rr.sitki Çiço përballë maternitetit të ri, tel: 067 647 5153, e-mail: … · 2020. 10. 12. ·...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected] E Hënë 12 Tetor 2020 Ç m i m i 2 0 l e k ë Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9 për qind, lehtësirat e taksave do rrisin deficitin Mjekët kundër planeve të qeverisë: Nuk mund të bëhen maskat me detyrim, qytetarët nuk kanë për ta zbatuar vendimin Mjekët hedhin poshtë rregullin për mbajtjen e maskave me detyrim. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama tha përmes një deklarate publike se këtë të enjte hyn në fuqi vendimi që do bëjë mbajtjen e maskave... Shqipëria do të ketë rritje të papunësisë edhe për vitin 2021. Kështu tregojnë rezultatet më të fundit të publikuara nga Banka Botërore për Shqipërinë, si një nga vendet më të dëmtuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Sipas BB vendi ynë do ta ketë të vështirë të rikuperohet në vitin që vjen për shkak se bizneset do të jenë në krizë... Faqe 10 Faqe 11 Ligji organik për t’i rrudhur kompetencat Pres- identit të Republikës, ecuria e reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pritshmëritë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organi- zuar dhe Korrupsionit, ndryshimet... Vasilika Hysi: Ja ku jemi fokusuar te ligji për presidentin, reforma në drejtësi duhet të jetë më e shpejtë, PS do marrë edhe mandatin e tretë 20 e kusur vjet më parë ai krahasohej me Pirro Dhimën. E ndërsa Pirro dhe ca të tjerë zgjodhën të përfaqësonin Greqinë, ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.Rezultatet paraprake e llogaritnin atë në të njëjtat nivele sikurse të Pirros,por ndërsa Pirro kishte pas vetes federatën greke të shtangës... ILIR SULI: Pengu i karrierës time medalja olimpike, sot jam i pavlerësuar, pasi nuk di të bëj vota për partitë Zbardhet lista/ Nga Dedja e Broci, te Arjana Fullani e Petrit Fusha, 27 emra të ngelur në veting dhe të dorëhequr bëhen avokatë, BE kërkon të hetohen Ngjela: Moska dhe Beogradi kanë shpenzuar miliona dollarë për të blerë politikanët e korruptuar, BKH do t'i fundosë, do të hetohen për çdo gjë Zbardhet pasuria e të dorëhequrve para skanimit nga vetingu, nga vilat e makinat luksoze, te llogaritë e shumta bankare Faqe 3 Dëmtimet që po ndodhin me objektet në fushën e trashëgimisë kulturore kanë sjellë jo pak reagime. Profesor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studi- uesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Për Tiranën ai thotë se po bëhet... EMIN RIZA: Në Tiranë një masakër kulturore, IMK është kthyer në një klub ku bëhen muhabete Faqe 18 Faqe 20 Avokati Spartak Ngjela është i bindur se një pjesë e madhe e klasës politike në Shqipëri është e lidhur me Rusinë dhe Serbinë. Sipas avokatit, të gjithë politikanët e korruptuar janë të blerë nga Moska dhe Beogradi, të cilët kanë shpenzuar miliona dollarë për t’i kapur dhe për të ndaluar zhvillimin e vendit. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, duke hequr një paralele edhe me Kosovën, avokati deklaroi... Kreshnik Spahiu: Ja pse PD është në disavantazh më 25 prill, Sali Berisha i ka spastruar themeluesit, 42 vende në lista ia kërkon LSI Faqe 8 PS të enjten mbyll ligjin për izolimin e presidentit, Meta shton sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Partia Socialiste të enjten mbyll ligjin për izolimin e Presidentit të Republikës. Pak ditë më parë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që do të merrej me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të projekt- ligjit“Për Institucionin e Presidentit... Faqe 9 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Brengosje opozitare për frymën pozitive të Komisionerit Europian! Ushtri për mbrojtjen e sovranitetit territorial apo mbrojtjen civile të vendit Nga Arqile VESHI Nga Besi BEKTESHI Urdhri i krijimit të shoqërisë "maskë" si asambleja socialiste! Faqe 6 62 gjyqtarë e prokurorë në alarm nga verifikimi i pasurisë, ja si i kanë shpëtuar vetingut përmes dorëheqjes Faqe 7

Upload: others

Post on 20-Jan-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: [email protected]

E Hënë 12 Tetor 2020

Çmimi 20 lekë

Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9 për qind,

lehtësirat e taksave do rrisin deficitin

Mjekët kundër planeve të qeverisë: Nuk mund të bëhen maskat me detyrim, qytetarët

nuk kanë për ta zbatuar vendiminMjekët hedhin poshtë rregullin për mbajtjen e maskave me detyrim.

Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama tha përmes një deklarate publike se këtë të enjte hyn në fuqi vendimi që do bëjë mbajtjen e maskave...

Shqipëria do të ketë rritje të papunësisë edhe për vitin 2021. Kështu tregojnë rezultatet më të fundit të publikuara nga Banka Botërore për Shqipërinë, si një nga vendet më të dëmtuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Sipas BB vendi ynë do ta ketë të vështirë të rikuperohet në vitin që vjen për shkak se bizneset do të jenë në krizë... Faqe 10Faqe 11

Ligji organik për t’i rrudhur kompetencat Pres-identit të Republikës, ecuria e reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pritshmëritë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organi-zuar dhe Korrupsionit, ndryshimet...

Vasilika Hysi: Ja ku jemi fokusuar te ligji për presidentin,

reforma në drejtësi duhet të jetë më e shpejtë, PS do

marrë edhe mandatin e tretë

20 e kusur vjet më parë ai krahasohej me Pirro Dhimën. E ndërsa Pirro dhe ca të tjerë zgjodhën të përfaqësonin Greqinë, ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë. Rezultatet paraprake e llogaritnin atë në të njëjtat nivele sikurse të Pirros, por ndërsa Pirro kishte pas vetes federatën greke të shtangës...

ILIR SULI: Pengu i karrierës time medalja olimpike, sot jam i pavlerësuar, pasi nuk di të bëj vota për partitë

Zbardhet lista/ Nga Dedja e Broci, te Arjana Fullani e Petrit Fusha, 27 emra të ngelur në veting dhe të dorëhequr bëhen avokatë, BE kërkon të hetohen

Ngjela: Moska dhe Beogradi kanë shpenzuar miliona dollarë për të blerë politikanët e korruptuar,

BKH do t'i fundosë, do të hetohen për çdo gjë

Zbardhet pasuria e të dorëhequrve para skanimit nga vetingu, nga vilat e makinat

luksoze, te llogaritë e shumta bankare

Faqe 3

Dëmtimet që po ndodhin me objektet në fushën e trashëgimisë kulturore kanë sjellë jo pak reagime. Profesor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studi-uesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Për Tiranën ai thotë se po bëhet...

EMIN RIZA: Në Tiranë një masakër

kulturore, IMK është kthyernë një klub ku bëhen muhabete

Faqe 18

Faqe 20

Avokati Spartak Ngjela është i bindur se një pjesë e madhe e klasës politike në Shqipëri është e lidhur me Rusinë dhe Serbinë. Sipas avokatit, të

gjithë politikanët e korruptuar janë të blerë nga Moska dhe Beogradi, të cilët kanë shpenzuar miliona dollarë për t’i kapur dhe për të ndaluar

zhvillimin e vendit. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, duke hequr një paralele edhe me Kosovën, avokati deklaroi...

Kreshnik Spahiu: Ja pse PD është në disavantazh më 25 prill, Sali Berisha i ka spastruar themeluesit, 42 vende në lista ia kërkon LSI

Faqe 8

PS të enjten mbyll ligjin për izolimin e presidentit, Meta shton sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë dhe kryeministrit

Partia Socialiste të enjten mbyll ligjin për izolimin e Presidentit të Republikës. Pak ditë më parë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që do të merrej me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të projekt-ligjit “Për Institucionin e Presidentit... Faqe 9

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Brengosje opozitare për frymën pozitive të Komisionerit Europian!

Ushtri për mbrojtjen e sovranitetit territorial apo mbrojtjen civile të vendit

Nga Arqile VESHI

Nga Besi BEKTESHI

Urdhri i krijimit të shoqërisë "maskë"

si asambleja socialiste!

Faqe 6

62 gjyqtarë e prokurorë në alarm nga verifikimi i pasurisë, ja si i kanë shpëtuar vetingut përmes dorëheqjes

Faqe 7

Page 2: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT2 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mbyllet faza e parë e verifikimeve për hetues të BKH, sot Aida Hajnaj publikon

emrat e kualifikuar, gjithçka gati brenda muajit

Në datën 14, kandidatët e kualifikuar testohen në fazën e dytë

Memorandumi SHBA-Shqipëri, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ngrejë në nivele të ndjeshme investimet dhe shkëmbimet

Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë po shënon 20-vjetorin e themelimit të saj, në valën e një serie sfidash dhe projektesh të mëdha ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Presi-denti i saj, Enio Jaço, thotë se Memorandumi i Bashkëpunimit Ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, që u nënshkrua javën e kaluar, pritet të ngrejë në nivele të ndjeshme investimet dhe shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” Jaço u shpreh se pas TAP-Devollit, do të ketë inves-tim amerikan për Skavicën. “Ky memorandum

mendoj se është nga më të rëndësishmit që nga vitet ‘90 në lidhje me bashkëpunimin ekonomik shqiptaro - amerikan. Në radhë të parë do të flas pak për Skavicën, e cila është pjesë e këtij memorandumi, i cili ofron një impuls të ri për ekonominë shqiptare në përgjithësi. Ky është një lajm shumë i mirë për ekonominë shqiptare. Tani që projektet TAP dhe Devolli janë drejt përfun-dimit të tyre, hidrocentrali i Skavicës do të ofrojë një impuls të ri, do të ofrojë një numër të madh punësimesh për shqiptarët. Gjithashtu do të ofro-jë mundësi pune për nënkontraktorët shqiptarë,

përfshirë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Po është më shumë se kaq. Në të njëjtën kohë Skavica i mundëson Shqipërisë një pavarësi energjitike, po gjithashtu mundëson që të jetë një lider në rajon sa i përket energjisë”, u shpreh Jaço. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shtoi se klima e biznesit është një nga çështjet më të rëndësishme për momentin. “Klima e biznesit është më e rëndësishme se kurrë në këtë moment. Nëse deri tani ne kemi një bilanc tregtar me SHBA, i cili ka qenë nën potencialin e saj, tani ne kemi mundësi përmes këtij mem-

orandumi që ta rritim këtë potencial ndoshta në nivelet më të larta në Ballkan. Kush mund ta pengojë arritjen e këtij potenciali? Një nga arsyet mund të jetë klima e biznesit. Ne publikojmë një raport të përvitshëm mbi Indeksin e Dhomës , i cili ka marrë shumë vëmendje. Vitin që kaloi kemi patur një problematikë më të gjerë se sa vitet e tjerë. Ne kemi krijuar një grup ekspertësh brenda AmCHam-it , i cili punon në mënyrë serioze në lidhje me adresimin e këtyre problemeve, përmes ndërtimit të një pakete rekomandimesh”, tha pres-identi i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço.

Elisjeda KIKO

Është mbyllur faza e parë e verifikimeve për kandi-datët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sot

kryetarja e BKH do të publikojë listën e plotë të emrave që kanë kaluar me sukses fazën e parë. Kjo fazë për 650 kandidatët e FBI shqiptare ka qenë për kriteret bazë, ku përfshihet edhe arsimimi. Rregullat për kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandi-dati janë përcaktuar qartë në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar kor-rupsionin dhe krimin e organizuar”. Bazuar në këtë ligj, kandidatët që nuk e kanë kaluar fazën e parë të testimi janë ata që kanë mungesë dokument-acioni, si dhe personat që nuk kanë arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj. Po ashtu edhe ata që nuk kanë mbi 1 vit përvojë në fushën e policisë apo të drejtësisë penale. Por të dhënat bazë nuk është faza e parë të cilën duhet të kalojnë kandidatët. Ligji e ka përcaktuar që FBI shqiptare duhet të ketë në përbër-jen e saj 60 agjentë, ku do të zgjidhen më të mirët për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta. Por BKH duket se nuk do të humbasë më shumë kohë dhe pak ditë më parë përmes një njoftimi e bëri të ditur që emrat e kualifikuar që do të publikohen sot, në datën 14 do t’i nënshtrohen fazës së dytë, që ka të bëjë me testimin e arsyetimit logjik me shkrim, pra shkrimit të eseve për të vlerësuar se sa të aftë do të jenë në shkrimin e raporteve. Do ketë një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit. Më pas do ketë një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me eficencë. Faza e fundit është poligrafi apo makina e së vërtetës.

Ja kur përfundon përzgjedhja e kandidatëve

Por përzgjedhja për 60 emrat që do të jenë pjesë e BKH po ecën me ritme të shpejta. Sipas informacion-eve të gazetës pritet që Komisioni i

Vetingu, sot shpallet vendimi për Etleva Temon

Komisioni i Pavarur i Kualifikim-it do shpall ditën e sotme vendimin për gjyqtaren e Apelit të Korçës, Etle-va Temo. Kjo e fundit doli në seancë dëgjimore në datën 9 tetor. Trupa gjykuese që kreu hetimin administra-tiv kryesohet nga Firdes Shuli, me re-latore Pamela Qirko dhe anëtarë Olsi Komici. “Seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Znj. Etle-va Temo; Subjekti: Znj. Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0. Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Pamela Qirko, Olsi Komici”, thuhet në njoftimin e KPK. Gjatë seancës dëgjimore, trupa gjykuese konsta-toi për Temon dyshime në konflikt interesi dhe probleme me kriterin e pasurisë. Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Fuat Vjerdha del sot në KPA, ja trupa gjykuese

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha do të dalë sot në dhomë këshillimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Trupa gjykuese që po merret me hetimin adminis-trativ për Vjerdhën është e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. “Ditën e hënë, më datë 12.10.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019 që i përket ankimit të para-qitur nga subjekti i rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjy-kimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari; Relatore: Ina Rama; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz”, thu-het në njoftimin e KPA. Fuat Vjerdha ndodhet në Kolegjin e Apelimit pas ankimimit që i bëri vendimit të KPK për shkarkim nga detyra, pas prob-lemeve të konstatuara në kriterin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit.

Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e in-stitucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, janë parashtruar të gjithë hapat që do të ndjekin hetuesit specialë për monitorimin e anëtarëve të SPAK. Më konkretisht, në nenin 42 të ligjit bëhet me dije se oficerët të cilët do të kryejnë monitorimin do të përzgjidhen përmes shortit për një periudhë 6-mujore. Ky mandat afat-shkurtër nuk duhet të përsëritet dy herë dhe ata duhet të kenë eksperiencë 5-vjeçare si oficer i policisë

gjyqësore. Oficerët specialë të FBI shqiptare duhet të kryejnë monitorimin periodik jo vetëm ndaj anëtarëve të SPAK, por edhe familjarëve të tyre të cilët kanë dhënë pëlqimin dhe që janë mbi moshën 18 vjeç. Por BKH do të bashkëpunojë edhe me institucione të tjera për kontrollin e anëtarëve të SPAK. Kështu, në ligj është parashikuar që të kontrollojë vëzhgimet periodike që kanë bërë institucio-net e tjera, siç është Drejtoria e Pastrimit të Parave e cila bën kontrollin e llogarive bankare.

JA PARASHIKIMET NË LIGJ PËR HETUESIT E BKH

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Poli-cisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër pe-nale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtro-jnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;

JA KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJNË KANDIDATËT

Posaçëm i Rishikimit të mbyllë bren-da këtij muaji procesin e përzgjedhjes së hetuesve dhe në muajin nëntor të nisen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të trajnohen për 1 muaj. Më pas FBI dhe Departamenti i Drejtësisë do të sjellin ekspertë në Tiranë që do të zhvillojnë trajnime dhe do të instalojnë pajisje speciale që do të dhurohen nga SHBA. Fakti që çdo kandidat do të kalojë në filtrin e

amerikanëve tregon qartë se ky organ do të jetë imun ndaj ndikimit politik dhe kur BKH të jetë gati, politika duhet të trembet. Muaji dhjetor do të jetë vendimtar për kupolën e drejtë-sisë. Në këtë muaj, BKH pritet të jetë funksionale dhe gjëja e parë që ata do të bëjnë është monitorimi i njerëzve të drejtësisë. Përgjimi i telefonatave, email dhe kontrolli i llogarive bankare të anëtarëve të Strukturës së Posaçme

Antikorrupsion pritet që të jenë fokusi i parë i punës së Byrosë së Hetimit. Deri më tani, monitorimi i anëtarëve të SPAK nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së BKH, por me ngritjen e saj në dhjetor çdo gjë do marrë tjetër rrjedhë. Hetuesit specialë të FBI shqiptare do të kryejnë përgjimet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave do të merret me kontrollin e llogarive bankare.

Sot kryetarja e BKH do të publikojë listën e

plotë të emrave që kanë kaluar me sukses fazën e parë. Kjo fazë për 650 hetuesit e FBI shqiptare

ka qenë për kriteret bazë, ku përfshihet edhe

arsimimi. Rregullat për kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kan-didati janë përcaktuar

qartë në ligjin...

Page 3: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet lista/ Nga Dedja e Broci, te Arjana Fullani e Petrit Fusha, 27 emra të ngelur në veting dhe të dorëhequr bëhen avokatë, BE kërkon të hetohen

Ja ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët me zyra avokatie

Pas kritikave nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, qeveria konsultohet me ndërkombëtarët për draftin e amnistisë fiskale, ja detajet

Amnistia fiskale është kthyer sërish në vëmendje. Ndonëse ishte një draft i cili kaloi shumë shpejt në Kuvend, mazhoranca u tërhoq pas kritikave të shumta që erdhën nga ndërkom-bëtarët. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço u shpreh pak kohë më parë, se përpara prezantimit të draftit duhet të ketë një konsultim intensiv me ndërkombëtarët, dhe duhet të krijohen mekanizma për të shmangur pastrimin e parave. Një tjetër faktor ndërkombëtar që kritikoi draftin e amnistisë fiskale ishte edhe

Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili u shpreh se ajo krijon kushte për pastrimin e parave dhe godet bizneset e ndershme. FMN theksoi se vendi ka nevojë së pari të ngrejë sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrup-sion dhe jo për t’i nxitur edhe më shumë ato. Por mes institucioneve që kritikuan mazhorancën për amnistinë fiskale ishin edhe ato vendase. Kryeprokurori Olsian Çela e rrëzoi këtë draft dhe kërkoi rishikim të neneve. Ndërkohë që ditën e

djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se ky draft do të jetë realitet shumë shpejt, duke thek-suar se është në proces konsultimi me faktorin ndërkombëtar. Gjatë komunikimit me qytetarët në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për emi-grantët që punojnë në të zezë jashtë të deklarojnë të ardhurat e tyre në Shqipëri. “Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare, pasi jam i bindur pasi njerëzve si ti, që janë dhjetëra

mijëra së kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale. Durim, pasi punët e mira duan mundin. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati”, tha Rama. Pak kohë më parë, komponentë të mazhorancës deklaruan se shtyrja e draftit për miratim në vjeshtë nuk është një tërheqje e qever-isë, por duhet më shumë kohë për t’u arritur një dakordësi e gjerë për këtë amnisti dhe më shumë profesionalizëm në këtë drejtim.

Kliti TOPALLI

Zbardhen emrat e gjyqtarëve dhe prokurove që nuk mundën të kalojnë vetin-gun që kanë hapur zyra

avokatie. Dy ditë më parë gazeta publikoi alarmin e dhënë nga kreu i Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, i cili e cilësoi absurde që të ngelurit në veting të kthehen në avokatë edhe pse kanë pasuri të pajustifi-kuar. Gazeta ka bërë një investigim dhe ka zbuluar disa emra që kanë hapur zyra avokatie. Të dhënat janë zbuluar në kuadër të regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku në bazë të ekstrakteve tregohet se si shumë ish-gjyqtarë e prokurorë i janë futur botës së avokatisë, duke qenë se ligji i ka larguar për 15 vite nga detyra. Për këtë çështja ka pas-ur një debat të madh gjatë miratimi të ligjit të vetingut dhe ligjeve të tjera shoqëruese. Ligji i hartuar nga partnerët ndërkombëtarë e kishte të përcaktuar se kushdo ngel në veting nuk mund të bëhet avokat. Mirëpo mazhoranca qeverisëse e ndryshoi ligjin gjatë diskutimeve në komision edhe pse pati shumë ankesa. Për këtë arsye rezulton se nga 117 të ngelur në veting 22 kanë hapur zyra avokatie. Ndërkohë 5 ish-gjyqtarë e prokurorë të tjerë që janë bërë avokatë rezulto-jnë se janë dorëhequr para vetingut. Duhet theksuar se ka shumë të tjerë që pritet t’i bashkohen grupit, por nuk kanë marrë formë të prerë ven-dimet e shkarkimit të tyre.

Emrat e shkarkuarSipas të dhënave të QKB ka

pasur një bum të madh licencimesh në muajt e fundit. Në listën e sig-uruar nga gazeta bie në sy se ka shumë emra të njohur. I pari që i është futur botës së avokatisë është Bashkim Dedja. Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kaloi fazën e parë të vetingut, por ngeli në Apel për shkak të problemeve me pasurinë. Një shtëpi e tij në plazh i hapi shumë probleme, pasi ai u shpreh se ajo është në pronësi të të vëllait, ndërsa rezultonte se faturat e dritave dhe ujit ishin në emër të gjyqtarit. Tjetër emër është ish-gjyqtari Artan Broci. Vendimi për shkarkimin e Brocit, anëtar i Gjykatës së Lartë u mor me shumicë votash. Gjatë hetimit të thel-luar, KPK konstatoi se Artan Broci ka probleme me shtyllën e pasurisë,

LISTA E EMRAVE QË JANË BËRË AVOKATË

Të shkarkuarit avokatë1. Bashkim Dedja, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese2. Gentian Trenova, ish-prokuror i Apelit të Tiranës3. Artan Lazaj, ish-gjyqtar i Tiranës4. Adriatik Cama, ish-prokurori i Prokurorisë së Tiranës5. Antoneta Sevdari¸ ish-prokurore e Prokurorisë së Tiranës6. Rovena Gashi, ish-prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme7. Artan Broci, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë8. Elsion Sadiku, ish-prokuror në Prokurorinë e Korçës.9. Arben Nela, ish-prokuror i Proku-rorisë së Tiranës10. Ervin Metalla, gjyqtar i Apelit të Tiranës11. Bujar Hoti, ish-prokuror i Apelit në Durrës12. Ahmet Jangulli, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkodrës13. Entela Prifti, ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit Korçë14. Ramadan Troci, ish-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme15. Shpëtim Kurti, ish-prokuror i Prokurorisë së Tiranës16. Izet Kadana, ish-kryetar i Gjykatës së Pukës17. Agron Vavla, ish-kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat18. Arben Zefi¸ ish-kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër19. Alltun Çela, ish-gjyqtar i Sa-randës20. Hysni Demiraj, ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë21. Fatmir Lushi, ish-prokuror në Prokurorinë e Elbasanit22. Roland Jaupaj, ish- kryetari i Gjykatës së Fierit

Të dorëhequrit avokatë1. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë2. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë3. Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë4. Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë5. Petrit Fusha, ish-drejtues i Proku-rorisë së Tiranës

Të drejtën për të fituar titullin “Avokat” në Republikën e Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar që plotëson kushtet e mëposhtme:

dh) të mos ketë marrë masën disiplinore të heqjes së titullit të avokatit me vendim të Komitetit Disiplinor, me përjashtim të rastit kur kjo masë disiplinore është shuar

sipas nenit 49 të këtij ligji;e) nuk është shkarkuar nga

ushtrimi i detyrës ose funksionit publik, për arsye të integritetit etik, me vendim të organit kompetent, që ka marrë formë të prerë, me përjash-tim të rasteve kur masa disiplinore është shuar sipas legjislacionit të posaçëm;

ë) të kalojë me sukses provimin kualifikues të avokatisë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj, në Statutin e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë dhe në rregulloren përkatëse;

f) të paguajë tarifën e fitimit të titullit profesional “avokat”, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

NENI 13 I LIGJIT PËR AVOKATINË

“Ata që janë përjashtuar nga vetingu kanë dhënë shumë ven-dime të padrejta dhe tashmë ata po vuajnë nga këto vendime. Këta gjyqtarë dhe prokurorë që janë shkarkuar nga vetingu duhet të përballen me drejtësinë për të gjitha vendimet e padrejta që kanë dhënë dhe që dalin dhe qajnë tani me lot krokodili që pse janë shkarkuar. Ata tani po hapin

edhe qendra avokatie, por për këtë vendim të këtyre i takon SPAK që të reagojë dhe të arrijë në një përfundim. Ata kanë dhënë shumë vendime të padrejta që tani po i vuajnë të dënuarit, të cilët kanë dalë në grevë urie dhe unë do jem si përfaqësues i tyre për t’i dëgjuar të gjitha shqetësimet që ata kanë”, u shpreh avokati Saimir Vishaj në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

ALARMI I SAIMIR VISHAJT pasi ka rezultuar me mospërputhje çmimesh për një apartament që ka blerë dhe ka shmangur taksat. Subjekti u mbrojt duke u shprehur se ka paguar detyrimet, por zyra e tatimeve nuk jep të dhënat. Gjykatësi ka marrë notë pozitive për aftësitë profesionale dhe nuk ka kontakte me njerëz të krimit. Po ashtu në lista ka emra si: Adriatik Cama, Antoneta Sevdari, Rovena Gashi apo Petrit Fusha. Gashi u largua me përplasje të forta nga sistemi, ndërsa Fusha u dorëhoq. Sipas të dhënave të QKB shumica e zyrave të avokatisë janë hapur gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Të dorëhequrit Përveç emrave që janë shkarkuar

nga vetingu, janë dhe 5 të tjerë që janë dorëhequr nga detyra dhe i janë futur fushës së avokatisë. Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortja e Ardian Fullanit rezulton sipas QKB që ka hapur zyrë avokatie. Ajo u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë dhe për

pasojë i shpëtoi dhe vetingut. Një tjetër emër është Mirela Fana, edhe kjo ish-anëtare e Gjykatës së Lartë. Në QKB rezulton se ajo është bërë bashkëpronare në zyrën e avokatisë së bashkëshortit. Mes emrave është dhe ai i ish-kryeprokurorit të Tiranës Petrit Fusha. Edhe ai ka hapur zyrë avokatie. Sipas QKB zyra e avokatisë është hapur më 13/05/2019. Ajo që bie në sy është se Bashkimi Europian

në progres raportin e fundit kërkon që të nisin hetimet ndaj të ngelurve në veting, pasi pretendohet se pas-uria e tyre është e paligjshme dhe prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Momentalisht vetëm 28 vetë janë në hetim nga 117 të ngelur në total. Nga ana tjetër ka një pikëpyetje pasi neni 13 i ligjit për avokatinë ka një përcak-tim që disi e ndalon që të shkarkuarit në veting të bëhen avokatë.

Page 4: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT4 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

62 gjyqtarë e prokurorë në alarm nga verifikimi i pasurisë, ja si i kanë

shpëtuar vetingut përmes dorëheqjes

Ja disa nga emrat e dorëhequr nga sistemi i drejtësisë

Procesi i vetingut po avancon dhe deri më tani, pavarë-sisht sulmeve e akuzave nga politika, të gjithë të korrup-

tuarit janë shkarkuar. Edhe pse disa emra shpëtuan në Shkallën e Parë, në Kolegjin e Apelimit ata janë lar-guar për 15 vite. Sipas të dhënave të siguruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, janë futur në veting në total 286 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës magjistratë. Nga këta, 186 kanë marrë vendim të formës së pre-rë, ku rezulton se 117 kanë ngelur dhe 105 të tjerë janë konfirmuar në detyrë. Ndërkohë 62 janë dorëhequr. Gazeta ka siguruar disa prej emrave të cilët kanë vendosur që të ikin vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë. I pari që hapi siparin e dorëheqjeve ishte Adriatik Llalla. Kur nisi pro-cesi i rivlerësimit, Llalla dorëzoi në ILDKP formularët, por pasi e shkarkuan u shpreh se nuk do të pranojë të emërohet në një Gjykatë Apeli, sikundër i jepte të drejtë ligji. Ai e dorëzoi dorëheqjen në Presi-dencë dhe Presidenca njoftoi KPK ku kërkohej ndërprerja e vetingut. Ky ishte një vendim i vështirë për KPK, pasi ligji i vetingut parashi-kon që gjyqtarët dhe prokurorët

JA PASURIA E DISA PREJ TË DORËHEQURVE NË SISTEMIN E DREJTËSISËARJANA FULLANI, ISH-ANËTARE E

GJYKATËS SË LARTË Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më

1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).

Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).

Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003).

Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).

Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.

Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për prenotim të aparta-mentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).

Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).

Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).

Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.

Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me pakësimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).

Djali, Erik pronar me 50% i një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).

Vajza, Fiona, pronare me 50% e një apartamenti në rrugën “Dësh-

morët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).

Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës

Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kava-jës, dhuratë nga prindërit.

Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).

Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).

Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë (2009).

Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).

Të ardhura nga paga dhe shpër-blime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).

Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).

Prenotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteri-ale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro

Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të

regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).

ADRIATIK LLALLA, ISH-KRYEPROKUROR

Pasuria për 2017 Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000

m2 për 1 125 000 lekë.Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000

m2, me çmim 7 380 000 lekë.Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000

m2, me vlerë 1 800 000 lekë.Pakësuar llogaria bankare 87 984

euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse e pagës me 1 689 996 lekë.

Pakësuar gjendja cash me 500 000 lekë.

Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 700 344 lekë.

Të ardhura nga raporti i bar-rëlindjes së bashkëshortit, 588 658 lekë.

Blerë automjet bashkëshortja, 4 800 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse, 167 708 lekë.

Pasuria për 2016Llogari bankare nga shitja e

tokës, 140 695 euro.Gjendje llogarie shtuar me 1 694

609 lekë.Gjendje llogarie, pakësuar me, 1

909 917 lekë.Kursime kesh, pakësuar me 1 500

000 lekë.Bashkëshortja, gjendje llogarie,

168 703 lekë.Shitur ullishte me sip. 3000 m2 në

Mjull-Bathore, 249 000 euro.

Blerë tokë arë me sip. 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga, 836 216 lekë.

Babai, dëmshpërblim si ish i dën-uar politik, 638 375 lekë.

Pasuria për 2015Paga si Prokuror i Përgjithshëm

në shumë 1 873 095 lekë.Të ardhura neto nga qiradhënia

e një pjesë të banesës, 1 200 000 lekë.Bashkëshortja zonja Ardjana

Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 145 lekë

Shtuar llogaria rrjedhëse me 902 845 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.

Pasuria për 2014Paga si Prokuror i Përgjithshëm,

1 973 900 lekë.Të ardhura nga dhënia me qira

e një pjese të banesës, 1 000 000 lekë.

ALEKSANDËR MUSKAJ, ISH-ANËTAR I GJYKATËS SË LARTË

Viti 2016 Të ardhura nga interesat bankare

të llogarisë "Futura" në emër të fëm-ijës, 73 516 lekë. Gjendja e llogarisë bankare "Futura" në dt. 31.12.2016, 2 814 677 lekë.

Të ardhura bruto nga qiraja, 7 200 euro. Pas pagesës së tatimit në burim për vitin 2016 prej 164 700 lekë, të ardhurat neto janë 850 000 lekë.

Gjendja cash pakësuar me - 5 850 GBP, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 GBP,

pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).

Gjendja cash pakësuar me - 15 000 euro, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 lekë, pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 1 432 euro, të ardhura këto të siguruara si pagesë për një trajnim nga COE, nga të ardhurat familjare dhe nga kreditimi prej 599 euro e qirasë, pjesë e regjimit martesor, (50 % me 50 % me bashkëshorten).

Viti 2015Është mbyllur depozita Futura

duke tërhequr shumë 2 515 000 lekë.shitur bono thesari në shumë 4

300 000 lekë dhe transferuar me kon-vertim në dollarë në një depozitë ku janë 33 500 usd.

Krijuar cash nga depozita e hapur e djalit në vlerën 5 850 GBP.

shtesë e depozitës futura për va-jzën me 240 000 lekë.

Viti 2014Të ardhura nga bonot e thesarit,

shtuar me 140 000 lekë.Të ardhura nga interesat vjetore,

të dy llogarive "Futura" të fëmijëve, 193 000 lekë.

MIRELA FANA, ISH-ANËTARE E GJYKATËS SË LARTË

Viti 2015Të ardhura nga depozita bankare

78 568 lekë.Të ardhura nga qiraja 941 800

lekë. Të ardhura nga pagesa e qirasë

studio ligjore 297 500 lekë.Bashkëshorti zoti Neshat Fana të

të dorëhiqeshin 3 muaj para nisjes së rivlerësimit. KPK vendosi që të ndërpriste vetingun për Llallën, por Komisioneri e dërgoi në KPA ku dhe u mor vendimi final. Vetingu ka treguar deri më tani se korrupsioni ka nisur nga gjykatat më kryesore, ajo e Lartë dhe Kushtetuese. Për këtë arsye ka shumë të dorëhequr në Gjykatën e Lartë. Të tillë janë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela

Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Të gjithë këta gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjet. Shumicës i mbaroi mandati dhe të gjithë refuzuan të kalonin në Apel, sikundër e parashikon ligji. Po ashtu ka emra të tjerë si Besnik Imeraj që kanë ikur nga Kushtetuesja apo Sokol Berberi. Tjetër emër është Petrit Fusha, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe shumë emra të tjerë.

Sipas vendimeve të dhëna nga KPK, për të gjithë është mbyllur procesi i vetingut.

A duhet të ketë hetime? Një debat i madh është nëse

duhet të hetohen të ngelurit në veting dhe të dorëhequrit? Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e përcakton që për ta nuk ka pasoja penale nga ana e KPK apo e KPA. Por në Kodin e Pro-cedurës Penale është e përcaktuar se kur një zyrë shtetërore ka informa-cion mbi një shkelje ligji, korrupsion dhe afera të ndryshme atëherë duhet të bëhen denoncime apo prokuroria të nisë hetimet kryesisht. Momental-isht kanë nisur hetimet për 28 njerëz të drejtësisë të ngelur në veting, shu-

mica anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Për ta ka nisur hetimi pas një padie të bërë nga një avokat, ndërsa shumë të tjerë sot janë të lirë të gëzojnë pasuritë edhe pse ato rezultojnë të pajustifikuara. Por sa i takon të dorëhequrve rezu-lton se ka shumë emra me pasuri shumë të lartë. Gazeta po publikon më poshtë pasuritë e disa prej të dorëhequrve, pasi për të gjithë do duhej një gazetë e tërë, ku kanë prona të shumta, makina luksoze, apartamente, llogari bankare etj. Po për ta a duhet të ketë hetime? Edhe juristët janë të ndarë në këtë mes pasi nëse prokuroria i heton dhe rezulton që pasuria është e ligjshme atëherë bie procesi i vetingut.

1. Adriatik Llalla2. Arjana Fullani3. Aleksandër Muskaj4. Mirela Fana5. Andi Çeliku6. Evelina Qirjako7. Guxim Zenelaj

8. Besnik Imeraj9. Sokol Berberi10. Petrit Fusha11. Sulejman Tola12. Ilir Çeliku13. Brunilda Kasmi14. Merita Xhani

15. Ilir Pashaj16. Metush Saraçi17. Genci Sinjari18. Agim Bendo19. Ardian Nezha20. Njazi Seferi21. Gjin Gjoni

DISA PREJ GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE TË DORËHEQUR

Page 5: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet pasuria e të dorëhequrve para vetingut, nga vilat e makinat

luksoze, te llogaritë e shumta bankare

Ja disa nga pronat e ish-gjyqtarëve dhe të ish-prokurorëve

Sipas të dhënave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, 62 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë shpëtuar procesit të riv-

lerësimit për shkak të dorëheqjes. Kur nisi procesi i vetingut pritej që të kishe qindra dorëheqje, por vetëm 7 vetë nuk dorëzuan formularët duke u larguar vetë nga sistemi. Për ta nuk pati asnjë kontroll dhe telash. Sipas zërave në korridoret e gjykatave në atë kohë, vetingu do jetë dështim dhe kështu si emrat e aftë dhe ata të korruptuar dorëzuan pasuritë pa asnjë droje me idenë se në Shqipëri asnjëherë gjërat nuk shkojnë deri në fund. Por duket se rezultoi krejt e kundërta. Mirëpo pati dhe disa nga ta që u tregun tepër të zg-juar pasi hynë në veting dhe e kuptuan se do të ngelin u dorëhoqën. Pjesa më e madhe janë dorëhequr pasi KPK u ka kaluar barrën e provës.

PasuritëGazeta po publikon sot pasuritë

e disa prej të dorëhequrve nga dre-jtësia. Anëtarët e Gjykatës së Lartë rezultojnë me pasuri tepër të lartë. Vetingu e tregoi këtë gjë te ata që ngelën. Vetë kreu i gjykatës kishte mbi 1 milion euro pasuri. Një kolege e Zaganjorit ishte Arjana Fullani, njëkohësisht dhe bashkëshorte e

JA PASURIA E DISA PREJ TË DORËHEQURVE NË SISTEMIN E DREJTËSISËardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.

Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë ku nuk deklarohet arsyeja e tërheqjes.

Vajza zonja Krisilda Fana të ard-hura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin BEDER 40 000 lekë.

Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.

Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.

Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.Djali gjendje llogari rrjedhëse 82

774 lekë.

EVELINA QIRJAKO, ISH-ANËTARE E GJYKATËS SË LARTË

Viti 2016 Zonja deklaron një llogari

me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro. Gjyqtarja deklaron gjithashtu llog-

ari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj. Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Anëtarja e Gjykatës së Lartë duket se ka edhe pasuri të tjera të paluajtshme, pasi nga dhënia me qira e pronave, vetëm për vitin 2016, deklaron 40 mijë euro si dhe 2 958 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve.

GUXIM ZENELAJ, ISH-ANËTAR I GJYKATËS SË LARTË

Viti 2016 Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 292.62 m2, burimi i krijimit: Kontrata e sipërmarrjes…

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 62 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 60.36 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 66.58 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 59 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 67.36 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.Apartament në Ishull Shëngjin,

Lezhë, me sipërfaqe 61 m2.Pasuri e paluajtshme, njësi në

Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 15 m2

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, 218.06 m2. Origjina e kësaj pasurie: Kontratë datë 14.09.2007. Janë dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin, Lezhë. Vlera e blerjes së truallit 16 000 euro. Burimi i krijimit: Pjesë e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me çmim shitje 55 mijë euro. Paga dhe shpër-blime si gjyqtar, 1 566 456 lekë.

Pensioni i nënës, 1 22 676 lekë.Qira për objektin lokale dhe

ambiente banimi në Shëngjin, 30 mijë euro

PETRIT FUSHA, ISH-KRYEPROKUROR I TIRANËS

Viti 2015 Shtuar gjendja cash për vitin 2015,

në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe riv-lerësuar në vitin 2012, me një aparta-ment me sipërfaqe 142 m2. Vresht me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Burimin kursime nga të ardhurat për vitin 2015. Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro. Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë. Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë. Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit. Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë. Të ardhura nga qiraja e lokalit, 60 mijë euro. Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro. Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë. Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë. Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë. Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

ILIR ÇELIKU, ISH-GJYQTAR I APELIT NË VLORË

Bashkëshortja aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”.

Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro.

Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë.Paga e bashkëshortes në sho-

qërinë përmbarimore “Sperd Solu-tion”, 211 365 lekë.

Paga e bashkëshortes në sho-qërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmba-rimore “Sperd Solution”, 2 589 786 lekë.

Shitja e kuotave nga bash-këshortja në shoqërinë përmbari-more “Sperd Solution”, 50 000 lekë.

Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro.

Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë.

Aksionere në shoqërinë përm-barimore “Sperd Solution”, 50% të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.

BESNIK IMERAJ, ISH-ANËTAR I KUSHTETUESES

Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.

Gjendje në llogari, 399,460 lekë.Depozitë në emër të vajzës,

1,180,033 lekë.Të ardhura nga paga si anëtar i

Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.Të ardhura nga paga e vajzës si

avokate pranë studios Haxhia-Ha-jdari, 1,261,752 lekë.

ish-Guvernatorit Ardian Fullani. Ajo ka pasuri tepër të lartë. Gazeta ka bërë një përmbledhje ndër vite të pasurive të deklaruara nga disa emra në ILDKP. Disa nga deklarimet e Fullanit janë: Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003); Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003); Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003); Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015),etj/ një tjetër emër është Adriatik Llalla. Për të ka dhe një hetim nga prokuroria, e cila e dorëzoi dosjen në gjykatë. Madje janë të sekuestruara dhe pronat e Llallës pasi dyshohet se janë vënë në mënyrë të paligjshme. Ajo që bie në sy te pasuria e Llallës është se ai blen prona shumë lirë dhe i shet shumë shtrenjtë. Tjetër emër është Evelina Qirjako. Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196

mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro. Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësu-ar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësu-

ar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj. Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Po ashtu ka mijëra euro të ardhur nga qiradhënia. Ai që thyen çdo rekord është Guxim

Zenelaj, pasi ai ka një pasuri tepër të lartë, sidomos apartamente dhe prona të tjera të patundshme, krye-sisht në zonën e Lezhës. Nuk mbeten pas Petrit Fusha, Besnik Imeraj dhe të tjerë. Madje për Besnik Imerajn pati dhe hetime nga prokuroria, por që gjykata i rrëzoi. KPK konstatoi shumë parregullsi në dosjen e tij.

Page 6: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT6 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Votimi i kandidatëve të PD, Murrizi sfidon anëtarët e komisionit: Proces farsë dhe që ka si qëllim eliminimin brenda llojit

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka ngritur tonet lidhur me votimin që është zhvilluar në degët e Partisë Demokratike për kandidatët për deputetë sa i takon zgjedh-jeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi ngre pyetjen përse nuk bëhet publike rezultati i votimit për çdo kandidat në të 61 degët ku secili të shohë sesa vota kundër ka marrë, ndërsa si-pas tij, votimi me votë kundër është një shprehje mllefi sesa votë besimi. “Votimi me votë kundra është një shprehje mllefi sesa votë besimi. Në qarkun Fier ishin propozuar nga anëtarësia në

fazën e parë rreth 500 kandidatë për kandidate për deputet. Nga komisioni i “filtrit” ishin përzg-jedhur 101 kandidate për t’u nënshtruar votës së mllefit, inatit dhe urrejtjes së anëtarësisë së PD së 6 degëve të PD ( Fier, Lushnje, Mallakastër, Divjakë, Patos, Roskovec). Në votim u futën më pak se 60 kandidatë nga të cilët 20 në Fier, 14 në Lushnjë, 6 në Divjakë, 7 në Mallakastër, 4 në Roskovec dhe 5 në Patos. Po rreth 50 kandidatë ish-drejtorë tatimesh, burgjesh, hipotekash, arsimi, shëndetësie spitalesh, legalizimesh, te ARMOS dhe Albpetrolit, te AKU, Bordit të Kullimit dhe Bujqësisë, pse nuk bëjnë ciu

kur jua dh emrin dhe nuk jua sollën fare për votim? A thua kanë qenë spiunë sigurimi? Apo janë përjashtuar si ish-hajdut administratë? Pse nuk bëhet publike rezultati i votimit për çdo kandidat në të 61 degët, ku secili të shoh sesa vota kundra ka marrë”, shkruan ai. Sipas Murrizit, që të jetë i besueshëm procesi dhe që demokratët dhe shqiptarët të shohin se sa të “virgjër” janë kandidatët duhet që më së pari 4 anëtarë të komisionit të përzgjedhjes së kan-didatëve Mustafaj, Nishani, Ruli dhe Marku të bëjnë publike certifikatat e pastërtisë së figurës së tyre nga autoriteti i dosjeve të sigurimit pastaj

të kontrollojnë “ kolegët” e tyre. “Po nga këta që kanë kaluar “testimin” a ka spiunë sigurimi? Por që të jetë i besueshëm procesi dhe që demokratët dhe shqiptarët të shohin se sa të “virgjër” janë kandidatët duhet që më së pari 4 anëtarë të komisionit të përzgjedhjes se kandidatëve Z. Mustafaj, Z. Nishani (Mehmeti), Z. Ruli dhe Z. Marku të bëjnë publike certifikatat e pastërtisë së figurës së tyre nga autoriteti i dosjeve të sigurimit pastaj të kontrollojnë “ kolegët” e tyre. Sikurse ftoj 4 anëtarët e autoritetit të dosjeve të tregojnë me dokumenta se a kanë qenë vetë spiunë të sigurimit”, nënvizoi Murrizi.

Kreshnik Spahiu: Ja pse PD është në disavantazh më 25 prill, Berisha i ka spastruar

themeluesit, 42 vende në lista ia kërkon LSI

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi: 10 disavantazhet e PD për zgjedhjet e 2021, krahasuar me 2017

Rigels SELIMAN

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërthy-er dje në akuza dhe sulme të forta në adresë të lidershipit

të Partisë Demokratike. Përmes një analize të hollë në rrjetet so-ciale, zoti Spahiu ka renditur 10 disavantazhet e PD për zgjedhjet e 2021-shit, krahasuar me ato të 2017. Në këtë kontekst ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi theksoi se Partia Demokratike është në disavantazh më 25 prill pasi nuk ka më as dre-jtimin e Komisionit Qendror të Zg-jedhjeve, Ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë, si dhe akses në qeverinë “Rama”, që në një farë mënyrë sipas tij, ishin mbështetje për zgjedhjet parlamentare dhe elektoratin. “10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017. Zgjedh-jet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë! Kodi i ri Elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtojnë listat e hapura për partitë e reja. Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion, por thjesht stanjacion. Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017 dhe nuk ka arritur të plotësojë asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta. Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara: Në 2017 kishte një qeveri teknike, ndërsa në 2021 një qeveri socialiste; Në 2017 po-licinë e kontrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi; Në 2017 drejtësinë e kontrollonte Gaz-ment Bardhi si ministër Drejtësie dhe jo PS-ja; Në 2017 KQZ drejto-hej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët”, shkruan ai.

Berisha i ka spastruar themeluesit

Një tjetër arsye se përse Partia Demokratike hyn si jo favorite dhe rrjedhimisht do të humbë edhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, sipas ish-kreut të Ale-ancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu,

Veliaj ironizon zgjedhjet në PD: Na duhen

heronj, jo sherrxhinjKryetari i Bashkisë së Tiranës,

Erion Veliaj gjatë fjalës në Asamblenë e PS mbledhur dje në Pezë u shpreh se rinia shqiptare kërcënohet ende nga modele të dhunës që burojnë pikërisht nga ndasitë që frymëzon politika. Duke iu referuar rastit në Kamëz, ku një grup të rinjsh përfunduan në spital për të mbrojtur ish-kryetarin e bashkisë, Xhelal Mziu, Veliaj tha se ky nuk është modeli që duhet ndjekur. “Kur pashë që dje kishte valu druri në Kamzë, kishin thyer karriget në kokat e njëri-tjetrit, çuna të rinj në Spital, thashë kushedi për çfarë janë zënë! Kërceu druri, huri në kokat e tyre: A do bëhet Xhelal Mziu deputet? Të rinjtë tanë janë duke folur përditë si do bëjmë shkollat e reja, të rinjtë e tyre thonë, drurin kokës dhe thyeja karrigen! Imagjino çfarë iu bëjnë ata njerëzve tanë, shqiptarëve të paan-gazhuar, atyre që duhet t’u shërbejnë kur në familjen e tyre rrihen e valon druri a do bëhet Xhelali deputet”, deklaroi Veliaj.

Kulluri: Kandidatët e PD për deputetë do i japin

mandatin e tretë PSIsh-anëtari i Këshillit Kombëtar

të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar ditën e djeshme kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ma-nipulimin e votimeve të kandidatëve për deputetë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre të fundit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kulluri deklaroi dje se me kry-qin te emri i kandidatit që nuk duhet të bëhet deputet, njerëzit do shkojnë të venë kryqe te emri i kryeministrit Edi Rama. Madje, me ironi të thellë ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thotë se në këtë mënyrë fitorja e Partisë Socialiste do jetë e sigurt. “Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratët për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të venë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS! Do e nxjerrësh Ramën me 95% të votave! Fitorja do jetë e sigurt” , tha ai.

është fakti se PD është spastruar nga themeluesit e saj. Për këtë rev-olucion zoti Spahiu ka shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e bën fajtor dhe si një nga personat pas kryedemokratit Lulzim Basha që ka syrgjynosur plot emra që kanë marrë pjesë në

krijimin e Partisë Demokratike, duke kujtuar këtu edhe Ilir Rus-majlin. “Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dyshtimet dhe janë mbytur në stuhinë para elek-torale dhe luftën brenda vetes me

1. Në 2017 Partia Demokratike dre-jtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkod-ër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021 janë 100% e bashkive socialiste.

2. Në 2017 Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndërsa në 2021 po hyn

pas 2 vjetësh pa asnjë fryme protestash dhe gjumi letargjik.

3. Pas një nate të gjatë negociatash në 2017, Kryetari i opozitës Basha tha: “Me Ramën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës McAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është

arritur në favor të PD me garanci ameri-kane”. Në 2020 s’ka marrë asgjë nga mar-rëveshja me Ramën apo me amerikanët

4. Pavarësisht kushteve të fa-vorshme për PD, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputetë. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputetë plus që të marri pushtetin

SPAHIU: PD DO HUMBË NË 25 PRILL, NUK KA MË AKSES NË BASHKITË

listat. Aq shumë mllef dhe urrejtje kanë brenda llojit të saj, aq sa luftuan dhe eliminuan nga kreu i KQZ, ish zv/kryeministrin e Ber-ishës (Ilir Rusmajlin) dhe votuan ish-ministrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin). Demokratët urrejnë çdokënd brenda vetes. Në listat e deputetëve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD të 12 dhjetor 1990. Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do më kujtoni në 26 Prill”, u shpreh ai.42 vende në lista ia kërkon LSI

Por goditja dhe humbja që do të marrë Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit tjetër duket se do t’i vijë edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, sot parti aleate me PD. Të paktën kështu mendon zoti Kreshnik Spahiu, i cili në analizën e tij thekson se në zgjedhjet e ardhshme Partisë Demokratike 42 vende në lista ia kërkon LSI e Monika Kryemadhit, çka sipas tij, ia bën “malore” Bashës, duke i mohuar fitoren. “Në 2017 LSI-ja nuk kërkonte 42 deputet në listat e PD, por garonte më vete. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do hyjë në zgjedhje me një listë atëherë në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit të zgjedhjeve. Nëse PD nuk i fut në lista atëherë LSI del më vete; Në 2017 nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyerje kutish votimi në celular e partisë ku nga 6000 kandidatë do kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do mbeten të pakënaqur dhe “armiq”; Në 2017 Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndërsa në 2021 logo e PD nuk do figurojë në fletën e votimit sepse i duhet të ketë logon e opozitës së bashkuar”, nënvizoi Spahiu.

“Opozitarizmi i Ilir Metës është presion ndaj Bashës për të rritur numrin e ministrave të LSI nëse vjen në pushtet. Ilir Meta dhe LSI-ja janë nofulla të së njëjtës gojë. Nëse shkrihet LSI-ja ikën edhe Ilir Meta. Meta nuk i bën presion Ramës, ç'lidhje ka me Ramën, i bën Bashës dhe merr

rolin e kryeopozitarit. Atë që duhet të bëjë Basha. Basha duhet të bëjë protesta, unë dje e pashë Bashën te veshmbathjet te tregu çam. E kuptoni? Në vend të bëjë protesta i premton tregtarëve të veshmbath-jeve tezga të reja”, deklaroi pak ditë më parë ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

ISH-KREU I ALEANCËS KUQ E ZI FLET MBI SULMET E METËS

Page 7: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Marrëveshja detare me Greqinë, ministri i Jashtëm Nikos Dendias: Duhet të zgjidhen sa më parë çështjet e prapambetura

Debati për çështjen e detit po vijon ende. Minis-tri i Jashtëm në detyrë i Greqisë, Nikos Dendias, ka komentuar ditën e djeshme ecurinë e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, lidhur me çështjen e kufirit detar. Në një intervistë për mediat greke, kryediplomati ka deklaruar se dëshiron që të zgjidhen sa më shpejt çështjet e prapambetura me Shqipërinë. Mes të tjerash, ministri Dendias ka theksuar se me Shqipërinë ishte nënshkruar marrëveshja e vitit 2009, por që sipas tij, nuk pati

zhvillim për arsye të panjohura, duke shtuar së është mirë që të arrihet një marrëveshje e kën-aqshme për të dyja palët. “Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinental dhe ZEE të bazohet në të drejtën ndërkombëtare, me të gjitha vendet fqinj. Kështu dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimin e mar-rëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe

Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura. Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dy palët”, u shpreh ministri i Jashtëm grek. Më tej, Nikos Dendias theksoi rëndësinë që ka për zhvillimin e dy vendeve arritja sa më parë e kësaj marrëveshje.

Ministri i Jashtëm grek e sheh me interes zgjidhjen e këtij ngërçi për integrimin e vendit sa më parë në Bashkimin Europian. “Është e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatikisht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

Elisjeda KIKO

Avokati Spartak Ngjela është i bindur se një pjesë e madhe e klasës politike në Shqipëri është e lidhur me

Rusinë dhe Serbinë. Sipas avokatit, të gjithë politikanët e korruptuar janë të blerë nga Moska dhe Beogradi, të cilët kanë shpenzuar miliona dollarë për t’i kapur dhe për të ndaluar zh-villimin e vendit. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, duke hequr një paralele edhe me Kosovën, avokati deklaroi se Ball-kani Perëndimor është një vend strategjik dhe me një interes të lartë të politikës amerikane dhe si e tillë po kërkohet nga Moska dhe Beogradi që të ndërpriten këto marrëdhënie. Për avokatin, blerja e politikanëve të korruptuar është në dy kryeqytetet shqiptare, Tiranë dhe Prishtinë. “Po ta shohësh me vëmendje dhe pa u ngutur, me një analizë të thjeshtë e kupton se politika amerikane është në avangardë për bashkimin prosh-qiptar në Ballkanin Perëndimor. Kjo sepse, Ballkani Perëndimor është një zonë shumë e rëndësishme e interesit amerikan, dhe shqiptarët janë sot populli më proamerikan në këtë zonë. Të tre shtetet sllavë, që në fakt janë pushtues territoresh shqiptare, nuk kanë lidhje fare me interesin amerikan, sepse janë nën influencën ruse. Prandaj, eliminimi i korrupsionit të lartë shqiptar është një domosdoshmëri për t'i hapur rrugën politikës së re shqiptare. Por, ndërkohë janë dy politika sllave që kanë blerë liderët politikë në Shqipëri dhe në Kosovë: Beogradi dhe Moska. Të dy këta kanë shpenzuar miliona për bllokimin e zhvillimit shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë. Sigurisht për Shqipërinë ky është një turp historik, por ja që është një realitet i hidhur”, tha Ngjela.

Hetimi nga BKHPor pavarësisht këtyre ndiki-

meve, avokati sheh si shpresë hetimin e politikanëve të korruptuar nga organet e reja të drejtësisë. Sipas tij, Byroja Kombëtare e hetimit do të jetë ajo që do i fundosë këta të korruptuar dhe do të hetojë çdo gjë, duke shtuar vendi dhe qytetarët kanë hyrë në rrugën e shpëtimit nga këta politikanë. “Gjithsesi, në funksion të këtij fakti, na duhet të theksojmë edhe një herë që Specialja e Hagës për Kosovën dhe Byroja Kombëtare e He-

PD akuza qeverisë: Po gënjen për inceneratorët

Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë në lidhje me inceneratorët. Përmes një dekla-rate për media nga selia blu, Dorian Teliti u shpreh se Rama gënjen se nuk ka para, sepse sipas tij, ai i ka për klientët e tij. “Edi Rama thotë se ka burime të kufizuara financiare dhe refuzon të ndihmojë qytetarët apo biznesin për të kapërcyer krizën ekonomike, të rënduar akoma më shumë nga pandemia. Edi Rama gën-jen! Edi Rama ka parà, por këto parà nuk i ka për njerëzit e zakonshëm. Taksat e rritura të shqiptarëve nuk i kthen sërish tek qytetarët, në mënyrë që bizneset të mos falimentojnë, apo që prindërit të mos u heqin fëmijëve bukën e gojës për të blerë maska. Me taksat tuaja, të dashur qytetarë, paguan klientët e vet. Inceneratorët janë rasti më flagrant. Gjithçka për inceneratorët e korrupsionit, asgjë për qytetarët në nevojë. Këtë javë, qeveria e Edi Ramës i ka paguar inceneratorit të Fierit dhe atij të Tiranës 2 milionë euro”, tha ai.

Pollo: Politika e keqe vret, jeni lidhur me kriminIsh-deputeti i PD Genc Pollo

shpërtheu në sulme dhe akuza të forta në drejtim të qeverisë, sa i takon rendit dhe sigurisë në vend. Përmes një postimi në rrjetin social ai tha se edhe politika e keqe vret më shumë se kanabisi, duke shtuar se qeveria është e lidhur me krimin. “Dy të rinj u vranë para një jave pranë Razmës në Malësinë e Madhe për shkak të kanabisit të mbjellë e tregtuar dhe mosmarrëveshjeve nga ky “biznes”. Kjo fjalë e fundit lipset të nënvizohet pasi prej gjashtë vitesh dëgjoj nga zëra privatë por edhe publikë se treg-tia me kanabisin e legalizuar do të ishte një minierë ari për ekonominë shqiptare të anemizuar në ekstrem. I pari zë publik ishte deputeti KK, mik i ngushtë e i hershëm i kryeministrit Rama, i cili në 2014 vazhdimisht i referohej praktikave të ndryshme, përgjithësisht eksperimentale në Amerikën e Veriut. Askush nga partia e tij nuk i doli kundra deputetit: as Rama, të cilit kjo thirrje dukej se i vinte për osh dhe as deputetët e tjerë të cilët druanin se kolegu kanabist fliste me leje nga lart”, tha ai.

Spartak Ngjela: Moska e Beogradi kanë shpenzuar miliona dollarë për të blerë politikanët e korruptuar,

BKH do i fundosë, do të hetohen për çdo gjë

Avokati: Shenjat për hetimin e të korruptuarve janë të dukshme

timit e Gjykata e Posaçme në Tiranë, janë instrumentet që do të shpëtojnë shqiptarët nga ky turp historik që i ka pushtuar dhe nuk po i lë që të marrin frymë. Opinioni publik në Shqipëri ndërkohë po pret fillimin e hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror nga BKH. Dhe ndërkohë, ngritja e kësaj Byroje tani ka filluar. Domethënë Shqipëria dhe shqiptarët, më në fund, kanë hyrë në rrugën e tyre të shpëtimit. Po Beogradi? Ai le të vijojë të lehë me treshen e vet të deprimuar që po i drejton, se shqiptarët e kanë të garantuar sigurinë dhe historinë e tyre progresive në lidhje me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Ngjela.

Ngritja e gjykatave speciale në Tiranë dhe në Hagë

Për avokatin, shenjat për hetimin e tyre janë të dukshme, ku sipas tij ngritja e SPAK dhe tashmë e BKH janë kambanë alarmi për të gjithë këta të korruptuar që janë blerë dhe përdoren nga Moska dhe Beogradi. “A kemi ne sot shenja të qarta që kjo reformë panshqiptare po ecën

në drejtimin që përcaktuam më lart? Sigurisht që shenjat janë të plota. Ngritja në funksion të të dy gjykatave speciale, njëra në Tiranë dhe tjetra në Hagë, është shenja-provë e cila na provon se panshqiptarizmi është skemë e politikës amerikane dhe politikës gjermane. Të dyja gjykatat

e ngritura posaçërisht për të pastruar politikën shqiptare nga të shiturit e korruptuar, tani është prova që na provon se bashkimi panshqiptar në Ballkanin Perëndimor, në një shtet, është çështje kohe, madje duhet theksuar se kjo është një çështje që i takon të ardhmes së afërt”, tha Ngjela.

“Ja një rregull strikt në politikë: kur kundërshtari yt i egër tërbohet nga akti yt përfitues, ti duhet të vijosh me mëtejësinë e atij akti. Kjo duhet të jetë edhe metoda politike e nisur në politikën shqiptare të Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me bashkimin kombëtar dhe as që duhet pyetur për kërcënimet qesharake të Beogradit

politik. Marrëveshja gjithëshqiptare Kosovë-Shqipëri, duhet të vijojë, sepse ajo është historia e ardhshme e Shqipërisë. Si duhet të jetë marrëveshja? Tre janë as-pektet e domosdoshme të marrëveshjes gjithëshqiptare: Midis dy ushtrive Shqipëri-Kosovë”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në postimin e tij.

JA MËNYRA E RE SI DO FUNKSIONOJË POLITIKAAVOKATI:

“Marrëveshja trefishe Shqipëri-Kosovë, që përcaktuam më lart, mban në vetvete reformën gjithësh-qiptare në Ballkanin Perëndimor. Pa u bashkuar territorialisht nën administrimin e Tiranës: Prishtina, Shkupi, Presheva, Plava e Gucia, Sanxhaku dhe Çamëria, Ballkani nuk do të ketë qetësi, sepse është në zhvillim integral bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Më i rëndë-sishëm është fakti që në të gjithë këtë trevë që përfshin katër shtete, shqiptarët janë aleatë të pamposh-

tur të Amerikës. Po Amerika? Poli-tika amerikane kuptohet se është në avangardë të kësaj skeme, por po has pengesa nga krerët e shitur shqiptarë, të cilët janë të gjithë të korruptuar. Por, pastrimi i tyre ka filluar: janë dy gjykata që do të bëjnë pastrimin e antishqiptarëve në Prishtinë dhe në Tiranë: Gjyka-ta Speciale në Hagë, për korrup-sionin antishqiptar në Kosovë; dhe Gjykata e Posaçme në Tiranë, për korrupsionin antishqiptar në Shqipëri”, tha Ngjela.

NGJELA: JA SI DO SHKATËRROHET KORRUPSIONI NË POLITIKË

Page 8: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT8 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

VASILIKA HYSI:

Partia Socialiste, por edhe partitë e tjera kanë filluar organizimet e brendshme të tyre. Është normale organizimi dhe komunikimi. Fushata është herët për t’u nisur. Komuni-kimi me zgjedhësit është normale. Është e nevojshme të dëgjohen për çfarë është bërë mirë dhe çfarë do të duhet të bëhet më mirë. Në këtë mënyrë përgatitet edhe program qeverisës sa më i mirë dhe që adreson kërkesat dhe shqetësimet e zgjedhësve...

“Mënyra e organizimit dhe funksionit të Byrosë mundëson pavarësi dhe profesionalizëm”

Ja ku jemi fokusuar te ligji për presidentin, reforma në drejtësi duhet të jetë më e

shpejtë, PS do marrë edhe mandatin e tretë

Ligji organik për t’i rrudhur kompetencat Presidentit të Repub-likës, ecuria e reformës

në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, pritshmëritë nga Byroja Kom-bëtare e Hetimit dhe Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Or-ganizuar dhe Korrupsionit, ndry-shimet kushtetuese që i hapën rrugë hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazg-jedhore, aktualiteti politik në vend, organizmi i Partisë So-cialiste në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, kanë qenë disa nga çësht-jet për të cilat ka folur nënkrye-tarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi. Kjo e fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbuloi detaje se ku është fokus-uar puna për ligjin organik për kreun e shtetit, ndërsa u shpreh se reforma në drejtësi duhet të jetë më e shpejtë. Sipas depu-tetes socialiste, zonja Hysi, PS do të marrë një mandat të tretë qeverisës, pasi është e vetmja alternativë dhe parti që ka prior-itet qytetarët.

-Zonja Hysi, padyshim çësht-ja e momentit është reforma zgjedhore. Pse u miratuan ndry-shimet në Kod pa konsensusin e PD-LSI?

Ndryshimet në Kodin Zgjed-hor lindën si nevojë e reflektimit të ndryshimeve kushtetuese, nismë e disa deputetëve të opozitës parlamentare. Ndonëse opozita parlamentare kishte depozituar disa nisma për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve shqyrtoi vetëm propozimet që lidheshin me ndryshimet kushtetuese. Ndryshimet në Kodin Zgjed-hor u votuan nga 107 deputetë dhe deputete. Kuvendi është në pritje të qëndrimit të Presidentit të Republikës që sipas gjithë reagimeve publike të tij, ligji do të kthehet në Kuvend, ndonëse nuk e kuptoj se çfarë argumente kushtetuese do të paraqesë. Pak kohë më parë, mazhoranca votoi ndryshime në Kod sipas mar-rëveshjes së 5 Qershorit dhe që shumica e ndryshimeve u kërkua nga opozita që nuk është në Par-lament. Konsensus do të thotë që çdo parti duhet të pranojë edhe propozime të partive të tjera dhe nuk mund të kërkojë vetëm të marrë gjithçka që dëshiron dhe të mos pranojë asnjë propozim

të partive parlamentare që në fakt kanë edhe përgjegjësinë e ligjbërjes. Edhe për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor, pas miratimit të Kushtetutës, u bënë shumë përpjekje për të ftuar dhe gjetur konsensus me partitë jashtë Parlamentit, por kjo gjë mungoi. Kuvendi i Shqipërisë ka detyrimin kushtetues të bëjë harmonizimin e Kodit Zgjedhor me Kushtetutën dhe nëse nuk do të bënte një gjë të tillë, ky do të ishte gabim.

-Dy opozitat ju akuzojnë se nuk garantohet hapje 100 për qind e listave. Si qëndron e vërteta e ndryshimeve të mirat-uara?

Një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare e miratuan ndryshimet dhe si mazhorancë pranuam edhe amendamente të tyre. Vetëm një pjesë e vogël e deputetëve nuk është dakord me ligjin e mirat-uar. Bazuar në kompromisin e arritur, të gjithë emrat e kandi-datëve do t’i nënshtrohen votës parapëlqyese të zgjedhësve.

-PD dhe LSI janë kundër heqjes së koalicioneve, ose më saktë që formula të jetë siç është aktualisht dhe jo të shkohet me listë unike. Pse PS e ndryshoi formën e koalicioneve, apo është strategji elektorale?

Konkurrimi i partive në koalicion dhe me lista të veçanta dhe ndërkohë lista të hapura, realisht nuk është e mundur. Po marr si ilustrim një qark, qa-rkun e Tiranës në të cilin do të ketë 34 deputetë. Mendoni për një moment që disa parti të jenë në koalicion me lista të veçanta dhe secila prej tyre të paraqesë 34 kandidatë dhe kandidate në listë, se çfarë fletë votimi do të kishin zgjedhësit dhe sa shumë emra do të duhej të shënoheshin në listë. Forma e koalicion-eve është ajo formë që përdori opozita në zgjedhjet e 2017.

-Ajo që vihet re është se ka shumë kritika dhe sulme nga ana e presidentit, për të mos thënë se po reagon më shumë se vetë opozita, përfshirë dhe reformën zgjedhore. Si i shihni qëndrimet e presidentit, në një kohë kur ju si mazhorancë u tërhoqët nga shkarkimi i tij?

Së pari, më lejoni të sqa-roj se deputetët kërkues për shkarkimin e presidentit nuk u tërhoqën nga kërkesa e tyre për shkarkim. Komisioni Heti-mor parlamentar u ngrit, hetoi dhe mori edhe mendimin e Komisionit të Venecias. Komi-sioni kreu veprimtarinë e tij dhe raporti i paraqitur prej tij u miratua në seancë plenare. Qën-drimet e Presidentit të Repub-likës në lidhje me reformën zg-jedhore, por edhe me çështje të tjera janë qëndrime që nuk janë në përputhje me përgjegjësitë që Kushtetuta i njeh, por përngjajnë me qëndrimet e liderit partiak të opozitës, madje më të ashpra dhe politike se qëndrimet e lid-erëve të partive opozitare jashtë Parlamentit. Ky qëndrim bie ndesh me rolin e tij.

-Ju jeni pjesë e grupit që është ngritur për hartimin e një

ligji organik për presidentin. Si po ecën puna dhe nëse mund të na thoni ku do të konsistojë ky ligj?

Ligji për organizimin dhe funksionin e institucionit të Presidentit është kërkesë e raportit të Komisionit Hetimor parlamentar të miratuar nga Ku-vendi dhe si nevojë e reflektimit të vendimeve të Gjykatës Kus-htetuese ose adresimin e proble-meve të konstatuara në praktikë në lidhje me qartësimin e pro-cedurave të ushtrimit të kompe-tencave kushtetuese. Komisioni i ligjeve ka ngritur një grup pune që po punon me ekspertë të jashtëm. Deri më sot janë nx-jerrë të gjitha dekretet e kthyera në Kuvend nga presidentët gjatë periudhës 2005-2020, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, është bërë një kërkim parlamentar në lidhje me modelet që kanë vende të tjera si dhe janë studi-uar dy opinionet e Komisionit të Venecias.

-Ju jeni juriste e njohur dhe ndër personat që keni kon-tribuar më shumë në reformën në drejtësi. A jeni e kënaqur me mënyrën se si po ecën reforma në drejtësi? A është ajo sipas planeve apo pritshmërive tuaja?

Reforma në drejtësi është komplekse dhe shumëplanëshe. Ecuria e saj ka hasur dhe vijon të hasë vështirësi dhe pengesa. Ritmet e reformës varen edhe nga shumë faktorë të tjerë si koordinimi dhe bashkërendimi i punës mes institucioneve të ndryshme. Reforma nuk ka ecur sipas afateve ligjore, ndërkohë që pritshmëritë e mia kanë qenë për një ecuri më të mirë dhe të shpejtë, ndonëse gjatë gjithë kohës ka patur penge-sa. Unë ftoj të gjithë juristët me integritet dhe profesion-

istët të konkurrojnë dhe të hyjnë në

histori si person-at që zbatuan një reformë të mirëpritur nga shqiptarët.

-Lidhur me reformën në dre-jtësi vëmendja është te Gjykata Kushtetuese. Ambasadorët, Ku-vendi kërkojnë që ajo të ngrihet brenda vitit. A është e mundur të ndodhë, duke qenë se vitet e tjera është dashur 7-8 muaj punë? Dhe a ekziston rreziku se nga shpejtë-sia mund të futen në Kushtetuese persona jo në nivelin e duhur?

Unë jam e mendimit se është e mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda vitit, si-kurse edhe Gjykata e Lartë të ketë më shumë anëtarë brenda këtij viti. Kriteret që duhet të përmbush-in personat janë të përcaktuara në ligj. Niveli i kandidatëve varet nga personat që shprehin interes. Kjo reformë ka nevojë për profesion-istë dhe ata nuk mungojnë.

-Një element tjetër është Byroja e Hetimit. Mendoni se ky organ do arrijë të jetë i pavarur dhe të kemi luftë ndaj korrup-sionit dhe krimit të organizuar?

Po. Mënyra e organizimit dhe funksionit të Byrosë mundëson pavarësi dhe profesionalizëm.

-Edhe pse jemi disa muaj larg zgjedhjeve fushata duket se ka nisur. Si po ecën organizimi i PS dhe mendoni se do merrni mandatin e tretë?

Partia Socialiste, por edhe partitë e tjera kanë filluar organ-izimet e brendshme të tyre. Është normale organizimi dhe komuni-kimi. Fushata është herët për t’u nisur. Komunikimi me zgjedhësit është normal. Është e nevojshme të dëgjohen për çfarë është bërë mirë dhe çfarë do të duhet të bëhet më mirë. Në këtë mënyrë përgatitet edhe program qever-isës sa më i mirë dhe që adre-son kërkesat dhe shqetësimet e zgjedhësve. Organizimi po ecën mirë. Lidhjet me strukturat kanë qenë të mira, pasi një vit më parë kishin zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Gjatë harkut kohor prej një viti, shqiptarët u goditën nga dy fatkeqësi: tërmeti dhe pandemia. Gjatë kësaj periudhe, strukturat vendore, deputetët dhe strukturat e partisë ju gjenden pranë qytetarëve në nevojë. Bazuar në reformat e kry-era dhe rezultatet e tyre, Partia Socialiste do të marrë një mandat të tretë. Ajo që është e nevojshme është komunikimi me qytetarët dhe pjesëmarrja e tyre në har-timin e programit të ri qeverisës për një mandat të tretë.

Intervistoi: Rigels SELIMAN

Page 9: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Basha takon qytetarët e prekur nga tërmeti dhe farmacistët: Rama të zbatojë planin tonë për krizën, PD do i japë fund monopolit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Ba-sha ishte ditën e djeshme në Kurbin, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit, i cili prej 10 muajsh, jeton në çadër së bashku me familjen e tij, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Teksa ndau me këtë familje detaje nga plani ekonomik dhe mënyrën se si PD do t’i ndihmojë kur të vijë në pushtet, kryedemokrati Basha i dërgoi sërish një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa e akuzoi se është i papërgjegjshëm. I prerë dhe i qartë zoti Basha i bëri thirrje Ramës që të mos braktisë familjet, duke i kërkuar që të zbatojë planin e Partisë Demokratike për krizën

financiare dhe ekonomike që ka mbërthyer vendin, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2021 dhe pandemisë së Covid-19. “Prej 7 vitesh, Viktori si kryefamiljar nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç gjendjes shëndetësore të fëmijëve, atij i është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë. Si ndihmë nga shteti, ai merr një shumë qesharake prej 39 mijë lekësh të vjetra, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e përditshme. Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e

ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar”, deklaroi ai. Po dje kreu demokrat, Lulzim Basha ka takuar drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma dhe Dë-frim Goma, ku kanë diskutuar për situatën në tregun e barnave. Përmes një reagimi në “Face-book”, Basha akuzoi qeverinë për trajtim shpër-fillës të qeverisë ndaj profesionit të farmacistit. Basha shkruan se është monopolizuar tregu i

barnave nga disa kompani farmaceutike afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrencës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Sipas tij, janë larguar kompani të njohura, dhe se në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvendësuar me barna të një cilësie të dyshimtë. “Garantova përfaqësuesit e “Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratike, në qendër do të jenë inte-resat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceutik cilësor dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, nënvizoi Basha.

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste të enjten mbyll ligjin për izolimin e Presidentit të Republikës. Pak ditë më parë Komisioni për Çështjet

Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ngriti grupin e punës që do të merrej me hartimin e draftit dhe propozimin në Kuvendin e Repub-likës së Shqipërisë të projektligjit “Për Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë”. Ky grup pune përbëhet nga deputetët Vasilika Hysi dhe Adnor Shameti nga mazhoranca parlamen-tare, si dhe deputeti Alban Zeneli nga pakica parlamentare, ndërsa u caktua si afat për draftimin dhe propozimin e projektligjit data 15 tetor 2020. Por duket se PS brenda 15 tetorit do të ketë gati ligjin për izolimin e Metës. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit grupi i punës ka zhvilluar një sërë takimesh konsultative me ekspertët e jashtëm lidhur me këtë nismë dhe sugjerimet e tyre janë reflektuar në ligjin e ri. Ndër-kohë sipas informacioneve nga grupi i punës, për të pasur një ligj sa më të mirë mësohet se janë nxjerrë të gjitha dekretet e kthyera në Kuvend nga Presidentët gjatë 15 viteve të fundit dhe gjithashtu mësohet se ligji i ri organik do jetë i ngjashëm me ato të vendeve të Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se brenda të enjtes që është edhe afati i fundit, ligji për izolimin e presidentit do të jetë përmbyllur, nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë rrugë, i cili do të përmbysë atë të vitit 2016 për kompetencat e kreut të shtetit, pasi do të jetë më i ashpër. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Meta shton sulmet ndaj qeverisëVendosmëria e mazhorancës

socialiste për t’i rrudhur kompetencat Presidentit të Republikës përmes një “Ligji Organik”, duket se nuk është mirëpritur nga presidenti Ilir Meta, i cili e ka kthyer normë që të sulmojë dhe akuzojë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama thuajse dy herë në ditë. Teksa dje ka vizituar monumentin e “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, presidenti Meta i ka dërguar një mesazh tjetër të mbush-ur me akuza kryeministrit Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Meta thekson se tradhtarët dhe gjakprishurit nuk do t’ia dalin të ceno-jnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve

Braimllari: Rama ështëantikombëtar dhe tradhtar

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar dje, pas deklaratës së bujshme të ish-kryeta-rit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani i cili thotë se kryeministri Edi Rama është ofertuesi i parë për të ndarë Kosovën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputeti Braimllari akuzoi dje kryeministrin Rama, i cili sipas tij, është antikom-bëtar dhe tradhtar që po luan në kurriz të Shqipërisë dhe Kosovës. “Edi Rama është antikombëtar dhe tradhtar. Fokusi i tij nuk është t’u shërbejë interesave kombëtare, por të luajë në kurriz të Shqipërisë dhe Kosovës. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e denon-con si ofertuesin e parë për të ndarë Kosovën. Ky njeri është i paatdhe, tradhtar dhe luan kundër interesave Kombëtare në kurriz të një kombi që ka sakrifikuar gjithçka për të qenë të lirë dhe me kufijtë aktualë”, shkruan Braimllari.

Caka: LSI po rritet çdo ditë dhe është makthi qeverisë

Ish-deputetja e Lëvizjes So-cialiste për Integrim, Silva Caka ka marrë pjesë dje në takimin me shtabin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Njësinë 12 në Tiranë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja Caka shprehet se rri-tja e radhëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim me të rinj dhe të reja, sipas saj, është dëshmia më e mirë e fitores së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Madje, zonja Caka thumboi kryeministrin Edi Rama se të rinjtë janë makth i qeverisë “Rama”. “Shtabi i LRI-së së Njësisë 12 është gati dhe do rritet çdo ditë! Shtimi i radhëve të tyre nënkupton më shumë të rinj në vendimmarrje publike, pasi politikat për të rinjtë, nuk i harton askush më mirë se ata vetë. Të rinjtë duhet të jenë makthi i çdo pushteti; nëse zgjedhim të largohemi, pushteti bëhet më i pamëshirshëm. Të mos ia japim atë shans”, shkruan ish-deputetja e LSI, Silva Caka.

PS të enjten mbyll ligjin për izolimin e presidentit, Ilir Meta shton sulmet dhe kërcënimet ndaj qeverisë e kryeministrit

Mesazhi i Metës nga “5 Heronjtë e Vigut”: Tradhtarët nuk do cenojnë dot veprën e dëshmorëve

“Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë Kushtetutën dhe do t’i përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një Parla-ment antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur Kushtetutën. Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i

LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndaj para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? Le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respek-ton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, deklaroi pak ditë më parë presidenti Ilir Meta.

META: NUK E NJOH LIGJIN ORGANIK TË MAZHORANCËS

dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën drejt së ardhmes së sigurt euro-piane, duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama nuk do ta ndalojë që të vijojë në dhënien e dekoratave. “Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nder-im të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mird-itës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut. Populli i Shkodrës dhe populli

shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakri-fikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ard-hmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan ai. Ndërkohë, po dje kreu i shtetit ndërsa ishte i pranishëm në festën e përvitshme të Ishmit, sulmoi qeverinë lidhur me politikat dhe qasjen që kjo e fundit ka për punësimin. Zona,

sipas kreut të shtetit, ka potenciale të larta për zhvillimin ekonomik, por papunësia e komunitetit mbetet prob-lemi kryesor, duke ia hedhur kështu fajin qeverisë Rama. Po ashtu, Meta përmendi vlerat historiko-kulturore të Ishmit, pozitën gjeografike dhe relievin e favorshëm për zhvillimin ekonomik, por tha se sfidë e madhe për komunite-tin mbetet punësimi. Në këtë kontekst, kreu i shtetit kërkoi bashkim të të gjitha përpjekjeve në mënyrë që Ishmi të zhvillohet me ritme të tjera, ndërsa këshilloi mbrojtjen e natyrës, pasi si-pas tij, kjo do të jetë vendimtare për të ardhmen ekonomike dhe të turizmit.

“Ilir Meta meriton të shkarko-het sipas këndvështrimit tonë, por përderisa kemi këtë rekomandim nga Venecia dhe kemi shkuar tek Venecia dhe e kemi vlerësu-ar gjithmonë Venecian si një këshilltar të mirë. E rëndësishme është çfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe i vandalizmave antikushtetues në zyrën e presidentit. Prandaj ligjin organik për presidentin dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera të nevojshme, që nëse presidentit i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht, në një kohë kur popullit shqiptar i duhet të shkojë në zgjedhje dhe bën përsëri çudi të atillë, apo çudira tjera që as na shkojnë në mendje se nuk i kanë shkuar në mendjen atyre që kanë shkruar Kushtetutat, është e shkruar aty dhe mbaron”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Do bëjmë ligj për Metën, që të mos bëjë më “çudira”

RAMA:

Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve

dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane...

Page 10: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT10 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mjekët kundër planeve të qeverisë: Nuk mund të bëhen maskat me detyrim, qytetarët s'kanë për ta zbatuar vendimin

Mjeku Erion Dasho: Mbajtja e maskave nuk ndikon në numrin e infektimeve

Mjekja kineze del me akuza të forta: COVID-19 u hodh qëllimisht nga Pekini, kam prova dhe studime shkencore për këtë

Virologia kineze, Li-Meng Yan, hedh akuza të forta se Pekini e përhapi qëllimisht koro-navirusin. Që në shpërthimet e para të kësaj pandemie Amerika ka akuzuar vazhdimisht Pekinin se ka prodhuara Covid-19 në laboratorët e ushtrisë së tij. Ndërsa Pekini pretendonte se, Amerika përmes ushtarëve të saj hodhi virusin në Kinë, i cili ishte dhe shteti ku u shfaq për herë të parë sëmundja. Pas kaq muajsh, akuza të tilla sikur u lanë më një anë dhe të gjithë janë fokusuar në gjetjen e vaksinës, ndërsa ditën e djeshme mjekia kineze pretendon të ketë provën se koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan dhe ishte Kina ajo që e prodhoi virusin si një armë biologjike të pakufizuar. Ajo tregon

se është duke kryer një hulumtim, i cili synon të provojë se një teori konvencionale natyrore se llojet e reja të koronavirusit dolën nga një virus i lindur nga lakuriqi i natës është i gabuar. Ajo deklaron se virusi është një produkt i modifi-kimit laboratorik që mund të krijohet në rreth gjashtë muaj duke përdorur një virus prototip në pronësi të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit. “Ne përdorëm prova biologjike dhe analiza të thelluara për të treguar se SARS-CoV-2 duhet të jetë një produkt laboratorik, i cili u krijua duke përdorur një virus shabllon (ZC45 / ZXC21) në pronësi të laboratorëve ushtarakë të kërkimit nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze. Për më tepër, burimet dhe ekspertiza janë të gjitha

në vend në Institutin e Virologjisë Wuhan dhe institucione të tjerë të kontrolluar nga Partia Komuniste që lejojnë krijimin e SARS-CoV-2 në afërsisht gjashtë muaj. E rëndësishmja, ndërsa SARS-CoV-2 plotëson kriteret e një bioarme të specifikuar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit, ndikimi i tij është përtej asaj që është konceptuar për një armë biologjike. Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se shpërthimi i këtij patogjeni duhet të kishte qenë i qëllimshëm sesa aksidental”, shprehet ajo. Më tej ajo tregoi se i ka hedhur që prej fillimit këto dyshime por që heshti për shkak të kërcënimeve. Studimet deri më tani kanë sug-jeruar që lakuriqët e natës dhe pangolinat janë burimet e mundshme të virusit. Por Yan thotë se

asnjë virus i gjallë ose një gjenom i paprekur i RaTG13 nuk është izoluar ose rikuperuar ndon-jëherë. Ajo gjithashtu kishte shkruar në provën e saj që virusi ishte lëshuar qëllimisht, transmeton Ibtimes dhe se është vërtetuar shkencërisht. “Jam një nga të parat që hulumtoi virusin vdekjeprurës kur u shfaq i pari. Ika nga Hong Kongu për të “thënë të vërtetën” pasi autoritetet e Kinës cen-suruan punën time. Por mora një paralajmërim nga shefat për të heshtur kur rastet filluan të rriteshin në Kinë. Kam një letër të dytë më 8 tetor me titull, “SARS-CoV-2 është një armë e pakufizuar: Një e vërtetë e zbuluar përmes një mashtrimi të madh shkencor të organizuar”, ku synon të provojë pretendimet e saj”, deklaron ajo.

Esmeralda HIDA

Mjekët hedhin poshtë rregul-lin për mbajtjen e maskave me detyrim. Ditën e shtunë kryeministri Edi Rama tha

përmes një deklarate publike se këtë të enjte hyn në fuqi vendimi që do bëjë mbajtjen e maskave me detyrim në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Sig-urisht që reagimet kundër nga figura të njohura dhe qytetarë kanë qenë të men-jëhershme dhe të shumta. Ndërsa nuk kanë munguar edhe reagimet e mjekëve kundër këtij plani. Ditën e djeshme gjatë një interviste televizive mjeku i njohur, Artan Koni, tha se ky është një vendim i gabuar nga qeveria. Sipas tij qeveria po prek lirinë kur e bën këtë masë me detyrim, për sa kohë nuk bazohet në asnjë studim mjekësor për marrjen e kësaj mase. I vendosur ai shprehet se ky vendim nuk do të zbatohet pasi i gjithë populli nuk mund të kontrollohet dhe detyrohet me polic.“Patjetër që kjo nuk është masa e duhur, por është e pritshme, pasi në Shqipëri vazhdojmë akoma me mentalitetin komunist, që masat merren me goditje të përqendruar si në zbor. Iu themi njerëzve që do nx-jerrim rregullin për maskat, por mund t’i anulojmë më vonë, siç anuloi edhe gjobat e vëna në karantinë. Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina”, u shpreh ai. Për të theksuar ehe njëherë mendimin e tij se mbajtja e maskave me detyrim nuk do realizohet, Koni mori si shembull rregullat e karan-tinimit. Sipas tij, në Shqipëri nuk janë rrethanat dhe mundësitë, por edhe për shumë arsye të tjera ky rregull do të thy-het në zonat periferike njësoj si rregullat e izolimit. Ndërsa shtoi këtu që dikush i cili nuk është i sëmurë nuk ka nevojë të mbajë maskë. “Masat shtrënguese në karantinë u implementuan brenda Unazës së Vogël, jashtë saj, nëpër lagje, nuk kishte karantinë, as policë rrugëve që të mbikëqyrte. Po flasim për Tiranën, s’po flasim fare se çfarë bëhet në qyte-tet e tjera. Nuk e mban dot shtetin në

Luan Rama: Vendimi për maskat bëhet për

mbushjen e arkës Zëvendëskryetari i LSI, Luan

Rama, ka reaguar dje për vendi-min e kryeministrit Edi Rama për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Teksa ka publikuar dy video të Ramës mbi qëndrimet për mbajtjen e maskave, deputeti tha se ai bie në kundërshti me vendimet e veta dhe se çdo vendim e merr për të mbushur arkën e shtetit. “Ky është vendimi i radhës i shpallur prej kryeministrit: nga e enjtja maska do të jetë e de-tyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur. Ky është qëndrimi publik i kryeministrit për maskat në sallën e Kuvendit: mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë. E gjithë histeria për të blerë maska dhe për t’u maskuar dhe që ka përfshirë gjithë botën, është vetëm harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska. Dyfytyrësi prej mas-karai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”, shkruan ai.

Vasili: Qeveria kërkon të shesë miliona maska nga

ndonjë kompani e sajNënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha

se vendimi i fundit i kryeministrit për mbajtjen e maskave edhe në ambiente të mbyllura po bëhet për të shitur miliona maska nga ndonjë kompani e varur nga qeveria. Ndërsa publikon videon-mesazhin e kryeministrit Edi Rama, kur iu bënte thirrje shqiptarëve të mos harxhojnë lekë për maska, pasi nuk mbron nga koronavirusi, Vasili shprehet se askush nuk duhet ta marrë seriozisht këtë vendim. “Shihni videon e para disa kohëve. A mund te merret seriozisht ky bufon i paditur dhe i paaftë? Sot po ky kërkon maska me detyrim dhe bëhet qepaze përpara njerëzve. A paraqitet rastësisht si bu-dalla? Apo mos bëhet kjo për të shitur miliona maska të ndonjë kompanie pranë qeverisë”, shkruan Vasili.

karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë. Pastaj, unë e kam kaluar vi-rusin, për çfarë duhet ta mbaj maskën”, u shpreh mjeku i njohur.

Mbajtja e maskave nuk ka efektNga ana tjetër edhe mjeku Erion

Dasho shprehet në rrjetet sociale, se mbajtja e maskave nuk ka asnjë efekt nëse qeveria nuk rrit numrin e testeve, nuk rrit ritmin e gjurmimit të rasteve dhe

nuk përmirëson trajtimin e pacientëve. Duke vënë në dukje se kryeministri po fliste për mbajtje maskash me detyrim në një moment që vetë nuk mbante maskë, Dasho tha se, lëvizja më e mirë që duhet të bëjë qeveria është të rrisë veprimet e saj kundër përhapjes së vi-rusit në bazë të masave dhe studimeve shkencore. “Maskat në rrugë janë masa me efektin më të diskutueshëm dhe më pa vlerë nëse nuk kombinohet me trinomin testo-gjurmo-trajto dhe me trinomin distancim-maskë në mjedise të mbyllura-higjienë! Nëse kemi arritur

“Maska kushton dhe jo çdo familje shqiptare ka luksin të shpenzojë 500 apo 600 lekë çdo ditë për të blerë maska të reja. Nevojitet një spot publicitar, fletëpalosje, poster, etj. që të sqarojë publikun se si të prodhojë mas-ka artizanale në kushtet e shtëpisë. Të hiqet dorë nga përafrimi “bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë”.

Drejtuesit politikë, mjekët, administrata, etj. duhet të japin vetëm shembuj pozitivë në përdorimin korrekt të maskës. Të hiqet dorë nga teprimet. Nuk mund të kërkosh nga qytetarët të mbajnë maskën e bezdisshme 24 orë rresht”, deklaroi ai disa javë më parë kur qeveria udhëzonte matjen e maskave me detyrim në ambiente të mbyllura.

Dasho: Maskat kanë kosto, familjet shqiptare të pamundura

që t’i mbushim mendjen kryeministrit dhe ministres se realisht na pret një dimër i vështirë këtë vit, ata bëjnë mirë të lexojnë statuset e dhjetëra mjekëve dhe specialistëve të shëndetit publik të cilët, realisht të shqetësuar dhe të alarmuar për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve, kanë muaj që shkruajnë e flasin. Sa më parë, kryeministri dhe ministrja bëjnë mirë të zbatojnë masat strategjike që u kemi ofruar dhe shpjeguar deri në detaje! Koha është për masa shkencore dhe të bazuara mbi evidenca dhe jo për amatorizma”, shkruan ai. Gjithashtu ai shprehet se, vendosja me detyrim i maskave është një vendim i çuditshëm, pasi nuk ndikon në uljen e infektimeve për sa kohë ne jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve në rajon. Ndër të tjera ai shprehet se gjobat që do vendosen për maska nuk janë aspak të drejta për sa kohë qeveria jonë nuk ofron trajtim shëndetësor të mirë dhe nuk vë në lëviz-je gurët që do të kenë me të vërtetë efekt në frenimin e koronavirusit.

Për mjekun Arban Domi, drejtori i zhvillimit të vaksinave në Institutin “Geovax”, SHBA, në një prononcim për mediat thekson se, mbajtja e maskës në ambientet e jashtme nuk jep asnjë efekt pozitiv për reduktimin e rasteve me koronavirus. Prandaj sipas tij nuk mund të jetë me detyrim, veç se një

përgjegjësi personale. “ Nga ana profe-sionale , maska në ambientet e hapura as nuk ndihmon dhe as nuk përkeqë-son situatën. Maska në ambientet e jashtme nuk jep ndonjë avantazh. Në ambientet e mbyllura ndihmon 30-40% dhe kjo duhet t’i lihet përgjegjësisë së gjithsecilit”, tha Domi.

MJEKU SHQIPTAR NË SHBA:MASKAT NUK SJELLIN EFEKTE

Page 11: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9 për qind, lehtësirat e taksave do rrisin deficitin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBB: Shqipëria ka nevojë për investime të huaja që të nisë rimëkëmbjen në 2022

Esmeralda HIDA

Shqipëria do të ketë rritje të papunësisë edhe për vi-tin 2021. Kështu tregojnë rezultatet më të fundit të

publikuara nga Banka Botërore për Shqipërinë, si një nga vendet më të dëmtuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Sipas BB vendi ynë do ta ketë të vështirë të rikuperohet në vitin që vjen për shkak se bizneset do të jenë në krizë dhe do të shkur-tohen vendet e punës dhe nga ana tjetër do të kemi një nivel shumë të ulët të konsumit dhe eksporteve, që janë themelet bazë për rimëkëmbje ekonomike. “Shqipëria nuk do të ndjejë rimëkëmbjen e vërtetë gjatë vitit 2021, pasi do të ketë një rritje ekonomike të lehtë dhe rënie 5%. Kjo pasi një nga treguesit kryesorë si papunësia u rrit tepër, kur vendet në zhvillim ekonomik kishin një nivel të lartë me 11,5% në 2019 dhe ky nivel i të papunëve u rrit në ritme të shpejta me 11,9% vetëm në 3 muaj të 2020 dhe pritet që të rritet nëse situata pandemike vazhdon akoma. Në këto kushte Shqipëria ka pasur një rënie të ndjeshme të konsumit me 8%, kjo si pasojë e të ardhurave të pakta dhe të mungesës së mbështet-jes së mjaftueshme sociale. Edhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të pësojë tkurrje të mëdha me 37%. Të dy këta tregues kanë rritur ndjeshëm normën e papunësisë, kur në këto shifra nuk janë llogaritur

punonjësit informalë, të cilët po ka-lojnë periudhën më të vështirë dhe janë zhytur në varfëri”, thuhet në raport. Nga ana tjetër një pikë tjetër e dobët e vendit tonë për të përballuar këtë kizë është mungesa e reformës fiskale. Sipas BB, lehtësimi në taksa i bizneseve është një hap mbështetës për ta, por nga ana tjetër ka rritur në nivele të larta tek 12% deficitin buxhetor. Prandaj duhet që qeveria të mendojë për reforma afatshkurtra në përmirësim të sistemit fiskale. “Deri më tani politikat makroekonomike

të Shqipërisë janë drejtuar për në mbështetje të bizneseve dhe per-sonave të prekshëm nga pandemia. Por në vijim duhet të bëjë reforma për rimëkëmbje të ekonomisë në total. Në parashikimet tona pozita aktuale fiskale e Shqipërisë pritet të rrisë shumë deficitin buxhetor, me rritje 12%, i cili do të rrisë borxhin në 81,4%”, shkruan BB. Nën këtë skenar bazë të rikuperimit, ekonomia do të ishte akoma 10.7 për qind më e vogël se sa në projeksionin e Bankës Botërore para COVID-19 për 2021.

Duhet rimëkëmbje në 2022-2025Sipas Bankës Shqipëria do të

ndjejë një rimëkëmbje të lehtë në fund të 2021, me një rritje të lehtë 5%. Sigurisht, sipas BB, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse qeveria shqiptare do të rrisë transparencën dhe përthithë sa më shumë investime të huaja në projektin afatmesëm 2022-2025. “Shqipëri do mund të ketë një rimëkëmbjen ekonomike në një periudhë tre vjeçare me gati 26%, ku 5% të jetë në 2021. Duke supozuar vënien nën kontroll të pandemisë

BSH: Do vijojmë me politika monetare lehtësuese deri në mars 2021

Tregu i fondeve të investimeve në stanjacion të thellë ekonomik

Banka e Shqipërisë ka bërë dje me dije se vijojë të ofrojë injektim të likuiditetit në sistemin bankar deri në fund të marsit 2021. BSH sqaron se edhe për disa muaj të tjerë politikat monetare, si norma interesi apo procedura të tjera do të mbajnë një trend lehtësues për të ndihmuar sistemin financiar të të gjithë bankave në vend, si dhe nevo-jën për likuiditet të ekonomisë në tërësi në këto raste krize. “Banka e Shqipërisë bën të ditur se, politika monetare do të vijojë të mbetet lehtësuese gjatë gjithë horizontit të par-

ashikimit. Forma aktuale e operacioneve të injektimit të likuiditetit do të jetë përmes ankandeve dhe marrëveshjeve të riblerjes. Ndërkohë shifrat e përpunuara në muaji tetor 2020 tregojnë rritje të ndjeshme të injektimit të likuiditetit në tremujorin e dytë të vitit 2020. Injektimi mesatar ditor ishte 33.6 miliardë lekë, nga 26.9 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e dytë të vitit 2019”, raporton BSH. Ndërsa raporton se, këto politika të zbatuara ak-tualisht kanë dhënë kontribute mjaft pozitive në tregun finan-ciar në vend.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka vlerësuar së fundmi se, Fondet e inves-timit janë një treg që prej vitesh ka hyrë në një fazë stanjacioni. Megjithëse në monedhën Lek, fondet ofro-jnë kthime më të mira se de-pozitat bankare, këto kthime kanë shfaqur një tendencë në rënie në vitet e fundit. Kjo i ka bërë fondet më pak tërheqëse për investitorët shqiptarë. Ndërsa nga ana tjetër kriza e COVID-19 ka ndikuar negativisht në tre-gun e fondeve të investimit, duke theksuar më shumë një

ecuri stanjative që karakter-izon këtë treg prej vitesh. Të dhënat e publikuara nga Au-toritetit i Mbikëqyrjes trego-jnë se, asetet neto në mesin e këtij viti kishin vlerën e 65.5 miliardë lekëve, ose 2% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Rënia ka qenë sidomos e përqendruar në tremujorin e dytë të vitit, kur vlera e aseteve neto pësoi rënie me afërsisht 1 mil-iard lekë. Në këtë moment, drejtuesit e fondeve vërejnë më shumë një ulje të lartë të interesit për investime të reja në këto fonde.

Të gjitha dokumentet e pronësisë do të sigurohen në mënyrë elektronike

Vendimin i fundit i Këshil-lit të Ministrave tregon se të gjitha dokumentet që nevojit-en për çështje pronësomi si; Certifikata e pronësisë dhe e të drejtave reale; Harta ka-dastrale dhe plani i rilevimit për punime kadastrale; Vërte-timi nga regjistrat e veçantë dhe aktet e tjera kadastrale që lëshohen nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të plotësohen dhe ruhen në format elektronik, në sistemin e regjistrit digjital të pasurive të paluajtshme. Në këtë vendim sqarohet se, harta e printuar nga regjistri

digjital i pasurive të palua-jtshme përbën kopjen man-uale të hartës kadastrale dhe vlen vetëm për administrim dhe ruajtje nga ASHK-ja, në përputhje me legjislacionin për arkivat. Gjithashtu pas hyrjes në fuqi të këtij ven-dimi, të gjitha veprimet në kartelën e pasurisë kryhen vetëm në format digjital, në përputhje me përcaktimet e kreut II, të këtij vendimi. Ndërsa dokumentet e har-tuara dhe të dhëna përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji do të sekretohen dhe ruhen si dokument verifikimi.

deri në fund të vitit 2020, ndërsa duhet të punojë që eksportet, kon-sumi dhe investimet të rikuperohen pjesërisht. Rindërtimi i mëtejshëm nga tërmeti duhet gjithashtu të nxisë rritjen, në përputhje me përvojën nga katastrofa të ngjashme në ekonomitë në zhvillim. Në vitet në vijim, konsumi privat do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritje. Investimet private dhe pub-like do të kontribuojnë gjithashtu në rritje nëse qeveria vazhdon të zbatojë reformat për të përmirësu-ar mjedisin e biznesit dhe investon në infrastrukturë”, theksohet në raport. Edhe për deficitin buxhetor BB parashikon të shkojë drejtë nor-malizimit në 2020 pasi edhe tregu do të përmirësohet dhe nga ana tjetër nëse pandemia do të lehtësohet, eksportet me tregjet e mëdha do të rriten ndjeshëm. “Në nivelin sekto-rial, shërbimet, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi pritet të jenë faktorët kryesorë të rritjes. Deficiti i llogarisë korente pritet të ulet në 10,5 për qind të PBB-së në 2022 dhe të ulet më tej në 8 përqind në përputhje me tendencat e para krizës, të nxitura nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar. Eksportet e shërbi-meve, përfshirë turizmin dhe zgjer-imi i bizneseve duhet të ngushtojnë deficitin tregtar për një periudhë afatmesme. Rritja e importit do të jetë e lartë në 12.8 për qind në 2022, teksa investimet në infrastrukturë përshpejtohen”, tregon BB.

Pavarësisht se garancia e parë dhe e dytë u miratuan nga qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë për të mbështetur bizneset e dëmtuar nga pandemia të rimëkëmben. Por rezultatet më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave vërehet se bizneset nuk kanë patur shumë besim tek kjo paketë dhe nuk kanë apli-kuar për të përfituar nga ajo. Ndër të tjera vërehet se bizneset që operojnë në turizëm dhe transport janë shumë të paktë në numër. Madje renditen në dy sektorët me më pak kredi të miratuara. Nga 26 miliardë lekë të vëna në dispozicion përmes garancisë sovrane 1 dhe 2, bizneset deri më tani

kanë arritur të marrin një vlerë prej 9.9 miliardë lekësh apo rreth 80 milionë eurosh. Në total, nga të dyja garancitë kanë përfituar kreditim 654 kompani, kryesisht tatimpagues të mëdhenj. “Ga-rancia sovrane 1 në vlerën e 11 mld lekë u përdor në masën 6,4 mld lekë. Nga sektori i transportit kanë përfituar vetëm 9 subjekte me 411 punonjës. Nga Turizmi kanë përfituar 21 subjekte me 1093 punonjës. Garancia sovrane 2 në vlerën e 15 mld lekë u përdor në masën 6,2 mld lekë. Në total janë shfrytëzuar 12.707.348.646 lekë nga 26 mld lekë U kursyen 13.292.651.354 lekë. Nga sektori i transportit përfituan 4 subjekte me 60 punonjës,

ndërsa nga turizmi u miratuan kredi për 6 subjekte dhe përfituan 22 punonjës”, thuhet në dokument. Në këto kushte vërejmë se, më shumë se gjysma e fondit për garancinë e dytë sovrane nuk është shfrytëzuar për shkak të interesit të lartë. Ga-rancia e dytë u miratua më 13 maj, nga Këshilli i Ministrave në vlerën e 15 miliardë lekëve, por me sa duket vendosja e normës së interesit 5% dhe kushtet që duhet të plotësoheshin bëri bizneset të stepeshin për të përdorur atë, edhe pse ishte har-tuar për investime. Ndërsa paketa për pagat janë shfrytëzuar maksimalisht, duke qenë se përfitues më të shumtë ishin ata të cilët mbetën të papunë,

Mbi 55% e garancisë sovrane nuk u përdor, transporti dhe turizmi më pak përfitues

paketa e parë dhe e dytë sociale janë realizuar në 95%. Paketat financiare të miratuara nga qeveria për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19, në vlerën e 39.5 miliardë lekëve janë shfrytëzuar në nivelin e 65%. Nga përllogaritjet e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave kuptohet që nga biznesi dhe individët janë përfituar 25.4 mld lekë.

Page 12: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT12 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

r a j o n www.sot.com.al

BE mesazh Vuçiçit: Presim të jetë largpamës në raport me Kosovën,

gjithçka e lidhur me integrimin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMiroslav Lajçak reagon për raportet Kosovë-Serbi

Sonila ELEZI

I dërguari Special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak, ka shprehur në një intervistë për austriaken Wiener Zeitung, se

Brukseli priste një “vendim larg-pamës” nga Presidenti serb Alek-sandar Vuçiç për çështjen e Kosovës. Më tej ai i ka dhënë të drejtë Vuçiç, i cili sipas tij nuk kishte faj kur pyeste se cili do të jetë në këtë rast përfitimi i Serbisë nga Bashkimi Europian. “Ne presim që ai të mar-rë një vendim largpamës, dhe ai pyet veten: Si mund t'ua shpjegoj qytetarëve se është mirë për ta? Ky proces negocimi ishte i lidhur me perspektivën evropiane të vendit që nga fillimi, dhe tani Vuçiç pyet veten: sa nga ajo perspektivë evropiane do të marrim?”, është shprehur Lajcak. Lidhur me pikën në të cilën ndodhet procesi i dialogut dhe temt or të cilat është duke u diskutuar, i Dërguari i BE u shpreh që gjëja më e vështirë për tu bërë ka qenë rinisja e dialogut, gjithçka tjetër do ta gjejë një zgjidhje. “Ne aktualisht po diskutojmë tema shumë kompl-ekse, duke përfshirë pretendimet financiare dhe të drejtat e pronës,” tha Lajcak, i cili sqaroi gjithashtu se propozimi për tekstin mbi personat e dëbuar dhe të zhdukur, si dhe mbi bashkëpunimin ekonomik tashmë ka përfunduar. Megjithatë ai bëri me dije se për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është marrë vendimi të veprohet sipas parimit “asgjë nuk

Haxhiu: Kërkojmë padi ndaj Daçiç dhe zbardhje të dhunimeve masive të grave

Lugina e Preshevës kërkon të jetë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Deputetja e AAK, Teuta Hax-hiu ka kërkuar zbardhjen dhe kthimin e të gjitha kufomave të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999. “Kërkojmë padi nga Gjyka-ta ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëher-shëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiç, për pjesëmarr-je në krime masive, për obstruk-sion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu, në

një postim në Facebook. Më tej Haxhiu është shprehur se kërkon padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit që të iniciojë padi kundër zëdhënësit dhe krahut të djathtë të dik-tatorit Sllobodan Millosheviç, Ivica Daçiç për pjesëmarrje në krim masiv, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë si dhe frikësim pub-lik të dëshmitarëve. Haxhiu ka kërkuar edhe zbardhjen e rasteve të dhunimeve masive të grave shqiptare.

Kryetari i Këshillit Kom-bëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka bërë publike kërkesën e banorëve të Luginës së Pre-shevës që çështja e tyre të përf-shihet në marrëveshjen përfun-dimtare mes Kosovës e Serbisë, gjë të cilën e kanë shprehur përmes kërkesave, platformave dhe deklaratave të tyre politike ndër vite. “Përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe”, është shprehur Musta-fa. “Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në

Rambuje, në Vjenë dhe në dia-logun teknik të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018”, ka sqaruar ai për mediat kosovare.

Deputeti Syla publikon raporte që dokumentojnë krimet e Serbisë

Deputeti i AAK, Gazmend Syla, ka publikuar sërish do-kumente që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë. Syla në Face-book, ka përmendur krimet në Suharekë, Suhodoll të Mitro-vicës, Brusnik dhe Novolan të Vushtrrisë. “Kufoma të dekom-pozuara, që i ndryshohet varri dhe sipas gjasave, për çështje kohe, nuk kanë pasur mundësi t’i transportojnë në Batajnicë apo vendvarrime të tjera. 18 kufoma në Suharekë, 25 në Suhodoll të Mitrovicës, 20 në Brusnik dhe 18 në Novolan të

Vushtrrisë”, ka shkruar Syla. Më tej deputeti Syla ka shkruar se janë 81 shqiptare/ë që janë privuar nga një varrim dinji-toz, por në vend të kësaj janë lëvizur për në vendvarrime të ndryshme. “Pse ndodhi kjo bartje? Pse të lëvizen mbet-jet mortore nga një vend në tjetrin? Çfarë fsheh Serbia? Pse ishin kaq mizorë me të gjallët por edhe me të vdekurit tonë? Janë shumë “pse”. Sot, po ndaj me ju raporte të vëzhgimit tekniko-kriminalistik të vendit të ngjarjes”, ka shkruar Syla.

MSH: Po punohet për riorganizimin e

ambienteve spitalore

Maqedonia e Veriut, Kuvendi shpejt me

seanca virtuale

PDK: Mungesa e investimeve po degradon arsimin

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur dje një konferencë për shtyp, ku është folur për mungesën shumë vjecare të investimeve në çerdhe dhe shkolla në Prishtinë nga qeverisjet e deri tanishme të kryeqytetit. Blerand Stavileci nga radhët e PDK-së tha se arsimi i degraduar në vazhdimësi është shndërruar në brengën kryesore të familjeve tona.”Si pasojë e mung-esës së vizionit dhe mos menaxhimit e realizimit efikas të buxhetit, arsimi po degradohet”, tha ai

Dimitrov kritika të shumta ndaj Bashkimit Europian Haradinaj: Ka ardhur koha që unë të jem president

është rënë dakord, derisa të bihet dakord përfundimisht”. Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kundërshtuar edhe ata që po shprehen se tani nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Kur, nëse jo tani? Vetë e keni nënshkruar mar-rëveshjen”, ka thënë ai. “Tjetër sfidë është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Palët ishin pajtuar për këtë më 2013/2015, por s’është implemen-tuar kurrë. Është çështje e ndjeshme në të cilën po ashtu ka dhënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe ky opinion duhet të merret parasysh. Por ata që kundër-shtojnë se tani nuk është koha e duhur, i pyes: ‘Kur, nëse jo tani? Ju

e keni nënshkruar këtë marrëveshje vetë. Qëllimi ynë është një marrëve-shje që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe të pa adresuara. Me aprovimin më 2013/2015 vjen edhe obligimi për ta implementuar. S’ka çështje që negociohet e që është e le-htë. Por nëse e ndërpresim dialogun sërish, do të na duhet ta rinisim”, është shprehur Lajcak.

BE: Të zhdukurit, prioritetZëdhënësi i BE-së, Peter Stano,

nga ana tjetër ka deklaruar se është bërë përparim në çështjen e të pag-jeturve, ndërkohë që u ka siguruar që marrëveshja përfundimtare mid-is dy vendeve do të ketë pa dyshim pikat specifike për të zhdukurit e luftës. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse,

ligjërisht të detyrueshme, duke zg-jidhur të gjitha pyetjet e mbetura. Çështjet e personave të zhdukur, si dhe të personave të zhvendosur, janë adresuar në dialogun e le-htësuar nga BE-ja që nga rifillimi i tij në korrik të vitit 2020. Është bërë përparim për të gjetur gjuhë të përbashkët për të dyja këto tema të ndjeshme dhe marrëveshja për-fundimtare gjithëpërfshirëse do të përfshijë dispozita në lidhje me këto çështje. BE inkurajon të dy palët të bashkëpunojnë më tej për të lehtësu-ar në mënyrë efektive procesin në vazhdim të identifikimit të vendeve, zhvarrosjen si dhe identifikimin e mbetjeve”, tha Stano. Ndërsa Pres-identi i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shpreson që BE-ja të kuptojë që Serbia është e gatshme për bisedë dhe kompromis në dialogun me Kosovën, por jo për një ultimatum dhe mesazhe të njëanshme. I pyetur rreth deklaratës së Lajcak se ai pret një vendim largpamës mbi Kosovën, Vuçiç tha se ai pret një bisedë të saktë me Lajcak dhe presion nga disa vende të mëdha. Ai shpreson që BE-ja do të kuptojë që dikush nuk mund të nënshkruajë marrëveshjen dhe më pas të miratojë një rezolutë që mohon ekzistencën e komunave serbe ose duke thënë se Serbia du-het të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo është e pamundur”, tha ai ndër-sa vuri në dukje se thelbi është se shqiptarët presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë dhe që ata të thonë “ne do ta nënshkruajmë atë”.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka infor-muar ditën e djeshme se janë duke punuar në mënyrë aktive në riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor sipas sistemit të rotacionit në shëndetin publik për t’iu përgjigjur periudhës së ardhshme dhe rritjes së mundshme të numrit të shtri-meve në spital të pacientëve me COVID-19. Kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është pothuajse i plotë.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur ditën e djeshme se pret që Kuvendi të fillojë të realizojë online seancat, pasi dy deputetë dolën pozitivë me Covid-19. Ai beson se qeveria dhe opozita do të bien dakord të punojnë online dhe në atë mënyrë Buxheti do të votohet dhe informohet se seanca e ardhshme e qeverisë do të jetë gjithashtu online me rekomandim të au-toriteteve shëndetësore.

Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov tha dje se nuk është sjellje evropiane që gjuha maqedonase të bëhet pengesë për të ardhmen dhe integrimin tonë evropian. “Nëse Bashkimi Evropian lejon që gjuha maqedonase të jetë një pengesë për integrimin tonë, atëherë ajo nuk do të meritojë fjalën evropiane dhe nuk e di nëse do të jemi në gjendje t’i besojmë një BE-je të tillë. Ju duhet mençuri dhe res-pekt dhe nuk ka miqësi pa respekt të ndërsjellë”, tha Dimitrov, i cili sqaroi se pa respekt elementar, afërsia ose miqësia nuk mund të zhvillohen. “Askush tjetër në botë, asnjë vend tjetër, as fqinj dhe as i largët, madje as një organizatë ndërkombëtare nuk ka të drejtë të ndërhyjë në vetëvendosjen tonë”, përfundoi ai.

Ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar opozitën që të ndihmojë qeverinë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit pasi presidentit aktual Hashim Thaçi ti mbarojë mandati, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se ka ard-hur koha që ai të zgjidhet president i vendit. Haradinaj ka sqaruar se e ka marrë shumë seriozisht kandida-turën opër president. “Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime”, tha ai. Kreu i AAK ka sqaruar që pas marrjes së postit të Presidentit do të heqë dorë nga politika dhe dop ta mbyllë karrierën e tij. “Me marrë punë direkte politike pas presidentit nuk parashihet. Kryesisht me atë punë mbyllet karriera politike”, tha ai.

Page 13: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Arrihet armëpushimi Armeni-Azerbajxhan, nis shkëmbimi i të burgosurve, negocion Rusia

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKriza mes dy shteteve ende e tensionuar

Sonila ELEZI

Azerbajxhani dhe Armenia janë përfshirë sërish në përplasje me njëra tjetrën. Të shtunën më datë 10

tetor, këto dy shtete që kanë qenë prej dy javësh në luftime mes njëra – tjetrës, vendosën një armëpushim. “Një armëpushim u njoftua duke nisur nga ora 12:00 më 10 tetor 2020 për qëllime humanitare”, theksoi min-istri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, i cili konfirmoi se armëpush-imi do të mundësojë shkëmbimin e të burgosurve të luftës, të personave të tjerë dhe të trupave të vrarë në marrëveshje me kriteret e Komitetit të Kryqit të Kuq. Armenia dhe Azerbajx-hani ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nargor-no-Karabakh pas 10 orë bisedimesh në Moskë, me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin. “Azerbajxhani dhe Armenia janë angazhuar gjithashtu në negociata thelbësore për të arritur sa më shpejt një zgjidhe paqësore të konfliktit me ndërmjetësimin e presidentëve të grupit të Minskut të OSBE-së”, theksoi Lavrov. Ndërkohë që pa kaluar ende 24 orë nga ven-dosja e armëpushimit, Azerbajxhani ka akuzuar forcat armene se e kanë shkelur këtë marrëveshje. “Natën e 11 tetorit, Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan dhe përtej vijës së frontit, u qëllua me zjarr raketash nga forcat e armatosura armene. Sulmi shkaktoi vdekjen e shtatë civilëve dhe plagosjen e 39 të tjerëve, përfshirë të

Sondazhet, të rinjtë rusë të pakënaqur me Putinin

Mjekja kineze: Koronavirusi u krijua nga Kina

Sipas sondazheve, në dy vitet e fundit, të rinjtë rusë janë bërë grupi më i pakënaqur me sistemin politik të vendit të tyre. Përfun-dimet e një studimi të kryer nga Levada Center, një organizatë e pavarur e hulumtimeve, tregojnë mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë rritjen e an-gazhimit civil dhe politik në këto grup-mosha dhe nga ana tjetër, t’ju ndihmojë atyre të luajnë një rol të ngjashëm në Rusi dhe në vendet fqinje. Disa vite më parë, ishte e zakonshme për vëzhguesit që t’i portretizonin të rinjtë rusë se

nuk tregonin prirje për ta sfiduar sundimin e Vladimir Putinit, si anti-demokratik, pra thellësisht konservator dhe të papërgatitur për të luftuar për një të ardhme. Megjithatë sot, rusët e moshës 16-34 vjeç janë grupi më pro-perën-dimor dhe tolerant në vend. Ata gjithashtu mbajnë qëndrime më pak paternaliste sesa pjesa tjetër e popullsisë dhe numri i rusëve nën moshën 25 vjeç që u japin për-parësi të drejtave të njeriut është pothuajse dy herë më i lartë se numri i atyre që u japin përparësi interesave të shtetit.

Një virologe pretendon të ketë provën se koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan dhe ishte Kina ajo që e prodhoi virusin si një “armë biologjike të pakufizuar”. Li-Meng Yan thotë se ajo ishte një nga të parat që hulumtoi virusin vdekjeprurës kur u shfaq i pari. Ajo iku nga Hong Kongu për të ‘thënë të vërtetën’ pasi autoritetet e Kinës censuruan punën e saj. Studiues-ja më parë deklaroi se ajo mori një paralajmërim nga shefat për të heshtur kur rastet filluan të rriteshin në Kinë. Ajo tani ka

botuar një letër të dytë më 8 tetor me titull, ‘SARS-CoV-2 është një armë e pakufizuar: Një e vërtetë e zbuluar përmes një mashtrimi të madh shkencor të organizuar’, ku synon të provojë pretendimet e saj. Hulumtimi synon të provojë se teoria që pretendon se koro-navirusi i ri erdhi nga lakuriqët e natës është i gabuar. Ajo deklaron se virusi është një produkt i mod-ifikimit laboratorik që mund të krijohet në rreth gjashtë muaj duke përdorur një virus prototip në pronësi të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.

Koreja e Veriut demonstron raketën e re balistike

Koreja e Veriut demonstroi gjatë një parade ushtarake një ra-ketë të re balistike ndërkontinen-tale. Analistët thanë se raketa, e cila u shfaq në një automjet trans-porti me 11 boshte, do të ishte një nga më të mëdhatë në botë në kategorinë e raketave ndërkon-tinentale të lëvizshme, nëse vihet në përdorim. Parada ishte organizuar me rastin 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në pushtet. Është hera e parë që Koreja e Veriut paraqet raketa balistike që kur udhëheqësi i saj filloi takimet me udhëheqësit

ndërkombëtarë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në vitin 2018 Ai tha se ven-di do të vazhdojë të rrisë fuqinë e mbrojtjes kombëtare dhe mjetet vetëmbrojtëse për parandalimin e luftës, por nuk përmendi dre-jtpërdrejt Shtetet e Bashkuara ose bisedimet e denuklearizimit që tani janë bllokuar. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane e quajti shfaqjen e raketës balistike ndërkontinentale “zhgënjyese” dhe i bëri thirrje Phenianit të negociojë për arritjen e një de-nuklearizimi të plotë.

Rajonet spanjolle marrin masa të

reja anti Covid-19

Sulm ndaj një stacioni policie

në Paris

Coronavirusi mbijeton për 28 ditë në hekur dhe xhama telefoniStudiuesit thonë se virusi infe-

ktues COVID-19 mund të mbetet në sipërfaqe, të tilla, si kartëmonedha, ekranet e telefonit dhe në hekur për 28 ditë. Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës australiane sugjerojnë se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë shumë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej. Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, te-shtinë ose flasin. Por, ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në metal dhe plastikë.

Trump i drejtohet përkrahësve: Po ndihem mirë Dhjetëra protestues e gazetarë arrestohen në Minsk

mitur”, shkruante në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Azerbajx-hanit në Twitter.

ReagimiAgjencia Retuers ka raportuar se

korrespondentët kanë parë të paktën një trup të pajetë, teksa nxirrej nga një ndërtesë banimi në Ganja. Por, Minis-tria e Mbrojtjes së Armenisë ka thënë se këto pretendime janë “gënjeshtra” dhe e ka akuzuar Azerbajxhanin se ka bombarduar në pjesë të ndryshme të rajonit të Nagorno Karabakut, përf-shirë edhe në qytetin më të madh në këtë rajon, Stepanakert. Baku po ashtu ka akuzuar Armeninë se ka tentuar që të kryejë sulme me raketa dhe dronë në një stacion elektrik në Mingchevi, por pa sukses. Arayik Haratyunyan, lideri i forcave etnike armene në Na-gorno Karabak tha se marrëveshja e

armëpushimit e ndërmjetësuar nga Rusia ende është në fuqi, por situata vazhdon të jetë e tensionuar. Ai shtoi se shkëmbimi i të burgosurve, që është pjesë e kësaj marrëveshjeje pritej që të niste më 11 tetor, por tashmë ka dyshime se ky proces mund të nis. Të dyja palët i mohuan vazhdimisht pohimet e njëra-tjetrës në lidhje me aktivitetet ushtarake. Sakaq, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të dre-jtat e njeriut ka deklaruar se kishte marrë njoftime të pakonfirmuara se më shumë se 50 civilë, përfshi fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftimeve me 27 shtator. Luftimet po ashtu u kanë marrë jetën rreth 400 ushtarëve dhe kanë detyruar mijëra njerëz që të braktisin shtëpitë e tyre. Territori me popullsi kryesisht armene e shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin

1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim. Pavarë-sia e atij territori nuk njihet në arenën ndërkombëtare. Luftimet në Nagorno Karabak nisën më 27 shtator dhe po konsiderohen si më të ashprat në vitet e fundit. Rajoni i Nagorno Karabakut ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, që mbështeten nga Jerevani, që prej 1994, kur ishte arritur një marrëveshje armëpushimi, që i dha fund një konflikti të separatistëve. Që atëherë, Nagorno Karabaku është banuar dhe qeverisur nga armenët etnikë, duke detyruar qindra-mijëra azerbajxhanas të largohen nga rajoni dhe të shpërngulen.

Rajonet spanjolle të Katalon-jës dhe Navarres kanë vendosur masa të reja kufizuese kundër coronavirusit për shkak të rritjes së rasteve të reja të infektimeve. Sekretari për Shëndetësi në Katal-onja, Josep Maria Argimon, tha se u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’i urdhërojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpitë e tyre në 15 ditët e ardhshme. “Pa vendosjen e këtyre masave, brenda dy-tre javësh, situata këtu do të jetë si në Madrid”, tha ai.

Rreth 40 persona të paiden-tifikuar të armatosur me shu-fra metalike dhe duke përdorur fishekzjarre si predha u përpoqën të sulmonin një stacion policie në periferitë e Parisit të Shtunën në mbrëmje. “Sulm i dhunshëm natën e kaluar në stacionin e pol-icisë të Champigny me të shtëna mortaje dhe predha të ndryshme. Asnjë oficer policie nuk u lëndua”, shkruhej në postimin në Twitter të policisë së Parisit.

Për herë të parë që nga dalja nga spitali në të cilin po trajtohej pas infektimit me coronavirus, Presidenti amerikan Donald Trump, për herë të parë është shfaqur në publik nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë. “Po ndihem shumë mirë”, ka thënë Trump teksa bëri me dije se vaksina kundër coronavirusit do të jetë e gatshme për përdorim “shumë shpe-jt”. Bazuar në deklaratën e mjekut të Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, presidenti Donald Trump, nuk rrezikon ta transmetojë coronavirusin tek të tjerët, pavarësisht se ende nuk është sqaruar nëse në testin për virusin, presidenti ka dalë pozitiv apo negativ. Infektimi i Trump ka shtyrë edhe debatin e planifikuar mes tij dhe kundërshtarit demokrat Joe Biden më 15 tetor.

Që nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të fundit të 9 gushtit, rezultat që nuk njihet as nga qyte-tarët e as nga ndërkombëtarët, Bjellorusia ka qenë nën pushtetin e protestave të përditshme. Rreth 50 protestues janë arrestuar dje në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas përleshjeve me policinë. Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa mijëra protestues më 11 tetor. Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi ka thënë se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja. Disa shtete e kanë shpallur Syatlana Tsikhanouskaya fituese të zgjedhjeve. Lid-erja opozitare, menjëherë pas zgjedhje është larguar për në Lituani, pas kërcënimeve ndaj familjes së saj.

Natën e 11 tetorit, Ganja, qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan dhe përtej vijës së fron-tit, u qëllua me zjarr raketash nga forcat e armatosura armene. Sulmi shkaktoi vdekjen e shtatë civilëve dhe pla-gosjen e 39 të tjerëve, përfshirë të mitur...

Page 14: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT14 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

k r o n i k e www.sot.com.al

“Sipas informacionit paraprak nga policia bëhet me dije se ngjarja ka

ndodhur paraditen e djeshme rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në Dobraç afër “5 heronjtë e Vigut”, teksa pre e këtij atentati ka rënë edhe babai i Mentor Hasanajt Xhelal Hasanaj...

Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, lihet në burg babai i autorit, ja akuzat që rëndojnë ndaj autorit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest me burg” për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët rezultuan të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas 5 ditësh. Sipas buri-meve, ky vendim nga gjykata erdhi pasi Rrok Pepaj akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Ndërsa, tre ditë më parë Pepaj ka dhënë dësh-minë e tij për disa orë në Policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dësh-misë së rreme pasi sipas tyre ai është një per-son që ka pasur dijeni për ngjarjen. Ndërkohë pavarësisht masës së sigurisë dje në dëshminë

e radhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. "Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore, por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse unë jam i sëmurë dhe kam edhe gruan të sëmurë", tha ai. Referuar ngjarjes së rënë të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe,

i dyshuari kryesor për vrasjen e të rinjve është Danjel Pepaj, i cili nga të dhënat mësohet të ketë qëlluar gjakftohtësish drejt kushëririt të tij Klement Pepaj dhe shokut të tij Vilson Çutaj, pas një sherri për parcelat e kanabisit. Ndërsa, referuar dinamikës së ngjarjes nga të dhënat e banorëve dhe grupeve hetimore, mësohet se filli i kësaj historie nis teksa Danjel Pepaj, 1 ditë para raportimit të zhdukjes së tyre, pas një sherri, është rrahur shumë keq nga Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Bajzë, ku këta të fundit e akuzonin se kishte vjedhur një sasi kanabisi, e cila u përkiste atyre. Në kushtet e torturave fillimisht Danjel Pepaj mendohet të ketë mo-huar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por më pas është detyruar që të

thotë “po”. Pas sherrit, nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit ndërsa atje Danjel Pepaj dyshohet se ka marrë një armë të fshehur dhe i ka qëlluar të dy personat që e kanë rrahur më përpara. Ndërkohë, Danjel Pepaj dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAtentati dyshohet se ka lidhje me detyrën e 37-vjeçarit

Albiona LIPO

Një tjetër atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e djeshme në Do-

braç të Shkodrës teksa ka mbetur i plagosur rëndë shefi i Policisë Bashkiake të Malë-sisë së Madhe, Mentor Hasan-aj 37 vjeç. Sipas informacionit paraprak nga policia bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në Dobraç afër “5 heronjtë e Vigut”, teksa pre e këtij atentati ka rënë edhe babai i Mentor Hasanajt, Xhelal Hasanaj 74 vjeç, ndër-kohë ka shpëtuar mrekullisht bashkëshortja e tij Vjollca Hasanaj 28 vjeç. Referuar të dhënave paraprake, të tre kanë qenë duke udhëtuar, në makinën e policisë me targë AA 019 AJ teksa dyshohet se një person i paidentifikuar duke udhëtuar me motor, ka qëlluar me breshëri plumbash nga ana e shoferit, që ishte Mentor Hasanaj, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj, ku për pasojë ka ngelur i pla-gosur edhe babai 74-vjeçari Xhelal Hasanaj. Të dy babë e bir janë dërguar menjëherë në Spitalin e Tiranës teksa ndodhen në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ende nuk është bërë i munduar identifikimi i personit të dy-shuar për kryerjen e këtij atentati, ndërsa gjithashtu nuk ka ndonjë të dhënë për motivin e këtij atentati, por dyshohet se ka lidhje me de-tyrën e 37-vjeçarit. Ndërkohë, për zbulimin e dinamikës së ngjarjes, dhe për të rënë në gjurmët e autorit, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nga ku po bëhet krehja e zonës përreth. Ndërsa në ndihmë të tyre

kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku po vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen sa më shpejt të autorit.

Njoftimi i policisë, ja detajet

Ndërkohë, lidhur me at-entatin e djeshëm ku mbetën të plagosur rëndë shefi i Pol-icisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç, ka reaguar edhe policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp ku janë zbardhur detajet e deritan-ishme të ngjarjes së rëndë. Sipas saj, konkretisht aten-tati ka ndodhur paraditen e

djeshme rreth orës 12:30 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, teksa një person ende i paid-entifikuar i cili qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mak-inës së Policisë Bashkiake Malësia e Madhe, ku mbeti i plagosur Mentor Hasani dhe babai i tij Xhelal Hasani. Të dy babë e bir janë dër-guar menjëherë në Spitalin e Tiranës teksa ndodhen në gjendje shumë të rëndë shën-detësore. “Më datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka qëlluar me armë zjarri në

Atentat me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagoset me armë zjarri shefi i Policisë Bashkiake dhe i ati, ja detajet

drejtim të mjetit të Policisë Bashkiake Malësia e Madhe, ku udhëtonin shtetasit M. H. 37 vjeç, V. H. 28 vjeçe dhe Xh. H. 70 vjeç, banues në Malësinë e Madhe. Si pasojë janë plagosur shtetasit M. H, me detyrë Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe Xh. H., i ati i tij, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Poli-cisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendng-jarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona ku dyshohet se ka lëvizur au-tori”, deklaron policia. Policia gjithashtu njofton se në ndi-hmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën intensive për grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit.

U kapën me lëndë drusore pa leje, arrestohen 4 persona në Korçë

Plot katër persona kanë rënë dje në prangat e policisë në Korçë pasi u kapën duke transportuar me 4 automjete tip fuoris-trada një sasi prej 12 m dru zjarri të llojit ah, pa dokumentacion përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan shtetasit me inicialet S. T., 23 vjeç; O. B., 40 vjeç; D. P., 30 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vithkuq të Korçës. Ata u kapën nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Shtyllë dhe vendit të quajtur “Qafa e Martës”, duke transportuar me 4 automjete tip fuoristrada një sasi prej 12 m dru zjarri të llojit ah, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetet e përdorura për prerjen e druve, motorseka dhe sëpata”, deklaron policia. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Tentoi të vrasë 17-vjeçarin, arrestohet 54-vjeçari në Maliq

Policia e Korçës ka arrestuar dje një 54-vjeçar pasi tentoi të vrasë duke goditur me mjet prerës në kokë një 17-vjeçar. “Shërbimet e Komisariateve të Policisë Maliq dhe Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër shëndetit dhe jetës së personave, në bazë të informa-cioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë mirëorgan-izimit bënë të mundur ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim: K. S., 54 vjeç, banues në fshatin Këmbëthekër, Maliq, pasi ky shtetas më datë 05.10.2020, në këtë fshat, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një 17-vjeçar, banues në Maliq, duke e goditur me mjet prerës në kokë, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Korçës është larguar në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaron policia.

Po transportonte 15 emigrantë, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Një 39-vjeçar është arrestuar dje në Korçë pasi po transportonte 15 emigrantë për t'i ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Policia njofton se janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë. "Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narko-tikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor "Perimetri", është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë", thotë policia.

Page 15: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“41-vjeçari dyshohet se është pjesë e një grupi shumë të fortë

kriminal në Elbasan, më konkretisht e grupit të Çapajve, ku bënte pjesë edhe Sokol Çapja i cili u vra nga Gentian Beqiri në dhjetor të 2005...

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, arrestohet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Liria e një 29-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për grup të strukturuar kriminal, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, mori fund dje pas arrestimit nga policia e Spanjës. Sipas policisë bëhet fjalë konkretisht për personin e identifikuar me iniciale G.M., 29 vjeç, banues në Reps, i cili pritet të ekstradohet drejt vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, u bë i mundur

arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ek-stradimin drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar G. M., 29 vjeç, banues në Reps. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur, masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i struk-turuar kriminal”. Shtetasi G. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërkohë disa ditë më parë

Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e një 43-vjeçareje nga Greqia drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas policisë, bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Aurela Doksani banuese në Fier e cila është dënuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 6 vjet dhe 8 muaj burg për trafik heroine. Referuar të shkuarës së saj në veprimtaritë kriminale, policia gjithashtu bën me dije se 43-vjeçarja ka qenë e arrestuar para 9 vitesh teksa është kapur në tentativë trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, me destinacion drejt Greqisë. Konkretisht, më datë 8 gusht të vitit 2011, ajo u arrestua duke tentuar të trafikojë 129.3 gramë heroinë drejt shtetit grek. Gjithashtu policia njofton se, më datë 11 prill 2012 gjykata ka nxjerrë urdhër

për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09 prill 2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme. Por, 43-vjeçarja nuk është gjendur në shtëpi dhe në këto kushte u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraArrestimi tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë

Albiona LIPO

Nj ë p e r s o n m e rrezikshmëri të lartë shoqërore me emrin Jorgo Leku 41 vjeç

nga Gjirokastra është arrestuar dje në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dyfishtë në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit babë e bir, në 15 gusht të 2012. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. 41-vjeçari i cili fshi-hte identitetin e veprimtarive të tij kriminale nëpërmjet 3 emrave Olsi Leka, Giorgo Le-kou, Jorgo Leku njihet edhe si njeriu që dyshohet se ka nisur 173 kg kokainë nga Pireu në Durrës që më pas doli se ishte oriz. Gentian Beqiri dhe babai i tij Nezir Beqiri u ekzekutu-an në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Referuar ngjarjes, fillimisht ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit, i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie. Më pas ka qenë babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Por në ato momente Cani qëllon me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobëta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Njoftimi i policisë, detajetNdërkohë, lidhur me ar-

restimin e të shumëkërkuarit Jorgo Leku ka reaguar edhe

policia nëpërmjet një dekla-rate për shtyp, duke zbardhur detajet e veprave kriminale të kryera nga 41-vjecari. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë dje falë bashkëpunim-it mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, pasi më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri personin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir

Beqiri. “Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informa-cionit është kapur në Greqi, një tjetër i kërkuar për vrasje të dyfishtë. Si rezultat i bash-këpunimit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacionit të grumbulluar nga struk-turat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhjen e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo

Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 15.08.2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, në bashkëpunim me per-sona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri”, deklaron policia. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë. Policia njofton se ky per-son ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Rrahje, vjedhje e ngacmime, shkatërrohet banda me shqiptarë në Itali

Disa persona të mitur në Itali, kishin arritur që të formojnë një bandë të vërtetë, të quajtur “Hellbanianz”, që me fjalë të tjera do të thotë “ferri shqiptar” dhe kanë kryer kërcënime, zhvatje, ekspedita ndëshkimore, grabitje, vjedh-je dhe ngacmime. Sipas burimeve, anëtarët e bandës nuk janë të rritur, por fëmijë. Sipas burimeve, tre nga ta ndodhen tashmë në një burg për të mitur në Piemonte, ndërsa 18 janë nën hetim. Nga 18 persona që janë nën hetim, 13 janë në moshë të mitur, shkruajnë mediat italiane. Mësohet se agresorët kanë kryer një sërë krimesh, duke funksionuar si një bandë e vërtetë. Ata vidhin çanta të njerëzve, sidomos të personave të vegjël në moshë. Anëtarët e bandës në një rast kishin ngacmuar një vajzë të re në mënyrë serioze, ndërsa për ta mbrojtur kishte dalë një shtetas i ri.

Përfshihet nga flakët një banesë në Sovjan të Maliqit, dyshimet e paraNjë banesë është përfshirë dje nga flakët mëngjesin e

kësaj të diele në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informa-cioneve mësohet se banesa është në pronësi të personit të identifikuar me emrin Kudret Pashollari, i cili prej vitesh jeton me familjen e tij në Itali. Si pasojë e flakëve burime bëjnë të ditur se ka dëme të shumta materiale ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së këtij zjarri, banesë e cila prej vitesh ishte e pabanuar. U desh ndërhyra e zjar-rfikësve të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos patur pasoja edhe tek banesat e tjera ndërsa policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të ng-jarjes. Ndërsa para pak kohësh një automjet është gjetur e djegur në lagjen “28 Nëntori”, e cila rezulton të ketë qenë në pronësinë e një biznesmeni nga Elbasani.

Ishte në kërkim për ekzekutimin e dyfishtë në Elbasan, arrestohet në Greqi i

dyshuari për vrasjen e babë e bir në 2012E shtypi me makinë në Durrës,

dyshohet vrasje me dashje për hakmarrjePolicia e Durrësit ka zbardhur dje shkakun e ngjarjes

rrugore në Rromanat, ku një 57-vjeçar u godit për vdekje nga një makinë, që drejtohej nga 41-vjeçari M. I. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se është vrasje me dashje për hakmarrje, pasi babai i 57-vjeçarit ka vrarë në vitin 2006 babain e autorit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i këqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesionale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç”, deklaron policia.

Page 16: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT16 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Dok. Arqile VESHI

Dihet se Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 9 Maj 1945 dhe Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944, Ushtria Mbretërore greke

e ndihmuar nga ushtria amerikane dhe an-gleze, pas 8 muaj provokacione të njëpasn-jëshme në kufi, më 2 Gusht 1949 vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë të cilët shkaktuan dëme të pallogaritshme në ekonominë e vendit, mbi 80 tanke dhe një divizion artilerie me afro 400 gryka zjarri me pretekstin se po ndiqte forcat komuniste greke, pasi sipas tyre Shqipëria ndihmonte forcat demokratike partizane greke. Ndërsa qëllimi i vërtetë i qeverisë greke ishte realizimi i Megalo-Idesë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë (Vorio-Epirit) për të cilën nuk heq dorë. Natyrisht në këtë periudhë shteti shqiptar megjithëse i porsa dalë nga Lufta e Dytë Botërore, disi i organ-izuar me të gjitha institucionet e nevojshme përfshi edhe Ushtrinë Popullore Shqiptare, e cila edhe në ato kushte bëri të mundur e mobilizoi e futi në luftë për mbrojtjen me çdo kusht të integritetit territorial të vendit nga monarko-fashistët grekë rreth 10 mijë ushtarë të organizuar që nga postat kufitare, reparte e njësi të skalonuara në disa skalone si dhe mbante në gadishmëri për t’i hedhur në luftim kur të ishte e nevojshme edhe rreth 30 mijë trupa të tjera pranë zonës së luftimit. Pra, duke patur një ushtri të organizuar u bë e mundur që të mbrohej me dinjitet e krenari çdo pëllëmbë tokë e truallit shqiptar dhe grekëve t’u tregohej vendi e se Shqipëria ka zot. Për këtë është kuptimplotë deponimi në kujtimet e ish-komandantit të postës kufitare

në Vidohovë, Xhafer Matuka (Vidohova 2 gusht 1949, Tiranë 1968 faqe 84), ku nder të tjera thuhet se trupat greke lanë të varë në tokën shqiptare rreth 300 ushtarë e oficerë, rreth 590 të plagosur dhe 270 robër, ndërsa nga forcat tona për 10-12 ditë luftime të përgjakshme deri në bajonetë me bajonetë, mbetën të vrarë 29 ushtarë e oficerë dhe 127 vetë të plagosur si dhe dëme të ndjeshme materiale.

Duke sjellë në kujtesë sulmin ushtark grek të 2 gushtit 1949 dhe kërkesat e viteve të fundit të qeverisë greke si për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, si dhe ajo për detin e gjirit të Sarandës e të tjera pretendime nuk është e vështirë të kup-tohet se Greqia nuk ka hequr dorë e nuk heq as në të ardhmen për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Natyrshëm shtrohet pyetja: A është Shqipëria e përgatitur ushtarakisht për ta përballuar një agresion të mundshëm nga Greqia apo ndonjë vend tjetër? Në kushtet e reja politike-ushtarake që ka hyrë edhe vendi ynë pas viteve 1990 e këtej si dhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO është një hap më shumë për rritjen e sigurisë dhe sovran-itetit të vendit tonë. Kjo buron nga objekti themelor që ka patur dhe ka kjo organizatë, i cili është garantimi dhe sigurimi i të gjithë anëtarëve të saj me mjete politike dhe ush-tarake, sipas parimeve të kartës të Kombeve të Bashkuara. Bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, Aleanca ka punuar e punon për vendosjen e një rendi të drejtë e të zgjeruar paqësor në Europë e më gjerë. Bazuar në këtë objektiv themelor, mundëson krijimin e kushteve për çdo anëtar për rritjen e bash-këpunimit, si midis pjesëtarëve të Aleancës,

ashtu edhe me vendet e tjera për rritjen dhe zhvillimin e strukturave organizative për rritjen e sigurisë individuale të çdo shteti dhe në tërësi të shteteve pjesëmarrësve në këtë aleancë. Dihet se Aleanca në strateg-jinë e saj zbaton politikat e sigurimit, duke mbajtur e konsoliduar një arsenal ushtarak, të mjaftueshme për të parandaluar luftën e për të siguruar mbrojtje të efektshme, ajo ka aftësi të përgjithshme për të ballafaquar me sukses shmangien e krizave që lidhen me sigurimin e anëtarëve të saj si nëpërmjet përpjekjeve politike, dialogut, midis palëve në konflikt dhe veprimeve bashkëpunuese për sigurimin, parandalimin dhe mbrojtjen ndaj çdo agresioni kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo shteti anëtar në këtë aleancë. Pra parë me këtë kënd-vështrim, qenia anëtar i kësaj Aleance rritet besimi për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovran-itetit territorial të vendit nga çdo agresion i mundshëm ndaj vendit tonë. Mirëpo, duke referuar faktet se Aleanca angazhohet në tërësi në veprime të përbashkëta e me bashkëpunim të ndërsjelltë midis shtetesh pjesëmarrëse e sovrane të bazuar në pan-dashmërinë e sigurimit të secilit anëtar. Kjo ndërvarje kërkon që çdo anëtar të mos dety-rohet të mbështetet vetëm në potencialet e veta kombëtare, karshi sfidave themelore të sigurisë. E megjithatë politika dhe strategjia e Aleancës nuk u heq shteteve anëtare të drejtat e detyrat për të realizuar përgjeg-jësitë e tyre sovrane në fushën e mbrojtjes të vendit e kombit të tyre që do të thotë se çdo shtet pavarësisht se edhe anëtar i Aleancës, duhet të marrë masa që në çdo rrethanë politiko-ushtarake të jetë në gjendje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit ter-

ritorial të vendit të vet. Pra duke vlerësuar rolin e pamohueshëm të Aleancës në rritjen e sigurisë së mbrojtjes së vendit është e do-mosdoshme që të merren masa për organ-izimin e ushtrisë shqiptare me tërë tiparet e mbrojtjes së vendit ashtu si edhe vendet që ndonëse janë anëtare të Aleancës, por që kanë të organizuar ushtrinë e tyre. Fakte për këtë janë ngjarjet e fundit midis Greqisë e Turqisë të cilat janë anëtare të Aleancës, por kur u prekën sadopak interesat e tyre në Egje, ato bazuar në arsenalin ushtarak të tyre treguan dhëmbët njëra-tjetrës për të mbrojtur sipas tyre sovranitetin respektiv. Natyrshëm del pyetja po vendi ynë që ka kufi shtetin grek i cili nga viti 1941 mban në fuqi ligjin e famshëm të luftës dhe pretendon për territore në Jugun e Shqipërisë në raste nev-oje si mund të përballohet një agresion apo provokim i mundshëm si ai i 2 Gushtit 1949 kur nuk kemi ushtri të organizuar me batal-ione, brigadë, e divizione dhe me përcaktim të detyrave luftarake për situate të veçanta duke mos përjashtuar bashkëpunimin e bashkëveprimin me forcat e aleancës. Duke e quajtur e vlerësuar si detyrë të rëndësishme për mbrojtjen e sovranitetit të vendit, mendoj e sugjeroj që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare të organizojë punën e të kryejë studim për organizimin dhe funksionimin e ushtrisë shqiptare në përshtatje me konjuk-turat politike e ushtarake të kohës me qëllim që të sigurohet sovraniteti e mbrojtja e vendit në çdo rrethanë e situatë politiko-ushtarake që mund të krijohet dhe jo thjesht të mbahet ushtria vetëm e vetëm për të kryer detyra ndonëse janë të domosdoshme për mbrojtjen shtetërore civile të vendit që është e aftë dhe e kryen aktualisht mirë këtë detyrë.

Ushtri për mbrojtjen e sovranitetit territorial apo për mbrojtjen shtetërore civile të vendit?

Nga Besi BEKTESHI

Çfarë ndodhi që rifil-lon "urdhri" që thyen të drejta themelore të njeriut? Po pra,

një nga marrëzitë botërore tashmë që marrin përsipër "medemek" të mbrojnë jetën e njeriut duke thyer liritë e të drejtat e pikërisht njeriut. Dikur caktoheshin oraret dhe marrëzitë me gruan larg dhe shoqet afër, ose blindat për të frikësuar shqiptarët, sot pa asnjë lloj leje nga Kuvendi merret përsipër të detyrohet një ndryshim jete me urdhër. Nejse, Kryekomandanti i Surrelit, shfrytëzon modele e një personi i pavotuar si Konte në Itali, që të urdhërojë popullin e tij në mënyrë sa groteske dhe keqane. Konte-s në marrëzinë e një ad-ministrimi fajtor, i vdiqën pleqtë në azile dhe të sëmurët në spitale dhe tashmë kall frikën në Itali sërish. Po në Shqipëri çfarë ka ndodhur, kush janë parametrat që kanë ndryshuar që të dety-rohet maska? Italia ka një të vdekur për 1600 ne kemi një të vdekur për mbi 7500 njerëz deri tani (sepse kjo është e dhënë që sigurisht ndryshon si statistikë) dhe nuk kemi pse të krahasohemi fare? Çfarë ka tani, apo po vjen dimri dhe...? Çfarë ka ndodhur kur të gjitha statistikat nuk tregojnë asgjë ndryshe ose acarim të vrullshëm të koronës te ne? Pse u dashka të imitojmë popujt indokinezë apo popullin japonez? Çfarë modeli të përbashkët mendor, psiqik, filozofik, por dhe në sjellje apo rituale e zakone kemi me to? As që kemi ndonjë ndryshim (kaq të madh) me statistika pasojash nga korona me Suedinë dhe nuk imitojmë atë, por aziatikët? Pse? Po pra sepse Rama nuk është se do të ruajë shoqërinë shqiptare, ose popullin e tij. Ai e para kënaqet, kalon në ekstazë, kur jep një urdhër idiot dhe e shoqëron me sanksione që të tremb një shoqëri që pastaj ta kënaqë si kur kjo shoqëri ja shan dhe shpirtin e tij dhe kur i trembet seriozisht nga korona dhe nga gjoba. Po kalon fare në

Urdhri i krijimit të shoqërisë "maskë" si asambleja socialiste!ekstazë. E këtu ky komandanti ynë ndryshon nga Konte në Itali që e di se ka një popull që trembet disi nga Korona. Kryekomandanti i Sur-relit po tenton kthimin e shoqërisë shqiptare si "asambleja socialiste" me të ndenjura në beton te teatri veror dhe me maska (shumica) në fytyrë. Biles aty kur po fliste për "fitori-et" e mëdha të krahasuara me vitin 1938 - o më falni, me vitin 2013-të, dikush po ja çonte nervat se ishte pa maskë. Sipas kryekomandantit të Surrelit të Spiropalit, pa maskë duhet të jetë vetëm ai, kurse të tjerët padyshim duhet të jenë thjesht një maskë. Njerëzit në asamble duhet të dallohen nga maska dhe ngjyrat e saj në pamundësi të dallimit të ngjyrës së të mbathurave. Përndryshe nuk duhet të kenë asnjë dallim ose asnjë indi-vidualitet. Po pra në pamundësi që t’u ngjajnë kinezëve apo japonezëve apo indokinezëve që janë pothuaj njësoj në fytyra - maska e kryen këtë detyrim barazie fatkeqe. Kryekomandanti legjendar i Surrelit i do të gjithë shqiptarët në "ballo me maska" ose më mirë "në karnaval si asambleja e PS-së ku maska të jetë koncepti filozofik dhe politik". KM-ja ose Kryekoman-danti i Asamblesë maskë, kështu do në përg-jithësi shqiptarët. Ai sigurisht e di se nuk mund të bëhen kështu. E di se nuk mund të urdhërohen dhe nuk i zbatojnë pavarësisht gjobave dhe e di se nuk i kontrollon dot. Kryekomandanti ka vetëm formën dhe urren përmbajtjen. Ai vetëm pikturon flutura (në mure dhe filozofi) dhe ëndërron maska në shtetin që pikturon dhe nuk ndërton. Kështu i do dhe njerëzit dhe shoqërinë - mundësisht vetëm formë. Kurse përmbajtja në fakt në sajë të vetëm formës është korrupsioni. Kryekomandanti i maskave të asamblesë në saj të formës dhe maskave që do të bëhen lëtyrë

në surratin e shoqërisë, arrin të fitojë pikërisht zbatimin e urdhërit dhe jo ligjit apo përmbajt-jes. Kryekomandanti i Manastirliut i ka spitalet dhe qendrat shëndetësore vatra korone dhe pamundësie kurimi. As që bëhet fjalë se njerëzit tashmë kanë besim te kurimi në spital normal-isht. Ku nuk e di se çfarë të pret po të shkosh të kurohesh. Sot njerëzit marrin borxh të kurohen në shtëpi. Mirëpo kryekomandanti ka "ndërtuar" katër aeroporte dhe rrugët ose korridorin "blu", portet dhe sigurisht ka arritjet më të mëdha në "lumturinë" që ju ka dhënë shqiptarëve. Po pra të krahasuara edhe me maskaxhinjtë përballë si Berisha, Basha, Kryemadhi dhe padyshim presidenti i propozuar dhe aprovuar nga socialistët ose Meta. Komandanti i Leg-jionit të Nderit e do shoqërinë shqiptare një maskë politike. E do sepse ai në fakt e urren. E urren, sepse i ngjan atij në qenien anormale krejtësisht sipërfaqësore. E urren se nuk është e zonja të ndërtojë as shtet me ligje dhe as ligje shteti normal. Kryekomandanti i Spiropalit urren këtë shoqëri dhe prandaj e detyron të vendosë maskë, sepse ajo nuk do rregullin, as normalitetin e dakordësuar kur kemi larguar super shtetin maskë dhe të fitoreve të mëdha si ai i "shokut Enver" që Komitetin Qendror e kishte maskë duartrokitëse, por pa maska në surrat. Po pa maska, por me maskën "surrat real" e idiotëve që ju bëheshin duart flluska nga duartrokitjet po kaq idiote pothuaj si ato të asamblesë së Kryekomandantit të Karnavalit me maska, në liqenin e Tiranës. Kaq asgjë më shumë se sa kaq. E kjo është dhe fatkeqësia e madhe e këtij vendi. Ato kanë sipër një "flutura vizatues" në karnavalin me maska që shoqëria shqiptare tashmë ka si mrekulli të saj mbas 100 viteve shtet

modern shqiptar. Por ka dhe diçka tjetër. Kryeko-mandanti përveç formës ka dhe një përmbajtje të vogël. Po atë të përfitimit diçka dhe prej urdhrave anti liri dhe demokraci. Nga një mbyllje pothuaj absurde dikur u rrëzua teatri dhe shumë vila dhe u hodhën qindra tendera përfitues. Mbas sho-qërisë me maska duhet të ketë diçka, por akoma mbetet për t’u zbuluar. Nuk ma merr mendja se duhen shitur kaq shumë maska dhe tenderi ka interes. Duhet të jetë diçka tjetër. Në fakt fjalimet e tij patetike, karnavaleske duhen për njerëzit me maska për t’iu mos kuptuar as ndryshimi në fytyra. Pa maska kryekomandanti i Surrelit do vetëm Spiropalen dhe disa prej mrekullive gra të Rilindjes që kur ai flet dhe perfomon (sepse asnjëherë nuk ka përmbajtje) ta shikojnë të dashuruara, për nga kulmi i marrëzisë teatrale me qëllim propagandën idiote retro-kulturore që askush tashmë në Ballkan bën, ose ka dëshirë të bëjë politikisht. Ky po, ka akoma delirin për të bërë fjalë mbajtësin e stërzgjatur përballë tur-mës që edhe Fidel Kastro po të ishte gjallë, nuk do ta konkurronte për nga mërzitja dhe lodhja që të jep një delir i tillë pikërisht propagandë. Të gjithë të tjerët kryekomandanti i do me maskë. Kështu i ruan nga individualiteti, nga liria e ajrit të pastër dhe nga buzëqeshja. Kryekomandanti "vdes" për të dëgjuar popullin e tij kur zëri i del i përpunuar nga maska, kur sytë ju shikojnë lodhshëm nga era e maskës së qelbur me orë të gjata. Kur veshët ju shtrembërohen nga llastiqet apo rripat e maskës, nga era e keqe që i vjen një maske që merr nga goja gjatë orëve të gjata si karnaval i përditshëm. Këtë e shet për "mbrojtje të shëndetit" teoria surreliane e mjeshtrit të madh të Spiropalit dhe Manastirliut. E me këtë ai do të vazhdojë të shkojë - nga "fitorja në fitore".

Page 17: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e Nga Enver CAKAJ

Si shumë zhurmë po na bëjnë këta ko-raqët e opozitës. Koraq quhet misri, që nuk e plotëson kallirin me kokrra, po ka ndonjë kokërr nëpër të. A e dini

përse e bëjnë këtë zhurmë? Se qëkur kanë humbur pushtetin nuk kanë paraqitur asnjë alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë. Gjithë këto vite u ngjirën së kërkuar zgjedh-je të parakohshme. Bënë edhe ca si punë protesta shëtitëse dhe ja lanë dopio gjashtën Presidentit. Protestën e fundit e bëri ai me militantët e PD-së. Se partia e tij u shkërmoq. Lulushi ka hartuar një copë si program për të nxjerrë nga kriza vendin, por as vetë nuk e di se çfarë ka shkruar. Vjen vërdallë e shtie dhëmbëzi që nga rrethet, se qeveria nuk e zbaton programin e tij! Kërkon t’u mbushë mendjen atyre tre-katër vetave që takon, se vetëm ai mund ta rregullojë këtë vend. Por populli e pa si e rregulloi Tiranën për katër vjet. Sa hipi në karrige nuk u pa më nëpër Ti-ranë. Më mirë që s’doli, se do të kishte prishur dhe të tjera siç prishi sheshin “Skënderbej”. Tani është bërë si punë shëtitësi dhe frenat ja ka lëshuar Presidentit, që na del çdo ditë dhe, si garant i bashkimit të popullit, bën thirrje për t’i përçarë e futur në konflikt. Rri e rri dhe na del e kërcënon: “Rrini mirë, se

Si mund të votojnë “kokëpalarët” për vrasësit?

Nga Bardhyl BEJKO

Nuk është për t’u çuditur. I madhi Konica, para një shekulli e ka per-

ifrazuar se e keqja e shqipta-rit është vetë shqiptari. Pop-ulli për të treguar sa të ndarë jemi në momente të veçanta, natyrisht kjo nuk është në AND-në shqiptare, ku zotëron virtyti dhe dashuria e kalitur në shekuj nga veriu në jug dhe lindje-perëndim nuk ka një rast të vetëm që të kemi pasur sherre apo luftra mes nesh. Shqiptarët kanë bashkëjetuar brenda territorit të Shqipërisë, ku ka sunduar vëllazërimi dhe dashuria, mirëkuptimi, afiniteti, ndihmesa, të gjendurit pranë, jo vetëm në këto tri dekada, po gjatë tërë historisë shumëshekullore nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kur ka dhembur plaga në veri në krah të burrave të Malësisë, janë vënë jugorët. Kur rrezikohej kufiri nga cilado fuqi që synonte copëtimin e atdheut tonë nuk kanë munguar vullnetarët që linin pas shtëpinë e fëmijët, familjen, pasurinë për të qenë bashkë në mbrojtje të trojeve amtare, sprapsjen evazioneve që synon të copëtonin sa herë u paraqitej rasti. Kanë qenë këto përpjekje për të cilat historia ka treguar dhe kronikat e shekujve kanë memorizuar qën-dresën dhe bashkimin kombëtar në të gjitha ngjarjet lapidare të kombit tonë. Shumë herët, shqiptarë të mëdhenj, të ditur, trima, të stërvitur në beteja epike nuk e kanë kursyer jetën, i kanë dhënë vendit dinjitet e prosperitet në emër të integritetit territorial dhe mbrojtjes së çdo pëllëmbe toke amtare. Këtu janë shquar shqiptarë të mëdhenj dhe atdhetarë të zakonshëm që u mungonte buka, po jo trimëria, kishin privacione pa fund, po me tepri kishin atdhedashurinë. Kanë qenë këta qytetarë që i kanë dhënë Shqipërisë, dinjitet me bëmat e tyre, zgjuarsinë, duke i përkushtuar kombit, jetën deri në vdekje në emër të interesave madhore. Kështu me Skënderbeun, mbrojtën, jo vetëm territoret arbërore, po edhe fatet e krishtërimit europi-an. Me Ismail Qemalin, ngritën flamurin kombëtar, duke e shkëputur Shqipërinë nga Perandoria turke. Me udhëheqësit e Luftës Nacionalçlirimitare, të gjithë atyre që dhanë kontributet e tyre, duke marrë në dorë fatet

e vendit, ku u derdh gjaku i mijëra dësh-morëve në emër të lirisë. Në vitin 1990, Shqipëria nisi rrugëtimin për t’u bërë si gjithë Europa. Të bashkuar shqiptarët në 1990 rrëzuan sistemin komunist. I dhanë fund sundimit n jëpart iak dhe insta luan demokracinë funksionale. Në këto tri dekada, ndryshimet, pavarësisht nga luhatjet dhe çedimet e shumta, ndryshimi shoqëror është i prekshëm në çdo pore të jetës sonë. Ky rrugëtim nuk ka qenë në autostrada, ka pas-ur trauma të shumta edhe katastrofike me beteja politike mes faktorëve të ndryshëm partiakë. Në jo pak raste në emër të pushtet-it janë sakrifikuar interesa madhore, duke deformuar demokracinë dhe ndalur progres-in apo shkelur edhe të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe kthimin e vendit në vite mbra-pa, grabitjes së pasurisë kombëtare, rënien e shtetit nga politika konfliktuale, duke i shkaktuar popullit trauma e plagë nga pedantët e pushtetit diktatorët e rinj. E meg-jithatë edhe pse në mungesë totale të in-stitucioneve dhe rënies së shtetit, rendit apo drejtësisë, qytetarët i qëndruan larg përçar-jes. Etja për pushtet, jo në pak raste i ka ndezur gjakrat, ka shkaktuar trazira që kanë ndalur progresin, cënuar zhvillimin e ekon-omisë dhe deformimin e demokracisë. Rruga që kanë përshkuar shqiptarët i ngjan vrapim-it me pengesa. Marshim i vështirë. Me spraps-je e goditje të cilat na kanë afruar dhe larguar nga porta e hyrëse e BE-së. Rrugëtimi drejt integrimit nuk është kufizuar në këto tetë vjet, siç përpiqet ta interpretojnë liderët e opozitës. Pengesat nuk janë të krijuara nën sundimin e të majtës. Çdo vit ka pasur prob-lematika që janë krijuar gjatë ecjes drejt in-tegrimit edhe pse me zigzage, hapa të shpejtë e sprapsje, ngadalë e me pezullime, me vrap e ritmin e breshkës. Arritjet nuk janë meritë vetëm e mazhorancë as vetëm përgjegjësi e saj. Nëse sot, jemi duke ndjekur mundin e Sizifit me gurin mbi shpinë për t’u ngjitur deri në lartësinë ku gjendet BE, opozita e mazhoranca ka kusuret e veta. Gjatë viteve të ecjes drejt BE-së, ka pasur gjithnjë një udhërrëfyes permanent, dashamirës pa kufi, orientues në vendimmarrje. Ky faktor, është mbështetja ndërkombëtare. Dhe violinë e parë, Komisioni Europian, historia përsëritet. Komisioni Europian i mëparshmi, kryetari i tij, Knut Flakeshtejn pasqyroi gjithçka pozi-tive në ecurinë e vendit tonë. Po sa herë ai

numëronte arritjet, opozita sëmurej dhe ngrinte zërin kundër tij deri në akuza sikur të kishte përball halabakë të lagjeve skajore. Një fjalë e mirë për Shqipërinë, qindra aku-za ndaj tij. Sa herë ka bërë të njohura arri-tjet, ka qënë i arsyeshëm, i matur, thellësisht objektiv, i baraspeshuar, i paanshëm, larg politizimeve ekstreme të politikanëve të Ti-ranës. Si i tillë gjithnjë opozita ka krijuar polemika dhe zhurmë mes asaj që ka nën-vizuar Komisioni Europian, dashamirësisë dhe ndershmërisë të cilit i janë kundërvënë liderët pretendentë për pushtet, duke i vlerësuar si oksigjen për Edi Ramën dhe jo mbështetje për Shqipërinë. Komisioni Euro-pian nuk ka dhënë mbështetje as për qever-inë as për opozitën. Çuditërisht të gjitha raportet, historikisht opozita i ka trajtuar si suport politik për mazhorancën dhe për këtë qëllim janë sulmuar kryesuesit e Komision-it Europian. Në vend të gëzohej opozita për zërin pozitiv dhe trajtimin realist për shtetin shqiptar dhe përparimin e reformave, të lartësonte përpjekjet për ecjen drejt BE-së, pezmatimi, mllefi arrijnë kulmin. Liderët e opozitës, kanë qenë gjithnjë gati të vinin në shënjestër përfaqësuesit e Europës, vetëm se nuk mendonin e flisnin si opozita. Nuk ishin në një gjatësi vale me ta, nuk sulmonin qeverinë dhe kryeministrin ndaj janë sul-muar egërsisht. Llogaria meskine e liderëve politikë, konfliktet nisur nga sentenca se arritjet e kundërshtarit tim, janë dështimi im, Flakeshtejn është anatemuar e akuzuar me fjalët më fyese. U duk se intifada opozi-tare, akuzat, inati, shpërthimet, morën fund me Komisionin Europian të kaluar. Po nuk ishte e thënë. Komisioni aktual, kryetari Varhelyi u vendos në grykë të topit, jo për atë që përfaqëson, po atë që ligjëroi në Par-lamentin e Shqipërisë. Nuk mjaftoi deputeti analist Gjoni që iu sul komisionerit. Po Gjo-ni nuk mbeti vetëm. Një përfaqësues i rëndë-sishëm, ish-ministër dhe deputet i PD-së, i bëri radiografinë tredimensionale fjalës së komisionerit, duke e paraqitur si anormale ato që kumtoi në Kuvendin e Shqipërisë në drejtim të reformave dhe progresit në bete-jën kundër krimit, si dhe reformës në dre-jtësi e atë zgjedhore. Aldo, shprehu, jo gjy-kimin e tij, po lexoi pamfletin e partisë që përfaqëson. Liderët opozitarë, të partive të mëdha e ato minor, llogarisin çdo personal-itet që vjen në vendin tonë, si flet dhe cilën

Brengosje opozitare për frymën pozitive të Komisionerit Europian!

këtu e kam popullin”. Cilin popull ka ai, atë turmën milionëshe që vërshoi në protestë para Kryeministrisë, ku ju me Lulushin dhe Salinë vratë katër njerëz të pafajshëm?Ata që Presidenti i quajti kokëpalarë! A thua t’i zgjatin duart drejt kutive të votimit ata pa u ulur në gjunjë në shenjë falje? Duke ndarë ndonjë teneqeçkë për ca tralala,deklaron se Kuvendi na qenka i paligjshëm. Dhe ne kemi të drejtë t’i bëjmë ndonjë pyetje: Mirë more koraq, kur qenka i paligjshëm,përse i dërgove letër bashkëpunimi zotit Ruçi? Po ato ven-dimet e Kuvendit përse i kthen në dekrete?! Ke kohë që deklaron, që do të shpërndash Kuvendin! Pse nuk e shpërndan kur qenka i paligjshëm? A ke menduar se po ta bësh këtë, je në shkelje të ligjit? Gazetari i dëgjuar Frrok Çupi, të quajti vrasës dhe do të ngrejë një padi për ju. Po edhe unë se ç’kam dëgjuar për nja dy veta, po me të thënë e kam. Na bëre për të qeshur, kur na i vlerësove Salinë si njeri

të kalibrit të lartë! Për këtë të përshëndesim, se jeni të një kallëpi. Ti ishe mirë, po qëkur u përzjeve me Salinë, u bëre si ai. Që atëherë na i quajte popullin kryengritës kokëpalarë! Si mund të zbresin në sheshe ata që ti i quan të tillë? Mos na i ofendo e çakërdis popullin, se ke tjetër funksion! Me këto që po bën, e ke kthyer presidencën në një opozitë dhe nuk po ta var më njeri. Mbete duke i bërë thirrje Lulushit për mbështetje, se të kanë ikur bletët nga kosheret. Ti je President dhe kur shikon parregullsi e konflikte mes pushtetit dhe opozitës, lipset t’i thërresësh. Përse nuk e thërret kryetarin e partisë së shumicës nëse e konsideron veten mbi palët? Të mbeti goja duke thirrur,se koha është tani. Dhe këtë e përmend vend e pa vend për të bërë fushatë. Me këtë mendjelehtësi i ke krijuar shumë probleme popullit dhe vendit. Tani po na fut hundët edhe te partitë. Ç’punë ka presidenti se cilin kryetar zgjedh Partia Socialiste? Nuk

kemi parë President që të merret me përçar-jen e popullit. Nëse presidenti nuk e heq dot kryeministrin, le ta lërë presidencën dhe të dalë në fushatë të hapur dhe të bindë popullin për ta rrëzuar. Kjo që bën Presidenti është kalamallëk. Po të donte të rrëzonte Ramën le të qëndronte në atë parti dhe të bashkonte socialistët për ta hequr. Partia Socialiste nuk turmë, që e ruan një njeri me shkop në dorë. Ata i ka bashkuar një ideal e një bindje, të cilën nuk mund të heqin kryetarin me letra bakalli. Ata kanë aq kurajo sa ta heqin krye-tarin e tyre kur binden se ai nuk po e drejton mirë partinë dhe qeverinë. Nuk binden me letra rrugësh e përçarës të popullit. Populli e kupton, se ti ke porosinë e lulushërisë, të cilët, tok me ty, kërkojnë të shpëtojnë kokat se keni bërë shumë hakarete. Dhe Presidenti e ka lënë punën e tij dhe po merret me fushatë. Po me cilin do ta bëjë këtë fushatë, kur ai e ka quajtur popullin kokëpalarë.

anë mban. Opozita mbanë të ngritur antenat dhe vë me kohë të plotë në punë gjithë ra-darët për të kapur çdo frekuencë dhe mjerë ai që guxon e nuk flet me gjuhën e Bashës apo filozof Ndokës. Me këtë logjikë, janë vlerësuar të gjithë personalitet e huaja, am-basadorët, burrat e shteteve, miqtë që kanë ndihmuar Shqipërinë, duke i trajtuar të njëanshëm kur nuk kanë mbështetur opsio-net opozitare, po interesat madhore të kom-bit tonë. Duket sikur politika mezi pret një lajm të zi për atdheun tonë. Nëse në skajin më fundor të botës thuhet diçka kundër Shqipërisë, deklarata shumëfishohet dhe ngrihet deri në qiell. Ja e shikon kush iu drejton? E dëgjoni botën? Po raportet e Bankës Botërore a i keni njohur? Kjo është Shqipëria, e cila pret me padurim drejtimin tonë?! Ndryshe kur vlerësohet Shqipëria. Menjëherë nisin akuzat dhe denigrim total. Ndryshe kur nxihet gjithçka. Këto po që e bëjnë çakërqef opozitën. I shtojnë adrenal-inën dhe entuziazmin. E lartësojnë duke konkurruar edhe Himalajet. Kur Komision-eri Varhelyi përgëzon, opozita nxin. Kur evidenton ndryshimin e progresin, opozi-tarët ndihen të pezmatuar, të lënduar, bren-gosur, të papërfillur. Ata çuditërisht presin që përfaqësuesit e Europës të zbresin në Shqipëri me fjalorin e opozitarëve,të flasin si ata, të mbështesin çdo mallkim e akuzë të tyre. Ta vizatojnë vendin tonë me ngjyrat e zeza, të shpalosin të njëjtën tablo të zhvillim-it të vendit si opozita. Shkurt të marrin fjali-met e liderëve të opozitës, platformat e tyre, të ngrejnë në piedestal, jo atë që bëhet, po atë që do opozita jonë. Kështu me të gjithë të huajt aq sa është krijuar ideja në popull, se të huajt e duan më shumë Shqipërinë se vetë shqiptarët. Dhe ky argument, u shpalos tërë-sisht edhe gjatë këtyre ditëve të vizitës së Komisionerit Europian, i cili u përfshi edhe ai në listën e të anatemuarve të opozitës, duke e denigruar pa asnjë të drejtë. Logjika opozi-tare dhe ajo europiane, janë vite drite larg. Opozita duhet të korrigjojë shënjestrën dhe të mos nxijë gjithçka se kjo tokë është edhe Shqipëria e tyre. Dhe mbi të kanë jetuar miliona shqiptarë që kanë ardhur e kanë ikur, po trojet kanë mbetur dhe do jetojnë pafundë-sisht. Është atdheu ynë zotërinj opozitarë. Nuk është i Ramës. As i Bashës! Aq më pak të kërkojë të flasin europianët me gjuhën e tyre. Të deklarojnë dëshirat e opozitës. Të ngrejnë në piedestal akuzat e saj dhe të go-dasin qeverinë. Europianët edhe komisioneri nuk janë ortakë as të mazhorancës as vasalë të liderëve opozitarë. Ata kanë dinjitetin e tyre, janë racionalë, të edukuar në shkollën shumëvjeçare të demokracisë europiane, si të tillë nuk mund të përdoren si kamxhik në interes të etjes për pushet të opozitës apo mazhorancës sonë!

Page 18: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT18 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

Në Tiranë po kryhet një masakër kultu-rore. Termi masakra nuk përdoret vetëm për gjallesat, por dhe për shkatër-rimet që po ndo-dhin. Në Tiranë ka humbje me bane-sat historike. Ka humbje në radhë të parë, sepse deri kur kam qenë unë ne kryesisht shikonim banesat e vjetra...

k u l t u r e www.sot.com.al

Akademiku thotë se në Tiranë duhet bërë gjurmimi i vlerave të ndërtimeve

Në Tiranë një masakër kulturore, IMK është kthyer në një klub ku bëhen muhabete

Dëmtimet që po ndodhin me objektet në fushën e trashëgimisë kulturore kanë sjellë jo pak reagime.

Profesor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Për Tiranën ai thotë se po bëhet një masakër kulturore. Në intervistën për gazetën “SOT” akade-miku Emin Riza thotë se është një masakër në trashëgiminë kulturore në Tiranë, në radhë të parë sepse nuk është bërë gjurmimi i vlerave të ndërtimeve të shekullit njëzet. Sipas tij, nuk ka rëndësi që të gjithë ndërtesat të jenë të vjetra, por çdo ndërtesë përfaqëson periudhën në të cilin është ndërtuar dhe sa më parë ta vësh në mbrojtje shtetërore për tipologjinë e saj specifike aq më vlera ka dhe aq më lehtë do ti qëndrojë dëshmisë historike të periudhave pasuese. Akademiku Emin Riza, hartuesi i dosjeve të dy qendrave historike Berati dhe Gjirokastra për në UNESCO shpreh në qëndrimin e tij kritika për Institutin e Mon-umenteve të Kulturës sot (IKTK). Sipas tij nëse objektet kanë status monumente kulture, dëmtimi i tyre është përgjegjësi e institucioneve.

-Për humbjen e banesave të vjetra historike ka reagime nga specialistë të ndryshëm të fushës trashëgimisë kulturore. Për ju sa rëndësi kanë dhe sa është bërë për ruajtjen e tyre ndër vite?

Unë dua ta filloj me një gjy-kim që më ka dhënë Xhevat Erder, në 1981 i cili më tha që Qendra Ndërkombëtare e Vlerësimit të Mon-umenteve nuk duhet të jetë në Romë, por duhet të jetë në Tiranë. Kjo është një thënie monumentale do të thosha, e cila drejtësisht prej një profesionisti të vërtetë pa asnjë paragjykim ka vlerësuar Shqipërinë, që megjithëse një vend i vogël por ishte me të vërtetë një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme për ruajtjen e monu-menteve të kulturës. Merita për mua themelore e kësaj nuk kemi qenë në brezi i parë, Aleksandër Meksi, unë dhe Pirro Thomo, por ka qenë Gani Strazimiri, i cili bëri çmos që të mer-rte tre inxhinierë në 1962 për herë të parë, sepse nuk kishte asnjë kuadër të lartë që të merrej me monumentet e kulturës. Por ai mori tre, dhe ajo që dua të theksoj nga ana metodike për Ganiun është një gjë jashtëzakon-isht e rëndësishme për atë kohë kur njohuritë për monumentet në Shqipëri ishin fillestare ai na ndau ne të treve në fusha të ndryshme. Meksi me objektet e kultit, Thomo me ato inxhinieriket dhe mua me banesën popullore. Ganiu duke na ndarë kështu bëri një veprimtari jashtëzakonisht të mirë, për arsye sepse ne u thelluam në ato fusha për të cilat na ngarkoi ai. Banesa pop-ullore në përgjithësi konsiderohej hajt më punë kanoqesh gjë që është e gabuar për arsye, sepse banesa

është thelbi është vendbanimi i familjes. Bashkësia e familjes përbën njerëzimin. Dhe studimi i banesave është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse tipologjia e banesës kondi-cionohet, kushtëzohet nga shkalla e zhvillimit historiko-shoqëror të një shoqëria të caktuar. Dhe e kundërta prej banesës si monument kulture ndihmohet për karakterizimin e shoqërisë njerëzore sipas krahi-nave, sipas vendeve në të kaluarën për të cilën në këtë drejtim nuk ka të dhëna historike, sepse atëherë historia kryesisht merrej me ngjarje të mëdha dhe me jetën shoqërore të mbretërve, feudalëve, jo të masës së gjerë të popullsisë. Kështu që vënia në mbrojtje e monumenteve të kate-gorisë së banesës popullore është e një rëndësie të madhe. Unë kam që në 1962 që merrem dhe mund të them që vënia në mbrojtje e tyre, doku-mentimi, studimi dhe botimet kanë qenë një kontribut i jashtëzakon-shëm në hapësirën shqiptare, ball-kanike atë europiane e më gjerë. Por pas viteve ’90 në vendin tonë ashtu si për të gjithë monumentet e tjerë pati një shkujdesje me të vërtetë të pakuptueshme dhe njëkohësisht thelbësisht negative për këto vlera, të cilat po nuk u përkujdes për to vijimisht atëherë ato dëmtojnë vlerat origjinale. Dhe ruajtja e vlerave të monumenteve pra thelbi i restaurimit siç thotë karta e restaurimit është vijimësia e ndërhyrjeve mirëmba-jtëse, ashtu siç po bëj një krahasim me jetën njerëzore që i thotë mjeku një pacienti duhet të kishe ardhur më përpara. Pra kur ishte në fazën e parë

EMIN RIZA:

të dëmtimit atëherë duhet ndërhysh. Ky krahasim nuk është një krahasim i kotë por është tepër i saktë për ar-sye se dhe restaurimi i monumente të kulturës është një përkujdesje, që mund të krahasohet me përkujdesjen për qenien njerëzore me mjete të ndryshme mjekësore. Sa më parë të bëhet aq më e vogël është dhe aq më pak dëmtuese janë proceset negative të vetëshkatërrimit dhe të shkatër-rimit të monumenteve.

-Po për banesat e vjetra në Tiranë sot çfarë mund të na thoni?

Kjo që ka ndodhur dhe po ndodh me banesat e vjetra historike në Tiranë është shumë shqetësuese, sepse qëllimi i atyre në Tiranë para xhepaplotëve të cilët fatkeqësisht pameritueshëm kanë edhe poste të rëndësishme përgjithësisht politike, ata natyrisht meqë kanë paratë thonë të bëjmë kanoqe kur thotë populli, sepse ndërtimet sjellin përherë e më tepër fitime të mëdha. Kështu që është një rrezik i prek-shëm ky i synimeve për shkatër-rimin e ndërtesave të vjetra dhe ndërtimin e banesave të reja, të cilat janë me kate më të larta dhe për njësi të banimit me sipërfaqe më të mëdha banorësh, pra sjellin fitime më të mëdha. Në Tiranë po kryhet një masakër kulturore. Termi masakra nuk përdoret vetëm për gjallesat, por dhe për shkatërrimet që po ndodhin. Në Tiranë ka humbje me banesat historike. Ka humbje në radhë të parë, sepse deri kur kam qenë unë ne kryesisht shikonim banesat e vjetra. E para, sepse ato ishin me numër të vogël, e dyta se

ato ishin në gjendje të dëmtuar për shkak të jetëgjatësisë së madhe të tyre dhe prandaj ne i kishim ush-truar kujdesin më të madh banesave të vjetra. Por me kalimin e kohës, çdo periudhë ka banesat e saja. Ato sisteme totalitare, që nuk kanë asgjë të përbashkët me komunizmin bënë që të ketë edhe një moskujdes ndaj banesave monumente, por rasti shqiptar paraqet një përjashtim, sepse kujdesi për monumentet në vendin tonë ka qenë i jashtëzakon-shëm dhe specialistët ishim zotër të monumenteve para ‘90.

-Ju vazhdoni me kritika ndaj Institutit të Monumenteve të Kulturës sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Për këtë që po ndodh me Tiranën si e shikoni këtë institut?

Instituti i Monumenteve të Kul-turës ka përgjegjësi për çfarë ndodh. Por Instituti i Monumenteve të Kul-turës është bërë një klub, ku rrinë dhe bëjnë muhabet njerëzit gjatë tetë orëshit. Marrin bëjnë gjoja pro-jekte restaurimi, i çojnë te drejtore-sha e cila thotë shtoni fondet. Kaq di. Unë nuk e di çfarë bëjnë me ato fonde, që gjoja i përdorin për restau-rim. Për këtë që ndodh në Tiranë më vjen keq shumë. Por puna e parë që duhet bërë tani është që të shikohet dhe të bëhet kontrolli profesional të vlerave ndërtimore, që lidhen krye-sisht me shekullin e njëzet. Mund të jetë dhe fundi i 19, mund të jetë dhe i 20 apo 21 të atyre ndërtesave. Nuk ka rëndësi që të gjithë ndërtesat të jenë të vjetra, por çdo ndërtesë përfaqëson periudhën në të cilin është ndërtuar, kështu që sa më parë ta vësh në mbrojtje shtetërore për tipologjinë e saj specifike dhe për

qenien përfaqësuese e një kategorie të caktuar, e një mënyre të caktuar të ndërtimit, aq më vlera ka dhe aq më lehtë do ti qëndrojë ajo dëshmisë historike të periudhave pasuese. Të kalojë 100 vjet gjendja e sotme do të quhet e vjetër. Por në Tiranë prej vitesh ka probleme me dëmtimet në banesat e vjetra historike. Një masakër në trashëgiminë kulturore në Tiranë në radhë të parë, sepse nuk është bërë gjurmimi i vlerave të ndërtimeve të shekullit njëzet.

-Po Ministria e Kulturës për-ballë kësaj që ndodh me monumen-tet e kulturës?

Ministria e Kulturës merret me fjalë. Ministria e Kulturës nuk merret me detyrat e tyre. Nuk janë specialistë, vihen ministra Kulture njerëz që nuk kanë asnjë ide për kulturën. Nëse një banesë monu-ment kulture shembet nuk mund ta rindërtosh më, sepse nuk ka vlerë. Rindërtimi është kopje e origjinalit, pra nuk ka vlerë. Në Tiranë ka banesa të gjysmës së parë të shek-ullit njëzet, që janë me vlerë dhe me kalimin e kohës vlera e tyre do të shtohet, sepse numri i tyre do të vijë duke u pakësuar. Këto banesa duhen ruajtur. Çdo epokë ka vlerat ndërtimore, që janë tipike për atë periudhë dhe prej tyre duhen ruajtur shembujt më tipikë, që brezat që do të vijnë ti kenë pjesë të historisë së qyteteve ku janë. Edhe ato të kohës së komunizmit, të ashtuquajturës të gjykimit të arkitekturës socialiste duhen ruajtur për mendimin tim. Jo se kanë vlera si ndërtesa, por tregojnë se si atëherë Shqipëria nën ndikimin rus mori atë, që nuk duhej të merrte. Edhe ajo është një tregim se sa i madh ishte ndikimi i Rusisë në jetën politike dhe ekonomike të Shqipërisë derisa u prishën mar-rëdhëniet. Çdo periudhë ka duku-ritë e saj arkitekturore. Tirana duke qenë kryeqytet, që ka intensitet të madh ndërtimesh duhet patjetër të shikohen ndërtesat, që duhen ruajtur për të treguar historikun e saj, që pas 100 a 200 vjetësh këto do të jenë banesa të kohës si shumë të vjetra. Për çdo shembje që ndodh kanë përgjegjësi institucionet nëse ligjërisht kanë qenë të cilësuara monumente, nëse nuk kanë qenë të cilësuara të tilla atëherë nuk ka përgjegjësi zyrtarisht. Në Tiranë duhet që të bëhet një rivlerësim i ndërtimeve për të caktuar monu-mente jo vetëm banesat e vjetra, por dhe ato të ndërtuara në gjysmën e parë të shekullit njëzet. Por kjo duhet të bëhet nga specialistët jo ta vendosin ministrat. Duhet që specialistët e IMK të bëjnë një rikontrollim të hapësirës qytetare të Tiranë, për të konstatuar se cilët vlera duhen ruajtur në cilësinë e monumenteve të kulturës. Çdo ndërtim i një periudhe të caktuar duhet të përzgjidhet për tu ruajtur si monumente për brezat dhe his-torinë e kombit shqiptar

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Filmi me regji nga Fatos Berisha, në role aktorë nga Kosova dhe Shqipëria

shpejti filmin ta shfaqin edhe në kinematë në Shqipëri.

Filmi i bazuar në një ngjarje të vërtetë

“Cirku Fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë në fund të viteve ’90, e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë. “Cirku Fluturues” bazohet në një ngjarje të vërtetë, të përjetuar nga vetë regjisori. Në këtë film me rolet e tyre paraqiten aktorët Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic, ndërsa në rolet dytësore Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi, etj. Filmi “Cirku Fluturues”, me skenar dhe regji nga Fatos Berisha i zhvilloi

xhirimet në 2018. Xhirimet e këtij projekti kinematografik që nisën në Kosovë u zhvendosën dhe në Shqipëri. Producente e filmit është Vjosa Berisha, kurse bashkëproducentë janë Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Valon Bajgora, Agon Uka dhe Fatos Berisha. Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga drejtori i fotograf-isë Almir Dikoli, montazheri Vladimir Pavlovski, disenjatori i setit Arben Shala, kompozi-tori Ognen Anastasovski, si dhe kostumografja Desantila Lika. Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea open air” vjen të hënën në mbrëmjen e dytë të tij, ku filmat do të shfaqen në kinemanë “Dea open air 1” dhe “Dea open air 2”, që janë për filmat në Universite-tin e Arteve. Ky është edicioni i dytë që zhvillohet në Tiranë, pas pesë edicionesh në Sarandë dhe Gjirokastër, pas të cilave organ-izatorët vendosën në favor të zgjerimit gjeografik të pranisë së festivalit, për shkak të prurjeve të tij.

Koreografi Gentian Doda rikthehet në TOB, do të punojë për një shfaqje

“Cirku Fluturues” bazuar në një ngjarje të vërtetë, premierë në Tiranë në festivalin “Dea open air”

Julia VRAPI

Filmi “Cirku Fluturues” me regji nga Fatos Berisha shënoi premierën në Ti-ranë, në mbrëmjen e parë

të edicionit të shtatë të festivalit të filmit “Dea open air”. Premierë në Tiranë, filmi me skenar dhe regji nga Fatos Berisha konkur-ron në edicionin e shtatë të këtij festivali ndërkombëtar filmi. “Cirku Fluturues” u shfaq në Ti-ranë disa ditë pasi mori çmimin kryesor “Grand Jury Prix”, në festivalin e filmit “War on Screen IFF” në Chalons-en-Champagne, që u zhvillua në Francë. Ndërsa mbrëmë u shfaq premierë dhe është në konkurrim në “Dea open air”, “Cirku Fluturues” rrugëtimin ndërkombëtar e nisi vitin e kaluar me premierën botërore në Tallin të Estonisë, për të vijuar në “Santa Barbara International Film Festival” të Kalifornisë, ku triumfoi si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”. “Cirku Fluturues” është një projekt, që bën bashkë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria në ngjarjet e tij. Si producente Vjosa Berisha pak orë para premierës u shpreh se filmi ka pasur një rrugëtim deri tani me vlerësime të ndryshme në festivale ndërkombëtare, por me rëndësi është dhe pjesëmar-rja në edicionin e shtatë të “Dea open air”. “Ne sapo fituam “Grand Prix de Jury” në Francë, kemi marrë çmim në Santa Bar-bara në janar “Best film”, në Fab-rique du Cinema në Itali “Best film” në dhjetor 2019, dhe tani në Francë në festivalin “War on Screen” fituam çmimin kryesor. Premiera e “Cirkut Fluturues” në Shqipëri ka një rëndësi të veçantë për filmin tonë, sepse 80 për qind e tij është xhiruar në Shqipëri dhe një pjesë e madhe e ekipit vjen nga Shqipëria. Jemi shumë të lumtur që do të hapim festivalin “Dea”. Falënderojmë posaçërisht Bashkinë e Tiranës, që na ka ofruar një ndihmë të madhe gjatë xhirimeve dhe udhëheqësin e festivalit Edmond Topi për zgjedhjen e “Cirkut Fluturues”, që të hapi festivalin”, shprehet producentja Vjosa Beri-sha, që shton se shpresojnë që së

Saviana Vjerdha fiton çmimin e parë në festivalin “Luleborë”

“Polikarpi” nga Françisk Santori, një nga komeditë e para arbëreshe

Këngëtarja Saviana Vjerdha u shpall fituese e edi-cionit të pestë të festivalit të këngës qytetare "Luleborë", që u zhvillua në Shkodër. Në festival u paraqitën 21 kri-jime të reja, nga të cilat njëra ishte përshëndetëse dhe jo në konkurrim për shkak se kompozitori i saj kishte ndërruar jetë. Mbrëmjen e së shtunës para një publiku të kufizuar për shkak të kushteve që dikton pandem-ia këngëtarët interpretuan këngët e festivalit. Kënga fituese e interpretuar nga

këngëtarja nga Shkodra Sav-iana Vjerdha është me muzikë të kompozitorit Enis Mullaj dhe tekst të autores Eriona Rushiti. Me këngëtaren Sav-iana Vjerdha publiku u njoh në vitin 2012, kur ajo mori pjesë në edicionin e parë të konkursit televiziv "X-Factor". Ky aktivitet në edicionin e pestë u mbajt nën kujdesin e Bashkisë së Shkodrës. Gjatë muajit qershor, bashkia kishte shpallur ftesa të hapura për pjesëmarrje në këtë aktivitet drejtuar kompozitorëve të rinj dhe të njohur.

Në letërsinë arbëreshe e kanë zanafillën disa prej zhanreve letrare, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë shqipe në tërësi. Qendra e Studi-meve dhe Publikimeve për Ar-bëreshët shprehet se një prej autorëve më të rëndësishëm të arbëreshëve të Italisë ishte Françisk Santori, i cili krijoi dramën “Emira”, e njohur si drama e parë shqipe. QSPA vijon më tej se ai njëherësh, konsiderohet edhe si një ndër lëvruesit e parë të zhanrit të komedisë. Komedia satirike

“Polikarpi” është konsideru-ar si një nga veprat më të arrira të Santorit, në të cilën gjenden shumë elemente autobiografike”, shprehet QSPA. “Polikarpi” është një komedi satirike, që e ka të dukshëm elementin autobio-grafik. Autori e ka vendosur në vendlindjen e vet, në Picil-je (Santa Caterina Albanese). Santori e sheh aty veten në optikën aspak përkëdhelëse të bashkëfshatarëve, i satiri-zon ata dhe veset e tyre, duke mos lënë mënjanë humorin me vetveten.

Tedi Papavrami i ftuar në Orkestrën e Dhomës së Luksemburgut

Violinisti i njohur Tedi Pa-pavrami interpretoi këto ditë, në Filarmoninë e Luksembur-gut. Orkestra e Dhomës së Luksemburgut nisi sezonin artistik, ku koncerti i parë kishte të ftuar dirigjentin Jo-seph Sebastian dhe violinis-tin shqiptar Tedi Papavrami. Koncerti u mbajt në Filar-moninë e Luksemburgut në datën 4 tetor dhe në program ishin vepra nga kompozitorët Mozart dhe Beethoven. Tedi krahas karrierës se tij si vi-olinist ka përkthyer veprat e Ismail Kadaresë pas vdekjes

së Jusuf Vrionit. Në vitin 2002 luan personazhin kryesor në filmin “Kronikë provinciale”. Ai ka interpretuar në Ev-ropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Sym-phoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogëood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj. Ka zhvilluar disa turne në Japoni dhe vijon me të tjera projekte muzikore me aktivitetin e tij.

Gentian Doda, koreografi dhe balerini shqiptar me famë botërore, rikthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit si koreograf për të vënë së shpejti në skenë veprat e tij. Ai zhvilloi këto ditë një takim me artistët në TOB, ku institucioni shprehet se në këto salla ku ai prezantohet si koreograf, nisi karriera e tij si balerin dhe ho-dhi hapat e parë që do ta çonin në skenat më të mëdha botërore. “Përveç miqve të vjetër me të cilët e ka nisur rrugën e artit në bankat e shkollës, Gentiani njohu dhe brezin e ri të balerinëve me të cilët do të punojë për shfaqjen e ardhshme, tashmë në ambiente moderne dhe të ristrukturuara”, shprehet TOB. Gentian Doda ka lindur në Tiranë dhe karrierën e tij si balerin e ka filluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë. Pas kësaj, ai filloi një karrierë të suksesshme ndërkombëtare gjatë së cilës ka punuar si balerin në Teatrin Shtetëror të Operas dhe Baletit të Azerbajxhanit, Te-atro Arena di Verona, Balletto di Parma, Compania de Victor Ullate dhe Compania Nacional de Danza drejtuar nga Nacho Duato. Më pas, Doda zbuloi talentin e tij si koreograf kur krijoi për punëtoritë kore-ografike në Compa-nia Nacional de Danza (C.N.D) nën drejtimin e Nacho Duato. Më vonë ai u komisionua të krijonte dy pjesë për C.N.D.2 dhe tre krijime për kompaninë kryesore. Në vitin 2011, Gentiani mori Çmimin e Parë të Koreografisë (First Choreography Prize) në konkurset e Kopenhagenit dhe Hanoverit, si dhe Çmimin e Prodhimit Scapino (Scapino Production Prize). Që nga ajo kohë, ai ka krijuar premiera botërore për Institutin Koreografik të Neë York-ut, Scapino Ballet, Direccion Nacional de Danza Santo Domingo dhe Staatsballet Nürnberg, Gärtnerplatztheater, Teatro Massimo Palermo. Ai gjithashtu është angazhuar në shumë bashkëpunime dhe projekte të pavarura duke shfaqur veprat e tija në Gjermani, SHBA, Izrael, Spanjë, Itali, Shqipëri, Danimarkë, dhe Kinë ndër të tjera. Në gusht të vitit 2014, atij iu ofrua pozicioni i Mjeshtrit të Parë të Baletit në Staatsballett Berlin, pozicion që e mbajti për katër vjet. Në sezonin e kaluar ai ngjiti dy shfaqje të reja në skenë, premierën e "This Silence" në Julliard School në Nju Jork, dhe premierën e "ëas bleibt" me Staatsballett Berlin në Komische Oper. Aktualisht po punon në Berlin për prodhime të reja të pavarura dhe po përgatit premierën e një shfaqjeje për Greek National Ballet, Stavros Niarchos Foundation, që do të mbahet në janar të vitit 2022.

“Cirku Fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës

së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, për të marrë pjesë

në një festival të teatrit në Tiranë...

Page 20: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT20 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

“Ilir Suli nuk e ka njollosur asnjëherë flamurin kombëtar. Ka garuar në shumë aktivitete dhe nuk ka rezultuar pozitiv me doping në asnjë garë zyrtare brenda e jashtë vendit. Ka shumë të tjerë që kanë dalë me dop-ing në gara zyrtare

të rëndësishme, por unë jo, kurrë...

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-kampioni i shtangës, tashmë 45 vjeç, komenton karrierën e tij dhe problemet në menaxhimin e sportit

Pengu i karrierës time medalja olimpike, sot jam i pavlerësuar, pasi nuk di të bëj vota për partitë

ILIR SULI:

20 e kusur vjet më parë ai krah-asohej me Pirro Dhimën. E ndërsa Pirro dhe ca të tjerë

zgjodhën të përfaqësonin Greqinë, ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë. Rezultatet paraprake e llogaritnin atë në të njëjtat nivele sikurse të Pirros, por ndërsa Pirro kishte pas vetes fed-eratën greke të shtangës, institucionet sportive helene dhe një makineri të tërë ndihmëse përfshi dhe financat ku e ku me tonat, sportisti që zgjodhi të përfaqësojë flamurin shqiptar kishte vetëm kurajon e tij dhe mbështetjen e pak miqve. Bëhet fjalë për Ilir Su-lin, i konsideruar talenti më i madh i shtangës shqiptare, njeriu që iu afrua si askush tjetër medaljes olimpike në Sidnei-2000, nënkampion bote, sot i pavlerësuar dhe i përballur me dall-gët e jetës. Edhe pse po bëhet një ligj sporti, ai nuk e prek pozitivisht këtë kampion, pasi, siç ia ka shprehur një deputet i parlamentit të Shqipërisë, ligji nuk ka fuqi prapavepruese. I zhgënjyer nga të gjithë, Suli thotë se suksesi i sportistëve sot në Shqipëri matet jo me rezultate, por me sa vota bën për partitë. Gazeta “SOT” sjell në intervistë, në 45-vjetorin e tij të lindjes, Ilir Sulin, me dritëhijet e tij, dhe ftohjen e tij me shtangën, si dhe njerëzit që drejtojnë sportin.

-Ju mbushët 45 vjeç. Si e gjen Ilir Sulin ky përvjetor?

Bëra 45 vjeç sot (të dielën).Vitet kanë ecur shpejt, por jeta s’më ka ecur aq mirë. Nga ana profesionale mund të shkoja më lart, të kisha një karrierë më të mirë. Jam i zhgënjyer për këtë. Jam i lodhur nga ulje-ngritjet e mia, por edhe i trishtuar si menaxhohet sporti në këtë vend. Menaxhim i keq, shumë i keq. E kanë mendjen vetëm për të vjedhur, harrojnë se gjërat e mëdha vijnë nga puna dhe është puna e vetëm ajo që sjell sukses të qëndrueshëm dhe të vlefshëm.

-Kur bën bilancet e karrierës tuaj, çfarë mendon se shkoi mirë e çfarë mendon se shkoi keq?

Menaxhimi im, si Ilir, nuk ka qenë pozitiv. Me të tjerat deri diku i kënaqur. Në fakt, me karrierën time jam deri diku i kënaqur, por jeta më ka përballur me dallgë të vështira dhe unë sot jam njëri në radhë nga armata e të papunëve. Edhe në sport nuk punohet, e këtu ka disa mekanizma që nuk funksionojnë si duhet. E kur nuk funksionojnë si duhet, as spor-tistët që kanë kontribuar për flamurin kuqezi, si unë, nuk e gjejnë veten.

-Ekzistojnë mundësitë që të takoni një funksionar sporti e t’ju sistemojë. Ju keni kontribuar aq në sport sa të keni një vend pune në një klub, federatë etj. Pse është kaq e pamundur?

Ah, jo, nuk e duan Ilir Sulin, se ai thotë të vërtetën. Ilir Sulin nuk e duan se ai nuk di të bëjë vota për partitë. Partitë duan njerëz që dinë të servi-losen, lajkatohen e të punojnë për to, unë këto kritere nuk i plotësoj. E meg-

jithatë ia dal jetës, falë bashkëshortes dhe familjes time. Së shpejti festoj dyvjetorin e martesës, jeta nuk është aq gri, ka dhe momentet e saj të mira për Sulin. E megjithatë, të vërtetën do ta them dhe e vërteta është se sporti keqmenaxhohet.

-Cila është marrëdhënia juaj sot me peshëngritjen?

Marrëdhënia ime me të është e ftohtë. Shiko, dua të jap diçka, për aq sa njoh dua të jap kontributin tim, por faktet janë kokëforta. Kam punuar pak kohë me shtangistin B.Calja. Ka pasur rezultat të mirë, unë gjykoj se kam pasur një kontribut sado të vogël, ndoshta 0.05% në këtë rezultat e suk-ses të tij e dhashë. Kryesorja është të dish për shtangën e, më falni për mod-estinë, unë di për shtangën më shumë nga ca të tjerë. Një trajner nuk duhet të jetë vetëm përgatitës fizik e teknik, por dhe psikolog e mjek. Që të arrihet tek suksesi duhen gërshetuar një mori elementësh, si trajneri, familja, mbështetja shtetërore, financiare etj. Në Sidnei-2000, unë kisha pas vetes trajnerin, familjen, kryebashkiakun Rama, kryeministrin Meta etj, dhe falë kësaj mbështetjeje ne ishim fare pranë medaljes olimpike. Nuk bëhet sporti me partitë, por me punë dhe kur ka vullnet për të arrit-ur diçka të madhe. Ne nuk ia dolëm, na munguan ca gjëra, të eksperi-encës dhe përgatitjes psikologjike, por Shqipërisë ende dhe sot i mun-gon një medalje olimpike. Por për të përshkruar marrëzitë e sportit tonë, mjafton të kujtojmë njerëz që largohen me skandale nga federatat e bëjnë përpjekje të rikthehen prapë. Nuk kam gjë personale me askënd, por morali ku qëndron këtu?A ka moral në sport?Po vetë njerëzit a kanë moral?Ju më pyetët pse nuk e

gjej vetveten. Atëherë po ju përgjig-jem: Në Shqipëri të jesh i drejtë dhe i ndershëm është shumë e vështirë.

-Në karrierën tuaj, kë cilësoni rezultatet më të mira?

Ato dihen, vendi i pestë në Ol-impiadë dhe nënkampion i botës në vitin 2002. Në vitin 2000, në Olimpi-adën e Sidneit, unë garova në peshën 77 kg dhe zura vend të pestë. Kur e mendoj sot them “sikur të kthehesha dhe një herë atje”. Diçka nuk shkoi mirë për mua dhe nuk ia dolëm të merrnim medalje. Ishim fare pranë dhe tani që e mendoj kujtoj që nuk patëm eksperiencën e mjaftueshme. Atë që unë e realizoja 10 herë në ditë në stërvitje, ku lozja me rekordet botërore, nuk munda ta menaxhoja si duhet në garë. Një ngërç, mungesë eksperience, vetëvlerësim i tepruar, por ndoshta dhe xhelozi… Nëse gjërat do të shkonin sipas parashikimeve, unë do të kthehesha me medalje ari nga Sidnei.

-A janë të vërteta fjalët se ju kishit planifikuar në këtë moshë të ktheheshit në pedanë, pra të ushtron-it sport aktiv?

Vitin e kaluar iu futa dhe një herë këtij sporti, por u tërhoqa. Të mar-rësh medalje në moshën 44 vjeçare në kampionatin kombëtar mund të jetë gjë e mirë, por mund të jetë edhe dobësi e sistemit ku jemi katandisur.

-Cili është mendimi juaj për shtangën shqiptare aktualisht?

Çështja rrotullohet tek buxheti. Është e provuar, nëse nuk ka një buxhet të paktën 300 mil-ionë lekë të vjet-ra nuk mund të kesh sukses të rëndësishëm, pasi kushtëzon zhvillimin e ak-tiviteteve dhe pjesëmarrjet në garat ndërkom-bëtare. Duhen

edhe stimuj, sigurisht, prandaj e shoh të vështirë në kushtet kur buxheti për sportin është i paktë. Nëse buxheti do të ishte më i madh do të kishte trajnime për trajnerët e rinj, do të fillohej puna me moshat, do të shtoheshin garat. Sidomos është e domosdoshme të ketë gara sa më shumë tek fëmijët. Duhen edhe stimuj për fëmijët, sigurisht, shkurt duhen lekët. Por lekët edhe gjenden, prandaj dalim në pikën tjetër që është e rëndësishme, sakrificën. Shiko, ne shqiptarët jemi racë e fortë, kemi brum të mirë për këtë sport. Du-het krijuar një grup i mirë në moshë fare të re, të mbështeten nga shkollat. Ata duhen mbështetur që të mos bëjnë gabimet që bëmë ne dhe të bëhet një përgatitje fizike e teknike e studiuar. Gjërat ecin mirë kur ka një program afatgjatë të mirë. Kësaj duhet t’i shtohet vëmendja shtetërore dhe nga sponsorët. Por vëmendja shtetërore mungon, këtë e dëshmon më së miri që ka mbi 10 vjet që kërkonim një ligj sporti e ai ka ardhur në një formë që se kupton askush. Prandaj më ka shteruar dëshira për të takuar njeri, pasi të thonë se ligji nuk ka fuqi prapa-vepruese. Kjo është njëlloj si të thuhet se Skënderbeu ka luftuar, e vërtetë, por me ligjin e ri lufta e tij është kot, sepse ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Skandale të tilla vetëm këtu ndodhin.

-Ju folët pak më lart për familjen. Kush është familja juaj?

Unë kam dy vjet i martuar me Indritën, jetojmë në Tiranë dhe kemi një vajzë të vogël.

-Pse nuk keni bërë përpjekje për t’u pajisur me licencë trajneri? Ky është kusht të ushtrosh tra-jnimin në një sport...

Nuk është se nuk më duhet, por nuk i kam hyrë, por tani që po e diskutojmë ndoshta mund ta kërkoj këtë gjë në ditët në vijim. Dëshira ime e kahershme është që të marr

një grup fëmijësh e t’i stërvis. Dua ta nis

nga “A”-ja, me

një grup fëmijësh të vegjël që të nxjerr elementë cilësorë. Pa fyer njeri, këtu ka ndonjë person që ka 10 vjet trajner e nuk ka nxjerrë asnjë talent. Por s’është vetëm kjo, tallen hapur, pasi nuk u kërkon njeri llogari. Duan rroga, por punë nuk bëjnë. Më pëlqen të bëj gjëra që i vlejnë shoqërisë, por ne jemi një shoqëri e përgjumur, të cilës i mungon kurajoja për të kërkuar të drejtën e saj.

-Ndjesë për ndërhyrjen, por sho-qëria nuk mund të marrë direktiva nga një sportist që është kapur me doping…

Bëtë mirë që ma kujtuat, pasi shpesh është abuzuar me mua në këtë drejtim. Dopingu i Ilir Sulit është bërë gangrenë, a thua se ky ishte simboli i të keqes në sportin shqiptar. Gaboheni! Të përdorësh doping është e ulët në çdo rast. Unë kam pranuar fajin tim dhe kam vuajtur pasojat sipas rregullores. Por Ilir Suli nuk e ka njollosur asnjëherë flamurin kombëtar. Ka garuar në shumë aktiv-itete dhe nuk ka rezultuar pozitiv me doping në asnjë garë zyrtare brenda e jashtë vendit. Ka shumë të tjerë që kanë dalë me doping në gara zyrtare të rëndësishme, por unë jo, kurrë. Unë jam kapur me doping jashtë gare, me një ilaç që nuk e dija që ishte futur në listën e medikamenteve të ndaluara. Të tjerët sot më gjykojnë, sidomos disa nga komuniteti i shtangës. Por u sugjeroj të dalin para pasqyrës e të shohin veten, ndoshta kanë ndërgjeg-je dhe e gjejnë aty përgjigjen.

-Cilat janë planet tuaja të së ardhmes?

Për momentin jam në qorrsokak, nuk e di. Zoti e bekoftë këtë vend, por, ndoshta jam unë gabim, këtu ka gjëra anormale. Na duhet solidaritet e shpresë. Ndihem i keqardhur dhe për veten, pasi, me veprimet apo mosvep-rimet e mia, s’mund të jap atë që di të bëj më mirë. Dhe ky është pengu im. Unë ia di vetes ca vlera, të cilat duhen shpalosur, por s’po dal dot tek më e mira e imja.

-A keni ndonjë apel për shtangistët e rinj?

Nëse mendoni si familje dhe me ndershmëri, duke punuar në të mirë të objektivit, atëherë gjithçka është e mundur.

-Së fundmi, shtanga zhvillon së shpejti asamblenë ku zgjidhen dre-jtuesit e rinj të federatës. Cili është komenti dhe pozicioni juaj?

Po, i kam ndjekur zhvillimet dhe për mendimin tim duhet të qëndrojë presidenti aktual, Dhori Masllavica. Ai ka punuar në kushte të vështira, pasi lekë nga shteti nuk del më, por falë menaxhimit të tij sportistët kanë bërë grumbullime, kanë shkuar në aktivitete, është bërë progres në kon-trollet antidoping. Zërat që kërkojnë kthimin e ish-drejtuesve nuk më duken të drejta, prandaj unë i uroj suksese Dhorit, sepse e di që ai ka mundësi të tregojë nga potenca dhe dashuria e tij për këtë sport.

Intervistoi: Adriatik BALLA

Page 21: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 21

Debutim pozitiv për Sherif Kallakun në Kom-bëtare, por sigurisht me keqardhje për mungesën e fitores në Kazakiztan. Mes-fushori i Lokomotivës së Zagrebit tha në në lidhjen me emisionin “Kuqezi” se fati i mungoi Shqipërisë. “Ndjej keqardhje, sepse kemi zhvil-luar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfry-tëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shën-uar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo

ndeshje iku tani”, theksoi ai. Më pas Kallaku foli për përfshirjen e tij në skemën taktike. “Mendoj që, duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, trajneri vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të

përshtatesha dhe të luaja thjesht për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, kjo na mungoi”, tha ndër të tjera sulmuesi Kallaku.

Një nga futbollistët që është rritur shumë në Kom-bëtare është padyshim mbro-jtësi Berat Gjimshiti, i cili e pranon se Shqipëria doli dje nga fusha me dy pikë të humbura. “Shqipëria humbi dy pikë në një transfertë ku i kishte të gjitha mundësitë të merrte fitoren. “E vlerësoj si dy pikë të humbura, sepse kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë, kemi patur shumë raste, nuk na kishte ndodhur. Kemi gabuar në shënimin e golit prandaj them se janë dy pikë të humbura”, tha

Gjimshiti. Më pas ai komentoi ndihmesën që duhet të japë mbrojtja në vijën e parë të sul-mit, paçka se mbrojtësve nuk u lejohet të dalin para pa lejen e trajnerit. “Ishte taktika. Trajneri na tha që ata kanë dy sulmues, dy prej nesh do të mbulonim dy sulmuesit dhe një tjetër do të kontrollonte situatat. Nuk ishte e

lehtë të shkoje përpara. Siç e kam parë ndeshjen, nuk besoj që mungoi zjarri, ka patur duele me dëmtime. Skuadrat ishin agresive, Na mungoi vetëm goli, sepse i patëm 5-6 raste”, nënvizoi ai.

MBROJTËSI/ Gjimshiti se bën dramë: Jemi në garë për vend të parë, sot humbëm 2 pikë

SULMUESI/ Kallaku: Kishim raste, parabola e Brojës mund të na jepte fitoren e madhe

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mesfushori shqiptar Eduart Rroca gjen golin e parë me fanellën e Istanbulspor dhe e bën këtë për-ballë një skuadre shumë të fortë. Mesfushori shqiptar realizoi një gol të bukur në sfidën miqësore ndaj Fenerbahçes duke festuar për herë të parë me fanellën e Istanbulspor. Rroca shënoi golin e barazimit provizor 1-1 në minutën e 40-të, ndërsa më pas ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 të Fenerbahçes. Një derbi i vogël i Stambollit mes dy skuadrave verdhezi që u fitua nga Fenerbahçe. Rroca e nisi ndeshjen si titullar, dhe arriti të linte shenjë ash-tu siç bëri Abazaj një javë më parë.

BOKSTrajneri Reja i pakënaqur me rezultatin, kritikon mungesën e grintës nga kuqezinjtë e rinj

Adriatik BALLA

Kombëtarja është në një fazë transformimi, ku lojtarët veteranë po zëvendësohen me emra

të rinj që luajnë për herë të parë me ngjyrat kuqezi. kështu ndodhi edhe dje në Almatia përballë Kazakistan-it. Por, Shqipëria nuk ia del të marrë fitoren në transfertë me Kazakista-nin, edhe pse kishte përballë një skuadër të dobët, që thuajse nuk e rrezikoi asnjëherë seriozisht portën e Etrit Berishës. Shumë raste të humbura nga kuqezinjtë, sidomos në fundin e takimit, me Brojën dhe Seferin, që në njëfarë mënyre e “falën” skuadrën vendase në të paktën dy-tri raste ideale. Dy pikë të humbura në këtë trans-fertë, që e bën edhe më të vështirë objektivin final: vendin e parë në grup. Shqipëria, sikurse pritej, u rreshtua me skemën 3-5-2, me Ber-ishën në portë, Kumbulla, Gjimshiti e Dermaku në mbrojtje, Trashi e Veseli anësorë të mesfushës, me Baren, Abrashin e Kallakun në qendër, ndërsa në sulm dyshja Broja-Manaj. Kuqezinjtë u shfaqën më të rrezikshëm në minutat e para, por ishin të pafat në minutën e 8-të, kur një këndore e ekzekutuar nga Trashi u përplas në këmbët e një mbrojtësi dhe e u stampua në traversë. Në të 21-tën iu afruan golit vendësit, me topin e futur në qendër të zonës nga Kuat që u ndal në gjoksin e Etrit Berishës, për të përfunduar në fundore. Lëviz bukur

Kallaku në të 30-tën, del në pozi-cion gjuajtjeje nga jashtë zonës, por e çon topin në duart e portierit. Kuqezinjtë e nisin pjesën e dytë me të njëjtin formacion me dëshirën për të patur kontroll territoral. Në të 60-tën tjetër moment i vështirë në portën e Kazakistanit, por topi u shpëtua thuajse në vijën fatale nga një mbrojtës kazak, pas parabolës së Brojës, që duhej të kishte qenë pak më e fortë për të përfunduar në rrjetë. Sërish protagonist sulmuesi i Viteshes në minutën e 76-të, teksa nuk përfitoi si duhet nga gabimi i mbrojtjes vendëse, duke goditur jashtë, rrafsh me tokën, megjithëse i kishte mundësitë të bënte shumë më mirë. Shfaqet egoist pak çaste më vonë Broja, teksa në vend që të pasonte për Manajn, goditi jashtë. Reja hedh në fushë Seferin në

vend të Manajt, ndërsa Memolla zëvendëson Trashin në minutën e 82-të. 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, Tualant Seferi, i shërbyer nga Broja, ndalet nga portieri në mënyrë të pabesueshme. Shqipëria tentoi gjithçka në minutat shtesë për të gjetur golin, por rezultati mbeti i pandryshuar, pra ai i startit të takimit. Tashmë, ndodhemi në vend të dytë me 4 pikë, po kaq sa Kazakistani.Reja: Jam i pakënaqur nga rezultati,

grinta nuk blihet në farmaciTrajneri është i pakënaqur me

rezultatin dhe këtë e shprehur më mirë se çdo gjë tjetër fytyra e Edi rejës pas duelit të djeshëm ndaj Kazakistanit. Edi Reja sigurisht që nuk ishte i kënaqur me rezu-ltatin përfundimtar të sfidës me Kazakistanit, por ka parë gjëra

Merkato është mbyllur, por disa klube vijojnë të federojnë lojtarë, duke sjellë surpriza për sezonin e ri. Një nga klubet e spi-katura me lëvizjet e veta në treg është Skënderbeu, i cili siç dihet është i dënuar nga UEFA, me 10 vjet që të mos marrë pjesë në garat e saj, por klubi korçar vazhdon të bëjë blerje cilësore në treg, madje blerje me efekt afatgjatë, duke mos rënë moralisht e madje duke qenë skuadër që ka ambicie për trofe në Superligë. Dje kanë ndodhur prezantimet e radhës, të cilat i japin fuqi skuadrës korçare të realizojë

objektivat e veta, por mbetet të shihet gjatë sezonit se çfarë cilësie kanë blerjet e verës. Kështu, Sam-uel Armah dhe Dennis Dovouna janë zyrtarisht dy futbollistët e rinj të Skënderbeut. Dy ganezët kanë firmosur kontratën që i lidh me klubin korçar për 4 vitet e ar-dhshme dhe janë federuar brenda afateve të merkatos, por vetëm para dy ditësh janë bashkuar me ekipin bardhekuq në “Tropikal Resort”, në Durrës. Samuel Armah vjen nga ekipi Ganez Allies FC dhe luan si sulmues kryesor, por mund të bëjë mjaft mirë dhe në krahun

e majtë të mesfushës. Sezonin e kaluar në 16 ndeshje të kampi-onatit ganez ka shënuar 6 gola. Denis Dovouna, 20 vjeç vjen nga ekipi Ganez, Tudu Mighty Jets FC dhe luan në qendër të mesfushës. Mbetet të shihet se çfarë pune do të bëjë trajneri Julian Ahmataj me grupin dhe deri ku do të arrijë ai me këtë grup, por Skënderbeu nuk është kockë e lehtë në Superiore, përkundrazi, është “ujk dëbore” dhe ka ambiciet e veta për sukses. Natyrisht, rivaliteti është me Ti-ranën, Teutën, Laçin, Partizanin dhe Kukësin, që konsiderohen favorite.

Skënderbeu i dënuar nga UEFA, por vijon në treg me blerje cilësore

Rroca gjen golin e parë për

Istanbulsporin në Turqi

Haxhi Krasniqi kampion i botës, mundi

gjermanin Bozel

Vllaznia e “mbytur” nga virusi, 3 lojtarë të tjerë dalin me kovid

MESFUSHORI

SITUATA

pozitive, që do t’i shërbejnë për ndeshjet e ardhshme. Në lidhjen e drejtpërdrejt me emisionin “Kuqe-zi”, italiani u shpreh i pakënaqur me finalizimin e aksioneve. “I patëm rastet, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi, kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperi-encë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën”, tha ai. Më pas Reja pranoi se 1 pikë ishte pak për lojën e skuadrës në këtë përballje. “Nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do të hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishme. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera”, shtoi ai. Në fund kritikoi mungesën e grintës, që në ndeshje të tilla është thelbësore. “Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dik-ush e ka, e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës”, nënvizoi në fund trajneri italian i Kombëtares kuqezi.

Te Vllaznia duket se është bërë shqetësuese më shumë nga sa ishte menduar situata e të prekurve nga “Covid-19”. Pas testeve të kryera të en-jten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezu-ltuar pozitiv me “Covid-19” edhe lojtarë si: Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba. Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori. Tashmë në Shkodër stërvitja do të vijojë me grup të cunguar, ndërsa duhet theksuar se klubi po mer të gjitha masat e duhura, në bashkëpunim edhe me autoritetet mjekësore në Shkodër për karantinimin e rasteve, ndërsa pritet që të ketë sërish teste.

Haxhi Robin Krasniqi shkruan me germa të arta emrin e tij në his-torinë e boksit shqiptar dhe jo vetëm. Ai u bë shqiptari i parë që shpallet kampion bote teksa shkurorëzoi gjer-manin Dominik Bozel duke e hedhur që në raundin e 3-të me knock-out. Bo-zel ishte kampion bote në kategorinë ËBA dhe po luftonte për të mbrojtur titullin në peshën e mesme. Në këtë mënyrë, Krasniqi bëhet shqiptari i parë kampion bote, ndonëse ne boks ai përfaqësohet me flamurin e Gjer-manisë. Një arritje historike kjo për Krasniqin, që ka bërë krenar jo vetëm boksierin, por të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Në fund Krasniqi festoi duke vendosur gjerdanin e kampionit të botës në brez.

Kombëtarja zhgënjen sërish, barazim me Kazakistanin, Reja ka kritika për sulmin

Page 22: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT22 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për “Armenia Fund”

1- Spiro ..., protagonist i shpëtimit të anijes luftarake, filmi “Duel i heshtur”. 2- Aktorja italiane ... Visi. 3- Një dijetar i madh i Romës së vjetër. 4- Njëlloj si zakone. 5-Tase e volejbollit. 6- Notë në pentagram. 7- Njëlloj si delikatesë. 8- Lëng me erë të rëndë, përdoret në raste të fikëti. 9- Jua, ashtu siç është. 10- Tonin Miloti. 11- Identike me iniciative. 13- Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”.14- Aktori Fehmiu. 16- I thuhet ndryshe edhe provim. 17- Kolosi i ... një ishull grek që njihet si një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër. 18- Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako. 20- Qytet ne veri-perëndim të vendit. 21- Diametri i brendshëm i qytës së pushkës. 22- Lloj qumështi i kondensuar me kanoçe. 23- Mbulesë prej lesh dhie. 24- Patrioti Nivica. 25- Një perime vjeshtore. 26- Letër në format të madh. 27- Zhyl ... shkrimtar francez. 29- Një shtet me kryeqytet Santiago. 30- Atje rrinë bagëtia gjatë verës dhe bëhet përpunimi i qumështit. 31- Mallra të pa përdorura jashtë standardit në magazina, pa fund. 33- Qelepir. 34- Agjensia e lajmeve greke. 35- Identike me egon. 36- Qeveria Portugeze. 37- Humoristi anglez Atkinson në inic.

1- Letër e vijëzuar për projekte. 4- Pengesë që ngrihet për një ujëmbledhës dhe për të penguar vërshimin e ujërave. 7- Artikull që fshikullon me mjete ar-tistike të metat dhe anët e dobëta të njerëzve. 12- OKB. 13- Kandërr që dëmton rrobat. 14- Zift. 15- Shkenca e përgatitjes dhe zhvillimit të luftimeve. 17- Janë forca e ndërhyrjes së shpejtë. 18- Shkrimtari francez Servantes në inic. 19- Goli në Olimpikun e Romës. 20- Është punëtor krahu në port. 21- Disponoj. 22- Qendra. 23- Në qendër. 24- Kripë italiane. 25- Franc ... kompozitor i madh hungarez. 26- Vërshim i popullit në shesh. 27- I plotfuqishëm i një krahine në kohën e Sulltanit. 28- Shkrimtari dhe poeti kosovar Podrimja. 29- Është brinjë në skuadër. 30- Ndër-tesa ku ushtron funksionet e saj një organ drejtues. 32- Ish futbollist anglez Kigan në indic. 33- Njeri shumë merakli në veshje dhe ushqim. 34- Cilësi për të kryer një punë, sukseset që korr qeveria në dobi të qytetarëve. 36- Qeleshe. 37- Kofi ... ish Sekretar i OKB-së. 38- Koço dirigjent. 39- Kundërpërgjigje e shpejtë në një diskutim publik. 40- Shtet në Lindjen e Mesme. 41- Ajo e ruan vreshtin, pa fund.

Kim Kardashian dhuroi një milion dollarë për “Ar-menia Fund”. Ky dhurim vjen në një kohë ndërsa po vazhdon konflikti Armeni-Azerbajxhan. Ylli 39-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” postoi një video të shkurtër në rrjetet sociale, në të cilën ajo zbuloi mbështetjen për organizatën humanitare kushtuar ndihmës për ata në Armeni dhe rajonin e Nagorno- Karabakh, i njohur gjithashtu si Artsakh. Veprimi i saj humanitar vjen në mes të luftimeve të vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, ku ajo tha se ndihej krenare për këtë veprim. “Jam shumë e nderuar të jem pjesë e përpjekjes së sotme globale, për të mbështetur fondin e Armenisë. Unë kam qenë duke folur për situ-

atën aktuale në Armeni dhe Artsakh dhe kam biseduar me kaq shumë të tjerë për të sjellë më shumë vetëdije për krizën, që nuk mund të lejojmë të përparojë. Ne duhet të kujtojmë se pavarësisht nga distanca që na ndan, ne nuk jemi të kufizuar nga kufijtë. Ne jemi një komb global armenë së bashku”, tha ajo në video. Kim më tej shpjegoi se fondi i Armenisë po ofronte ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor për ata që ishin prekur nga luftimet, përpara se të zbulonte se do të dhuronte një milion dollarë për të ndihmuar përpjekjet e tyre në terren. Kim inkurajoi fansat dhe ndjekësit të jepnin atë që mundnin për fondin, ose thjesht për të shpërndarë informacion në lidhje me të në rrjetet sociale.

Qeni i zgjuarQeni im është aq i zgjuar, saqë

çdo mëngjes më sjell në tavolinë gazetën e ditës.

Shoku që e dëgjon këtë shpre-hje nuk çuditet dhe i thotë:

-Kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, sepse këtë ve-prim e bëjnë të gjithë qentë.

Më pas burri i parë këmbëngul duke thënë:

-E veçanta e qenit tim është se unë nuk jam as i abonuar në shtypin e ditës.

Biseda me shokunPasi kishte kaluar një natë

tepër të mërzitshme, Toni ulet në kafene për tu qetësuar. Në këtë moment vjen një shok i tij, i cili e pyet:

-Toni, si e kalove natën?Toni i thotë:-Gjatë natës në shtëpinë tonë

hyri një hajdut. Filloi të sulmonte vjehrrën time.

Shoku i thotë:-Po, ti nuk ndërhyre për ta

shpëtuar?Toni:-Jo! Nuk është e drejtë, dy

burra kundër një femre të vetme?!

JUSTIN BIEBER DHE HAILEY, TË LUMTUR NË SANTA BARBARAJustin Bieber ka treguar se

feja e krishtere ka ndikuar në jetën e tij dhe martesën me Hai-ley. Fituesi i çmimit “Grammy” është parë shumë shpesh nën shoqërinë e pastorit, Carl Lentz, shkruan “Daily Mail”. Gjatë ditës së djeshme çifti i njohur janë parë në Santa Barbara, duke shijuar një drekë romantike. 26-vjeçari mbante një bluzë të thjeshtë dhe një palë pantallona, kurse këto i kishte përshtatur me këpucë un-ike. Njëlloj sikurse krijuesi i hitit “Baby” edhe Haily Bieber mbante veshje komode, për të cilat mund të lëvizte më lirshëm. Po ashtu, për shkak të masave kundër pande-misë, dyshja janë parë me maska mbrojtëse. Në një intervistë muaj më parë Hailey foli për martesën e saj. Ajo tregoi se në fillim ajo nuk kishte dashur një romancë me Justin, por gjatë një momenti kur të dy ishin në kishë ai i kishte thënë nuk dua të jemi thjesht miq, duke ardhur dhe martesa.

k u l t u r e www.sot.com.al

1 9 5

4 3 7

7 2 6

9 8 6 1

3 8 5 2

2 4 1

3 6 8

4 5 2

1 4 9 8

2 9

2 5 4 6

4 9 7 2

4

1 2 6 9 4

5 4 7 3

4 6

3 2 1 5

8 7

1 8 7

6 9

2 4 8

2

4 8 3 5

2 9 6

4 5 2

9 1 5

Page 23: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

.............GAZETA SOT E Hënë 12 Tetor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Keni pasur disa probleme në dashuri, por tani Hëna është e favorshme. Sa i përket punës, mos i nënvlerësoni propozimet e reja dhe filloni të shikoni për-reth për të ardhmen.

23 shattor-22 tetor

Nga nesër Venusi dhe Hëna do të jenë në shenjën tuaj. Nëse jeni të dashuruar kjo është dita e duhur për të deklaruar veten. Nëse jeni beqarë, takimet e reja janë rrugës.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Mbani qetësi në dashuri: mund të humbni durimin me ata që kanë lindur në shenjën e Bricjapit dhe Dashit. Sa i takon punës, nuk është faji juaj që disa projekte janë ndalur.

Nëse jeni duke kërkuar për një dashuri të re përpiquni të prisni edhe pak. Sa i përket punës, këtë ditë mund të përbal-leni me debate ndaj bëni kujdes nga ata që ju rrethojnë.

Sot përpiquni të jeni të kujdesshëm dhe t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve. Në punë duhet të përpiqeni të jeni më konkret dhe të zbatoni atë, që është konstruktive.

Dashi Demi

Hëna është në një aspekt të mirë dhe ju gjithashtu mund të korrigjoni disa probleme të lindura së fundmi. Në frontin e punës, keni disa dyshime që ju kanë nervozuar.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

E diela ishte pak e vështirë për ndjenjat dhe sot ju jeni ako-ma nervoz. Nëse jeni të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra, tani është koha për të bërë një ndryshim.

Sot është dita e duhur për të zgjidhur një problem në dashuri. Sa i përket punës, orët e ard-hshme mund t’ju kthejnë kundër dikujt. Mundohuni të jeni të kujdesshëm.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majHëna është në shenjën tuaj,

përfitoni prej saj. Pasioni sig-urisht që nuk mungon, por përpiquni të mos e ktheni atë në xhelozi obsesive. Në frontin e punës, priten projekte të reja.

Audi së shpejti prezanton modelin e-tron GT

Me një person të lindur në shenjën e Luanit mund të krijoni një lidhje të bukur. Sot Hëna është e favorshme, përfi-toni prej saj. Kur bëhet fjalë për punë, mos u tregoni kokëfortë.

HORIZONTAL

Java është pozitive dhe do të ketë lajme të mira për ndjenjat edhe sot. Sa i përket punës, përpiquni të jeni të vëmend-shëm ndaj parave dhe gjithçka do të jetë mirë.

Mundohuni të vendosni pikën e një argumenti, sot nuk është një ditë e lehtë për ndjen-jat. Sa i përket punës, ju mund të ndryshoni role për të qenë më mirë.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Tokio, roboti që punon si njeri në supermarket

1- I thonë edhe korije, vend me drurë e shkurre të dendura. 4- Model i një vepre në shkallë të zvogëluar. 7- Vërshim i popullit në shesh. 9- Qytezë në rrethin e El-basanit. 11- Fringo fare, e sapodalë nga fabrika. 13- Tani, me dialekt. 14- Fara e këngës. 16- Shkencëtarja franceze Kyri me origjinë polake. 18- Një prift françeskan. 19- Ish-portieri i përfaqësueses italiane Zof. 20- Ai është miku më i mirë i njeriut. 21- Ish-futbollisti brazilian Rikardo ... ka luajtur me Realin. 22- Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia. 23- Organizatë terroriste në Irlandë. 24- Është fshat i Vlorës. 26- Hyrja në verandë. 27- Sëmundje e rëndë e mushkërive. 28- Notë muzikore. 29- I thuhet edhe uror, copë çeliku për të ndezur eshkën. 30- Kësulë prej cohe zakonisht e kuqe që mbajnë disa banorë të Lindjes Mesme. 31- Shenjë matematike për këndet. 32- Qytet bregdetar në jug të Italisë. 33- Dësh-mori i parë Laçi. 34- Kongoli e muzikës. 35- ... Mysliu, kryeinxhinier në ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe ministër. 37- Një shenjë e horoskopit. 39- Automjetet e transportit ndërkombëtar. 40- ... Qinari tek filmi “Ko-misari Dritës”. 42- Vilhelm ... Heroi Kombëtar i Zvicrës. 43- Dolores ..., politikane spanjolle me orgjinë baske, mori pjesë në luftën e Spanjës. 46- Një shtet arabik me kryeqytet Muskat. 47- Spiropali e PS, ministre. 48- Është grimcë elementare, i shquar.

1-. Njëlloj si dhënie fjale. 2- Organ-izatë terroriste baske. 3- Kuçedër. 4- Heroina Peza. 5- Autoritetet Minoritare Omonio. 6- Regjisori Esat ... 8- Ish-futbol-listi i Tiranës Arjan ... 9- Gjini e letërsisë artistike me vepra poetike. 10- Ekipi i futbollit të Pukës. 12- Aparate për zbu-limin e objekteve në natyrë. 15- Stavri ... tek filmi “Vitet e para”. 17- Gjika e skenës. 18- Përfitim. 20- Djall, shejtan. 21- Një frutë mesdhetar. 22- Lloj peshku liqeni me shumë hala. 24- Takioje prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë. 25- Virna ... aktore italiane. 27- Romani “Vanina ...” nga Stendal. 28- Shkrimtari spanjoll Prosper ... autor i Karmen. 29- Emri i mëparshëm i Egjiptit. 30- Ish-futbollisti italian Xhaçinto ... 31- ... Khedira, fut-bollist gjerman te Juvja. 32- ... Spencer. 33- Automjet i vogël familjar. 36- Filmi artistik “... e ngrohtë”. 38- Kështu quhej më parë vendi ynë. 40- “... Pik” një opera e Çajkovskit. 41- Janë kodra prej rëre në shkretëtirë. 44- Shumë i pasur. 45- Ka edhe një të tillë fetar.

k u l t u r e www.sot.com.al

Në një cep të një supermarketi të vogël diku në Tokio, një robot shkon drejt vendit të tij të punës. Pamjet e publikuara e tregojnë atë duke u zgjatur për të kapur një shishe të pijeve të aromatizuara, që e tërheq dhe e vendos në raftin e mësipërm të njësisë së frigoriferëve. Pastaj kap tjetrën, ku duken dhe njerëzit që vijnë dhe shkojnë. Një punëtor nga larg është ai që e kontrollon çdo lëvizje të tijën nga distanca dhe që e shikon se çfarë bën nëpërmjet një palë syzeve të realitetit virtual (VR). E gjithë kjo është vepër e kompanisë japon-eze “Telexistence”, ku roboti Model-T është i dizajnuar, që të bëjë punën e njerëzve nëpër supermarkete.

Prodhuesi prestigjioz gjerman i au-tomjeteve Audi, së shpejti do të prezan-tojë zyrtarisht modelin serik e-tron GT. Me këtë model, Audi planifikon të rivalizojë Model S të Teslës. Prodhimi serik i modelit të ri e-tron GT pritet të fillojë së shpejti. Prodhimi do të bëhet në fabrikën Neckarsulm, në Gjermani, aty ku prodhohet edhe Audi R8. Sipas njoftimeve të mëparshme, Audi e-tron GT serik do të ketë sistemin e tërheq-jes me të gjitha rrotat, ndërsa me një mbushje të baterisë do të mund të lëvizë rreth 400 kilometra. Audi pritet të vijë me dy motorë elektrikë, me kapacitet në total prej 590 kuajfuqi.

Page 24: Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail: … · 2020. 10. 12. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 647 5153, E-mail:

GAZETA SOT24 E Hënë 12 Tetor 2020

.............

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Barcelona kaloi një prej momenteve më të vështira të saj në fund të sezonit të

kaluar dhe ende po vuan pasojat e asaj periudhe të vështirë, kur skuadra nuk ia doli të fitojë asnjë trofe në Spanjë dhe në Europë e aq më tepër humbi një pjesë të titullarëve dhe për pak i iku edhe lojtari më i mirë i sja e ndoshta më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Mesi, i cili pati një raport të tendosur me presidentin Josep Maria Bartomeu. Madje argjentinasi kërkoi me shkrim largimin, duke i çuar klubit një faks, por kërkesa nuk u miratua dhe ai u detyrua të qëndrojë edhe një vit si blaugrana. Por këtë raport të vështirë të Mesit me klubin e ka bërë prezent Luis Suarez, i cili shihet si kurban për shkak se mbajti miqësi me “Pleshtin”. Kështu, Suarez ka thënë se ishte pjesë e planeve të tra-jnerit të Barcelonës, Ronald Kuman, duke këmbëngulur se klubi kishte vendosur ta largojë, për siç thotë, faktin se është mik i ngushtë i Lionel

FORMULA 1/ Hamilton thyen një tjetër rekord të Majkëll Shumakerit

SULMUESI Paris San Zhermen ishte një prej skuadrave më të mira të sezonit të kaluar. Pasi fituan kampionatin në Francë, ata arritën deri në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposhtën nga Bajerni i Mynihut. Ishte një ecuri e mirë, por media sportive kritike me klubin parisian ka konstatuar se problemi i klubit është numri i madh i yjeve në gjirin e skuadrës, i cili krijon sherr me njëri-tjetrin dhe nuk arrijnë të dalin në lojën e tyre më të mirë, pra në lojën e grupit. Më mirë se kushdo tjetër

këtë raport e vërtetoi zënka e Edinson Kavanit me brazilianin Nejmar për të gjuajtur një penallti sezonin e shkuar. Tani, Edinson Kavani tashmë është pjesë e Mançester Junajtid teksa u largua nga PSG pas shtatë viteve duke fituar tituj, ndërsa është shndërruar edhe në golashënuesin më të mirë në historinë e francezëve. Tashmë, që nuk është më pjesë e parisienëve, sulmuesi ka treguar edhe për marrëdhënien e tij me Nejmar, e cila gjithnjë është kon-sideruar e komplikuar teksa mes tyre

nuk ka munguar edhe një përplasje në fushë për një goditje penalltie. Kështu, Kavani e pranon se ai dhe Nejmar janë të ndryshëm, por e rëndësishme sipas 33-vjeçarit ishte të bashkëpunonin në fushë. “Ne jemi shumë të ndryshëm, nuk ndanim shumë gjëra së bashku dhe mendonin në mënyrë të ndryshme. Por, kjo nuk të ndalon të qëndrosh në grup/ Në grup nuk ka pse të gjithë të jenë shok, apo vëllezër. E rëndësishme është të jesh shokë në fushë, të mbrosh dhe të vraposh për tjetrin”, u shpreh Kavani.

SHQETËSIMI QËNDRIMI TENIS

De Bryjn: Mesi tek Siti? Sinqerisht nuk dua ta shoh këtu

Një tjetër element i rëndë-sishëm humbet derbin e Ma-doninës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme. Bëhet fjalë për anësorin anglez Eshli Jang i cili gjithashtu ka rezu-ltuar pozitiv me koronavirus. Shkon në këtë mënyrë në 6 numri i futbollistëve të prekur te Interi me COVID-19 duke e bërë situatën shumë emerg-jente në prag të derbit. Duke patur parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e futbol-listëve zikaltër janë të grumbul-luar me kombëtaret e tyre në Apiano Gentile në dispozicion të Antonio Kontes gjatë këtyre ditëve kanë mbetur vetëm dy

Asnjë skuadër në Premier League nuk ka më shumë potencë sesa Mançester Siti për të blerë Lionel Mesin, por Kevin De Bryjne nuk duket i ngazëllyer me thasheth-emet se argjentinasi mund të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar atij verën e ardhshme. Siti duket qartë të jetë zgjedhja e Mesit, duke marrë parasysh se ish-trajneri i Barçës, Pep Guardiola, është trajneri i aktual i klubit an-glez. I pyetur për Mesin para ndeshjes së Belgjikës kundër Anglisë të dielën, De Bryjn tha se nuk i pëlqente “Nuk më bën fare, të jem i sinqertë. Është

Tenisti Roxher Feder-er llogaritet të jetë një prej tenistëve më të mëdhenj të historisë së këtij sporti, por një tjetër emër ia barazoi dje rekordin, duke e vënë në pre-sion zviceranin për numrin e trofeve. Kështu, tenisti spanjoll Rafael Nadal e ka poshtëruar serbin Novak Xhokoviç në finale të turneut Grand Slam të tenisit “French Open”. Nadal triumfoi me 3:0 në sete sot. Dy setet e para Nadal i fitoi me rezultatin 6:0 dhe 6:2, ndërsa seti i tretë ishte më i rivalizuar, të cilin spanjolli e fitoi 7:5. Për Nadalin është fitorja e 13-të në “French Open”, ndërsa edhe

portierë Handanoviç e Padelli si dhe 2 mbrojtës Ranoçia e Darmian. Ka qenë vetë klubi i Interit që ka bërë me dije se Jang ka rezultuar pozitiv.

Grand Slami i 20-të i fituar në total. Ai ka barazuar Roxher Federerin për Grand Slame të fituara në konkurrencë in-dividuale.

Suarez zbulon sekretin e largimit nga Barça: Më përzunë sepse isha mik i Mesit

gjë e mirë nëse ai vjen, por edhe nëse nuk vjen ne kemi mjaftueshëm lojtarë të mirë në klub me të cilën kënaqem duke luajtur”, tha ai.

Interi në hall, një tjetër lojtar del pozitiv me kovid

Kavani: Me Nejmar jemi të ndryshëm, por bashkëpunonim

Kampioni i Formula 1, Ljuis Hamilton, e ka barazuar rekordin e Mikael Shumakerit për fitore të shënuara në këtë seri të garave. Piloti i Mercedesit sot e ka fituar garën e Shpër-blimit të Madh të Eifelit, duke e shënuar fitoren e 91-të në karrierën e tij në Formula 1. Për Hamiltonin është fitorja e shtatë këtë edicion, ndërsa ai ka një epërsi prej 69 pikëve ndaj finlandezit të Mercedesit, Valteri Botas, dhe deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe gjashtë gara. Hamiltoni është rrugës së mbarë për të barazuar rekordin e Shumak-erit edhe për tituj të fituar. Shu-makeri i kishte fituar shtatë

tituj gjatë karrierës. I dyti në garën e sotme doli Maks Versh-tapen i Red Bullit, ndërsa i treti Daniel Riçiardo i Renaultit. Valteri Botas për herë të parë këtë edicion dështoi të për-fundonte një garë. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për rekordin e arritur, djali i Mikael Shumakerit, Shumaker Junior, i dorëzoi Hamiltonit një kaskë të të atit nga garat e Formula 1. Një shenjë mjaft domethënëse kjo për britanikun, i cili me hel-metën e dhuruar konfirmohet si kampion i madh i botës në këtë sport. Hamilton po shkon drejt titullit të shtatë radhazi në Formula 1 dhe kjo shënon supersukses për të.

Nadal poshtëron Xhokoviçin në “French Open”, rekord të ri

Mesit. Uruguaiani Suarezi iu bashkua Atletiko Madridit muajin e kaluar, duke u lar-guar nga Barcelona pas plot shtatë vjetëve si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të gjigantit katalanas. Sulmu-esi uruguaian këmbëngul se kishte qenë në planet e trajnerit të ri të Barçës, Ku-man, pavarësisht raporti-meve në media se holandezi ia kishte treguar derën atij. “Kuman më tha se unë nuk do të largohesha nga klubi dhe se unë isha në planet e tij”, tha Suarez për “ESPN”. “Nuk ishte trajneri ai që më hoqi qafe, ishin drejtorët e

klubit. Atyre u pengonte që unë isha miku i Mesit. Ata e kishin zakon të ankoheshin se Mesi nuk kalonte mirë me sulmuesit e tjerë në klub dhe kur kalon mirë me njërin, ata e heqin qafe”, shtoi ai. Suarez shtoi: “Nuk e kuptoj arsyen përse ata na ndanë neve. Unë nuk kam pasur ndikim në vendimet e Mesit”. Ndërkohë, një qëndrim më të zbutur ndaj klubit mban Suarez kur të ballafaqohet në fushë me ta, domethënë në duelin e Atletikos kundër Barcelonës. Dihet që Luis Suarez nisi një etapë të re në karrierë përpara disa javësh

me transferimin te Atletiko Madrid. El Pistolero u largua nga katalanasit pas 6 vitesh jo me dëshirën e tij, megjithatë ai tashmë është i përqendruar vetëm te eksperienca me “Los Colchoneros” edhe pse shokët e skuadrës te Barcelona nuk mund t’i harrojë dhe vazhdon të gëzojë një respekt të madh për klubin. Suarez në një in-tervistë nga grumbullimi me përfaqësueses uruguaiane theksoi se nuk do të shkonte kurrë te Reali i Madridit. “Nuk do të shkoja te Real Madrid kurrë, e pamundur. Nëse i shënoj gol Barcelonës? Sig-urisht që nuk do të festoj, nuk do ta bëja kundër tyre. Mak-simumi do ia dedikoja golin dikujt në tribuna”, deklaron Suarez. Për t’u kthyer tek çështja e fillimit, ai po zbulon dita-ditës se është përzënë nga Barcelona vetëm e vetëm se ishte mik i Lionel Mesit. Domethënë, ai po zbulon se klubi po i përzinte të gjithë aleatët e argjentinasit në skuadër, duke e lënë atë pa shokë dhe të vetëm. Kjo do t’i hapë rrugën Mesit të largohet me patjetër në fund të këtij sezoni, gjë që është parala-jmëruar tashmë.

Sulmuesi uruguaian zbardh të vërtetën e largimit të tij nga klubi blaugrana. Ai e pozicionon veten si mik i argjentinasit. Largimi presion ndaj Mesit