duke lejuar një balancë ndërmjet jetës dhe punës e ka kthyer Evropën në “superfuqinë botërore të stilit të jetesës”. Që të vazhdohet progresi i pesë dekadave të fundit evropianet tanimë duhet të realizojnë tri detyra progresivisht të ashpra: të rinisin makinerinë e konvergjencës, të rindërtojnë markën evropiane dhe të rivendosin balancën ndërmjet punës dhe kohës së lirë për ta bërë stilin e tyre të jetesës më të përballueshëm.

Makineria e konvergjencës

Fluksi gjithnjë e më i fuqishëm i të mirave, shërbimeve dhe financës përgjatë pesë dekadave të fundit ka nxitur rritjen evropiane. Ekonomitë e Evropës janë më të hapurat në botë. Para krizës globale të 2008-2009, gjysma e afërsisht 15 trilion dollarëve në tregtinë e të mirave përfshinin Evropën (figura 2). Dy të tretat e saj ishin ndërmjet 45 vendeve të diskutuara në këtë raport. Flukset financiare kanë qenë po aq të fuqishme. Në vitin 2007 për shembull Investimet e Huaja Direkte vjetore në Evropë i tejkalonin 1 trilion $. Tregtia e madhe dhe në rritje si edhe lidhjet financiare, lehtësuar prej tregut të vetëm përbëjnë thelbin e makinerisë së konvergjencës. Figura 2: Pothuajse gjysma e tregtisë së të mirave përfshin Evropën (Tregtia e mallrave në vitin 2008, miliard US$)

Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar në OBT 2009, shih kapitullin 2.

Page 6: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

6

Tregtia gjithnjë e më e sofistikuar

Gjatë dy dekadave të fundit shtetet e reja anëtare të Bashkimit Evropian kanë ecur mirë veçanërisht duke përfituar nga mundësitë që i janë ofruar, duke u integruar drejt perëndimit përmes tregtimit të të mirave dhe shërbimeve moderne të biznesit. Gjatë dekadës së fundit vendet kandidate të Evropës Juglindore kanë përfituar përmes tregtimit të mallrave dhe shërbimeve më tradicionale si udhëtimi dhe transporti. Kjo nga ana tjetër ka ndihmuar edhe sipërmarrjet e Evropës Perëndimore. Me investimet e huaja direkte dhe sipërmarrjet përtej detit të Evropës Perëndimore si Fiat, Renault dhe Volkswagen si dhe sipërmarrje lindore si Yugo, Dacia dhe Skoda e kanë bërë veten me efikase dhe të sofistikuara. Detyra më të thjeshta po i jepen vendeve jashtë Evropës; Evropa e avancuar po detyron Evropën në zhvillim të bëjë gjëra më të vështira dhe për rrjedhojë të dyja rajonet po përfitojnë (kapitulli 2).

Tregtia e të mirave ndërmjet Evropës së përparuar dhe asaj në zhvillim është rritur me ritme të shpejta që prej mesit të viteve 90’- atëherë kur Bashkimi Evropian nënshkroi marrëveshjet e para të Asocimit me Hungarinë dhe Poloninë- dhe kjo nuk duket se po dëmton tregtinë me pjesë të tjera të botës. Evropa ka tregti të shpeshtë të mirash me Amerikën e Veriut, Azinë, ish Bashkimin Sovjetik dhe Afrikën (figura 2). Megjithatë tregtia brenda rajonit është bërë gjithnjë e më e sofistikuar gjatë dekadës së fundit, çka ka ndihmuar konvergjencën e shpejtë në kapacitetet prodhuese dhe standardet e jetesës. Kjo po ndihmon në krijimin e një bashkimi ekonomik më të madh e më të fortë ndërmjet Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), BE15, shteteve të reja anëtare, vendeve kandidate madje edhe ekonomive të partneritetit lindor. Fabrika Evropë mund të mos jetë duke u zgjeruar aq shpejt sa Fabrika Azi por është bërë më e zgjuar gjithsesi. Dhe mund të zgjerohet edhe më tepër. Me rekuperimin ekonomik dhe lehtësi tregtare- veçanërisht infrastruktura informimi dhe komunikimi në vendet e reja anëtare të BE-së dhe vendet kandidate- tregtia rajonale e të mirave mund të dyfishohet dekadën e ardhshme. Tregtia e shërbimeve moderne në Evropë po rritet gjithashtu por jo mjaftueshëm shpejt për shumë evropianë. Pika e referimit për tregtinë e mallrave është Azia Lindore, një rajon në zhvillim, por Bashkimi Evropian mat tregun e unifikuar për shërbimet kundrejt Shteteve të Bashkuara, një vend i zhvilluar. Tregtimi i shërbimeve nuk është i lehtë: ai shpesh kërkon lëvizjen e njerëzve përtej kufijve, lehtësi në vendosjen e prezencës lokale dhe rregullore në harmoni. Duke patur parasysh sa më lartë tregtia në shërbime e Evropës nuk duket të jetë penguar (figura 3). Megjithatë progresi është miks: shërbimet e udhëtimit dhe ato financiare kanë ecur mirë por transporti dhe bizneset e tjera të shërbimeve- veçanërisht ato që përfshijnë teknologjitë e reja dhe internetin- nuk kanë patur ecuri të mirë. Me reforma të cilat do ta bënin adoptimin e teknologjive të reja më të lehtë, rregullore më të mira dhe më shumë mobilitet i punëtorëve, tregtia e Evropës në shërbime mund të trefishohet në përmasa dekadën e ardhshme. Çfarë është më e rëndësishme, produktiviteti në sektorin e përgjithshëm të shërbimeve- që përbën rreth 70% të GDP-së në Evropë- do të rritej. Figura 3: Më shumë tregti në shërbime në Evropë, por mesa duket në aktivitete më tradicionale (eksporti i shërbimeve në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, 2008)

Page 7: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

7

22.0

23.4

2.80.93.02.3

10.2

4.3

3.8

27.4

29.2

31.2

3.52.33.10.62.64.01.2

22.3

14.6

27.1

1.42.02.6

12.3

2.6

19.9

17.5

32.0

7.4

9.4

0.10.40.63.70.6

17.6

28.1

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

100

Dis

trib

utio

n o

f se

rvic

e e

xpo

rts,

200

8

pe

rce

nt

(9.0)EU15

(9.9)EU12

(3.7)UnitedStates

(3.0)Japan

Modern

Other business

Royalties/license fees

Computer/information

Financial

Insurance

Communications

Traditional

Cultural/recreational

Construction

Travel

Transportation

Shënim: Numrat në kllapa i referohen shumës së eksporteve tradicionale dhe moderne si përqindje e GDP-së Burimi: Përllogaritjet e Bankës Botërore, bazuar tek FMN; shih kapitullin 2.

Mundësia që Evropa mund të jetë duke humbur përfshin tregtinë rajonale në bujqësi. Bashkimi Evropian paguan për politikat e tij të tregtisë në bujqësi jo vetëm 50 miliard Euro që Komisioni Evropian shpenzon çdo vit për zhvillimin e bujqësisë dhe kostot e tyre indirekte të rendimentit por gjithashtu përmes mundësive të humbura për më shumë integrim ekonomik me vendet e partneritetit lindor. Në Gjeorgji dhe Ukrainë një e treta e gjithë punonjësve ende varen nga bujqësia për të jetuar. Të lejosh akses më të mirë në tregjet e fermave mund të ndihmonte zhvillimin e tyre, do të sillte miq të rinj dhe do të influenconte politikat në vendet e partneritetit lindor. Pavarësisht këtyre dobësive, vlerësimi i përgjithshëm i tregtisë Evropiane është pozitiv. Në vitin 2009 tregtia e mallrave në Evropë vlente rreth 4.5 trilion $, më tepër sesa tregjet e Azisë Lindore dhe Amerikës Veriore të marra bashkë. Tregtia e saj e shërbimeve vlente 2.25 trilion $, më tepër sesa pjesa tjetër e botës marrë së bashku. Tregtia është shtylla kryesore e modelit ekonomik evropian dhe atributi i tij më tërheqës. Financat që shkojnë tatëpjetë Integrimi financiar është pjesa e dytë e makinerisë së konvergjencës. Financa i ka shërbyer më së miri Evropës. Kjo mund të vijë si surprizë për ata që fajësojnë bankat për krizën aktuale në eurozonë sepse japin para hua ndaj qeverive dorëlëshuar. Por financat evropiane kanë një qëndrim të dëshirueshëm: kapitali i çdo lloji që rrjedh nga vendet e pasura tek ato të varfra, nga vendet me rritje të ulët tek ato me rrite të lartë. FDI financiare- investime të mëdha prej bankave austriake, franceze, italiane dhe suedeze në Evropën Qendrore dhe Lindore- është një tipar unik i Evropës. Në lindje të paktën ka ndihmuar (kapitulli 3). Figura 4 tregon marrëdhënien ndërmjet rritjes ekonomike dhe defiçiteve aktuale të llogarisë në vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate, vendet e partneritetit lindor dhe ekonomi të tjera në zhvillim. Një shigjetë me pjerrësi nga lart do të thotë se vendet që kanë defiçit më të vogël ose teprica llogarish të jashtme u rritën më shpejt. Me fjalë të tjera, një vend u zhvillua më shpejt nëse jepte në vend që të merrte hua nga jashtë. Dhe për ekonomitë në zhvillim jashtë Evrope kjo është në fakt ajo

Page 8: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

8

që po shohim: rrjedhje kapitali nga vende më të varfër dhe me rritje të lartë drejt veneve më të pasura me rritje ekonomike të ulët (shigjeta jeshile). Quajeni këtë ‘Sindroma Kinë’. Figura 4: Evropa, kapitali i huaj ka nxitur rritjen në ekonomitë në zhvillim (defiçitet aktuale në llogari dhe rritja vjetore për frymë, me grupe shtetesh, përqindje)

6.8

5.2

6.7

1.9

4.7

3.8

7.4

2.5

8.0

2.9

3.5

0

2

4

6

8

Re

al p

er

ca

pita

GD

P g

row

th

pe

rce

nt

Current accountdeficit:

More than10 percent

Current accountdeficit:

Less than10 percent

Current accountsurplus:

Less than10 percent

Current accountsurplus:

More than10 percent

EU12 EU candidates Eastern partnership Non-European EME

Shënim: Normat mesatare të rritjes janë llogaritur duke përdorur periudha 3 katër-vjeçare ndërmjet 1997-2008 Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek FMN, WEO, shih kapitullin 3

Në Evropë kapitali sillet ashtu siç duhet: ai rrjedh nga ekonomitë më të pasura drejt atyre më të varfra, ndaj vendet që marrin më shumë kapital rriten më shpejt. Ligjet e ekonomisë jan zbatuar në Evropë. Ato zbatohen në mënyrë më të vendosur sa më shumë që ekonomitë bëhen të integruara institucionalisht me Evropën Perëndimore- përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian ose përmes sinjalizimit të qëllimit për t’u anëtarësuar. Bjellorusia dhe Ukraina për shembull nuk kanë bërë asnjërën dhe ato ngjajnë së tepërmi si ekonomi tregjesh në zhvillim që gjenden jashtë Evrope, duke u rritur më shpejt kur kanë teprica të jashtme llogarish (flukset dalëse të kapitalit) ose defiçite më të vogla të llogarive rrjedhëse. Në vitin 2008, kur kriza financiare filloi të godiste, njerëzit që ishin familjarizuar me krizat e mëparshme në Azi dhe Amerikë Latine prisnin tërheqje masive nga ana e bankave perëndimore. Por kjo nuk ndodhi: bankat e huaja qëndruan, duke rinovuar 90% të huave që kishin dhënë, një përqindje shumë më e lartë sesa në krizat e mëparshme. Sigurisht, gjatë bumit të mëparshëm disa qeveri, sipërmarrje, banka dhe ekonomi familjare abuzuan me mundësitë që ishin siguruar nga ky model i integrimit financiar. Dhe sot, ndërsa bankat perëndimore përballen me presione për të kompensuar humbjet në Evropën Jugore, ndoshta do t’u duhet të shesin bizneset e tyre fitimprurëse në Evropën Lindore. Megjithatë përfitimet kanë qenë më të mëdha sesa teprimet dhe disa reforma do t’i bënin flukset më të qëndrueshme dhe përfitimet e tyre edhe më të mëdha: menaxhim më i mirë i financave publike gjatë bumeve ekonomike si në Evropën e përparuar ashtu edhe në atë në zhvillim, si edhe struktura më të përshtatshme rregullatore ndaj financave private. Për t’u rritur me ritme të qëndrueshme dhe të larta ekonomive të Evropës në zhvillim nuk u është dashur të ‘bëhen aziatikë’. As nuk duhet të bëhen të tillë tani. Rifillimi i Makinerisë së Konvergjencës Në fillim të viteve 2000 filloi të shfaqej një debat i rëndësishëm. Për dy dekada ekonomistët ishin habitur nga gjetja se një vend mund të investonte aq sa mund të kursente. Në teori, flukset e kapitalit duhet t’i lejojnë kursimtarëve në vende të pasura dhe me rritje të ulët ekonomike të financonin investime në

Page 9: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

9

vende me ekonomi më të varfër dhe rritje të lartë. Ata do të merrnin një pjesë më të lartë të parave të tyre mbrapsht dhe këto flukse financiare do të lejonin njerëzit në vendet në zhvillim të kursenin më pak dhe të konsumonin më shumë dhe të investonin më tepër e të rriteshin më shpejt. Fatkeqësisht kjo nuk dukej se po ndodhte, madje në vend të saj kishte një korrelacion të fortë ndërmjet kursit dhe investimit përgjatë vendeve (Feldstein dhe Horioka, 1980). Por në Bashkimin Evropian ndërmjet 1992 dhe 2001, veçanërisht në eurozonë, kërkimi tregoi se diçka kish ndryshuar. Greqia dhe Portugalia kishin lejuar defiçite të mëdha llogarish rrjedhëse, financuar nga flukset hyrëse të kapitalit të huaj, kursimet e tyre kishin rënë, investimet ishin rritur dhe ekonomitë e tyre ishin zhvilluar (Blanchard dhe Giavazzi, 2002). Çështja që shtrohej ishte nëse politikbërësit- qeveritë kombëtare, Bashkimi Evropian dhe Banka Qëndrore Evropiane- duhet t’i mirëprisnin këto çekuilibrime në rritje apo të shqetësoheshin për to. Me avantazhin e asaj që dimë tani përgjigja është, sigurisht, të dyja. Flukset hyrëse të kapitalit ishin rezultat i integrimit tregtar dhe financiar dhe supozohej që ato ta bënin Greqinë dhe Portugalinë ekonomi më produktive dhe të pasura. Deri rreth vitit 2001 kështu ndodhi dhe këto vende po jetonin standarde të konverguara me ato të ekonomive më të përparuara të Evropës. Por që prej vitit 2002 produktiviteti i punës në vendet e Evropës Jugore ka qenë në rënie. Volumi absolut i fluksit do të thoshte se hyrja e flukseve zëvendësonte kursimin e brendshëm. Megjithatë, gjithnjë e më shumë ata nuk gjenin investime produktive. Dukshëm paratë e marra hua nuk ishin përdorur gjithnjë mirë. Ato kishin ardhur me besimin se borxhet greke dhe portugeze mund të shërbeheshin ose ripaguheshin. Rreth vitit 2009 ishte e qartë që kjo do të ishte e vështirë. Në vendet e reja anëtare e njëjta histori po vihej në dukje por me më shumë fund të lumtur sesa të trishtuar. Në vende të tilla si Republika Çeke dhe Polonia kursimet e huaja vërshuan në përdorime produktive dhe si kursimtarët evropiano-perëndimorë ashtu edhe investitorët evropiano-lindorë përfituan. Në disa të tjera flukse gjithnjë e më të mëdha filluan të financonin konsumin, ndonjëherë nga vetë qeveria por më së shumti nga ekonomitë familjare. Në këto vende rritja ekonomike u kthye në krahun e kundërt gjatë krizës financiare globale. Rifillimi i makinerisë së konvergjencës nuk do të jetë i vështirë. Tregu i unifikuar për shërbimet po bëhet gjithnjë e më shumë efikas dhe qeveritë kombëtare mund të përshpejtojnë procesin përmes implementimit të plotë të Direktivave të Shërbimeve të Bashkimit Evropian. Për shumë shërbime masat për të rritur mobilitetin e punës ndërmjet vendeve do të ndihmojë mjaft. Për shërbime të tjera më moderne që mund të shiten në mënyrë dixhitale, rregullore harmonike mund të jetë pikërisht ajo që duhet. Shtetet e reja të Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate të Evropës Juglindore do të duhet të vazhdojnë lehtësimin e pengesave në infrastrukturën e transportit dhe telekomunikimit dhe shërbimeve moderne në mënyrë që tregtia në fabrika të lehtësojë prodhimin e rrjeteve që janë rritur në përmasa dhe sofistikim. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë gjithashtu miliona njerëz në vendet e partneritetit lindor- GDP-ja e kombinuar e të cilave është më pak se 0.5 trilion $- duke u dhënë atyre akses më të mirë ndaj tregut të saj prej 1 trilion $ të ushqimit dhe produkteve të tjera bujqësore. Shumë nga këto po ndodhin. Është financa, nxitja për makinerinë, që ka nevojë për më shumë vëmendje. Makineria e konvergjencës evropiane ka nevojë për rregullore dhe flukse financiare më të mira. Flukset financiare në drejtimin e duhur në Evropë- janë prova të një sistemi të shëndoshë. Por flukset janë të çrregullta, përmbytjet e ekonomive më pak të përparuara të Evropës kur financimi është i bollshëm dhe t’i lesh ato pa financim kur kursimtarët dhe investitorët në vendet e përparuara tremben. Flukset financiare mund të bëhen më të qëndrueshëm përmes politikave fiskale konservatore dhe rregullimeve të kujdesshme në mënyrë që të mos ndalojnë papritur kur rritja të zvogëlohet. Kanadaja, Republika Çeke, Kroacia dhe Polonia treguan se ç’mund të bëhet gjatë kohëve të mira dhe Suedia dhe

Page 10: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

10

Republika e Koresë kanë treguar mënyrat për t’i ndihmuar sa më shpejt firmat dhe ekonomitë familjare që të dalin nga kriza e borxhit kur financat në kohë shpërthimi nxisin teprimet dhe shkaktojnë kolaps (Iwulska 2011).

‘’Evropa’’- Një markë globale

Ndërkohë që konvergjencaa është ngadalësuar dhe madje ka shkuar në drejtimin e kundërt në disa pjesë të Evropës, i gjithë rajoni po reklamohet keq. Tanimë Evropa i ka lënë pas ditët e saj më të mira. Papunësia në nivele të larta ndërmjet të rinjve, produktiviteti i mbetur në vend i punëtorëve, financat publike të paqëndrueshme dhe mbrojtja sociale arkaike dhe sistemet inovative që janë të papërshtatshme për një ekonomi të globalizuar paraqiten të gjitha si simptoma të rënies ekonomike. Por zemra e një ekonomie nuk është as puna as qeveria- është sipërmarrja. Që prej mesit të viteve 90’, gjatë një periudhe kur Azia po kalonte një krizë të rëndë ekonomike dhe ringjallje edhe më të madhe kur Shtetet e Bashkuara po përjetonin një bum në teknologji dhe një krizë masive financiare, sipërmarrjet Evropiane po lulëzonin qetësisht. Aksionerët e sipërmarrjeve presin që ato të shtojnë vlerë dhe në këmbim të marrin përfitime, punëtorët presin që sipërmarrjet të krijojnë vende pune për ta dhe qeveritë kërkojnë prej tyre të sjellin përfitime prej eksportit. Në mënyrë të mahnitshme, gjatë një dekade e gjysmë që kaloi sipërmarrjet evropiane i kanë përmbushur të treja pritshmëritë (figura 5). Ndërmjet viteve 1995 dhe 2009 rritja e vendeve të punës në Evropën e përparuar e tejkaloi atë të Shteteve të Bashkuara. Shtetet e reja anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet kandidate realizuan rritjet në produktivitet që tejkaluan në përmasa ato të Azisë Lindore dhe Amerikës Latine. Eksportimi i të mirave dhe shërbimeve në Evropën e përparuar dhe atë në zhvillim u rrit më shpejt se output-i dhe tejkaloi normën e rritjes edhe të ekonomive të BRIC (kapitulli 4). Fabrikat gjermane dhe suedeze, prodhimi i Francës dhe Holandës si edhe bankat britanike dhe italiane kanë reputacion dhe shtrirje globale. Inxhinieria çeke, teknologjia estoniane e informacionit dhe kompanitë turke të ndërtimit po i përvetësojnë ato me shpejtësi. Këto, padyshim, nuk janë shenja të një rajoni në rënie. Figura 5: Sipërmarrjet evropiane kanë shpërndarë vende pune, produktivitet dhe eksport (performanca e nën-rajoneve evropiane dhe benchmark countries, 1995-2009)

1.3

1.3

0.4

0.6

-0.1

1.2

-0.1

1.0

1.7

2.4

1.4

1.0

3.0

3.6

6.6

1.6

1.2

7.8

2.0

0.4

50.2

49.4

57.5

31.2

38.7

11.2

13.4

26.7

64.0

23.2

EFTA

EU15

EU12

EU candidates

Eastern partnership

United States

Japan

China

East Asia

Latin America

0 1 2 3 0 2 4 6 8 0 20 40 60

Employment growth, %, 1995-2009 Productivity growth, %, 1995-2009 Exports, % of GDP, 2009

Shënim: Normat e rritjes në punësim dhe produktivitet janë norma rritjeje të përbëra. Vlerat mesatare për grup tregohen. Kina dhe Japonia janë gjithashtu të përfshira në përllogaritjen e mesatares rajonale të Azisë Lindore Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek WDI dhe ILO 2010b, shih kapitullin 4.

Page 11: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

11

Me sipërmarrjet Aziatike që po bëhen gjithnjë e më shumë aktive globalisht dekadat e ardhshme mund të kërkojnë që sipërmarrjet evropiane të bëjnë ndryshime në mënyrën sesi dhe ku e bëjnë biznesin. Për momentin shifrat tregojnë se në total sipërmarrjet evropiane kanë qenë një komponent i besueshëm i modelit ekonomik. Ngurrimet e sipërmarrjeve Jugore Megjtihatë jo gjithçka shkon mirë. Rritja e punësimit në BE12 mund të ishte më e shpejtë, rritja e produktivitetit në BE15 mund të kish qenë më e shpejtë gjithashtu dhe vendet kandidate të BE-së dhe vendet e partneritetit lindor duhet të rrisin eksportet për t’ju afruar niveleve të identifikuara në pjesën tjetër të Evropës (shih 5 shtyllat e sipërme në figurën 5). Ndoshta më shqetësuese janë tiparet e produktivitetit që prej vitit 2002 që tregon se disa pjesë të Evropës kanë gabuar (figura 6). Vendet veriore si Finlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar dhe më pas ekonomitë Baltike kanë patur ecuri të mirë, nga ana tjetër ekonomitë kontinentale si Austria, Franca, Luksemburgu dhe Gjermania dhe më pas Republika Çeke, Polonia dhe të tjerat kanë patur ecuri të mirë gjithashtu. Ndërsa Evropa Jugore- Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja- nuk kanë patur të njëjtën performancë të mirë të vendeve të mësipërme. Nga viti 2002 deri në 2008 ato krijuan vende pune por përjithësisht në aktivitete ciklike si ndërtimi ose në sipërmarrje më pak produktive (si firmat e vogla dhe familjare). Dhe produktiviteti i punonjësve të tyre ka qenë në rënie të vazhdueshme. Figura 6: Pjesa më e madhe e Evropës po bëhet më produktive por Jugu ka mbetur pas (nivelet e produktivitetit në vitin 2002, mijëra US$ në 2005)

83

92

7166

6360

7571

63 61 61 60

4945

35

2622

16 16 16 15 1410 9 7 5

---------------------------------

----------

----------------------------0

20

40

60

80

100

La

bo

r p

rod

uc

tiv

ity,

20

02

in t

ho

usa

nd

s o

f 2

00

5 U

S$

EFTA EU15North

EU15Continental

EU15South

EU12Continental

EU12North

EU12South

NOR IRL DNK FIN GBR SWE LUX BEL AUT NLD DEU FRA ITA ESP GRC PRT SVN HUN SVK CZE POL EST LVA LTU ROM BGR

(rritja e produktivitetit të punës, 2002-2008, rritja vjetore në përqindje)

Page 12: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

12

0.4 0.7 0.61.4

2.5 2.33.1

0.91.3

-0.1

0.8

1.9

-0.6 -0.5

-2.0

-0.1

7.5

4.7

3.6

7.6

4.84.2

8.9

5.96.4

10.4

-------------------------------------------

----------------------------

----------EU15 SouthExpected

growth

Actual growth-2

0

2

4

6

8

10

Lab

or

pro

du

ctiv

ity g

row

th

20

02

-20

08

, p

erc

en

t

EFTA EU15North

EU15Continental

EU15South

EU12Continental

EU12North

EU12South

NOR IRL DNK FIN GBR SWE LUX BEL AUT NLD DEU FRA ITA ESP GRC PRT SVN HUN SVK CZE POL EST LVA LTU ROM BGR

Shënim: Për Belgjikën, Greqinë dhe Norvegjinë nivelet e produktivitetit i referohen vitit 2003. Në panelin e mësipërm periudha e konsideruar varion: Belgjika dhe Norvegjia (2003-2008) si edhe Republika Çeke, Franca, Letonia dhe Mbretëria e Bashkuar (2002-2007). Tri vijat në secilin panel tregojnë vlerat e mesatares për vendet që mbulohen nga secila vijë. Rritja e pritshme për BE15 në Jug arrihet duke mbushur nivelet e boshllëqeve ndërmjet BE15 në Jug dhe secilit prej dy grupeve të tjera duke aplikuar më pas këto pjesë në diferencën në rritje ndërmjet të parës (dmth EFTA, BE15 në Veri dhe BE15 kontinentale) dhe grupit të tretë (BE15). Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek Eurstat, shih kapitullin 4.

Adoptimi i parakohshëm i euros prej ekonomive jugore është ndonjëherë faktori për t’u fajësuar për këtë ndryshim të fatit. Të tjerë thonë se lejimi i vendeve ish komuniste në Bashkimin Evropian kaq shpejt nuk i dha mjaftueshëm kohë jugut të bëhej konkurrues. Por ndoshta shpjegimi më i mundshëm është se të gjitha ekonomitë në Evropë, strukturat sipërmarrëse të Greqisë, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës ishin pak të përshtatshme për ekonominë më të gjerë evropiane. Nga njëra anë, një pjesë e mirë e output-it neto në ekonomitë jugore gjenerohet nga firmat e vogla- pothuajse një e treta e saj në sipërmarrje të vogla (me më pak se 10 punëtorë, figura 7). Ky nuk është një profil sipërmarrës i përshtatshëm për një treg të madh. Nuk është për t’u çuditur që me një ekspansion të tillë të tregut unik në vitet 2000’ kapitali i huaj i ekonomive të pasura të Evropës kontinentale ndryshoi drejtim shumë shpejt, duke shkuar drejt lindjes në vend të jugut siç ka ndodhur gjatë viteve 90’ (figura 8). Figura 7: Firmat e vogla kontribuojnë gjysëm vlere të shtuar në BE15 në Jug por vetëm me një të tretën gjetkë (kontributet në vlerë shtuar prej përmasave të sipërmarrjeve, 2009)

20.9

17.5

17.3

44.3

21.2

20.3

19.6

38.9

31.9

23.8

17.3

27.0

19.7

16.4

22.7

41.3

18.3

22.2

24.9

34.6

18.3

26.1

28.9

26.7

0

20

40

60

80

100

Va

lue

ad

de

d b

y f

irm

siz

e,

20

09

pe

rce

nt

EU15 EU12

(1,393B)North

(2,793B)Conti-nental

(1,214B)South

(263B)Conti-nental

(49B)South

(23B)North

Large (250+)

Medium (50-249)

Small (10-49)

Micro (1-9)

Shënim: Numrat në kllapa janë vlera totale e shtuar, shprehur në miliard US$ të vitit 2005. BE15 përbën Danimarkën, Finlandën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar (Veriu); Austria, Belgjika, Franca, Gjermania dhe Holanda (kontinentale); si edhe Greqia,

Page 13: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

13

Italia, Postugalia dhe Spanja (Jugu). BE12 përbëhet nga Estonia, Letonia dhe Lituania (Veriu); Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Republika e Sllovakisë dhe Sllovenia (Kontinentale); si edhe Bullgaria dhe Rumania (Jugu). Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek Eurstat, shih kapitullin 4.

Figura 8: Investitorët evropiano-perëndimorë janë përqëndruar në lindje, jo në jug (flukset hyrëse të Investimeve të huaja direkte në Evropë, përqindje, 1985, 10995, 2005 dhe 2008)

21.9

1.0

77.1

10.5

10.3

79.2

8.1

12.4

79.4

16.0

27.8

56.2

0

20

40

60

80

100

FDI in

flo

w s

ha

re in

Eu

rop

e

pe

rce

nt

1985(17.2B)

1995(139.4B)

2005(600.6B)

2008(624.0B)

EU15 NorthEU15 ContinentalEFTA

Emerging Europe

EU15 South

Shënim: Numrat në kllapa janë shumat e flukseve hyrëse të shprehura në miliard US$ Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore bazuar tek UNCTAD, shih kapitullin 4.

A i duhej jugut më shumë kohë për t’u rregulluar apo ai i konsumoi mundësitë që iu paraqitën? Kjo e fundit duket më e mundshme. Irlanda ka treguar se institucionet e BE-së dhe burimet mund të përkthehen më shpejt në konkurrueshmëri. Ekonomitë baltike po bëjnë të njëjtën gjë. Fajtorët kryesorë të performancës së dobët ishin taksat e larta dhe rregulloret e tepërta, shpesh të administruara dobët. Ndërkohë që të gjitha këto kishin më pak rëndësi kur fqinjët lindorë ishin komunistë dhe Kina dhe India po vuanin sistemet më pak miqësore të biznesit në botë, tanimë ato po paralizojnë sipërmarrjet jugore (figura 9). Figura 9: Evropa Lindore dhe Jugore duhet të lehtësojë klimën e biznesit (indeksi i komponentëve kryesorë të lehtësisë për të bërë biznes në vitin 2011, renditur nga 0 (pak) tek 100 (ekselente)

90.7

82.879.5

76.0

87.2

74.4

64.469.4

74.5

68.0 66.5

0

30

60

90

Qu

alit

y o

f re

gu

latio

ns,

20

11

0-1

00

: h

igh

er,

be

tte

r

USA JPN EFTA EU15 North Conti-nental

South EU12 North Conti-nental

South

Shënim: Mesataret janë nxjerrë duke përdorur komponentët kryesorë të analizës. EFTA këtu përbëhet nga Islanda, Norvegjia dhe Zvicra. BE15 përbëhet nga Danimarka, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar (Veriu); Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda (Kontinentale) dhe Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja (Jugu). BE12 përbëhet nga Estonia, Letonia dhe Lituania (Veriu); Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Republika Sllovake dhe sllovenia (Kontinentale) dhe Bullgaria, Qipro dhe Rumania (Jugu). Burimi: Përllogaritjet e Bankës Botërore, bazuar tek Doing business, shih kapitullin 4.

Page 14: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

14

Megjithatë ka arsye për të qenë optimistë. Kriza e borxhit kombëtar ka çuar në ndërmarrjen e reformave rregullatore në këto vende dhe eksperienca e vendeve të tilla si Letonia dhe Lituania tregon se përmirësime të domosdoshme mund të bëhen brenda disa viteve, jo dekadave. Duhen bërë edhe shpejt madje. Nga viti 2003 deri në 2006-ën numri i evropianëve që ndjenin se globalizimi ishte një mundësi e mirë për sipërmarrjet e tyre ra nga 56 në 37% (Eurobarometri 2006). Rreth vitit 2006 numri i atyre që ndjenin se ishte kërcënim për sipërmarrjet evropiane dhe punësimin ishte pothuajse 50%. Danezët, suedezët, hollandezët dhe estonianët ishin më të predispozuarit për ta parë pozitivisht globalizmin, ndërsa francezët, grekët, belgët dhe qipriotët më pak të predispozuarit. Nuk është rastësi që vendet ku njerëzit janë të ndërgjegjshëm për konkurrencën kanë klimën më të keqe të biznesit në Evropë. Evropa do të përfitonte edhe më shumë prej sipërmarrjeve të saj nëse do ta lehtësonte bërjen e biznesit. Evropa Jugore duhet ta fillojë këtë proces që tani ndërsa Evropa Qendrore dhe Lindore duhe të vazhdojë të përmirësojë klimën e investimeve. Në të kundërt sipërmarrjet do të mbeten të vogla dhe jo produktive- gjithnjë e më shumë të paafta për të tërhequr investitorë të huaj, të paaftë për të përfituar nga tregu pan-Evropian që vetëm mund të bëhet më i madh dhe më konkurrues dhe progresivisht më pak konkurrues në tregjet botërore ku u duhet të përballen me sipërmarrje nga Azia Lindore dhe Amerika e Veriut. Një klimë më e mirë biznesi do të ndihmonte të ndalonte rritjen e çekuilibrave brenda Evropës, të rifillonte makinerinë e konvergjencës dhe t’i bënte sipërmarrjet evropiane globalisht konkurruese. Vende të tilla si Danimarka, Gjermania, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar tregojnë më së miri si mund të bëhet diçka e tillë (Iwulska 2011). Risitë e veriut Të lehtësosh të bërit biznes nuk mjafton në vetvete. Kur hapësirat e produktivitetit po rriteshin brenda Evropës boshllëku ndërmjet ekonomive të përparuara të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara filloi të zgjerohej pasi pothuajse ishte zhdukur në mesin e viteve 90’. Në të vërtetë vitet 2000 ishin një dekadë rënieje produktiviteti në BE15 si në lidhje me Shtetet e Bashkuara ashtu edhe me Japoninë, dy ekonomitë më të mëdha të botës në atë kohë, pas Bashkimit Evropian (figura 10). Nërmjet viteve 1995 dhe 2009, produktiviteti i punës në Shtetet e Bashkuara u rrit me 1.6% çdo vit, në Japoni me 1.2% dhe në BE15 vetëm 1 % (figura 5). Figura 10: Rritja e produktivitetit n; ekonomitë më të mëdha evropiane është ngadalësuar që prej mesit të viteve 90’ (produktiviteti i punës në BE15, indeksuar ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë)

Relative toUnited States

Relative toJapan

60

80

100

120

140

160

EU15

labo

r pro

duct

ivity

1970 1975 1980 1985 1990 1995 2000 2005 2010 Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek databaza e Produktivitetit të OECD, shih kapitullin 5.

Page 15: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

15

Përgjatë të njëjtës periudhë produktiviteti në Evropën Veriore u rrit me 1.7% në vit. Çfarë ka bërë veriu për të inkurajuar inovacionin dhe sipërmarrjen? Pjesa më e madhe e suksesit të tij ka ardhur prej krijimit të një klime të përshtatshme për bërjen e biznesit. Të gjitha ekonomitë e veriut janë në 15 vendet e para nga 183 në renditjen Doing Business të Bankës Botërore, në vend të 14, Suedia qëndron në vendin më të ulët ndër to. Ato i kanë dhënë sipërmarrjeve të tyre liri të konsiderueshme ekonomike. Qeveritë e tyre po bëjnë shumë më tepër. Kanë përshpejtuar inovacionin duke shkarkuar {aplikacionet kille) që i kanë bërë Shtetet e Bashkuara lider në teknologji: incentiva më të mira për kërkim dhe zhvillim sponsorizuar për sipërmarrjet, mekanizma të financimit publik dhe regjimet e pronësisë intelektuale që të nxiten marrëdhënie përfituese ndërmjet universiteteve dhe firmave dhe furnizim i punëtorëve me arsim universitar. Në mënyrë të dukshme liderët evropiane të inovacioneve kanë performancë veçanërisht të mirë në zona ku Evropa si e tërë mbetet shumë më pas Shteteve të Bashkuara. Këto tipare i bëjnë ato lider globalë; kombinuar kjo me shpenzimet bujare të qeverive mbi kërkim dhe zhvillim dhe sistemet e edukimit publik i bëjnë sistemet e tyre të inovacioneve dallueshmërisht evropiane (kapitulli 5). Për ekonomitë më të mëdha të Evropës kontinentale, që kanë arritur ose tejkaluar standardet e Shteteve të Bashkuara në kapital fizik, financiar dhe njerëzor kërkim-zhvillimi dhe defiçite të tjera inovacioni ka shumë mundësi të jenë frenues të rritjes. Në Evropën Lindore tejet dinamike vendet nuk kanë nevojë të investojnë më shumë në kërkim-zhvillim dhe prodhimin e dijes. Megjithatë ato ende duhet të krijojnë risi përmes thithjes graduale: ata kanë shtrirje të mjaftueshme për adoptimin e shpejtë të teknologjive ekzistuese, duke përdorur FDI-në dhe lidhjet e tregut si udhëheqës. Jugu po bëhet më i ngadaltë në importimin e teknologjive të reja. Flukset hyrëse dhe dalëse të investimeve të huaja direkte kanë rënë që kur ekonomitë në zhvillim të Evropës janë integruar me Evropën Kontinentale dhe Veriore. Për këto ekonomi gjithnjë e në rritje të orientuara drejt shërbimeve, reformimi i rregulloreve të brendshme mund të jetë mënyra më e mirë për të përshpejtuar inovacionin. Ajo që ka qenë më shqetësuese është performanca përgjithësisht e dobët e Evropës në pjesën më të madhe të sektorëve teknologjik- interneti, bioteknologjia, software-t e kompiuterave, pajisjet e kujdesit shëndetësor dhe gjysmëpërçuesit. E thënë ndryshe, Shtetet e Bashkuara, Republika e Koresë dhe Tajvani kanë performuar më mirë në sektorë që janë gjigandë tani por që mezi ekzistonin në vitin 1975. Evropa ka performuar më mirë në sektorë të stabilizuar, veçanërisht makineritë industriale, pajisjet elektrike, telekomunikacionet, hapësirën ajrore, automobilët dhe të mirat individuale. Shtetet e Bashkuara kanë firma të reja si Amazon, Amgen, Apple, Google, Intel dhe Microsoft ndërsa Evropa ka Airbus, Mercedes, Nokia dhe Volkswagen. Inovatorët e rinj udheheqës të Evropës (shkurtimisht të quajtur ‘’Yollies’’) janë po aq intensivë në kërkim dhe zhvillim sa homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara. Vetëm se Evropa ka shumë më pak të tillë. Si rezultat, ndërkohë që më tepër se një e treta e shpenzimeve amerikane për kërkim dhe zhvillim është prej ‘’Yollies’’, më pak se një e pesta është në Evropë. Shtetet e Bashkuara i fokusojnë përpjekjet e tyre të kërkim-zhvillimit tek sektorët e rritjes që bazohen tek inovacioni (figura 11). Evropa është e specializuar në sektorë me intensitet mesatar të kërkim zhvillimit. Japonia po i tregon vendeve të tjera të Azisë Lindore sesi rritja e produktivitetit mund të ruhet në industritë e stabilizuara si automobilat dhe elektronika dhe Gjermania mund të jetë duke bërë të njëjtën gjë. Me përmasat dhe diversitetin e ekonomisë evropiane, rritja e produktivitetit do të vijë si nga të vepruarit sikurse Japonia ashtu edhe nga adoptimi i sistemit inovator amerikan. Por për të bërë secilën prej tyre, tregu i përbashkët do të duhet të shndërrohet më tepër në një ekonomi të vetme.

Page 16: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

16

Figura 11: Shtetet e Bashkuara specializohen më tepër në produkte më të reja dhe me karakter intensiv kërkim-zhvillimi (avantazhet relative teknologjike dhe përpjekjet e kërkim-zhvillimit nga liderë të rinj dhe të vjetër të inovacionit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe pjesën tjetër të botës)

0.5

0.6

0.9

1.4

Tech.specialized

0.3.6.91.21.5

Relative technological advantagein innovation-based growth sectors

Japan

Rest of the world

Europe

United States

3.7

1.1

2.0

2.6

2.8

4.4

3.5

10.2

0 2 4 6 8 10

R&D intensity(R&D to total sales ratio)

Yollies

Ollies

Shënim: Intensiteti i Kërkim-Zhvillimit matet si raporti i shpenzimeve ndaj shitjeve totale, për firma themeluar pas vitit 1975 (inovatorë të rinj lider ose “Yollies”) ose para vitit 1975 (Ollies). Avantazhi relativ teknologjik përllogaritet si pjesa e secilit rajon ose vend (Psh. Evropa) në Kërkim-zhvillimin e një sektori të veçantë (Psh. Interneti) relative ndaj pjesës së Evropës në Kërkim-Zhvillimin botëror; vlera më të mëdha se 1 tregojnë se rajoni është i specializuar teknologjikisht në sektor. Burimi: Pëllogaritjet e Bruegel dhe stafit të Bankës Botërore, bazuar tek European Commission’s Institute for Prospective Technological Studies R&D Scoreboard, shih kapitullin 5.

Të gjitha vendet evropiane duhet të kenë klimë miqësore biznesi, siç e kanë Danimarka, Irlanda dhe Norvegjia. Nuk është koinçidencë që vetëm ekonomitë e mëdha evropiane që rivalizojnë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë në inovacion janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, që u renditën të dyja në 20 vendet e para për lehtësinë e të bërit biznes në vitin 2011. Shumë vende të tjera evropiane duhet të kenë universitete si ato të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë ku më tepër se një nga dy njerëz të grupmoshës 30-34 kanë mbaruar kolegjin; në Evropë vetëm Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Luksemburgu dhe Finlanda i kalojnë 45 %. Më shumë vende do të duhet të përmirësojnë lidhjet e tyre ndërmjet biznesit dhe skencës që të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë; aktualisht vetëm Zvicra dhe Skandinavia janë po aq mirë. Rikthimi i shndritjes së markës Ndoshta mënyra më e thjeshtë dhe e besueshme për të vlerësuar performancën e një vendi në inovacion është të shohësh sa produktive bëhen sipërmarrjet e tij çdo vit- që do të thotë, sa mirë po rezultojnë në blerje, prodhim dhe shitje. Gjatë dekadës së fundit, dy gjëra kanë ndodhur që duhet t’i shqetësojnë evropianët. E para është se që prej mesit të viteve 90’, produktiviteti i punës në ekonomitë e përparuara të Evropës ka rënë relativisht krahasuar me Shtetet e Bashkuara (dhe Japoninë). E dyta është se produktiviteti në Evropën Jugore ka rënë krahasuar si me ekonomitë e përparuara të Evropës Perëndimore ashtu edhe krahasuar me vendet më pak të zhvilluara të Evropës në zhvillim. Si mund të mbyllen këto boshllëqe? Kjo varet nga boshllëku. Për të reduktuar atë ndërmjet jugut dhe veriut, hapat më të rëndësishëm përfshijnë përmirësimin e rregulloreve të biznesit. Vendet në BE12 në Jug- ndër to Bullgaria dhe Gjeorgjia kanë treguar se kjo mund të bëhet edhe në pjesët më të varfra të Evropës. Për të mbyllur boshllëkun transatlantik, më shumë nevojitet të bëhet. Ekonomitë evropiane lider si Zvicra, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Gjermania po tregojnë se çfarë funksionon. Të ndjekësh

Page 17: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

17

shembullin e tyre do të thotë të heqësh dorë nga targeti i fiksuar i shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim dhe të fokusohesh në vend të kësaj në përmirësimin e konkurrencës ndërmjet sipërmarrjeve, rritjen e financimeve private në arsim, të ndryshosh mënyrën sesi financohet kërkimi, në mënyrë që lidhjet ndërmjet biznesit dhe universitetit të bëhen më të forta dhe ta bësh tregun e vetëm të funksionojë për shërbimet që sipërmarrësit e Evropës ta shohin të gjithë kontinentin si ekonominë e tyre të brendshme. Ka arsye të mjaftueshme për të qenë optimist. Gjatë dy dekadave të fundit, vendet e EFTAs- Islanda, Norvegjia dhe Zvicra në princip- kanë performuar shumë më mirë në përmirësimin e produktivitetit sesa Shtetet e Bashkuara. Pjesët veriore të BE15- veçanërisht Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Suedia- gjithashtu kanë ecur mirë. Problemi është se ekonomitë e tyre shtojnë më pak se 1.5 trilion $ në terma të fuqisë, gati sa GDP-ja e Spanjës ose Teksasit dhe vetëm një të dhjetën e ekonomisë së Bashkimit Evropian (shih tabelat e Indikatorëve të Zgjedhur). Nëse pjesa tjetër e Evropës do të mund të përfitonte nga dinamizmi i ekonomive veriore- duke mësuar prej tyre ose duke u mbeshtetur tek to- qëllimet e inovacionit të Evropës do të mund të arriheshin shpejt. Kapitujt 4 dhe 5 e bëjnë të qartë se të ruash markën globale të Evropës do të jetë më e vështirë sesa rifillimi i konvergjencës. Që të qëndrojë konkurruese në tregjet botërore, Evropa duhet ta bëjë tregtinë edhe më të fortë dhe financën edhe më të qëndrueshme në mënyrë që rajoni të bëhet eventualisht një ekonomi e vetme. Për të ndihmuar në mbylljen e boshllëqeve në rritje të produktivitetit, qeveritë në Evropën Jugore do të duhet të përmirësojnë sa më shpejt klimën e të bërit biznes. Vendet më dinamike të Evropës Lindore do të duhet ta bëjnë gjithë këtë si edhe të investojnë në infrastrukturë. Që të mbyllet ndarja transatlantike e produktivitetit, vendet kontinentale duhet t’i japin sipërmarrjeve të tyre liri ekonomike. Sipërmarrjeve në ekonomitë veriore dhe EFTA-s- që tashmë janë ndër ekonomitë më inovative në botë- do t’u nevojitet më tepër akses në tregjet e pjesës tjetër të Evropës. Evropës do t’i duhet të kthehet në destinacionin më të preferuar për ata që kërkojnë arsim të lartë dhe mundësinë për t’u bërë sipërmarrës. Vetëm atëherë sipërmarrjet evropiane do të mund të qëndrojnë konkurruese globalisht dhe Evropa do të bëhet vendi i preferuar për sipërmarrës nga e gjithë bota. Superfuqia e stilit të të jetuarit Në vitin 2008 Evropa ishte tashmë vend i preferuar për turistët: ndër 20 destinacionet ndërkombëtare turistike, mëse gjysma ishin në Evropë. Shtetet e Bashkuara kishin lavdinë ndërsa Kina kishte momentumin, por evropianët kishin standardet më të larta të jetesës. Miliona njerëz nga e gjithë bota vizitonin Evropën për të parë dhe provuar atë drejtpërdrejtë. Në vitet 90’ kryeministri i japonisë Kiichi Miyazawa kish premtuar se do ta bënte vendin e tij një ‘’superfuqi stili jetese’’. Megjithëse me të ardhura mesatare gati një të katërtën më pak se ato të Shteteve të Bashkuara, Evropa ishte shndërruar në një superfuqi të tillë. Superfuqitë shpenzojnë shumë për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të projektuar influencë. Për të qëndruar superfuqi politike, Shtetet e Bashkuara harxhojnë pothuajse aq shumë për mbrojtjen sa të 15 vendet që vijnë pas saj të marra së bashku. Për të ruajtur statusin e saj si superfuqi e stilit të jetesës, Evropa shpenzon më shumë në mbrojtje sociale sesa e gjithë pjesa tjetër e botës e marrë bashkë (figura 12). Figura 12: Shpenzimet përtej limiteve të pjesës tjetër të botës (shpenzimet e përgjithshme qeveritare mbi mbrojtjen [Shtetet e Bashkuara] dhe mbrojtjen sociale [Evropa], 2004-2009, pjesa e shpenzimeve totale botërore)

Page 18: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

18

Shënim: Për shpenzimet në mbrojtjen sociale, për shkak të të dhënave në dispozicion, mesataret ndërmjet viteve 2004-2009 për çdo vend janë përdorur. N është numri i vendeve të përfshira në përllogaritje. Të dhënat mbulojnë qeverinë e përgjithshme por aty ku është e pamundur i referohen vetëm qeverisë qendrore. Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek Stockholm International Peace Research Institute 2011; IMF GFS; WDI; World Bank ECA Social Protection Database; dhe Weigand and Grosh 2008.

Rënia e punës Shenja dalluese e modelit ekonomik evropian është ndoshta balanca ndërmjet punës dhe jetës. Me mirëqënie, amerikanët blejnë më tepër të mira dhe shërbime, ndërsa evropianet më tepër kohë të lirë. Gatë viteve 50’ evropiano-perëndimorët punonin pothuajsë një muaj më shumë se amerikanët. Në vitet 70’ ata punonin pothuajse njësoj. Sot, amerikanët punojnë një muaj në vit më shumë se holandezët, francezët, gjermanët dhe suedezët dhe punojnë më gjatë sesa grekët, hungarezët, polakët dhe spanjollët (kapitulli 6). Evropianët kanë zvogëluar edhe vitet e punës gjatë jetës së tyre (që po bëhet gjithnjë e më e gjatë). Sot, burrat në Francë, Hungari, Poloni dhe Turqi dalin në pension gati 8 vite më herët sesa gjatë mesit të viteve 60’. Evropiani mesatar pritet gjithashtu të jetojë 4 vite më gjatë. Rreth vitit 2007 francezët prisnin të merrnin pension për 15 vite më shumë sesa në 1965-ën dhe austriakët, polakët, spanjollët, zviceranët dhe turqit për më shumë se dhjetë vite. Në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim vetëm koreanët, gjermanët dhe çekët punojnë më shumë sot sesa 50 vite më parë (figura 13). Figura 13: Sistemet e pensioneve në Evropë duhet të mbajnë njerëz edhe për shumë vite të tjera (ndryshimet në pritshmëritë e jetës dhe mosha efektive e daljes në pension, 1965-2007)

Page 19: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

19

7.5

5.5

3.5

1.6

3.5

0.1

1.4

-1.0

3.0

-1.2

6.3

-1.3

4.4

-2.1

5.4

-2.6

7.3

-2.9

7.3

-3.0

5.1

-3.9

3.7

-4.0

5.7

-4.3

6.3

-4.5

3.6

-4.8

3.2

-4.9

4.1

-5.0

5.3

-5.1

6.5

-5.7

5.8

-6.1

5.2

-6.5

6.4

-6.8

5.4

-7.5

6.4

-7.8

2.4

-7.8

4.9

-8.0

6.1

-8.9

0.8

-9.6

3.1

-11.1

1.6

-12.2-12

-8

-4

0

4

8

Ch

an

ge

fro

m 1

965

to

200

7,

ye

ars

KO

R

DEU

CZE

SV

K

ISL

NZL

SW

E

CA

N

JP

N

AU

S

USA

NO

R

BEL

GB

R

DN

K

GR

C

NLD ITA

FIN

LUX

PR

T

CH

E

IRL

AU

T

MEX

ESP

FR

A

HU

N

TUR

PO

L

Life expectancy at age 60, men

Retirement age, men

Burimi: OECD 2011a, dhe të dhëna të përditësuara nga OECD 2006.

Burrat amerikan, australian dhe kanadez gjithashtu dalin në pension 4 vite më parë sesa në të shkuarën. Megjithatë vendet e tyre kanë demografi më të favorshme sesa nje vend tipik evropian (figura 14). Në prirjet aktuale të imigrimit dhe pjesëmarrjes në punë, 45 vendet e përfshira në këtë raport do të humbasin rreth 50 milion punëtorë në pesë dekadat e ardhshme dhe do të kenë një forcë punëtore prej 275 milion rreth vitit 2060. Vetëm rreth viteve 2030’ forca punëtore do të bjerë me 15 milion njerëz. Rënia do të jetë më e ashpër për Bashkimin Evropian (vende të tilla si Franca, që kanë norma lindshmërie të larta sot, do të kenë ecuri më të mirë), por vendet kandidate dhe fqinje do të humbasin punonjës gjithashtu. Përjashtim përbën Turqia, ku forca punëtore është parashikuar të rritet deri në vitet 2060’. Figura 14: Forca punëtore e Evropës do të tkurret, ndërkohë që ajo e Amerikës së Veriut do të rritet (ndryshimi i projektuar në popullsinë në moshë pune, përqindje, 2010-2050)

Shënim: Amerika e Veriut i referohet Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë; Azia Veri-lindore përfshin Kinën, Hong Kongun, Japoninë, Republikën e Koresë dhe Tajvanin. Burimi: US Census Bureau, International Data Base, shih kapitullin 6.

Vetëm me ndryshime radikale mund të kundërveprojë Evropa ndaj tkurrjes së forcës së saj punëtore. Nëse shifrat e pjesëmarrjes në të gjitha vendet do të konvergonin me ato të Evropës Veriore ose nëse mosha e pensionit do të rritej me 10 vite do të mund të rritet forca punëtore margjinalisht në 50 vitet e ardhshme. Nëse forca punëtore femërore konvergon me atë të meshkujve, gjithsesi forca punëtore do të ulej me 5%. Por asnjë nga këto ndryshime nuk mund ta kompensojë plotësisht humbjen e punëtorëve

Page 20: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

20

të rinj. Për këtë arsye Evropa do te duhet të integrojë turqit në tregun evropian të punës dhe duhet të tërheqë punonjës të rinj e të talentuar nga e gjithë bota. Në një skenar të mundshëm Turqia do të mund të kontribuonte me 40% të fitimeve në forcën punëtore evropiane dhe pothuajse të gjithë rritjen e punonjësve të rinj. Rregullimi i tregut evropian të punës do të kërkojë mjaft gjëra: rritje të konkurrueshmërisë për punë, përmirësim të mobilitetit të punës brenda Evropës, rregullimin e mënyrës sesi puna dhe mirëqenia ndërveprojnë dhe rishikimin e politikave të imigrimit. Këto ndryshime nuk do të ndodhin pa një konsensus të ri social, që duhet ende të ndërtohet. Me shumë mundësi, mënyra më e mirë për të filluar është përshpejtimi i mobilitetit të brendshëm të punës në Evropë. Mobiliteti në Bashkimin Evropian është më i ulti në botën e zhvilluar (figura 15). Ka barriera natyrore ndaj mobilitetit më të madh të punës shoqëruar me ndryshime kulturore dhe gjuhësore por ka edhe pengesa që vijnë prej politikave të ndryshme. Në pjesën më të madhe të anëtarëve të vjetër të BE-së ka kufizime sa i përket lëvizjes së punëtorëve nga shtetet e reja anëtare. Tregjet e shtëpive në shumë vende evropiane mund të jenë jo efikase dhe e bëjnë lëvizjen tejet të kushtueshme: kostot e transaksionit për shitjen ose blerjen e një shtëpie kanë qenë mjaft të larta. Pavarësisht masave të marra për të siguruar mundësinë e përfitimeve sociale nëpër BE, përfshirë këtu pensionet dhe sigurimet në rast papunësie, në praktikë është e limituar për shkak të rregullave të pavolitshme e të rënda. Përfitimet e majme nga papunësia dekurajojnë punëtorët nga të kërkuarit punë. Sinjalet e tregut të punës mund të lehtësohen nga marrëveshje kolektive dhe negocime që limitojnë diferencimin e pagës territoriale. Në mënyrë që tregu i vetëm të punojë më mirë, bërja e tregut më të lëvizshëm duhet të jetë prioritet absolut. Për vendet që ndajnë të njëjtën monedhë duhet të jetë prerekuizitë (kutia 1). Figura 15: Evropianët janë më pak të lëvizshëm edhe brenda vendeve të tyre (lëvizshmëria e punës, pjesa e popullsisë në mos për punë që ka lëvizur, 2000-2005)

3.1

2.22.0

1.0 1.00.8

0.4 0.4

0.1

0

1

2

3

Cro

ss-b

orde

r lab

or m

obilit

y

2000

-05

perc

enta

ge o

f

wor

king-

age

popu

latio

n

USA-

50states

JPN-

TL2-level

regions

AUS-8

states/territories

EU15-

NUTS-1regionswithin

countries

CAN-

10provinces/territories

EU27-

NUTS-2regionswithin

countries

CAN-

Quebecand

9 otherprovinces

EU-

Commutingacross

borders

EU15-

15countries

Source: Bonin and others 2008; and OECD 2005 and 2007; shih kapitullin 6.

Më pas Evropës do t’i duhet të bëjë ndryshime në mënyrën sesi rregullohet puna dhe si arrihet siguria sociale. Shumë vende në Evropën Perëndimore kishin nisur t’i kundërpërgjigjeshin rënies së pjesëmarrjes në punë gjatë fundit të viteve 90’ dhe fillimit të viteve 2000’; shumë të tjera në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore duhet tanimë të bëjnë të njëjtën gjë. Atributi më i madh i modelit ekonomik evropian që duhet të rivlerësohet është legjislacioni mbi mbrojtjen në punë që po ul në mënyrë të konsiderueshme pjesëmarrjen dhe po redukton punësimin në mjaft vende. Në vende të tilla si Spanja kjo është përgjegjëse për shifrat e papunësisë ndër të rinjtë që shkon deri në 40%. Paradoksalisht, Evropa ka shkurtime të punëtorëve të rinj dhe papunësi të lartë ndër të rinjtë e saj.

Page 21: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

21

Danimarka dhe Gjermania kanë treguar si mund të rregullohet ky problem (Iwulska 2011). Vendeve të tjera si Kroacia, Moldavia, Polonia, Rumania dhe Turqia mund t’u duhet të mësojnë shpejt dhe me kujdes të implementojnë mësimet e marra. Vendet e Evropës në zhvillim duhet ende të marrin një vendim- bazuar tek paraardhësit e tyre politik dhe kulturor- nëse do të vazhdojnë drejt sigurisë më të madhe në punë duke u bashkuar me vende të tilla si Belgjika dhe Franca, apo të zhvendosen drejt fleksibilitetit më të madh dhe të bëhen më shumë si amerikano-veriorët dhe aziatiko-lindorët. Për t’i patur të dyja, si në Danimarkë, atyre do t’ju duhet të konsiderojnë kostot më të larta fiskale të ‘flexicurity’. Për momentin shumica e vendeve nuk kanë asnjërën. Ndërkohë që e gjitha kjo po realizohet, politikbërësit e Evropës mund t’i bëjnë njerëzit të vlerësojnë nevojën për një qasje ndaj imigrimit. Evropa ka nevojë për një politikë imigrimi, që udhëhiqet më tepër nga nevoja ekonomike. Sot debati shtrohet rreth mënyrës më të mirë për të menaxhuar migrimin nga Afrika e Veriut. Debati i së nesërmes duhet të shtrohet rreth politikave dhe praktikave që do ta bëjnë Evropën një magnet global për talentet e reja. Vende të tilla si Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar ia kanë arritur disi qëllimit por jo aq efektivisht sa Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara (Iwulska 2011).

Kutia 1: Kushtet e paplotësuara të monedhës së përbashkët- lëvizshmëria e punës

Volumi American Economic Review i vitit 1961 mund të jetë numri më ndikues shkruar ndonjëherë nga një revistë ekonomike. Disa dhjetëra faqe pas artikullit mbi rrugët e rritjes optimale nga Phelps është një komunikim i shkurtër prej Robert Mundell që nënvizon një teori të ‘’zonave optimale të monedhës’’. Ajo deklaron kushtet që duhet të plotësojnë vendet e një bashkimi monetar për të ndarë një monedhë të përbashkët në mënyrë fitimprurëse. Në terma praktikë do të thoshte sigurimin se monedha e përbashkët nuk do të çonte në nivele të larta papunësie në disa pjesë të bashkimit monetar dhe në norma të larta të inflacionit në pjesë të tjera. Në vitin 1999 Mundell-it iu dha çmimi Nobel për analizën e tij ‘’të politikave fiskale dhe monetare nën regjime të ndryshme të kurseve të këmbimit dhe për analizën e tij ndaj zonave të valutës.’’

Kushtet për një bashkim monetar të suksesshëm, identifikuar në artikullin e vitit 1961 mund të nxjerrin tek lëvizshmëria e punës dhe kapitalit ndërmjet shteteve anëtare. Për të kuptuar përse imagjinoni një rënie në aktivitetin ekonomik në një pjesë të bashkimit (jugu për shembull) dhe rritje në një pjesë tjetër (veriu për shembull). Kjo do të shkaktonte rritjen e papunësisë në jug dhe presione inflacioniste dhe balancën e surpluseve të pagesave në veri. Nëse banka qendrore rrit furnizimin me para, kjo mund të ndihmojë jugun por mund të përkeqësojë inflacionin në veri. Nëse nuk ndodh kështu papunësia e lartë në jug do të shkaktonte vuajtje. Por nëse kapitali dhe puna do të lëviznin me shpejtësi brenda bashkimit monetar atëherë dilemma do të zhdukej.

Për aplikim praktik të këtyre ideve, Mundell zgjodhi Evropën Perëndimore duke i paraprirë debatit të sotëm mbi euron. ‘’Në Evropën Perëndimore krijimi i Tregut të Përbashkët është parë prej shumë njerëzve si një hap i rëndësishëm drejt bashkimit eventual politik dhe tema e një monedhe të përbashkët... është diskutuar së tepërmi. Mund të citohet pozicioni i mirënjohur i J. E. Meade, i cili argumenton se kushtet për monedhën e përbashkët në Evropën Perëndimore nuk ekzistojnë dhe se sidomos për shkak të mungesës së lëvizshmërisë së punës, një sistem i normave fleksibël të kurseve të këmbimit do të ishte më efektiv në promovimin e ekuilibrit të pagesave dhe stabilitetin e brendshëm; mesa duket pikëpamja e kundërt e Tibor Scitovsky, që është në favor të monedhës së përbashkët pasi besonte se mund të shkaktonte një shkallë më të lartë të lëvizshmërisë së kapitalit, por kjo shton më tej hapat që duhet të ndërmerren për ta bërë punën më të lëvizshme dhe për të lehtësuar politikat mbikombëtare të punësimit.’’

Prezantimi i euros padyshim që rriti lëvizshmërinë e kapitalit në eurozonë, është e arsyeshme të pritet që monedha e përbashkët të lehtësojë së tepërmi integrimin financiar. Monedha e përbashkët lehtësoi gjithashtu shkëmbimin e të mirave. Megjithatë ajo nuk mund të rrisë vetë lëvizshmërinë e njerëzve. Kjo

Page 22: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

22

kërkon që shtetet të harmonizojnë rregulloret e punës, edukimit dhe trajnimit si edhe sistemet e sigurisë dhe mirëqenies shoqërore. Rritja e tregtisë së të mirave në eurozonë mund të reduktojë nevojën për lëvizshmërinë e punës por tregtia e shërbimeve- as edhe tre të katërtat e output-it të Evropës Perëndimore- në vetvete shpesh kërkon lëvizje të njerëzve. Të njëjtën gjë kërkon edhe mbajtja e diferencave të papunësisë ndërmjet vendeve në përmasa të menaxhueshme

Dekadën para krizës financiare botërore, integrimi ekonomik evropian tregoi rritje impresionuese. Megjithatë për shumë vende ky progres ishte i pa balancuar (figura 1)- më të shpejta në zona financiare (normat e interesit dhe inflacioni) sesa në sektorët realë (tregtia dhe të ardhurat). Ishte më tepër e balancuar për shtetet e reja anëtare. Polonia për shembull u integrua më tepër në terma financiarë dhe realë. Vendet kandidate të BE-së (përfaqësuar këtu prej Kroacisë dhe Turqisë) përjetuan vetëm integrim financiar. Por ndërsa kishte integrim në aspektet financiare dhe monetare, Greqia bëhej gjithnjë e më pak e integruar brenda BE15 në terma realë.

Figura 1: Më tepër integrim monetar dhe financiar sesa integrim real në Evropë gjatë dekadës së fundit (shigjetat fillojnë në vitin 1997 dhe përfundojnë në vitin 2008; origjina tregon integrimin real dhe nominal)

EU12

EU candidates

Eastern partnership

GreeceIreland

Czech Republic

Poland

EU150

1

2

3

4

5

6

No

min

al i

nte

gra

tion

(0

= f

ull

inte

gra

tion

)

0 1 2 3 4

Real integration (0 = full integration) Shënim: Figura tregon përmasat e integrimit ekonomik duke përdorur teorinë e zonave optimale të monedhës (Mundell 1961). Aksi vertikal kombinon në një indeks të pangjashmërisë tre indikatorë të integrimit nominal- paqëndrueshmëria e normave të këmbimit, konvergjenca në normat e inflacionit dhe konvergjenca në normat e interesit. Aksi horizontal bën të njëjtën gjë për tre indikatorët e integrimit real- përmasa e sinkronizimit në ciklet e biznesit e matur nga treguesit e prodhimit industrial, integrimit të tregtisë dhe të ardhurat për frymë. Origjina në figurë përfaqëson integrimin perfekt ekonomik ndërsa shigjetat tregojnë rrugën e integrimit për secilin vend ose grup vendesh në periudhën 1997-2008. Vendet kandidate të BE-së përfaqësohen nga Kroacia dhe Turqia, vendet e partneritetit lindor nga Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina ndërsa vendet e reja anëtare nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Polonia, Lituania, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia. Burimi: Sugawara dhe Zalduendo 2010.

Lëvizshmëria e punës në Evropë është më e ulta në botën e zhvilluar. Komunikimi i Mundell-it, 50 vite më parë sugjeron se ky do të jetë problem serioz për eurozonën. Rritja e lëvizshmërisë së punës mund të jetë privilegj në Evropë por është prerekuizitë për eurozonën. Vendet që integrojnë tregjet e tyre të punës do të ishin të aftë të ndanin monedhën e përbashkët në mënyrë përfituese. Të tjerë do të duhet të përballen me tregti stresuese ndërmjet inflacionit dhe papunësisë. Burimi: Mundell 1961; Sugawara dhe Zalduendo 2010.

Page 23: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

23

Premtimi i precipituar i mbrojtjes sociale Evropës do t’i duhet të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën e organizimit të punës dhe qeverisë. Arsyet po bëhen gjithnjë e më të qarta: forca punëtore po tkurret, shoqëritë po plaken, siguria sociale është tanimë pjesë e shpenzimeve qeveritare dhe defiçitet fiskale dhe borxhi publik shpesh janë tepër të rënda. Në përballimin e shpenzimeve, defiçitit dhe borxhit qeveritar është e rëndësishme të fillohet duke pyetur nëse qeveritë evropiane janë tepër të mëdha; që do të thotë pra nëse ato shpenzojnë më tepër seç duhet ose jo. Dukshëm ato janë më të mëdha krahasuar me koleget e tyre. Në BE15 qeveritë shpenzuan 50% të GDP-së në vitin 2009; në pjesën tjetër të Evropës kjo shifër ishte rreth 45%- krahasuar me më pak se 40% në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni, 33% në Amerikën Latine dhe rreth 25% në Azinë Lindore në zhvillim. Një hartë e botës e ridimensionuar për të reflektuar shpenzimet e qeverisë në vend të zonës tokësore tregon qartë sesi Evropa mund t’i duket të jashtmëve (figura 16). Figura 16: Qeveritë në Evropë janë të mëdha (bota e ridimensionuar sipas shpenzimeve qeveritare në dollarë, 2009)

Burimi: Stafi i Bankës Botërore duke përdorur IMF ËEO.

Qeveritë në Evropë shpenzojnë ndërmjet 7 dhe 10% të GDP-së më tepër sesa kolegët e tyre gjetkë- pra të vendeve me nivele të ngjashme të të ardhurave për frymë. Ndryshimi qëndron më së shumti tek shpenzimet për mbrojtje sociale. Për shembull qeveritë e Evropës Perëndimore shpenzojnë rreth 10% të GDP-së më shumë sesa Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Japonia. Ndryshimi në shpenzimet për mbrojtje sociale është 9% e GDP-së (figura 17). Figura 17: Mbrojtja sociale shpjegon ndryshimin ndërmjet përmasave të qeverisë në Evropë dhe kolegeve të saj gjetkë (shpenzimet qeveritare, përqindje të GDP-së, 2007-2008)

Page 24: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

24

14.8

7.1

6.7

20.1

15.8

7.1

5.4

16.7

17.4

6.2

4.6

16.9

16.6

4.9

5.3

11.7

18.3

4.5

3.9

12.2

18.1

4.2

6.2

12.6

16.4

7.8

6.3

7.3

12.7

7.4

3.9

12.7

0

10

20

30

40

50

Go

ve

rnm

en

t sp

en

din

g,

20

07

-08

pe

rce

nta

ge

of

GD

P

North CenterWestern Europe

South EU12 EUCand.

EasternPartner-

ship

UnitedStates

Japan

Social protection Education Health Non-social spending

Shënim: “Mbrojtja sociale” përfshin përfitimet e lidhura me sëmundjet dhe paaftësitë fizike, plakjen, fëmijë dhe familje, papunësinë dhe strehimin. Evropa Perëndimore përbëhet nga Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia (Veriu); Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (Qendra); Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja (Jugu). Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek IMF GFS dhe IMF WEO.

Mund të ketë arsye të mira për të pasur qeveri më të mëdha. Nëse qeveritë arrijnë të furnizojnë me shërbimet thelbësore sociale dhe nëse shoqëria evropiane dëshiron të rishpërndajë më shumë për të mbrojtur mirëqënien e më të vjetërve, të pafatëve dhe të dobtëve duhet më patjetër të sigurojë këto pajisje. Nëse popullsia evropiane është më e vjetër dhe sistemet e sigurisë shoqërore duhet të jenë më të mëdha, kjo mund të shërbejë si një tjetër arsye e mirë për qeveri që shpenzojnë shuma të mëdha. Shoqëritë evropiane kanë qenë më tepër rishpërndarëse, mjafton të shohim rënien impresionuese të varfërisë në Evropën Perëndimore që prej Luftës së Dytë Botërore dhe në Evropën Lindore që prej Luftës së Ftohtë. Por shërbimet, mirëqenia dhe siguria shoqërore duhet të financohen përmes taksave dhe taksat në Evropë janë më të lartat në të gjithë botën. Për shembull, taksat në Republikën e Koresë- shuma që punonjësit koreanë paguajnë përveç taksave kur punësojnë njerëz të rinj- është rreth një e treta e asaj që sipërmarrjet belge paguajnë dhe sa gjysma e taksave të paguara prej bizneseve në Greqi dhe Turqi. Pyetjet që provokojnë të tilla shifra janë: a është qeveria e madhe një pengesë për rritjen në Evropë? Duket sikur përgjigja është po. Gjatë 15 viteve të fundit, një rritje me 10% në shpenzimet qeveritare në Evropë ka zvogëluar rritjen vjetore me 0.6-0.9%. Vende me qeveri me shpenzime mesatare të GDP me mbi 40% rriten me 2 % më pak sesa ato me mesatare më të ulëta (kapitulli 7). Sigurisht që përmasa nuk është i vetmi tipar që ka rëndësi. Po aq e rëndësishme është çfarë bën qeveria dhe si i financon ajo aktivitetet e saj. Qeveritë evropiane rregullojnë zonën më të madhe ekonomike në botë; inkurajojnë shkëmbim të vrullshëm të të mirave, kapitalit dhe shërbimeve; promovojnë përgjegjshmëri; sigurojnë ose mundësojnë ofrimin e të mirave publike dhe rishpërndajnë pasurinë. Qeveritë më të mëdha janë shpesh më të mira në të tilla gjëra, veçanërisht kur besimi social siguron që çdokush të luajë duke respektuar të njëjtat rregulla. Siç tregojnë vende të tilla si Suedia, qeveri kaq të mëdha mund të shkojnë bashkë me ekonomi dinamike dhe të gjalla.

Page 25: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

25

Megithatë nuk është aspak e lehtë të jesh si Suedia. Çfarë nevojitet? Lehtësi në regjistrimin e pronave, tregti përtej kufijve dhe shlyerje e taksave në mënyrë që Banka Botërore ta rendisë vendin ndër 15 vendet më të mira për të bërë biznes. Krijo kushtet e përshtatshme në mënyrë që 4 nga 5 njerëz që punojnë të plaken në punë dhe sigurohu që çdkoush që punon të paguajë taksa. Duhet të kesh një qeveri efikase që siguron shërbime sociale të një cilësie të lartë që taksapaguesve t’u vlejnë paratë. Ndrysho rregullat e pensionit që e bëjnë të vështirë daljen në pension para moshës 65 dhe të pamundur pa arritur të gjashtëdhjetat. Kultivo besimin social që lejon një rrjet sigurie sociale më bujare dhe transparencë në qeveri që abuzimi të jetë minimal. Lista është e gjatë. Nëse një vend mund t’i realizojë të gjitha këto, qeveria e madhe nuk do mund ta dëmtojë rritjen ekonomike. Qevritë evropiane do të duhet të bëhen më efikase ose duhet të zvogëlohen. Për fat të mirë edhe qeveritë që janë zmadhuar para kohe e kanë bërë një gjë të tillë vetëm për një arsye: mbrojtje sociale. Qeveritë evropiane nuk janë shpenzuese të mëdha as në shëndetësi as në edukim. Variacioni ndërmjet vendeve përbëhet nga ndryshimi në shpenzimet për pensione dhe asistencë sociale. Vendet e Evropës ndryshojnë gjithashtu nga mënyra si i taksojnë këto përfitime; vendet e Evropës Veriore i taksojnë përfitimet nga siguria sociale tek njerëzit me të ardhura të larta më shumë sesa vendet e tjera të Evropës. Por arsyeja përse Evropa shpenzon më shumë sesa të tjerët për pensionet publike është e njëjtë si në veri, jug apo qendër. Kjo jo sepse Evropa ka popullsinë më të vjetër (Japonia është edhe më e vjetër) as për shkak të përfitimeve më të larta nga pensioni (subvensionet vjetore për pensionist janë pothuajse të njëjtat si në Greqi ashtu edhe në Japoni). Ajo shpenzon më tepër për shkak të përzgjedhjeve më të lehta dhe më të shpejta për pension (figura 18). Figura 18: Ndryshime të vogla në pensionet vjetore për përfitues, shpenzime publike në përgjithësi të larta për pensionet (shpenzimet publike për pensionet në vitin 2007)

4.2

8.8

10.6

12.1

12.6

036912

Public pension spendingpercentage of GDP

Anglo- Saxon

Japan

Western Europe North

Western Europe Center

Western Europe South

11.1

11.9

12.8

14.1

12.7

0 3 6 9 12 15

Real public pensions per elderly, PPPthousands of international dollars

Shënim: Evropa Perëndimore përbëhet nga Danimarka, Finlana, Islanda, Norvegjia dhe Suedia (Veri); Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (Qendër); Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja (Jug); Vendet Anglo-Saksone përbëhen nga Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Burimi: Përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore, bazuar tek Aurstat dhe Statistikat e Pensioneve të OECD, shih kapitullin 7.

Konsolidimi fiskal duhet të jetë prioritet kyç në Evropë gjatë dekadës së ardhshme dhe kontrollimi i shpenzimeve publike lidhur me plakjen do të mbetet një politikë imperative gjatë 20 viteve të ardhshme. Përllogaritjet e bëra për këtë raport tregojnë se Evropa Perëndimore duhet të përmirësojë balancën e saj primare- që duhet të rregullohet për ciklin e biznesit- me rreth 6% të GDP-së gjatë kësaj dekade që të reduktojë borxhin publik në 60% të GDP-së deri në vitin 2030 (figura 19). Ndër vendet e

Page 26: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

26

Evropës Perëndimore nevoja e konsolidimit të shpenzimeve publike është më e madhe në jug dhe më e ulët në veri. Ndër ekonomitë në zhvillim të Evropës, me një target më të ulët prej 40% të GDP-së së borxhit publik, rregullimet e nevojshme janë rreth 5% të GDP-së. Ato janë më të ulëta në vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian. Rregullime edhe më të mëdha do të jenë të domosdoshme në vendet kandidate dhe ekonomitë e partneritetit lindor, sepse shumë prej tyre nuk kanë filluar seriozisht reformimin e sistemeve të mbrojtjes sociale- pensionet, sigurimet e papunësisë dhe asistencën sociale. Figura 19: Evropa Perëndimore duhet të reduktojë defiçitet fiskale me 6% të GDP-së, Evropa në zhvillim me më pak (rregullimet e nevojshme fiskale, 2010-2030)

2.5

3.6

0.7

3.6

2.8

5.9

7.0

4.1

3.2

2.0

2.8

0.9

3.4

3.1

3.0

3.1

0

2

4

6

8

10

perc

en

tag

e o

f G

DP

Western Europe Emerging Europe

Overall North Center South Overall EU12 EUcandi-dates

Easternpartner-

ship

Cyclically-adjusted primary balance, 2010-20

Changes in pensions and healthcare, 2010-30

Required adjustment

Shënim: Impaktet fiskale të plakjes në sistemet e pensionet dhe kujdesit shëndetësor po mungojnë për vendet kandidate të BE-së dhe ato të partneritetit lindor. Për këtë ushtrim shuma e rregullimeve në shpenzimet për kujdesin shëndetësor presupozohet të jetë e njëjta si edhe për shtetet e reja anëtare. Rregullimet në shpenzime që kanë të bëjnë me pensionet supozohet të jetë e njëjtë me ato të Evropës Jugore. Evropa Perëndimore përbëhet nga Danimarka, Finlana, Islanda, Norvegjia dhe Suedia (Veri); Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (Qendër); Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja (Jug). Në total Evropa Perëndimore përmban të gjitha vendet që i përkasin këtyre tri grupeve. Në total Evropa në zhvillim përfshin të gjitha vendet e BE12, vendet kandidate të BE-së dhe partneritetin lindor. Burimi: Përllogaritjet e stafit të Institutit për Kërkim Strukturor në Poloni dhe nga Banka Botërore, bazuar tek IMF WEO; shih kapitullin 7. Shpenzimet publike lidhur me plakjen përfshijnë kostot gjithnjë e më tepër në rritje të sigurimit të kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Pa reforma gjithëpërfshirëse në sistemin e pensioneve dhe kujdesit afatgjatë shëndetësor këto kosto mund t’i shtojnë çekuilibrave fiskale të qeverive më shumë se 3% të GDP-së për dy dekadat e ardhshme. Qeveritë në Evropë që harxhojnë më shumë se 10% të GDP-së në përfitime të tilla mund të jenë në rrezik nën-investimesh në aktivitete që ndihmojnë rritjen ekonomi-arsim, infrastrukturë dhe inovacion. Vende të tilla si Serbia dhe Ukraina që harxhojnë 15% ose më tepër për sigurinë sociale mund të jenë duke rrezikuar mirëqenien e brezave të ardhshëm. Rivendosja e ekuilibrit punë-jetë Modeli evropian i punës ofron siguri të ardhurash më shumë se çdo tjetër dhe disa vende si Austria, Danimarka, Irlanda dhe Zvicra e kanë adaptuar atë që të kombinojnë sigurinë me fleksibilitetin në punësimin dhe pushimin nga puna për të nxitur si efikasitetin ashtu edhe barazinë në të ardhurat nga tregu i punës. Por për pjesën më të madhe të Evropës, çekuilibrat ndërmjet punës dhe jetës duhen zbutur sikurse edhe çekuilibrat fiskalë që janë shfaqur si rrjedhojë e shpenzimeve publike për të mbrojtur shoqëritë nga aspektet më të ashpra të sipërmarrjes private.

Page 27: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

27

Që prej mesit të viteve 80’ afërsisht një miliard punëtorë aziatikë kanë hyrë në tregun global. Në të njëjtën periudhë evropianët kanë punuar më pak orë në javë, më pak javë në vit dhe më pak vite gjatë jetës së tyre. Është shqetësuese që produktiviteti i tyre nuk po rritet aq shpejt sa duhet. Në vendet e Evropës Jugore për shembull, produktiviteti dekadën e kaluar ra me 1% për çdo vit, ndërkohë që- duke patur parasysh nivelet relative të produktivitetit në Evropën kontinentale dhe veriore- duhet të ishte rritur me rreth 4% çdo vit. Është gjithashtu shqetësues fakti që në shumë pjesë të Evropës taksat sjellin më pak nga sa harxhojnë qeveritë. Franca dhe Gjermania për shembull nuk kanë patur surplus fiskal që prej viteve 70’, Greqia priste defiçit buxhetor prej rreth 10% në vitin 2011 dhe Hungaria, Serbia dhe Hungaria dhe shumë shtete të tjera janë përpjekur të përmbajnë çekuilibrat buxhetorë. Kjo duhet të ndryshojë. Reforma e pensioneve dhe lejeve të paaftësisë do të duhet të kthehet në prioritetin maksimal tani, me kostot e kujdesit afatgjtë shëndetësor që po kthehet në një problem të ngutshëm. Evropa tashmë shpenzon dy herë më shumë në sigurinë sociale krahasuar me Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Ka disa vende në Evropë që po tregojnë si t’i adresojnë këto probleme. Disa të tillë si Suedia janë mjaft të njohur; të tjerë si Islanda kërkojnë më shumë studim (Iwulska 2011). Shoqëritë evropiane do të duhet githashtu të modernizojnë sistemet e mirëqenies sociale në mënyrë që dallimet në punë të minimizohen. Danimarka, Gjermania dhe Irlanda mund të frymëzojnë të tjerët për mënyrën sesi kjo mund të realizohet. Por ajo që duhet bërë nuk është e vështirë të kuptohet: Evropianët do të duhet të punojnë më shumë. Nga i dallueshëm në i shquar Në vitin 2007 An East Asian Renaissance (Rilindje aziatiko-lindore), raport i Bankës Botërore, prezantoi nocionin e ‘’kurthit të të ardhurave mesatare’’ (Gill and others 2007). Ky raport fliste për arsyet pse vendet po kalonin lehtësisht nga vende me të ardhura të ulëta për frymë në nivele të ardhurash mesatare, por e kishin të vështirë të bëheshin dhe të qëndronin ekonomi me të ardhura të larta. Kërkime të mëtejshme identifikuan rreth dy duzina vendesh që kishin kaluar nga vende me të ardhura mesatare në vende me të ardhura të larta që prej vitit 1987. Disa kishin zbuluar naftë, si Omani dhe Trinidad Tobago. Por ky nuk mund kurrsesi të jetë një model zhvillimi për të tjerët sepse është më tepër çështje fati sesa politikash. Disa të tjera si Honk Kong SAR, Kinë, Singapori dhe Repubika e Koresë e kishin përkthyer paqen në prosperitet përmes strategjish të drejtuara kah eksporti që përfshinin punën dhe kursimin e tepërt, ndonjëherë madje duke i shtyrë liritë politike për më vonë. Ata duhet të ishin agresivë, si ‘tigra’ dhe të kujdeseshin eskluzivisht për veten. Por nga vendet që janë rritur me shpejtësi nga të ardhura mesatare në të ardhura të larta, rreth gjysma- Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Malta, Polonia, Portugalia, Republika Sllovake dhe Sllovenia- janë në Evropë. Nëse mund të jesh pjesë e makinerisë së mrekullueshme evropiane të konvergjencës nuk duhet të jesh jashtëzakonisht me fat për t’u bërë ose jo i pasur- si tigrat e Azisë- duhet të jesh i egër dhe i disiplinuar. Pamundësia e makinerisë së konvergjencës për të vazhduar shpërndarjen e rritjes së shpejtë dhe cilësi të përmirësuar jetese në ekonomitë e avancuara të Evropës Perëndimore është njohur tanimë prej disa vitesh. Politikbërësit e Evropës kanë bashkuar protokolle dhe përkushtim për të inkurajuar dinamizmin dhe inovacionin. Politika që ishin komponent kyç për modelin e rritjes së Evropës së pas luftës- apo ato që dolën prej tij- nuk po i japin ekonomive evropiane mjaftueshëm fleksibilitet për të përfituar nga teknologjitë e reja që kanë çuar në rritje të lartë të produktivitetit në Azi dhe Amerikën e Veriut gjatë 15

Page 28: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

28

viteve të fundit. Problemi nuk është se rregulloret e tregut të produkteve dhe mbrojtja e punësimit u bënë më të rrepta me kalimin e kohës: ato thjesht u bënë më të kushtueshme. Modeli evropiano-perëndimor që krijoi kaq lehtësisht mundësinë për të arritur standardet ka krijuar institucione që po pengojnë rritjen në një epokë tjetër- një epokë e konkurrencës më të madhe me jashtë dhe zhvendosje të mëdha demografike brenda. Këto institucione duhet të rinovohen tashmë. Në shtetet që aspirojnë të bëhen pjesë e kësaj makinerie, vendet kandidate më së shumti apo kandidatët potencialë dhe fqinjët lindorë, me shumë mundësi këto struktura nuk do të arrijnë të realizojnë përfitimet që vijnë prej bashkimit më të madh ekonomik. Edhe në shtetet e reja anëtare këto institucione nuk munden ende të ndalojnë përfitimet nga produktiviteti nëse lidhjet e tyre me Evropën e përparuar bëhen më të forta dhe të sofistikuara. Në ekonomitë perëndimorë strukturat duhen bërë menjëherë më fleksibël. Konvergjenca me një thelb të ngurtë mund të bëhet shumë shpejt aspak tërheqëse. Bashkimi Evropian ka strategjinë e tij të rritjes, Europe 2020, që e njeh këtë imperativ. Jo të gjithë 45 vendet e përfshira në këtë raport janë pjesë e Bashkimit Evropian por ato duhet të ndajnë aspiratat e Europe 2020: zhvillim ekonomik të zgjuar, të qëndrueshëm dhe përfshirës. Mënyra evropiane e të jetuarit- dhe ambiciet e saj në rritje- nxisin kombinimin e dinamizmit ekonomik me qëndrueshmërinë ambientale dhe kohezionin social. Modeli ekonomik i Evropës është tanimë shumë më miqësor ndaj mjedisit sesa pjesa tjetër. E ka bërë prodhimin shumë më të pastër sesa gjithë pjesët e tjera të botës me përjashtim të Japonisë dhe do të bëhet emetuesi më i ulët për frymë i dioksidit të karbonit rreth vitit 2020. Megjithatë mbetet importuesi më i madh i emetimit (përfshirë në produktet e importuara- figura 20), duke ndotur jo aq shumë përmes prodhimit sesa përmes ndërmjetësimit. Evropianët do të duhet të bëjnë më shumë që konsumimi të konsiderohet vërtetë jeshil. Është testament i idealeve evropiane që Evropa është e gatshme të paguajë për të ndaluar ngrohjen globale ndërkohë që është më pak e rrezikuara për t’u dëmtuar. Ka arsye të besohet se modeli ekonomik i Evropës mund të bëhet më tepër jeshil pa sakrifikuar rritjen ekonomike: Gjermania, Franca dhe Suedia janë duke treguar tashmë rrugën e duhur (shih Fokusi 2). Figura 20: Prodhimi i gjelbër por jo konsumimi (transfertat e emetimit të CO₂ neto *emetimet territoriale minus konsumimi+, 2008)

Page 29: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

29

Shënim: MtCO2= milion ton dioksid karboni Burimi: Stafi i Bankës Botërore duke përdorur data nga Peters dhe të tjerë 2011; shih fokusi 2. Kohezioni social është themeli i modelit ekonomik të Evropës por kjo aspiratë duhet kuptuar në mënyra konsistente me principe të shëndosha ekonomike. Mund të jetë sepse Evropa ka tri asete të paçmuara: Tregun e Vetëm Strategjik të Bashkimit Evropian, një momentum për integrimin rajonal dhe influencën globale meqë është gjeneruesi i një të tretës së outputit vjetor të botës. Zhvillimi përfshirës do të jetë rezultat i natyrshëm i masave për të thelluar tregun e vetëm, zgjeruar shtrirjen e integrimit ekonomik rajonal dhe për të ruajtur influencën globale të Evropës (kapitulli 8). Kjo do të kërkojë rregullime në të gjithë komponentët e modelit ekonomik evropian. Rregullat që duhet të udhëheqin politikbërësit- adaptuar nga Phelps (1966)- mund të duken pak a shumë kështu:

Zgjero përfitimet e tregtisë më të lirë për ato jashtë Bashkimit Evropian. Zgjerimi e ka bërë Evropën më të fortë dhe integrimi ekonomik duhet të vazhdojë drejt lindjes. Tregu i vetëm mund të thellohet dhe zgjerohet në të njëjtën kohë.

Merr hua nga jashtë vetëm për investime. Në Evropë, ku financimi i huaj është përdorur për investime private, është nxitur rritja dhe konvergjenca. Por të mbështetesh në kapitalin e huaj për të financuar konsumin i bën ekonomitë kudo nëpër botë më tepër vulnerabël sesa dinamike.

Siguroi sipërmarrjeve lirinë të fillojnë, të rriten dhe të mbyllen. Rregulla efikase për sipërmarrjet e bëjnë të lehtë pajtueshmërinë por ndëshkojnë në të njëjtën kohë shkeljet dhe vlerësojnë rreziqet dhe përqëndrohem tek burimet ku risqet janë më të larta.

Përdor para publike për të katalizuar inovacionet private, jo për t’i zëvëndësuar ato. Politikat efikase për inovacionin vendosin kushte të përshtatshme për inovatorët që të lulëzojnë duke mbështetur shpikjet, duke mobiluzuar financimin dhe duke sjellë fuqinë e zgjedhjes dhe burimet e biznesit në universitetet evropiane.

Harto ligje pune për t’i trajtuar të brendshmit dhe të jashtmit si të barabartë. Rregulloret nuk duhet të favorizojnë as ata me punë as ata pa punë. Ta shohësh punën si diçka të fiksuar që duhet ndarë ndërmjet punëtorëve çon në rregulla të dobëta për rregullimin e punës.

Konsideroje borxhin e qeverisë si një mënyrë për të financuar investimet publike. Me nivele të larta borxhi dhe perspektiva modeste rritjeje financimi publik duhet të bazohet më shume tek

Page 30: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

30

pritshmëria se brezat e ardhshëm nuk do të jenë më të pasur se ata të sotmit. Mbrojtja sociale, shërbimet sociale dhe administrata publike duhet të financohen me taksa dhe kontribute, jo me borxh kombëtar.

Ekonomitë evropiane nuk duhet të bëhen si Amerika e Veriut apo Azia Lindore për t’ju përmbajtur këtyre rregullave, megjithatë mund të nxjerrin disa mësime prej tyre. Nga Amerika e Veriut evropianët mund të mësojnë se liria ekonomike dhe siguria sociale duhet të balancohen me kujdes: kombet që sakrifikojnë më tepër liri ekonomike seç duhet për hir të siugirsë sociale mund të përfundojnë duke i humbur të dyja, duke dëmtuar si sipërmarrjen ashtu edhe qeverinë. Të prishësh këtë ekuilibër do të thotë të heqësh dorë nga mënyra evropiane e të jetuarit dhe nga vendi i saj në botë. Nga Japonezët, Koreanët dhe Kinezët, Evropa mund të mësojë se ndërkojë që dhurata e prosperitetit dhe jetëgjatësisë vijnë së bashku ato duhet të jenë të ndara: të jesh më i pasur do të thotë se evropianët nuk duhet të punojnë aq sa më parë por të jetuarit më gjatë do të thotë se ata duhet të punojnë më shumë vite, jo më pak. Të veprosh ndryshe do të thotë të ngarkosh në mënyrë të padrejtë brezat e ardhshëm dhe shkel rregullin e artë të rritjes ekonomike. Evropianet mund sigurisht të mësojnë më lehtë dhe më shumë nga njëri-tjetri. Vendet në Evropë që kanë ndërmarrë politika që manifestojnë si pjekuri kulturore ashtu edhe disiplinë ekonomike kanë treguar se një model i dallueshëm rritjeje mund të bëhet edhe i shquar.

Page 31: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

31

Tabela 2: 30 PYETJE, 30 PËRGJIGJE

Pyetje Përgjigje Kapitulli 1

Çfarë e bën unik modelin evropian të rritjes?

Komponentët kryesorë të modelit evropian të rritjes- tregtia, financat, sipërmarrja, inovacioni, puna dhe qeveria- janë organizuar në mënyra unike.

A e kanë bërë të nevojshme një model të ri ekonomik ndryshimet në Evropë dhe pjesën tjetër të botës?

Rritja e ngadaltë e produktivitetit, një forcë punëtore në rënie si dhe imbalance fiskale në rritje kanë zsbuluar dobësitë e modelit ekonomik evropian dhe hyrja e gati një miiard punëtorëve aziatikë në tregun global po i shtohet kësaj.

Cilat pjesë të modelit evropian duhet të ruhen dhe cilat duhen ndryshuar?

Shumë ndryshime duhen bërë në mënyrën sesi qeveritë dhe tregjet e punës janë organizuar. Më pak ndryshime nevojiten për nxitjen e inovacionit, rritjes së produktivitetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës nga sipërmarrjet. Akoma më pak duhen për përmirësimin e financave dhe tregtisë në Evropë.

Kapitulli 2

A është “Fabrika Evropë” po aq dinamike sa “Fabrika Azi”

Fabrika Azi po rritet më shpejt por tregtimi i të mirave në Evropë është më i sofistikuar.

A është Tregu i Vetëm për Shërbimet më pak i suksesshëm krahasuar me Shtetet e Bashkuara?

Tregu i Vetëm po punon mjaft mirë për shërbimet tradicionale si udhëtimi dhe transporti por nuk po performon mirë në shërbimet modernesi sigurimet, teknologjia e informacionit dhe shërbime të tjera biznesi.

A po e kompromenton Politika e Përbashkët e Bujqësisë lidershipin global të Evropës?

Politikat bujqësore të Bashkimit Evropian e pengojnë zgjerimin e tregut të vetëm tek fqinjët dhe Evropa po humbet një mundësi të mirë për përmirësimin e jetëve të pothuaj 75 milion njerëzve në vendet e partneritetit lindor.

Kapitulli 3

Përse financat në Evropë po zhvillohen ndryshe nga rajonet e tjera?

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ushtron një shtysë të fuqishme institucionale dhe politike duke e bërë Evropën unike dhe duke fuqizuar lidhjen ndërmjet kursimeve të huaja dhe rritjes ekonomike.

Si përfituan një pjesë e ekonomive evropiane më tepër nga flukset ndërkombëtare financiare krahasuar me të tjerët?

Ekonomitë evropiane që arritën të mbronin financat publike nga shpërthimi dhe financat private nga kriza pa iu drejtuar vetë-sigurimit të kushtueshëm të vënë re në Azi përfituan nga financimet e huaja.

A ka evidence për një “borxh të dalë në sipërfaqe” në Evropën në zhvillim që redukton rritjen dhe justifikon ndërhyrjen e qeverive?

Në Evropën në zhvillim thesaret, sipërmarrjet dhe ekonomitë familjare nuk po përballen me një borxh të dalë në sipërfaqe por në periferi të eurozonës ky problem është akut, çka paraqet rrezik për bankat kudo.

Kapitulli 4

Çfarë pret evropa nga sipërmarrjet e saj?

Punëtorët presin që sipërmarrjet në Evropë të krijojnë vende pune, aksionerët të gjenerojnë vlerën e shtuar dhe qeveritë të sjellin fitime të përmasave të mëdha prej eksportit.

Si ia kanë dalë mbanë firmat evropiane në një Evropë më të zgjeruar?

Në pjesët më të mëdha të Evropës firmat kanë përfituar nga integrimi më i madh rajonal për të decentralizuar produktin, tërhequr investimet e huaja dhe për të zgjeruar tregjet për produktet e tyre.

Përse disa pjesë të Evropës performojnë më mirë se të tjerat?

Në Evropën Perëndimore dhe Lindore strukturat industriale ishin më të përshtatshme për tregun e vetëm; Sipërmarrjet e Evropës Jugore kanë qenë më të ngadalta në aktivitetet e përtej detit dhe kanë dështuar në tërheqjen e investitorëve të huaj.

Cilat politika qeveritare i ndihmojnë sipërmarrjet të jenë

Në ekonomitë e përparuara evropiane shumë qeveri duhet të ristrukturojnë rregullat për të lehtësuar bërjen e biznesit; në Evropën në zhvillim shumë duhet

Page 32: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

32

të suksesshme?

ende të përmirësojnë infrastrukturën dhe kredinë gjithashtu.

Kapitulli 5

Sa rëndësi ka defiçiti i inovacionit të Evropës?

Defiçiti evropian i inovacionit ka më tepër rëndësi për BE15 por i intereson edhe ekonomive në zhvillim të Evropës duke qenë se ato po integrohen gjithnjë e më shumë.

Përse Evropa merret më pak me Kërkim-Zhvillim krahasuar me Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Republikën e Koresë?

Sipërmarrjet evropiane merren më pak me Kërkim-Zhvillim sesa firmat amerikane sepse ato priren të jenë të suksesshme në ato sektorë që nuk janë edhe aq të orientuara kah inovacionit.

Cilat janë atributet e një sistemi innovator të suksesshëm evropian?

Ekonomitë evropiane më inovatore si Zvicra zhpenzojnë shumë në Kërkim-Zhvillim por ndajnë gjithashtu disa atribute kryesore me Shtetet e Bashkuara- biznes i fortë- lidhje me universitetet, menaxhim i mirë i aftësive dhe universitete më të mira.

Çfarë duhet të bëjnë qeveritë evropiane për të rritur inovacionin?

Masat për integrimin e plotë të Tregut të Vetëm të Shërbimeve do të sigurojnë shkallën, universitete të financuara me shumë privatisht do të furnizojnë aftësitë dhe rregulloret që nxisin konkurrencën do të krijojnë incentivat që sipërmarrjet evropiane të inovojnë.

Kapitulli 6

A ka një model evropian pune?

Ekonomitë evropiane kanë përgjithësisht mbrojtje punësimi më të rreptë dhe përfitimë shoqërore më bujare krahasuar me homologët e tyre në Amerikën e Veriut dhe Azinë Lindore

Duke patur parasysh ndryshimet demografike si mund të arrijë Evropa një forcë punëtore më produktive dhe të qëndrueshme?

Pjesëmarrja në rritje mund të ndihmojnë frenimin e rënies së forcës punëtore megjithatë më shumë konkurrencë për vendet e punës, mobilitet më i madh brenda Evropës dhe masa për të tërhequr talented janë ende të nevojshme.

A po e pengojnë efikasitetin praktikat e punësimit dhe mbrojtjes sociale?

Mbrojtja e punësimit i jep shumë fuqi të punësuarve ndërkohe që përjashton të tjerët në periferitë e tregut të punës dhe përfitimet bujare dobësojnë incentivat për të punuar.

A po përfiton maksimalisht Evropa nga lëvizshmëria e brendshme e punës?

Migrimi ndërmjet dhe brenda vendeve të Evropës është ende i ulët madje edhe migrimi brenda BE-së nuk i përmbush aspiratat e Bashkimit Evropian për një treg punë plotësisht të integruar.

Si mund të shndërrohet Evropa në një magnet global për talentet?

Evropës i nevojitet një qasje e re ndaj talenteve globale me politika që lidhin imigracionin me tregjet e punës dhe një klimë biznesi që shpërblen aftësitë dhe ndërmarrjen.

Kapitulli 7

A janë qeveritë evropianë më të mëdha se gjetkë?

Qeveritë në Evropë shpenzojnë rreth 10% më tepër GDP sesa homologet e tyre dhe kjo kryesisht sepse shpenzojnë më shumë në mbrojtjen sociale.

A po e zvarrit rritjen ekonomike në Evropë qeveria e madhe?

Ekonomitë evropiane me qeveri që shpenzojnë më tepër se 40$ të GDP-së kanë patur nivele rritjeje shumë më të ulëta rritjeje gjatë 15 viteve të fundit.

Nëse qeveritë e mëdha e pengojnë rritjen si është e mundur që vende si Suedia po performojnë kaq mirë?

Vende të tilla si Suedia kanë qeveri të mëdha por ato ofrojnë shërbime shoqërore me cilësi të lartë, e bëjnë më të lehtë për qytetarët dhe sipërmarrjet përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga taksat dhe rregulloret dhe kanë nivele të larta besimi social.

Si mund të bëhen me efikase qeveritë?

Në vende ku qeveria punon, burokracia është pakësuar në numër, institucionet financiare janë bërë më të besueshme, shërbimet publikë më konkurruese, administrimi i taksave më efektiv dhe qytetarëve iu është dhënë më tepër fuqi.

A duhet të jetë konsolidimi fiskal një prioritet absolut në politikat evropiane?

Për t’iu përgjigjur presioneve të tregut dhe popullsive në plakje, pothuaj çdo vend në Evropë duhet të bëjë rregullime të mëdha financiare për të reduktuar borxhin publik në nivelet e para krizës

Page 33: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

33

Kapitulli 8

Si mund ta bëjë Evropa më efikas tregun e vetëm?

Lëvizshmëria më e madhe e punës dhe rregullore kombëtare më uniforme për bizneset modern të shërbimit po e bëjnë tregun e vetëm më efikas.

Si mund ta mbajë Evropa momentumin për integrimin ekonomik rajonal?

Ruajtja e integrimit ekonomik kërkon bërjen efikas të tregut të vetëm dhe lehtësimin e rrjeteve të prodhimit përmes shërbimeve të përmirësuara në Evropën në zhvillim.

Cfare nevojitet për ruajtjen e lidershipit global evropian?

Për të qendruar lider global ekonomik Evropës i duhet të mbështesë integrimin rajonal, pakësojë borxhin publik, reformojë sigurimet shoqërore, riorganizojë ligjet për mbrojtjen në punë dhe të prodhojë politika që tërheqin talented nëpër gjithë botën.

Burimi: Kapitulli 1-8

Page 34: Rikthimi i Shkëlqimit të Evropëssiteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Overview_Golden... · Kërkimi dhe zhvillimi si edhe arsimi universitar, i njohur nëpër gjithë

34

Shënime

1 Phelps, Edmund. 1961. “The Golden Rule of Accumulation: A Fable for Growthmen,” The American

Economic Review, Vol. 51, No. 4. (September, 1961), pp. 638-643. 2 Among the economists were Maurice Allais, Tjalling Koopmans, Joan Robinson, John von Neumann, Robert Solow, and Trevor Swan. 3 Von Weizsäcker, Carl Christian. 1962. Wachstum, Zins und optimale Investitionsquote, Tübingen (Mohr-Siebeck), 96 pages. 4 Raporti mbulon 45 vende: 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, 4 vendet e EFTA (Islanda, Lihtenshtein, Norvegji dhe Zvicër), 8 vende candidate (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i zi, Serbia dhe Turqia) dhe 6 vende të partneritetit lindor (Armenia, Azerbajxhen, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina).