rrefimet e komshiut

165
Abdurahim Ashiku RRËFIMET E KOMSHIUT Njerëz që i dua - 5 Tregime të jetuara

Upload: fjalaelire-lire

Post on 20-Apr-2015

523 views

Category:

Documents


21 download

TRANSCRIPT

Abdurahim Ashiku

RRËFIMET E KOMSHIUT

Njerëz që i dua - 5Tregime të jetuara

Abdurahim Ashiku

RRËFIMET E KOMSHIUT

Tiranë, 2011

Tregime të jetuara

Njerëz që i dua - 5

Abdurahim AshikuRRËFIMET E KOMSHIUT

Njerëz që i dua - 5Tregime të jetuara

Redaktor: Bujar KAroshiKorrektore: Dhurata MAlAj

Kopertina: Eqerem Elezi - pikturë

ISBN:

© Të gjitha të drejtat e autorit

MbëshTeTën boTiMin:

Natasha Ashiku, Altin Ashiku, Erjeta Ashiku, Erblina Ashiku, Indrit Ashiku, Shpëtim Hyka, Eqerem Elezi.

Për kontakt me autorin: [email protected]

Shtypur në shtypshkronjën “Mirgeeralb”, Tiranë 2011Formati: 140 x 205 mm; Tirazhi: kopje

Botimet “m&b”Adresa: Rr. “Zenel Baboçi”, Pallati “Ferar”, Tiranë

Tel: +355 4 2233 283 Cel: 069 20 68 603 E-mail: [email protected]

Përkushtim...

...Njerëzve të mi të dashur, Natashës - shoqe e jetës, dy djemve -Altinit dhe Indritit, vajzës - Erblinës; Gurjonit, Ebit dhe Eralit – mjaltit të mjaltit të jetës sime, miqve të mi të emigracionit - pjesë e gjallë e këtyre tregimeve, njerëzve që i dua... Athinë, 11 maj 2011, në 70–vjetorin e jetës sime.

Abdurahim Ashiku

6 Abdurahim Ashiku 7rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

1. KOHË IKJEJE...

Pritëm e pritëm, por ai nuk erdhi. Ligësia mori me vete jo vetëm të tridhjetëmijë dhrahmitë, por edhe çantat tona në bagazhin e makinës.Përjetuam të vjedhurit, një lloj të vjedhuri që shkakton

plagë, që nuk mjekohen. Mbetëm në mes të katër rrugëve, të uritur, pa para, pa rroba. Më e keqja ishte se nuk dinim se ku ishim. Gjetëm një qoshk strehimi, në pritje të dritës së ditës.

Kur gdhiu, pyetëm se ku ishim dhe mësuam se kishim udhëtuar me taksistin hajdut vetëm 15 kilometra...

8 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

9rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjË GjEThE NGA PEliNi i iKjEs sË MADhE...

K omshiu im, mbrëmjeve, kur herë pas here na qëllon përpara ndonjë pikë raki shqipërie, e hap pak thesin e kujtimeve të tij dhe nis të nxjerrë fragmente të floririt

apo të pelinit të jetës në emigracion, fragmente që më bëjnë të mendohem gjerë e gjatë e nganjëherë më ngacmojnë t’i fus në kompjuter “për çdo rast”.

sot, nga tregimet e tij, kam marrë pak gjethe nga pelini i jetës së emigrantit, nga ato gjethe tepër të hidhura të jetës, që kush nuk i përtypi kur lodhja, uria, por edhe frika për momentin dhe të ardhmen, ia helmon shpirtin. Fjala është për prologun e dramës dhe tragjedisë sonë, hapat e parë drejt një toke, vendi, gjuhe e një jete të panjohur.

Ai ka udhëtuar shtatë herë më këmbë nëpër malet e Greqisë, tre herë është kthyer dhe të katërtën ka arritur të bëjë rrënjë, të ketë një punë, ndonëse larg dijeve intelektuale e aftësive profesionale të tij, të formojë familje, të ketë edhe një djalë shtatë vjeç, pret një vajzë…

Nga të shtatë udhëtimet e tij të lodhshme maleve, si më të hidhurin, ai veçon të dytin…

* * *… ishte nëntori i vitit 1992, e nis tregimin ai, si t’i tregonte

10 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

11rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

djalit të tij një përrallë, nga ato që gjyshja e tij i kishte treguar kur jetonte në një fshat të thellë të librazhdit.

... Dimri sapo kishte hedhur mbi male jorganin e bardhë të borës. Vonë pasdite lamë Përmetin dhe u futëm në Çarçovë. Bora që nisi të ngjisë mbi xhupat e vjetër ishte shenja e parë se do të na duhej të përballonim vështirësi të mëdha. Udhëtoja vet i katërti. Tre bashkudhëtarët e mi ishin më të rinj, më të fortë e dukej se u përballonin mirë vështirësive të rrugës.

Mesnatën, orën dymbëdhjetë, që siç na kishin thënë se ishte ora më e përshtatshme për kalimin e kufirit, e pritëm të strukur nën një gëmushë në buzë të Vjosës.

hoqëm pantallonat dhe me çantën me pak bukë e djathë u futëm në ujin e ftohtë. Bëmë hapa nëpër guralecët e lëmuar të lumit dhe në një moment uji na u ngjit në mjekër. Kujdeseshim që mos humbnim ekuilibrin dhe na merrte rryma. Pas dhjetë minutash zhytur në ujë e pamë veten në anën tjetër të lumit. U veshëm shpejt e shpejt dhe iu vumë së përpjetës së maleve. Vijën kufitare e kaluam në qetësi, po ashtu edhe të përpjetën e parë malore. Në të gdhirë ishim mbi malet e Konicës. sa më lart ngjiteshim, aq më e dendur bëhej bora dhe aq më e vështirë bëhej çarja e saj. Udhërrëfyesi na kishte thënë se do të bëjmë gjashtë ditë rrugë…

Vazhduam të çanim borën e të lëmë pas vragën e gjatë të pikave të gjakut që rridhte nga këmbët tona. Pasdite, për fat, bora pushoi e këmbët takuan në tokë të zezë. Ecnim dhe vetëm ecnim. Netët i kalonim në ndonjë strehë natyrore, nën ndonjë gëmushë pylli apo nën ndonjë zgavër shkëmbi. që t’i shpëtonim të ftohtit, futeshim këmbë e kokë në ca thasë plastikë plehrash kimikë. Tek futesha në thes m’u kujtua një fragment nga një roman që sot as emrin e tij e as atë të autorit nuk e mbaj mend.

Dialogu midis dy njerëzve në udhëtim të vështirë si ky yni

ishte:- Çfarë ke shtruar poshtë?- Thes.- Me se je mbuluar?- Me thes.- Çfarë ke vënë nën kokë për jastëk?- Thes.- Po ku i gjete gjithë këto thasë?- jam futur në thes.E treguam e ritreguam këtë fragment jete sa herë binim të

flemë e sa herë zgjoheshim. Humori ishte ushqimi ynë, që na çlodhte e na e mbante shpirtin nën dhëmbë.

Për tetë ditë ecëm e ecëm sa këmbët na rridhnin gjak e barku, nga të pangrënët, na u bë një me kurrizin. Ditën e pestë na u mbarua ajo pak bukë që të thyente dhëmbët, nga që koha dhe të ftohtit e kishin gurosur. Mbaheshim vetëm me kafe e sheqer, të cilat na i kishin rekomanduar t’i kishim për çdo rast.

Në ditën e tetë arritëm në një vend ku shpresat na thoshin se mund të gjenim ndonjë mjet e ta vijonim rrugën kaluar, duke çlodhur paksa trupin e duke i dhënë diçka të bluajë stomakut.

Ndezëm një zjarr dhe nisëm të shkrijmë këmbët e të thajmë teshat që na ishin ngjitur për trupi nga djersa. Në mbrëmje zumë një qoshe të rrugës. Taksixhinjtë na shikonin e nuk ndaleshin. Frika e blloqeve policore që kishin mbirë gjatë rrugës i trembte…

Nga mesnata, një “opel” i kuq ndaloi para nesh dhe shoferi, pa e nxjerr kokën jashtë, na pyeti se për ku jemi nisur. i treguam drejtimin e Athinës. Na kërkoi njëqindmijë dhrahmi për të na çuar në vend. i thamë se paratë do t’ia jepnim kur të arrinim në Athinë. Na kërkoi tridhjetëmijë dhrahmi paradhënie. lodhja dhe uria na

12 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

13rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

detyruan që t’i jepnim kaparin që kërkoi. Pas një ore udhëtimi na tha se do të kthehej në fshat për t’i hedhur benzinë makinës. Detyrimin për të zbritur e argumentoi me praninë e policisë në benzinatë dhe rrezikun që na kanoste po të na diktonin. i besuam dhe zbritëm…

Pritëm e pritëm por ai nuk erdhi. ligësia mori me vete jo vetëm të tridhjetëmijë dhrahmitë, por edhe çantat tona në bagazhin e makinës. Përjetuam të vjedhurit, një lloj të vjedhuri që shkakton plagë, që nuk mjekohen. Mbetëm në mes të katër rrugëve, të uritur, pa para, pa rroba. Më e keqja ishte se nuk dinim se ku ishim. Gjetëm një qosh strehimi në pritje të dritës së ditës. Kur gdhiu pyetëm se ku ishim dhe mësuam se kishim udhëtuar me taksistin hajdut vetëm 15 kilometra. shkuam në fshatin më të afërt me shpresë se dikush do të gjendej të na jepte një copë bukë e ndonjë zhele për të ecur më tej. Takuam një shqiptar që na dha me ngrënë e me pi dhe në mbrëmje na futi në një taksi. Nuk kishim bërë as edhe një orë rrugë kur ia behu policia. Taksisti, i frikësuar na tha që të hidhemi për t’i shpëtuar ndjekjes së dyfishtë të dhunës policore. Ashtu bëmë. Për fat të keq, dy shokë të rrugës së mundimshme u kapën. Unë dhe shoku tjetër shpëtuam nga policia, por nuk shpëtuam nga mëdyshja brejtëse e çdo udhëtari, që rruga i bie nëpër terrin që vjen nga natyra dhe njeriu: Ku jemi, ku po shkojmë dhe si do të shkojmë? Forcat, energjitë, durimi ishin në rezonancë, një pendë zogu duhej që të këputeshin. ishim të pamundur për të bërë përpara. Gjetëm një vend në pyll, shtruam poshtë e hodhëm sipër gjethe (u futëm në gjethe, si do të thoshim për të mundur me humor kapitjen dhe urinë) dhe na këputi gjumi në një det ëndrrash pa shpresë. Në fshatin e parë që na doli përpara thyem krenarinë dhe iu drejtuam një furre për të lypur bukë. Nuk na e kursyen as bukën e ngrohtë e as djathin

e bardhë. Mbushëm barkun dhe vazhduam rrugën pa ditë se ku do të shkonim. Diku takuam shinat e një rruge të hekurt dhe vijuam t’i ndjekim. Ecëm dhe ecëm derisa na doli përpara një fytyrë shqiptare. i treguam hallin dhe i lypëm ndihmë. Boshatisi xhepat duke i nxjerrë astarët jashtë dhe na dha njëmijë dhrahmi, të vetmet para që iu ndodhën. Na tha që të merrnim trenin. Ashtu bëmë. Por frika nga policia na kishte hyrë në palcë e ishte bërë më e rrezikshme se gripi i shpendëve që sot ka vënë në alarm tërë globin. Anglishtja ime e lehtësoi komunikimin me faturisten e trenit. Paratë nuk na mjaftonin, na çonin deri në stacionin e Aljatos. Na dha biletat dhe na tha se me to të shkonim deri në Thiva. Falënderimit tonë iu përgjigj me nga një kruasan dhe nga një coca-cola për secilin…

* * *

zbritëm në Thiva. Këmbët më ishin ënjtur, trupi më ishte drobitur. Nuk më dhembnin vetëm këmbët e trupi, por edhe shpirti. Për katër ditë sa qëndrova në një gëmushë pylli më dukej sikur i kisha vënë vetes vizë. Te pestën ditë dola për të kërkuar punë. Tek një kishë më ofruan të pastroj mjedisin rreth e qark saj. Nuk kishte kaluar as edhe një orë nga dita e punës, kur ia behu një polic. M’u këputën krahët dhe m’u thanë shpresat…

Pesë ditë e pesë net në burg, pa ngrënë e pa pirë, ishin vijim i kalvarit të atij udhëtimi rraskapitës.

Ditën e pestë më përplasën brenda një autobusi të zi të tejmbushur me hallexhinj si unë…

Na shkarkuan si thasë me kashtë në Kakavijë…

14 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

15rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

BAlADË MËrGiMTArE...

Ajo më 16 nëntor 2009 u nis rrugës së gjatë për në përtejjetë. Më njoftoi sot në orën 5 e 37 minuta djali i saj, lavdërimi.

Është Fyze Ferruku (zhuzhi), tezja ime...Është edhe një personazh real i jetës sonë, i asaj që na dhemb

dhe na djeg, i asaj që sa e sa vite nuk pushojmë së kërkuari, bashkimin familjar me prindërit, me ata që i duam dhe na duan. Ajo, në të shtatëdhjetat e jetës së saj, e sëmurë, u nis një ditë tetori 2006 nga Dibra për të kaluar legalisht Bllatën e ilegalisht Gjevgjelinë. Tregimin për udhëtimin e përjetova si të dëgjoja një baladë. E përshkrova në një skicë, siç ma tregoi ajo më 22 tetor 2006, atë ditë kur bëra fotografinë e fundit të jetës me të...

Tregimi nuk është vetëm për njeriun tim, është edhe për tuajin...

* * *

E gjeta shtrirë në një dhomë të vogël, që nga njëra anë komunikonte me ballkonin e nga ana tjetër me hollin e një shtëpie në periferi të Athinës. Kur më pa, u ngrit në fillim ndenjur e më pas në këmbë. Mosha, rreth të shtatëdhjetave, sëmundja dhe rruga e gjatë ia kishin tjetërsuar pamjen dikur të qeshur e

humorin, që në raste dasmash e gëzimesh e shpërndante, duke ua ngjitur në buzë e në sy të gjithëve. E pyeta nëse ishte në gjendje që ta vendoste gotën e mbushur plot me ujë në tepe të kresë e t’ia merrte valles, siç ia mori jo më larg, por trembëdhjetë muaj më parë në dasmën e stërnipit. qeshi me zemër, ashtu siç qeshte njëherë e një kohë, kur sëmundja ishte larg e mosha ishte pranë. Drejtoi trupin, ngriti kokën siç e ngrinte kur vente në majë të saj gotën me ujë dhe bëri përpara. U ul dhe sa ndenjëm në mesditën e së dielës së tretë të tetorit nuk e ktheu kokën nga dhoma e vogël dhe nga krevati, që një dorë e kujdesshme bije i kishte dhënë formën e qetësisë ditore.

shtymë paksa në qoshe pijet, çokollatat, frutat e thatë dhe mbi tavolinë vumë mallin e zemrave. E shfletuam siç shfletojmë fletët e një libri duke lexuar të kaluarën, duke pyetur e marrë përgjigje për njerëzit atje dhe këtu, herë duke u ngushur e ngrysur në fytyrë për ata që ikën e herë duke qeshur e u gëzuar për ata që janë e ecin në kohë e hapësirë. Thashë “në hapësirë” sepse nuk ka njeri që nuk e ka përcjellë një pjesë të shpirtit të tij njerëzor larg në dhé të huaj, në Evropë e Amerikë, në Azi e në Australi.

Edhe atë, pikërisht ky, “shpirti i saj i shpërndarë” e kishte marrë me vete dhe si në përrallat e baladat e kishte përcjellë “nëntë male kaptuar”.

Naimi, në “Bagëti e bujqësia” e bëri shpirtin e tij “qengj” për t’u kthyer në malet, fushat, pyjet e bregoret... Nuk e ndalën as “njëzet apo tridhjetë vetë”. ishte shpirti i Naimit poet, Naimit shqiptar, Naimit atdhetar. Por Naimi dhe të tjerë që “prashitën” kopshtin e poezisë, nuk kam lexuar apo dëgjuar që të marrin e venë në vargje shpirtin e një nëne, të shumë nënave që mbetur “kërcure” mes mureve e nën trarët që kërcëllijnë nga dhëmbët e brejtësve lëkunden sa herë fryn veriu i ftohtë.

Në Korçë kam dëgjuar që ka një lëndinë që quhet “lëndina

16 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

17rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

e lotëve”.Një zë me iso të drithëron qenien kur ve në pentagram

vargun “Mora rrugën për janinë...”. Një zë mbi fyellin e bariut të copëton shpirtin kur mbi të

derdh fjalët “Moj Fusha e Korabit, o e mjera unë...”... Ajo, dy herë, siç thotë, “u shtri në tabut” e të dy herët doli.

Nuk mund të rrinte, nuk kishte se si të rrinte. Tre djem dhe dy vajza që dolën nga barku e u rrjedh gjaku i saj damarëve, ishin larg, shumë larg, “nëntë male kaptuar”. Asnjërin prej tyre nuk e kishte pranë që t’i mbyllte qepallat e t’i hidhte mbi arkivol një dorë dheu. Njeri djalë, i mesmi, i kishte lënë në shtëpi të shoqen dhe fëmijët, nipër e mbesa që ia mbushnin paksa shpirtin. ia mbushnin, por shpirti i saj ishte i madh shumë, shumë. Donte të kishte në gjoksin e nënës edhe djemtë, vajzat, nuset, nipërit dhe mbesat larg, shumë larg. Kush është nënë, kush është prind, vetëm ata e njohin dhe e përjetojnë një ndarje të tillë, atë dashuri etjepashuar.

... Provoi trokitjet në derën e hekurt të ambasadës. Nuk ia hapën. Tre herë trokiti. Pagoi edhe paratë një më një. i kishin bërë garanci djemtë dhe vajzat, me të tëra dokumentet që duheshin, me firma e vula origjinale. Paratë ia kishin pranuar, garancitë jo. Për diplomatët një shtatëdhjetëvjeçare ishte person i padëshiruar, një person i “rrezikshëm”. Për diplomatët, ashtu si edhe për ligjvënësit të pranueshëm në vathën e madhe që kishin sajuar ishin vetëm fëmijët, edhe ata me “pranga në duar”, pranga që hapen vetëm në raste festash. Prindërit me një “këmbë në varr” ishin dhe janë të padëshirueshëm. Për ta nuk ka as viza turistike, as bashkim familjar. Edhe në projektligjin e ri që mori hapësirë mediatike dy javë të shkuara për prindër të moshuar, për baballarë e nëna, për gjyshe e gjyshër nuk bëhet fjalë. Ata janë të palakueshëm. Edhe vendi ku jetojmë është dhe do të jetë i

fundit në botën demokratike, moderne e të qytetëruar, që ndoshta një ditë do ta lakojë këtë ndarje për së gjalli...

... Ndodhi ajo, ajo që as Naimi e as ndonjë poet tjetër i kohës nuk e ka vënë në vargun e jetës, as në varg e as në muzikë. Dhe nuk e ka kënduar kush....

* * *

... Një nënë del nga tabuti, siç doli Konstandini nga varri për të mbajtur besën e dhënë. Del dhe kërkon e gjen një taksi. Taksixhiu qëlloi të ishte i njohur, nga ata njerëz që besa e vendit, por edhe frika e thyerjes në besë formojnë një reaksion të kthyeshëm jetësor. Kur u ul në taksi pa që nuk ishte vetëm. ishin edhe dy gra të tjera, pak më të reja në moshë, më të shëndetshme, por të paafta për të punuar atje ku punojnë të gjitha gratë ikanake. Edhe ata shkonin tek djemtë e vajzat, të ngujuar në dheun e huaj...

...Kur u nisën, i futën në damarë një qetësues, një ilaç që forconte zemrën dhe vinte në harresë udhët. Nga udhëtimi mban mend vetëm çastin kur e zbritën nga taksia dhe e ngjitën në një makinë, nga ato makina që kanë dy diferencialë, goma me llokma të mëdha të afta që të ecin rrugë pa rrugë. Mban mend edhe momentet kur koka i takonte në tavanin e makinës maloreve, duke i hapur një plagë që tashmë ka zënë dregëz. Në vete do të vinte kur makina do të zbriste në fushore, do të ndalonte e përpara i doli djali i madh...

Aty ishte ndarë me dy gratë dhe me taksixhiun e ri... Me djalin në timon kishte marrë rrugën natën drejt

Athinës......Kaq mbante mend. hollësitë i dinte i biri, ikanaku që

katërmbëdhjetë vjeç. Në fillim në Fierzë, pastaj në Koman e së

18 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

19rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

fundi në Banjë, tuneleve të gjerë e të thellë të hidrocentraleve. Më vonë, kur ranë klonet e u hapën kufijtë, marshues maleve, në shi, dëborë e diell përvëlues derisa një ditë do të merrte kartën e “lirisë” e pas do ta ndiqte në të njëjtat rrugë, gruaja e fëmijët, dy vëllezër e dy motra. Ai i kishte bërë pazaret, kishte ngrirë shpirtërisht, dy ditë e dy net, në rrugë, në pritje të nënës. oh, ç’merak e kishte kapluar, ku i shkonte dhe nuk i shkonte mendja, çfarë skenash i shkonin ndërmend...

Naimi e bëri shpirtin e tij “qengj” dhe e la kopenë...Nënat, të mirat, të dhimbshmet dhe të pagjumet nëna, e

revizionuan Naimin. Ata e kanë shndërruar shpirtin e tyre në “dele” dhe japin zë:

“Kur dëgjon zërin e djalit, qysh e lë delja kopenë?Blegërin dy a tri herë dhe ikën e merr dhenë...Dhe n’ia prefshin rrugën, male, njëzet a tridhjetë...Ajo fluturon e s’trembet, hidhet në mes si shigjetë...”

* * *

Ngjarja është e vërtetë. Ka emër dhe adresë, ka itinerar udhëtimi. Nëna, midis dashurisë së djemve e vajzave, të nipërve dhe mbesave e ndjen veten shpirtërisht të shëruar. Ka bërë disa analiza privatisht, pret të marrë përgjigje, pret edhe t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Të gjitha me shpenzimet e fëmijëve...

... Nuk i vura emër. Për lexuesin preferova që ngjarja të mbetet anonime, një ngjarje që ka edhe emrin e tij, që e ka jetuar tek prindërit, tek nëna e tij, që e bëri shpirtin “dele” dhe e la “kopenë” për të shkuar tek “qengji” i saj në dheun e huaj...

Kohët ndryshojnë, dashuria mbetet e njëjtë...Athinë, tetor 2006 - nëntor 2009

shTEGTiM...

Kur erdha për herë të parë në santorini ishte natë prilli, ora katër e mëngjesit. Nuk e mbaj mend mirë se çfarë viti ishte, viti 1999 apo 2000. Një gjë mbaj mend mirë,

në xhep kisha kartën jeshile, që asokohe jepej sapo të dorëzoje dokumentet nga shërbimi i oAEDh – it. sot çdo gjë ka ndryshuar, është kthyer kokëposhtë, i hedh dokumentet, paguan 300 euro (asokohe nuk paguaje asgjë përveç detyrimit të iKA-s apo të institucioneve të tjera siguruese) dhe merr një kartë jeshile apo si është bërë zakon të quhet “kartë kazerme”, çka e përkthyer në shqipen emigrante do të thotë që liridalje ka vetëm kur të ketë festa fetare, jo fetare nga të gjitha fetë, por vetëm nga njëra fe, ajo ortodokse.

Nejse, u zgjata kot, thashë ato që i dinë të gjithë, u shndërrova nga “nëna e dijes” në “babanë e mërzitjes”. Fjalën e kisha tek santorini, ishulli në thellësi të Egjeut, bukurinë e të cilit ma kishin ngritur kaq shumë në qiell, sa më ishte shtrembëruar qafa së shikuari, si të kërkoja kostelacionin e Arushës së Madhe apo Yllin e Afërditës.

zbrita nga trageti, që diellin e mëngjesit do ta takonte në hanja a në iraklio të Kretës dhe, sapo hodha hapin e parë, desh u rrëzova. jo se unë humba ekuilibrin, por se ma humbi atë era e fortë e detit dhe të ftohtit që ma kërkoi me ngulm dhe ma gjeti

20 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

21rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

palcën e kurrizit. hodha sytë rreth e rrotull dhe m’u duk vetja në fund të pusit, një pusi të errët, nga ato të minierave të mineraleve metalorë, që ndriçohen nga llamba karbiti. se sa llamba karbiti ishin, nuk i numërova, vetëm se disa bashkë, një turrë, siç thuhet nga anët tona, m’i morën këmbët hopa dhe pa një, pa dy u gjenda në një kthinë, përballë një greku që më pa si jashtëtokësor. isha i vetmi pasagjer që zbrita në atë pus të errët dhe ai ishte e para qenie njerëzore që përballesha.

- Ky është santorini? - e pyeta me dyshimin e njeriut që nuk i beson asaj që sheh.

- Po,- më thotë, duke më vënë metrin e syve nga koka tek këmbët. - Ky është santorini ose më saktë ky është limani i santorinit, Fira, siç quhet prej shekujsh. Por Fira e vërtetë është lart. Gjithashtu edhe santorini me të gjitha ata që thuhen dhe shkruhen, lart dhe larg është.

Nuk dija se çfarë të thosha. Të gjitha ato që më kishin thënë dhe kisha lexuar ishin mbledhur në këtë gropë të errët dhe kërkonin të ma shuanin kujtesën.

Njeriu, që dinte të blinte mendje, pasi më pa edhe një herë nga koka tek këmbët dhe shoi të gjitha dyshimet, më tha:

- Doni të hani ndonjë gjë? Dhe, pa pritur përgjigje, vazhdoi: - Do të të duhet të presësh deri në orën gjashtë, kur nisin të qarkullojnë autobusët...

- Një supë të ngrohtë në qoftë se ka, i them, pa i dëgjuar mirë fjalët që pasuan.

- Urdhëro! – më thotë, duke më vënë përpara një pjatë që nxirrte avull të nxehtë.

E hëngra me një frymë, si i babëzitur, kur thuhet. Në traget, në ato orë udhëtimi, vetëm ushqime të thata kishte. Dhe unë çfarë them: Në tragete, unë të paktën, nuk kam parë të gatuhen

ushqime të çastit dhe aq më pak ushqime të lëngëta si puna e supës. Madje, grekët, kam vënë re se nuk i duan ushqimet e lëngëta, sidomos supat, paçet, tasqebapët e ku ta di unë. Ndoshta gaboj, po mua kështu më duket.

Kur mbarova, Njeriu (kështu po e quaj se as emrin nuk ia dija dhe as punën e profesionin, përveç asaj që supa që më dha m’u duk si gjella e gatuar nga kuzhinieri më i mirë i botës) më tha të shtrihem në një stol tre vendesh dhe po të doja mund t’ia merrja një sy gjumë, derisa të dilte drita e të nisnin lëvizjen autobusët dhe taksitë.

ishte e vetmja alternativë e çastit, ndaj, pasi vura për jastëk çantën time me ato pak ndërresa dhe me veglat e rrojës që nuk i harroja kurrë në udhëtime, u shtriva dhe si të kishte takuar dikush ndonjë çelës dritash, u fika në një gjumë të thellë.

Më zgjuan buritë e autobusëve dhe taksive dhe njerëzit e zhurmshëm që mbushën sallën e barit të vetëm që punon njëzet e katër orë pandërprerë apo “non stop”, siç shkruhej në hyrje të tij, gjë që e vura re kur dola jashtë.

Përsëri era e ftohtë e atij mëngjesi prilli ma gjeti palcën e kurrizit dhe m’i nguli tërë gjilpërat që kishte me vete. U ktheva përsëri në lokal, mora një gotë çaj të ngrohtë dhe ngrita veshët të kap ndonjë bisedë që do të më niste në ndonjë rrugë e do të më nxirrte në ndonjë qosh ku të gjeja një punë e një strehë për të futur kokën.

M’u desh të pres edhe një orë derisa dielli zgjoi detin dhe një traget i madh u puth me tokën. Pak zbritën edhe nga ky traget e thuajse aq u ngjitën. ishulli jetonte “gjumin e ariut” dhe njerëzit me zor vinin e me më shumë zor iknin.

Taksixhinjtë ndezën motorët, autobusët lëvizën bosh nga vendparkimi, kasnecët apo si thonë me një tjetër fjalë të huaj sot,

22 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

23rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

sekserët, filluan të bërtasin, duke i ftuar njerëzit të bënin vend në sediljet e mjeteve të tyre. Unë u futa në një autobus të vogël, pesëmbëdhjetë apo njëzet vendesh, nuk i numërova karriget. U rehatova në një kolltuk të butë dhe në një mjedis të ngrohtë. Nuk e dija se ku shkonte dhe as nuk desha ta dija. Mjaft që të dilja nga ajo gropë ku isha zhytur dhe të shikoja përtej hundës sime.

shoferi, pasi thirri e përthiri disa herë, ndërroi kombinimin e ingranazheve në kutinë e shpejtësisë dhe makina bëri përpara. E nisur i thënçin, me marsh të parë, duke gulçuar si të donte t’i nxirrte pistonat nga vendi e t’i shpërndante të përpjetës që më ngjante me shkallët e një minareje xhamie nga ato të moshës mesjetare, kur as dritë elektrike kishte dhe as ashensorë e mjete moderne zëri. Kush nuk më beson le të vijë në santorini natën (por edhe ditën po të dojë dhe le të mundohet të më heqë ndonjë pikë apo presje nga ato që them për atëherë dhe ato që do të thosha pikë për pikë edhe sot). Të ngjitesh nga limani i Firës për të parë qytetin me të njëjtin emër dhe fshatrat, që disa i kanë themelet majë malesh e të tjerë buzë detit, është një përjetim që nuk harrohet.

E përpjeta më në fund mbaroi. Unë jam rritur në male, kam ngjitur e zbritur shumë të përpjeta e të tatëpjeta në udhëtimet e shumta. Fjala vjen jam ngjitur kthesave të salarisë, kam zbritur e jam ngjitur në qafë Thanë, në qafë Mali e në qafë të Buallit, kam parë se si ngjiten njerëzit dhe mushkat nga Peshku në Val të Martaneshit, për mos me u treguar për të përpjetat e Çidhnës, ku vetëm në lanë lurë e ndjen veten se je me këmbë në tokë e me kryet në qiell. Nuk po shtoj këtu as të përpjetën që të ngjit në zonën D, në Dhoks apo në Tërnovë, ku nxirrej krom nga minatorët e të burgosurit dhe kërkohej krom nga gjeologët. ju po të doni futni në përshkrim leqet e hotit, që unë vetëm kam

dëgjuar për to e për ngjitjen tek Pisha Flamur mbi llogora, që nga njëra anë sheh orikun e lashtë e nga ana tjetër detin e perlës së jonit, himarës...

Të gjitha këto veni në plan të dytë, kur të ngjiteni të përpjetës së santorinit, asaj rruge që të jep në dorë të gjithë shtresat gjeologjike si një leksion që nuk mund të harrohet kurrë. Po të mos ishte kjo rrugë dykalimshe, e asfaltuar, nuk do të kishte Santorini. Fjalën e kam tek Santorini turistik dhe jo tek ai fizik. Ashtu si nuk ka lurë, Theth, Valbonë, Gramë, llogara, himarë, sarandë...turistike, jo për gjë tjetër, por se thjesht nuk ka rrugë. E kam fjalën jo për rrugë dhish e mushkash, por për rrugë të asfaltuara, të paktën dykalimshe, si kjo e santorinit, që të ngjit dhe zbret nëpër një tërkuzë leshi dhie të hedhur pa rregull mbi një shkëmb magmatik...

Në majë tërkuza e dhirtë nisi të degëzohet, të kryqëzohet, diku të ngjitet e diku - diku të zbresë.

Mikro-makro autobusi, ashtu po e quaj, sepse nuk ishte as i vogël dhe as i madh, mori të tatëpjetën. Pamja ishte hapur dhe dielli kokënxjerrë nga valët e detit shkundej duke spërkatur me ar gjithçka i dilte përpara. ishte një mëngjes i bukur, një qiell i kaltër, një diell që notonte kaltërsive, një tokë që falë shirave të dimrit dhe ngrohtësisë së Mesdheut nuk linte lloj bime pa i dhënë klorofilin e jetës, atë që zgjon të gjelbrën, dhe atë që zgjon ngjyrat e luleve e zigotave të jetës.

Nuk e di se sa herë u ndal mikro-makro autobusi në fshatra e shtëpi të veçuara, pesë apo gjashtë herë, derisa u fut mes për mes një qyteze, veshur e tëra në të bardha.

- Perissa! - thirri shoferi – stacioni i fundit.”“Berisha!” - shqiptova unë nën zë dyshues për atë që dëgjova

dhe pa zbritur hodha sytë rreth e qark. “Edhe këtu paska

24 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

25rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Berishë?”shoferi nuk e kishte shqiptuar gabim. Unë e kisha perceptuar

gabim. Nuk ishte fjala për Berisha, por për Perissa. Këtë e saktësova kur në tabelën e KTEl-it, shërbimit të autobusëve, lexova emrin e qytezës, ashtu siç do ta saktësoja më vonë në emrat e shumë hoteleve, restoranteve, bareve dhe tabelave të tjera reklamuese, ku pas emrit secili për mbiemër kishte fjalën Perissa...

...Kërkoja punë. i kisha vënë pikë Thivës e sarantit, ku kalova vitet e para të emigracionit, ku u njoha me arvanitët rrënjëshekullorë, me njerëz që më pritën në skaj të udhëtimeve maleve në dëborë, në shi e në breshër, jo thjeshtë si produkte të natyrës, por edhe të njeriut që e shihte shqiptarin siç sheh langoi lepurin. Kisha kaluar një natë e ditë pashke në Paros, një ishull i bukur, por që nuk më kishte dhënë punë.

U sorollata gjithë ditën nëpër rrugët e Perissës. Në këtë muaj këtu raporti i vendasve me të huajt, ata që i kanë dhënë dhe po i japin jetë ishullit, është një me katër. “Një” janë ata që mbikëqyrin hotelet dhe lokalet e shumtë për sezonin e ri turistik, ata që financojnë themele të reja hotelesh e lokalesh. “Katër” janë ata që u vënë krahët dhe shpatullat këtyre punëve, emigrantë, pa mëdyshje në dhjetë vetë nëntë shqiptarë.

Kur u lodha së ecuri e së vështruari herë malin me dy maja e një qafë në mes, me një manastir në majën më të lartë, një kishë në qafë dhe një kishëz në shkëmb dhe herë detin, dëgjoj një zë.

- Doni punë djalë?Nuk ishte zë burri, ishte zë gruaje, zë nëne, nga ato zëra që

të ngrohin shpirtin e ta gufojnë gjoksin, zëra që i kemi lënë larg, shumë larg, si në balada, “Nëntë male kaptuar”...

- Po, i them, me një zë që nuk m’u duk si i imi. - Për punë

kam ardhur.- Di ndonjë gjuhë të huaj?- Di, i them. Di anglisht dhe italisht. Kuptohet di edhe

greqisht.- Do t’i them djalit të të marrë në punë.- Faleminderit!Prita derisa erdhi djali. Ai, pasi dëgjoi të ëmën, i tha se do

më merrte në punë si kamerier...lokali sapo ishte hapur. Klientë kishte pak. sezoni turistik

ishte ende larg.Punova atë ditë. Punova edhe të nesërmen. Në mbarim të

ditës më tha:- Do të punojmë bashkë. Disa gjëra i di. shumë të tjera do t’i

mësojmë bashkë...Punova në atë lokal tre vjet, ose më mirë të them tre vera,

nga muaji maj në tetor. U bëra si njeriu i shtëpisë. ika prej andej kur vdiq nëna dhe i biri shiti lokalin...

Tani punoj në një tjetër lokal drejtpërdrejt në bregdet. Vij në maj dhe iki në tetor, verës në Perissa të santorinit e dimrit në Platia Mavili të Athinës, si zogjtë shtegtarë...

Perissa - santorini, qershor 2007

26 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

27rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjErËz DhE DAllGË TË zEzA ‘97 ...

Ulur në një ballkon lokali që zgjatet mbi det, fytyrëndriçuar nga shpata rrezesh dielli në perëndim, në shoqëri të shpëtimit, Eqremit dhe Eduartit, gjerbim kafenë e

ngrohtë shërbyer nga lenci. Një çast i bukur meditimi dhe çlodhjeje. Eduart sula më përmend ostrenin e Vogël dhe të dy, pa u “marrë leje” të pranishmëve ngjitemi në atë kodër të bukur me shtëpi në dy pode, tipike gollobordase, zbresim poshtë për të pirë ujë të pastër gurre, ujë që i jep gjelbërim luginës deri në Tuçep e Lladamericë, madje edhe tej kufirit shtetëror, ujë që jep edhe dritë nëpërmjet hidrocentralit të Tuçepit, takohemi me Fitim sulën dhe Duro ibrahimin, skulptorë dhe piktorë të njohur në Dibër...

Dhe ndërsa biseda jonë, tashmë përballë diktofonit, ecte për t’u ndalur në punën dhe biznesin e Eduartit në saranti, fshatin e bukur piktoresk në bregdetin e krahinës së Thivas, në mes na futet një ngjarje që do të më lindte dhembje e do të m’i mbushte sytë me lot.

Nuk e kisha jetuar pranë e pranë tragjedinë e 28 marsit 1997. Nuk isha në shqipëri, isha në një ishull të Greqisë, fare pranë Athinës, në salaminë, ku lajmet nga shqipëria vinin të komentuara nga gazetarë pamorë grekë, që ato ditë të kobshme mbulonin tërë jugun e shqipërisë, krismat dhe gjëmimet e të

gjitha llojeve të armëve, tragjedinë kombëtare shqiptare. Gazetat e pakta shqiptare asokohe ishin të ndaluara të dilnin në tregun e Tiranës e jo më të vinin në Greqi. BBC dhe VoA, të vetmet që kishin zë deri tek ne, ato ditë nuk thanë thuajse asgjë për tragjedinë e 28 marsit...

Më vonë do të lexoja për ngjarjen, por në kujtesë gjithçka do të kalonte si një “udhëtim në mjegull”...

Kur Edi iu fut thellë ngjarjes nuk guxova ta ndërpres. E lash të flasë i ngushur mes kujtimesh e lotësh. Dhe, ndërsa ai fliste, unë herë e dëgjoja e herë fluturoja kujtimesh të dhembshme të marsit 1996, të një viti më parë, të atij marsi që otrantoja kishte marrë tridhjetë djem dibranë, varr i të cilëve u bë deti i zi. i bashkova të dy dhembjet dhe u ngusha në një rrëke lotësh. i përjetova atë ditë. Po i përjetoj edhe sot tek zbardh në letër tregimin e gjallë nga një i mbijetuar i tragjedisë që ndodhi dhjetë vjet të shkuara.

lexuesin do ta ftoja që, nëse e ka detin pranë, të këpusë një lule të freskët e ta hedhë mbi ujë në kujtim të të gjithë atyre që humbën jetën mes ujërave të zeza të kohës sonë. Dhe në qoftë se nuk e ka detin pranë, të ngjitet në një kodër dhe të ulë për disa sekonda kokën në shenjë kujtimi për të gjithë ata që humbën jetën, jo vetëm deteve, por edhe maleve të emigracionit shqiptar në kohëkalimin midis dy shekujve...

* * *

- Më thatë se jeni nga ostreni i Vogël, në malet e bukura të Gollobordës. Çfarë të kujton ostreni?

Unë jam me origjinë nga ostreni i Vogël. jam lindur e rritur në Patos të Fierit. shpeshherë babai dhe nëna na çonte në ostren për pushimet e dimrit apo për ato të beharit, na çonte më shumë

28 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

29rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

për t’u njohur me vendlindjen e babait, një vend i bukur, vend i mirë, sidomos në ato vite, një vend i begatë...

- sa vjeç je?- Tridhjetë e gjashtë.- Kur ka ikur familja juaj nga ostreni?- Babai im ka ikur në vitin 1955. Ka ikur si murator, zanat i

të gjithë gollobordasve. U vendos në Fier, në Patos. i dhanë një shtëpi dhe punonte në ndërtim bashkë me mamanë. Kaluan vitet, në vitin 1966 lindi vëllai i madh, Fiqiriu. Në vitin 1970 linda unë. Ngelëm në ato vite në Patos dhe vazhdojmë edhe sot e kësaj dite në atë vend.

- si vazhdoi jeta juaj nga Patosi e deri në saranti?- Unë mbarova shkollën tetëvjeçare në Patos. Merresha me

sport, me futboll me ekipin e para të rinjve të Patosit. E doja futbollin. U stërvita fort, me lodhje të mëdha kapa normat dhe shkova në shkollën e futbollit “loro Boriçi”. Pesë vjet i kalova në mjeshtërinë sportive. Në të njëjtën kohë, vëllait tim, pasi mbaroi shkollën e mesme të naftës në Patos, i doli e drejta për studime të larta në Tiranë dhe mbaroi studimet për inxhinieri nafte. Mbaruam në të njëjtën kohë, unë shkollën e mjeshtërisë sportive, kurse ai Fakultetin e inxhinierisë së Naftës. Mbaruam në vitin 1989.

- Erdhi viti 1990-1991. shqipëria hyri në rrugën e ndryshimeve. si e përjetuat dhe çfarë rruge morët?

- si të gjithë të rinjtë e atyre viteve edhe unë mendoja për diçka më tepër, për liri më tepër. ideja dhe mendimi më çonte tek emigrimi. Unë, me disa shokë, në shkurt të vitit 1991, morëm rrugën e kurbetit. Katër ditë udhëtuam në këmbë dhe erdhëm në Greqi.

- Ku u vendosët fillimisht?

- Në fillim isha në Athinë. Ndenja tre-katër muaj. Por, duke parë se gjithçka ishte e zymtë, nuk mund të përballohej, u shpërngula dhe erdha në periferi të Athinës, në bregdetin e Thivës, në Saranti. U njoha me një grek vendas dhe fillova punën në lokalin e tij. Duke punuar, duke përvetësuar edhe gjuhën, zakonet, u bëmë pothuajse njerëz të këtij vendi edhe ne.

- sa vjet ndenje këtu?- Këtu ndenja nga viti 1991 deri në vitin 1996.- Më pas?- Më pas u ktheva në shqipëri. Thashë të krijonim variantet

dhe të punonim në shqipëri, në vendin tonë. Vajtën 5-6 vjet larg, nuk na mbante më kurbeti. Të rinj ishim. Në vitin 1994 u martova. Martesa pati një djalë. U kthyem në shqipëri për të punuar e jetuar atje... (tund kokën mendueshëm dhe sytë ia mbërthen detit, diellit në perëndim).

...Nëntëdhjeteshtata na i prishi të gjitha planet, të gjitha ëndrrat. Filluan trazirat. Humbëm shumë lekë nëpër firma. jeta u bë shumë e rëndë. Nuk mund të jetonim më prapë aty. Nuk na mbante dot më vendi. Na lindi ideja të largoheshim, të iknim prapë, bashkë me familjen, me gruan dhe me djalin. Të shpërnguleshim, të iknim diku në një shtet që mund ta quanim një çikë më evropian, më të lirë. Në Greqi emigrimi ishte më i mbledhur, më i kontrolluar, më i vështirë, kishte racizëm dhe ksenofobi më shumë se sa në vendet e tjera të Evropës. E vendosëm të iknim në itali edhe për shkak të asaj gjendjeje që u krijua me krismat, hasmëritë, vrasjet, dhunimet e ndryshme që shfaqeshin kudo gjatë janarit, shkurtit, marsit. Vendosëm të iknim në itali me anije, me skaf me çfarë të mundnim. Këtë mënyrë e gjetëm nëpërmjet një anijeje në Vlorë, më 28 mars 1997, bashkë me familjen time, me djalin e xhaxhait 17 vjeç, me

30 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

31rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

vëllanë tim Fiqiriun. Ai nuk donte të shpërngulej, donte të më shoqëronte deri në itali dhe të kthehej prapë, por s’ishte e shkruar të ndodhte ajo...

Erdhi kjo, anija e zezë, siç i thonë, dhe na mori. ishim gjithsej 105 veta në anije. jemi nisur nga moli i Vlorës drejt italisë nga ora tre e gjysmë – katër, mbasdite. Pothuajse të gjithë njerëzit ishin me familje, me fëmijë, njerëz që donin t’u largoheshin trazirave, zhurmës së madhe që kishte kapur shqipërinë në ato ditë...

Duke ecur në det, pas dy orësh na shfaqet një anije e madhe italiane, e cila ishte brenda ujërave shqiptare, mbrapa sazanit dhe po na shoqëronte. Na bënte sinjale që ne nuk i kuptonim nëse duhet të ndalonim apo jo. Deri në këtë moment ata ishin shumë paqësorë. Po ashtu edhe ne, duke ngritur flamurin e bardhë, duke nxjerrë e treguar fëmijët në bord. Në një moment na lë kjo anije dhe shikojmë që drejt nesh po vinte një anije nga ujërat italiane drejt ujërave tona. Kjo ishte anija ushtarake “sibila”. Ajo na merr nën patronazh për të na shoqëruar. Kjo na mori në një mënyrë shumë agresive. Na priste rrugën, flisnin në megafon në gjuhën e tyre, italisht. Nuk e di se çfarë flisnin dhe thoshin. Ne, gjithnjë me atë idenë që të shkonim drejt italisë dhe atje do t’i nënshtroheshim ligjeve e rregullave që ka ai shtet. Nuk e di se kush e drejtonte anijen tonë, por ne ecnim drejt italisë duke iu shmangur shpeshherë edhe goditjes së anijes që na dilte përpara, duke bërë zik-zake nëpër det....

...rreth orës shtatë, shtatë pa një çerek, isha jashtë, në bord, bashkë me gruan dhe disa miq të tjerë. Fëmijët dhe gratë ne i futëm tek dhomat e poshtme të anijes që të jenë ngrohtë. Në këtë moment del një shoku im dhe më thotë “të lutem, më ka zënë deti, futu bashkë me gruan tek dhomat ku rrinë fëmijët dhe gratë dhe më nxirr një çikë gruan jashtë se unë nuk mundem”.

Në këtë moment futem bashkë me gruan. Poshtë kisha edhe djalin që flinte gjumë bashkë me djalin e xhaxhait, kurse sipër në kuvertë ishte vëllai. Po zbrisnim shkallët dhe gruaja vajti direkt për të marrë gruan e shokut tim për ta nxjerrë jashtë. Në këtë moment dëgjoj një goditje të fuqishme, një tronditje të madhe. Kthej kokën nga dera për të dalë lart sipër shkallëve... Punë sekondash... shikoj një rrymë të madhe uji që na goditi. E kisha kapur gruan prej dore, por rryma ma merr nga dora dhe e përplas brenda në dhomë. Për dy- tre sekonda çdo gjë mbyllet në errësirë, mbytet në ujë...

...isha kapur pas hekurave të shkallëve. Nuk e shkëputa dorën. Duke mbajtur frymë, duke u munduar, duke dhënë shpirt, si i thonë shqip, u mundova, u përpoqa dhe gjeta derën për të dalë. Kur dal jashtë shikoj se çdo gjë ishte mbytur. U ndodha në sipërfaqe të detit, midis dallgëve të ftohta të dimrit. shoh se çdo gjë ishte e përpirë nga dallgët. Kishte ngelur një pjesë e anijes akoma në sipërfaqe, e përmbysur, anije që nga çasti në çast shkonte drejt fundosjes. Përmbledh forcat dhe hidhem në not duke bërtitur, duke dëgjuar klithmat tmerruese të njerëzve, thirrjet e emrave të njerëzve të tyre të dashur. Dal në sipërfaqe me mendjen se gruaja, djali, vëllai dhe njerëzit e tjerë mbetën aty brenda. Thërrisja vëllanë pa marrë asnjë përgjigje. E mblodha veten, përmblodha forcat, notova për të kaluar vorbullën e mbytjes së anijes, vorbull e cila mori me vete shumë njerëz, përveç atyre që ishin brenda dhomave. Duke notuar, kishte shumë dallgë, kishte tetë ballë det, duke notuar, duke hapur njerëzit e mbytur me duar. shikoja njerëzit e mbytur midis dallgëve dhe njerëzit e gjallë duke klithur e thirrur të dashurit e tyre, gra, vajza, djem të rinj. Ajo anije kishte 25 fëmijë nga mosha tre muajsh deri në dy vjeç. Të gjithë nënat ishin nëna të reja, me fëmijën e parë.

32 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

33rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Notonim me shpresë të ndonjë ndihme. ishim në Kanalin e otrantos, sapo kishim kaluar ujërat tona, ishim në ujërat ndërkombëtare. Pashë shumë njerëz që notonin, pashë edhe tre djem që ishin kapur në një nga fuçitë që mbajnë anijet. Dallgët e çonin fuçinë në anë të kundërt me anijen që na goditi. Pas çdo dallge shikonim vetëm drita se ishte natë, errësirë. shikonim dhe u drejtoheshim me not dritave. Ata ishin dritat e anijes që na goditi, e cila, pasi na mbyti, nuk qëndroi, por iku. Notonim me shpresë se mund të shpëtojmë. Kur po ndienim se forcat po na binin, forcat fizike, shpirtërore, biologjike, po mbaronin të gjitha, në atë moment kthehet anija, pas afro një ore dhe nxjerr dy varka, nga ato varkat e mëdha të ndihmës së shpejtë. Varkat nuk i dërgon për të mbledhur njerëzit rreth e qark që thërrisnin e bërtisnin për ndihmë, por i mban të lidhura pas trupit të anijes. Na thërrisnin “hajdeni këtu”. si mund të vinte një njeri i mbytur, i shkatërruar fizikisht e moralisht, deri atje? hidhnin edhe salvaxhente, nga ato shpëtueset. i hidhnin në krahun e kundërt nga shkonte dallga. Ato në vend të afroheshin tek ne largoheshin prej nesh, humbnin në errësirë e detit. i hidhnin vetëm sa për sy e faqe. Kush arriti deri tek varkat ishte me fat...

Kur arritëm, ushtarët e asaj anijeje, ata që kryenin detyrimin ushtarak, u munduan jashtëzakonisht shumë për të na ndihmuar, për të na ngjitur në anije. rrëzuan disa rrjeta litarësh që të hipnim sipër në anije sepse ishte anije fregatë e madhe.

Kur u ngjitëm në bordin e anijes, me atë ndjenjën e asaj që ndodhi, fillova të shaja në italisht, duke u thënë kriminelë, na vratë fëmijët dhe gratë. Në këtë moment hidhet një që më vonë e mora vesh se ishte kapiteni i anijes dhe na thotë: “Kriminelë jeni ju dhe jeni të arrestuar”! Në këtë moment, dikush nga marinarët i kundërvihet kapitenit dhe i thotë “Çfarë kriminelësh janë

këta, kur në anije gra e fëmijë kishte”? Kapiteni e përzuri me të bërtitura. U mblodhëm dhe nga koha e gjatë që u ndodhëm në det, në mes dallgëve dhe ujit të ftohtë të marsit më ra të fikët...

Kur erdha në vete mora vesh se na kishin ndarë në dy dhoma, duke na dhënë ndihmën e shpejtë. shpresë kisha se mos vëllai im kishte shpëtuar. Duke njohur edhe fizikun e tij, të rrahur me punën e me detin, mendoja se do të kishte shpëtuar. ishte e kotë. E kërkova në dhomën tjetër se në dhomën ku isha unë ai nuk ishte. iu shmanga marinarëve që ishin aty dhe shkova tek dhoma tjetër. Edhe në atë dhomë nuk gjeta njeri. Gjeta vetëm atë shokun që m’u lut për të nxjerrë gruan nga dhoma. E pyeta dhe ai më tha: “Mos kërko, se të gjithë janë poshtë, në det, janë të mbytur”. Atëherë e s’takova trurin. Çdo gjë kishte mbaruar. Prisnim që edhe vetë ne, nga mënyra e sjelljes dhe trajtimin që na bënte kapiteni bashkë me tre katër të tjerë rreth tij, nuk e di se çfarë ishin oficerë apo nënoficerë, të pësonim të njëjtën gjë. sjellja e tyre ishte e tillë, që edhe ne duhet të ekzekutoheshim, për të humbur gjurmët e krimit të tyre.

Pas afro një gjysmë ore, nuk mund ta llogaris mirë kohën, na thërret kapiteni, na zgjedh nja katërmbëdhjetë djem të rinj, na merr nga anija dhe na fut në një skaf nga ato të guardia di financia që kontrollojnë detin. Brenda ishin katër ushtarakë, dy nga të cilët ishin me automatikë, kurse dy të tjerët, njëri fliste me radio dhe tjetri ngiste skafin. Na bënë një udhëtim shumë të dyshimtë. Udhëtuam një orë, një orë e gjysmë, kohë e cila po të ishte për të na çuar në Brindisi, ishte më se e mjaftueshme. Ata duhet të na çonin për një gjysmë ore, e shumta. Gjatë udhëtimit na kërcënonin, duke na thirrur e bërtitur: “Mos lëvizni! Do t’ju godasim!” Flisnin me qendrën me radio dhe pyesnin se çfarë do të bëjnë me ne. Nga ana e tjetër e radios thoshin të vazhdonin

34 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

35rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

rrugën. Në një moment, pas një bisede në radio, skafi bëri një kthesë dhe na çoi drejt Brindisit. siç mësuam më vonë, ishte fati ynë që dikush kishte marrë në telefon një nga këta ushtarët dhe ishte lidhur me dikë në tokë dhe pasi ishte marrë vesh gjithçka, nuk u bë asgjësimi ynë.

Kur zbritëm na prisnin shumë gazetarë, njerëz të medies nga e gjithë bota. Pas kësaj njohjeje botërisht të tragjedisë, trajtimi ynë filloi më ndryshe, por vetëm në atë moment. Pas një jave trajtimi filloi në të njëjtën ide siç e kishin në fillim kur na goditën, duke na thënë se ju ishit një anije me kriminelë, e mbushur me armë dhe që kishit ardhur për të bërë terror në itali. E çfarë terrori mund të bënim ne, duke i dërguar italisë fëmijë? Po i çonim fëmijë italisë, nuk po i çonim armë dhe kriminelë. Edhe prokurori i Brindisit tha që mua më kanë thënë se ju keni qenë një anije me kriminelë, me armë dhe të tjera. Arma më e madhe atje ishte biberoni i fëmijës, arma më e fuqishme që mund të përdorej kundër italisë ishin biberonët, që u gjendën më mbrapa në anije...

Pastaj na futën në një kazermë që kishin qenë dikur policët italianë, aty na strehuan na dhanë ndihmën e shpejtë mjekësore. Ata të hetuesisë na merrnin shenjat e gishtave, sikur ne të ishim banda më e madhe që mund të ekzistonte. Nejse, ato ishin gjërat formale që ata bënin si shtet.

Më mbrapa erdhi ambasadori ynë në ato vite Pandeli Pasko, i cili, për mendimin tim u mundua jashtëzakonisht shumë, pavarësisht nga forca që kishte si ambasador. Në atë kohë shteti ynë ishte inekzistent, një shtet siç ma tha një gazetar anglez, duke na marrë në intervistë: “E di si është puna, or mik. Po të kishte ndodhur jo me kaq, por me një shtetas të vetëm anglez, italia në këtë moment do të ndahej përgjysmë, por ju jeni shqiptarë...”. Kaq fjalë tha edhe iku. Më dha të kuptoj që ne jemi kot. Në ato çaste ne

ishim popull kot, që kushdo mund të dilte, kushdo: italian qoftë, grek qoftë, siç edhe e kanë bërë, të vriste, të priste, të bënte çfarë të donte me këdo shqiptar. Bile, mund të them, edhe presidentin mund ta trajtonte si një njeri pa identitet fare.

Kërkesa jonë më mbrapa ishte thjesht nxjerrja e anijes dhe nxjerrja e të vërtetës. Për të nxjerrë të vërtetën duhet të nxirrej anija nga fundi i detit. Deri në ato vite nuk kishte dalë një anije e tillë nga 850 metro thellësi ku kishte rënë ajo.

Në këtë kohë na u ofruan, mua personalisht por edhe të tjerëve shuma parash që kjo çështje të mbyllej, të lihej ashtu siç ishte. Kjo do të thoshte që ata njerëz që u mbytën të liheshin në fund të detit. Gjithë kjo tragjedi të kalohej në heshtje dhe ne të gëzonim ato pare që na jepte italia. Këto unë i refuzova, ashtu siç i refuzuan të gjithë me radhë. Kërkuam që këto para të hidhen në nxjerrjen e të vërtetës. Dhe nxjerrja e së vërtetës bëhej me mënyrën e vetme, nxjerrjen e anijes nga fundi i detit. Pse? se ata thoshin se atje ka armë, kurse ne thoshim që atje ka vetëm fëmijë dhe bebilina e biberonë që i jepet një fëmije, ushqime për fëmijë dhe asgjë tjetër më shumë, mor as edhe një thikë po të them, një thikë që mund të thoshe se e kisha marrë për të qëruar një mollë. Pse? se ashtu u nisëm. ishim të gjithë familjarë, u nisëm për një qëllim, për të jetuar sa më të lirë, sa më të qetë. Nuk u nisëm për të bërë terror.

Me kalimin e kohës, me gjyqet, morëm një avokat, më pas morëm një tjetër, u ndërruan avokatët. Pastaj u turrën avokatët dhe politikanët, çdo gjë përreth, ashtu siç edhe na dukej, por edhe tetëdhjetë për qind ishte e vërtetë, që të gjithë u turrën për të zhvatur diçka nga kjo ngjarje, nga kjo fatkeqësi që njerëzit, asnjë, as politikan i vendit tonë, as…si mund ta them, përveç miqve dhe shokëve tanë, njerëzit tanë që erdhën me gjithë mend nga

36 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

37rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ana njerëzore për të na përkrahur, asnjë person tjetër juridik si mund ta themi, nuk erdhi për të na përkrahur. Të gjithë erdhën për interesat e tyre. Vjen Presidenti i shqipërisë në ato vite rexhep Mejdani, se më vonë u nxor anija dhe do të bëhej njohja e viktimave dhe e sendeve të tyre. Aty ishim mbledhur të gjithë ne që shpëtuam, të afërmit e atyre. Vjen Mejdani dhe thotë që të mos flasim keq për Italinë se Italia ne po na mban me bukë. Ç’do të thotë kjo? Pse duhet të vdesin 81 vetë që të ushqehen të tjerët? iu drejtova me një pyetje të thjeshtë zotit Mejdani, të rrethuar nga bodigardët e vet: “Atëherë fëmija im, këta 81 vetë që u mbytën, sipas jush, qenkan baras me një vapor miell që solli italia në shqipëri? janë fëmijë të një qytetari të thjeshtë, të një shqiptari të thjeshtë kurse fëmija jot, që është fëmijë presidenti, duhet të kapi dy vaporë patjetër. Atëherë, pse nuk e jep ti fëmijën tënd në këmbim të dy vaporëve me miell, që të ushqehen shqiptarët?” Aty u krijua një konfuzion. Ne ishim edhe të irrituar…

Nejse, iku ajo punë. Nuk shikonim asnjë interesim nga shteti ynë. Më pas çdo gjë u bë me mundësitë tona, me miqtë, shokët tanë që kishim. Kapëm ndonjë avokat në të cilët ne nuk kishim edhe fort besim. Pse? si mund që një italian të gjykojë veten e vet. jo italian, por kushdo, një njeri të gjykojë veten e vet? Nuk mund ta gjykojë drejtësisht. Kështu që nga mosnjohja dhe mospërkrahja u detyruam të merrnim avokatë italianë dhe siç edhe sot e kësaj dite akoma, kur kanë kaluar dhjetë vjet dhe ngjarja ka ngelur po ashtu: me kapitenin e anijes të lirë, duke bredhur me limuzinën e vet, vilave të veta, me fëmijët e vet uikendeve dhe duke shijuar jetën e tij private. Dhe ne duke menduar akoma se 24 persona nga ata që u mbytën nuk u gjendën. Dhe duke menduar akoma se ku do të jenë vallë këta njerëz që nuk u gjendën.

- Nga familja juaj kush u gjend?

- Gruaja, djali dhe djali i xhaxhait tim, u gjendën, kurse vëllai nuk u gjend se ai ishte lart në bord. Të gjithë ata që humbën ishin ata të bordit që qëndronin në anije sipër. Vëllai im dhe 23 të tjerë nuk u gjendën. Ata u shpallën të humbur....

Më vonë, me një dekret të parlamentit, nga një luftë e madhe edhe nga ana jonë, edhe nga opinioni, edhe nga shtypi e media. E vetmja ndihmesë nga ana e medies ka qenë gazeta “republika”. Ata na kanë përkrahur në çdo ambient, në çdo përvjetor, duke e kujtuar këtë ngjarje dhe duke e nxitur shtetin tonë që të dali e vërteta në radhë të parë, të merren masa për ata që e bënë këtë tragjedi. Kush e organizoi këtë vrasje?

- Vëllai a kishte fëmijë?- jo, nuk ishte i martuar. Më i madh se unë ishte, por nuk

ishte martuar. ishte inxhinier në naftë. Punonte bashkë me një shok të tij, i cili ishte bashkë me të në anije.

- Në itali sa kohë ndenjët?- Në itali, nga momenti që ndodhi tragjedia unë ndenja afro

një muaj. Nuk mund të rrija dot më aty. Doja të ikja patjetër, por nuk na lejonin, sepse nuk kishim dokumente, pasaportat e gjithçka na kishin humbur në det. ishim edhe të survejuar. Çdo hap yni kontrollohej nga policia italiane. Kudo që shkonim, bile më ka thënë një fjalë avokatja që më mbushi me dyshime. Më tha që për çdo lëvizje duhet të më njoftosh mua ose prokurorinë e Brindisit, përndryshe do të kesh pasoja. Përse duhet të kisha pasoja? Pak vranë ata, donin të vrisnin akoma? Donin të na eliminonin edhe neve një nga një dhe mos hapej çështja? Ata akoma ishin me idenë që ajo ishte anije me kriminelë nuk ishte anije me njerëz paqësorë.

- Nga italia ku shkove?- i vetmi mendim ishte të kthehesha në shtëpi. Kisha lënë dy

38 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

39rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

prindërit e mi, dy pleq të vetëm, të cilët e morën vesh tragjedinë nëpërmjet televizionit. Ata më luteshin të kthehesha menjëherë. Në të vërtetë desha të shkëputesha fare. Për mua në atë gjendje që isha nuk ekzistonte as shqipëri, as botë. Nuk doja të dija se kam vend a s’kam dhe se nga jam. Doja të zhdukesha përfundimisht, të ikja diku ku të mos më njihte njeri, të mos…

Por, disa miq që m’u ndodhën pranë, më mblodhën si i thonë, dhe u detyrova të kthehesha prapë. ika nga italia me një avion ushtarak. Në këtë kohë lidhej një marrëveshje për atë misionin e famshëm “Alba”, që do të vinte në shqipëri, gjase do na rregullonin italianët ne, do të na rregullonte bota. Po nuk u rregulluam vetë ne, nuk na rregullon njeri në botë, or burrë. Po hajde, ashtu i bënin politikanët tanë punët. E mendova ikjen edhe nëpërmjet ambasadorit, Pandeliut, i cili më afroi me ata ushtarakët edhe mua. Ai vetë më shoqëroi deri në Tiranë. Aty me xhipin e tyre të ushtrisë më ka shoqëruar deri në shtëpinë time me tre njerëzit e vet.

Vajta në shtëpi (loton)...Ua tregova ngjarjen njerëzve të mi, ashtu siç ishte. Ata

thoshin jo ka shpëtuar ky, jo ka shpëtuar ai. Në të vërtetë asnjeri nuk kishte shpëtuar përveç meje nga fisi im dhe familja ime. Kështu edhe ata e ndanë mendjen.. Ai çast ka qenë shumë i vështirë për mua dhe prindërit e mi...

Pastaj, më vonë, u detyrova të shkoj prapë në itali. Krijuam një shoqatë, “Shoqata e 28 marsit”, e cila filloi të organizojë dhe të punojë për të nxjerrë në pah këtë ngjarje, për të sensibilizuar opinionin për ngjarjen, për t’u thënë se ndodhi kjo tragjedi dhe mos u gënjeni nga fjalët. Anija doli në sipërfaqe pas tetë muajsh. Trupat e pajetë erdhën në shqipëri. i varrosëm në vendin tonë, me një ceremoni madhështore, që e bëri vetë populli shqiptar.

se e ndjenin prandaj edhe e bënë. Ajo ishte një nga tragjeditë më të mëdha që populli ynë nuk e kish jetuar aq ashiqare, duke të të vrarë për hiç gjë.

Kam shkuar disa herë në itali, më dhanë edhe soxhornon, edhe atë të survejuar dhe të specifikuar për probleme të drejtësisë, duke u paraqitur herë pas here në degët e policisë italiane. Për mua pak rëndësi kishte më emigrimi, ndenja atje. E vetmja rëndësi e atij dokumenti ishte që unë të shkoja e të denoncoja ngjarjen tragjike në proceset e pafund gjyqësore që bëheshin për ngjarjen.

Kjo vazhdoi deri në një farë kohe, kur pastaj, jo u lodha, po u zhgënjeva dhe besova tek ajo që peshku i madh e ha të voglin. se pas kaq viteve mund të them se asnjë, asnjë, asnjë politikan i atyre viteve nuk merrte mundimin të merrej me këtë tragjedi. Kështu që ishte e kotë. sa mund të luftoja unë kundra një shteti? lufta ime ishte si një pikë uji në mes të detit, ishte gjë e kotë. Edhe jeta po më merrte shumë për teposhtë...

Kështu u detyrova të shkëputesha. Në vitin 2000 u ktheva prapë këtu në Greqi. Krijova familje të re, jetë të re. jam martuar dhe shyqyr zotit tani kam tre fëmijë. jeta ime pothuajse ka ndryshuar një çikë: jo një çikë, por shumë. Edhe jeta e prindërve të mi, pavarësisht se ata janë më të shkatërruar dhe të brengosur nga kjo tragjedi dhe nuk mund të ndryshojë kollaj. Po ajo, si i thonë, fëmijët e mi në sytë e tyre, sikur u sjell një çikë më shumë lumturi. Vazhdoj të jetoj këtu në Greqi me familjen time, i qetësuar.

- Kur e ke filluar punën në këtë lokal të bukur buzë detit?- lokali e ka emrin “Faros”. Është psarotaverna Faros në një

qosh të bregdetit të Thivës, që quhet saranti, fshat me pak banorë vendas, por me shumë shtëpi, që muajt e beharit mbushen me turistë. Ka njerëz që vijnë dhe e frekuentojnë këtë plazh. Punoj

40 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

41rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

në këtë restorant. jam bashkëpronar me një grek. Punojmë të dy këtu. Në marrëdhënie me lokalin pothuajse i gjithë personeli është nga vendi im, nga shqipëria. Në muajt e beharit punojnë deri në shtatë vetë, që janë shqiptarë. Dy-tre janë bullgarë, grekë. Gjatë dimrit kam vetëm dy veta në shërbim, një djalë, lencin, dhe një grua që e kemi në kuzhinë, e cila jeton këtu me burrin dhe familjen. i shoqi është peshkatar. Kalojmë mirë. Mundohemi të punojmë sa më mirë, duke u plotësuar klientëve të gjitha kushtet. Kuptohet edhe në favor të biznesit tonë.

ju faleminderit, me suksese dhe përshëndetje babait dhe nënës.

Faleminderit juve!

saranti, Mars 2007

NDoshTA NUK Do TË ishiM NjohUr

Ndoshta nuk do të ishim njohur… Dhe Ai do të tretej nëpër natë, siç tretet vesa

mëngjeseve me diell.rasti e solli që një gjyshe të ndërpriste udhëtimin në Kakavijë,

sepse nuk e kishte mbesën të shënuar në pasaportë dhe Ai të ulej në dyshen e karrigeve në krahun tim.

Në bisedë na lidhi një djalë i ri, që deri atëherë e kishte kaluar udhën si “refugjat”, ulur në shkallët e autobusit. Djali tha se ishte gazetar dhe si dy qenie që i bashkon një pikë e rëndësishme e jetës, rrahëm të gjejmë gjuhën e bisedës. Diku u takuam në anglisht, po jo aq lirshëm sa t’i jepnim vrap bisedës…

Atëherë hyri Ai. Hyri me një greqishte që e flasin njerëz me intelekt.

Më vonë, kur gazetari grek u ndal në janinë, në ato 8-9 orë rrugë drejt Athinës, patëm kohë t’i hyjmë thellë bisedës e ta pimë një kafe të ngrohtë “eleniko”. Madje, rreth orës dy e gjysmë të natës, kur autobusi arriti Athinën, rasti e solli që e njëjta taksi të na përcillte bashkë deri në Pire.

Aty, buzë detit, Ai u ndal. Përshëndeti dhe iku i përpirë nga nata.

Ndoshta nuk do të ishim njohur…

42 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

43rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Por tani që u njohëm diçka më djeg, më tërheq drejt atij njeriu.

Ishte inxhinier, specialist në fushën e inxhinierisë topografike, inxhinier topograf. E kishin flakur “nga dritarja”, siç flakeshin asokohe njerëzit në ushtri e në jetën e përditshme.

Ekonomia shqiptare, ndërtimet, ushtria shqiptare në kolaps nuk kishin nevojë për trurin e tij. Truri i ditur ishte zëvendësuar me trurin e rrugës.

Nuk e di pse, tek humbiste nëpër natë për të dremitur në ndonjë qosh e për t’u ngritur herët për të udhëtuar drejt Kretës, drejt punës së tij në vjeljen e domateve dhe punët e rëndomta në bujqësi, mendimi fluturoi larg, për t’u kapur pas Karl Gegës dhe tunelit të famshëm të sameringut, që çan malet më të larta të Evropës qendrore. Në dalje të atij tuneli, për inxhinierin e madh shqiptar, për Karl Gegën ka një monument…

Ndoshta nuk do ta kisha njohur atë njeri…rastësisht ndoshta…Domosdoshmërish me siguri…Nuk do të ishim njohur në qoftë se shqipëria nuk do ta

derdhte trurin e kombit rrugëve të botës…Atë ditë të 21 korrikut 1996 njoha Atë. Në ditët e mëvonshme

njoha të tjerë, shumë të tjerë, njerëz që përbëjnë floririn e tokës shqiptare, njerëz në kërkim të bukës së ditës me duar të përveshura, “topografë” që “heqin” vijat e së ardhmes larg vendit të vet…

Athinë, 20.10.1996

UDhA E MUNDiMshME DrEjT lirisË

Ai tërhoqi karrigen e, pasi bëri të kërkëllejnë nga pesha e trupit të katër purtekat mbështetëse të saj, hodhi në tavolinë, si të hidhte kartën e fatit të tij, një zarf

të fryrë.- lexoje në shtëpi, - tha me zë të vendosur. Bëj me të në daç

roman, në daç komedi, në daç film me metrazh të gjatë. Është një copë nga jeta ime në emigracion.

Ngriti dorën lart dhe i dha urdhër në shqip kamerierit që të sillte tre raki Përmeti…

E lexova dhe e rilexova. Ai tha: “Është një copë nga jeta ime”. Edhe ju, kur ta lexoni, jam i sigurt se kështu do të thoni:

“Një copë nga jeta ime…”.Dhe do të merrni lapsin e do të shkruani, do të shkruani

derisa copat të mblidhen bashkë, duke formuar të tërën: romanin, komedinë, tragjedinë, elegjinë emigratore…

* * *

…Tre herë kam hyrë në Greqi. herën e parë ndoqa malet. Të ashpra malet tona, më të ashpra malet e grekut. Them më të ashpra se veç borës dhe akullit ata na ndillnin edhe frikën e ushtarëve, që siç kishim dëgjuar të rrihnin pa i numëruar shkopinjtë e gomës. Nuk arrita të zbres në tokë të zezë. Një

44 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

45rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

djalë i ri, tek të tetëmbëdhjetat, pasi qe lagur deri në palcë duke kaluar lumin, ngriu natën në kasollen e barinjve ku u ulëm për të dremitur. U ktheva me trupin e tij pa jetë…

…herën e dytë bleva një vizë. Dhashë njëqind e pesëdhjetë mijë dhrahmi nën dorë. Viza ishte një mujore…Punova gjashtë muaj tek një inxhinier grek që ndërtonte shtëpi në një ishull afër Athinës me paratë që i jepte gruaja e tij mjeke. Manolis, kështu e quanin, kishte një parullë të vetën: “Gurë - xhaba, shqiptarë-xhaba, pse të mos bësh vila e pallate xhaba?”. Gurët ai i merrte qyl nga një gurore, betonin e çimenton nga punimet që bënte për llogari të bashkisë. shqiptarëve u jepte aq para sa të hanin bukën thatë. - Të tjerat, - u thoshte, - do t’i merrni kur të mbarojnë punimet. Disa ditë përpara mbarimit të punimeve ai lajmëronte policinë dhe…

Kështu më ndodhi edhe mua. Më kapën befas tek platia në bregun e detit në selina, tek po i jepja dorën e fundit një muri me gurë. Më kopanisën mirë e mirë dhe pas disa ditësh, xhepgrisur, më shkarkuan në Kakavi, siç shkarkojnë makinat rabël zhavorrin e lumit…

…herën e tretë ia futa nga Maqedonia. Në Bllatën matanë kufirit na priste një taksi që, pasi kaloi Dibrën e Madhe, luginën e radikës, pak përpara Gostivarit mori djathtas e na shkarkoi në Gjevgjeli. Kufirin e kaluam natën. Rrugën e dinim me të thënë. Duhej të ecnim gjithë natën pa pushim, derisa të takonim një lum dhe shinat e trenit. Një natë e errët, me shi, me bubullima e vetëtima, një udhëtim që as në Ferrin e Dantes nuk gjen krahasim…

Këtë radhë u vendosa në Marus, një lagje krah e lagjeve të pasura. Në fillim u strehova në një apothiq, një si lloj depoje nën katin përdhes. Këtë radhë u tregova më i kujdesshëm. Greku që më mori në punë kishte qenë vetë emigrant. U soll me njerzillëk.

Paratë, pak ishin, por m’i jepte rregullisht. që t’i shpëtoja goditjes së parë të policisë, një ditë shkova në rrugën zinonos dhe me pesëmbëdhjetë mijë dhrahmi u bëra “vorio-epirot”, “vorio-epirot prej lume” kur thonë. Atëherë Athina qe mbushur me zyra që, pasi të rrjepnin mirë e mirë, të jepnin një kartë në ngjyrë jeshile, me fotografi, firma e vula. Karta ime mban numrin protokollar 306 dhe është lëshuar më 19 shtator 1996. E ruaj akoma atë kartë, e ruaj si kujtim për ditët e vështira…

Më vonë, kur u sistemova pak a shumë mirë dhe mblodha një dorë para, pagova dhe solla familjen, gruan dhe tre fëmijët…

Kështu i mblodha ditët dhe netët derisa dolën dy Dekretet Presidenciale për regjistrimin dhe legalizimin e Emigrantëve të huaj në Greqi, dekreti për “Dhënien e Kartës së qëndrimit të të Huajve për një Periudhë kohe të Kufizuar” dhe dekreti “Kërkesa dhe procedura për qëndrimin dhe punësimin e ligjshëm të të huajve në Greqi, të cilët nuk janë shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”. Daljen e dekreteve e mësova më 28 nëntor 1997. Ai u dha si sihariq në një takim që ambasadori i atëhershëm në Greqi Kastriot robo organizoi me emigrantët në Karavel me rastin e Ditës së Pavarësisë Kombëtare…

…ishte hapur drita jeshile për të gjithë. Veçse, për të arritur deri tek “jeshilja”, maratona greke nuk matej tashmë me kilometra, por me vite pa mbarim. qindra-mijërat e emigrantëve të përfshirë në këtë “maratonë”, sapo mateshin të thonë fjalën magjike “Fitore”, u këputej zëri dhe binin përdhe pa ndjenja, për t’u ngritur të lodhur e të sfilitur për të vrapuar në të tjera e të tjera maratona…

Dhjetori i ‘97-s ishte një muaj “njohjeje”. Na duhesh të njiheshim me ligjin e ri, me rregullat, me hapat e vegjël dhe të mëdhenj që duhet të hidhnim, me zyrat e zyrtarët. E bënim paksa

46 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

47rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

të gëzuar. Tashmë nuk kishim frikë të dilnim në rrugë. Fshesa e tmerrshme që na pat rënduar si “shpata e Demokleut” mbi qafën e holluar nga ankthi e vuajtja kishte ngrirë. janari ishte muaji i radhëve të gjata, i ngritjes para mesnatës për të zënë radhë para zyrave të oAEDh-it si një herë e një kohë në radhë të qumështit. Nuk e di se kush na kish nëmur ne shqiptarëve. Prometeun e dënuan Perënditë e olimpit se u shpërndau njerëzve zjarrin. Kjo dihet si nga gojëdhënat dhe mitet, ashtu edhe nga tre veprat e Eskilit të lashtësisë. Sizifin dhe Gurin e tij e dimë po ashtu nga legjenda. Po ne kush na mbërtheu në shkëmb që “zogu i zi” të na hajë mushkëritë e kush na e hodhi nën këmbë Gurin e rëndë të Sizifit për të qenë tërë jetën, brez pas brezi në radhë?

Nejse, ta lëmë historinë dhe mitet, të zbresim në radhë, të vetmen pronë tonën. Mua e familjes sime më ra shorti të jem nën hijen e oAEDh-it të Patisionit, të zonës më të populluar nga emigrantët. Kështu që edhe radhët ishin pa mbarim. Një mëngjes edhe për ne lindi dielli. Arritëm të regjistroheshim në zyrat e oAEDh-it. Dokumenti im i parë legal në Greqi mban datën 23 shkurt 1998 dhe ka numrin 5584...

Këtu fillon maratona e vërtetë. Që të bëheshim të ligjshëm duhej të fillonim vrapime të tjera, duheshin zënë radhë të tjera “qumështi”. Radhë e rantevu për radiografinë e gjoksit, radhë tek mjeku për të marrë vërtetimin “klinikisht i shëndoshë”. Këtë të fundit, pasi ishte tepër e vështirë ta merrja në Athinë, me radiografinë në dorë shkova dhe e mora në Kuluri të ishullit të salaminës. Më i forti dhe më i lodhshmi ishte takimi në polici, ku duhej t’i nënshtroheshim një hetimi dhe duhej të ngjyenim me bojë të zezë duar e gishtërinj për t’i vendosur mbi një formular ku ishte ngjitur fotografia. Nuk e harroj dot arrogancën dhe ofendimet e policit që shante si rrugaç tek më lyente duart me bojë. Ksenofobia dhe racizmi asokohe ishin shpërndarë si farat e

hithrit dhe të digjnin jo trupin, por shpirtin, ta digjnin aq shumë sa zemërimi vinte në rezonancë dhe vetëm kur kujtoje se çfarë do të bëhej me fëmijët, ta mbante pështymën në gojë për të mos ua hedhë në fytyrë racistëve e ksenofobëve.

E lodhshme, por shprehëse e zbatimit butaforik të ligjit, ishte pamja para Ministrisë së Drejtësisë. Sikur dikush të kishte filmuar asokohe, nga lart, ballazi, anash dhe nga mbrapa kuadratet në radhë në hapësirën e gjerë që i paraprinte Ministrisë së Drejtësisë, me siguri do të kujtonte legjionet e skllevërve të udhëhequr nga spartaku kundër kështjellave të romës së lashtë. Madje, ndonjë kineast, me ndonjë ndërhyrje të vogël kompjuterike mund t’i montonte në filma të lashtësisë pa pas rrezik se ndonjë do ta hetonte ngjarjen. Edhe atje arrita të depërtoj, siç arritën të gjithë. Këtu paguam 500 dhrahmi për shpenzimet postare mbasi thuhej se dokumentet tona do të kalonin kufirin dhe do të ktheheshin përsëri në Greqi. Kjo maratonë, më e gjata, zgjaste të paktën një vit dhe ishte vënë në radhë si e fundit dhe më kryesorja për të marrë kartën e gjelbër.

Kishte edhe maratona të tjera me radhë të gjata “qumështi” si ajo për përkthimin dhe legalizimin e certifikatave familjare dhe të fëmijëve, certifikata që asokohe nuk kalonin paraprakisht nëpër verifikime e vula ambasadash, sigurimi i numrit të amzës dhe marrja e kartonëve në zyrat e iKA-ve, regjistrimi dhe marrja e AFM-së në Eforia. Një dimër, një verë dhe një vjeshtë vazhdimisht në radha të gjata, me humbje të tëra ditësh pune, me shpenzime nën dorë e mbi dorë, “dhoro” të detyruara për zyrtarë e avokatë. Erdhi një moment që duheshin patjetër pesëdhjetë ditë siguracione. Po ku t’i merrnim ato kur ende nuk kishim marrë kartonët e iKA-ve, kartonë të cilët thuhej se do të dilnin për tre muaj e nuk dilnin as për pesë? Ku t’i merrnim kur padronët na shihnin si skllevër të lirë pune dhe as morali e as shteti nuk i

48 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

49rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

detyronte të jepnin ditë sigurimi? Në fund u gjet një rrugë. Një letër nga oADh-i më sugjeronte që të paguaja 15.000 dhrahmi në një bankë bujqësore si shenjë se jam siguruar në oGA. Kjo pagesë më dha mundësinë që më 21 tetor 1998 të marr “Kartën e bardhë”, kartë e cila kishte vlerë deri më 31 dhjetor 1998. Karta kishte numër 101209-5584. që të merrja “kartën jeshile” duhej “karta e pastërtisë” e Ministrisë së Drejtësisë, kartë e cila do të arrinte në dorën time në maj të vitit 2000…Më 4 maj të vitit 2000 do të merrja për herë të parë në dorë “KArTA PArAMoNis-PEriorisMENis hroNiKis DiArKiAs në të cilën ishte shkruar numri serial i saj, numri i regjistrit dhe i amzës, adresa e banimit, emri i gruas dhe i fëmijëve si dhe koha e mbarimit të saj, 3 maj 2001. Karta e parë e lirisë kishte vlerë si leje qëndrimi për mua, gruan dhe fëmijët. Ajo ishte edhe leje pune. Në të njejtin dokument ishin ligjëruar edhe leja e qëndrimit edhe leja e punës.

Një vit më vonë, duke respektuar ligjin, pesë ditë përpara se të mbaronte leja e qëndrimit u paraqita përsëri në oAEDh. Tashti e tutje, për rinovimin e lejes së qëndrimit procedurat ishin tepër të thjeshta. Duhej paraqitur një kopje e lejes së qëndrimit, një deklaratë përgjegjësie ku të thoje se gjithçka ishte e vërtetë, një fotokopje e ditëve të siguracionit që nuk duhet të ishin më pak se 150 dhe tre copë fotografi. Në moment merrje një vërtetim dhe pas dy muajsh merrje leje qëndrimi për dy vjet. Pas gjithë asaj maratone të lodhshme erdhi një moment kur menduam se “radha e qumështit” ishte vetëm një legjendë, një mit si legjendat dhe mitet e lashta greke.

Nuk ndodhi kështu. Grekët janë të lidhur shumë ngushtë me legjendat dhe mitet e tyre të lashtësisë. Edhe ne shqiptarët siç duket qenkemi të lidhur këmbë e kokë me radhët e produkteve të blegtorisë…

Nuk ishte tharë akoma boja e vërtetimit dhe nuk ishte shuar shpresa se pas dy muajsh do të merrja leje qëndrimi dyvjeçare kur një ligj i ri bëri krye në parlamentin grek. ligji u trumbetua si bashkëkohor dhe që ishte sinkron me ligjet e Bashkimit Evropian. oAEDh-i me rikthimet e kartës së gjelbër (të skaduar) të prerë deri në gjysmë me gërshërë u çlirua nga detyrimet tashmë simbolike që kishte. struktura të tjera morën lokale me qira në lagje të ndryshme të Athinës e në të gjithë Greqinë.

Veprimi i parë i detyrueshëm ishte marrja e një vule në periferia, diku afër një kishe në afërsi të rrugës Ermu në sintagma. Vula e shtynte lejen e qëndrimit deri më 30 qershor të vitit 2002. Ajo vulë ishte krisma e pistoletës për maratonën e re.

Në rrugën qefalonias u hap një njësi e re regjistrimi e dorëzimi dokumentesh . E reja e ligjit dhe vlera e vërtetë e tij, ishte se personat që nuk kishin arritur të regjistroheshin në vitin 1998, ose që nuk kishin marrë dot gjatë kësaj periudhe kartën e gjelbër për mungesë ensimash, si dhe personat e tjerë që kishin ardhë më vonë por që vërtetonin se para daljes së ligjit ishin në Greqi, mund të regjistroheshin. E keqja e madhe e ligjit ishte se leja e qëndrimit me lejen e punës ndaheshin dhe se bashkimi familjar kalonte nëpër vrimë të gjilpërës. Aplikantët, pasi kishin dorëzuar më se një duzinë dokumente të ndryshme merrnin një leje provizore gjashtëmujore qëndrimi…

Kësaj kohe i takon edhe lindja e detyrimeve financiare që lidheshin jo vetëm me pagimin e siguracioneve, por me taksa që nën sebepin e përballimit të shpenzimeve si rezultat i shumëfishimit të personelit tashmë të ndarë në tre parti, partinë e lejes së punës, partinë e vërtetimit nga bashkia se ke dorëzuar dokumentet dhe partinë e prefekturës që do t’i shqyrtonte dokumentet dhe do të jepte nëpërmjet bashkisë pullën e lirisë. Taksa ishte 147.5 euro për person. Kësaj periudhe i takon edhe

50 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

51rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

hyrja në valle e ambasadave. Për të vërtetuar se një certifikatë familjare apo individuale është e saktë duhej të ngriheshe që me natë e të zije radhë para ambasadës, të prisje në diell apo shi me orë të tëra dhe (në qoftë se ishe fatlum) pasi të paguaje 30 euro të merrje firmën dhe vulën. Prej këtu duhej të paraqiteshe në Ministrinë e jashtme ku pasi paguaje 15 euro merrje vulën e dytë mbi dokument. Më tej, pasi paguaje përsëri para në shërbim të zakonshëm apo urgjent, pas disa ditësh merrje dokumentin e përkthyer në greqisht, dokument që tashmë ishte i pranueshëm në bashki. Këtu maratona ndërpritej përkohësisht për të ndjekur një degëzim tjetër të saj, degëzimin e “lejes së punës”. Edhe këtu shumë dokumente midis të cilëve kryesori ishte kontrata e punës dhe ditët e sigurimeve shoqërore e libri i shëndetit. Këtu takoheshe me absurdin më të madh të ligjit. që të merrje leje pune duhej të kishe një punë, një kontratë pune, 150 ditë siguracione. Fëmijë që kishin mbaruar gjimnazin apo liceun dhe donin të futeshin në punë nuk mund të merrnin leje pune sepse “nuk kishin qenë në punë”. Gratë që gjenin një punë me siguracione nuk mund të hynin në punë sepse nuk kishin “leje pune”…

Absurd në fuqi infinit.Pasi kishe marrë lejen e punës, me dokumentet të gjitha në

dy kopje, paraqiteshe në rrugën sofokleus (tani në Psaron) dhe pasi arrije më në fund të gjeje një vend në radhën e pambarim merrje një vërtetim. Me atë vërtetim në xhep nuk dëbohesh, por as nuk mund të ikësh në vendin tënd për të mirë apo për të keq. Ai vërtetim hyri në fjalorin e emigrantëve si vërtetim i “të burgosurit pa faj”. Ai të jepte dhe të jep të drejtën që për festa të caktuara fetare greke mund të udhëtosh në kohë rigorozisht të kufizuar drejt vendit tënd.

Vërtetimin e parë e mora më 10 qershor të vitit 2002, plot 20 ditë para se të më mbaronte leja e shtyrë e qëndrimit. Prita një

vit të tërë të marr lejen e qëndrimit dhe nuk e mora. shkoja dhe vija në vendin tim kur na jepnin leje.

Kur mbaroi afati i bëra përsëri dokumentet nga e para, duke përfshirë lejen e punës dhe mora vërtetimin. i imi mban datën 8 shtator 2003 kurse i gruas për bashkim familjar 11 shtator 2003. Edhe këtë herë si radhën e parë na u tha që për 2-3 muaj do të marrim kartën jeshile.

Kur nuk kishim ndonjë problem të ngutshëm familjar nuk e çanim kokën të shkojmë në radhë për të pyetur në se ka dalë apo jo leja e qëndrimit. Mua, një nevojë e ngutshme familjare më detyroi të trokasë disa herë në veshë të mbushur me pambuk. shkova disa herë në bashki, atje ku kisha dorëzuar dokumentet dhe në të gjitha herët kompjuteri i tyre jepte shenjë heshtjeje. shkova në periferi. Arrita me mundime të ngjitem në katin e 7-të dhe të takohem me përgjegjësen. Më dëgjoi, më mori fotokopjet e vërtetimeve dhe më tha se do të më telefonojnë. shkova në tetor 2003. shkova në nëntor 2003. shkova në dhjetor 2003…Në shkurt 2004 e ngrita zërin fort. E ngriti edhe zonja. Më tha se dokumentet tuaja nuk kanë ardhë në prefekturë. shkova i inatosur në sofokleus ku kisha dorëzuar dokumentet dhe mësova se dokumentet e mija, që i kisha dorëzuar më 8 shtator kishin ikur nga bashkia më 12 dhjetor 2003 kurse të gruas e të djalit që ishin dorëzuar më 11 shtator 2003 kishin ikur më 21 nëntor 2003. Me dokumentin në dorë shkova e zura radhë përsëri para zyrës në katin e 7-të. Një punonjës, që priste të takohej me përgjegjësen e tij, para derës, mbasi sheh numrat e dokumenteve të mija më thotë “Këto dokumente akoma nuk i kemi futur në kompjuter”. ishte fundi i shkurtit 2004. Unë dhe gruaja nuk i morëm edhe lejet e dyta të qëndrimit. Djali e mori pasi kishte skaduar...

Maratona e tretë filloi më 9 korrik 2004. I dorëzova, pas maratonës së njohur një për një të gjitha dokumentet e mija dhe

52 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

53rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

të gruas për bashkim familjar, shoqëruar edhe me 600 euro për dy vjet leje qëndrimi. Në gusht shkova në shqipëri nga “lirimi me kusht” që na u bë. Po ashtu edhe për Vitin e ri. Më 15 janar 2005 u mbyllën përsëri kufijtë për hyrje e dalje. Para një muaji, një nevojë e ngutshme familjare kërkonte që unë dhe gruaja të shkonim në shqipëri. Kishin kaluar 10 muaj. Trokita në dyert e bashkisë dhe mësova se dokumentet e mija kishin ikur prej zyrave të saj pas 166 ditësh (!). Në pamundësi që të futesha në zyrat e prefekturës për arsye të radhës së gjatë që kishte zanafillë dymujore, zura një avokat i cili u fut tak e fak dhe më solli lajmin se dokumentet akoma nuk ishin futur në kompjuter. Dokumentet pasi kishin ndejë më se pesë muaj në bashki pa u nisur ishin në vijim të pesëmuajshit të dytë tashmë pa u regjistruar. Pagova përsëri avokatin dhe pas tre javë kërkimesh ishin gjetur të dy dosjet, ishin regjistruar në kompjuter dhe ishte shtypur pulla e lejes së qëndrimit afati i së cilës mbaronte pas 4 muajsh. shkova në bashki në ditën që më thanë dhe në pasaportën time dhe të gruas vendosën “pullën e lirisë”…

Atë ditë, qeveria greke miratonte projektligjin e ri për emigracionin.

Atë ditë, një njoftim ministerial njoftonte se të huajt mund të udhëtojnë në vendin e tyre nga 15 prilli deri më 15 maj me vërtetimin që kanë dorëzuar dokumentet dhe lejen e punës…

Atë ditë, një qeveritar i lartë grek, jepte “sihariqin” se brenda muajit maj të gjithë ata që kanë aplikuar për leje qëndrimi dyvjeçare do të marrin “pullën e lirisë”.

Unë e dëgjova dhe tunda kokën mendueshëm. Nervat e mija janë në rezonancë. i ruajt zoti nga këputja.

Po ju si unë mendoni? Nuk kam dyshim. Kjo nuk është një histori imja, është histori e të gjithëve.

24 prill 2005

2. KOHË QËNDRESE- Këtu, - tha, ndërsa dredhonim rrugëve të Elopias, - ruaj

një kujtim të bukur. E sheh atë shtëpinë njëkatëshe të rrethuar me avlli? Atje kam punuar e jetuar katër muaj. Punoja për një plak. Jorgo e quanin. Thiva është e shquar për prodhimin e qepëve. Qepët e saj pushtojnë jo vetëm Athinën, por edhe ishujt.

Plaku e kishte kaluar tërë jetën duke prodhuar, grumbulluar e tregtuar qepë. Ishte arvanitas me rrënjë e me degë. Kjo më ndihmoi që të futesha në bisedë me të, madje të futesha aq thellë, sa më dukej se bisedoja me ndonjë fshatar nga Letmi apo nga Stravaj. Asokohe nuk dija greqisht, aq sa t’i vija kapak bisedës.

Punoja me plakun. Përzgjidhnim çdo ditë qepët e thata të vendosura në hangar. I fusnim në thasë rrjete dhe i vinim stivë. Në fillim sytë më lotonin tmerrësisht. Më rridhnin krua. Më vonë u mësova...

54 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

55rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

PEsË GjUhË...

Ajo ka mbaruar universitetin për histori. Deri sot ende nuk ka gjet një punë që t’i krijojë kushte për të punuar dhe njëkohësisht për të rritur fëmijën, djalin

motak.Verës lokali ku punon i shoqi i humb klientët për shkak

të boshatisjes së Athinës. Kështu humb edhe punonjësit e vet, mbyll dyert…

Çifti mbylli derën e shtëpisë, më la çelësin “për çdo rast” me djalin në krahë shkuan në një ishull të përmendur të Greqisë, ishull që më tepër e thërrasin santorini (emër italian) se sa me emrin e tij grek.

Burri, mbi bazën e një marrëveshje që përsëritet vit për vit, nisi punën e kamerierit. Pamja e tij, diksioni i bukur kur flet greqisht, anglisht apo italisht ka bërë që edhe klientët edhe pronari të jenë të kënaqur…

Këto që thamë janë diçka e zakonshme, diçka që mund të shkruhet për çdo çift e familje shqiptare që e ujit pemën e punës dhe jetës së vet me djersë, për çdo intelektual shqiptar, njeri me universitet e zotërues të shumë gjuhëve që nuk ka qibër, që i përshtatet edhe punëve të çfarëdoshme.

Ajo që më bëri kaq ditë të mendoj e më në fund të vrapoj nëpër tastierën e kompjuterit është gruaja e tij, tregimi i saj një

56 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

57rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ditë mesi shtatori kur u kthyen nga ishulli i largët. Edhe gruaja kishte punuar. i kishin koordinuar punët me të shoqin që njeri të punonte ditën e tjetri të punonte natën. E gjitha kjo që i vogli të merrte përkujdesjen prindërore dhe të mëdhenjtë të merrnin buzëqeshjen, zërin e gëzuar, atë zë që i bën prindërit të fluturojnë, duke e ndjerë veten zogj në qiellin e kaltër.

Gruaja punoi në një hotel. Pastronte, mblidhte çarçafët, shtronte e sistemonte shtretërit. Një punë monotone që nuk ka duk e që përcjell ujë në atë thënien domethënëse për gratë “shpinë këputura e punë padukura“. Punonte dhjetë orë në ditë, nga mëngjesi në mbrëmje, pa u ndalë një minutë. Dhe merrte 20 euro në ditë, dy euro në orë…

Pronarja e hotelit, një grua nursëze, asnjëherë nuk ia thoshte fjalën e mirë, e trajtonte me përbuzjen e një skllavopronareje për skllaven…

Një ditë pronarja e pa tek fliste me një franceze. Fliste rrjedhshëm me të dhe e huaja qeshte me shpirt. Kur iku francezja pronarja e pyeti:

“Çfarë gjuhe flisje me atë turisten?”. “Frëngjisht” – i tha ajo me një theks indiferent. “Pse, dini frëngjisht?” – u habit ajo. “Di” - i tha ajo, dhe vijoi punën.Një ditë tjetër e pa tek fliste me një tjetër turiste, me një

angleze. Përsëri të njëjtat pyetje dhe të njëjtat përgjigje. “sa gjuhë dini?” – vijoi pronarja. “Di pesë gjuhë, - iu përgjigj ajo. Di anglisht, frëngjisht,

italisht, shqip dhe po mësoj mirë edhe greqisht. Kam mbaruar universitetin dhe me shkollë dhe me punë të vazhdueshme kam arritur që të flas e shkruaj rrjedhshëm katër gjuhë. Dobët jam në greqisht, por edhe atë do ta mësoj mirë…”

Prej asaj dite pronarja nisi ta shohë me sy tjetër. i druhej pranisë së saj, intelektit të saj, ndjente se ajo grua e re nga shqipëria kishte një pasuri që ajo nuk e kishte, një pasuri që nuk e kishin shumë e shumë afendikonj jo vetëm në santorini, por edhe gjetkë.

Me sy e shihte, por pagën dy euro në orë nuk ia ngriti kurrë. Edhe orarin dhjetë orë në ditë nuk ia uli kurrë.

Komshinjtë e mi u kthyen nga puna në ishullin e largët të santorinit. Kanë ndërmend të shkojnë edhe vitin e ardhshëm. Do të shkojnë të dy bashkë me djalin atëherë dyvjeçar.

Veçse gruaja nuk do të punojë më pastruese në hotel. Do të kërkojë që dijet dhe puna e saj të vlerësohen një shkallë më lart.

Është kjo dialektika e emigracionit, dialektika e njerëzve që kërkojnë t’i ngjitin lart e t’i barazojnë vlerat e tyre intelektuale e njerëzore, dialektika e një lufte për dinjitet.

Nuk ua thashë emrat. Preferova të jenë anonimë. Dhe këtë e bëra, sepse me siguri edhe ju keni komshinj si komshinjtë e mi, njerëz me formim të gjithanshëm arsimor e profesional, njerëz që zotërojnë shumë gjuhë e profesione, njerëz që punojnë çdo punë dhe e mbajnë kokën lart.

Në qoftë se gaboj shkruani dhe më kundërshtoni. Megjithatë, para se të më shkruani e të më kundërshtoni i bëni një vizitë komshiut tuaj shqiptar. Në mos të gjithë ato që shkrova unë, shumë prej tyre, madje shumë e shumë nga ato që thash e nuk thash unë, do t’i gjeni.

shqiptarët koha i shpërndau kudo në botë...Dhe kudo ata punojnë e jetojnë me dinjitet, me kokën lart.

2006

58 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

59rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

MEs DAshUrish DhE KUjTiMEsh TË TrishTA

Një ditë e bukur, kopje e ditëve që po përjetojmë janarin e ngrohtë 2007!

Nga rrethi i hekurt i jetës në qytetin e lashtë grek më nxori jorgua, miku im i viteve ikanake. Kur autobusi komod ndërqytetës hyri në autostradën veriore e zonat industriale në të dyja anët e saj fiksoheshin në qelizat trunore të shikimit siç fiksohet një film me ekran të gjerë, ndjeva një lloj malli e brenge. Mall për udhëtimet maleve të trevës ku linda dhe u rrita, mall për udhëtimet në rini nga Bularati i Dropullit, Mursia e deri në razëm, Valbonë e Dragobi. Brengë se mosha nuk më jep më këmbë që të ngjitem e zbres atyre vendeve, ku bilbilat marrin meloditë e këngëve të tyre pambarim.

Telis…

Telis është shofer autobusi. Dikur ai, dy herë në ditë, merrte të tatëpjetën me kthesa të forta për të zbritur nga malet e Thivas në bregun e detit, për t’u ndalur në saranti, një fshat i vogël që merrte dhe jepte hijeshi në atë nallçë detar mbi këmbë legjendash arvanitase.

sa herë zbriste në saranti, pasi mbyllte autobusin në pritje të

udhëtarëve dhe orës së kthimit, ulej për një kafe. Nuk e kërkonte që kafenë t’ia ziente pronari i lokalit që ishte edhe bufetier, kërkonte që t’ia shkumonte në xhezve e t’ia derdhte mbi filxhan kamerieri, shqiptari që dinte të sillej me kulturë e buzëqeshje…

Tek zumë vend në ndenjëset e para të autobusit sytë e shokut tim të udhëtimit dhe të shoferit u kryqëzuan dhe, si t’i përshkonte një rrymë e fortë elektrike, u zmadhuan dhe shpërthyen në gaz. Krahët u zgjatën dhe trupat u bënë një…

- Në santorini je akoma? – pyeti shoferi.- jo, tha ai, jam në Athinë…Në hapësirën e tetë vjetëve njohje Telis e kishte takuar vetëm

një herë. E kishte takuar larg, në një tjetër breg e tjetër panoramë detare kur kishte shkuar për pushime. Edhe atje pronarit të lokalit të njëjtën gjë i kishte kërkuar, kafenë t’ia ziente e t’ia shërbente kamerieri.

Autobusi ishte i ri, luksoz, tepër komod për një udhëtim ndërqytetës nga Athina në Thiva sa u bëra xheloz, kur kujtesa u ul në ndenjëset e çapëlyera të autobusëve që shkonin e vinin nga vendi im. Por më komode se autobusi ishte biseda e shoferit me shokun tim kamerier, bisedë që vetëm njerëzit e ngjizur me dashuri e respekt për njëri-tjetrin mund ta bëjnë.

Kilometri 90...

- Këtu, - më tha jorgua, - është “Kilometri 90”. Nuk e di nga ka ardhur dhe pse këtë pikë kilometrazhi e veçojnë nga pikat e tjera të udhëtimeve për në Veri të Greqisë. Di vetëm se me këtë pikë e këtë kilometër më ka lidhur një çast nga çastet e hershme të dhimbjes ikanake…

… Kisha udhëtuar pesë ditë maleve. Isha i këputur fizikisht

60 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

61rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

dhe i trembur deri në palcë se mos gjithë ai mund e ato para të dhëna në xhepa të mbushur do të më shkonin dëm. Kamioni u ndal në kilometrin 90-të për të na çliruar nga “kutia e sardeles”, ku ishim futur pa pikë “vaji”.

Kishte kaluar mesi i natës dhe po afrohej mëngjesi. Binte shi me gjyma, shi që na lau djersët e “kutisë së sardeles” dhe na futi dridhmat. Nuk dija se çfarë të bëja. Nuk dija se ku të shkoja. Në një kabinë telefonike futa një kartë dhe i rashë një numri. Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj një zë i përgjumur. i them se kush isha me frikën se në këtë orë dhe me ato telashe që mbart një klandestin, do të ma priste fjalën në mes. sapo erdhi në vete nga përgjumja më pyeti se ku isha. i thashë se jam në kilometrin 90. Dëgjova një fërshëllimë rrobash dhe një zë urdhërues “Mos lëviz nga vendi. Për një gjysmë ore jam atje…”

Mëngjesin e prita në shtëpinë e tij. Kisha bërë një banjë me ujë të ngrohtë. Kisha veshur rroba të pastra. Po gjerbja kafenë pas një mëngjesi të bollshëm. ishim njohur dy vjet të shkuara. Kisha punuar me babanë e tij arvanitas dhe me të. Dhe në punë e sipër ishte krijuar një nyje miqësie, nyje që ai tregoi se ishte e fortë, shumë e fortë.

Me të lidhej edhe diçka intime, emri im i ri. Më pyeti si quhesha. ia thashë emrin tim, ashtu siç ma kishte shqiptuar nëna e babai për herë të parë e që isha rritur me të.

-harroje, - më tha. Unë do të thërras jorgo...

Fusha që më solli trishtim...

Kur shkëputesh nga autostrada e Veriut, futesh në atë komb nënkalimesh e mbikalimesh dhe dielli në ulje drejt maleve në perëndim të mbyll sytë. rruga, vende-vende në zgjerim kalimesh

të reja, për krahë ka një fushë të gjerë e të gjatë, një ndër fushat më të bukura të Greqisë. si njohës i fushave më tërheq ugari, tokat diku të hirta kafe, diku të kafenjta e diku fragmentare. Më tërheq gjelbërimi i grurit e i qepës së njomë, “qepë thive” siç dëgjojmë tregtarët e vegjël të pazareve në lagje të thërrasin deri në kupë të qiellit për të tërhequr dhe garantuar blerësit për rrënjët e vërteta të qetësisë. Më tërheqin impiantet ujitëse që këtë vit edhe në janar janë të domosdoshëm në qoftë se nuk don që mundi i punës, kryesisht me perimet, të të mos shkojë dëm.

Udhëtoj kësaj fushe në frymëmarrjen e madhe të saj, atëherë kur toka përmbyset nga plugjet e ajri depërton thellë për t’u dhënë bimëve të ardhshme bazën e rritjes. Mbi ugare syri më ndalet mbi boçe të çelura pambuku që kombajnat speciale nuk kanë arritur t’i thithin e ta përcjellin nëpër “ezofagun” e përpunimit të parë. Fusha e Thivës është një ndër hambarët më të mëdhenj të pambukut në Greqi, në mos më i madhi. jorgji, një shkencëtar i vërtetë që jetën e tij e lidhi me pambukun, me përzgjedhjen dhe krijimin e kultivarëve të rinj fushës së madhe të Myzeqesë, një njeri që edhe pse në emigracion vazhdon të bëjë punë shkencore me bimën e bardhë të jetës së tij, më pat thënë se në atë fushë kishte gjetur disa nga kultivarët që kishin dalë nga puna e tij shkencore në institutin Bujqësor të lushnjes. Dikush tjetër më ka thënë se fshatarët vilat dhe mirëqenien e krijuar në fshat i lidhin me punën me pambukun. Pas pambukut ata rreshtojnë duhanin, koçanët e të cilit nxjerrin tek-tuk kokën e prerë mes ugareve, rreshtojnë qepën, ullirin, blegtorinë...

E ndërsa pamja më kënaq syrin, brenga se pambuku është shkulur jo vetëm me rrënjë, por edhe në kujtesën e bujqve myzeqarë, se kjo bimë që i jep jetës bardhësi është fshirë nga fjalori i punës, më trishton, ma ul kokën e ma zvogëlon tik–takun e zemrës...

62 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

63rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Dhelfus...

Autostrada në ndërtim, në kërkim edhe të dy korsive të tjera, diku ndahet. Djathtas vazhdon të zgjerohet. Një tabelë rrugore të fton drejt Livadhjasë e Dhelfit. Majtas rruga dykalimëshe nis të kapë një nga një fshatrat në një udhëtim “ndalu këtu e ndalu atje” stacionesh, ku hipin e zbresin njerëzit, që shërbimin qytetës e ndërqytetës kanë “pronë të tyre”.

Nuk kam qenë në Dhelfi, por pas tregimit të Jorgos më lindi dëshira që, ndoshta shpejt, t’i vjedh ditës disa orë dhe të ngjitem atyre maleve, që me siguri do të më kujtojnë Korabin, Gjagjishtin, liqenet e lurës dhe të Kacnisë.

jorgua ka qenë atje, madje më ka treguar edhe një histori në bisedat mbrëmjeve në shtëpitë tona që i ndan një mur, histori të cilën unë, vetëm tani kur “lidha figurën me zërin” e kuptova...

zotërues i mirë i anglishtes, ai kishte tërhequr vëmendjen e një turisteje australiane. Ajo iu lut ta shoqëronte, të bëhej ciceron i saj në udhëtimet jo vetëm në Greqinë ishullore, por edhe atë kontinentale, në njohjen e vlerave parakristiane të Athinës e të qyteteve të tjera shtete të hershme. Një ditë rruga i kishte ngjitur në lartësitë e Dhelfit. Kishin shëtitur tërë Dhelfusin, kishin rrëmuar në kujtesat e kohëve, ishin ulur e kishin pirë kafe në lokalet ku kombinohej lashtësia me të sotmen.

Një ditë kishin hyrë në një dyqan, nga ato lloj dyqanesh ku gjen nga të gjitha llojet e artikujve, që nga kopjimet e lashta e deri tek ato modernet. shitësi, një grek që a i kishte kaluar apo jo të pesëdhjetat, me një anglishte të çalë, i ngazëllyer nga pamja e çiftit dhe kultura që rrezatonin shpërtheu në një lumë fjalësh...

Tha se ju jeni njerëz me kulturë dhe të sjellshëm. Pas elozheve shpërtheu me një mëni të egër ndaj shqiptarëve. Tha se shqiptarët janë hajdutë, kriminelë, njerëz që nuk njohin nënë

e babë, pisanjosë...shau aq shumë, derisa iu mbaruan fjalët e pista të fjalorit të

anglishtes së tij...Australiania ishte gati të shpërthente e t’i hidhej në grykë. Ai

e preku në krah në shenjë qetësimi, ndërsa ndjeu në uljen e kokës së saj padurimin për t’iu përgjigjur. Nuk foli ajo, foli shqiptari. Nuk foli në anglisht, por në greqisht, në atë shqiptim gjuhësor të gjuhës që vetëm shqiptarët dinë ta bëjnë.

- Unë jam shqiptar - i tha, ndërsa pa se ai ngriu në pozën e statujave të moçme. - Nuk të vjen turp për fjalët e ndyra që i the një gruaje të huaj, një gruaje që ka ardhur nga Australia për të mësuar nga kultura e lashtë greke. Me fjalorin që përdore nuk turpërove vetëm veten tënde. Unë jam shqiptar dhe kjo, pikërisht pse jam shqiptar dhe e din mirë se çfarë bese dhe virtytesh kanë shqiptarët, më ka zgjedhur ta shoqëroj për të treguar vlerat jo të njerëzve si ti, që e ke mbushur shpirtin tërë urrejtje e racizëm, por të vlerave të helenëve të lashtë, të atyre njerëzve që bashkë me fqinjët e tyre mijëravjeçarë, ilirët, krijuan këtë mrekulli dhe mrekulli të tjera. Turp të të vijë!

Greku u bë grusht. Nuk e deshi veten. U skuq dhe u nxi në tërë qenien e eksterierit të tij.

Australiania u mat ta pyesë, por fjala i mbeti në gojë. Nuk ishte e nevojshme të dinte greqishten, për të kuptuar thelbin e bisedës. Nuk ishte nevoja të pyeste, sepse përgjigjen e kishte marrë në shpirt. shqiptari kishte folur me zërin e saj në një gjuhë të panjohur për të, por tërësisht të kuptueshme për të.

Vaja...

Nuk e di se nga ka ardhur e si është ngjizë në kohë emri i atij fshati në një kodrinë të fushës së Thivës. Mos vallë ka lidhje me

64 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

65rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

fjalën shqipe “vajë”, lënë e mbetur nga ndonjë ngjarje e lashtë arvanitase? Ndoshta po. Ndoshta jo. Megjithatë “vaja”, që më futi në shpirt komshiu im tek dredhonim mes për mes fshatit më bën kurioz për prejardhjen e emrit...

Ndërsa dredhonim rrugëve të fshatit, duke u ndalë herë në një stacion e herë në një tjetër për të marrë e lënë udhëtarët, ai diç kërkonte. Në fund ma tha. Kërkonte podrumin ku kishte kaluar në udhëtimin e dytë maleve, (ai ka bërë nëntë udhëtime maleve) tetë ditë i burgosur. Greqisht nuk dinte ose e thënë më saktë, dinte aq sa të komunikonte me njerëzit për gjërat më të domosdoshme që lidheshin me punën e jetën në kërkesat minimale të saj. Çudi për të ishte se policët herë pas here futnin kokën në qelinë që qelbte dhe ia bënin me gisht njerëzve duke i marrë me vete. Atë nuk e merrnin. ishte i lodhur nga rruga e gjatë që kishte bërë maleve me dëborë dhe kalimi i lumenjve dhe përrenjve të fryrë nga reshjet që herë bëheshin të bardha e herë të zeza. ishte i uritur nga të pangrënët. Po të mos kishte qenë një plak që kundrejt atyre pak dhrahmive që i kishin mbetur nga ajo javë pune, ndoshta do të ishte shtrirë për të ndërruar jetë. i kalonte ditët duke shkruar mureve të qelisë fragmente poezish që i kujtoheshin nga shkolla tetëvjeçare dhe e mesme. i kishte mbledhur e futur në qeli të gjithë poetët, që nga Naimi, Çajupi, Mjeda, Noli, Migjeni e deri tek Kadareja e Agolli...

Një ditë, atëherë kur durimi, mërzitja dhe uria ishin në rezonancë, gati për tu këputur, mbetur vetëm, hapet dera dhe polici ia bën me shenjë që ta ndjekë pas. E ngjitën në katin e dytë të postës së policisë dhe e shtynë nëpër derën e hapur të një zyre. Edhe pak forcë shtytëse dhe do të ishte përplasur në dysheme me hundën të gjakosur. i thanë të ulej në një karrige të mbërthyer me vida. U ul duke ndjerë një dhimbje therëse në ije.

Oficeri e pyeti nga ishte, arsimin që kishte, gjendjen familjare. Ai përgjigjej mekanikisht, me gojë e lëvizje duarsh si një somnambul. Në fund oficeri diçka i tha, një fjalë urdhëruese që ai nuk e kuptoi. Mori guximin dhe iu lut që fjalën t’ia përsëriste në anglisht. Ia tha me një anglishte të pastër që e befasoi oficerin. i hutuar ai i tha se nuk dinte mirë anglisht, duke u skuqur e u ngrënë me vete se shqiptari ishte treguar një “pëllëmbë” mbi të. i tha se për të, gjatë gjithë këtyre ditëve, kishte ardhur e kishte hyrë garant kryeplaku i Mavromatit, një fshat i madh dy orë larg më këmbë. Kishte thënë fjalët më të mira për të dhe kishte kërkuar ta linin të lirë e t’ia sillnin në shtëpi. Pas ligjërimit gjysmë anglisht e gjysmë greqisht, i tha se ishte i lirë...

... i lodhur, i këputur, pasi harxhoi dhrahmitë e fundit për një copë bukë e një shishe ujë mori rrugën drejt Mavromatit. E bëri rrugën për katër orë. Në të ngrysur trokiti në portën e kryeplakut të fshatit. Doli e shoqja, e futi brenda, e vuri të lahet, e veshi me rroba të pastra dhe e uli në tavolinën e mbushur me ushqime përballë të shoqit që ngriti dolli për shëndetin e tij.

Pak ditë punë në atë shtëpi kishin qenë të mjaftueshme që të lexohej thellë zemra e djaloshit shqiptar...

Elopia dhe kamioni i plakut...

Ai udhëtonte mes kujtimesh që herë bëheshin të bukura e herë të trishta...

Këtu, tha, ndërsa dredhonim rrugëve të Elopias, ruaj një kujtim të bukur. E sheh atë shtëpinë njëkatëshe të rrethuar me avlli? Atje kam punuar e jetuar katër muaj. Punoja për një plak. jorgo e quanin. Thiva është e shquar për prodhimin e qepëve. qepët e saj pushtojnë jo vetëm Athinën, por edhe ishujt. Plaku e

66 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

67rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kishte kaluar tërë jetën duke prodhuar, grumbulluar e tregtuar qepë. ishte arvanitas me rrënjë e me degë. Kjo më ndihmoi që të futesha në bisedë me të, madje të futesha aq thellë sa më dukej se bisedoja me ndonjë fshatar nga letmi apo nga stravaj. Asokohe nuk dija greqisht, aq sa t’i vija kapak bisedës. Punoja me plakun.

Përzgjidhnim çdo ditë qepët e thata të vendosura në hangar. i fusnim në thasë rrjete dhe i vinim stivë. Në fillim sytë më lotonin tmerrësisht. Më rridhnin krua. Më vonë u mësova...

Plaku kishte një kamion të vjetër, shumë të vjetër. herë pas here ngarkonim kamionin, lëshonim mushamanë dhe e linim gati për udhëtim. Pinim nga një kafe në ballkonin e shtëpisë dhe plaku, pasi më linte porosi që të mos largohem nga shtëpia, futej në kabinë, i binte mizës dhe nisej. Nisej natën që mëngjesi ta zinte në magazinat ku shiste me shumicë qepët. sa kam qenë me të gjithnjë bënte rrugën e Korfuzit.

Një ditë më tha:- Ti je njeri i mirë, me kulturë, anglishten e din mirë, dua që

një ditë të të marr me vete për në Korfuz. Atje ka shumë restorante të bukur, ka shumë turistë, ka edhe para. Ti mund ta bësh shumë mirë punën e kamerierit.

- Është vështirë - nisa të justifikohem - por ai më ndërpreu.- E di. Çdo ditë, kur futem në traget, policët nuk lënë qosh

të kamionit pa kontrolluar. Por unë do të të rregulloj kaq mirë sa askush nuk do të të gjejë...

Nuk e takova më plakun. Mbaroi sezoni i qepëve dhe unë u nisa në kërkim të ndonjë pune tjetër. Më vonë mësova se ai kishte ikur...

...Ndërsa më tregonte me sy të perënduar në kujtime, autobusi mori kthesën dhe ai ngriu symbërthyer tek një hangar.

- ja, - tha, dhe bëri një lëvizje të trupit sikur do të thyente xhamin dhe do të hidhej. – ja kamioni i plakut...

...Në një hangar, rrëzuar tjegullash e çati çarë, ishte një kamion i vjetër. ishte aq i vjetër, saqë do të krijonte vlerë në një muze reliktesh vetëlëvizëse të shekullit të kaluar...

Kaskaveli i Aristidh Kolës...

Kur zbritëm një të tatëpjete dhe hymë mes shtëpish fshati, m’u kujtua Aristidh Kola, njeriu për të cilin diçka kam shkruar, madje, disa muaj përpara se të ikte, i mora një intervistë, ndoshta intervista e fundit e jetës së tij.

Po shkëpus dy fragmente...“linda në vitin 1945, më 8 korrik, në fshatin leontari të

Thivës (Tebës), një fshat arvanitësh, që atëherë quhej Kaskaveli. Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm kaçkavall, ladhotiri.

Fëmijërinë e kalova në fshat, në një mjedis ku jo vetëm gjuha, por edhe doket e zakonet, këngët dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në mënyrë të theksuar karakterin e Arvanitit...”

Pyetjes për librin më të fundit të tij të përkthyer e të botuar në shqip ai iu përgjigj:

librin “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” e ka përkthyer Mite Guga. libri ka një parathënie të bukur të mikut tim të dashur Moikom zeqo, me të cilin jam njohur para disa viteve në Athinë, kur erdhi në shtëpinë time bashkë me të madhin Dritëro Agolli.

Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë. Por, si ka thënë Gëte: “Ndërsa

68 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

69rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

arti është i pafund, jeta është e shkurtër.” Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time “zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”, ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë gjëra i kam shkruar në revistën “Arvanon” me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi: problemi kosovar mori një fund fatlum... “

lidhur me historinë e arvanitëve, ai do të më thoshte:“...Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në

qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve”. Këtu qëndron edhe vlera e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një rrëfim historik.”

Aristidh Kola vdiq më 13 tetor të vitit 2000, 55 vjet e 97 ditë pas lindjes. Ai nuk arriti ta shohë Kosovën të lirë e të pavarur, për mbrojtjen e së cilës bëri një betejë heroike intelektuale në medien e çmendur greke të vitit 1999. Ai nuk arriti ta shkruajë të plotë historinë e arvanitasve, nuk mundi...

Autobusi e la pas leontarin. Unë e kam përpara Aristidh Kolën, ashtu siç e pashë herën e fundit në zyrën e tij, tek nxirrte nga kompjuteri përgjigjet për pyetjet e mia, tek bisedonte në telefon me miq. Kam edhe një fotografi bashkë me të...

Ringjallje...

Autobusi mori përsëri mes për mes fushës, tashmë jo me duhan e pambuk, por me ullinj, me blloqe të tërë ullinjsh kurorulët, trungu i të cilëve tregon moshë prodhimi më se një shekull.

Bashkudhëtari im më zgjat dorën drejt një fshati rrëzë malit, drejt Mihorit.

“Kur erdha për herë të parë më qëlloi që disa javë të qëndroj në Mihori. Ndihmoja herë njërin e herë tjetrin plak në punët e ditës në bujqësi e në shtëpi. Vetëm pleq kishte në atë fshat, pleq në shtëpi të plakura, me gurë, baltë e me qerpiçë. Pas luftës, dhe veçanërisht në fillim të viteve ’60, fshati u braktis thuajse tërësisht. Të rinjtë, por edhe burrat e gratë morën kurbetin. Mbeti vetëm ndonjë që e kishte njërën këmbë në tokë e tjetrën në gropë...

Kam shkuar edhe tani. Fshati ka filluar të ringjallet. Janë bërë shtëpi të reja. Janë mbjellë pemë frutore e lule. Fshatit kanë filluar t’i kthehen të rinjtë e viteve të largëta. Pensionistë në vendet perëndimore, me çantën e kursimeve me vete, duan t’i kalojnë vitet e fundit të jetës atje ku lindën...”

Ai flet...Unë kthej kokën pas. shoh luginën e Drinosit të braktisur, fushën e papunuar,

pemët e vyshkura, shtëpitë çatithyera...shoh malësorët e shqipërisë së Veriut, ata që nuk ua lëshuan

trojet as romës e as Bizantit, as Turkut e as serbit, ata që krijuan “Kushtetutat” më interesante vetëqeverisëse, Kanunin e lekë Dukagjinit... Kanunin e skënderbeut...Kanunin e Dibrës, Burrat e Dheut...Ata u shkulën nga malet, siç shkulen nga shkëmbinjtë gurët dhe nuk gjejnë më vend. janë vendosur rreth e qark Tiranës e Durrësit. janë vendosur në të gjitha kontinentet e Globit tokësor. Tirana në vitin nëntëdhjetë kishte një të gjashtëmbëdhjetën e popullsisë së vendit. sot ka një të tretën...

Do të vijë një ditë që njerëzit do të kthehen në vendlindje, do të riparojnë çatitë, suvatojnë muret e ndezin oxhaqet. Do të vijë një ditë që do të ngrenë vila të bukura e do të ftojnë nipat e

70 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

71rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

mbesat t’u ulen në prehër...Do të vijë...Në mos ka ardhë...

“Kulla e shqiptarit”...

Mbi fshat ka një kullë me katër këmbë të forta. Mbi kullë një ujëmbledhës betoni që kur mbushet çurgon urë e kur fryn erë shpërndahet si shakullimë shiu. Kulla është ngritur mbi nivelin e shtëpisë më të lartë të fshatit. Është ngritur që uji të rrjedhë në mënyrë natyrale. Kullës i ngjitesh në majë nëpërmjet shkallësh të hekurta, hekur katërmbëdhjetësh në formë kllape i ngulur në beton...

Atyre shkallëve një ditë iu ngjit me të shpejtë një shqiptar. ishin vitet kur policia i ndiqte shqiptarët me maninë e gjahtarit të dhelprave. Edhe atë e ndiqte një polic. shqiptari vrapo e polici vrapo. Kur u duk se nuk kishte rrugë shpëtimi, i doli përpara kulla e ujit. Pa shkallët dhe u kap pas tyre me duar e këmbë. Ai ngjitu lart e polici me pistoletë në dorë bërtiste poshtë. Kur kishte arritur në majë, pa se polici kish nisur të ngjitej edhe ai shkallëve. Nuk dinte se çfarë të bënte. Të godiste policin, ta rrëzonte dhe të ikte? jo. Nuk ishte nga ai soj njerëzish. Kishte ardhë për nevojë jete dhe nuk donte të ikte duke marrë jetë. Një dramë e vërtetë...

...Kur polici ishte pranë, shumë pranë, kur ai zgjati dorën ta kapë për këmbësh, ai fluturoi, u hodh nga kulla. Kur ra në tokë ndjeu një tronditje të thellë në të gjithë trupin, një thikë në këmbën e djathtë që diçka i kishte prerë. Nuk u ndal. Vrapoi dhe u zhduk...

Polici, i habitur, zbriti dalëngadalë shkallët e hekurta.shqiptari mbeti anonim. Kulla jo. Ajo quhet “Kulla e

shqiptarit”...

“Lumi i Monrosë”...

lumi i Monrosë, prej atje ku buron e derisa derdhet në gjirin e Korintit është shtatëdhjetë e shtatë kilometra i gjatë. Është një lumë i vogël si të gjithë lumenjtë e Greqisë. Më shumë se kaq nuk thotë teksti i gjeografisë së gjimnazit...

Por një tekst tjetër “gjeografie”, ai që është i lidhur me EIDHAP ( Εταειρεία Ύδρευσεις και Αποχέτευσης Πρωτεύσας – Ndërmarrja e ujë-kanalizimeve të kryeqytetit) dhe furnizimin pandërprerë të Athinës dhe rrethinave me ujë të pijshëm thotë të tjera gjëra...

hulumtimit për Monronë nuk do t’i hyja sikur, sapo u futëm nëpër zonën shkëmbore të rrugës të mos na kishte dalë përpara një kanal i madh, ose më saktë me thënë, një lumë i tërë në monolite betoni, herë i mbuluar me pllaka të mëdha e herë në qiell të hapët...

jorgua kishte kujtime të hershme për të, kishte edhe një informacion gojor, siç më tha, “të shtatë vjetët e punës për ndërtimin e tij”. Mua, që këto dhjetë vjet të jetës në Athinë (sigurisht edhe ju), nuk më është ndalur kurrë uji në dush e që pi ujë drejtpërdrejt në çezmë, më zjeu në mendje kureshtja që të mësoj ndonjë “sekret” për ta bërë publik e për ta përcjellë në kryeqytetin (dhe qytetet e fshatrat e vendit tim) që “pranë ujit (janë) të palarë”, siç thoshte Noli i madh.

lumi Monro nëpërmjet një dige që citohet të jetë “diga më e lartë prej dheu në Evropë me lartësi 126 m.”, kthehet në një liqen të bukur, si liqenet e bukur të vendit tim; ai i Ulzës, shkopetit, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës... Ngritja e digës dhe formimi i liqenit nuk kanë pas synim prodhimin e energjisë elektrike, por furnizimin me ujë të pijshëm të kryeqytetit grek Athinës dhe të

72 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

73rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tërë Atikës. Duhet theksuar se ai nuk është i vetmi ujëmbledhës që është krijuar për të njëjtin qëllim. si ai është edhe liqeni i Maratonës dhe të tjerë. Duhet theksuar, gjithashtu, se ai dhe të gjithë ujëmbledhësit e tjerë nuk janë vepra të “kohëve të fundit”, por vepra me një zanafillë masive të viteve ’30-të të shekullit të kaluar. Dokumentet e shkruara dhe veçanërisht fotografitë e publikuara në internet flasin për një punë sistematike për sigurimin e ujit të pijshëm për kryeqytetin, por edhe për të gjitha zonat e Greqisë.

Kanali që lidh ujëmbledhësin e Monrosë me Athinën është 188.5 kilometra i gjatë. Ai përshkon 67.5 kilometra tunele, 113,5 kilometra kanale të sistemit të hapur e të mbyllur, 7.5 kilometra sifone...

...Nuk po vazhdoj më gjatë, veçse një brengë dua ta vazhdoj e ta ndaj me të gjithë.

Vendi ynë, shqipëria, ka aq burime uji të pijshëm sa, duke përjashtuar vendet nordike (thonë), zë vendin e parë në Evropë për “uji burimi kristal” për frymë të popullsisë. Vendi ynë, shqipëria, ka aq “liqene Monro” sa do të furnizonte me ujë të bollshëm jo vetëm fqinjët në kufij tokësorë, por edhe të kalonte detin. shkopeti, matur me “kilometrat Monro” është shumë afër Tiranës, Durrësit, Kavajës... Vau i Dejës e Komani janë shumë afër shkodrës e lezhës...

shqiptarët, larg ujit, “të etur e të palarë”, i ka mbajtur (dhe do të vazhdojë t’i mbajnë) politika...

Valentina nga Ndroqi...

Një kasolle, një rrjet vathë delesh e dhish, diku me mure të thatë guri e diku me trina, sundojnë pamjen. Pas nesh shkëmbinjtë

ua lënë vendin kodrave me ullinj, fushës me të gjelbrën e grurit dhe të kafenjtën e ugarit, fshatrave të luginës së Thivës. Përpara nesh shkëmbinjtë zbresin për tu zhytur në det...

Një stan bagëtish që sheh dhe hesht. Përpara kasolles së stanit një grua me kova në duar...

- Valentina! - sa nuk vikat shoku im.- Valentina?! – pyes dhe habitem unë. – Kush është

Valentina?- Është një vajzë nga Ndroqi i Tiranës...- Nga Ndroqi i bukur fare pranë Tiranës, njëmijë kilometra

larg në një stan bagëtish? Kjo është çudia më e madhe e këtij udhëtimi...

- Ke të drejtë. shqiptarët sot udhëtojnë nëpër botë mbi Pegasin e çudive të dhimbjeve, si në legjendat e moçme.

Dhe nisi të tregojë......E quajnë Valentina, kështu të paktën e thërrasin këtu. Është

nga Ndroqi i Tiranës. Drama e saj përshkohet nga dashuria dhe dhimbja e madhe. Është dramë e zakonshme e shumë vajzave të reja shqiptare, që dashuria u kthye në urrejtje. Ajo u dashurua me një djalë dhe i besoi atij jetën. Djali nuk deshi zemrën, por trupin e saj, moshën e njomë, buzëqeshjen e saj që shpërthente si trëndafil e të joshte. Këto ai nuk i donte për vete si pasuri e çasteve intime të jetës, i donte për të tjerë, për tregti. iu betua dhe përbetua me të gjitha fjalët e bukura të fjalorit dashuror të shqipes. i tha se do ta merrte me vete dhe do të bënin një jetë tjetër, të bukur në vende të mrekullueshme. E mori dhe me të në fillim kaluan male e më tej ndërruan njëra pas tjetrës taksitë e taksixhinjtë, derisa erdhën në një qytet të madh të Greqisë. Në fillim dukej se dashuria e tyre do të dilte nga rrënja boshtore e do të degëzohej e merrte tokën. Kjo zgjati derisa një natë, vonë,

74 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

75rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

në vend të tij në dhomën e fjetjes hyri një tjetër burrë, me një tjetër vështrim e një buzëqeshje të akullt. Ai i tha se që nga ajo ditë nuk do të kishte të bënte me asnjë tjetër veçse me të. i tha se e kishte blerë dhe se që nga ajo natë ajo do të priste klientë. E kapi për krahësh dhe e përplasi mbi shtrat. iu hodh sipër dhe e përdhunoi. Nuk pati as forcë e as zë që ta kundërshtojë...

...Kështu vazhdoi me ditë e me javë. Burrat vinin njëri pas tjetrit e i hidheshin sipër. E nduknin, e kafshonin e përdridhnin sa majtas-djathtas, shfrenin dufin e egër mashkullor dhe iknin. Tek dera tutori i ri mbushte xhepat. Dalëngadalë u shndërrua në një të burgosur seksi, në një qenie pa ditë e pa dritë. Kjo vazhdoi derisa një ditë gjeti një çast të shkurtër kur Cerberi i Ferrit të saj nuk ishte aty e dera ishte e hapur. Doli dhe iku me vrap. Nuk dinte ku të shkonte. As gjuhën nuk kishte mundur ta kapte sa të lidhte dy fjalë bashkë. Pa një njeri me uniformë dhe me duar e me këmbë i kërkoi ndihmë. Ai e çoi në rajon dhe drama e saj u shkrua në defterët e policisë...

...Nuk e deportuan. Aty qëlloi një njeri që e mori nën mbrojtje. i tha se do ta njihte me një djalë e me të do të kalonte jetën. E njohu me jorgon, një bari dhish, që tërë jetën e tij e kalonte maleve në kullotë e staneve ku cicëron qumështi në kovat e bardha. Bariu e pëlqeu, e çoi në kishë, bëri betimin se do t’i qëndrojë besnik tërë jetën dhe e futi nuse në kasollen e tij...

Ajo është mësuar me jetën e re. Ngrihet me natë e bie me natë. Mjel një nga një dhitë nën rite të lashta këngësh arvanitase, vlon qumështin, përshesh bukën, lan e shpëlan rroba. Kështu vazhdoi derisa një ditë ndjeu t’i përshkonte fundin e barkut diçka lëvizëse, një qenie që kur godiste i sillte në fytyrë buzëqeshjen e dikurshme, atë lloj buzëqeshje që bën tufa trëndafilash...

Valentina nga Ndroqi tani ka dy fëmijë, një djalë e një vajzë. Ka burrin që e don. Ka tufën e dhive, blegërimën e kecave, stanin

e jetës së saj, që dimrit zbret majë kreshtash buzë detit e verës ngjitet majëmalesh me dëborë. Nuk ka shkuar asnjëherë në Ndroq dhe nuk e di se kur do të shkojë...

Dovrenjë 2007...

Të nesërmen e atij udhëtimi “Midis dashurish e kujtimesh të trishta”, mesdita do të na zinte në Dovrenjë, në pritje të autobusit që do të na kthente në Thiva.

ishte një ditë e bukur, një ditë e ngrohtë, me qiell të kthjellët e diell që ishte në zenit. U ulëm para një klubi dhe morëm nga një kafe. Në rrugë kalonin makina të markave e të tonazheve të ndryshme. Një makinë u ndal, zu krahun dhe prej saj doli një burrë që iu drejtua krahë hapur. U përqafuan, u puthën dhe shkëmbyen nota të larta dashurie. Kur iku më tha se ai njeri do të shkonte në fshat dhe do t’u tregonte njerëzve që më ka takuar e ata do të zemëroheshin pse nuk shkova të pija një kafe me ta.

Prej atij çasti ai i ktheu kurrizin rrugës. Nuk donte që ta shihnin të njohurit e vjetër. Vetëm në një çast, kur një kamionçinë e ngarkuar me thasë të mbushur na kishte kthyer karrocerinë, ktheu sytë dhe tha:

- E pe? ishte jorgua, burri i Valentinës...Tregimin për Valentinën nga Ndroqi dhe burrin e saj bari

malesh e kisha dëgjuar një ditë më parë...Nxora nga xhepi aparatin fotografik dhe shtypa butonin. jorgoja, në atë pozicion meditativ, sikur më fton që udhëtimit

të mos i vë pikë, por tre pika...Ndoshta një ditë do të kthehem përsëri këtyre anëve, do të

ngjitem maleve e do të udhëtoj midis dashurish dhe kujtimesh ikanake. jo të trishta, por të gëzueshme...

Janar – shkurt 2007

76 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

77rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

PAs shUMË ViTEsh...

Pas asaj mbrëmje në shoqëri ikanakësh të vjetër e të rinj, grekësh arvanitas e shqiptarësh mërgimtarë të rinj, pas atij mëngjesi blegtoral, midis deleve e qengjave, në

shoqëri të lamit, arvanitasit të vjetër që po kap shekullin, dimrit bregut të detit e verës majave të maleve, tërë ditën me kërlik në dorë, i ndjekur nga djali dhe nipi mes blegërimës së bardhë, vjen një çast meditimi. Fqinji im i ka të befta meditimet, si shkrepje të unurit mbi gur stralli. Kjo i ndodh sidomos kur përpara ka pamje që lëvizin e që ndërrohen pas çdo kthese e maje kodre dhe fshatrat e asaj lugine të gjatë kërcejnë si në një valle epike...

“Ka shqiptarë, nis të belbëzojë ai si të fliste me vete, që kanë mendim jo të mirë për grekët. Ka edhe grekë që janë sjellë me bujari e respekt me shqiptarët, duke lënë mbresa të pashlyeshme tek ata...”

U ndal, siç ndalet makina kur shoferi i mëshon deri në dërrasë pedalit të frenave, bën stop duke lënë pas varra të nxehta, aq sa shkrijnë ziftin.

- E zgjidhe ushkurin e thesit? - i them unë i paduruar. - hape të shkretën dhe nxirre të marrë pak ajër se boll e ke mbytur ...

- E sheh atë fshatin atje? – më pyet duke i mëshuar me gisht xhamit si të donte ta shponte.

- Po e shoh. qenka fshat i bukur...

Futi gishtin në gojë si të donte të shuajë dhimbjen e përplasjes pas xhamit dhe nis të tregojë...

“...Në verën e vitit 1992, pasi mora diplomën dhe bëmë takimin e fundit me shokët e mi studentë, i joshur nga e panjohura dhe fjalët që asokohe thuheshin me hiperbola për Perëndimin dhe jetën atje, mora rrugën e Greqisë, rruga më e afërt dhe më e prekshme për shqiptarët. Nuk do të përmend këtu vuajtjet e atij kalimi odiseik, rrugë që edhe vetë homeri po të ishte gjallë do ta lakmonte për të krijuar odisenë ikanake të kohës sonë.

Udhëtimi i lodhshëm do të bënte stacion në Thiva, në fshatin Mavromat. Puna, jo për një student që vetëm lapsin kishte mbajtur në duar, por edhe për të tjerë, ishte e rëndë. Punonim në bujqësi, nën një diell që të përvëlonte, me domatet që t’i bënin duar e rroba të gjelbra e lëshonin një erë që nën rrezet e diellit të merrte mëndtë, me duhanin që të nxinte duar, fytyrë e rroba me atë lëng ngjitës trullosës që lëshon avuj të rëndë nikotine. Vilnim domate e duhan në fusha të gjera pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe shpërblimin herë e merrnim dhe herë na thoshin “javën tjetër“, pesë mijë dhrahmi...

Një mëngjes herët u ndodha në një kryqëzim rrugësh, atje ku shpesh dilnim për punë e rrallë herë vinte ndonjë kamionçinë e hidheshim si thasë mbi karroceri në rrugën drejt fushave me domate e duhan, drejt meje po afrohej një i moshuar. Më përshëndeti me një “kalimera“ dhe me një të ulur koke më pyeti:

- “Nuk ke punë sot”?- “jo“ – i përgjigjem.- “Do të vish në shtëpinë time, - më thotë. - Dy orë punë janë,

por ti do të marrësh ditën e punës të plotë”...Punën e bëra për më pak se një orë. Kur mbarova, më zgjati

një monedhë pesë mijëshe.

78 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

79rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- “jo“, - i them, duke mos i prekur paratë. - “Për punën që bëra nuk dua asgjë”.

Atëherë ai më ofroi të pi e të ha diçka. E pranova duke thënë sa me fjalë, se asokohe dija shumë pak greqisht, sa me gjeste se do ta pi një kafe për të bërë muhabet.

Më pyeti se ku rri dhe ku fle. i tregova pyllin e pishave dhe me shenja i thashë se kam

një kuvertë të vjetër që e shtroj poshtë dhe një pak më të re që e hedh sipër dhe fle gjumë.

Kur mbaruam kafen u ngrit dhe u fut në shtëpi. Diçka bisedoi me të shoqen dhe kur u kthye më tregoi një dhomë me shtroja e mbuloja, duke më shprehur dëshirën që të rri në shtëpinë e tij.

Ndenja atje katër muaj. E ndjeva veten si në shtëpinë time. Mbrëmjeve, pasi kthehesha nga puna, bisedoja me të duke bërë rrugë gjithnjë përpara në greqishten time. Aq rrugë kam bërë sa mund të them se ai ishte mësuesi im i parë dhe më i miri i gjuhës greke. Gjatë bisedave mësuam shumë për njëri-tjetrin, për jetën në shqipëri e në Greqi, për rrugët që ishin të detyruar të bënin intelektualët e rinj drejt fushave ku mbillej e vilej domate e duhan. Më thërriste “Dhaskal” dhe e thërrisja “Papu”...

...Një ditë i them se do të kthehem në shqipëri. i them se tani që e mora vesh se ç’është Greqia, duke bërë një gabim, do të shkoj të punoj në zanatin tim, t’u mësoj fëmijëve historinë e shqipërisë, Ballkanit dhe të Botës. U befasua, por nuk më kundërshtoi. Më përcolli deri tek stacioni i trenit, duke më vënë në dorë një çantë të mbushur me rroba të reja. U ndamë duke u përqafuar fort e me lot në sy...

...Vite më vonë, i zhgënjyer nga ajo që shihja e kishte lindur e rritej në vendin tim, mora përsëri malet e fqinjit jugor. Kësaj here u vendosa në Athinë. Doja që dijet e mia universitare,

vlerat që më jepnin njohja mirë e gjuhës angleze dhe italiane t’i shfrytëzoja për një punë e jetë më të mirë. lidhjet me atë njeri i kisha humbur...

...Në Athinë fillova të punoj kamerier në një restorant diku afër sheshit Mavili, në mes të një rruge që degëzohet nga bulevardi i madh “Vasilisis Sofias”. Lokali është i cilësisë së lartë dhe klientela është evropiane dhe greke....

Një ditë, në një tavolinë në qosh të lokalit më tërhoqi vëmendjen qëndrimi i një burri të moçëm. Më ngelën sytë tek mënyra se si e përdorte thikën dhe pirunin, shprehja e fytyrës, tërë qenia e tij. Gjithçka e njohur. Ndjeva një cimbim në zemër dhe mendja më fluturoi në Thiva, në Mavromati, tek ai njeri dhe tek ajo shtëpi që qe streha ime e parë e jetës në emigracion. Nuk ishte vetëm. ishte me një burrë rreth të dyzetave.

shkova t’u shërbej me një dëshirë dhe zell që nuk e kisha përjetuar kurrë. U ofrova listën e gjellëve dhe, duke iu drejtuar plakut, pyeta se nga ishin. Më thanë se ishin nga një fshat i Viotisë. E pashë në sy plakun dhe, pasi u sigurova si ishte po ai, Papuja i Mavromatit të Thivës së viteve më parë, e pyes:

- “Mua më njihni”?Më pa me vëmendje dhe nxori një “jo“ dyshuese.- “Nuk më mban mend”? - këmbëngula unë, tashmë i sigurt

se ishte po ai njeri, po ai zë i ëmbël i pesëmbëdhjetë viteve të shkuara.

- “Mos je ai Dhaskali nga shqipëria”? – tha me një drithërimë të fortë zëri dhe u ngrit në këmbë.

- “Po, - i them. - Ai jam. Papu!“U sul drejt meje dhe më përqafoi fort. Atë çast ndjeva sikur

më përqafoi gjyshi im, sikur më shtrëngonte në gjoks një dashuri e madhe prindërore. Ai ishte shkrirë me mua dhe nuk më shqitej.

80 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

81rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Kur u shkëputëm dhe pamë njëri-tjetrin në sy vërejta se brazdat që mosha le në fytyrën njerëzore ishin mbushur me atë lëng që duke dalë jashtë oqeanit të mbyllur të ndjenjave dhe dashurisë së njeriut shpreh një botë të madhe dashurie.

- “Po, sa paske ndryshuar, biri im, sa i bukur dhe i mirë qenke bërë...!”

Më kapi përkrahu dhe më uli në karrigen pranë.- “rri këtu! – më tha me një ton të mallëngjyer. - rri këtu të

flasim e të çmallemi”...Atë natë ndenja deri vonë në shërbim. ikën të gjithë me

përjashtim të Papusë dhe burrit që e shoqëronte. U ulëm dhe ndenjëm bashkë deri afër mëngjesit. Pronari i lokalit, pasi e mori vesh historinë tonë, solli një piatancë të madhe me mish të pjekur, një shishe nga vera më e mirë e lokalit dhe çelësat...

U ndamë ndërsa agonte dita e re...U ndamë duke shkëmbyer telefonat dhe adresat...U ndamë duke lidhur fort një nyje në marrëdhëniet njerëzore,

një nyje të vjetër me një nyje të re....”

Tetor 2005

PlUMB PAMBUKU

Ai ka dhjetë vjet që veron duke punuar në atë ishull të largët të Egjeut, dhjetë vjet punë e dhjetë vjet ndodhish që i ka shënuar vetëm në defterin e madh

trunor, ku vetëm ndonjë çast i rastit e nxit t’i nxjerrë. Dhe kjo ndodhi kur po kalonim para një lokali, jo në breg të detit, por paksa i futur midis kullave dykatëshe krejtësisht të bardha.

- Këtu, tha, e kam filluar për herë të parë punën. Këtu kam ndjerë për herë të parë dhunën nga puna, por edhe ngadhënjimin mbi të.

- si ndodhi ? – e pyes, duke e ditur se edhe pa e pyetur ai e kishte gjetur çelësin e kujtimeve dhe qelizat trunore ishin vënë në lëvizje.

- Po kërkoja punë kur një burrë më thirri nga prapa. Ktheva kokën duke menduar se zëri nuk më ishte adresuar mua, por dikujt tjetër. Ai ma bëri me dorë. E mata me sy dhe iu afrova. Edhe ai, tashti, ballë për ballë, po më maste në të tëra përmasat e trupit. E dija që pamja ime ishte e mjerë. Kisha fjetur në një banesë në ndërtim dhe rrobat, përveçse ishin zhubravitur, ishin zbardhur vende-vende nga gëlqerja. isha edhe i parruar. E si të rruhesh kur nuk ke një vend për të vënë pasqyrën e vogël dhe një kanoçe ujë për të lagur furçën?

iu afrova.

82 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

83rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- Don të punosh? - më tha.- Dua, - i thashë. - Për punë kam ardhur e jo për turizëm.- Din ndonjë gjuhë të huaj?- Di, - i thashë. - Di anglisht dhe italisht me shkollim

universitar dhe greqisht me të folur e me të dëgjuar. Di edhe shqip.

- shqiptar je?- Vetëm shqiptarët vijnë në këtë kohë këtu. E kush vjen

tjetër.- Do të punosh për mua, - më tha.Më erdhi mirë kur ma tha. Veçse ajo “Do të punosh për

mua”, sikur ma prishi pak humorin. Megjithatë i thashë vetes se nuk është koha për humor, por për punë, për të mbledhur ndonjë dhrahmi e për të mbushur barkun me bukë. ishte koha kur mendoja vetëm të mbaja trupin gjallë e këmbët mbi tokë. Në shtëpi nuk kisha çuar asnjë lek dhe nuk dija se si do të vinte e nesërmja e jetës sime.

- Mirë, - i thashë. - Çfarë pune do të bëj?- Po ja, - më tha duke më treguar një gropë të madhe. - Do të

pastrojmë e rregullojmë pishinën si fillim. Pastaj do të lyejmë e pastrojmë hotelin. së fundi do të lyejmë e bëjmë gati për sezonin turistik lokalin.

- Dakord, - i them, dhe ula përdhe torbën me një grusht ndërresash e do gjëra të vogla që kisha marrë me vete.

Fillova punën. sezoni turistik donte edhe një muaj e ca të vinte dhe punët duheshin shpejtuar. Më strehoi në një dhomë të vogël. Nuk më dha asnjë pazar për punën. As unë nuk i kërkova. Kështu vazhdova një muaj të tërë, derisa lokali u bë gati dhe u dukën turistët e parë.

Ditën që hapëm lokalin më tha:

- Do të punosh kamerier. Do të ftosh turistët, do t’u shërbesh në tavolina. Pagesa do të jetë mbi bazën e përqindjes së të ardhurave.

Fillova punën. Një ditë, dy, tre...dhjetë... Më ra që të merrja në ditën më të mbarë tre mijë dhrahmi. Ai merrte pjesën e luanit e mua më jepte hisen e lepurit. E pashë se kështu nuk ecej. Në bujqësi ku punoja më përpara diku në Thiva merrja dyfish. Kot që isha munduar deri këtu e kot gjuhët evropiane që dija. Nuk pinin ujë. Mendova të iki prej atje. Në kohën e lirë nisa të kërkoj punë në ndonjë tjetër lokal. Më në fund e gjeta. Një lokal që më mbajti jo vetëm mua me bukë, por edhe familjen time diku në një fshat të largët malor, jo pak, por katër vjet të tërë.

i thashë se do të ikja dhe kërkova të ulemi të bëjmë llogari për tërë periudhën që kisha punuar. Nuk kundërshtoi, por ma mati kokën me konop, siç i themi ne nga anët tona. Më futi në llogari edhe strehimin, madje edhe ndonjë copë byrek që më kishte sjellë gjatë kohës që punoja. Nuk kisha nga t’ia mbaja. ishte koha kur shqiptarët ishin ilegalë dhe një fjalë në polici dhe do të më duhej të bëja udhëtimin e tetë maleve e ferrave. shtatë udhëtime i kisha jo vetëm në kujtesë, por edhe në trup dhoro e shkopit policor të gomës. Mbas shumë zbritjesh ngeli për të më dhënë 150 mijë dhrahmi. Më dha vetëm njëzet mijë dhe më tha se të tjerat do të m’i jepte muaj për muaj.

Koha eci përpara, por ai ecte prapa në borxhin që më kishte. Duhet të them të drejtën që diçka më pagoi. Në fund të sezonit turistik më kishte ngelur borxh dyzet mijë dhrahmi. ia kërkova. Më tha që të shkoja t’i merrja të pasnesërmen. shkova, por ai i kishte vënë kyç gjithçkaje, me lokal e me hotel. Nuk kisha se çfarë të bëja. i hipa tragetit dhe shkova në Athinë. Një shok kishte

84 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

85rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

hyrë dorëzanë për një punë në një lokal serioz. Atje punoj edhe sot dimrit...

...Erdhi vera tjetër dhe u ktheva përsëri në ishull. Me pronarin e lokalit të dytë ishim bërë shokë e miq dhe nuk më lëshonte.

Një ditë shkova tek lokali i vjetër dhe kërkova borxhin. Më tha se do të t’i jap. E kush grek thotë se nuk do t’i jap? E kanë provuar mërinë e shqiptarëve dhe asnjëherë nuk e thonë një gjë të tillë. Unë nuk jam nga ata që ngre dorën kundër dikujt, por ama edhe djersën dhe gjakun tim nuk e fali.

shkova disa herë, por ai vazhdonte me të njëjtat fjalë. Kërkonte të ma punonte. Mendova dhe sajova një rrugë paçka se ato dyzet mijë dhrahmi nuk do të më hynin në xhep...

...Falë gjuhës dhe komunikimit të ëmbël që kam me klientët kisha bërë shumë miq e mikesha në radhët e të huajve. Një ditë marr një shok dhe bashkë me një norvegjeze dhe angleze shkova në lokalin e tij. U ula dhe u thashë atyre të porosisin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan se paratë i paguaja unë. Porositëm nga të gjitha ushqimet e shtrenjta. Pimë sa u bëmë jo në qejf, por në super qejf. Filluam, sipas traditës së buzuqeve greke të thyejmë gota dhe pjata...

Në fund thërres kamerieren dhe i kërkoj të bëj një për një llogarinë. Doli që kishim ngrënë, pirë e thyer çfarë na erdhi për dore plot tridhjetë e nëntë mijë dhrahmi. i them kamerieres që t’i thotë të zotit të lokalit që jorgua (kështu më thërriste), e mori borxhin dhe njëmijë dhrahmi nga ai borxh janë bakshish për ju. E njoftoi. Erdhi dhe tha vetëm një fjalë. “Mirë ma bëre!”

Nuk mora paratë, por mora hakun. Të nesërmen kur na kish dalë pija, u tregova shoqërueseve të mi historinë. Më thanë se do të kisha bërë mirë tua thosha përpara, në mënyrë që të kishim

thyer më shumë pjata.- Po me pronarin si shkuan më pas marrëdhëniet tuaja? – e

pyes i brejtur nga kurioziteti i fundit i tregimit.- Me pronarin? ja shiko! i thirri dhe ia bëri me dorë. Edhe ai ia bëri me dorë.- U njohëm më shumë, u bëmë miq. Nganjëherë qëllon të

pimë edhe ndonjë birrë në lokalin e tij. Paguan ai. “si ma ke punuar ti, nuk ma ka punuar askush”, - më thotë.

- Kot nuk thonë, - i thashë, - derri do plumb.- Mirë e ke. Do plumb, por jo plumb prej metali, por plumb

prej pambuku.Vazhduam të shëtisim bregut të detit. Nuk folëm për disa

minuta. Nuk e di se çfarë çelësash kishte në dorë e po provonte të hapte qeliza të tjera të kujtesës.

Unë për vete po mendoja për hakmarrjen me “plumba prej pambuku”...

santorini 2005

86 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

87rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Miq NË rrËNjË iKANAKËsh TË VjETËr

Ka çaste të jetës që lidhen e nyja e formuar rritet e rritet. Kjo më ndodhi në prill të vitit të kaluar. Më ndodhi në atë udhëtim të bukur mes për mes hapësirës së Thivas,

qëndrimi disa orësh në fshatin e bukur bregdetar saranti, takimi me Eqremin dhe linditën nga librazhdi, takimi me lamin, që në moshë po i afrohet shekullit e në rrënjë nuk e nxënë shekujt. Diçka pata shkruar atëherë. Pata portretizuar Eqremin dhe linditën me dy fëmijët e tyre Erlisin, janin dhe Dhimitrën. Bëra një intervistë me lamin, arvanitasin që po kap shekullin e jetës e që të folurit e tij në gjuhën e përcjellë shekujsh mbijetese ngjan aq fort me shqipen e sotme, sa ngjan e folura e një kosovari me një lab...

Gazeta nuk kishte shkuar dhe nuk e kuptoj pse nuk shkon edhe sot e kësaj dite kur etja e emigrantëve në atë trevë larg qytetit për fjalën e shkruar shqipe është e madhe. lami në veçanti e kërkonte gazetën, donte të dëgjonte të shkruar fjalën e tij në gjuhën e të parëve të tij. Një ditë Eqremi erdhi në Athinë dhe unë shkëputa nga koleksioni gazetat, stampova fotografitë dhe ia dhashë me vete. Pas kësaj, kërkesa për të shkuar përsëri në saranti u bë telefonatë e ditës...

shkova të mërkurën e kaluar. shkova ditën. Kalova edhe natën nën një qetësi që vetëm fshatrave malorë të krahinës ku linda dhe u rrita e kam përjetuar.

Në mbrëmje, ndërsa dielli ulej mbi det duke lyer me të kuq tërë peizazhin në perëndim, u ulëm në klubin e Maqit dhe Maries, pranë e me fjalën e zemrës se sa me gotat e verës dhe të rakisë.

lamin nuk e zinte vendi. lëvizte në kryekarriken e tavolinës ku i bëmë vend, na shikonte në sy, zgjaste dorën e rreshkur nga mosha dhe nga puna e blegtorit, qeshte ndërsa një pikë loti shkëputej nga liqeni i jetës njerëzore dhe dallgëzonte brazdave të fytyrës.

E ka një brengë lami, një brengë që lidhet me shtatëdhjetë e dy vite të jetës së tij dhe një brengë që lidhet me rininë e tij. E para lidhet me gruan që iku në pranverë dhe pas 72 vjetësh e la “vetëm” në një kohë kur ai në fakt nuk është vetëm, është me djem, me vajza, me nipër e mbesa. E dyta lidhet me vitin 1940, vit në të cilin qe i detyruar të marrë karabinën dhe të luftonte italianin në truallin shqiptar. lami skraparit i thotë spathar e beteja e zhvilluar në “spathar” nuk i hiqet as nga mendja dhe as nga goja. Dhe dëshira që të shkojë edhe një herë në “spathar” është një amanet i jetës së tij. Këtë ma pat thënë atëherë. Këto m’i thotë edhe sot. Dhe në tonin e zërit të tij ndjej lutje, dëshirë, kërkesë, vendim. Dhe në ato fjalë që thotë e rithotë: “Nuk më lente gruaja se kishte merak...” ndjej madhështinë e mallit njerëzor, dëshirën e madhe të njeriut të moshuar për rikthim në rini e fëmijëri...

Eqremi është po ai që skicova muaj të shkuara, një njeri që të thuash “punëtor” është pak, një njeri që të thuash “i papërtuar” përsëri është pak. Nga puna e lodhshme e peshkimit netëve, derisa dielli të ngrihet në horizont, në shpërndarjen e peshkut, në punë të ndryshme kopshtarie, në punë ndërtimore deri tek peneli i piktorit që sfidon kallot dhe të çarat e duarve. Meraku që një ditë fëmijët e emigrantëve t’i ulë në banka shkolle e kushtrimi

88 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

89rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

i vjetër i mësuesit e bren. E ndjen se sa humbasim duke e shtyrë e zvarritur të mësuarit e fëmijëve në shqipen e bukur, shqipe që ai e sheh sa fort ka qëndruar nën trusninë shekullore të vendit të huaj e që ka humbur ose jeton agoninë e vet pikërisht ngaqë asaj i munguan shkronjat “Flori e mbi flori, or Tunxh!” siç thotë i madhi i skenës dhe i ekranit sandër Prosi tek “Udha e shkronjave”.

lindita është po ajo, paksa më e shëndetshme, punëtore dhe nënë e kujdesshme.

Atë mbrëmje u njoha edhe me Theodhorin “nga roskoveci”, i cili kishte ardhur nga Athina nga e njëjta ndjenjë e dëshirë që kishim ardhur unë dhe ti. Fshatrat e Thivës dhe në veçanti saranti, vendasit prej shekujsh ngujuar, nuk mund të shkëputeshin nga albumi i madh i kujtesës së tyre.

Atje njoha edhe Andrean, nipin flokëgjatë të Lamit. Për të, për babanë e tij, Maqin, për gjyshin e tij, lamin, në një pamje tjetër të punës dhe jetës...

saranti, Thiva, 17 janar 2007

sA GAz BiE BAGËTiA…

Në hotelin e Nicës flihet si qengj. E vetmja zhurmë, si një fëshfërimë flladi, është ajo e autobusit të mëngjesit. Vjen herët nga Thiva, thuajse pa u gdhirë. Një qetësi

e tillë, ajri i pastër dhe ngrohtësia e dhomës të ftojnë të kapësh mesditën symbyllur midis ëndrrave. Nuk e kemi këtë privilegj. Në orën shtatë të mëngjesit i premtuam Maqit që do të jemi para lokalit të tij për t’u ngjitur në stan…

Maqi erdhi me një kamionçinë në karrocerinë e së cilës një cisternë plastike pikonte ujë. U ngjeshëm pranë tij në kabinën njëvendëshe dhe kërshëria e parë për ne ishte uji në cisternë. Psherëtiu dhe na tha se e kishte gati tërë tubacionin për të çuar në stan ujin por nuk e linte ujësjellësi. Justifikohej me faktin se ata nuk janë vendas, nga saranti por janë nga Kukurati, një fshat siç thoshte ai me sy ëndërrues është “shumë i bukur në male me borë dimrit e me gjelbërim e freski verës”. Brengën e tij të ujit do ta shihnim sapo lamë rrugën e asfaltuar dhe makina mori rrugës së kalldrëmtë.

rrugëve që i ngjiteshin malit dhe shpërndaheshin si gishtat e dorës pamë të ngjiten duke gulçuar kamionë që mbartnin cisterna dhjetë tonëshe me ujë për blegtorinë. Tërë faqja e malit ishte e mbushur me stane bagëtish të imëta, me dele, qengja, dhi, keca…

stani ishte afër, aq afër sa një çerek ore ngjitje më këmbë do

90 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

91rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

të mjaftonte për të fiksuar bukurinë dhe begatinë baritore, stanet e vdekur, të braktisur nga blegtorë që ose kishin marrë rrugët e qytetit ose të kurbetit në kërkim të një jete të zhurmshme, për të fiksuar kasollen e gurtë ku “u rritëm ne- thotë Maqi”, shtëpizën e re me mure e ballkon përpara, vathët e deleve në një labirint dhomëzash me mur guri të thatë, në qiell të hapët…

lami dhe Andrea erdhën fill pas nesh, mbi një furgon ngarkuar me sanë…

Nuk është hera e parë që ngjitem staneve, madje më duket se jeta ime ka kaluar stan më stan, staneve me bagëti dhe staneve me njerëz. lexuesi të më falë nëse fjalët “stane me njerëz” kanë krijuar një keqkuptim. Edhe unë jam keqkuptuar kur një natë bujta në fshatin Gradec të luginës shqiptare të Pollogut që mban në gji Gostivarin dhe Tetovën. Atje shtëpive, vila të bukura e komode u thoshin “stan”, madje edhe shtëpive që kishin të tyret në Gjermani e zvicër ku punonin “stan” i quanin…

Në fëmijëri tregimet për stanet ku veronin bagëtitë e fshatit tim, Grama në prehër të Korabit, tregime me dele e ujq, me dhi të egra e arinj…më ngacmonin imagjinatën. Në rini do të pija ujë tek Kroi i zi në shqath e do të shijoja kosin në vorbë në fushën e Pllajës që mbledh bagëtitë e lukanit dhe të Gurë lurës, do të përzieja në zjarr bashkë me barinjtë qumështin e shtatorit të deleve, qumësht që i kalon të dymbëdhjetë për qind-ët e yndyrës, në atë qafë mali që nga njëra anë sheh zerqanin e fshatrat e Grykës së Vogël dhe Grykës së Madhe dhe nga ana tjetër Fushën e Valikardhës e Tërnovën me liqenet e saj mahnitës.

Në burrni, kur lapsi i gazetarit do të ishte leva e jetës sime do të ngjitesha bjeshkëve të Korabit, madje do të përkulesha e do të zhysja duart në burimin në krye të fushës së Ponairit, një perlë e bukurisë natyrore për të cilën pak është shkruar e shumë pak është fiksuar në aparate fotografimi e filmimi. Do të kaloja natën midis krismave të

pushkëve e të bërtitura të barinjve që trembnin ujqit në Bjeshkën e shehut, madje do të isha i pranishëm edhe në një kasaphanë arinjsh mbi qengjat e një pike hapjeje në Fushën e Korabit, arinj që nuk iu trembën as krismave e fërshëllimave të kallashnikovëve. Me Gani Xhengon, fotoreporterin e ATsh-së, në korrikun e vitit 1988 do të kalonim natën në një fole në degët e ahut në pyllin e Gramës, fole të cilat barinjtë i kishin ngritur nga toka për ta pas në sy tërë stanin netëve me sulme egërsirash, ujqish e arinjsh…

Nuk po udhëtoj me shkrim nëpër tërë “stanet” e jetës sime; në fushën e Peladhisë, në stanet e maleve të Klenjës dhe të sateblevës, në lan lurë e në Fushën e Pelave, Në Krej lurë e Ndërshenë, në livadh të Gjatë e në hynoskë, në… Është shumë e gjatë rruga e “staneve” të një njeriu që udhëton drejt të shtatëdhjetave, aq e gjatë sa të lodh kur i nxjerr nga kujtesa dhe i vë në radhë kompjuterike. Nuk do t’i përmendja nëse lami, arvanitasi me atë shqipen e tij shekullore nuk do të më thoshte se mbrëmjeve, pasi milnin delet, merrnin e përcillnin qumështin në qendrën përpunuese, pasi i ushqenin dhe mbyllnin mirë dyert e vathëve, zbrisnin në fshat pa pas frikë sulmin e egërsirave. Tre qentë ishin të mjaftueshëm për t’i dhënë familjes mundësinë jo për të pushuar, por për të punuar në tavernë, në një punë të dytë, një punë ku barinjtë e ditës bëhen bufetierë e kamerierë…

Ndenjëm mes barinjve dhe tufës së tyre me treqind dele e dyqind qengja dy orë. Ndoqëm Maqin tek nxirrte nga kasollja ku “ishte rritur” ushqimin e koncentruar, misër i pa bluar për delet dhe misër i copëtuar për qengjat, tek e hidhëte në koritat e drunjta…

Ndoqëm delet dhe qengjat tek shtynin njeri tjetrin për të marrë sa më shumë nga ushqimi i ditës. Ndoqëm Andrean tek zbërthente telat e barit të thatë dhe mbushte grazhdet e qengjave ende në regjim stallor…

92 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

93rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

PoToMAsi

Ai erdhi dhe e u ul në tavolinën tonë si të ulej në shtëpinë e vet. Gazi dhe hareja që i ishin qëndisur në fytyrë kur u shtrënguan me njeri tjetrit krahaqafë

morën një nur që vetëm tek njerëzit që e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin në një shkallë sipërore mund ta gjesh. i folën njëri-tjetrit me emër dhe gërmuan shpejt e nxorën para nesh, me emra të përveçëm, të gjithë pjesëtarët e familjes, shokët e të dashurit. Krijova përshtypjen se njohja dhe miqësia e tyre i kishte rrënjët në fëmini, diku në librazhd nga ishte shoku im, në ujërat e shkumbinit verës, kur ata janë mundësitë e vërtetë të vapës…

isha gabuar. Miqësia e tyre kishte lindur në tjetër kohë e larg vendit ku lindën, u rritën dhe u burrëruan.

shpëtimi, shoku im, ishte rritur në brigjet e shkumbinit, kishte parë se si ujërat e tij turbulloheshin në kohë dimri e si kthjelloheshin në kohë vere.

Kastrioti që na gjallëroi tavolinën me gazin dhe harenë e tij, kishte lindur dhe ishte rritur e burrëruar në Potom, një qosh i largët i skraparit, atje ku, që të mbushësh grushtet me ujin e osumit, duhet të zbresësh si me litarë në faqe kanionesh me një bukuri epike që nuk i gjen gjëkundi jo vetëm në shqipëri, por edhe në Evropë.

Kastrioti apo sotiri, siç ishte mësuar ta thërresin këtu, emër që

në përkthimin në shqip ishte i njëjtë me atë të shokut tim, kishte ardhur në Greqi që në vitin 1991. Kishte ardhur siç kishin ardhur maleve e pyjeve të gjithë shqiptarët. Kishte sjellë edhe gruan siç i kanë sjellë gratë të gjithë emigrantët. jeta në emigracion e kishte hedhur në saranti, një fshat i vogël që i kishte marrë detit një gji të bukur e i kishte dhënë gjallërinë e njerëzve të mirë, arvanitë hedhërrënjë, nxjerrëlule e lidhë e rilidhëfarë në disa breza. Nga Potomi (që unë në vitin 1962 i shkova në kufij, por nuk arrita t’i futem në zemër) kishte sjellë duart e njerëzve punëtorë skraparllinj, ata duar që në shekuj kanë ditë ta nxjerrin gurin nga shkëmbi, ta latojnë e të formojnë qoshe e qemerë shtëpish të bukura, ata duar që kanë ditur ta thërrmojnë gurin e ta kthejnë në tokë buke ku hardhia hedh rrënjë të thella e vilat e rrushit shtrydhin lëngun e njohur me emrin “raki skrapari”…

Gurë la atje e gurë gjeti këtu. Mure ngrinte atje e mure ngrinte këtu… Para se të merrnim të tatëpjetën që të josh syrin e shpirtin me bukurinë e fshatit të sarantit, shpëtimi dhe Eqremi më patën treguar një mulli të vjetër, themelet e të cilit i kishin hedhur arvanitët e moçëm dhe miellin e tij e kishin gatuar deri vonë amvisat arvanitase. ishte vendosur që mulliri të rikonstruktohej e të bëhej siç e mbanin mend lami dhe moshatarët e tij që ecnin drejt një shekulli jetë. Punës i kishte dalë zot një shqiptar. Ma thanë edhe emrin por unë, në dëshirën që të fiksoj sa më shumë pamje, nuk arrita ta ngul në kujtesë. Ama që e ka bërë, siç ka qenë para një shekulli, një shqiptar këtë e fiksova dhe e vura në një qosh të kujtesës për ta përdorë në reportazh…

Tani para meje ishte njeriu që me duart dhe mendjen e tij bëri që para banorëve të atij fshati të ngrihet i gjallë jo vetëm mulliri i vjetër por edhe shqiptari nga një vend i largët dhe i panjohur për vendasit…

94 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

95rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Kastrioti punonte në një gurore, në një masiv shkëmbor të bardhë, ku nxirreshin blloqe të mëdhenj, prej të cilëve priten dhe marrin formë pllakat e mermerit, pjesë e ndërtimeve masive anë e mbanë Greqisë. Punonte lodhshëm e si shpërblim merrte vetëm pagën e argatit, pa siguracione shoqërore dhe fletë të tjera të marrëdhënieve të punës. siguracionet për të marrë lejen e qëndrimit për vete, gruan dhe fëmijët i merrte nëpërmjet oGA-s. E shoqja lante pjata e gota dhe pastronte mjediset e një kafeterie në breg të detit, disa muaj gjatë verës e ndonjë ditë jave gjatë dimrit…

Kastrioti njihte vetëm fshatin ku jetonte, rrugën që bënte deri në gurore, punët që bënte në ndonjë ndërtim me gurë (më treguan në bregdet një vilë ku ai kishte shkrirë talentin dhe djersën e tij, punë që dukej nga larg ). Kishte shkuar edhe deri në Thiva apo livadhja për dokumentet apo edhe për ndonjë rast urgjent shëndetësor. jeta e tij ishte e sukulluar në një rreth të ngushtë përtej të cilit dilte rrallë ndonjëherë kur shkonte të çonte ndonjë para në Durrës, në lagjen 19, ku po ngrinte shtëpinë e së ardhmes së familjes së tij.

…Koha e solli që në jetën e tij të futej e qara e një foshnje, gëzimi më i madh njerëzor. E shoqja lindi në maternitetin e livadhjasë, një qytet ku, siç më thanë, shërbimi shëndetësor ishte më i mirë se në Thiva. Mjekët konstatuan se foshnja kishte lindur me një zhurmë në zemër dhe i rekomanduan që ta shtrojë në një spital pediatrik në Athinë. i thanë se ata ishin gati t’i jepnin ambulancën, por më tej nuk e ndihmonin dot, duhet të çante vetë…

…Ai nuk e njihte fare qytetin e madh helen, nuk njihte asnjë njeri që ta merrte përdore e ta çonte atje ku duhej…

…i kishte ardhur në ndihmë Eqremi, shoku i tij nga librazhdi

me të cilin ishin miqësuar familjarisht. Ai mori në telefon shokun e tij në Athinë, shpëtimin, dhe i kërkoi një nder…

…shpëtimi asokohe ishte beqar. Kishte punuar disa vite radhazi në sarantin e Thivas dhe tash punonte në një restorant në Athinë. E priti në stacionin e trenit. së bashku shkuan në spitalin pediatrik ku shtruan foshnjën. Më pas shkuan në shtëpinë e tij të ngushtë dhe ai u liroi burrit e gruas dhomën e fjetjes. Vazhduan kështu një javë të tërë, flinin dhe hanin si në shtëpinë e tyre. Kastrioti me të shoqen e kishin të pamundur të shkonin në spital me mjetet e shërbimit urban. Frikoheshin se mos humbnin në rrugët e Athinë. Kallauz kishin një letër e shkruar greqisht nga shpëtimi në të cilën ishte shënuar adresa e spitalit dhe e shtëpisë. Këtë letër ata ua jepnin taksixhinjëve në çdo udhëtim…

…Kaloi java dhe fëmija u bë mirë. Frika për të ardhmen e tij kishte ikur. Kur shpëtimi i përcolli tek treni për në Thiva, Kastrioti pasi e falënderon për gjithçka kishte bërë, i kërkon t’i bëjë llogarinë e të gjitha shpenzimeve të atyre ditëve, para të cilat do t’ia dërgonte menjëherë sapo të arrinte në shtëpi. shpëtimi e pa me dashamirësi, e përqafoi dhe i tha:

“Me falënderimin që më bëre i ke shlyer të gjitha. Unë e bëra për shokun tim, për ty, për fëmijën tënd…”

që atëherë, midis Kastriotit nga Potomi i skraparit dhe shpëtimit nga librazhdi ka lindur dhe është rritur ajo miqësi dhe respekt që ai përshkrim që i bëmë gëzimit të takimit në fillim të kësaj rrëfenje është tepër i zbehtë përpara asaj që fshihet në shpirtin dhe zemrat e secilit.

Prill 2006

96 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

97rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

liBrAzhDAsi i TrETË

Është e këndshme të udhëtosh me librazhdas. Për më tepër kur me njërin të ndan një mur “shtëpie emigracioni” e me tjetrin sapo ka gjet vlagë fara e një miqësie...

janë dy, Timi ish mësues, dhe qaniu ish drejtor në letëm, një shkollë mes malesh e pyjesh, atje ku ndahet librazhdi me Dibrën e më tej me kufirin shqiptaro-shqiptar...

Dalim nga Athina mbi katër rrotat e një makine komode dyportëshe jo nga rruga që të çon për selanik nga kam udhëtuar herë të tjera, por nga rruga që të çon drejt shqipërisë për tu kthyer në Elefsina e për të humbur mes kthesash litar në thesin e madh të natyrës, mes gjelbërimit të pyjeve të pishës e ullishtash pambarim.

Natyra e bukur, sa nga zoti aq nga njeriu, nuk na mban, na lëshon, na ngre lart dhe me shpejtësinë e kujtesës na çon larg. Mua më le në Fushë studën në atë oaz të bukur që më kujton piramidat e patateve dhe njerëzit e mirë që dinë ti marrin natyrës atë që ajo ruan në gji. Nuk mund ti ngjitem të përpjetës së letmit, asaj rruge të kalldrëmtë ku skodat me peshën e rëndë të lëndës drusore mbi balestrat e rrotave kanë formuar dy vija nëpër të cilat vetëm ato ia dalin të ngjiten e të zbresin. Nuk mundem sepse nuk e di atë rrugë. E dinë qaniu dhe shpëtimi. E dinë por nuk e lënë atje. E marrin dhe e shtrojnë këtu, mbi asfalt, nën rrotat e

makinës së vogël që merr frymë me tërë kolektorin thithës...Unë, ulur në ndenjësen e parë, shtrënguar pas saj me rrip,

dëgjoj... Ata i marrin nëpër gojë të gjithë, nxënës e mësues, punëtorë,

sharrëtarë, shoferë, bufetierë të pikës së ndërmarrjes së furnizimit të punëtorëve, pijanikë, qejflinj rakie, konjaku e fërneti. Ulen në karrige klasash para nxënësish që turbullohen para formulave të fizikës, matematikës e kimisë, shëtisin livadheve në piknikë pranverorë. Më pas, si ta ndjejnë veten ku janë kërkojnë rrugën përmes tabelash që nuk të lënë të gabosh, përmes rrugësh që herë flenë gjumë e herë zgjohen mes hapësirash në ndërtim.

shpëtimi është i dashuruar pas këtyre hapësirave, i njeh në udhëtime “në këmbë” e “shtrirë” në gjumin nën degë pishash e ullinjsh kohësh të largëta. Këtu, ndërsa timoni rrotullohet herë në drejtim të akrepave të orës e herë në të kundërt, koha herë ndalon e herë ecën me vrap.

Unë, këtyre rrugëve kam udhëtuar edhe herë të tjera me Timin. i kam vjelë “frutat” e pemës së kujtimeve të tij një për një, madje i kam futur në një kosh kompjuterik që ndonjë ditë, me pullë e vulë postare, do të udhëtojë e bëhet pjesë në serinë e librave të jetës time në emigracion “Njerëz që i dua”.

Me qaniun udhëtoj për të parën herë kësaj rruge dhe, për të parën herë vjel ndonjë kokërr nga “frutat” e pemës së kujtesës së tij në emigracion. Kujtesë që matet me ditë udhëtimi në këmbë verës për të zbritur në fushat e Verias, në ato muaj pushimesh shkollore për të mbledhë herë domate e herë ullinj e për tu kthyer me një xhep me dhrahmi pranë familjes e pranë nxënësve, dhrahmi që e shpuara në xhepin e kohës do ti thithte si e babëzitur. Kjo derisa “nëntëdhjetë e shtata” do ta detyronte përfundimisht t’ia linte kujtesës shkollën dhe nxënësit, njerëzve

98 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

99rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

që edhe ata ishin rrotulluar si trungjet e pishave lugjeve të natyrës në atë lehje të dhimbshme rënie.

Një odise tjetër do ta merrte mes “circesh”, “nimfash”, “polifemësh”, “skillash e karibdash” derisa të zbriste në “itakën” e një jete me punë, familje, madje edhe me një shtëpi dhe një makinë simpatike familjare...

janë dy librazhdas, dy mësues që udhëtojnë për tek një librazhdas i tretë, tek një mësues, emrin e të cilit duket sikur e këndojnë mes melodish malli e dashurie, mes kujtimesh që herë u ngjiten maleve të librazhdit e herë zbresin në bregdetin e Thivës, në fshatin e bukur saranti, për ku vrapojmë.

Fjala është për Eqremin, librazhdasin e tretë kujtimet për të cilin rrjedhin si ujëvarë sa andej - këndej, sa në shkollë mes nxënësish që i donte me shpirt, sa në punën që bën, punën e lodhshme me detin në qetësinë dhe egërsinë e vet, në gjueti të peshkut, sa në dashurinë e ripërtërirë, në përkushtimin për tu mësuar fëmijëve të shkruajnë e lexojnë gjuhën shqipe në tjetër truall gjuhe e jete.

Për pasionin e Eqremit për gjuhën shqipe kam shkruar disa herë. Kam shkruar me fjalët dhe me ndjenjat e mia, kam shkruar edhe me fjalët në diktofon dhe me dashurinë dhe ndjenjat e tij. Nuk mund të rri pa ndërhyrë në bisedën e qaniut dhe Timit për tu përmendur disa fjalë të Eqremit, fjalë që të shkëputura nga një bisedë me të i kam vënë në kopertinën e librit “shkolla shqiptare e Athinës – rilindësit e kohës sonë – 2”

...Gjithmonë kam pas dëshirë të arrij këtë ditë. Gjithmonë e kam pas brenda vetes. Profesioni i mësuesit më ka pas pëlqyer shumë. Kur u larguam ato vite, flas për vitin 1997, u ndjeva ngushtë, ishte një punë që nuk e çuam në fund, një punë që e lamë përgjysmë. Mbase kjo është ajo forca shtytëse më e madhe

që më detyron, që më bren se kam lënë diçka pa bërë nga ajo që mundja të bëja.

Nuk flasim vetëm për ëndrra. Flasim këtu se kemi detyrime. Është ëndërr, por kemi edhe detyrime. Kemi detyrime ndaj Atdheut, në qoftë se do të themi këtë fjalë që sa vjen e nuk po dëgjohet më. Kemi detyrime ndaj atij mjedisi që na përgatiti ne për mësues, që të luanim një rol që duhet të luanim, por siç e thashë e lamë në gjysmë.

shtoj edhe ndaj kërkesës që njeriu ka ndaj vetes. Ajo bile duhet të jetë kërkesa më e lartë: Çfarë kërkesash ke ti ndaj vetes? Këtë e bëj për të shlyer diçka që e kam lënë në gjysmë dhe në rast se do t’ia arrij qëllimit, siç duhet të them sinqerisht, do të ndjehem i lumtur. Është një ëndërr për mua sikur këta të arrijnë të lexojnë dhe të shkruajnë në atë shkallë që dua unë...

Këtu biseda ndizet, merr zjarr e bën prush që pjek fjalët e ngroh shpirtrat.

Tash jemi tre, dy librazhdas dhe një dibran, ata me mallin për të takuar shokun e viteve të largëta maleve të librazhdit e unë për të takuan tashmë mikun tim të familjes. Ndër të tjera, në një çantë në bagazhin e makinës, kam disa libra shkollorë për Eqremin dhe nxënësit dhe disa libra artistikë, me këngë, vjersha e përralla për nxënësit...

...Në bregdetin e sarantit ka një lokal ku punon linda, e shoqja e Eqremit, nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, dy prej të cilëve kanë lindur në saranti të Greqisë. Këtu përjetoj një takim malli të thellë. linda, sapo e shikon qaniun, e përqafon dhe i thërret “mësuesi im”...

...Më emocionoi ajo thirrje, ai emër i përgjithshëm në përveçmërinë e çastit. E kam jetuar këtë lloj dashurie, respekti e malli një ditë në santorini kur një kamerier iu drejtua gruas time

100 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

101rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

me emrin “Mësuese Natasha...”. Ka diçka të veçantë kjo fjalë; ka madhështi, krenari, respekt, dashuri, mall...

U ulëm të gjerbnim kafen e lindës, ndërsa tretnim vështrimin mbi rrafshin e qetë të detit në kërkim të “kaikit të Eqremit” që pak minuta më parë u fsheh pas gjirit për të hedhur rrjetat e peshkimit. Do ta gjerbnim gjatë kafenë derisa para nesh do të shfaqej Eqremi i tërë me rrobat e punës në një ditë të zakonshme kthimi nga gjuetia në det...

Ndërkohë lesio, djali i Timit, nuk mund të qëndrojë pa i fut këmbët në det në krah të fëmijëve që këtë të diele kanë zbritur me një autobus turistik...

...Verë dhe peshk të freskët të pjekur në prush. Tre librazhdas përballë meje në meditimet e tyre mes kujtimesh të kohëve të vjetra e mes planesh e ëndrrash për kohët e reja. Njerëz që e duan njeri tjetrin,,,

...Nuk mund të iknim nga saranti pa e takuar Edi sulën, dibranin që ka një lokal të bukur që dominon tërë pamjen e fshatit, gjirin në qetësinë mbrëmësore dhe shtëpitë si kuti shkrepësesh që i largohen detit duke marrë malit përpjetë.

saranti, 30 maj 2010

PAliKAri i ThisViT

Ai nuk e dinte ku është Thisvi, madje as ia kishte dëgjuar emrin ndonjëherë. Një kartë jeshile në dorë të nipit, nga ato karta që në greqisht u thonë

“veveos” e të japin të drejtën të qëndrosh në shtetin helen dhe kënaqësinë (kur hapet dera e vathës) të udhëtosh e të çmallesh me njerëzit dhe gurët e drunjtë e dheut tënd, kjo kartë pra kishte në fund emrin e përveçëm THISVI, një firmë të një far Palikaris dhe një vulë zyrtare. Kishte edhe datën e lëshimit dhe numrat protokollarë e serialë. Me një fjalë ishte “veveos” origjinal, i pranueshëm kudo që të shkoje.

“Veveosi” ishte lëshuar për një periudhë njëvjeçare, kësisoj, sipas ligjit, pavarësisht se nuk ka dalë pulla që ngjitet në pasaportë, duhej ripërtërirë dy muaj para skadimit…

Po ku ishte Thisvi? Ai nuk e dinte ndaj pyeti një bashkëqytetarin e vet që ishte edhe i shkolluar, edhe i gjezdisur nëpër Greqi. Ai, pa e menduar gjatë, i tha se Thisvi është një fshat i vogël në zonën e Thivas dhe të livadhjasë. i tha se është qendër e një zone që përmbledh vetë atë si dhe fshatrat Elopia, Ksironomi, Dobrena dhe Prodhroma. i tha se në strukturën e organizimit shtetëror është bashki dhe varet nga prefektura (periferia) e livadhjasë. i tha se në atë zonë kishte punuar disa vjet dhe i njihte fshatrat dhe njerëzit siç njihte fshatrat e vendlindjes…

Kaq mjaftoi që bashkëqytetari ti merrte ditën e punës dhe

102 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

103rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

me një taksi ta çonte në fshatin e largët…Trokiti në zyrën e sekretarit të bashkisë dhe zoti Palikaris,

sapo e pa u ngrit në këmbë dhe hapi krahët ta përqafojë. Por kur pa se pas tij vinin dy të tjerë krahët i ngrinë në ajër e fytyra i mori pamjen e një njeriu të sapo dalë nga një pellg uji lagur deri në palcë.

- ikni, ikni, - tha i trembur – më leni rehat. Kam fëmijë…Çfarë kishte ndodhur? Pse Palikaris që mbante për mbiemër

një sinonim të trimërisë dhe të djalërisë, u bë pulë e lagur, e humbi të gjithë palikaritetin e emrit dhe të postit që mban?

…Një ditë prej ditësh, një avokat, i ardhur nuk dihet se prej ku, troket në derën e sekretarit të bashkisë. i ftuar të ulet, duke gjerbur kafenë e mirëseardhjes, karakteristike për zonën arvanitase të Thivës e livadhjasë, avokati, me ato fjalë të zgjedhura që i dinë ti ndukin nga bashka vetëm soji i avoketërve, i mbushi mendjen Palikarit që kundrejt një shpërblimi t’i plotësonte pesë “veveose“ për pesë “alvanosë“.

U tha, u bë. Avokati mori “veveoset” dhe Palikari mori paratë. i ra mirë sekretarit të bashkisë allishverishi dhe me që miu i parë i kaloi nëpër mjekër rruga u hap jo vetëm për të, por edhe për avokatë të tjerë. Thisvi dalëngadalë filloi të bëhej i njohur për avoketrit, ashtu siç u bë i njohur (si emër) edhe për hallexhinjtë ikanakë që për të mbijetuar si emigrantë, për bukën e fëmijëve apo të prindërve të uritur në Atdhe, donin të kishin në xhep “veveosin” e çmuar e pas tij “pullën” mbi pasaportë.

…Kështu, si në përrallat e njëmijë e një netëve, ditë pas dite e javë pas jave numri i “veveoseve“ e bashkia e vogël e Thisvit shndërrohej në një “bashki të madhe” ku numri i emigrantëve e tejkaloi numrin e popullsisë. Disa flasin për njëmijë e pesëqind “veveose“. Disa të tjerë për dymijë. Disa thonë për tetëqind mijë euro të stivuara në xhepat e avokatëve. Disa të tjerë flasin për më

se një milionë. Disa e ulin shifrën e parave në xhepin e Palikarit në njëzet për qind. Të tjerë e ngrenë deri në dyzetë për qind. hall i madh i ka gjetur hulumtuesit. Kujt t’i besojnë?

“Kolegji i avokatëve“ në qoftë se na lejohet ti quajmë kështu, dita - ditës e rriste oreksin dhe mbushte xhepin. Për çdo “veveos” të lëshuar ata merrnin 300 euro paravolo, tetëdhjetë për qind e së cilës shkonte në xhepin e tyre dhe njëzet për qind në atë të Palikarit. Merrnin për çdo kokë edhe nga pesëqind euro “honorar“ për “mundin dhe djersën” që “derdhnin”. Avokatët për një “veveos“ merrnin aq euro sa një emigrant nuk i merr as për një muaj. Palikari, për çdo “veveos“ merrte aq sa një emigrant nuk i merr në një javë.

…Kjo maratonë avokatësh drejt Thisvit vazhdoi me muaj derisa një ditë…një emigrant e gjeti adresën, trokiti në zyrën e Palikarit dhe kërkoi rinovimin e dokumenteve. Mirëpo si të rinovoheshin dokumentet kur nuk kishte asnjë dosje, asnjë regjistrim në blloqe dhe në kompjuter?

Pas tij shkuan të tjerë e të tjerë…Një ditë prej ditësh, si në përrallën “...na ishte një herë një

mbret…” tullumbacja plasi dhe zhurma e saj u dëgjua larg. Me “alarm“ erdhën nëpunës të vegjël e të mëdhenj nga prefektura e livadhjasë. Erdhën edhe nga hetuesia dhe policia. E kapën Palikarin dhe e vunë me shpatulla për muri. U kërkuan avokatët, por skilet, pasi kishin rrjepur, pjekur e ngrënë “pulat” ishin zhdukur në “pyll“. Numrat e telefonit dhe adresat e avokatëve ishin fshirë nga katalogët. zyrat nuk gjendeshin në adresat ku ishin paraqitur dhe kishin “aplikuar“ emigrantët. As celularët nëpërmjet të cilëve ishin bërë të gjitha bisedat nuk përgjigjeshin…

Nëpunësit e periferisë, të shoqëruar nga makina të policisë, mblodhën ato pak dosje e dokumente që gjetën dhe i futën në “Ahuret e Avgjisë“. Taksirat i emigrantëve të vërtetë që prej

104 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

105rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

vitesh punojnë e jetojnë që nga fshatrat malorë deri në ato bregdetarë të bashkisë së Thisvit që as pullë mbi pasaportë për dokumentet që kanë dorëzuar një për një e që gjenden në dosje nuk do të marrin dot dhe as aplikim të ri në zyrat e bashkisë nuk bëjnë dot…

Palikari, pas gjithë kësaj gjurulldie, vazhdon të ulet mëngjes për mëngjes në karrigen rrotulluese të sekretarit dhe të mendojë se çfarë do të ndodhë nesër me të…

Palikari mendohet ndërkohë që mendohen edhe emigrantët që në dorë kanë “veveosin“ me firmë e vulë të bashkisë dhe kërkojnë rinovim të letrave. Disa prej tyre thonë se kanë depozituar akt – padi në adresë të Palikarit dhe të bashkisë së Thisvit. Madje kanë marrë edhe avoketër dhe u kanë paguar honorarët. Por edhe Palikari dhe bashkia nuk kanë ndejë duarkryq. Ata kanë marrë avokat, e kanë paguar mirë…

Ndoshta ndonjëherë (në kalendat greke) do të zhvillohet ndonjë gjyq. Në qoftë se me të vërtetë do të ndodhë një mrekulli e tillë atëherë fitues, pa pas pikën e dyshimit, do të dalë bashkia e Thisvit. Palikarit, në masën më të rreptë, mund ti ikë karrigia lëvizëse për ti ardhur në pjesën e sheshtë të shtatit një karrige e palëvizshme. Për fitore emigrantët hallexhinj as të mos u shkojë mendja. Madje, do të thosha unë, të ruhen se mos ndonjë ditë i fusin në ndonjë autobus të zi shoqëruar me një listë në fund të së cilës shkruhet. “Person i padëshirueshëm për pesë vjet…” dhe futen në “listën e zezë“…

Post scriptum: Gjyqi thonë se u bë. U zhvillua, siç u shpreh një ndjekës i zellshëm i tij, si në atë skenën tek filmi “Lulëkuqet mbi mure”...

Nuk doli askush dëshmitar. E si të dilnin?Palikari u shpall i pafajshëm dhe vazhdon të lëkundet në

karrigen rrotulluese.

ANGlo-ArVANiTAsi... “Unë nuk jam grek. Jam shqiptar dhe fëmijët mi

janë shqiptarë.”

Fqinji im në Athinë nuk është këtu. Më ka lënë çelësat e shtëpisë dhe ka ikur në santorini. Ka ikur bashkë me Dhuratën, çapkënin e vogël Alesio që, siç më thonë në

telefon, nuk e lë rehat gjyshen e vet të mirë. Më mungon komshiu dhe çiltërsia e bisedës me të, e

megjithatë ai është pranë, më zgjon me ndonjë zile telefoni, më befason me piketat e ndonjë ngjarjeje nga ai lloj që të ngroh shpirtin e të bën ta ndiesh veten krenar që je shqiptar e që flet gjuhën e bukur shqipe.

Fjalët e para të greqishtes i ka mësuar në një mjedis shqipfolës ose më mirë me thënë në një mjedis arvanitësh. Ai ka dobësi për Thivën dhe fshatrat e saj nga malet e larta e deri në bregdet, për shoqërinë që pat krijuar atje në vitet e para e në veçanti për shoqërinë me arvanitasit, njërin prej të cilëve, lamin shekullor, djalin dhe nipin e të cilit i kam njohur dhe kam biseduar me të me të njëjtën “vështirësi” që një lab flet me një kelmendas në fole të maleve të larta të Veriut apo të jugut.

Atë e “ndjekin” pas arvanitasit thivjotë. Kohë më parë ai më pat treguar se si pas afro dhjetë vjetësh ishin ulur në tavolinën

106 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

107rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ku shërben dimrit në një restorant diku nga sheshi Mavili katër thivjotë dhe se si ishin befasuar të pestë me dashurinë dhe kujtimet e viteve më parë kur kishin qenë pranë e pranë.

Atë e “ndjekin” arvanitasit e Thivës edhe larg Athinës, në ishullin e santorinit ku punon si kamerier nga fundi i majit deri në fund të shtatorit...

...Tregimi i tij këtë radhë është ndryshe, me rrënjë të gjëra e të thella...

Ai tregon... ... Një mbrëmje më vjen në lokal një grup prej dhjetë

anglezësh. Të zhurmshëm, krenarë se vijnë prej një vendi që “dielli nuk perëndon kurrë” më kërkuan t’i sistemoj në një kënd ku të shihej deti në perëndim të diellit...

i sistemova, u mora porosinë... Njëri nga ata nisi të më flasë greqisht. Gjatë kohës që

shërbeja më shikonte drejt e në sy. Në një moment më tha; - “Më falni po më duket se nuk jeni grek. Nga jeni?” - “Nga e kuptoni ju që unë nuk jam grek? - iu përgjigja

po me pyetje. - “Ju flisni një anglishte të përkryer, me një theks që nuk

e ka greku - më tha. - “Grek nuk jam – i thashë. Por çfarë tjetër duhet të jem

përveçse shqiptar?” U ngrit në këmbë dhe më tha: - “Edhe unë shqiptar jam.” - “Po mirë, i thashë - greqishten nga e dini? “ - “Unë jam nga ata shqiptarët e hershëm që kanë ardhur

në Greqi”. E kuptova menjëherë dhe i fola në gjuhën e arvanitëve. Më shkoi menjëherë mendja tek arvanitasit e Thivës ndaj e pyeta:

- “Mos je nga Thiva ?” - “Po, - më tha me një vendosmëri befasuese. - jam nga

Kaskaveli.” Kishte vite që kishte emigruar në Angli dhe jetonte atje. Fillova, në gjuhën e të parëve të tij t’i flas e t’i lakoj njëri

pas tjetrit fshatrat nga Kaskaveli, ku lindi dhe kaloi fëmijërinë studiuesi i madh i komunitetit arvanit Aristidh Kola e me radhë të gjitha katundet nga malet e larta e deri në bregun e detit.

Ai, ndërsa unë i përmendja një për një ato vende ku ai kishte kaluar fëmijërinë u tjetërsua, sytë iu mbushën me lot dhe nisi të belbëzojë në gjuhën e vjetër shqipe, në atë gjuhë që të parët e tij e kishin mësuar e përcjellë brez pas brezi prej qindra vjetësh. Atë gjuhë që e ruajnë dhe e përcjellin edhe sot.

Një javë të tërë, sa ndeji në ishull më kërkonte t’i qëndroja pranë, t’i shqiptoja e të më shqiptonte fjalët e bukura të gjuhës shqipe, fjalë që kishin kaq rrënjë e kaq degëzime në shpirtin e tij sa nuk përshkruhen.

Ajo që më bëri përshtypje te ai njeri ishte palëkundshmëria e tij në rrënjët e veta.

- “Unë nuk jam grek. jam shqiptar dhe fëmijët mi janë shqiptarë.”...

zëri i atij njeriu më jehon në shpirt, më ngroh tërë qenien dhe më bën ta ndjej veten krenar që jam shqiptar...

108 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

109rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

KAMEriEri

Kjo ndodhi të dielën e fundit të janarit 2007...Ata ishin një grup mjekësh që kishin vendosur ta

shijonin jetën. Nuk pyesnin fare për çmimet, pyesnin vetëm për cilësinë, donin që peshku para se të çahet mes për mes barkut, t’i hiqen luspat e t’i mblidheshin grumbull “paret”, të ishte i gjallë, të “operohej pa narkozë”. Donin që...

...Kërkesat lokali ua plotësonte një për një...Kamerieri kishte përvojë, kishte kulturë pune e shërbimi.

Fliste rrjedhshëm greqisht dhe anglisht. Vinte me tabakanë plot e kthehej me të bosh për të ardhur e riardhur me të plot dhe për t’u kthyer e rikthyer me të bosh.

U pëlqeu gatimi, por më shumë u pëlqeu shërbimi, buzëqeshja dhe fjala e ëmbël e kamerierit. hanin, pinin, qeshnin, flisnin me gojë e me duar...

Në një moment debati ra mbi kamerierin, hyri aq thellë sa filluan të vinin baste. Njeri thoshte është nga Kreta. Tjetri ngulte këmbë se është nga janina. Një i tretë thoshte se është qipriot një qind për qind...

Një grua, e vetmja në tavolinë, kur tabakaja u zbraz edhe nga ëmbëlsirat, iu drejtua kamerierit.

- Nga jeni?

Kamerieri, që në ecejaket e tij kishte kapur copa bisedash, i tha:

- Kur të mbaroni do t’ua tregoj.Ata vazhduan përsëri diskutimet derisa mbi tavolinë u

shtrua llogaria. Më i moshuari, ai që ishte në krye të tavolinës i hodhi një sy shkarazi dhe, pasi kërkoi që t’i prisnin faturën, pagoi një për një llogarinë. jo pak, por njëmijë euro, përfshi edhe bakshishin.

- Dhe tani, - i tha gruaja, - na thuaj nga je?- jam nga shqipëria, jam shqiptar, - tha ai dhe e ngriti kokën

lart.- shqiptar?! - u habit gruaja - Është e pamundur. shqiptarët

janë...- Njerëz të mirë - ndërhyri më i moshuari, duke e kapur për

krahu, janë me dije e kulturë. janë fqinjët tanë shekullorë...Ata u ngritën. Kamerieri u priu drejt gardërobës. Në

fillim kapi pardesynë dhe i shërbeu gruas. Pastaj një nga një të tjerëve.

- Vërtet, janë njerëz të mirë, - dëgjoi të thoshte gruaja. - sa keq që ne i njohim vetëm nga e zeza e ekranit të vogël...

110 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

111rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjË “hArK shqiPËriE” ...

Komshiu im, siç e kam thënë dhjetë herë dhe do ta them edhe njëqind të tjerë, është kamerier në një lokal diku në hapësirën rreth platisë Mavili, një restorant që, falë

freskisë të produkteve të kuzhinës, cilësisë së gatimit dhe të shërbimit, tërheq vazhdimisht grupe klientësh të profesioneve e vendeve të ndryshme.

Një javë më parë ai më tregoi për një grup instrumentistësh harqesh që ishin ulur e për dy orë kishin luajtur jo muzikë, por dashuri e respekt për njëri-tjetrin. Me qenë se grupi përbëhej nga instrumentistë të kombeve të ndryshme, në tavolinë flitej anglisht. Në këtë gjuhë kishte komunikuar edhe ai, duke ngjallë midis tyre habi për saktësinë e shqiptimit dhe thurjes së fjalëve e për lehtësinë komunikuese.

- Nga mënyra se si e flisni anglishten, ju nuk jeni grek, - i kishte thënë njëri dhe kishte shtuar: - Nga jeni?

- jam shqiptar, – ishte përgjigjur. – jam nga shqipëria.Bashkëbiseduesi kishte qeshur dhe e kishte drejtuar tek njëri

prej shokëve të tyre ulur përballë.- ja edhe patrioti yt.- Nga jeni? – kishte dëgjuar t’i flisnin shqip.- Nga librazhdi......Për disa dhjetëra sekonda ata udhëtuan rrugëve dhe maleve

të qytetit në breg të shkumbinit, derisa nga kuzhina i bënë shenjë se porosia ishte gati.

... Kur ikën ata lanë mbi tavolinë një nga ato fletët që shoqëron gjithnjë veprimtari të ndryshme artistike. Ishte pikërisht fleta e grupit artistik të harqeve që atë mbrëmje kishte luajtur me sukses në Megaro Muziki, institucion fare pranë lokalit të tyre.

Midis grupit të instrumentistëve ai dalloi foton e bashkatdhetarit të vet. Dhe midis emrave prezantues dalloi emrin e instrumentistit të njohur shqiptar renato ripo...

112 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

113rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

DYzET E DY KliENTË TË zhUrMshËM

Kësaj jave ose më saktë të premten në mbrëmje, kishte bashkuar në një disa tavolina dhe kishte bërë vend për dyzet e dy vetë...

ishte një grup i madh, më i madhi i këtij sezoni dimëror. i ra në sy shumëgjuhësia në gojë të njerëzve dhe shumëngjyrësia në pamjen e tyre. i ra në sy gjithashtu lirësia e të biseduarit në anglisht, kur biseda bëhej për veshët e të gjithëve dhe ngushtësia në të folur çka tregonte se ata njiheshin prej kohësh dhe lidheshin me njëri-tjetrin në një miqësi të gjatë.

Kur kishte marrë porosinë për 42 vende kishte komunikuar greqisht me porositësin dhe bashkëbiseduesi i kishte thënë se quhej Kosta. Pikërisht Kostën kërkonte me sy sapo të gjithë u rehatuan dhe hapën librin me gatimet e natës. Pasi nuk e kapte dot fytyrën e tij të panjohur midis gjithë atyre fytyrave të qeshura, pyeti se kush ishte Kosta. U ngrit në këmbë një mesoburrë, i qeshur, më tepër fryt i një bisede gazmore që kishte me dy shokë të tij sesa i momentit prezantues.

- Unë jam, – i tha ai në greqisht.- Gëzohem dhe ju urojmë mirëserdhët në lokalin tonë.- Mirë se ju gjetëm dhe nga ana e të gjithë miqve të mi ju

urojmë të gjitha të mirat.- jam gati t’ju shërbej. Çfarë dëshironi?

- së pari peshk...pastaj....Ai mbajti një për një shënim të gjitha porositë dhe zbriti

shkallët drejt kuzhinës.U ngjit dhe zbriti shkallëve disa herë, duke plotësuar një

për një të gjitha porositë, duke marrë dhe dhënë buzëqeshje e respekt...

Në një moment, kur të gjitha porositë ishin mbi tavolinë dhe të dyzet e dy pirunët ishin vënë në lëvizje, Kosta i ishte drejtuar:

- Nga jeni?- Nga shqipëria, – i ishte përgjigjur me buzëqeshje.- oh! sa mirë! Ne, të gjithë vijmë nga shqipëria. Më saktë po

ju themi se vijmë nga Kukësi.- Nga Kukësi? Po çfarë keni bërë kaq shumë njerëz në

Kukës?- jemi një grup i emisarëve të paqes, grup, që siç e shikon

përbëhet nga njerëz nga shumë vende të botës. Kemi ndenjur në Kukës tetë muaj.

- Tetë muaj? Po si i kaluat tetë muaj atje?- ishin tetë muaj të bukur midis njerëzve tepër bujarë, midis

njerëzve me një mençuri natyrore që rrallë gjëkundi e gjen.- Kaq bujarë ishin njerëzit atje, - ndërhyri një tjetër, - sa ishin

gati për mikun të bënin edhe të pamundurën.- shkuam një ditë, - vazhdoi i pari, - në një lokal që kishte

liqenin nën këmbë... E ke parë liqenin në Kukës?- jo. Nuk kam qenë asnjëherë në Kukës por, me ato që më

kanë treguar, që kam parë në televizor dhe kam lexuar më duket sikur kam qenë në një tjetër jetë.

- lokali nuk kishte bukurinë e lokalit ku shërbeni ju, por kishte bukurinë e njerëzve që shërbenin me zemër, ashtu si po

114 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

115rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

na shërbeni edhe ju. Nejse. i kërkuam pronarit të lokalit peshk të freskët. U ngrit në këmbë dhe duke u përkulur tha: “Menjëherë”... Nuk kaluan as pesë minuta kur dëgjuam një gjëmim dhe stërkala uji në ajër e dallgë deri në themelet e lokalit. Pamë që pasqyra e ujit u zbardh nga barqet përpjetë të peshqve. U tronditëm, madje e ndjemë veten bashkëfajtorë për atë që ndodhi. Por, njëkohësisht ndjemë dhe atë që ata njerëz, kur vinte puna për mikun ishin gati të bënin gjithçka, madje edhe ndonjë krim të kësaj natyre.

ju tregova një ekstrem nga jeta e jonë në Kukës, ekstrem që sa herë që e kujtoj tund kokën mendueshëm. Por një gjë mund të them, unë dhe shokët e mi, në Kukës ne kemi kaluar tetë muaj të mrekullueshëm midis njerëzve me të vërtetë të mrekullueshëm. Kukësi dhe shqipëria janë të varfër. Ka probleme me rrugët, me dritat, me ujin dhe shumë gjëra të tjera që lidhen me jetesën e përparuar të kohës sonë. Por Kukësi dhe shqipëria kanë njerëz të ditur, njerëz që zotërojnë dëshirën dhe artin e të ecurit përpara. shqipëria me ata njerëz që ka do të ecë shumë shpejt përpara, madje do t’ua kalojë edhe vendeve që sot konsiderohen para asaj...

Ai e mbylli monologun e vet me një buzëqeshje të çiltër, gaz që mori edhe buzët dhe fytyrat e të pranishmëve...

... Pjesa tjetër e shkëmbimit të fjalëve, sa herë vinte ai para tavolinës së madhe, nisi të bëhej shqip. “Ujë... bukë... peshk... mish... verë... raki...”

...Komshiu im e përfundoi tregimin paksa i përhumbur, me një buzëqeshje që drejtohej gjetkë, me një vështrim që ndalej larg. Nuk e pyeta se ku: ndoshta në Kukës, ndoshta në librazhd, ndoshta në çdo cep të shqipërisë. Ata njerëz, jo pak, por dyzet e dy vetë, ia kishin sjellë shqipërinë në një lagje në qendër të Athinës, në një lokal të mirë e të thjeshtë, që gatuan dhe shërben me kulturë e me dinjitet.

Atdheun, shqipërinë, në atë lokal, herë pas here, nuk mungonin t’ia sillnin të huajt. ia sillnin me një dashuri dhe respekt që të bënin ta duash me të njëjtën dashuri që e donte Naimi kur fliste për manushaqen që “ferrat” dritën ia kishin zënë “me fletë shumë të gjera”...

shkurt 2008

116 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

117rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

KATËr ArVANiTAs...

Dimrit punoj në një restorant në afërsi të qendrës së Athinës, diku pranë sheshit “Mavili”. Në qoftë se doni t’ju shërbej mund të më kërkoni dhe të më gjeni atje

nga muaji tetor deri në korrik. Verës mos më kërkoni atje, sepse restoranti mbyllet dhe unë “pushohem” nga puna. E kam fjalën se pronari nuk më paguan as rrogë e as sigurime shoqërore. Në këto kushte, që të mbaj familjen gjallë, kam disa vite që shkoj në një ishull, në santorini. ishulli i tërheq turistët për bukurinë që ka, për vullkanin e shuar prej sa nuk mbahet mend e shkruhet, për verën që fermentohet nga rrushi i ëmbël i vreshtave si dhe shërbimin në hotele, restorante e shtëpitë që familjarët i ruajnë tërë vitin për t’i dhënë me qira verës.

Adresën, me ndonjë paqartësi të lënë enkas për të gjithë ata që nuk i njoh dhe nuk më njohin, e morët. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’ju them “Mirë ardhshi!”…

Kështu u thashë edhe dy çifteve, dy burrave dhe dy grave, që në moshë dukeshin binjakë më se pesëdhjetëvjeçar, të cilët preferuan tavolinën në kënd të lokalit, atje ku pamja e diellit në perëndim duket mahnitëse.

Nga të ulurit e zhurmshëm, të folurit tipik ballkanik me zë të lartë si të ishin pronarë të tokës e të detit, nga theksi krahinor e kuptova menjëherë se janë grekë.

Pas mirëseardhjes u vura përpara menynë dhe para se të zgjidhnin u prezantova shkurt e qartë tërë vlerat e larta që mbajnë gjellët që gatuhen nga një kuzhinier që ua dinte gjuhën e shijes të gjithë racës turistore që nga anglezët zhurmëmëdhenj, italianët pispillues, gjermanët e murrëtyer e deri tek kinezët si qengja në livadh.

Unë flisja dhe ata më shikonin, m’i kishin ngulur sytë të katër, a thua se para tyre ishte një ufo e jo një kamerier i zakonshëm, një shërbëtor i devotshëm emigrant.

Dikur, kur unë i kisha sosur fjalët e zgjedhura dhe duket se kisha filluar të përsërisë sipas parimit “përsëritja është mëma e dijes”, pa menduar të kundërtën e saj “përsëritja është baba i mërzitjes”, njëri nga klientët, ai që dukej më i mbajtur dhe pamja e tij kishte penelata autoritare m’u drejtua.

- Vendas jeni?- jo, - i them, me një zë tashmë të ndrojtur, i shqetësuar se

pas asaj pyetje diçka fshihej.- Nga Kreta jeni?- jo, i them, pak i çuditur nga pyetja, thjesht sepse në të

folmen time greqisht nuk kam asnjë notë që të tregoj se jam nga Kreta apo nga çdo krahinë tjetër. Unë kam mësuar me shkrim e me gojë greqishten letrare dhe lokalizmat e krahinarizmat mund të them se i kam zero.

- Atëherë nga je? – këmbënguli i njëjti klient.Këtu unë bëra pak mbrapsht, mora paksa drejtqëndrim, u

mata të flas, por gjë nuk thashë. Droja për të thënë me zë të lartë “jam shqiptar” na ka hyrë thellë në gjak dhe nuk e di nëse do të na hiqet, do ta heqim vetë apo do të na e heqë dikush. Po e përtypja dhe ripërtypja përgjigjen pa arritur në atë pikë ku goja hapet e gjuha rreh qiellzën e shqipton përgjigjen. Kur isha gati

118 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

119rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ta shpërthej “bombën” dhe i kisha fiksuar të gjitha nuancat e fjalëve befas dëgjova.

- Atëherë jeni skipëtar?U befasova nga shqiptimi, një shqiptim që vinte nga thellësia

e shekujve. U befasova nga toni i zërit, nga muzikaliteti, ton e muzikalitet që rrjedh vetëm nga gjuha shqipe kur del jo nga goja, por nga shpirti.

- Po, u them, - jam shqiptar.Në sytë e atyre njerëzve ndjeva një lloj gëzimi e krenarie, një

ndjenjë njerëzore që as shkruhet dhe as thuhet.Ata hëngrën atë natë në restorantin ku shërbeja unë. hëngrën

edhe dy net të tjera. hanin dhe herë pas here ma bënin me dorë t’u afrohesha, t’ju shërbeja jo me meze e me pije, por me fjalët e shqipes. Nuk e di se kush në ato çaste i shërbente tjetrit, unë atyre apo ata mua. Ajo ndërthurje fjalësh e fjalish tashmë jo me njërin, atë që tha se ishte kryetar bashkie diku në krahinën e livadhjasë, por edhe me të tjerët, kishte brenda edhe poezi, edhe muzikë, edhe epikë, edhe histori… ishte një lloj kroi që i merr ujërat pikë - pikë nga thellësia e malit dhe i nxjerr në sipërfaqe të tokës të freskëta e të qelibarta.

Gjaku nuk bëhet ujë, - thotë një frazë e mençurisë së madhe popullore. Vërtet, gjaku nuk bëhet ujë. Arvanitët kanë më se pesë shekuj që e kanë lënë vendin e tyre, por nuk e kanë lënë as gjakun e as gjuhën. Ajo u lundron në deje së bashku me rruazat e kuqe, jetëdhënëse të kombit…

NjË MiK...

Restorantit ku punon ai, diku midis ndërtesave të vjetra të lagjes që për vath mban sheshin Mavili, i ka ardhur fundi. Një buldozer është në pritje për t’i

ngulë dhëmbët, për të mbllaçitur e hedhur mbi shpinë kamionësh mushamambuluar kova të pafund inertesh. Mbi themelet e ndërtesës që mban në trup dy katet e tij do të hapet një gropë e thellë e në të do të derdhet beton i cilësisë së lartë mbi thurje çeliku të fortë...

Ai e përjeton me mall, por edhe me një ndjenjë lodhje kur kujton tabakanë e madhe që i është dashur vite të tëra ta ngjisë e ta zbresë katesh mbajtur me një dorë. Mallin e lidh me njohjet e gjëra, me vendas e me të huaj, me kujtime, disa prej të cilëve janë pjesë e shkrimeve të mia, kujtime që ndoshta një ditë do të përmblidhen në librin “Rrëfimet e komshiut”. Tabakanë e madhe e lidh me shtyllën kurrizore, me rruazat që herë-herë i është dukur se do të këputeshin nga zinxhiri palcor e do të binin pikë-pikë mbi shkallë...

Po pinim rakinë e zakonshme të muhabetit (ai e pëlqen shumë rakinë sade shqiptare) tek lokali i Katerinës në Filis kur nga një tavolinë pranë dritares u ngrit një burrë dhe pas tre hapash i zgjati dorën për t’i vënë mbi të, si të vinte një lule, një buzëqeshje që më shumë se në pamjen e fytyrës dhe të buzëve

120 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

121rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

dilte nga burimi i madh optik, sytë njerëzorë.- Kur do të ikni? – ishte pyetja-brengë e tij.E ndala vështrimin tek fqinji im që na ndan një mur në katin

e dytë në rrugën Moskonision, por, deri sot, nuk na ka ndarë, nuk na ka hyrë në mes ndonjë ashkël sado i imtë të jetë.

- sonte darka dhe nesër dreka janë të fundit. Pasnesër, të hënën, vjen fshesa – tha me një zë ku përziheshin mall e brengë.

- Do të vij sonte. Do të vijë edhe nesër për drekë. Po ku do të shkoni pastaj? – i tha ai me një brengë si të shkonte të takonte një mik në çastet e fundit të udhëtimit në përjetësi.

- Do të shkojmë në një tjetër vend, diku pranë hiltonit. Kjo do të jetë adresa. – Dhe futi dorën në xhep e i dha kartëvizitën me adresën dhe skicë-hartën stampuar mbi të. – Por kjo, pas disa javësh, kur gjithçka do të jetë gati.

- Kaq shumë e doni atë vend ? – iu drejtova. Unë nuk kam qenë, ndërhyra me shaka, por më kanë thënë se është i shtrenjtë.

- Nuk është i shtrenjtë, përkundrazi – m’u drejtua ai seriozisht. Ai është një lokal ku gjithçka është e freskët, përfshirë e vënë në plan të parë mikun tuaj dhe timin në këtë tavolinë që mbi të gjitha ka vlerën e madhe njerëzore të shërbejë dashuri.

Na dha dorën dhe pasi i tha diçka në surdinë Katerinës u ul në shoqërinë e tavolinës së tij.

- Është një klient i vazhdueshëm i lokalit - më tha fqinji im.- E kuptova nga sytë, nga ndjenja që nxirrte nga pusi i thellë

i dashurisë dhe respektit për ty.Dhe ndërsa mbi tavolinë ishin shtuar edhe dy gota të tjera

raki nga miku, Ai e mbërtheu kujtesën me litarë për ta zgjidhur e përcjellë larg në kohë dhe hapësirë...

loTËT E TUrisTiT ANGlEz

Ai ia kishte mbërthyer sytë detit dhe nuk lëvizte. E ndjeva se diçka bluante në mullirin e kujtesës dhe, si gjithnjë pa e nxitur, prisja të hapte gojën e zëri i tij

melodioz ta mblidhte ngjarjen e ta vente si ushtarin në radhë. E ndjeva se kishte humbur thellë detit të kujtimeve dhe donte një çengel të vogël për ta nxjerrë në sipërfaqe e për ta shtyrë drejt bregut.

Ai në të tijën dhe unë në timen. Ai i humbur diku në askund dhe unë me veshët përpjetë për të kapur zinxhirin e këputur.

Më në fund e hapi gojën dhe tha:- Pashë siluetën e një njeriu të kalojë bregut të detit dhe

m’u kujtua një anglez me të shoqen. Vijnë çdo vit në shtator, në muajin e qetë siç e quajmë, se në korrik e veçanërisht në gusht bregu i detit, hotelet, baret, pabet mbushen me të rinj e të reja të zhurmshëm që e gdhijnë natën dhe dielli i kap sa në hotele e sa shtrirë në rërë.

- Pastaj?- Fillove ti nga ngacmimet?- jo, po...- E di, e di. je brejtës i madh i ndodhive. Nuk le thërrime të

bije në tokë.- hajde, de! hape atë të shkretë thes dhe nxirre se e shoh se

122 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

123rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

po lëviz e po e gris.- Plaku me plakën, pleq u thënçin se ata mbahen mirë dhe

nuk i kanë mbushur të shtatëdhjetat, vjet, natën e fundit ishin ulur pikërisht në këtë tavolinë dhe në qetësi vështronin detin. Dua të them se ata janë klientët e përhershëm të lokalit tonë dhe në veçanti klientë të veçantë të mi. Nuk e di se çfarë i ka tërhequr, shërbimi apo anglishtja ime.

- Unë do të thosha buzëqeshja jote dhe ajo mënyrë komunikimi që vetëm ti din ta shtrosh në rrugën drejt teje.

- Mbase ashtu është, por ai më duket se tjetër kund e ka syrin.

- Ku?- Të thashë që ishte ulur këtu, kishte ngrënë darkë dhe po

shihte detin nën dallgëzimin e ujit dhe të dritave. Kur iu afrova në sytë e tij pashë një çurg lotësh. Përmes “ujit të liqenit të shpirtit” më hodhi një vështrim që disi më qetësoi falë buzëqeshjes dhe atij vështrimi mallues.

- Nesër do të iki, - më tha. Do të iki dhe do të më marrë malli.

- Për çfarë? – e pyes.- Për të gjitha, por në veçanti për ju.- Për mua?- Po. Për ju, për buzëqeshjen, për shërbimin. Nuk e kam

përjetuar kurrë në jetën time një respekt të tillë. Nuk kam lexuar shumë për shqipërinë dhe shqiptarët në rininë time. Tani po lexoj. së fundi lexova “Brengat ballkanike“ të Edith Dyrhamit. Kam lexuar edhe historinë e popullit tuaj, veçanërisht atë që lidhet me skënderbeun. Kam shkuar edhe në muzeun e Vjenës vetëm e vetëm që të shoh shpatën dhe përkrenaren e atij njeriu, luftëtari e mbreti që do ta kishte zili çdo popull ta kishte të lindur, të rritur

dhe mburojë e kombit të vet. jeni me të vërtetë një komb shumë vital, një komb që keni mbijetuar si asnjë komb tjetër. Ata që kam lexuar, kur vij këtu, kur takohem me ju, më mblidhen tufë. ju, shqiptarët jeni me të vërtetë njerëz krenarë, njerëz që Bajroni ynë i ka përshkruar me kaq dashuri e respekt sa askush tjetër...

E shoqja e kapi përkrahu. Unë nxitova dhe i dhashë një shami për të terur lotët që vazhdonin t’i rridhnin...

E pres të vijë. Në hotelin ku qëndron vazhdimisht është emri i tij dhe ai i gruas së tij për më një shtator.

* * *

Ai lëvizi nga vendi dhe i hodhi sytë nga deti. Mollëzat e faqeve ishin lagur nga një rrjedhë loti.

Edhe unë ndjeva të më mbushet liqeni i syve. E cili liqen njerëzor nuk do të mbushej e derdhej nga ngjarje të tilla që ta ngrenë lart krenarinë e të qenit shqiptar?

124 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

125rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

“oBorri i VjEljEs sË TAKsAVE”

Shumë e shumë vite më parë, kur me Kinën e Mao Ce Dunit ishim mjaltë e tëlyen, pas një udhëtimi të gjatë me vapor, ambalazhuar me durimin karakteristik kinez,

zbritën dhe u vendosën në një nga sallat e ekspozitës së madhe të asaj kohe që quhej “Ekspozita kineze” një numër i madh statujash që shpejt formuan “oborrin e vjeljes së taksave”...

Unë nuk e kam parë atë ekspozitë, por kam parë fotot që asokohe u botuan bardh e zi nëpër gazeta dhe me ngjyra nëpër revista...

Edhe atë që do të tregoj më poshtë as nuk e kam parë, as nuk e kam jetuar dhe as e kam lexuar në ndonjë gazetë në rubrikën “kronika të zeza”, madje nuk e kam parë as në ndonjë emision të Fix-Fare të Top- Channel.

Atë ma tregoi komshiu im i mirë të cilin unë e besoj sa besoj edhe veten kur është puna për kësi rastesh.

...Ai shkoi në Tiranë. shkoi të shohë prindërit, por një rrugë e shumë punë të zgjidhë edhe ca halle nga ato lloj hallesh që emigrantët e shkretë i bëjnë të harrojnë nënë e baba, motër e vëlla.

halli i komshiut tim, sido hall, nuk ishte i përmasave dramatike, madje në kushte normale nuk ishte më shumë se një shëtitje nëpër bulevardin “zogu i“, ngjitje dy kate lart në

një ndërtesë dikur me një emër të madh, trokitje në një zyrë, shkëmbim përshëndetje sipas kohës së vizitës, përshëndetje të tipit “mirë mëngjes” apo “mirë dita”, dhënien e emrit identifikues, shtypjes së një butoni, vënien e një pulle, një firme e një vule, një pesëdhjetë lekëshe për çdo fletë dhe... “faleminderit” e “mirë u pafshim!”

Kështu e përjetonte, ndërsa trokiste në zyrën e gjendjes civile komshiu im tërë skenën përjetuar nga një kronikë televizive ku kryeministri i vendit kishte shtypur “enter” dhe gruaja në sportel kishte marrë në dorë certifikatën për “një minutë”.

Trokiti në derë dhe kur dëgjoi “hyr!” uli dorezën dhe hyri në zyrë.

- Urdhëroni! - i tha nëpunësja e gjendjes civile.- Dua një certifikatë familjare dhe një certifikatë për djalin

për pasaportë.- Keni marrë numër? - e pyeti nëpunësja.- jo, – iu përgjigj ai.- shkoni në zyrën përbri dhe merrni një numër.Trokiti në derën përbri dhe pasi dëgjoi fjalën “hyr” uli

dorezën dhe hyri brenda.- Në zyrën e gjendjes civile më thanë për të marrë një numër

- iu drejtua nëpunësit.- Ku banoni?- Banoj në Athinë.- Keni shtëpi në Tiranë.- jo.- Atëherë uluni dhe plotësoni një deklaratë se nuk keni shtëpi

në Tiranë.U ul dhe e plotësoi deklaratën sipas modelit që i dhanë. Vuri

firmën dhe e dorëzoi.

126 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

127rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- E keni paguar taksën e pastrimit dhe të gjelbërimit?- Ku? Në Athinë?- jo, këtu në Tiranë.- Po unë prej dhjetë vjetësh jetoj dhe punoj në Athinë me

gruan dhe me djalin. Atje, me faturën që na vjen nga ndërmarrja elektrike na vjen edhe taksa e pastrimit, edhe ajo e gjelbërimit, edhe e televizionit, edhe ndonjë tjetër që bashkërisht futen në zërin “taksa bashkiake”.

- Atje i paguani, por sipas urdhëresave shtetërore jeni i detyruar edhe këtu të paguani taksat vendore...

- Po sikur të mos i paguaj?- Atëherë nuk do merrni numër prej meje dhe as certifikatë

prej gjendjes civile.- si kështu?- Kështu është vendosur nga shteti. qytetarët, si ata që

banojnë këtu por edhe ata që nuk banojnë, janë në emigracion si puna juaj, shteti nuk ka se ku t’i kapë. Çdo qytetar është i detyruar të vijë në gjendje civile jo një herë por disa herë në vit për të marrë certifikata ose individuale ose familjare për ti përdorë për regjistrimin e fëmijëve në kopshte, shkolla, për biznese, për të nxjerrë një pasaportë e shumë e shumë të tjera.

- Domethënë gjendjet civile qenkan si punë gracke.- Tamam. i ke rënë pikës. Po mos ishte gjetur kjo lloj zgjidhje

askush nuk do të paguante taksë shtëpie, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi e të tjera. Ti, me që nuk ke shtëpi, i shpëtove taksës së shtëpisë. Kur të kesh shtëpinë tënde do ta paguash edhe atë, banon apo nuk banon në të ashtu siç je i detyruar sot të paguash taksën e pastrimit dhe gjelbërimit edhe pse nuk hedh një bisht cigareje kund apo nuk shkel një fije barë.

- Po sa jam i detyruar të paguaj?

- Duhet të paguash...(bën ca llogari në një cep reklame picash)...do të paguash plot gjashtëdhjetë e dy mijë lekë.

- heu! Kaq shumë?...Pastaj u kujtua dhe pyeti.- Me të rejat apo me të vjetrat?- Me të vjetrat.- Si ore njeri i mirë vazhdoni të flisni me lekë të vjetra edhe

pas 44 vjetësh që nga koha kur është ndërruar paraja?- Kështu thonë të gjithë, politikanë dhe ekonomistë...Komshiu im pa ç’pa futi dorën në xhep. Nxori nga portofoli

gjashtë mijëshe dhe dy qindëshe dhe i vuri në tavolinë në këmbim të një fature dhe të një numri...

i tha lamtumirë nëpunësit që e admiroi për sinqeritetin dhe u fut në zyrën e gjendjes civile. Dorëzoi numrin dhe nga inati i tha të bëjë jo një por tri certifikata familjare dhe tri certifikata individuale.

Tak-tak nëpunësja shtypi butonat, lëvizi vulat dhe sa të hapësh e mbyllësh sytë dokumentet i kishte në dorë. Pagoi 250 lekë aq sa ishte vlera e pesë dokumenteve, përshëndeti dhe zbriti shkallët për tu futur mes njerëzve që asaj dite tetori ecnin në këmbë në të dy krahët e bulevardit “zogu i”...

* * *

Kur komshiu, ballë për ballë meje me gotën e rakisë në dorë mbaroi, mua përsëri mendja më shkoi tek “oborri i vjeljes së taksave”. Nuk e di pse kinezët, artistë të njohur në histori për sajime skulpturore ia kishin vënë emrin “oborri i vjeljes së taksave” asaj ekspozite që kaloi dete dhe oqeane për të ardhur deri në shqipëri e për tu kthyer përsëri në Kinë. Nuk e di. Vras

128 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

129rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

mendjen, herë duke rrotulluar gotën e rakisë, herë duke shikuar komshiun tim të mirë që po më shihte me habi teksa nuk nxirrja asnjë fjalë. Unë isha zhytur në mendime. Doja t’i gjeja një emër asaj që kisha dëgjuar. Vrisja mendjen ta quaja “Gracka e vjeljes së taksave”. E vrava gjatë e gjatë. E vrava edhe tani që e shkrova. E lashë ashtu siç e kishin titulluar kinezët ekspozitën e tyre. jo për gjë tjetër, por për faktin se në shqipëri nuk bëhet fjalë për një grackë, por për një oborr, madje për një fushë të madhe grackash për vjeljen e taksave...

Këtë do të ma përforconte edhe tregimi tjetër i komshiut, tregimi për nxjerrjen e pasaportës të djalit pesëvjeçar, tregim që ka filluar, por nuk dihet kur do të mbarojë.

...Kur u paraqit në polici për të nxjerrë pasaportën i thanë se duhet të ketë me vete edhe një prokurë nga gruaja e tij, ku të shkruhet se e autorizon atë për nxjerrjen e pasaportës së djalit të tyre...

...Ai të hënën më 20 tetor ishte në ambasadë për prokurën. Atë ditë qëlloi që ambasada ishte në pushim zyrtar dhe ai nuk bëri dot gjë. Në fakt edhe mund të kishte bërë gjë. Një njeri i kishte dalë përpara dhe i kishte premtuar se për një gjysmë ore, kundrejt 250 eurove, prokurën do ta kishte në dorë. se si e bënte, vetëm “ai njeriu” e dinte. legalisht duke bërë një sinjal për të lëvizur hekurat e portës së ambasadës apo në ndonjë tjetër rrugë...

AFENDiKoi... lYPËs

Historinë e atij kuzhinierit grek që një ditë, kur djali i afendikoit e kishte ofenduar dhe ai në çast kishte heq bluzën dhe ia kishte përplasur turinjve, ma kishte

treguar sa herë takoheshim, me detaje të reja që nuk i kishte thënë më parë. Më kishte treguar si kuzhinieri kishte shkuar në qendrën që mbron të drejtat e punëtorit, si kishin ardhur ata dhe i kishin matur “kokën me pe” afendikoit për të dymbëdhjetë vjetët e punës së kuzhinierit, dhe për detyrimin që i kishte ai për mospagimin e dhuratave për festat fetare dhe lejen vjetore, se si shuma i kishte kaluar të dymbëdhjetëmijë eurot…

…Më kishte treguar se si afendikoi i kishte ofruar gjashtë mijë euro si vlerë kompromisi, shumë të cilën ai e kishte refuzuar, dhe se si kuzhinieri nuk e kishte lënë me aq, kishte trokitur në dyer të tjera dhe shuma që i detyrohej afendikoi i kaloi të njëzet mijë eurot…

…Kishte marrë avokat dhe e kishte paditur në gjykatë. Por edhe afendikoi kishte marrë avokat dhe e kishte akuzuar për braktisje të punës…

…Në hisen e të dy krahëve ishin futur edhe piavicat e kohës - avokatët…

Lajmi kishte marrë dheun. Një ditë në restorantin e tij ia befi një grup i kontrollit të punës. Ata pyetën të parin shqiptarin në

130 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

131rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

se e kishte marrë dhuratën e pashkëve. shqiptari, që ka tetë vjet që punon aty dhe asnjëherë nuk kishte marrë dhurata dhe leje vjetore (sepse afendikoi ua kishte prerë: “Unë ju paguaj ditët e punës dhe iKA-t, kurse dhurata dhe leje vjetore nuk jap”), kishte ngritur supet dhe u kishte thënë jo. Kishte pyetur edhe të tjerët, njerëz gjak i pronarit, dhe ata të njëjtën gjë kishin bërë. Kontrolli la një dokument të shkruar në të cilin pronari paralajmërohej se në rast se brenda javës nuk u paguante të gjithëve dhuratat e pashkëve dhe të krishtlindjeve…

…Kaq më kishte thënë në seancat e kafeve që pimë “Tek shabani” herë pas here…

…sot, tek kishim marrë përdore Alesion dyvjeçar dhe po shëtisnim tek sheshi i lagjes vijoi…

…Të kam thënë për kuzhinierin dhe odisenë e tij. Të thashë edhe për komisionin, kontrollin dhe paralajmërimin e tij…Dje më thirri afendikoi me një tufë dokumentesh në dorë. Më zgjati njërin prej tyre dhe me një pamje lypësi në fytyrë m’u lut ta firmosja. E pyeta se për se bëhej fjalë. Me të njëjtën përulje dhe zbehje në fytyrë më tha se bëhej fjalë për kontrollin që ishte bërë dhe detyrimin e tij që t’u paraqiste atyre dokumentet e firmosura se na kishte paguar paratë e dhuratave. Merakun e kishte tek unë ndaj rrinte si pulë e lagur e frikësuar nga kallkani i dimrit që e kishte zënë. Me të tjerët nuk kishte problem, sepse ishin pjesëtarë të familjes së tij. Merakun e kishte që mua të më merrte firmën se më ka paguar 650 euro si dhuratë për pashkë…

E pashë në sy, ndërsa ngjyra e fytyrës herë i zverdhej e herë i jeshilohej. Kishim tetë vjet që punonim së bashku. Nga puna ime kishte fituar shumë. Por edhe unë kisha fituar. Në këtë marrëdhënie të dyanshme nuk kishte ekuilibër. Ai, po t’i hyja hollë llogarive, do të duhej të më jepte në dorë, për të gjithë vitet,

për të gjithë festat e të tetë vjetëve dhe pushimet një shumë që i kalonte të dhjetëmijë eurot…

Mora letrën dhe pasi e lexova e firmosa. “Po e firmos, - i thashë, - por dije se kur të kthehem në shtator nga ishulli do të flasim ndryshe…”

shoku im të dielën u nis për në santorini së bashku me gruan, me djalin dyvjeçar dhe me vjehrrën. santorini është bërë pjesë e dytë e jetës së tij. Din shumë mirë të flasë e komunikojë në greqisht dhe anglisht. Edhe e shoqja din të komunikojë lirshëm në disa gjuhë…

…Në fund të shtatorit, kur mbaron sezoni turistik në ishull, ai do të kthehet përsëri në Athinë, do të kthehet përsëri në lokalin ku një numër i madh klientësh vendas e të huaj shkojnë mbi të tjerat edhe për të marrë buzëqeshjen dhe shërbimin e kulturuar të tij...

Nga tregimi i tij mua sepse m’u ngulit në mendje togfjalëshi “Afendikoi… lypës”. Nuk është një “ngulitje” imja. Është, në një formë apo tjetër, “ngulitje” e jona. A nuk e takojmë atë çdo ditë, në mënyrë të vazhdueshme kur afendikonjtë nuk na japin as iKA, as dhurata për festat e tyre fetare (dhe thonë se besojnë në Krisht!), as leje vjetore, as kur në krye të punës bëhemi invalidë, as kur kemi ndonjë hall vetjak a familjar?

A i keni parë fytyrat e tyre kur u kërkon ndonjë të drejtë të këtij lloji?

shndërrohen menjëherë, zverdhen e marrin ngjyrat dhe tonet e lypësve në trenin elektrik Kifisia-Pire…

2007

132 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

133rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjË PiKË VErË MBi MANDiliN E BArDhË...

Ata ishin katër vetë, dy burra dhe dy gra veshur shik çka i bënte të dalloheshin nga klientët e tjerë. lokali, një restorant që shquhet për cilësinë dhe freskinë e

ushqimeve, sidomos të peshkut që sikur kërcen nga valët e detit në valët e tiganit, ka për adresë mesin midis hoteleve luksozë të Athinës, diku në shoqëri të hiltonit, Caravelit e të tjerë. restoranti ka emër veçanërisht për buzëqeshjen në shërbim, për fjalën e mirë dhe vështrimin në sy.

Miku im, kamerier prej vitesh në atë lokal, njohës i mirë jo vetëm i greqishtes por edhe i anglishtes, siç më tregon ndërsa tërheqim mbi buzë “Tek Katerina” rruazat e rakisë shqiptare, i priti hapakrah si i thonë fjalës, sikur donte ti mblidhte jo vetëm rreth tavolinës së shtruar bukur por edhe thellë zemrës. U dha dorën, u uroj mirëseardhjen dhe u kujdes që secili, veçanërisht gratë, të ndjeheshin sikur ishin ulur në një mjedis familjar. U përshkroi një për një menynë duke u ndalë në ushqimet karakteristike të lokalit, mori porosinë për tu kthyer një çast më vonë me një shishe me verë.

E hapi shishen duke i parë në sy e duke buzëqeshur. Ndërsa mbushte gotën e katërt një pikë verë, si një sferë e kuqe, u shkëput nga rrjedha dhe ra mbi mandilin e klientit...

Kërkoi ndjesë dhe zgjati dorën të marrë mandilin.- Prit! - dëgjoi të thotë njërin nga klientët. ia kapi dorën duke

buzëqeshur dhe në çast rrëmbeu kriporen mbi tavolinë.- Po të ndodheni në shtëpi, - i tha, dhe ju bie verë mbi mbulesën

e bardhë, diçka e çmuar për familjen, merr pak kripë dhe hidhe mbi pikën e verës. Vëre mënjanë, lëre ashtu deri të nesërmen, fryje dhe do të shohësh se nuk ka asnjë shenjë njolle.

Tha këto dhe mbi pikën e verës formoi një kon të vogël që menjëherë u skuq.

- ju jeni kimist? – e pyeti kamerieri.- Po, i tha. - jam profesor kimie në universitetin...- Edhe unë kimist jam. Kam mbaruar universitetin për kimi

dhe kam qenë mësues kimie në vendin tim.- Ju e flisni shumë bukur anglishten. Nga jeni?- jam shqiptar, jam nga shqipëria.- Po pse nuk vini në Amerikë?- Po, ja, këtu erdhëm dhe këtu mbetëm. - Vetëm je?- jo, jam me familje. Dhe i tregoi unazën e martesës në gisht.- Më bëni përshtypje ju shqiptarët, - vijoi bisedën pak minuta

më pas kur kamerieri kishte vendosur mbi tavolinë pjatat e para. – Anglishten e flisni shumë bukur, si të keni lindur e të jeni rritur në londër apo në Uashington. Keni një buzëqeshje që të bën për vete. Keni një tingull që të zgjon zërin e një të afërmi...

Në atë çast kamerierin e thirrën dhe ai, duke i kërkuar ndjesë për ndërprerjen e ligjëratës, u largua duke u kthyer me tabakanë e madhe mbi të cilën avulli dhe aroma e peshkut të freskët ngriheshin e shkriheshin si mirazhet e piramidave.

- Unë në Amerikë kam disa studentë shqiptarë, - vijoi bisedën si të mos e kishte ndërprerë. janë studentët më të mirë, krenaria ime. Në Amerikë kam njohur shumë shqiptarë dhe, mund të them me gojën plot, se ata janë integruar me dinjitet dhe nuk dallohen

134 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

135rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

nga amerikanët që kanë lindur e janë rritur si amerikanë. Bizneset e tyre janë nga më të mirat, loja e tyre në art dhe kulturë shquan duke sjellë një erë të freskët...

Një dorë e ngritur dy tavolina më tej e shkëputi përsëri nga biseda. ishte një natë si të gjithë netët e tjera, natë me tavolina cep më cep të mbushura, natë me njerëz që prisnin në holl me syrin si një periskop në kërkim të ndonjë lëvizje kolektive ngritjeje nga karriget... Kështu vazhdoi në vrapin herë me letrën me porositë në dorë e herë me tabakanë e rëndë të mbushur me pjata që lëshonin aromë. Nuk i kishte harruar amerikanët që herë pas here i hidhnin vështrimin buzagaz. E ndjente se flisnin për të ndaj sa herë kryqëzoheshin shikimet hapte kroin e buzëqeshjes e i jepte fytyrës ngjyrat e kapshme të nderimit dhe respektit.

...Kur mbaruan së ngrëni i bënë shenjë të merrte paratë. Bakshishi ishte sa një e treta e llogarisë, bakshish i cili, sipas

një marrëveshje shoqërore, hidhej në një “kuti votimi” siç e quanin dhe ndahej për të gjithë punonjësit, të kuzhinës e të sallës proporcionalisht.

...Amerikanët u ngritën dhe në tavolinën tashmë të pastruar u ulën katër klientë të tjerë.

i kishte harruar amerikanët pas punëve dhe klientelës që vazhdonte të qëndronte në holl në pritje të lirimit të ndonjë tavoline kur shoku i punës i thotë se dikush e kërkon tek hyrja.

...ishte amerikani, profesori i kimisë me të cilin kishte këmbyer fjalë shpirti. Kishte më se dhjetë minuta që e priste.

- Nuk mund të ikja, - i tha, - pa ju thënë edhe njëherë faleminderit. Nesër herët do të nisem për në Amerikë. ik me përshtypjen më të mirë. Do të vij t’ju takoj sa herë të vij, por do të desha t’ju takoja edhe në Amerikë...

Athinë qershor 2010

KATËr “ shTYllA TË AKroPoliT ”

Që në fillim dua të sqaroj se nuk është fjala për shtyllat e Akropolit të lashtë, ato shtylla që mbajnë në këmbë histori mijëravjeçare që çdo ditë kundrohen me habi nga mijëra

turistë nga e gjithë bota. Fjala është për një lokal në breg të detit, në një ndër plazhet

e ishullit të santorinit, në Perisa, që mbledh e përcjell çdo ditë, nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes qindra turistë.

Fjala është për katër shqiptarë që e mbajnë në këmbë si shtylla të forta lokalin e me punën e tyre i kanë dhënë emër vetes dhe lokalit...

Mall për livadhet e Stravajt

Atë e takuam në udhëtimin e parë drejt santorinit, si “zog shtegtar”. Nuk i vura as emër e as mbiemër, e lash anonim si pjesë e pandarë e “zogjve shtegtarë“, të shqiptarëve që po u afrohen dy dekadave ikjeje, ikjeje të pandërprerë maleve e deteve në kërkim të një jete më të mirë, në kërkim të deteve e lumenjve të tjerë sepse siç thotë ai “shkumbini është turbulluar...”

shpëtimi është kamerier që, kur të vjen pranë, më shumë se sa ushqimin e gatuar nga Merita dhe Armandi, të sjell buzëqeshjen e fjalën e ëmbël në anglisht, italisht e greqisht, “ushqimi” më i mirë nga të gjitha ushqimet e botës.

136 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

137rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

historitë e tij nuk kanë të sosur. Ai drejtpërdrejt ose tërthor ka qenë gjithnjë i pranueshëm në tregimet e mia për emigrantët. sot do ta jap nëpërmjet një bisede të shkurtër, nën hijen e një çadre plazhi në Perisa të santorinit, në një çast jete jashtë punës...

- si ndodh që shumë histori të jetës suaj lidhen me këtë ishull të largët vullkanik në jug të detit Egje? Ka ndonjë gjë interesante?

- Nuk ka ndonjë histori kushedi sa interesante. Erdha nga kurioziteti për të parë se kush ishte santorini dhe mbeta këtu. Fillimi qe shumë i vështirë. i përballova të gjitha, u stabilizova. Punoja gjatë gjithë muajve të verës. Fillimisht me orar shumë të zgjatur, por njëkohësisht edhe ia kaloja shumë mirë.

- sa vjet ke që shtegton verës në këtë vend?- Dhjetë vjet.- Këtu në Akropol sa vjet ke që shërben?- Katër vjet.- si e ndjen veten si “shtyllë” e Akropolit? si “shtyllë“ e jashtme, por e fuqishme, me themele të fortë.

Mbaj peshën time. Është një punë e lodhshme, por të jep kënaqësi, të sjell gjumë të ëmbël.

- si do t’i përshkruaje bregun e shkumbinit në librazhd, ku linde dhe u rrite me bregun e detit këtu në Perisa të santorinit?

- M’i trazove kohët, kujtimet, krahasimet. Pastërtia, kaltërsia janë komplet ndryshe. shumë rrallëherë më ka ndodhur që bregun e shkumbinit në librazhd ta shoh të pastër dhe ujin të kaltër. Këtu pastërtia dhe kaltërsia janë të përhershme. Gjithsesi je larg vendit tënd, njerëzve tuaj. Por pastërtinë dhe çiltërsinë e njerëzve në vendin tënd nuk e gjen këtu. Uji është afërsisht i njëjtë, njerëzit janë të ndryshëm.

- Do të kthehesh ndonjë ditë në brigjet e shkumbinit?- Kam mall për brigjet e shkumbinit. Dhe dua të vete një ditë

vere ta shoh të pastër ujin e shkumbinit. Në dimër ai turbullohet nga shirat dhe përrenjtë malorë që sjellin gurë e truall. Dua ta shoh të pastër, ashtu siç e shikoja në vitet e fëmijërisë. shpresoj që një ditë vere, kur të shterojnë ujërat dhe punët e santorinit, të shkoj të kridhem në ujërat e shkumbinit në librazhd.

- Cila pikë e librazhdit është më e dashur për ju?- E kam në sy një vend përrallor që quhet stravaj. Është në

malet e sopotit. Atje shpirti gjen prehje. Atje ndjen një kënaqësi tepër të veçantë. Gjelbërimi i përhershëm, dimër e verë, dëbora majë maleve... Është një vend i rrallë. stravaj është një ndër vendet që më ka lënë shumë përshtypje, më ka bërë për vete. Kam qenë shumë herë atje. Pikat më të larta të librazhdit, livadhet janë të pafundme. Më ka marrë malli të shoh gjelbërimin dhe lulet e livadheve të vendit tim, të stravajt që e dua dhe e kam në shpirt.

Kam edhe një pikë tjetër në librazhd që, sa herë që vete, e nderoj me respekt. Është kioska e shokut tim të fëmijërisë dhe të emigracionit, Eqremit. Ajo kioskë dita ditës vjen e humbet. Tani i ka ngelë vetëm çatia nën hijen e zezë të punimeve pa asnjë kriter e pa asnjë lloj leje, të rrethuar siç rrethon merimanga mizat në rrjetën e vet. Ajo është e dashur për mua, sepse pranë saj e në shoqëri me shokët e miqtë e mi, që nuk e di se ku janë, me përjashtim të Eqremit që punon e jeton në saranti të Thivas, kalova vitet para ikjeve maleve të Greqisë derisa erdha këtu. Ajo ishte një kioskë e vogël, katër me tre metra, por shumë e dashur ...

Kaltërsinë e Jonit nuk do ta ndërroja...

Dhurata Malaj, nëna e atij çamarrokut trevjeçar që të sjell rrotull e që nuk e do detin, nuk i pëlqen të futet mes valëve e të llapashitë këmbë e duar. Verës ajo shtegton në santorini me të shoqin dhe djalin. zotëron anglishten, frëngjishten, italishten dhe

138 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

139rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

greqishten, çka e bën atë njeriun më të dashur e të respektuar midis turistëve. Edhe ajo është një “shtyllë“ e Akropolit, një shtyllë e fortë...

- Nga cili mal e ke marrë mbiemrin?- Nga mali i sevasterit.- A duket deti nga sevasteri?- jo. Është vend komplet malor. Një vend i rrethuar nga male

të lartë, nga bjeshkë.- Më duket se ka një ballkon natyror, ku duket ana e kundërt

e detit, lugina dhe lumi i Vjosës dhe Mallakastra. Atje para dyzet e ca vjetësh, kur rruga për Tiranë kalonte andej, më ka takuar të ulem e duke kundruar pamjen të shijoj kosin që e prisnin me thikë dhe mishin e qengjit të pjekur në hell.

- Unë nuk e di, të them të drejtën. që në moshën tre vjeç kam ikur dhe nuk jam ngjitur më në sevaster.

- Ke lënë detin e Vlorës, atë peizazh të bukur, atë lindje dielli nga Kanina dhe perëndim pas sazanit dhe ke ardhur në brigjet e detit Egje. Ke mall për Detin e Vlorës?

- shumë. jam rritur me detin e Vlorës.- si të duket ai det me këtë det?- Çdo gjë ka karakteristikat e veta. Megjithatë të bukur janë

që të dy. Dhe megjithatë kaltërsinë e jonit nuk do ta ndërroja me atë të Egjeut.

- Çdo vit vjen verës nga Athina në santorini. si e përjeton këtë shtegtim?

- Këtu vij për të punuar dhe për të kaluar edhe muajt e verës, duke u larguar nga monotonia dhe mbyllja e dimrit.

- sa vjet ke që vjen këtu?- Ky është viti i katërt.- Do vish vit për vit këtu?- Po. Po. Do të vij me burrin dhe djalin...

Jetoj me shpresën e kthimit...

Merita është e “padukshme”, siç janë të padukshme të gjitha shtyllat që mbajnë themele të forta ndërtesash të larta. Nga mëngjesi deri vonë në darkë nën zjarrin e kuzhinës, të furrave, furnelave të gazit e të korrentit, të lloj - lloj pajisjeve për pjekje e skuqje. Ka vite që e përballon këtë. i ka vënë shpatullat dhe gjoksin punës, duke u bërë e nderuar. Mezi tek e shkula këtë “shtyllë” që t’i merrja paksa jetë nga jeta e saj për ata që nuk e njohin dhe për ata që një ditë do të duan të shijojnë menynë e saj të pasur...

- si e emrin? - Merita. Këtu më thërresin Margarita.- Nga je?- Nga Elbasani, zona e shpatit.- Kur ke zbritur këtu në bregdet?- Në ’98-tën.- Prej ’98-ës këtu je?- Këtu, në santorini.- Keni zënë rrënjë?- rrënjët i kam në shqipëri, punën po.- Me kë je këtu?- jam me burrin dhe me vajzën. Kam një vajzë dhjetë vjeçe.

Burri punon në një furrë buke, është furrxhi, kurse unë jam kuzhiniere.

- Ku e keni marrë zanatin?- Këtu.- si e morët?- Me praktikë. Nuk kam bërë shkollë. jam nisur nga zero.

140 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

141rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- Çfarë shkolle keni mbaruar?- Në shqipëri mbarova shkollën e mesme, të përgjithshmen,

punova një vit mësuese dhe pastaj erdhëm këtu.- si e sheh punën që bën në “Akropoli”?- si zanat më pëlqen, përderisa jam kaq vjet.- Çfarë ju pëlqen më shumë të gatuani?- Gjithçka. Të gjitha menytë që më jepen.- Gruaja ime mbrëmë i pëlqeu ato që quhen “qoftopseftedhes”

“ qofte të rreme” e veçantë e lokalit tuaj dhe e duarve tuaja. si i bëni ato?

- shumë e thjeshtë. Është diçka “pseftiko” e “rreme”: Domate, dhiozmë... si i themi dhiozmës në shqip ne?

- Milcë.- ... qepë, me pak qumësht e dy kokrra vezë, pak miell. ja

këto. Kjo është karakteristikë e santorinit.- Tjetër çfarë është karakteristikë e santorinit?- Fava.- si gatuhet fava?- E para, do zjarr shumë të ulët. zihet për shumë kohë, 2-3

orë. Ka shumë punë...- Pastaj shtypet?- shtypet. E shikon se ti e ditke? Më pas pak vaj ulliri, pak

qepë të freskët dhe është gati?- Vajza vazhdon shkollën?- Vajza mbaroi klasën e katërt. Flet edhe shqip edhe greqisht

shumë mirë.- shqipen ia mësoni ju?- shqipen ia mësoj unë. lexon mirë. Problem kemi paksa

shkrimin.- si e sheh të ardhmen këtu?- jetojmë me shpresën e kthimit.

- Verës jeni këtu. Dimrit ku punoni?- Pa punë, me ndihmë sociale. Punon vetëm burri. Kam dhjetë

vjet që punoj tek Kosta, që kur kam ardhur. Në fillim punova si sallatiere dhe tashti kam pesë vjet që punoj kuzhiniere e parë.

- Mua më pëlqeu gatimi juaj.- Më bëhet qejfi që e pëlqyet. Ka dyndje të madhe klientësh

se po të mos ketë dyndje dalin gjërat edhe më të mira.- Tjetër në santorini kë keni? - Kam të gjithë familjen e burrit.- si ta kuptoj këtë?- Prindërit, babanë dhe nënën, dy vëllezërit dhe një motër.- Ata me se merren?- Vjehrra rri në shtëpi. Dy kunetërit punojnë, njeri në një

hotel kurse tjetri në ndërtim...- si i quajnë ata?-Vjehrrin e quajnë Pali, vjehrrën Bukurie, kunetërit i quajnë

Arben dhe ilir, kurse kunatën sonila...

Punë dhe shkollim... Armando është një djalë i ri, nga ata djem që erdhën dhe iu

futën jo vetëm punës, por edhe profesioneve të jetës, profesione jo vetëm me praktikë, por edhe me shkollë. Është edhe ai një “shtyllë” e Akropolit, shtyllë e brendshme, e padukshme. ja biseda që zhvilluam me të...

- Nga je Armando?- jam nga Vlora, nga Koculi, lart nga Peshkëpia.- Kur ke ardhur nga Vlora?- Po bëj dy vjet që kam ardhur tani dhe nuk kam ikur fare.- je me letra?

142 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

143rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- Me letra, pa tjetër.- Në santorini në çfarë kohe vjen?- Vij në fillim të majit me fund të shtatorit.- Ku punon gjatë dimrit?- Dimrit punoj në Athinë. Nëpër sulflaxhikidha, në restorante.

Çfarë të dali. Punoj kuzhinier. Vazhdoj shkollën. Mbarova vitin e parë dhe vazhdoj vitin e dytë.

- Për çfarë?- Për kuzhinë.- shkollë private apo...?- shkollë private.- si të duket profesioni?- shumë mirë. Deri tani shumë mirë.- Në Athinë me familje jeni?- jo, jam vetëm. Është edhe kunati, por ai punon dhe jeton

në lamia me motrën. - Në shqipëri kë ke?- Kam nënën. Babi...eh!- Më vjen keq! Keni vëllezër dhe motra?- Kam një vëlla dhe tri motra. Vëllai është në lamia bashkë

me motrën. Dy motrat e tjera janë në shqipëri, njëra është në Tiranë, kurse tjetra është në Vlorë, vazhdojnë studimet.

- Në shqipëri çfarë shkolle mbarove?- Tetëvjeçaren, vetëm.- si të duket këtu puna?- shumë mirë. Deri tani më kanë ecur shumë mirë punët.- Në kuzhinë me kë je?- Në kuzhinë këtu jam me një shoqe shqiptare. Kam

bashkëpunuar edhe para tre vjetëve me të dhe ia kalojmë mirë. E quajnë Margarita. Ajo është përgjegjësja në kuzhinë.

- sa vetë jeni në kuzhinë?

- jemi shumë veta. Tre gatuajmë, një përgatit sallatat si dhe pjatalarëset.

- sa shqiptarë jeni në kuzhinë?- Në kuzhinë jemi dy shqiptarë. Të tjerët janë nga

rumania.

Shqiptarët janë të mrekullueshëm...

Kosta është grek, pronar i “Akropolit”. Nuk e ka të vetin, e ka me qira. Verës vjen këtu e dimrit zbret në Athinë. Më bëri përshtypje ai njeri, më befasoi me një anë të qenies së tij, atë të punës. Nuk kam parë deri më sot ndonjë grek që të punojë sa ai dhe si ai, që të jetë i pranishëm në punë në mënyrë aktive, duke pastruar e sistemuar tavolinat, duke fshirë e duke pritur klientët, duke mbajtur në duar turrën e madhe të pjatave të mbushura me ushqim, duke pritur e përcjellë njerëzit. Ai punonte dhe shërbente më shumë dhe më mirë se argatët.

Kur u futa në bisedë me të më tha vetëm emrin. Mbiemrin nuk ia mësova, por i vura vetë një mbiemër: Kosta Dhuleftaris (Punëtori). Ai është një tjetër “shtyllë“ e Akropolit, shtylla e parë, kryesorja. Mban veten, por mban edhe të tjerët...

Më quajnë Kosta, thotë. jam përgjegjës i këtij lokali. Gjithçka është shumë mirë. Bashkëpunoj me shqiptarët. janë të mrekullueshëm dhe jam shumë i gëzuar që bashkëpunoj me ata. Bashkëpunoj me ta prej shumë vitesh. Nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë problem. janë shumë të mirë në punë dhe mbi të gjitha me karakter shumë të mirë. Për mua kjo ka rëndësi. Nuk kam se çfarë të them më shumë. Të gjithë janë shumë të mirë...

santorini, qershor 2007

144 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

145rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

TAVoliNA qË shEh DETiN

Timin nuk e kam parë dhe nga larg nuk e kam dëgjuar kaq të emocionuar, të malluar dhe të mrekulluar. Ai, si të më jepte një sihariq të madh, nuk pushonte të më thoshte “Kjo

është një histori e vërtetë”, “Është një histori që më ka tronditur shumë”, duke ma përsëritur disa herë. Çfarë kishte ndodhë? Çfarë e kishte emocionuar dhe mrekulluar kaq shumë sa nuk gjente fjalë për ta përshkruar ngjarjen?…

… Ai është nga librazhdi. Në gjimnaz, një vit pas tij ishte një vajzë. E urtë, e bukur, e mençur, e shkëlqyer në mësime ajo ishte si një lule bjeshke që nuk guxoje të zgjatje dorën për ta prekur…

… Kur mbaroi gjimnazin, atij i doli e drejta e studimit në fakultetin e shkencave të natyrës, shkenca që atij i pëlqenin…

…Kur mbaroi gjimnazin, asaj i doli e drejta e studimit për agronomi. Pak anakronike për librazhdin, i cili e shtrydh jetën në luginën pa fushë të shkumbinit e në malet me një “batanije” tokë buke e dy “batanije” qiell. Ç’është e vërteta pak truall bujqësor u hap kur stebleva dhe Fushë-studna, të përmendura për kultivimin e patates, iu shkëputën Dibrës e i kaluan librazhdit. Por kjo nuk do të thoshte që syri i shkollimit të lartë të brezit të ri librazhdas të shikonte institutin Bujqësor. Nejse, kohë e zakone, siç i thonë, të kaluarën nuk e ndryshojmë dot.

Me vajzën nga librazhdi, një vit më vonë në shkollën e

lartë, Ai e kishte bërë zakon të takoheshin të shtunat e të dielat, atëherë kur studentët e bujqësorit, veshur me rrobat më të mira, vërshojnë rrugëve e kafeneve të Tiranës duke treguar se nuk janë as provincialë dhe as të harruar nga koha. Takoheshin, pinin ndonjë kafe te Drini, uleshin tek shkallët e Pallatit të Kulturës ose në bordurën tek monumenti i skënderbeut, merrnin të tatëpjetën e të përpjetën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në atë që quhej asokohe “xhiroja e mbrëmjes”, ndaleshin e takonin ndonjë të njohur…

…Erdhi një ditë që ndërruan kohët. i pari, që doli jashtë kohe, ishte instituti Bujqësor, megjithëse qeveritarët e ngritën në shkallën sipërore dhe e quajtën Universiteti i Bujqësisë. Kooperativat bujqësore, ndërmarrjet shtetërore të bujqësisë u shuan si nitrati i amonit në ujë. Bujqësia u shkatërrua në rrënjë, u shkul nga toka dhe mbeti në ajër rrënjëtharë. U arrit deri atje sa biblioteka shkencore e Universitetit të Bujqësisë të pësojë fatin e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë, të digjet ndërtesa e të digjet tërë ai fond shkencor për tu pasur zili…

…Ai nuk e pa më vajzën. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ishte shkulur trotuaresh e mbi të vërshonin lloj-lloj njerëzish që nuk dinin se ç’bënin. shkallët e Pallatit të Kulturës, ku dikur ata uleshin dhe vrisnin kohën, ishin shkulur pllakash. E kërkonte vajzën. Deshte t’i thoshte një fjalë, nga ata fjalë që thuhen me zor e që po gjetën njëra tjetrën mbajnë një jetë të tërë. Ajo, do të mësonte nga një kushëri i saj, kishte lënë bankat e universitetit dhe ishte nisur “ku të dalë”, rrugëve të panjohura të emigracionit…

…Një ditë do t’i linte nxënësit në librazhd e do të nisej në dhé të huaj. Pesë herë do t’i shkelte shtigjet malore, në borë e shi, do të kthehej me dhunë e përsëri do të ecte me ditë të tëra derisa bëri vend në Athinë, kamerier në një restorant cilësor. U

146 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

147rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

martua dhe ka një fëmijë që muajin e kaluar i mbushi dy vjetët. Verës ai shkon në santorini…

* * *

10 qershor 2006. Mbrëmje. Në lokalin e bukur buzë detit nuk ka tavolina bosh…

…Një burrë, goxha i shëndoshë për moshën, me një anglishte tipike londineze, pasi e përshëndet i lutet që t’i gjejë një tavolinë që të shohë detin, diellin kur bie të lahet në mbrëmje për tu ngritur i pastër në mëngjes po nga ai shtrat ku ra.

i tha të presë pak dhe nxitoi drejt ballkonit, atje ku edhe deti edhe ishulli zhvishnin lakuriq bukurinë. E bëri gati tavolinën, madje i vuri në mes edhe një vazo me lule të freskëta….

… U fut në sallë dhe u bë kallkan, ngriu siç ngrijnë qeniet e gjalla në frigoriferët e ruajtjeve të gjata. Pjatanca i ra nga dora dhe kërciti mbi pllakat e mermerta, blloku i porosive dhe lapsi i ranë mbi këmbët që mezi mbaheshin. sytë i ngelën në dy sy të njohur, të lotuar, të malluar. Ajo u afrua e para dhe e kapi përqafe. Ai përqafim e shkriu, e solli në vete. Ishte ajo, shoqja e rinisë në librazhd, studentja e bujqësorit që e humbi në Tiranë dhe e gjeti në bregun e një ishulli të bukur të Egjeut. E qeshur, e gjallë, e bukur si të kishte dalë nga gjiri i nimfave të detit. Një djalë i vogël kapi dorën e saj. Burri që kishte porositur tavolinën i shihte dhe nuk fliste…

Ajo, i shoqi dhe djali u ulën në tavolinën që shihte detin. Ai, më në fund, gjeti tabakanë, bllokun dhe lapsin mbi mermer dhe mori porosinë…

Ajo qëndroi një javë në santorini. Mëngjeseve vinte e pinte kafenë. Në mesditë vinte e shijonte gjellët e restorantit. Në

mbrëmje ulej dhe kundronte detin. Dy fëmijët u miqësuan shpejt, laheshin bashkë e zhgërryheshin në rërë. Flisnin secili me gjuhën e vet fëminore, atë lloj gjuhe që e mësojnë para se të mbushin vitin dhe e lënë kur arrijnë të artikulojnë fjalët e para.

Në hapësirat e vogla të kohës ai dhe ajo kujtuan ditët kur ishin nxënës e studentë. Ajo kishte qenë në librazhd dhe ishte në dijeni për të gjithë rrugën dhe jetën e tij. Ai mësoi se ajo kishte mbaruar universitetin, kishte një punë të mirë, ishte martuar me një anglez, me një njeri të mirë dhe kishte ardhur familjarisht të pushonte në ishullin e bukur të santorinit.

…Kur iku shkëmbyen telefonat dhe adresat. Tani e tutje ata nuk do të shkëputeshin, do të jetonin, sido që nga larg, jetën e njëri-tjetrit.

Ai nuk ma tha emrin e shoqes së tij. Edhe unë nuk e pyeta. Ngjarja është e vërtetë. Këtë ma porositi disa herë…

148 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

149rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjË DjAlË NË TAVoliNËN 15

Radhën e kaluar të tregova për shoqen time të rinisë, për studenten e Universitetit të Bujqësisë që ditë të tëra e prita tek bordura me skënderbeun mbi kalë

që sheh malet në Verilindje. E prita… Dhe nuk erdhi. E prita derisa mësova se kish marrë

rrugën e pambarim të kurbetit. Të tregova edhe se si u takuam pas shumë vitesh në santorini dhe se si lexova në sytë e saj mallin e dikurshëm dhe qetësinë e lumturinë që ia falte djali i vogël dhe i shoqi thuajse i një moshe me të…

sot po të tregoj për një tjetër ngjarje, një ndodhi nga jeta që më dhembi kur e përjetova…

…Pronari i lokalit ku shërbej më tha se në tavolinën 15 një djalë i ri kërkonte të fliste me një shqiptar. Shkova dhe e përshëndeta shqip. Ndjeva se fytyra e ngrysur deri në atë çast mori shkëlqim. i qeshën sytë dhe tërë qenia iu përtëri. Më përqafoi sikur të kishim vite pa u parë. Mezi fliste. Një komb i kishte zënë laringun dhe një vijë e hollë rridhte nga liqeni njerëzor i ndjenjave…

…Dhjetë vite të shkuara, pasi kishte kaluar male e dete, ishte ngujuar në një ishull të Egjeut, në itakë. ishte i ri, vetëm njëzet vjeç dhe formimi i tij në nivel gjimnazi i krijonte hapësirën që të fliste më mirë anglisht se sa greqisht. Për më tepër kjo kur në

ishullin e famshëm të miteve të lashta, të odiseut të njohur për intrigën me Kalin e Trojës dhe aventurat për t’u kthyer në itakë ku e shoqja besnike thurte atë që në historinë e miteve quhet “Pëlhura e Penelopës”, vinin shumë turistë. Këtu nisi edhe odiseja e tij, një odise e cila ende vazhdon dhe “itaka” i duket shumë larg…

…Në itakë, një mbrëmje, në njërën nga tavolinat që shihte detin e përflakur nga perëndimi i diellit u ul një grua. Kamerieri, një grek që e fliste anglishten siç flasin kretasit greqishten, i tha ta pyeste dhe t’i ofronte shërbimin.

E pyeti në një anglishte të pastër. Ajo e pa me vëmendje djaloshin, buzëqeshi dhe pa hyrë në menynë e mbrëmjes hyri në “menynë e jetës”. E pyeti se ku e kishte mësuar kaq bukur anglishten. i tha shkurt: Në shkollë, në gjimnaz. E pyeti se nga ishte dhe ai, pa ndrojtje i tha se është shqiptar. Kjo e befasoi aq shumë gruan sa harroi pse ishte ulur dhe çfarë kërkonte në atë restorant të vogël me sytë nga deti. Filloi ta gërryejë në kërkim të labirinteve të jetës dhe vendit të djaloshit sikur kërkonte të gjente mitet e itakës dhe tërë odisesë së mijëra vjetëve të shkuara…

Anglezja, që i kishte kaluar të dyzetat në moshë, nisi ta frekuentojë restorantin e vogël çdo ditë, madje tre herë në ditë. Në mëngjes gjerbte kafen “turke” që vendasit i thoshin “greke”, në drekë hante ose më mirë me thënë pinte me oreks, pa futur një kafshatë bukë në gojë, një supë karakteristike peshku që shërbehej vetëm në atë restorant, kurse në darkë herë kërkonte oktapodë, herë barbunjë e herë kallamarë që kuzhinieri i gatuante sa të lëpije gishtat e pjatën. Por duket se më shumë nga të gjitha i pëlqente anglishtja e pastër e djalit të ndrojtur nga shqipëria, bisedat me të, depërtimi në ëndrrën e tij për të parë botë e për të hedhë rrënjë diku në perëndim…Këtu u ngul edhe ajo duke i treguar për londrën, skocinë, vendin që siç thonë “nuk i perëndon dielli

150 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

151rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kurrë”. Tregonte dhe djali humbte në ëndërrime. Aq shumë humbte sa një ditë iu duk se dikush e kapi përkrahësh dhe e përcolli në atë botë të panjohur. Kur e përmendi zëri i anglezes që kundrejt martesës i ofronte leje qëndrimi në Angli, pickoi veten fort aq sa iu nxi mishi dhe pa një pa dy pranoi…

…Kishin kaluar dhjetë vjet që atëherë. ishte martuar me anglezen dhe kishte marrë lejen e qëndrimit. Kaq. Nuk kishte dhe as do të kishte ndonjëherë fëmijë. ishte tridhjetë vjeç kurse anglezja pesëdhjetë e pesë. E ndjente se po i plakej jeta. Kishte humbur rininë për një leje qëndrimi. Po humbte edhe burrërinë. Po humbte edhe kërkesën njerëzore që të përtërinte jetën, të kishte e të rriste fëmijë. E ndjente veten si në mitin e Çirçes, si odiseu në prangat e një gruaje, në ishullin e legjendës, i paaftë për të kaluar detin e të dalë në ndonjë breg të gjallë.

…Kishte ardhur me pushime së bashku me “Çirçen” e jetës së tij dhe kërkonte fjalën shqipe, tingullin e bukur të saj që rrallë e dëgjonte. E shprazi hallin si shprazet uji i valuar mbi puplat e pulës kokëprerë. E ndjente se kishte bërë një gabim të madh në jetë dhe, si u shpreh “ po e paguante shtrenjtë”. Kishte kuptuar se jeta nuk është “një leje qëndrimi”, “një nënshtetësi”, një “martesë me kusht”. Kishte kuptuar se në jetë duhet dashuri, marrëdhënie që prekin zemrën dhe shpirtin. Këto kishte dhjetë vjet që i kërkonte dhe nuk i gjente. E ndjente veten si të lidhur me pranga mesjetare dhe si të ishte në katakombet e kështjellës së Ifit të Dumasit. Donte që dikush ta fuste në thes, t’i mbyllte grykën, ta hidhëte në det e ai, me thikën e shpirtit, ta çante thesin dhe të shkonte në ishullin e Monte Kristos…

…Ndenjëm pesë ditë së bashku, pesë ditë që mua m’u dukën si pesë muaj njohjeje. i dhashë të kuptojë se jeta vazhdon, se ajo është e gjatë dhe se trasenë e saj kushdo e hap vetë…

TrE AMEriKANË...

Ai është nga Librazhdi, kurse unë nga Dibra. Kufij në vendlindje kemi malet, shumë male, kurse këtu, në ngujimin e të ikurve, kemi një mur, tek tullë…

Tani që po shkruaj këto radhë ai nuk është këtu, nuk është as djali i vogël që gjallëron katin herë me të qara e herë me të qeshura, siç dinë të qajnë e qeshin fëmijët. Nuk është as e shoqja, vlonjatja e tij e jetës dhe as e ëma e saj, një grua që të ndjell respekt. Kanë ikur në një ishull të largët, në santorini. Unë nuk kam qenë në santorini, në ishullin që mban emër latin. Kam dëgjuar për të dhe për vullkanet dhe lavën vullkanike prej shekujsh të shuar. Kam parë një video dhe një album me fotografi origjinale të djalit tim në një udhëtim me klasën e tij në vitet e liceut…

…Kur iku, Timi më tregoi se një natë, në një qosh të restorantit ku shërben deri natën vonë, ishin ulur tre vetë. Nga mënyra e të ulurit, mimika e fytyrës, kuptoi se ishin të huaj. Kur u afrua e vërtetoi këtë nga gjuha që flisnin. Iu përgjigj në të njëjtën gjuhë, në anglishten që mësohet në shkollë e përvetësohet me punë e me praktikë të përditshme. Ata u befasuan nga theksi i përkryer i anglishtes së garsonit dhe nxorën kazmat e kureshtjes dhe nisën të rrëmojnë në jetën e tij. Mësuan se është shqiptar. U befasuan kur ai u tha se ka mbaruar universitetin. U afruan me të kur ai u tha se ka qenë mësues dhe është marrë për shumë vite, para se të

152 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

153rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

vijë në Greqi, me mësimin e fëmijëve. Afrimi ndodhi sepse edhe ata ishin mësues, madje mësues të një shkolle sipërore. Pedagogë universiteti ishin dy, kurse i treti ishte rektor. Emri i universitetin ishte i dëgjuar për mësuesin shqiptar. Ata, kur mbaruan së ngrëni e numri i klientëve ishte rralluar iu lutën të ulej paksa me ta. E pyetën për shqipërinë dhe shqiptarët. Kurioziteti i tyre ishte i madh. Ata kishin dëgjuar për vendin e vogël ballkanik gjëra të ndryshme që nga përplasje me sovjetikët e deri tek piramidat e gjurulldia që u shkaktua pas rënies së tyre. Ai u foli shkurt për gjeografinë, historinë dhe virtytet e shqiptarit. Ata e dëgjonin me vëmendjen e një nxënësi…

Ai ma tregoi këtë histori të dielën e kaluar. Të nesërmen në mëngjes u nis për në santorini. Verës ai punon gjithnjë atje. Ka bërë me sjelljen e tij vend të tillë sa pronari i atij restoranti nuk e lëshon nga fundi i majit në fund të shtatorit…

…historia me tre amerikanët do të kishte humbur në arkivin e kujtesës sikur një telefonatë nga santorini të mos e kishte nxjerrë prej andej dhe vënë në tavolinën e punës së gazetarit. Kishte ndodhë ajo që shpesh thuhet kalimthi si një diçka e rëndomtë: “Mali me mal nuk takohen por njeriu me njeriun takohen”…

…Të hënën, ende pa u sistemuar në shtëpinë e zënë me qira, kishte filluar punën. Restoranti ku punon thotë se është ndër më të bukurit dhe të frekuentuarit në santorini. Ka detin në sy e diellin si saç i zjarrtë mbrëmjeve kur zhytet në kaltërsinë e flakëruar.

Në një qosh të restorantit, në një tavolinë që shihte perëndimin e diellit, ishin ulur tre vetë. shkoi drejt tyre dhe me një lëvizje të beftë hapi i mbeti pa rënë përtokë. i pa me vëmendje dhe u befasua. Edhe ata e panë dhe u befasuan. Ndenjën kështu për pak sekonda derisa njeri prej tyre, ai që tha se është rektor

universiteti, e pyeti. “Më falni, por më ngjani me dikë që e takuam pardje në

Athinë. i Ngjani shumë…”Ai buzëqeshi dhe u tha se ishte po i njëjti person dhe se

gëzohej që i jepej përsëri rasti t’u shërbente.…Ata ndenjën një javë në santorini. Dhe gjatë gjithë javës

në të njëjtin restorant shkonin e në të njëjtën tavolinë uleshin. Prisnin deri vonë dhe kur rralloheshin klientët e ftonin në bisedën pa mbarim për shqipërinë. Kur ikën i thanë se do të shkonin në shqipëri e do të ndaleshin në ato vende për të cilët ai u kishte folë. Veçanërisht donin të shkonin për të parë Krujën dhe skënderbeun. i thanë se kishin nevojë të bënin një lloj “praktike studentore” për historinë, kulturën dhe traditat e atij vendi të vogël në sipërfaqe e të madh në historinë e Ballkanit dhe të Evropës…

154 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

155rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

MjEKU PANAjoTis DhE GAzETArjA MAGDA

Ishte viti 1998. ishte koha kur unë i kërkoja vetes për të bërë më shumë. Kështu, lashë Thivën, që më mësoi shumë gjëra, mes të cilave edhe gjuhën e arvanitasve. U nisa për të

punuar në një ishull të bukur, siç më kishin thënë, në santorini, pa menduar për vështirësitë.

Në Thiva kisha kaluar një periudhë trevjeçare duke bërë punë të rënda fizike, gjë e cila ndikoi në shëndetin tim. Pas një muaj mundimesh të shumta prej ditës kur mbërrita në santorini, u stabilizova në një punë të mirë dhe me strehim normal.

Nuk kishin kaluar as dy javë kur ndjeva shqetësime nga apendiciti. shqetësimet dita-ditës bëheshin gjithnjë e më serioze. Mendova se do të kalonte, por dhimbjet sa vinin e shtoheshin. shkova në qendrën shëndetësore të ishullit. Atje më thanë të nisesha urgjent për në Athinë...

U gjenda në udhëkryq si ekonomikisht, po ashtu edhe gjeografikisht. Athinën nuk e njihja fare. Asnjë të njohur nuk kisha atje. Asnjë spital nuk dija. rashë në mendime të gjata...

Befas më vjen ndërmend fytyra e një mjeku patolog, e Panajotis Meidanis, që një vit më parë, kur shërbeja kamerier, e kisha takuar në Thiva. Kafeja që i shërbeva na afroi të njiheshim. Në ditët që vijuam biseda u thellua dhe ne e njohëm njëri-tjetrin

më nga afër. Kur u ndamë më dha një kartëvizitë. E kërkova kartëvizitën dhe për fat e gjeta midis letrave të tjera në çantë.

E mora në telefon dhe i tregova hallin tim. Më tha të nisesha menjëherë në Athinë, duke më caktuar si vendtakim spitalin “sismanoglu”.

E falënderova pa e ditur se ku është spitali. Në Pire, kur zbrita nga trageti mora një taksi dhe e gjeta spitalin. Pasi u përshëndetëm pyetja e parë ishte: “Vetëm je?” Kur i thashë “po” më pa me keqardhje. Megjithatë më dha kurajë e zemër me fjalët: “Nuk ka gjë, do të ndihmoj unë”, - më tha dhe më rrahu shpatullat. Ai kishte biseduar me një shok të tij, mjekun kirurg Panajotis Vulgaris në spitalin “Papadhimitriu” për të më operuar. Më dha adresën duke më thënë se do të shiheshim pasdite tek spitali ku do të operohesha. Kështu ndodhi. Pasi u bënë procedurat e rastit u vendos që ndërhyrja kirurgjikale të bëhej të nesërmen në orën 8 të mëngjesit.

U operova pa praninë e askujt. As vëlla, as motër, as shok e as mik. Dola nga salla me ndihmën e dy infermiereve, të cilat më dërguan në një dhomë të spitalit...

Dhe përsëri pyetja: “A keni njeri të afërt?” Përsëri përgjigje mohuese. Më buzëqeshën dhe tërë ditën më qëndruan pranë. i falënderova nga thellësia e zemrës.

Dalëngadalë po më dilte narkoza e po më hynin dhembjet. E ndjeja të nevojshme të kisha një njeri pranë për të më ndihmuar.

Mendja më shkoi tek një gazetare që e kisha njohur kur punoja në Thiva. E quanin Magda Klaudianu dhe me sa më kujtohej punonte në gazetën “Elefttherotipia”. Banonte në Athinë, por se ku nuk e dija. Për fat, në bllokun e shënimeve kisha numrin e telefonit të saj. E marr në telefon dhe me gjysmën e zërin tim i them se jam në spital. Nuk shkoi asnjë gjysmë ore dhe erdhi. E

156 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

157rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tronditur nga gjendja ime fizike e shpirtërore filloi menjëherë të më ndihmonte, të më jepte kurajë. Ndjeva mbi ballin tim dorën e motrës që e kisha larg dhe nuk dinte asgjë për mua. Më ndeji dy ditë tek koka duke më shërbyer. ishte një moment i jetës time që nuk do ta harroj kurrë. Ditën e tretë i duhej të ikte, duke më premtuar se do të vinte përsëri dhe do të më merrte në shtëpi. Më dha edhe adresën e shtëpisë dhe më tha se po qe se nuk më gjente në telefon të shkoja drejt e në shtëpi.

Dola nga spitali të nesërmen. Nuk e njoftova, sepse e dija se kishte punë. Me vështirësi zbrita shkallët e spitalit, mora një taksi dhe shkova drejt e në shtëpinë e saj.

Më priti motra e Magdës, një vajzë që rrëzëllente respekt dhe dashuri njerëzore. Më kapi për krahu dhe më tha të shtrihem në divan, derisa të përgatiste dhomën.

E ndjeja se duhej të pushoja, të kisha një strehë, një vatër të ngrohtë. E ndjeja veten ende mes katër rrugëve. Mjekët më ndihmuan, por unë nuk kisha as siguracione dhe, ato pak para që kisha, pothuajse m’u mbaruan...

qëndrova tri ditë e tri net në shtëpinë e Magdës. Përjetova ngrohtësinë dhe mikpritjen e një familje të thjeshtë greke, një dashuri të madhe për njerëz në nevojë. E ndjeva veten më shumë se në shtëpinë time.

Dalëngadalë ndjesia e të qenit vetëm dhe dhimbjet fizike u fashitën. i shuan ngrohtësia dhe dashuria njerëzore e asaj familje të mirë, dy motra me vëllanë e tyre.

Ditën e katërt u nisa për në santorini, duke marrë me vete, në zemër e në mendje, dashurinë dhe respektin për këta njerëz të mirë e të thjeshtë grekë, të cilët më ndihmuan e më qëndruan afër, që nga mjeku Panajotis Mejdanis, mjeku kirurg Panajotis Vulgaris, infermieret e deri tek familja e Magda Klaudianut.

Një nyje miqësie e nderimi që vazhdon edhe sot...

NËN GjEThET E FiKUT...

Më në fund i lamë pas rrugicat aq të ngushta të Elopias, rrugica ku shoferi i autobusit qe i detyruar të bënte disa herë para e mbrapa për të gjet këndin

e duhur për të mos u gërvishtur nga ndonjë gurë qosh ndërtese apo për të mos lënë ndonjë goditje mbi makinat e vogla parkuar pa kujdes.

Dolëm në fillim në një ulluk rrugor, sa na dukej si të ishim në tunel, e më pas mbi një bashkë ku gjelbërimi i përhershëm i ullinjve me lulet e pjeshkave e bajameve dhe ugarin formonin një mozaik të bukur pranveror.

ishim pothuajse vetëm, ulur në dy ndenjëset e para në krahun e djathtë të autobusit, që pikë fundore udhëtimi atë të diele kishte Dovrenjën. Atje na priste Çeti me makinën e tij të vogël për të na zbritur teposhtës së malit drejt gjirit të sarantit.

Vetëm zhurma e mbytur e autobusit depërtonte përmes kristalit të xhamave. Askush nuk fliste, shkrirë mendimesh e ëndërrimesh.

- Fiku! – dëgjova bashkudhëtarin tim të thërriste, duke luajtur vendit e shtrirë krahun majtas.

- Fiku? Kush u fik? – pyes unë i trembur. - Fiku, more, fiku. Atje larg midis ugarit. E sheh atë fikun e

madh?U ngrita në këmbë dhe e shtriva vështrimin mbi bashkën e

158 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

159rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kafenjtë.- Nuk shoh gjë. Ku është fiku yt?- ja, ja, ai që ka hap degët, si të dojë ta marrë nën krahë gjithë

fushën..- Po, e shoh, qenka si oktapod gjigant.- Ashtu është vërtet...- Dhe? Çfarë ka ai fik që të futi gjilpërat e të hodhi nga karrigia

si delfini mbi det?- Atje, nën degët e atij fiku kam jetuar tre muaj të tërë...- Dhe? – pyeta unë duke i bërë shenjë që ta nxirrte nga trasta

bukën e fikut të jetës së tij.- Kur erdhëm në fillim, nën degët dhe gjethet e atij fiku, fik

që për nga përmasat është një mrekulli e natyrës, kemi qëndruar dymbëdhjetë emigrantë shqiptar.

- si “kemi qëndruar”?- Ditën punonim në ara. Vilnim domate, mblidhnim gjethe

duhani gjatë 13-14 orëve pa pushim. Natën shtronim poshtë, mbi një shtresë kashte e bari të thatë, një batanije dhe ia futnim gjumit.

- Dhe?- oh edhe ti me këtë “dhe...”- Vetë e fillove. Kap shatin e prashit arat e kujtesës...- Çfarë të prashis më parë? Arat e mia i kanë aq të dendura

bimët sa as shati i madh dhe as prashajka e vogël nuk hyjnë pa shkulë gjë.

- Atëherë shkul sa të shkulësh dhe nxirrja bimëve të kujtimeve.

- ... ishte udhëtimi i katër imi mes maleve dhe ngujimi i katërt fushës së Thivës. Nuk e di si u gjetëm bashkë dymbëdhjetë vetë, të dymbëdhjetë nga krahina të ndryshme të vendit. Ndër të

dymbëdhjetët vetëm unë, ndonëse fshatar me rrënjë, nuk kisha kap vegël bujqësore me dorë. Nuk qe nevoja për vegla se domatet e duhani duan vetëm duar, duar të shkathëta që futen mes degëve të domates duke, kapur e vënë në kuti ende jeshile.

Në fillim u çudita kur afendikoi na tregoi se cilat kokrra do të vilnim.

“Pse jeshilet? – pyeta një emigrant që kishte mbaruar institutin e Bujqësisë.

“Kështu vilet domatja - më tha. Është kusht teknik. Tani ti e sheh jeshile. Pas tri ditësh do ta shohësh gjysmë të kuqe e pas një jave, kur të arrijë në treg është e kuqe bojë alle.”

Në fillim m’u duk e lehtë vjelja e domateve, ia mora dorën shpejt, por klorofilin që më ngjeu duar, trup e rroba më duket se e kam edhe sot e kësaj dite nën lëkurë, më duket se sa herë bëj banjë, del e humb diku.

Klorofili i domateve edhe pranohet, po nikotina e duhanit është e papranueshme. Këputja e gjetheve nga lart poshtë, ndarja në kualitete sipas madhësisë dhe ngjyrës, lëngu ngjitës i nikotinës që rrjedh nga plaga e këputjes, era e rëndë, duhma që përhapet veçanërisht nën diellin në zenit... o zot sa e tmerrshme është.

- Të tëra këto i kuptoj, por fiku çfarë hyn këtu dhe çfarë roli luan?

- Fiku ishte streha jonë, ishte çatia jonë, ishte shtrati jonë, ishte mbroja jonë...

- Atë strehën, shtratin, çatinë disi i marr vesh, por ajo fjala “mbrojë” m’i përzien gjërat.

- Eh! Ajo ishte kryesorja. Fiku i madh na mbronte nga policia. Rrethuar nga bimët e domateve, duhanit, grurit, misrit, fikut nga larg i dukej vetëm maja. Askujt, për sa kohë ndenjëm, dhe nuk ndenjëm pak por tre muaj, nuk i shkoi ndërmend se nën degët e

160 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

161rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

gjethet e tij fshihej një skuadër e tërë me emigrantë. Kjo, për më tepër se ne nën degët e tij futeshim vetëm në mbrëmje kur binte errësira. Atje hanim, atje flinim, atje ngryseshim, atje gdhiheshim. Fiku ishte shtëpia jonë. shyqyr që ishte verë dhe nuk binte shi. Vetëm njëherë ra një shi i madh që na hyri në palcë, na qulli rroba e çfarë kishim.

- Po për të ngrënë si ia bënit?- Na sillte afendikoi për llogari të pagesës.- Po për t’u larë si ia bënit?- Kanali, e sheh kanalin që sapo kaluam? Kanal i thënçin se

ai është lumë, një lumë i tërë i futur në beton, katër metra i gjerë dhe tre metra i thellë. Uji vjen nga liqeni artificial i Monrosë, duke përshkuar 180 kilometra për t’u derdhur në liqenin që furnizon me ujë të pijshëm Athinën. Atje laheshim, atje merrnim ujë për të pirë, për të larë rrobat...

Autobusi, pasi kaloi kanalin, u fut mes një plantacioni të madh ullinjsh, trungjet e të cilëve flisnin për rrënjë shekullore, për të dalë në një autostradë të gjerë me vështrimin drejt fshatit bregdetar të sarantit, ku ishte edhe synimi i udhëtimit tonë atë ditë të bukur të 7 marsit 2011.

shoku im, për kilometra të tëra u mbyll në vetvete, u mbyll në një udhëtim mes kujtimesh të kohëve të vjetra dhe kohëve të reja, rrugëve të ngushta të kurbetit me një trastë me bukë e sheqer hedhur supit, rrugëve të reja si qytetar, si emigrant i lirë…

Kohë të vjetra, përzierë me kohë të reja…

Mars 2011

FshEsA

Po shëtisnim harkut të butë të nallçës mbetur nga thundra e egër që kali i natyrës kishte hedhur në vrapin e tij milionavjeçar. harqet si krahë dinozauri, shkëmbinj të

thepisur që të ftonin të hidhesh kollotumbas kaltërsisë së detit, më ngjanin edhe si skaje nallçe kali me dy dhëmbët çatall kthyer lart, edhe si dhëmbë brumbujsh gati të mbërthenin e rrokullisnin ishullin – sferë që notonte tej në horizont.

Prisnim që të dukej mes kaltërsisë detit vaj kaikja e mikut tonë që ta shtrinim hapin tërë gjatësisë së harkut të butë për ta pritur në mol.

Prisnin me sy mbërthyer kur para nesh, nga një rrugë që mblidhte rrymën e plazhistave, u shfaq një burrë pesha e hapit të të cilit nuk e di pse në atë çast më zgjoi nga kujtesa kalin e legjendës shqiptare me thundrën mbi shkëmbin mbi kalanë e stelushit, rrëfyer gojë më gojë shekujve, si gjurmë e heroizmave të Skënderbeut në fluturimet e kryekalorësit me shpatë në dorë.

- spiroja! – thirri ai si i zgjuar nga gjumi. - Ky është njeriu që më mori përdore e më futi në punë, i dha drejtim tjetër jetës sime në emigracion.

spiroja, siç e quajti ai, na pa. Një buzëqeshje doli nga pylli i dendur me rrënjë fytyrën, një hap që m’u duk se shkelte mbi zhavorrin e rrugës lehtë-lehtë si të shkelte mbi vezë, një hapje krahësh, një përqafim...

162 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

163rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- Po ç’ë bënë Fitim, djali im? Ku je se na thave sitë? – dëgjova të dilnin si ujët e burimit nga gurra e rrapit fjalë malli dhe dashurie.

i pashë tek përqafoheshin, tek përzienin, siç përzihet uji i burimit me ujin e rrëkeve të dëborës, herë fjalët e vjetra të shqipes së vdirur, e herë fjalët e gjuhës së vendit ku hodhën farën dhe ndërtuan jetën. i pashë tek qeshnin, tek gëzoheshin...

Më pa dhe më dha dorën. Fitimi më bëri një portret të shkurtër. i tha se shkruaj, çka bëri që sytë t’i hapeshin në përmasat më të mundshme, madje të më thotë se edhe nëna e tij shkruante, madje kishte lënë si kujtim jete dy libra me vjersha dhe këngë arvanite, thurur apo mbledhur gojë më gojë, siç mbledh bleta pjalmin lule më lule.

Nuk kishim si t’i shpëtonim ftesës për një kafe. Kaiken e bardhë të Kristos e lamë të ankorohej e ai të shpërndante, si çdo ditë, gjahun e natës. i bëmë një telefonatë, duke i treguar vendndodhjen.

U futëm në lokal. Pronari, llërëpërveshur i dredhoi harkut të barit ngarkuar me shishe të të gjitha llojeve të pijeve dhe ngjyrave dhe iu hodh në qafë shokut tim. Një moment prekës, që nuk mund të rrija pa e futur në kujtesën e aparatit fotografik.

U ulëm rreth një tavoline që shpejt u mbush plot. U mbush, por më shumë se me pije e ushqime u mbush me zëra të gëzuar...

... Kur dolëm, tashmë edhe në shoqëri të mikut tonë peshkatar, dielli ishte fshehur pas krahut të djathtë të nallçës së gjirit të sarantit. rrezet e fundit vraponin të përpjetës së malit për t’u fshehur në pritje të zgjojë diskun e artë të ditës së re...

Autobusi i orës 18.30 na mblodhi në barkun thuajse bosh, për të na kthyer pesëmbëdhjetë vjet të shkuara...

“... Pas punës së lodhshme në mbledhjen e domateve duhanit, pas lotëve çurg në shkuljen dhe ambalazhimin e qepëve, e nisi tregimin shoku im, vendosa të zbres në bregdet. Ende nuk kishte mbaruar sezoni turistik, ndaj i dhashë kurajë vetes ta ndërroja punën. Nuk isha mësuar me punën e krahut dhe nuk isha marrë asnjëherë me bujqësi. Gjithçka që bëja e shihja si angari, si një bezdi që më ishte ngjitur në shpirt, si zinxhir skllevërish nëpër këmbë.

Një trastë e ngrënë nga hedhjet andej këndej mbushur me pak ndërresa dhe veglat e rrojës, ishte e tërë pasuria ime. Kisha edhe diku tek pesëdhjetë mijë dhrahmi, të cilat i kisha qepur në pjesën e brendshme të pantallonave. Nxora jashtë “për çdo rast” katër pesëmijëshe dhe i hipa autobusit të mëngjesit që zbret deri në bregdet. Pamja e fshatit me shtëpitë si kuti shkrepëse, deti futur në dy krahë malesh që ngjiteshin lart, më befasuan, nuk e di, por them se më hynë në shpirt, bënë rrënjë aq sa nuk mund t’i harroj kurrë. Ti e di dobësinë time për këtë fshat, e di sa me dëshirë vij këtu.

isha ulur buzë detit, isha shkrirë në meditime me syrin mbi dallgët pupëlore që rendnin të kapnin njëra-tjetrën dhe po gjerbja kafenë e ngrohtë kur një dorë e rëndë mu mbështet mbi sup. Ngrita kokën dhe sytë m’u ndalën në një mjekër të dendur, që m’u duk si shtëllungë leshi delesh rreckë mbi furkë. Mes asaj shtëllunge dy sy ishin ndalur dhe po më matnin nga koka tek këmbët. U tremba. Dora e rëndë mbi sup për një më çast m’u duk si dorë polici. Bukuria e vendit, qetësia, kafeja e ngrohtë më kishin shkëputur për një çast nga fakti se jam emigrant, se jam i paligjshëm, se nuk kam as emër e mbiemër timin. U drodha si në ethe duke menduar qelinë e lagësht, udhëtimin në kutinë e zezë lëvizëse, shkarkimin në Kakavi a Kapshticë si thasë me krunde.

164 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

165rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- E ç’ë bënë? – tha duke e larguar pëllëmbën nga supi.- ....Belbëzova pa arritur të nxjerr asnjë tingull. Aq shumë isha

tronditur sa zëri m’u duk se kishte vdekur brenda meje. Pyetja, në atë dialekt të vjetër të shqipes që e kisha dëgjuar dhjetëra herë, vështrimi i ngrohtë i vunë në lëvizje valvolat e zemrës dhe gjaku mi ngrohu majat e gishtërinjve.

U ul në karrigen përballë dhe më zgjati dorën.- spiro...- u prezantua.- Festim... - i përgjigjem, duke harruar për një çast emrin grek

që i kisha vënë vetes.- Ta gëzosh. Unë kështu do të të thërres gjithmonë. si të

thrrasin këtu?- jorgo.- sot do të vish të punosh me mua - më tha dhe u ngrit.E ndoqa. Ai para dhe unë mbrapa. Kishte një kopsht e në krye

të kopshtit një depo ku kishte futur lloj-lloj veglash të përdorimit bujqësor e shtëpiak. Më dha një bel, një kazmë e një lopatë.

- Do gërmosh këtu- tha, duke më treguar një kuadrat me spango.

Ndërsa nisa të punoj, ai, nga depoja ku nisi sistemimin, herë pas here më hidhte nga një rreze shikimi.

rrezet e syrit të tij më hynin si thika pjesëve të trupit. ishte hera e parë në jetë që hapja një gropë, që më kishin vënë përpara një bel, një kazmë e një lopatë. Provoja herë njërën e herë veglën tjetër sikur ti pyesja se si punohet me to. Gropa që po bëja ishte si një furrik pule sëmurë nga kolera e shpendëve.

Dikur, kur e pa se nuk po ia thosha dot, erdhi, kapi në fillim belin, më pas kazmën e së fundi lopatën. Më tregoi një për një, deri në hollësi, si duhet ti mbaja, si duhet të gërmoja, si duhet ta

mblidhja dheun e ta hidhja grumbull jashtë gropës.Kur mbaroi më kapi për krahu dhe më tha:- E shoh. Ti nuk je për këtë punë. Eja të bëjmë kuvend.U ulëm. Unë asokohe sa kisha hyrë në arat e greqishtes.

Nuk kisha mbjellë e kështu nuk kisha se çfarë të korrja. Në fillim kuvenduam me shqipen e nënës së tij. Kur na u mbaruan fjalët e përbashkëta ia nismë anglishtes. Këtu isha në arat e mia, kisha mbjellë dhe kisha se çfarë të korri. Kuvendi eci më mirë, megjithëse ai kishte pak haber nga anglishtja. zotëronte mirë gjermanishten ku kishte punuar njëzet vjet si emigrant.

Kur u ngritëm, pasi hëngrëm një drekë të bollshme, nxori nga xhepi një pesëmijëshe dhe ma ngjeshi pas dore.

- Në asnjë mënyrë, - kundërshtova unë.- Merre, - më tha prerë. - Ke nevojë, ndaj kush të zgjat dorën

mos ia kthe mbrapsht.Bëra të iki.- Ku shkon? - ma preu si me shpatë hapin. - sonte je mik në

shtëpinë time. - jo, - i them unë, duke i hedhë vetës një vështrim nga koka

tek këmbët. - Do lahesh, ndërrohesh, do hamë darkë e do bëjmë kuvend

deri në mëngjes.Mbeta. zëri i tij ishte kaq i vendosur sa nuk mund të gjeja

fjalë kundërshtuese.U lava, më solli ndërresa dhe rroba të reja, pimë verë,

hëngrëm darkë, rashë në një gjumë të thellë, gjumë që edhe sot e kësaj dite, nuk mbaj mend një të dytë si ai.

Të nesërmen, pasi hëngrëm mëngjes e pimë kafe shkuam përsëri në punë tek kopshti i tij as njëqind metra larg bregut të detit. Për të hapur gropën kishte vënë dy djem të rinj, që, me sa

166 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

167rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

duket, ia dinin mirë kazmës e lopatës. Mua më dha një fshesë me bisht të gjatë dhe më tha të fshij fletët e thata që kishin rënë mbi rrugicë gjatë korrjes së barit.

Mora fshesën, i hodha një sy bishtit dhe qimeve plastike që nuk ishin përthyer asnjëherë nga pesha e punës. ishte e re, e sapovidhosur pas shkopit, ngjyrë blu.

Nuk kisha fshirë ndonjëherë në jetën time. Më vjen keq ta them këtë, por kështu u rrita. Nisa t’i mbledh mbeturinat duke e shtyrë fshesën siç shtyhet karroca e dorës. M’u duk më e lehtë ajo lloj lëvizjeje drejtvizore. Nuk kisha bërë as dy hapa rrugë kur ndjeva mbi supe dorën e spiros. Ma mori fshesën nga dora, e kapi me të dy duart, bëri një shtyrje prapa dhe pasi e ngjeshi pas truallit, i vuri mbeturinat përpara.

- Kështu përdoret fshesa, - më tha pa shenjën më të vogël të zemërimit.

- Eja, më tha më pas, duke më futur krahun.E lamë kopshtin, përshkuam rrugicën, dolëm në bulevardin

që i ngjitet hark bregdetit dhe hymë në një bar.- Ky është vend për ty, - më tha duke më drejtuar tek banaku.

– Do të punosh kamerier.- Djali është i ri, është shqiptar, - i tha pronarit, - di shumë

mirë anglisht. Greqishten dhe zanatin do t’ia mësosh ti. Është shumë i zellshëm në punë. Provoje tri ditë dhe po nuk u binde eja më pre kokën.

Kaq tha dhe iku.Kjo është historia e hapave të parë të punës time si kamerier.

Afendikoi i ri më mësoi se si mbahet tabaku i mbushur plot me pjata e filxhanë, më mësoi si ta shqiptoj qartë dhe bukur greqishten. U bëmë miq. Ti e pe se sa me mall përqafoheshim.

Punova tre vjet. Para se të iki u kërkova leje, u kërkova

bekimin e miqësisë. U pezmatuan, por më thanë rrugë të mbarë.

- Njerëz të mirë, - i them. - Njerëz me shpirt e zemër të madhe.

zbritëm në Thiva për të marrë autobusin e Athinës...Kalova një ditë që do ta mbaj mend tërë jetën, një ditë – klasë

e parë e shkollës së migrimit.

Mars 2011

168 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

169rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

lArGËsiTË E KUrBETiT

Nuk e kisha parë atë si atë të martë në fund të nëntorit ’07.

Në mëngjes trokiti fort në portë dhe, megjithëse e ftova me këmbëngulje të më shoqëronte në kafenë e përditshme që pi me gruan para se të dal në kërkim të ndonjë teme të ditës, nuk hyri. Më tha se do të vinte pak minuta më vonë.

Nuk vonova dhe i rashë ziles dhe e pyeta se çfarë e shqetësonte.

- “Dua të lexoj në kompjuterin tënd një CD”, - më tha dhe duke më treguar çamarrokun e vet që rrëshqiti mes këmbëve shtoi, “se çfarë i ka bërë miut ky shejtan dhe nuk e lexoj dot”.

hapa kompjuterin dhe vendosa CD-në.- “Më erdhi nga Tirana, - më tha, - është shkruar sëmundja e

babait. Dua ta shoh nëse ka tekst dhe zë. Më kanë thënë se këtu në Greqi mund të ndërhyhet dhe të shpëtojë...”

CD – ja u hap duke nxjerrë, fletë pas flete, figura që për ne ishin si hieroglife kineze apo si elife arabe që shkruhen nga e djathta në të majtë.

E mbyllëm kompjuterin dhe u ndamë. Ai i mërzitur dhe me të njëjtën ngjyrë e shprehje të fytyrës.

Në mesditë, pasi kisha bredhë omonias dhe harkut rreth saj ku ka shumë kafene shqiptare, paksa fytyrëngrysur, sepse nuk

kisha gjetur asnjë aspekt nga jeta e gjallë e emigrantëve, befas para meje u shfaq ai. Në dorë mbante nja dy letra të shkruara greqisht. Kishte qenë tek një nga ata përkthyesit e shumtë që gëlojnë qendrën e Athinës dhe kishte marrë në dorëshkrim tërë përkthimin e fjalëve shqipe në greqisht. i thashë se kot e kishte bërë atë, sepse mjeku që unë i kisha rekomanduar, rezarti, një kirurg nga më të mirët në Greqi, kirurg për zemër e mushkri i formuar në shkollën shqiptare, e dinte jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe atë të profesionit. Më tha se një mjek që kishte takuar i kishte thënë se ai lloj operacioni nuk duronte thikën e kirurgut, ishte në nëntëdhjetë e nëntë për qind të rasteve i dështuar.

U mundova t’i jap kurajë, madje i rashë menjëherë telefonit të rezartit dhe, pasi u përshëndeta me të, ia kalova celularin atij që të fliste drejtpërdrejt. Foli dhe, siç e prisja, mjeku e priti me dashamirësi dhe e ftoi në një takim në mjediset e spitalit të madh “Athinon” në zonën e Marusit, ku punon në krye të një ekipi mjekësh kirurgë.

E ndjeva se i erdhi paksa gjaku në fytyrë, më futi krahun dhe, pasi kapërcyem nja katër rrugica, i hipëm autobusit 8 që na çon ndo nja njëqind metra larg shtëpive tona.

Pranë e pranë njëri-tjetrit, në ato njëzet minuta rrugë, ai më ktheu në një botë disi të largët, botë që ishte e lidhur me babanë dhe rininë e tij...

shpëtimi, bashkë me Dhuratën dhe Alesion e vogël verës shtegtojnë në santorini. Atje kalova edhe unë me familjen dhjetë ditë të fundit të qershorit, mes një qetësie dhe bukurie të natyrës. Kur e prisja të vinte, si zakonisht në fund të shtatorit, nuk arritëm t’i zgjatim njëri-tjetrit dorën e ta rrëkëllejmë nga një gotë raki. Ai “ fluturoi “ nga Santorini në Tiranë, vetë, me gruan dhe djalin. E kishin njoftuar se babai ishte shumë sëmurë. ishte aq i sëmurë sa

170 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

171rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kërkonte të shihte për të fundit herë djalin, nipin dhe nusen. i kishte ndenjur pranë babait, siç i rri djali bashkë me

vëllezërit, në të gjitha shërbimet, në të gjitha mjekimet, me specialistët më të mirë...

Një ditë u kthye përsëri në Athinë. U kthye me një brengë të madhe në zemër. Babanë e kishte lënë të sëmurë.

ishte nën kujdesin e vëllezërve, por jo edhe nën kujdesin e tij. largësitë e kurbetit kishin hyrë në mes si një mur i madh kinez....

nëntor 20073. KOHË BARDHË

E ZI...Nuk e di se si do ta përshkruante emigranti i kohëve të

hershme Andon Zako atë grua, këta gra që kanë marrë rrugën e kurbetit, që çohen që me natë, vrapojnë sa në trena në autobusë e taksi, punojnë në punët më të vështira e më të pështira…

Dhe kthehen mbrëmjeve pranë familjes të lodhura deri në këputje krahësh. Kthehen jo për t’u shtrirë e pushuar, por për të rinisur punën në një turn tjetër, turnin e përgatitjes së drekës e darkës, larjes së shtëpisë e larjen e hekurosjen e rrobave.

Nga anët tona, gruas shtëpiake i thonë “shpinë këputur e punë pa dukur”…

I thonë gruas shtëpiake. Po gruas emigrante, që e ka trefish të këputur shpinën, si duhet t’i thonë?

172 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

173rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

TrENi i GrAVE

Përballë meje, në ndarjen nëntëshe të trenit elektrik drejt Kifisias dy gra flasin shqip. Nuk flasin në surdinë apo me pëshpërima, por me zë normal, me aq zë sa një njeri

përballë apo në krah të tyre mund të dallojë jo vetëm fjalët, por edhe nuancat e zërit.

Duket se janë të njohura, ndaj halleve të bëra mullar prej kohësh, u shtojnë ato të ditës, pa i kulmosur.

Njëra ka flokë të zeza e sy të zinj, kurse tjetra ka sy të kaltër e flokë kafe në të çelët. E para duket më e gjallë, flet më shumë, duke e shoqëruar zërin me mimikën e fytyrës dhe me lëvizjet e duarve dhe të trupit. E dyta flet më pak dhe fjalët i nxjerr sikur nuk është aty, sikur udhëton diku larg.

Gjuha shkon e ndalet atje ku dhëmballa dhemb. Dhe një gruaje në emigracion i dhembin shumë dhëmballë njëherësh, por mbi të gjitha i dhemb “dhëmballa e punës”. Për punë ka ardhur, ka lënë far e fis, nënë e babë, motër e vëlla e në jo pak raste edhe fëmijët. Është kjo një dukuri e re e kohëve moderne, dukuria ikanake e grave drejt kurbetit, drejt vendeve të panjohura, gjuhëve të panjohura, njerëzve që përpara se të të marrin në punë të peshojnë mirë, t’i fusin në “kompjuter” tërë dimensionet e trupit dhe të shpirtit.

“Po vonohemi shumë, thotë sykaltra duke vëzhguar nga

174 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

175rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

dritarja. Më duket se sot nuk do ta kap autobusin e Vrilisjas. Kush e dëgjon pastaj zonjën. Me orë në dorë rri gjithë ditën, me një orë të madhe me zemrek tiktaku i së cilës dëgjohet në oborr. shënon në një letër kur vjen dhe kur le punën. Gjithë ditën si qahajesh e qëmotëshme mbi kokë të rri. Një ditë më kërkoi ti laj muret e shtëpisë dhe më mbajti deri në shtatë të darkës…”

Tjetra, syzeza, sikur të kishte pritur këtë për tu thelluar në muhabet, shpërtheu si të kishte mbajt brenda digën e një lumi të rrëmbyer. shumë familje greke, për të mos thënë të gjitha, tha ajo, i lyejnë shtëpitë tepër rrallë, edhe një herë në pesëmbëdhjetë e njëzet vjet. larjen e shtëpive e kanë shpikur tani që erdhëm ne. Unë them se të lash murin e shtëpisë është më vështirë se sa ta lyesh. Kur e lyen i mbulon shtresat e lymit e të tymit, kurse kur e lan duhet ti zbulosh një nga një. Të lash një mur kuzhine është e tmerrshme. Avujt e yndyrave janë ngjitur si me tutkall dhe nuk ka detergjent ti pastrojë. larja e mureve të shtëpisë për mua është puna më e lodhshme që bën një grua, puna më e vështirë dhe e pështirë….

syzeza vazhdoi të thellohej në punët e vështira të grave derisa një zë kompjuterik njoftoi se po i afroheshin stacionit të irakleos. Ajo u ngrit pak si me përtesë, i vuri dorën në sup shoqes dhe bëri hapa në peronin e stacionit.

sykaltra mbeti vetëm. Mbështeti supin në xhamin e dritares dhe u ngjesh pas ndenjëses si të donte t’i jepte forcë trenit për të ecur më shpejt.

Kaluam irinin qytetin e njohur olimpik, Nerantziotasin që lidh linjën kryesore të trenit elektrik athinas me linjën më të re që përshkon mesin e autostradës së madhe drejt aeroportit të madh të kryeqytetit grek. Mendova se gruaja do të zbriste në Marusia, ku nga barku i trenit dalin më shumë gra se në çdo stacion tjetër,

por edhe këtu ajo u ngjesh pas ndenjëses, duke parë e shqetësuar orën.

Pas stacionit të Katit, kur treni u ndal në pritje për të marrë sinjalin për t’u futur në stacionin e fundit të linjës, gruas nuk iu durua. U ngrit nga vendi dhe pasi kërceu me kujdes mbi këmbët e pasagjerëve, u ngjesh pas derës së vagonit.

Treni, për fatin e saj mori krahun e majtë të hyrjes në peronin e Kifisias, krah në të cilin duhet të bësh tre katërfishin e rrugës për tek stacionet e autobusëve as dhjetë metra larg krahut të djathtë.

Treni ndaloi dhe dera u hap. Gruaja ia nisi vrapit. Një vrap me pengesa trupash njerëzorë, me kthesa e rikthesa, me shtyrje e marrje këmbësh…

Nuk ishte e vetme në këtë lloj krosi mëngjesor. Vraponte ajo, vraponin edhe gra të tjera. Të gjitha me sytë dhe mendjen tek numrat e autobusëve të tyre, numra që asnjëherë nuk i gjen në të njëjtin vend…

E ndoqa me vështrim të përqendruar gruan. E pashë të vrapojë drejt autobusit të saj që kishte marrë gaz. E pashë tek i mbyllej dera mu përpara syve…

Unë u futa në barkun e një autobusi të një linje tjetër, i cili nisej dhjetë minuta më vonë. isha i vetmi burrë në mes grave që shtyheshin për të bërë vend në hapësirën e ngushtë...

Nga dritarja vura re gruan që kishte hipur në një taksi. E mora me mend llogarinë e saj. Kishte zgjedhur më mirë t’i paguante pesë euro taksixhiut se sa të dëgjonte tiktakun e vonuar të orës me zemrek të zonjës së saj.

Në autobusin ku kisha bërë vend tingujt e shqipes mbizotëronin mbi ato të gjuhës vendase dhe gjuhëve të tjera të ikanakëve…

176 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

177rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Nuk e di pse në atë moment m’u kujtua Çajupi, m’u kujtua sheperi i tij i zagorisë, ku unë kam qenë vetëm një herë në jetën time, aty nga maji i vitit 1962, si pjesëtar i një ekspeditë agropedologjike. Atëherë pashë gra që ngisnin qetë në ara. Pashë edhe burra nën hijet e rrapeve tek ia kishin shtruar me raki… Çajupi ishte gjallë, ishte aty…

Nuk e di se si do ta përshkruante emigranti i kohëve të hershme Andon zako atë gruan, këto gra, që kanë marrë rrugën e kurbetit, që çohen që me natë, vrapojnë sa në trena në autobusë e taksi, punojnë në punët më të vështira e më të pështira… Dhe kthehen mbrëmjeve pranë familjes të lodhura deri në këputje krahësh. Kthehen jo për t’u shtrirë e pushuar, por për të rinisur punën në një turn tjetër, turnin e përgatitjes së drekës e darkës, larjes së shtëpisë e larjen e hekurosjen e rrobave. Nga anët tona, gruas shtëpiake i thonë “shpinë këputur e punë pa dukur”…

I thonë gruas shtëpiake. Po gruas emigrante, që e ka trefish të këputme shpinën, si duhet t’i thonë?

Unë nuk e di. Kush e din, le ta thotë. Unë them se shtypi, media e shkruar dhe ajo e figurshme, kësaj teme i kanë qëndruar dhe i qëndrojnë larg, shumë larg…

2005

shËNUAr MË 25 MArs 2005…

Sot është 25 mars. si sot, njëqind e tetëdhjetë e katër vjet të shkuara, grekët, në shumicë shumë kapedanë të mëdhenj, të detit e të tokës, Arvanitas, pjesë e gjakut të

shprishur shqiptar, emrat e të cilëve janë gdhendur në një serial skulpturash monumentale në sheshin Pedhio Areos apo në rrugë, sheshe e mjedise të mëdha publike greke, midis të cilëve edhe stadiumi “Karaiskaqi”, ku javën e ardhshme do të zhvillohet ndeshja midis Greqisë e shqipërisë, të gjithë, armëbashkuar, nisën betejën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi shekullor osman. Do të kalonte afro një dekadë luftërash e sakrificash njerëzore e materiale që Greqia të merrte rrugën si shtet më vete…

sot, në këtë ditë feste kombëtare, kur të gjitha zyrat, supermarketet, ndërmarrjet e mëdha e të vogla, madje edhe furrat e bukës janë kyçur, më shkrepi të udhëtoj drejt Kifisias…

Në këtë orë mëngjesi pata përshtypjen se treni i linjës së parë ndërqytetëse do të ishte bosh. ishte ora kur në ditë të zakonshme trenat nuk merrnin frymë, duke marrë stacioneve të qendrës e përcjellë stacioneve të periferisë argatë, burra dhe gra, njerëz që, pasi zbresin nga treni, u hipin autobusëve apo taksive që i përcjellin në periferi të periferive.

U gabova. Treni, në të gjitha vagonët, ishte plot. Por në këtë “plot”, në ndryshim nga ditët tjera vije re se kishte pak, shumë

178 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

179rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

pak burra. Trenat e kësaj dite mund të quheshin pa mëdyshje “trena të grave”.

“i thashë zonjës se nesër është festë zyrtare”, - dëgjova t’i thoshte një grua shoqes së saj. - “E pastaj, - më ndërpreu ajo. Kjo është festë kombëtare greke, nuk është shqiptare. Ne kemi festë e jo ju. Ma preu me sëpatë. As iKA nuk më jep, as dhuratat e festave, as leje për të shkuar në shtëpi. jam e detyruar të shkoj. Burri është pa punë. Fëmijët duan të hanë…”

“ Unë…- nisi të thotë tjetra…Nuk e dëgjova. Kalova një karrige më lart dhe u ula në vendin

e porsaliruar. Kur udhëtoj preferoj gjithnjë vendet në krahun e djathtë. Nuk e di pse më është fiksuar kjo. Ndoshta se dua të shoh njerëzit kur zbresin e ngjiten, hapat, lëvizjet, shprehjet e tyre.

Në sheshin e Kifisias, para trenit, ato u tretën nëpër autobusët e vegjël të periferisë apo nëpër taksitë gjithnjë në pritje.

Edhe për sheshin e Kifisia pata përshtypjen se në një ditë si kjo pazari i krahut të lirë të punës do të ishte mbyllur. Përsëri u gabova. Në shesh e njëjta skenë si në ditë të zakonshme. Njerëz, nga katra-pesë bashkë, me çantat me vegla e rroba pune në krahë apo afër këmbëve prisnin t’i marrë dikush.

- Edhe sot shpresoni se do të vijë t’ju marrë njeri për punë?- sot? - qeshi një burrë duke më zgjatur dorën (sheshi na

kishte bërë të njohur tashmë). sot kanë marrë më shumë se çdo ditë tjetër. Deri tani kanë marrë rreth njëzet vetë…

rrethi u zgjerua. Edhe biseda hapi krahët. Gjuha dhe dhëmbët u takuan atje ku na ther e na dhemb të gjithëve, tek ligji i ri, tek kartat e gjelbërta, tek pamundësia për të shkuar në një ditë të vështirë jete në vendin tënd.

Më pas gjuha u ndal tek një tjetër dhëmb, pikërisht tek ai që më dhëmbi edhe mua sapo hipa në tren, tek e drejta e njeriut

për të pushuar në ditë festash, tek e drejta e njeriut në kushtet e pashmangësisë së punës për t’u paguar dyfish. Ky është një kapitull i mbyllur për emigrantët, i mbyllur sidomos për gratë shtëpiake, që kurrë nuk paguhen dyfish sipas ligjit, as ditëve të festave zyrtare, as të shtunave e të dielave. Një formë tjetër, krahas shumë formave të shfrytëzimit të punës dhe ndjenjave njerëzore, formë e cila ende nuk është vënë në radhë të kërkesave të “shoqatave”, madje deri më sot, është tërësisht në vesh të shurdhuar.

Një beratas na e mori gjuhën dhe e hodhi larg, shumë larg prej këndej, në dheun tonë.

- Këta kanë festat e tyre, kanë 25 marsin, kanë 30 tetorin, kanë… Po ne çfarë kemi? Njëzet e Nëntë Nëntorin, festën e Çlirimit të shqipërisë nga fashizmi, festën kur vendi ynë i vogël u radhit midis fitimtarëve të mëdhenj të koalicionit antifashist e kanë vënë në grykë të topit. Krahu i të “mundurve” e mohon. Krahu i “fitimtarëve” e pohon. Greqia nuk ka festë të çlirimit të vet nga fashizmi. shqipëria e ka, por duan t’ia heqin. Pazar po bëhet edhe për Pesë Majin e dëshmorëve, edhe për ismail qemalin e shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Edhe për skënderbeun, kam dëgjuar se dikush e ka shpall tradhtar të…islamizmit. Grekët e kanë vënë bustin e tij në muzeun kryesor kombëtar dhe e quajnë “jorgos Kastriotis skënderbeu, hero i Vorio Epirit”…

Fjalën ia ndërpreu një burrë që sapo doli nga një makinë. Kërkonte punëtorë. Beratasi dhe tre të tjerë u futën në barkun e makinës së vogël. Ma bënë me dorë të qeshur…

hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë që sheshi ishte boshatisur. Pazari ishte mbyllur. Krahë të lirë pune nuk kishte më.

Çava mes përmes lulishtes së Kifisias dhe dola në anën

180 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

181rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tjetër. Në një tribunë të sajuar brenda ditës ishin ulur autoritete të vendit, të cilët ndiqnin me duartrokitje paradën. Në krye parakaluan katër burra njeri prej të cilëve mbante flamurin kombëtar. Pas tyre vinte një grua e vjetër, një grua si e dalë nga legjendat. Më pas tre vajza shkolle njëra prej të cilave mbante me kokën lart flamurin grek. Sigurisht, do të ishte më e mira e shkollës së Kifisias. Më pas…

Unë mezi gjeta një shteg për të dalë në anën tjetër të rrugës. Thellë në lagje, në Kefalari, më priste kopshti im. Pronarët më kishin rezervuar për sot ndër të tjera prerjen e disa degëve të trasha të një pishe të madhe. Prerje jo me sharrë elektrike, por me sharrë dore. zhurmën e lëvizjes drejtvizore të sharrës, zhurmën e dhëmbëve të saj në degën e trashë e mbysnin zhurmat e avionëve luftarakë dhe helikopterëve që sot kishin mbushur të gjithë qiellin e Athinës. Nën hijen e degëve të larta të pishës ku isha ngjitur, pashë të kalonte një pajton me një kalë të bardhë, një karrocë e stilit mesjetar, emblemë e lagjes së pasur të Kifisias…

Tek kthehesha, mundohesha të rrok në një frazë përshtypjen e kësaj dite të shënuar për Greqinë. Mundohesha, por nuk arrija dot. Më pengonte ai beratasi me monologun e tij. Më pengonte edhe ajo gruaja në tren me tregimin e saj. Më pengonin partitë politike në shqipëri, që kanë dalë në fushatë elektorale me nga një shat të madh në krah. Duke kërkuar që edhe festat kombëtare, edhe simbolet kombëtare t’i bëjnë sipas shëmbëlltyrës së tyre, duke rrëmuar e tërhequr secila pas vetes, po krijojnë një hendek, që vështirë ta kalojë kush.

ErË lUFTE...

Halli i jetës së emigrantit ma do që dritën e ditës së re ta pres në punë, pa llogaritur se është e hënë, e mërkurë, e shtunë apo e diele. Kështu ndodhi edhe të dielën e

7 dhjetorit 2008...U ngrita si zakonisht nën thirrjen drithëruese të ziles së

celularit. i hodha fytyrës një gjysmë grushti ujë, vesha rrobat e punës, hodha në krah trastën me veglat e punës, tërhoqa me kujdes derën që të mos zgjoj djalin kthyer vonë nga puna dhe...dola.

Tek “sheshi Amerika” mora autobusin e parë midis shtatë mjeteve të transportit qytetës që më afronin me punën...

Kaluam stacionin e parë, kaluam të dytin dhe pa arritur tek i treti autobusi u ndal dhe, pas thirrjes së shoferit, të gjithë zbritëm. rruga ishte e bllokuar me një shirit bardhë e kuq, nga ata që vihen në raste ngjarjesh të rëndomta...

Çfarë kishte ndodhur? Askush nuk fliste. Pasagjerët një pjesë ecën përpara dhe një pjesë morën djathtas drejt stacionit të trenit elektrik në Viktoria...

Unë eca përpara. Mendova që pas ndonja njëqind metrash të merrja kthesën dhe të kapja ndonjë autobus të linjës së bulevardit Aleksandras.

Eca. Pamja, aq sa më lejonin dritat e zbehta, ishte “pamje

182 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

183rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

lufte”. rrugët ishin mbuluar me gurë, copa tullash e copa mermerësh

aq sa të shkonte mendja si dikush kishte dashtë ta kthente asfaltin në kalldrëm.

Trotuaret ishin mbushur me xhama të thyer. Vitrinat me goditje “predhash” mjetesh të rënda...

Tek shkelja me kujdes mbi copa xhamesh e gurësh befas ndjeva një këputje gjunjësh, një marrje mendsh e një frymëmarrje të vështirë. sytë m’u mbushën me lot, aq sa gjithçka m’u errësua. Ndala hapin të marr pak veten. Gazi i helmët, i dalë nga bombat lotsjellëse, më kishte bllokuar. Provova të hap sytë, liqeni i lëngët i të cilëve ishte derdhur, duke ma turbulluar gjithçka. Pranë meje dallova të kalojnë në kolonë për një uniforma policësh me parzmore, skafandra e kundragazë. Ecnin si në një parakalim mortor...

E nxora veten nga ai bllokim i çuditshëm dhe nisa të ec. E ecur i thënçin. sytë herë i hapja për të parë midis lumit të lotëve rrugën që të mos përplasesha me ndonjë kalimtar të vetmuar, që si edhe unë nxitonte të dilte nga skëterra e gaztë apo të pengohesha mbi ndonjë objekt të fortë e të rrëzohesha mbi xhama. Eca kështu goxha gjatë, eca derisa liqeni i lotëve ndali paksa derdhjen nga i gjithë perimetri liqenor. Kisha arritur në kryqëzimin midis bulevardit Aleksandras dhe Patision. Kalova midis vijave të bardha, pa parë nëse drita ishte jeshile apo e kuqe. E çfarë rëndësie kishte kur asnjë makinë nuk kalonte...

U ndala tek stacioni i parë i bulevardit Aleksandras, atje ku ndalojnë disa autobusë e trolejbusë. Pak njerëz prisnin, tre apo katër vetë. Prisnin kot...

Vazhdova rrugën drejt omonias. shpresoja se tek Kaningosi do të kishte lëvizje autobusësh...

Pamja kur kalova sheshin e muzeut dhe u përballa me Politeknikun ishte me të vërtetë pamje lufte. Makina të djegura, të kthyera ose përmbys ose në anë, kalldrëm gurësh e xhamash mbi asfalt, kazanë mbeturinash të djegur e të flakur në mes të bulevardit, vitrina të thyera e të djegura...

Në hyrje të Kaningos një kameraman po fuste këmbalecin e aparatit në makinën e nuk e di kujt stacioni televiziv. E pyes se çfarë ka ndodhur.

- “hamos” - më thotë, duke i hedhur sytë rreth e qark. E pyes se si mund të udhëtoj.

- “Gjithçka është e mbyllur, - më thotë, - nuk ka shërbim urban as këtu e as në Akadhemias. E vetmja rrugë qarkullimi është nëntoka...”

U ktheva pas duke shkelur mbi rrënojat e një lufte që nuk po i jepja kuptim. zbrita thellë në metro dhe mora rrugën e nëndheshme...

...Më vonë do të merrja vesh se një polic, në qetësinë karakteristike të një krimineli, kishte nxjerrë pistoletën nga këllëfi dhe kishte qëlluar drejt e në zemër një fëmijë, një pesëmbëdhjetëvjeçar, tërësisht të pafajshëm...

...Të nesërmen, të pasnesërmen, do të përjetoja një betejë të vërtetë lufte me gurë, thyerje xhamash, hedhje bombash djegëse, djegie bankash e pallatesh shumëkatëshe, bombash lotsjellëse... një kaos që ka përfshirë të gjithë Greqinë.

Kjo deri sot. Nesër nuk i dihen rrugët kësaj lufte të pakuptimtë, lufte që godet ashpër shtresat e varfra, ata që kanë një dyqan të vogël, një makinë pune, një ëndërr që digjet e shkatërrohet...

Athinë, 10 dhjetor 2008

184 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

185rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

iKoNË MAshTrUEsE…

I veshur me një kostum të zi të zhubrosur, pa kollare, me një trup atletik, me një zë pak të ngjirur…

Më bëri përshtypje se merrte fruta, perime, sallam me shumicë. Komunikonte në shqip me shitësit si i njohur i vjetër, madje kishte aq shumë njohje me ta, sa qeskat që merrte i linte prapë atje, për t’i marrë “pas pak”. Paratë i hidhte si të ishin guralecë përroi, pa marrë asnjëherë resto…

Dikur na u kryqëzuan shikimet e pas një seance të shkurtër njohjeje u ulëm “për një birrë”. Më kishte thënë se ishte inxhinier ndërtimi dhe se ishte ergolav vilash në periferi të Athinës …

Pak mosbesues, por thashë nuk humbas gjë nëse “i fus një qilizmë” bisedës. Pas disa hezitimeve, më në fund pranoi që ta ngurtësonte zërin në shirit magnetik.

Më tha se quhej llaqis. E pyeta se si e kishte mbiemrin, por ai, duke shtrirë dorën në mënyrë qetësuese, më tha: “llaqis, vetëm kaq”. Më tha se prindërit e tij kishin lindur e ishin rritur në një fshat minoritar. E pyeta për fshatin, por ai me të njëjtën madhështi shtrirjeje dore ma preu kureshtjen. Këtu më hyri krimbi i dyshimit. Njerëzve që nuk të tregojnë emrin, vendlindjen e vendorigjinën gjithnjë u jam larguar. Nuk ika, por u përqendrova vëmendshëm mbi ikonën që kisha përpara…

Më tha se ishte 44 vjeç. E mata me sy dhe deklarimi i tij m’u

duk i saktë, çka ma luajti krimbin dyshues nga skuta ku ishte futur…

Më tha se kishte hedhur themelet e Komitetit qendror të Partisë së Punës. Këtu, ikonës së tij i vura një vizë të zezë. Në atë kohë, kur janë hedhë themelet e asaj ndërtese, me siguri prindërit e tij ishin adoleshentë.

Më pas bëri një injetro dhe tha se kishte hedhur themelet dhe i kishte vënë çatinë vilës së Enverit në bllok. Madje, për të argumentuar këtë, tha se në atë operacion pune kishte nxjerrë shumë specialistë ndërtimi nga zonat e thella të vendit. Këtu vura vizën e dytë të zezë. Kur janë hedhur themelet dhe ka përfunduar ajo vilë, ai ose ka qenë bebe në çerdhe, yllkë në kopsht apo fatos në shkollën fillore.

Më tej më tregoi se ishte sipërmarrës ndërtimi dhe se po ndërtonte vila të bukura në periferi të Athinës. E pyeta për gjeografinë e ndërtimeve. Nuk m’u përgjigj. Me sa i bleva mendjen, ai ishte shumë i dobët në gjeografinë e kryeqytetit grek dhe të rrethinave të tij.

Më tha se kishte punësuar shumë shqiptarë nga të gjitha krahinat e shqipërisë, se u jepte iKA, dhurata për festat fetare ortodokse, leje pushimi në verë dhe pagë njëlloj si grekët.

Vështrimi m’u ndal tek shiriti magnetik që rrotullohej në dritaren e diktofonit dhe ngurtësonte zërin e tij…

Me penelin e mendjes, vazhdoja ta nxija ikonën e tij…Në një moment kinitoni shpërndan një melodi greke dhe ai

përgjigjet…Tha se ishte selimi dhe po psoniste në pazarin qendror të

Athinës. Foli me gruan e tij, që e quajti Vjollca. Më pas foli me përkëdhelje me një fëmijë. Foli greqisht me fjalë të njohura si “Kardhula mu”, “Matia mu” e të tjera përkëdheli të njohura. Kur

186 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

187rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

mbylli telefonin tha se gruan e kishte nga Burreli dhe më tregoi se si dhe ku ishin njohur në një nga udhëtimet e tij në shqipëri me leje hyrje e dalje për festat fetare greke…

Në një pauzë të bisedës nxora aparatin fotografik dhe u mata të bëj fokusimin. Vuri me të shpejtë dorën përpara ekranit dhe me një zë të egërsuar tha: “Fotografi jo!”.

E ula aparatin, e futa në qeskë dhe e vura në çantë. Ndërkohë bëra ritualin e zakonshëm, ngjeva penelin në të zezë..

Në një moment të bisedës hodhi vështrimin mbi diktofon dhe pa shiritin tek bënte rrugën e tij monotone…

E kapi diktofonin, e ndaloi, shtypi butonin e kthimit mbrapsht…

Kur shiriti kishte arritur në krye e shtypi përsëri dhe e ngjiti altoparlantin e vogël pranë veshit. E shihja se sa vinte e nxihej, derisa u bë qymyr i zi. E shtypi përsëri butonin, hapi kapakun, nxori kasetën, e futi në xhep dhe u hodh përpjetë si kau në brazdë kur e zë zekthi në pikë të vapës e merr arratinë duke tërhequr me vete plugje, lesa e parmenda…

Kaloi nxitimthi mes përmes sallës, hodhi mbi banak një dhjetë evroshe dhe iku…

Mua nuk më mbeti gjë tjetër veçse të ndjek me sy atë pjesë të ikonës që ikonakët e lënë në errësirë, pjesën e pasme. Pjesa e parë më ishte nxirë aq shumë, sa ishte mumifikuar…

2005

NjË NËNË DYErVE TË BAshKisË

E takova tek hyrja e pallatit. ishte i mavijosur në fytyrë, jo nga puna, nuk është bojaxhi e as fshirës oxhaqesh. Është kamerier dhe ta ka ënda ta shohësh kur shërben, i kulturuar

në zë, në veshje e me një buzëqeshje që të bën për vete. Tjetër gjë ia kishte mavijosur fytyrën, madje rrënjët e saj të zeza duket se i kishin kapur edhe shpirtin...

...ishte ngritur herët në mëngjes, e kishte vrarë gjumin që çdo natë e vë poshtë aty nga ora katër e mëngjesit. Kishte shkuar me të shpejtë në bashki, atje në atë qoshen që kapet pas rrugës “Feron”, pak më lart se sheshi “Karaiskaqi”. Kishte pritur dy orë në radhë, derisa polici bashkiak i kishte treguar shkallët zbritëse për në podrum. Edhe atje ishte vënë në radhë. jo njëri pas tjetrit, në njëshkolonë, por në kolonë për tre, drejtuar secili drejt një nëpunësi bashkiak. Përpara kishte një grua...

Kishte disa herë që muajin e fundit hynte në radhë jashtë e në radhë brenda, që paraqitej para një nëpunësi apo nëpunëseje me syza e pa syza, që jepte veveosin e ndiqte veprimet rutinë; kërkimin në rafte të defterëve, fletët e të cilëve u ngjanin atyre të dyqanxhinjve që japin veresie bukë e ushqime. Edhe kjo është një lloj veresie. E veçantë, nga më të çuditshmet. Me një ndryshim se këtu blerësi paguan. Paguan IKA-t, paguan vulat e firmat, paguan përkthimet, paravolat. Paguan dhe nuk merr mallin...

188 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

189rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Ai i kishte paguar të gjitha, një për një. Kishte vënë firmën në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në të njëjtën minutë... me gruan e tij. sa kohë kishte kaluar. Gjashtë muaj, shtatë, tetë... Nuk mbahet mend. Gruas i kishte dalë, kishte vënë pullën e çmuar mbi pasaportë pas gjashtë muajsh pritjeje. Atij nuk i kishte dalë. Nuk është një gjë e re kjo, është e zakonshme, rutinë e përditshme e burokracisë zyrtare.

Ai donte ta merrte patjetër pullën, mallin që kishte paguar, donte se siç thoshte “pulla mbi pasaportë është si pushka mbi sup, e mban njëqind vjet për një dekik, një të vetëm, kur nevoja e jetës e do ta shkrepësh”. jemi njerëz në dy vende, ATjE dhe këtu, kemi nëna e baballarë, motra e vëllezër...

Kemi edhe fëmijë, si kjo gruaja që është përpara. Ajo bën hapa milimetrikë në radhë dhe ofshan. lotët në dy brazda mbi fytyrë pikojnë mbi pllaka, herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër. Pikojnë dhe të nxehtit dhe aciditeti lë shenjë, zinxhir shenjash, të saja bri të paraardhëseve...

...Dorëzon veveosin dhe pret lëvizjet rutinë të nëpunëses me syzat në majë të hundës, lëvizje si në skeçin “hap sirtar – mbyll sirtar”, luajtur aq bukur nga i ndjeri Aleko Prodani, zemra e të cilit pushoi në skenë...

Nëpunësja ia kthen veveosin.- Nuk ka dalë, - i thotë me indiferentizëm.- Kam djalin sëmurë, shumë sëmurë. Dua të shkoj ta shoh,

- shpërthen në lot gruaja.Nëpunësja e sheh si të shihte një lypëse, me sy të perënduar,

me fytyrë të bezdisur.- Nuk ka dalë, - i thotë përsëri dhe i tregon derën.- Kam tetë muaj që kam dorëzuar dokumentet, që kam

paguar një për një të gjitha detyrimet, që...

- E pastaj? - bën të çuditurën nëpunësja.- Pastaj? Dua pullën, dua të shkoj të shoh djalin. Ke djalë ti?

Ke fëmijë ti? Keni fëmijë ju?- shko në Petru rali – ngre zërin nëpunësja.- Kam shkuar. Do dy muaj të hysh atje. Pastaj pse duhet të

shkoj unë në Petru rali? Pse nuk shkoni ju që keni marrë paratë dhe që keni marrë përsipër që brenda tre muajve të na jepni pullën dyvjeçare të lejes së qëndrimit? Pse na keni burgosur? Pse nuk na leni t’u shkojmë njerëzve tanë pranë kur luhet me jetën dhe vdekjen?

ishte nxehur. lotët i ishin shterë. zëri i ishte ngjirur. Fytyra i ishte shpërfytyruar.

- Dil përjashta! - bërtiti nëpunësja dhe menjëherë thirri policin bashkiak.

Ai erdhi, e kapi me forcë përkrahu dhe e tërhoqi rrëshqanthi shkallëve që ngjisin podrumin. Ajo qante dhe bërtiste në shqip dhe në greqisht...

* * *

Ai ishte i tronditur, tepër i tronditur. Nuk e kam parë asnjëherë me një shprehje të tillë në fytyrë e me një brengë kaq të madhe në shpirt. E ftova të pimë një kafe, një kafe të zezë, ashtu siç na pëlqen ne veriorëve, shqeto.

190 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

191rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

MiDis DY GUrËVE qË... lUAjNË

Ai është midis “dy gurëve”, midis “skilës dhe Karibdës” të mitologjisë helene... Nuk janë gurë të vegjël, janë goxha të mëdhenj, shkëmbinj, do të

thoja. janë nga ato lloj shkëmbinjsh që tre të katërtat e thepave i kanë nën ujë dhe një të katërtën mbi të. Nuk janë të lidhur me tokën, siç janë të lidhur të gjithë shkëmbinjtë që nxjerrin kokën nga deti dhe nuk u tremben dallgëve. Ata janë gati të përplasen ose më saktë do të ishte e udhës të thoja se janë përplasur paksa, por jo aq sa të tunden nga vendi, jo aq sa t’i nxjerrin ndonjë copë njëri-tjetrit...

Ai u qëndronte përballë, i shihte si të shihte një kartolinë me pamje nga bregu. Njëherë, madje, ma kishte skicuar pamjen dhe unë e kisha përshkruar me fjalë.

Tani ai nuk është përballë, nuk është në breg, është në ujë, i zhytur, midis dy shkëmbinjve. Është në dilemë, një lloj dileme hamletiane “To be or not to be”. Të dy i kanë nde krahët dhe kërkojnë të marrin nga forca e tij për goditjen e fortë, vendimtaren...

Historia filloi kështu...Kamerier në një lokal të njohur për shërbime cilësore ndaj

klientëve diku në krah të sheshit Mavili, Ai, me kulturën që ka, respekton veten, respekton edhe njerëzit me të cilët punon.

Pronari është njeri punëtor, njeri që nuk rri pas banakut, por krahëpërveshur ia thotë punës. Edhe dy fëmijët, vajza me universitet dhe djali me lice, djersijnë po aq sa djersin e lodhet Ai. Për këtë e respekton siç respekton njeriu i punës njeriun e punës.

Tjetri ishte kuzhinier. Për zanat nuk ia hante qeni shkopin, si i thonë. Gatimi i këndonte në sy e në duar. Kjo cilësi kishte bërë që lokali të mbushej me klientë, grekë e të huaj, deri natën vonë...

Kuzhinieri një ditë zhveshi bluzën dhe ia hodhi pronarit në fytyrë. i tha se i kishte shumë borxhe. Dhe ia numëroi të gjithë një nga një që nga sigurimet shoqërore, paga për orët e zgjatura dhe ditët e fundjavës e ato të festave, lejet, dhuratat për ditët e festave. Nuk flitej për një muaj apo dy, por për afro një dekadë...

U përplasën në organet që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, në sigurimet shoqërore e të tjera. U synua për kompromis. Pronari tha se do t’i paguante dhjetë mijë euro dhe çështja të mbyllej. Kuzhinieri kërkoi dyfishin, njëzet mijë euro. U grinë e u shanë me atë lloj fjalori që grekët e kanë në maj të gjuhës...

Çështja ka përfunduar në gjykatë. secila palë ka kapur avokatin e vet, e ka paguar mirë e mirë dhe deklaron se do të fitojë. Problemi është tek dëshmitarët. Pronari ka në krah djalin dhe vajzën që punojnë bashkë me të. Kuzhinieri nuk ka dëshmitarë. i vetmi potencial dëshmie për të është shqiptari, kamerieri emigrant. Këtu e ka zgjat dorën. Madje, pa e pyetur, e ka vënë si dëshmitar kryesor. i ka dërguar avokatin, e thërret vazhdimisht në telefon. Edhe është takuar me të. i kërkon me këmbëngulje që të dëshmojë në favor të tij...

Pronari një ditë ia hodhi larg e larg fjalën. Kishte marrë vesh se ai ishte i regjistruar si dëshmitar i anës së kundërt. Dëshmia e

192 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

193rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tij ishte e fortë, madje vendimtare përballë dëshmisë familjare të pronarit. ishte aq e fortë, sa avokati dhe kuzhinieri i kishin thënë vetëm të paraqitej para trupit gjykues...

Gjyqi do të bëhej para disa ditësh. Por, si të gjitha gjyqet në Greqi, kur në një ditë grumbullohen aq çështje sa edhe tre ditë të pandërprera nuk do t’u gjenin fundin, u la “për më vonë”.

Ai nuk shkoi.Ai, pasi ma tregoi të gjithë historinë, më tha se nuk do të

shkojë...Ai ka një djalë të vogël. Ka edhe gruan pa punë. jeton vetëm

me pagën që merr, duke përcjellë nga njëri kat i restorantit në tjetrin, pjatat e porcelanit me ushqimet e porositura nga klientët që shkojnë për lokalin dhe për shërbimin e kulturuar të tij.

“jeta është aritmetikë olimbi!” - është një ndër batutat më të forta që spiro Çomora ka vënë në gojën e një tregtari në komedinë e pavdekshme “Karnavalet e Korçës”. shqiptarët po përballen dita-ditës fort me këtë aksiomë të shoqërisë kapitaliste.

... Dy shkëmbinjtë me të cilët simbolizuam dy anë të jetës, midis të cilëve ndodhen emigrantët, po përplasen dhe do të përplasen pambarimisht.

NjË GjoBË ...

Janë për t’u përshëndetur hapat e parë të qeverisjes Papandreu në adresë të integrimit të emigrantëve në shoqërinë greke.

Njoftimi i bërë për vlerësimin e “veveosit jeshil” si dokument kalimi për të gjithë periudhën transitore nga dorëzimi i dokumenteve deri në marrjen e lejes së qëndrimit, vlerësimi i saj për shumë dalje dhe hyrje në Greqi, shuan përfundimisht atë që në gojën dhe fjalorin e emigrantëve ka hyrë si “leje nga burgu” apo “leje nga reparti ushtarak”.

Njoftimi se 150 mijë emigrantëve që nuk kanë mundur të aplikojnë për arsye të ndryshme, do t’u jepet një shans tjetër për të qenë të ligjshëm në vend, është gjithashtu një hap përpara në rrugën integruese.

Fëmijët e lindur në Greqi, por edhe ata që edhe pse lindën në atdheun e tyre, u rritën në shkollën greke, do të kenë dyert e hapura jo vetëm për leje të gjatë qëndrimi, por edhe për nënshtetësi.

Barra e rëndë e 150 apo 200 ensimave për të drejtën për të aplikuar për leje qëndrimi një apo dyvjeçare tashmë pritet të hiqet nga shpina e kërrusur në punë e emigrantëve dhe veçanërisht e grave, që, për shkaqe të njohura, janë të detyruara të punojnë në të zezë, reduktohet tashmë vetëm në aq ensima sa duhen për

194 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

195rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

të ripërtërirë librin e shëndetit.Ka edhe shumë nisma të tjera që “si një sihariq” përcillen

nga shtypi shqiptar në Greqi, nisma që pritet ta bëjnë më të lehtë qëndrimin dhe integrimin e emigrantëve në shtetin helen, nisma që pa diskutim kanë një emër, emrin e PAsoK-ut dhe të kryetarit të kësaj partie jorgos Papandreu.

Emigrantët presin tashmë me ankth edhe zgjidhjen e shumë problemeve të tjera, ndër të cilët ajo e bashkimit familjar të fëmijëve me prindërit, të hapjes së shkollave që brezi i dytë i emigrantëve të jetë i integruar jo vetëm në shtetin helen, por edhe në Atdheun e tyre, mësimin e gjuhës amtare.

Këto janë të njohura. Ajo që e vlen të bëhet publike për të shkuar në veshët e pushtetit aktual në Greqi është trysnia, racizmi dhe ksenofobia ndaj emigrantëve shqiptarë (por edhe të tjerë) me burim oAEDh-in.

Emigrantit, si të gjithë qytetarët e tjerë në Greqi, i është dhënë e drejta me ligj që të marrë asistencë sociale apo, siç ka hyrë tashmë në shqipen tonë përzierë me greqishten, “tamio anergjias”. janë me mijëra ata emigrantë që punësohen gjatë gjithë muajve të sezonit turistik në ishuj dhe në stere në të gjithë Greqinë, njerëz që bëjnë që nga puna e specializuar e kuzhinierit, deri tek ajo e kamerierit, pastruesit, kopshtarit, rojtarit, etj. janë mijëra ata njerëz, burra e gra, që në përfundim të sezonit turistik pajisen me dokumentet për shpërblim në “tamio anergjias”, në pritje për të vazhduar punën në sezonin e ardhshëm apo (për fatlumët) në gjetjen e një pune dhe ndërprerjen e pagës së “kores së bukës” që u jepet.

Këto janë të njohura dhe unë nuk do t’i kisha përmendur sikur fqinji im, i indinjuar, do të prezantonte rastin e tij, rast që nuk është vetëm i tij, rast që bie erë racizmi e ksenofobie ndaj

shqiptarëve kryesisht, por edhe ndaj ndonjë komuniteti tjetër që udhëtimet në atdhe është i detyruar t’i ketë mbi pasaportë në vula me data hyrjeje e daljeje.

Po çfarë i kishte ndodhur fqinjit tim?Ai në tetor u kthye nga një ishull i Greqisë, nga santorini,

ishull në të cilin është tepër i kërkuar nga pronari i tij për punën si kamerier, kjo, ndër të tjera, për aftësinë e tij për të komunikuar me turistët evropianë në gjuhën e tyre, por edhe për buzëqeshjen dhe sjelljen ndaj klientëve.

Miku im bëri dokumentet dhe është regjistruar në “tamio anergjias”. Deri këtu gjithçka është në rregull.

Të mërkurën kishte shkuar në oAEDh për të marrë çekun e pagesës mujore. sipas rregullit tashmë të njohur, bashkë me dokumentin përkatës kishte paraqitur edhe pasaportën. Nëpunësi, duke i ngulur fort syzat mbi hundë, e kishte shfletuar fletë për fletë pasaportën, për t’u ndalur tek dy fletët, ku vulat në aeroportin e Athinës dhe të Tiranës tregonin ditët e hyrjes dhe të daljes, plot NËNTË ditë.

- Për këtë muaj, - i tha duke ngritur mbi syza vështrimin, - do të të hiqen 9 ditë.

- Pse? – e pyeti ai.- sepse je larguar 9 ditë nga Greqia dhe sipas ligjit këto ditë

nuk paguhen.- Do të shkoj të takoj përgjegjësin, - i tha i nervozuar dhe

mblodhi shuk letrat.Trokiti në zyrë dhe, pasi hapi derën pa pritur thirrjen e hyrjes,

një grua në krye të tavolinës i tha të presë një minutë sa të mbaroj me një kliente që kishte përballë.

Priti dhe, kur klientja doli, trokiti përsëri dhe, pasi dëgjoi thirrjen për të hyrë, hapi derën dhe u drejtua tek gruaja, që nga

196 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

197rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

pozicioni i tavolinës dukej se ishte përgjegjëse.- jam shqiptar, - i tha pa e hequr nga fytyra atë shprehjen që

i mori nga biseda me nëpunësin. Punova në një ishull të Greqisë, kam marrë tamio anergjias dhe erdha të marr çekun për pagesën e muajit.

- Ku qëndron problemi? – e pyeti përgjegjësja me një shprehje dashamirëse në sy.

- Unë isha 9 ditë në shqipëri. shkova të takoj babanë që e kam të sëmurë rëndë, shkova t’i çoj ilaçet dhe të çmallem unë me të e me nënën, vëllezërit dhe gjakun tim dhe ata me djalin tim, nipin e tyre 5 vjeç.

Punova në ishull për 6 muaj pa pushuar asnjë të shtunë apo të dielë. Nuk mund të shkëputesha nga puna për të shkuar tek prindërit e mi që më kërkonin. Nuk dua të flas për sakrificën time, as për të drejtat që lidhen me punën. Nëpunësi juaj, pasi pa vulat mbi pasaportë, më tha se në bazë të ligjit ju do të paguheni me 9 ditë më pak. Më erdhi çudi, ndaj erdha të sqarohem me ju.

- Është e vërtetë, - i tha ajo e qetë. Në bazë të ligjit nuk mund të shkëputesh nga vendi i banimit gjatë kohës që je në tamio anergjias. Në rast se shkëputesh, si në rastin tuaj, atëherë për ditët e qëndrimit tuaj në shqipëri, nuk do të paguheni.

- Unë, i tha, përveç 9 ditëve në shqipëri, isha edhe dhjetë ditë në itali. shkova, që nëna e gruas time, gjyshja e djalit tim, të çmallej me nipin dhe të bijën dhe unë të kaloja disa ditë të bukura me vjehrrën dhe kunetërit e mi. Dhjetë ditët e qëndrimit në itali nuk janë të shënuara mbi pasaportën time për faktin se ne udhëtuam si qytetarë evropianë, ashtu siç udhëtojnë të gjithë ata qytetarë anëtarë të Bashkimit Evropian. Unë po jua deklaroj ju këtë dhe po ju pyes: A do të m’i ndalni edhe të dhjetë ditët e udhëtimit tim në itali?

- jo, - i tha ajo duke lëvizur nga vendi.- Desha t’ju pyes si qytetare evropiane, si nëpunëse e këtij

shteti, a e shikoni të drejtë që një emigrant shqiptar vetëm e vetëm pse është i detyruar të mbajë mbi pasaportë datat e hyrjes dhe daljes t’i mbahen nga paga ditët e udhëtimit në atdheun e vet? Emigrantëve të vendeve të tjera tashmë në Bashkimin Evropian si Bullgaria, rumania, Polonia etj., nuk u priten ditët e punës në tamio anergjias, kurse ne shqiptarëve na priten. Këta njerëz mund të shkojnë e të qëndrojnë në vendin e tyre gjatë gjithë kohës, për të ardhur dhe për të ikur një herë në muaj, kur marrin paratë, kurse ne shqiptarëve, për shkak të vulave na ndëshkoni me prerje buke.

Gruaja, përgjegjëse në atë njësi të oAEDh-it lëvizi karrigen dhe u ngrit në këmbë. Monologu i njeriut përballë dhe pyetja e tij e drejtpërdrejtë i kishin dhënë fytyrës së saj një çehre të zbehtë.

- Keni të drejtë!- i tha me vendosmëri. - Keni absolutisht të drejtë. Kjo është një padrejtësi që ju bëhet, padrejtësi që mjerisht unë nuk kam fuqi ta bëj drejtësi. Kjo nuk varet nga unë. Kjo varet nga prefektura.

- Varet edhe nga ju, i tha ai, - varet. ju keni për detyrë, si njeri, si qytetare, por edhe si punonjëse e këtij shteti anëtarë të Bashkimit Evropian, kur shihni se diçka është e padrejtë, kur shihni se ligjet apo urdhëresat janë të padrejta, bien erë racizëm dhe ksenofobi, t’i denonconi. Unë nuk do ta le me kaq. Do të shkoj të trokas edhe në dyert e prefekturës, edhe në dyert e shtetit me shpresën se ato do të më hapen dhe zëri im, zë që nuk është vetëm i imi, të dëgjohet dhe të reflektohet.

- Edhe mua do të më bënit nder. Do të më hiqni një barrë mbi supe, barrë që nuk ma hidhni vetëm ju, por që ma hedhin çdo ditë dhjetëra njerëz si ju.

198 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

199rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Kaq më tha fqinji im në këmbë, ndërsa kishte futur çelësin në bravën e portës së shtëpisë ku banon. Kaq më tha dhe humbi në korridorin e asaj shtëpie që i afrohej shekullit për nga dita kur kishte hedhur themelet e saj.

Pas kësaj, si gazetar, si emigrant, si qytetar i ardhshëm i shoqërisë së madhe evropiane pyes: A duhet të qëndrojë në këmbë ky ligj, këta rregulla jashtë kohës që jetojmë?

shpresoj që kjo pyetje imja (dhe rasti që përshkrova) të lexohen dhe të reflektohet. Dasi të tilla me erë ksenofobie dhe racizmi duhet të marrin fund.

“PËllUMB” DhE “PËllUMBEshË”...

Ai ishte ulur në një karrige nën tendën e linjës ndërkombëtare të autobusëve “Ballkan lines”. Thithte cigaren dhe mendohej. i kërkova leje të ulem

në karrigen bosh dhe ai lëvizi si të zgjohej nga gjumi. Kur u ula më vështroi me vëmendje, u ngrit pak dhe më zgjati paketën me cigare “slim lines”. Më tha se është nga shkodra, nga një zonë malore, nga një fshat i thellë që, megjithëse e përsëriti dy herë emrin, nuk m’u ngjit në kujtesë. Më tha se emrin ia kishte lënë babai një ditë vere kur lindi, atë ditë që “shkami i Pllumave” kishte roitur si zgjua bletësh nga pëllumbat e vjetër - prindër dhe pëllumbat e rinj – bij. Një ngjarje e tillë ndodhte një herë në vit dhe atë ditë, sipas një zakoni të lashtë, të gjithë djemtë që lindin marrin emrin Pëllumb dhe të gjitha vajzat Pëllumbeshë…

U mat të merrte dikë në telefon, por celulari ia refuzoi thirrjen. Gërmoi disa herë në një çantë brezi të fryrë me letra dhe, kur u sigurua se ajo mungonte, tha:

- “Bleva një kartë dhe e paskam harrue”. shkoi tek kioska përballë dhe u kthye me kartën në dorë. - “E kisha harrue atje, - tha, - kioskaxhiu më njohu dhe ma dha

në dorë. Ka edhe njerëz të mirë që jetojnë me djersën e tyre”. U ul, futi monedhat në celular dhe i ra numrit. Dëgjova fjalë

të shkëputura, njërën anë të bisedës, një bisedë e shqetësuar, e

200 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

201rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ngarkuar me një peshë të madhe shpirtërore. Kur mbaroi më tha:

- “Fola me babanë. Do të niset me taksi nga shkodra dhe do të takohemi në mëngjes në Kakavi. Do të më sjellë fëmijët”.

Njerëzit që kanë hall, madje një hall të madh që lidhet me jetën, nuk mungojnë kurrë që ta shprehin, ta copëtojnë në detaje e të ta servirin në tabakanë e bisedës …

…Babai i kishte dhënë një shpullë të fortë…i kishte dhënë edhe pesëqind lekë… shpulla dhe pesëqindëshja e kanë kryet në fillim të viteve nëntëdhjetë, atëherë kur u thyen kufijtë dhe njerëzit nisën ta kërkojnë fatin e jetës jashtë tyre. Kishte “dash me shkue në itali, por deti ishte i prapë dhe varkarët ishin edhe ma të prapa”. i pari të rrihte e të shkrinte mes dallgëve. Të dytët të rrihnin e shkrifnin xhepash. Me ato pesëqind lekë, të vlefshme në atë kohë, arriti deri në Korçë e prej andej në malet e vendit fqinj. Në male ishte rrit e duke qenë kështu intuita e çonte në rrugëza e monopate që këmba e tij gjente truall të shëndoshë…

…Në fillim të viteve nëntëdhjetë, nga malet më të larta të shqipërisë zbriste për t’u ngjitur e zbritur në malet më të larta të Greqisë, një fëmijë, një çunak, një burrë trembëdhjetëvjeçar…

Kishte ruajtur dele e dhi, kishte rrëmih me krahët e njomë tokën për të mbjellë duhan e pambuk, kishte ujit e vjelë pjeshkë e kajsi, portokalla dhe limona… Më pas kishte zbritur në një qytet të madh, në Athinë. Aty kishte “vjedhë” zanatin e bojaxhiut. Në fillim ishte çirak e tash usta. Në fillim punët ia gjenin të tjerët, kurse tani i gjen vetë… Një jetë, kopje identike e jetëve shqiptare në emigracion…

sot udhëtonte për një hall të madh, Grekët edhe kur i bëjnë ligjet i bëjnë në atë mënyrë që në to të ketë një sebep, të ketë një sherr, të kenë të drejtën me të thënë “Çfarë ujë i ke dhënë

gomarit?” dhe të ta shkulin veshin për çdo përgjigje që të japësh…

Ai ishte i martuar, kishte dy fëmijë, një vajzë pesë vjeçe që i kishte lindur në shqipëri dhe një djalë nëntë muajsh që kishte lindur në Greqi. Më nxori dhe më vuri përpara një vandak me dokumente, që nga libri i shëndetit me dy fotografitë e vogëlushëve e deri tek certifikatat familjare të mbuluara me vula e firma nga gjendja civile, ambasada shqiptare, ministria e jashtme greke e përkthyesit zyrtarë. Të gjitha veç e veç e së bashku vërtetonin atësinë dhe mëmësinë e fëmijëve…

Në pasaportën e tij, në dokumentet e legalizimit të tij dhe të gruas, nëpunësit grekë kishin vënë shënimin “Plus Një” kuptimi i të cilit ishte se ai dhe e shoqja kishin vetëm një fëmijë…

Para dy javësh kur i ishte dhënë “liridalje”, kishte marrë gruan dhe fëmijët dhe kishte gëzuar babën e nanën me zërin gazmor të mbesës dhe buzëqeshjen lumturuese të nipit…

që i vogli mos vuante rrugën e lodhshme nga shkodra në Athinë i ishte drejtuar rinasit… Atje i kishin thënë se nuk mund t’i merrte të dy fëmijët…

…Kishte ardhur në Athinë, kishte bredhur zyrë më zyrë, kishte trokitur në dyer avokatësh të njohur, kishte qenë edhe atje ku jepen dokumentet, në prefekturë. Kudo i kishin thënë ke të drejtë, por askush nuk ia kishte dhënë të drejtën me vete…

…Pëllumbi të premten në mbrëmje u nis drejt Kakavijës. Me vete kishte dy valixhe të vogla me rrobat e fëmijëve. Kishte edhe një çantë brezi me një vandak të madh me dokumente origjinale…

Kishte me vete edhe një sasi parash për të dhënë nën dorë e mbi dorë në të dy krahët e kufirit dhe për të marrë një taksi që do t’i risillte fëmijët në Athinë, pranë babait e nënës…

202 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

203rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Ndoshta në korrik (do zoti është korriku 2005!) do të miratohet ligji i ri për emigrantët. Do zoti (qeveria nuk është më e besueshme!) vihen pikat atje ku e do germa ( i ) dhe merr rrugë çështja më e lodhshme për emigrantët, çështja e “Bashkimit Familjar“, çështje e cila i ka ndarë për së gjalli fëmijët nga prindërit e prindërit nga fëmijët, çështje e cila, nga sa thuhet në projekt ligj, përsëri do t’i ndajë…

“Bashkimi familjar” është bërë një përrua ku hidhen shkëmbej e gurë të mëdhenj…

Thonë se në Evropën e Bashkuar mbrohen të Drejtat e Njeriut. Në qoftë se të Drejtat e Njeriut, e drejta e prindit për të qenë pranë fëmijës dhe e drejta e fëmijës për të qenë pranë prindërve, në Evropë janë kështu si janë në Greqi atëherë “Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut” nuk ka. “Muri i Berlinit”, shembja e tij, duhet të jetë simbol për shembjen e të gjithë “gardheve” e “gardhiqeve” që njeri apo tjetri vend i Bashkimit Evropian i mban në këmbë…

shënim: Ndërsa kisha vënë pikën e fundit në këto shënime një telefonatë më sjell një lumturim njerëzor. ishte zëri i gëzuar i Pëllumbit. Dy zogjtë e bukur, “Pëllumbesha” dhe “Pëllumbi” këndonin në fole…

Athinë 10 gusht 2005

GjENErAl “roB”

Shtrirë në formë l – je, me një copë sfungjer nën vete, mbështetur në bordurën e trotuarit, me njërën këmbë të plotë e tjetrën prerë sipër gjurit, me një palë syze të

errëta mbi hundë, me një pecetë letre mbi të cilën ka monedha metalike nga dhjetë cent deri në një euro...

Nuk flet, nuk thërret, nuk lyp. Qëndron si një statujë, si një gurë varri të mirë mbi të cilin besimtarët lënë diçka ...

Nga rrudhat e fytyrës duket se i ka kaluar të shtatëdhjetat me kohë. Nga dimensionet trupore të krijohet vizioni se në rini e në burrëri ka qenë i fuqishëm si një mundës profesionist, i gjatë si një basketbollist, i gjallë e i lëvizshëm si një ketër.

E shikoj sa herë zbres trenin dhe marr rrugën drejt vilave ku më ka ngjitë profesioni i shërbëtorit. Ngaqë nuk fliste, me kohë më qe krijuar përshtypja se përveçse sakat nga këmba, ishte edhe memec. Në këtë të fundit kisha gabuar. jo vetëm nuk ishte memec, por ishte edhe i gojës, fliste shqip. E pikasa këtë kur një mëngjes e pashë të fliste me një shqiptar. Nuk u ndala në shkuarje, u ndala në kthim nga puna.

ishte i zhytur në vetminë e tij. Mbi pecetë ishin mbledhë goxha të holla metalike. U ula mbi bordurën e lartë të trotuarit duke e pas nën vete dhe e përshëndeta shqip. Ai ktheu kokën, më pa me vëmendje poshtë xhamave të zinj dhe ma ktheu përshëndetjen

204 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

205rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

me një përzemërsi që më bëri përshtypje të thellë. Kishte një zë gjëmues, me një lloj note që nuk e di pse më kujtoi komandat në ushtri. intuita nuk më kishte lënë të gaboj. Ai kishte qenë ushtarak, madje ushtarak i lartë që me spaletat e sotme barazohet me gradën gjeneral. Kishte studiuar në Bashkimin sovjetik dhe falë trupit, aftësive fizike dhe intelektuale ishte ngjitur deri në drejtim të një divizioni, diku nga mesi i shqipërisë.

i ri, fare i ri, ishte radhitur në radhët partizane, kishte marrë pjesë në betejën e madhe antifashiste, ishte pjesë e trupës së përbotshme që kishte mposhtur bishën më të egër të shekullit XX, bishën fashiste. Atje, në një nga betejat për çlirimin e Vishegradit kishte marrë një plumb karabine gjermane, që ndonëse nuk ia kishte prerë këmbën, e kishte bërë tërë jetën ta ndjejë dhimbjen sa herë prishej koha e sa herë marshonte së bashku me ushtarët në lojërat ushtarake.

Aty nga fundi i viteve 80-të kishte dalë në pension e paratë që merrte qenë të mjaftueshme jo vetëm të plotësonte nevojat e veta, por të mbante me pagesë edhe vajzën studente për kimi.

Vitet 90-të ia kishin rrotulluar jetën, ia kishin përmbysur, ia kishin shndërruar në një sferë që rrokullisej pa zënë vend. Fëmijët kishin marrë malet e ishin vendosur në brigjet e Egjeut. Ai shiti shtëpinë dhe i joshur nga “ paratë e pastra” dhe fitimet përrallore që sillnin ato, paratë i kishte futur në piramidën e Xhaferrit... Erdhi një ditë që paratë të shuheshin si kripa në ujë e çatia e halleve t’i binte mbi kokë e ta vinte poshtë. Atëherë, pa plëng e pa shtëpi, mori rrugën e mërgimit. Mblodhi pensionin e vet dhe të gruas dhe pagoi “ikjen pa kthim” siç e quan ai. U vendos në Athinë tek i biri. Në lagjen kundruall kishte të bijën, të martuar e me fëmijë. Gruan e futi në punë, ndihmëse shtëpiake si të gjitha gratë shqiptare, që në moshë të thyer e pensioniste u detyruan

që të rifuteshin në punë. Vetë, mosha dhe lodhja e jetës, nuk i jepnin mundësinë që të punonte as në ndërtim, as në shërbime, e as në ndonjë punë të vogël si ndihmës shtëpiak.

sëmundja e sheqerit po ia rëndonte gjithnjë e më shumë shëndetin e sidomos këmbën sa vinte dita e më të huaj e ndjente. Plaga e vjetër ishte shndërruar në gangrenë e prerja e këmbës ishte çështje ditësh.

i kërkuan gjashtëmijë euro për t’i prerë këmbën. Nuk i kishte. Nuk i kishte as djali që kishte lënë gruan, kishte ikur nga shtëpia e bashkëjetonte me një ukrainase pesë vjet më të madhe se ai. Nuk i kishte as vajza që bënte jetën e vet, siç thonë sot të rinjtë. Kishte mbetur fillikat me gruan, së cilës i ishin ngushtuar ditët e punës. Kërkoi ndihmë. shkoi në bashki, shkoi në ministrinë e brendshme dhe dikush e mëshiroi dhe dha urdhër t’i prisnin këmbën pa pagesë. operacionin e bëri në KAT, një spital i njohur në Athinë për ndihmën e shpejtë kirurgjikale dhe plagët e rënda. Këmba iu shërua, por nuk iu shërua plaga e bashkëjetesës me fëmijët. Djali vazhdonte të bashkëjetonte me ukrainasen, kurse vajza, ajo që ishte shkolluar me paratë e pensionit të tij, bënte jetën e vet. Gruaja, me punën e vet mezi përballonte qiranë dhe ushqimin minimal të ditës. siguracione nuk kishin e ilaçet ishin të detyruara t’i merrnin me çmim të plotë, pa asnjë lloj zbritjeje...

...Kështu doli në rrugë. Mbështeti shpatullat pas bordurës së lartë të trotuarit, shtriu këmbët, shtroi një copë pecetë, vuri syzet që t’u largohej vështrimeve të ndonjë të njohuri dhe u zhyt në botën e heshtjes...

Por edhe kështu nuk e lanë. Vinin policët dhe e dëbonin, e shanin, e ofendonin. Edhe kësaj ia gjeti. shkoi përsëri, këmbëprerë, në ministrinë e rendit. Takoi atje atë oficerin që e kishte ndihmuar për prerjen e këmbës dhe mori prej tij licencën

206 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

207rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

për të lypur. Tek bisedonim rrëmoi thellë xhepat dhe nxori prej andej një letër të thyer më dysh me fotografinë e tij, firmën dhe vulën e policisë që e lejonte të lypte.

Tani e ndjente veten të qetë. Njerëzit kalonin dhe i hidhnin ndonjë monedhë metalike. Gruaja, falë ndërhyrjes së një greku, kishte zënë punë me ngarkesë të plotë dhe merrte edhe iKA. Kishte nxjerrë kështu librin e shëndetit dhe ilaçet i merrte me një të dhjetën e çmimit. Me paratë e gruas dhe lëmoshën e tij arrinte të mbante jetën gjallë. Fëmijët vazhdonin në të njëjtën rrugë. Kur më tregonte për to e ndjeja që i dhembnin jo vetëm plagët e trupit, por mbi të gjitha ato të shpirtit.

Tek e dërgjoja, m’u njomën sytë. Një partizan që kishte marshuar në dëborë e akull deri në Vishegrad të jugosllavisë, që kishte marrë pjesë jo vetëm në çlirimin e vendit të vet por që kishte çliruar edhe popuj të tjerë, një veteran i luftës antifashiste botërore me plagë në trup, një ushtarak i dalë nga një akademi me zë si Akademia Frunze, një gjeneral i ushtrisë shqiptare, rrinte shtrirë dhe priste lëmoshën e kalimtarëve...

Kohë të çmendura 2005!

GjENErAl “AKUll”...

Bie borë gjeneral, bën ftohtë. hejt e akullit, stalaktitet e varura poshtë tjegullave, maten të kapin stalagmitet përtokë, shtrirë mbi bardhësinë që ka mbuluar dheun.

Bie borë gjeneral, flokë-flokë, si harabelat në ditët e kallkanit.

Ti je aty gjeneral, si në ditë të zakonshme, si në ditë me diell e pa diell, në vapë, në shi e në borë. i ke vënë shpatullat bordurës që rrethon me kangjella lulishten e lagjes së pasur. Ke futur kokën nën një kapuç leshi të zi. Ke zvogëluar fytyrën me ato syza të mëdha të zeza. je ulur mbi një sfungjer, sfungjerin e përditshëm që mbrëmjeve e merr me vete, diku ku banon, dhe e than. Poshtë sot i ke vënë sfungjerit një copë plastmas, që lagështia të mos depërtojë deri tek pantallonat, deri tek këmba e shëndoshë, deri tek këmba cung, pasaporta jote e punës.

Nuk e di a e mban mend gjeneral? Kemi biseduar njëherë bashkë, gjerë e gjatë, verës së kaluar. Ma ke thënë “curiculum vitae”-n si i thonë sot, në vrapin e jetës tënde, që në rini kur more malet për lirinë e shqipërisë, në ushtri, ku dijet që more me shkollë jashtë shtetit dhe aftësitë e tua profesionale të ngjitën në rangun e drejtimit të një formacioni të madh ushtarak të vendit. Asokohe nuk kishte grada, kishte vetëm detyra ushtarake. Detyra jote, sot, kur gradat kush nuk i merr, do të përkthehej me gradën

208 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

209rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

gjeneral, jo me një yll, por me dy. Ma ke treguar edhe tragjedinë tënde në dhé të huaj, ku të solli fati. Më ke treguar se si ta prenë këmbën në spitalin KAT, si të kërkuan 6000 euro për të ta prerë, si shkove çalë-çalë nëpër zyra e dikush hapi zemrën e dha urdhër që të ta presin këmbën pa para. Më ke treguar pastaj se si të braktisi vajza, se si djali e la gruan e tij dhe mori një ukrainase të përdalë, se si mbete vetëm me gruan e papunë. Më ke treguar edhe se si, kur shtrive këmbën e prerë dhe vure në krah të djathtë, fare pranë cungës së mbështjellë me pjesën e tepërt të pantallonave, një shportëz, dhe se si ranë në të centët e parë të lypjes. Më the se edhe kështu nuk të linin dhe se si vinin policët njeri pas tjetrit e të poshtëronin, të ngrinin me dhunë e të dëbonin. E kush? Ata, policë të zinj me asnjë fije makaroni në spaletat e tyre, ngrinin zërin dhe i jepnin urdhër një gjenerali (!) Më the pastaj se si shkove tek i madhi i policëve dhe ai, siç të kishte ndihmuar të prisje këmbën, bëri një urdhër të shkruar me kompjuter, vuri firmën poshtë emrit të tij, vuri vulën mbi fotografinë tënde, duke të dhënë dokumentin e lejes së ushtrimit të “profesionit”, letërnjoftimin e poshtërimit të njeriut, pasaportën ndërkombëtare të lypësit.

Këto i kam shkruar në një meditim në verë, në gusht më duket…

si the gjeneral? Bën ftohtë? Po të ngrin këmba tjetër? Pse gjeneral, bën ftohtë më shumë se sa në dimrin e madh të vitit njëmijë e nëntëqind e dyzet e katër, kur luftonit kundër gjermanit? si, si, the? Keni qenë në Tendën e qypit?! Atëherë me siguri e ke jetuar atë tablonë e një piktori të madh shqiptar, tablo që nuk dihet ku e kanë syrgjynosur politikanët e sotëm, bijtë e ballistëve që luftuan krahas gjermanit e që donin ta rreshtonin shqipërinë dhe shqiptarët në radhët e të mundurve, në radhët e

fashistëve, për t’u dhënë krah qarqeve shoviniste që ta copëtonin e ta kthenin Shqipërinë në një “shprehje gjeografike”, siç pat thënë dikur Bismarku.

E mban mend burizanin e tablosë… si the? E njeh? Atëherë mund të ma përshkruash të gjallë, ashtu duke i rënë burisë për të çarë dëborën e madhe dhe për të vënë nën këmbë gjermanët. i binte burisë, gjeneral, ndërsa plumbi i kishte prerë ezofagun. Kishte vënë gishtin mbi vrimën e plumbit dhe i jepte burisë frymën e fundit, mesazhin e fitores…

Atëherë ishe i ri, gjeneral, me ideale të mëdha në shpirt e në zemër, me një vizion të madh për të ardhmen.

sot je i vjetër, gjeneral. je me një këmbë trupi të prerë nën gju e me të dy këmbët e shpirtit të prerë poshtë legenit. Të harruan, gjeneral, të harroi koha. Kur them koha, nuk e kam fjalën tek qeveritë me pensione për popullin, që nuk mjaftojnë për një paketë cigare e një kafe në mëngjes, por për një brez të ri që do të shkojë drejt Evropës e Amerikës, pa prindër, pa të kaluar, pa kujtesë. Ata të akuzojnë ty se bëre bunkerë, duke harruar se historia e shqipërisë, që nga lashtësia e deri sot, gjatë tremijë vjetëve, siç thuhet në një libër të ilustruar të një studiuesi me mbiemër Karaiskaj, vetëm fortifikime ka bërë. I kanë bërë për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur gjuhën dhe kulturën, për të mbrojtur e ngritur emrin e madh shqiptar. Në qoftë se nuk do të ishin ato “tre mijë vjet fortifikime”, nuk do të ishim edhe ne; as ti, as unë, as shqipëria. Vendi ynë, gjeneral, nuk ka as një kështjellë mbreti e princi, nuk ka saraje as të skënderbeut, as të Bushatlinjëve e Ali Pashë Tepelenës. Kështjella të tyre ka, brenda e jashtë kufijve ku flitet shqip. Ali Pashë Tepelena, si dhuratë nuses së tij të pleqërisë, Vasiliqisë, nuk i ngriti ndonjë pallat në bregdetin e bukur të jonit. i ngriti një kështjellë në

210 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

211rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

një vend zanash, më të bukurin në bregdetin jonian, në Porto Palermo, kështjellë me të cilën mburremi, ashtu siç mburremi me kështjellën e Krujës, të sfetigradit, të rozafës, të Beratit, Gjirokastrës…

Prashita shumë, gjeneral, korra nën kalli e mbi kalli. Kjo nuk është një plagë vetëm e jotja, gjeneral, është plagë e një brezi të tërë, që iu desh të rrëmbente pushkën, ta radhiste shqipërinë dhe shqiptarët midis fitimtarëve e të shkonte në Konferencën e Paqes në Paris kryelartë.

Do të vijë koha kur do ta vlerësojnë kohën tënde, luftën tuaj, siç vlerësojnë sot një strateg të madh ushtarak të mesjetës, Gjergj Kastrioti-skënderbeun, vlerësim i cili vjen pas pesë shekuj heshtjeje, mallkimi, mohimi dhe ndalimi drastik që iu bë luftës dhe veprës së tij nga pushtuesit otomanë. siç e vlerësojnë sot, me një jubile madhështor botëror një muzikant të madh që vdiq në mjerim dhe e varrosën në një varr kolektiv mes lypësve të qytetit të ngrirë nga të ftohtit e atij dimri të egër, Moxartin e madh. siç vlerësojnë sot Xhordano Brunon e djegur në turrën e druve nga inkuizicioni katolik mesjetar. siç vlerësojnë sot rembrandin e piktorë të tjerë gjenialë që vdiqën në varfëri…

Do të vijë koha që vepra juaj, gjeneral, do të vlerësohet lart dhe koha juaj do të quhet si koha më e artë e shqipërisë dhe shqiptarëve. Mjerisht, kur të vijë ajo kohë, pas dekadash a shekujsh, brezi juaj do të ketë ikur në përjetësi me dorën e shtrirë për lëmoshë…

sot po ndahemi, gjeneral. Të mora pak minuta nga koha jote e heshtur, nga vështrimi yt i ngrirë…

Do të takohemi përsëri gjeneral… Mbase javën apo muajin tjetër, kur të kenë çelur kajsitë e bajamet të kenë lidhur kokrra…

GjENErAl “sTATUjË”

Kështu i shoh çdo ditë, ballë për ballë, si në dy statujat e moçme të dy të huajve historikë, njeri që shihte nga Dajti e tjetri që shihte nga parku rinia...

...Edhe ata të huaj janë, nuk është zor ta kuptosh. i pari, Ai, i ka vënë shpatullat bordurës që rrethon lulishten.

i ka mbështetur aq fort, sa duket sikur ka frikë se sikur pak të lëvizë përpara, bordura bie e telat zik-zak e zënë si në çark.

i dyti, ai, në anën tjetër të rrugës, i ka kthyer shpinën bordurës që mban telat rrethues të një parkingu makinash të të gjitha markave, nga ata më të shtrenjtat tek ato më të lirat.

i pari, Ai, ka pozicion në formë l-je, shpatullat pas bordurës e këmbët mbi trotuar. Njërën këmbë e ka shtrirë në tërë përmasat e saj, aq sa kalimtarëve u duhet të dredhojnë paksa hapin që mos ta shkelin. Tjetrën e ka shtrirë në gjysmë të trotuarit. jo se nuk don ta shtrijë e ta bashkojë me tjetrën, por se nuk mundet. i mungon gjysma e saj, nga gjuri e poshtë, ia kanë prerë me sharrë.

i dyti, ai, qëndron vertikalisht, drejt, madje me solemnitet. Mjekra është mbështetur mbi instrument e instrumenti mbi sup. janë mbështetur aq fort, sa sikur gishtërinjtë e së majtës të mos kapeshin pas telave, vegla do të dukej si një apendiks, si shtojcë e pashkëputshme e trupit...

i pari, Ai, në të djathtë të pozicionit të tij ka një tas bote,

212 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

213rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

nga ato tasa që, pasi zbrazen nga kosi, hidhen koshave të mbeturinave...

i dyti, ai, ka tek këmbët valixhen me formën e instrumentit, të ngushtë në pjesën e sipërme e të gjerë në të poshtmen...

I pari, Ai, nuk flet ose që të jem i sigurt në atë që them, nuk e kam dëgjuar asnjëherë të flasë, t’u kërkojë kalimtarëve të hedhin në kupën prej dheu të pjekur ndonjë monedhë metalike, se për ato prej letre nuk bëhet fjalë...

I dyti, edhe ai nuk flet. Lëviz harkun mbi tela dhe tingujt, pasi zbresin nëpërmjet një teli deri poshtë, të përforcuar ngjiten e përhapen lart...

i pari, Ai, është një person që e njoh ose më mirë të them që e kam njohur në një bisedë, unë ulur në bordurën e lulishtes e Ai shtrirë në formë l-je.

i dyti, ai, është i panjohur për mua. Edhe njëherë, që, pasi i hodha në valixhen e instrumentit një pesëdhjetëqindarkëshe, pasi më kishte futur me instrumentin e tij në uverturën e “Berberit të seviljes” që e dua aq shumë, kur e pyeta në greqisht, m’u përgjigj nëpër dhëmbë me një gjuhë që nuk e kuptova se e kujt kombi ishte...

i pari, Ai, ka qenë gjeneral në pozitën ushtarake, se spaletat në atë kohë i kishin hedhë në plehra, gjeneral në një prej divizioneve më të mëdhenj e më të fuqishëm të vendit. ishte ngjitur në këtë pozitë që nga partizan i thjeshtë, që nga pionieri i vogël partizan, shkolluar më pas në një akademi me zë në arsimin ushtarak.

Nga koha e kaluar kujtonte momentin kur në “operacionin e Dimrit” i ngrinë këmbët dhe një plakë e një kasolleje në mal ia shkriu duke ia futur në barkun e një dhie të sapoprerë.

Nga koha e sotme kujton momentin kur i prenë këmbën. jo me sharrë pa narkozë, siç thonë se bënte një mjek partizan, por

në një spital të një shteti të huaj. ia prenë për sadaka, kur i thonë, se po të ishte për të paguar gjashtë mijë euro, këmba do t’i ishte kalbur bashkë me trupin.

Ai dhe ai qëndrojnë ballë për ballë me njëri-tjetrin, nga mëngjesi deri në mbrëmje.

i pari u ulur në formë l-je me një postaqi sfungjeri poshtë të ndejave.

i dyti në këmbë, me harkun me qime kali që rrëshqet mbi tela, duke përcjellë në ajër Moxartin, Paganinin, Verdin...

o Kohë!... o zakone!...

Maj 2007

214 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

215rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

MBrËMjE NË lUTro

Tonini e la motoçikletën dhe u ul në ndenjësen e parë të makinës së Viktorit, të vëllait. E ka marrë me të parën patentën greke të makinës, por, pas asaj dite, nuk është

ulur në timon. Sa për motoçikletën, fijen e litarit përshkon pa iu dridhur timoni...

...i bie butonit të ndezjes dhe kollodoku e pistonat nisin lëvizjet rrotulluese e drejtvizore. Pastaj shtyp pedalin e freksionit, fut ingranazhet në lidhjen e ngadaltë, i mëshon pedalit të gazit dhe... makina shuhet.

...Vazhdon disa herë kështu, derisa lëvizjet harmonizohen dhe makina merr përpara.

...Amfiloqia i ka mbrëmjet të bukura, veçanërisht kur hëna prek kodrat në lindje e drita e saj përzihet në një refleks fosforeshent mbi det në atë nallçë të vjetër të Karavasarait.

Pak kohë na duhet ta lëmë prapa e të marrim të përpjetën drejt lutrosë. Në hapësirën kohore të udhëtimit, kurioz për të gjetur kuptimin e çdo emri, e pyes Toninin dhe Viktorin, nëse emri i fshatit ku do të shkojmë ka lidhje me banjat dhe nëse në këtë fshat ka banja të ujërave të nxehtë apo të ftohtë. Ata ngrenë supet dhe më thonë se nuk e dinë nëse ka banja dhe as që u ka shkuar ndonjëherë në mend të pyesin për këtë, ndonëse kanë dhjetë vjet që shkojnë herë pas here atje.

Të shkuarit në lutro na e nxiti Tonini. Tha se atje mbrëmjeve, në një nga klubet e fshatit, mblidheshin matjanët dhe se do t’u bëhej qejfi po t’i takonim. Duket se e bëri për mua, sepse i thashë se kam shumë kujtime nga Mati dhe matjanët kur isha gazetar i ATsh – së, por edhe për vete, sepse kishte shumë kujtime kur kishte qenë vullnetar në punimet e hekurudhës (tashmë të braktisur) Milot – rrëshen – Klos....

Në lutro arritëm shpejt. Vetëm dhjetë minuta në rrugë nacionale.

i bëmë vend në një qoshe makinës dhe iu drejtuam një klubi në anë të rrugës. Për fat ishte i mbyllur. Të vetmit që takuam para tij ishin dy të rinj që na u prezantuan si matjanë nga Klosi, madje nga një fshat që unë kisha qenë disa herë, nga Bërshini, fshat në kufi me Patinin, fshatin e Flamur Pislit të njohur, hero i filmit “Pengu”, që rapsodi popullor matjan e ka vënë mbi telat e çiftelisë. i pyeta për disa të njohur të mi, por ata, të ikur në moshë të re, vrisnin mendjet dhe nuk i kujtonin.

“Gjene mirë, i thashë vetes, kur e dinë nga janë dhe e flasin shqipen në dialekt, siç ua ka mësuar nëna, se me çfarë shohim, një ditë do të na duhet të bisedojmë me njëri-tjetrin me përkthyes”.

Ata ikën dhe ne mbetëm si shtylla në anë të rrugës. Dhe nuk do të isha ulur për të vazhduar kërkimin sikur, pak më tutje, të takonim nja dy skuadra të tëra me emigrantë nga lushnja. Disa i kishin vënë shpatullat kangjellave të një avllie, kurse të tjerët, kundruall, ishin shkrirë në biseda për hallet që kishin lënë dhe për hallet që kishin gjetur. Punonin në bujqësi, vinin e shkonin sipas fushatave, herë maleve e herë me letra që i kishin siguruar duke paguar shtrenjtë vizat apo edhe në sajë të qëndrimit të gjatë në këtë zonë.

216 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

217rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Kur na panë, u stepën dhe disa ishin gati t’ia mbathin sikur ne të mos u kishim folur shqip dhe të mos ishim prezantuar në misionin e ardhjes. Madje, si lushnjarë që ishin, kur u përmenda emrin e një shoku dhe miku tim të emigrimit, buzëqeshën lirshëm.

Dalëngadalë, pas besimit të krijuar, nisi biseda dhe u hap një fletë nga jeta e tyre në emigracion, nga ata fletë që për gazetat dhe gazetarët janë thuajse të harruara. Disa pranuan të prezantohen me adresë të plotë e me hallet e tyre. Të tjerë iu vodhën diktofonit dhe aparatit fotografik. Arsyeja dihet, kanë ardhur ilegalë, jetojnë e punojnë ilegalisht, banojnë “nën kurorat e portokalleve e ullinjve” dhe paguhen pak. Të dytët po i lemë në hallin e ikjes, ekzistencës dhe kthimit të tyre futur në “kaushët e zinj”. Të parët po i përcjellim në bisedën e bërë ashtu në këmbë, në anë të rrugës.

* * *

quhem Enver leka. jam nga komuna hysgjokaj, fshati lekaj, nga lushnja.

sa vjet ke këtu?Me shkëputje, kam që nga viti 1992. Kam ardhur me

sezone.Çfarë pune bën?Bujqësi.Keni mbaruar ndonjë shkollë apo jo?Kam mbaruar shkollën e mesme bujqësore, por këtu

ndryshojnë gjërat. le të kesh qenë edhe me të lartë, argat do të punosh.

Me familje jeni?

jo. Nuk kam arritur që ta marr.

quhem Flamur Caka. jam nga Karbunara e lushnjës. Kam disa vjet. Kam punuar në Agrinjio, në bujqësi. jam pa familje. E kam në Karbunarë. Kam tre djem. Në kurbet janë dy. Me letra jam në rregull. Kam tre vjet që i kam bërë letrat. Në bujqësi punoj kur ka ullinj. Presim kur të piqet ulliri, punojmë tre muaj dhe ikim prapë në shtëpi. Çfarë të bëjmë? sivjet ullinjtë kanë shumë pak.

quhem Ylli leka. jam nga lekajt e lushnjës. Këtu kam rreth 13 vjet. jam marrë me punë bujqësie, punë të ndryshme. Familjen e kam këtu. Banoj në lutro prej rreth 11 vjetësh. Gruaja punon. Nuk kam fëmijë.

quhem olci leka. jemi të gjithë fshatarë. Kam më se tre vjet këtu. Punoj në bujqësi.

quhem Ymer Kryemadhi. Mbiemrin e kam marrë nga gjyshi që është nga Gramshi. Kam punuar në llajqi në Patra. Këtu erdha me burrin e tezes dhe do të shkoj përsëri andej. Punoj me pllaka, në ndërtim...

* * *

Të tjerët nuk deshën të flasin, nuk deshën që emri dhe historia e tyre të bëhej publike, megjithëse jashtë mikrofonit, ata nuk mënuan të shpalosin hallet dhe brengat e tyre, hallet e njerëzve që ecin maleve për të punuar disa muaj në punë të ndryshme në bujqësi, punë e cila e mban në këmbë këtë sektor të jetës në

218 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

219rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Greqi. Këtë punë e bëjnë nën frikën e policit që u kërkon letrat, nën trysninë e vendasit që nuk u jep shtëpi për të futur kokën, nën fatin e njeriut që nuk i ka mundësitë që mbrëmjeve të futet në dush të ngrohtë e të shpëlajë pluhurin dhe baltën që është formuar nga djersa e punës së lodhshme.

Tek i dëgjoja, nuk mund mos ta ktheja vështrimin tim në ditët e viteve nëntëdhjetë, atëherë kur lumi i emigracionit shqiptar fryhej çdo ditë duke vërshuar maleve, luginave, fushave e qyteteve të vendit fqinj. Në punën tonë si gazetarë këtë “lumë” e konsiderojmë të “tharë”, ndonëse çdo ditë përballemi me lajme në shqip e në greqisht për shqiptarë që humbin maleve, për “makina të vjedhura” që mbajnë në barkun e tyre dhjetë e pesëmbëdhjetë emigrantë, që nën ndjekjen e policisë përplasen e gjakosen tokën helene. Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet dhe lumi i ikanakëve jo vetëm se nuk po shteret, por, përkundrazi, po fryhet dita me ditë. Vendi ynë i dashur, shqipëria, nuk prodhon gjë tjetër veçse emigrantë...

Amfilokia, tetor 2007

PErËNDiMi i NjË DiTE...

Në mëngjes binte borë. Ata ishin aty. Përballë kishin trenin që vinte, ndalonte, ikte. Pas kishin platinë Kifisia, me rrugët me çakëll, me pemët e larta

dekorative, me shkurret e ulëta e lulet e vyshkura. Majtas e djathtas dy kioska me gazeta, revista e mallra të konsumit kalimthi. Në anën tjetër një klub me një emër të çuditshëm, Mo arger Pi, që nuk i shkon as gjuhës së vendit e as ndonjë gjuhe evropiane. Megjithatë, shqiptarët ia kanë gjet përmbajtjen, duke përdorë si çelës shqipen.“Mos me Pi”- thonë ata, megjithëse nuk mund të rrinë pa pi ndonjë kafe apo çaj të nxehtë në pritjen e mundimshme që dikush t’ia befë në derë dhe t’u vejë gishtin një nga një ose të gjithë bashkë për të shkarkuar ndonjë maune apo për të punuar me bel ndonjë kopsht. Në këtë dimër pa mbarim nuk mund të shpresojnë për ndonjë punë në mjeshtërinë e tyre.

Kur kalova në mëngjes, atë e pashë aty, në trotuar, duke pritur. Kur u ktheva në mesditë, ai ishte përsëri aty, si i ngulur, si i lëshuar rrënjë. Nuk ishte vetëm. Me të ishte një djalë i ri, ishte edhe një burrë rreth të pesëdhjetave. M’u dukën të lodhur, të mërzitur sikur kishin humbur diçka të madhe.

hyra në bisedë. Fjala - fjalën e dolëm “kushërinj”. Ai njihte vëllanë tim, me të cilin kishin punuar bashkë e kishin ngrënë

220 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

221rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kilogramë me kripë në gjellën e shoqërisë. Thashë me vete se të drejtë ka një miku im, shkrimtar i njohur, kur në një tregim del në konkluzionin se po t’i hysh thellë e thellë, me çdo ballkanas del kushëri, madje i parë.

Atë e quanin ramadan dhe ishte nga Varibopi i Fierit, fshat në të cilin kisha qenë dhe ndër të tjera më kujtonte një ngjarje të jetës së rinisë sime, kur isha nxënës në shkollën e mesme bujqësore në Fier, pesëdhjetë vjet të shkuara. Dani ishte me të birin, që kishte një emër të vjetër ilir, Donantil, emër i ardhur në ditët tona nga një mbishkrim në gurët e qytetit antik të Bylisit, fqinj me vendlindjen e tij.

Dani më tha se një ditë më parë kishin ardhur nga larisa, ku kishin qenë për të përtërirë kartat. Në një fshat të asaj zone fushore ai me të birin shkonin e punonin muajt e verës.

“Verës punojmë me pambukun, kurse dimrit vijmë në Athinë në kërkim të ndonjë pune krahu” - tha i menduar.

Kur më foli për pambukun, m’u ngjall dëshira ta ngacmoj për ta rrokullisur pak muhabetin. Fshati i tij është i vendosur në një ballkon natyror që sheh fushën e bukur të Cakranit dhe Vjosën që u jep bimëve ujë, zonë e cila për dekada të tëra ka kultivuar pambukun e bardhë, madje është shquar në shkallë kombëtare për rendimente e cilësi të larta. Kur ia përmenda ra në mendime, trupi iu tkurr sikur do të bëhej gati të ngrinte peshë tërë pamjen e Varibobit e Cakranit, me Vjosën nëpër këmbët e fushës dhe lartësitë e selenicës tej, ta ngrinte e ta vendoste mes platisë së Kifisias. Më tha se ka qenë brigadier dhe për vite të tëra ka kultivuar një kultivar pambuku, farat e të cilit vinin nga Greqia. Në etiketat e thasëve, tha, lexohej “Trikalla Greece” dhe ne e quanim trikalla pa e ditur se emri i tij vinte nga një vend dhe një fushë e gjerë, ku ai kishte gjetur kushtet për të dhënë

rendiment dhe cilësi të lartë…Fati e kishte sjellë atë njeri të merrej, në perëndim të moshës

së punës, përsëri me pambukun. Në një vend tjetër, në një kohë tjetër. Në fshatin e tij, në vendin e tij, tashmë nuk mbillej pambuk. Uzinat e zhveshjes së pambukut ishin shkatërruar. institutet shkencore për prodhimin e farërave të cilësive të larta ishin shuar. Kombinatet që prodhonin tekstile pambuku, me pambukun e bardhë të Myzeqesë, i kishin shitur makineritë e tyre me kile tek fqinjët tanë… Fati, atë njeri, e kishte takuar përsëri me dashurinë e parë të punës…

Biseduam gjatë me Danin. Biseduam për familjen që priste paratë e tyre për të jetuar. Biseduam për tokën e lënë djerrë, se nuk ka kush e punon.

“Të vetmin krah të fortë pune në familje, - tha - duke vështruar të birin, - e kam marrë me vete. Tani askush nuk e punon. Tokës i ka humbur vlera”.

Kishte vajtur ora dy e mesditës dhe Dani me të birin i kishin humbur shpresat që dikush do t’i kërkonte për punë.

i hipëm trenit. Vijuam bisedën, tashmë në një tjetër temë, atë të fëmijëve, të brezit që hyn në moshën e punës, të dilemës së tij. “Të punojë, të marrë malet për pak para në vende të huaja apo të vazhdojë shkollën”. Një dilemë që po e anon shqipërinë nga analfabetizmi…

Ata u ndalën në Kato Patisia. zbritën nga treni, duke marrë zvarrë kujtimin e një dite tjetër të humbur…

Athinë, 18 shkurt 2005

222 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

223rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjErËz NË hAll...

Udhëtonim me një nga autobusët qytetës që lidh qendrën e Athinës me periferinë, kur një njeri, pasi depërtoi në korridorin e ngushtë, u ndal para nesh. Në dorë

mbante një tufë me letra të shkruara me kompjuter, me firma e vula. Nuk m’u drejtua mua, nuk e njihja dhe as më njihte, iu drejtua shokut tim.

- Më ka gjetur belaja, - tha, duke u ulur në ndenjëset përkarshi nesh. - jam në hall...

Prita që të zbrazej kundër bashkisë apo prefekturës, siç tashmë është bërë e ditës të zbrazemi sa herë që letrat futen nëpër kanale burokratike dhe nuk u gjendet fundi. Kështu më kishte ndodhur edhe mua, madje nga një shamatë e këtij lloji kthehesha. i kisha dorëzuar letrat që në majin e vitit 2006, me mendimin se i kam të gjitha në rregull, veçanërisht atë që përbën “thembrën e sherrit”, ensimat. Unë i kisha llogaritur nga 1 janari deri më 31 dhjetor, kurse ata m’i kishin matur nga maji në maj, duke më nxjerrë nja njëqind e ca ditë mangët. Më njoftuan atëherë dhe, pasi bëmë mirë llogaritë, më dilte që të paguaja nja pesëdhjetë ditë. Më thanë që do të ma dërgojnë shkresën dhe me të në dorë të shkoja të paguaja ditët që më mungonin...

Më erdhi përsëri shkresa e parë me të njëjtën datë e me të njëjtin numër protokolli. shkova përsëri. Më thanë se e kanë

dërguar gabim. Prita dhe përsëri më erdhi e njëjta shkresë... Kështu vazhdoi për dy vjet rresht. Kur shkova për të rinovuar dokumentet më vunë përballë mungesave të njohura. Dosja ime, prej dy vjetësh nuk kishte udhëtuar drejt prefekturës, ishte ende në raftet e bashkisë. U ndava i revoltuar, pasi u mora një dokument me firmë e vulë që isha paraqitur për rinovim. Dokumentin këmbëngula ta marr, sepse e dija që një ditë do të më vinin përballë asaj 250 – tëshes së njohur të gjobës. Ama, mora edhe premtimin se do të më dërgojnë shkresën e re dhe...

Erdhi edhe shkresa. Përsëri ishte e njëjta, me data, firma e vula të vitit 2006. shkova dhe bërtita. Kot se administrata greke në bashki nuk ka as veshë për të dëgjuar dhe as sy për të shikuar...

...Ky ishte halli im dhe prisja që një hall të këtij lloji të lexoja në shkresat e tij. Nuk ishte ashtu. Tjetër hall i kishte rënë atij njeriu mbi kokë...

...ishte murator, nga ata njerëz që për më se një dhjetëvjeçar nuk u janë ndarë skelave dhe kateve të ndërtesave, nga ata njerëz që nuk i kanë problem ensimat dhe që i plotësonin me grumbull kërkesat për leje qëndrimi...

Po punonin në një ndërtesë. Tre vetë ishin, të tre shqiptarë. Pasi mbaruan disa punë të vogla në katin e parë, u ngjitën në të tretin. Nuk i morën rrobat e rrugës dhe çantat e punës me vete. i lanë atje siç i kishin lënë për herë...

Kur zbritën, panë se gjithçka ishte bërë rrëmujë. U tmerruan. Mendja u shkoi më shumë tek dokumentet sesa tek paratë, ato pak para që merr një njeri i punës me vete për një birrë apo sufllaqe e për çdo rast gjatë lëvizjes nga shtëpia në punë dhe anasjelltas. Ua kishin marrë të gjitha...

...Ai njeri mbante në duar disa letra format: të shkruara, të

224 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

225rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

firmosura, të vulosura. Kishte qenë në polici, ku kishte deklaruar humbjen. i kishin

dhënë një numër protokolli dhe sigurinë se për dy javë do të merrte një përgjigje me shkrim për humbjen e pasaportës. i duhej ajo përgjigje se vetëm me të mund të paraqitej në ambasadë, të bënte një prokurë dhe brenda javës t’i vinte nga shqipëria pasaporta e re.

Kishte qenë në bashki dhe kishte deklaruar humbjen e pasaportës. U tha se priste që të dilte pulla e re për t’ju shtuar pesë pullave të vjetra. E ngushëlluan se, me të sjellë pasaportën e re, do të bëhen ndryshimet përkatëse.

Kishte qenë në zyrat e iKA – s...Ai njeri mbante në duar një tufë me letra ende të

pazhubravitura. Mbante në kurriz dhe shpirt një hall......halli im m’u duk më i vogël....Ka hall e hall.

2008

MENDiME TË lirA MEs NjErËzVE TË liDhUr

Sot është e shtunë, e shtuna e fundit për shtatorin. Tjetra, do të jetë e para e vjeshtës së dytë, ditë pushimi për disa e ditë pune për të tjerë. Kështu është ndarë bota, në Uik-

end-e (ku e gjetën këtë dreq fjale dhe e futën në gjuhën tonë, kur fjala fundjavë është edhe e bukur, edhe tingëlluese, edhe e kuptueshme për të gjithë njerëzit me shkollë apo pa shkollë qofshin) dhe në Uik-xhob-e. Këtë të fundit nuk e ka fjalori as i shqipes e as ndonjë fjalor tjetër. Këtë fjalë mos më nderoni me të drejtën e futjes në fjalor mua, por të tjerë, ata që nuk pushojnë së kërkuari punë, ditë për ditë; në ditë të zakonshme pune e në ditë fundjave e ditë pushimi…

Drejt Kifisias, lagjes së pasur të Athinës, tashmë udhëtoj të shtunave. Nuk nxitoj si ditët e premte kur shkoja më parë, sepse të shtunat afendikojt janë atje, flenë deri vonë e makina ime e kositjes së barit, makinë me një motor në dy kohë, kërcet aq shumë sa ngre si me sustë jo vetëm të shtrirët në shtrat të vilës sime, por edhe ato të vilave fqinje.

Vonesën, kuptohet, e kompensoj me orë të shtrira në mesditë, kur vapa dhe zhurma shurdhuese e makinës ma hapin dhe mbyllin kokën duke më futur në tru bubuzhela zhurmëmëdhenj që nuk më hiqen as për dyzet e tetë orë nga indet që lidhen me

226 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

227rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

sistemin e dëgjimit.Të shtunat treni është pak më i lirë, mund edhe vend të gjesh

e të soditësh me radhë tërë pamjen që të parakalon, të shohësh njerëzit si hipin e zbresin, të fiksosh biseda e fytyra nga ato të qeshurat e të rinjve me trasta në shpinë që nuk e merr vesh se ku po shkojnë me tërë atë potere që bartin, deri tek fytyrat e lodhura ende pa filluar punën të grave, që mendjen e kanë të ndarë në dysh, tek fëmija që lanë në shtëpi e tek afendikesha që e pret tek dera me një barrë mbi samar për punët e ditës.

Treni, sot, pasi shkarkoi e shkarkoi në Patisja, iraklio e Marusi njerëz të heshtur e të lodhur, u ndal në anën e djathtë të peronit të Kifisias, i fundmi stacion i linjave trenore qytetëse të Athinës…

Pas trenit fjalën e marrin taksixhinjtë që bërtasin e thërrasin, duke i ftuar njerëzit drejt periferisë së periferisë dhe autobusët e vegjël 15 vendesh, ulur dhe tufa preshi në këmbë të tjerët, të cilët duke kërcyer nëpër kthesa e gropa të çojnë pupthi në periferi të tjera të lagjeve njëra më e pasur se tjetra.

As taksitë e as autobusët nuk e fshijnë dot sheshin nga njerëzit. janë ca njerëz që edhe kur ndodh që dikush për një apo dy ditë t’i shkulë rrënjët nuk i marrin me vete, i lënë atje. se njeriu i varfër qenka si krisja, si grami që, edhe kur e shkul, copat i lë në tokë për të zënë rrënjë të reja e për ta mbuluar përsëri vendin.

Sheshi i Kifisias të shtunat ngushtohet sa asnjë ditë tjetër. E ngushtojnë njerëzit me çantat nga zinxhirët e zbërthyer të të cilave nxjerrin kokën çekiçë, mistri e vegla të tjera gjithëfarëllojesh. letërnjoftimi i profesionit të secilit.

Një kolonjar ma hap zemrën. E ç’të shohësh në zemrën e një kolonjari, veç dëshirës për punë e merakut për të nesërmen?! Këtu e ngul sqeparin ai dhe nuk e shqit. Është nga ai soj kolonjarësh që dinë ta gdhendin e latojnë gurin, ta vejnë atë në fije të perit e të

ngrenë kulla me qoshe kaq pingul sa asnjë instrument i kohëve moderne nuk gjen as më të voglin gabim këndor. janë mjeshtra në ndërtim kolonjarët, të përmendur sa edhe gollobordasit. Nga këta të fundit, një herë e një kohë gjeje mjeshtra ndërtimi në çdo skaj të shqipërisë, me përjashtim të Kolonjës. Ustai e respekton ustain dhe gollobordasit, që, siç thuhet diku në një rrëfenjë “Po të digjej stambolli, Dibra do ta ngrehte përsëri nga e para, kurse po të digjej Dibra, stambolli do të ngrinte duart e të dorëzohej…”

Më ngrohu ai kolonjar mjeshtër guri me muhabet, por më ftohu me papunësinë e tij prej një jave.

Në një grup tjetër, vlonjatë nga të folurit, bëhej politikë. shqiptari i shkretë, edhe kur i mungon mielli në magje dhe fëmijët bien në gjumë pa darkë, e ka qejf ta dredhë muhabetin pak për politikën. Njëri prej të pranishmëve, i futur në mes të grupit, po fliste me gojë, me duar e këmbë për t’u mbushur mendjen njerëzve se çfarë do të thotë të votosh sipas parimit një anëtar një votë. Disa, që me sa duket e kuptonin, por bënin të paditurin, i bënin pyetje kaq terse dhe kaq naive, sa lektori ynë e rifillonte fjalimin i nervozuar, duke këputur ndonjë nga ata të sharat vendçe pa asnjë lloj dogane.

sot, nuk e di pse m’u dukën të bukur ata njerëz, të bukur në varfëri, të këndshëm kur flisnin sikur të mos kishin derte e të diskutonin sikur kishin dalë jo për punë, jo për bukën e fëmijëve, por për piknik.

i lash në dertin e tyre dhe u nisa drejt vilës sime, të ndez motorin me dy kohë, ta shtyp levën e gazit deri në fund e t’i bëj afendikonjtë të hidhen si karkaleca nga krevati. E di që do të më shajnë, e di që do të më mallkojnë, ndaj, para se të tërheq litarin e motorit e t’i jap zjarr, do kujdesem që t’i shaj e mallkoj unë i pari.

2006

228 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

229rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

NjË DhEMBjE KUrBETi

Çdo pesë minuta, në stacionin skajor të Kifisias, urbani elektrik çan barkun duke derdhur në shesh, pa kujdes, në rrëmujë, një mizëri njerëzish. Të moshave të ndryshme.

Të sekseve të ndryshme. Të veshur me rroba të punës… secili nxiton me këmbë dhe vrapon me mend. Ka ardhur nga Pireu, Neo Kosmos, omonia, Patisia… nga një cep i Athinës në tjetrin. Ka udhëtuar nga një botë e zhurmshme, nga rrugë e rrugica ku pallatet rrinë në qafë të njëri-tjetrit e makinat e vogla nuk kanë vend ku të qëndrojnë, në një botë më të gjerë, me gjelbërim e lule, me vila që nuk i kalojnë të tre katet e garazhe barkgjerë, ku lëvrijnë makina të prodhimeve të fundit.

Në sheshin para trenit taksixhinjtë kapin qiellin me ftesat e tyre për udhëtime drejt Kefalarit, Ekalit, Agios stefanos… Në barkun e vogël të taksive ulen një nga një gra e vajza, “shërbëtore të dorës së parë”, të cilat me një greqishte me theks nga lindja e largme apo lindja sllave tregojnë adresa lagjesh e vilash të pasura.

Më tej një radhë autobusësh të vegjël, dymbëdhjetëvendësh, të ulur e tre herë më shumë në këmbë, mbushin barkun me shërbëtorë të dorës së dytë. Në orët pik të mëngjesit barku i autobuzkave i ngjan barkut të një kutie sardeleje, ku vetëm ajri bën diferencë midis qenieve. shoferët e autobuzkave nuk bërtasin. Ulur në ndenjësen para timonit ata presin minutën

kur duhet të shtypin butonin derëmbyllës e nisen drejt Melisias, Politias, Adhamesit, Krionerit…

shpejt sheshi zbrazet për t’u rimbushur pesë minuta më vonë, kur treni i radhës do të sjellë turnin tjetër të shërbëtorëve…

Në këtë lëvizje brauniane njerëzish, në këto ikje e ardhje të nxituara njerëzore një sy i ngeshëm nuk ka si të mos dallojë diçka që nuk lëviz ose më saktë diçka që rri në këmbë e lëviz kokën. E lëviz në një gjysmë apo tre çerek rrethi, kreh rrugët që vijnë tek treni në kërkim të ndonjë amaksi që hap barkun e vogël për një, dy apo e shumta tre argatë. Është ky një kërkim që zgjat disa orë, një kërkim që lind herët në mëngjes e perëndon aty nga mesdita, kur shpresat zbehen deri në shuarje.Në këtë ikonë të ngrirë sot vështrimi u ndal tek një i ri, me laps e letër në dorë, me një gazetë “hrisi Efqeria” nën lapsin që ve kryqe. shtojcat e kësaj gazete, më e volumshmja në Athinë, ajo për veturat luksoze e të përdorura, shtojca tjetër ajo që informon për shitje e blerje shtëpish e trojesh janë hedhur shuk mbi barin e platisë. Për lexuesin ata janë një luks. Ai kërkon punë. Është ndërtues, suvaton e patinon, lyen dhe zbukuron shtëpi. Njeri nuk ka ardhur ta marrë dhe ai shkruan adresa e regjistron në letër numra telefoni. Pastaj i drejtohet telefonit publik dy metra larg, fut kartën dhe u bie numrave një nga një. Askush nuk ia ka varur, askush sot nuk i ka ofruar punë…

E fiksova në fotografi siç e përshkova më lart. Më pas hyra në bisedë.

Më tha se quhej Artan dhe se ishte nga Korça…Duke biseduar me të rrethi u zgjerua. U fut në mes edhe

Lutfiu nga Fieri, u fut edhe një tjetër, i cili më tha se ka qenë ushtar në Ploshtan të Dibrës e se shërbimin veror kufitar e bënin në rrafsha të Korabit. i njihja mirë këto vende bukuria e të cilëve

230 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

231rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

është tepër e virgjër për syun e njeriut dhe për syun e fotografit. Kjo hollësi i dha shkas një kuvendi për bukuritë e vendit tonë, bukuri që kishin dhe kanë nevojë sot më shumë se kurrë që të zhvirgjërohen nga duart e ndërtuesve, nga syu i turistit dhe “sytë” e aparateve fotografike e televizive.

Artani e kishte një merak, ndaj e ndau mes nesh në copa të vogla. Ca e morën, ca e lanë përdhe të copëtuar. Meraku i tij ishte tek bashkimi i shqiptarëve, bashkimi në mëmëdhe e bashkimi në emigrim, lufta me mjetet demokratike të kohës për të drejtat tona.

Biseda, si në të gjitha rastet nuk mungoi të ndalet tek qeverimi dhe antiqeverimi, tek Nanoja e Berisha, të ndalej edhe tek skandali më i ri i Vjenës ku Berisha dhe Dade në forumin më të lartë evropian, në osBE, e prezantuan vendin tonë në mënyrën më të keqe të mundshme, u zunë me brirë si dhitë në urë, duke përdorë fjalë rrugësh. Politikanëve të lartë në shqipëri, kryeministrit në pushtet apo “kryeministrit” që ëndërron pushtet, këto gjëra nuk u prishin edhe aq punë. Emigrantëve po, këtyre njerëzve që presin për punë me ditë të tëra, që kërkojnë ushqimin e ditës për zogjtë e folesë së tyre familjare, u prishin, madje u prishin shumë. U ulin kokën, u mbyllin gojën, u shuajnë krenarinë. i bëjnë edhe të padëshirueshëm për punë. Grekët kanë filluar të preferojnë gjithnjë e më shumë argatë kurdë. Për ta ata janë shumë të urtë, me shumë pak kërkesa për jetën, me pretendime të pakta për pagë. Në dheun e të parëve të tyre nuk ka as Nano e as Berishë që të dalin me kordhë në dorë rrugëve të Evropës duke bërë duele mesjetare.

Nuk e di pse këtë radhë mora trenin e kthimit nga Kifisia zemërvrarë. Ajo pamje, ato shprehje më kishin shkaktuar një lloj tjetër dhembjeje nga dhembjet e njohura të kurbetit.

2005

riNi E VrArË...

Ato dy orë të së dielës 9 korrik 2006, që më gozhduan para ekranit të vogël të televizionit “Alter”, në emisionin e Anitës “Paratragudha”, më befasuan,

më përballën me një histori që shtatëdhjetë vjet të jetës aktive të një njeriu nuk e nxënë. Nuk e nxënë as trilogjitë dhe as serialet televizive të tipit “Dinastia”. Unë po e tregoj ashtu siç e tregoi Valbona 18 vjeçe me lejen që shkrimtarë, dramaturgë e kineastë ta marrin dhe ta kthejnë në roman, dramë apo serial filmik. Po e tregoj në pika-nyje të jetës së një vajze që njohu një fëmijëri të tmerrshme. Po të ma kishte treguar njeri, po mos e kisha parë dhe dëgjuar me të gjitha shqisat e njohjes njerëzore, nuk do ta kisha besuar…

…historia e Valbonës nisi para gjashtë vjetësh, atëherë kur babai e la në dorën e një njeriu të fisit, të gjakut të tij, dhe shkoi në shqipëri të marrë të ëmën dhe të bashkojë familjen në dheun e huaj.

Valbona mbeti në shtëpi me vëllanë dhe me motrën më të vogël. ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe dhe ëndërronte një jetë të bukur, një jetë që në fëmijët e kësaj moshe lidhet nyje me përralla, me princër e të bukurat e dheut. shtati po i rritej dita-ditës e bukuria e fytyrës binte në sy larg…

…Njeriu i gjakut të babait, një burrë i martuar dhe me fëmijë,

232 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

233rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

një ditë e mori për dore dhe i tha të shkonin në bregdet, të shihnin perëndimin e diellit dhe bukuritë që joshin shpirtin kur saçi i zjarrtë lahet në ujin e kripur para se të bije në shtratin e gjerë të gjumit të natës. shkoi me dëshirë, me ëndrrën e një fëmije në qelizat e kujtesës dhe imagjinatës njerëzore…

…Njeriu, që babai e la në besë, nuk e la shumë të kundronte perëndimin e diellit e të tirrte penj nga shtëllunga e furkës së ëndrrës. E futi në një lokal ku ishin dymbëdhjetë djem të rinj. Nuk ishin të panjohur, ishin nipër e gjak i njeriut që i mbylli portën dhe e la ballë për ballë tyre.

Aty ndodhi ajo që askush nuk e imagjinon, një masakër e tërë, një kanibalizëm i paparë seksi. Dymbëdhjetë djem të rinj, njëri pas tjetrit, mbi të dymbëdhjetë vjetët e një vajze, një fëmije, një qenie të dëlirë e të pastër. E dhunuar fizikisht e moralisht u kthye në Pirgo Ilias ku banonte. E shoqëroi përsëri njeriu i gjakut, fisit. E shoqëroi sikur të mos kishte ndodhë asgjë, sikur të ktheheshin nga një shëtitje mbrëmjeje me një kaush me akullore në dorë…

Nuk tregoi. E si të tregonte? E çfarë të tregonte? Të thoshte se e kishin dhunuar dymbëdhjetë vetë? Të tregonte me gisht dhunuesin e madh dhe dhunuesit e vegjël? Të tregonte se virgjërinë ia kishin marrë një lukuni e tërë kanibalësh? Të tregonte ndërsa i varej si shpatë e ndryshkur mbi kokë kërcënimi për jetën, që ia thanë pa doganë dhe ia përsëritën tërë rrugës? E kyçi ngjarjen në kasafortën trunore dhe vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur gjë. E jetoi gjithçka e vetme. As babai, as nëna nuk morën vesh gjë. Diçka i tha vetëm Sofies, një tjetër njeri nga gjaku i babait të saj. Sofia e dinte se çfarë i kishte ndodhur. Gjaku i krimit ishte përzierë e genet e trashëgimisë kishin bërë vend në pemën e njohur të Acidit Dezoribonukleinik…

Sofia e njohu me një shqiptar. Unë po shkruaj “e njohu”, siç

e tha Valbona. Në fakt, nuk e njohu, po e shiti. se si dhe sa e shiti vetëm ata e dinë. shqiptari i tha se do të martohej me të, ndonëse ishte i martuar dhe me fëmijë. Këtë Valbona do ta merrte vesh në Barcelonë të spanjës, kur, pasi e përdorën herë ai e herë i vëllai, e lëshuan rrugëve të qytetit të madh në kërkim të klientëve. “Më bënë porno rruge – deklaron Valbona botërisht me kokën përtokë – më rrihnin, më keqtrajtonin. Kam kaluar shumë. isha vetëm trembëdhjetë vjeçe. Nuk e jetova fëmijërinë. E kalova atë pa ndihmë, pa përkrahje, e dhunuar dhe e harruar…”

Në Barcelonë kaloi tetë muaj rrugëve, në kërkim të klientëve të seksit, në kërkim të parave që mbushnin çdo ditë xhepat e padronëve të saj, derisa një ditë e kapi policia dhe i bëri apelasi, e përzuri nga spanja…

E vetme, pa njeri që ta mbrojë, pa vend ku të shkojë, ajo ra përsëri në kthetrat e shqiptarit që e solli në spanjë. Ai i bëri një pasaportë, ku vetëm fotografia e saj ishte origjinale dhe e ktheu në Greqi. Në Patra e braktisi, e la në mes të katër rrugëve dhe vetë, për t’i shpëtuar ndonjë ndjekje të policisë, iku në shqipëri. E vetme, pa një euro në xhep, ajo trokiti në dyert e policisë. U tha se kishte humbur dokumentet, se kishte babanë dhe nënën në Pirgo ilias, se ishte pa para. Të vërtetën e ndrydhi në vetvete. Policia thirri familjen. Erdhi e ëma dhe e mori. “Vetëm nëna dhe motra më qëndruan pranë, më mbrojtën, - thotë Valbona. Babai dhe vëllai jo. Për të gjitha sa ndodhën fajin e ka babai që më la në dorë të atyre njerëzve. Dua të nxjerr atë që kam brenda prandaj erdha në televizion, nuk mund ta mbaj më”.

Nuk i tha nënës as për dhunën seksuale të të dymbëdhjetëve, as për njeriun e babait dhe as për atë që qe e detyruar të bënte në Barcelonë.

Nëna, dikur police në shqipëri, e kuptoi dhe u nda nga i

234 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

235rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

shoqi. Familja, e përbërë nga burri, gruaja dhe pesë fëmijë u shpërbë. Ajo mbeti me nënën dhe motrën e vogël.

ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeçe. iu drejtua policisë. Denoncoi se çfarë i kishte ndodhur. Kërkoi të ngrihet akt-akuzë kundër dhunuesve të fëmijërisë së saj, të jepej drejtësi. Dëshmia e saj policëve iu duk si një përrallë, si një lajthitje fëminore. Askush nuk e vlerësoi. E përcillnin me sot me nesër, derisa ajo u mërzit dhe nuk shkoi më…

…Ndërkohë njeri prej të dymbëdhjetëve, njëri prej atyre që i kishte marrë në moshën dymbëdhjetëvjeçare virgjërinë, iu afrua, i tha se donte marrëdhënie të sinqerta me të, se e donte dhe do ta merrte për grua. Edhe ajo iu afrua, madje, siç tha, u dashurua me të.

E ëma nuk qe dakord, nuk donte të shoqërohesh me të, e dinte se ai kishte qenë pjesëmarrës në krim. Nuk ia tha vajzës të vërtetën. Ajo nuk e dëgjoi. iku prej shtëpisë me atë njeri. shkuan në ishullin e rodosit. ishte e dashuruar, por marrëdhënie intime me të nuk kishte bërë. Në të tretën ditë, nga një shenjë dhe shprehje, zbuloi se ai kishte qenë pjesë e “skuadrës së pushkatimit” moral. ia tha dhe ai e pohoi. U kthyen në Athinë. E la në Platinë Vathi, pa para, pa ndihmë, në mëshirën e ujqërve të seksit që gëlojnë atje. Atje u takua me një kurd, i cili e strehoi dhe e ushqeu. Me të nisi marrëdhëniet intime. Kurdi nuk e donte ndaj e hodhi në rrugën e kurvërisë, në kërkim të klientëve, në fitim të parave. Pesë muaj jetoi me kurdin dhe klientelën e rrugës. Kur po shkonte drejt të pesëmbëdhjetave të moshës ndjeu se ishte me barrë. Fëmija ishte i kurdit. Kur mësoi këtë, ai e përzuri nga streha ku rrinin.

U takua me një vajzë, e cila i premtoi t’i gjejë punë. Ndërkohë kërkoi të lidhej me nënën, të merrte ndihmën e saj…

…Këtu në tregimin e Valbonës futet nëna, Miranda. Në linjë telefonike ajo deklaron se të gjitha ato që tregon vajza e saj janë të vërteta, se ajo i dinte të gjitha dhe se kanë shkuar në polici e i kanë denoncuar dhunuesit, por askush nuk i ka dëgjuar. “jeta e vajzës sime është një masakër e padëgjuar, masakër që nuk e nxë historia…” Ajo fliste nga Greqia, nga Pirgosi…

Valbona vazhdon tregimin, masakrën e zhvilluar ndaj fëmijërisë së saj. Ajo tregon se ashtu siç ishte, me barrë në moshën katërmbëdhjetë vjeçe, kishte shkuar tek babai, i kishte kërkuar ndihmë. Ai e kishte përzënë, e kishte hedhur në mes të katër rrugëve…

…Në rrugën e madhe kishte takuar një njeri “një kristianos” siç e quajti ajo, jorgon, i cili e kishte çuar në shtëpinë e tij. jorgoja i qëndroi pranë, e çoi në maternitet, ku lindi vajzë. ia pagoi të gjitha shpenzimet.

Marrëdhëniet intime me të i filloi vetëm pas lindjes së vajzës…

i telefonoi babait që të vijë të marrë vajzën dhe mbesën e tij. ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç dhe ligji nuk e lejonte që ta mbajë vetë fëmijën, sepse ajo konsiderohej vetë fëmijë, e vogël, e mitur, e papërgjegjshme për të rritur një qenie njerëzore. Babai nuk erdhi t’i marrë…

… Valbona shkonte dy herë në ditë të shihte vajzën e vet në shtëpinë e fëmijës. E donte shumë, ishte krijesa e saj, gjaku i saj. shkonte vazhdimisht, derisa një ditë i thanë se vajzën e kanë marrë. Po kush e kishte marrë? Ajo edhe sot, pas katër vjetësh nuk e din se kush e ka marrë vajzën e saj. Ajo nuk firmosi kund që vajzën e saj ta birësonin diku, donte ta rriste vetë. Babai nuk shkoi të marrë bijën dhe mbesën, por shkoi kur e thirrën për të nënshkruar birësimin, krimin, më mirë të themi, sepse deri sot

236 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

237rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

askush nuk mund të tregojë të vërtetën për zhdukjen e vajzës së Valbonës. sa e shiti babai foshnjën, vajzën e vajzës? Çfarë pazarllëqesh u bënë me foshnjën pesëmuajshe? Një skenë e errët, një linjë e veçantë në ngjarjen e treguar publikisht. Valbona ka vite që kërkon vajzën, “gjysmën e jetës sime”, siç shprehet. “Më dhëmbi shumë. Një ditë fëmija më iku nga duart. Nuk më kanë thënë ku është”…

Valbona jeton me jorgon. Është në muajin e tetë të barrës së dytë. Nuk e di në se ka djalë apo vajzë, nuk është vizituar asnjëherë nga ndonjë mjek. Nëna jeton me të motrën e saj të vogël në Pirgo…

Këtu drama merr një kah tronditës. Valbona për herë të parë, publikisht deklaron se fëmija që ka në bark nuk është i jorgos. Nuk ia ka thënë asnjëherë këtë të vërtetë. E thotë këtu për herë të parë, në prani të njerëzve që mbushin studion, mes të cilëve është edhe Jorgoja, i cili që në fillim kishte deklaruar se nuk donte të dilte para kamerave. Ajo deklaron se fëmija është i dikujt tjetër, i një njeriu që dikur kishte marrëdhënie e që e kishte braktisur kur kishte mësuar se është me barrë. Në një çast dobësie, kur rastësisht ishin takuar, ajo i ishte dhënë përsëri e tëra. Fëmija ishte i kurdit, njeriut me të cilën kishte fëminë e parë (!)

Njerëzit tronditen, ata që janë në studio, por edhe ne që e ndjekim emisionin. si është e mundur që përsëri ajo të kthehet në të kaluarën ku u poshtërua dhe u braktis? Një psikolog ndërhyn dhe e shpjegon momentin në rrugë psikologjike, duke e lehtësuar auditorin nga pyetja e vështirë…

Valbona na kthen përsëri në tokë nga fluturimi qiellor i hamendjeve tona. Ajo deklaron se e don jorgon, se është penduar dhe se do të dëshironte që të ishte fëmija i tij. Por ajo njëkohësisht deklaron se ndjen pasiguri, se nuk u beson njerëzve e në veçanti

burrave…Këtu ndërhyn një telefonatë. Telefonuesi prezantohet si

avokat, si Konstandopulo. “Vajza është e mirë, por ka ndodhur një gabim i madh…” - kaq thotë avokati dhe telefoni mbyllet.

Kush ishte ai njeri? Nga cili telefon foli? Teknika e stacionit televiziv u vu në kërkim pa rezultat.

E pyesin Valbonën nëse ka pas ndonjëherë ndonjë avokat. Ajo thotë se ka ardhur një njeri që e quanin jorgo, kur e kishte kapur policia e Aleksandrosit. Vetëm kaq…

…Këtu ajo përsëri na zbulon një skenë, një qoshe të pandriçuar të jetës së saj. Kur policia e kapi tek sa kërkonte klientë rrugëve të platisë Vathi, nga frika se do ta përzinin nga Greqia duke e hedhur përsëri të vetme e të pashpresë në rrugët pa mbarim, ajo, në mjediset e policisë qendrore në rrugën Aleksandros kishte varë veten. Kishte arrit në atë cak ku njeriu urren dhe kërkon të mohojë të kaluarën, duke i dhënë fund jetës. Ndodhi që kamera vëzhguese ta fiksonte, ta shihte polici i shërbimit dhe ajo të kthehej përsëri në jetë…

…Përsëri në studio. Ajo është në muajin e tetë të barrës dhe pret t’i lindë fëmija. jeton me jorgon, i cili, edhe pasi mësoi të vërtetën e rëndë se fëmija nuk është i tij, kap mikrofonin dhe deklaron: “jam gati të të ndihmoj për lindjen dhe rritjen e fëmijës…”. E pyesin nëse don të martohet me të. “Nuk e di në se do të martohemi. Nuk kemi biseduar ndonjëherë…”

Këtu një gulç i brendshëm e rrëmben Valbonën dhe ajo thotë se “Këtë fëmijë nuk e pres me shumë dashuri. Nuk e di nëse do ta dua siç desha vajzën”.

E pyesin se ku buron ky mllef i saj. Thotë se e gjithë kjo vjen se i urren burrat, se është kundër

të gjithë burrave që kërkojnë të bëjnë keq. Ajo deklaron se ata që

238 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

239rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

e çuan deri këtu, që ia shkatërruan fëmijërinë, vazhdojnë të jenë të pranishëm, vazhdojnë t’i bëjnë presione e ta kërcënojnë. Ata, “të dymbëdhjetët” më kanë kërcënuar se do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me motrën time të vogël, por nuk i ka lënë nëna. Ajo deklaron se arsyeja pse nuk e ka deklaruar të vërtetën e tragjedisë së saj është se kishte frikë se ata do të hakmerreshin mbi motrën e vogël, të cilën e donte si sytë e ballit dhe e adhuronte…

…Telefonatat në studio janë pa numërim. sekretaria i jep zë një avokati, i cili, pa shpërblim, i ofron ndihmë juridike për të vënë para përgjegjësisë së ligjit të gjitha ata që i shkatërruan jetën. Valbona shprehet e gatshme që të luftojë deri në fund. Për këtë ka ardhur edhe në emisionin e drejtpërdrejtë të Alter-it, në Paratragudhën e Anitës…

…Një zë tjetër përsëri në studio. Është një grua, e cila jep telefonin e saj diku në qendër të Athinës, një grua që është e njohur për betejat e saj në mbrojtje të vajzave e grave, një grua që ka nxjerrë nga halli i madh i jetës shumë gra e vajza.

Anita, duke mbyllur emisionin, thotë se në sekretari kanë ardhur shumë telefonata, më shumë se çdo herë tjetër, telefonata nga mjekë, spitale, njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme, të cilët ofrojnë ndihmë për vajzën fatkeqe shqiptare, ofrojnë rrugë që ajo në mos ta harrojë, të paktën ta kujtojë si një ëndërr të keqe, si një dramë që i kalon kufijtë e rezonancës shpirtërore të njeriut.

Në fillim të këtij tregimi thashë se ngjarja më dukej e pabesueshme, e pakonceptueshme për moralin shqiptar. Ngjarja është e vërtetë. Tregimi nuk është në surdinë, për veshin dhe mikrofonin e gazetarit. Është publik. Ai ka një emër të përveçëm, Valbonën e masakruar. Ka edhe emrin e së ëmës, Mirandës, dhimbja e së cilës e mbytur në kafazin e errët të jetës së saj e

të fëmijëve të saj, dhimbje që do çelës të fortë për ta hapur e përballur. Të tjerët janë anonimë. Është anonim babai i saj. janë anonimë “Të dymbëdhjetët”. Është anonim sekseri i tragjedisë, njeriu i gjakut të babait të saj. Them “anonimë”, sepse Valbona nuk i deklaroi në tregimin për fëmijërinë e saj të dhunuar. Në fakt, ata nuk janë anonimë, janë me emra e mbiemra, me adresa në Greqi e në shqipëri. Një ditë, ndoshta, do të mësojmë emrat dhe mbiemrat e tyre, adresat dhe numrat e telefonit, do të mësojmë edhe birucën e errët në burgun e sigurisë së lartë…

E vetmja shpresë është... Në qoftë se ka zot...

Korrik 2006

240 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

241rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

TrElA TË KohËs…

Koha përsëri bëri mbrapsht. ingranazhet e kambios, duke u lidhur me njëri-tjetrin, me shpresë për ta shtyrë përpara karabinanë e ndryshkur, ia kanë nisur një shamate që të

gërryen zorrët. Por makina, në vend që të bëjë përpara, bën pas, përtyp dhëmbët e ndryshkur të vetvetes.

shkurt, ky ishte një vit trelash moti. Dy ditë ngroh, fton lulet e bajameve, pjeshkave e mimozave të tregojnë ngjyrat dhe aromat e pranverës dhe pesë ditë ftoh, duke mos i lënë gametat të thithin pjalmin e të formojnë zigotën e jetës.

Edhe me shoqërinë dhe shtetin që mbahet nga kjo shoqëri kështu po ndodh. Dy ditë rresht tërë gurmazet e shtetit, në një kakofoni mediatike, gërhasin lajmin se për emigrantët do të ketë një ligj të ri që do të miratohet në fund të prillit dhe pesë ditë të tjera pëllasin se ligji i ri do të hyjë në fuqi më... një janar. Kalendat greke, të paralajmëruar për në prill tashmë u shtynë për në janar…

Argatët e sheshit të Kifisias sot u ndodhën të mërdhirë, të kruspullosur, të futur nën lëkurë. Këtë radhë ata janë futur “nën lëkurë” jo nga të ftohtit, nga shiu që bie i përzierë me flashka të lagështa bore, por nga politika, nga njerëz që si flasin sot nuk flasin nesër, nga njerëz që harrojnë atë që kanë thënë dje, nga

njerëz që në fund të fjalimit harrojnë atë çfarë kanë thënë në fillim.

Gënjen moti, gënjejnë edhe qeveritarët, kryeministra dhe ministra.

Argatët sot janë të nervozuar. Nuk të lënë t’u afrosh mikrofonin, të kthejnë shpinën, të shajnë nëpër dhëmbë.

Kanë marrë vesh se në Athinë ka ardhur Fatos Nano. Takimin e parë e paska zhvilluar me emigrantë në një sallë të hotelit “Caravel”. Paska dëgjuar fjalët e disa emigrantëve. E çfarë i kanë thënë emigrantët? i kanë thënë ato që ai i dinte, që i dinë të gjithë. Dikush i paska thënë se afendikojt nuk u japin siguracione fare ose u japin aq pak sa duhet të punosh njëzet vjet që të të quhen për pension dhjetë vjet! E di si është përgjigjur kryetari i shtetit? “Këtu qenki lule. Në shqipëri nuk të japin fare”. jo vetëm afendikojt e punëve të rënda, por edhe afendikojt e medies, asaj të shkruar e asaj të treguar në rrugë tokësore e satelitore.

- o zot! - thotë një emigrant, duke ngritur kokën drejt qiellit. Don të lutet, por nuk e le shiu. sytë i mbushen me ujë e i kullojnë në fytyrë siç kullojnë lotët.

Edhe qielli sot i paska mbyllë dyert, i ka mbyllë sytë dhe qan. janë lot të ftohtë, lot dëbore…

Edhe afendikojt sot i paskan mbyllë dyert. Asnjë, deri në orën dhjetë, nuk ka ardhur të blejë një krah të vetëm pune. Pazar i keq. Pazar i mbrapsht. Pazar pa kokë. Pazar…

Dikujt i bije celulari. E shtyp me nxitim dhe dëgjon me vëmendje. Nga ana tjetër një zë e grish për punë për të hënën. “Unë dua për sot dhe për nesër, i përgjigjet ai buzërënë, për të hënën e kam siguruar punën”.

Një beratas thotë se është specialist kallupaxhi, njeri që hedh plinta e ngre skelete pallatesh.

242 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

243rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- “Pse nuk shkon në shqipëri, - i them. specialiteti jot është më i kërkuari dhe më i paguari?”

Më shikon sikur të kisha ardhur nga jupiteri. - “E di, - thotë, - dy kushërinj të mijtë lanë Greqinë dhe po

ngrenë Beratin. janë bërë parellinj të mëdhenj.” - “Po ti pse nuk shkon të shtrish krahët me ta, - ia kthen një

burrë rreth të pesëdhjetave me një çantë në krah. - Kushërinj i ke…”

- “Të punoj me ta? - ia pret fjalën, - t’u shtrij krahët atyre? Të fitojnë ata nga gjaku dhe djersa ime ?…”

- “Atëherë, rri këtu në shi e në borë e prit gomarë se do të mbijë bar…”

Këtu futet përsëri politika, politika që trash muhabetet. Në pjatë vihen Nanoja dhe Berisha. Vihen në punë pirunët që si sfurqe të ndryshkur sulmojnë t’i zhveshin…

Pastaj si janë lodhur, çarë krahësh e skuqur fytyrash, shkojnë tek klubi “shko e Pi” dhe provojnë të nxehen kush me një kafe e kush me një çaj.

Ndërkohë, tek kioska perëndimore e sheshit ndalet një makinë. Prej saj zbret një burrë, me siguri ndonjë kujdestar apo si i thonë hollë menaxher vile. Argatët luajnë këmbët si somnambul. Por menaxheri nuk i përfill. Gjetkë i ka sytë. Tre kurdë pas një bisede me fjalorin e shurdho-memecëve bëjnë vend në barkun e vogël të amaksit.

Beratasi shfryn duke e mbushur gojën me një të sharë që nuk u muar vesh se çfarë ishte. Pastaj e ngriti zërin:

- “shkojnë për dhjetë evro, - thotë. - Unë nuk shkoj as për njëzet e pesë”.

- “E kujt i bën dëm? - e ndërsen shoku, - vetes i bën. sot humb njëzetepesë, nesër dyfish, pasnesër trefish… Xhepi jot

mbetet bosh”.Beratasi përsëri nis të shajë qeverinë, me soj e sorollop, me

ministra e nëpunës, të gjithë i ngre në majën e sfurkut dhe matet ku t’i hedhë.

Pastaj biseda përsëri ulet këmbëkryq. Tani ajo ndalet tek kurdët që e kanë ulur shumë pazarin në pjacën e punës. shkojnë e punojnë për pak para. jetojnë në depo mallrash e hangarë bagëtish. janë të urtë si qengja.

Dikush thotë se dikur kështu si ata ishim edhe neve. U hymë në mes grekëve dhe prishëm pazaret, prishëm ekuilibrat e vendosura. Afendikonjtë na donin, sepse nuk kërkonim shumë. Grekët punëtorë na urrenin se u prishnim pazaret, u merrnim punët…

Një vlonjat ia mori këngës: “Ato maja rripa - rripa”. Një tjetër e shoqëroi me iso: “Njëherë ma hipe e njëherë ta hipa”.

Në sheshin e Kifisias ka humor, një humor të rëndë, të dhimbshëm. Pasiguria ka kohë që është mbjellë. Tash ajo, pasi lëshoi rrënjët embrionale, ka nxjerrë gjethet e para. shpejt do të rritet e do të çelë lule e lidhë fruta. Në rrugën e vet atë nuk e tremb as bora dhe akulli, as thatësira dhe të nxehtit. Ajo është hibrid i bimëve të Arktikut me bimët e saharasë…

2005

244 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

245rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

EsE NË shTATË KohË E MËNYrA

1. Koha e tashme, mënyra dëftore.

E njoh prej kohësh. Në fillim të viteve ‘60-të mbaroi studimet jashtë shtetit e për një kohë të gjatë dha ndihmesën e tij të vyer në fushën e ekonomisë. Në moshë ka vite që ecën

drejt të tetëdhjetave. Është i mbajtur fizikisht. Pas xhiros që bën nëpër rrugët e rrugicat e lagjes mbyllet në shtëpi, shtyp tastat e telekomandës satelitore e kërkon lajme nga shqipëria. Djali, një ish mësues matematike, mban shtëpinë me punën e rëndë nëntokës së Athinës e të qyteteve të tjerë, atje ku hapet një tunel e ku bëhet një metro… Dy vajzat, të dyja me fëmijë të moshës shkollore jetojnë një lagje më tej. Nipërit dhe mbesat e kënaqin me dashurinë që përcjellin, por edhe e lodhin kur dy vogëlushet binjake të djalit zgjasin duart që t’i marrë njëherësh në krahë…

larg, shumë larg, ndonja një mijë kilometra nga Athina, në Dibër, ka shtëpinë ku lindi dhe rriti fëmijët, ka shokët e moshës që e ftojnë për një kafe e për pak kuvend. E ftojnë edhe nipi dhe mbesa e djalit që punon e jeton atje. E ftojnë me mall, kur thonë, edhe guri e druri…

jeta e tij është si kokrra e grurit midis gurëve të mullirit, është si pëllumbi i legjendës midis shkëmbinjve që “hapen e mbyllen”, midis skillës e Karibdës… Ngado që të mbështetet, ngado që të fluturojë do të përfundojë… në miell a në pupla..

2. Koha e shkuar, mënyra lidhore...

Në kapërcyell të viteve nga diktatura në demokraci në një odë të trevës ku linda dhe u rrita ishte ulur edhe një njeri “i shëtitur“, siç quheshin njerëzit që aso kohe kalonin kufirin dhe njihnin pak Evropë. ishte një njeri me titull të lartë shkencor, me një horizont të gjerë intelektual. Kishte qenë për disa vjet në Francë, kishte punuar në një laborator shkencor të përmendur, laborator të cilit me punën dhe dijet e tij i kishte dhuruar një patentë me vlerë të madhe ekonomike. Them i kishte “dhuruar”, sepse asokohe shteti që e kishte përcjellë nuk ua njihte njerëzve të vet të drejtën e patentave.

Njerëzit, të çliruar nga censura dhe autocensura e fjalës, të dalë frike nga zëra e njerëzve “poshtë mutafit” e pyesnin për shumë gjëra. Ai përgjigjej me fjalë të thjeshta e me një logjikë që të bënte ta admiroje. Midis atyre që tregonte më ka ngelë në kujtesë tregimi për një familje franceze, tregim që asokohe më dukej tepër i largët e tash më është bërë pjesë e jetës…

…Miku ynë kishte një shok francez, një njeri me dije e biografi shkencore për t’i hequr kapelën. Punonin bashkë e kuvendonin shpesh e më shpesh. shoku i tij ishte tepër kurioz të dinte për gjithçka në shqipëri. shpesh e më shpesh ai e gërryente atë për jetën e familjen shqiptare, për marrëdhëniet e brezave njëri me tjetrin, për fëmijët e prindërit, për shkollën e shoqërinë. Miku ynë, me çiltërsinë karakteristike shqiptare, me hapësirën “dy dhoma e një kuzhinë” të jetës së një intelektuali profesor universiteti, i tregonte gjithçka. Shoku i tij francez tundte kokën dhe nuk fliste, vetëm mendohej…

Një ditë, pas shumë kohësh miqësi, ai i thotë kolegut të tij

246 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

247rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

shqiptar se dëshiron ta njohë me familjen e tij, me gruan dhe dy fëmijët…

shtëpia e tij ishte një vilë e bukur në periferi të një qyteti turistik. Nga ballkoni i shtëpisë dukej edhe deti edhe gjelbërimi i ullinjve, vreshtave e portokalleve. shqiptarit i dukej se jetonte në një përrallë… Kur u ulën në dhomën e ngrënies e rreth tavolinës u ul gruaja dhe dy fëmijët e tij të rritur, shkencëtari francez u ngrit në këmbë e tha: - “Kemi kaq vite bashkë, kemi punuar e derdhur djersë, kemi ngrënë e kemi pirë, kam dëgjuar prej teje për jetën në familje e në shoqëri. Nuk kam folur, sepse nuk mundja me folë, sepse isha i lidhur me disa litarë të padukshëm, me disa norma të vendit tim, të shoqërisë ku jetojmë. Gruaja ime punon larg prej këtu. Puna dhe jeta na bën të shihemi gjithnjë rrallë e më rrallë. Fëmijët bëjnë jetën e tyre, njeri jeton në veri të Francës e tjetra në jug. Takohemi rrallë e për mall. sot mezi arrita që t’i bëj të gjithë bashkë. Dhe e di pse erdhën? U thashë se do të ftoja një mik shqiptar. Ata erdhën më tepër nga kureshtja, sesa nga dëshira për t’u mbledhur e për të qenë bashkë…

- ju më keni folur, - vazhdoi ai pas një pauze të shkurtër, - për lidhjet tuaja familjare, për marrëdhëniet tuaja me fëmijët, me gruan, me shokët, me shoqërinë, për afrinë që keni me njëri-tjetrin… Unë, po të deklaroj se do ta jepja të tërë këtë pasuri timen në këmbim të asaj bashkësie njerëzore që keni ju shqiptarët, do të jepja gjithçka që në mëngjes e në mbrëmje të kisha pranë gruan dhe fëmijët, nipërit dhe mbesat, njerëzit e mi më të afërt…

3. Koha e shkuar, mënyra habitore...

…Asaj kohe, kur jeta jonë ishte mbyllur në dy apo një dhomë e kuzhinë e kur të gjithë kishim nga dy divane të vënë ballë

për ballë ky tregim më dukej tejhapsinor. Morali i jetës sonë të deriatëhershme nuk na e çonte kaq larg ndarjen njerëzore…

4. Koha e kryer e thjeshtë, mënyra përcjellore...

…sot, kur pas një ndërprerje të shkurtër të xhiros së mikut tim me të cilin e filluam tregimin e ditës, pasi i dhashë dorën e ai u largua i kërrusur, m’u duk vetja se po fluturoja në hapësira të largëta. Dhe këto hapësira më ngjan se nuk i krijuam ne dhe as i deshëm dhe as i dëshirojmë ne, por po na i detyrojnë të tjerët.

Miku im dibran, ndër të tjera ka djalin, i cili ka blerë shtëpi dhe të ardhmen, tani për tani (ndoshta edhe përgjithmonë) e sheh në Greqi. Djali apo vajza ime, djali apo vajza jote, fëmijët tanë janë integruar me punën e me jetën në Greqi në atë masë sa ideja e kthimit në vendlindje po u duket shumë e largët. Fëmijët e fëmijëve tanë apo siç thonë gjyshet dhe gjyshat “mjalti i mjaltit” e kanë më lehtë të shprehen greqisht se sa shqip. Ky është një realitet që duam apo nuk duam ne ka rrënjë dhe po lëshon degë e lule.

Në mes të kësaj jete, të këtyre brezave, jemi edhe ne, është edhe brezi i tretë, janë edhe prindërit, edhe gjyshet e gjyshërit, është edhe realiteti shqiptar, familja shqiptare ende e ngjizur me dashurinë dhe respektin e ndërsjellët të tre apo katër brezave. Këtë vlerë, qytetërimi evropian, megjithëse e gërryen çdo ditë duke e eroduar atë, nuk na e ka tundur nga vendi.

Nuk na e ka tundur vendi, por po na e tund Evropa, ligjet që lexohen në rreshta dhe ato që lexohen midis rreshtave…

5. Koha e kryer e plotë, mënyra dëshirore...

Dy vjet më parë takova në Krujë një bashkstudent, një njeri të

248 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

249rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

talentuar në fushën e pylltarisë. Ai është autor i pakontestueshëm i një pasurie, i një vlere shkencore që nuk ka të paguar e të vlerësuar. Ai njeri, me një guxim të jashtëzakonshëm projektoi, piketoi, mbolli, rrënjëzoi dhe rriti një pyll të tërë, një ndër pyjet më të bukura të pishës bregdetare, pyllin që i qëndron qytetit të Krujës si një kurorë madhështore. Për këtë krijim ai u nderua me çmimin e republikës të shkallës së parë, çmimi më i lartë që u jepej asokohe njerëzve për ndihmesa të veçanta në shkencë e në praktikë.

Koha që erdhi atë e la mënjanë, e braktisi ashtu siç la mënjanë, braktisi dhe ia la në dorë sëpatës së keqbërësit pyllin e tij, pishat e të cilit u bënë tym për prodhim gëlqereje…

Ai njeri tashmë jeton në itali, jeton nën hijen dhe kujdesin e fëmijëve emigrantë. Kishte letra të plota si rezultat i bashkimit familjar. jo vetëm kaq, por merrte edhe 500 euro pension në muaj nga shteti italian…

Nuk është një rast i veçantë, nuk është ndonjë privilegj për vlerat e punës shkencore të tij (ato vlera i kishin hedhur poshtë pushtetarët e vendit të tij), është një ndër dhjetëra mijëra apo më shumë shembuj se si vendet e qytetëruara evropiane i trajtojnë emigrantët dhe pjesëtarët e familjes së tyre. Këtë e përjetova dy vjet të shkuara kur isha në një udhëtim në itali. Prindërit, burra e gra të moshës së pensionit, të tërhequr për llogari të bashkimit familjar, trajtoheshin nga shteti italian jo vetëm duke u dhënë e ripërtërirë letrat me të cilat shkonin e ktheheshin në atdheun e tyre kur të donin, por edhe pensione e ndihma familjare…

6. Koha e ardhshme, mënyra përcjellore...

Parlamenti grek e bëri ligj projektin aq të përfolur për

emigrantët dhe emigracionin në Greqi. ligji pritet të dalë (në kohën e duhur!) në fletoren zyrtare e të hyjë në fuqi në vitin …

ligji ka shumë të meta, ka shumë anë të errëta e nene me dy apo me më shumë kuptime që në duart e administratës greke tepër të ngathët do t’u shkaktojë emigrantëve kokëçarje të mëdha. Por e meta kryesore e ligjit është mungesa e humanizmit, mungesa e nenit që i bën prindërit dhe fëmijët të lidhur me njëri-tjetrin, që e bën familjen shqiptare - FAMiljE shqiPTArE.

7. Kohë pa kohë e pa mënyra...

Francezi i “kohës së shkuar” nuk ka pse të na ketë më zili. Të paktën nuk ka pse të na e ketë zili ne, emigrantëve që punojmë e jetojmë në Greqi, ku shteti, me ligje pas ligjesh na e ndalon të drejtën të jemi bashkë, prindër e fëmijë…

Megjithatë, edhe francezi i “kohës së shkuar”, edhe greku i “kohës së tashme” duhet të dinë se shqiptarët do t’i mbajnë e nderojnë prindërit edhe në “ilegalitet”, edhe në atë lloj “burgu” që ligjet antihumane të kohës na kanë imponuar, na imponojnë dhe do të na imponojnë.

250 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

251rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

UDhËTiM NË DiTË GrEVE...

Nesër harroje punën, - më tha ndërsa të dy ekstremet e gojës kishin marrë ngjyrë nga e zeza e kafesë “shqiptare”, siç i themi për ta dalluar nga kafeja

greke.- Pse? – them i habitur. Në këtë kohë krize t’i ikësh punës

është budallallëk.- Mirë e ke ti, por e di se çfarë është nesër?- Nesër? Nesër është e enjte, 22 prill 2010.- Nesër është grevë totale në transport. Nuk ka as autobusë,

as trole, as trame, as trena, as taksi.- Dhe?- Dhe nuk dua ta pësoj siç e pësova të enjten e 15 prillit?- Pse si e pësove të enjten e 15 prillit? - nisa unë t’ia hap thesin

e humorit zemërues.- Udhëtova në këmbë nga Kifisia në qendër të Athinës.- Për sa orë e bëre?- Për tre orë...Dhe hapi thesin ......Në mëngjes shkova normalisht nga qendra e Athinës në

Kifisia. Nga qendra e Kifisias në Kefalari, ku kam një kopsht çdo herë

bëj 20 minuta në këmbë. Çlodh paksa këmbët nga ngërçi dhe disi

gjallërohem kur ndjej se gjaku më vërshon deri në gishtërinjtë e këmbëve. Atë ditë u lodha më shumë se ditët tjera se pronarit, një inxhinier ndërtimi, i kishte shkrepur në kokë të gjente sprucatorët e ujitjes automatike të varrosura këtu e shtatë vjet të shkuara për të kursyer ujin. Kurnac është dreqi dhe kurnacërinë e derdh mbi ujin, duke ia shtuar të verdhën bimëve të shkreta. inxhinier është dreqi dhe nuk kujdeset që të ketë një skemë për çdo gjë ndërtimore. Më lodhi, sepse më orientonte të gërryej tokën e thatë gati dy metra larg...

Mbarova punë dhe u rashë këmbëve drejt qendrës së lagjes së madhe të të pasurve të Athinës. U ngula në një stol dhe prita të vijë autobusi. Prit e prit derisa një zonjë më tha se deri në orën 5 nuk ka asnjë lloj mjeti transporti udhëtarësh.

Deri në orën pesë i thoshin jo pak, por katër orë. Të prisja do të plasja nga mërzitja. Vendosa t’u bije këmbëve...

Nuk i rashë rrugës së madhe, por rrugë pas rruge, shkurt......KAT është një spital i madh, nga më të mëdhenjtë e Athinës,

spitali i urgjencës, i njerëzve që fati i keq apo pakujdesia e rastit i detyron të qëndrojnë për ditë e muaj mbi paterica. Nuk e kisha parë kaq pranë, në udhëtimet e mia i kisha rënë tangjent, me tren apo me autobus...

Një shqiptar qëndronte mbi dy paterica, ndërsa njëra këmbë i varej në ajër e mbërthyer me pllaka hekuri. ishte nga Fieri, nga zharrëza. ishte në shoqëri të dy miqve të tij që kishin ardhur ta shohin dhe kishin mbetur atje për atë shkak që kam mbetur edhe unë. i pashë të shkonin drejt një restoranti në një shoqërim të detyruar.

Një grua, mbi të shtatëdhjetat, bërtiste me të madhe në kërkim të një taksie. Përkrah kishte një burrë që me siguri ishte i shoqi që atë ditë e kishte lënë spitalin. zëri i saj më jehoi derisa humba mes

252 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

253rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

shtëpive në rrugën e ngushtë tek hodha hapat drejt Marusit.shpresova se në Marus do të gjeja diçka që të më merrte në

krahë, të paktën për një copë rrugë. Dhe me të vërtetë gjeta një nga ato autobusët e vegjël që sipër shkruajnë sinkinonia Marusiu e që i bien lagjes rreth e qark. Pyeta në dy autobusë dhe ata më dhanë dy adresa që unë nuk ua dija fundin. Të tretin, 010-tën e kisha parë në Filothei ndaj nuk ngurova të ngjitem. U ula dhe gërreva xhepat në kërkim të një bilete. Mbaj gjithnjë me vete kartë transporti, por mendova se ky lloj autobusi ndoshta nuk e pranonte. E gjeta biletën dhe kërkova ta kaloj në dhëmbët e makinës që shkruan mbi të datën dhe orën. U çudita kur pashë se autobusi nuk kishte asnjë. Më bëri përshtypje gjithashtu se kush hipte në autobus as që e vriste mendjen për të nxjerrë biletë nga xhepi e të kërkonte ta fuste atë mes dhëmbëve të makinës. Pyeta dhe më thanë se ky lloj autobusi është xhaba...

isha ulur në ndenjësen anash shoferit me krahun e djathtë nga drejtimi i udhëtimit çka më bënte herë pas here në ato kthesa nga një rrugicë në tjetrën t’i vija vetes frena që mos rrëzohesha. Kaq të forta ishin kthesat, kaq të ngushta rrugët, kaq kalimtare pamjet sa m’u duk vetja si të isha në një centrifugë rrotulluese që m’i merrte mend e m’i përplaste pa më të voglin e kujdesit sa në një ndërtesë në tjetrën.

E përjetova këtë model centrifuge derisa autobusi doli në rrugën e madhe të quajtur Kifisia, një dalje e shkurtër, sepse më pas nisën kthesat e Folotheit.

E njihja këtë zonë ngaqë para disa vjetësh e kisha një kopsht të një pallati, kopsht që më përzunë sapo kërkova që të më lidhnin kontratën e punës dhe të më jepnin iKA-t, të tmerrshmet iKA që na e marrin shpirtin kur paraqitemi për rinovimin e lejeve të qëndrimit e kur nëpunësi nuk luan nga “istikami” pa i plotësuar

të njëqind e pesëdhjetat e ditëve të paguara me bllok.Filloi përsëri rruga më këmbë e shpresat për të ardhur ndonjë

autobus ishin ende larg në kohë, larg orës 5 të pasdites që donte gati dy orë të kapej.

ia futa përsëri në këmbë. Në Galaci, në atë mjedis të bukur me komplekse sportive e me një kopsht të madh ku njeri trëndafil i flet shokut me ngjyra të tjera e gjelbërimi ta mbush gjoksin me aromën e barit dhe luleve të egra, disa prej të cilave i bëra tufë t’ia dhuroj gruas si dëshmi të sakrificës time këmbësore të asaj dite të vdekur në transport njerëzish.

i gjerë ky bulevardi i Galacit, aq i gjerë sa për të kaluar nga një krah në tjetrin të duhet t’i ngjitesh një ure e të kapesh pas ndërtesës të një kompleksi turistik të ndërtuar në kohën e lojërave olimpike e që tani më ngjan se është në gjumë si të gjithë komplekset e tjera që morën aq para sa bënë një shtyllë të krizës së sotme ekonomike, por nga ana tjetër dhanë aq para sa shqiptarët, të vetmit si forcë e madhe krahu, bënë prokopi e shumë prej tyre bënë strehë të reja në vendlindje.

Pata një shpresë se trolet, 13 e 14 që vijnë pak poshtë Galacit do të punonin. stacioni fundor ishte bosh e dyshja e telave elektrikë që i ve në lëvizje ishte si nerva njerëzore të vrara.

i rashë përsëri shkurt, mes për mes lagjes së madhe të Galacit, me barkun që kërkonte të mbushej se ushqimi-karburant i jetës. M’u bë hob që të këpus lule. Nga të gjitha llojet dhe ngjyrat, të egra e të kultivuara anës mureve të ndërtesave të vogla apo në ato lulishtet jetime të pallateve të lartë. Diku këputa edhe ndonjë fryt nespole apo mushmolle si i thonë grekët, nga ato frutat e para të pranverës që sapo kanë filluar të zverdhen.

Të përpjetave të rrugës u shmangesha se kujtoja se ato të marrin fuqinë e t’i lidhin këmbët. Por më keq e ndjeja veten

254 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

255rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

në të tatëpjetat. Nuk e di pse, por kur bëra një bilanc biologjik tërheqjesh muskulore më doli që të tatëpjetat sjellin më shumë lodhje se je i detyruar të frenosh trupin me të gjitha forcat e muskujve.

Nejse, t’i lëmë hollësirat se edhe nuk i kam shënuar në qelizat e kujtesës edhe bezdi janë t’i kujtosh. Në shtëpi arrita në orën katër e gjysmë. Kisha fituar një gjysmë ore kohë nga nisja dhe po kaq nga rruga që do të bëja.

Pas ndonjë ore erdhi gruaja. Fillova t’i tregoja për rrugën, kur ajo u lëshua si e këputur mbi divan. “Fol ti, fol, - belbëzoi, - por unë nga holargoja në Ethniki Amina në këmbë kam ardhur...”

- Udhëtim i bukur, - i them unë, - kur mendova se ai i kish vënë postbllok kujtesës së asaj dite.

- Mirë e ke. Nuk jam pishman për atë udhëtim, për ata tri orë në këmbë. Pata kohë të flas gjatë gjithë rrugës me veten time, pata kohë që t’i thërres kujtesës sime në udhëtimet e gjata në vendlindje, verës por edhe dimrave me një metër dëborë, pata kohë të hyjë në bisedë me mend me shokë të fëminisë, të...

shkurt, tani që e përjetoj, them se ishte një ditë e bukur, ditë për të cilën do të falënderoja organizatorët e grevës që më detyruan ta jetoj.

- Atëherë, kur kjo t’u duk e bukur, pse nuk shkon ta përjetosh përsëri nesër?

- Gjërat e bukura provohen vetëm një herë. Të dytën atyre u humb lezeti....

zjArri qË VjEN NGA CiGArET

Sapo isha kthyer nga puna, atë ditë veçanërisht e lodhshme, sepse m’u desh të shkulja nga dheu me rrënjë një trung tridhjetë a më tepër vjeçar, trung që kishte mbetur pas

këputjes nga era e fortë e dy javëve të shkuara të gjysmës bashkë me degë e gjethe. Gjysmës lart ia pata gjetur anën, duke ia prerë degët një nga një e duke e rrokullisur derisa e degdisa tek kazanët e mbeturinave. Gjysmës poshtë ia gjeta vetëm kur e hapa gjerë e gjatë gropën, i preva rrënjët me sëpatë dhe thirra në ndihmë Arkimedin. Pa të, pa atë levën e tij të famshme, edhe sot e kësaj dite trungu, trung do të ishte në mes të kopshtit...

isha i lodhur. Desha të lahem, të hedh në kazanin e larëses rrobat zhyl nga balta, të haja dhe të shtrihesha, kur një zë thirrës depërtoi xhamin e derës së ballkonit dhe më buçiti në vesh.

- zjarr! zjarr! hapa shpejt derën. Një tym i zi ma zuri tërë pamjen. Vinte

nga poshtë, nga ballkoni i katit përdhes të ndërtesës ngjitur me atë ku unë jam me qira. E përqendrova vështrimin dhe pas tymit të zi dallova gjuhët e flakëve që lëpinin një objekt të ngatërruar në formë nga ku buronte tymi.

Njerëzit bërtisnin, thërrisnin nga dritaret e apartamenteve të tyre; “zjarr, zjarr”, pa mundur të bëjnë asgjë tjetër.

Ndërkohë flakët kapën tendën dhe zgjatën gjuhët mbi

256 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

257rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ballkonin e një kati më lart. shtyva djathtas rrobat e lara të varura nën tendën e ballkonit

tim për t’i larguar nga tymi, por edhe për t’i parë mirë gjuhët e flakës nga vinin e ku shkonin.

Pozicioni më lejonte që diçka të bëja. Vrapova në banjë, mbusha legenin me ujë, dola në ballkon dhe pasi e mata me sy pozicionin e hodha me vrull.

- Bravo! Të lumtë! – dëgjova thirrjet entuziaste të njerëzve nëpër dritare e ballkone.

Nxitova dhe e mbusha përsëri legenin dhe përsëri e hodha me aq fuqi sa kisha. Kësaj here rrjedha e ujit kishte rënë mbi tendë dhe gjuhët e flakëve ranë bashkë me thirrin e zi që kishin krijuar.

Nuk e di se sa herë e mbusha legenin dhe sa herë e hodha. Them nuk e di sepse dikush nga poshtë që shihte vetëm tym, vazhdonte të bërtiste sa kishte në kokë; “zjarr, zjarr”...

Kur u binda se flakë nuk kishte më, atëherë me syzat që ma afrojnë pamjen u binda se rreziku kishte kaluar. Mbi tendën e vjetër ishte hapur një “hartë” goxha e madhe. Në “brigjet”e saj dalloje fjolla tymi në ikje.

Poshtë, në cepin në krah të djathtë të ballkonit një objekt i pambuktë, dyshek a jastëk nuk e dalloja dot, vazhdonte të lëshonte tym. Valët e drejtpërdrejta të ujit ia kishin marrë gjuhët flakës dhe i kishin lënë vetëm tymin e zi, tym që dilte nga thellësia...

...Kaloi një orë kur nga ana tjetër e ndërtesës, në rrugë, u dëgjua zëri tmerrues i zjarrfikëses. E ndalën makinën, zbritën me vrull, shtrinë tuba e morën të hyjnë në pallatin ku unë banoj. U thirra se zjarri është shuar dhe se vatra e tij është në pallatin tjetër. Më dëgjuan.

Nuk e di se si hynë brenda asaj shtëpie që gjatë gjithë asaj kohe kishte heshtur, kishin shqyer derën apo kishin gjetur të zotin me çelësa në duar. i pashë në ballkonin që ende ishte në tym. Pashë që e hodhën nga ballkoni objektin nga kishte ardhur zjarri.

Para se të ikin i pyeta se si kishte ardhur zjarri. Ngritën supet si ta kishin ndjekur ngjarjen nga televizori.

Vrava mendjen se si ishte e mundur që në atë ballkon ku nuk kishte asnjë aparat elektroshtëpiak, asnjë burim të brendshëm vetëndezës të kishte shpërthyer flaka. Asnjë.

E pashë me kujdes në ditët në vijim, atëherë kur erdhi një usta për ti dhënë bojë të re e për të pastruar truallin poshtë ku kishin hedhur mbeturinat e zjarrit.

Ma merr mendja që burim i zjarrit ka qenë një cigare e ndezur e hedhur ashtu siç e hedhin grekët nga ballkonet, nga dritaret e makinave, në rrugë, ka qenë një cigare e hedhur nga një ballkon sipër që ka rënë mbi dyshekun me pambuk...

Këtij lloj “ndezësi zjarresh” nuk mund t’i shpëtosh, nuk ke se çfarë t’i bësh në një vend si Athina, ku bishtat e cigareve që lëshojnë tym mbushin rrugë e rrugica...

Dhe shteti bën sehir.

258 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

259rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

liNDjANA ...

Mua më quajnë lindjana. Emri im ende nuk është shkruar në asnjë libër themeltar të asnjë qyteti a shteti në botë. Unë linda pikërisht në sekondat e

para të vitit 2007. linda atëherë kur njerëzit ngrihen në këmbë dhe, pasi kanë numëruar sekondat e fundit të vitit të kaluar, trokasin gotat dhe urojnë “Gëzuar Vitin e ri”!

Unë linda nga një nënë dhe baba shqiptar, liNDA shqiPTArE!

linda nga një nënë dhe baba që nuk kanë letra. ose më saktë të them edhe i kanë edhe nuk i kanë. Këto i kam mësuar që në bark të nënës. M’i ka mësuar halli, qëndrimi nëpër radhë të gjata, qëndrim që më ka lodhur e më ka mërzitur aq shumë, sa për një kohë kisha vendosur mos dal fare. Më mirë, thoja, e burgosur në bark të nënës sesa jashtë. sepse, thoshin, se dy gjyshat e dy gjyshet që kam në shqipëri e që brohoritën tërë natën duke u gdhirë një janari për ardhjen time në jetë, nuk vinin dot të më shikonin, të më puthnin, të më përkëdhelnin, të më gëzonin e t’i gëzoja siç dinë t’i gëzojnë, me gjënë më të lirë në botë, buzëqeshjen, mbesat. As unë nuk shkoj dot, sepse ato kartat që kanë babai e nëna thonë se janë si “liridalje ushtarësh” apo si “leje me kusht” për të burgosurit që jepen kur lind apo kur rilind Krishti. Punë e ngatërruar kjo puna e letrave, punë që jo unë që nuk di as me folë, as me shkrue, as me lexue nuk i jap dum, por as të rriturit,

bile as ata që i kanë shkruar e votuar, atë që thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë.

Unë linda në Athinë, në Greqi... Thonë se po të kisha lindur në Gjermani babai dhe nëna (me

ta bashkë edhe unë) do të kishim marrë, më e pakta, njëzet e pesë mijë euro shpërblim që atje u jepka për të lindur më shumë fëmijë e për ta bërë popullin më të ri, sepse po u plakërka. se si është kjo punë, me siguri do ta marr vesh kur të rritem.

Unë linda në “jasona” të Athinës, një maternitet që e ka marrë emrin nga një hero i mitologjisë greke, që mori lëkurën e dashit të artë dhe u bë mit për të gjithë botën. Thonë se po të kisha lindur në ndonjë maternitet të Francës apo të shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kisha marrë menjëherë titullin “qytetar francez” apo “qytetar amerikan”. Do të isha regjistruar menjëherë në të gjitha librat shtetërorë, në të gjitha programet kompjuterike dhe do të kisha marrë automatikisht pasaportë...

Unë linda në Greqi... Babanë ma quajnë Erlind, kurse nënën liljana. Babai i babait,

gjyshi im, që siç më thanë është shumë i gëzuar, ka një emër të gjatë e të vështirë puro arab, kurse nëna e nënës, gjyshja ime që nuk pushonte së puthuri telefonin, ka një emër të gjatë e të ngatërruar puro grek. Babai e nëna, megjithëse siç i kam dëgjuar nga bisedat e lira që prej barkut të nënës, nuk marrin vesh as nga islamizmi dhe as nga orthodhoksizmi, janë në dilemë se si do të ma vënë dhe ku do ta regjistrojnë emrin tim, në gjendjen civile apo në kishë. Unë këto punë nuk i marr vesh dhe shpresoj që edhe kur të rritem nuk do t’u hyjë aq thellë sa t’i marr në sy. Unë ia kam vënë emrin vetes sapo linda. Unë quhem liNDjANA. sa për dijeni të të gjithëve për të formuar emrin tim kam marrë pjesën e fundit të emrit të babait liND dhe pjesën e fundit të emrit të

260 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

261rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

nënës jANA. Po kur linda unë? Unë linda në janar. A nuk është emër i bukur, bash shqip, emri lind(a)-jana(r), liNDjANA?

Unë e di (sigurisht me të dëgjuar nga barku i nënës) se në vendin ku linda emrat t’i vënë në kishë sipas një katalogu strikt orthodhoks. Por jo vetëm në kishë, edhe në gjendjen civile thonë se krahas emrit të vënë nga prindërit të venë edhe një emër të dytë nga “katalogu”. Këtë e kam dëgjuar nga babai kur i thoshte një ditë nënës se një mik i tij që ka vite në Greqi, kur i kishte lindur vajzë, emrit të bukur shqip zamira (zani i mirë) i kishin vënë si një rriqën pas emrin Anthulla. Asaj në shtëpi babai dhe nëna i thërrasin zamira, kurse në kopsht edukatoret i thërrasin Anthulla. Në letra e ka emrin zamira-Anthulla. Edhe këtë nuk e marr vesh dhe do të doja që kur të rritem e bëhem nënë të mos e marr vesh jo vetëm unë, por e gjithë bota.

Kjo puna e emrit (gjithnjë sipas bisedave që bënin babai e nëna mbrëmjeve) thonë se është një maratonë (unë nuk e kuptoj këtë fjalë) që kalon sa nga Athina në Tiranë. që ta shkruajnë emrin tim në gjendjen civile në Tiranë, ku thonë se gjyshi ka ndërtuar një shtëpi për ne dhe babai e nëna kanë regjistrin e vet, u dashka një dynja me letra. letër nga materniteti e përkthyer shqip në ministrinë e jashtme, letra me firma e vula në ambasadë, autorizim për gjyshin tim me firmën e babait dhe të nënës (dhe gishtin tim) që të bëjë regjistrimet. U dashka edhe një pasaportë për mua nxjerrja e së cilës qenka një torturë më vete.

Unë jam shqiptare dhe dua të rritem si shqiptare. Dua të mësoj të flas, të shkruaj e të lexoj shqip, ashtu siç flasin gjyshet dhe gjyshërit e mi. Nëna ime ka qenë mësuese, por i thonë se ti bën më mirë për pastruese, të fshish e të lash shtëpitë e grekëve, madje të lash edhe muret. Një herë mbaj mend se për pak desh dola nga barku, sepse nëna atë ditë u ngjit nëpër shkallë e lante me furçë e sfungjer muret dhe tavanin. Mos kishte qenë xhaxhi

doktori dhe ajo makina e bardhë që bërtet gjithë rrugës unë nuk do të isha gjallë dhe kjo letër nuk do të ishte shkruar kurrë.

E kishim fjalën tek mësimi i gjuhës shqipe që në Greqi qenka i pamundur, sepse për këtë nuk don as shteti grek, as shteti shqiptar, bile nuk dashkan edhe prindërit. Kam dëgjuar se janë hapur disa shkolla të vogla për mësimin e gjuhës shqipe, por atje edhe dhorean nuk shkuakan fëmijët. Kjo jo se nuk duan ata, por se nuk duan prindërit. Çudi me këta shqiptarët, u thonë: “Na sy se jeni qorra dhe ata nuk i duan”. Pse kështu do të rritem unë? Pa sy, pa veshë, pa gojë? Prandaj unë u bëj thirrje në radhë të parë baballarëve dhe nënave që në shtëpi, nga mëngjesi e deri në darkë, të na flasin shqip, të na tregojnë përralla të bukura në gjuhën shqipe, të na nanurisin me këngë të bukura shqipe.

U them që mos na hapin llogari bankare për kur të rritemi e të bëhemi tetëmbëdhjetë vjeç, as të ndajnë para për të na çuar në frontistirio për të mësuar anglisht apo frëngjisht, por të mbushin një kuti të vogël me lekë për të mësuar në shkolla shqipe.

i them edhe nënës që ta lejë pastrimin e shtëpive greke dhe të marrë një klasë e t’u mësojë fëmijëve gjuhën e bukur shqipe.

Unë u them qeveritarëve në shqipëri, që ngjiten e zbresin nga karriget e pushtetit, që ditën e parë të punës ta fillojnë me shkollimin dhe jetën e fëmijëve në shqipëri dhe në emigracion, sepse, kush kujdeset për brezin e ri, kujdeset për të ardhmen e vendit.

Unë, duke ardhur në jetë, u them të gjitha shoqatave, që me anëtar e pa anëtar kanë mbushur të gjithë Greqinë, t’i lënë mënjanë mëritë e ndarjet, të bashkohen e ta thonë fjalën e tyre të fortë për të ardhmen tonë e të mërgatës shqiptare.

Unë u them partive politike që gëlojnë si mizat në shqipëri që të mos vijnë në emigracion, të na ndajnë e të na përçajnë siç janë ndarë e bërë copë-copë vetë dhe e kanë bërë troshka tërë popullin.

262 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

263rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Unë, megjithëse kam shumë gjëra për të thënë, nuk po i them, sepse kam frikë se atyre që duhet t’i lexojnë e t’i dëgjojnë nuk u ka dalë ende pija. Por mos kujtoni se nuk do t’i them. Unë do të bëhem gazetare dhe ujë do t’u nxjerr.

Përshëndetje të gjithëve, shëndet e vit të mbarë, vit me letra të plota për emigrantët dhe dritë e begati për shqiptarët.

Athinë, 1 janar 2007

shënim: Ditën e Vitit të ri 2010 mbusha tre vjeç. Babi e mami më mbushën me dhurata. Gjyshet e gjyshat nga Tirana, se unë kam dy gjyshe e dy gjysha, më kishin sjellë plot dy valixhe me dhurata. Më kishin sjellë edhe një tepsi me sheqerpare si e bën gjyshja nga ana e nënës, se ajo është dibrane dhe sheqerparen dibranët e kanë të parën e ëmbëlsirave. Ata nuk erdhën se, siç më thanë, nuk u kishin dhënë vizë. Unë nuk e di se ç’është viza, por derisa nuk ua kishin dhënë, them se është një gjë e keqe.

Babi, kur i bëra mullar të gjitha lodrat më tha, duke më treguar një gazetë, se kam edhe një dhuratë tjetër, “shumë të bukur”, dhe qeshi. Më tha se shpejt ti do të jesh qytetare e Evropës. Unë nuk e mora vesh fort mirë se jam e vogël dhe nuk di t’i lidh fjalët në fjali.

Megjithatë pyes: Vetëm unë do të jem qytetare e Evropës apo edhe babi me mamin, edhe gjyshet e gjyshat. Unë dua që edhe ata të vijnë e të shkojnë sa herë të kem ditëlindjen unë, sa herë të më marrë malli e t’i marrë malli. Edhe unë të shkoj, edhe ata të vijnë. Kështu them unë, por nuk e di se çfarë thonë ata që kanë në dorë, si thotë babi, “edhe arra edhe çekiçë”.

Unë po rritem dhe të gjitha këto do t’i mësoj, bile, kur të mbaroj universitetin e të bëhem gazetare, ujë të zi do të nxjerr.

Kështu më duket se shkohet në Evropë: Apo jo?

4. KOHË TË REJA

... Duam që nisma jonë të mos qëndrojë këtu, por të shkojë edhe në shkollat e tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritet kultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rriturit dhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësohet gjuha e nënës dhe të ndihmojnë veten e tyre edhe në zhvillimin e dijes dhe të kulturës”.

Stela Protonotario, drejtoreshë e shkollës së Gravas – prill 2003

264 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

265rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

KohË TjETËr

Kisha ditë që nuk e kisha takuar. Më mungonte humori dhe e qeshura e tij, një e qeshur sikur rrjedh nga kroje të thella ujëkristal.

Kishte arsye. Kësaj radhe ishte lidhur pas të vëllait që nuk bënte hap pa të, pa iu ngjit përdore si ngjitet fëmija pas prindit. Athina e kishte befasuar me rrugët, lëvizjet, trafikun, zhurmën. i mësuar në ngushtësinë e shtëpisë së vogël private diku andej nga kodrat e rrashbullit, me klasën ku jepte mësim dhe grupin muzikor që i jepte gjellë bukës së mësuesit dhe ndonjë tra shtëpisë ende në ndërtim, Athina i dukej e pakapshme, madje e frikshme.

U përqafuam me të dhe me vëllanë, mbasi me të isha njohur në Golem të Kavajës verën e kaluar. Pritëm dritën jeshile të semaforit për të kaluar Patisionin e për t’u shtruar në atë mjedis të vjetër lokalesh që mban në vetvete Fokion Negri.

U ulëm dhe porositëm kafenë e zakonshme.Tek gjerbnim amalgamën e kafenjtë në një cep buzësh kapa

fijen e njohur të buzëqeshjes, fije që i shfaqej sa herë kishte ndonjë të re nga “Fronti i kamerierit”, siç thoshim me shaka.

- Mbrëmë kisha mysafirë në tavolinë Micotaqin...- Kë? Micotaqin? Atë të madhin?- jo vetëm atë, por edhe me të shoqen, Marikën edhe të bijën,

266 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

267rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Dorën, edhe djalin, qirjakon...- Dhe...?- Edhe duzinën e rojeve që rrethoi lokalin.- Kaq?- ishim lajmëruar, sigurisht se do të vinte dikush i madh, por

se kush, pronari nuk ma tha. Ai, për çdo gjë ka besim të plotë tek unë dhe shërbimet e veçanta m’i jep vetëm mua. Bëra gati si zakonisht tavolinën duke u kujdesur deri në hollësi. Kur behu në hyrje të lokalit ndjeva njerëzit të luanin vendit, madje të ngrihen në këmbë. Nuk munguan edhe disa përplasje duarsh në shenjë respekti apo tifozëri partiake. ju e dini se në lokalin tonë vijnë nga të gjitha partitë dh nga të gjitha shkallët e pasurisë.

Në krahun e djathtë, sapo kaloi portën mori Dorën, kurse në të majtën qirjakon.

Pasi u rehatuan u urova mirëseardhjen dhe i ftova për porosinë.

Më dëgjoi, më mati nga koka tek këmbët, më pa në sy dhe me atë zërin e tij bubullues më pyeti:

- Kritikos ise?- ohi!- i përgjigjem prerë duke ngritur kokën lart. – ime

Alvanos!Priste, ndaj edhe pyeti, t’i them se jam Kritikos, Kretas,

sepse nga Kreta i ka rrënjët, megjithëse kretasit asnjëherë nuk ia kanë dhënë votën, as atij kur bëhej e ribëhej kryeministër dhe as sot partisë së tij “Demokracia e re”. Përgjigja ime, e prerë, e befasoi.

Të them të drejtën, asnjëherë, në asnjë rast, edhe atëherë kur isha ilegal, nuk e kam mohuar se jam shqiptar. Pse ta mohoj?

Pashë në ato të dhjeta të sekondave se si kërciti kolltuku, si notoi shikimi sa tek e bija tek i biri. Pashë se si buzët ia përshkoi

një fill i hollë qeshje. Nuk e mora vesh natyrën e atij filli, derisa nga goja e hapur nuk do të dilte një zë i fortë, bubullues...

- ho, ho, ho! – qeshi ai sa u drodh lokali.- ha, ha, ha! – qeshi e shoqja.- ha, ha, ha! – qeshi e bija.- ha, ha, ha! – qeshi i biri.ishte një shpërthim gazi që nuk e kisha dëgjuar e ndjerë

ndonjëherë, një bubullimë si pas flakës së rrufesë në qiell me shi, një gaz që vazhdoi për minuta e i dha lokalit tjetër ngjyrë.

Porositën dhe, ndërsa drejtohesha tek kuzhina për të lënë porosinë, ndjeva mbi sup një dorë të rëndë. Kthehem dhe përpara më del fytyra dyngjyrëshe e shoqëruesit.

- Pse qeshi kryeministri? – më pyeti paksa me arrogancë.- Më pyeti nëse jam nga Kreta, Kritikos.- Dhe ti si iu përgjigje?- i thashë se jam nga shqipëria, Alvanos.E pashë si ia përshkoi fytyrën një qeshje që nuk mungoi të

bëhej e zëshme.E pashë se si bisedën ua tregoi rojeve të tjera, të cilët u shkrinë

në gaz.Kur qesh shefi, qeshin të gjithë.- Kaq? – i them.- Kaq. Çfarë do tjetër?- lanë ndonjë bakshish kur ikën?- hëëë!- mërmëriti dhe vazhdoi:- Të pasurit i mbajnë xhepat qepur me pe dore...Kohë të reja...

Athinë, 22 mars 2011

268 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

269rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

GjAshTË VjEÇ...

Alesio, një djalë çapkën, të mërkurën më 13 maj, mbushi 6 vjeç. Këtë vit do të shkojë në shkollë.

Do të shkojë në shkollën greke... Do të shkojë edhe në shkollën shqipe...Një ditë, në ato mbrëmjet e së dielës kur mblidhemi bashkë,

babai po i bënte Alesios ushtrime shqiptimi të gjuhës shqipe. Më tërhoqi vëmendjen, pasi me Alesion babai dhe nëna kanë folur gjithnjë shqip. Greqishten Alesio ka filluar ta mësojë vetëm një vit më parë, kur shkoi në kopsht ndaj dialogu prind-fëmijë më bëri kureshtar.

- janë disa fjalë të gjuhës shqipe, - ma shoi kureshtjen i ati, - shqiptimi i të cilave po nuk u fiksua tani, nuk fiksohet kurrë. janë ato fjalë që sa na bien në vesh kur dikush i shqipton themi: “Ky njeri është minoritar”. Veçanërisht, janë ato fjalë që kanë pjesë të tyre germat “ç”, “sh”, “q” “ll” e të tjera...

Dhe vazhdoi ushtrimet...Alesio tani është 6 vjeç, ka hyrë në të shtatin. Në shtator do të shkojë në shkollë... Prindërit po e përgatisin

, madje, në kundërshtim me praktikën e shumë viteve në emigracion, kur verës “shtegtonin” në ishullin e santorinit nga

maji në tetor, këtë vit nuk shkuan.shkollimi i fëmijës është gjë e madhe, serioze, nga më seriozet

në jetën e njeriut...Mbrëmjen e 13 majit 2010 në syrin e aparatit tim fotografik

u fiksuan shumë çaste të gëzuara familjare...

13 maj 2010

270 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

271rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

rrUGËTiM jETËs sË MADhE…

Njeriu ka një ditëlindjeje, ditë të cilën, në fillim ia festojnë... më pas e feston tërë jetën. Ai rritet nëpërmjet ditëlindjeve...

Njeriu në jetë ka shumë ditë të shënuara, ditë që i kujton, ditë nëpër të cilat ngjitet si shkallëve të një pallati, shkallë dhe pallat të cilin e ngre me duart dhe mendjen e vet...

heroi i këtyre radhëve është një fëmijë, Alesio...Të hënën e 13 shtatorit 2010 ishte ngritur herët, më herët se

kurrë. E kishte mundur gjumin e ëmbël të mëngjesit...ishte larë, kishte veshur një këmishë të re me vija, një palë

pantallona të shkurtra dhe këpucë të reja. Nëna ia kishte ngrirë flokët me xhel dhe njomur me kolonjë, aroma e të cilës ishte shpërbërë në miliona grimca që mbushën jo vetëm shtëpinë e tyre modeste, por edhe sallonin e shkallët e shumëkatëshes ku banojnë.

i ra ziles si një thirrje se ishte gati. hapa derën dhe pashë dy sy që qeshnin, një fytyrë plot dritë, një gaz e hare që vetëm tek fëmijët e sheh dhe e ndjen. Nuk mund ta lija atë çast të jetës së tij pa e fiksuar në kujtesën e fotoaparatit...

Në rrugë e priste Kristi, djali i madh i familjes Balla, kushëri i tij. E kisha dëgjuar Kristin për minuta të tërë tek i thërriste Alesios, tek e ftonte në ditën e parë të jetës së madhe. Përqafimi fëminor më shpëtoi, ndaj i mblodha bashkë në një fotografi “të porositur”.

i ndoqa tek ecnin bashkë, dorë për dore, nën vëmendjen e vazhdueshme të prindërve në atë labirint makinash rrugës së ngushtë.

shkolla qytetëse “lelas Karajanis” është në rrugën qipro, ndonja pesëdhjetë metra poshtë bulevardit “Patission”. oborrit të shkollës i bën hije një fikus gjigant, ndër druzbukuruesit më të lartë që kam parë në Athinë. Nën hijen e tij ishin ngjeshur njeri pranë tjetrit prindër e fëmijë, fëmijë që bënin hapin e parë në oborrin e një shkolle, fëmijë që kishin vite që ngjiteshin në shkallët e shkollës.

i pashë tek hynë me droje në sheshin e shkollës. Më të ndrojtur m’u dukën prindërit, të ndrojtur në qëndrim, të ndrojtur në vështrim, kjo mbase se ajo ditë i kthente pas, vite pas kur i kishin marrë përdore në të njëjtin skenar, në vende të largëta. Alesio dhe Kristi shpejt e shkundën drojën, u shkëputën nga duart e prindërve dhe dolën atje ku sheshi ishte thuajse bosh, dolën të vrapojnë, të qeshin, të gëzojnë pa i shpëtuar shikimit të prindërve, pa i shpëtuar tashmë syrit të aparatit tim fotografik.

...I fiksova ata tek vraponin, tek shikonin fëmijët e tjerë, shokët e ardhshëm të klasës e të bankës. I fiksova tek kundronin një stivë të madhe me kuti me figura shumëngjyrëshe.

...Fiksova edhe Enio Dhimogjinin, djalin e Yllit, komshiut tjetër në të njëjtin pallat. E fiksova mes babait, nënës dhe vëllait të vogël.

...Më tej, midis fëmijëve erdhi edhe kryetari i Bashkisë së Athinës z. Nikitas Kakalmanis dhe hirësia e tij, Kryepeshkopi i Athinës.

...Një ceremoni fetare dhe shtetërore, me bekimin e Peshkopit dhe fjalimin e ngrohtë të kryebashkiakut do të përcillte emocionet e ditës së parë të mësimit në shkollën që mban emrin e lelas Karajanis, një emër i madh në rezistencën greke kundër nazifashistëve.

272 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

273rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

...Në fund pako me dhurata, pako që ua shpërndanë fëmijëve dy njerëz të mëdhenj të Athinës.

...Alesio, Kristi, Enio... tre fëmijë emigrantësh shqiptarë të hënën më 13 shtator 2010 hodhën hapin në shkallën e parë të jetës së madhe, shkallë që do t’i ngjitin vit pas viti, pa u ndalë, klasave të shkollës dhe klasave të jetës.

Në këtë ngjitje ata kurrë nuk do ta harrojnë këtë ditë, këtë datë, ditë dhe datë që mund të ndërrojnë në varësi të ditës së parë të javës së dytë të shtatorit, por kurrë nuk do të harrohen.

Dita e lindjes është dita e parë e jetës biologjike... Dita e parë e shkollës është dita e jetës së Madhe...Ajo nuk harrohet kurrë.

shtator 2011

MiDis FËMijËVE TË shqiPEs

Një “dorë shtëpi” ka saranti në “patkoin” që i ka “mbathur” natyra detit si të donte ta ngiste galop, një “dorë shtëpi” që tash janë “në gjumin dimëror”

për t’u zgjuar në pranverë e verë, kur dielli djeg e uji i pastër të fton në freskinë e vet.

Atje isha të hënën më 12 tetor. shkova të takohem me ata që janë “zgjuar”, me ata që punojnë dhe jetojnë atje tërë vitin.

Për ta në një reportazh në të ardhmen...Me pak fjalë e shumë figurë, aq sa e lejon gazeta, për fëmijët

shqiptarë që jetojnë në saranti dhe në fshatin tjetër në mal, në ostja, për fëmijët që mësojnë shqip, për më të rriturit, por edhe për Melinën që u gëzohet me dëshirë librave...

Më 5 maj u dërgova nëntë libra...ishin 9 nxënës.Pas një jave u bënë tetëmbëdhjetë, siç më njoftonte mësuesi

Eqrem Elezi nga librazhdi...Një muaj më parë, kur nisesha për në Tiranë, Eqremi më

kërkoi dhjetë abetare. Më kërkoi edhe dhjetë fletore abetareje, të cilat i mungonin. Më kërkoi edhe librin që vjen fill pas abetares. Më kërkoi edhe librin e mësuesit...

Aq në merak ishte sa dy herë më mori në telefon, ndërsa po kaloja pushimet në shqipëri.

274 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

275rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

i mora të gjitha, duke shtuar edhe një regjistër shkollor. libri që vjen pas abetares do të dalë në qarkullim në fillim të vitit të ardhshëm...

Më 6 tetor ai kishte nis mësimin me grupin e parë. Do të niste shpejt mësimin edhe me grupin e dytë...

Nuk mund të prisja. Eqremi punon natën në peshkim për të vazhduar thuajse tërë ditën...

Nuk mund të prisja. Mora autobusin për në Thiva. Më tej mora autobusin për në saranti. Për ata fëmijë, për vullnetin dhe dëshirën që kanë për të mësuar shqip, për ata zëra të gëzuar dhe fytyra që qeshin sa herë shqiptojnë fjalët e gjuhës së nënës, afro katërqind kilometra rrugë janë vetëm një shëtitje.

shikoni fotot. Do të më jepni të drejtë...

saranti, 12 tetor 2009

KUr E KE shqiPEN DETYrË shPirTËrorE

Autostradës që të merr e të çon në selanik i ikëm djathtas, duke humbur në një nënkalim për të nxjerrë kryet në një rrugë dykalimshe që çan herë më dysh e

herë i rri anash luginës së bukur të Thivas. qielli këtë ditë marsi duket sikur shtrydh rrobat e zhyera kushedi se në ç’pluhura të shkretëtirës së saharasë. i hedh mbi një sitë qelizaimtë, duke na e mjegulluar pamjen si në një tunel të gjatë...

Kam udhëtuar edhe herë të tjera kësaj rruge, herë me makinë të vogël e herë me autobus. Me autobus kam ndjerë më tepër kënaqësi, sepse ai ma merrte shikimin e ma mbërthente pamjeve të papërsëritshme të fushës, ku pambuku më ngjallte nostalgjinë e bardhësisë së fushës së Myzeqesë e fshatrat, gjoksit të cilëve dredhon rruga ma fluturonin mendimin larg, fshatrave të varfra, por të bukura të vendlindjes time, Dibrës. Pa le kur rruga ndiqte kanalin ujitës të Monrosë, kur zbriste drejt sarantit apo ngjitej në Kukuraq, në atë fshat ku pleqtë të thonë “orë e mirë” e tingujt e fjalës urimore të shqipes shekullore të ngrohin shpirtin e ta marrin përdore mendjen.

Udhëtojmë drejt sarantit në dy makina të vogla. Në të parën është sekretari i parë i Ambasadës shqiptare në Athinë rezart Bejkaj me komshiun tim shpëtim hyka, kurse me të dytin jemi

276 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

277rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

“një këshill i tërë pedagogjik” – lorenci dhe orieta e shkollës shqiptare të Athinës, Natasha – mësuese në më se tri dekada në shkollën ushtrimore dhe unë me përvojën e pesë vjetëve mësues në shkollë të mesme dhe vite të tëra hulumtimesh mbi shkollën shqipe në diasporë.

Po pse udhëtojmë në më se 160 kilometra rrugë nga Athina me sy e mendje bregdetin e Thivas, fshatin e bukur që edhe nga emri (saranti) edhe nga pamja e gjirit, i ngjan sarandës, perlës së bregdetit shqiptar?

Është një ftesë këmbëngulëse tashmë jo vetëm mik jete në librazhd i shpëtimit, por edhe imi, miqësi e lidhur në rrënjë tashmë shoqërore e familjare ku linda dhe Natasha nuk rrinë dot pa ia dëgjuar zërin njëra-tjetrës për shumë ditë. Është një ftesë e Eqrem Elezit apo Kristo Elezit, siç tashmë është shartuar emri i tij mjediseve të punës e jetës në saranti.

Për të kam shkruar edhe herë të tjera, por për lexuesin e ri të këtyre radhëve shkurt them se ai e ka nisur jetën e mësuesit në Librazhd për ta rifilluar në Saranti. Se sa e do profesionin e “humbur”, them që vetëm paragrafi i mëposhtëm i marrë më 5 maj 2009, në ditën e hapjes së kursit të parë (nuk po e quaj shkollë) të gjuhës shqipe i thotë të gjitha...

...Gjithmonë kam pas dëshirë të arrij këtë ditë. Gjithmonë e kam pas brenda vetes. Profesioni i mësuesit më ka pas pëlqyer shumë. Kur u larguam ato vite, flas për vitin 1997, u ndjeva ngushtë, ishte një punë që nuk e çuam në fund, një punë që e lamë përgjysmë. Mbase kjo është ajo forca shtytëse më e madhe që më detyron, që më bren se kam lënë diçka pa bërë nga ajo që mundja të bëja.

Nuk flasim vetëm për ëndrra. Flasim këtu se kemi detyrime. Është ëndërr, por kemi edhe detyrime. Kemi detyrime ndaj Atdheut, në qoftë se do të themi këtë fjalë që sa vjen e nuk po dëgjohet më. Kemi detyrime

ndaj atij mjedisi që na përgatiti ne për mësues, që të luanim një rol që duhet të luanim, por siç e thashë e lamë në gjysmë.

shtoj edhe ndaj kërkesës që njeriu ka ndaj vetes. Ajo bile duhet të jetë kërkesa më e lartë: Çfarë kërkesash ke ti ndaj vetes? Këtë e bëj për të shlyer diçka që e kam lënë në gjysmë dhe në rast se do t’ia arrij qëllimit, siç duhet të them sinqerisht, do të ndjehem i lumtur. është një ëndërr për mua sikur këta të arrijnë të lexojnë dhe të shkruajnë në atë shkallë që dua unë...

Kristo-Eqremi, si të doni thërrisni, siç e thërresin në librazhd apo siç e thërresin në saranti, tashmë është mësues. se sa kohë është mësues llogariteni nga 5 maji 2009 e deri sot. Është një mësues që e nisi me 9 nxënës, mësim në lokal të hapur, lokalin e Edi sulës me rrënjë nga ostreni i Vogël i Dibrës, rritur në Patos, me një histori të dhimbshme, por edhe një burrëri malësorësh të hershëm, e nisi me nëntë për ta dyfishuar një javë më pas.

Dhe ku ndodh kjo? Ndodh në një fshat të vogël që vetëm në verë mbledh rreth dyqind banorë të tij. Dhe a e dini se sa e ka përqindjen e frekuentimit? Ata që ishin atë ditë me klasën e tij, tashmë në shkollën fillore të Ostjas i panë me sytë e vet nxënësit, kaq të përkushtuar e kaq të dashuruar pas mësimit të gjuhës shqipe. Në klasën e Eqremit, gjatë gjithë këtyre muajve nuk ka munguar asnjë fëmijë, në asnjë orë të vetme.

Unë e kisha lexuar dëshirën dhe pasionin e tij për mësimin ndër të tjera edhe në disa fiksime fotografike në të cilat duket sikur shpirti i tij ka dalë nga trupi dhe është ulur në bankë me nxënësit. Ata që e jetuan mbrëmjen e 7 marsit në klasën e Kristo Elezit e panë se sa e gjerë është dashuria e tij për nxënësit, sa thellë në zemrat e tyre ka hyrë. Dhe, për ata që nuk kanë lexuar librin “shkolla shqiptare e Athinës – rilindësit e kohës sonë – 2” apo reportazhet e fotoreportazhet e mia, më duhet të ripërmend

278 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

279rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

se midis nxënësve të tij ka një grek, një fëmijë që po mëson me shokët e tij të klasës greqishten në shkollë greke dhe shqipen në “shkollë” shqipe.

Kjo është një pjesë e kohës së Eqremit, koha më e bukur e jetës së tij. Koha tjetër është kohë pune të lodhshme. Agimi çdo ditë e gjen thellë në det duke tërheq rrjetat e peshkimit për t’u kthyer në mesditë, për të shpërndarë peshkun në lokalet e në fshatrat për rreth. Pas kësaj vjen herë pas here “puna e dytë”. Merr makinën korrëse të ferrave dhe i bie fshatit rreth e rrotull. Ndihmon lindën, shoqen e jetës, por edhe tre fëmijët, dy prej të cilëve kanë lindur në saranti. Në ditën e shkollës nuk bën punë të dytë. lahet shpejt e shpejt, heq erën e peshkut dhe djersën e punës, vishet bukur, mbledh fëmijët e sarantit në makinën e tij dhe ngjitet tashmë në shkollën shtetërore të hapur për të. Është koha, siç thotë ai, që nuk e lodh kurrë, që e mban gjallë, që e bën krenar.

Nuk po zgjatem në momentet “protokollare”, nuk dua ta mbush tregimin tim me “foli ky apo foli ai”.

Por ama një gjë nuk mund të rri pa e veçuar, letrën e Ambasadorit tonë në Athinë, Dr. Vili Minarollit, lexuar nga sekretari i Ambasadës rezart Bejkaj...

i Nderuar zoti Eqrem,Të Dashur nxënës,Do të dëshiroja të isha edhe unë sot me miqtë e mi dhe t’ju

takoja e t’ju përqafoja juve nxënësve një për një dhe ty mësues, që me fisnikëri po realizon një dëshirë të brendshme si shqiptar i vërtetë. Por nëpërmjet jush edhe prindërit tuaj, që ju nxisin juve të mësoni gjuhën tuaj amtare, atë që thjesht e quajmë gjuhë të nënës.

Të mos flasësh, të mos shkruash dhe të mos lexosh gjuhën

shqipe do të thotë që nesër të mos dish nga e ke origjinën nga i ke rrënjët. Të flasësh gjuhën shqipe, por të mos dish as të shkruash as të lexosh është si ai njeriu që ka veshë por nuk ka sy. Njeriu ka dëshirë të mësojë sa më shumë gjuhë, që t’i japin mundësi të lidhet me njerëz në mbarë botën, por të dish të flasësh, të shkruash dhe të lexosh gjuhën tënde amtare, është të mbash të forta lidhjet me atdheun tënd dhe me njerëzit e tu të afërt. Çdo gjuhë e huaj është pasuri për mendjen tuaj, gjuha shqipe është pasuri e mendjes dhe e shpirtit. Prandaj mësojeni atë me dëshirë dhe vullnet.

ju jap fjalën që atë që nuk e bëra sot do ta bëj një ditë tjetër, sa më të afërt.

i dashur kolegu im, Eqrem, Edhe unë kam qenë shumicën e jetës time mësues dhe si

ty me dëshirë dhe pasion u kam mësuar nxënësve matematikë. Unë jam krenar që sot i takoj dhe më takojnë ish nxënësit dhe ish studentët e mi dhe marr prej tyre falënderimet për atë që u kam mësuar. Ti Eqrem, bën diçka që e tejkalon atë që kam bërë unë si mësues apo dhe ti kur punoje si i tillë. Nuk e ke mjet jetese, nuk e ke detyrë shtetërore. E ke thjesht detyrë shpirtërore, e ke të brendshme si ndjenjë që të është ushqyer së bashku me formimin tënd. Prandaj ajo që bën ti ka brenda fisnikëri, ka brenda pasion, ka dashuri dhe mbi të gjitha ka atdhedashuri. Këtë e kam parë dhe e kam ndjerë edhe kur kam parë disa foto gjatë orëve të mësimit këtu në saranti. Prandaj ajo që bën ti dhe kolegët e tu anë e mbanë Greqisë dhe në diasporë, është e pakrahasueshme, se nuk ka pasur modele më parë. Ato gjenden vetëm tek rilindësit tanë, atëherë kur mësimi i gjuhës shqipe ishte arma më e fuqishme për pavarësi dhe identitet.

sot ne jemi të lirë, sot ne jetojmë në gjirin e një shoqërie

280 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

281rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tjetër, mikpritëse që na ka dhënë miqësi dhe dashuri, sot ne po kërkojmë të integrohemi në familjen evropiane, të bëhemi pjesë e saj, por gjithnjë do të mbetemi shqiptarë me identitetin tonë kombëtar. Dhe duhet të jemi krenarë me këtë. Gjuha shqipe është, për mendimin tim, elementi kryesor i identitetit tonë.

Prandaj puna që bën ti dhe kolegët e tu është e pavlerësuar.

Unë jam krenar që po punoj së bashku me ju dhe që ju ndihmoj. Ashtu si edhe miqtë e mi që janë sot me ju.

Me dëshirë për t’ju takuar sa më parë,Me dashuri dhe mirënjohje,Vili Minarolli

Athinë, 05.03.2010

* * *

U larguam nga “7 Marsi” i mësuesit dhe i nxënësve të Kristo – Eqremit ndërsa qielli vazhdonte të shtrydhte rrobat mbi sitën e tij të imtë.

lart, një sy nga saranti, bora kishte prerë malin. Kaq pranë deti dhe mali, kaltërsia dhe bardhësia, vështirë se gjenden.

Kaq pranë dashuria e mësuesit me nxënësit dhe e nxënësve me mësuesin, rrallë të qëllon ta jetosh...

7 mars 2010

E qEshUrA E FËMijËVE DhE ViTi i ri...

E qeshura e fëmijëve... Krua i pastër që buron nga thellësi të virgjëra të natyrës së shpirtit.

Më pyeti një mik një ditë:“Çfarë gjëje të gëzon më shumë?”i përgjigjem:“E qeshura e fëmijës...”Vazhdoi...“E çfarë të hidhëron më shumë?”Vazhdova...“E qara e fëmijës...”Ka diçka të veçantë në të qeshurën e një fëmije, diçka që

lidhet me pusin e shpirtit që nxjerr lëngun e jetës për të mbushur liqenin e syrit... ku noton gazi dhe hareja...

Ka diçka që lidhet me simfoninë e shpirtit që nxjerr tinguj të paarritshëm mbi pentagramin e jetës...ku thuren.

Nipi im, Gurjoni, lindur në Athinë e banues tashmë prej disa vitesh në Tiranë, po më tregonte me zërin e shpirtit se çfarë i kishte shkruar Babagjyshit të Vitit të ri. Nuk i kishte shkruar vetë, sepse dora e tij ende nuk është shtrirë mbi fletoren e klasës së parë. ia kishte shkruar e ëma me një diktim të fortë, të prerë.

Dhe çfarë kishte në atë “diktim” fëminor? Nipi im i kërkonte Babagjyshit të Vitit të ri që t’i sillte “Gogun...” Me “Gogun” luan

282 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

283rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

në kompjuter çdo ditë, e ka shok, e ka mik. i thashë se do ta gjej dhe t’ia çoj unë. “jo”- më tha vendosmërisht. “ia kam kërkuar Babagjyshit të Vitit të ri dhe jo gjyshit”.

Botë e bukur, botë interesante ku e qeshura, gazi, gëzimi bëjnë rrënjë boshtore, rrënjë që synojnë thellësitë...

Kërkova në arkivin e kompjuterit fotografinë e tij. E gjeta në një çast gazmor, duke iu gëzuar ujit të ngrohtë në dush...

Kërkova edhe të tjerë, fëmijë të emigrantëve, në Athinë, Selanik, Kretë, Amfiloqia...

U ngazëlleva duke i parë. E qeshura e tyre më erdhi me tërë muzikalitetin e vet.

E qeshur, duke ndjekur një shfaqje në skenën e qytetit iraklio në Kretë.

E qeshur midis prindërve...E qeshura, në klasën e gjuhës shqipe...Të qeshura, brenda shpirtit kur reciton, kur fotografon me

celular, kur mediton, kur ke përpara Dhuratën e Vitit të ri...Të gjitha këto, për këtë Vit të ri, për fëmijët, për buzëqeshjen

e tyre, për zërin e gëzuar...GËzUAr FËMijË ViTiN ri 2010!Dhe qeshni...

NjË lETËr qË MË NGrohU shPirTiN

Tash mund të them se jam pjesë e atij komuniteti, nxënës midis nxënësve të klasës së parë kur po shkoj drejt të shtatë dekadave të viteve të jetës, shtatë vjeç ata, shtatë

(duke hequr zeron) unë.Më erdhi një letër shkruar nga Eqremi, mësuesi i tyre dhe

mësuesi im. Po e quaj “letër e Eqremit”, ndonëse ajo është edhe e shokëve të mi të ‘klasës së parë”, letër të cilën po e përcjell të plotë, pa hequr dhe pa shtuar gjë.

Nuk është letër për mua, është për të gjithë, për ata që mbushin një grusht ujë nga kroi i pastër i gjuhës shqipe dhe freskojnë fytyrat dhe mendjen e njerëzve në emigracion...

Do të desha të isha me ta atë ditë, t’i dëgjoja dhe t’i fotografoja, të bëja një reportazh me nota të nxjerra nga shpirti i tyre. Mirë që nuk isha. letra e tyre është një tregim aq i bukur sa të befason...

* * *

i dashur Abdurahim!Ashtu siç kishim biseduar kur erdhët herën e fundit në

saranti, në datën 1 qershor organizuam bashkë me fëmijët dhe prindërit e fëmijëve mbylljen e sezonit mësimor për mësimin

284 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

285rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

e lirë të leximit dhe shkrimit të gjuhës shqipe. U organizua një ekskursion në një nga vendet turistike të zonës tonë në malin Elikona. Atmosfera ishte shumë e gëzuar me këngë dhe histori të shqipërisë.

shumë interesante ishte dëshira e fëmijëve për t’u fotografuar përpara flamurit shqiptar. Gjithçka në këtë takim ishte shqiptare.

Në fund u ndanë dëftesat simbolike për 11 nxënësit që ndoqën me dëshirë e këmbëngulje sezonin mësimor shtator 2009 – qershor 2010.

Është dëshira e fëmijëve dhe e prindërve të tyre, Eduardit, Mirit, Aliut, Agustinit t’ju falënderojnë nga zemra për ndihmën dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Edhe një herë faleminderit xhaxhi Abdurahim (siç ju thërrasin fëmijët).

ju falënderojnë:Amarildo, Aldo, Aspasia, Dhimitra, jani, Kledi, Amela,

Melina, Petriti, Eri dhe Froku.ju përshëndet në veçanti miku juaj i vogël Panajoti, që fjalë

për fjalë ju uron:“Faleminderit xhaxhi Duro dhe kalloqer (verë) të gëzuar”Të gjithë qeshën me gëzim me urimin e Panajotit.Së fundi një kornizë me fotografinë e fëmijëve, dhuratë për

ju që nuk kursyet asgjë për mësimin e gjuhës shqipe.Me respekt për juEqrem Elezi

Thiva, 15 qershor 2010

* Panajotin e njoha më 5 maj 2009, ditën kur në klubin e Edit në bregdetin e fshatit të bukur saranti u ul mes moshatarëve

të vet dhe mori në dorë librin e abetares. Panajoti është grek, nxënës që mëson të shkruajë e të lexojë shqip bashkë me shokët e tij shqiptarë...

Më poshtë po përcjell bisedën në greqisht me Panajotin, fiksuar në diktofon më 5 maj 2009...

- si e keni emrin?- Panajotis.- Vetëm Panajotis?- Kostandinu.- shkon në shkollë?- Po.- Në cilën klasë?- Në të pestën.- Dhe don të mësosh edhe shqip?- Po.- Mund të më lexosh disa fjalë nga Abetarja?- Albani...- Ana...- Alma...- Aliri...- jo Aliri, por iliri...- iliri...- Vavai...- Babai...Çfarë do të thotë “babai”?- Baba.- Buba...- Çfarë do të thotë “buba”?- skili. Bebi – moro. - Albani luan me balonë...

286 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

287rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

- Çfarë do të thotë?- Një fëmijë me një balonë...- Do të vish edhe ti me miqtë tuaj këtu të mësosh shqip?- Po.- Çdo ditë?- Po.- Të ju bëj një fotografi?- Po.Greku i vogël Panajotis Konstandinu nuk ka munguar

as edhe një orë të vetme gjatë gjithë kohës së mësimeve të të shkruarit dhe të të folurit shqip.

* Kalloqer – verë. shokët e tij qeshën siç dinë të qeshin fëmijët, kur ai nuk arriti ta gjejë fjalën shqipe “verë” dhe në vend të saj përdori fjalën greke kalloqer.

loTi qË MË VjEN NGA iM NiP

Im nip, Gurjoni, ka lindur në Athinë një ditë të dhjetëditëshit të tretë të shtatorit 2004. Më 22 shtator mbushi gjashtë vjeç...

Ende e kam në sy e pikë në zemër lotin kur la Athinën për të jetuar Tiranën. Kur u largua u kap me thonj pas derës së makinës dhe me lotët bashkuar në mjekër thërriste: “Gjyshi, gjyshi...”.

Më thanë se nuk e kishte ndalë përroin e lotëve deri në aeroport...

Në këto vite do na e gëzonte shtëpinë e ngushtë në Athinë në ardhjet e tij me vizë. Do të vinte i qeshur e do të shkonte me lot.

Do të gëzoheshim sa, bashkë do të fluturonim krahëhapur në udhëtimet tona në shqipëri. Nuk do na ndahej, do na jepte jetë buzëqeshja e tij.

E bukur ishte vera 2010 kur do të ishte i joni, tërësisht i joni, i nëna Natashës dhe i gjyshit Duro, për dy javë të tëra në bregdetin e Golemit...

Gurjoni ka dëgjuar se shpejt do të liberalizohen vizat. se çfarë është liberalizimi ai ende nuk e kupton, por diçka ndjen. E ka marrë vesh se dhjetori do të jetë një muaj i bekuar, një muaj kur ai mund të vijë tek gjyshi, gjyshja dhe daja pa shkuar në atë vendin e ngushtë ku njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin e zgjasin

288 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

289rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

duart me pasaporta në dorë...E ndjen dhe, sa herë kthehet nga kopshti, pyet të ëmën: “Kur do të vijë dhjetori”? E ndjen kur na thotë në telefon se në dhjetor do të vij të rri

me ju në Athinë se më ka marrë malli...Im nip ka lindur në një qytet evropian, ku nuk njihet kufiri

i lëvizjes...im nip po rritet në një kohë kur do të vijë dita të udhëtosh

anembanë Evropës dhe Botës vetëm me një letërnjoftimi në xhep.

Është koha kur liqeni i lotëve vjen duke u tharë...Për brezin e ri të Botës...Dhe pse jo edhe për ne njerëzit e moshës së tretë...

Nëntor 2011 im nip, Gurjoni, erdhi në Athinë me Erblinën, vajzën time,

nënën e tij, më 24 dhjetor 2010. Nëna u kthye në shqipëri. Ai ndenji me ne.

Ndenji plot 66 ditë. iku më 4 mars 2011 për të respektuar “90 ditshin në 180 ditë”.

Mbrëmë fola në telefon me Gurjonin. E pyeta ku je. Më tha: “jam te Greqia”, shprehje që e përdorte kur ishte këtu dhe e merrnin nga Tirana. qeshëm fort. E korrigjoi. Tha: “jam te Tirana”...

Kohë të reja...

Mars 2011

PEshKATArËT E GjiriT TË sArANTiT

Alarm në celular. Mëngjes gushti 2008. i vidhem apartamentit të vogël ku buaj prej tre ditësh me kujdesin e njeriut që don të mos shqetësojë njeri. Por

shqetësimin e kisha lënë mbrapa. Kisha harruar të marr me vete celularin. Këtë e mora vesh kur u përballa me detin, me dritat e rrugës që formonin një kordon të artë mbi ujë, kordon që lëvizte sa herë ndonjë dallgë e vogël kërkonte të hante paksa nga bregu. Moli ishte në fund të harkut të rrugës, atje ku ajo kthehej në një kllapë që merrte në gji fshatin e vogël, fshat i cili çuditërisht kishte të njëjtin emër me perlën më jugore të bregdetit shqiptar, sarandën. saranti e quajnë dhe është fshati më i bukur i bregu të Thivës, me malin mbi kokë e detin në prehër...

Kristoja, siç e thërresin këtu apo Eqremi siç e njohin në librazhd, i kishte rënë disa herë celularit tim me merakun e respektimit të orës. Të tretën i ishte përgjigjur gruaja...

U ula në një nga stolat e molit me vështrimin në siluetat e anijeve të vogla të peshkimit, anije ku më e madhja tre vetë mbante si ekuipazh. Dy ishin të tilla. Të tjerat ishin të vogla, njëvendëshe. Një i drejtonte, një hidhte rrjetat, një i mblidhte ato, një nxirrte peshqit që zhysin fort kokën në hojet e ngushta...

Një të tillë ëndërronte të blinte Eqremi. Kishte vite që punonte në peshkim, që jo vetëm ia kishte marrë dorën punës, por ishte

290 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

291rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

dashuruar me peshkun dhe detin aq sa nuk dinte si ta tregonte. Ka qenë mësues, mësues në fshatrat e thella të librazhdit. i la malet, e la shkumbinin ku mësoi të notojë dhe mori detin. i la kreshtat që dallgëzonin malet dhe mori kreshtave që dallgëzon deti. Kohë të reja. Vende të reja. Dashuri të reja...

...Një nga një u hodhëm në barkun e motobarkës. Unë me kujdesin e mysafirit që nuk do t’i vejë në telash të zotët e shtëpisë, me kujdesin që ta ve mirë këmbën në atë shkallëz të vogël prej druri që nuk nxë pëllëmbën e mbledhur, me kujdesin që mos rrëshqas e bëhem objekt tregimesh për të qeshur, por edhe bela. jo se do të mbytesha, por se mund të përplasesha e të thyeja ndonjë kockë e hajde të ngjitet ajo për aq ditë sa kam moshën, siç thonë ortopedët. Ata u hodhën si pehlivanë. i pari Eqremi. Pas tij unë. Më pas jorgoja, pronari, dhe së fundi ilia....

Motobarka, pasi bëri prapa me një hark rrotullim çau detin duke lënë prapa shkumën e dallgëve që në agun mëngjesor formonte një tërkuzë që pasi zgjatej e zgjatej këputej e vithisej në ujin e zi...

jorgoja ia kishte ngulë vështrimin detit, ekranit të aparatit që tregonte thellësitë, horizontit që kishte nis të marrë dritë.

Eqremi nga një arkë nxori sardelet e ngrira dhe nisi t’i bëjë nga tri e nga katër bashkë, t’i lidhte me llastik e t’i vinte në një arkë tjetër.

- Na duhen për më vonë, - tha dhe vazhdoi punën.ilia u shtri mbi një batanije që aq shumë luspa peshqish

mbante sa të dukej se një kasap i kujdesshëm kishte rrjepur lëkurën e një peshku të madh. i ri është dhe gjumi i mëngjesit e rrit...

... Motobarka vazhdon të çajë ujin që dalëngadalë nga i zi nis të kaltërohet. Edhe pak dhe dielli nuk do të vonojë të lajë rrezet mbi dallgë. Ka prekur majat e maleve që Eqremi thotë se vendasit

i quajnë Arvanitika. Mbi ta një dorë njeriu ka bërë themele e ka ngritur “mullinj me erë”, nga ato mullinj që edhe me flladin e mëngjesit i lëvizin tre krahët e vet për të dhënë...dritë. Ka kapur edhe atë ishullin tej në horizont. “Dhaskalos”, thotë Kristoja e quajnë. Dhe tregon se atje, në kohën e pushtimit turk mblidheshin vendasit dhe mësonin gjuhën e mëmës.

...Dielli mëngjesor, pasi preu direkun e anijes, fiksoi rrezet në aparatin fotografik. Tash që e kam zbardhur fotografia më duket artistike me kontrastin e ngjyrave që mbart. Artistike janë edhe fotografitë kundër dritë të Eqremit dhe të Jorgos...

...Më në fund në horizont duket shenja, një kub i bardhë që noton mbi ujë.

- Erdhëm, - thotë Eqremi duke u ngritur në këmbë.Kap kubin e lehtë, e vendos në një qosh të motobarkës dhe

tërheq litarin. jorgoja kap cepin dhe e vendos mbi një makineri me rryla duke i dhënë formën e një rripi transmisioni. Një levë u jep lëvizje rrylave dhe dalëngadalë litari ia le vendin rrjetës.

- Përpara rrjetat tërhiqeshin me krahë, - thotë Eqremi. - Tani vendin e muskujve e ka zënë kjo makineri e thjeshtë. Nuk janë pak, por tre kilometra rrjetë të zhytur në treqind metra thellësi...

... Të paktë janë peshqit që kalojnë mes rrylave. Duart e tre peshkatarëve i mundin ata para se rrjeta të paloset në barkun e motobarkës. jorgoja është serioz, i brengosur më mirë të them. Dita e sotme ia ka ngrirë buzëqeshjen. Në një çast, kur mbi rrjetë duken ca peshk shpatë afro një metër të gjatë e ndal makinerinë dhe i nervozuar i nxjerr nga rrjeta e çarë dhe i hedh në det. Këtë punë iu desh ta bëjë disa herë.

- Nuk shkojnë në treg - bën ciceronin për mua Eqremi. – Pastaj janë edhe zullumqarë. Çajnë rrjetën. shih si e kanë bërë.

...Ajo ditë ishte e pa bereqet. Unë i vështroja të tre peshkatarët

292 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

293rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

dhe kërkoja të fiksoja në aparatin fotografik buzëqeshje, fytyra të çelura. E kapa vetëm pas një ore, diku në një vend tjetër që siç më sqaron Eqremi pritet të ketë një rrymë peshqish, atje ku motobarka nisi të hedhë rrjetën, ta shtrijë në gjatësinë e saj prej tre kilometrash dhe ta zhysë në treqind metra thellësi, metra të cilat dilnin në ekranin e vogël në kabinë. Të tre ishin në punë. Eqremi hapte rrjetën në të dy krahët, nga ana me sfera plumbi dhe nga ana me tapa notuese, të cilat ia përcillte jorgos, që, pasi fuste në mes sardelet e lidhura për karrem, e lëshonte në det. ilia herë pas here, duke parë ekranin, njoftonte thellësinë.

Këtu e pashë Jorgon të buzëqeshte, madje edhe të fishkëllente një melodi që humbte në zhurmën e motorit dhe të dallgëve. Ndoshta ëndërronte një të nesërme të mbarë peshkimi...

jorgos Bardhakos është pronar i anijes së vogël të peshkimit. Ka lindur në saranti, ka mbaruar liceun dhe është rritur e burrëruar midis dallgëve. Peshkimi ka qenë jeta e tij. që i vogël e deri sot që i ka kaluar të dyzetat, me peshkun është marrë. Verë e dimër, në ditë të qeta vere e mbi tallaze të forta dimri. Është ende beqar. Nuk e ka gjetur akoma “Gorgonën” e jetës së tij.

ilia Pecos është nipi i jorgos. që i vogël nuk i është ndarë peshkimit. Picirikos me grep e tash që është rritur, nuk lë hapësirë pushimesh shkollore, në verë e në dimër, pa iu ngjit nga pas dajës së tij. Ka edhe një vit dhe mbaron liceun. Ka dëshirë të vazhdojë shkollën, ashtu siç ka dëshirë të peshkojë. Midis këtyre dy vektorëve të jetës i duhet të zgjedhë njërin.

* * * Të nesërmen, ndërsa isha shtrirë mbi rërën-zhavorr të plazhit

të sarantit, në horizont u duk anija e bardhë e “imja”. ishte ora nëntë e gjysmë e mëngjesit, orë kur asnjë nga anijet nuk futej në mol. U shqetësova. i rashë celularit të Eqremit, por ai nuk e

ngrinte. Prita pak se mos silueta e tij shkëputej nga motobarka dhe merrte harkun për të ardhur në kafen e mëngjesit.

Prita goxha dhe kur shqetësimi arriti në rezonancë u ngrita dhe u nisa drejt molit...

Eqremi sa më pa ma bëri me dorë që të ve këmbën në shkallëz dhe të hidhem në anije...

...Para meje një skenë e rrallë. rrjeta, e mbushur cep më cep me peshq, grumbull njëra palë mbi tjetrën, njerëzit që e kishin rrethuar dhe fusnin duart nëpër hojet e saj për të nxjerrë peshqit, e tërë skena më kujtoi grumbujt e kallinjve të misrit në arë dhe njerëzit rreth e qark tyre duke zhveshur lëvoret...

Nuk ishin tre, ishin gjashtë e më pas do të bëheshin nëntë. solidariteti i peshkatarëve kur fqinji ndodhet përballë një skene të tillë ishte në shkallën e vet më të lartë. i dhjeti, pasi sajova një stol, isha unë. Misra kisha zhveshur në jetën time me qindra herë, në arën time në fshat kur isha i vogël, në fermën “Çlirimi” të Fierit kur isha nxënës në bujqësore dhe në punën prodhuese apo aksionet e vjeshtës. Peshq mësova të “zhveshi” në rrugën afër të shtatëdhjetave. Bukur ishte, megjithëse duart m’u gjakosën kur mundohesha të nxjerr kokat e peshqve rrasur në hojet e rrjetës në tentativën e dëshpëruar për të mos iu dhënë vdekjes.

E bukur kjo puna e peshkatarit, siç e përjetova unë një ditë të fillim gushtit, një ditë ku deti ishte vaj e era ishte vetëm një fllad i lehtë mëngjesor. E vështirë është kur dallgët kapin direkun e kur rrjetat tërhiqen mes shkulmesh të forta e stërkalash të akullta.

Njërën e jetova. Tjetrën ma thanë. Nuk e di nëse ndonjëherë do ta përjetoj.

Nuk e di...

saranti, gusht 2008

294 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

295rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

MAlli qË MA VloN NË shPirT KiÇo BllANi

Po të kërkoj Kiço Bllani. Kiço të të thërres apo Kristo, siç më the se të quajnë tani me “drejtshkrim”? Unë Kiço të kam njohur, me Kiçon u rrita dhe kalova vite të bukura

të rinisë dhe Kiço do të thërras tani kur përgatitem të marshoj nëpër vitet shtatëdhjetë të jetës. Barra e kujtimeve dhe barra e emrave nuk hiqen nga samari i jetës.

që nga takimi i majit 2009 në selanik, më 11 maj, në të gjashtëdhjetë e tetë vitet “zyrtare” të jetës sime, sepse jo zyrtaret, “vitet e nënës” janë më 9 mars, pra, që nga ai takim, jam paksa i trazuar, paksa vrapues me pengesa në vitet e rinisë. Këtë trazim ma bën ti me telefonatat, me letrat ku ai shkrim me ndonjë kthesë bukurshkruese ma vlon gjakun e kujtimeve.

Ti je nga një fshat minoritar i nderuar Kiço, nga Pepeli i Gjirokastrës (në mos më ka fluturuar kujtesa). Më bën përshtypje se sa herë më merr në telefon patjetër do të ma kalosh bisedën tek Ndue Nikolli, patjetër don të më marrësh nga Pepeli e të më çosh në Fan të Mirditës, në atë Kullë të historisë, kulturës e lavdisë shqiptare në shekuj, të më marrësh nga Athina dhe të më ulësh në një tavolinë me veriorë e jugorë, me perëndimorë e lindorë nga të gjitha trojet tona. Dhe ku? Diku më se njëmijë kilometra larg, në Kavalla. Nuk kam qenë në Kavalla me sy e veshë, nuk

e kam parë detin e kaltër dhe nuk më ka kultivuar veshin me të tëra notat e pentagramit vala, herë pupëlore e herë kërcënore si imitim i reve në ditë të kthjellët e në rrebeshe shiu e dëbore. E kam parë në fotografi, në një kartolinë të bukur që më ka dërguar Ndoi, një fiksim rrëmbyer natyrës midis dy kaltërsive.

Kërkova librin e viteve të rinisë me ty dhe të tjerë. E kërkova në “bibliotekën e njeriut”, më të voglën në përmasa, por më të madhen në “raftet” e gjalla, në qelizat e materies në shkallën më të lartë siç do të thoshte miku yt dhe miku im servet Pëllumbi, librin e të cilit ma ke sjellë të nënvizuar e të pajisur me një “hyrje” të gjatë dorëshkruese. Kërkova edhe në shënimet e mia, në “bllokun” ku profesori ynë i letërsisë Nikolla Margilaj më shkruante në korrik 1959.

Le t’enden vitet, flokët le të zbardhen,e di se koha do rëndojë mbi ne,Por jam i sigurt se kurrë s’do plaket,Miqësia jonë do jetë gjithmonë e re.

E kam me vete Nikollë Margilajn, ashtu siç kam edhe gjithë të tjerët, edhe ty me atë shkrimin tërë dredha si të deshe të llastoje ndonjë duckë, siç shpreheshe ti për vajzat, aq të pakta në atë kohë në shkollat e mesme.

E ku nuk shfletova në bibliotekën trunore për t’u ndalë në fillim në atë shkollën me karton në lagjen “Kastrioti”, ku nuk numëroheshin vrimat e komunikimeve me korridorin dhe jashtë në kohë provimesh. Më tej u ndala në konviktin me dhoma të vogla, me krevate druri dhe me dyshekë me kashtë gruri, mbushur tek “lëmi i shkollës”. U futa edhe në mensën e shkollës dhe hëngra bukë misri me çaj e marmelatë në ato vite ku çdo

296 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

297rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

gjë ishte me triskë; edhe ushqimi, edhe buka, edhe vezët, edhe veshmbathjet.

Më pas ia futa në këmbë dhe shkova në Ndërmarrjen Bujqësore “Çlirimi”. ishte viti 1958. Triskat ishin hequr. Kishte ardhur buka e grurit shoqëruar edhe me ushqime nga ekonomia ndihmëse. shkolla ishte e re, e bukur, plot dritë, me laboratorë për çdo lëndë mësimi. Edhe konvikti ishte i bukur, me dhoma me dritë, me krevate hekuri, dyshekë e jastëkë pambuku. Të kujtoj në dhomën nr. 1 të konviktit, në krevatin poshtë, tek dera, në ato mbrëmjet rinore, në “radio hakropin”, emër që nuk e di se si e sajuam, por që na mbante pa gjumë, derisa kujdestar Arshiu vinte e na shuante dritën.

Pastaj udhëtova në shëndlli, në atë vend zanash, ku pranverës bënim piknikë si shkollë e ku me aparatin fotografik “smena” sajuam lloj - lloj pozicionesh bashkë dhe veç e veç. E gjeta një fotografi ku kemi dalë ti, unë, Sotiraq Dhami dhe Jorgo Milo, katër shokë që asokohe nuk na ndante “arusha”.

jorgos ia gjeta numrin e telefonit këtu në Greqi. ishte diku larg Athine. Merrej me bletët. Folëm dhe e lamë të çmalleshim. Nuk u takuam. Më vonë mora vesh se ka shkuar në himarë, në vendlindje dhe ka hapur një biznes ndërtimesh. Më erdhi mirë. jorgoja kishte fantazi për gjithçka, por veçanërisht për mekanikën bujqësore, për traktorët BTz e ÇTz, që vetëm ai arrinte t’i ndizte.

jam takuar një ditë me Kicin. E mban mend Kicin tek shkolla me kartonë, kur na befasonte duke i kapur të dy telat e çelësit të prishur dhe ndizte dritat dhe ne i largoheshim se mos na prekte dhe pësonim dridhjen elektrike? Po kur Kici mori një tel, e nxehu në sobën e klasës dhe i bëri flokët kaçurrela?

E di, i dashur Kiço, mbrëmë pashë një film për luftën e

popullit irlandez. Më bëri përshtypje një pyetje (naive sot) e një heroine të filmit që i thotë mikut të saj të sapo kthyer nga Amerika: “A veshin pantallona vajzat e gratë në Amerikë?”. E di se çfarë më kujtoi pikërisht ajo pyetje? Më kujtoi një skenë në oborrin e konviktit në Fier, kur Çerçem Çela, drejtori i shkollës, iu drejtua vajzave (Maries, Donikës, Efterpit, lenës, motrave Mustafaraj, zhanetës...) që nuk pranonin të veshin pantallona e këpucë me qafa shumë të bukura (të sjella asokohe nga Çekosllovakia), kur po niseshim për krasitjen e pemëve në oborret e shtëpive të Fierit, të vetmet “laboratorë” të frutikulturës së asaj kohe. “Nuk është turp të vishni pantallona, - tha Çerçemi i rreptë, - as të ngrini në krah thasë me xhuxhelka. Puna është nder dhe njeriu në punë duhet të vishet si për punë e jo si për ballo”.

Kohë të shkuara i dashur Kiço, kohë që e vlen jo vetëm t’i kujtojmë, por edhe t’ua themi të rinjve e të rejave të sotëm që jo vetëm pantallona veshin, por edhe barkun jashtë, në pikë të dimrit e nxjerrin.

U largova shumë në kohë, i dashur Kiço, shumë, 51 vjet të shkuara. U largova për t’u afruar sot pranë e pranë jo vetëm në kujtime, jo vetëm në lexime “jashtë klase” në “bibliotekën trunore”, por fizikisht afro një vit të shkuar, dhe shpirtërisht në bisedat celularike që ngjiten në qiell për të zbritur në tokë e për t’u kthyer në të njëjtën rrugë.

Më ke dërguar një duzinë letrash të shkruara nga duar të ndryshme. letra apo më mirë të them diskutime e vlerësime të Ndue Nikollës, mikut tim mirditor, mësues, por edhe poet e rapsod, veçanërisht me “udhëtimin” e tij “Në parlament”, por mbi të gjitha poezinë “Ankimi i nuses”, një rapsodi ku humori dhe sarkazma të mban gjallë e nuk të lëshon edhe pasi e ke mbaruar së lexuari. Më ke dërguar edhe një fletë gazete “Proini”,

298 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

299rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ku shoh Nduen në një krijimtari poetike në greqisht me titull “ikogjenia”.

Më gëzove për Nduen, që shkruan në gjuhën e nënës tënde. Të jetosh në një vend është e domosdoshme jo vetëm ta flasësh gjuhën e vendit, por edhe ta shkruash. Unë, me thënë të drejtën përpiqem, madje në moshën 67 vjeç mora diplomë për 325 orë mësimi të greqishtes.

Nuk u mjaftova me kaq. Një ditë bëra edhe një “çmenduri” siç më tha një shok. shkova dhe dhashë zyrtarisht provimin e gjuhës greke, drejtuar nga Ministria e Arsimit dhe e Besimeve, provim i cili zhvillohej në një ditë, në një orë, në të gjithë Greqinë dhe korrigjohej nga mësues krejt të panjohur. isha nxënësi më i vjetër, 69 vjeç, sa sekretarja kujtoi se isha prind që shoqëroja nipin. E mora provimin me 85 pikë nga 100 të mundshme...

Megjithatë, kjo greqishtja, sidomos me atë theksin për çdo fjalë dhe me ato omega, o mikronët, itat dhe jotat... ma bie në majë të hundës kur e shkruaj...

Prit se desh e kalova FlETorEN në faqen e parë të së cilës është shkruar me germa të mëdha: “shënime nga libri “GloBAlisTiKA”, autori Profesor Doktor servet Pëllumbi. referues emigranti Xhorxh Vortollozi.

Më ngrohu analiza ndër të tjera, sepse nëpërmjet analizës së tij Xhorxhi më solli profesorin tim të filozofisë, njeriun me të cilin kam bredhur maleve të Dibrës, njeriun i cili më befasonte me bisedat me njerëzit e thjeshtë, me mësimet që nxirrte prej tyre, me mbledhjen e filozofisë së popullit, veçanërisht të Dibrës në “Universitetin popullor” të së cilës ai e ndjente veten student të përjetshëm.

Më erdhi mirë që ai kishte ardhur në Kavalla, që e kishit pritur dhe e kishin vlerësuar me fjalën tuaj të thjeshtë. Më erdhi

mirë që ju kishit marrë shumë prej tij. Por, ma do mendja, dhe për këtë ndjej siguri, ai ka marrë më shumë prej jush. Ai është një njeri që din të mbledhë nga lulet e filozofisë popullore pjalmin me të cilin i jep ëmbëlsinë e mjaltit dhe qumështit të bletës veprës së tij.

sa vetë keni diskutuar në atë takim të ngrohtë me servet Pëllumbin? Dhjetë? sepse më keni dërguar vlerësimet për Profesor servetin dhe librin e tij “Globalistika” dhjetë vetë, dhjetë emigrantë të dashuruar pas filozofisë dhe filozofit të shquar të kohës sonë... Kristo Bllani, Viktor Dhimarku, Vasil Gjoni, Perister Dhima, lulëzim Dhima, ilir Buba, Vasil risto, Petraq Taçi. Bardhyl Poneci, Kastriot Kulla...

Mbi të gjitha, në zarfin e madh që më dërgonit, ishte libri “Globalistika” dhe në të shënimet e shumta tuajat, tregues i një serioziteti dhe një përkushtimi me të vërtetë qytetar në pritjen që i keni bërë profesorit të nderuar.

Duke i përfunduar këto radhë, pak me vonesë që nga dita kur zarfi më ra në dorë, desha t’ju përgëzoj për atë që keni bërë, për pritjen dhe për fjalën e folur dhe të shkruar për Profesor servet Pëllumbin. Për mua ai zotëron aftësinë filozofike, shkencore e popullore, për të qenë në krye të shtetit shqiptar.

Është koha që shtetin dhe shoqërinë shqiptare ta drejtojnë filozofët...

Fatkeqësisht, atë e drejtojnë... gallofët.

300 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

301rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

UDhËTiM ME KoKËN PAs...

Kësaj radhe tërkuzën e udhëtimit në Atdhe ma kishin thurur siç thur gërshetin vajza me tri tufa flokësh.

E para se shkoja drejt 6 prillit, ditës kur dyzet vjet të shkuara dëgjova zërin e jetës që vinte nga qelizat e gjakut tim, ditën kur për të parën herë u bëra baba i Altinit...

E dyta ishte se gruaja ime, Natasha, më 11 prill martonte nipin, të fundit në rrjedhën e gjakut të saj, djalin e vëllait, Dritanin...

E treta ishte se më duhej domosdo të bëja pasaportën biometrike dhe letrën e njoftimit. jo vetëm unë, por edhe gruaja, edhe djali, të tre që banojmë në Athinë, se në muajin e ardhshëm është afati i fundit i rinovimit të letrave...

Të tria këto pjesë të tërkuzës së udhëtimit mbi një sy që sheh dhe shkruan qelizash kujtese...

Dallgë pashkësh...

ishte katër e një çerek e 2 prillit kur lamë pas të ndezura dritat e Athinës për t’u takuar me diellin diku afër Korintit. ishte hera e parë që nisesha drejt shqipërisë herët në mëngjes dhe përshkoja rrugën ditën me diell. ishte hera e parë që nisesha mbi “dallgë pashkësh”, ditë kur rrjedha e autobusëve dhe makinave të vogla

i ngjan lumit. Ka qenë një kohë kur lumi ishte i gjatë dhe i thellë për shkak të “lejeve të festave” që jepeshin si “leje burgu” apo “leje kazerme”. Një prej tyre e kisha jetuar disa vite më parë, kur të ftohtit e fillimvitit pas krishtlindjeve e kishte ngrirë kolonën e gjatë të makinave deri në Bularat e çadrat e urgjencës u vendosën për të “shkrirë” akullin në dejet e të rriturve dhe fëmijëve. Të tjerat i kisha parë në ekrane të vegjël stacionesh televizive të kësaj e asaj ane të kufirit.

Tani diçka ka ndryshuar. “Veveosi” ka vlerë gjithëkohëshe dhe vargu i makinave dhe pritja është e durueshme. Këtë provuam në ngjitjen pas pikës kufitare greke, pikë që e kaluam “me vrap”, me një shtrirje pasaporte dhe një vulë pa hedhë sytë mbi të. Tek e jona na u desh të presim afro një orë, derisa lumi që i ngjitej të përpjetës drejt daljes në tokën shqiptare të kalonte nëpër sytë e policëve në katër pika kontrolli për të regjistruar njerëz e mjete e të merrte tatëpjetën luginës së Drinosit.

Këtu ndërruam kohën duke e çuar një orë pas dhe morëm sinjalet e para të mirëseardhjes nga kompanitë e celularëve.

Udhëtimi në prill është i bukur, udhëtim mes kontrastesh, mes një gjelbërimi që, pasi vesh me lule luginën, nis t’u ngjitet kodrave me syrin të kap e të shtrydhë bardhësinë e majëmaleve.

Nga Kakavija në Tepelenë udhëtimi tashmë është komod, përjashtuar tangjenten me Gjirokastrën që si gjithë rrugët brenda qyteteve në tërë boshtin rrugor nuk u shpëton gropave e kapjes së tavanit të makinës me çafkën e kokës, aq sa të duket se je mes dallgësh detesh të tërbuar.

Nga Tepelena gropkalimet thellohen e manometri i shpejtësisë herë pas here vjen e bie në shpejtësi atletësh maratone. Kërkoj të shoh ndonjë gjurmë të rrugës së përfolur Tepelenë – levan, rrugë që po të kishte nisur pesë vjet të shkuara me siguri

302 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

303rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

tash do të ishte një bukuri tjetër e udhëtimit në boshtin jugor. Diçka më kap syri në Vasjar në një mish - mash dherash, tek pika turistike “Ali Pashë Tepelena”, ku nga thellësia e përroit janë në ngritje dy këmbë të betonta ure... dhe tej Krastës, poshtë rrugës që tashmë na merr në ngjitjen drejt Mallakastrës.

Kalojmë një nga një fshatra pa emër e pa adresë për t’u ndalur në një nga thertoret e shumta për të marrë “qengjin e pashkës” e për të bërë xhiro rrotash për disa minuta mbi rrëshqitjet e dherave në një rrugë që prej katërmbëdhjetë vjetësh udhëtimesh, gjithnjë të shembur e shoh, dimër e verë...

Në symizë, në qoftë se nuk gaboj adresë, djali e ndalon makinën duke ma bërë me dorë drejt një lapidari. E kishte mbajtur mend herën e kaluar kur u mërzita pse nuk i bëra një fotografi. Zbrita dhe bëra disa shkrepje mbi atë vend ku ra biri i lurës, Gjokë Doçi, në atë vend ku banorët e fshatit e kishin lënë barin të paprekur që nga koha e rënies. Pllaka e lapidarit ishte me të gjitha shenjat e shkronjat e ditës kur dekada më parë ishte vënë. ishte një nder që populli i bënte një heroi të luftës Antifashiste, një vlerë e kulturës së popullit të thjeshtë.

Në gji të shpirtit familjar

Mali i robit. Nuk e di si dhe pse asaj ngritje të vogël toke ia kanë vënë emrin Mal dhe se si u quajt Mali i robit. Ndoshta ndonjë ditë do t’ia mësoj historinë, sepse tash e tutje ai do të jetë një ndër adresat e mia në Atdhe. Pak poshtë tij, ndonja pesëqind metra larg, kam shtëpinë e pleqërisë. E kam ëndërruar ta kem dallgën e detit në simfoninë e shpirtit mbrëmjeve e mëngjeseve. Tani e kam falë punës së përbashkët të familjes, dy djemve, gruas dhe vajzës, bashkë me mua. Një oaz i qetë ndërtimi me tri godina

katërkatëshe, rrethuar me një avlli të bukur, oborr shtruar me pllaka, gjelbëruar me bli, druri i dashur i ndërtuesit të pasionuar zabit Muda, aroma e luleve të të cilit në bulevardin e Peshkopisë më kishte dehur një ditë korriku të vitit 1975, për t’ia marrë emrin e për ta përjetësuar në jetën e vajzës time, Erblina...

Na priste mjalti i mjaltit, joni bashkë me Blinën, mjaltë që do të mbushte enën e madhe të shpirtit, kur të nesërmen do të përzihej me mbesën dhe nipin, dy fëmijët e djalit, Ebin dhe Eralin...

Emocionet e takimeve me njerëzit e shpirtit i shoh në fytyrën e gruas, nënë e gjyshe, në atë dritë që sheshon rrudhat e mallit dhe të fytyrës. Vetveten nuk e shoh, e ndjej, e këndoj me shpirt...

...E diela e pashkëve 2010 na mblodhi rreth qengjit që lëshonte aromë tek Altini e indriti e piqnin mbi një skarë të thjeshtë me qymyr në oborrin e kompleksit të qetë, larg nga gjallëria e verës kur dielli nxeh e deti freskon. ishim të gjithë, erdhi edhe nipi i gruas, Albani, mjeshtri i mobilimit të shtëpisë, bashkë me vajzën. Kishte sjellë me vete edhe një shishe raki thane, pjekur mbi malet e Kurbinit...

Edhe njëqind, Altin Ashiku!

Altini më 6 prill mbushi dyzet vjeç. Nuk e di se çfarë ndjente ai atë ditë kur u shtruam tek “Klajdi”, një restorant i bukur në bregdet. Me siguri ndjente gëzim se ishim e gjithë familja bashkë, me rrënjë e me degë. ishte edhe Meleqja dhe Vullneti, prindërit e Erjetës, bashkëshortes së tij. Për vete ndjeva një gëzim të dyfishtë, gëzimin për djalin, por edhe gëzim për vete dhe për gruan time, që arritëm të festojmë dyzetvjetorin e fëmijës.

Altini ishte baza ime në udhëtimin e ikjes së dhimbshme

304 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

305rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

të korrikut 1996. Në salaminë, ku punonte prej disa vitesh ilegalisht si gjithë të tjerët, na priti mua dhe djalin e vogël, atëherë katërmbëdhjetë vjeç. Një vit më vonë, kur erdhi edhe gruaja me vajzën e u bëmë përsëri të gjithë bashkë, për të marrë të përpjetën e rrugës së emigrantit. Disa vite më vonë ai deshi të kalonte oqeanin e të vendosej në Kanada. Nuk arriti, mbeti në rrugë, për të gjetur një rrugicë e për t’u vendosur në Britaninë e Madhe. Edhe atje nuk i eci. Një ditë do ta kthenin në shqipëri. qëlloi që atë ditë ne të udhëtonim për në Tiranë. qëlloi që avioni nuk do ta sillte në rinas, por në Prishtinë.

E pritëm në shtëpinë tonë, fryt e djersë e të pestëve, shtëpi që shpejt, pasi u njoh me Erjetën, mjeken nga Kavaja, do të mbushej me zërat e Ebit dhe Eralit...

Ditëlindjet e fëmijëve për prindërit janë jetë, vite shtesë...Edhe njëqind djali ynë!

Tirana në prill...

Të enjten, pasi gjerbëm kafenë nën orkestrën e valëve të detit dhe vërshëllimat e halave të pishave, e rrotulluam dy herë çelësin në derën e shtëpisë së pleqërimit, siç i themi kur na mbërthen nostalgjia e Atdheut larg tij dhe morëm rrugën tërë gropa me Malin e robit në sy. Kur ishim kaq pranë tij sa të na e fshihte diellin mëngjesor morëm kthesën për t’u futur përmes një rruge që herë zgjerohet e herë ngushtohet nga ciklopë ndërtimorë. Pak më tej nënkalimi në një urë treni na ve përpara Golemin, të vjetrin me arkitekturën karakteristike të viteve tetëdhjetë dhe të riun me arkitekturën moderne “ndërto si të duash e ku të duash”. Një nënstacion elektrik dhe një zyrë pagesash na e frenon rrugëtimin. Paguajmë konsumin e energjisë elektrike

për janarin dhe shkurtin... me një shtesë prapa si kamatëvonesë, shtesë e cila me siguri tash e tutje do të jetë e pranishme në çdo ballafaqim me sportelin, pas të cilit është rehatuar në folenë e kompjuterëve një grua, të cilën u detyruam ta presim gati një orë sepse “ka shkuar t’i hedhë një sy vorbës së groshës”, siç u shpreh një hallexhi si ne...

Futemi përsëri nën shinat e ndryshkura të trenit dhe marrim rrugën drejt Tiranës. jam me indritin në timon e megjithatë, shikimin ma mban stacioni i vjetër i Golemit, ndërtesa e ngrënë nga “mola” e viteve dhe shinat që prej dy dekadash ndryshken. Ma mbajti, sepse pikërisht ato ditë qe dhënë lajmi se një gjykatë amerikane kishte gjobitur shtetin shqiptar (mua bashkë me ju, sepse ne paguajmë) me njëzet milionë dollarë pse “shteti që erdhi” pas “shtetit që iku” kishte prishur kontratën për ndërtimin e hekurudhës elektrike Tiranë-Kavajë, premtim elektoral në tërë diagonalen e gojës së udhëheqësit të sotëm.

Ëndërrova për disa sekonda... Një hekurudhë me stacione pranë e pranë si rruga Kifisia

– Pire, me dy kalime, e rrethuar nga të dy krahët me bordura e thurje metalike të forta...

Ëndërrova një stacion me emrin “Mali i robit”, ku njerëzit të zbrisnin me syrin tek deti e do të ngjiteshin me aromën e kripës mbi trup...

Tani që shkruaj këto radhë po dëgjoj një zë në televizionin shqiptar. Një zë që thotë se do ta lidhim Kosovën me hekurudhë...

Kam dëshirë ta arrij atë ditë, të udhëtoj duke hapur krahët e shikimit midis maleve të shqipërisë së Veriut për të dalë në shqipërinë e lindjes, fushave të saj të begata. Nuk besoj ta arrij. Nuk më le syri im tek kapet pas shinave të ndryshkura të

306 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

307rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

hekurudhës së ndërtuar që në vitet e para pas luftës së Dytë Botërore, nuk më lenë shinat e ndryshkura në drejtim të Vlorës, Ballshit, Pogradecit, hanit të hotit... Në njëzet vjet nuk është shtuar as edhe një metër hekurudhë. Një e vetme, ndonëse në kohë fushatash është folur për “tren elektrik me Kavajën”, “për tren me Maqedoninë”, për “tren me Malin e zi”...

Unë dua ta jetoj të ardhmen me nga “një shinë shtesë në ditë”...

Në Odën e Kullës Agolli...

Për të parën herë jam ngjitur atyre shkallëve e kam hyrë në derën gjithnjë të hapur, më 20 korrik të vitit 1996, një ditë para se të marr rrugën e të bëhem ikanak i “pakthyeshëm”. isha ngjitur bashkë me djalin katërmbëdhjetëvjeçar, indritin, për të “pyetur për rrugën që të çonte në Athinë”. Mora dy numra telefoni, njërin prej të cilëve do ta përdorja disa vite më vonë e do ta përjetësoja në një parashtesë interviste me mbajtësin, intervistë që do të mbante datën e tetë muajve para ikjes enigmatike të tij, të arvanitasit të madh Aristidh Kola. Tjetrin, atë të Dino Kubatit, do ta përdorja sa e sa herë gjatë muajve në salaminë, ku ai kishte një stacion modest radioje, shkruante libra, njërin prej të cilëve “Duke udhëtuar në shqipëri” e kam në bibliotekën e emigracionit. Dino-ja ishte martuar me lilin, një shqiptare nga Tepelena, e cila ishte bërë pjesë e atdheut të tij shpirtëror...

jam ngjitur në atë kullë dhe jam shtruar në odën e madhe të saj sa herë kam shkuar në Tiranë. Nuk mund të rrija pa u ngjitur edhe kësaj here, madje që ditën e parë. ishte kumbar i dy librave të mi. ishte “baba” i një ngjarjeje që tregohet vazhdimisht në odën e Universitetit të Dibrës, auditori i madh i të cilit në luzni ndodhet.

Unë e quajta “Kullë”. Mund ta quaja edhe “Kala”. Në fakt është një pallat i thjeshtë, një pallat pesëkatësh përballë me rrënojat e “MAPos”, dikur më e madhja në Tiranë, përballë “Disco-club Albania” nëntokës së një sheshi shtruar me çimento të vjetër, klub i njohur në fillimvitet ’90 për “liritë në vallëzim, në veshje – zhveshje, në këngë e muzikë”.

Në formën e ndërtimit është një pallat i thjeshtë që nën hijen e pallateve që kapin majat e qiellit të kohës duket si një gjymtyrë kohësh të largëta gjetur e hedhur nga ndonjë student i arkeologjisë.

Në thelb, në përmbajtje, në shpirt është me të vërtetë një kullë, një kullë në odat e së cilës është luajtur muzika e Feim ibrahimit (një pllakë mermeri në hyrje na e kujton atë), janë hequr vijat e hidrocentraleve të mëdhenj nga njeri prej strategëve të tyre Emin Musliu, është ngjizur muza e mjeshtërve të mëdhenj të penës shqiptare ismail Kadare e Dritëro Agolli...

Atë ditë, një ngatërresë në parashtesat e numrave telefonikë, ngatërrese që nuk i shmangemi dot ne ikanakët në hapat e shpejtë që ka bërë telefonia shqiptare, më vuri në dilemën “ta shtyp apo mos e shtyp butonin e ziles”. E shtypa për të dëgjuar zërin mikpritës të “zonjës së Kullës”, sadijes, zë që do të më ftonte të ngjisja shkallët. Me vete, në një zarf, mbaja dy librat e mi të dy viteve të fundit, “shkolla shqiptare e Athinës-rilindësit e kohës sonë –2” dhe “Po Dibrës! jo skavicës!”...

sadija më priti tek dera, ndërsa rrapi i madh i letërsisë shqipe lëvizte rrënjë e degë duke u ngritur lart si një filiz i ri...

U ulëm pranë e pranë, siç ulet çdo mysafir në Odën e Madhe të Kullës së tij. Uruam me gotat me raki në dorë e me kafen e sadijes në buzë...

Të kuvendosh me Dritëro Agollin është një nder, një privilegj.

308 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

309rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Kam pasur fatin ta kem këtë nder, sa herë kam shkuar në Tiranë, sa herë kemi biseduar me diktofonin mbi tavolinë e me syrin e aparatit veç e së bashku.

Bisedën me të, bisedë se si e mori Plakun Mere e Mato Grudën me Top nga luznia e Dibrës dhe si e bëri një roman të dashur popullor, bisedën për skavicën e Fushën e Korçës, për ujërat e ujësjellësit, tash, të zbardhur e kam në një “zarf të artë” në kujtesën e kompjuterit për ta përcjellë më pas në hapësirën e gazetave dhe në internet dhe për ta futur në kujtesën e ikanakëve....

Pasaportat?... Sa gjë e thjeshtë!

Djali, Altini, dhe vajza, Erblina, ishin kujdesur që të bëhem “qytetar i Tiranës” dhe nisur nga certifikata familjare vërtet i tillë jam. E kishin tërhequr gjendjen time civile dhe e kishin vendosur në Minibashkinë nr. 3, kështu që e pata lehtë jo vetëm ta gjej, por edhe të kryej punë.

Me thënë atë që është, jo atë që shkruhet pa përgjegjësi në disa gazeta, shërbimi në gjendjen civile të Minibashkisë 3 ishte i kulturuar. radha nuk ishte e madhe, dy-tre vetë përpara, por edhe sikur e tillë të ishte, tashmë, të mësuar që nga radha e qumështit një herë e një kohë e deri në radhët pa fund që përjetojmë në emigracion për gjithfarëlloj punësh, nuk është ndonjë sakrificë.

i dhamë punonjëses së gjendjes civile pasaportat. i pa në kompjuter dhe kërkoi nga një fotokopje për secilën. i bëra shpejt ndonja njëqind metra larg, ia dorëzova nëpunëses, e cila, pasi hapi kompjuterin shënoi do germa e numra mbi secilën, vuri vulën dhe na tregoi adresën, dy rrugë më tej, ku duhet të

paraqiteshim për aplikim.E gjetëm. ishte një sallë e madhe ku në njërin krah ishte një

vajzë e re para një tavoline me kompjuter e në krahun tjetër ishin një vajzë e një djalë në të njëjtin pozicion pune. Në njërin krah ishte punonjësja që pranonte banorët e Minibashkisë 3 e në anën tjetër punonjësit e Minibashkisë 4.

Kur na erdhi radha, pas rreth një ore, si më i madhi i familjes u ula i pari para punonjëses së aplikimit, një vajzë e re që kishte përpara tastierën e kompjuterit, një aparat fotografik mbi një mbajtëse në lartësinë e syve, një aparat për vënien e gishtave, një aparat për kontrollin e saktësisë së letërnjoftimit dhe, kuptohet edhe ekranin e kompjuterit në të majtë të saj. Kaq ishte inventari i punës, ai që shihet. Ai që nuk shihet, por dihet ishte një rrjet telash që e lidhte nëpërmjet internetit me adresat e duhura.

isha rehatuar në karrige, madje kisha marrë edhe pozicionin për t’u fotografuar, kur punonjësja, që ndërkohë kishte mësuar se isha emigrant, me mirësjellje më pyeti:

- Kur do të ikni në Greqi?- Ditën e hënë, - i them, - më 12 prill.- Atëherë, ju lutem, të vini të hënën. Ne hapim në orën 8 të

mëngjesit. Kurdo që të vini do aplikoni pa radhë. Po aplikuat sot është e mundshme që brenda njëzet e katër orëve pasaporta juaj të dalë jashtë përdorimit dhe rrezikoheni të mbeteni në shqipëri, derisa të dalë pasaporta e re.

E falënderova për mirësjelljen dhe, duke u larguar, urova për shëndet e jetë djalin dhe vajzën që ma kishin sjellë gjendjen civile kaq pranë. Po të kisha shkuar në Peshkopi do të ishte dashur t’ia mbathja nëpërmjet Maqedonisë, pa u përshëndetur me mjaltin e mjaltit të jetës time e të gruas, dy nipërit dhe mbesën.

E vetmja gjë që nuk më pëlqeu nga minibashkitë ishte se ato

310 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

311rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

ishin të vendosur në ca tip lokalesh si baraka, që më kujtonin barakat e punëtorëve në sektorët e minierave apo të ndërtimeve të rrugëve në zonat e largëta ku kisha kaluar vitet më të shumtë të jetës time midis njerëzve të mirë të punës e të shoqërisë. shteti im, që gjithë ditën thërret për ndërtime e ecje të mëdha përpara, në njëzet vjet, si në “gjumin djathtas”, po ashtu edhe në “gjumin majtas”, nuk ka arritur të “zgjohet” në ca zyra të qënme për pushtetin lokal...

Emigranti që solli “Veronën” në Tiranë

E fjeta mendjen për pasaportat, të cilat me të vërtetë më kishin shqetësuar, sa bëra një letër të hapur me kërkesën që ato të bëhen sa më pranë njerëzve.

E fjeta dhe u dhashë pas takimeve me shokë, me Bujar Karoshin që më dha kopjen e parë të librit tim të ri “Po Dibrës! jo skavicës!”, me lindën, me të cilën ishim njohur në faqet e gazetës “Kritika”, me shpëtim Camin, Nin rajtën, Andon Andonin... e miq të tjerë që të shijon kafeja e të ecën kuvenda.

E shtuna më lidhi siç lidhet njeriu kur i duhet të jetë edhe krushk, edhe pritës krushqish.

Dritani është nipi i gruas sime, djalit i vëllait të saj hysen shehut që iku, siç thonë grekët, e që nuk arriti të jetë në krye të dasmës së djalit të tij të tretë. Dritani apo thjesht Tani, siç i thërresin të gjithë, ka qenë për vite të tërë emigrant në itali, në rrethinat e Veronës. Është rritur atje në moshë e në trup e mbi të gjitha është rritur në profesion. E kam takuar shtatë vite të shkuara në lokalin ku punonte, një lokal veror në breg të liqenit të madh, disa kilometra larg Veronës, tek përgatiste shtresën e brumit të picës së famshme italiane e tek e fuste atë në zjarrin

e furrës. ia shijuam bashkë gjellët që dilnin nga duart e tij në shoqëri të babait, i sapo dalë nga spitali pas një operacioni të vështirë, të hallë Natashës, që pikërisht atë ditë mbushte 55 vjeç, të xhaxhait të tij, Naimit, të nënë Xhevries, të vëllezërve Kastriot e Alban, të...

Dritani një ditë vendosi ta sjellë Veronën në Tiranë, të bëjë diku në mes të lagjes “Ali Demi” “Piceri Verona”, për ta kthyer dalëngadalë në një lokal luksi nga pamja e nga shërbimi. i eci puna, i eci shpejt edhe nami i profesionistit. i eci aq shumë, sa Ambasada Amerikane në Tiranë do ta ftonte në një konkurs mjeshtresh për kuzhinën e tyre brenda mureve të përfaqësisë diplomatike. U shpall më i miri midis të gjithë mjeshtërve që konkurruan. Tash ai ka jo vetëm “Veronën”, por edhe lokalin e tij brenda mureve të Ambasadës Amerikane.

Dritan shehu e gjeti të ardhmen në vend të tij, në Atdhe. Dhe jo vetëm të ardhmen e punës dhe të profesionit, por edhe të jetës. Njohja me Erin, një vajzë me nënë fierake e baba mirditor, nisi jetën e tij tashmë në një familje të re, shpejt në një shtëpi të re dhe po aq shpejt edhe me një zë fëminor në akustikën e saj...

Një pikë loti mbi qerpikun e nuses

...Të shtunën në një shoqëri krushqish udhëtova drejt laçit, nëpër një rrugë që po zgjerohej e modernizohej, një rrugë që do ta doja nesër të ishte autostradë si të gjitha autostradat e botës; e rrethuar, me vendkalime daljeje e hyrje, pa praninë e lopëve apo dosave që në kërkim të kullotës të presin rrugën e të aksidentojnë për vdekje... Kështu e dëshiroj unë, dyshues, dyshim që ma kanë mbjellë këto vite kalimi, siç mbillet e shtohet grami me rizoma...

312 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

313rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

lokali ishte i bukur, pak më shumë se njëqind metra në rrugën e Patokut. Një sallë e madhe mbushur me dasmorë mbledhur rreth tavolinave të mëdha rrumbullake që më kujtuan sofrat e mëdha “pesëmbëdhjetëshe” të dasmave në trevën time.

Muzika shpërndahej nga teknikat e kohës nën drejtimin e një TG, një njeriu që luan mbi dallgë kompjuterike mbi këngë trevash të gjëra, mbi zëra këngëtarësh nga të gjitha kontinentet, mbi rrëke muzikore që të marrin e të rrotullojnë në lumin e njerëzve të gëzuar që hidhen e përdridhen.

Një këngë epike, kënga Dibrane për luftën e Gjoricës, ku hajredin Pasha la, siç thotë kënga, “jo ma pak, por dyzetmijë...” Këngës i bashkohet edhe zëri i Naimit, xhaxhait të Dritanit, i njohur për gjallërinë që u jep gëzimeve familjare. ritmeve të muzikës u bashkohen lëvizjet e trupit, të këmbëve, të kokës, të krahëve.

Me “hajredin Pashën” edhe u kërcekërka... Këtë e mësova atë ditë. Drejtuesi i muzikës merr mikrofonin dhe kërkon të përcjellë një urim të veçantë. Kishte përcjellë disa urime ardhur nëpërmjet sMs-ve e telefonatave nga afër dhe nga larg. i dridhej paksa zëri siç dridhen telat e kitarës në rezonancë. Përcillte një mesazh të vëllait të Erit nga italia. Nuk kishte pas mundësi të vinte, nuk i kishte në rregull letrat. (Ah këta letrat që na e nxinë jetën!)

E hedh vështrimin nga Eri në krye të tavolinës, ku rrinte bashkë me Tanin. Pashë një rruazë loti mbi qerpikë, rruazë që nën dritën e projektorit, tek binte më ngjau me një margaritar, nga ato lloj margaritarësh që fshihen nën guaskën e emigrimit...

Pesha e rëndë e dasmave

E diela do të na mblidhte në një lokal diku tek “Xhamllëku” siç ka hyrë në toponiminë tiranase, megjithëse askush nuk të

sqaron se ku është ky xhamllëk...Ndërtesa që në kujtesën time të tej dy dekadave ishte

fiksuar si magazinë fruta-perimesh, në katin e dytë ku ngjiteshe nëpërmjet shkallësh të gjera ishte transformuar tërësisht, ishte bërë një lokal modern me të gjitha hollësirat e duhura. Fat, mendova, i dikujt që në kapërcyell të kohëve e bleu për një dorë para letrash me vlerë të zhvleftësuara, dikush në pushtet apo i lidhur me shtetin e kohës.

Nuk po ndalem në këngën e vallen, në mysafirët e Tanit, midis të cilëve edhe nga Ambasada Amerikane, në luksin e veshjes dhe në intimitetet e takimeve familjare e me të njohur që kujtesa i ka përcjellë në zgrip për t’i vënë, me një vështrim, me një përqafim, në qendër të saj. Nuk po ndalem tek nusja dhe dhëndri në atë model të ngrirë protokollar që, ç’është e vërteta, të dy, me daljet e shpeshta midis vallëzuesve e hidhnin tej.

Po ndalem në modelin e dasmës shqiptare, në atë garë kulinare kush e kush të paraqesë më shumë pjata me ushqime-lule e pjatë mbi pjatë, sa njeriu duhet të shkojë i pajisur me “shtatë stomakë” e me “shtatë zemra”. Asnjë stomak nuk u reziston ushqimeve të shumta, asnjë zemër nën tension nuk është në gjendje ta mbajë kolesterolin e sheqerin të ngjiten në kufijtë kritikë për jetën. Në një dasmë shqiptare, siç e pashë “tek nusja” dhe “tek dhëndëri”, në tre pjata të shërbyera dy hidhen poshtë...

Një gjë më pëlqeu tek të dy dasmat. orkestrat me këngëtarë që i bien me pasion vetëm këngës cigane “Dy dele treqind pare...” dhe i bëjnë njerëzit të shkelin mbi lekë, dollarë e euro, kanë filluar tua lënë vendin dasmave me TG, me këngë e këngëtarë që u përshtaten moshave e krahinave.

Kur u ngrit daja i nuses, këmbët do të hidheshin me meloditë e bukura fierake...

314 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

315rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Noterë dhe prokura...

E hëna 12 prill, orët e para të saj në dasmë do të na lejonte vetëm pak orë gjumë. Në orën 8 do të ndodheshim përpara zyrës së aplikimit për pasaportën biometrike. Nuk qe nevoja të s’postonim askënd nga radha, ishim të parët. Nuk u vonuam. Një firmë mbi një dokument, një tjetër në një tastë kompjuterike, gishtërinj mbi një tastë tjetër, një fotografi dhe... rrugë të mbarë. Për pyetjen se si mund të merren dokumentet, përgjigja ishte: letërnjoftimet merren këtu, në prani të secilit. Bëhet kontrolli kompjuterik i gishtave. Pasaportat biometrike merren në policinë qendrore tek ish ekspozita “shqipëria sot”. Merren personalisht ose me prokurë...

Na duhej me gjetur një noter, i vetmi që mund të bënte prokurë e cila ishte, siç na thanë edhe në polici, i vetmi dokument i vlefshëm për të marrë pasaportat. Gruaja dhe djali më autorizuan mua për t’i tërhequr pasaportat në një udhëtim pas 2-3 javësh për në shqipëri. Noterja mori 3200 lekë në dorë. shyqyr që prokura ishte “brenda familjes” se do të ishte dashur me bërë dy e me paguar 6400 lekë. Të mësuar për t’i kryer të gjitha punët me një “Deklaratë përgjegjësie” bërë falas në polici apo në qendrën e shërbimit të qytetarëve, praktika që qeveria shqiptare, e cila don të na çojë në Evropë, është shumë larg tyre. Nuk e di nëse evropianët e institucioneve prestigjioze kishin bërë ndonjë pyetje edhe për këtë gjë për të marrë përgjigje në librin e madh që morën nga shteti shqiptar para pak ditësh.

Tonin Ndoka i Amfiloqisë...Erdhi koha për të ikur. E dhimbshme veçanërisht kur

ndahesh me nipër e mbesa, kur ndjen të tërheqin pas rrobash

për të të mbajtur pranë.je i detyruar t’i kapërcesh lotët me puthje e shtrëngim në

gjoks... Kufirin, pas një pushimi të detyrueshëm për Indritin në

timon, e kaluam me ditë...Në Amfoliqia, në atë hark të bukur detar që natyra e ka

hedhur me kujdes, kam një mik, Tonin Ndokën që i ka trojet e prindërve tek “Ura e zogut”, mik që sa herë udhëtoj për në Tiranë, edhe kur jam në autobus jam i detyruar t’i them shoferit ta ndalë disa sekonda. Tonini është i dashuruar pas librave, nuk le libër pa lexuar e pa bërë pjesë të bibliotekës së tij në emigracion, libra për vete, por edhe për vajzën që tash futet në lice, libra në shqip, por edhe në greqisht. Kësaj radhe ma kishte vënë “pritën” në hyrje të Amfiloqisë, “atje ku u takuam herën e fundit”, siç ma dha adresën, takim aq sa për t’i dhënë dy libra që më kishte porositur t’ia sjell nga Tirana.

U tremba pak, se kur kaluam lutronë, vend ku bashkë me të kishim takuar, fotografuar e intervistuar një grup ikanakësh nga Fieri tre vjet të shkuara, zuri një shi “me gjyma” çka më trembi se do ta gjeja Toninin “pulë të lagur” mbi motoçikletë. U gëzova kur rrebeshi i shiut u pre si me thikë dhe Toninin e gjeta pa një pikë shiu mbi rroba.

E kishim kohën në dorë ndaj nuk hezituam për një pushim, për një kafe përkundrejt këmbënguljes së tij për darkë. U njohën nga afër edhe gruaja me djalin, sepse nga larg ishin njohur nëpërmjet telefonatave thuajse të përditshme. Pimë kafenë, ndërsa ai i mbante sytë tek çanta ime. E kuptova, ndaj nxora prej saj librin tim të fundit, “Po Dibrës! jo skavicës!”...

316 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

317rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

Gjoba...

Kur vulosëm pasaportat në kabinën e policisë shqiptare në pikëkalimin kufitar, polici e pyeti djalin: “Kur keni hyrë në tokën shqiptare? Djali i tha se kemi hyrë më 2 prill. “Duhet të paguani 2 euro” i tha prerë polici. Djali më kërkoi dy euro të holla dhe ia dha policit. Priti ti jepte ndonjë dokument, por përveç gishtit tregues në drejtim të daljes nuk pa asgjë. E pyeta pse nuk i kërkove dokument. Më tha: “E kush merret me të. i shkrep e të mban tri orë duke ta zbërthyer makinën edhe në rrota dhe ec e ankohu pastaj...”

Kishte kaluar mesnata kur në një kënd rruge, pasi kalon autostradën e re e të bukur të Agrinjos, një dritë feneri elektrik na bëri shenjë që të parkonim djathtas. Nuk ishim të vetmit, ishin edhe makina të tjera të vogla nën vëzhgim të patrullës së policisë rrugore.

Polici i kërkoi me radhë dokumentet... patentën, lejen e qarkullimit, pasaportën dhe... KTEo-n. Të gjitha i kishte, me përjashtim të kësaj të fundit. E kisha pyetur djalin nëse e ka marrë, por ai më tha se nuk pati kohë. E ndjeva se do të vinte gjoba...

Dhe erdhi. Me dokument të rregullt, e nënshkruar qartë, me adresë të saktë se ku duhet paguar, me paralajmërimin se po nuk u pagua brenda dhjetë ditëve gjoba dyfishohet...

...Një tjetër patrullë do të na ndalonte në Patra, pikërisht para hyrjes së dhiodios drejt Athinës. Kësaj radhe kërkohej fryrja e tubit të alkoolit, tub i cili nuk do ta lëvizte shigjetën e treguesit nga vendi...

Dy gjoba... E para në xhepin e policit shqiptar. E dyta në xhepin e shtetit grek.

Pyeta veten: sa larg Evropës jemi? Mora përgjigjen: larg, shumë larg...... Në orën katër të mëngjesit hapëm derën e shtëpisë në

Athinë. Djali kishte disa orë kohë t’ia merrte gjumit, para se të shkonte në punë.

Athinë-Tiranë-Athinë, prill 2010

318 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

319rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

DËshMiTAr NË GjYqiN E shqiPEs

Unë kështu do ta quaj, “Gjyqi i gjuhës shqipe”, thjesht sepse si në formë, po ashtu edhe në përmbajtje atje u gjykua gjuha shqipe. Kjo ndodhi të premten e 22

janarit 2010, në sallën 15 të godinës 2 të kompleksit të gjyqeve të Athinës.

Dëshmitar publik i rrjedhës së ngjarjes më duhet të kthehem shtatë vite më parë kur u njoha, bisedova, bëra fotografi me qendër fokusimi dy mësueset, tashmë dy të akuzuarat e 22 janarit 2010, Stela Protonotario, drejtoreshë e shkollës fillore të Gravas dhe Denada Karkallo, mësuese e gjuhës shqipe.

Kjo ndodhi më 8 prill 2003. Gazetar në një gazetë, jetëshkurtër si shumë gazeta të tjera shqipe në Greqi “rilindja XXi”, mëngjesin e asaj dite u gjenda në mjediset e shkollës së Gravas, mjedise të cilat nuk ishin të panjohura për mua, sepse atje filloi dhe mbaroi liceun djali im. Kësaj radhe nuk shkoja si prind, por si shkronjës i një ngjarje që lidhej me gjuhën shqipe, me mësimin për herë të parë të saj në mjediset e një shkolle publike greke.

Ngjarjen e kam përshkruar në një reportazh, që u botua në një faqe gazete atëherë dhe në librin “rilindësit e kohës sonë – 2” më vonë. Kërkova të takoj drejtoreshën. Më thanë se është tek zyra e fotokopjuesit dhe më udhëhoqën për atje. E gjeta së bashku me një mësuese shqiptare tek fotokopjonin faqe nga Abetarja e gjuhës shqipe. Më ngrohu ky veprim dhe ndjeva krenari që një

greke, një drejtoreshë e një shkolle greke, fotokopjonte abetaren e gjuhës time të nënës.

U shkëput dhe, pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit nëpërmjet një buzëqeshje që i ndriçonte sytë dhe tërë qenien, në moment u gjetëm të rrethuar nga katër vajza të qeshura e të gëzuara që iu hodhën në qafë. ishte një moment i jetës sime që nuk mund ta harroj. Katër vajzat, siç edhe do të shënoja në bllok emrat e tyre: joana Koça nga Vlora, juli Cirici nga Gjirokastra, Elona Dolani nga Elbasani dhe Katerina Gjerkuqi nga saranda, si të takonin nënën e tyre iu hodhën në qafë dhe e puthën mësuesen, drejtoreshën e tyre. Derisa nxora aparatin fotografik më kaluan shumë momente intime të një dashurie dhe respekti prindëror, puthje nëne e puthje fëmije. Një moment e fiksova dhe e kam në albumin e jetës sime.

Drejtoresha më tha që të vija pasdite për të parë me sytë e mi atë që kërkoja.

shkova. Përjetova çaste emocionuese midis nxënësve të mësuese Denadës, mes fëmijëve të saj nga e gjithë shqipëria. i përjetova atë ditë në një klasë dhe sipas regjistrit me klasat në ditët e tjera, pesëdhjetë e tre. i mora një për një emrat e nxënësve dhe i bëra pjesë të reportazhit tim. Më tej përjetova një tjetër çast të bukur: një klasë me prindër, baballarë e nëna të atyre nxënësve që mësonin greqisht. Ajo grua, ajo drejtoreshë shkolle kishte kombinuar mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët me mësimin e greqishtes për prindërit e tyre, një gjë që flet më shumë midis rreshtave se sa në rreshta.

reportazhi u botua me mbylljen domethënëse të stela Protonotarios:

“ju faleminderit shumë për ndihmën që na dhatë. Duam që nisma jonë të mos qëndrojë këtu por të shkojë edhe në shkollat e tjera në Athinë dhe në të gjithë Greqinë. Kështu do të rritet

320 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

321rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

kultura dhe bashkëpunimi me vendet e tjera nga vijnë të rriturit dhe fëmijët. Fëmijët duhet të vazhdojnë mësimet, të shkruajnë e lexojnë në gjuhën e nënës së tyre. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të mësohet gjuha e nënës dhe të ndihmojnë veten e tyre edhe në zhvillimin e dijes dhe të kulturës”

Ai reportazh do të mbetej në “arkivin e gazetarit” për t’u botuar pjesërisht në librin “rilindësit e kohës sonë” dhe i plotë në librin “shkolla shqiptare e Athinës- rilindësit e kohës sonë -2”

Kishte një arsye ribotimi i atij shkrimi. Ngjarjet kishin rrjedhur në një klimë të shëndetshme, ku në Grava do të hapeshin jo vetëm klasa të gjuhës shqipe, por edhe të gjuhës arabe, kjo derisa vjen një “ciklon” jo nga natyra, por nga ajo rrjedhë që lidhet me ksenofobinë dhe racizmin do të zbrazej mbi drejtoreshën e shkollës, të cilën e zbuan nga detyra dhe mësimit të gjuhës shqipe i kishin vënë “kyçin e ndryshkur” të rrymës që kishte ardhur “nga lart”. jo vetëm kaq, por drejtoreshën e shkollës dhe mësuesen shqiptare i kishin hedhur në gjyq.

E ribotova reportazhin e 8 prillit 2003 me një shtojcën......Kisha dëgjuar se stela Protonotarion, drejtoreshë e shkollës

së Gravës në Athinë e kishin pushuar nga puna...Arsyet e pushimit nuk i kam të qarta. Flitej për një qarkore të

ardhur nga “lart” ku ndalohej hapja e dyerve në shkollat greke për mësimin e gjuhës së mëmës për emigrantët e vegjël...

Nuk kam arritur ta siguroj atë “qarkore”, qarkore e cila do të përgënjeshtrojë deklaratat në efir të ministrave përkatës të arsimit të shqipërisë dhe Greqisë se klasat në shkollat greke mirëpresin fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën e nënës...

Do të përgënjeshtroj thënien e ish kryetares së bashkisë së Athinës Dora Bakojani...

“Askush nuk ju ndalon të hapni shkolla shqiptare në Greqi.Duhet që vetë shteti juaj të ketë një interes në këtë drejtim.

Ne ju ndihmojmë me ambientet, ndërsa ju duhet të siguroni librat dhe mësuesit”.

Më 13 qershor 2009 një mik imi, njohës i një reportazhi që unë kisha bërë për shkollën e Gravës dhe drejtoreshën Protonotariu, më thotë se javën e ardhshme, në gjykatën e Athinës, do të ketë një gjyq ndaj saj...

Më 17 qershor një e-mail në adresën time elektronike më njoftonte: “Gjyqi i mësueses ishte dje, por u anulua për më 22 janar 2010...”

Do të mundohem të mos e humbas atë gjyq, madje të dal edhe dëshmitar okular i një dashurie dhe përkushtimi qytetar të stela Protonotarios ndaj fëmijëve shqiptarë, dashuri që ata ia përcillnin mësueses-nënë e dytë për ta, me puthje të pafajshme, fiksuar edhe në fotografitë që bëra atë ditë të prillit 2003...

* * *

Kaluan muaj derisa një ditë gjeta celularin e Protonotarios. Tre ditë para gjyqit e mora në telefon dhe i shpreha mbështetjen time, madje edhe si dëshmitar. i thashë se do t’i dhuroja edhe librin tim, gazetat dhe fotografitë që kisha bërë atë ditë. Më falënderoi dhe, pasi më tha që të takohemi në orën 9.30 ditën e gjyqit, më dha një adresë elektronike, www.132grava.com për një informacion të gjerë.

Trokita mbi adresë dhe para meje u hap një botë e madhe. Pranë drejtoreshës ishte pa ekzagjerim e gjithë bota. Nuk e di nëse kishte ngelur institucion demokratik përparimtar në Greqi dhe në botë pa u indinjuar dhe pa iu drejtuar drejtësisë greke që stela Protonotarion dhe Denada Karkallon t’i shpallnin të pafajshme. i mblodha dhe për disa orë i sistemova në një zarf kompjuterik, ndoshta, po të gjej ndonjë përkthyes të saktë, për t’i bërë pjesë

322 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

323rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

e librit “rilindësit e kohës sonë-3”. Mos u nxitoni për të dalë “vullnetar”. Nuk është fjala për dhjetë apo njëzet faqe. Fjala është për më se treqind faqe, madje faqe që shtohen çdo ditë, tashmë, që nga 23 janari jo si thirrje për pafajësi, por si urim...

Tek u bija diagonal titujve ndjeva një boshllëk, përjashtuar një vajzë shqiptare që ngrinte zërin në mbrojtje të ish mësueses së saj, asnjë zë nga vendi im. As nga shteti, as nga tubimet e shoqatave e shoqata veç e veç, as nga degët e partive politike të majta e të djathta. shteti shqiptar, shoqatat dhe partitë shqiptare, këtyre tubimeve që bëjnë namin për votën e emigrantit dhe lëvizin mijëra autobusë e derdhin miliona lekë për vota, këta njerëz që e bëjnë gjoksin hendek për patriotizëm nuk iu vunë edhe me një fjalë të vetme krah një mësueseje shqiptare, që pse u kishte mësuar fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe, rrezikohej të hynte në burg, të linte për muaj apo vite dy fëmijët e vet pa nënën pranë. Për më tepër, kjo sepse këtu nuk ishte e pandehur Denada Karkallo, por ishte e pandehur gjuha shqipe.

Mora në telefon një mikun tim, që ndjek mësimin e gjuhës shqipe në emigracion dhe i thashë të shkojmë në gjykatë, ta ndjekim, por edhe të japim dëshminë tonë në mbrojtje të dy të pandehurave.

U ngroha paksa kur në mjediset e gjykatës erdhi vetë i dytë rezart Bejkaj, sekretar i Ambasadës shqiptare, ngrohje që atë ditë tepër të ftohtë athinase do ta ndjeja me praninë e tyre pesë orë në këmbë, ata dhe unë, në gjykimin e çështjes.

Pesë orë në këmbë, midis njerëzve si në “kuti sardelesh” për një njeri që po mbush shtatëdhjetë vjeç janë të lodhshme. Nuk i ndjeva, madje sot që po shkruaj më ngjan se më kanë bërë mirë fizikisht, por mbi të gjitha shpirtërisht.

i takova përpara se të uleshin në stolin e drunjtë të të akuzuarit edhe stelën edhe Denadën. Nuk ishin ato që kisha

parë shtatë vjet më parë; të qeshura, të gjalla, ëndërrimtare. E pashë që ishin të lodhura, të vrara nga pesha dyvjeçare e një akuze pakuptim. Kjo nga jashtë se nga brenda pashë diçka tjetër, guximin, krenarinë, vendosmërinë për të luftuar për të drejtën dhe bindjen e tyre. Kësaj i shtoheshin njerëzit që kishin mbushur si asnjëherë hyrjen e më vonë sallën e gjyqit. Në atë moment nuk e di se si fluturova në botanikë për të gjetur një lule, petalet e së cilës rrethojnë thekët dhe pistilin që formojnë farë e fryt. Gjeta shumë, por jo si ky mjedis njerëzor, këta njerëz që rrethonin stelën dhe Denadën.

...Filloi gjyqi. Në harkun e tavolinës një bojë burri të lartë, në qendër u vendos gjykatësja, një vajzë e re nga pamja në harkun e të tridhjetave, që siç do të dëgjoja më vonë nga avokati, ishte “në fillim të karrierës së saj”, në të djathtë prokurori dhe në të majtë sekretarja. seriozë, të vëmendshëm, veshngrehur e symprehtë, njerëz që ngjallnin një përzierje frike me respekt.

Nuk lejohej filmimi e fotografimi. Diktofoni në një “sy xhepi” nuk ishte aq i fuqishëm sa të kapte bisedat mes dëshmitarëve dhe trupit gjykues. E vetmja gjë që më mbeti ishte të fiksoja në kujtesë pamjet, lëvizjet dhe të kapja sa mundja fjalët, shumë prej të cilave o nuk vinin të qarta, ose ishin të “gjuhës së gjyqit e ligjeve”.

Fiksova një pamje që nuk e di nëse është parë në ndonjë gjyq. Avokatja, me një turrë letrash, sa në krah, sa në tavolinë, se nuk ia mbanin duart, një nga një ia zgjaste gjykatëses duke i treguar adresat nga vinin: protesta, thirrje, vota nga e gjithë Greqia dhe nga institucione e personalitete nga Evropa, shBA, Kanada etj. Midis tyre edhe një dokument zyrtar nga Avokati i Popullit Grek. Ishte letra që u shfletua fletë për fletë në fillim nga gjykatësja dhe më pas nga prokurori...

Kur më në fund mbaroi dorëzimi dhe mbi tavolinën e gjykatëses u formua një “mullar” i tërë me dokumente, “mullar”

324 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5

325rrËFiMET E KoMshiUT

Tregime të jetuara

që për disa sekonda e humbi nga sytë e njerëzve fytyrën e gjykatëses, atëherë e kuptova pse avokati i çështjes, një burrë me karrierë 35 vjeçare në stolin e mbrojtjes së njerëzve, i refuzoi materialet e mia për t’i pasur si dëshmi, se gjuha shqipe dhe gjuha e nënës së emigrantëve jepet jo vetëm e lirë në shkolla, por shteti Evropian, që nga shtetet skandinave e deri në Austri e zvicër i paguante mësuesit me të njëjtat paga siç paguante mësuesit e gjuhës vendase. Kishte të drejtë. Vendet evropiane kishin folur me “mullarin” e dokumenteve mbi tavolinën e gjykimit të çështjes.

Nuk do të flas për vijueshmërinë e mëtejshme të gjyqit, për t’u bërë vend shkrimeve të tjerë, deri në një libër me emra njerëzish, fakte e adresa, nuk do të hyjë në hollësi, por dy gjëra e quaj të vlefshme t’i them.

Akuzuesi, njeriu që me porosi nga “lart” erdhi dhe përzuri brutalisht nga drejtimi i shkollës stela Protonotarion, deklaroi se ai ishte dërguar nga një person me pozitë në Ministrinë e Arsimit dhe të Besimeve, me detyrë që të fshinte gjuhën shqipe nga shkolla. Vetëm gjuhën shqipe dhe jo edhe gjuhën arabe që zhvillohej paralel në shkollë. Të fshinte me “fshesën e hekurt” të racizmit dhe ksenofobisë edhe një “filiz” evropian që kishte bërë shtat në një shkollë, ku fëmijët (72 për qind shqiptarë e të nacionaliteteve të tjera) nuk ishin të detyruar të citonin para fillimit të mësimit vargjet e Biblës orthodhokse, por vargjet e poetit janis ricos nga poezia “Ylli i mëngjesit”.

Bëra gabim. Duhet të jepja dorëheqjen. Ndalova programin e mësimdhënies dhe qysh atëherë më quajnë fashist dhe ultranacionalist. Mësuese stela është e pafajshme. Është e padrejtë t’i japim asaj përgjegjësi të kota”, – deklaroi në gjyq akuzuesi.

Midis atyre që dëshmuan në gjyq (ishin tetë vetë, por për arsye të kohës, por edhe të ecurisë së gjykimit, u ftuan vetëm

katër) ishte edhe zëvendësi i Avokatit të Popullit Grek për të Drejtat e qytetarëve dhe të Fëmijëve. institucioni i lartë i Avokatit të Popullit nuk ishte mjaftuar vetëm me dërgimin me shkrim 8 faqesh të një dokumenti për mbrojtjen e dy mësueseve, bazuar në ligjet greke, por me dërgimin e njeriu të lartë të tij për ta thënë me zë atë që duhej thënë botërisht. Gjykatësja dhe prokurori e quajtën një nder të madh praninë dhe deponimin e tij, nder që prokurori do ta veçonte si një rast të jashtëzakonshëm në “pretencën” e tij.

Më vonë do të dëgjohej stela Protonotario dhe Denada Karkallo përmes shumë pyetjesh për të parën si nga gjykatësja, po ashtu edhe prokurori dhe të asnjë pyetje për të dytën.

E dija që prokurorët në çdo rast të kërkonin, duke përmendur ligje e nene, dënim me muaj apo vite burgimi apo me gjobë. Tek dëgjoja prokurorin që shfletonte herë një dëshmi nga mullari i “dëshmive nga e gjithë bota” e herë deklaratën e Avokatit të Popullit, ndjeva se ai ishte kthyer nga pozita e “prokurorit të frikshëm” në atë të “avokatit”. Dhe kjo do të vinte kur ai do t’i shpallte të dy mësueset, drejtoreshën greke dhe mësuesen shqiptare të pafajshme.

Më pas do të vinte mbrojtja e dy avokatëve të çështjes, një mbrojtje që ishte përtej mbrojtjes së dy të pandehurave, një mbrojtje e gjuhës së nënës, të të drejtës së fëmijës, kudo ku lind dhe jeton, të mësoj lirisht gjuhën e nënës nën mbrojtjen e shtetit ku jeton. Domethënëse ishte “pika” në fjalinë e fundit të tij kur tha se kjo ishte një betejë midis dy botëve, të botës së vjetër veshur me rrobat e ksenofobisë dhe racizmit dhe të botës së re të demokracisë dhe të progresit.

Më tej, pas “dhjetë minuta pushim”, gjykatësja do t’i deklaronte stela Protonotarion dhe Denada Karlallon të pafajshme.

326 Abdurahim Ashiku

Njerëz që i duA - 5

327rrëFiMeT e KOMSHiuT

Tregime të jetuara

Gjyqi kishte mbaruar. Gjuha shqipe, nëpërmjet deklarimit të pafajësisë së këtyre DY MËSUESEVE kishte fituar, ishte bërë e ligjshme. Nuk më mbeti gjë tjetër përveçse të nxjerr nga xhepi aparatin fotografik dhe të bëj sa shkrepje munda mbi fytyrat tashmë të qeshura të Stelas dhe denadas, mbi njerëzit që shqyen duart nga duartrokitjet.

Nuk harrova edhe diktofonin, për të ngrirë në shiritin magnetik fjalët e pafajësisë së dy mësueseve...

Stela Protonotario: Ndjehem shumë e gëzuar, sepse u hap mundësia për arsimimin e gjithë atyre që përpiqen për një mësim më të mirë për të gjithë fëmijët dhe veçanërisht për të gjithë fëmijët e emigrantëve.

denada Karkallo: edhe unë ndjehem shumë e kënaqur dhe shpresoj për një të ardhme shumë të mirë për të gjithë fëmijët nëpër shkolla. ju faleminderit që na qëndruat pranë.

Të nesërmen hapa kompjuterin në adresë të shkollës 132 të Gravës. Ministrja e Arsimit dhe e Besimeve Fetare Anna dhiamantopulo deklaronte: unë jam shumë e kënaqur. Kjo është një çështje e rëndësishme, çështje që e kam pasur nga fillimi të qartë dhe kam shprehur mbështetjen time. Kthimi i Stella Protonotarios, një MëSueSe me germa kapitale, është më aktuale se kurrë, kjo e lidhur edhe me debatin mbi integrimin e fëmijëve të emigrantëve në shoqërinë greke si një nga prioritetet e qeverisë. roli i mësuesit në këtë proces është katalitik dhe shteti është tani pranë tij.

Drejtësia greke i dha pafajësi drejtoreshës së shkollës fillore të Gravas në Athinë Stela Protonotario dhe mësueses së gjuhës shqipe denada Karkallo, pushuar nga puna dhe akuzuar se kanë hapur klasat për mësimin e gjuhës shqipe në shkollë publike...

Kohë të reja... Athinë 23 janar 2010

Përmbajtja

328 Abdurahim Ashiku

NjErËz qË i DUA - 5