ruajtja e qelizave staminale dhe diagnostika...qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë...

12
Një e ardhme e shëndetshme është në dorën tuaj Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika

Upload: others

Post on 27-Feb-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Një e ardhme e shëndetshmeështë në dorën tuaj

Ruajtja e Qelizave Staminaledhe Diagnostika

Page 2: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Çfarë janë qelizat staminale ?

Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza të çmuara. Me aftësinë e tyre për të rigjeneruar dhe mbrojtur trupin nga brenda, qelizat staminale, janë të afta të zhvillohen e shndërrohen në mjaft lloje të ndryshme qelizash të gjakut dhe të indeve.

Si një burim qelizash staminale unikal për beben tuaj, gjaku i kordonit kërthizor të tyre, mundet ta provojë një ditë veten, si një jetëshpëtues.

Sikurse çdo prind, ju do të donit të bëni gjithçka mundeni për të mbrojtur shëndetin në të ardhmen e fëmijës suaj. Tashmë ju e keni këtë mundësi për ta bërë këtë në një mënyrë unikale; përmes ruajtjes së qelizave staminale të foshnjës suaj.

01

Jeanne, Birmingham

Kur unë mësova se isha shtatzënë, unë po fluturoja nga gëzimi. Vetëm pak javë më vonë dikush na tregoi lidhur me ruajtjen e qelizave staminale dhe për një bankë të quajtur Future Health. Ne, nuk kishim dëgjuar kurrë më parë rreth ruajtjes në bankë të qelizave staminale, por sa më shumë që e mendonim këtë, aq më shumë kuptim merrte kjo për ne. Si mundej që ne të mos bënim diçka e cila, një ditë, mund të mbronte shëndetin e bebes sonë?

CB CT-ALB-pbrV1

Page 3: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Si funksionon ?

Sapo na mbërrin, ne:

Shkenca që lidhet me ruajtjen në bankë të qelizave staminale është e komplikuar, por mbledhja dhe ruajtja e qelizave staminale të bebes nuk mund të jetë më e thjeshtë se kaq. Ja, se si funksionon ajo:

02

Hapi 1Ne, ju dërgojmë kitin tuaj të mbledhjes që ta keni, ditë përpara lindjes; ai përmban gjithçka nevojitet për të mbledhur kampionin (sigurohuni që ta merrni atë me vete në maternitet, kur të arrijë dita e madhe!)

Hapi 2Pas lindjes, mjeku juaj do të mbledhë kampionin, dhe do ta vendosë atë brenda kitit të mbledhjes

Hapi 3Më tej, korrieri ynë mjekësor do të tërheqë kitin nga materniteti ose nga shtëpia juaj, për ta dërguar për në Laboratonin tonë

Hapi 4Kontrollojmë nëse kampioni juaj është i shëndetshëm dhe vital për përdorim në të ardhmen

Hapi 5Përpunojmë kampionin tuaj, në mënyrë që të përqëndrojmë numrin e qelizave staminale në ruajtje, dhe, e ndajmë atë në disa porcione, për përdorim në të ardhmen

Hapi 6Kontrollojmë, sërish, shëndetin e kampionit tuaj dhe kryejmë numërimin e qelizave staminale të nxjerra, për t'u risiguruar që ai është i gatshëm dhe vital, nëse do të nevojitet për përdorim në të ardhmen

Hapi 7Pastaj, kampioni i bebes suaj vendoset në ngrirje të thellë, duke përdorur azot të lëngët në fazën e tij të avullimit, dhe depozitohet në ruajtje në stabilimentin tonë për dekadat e ardhshme

Hapi 8Nëse ju do të keni nevojë ta përdorni kampionin tuaj, ne, do të kujdesemi për gjithçka dhe mund ta dërgojmë kampionin tuaj kudo në botë, pa ju ngarkuar me shpenzime

CB CT-ALB-pbrV1

Page 4: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

03

Përse t'i ruani qelizat staminale ?

4 Arsyet më të zakonshme të prindërve

Sëmundje familjare & mjekësia rigjenerativeQelizat staminale të gjakut të kordonit sot përdoren si një terapi standarde për më shumë se 85 sëmundje, duke përfshirë leuçeminë, aneminë dhe kanceret e palcës së kockës. Duke pasur një pajtueshmëri perfekte, një burim qelizash staminale lehtësisht i aksesueshëm, mundet që ta provojë veten si një burim i paçmuar për fëmijën dhe familjen e tij, tani dhe në të ardhmen.

Shanset për të gjetur donator të pajtueshëmNuk ka asnjë garanci që një bankë publike qelizash staminale të jetë në gjendje të ofrojë një kampion të pajtueshëm të qelizave staminale të gjakut të kordonit. Ruajtja në bankë e gjakut të kordonit garanton një pajtueshmëri 100% me beben tuaj, 1 në 4 raste probabilitet për të qenë të pajtueshëm perfekt me motrat/vëllezërit e tij dhe rreth 1 në 16 raste, shanse pajtueshmërie me prindërit.

Disponueshmëri e menjëhershmeNëse shfaqet nevoja për trajtim, një kampion i gjakut të kordonit i ruajtur në biobankën Future Health mund të jetë menjëherë i aksesueshëm dhe pa asnjë kosto shtesë për prindërit. Në rast se kjo i besohet një banke publike, mund të duhen javë e madje muaj të tërë përpara se të mund të gjendet një kampion i pajtueshëm, nëse do të gjendet një i tillë, dhe kostoja për të pasur akses tek secili kampion është normalisht mbi 25,000 Euro.

Rastet e adoptimit ose të dhurimit të vezëve/spermësNuk është gjithnjë e mundshme të kesh akses tek një anëtar me lidhje biologjike i familjes në vijim të një procedure adoptimi të fëmijës ose në raste të konceptimit përmes dhuruesve të vezës/spermës. Ruajtja në bankë e gjakut të kordonit është një mundësi unikale për të ruajtur këto qeliza staminale në mënyrë që të garantohet pajtueshmëria 100%, në rast nevoje për trajtim mjekësor me to.

Ka mbi një milion kampionë në ruajtje në banka private në mbarë botën, dhe secili prej atyre prindërve e ka marrë këtë vendim për ruajtje për një arsye të ndryshme. Këtu, më poshtë, gjenden arsyet më të zakonshme, për të cilat prindërit e ardhshëm kanë zgjedhur për të investuar në shëndetin, në të ardhmen e fëmijës së tyre.

CB CT-ALB-pbrV1

Page 5: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Sëmundjet ndaj të cilave ju po mbroheni

Nuk është një mendim aspak i këndshëm, dhe ai është një prej atyre mendimeve që as nuk ju kalon fare nëpër mend prindërve të rinj, por fakti është se sëmundja mund t'i ndodhë gjithkujt, dhe në çdo kohë, dhe realiteti është se ajo gjithashtu mund të jetë kërcënuese për jetën. Transplanti i parë i suksesshëm me qeliza staminale prej gjakut të kordonit për trajtimin e Anemisë Fanconi, u krye në 19881. Që prej asaj kohe, lista e sëmundjeve, për të cilat, trajtimi me qeliza staminale është terapi standarde, është rritur në mënyrë dramatike. Kjo, përfshin forma të kancerit, sikurse janë leuçemia dhe neuroblastoma, si edhe sëmundje të gjakut dhe të sistemit imunitar.

04

Një vendim potencialisht jetëshpëtues

Qelizat Staminale të Gjakut të kordonit janë tashmë terapia standarde për mbi 85 probleme shëndetësore, përfshirë:

• Forma të Leuçemisë• Tumorët solidë, siç është Neuroblastoma• Limfomat• Anemitë, të tilla si Anemia Fanconi• Talasemia dhe Drepanocitoza• Kanceret e Gjakut• Sëmundja Krabbe• Imunodefiçienca e Rëndë e Kombinuar (SCID)• Sëmundja e Hurler• Kancere të Palcës së Kockës, siç është Mieloma

Sot

Kërkimet shkencore të kohëve të fundit, janë duke e rritur potencialin për përdorimin e qelizave staminale për një gamë gjithnjë e më të gjerë të problemeve shëndetësore, duke përfshirë:

• Sëmundja e Alzheimerit• SIDA• Paraliza Cerebrale• Diabeti• Autizmi• Skleroza Multiple• Plagosjet Traumatike të Trurit• Plagosjet e Kordës Spinale• Artriti Reumatoid• Kardiomiopatitë• Cirroza e Mëlçisë• Sëmundja Chron• Anemia Aplastike

E Nesërmja

Për një listë, të detajuar, të të gjithë terapive standarde, të cilat

përdorin qelizat staminale, lutemi, vizitoni faqjen tonë ueb:

www.futurehealthbiobank.al

CB CT-ALB-pbrV1

Page 6: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Dëshmi

05 CB CT-ALB-pbrV1

Pothuajse 4 javë më parë, kur lindi djali ynë,Dougie dhe unë vendosëm të përdorim shërbimete Future Health Biobank për të na ndihmuar tëruajmë qelizat e gjakut të kordonit të Lockit.

Kishte kaq shumë arsye se përse ne zgjodhëmta kemi këtë policë sigurimi, të cilën shpresojmëtë mos na duhet kurrë që ta përdorim. Unë kameksperienca personale në atë se si ky trajtimmund të më kishte ndihmuar mua gjatë atyrelëndimeve të mëdha traumatike të mia si një atleteprofesioniste.

Fakti është se të dy, edhe nëna dhe babai i Lochlan,kanë kaluar shumë vite duke e hedhur veten e tyretatëpjetë malit, duke ngarkuar e shtyrë më tutje limitet etyre në këtë sport. Duke e ditur se djali ynë, me shumë tëngjarë do të ndjekë gjurmët tona, në njëfarë mënyre ose një tjetër,do të thotë se si prindër të tij ne duam ta mbështesim dhe mbrojmë atë sa më shumë të mundemi.

Pra, zgjedhja për të ruajtur qelizat e tij prej gjakut të kordonit do të thotë se ne e dimë se po i japim atij çdo shans fizikisht në jetë që të tejkalojë situata të vështira, nëse do t'i duhet. Profesionalizmi i Future Health na la shumë mbresa dhe profesionistja që ata dërguan për të mbledhur gjakun e kordonit kur unë linda ishte shumë efikase dhe shumë mbështetëse ndaj emocioneve përmes të cilave, ne kaluam gjatë etapave të fundit të lindjes dhe unë pothuaj nuk e kuptova fare prezencën e saj.

Unë po e shkruaj këtë pasi kaq shumë njerëz ishin të interesuar rreth arsyeve që na bënë të zgjedhim të ruajmë qelizat staminale dhe për këtë unë nuk arrij dot ta rekomandoj sa duhet Future Health!

Chemmy AlcottIsh-kampionia Angleze e Kupës së Botës në Ski Alpine & Prezantuese e Programit Ski Sunday

Page 7: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Sa do të na kushtojë shërbimi ?

06CB CT-ALB-pbrV1

Plane pagese pa ju ngarkuar

me interesa

Nëse juve ju ofrojnë një çmim më të ulët se I yni për një shërbim të krahasueshëm, thjesht na vini në dijeni dhe ne ju

premtojmë se do ta mundim atë çmim me 50 EUR.

Premtimi ynëpër Çmimin

Vizitoni faqjen tonë ueb www.futurehealthbiobank.al,na dërgoni email në [email protected] ose,na telefononi në +355 4451 9080 për t' u informuar rreth çmimeve të shërbimit.

Page 8: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

07

Përse të zgjidhni Future Health Biobank ?

Familja jonë në nivel global

Lëshimi i kampionëve dhe transporti i tyre

kudo në botë për trajtim mjekësor, pa ju ngarkuar

me asnjë shpenzim

Kampionë të lëshuar për trajtim në SHBA, Europë, dhe në Lindjen e Mesme

Krenarë që kemi në ruajtje kampionë për mbi 75,000 familje

Krenarë që kemi ruajtur më shumë kampionë se gjithë bankat e tjera të

Mbretërisë së Bashkuar, marrë sëbashku

Banka e qelizave staminale më e

akredituar në botë

140,000kampionë

CB CT-ALB-pbrV1

E vetmja bankë e Mbretërisë së Bashkuar e cila ka në pronësi dhe operon dy laboratorë në shtetet Europiane

Ne, jemi krenarë që kemi në pronësi dhe operojmë dy laboratorë gjeografikisht të veçuar nga njëri-tjetri. Si lider të kësaj industrie, ne përpiqemi që të mbetemi në pararojë të të gjithë avancimeve teknologjike në industrinë tonë. Ne, kemi stabilimente plotësisht të akredituara si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Zvicër, dhe investojmë fuqishëm në lidhje me sigurinë, në sisteme të monitorimit në kohë reale 24/7 dhe në programe të rimëkëmbjes së plotë ndaj katastrofave.

prej 75 shteteve,në mbarë botën

më shumë se

Page 9: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

08

Diagnostika

Vision është një test prenatal shumë i ndjeshëm, i cili mund të kryhet që prej javës 10 të shtatzënisë, duke përdorur, thjesht, një kampion gjaku venoz nga nëna. Vision, mat ADN e bebes e cila gjendet në

qarkullim në gjakun e gruas shtatzënë. Ky test, mat numrin e kopjeve të kromozomeve në gjakun e gruas, çka mund të përdoret për të testuar për probleme shëndetësore, siç janë:

Future Health Biobank, gjithashtu, ofron një gamë të përzgjedhur të shërbimeve diagnostike. Testet tona, Vision dhe Outlook, ju japin juve mundësinë që të kontrolloni për probleme shëndetësore të cilat mund të

prekin shëndetin e fëmijës suaj, si para ashtu edhe pas lindjes së tij.

Outlook - një test jo-invaziv dhe që nuk shkakton simptoma tek të porsalindurit, kontrollon për të zbuluar probleme shëndeti tek fëmija juaj, të cilat mund të manifestohen menjëherë pas lindjes ose gjatë

fëmijërisë së hershme. Pambukthi i posaçëm, thjesht mbledh pak ADN nga goja e fëmijës suaj, çka përdoret për të kontrolluar predispozicionin që mund të ketë fëmija për këto probleme shëndetësore;

Sindroma Patau;

Trizomia 13

Sindroma Down;

Trizomia 21

Sindroma Edwards;

Trizomia 18

Intolerancandaj Laktozës

Shija eHidhur

Shurdhëria eshkaktuar prej

medikamenteve

SëmundjaCeliake

CB CT-ALB-pbrV1

Testi i Depistimit i të PorsalindurveOUTLOOK

Testi Prenatal Jo-Invaziv

Page 10: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

09

Pyetje që Hasen më Shpesh

Pyetje: A do më duhet mua ta ndryshoj planin tim të lindjes nëse unë zgjedh që t'i ruaj qelizat staminale të bebes sime ?

Përgjigje: Metoda juaj e lindjes nuk do të duhet të ndryshojë aspak nëse ju zgjidhni t' i ruani qelizat staminale të bebes suaj; ne, përsëri mundemi të kryejmë mbledhjen edhe nëse kryeni lindje në shtëpi, lindje në ujë ose lindje me operacion. Nëse , ju zgjidhni opsionin për ta vonuar mbylljen e klemës tek kordoni kërthizor dhe shkolitjen e placentës, kjo mund të ndikojë në volumin e gjakut të kordonit që ne mund të mbledhim, por, ju lutemi na telefononi më parë që të diskutojmë sëbashku opsionet tuaja më me hollësi. Ju lutemi të rrini të qetë se mbledhja e kampionit nuk do të interferojë në asnjë mënyrë me lindjen dhe, se ju mund të ndiqni planin tuaj të lindjes sipas dëshirës suaj.

Pyetje: Për sa gjatë mund të qëndrojnë në ruajtje qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor?

Përgjigje: Të gjithë termat kohorë të ruajtjes nga bankat familjare në Mbretërinë e Bashkuar, është e detyrueshme të vihen në dukje. Kërkimet shkencore aktuale kanë treguar se gjaku i kordonit i ruajtur në ngrirje të thellë, pasi shkrihet dhe përdoret pasi kanë kaluar 28 vjet, është përsëri vital dhe me vlerë terapeutike. Ndërkohë që kërkimet vijojnë për të përcaktuar se cila është periudha maksimale e depozitimit në ruajtje, ekspertët besojnë shumë se qelizat staminale të gjakut të kordonit mund të ruhen për një kohë të pacaktuar.

Pyetje: Nëse mua më nevojitet kampioni që kam ruajtur, çfarë ndodh më tej ?

Përgjigje: Në rast se ju do të dëshironi të tërhiqni kampionin tuaj, ne do të bashkërendojmë dërgimin e tij drejtpërdrejt tek qendra e përcaktuar e trajtimit mjekësor, për të siguruar që të gjitha rregulloret tek të cilat ne aderojmë si dhe dokumentacioni i kërkuar është në vendin e duhur, qoftë për trajtim, këtu, në Mbretërinë e Bashkuar, ose kudo në botë. Sapo gjithçka të jetë finalizuar, ne pastaj do të sigurojmë transportimin e kampionit tuaj duke përdorur një specialist korrier mjekësor të dedikuar, pa ju ngarkuar asnjë kosto shtesë juve.

Pyetje: Nëse unë e dhuroj në një bankë publike, a do të jetë më atje gjaku i kordonit të bebes sime, për mua, po mu desh në të ardhmen ?

Përgjigje: Është e rëndësishme për ju, që të kuptoni se vetëm një numër shumë i vogël kampionësh që dhurohen në bankat publike, depozitohen në ruajtje prej tyre. Studimet kanë treguar se 71% e të gjitha dhurimeve të kampionëve në bankat publike nuk i përmbushin kriteret e pranueshmërisë për ruajtje të bankave publike[2] dhe për ato 29% të mbetura, secili dhurim vendoset në një regjistër në mënyrë anonime. Kështu pra, shanset që kampioni juaj të jetë i disponueshëm për ju ose familjen tuaj, në të ardhmen, janë shumë të vogla.

Pyetje: A do t'i përdorin mjekët, qelizat staminale të vetë personit, në një trajtim me to?

Përgjigje: Për sëmundje të shkaktuara nga fatorë mjedisor dhe për sëmundje jo-gjenetike: Po. Është plotësisht e mundur të kryhen një transplant autolog ( duke përdorur qelizat staminale të vetë personit) për një gamë sëmundjesh, të tilla si çrregullimet auto-imune, tumorët solidë, leuçemia mieloide akute dhe disa forma të limfomës Hodgkins. Në fakt, transplantet autologe kryhen gjithashtu për të rimbushur palcën e kockës së trupit pas një trajtimi me kemioterapi për kanceret që nuk lidhen me gjakun.

Pyetje: Me kaq pak shanse për të përdorur qelizat staminale, a ka ndonjë kuptim që t'i ruash ato?

Përgjigje: Terapia me qeliza staminale është një mundësi shumë reale si për transplantet ashtu edhe për mjekësinë rigjenerative. Në 2008, u vlerësua se, 1 në 200 persona, do t'i nënshtrohej një transplanti me qeliza staminale para se ai të arrinte moshën 70 vjeç[3]. Të dhënat e përdorura të transplanteve, në këtë studim, tashmë janë 10 vjeçare dhe kërkimet lidhur me qelizat staminale kanë vijuar të zhvillohen me një ritëm mahnitës. Në fakt, tashmë është vlerësuar se 1 në 3 persona në botë do të përfitojnë prej terapive rigjenerative të bazuara në qelizat staminale[4]. Në ditët e sotme, vetëm qelizat staminale të gjakut të kordonit janë në përdorim në trajtimin e mbi 85 sëmundjeve dhe aktualisht po zhvillohen mbi 300 prova klinike me to.

CB CT-ALB-pbrV1

Page 11: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

10

Referenca

1 Gluckman, E., et al. “Hematopoietic Reconstitution in a Patient with Fanconi’s Anemia by Means of

Umbilical-cord Blood from an HLA-identicalSibling.” Diss. Bone Marrow Transplant Unit, Hôpital

Saint-Louis, Paris, France, n.d. Abstract. National Center for Biotechnology Information. U.S.National

Library of Medicine, n.d. Web. 27 May 2014. <http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/2571931>.

2 McCullough J and Clay M. (2000), Reasons for deferral of potential umbilical cord blood donors,

Transfusion, 40: 124.

3 Nietfeld, JJ., Pasquini, MC., Logan, Br., Verter, F. and Horowitz, MM. (2008), Lifetime Probabilities of

Hematopoietic Stem Cell Transplantation, U.S. Biology of Blood and Marrow Transplantation,

14: 316-322 2

4 Harris DT, Badowski M, Ahmad N and Gaballa MA. (2007), The potential of cord blood stem cells for

use in regenerative medicine, Expert Opin Biol Ther., 7(9): 1311-1322.

CB CT-ALB-pbrV1

Page 12: Ruajtja e Qelizave Staminale dhe Diagnostika...Qelizat staminale janë tullat që ndërtojnë jetën, dhe kordoni kërthizor i bebes suaj është një burim i pasur me këtë qeliza

Crio-Stemcells ltd, përfaqësuese e Future Health Biobank

Bulevardi Zogu i Parë, Ndërtesa 58, Nr.31

Tiranë, Shqipëri

+ 35544519080

[email protected]

www.futurehealthbiobank.al

Një e ardhme e shëndetshmeështë në dorën tuaj

November 2017 CB CT-ALB-pbrV1

CRIO STEM CELLS

Autorizuar nga MHRALiçensuar nga HTA