rregullore

16
REPUBLIKA E SHQIPËRISË QENDRA KOMBETARE E MUZEUMEVE BERAT Nr. 122. Prot Berat më,..14.12.2011. Lenda : RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E BRËNDSHEM TË QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE,“ONUFRI DHE “ETNOGRAFIK” BERAT DETYRAT E QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE BERAT. Q.K.M-ve , Berat , në zbatim të ligjit nr. 9048 dt. 7.4.2003 si dhe ligji Nr. 9386, dt.. 04. 05. 2005 “Për Muzetë” dhe shtojcave të ndryshuar të këtij ligji , kryen aktivitetin e saj në qytetin e Beratit, ku përfshihen Muzeumet Kombëtarë “Onufri” dhe “Etnografik”. 1 - Ajo përfaqson MTRKS-në dhe punon per realizimin e strategjise kombetare te percaktuar nga ajo , per problemet , qe lidhen me te gjithe gamen e trashegimise kulturore e materiale dhe zhvillimit te turizmit ne qarkun tone . 2 - Zbaton të gjitha urdhërat e dhëna nga MTRKS, si dhe rregulloret për respektimin e kartave ndërkombëtare të trazhgimisë kulturore. 3 - Bashkpunon ngushtë me pushtetin vendor për mbrojtjen e trazhgimisë. Bënë studime dhe propozon për venie në mbrojtje të objekteve të reja. 4 - Përgjigjet para MTKRS- së , për zbatimin e plotë të gjithë treguesve në bazë të projekteve të miratuara , ndjek zbatimin e kritereve shkencore në restaurimet dhe konservimet që kryen nga të licencuar , apo dhe nga vetë Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. 5- Në bashkpunim me Qendren Kombetare te Inventarizimeve bënë dokumentacionin, katalogimin dhe inventarizimin e të gjitha objekteve të trazhëgimisë. 6 - Bënë propagandimin e vlerave të kulturës duke përdorur të gjitha mjetet e propagandës, si biseda , artikuj në shtyp, fotoekspozita ,mediat vizive etj. Bënë të njohur ligjin për muzeumet dhe trazhgiminë kulturore dhe sensibilizon qytetarët për mbrojtjen e tyre.

Upload: marius-qytyku

Post on 05-Mar-2016

233 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Rregullore

TRANSCRIPT

Page 1: Rregullore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

QENDRA KOMBETARE E MUZEUMEVEBERAT

Nr. 122. Prot Berat më,..14.12.2011.

Lenda : RREGULLORE PËR FUNKSIONIMIN E BRËNDSHEM TË QËNDRËS KOMBËTARE TË

MUZEUMEVE,“ONUFRI DHE “ETNOGRAFIK” BERAT

DETYRAT E QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE BERAT.

Q.K.M-ve , Berat , në zbatim të ligjit nr. 9048 dt. 7.4.2003 si dhe ligji Nr. 9386, dt.. 04. 05. 2005 “Për Muzetë” dhe shtojcave të ndryshuar të këtij ligji , kryen aktivitetin e saj në qytetin e Beratit, ku përfshihen Muzeumet Kombëtarë “Onufri” dhe “Etnografik”. 1 - Ajo përfaqson MTRKS-në dhe punon per realizimin e strategjise kombetare te percaktuar nga ajo , per problemet , qe lidhen me te gjithe gamen e trashegimise kulturore e materiale dhe zhvillimit te turizmit ne qarkun tone .2 - Zbaton të gjitha urdhërat e dhëna nga MTRKS, si dhe rregulloret për respektimin e kartave ndërkombëtare të trazhgimisë kulturore.3 - Bashkpunon ngushtë me pushtetin vendor për mbrojtjen e trazhgimisë. Bënë studime dhe propozon për venie në mbrojtje të objekteve të reja.4 - Përgjigjet para MTKRS- së , për zbatimin e plotë të gjithë treguesve në bazë të projekteve të miratuara , ndjek zbatimin e kritereve shkencore në restaurimet dhe konservimet që kryen nga të licencuar , apo dhe nga vetë Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. 5- Në bashkpunim me Qendren Kombetare te Inventarizimeve bënë dokumentacionin, katalogimin dhe inventarizimin e të gjitha objekteve të trazhëgimisë.6 - Bënë propagandimin e vlerave të kulturës duke përdorur të gjitha mjetet e propagandës, si biseda , artikuj në shtyp, fotoekspozita ,mediat vizive etj. Bënë të njohur ligjin për muzeumet dhe trazhgiminë kulturore dhe sensibilizon qytetarët për mbrojtjen e tyre.7 - Administron dhe mirëmban mjetet monetare e materiale.

STRATEGJIA E Q.K.M. BERAT

Në përputhje me programin e Qeverisë për turizmin dhe kulturën dhe parimin bazë të politikave kulturore.

Parimi bazë është mbrojtja, ruajtja, forcimi dhe shpalosja e identitetit kombëtar kundrejt sfidave të tregut.

Duke vënë në shërbim me të gjitha mjetet, të gjithë kapitalin historik, etnografik, kulturor e artistik në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit e në veçanti të zhvillimit të turizmit.

Ruajtja dhe zhvillimi i trazhgimisë kulturore, në rastin konkret i vlerave materiale dhe shpirtërore në institucionet kombëtarë të muzeumeve “Onufri dhe Etnografik” është objektivi parësor i Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve Berat.

Restaurimi dhe konservimi i objekteve tona muzeale është përparësi e strategjisë tone.Promovimi i vlerave materiale e shpirtërore nëpërmjet të gjitha mjeteve të promocionit do të

jetë një drejtim themelor në punën e përditshme. Ky promovim do të arrihet metë gjitha format e

Page 2: Rregullore

-2-mundshme si: botimet shkencore, botimet promovuese, ekspozimet e ndryshme duke bashkëpunuar me operatorët private turistik dhe me operatorët mediatik në shqipëri dhe ata ndërkombëtar.

Pjesmarrje në ekspozita e panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.Përmirsimi i aksesit kulturor në muzeume duke rritur nivelin e spjegimit si dhe duke

përmirësuar sistemin elektronik. (Web-site, guida elektronike, udhërrëfyes elektronik)Turizmi kulturor është thelbi i shërbimit tone muzeal.

MISIONI I Q.K.M. BERAT

Q.K.M. Berat , si perfaqesuese e M.T.K.R.S. ,ka si mision kryesor te saj :Zbatimin e politikes dhe strategjise se M.T.K.R.S dhe te strategjise se institucionit tone , ne fushen e trashegimise kulturore e materiale , ne ekspozimin e veprave te artit mesjetar , bizantine e post- bizantin , atyre te karakterit etnografik e me gjere .Ajo ideon , perpunon , harton studime historiko – shkencore ,ne fushen e mbrojtjes , konservimit , restaurimit , ekspozimit , e promovimit dhe proklamimit te vlerave te fondit te muzeumeve tona , si dhe vlerat e artizanatit dhe zejeve te ndryshme ,qe jane ushtruar dhe vazhdojne te ushtrohen edhe sot ; ne funksion te venies ne sherbim te vizitoreve vendas dhe te huaj , duke kontribuar ne kete menyre ne afrimin dhe rritjen e fluksit te vizitave te tyre .

FUNKSIONIMI I Q.K.M. BERAT

1 – Muzeu Kombetar Ikonografik “Onufri “ dhe ai “Etnografik “ e zhvillojne veprimtarine e tyre , sipas orareve te miratuara nga M.T.K.R.S , te cilat jane te afishuara ne hyrje te institucionit .

2- Muzeu Kombetar Ikonografik “Onufri “ dhe ai “Etnografik “ e zhvillojne veprimtarine e tyre edhe jashte orarit te miratuar , apo edhe ne ditet e pushimeve dhe te festave , per vizitore “ speciale “ , si personalitete te politikes , te trupit diplomatik , delegacione te ndryshem , etj .

3- Muzeu Kombetar Ikonografik “Onufri “ dhe ai “Etnografik “ , hapen dhe mbyllen ne te gjitha rastet , ne prezencen e te pakten dy prej punonjesve te institucionit , te cilet administrojne sejcili nga nje celes .

4- Pergjegjesi i Muzeut Kombetar Ikonografik “Onufri “ dhe ai i muzeut “Etnografik “ , mbajne gjithmon ne dispozicion nga nje kopje te te gjitha celesave te dyerve te institucionit , por atyre nuk u lejohet ne asnje rast ne kushte normale , hyrja e vetme ne institucion .Vetem ne raste emergjente , si zjarre , katastrofa natyrore , etj. kur kerconohen vlerat e ketyre muzeve , pergjegjesi , apo dhe sejcili punonjes institucionit , mund te veproje edhe i vetem .

STRUKTURA DHE ORGANIKA E QENDRES KOMBETARE TE MUZEUMEVE BERAT

Struktura dhe organika e Q.K.M-ve“Onufri” dhe “Etnografik” Berat , jane miratuar me urdherin nr. 15 dt 26.2. 2007 te Keshillit te Ministrave te Republikjes se Shqiperise .

1- Struktura e Q.K.M-ve“Onufri” dhe “Etnografik” Berat eshte sipas skemes :

Page 3: Rregullore

-3-

D R E J T O R I

2- ORGANIKA E QENDRES KOMBETARE TE MUZEUMEVE BERAT

POZICIONI KATEGORIA NUMRI

1- DREJTORI 1

SEKTORI I FINANCES DHE ADMINISTRATES ( 4 )

PERGJEGJES SEKTORI IV - a 1ARKETAR / VEZHGUES 1PUNETOR / RESTAURATOR / PASTRUES 1VEZHGUES / PASTRUES 1

MUZEU KOMBETAR ETNOGRAFIK ( 2 )

PERGJEGJES SEKTORI ( PER MUZEUN ETNOGRAFIK ) IV - a 1PUNETOR MIREMBAJTJEJE 1

MUZEU KOMBETAR “ONUFRI “ ( 3 )

PERGJEGJES SEKTORI ( PER MUZEUN “ONUFRI “ ) IV - a 1 LEKTOR NE MUZEUN “ONUFRI “ IV - b 1

PERGJEGJESI I MUZEUT O N U F R I

PERGJEGJESE E FINANCES

PERGJEGJESI I MUZEUT ETNOGRAFIK

Page 4: Rregullore

PIKTOR / RESTAURATOR IV - b 1

PUNONJES GJITHSEJT 10

DETYRAT , PERGJEGJESITE DHE TE DREJTAT E PUNONJËSVE TË QËNDRËS KOMBËTARE TË MUZEUMEVE “ONUFRI” DHE “ETNOGRAFIK”

-4- DREJTORIA PERGJEGJSHMERIA MENAXHERIALE E TITULLARIT TE Q.K.M.BERAT (Nenpunesi autorizues )

1- Titullari I institucionit eshte pergjegjes dhe raporton tek Ministri I Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve :

a- për të gjithë veprimtarinë e Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik” Berat , në përputhje me programin e Qeverisë për turizmin dhe kulturën dhe parimin bazë të politikave kulturore , duke pasur si parim kryesor ,mbrojtja, ruajtja, forcimi dhe shpalosja e identitetit kombëtar kundrejt sfidave të tregut.

b- për zbatimin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, strukturat, programet, veprimtaritë dhe proçeset që menaxhohen prej tij, në përputhje me parimet e ligjshmërisë, të menaxhimit të shëndoshë financiar dhe të transparencës.

2- Përgjigjet për hartimin e politikave, miratimin , monitorimin dhe përmbushjen e objektivave , te planeve strategjike e vjetore perfshire strategjine e menaxhimit te riskut dhe te plan veprimeve per arritjen e objektivave , nëpërmjet krijimit të një sistemi të përshtatshëm dhe efektiv të menaxhimit ne teresi , atij financiar dhe kontrollit, si dhe përdorimit të fondeve publike, në mënyrë të ligjshme, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë.

3 - Përfaqson Q.K.M-ve“Onufri” dhe “Etnografik” Berat në të gjitha institucionet vendore dhe institucione të tjera. 4-Harton projekt-planet e prespektivave të punimeve konservuese dhe restauruese , planet financiare etj.5 - Udhëheq dhe kontrollon zbatimin e detyrave të planit, në bazë të kërkesave shkencore të parashikuara nga rregulloret për trashgiminë.6 - Drejton dhe rregullon marrdhëniet me përdoruesit e monumenteve ,duke bërë dhe kontrata si për restuaurimin , për marrjen në përdorim dhe për lëshimin me qera.7- Bënë propozime për nevoja të Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. në instanca më sipër.8-Thëret në raport punonjësit dhe bënë emërime dhe shkarkime për punonjësit në vartësi.9-Ndërton marrëdhenie me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit për njohjen e arritjeve bashkohore duke respektuar institucionet dhe konformë ligjit në fuqi.10 - Harton dhe zbaton rregulloren e brendëshme të Q.K.M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”.

Page 5: Rregullore

11 -Nxjerrë udhëzime dhe akte të brendshme administrative, për gjithë veprimtarinë e Q. K. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. në përputhje me ligjin dhe urdhëresat e MTRKS-së , për anën e veprimtarisë teknike dhe shkencore. 12-Ai monitoron dhe përditëson sistemet për menaxhimin financiar dhe kontrollin e njësisë publike, brenda kuadrit rregullator të Ministrisë së Financave, si dhe merr masa për përmirësimin e sistemeve, në vijim të rekomandimeve të auditimit të brendshëm, auditimit të jashtëm dhe të vlerësimeve e të analizave të tjera.

13 - Bënë ndarjen e detyrave të sektorëve në Q.K.M-ve, “Onufri” dhe “Etnografik”dhe ndjek me përgjegjësi realizimin e objektivave dhe zbatimin e përgjegjësive të caktuara, duke menaxhuar fondet publike në mënyrë të ligjshme, me ekonomi, efektivitet dhe efiçencë -5-14- Titullari ka dhe këto kompetenca kryesore: b) ngritjen e grupit të menaxhimit strategjik të njësisë publike, në përputhje me kërkesat e ligjit.c) miratimin e sistemeve të menaxhimit të informacionit; ç) miratimin e sistemit të rregullave e të procedurave për ruajtjen, mbrojtjen e nxjerrjen jashtë përdorimit të aktiveve të njësisë publike, sipas udhëzimeve të nxjerra nga Ministri i Financave; d) miratimin e një strukture të përshtatshme organizative dhe vendosjen e linjave të raportimit, që mundësojnë kryerjen efektive të përgjegjësive të tyre; dh) rregullimin e funksionit të auditimit të brendshëm dhe garantimin e pavarësisë funksionale të tij; e) futjen e procedurave antikorrupsion, bazuar në legjislacionin në fuqi; ë) sigurimin, nëpërmjet akteve të brendshme administrative, të zbatimit të rregullave për kontrollin e brendshëm.

DETYRAT E PERGJEGJESES SE SEKTORIT ADMINISTRIM FINANCE (Nëpunësi zbatues)

Nëpunësi zbatues i njësisë publike është punonjës i nivelit të lartë të menaxhimit të njësisë publike, me diplomë universitare të nivelit të dytë në shkencat ekonomike ose juridike, me përvojë menaxheriale dhe i specializuar në fushën e menaxhimit financiar ose të financave publike.

Nëpunësi zbatues i njësisë publike është përgjegjës dhe i raporton drejtorit (nëpunësit autorizues) të njësisë publike për garantimin e cilësisë së: 1- Dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkëredimin e punës gjatë proçesit të përgatitjes së buxhetit të njësisë publike, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit strategjik të njësisë publike; 2-Raportimit periodik për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të njësisë publike, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i Financave.

3-Mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve të strukturës që drejtojnë dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional. 4- Identifikimin dhe krijimin e regjistrit të riskut, vlerësimin, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të tyre . 5-. Garantimin e funksionimit të sistemit të menaxhimit financiar dhe të kontrollit në strukturat që ata drejtojnë, bazuar në rregullat e vendosura nga titullari i njësisë publike, si dhe i raportojnë nëpunësit autorizues përkatës për çdo dobësi të sistemit që duhet trajtuar. 6-. Ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar. 7-. Informacionin në kohë dhe në formën e kërkuar për rezultatet e arritura gjatë përmbushjes së përgjegjësive të tyre, për risqet dhe defektet serioze në veprimtarinë e institucionit , si dhe për masat e marra e të zbatuara për riparimin e këtyre defekteve.

Page 6: Rregullore

Pergjegjesi I Administrim- Finances (Nëpunësi zbatues ) përgjigjet përpara titullarit(nëpunësit autorizues) përkatës për:

1. Garantimin para miratimit të shkresave/urdhrave me karakter financiar, lidhur me ligjshmërinë, rregullshmërinë dhe respektimin e parimeve të ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit;

2. Përgatit dokumentin përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendon punën gjatë proçesit të përgatitjes së buxhetit;

3. Llogarit kostot e veprimtarive të përcaktuara nga drejtuesit e programeve; 4. Dokumentimin e të gjitha transaksioneve financiare dhe të tjera dhe garantimin e gjurmës së auditimit

për të gjitha proçeset që ndodhin në njësi; 5. Pranimin ose jo të dokumentacionit, bazuar në kontrollet pas faktit, në përputhje me kërkesat e

legjislacionit në fuqi; 6. Mbajtjen e sistemit të kontabilitetit, raportimit për vendimmarrjen, në funksion të realizimit të

objektivave, kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, si dhe përgatitjen e -6-

7. pasqyrave financiare të njësisë, në përputhje me rregullat e miratuara nga Ministria e Financave. Sistemi i kompjuterizuar i thesarit mund të përdoret për kontabilizimin dhe raportimin e transaksioneve financiare të njësisë publike, bazuar në kriteret e vendosura nga Ministria e Financave;

8. Garantimin e mbledhjes së të gjitha borxheve të paarkëtuara dhe, në rastet kur nuk është i mundur të mblidhet ky borxh, duhet të ketë dokumentacion të plotë për të vërtetuar që kryen të gjitha përpjekjet për mbledhjen e tij, me përjashtim të rasteve kur përgjegjësia rregullohet me ligje të veçanta;

9. Garantimon që të gjithë kreditorët të paguhen në kohë dhe në rastet kur kreditorët nuk janë paguar apo në rast ankesash për mospagesë nga kreditorët, nëpunësi zbatues duhet t’ia shpjegojë rrethanat nëpunësit autorizues.

10. Nëpunësit zbatues të njësisë publike nuk kanë të drejtë delegimi të përgjegjësive11. nëpunësit zbatues, kundërshton urdhrat e dhene nga drejtuesi në rast se:

a) bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi; b) ka pamjaftueshmëri fondesh; c) urdhri për pagesën përfundimtare jepet pa u përfunduar shërbimi, pa hyrjen e vlerave materiale në njësi ose marrjen në dorëzim nga njësia e investimit të përfunduar; ç) kur ka ndryshime në sasi ose në vlerë ndërmjet faturës dhe kontratës.

POZICIONI DHE DETYRAT E PËRGJEGJËSIT (Menaxherit ) TË MUZEUT KOMBËTAR “ONUFRI” DHE ATIJ “ETNOGRAFIK “

Përgjegjësi i M. K.”Onufri” dhe atij “ Etnografik “ është një pozicion i rëndësishëm nga pikpamja tekniko- administrative dhe shkencore, i Q.K.M. Berat .Ai është punonjës i nivelit të lartë të menaxhimit të njësisë publike, me diplomë universitare te nivelit te dyte , me përvojë menaxheriale dhe si rrjedhoj ai mbulon një sërë problemesh të parashikuara në ligjin mbi administrimin e muzeumeve

1 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” është pjesë e strategjisë të realizimit të programit vjetor dhe e projekteve të sezonit turistik, që harton Drejtoria e Qëndrës së Muzeumeve Kombëtare.

2-Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” zbaton me perpikmeri rregulloren per funksionimin e brendshem te institucionit si dhe te gjithë urdhërat e punës të lëshuara nga Drejtori i Q. K. të Muzeumeve

3 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” eshte përgjegjës per te gjithe veprimtarine e tij dhe i raporton Drejtorit te Q.K.M. Berat ,për statusin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, për riskun e mashtrimit e të parregullsive dhe të çdo mangësie serioze që pengon realizimin e objektivave, ose risqe, të cilat nuk janë adresuar nga njësia, masat korrektuese etj.

Page 7: Rregullore

E gjith veprimtaria e punës së tij drejtohet dhe kontrrollohet nga D. Q. K. Muzeumeve.

4-Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” harton rregulloren e brendeshme te institucionit te tyre , e cila pasi miratohet nga Drejtori I Q.K.M. , u lihet per zbatim .

5 -Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” organizon punën në bazë të një programi vjetor të hartuar, si dhe të një programi suplementar gjatë sezonit turistik, ku dhe fluksi i vizitorëve është më i madh, dhe si rrjedhojë edhe orari i punës në te dy muzeumet gjatë kësaj periudhe është i ndarë në dy pjesë gjatë gjithë ditës.

6- Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve të strukturës që drejton dhe ruajtjen e nivelit të tyre profesional.

-7-7- Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per identifikimin dhe krijimin e regjistrit të riskut, vlerësimin, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të tyre . 8-. Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per garantimin e funksionimit të sistemit të menaxhimit financiar dhe të kontrollit në strukturat që ata drejtojnë, bazuar në rregullat e vendosura nga titullari i njësisë publike, si dhe i raportojnë nëpunësit autorizues përkatës për çdo dobësi të sistemit që duhet trajtuar. 9-. Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve( te fondit te te gjitha objekteve te inventarizuara te muzeut ) dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar. 10- Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per informacionin në kohë dhe në formën e kërkuar për rezultatet e arritura gjatë përmbushjes së përgjegjësive të tyre, për risqet dhe defektet serioze në veprimtarinë e institucionit , si dhe për masat e marra e të zbatuara për riparimin e këtyre defekteve.

11- - Përgjegjësi i M.K. “Onufri” dhe “Etnografik” ka si nje nga detyrat kryesore marrjen në kontrollë te gjëndjes së muzeut në mënyrë permanente, si p.sh.

- kontrolli i herë pas herëshëm i ikonave , I objekteve liturgjike , etnografike , arkeologjike ,ornamentike nga pikpamja e dëmtimit apo degradimit të tyre nga fenomene të ndryshme,duke mbajtur dhe hedhur në kompjutër të gjitha të dhënat qe ai konstaton.-Ai kontrollon ne periudha te caktuara interierin dhe eksterierin e arkitektures se objektit dhe mban shenimet perkatese .-matja e lagështirës në interierin e muzeumit dhe në eksponantët e tij, ikona dhe objektet e tjera, kryesishtë ato të drurrit dhe te tekstilit , ku edhe në këtë rast mbahen shënimet përkatëse.- ai kontrollon fuksionimin e sistemit të alarmit, kamerave, të ndriçimit, kryesishtë të eksponanteve, por dhe problemet e tjera teknike që mund të vërehen në muzeum.

12 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” harton dhe përpilon relacionin e problemeve të muzeumit në mënyrë të detajuar, të cilin e depoziton pranë Drejtorit te Drejtorisë së Qëndrës Kombëtare të Muzeumeve dhe i dërgohen institucionit përkatës Ministrisë T. K. R. S

13 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” bashkëpunon dhe bashkërendon veprimet e punës me institusionet që kryejnë restaurimin e monumenteve në ambjentet e muzeumit që nga fillimi i projektit deri në fund të tij, duke e ndjekur atë hapë pas hapi. - Bënë gjëndjen në objekt me foto para restaurimit , gjatë restaurimit dhe pas restaurimit- Bënë azhornimet në projekt mbas restaurimit të plotë të monumentit.- Gjithashtu ai njofton vizitorin nëpërmjet formave të ndryshme , që nga porosia që i jepet Lektores dhe deri tek shkrimet në vëndet e përcaktuar. Këto masa merren për arsye të transparecës me vizitorin, ashtu siç veprojnë dhe shumë muzeume të vendeve të ndryshme.

Page 8: Rregullore

14- - Qëndra e Muzeumeve Kombëtarë “Onufri” dhe “Etnografik” ideojnë dhe realizojnë , katalog, fletë-palosje, kartolina, CD, DVD, apo dhe elementë të tjerë publikimi .

15 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” duhet te zhvillojne veprimtari studimore historiko-shkencore që kryejn muzeumet në përgjithësi dhe është detyrë shumë specifike e përgjegjësit të muzeut , që në optikën bashkëkohore për rivlerësimin dhe ridimesionimin e datave dhe fakteve të objekteve ikonografike dhe atyre liturgjke e me gjere , të siguroj materiale të karakterit religjoz, artistik, teknik, teknollogjik, kur këto materiale paraqesin interesë të vecantë për pasurimin e fondit historikë të muzeut dhe për rikorigjimin e autorëve dhe datave, kryesisht në ikonografi.

-8-16 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” organizojne ekspozita te ndryshme ,mbi bazen e projekteve seriozë që të mund të promovojnë vlerat e muzeumeve , duke realizuar kështu qëllimin kryesorë afrimin dhe rritjen e fluksit të vizitorëve .17 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” mban historikun e rregullt të muzeumit për veprimtari, ngjarje e data të shënuara duke dhënë me hollësi edhe të gjitha ndryshimet që ndodhin në strukturën e tij, ripërtërirtjen e linjës, ekspozitat e hapura, Konferencat ose Sesionet Shkencore etj, dhe duke i mbajtur të gjitha të dhënat në dosje të caktuara dhe një kopje në komjutër

18 - - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” organizon veprimtarinë praktike për propogandimin e veprave të fondit të muzeut nëpërmjet shtypit, radios, televizionit, botimeve të ilustruara , bisedave dhe leksioneve, dhe dhënja e informacionit kryesishtë në periudhën e sezonit turistik por dhe gjatë gjithë vitit.

19 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” shkruajn artikuj shkencor në botimet e IMK-së, ose në revistat e ndryshme periodike , që botohen brenda ose jashtë vendit, dhe si institucion e ka për detyrë të abonohet në këto botime periodike shkenëcore.20 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” duhet të jetë zotërues të paktën i një gjuhë të njohur të huaj (kryesishtë gjuhën Angleze si gjuhë ndërkombëtare) -Ai duhet të jetë njohës i mirë i disa programeve të komjuterit, kryesisht ato që kanë të bëjnë me marrjen dhe dhënjen e informacionit nëprmjet Internetit Ëebit dhe E-mail.

21 - Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per mire menaxhimin e veprimtarise se muzeut , duke kerkuar nga punonjesit qe ka ne varesi , zbatim me korektesi , te rregullores , udhezimeve , urdherave , detyrave , etj , te ardhura nga M.T.K.R.S. , Drejtoria e Q.K.M. Berat , por dhe nga vete ai .

22- Përgjegjësi i M. K. “Onufri” dhe “Etnografik” pergjigjet per etiken dhe maredheniet e personelit me vizitoret , per te pasur nje paraqitje dinjitoze te tyre .

POZICIONI DHE DETYRAT E (LEKTORES OSE SHPJEGUESES) TE M. K. “ONUFRI” DHE “ETNOGRAFIK” Pozicioni i lektores ose shpjeguese në M. K. “Onufri”dhe atij “Etnografik”, është një pozicion i rëndësishëm për vetë specifikën dhe statusin që kane keto dy muzeume .Dhe si një pozicion i tillë, lektores ose shpjeguese i dalin disa detyra gjatë ushtrimit të detyrës së saj.

1 - Lektorja ose shpjeguesja duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë në këto degë.

Page 9: Rregullore

- Histori të Artit, Histori të përgjithëshme ose Akademin e Arteve të Bukura.(mundësishtë e specializuar në fushën e ikonografisë dhe te etnografise ).- Duhet të zotëroj mirë 2 gjuhë të huaja, (kryesishtë gjuhën Angleze si gjuhë ndërkombëtare) - të njohë mirë programin bazë të kompjuterit për hedhjen e të dhënave dhe materialeve historike që ajo has gjatë ushtrimit të detyrës së saj nga kontakti me specialistë të fushës përkatëse.

2 - Lektorja ose shpjeguesja zbaton në praktikën e përditëshme propogandimin e fondit të muzeut, mbi historikun e tij, autorët e veprave të artit ikonografik, të objekteve liturgjike ,te atyre etnografike dhe arkeologjike .3 - Lektorja ose shpjeguesja bën pritjen e grupeve turistike të huaj dhe vëndas, trupit diplomatik, të ambasadave të akredituar në vendin tonë, të personaliteteve të përcaktuara nga axhendat qeveritare, ( këto dhe jashtë orarit zyrtarë), të studijuesve dhe specialistëve të artit, dhe të studentëve dhe të nxënësve të grup moshave të ndryshme. -9- 4 - Ajo përpilon tekste informative (në bashkëpunim me përgjegjësin) me karakter njohës për figura të afirmuara të artit dhe ikonografisë, si dhe per fondin e Etnografise dhe per objektet arkeologjike në mënyrë permanente, kryesishtë gjatë sezonit turistik.

5 – Kur në mjediset e M. K. “Onufri” dhe atij “Etnografik” ,organizohen aktivitete me karaktet ekspozues dhe propagandues, si p.sh. Ekspo- Panaire ,Konferenca ose Sesione shkencore për veprat, autorët apo dhe për vlerat e artit ikonografik në përgjithësi, apo per etnografin, Folklorin dhe Arkeologjine , ajo është pjesë e grupit të punës, për iden dhe realizimin e projektit dhe përgatit guidën e aktivitetit.

6 - Lektorja ose shpjeguesja merr pjesë në trajnime, work-shop, dhe leksione të ndryshme për ngritjen shkencore, historike dhe formave më bashkëkohore të guidave në muzeume. Trajnime këto individuale ose të organizuara, brenda ose jashtë vendit.

7 - Kryen studime të planifikuara për periudha historike në fushën ikongrafike , arkeologjike ,etnografike dhe me gjere ,si dhe autorë të veçantë, shkruan artikuj problemorë, materiale për botime të karakterit të profilizuar në revistat periodike.

8 - Lektorja ose shpjeguesja e M. K. “Onufri”dhe atij “Etnografik”, ka për detyrë të marr opinione ose informacion nga grupet e ndryshme turistike ose specialistë përkatës nërpërmjet librit të përshtypjeve dhe korespondecave që ajo ka, për të përmisur shërbimin në M. K. “Onufri”dhe ate “Etnografik”.

POZICIONI DHE DETYRAT E KONSERVUESIT (SPECIALIST ARTI) PRANË M.K. “ONUFRI”

Pozicioni i Konservuesit të Trashëgimisë Kulturore ose Specialistit në M.K.“Onufri” është një rol i rëndësishëm studimor brënda specifikës dhe statusit që ka M.K.“Onufri”. Ai duhet të jetë i diplomuar në Degën e Trashëgimisë Kulturore. Si një pozicion i tillë, konservuesi ka këto detyra:

1- Të konsolidojë në mënyrë periodike inventarin e objekteve që janë në varësi të M.K. “Onufri”, me të gjitha të dhënat përkatëse.

2- Të bëjë katalogimin e objekteve në varësi të Institucionit, duke filluar me klasifikimin e objektit, në bazë të informacioneve historiko - artistike dhe të një metodologjie të përcaktuar të parametrave bashkëkohore (dixhitalizimin).

Page 10: Rregullore

3- Të kontrollojë kartelat ekzistuese të objekteve dhe në qoftë se nevojitet të plotësojë, korrigjojë dhe pasuroj të dhënat e skedës (kartelës) që shoqëron objektin përgjatë veprimtarisë dhe ekzistencës së tij fizike. Ajo duhet të përmbajë të dhënat esenciale, si: emri, autori, përmasat, prejardhja, koleksioni dhe istitucioni të cilit i përket.

4- Të rregullojë etiketimin e objekteve të ekspozuara, në bazë të emërtimit dhe numrit të katalogimit, si element identifikues për vet objektin.

5- Të hartojë ide mbi pozicionimin dhe mënyrën e ekspozimit të objekteve në menyre sa më dinjitoze, mbështetur mbi tematikën e museografise dhe një pune studimore të bërë në bashkpunim me përgjegjësin e muzeut.

6- Të identifikojë problemet fizike mbi objekte. Kontroll i herë pas hershëm i ikonave dhe objekteve liturgjike nga pikëpamja e dëmtimit apo degradimit të tyre nga fenomene të ndryshme (biologjike,

-11-atmosferike, dhe fizike), duke komunikuar të dhënat drejtuesit (përgjegjësit) dhe Institucioneve përkatëse kompetentë për ndërhurjen restauruese apo dizinfektuese.

7- Të nxjerrë të dhëna mbi lagështirën në interierin e muzeut dhe në eksponantët e tij, ikonat dhe objektet e tjera, kryesishtë ato të drurit. Këto informazione ndihmojnë në fazat e para konservuese dhe ato restauruese.

8- Të sugjerojë zgjidhje të mundshme konservuese të problematikave mbi objekte dhe të bashkpunojë me Institucionet e restaurimit duke komunikuar me specialistët kompetentë të fushës përkatëse, të cilëve duhet ti disponoje çdo të dhënë teknike të mundshme mbi objektin.

9- Konservuesi i muzeut, si i tillë ndjek dhe mbikqyr fazad e restaurimit brënda institucionit, të kryera nga specialistët përkatës, duke dokumentuar, arkivuar dhe depozituar çdo të dhënë në mënyrë dixhitale. - Ai konstaton gjëndjen e objektit me foto para restaurimit, gjatë restaurimit dhe pas restaurimit.

10- Specialisti i artit (ose konservuesi i trashëgimisë kulturore) duhet të marrë pjesë në trajnime, work-shope, seminare dhe konferenca shkencore - historike. Trajnime këto individuale ose të organizuara nga Institucionet përkatese, brenda ose jashtë vendit, që ndihmojnë në rritjen profesionale.

POZICIONI DHE DETYRAT E VËZHGUESES - PASTRUESES 1 - Mban pastër mjedisin dhe fondin e eksponantëve në sallat e ngarkuar për vezhgim. 2 - Ka në ngarkim veprat e artit ( ikona, objekte liturgjike, etnografike dhe etnografike ) dhe paisjet e linjës ne sallën e caktuar për vëzhgim.

3 - Mban përgjegjësi të plotë për ,çdo dëmtim të veprave dhe objekteve , që ka në ngarkim në sallat e Muzeut.

4 - Nuk lejon hyrjen e vizitorëve në ambjentet e Muzeut, me çanta, çadra, foto-aparate, këpuce te papastruara etj.

5 - Mban librin e frekuentimit të muzeut dhe mban evidenca te rregullta per numrin e vizitorëve çdo ditë, (të huaj dhe vendas) dhe i raporton përgjegjësit te Muzeut

Page 11: Rregullore

6 - Kur në ambjentet e M. K. “Onufri” apo “Etnografik” organizohen aktivitete të ndryshme si p.sh. Konferenca, Simpoziume, Sesione Shkenëcore ose ekspozita dhe Panaire të përcaktuara nga projektet e institucionit, ajo zbaton detyrat sipas planit të posaçmë të punës.

7 – Kryen detyrën e pajisjes me bileta të vizitorëve dhe zbaton ligjin nr. 9386, dt. 04. 05. 2005, “Për muzetë” dhe VKM, dt. 14. 12. 2005, “Për vendosjen e çmimeve të reduktuara të biletave të muzeve publikë për kategori të caktuar shoqërore”

8 - Përgjigjet për higjenën e brendëshme të institucionit. Kryen pastrimin e sallave dhe ambienteve të tjera para hapjes së tyre për publikun prej orës (8 00 – 9 00) dhe mbas mbylljes për të nga ora (16 00 – 17 00)

-12-

DETYRAT E MIRËMBAJTËSIT TË Q.K.M “ONUFRI” DHE “ETNOGRAFIK”

1 – Kryen detyrat e përditëshme në bazë të një plani të hartuar nga D. Q. M-ve “Onufri” dhe “Etnografik”. - Mund të jetë një planë vjetor ose sezonal në bazë të problematikës që hasin muzeumet gjatë gjithë kohës (kryesisht gjatë sezonit turistik).2 – Ai kryen kontrollin e përherëshëm të ambjenteve të të dy muzeumeve (interier dhe eksterierin) për të parë gjëndjen e tyre.- Kontrollon gjithashtu stendat e ekspozimit, sistemin e ndriçimit, problemet hidraulike e tjera.- Për çdo problem të hasur ndërhyn për restaurimin dhe riparimin e tyre.3 –Kur dëmtimi i një objekti kërkon një kohë më të gjatë në restaurim ose regullim, ai raporton përgjegjësin e muzeut për të marrë masa për mbylljen e atij eksponanti për kohë të pa caktuar.- Në raste të tilla tepër specifike kur vlera e ekspozuar në stendën e dëmtuar apo diçka tjetër e kësaj natyre është e madhe , mirëmajtësi e ka për detyrë që të punoj dhe jashtë orarit zyrtar për riparimin e saj.

DREJTORI I Q. K. M.-ve BERAT Kostandin LEFTA