rreg.e liç. miratuar ne kkr v. 11 dt 12.06.2008 kriteret dokumantat dhe tarifat

8
KREU III LICENSAT PROFESIONALE – KLASIFIKIMI DHE KATEGORITË KUSHTET DHE KRITERET NË PROCEDURAT E LICENSIMIT Neni 9 Licensa – Klasifikimi e kategoritë e punimeve. Licensa është dokument juridik e profesional që i jep të drejtë disponuesit të saj të ushtrojë veprimtari të caktuar sipas klasifikimit dhe kategorive të punimeve të fituara në fushën e monumenteve të arkitekturës dhe artit. Neni 10 Llojet e licensave dhe elementët e tyre 1. Llojet e licensave janë: Licensë profesionale personale Licensë profesionale për shoqëri ndërtimi në restaurimin e monumenteve të arkitekturës. Licensat profesionale jepen për këto kategori: A. Projektim e zbatim në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës. B. Projektim e zbatim në restaurimin e veprave të artit dhe objekteve muzeale. C. Punime restaurimi në monumentet e arkitekturës për shoqëri ndërtimi. 2. Licensa nuk lejohet të transferohet nga një person fizik a juridik tek tjetri. 3. Kur Subjekti humbet licensën profesionale njofton menjëherë zyrtarisht Sekretarinë Teknike KKR dhe pajiset me dublikatë me plotësimin e dokumenteve. Neni 11 1

Upload: abdulhakk-agai

Post on 15-Jan-2016

13 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

licenca

TRANSCRIPT

Page 1: Rreg.e Liç. Miratuar Ne Kkr v. 11 Dt 12.06.2008 Kriteret Dokumantat Dhe Tarifat

KREU IIILICENSAT PROFESIONALE – KLASIFIKIMI DHE KATEGORITË

KUSHTET DHE KRITERET NË PROCEDURAT E LICENSIMIT

Neni 9Licensa – Klasifikimi e kategoritë e punimeve.

Licensa është dokument juridik e profesional që i jep të drejtë disponuesit të saj të ushtrojë veprimtari të caktuar sipas klasifikimit dhe kategorive të punimeve të fituara në fushën e monumenteve të arkitekturës dhe artit.

Neni 10Llojet e licensave dhe elementët e tyre

1. Llojet e licensave janë: Licensë profesionale personale Licensë profesionale për shoqëri ndërtimi në restaurimin e monumenteve të

arkitekturës.Licensat profesionale jepen për këto kategori:

A. Projektim e zbatim në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës.

B. Projektim e zbatim në restaurimin e veprave të artit dhe objekteve muzeale. C. Punime restaurimi në monumentet e arkitekturës për shoqëri ndërtimi.

2. Licensa nuk lejohet të transferohet nga një person fizik a juridik tek tjetri.

3. Kur Subjekti humbet licensën profesionale njofton menjëherë zyrtarisht Sekretarinë Teknike të KKR dhe pajiset me dublikatë me plotësimin e dokumenteve.

Neni 11 Kufizime në përdorimin e Licensës.

1. Nuk lejohen të pajisen me licensë personale profesionale apo me licensë për shoqëri ndërtimi në fushën e restaurimit të gjithë profesionistët që në momentin e paraqitjes së kërkesës për licensë, janë anëtarë të Sekretarisë Teknike të KKR, apo anëtarë të KKR.

2. Profesionistët që punojnë pranë institucioneve shtetërore që kanë për objekt restaurimin e monumenteve të kulturës kanë të drejtë, për të bërë kërkesë pranë KKR, për pajisjen me licensë. Kjo kategori pajiset vetëm me vërtetim që i është miratuar liçenca. Të drejtën e marrjes së kartonit dhe fillimin e efekteve e ka vetëm në momentin e shkëputjes së tyre nga puna.

3. Nuk është e vlefshme asnjë lloj license në fushën e restaurimit, dhënë nga institucione të huaja, e cila nuk është e konfirmuar nga KKR.

1

Page 2: Rreg.e Liç. Miratuar Ne Kkr v. 11 Dt 12.06.2008 Kriteret Dokumantat Dhe Tarifat

Neni 12Afatet e vlefshmërisë së Licensës.

Licensat e miratuara sipas kësaj rregulloreje janë me afat të pacaktuar.

KREU IVKUSHTET DHE KRITERET PËR TË FITUAR LICENSË

DETYRAT DHE TË DREJTAT E SUBJEKTEVE QË LICENSOHEN

Neni 13Çdo person fizik e juridik ka të drejtë të paraqesë kërkesë pranë Sekretarisë Teknike të KKR për t’u pajisur me licensë profesionale personale ose për shoqëri ndërtimi në restaurimin e monumentet e trashëgimisë së arkitekturës, sipas kategorive të përcaktuara, pasi të ketë plotësuar kushtet paraprake që shënohen më poshtë.

A. Projektim e zbatim në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës.

A/1. Projektim dhe zbatim në konservimin e restaurimin e rrënojave arkeologjike. A/2. Projektim dhe zbatim në restaurimin e monumenteve të arkitekturës antiko – mesjetare, (nuk përfshihen në ketë pikë monumentet e përmendura në pikat A/3, A/4). A/3. Projektim dhe zbatim në restaurimin e ndërtimeve civile, monumente të kategorisë së parë dhe të dytë. A/4. Projektim dhe zbatim në restaurimin e Qendrave Historike.

Arsimi: Për të përftuar licensën A, pika A/1, kërkuesi duhet të ketë njërën nga diplomat e mëposhtme:

Diplomë të shkollës së lartë në fushat, arkitekturë, urbanistikë, inxhinieri ndërtimi, arkeologji.

Diplomë universitare të huaj, e cila të jetë e njohur nga MASH, e barazvlefshme me diplomat e përmendura në pikën e mësipërme.

Diplomë shkolle pasuniversitare për restaurimin brenda dhe jashtë vendit.

Për të përftuar licensën A, pika A/2, pika A/3, pika A/4, duhet të ketë njërën nga diplomat e mëposhtme:

Diplomë të shkollës së lartë në fushat, arkitekturë, urbanistikë, inxhinieri ndërtimi. Diplomë universitare të huaj, e cila të jetë e njohur nga MASH, e barazvlefshme me

diplomat e përmendura në pikën e mësipërme. Diplomë shkolle pasuniversitare për restaurimin brenda dhe jashtë vendit.

Vjetërsia në punë: Të ketë jo më pak se 7 vjet punë në profesionin për të cilin është diplomuar.

2

Page 3: Rreg.e Liç. Miratuar Ne Kkr v. 11 Dt 12.06.2008 Kriteret Dokumantat Dhe Tarifat

Të jetë bashkëautor në hartimin dhe zbatimin, së paku të 3 projekteve restaurimi.

B. Restaurim i veprave të artit dhe objekteve muzeale.

B/1. Projektim dhe zbatim në restaurimin e mozaikëveB/2. Projektim dhe zbatim në restaurimin e afreskeve.B/3. Projektim dhe zbatim në restaurimin e veprave të artit në dru.

Arsimi: Për të përftuar licensën B, pika B/1, pika B/2, pika B/3, kërkuesi duhet të ketë njërën nga diplomat e mëposhtme:

Të ketë mbaruar shkollën e mesme. Të ketë mbaruar Akademinë e arteve, dega pikturë ose skulpturë. Të ketë mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi. Të këtë diplomë universitare të huaj, e cila të jetë e njohur nga MASH, e

barazvlefshme me diplomat e përmendura në pikën e mësipërme.

Vjetërsia në punë: Të ketë jo më pak se 7 vjet punë në profesionin për të cilin është diplomuar. Të jetë bashkëautor në hartimin dhe zbatimin, së paku të 3 projekteve restaurimi. Diplomë shkolle pasuniversitare për restaurimin brenda dhe jashtë vendit. Për personat që kanë mbaruar arsimin e mesëm të ketë jo me pak se 15 vjet punë në

Institucione Shtetërore të specializuara.

C. Punime restaurimi në monumentet e arkitekturës për shoqëri ndërtimi në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës.

Shoqëria e ndërtimit fiton licensë profesionale në fushën e restaurimit mbështetur në Licensën profesionale të Drejtuesit Teknik, restaurator i monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës.

Neni 14Te drejtat dhe detyrat e subjekteve të Licensuar

1. Të njohë dhe të kryejë veprimtari në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e trashëgimisë kulturore.

2. Të njohë dhe të zbatojë në veprimtarinë e saj rregullat e sigurimit teknik në punë.3. Çdo shoqëri e licensuar nuk duhet të ushtrojë asnjë veprimtari në mungesë të Drejtuesit

teknik restaurator.4. Drejtuesi teknik restaurator mund të ushtrojë veprimtarinë e tij si i tillë, vetëm në një nga

shoqëritë.

KREU VDOKUMENTET QË SHOQËROJNË KËRKËSËN PËR LICENSË PROFESIONALE

3

Page 4: Rreg.e Liç. Miratuar Ne Kkr v. 11 Dt 12.06.2008 Kriteret Dokumantat Dhe Tarifat

Neni 15Për Licensë personale dhe shtesa të saj

Kërkesa për pajisje me licensë profesionale individuale duhet të përmbajë dhe shoqërohet:Kërkesë me shkrim në formë autobiografie teknike (Curriculum Vitae) me të dhëna kryesore: Emri, atësia, mbiemri, vendlindja, adresa, vendi i punës, numri i telefonit dhe dy kopje

fotografish 3 x 4cm. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria ku kryen veprimtarinë. Llojet e veprimtarisë që kërkon të kryejë, sipas kategorive dhe llojeve të përcaktuara. Veprimtaria e kryer nga marrja e diplomës deri në momentin e kërkesës, vërtetuar në

institucione ose investitorë të ndryshëm. Kopje e diplomës e noterizuar. Kualifikimet apo specializimet dhe kontribute të veçanta nëpërmjet çertifikatave të

lëshuara nga organet kompetente. (Të noterizuara).

Neni 16Për Licensë për shoqëri ndërtimi dhe shtesa të saj

Kërkesa për pajisje me licensë profesionale të shoqërisë ndërtimore duhet të shoqërohet:1. Kërkesë me shkrim në formë autobiografie teknike (Curriculum Vitae) me të dhëna

kryesore: Emri, atësia, mbiemri, vendlindja, adresa, vendi i punës, numri i telefonit i

drejtuesit ligjor dhe teknik të shoqërisë. Veprimtaria që do të kryejë shoqëria, (sipas kategorive dhe llojet e përcaktuara në

licensën profesionale të drejtuesit teknik në fushën e restaurimeve)2. Akti i themelimit, regjistrimi në gjykatë si shoqëri, vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria

për drejtuesin ligjor dhe teknik. (E noterizuar).3. Çertifikatë e regjistrimit në organin tatimor.4. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve të tatim – taksave deri në momentin e paraqitjes së

kërkesës.5. Deklaratë ku deklarohet se do të zbatojë në veprimtarinë e saj, parimet e restaurimit,

rregullat e sigurimit teknik në punë dhe aktet ligjore e nënligjore në fushën e restaurimeve.

6. Deklaratë e drejtuesit teknik (restaurator) se nuk punon si i tillë në ndonjë shoqëri tjetër si dhe nuk është në marrëdhënie pune me shtetin. (E noterizuar).

7. Licensa e shoqërisë ndërtimore. (E noterizuar).8. Licensa personale e drejtuesit teknik restaurator i monumenteve të arkitekturës. (E

noterizuar).9. Kontrata e punës ndërmjet drejtuesit ligjor të shoqërisë dhe drejtuesit teknik restaurator i

monumenteve të arkitekturës. (E noterizuar).

Neni 17

4

Page 5: Rreg.e Liç. Miratuar Ne Kkr v. 11 Dt 12.06.2008 Kriteret Dokumantat Dhe Tarifat

Për dhënie dublikatë license.

1. Kërkesë me shkrim, ku paraqitet aktiviteti i ushtruar.2. Kopje e licensës së noterizuar3. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria ku kryen veprimtarinë.

Neni 18 Për ndryshim drejtuesi teknik restaurator

Ndryshimi i drejtuesit teknik restaurator, miratohet nga Ministri i Kulturës, pas propozimit të KKR. Shoqëria ndërtimore në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesë me shkrim e motivuar nga drejtuesi ligjor i shoqërisë. 2. Kërkesë me shkrim e motivuar nga drejtuesi teknik (restaurator) për largimin. (E

noterizuar).3. Kopjet e Licensave të noterizuara.4. Kontrata e punësimit midis drejtuesit ligjor dhe atij teknik (restaurator) të ri.5. Deklaratë e drejtuesit teknik (restaurator) se nuk punon si i tillë në ndonjë shoqëri tjetër si

dhe nuk është në marrëdhënie pune me shtetin. (E noterizuar). 6. Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria ku kryen veprimtarinë. 7. 2 copë fotografi 3 x 4 cm.

Neni 19

Mbyllja e aktivitetit të shoqërisë, çregjistrimi

Në rastin kur një shoqëri nuk ushtron më veprimtari restauruese për një sërë arsyesh, paraqet pranë Sekretarisë Teknike të KKR:

Njoftim me shkrim nga drejtuesi ligjor për çregjistrimin e shoqërisë.

KREU VIREGJISTRIMI I LICENSAVE PROFESIONALE DHE SHOQËRIVE

Neni 20Tarifat

1. Licensë personale 6 000 lekë2. Licensë për shoqëri ndërtimi në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë së arkitekturës. 20 000 lekë

5