rilindja demokratike kombëtare - programi

14

Upload: jeton

Post on 04-Mar-2016

244 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

TRANSCRIPT

Page 1: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI
Page 2: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

Në bazë të nenit 20 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe nenit 16 të Ligjit për parti politike të Republikës së Maqedonisë, si dhe në lidhje me vendimin për formimin e partisë politike Rilindja Demokratike Kombëtare, Kuvendi themelues i partisë Rilindja Demokratike Kombëtare solli këtë:

P R O G R A M

I. Identiteti i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Pse Rilindja Demokratike Kombëtare?

RDK-ja është parti me orientim demokratik dhe kombëtar e cila synon afirmimin dhe ndërtimin e shoqërisë moderne dhe të sistemit demokratik të Maqedonisë sipas modelit të partive të qendrës se djathtë perëndimore.

Rilindja Demokratike Kombëtare veprimtarinë e vet demokratike dhe paqësore do ta ndërtojë dhe ndërthur mbi tri shtylla kryesore: Rilindje dhe rimëkëmbje e dinjitetit të njeriut dhe qytetarit; Demokratizim i mëtutjeshëm i vendit dhe avancim i sistemit të demokracisë; Avancim i të drejtave dhe lirive individuale dhe kombëtare të shqiptarëve dhe të të gjitha bashkësive tjera etnike në Maqedoni.

Ideologjia e Rilindjes Demokratike Kombëtare bazohet në krijimin e një politike të bazuar në parimet e veprimit të rilindësve shqiptarë për liri, barazi dhe drejtësi të plotë për të gjithë qytetarët dhe bashkësitë kombëtare në Maqedoni.

RDK-ja është parti e cila synon të forcojë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe të hedh bazat e një morali politik kombëtar për afirmim, zhvillim dhe barazi të plotë sistemore.

Ajo me politikën e vet gjithëpërfshirëse do të ndihmojë në realizimin e plotë të aspiratave politike, ekonomike dhe kulturore si dhe do ta përparojë rolin politik, shoqëror dhe kulturor të popullit shqiptar dhe të të gjithë qytetarëve në Maqedoni.

RDK-ja synon realizimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve, të të gjitha bashkësive kombëtare pa dallime etnike, kulturore, fetare, sociale dhe gjinore në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare për shoqëritë dhe shtetet multietnike.

Shtyllat e kësaj barazie për të cilat do të angazhohet RDK janë: ligjshmëria, mos diskriminimi, sistemi demokratik parlamentar me mekanizma të mbrojtjes kundër majorizimit, barazia ekonomike, barazia sociale, barazia në

Page 3: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

arsim, barazia në kulturë, barazia në informim, barazi në mbrojtjen shëndetësore dhe sociale, garantimin e pronës, institucionet e shtetit civil, përgjegjësinë publike, garancitë më të larta për të drejtat dhe liritë e njeriut duke përfshirë barazinë e femrës dhe mashkullit, mbrojtja institucionale, toleranca e mendimeve dhe interesave të ndryshme, transparenca në punën publike etj.

Objektivat bazë të Rilindjes Demokratike Kombëtare

Në synim të realizimit të Programit të saj politik: RDK-ja e konsideron ndarjen adekuate të pushtetit, garantimin e

pavarësisë së gjyqësisë dhe sundimin e ligjit si parakusht për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarit,

RDK-ja angazhohet për krijimin, ruajtjen dhe avancimin e raporteve të mira midis bashkësive etnike në frymën e traditës se koekzistencës paqësore dhe tolerancës ndërkulturore me synim evitimin e mosmarrëveshjeve në baza etnike, fetare dhe kulturore në të ardhmen.

RDK-ja angazhohet për tretman të barabartë institucional të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike dhe kulturore të cilët kanë qenë viktima të sistemit në periudhën socialiste dhe demokratike në funksion të rehabilitimit të plotë social, moral dhe material të tyre,

RDK-ja angazhohet për avancim të mëtejmë të procesit të decentralizimit në përgjithësi dhe decentralizimit fiskal në veçanti, në harmoni me përvojat e shteteve me demokraci të avancuar multietnike,

RDK-ja angazhohet për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e pushtetit në Republikën e Maqedonisë.

RDK-ja angazhohet që simbolet shtetërore të RM-së të reflektojnë karakterin qytetar të shoqërisë,

RDK-ja angazhohet për përdorim të lirë të simboleve kombëtare në harmoni me praktikat më të avancuara ndërkombëtare,

RDK-ja angazhohet për përfaqësim të drejtë dhe proporcional të të gjitha bashkësive etnike në të gjitha institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike,

RDK-ja angazhohet për avancim të identitetit kulturor të bashkësisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë dhe respektim të vlerave kulturore të të gjitha bashkësive tjera në vend.

RDK-ja angazhohet për reformim të mirëfilltë të administratës publike, institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike.

Page 4: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

RDK-ja angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës nëpërmjet politikave stimuluese ekonomike dhe nxitjes së investimeve të drejtpërdrejta vendore dhe të huaja në ekonominë e vendit.

RDK-ja angazhohet për luftë pakompromis institucionale ndaj dukurive negative të ekonomisë informale, evazionit fiskal, korrupsionit në politikë dhe fenomeneve tjera devijuese nëpërmjet zgjidhjeve konsistente ligjore dhe bashkëpunimit me organet e pavarura të spektrit civil dhe të biznesit.

RDK-ja angazhohet për politikë të drejtë zhvillimore territoriale dhe për alokim të barabartë të financave publike në harmoni me diversitetin etnik dhe kulturor në të gjithë territorin e vendit.

RDK-ja angazhohet për politika të drejta dhe transparente sociale dhe mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të qytetarëve,

RDK-ja angazhohet për politika të drejta dhe bashkëkohore arsimore dhe shëndetësore në vend,

RDK-ja angazhohet për luftim të të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, moshore, gjuhësore, ekonomike, sociale,

RDK-ja angazhohet për realizim të zgjedhjeve të drejta të lira dhe demokratike si dhe për realizim të të gjitha vlerave më të avancuara demokratike.

RDK-ja angazhohet për një qeverisje të drejtë dhe transparente si një nga parakushtet bazë për zhvillim të vlerave demokratike në vend.

RDK-ja angazhohet për ndërtim dhe kultivim të marrëdhënieve të mira miqësore me shtetet fqinje dhe përshpejtim të procesit të integrimit të vendit në strukturat dhe organizatat ndërkombëtare demokratike.

Forma dhe metodat e veprimit politik

Rilindja Demokratike Kombëtare është parti politike e cila nëpërmjet formave demokratike dhe paqësore të veprimit synon sigurimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe bashkësive tjera në Republikën e Maqedonisë në të gjitha sferat e jetës shoqërorë, politike dhe ekonomike.

I. Sistemi politik dhe demokracia

RDK-ja si parti politike në veprimin e saj angazhohet për një sistem politik me ndarje të mirëfilltë të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Page 5: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

RDK-ja angazhohet për sigurimin e mekanizmave të cilët do të garantojnë pavarësinë e plotë të pushteteve, balancën dhe kontrollin e tyre të ndërsjellë.

RDK-ja angazhohet për një sistem politik me vlera bashkëkohore demokratike i cili do t’i reflekton të gjithë komponentët që i posedon Republika e Maqedonisë.

RDK-ja angazhohet për ndryshime të mëtutjeshme të sistemit politik të vendit që çojnë drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe relaksimit të marrëdhënieve ndëretnike, ndërkonfesionale dhe ndërkulturore në vend.

RDK-ja angazhohet për demokraci funksionale multietnike dhe demokratizimin e mirëfilltë të institucioneve të sistemit.

RDK-ja angazhohet për sistem politik i cili demokracinë e kupton si mbrojtje të interesave të pakicës nga majorizimi i shumicës,

RDK-ja angazhohet për zbatim të demokracisë konsensusale në çështjet që kanë të bëjnë me identitetin nacional dhe kulturor , miratimin dhe alokimin e financave publike dhe realizimin e investimeve kapitale ne interes të të gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike ,

RDK-ja angazhohet për standarde demokratike të cilat mundësojnë inkuadrim sa më të lehtë të Republikës së Maqedonisë në rendin e ri evropian dhe botëror,

RDK-ja angazhohet për një sistem politik me administratë publike të reformuar dhe të depolitizuar,

RDK-ja angazhohet për politika publike të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha grupeve shoqërore

RDK-ja angazhohet për ndërtimin e mekanizmave të mirëfillta për evitim të mbjelljes së urrejtjes midis qytetarëve në baza nacionale, fetare dhe kulturore

RDK-ja angazhohet për krijimin e marrëdhënieve të harmonizuara dhe të qëndrueshme ndërnjerëzore midis qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend.

RDK-ja angazhohet për krijimin e një sistemi politik në të cilin qytetari do të ndjehet i lirë dhe i sigurtë për të ndërtuar fatin dhe ardhmërinë e vet dhe të njerëzve përreth.

RDK-ja angazhohet për përfaqësim përpjesëtimor të bashkësive etnike në strukturat e pushtetit qendror dhe lokal në pajtueshmëri me përfaqësimin e tyre në strukturën etnike të popullsisë.

RDK-ja angazhohet për depolitizimin e organeve gjyqësore në vend dhe për sigurimin e trajtimit të barabartë të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre nacionale, fetare, gjuhësore apo sociale.

RDK-ja angazhohet për riatdhesimin e emigrantëve politikë dhe ekonomikë pa dallime etnike, fetare dhe ideologjike.

RDK-ja angazhohet për një qarkullim të lirë të njerëzve, diturisë dhe kapitalit me qëllim të nxitjes së zhvillimit shkencor dhe teknologjik të vendit.

Page 6: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

RDK-ja angazhohet për emancipimin e qytetarëve dhe bashkësive të cilat kanë ngelur në një shkallë më të ulët të zhvillimit ekonomik dhe kulturor.

RDK-ja angazhohet për sistem politik në të cilin të gjithë qytetarët dhe subjektet politike kanë përgjegjësi individuale dhe kolektive ndaj institucioneve demokratike dhe vlerave civilizuese.

RDK-ja angazhohet për sistem politik ku organizimi i lirë i qytetarëve do të jetë pjesë e pandashme e sistemit demokratik.

RDK-ja angazhohet për sistem politik ku organizimi i pushtetit mbështetet në sovranitetin e individit dhe vullnetin e tij politik të shprehur në zgjedhjet e lira.

RDK-ja angazhohet për sistem politik ku individi dhe grupet shoqërore kanë të drejta, detyrime dhe përgjegjësi ndaj demokracisë.

III. Sistemi ekonomik

RDK-ja do të angazhohet për zhvillimin e sistemit ekonomik stabil, transparent dhe të integruar.

RDK-ja do të angazhohet për zhvillim policentrik, të barabartë dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë nëpërmjet implementimit të politikave të mirëfillta për zhvillim rajonal.

RDK-ja angazhohet për një zhvillim ekonomik harmonik territorial të të gjitha rajoneve në Maqedoni dhe vendosjen e një ekuilibri ekonomik dinamik. Në këtë kontekst objektivi ynë është ndryshimi i koncepcionit aktual të zhvillimit rajonal.

RDK-ja angazhohet për disiplinë të lartë buxhetore duke synuar që buxhetet shtetërore të përpilohen në bazë të realitetit ekonomik të vendit dhe të alokohen në mënyre proporcionale në të dalat buxhetore në gjithë territorin e vendit,

RDK-ja angazhohet për eliminim të praktikës së shpenzimit të mjeteve buxhetore për të implementuar projekte megalomane infrastrukturore joproduktive

RDK-ja angazhohet për politika monetare dhe devizore konsistente që janë adekuate për një ekonomi të hapur dhe në tranzicion.

RDK-ja angazhohet për një politikë të balancuar të punësimit. RDK-ja angazhohet për të përkrahur projektet për asistencë teknike

dhe financiare që mundëson vetëpunësimin, punësimin në bizneset e vogla dhe punësimin në bazë të programeve sociale të personave të papunësuar.

RDK-ja angazhohet për mbrojtje sociale për të papunësuarit dhe për ata të cilët kanë të ardhura shumë të ulëta, kështu secili i papunë të mbulohet me sigurim social.

Page 7: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

RDK-ja angazhohet për politika stimuluese shtetërore në raport me diasporën në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe riatdhesim të diasporës në vendlindje.

RDK-ja angazhohet për zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm, posaçërisht biznesin familjar, biznesin rajonal, biznesin industrial, biznesin e agrokulturës, biznesin e turizmit përkitazi me specifikat dhe resurset disponuese të vendit.

RDK-ja angazhohet për përpunim dhe zhvillim të modelit të partneritetit publiko-privat si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

RDK-ja angazhohet për gjetje të alternativave përkatëse për shfrytëzim të tokës në pronësi shtetërore në drejtim të nxitjes së bujqësisë dhe agrobiznesit në vend.

RDK-ja do të angazhohet për ofrim të subvencioneve dhe në raste të dedikimit për eksport dhe ulje të doganave, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të biznesit të vogël.

RDK-ja angazhohet për luftë pa kompromis kundër të gjitha elementeve dhe formave të ekonomisë së zezë dhe të gjitha trajtave të korrupsionit ekonomik dhe politik.

RDK-ja angazhohet për një bujqësi industrializuese intensive. RDK-ja angazhohet për konsolidimin e tokës bujqësore, duke

mënjanuar sa është e mundur efektet negative të copëzimit të mëtejmë.

RDK-ja do të angazhohet që për zhvillimin e bujqësisë të krijojë institucione të mikrofinancimit në fshat, duke shfrytëzuar përvojat e suksesshme ndërkombëtare.

RDK-ja do të angazhohet të krijojë një mjedis favorizues ligjor, rregullator dhe ekonomik për zhvillimin e bujqësisë.

RDK-ja angazhohet që duke shfrytëzuar investimet nga jashtë të kapitalit të huaj, të konsolidojë një strukturë eksporti kryesisht në mallra në sektorin e përpunimit.

RDK-ja angazhohet për zhvillimin e turizmit dimëror, turizmit stacionar dhe veror duke u bazuar në kapacitetet e terreneve malore ku mund të skijojnë shumë skiatorë sidomos në terrenet e Malit Sharr etj.

RDK-ja angazhohet për zhvillimin e turizmit kulturor RDK-ja angazhohet për përmirësim cilësor dhe zgjerim të rrjetit rrugor

në tërë territorin e vendit. RDK-ja angazhohet për përmirësimin e strukturës së tanishme të

transportit në vend.

IV. Arsimi, shkenca dhe kultura

RDK-ja angazhohet për investime permanente për avancim të kushteve fizike në institucionet arsimore në vend,

RDK-ja angazhohet në drejtim të sigurimit të një shkalle më të lartë të autonomisë së institucioneve arsimore,

Page 8: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

RDK-ja angazhohet për një sistem të investimit permanent dhe intensiv për zhvillimin e arsimit të të gjitha niveleve duke mbajtur llogari për një distribuim të drejtë dhe racional të mjeteve buxhetore për këtë qëllim,

RDK-ja angazhohet për një reformim të mirëfilltë të programeve mësimore në arsimin fillor dhe të mesëm duke mbajtur llogari që në lëndë specifike të mbahet llogari për realitetin multietnik të vendit,

RDK-ja angazhohet që në afat sa më të shkurtë kohor, të pasurohet literatura shkollore dhe profesionale në gjuhën shqipe në të gjitha lëmenjtë,

RDK-ja angazhohet që t’ia kthejë nderin institucionit “shkollë” dhe “mësues” nëpërmjet investimeve permanente për zhvillim të kapaciteteve njerëzore,

RDK-ja angazhohet në drejtim të avancimit të shkollimit të mesëm profesional, veçanërisht në fushat ku ndjehet mungesë e kuadrit të profilizuar,

RDK-ja angazhohet që në lëmi të caktuara të themelohen shkolla të mesme të karakterit publiko-privat si një formë e veçantë e partneritetit në fushën e arsimit,

RDK-ja angazhohet për avancim të arsimit të lartë në përgjithësi dhe në gjuhën shqipe në veçanti në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të ngritjes së performancës dhe cilësisë,

RDK-ja angazhohet për shpërndarje proporcionale dhe të barabartë të financave për universitetet publike proporcionalisht me numrin e studentëve dhe ndërtim të partneritetit privato-publik me universitetet më cilësore private në vend,

RDK-ja angazhohet për intensifikim të bashkëpunimit midis universiteteve publike dhe private në vend, në drejtim të krijimit të një qasjeje të unifikuar të mësimdhënies dhe funksionimit të institucioneve në arsimin e lartë,

RDK-ja angazhohet që në pajtueshmëri me praktikat dhe përvojat ndërkombëtare të instalohet një sistem për kontroll permanent të cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies në të gjitha institucionet arsimore të të gjitha niveleve në vend,

RDK-ja angazhohet për një unifikim të mënyrës së implementimit të sistemit Evropian të Kredive në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend,

RDK-ja ka qasje proaktive ndaj plotësimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve në fushën e kulturës dhe të artit dhe angazhohet për mbrojtjen dhe afirmimin e trashëgimisë materiale kulturore e shpirtërore të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend.

V. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale

Page 9: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

Mbrojtja shëndetësore

Rilindja Demokratike Kombëtare angazhohet pёr njё sistem shёndetёsor tё përparuar dhe funksional i cili pёrfshin tё gjithё qytetarёt dhe bazohet nё parimet e solidaritetit dhe barazisё.

RDK-ja do të angazhohet për realizimin e pjesëmarrjes së drejtë dhe adekuate të të gjitha bashkësive etnike në të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor, duke përfshirë edhe ndarjen e drejtë të buxhetit në shëndetësi.

RDK-ja do të angazhohet për ndryshimin e mënyrës së përcaktimit të buxheteve për institucionet publike dhe private shëndetësore, gjë që deri më sot ka rezultuar me diskriminimin e institucioneve shëndetësore në territoret e banuara me shqiptarë.

RDK-ja do të angazhohet për ndërtimin e objekteve të reja shëndetësore dhe rinovimin e ambulancave dhe spitaleve ekzistuese duke marrë në konsideratë gjatë përcaktimit të prioriteteve, numrin e popullsisë dhe nevojat reale të zonave të ndryshme.

RDK-ja do të angazhohet për krijimin e kartelës elektronike të pacientit, gjë që është një domosdoshmëri ende e parealizuar por që do të krijojë lehtësi në punën e mjekëve me pacientin.

RDK-ja angazhohet për një koordinim më të mirë të shërbimeve të ofruara nga sektori primar, sekondar dhe terciar,

RDK-ja angazhohet për ndërmarrjen e masave për përmirësimin e furnizimit me barna të rimburësuara, rishikimin e listës pozitive, lehtësimin e regjistrimit të barnave dhe shmangien e manipulimeve me barna që sjellin pasoja në dëm të shëndetit të qytetarëve.

RDK-ja angazhohet për përmirësimin e kujdesit stomatologjik të të gjitha niveleve, zgjerimin e ofrimit të këtij shërbimi dhe ngritjen e përgatitjes profesionale të stomatologëve.

RDK-ja angazhohet për investime private në sferën e shëndetësisë dhe inkurajon çdo nismë në këtë drejtim, bazuar në konkurrencën e ndershme me sektorin publik.

RDK-ja angazhohet për një reformë rrënjësore të shërbimit të emergjencës dhe për ndryshimin e gjendjes aktuale ku ky shërbim është kthyer vetëm në një transport të shpejtë.

Mbrojtja sociale

RDK-ja angazhohet për sigurim të mbrojtjes institucionale të grupeve në rrezik nga përjashtimi social,

RDK-ja angazhohet për ofrim të përkrahjes për personat me nevoja të veçanta,

RDK-ja angazhohet për reformim të sistemit të mbrojtjes sociale në vend.

Page 10: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

VI. Rinia dhe sporti

RDK-ja angazhohet për participim të rinisё nё proceset qeverisëse tё vendit,

RDK-ja angazhohet për krijim të parakushteve për participim të rinisë në aktivitete sociale,

RDK-ja angazhohet për të krijuar mundësi për vetëpunësim të të rinjve, RDK-ja do të angazhohet në drejtim të krijimit të parakushteve që

pushtetet lokale të aftësohen për të dhënë një përkrahje më të madhe për zhvillim të klubeve sportive që veprojnë në suaza të tyre,

RDK-ja do të angazhohet për krijimin e fondeve buxhetore qeveritare dhe lokale, me të cilat do të mundësohet motivimi i sportistëve dhe klubeve të cilat shënojnë rezultate që të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze vendit në gara ndërkombëtare

VII. Mbrojtja e mjedisit jetësor

RDK-ja angazhohet për stimulimin e prodhimtarisë në masë të teknologjisë për prodhim të energjisë solare,

RDK-ja angazhohet për dhënie të lehtësimeve tatimore për kapacitetet prodhuese të cilat do të shfrytëzojnë energji solare në vend të asaj elektrike,

RDK-ja angazhohet për zëvendësim të sistemit aktual të ndriçimit publik me sistem të ri që do të bazohet në energjinë solare,

RDK-ja angazhohet për zgjidhje definitive të problemit me ujërat e zeza dhe me deponitë regjionale, lokale dhe të egra me qëllim që të njëjtat të ndërtohen dhe konstruktohen konform standardeve më të larta botërore

RDK-ja angazhohet që kompanitë dhe qytetaret të rrisin vetëdijen ekologjike dhe të mbajnë llogari për ndotjen e mjedisit të cilën ata e shkaktojnë.

VIII. Eurointegrimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar

RDK-ja do të jetë në hap me trendet moderne botërore dhe me veprimin politik bashkëkohor do të tentojë të jetë pjesë e integrimit në tregjet moderne botërore, lëvizjet sociale, risitë teknologjike në të ashtuquajturin “fshat global”

RDK-ja do të tentojë që duke e ruajtur identitetin nacional si pjesë e trashëgimisë shekullore dhe duke hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të jetë pjesë e zgjidhjes së integrimit të vendit nëpër strukturat euro atlantike

RDK-ja do të punojë në zëvendësimin e mënyrës klasike të veprimit politik me frymë dhe metoda të reja të bashkëpunimit në botën e

Page 11: Rilindja Demokratike Kombëtare - PROGRAMI

kibernetikës ku kufijtë ekzistojnë vetëm në letër e me qëllim të qasjes ndaj informatës që paraqet forcë qenësore duke i shfrytëzuar risitë e teknologjisë informatike

RDK-ja do të participojë në organizata të ndryshme si dhe do të kyçet në rrjetet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësor, biodiversitetin dhe çështje tjera ekologjike duke u bërë pjesë e menaxhimit me situata krize të cilat i tejkalojnë kufijtë ndërkombëtarë,

RDK-ja do të ndërtojë strategji të reja veprimi që do t’u përgjigjen sfidave aktuale globale duke i përdorur metodat më të sofistikuara të diplomacisë ekonomike dhe kyçjes në tregun e lirë dhe të përbashkët duke i kërkuar vlerat dhe interesat e ndërsjellë,

RDK-ja do të punojë në drejtim të mundësimit dhe avancimit të lëvizjes së lirë anembanë botës të aktorëve të rinj të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare si OJQ-të, shoqërinë civile, mediat, shoqatat e ndryshme dhe duke u bërë pjesë e shkëmbimit të ideve dhe kulturave dhe aranzhimin e bizneseve të reja ndërmjet popujve të ndryshëm.