rregullore e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin dhe njohjen e fshatit...

5
MIRATOI M I N I S T RI YLLI PANGO RREGULLORE E STANDARTEVE, KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRCAKTIMIN DHE NJOHJEN E FSHATIT TURISTIK I. Rregulla të përgjithshme 1. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e standarteve, kritereve dhe procedurave që subjektet, persona juridikë, publikë a privatë, duhet të plotësojnë për përcaktimin dhe njohjen e një fshati turistik në bazë të nenit 21, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”. 2. Termat e përdorur në këtë rregullore kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”. II. Standartet për përcaktimin e strukturës së fshatit turistik Përcaktimi i fshatit turistik në kuptim të pikës 5 të nenit 4 ”Përkufizime”, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”, duhet të përmbushë këto standarte: 1. Zona apo hapësira të ketë burime turistike në përputhje me nenin 16 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe komponentë të tillë si: mjedisorë, natyrorë, antropologë, peisazh natyror, monumente natyrës/vlera trashëgimisë materiale historike-kulturore, dhe/ose një kombinim të tyre; 2. Standarte hapësinore të përcaktuara si më poshtë: a. sipërfaqja e tokës për strukturën e fshatit turistik duhet të jetë e përcaktuar me kufij të qartë nga pjesatjetër e territorit me të cilin kufizohet. Kjo sipërfaqe duhet të jetë jo më pak se 10.000 m2 dhe sipërfaqja e shfrytëzueshme për ndërtim duhet të jetë 35- 40 % të sipërfaqes totale të zonës së fshatit turistik; b. Lartësia e ndërtesav të mos kalojë tre kate; c. Në hyrje të fshatit turistik duhet të ketë një zyrë informacioni dhe pritjeje për klientët turistë d. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë terrene sportive jo më pak se 10- 15% të sipërfaqes totale të zonës turistike, për jo më pak se dy lloje sportesh si edhe mjedise argëtuese për fëmijë;

Upload: hoteleri-turizem-albania-albanian-tourism-low-cost

Post on 04-Dec-2014

488 views

Category:

Travel


1 download

DESCRIPTION

RREGULLORE E STANDARTEVE, KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRCAKTIMIN DHE NJOHJEN E FSHATIT TURISTIK

TRANSCRIPT

Page 1: Rregullore  e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin   dhe njohjen e fshatit turistik

MIRATOI

M I N I S T RI

YLLI PANGO

RREGULLORE E STANDARTEVE, KRITEREVE DHE PROCEDURAVE PËR PËRCAKTIMIN

DHE NJOHJEN E FSHATIT TURISTIK

I. Rregulla të përgjithshme 1. Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e standarteve, kritereve dhe procedurave

që subjektet, persona juridikë, publikë a privatë, duhet të plotësojnë për përcaktimin dhe njohjen e një fshati turistik në bazë të nenit 21, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”.

2. Termat e përdorur në këtë rregullore kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr.

9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”. II. Standartet për përcaktimin e strukturës së fshatit turistik Përcaktimi i fshatit turistik në kuptim të pikës 5 të nenit 4 ”Përkufizime”, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin”, duhet të përmbushë këto standarte: 1. Zona apo hapësira të ketë burime turistike në përputhje me nenin 16 të ligjit nr.

9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe komponentë të tillë si: mjedisorë, natyrorë, antropologë, peisazh natyror, monumente të natyrës/vlera të trashëgimisë materiale historike-kulturore, dhe/ose një kombinim të tyre;

2. Standarte hapësinore të përcaktuara si më poshtë: a. sipërfaqja e tokës për strukturën e fshatit turistik duhet të jetë e përcaktuar me

kufij të qartë nga pjesatjetër e territorit me të cilin kufizohet. Kjo sipërfaqe duhet të jetë jo më pak se 10.000 m2 dhe sipërfaqja e shfrytëzueshme për ndërtim duhet të jetë 35- 40 % të sipërfaqes totale të zonës së fshatit turistik;

b. Lartësia e ndërtesav të mos kalojë tre kate;

c. Në hyrje të fshatit turistik duhet të ketë një zyrë informacioni dhe pritjeje për

klientët turistë

d. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë terrene sportive jo më pak se 10-15% të sipërfaqes totale të zonës turistike, për jo më pak se dy lloje sportesh si edhe mjedise argëtuese për fëmijë;

Page 2: Rregullore  e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin   dhe njohjen e fshatit turistik

2

e. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë mjedise të përshtatshme ku të

ofrojë shërbimin shëndetësor ambulator; f. Struktura e fshatit turistik duhet të parashikojë lehtësitë dhe hapësirat e nevojshme

për qëndrimin dhe lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara; g. Struktura e fshatit duhet të parashikojë terrene të gjelbëruara, ndriçim dhe

infrastrukturë rrugore të si dhe sinjalistikën përkatëse;

h. Ndërtesat që përbëjnë strukturën e fshatit turistik, njësi akomoduese/ bare e restorante, (ekzistuese apo të reja) duhet të plotësojnë standartet e jashtëme dhe të brendëshme të projektimit e ndërtimit sipas nenit 30 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” si edhe rregulloreve përkatëse të miratuara për këtë qëllim;

i. Struktura e fshatit turistik duhet të ketë mjedise argëtuese, mjedise ku ofrohen

shërbime tregtare për mallra/shërbime të ndryshme turistike, apo dyqane suveniresh që kanë të bëjnë me traditën kulturore të zonës e më gjerë.

3. Projekti duhet të jetë në funksion të planit të miratuar për zhvillimin e turizmit të zonës dhe planit rregullues urbanistik të saj si dhe të jetë në përputhje me lejet dhe vendimet e organeve/institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore që janë kompetente në bazë të ligjislacionit të fuqi, si parashikohet në kreun III të kësaj rregulloreje.

III. Kriteret dhe kërkesat për njohjen e fshatit turistik: Subjektet, persona juridikë, publikë a privatë, që aplikojnë për njohjen e një fshati turistik, duhet të paraqesin dosjen përkatëse siç parashikohet në pikën 2 të nenit 21 të të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe duhet të plotësojë në mënyrë të veçantë këto kritere: 1. Kërkesën me shkrim drejtuar Ministrit përgjegjës për turizmin; 2. Të ketë lejen e miratuar të sheshit dhe të ndërtimit në bazë të ligjit “Për

urbanistikën” dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore në fuqi; 3. Projekti duhet të ketë hartën përkatëse dhe kufijtë e përcaktuar të tokës ku do të

shtrihet fshati turistik në përputhje me planin rregullues të zonës i miratuar nga organet kompetente shetërore qendrore apo vendore;

4. Të paraqesë dokumenta që vërtetojnë të drejtën e pronësisë mbi tokën ose të

përdorimit të saj, ku planifikohet të ndërtohet struktura e fshtit turistik.( kopje të noteruar të çertifikatës së pronësisë së lëshuar nga ZRPP ose të marrëveshjes/ kontratës së posedimit të tokës me pronarin e saj).

Page 3: Rregullore  e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin   dhe njohjen e fshatit turistik

3

5. Të paraqëaë një plan biznesi të detajuar të zhvillimit të fshatit turistik, avantazhet e zonës së zgjedhur për fshat turistik afatet e realizimit, vlerën e përgjithshme të investimit, potencialin e mjeteve që do të përdorinpër realizimin e projektit, numrin e punonjësve dhe rezultatin e pritshëm nga ky projekt.

6. Projektet e ndërtimit dhe ndërtimi i objekteve, pjesë e projektit të strukturës së

fshatit turistik, duhet të jenë në përputhje me:

a. kërkesat e nenit 30 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 ”Për turizmin” lartësinë dhe kondicionet e jashtme dhe të brendshme të projektimit dhe të ndërtimit, të njësive akomoduese dhe të shërbimeve të tjera turistike që do të ofrohen;

b. parimet, rregullat dhe standartet e vendosura në Kartën Shqiptare të Restaurimeve si dhe rregulloret e miraturara për administrimin e zonave, qendrave, parqeve, komplekseve urbanistikë-arkitektonikë-historikë, arkeologjikë nëse zona/ haësira e fshatit turistik gëzon mbrojtje të vecantë në bazë të ligjit nr. 9048, datë 7.04.2003 ”Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.

7. Të paraqesë lejen e Mjedisit të zonës, të miratuar nga Ministri i Mjedisit si dhe

studimin dhe impaktin mjedisor mbi të. 8. Të paraqesë lejen e shfrytëzimit të zonës nga Drejtoria e Përgjithshme apo

Rajonale e Shërbimit Pyjor, nëse zona/hapësira përfshin zona pyjore, të cilat gëzojnë mbrojtje në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

9. Të paraqesë lejen nga Këshilli Kombëtar i Ujit, nëse në zgjerimin e zonës

parashikohet shfrytëzimi i burimeve ujore, të cilat gëzojnë mbrojtje në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;

10. Të paraqesë burime të mjaftueshme financiare që përbëjnë të paktën 25% të vlerës

së investimit; 11. Vendim i regjistrimit në gjykatë, për personat juridikë privatë;

12. Çertifikata e regjistrimit ne organin tatimor, për personat juridikë privatë;

13. Dëshmi penaliteti, për personat juridikë privatë; 14. NIPT, për personat juridikë privatë; 15. Vërtetim nga gjykata që nuk është në proces falimentimi, për personat juridikë

privatë;

Page 4: Rregullore  e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin   dhe njohjen e fshatit turistik

4

IV. Procedurat e përcaktimit dhe njohjes së fshatit turistik 1. Subjekti kërkues që do të aplikojë për njohjen e fshatit turistik, duhet të paraqesë

kërkesën me shkrim dhe dosjen përkatëse, sipas pikës 2, nenit 21 të të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” ,ku të jenë të plotësuara standartet dhe kriteret e mësipërme.

2. Menjëherë, me marrjen zyrtare të kërkesës, Ministri përgjegjës për turizmin, me

urdhër ngre një Komision të posaçëm i cili ngarkohet për zbatimin e procedurave dhe afateve të njohjes së fshatit turistik.

3. Komisioni i posaçëm brenda 30 ditëve nga krijimi i tij me urdhër të ministrit,

shqyrton dhe verifikon dosjen e subjektit, dhe njofton me shkrim subjektin mbi rregullsinë e dokumentacionit të dosjes së dorëzuar.

4. Në rast mungesash të dokumentacionit, brenda 10 ditëve, nga marrja dijeni e këtij

njoftimi, subjekti duhet të paraqesë dokumentat plotësuese të kërkuara nga Komisioni i posaçëm.

5. Në rast se subjekti nuk e plotëson dosjen brenda afatit të përcaktuar në pikën 4, të

këtij kreu, Komisioni i propozon Ministrit refuzimin për njohjen e fshatit turistik të shoqëruar me një relacion të argumentuar.

6. Ministri duhet të nxjerrë urdhërin sipas pikës 5 të këtij kreu, brenda afatit 60 ditë,

të përcaktuar në pikën 3 të nenit 21 të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin”, në të kundërt Ministri përgjegjës është i detyruar të nxjerrë urdhrin për njohjen e fshatit turistik jo më vonë se 10 ditë nga mbarimi i afatit ligjor prej 60 ditë.

7. Në rast se subjekti plotëson standartet dhe kërkesat e përcaktuara në këtë

rregullore, Komisioni i propozon ministrit, brenda afateve të këtij kreu, nxjerrjen e urdhërit për njohjen e fshatit turistik.

8. Pas njohjes së fshatit turistik struktura përgjegjëse në MTKRS bën regjistrimin e

tij në regjistrin përkatës.

9. Ministri përgjegjës për turizmin pajis subjektin me çertifikatën e klasifikimit për fshatin turistik në varësi të standarteve dhe në përputhje me aktet nënligjore të miratuara në zbatim të ligjit “Për Turizmin”.

V. Dispozita kalimtare dhe të fundit 1. Subjektet privatë, të përcaktuar sipas nenit 48, pika 1 të të ligjit nr. 9734, datë

14.05.2007 “Për turizmin” dhe që ka në pronësi apo administrim struktura të ngjashme me fshatin turistik përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të aplikojnë pranë Ministrit përgjegjës për turizmin, për t’u rinjohur si të tillë dhe për t’u

Page 5: Rregullore  e standarteve, kritereve dhe procedurave për përcaktimin   dhe njohjen e fshatit turistik

5

pajisur me çertifikatën e klasifikimit, në përputhje me dispozitat e ligjit dhe të kësaj rregulloreje.

2. Njohja e fshatrave turistikë ekzistues duhet të bëhet brenda afatit të përcaktuar në pikën 3, të nenit 48, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin”.

3. Subjektet që kanë në pronësi apo administrojnë fshatra turistikë, të njohur si të tillë, janë objekt inspektimi nga strukturat e autorizuara nga Ministri përgjegjës për turizmin, në bazë të nenit 32, pika 1, të ligjit nr. 9734, datë 14.05.2007 “Për turizmin” dhe në rast konstatimi të kundravajtjes administrative, ndaj këtyre subjekteve vendoset gjobë sipas nenit 45 të këtij ligji