rrjeti pËr zhvillim rural i e-buletini republikËs sË...

11
1. NGRITJA E VETëDIJES MBI SFIDAT DHE NDIKIMET NGA NDRYSHIMET KLIMATIKE Në BUJQëSI 2. VENDOSJA E RRJETEVE UV 3. PUNëTORI PëR GAZETARë 4. KONFERENCë: “ROLI I SEKTORIT CIVIL MBI ZHVILLIMIN RURAL Në BALLKANIN PERëNDIMOR” 5. PUNëTORI PëR SIPëRMARRJE SYNUAR PëR GRATë ROME 6. „FESTIVAL I QERSHISë” Në QYSTENDIL – BULGARI, PëRFORCIMI EKONOMIK I GRUAS NGA MJEDISET RURALE 7. ETNO PANAIR – “PAVLOVDEN I PEHçEVëS” - 2012 8. PROMOVIMI I “GJELLëBëRëSIT KRUSHEVAS“ 9. FIRMOSJE Të MEMORANDUMIT PëR BASHKëPUNIM MES RZR I RM-Së DHE KRYQIT Të KUQ Të RM-Së 10. MANIFESTIMI KREMTIM I PIREUT nr.04 shtator 2012 PUBLIKON Rrjeti për zhvillim rural i Republikës së Мaqedonisë www.ruralnet.mk email: [email protected] “Orce Nikolov” 188-1/8 1000 Skopje R. e Maqedonisë Т: +389 (2) 3075 506 F: +389 (2) 3075 503 RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË e-buletini Në këtë numër: Në këtë numër:

Upload: others

Post on 13-Oct-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

1. Ngritja e vetëdijes mbi sfidat dhe Ndikimet Nga Ndryshimet klimatike Në bujqësi

2. veNdosja e rrjeteve uv

3. PuNëtori Për gazetarë

4. koNfereNcë: “roli i sektorit civil mbi zhvillimiN rural Në ballkaNiN PerëNdimor”

5. PuNëtori Për siPërmarrje syNuar Për gratë rome

6. „festival i qershisë” Në qysteNdil – bulgari, Përforcimi ekoNomik i gruas Nga mjediset rurale

7. etNo PaNair – “PavlovdeN i Pehçevës” - 2012

8. Promovimi i “gjellëbërësit krushevas“

9. firmosje të memoraNdumit Për bashkëPuNim mes rzr i rm-së dhe kryqit të kuq të rm-së

10. maNifestimi kremtim i Pireut

nr.04 shtator 2012PublikoNRrjeti për zhvillim rural iRepublikës së Мaqedonisëwww.ruralnet.mkemail: [email protected]

“Orce Nikolov”188-1/8 1000 SkopjeR. e MaqedonisëТ: +389 (2) 3075 506F: +389 (2) 3075 503

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

e-buletini

Në këtë numër: Në këtë numër:

Page 2: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

Ngritja e vetëdijes mbi sfidat dhe Ndikimet Nga Ndryshimet klimatike Në bujqësi

Ndryshimet klimatike, që manifestohen nëpërmjet periudhave të gjata të thatësirave, zvogëlim të të reshurave por edhe rritje konstante të

temperaturave në nivel mujor dhe vjetor, kanë ndikim posaçërisht të dëmshëm mbi bujqësinë.

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike mbi sfidat dhe ndikimet nga ndrshimet klimatike në sektorin e bujqësisë, Rrjeti për Zhvillim Rural në Republikën e Maqedonisë. ka organizuar 4 punëtori në qershor në suaza të projektit „Adaptimi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike“, financuar nga USAID. Punëtoritë janë organizuar në 4 qytete në Maqedoni: në Negotinë më 12 qershor, në Kumanovë më 15 qershor, në Bogdanci më 19 qershor dhe në Strumicë më 21 qershor. Pjesëmarrës në ngjarjet ishin fermerët e rajonit, përfaqësues të vetëqeverisë lokale dhe Agjencisë për Nxitje dhe Zhvillim të Bujqësisë (ANZHB) .

Projekti „Adaptimi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike“ është përqendruar në zonën Mediterane, të cilës i takojnë edhe rajoni i Vardarit me pjesë të rrethinës së Strumicës dhe Gjevgjelisë, si rajone më

të prekura nga ndryshimet klimatike. Projekti filloi të bashkëpunon me ferma familjare që plasojnë pjesën më të madhe të prodhimeve të tyre në treg, si dhe fermerët që pjesërisht i shesin dhe pjesërisht i ruajnë për vete prodhimet e tyre. Në suaza të komponentit të parë të projektit filluan të zhvillohen testimet edhe të teknikave adaptive bujqësore, për të gjetur zgjidhje për ndikimet e pavolitshme nga ndryshimet klimatike. Përvojat e fituara do të mund të zbatohen nga prodhuesit bujqësor. Gjithashtu, teknologjitë e testuara nga komponenti i parë, do të zhvillohen në pako këshillëdhënëse që do të shpërndahen tek grupet synuese nëpërmjet një sërë punëtorish dhe medieve tjetra të përshtatshme.

Page 3: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

veNdosja e rrjeteve uv

Në kuadër të projektit të USAID për Adaptimin e Bujqësisë ndaj Ndryshi-meve Klimatike, si një prej masave kryesore adaptive që do të testohen dhe do të demonstrohen në kopshtari, pemëtari dhe vreshtari, është

vendosja e rrjeteve UV mbrojtëse, që kanë për detyrë të mbrojnë të mbjellat nga djegie dhe breshri. Rrjetet UV të tilla mbrojtëse kanë qenë të vendosura gjatë muajit të qershorit, në dy njësi testimi demonstrative: Në fushën e kopshtarisë ishin vendosur rrjete UV mbrojtëse mbi domate në lo-kalitetin f. Pçinja, rrethina e Kumanovës.

Nga ana tjetër, në fushën e pemëtarisë, rrjetet UV mbro-jtëse ishin të vendosura mbi mbjellje të dardhave, në lo-kalitetin Mllado Nagoriçanë, Kumanovë.

Projekti i USAID-it për Adaptim të Bujqësisë ndaj Ndry-shimeve Klimatike, që zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i RM-së do të bëjë testime dhe monitorin të tekni-kave të shumta për të identifikuar ata që funksionojnë më mirë nën kushtet e dhëna dhe kështu ajo që do të mësohet mund të aplikohet në më tepër bashkësi nëpër rajonet synuese, me të cilën do të ndihmohet për uljen e disa prej ndikimeve të papritura nga ndryshimet klima-tike mbi kulturat bujqësore.

Page 4: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

Në atmosferë të këndshme dhe shoqërim kaluan dy ditët e punëtorisë që ishte synuar për gazetarë ndërsa ishte e organizuar nga Rrjeti për Zhvillim

Rural i Republikës së Maqedonisë, më 2 dhe 3 korrik në verërinë Popova Kulla, Demir Kapi. Gazetarët, që ishin pjesëmarrës në punëtorinë, kishin mundësinë të njoftohen me qëllimet dhe aktivitetet e Rrjetit për Zhvillim Rural si zbatues të projektit ”Adap-timi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike”, financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID.

Të pranish-mit i ndiqnin me interes të madh prezan-timet e Petar Gjeorgjievski, kryetar i Rrjetit për Zhvillim Rural i RM-së dhe Vesela

Llambevksa Domazetova, kryetare e Këshillit Drejtues të RZR-së. Gazetarët ishin të njoftuar me prognozat e ekspertëve për rritjen e ndikimit të dëmshëm nga ndry-shimet klimatike mbi kulturat bujqësore, gjatë njëqind viteve të fundit. Ishin prezantuar aktivitetet e deritan-ishme dhe të planifikuara në sajë të projektit Adaptimi i Bujqësisë ndaj Ndryshimeve Klimatike. Më tepër interes dhe vëmendje morën praktikat adaptive në kopshtari, pemëtari dhe vreshtari, të cilat do të testohen në fillim të zbatimit të projektit dhe për të cilat vetëm më kanë filluar testime demonstrative në 8 vendndodhje të ndry-shme në zonën mesdhetare që është mbuluar nga pro-jekti.

„Fermerë nga Kumanova, Negotina, Bogdanci dhe Stru-mica me masa praktike në fushë do të trajnohen të zba-tojnë teknikat e njohura për adaptim të bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike, siç është vendosja e rrjeteve për mbrojtje nga rrezatimi UV dhe breshër, renditje për-katëse të fidanishteve, largimi i barit dhe masa kundër erozivit të fushave. Projekti ”Adaptimi i bujqësisë ndaj ndryshimeve klimatike” është financuar nga USAID, ndërsa gjatë tre viteve në vijim do të zbatojë Rrjeti për Zhvillim Rural. Masat do të zbatohen në pemëtore me dardha në Mllado Nagoriçane, në tunel plastike me domate në Pçinje, në pemëtore me pjeshka, kajsia dhe kumbulla në Viniçane, në vreshtër në Negotinë dhe Bog-danci dhe në fushë me speca në Strumicë”, - shkroi për Dnevnik, Sonja Hristovska. Gjatë punëtorisë ishin shkëmbyer informata për punën e deritanishme në teren, përvojat e fermerëve dhe prob-lemet nga ndryshimet klimatike me të cilat ballafaqo-hen. Takimi ishte fillim i bashkëpunimit të përbashkët për të ngritur vetëdijen publike për efektet e ndryshi-meve klimaterike dhe nevojën për adaptimin e sektorit bujqësor në Maqedoni.

PuNëtori Për gazetarë

Page 5: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

konferencë: “roli i sektorit civil mbi zhvillimiN rural Në ballkaNiN PerëNdimor”06.06.2012 Nikshiq, Mal të Zi

Në prezencën e ministrive malazeze për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm

dhe bujqësi dhe zhvillim rural, pastaj, grupi konstant i punës dhe përfaqësues të organizatave tjera ndërkombëtare u mbaj konferenca “Roli i sektorit civil mbi zhvillimin rural në Ballkanin Perëndimor” në të cilën gjithashtu ishte ftuar edhe Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë. Përveç kësaj, në konferencën kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të rrjeteve tjera për zh-villim rural nga shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Shqipëri.

Evenimenti njëherë ishte edhe pro-movim zyrtar i themelimit të Rrjetit për Zhvillim Rural i Malit të Zi. Në kuadër të programit, Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqe-donisë kishe mundësinë të prezan-tojë punën e saj dhe të përcjell praktikat pozitive nga simulimi i LEADER metodologjisë. Gjatë panel diskutimeve, pjesëmarrësit kanë shkëmbyer informata dhe përvoja të dobishme dhe ishte zhvilluar diskutim për çështje të ndryshme të dalim nga puna e tyre. Me ko-mentet e shumta pozitive që i kanë marrë nga kolegët e pranishëm nga shtetet fqinje, përshtypja e përgjith-

shme ishte që Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë me sukseset e saj deri më tani është udhëheqëse e iniciativave dhe ndry-shimeve në fushën e zhvillimit rural në rajonin.

Page 6: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

PuNëtori Për siPërmarrje syNuar Për gratë rome

Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë më 13-14 qershor në Pehçevë ka mbajtur një punëtori dyditëshe në temën sipërmarrje për gratë

rome. Në punëtorinë, që kishte për qëllim të përforcojë kapacitetet sipërmarrëse të grave rome në komunën e Pehçevës, kanë marrë pjesë 30 gra rome që jetojnë në rrethinën e Pehçevës.

Punëtoria ishte organizuar në sajë të masës lokale “Ngritja e kapaciteteve sipërmarrëse të Romëve dhe rritja e mundësive për vetë-punësim”. Kjo masë prioritare lokale është zbatuar nga ana e komunës së Pehçevës si pjesë e projektit mbështetja e zbatimit të strategjisë për romët, që ka qëllimin e përgjithshëm të përforcojë kapacitetet institucionale të strukturave koordinuese për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Romët dhe Dekadën për Përfshirje të Romëve 2005-2015, që do të kontribuojë mbi përmirësimin e situatës së Romëve në shtetin.

Page 7: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

„festival i qershisë” Në qysteNdil – bulgari

Përforcimi ekonomik i gruas nga mjediset rurale

Rrjeti për zhvillim rural në Republikën e Maqedon-isë, në qershor të vitit 2012 ju dha përkrahje anëtarëve të tij (organizata të grave nga pjesa

lindore e Maqedonisë) të marrin pjesë në „Festivalin e qershisë“ në Qystendil – Bullgari. Organizatat, anë-tare të rrjetit merren me artizanati tradicionale që janë karakteristike për këtë pjesë të vendit. Qëllimet e vizitës ishin themelimet e kontakteve të reja, shkëmbimi i përvojave dhe gjetja e mundësive për bashkëpunim të përbashkët me organizata të ngjashme nga rajoni fqinjë në Bullgari. Përveç promocionit të qershisë si frutë kryesor t[ festivalit, theksi tjetër u vendos mbi garimin, që përfshiu më shumë qendra të bashkësisë, organizata joqeveritare, shkolla dhe kopshte nga rajoni i Qystendilit. Njëkohësisht, anëtarët e RRZHR që morën pjesë në „ Festivalin e qershisë “ kishin mundësinë që të shesin shumicën e prodhimeve të tyre.

Page 8: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

etNo PaNair – “Pavlovden i Pehçevës” - 2012

Prej 9 deri 15 korrik 2012 në Pehçevë u mbajt sipas traditës “Pavlovden i Pehçevës”.

Qyteti i vogël prej të hënës deri të dielën pulsonte në ritmin e burisë dhe etno muzikës. Manifestimi prej viti në vit po pasuron përmbajtjet dhe po tërheq gjith-një e më tepër mysafirë dhe turisë, që është edhe qëllimi i kryesor i aktivitetit. Për shkak të shumë personave që ishin veshur në rroba kombëtare, sheshi i Pehçevës dhe rrugët dukeshin sikur prej kohës para njëqind viteve.

Gjatë ditës prezantoheshin grupe folklorike dhe etno përbërje nga Maqedonia dhe shtetet fqinje, ndërsa gjatë natës në programin ishin Festivali i Orkestrave Fryrëse. Sipas traditës, u mbajt edhe etno panairi, në të cilin ishin prezantuar specialitete gastronomike dhe punime nga rajoni Maleshevia, ndërsa të dielën në programin ishte “Spikijada” tradicionale. Praninë e numrit të madh të mysafirëve dhe turistëve e shfrytëzoi edhe Rrjeti për Zh-villim Rural i Republikës së Maqedonisë, e cila të premten në Pehçevë bëri promovimin e vet.

Page 9: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

Promovimi i “gjellëbërësit krushevas“

Në kuadër të etno qytetit Krushevë, më 26 kor-rik, me fillim në orën 20.00, në Pallatin e Kul-turës në Krushevë ishte mbajtur promovimi i

“Gjellëbërësit krushevas”. Anëtarët e organizatës “Cvet” me sukses i kanë grumbulluar në një vend gjitha recetat tradicionale, karakteristike për këtë qytet. “Gjellëbërësi krushevas” e kanë përgatitur me mbështetjen e Qever-isë së Republikës së Maqedonisë dhe Rrjetit për Zhvillim Rural të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet program-it CIVICA Mobilitas – zbatuar nga CIRa dhe financiarisht e mbështetur nga SDC.  Vepra e tillë e grave nga kjo or-ganizatë është një prej shumë aktiviteteve që kanë për qëllim të ruajnë dhe afirmojnë trashëgiminë kulturore dhe traditat e qytetit të Krushevës. Vizitorët e eveni-mentit, mes të cilësi ishin një numër i turistëve vendas dhe të huaj, ishin të mahnitur nga recetat e shijshme të përgatitura nga gratë, anëtare të organizatës “Cvet”. Vendasit e pranishëm shtuan edhe një notë të veçantë dhe të këndshme të evenimentit, duke shkëlqyer me disponim të këndshëm, të veshur me veshje tradicion-ale, të njohura në këtë qytet para qindra viteve. Tre valle tradicionale nga ky rajon ishin të kërcyera nga disa të rinj krushevas, paraprakisht të mësuar nga anëtarët e “Cvet”. Kryetari i Krushevës e mbylli evenimentin duke shprehur kënaqësi të madhe dhe lumturi për shkak të iniciativave të tilla për promovimin dhe ruajtjen e traditës krush-evase dhe shprehi dëshirë për sukses të mëtutjeshëm të kësaj organizate.

Page 10: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

firmosje të memoraNdumit Për bashkëPuNim mes rzr i rm-së dhe kryqit të kuq të rm-së

Më 16.08.2012 në zyrat e Kryqit të Kuq, në Shkup ishte firmosur memorandum për bashkëpunim mes rzr i rm-së dhe kryqit të

kuq të republikës së maqedonisë.

Të dy organizatat kanë rënë dakord që të sigurojnë bashkëpunim të ndërsjellë, koordinim gjatë veprim-it për realizim të programeve nga më shumë fusha, mbështetje të brendshme dhe bashkëpunim me institu-cione tjera dhe organizata dhe angazhohen për të reali-zuar disa iniciativa të përbashkëta.

Njëra prej qëllimeve specifike të bashkëpunimit është adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike në viset rurale, në sajë të së cilës Memorandumi i sqaron udhëzimet krye-sore për bashkëpunimin e përbashkët mes projektit të usaid për adaptim të bujqësisë ndaj Ndryshimeve klimatike, që zbatohet nga Rrjeti për Zhvillim Rural i Republikës së Maqedonisë dhe rrjeti për Përgjigje kli-matike, e formuar në kuadër të projektit rajonal EU IPA “Forumi i Evropës Juglindore për adaptim ndaj ndryshi-

meve klimatike” që në Maqedoni zbatohet nga Kryqi i Kuq.  

Nga bashkëpunimi i caktuar në këtë fushë pritet pro-movim i përbashkët i njohurive për efektet e ndryshi-meve klimatike në fushën e prodhimtarisë bujqësore, shkëmbim të informatave për aktivitetet, praktika dhe hulumtime, prezantim të mundësive për gjetje të zgjid-hjeve aplikative për të përballuar pengesat kryesore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike për uljen e dëmeve në bujqësi.; si dhe ngritje të vetëdijes për efektet e ndry-shimeve klimatike në sektorin bujqësore dhe ndikimi i tyre mbi shëndetin e fermerëve.

Kryetari i Rrjetit për Zhvillim Rural të RM-së, Petar Gje-orgjievski dhe Sekretari Gjeneral i Kryqit të Kuq të Re-publikës së Maqedonisë, m-r Sait Saiti, e përmbyllën evenimentin duke theksuar shpresën për bashkëpunim afatgjatë dhe të suksesshme gjatë realizimit të qëllimeve për përbashkëta.  

Page 11: RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I e-buletini REPUBLIKËS SË ...ruralnet.mk/wp-content/uploads/2013/03/E-BILTEN_4alb.pdf · Ndryshimet klimatike Në bujqësi 2. veNdosja e rrjeteve uv

RRJETI PËR ZHVILLIM RURAL I REPUBLIKËS SË MAQEDONISËe-buletini

maNifestimi kremtim i Pireut

Edicioni i gjashtë i manifes-timit multi-medial KREMTIM I PIREUT që ishte mbajtur më

27 dhe 28 gusht në f. Slloeshticë edhe këtë vit ka kapur vëmendjen e vizitorëve me përmbajtje origjinale.

Organizatorët, ART POINT – GUMNO që është anëtare e RZR të RM-së dhe ENOH, përveç fjalimit tradicional mbi varrin e Petre M. Andreevski, që këtë vit e zhvilloi shkrimtari dhe publicisti Cvetan Vrazhivirski, vizitorëve ju of-ruan program të pasur me shfaqje premiere.

Ishte prezantuar një studim et-nologjik-antropologjik për “Mëkatin dhe Dënimin” në traditën maqedo-nase nga Jelena Cvetanovska, ek-spozitë e veprave të pikturuara në punëtorinë vjetore artistike të ART POINT – GUMNO dhe ishte prezan-tuar një përmbledhje e ilaçeve tradi-cionale që i kanë përdorur banorët e fshatrave të demirhisarit të epërm. Programi ishte pasuruar me prezan-timin e kujtimeve auto-biografike nga fëmijëria e Lube Cvetanovski “Fëmija brenda meje” dhe me prezantim të filmit dokumentar “Perla e qiellit” të Goce Dimovski.

Gjatë këtij evenimenti, premierën e kishte filmi dokumentar “Duhanxhi-jka” e autorit Garvanlieva, e cila për këtë film në Gjermani në vitin 2010 e fitoi çmimin për filmin më të mirë dokumentar.

I gjithë evenimenti ishte pasuruar me shfaqje nga mysafirët nga Vevça-

ni, të cilët me maska, kishin shkëlqyer nëpër fshatin!

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqe-donisë dhe kryetarët e komunave të Demir Hisarit, Manastirit dhe Vevçanit.