rishikim kritik republikËs sË kosovËspips-ks.org/wp-content/uploads/publications/sq/928857813...5...
TRANSCRIPT
11
Rishikim kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2018
Prishtina Institute for Political Studies
2
Rishikim kritik
i organizimit dhe
zbatimit të politikës
së jashtme të
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit
Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP)- i
financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe
Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të
Jashtme të Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar
nga Fondacioni Kosovar për Shoëqri Civile (KCSF).
Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Institutit
të Prishtinës për Studime Politike dhe në asnjë
mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i SDC-
së. DANIDA-s apo KCSF.
3
TABELA E PËRMBAJTJES
6.4.1 Struktura
1.Përmbledhje Ekzekutive
4.2 Sfida 2: Imazhi i Kosovës dhe reputacioni i liderëve politik
6.4 Sfida e organizimit dhe funksionimit të MPJ-së
5.3.1 Nga këndvështrimi I MPJ-së
4.4 Sfida 4: Mirëmbajtja e raporteve me shtetet që kanë njohur Kosovën
4.5 Shfrytëzimi i mundësive në kuadër të Titullit II të MSA-së për Dialog
Politik
3.2.2 Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit (PKZMSA) 2017–2021
3.2.1 Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021
3.3 Rishikim kritik i prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës
4.1 Sfida 1: Brishtësia e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së
Kosovës
7. Arritjet
6.4.2 Rotacioni në shërbimin diplomatik
3.Politika e Jashtme e Republikës së Kosovës
4.6 Raportet me Bosnje Hercegovinën (BiH)
5.1 Politizimi i procesit të rekrutimit dhe avancimit në shërbimin
diplomatik
5.2 Konsistenca dhe koherenca
5.3.2 Nga këndvështrimi I Ambasadës
2.Kontekst
3.2 Prioritet e Politikës së Jashtme të Kosovës në kuadër të
dokumenteve strategjike
3.1 Korniza ligjore dhe institucionale
3.2.3 Strategjia për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të
Republikës së Kosovës
5.3 Komunikim midis MPJ-së edhe Ambasadave të Kosovës
5. Sfida të zbatimit të politikës së jashtme
5.4 Koordinimi ndër-institucional
4. Sfidat e Kosovës në politikën e jashtme
4.3 Sfida 3: Mungesa e strategjisë për politikën e jashtme
6.4.3 Akademia Diplomatike
6.4.4 Rekomandime
7. Fletënotim
16
20
17
15
20
24
15
26
18
18
21
25
20
19
24
21
16
17
24
18
20
11
11
9
10
10
8
5
13
14
4
5
Ky punim i shkurtër ofron një rishikim
analitik dhe kritik mbi Ministrinë e
Punëve të Jashtme të Republikës së
Kosovës në kontekst të funksionimit
institucional si dhe zbatimit të
politikës së jashtme. Kjo analizë
identifikon disa sfida të përgjithshme
të politikës së jashtme të Kosovës, si
dhe sfida të veçanta në zbatimin e
politikës së jashtme dhe sfida në
funksionimin e MPJ-së. Kjo analizë nuk
ka të bëj dhe nuk i referohet
periudhave të caktuara kohore ose
administrimit të Ministrisë nga ndonjë
Ministër përkatës. Kjo analizë e bazuar
në intervista me zyrtarë të MPJ-së
dhe analizë të dokumenteve, ka të bëjë
me institucionin e Ministrisë së
Punëve të Jashtme dhe zbatimit të
politikës së jashtme. Sfidat e
identifikuara në këtë analizë, nuk kanë
për qëllim të bëjnë kritikë politike MPJ-
së ose ndonjë Ministri që ka
udhëhequr MPJ-në, sepse sfidat dhe
problemet e identifikuara janë
akumulim i një procesi të gjatë. Kjo
analizë, duke pas parasysh rolin
qenësor që institucioni i MPJ-së ka në
këtë kohë për Republikën e Kosovës
kur shtetësia e saj sfidohet çdo ditë në
shoqërinë ndërkombëtare, synon të
Ministria e Punëve të Jashtme e
Kosovës ka disa arritje të rëndësishme
duke qenë në gjendje të tërheqë dhe
të mbajë individë të talentuar dhe të
përkushtuar në radhët e saj, mirëpo
ende ballafaqohet me sfida për të
ndërtuar një kulturë profesionale
diplomatike. Operacionet diplomatike
të MPJ-së për sa i përket avancimit të
interesave të Kosovës sfidohen nga
mungesa e një strategjie për politikë
të jashtme. Përmes disa iniciativave,
siç ishin Konferenca e Dialogut Ndër-
fetar (Interfaith Dialogue), Konferenca
Gërmia Hill, KSTalksEU, fushata për
anëtarësim në UNESCO, e disa
iniciativa të tjera, kanë bërë që MPJ të
mbahet në konsideratë nga ministritë
e jashtme të vendeve të tjera të rajonit
dhe më gjerë.
lehtësojë diskutime konstruktive midis
praktikuesve dhe hulumtuesve të
politikës së jashtme, për rolin e MPJ-
së dhe mundësive për të adresuar në
mënyrë të suksesshme sfidat
ekzistenciale të Republikës së
Kosovës.
Fushata për UNESCO ka pasur ndikim
të mirë në disa drejtime: duke qenë
fushata e parë me vetëiniciativë për
anëtarësim të Kosovës në një
1.Përmbledhje Ekzekutive
6
Konferenca për Dialogun Ndër-fetar si
dhe Konferenca Gërmia Hill kanë
organizatë ndërkombëtare dhe e
udhëhequr nga MPJ, ka ndikuar
pozitivisht në zhvillimin e kapaciteteve;
ka ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të
reja për Kosovën dhe MPJ-në (të cilat
nuk janë kapitalizuar); ka ndihmuar
MPJ-në të kuptoj më mirë pozitën
reale të Kosovës në shoqërinë
ndërkombëtare; në një mënyrë ka
qenë një thirrje për zgjimin e
Ministrisë së Punëve të Jashtme,
sidomos për nevojën e ndërtimit të
kapaciteteve në MPJ për lobim; së
fundmi përkundër faktit që fushata
nuk siguroi anëtarësimin e Kosovës
pati ndikim pozitiv për imazhin e
Kosovës duke vënë në pah
trashëgiminë kulturore të saj si dhe
arriti të ndërtoj kohezion dhe
konsensus të fuqishëm shoqëror
brenda Kosovës. Në anën negative të
fushatës për UNESCO, strategjia e
MPJ-së nuk ka qenë e qartë dhe ka
pasur përpjekje për instrumentalizim
të fushatës për politikën ditore në
Kosovë. Po ashtu aftësitë e arritura
dhe kapacitetet e ndërtuara nuk kanë
mbetur në MPJ dhe nuk është
vazhduar të ndërtohet mbi përvojën e
fituar dhe raportet e reja të ndërtuara
si pjesë e fushatës. Shumica e stafit
që kanë punuar në fushatën për
UNESCO nuk janë më pjesë e
institucionit dhe MPJ po ashtu ka
mundur të ndërtoj një program për
zhvillim të kapaciteteve. Po ashtu,
fushata MPJ nuk iu është përgjigjur
thirrjes për zgjim, sidomos për
situatën dhe pozitën e Kosovës në
shoqërinë ndërkombëtare.
vendos Kosovën në hartën e ngjarjeve
për shumë personalitete dhe opinion
bërës ndërkombëtar. Shumica prej tyre
nga pjesëmarrja në konferenca kanë
ndërtuar një raport shumë pozitiv me
vendin dhe disa edhe kanë shkruar në
medie ndërkombëtare për përvojën e
tyre pozitive në Kosovë.¹
Ndër dobësitë kryesore të MPJ-së
përveç mungesës së strategjisë për
politikë të jashtme, janë edhe
problemet me procesin e rekrutimit
dhe avancimit në shërbimin diplomatik,
mungesa e një qasje sistematike të
mirëmbajtjes së raporteve me shtetet
që kanë njohur Kosovën, mos
shfrytëzimi i titullit II të MSA-së,
mungesa e reagimit të shpejtë për të
informuar shtetet e ndryshme, BE-në
e organizata të tjera për zhvillimet në
Kosovë, etj. Fushata e Serbisë për të
zhbërë njohjet e Kosovës krijon një
seri të re të rreziqeve për Kosovën.
Krahas kësaj, rritja e popullzimit dhe
përkrahjes për të djathtën ekstreme
në shtetet anëtare të BE-së mund të
ketë po ashtu një ndikim negativ në
raportet midis Kosovës dhe
institucioneve të BE-së. Në anën tjetër,
arritja e një marrëveshje
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e
obligueshme për Kosovën dhe Serbinë,
do të krijonte një momentum të
rëndësishëm për Kosovën që do të
duhej të shfrytëzohej në maksimum.
Kosova do të duhet t'i kushtojë më
shumë vëmendje raporteve me
Kroacinë, dhe të synoj të avancoj
raportet. Po ashtu vëmendje duhet ti
kushtohet raporteve me Bosnje dhe
Hercegovinën dhe të përpiqet të bind
BE-në të kushtëzoj këtë shtet me
1Si për shembull ky shkrim në Le Monde http://ëëë.lemondedesreligions.fr/actualite/le-symbolique-kosovo-organise-sa-
4e-conference-interreligieuse-01-07-2015-4841_118.php
7
normalizim të marrëdhënieve me
Kosovën. Me burime të kufizuara në
dispozicion, do të jetë e rëndësishme
që Kosova të identifikojë dhe të
fokusohet në prioritetet e saj të
politikës së jashtme. Suksesi i MPJ-së
varet edhe nga performanca e
individëve të talentuar, prandaj duhet
të sigurohet që respektohen
mundësitë barabarta për të gjithë në
MPJ dhe avancimet bëhen mbi bazën
e meritës. Shumë nga Ministria
pranojnë dhe mirëpresin ndryshime në
organizimin dhe strukturën e MPJ-së
dhe mbrojtjen e institucionit nga
ndërhyrjet politike në rekrutim.
1) Në qasjen e MPJ-së ndaj; shteteve
që kanë njohur Kosovën, sidomos në
BE, shtetet anëtare të BE-së që nuk
kanë njohur Kosovën si dhe qasjen
ndaj shteteve të Azisë dhe shteteve
Myslimane;
2) Të dinamizojë punën dhe të jetë një
Ministri më pro-aktive dhe strategjike
në qasje. MPJ duhet të jetë në gjendje
të punojë me palët kyçe për të
caktuar prioritetet dhe për të
mobilizuar një përkrahje ndër-partiake
për zbatimin e politikës së jashtme.
Kjo do të kërkojë një përkufizim më të
qartë të kontekstit strategjik ku është
Kosova dhe në mënyrë të qartë
prioritetet.
3) Një artikulim i qartë i misionit,
qëllimit dhe rolit të Ministrisë që
përputhet mirë me sfidat aktuale të
Kosovës që kanë të bëjnë me
4) Forcimi i menaxhimit të Ministrisë,
në veçanti menaxhimi i performancës
dhe i njerëzve. Duhet të ketë një lidhje
më të mirë midis strategjisë,
rezultateve të dëshiruara nga MPJ dhe
vlerësimit të performancës së
Ministrisë dhe stafit në drejtim të
ofrimit të këtyre rezultateve. Ministria
aktualisht ka probleme serioze në
mënyrën se si bënë vlerësimin e
performancës së stafit. Procesi i
rishikimit të vlerësimit të
performancës duhet të ndahet nga
njohja dhe shpërblimi i performancës
së mirë ndaj stafit dhe menaxherëve
që kanë performancë të ulët.
Rrotullimet e shpeshta të stafit,
sidomos në shërbimin diplomatik,
praktikat efektive të menaxhimit dhe
ndikimit në politikën e jashtme.
5) Përshtatje më e mirë e strukturës
organizative me misionin dhe qëllimin
e MPJ-së që ka të bëjë me
mirëmbajtje të komunikimit me shtetet
që tashme kanë njohur Kosovën.
6) Kosova duhet të formojë një Agjenci
për Zhvillim Ndërkombëtar që të rrisin
prezencën e saj në shoqërinë
ndërkombëtare dhe të ndërtojë veten
si një akter racional. MPJ duhet të
modelojë dhe të nxisë ndryshimet e
nevojshme dhe të shfrytëzojë përvojën
dhe aftësitë e Ambasadorëve dhe të
përfshijë ata dhe të ndihmojë në
zhvillimin kapaciteteve të tyre për
zhvillimin e diplomacisë publike në
mënyrë më efektive.
legjitimitetin e brishtë në shoqërinë
ndërkombëtare.
8
Ministria e Punëve të Jashtme u
themelua menjëherë pas shpalljes së
pavarësisë, përmes ligjit Nr. 03/L-044
Për Ministrinë e Punëve të Jashtme
dhe Shërbimin Diplomatik tё
Republikës së Kosovës të datës 13
mars 2008. Ky ligj përcakton edhe
kompetencat dhe përgjegjësitë e
Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Shërbimit Diplomatik të Republikës së
Kosovës. Qëllimi kryesor i MPJ-së
është të formulojë dhe zbatojë
politikën e jashtme të Kosovës, sipas
nenit 3 të ligjit 03/L-044. Ndër
kompetencat kryesore të MPJ-së
është edhe përgjegjësia për të vepruar
në shtetet e tjera si dhe në organizata
ndërkombëtare në emër të ministrive
dhe organeve të tjera shtetërore të
Republikës së Kosovës. Kjo
kompetencë i përshkruan një rol të
rëndësishëm MPJ-së edhe në
koordinimin e institucioneve të tjera
publike në Kosovë.
Në respekt të interpretimit të duhur
ligjor, mbi këtë kompetencë MPJ mund
të zhvillojë më tutje si kornizën juridike
po ashtu edhe kapacitetin e saj
koordinues. Kjo bëhet edhe më e
MPJ është institucioni në frontin e
parë të përfaqësimit dhe mbrojtjes së
interesave të Republikës së Kosovës
në arenën dhe politikën
ndërkombëtare. Kjo kompetencë, po
ashtu në nënkupton se MPJ duhet të
zhvillojë një kornizë strategjike, ose së
paku të synojë konsensusin e
brendshëm mbi atë se cilat janë këto
interesa. Këto interesa duhet të jenë
gjithëpërfshirëse, sepse MPJ ka
përgjegjësi edhe të promovojë tregtinë
dhe investimet e huaja në Kosovë. MPJ
po ashtu është përgjegjëse të mbrojë
të drejtat e kosovarëve me banim të
përkohshëm ose të përhershëm në
vendet e tjera. Sa i përket ofrimit të
shërbimeve, MPJ u ofron shërbime
konsullore shtetasve të Kosovës në
vendet e tjera.
nevojshme kur kemi parasysh
përgjegjësinë e MPJ-së të jetë prijës
dhe bashkërendues në raportet
ndërmjet Qeverisë së Republikës së
Kosovës dhe misioneve diplomatike
ose përfaqësuese të shteteve të tjera
dhe organizatave ndërkombëtare
ndërqeveritare që veprojnë në Kosovë.
2.Kontekst
9
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)
aktualisht nuk ka një strategji
gjithëpërfshirëse për politikën e
jashtme të vendit ku do të
definoheshin prioritetet në këtë fushë.
Në mungesë të saj, politika e jashtme,
është e artikuluar në mënyrë të
fragmentuar në disa dokumente të
Qeverisë, përfshirë: Programi i
Qeverisë së Republikës së Kosovës 22017-2021 , Programi Kombëtar për
Zbatimin e
Ueb faqja e zyrtare e Ministrisë është
e zbrazët me informacion për sa i
përket prioriteteve të politikës së
jashtme dhe shënon “në proces”.
Përderisa ky boshllëk me informacion
në këtë segment të ueb faqes mund të
jetë një gabim teknik, nga hulumtimi i
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 3(PKZMSA) 2017–2021 , Strategjia për
arritjen e njohjes së plotë
ndërkombëtare të Republikës së 4Kosovës si dhe në baza ad-hoc.
realizuar për këtë analizë, me të
vërtetë nuk ka një listë të qartë të
prioriteteve të politikës së jashtme të
artikuluar përmes një dokumenti
strategjik. Gjatë kohës së shkrimit të
kësaj analize, MPJ ka qenë ende në
proces të hartimit të një strategjie për
politikë të jashtme, një iniciativë e
rëndësishme e cila do të duhej të
kishte një përkrahje të gjerë politike.
Definimi i qartë i prioriteteve të
politikës së jashtme, përtej hartimit të
një liste të mirë të dëshirave, është një
nevojë qenësore për situatën ku
ndodhet sot Kosova në shoqërinë
ndërkombëtare dhe këto prioritete do
të duhej të shërbenin për të ndërtuar
kohezion dhe konsensus shoqëror.
Përkundër kësaj nga debatet dhe
fjalimet e zyrtarëve politik dhe jo-
politikë të Qeverisë së Kosovës, mund
të identifikohen këto gjashtë prioritete
kryesore për politikën e jashtme të
Kosovës:
3.Politika e Jashtme e Republikës së Kosovës
3Qeveria e Kosovës. (mars, 2017). Dokumente. Marrë nga Kryeministri-ks.net: http://kryeministri-ks.net/ëp-
content/uploads/docs/PKZMSA_2017-2021_miratuar_nga_Qeveria_(2).pdf
²Qeveria e Kosovës. (shtator, 2017). Marrë nga http://min-
rks.net/repository/docs/programi_i_qeverise_se_republikes_se_kosoves_2017_2021.pdf
4Qeveria e Kosovës. (qershor, 2011). Dokumente. Marrë nga Kryeministri-ks.net: http://ëëë.kryeministri-
ks.net/repository/docs/Strategjia_per_Arritjen_e_Njohjes_se_Plote_Nderkombetare_te_Republikes_se_Kosoves_SHQ.pdf
10
4. Anëtarësimi në Aleancën Veri-
Atlantike (NATO);
5. Integrimi i plotë i Kosovës në
organizatat dhe nismat rajonale në
Ballkan, si dhe
6. Arritja e një marrëveshje
gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të
detyrueshme me Serbinë që do të
siguronte njohjen e pavarësisë së
Kosovës nga ana e Serbisë.
1. Rritja e numrit të njohjeve të
pavarësisë së Kosovës dhe në këtë
drejtim me fokus është sigurimi i
njohjes nga: Spanja, Qipro, Greqia,
Sllovakia dhe Romania;
2. Anëtarësimi në Organizatën e
Kombeve të Bashkuara (OKB);
3. Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin
Evropian (BE);
Ka një sërë ligjesh dhe dokumente të
tjera që kanë një rëndësi të veçantë
për politikën e jashtme të vendit dhe
të cilat janë miratuar siç është: Ligji
për Parandalimin e Shpëlarjes së
Parave dhe Financimit të Terrorizmit;
Ligjit për Ndalimin e Bashkimit në
Konflikte të Armatosura Jashtë
Territorit të Vendit; Strategjisë
Kombëtare për Parandalimin dhe
Luftimin e Ekonomisë Joformale,
3.1 Korniza ligjore dhe institucionale
Pastrimit të Parave, Financimit të
Terrorizmit dhe Krimeve Financiare
2014-2018, Strategjisë Kundër
Terrorizmit dhe Planit të Veprimit 52012-2017, etj . Në kuptimin
institucional koordinatorët kombëtarë
në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal
dhe Iniciativën Rajonale për Migracion,
Azil dhe Refugjatë (MARRI) luajnë një
rol të rëndësishëm në zbatimin e
politikës së jashtme të Kosovës,
sidomos në raport me Bashkimin
Evropian. Sipas PKZMSA, Kosova
është anëtare e 21 nismave rajonale,
në fushën e tregtisë, sigurisë, edukimit,
teknologjisë, ambientit, etj. Dialogu
midis Kosovës dhe Serbisë është
burimi kryesor i vëmendjes, levave dhe
rëndësisë së Kosovës në marrëdhëniet
ndërkombëtare.
3.2 Prioritet e Politikës së Jashtme të Kosovës në kuadër të dokumenteve strategjike
Në kuadër të këtij seksioni do të
bëjmë përmbledhjen e prioriteteve
kryesore të politikës së jashtme të
Kosovës nga tre dokumentet
strategjike të vendit: Programi i
Qeverisë së Kosovës, Programi
Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si
dhe Strategjia e vitit 2011 për arritjen
e njohjes së plotë ndërkombëtare të
Kosovës.
5PKZMSA. (mars, 2017). Faqe 335-338. Marrë nga: http://kryeministri-ks.net/ëp-content/uploads/docs/PKZMSA_2017-
2021_miratuar_nga_Qeveria_(2).pdf
11
Programi i Qeverisë së Kosovës 2017-
2021 përcakton 13 objektiva kryesore
për politikën e jashtme të Kosovës të
cilat janë:
3.2.1 Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021
2) Intensifikimi i veprimeve për krijimin
e mundësive reale për liberalizimin e
vizave;
1) Riorganizimi i MPJ-së dhe Shërbimit
të Jashtëm, ngritja profesionale e
personelit diplomatik, dinamizimi i
punës në MPJ dhe ngritja e efiçiencës;
6) Ngritja dhe fuqizimi i bashkëpunimit
me NATO-n dhe mekanizmat tjera
Euro-Atlantike;
7) Intensifikimi dhe kultivimi i
mëtutjeshëm i Marrëdhënieve
Dypalëshe;
4) Vazhdimi dhe intensifikimi i
veprimeve për rritjen e numrit të
njohjeve ndërkombëtare të Kosovës në
botë;
3) Intensifikimi i veprimeve për
normalizimin e marrëdhënieve me
Serbinë;
5) Intensifikimi i veprimeve, për krijimin
e mundësive për Integrimin e Kosovës
në BE dhe organizata tjera evropiane;
8) Intensifikimi dhe kultivimi i
mëtutjeshëm i Marrëdhënieve
Shumëpalëshe;
12) Reformimi i Shërbimit të Jashtëm;
13) Shërbimet Digjitale Konsullore.
9) Fuqizimi dhe thellimi i
Partneriteteve Strategjike;
10) Promovimi dhe rritja e
Bashkëpunimit Rajonal;
11) Intensifikimi dhe fuqizimi i
Diplomacisë Ekonomike, Diplomacisë
Publike dhe Diplomacisë Parlamentare;
3.2.2 Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2017–2021
PKZMSA ka pesë shtylla kryesore
prioritare, ku bën pjesë edhe agjenda
evropiane dhe politika e jashtme.
Kapitulli 31 i Acquis-së rregullon
aspektet e politikës e jashtme, sigurisë
dhe mbrojtjes. Kosovës i kërkohet që
në mënyrë progresive të harmonizojë
qëndrimet e veta me ato të BE-së, si
dhe të zbatojnë sanksione dhe masa 6kufizuese kur dhe ku kërkohen ato .
Kosova zhvillon dialog politik me BE-
në në disa nivele në kuadër të procesit
të integrimit evropian. Kosova zotohet
në PKZMSA për “angazhim të
vazhdueshëm drejt përmirësimit të
dukshëm dhe të qëndrueshëm të 7marrëdhënieve me Serbinë .” Në
kuadër të PKZMSA ky zotim
6PKZMSA (mars, 2017)…
7Po aty.,
12
arsyetohet me shmangien e bllokimit
të njërës apo tjetrës palë në përpjekje
për anëtarësim në BE. Normalizimi
definohet si një marrëveshje që do të
jetë ligjërisht e detyrueshme, përmes
së cilës të dy vendet do të jenë në
gjendje të ushtrojnë plotësisht të
drejtat e tyre dhe të përmbushin
përgjegjësitë e tyre. Kosova po ashtu
zotohet të zbatojë “në mirëbesim të
gjitha marrëveshjet e arritura në
dialog me Serbinë dhe të respektojë
plotësisht parimet e bashkëpunimit 8gjithëpërfshirës rajonal .” Është e
rëndësishme të theksohet se PKZMSA
zoton ndaj parimit të frymës së
kompromisit në përmbushjen e
detyrimeve që dalin nga MSA. Sa i
përket sigurisë, qasja e Kosovës e
shprehur në PKZMSA e ndërlidh
sigurinë kombëtare me sigurinë
rajonale, fillimisht. PKZMA përcakton
këto shtatë prioritete kryesore
afatmesme për Kosovën.
2) Do të vazhdojë trajnimi i shërbyesve
civil në fushën e politikës së jashtme
dhe të sigurisë. Prioritet do të kenë
ata që kanë për detyrë implementimin
e masave kufizuese dhe kontrollit të
armëve.
1) Hartimi dhe miratimi i Strategjisë
për Punë të Jashtme;
3) Gjithashtu, përmes vizitave në
shtetet anëtare, do të shkëmbehen
përvojat mbi implementimin sa më
efektiv të masave kufizuese.
4) Republika e Kosovës do të vazhdojë
të kontribuojë në përmirësimin e
5) Sa i përket bashkëpunimit me
organizatat ndërkombëtare, Republika
e Kosovës do të vazhdojë të jetë
anëtare aktive në organizata
ndërkombëtare (Komisionin e
Venedikut, Bankën Botërore, Fondin
Monetar Ndërkombëtar, Bankën
Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
Frankofoninë, etj). Republika e Kosovës
gjithashtu do të vazhdojë të luajë rol
proaktiv në vijë me të gjitha obligimet
në organizatat rajonale si partner i
barabartë (SEECP, RCC,...)
dialogut politik me BE-në dhe të jetë
një aktor aktiv në këtë dialog.
Republika e Kosovës do të vazhdojë të
zbatojë aktet ligjore të BE-së në
fushën e politikës së jashtme dhe
sigurisë.
6) Gjithashtu, Republika e Kosovës do
të vazhdojë të zbatojë masat kufizuese
të imponuara nga Këshilli. Në këtë
mënyrë, Kosova do të krijojë
mekanizmin për implementimin e
masave restriktive.
7) Miratimi i akteve të brendshme
ligjore nga MFSK.
8Po aty.,
13
Sipas strategjisë Kosova do të zbatojë
një orientim strategjik tre-drejtimor
për të siguruar njohje të reja për
vendin: duke iu qasur shteteve në
mënyrë individuale, në Grup-shtete
dhe rajone të caktuara si dhe
Strategjia për arritjen e njohjes së
plotë ndërkombëtare të Republikës së
Kosovës e Qershorit 2011, thekson se
janë “rreth 50 shtete të OKB-së që,
ose kanë sinjalizuar njohjen, ose kanë
mbajtur kanalet e komunikimit hapur
me Kosovën, ndërsa rreth 60 tjera nuk
kanë deklaruar pozitën e tyre apo
aktivisht kundërshtojnë pavarësinë.”
Strategjia përcakton kompletimin e
procesit të njohjes ndërkombëtare të
Kosovës si qëllim parësor për të
fuqizuar pozitën ndërkombëtare të
Republikës së Kosovës që, sipas
strategjisë, është prioriteti më i lartë
shtetëror. Objektiva e strategjisë është
“ta rrumbullakojë njohjen
ndërkombëtare të Kosovës....[integrimin
e] plotë, dhe brenda një periudhe
optimale, të vendit si anëtar i
barabartë në bashkësinë e shteteve të
lira.” Përderisa rritja e numrit të
njohjeve të shtetit të Kosovës është pa
dyshim e rëndësishme, strategjia, në
mungesë të përkufizimit të qartë, pre-
supozon se ka një numër të njohjeve i
cili do të konsistonte në
rrumbullakimin e njohjes së Kosovës, e
cila do të zgjidhte problemin me
legjitimitetin ndërkombëtar të vendit.
3.2.3 Strategjia për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës
organizatat dhe mekanizmat
ndërkombëtarë. Sa i përket qasjes
individuale ndaj shteteve strategjia
shpjegon se as kjo ka të bëjë me
“faktorët dhe dinamikat e politikës së
jashtme dhe, posaçërisht, pozicionimi i
tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.”
Qasja rajonale dhe ndaj grup-shteteve,
sipas strategjisë “ka për qëllim
përshtatjen e veprimeve për njohje
ndaj faktorëve dhe dinamikave politike
në rajone dhe grup-shtete të caktuara,
të cilat ndikojnë në vendimmarrjen e
politikës së jashtme të shteteve
përkatëse.” Ndërsa drejtimi i fundit për
sa i përket organizatave dhe
mekanizmave ndërkombëtarë ka të
bëjë me “krijimin e lidhjeve me
organizata dhe mekanizma
shumëpalësh, për afirmim dhe njohje
të Kosovës si subjekt ndërkombëtar.”
Strategjia pretendon se pjesa
operacionale e saj “identifikon
qëndrimin relevant dhe të plotë të
secilit prej vendeve që ende nuk e ka
njohur shtetin e Kosovës, dhe kundrejt
kësaj, përcakton dhe projekton
veprime, metoda dhe strategji
”mikrokozmike”, pra, specifike,
kontekstuale dhe të drejtuara ndaj
secilit prej atyre vendeve”, mirëpo
“analizat janë konfidenciale dhe në
përdorim vetëm për subjektet e
përfshira në procesin e avokimit për
njohje, ndërsa plani i veprimit është
bazë për aktivitetet e MPJ-së dhe të
Zyrës së ZKM për njohje si dhe
aktorët tjerë institucionalë.” Nga
strategjia kuptohet se ka edhe një
Grup për Avokim mirëpo nuk jepen
informacione për këtë mekanizëm.
Strategjia po ashtu mban
14
konfidenciale planin e veprimit për
publikun “për të minimizuar mundësitë
që aktivitetet apo partnerët në
implementim të identifikohen, zbehen
apo të pamundësohen nga pala tjetër
në përmbushje të synimeve.” Në
mungesë të transparencës së planit të
veprimit, si dhe në mungesë të ndonjë
raporti mbi zbatimin e kësaj strategjie
është e vështirë të vlerësohet ky
dokument, i cili nuk përmbush, për nga
aspekti profesional, kriteret bazike për
tu quajtur strategji. Krahas kësaj, duke
pasur parasysh se rritja e numrit të
njohjeve të Republikës së Kosovës
është prioritet për Qeverinë, nuk është
e qartë përse nuk ka pasur
aktiviteteve ose zhvillime pasuese ndaj
kësaj përpjekje për të ndërtuar një
strategji për rritjen e njohjeve.
Politika e jashtme e Kosovës është e
fragmentuar si në aspektin e
prioritetizimit po ashtu edhe në atë
institucional. Tre dokumentet e
analizuara në këtë raport dështojnë të
identifikojnë dhe adresojnë disa prej
sfidave kryesore të Kosovës në
politikën e jashtme. Edhe ato prioritete
që janë të përcaktuara në dokumente,
nuk janë të formuluara në mënyrë të
duhur, gjë që pamundëson edhe
organizim dhe veprimin strategjik të
MPJ-së. P.sh. në njërin prej
dokumenteve të lartëcekur thuhet se
prioritet është 'krijimi i mundësive për
3.3 Rishikim kritik i prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës
Integrimin e Kosovës në BE' ky është
një prioritet që përzien kompetencat
midis Kosovës dhe BE-së dhe ngreh
dilema rreth qëllimit real të Kosovës,
duke reflektuar mungesë të njohurisë
për procesin.
MPJ duhet që sa më shpejtë të
përmbyllë procesin e hartimit të
Strategjisë për Politikën e Jashtme që
adreson sfidat kryesore të vendit në
politikën e jashtme dhe ta përdorë si
një dokument për të ndërtuar
konsensus në shoqëri dhe qeveri. Një
shembull i formulimit të prioriteteve të
MPJ-së mund të shikojmë në vijim:
Republika e Kosovës është një partner
i besueshëm i Bashkimit Evropian në
ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe
avancimin e bashkëpunimit në
zhvillimin ekonomik, luftën kundër
krimit dhe korrupsionit, modernizimin
e administratës publike, si dhe
parandalimin e migrimit jo të rregullt.
Hyrja në fuqi të Marrëveshjes për
Stabilizim dhe Asocim (MSA) në muajin
prill, 2016 ka shënuar fillimin e
marrëdhënieve kontraktuale midis
Kosovës dhe BE-së. Kosova është e
përkushtuar të zbatojë të gjitha masat
nga Programi Kombëtar për Zbatimin
e MSA-së dhe të përgatitet të aplikojë
për anëtarësim sepse kjo nënkupton
për Kosovën zhvillim kombëtar dhe
avancim në procesin e anëtarësimit në
Bashkimin Evropian.
Veprimet afat-shkurta:
Prioritet 1: Marrja e statusit të vendit
kandidat për anëtarësim në Bashkimin
Evropian (BE) deri në vitin 2020.
15
1.2 Përgatitja e një analize juridiko-
politike për aplikim për anëtarësim në
kontekst të statusit të Kosovës;
1.3 Rritja e shkëmbimit kulturor me
pesë-shtetet anëtare të BE-së që nuk
kanë njohur pavarësinë e Kosovës;
1.4 Zbatimi i një fushate të rritjes së
informacionit cilësor për Kosovën në
Shtetet Anëtare të Bashkimit
Evropian.
1.1 Ndërtimi i një partneriteti strategjik
me Kroacinë për mbështetje të
aplikimit të Kosovës për anëtarësim;
Në kuadër të këtij kapitulli do të diskutojmë për disa prej sfidave kryesore të
Kosovës në politikën e jashtme.
4. Sfidat e Kosovës në politikën e jashtme
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin
2008, Republika e Kosovës është
ballafaquar me një fushatë të
koordinuar të Serbisë dhe Rusisë për
të zbehur legjitimitetin e saj në
shoqërinë ndërkombëtare, e
manifestuar përmes veprimeve për të
penguar njohjen e pavarësisë së
Kosovës nga shtetet e tjera, integrimin
e vendit në organizata rajonale dhe
ndërkombëtare si dhe shpërndarjen e
informacioneve negative që kanë
synuar dëmtimin e imazhit të Kosovës,
të përpunuara veçanërisht për rajone
4.1 Sfida 1:Brishtësia e legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës
16
të caktuara të botës. Përgjigja e
Kosovës, përkatësisht e Ministrisë së
Punëve të Jashtme, në këto raste
vazhdon të jetë defensivë dhe ad-hoc.
Imazhi i Kosovës në Shtetet Anëtare
të Bashkimit Evropian si dhe në disa
rajone të botës është shumë negativ.
Kosova shihet si një shtet me
korrupsion të lartë dhe i udhëhequr
nga një elitë politike e lidhur ngushtë
me rrjetet e krimit, që vetëm
keqpërdorë burimet e shtetit dhe të
mirat publike. Krahas kësaj
pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës
në luftën në Siri dhe Irak ka thelluar
edhe më tej imazhin negativ për
vendin. Ky perceptim për Kosovën, ka
ndikimin e vetë, sidomos në BE.
Përderisa MPJ ka zbatuar disa
iniciativa me qëllim ndryshimin e 9imazhit të vendit këto iniciativa
shumë të mira nuk janë vazhduar.
4.2 Sfida 2: Imazhi i Kosovës dhe reputacioni i liderëve politik
Politika e jashtme, imponon por edhe
reflekton, në shumicën e shteteve,
konsensus kombëtar. Instrumenti kyç
për të ndërtuar një konsensus të tillë
por edhe për të mobilizuar dhe
koordinuar burimet e Qeverisë së
4.3 Sfida 3: Mungesa e strategjisë për politikën e jashtme
Mungesa e strategjisë ka ndikuar që
planifikimi dhe zbatimi i politikës së
jashtme të jetë i fragmentuar dhe
jokoherent. Pasojat e kësaj situate
reflektojnë edhe në paaftësinë e
institucionit të Ministrisë së Punëve të
Jashtme t'i përgjigjet në mënyrë
efektive dhe të koordinuar fushatës së
Serbisë kundër Kosovës në politikën e
jashtme që ka arritur, deri në një masë
me sukses, të vazhdojë të mbajë të
kontestuar legjitimitetin e shtetit të
Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare,
së fundi përmes strategjisë së
zhbërjes së njohjeve të Kosovës. Në
këto raste, reagimet nga Kosova kanë
qenë post-festum, ad-hoc dhe të
pakoordinuara.
Kosovës, do të ishte një Strategji për
Politikën e Jashtme të Kosovës. Që
nga viti 2008 kur Kosova ka shpallur
pavarësinë nuk ka një dokument të
tillë. PKZMSA në kuadër të masave
afatshkurta parasheh hartimin dhe
miratimin e një strategjie për politikë
të jashtme, prandaj hartimi i
strategjisë është edhe obligim nga
procesi i integrimit evropian të
Kosovës dhe do të konsistonte në
përmbushjen e obligimeve nga MSA.
9Si P.sh iniciativat: Dialogu Ndërfetar http://mfa-ks.net/?page=1,217,3479 ; http://digitalkosovo.org/sq/ Germia Hill
http://mfa-ks.net/?page=1,217,1476 KSTalksEU http://mfa-ks.net/?page=1,217,2628
17
Përderisa arritja e njohjeve të reja për
Kosovën është shumë e rëndësishme,
duke pas parasysh fushatën e fundit
të Serbisë ndaj zhbërjes së njohjeve,
mirëmbajta, përcjellja e zhvillimeve dhe
mirëmbajtja e komunikimit të rregullt
me shtetet që kanë njohur Kosovën
bëhet edhe më e rëndësishme. Në këtë
drejtim MPJ duhet të ndërtojë një
qasje sistematike dhe strategjike të
mirëmbajtjes së komunikimit me
shtetet që kanë njohur Kosovën.
Aktualisht në MPJ në kuadër të
strukturës institucionale nuk ka
departamente të fokusuara në rajone
të caktuara të botës dhe as Desk
O�cers për shtete të ndryshme të
botës. Megjithëse duhet pas parasysh
burimet e kufizuara të shtetit të
Kosovës, situata aktuale e bën të
domosdoshme që MPJ në kuadër të
departamentit për marrëdhënie
bilaterale të krijojë divizione të veçanta
për secilin prej pesë grupeve
gjeografike të shteteve. Siç janë të
ndara aktualisht nga MPJ këto pesë
grupe janë: SHBA dhe Kanada, Azi dhe
Oqeani, Afrikë dhe Amerikë, Rusi dhe
Euro-Azi dhe Lindje të Mesme dhe
Vendet Arabe. Krahas kësaj, MPJ mund
të bëjë edhe veprime të tjera, siç është
letër informuese për arritjet e fundit të
Kosovës dhe shënim falënderuese për
vazhdimin e marrëdhënieve një
program i vizitave nëpër secilin shtet.
4.4 Sfida 4: Mirëmbajtja e raporteve me shtetet që kanë njohur Kosovën
Përkundër që MSA është në fuqi
tashmë dy vjet, titulli II i kësaj
marrëveshje nuk është shfrytëzuar në
potencialin e plotë. Titulli II thekson se
vendoset dialogu politik ndërmjet
Kosovës dhe BE-së i cili ka për qëllim,
në mes të tjerash, edhe të promovojë
“Pjesëmarrjen e Kosovës në
komunitetin ndërkombëtar demokratik,
nëse e lejojnë rrethanat objektive”.
Përkundër formulimit të mençur të
qëllimit është e qartë se kjo ka të bëjë
me një obligim që BE, përkatësisht
institucionet e BE-së, si p.sh.
Komisioni Evropian, të përkrahin
Kosovën për tu anëtarësuar në
organizata dhe iniciativa
ndërkombëtare. MPJ ka rolin kryesor
në materializimin e këtij obligimi prej
anës së BE-së dhe në këtë drejtim do
të duhej të niste një diskutim me
Zyrën e BE-së në Kosovë fillimisht
dhe pastaj edhe me Njësinë për
Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme
për Zgjerim. MPJ do të duhej të synojë
të institucionalizojë dialogun në kuadër
të titullit II dhe të kërkojë vazhdimisht,
në formë zyrtare, përkrahje nga BE
për përpjekjet për anëtarësim të
Kosovës.
4.5 Shfrytëzimi i mundësive në kuadër të Titullit II të MSA-së për Dialog Politik
18
Raportet me BiH, që sipas disa të
dhënave shet në tregun e Kosovës
afër 100 milion Euro në vit, janë një
problem i rëndësishëm për Kosovën në
marrëdhënie ndërkombëtare.
Mosnjohja nga BiH ka pamundësuar
izolimin e Serbisë si i vetmi shtet në
rajon me probleme bilaterale me
Kosovën. Kjo situatë po ashtu dëmton
imazhin e Kosovës, e cila përderisa
synon njohje ndërkombëtare nuk
njohët plotësisht ende nga shtetet
4.6 Raportet me Bosnje Hercegovinën (BiH)
fqinje. Përkundër kësaj nuk duket se
kjo çështje zë vend të rëndësishëm në
preokupimet e Qeverisë për politikën e
jashtme, me disa përjashtime
sporadike që vetëm vë në pah qasjen
ad-hoc ndaj këtij problemi. Një raport i
fundit nga shoqëria civile sugjeron që
Bashkimi Evropian të kushtëzoj BiH
me normalizim të marrëdhënieve me
Kosovën në kuadër të procesit të
integrimit evropian. Kjo ide, do të duhej
të shfrytëzohej nga Kosova.
5. Sfida të zbatimit të politikës së jashtme
5.1 Politizimi i procesit të rekrutimit dhe avancimit në shërbimin diplomatik
Ministria e Punëve të Jashtme që nga
themelimi i saj ka bërë përpjekje
serioze për të ndërtuar një shërbim
dhe staf diplomatik që ka aftësi për
t'iu përgjigjur sfidave unike të vendit
në politikën e jashtme. Vështirësitë e
kësaj përpjekjeje bëhen edhe më të
qarta kur kemi parasysh faktin se
ndërtimi i shërbimit diplomatik dhe
kapaciteteve të politikës së jashtme
janë me përvojë të kufizuar vetanake.
Përkundër fillimit të mirë, procesi i
rekrutimit dhe zhvillimit të stafit
diplomatik është dëmtuar nga
ndërhyrjet politike, si në proces të
rekrutimit po ashtu në proces të
avancimeve dhe rotacionit në
shërbimin diplomatik. Si rezultat i
kësaj, në kuadër të shërbimit
diplomatik të Kosovës ka personel që
19
Mirëpo problemet nga ndikimi politik
në shërbimin diplomatik janë edhe më
serioze sesa njohja e gjuhës angleze.
Si rezultat i rekrutimeve të personelit
jo profesional dhe avancimeve jo të
bazuara në meritë, shërbimit
diplomatik të Kosovës i mungojnë
kapacitet e nevojshme në fusha të
specializuara, dhe kjo ndikon në
kapacitetin e MPJ-së për të zbatuar
politikë të jashtme. Siç është bërë e
ditur nga disa të intervistuar, janë të
mangët pjesëtarët e shërbimit
diplomatik që kanë kapacitet të
hartojnë një analizë të mirëfilltë.
nuk plotëson as kriteret minimale të
përcaktuara me ligj siç është njohja e
gjuhës angleze. Tashmë lidhjet
familjare ndërmjet personelit të
shërbimit diplomatik të Kosovës me
disa Deputetë të Kuvendit të
Republikës ose personalitete me
ndikim në parti politike ose qeveri janë
të njohura për publikun. Ndikimi politik
në shërbimin diplomatik jo vetëm që
ka ndikuar në aspektin profesional të
personelit por ka penguar edhe në
funksionimin normal të Ambasadave
të Kosovës, duke qenë se në disa raste
pjesë e personelit diplomatik në këto
ambasada kanë qenë persona me më
shumë fuqi politike se vetë
Ambasadori dhe kjo në disa raste ka
sjellë probleme edhe me respektimin e
hierarkisë brenda ambasadës.
5.2 Konsistenca dhe koherenca
kryesisht me dy çështje kryesore:
raportet midis nivelit politik dhe
shërbimit civil në MPJ si dhe ndërrimet
e shpeshta dhe të pakoordinuara të
personelit në shërbimin diplomatik.
Shpesh zyrtarët që kanë përgjegjësi
përkatëse në një fushë të caktuar të
politikës së jashtme nuk përfshihen në
takime apo shkëmbime të tjera midis
MPJ-së dhe shteteve të tjera. Në disa
raste përfshirja e zyrtarëve të
shërbimit civil në MPJ bëhet,
zakonisht, mbi bazën e preferencave
personale të ministrit në detyrë.
Rastet kur ka përfshirje të zyrtarëve
janë kryesisht takimet protokollare.
Kjo situatë e bën të pamundur që MPJ
të ketë konsistencë dhe koherence në
zbatimin e politikës së jashtme.
Mungesa e konsistencës dhe
koherencës ka ndikuar në zbehjen e
kapacitetit të MPJ-së që të përcjell në
mënyrë efektive çështjet apo
iniciativat e ngritura nga niveli politik.
Një zyrtare e lartë në MPJ e
intervistuar për këtë raport, tregon se
si në një rast, Ministri i MPJ-së dhe
delegacioni përcjellës, janë gjetur në
një pozicion shumë të vështirë nga një
çështje e ngritur nga pala tjetër në
takim, për të cilën kishte pas zotim të
Ministrit paraprak, mirëpo çështja në
fjalë nuk është përcjellë tek shërbimi
civil. Kjo ndodh shpesh edhe si pasojë
e ndikimeve politike, ose moszbatimit
të procedurave në procesin e
vendimmarrjes si dhe mosplanifikimit
të mirëfilltë.
Problemet me konsistencën dhe
konferencën e MPJ-së në zbatimin e
politikës së jashtme kanë të bëjnë
20
Komunikimi dhe marrëdhëniet midis
MPJ-së dhe përfaqësive diplomatikë të
Kosovës janë një sfidë e vazhdueshme
e cila duhet të shikohet nga dy
këndvështrime: nga këndvështrimi i
MPJ-së si dhe nga këndvështrimi i
ambasadave të Kosovës .
5.3 Komunikim midis MPJ-së edhe Ambasadave të Kosovës
Ambasadorët e emëruar politikë, për
shkak të ndikimit të tyre në vend,
shpesh si pasojë e të së kaluarës apo
lidhjeve me partitë politike dhe/apo
individë brenda tyre, ndonjëherë
injorojnë ose fare nuk e respektojnë
zinxhirin institucional të MPJ-së.
Komunikimi joformal midis
ambasadorëve dhe Ministrisë shpesh
lë në hije komplet institucionin e MPJ-
së në çështje shumë të rëndësishme.
Në raportet që dërgohen nga
ambasadat shpesh nuk përfshihen
departamentet e tematikës përkatëse
në MPJ dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në
aftësinë e departamenteve për të
informuar në mënyrë të duhur
Ministrin (p.sh. në përgatitjen e pikave
të diskutimit për takime) ose për të
kryer detyrat institucionale në
zbatimin e politikës së jashtme. Stafi
në ambasada nuk është gjithmonë
profesional dhe disa prej tyre që kanë
5.3.1 Nga këndvështrimi i MPJ-së
lidhje të fuqishme politike në Kosovë e
projektojnë fuqinë e tyre edhe brenda
ambasadës dhe manifestohet me
mosrespektim të hierarkisë.
MPJ shpesh dështon të reagojë shpejt
dhe të informojë me kohë ambasadat
e Kosovës për qëndrimet zyrtare të
Qeverisë së Kosovës karshi zhvillimeve
në vend, siç ishte rasti me arrestimin e
Marko Gjuriçit në Kosovë, kur reagimet
nga MPJ erdhën edhe si rezultat i
presionit të shteteve mike të Kosovës
që kërkonin një informacion zyrtar për
rastin.
Ambasadat e Kosovës, sidomos ato në
shtete me prioritet për Kosovën: siç
është SHBA, Gjermania, Mbretëria e
Bashkuar, Franca, etj. nuk kanë në
dispozicion burime të nevojshme për
të realizuar aktivitete me qëllim rritjen
e shkëmbimit kulturor midis dy
vendeve. Ka edhe sfida ligjore, sidomos
kur kemi të bëjmë me emërimet dhe
rotacionet në Ambasada.
5.3.2 Nga këndvështrimi i Ambasadës
Përderisa ka koordinim midis
drejtuesve kryesorë të politikës së
jashtme, ky koordinim shpesh ndodh
në nivelin politik, midis kabineteve dhe
në mënyrë joformale. Niveli i
5.4 Koordinimi ndër-institucional
21
koordinimit këtu varet, shpesh, edhe
nga kimia personale e drejtuesve të
kabinetit. Duhet të krijohet një
mekanizëm/forum që sjell së bashku
në mënyrë zyrtare dhe të rregullt,
nivelin politik (shefat e kabineteve dhe
këshilltarët e lartë) dhe nivelin e lartë
drejtues (sekretarët e përgjithshëm,
drejtorin e përgjithshëm) në Zyrën e
Presidentit të Republikës, Zyrën e
Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të
Jashtme, Ministrinë e Integrimit
Evropian si dhe Ministrinë për Tregti
dhe Industri për të shkëmbyer
informacion, për të përcjell zhvillimet si
dhe për të koordinuar veprimet. Duke
qenë se Presidenti i Republikës së
Kosovës, sipas Kushtetutës, udhëheq
me politikën e jashtme, atëherë
vendimi për themelimin e një
mekanizmi të tillë duhet të merret nga
Zyra e Presidentit.
6.4 Sfida e organizimit dhe funksionimit të MPJ-së
Në kuadër të këtij kapitulli do të përmbledhim disa prej sfidave kryesore që kanë
të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e MPJ-së.
Njëra prej sfidave kryesore për MPJ-
në është edhe organizimi i brendshëm
i Ministrisë, përkatësisht struktura
organizative. Ministria ka katër
departamente administrative nën
udhëheqjen e Sekretarit të
Përgjithshëm dhe tetë departamente
tematike nën udhëheqjen e Drejtorit të
Përgjithshëm. Në kuadër të
Strukturës, Drejtori i Përgjithshëm dhe
Sekretari i Përgjithshëm, funksionojnë
si dy njësi të pavarura brenda
Ministrisë pa linja të rregulluara të
marrëdhënieve midis tyre dhe i
raportojnë drejtpërdrejt Ministritë.
Sekretari i Përgjithshëm në bazë të
ligjit për shërbimin civil duhet të jetë
zyrtari më i lartë mirëpo në realitet kjo
nuk ndodh. Për shkak të strukturës
organizative, të intervistuarit për këtë
raport nga MPJ, janë shprehur se
ndonjëherë ka tension midis drejtorit
të përgjithshëm dhe sekretarit të
përgjithshëm. Tetë departamentet
tematike, nuk kanë divizione apo
sektorë brenda tyre për tema të
caktuara. Stafi brenda departamenteve
tematike përbëhet kryesisht nga
6.4.1 Struktura
22
zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, përderisa
ndarja e punëve dhe portofolit,
ndonjëherë bëhet në mënyrë të
fragmentuar dhe në baza ad-hoc.
Organizimi aktual brenda
departamenteve tematike po ashtu
mund të ketë ndikim negativ për
karrierën dhe ngritjen profesionale të
shërbyesve civil të cilët nuk kanë
mundësi të ndërtojnë përvojë pune
menaxheriale duke udhëhequr një
divizion apo sektor, që është një kriter
i rëndësishëm në procesin e avancimit
në MPJ.
Figura 1: Struktura aktuale e MPJ-së
Një shembull potencial që mund të
ndiqet për rregullimin strukturor të
MPJ-së është edhe ai i Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Sllovenisë, që ka
katër drejtora të përgjithshëm që
përgjigjen tek dy Sekretar Shtetëror të
cilët përgjigjen para Ministrit, ndërsa
Sekretari i Përgjithshëm mbikëqyr
departamentet administrative, të 10personelit dhe logjistikës .
Përderisa grupi i punës për ligjin e ri
për MPJ-në si dhe shërbimin
diplomatik, mbase do të propozoj një
sërë ndryshimesh të rëndësishme në
organizimin e Ministrisë, në vijim disa
rekomandime mund të konsiderohen:
10Për më shumë shih http://mzz.gov.si/en/about_the_ministry/organisation/
23
1) Të rishqyrtohet organizimi i
departamenteve tematike dhe
organizimi i tyre i brendshëm, duke
përfshirë edhe nivelin e divizionit. Kjo
do të ndihmojë në organizimin e punës
si dhe avancimin e stafit;
4) Të themelohet në kuadër të MPJ-së
Agjencia e Kosovës për Zhvillim
Ndërkombëtar (AKZhN). Kjo Agjenci
mund të funksionojë pa ndonjë
strategji apo plan ambicioz në fillim,
mirëpo me një përkrahje të nevojshme
buxhetore që i lejon të luajë një rol
qendror në mirëmbajtjen dhe forcimin
e lidhjeve me shtetet që tashmë kanë
njohur Kosovën, e të cilat janë shtete
ende në zhvillim ose të pazhvilluara.
Kjo Agjenci do të mundësonte që
2) Nevoja për t'iu përgjigjur në mënyrë
efektive sfidave që dalin si rezultat i
situatës speciale të Kosovës për shkak
të statusit të kontestuar nga disa
shtete, duhet të reflektohet edhe në
strukturën e MPJ-së, me
departamente tematike, ose së paku
divizione në kuadër të departamenteve
që mbulojnë të gjithë rajonet e hartës
politike. Ky rregullim do të
mundësonte një koordinim më të mirë
të përgjigjeve ndaj fushatës së fundit
për zhbërjen e njohjeve të Kosovës.
3) Të ketë së paku dy drejtorë të
përgjithshëm që menaxhojnë me
departamentet tematike dhe Sekretari
i Përgjithshëm të jetë zyrtari kryesor
brenda strukturës së shërbimit civil në
MPJ, që nënkupton se edhe drejtorët e
përgjithshëm duhet ti raportojnë
asaj/atij;
Kosova t'i përgjigjet krizave dhe
konflikteve ndërkombëtare dhe të
ndërtoj lidhje të reja, në të njëjtën kohë
(si një shtet që dikur kishte përfituar
nga ndihma ndërkombëtare) tani bëjë
diçka të ngjashme për shoqëritë në
nevojë;
5) Të krijohet forumi, Kolegji i
Diplomatëve, si një platformë
konsultative brenda kabinetit të
Ministrit, që mbledhë rreth vetës ish-
Ambasadorët dhe zyrtar të tjerë nga
shërbimi diplomatik i MPJ-së me
ambasadorët aktualë, ku diskutohen
çështjet e politikës së jashtme.
24
Rotacioni në shërbimin diplomatik
është një problem serioz për MPJ-në, e
që mund të adresohet me ndryshime
në legjislacionin në fuqi. Sistemi aktual
dhe korniza ligjore nuk funksionojnë.
Një shembull i mangësisë së
legjislacionit aktual është edhe
kufizimi i qëndrimit në shërbimin
diplomatik për Ambasadorë mirëpo jo
edhe për diplomatë dhe sot ka
diplomatë që janë pjesë e shërbimit
diplomatik që nga themelimi.
Përzgjedhja për diplomatët e rijnë
zakonisht përcillet me probleme dhe
ndërhyrje politike. Raportet e
vlerësimit, që do të duhej të shërbenin
si bazë për vendimet për të dërguar
zyrtarët e MPJ-së në ambasadat e
Kosovës, realizohet vetëm formalisht,
dhe shumica e zyrtarëve marrin nota
maksimale. Probleme në këtë kontekst
ka edhe me rikthimin e ambasadorëve
në MPJ dhe akomodimin e duhur të
tyre me përgjegjësi. P.sh. ish-
Ambasadori i Kosovës në Bruksel
mbase do të ishte në një pozicion më
të mirë si Drejtor i Departamentit për
Evropë dhe BE duke përfituar edhe
rrjeti i kontakteve i ndërtuar gjatë
kohës sa ka shërbyer ambasador.
6.4.2 Rotacioni në shërbimin diplomatik
6.4.3 Akademia Diplomatike
Akademia Diplomatike e Republikës së
Kosovës është themeluar më 8 mars
2012 me vendimin e Qeverisë nr. 03/65
dhe ka për qëllim përgatitjen dhe
trajnimin e anëtarëve të stafit
diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që
shërbejnë nëpër misionet e Republikës
së Kosovës jashtë vendit. Akademia ka
përgjegjësi edhe në realizimin e
hulumtimeve. Mirëpo, Akademia
aktualisht nuk ka personel të
mjaftueshëm dhe nuk ka arritur të
konsolidoj veten si një qendër e
vërtetë burimore për MPJ-në. Ueb
faqja zyrtare ka të listuar vetëm dy
publikime, njëra monografi ndërsa
tjetra një përmbledhje e fjalimeve dhe 11agjendës së një konference në Vjenë .
2) Fuqizimi i drejtorëve të
departamenteve përmes përfshirjes së
tyre në procesin e rekrutimit të stafit;
4) Diplomatët duhet ti nënshtrohen
testimeve për vendin ku diplomati
duhet të dërgohet në mision dhe të
vlerësohet nëse ka përgatitjet e
duhura; si dhe
1) Ndërtimi i një programi efektiv të
zhvillimit të kapaciteteve të stafit të
MPJ-së;
3) Mbikëqyrja e procesit të vlerësimit
të stafit për të siguruar e konkurrencë
të barabartë dhe avancim të bazuar
në meritë. MPJ rrezikon të humbë
stafin e kualifikuar nëse vazhdon me
praktika jo profesionale të trajtimit të
shërbimit diplomatik, për sa i përket
rotacionit dhe avancimeve;
6.4.4 Rekomandime
11Për më shumë shih http://mfa-ks.net/ad/?page=1,36
25
5) MPJ duhet të zhvilloj më shumë
kapacitete për të realizuar aktivitete
në kuadër të shtegut të dytë të
diplomacisë (për track II diplomacy) që
do të hapte mundësi të reja për
komunikim dhe shkëmbim me shtetet
që nuk kanë njohur pavarësinë e
Kosovës.
Arritja më kryesore e MPJ-së pas
shpalljes së pavarësisë s'ka dyshim se
ishte udhëheqja e procesit të
mbrojtjes së legalitetit të shpalljes së
pavarësisë së Kosovës në Gjykatën 12Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) .
Po ashtu nga të intervistuarit për këtë
analizë, bëhet në pah roli
jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe
pozitiv i MPJ-së përkatësisht i
Ambasadës së Kosovës në Maqedoni
gjatë krizës së fundit në këtë vend, që
rezultoi me ardhjen në fuqi të një
qeverie pro-Evropiane. Përfaqësitë
diplomatike të Republikës së Kosovës
në Belgjikë, SHBA, Mbretëri të
Bashkuar, Francë dhe deri së fundi
edhe në Gjermani, i kanë luajtur dhe
vazhdojnë të luajnë një rol qendror në
mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës,
7. Arritjet
avancimin e procesit të integrimit
Euro-Atlantik dhe fuqizimin e
marrëdhënie bilaterale më këto shtete.
MPJ, përkundër ndërhyrjeve në proces,
megjithatë ka një grup të diplomatëve
dhe zyrtarëve jashtëzakonisht të
përgatitur dhe të përkushtuar, mirëpo
përvoja dhe përgatitja e tyre
fatkeqësisht nuk shfrytëzohet nga
MPJ dhe Qeveria e vendit.
Sa i përket iniciativave që ka
ndërmarrur MPJ ne këtu po vendosim
dhjetë prej tyre:
12Për më shumë shih http://mfa-ks.net/repository/docs/kosova-ne-gjykaten-nderkombetare-te-drejtesise.pdf
26
4. “Kosovo Talks EU” iniciativë me
shoqërinë civile (vizita në Rumani, 15Qipro, etj)
131. Diplomacia Digjitale
a.Gara ndërkombëtare 14#InstaKosova
3. Bursa Marti Ahtisaari
5. Lansimi i “Digital Kosovo” mbështet
qytetarët e Kosovës për të lobuar për 16 përfshirje më të gjerë në internet
2. Konferenca Ndërkombëtare "Thirrja
e Kosovës»
6. Ceremonia e lutjes së mëngjesit në
Evropën Juglindore
8. Festimi i trashëgimisë çifute të
Kosovës
10. Publikimi Shkatërrimi i
Trashëgimisë Islame në Luftën e
Kosovës 1998 - 1999
7. Zbulimi i Përkujtimit të Holokaustit
9. Shkolla verore - Feja dhe Politika e
Jashtme
Në kuadër të këtij seksioni, në bazë të
analizës së dokumenteve, aktiviteteve
të MPJ-së si dhe intervistave, ofrohet
një fletë-notim për zbatimin e politikës
së jashtme nga ana e Republikës së
Kosovës. Ky notim ka për qëllim ti
7. Fletënotim
ndihmoj MPJ-së të identifikoj më
saktësisht fushat që kanë nevojë për
intervenim. Nota (5) përfaqëson
vlerësim të lartë ndërsa nota (1)
nënkupton probleme serioze në fushën
përkatëse dhe kërkohet ndërhyrje
urgjente.
13Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,217,1549
15Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,236
16Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,219,1842
14Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,219,2590
27
Fusha Nota
(1-5)
Shpjegim
Prioritetet
Njohjet ndërkombëtare
të Republikës së Kosovës
Bashkëpunimi rajonal
2Sipas listës së MPJ-së, Kosova ka 116
njohje nga 193 shtete anëtare të
OKB-së. Por ka disa vende që ende
nuk e kanë njohur Kosovën e njohja
prej tyre është qenësore për Kosovën
(pesë shtetet anëtare të BE-së,
Kina dhe Rusia)
3 Kosova nuk ende nuk njihet si shtet
i pavarur nga BiH dhe Serbia. Kosova
në CEFTA ende përfaqësohet nga
UNMIK-u.
Forcimi i marrëdhënieve
kryesore dypalëshe 1 Fushata e Serbisë për çnjohjen e
Kosovës ka treguar se MPJ nuk ka
mësuar mësimet e fushatës për
UNESCO, dhe përderisa fokusohet në
njohje të reja, nuk ka investim të
madh në avancimin ose së paku
mirëmbajtjen e raporteve dypalëshe
me shtetet që e kanë njohur Kosovën.
Normalizimi i
marrëdhënieve me
Serbinë
3 Kosova ende nuk ka përfituar nga
Marrëveshja për Energji me Serbinë.
Marrëveshja për Asociacionin e
Komunave Serbe rrezikon ndryshime
kushtetuese për Kosovën që cenojnë
krijimin e një niveli të ri të qeverisjes.
Mungesa e konsensusit politikë për
procesin ka zbehur rolin dhe ndikimin
e Kosovës në dialogun me Serbinë.
28
Diplomacia Digjitale
Vizioni, Strategjia
dhe Qëllimi
3 MPJ në vitin 2012 ishte vlerësuar si
autore e Strategjisë më të mirë 17Kombëtare për Diplomaci Digjitale ,
dhe përderisa MPJ vazhdon të ketë
prezencë të fuqishme digjitale nuk
ka dinamik dhe iniciativë.
1 MPJ nuk ka Strategji për
Politikë të Jashtme.
Udhëheqja dhe qeverisja
(jo niveli politik)3 MPJ-së duhet të përmirësojë
provizionet në legjislacion, më tutje,
ndryshimin dhe plotësimin e
legjislacionit në fuqi për të lejuar
qeverisje dhe udhëheqje të mirë
brenda strukturave të saj.
Kultura & Vlerat 3 Në MPJ stafi nuk ndjehet se
respektohen vlerat dhe kultura
institucionale nuk i jep përparësi
profesionalizimit.
Diplomacia Publike 1 MPJ kohëve të fundit nuk ka
ndërmarrur asnjë iniciativë të
rëndësishme të diplomacisë publike.
Mesatare 2.1
Institucioni
Struktura, rolet
dhe përgjegjësitë2 MPJ duhet të bëjë ndryshime në
strukturën, rolet dhe përgjegjësitë në
hierarkinë institucionale për të
fuqizuar llogaridhënien menaxhimin,
raportimin, avancimin, rekrutimin dhe
për të shmangur çfarëdo keqkuptimi
për udhëheqjen.
17Për më shumë shih http://mfa-ks.net/?page=1,217,1549
29
Kontributet nga
Departamentet
Menaxhimi i
Performancës së Stafit
2.5 Politikëbërja në MPJ kryesisht
fokusohet në kabinetin e Ministrit
me një rol qendror të këshilltarëve.
Inputi nga departamentet duhet të
rritet, për të siguruar edhe koherencë
më të madhe në zbatimin e politikës
së jashtme.
1 Vlerësimet e performancës së stafit
janë improvizime dhe jo reale.
Angazhimi me stafin e
MPJ-së2 Stafi që punon në departamentet
tematike duhet të ketë një riorganizim
më të mirë që ju lejon përgjegjësi më
të madhe në menaxhim dhe
pjesëmarrje në politikë-bërje në MPJ.
Kultura & Vlerat 3 Në MPJ stafi nuk ndjehet se
respektohen vlerat dhe kultura
institucionale nuk i jep përparësi
profesionalizimit.
Angazhimi me Ministrin 3.5 Ka një rritje të pjesëmarrjes së stafit
profesional në takimet e Ministritë,
mirëpo nuk është e qartë nëse kjo
pjesëmarrje është cilësore, apo vetëm
protokollare.
Mesatarja 2.2
30
31
Ky grant është financuar nga projekti
Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) –
i financuar nga Agjencia Zvicerane për
Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe
Ministria e Punëve të Jashtme të
Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga
Fondi Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
32
Rishikim kritik
i organizimit dhe
zbatimit të politikës
së jashtme të
REPUBLIKËS SË KOSOVËS
2018