riorganizimi i laboratorëve të analizave

36
PROJEKT PROJEKT Riorganizimi i laboratorëve të analizave #MesueseAurela

Upload: aurela-elmasllari

Post on 19-Jul-2015

139 views

Category:

Data & Analytics


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

PROJEKT PROJEKT

Riorganizimi i laboratorëve të analizave

#MesueseAurela

Page 2: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

TEMA

Riorganizimi i laboratorëve të analizave:Impakti në zhvillimin profesional të teknikut të laboratorit në Laboratorin Mjeksor

#MesueseAurela

Page 3: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• “Laboratori për ekzaminimet biologjike ,mikrobiologjike , imunologjike , kimike ,imunohematologjike , hematologjikë , biofizikë ,citologjike ,anatomo-patologjike etj ,të materialeve me origjinë nga trupi i njeriut që përdoren për të siguruar informacione për diagnozën ,parandalimin e trajtimin e sëmundjeve ose për vlerësimin e shëndetit të qënieve njerëzore dhe që mund të ofroj një shërbim konsultimi që mbulon të gjithë aspektet e hulumtimeve laboratorike, duke përfshirë interpretimin e rezultateve dhe sugjerimet e duhura për percaktimin e diagnozes

Standarti ndërkombëtar ISO 15189:2003 përcakton në pikën 3.8 se

Page 4: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Ekzaminimi laboratorik mund të pershkruhet në përgjithësi si një çështje që mjeku vendos për zgjidhje përpara laboratorit të analizave mjeksore dhe laboratori e plotëson zgjidhjen në 2 kënde :

• a-nga njëra anë me operacionet teknike e analitike

• b-nga ana tjetër me përpilimin e një raporti ose rezultati final që i paraqitet mjekut dhe do ta ndihmoj këtë të fundit në përcaktimin e diagnozës.

Page 5: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Procesi organizues i laboratorëve , sot është përmirësuar duke :

• i dhënë një drejtim më të mirë kërkesave• në shpejtësinë dhe garancinë e përgjigjeve• në konsolidimin e ekzaminimeve me tepricë• në thjeshtësine e proçesit• në uniformitetin dhe standardizimin e metodave

dhe aftësive profesionale• në vlerësimet analitike• në verifikimet për përmirësimin e cilësisë , nga

informacionet.

Page 6: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Nuk ekziston një model organizues që të jetë absolutisht i përsosur në funksion.

• Në keto vitet e fundit është duke u diskutuar mbi përqëndrimin (mbledhjen së bashku në të njëjtin vend ) dhe decentralizimin e laboratorëve të analizës .

• Te dy modelet paraqesin avantazhe dhe disavantazhe

Page 7: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Avantazhet e strukturave laboratorike të përqëndruara

(centralizuara ) janë :

• ekonomike në uljen e kostove materiale dhe burimeve njerëzore

• mundësia e automatizimit të proçeseve analitike në përputhje me kërkesat e kohës

• thjeshtëzimi dhe organizimi i personelit tekniko –mjeksor me qëllim plotësimin sa më të mirë të kërkesave të pacientëve

• një kontroll më të madh mbi proçeset operativ • e fundit per nga rradha por jo për nga rëndësia është

homogjenizimi dhe standartizimi i të gjithë proçeseve që sigurojnë cilësi shërbimi e rezultate më të mirë .

Page 8: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Disavantazhet e strukturave laboratorike të përqëndruara janë :

• vështirësitë e përcaktimit në mënyrë të qartë të roleve dhe funksioneve të personelit tekniko-mjeksor .Në eksperiencën e vendeve që aplikojnë këtë lloj strukture përcaktimi i roleve të secilit prej anëtarëve të personelit ka përbër një problem dhe kërkon aftësi shumë të mira menaxhuese prej stafit drejtues .

• Mospërshtatja ndaj ndryshimeve prej anëtareve të personelit tekniko-mjekësor

• Investimet e mëdha fillestare në teknologji ,në aparatura ,në logjistikë e transport .

Page 9: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Avantazhi i strukturave laboratorike të decentralizuara është :

• Mbulimi në mënyrë të plotë i një territorir më të madh Disavantazhet e dukshme te strukturave laboratorikete decentralizuara jane :• Reduktimi i aparaturave • Dyfishimi i numrit të anëtarëve të personelit tekniko-

mjekësor dhe rritje të kostove financiare që ky dyfishim sjell

• Proçesi nuk eshte i njëtrajtshem ,dmth nuk mund të sigurohet që laboratorë të ndryshëm te përdorin të njëjtat teknika dhe të arrijne të njëjtët rezultate ,pra nuk realizohet një cilesi homogjene e shërbimeve .

Page 10: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Tashmë për teknikun e laboratorit mjeksor nuk kërkohet vetëm profesionalizmi i lidhur me :

• marrjen • përpunimin dhe nxjerrjen e të dhënave por kërkohet edhe aftesi drejtuese për të ndjekur

hap pas hapi proçeset që e përfshijne .Rritja e shkallës së komunikimit dhe bashkëpunimit

midis profesionisteve që kanë të njëjtin rol ose role të ndryshëm duhet të jetë një ndër detyrat kryesore të profesionistëve si teknik laboratori.

Page 11: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Ne përpjekjet për të pasur një sistem shëndetsor sa më efikas një rol të rëndësishem luan bashkëpunimi midis teknikut të laboratorit mjeksor dhe mjekut të përgjithshëm .

• Bashkëpunim i cili mundëson :• Studimin me thellësi e saktësi të diagnozës klinike • Pëcaktimin e teknikave analitike që do të mundësojnë

diagnostikimin e plotë të shkaktareve sëmundje shkaktues

• Në përpilimin e saktë të përgjigjes së analizave dhe • në përcaktimin e një kure sa më efikase dhe

ekonomike

Page 12: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Faktor kryesor ndryshimi në mjeksine laboratorike ishte revolucioni

teknologjik • Integrimi i funksioneve të shumta analitike (si psh

njohje analiza e kampionit ,përgatitja e reagenteve ,përgatitja e të dhënave ,kryerja e reaksioneve kimike dhe monitorimi i tyre ) në një instrument të vetëm si dhe automatizimi i të githë proçesit

• Përdorimi i teknologjisë në një shkallë të gjerë me aparatura të tilla si mikroskop të fuqishëm .Pajisje që lejojnë kryerjen e analizave të tilla si Polimerizimi i ADN-së me anë të teknikes PCR ,ose reaksionet e identifikimit me anë të teknikës ELISA ,reaksione e teknika që deri para pak viteve ngjasonin si të parealizueshme

Page 13: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Të gjithë specialitët e mjekësisë së laboratorit ndjekin një proçes të përbashkët i cili përfundon me interpretimin sasioro-cilësorë të rezultateve

• Rikonsiderimi i rolit ,funksionit të secilit prej profesionistëve të personelit mjekësor të laboratorit dhe promovimi i punes në grup ,si një ekip i vetëm duke marr parasysh karakteristikat individuale të gjithsecilit përbën një ndër pikat kyçe të zhvillimit të mëtejshëm të profesionit të Teknikut të Laboratorit.

• Profesion i cili nuk duhet menduar që zhvillohet individualisht por është i lidhur ngushtësisht me zhvillimin e teknologjisë dhe zhvillimin e fushave të ndryshme ku ky profesion ushtron aktivitetin e vet .

Page 14: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Me termin Point of care testing (POCT )

• do të përcaktojmë një bashkësi gjithmonë e më të madhe analizash të cilat mund të kryhen në mënyrë të decentralizuar afër nevojave të pacientit .

• Ky decentralizim mund të ruhet brenda fushëveprimit spitalor ose jashtë tij .Në çdo rast POCT nuk mund të kuptohet ndarazi prej 2 karakteristikave themelore të saj , përveç vendodhjes :

• - reduktimin e kohës totale të analizave (TAT /turn around time )

• - Përmirësimi i provueshëm i shëndetit të pacientit, duke lejuar mjekun specialist që të marri vendime në një kohë të shkurtër

Page 15: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

POCT mund të përfaqsoj një zgjidhje alternative efikase

• krahas laboratorëve biomjeksor tradicional ,pasi POCT mund të siguroj realizimin e analizave dhe sigurimin e përgjigjeve të tyre në një kohë sa më të shkurtër sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me raste urgjente .

• Përkufizimi i "misionit" të një laboratori klinik në POCT është që të "ofrojë një shërbim këshillues” mbështetur nga struktura të pershtashme mjeksore në brendësi të laboratorit, pranë shtratit, në ambulator dhe ne shtëpi, duke mbuluar të gjitha aspektet e laboratorit duke përfshirë interpretimin e rezultateve dhe rekomandime për hetime të tjera të përshtatshme "

Page 16: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Një detyrë themelore e profesionistëve të personelit laboratorik, do të jetë për të zhvilluar procedura dhe udhëzime operative duke marrë përgjegjësi të udhëzojë dhe të instruktoj personelin përgjegjës për realizimin e ekzaminimeve mjeksore në POCT ,si dhe për të zhvilluar kontrollin e procesit dhe sigurimin e cilësisë.

Page 17: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Ministria e Shëndetsisë e Republikes së Shqiperisë

• përcakton si profesione mjeksore ato që “shteti njeh e në bazë të një titulli kualifikues, të angazhohen në parandalimin, diagnostikimin, trajtimin,dhe rehabilitimin”.

• Dy faktorë kyç karakterizojnë kuptimin e profesionit:• - Konsolidimi i aspekteve të caktuara të punës, të

cilat çojne në kryerjen e saktë të veprimeve dhe detyrimeve të kërkuara.

• - Autonomia për të përshtatur veprimet individuale në kuadër të mjedisit specifik .

Page 18: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Profesionet kryesorë që do të bëjnë pjesë në personelin e një laboratori janë :

• Mjeku • Biologu /Kimisti• Tekniku i lartë i laboratorit Biomjeksor

• Ku secili prej ketyre profesionistëve ka funksionin e vet specifik me detyra të mirë percaktuara .

Page 19: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Zhvillimi i teknologjive të reja metodologjike dhe instrumentale kërkon që Tekniku i Laboratorit Biomjeksor :

• të karakterizohet nga aftësi të larta profesonale ,

• të jetë në gjëndje të përshtas aftësite e veta në përputhje me zhvillimet e teknologjisë .

• të jetë elastik dhe i aftë për të kryer disa funksione brënda strukturës së laboratorit biomjeksor

Page 20: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Përhapja e sistemeve preanalitik dhe integrimi i strukturave të pavarura biomjeksore kërkon një personel me njohuri shkencore bazë dhe me aftësi për të përdorur teknologjitë informatike dhe të komunikimit , i ndjeshëm për t’u përshtatur ndaj problematikave te ndryshme

• Të gjithë anëtarët e personelit biomjeksor kanë për detyrim të jenë përgjegjës për zhvillimin e proçeseve të ndryshëm , preanalitik dhe analitik si dhe të kontrollojnë fazën post-analitike së bashku me nxjerrjen e rezultateve

Page 21: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

KOMPETENCAT E TEKNIKUT TË LABORATORIT BIOMJEKSOR

Page 22: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• I diplomuari në Shkenca Mjeksore si “ Teknik i Laboratorit Mjeksor “ zhvillon aktivitetin në një

laborator analizash biomjeksore dhe bioteknologjike dhe në veçanti :

• biokimike • mikrobiologjike • parazitologjike • virologjike • farmako-toksikologjike • imunologjike • patologji klinike • hematologjike • citologjike dhe histopatologjike .

Page 23: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Në kuadrin e mjeksis së laboratorit përmendim faktin që tekniku i labratorit ekzaminon lëngjet e organizmit të tillë si :

• Gjaku (gjak i plotë ,plazma ,limfa ) .• Urina • Feçet• Lëngu cerebrospinal • Lëngu amniotik• Lëngu spermatik• Gëlbaza • Lëngu gastrik e duodenal • Lëngu sinovial

Page 24: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Mostrat i nënshtrohen proçeseve preanalitike , analitik dhe postanalitik për të cilat është përgjegjës Tekniku i Laboratorit Biomjeksor .

• Për të patur një ide mbi rolin e përditshëm të mjeksis së laboratorit mjaftojn të përmendim faktin që 70 - 80 % e përcaktimit të diagnozave mjeksore është tërësisht e lidhur me ekzaminimet laboratorike .

• Rezultatet e këtyre ekzaminimeve përdoren për të monitoruar situatat shëndetsore që kërkojnë një vëmendje të veçantë

Page 25: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Tekniku i Laboratorit Biomjeksor mund të thuhet se është me titull të plotë , një

nga kolonat kryesore të Mjeksise së Laboratorit

• Tekniku i Laboratorit Biomjeksor ka për detyrë të përcaktoj përbërësit specifik në mostrat e marra në studim

• Tekniku i Laboratorit Biomjeksor ka për detyrë të kryej ekzaminimet për zbulimin e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë .

Page 26: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Tekniku i Laboratorit Biomjeksor ka për detyrë të

• Monitoroj dhe verifikoj funksionimin e duhur të pajisjeve dhe mbarëvajtjen e aparaturave të teknologjisë së lartë në zonat e laboratorëve shumë të automatizuar , si zona e ekzaminimeve biokimike dhe hematologjike ,

• Tekniku i laboratorit garanton në të njëjtën kohë funksionimin normal dhe efikasitetin e këtyre aparaturave duke siguruar kalibrimin , mirëmbajtjen

Page 27: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Për të siguruar një cilësi të lartë e të vazhdueshme të shërbimeve shëndetsore duhet që tekniku i laboratorit :

• Të diskutoj rreth rezultateve të dala nga kontrolli i jashtëm i cilësisë të kryera prej strukturave më të larta përgjegjëse .

• Aplikimi i normave të sigurisë dhe identifikimi i situatave kritike

• Pjesmarrja në mënyrë aktive në programimin dhe organizimin e punëve në laboratorë .

• Hartimi i protokolleve dhe udhëzuesve që kanë të bëjnë me funksionet operative të teknikut të laboratorit .

• Të llogarisë nevojën që ka për materialet e nevojshme për kryerjen e ekzaminimeve diagnostikuese .

• Të trajnoj anëtarët e rinj të personelit të laboratorit

Page 28: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Organizimi i laboratorëve sot ka bërë të mundur që Tekniku i Laboratorit të këtë një rol të rëndësishëm personal , duke mos u mbivendosur prej figurave të tjera profesionale , duke patur njohuri dhe aftësi unike të siguruara nga formimi akademik dhe kurset e ndryshem të formimit profesional

• Pasojë e natyrshme e këtij procesi evolucionar është zhvillimi i një dimensioni të ri të profesionit të Teknikut te Laboratorit , si i pavarur dhe i përgjegjshëm në individualitetin e tij në ushtrimin e këtij profesioni.

Page 29: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Në bazë të legjislacionit aktual , detyrimet e një Tekniku te Laboratorit Biomjeksor jane :

• Detyrimin për të qënë i informuar , për të evituar sjellje të jashtëligjshme . Detyrimi për të qënë i informuar është etik dhe juridik . Në rastin e kujdesit shëndetsor , në brendësi të detyrimit për të qënë i informuar përfshihen njohja e ligjeve , rregulloreve , urdhrave dhe protokolleve të shërbimit shëndetsor ,

• Detyrimi për të vepruar me kujdes në mënyrë që të shmangen ose zvogëlohen rreziqet për sjellje të paligjshme .

• Detyrimi për të mos vepruar plotësisht , për të shmangur rreziqet e kontrolluara , te pamatura dhe të pakujdesshme .

Page 30: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

• Tekniku i Laboratorit Mjeksor është përgjegjës për kryerjen e të gjithë proçesit analitik duke filluar që nga marrja e kampionit /mostrës deri në vlefshmërine e rezultatit teknik pra në pjesën numerike e përshkruese të përgjigjes së analizave (përgjigja analitike ) .

Page 31: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

PËRFUNDIMET

Rëndësia e proçesit të modernizimit të Mjeksis së Laboratorit , jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në atë kultural , nxjerr në pah përfshirjen e të gjithë personelit të teknikëve të laboratorit biomjeksor në një marredhënie të re , ku secili prej tyre ka kompetencat dhe përgjegjsitë për të punuar së bashku me një objektiv të përbashket , duke patur një drejtim me vlera të caktuara dhe me një cilësi të lartë në realizimin e shërbimit shëndetsor .

Page 32: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

PËRFUNDIMET Ky proçes reformë apo riorganizimi , duhet të

sigurojë një rrugë të atillë që të lejojë këtë rol të rëndësishëm të teknikut të laboratorit biomjeksor

Pa këtë supozim , nuk mund të zhvillohet tek secili pjesëtar i personelit , motivimi personal për kualifikime në profesion dhe në arritjen e rezultateve sa më të mira , si në punën individuale ashtu edhe në punën e grupit , me qëllim që të ketë arritje në shërbimin shëndetsor dhe një shfrytezim total i potencialeve të personelit .

Page 33: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

PËRFUNDIMET

• Tërësia e proçeseve dhe e aktiviteteve laboratorik , si dhe specializimi i plotë i personelit e bëjnë thelbësore disiplinën midis kolegëve që kanë rol dhe përgjegjsi të ndryshme por që janë të lidhur nga një proçes i madh e i vetëm që synon të njëjtin qëllim ,realizimin e sigurinë e një shërbimi shëndetsor në nivele maksimale

Page 34: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

PËRFUNDIMET

Sot më shumë se kurrë ,duhet të mendojmë për punën që zhvillohet në laborator si rezultat i një ekipi të integruar që për të arritur efikasitetin real dhe efektivitetin ,duhet të përbëhet nga Teknik Laboratori gjithmonë e më shumë të kualifikuar e të pavarur , për të garantuar siguri dhe cilësi maksimale në shërbimet e ofruara

Page 35: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

Tekniku i Laboratorit Mjeksor është figura kryesore profesionale që është më shumë e prekur nga ky proçes reformimi , si në fushën e formimit akademik ashtu edhe në proçesin organizues e kulturor .

Për arritjen e një zhvillimi profesional dinjitoz kërkohet më shumë investim e impenjim .

Theksoj që në situatën e tanishme ky proçes riorganizimi si në fushen strukturore dhe në atë kulturore është burim i rëndësishëm që shërben si stimul për profesionistin i cili dëshiron të rris aftësitë e veta profesionale ndërsa do të jetë e vështirë për të gjithë ata të cilët nuk janë të gatshëm të pranojnë të tilla ndryshime që gjithsesi do të vijnë .

PËRFUNDIMET

#MesueseAurela

Page 36: Riorganizimi i laboratorëve të analizave

DURRES 2015 #MesueseAurela