rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 60 00 ... · kompozitori haig zacharian...

24
Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Diel 8 Mars 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 14-15 Nga Ylli MEÇE Tundu, tundu o flamur, bota hiq e ne prapë vur! Nga Luan KURTI Amerika është më tepër se një flamur Nga Bardhyl BEJKO Letrat e Metës si petullat e tetës Meta skenarë rusë për destabilizimin e vendit dhe bllokimin e negociatave, gjen mbështetje te mediat e Moskës për “luftën” e nisur me amerikanët Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se plani i qeverisë është për të ndërtuar 4 mijë shtëpi gjatë këtij viti, për të strehuar të prekurit nga tërmeti. Nga Shijaku, kryeministri prezantoi projektin për rindër- timin dhe rizhvillimin urban të vendeve të dëmtuara nga tërmeti, duke u premtuar 4 mijë familjeve që Viti i Ri 2021 do t’i gjejë në shtëpinë e re... Zbehen shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Ulja e PD në tryezën e dialogut ishte një sinjal se palët po shkojnë drejt një reforme kon- sensuale, e cila më pas do të sillte dhe zgjedhje të parakohshme. Por hyrja në lojë e presidentit duket se e ka minuar procesin. LSI e Meta kërkuan që të mos tejkalohet 15 marsi, si afati i... Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet prej vitesh, ai ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Si krijues Zacharian shprehet se të shkruarit është një proces profe- sional i pandalshëm, por kjo pjesë... Peshëngritja zhvilloi të premten aktivitetin e parë të madh për këtë vit, pikërisht Kupën e Shqipërisë, një veprimtari sportive që u konceptua si test për shtangistët kryesorë në prag të aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, si Europiani i Moskës pas pak javësh, si dhe Lojërat Olimpike... Edi Rama: Brenda vitit do të ndërtojmë 4 mijë shtëpi, ja si do procedohet me pallatet, kategoritë që përjashtohen nga amnistia fiskale Veniten shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Lulzim Basha këmbëngul te 15 marsi dhe qeveria teknike, konsensusi PS-PD në rrezik HAIG ZACHARIAN: Arti kërkon stabilitet, artistët i vlerësojnë vetëm me fjalë, mungon stimulimi financiar nga institucionet FAIK NEBIJAJ: Sporti ynë plot me “haxhiqamilistë”, ja si e çova Kupën e Shqipërisë tek Teuta në Durrës Zbardhet letra, aktivisti Geri Kokalari paralajmëron ambasadoren Yuri Kim: Qëndro larg Metës dhe Berishës, janë kokat e korrupsionit në Shqipëri Trazohen ujërat brenda Partisë Demokratike. Dështimet e njëpasnjëshme të kryedemokratit Lulzim Basha përballë qeverisë kanë shkaktuar pakënaqësi në radhët e kritikëve. Basha doli nga Parlamenti një vit më parë dhe bojkotoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit me qëllim rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, por deri më tani nuk ja ka arritur qëllimit. Mirëpo, duket se shefi i selisë blu nuk do ta ketë aspak të lehtë në... Faqe 8 Faqe 16 Faqe 19 Faqe 5 Borxhet e energjisë, 58 mijë familje e 8 mijë biznese mundësi pagese me këste, ja kush do të përfitojë OSHEE ka ofruar për të gjithë debitorët skema lehtësuese për të paguar me këste detyrimet e prapambetura të energjisë, por edhe mundësinë për reduktim të kamatëvonesës. Ditën e djeshme Drejtori i Divizionit Tregtar te OSHEE, Elton Sevrani, deklaroi gjatë një interviste televizive se me skemën e re rreth 58 mijë abonentë familjarë... Myrshit Vorpsi: Ja çfarë do të sjellë ligji i ri, tokat nuk ndahen për pronarët, kaosi me pronat do të vijojë edhe për 10 vite Projektligji i ri për “Procedurat Kalimtare të Pronësisë” nuk përmbush kërkesat e ish-pronarëve. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi deklaroi ditën e djeshme se ish-pronarët nuk janë pjesë... Faqe 9 Faqe 2,3 Ja detajet e raportit të Venecias për Kushtetuesen, thirrje palëve të ulin shpatat dhe të gjejnë konsensusin për zgjidhjen e krizës Faqe 4 Trazohen ujërat në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli kërkon rrëzimin e Bashës: Po shpartallon partinë, koha për drejtim të ri Faqe 6 CMYK Faqe 10

Upload: others

Post on 25-Sep-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Diel 8 Mars 2020

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 14-15

Nga Ylli MEÇE

Tundu, tundu o flamur, bota hiq e ne prapë vur!

Nga Luan KURTI

Amerika është më tepër se një flamur

Nga Bardhyl BEJKO

Letrat e Metës si petullat e tetës

Meta skenarë rusë për destabilizimin e vendit dhe bllokimin e negociatave, gjen mbështetje te mediat e Moskës për “luftën” e nisur me amerikanët

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se plani i qeverisë është për të ndërtuar 4 mijë shtëpi gjatë këtij viti, për të strehuar të prekurit nga tërmeti. Nga Shijaku, kryeministri prezantoi projektin për rindër-timin dhe rizhvillimin urban të vendeve të dëmtuara nga tërmeti, duke u premtuar 4 mijë familjeve që Viti i Ri 2021 do t’i gjejë në shtëpinë e re...

Zbehen shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Ulja e PD në tryezën e dialogut ishte një sinjal se palët po shkojnë drejt një reforme kon-sensuale, e cila më pas do të sillte dhe zgjedhje të parakohshme. Por hyrja në lojë e presidentit duket se e ka minuar procesin. LSI e Meta kërkuan që të mos tejkalohet 15 marsi, si afati i...

Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet prej vitesh, ai ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Si krijues Zacharian shprehet se të shkruarit është një proces profe-sional i pandalshëm, por kjo pjesë...

Peshëngritja zhvilloi të premten aktivitetin e parë të madh për këtë vit, pikërisht Kupën e Shqipërisë, një veprimtari sportive që u konceptua si test për shtangistët kryesorë në prag të aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, si Europiani i Moskës pas pak javësh, si dhe Lojërat Olimpike...

Edi Rama: Brenda vitit do të ndërtojmë 4 mijë shtëpi, ja si do procedohet me pallatet, kategoritë që përjashtohen

nga amnistia fiskale

Veniten shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Lulzim Basha këmbëngul te

15 marsi dhe qeveria teknike, konsensusi PS-PD në rrezik

HAIG ZACHARIAN: Arti kërkon stabilitet,

artistët i vlerësojnë vetëm me fjalë, mungon stimulimi financiar nga institucionet

FAIK NEBIJAJ: Sporti ynë plot me

“haxhiqamilistë”, ja si e çova Kupën e Shqipërisë

tek Teuta në Durrës

Zbardhet letra, aktivisti Geri Kokalari paralajmëron ambasadoren Yuri Kim: Qëndro larg Metës dhe Berishës, janë kokat e korrupsionit në Shqipëri

Trazohen ujërat brenda Partisë Demokratike. Dështimet e njëpasnjëshme të kryedemokratit Lulzim Basha përballë qeverisë kanë shkaktuar

pakënaqësi në radhët e kritikëve. Basha doli nga Parlamenti një vit më parë dhe bojkotoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit me qëllim rrëzimin e

kryeministrit Edi Rama, por deri më tani nuk ja ka arritur qëllimit. Mirëpo, duket se shefi i selisë blu nuk do ta ketë aspak të lehtë në...

Faqe 8

Faqe 16

Faqe 19

Faqe 5

Borxhet e energjisë, 58 mijë familje e 8 mijë biznese mundësi pagese me këste, ja kush do të përfitojëOSHEE ka ofruar për të gjithë debitorët skema lehtësuese për

të paguar me këste detyrimet e prapambetura të energjisë, por edhe mundësinë për reduktim të kamatëvonesës. Ditën e djeshme Drejtori i Divizionit Tregtar te OSHEE, Elton Sevrani, deklaroi gjatë një interviste televizive se me skemën e re rreth 58 mijë abonentë familjarë...

Myrshit Vorpsi: Ja çfarë do të sjellë ligji i ri, tokat nuk ndahen për pronarët, kaosi me pronat do të vijojë edhe për 10 vite

Projektligji i ri për “Procedurat Kalimtare të Pronësisë” nuk përmbush kërkesat e ish-pronarëve. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi deklaroi ditën e djeshme se ish-pronarët nuk janë pjesë... Faqe 9

Faqe 2,3

Ja detajet e raportit të Venecias për Kushtetuesen, thirrje palëve të ulin shpatat dhe të gjejnë konsensusin për zgjidhjen e krizës Faqe 4

Trazohen ujërat në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli kërkon rrëzimin e Bashës:

Po shpartallon partinë, koha për drejtim të ri

Faqe 6

CMYK

Faqe 10

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

2 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Për të qenë i drejtë, Shtetet e Bashkuara ndajnë një pjesë të fajit për korrupsionin e Shqipërisë. Kjo për shkak se të dërguarit e mëparshëm amerikanë kanë devijuar nga veprimet e qarta të korrupsionit nga zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, dhe kjo verbëri e qëllimshme u shfaq në interes të disa synimeve më të mëdha të per-

ceptuara të Amerikës. Duke folur për sytë dhe veshët, shikoni ato që thoni dhe bëni brenda ambasadës sepse muret kanë veshë. Shumica e "lojtarëve" në mesin e "elitës politike" të Shqipërisë kanë të gjithë "miq" nën çatinë tuaj, që monitorojnë veprimet tuaja në kohë reale”, thuhet në letrën e aktivistit Kokalari.

Korrupsioni, Kokalari: SHBA ka përgjegjësi Paloka sulme qeverisë: Kriza tek ne e ka emrin Rama

Nënkryetari i Partisë Demokra-tike, Edi Paloka ka hedhur dje akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Paloka ka publikuar një video lidhur me të dhënat e Zyrës Europiane për azilantët ku Shqipëria rezultoi e para sa i përket kërkesave të azilkërkuesve për në BE. Sipas Palokës, Shqipëria nuk është në luftë si Siria, përplasje civile si Ven-ezuela apo konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para. Për këtë ai bën fajtor Edi Ramën, dhe e cilëson si shkaktari i vetëm i krizës që vazhdon të thyejë rekorde të zeza. “Rama vazhdon të thyej rekordet e zeza që ka vendosur vetë. Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian. Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama. Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve”, ka shkruar nënkryetari i PD Edi Paloka në profilin e tij në Facebook .

Vetëvendosja protestë për 7 marsin: Shahini të ndërhyjë urgjent

Paraditen e djeshme të 7 Mar-sit studentë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë protestuan në mënyrë simbolike para Ministrisë së Arsimit. Aktivistët mbajtën një komunikatë për media ku vendosën një mesazh pranë hyrjes ku shkruhej “Ministri e Arsimit apo e Abuzimit”. Aktivistja Megi Mustafaraj denon-coi dhunën me bazë gjinore ndaj vajzave në shkollat e vendit dhe neg-lizhencën e organeve shtetërore për ta parandaluar atë. “Vetëm para pak kohësh të gjithë u bënë dëshmitarë të një incizimi ku profesori i gjimnazit ngacmonte seksualisht nxënësen në formë shantazhi dhe kërcënimi. Sakaq, vetëm pak ditë kanë kaluar nga përdhunimi i një gjimnazisteje nga dy bashkëmoshatarë, ndërkohë që katër bashkëmoshatarë të tjerë janë akuzuar për ngacmim seksual përmes shantazhit me video. Vitin e kaluar patëm një rast të ngjashëm në një tjetër qytet, ku sërish, përmes shantazhit me video, një nxënëse u përdhunua”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të VV.

Procesi i integrimit europian, Matthew Palmer në mbështetje të Shqipërisë: E meriton hapjen e negociatave

Dita e vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po afron, ndërkohë që sinjalet për një vendim pozitiv po shtohen dita ditës. Raporti i Komisionit Euro-pian doli pak ditë më parë dhe i shtoi akoma më shumë sinjalet se në pranverë do të hapen negociatat për Shqipërinë, pasi raporti thekson-te se Shqipëria ka bërë përparime sidomos në lidhje me reformat. Sakaq edhe vendet skeptike si Franca apo Holanda kanë ndryshuar opinion për Shqipërinë, çka i shton akoma edhe më shumë shpresat për një përgjigje pozitive. Vlen të

kujtohet se Franca ishte ajo që pengoi procesin e integrimit dhe këtë herë ka ndryshuar qën-drim. Kjo mendohet se ka ardhur edhe si pasojë e metodologjisë së re të BE. Sakaq zëvendës ndihmës sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer ka dhënë dje mbështetje për vendin tonë sa i takon hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. I pranishëm në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë, Palmer tha se Shqipëria e meri-ton hapjen e negociatave. Ai u shpreh se SHBA-të do të donin të shihnin një vendim pozitiv nga

Këshilli Europian, duke shtuar kësisoj shpresat për Shqipërinë. Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nëse pret përgjigje pozitive për një kohë të shkurtër, Palmer deklaroi se mbetet në qëndrimin se refuzimi i hapjes së negociatave tetorin e vitit të kaluar ishte një gabim historik. “Lajmi i mirë është se ekziston mundësia që të përmirësohet ai gabim në mars, në takimin e Këshillit Europian. Shumë do të donim të shih-nim vendim pozitiv nga ky këshill për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV. Konsid-erojmë se që të dy vendet e meritojnë atë”, ka

deklaruar Palmer. Më tej ai tha se zbatimi i mar-rëveshjes së Prespës ishte një nga pikat kyç për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Ai po ashtu tha se Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugën drejt NATO-s. “Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës ishte kyç për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu, presim që Maqedonia e Veriut të shkojë përpara në rrugën drejt NATO-s. Mendoj se këtu mund të presim përparim shumë të shpejtë. Do të jetë ditë e shkëlqyer, diçka për të cilën punuam shumë vite”, deklaroi Palmer.

Arbjona ÇIBUKU

Aktivisti shqiptaro-amer-ikan Geri Kokalari ka paralajmëruar ambas-adoren amerikane Yuri

Kim që të qëndrojë larg Sali Ber-ishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Përmes një letre ai shprehet se ka prova për përfshirjen e tyre në afera korruptive dhe i kërkon ambasadores të bëjë kujdes në takimet me ta. Gazeta ka siguruar letrën ekskluzive ku aktivisti i bën një panoramë të qartë të situatës në Shqipëri ambasadores. Teksa Kokalari përshkruan panoramën e përgjithshme dhe i bën me dije ambasadores Kim rreziqet që mund t’i vijnë nga Berisha dhe Meta, për Ramën aktivisti shprehet se nuk ka prova për përfshirjet e tij në ndonjë aferë korruptive. “Sa i takon ngjarjeve aktuale, unë nuk kam ndonjë informacion apo provë për sa i përket Edi Ramës, dhe nuk di nëse ai ka përfituar nga pozicioni i tij, por nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk do të isha i tronditur - pasi pas gjithçkaje, kjo është Shqipëria. Nga ana tjetër, bazuar në ato që di për Berishën, Bashën dhe Metën, për mendimin tim, ata kanë provuar rekorde që janë aq të korruptuar, sa dita është e gjatë dhe kam shumë prova që besoj se do të vërtetonin këtë pohim. Pra, klithmat e tyre rreth korrupsionit ngjajnë pak a shumë si tenxheret e nxira që du-het të quheshin kazani i zi. Mbani sytë dhe veshët tuaj të hapur në marrëdhëniet tuaja me ta, dhe një sinjal se ata po lakojnë të vërtetën do të vijë kur buzët e tyre të lëviz-in”, shkruan Kokalari në letrën e tij.

Kokalari e njeh Kim me situatënAktivisti në krye të letrës së

tij i përshkruan ambasadores Kim familjen dhe veten e tij, ku i thekson se liderët e qeverisë së tanishme, por dhe të atyre që kanë ikur e njohin atë, por disa e pëlqejnë dhe disa jo, shpjegon aktivisti. Ai i ka shprehur ambasadores gat-ishmërinë për të ndihmuar në lidhje me luftën kundër korrupsionit, një nga qëllimet primare të ambasadës së SHBA. “Unë gjithashtu do të doja të ofroja ndihmën time për prob-lemin e korrupsionit në Shqipëri. Unë mendoj se mund të them me

Aktivisti: Do të doja të ofroja ndihmën time për problemin e korrupsionit në Shqipëri

Zbardhet letra, aktivisti Geri Kokalari paralajmëron ambasadoren Yuri Kim: Qëndro larg Metës dhe Berishës, janë kokat e korrupsionit në Shqipëri

një nivel besimi, që kam bërë pjesën time për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Unë isha i dobishëm në prishjen e përpjekjeve për të shpërndarë mashtrime mbi pas-uritë kryesore të shtetit shqiptar - si Albtelecom dhe Albpetrol - për të dyshuar shumë palë. Unë gjithash-tu isha përgjegjës për ekspozimin e marrëveshjes së armëve AEY

në faqen e parë të Nju Jork Times dhe Komitetit të Mbikëqyrjes së Shtëpive”, është shprehur Kokala-ri. Më tej në letër, aktivisti shpreh keqardhje në lidhje me takimin e Kim me Federatën Panepritike. Ai shprehet se sipas mendimit të tij, ambasadorja Kim është dërguar në këtë takim nga partitë. “Supozimi im është që ju u sollën në këtë takim

Geri Kokalari është themelues i “Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike”, një grup avokatie i formuar për të promovuar in-stitucionet demokratike në Shqipëri. Ai ishte themelues, arkëtar dhe dre-jtor i Këshillit Kombëtar Shqipta-ro-Amerikan, ndërsa ka themeluar zyrën e parë lobuese për shqiptarët në Uashington. Kokalari ishte gjithashtu, një themelues dhe dre-

jtor i Fondacionit Ndihmës Shqiptar, i cili ka zyra në Nju Jork dhe në Tiranë dhe ka ofruar mbi 10 mil-ionë dollarë ndihmë humanitare në Shqipëri. Ai shërbeu si drejtor i Fondit Ndihmës të Kosovës dhe ndër projektet që ai organizoi ishte një transport ajror i ndihmave hu-manitare, të dhuruara nga qyteti i Nju Jorkut kur drejtohej nga krye-bashkiaku Xhuliani.

Ja kush është aktivisti Geri Kokalaringa palë të cilat mund të kenë qenë injorante të emocioneve shqiptare për këtë çështje ose qëllimisht u përpoqën të sabotojnë mar-rëdhënien tuaj me shqiptarët, por unë do t'ju jap përfitimin e dyshimit pasi ky është vetëm fillimi i asaj që jam i sigurt që do të jetë një udhëtim interesant për ju. Sidoqoftë, tani që jeni paralajmëruar për këtë çështje, unë jam i sigurt se mund të flas në emër të amerikanëve, duke kërkuar që të përmbaheni nga sigurimi i një mbështetje të panevojshme dhe qasje në zyrën tuaj për raste si ai i Gage, që ofrojnë mospërputhje të lodhura faktike pa siguruar zgjidh-je konstruktive . Një bashkëpunim i tillë mund të dëmtojë vetëm mar-rëdhënien tuaj me shqiptarët dhe të largojë vëmendjen tuaj nga shumë probleme reale që përballen me Shqipërinë dhe interesat amerikane në rajon”, thuhet në letër.

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,4,8,10,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Meta skenarë rusë për destabilizimin e vendit dhe bllokimin e negociatave, gjen mbështetje

te mediat e Moskës për “luftën” me SHBA

Mediat ruse: SHBA kundër tubimit të presidentit shqiptar

Vetingu nuk ndalet, një javë e ngjeshur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPA pritet të vulosë fatin e dy zyrtarëve

Vetingu po ecën me hapa të mëdha muajt e fundit. Javën që vjen, trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit pritet të zhvillojë plot 4 seanca dëgjimore. E hëna e 9 marsit do të nisë me gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj, i cili do të gjykohet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine. Kujtojmë se Petrit Aliaj ishte një nga gjyqtarët që firmosi pranimin e kërkesës së Dritan Dajtit, për gjykim të shkurtuar, duke i dhuruar atij ulje të dënimit të përjetshëm në 25 vite burg. Një ditë më pas, të martën e 10 marsit, Komisioni i Kualifikimit do të

zhvillojë seancë dëgjimore për kryeprokurorin e Apelit të Gjirokastrës, Gjon Fushaj. Të mërkurën do të zhvillohet seanca e dytë dëgjimore për kryegjyqtaren e Kavajës, Entela Shedula. Seanca e parë u mbajt më 30 janar të këtij viti, por një ditë më pas Komisioni njoftoi se ka riçelur hetimin për kryegjyqtaren, duke e shtyrë seancën për disa javë. Të enjten e 12 marsit do të zhvillohet seanca për gjyqtarin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Bib Ndreca. Në seancën e parë dëgjimore, gjyqtari nuk e lejoi relatoren që të nisë relatimin, duke deklaruar se atij i është mo-

huar koha e mjaftueshme për tu përgatitur me mbrojtjen. Ndreca gjithashtu në seancë u shpreh se dokumentet që i ka dorëzuar pranë Komisionit pasi iu kalua barra e provës, nuk ishin marrë par-asysh në analizën financiare. Në kuadër të kësaj ankese, ai i kërkoi trupës së Komisionit që t’i jepte kohë të përgatisë mbrojtjen. Gjithashtu, gjyqtari i kundërshtoi vendimin që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë për të mbyllur hetimin e tij vetëm për kriterin e pasurisë, duke i kërkuar që të nisë hetimin edhe për kriterin e figurës dhe aftësive profesionale. Një javë me shumë zhvillime

është planifikuar edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku pritet të vuloset fati i dy zyrtarëve të drejtësisë. Më 12 mars, trupa e Kolegjit do të japë vendimin përfundimtarin për prokurorin e Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj. Ndërsa një ditë më pas, 13 mars, trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, do të japë vendimin edhe për proku-rorin Adnand Kosova. Gjithashtu, në kalendarin e Kolegjit është planifikuar një seancë në dhomë këshillimi për prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurti, i cili u shkarkua nga KPK në nëntor të vitit 2018, pas gjetjeve në kriterin e pasurisë dhe të figurës.

Kliti TOPALLI

Shtohen zërat se presidenti Ilir Meta po ndjek skenarë rusë për destabilizimin e vendit. Si kurrë më parë në historinë

e një shteti demokratik, kreu i shteti zbriti në rrugë kundër qeverisë, ndër-sa ka paralajmëruar se do të mësyjë edhe në Parlament. Duket qartë se Meta po ndjek një skenar të qartë dhe të mirëmenduar për destabilizimin e vendit. Në fillim të janarit PD e PS gjetën gjuhën e dialogut dhe situata u qetësua. Madje në korridoret politike po flitej dhe për një pakt Rama-Basha për të çuar vendin në zgjedhje dhe të merrte fund e gjithë kriza politike. Të vetmit që u nxinë nga ky dialog, i cili do të ishte një spunto e madhe për nego-ciatat, ishte dyshja Meta-Berisha. Krejt papritur presidenti vendosi të zbresë në rrugë duke minuar negociatat. Ajo që i vuri kapak se e gjithë kjo ka ta bëjë me bllokimin e negociatave, është letra që dërgoi në Bruksel, ku kërkonte që të mbyllej dera për vendin tonë. Por sipas raporteve ndërkombëtare dhe liderëve politikë vendas e të huaj, çdo tentativë bllokuese për negociata çon ujë te mulliri rus. “Rusia nuk është një vend tifoz i Bashkimit Europian, i zgjerimit të Bashkimit Europian dhe natyrshëm s’mund të ketë pritshmëri evropiane për asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, kjo nuk është sekret, di-het. Ne kemi një axhendë kombëtare, kryefjala e së cilës është të bashkohe-mi me familjen evropiane. Sa herë që kjo axhendë cenohet, aq herë kush nuk është tifoz i Europës, i integrimit të plotë europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sheh një opor-tunitet. Kaq”, ka thënë kryeministri Edi Rama pak kohë më parë. Në të njëjtën linjë me të ka qenë edhe Komandanti i Forcave Amerikane në Europë, Gjenerali, Curtis Scaparrotti, i cili është shprehur se Rusia po bën gjithçka për të bllokuar integrimin e Ballkanit. “Fillimisht ata e bëjnë një gjë të tillë përmes dezinformimit, përmes fondeve dhe mbështetjes ndaj disa partive. Ne shohim se një gjë e tillë është rritur në Ballkan në gjashtë apo tetë muajt e fundit”, ka thënë ai. Pra lëvizjet e Presidentit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë Moskën në këtë aspekt.

Mediat ruse krah MetësGazeta e ka theksuar disa herë

se ka shumë media ruse që janë në unison total me presidentin Meta. Çdo postim në rrjetet sociale dhe deklaratë e tij gjen pasqyrim në mediat ruse.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar kërkojnë të

drejtën e tyre në StrasburgBeteja e disa zyrtarëve të drejtë-

sisë me vetingun ende nuk ka mba-ruar. Disa nga zyrtarët e shkarkuar, nuk i kanë pranuar vendimet e mar-ra nga KPK dhe KPA, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Strasbur-gut. Konkretisht, zyrtarët në fjalë i kanë dërguar një letër Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, përmes së cilës shprehin shqetësimin për procesin e rivlerësimit që po ndodh në Shqipëri, teksa vënë në dukje edhe faktin se paratë e tyre që janë konstatuar nga kontrollorët janë të ligjshme. Në letrën e tyre, ata pretendojnë se anëtarët e KPK dhe KPA, nuk kanë kualifikimet e duhura dhe janë emëruar në atë detyrë, në disa raste edhe në shkelje të parashikimeve ligjore. Po ashtu, zyrtarët e shkarkuar kanë ngritur qëllimin e vërtetë të procesit, që sipas tyre po rezulton të jetë një proces “terminal që po kryhet nga njerëz jokompetentë”.

Emërimet në Gjykatën e Lartë,

presidenca 10 ditë afat Funksionimi i Gjykatës së

Lartë është shumë pranë. Presi-denca ka nisur verifikimet për tre kandidaturat e përzgjedhura nga KLGJ për t’u emëruar gjyqtarë në këtë institucion. Për këtë çështje, Presidenca ka nisur mbledhjen e dokumentacionit për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe procedurës së kandidimit të tyre si-pas legjislacionit në fuqi, e në rast se do të konstatohen shkelje sqaruan burimet propozimi do të refuzohet i argumentuar. Kujtojmë se kandi-datët për Gjykatën e Lartë janë tre, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, dhe brenda 10 ditëve, Presi-denca duhet të shprehet nëse do të emërojë apo jo tre kandidatët për të cilët KLGJ tashmë ka marrë një vendim. Ndërkohë, sipas ligjit, ndry-she nga Kushtetuesja, në Gjykatën e Lartë, dekreti i Presidentit për mos emërimin e kandidatit humbet fu-qinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të KLGJ.

“Me ose pa një konflikt të mirëfilltë në Shqipëri, Moska po kërkon të intensifikojë lidhjet e saj me aktorë të ndryshëm politik, ekonomik dhe social, në mënyrë që të ulë mbështetjen për NATO-n dhe BE-në. Në rast krize institucionale apo të kërcënimit të demokracisë në shtetet më pak të mbro-jtura të Evropës, Rusia shfrytëzon ato figura politike që kanë më shumë për zemër meto-dat autoritare të qeverisjes ose sponsorizon grupe të armatosura të vetë-mbrojtjes në pjesë të ndryshme të vendit, me qëllim min-imin e qeverisë. Nëse autoriteti shtetëror (i

vendit në fjalë) dëmtohet, Moska, madje, mund të interferojë si forcë ndërmjetëse ose paqeruajtëse. Shqipëria sigurisht që nuk ka imunitet ndaj parave të korrupsion-it apo depërtimit të organizatave kriminale të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata do të përdorin shansin e pasig-urisë politike, trazirave sociale dhe të një sistemi të dobët ligjor për të zgjeruar shtrirjen e tyre, dhe për t’i dhënë ryshfet ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike”, tha eksperti amerikan Januz Bugajski pak kohë më parë.

BUGAJSKI: JA CILËT POLITIKANË SHFRYTËZON MOSKA

Portali Regnum ka bërë një shkrim për sulmet e Metës ndaj reformës në drejtësi. “Në llogarinë e tij në mediat sociale, Meta dha një përshkrim të hollësishëm të meka-nizmit me të cilin Kryeministri Edi Rama ka bllokuar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Sipas Metës, në 2017, kryeministri shqiptar kërcënoi haptazi anëtarët e sapozgjedhur të Këshillit të Emëri-meve në Drejtësi, organ përgjegjës për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sipas Kushtetutës së vendit, duke deklaruar se gjysma e tyre ishin të përfshirë në korrupsion (videon me këto deklarata të Ramës, Meta e ka bashkangjitur në postimin e tij)”, thuhet në artikull. Edhe pse shkrimi i Metës ishte jashtëzakonisht i gjatë, media ruse ka kapur sulmet e tij ndaj amerikanëve. “Presidenti i Shqipërisë rikujtoi se për shkak të sulmeve të socialistëve ndaj anëtarëve të Këshillit, ish-ambasadori i SHBA kritikoi ashpër anëtarët e KED, por më vonë ai pranoi se kishte gabuar në deklaratat e tij dhe se ishte keqin-formuar nga mbështetësit e kryemi-nistrit”, thuhet më tej.

Mediat ruse jehonë sulmeve të Metës ndaj SHBA

Kështu ka ndodhur dhe ditët e fundit. Përveç jehonës që bënë për 2 marsin, ajo që vihet re është se luftës së Metës me amerikanët u janë bashkuar dhe mediat, të cilat tentojnë të sulmojnë ambasadën e SHBA. Ndonëse amba-sadorja Kim u distancua nga tubimi i Metës pas valëvitjes së flamurit amerikan, mediat ruse janë hedhur në aksion duke deklaruar se SHBA del kundër protestës së presidentit Meta, gjë që nuk ishte fiks kështu. Media si “news.rambler.ru” apo “regnum.ru” janë në të njëjtën linjë, duke citur dhe postimin në Twitter të ambasadores amerikane. Po ashtu shumë media

të tjera i kanë bërë jehonë protestave të Metës. Ndërkohë “Sputnik” ka bërë një artikull kundër amerikanit Soros. Teksa Meta e akuzon se ai po ndikon në kapjen e reformës, Sputnik shkru-an se në Shqipëri ai ka punuar për të emëruar të besuarit e tij në Gjykatën e Strasburgut, duke ju referuar një raporti francez. Pra duket qartë se lëvizjet antiamerikane të presiden-tit gjejnë mbështetje dhe raportim në mediat ruse. Koincidencë ose jo, mbetet të shihet. Por Meta ka nisur një luftë të paprecedentë me SHBA dhe po bën gjithçka për të bllokuar integrimin e vendit.

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

4 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në raportin paraprak, Komisioni i Venecias shprehet se nuk mund të këshillojë Parlamentin se si duhet të veprojë sa i takon shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra. “I takon Parlamentit të vendosë nëse shkarkimi do të ulte apo shtonte tensionet dhe në fund të fundit, do t’i shërbente, apo do të dëmtonte synimin e ruajtjes së balancave dhe kontrollit, në një situatë kur Parlamenti dhe pushteti vendor dominohen nga e njëjta parti. Ve-primet e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë përgjithësisht në për-puthje me një interpretim të arsyeshëm të Kushtetutës. Veprimet e ndërmarra nga presidenti, në përgjigje të mënyrës së veprimit të KED, janë të arsyeshme. Për këtë arsye, nuk ka bazë për shkarkimin e presidentit”, shprehet Komisioni i Venecias.

KOMISIONI I VENECIAS KOMENTON SHKARKIMIN E ILIR METËS

Presidenti Ilir Meta ka komentuar dje nga Shkodra draftin paraprak të publikuar nga Komisioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Meta mbajti foli shkurtimisht përpara mediave, teksa u shpreh se Kushtetutën e Shqipërisë e ka shkruar vetë Venecia dhe tashmë gjithçka është çështje e drejtësisë së heti-mit. “Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia. Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Vene-cia e ka shkruajtur. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kus-htetutën dhe ligjin”, deklaroi Meta.

META: NUK KOMENTOJ DRAFTIN E KOMISIONIT TË VENECIAS

Duka dhe Mediu: Do mbështesim thirrjet e presidentit për tubim, nuk do lejojmë që PS të kapë institucionet

Aleatët e Partisë Demokratike janë të bindur se tubimi i 2 marsit i organizuar nga presidenti Ilir Meta nuk ishte politik, por ishte një manifestim qytetar në mbrojtje të Kus-htetutës. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shpërtheu në akuza në adresë të mazhorancës qeverisëse se synon që të kapë të gjitha institucionit, ndërsa shtoi se tubimi i 2 marsit duhet të shërbejë si një moment refl-ektimi nga ana e kryeministrit Edi Rama. “Që të jemi të saktë mbi termat, ne nuk protestuam kundër qeverisë, por u mblodhëm në mbrojtje

të Kushtetutës. Është e rëndësishme të kupto-jmë se arsye për të protestuar kundër qeverisë janë me mijëra, ato mund të jenë subjektive të opozitës dhe mbështetësve tanë, mbi gjendjen në të cilën ndodhet vendi dhe alternativës që ofrojmë ne mbi mënyrën sesi duhet vepruar, por manifestimi i të hënës nuk ishte i tillë. Ne u mblodhëm sepse në mënyrë të jashtëligjshme po tentohet kapja e Gjykatës Kushtetuese. Çdo demokraci ngrihet mbi ndarjen e pushteteve dhe balancimin midis tyre, kur kjo ndarje bie, çdo gjë është e rrezikuar. Mendoj se ne arritëm një farë sensibilizimi në opinionin publik, është mo-

menti që të ketë një reflektim nga ana e Ramës”, deklaroi ai. Me tej, zoti Duka theksoi se nëse presidenti Ilir Meta do t’i kërkojë sërish ndihmë opozitës që ta mbështesë në një tubim të dytë, PAA sipas tij, do t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së kreut të shtetit. “Është detyra e çdo qytetari të mbrojë Kushtetutën, nëse do të jetë e nevojshme një tjetër protestë për këtë qëllim, sigurisht që do të marrë pjesë”, nënvizoi kreu i PAA, Agron Duka. Ndërkohë, mbështetje për presidentin Ilir Meta nëse ky i fundit do të thërrasë një tubime të dytë në mbrojtje të Kushtetutës, ofroi edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deklaroi dje se qeveria e ka shndërruar Kushtetutën në letër bakalli. “Kushtetuta është garancia e respektimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Funksionimi Kushtetues i vendit është sot një nga problemet më të mëdha dhe nuk zgjidhet vetëm me një tubim popullor apo dekret, por vlerësim dhe ndryshime që garanto-jnë Republikë Parlamentare bazuar në parimin e balancimit dhe kontrollit të pushteteve. Çdo tubim që i shërben shqiptarëve dhe interesit kombëtar unë dhe Partia Republikane do ta mbështes”, deklaroi Mediu.

“Zëri i Amerikës” zbardh raportin e “Venecias” për konfliktin Parlament-President

Dalin detajet e raportit të Venecias për Kushtetuesen, thirrje palëve të ulin shpatat dhe të gjejnë konsensusin për zgjidhjen e krizës

Rigels SELIMAN

Zbardhet raporti paraprak i Komisionit të Venecias sa i takon përplasjeve mes Par-lamentit dhe presidentit Ilir

Meta për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dy ditë më parë u publikuan në media disa fragmente të draft-opinionit paraprak të Komi-sionit të Venecias në lidhje me për-plasjen mes Metës dhe mazhorancës, ndërkohë që dje “Zëri i Amerikës” ka publikuar një pjesë të madhe të rapor-tit. Kështu, në draft opinionin paraprak “Venecia” thekson se një nga arsyet që palët kanë hyrë në konflikt me njëra-tjetrën është tranzicioni që krijoi refor-ma në drejtësi, ndërsa shprehet se tre nga katër emërimet e bëra në Gjykatën Kushtetuese ishin bërë në shkelje të Kushtetutës. Sipas raportit para-prak, presidenti Meta veproi drejt me emërimin e Besnik Muçit, ndërkohë që zgjedhja e anëtarëve të tjetër, që një i takon kreut të shtetit dhe dy Kuvendit ishin anti-kushtetuese. “Mënyra se si është vepruar, ka krijuar një situatë në të cilën të gjitha emërimet, përveç emërimit të zotit Muçi, ishin bërë potencialisht në një mënyrë antikus-htetuese. Në çdo rast, kur presidenti emëroi vetëm një kandidat, zotin Muçi, dhe më pas pezulloi procedurën e emërimit të një kandidati të dytë, ai ndoqi një interpretim, i cili nuk është i paarsyeshëm. Pezullimi i emërimit të dytë ishte i vlefshëm dhe bllokoi fillim-in e periudhës 30-ditore për emërimin e dytë në mënyrë që emërimi automa-tik të mos realizohej”, thuhet në raport. Më tej, në raportin paraprak Komisioni i Venecias thotë se Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi ka krijuar një situatë konfuze me dërgimin e listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nga kjo pikëpamje, sipas raportit, një nga shkaqet që ka vënë Presidencën në konflikt me Kuvendin është pikërisht koha dhe hartimi i listave nga KED. “Meta, nuk mori në konsideratë atë që socialistët e cilësuan si emërim automatik të kandidaturës së zonjës Vorpsi, ai përzgjodhi nga lista e tij e dytë Marsida Xhaferllarin, menjëherë pasi Parlamenti emëroi dy anëtarë të Gjykatës nga dy listat e veta, ndonëse nuk kishte mundësi zgjedhjeje mes tre emrave siç përcaktohet në Kushtetutë.

Në këtë kontekst, dërgimi nga ana e KED-së te Presidenti i dy listave njëkohësisht, dërgimi i listave në Parlament, 6 ditë më vonë, dhe numri i kufizuar i kandidatëve, vetëm 6 për katër vende krijoi këtë situatë”, thuhet në raport.

Thirrje palëve të ulin shpatat e konfliktit

Duke u shkëputur nga analizave teknike e ligjeve, mesa duket për të theksuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet rendi kushtetues në Shqipëri,

Berisha: Dvorani e shndërroi KED në shpellë të mafies

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi dje ndaj raportit të Komisionit të Venecias. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha theksoi se në raport provohet se Ardian Dvo-rani e shndërroi KED në shpellë të mafies, ndërsa shprehet se ky institucion është vënë në shërbim të qeverisë. “Të dashur miq, në një seri reagimesh kam denoncuar publikisht kriminelin, mafiozin Ardian Dvorani, i cili për fshehjen e pasurisë duhet të ishte në qeli, por në narkoshtetin shqiptar ai drejton sot sipas ligjeve të shpellave të mafies, institucionin e lartë të KED. Ky krim-inel mafioz nuk njeh Kushtetutë, ligje as dhe parim tjetër të vendit në drejtimin dhe funksionimin e KED, përveç atyre të sojit të tij mafioz të fëlliqur që i dikton bosi i tij Edvin Kristaq Mafia. Ai përpiqet të fshehë veprimtarinë e tij mafioze kriminale në KED, duke mos mbajtur ose zh-dukur procesverbalet e mbledhjeve”, deklaroi Berisha.

Maliqi: Venecia foli dhe i dha të drejtë Metës, të

rrëzojmë Ramën Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi

është shprehur dje se Komisioni i Venecias theksoi se presidenti Ilir Meta është në drejtën e tij, sa i përket përplasjeve me mazhorancën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Panariti deklaroi se tani është koha të largojmë Ramën nga qeveria. “Vene-cia foli, presidenti ka të drejtë. Kus-htetuta, demokracia dhe e ardhmja europiane në rrezik nga Besëlidhja e krimit. Populli në 2 Mars foli, i cili vër-shoi si uragan, si asnjëherë më parë, frika u thye, shpresa lindi. Besëlidhja me shqiptarët duhet të vazhdojë më fort, me revolucion demokratik deri në goditjen përfundimtare të besëlidhjes së krimit, të kësaj bande oligarkësh që ka paralizuar jetën politike dhe ekonomike të vendit. S’ka kthim prapa, koha ta largojmë këtë të keqe të madhe sa më parë, nesër do jetë vonë për demokracinë”, deklaroi deputeti Lefter Maliqi.

Komisioni i Venecias, i bën thirrje palëve të ulin shpatat e konfliktit. “Shmangin retorikën agresive dhe çdo institucion të njohë legjitimitetin e tjetrit për emërimin e tre anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. In-stitucionet përgjegjëse “të bëjnë një çarmatim dypalësh” për këtë çështje, për hir të demokracisë në Shqipëri”, thuhet në raport. Ndërkohë, Komisioni Venecias thekson se procesi i bllokuar i emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nxjerr në pah vështirësi

të mëdha për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. “Kjo për shkak të konflikteve institucionale, si rezultat i mungesës së besimit reciprok mes institucioneve shtetërore dhe prirjes së tyre për të delegjitimuar njëra-tjetrën. Sistemi institucional në Shqipëri rrezikon një paralizë, që shkon përtej çështjes së emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet mes të tjerash në raportin paraprak të Komisionit të Venecias të publikuar nga “Zëri i Amerikës”.

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,4,8,10,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Trazohen ujërat në PD, Jozefina Topalli kërkon rrëzimin e Lulzim Bashës: Po

shpartallon partinë, koha për drejtim të ri

Topalli sulmon Bashën: Shpartalloi çdo strukturë të partisë

Përplasjet për reformën zgjedhore, reagon Astrit Patozi: PS dhe PD nuk e duan ndryshimin e sistemit

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet skeptik për miratimin e reformës zgjedhore. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Patozi i cilësoi përplasjet e reja mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën zgjedhore si një mënyrë për t’i lënë “kopilin” në derë njëri-tjetrit. Madje, Patozi theksoi se 15 marsi nuk do të sjellë asnjë produkt as ndryshim sistemi dhe as ndryshim të status-kuosë së liderëve të partive, pasi as Rama dhe as Basha nuk e dëshirojnë këtë gjë. “Po kërkohet një “kopil” për dështimin e re-

formës. Qofsha i gabuar, por duket sikur po bie që tani era e keqe e dështimit të reformës zgjedhore. Debati që ka nisur mes sherrxhinjve të përhershëm nuk ka të bëjë me çështje të Kodit Zgjedhor apo të sistemit politik, por me sa duket po zhvillohet për t’i ngecur kundërshtarit faturën. Ose me popullorçe "kopilin" në prehër. Dhe këtu nuk është fjala për 15 marsin, sepse është e sigurt që atëherë nuk do të ketë ndonjë produkt, por kam frikë se duhet të përgatitemi për më të keqen, që të mos ketë reformë fare, ose Parlamenti të votojë ndryshime

të papërfillshme, të cilat nuk e prishin qetësinë e statuskuosë. Edhe polemikat e sotme në këtë dritë duhen parë. Është e qartë se po shpiken arsye për të mos rënë dakord në tavolinë Oerdi me Damianin, ndërkohë që Edi dhe Luli janë në të njëjtën gjatësi vale, kur vjen puna për mosndryshimin, edhe pse në distancë”, deklaroi ai. Ndërkohë, në lidhje me kërkesën e Bashës për krijimin e dy dhomave në Parlament, Patozi tha se kjo nuk është zgjidhja, pasi çështja nuk lidhet me faktin se si do të ulen deputetët, por si t'i zgjedhim ata në mënyrën e

duhur që të kemi një sistem që përfaqësuesit të zgjidhen nga populli dhe jo të votohet vetëm krye-tari i partisë. “Sa për këtë propozimin e Parlamentit me dy dhoma, mund të thuhet vetëm kaq: ne nuk e kemi problemin se si t’i strehojmë dhe ulim në sallë deputetët, por se si t’i zgjedhim ata. Në rast se do të ruhet ky sistem i shpifur, ku njerëzit votojnë vetëm për kryetarin e partisë, edhe me 140 dhoma po ta bësh Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të kishte asnjë vlerë, sepse do të ishte e njëjta gjë”, nënvizoi koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Rigels SELIMAN

Trazohen ujërat brenda Par-tisë Demokratike. Dësh-timet e njëpasnjëshme të kryedemokratit Lulzim Basha

përballë qeverisë kanë shkaktuar pa-kënaqësi në radhët e kritikëve. Basha doli nga Parlamenti një vit më parë dhe bojkotoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit me qëllim rrëzimin e kryem-inistrit Edi Rama, por deri më tani nuk ja ka arritur qëllimit. Mirëpo, duket se shefi i selisë blu nuk do ta ketë aspak të lehtë në javët apo muajt në vijim për të përmbushur këtë premtim, pasi “Garda e Vjetër” ka dhënë ditën e djeshme sinjale për rrëzimin e Bashës nga kreu i PD. Bëhet fjalë për ish-kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila ka reaguar dje ashpër në rrjetet sociale duke paralajmëruar një lëvizje për largimin e Bashës. Topalli në janar të këtij viti lëshoi një duzinë kritikash në adresë të lidershipit të Partisë Demokratike, ndërkohë që dje ka shtuar dozën e aku-zave dhe sulmeve. Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, zonja Topalli ka akuzuar kryedemokratin Basha se e la vendin pa opozitë dhe se shpartalloi çdo strukturë të partisë. “Fajtor! Humbi sa herë hyri në zgjedhje, që kur u shpall kryetar i Partisë Demokratike, la vendin pa opozitë, bëri PD (Partinë e ëndrrave) karnavale, tradhtoi demokratët, duke dje-gur mandatet e Parlamentit, i dhuroi Edi Ramës të gjitha bashkitë dhe Këshillat Bashkiak, shpalli vetëngrirjen dhe vrau votën në partinë, që solli lirinë e votës, zboi themelues, qëndrestarë, autoritete e kontribuues, shpartalloi çdo strukturë të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do të lejonte zgjedhje më 30 qershor dhe bëri sikur e harroi, prem-toi se nuk do të dorëzonte bashkitë dhe i lëshoi pa asnjë problem, premtoi se do të kishte zgjedhje më 13 tetor meqë kishte fituar me 85% dhe bëri sikur se mbante mend”, deklaroi ajo.

Topalli shpall nismën për rrëzimin e Bashës

Por ish-nënkryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk ndalet me kaq, pasi dje ajo ka shpallur nismën për rrëzimin e Lulzim Bashës nga parti. Një nismë të kësaj natyre, zonja Topalli së bashku me kolegët e saj Arben Imami, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, etj. e ndërmori gjatë vitit 2017, por që rezultoi e pasuksesshme. Ndërkohë që, dje ajo theksoi se me një drejtues të ri të Partisë Demokratike,

kryeministri Edi Rama rrëzohet në pak muaj dhe vendi çlirohet nga 4 persona që dominojnë politikën. Sipas saj, është koha për të rrëzuar Bashën që të freno-het shkatërrimi i partisë. Madje, për të treguar dështimin e Bashës, ish-nënk-ryetarja e PD sjell një deklaratë të bërë nga Basha ku thotë se do të mbajë përgjegjësi personale për listën e Partisë Demokratike në zgjedhje, duke e ironi-zuar këtë të fundit me fjalimet në Kuvend të deputetëve të rinj Majlinda Halilaj, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa. “Premtoi në çadër se s’ka zgjedhje me Ramën dhe hyri në qeveri me Ramën kryeministër, i doli zot listës se tij private, tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kanë sjellë nga marsi. Ktheu partinë në biznes të familjes. Boll është boll! Me një drejtim të ri të Partisë Demokratike, Rama rrëzohet për pak muaj, e vendi çlirohet nga 4 vetë (partnerë të tij) që e

Panariti: Pa çliruar sistemin, opozita nuk

mund të fitojë zgjedhjetIsh-deputeti i Lëvizjes Socialiste

për Integrim, Edmond Panarit u shpreh dje se është absurde që sot in-stitucionet shtetërore në Shqipëri dre-jtohen nga një parti e vetme, referuar këtu Partisë Socialiste. Përmes një sta-tusi në rrjetet sociale, Panariti theksoi se opozita e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet, pa u çliruar sistemi, sipas tij. “Njësoj si tridhjetë vite më parë “sundohemi” nga një parti e vetme, në të gjithë nivelet e sistemit. Ndryshon vetëm forma. Me përkufizim, sistemi i tashëm cilësohet si: Sistem një par-tiak “de facto”. Ja si përshkruhet në traktatet e sistemeve, një sistem i tillë : Sistemi një partiak “de facto” është një sistem i dominuar nga një parti, por që ndryshon nga sistemi i partisë-shtet, vetëm sepse lejon në letër mbajtjen e zgjedhjeve shumë partiake “demokra-tike”. Të tjerat mbeten si më parë! Prandaj opozita e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet, pa çliruar sistemin”, deklaroi ish-deputeti Panariti.

Ndoka: Rama e ka zhytur vendin në krizë

politike dhe ekonomikeKreu i Partisë Demokristiane,

Nard Ndoka gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, akuzoi dje kryeministrin Rama se ka zhytur vendin në krizë politike dhe ekono-mike. “Vendi po fundoset çdo ditë në krizë ekonomike, politike, besimi dhe morale, mazhoranca aktuale ka humbur çdo ndjeshmëri qytetare e politike për reflektim. E pafalshme kjo për demokracinë edhe brenda PS, kur treguesit për braktisjen e vendit nga të rinjtë, niveli i lartë i korrupsionit, kriminalizimi i vendit janë në shifra alarmante kom-bëtare. Besoj se protestat e tjera do vijojnë edhe në raport me reformën zgjedhore, por edhe nga reflektimi i mazhorancës, nëse vazhdon i njëjti kurs nga KM e rilindja, manifesti-mi duhet të kenë tjetër dimension, duhet të kthehet në protesta pafund dhe të guximshme. Kur humb arsyeja dhe drejtpeshimi në një sistem demokratik, fati për fat të keq vendoset në rrugë”, deklaroi kreu i PDK, Nard Ndoka.

mbajnë peng”, nënvizoi ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pra, ky reagimi i ashpër i zonjës Topalli tregon qartë se ajo dhe kritikët e tjerë, duket se do të nisin sërish një lëvizje për të rrëzuar lidershipin e Partisë Demokratike, duke qenë se në

drejtimin e Bashës kjo parti ka dështuar për të ardhur në pushtet. Më herët, kritika në adresë të zotit Basha ka lëshuar edhe kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Par-tisë Demokratike, Edvin Kulluri u shpreh se së bashku me aktorë të tjerë aktivë politikë të së djathtës, kanë nisur negociata me par-titë e boshtit të djathtë, për bashkimin e tyre dhe për të sjellë në krye të vendit, parti me të tilla ideologji në pushtet. Në këtë bosht, Kulluri theksoi gjatë një prononcimi për mediat se deri më tani nuk shohin pjesë përbërëse PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe

LSI-në e drejtuar nga Monika Kryemadhi, dy parti këto opozitare. Por qëllimi i tyre është që të krijojnë aleanca brenda partive opozitare të djathta që kanë një elektoral të konsiderueshëm zgjedhësish. “Ne një grup të njohur besoj politikanësh aktiv të partisë demokratike me vite, ku unë jam nga më të rinjtë. Kemi filluar negociatat dhe bisedimet me partitë aleate të djathta”, deklaroi Kulluri.

KULLURI PARALAJMËRON LËVIZJE KUNDËR BASHËS

Një prej zërave kritik ndaj Lulzim Bashës, Edvin Kulluri deklaroi pak ditë më parë se tubimi i 2 marsit tregoi se opozita nuk është më në dorë të Bashës, por të presidentit Ilir Meta. Sipas Kul-lurit, Meta në manifestim bëri atë që duhet të kishte bërë opozita e drejtuar nga Basha, e cila dështoi në aksionin e saj. “Dje Ilir Meta ka pasur sukses, në një protestë kundër një mazhorance absolute. Me afatin që vuri presidenti për tërheqjen e ligjit për emërimet në

Gjykatë Kushtetuese nuk kemi parë reagim nga mazhoranca, por Rama nuk do të tërhiqet. 15 Marsi dhe vajtja e presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit është një skenar që mund të tensionojë situatën. Meta sot luan dhe rolin e drejtuesit të opozitës. Kjo uri që kanë njerëzit kundër mazhorancës i ka bërë që të shkojnë të Meta, kur duhet të ishte Basha në krye të mitingut. Dalja dje në shesh e Metës akt i fortë, bëri atë që nuk bëri Basha”, nënvizoi Kulluri.

DEMOKRATI: DREJTIMIN E OPOZITËS E KA MARRË META, JO BASHA

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

6 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ervin Bushati: Ilir Meta duhet të shkarkohet sepse nuk qëndron mbi palët, po vepron kundër interesit të Shqipërisë

Lufta mes Parlamentit dhe Presidencës është thelluar edhe më tej, ndërkohë që presidenti Ilir Meta gjatë tubimit të 2 marsit paralajmëroi se do të shpërndajë Parlamentin, mazhoranca nga ana tjetër është më indiferente ndaj deklaratave të tij. Ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka folur në një media në lidhje me aktualitetin politik ku preku disa çështje të rëndë-sishme ku mes tyre u ndal edhe tek deklarata e presidentit dhe mendimi i mazhorancës në lidhje

me shpërndarjen e Parlamentit. I pyetur çfarë do të bëjë qeveria nëse presidenti e firmos dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Bushati u shpreh se rruga e vetme është shkarkimi i tij. Sakaq i pyetur nga gazetarja se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e presidentit Meta pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias, deputeti i PS dha një përgjigje të prerë. Ai tha se mazhoranca kërkon të shkarkojë presidentin sepse ai është një president që mban anësi politike dhe po vepron

kundër interesit të shtetit dhe andaj një president i tillë duhet shkarkuar. “Ndaj kërkojmë ta shkarko-jmë presidentin, sepse është politik, po vepron kundër interesit të Shqipërisë. Meta në botën e tij mund të bëjë çdo gjë, por prioritet e shqiptarëve janë të tjera, si reforma në drejtësi, integrimi. Mazhoranca paguhet për tjetër mision. Presidenti nuk është më i rëndësishëm se populli i tij. Jemi kthyer si në kohën e Enverit, vetëm një njeri sheh në rregull situatën”, ka deklaruar deputeti i partisë

Socialiste, Ervin Bushati. Më tej ai u ndal tek një tjetër temë e nxehtë e politikës, e cila ka të bëjë me reformën në drejtësi. Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e qeverisë dhe reforma në drejtësi luan një rol të veçantë në këtë aspekt. “Kemi vullnetin që në zgjedhjet e 2021 të shkojmë me një dakordësi të të gjithë palëve dhe jemi me shifra të barabarta. Përpjekja në rritje pikërisht ditën që Shqipëria mund të marrë ftesën për në BE, e shoh si tradhti kombëtare”, u shpreh Bushati.

Basha: Zbatimi i rregullave zgjedhore, përmes një qeverie kujdestare pa Ramën kryeministër

Veniten shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Basha këmbëngul te 15 marsi

dhe qeveria teknike, konsensusi PS-PD në rrezik

Kryetari i Partisë Demokratike i ka prezantuar dje presidentit Sobotka shqetësimet e opozitës lidhur me mungesën e demokracisë funksionale në vend, kapjen e shtetit, mosfunksionimin e institucion-eve, mungesën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, rënien ekonomike, shpopullimin e Shqipërisë, si dhe bllokimin e procesit të integrimit europian të vendit. Kryeopozitari Basha dhe kryepar-lamentari austriak ranë në dakordësi se udhërrëfyesi më i mirë për daljen nga kriza e thellë politike e institucionale që po kalon vendi, por edhe për të zh-bllokuar rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, është zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut.

Presidenti Sobotka gjatë takimit që pati dje me kryedemokratin Basha shprehu bindjen se reforma zgjedhore dhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë themelore për gjendjen që po kalon vendi, si dhe për perspektivën e mëtejshme. Ai e sig-uroi kreun e PD, Lulzim Basha, për vëmendjen e tij dhe të Austrisë ndaj rolit dhe qëndrimeve të opozitës në Shqipëri. Ndër të tjera kryeparlamentari austriak nënvizoi rolin e medias në shoqëritë demokratike duke theksuar gjatë takimit se në Shqipëri duhen bërë përpjekjet maksimale për fuqizimin e medias së lirë dhe lirisë së shtypit në përgjithësi dhe se çdo përpjekje në të kundërt do të ishte në dëm të interesit të vendit.

JA ÇFARË DISKUTUAN PRESIDENTI SOBOTKA DHE BASHA

PRESIDENTI AUSTRIAK: ZGJEDHJET E LIRA JANË THEMELORE

Arbjona ÇIBUKU

Zbehen shpresat e opozitës për zgjedhje të para-kohshme. Ulja e PD në tryezën e dialogut ishte

një sinjal se palët po shkojnë drejt një reforme konsensuale, e cila më pas do të sillte dhe zgjedhje të parakohshme. Por hyrja në lojë e presidentit duket se e ka minuar pro-cesin. LSI e Meta kërkuan që të mos tejkalohet 15 marsi, si afati i fundit i dakordësuar. PS shprehet koha është e pamjaftueshme dhe po jepen sin-jale se mund të mos kemi konsensus në fund. Një gjë e tillë do i jepte fund shpresës së PD për zgjedhje të par-akohshme. Ai që ka shtuar dje sin-jalet se opozita nuk pranon tejkalim afatesh ishte kreu demokrat Basha. Ai zhvilloi një takim me presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, gjatë vizitës që ky i fundit po bën në Tiranë. Pas takimit Basha ka dhënë një reagim për mediat, ku mes të tjerash është ndalur edhe tek 15 marsi. I pyetur në lidhej me këtë temë, Basha tha se përpjekja për tu fokusuar vetëm tek shtyrja e afatit tregon një mungesë vullneti nga ana e mazhorancës. “Fokusimi tek shtyrja e datës 15 mars, tregon mungesën e vullnetit nga ana e PS. Këtu nuk kam gjë tjetër për të shtuar veç t’ju them se çdo ditë që kalon është me kosto të madhe për qytetarët shqiptarë. Çdo makinacion është i papranueshëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike”, u shpreh Basha.

Qeveri teknike pa Ramën kryeministër

Kryedemokrati Basha u pyet nga gazetarët nëse përqendrimi i opozitës tek aspektet teknike të reformës po lë pas objektivin e opozitës për të larguar kryeminis-trin Rama. Por ai u shpreh: “Ruajtja e vullnetit të qytetarëve, dhënia fund e shitblerjes së votave nuk është objektiv teknik është objektiv politik. Zbatimi i rregullave zgjed-hore ekzistuese apo të reformuara, përmes një qeverie kujdestare pa Edi Ramën kryeministër, nuk është objektiv teknik, është objektiv poli-tik. Nuk është objektiv thjesht i një partie. Është rruga për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për t’u rikthyer shqiptarëve atë që u ka vjedhur ky pushtet i dalë nga

Balla: 110 vite më parë Normalja e Elbasanit do të niste misionin e sajKreu i grupit parlamentar,

Taulant Balla ka qenë dje i pran-ishëm në Elbasan ku sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deputeten Evis Kus-hi dhe drejtues të Zyrës Arsimore uruan nga normalja e Elbasanit mësuesit me rastin e 7 Marsit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka shkruar se në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje kanë shpërndarë certifikata për mësuesit që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për edukimin e brezave. “110 vite më parë Normalja e Elbasanit do të niste misionin e saj për të shpërndarë dije duke përgati-tur mësues të cilët do të sakrifikonin çdo gjë për gjuhën e kulturën shqipe. Së fundmi kemi ndërmarrë edhe një sërë iniciativash ligjore për të rritur mesataren e pranimit të studentëve, të cilët dëshirojnë të studiojnë për mësuesi. Vetëm në këtë mënyrë, arsi-mi do të ruajë majat e tij, me mësues të përgatitur, për të edukuar më pas breza cilësorë”, ka shkruar Balla.

7 Marsi, Fuga: Pa plotësuar këto tre kushte arsimi

do të endet në tymDitën e djeshme me rastin e

7 Marsit kanë qenë të shumta re-agimet nga aktorët politikë dhe jo vetëm. Ndërkohë që disa kanë uruar mësuesit, ka pasur edhe nga ata që e kanë shfrytëzuar këtë datë për të reflektuar mbi gjendjen e arsimit. Akademiku Artan Fuga ka shkruar se pa plotësuar tri kushte Jomateri-ale, të cilat janë minimale, arsimi do të ecë në tym. “Na duhen prognoza të besueshme si komb e shoqëri për vendet e punës dhe profesioneve që na nevojiten së paku nga dhjetë deri në njëzet vitet e ardhshme. Na duhet një prognozë kombëtare dhe një libër kombëtar i profesioneve që të tregojë dhe orientojë se cilat janë vendet e punës në sektorin publik dhe atë privat, në sipërmar-rjen private, që kërkohet me ligj të jenë me shkollë të lartë! Na duhen diplomime të studentëve jo sipas fushave të dijes sikurse e ka ligji i sotëm i dështuar i arsimit të lartë, por sipas profesioneve që formojnë studentët”, ka shkruar Fuga.

dhe ne duam që kjo të ndodhë një orë e më parë, por, sigurisht, me stand-arde, për t’u siguruar shqiptarëve votën e lirë. Propozimet e tjera që unë kam parashtruar janë propozime, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e kon-trollit dhe balancave dhe rikthimin tek qytetarët të pushtetit që sot u është vjedhur nga ky pushtet dhe nga bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën”, u shpreh Basha.

Ja diskutimi me presidentin austriak

Gjatë prononcimit të tij për mediat, Basha foli edhe për takimin që mbajti me presidentin austriak. Ai tha se problemet kryesore të vendit janë hapja e negociatave dhe

zgjidhja e krizës politike. Më tej tha se Austria e ka mbështetur hapjen e negociatave. “Dy janë problemet kryesore të Shqipërisë, dy janë çësht-jet kryesore të miqve tanë. Së pari, hapja e negociatave. Së dyti, zgjidhja e krizës politike në vend. Të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën. Austria ka mbështetur hapjen e negociatave, duke përqafuar kushtëzimin gjer-man, që tashmë është kthyer në kus-htëzim europian. Duke falënderuar Austrinë, i shpreha vendosmërinë e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar për të bërë gjithçka për reformën zgjedhore dhe zbatimin e kësaj reforme përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh Basha.

bashkëpunimi i PS me krimin e organizuar”.

Platforma e re e PD Më tej Basha u pyet mbi plat-

formën që ai ka publikuar, e cila është një platformë që tejkalon reformën zgjedhore e duket sikur prek Kushtetutën. Basha u pyet nëse mendon se kjo platformë mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme. Basha u shpreh se objektivi kryesor i PD dhe i opozitës është që t’i jepet fund krizës politike. “Objektivi krye-sor i PD, i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është t’i japim fund kësaj krize politike. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe zgjedhjet legjitime vendore janë rruga për ta bërë këtë

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi pak kohë më parë nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Gjatë seancës së vlerësim-it në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri Publik, që kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tha se nga shqyrtimi i dosjes u provua se Cani gjendet në kushte të pamjaftueshme për të kryer disa blerje. “Subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të

ligjshme. Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj. Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të dhurimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekësh. Për periudhën 2010-2015, subjekti ka një bilanc negativ 2 milionë lekë, mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve”, tha Komisioneri Publik.

Ja ankimimi i Komisionerit Publik për Besnik Canin

Ngërçi i institucioneve, Kolegji Zgjedhor bllokohet për shkak të vetingut dhe dorëheqjeve, ja me sa gjyqtarë ka mbeturNgërçi në sistemet e drejtësisë për shkak

të rivlerësimit kalimtar vijon të ngelet një problem shqetësues. Vetingu dhe dorëheqjet lënë Shqipërinë edhe pa Kolegj Zgjedhor. Pas bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila nga 9 gjyqtarë ka vetëm 4 duke mos krijuar kuorumin për vendimmarrje, Gjykatës së Lartë e cila nga 19 anëtarë ka mbetur me 1, edhe Kolegji Zgjedhor, i cili duhet të ketë 8 anëtarë, është bllokuar. Kolegji Zgjedhor nisi me 8 anëtarë ku mes tyre ishin Artur Malaj,

Sotiraq Lubonja, Tomorr Skreli, Gjin Gjoni, ndërsa kanë mbetur Ridvan Hado, Shkëlqim Mustafa, Lindita Sinanaj dhe Astrit Kala-ja. Nga kjo listë në Kolegj aktualisht kanë mbetur vetëm 4 anëtarë duke përgjysmuar numrin e gjyqtarëve dhe duke pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Trupa e Kolegjit Zgjedhor përbëhet nga 5 anëtarë për të pasur mundësinë e një vendimmarrje pasi me 4 gjyqtarë mund të dalin 2 pro dhe 2 kundër dhe çështja nuk merr një vendim. Sipas legjisla-

cionit në fuqi, Kolegji Zgjedhor përzgjidhet nga ish-Këshill i Lartë i Drejtësisë, ndërsa këtë kompetencë pas shkrirjes së KLD-së mbetet e paqartë nëse mund ta marrë apo jo Këshilli i Lartë Gjyqësor, organ i ri nga reforma në drejtësi. Po përse u bllokua edhe Kolegji Zgjedhor? Artur Malaj dhe Sotiraq Lubon-ja u shkarkuan nga vetingu, Tomorr Skreli ka dhënë dorëheqjen dhe Gjin Gjoni është larguar me leje dy vjeçare, ndërsa në detyrë kanë mbetur 4 gjyqtarët e tjerë. Kodi Elektoral

në nenin 147 të tij parashikon edhe afatin e funksionimit të Kolegjit Zgjedhor. Kohëzgjatja dhe mbledhjet e Kolegjit Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit, Tiranë i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet, për të cilat është hedhur shorti dhe funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve. Por situata e krijuar dhe bllokimi i një institucioni të rëndë-sishëm si Kolegji Zgjedhor duket se do të vërë sërish palët politike në një përballje mes tyre.

Elisjeda KIKO

Shkarkimi i Besnik Canit ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokuror-isë. Pavarësisht se u konfirmua

në Shkallën e Parë , Kolegji i Apelimit vendosi që ai të largohet nga detyra. Por Besnik Cani ishte edhe anëtar i KLP dhe kjo ka sjellë debate në mbledhjen e datës 4 mars. Gazeta ka siguruar procesverba-lin e mbledhjes, ku u paraqit vendimi i KPA për mbarimin e mandatit të Besnik Canit, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës. “KLP bazuar në nenin 149/b pika 1 gërma d e Kus-htetutës, në nenin 66/3 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” si dhe në nenin 164/8, 166/2 dhe 189/2/a “Për organet e qeverisjes, i ndryshuar”, pasi u njoh me vendimin numër 2, datë 27.02.2020 Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacioni i përgatitur nga komisioni i disiplinës vendosi: Të deklaroj mbarimin e man-datit si anëtar i KLP zoti Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës”, thuhet në vendimin e KPA.

Reagon BeciPor pas leximit të vendimit të KPA

reagoi anëtari Sandër Beci, i cili u shpreh se kjo është një situatë e përsëritur për KLP, duke shtuar se vijon të jetë dyshues nëse kjo gjë duhet të jetë në kompe-tencën e Këshillit apo jo. “Në fakt Këshilli është gjendur në këtë situatë edhe në dy raste të mëparshme, kur është dis-kutuar mbarimi i mandatit të zonjës Sevdari dhe zotit Duspani. Këshilli pas vendimit të KPA ka deklaruar për mbarimin e mandatit të tyre. Kam qenë gjithmonë dyshues për këtë kompetencë të Këshillit dhe në këtë rast do të doja të elaburoja një rast tjetër me deklarimin e përfundimit të mandatit si anëtar i KLP për zotin Cani, në rastin konkret, për shkak të vendimit të KPA. Pyetja ime që shtohet është: A i shtrin efektet vendimi i KPA ndaj anëtarit të KLP, që vjen nga radhët e Prokurorisë apo ky vendim i prodhon pasojat vetëm në momentin kur në rastin konkret zoti Cani i mbaron në mënyrë të natyrshme mandati dhe i lind e drejta për tu kthyer në detyrën e prokurorit”, tha anëtari i KLP, Sandër Beci. Më tej, ai kërkoi nga kolegët e tij që të mos e votojnë këtë pikë, pasi sipas Becit vendimi i KPA nuk ndikon më mandatin e tij si anëtar i KLP, por në rikthimin e tij në detyrën e prokurorit pas mbarimit të këtij mandati. “Vendimi i

Kostaq Beluri: Ndodhemi para një ngërçi kushtetues

Zbardhen debatet në KLP, anëtarët kundër largimit të Besnik Canit nga komisioni

pavarësisht shkarkimit nga Kolegji i ApelimitKlosi: Lehtësi fiskale për

hotelet e certifikuaraStrukturat hoteliere turistike,

duhet të organizohen për të krijuar një ofertë të përbashkët, për ta kthyer Qarkun e Beratit në një destinacion turistik disa ditor. Për këtë reagoi dje ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili tha se janë 38 subjekte që kanë aplikuar për strukturë akomoduese. “Ju jeni 38 subjekte që keni aplikuar për struktura akomoduese ka dhe të tjerë që duhet të aplikojnë sepse pas lehtësirave fiskale që janë bërë nga qeveria e Edi Ramës 6 për qind përfitim në akomodim e marrin ato struktura të cilat certifikohen si struk-tura hoteliere. Pra hotel, guest house, bujtina nga Institucioni i Turizmit, ndërkohë që një pjesë e tyre akoma nuk kanë aplikuar. Kështu që e para gjë është që t’i themi kolegëve që nuk kanë aplikuar që deri në datën 31 mars Ministria e Financave dhe Dre-jtoria e Tatimeve që ju ka shpërndarë të gjithëve një njoftim toleron që ky 6 përqindësh të jetë pa çertifikimin, mbas 31 marsit jo vetëm që s’do të marrin më përfitimin e 6 përqindëshit, por do të penalizohen edhe për peri-udhën paraardhëse”, tha Klosi.

Spahia: Shteti nuk ka asnjë kapacitet në spitale

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia, i cili publikoi edhe audion e debatit mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në kryeqytet dhe mjekëve, të cilën Rama e konsideroi që s’ka të bëjë fare me realitetin, ka reaguar duke thënë se është një papërgjegjshmëri kriminale mosmarrja e masave. “Mashtruesi i kapur gafil. Kur Edi Rama “mëson” nga PD se si e ka situatën në shërbimin shëndetësor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa ujë! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thotë se nuk qenka realiteti i përgjith-shëm! Pasi thirrjet tona për marrjen e masave urgjente, nuk u dëgjuan, PD ka monitoruar situatën në terren, e cila është siç e pranon vetë drejtore-sha e Qendrës Shëndetësore nr.8: pa furnizimin bazik edhe për gripin stinor, jo më për Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kërcënimet e drejtoreshës në mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekësor për të mos treguar realitetin skandaloz të shën-detësisë”, tha Spahia.

me ligjin. Mendoj se do të jetë sërish e vështirë sepse kanë ikur 2 anëtarë nga KLP. Mund të na ndihmoni me kohën vetëm”, tha Sehiti. Po ashtu edhe anëtari Kostaq Beluri u shpreh se ndodhen para një ngërçi kushtetues, duke shtuar se vota e tij do të jetë kundër për këtë vendim. “Nëse do ti

referohemi ligjit dhe Kushtetutës që in-terpretoi kolegu është i drejtë. Ne jemi përpara një ngërçi të fortë Kushtetues ku nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese, e cila duhet të bënte interpretimin e të gjithë vendimit të KPA”, tha Beluri. Por më pas KLP votoi për largimin e Canit, me 2 vota kundër.

KPA nuk prodhon asnjë vendim juridik për mandatin kushtetues për anëtarin e KLP Besnik Cani. Ky vendim i sjell efektet vetëm në përfundim të mandatit 5-vjeçar dhe zotit Cani i lind e drejta e rikthimit në detyrën e prokurorit. Anëtari i KLP është në pamundësi jurid-ike të deklarojë përfundimin e mandatit të zotit Besnik Cani, pasi mandati i tij nuk ndodhet në asnjë nga kushtet e përcaktuara në Kushtetutë, në nenin 149 pika 5”, tha Sandër Beci.

Reagime të tjeraPor pas kërkesës së anëtarit

Sandër Beci për të mos e votuar largimin e Besnik Canit reagoi Nuri-han Seiti. Gjatë mbledhjes së datës 4 mars ajo u shpreh se Këshilli ndodhet në një situatë të vështirë, duke kërkuar më shumë kohë për të dalë në një vendim. “Nëse Këshilli e shikon të arsyeshme që të marrim pak kohë për ta diskutuar, që të ballafaqohemi

Gjatë prezantimit të argument-eve të tij, Besnik Cani tha para KPA pak kohë më parë se nuk mund të mohohet lufta që ka bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që ka drejtu-ar Prokurorinë e Shkodrës. “Reforma u pa si një dritë të tunelit nga populli shqiptar dhe unë. Kjo reformë u prit me entuziazëm, megjithatë sot për-ballem me ju për debatet mbi doku-mentacionin”, tha ai. Me shkarkimin e Canit, tashmë Këshilli i Lartë i

Prokurorisë mbetet me 10 anëtarë. Besnik Cani e kaloi fazën e parë të vetingut më 27 nëntor 2018, ndonëse 4 çështje që lidheshin me etikën dhe profesionalizmin u dërguan për inspektim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u kritikua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas Komisioneri Publik, të cilët evidentuan se KPK kishte hequr dorë nga funksioni për rivlerësimin e subjektit.

Cani: Reforma u pa si dritë në fund të tunelit

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

8 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama edhe nga Shijaku foli për amnistinë fiskale, ku mes të tjerash, tha se ka një afat për emigrantët që të deklarojnë të ardhurat e tyre. “Sigurisht kjo do të jetë me një afat të caktuar dhe të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë afat. Kush nuk do ta shfrytëzoje dhe nuk do t’i formalizojë paratë, mbas këtij afati nuk mund të thotë që nuk e dija, kur pastaj të ketë të njëjtin trajtim, siç kanë ata që sot janë subjekt i OFL-së. Shteti nuk mund t’i japë një mundësi amnistie atyre që i kanë paratë nga krimi, por duhet t’i japë një mundësi amnistie atyre që i kanë paratë nga puna”, tha ai.

AMNISTIA FISKALE, EDI RAMA FLET PËR AFATET

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije dje se kantieri i parë do të jetë në Shijak. “Në të gjitha rastet, e rëndë-sishme është që nuk do të kalojë shumë kohë dhe ju do të shikoni që të gjitha kantieret e projekteve të tjera që u prezantuan më përpara do të ngrihen në Shijak. Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit, pasi praktikisht preket në të gjithë qytetin. Të gjitha pallatet e vjetra do t’ju ikin nga sytë, në vend të tyre do ndërtohet një gjë komplet tjetër. Do të jetë një qytet komplet tjetër. Kur ju them që nuk do njihni qytetin tuaj, nuk po ju bëj as propagandë, as po ju tregoj përralla, sepse as ka lidhje fare me zgjedhje, me vota”, tha ai.

RAMA: KANTIERI MË I MADH DO TË JETË NË SHIJAK

Arben Ahmetaj: Në botë asgjë nuk bëhet falas, në konferencën e donatorëve kaluam pritshmëritë pasi jemi qeveri e përgjegjshme

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dje në Shijak deklaroi dje se puna që qeveria po bën me rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, është falas, ndryshe nga si veprohet në vendet e tjera në botë. Po ashtu, ministri solli në vëmendje edhe Konferencën e Donatorëve, që sipas tij shuma 1.15 miliardë euro iu dha Shqipërisë pasi është një vend i përgjegjshëm. “Në gjithë botën asgjë nuk bëhet falas, qytetarë si ju shkojnë në bankë dhe kërkojnë kredi për shtëpitë. Kryeministri e kishte këtë ide, po e rrëzoi. Tani ditën që do merrni çelësat, gjithçka është falas. Mua edhe kur më dha këtë gjë që po bëj, kuptova që programi i avancuar është

unik. Mos të harrojmë që konferenca e dona-torëve është një arritje, pasi nuk të jep kush para nëqoftëse një qeveri nuk është e përgjegjshme”, tha Ahmetaj. Më tej, ministri tha se Shijaku është zona e dytë ku qeveria po investon, duke ritheksuar se plot 3400 shtëpi do të mbyllen para vitit 2021. “Nuk po flasim për rindërtim të Shi-jakut, po rikrijim të tij si në aspektin ekonomik ashtu dhe atë urban. Shijaku është zona e dytë ku qeveria po investon. Ndërkohë ju e dëgjuat dje se qeveria ka kaluar vendimin për banesat dhe premtimi i kryeministrit se do ta presin Vitin e Ri në shtëpitë e tyre të reja. E gjithë kjo është nuk dua ta harrojmë, se duket si natyrshmëri

e gjitha. Natyrshëm dikush më pyeti se do jetë reale dhe e vërtetë. Shumë shpejt 3400 shtëpi do të jenë gati dhe 4 mijë familje do të jenë në shtëpitë e tyre”, deklaroi ai. Gjithashtu, Ahmetaj tha se komisioni shtetëror është i hapur për çdo donator që kërkon të jetë aty. “Në referencë të plotë të parimit të transparencës dy ditë më parë, bëmë takimin e komisionit shtetëror të rindërtimit ku për herë të parë ftuam si anëtarë me të drejta të plota në komision, donatorët, SHBA, KE, UNDP, BB dhe e kemi lënë pjesëmarrjen e hapur për çdo donator që shpreh dëshirën të jetë aty. Shumë shpejt do kemi dhe ekspertë të KE që do t’i atashohen”,

tha ministri. Më tej, Ahmetaj tha se do vijojnë të hapen kantierët e blloqeve të apartamenteve në zonat e prekura nga tërmeti. “Rindërtimi ka hyrë në një fazë të re ku në terren do të shohim shumë shpejt hapat konkretë, ndërtim shtëpish individuale dhe brenda këtij viti do jenë hapur të gjitha kantieret e blloqeve të apartamenteve në Durrës, Tiranë, Shijak, Lezhë, Thumanë, Kavajë apo në gjithë territorin e dëmtuar ku planet vendore po vijnë me atë koncept zhvil-limi urban e gjenerik”, Ahmetaj. Gjithashtu, ministri u shpreh se të gjitha familjet që do të akomodohen në shtëpi individuale do përfito-jnë të gjitha, nuk ka kjo është e para, kjo e dyta.

Avantazhet e projektit të qeverisë në fushën e ekonomisë

Edi Rama: Brenda vitit do të ndërtojmë 4 mijë shtëpi, ja si do të procedohet me pallatet,

kategoritë që përjashtohen nga amnistia fiskaleOrnela ÇELPICA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se plani i qever-isë është për të ndërtuar 4 mijë shtëpi gjatë këtij viti,

për të strehuar të prekurit nga tërmeti. Nga Shijaku, kryeministri prezantoi projektin për rindërtimin dhe rizhvil-limin urban të vendeve të dëmtuara nga tërmeti, duke u premtuar 4 mijë familjeve që Viti i Ri 2021 do t’i gjejë në shtëpinë e re. Kreu i qeverisë shpjegoi edhe një nga pengesat që është hasur gjatë periudhës së vlerësimit të ndër-tesave, regjistrimit, para ardhjes në momentin final, ku është faza e nisjes së punës. “Kemi angazhuar shumë njerëz, sepse për një plan të tillë dhe për një projekt të tillë zbatimi, për ndërtimin e kaq shumë apartamenteve do duheshin në një kohë normale të paktë 6 muaj, por ne nuk mund të presim 6 muaj. Është e qartë dhe qëllimi ynë është që ata, të cilët kanë humbur shtëpinë individuale, pra, banesën individuale, në zonat rurale apo në zonat periferike dhe që jetojnë me qira, ose në çadër, ta kalojnë vitin e ri në shtëpinë e re, pra, në 31 dhjetor të këtij viti të jenë nën çatinë e re e të bëjnë “Gëzuar!” në shtëpinë e re. Ky është objektivi ynë dhe sigurisht që mbase jo të tërë, por ne besojmë që 4000 familje do të jenë në 31 dhjetor në shtëpi. Pastaj është një pjesë tjetër e vogël, që mbase mund të mbetet dhe për ndonjë muaj më shumë, por ne do të bëjmë çmos që të gjithë këta që sot i kemi të regjistruar, që kanë aplikuar, janë konfirmuar, janë verifikuar, të hyjnë në shtëpi. Përsa i përket aparta-menteve duhet pak më shumë kohë, pak më shumë durim, pasi, siç e patë dhe nga plani, këtu nuk bëhet fjalë për të riparuar, apo për t’i ndërtuar siç ndër-toheshin më përpara”, tha kryeministri.

Ndërtimi i pallateve Ndërtimi i pallateve ishte një tjetër

pikë e përmendur nga Rama, që sipas tij do të zhvillojë zonën e Shijakut, duke theksuar se do të sjellë avantazh në fushën e ekonomisë. “Faktikisht, 90% e pallateve ekzistuese do rindërtohen nga e para, që do të thotë që edhe mjediset e tyre tregtare, kafetë, baret, restorantet, pikat e tjera të shërbimeve, do të jenë në një kualitet tjetër, sepse vetvetiu edhe ju, edhe pjesëtarët e familjeve tuaja në

Margariti: Banesat që do të rindërtohen do të kenë 70 vite garanciMinistrja e Kulturës, Elva Mar-

gariti, dje nga Shijaku zbardhi detaje të rindërtimit të banesave në Shijak, duke falur siguri për cilësinë e tyre. “Kemi 26 zona për rindërtim në të gjithë vendin dhe gati 400 hektarë që do të rindërtohen. Një punë e filluar një muaj më parë me një grup arkitektesh shqiptarë dhe italianë për rimëkëmbjen e Shijakut pas tërmetit. Shtëpitë janë të ndara në 3 modele 1 + 1 ; 2+1 ; 3+1, kanë parcelën e tyre individuale dhe teknologjia e përdorur është e re, që siguron mbrojtjen ndaj tërmetit, ndaj erës dhe materiale që përdoren për ndërtimin janë të riciklueshme dhe me standarde bashkëkohore. Montimi i këtyre i shtëpive është shumë i shpejtë për 30 ditë dhe kanë garanci deri në 70 vjet që do të thotë që për 70 vite nuk do të keni nevojën e asnjë lloj ndërhyrje në shtëpinë tuaj. Në Shijak janë iden-tifikuar 10 zona për rizhvillim dhe rindërtim. Rindërtimi do të bëhet në vendet dhe godinat e dëmtuara”, tha ajo.

Lumi Shkumbin rrezikon të dalë nga shtrati,

Braçe thirrje banorëveShirat në vend kanë alarmuar

5 fshatra në zonën e Lushnjes. Në kuadër të kësaj situate, zv.kryeministri Erjon Braçe u ka bërë thirrje banorëve të fshatrave të rrezikuar që të largohen bashkë me kafshë dhe mjete nga toka e argjinaturës së lumit Shkumbin. Sipas Braçes, lumi rrezikon të dalë nga shtrati, ku përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar dy foto ku tregojnë situatën. Gjithashtu, Braçe bën me dije se tashmë banorët e fshatrave në rrezik janë paralajmëruar nga kryepleqtë, ndërsa u bën thir-rje që t’i binden. “Shkumbin po del nga shtrati! Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshke, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për tu larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argji-naturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjëherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve”, bën thirrje zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

emigracion do të investojnë. Çfarë të investosh në ato pallatet e vjetra, duke thyer penxheret, duke e bërë derë e duke bërë një dyqan! Kështu, shumë turistë vetvetiu do të vijnë këtu për të kaluar pasditen, për të kaluar një darkë... Të gjitha pallatet e vjetra do t’ju ikin nga sytë në vend të tyre do ndër-tohet një gjë komplet tjetër. Do të jetë një qytet komplet tjetër. Kur ju them që nuk do njihni qytetin tuaj, nuk po ju bëj as propagandë, as po ju tregoj përralla, sepse as ka lidhje fare me zgjedhje, me vota, se për fat të mirë, edhe unë që po i them dhe ju që po i dëgjoni të gjitha këto fjalë do duhet të vërtetohen përpara zgjedhjeve”, tha ai.

Amnistia fiskaleAmnistia fiskale, si nisma më e

re e qeverisë, ishte një tjetër çështje e diskutuar dje nga Rama në Shijak. Ai i bëri thirrje emigrantëve që të deklaro-jnë të ardhurat e tyre, ndërsa bëri të ditur listën e personave që nuk përfi-tojnë nga kjo amnisti. “Ne po bëjmë gati amnistinë e përgjithshme fiskale dhe penale për të gjitha kursimet në të zezë të të gjithë emigrantëve, që kanë 30 vjet që punojnë dhe kursejnë, që t’i fusin nëpër banka, t’i formalizojnë e t’i kenë bazë për të bërë investime të mëtejshme dhe të mos kenë frikë të sjellin në Shqipëri lekë, të mos kenë hallin që po i çojnë lekët me bankë e

po ia mbajnë 1 muaj për t’i kontrol-luar, sigurisht duke përjashtuar kat-egorikisht paratë që vijnë nga krimi dhe duke përjashtuar kategorikisht politikanët, bashkë me familjet e tyre, gjykatësit, bashkë me familjet e tyre, prokurorët, bashkë me familjet e tyre, punonjësit e policisë, bashkë me familjet e tyre dhe gjithë zyrtarët e lartë, bashkë me familjet e tyre, të cilët nuk do ta kenë shansin që të përfito-jnë nga amnistia për të pastruar para që vijnë nga korrupsioni. Të gjithë shqiptarët e tjerë, jashtë dhe brenda vendit, do të ftohen të fusin paratë nëpër banka dhe do të kenë garanci të plotë nga Parlamenti”, deklaroi ai.

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi në reagimin e tij për gazetën pati një sërë kri-tikash edhe për shifrat e përfshira në projektligj. Pasi sipas tij nuk janë 1 milion parcela toke bujqësore që do të ndahen, por 25 mijë hektarë. “1 milion parcela është një shifër që nuk ka sens. Duhet të ndaheshin në

territorin e Shqipërisë me ligjin 7501, rreth 700 mijë hektar tokë bujqësore. Në fund të 2008, kemi pasur të deklaruar të ndarë mbi 560 mijë hektarë tokë. Pra, sot maksimumi në gjykimin tim, dhe unë për këtë mbaj përgjegjësi, nuk ka më shumë se 20-25 mijë hektarë tokë bujqësore të pandarë”, u shpreh Vorpsi.

VORPSI: JA SA ËSHTË SIPËRFAQJA E TOKËS QË DO TË NDAHET

ISHP jep detaje: Ja sa kushton analiza e koronavirusit dhe si kryhet ajo, nuk e ndalojmë dot virusin në kufi

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Insti-tutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi ditën e djeshme të gjithë procedurën që ndiqet për kryer-jen e analizës së koronavirusit, si dhe sa kushton kjo analizë. Gjatë një interviste televizive, Bino tha se analiza kushton 150 mijë lekë të vjetra, që mbulohen nga shteti, ndërsa shtoi se për kryerjen e saj fillimisht merren mostrat në fazën faringale të hundës ose gojës, mbase edhe të gjakut ose më pas edhe të feçes, që dërgohen tek ISHP, ku

nis procesi i vlerësimit të tyre, deri në daljen e rezultateve. “Dua ta nis që nga fillimi, procesi i marrjes së mostrës. E rëndësishme është identi-fikimi i këtyre personave, që i quani të dyshuar. Këta janë persona që kanë një ose dy shenja, apo histori, që mund të na bëjnë të mendojmë. Së pari kryhet një mostër në fazën faringale e hundës ose e gojës, në disa raste edhe e gjakut, më pas mund të marrim edhe feçe, në bazë të të dhënave që do na jepen dhe testeve diagnostike që dalin. Marrim këtë mostrën dhe e transportojmë në kushtet

e duhura të transportit. Ne përdorim të njëjtin transport si për gripin, në mënyrë që ai të ruhet në kushtet e duhura. Mostra vjen pranë ISHP dhe nis procesi i vlerësimit të mostrës, nëse është e duhura, nëse është e derdhur, e prishur. Procesi zgjat shumë pak, mund të zgjasë një orë, në varësi të numrit të mostrave. Aktualisht kemi një njeri që me shumë rigorozitet e shikon këtë. Mostrat që nuk vlejnë ne i kthejmë dhe marrim prapë mostër, kur mendojmë se nuk është marrë mirë”, tha Silva Bino. Më tej, shefja e Departamentit të

Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqaroi edhe se kush është protokolli i OBSH që duhet të zbatohet. “E rëndësishme për shërbimin kufitar është kur kemi të dhëna që personi ka udhëtuar me një person tjetër të prekur. Menjëherë nga lista që marrin në kufi kryejmë hetimin e rastit. Është e pamundur të ndalojmë virusin në kufi. Protokolli i OBSH është që ne duhet të gjur-mojmë personat që kanë pasur kontakt me një person të prekur dhe e kemi bërë këtë”, tha Bino.

Elisjeda KIKO

Projektligji i ri për “Procedu-rat Kalimtare të Pronësisë” nuk përmbush kërkesat e ish-pronarëve. Kreu i Sho-

qatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi deklaroi ditën e djeshme se ish-pronarët nuk janë pjesë e këtij drafti. Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, Vorpsi u shpreh se ligji i ri do të sjellë ndarjen e pronarëve nga toka e tyre, për t’ia dhënë të tjerëve. Vorpsi deklaroi më tej se janë 10 mijë dosje të pronarëve të cilët ende nuk janë kompensuar, duke shtuar se për 12 vite me radhë qeveria i ka lënë në haresë dhe i ka dërguar në dyert e gjykatave. “Ligji i ri për pronat ndan tokat e pandara të pronarëve, por që nuk i ndan për pronarët. Për pronarët ligjvënësi ka menduar më parë, pasi një vit më parë iu tha pronarëve që për 10 mijë dosjet që ju keni dorëzuar dhe ne i kemi mbajtur për 12 vjet në Agjencinë e Trajtimit të Pronave merrini mbrapsht dhe shkoni në gjykata. Janë 10 mijë dosje që pronarët kanë kërkuar që ti kompensohen plot 144 mijë hektarë tokë bujqësore, pyll ose kullotë dhe 4200 hektarë tokë tru-all. Të gjitha këto i kanë kërkuar pronarët para 12 viteve qeverie, kësaj që është dhe asaj që ka qenë më parë. Paguan për ato dosje edhe nja 400 milionë lekë si shpenzime që shteti të shqyrtonte dosjet e tyre dhe pas 12 vitesh pasi iu mori ato lekë iu thotë që shkoni në dyert e gjykatave”, tha Vorpsi. Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi shtoi më tej se shteti shqiptar ende nuk ka dalë me një vendim se kur do të kompensojë pronarët e tokave, duke theksuar se të gjitha qeveritë e kanë sabotuar këtë pjesë. “Shteti duhet të dalë me një vendim për kompensimin e tyre, por se kur do të ndodhë ky kompensim asnjë nuk e di. Kjo ka qenë për mosshqyrtimin e atyre dosjeve, ka qenë një punë e kalkuluar mirë nga të dyja qeveritë, të cilat e kanë sabotuar me sukses këtë punë. Ata nuk donin të kishte një faturë. Ky ligj është një lëvizje shumë e mirë dhe e vlefshme sot për PS, sepse jemi në pragun e një fushate elektorale të ardhshme”, tha Myrshit Vorpsi për gazetën.

Vorpsi: Mazhoranca e përdor ligjin e pronave për fushatë elektorale

Myrshit Vorpsi: Ja çfarë do të sjellë ligji i ri, tokat nuk ndahen për pronarët, kaosi

me pronat do vijojë edhe për 10 viteMalaj: Arsimi nuk është

në nivelin e duhurIsh-deputetja e LSI, Nora Malaj

u shpreh ditën e djeshme se arsimi në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur dhe se sipas saj mësuesit nuk kanë statusin që meritojnë. Gjatë një interviste, ajo tha se dikur, punonjësit e arsimit gëzonin të gjitha të drejtat që u takojnë. “Sot mësuesi nuk ka statusin që meriton. Dikur mësuesi kishte pagën shumë të lartë, sot atyre nuk u është rritur paga vetëm sa u është indeksuar. Dikur gëzonte të gjitha statuset dhe të drejtat, sot fatkeqësisht nuk u realizohet e drejta e transportit. Dikur nuk trajtohej si një qenie pa dinjitet. Dikur profe-sionin e tij e kishte misionari, sot e shikon si mundësi përfitimi dhe e kemi parë përmes rasteve konkrete. Presidenti thirri një tubim në mbro-jtje të Kushtetutës, dhe unë mendoj se të gjitha këto situata referohen tek Kushtetuta, pasi shteti ka detyrimin dhe duhet t’i krijojë garancinë fëmi-jës, qetësinë prindit, raportin e sigurt atyre që punojnë brenda dhe duhet bërë transparenca e plotë”, tha ajo.

Veliaj: Nisim ndërtimin e 17 shkollave të rejaDitën e djeshme kryebashkiaku

i Tiranës, Erion Veliaj nderoi me cer-tifikatë mirënjohjeje 25 mësues dhe mësuese, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre arsimimit dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve. Veliaj tha se do të nisë zbatimi i lotit të dytë për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë pas marrjes së konfirmimit nga Ministria e Financave. “Dje morëm një konfirmim nga Minis-tria e Financave për lotin e dytë të 17 shkollave. Ka filluar loti i parë me shkollat “Kristo Frashëri”, “Vaçe Zela” në “Don Bosko”; sapo filluam shkollën e re aty ku është nënkalimi i Shqiponjës, ndërkohë loti i dytë përfshin kryesisht shkollat në zonën sipër Liceut, zona e Saukut, e Qytet-it Studenti, e Freskut. Po përgatitemi për një Tiranë, e cila vërtet ka këtë ritëm rritje, por më në fund ka edhe ritëm investimesh për të përbal-luar rritjen e jashtëzakonshme”, deklaroi ai, teksa sqaroi se pjesë e rindërtimit do të jenë edhe shkollat e vjetra, si “Sami Frashëri”, që nuk i rezistuan dot tërmetit.

Kaosi me pronatMë tej, kreu i Shoqatës Pronësi

me Drejtësi deklaroi se kaosi me pronat ndonëse ka kaluar një kalvar të gjatë prej 30 vitesh, pritet që çësht-jet e pronave të jenë të hapura edhe për një 10-vjeçar në vijim. Sipas

Myrshit Vorpsit, mazhoranca po e përdor ligjin e pronave si kalë beteje për fushatën e ardhshme zgjedhore, duke shtuar se pronarët shqiptarë janë të humbur. “Siç ka ndodhur gjithmonë duan ta luajnë edhe tani për herë të fundit, që të mbrehin

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartë-sia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të për-caktuara qartë për mbajtësit e titujve. Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me

nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropi-ane për të Drejtat e Njeriut”, deklaron Komisioni i Venecias.

Ja opinioni i Venecias që rrëzoi ligjin e qeverisëkuajt e fundit për në fushatën elektorale. Qoftë ligji 7501, qoftë legalizimet kanë qenë gjithmonë kalë beteje për fushatat elektorale. Është e turpshme që pas 30 vitesh të kemi një çështje të hapur të pronave që do zgjasë për fat të keq edhe një periudhë 10-vjeçare. Pjesa e humbur dhe e nëpërkëmbur janë pronarët shqiptarë, sepse ky ligj që kaloi ka edhe pjesën tjetër të legalizimeve. Me këtë ligj, ligjvënësi mori përsipër dhe nxori dy elementë të rinj. I tha së pari që periudha e vetëdeklarimit do jetë deri në shtator të vitit 2021, pra vazhdojnë akoma vetëdeklarimet. Ligji i legalizimeve në 2006 para-shikonte që procesi i vetëdeklarimit të përfundonte në 2007. Ligjvënësi këtë nen e ka ndryshuar 10 herë dhe sot kemi përfunduar në këtë situatë”, u shpreh kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi, në reagimin e tij për gazetën.

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT10 E Diel 8 Mars 2020

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21

e k o n o m i www.sot.com.al

Borxhet e energjisë, 58 familje dhe 8 mijë biznese mundësi pagese me këste, ja kush përfiton

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraOSHEE: Skema e re lehtësuese për individët në pamundësi ekonomike

Esmeralda HIDA

OSHEE ka ofruar për të gjithë debitorët skema lehtësuese për të paguar me këste detyrimet e prapambetura

të energjisë, por edhe mundësinë për reduktim të kamatëvonesës. Ditën e djeshme Drejtori i Divizionit Tregtar te OSHEE, Elton Sevrani, deklaroi gjatë një interviste televizive se me skemën e re rreth 58 mijë abonentë familjarë dhe 8000 biznese do të mund të shlyejnë me këste borxhet e akumuluara për energjinë elek-trike. Sipas Sevranit, Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndar-ja e OSHEE ka riaktivizuar skemat lehtësuese, ndërkohë ai bëri të ditur për të gjithë të interesuarit se akt marrëveshja do të përfshijë borxhet e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018. “Pagesë për klientët familjarë më 12 këste mujore prej një vlere 1200 lekë, për klientët e biznesit 2800 lekë për të gjitha detyrimet deri në 31 dhjetor 2018. Të gjithë detyrimet deri në 31 dhjetor përfshihen në akt marrëveshje, ndërsa detyrimet e 2019 duhen paguar 100%”, tha Sevrani. Më tej drejtori i Divizionit Tregtar i OSHEE sqaron se lidhur me faturat e papaguara gjatë vitit 2019, ky institucion ka parashikuar dhe hartuar një skemë të re. Ai tha se kjo skemë përfshin disa raste të veçanta faturimi, të ashtuquajtura fatura sistemuese. Në këto raste përfitojnë ata abonentë që janë faturuar njëkohësisht për të gjitha

Sipas raportit, për periudhën 2004-2017 skenari fill-estar i koncesionit parashikonte që kompania Tirana In-ternational Airport të realizonte një fitim neto prej 66 milionë eurosh...

vlerat e pafaturuara më parë, ose janë faturuar gabimisht për shkak të gabimeve teknike të matësve. “Ato duhet të paguhen 100% përveç atyre rasteve kur kemi të bëjmë me fatura sistemuese që nuk janë konstatuar në një konsum real të muajit koherent, këto i bëjmë me raste të tilla kur për shkak të sistemit të matjes apo për shkak të problemeve teknike kur klienti është faturuar për të gjithë sasinë e pafaturuar përgjatë një viti koherent”, deklaroi Elton Sevrani.

Kamatëvonesat dhe rastet e veçanta

Pritshmëritë e OSHEE për këtë nismë janë që, nga riaktivizimi i

aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borxheve të arrihet rikuperimi total i të ardhurave të kompanisë për një periudhë 5-vjeçare. Ndër të tjera bëhet e ditur se, Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së En-ergjisë Elektrike ka miratuar këto paketa lehtësuese, jo vetëm në pagesën me këste të detyrimit, por edhe mundësinë e uljes së masës së kamatëvonesës. Kështu, skema për familjarët parashikon ndarje të kësteve në mënyrë të barabartë, në varësi të shumave. Në rast se famil-jari e paguan të gjithë detyrimin njëherësh, i ulet kamatëvonesa. Ky

detyrim sistemohet dhe bashkohet me detyrimet e mëparshme, duke krijuar një shlyerje me këste me reduktim të përqindjes për ata per-sona që kanë një status të veçantë, siç janë pensionistët, invalidët, të verbrit. Në skemën e re bëhet e qa-rtë se, nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, OSHEE nuk do të llogarisë më kamatë vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit. Kompania do të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve famil-jarë, që brenda afateve kontraktore

Nis keq 2020-ta për investimet kapitale, bien me 84% këtë janar

Shifrat e larta të borxhit, MFEkërkon këshilltar për menaxhim

Investimet kapitale lua-jnë një rol të rëndësishëm për ringritjen e ekonomisë së ngadalësuar në vend. Meg-jithatë niveli i tyre në janar ka qenë në nivele të ulëta. Referuar të dhënave fiskale Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale në janar ishin vetëm 566 mil-ionë lekë, me një rënie prej 84% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar, përgjithësisht realizimi i inves-timeve kapitale është në nivele të ulëta për shkak të vonesave në çeljen e fondeve buxhetore, por ky janar ka regjistruar nivelin më të ulët ndër vite.

Në të njëjtat parametra ulës investimet kapitale u regjistru-an edhe në fund të vitit 2019. Ndonëse plani i shpenzimeve kapitale në janar ishte rreth 1.5 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e faktit të janarit 2018, por edhe më ulët se janari i vitit që shkoi, sërish realizimi i tij ishte 62% më pak sesa plani. Ndërkohë pozitive janë para-qitur shpenzimet korente, që u zgjeruan me 10.3%, të ndikuara nga pagat, fondet speciale për skemën e pensioneve. Në rritje ishin dhe shpenzime të tjera për pagesën e papunësisë dhe ndihmën sociale.

Niveli i lartë i borxhit ka vënë në presion qeverinë. Borx-hi publik ka arritur në përma-sat më të larta të shënjuara ndonjëherë në rreth 65.84% të PBB. Duke qenë se vlera e borxhit regjistron 9 miliardë lekë në fund të vitit 2019, Minis-tria e Financave ka bërë me dije se po punon për përzgjedhjen e një këshilltari financiar që do të merret me menaxhimin e borxhit. Vlerësimi i konkur-rentëve do të bëhet në bazë të disa kritereve si, eksperienca e ofertuesit dhënë në shërbime të ngjashme, kapaciteti për ofrimin e shërbimit të kërkuar,

si dhe oferta ekonomike e bërë. Sistemi financiar në vend gjen-det në situatë risku, për shkak se qeveria po punon për mar-rjen e kredive të ofruara nga ndërkombëtarët për rindër-timin e vendit, si dhe në maj pritet të emetohet Eurobondi i ri rreth 600 milionë euro. Kësh-tu që, vendosja e një këshilltari sipas vendimit do të mbajë nën vëzhgim ndjeshmërinë e tregjeve financiare nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim sigurimin e fondeve të nevojshme të huamarrjes, duke vlerësuar riskun dhe koston e tij.

KLSH: 46 mln lekë dëme ka shkaktuar keqadministrimi i të ardhurave Kontrolli I lartë i Shtet-

it ka publikuar së fundmi një raport ku tregon rezu-ltatet e auditimit në disa institucione. Një nga çësht-jet për kontroll është edhe performanca e administrimit të të ardhurave, që rezul-tuan negative. Sipas KLSH disa institucione shfaqin performancë të dobët në këtë pikë. Ata kanë shkelur disiplinën financiare duke shkaktuar një dëm prej rreth 46,632,192 lekë. Ndër të gji-tha institucionet e auditu-ara shkeljet më të mëdha u regjistruan në Drejtorinë e

Përgjithshme të Tatimeve, në vlerën 38,923,755 mijë lekë. Nga të cilat 12,194,594 mijë lekë, rritja e borxhit tatimor, si pasojë e mangësive në ndjekjen e veprimeve pro-cedurale nga ana e adminis-tratës. Më pas vjen Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vlerën 3,299,965 mijë lekë dhe Fondi i Sigurimit të De-tyrueshëm të Kujdesit Shën-detësor, në vlerën 215,000 mijë lekë, si pasojë e eviden-timit të llogarisë debitore “Detyrim të ISSH” krijuar që nga viti 2012 në pasqyrat financiare të FSDKSH.

të shlyejnë faturën korrente të en-ergjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Vlera e këstit mu-jor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria. Të gjithë ata subjekte që duan të jenë përfitues të masave lehtësuese duhet të apliko-jnë pranë sporteleve me mbajtësin e kontratës, në të kundërt duhet autorizim me shkrim për hyrjen në AKM. Duhet kartë ID e mbajtësit të kontratës; kartë ID e personit të autorizuar; ekstraktin e QKR që vërteton llojin e aktivitetit sa më lart; kopje e kontratës së pikës së lidhjes për vërtetimin e mënyrës së lidhjes.

Administrata tatimore ka rikujtuar tatim-paguesit për dorëzimin e deklaratës së pagesës së tatimit fitimit dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019. Përmes një udhëzimi të publi-kuar në faqen e saj zyrtare, DPT tregoi se janë bërë disa ndryshime në ligjin “Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike”, i cili do të dorëzohet ele-ktronikisht së bashku me pasqyrat financiare. Referuar të dhënave të udhëzimit dokumentet shtesë janë: kontrata e qirasë për ambientet e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për

objektin; gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2018 (analitik); inventari i mjeteve të transportit në pronësi; pasqyra e ak-tiveve afatgjata material (Ndërtesa). Ndërkohë në udhëzim theksohet se, tatimpaguesi duhet të ndjekë procedurat e përcaktuar në ligj për këtë çështje. Saktësisht, tatimpaguesi duhet të dorëzojë, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin, i cili plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese dhe të gjitha të dhënat e kërkuara. Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në ad-ministratën tatimore, bilancin kontabël së bashku me pasqyrat financiare dhe anekset e tij. DPT

bën me dije se, për të mos krijuar paqartësi nga tatimpaguesit, formati i formularëve do të jetë i njëjtë me atë që dorëzohet në Qendrën Kom-bëtare të Regjistrimit. Konkretisht do të ndiqet kjo linjë; bilanci që përmbledh, aktivet, pasivet dhe kapitali; pasqyra e të ardhurave dhe shpenzi-meve; pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve; aneksi për shpjegimet shpjeguese. Më tej në njoftim theksohet se pasqyrat financiare të dorëzuara në version PDF, detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga admin-istratori i shoqërisë. Gjithashtu do të dorëzohen

Administrata tatimore kujton tatimpaguesit për dorëzimin e bilancit vjetor, ja dokumentet

elektronikisht, aneksi për shpjegimet sqaruese, raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë, kontratat e qerasë për ambientet e marra me qira dhe vërtetimi i pronësisë për objektet në pronësi.

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra

Koronavirusi paralizon Italinë, numri i viktimave shkon në 233, 100 mijë

të infektuar në të gjithë botën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraItalia, shteti më i prekur në Europë

Sonila ELEZI

Pavarësisht përpjekjeve titanike të shteteve për përballimin e përhapjes në masë të koronavirusit

të ri, sipas autoriteteve të shëndetit të shteteve të cilat janë prekur nga ky virus, numri i të infektuarve në rang global ka arritur tashmë shifrën 100.000 ndërsa viktimat në 3.500. Vendi më i prekur në Evropë nga Covid19, Italia, ka shënuar sërish një rritje rastesh të të prekurve. Politikani italian Nicola Zingaretti, lideri i partisë së qendrës së djathtë italiane PD ka thënë të shtunën se ka dalë pozitiv në analizat mbi virusin, por nuk ka simptoma të agravuara dhe ndjehet mirë. Numri i vikti-mave në Itali sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile ka arritur në 233, me një rritje prej 49 vdekjesh në vetëm 24 orë. Aktualisht Italia po raporton më shumë vdekje në ditë nga çdo shtet tjetër në botë dhe kjo ka shtyrë qeverinë të urdhërojë mbylljen e shkollave, universi-teteve, kinemave dhe teatrove në përpjekje të vënies nën kontroll të situatës. Përqindja e vdekshmërisë nga virusi në Itali është 4.25%, që është edhe përqindja më e lartë krahasuar me shumicën e shteteve. Gjithsesi një lajm pozitiv është se vendi regjistron 523 persona të cilët janë deklaruar të shëruar, duke e çuar në më shumë se 30% rastet e shëruara, ndërkohë që më parë ishte vetëm 26%.

Arabia Saudite arreston tre anëtarë të familjes mbretërore

Grenell: Deklarata e Joseph për ndarjen e Kosovës është e pavërtetë

Mediat amerikane raportojnë se Arabia Saudite ka arrestuar tre anëtarë të familjes mbretërore përfshirë këtu vëllain e mbretit, për arsye të cilat mbeten ende të panjohura. Arrestimet janë të lidhura me Princin e Kurorës, Mohamed bin Salman. Në 2017 dhjetëra figura mbretërore saudite, ministra dhe biznesmenë u kufi-zuan në hotelin Ritz-Carlton në Rijad pasi princi i kurorës urdhëroi arrestimet e tyre. Tre personat e arrestuar janë; vëllai i mbretit Princi Ahmed bin Abdulaziz, ish-Princi i Kurorës, Mohammed

bin Nayef dhe një anëtar i tretë i familjes, Princi Naëaf bin Nayef. Sipas raportimeve, të arrestuarit janë parë si rivalë potencial për Princin e Kurorës, i cili është i pari në linjë për të marrë fronin. Princi Mohammed bin Salman fitoi përkrahjen ndërkombëtare më 2016 kur premtoi një varg reformash ekonomike dhe sociale në një shtet konservativ. Por, ai u përfshi edhe skandale të shumta përfshirë vrasjen e një gazetari në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll më 2018, si dhe konf-liktin e vazhdueshëm në Jemen.

I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialo-gun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj Ed-ward Joseph, profesor i Univer-sitetit “John Hopkins”, i cili në një intervistë për Zërin e Amer-ikës është shprehur se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiç, ka qenë arritja e një marrëveshjeje finale. Një mar-rëveshje për të cilën ai thotë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakordësuar gjatë mandatit të Mogherinit Sipas

profesorit Joseph, kjo nënkup-ton ndarjen e Kosovës, që dikur quhej shkëmbimi i territoreve dhe se në thelb bëhet fjalë për ndarje sepse nuk e dimë se sa territor të Serbisë do të përfi-tonte Kosova. Grenell i ka qua-jtur të pavërteta pretendimet e Joseph. I besuari i Presidentit Trump thotë se në prezencë të tij asnjëherë nuk është dis-kutuar një temë për ndarjen e Kosovës. Ndër të tjera Richard Grenell thotë se Joseph po treg-ohet i pamatur kur shprehet me të tilla deklarata pa fakte.

Borrell: Emigrantë, kufiri me Greqinë nuk është i hapur

Josep Borrell u kërkoi dje emigrantëve dhe refugjatëve që kërkojnë të lënë Turqinë, të mos shkojnë në kufirin me Gre-qinë sepse ai nuk është i hapur, ndryshe nga çfarë është thënë. “Dëshiroj të dërgoj një mesazh të qartë, mos shkoni në kufi. Kufiri nuk është i hapur”, deklaroi Josep Borrell në një mesazh drejtuar emigrantëve pas një takimi me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së. Disa mijëra refugjatë dhe emigrantë u dyndën në kufi pas vendimit të presiden-tit turk, Recep Tayyip Erdogan

për hapjen e kufirit të Turqisë, që ishte mbyllur që prej vitit 2016. Greqia ka bllokuar kufirin dhe u ka kërkuar partnerëve të BE-së t’i vijnë në ndihmë. Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës në përleshje me emigrantët në kufirin turk, të premten, ndërsa Athina tha se marrëveshja e 2016 mes BE dhe Turqisë, për kufizimin e numrit të emigrantëve në BE, ishte tani e vdekur. Mijëra njerëz janë mbled-hur në kufi që pasi presidenti turk tha se nuk do të ndaloheshin më refugjatët që përpiqeshin të largo-heshin nga vendi.

Merr fund Ebola në Republikën e Kongos

SHBA, ligji i ri për leje të

paguar prindërore

Trump padit CNN për shpifje

Ekipi për fushatën zgjedhore të Presidentit amerikan Trump ka ngritur padi për shpifje ndaj kanalit televiziv CNN. Bëhet fjalë për publik-imin e disa deklaratave nga CNN ku thuhet se ekipi i Trumpit është duke e kërkuar ndihmën e Rusisë për zgjedh-jet presidenciale në SHBA në vitin 2020; Në ankesë thuhet se CNN ishte në dijeni për deklarimin e rremë në kohën kur i publikoi deklaratat, por e bëri me qëllim të dëmtimit të fushatës zgjedhore kështu duke mashtruar lexuesit e saj në këtë proces.

Si pjesë e armëpushimit që është arritur gjatë kësaj jave, Turqia dhe Rusia do t’i fillojnë nga 15 marsi patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë, kanë bërë të ditur autoritetet turke. “Që nga 15 Mars, do të fillojmë patrullimin përgjatë auto-stradës M4. Kemi filluar të punojmë në parimet e korridorit të sigurisë, që do të vendoset përgjatë autostradës”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes në Turqi, Hulusi Akar. Në fillim të javës që vjen, një komision ushtarak turk do ta vizitojë Turqinë, ka bërë të ditur ministri gjatë një konference për medie. Sipas tij, po punohet që të krijohet një armëpushim i përher-shëm dhe të krijohen mundësitë, që të kthehen në trojet e tyre më se 1 milion të pafajshëm, 80 prej të cilëve gra dhe fëmijë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur median gjerman FAZ për të publikuar një shkrim rreth dialogut dhe një marrëveshje potenciale me Serbinë. Në të, Kurti ka dërguar një mesazh për amerikanët, duke thënë se një marrëveshje e arritur nën presion dhe kërcënime nuk vlen as sa letra në të cilën do të vihen nënshkrimet. E një qëndrim të tillë të kryeministrit Kurti po e konsideron si shumë të drejtë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Megjithatë Vuçiç e ka shfrytëzuar një thënie të tillë të Kurtit për të goditur ndërkombëtarët, duke thënë se “asgjë që arrihet me forcë nuk është e vlefshme, siç ishte rasti i agresionit të NATO-së ndaj Serbisë në rastin e Kosovës”. Vuçiç ka thënë se një qëndrim të tillë të Kurtit do ta përsërisë kudo që të shkoj.

Turqi-Rusi, patrullime të përbashkëta në veri të Sirisë Vuçiç mbështet Kurtin: Jo pakt nën presion

Reagimet Analistët thonë gjithashtu që

një nga efektet e tjera të krizës do të jetë shtyrja e ekonomisë së brishtë italiane në recesionin e katërt në 12 vitet e fundit. Ndërkohë Italia shprehet e zhgënjyer nga reagimi i Bashkimit Evropian në lidhje me ndihmën mbi situatën emergjente. Është bërë publike zhgënjimi nga reagimi i Gjermanisë, Francës dhe aleatëve të tjera evropiane, të cilat kanë ndaluar furnizimin e Italisë me maska mbrojtëse dhe mjete të tjera të nevojshme, në mënyrë që të shmangin mungesën e tyre në vendet përkatëse, në rast se preken nga e njëjta valë e të infektuarve. “Kaq vlen Bashkimi Evropian”, tha Matteo Salvini, Kreu i par-tisë opozitare Liga. “Kur Italia ka nevojë për ndihmë, dyert janë të

mbyllura, dhe kuletat gjithashtu. Sapo të mbarojë emergjenca shën-detësore që ka kapluar vendin, është më se e nevojshme të ri men-dojmë dhe të rindërtojmë gjithçka duke filluar që nga Brukseli”, u shpreh ai. Organizata Botërore e Shëndetit përfundoi të premten një mision në Itali duke i rekomanduar qeverisë të “ mbante një fokus të fortë në masat që do vënë virusin nën kontroll”. Qeveria synon të dyfishojë stafin mjekësor në spi-talet të specializuar për sëmundjet respiratore dhe departamentet e infektivit. Për të arritur ktë au-toritetet italiane janë shprehur se tashmë do të fillojnë rekrutimin e punonjësve të shëndetësisë të cilit kishin dalë në pension, si masë për përballimin e situatës së krijuar. Gjithashtu synohet rritja e numrit

të shtretërve nga 5.000 në 7.500 në ditët pasardhëse. Ndërkohë Kina, e cila është edhe vendi i origjinës së Covid 19 pretendon një përmirësim të situatës dhe ulje të përqindjes së të infektuarve me kalimin e ditëve.

Qëndrimet e OBSHZëdhënësi i Komisionit Kom-

bëtar të Shëndetit Mi Feng tha gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme se kërcënimi duket se po zvogëlohet në vend, që nga dhjetori kur shpërtheu për herë të parë infeksioni viral. "Parandalimi dhe kontrolli i përgjithshëm i ep-idemisë është i qëndrueshëm dhe po përmirësohet. Por me zhvillimin e shpejtë të situatës epidemike ndërkombëtare ne duhet të vazh-dojmë të jemi tejet vigjilentë e të zbatojmë me këmbëngulje politi-kat e parandalimin dhe kontrollin e rreptë në Hubei dhe Wuhan", tha ai. OBSH me anë të një deklarate ka shprehur se kontrolli i situatës duhet të jetë prioritet për çdo shtet. "Ndërsa rastet rriten, ne vazhdo-jmë të rekomandojmë të gjitha vendet që të kenë si përparësinë e tyre më të lartë kontrollin e situatës. Ne vazhdojmë t'u bëjmë thirrje vendeve t'i identifikojnë, testojnë, izolojnë e të kujdesen për çdo rast dhe të gjurmojnë çdo kontakt me persona të prekur. Ngadalësimi i epidemisë shpëton jetë dhe blen kohë për t'u për-gatitur për veprimtari kërkimore kundër virusit", tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhamom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shën-detësi bëri thirrje për vigjilencë ndërsa po shkohet gjithnjë e më shumë drejt deklarimit zyrtarisht të fundit të epidemisë së shkaktuar nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos. Pacienti i fundit me Ebola u lirua nga një qendër trajtimi në qytetin verilin-dor të Beni-t të martën. Nëse nuk konfirmohen raste të tjera gjatë dy periudhave të inkubacionit ose 42 ditëve, OBSH-ja do të deklarojë zyrtarisht fundin e epidemisë së Ebolës në vend, më 12 prill.

Për herë të parë, shumica e 2.1 milion punonjësve federalë në Shtetet e Bashkuara do të kenë të drejtë të marrin dymbëdhjetë javë pushim familjar të paguar pas lindjes ose birësimit të një fëmije. Kjo masë e re hyn në fuqi më 1 tetor. Dhjetëra vende të tjera të botës ofrojnë leje të paguar familjare për punonjësit civilë. Tani, përkrahësit e këtij ligji po bëjnë presion që ai të shtrihet tek punëtorët në të gjithë sektorët.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT12 E Diel 8 Mars 2020

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21

k r o n i k e www.sot.com.al

“Nga ana e SPAK është kërkuar sekuestrimi i 31 pasurive, të dër-

guara nga OFL në institucionin më të ri të drejtësisë, ndërsa 29 të tjera rezu-ltojnë se janë kryer në kundërshtim me ligjin nga OFL. Siç bëhet me dije në njoftimin e publikuar nga SPAK, dosja me 29 pasuritë do t’i kthehet policisë për të kryer veprime të tjera hetimore...

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNga 101 pasuri për tu sekuestruar, 70 janë automjete

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i mbytur në rezervuar 29-vjeçariNjë i ri u gjet i mbytur këtë të shtunë në breg

të rezervuarit “Pengile” në Krujë. Viktima është një 29-vjeçar me iniciale G. L., i cili ishte në kërkim, pasi familjarët i ishin drejtuar Policisë së Vorës, ku kish-in bërë kallëzim për zhdukjen e tij. Sipas policisë, 29-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Paraprakisht autoritetet thonë se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, me qël-lim zbardhjen e plotë të ngjarjes, është ngritur një grup hetimor. “Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G. L.,29 vjeç, i cili vuante nga shëndeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vorë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, tha policia.

Bilanci, brenda 1 muaji në Kapshticë u ndaluan 930 klandestinë

Policia kufitare ka rritur kontrollet në pikën kufitare të Kapshticës ku gjatë muajit të fundit janë kapur 920 shtetas të huaj që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri. Si pasojë e kontrolleve të përforcuara janë vënë në pranga edhe katër persona në kërkim ndërsa mësohet se kon-trollet do vazhdojnë edhe gjatë muajit mars. Muaji shkurt ka shënuar një numër të konsiderueshëm shtetasish të huaj që kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri ilegalisht nga zona e Kapshticës. Policia tha se FRONTEX dhe efektivët kufitarë, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, për të cilët janë ndjekur procedurat. Në kuadër të kontrolleve të përforcuara gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas, për raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Drejtonte mjetin i dehur, vdes pasagjeri, shoferi i hedh fajin viktimës

Një përplasje mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person, i cili ndërroi jetë. Aksidenti u shënua pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”. Një automjet i drejtuar nga një person që ishte i dehur, 30-vjeçari me inicialet A. Ç., u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga personi me inicialet A. S.. Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndod-hej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F. A.. Shoferi 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia rrugore, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues i automjetit ka qenë personi me inicialet F. A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë. Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale ndaj shoferit iu referuan Prokurorisë së Tiranës për tre vepra penale.

`

Elvis MYRTA

Kur ka kaluar gati një muaj nga nisja e Operacionit Forca e Ligjit

për goditjen e pasurive që burojnë nga krimi, Proku-roria e Posaçme ka kërkuar sekuestrimin e gjysmës së kërkesave të dërguara në SPAK për sekuestrim. Më konkretisht nga ana e SPAK është kërkuar sekuestrimi i 31 pasurive, të dërguara nga OFL në institucionin më të ri të drejtësisë, ndërsa 29 të tjera rezultojnë se janë kryer në kundërsh-tim me ligjin nga OFL. Siç bëhet me dije në njoftimin e publikuar nga SPAK, dosja me 29 pasuritë do t’i kthehet policisë për të kryer veprime të tjera hetimore. Hetuesit kanë verifikuar 27 dosje dhe i kanë kërkuar Gjykatës Speciale që të vendosë në sekuestro 31 pas-uri të individëve të dënuar për vepra të rënda penale. “Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte. Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit”, thuhet në njoft-

imin që SPAK publikoi ditën e djeshme në faqen zyrtare. Deri tani, OFL ka dorëzuar në SPAK 62 raste për verifi-kim dhe ka kërkuar sekues-trimin e 101 pasurive me dyshimin se janë vendosur përmes aktivitetit kriminal. 70 prej tyre janë automjete, ndërsa pjesa tjetër ndërtesa dhe sipërfaqe toke. “Drejto-ria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekues-

troje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pas-uri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte)”, thuhet më tej në njoftim. Në fund të njoftimit thuhet se Proku-roria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, ku janë evidentuar 41 pasuri, për të cilat do të vendoset brenda 15 ditësh nëse do sekuestrohen ose do t’i kthehen policisë për veprime të mëtejshme.Çfarë parashikon OFL?

Struktura e posaçme OFL parashikon kontrollin e pasurive të personave

I kërkoi ndarjen, burri e godet me sëpatë pas koke, arrestohet 50-vjeçari

Një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Artan Hasa, 50 vjeç, gjatë një sherri me bashkëshorten i ka gjuajtur asaj pas koke me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar plagë të rënda dhe lënë pa ndjenja në tokë. Në këto kushte, ai ka kujtuar se bashkëshortja kishte ndërruar jetë dhe ka tentuar të vetëvaret me litar në banesë, por është parandaluar në kohë nga policia. Skena e dhunës u pa nga dy fëmijët e çiftit, të cilët ndodheshin në banesë, të cilët kanë

lajmëruar fqinjët për ngjarjen dhe më pas policinë. Në momentin e mbërritjes së policisë, 50-vjeçari kishte bërë gati litarin për vetëvarje, por është parandaluar në kohë nga policia. Çifti kishte 4 fëmijë dhe kohët e fundit kishin shumë debate e zënka mes tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme , ata kanë pasur një sherr dhe në momentin që gruaja i ka thënë se do e ndante, kjo ka shkaktuar nervozizmin e tij duke i gjuajtur në kokë. Aktualisht gjendja e gruas është e qëndrueshme në spital, ndërsa

pritet të bëhen ekzaminimet për të kuptuar shkallën e dëmtimit në kokë. Çifti banonte në një shtëpi private në lagjen 13, Plazh Durrës, ku 50-vjeçari punonte shofer dhe bashkëshort-ja e tij ndihmës kuzhiniere në një lokal në zonën e Plazhit. Policia ka arrestuar burrin për veprën penale “Dhunë në familje”. Mësohet se në ambientet e qelisë 50-vjeçari ka shfaqur një gjendje jo të mirë psikologjike. Ditën e sotme ai pritet të dalë përpara gjykatës, ku do të njihet me akuzat e ngritura nga prokuroria

që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekues-trimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve. OFL është në varësi të drejt-përdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në këtë rast Ardi Veliu, dhe drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Ajo ka në përbërje të saj punon-jës të Policisë së Shtetit dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Përveç aksesit në database-in e Policisë së Shtetit, OFL-ja ka akses në informacionin apo bazën e të dhënave të institucioneve publike, përfshirë sistemin TIMS. Në shënjestër të paketës anti-KÇK janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata krim-inale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëm-bimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë tashmë ka nisur punën në qytetet më të mëdha të vendit, si Tira-na, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani.

SPAK rrëzon OFL, sekuestrohen vetëm gjysma e pasurive, 29 të tjera i kthehen policisë

dhe masën e sigurisë që gjykata do të caktojë ndaj tij. Qyteti i Durrësit ka qenë në qendër të kronikës së zezë, pasi dy gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre.

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 13

C M Y K

k r o n i k e www.sot.com.al

Gjatë operacionit, atij iu kapën gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shit-je. Pas gjetjes së drogës policia ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gram, kokainë, një qese me...

Elvis MYRTA

Një 30-vjeçar ka për-funduar në prangat e Policisë së Dur-rësit pasi akuzohet

se shpërndante drogëra të ndryshme në qytetin bregde-tar. Në prangat e bluve për-fundoi shtetasi me inicialet A. Dh., banues në Nishtullë të Durrësit. I riu shpërndante drogën në lokalet e natës, ku kishte klientelën e vet. Burime bëjnë me dije se poli-cia kishte marrë informacion në rrugë operative mbi ak-tivitetin kriminal që ushtron-te 30-vjeçari dhe prej disa ditësh ai mbahej në vëzhgim nga blutë. Mbrëmjen e së premtes, ku lokalet e natës frekuentohen më shumë se zakonisht, policia vendosi që të ndërmarrë operacionin për arrestimin e të riut. Gjatë op-eracionit, atij iu kapën gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje. Pas gjetjes së drogës policia ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Pol-icisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gram kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eu-rosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Sipas policisë, 30-vjeçari po përgatitej për të kultivuar bimë narkotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kana-bis sativa. I riu nga Durrësi do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narko-tikëve”. Në ditët në vijim i riu do të dalë përpara gjykatës për tu njohur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij dhe masën e sigurisë që gjykata do të vendosë.

Operacioni “Weekend”Policia e Shtetit njoftoi

mëngjesin e djeshëm se ka

finalizuar me sukses opera-cionin e koduar “Weekend”, për goditjen e shpërndarjes së drogërave të forta në loka-let e natës të qytetit bregde-tar të Durrësit. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës në bash-këpunim me Prokurorinë. Sekuestrohet 1 kg lëndë e dyshuar heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, pe-shore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfi-tuar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta. Kanë qenë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion në rrugë operative se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate. Në përfundim të operacionit i cili u finalizua me sukses, blutë e qytetit bregdetar kanë dalë në përfundimin se i riu ishte duke u përgatitur për të kultivuar bimë narkotike, pasi atij i janë sekuestruar edhe një sasi farash kanabisi gati për tu mbjellë. “Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale

në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, fi-nalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Week-end”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet A. Dh., 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës. Gjatë operacionit, këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje”, sqaroi zyrtarisht

policia. Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan gjithsej, 1 kg heroinë, 6.5 gr. kokainë, një qese me fara kanabisi, një peshore elektronike dhe një sasi eurosh, paund e lekë shqiptare, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Materia-let do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të riut i gjenden fara kanabisi, Policia: Do të mbillte hashash

Shpërndante heroinë e kokainë në lokalet e natës në Durrës, “Weekend” vë në pranga

30-vjeçarin, ja çfarë sekuestroi policia

Kapet me marijuanë, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar

Një shqiptar i moshës 22-vjeçare u arrestua nga policia italiane në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Në momentin e arrestimit i riu po lëvizte me makinë me të dashurën, një va-jzë italiane nga Latina dhe dy persona të tjerë. Makina kishte ndaluar në zonën e Rivazzurra të Rimini dhe kjo gjë ngjalli dyshimet e policisë. Por këto dyshime u shtuan nga një aromë e fortë hudhre brenda makinës. Nga kontrolli i policisë u zbulua se hudhrat e njoma ishin futur në makinë për të mbuluar aromën e marijuanës. Kështu kur policia kërkoi të dinte çfarë kishte në mjet, shqiptari dorëzoi një pako të mbështjellë me celofan me rreth 50 gramë marijuanë. Ai deklaroi se e kishte blerë pasdite, por nga kontrolli në mjet, poshtë tapicerisë së pasagjerit u gjet edhe 100 gramë marijuanë. Kjo bëri që shqiptari të arrestohet nga policia, ndërkohë që hetimet ndaj tij janë në vijim për të mësuar personat nga ku 22-vjeçari ka siguruar drogën.

Shkatërrohet grupi i “Skifterëve” në Spanjë, pranga 7 shqiptarëve

Trafikonin emigrantë për 1-12 mijë euro, shkatërrohet banda italo-shqiptareAutoritetet italiane kanë shkatërruar një grup kriminal

italo-shqiptar me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin. Operacioni i koduar “Taken” vuri në pranga 4 shqiptarë e 4 ital-ianë. 18 persona të tjerë janë vënë nën hetim të lirë në territoret e Xhenovas, Imperias, Savonas e Palermos. Kundrejt shumave nga 1000 deri në 12,000 euro ata siguronin karta identiteti të fal-sifikuara për qytetarë shqiptarë që përmes Xhenovas, Imperias e Savonës i shoqëronin të mbërrinin në Zvicër e deri në Britaninë e Madhe. Ky grup kishte krijuar dhe një degë bashkëpunimi me disa sicilianë në Palermo, të cilët kishin si detyrë të krijonin identitet e rreme e të përgatisnin materialet e falsifikuara si për kartat e identitetit ashtu dhe për pronësi automjetesh, kartash telefoni, banesa etj. duke nxjerrë një përftim prej disa mijërash eurosh në muaj. Hetimet e operacionit nisën në vitin 2018 pas një grabitje të armatosur në një sallë videolojërash.

Një grup shqiptarësh i përfshirë në grabitjen e shtëpive në qytetin spanjoll të Jaen, në jug të vendit, është shkatërruar. Operacioni i koduar “Habitat-Pelegrin” goditi një grup të specializuar për grabitjen e shtëpive të banuara, i cili realizonte aktivitetin në disa provinca përfshirë Jaen dhe periferinë. Grupi ka ngjallur shqetësim tek vik-timat dhe fqinjët e tyre për shkak të mënyrës së funksionimit. Ata hynë në banesa, duke përfituar nga mungesat e përkohshme e banorëve. Grabitjet e tyre u përqendruan në javën e 15-23 shkurtit. Në prangat e policisë spanjolle përfunduan 7 shtetas shqiptarë. Për momentin, ata akuzohen për rreth njëzet vepra kriminale në Komunitetin e Madridit, në Toledo, Teruel, Huesca, Navarra dhe provincën e Jienense. Në fillim të shkurtit, hetuesit zbuluan

se grupi mund të ishte transferuar në bashkësinë autonome të Andaluzisë, konkretisht në provincën e Jaén, ku ata kryen disa akte kriminale në qytete të tilla si Villanueva de la Reina, Los Villares, Andújar dhe Linares. Për të hyrë në ambientet e brendshme të shtëpive, ata hapnin dyert ose dritaret e kateve përdhese, ndërsa brenda tyre merrnin pajisje të vlefshme kryesisht bizhuteri, orë, para dhe sende të tjera të vogla. Deri më tani, hetohet pjesëmarrja e tyre në një varg veprimesh kriminale në lokalitetet e provincave të Madridit, Jaén, Teruel, Huesca dhe Navarra. Garda Civile ka bërë tre kërkime në kuadër të këtij operacio-ni. Konkretisht, kontrollet janë bërë Valdemoro (Madrid), Seseña Nuevo (Toledo) dhe Longares (Zaragoza). Dy vendet e para u përdorën nga

anëtarët e grupit për të jetuar, ndërsa vendi i tretë ishte bazë operimi për grupin dhe grumbullimi për sendet e vjedhura. Pikërisht, aty u arrestuan dhe agjentët ndërhynë duke sekuestruar sendet e vlefshme si bizhuteri floriri, orë, pajisje komp-juterike dhe elektrike, dokumente të rreme, targa të falsifikuara dhe mjetet për hapjen e dyerve të bane-save që vidhnin. Të arrestuarit, janë katër burra me origjinë shqiptare, të moshës 35 deri në 40 vjeç, të cilët ishin vendosur rregullisht në Madrid dhe To-ledo, duke kryer veprimtarinë e tyre kriminale në të gjithë territorin kombëtar në fushata që zgjatën prej një ose dy javësh dhe më pas bënin “pushime të gjata”. Ata akuzohen për krime të përkatësisë në një organizatë kriminale, vjedhje me forcë në shtëpitë e banuara dhe dokumente të falsifikuara.

Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, arrestohen 20 shqiptarë

Guardia di Finanza e provincës së Trentos në Itali ka shkatërruar një grup trafikantësh i përbërë kryesisht nga shte-tas shqiptarë si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge. Ky grup kriminal i degëzuar në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në terri-torin e provincës së Bolzanos. 25 anëtarë të bandës u arrestuan ditën djeshme, 22 u vunë nën pranga brenda territorit kombëtar italian në Trentino Alto Adige, në Venento e Puglia ndërsa për 3 anëtarë të bandës janë vënë nën pranga me urdhër arrestimit ndërkombëtar në Shqipëri, Turqi e Hungari. Janë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifi-kuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me një vlerë të përgjithshme përfitimi mbi 1 milion euro. Ndër 25 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë fazës finale të operacionit Besa, 20 janë shtetas shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian e 1 maqedonas.

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

14 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z eNga Luan KURTI

Në protestën e thir-rur nga presidenti më 2 mars, për “mbrojtjen e Kus-

htetutës” u panë të valëvite-shin ndërmjet të tjerëve edhe flamuj amerikanë. Kjo “surprizoi” ambasadoren Yuri Kim dhe ca më pas pati një deklaratë distanci-mi nga rasti. Presidenti e justifikoi gjestin me praninë e disa shqiptaro-amerikanëve të ftuar prej tij në tubim, teksa disa analistë në mënyrë cinike thanë se shqiptarët i kanë mbajtur simbolet amerikane (shprehje të dre-jtësisë dhe idealit për liri) përgjatë 30 viteve dhe u “çuditën” me çudinë e ambasadores. Truku i përdorimit të simboleve të BE-së dhe SHBA-ve nuk është as i ri dhe as i padëgjuar nga subjektet dhe protagonistët politikë të tranzicionit. Dhe kur kanë sulmuar institucio-net me zjarr. Por presidenti nga podiumi i protestës përpos dekorit, gjesteve të uljes

Nga Ylli MEÇE

Po kush na nëpërkëmb ne dhe a është e vërtetë kjo? Sigur-i s h t q ë n a

nëpërkëmbin dhe është shumë e vërtetë. Këtë mos e mendoni si mllef të një na-cionalisti të sëmurë, as të një kozmopoliti të çoroditur, i cili bëhet mik i të gjithëve, si me miqtë ashtu dhe me armiqtë. Në ditën e rënies së heroit legjendë Adem Jashari, duke medituar për të, nuk ka se si akti i tij heroik, të mos më rrëmbente shpirtin dhe zemrën, (si të çdo atdhetari tjetër shqiptar), sepse te shpir-ti i tij, nuk shohim simbolin heroik të një in-dividi, as të fisit “Jasharaj”, por të të gjithë shqiptarëve të cilët shekuj mbas shekujsh u mëkuan në djep me ndjenjën e madhe të atd-hedashurisë, me shpirtin luftarak e të sakri-ficës, se lufta për liri e pavarësi është ideali më i lartë i vendit të shqiponjave. Falë këtyre cilësive, jemi popull që kemi mbijetuar madje dhe po mbijetojmë edhe pse armiqtë tanë si ata për-rreth, por dhe Europa reaksionare, asnjë herë nuk na e ka dashur, madje dhe nuk na e do të mirën. Historia e ka dëshmuar, por dhe e dëshmon, se në momentet më kulmore, por dhe në krizat që kanë kaluar perandori të ndryshme të Europës, apo dhe Azisë, popuj të vegjël e sidomos Shqipëria, ka qenë një plaçkë tregu, e cila shërbente për të rregulluar“gram-aturat” e shitblerjeve europiane. Konferencat, kongreset, takimet e lordëve e ambasadorëve londinezë, traktatet që nga Shën Stefani e deri në Berlin, prej Rome, Londre, Parisi e deri në Rambuje, matrapazllëqet e tyre në periudha të ndryshme historike janë maskuar e na janë ofruar, si “dashamirëse” të çështjes shqiptare. Ato, në më të shumtat e rasteve kënaqnin fqinjët tanë, si Serbinë, Italinë, Greqinë e Malin e zi me qëllim që perandor-itë europiane të ruanin ekuilibrat. Krahas kësaj, duhet theksuar se si asnjë vend tjetër, që nga Shpallja e Pavarësisë e deri më sot, kemi qenë i vetmi vend në Ballkan i cili përherë dhe si asnjë tjetër, jemi çuar në këmbë për “Çështjen tonë të madhe Kom-bëtare”. Pikërisht, kjo luftë e shqiptarëve i ka tmerruar qarqet e Europës, ngaqë ajo ka qenë dhe ngelet armikja më e egër e luftërave që

Amerika është më tepër se një flamur

Tundu, tundu o flamur, bota hiq e ne prapë vur!

në gjunjë me duart të kryqëzuara si flatra shqiponje mbi gjoks, bëri disa retorika vërtet të forta. Pak a shumë: A ka vend demokratik në botë pa Gjykatë Kushtetuese? A ka vend në botë pa Gjykatë të Lartë? A ka vend anëtar të NATO-s që shpërfill vendimet e numrit një të shtetit dhe i heq përditë kompetencat arbitrarisht? A ka vend në botë që krijon struktura paralele (OFL) dhe shmang ato legale, etj.? Paradoksi shpjegohet vetëm me paradoks. Drejtësia u kthye sistematikisht në një pellg kundërmues klientelist, në një bina të kalbur që s’kishe më nga e kapje. Gjithmonë ka qenë nën sqetullat e politikës, e nominuar prej saj jo për meritat, por mbylljet e aferave të protagonistëve me dosje të njohura “me zë

bëjnë popujt për liri e pavarësi kombëtare. Nëse ajo “përkrahu” shpërbërjen e ish-Jugosl-lavisë dhe luftën e popujve të kësaj federate, nuk kishte hallin e këtyre popujve dhe as të popujve sllavë që vuanin sundimin e Rusisë dhe carëve të rinj, përkundrazi, këtë luftë dhe këtë shpërbërje e shthurje të sistemit social-ist, ata (Europa) e shikonin si një shans të madh për të dobësuar kundërshtarin e vet, Perandorinë Ruse. Europa, deri në rënien e ”Murit të Berlinit”, deri sa u sigurua se të gjitha vendet e ish-bllokut komunist (social-ist) bënë një hap të madh mbrapa, ajo i përkrahu, në të pastajmen, çdo lëvizje të popujve me karakter nacional e çlirimtar ajo ka ndërhyrë, për ta shuar atë. Në pamundësi të shuarjes së tyre, ajo ka ndërhyrë për të orientuar çdo lëvizje të këtij karakteri sipas dëshirave të saj. Europën e trembin dy fak-torë: Së pari - e tremb çdo luftë nacional çlirimtare dhe fitore e saj, sepse luftra të tilla janë edhe shembull për popujt e tjerë. Së dyti Europën e tremb shumë Perandoria Ruse dhe për këtë qëllim, ku heshtur e ku hapur ajo bie në një mendje me të, sikurse ka ndodhur me çështjen e Kosovës, Krimesë, Sirisë, me çështjen e Katalonjës së Spanjës etj. etj. Në luftën e Kosovës, Europa e mbështeti në hes-htje luftën, sepse nuk donte ta prishte me Jugosllavinë dhe Rusinë, por nga ana tjetër e donte luftën për interesa të saj, që vendet e këtij rajoni të shkëputeshin nga ndikimi gjenetik sllav, duke kaluar nga ana e Europës, veçse këto vende, nëse donin dhe aspironin për tu futur në “Bashkësinë Europiane”, duhej me doemos të zbatonin ato çka do tu dikton-te Europa. Dhe më së fundi, lufta në Kosovë përfundoi me fitoren e saj. Kur shprehem “e saj” e kam fjalën për Europën, sepse populli shqiptar i Dardanisë vërtet e hoqi zgjedhën shekullore të shovinizmit më të egër në Ball-kan, por ai fitoi një liri të kushtëzuar, një liri dhe sovranitet të kufizuar. Po pse kjo? Mos vallë Europa nuk e di se dardanët nuk janë të kënaqur prej saj?! Sigurisht që e di, por ajo do që të kënaqi dhe Serbinë dhe Rusinë. Ajo nga ana tjetër ka dhe hallin e Greqisë, e cila nuk dakordësohet me Maqedoninë. Po vetë populli shqiptar si nga kjo anë e kufirit dhe matanë tij a nuk e dinë se në shekuj ne kemi kërkuar lirinë dhe pavarësinë tonë, sikurse dhe zgjidhjen drejt të çështjes shqiptare? Në luftën për çlirim, populli shqiptar dhe bijtë e

dhe figurë”. Krijimi i organeve të reja SPAK dhe BKH nuk kishte asnjë shans përzgjedhjeje brenda këtij rrethi vicioz interesash. Do ishte kohë e humbur, joproduktive. Kësisoj (dhe pse nuk duket normale) veprohet si në kirurgji me trupin e gangrenizuar. Me masa ekstreme, të jashtëzakonshme. Pyetjet meritojnë kundër-pyetje: A ka vend tjetër në botë (sidomos në Lindjen komuniste) me këto ritme zhvillimi, me politikanë që e kanë filluar jetën dhe kërkojnë të pensionohen në karrige të Parlamentit, duke penguar qarkullimin e elitave?! A ka vend tjetër në botë ku subjekti politik trajtohet si pronë, si harem ku të rinj gjimnazistë pa asnjë kualifi-kim i imponohen votuesit me lista të mbyllura për deputetë të ardhshëm?! A ka vend në botë

rrufjanët e Europës, sepse duke konturuar e vizatuar kufijtë e saj në flamur (pra dhe ku-fijtë na i vendoska Europa), le të kuptojë që është shtet më vete, i cili nuk ka aspak të bëjë me Shqipërinë, madje jo vetëm kaq, por për ta bërë sa më bindëse kanë vendosur në fla-mur dhe 6 yje si simbol të vëllazërimit të etnive, ndërsa dihet se etnitë atje përfaqëso-jnë një sasi thuajse të pallogaritshme. Po pse e bën Europa këtë? Mos vallë lë shteg të hapur që në rast të “një lëvizje pro serbe” brenda Dardanisë, i rezervon dhe i jep të drejtën Serbisë të ndërhyjë në mbrojtje të vëllezërve të tyre serbë që po “masakrohen” dhe “keqtrajtohen” nga shqiptarët? Po kasta drejtuese e Shqipërisë, a nuk e konsideron si fyerje kombëtare, praninë e një flamuri, i cili nuk ka aspak lidhje dhe asnjë element që të përfaqësojë historinë e këtij populli. Pranimi i flamurit tjetër, është akt i madh tradhtie, sepse pranon tezen e shovinizmit serb, se Dardania nuk është shqiptare, është tradhë-ti, sepse braktiset dhe nga vetë qarqet tona drejtuese direkt apo dhe indirekt pavarësia reale e gjithë shqiptarëve. Kjo duhej bërë qysh sa fitoi luftën populli ynë dhe bijtë heroikë të Dardanisë, jo vetëm të mos prano-hej flamuri por të bëhej menjëherë bashkimi pa pyetur Evropën. Mos vallë kur e filluam luftën e pyetëm atë? Në luftë vendosëm ne, pse në paqe dashka të vendosë Evropa? Po tani që Albin Kurti, printe nëpër demostrata madje dhe në podiumet e Kuvendit të Kosovës, ai vendoste flamurin kombëtar dhe gjithë deputetët e tij në jakën e xhaketave mbanin distiktivin me flamurin kombëtar, e që nuk pajtohej me flamurin e falur prej Evrope si do të veprojë? Do vendos flamurin e shqipes apo do ulin kokën poshtë kolltukut të butë, në emër të kërkesave të Evropës, për integrim në bashkësinë Evropine? Të jetë vallë se bashkësia evropiane mohon çdo çështje kombëtare? Unë mendoj e Evropa është kundër çdo lloj iniciative me rëndësi kombëtare... pa pyetur më parë vet Evropën Le të mendojnë si të duan unë nuk e njoh aspak Kosovën shtet, sikurse nuk i’a njoh as flamurin. Unë njoh Shqipërinë dhe Darda-ninë pjesë të patjetërsueshme të Mëmëdheut. Teksa po përfundoja këtë shkrim, mu kujtu-an ca vargje... Tundu tundu or flamur / përm-bi shkëmb e përmbi gur / Bota hiq se nuk e dashka / Ata hiq- e ne prapë vur!

ku politikanë rrogëtarë janë më të pasur se biznesmenët, kanë vila, veshje, makina dhe aksesorë prej sheikësh?! A ka vend në botë që për dosje të nxehta korrupsioni me paratë publike s’ju hyn gjemb në këmbë, e kanë në majë të gjuhës “sajesa, montazh”, dhe bëjnë moralistin?! Kushtetuta është thjesht një mak-inacion, një mënyrë për t’i ikur të vërtetave, fateve individuale në raport me përgjegjësitë. Ashtu si edhe flamujt e cilitdo vend aleat-part-ner, që marrin konotacion negativ. Përgjigjja e ambasadores Yuri Kim është apel, se gjithçka e ka një masë dhe nuk mund të vazhdojnë të keqpërdoren. Amerika nuk është një copë beze, por histori, vlera, parime demokracie të shenjtëruara në atë flamur.

tij të krahinës së Dardanisë, u ngritën dhe në beteja valonte flamuri kombëtar. Në kullën e Jasharajve plumbat e shovinizmit nuk godit-nin thjesht mbi luftëtarët, por dhe mbi fla-murin tonë. Ideali i Jasharajve, Gërvallajve, Zekajve, Zhitajve, Rekajve, e qindra mijëra të tjerëve heronj e heroina që vaditën tokën me gjakun e tyre, në themel të idealit kishin jo vetëm pavarësinë, por dhe bashkimin me trungun amë. Në betimin e UÇK-së shpre-himisht në mënyrën më të qartë shkruhet: “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre se do të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Betohem”. Pra, beti-mi e shpreh qartë se lufta për çlirim nuk ishte thjesht një çështje kosovare, por një çështje e madhe shqiptare. Kjo u harrua si nga tradhtarët e Shqipërisë që i shisnin armë e naftë Serbisë, duke ndenjur sehirxhinj, mad-je nuk dërguan asnjë batalion në luftë (teksa në vitet 40, ndërsyen dy batalione, në mbështetje të fashistëve italianë për push-timin e Greqisë), por dhe nga vetë ud-hëheqësit shqiptarë të Dardanisë, të cilët rendën dhe pritën në luftë me flamurin e shqipes, nga ku mbase morën dhe vetë plagë, apo tërhiqnin mbi supet e tyre dëshmorët e vrarë. Pra flamuri ynë i kuq u skuq edhe një herë me gjakun e dëshmorëve. Unë nuk besoj në mrekullitë e natyrës, por ja që dhe vetë natyra, jo rastësisht Shqipërinë e ke vendin e parë në Ballkan për lulëkuqet. Jemi popull që jo vetëm tokën, por dhe lulet i kemi lyer me gjak, jemi popull që flamurin e kemi jo simbol lufte sepse ne jemi paqësorë gjer në univers, por e kemi simbol që na ka prirë e na prin në betejat për ekzistencën tonë, ek-zistencë kjo e cila nuk mund të kuptohet pa kryengritjen e armatosur dhe në ballë na ka prirë flamuri kombëtar. Po si ndodhi që Eu-ropa na fali një flamur tjetër? Kush ishte ai shqiptar i cili e pranoi i pari atë leckë turpëruese?! Flamur të tillë, kurrë nuk ka patur në histori që të vendosin të tjerët të ta bëjnë dhuratë. Flamur, që nuk ka asnjë pikë gjaku, flamur i ftohtë (bluja në artin e pik-turës i përket ngjyrave të ftohta) dhe për më tepër, flamur i cili e tregon në mënyrën më kategorike madje dhe injoruese sepse nuk ka dhe as nuk ka për të patur bashkim me Shqipërinë. Këtë gjë e kanë shprehur

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 15

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bardhyl BEJKO

Besojmë se do vijë një ditë dhe do shkruhen kronika e do botohen manualë, katalogë, pse

jo edhe ndonjë enciklopedi, ku do pasqyrohet stili i presidentit Ilir Meta për t̀u përdorur si prak-tikë mes institucioneve se si mund të përpilohet një letër për një problem të caktuar, kombëtar e ndërkombëtar. Nuk ka rëndësi nëse janë problem-atika të vogla a të mëdha. Me përmasa lokale, kom-bëtare a ndërkombëtare. Letrat e presidentit të vendit tonë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Ilir Meta do mbeten shembulli më i mirë i komunikimit, denon-cimit, përgjithësimit, stilit, elokuencës, harmonizim-it të fakteve, mënyrës së shtrimit të problemeve, ekspozimit të ngjarjeve dhe historive me karakter politik, personal, opozitar, mazhoritar, parlamentar apo presidencial, me të cilat është ndeshur Shqipëria gjatë viteve të presidencës së tij. Adresat e letrave janë nga më të larmishmet. Drejt Presidentit Trump në 22 dhjetor 2017, fare pak ditë pas festimeve të pavarësisë, i shqetësuar për votimin e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, ku vendi ynë, duke iu përmbajtur qëndrimit të njohur tradicional në unison me BE nuk bashkoi votën në favor të qëndrimit amerikan. Vetë SHBA nuk bëri asnjë vërejtje, nuk mbajti ndonjë qëndrim refuzues dhe as një koment, duke respektuar qëndrimin e një shteti sovran, i cili këtë pozicion ka mbajtur gjatë tërë historisë në lidhje me këtë çështje. Ministria e Punëve të Jashtme,deklaroi se kjo votë ishte e tillë, e konsul-tuar me BE dhe e harmonizuar me të. Asnjë koment negativ nuk u bë nga ana e DASH apo ndonjë in-stitucion tjetër amerikan. Ishte presidenti ynë që i nisi me urgjencë një letër presidentit Trump, të cilit i shpjegohet, se vota shqiptare nuk ishte e konsultuar me presidentin dhe ishte qëndrim i pamiratuar në një kohë kur nuk shprehte as qëndrimin e popullit shqiptar. Me këtë letër, presidenti ynë, foli përmes rreshtave, se ai ishte kundër qëndrimit të ekzekutiv-it dhe se ishte pro kërkesës së SHBA-së, ndryshe nga mazhoranca e cila nuk e kishte pyetur. Arsyet e një qëndrimi të tillë janë të kuptueshme, ashtu sikundër edhe përpjekja për të treguar një lidership të pavar-ur dhe të pandikuar nga faktorë të tjerë të shtetit shqiptar. Presidenti, evidentoi në këtë letër qëndrim-in kundër qeverisë. I anashkaluar, pasi vetë ai ishte për Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. I gatshëm të transferonte ambasadën e Shqipërisë në kryeqen-drën e re. Nuk e dimë sa shërbeu kjo letër në mar-rëdhëniet mes dy shteteve tona për forcimin e lidh-jeve me shtetin të cilin e kemi partner strategjik më të rëndësishëm të Shqipërisë, gjatë tërë historisë së bashkëpunimit mes dy shteteve tona! Po letrat e presidentit Meta për çdo çështje, hall, kanë vijuar në shumë drejtime. Mjafton të ketë një shqetësim, një ngërç, krizë të thellë si e emërton ai me mazhorancën dhe menjëherë të ulet, përpilojë një letër drejtuar kancelarive ndërkombëtare, institucioneve europi-ane, KE-së, BE-së, komisionerëve me peshë në këto organizma vendimmarrëse, kudo që gjykon se ndikon në vendimmarrje. Nuk përjashtohen këtu letrat e sqarimet e shumta me Komisionin e Venecias, ku nuk ka të reshtur për të informuar dhe për t̀ i mbajtur në korrent për çfarë ngjan në Shqipëri. Shqetësimet që i ka krijuar nisma e mazhorancës dhe Parlamenti për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila mbetet thembra e Akilit dhe ankth i së ardhmes së tij për vendimmar-rjet që mund të dalin jashtë kontrollit të presidentit. Pikërisht, kjo është arsyeja që vendi ku merren vendimet më të rëndësishme dhe shprehet kushte-tutshmëria, maja e piramidës së sistemit të drejtësisë, filtri, ku kalojnë praktikat, dekretet, zhdekretimet, anulimet presidenciale e qeveritare. Këto e kanë detyruar zotin Meta t’i shkruajë papushim KE-së, OSBE-së, komisionerëve pa fund të institucioneve vendimmarrëse në shkallë europiane, të cilëve u sqaron në detaje se si këtu në Shqipëri, qeveria dhe Parlamenti, kërkojnë të uzurpojnë kompetencat e presidentit, duke shmangur ligjet dhe duke bërë grusht shteti kundër Kushtetutës. Së fundi, risi është kombinimi i letrave me protestat. Me sa duket letrat janë brenda zarfeve. Protestat faqe botës. Dhe ky

Letrat e Metës si petullat e tetëskombinacion i sinkronizuar, shkruaj, vulos po edhe protesto është strategjia më e mirë për të shfaqur në sy të botës, gjykimet e vendimet e Presidentit Meta. Zoti Meta, ka sjellë në praktikën presidenciale shumë risi. Po kjo e letrave është vërtet praktika më e re, më e plotë dhe me angazhimin permanente të tij dhe kabinetit që gdhihen e erren, duke shkruar letra për të sqaruar institucionet europiane, se si këtu ndër ne, shkelen të drejtat kushtetuese. Asgjësohen themelet e Kushtetutës, rrëmbehen kompetencat, rrudhen vendimmarrjet. Vihen në pikëpyetje liritë dhe të drejtat e njeriut. Një mal me akuza nga më të rëndat. Në letra shkruhet se si reformat po privatizohen dhe bëhen sipas interesit të shtetit privat të Edi Ramës. Shkruan se i rrudhen kompetencat e të drejtat. Aq shumë letra shkruan Presidenti sa na duket sikur e tërë puna, si i pari i këtij vendi, ia konsumojnë gjithë energjitë dhe i hanë tërë kohën fizike të punës, shkri-mi dhe përkthimi i letrave. Presidenti po kthehet në letërshkruesin numër një të republikës. Më kujton një burrë të lagjes time që tërë jetën u mor vetëm me letërshkrime. Emrin ia kishim harruar. E thërrisnim letërshkruesi. Letra drejt Brukselit. Në Venecia, pos-ta punon vetëm për letrat e dërguara nga Presidenca. Vërshim si gjethet e pemëve në vjeshtë. Të tjerat në Paris, Londër, kudo vetëm letra. Gati një e dy letra në ditë. Përmes tyre rreket të sqarohet, po realisht të ngatërrohet opinioni, perceptimi i vendimmarrësve dhe këshilluesve, ata që kanë në dorë portat e integ-rimit, nxihet realiteti, nuk evidentohet as një ngjyrë veç zgjyrë. Interpretohet subjektivisht çdo vendim-marrje nga Parlamenti dhe qeveria. Duket sikur bëhen përpjekje të pengohet integrimi dhe të ndalen reforma në drejtësi apo ajo zgjedhore. Meraku i Presidentit tonë i shprehur përmes rreshtave nuk duket të jetë ai i yni, integrimi, as mbështetja e vendit për anëtarësim në familjen europiane, po si të ngatër-rohet në vendimmarrje e BE për t̀ i fikur Shqipërisë dritën jeshile. Dashur pa dashur, kjo shkon në kahje të kundërt me lutjet e përditshme të popullit që mbështet integrimin gati njëqind për qind. Shumë letra. Oh, sa shumë! Një lumë. Një det. Gati duket se letrat e Metës gatuhen si petullat e tetës. Kësaj punës së letrave dhe ngjasimi me petullat, i shkon për shtat sentenca: Eja të shkojmë nga teta, të na bëjë ca pet-ulla, e përkthyer: “Eja të vemi nga Presidenca të lexojmë ca letra! Ose kur nuk pritemi buza gaz në shtëpinë e tezes, themi me mend: Ngrijë ato vetulla se nuk t̀ i duam ato petulla. Po jo në pak raste, duke përdorur si metaforë petullat-letra, thuhet mos e bezdisni se atij i ka ikur petulla. Kuptohet jo njëshit të vendit. Më e freskëta letër është ajo drejtuar Komi-sionit Europian. Kur shkruan duhet të presësh edhe përgjigjet. Se Presidenti nuk është si personazhi i Gabriel Markezit te novela: “Kolonelit nuk ka kush t̀ i shkruajë”. Ai merr edhe vetë shumë letra. Edhe unë i kam shkruar nja tre copë deri tani. Po kështu komshinjtë e mi, miqtë, bashkëqytetarët. Komisioni i është përgjigjur letrës së Presidentit Ilir Meta në lidhje me ngërçin që ka me mazhorancën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni pranon se ekziston një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës, ndërsa shton se Komisioni i Venecias do të lëshojë një opinion mbi këtë çështje gjatë këtij muaji. Gjithashtu, Komisioni Europian nuk thotë që ekziston një interpretim tjetër nga presidenti, por se ka një interpretim të ndryshëm të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës. Në fund, Komisioni shprehet se ata nuk po komentojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve në Shqipëri duke theksuar se presin mendimin e Komisionit të Venecias. Më parë, kreu i shtetit i dërgoi një letër komisionerit Varhelyi, duke i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar me maxhorancën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ja shqetësimi i Presidentit: “I nderuar Komisioner Varhelyi, Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerim-it 2019 për Shqipërinë. Mirëpres angazhimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integ-rimit të vendit tim në BE, në pritje të hapjes së nego-ciatave. Unë jam duke shpresuar që shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, gjithashtu në funksion të një metodologjie më të rreptë që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm për shkak të reformave. Ka vërtet një mosmarrëveshje në lidhje

me procedurën e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetues, por kjo për shkak të një interpretimi të ndryshëm të shumicës socialiste, e cila kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe të përshkallëzojë më tej krizën “sui generis” në Shqipëri”. Presidenti i Republikës ka respektuar dhe zbatuar plotësisht dispozitat e sakta kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë: Neni 179 i Kushtetutës: Anëtari i parë që do të emërohet në Gjykatën Kus-htetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Parlamenti dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Ky do të jetë sekuenca për të gjitha emërimet e ardhshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ligji Nr.8 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të gjykatës. Për më tepër, unë kam botuar të gjitha dokumentet zyrtare që dëshmojnë çdo shkel-je kushtetuese dhe ligjore të kryer nga kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, ministri i Dre-jtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Dre-jtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, dhe kam bërë kërkesë të padive penale kundër të gjithëve të përf-shirë në këtë skemë në Prokurorinë Speciale, SPAK. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam njoftuar zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së në çdo hap të këtij procesi. Kam qenë plotësisht bash-këpunues me Komisionin e Venecias, i cili është in-vestuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj. Dhe argumentat në letër vijojnë me një analizë të bollshme për të informuar dhe sqaruar deri në deta-je KE. Meraku presidencial është thjesht qëndrimi grabitqar i mazhorancës socialiste. Oreksi i stërma-dh i tyre për të përvetësuar pushtetet e pavarura. Ne që jetojmë në Shqipëri e njohim këtë histori dhe votimi. Dimë me saktësi edhe mënyrën si u veprua. Askush nuk ia ndali dorën presidentit të ushtrojë të drejtën kushtetuese. E keqja vjen më vonë me mos propozimin në kohë dhe nisjen e emërimeve nga fundi i listës. Apo njërin kandidat e pranon në votim, tjetrin e refuzon. Në këtë mënyrë, thuhen gjysmë të vërteta dhe ca gënjeshtra. Duket açik se qëllimi i letrave nuk synon të rrëfejë tërë të vërtetën në përzg-jedhjen rigoroze, po seleksionuese për të arritur tek emri preferencial. Që shkruan letra në institucione Presidenti, është një ogur shumë i mirë. Tek e fundi tani është institucioni që bën politikën e brendshme e të jashtme. Dhe tu drejtohesh ndërkombëtarëve nuk është ndonjë sakrilegj apo nxjerrja e rrobave të palara në sy të botës. Do ishte mirë që letrat të ishin kërkesa me ngulm për integrimin, rindërtimin, shërbimin shëndetësor e atë mësimor. Po jo. Kur Konferenca e Donatorëve i dha vendit tonë 1.15 miliardë euro për rindërtimin, dhurata dhe kredi, i pari i vendit tim, i doli koha të shkruante ndonjë letër përgëzimi, po deklaroi se kredi dhe donacione mar-rin edhe vendet diktatoriale. Pra një mbështetje kaq e madhe u zerua nga mllefi dhe keqdashja. Nëse themi që letrat e Metës janë bërë si petullat e tetës, e kemi fjalën për mënyrën se si anashkalohen in-stitucionet shqiptare. Pa i përfillur fare, duke mos u ulur në debate e në dialog, në tavolina të gjera, ku mund të vilet gjykimi dhe përvoja e specialistëve më të mirë të vendit tonë, të marrin pjesë deputetë, qe-veritarë të dëgjohen për të gjetur zgjidhje dhe për t̀ u dhënë drejtim shqetësimeve që ngre presidenti në komunikim ndërkombëtar, të ezaurohen zgjidhjet brenda shtëpisë. Deri sot nuk kemi parë një takim mes institucioneve legjislative-ekzekutive-Presi-dencë-shoqëri civile-përfaqësues të institucioneve të Europës, ku të flitet me letra të hapura dhe jo të mbyllura. Nëse do zgjidhej rruga e konsultimeve të brendshme dhe Presidenti nuk do shkruante vetëm letra. As do mbështetej vetëm në protesta. Nëse do llogariteshin institucionet shqiptare, besojmë se edhe Presidenti nuk do lodhej kaq shumë, të harxhonte kaq kohë, letër e bojë, pulla postare, zarfe, po do i gjente zgjidhjet këtu në tokën shqiptare. Ndryshe Meta do vazhdojë të shkruajë letra dhe ato do na kujtojnë tezet kur na bënin petulla! “

Ministria e Punëve të Jashtme,deklaroi se kjo votë ishte e tillë, e konsultuar me BE dhe e harmonizuar me të. Asnjë koment nega-tiv nuk u bë nga ana e DASH apo ndonjë insti-tucion tjetër amerikan. Ishte presidenti ynë që i nisi me urgjencë një letër presidentit Trump, të cilit i shpjegohet, se vota shqiptare nuk ishte e konsultuar me presidentin dhe ishte qëndrim i pamiratuar në një kohë kur nuk shpre-hte as qëndrimin e pop-ullit shqiptar. Me këtë letër, presidenti ynë, foli përmes rreshtave, se ai ishte kundër qëndrimit të ekzekutivit dhe se ishte pro kërkesës së SHBA-së, ndryshe nga mazhoranca e cila nuk e kishte pyetur. Arsyet e një qëndrimi të tillë janë të kuptueshme, ashtu sikundër edhe përpjekja për të treguar një lidership të pavar-ur dhe të pandikuar nga faktorë të tjerë të shtetit shqiptar. Presi-denti, evidentoi në këtë letër qëndrimin kundër qeverisë. I anashkaluar, pasi vetë ai ishte për Je-ruzalemin kryeqytet të Izraelit. I gatshëm të...

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT16 E Diel 8 Mars 2020

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21

k u l t u r e www.sot.com.al

Kompozitori pohon se mungojnë aktivitetet dhe vazhdon rutina në jetën artistike

Arti kërkon stabilitet, artistët i vlerësojnë vetëm me fjalë, mungon stimulimi financiar nga institucionet

Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet prej

vitesh, ai ka marrë vlerësime brenda dhe jashtë vendit. Si krijues Zacharian shprehet se të shkruarit është një proces profesional i pandalshëm, por kjo pjesë ka dhe problemet e saj. Në intervistën për “SOT” Haig Zacharian flet për aktiv-itetin e tij me muzikën, por dhe punën si pedagog në Universitetin e Arteve. Për kompozitorin problemet me të cilat përballen krijuesit sot nuk janë të pakta. Sipas tij, mungojnë aktivitetet muzikore në vend, që kanë në vëmendje krijimtarinë e re muzikore shqiptare. Në lidhje me vlerësimin, që kanë artistët, profesori Haig Zacharian shprehet se duhet bërë shumë më tepër nga in-stitucionet. Sipas tij, artistët duhet të stimulohen për krijimtarinë e tyre, që deri tani nuk ka qenë sa duhet.

-Në punën tuaj me krijimtarinë muzikore, si po vijoni?

Të shkruarit për ne krijuesit është pjesë e asaj, që e quajmë të përditshme. Çështja është, që të shkruash për një gjë konkrete apo jo. Është proces profesional i pandalshëm, por ka dhe problemet e veta. Ka ulje dhe ngritjet në nivel, dhe varet shumë nga kërkesat që ka jeta e kulturës muzikore shqiptare për krijimtari të re. Sa më shumë kërkesa të kesh, aq më mirë është, aq më të impenjuar do të jenë krijuesit në fushën e muzikës, në planin krijues. Pra aktivitetet muzikore janë baza e asaj, që krijojnë shtysën për të bërë vepra të ndryshme. Por ndryshe nga piktorët, që mund ta shprehin frymëzimin e tyre dhe ta marrin brenda studios, ne krijuesit e muzikës e kemi të detyrueshme që të jetë një aktivitet, që të aplikohet ajo që shkruan, përndryshe nuk merr formë krijimtaria.

-Për ju si zhvillohen aktivitetet, që kanë në qendër të tyre krijimtarinë muzikore në vend?

Tek ne ka shumë pak aktivitete të tilla. Aktivitete tradicionale vazhdo-jnë, por në drejtim të muzikës ato që përkojnë me krijimtarinë e re janë pak. Ne jemi përpjekur si një grup kom-pozitorësh me Festivalin e Romancave, që është tërësisht me krijimtari të re muzikore. Ka aktivitete të ndryshme që zhvillohen, madje edhe në kuadrin Ballkanik që futet edhe krijimtaria e re, por jo tërësisht. Vetëm rastësia mund të jetë, që krijon një krijimtari të re ose raste të veçanta siç ishte përvjetori i Skënderbeut në vendin tonë, ku u dhanë fonde për të.

-Duke qenë se sipas jush aktivi-tetet vazhdojnë vetëm sipas rastësisë, si ndikon në jetën artistike dhe sa po bëjnë institucionet për këto probleme?

Eksperienca botërore ka që pro-gramet e zhvillimit të arteve dhe aktivi-teteve bazë nacionale, që kanë të bëjnë me krijimtarinë janë me një kohëzgjatje të madhe. Është një projekt, që duhet të jetë afatgjatë. Por ne në Shqipëri në fushën e muzikës nuk kemi projekte afatgjatë. Në momentin që financohet, qoftë Ministria e Kulturës apo ndonjë

institucion tjetër përpiqet të bëjë diçka, kjo është e vërteta. Në botë zakonisht po të shikosh axhendat e këngëtarëve e dinë dhe pas dy vitesh se ku do të këndojë apo çfarë roli do të luajë në opera, apo sa net do të jetë shfaqja operistike. Në botë punohet me dy vjet avancë, me data, programe, pra gjërat janë të përcaktuara, por tek ne kjo nuk ndodh, sepse jemi të varur gjithmonë nga problemi i financave nga shteti. Por ne si krijues nuk e kontrollojmë dot këtë gjë, janë në institucione që merren. Te ne vazhdon rutina, pra gjetëm dhe nuk gjetëm fonde, apo do ta shtyjmë aktivitetin për më vonë kur të gjejmë financime për ta zhvilluar.

-Përmendët Festivalin e Roman-cave, që nuk u zhvillua vjet. Këtë vit

HAIG ZACHARIAN:

çfarë do të ndodhë me këtë festival, që ka në qendër të tij krijimtarinë e re muzikore?

Në vitin që lamë pas Festivali i Ro-mancave nuk u zhvillua, edhe pse ne ap-likuam më parë për këtë projekt në Min-istri të Kulturës, por nuk gjeti miratim, nuk u mbështet financiarisht. Projekti jonë nuk fitoi dhe ne nuk arritëm dot ta kuptonim, sepse nuk gjeti mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, pasi ai kishte një jetëgjatësi, nuk rezultonte si një projekt i vjetërsuar, pra që i ka dalë koha. Ne si organizatorë nuk e kuptuam këtë gjë, sepse krijimtaria e re muzikore nuk del asnjë herë nga moda, qoftë gjin-ia e romancës apo krijimtari tjetër. Vjet nuk arritëm dot të gjenim fonde të tjera për këtë festival. Këtë vit shpresojmë, që do ta zhvillojmë, por jemi në kërkim të fondeve financiare, që nuk është e lehtë. Ne ende nuk kemi ndonjë premtim për festivalin, por shpresojmë. Koha po vjen duke u ngushtuar, sepse ne festivalin zhvillojmë çdo vit në muajin maj apo qershor.

-Koncerti me muzikën e filmave, që janë shkruar nga autorët shqiptarë është mirëpritur nga publiku. Për ju sa rëndësi ka koncerti dhe vazhdimi i tij?

Koncerti me muzikën e filmave u zhvillua para 3 vitesh, ku u përcaktuan një grup filmash shqiptarë. Vjet u bë me një tematikë të caktuar, që ishte për luftën. Që në koncertin e parë drejtori i përgjithshëm i RTSH mori përsipër, që do të bëhet çdo vit. Të shikojmë nëse do të bëhet këtë vit, por besoj është e njëjta gjë. Nëse ka financa bëhet aktiviteti, nëse nuk gjenden nuk zhvillohet.

-Sipas jush, si ndikon mungesa e një fondi nga Ministria e Kulturës vetëm për krijimtarinë e re muzikore?

Arti ka nevojë për stabilitet. Një artist ka nevojë të jetë i qetë, nga problemi më se do të financohet apo jo puna e tij. Përndryshe sa do stimul të ketë artisti nga brendësia e vet për të krijuar artin, ai ka nevojë dhe për

një stimul tjetër, që është ai financiar. Nëse kjo mungon artistit i hiqet pjesa e shtysës në krijimtari, për të bërë një vepër arti. Kush humb? Këtu humb arti dhe shoqëria. Humb ajo që na bën ne më të njerëzishëm. Pra një fond për kri-jimtarinë muzikore duhet të jetë i caktu-ar. Njeriut nuk i mjafton vetëm ushqimi i përditshëm për mbijetesë. Do një stabilitet arti në vendin tonë, duhet ta dinë artistët që këtë vit do të kenë x fond për muzikën dhe ata të jenë të qartë për aktivitetet, që do të ketë vjetore dhe fondet që do të jenë. Njerëzit kanë nev-ojë dhe përpiqen. Po ta shikosh bëhen përpjekje të mëdha qoftë artistët apo dhe ata që kanë institucionet, duke filluar që nga qendrat kulturore të fëmijëve, që bëjnë një sforcim gjigant për të bërë aktivitete me fëmijët. Por kjo ka nevojë për ngrohtësi dhe këtë gjë e krijon vetëm financa. Artistët me fjalë janë të gjithë të vlerësuar nga institucionet. Madje dhe më shumë se sa të tjerë, artistët simpa-tizohen nga njerëzit. Kur marrin vesh që ti krijon, je artist të shohin me një sy më pozitiv. Janë në publik të vlerësuar, por vlerësimi financiar që i duhet atyre me krijimtarinë është larg pritshmërisë. Artistët sot janë të vlerësuar me fjalë, jepen tituj të ndryshëm, flitet bukur, por deri këtu.

-Me aktivitetin tuaj ndër vite keni krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës, që janë luajtur në ngjarjet e rëndësishme të jetës artistike në vend, por dhe jashtë. Në punë tuaj si krijues, çfarë keni synuar?

Unë mendoj se nuk kam shkruar aq shumë vepra, mendoj që ka të tjerë që kanë shkruar më shumë. Gjithsecili ka pjesën e vet në krijimtarinë muzikore, në atë që ne e quajmë arti muzikor shqiptar. Koha do të tregojë vlerën e tyre, se sa do ti rezistojnë asaj. Unë i vlerësoj të gjithë. Duhet ti shkoj gjërat në sensin pozitiv. Deri tani nuk besoj se jemi turpëruar me ato që ne jemi parë edhe jashtë kufijve, por kanë shkuar mirë dhe opinionet për krijuesit shqiptarë janë të mira. Edhe pse ne jemi vend i vogël dhe vendet e vogla shikohen me një sy tjetër, por kam për-shtypjen që nuk kanë shkuar keq aty ku ne jemi përfaqësuar, si krijues me veprat tona muzikore.

-Kontributi juaj shtrihet edhe në fushën e pedagogjisë, ku prej vitesh jeni pranë studentëve në Universitetin e Arteve. Si e shikoni brezi e ri?

Brezi i ri ka shumë probleme me këtë realitet sot. Janë gjëra, që lidhen mes tyre. Madje unë nganjëherë edhe nuk arrij ta shpjegoj, çfarë është kjo shtysë kaq e mirë që i bën njerëzit të shkojnë në rrugën e artit, pasi është shumë e vështirë për të jetuar jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Rruga e artit është më e vështira, për të sigu-ruar jetën. Por ne në fakultet kemi një pjesëmarrje, kemi qenë dyshues nëse do të vijnë, por kanë ardhur studentë. Kjo pjesë si duket ka vitalitet.

-Ju keni shkruar dhe muzikë fil-mash, por këto vite jeni me muzikën tuaj dhe në vepra të ndryshme teatrore. Si po vijon kjo pjesë, në aktivitetin tuaj muzikor?

Në vitin që lamë pas unë pata një angazhim në teatrin e Durrësit, me reg-jisoren Driada Dervishi për një shfaqje. Kam sërish me regjisorin Stefan Çapa-liku, një tjetër vepër.

-Pse jeni shkëputur nga kënga?I ndjek festivalet, por vetë nuk po

shkruaj më këngë. Gjërat kanë ndrys-huar shumë, nuk më vjen për shtat ky lloj zhvillimi, që ka marrë kënga. Ky lloj zhvillimi nuk na rri mirë në shtat ne, por jo se është gabim. Si duket edhe mosha bën të vetën. Kënga është bërë profil. Pra ai që është marrë me këngën e ka profilizuar veten te kjo pjesë dhe do të dali në pension po me këngën. Por ne kemi qenë të detyruar dikur, që të merremi nga kënga për fëmijë e deri tek muzika skenike, op-era, balete, muzikë filmash. Ka qenë një mënyrë tjetër e të bërit krijimtari. Sot janë profilizuar pak më tepër. Ata që shkruajnë muzikë filmash merren me këtë pjesë, bëjnë edhe vepra simfonike, kjo varet te autorët, por kryesisht i janë përshtatur kërk-esave të kohës. Ai krijues që e ndjen veten të suksesshëm te muzika e lehtë vazhdon me këngën, një tjetër që merret me një stil tjetër muzikor merret me atë, një tjetër merret me muzikë korale, etj.

Intervistoi: Julia VRAPI

Haig Zacharian nga 1969-‘73 ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në klasën e kompozicionit me prof. Tonin Harapi. Në vijim të aktivitetit të tij ndër vite, në 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë (sot U.A), ku tani është profesor i Harmonisë dhe Kompozi-cionit. Që nga viti 1998-2009, ka qenë edhe president i shoqatës shqiptare të mbrojtjes së të drejtave të kom-pozitorëve dhe autorëve, “Albautor”. Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës

muzikore shqiptare si dhe jashtë: Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Itali, Aus-tri, Spanjë). Ka kompozuar gjithash-tu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë. Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore. Pas viteve ‘90 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës ku duken qartë tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bash-këkohore të krijimtarisë muzikore.

AKTIVITETI ME KRIJIMTARINË

Arti ka nevojë për stabilitet. Një artist ka nevojë të jetë i qetë, nga problemi më se do të finan-cohet apo jo puna e tij. Përndryshe sa do stimul të ketë artisti nga brendësia e vet për të krijuar artin, ai ka nevojë dhe për një stimul tjetër, që është ai financiar...

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 17

k u l t u r e www.sot.com.al

Ekspozita “Korça, zemra e Shqipërisë” vjen me dokumente dhe fotografi, mbi Mësonjëtoren e Parë Shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare. Ekspozita që u çel për “Ditën e Mësuesit”, në këtë 7 Mars, me materiale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vjen në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës. Ekspozita u çel në hollin e bashkisë së qytetit të Korçës. Në këtë ekspozitë vizitorët kanë mundësi të shohin lejen e posaçme perandorake lëshuar në emër të Nuçi Naçit, drejtor i Mësonjëtores, për çeljen e shkollës fillore në gjuhën shqipe e njohur si Mësonjëtorja e Korçës. DPA shprehet se po ashtu në ekspozitë është dhe “Abetarja” e Naum Veqil-harxhit, e para abetare e shkruar me alfabetin idiotrop të Veqilharxhit, si dhe dorëshkrimet ku bën thirrje për mësimin e gjuhës shqipe, ndër-kohë që ka dhe mjaft dokumente dhe foto-grafi të tjera shumë in-teresante. Mësonjëtorja e Korçës është shkol-la e parë shekullare e gjuhës shqipe, në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. U hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, në peri-udhën e fundme të per-andorisë. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Tashmë ndërtesa e shkollës shër-ben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit "Shën Gjergji". Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare përbrenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbëri një qendër për edukimin kul-turor dhe patriotik, rëndësia e saj është e një vlere të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit. Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita e Mësuesit". Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për 15 vjet - u mbyll në vitin 1902, për t`u riçelë në vitin 1908. U mbyll përsëri në vitin 1912 dhe u çel pas pesë vjetësh, më 1917. Përkrahës të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Naum Naçi, Thoma Avrami, Familja Qiriazi, etj.

Producenti Eno Milkani: Filmi është në konkurrim zyrtar, në Sofje

Ngjarjet në filmRolet kryesore në film in-

terpretohen nga dy aktore, Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, për të vijuar dhe me të tjerë emra, që regjisori i ka besuar rolet. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicion-al-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegal-isht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Më herët për filmin e tij “Derë e hapur” regjisori Florenc Papas ka pohuar se qëllimi është të

tregojë një histori shqiptare, që ndikon shoqërinë tonë dhe që është prezent akoma sot. “Sot në Shqipëri jetojnë dy breza, ajo e prindërve tanë të cilët janë rritur në sistemin komunist dhe brezi i ri lindur në demokraci aty ku dhe unë bëj pjesë. Kjo përplasje midis këtyre brezave është aq e pranishme sot kudo edhe pse e vështirë ta pranojmë. “Derë e Hapur” merret me jetë tematike edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë ako-ma dhe janë të pranishme në shoqëri”, pohon ai. Si regjisor për punën në film, Papas vlerë-son edhe dy aktoret dhe shprehet se puna ka qenë intensive. “Nuk jam bërë pishman për zgjedhjet e aktorëve, por përkundrazi. Janë dy aktore me një kimi dhe ndjeshmëri të thellë”, pohon ai. “Derë e hapur” u dha premierë botërore në Festi-valin e Filmit në Sarajevë.

“Korça, zemra e Shqipërisë”, me materiale për Mësonjëtoren e Parë

Filmi "Open Door", me një histori në ditët tona në konkurrim në “International Sofia Film Fest”

Julia VRAPI

Filmi "Open Door", me regji nga Florenc Pa-pas është përfaqësimi i Shqipërisë, në festivalin

“International Sofia Film Fest”, në seksionin “Balkan Compe-tition”. Me skenar nga Flor-enc Papas dhe Ajola Daja, me producent Eno Milkani filmi “Open Door” (Derë e hapur) do të konkurrojë në këtë festival, bashkë me të tjerë prodhime nga vende të ndryshme të botës. Fil-mi “Derë e hapur” ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudi-na dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndë-sishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Krrabë, Prrenjas dhe Lin. “International Sofia Film Fest” nis më datë 12 mars dhe producenti Eno Milka-ni tregon se është festivali i 17, që ky film shqiptar merr pjesë, ndërsa do të vijojë dhe në të tjera prezantime në konkurrime jashtë. “Në Sofje nga Shqipëria merr pjesë ky film dhe është festivali i 17, por dhe ka akoma festivale që jemi përzgjedhur për vitin 2020. Do jetë në edicionin e 21 të festivalit të filmit në Leçe në prill dhe më vonë në Mynih. Këto janë të konfirmuara. Tani presim nga agjentja jonë edhe festivale të tjera”, pohon pro-ducenti Milkani. Prodhuar nga shtëpia kinematografike "Bun-ker Film +", me producent Eno Milkani, filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kin-ematografisë. Producenti Eno Milkani tregon se “International Sofia Film Fest” në Bullgari është një festival i rëndësishëm filmi, që “Derë e hapur” merr pjesë. “Filmi “Derë e hapur” është në konkurrim zyrtar. Të gjithë jemi të gëzuar që marrim pjesë në një festival të rëndësishëm për ra-jonin”, tregon më tej producenti Eno Milkani. Filmi do të shfaqet në datat 17 mars në “Cinema Odeon”, në 27 mars në Institut Francais-Cinema “Slaveikov”, 18 mars në kinema “Lumiere Lidl” dhe culture center “G8”.

Ura e Kasabashit, objekt me rëndësi në trashëgimisë kulturore

Teatri i Kukullave, një ekspozitë me punime të fëmijëve

Ura e Kasabashit ngri-het mbi lumin e Guakut nga Tomorica, degë e lumit Osum. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pub-likoi së fundmi një material për këtë monument kulture, marrë nga libri “Rrugë dhe ura në Shqipëri”, me autor prof. dr. Valter Shtylla. Ura, ndërtim mesjetar, gjendet përgjatë rrugës së karvaneve, që lidhte Beratin me Korçën, nëpërmjet fshatit Grëmsh. Ura e Kasabashit u ndërtua gjatë mesit të shekullit XVII nga Mimar Kasemi, kryearkitekti i

Perandorisë Osmane, me orig-jinë nga Grëmshi i Tomoricës, ku ai ngriti dhe një xhami e një hamam. Ndërtimi i kësaj ure në shekullin XVII ka le-htësuar së tepërmi shkëm-bimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve midis trevës së Skraparit dhe qendrave të afërta tregtare, ndër të cilat më të mëdhatë kanë qenë Korça dhe Berati. Ura e Kasabashit ka një gjatësi 26 metra dhe gjerësi 3 metra. Në qendër të kompozimit spikat qemeri i madh me hapësirë 12 metra, me formën e harkut më majë.

Në hollin e Teatrit të Kuku-llave vazhdojnë aktivitetet për fëmijë. Me rastin e festave të 7-8 Marsit u çel një ekspozitë, me punime të piktorëve të vegjël të Qendrës Kombëtare të Kul-turës për Fëmijë. Kjo ekspozitë vjen në vijim dhe të tjera ve-primtarive, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe me fëmijët e kësaj qendre kulturore në Tiranë. Ndërkaq që gjatë fund-javave nuk mungojnë shfaqjet e ndryshme teatrore, që janë në skenën e teatrit të kukullave. Gjatë regjimit komunist ky institucion ishte i vetmi Teatër

Kukullash në Tiranë. Por vitet e fundit janë hapur shumë të tilla, që mund të argëtojnë fëmijët, megjithatë ai mbetet më i frekuentuar. Jep jo pak shfaqje në vit, duke përdorur kukulla me tela, kukulla mar-ionetë, maska, teatro hijesh e pantomima, si dhe shfaqje me aktorë. “Qullaci i hekurt” ishte premiera e sezonit të ri artistik në Teatrin e Kukullave. Një vepër e cila përcjell mesazh sensibilizues për të gjithë ne siç është fenomeni i bulizmit. Shfaqja vjen me regji dhe ske-nar të Ledian Gjeçit.

Manjola Trebicka, një koncert më 19 mars në Paris

Qendra e Botimeve për Diasporën shprehet se më 19 mars, pianistja e njo-hur shqiptare me banim në Francë Maniola Camuset Trebicka zhvillon për pub-likun një koncert recital në Paris. “Një artiste shumë e talentuar, e edukuar në Par-is, me një aktivitet shumë të pasur pedagogjik e koncer-tistik dhe e vlerësuar nga kritika, Manjola Trebicka është nderuar me medaljen e “Kalorësit të Palmës Akade-mike” nga shteti francez”, shprehet Qendra e Botimeve

për Diasporën. Manjola Tre-bicka- Kamuset është nga ato artiste, që vë shpirtin në muzikën që luan dhe këtë gjë ajo ka ardhur ta bëjë edhe me koncertet e saj në Shqipëri. Prej vitit 1997, Manjola Trebicka, ushtron mësimdhënien në piano në Shkollën e Legjionit të Nder-it në Francë. Ajo është kri-juese e klasës së muzikës së dhomës. Paralelisht zhvillon aktivitetin e saj me koncerte të shumta dhe pjesëmarrje, në festivale të rëndësishme të muzikës klasike.

Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë

e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali...

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT18 E Diel 8 Mars 2020

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët tregojnë detaje për përplasjet në PKSH

CIA hedh dritë mbi konfliktet Hoxha-Shehu dhe spastrimet në parti, ja si Tito doli

kundër ndërhyrjeve ushtarake në ShqipëriAmerikanët kanë hed-

hur dritë mbi zhvillimet politike në Shqipërinë komuniste. Sipas disa

dokumenteve të deklasifikuara për vitin 1952, Hoxha dhe Shehu kanë pasur përplasje të shumta mes tyre. Po ashtu tregohen dhe lëvizjet e Titos në raport me Shqipërinë.

9 korrik 1952Shqipëri, gjendja

e brendshme politikeDuke gjykuar nga raportimet e

ardhura gjendja politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Rivaliteti i ashpër mes Hoxhës e Shehut vazh-don prapa kuintave, por nuk ka shenja se mund të kemi së shpejti një përballje publike. Kongresi i dytë i partisë i mbajtur në mars 1952 zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkom-petencë dhe u ngarkuan në poste të ulëta partiake, që do të thotë se po përpiqen të rrisin disiplinën e partisë. Edhe pas këtij kongresi nisi fushata e spastrimeve të zyrtarëve, kryesisht për përvetësime fondesh, mungesë disipline dhe raste të tjera korrup-sioni. Situata ekonomike, e cila prej muajsh ka qenë e dëshpëruar, nuk tregon shenja përmirësimi. Çmimet e ushqimeve janë të paarritshme për punonjësit e zakonshëm dhe shumë artikuj nuk mund të blihen. Në fund të dimrit BRSS u detyrua të dërgonte grurë për popullatën që po vdiste urie. Moska ka dërguar gjithashtu makineri për rritjen e kapacitete industriale, por dërgesat kanë qenë të ngadalta dhe shpeshherë të papër-shtatshme për detyrat. Gjithsesi hidrocentrali Lenin dhe radiostacioni në Tiranë janë kompletuar, së bashku me disa punime rrugësh e hekurud-hash, dhe vazhdon puna për tharjen e kënetës së Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat. Ushtria e Shqipërisë, e cila ka qenë nën kontrollin e rreptë të or-ganeve të partisë, thuhet se është në proces zgjerimi. Raportime të sakta ende konfirmojnë se ajo përbëhet nga tre divizione, ndërsa lajme të tjera thonë se ato mund të jenë shtu-ar në pesë. Ushtria nuk është më në kontroll të aparatit të brendshëm të sigurisë, i cili tashmë kontrollohet nga Sigurimi dhe Policia e Popullit, ndërsa rojet kufitare janë ende nën kontrollin e ushtrisë. Këto organe nuk kanë ende besimin e plotë të qeverisë prej faktit se në polici bëhen reduktime me detyrim dhe se në ushtri ka disiplinë të ashpër.

Roli jugosllavRaportime të kohëve të fundit

tregojnë për një ndryshim të qën-drimit nga Jugosllavia, megjithëse ka dallime të qëndrimeve nga një zëdhënës te tjetri. Një vit më parë Tito ka kundërshtuar çdo veprim ushtarak ndaj Shqipërisë nga frika e reagimit dhe e akuzave të Bashkimit Sovjetik për konspiracion të Jugosl-lavisë ndaj Shqipërisë. Në të njëjtën kohë jugosllavët janë përfshirë në operacione të vogla infiltrimesh, dhe

Tito i është përgjigjur negativisht një apeli të mbretit shqiptar Zog, duke thënë se aktualisht nuk ishte i gatshëm për të bashkëpunuar në përmbysjen e regjimit të Hoxhës. Pra megjithëse raportimet kanë ndryshime, duket se aktualisht poli-tika e Jugosllavisë drejt Shqipërisë është e tipit agresive pozitive. Në maj 1952 emisarëve të mbretit Zog në takimin me përfaqësuesit e Titos, iu tha se Jugosllavia nuk merakosej nëse Shqipëria është republikë apo monarki, por vetëm që ajo të jetë miqësore ndaj Beogradit, pasi një konflikt mes të dyjave mund të

përshkallëzohet në luftë rajonale. Tito gjithsesi tregoi gatishmëri për të diskutuar plane të së ardhmes në përmbysjen e regjimit në Shqipëri, si dhe pranoi vazhdimin e bisedimeve në Turqi në korrik, të cilat nuk u re-alizuan. Më 26 maj gjatë një bisede me një zyrtar amerikan, Xhilas tha se Jugosllavia dëshironte një Shqipëri të pavarur dhe jo të ndarë mes Italisë e Greqisë. Ai shtoi se Jugosllavia nuk kishte kundërshtime nëse regjimi sovjetik i atjeshëm përmbysej dhe në fuqi vinin grupet demokratike. Ai tha gjithashtu se Jugosllavia nuk trembej se një ndryshim në Shqipëri mund të provokojë Rusinë. Në bisedën me të njëjtin burim, zv. ministri i jashtëm Leo Mates shprehu opinionin se Shqipëria nuk ia vlente nisjen e një lufte dhe se Rusia mund të ndërhynte nëse dëmtohej prestigji i saj në botën komuniste. Ndërsa ministri jugosllav në Romë i tha të njëjtit burim në 28 maj se nuk be-sonte se sovjetikët do të bënin diçka nëse përmbysej regjimi në Shqipëri, pasi provë për këtë ishte mungesa e një marrëveshje zyrtare e ndihmës reciproke mes dy vendeve. Në qer-shor një emisar jugosllav u takua në Romë me disa përfaqësues të BKI dhe deklaroi: “Tito do të përdorë forcën nëse është e nevojshme për mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë; Komunizmi, megjithëse është i nev-ojshëm për jugosllavët, mund të jetë i dëmshëm për Shqipërinë, Çlirimi i Shqipërisë mund të vijë vetëm nga Komiteti i Prizrenit, dhe se tentativat nga burime të tjera do të shkaktojnë vetëm gjakderdhje të panevojshme”. Ai shtoi se shqiptarët në Jugosllavi janë të gatshëm të përmbysin reg-jimin në momentin e duhur, dhe se BRSS nuk është i gatshëm të hynte në luftë për Shqipërinë. Operacionet e agjentëve jugosllavë janë shtuar kohët e fundit dhe të infiltruari po trajtohen gjithnjë e më mirë. Sipas një kabllogrami grek, raportohet se

Athina do të preferonte më mirë që të ndante Shqipërinë sesa ta shihte të aneksuar nga Jugosllavia, dhe kjo reflekton në përgjithësi mendësinë greke ndaj problemit.

OperacionetQë prej 1 prillit tre grupe janë

infiltruar me sukses në Shqipëri nga toka, plus një grup anglo-amerikan që është infiltruar nga deti. Grupi që hyri për një kohë të shkurtër në veri të Shqipërisë nga Jugosllavia, kaloi aty dimrin dhe më pas dolën nga territori. Ata janë duke dhënë raportin e operacionet , të cilin po e presim. Tre anëtarë të një grupi të dytë të infiltruar, gjithashtu janë kthyer dhe kanë raportuar gjerësish mbi udhëtimin e tyre. Ata lanë pas katër anëtarë të grupit të tyre dhe përmbledhjen e deklaratave të tyre e kemi bashkangjitur këtu. Një grup i tretë është i infiltruar në Shqipëri prej dy javësh dhe prej tyre ende nuk kemi asnjë informacion. Op-eracionet e vitit 1952 kanë qenë në përgjithësi shumë më të suksesshme sesa ato të 1951, kryesisht prej kualitetit superior të agjentëve të rekrutuar. Në raportin e mëposhtëm përshkruhet gjendja aktuale bren-da Shqipërisë dhe një panoramë e operacioneve të grupeve tona. Siç u përmend më sipër, raporti vjen nga 3 agjentët e rikthyer të grupit prej 7 personash që vepronte në Shqipërinë veri-qendrore. Individët u detyruan të tërhiqeshin prej kushteve të ush-qimit, dhe gjithashtu pasi puna e tyre si udhërrëfyes për pjesën tjetër të grupit ishte kompletuar.

Detajet e raportitShumica e komunistëve besohet

se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me çdo organizatë për përmbysjen e qeverisë, pasi janë të zhgënjyer me regjimin aktual, ata besojnë se BRSS nuk do të rrezikojë të hyjë në luftë për Shqipërinë dhe tremben se në rast të rënies së qeverisë Hoxha do të duhet të japin llogari te regjimet e

reja që do të vijnë. Qeveria nuk i zë më bese as policisë dhe besohet se shumica e forcave janë në favorin tonë. Rreth 90 për qind e njerëzve besohet se janë të gatshëm të vepro-jnë në favor të një lëvizjeje serioze për përmbysjen e pushtetit, por ata kërkojnë garanci se nuk do të ketë tolerime territoriale ndaj Greqisë e Jugosllavisë, apo Italisë. Popullata është me të drejtë pak konfuze në lidhje me sponsorizimet e ndryshme ndaj grupeve të emigracionit dhe be-sojnë se nëse grupet nuk bashkohen në një front të vetëm, operacionet e tyre mund t’i bëjnë më shumë dëm sesa të mirë vendit. Qeveria ka bërë një propagandë të efektshme duke përfituar nga situata. Ajo akuzon Komitetin Shqipëria e Lirë se punon për llogari të Greqisë, me qëllim kthimin te Athina të Epirit të Veriut. Propaganda e Hoxhës thotë se grupet e sponsorizuara nga Itali kërkojnë të rivendosin përsëri hegjemoninë ital-iane, ndërsa grupet e sponsorizuara nga Jugosllavia kërkojnë t’i japin Kosovën Jugosllavisë. Agjentët e kapur i kanë raportuar autoriteteve emrat e atyre që i kishin ndihmuar, dhe shumë shqiptarë besojnë se është më mirë t’i dorëzojnë grupet e infiltruara te autoritetet. Grupet e dërguara nga Jugosllavia nuk kanë shumë influencë të popullatat, dhe as ato të dërguara nga Greqia nuk shihen me simpati. Ka grupe të vogla rezistence në shumë fshatra e qyteza, deri në njëfarë mase aktive, të cilat veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë kontakte me jashtë vendit. Disa kontakte të grupeve tona kanë shprehur dëshirën për të bashkëpun-uar me forca të jashtme, një prej tyre ishte anëtar i Sigurimit. Megjithë ndjenjat anti-qeveritare të popullatës dhe mosbesimin e qeverisë te policia, praj 1 marsit autoritetet u kanë dhënë armë fshatarëve në zonat kufitare. Rreth 100 pushkë janë shpërndarë në qyteza me rreth 500 banorë, me të cilat vullnetarët bëjnë roje prej orës 20.00 deri në 24.00, për të zbuluar grupet të infiltruara ose për të ruajtur që banorët të mos marrin fletushkat dhe furnizimet e lëshuara. Situata e ushqimit është shumë e rëndë. 1 kg bukë kushton 70 lek kur një punëtor i zakonshëm paguhet 75 deri në 120 lek në ditë. Grupet tona kanë arritur të mbijetojnë me anë të racioneve të tyre të emergjencës, pa iu nevojitur të kërkonin ushqim nga lokalët. Popullata ishte e kënaqur me idenë e ushqim3ve të lëshuara nga Komiteti Shqipëria e Lirë, por thanë se nga kjo kishin përfituar vetëm anëtarët e partisë, pasi askush nuk ishte lejuar t’i mbante pakot e mbledhura. Meg-jithëse qeveria njoftoi se ushqimet e lëshuara janë të helmuara, grupet thanë se kjo ishte besuar nga njerëzit. Dokumentet që kishin me vete gru-pet e kaluan provën e kontrollit, si me autoritetet që i ndaluan dhe nga miqtë e kontaktuar. Një nga grupet raporton se është e rëndësishme që grupe të ardhshme të pajiset me valutë shqiptare.

Që prej 1 prillit tre grupe janë in-filtruar me sukses në Shqipëri nga toka, plus një grup anglo-amerikan që është infiltruar nga deti. Grupi që hyri për një kohë të shkurtër në veri të Shqipërisë nga Jugosllavia, kaloi aty dimrin dhe më pas dolën nga terri-tori. Ata janë duke dhënë raportin e operacionet , të ci-lin po e presim...

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 19

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-tekniku i parë i Pirro Dhimës, aktualisht trajner i Teutës, komenton zhvillimet e shtangës shqiptare

Sporti ynë plot me "haxhiqamilistë", ja si e çova Kupën e Shqipërisë tek Teuta në Durrës

FAIK NEBIJAJ:

Peshëngritja zhvilloi të premten aktivitetin e parë të madh për këtë vit, pikërisht Kupën e Shqipërisë, një veprimtari

sportive që u konceptua si test për shtangistët kryesorë në prag të ak-tiviteteve të mëdha ndërkombëtare, si Europiani i Moskës pas pak javësh, si dhe Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni. Briken Calja për meshkuj dhe Evangjeli Veli për femra u shpallën më të mirët e Kupës, që të dy me rekorde kombëtare. Por në rang ekipor, Kupa e Shqipërisë shkoi në Durrës, tek Teuta. Në dukje gjithçka duket “fair”, por në ethet e garës për të fituar kupën si skuadër, Teuta ka vuajtur jo pak. Kështu pretendon trajneri Faik Nebijaj, i njohur si tekniku i parë i Pirro Dhimës, afro 35 vjet më parë e tani fitues i Kupës së Shqipërisë. Për Nebijajn, Tirana bëri çmos të merrte kupën edhe si ekip, por nuk ia doli, ku vetë Nebijaj shigjeton fed-eratën, klubin e Tiranës, si dhe gjyqtarinë që luajtën “lojën” në çdo formë për t’i dhënë Tiranës suksesin. E megjithatë, puna e mirë e Teutës solli që kupa këtë sezon të shkojë në Durrës. Në këtë intervistë për gazetën “Sot”, Nebijaj komentoi edhe pritshmëritë e shtangës shqiptare në tërësi, duke qenë skeptik për të ardhmen.

-Kupa e Shqipërisë në rang ekipor shkoi në Durrës, tek Teuta, skuadër të cilën edhe e drejtoni. Si do ta përshkru-anit këtë sukses? Pse ju si staf teknik keni qenë deri në fund të irrituar rreth klasifikimit ekipor?

Ne kishim ardhur me ambicie të qarta në këtë aktivitet dhe dëshironim që Teuta ta fitonte Kupën e Shqipërisë. Por në këtë rivalitet ne si klub na u bë një luftë e madhe, pasi tentativat ishin që Kupa t’i shkonte Tiranës. Mund ta quaj një turp të madh. Në fakt, ne nxorëm tre kampionë në këtë aktivitet dhe për më tepër fituam kupën si skuadër, gjë që më parë nuk kishte ndodhur me ekipin e Durrësit. Nxorëm tre kampionë që janë Krenar Shoraj, Mariglen Marku dhe Rilind Hysa. Shoraj garoi në peshën trupore 89 kg dhe realizoi në shkëputje 155 kg dhe në shtytje 185 kg. Ai tentoi një rekord në stilin e shtytjes, me 200 kg por nuk ia doli. Kurse Marku garoi në pe-shën trupore deri në 105 kg, duke pasur rezultat të mirë me 111 në shkëputje dhe 150 në shtytje. Ndërsa shtangisti Rilind Hysi garoi në baterinë e peshës trupore mbi 105 kg, duke ngritur në shkëputje 140 kg dhe në shtytje 180 kg.

-Nga pasqyra e garave në këtë aktivitet, duket qartë se Teuta ka marrë pjesë me shumë sportistë, gjë që ka sjellë diferencën...

Teuta mori pjesë në Kupën e Shqipërisë me 2 ekipe (Teuta 1 dhe Teuta 2), me 10 sportistë dhe ishte klubi i vetëm me dy skuadra në garë. Megjithatë, unë e pashë këtë luftë ndaj meje e skuadrës që në fillim, pasi më hoqën nga gara 3 fëmi-jë. Këtë unë e kam konstatuar me sjelljen e arbitrave, sekretarëve, këshilltarëve etj, gjë që u ra në sy edhe njerëzve të pranishëm që ndoqën garat.

-Ju po flisni për makinacione që tentonin të nxirrnin Teutën në vend të dytë. A mund të na thuash konkretisht çfarë marifetesh pati?

Mund të konstatoj 3 makinacione. Së pari zëvendësimin e shtangistit Erkand Qerimaj me një tjetër në orët e vona. E dyta, që për mendimin tim ishte një marifet i ulët e shumë i poshtër, tenta-tiva për ta kaluar Mariglen Markun tek Teuta 2 (B). Por ranë brenda pasi e kishin emrin e tij në kompjuter të regjistruar tek ekipi i parë (A). Dhe makinacioni i tretë dyshoj të ketë karakter politik, dyshoj fort për këtë, por s’kam prova. Gjithë qëllimi i tyre ishte t’ia jepnin kupën Tiranës dhe në këtë mision ishin bërë të gjithë bashkë, federatë, arbitra e klube. Këtë e justifikojnë gjoja me atë që tek Tirana marrin rroga. Turp i madh!

-Si do ta përshkruanit Teutën në pe-shëngritje dhe ç’ne që u bëtë pjesë e saj?

Tek Teuta ne jemi tre trajnerë. Bash-këpunojmë me shefin e klubit, Kreshnik Lekën, i cili na e ka dhënë këtë mundësi. Po ashtu u ka dhënë sportistëve një pagë modeste dhe meqë mu dha rasti dua t’i shpreh respektin tim, pasi po punojmë me një njeri të mirë. Një njeri që bëri garë edhe vetë dhe falë edhe pikëve të tij ia dolëm të fitonim kupën si skuadër. Siç e dini Kreshniku garon ende, pavarë-sisht moshës, dhe po tenton të krijojë federatën e veteranëve të peshëngritjes.

-Ju fituat kupën, por në këtë pe-riudhë ka një ngërç financiar nëpër institucione. Çfarë do të fitoni me këtë kupë?

Është detyrë e qeverisë dhe e or-ganeve të pushtetit vendor të stimulojnë sportistët dhe fituesit me shpërblime për këtë sukses. Duhet të lëvizë qeveria, por edhe bashkia e Durrësit. Sa më takon mua, ndihem me nder e krenari, pasi e munda Tiranën, ekipin që ka grumbull-uar shtangistët më të mirë. Dhe e munda me fëmijë. Jo vetëm kaq, por siç e dini

dhe ju, kam insistuar kohët e fundit që të ketë transparencë në federatën e peshëngritjes. Nuk kam kërkuar asgjë më shumë sesa transparencë. Na hoqën një pjesë të teknikëve (mua, Çelën dhe Toskën) nga këshilli i trajnerëve, një veprim që unë do ta quaja të padrejtë. U bë gjithë ajo analizë vjetore e federatës vetëm për të na hequr neve.

-Nuk jeni shprehur kështu një vit më parë, përkundrazi, ju keni qenë ndër mbrojtësit më të flaktë të kësaj federate dhe të presidentit Masllavica. Kë të besojmë, Faikun e shkuar, apo Faikun e tanishëm?

Siç e thashë, unë kam kërkuar transparencë. Unë pazare nuk bëj dhe nuk i honeps dot poshtërsitë. Për mua mbi gjithçka qëndron e vërteta. Unë dua fort sportin dhe të vërtetën dhe brenda tyre respektimin dhe zbatimin e ligjit e të rregulloreve sportive. Edhe për miqtë vlen shprehja: “Të dua shumë, por më shumë dua të vërtetën dhe ligjin”.

-Jo vetëm kaq, por t’i japim Çezarit atë që i takon, sepse është meritë e kësaj federate dhe e presidentit të saj që në këto vitet e fundit nuk kemi asnjë rast dopingu. A nuk është kjo një arritje?

Nuk ka raste zyrtare të përdorimit të dopingut, por dyshimet se përdoret doping janë të mëdha. Unë mund të them vetëm kaq, i kemi kërkuar që Tiranës (sportistëve të saj) tu bëhet testi antidoping para garës së Kupës së Shqipërisë. Pse? Sepse ekzistojnë dyshimet për shumë sportistë. Si ka mundësi që një sportist ngre këtu 200 kg e kur shkon në aktivitet ndërkombëtar nuk kalon 180 kg?

-Po, dakord, por sportistët që kanë garuar në aktivitetet ndërkombëtare në këto dy vite kanë rezultuar të pastër...

Pikërisht, duhet kontroll antidoping në qendrat stërvitore dhe gjatë garave

që zhvillohen në Shqipëri. Unë besoj se është e domosdoshme. Nuk kam synime të nxij federatën, përkundrazi, por është e shëndetshme që të luftojmë në maksimum një fenomen që është problematik në Shqipëri.

-T’i kthehemi Kupës së Shqipërisë. Si do ta vlerësonit pjesëmarrjen?

Kupa ishte një aktivitet me një pjesëmarrje shumë të madhe, realisht mirë. E parë në këtë aspekt është diçka mjaft pozitive, por ka një mospërputhje të frikshme mes pjesëmarrjes dhe rezu-ltateve që ka prodhuar. Hiq disa kokrra, që thyen edhe rekorde kombëtare, gati 95% e pjesëmarrësve kanë rezultate të papërfillshme, mediokre për nivelin ku pretendojmë.

-Pse?Sepse janë rezultate të dobëta që

nuk vlejnë për garat ndërkombëtare. Kuptohet, jo të gjithë mund të shërbejnë si rezultate të larta, por realisht rezul-tatet e shumicës lënë për të dëshiruar. Sidoqoftë, pjesëmarrja e madhe u vlen trajnerëve për pikë. Në konkurrimet ekipore ka vlerë, por realisht, shtangistë cilësorë janë vetëm disa kokrra dhe pe-shëngritja jonë i ka të paktë elementët cilësorë.

-Teknika është ajo që bën dif-erencën. Ju vetë e njihni mirë këtë element, si u paraqit ajo në aktivitetin e fundit?

Ky element lë për të dëshiruar tek një pjesë e madhe e sportistëve dhe me faj bëhen trajnerët. Kam folur shpesh për këtë problem, por askush nuk po ma vë veshin. Vjet u bë një kurs katërdi-tor dhe ndër ata që morën pjesë, kishte që nuk kishin ushtruar peshëngritje. Ore, nuk bëhesh trajner pa shkollë për-katëse, pa eksperiencë, pa kualifikim! Si mund të bëhet trajner i peshëngritjes dikush që nuk është ushtruar me pe-

shat? Niveli i trajnerëve është i dobët dhe shtanga jonë është e mbushur plot me “haxhiqamilë”. Teknika është thelbi i suksesit në peshëngritje. Ka pasur shtangistë plot, por askush nuk e ka ar-ritur nivelin e Pirro Dhimës. E mora Pir-ron si shembull, por në fakt një sportist i tillë vjen një herë në 100 apo 200 vjet. E këtu dalim tek roli i shtetit në sport. Thënia “shteti merr vendime të mëdha” vlen dhe për sportin, por aktualisht në Shqipëri as vetë Ministria e Sportit nuk e di çfarë është e çfarë bën. Institucion i mbushur me njerëz që paguhen të hartojnë politika sportive, por nuk dinë asgjë rreth sportit e as i kushtojnë rëndësi. Lufta nuk bëhet si të shtojmë numrin e sportistëve në Olimpiadë, por si të përfshihen në delegacionin sportiv shqiptar që do të shkojë në Tokio-2020. Këta njerëz që kanë në dorë fatet e spor-tit nuk kanë asnjë lidhje me sportin. Kjo është e tmerrshme.

-KOKSH është një prej institucion-eve kryesore që duhej të drejtonte frymën olimpike...

Duhej, sigurisht, por ky është in-stitucioni me më shumë probleme. KOKSH është shndërruar në bandë ha-jdutësh e sa për drejtuesit (Bezhani e Bel-lo) u plaçin “sytë” të dyve, se nga KOKSH u shndërrua në “kokosh”. Kontrolli i federatave duhet patjetër, është nevojë urgjente e organizmave qeveritarë të sportit, pasi ka të bëjë me menaxhimin e buxhetit për sportin. KOKSH mund të ishte një organizëm rregullator, por ky institucion nuk funksionon fare.

-Jemi në vit olimpik, si e shihni të ardhmen e peshëngritjes?

Ka vetëm disa elementë cilësorë, që po shkojnë drejt një moshe madhore. Pastaj nuk di me çfarë elementësh do të mburremi. Nuk bëhet e madhe peshëngritja shqiptare vetëm me një Briken Caljen. Po pas tërheqjes së Brikenit dhe të tjerëve, që janë veteranë tashmë, me kë do të mburremi e me kë do të përfaqësohemi? Prandaj duhet menduar vazhdimisht për elementët e rinj, punën intensive fizike e teknike me ta dhe padyshim nevojën për stimulimin e sportistëve dhe trajnerëve. Sa i takon Olimpiadës, mendoj se do të shkojmë me Briken Caljen, kurse kualifikimin e Erkand Qerimajt e shoh pak të vështirë. Megjithatë, unë shpresoj dhe dëshiroj shumë që Erkandi ta kapë normën.

-Së fundi, meqë jeni trajner i Teutës, si paraqitet gjendja dhe infrastruktura e shtangës në Durrës?

Në Durrës kemi një palestër të mirë, qeranë e paguajmë vetë, por krijohen mundësitë për stërvitje normale. Meg-jithatë, unë fola pak më lart në lidhje me shefin e klubit, Kreshnik Lekën, të cilin dua ta falënderoj, pasi na qëndron afër dhe e do këtë sport. Mos harrojmë, ende dhe sot mburremi me peshëngrit-jen në monizëm, i cili investonte në sport, kishte infrastrukturë, kualifikonte trajnerët, kujdeseshin për gjetjen e talenteve dhe sportin e tyre. Disa gjëra të mira të asaj kohe duhet t’i kishim adaptuar, pasi na kanë dhënë suksese.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Peshëngritja zhvilloi të premten aktivite-

tin e parë të madh për këtë vit, pikërisht

Kupën e Shqipërisë, një veprimtari spor-

tive që u konceptua si test për shtangistët kryesorë në prag të

aktiviteteve të mëdha ndërkombëtare, si

Europiani i Moskës pas pak javësh, si

dhe Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni...

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT20 E Diel 8 Mars 2020

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21

SOTSOT sport www.sot.com.al

RENDITJA

1.Tirana 502.Kukësi 443.Laçi 414.Teuta 395.Partizani 386.Skënderbeu 387.Bylis 358.Vllaznia 329.Luftëtari 1310.Flamurtari 10

JAVA E 26-TË

TË DIELËN

Luftëtari-Bylis 14:00

Teuta-Flamurtari 14:00

Tirana-Laçi 17:00

TË HËNËN

Skënderbeu-Kukësi 18:00

Vllaznia-Partizani 18:00

Partizani dhe Kukësi tifo për Laçin, shpresojnë të frenojë Tiranën

Arbër Zeneli, i cili ishte operuar për shkak të një lëndimi të rëndë të pësuar në qershor të vitit të kaluar gjatë ndesh-jes së Kosovës kundër Malit të Zi, u kthye më në fund në Ligue 1 fundjavën e kaluar, kur luajti në 5 minutat e fundit kundër Monakos (1:1). Njëjtë si fund-javën e kaluar, 25-vjeçari është në stol edhe për ndeshjen e kësaj fundjave të Stade de Reims në Ligue 1, atë kundër Stade Brestois që nis në orën 20:00 në stadiumin Auguste-Delaune. Anësori kosovar shpreson të luajë sërish disa minuta këtë fundjavë, pasi që pesë minutat që luajti fundjavën e kaluar mbeten ende minutat e tij të vetëm gjatë gjithë këtij sezoni. Kosova shpreson të rikuperohet sa më parë.

AKTIVITETITeuta braktisi fushën dhe Goga fiton në tavolinë 20-0. Në Shkodër Vllaznia shkatërroi Tiranën

Vllaznia fiton “Klasiken” e basketbollit me Tiranën, Teuta

braktis ndeshjen me GogënAdriatik BALLA

Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Durrës, në sallën sportive “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj, ku në derbin

midis Goga Basket dhe Teutës, kjo e fundit ka braktisur ndeshjen, me jus-tifikimin zyrtar të presionit të ushtruar në dëm të ekipit të tyre dhe për pasojë ndeshja nuk është zhvilluar. E në këtë mënyrë, ndeshjen sipas rregulloreve e fiton Goga në tavolinë, me shifrat 20-0. Përveçse Teuta del me zero pikë nga kjo përballje, ajo pritet të marrë masa të rënda ndëshkimore sipas rregulloreve të Federatës Shqiptare të Basketbollit. Edhe pse zyrtarisht për-mendet presioni dhe prania e forcave të shumta policore, duket se shkak për braktisjen e ndeshjes është bërë një përplasje midis presidentëve të skuar-ave, por kjo mbetet për t’u verifikuar hap pas hapi. Edhe pse organizatorët kanë pritur mbi 30 minuta që Teuta të kthehej në parket, kjo nuk ka ndodhur dhe më në fund, trupa e gjyqtarëve, me E.Koçin, G.Hoxhën dhe E.Gjonin ka vendosur të largohet, e për pasojë mbi Teutën do të bjerë dora e rëndë e disiplinës së FSHF-së.

Qëndrimi i komisarit të ndeshjesNë fillim ka reaguar për mediat

komisari i ndeshjes, Fuat Vjerdha, i cili, duke lënë jashtë analizës së tij shkakun e vërtetë të braktisjes së ndeshjes nga Teuta, është fokusuar

vetëm zyrtarisht në procesverbalin e takimit. “Ndeshja nuk u zhvillua, sepse Teuta nuk u paraqit në fushën e lojës, edhe pse kemi pritur mbi 30 minuta”, u shpreh shkurt Vjerdha. Deri vonë në mbrëmje dje nuk pati reagim të Feder-atës Shqiptare të Basketbollit, e cila me siguri që do të dalë sot me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë, ku një prej ekipeve elitare dhe pretendente për titull, si Teuta, të braktisë ndeshjen. Nga ana tjetër, ka shumë paqartësi për shkaqet e vërteta që çuan Teutën deri në këtë vendim radikal. Një vendim që mund ta nxjerrë Teutën nga gara për titull, pa harruar penalitetet financiare.

Reagimi i TeutësE ndërsa komisari dha një sqa-

rim të shkurtër për ndeshjen e braktisur, duket se vetë Teuta ka

shfaqur versionin e saj të largimit, duke e lidhur me presionin e madh që është ushtruar në dëm të saj, por edhe praninë e forcave të shumta policore që sipas klubit durrsak të basketbollit ishin trysni në dëm të ekipit të tyre. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Teuta thekson se gjithçka nisi me moslejimin e stafit drejtues të shoqërojë ekipin, mosdhënien e biletave për klubin mik, si dhe forcat e shumta policore. Ndaj Teuta ka qenë e detyruar të largohej duke i kërkuar falje tifozerisë, ndërsa, sipas durrsakëve, kanë qenë në kushtet e një presioni të madh. Mirëpo në këtë drejtim tashmë është dëmtuar imazhi i basketbollit shqiptar. E për këtë shkak fjalën e fundit do ta thonë komisionet disiplinore të federatës.

Partizani nuk ka pasur një ecuri të mirë gjatë javëve të fun-dit, por të kuqtë ende nuk e kanë humbur shpresën për të rivalizuar deri në fund për titullin kampi-on, paçka se Tirana kryesuese është aktualisht 12 pikë para në renditje. Sidoqoftë, Partizani, në prag të dueli me Vllazninë, gjen kohën të mobilizojë e përshëndesë fansat e tij të shumtë dhe veçmas tifogrupin “Guerrils”, që shquhen si ndër më të flaktët në Shqipëri. Pra Partizani nuk po ecën mirë

me rezultate, por “demat” nuk po e humbasin shpresën. Përkundrazi, dje në klub kishte një arsye për të festuar dhe për të falënderuar. Grupimi i njohur i tifozëve të klubit të kuq, “Ultras Guerrils”, festonte sot 10-vjetorin e tij. Mbështetësit e zjarrtë të të kuqve e filluan këtë grupim në vitet më të errëta të skuadrës, kur gjendej në Kate-gorinë e Parë dhe të Dytë, duke e mbështetur në rrugëtimin e saj në çdo cep të Shqipërisë derisa u kthye në elitë përsëri dhe kurorëzoi

çdo gjë me titullin kampion të fituar vitin e kaluar. Një rrugëtim përkrah skuadrës që nuk mund të kalonte pa falënderimet e klubit, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale u ka kushtuar atyre një video për këtë datë të veçantë. “10 VITE, PASION, KRENARI, DASHURI. GËZUAR “ULTRAS GUERRILS””, shkruhej në dedikimin e klubit ndaj tifozëve të cilët pavarësisht situatës që po kalojnë të kuqtë, në stadiume nuk kanë reshtur asnjëherë mbështet-jen e tyre ndaj ekipit.

Qëndrimi/ Partizani mesazh “Guerrilsave” falënderim për mbështetjen

Kosova shpreson, por Zeneli mbetet në stol tek Reims

Kupa “Ali Mema”, nisma e shkëlqyer e “Ali Demit”

Besart Berisha dygolësh në Australi, i jep fitoren

Uestern Junajtid

SURPRIZA

SULMUESI

Vllaznia shkatërron TiranënE vërteta e mbrëmjes së djeshme

në basketbollin shqiptar ishte se përplaseshin “titanët” e sezonit, pra rivalët për titull. Në Durrës kishte derbi që dështoi të zhvillohej, kurse në Shkodër luhej derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana. Dominimi i shkod-ranëve ishte i thellë. Që në periodën e parë Vllaznia fitoi 20-12, por kulmin e dominimit e shfaqi në 10-minutëshin e dytë, që e fitoi me shifrat 32-15, për pasojë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin 52-27. Tirana nis të reagojë vetëm në periodën e tretë të ndeshjes, duke fituar këtë 10-minutësh me shifrat 25-23, por pa mundur të bëjë ndryshimin e madh, për pa-sojë, në fund të periodës së tretë rezultati fiksonte shifrat 75-52. Në dhjetëminutëshin e fundit, Vllaznia fitoi sërish, këtë herë me shifrat 21-16 dhe krejt ndeshjen 96-68, duke triumfuar kështu në “Klasiken” e basketbollit shqiptar. Në ndeshjen e djeshme ishte i pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryebashki-akja e Shkodrës, Voltana Ademi. Në prag të ndeshjes së djeshme, trajneri Bledar Gjeçaj, ish-lojtar e trajner i suksesshëm i Vllaznisë, mori duar-trokitje të forta dhe buqetë lulesh nga presidenti Meta, me rastin e 50-vjetorit të lindjes.

Vitet kalojnë por Besart Berisha mbetet po i njëjti. Me rikthimin në Australi sulmuesi kosovar ka rigjetur sërish veten duke u shndërruar në një lider për skuadrën e Uestern Junajtid. Në sfidën e javës së 22-të të A-League, Besart Berisha hapi dhe mbylli serinë e golave në fitoren e thellë të Uestern Junajtid me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Adelaide Junajtid. Një nuhatje e pabesueshme e Berishës përpara portës me bomberin shqiptar që me këto dy gola u ngjit në kuotën e 15 finalizimeve dhe mban vendin e dytë në listën e go-lashënuesve me vetëm 1 gol më pak se anglezi Le Fondre i Sydney Fc. Duhet përmendur që Besart Berisha është shënuesi më i mirë i gjitha kohërave me 127 gola në total.

Një prej personaliteteve të futbollit kombëtar, i ndarë nga jeta afro një vit më parë, u përkujtua dje nëpërmjet një aktiviteti për nder të tij dhe nën emrin e tij. aktiviteti në fjalë u organizua nga Akademia e Klubit Sportiv “Ali Demi”. Shumë emra të spikatur ishin të pranishëm për të nderuar figurën e të madhit Ali Mema. Në ceremoninë e hapjes kanë përshëndetur drejtori i Akademisë së Ali Demit, Ergys Kadiu, si dhe i biri i Ali Memës, Ardian Mema. Ekipet janë ndarë në 4 grupe me nga 4 skuadra e më pas dy të parat e çdo grupi do të luajnë raundin çerekfinal. Më 28 mars do të luhen gjysmëfinalet dhe më 29 mars finalja e turneut “Ali Mema”, aktivitet që shpresohet të jetë i përvitshëm.

Partizani dhe Kukësi i kanë sytë nga Laçi, pa harruar duelet e tyre në kuadër të javës së 26-të. Kjo pasi në Laç, kurbi-

nasit kanë shansin të frenojnë marshimin e Tiranës, si moment final për të hapur garën e titullit. Nëse fiton Tirana, atëherë ajo ka kaluar një prej pengesave kryesore drejt objektivit final, pasi do të ishte sukses në një fushë të vështirë përballë një skuadre që ka ambicie për Europën. Nga ana tjetër, një fitore e Laçit, jo vetëm do t’i afronte rivalët e Tiranës me kreun, por do të hapte garën për titull për të paktën pesë ekipe, ku përveç Tiranës futen në vallen e trofeut edhe Kukësi, Laçi, Parti-zani dhe Teuta. Është e qartë se të gjithë këta

rivalë të bardhebluve dëshirojnë skuadra e Armando Cungut ta fitojë këtë duel, por në të njëjtën kohë duhet të fitojnë ndeshjet e tyre këtë xhiro që të ruajnë ritmin e tyre me Tiranën, në të kundërt i thonë “lamtumirë” titullit. Një prej skuadrave që rrezikon më shumë është Partizani, kampion në fuqi, i cili është distancuar nga bardheblutë plot 12 pikë dhe është në pozita aspak komode. Të kuqtë shpresojnë të fitojnë duelin e tyre të radhës, e në të njëjtën kohë të urojnë kurbinasit të bëjnë maksimumin për të frenuar Tiranën. Siç shihet, të gjithë ricvalët e 24-herë kam-pionëve po urojnë fitoren e laçit ndaj Tiranës dhe i kanë sytë nga përballja e bardhebluve

me Laçin, pasi ky takim është ndoshta më i rëndësishmi i kësaj faze dhe ndoshta peng-esa e vetme e madhe e Tiranës për të shkuar drejt titullit të 25-të në historinë e klubit.

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

3,5,10,11,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Premier League an-gleze po shkon pak nga pak drejt fundit, teksa kanë mbetur

edhe 9 xhiro deri në përfun-dim. Natyrisht, Liverpuli është në pozita komode, pasi ka një diferencë të madhe me ndjekësit, duke shkuar i qetë drejt trofeut kryesor në futbollin anglez. Pas humb-jes së parë në kampionat që pësoi javën e kaluar, dje Liverpul;i jo vetëm nxori mësime dhe reflektoi si du-het, por ia doli të sigurojë një trepikësh që e çliron nga pikëpamja psikologjike dhe e motivon edhe për du-elin kthimit në Champions League ndaj Atletikos së Madridit. Disfata e thellë ndaj Uotford ishte vetëm një aksident për Liverpulin që u rikthye te fitorja në javën e 29-të të Premier League. Në “Anfield Road” skuad-ra e trajnerit Jurgen Klop mposhti 2-1 me përmbysje Burnemuth duke u ngjitur në kuotën e 82 pikëve 9 javë para fundit të sezonit. Golit të shpejtë të Uilson për mi-qtë iu përgjigjën Salah dhe Mane në minutat 25 dhe 33. Në pjesën e dytë Milner

KORONAVIRUSI/ Serie A humbet afro 30 mln euro deri tani

SPANJË Spanja vijon të jetë një prej qendrave kryesore të futbollit botëror, pasi disponon një prej ligave kryesore të futbollit në Europë dhe në botë dhe gjatë dy dekadave të fundit ka dominuar skenën e futbollit kontinental në rang klubesh, falë sukseseve të Realit të Madridit dhe të Barce-lonës, që së bashku kanë fituar në 15 vjetët e fundit 8 trofe të UEFA Champions League, një sukses i përmasave të jashtëzakonshme. Këtë edicion dy rivalët po punojnë

për titullin dhe kjo ka zbehur disi famën e Atletikos së Madridit. Kjo e fundit, humbi një mundësi të mirë për t’u rikthyer në zonën Champions të renditjes, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në sfidën direkte ndaj Sevil-jes, të zhvilluar këtë pasdite në “Ëanda Metropolitana”. Miqtë nga Andaluzia kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të me anë të sulmuesit holandez Luc De Jong, ndërsa reagimi i “Los Col-choneros ishte perfekt, pasi fillim-

isht barazuan me Moratën dhe më pas kaluan në avantazh me por-tugezin Zhao Feliks. Megjithatë baraspesha u rikthye sërish në minutën e 43-të, kur Lukas Okam-po ekzekutoi saktë një penallti të akorduar për Seviljen dhe çoi shifrat në 2-2. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale të arbitrit, ndërsa Atletiko regjistroi barazimin e 12 sezonal dhe mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, dy më pak se Sevilje e vendit të tretë.

NGJARJA QËNDRIMI SURPRIZA

Ronaldinjo mbetet në burg, Paraguaji nuk e toleron

Arsenali fiton sërish, për herë të parë tri fitore radhazi

Boban lamtumirë Milanit, edhe Maldini në pikëpyetje

Bëri jo pak bujë ndalimi i ish-futbollistit Ronaldinjo nga autoritet në Paraguaji, pasi braziliani po lëvizte me do-kumente false. Ish-sulmuesi nuk e kishte pasaportën e tij si pasojë e një gjobe të marrë në Brazil, dhe në këtë formë u arrestua nga autoritet. Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Ronald-injo u la i lirë. Por, së fundmi pa kaluar 48 orë, autoritetet ndryshuan vendimin e parë dhe e ndaluan sërish ish-sul-muesin. Këtë herë Ronaldinjo së bashku me vëllain e tij janë të detyruar të qëndrojnë në një burg të sigurisë së lartë dhe të presin për vendimin e

Zvonimir Boban i ka orët të numëruara te Milanit. Aven-turës së kroatit si i ndarë në shtëpi po i vjen fundi, me këtë të fundit që tashmë mund të kon-siderohet një ish në shtëpinë e Milanit dhe në orët e ardhshme do të lërë zyrtarisht klubin kuqezi. Nëse të premten vizita e Gazidis në Milanello dhe mungesa e Boban, Maldinit dhe Masarës ishin fotografia më e qartë e situatës, së fundmi ka dalë në skenë një letër për shkarkimin përfundimtar të Zvones dhe në orët e ardhshme gjithçka do të bëhet formale. Me largimin e Boban është e paqa-rtë situata se çfarë do të ndodhë

Arsenali ia ka arritur që për herë të parë në këtë sezon, të regjistrojë tre fitore radhazi, një arritje e madhe pas luhat-jesh të shumta. Arsenali fitoi 1-0 me Uest Hemin falë golit të Lakazet e mori 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në garë për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Distanca me Çelsin e vendit të katërt është vetëm 5 pikë, por rivalët e tyre londinezë kanë një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkohë, është ndalur në barazimi 0-0 Ulverhempton, duke shpërdoruar mundësinë për t’iu bashkuar në renditje Çelsit. Surpriza e këtij edicioni

gjykatës. Telashe pa fund për ish-lojtarin e Barcelonës, Milan që tashmë duhet të qëndrojë i izoluar dhe i “markuar” nga gardianët e burgut.

me sa duket e kishte mendjen te ndeshja e mesjavës në Ligën e Europës e kështu është kënaqur me vetëm një pikë përballë Brajtonit.

shpëtoi Liverpulin nga goli i barazimit ndërkohë që skuadra e Klop pati raste për ta çuar rezultatin në 3-1 por në fund u kënaq me 3 pikët. Për të fituar edhe matematikisht titullin kam-pion, Liverpulit i mjaftojnë 3 fitore në 9 takime. Ndër-kohë, trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, e ka pranuar se vetëbesimi nuk është diçka që mund ta vendosësh në xhep dhe ta mbash aty për-jetësisht, pasi skuadra e tij arriti t’i kthehet ecurisë së fitore në ndeshjen kundër

Liverpuli përmbys Burnemuthin, tani 9 pikë larg titullit në Premier League

Skuadrat italiane të Serisë A do të kenë humbje prej afro 30 milionë eurove. Juventusi është i pari në listë me 12 mln euro humbje për shkak se qeveria vendosi që ndeshjet të mos lu-hen me praninë e tifozëve, për shkak të mospërhapjes më të madhe të koronavirusit. Madje, ky vendim, sipas qeverisë itali-ane, do të mbetet në fuqi deri më 3 prill. “Calcio e Finanza” ka shkruar se Juve, që do të luajë me Interin, Lionin në Ligën

e Kampionëve dhe Leçen në shtëpi, pritet t’i humbë 12.3 mln euro në ditën e ndeshjes. Kampioni italian është prekur më së shumti nga ky vendim. In-teri dhe Milani, që të dyja kanë ndeshje në “San Siro”, pritet të kenë humbje prej 2.7 mln euro dhe 3.4 mln euro respektivisht. Roma do t’i humbë po ashtu 2.3 mln euro nga dy ndeshje. Në total, 20 ekipet elitare të Italisë do t’i humbin 28.6 mln euro në ditën e ndeshjeve.

Burnemuthit. Shumica e se-zonit 2019/20 ka sjellë rezu-ltate dhe paraqitje pozitive për skuadrën e Liverpulit, duke bërë kështu që djemtë e Jurgen Klopit të kenë mjaft vetëbesim në fushën e lojës. “Reds”-at e kanë pasur një ecuri mbresëlënëse në Premierligë, ku po tentojnë ta fitojë titullin e parë si kampion të Anglisë në 30 vjet. Një pjesë e madhe e këtij suksesi është ndërtu-ar në Anfield, ku Liverpuli shkroi sot histori duke e marrë fitoren e 22-të rad-

Atletiko ngec në fushën e saj, barazimi me Seviljen s’e ndihmon

Të kuqtë fituan 2-1 dhe siguruan një trepikësh që i afron me objektivin final të tyre në kampionatin anglez. Të martën dueli i kthimit me Atletikon në Champions

me Paolo Maldinin, ndoshta edhe ish-kapiteni nuk mund ta pranojë dot situatën që krijuar në shtëpinë e Milanit dhe mund të vendosë të largohet.

hazi të ligës angleze në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Kjo fitore erdhi në një moment kritik për Liverpu-lin, që kishte pësuar disfatë në tri nga katër ndeshjet e fundit të zhvilluara – kundër Atletiko Madridit në Ligën e Kampionëve, Uotfordit në Premierligës dhe Çelsit në FA Cup. Megjithatë, trajneri i Liverpulit u shpreh i kën-aqur që skuadra e tij arriti t’i kthehet fitoreve sërish. “Unë e di se çfarë aftësie kanë këta djelmosha, por unë nuk jam ai që luan, por ata. E kam thënë edhe më parë, vetëbesimi nuk është diçka që e fiton, e fut në xhep edhe e mban për tërë jetën. Është diçka që shkon e vjen”, ka thënë Klop. “Ajo ndjenjë është e nevojshme për të funksionuar gjërat. Duhet të luftosh shumë. Kjo është gjëja kryesore. Por, tani ne i kemi 82 pikë dhe kjo është e këndshme. Du-het të vazhdojmë të luftojmë kundër të gjithëve dhe këtë e bëmë edhe sot”, theksoi Klop. Mbetet të shihet se si do të vi-jojnë javët në vijim, por nëse rivalët nuk fitojnë rregullisht, objektivi titull për Liverpulin mund të sigurohet brenda dy javësh.

mln euro llogaritet se humbet Juventusi, skuad-ra më e dëmtuar deri tani nga anulimet e ndesh-jeve dhe vendimet për duele pa spektatorë. Më

pas vijnë dy skuadrat e Milanos, Interi dhe Milani, që humbasin së bashku mbi 6 mln euro.

12

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

22 GAZETA SOTE Diel 8 Mars 2020

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Rita Ora mungoi në “Global Awards”, festoi me shoqërinë

Rita Ora nuk mori pjesë në eventin “Global Awards” në Londër, ky shumë yje të muzikës ishin të pranishëm në ceremonia e ndarjes së çmimeve. Në këtë ceremoni ishte e dominuar edhe Rita Ora, por e injoroi eventin. Rita bashkë me miqtë e saj u argëtua në një tjetër vend, ndërsa ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale. Rita ishte veshur me një stil ndryshe, me pantallona të zeza dhe një jelek, teksa zbulonte belin, por dhe në një shoqëri të mirë me miqtë e saj. Rita Ora ka një aktivitet muzikor të vlerësuar ndër vite. Në vitin 2008, ajo provoi për “Eurovision: Your Country Needs You” për BBC për t'u bërë garuesja britanike për Fes-

tivalin Evropian të Këngës 2009 dhe u kualifikua, por më vonë u tërhoq nga konkurrenca. Albumi i parë i saj “Ora”, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Në janar 2014, “Adidas” njoftoi një bashkëpunim me Ritën për markën e tyre, “Adidas Origi-nals”. Gjithashtu në vitin 2014, kënga “I Will Never Let You Down” pati sukses. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të “The Voice UK” dhe më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të “The X Factor”. Albumi i dytë i saj në studio “Phoenix”, doli në shitje në nëntor 2018, ndërkohë që vazhdon me suksese të tjera në muzikë.

5 2 9 4

6 5

4 7 3 2

1 6 2

4 3

5 9

7 8

1 6 5

3 4 7 1

3

8 5 4

6 7 4 1

7 8

4 8 9 1

3 9 6

4 3 2 8

9 7

9 1

8 5 1

3 5

2 4 9 3

9 6

1 2

3 7 5

2 4 8 3

1 4 9

9 3 5 1 2 4

Justin Bieber frikëson Beckham, në emision

Këngëtari Justin Bieber frikë-soi futbollistin e njohur David Beckham, në emisionin televiziv “The Ellen DeGeneres Show”. Legjenda e futbollit dhe prezan-tuesja e emisionit folën për shumë gjëra, duke i përfshirë edhe fëmijët e tij. Beckham tregoi edhe për një rast kur është shfaqur te shtëpia e Justin Bieber për Halloween, pasi këtë ia kishin kërkuar fëmijët e tij. Dhe kur po fliste për këngëtarin e famshëm kanadez, ai u shfaq papritur duke e frikësuar. Justin doli befas nga një kuti, që ndodhej prapa ulëses dhe e frikësoi një moment Beckham, duke i kërkuar falje më pas. “Më fal, më thanë ta bëja këtë. Më duhet të shkoj”, tha mes të tjerave Bieber dhe u largua, ndërkohë që David vazhdoi të flasë me lëvdata për të.

1- Përbëhet nga shumë ngjyra, mbrapsht 2- Erë e fuqishme dhe shkatërrimtare 3- Një dythundrak i egër i viseve të Amerikës veriut me një gungë mbi shpatulla 4- Masë e sipërfaqes së tokës e barabartë me 4047 m2 5- Mikhail ... ish shahist i madh rus. 6- Organizatë Terroriste 7- Ka për kryeqytet Estonia 8- Një shtet në Lindjen e Mesme 9- Krahinë në veri 10- Bedri Stermasi 11- Konkrete, e vërtetë 13- Fshatar i pasur i mbas luftës 14- Ish baletmaestri Kaceli 15- Markë cigareje italiane 16- Pajisje elektrike që zëvendëson punën e njeriut 18- Kafe, bar, ... 19- Dërrasë e prerë ngushtë për ndërtim 20-- Marçelo ... ish futbollisti kilian ka luajtur mua Juven 22- Ultësira të pafund në Kinën Qendrore 23- Det në Azinë e largët në veri të Japonisë 25- Riprodhim fjalë për fjalë e një shprehjeje apo mendimi të një tjetri 26- Aktori Ashiku 27- Titull fisnik në një perandori 28- Lloj vinçi me dy krahë dhe lundrues 29- ... Shele, kimist suedez që zbuloi oksigjenin 30- Motra e nënës apo e babait 32- Ndodhet tek koka e dashit 33- Shkencëtari francez ... Arapon 34- Alibali i këngës në inic 35- Bode i politikës në inic.

1- Pajisje me sistem ngrohjeje për çeljen e zogjve të pulës e shpendëve të tjerë 7- Cilësia e zërit 12- Zogjtë e rosës 13- Lloj peshku liq-eni me shumë hala 14- Dhi e egër shumë e shkathët që rri në shkretëtirat e Afrikës dhe Azisë 15- Rracë e përzierë 16- Humoristi anglez Atkinson në inic 17- Fjalë apo shprehje prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër, pa fund 19- Pronë shtetërore 20- Notë në pentagram 21- Një qytet zviceran 22- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti 23- Njëri nga prindërit 24- Shkrimtari Dushi 25- Njeri mospërfillës dhe përbuzës 26- Filipe ... ish futbollist brazilian ka luajtur mu Juventusin 27- Posedoj 28- Zogjtë e patës 29- Mundje kineze 31- Orhan Linkoln 32- .. Kampari 33- Është qytet dhe ekip futbolli në Greqi pa të fundit 34- Punëtor krahu me meditje 35- Kjo mund të jetë edhe frymëzimi, (M = N) 36- Njëlloj si ves, zakon apo huq 37- Tre vepra letrare apo muzikore të një autori që kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën në vazhdim...

Turisti amerikan në Evropë

Një turist amerikan mbërrin për herë të parë në Evropë. Merr një taksi dhe e pyet shoferin:

-Sa kohë ju është dashur për të ndërtuar kullën Eiffel?

Shoferi:-Por, të paktën njëzet vjet.Turisti:-Ne amerikanët na janë dashur

vetëm dhjetë vjet. Po për të ndërtuar koloseun që ndodhet aty përballë?

Shoferi:-Të paktën dhjetë vjetTuristi:-Ndërsa ne amerikanëve vetëm

pesë vjet. Po për panteonin e Athinës?Taksisti tepër i mërzitur nga

sjellja e klientit të tij përgjigjet:-Deri ditën e djeshme nuk ek-

zistonte.

Ëndrra Disa shokë ishin ulur e po tre-

gonin historitë e tyre të kaluara dhe vjen radha e Agimit, i cili dëshironte të tregonte ëndrrën, që kishte pasur në fëmijërinë e tij dhe që tani ishte bërë realitet. Dhe shokët që e dëg-jonin:

-Kur isha fëmijë dëshiroja të kisha një qen. Por prindërit e mi, si të varfër që ishin më dhuruan një milingonë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13

14 15 16

17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33

34 35

36 37

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

GAZETA SOT E Diel 8 Mars 2020 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt-20 mars22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor-21 janar 22 janar-19 shkurt23 tetor-21 nëntorEmocionet intensive mund

t’ju ngatërrojnë dhe ju bëjnë të merrni vendime të nxituara këtë ditë marsi. Prisni zhvil-limin e një situate, që mund të ndryshojë rutinën që keni.

23 shtator-22 tetor

Mbani qetësi edhe nëse diçka nuk është në rregull, me partnerin tuaj. Jini të mirë dhe të ëmbël, dhe gjithashtu toler-ant. Beqarët duhet të përpiqen të mos i besojnë miqve të rremë.

23 korrik-22 gusht 22 gusht-22 shtator22 maj-21 qershorBinjakët Dashi

Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

Gaforrja Luani Virgjëresha

Nëse doni të pohoni arsyet tuaja në një diskutim me të dashurin tuaj, gjithmonë bëni atë me takt. Sot impulsiviteti është përgjumur dhe mund të prishë marrëdhënien tuaj.

Planetët janë në formë të shkëlqyeshme dhe ju ndiheni një mijë zemra, kur jeni pranë të dashurit tuaj. Në punë jeni të gatshëm të punoni më shumë, por kjo kërkon vëmendje.

Dita e duhur për të lënë disa probleme jashtë derës, dhe për të shijuar atë që keni. Ju jeni në formë të shkëlqyeshme, është një ditë për të filluar bash-këpunime të reja.

Demi

Lajm i mirë vjen për të dashuruarit këtë ditë, por mos u shqetësoni dhe mbi të gjitha tregohuni më të rezervuar. Këto janë rastet kur duhet të tregoni qëndrueshmëri dhe personalitet.

21 mars-20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Për disa nga shenja sot mund të ketë lajme të mira, mbase një propozim i rëndë-sishëm dashurie që do të shënojë fillimin e një të ard-hme si çift.

Nëse jetoni një histori se-krete diçka mund t’ju çojë ta ndërpresni atë. S'do jetë e lehtë për shumë njerëz të menaxhojnë jetën e dyfishtë. Sa i takon punës, kjo ditë ju rezervon mundësi.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor-22 korrik21 prill-21 majJu duhet të rimerrni

vetëbesimin, mos kërkoni diku tjetër, por tërhiqni forcën e nevojshme duke kërkuar në zemrën tuaj. Kjo ditë do t’ju falë momente të bukura.

“Micro Mobility Systems” prezanton modelin

“Microlino 2.0”

Një ditë e veçantë për dashurinë, planetët do sjellin zemrën tuaj në triumf. Do jetë një ditë e shkëlqyeshme për të bërë takime emocionuese me njerëzit, që nuk i keni parë.

Horizontal

Dashuria do t'ju mbësh-jtellë si një oaz i vërtetë butë-sie. Nga sot në punë do të keni mundësi të reja dhe të rëndësishme, falë planeteve të favorshme që favorizojnë.

Kushtojini vëmendje gje-n d jes shpirtërore, që është ve-ça nërisht e errët. Mos u mbë-shtetni në projekte am bicioze, për momentin vendosni më mirë për propozime reale.

Kompania zvicerane “Micro Mobility Systems” në vitin 2018 prezantoi versionin e para prodhimit të veturës së saj të vogël për qytet, “Microlino”, ndërsa tani sjell versionin e avancuar 2.0, të kësaj veture. Me gjatësi prej 2.4 metra, “Microlino 2.0” sa i përket dizajnit është frymëzuar nga modeli legjendar i BMW-së, “Isetta”, si dhe vjen me derën e veçantë të përparme. Për dallim nga versioni i 2018, “Microlino 2.0” vjen me pamje të ridizajnuar, para se gjithash pjesën e pasme, goma më të gjëra, pamje më të mirë dhe enterierin e modifikuar, duke përfshirë timonin e ri, si dhe ndriçimin LED. Po ashtu, versioni i ri i “Microlinos” është më i lartë, duke ofruar më shumë hapësirë për pasagjerët.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Studenti harron çantën, ia sjellin me helikopter

1- Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e si të argjendtë, i thonë ndryshe mërkur 5- Bar i egër që dëmton bimët e mbjella, mbrapsht 9- Këngë dashurie e kënduar me kitare poshtë dritares së vajzës 11- Reg-jizori dhe pedagogu Basha në inic 13- Vend i rregulluar para portës së shtëpisë për të ndenjur 14- Komuniteti Evropian 15- Pjatë shumë e thellë 17- Gojëdhënë, legjendë 18- Shkrimtari amerikan Tomas ... 19- Një opera e kompozitorit Maskanji 21- Thikë në të dy anët e mprehur 22- Njeri mospërfillës dhe përbuzës 23- Ish futbollisti gjerman Rudi ... 24- Përemër vetor 25- Tase e volejbollit 26- Lloj peshku grabitqar i ujërave të ngrohta 27- Ish Heroi Kombëtar i Zvicrës Vilhelm ... 32- Tani, ashtu siç i thonë në Elbasan 34- Gjika e drejtësisë 36- Guri i mullirit 38- Dhoma e ulët e par-lamentit Italian 40- Metal i rëndë me veti radioaktive 42- Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë i errët e pak në të kuq 43- I thërrasin myzeqarit me përkëdhelje 44- Tip i vjetër automjeti transporti rus 46- Një ng-jyrë 47- Avokat, shkurt 48- Gjellë me oriz 50- Repart Industrial 51- Është në përbërje të shkëmbinjve që përdoren si lëndë ndërtimi 53- Detyrim, tatim 54- Personazh tek komedia "Pallati 176".

1- Fenomen atmosferik që ndodh në det kur bie niveli i detit, largohet uji, shumës 2- Inspektor Sanitar 3- Njëlloj si zakon apo huq 4- Erë e këndshme që të gudulis hundën 5- Mëri 6- Krahinë në veri 7- Agjensi Telegrafike 8- Gradë e lartë ush-tarake 10- Hapësirë natyrale 12- Zë në op-era 14- "Zonja me ...”, roman i shkrimtarit francez Aleksander Dyma16- Këngëtari popullor Hoxha 18- Filmi artistik" ... me blerim mbuluar " 20- Pohojnë italianët 21- Komuniteti Europian 28- Ai që shtiret sikur vuan nga ndonjë sëmundje 29- Fshat i Fierit, në Rrethin e Mallakastrës 30- I zgjuar por dhelparak 31- Është makinë metalprerëse 33- Mal në Korçë 35- Njëlloj si smirë apo zili 37- Aktori amerikan i karatesë Norton në inic 39- Ekonomi Ko-munale 41- Analisti Henri ... 44- Ka edhe një lloj gjarpri me të tillë 45- Arigo ... ish trajner Italian 48- Me zhul 49- Mjet sinjal-izues për anijet 51- Regjizori Kumbaro në inic 52- I thonë çajit italianët.

Një helikopter u ul në parkingun e një universiteti në Afrikën e Jugut, gjë që ndodhi pasi një student kishte harruar çantën në shtëpi dhe familjarët ia sollën me të. Vid-eoja është filmuar në univer-sitetin Vaal në Vanderbijlpark në jug të Johanesburgut. Aty shihet se si një student afro-het në helikopter për të marrë çantën, që e kishte harruar në shtëpi. Identiteti i studentit nuk është zbuluar, ndërsa miqtë e tij pretendojnë se ai porsa ishte futur në objekt e kishte kuptuar se kishte harruar çantën, ku brenda saj kishte fletoret me detyrat që duhej të dorëzonte.

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10

11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21

22 23

24 25

26 27

28 29 30 31

32 33 34 35

36 37 38 39

40 41 42

43 44 45 46

47 48 49 50

51 52

53 541 5 11 13 7 13 5 6

6 9 5 3 7 11 10 3 5

5 11 7 4 5 8 5 1 5 6

6 2 9 5 1 5 6 2 6

7 11 5 6 14 9 10 3 9

9 5 12 5 3 7 8 4 5

2 1 5 4 5 6 9 7 3

8 3 4 7 6 1/K 7 3 7

15 2 6 10 11 8 5/A 1 5 6

5 3 2 11 6 10 3/R 5 5

8 2 3 2 11 5 6 8/E

K A N D I D A T

T M A R I N O R A

A N I L A S A K A T

T E M A K A T E T

I N A T U M O T M

M A P A R I S L A

E K A L A T M I R

S E L I T 1/K I R I

B E T O N S 5/A R E K

A R E N T O 3/R A A

S E R E N A T 2/E

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 ... · Kompozitori Haig Zacharian është nga emrat e vlerësuar, me krijimtarinë muzikore në vend. Me një aktivitet

C M Y K