rinrec - kryefaqjaarlisalikajofficial.weebly.com/uploads/5/0/1/1/50117145/rinrec.pdf · mbeturinat...
TRANSCRIPT
për ta që do vazhdojnë të bëhen pjesë e traditës së REC ne nisim kështu faqjet e gazetës sonë, „RinREC“.
Faleminderit REC, për këtë trajnim duke shprehur mendimin e të gjithë pjesëmarresve për të thënë që këto ditë kanë qenë ndër ditët më të bukura të jetës tonë padyshim.
Po afrohet dita e fundit e kursit, e shtunë 7 shkurt 2015 dhe ne ndjehemi bosh që tani. Do na mungojnë miqtë me të cilët kaluam një javë të mrekullueshme së bashku. Mësuam shumë nga njëri – tjetri, ndamë eksperiencat tona, mësuam bashkë, debatuam dhe nxorrëm dhe vlera nga kjo. Të gjithë ishim dëgjues të mirë ku secili mundohej të kuptonte, mbante sa më shumë shënimë dhe e konsiderojmë veten padyshim me fat që ishim të përzgjehurit e kursit të tretë të trajnimit. Përkrah trajnerëve tanë profesionistë, ne ndjehemi më shumë të sigurt dhe me kapcitete më të zgjeruara, e shohim Mjedisin akoma më shumë prioritet për të ardhmen tonë. Duke iu uruar brezave në vazhdim shumë suksese (të cilët do ti kishim zili pasi do donim të ishim dhe njëherë në vend të tyre), dhe se do jetë privilegj
Editorial nga Arlis Halikaj
NDOTJA E LUMIT SHKUMBIN
Nga: Arlis ALIKAJ
Të gjitha mbeturinat e Qarkut Elbasan depozitohen sot në lumin Shkumbin. Ne vëzhguam një pjesë të tij, atë që e përshkruan situatën...
Gazeta e programit të të rinjve - SENiOR-A
RinREC Përmbajtja
Liqeni i Shkodres
4
Ndotja e lumit Shkumbin
2
Rinia Aktive 2
Energjia e gurëve
7
Durrësi si është dhe çfarë do ndodhë …??
8
Rinia aktive: Rëndësia e kohës së lirë! Nga Albana Hasmeta
Koha e lirë e të rinjve, e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin personal dhe të komunitetit, ka marrë një vlerë të rëndësishme...
Magjishëm më rrëmben,por fatkeqësisht më zhgënjen Nga Dionisa Sinjari
“Jam Onufri, që vij nga
qyteti i shumëndritur i Be-ratit...
Nu
mri
1
7 S
hk
urt
20
14
Koha e lirë e të rinjve, e lidhur drejtpërdrejt me zhvillimin personal dhe të komunitetit, ka marrë një vlerë të rëndësishme. Në çdo kulturë, gjatë momenteve të caktuara ditore, të rinjve nuk ju kërkohet të përfshihen në marrëdhënie formale pune, duke ju krijuar një sërë hapësirash për të shfrytëzuar kohën e tyre.
Por a e shfrytëzojnë atë si duhet? Apo një pjesë e tyre thjesht e çon dëm atë? Sigurisht shumë të rinj, ashtu si dhe shumë të rritur, nuk e shpenzojnë si duhet kohën e tyre të lirë. Një pjesë e të rinjve zgjedhin të flenë gjumë, në vend që të zgjohen dhe të jenë aktivë. Ata mësohen të jenë dembelë dhe përpjekja më e vogël për të qenë aktivë është e tepërt. Të tjerë janë pak më shumë aktivë, por preferojnë ta shpenzojnë kohën e tyre duke bërë blerje apo në kafene, apo dhe thjesht biseda mes miqsh. Ky është shfrytëzim i kohës së lirë, por jo shumë produktiv. Ka dhe shumë të tjerë që nuk dalin nga shtëpia dhe thjesht shohin programe televizive, apo qëndrojnë në internet. Kjo është çfarë një pjesë e madhe e të rinjve preferojnë dhe zgjedhin të bëjnë. Megjithatë, ka dhe shumë të rinj të tjerë që janë shumë aktivë dhe produktivë. Në fund të fundit, sportet luhen nga të rinjtë, dhe stadiumet mbushen nga të rinj që përkrahin skuadrën e tyre të preferuar. Së dyti, shumë të rinj mundohen të krijojnë një të ardhme të mirë për veten e tyre. Disa prej tyre përfshihen në kurse jashtëshkollore, ndërkohë
që të tjerë e kalojnë kohën duke lexuar apo marrë njohuri të reja. Të rinj të tjerë zgjedhin të angazhohen në aktivitete të ndryshme publike ose private, të organizuara nga komuniteti, organizata apo institucione të ndryshme. Pavarësisht se shfrytëzimi i kohës së lirë është opsional – i rëndësishëm por jo i detyrueshëm, ai ka marrë një rëndësi të madhe nga aktorë të ndryshëm, dhe ku është shndërruar në një të drejtë që duhet mbrojtur dhe jo në privilegj që duhet fituar apo humbur.
Rinia aktive Rëndësia e kohës së lirë! Nga Albana Hasmeta—Shoqata AYSE
të përpjetën. Në Kala sundon paqja, guri dhe historia. Rruga që ngjis është e lodhshme, por jo e bezdisshme. Prej vitit 1948, kalaja e Beratit është shpallur monument kulture dhe prej vitit 2008, monument në mbrojtje të UNESCO-s. Pas atij që më kërkon të pres një biletë në portën hyrëse, me mirëpresin gratë me qëndismat dhe suveniret. Dalloj buzëqeshjet që shtrihen në fytyrat e tyre. T’i kem gëzuar kaq shumë me vizitën time?! Tek
eci në kalanë e përgjumur, dalloj bustin gjigand të Konstandinit të madh që pozon përpara aparateve të disa të huajve që fare pranë tij, flasin gjermanisht dhe anglisht. Rrugës, në qendër të akropolit më sorollaten plehrat, qeset e letrat që vërviten si fla-muj prej erës. Gjith-sesi, po e shijoj his-torinë… Deri në
çastin që në kullën më të lartë, të quajtur prej kalarinjve “Tabja”
kundroj Goricen e paqtë, qe së largëti i bën karshi Tomorit dhe Shpiragut. Është hata! Berati i vjetër është jashtëzakonisht i bukur! Berati i ri, jashtëzakonisht i shëmtuar! Askush nuk ka menduar t’i miqësojë
dy proceset e ndryshme historike Në Berat, triumfi dhe humbja janë bashkudhëtarë, e shkuara his-torike dhe plehrat e së sotmes, jetojne ne simbioze. Për historinë, pakkush mendon. Në lagjen muzeale “Goricë” mes shtëpive të
vjetra, kanë mbirë ndërtesa të reja, si një vilë në majë të lagjes së UNESCO-s. Në kalldrëmin e gurtë, në shumë vende është shtruar beton. Dritaret e drunjta, në disa shtëpi, janë zëvendësuar me alumin. Pranë kishës së ngujuar në shkëmbinj, gjendet një shtëpi me soletë betoni, pa pikën e takimit me çatitë e tjegullta, të kafenjta, të cilat shumëkush i ka pasur zili. Shtëpitë muzeale të mirëpresin me tepsitë e televizioneve e bolierët me ujë. Nëpër dritare, mungojnë saksitë me lule, si qëmoti. Në Berat, lashtësia nuk mbrohet me fanatizëm. Qeveria lokale dhe ajo qendrore nuk e nderojnë sot, në të tashmen e varfër, Beratin e betejave të Skënderbeut, Beratin që ka jetuar mijëra stinë në histori, Beratin e kodikëve të famshëm… Në Beratin e sotëm, thjesht jetohet! Të
ndihmuar nga varfëria e mosdija, pa dashur t’ia dinë për his-
torinë, beratasit i shkulin gurët, ndriçuesit apo telat e tyre dhe me to shtrojnë avllitë e shtëpive, ndriçojnë ambientet e brendshme apo i shesin për skrap. Muret e kalase mbrëmjeve, nuk mund të dallohen… Po të jetonte ende, Onufri i madh, do ti duhej patjetër
t’i bënte disa ndryshime shprehjes së tij: “Jam Onufri, që vij nga
qyteti i shumëndritur i Beratit”.
Thuhet se Viktor Hygo, jo rrallëherë, shëtiste Parisin kryq e tërthor për të parë se si jetonin bashkëqytetarët e tij. Të njëjtën gjë vendosa të bëj dhe unë në një ditë të ftohtë dimri. Vetëm disa minuta më parë, u gjenda mes dy lagjeve muzeale: “Goricë” dhe “Mangalem”. Pamja e
mrekullueshme- bardhoshe, shtrirë para meje, më bëri t’i harroj çastet e pakëndshme gjatë
rrugës triorëshe që më solli nga kryeqyteti. Rruga Lushnjë-Berat, më kishte shkundur me gropat e shumta. Por këto I har-rova shpejt, kur u gjenda në qytetin tim his-torik. Me të zbritur, pashë beratasit e parë të më shfaqen; dy pleq, që ecin mendueshëm në krah të Osumit të furishëm. Njëri prej tyre, gjatë ecjes me duart prapa, numëron tespitë. Pas parakalimit të pleqve, pamja rihapet… Berati është një muze pa mure, që të bën vrapueshëm për vete. Shtëpitë, njëra mbi kurrizin e tjetrës, zbardhojnë e duket sikur me kundrojnë. E kur vëmendjen ma rrëmben gjithë pamja e har-monizuar, mes malesh e kodrash, kujtoj befas Indro Montanellin: “Është qyteti më i çudit-
shëm i botës pas Venecias”… Pas disa sorollatjeve nëpër sokakët e Man-galemit e disa xhirove në bulevardin e qytetit, nisem për në kala. I hipi makines, dhe marr rrugën për në kala por jo nga ana e kalldrëmit sepse jo cdo makinë mund ta ngjisë të përpjetën që duket se të shpie te Zoti. Kjo rrugë e gjarpëruar me ullinj që është po aq e bukur por pjesa poshtë saj është po kaq e shëmtuar. Jo për varrezat e qytetit që prehen, por për atë malin e mbeturinave të cilit i është vënë zjarri. Shtëllunga e tymit që ngrihet lart, e mbushur me dioksid karboni dhe squfur, është gjëja e parë që me tërheq vëmendjen kur i drejtohem kalasë së Beratit. Pas mendimeve mbi atë që pashë, shumë shpejt dalloj hyrjen e Kalasë. Makinën ndaloj afër një lapidari që shenjon një betejë të 1943-shit. Zbres nga makina dhe marr
Magjishëm më rrëmben,por fatkeqësisht më zhgënjen…
Dionisa Sinjari
Profesionistet e Rinj te Ujit
“Jam Onufri, që vij nga
qyteti i shumëndritur i Beratit”
Liqeni i Shkodres i njohur në
lashtësi si Palus Labeatis.
Pasqyra e tij ujore gjendet në
një lartësi 6 metra mbi nivelin
e detit, dhe ka një sipërfaqe
prej 368 km², nga të cilat 149
km² me një gjatësi brigjesh
prej 57 km i përkasin Repub-
likës së Shqipërisë; ndërsa 2/3
Malit të Zi, ku me 1983 e
shpalli Park Kombëtar liqenin.
Ka një breg shumë të larm-
ishëm të tipit të ultë të
"marsheve" në veri dhe
shkëmbor në jug. Në bregun
jugor shquhen plazhet në rrugën nga
Shkodra për në Shiroke e Zogaj, ku më i
madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit
është e shumëllojshme dhe e pasur me 45
lloje peshiqsh e 270 lloje shpendësh. Këto
shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornito-
faunës të Shqipërisë. Një perlë e kësaj pas-
urie është padyshim pelikani, zogu më i
madh në Europe. Pika më e thellë e liqenit
është rreth 45 metra. Në skajin jug-lindor
shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.
Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet
lumi i Moraces e nga ana shqiptare, në
mes të rrugës Shkodër-Shirokë merr formë
lumi Buna si vazhdim.
Bregu i tij është 11 milje dhe shtrihet
nga lindja në perëndim. Pranë liqenit
është Taraboshi. Pak para derdhjes së
Drinit në Bunë, ndodhen 10 dajlane
për gjuetinë e peshkut; më të
famshmit janë krapi, qefulli, ngjala
dhe blini. Fitimet nga këto dajlane
derdhen në arkën e kështjellës. Sipas
studimeve te fundit te biologeve,
liqeni i Shkodres eshte gropa me e
lashtee tokes me uje.
Liqeni i Shkodres
Nga Mirsad Basha (Shoqata Eko Mendja)
Të gjitha mbeturinat e Qarkut Elbasan depozitohen sot në lumin Shkumbin. Ne vëzhguam një pjesë të tij, atë që e përshkruan situatën si më problematike, qytetin e Librazhdit. Aty situata përshkruhet si alarmante çka e kthen Librazhdin në zemrën e hedhjes së mbeturinave pa kriter nga banorë të ndryshëm.
Në rrjedhën e këtij lumi, gjen plehra nga më të ndryshmet që nga ato më të rëndat dhe me rrezik për popullatën siç janë mbetjet spitalore e deri tek mbetjet industriale të hedhura nga makineri të ndryshme gjatë natës në këtë lumë. Mbeturinat kanë mbuluar brigjet e lumit duke krijuar një vatër infeksionesh për banorët sidomos për fëmijët që luajnë pranë tij.
Kjo vë në rrezik shëndetin e tyre por edhe mjedisin i cili, dita ditës po degjeneron. Specialistë të fushës kërkojnë ndërhyrje emergjente të institucioneve. Sipas ambiental-
istit Ahmet Mehmeti, Shkumbini sot është një ndër lu-
menjtë më të ndotur të Shqipërisë sepse aty derdhen
mbeturinat e industrisë së rëndë , por edhe nga hidro-
karburet nga llumrat që vijnë nga mbeturinat urbane të
cilat janë të përqëndruara në anët e lumit Shkumbin.
Po kaq të lodhur me mungesën e reagimit ndaj kësaj situ-ate janë dhe banorët e zonës, të cilët fajësojnë bashkinë për pafuqinë e autoritetit të saj në zgjidhjen e situatës. Banorët e irrituar shprehin se shqetësimet e tyre
asnjëherë nuk dëgjohen nga kjo bashki.
Të gjitha bizneset përreth me punimet e tyre
derdhin tullat dhe llaçin në këtë lumë. Për ta
Shkumbini është kthyer në një vend grumbul-
limi e depozitimi të plehrave të ndryshme. Lënia në harresë e këtij lumi nga organet kompetente ka çuar në degradimin e tij. E gjithë kjo situatë e rënduar mjedisore për shkak edhe të mbetjeve spitalore si age, shiringa , serume që gjenden të shpërndara në këtë lumë rrezikon në shpërthimin e një epidemie.
Fokus: NDOTJA E LUMIT SHKUMBIN Nga
: Arl
is A
LIK
AJ
S
ho
qa
ta E
gn
ati
a
Lib
razh
d
Në interesimin që patëm pranë Bashkisë së Librazhdit, ata nuk kanë pranuar të prononcohen por jashtë kësaj bashkie, burime tona të sigurta shprehen se në këtë bashki nuk egizston asnjë projekt përt rehabilitimin e këtij lumi dhe se bashkia nuk ka mjaftueshëm fonde për të krijuar të gjithë infrastukturën e nevojshmë për trans-portimin e plehrave ose parandaluar këtë fenomen.
Gjatë verës situate është edhe më e rënduar për shkat të erës së keqje të këtyre plehrave të cilat kutërbojnë. Era e padurueshme ndjehet në të gjithë qytetin. Kjo nuk është aspak e shëndetshme aq më shumë dhe për lëkurën e qytetarëve të cilët edhe lahen në këtë lumë në pjesë të ndryshmë të tij. Kjo ka shkaktuar jo rrallë herë sëmundje të ndryshme dhe infeksione të lëkurës. Disa prej tyre janë paraqitur edhe në urgjencën e spitalit të Elbasanit, ku sipas statistikave gjatë muajve të nxehtë të verës më shumë se 30 persona paraqiten me simptoma të sëmund-jeve dermatologjike të gradëve të ndryshme.
Problem tjetër mbeten dhe restorantet dhe baret buzë lumit Shkumbin të cilat nuk kanë tualete të mir-fillta dhe ujërat e zeza i derdhin në mënyrë ta paligjshme në lumin Shkumbin.
Por si për ironi të fatit, në mbyllje të këtij artikulli, edhe
sot e kësaj dite, në lumin Shkumbin përveç ndotjeve nga
faktorët e mësipërm vazhdojnë të hidhen mbeturinat dhe
mbetjet e forta nga kompanitë që po ndërtojnë sheshin e
Librazhdit. Rikonstuktimi i këtij sheshi ka bërë që të
gjitha mbetjet e punimeve të transportohen me maune e
të lihen të braktisura buzë Shkumbinit. Inertet e rënda
kanë pushtuar kudo shtratin e këtij lumi.
Banorët e irrituar shprehin
se shqetësimet e tyre asnjëherë nuk dëgjohen nga
kjo bashki.
nga Arlis Alikaj Shoqata Egnatia, Librazhd Njeriu i sotëm e ka humbur rrugen e vet në
xhunglën e modernizmit. Sa nuk është vonë, Ai
duhet t’i kthehet te thjeshtës, mbase me dhimbje,
por me vullnet; të shohe ku ka gabuar dhe të bëjë
paqe me “Nënën Natyrë”. Po ta bejë këtë gjë
shpejt, mund të rifitojë ritmin e harruar të jetës dhe
dashurinë për gjërat e thjeshta, që i behen përsëri
bashkëudhetare dhe kënaqesi e madhe, që rilind
përsëri. Nëna i fal bijtë e saj. Natyra është Arti i Zotit. Thomas Browne, 1635 “Zhvillimi” është si “virtuti” për Shekspirin, “kur
behet me bollëk, vdes nga tepria”. Aldo Leopold,
1925 Kur e pyeti pronari kopshtarin e tij se cila ishte periudha me e mirë për te mbjellë një lis,
kopshtari iu përgjegj, “ishte para 100 vjetesh, por
periudha më e mirë e dytë është pikërisht sot”.
Keshillë e vyer Kineze Ndryshimi i vërtetë vjen vetëm kur njerëzit
formojnë një lëvizje aq të madhe, sa qe
Uashingtoni (nënkupto: qeveria) s’ka si të mos e
dëgjojë....Është mënyra e vetme për të ndryshuar
Kombin. John F. Kerry, Sekretar Shteti i ShBA Unë jam vetem një fëmijë dhe nuk i kam të gjitha
zgjidhjet për gjëndjen e mjedisit, por duhet ta dini
qe nuk i keni dhe Ju. Ju nuk dini si ta ktheni përsëri
peshkun në një përrua ose lumë të ndotur, ju nuk
dini ta ktheni përsëri një kafshë që tashmë është
zhdukur. Dhe nuk dini si kthehen pyjet, që një kohë
bleronin në një shkretëtirë. Në se nuk dini ti
rregulloni, ju lutem mos i shkaterroni më! Severn
Suzuki, 11 vjeçe, ne Samitin e Tokes, Rio, 1992 E ardhmja është zgjedhja dhe zgjidhja Jonë që do ta
bëjmë sot për mjedisin dhe nuk është nje fatalitet.
Mirpo po t’i iniorojmë problemet që kemi sot, don
te thotë që të humbasim shansin për t’i ndryshuar
ata dhe ky do të jetë fatalitet.
Ne ose do të bëhemi dështakë, ose do të bëhemi
heronj, nuk ka rrugë mesi dhe nuk ka mbetur më kohë
për hezitim. Zgjedhja dhe zgjidhja jane ne doren Tone. Prof. Dr. Vladimir PEZA Toka është nje ekosistem i rrezikuar, që kërkon te
mbijetojë, një oaz i mbyllur në Univers, me burime
mjedisore të kufizuara, një pjesë e të cilëve janë të
pakthyeshme. A mund ti drejtojmë njerëzit dhe kombet në drejtimin e
duhur ekologjik të Zhvillimit të Qendrueshëm?
Ndoshta, por duhet modifikim i kesaj shoqërie që rend
pas fitimit dhe të keqes. Revolucionet e mëdha kanë
ndodhur në mënyre graduale, spontane dhe krejt të
pavetëdijëshme. Bujqësia, për shembull, mori zhvillim
në kohën e neolitit, periudha e hekurit ende vazhdon,
industria filloi dy shekuj më parë. Por Revolucioni Eko-
logjik patjetër duhet te jetë një proçes i vetedijshëm, i
udhëhequr me kujdes nga njerëzit dhe parimet e
Shkencës së Ekolgjisë. Ështe ne grahmat e fundit
Periudha e Hekurit. Jetojmë në Epokën e Klimë – Energjisë! Ne se e bëjmë këtë sa më parë, atëhere
përfundimi do të jetë absolutisht i thjeshtë; njeriu do të
ekzistojë në planetin e vetëm ku ka jetë. Po e lamë për
me vonë, do të jetë tepër vonë! Bota jone eshte e brishte, pafundesisht e rinovueshme nese zgjedhim Qendrueshmerine dhe reflektojme per kufijte e saj natyrore. Perndryshe do te vuajme se bashku nese kapercejme kapacitetet mbeshtetese te natyres. Fati yne eshte i perbashket.
Fjalë të urta për mjedisin
Ne shohim rreth e rrotull
nesh masive gurësh,
apo gurë të vegjël, me
përmasa, forma e ngjyra
nga më të larmishmet. A
e kemi pyetur veten
ndonjëherë, nesë jemi të
ndikuar nga ata?
Ndoshta asnjëherë,
sepse nuk dimë ti ven-
dosim emrin e duhur
asaj që ne perceptojmë.
Po ju bëj një dhurat nga
Vjosa, një dhuratë të
veçantë dhe shumë të
fuqishme. Unë e quaj
dhuratë Vjose, por
shkenca e njeh si Kuar-
cin e pastër, nëse nuk ju
dukem bindëse, vendos-
jani ju emrin që dëshi-
roni, pasi të keni lexuar
vetitë e tij.
Kuarci1 është një ampli-
fikues dhe pastrues i en-
ergjive tuaj dhe sjell
gëzim me sasi më të
madhe, se ç’a keni
pasur para se të bini në
kontakt me të dhe ju for-
con që të përballoni më
lehtë sfidat që hasni në
jetë. Ndihmon për balan-
cimin e emocioneve, for-
con memorien, qetëson
sistemin nervor, ul stre-
sin, rrit besimin në vete
dhe forcon aftësinë tuaj
për të kapërxyer penge-
sat që lidhin emocionet
me inteligjencën. Ky
mineral ju ndihmon që të
kapërceni ndjesinë e
dembelizmit, nxit dhe
përforcon energjinë tuaj.
Është një gur shpirtëror
që lidhet me vetëdijen
më të lartë dhe ndihmon
në zhvillimin shpirtëror.
Nëse kjo tingëllon e
çuditshme, apo nëse
është e vështirë që të
perceptohet po ju tregoj
edhe diçka tjetër.
Ndihmon në mirëqënien
e shëndetiti të trupit tuaj.
Forcon dhëmbët, kockat
dhe nyjet, ndihmon or-
ganet për eliminimin e
toksinave, ndihmon ku-
shtet e lëkurës, ko-
agulimit të gjakut, shëro-
jnë indet, hap dhe
ndihmon në pastrimin e
syve, përforcon sistemin
imunitar, ekuilibron
frikën e shqetësimet dhe
zvogëlon stresin.
E për ata që kanë infor-
macion për nivelet en-
ergjitike, po ju bëj me
dije se është ndër gurët
e vetëm që ndikon tek të
gjitha Chakrat, ose nivelet energjitike
të trupit të njeriut.
Ky është një gur natyral që gjendet
rreth brigjeve të lumit Vjosa, e nese ju
bëri përshtypje jepni edhe ju
ndihmesën tuaj në mbrojtjen e lumit
Vjosa.
Energjia e gurëve
Pag
e 7
Unë e quaj dhuratë Vjose,
por shkenca e njeh si
Kuarcin e pastër, nëse nuk
ju dukem bindëse, vendos-
jani ju emrin që dëshironi,
pasi të keni lexuar vetitë e
tij.
DORINA TOPOVITI / Shoqata “Bija e Vjosës” Përmet
Sagita Guçe , Ing. Agromjedis , “Ekomjedisi Durrës”
Durrësi, me një popullsi prej 200 000 banorësh ka poten-ciale të jashtëzakonshme si në aspektin kulturor dhe atë turistik e detar. Fatkeqesisht ai është i keqmenaxhuar . Nga verifikimet e bëra nga Ministria e Mjedisit si dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit ka rezultuar se Durrësi është qytet i ndotur në disa pika kryesore, si Porto-Romano, Spitalla, ish-Këneta dhe sistem i kanalizimeve të ujërave të zeza. Ujrat e bregdetit mbeten një ndër plaz-het më të ndotura në vendin tonë. Pjesa më e madhe e ho-televe dhe pallateve në zonën bregdetare funksionojnë me gropa septike,të cilat janë burim ndotje e detit, rërës dhe ajrit. Edhe pse për momentin nuk ka nje studim nga ekspertet e Shëndetit Publik,sipas raportit të vitit të shkuar ndotja me e madhe sipas ngarkesës biologjike të lartë mikobiologjike në ujë rezulton në Zhiron të Berryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe Plepa. Sipas një studimi të kryer para tre vitesh nga të gjitha plazhet e monitoruara nga ISHP kanë rezultuar me prani të FC-50 mbi normën e lejuar nga 100.
Plepat,plazhet afër Torrës dhe ish kampi i pionereve llogaritet të jetë i ndotur 10 herë mbi normen e lejuar. Sipas MMPAU ,theksohet se Durrësi klasifikohet tek plazhet e kategorisë së cilësisë së dobët, ndaj du-het duhet një ndërhyrje e menjëhershme.
Le të shpresojmë që të ndërtojmë një të ardhme të gjelbërt,të shëndetshme e të ndërgjegjësohemi se jemi ne vetë ndryshimi për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë.
Durrësi si është dhe çfarë do ndodhë …??
Le të shpresojmë
që të ndërtojmë një
të ardhme të
gjelbërt,të
shëndetshme e të
ndërgjegjësohemi
se jemi ne vetë
ndryshimi për të
përmirësuar
cilësinë e jetës
tonë.
Page 8
R inREC
Nga Enkelejd Avdyli Shoqata “Instituti per
Migracion, Zhvillim dhe Integrim” Në fjalën e tij, ambasa-
dori i BE-se në Tiranë,
Etore Sequi u shpreh se institucioni që për-
faqëson ka dhënë për
çështjet e mjedisit për
Shqipërinë 140 milionë
euro donacione këto të
shtrira në 7 vjet kohë.
Ne duam që Shqipëria
të jetë një vend më i
mirë dhe BE do që
Shqipëria të jetë një
vend më i mirë për
shqiptarët tha Sequi. Në Shqipëri ju keni një
shprehje shumë të bukur:
“Punën e sotme mos e lë
për nesër”. Dua vetëm të
theksoj se më shumë se 2
milionë euro janë dhënë
nga taksa-paguesit eu-ropian dhe përmirësimi i
situatës në Shqipëri është i
rëndësishëm. Shtete
anëtare duhet të kujdesen për mjedisin dhe si
kandidate potenciale edhe Shqipëria duhet të
marrë përgjegjësinë”, tha Sequi
Sequi per mjedisin ne Shqiperi
Re
gio
na
l E
nv
iro
nm
en
tal
Ce
nte
r -
Alb
an
ia
St. I
smai
l Qem
ali,
No.
27 •
Tir
ana •
Alb
ania
P
. O. B
ox 1
27
t/f
+
355
4 2
23 2
9 2
8
në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë
Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)",
mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN),
Paketa e Punës Nr. 2: “Forcimin Institucional të OSHC-ve”
të ngrejë kapacitetet e anëtarëve të rinj të OJF-ve Mjedisore;
të përfshijë më shumë të rinjtë në rradhët e sho-qërisë civile në Shqipëri;
të forcojë bashkëpunimin ndërmjet OJF-ve të ndry-shme që punojnë në fushën e mjedisit;
Programi i kursit është organizuar në disa module leksionesh si organizimi, menaxhimi dhe administrimi i OJFve, motivimi i antarëve, vullnetarizmi, si të shkruajmë një projekt-propozim dhe gjetja e fondeve, e drejta për tu informuar etj.
“Programi i të rinjve” Kurs trajnimi
Ob
jek
tiv
at