s analiza publike p -...
TRANSCRIPT
1
S P I P
Analiza Publike
PIPS | Instituti i Prishtinës për Studime Politike | Janar , 2 0 1 2 | ë ë ë .pips-ks.org | N r : 1
Reforma Zgjedhore: Demokracia
tek listat dhe zonat?
2
PIPS
Abstrak Në prill të vitit 2011, Kuvendi i Kosovës legjitimoi në formë rezolute një letër-marrëveshje ‘trepalëshe’ për tejkalimin e krizës
politike, ku përfshihej zgjedhja e një Presidenti jo-partiak në krye të vendit dhe formimi i dy komisioneve ad hoc
parlamentare: njëri për amandamentimin e dispozitave të Kushtetutës që rregullojnë zgjedhjen e Presidentit të Republikës
dhe tjetri për reformimin e sistemit Zgjedhor (përmes amandamentimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme). Vendimi i
Gjykatës Kushtetuese në rastin e Behgjet Pacollit rrezikoi ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve të reja, përderisa një proces
zgjedhor në nivel vendi ende nuk kishte përfunduar. Kjo reformë, në mënyrën e nisur, më shumë politike sesa zgjedhore,
ka vënë në rrezik të arriturat e Republikës në dhjetë vjet përvojë me demokraci. Ndryshimi radikal i sistemit
zgjedhor/kushtetues në vendet me tranzicion kërcënon tërë sistemin politik, pasi që rrezikon de-balancimin e pushteteve
dhe funksionimin e institucioneve të pavarura. Shto kësaj faktin se demokracia kosovare mbetet akoma në nivel të
demokracisë zgjedhore, atëherë ecuria e deritanishme e reformës së nisur rrezikon ta kthejë gjendjen në pikën zero ku
ishte para zgjedhjeve të fundit nacionale.
Janar , 2 0 1 2 | Analiza N r : 1
REFORMA ZGJEDHORE:
demokracia tek listat dhe zonat? P ë r m b a j t j a
Hyrja: Parakushtet në një demokraci për reformën zgjedhore | 3
Reforma vs Antireforma | 5
Demokracia tek ‘listat’ | 7
Reforma si ‘afatizim’ i krizës politike | 8
Puna e dy komisioneve: Zgjedhor / Kushtetues | 9
Shtojca: Lista e rekomandimeve për Komisionet Parlamentare | 10
2
2 0 1 2 © Të Gjitha të Drejtat e Reze rvuara
R E F O R M A Z GJ E DH O R E: DEMOKRACIA TEK LISTAT DHE ZONAT ?
REFORMA ZGJEDHORE: DEMOKRACIA
TEK LISTAT DHE ZONAT
Hyrje: Parakushtet në një demokraci për reformën zgjedhore
Pas çdo palë zgjedhjesh në Kosovë shtrohet nevoja për ndryshimin e sistemit
zgjedhor. Politika, si për të fajësuar sistemin për dështimet në administrimin e
zgjedhjeve, dhe jo njerëzit që bartin procesin, kërkon reformën e cila asnjëherë nuk
përfundon dhe cikli i ndryshimeve është i përsëritshëm. Politikanët priren çdo herë
për të pasur një sistem ndryshe, i cili në fund të fundit do tu përshtatej atyre dhe
rregullave që krijojnë për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Nuk ekziston një
sistem zgjedhor i përkryer për cilindo sistem përkatës politik, por duhet të synohet
një sistem i cili do të ishte më funksional dhe t'i përshtatej realitetit. Në këtë
kontekst, kërkesa e politikës për sistem ndryshe nuk është gjë tjetër veçse një
retorikë boshe. Kosova nuk përbën përjashtim nga rregulli i vënë tashmë në
shoqëritë me demokraci të brishtë, ku tranzicioni nuk përfundon asnjëherë. Në të
shumtën e rasteve ideja e ndryshimeve të sistemeve zgjedhore është më tepër
nevojë e politikës ditore sesa e shtyrë nga nevojat e parimeve themelore
demokratike. Viteve të fundit ka një tendencë që sistemet e reja zgjedhore po
3
shkojnë drejt hapjes e jo mbylljes, përderisa Kosova po e synon të kundërtën me
reformën e nisur.
Kërkesa për ndryshimin e sistemit Zgjedhor dhe amandamentimin e Kushtetutës
në rastin e Kosovës, pa motive të qarta, jo të mbështetura në argumente të
akterëve politikë vendorë, dhe pa konsensus të atyre akterëve mbi rezultatet dhe
kornizën kohore të tyre, rrezikon të përcillet me pasoja të tjera në ndërtimin e rendit
demokratik. Kjo për faktin se nënshtrimi i të gjitha institucioneve ndaj reformës
zgjedhore kërcënon sistemin politik në përgjithësi. Debati shoqëror është tepër
sipërfaqësor, dhe në fund të fundit, synimet dhe nevojat e politikës ditore mbeten
linjat determinuese përgjatë të cilave partitë politike synojnë ta përshtasin sistemin
zgjedhor duke fajësuar rregullat e vendosura dhe jo njerëzit, prej të cilëve varet
mbarëvajtja e zgjedhjeve.
Prandaj, reformimi i sistemit Zgjedhor dhe amandamentimi i Kushtetutës në të
shumtën e rasteve shkakton ndryshime në sistemin politik, në raportin mes
pushteteve, aspekte të mënyrës së qeverisjes e deri tek mënyra e funksionimit të
institucioneve të pavarura. Veçmas nën kushtet e shoqërive me demokraci të
brishta, pa ndonjë përvojë demokratike, rreziku rritet duke shtyrë që reformat të
përfundojnë në regres. Është fatkeqësi që në Kosovë, reforma e sistemit Zgjedhor
deri më tani është karakterizuar nga diskutime sipërfaqësore dhe trajtohet me
përçmim.
Për ta mbështetur idenë e ndikimeve që mund t'i prek institucionet e tjera dhe
formën e qeverisjes merret shembulli i Italisë, që në këtë rast është në kontest
pozitiv. Prej viteve të pas 'Luftës së Dytë Botërore’ e deri më tani në këtë vend
janë ndërruar më shumë se 60 qeveri, pra çdo qeveri në 11 muaj. Kur italianët
ndërruan sistemin u stabilizua edhe qeverisja. Prandaj, kërkohet kujdes i posaçëm
me sistemin që mund të instalohet, sepse në rastin e Kosovës ai konsiderohet ndër
më të avancuarit dhe ideja për t'i hyrë një aventure të re, pa e përsosur të parin,
rrezikon t'i dëmtoj gjithë të arriturat.
Në literaturën akademike ekzistojnë dy shkolla mendimi. E para - fokusohet në atë
që sistemi t'i pasqyroj dallimet etnike, gjinore etj, që mund të jetë rasti i Kosovës,
ku vendet në Kuvend janë të rezervuara për minoritetet dhe 30% për femrat. Pra,
synohet përfaqësimi sa më i madh i dallimeve në shoqëri, duke përfshirë nga ato
etnike, gjinore e klasore. E dyta - përfaqësimi i më të mirit, pra një konkurrencë e
drejtë e sistemit ku mundësitë për të qeverisur i kanë më të mirët. Nëse i vendosim
në realitetin tonë socio-politik, vërejmë se ndryshimet e sistemit Zgjedhor në
4
zgjedhjet e fundit në Kosovë janë më shumë drejt kombinimit të dy shkollave, por
që aplikimi në Kosovë pa përvojën e duhur të krijuar mund të përcillet me rreziqe.
Reforma vs Antireforma
Skeptikët e ndryshimeve të shpeshta të sistemit Zgjedhor i mbështesin argumentet
e tyre në rrezikun e tjetërsimit që mund të pësojë qeverisja, institucionet e
pavarura, hallkat e tjera të pushtetit, madje deri tek kërcënimi i mundshëm i rendit
politik e demokratik. Ata pretendojnë se historia politike ka dëshmuar që njerëzit
kanë ndryshuar sistemet për t'iu përshtatur nevojave të tyre dhe ardhjes më të
lehtë në pushtet. Mjaft shembuj flasin për keqpërdorim dhe përqendrim të pushtetit
absolut i fituar përmes zgjedhjeve. Një Kosovë, pa përvojë të gjatë demokratike, ku
të pakën ushtrohen pesë lloje nivelesh pushteti, nga ai prej akterëve politikë
vendas e ndërkombëtarë dhe nën kërcënimet e vazhdueshme të sovranitetit të
Republikës në veri, ndryshimi i sistemit Zgjedhor i shoqëruar edhe me atë
Kushtetues në masën çfarë synohet, përbën rrezik që të zhduket gjithçka që është
arritur ndërvite.
Ndarja në shumë zona zgjedhore konsiderohet ndër rreziqet më të mëdha që
mund të bart sistemi i reformuar zgjedhor në vitin 2012, një lloj vetëvrasjeje politike.
Janë disa argumente në mbështetje të kësaj teze.
E para - ndarja në zona në një vend të vogël si Kosova vetëm sa do ta thellonte
krahinorizmin dhe hendekun në mes të rajoneve. Në kushtet kur në këtë sistem
politik nuk ka parti kombëtare, ndarja në 100 zona1 apo 26 zona, siç është
propozuar nga disa OJQ dhe që po diskutohet seriozisht në komisionet
parlamentare, do t'i betononte edhe më tej partitë politikë në zonat prej nga
tradicionalisht marrin vota. Mbase LDK-ja do t'i mbylle zyrat në rajonin e Skenderajt
e Drenasit. Do të përqendrohej në Llap. PDK-ja do ta zhvendoste nga radari
zgjedhor Rrafshin e Dukagjinit, kurse ngjashëm do të vepronin edhe partitë e tjera
politike. Vendi prej pak kilometrash katror rrezikon me këtë lloj ndarjesh zonale të
përfundojë në një ri-ndarje të thellë politike, pasi Kosova nuk mund ta përballojë një
ndarje të këtillë politike e territoriale.
1 Propozim i përfaqësuesve të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
5
E dyta - ekziston rreziku që deputetët të zhvendoseshin nga interesi për 'punët
kombëtare’ drejt atyre lokale. Argumenti se deputetët duhet t'i njohin votuesit
e tyre nuk është i mjaftueshëm pasi që Kryetarët e zgjedhur në mënyrë të
drejtpërdrejtë zëvendësojnë, në njëfarë forme, këtë lloj pushteti. Nga zërat për një
Kosovë unitare, ndarja e shumë zonave me dhjetëra deputetë që kontrollojnë
pushtetin dhe të mirat lokale, do t'i shndërronte gradualisht ata në komandantë
lokalë e të çimentuar pas interesave të ngushta. Në këtë mënyrë, klientelizmi
rrezikon ta godasë këtë lloj marrëdhënie deputetë - qytetarë. Dhënia shumë
pushtet e Kryetarëve të Komunave që zgjedhen drejtpërdrejtë, të shoqërohet edhe
me deputetë zonalë po me një pushet të përafërt, rrezikon që punët e politikës
kombëtare të mbesin në duart e askujt.
E treta - Në Kosovën me shumë zona zgjedhore do t’ i pamundësohet veprimi
elitave të reja, pasi çimentimi i klasave aktuale të cilat gërryen në trupin e
shëndoshë të shoqërisë kosovare në këto 12 vite, do ta vazhdojnë pushtetin. Ata
tashmë kontrollojnë dhe disponojnë më të gjitha llojet e pushteteve. Vetëm
zgjedhjet e fundit, në të cilat kandidatë nga komuna të ndryshme, në raundin e
fundit kanë fituar vota në rajone krejt të tjera, pas presioneve, tregon për frymën
kërcënuese që mund të bartë ky lloj sistemi me 26 zona, apo edhe me 100 zona.
E katërta - Partitë kombëtare duhet të vijnë në shprehje. Logjika e veprimit të
deritanishëm të partive ka treguar për zonat preferenciale që kanë në ushtrimin e
aktiviteteve politike. Numri i madh i zonave zgjedhore vetëm sa do ta betononte
konceptin e 'partisë së rajonit', ku AAK-ja do të fokusohej në Dukagjin, PDK-ja në
Drenicë e LDK-ja në Llap.
E pesta - Do të thellonte dallimet etnike në Kosovë, duke rrezikuar në këtë mënyrë
homogjenitetin e vendit. Përpjekjet e parreshtura të serbëve të veriut për shkëputje
do të shërbenin si krahë edhe për rajone të tjera brenda Kosovës të banuara me
serbë për zona zgjedhore 'kryekëput serbe’ . Deputetë aktualë serbë në Kuvendin
e Kosovës, pavarësisht se vijnë nga rajone të banuara me shumicë serbe, me
sistemin aktual përfaqësojnë të gjithë serbët por në kushtet e zonave, fshatra të
pakta do të mbeteshin të papërfaqësuara.
6
Demokracia tek ‘listat’
Demokracia është çështje numrash. Zgjedhjet e lira janë njëri prej standardeve që
kërkohen në demokraci dhe e drejta për të zgjedhë dhe për t'u zgjedhur është ndër
më fondamentalet. Përtej diskutimeve teorike të filozofëve për regjimin më të
avancuar politik, në fund të ditës gjithçka përkthehet në vota. Historikisht, ajo u
takonte vetëm më të fortëve, mbretërve, trashëgimtarëve, burrave, të bardhëve,
për tu akomoduar, e në vitet e fundit të shekullit XX edhe grupeve të tjera më të
margjinaluzara, sidomos grave. Suksesi progresiv në të drejtën për të votuar jo çdo
herë është shoqëruar me organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe
instalimin e një sistemi zgjedhor efikas. Edhe vendet me demokraci të konsoliduar
që vuajnë nga sindroma i vjedhjes së votës kanë shpikur e shpikin vazhdimisht
sisteme të reja. Asnjëherë nuk u arrit sistemi ideal për një shoqëri por synohej të
arrihej një lloj përshtatje. Me gjithë përpjekjet qëllimmira, në Kosovë procesi i
reformës aktuale zgjedhore/kushtetuese nuk ka objektiva, rrugë dhe trajektore të
qartë e të planifikuar si duhet.
Duke pasur parasysh se shumë zona zgjedhore përbëjnë kërcënim për unitarizmin
e Republikës, gabimi nuk duhet të bëhet me listat zgjedhore. Instituti i Prishtinës
për Studime Politike, PIPS për disa arsye është në favor të mbylljes së listave
zgjedhore.
E para - Listat e mbyllura do të garantonin më shumë demokraci se ato të hapura
pasi që do të shmangnin në masë të madhe manipulimet, jo vetëm mes subjektesh
por edhe kandidatësh. Momentalisht për stadin e demokracisë ku qëndron Kosova,
është ironike të mendohet se listat e hapura janë ato që garantojnë demokracinë.
Ideja e listës së hapur ka dëshmuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë se të gjithë
priren individualisht të vrapojnë pas votave, duke lënë pas dore konceptin
programor dhe atë ideologjik të partisë;
E dyta - Me listat e mbyllura do të nxitej më tepër demokraci partiake. Lidershipi
partiak, para çdo hartimi të listës zgjedhore do të synonte t'i përzgjidhte më të mirët
në krye për të paraqitur ofertën e duhur para qytetarëve. Aspak demokratike
ngarendja për të vjedhur vota edhe brenda listës së një partie politike. Me mbylljen
e listave deputetët intensifikojnë përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira
me lidershipin partiak, e përkthyer në një ofertë serioze para votuesve. Si rrjedhojë,
7
ata humbasin interesin për të vjedhur votat, por për të ofruar kualitet në parti e
rrjedhimisht para qytetarëve me oferta konkrete politike. Kjo lloj praktike duhet
aplikuar në këtë stad në Kosovë, kur demokracia nuk është funksionale dhe e
konsoliduar e paritë vuajnë nga mungesa e demokracisë së brendshme.
Rrjedhimisht reflekton në demokracinë kosovare. Në një zhvillim tjetër, mund të
aplikohet ndonjë model ndryshe.
E treta - Pos mbylljes së listave duhet të kufizohet numri i kandidatëve për të cilët
duhet votuar.
Reforma si ‘afatizim’ i krizës politike?
Për të mbështetur pohimet e mësipërme që politika determinon nevojën për
reforma zgjedhore pas çdo palë zgjedhjesh, dëshmon mënyra si u iniciua reforma
në Kosovë. Vendi hyri në procesin e ndryshimeve Kushtetuese dhe Zgjedhore pas
ngërçit politik të prillit të 2011-ës, që erdhi si pasojë e një vendimi të Gjykatës
Kushtetuese. "Reforma" qe shprehja që shpëtoi përkohësisht vendin nga kriza
politike, pas të cilës u mbështetën Hashim Thaçi (PDK), Isa Mustafa (LDK) dhe
Behgjet Pacolli (Aleanca Kosova e Re), duke arritur pajtueshmëri për një
marrëveshje kalimtare, e cila shmangu zgjedhjet e reja, shkurtoi mandatin aktual
qeverisës dhe inicioi procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet e
Përgjithshme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin Pacolli, riktheu në pikën
zero rezultatet e procesit zgjedhor që kërcënuan vendin me zgjedhjeve ende pa
përfunduar procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Përvoja me organizimin më të dobët të zgjedhjeve të fundit, të menaxhuar nga
vendasit, nuk i bindi ndërkombëtarët të japin "OK" e tyre për një tjetër proces, duke
kërkuar domosdoshmërisht zgjidhjen politike dhe jo atë 'zgjedhore'. Pavarësisht se
studiuesit e politikës flasin për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve më të shpeshta në
vendet e tranzicionit, duke argumentuar se ato janë një frymëmarrje demokratike,
kjo gjë u injorua nga vendimmarrësit.
Dy komisionet parlamentare, të cilat rezultuan pas marrëveshjes trepalëshe, të
ndarë në kryesim në mes PDK-së dhe LDK-së, vazhduan punën. Ai Kushtetues,
më dinamik në punën e tij, i përkrahur edhe nga NDI, ndërsa Komisioni Zgjedhor,
8
më i ngadalshëm, edhe për shkak të çështjeve të shumta që trajton. Dështimi i
partive të mëdha për t’ i dërguar propozimet e tyre, mungesa e debateve të
brendshme partiake për sistemin zgjedhor që duan, vetëm sa mbështet tezat e
PIPS-it të ngritura në këtë analizë për rrethanat e pastudiuara mbi të cilat duhej të
mbështetej procesi i reformave.
Puna e dy komisioneve: Zgjedhore / Kushtetues
Puna e të dyja komisioneve parlamentare është dominuar me takime të shumta,
konsultime ekspertësh e dallime në qëndrime në mes të partive. Pak debat publik,
shoqëror e mediatik ka dominuar në këta muaj. Të dyja komisionet nuk kanë
bashkërenduar punën sa duhet, pasi ndryshimi i disa neneve të Kushtetutës
përkitazi me zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit ndërlidhet me përbërjen dhe
rolin e KQZ-së - që duhet ta ketë gjatë zgjedhjeve presidenciale të mundshme.
Kodifikimi i të gjitha ligjeve dhe rregulloreve për zgjedhjet në një Kod Zgjedhor nuk
është marrë në konsideratë asnjëherë. Komisioni për Amandamentimin e Ligjit për
Zgjedhjet e Përgjithshme ka identifikuar rreth 20 çështje për diskutim. I mbështetur
edhe nga OSBE, ekspertë të jashtëm dhe një grup punues, ky komision është
përballur përgjatë muajve me indiferencën e partive të mëdha politike të cilat kanë
vonuar propozimet e tyre veçmas për sistemin Zgjedhor, listat, zonat dhe
strukturën e KQZ-së. Në disa prej çështjeve të tjera më teknike, komisioni i
përbërë nga përfaqësues të partive politike, ka gjetur gjuhën e përbashkët. Votimi
me kusht dhe votimi nga diaspora do të eliminohet, ndërsa pajtueshmëri ka pasur
edhe për çështje të tjera që tashmë janë miratuar dhe do t'i propozohen Kuvendit
të Kosovës. Prandaj edhe PIPS nuk e sheh të arsyeshme të ndalet më gjatë në
këtë pikë. Komisioni pretendon ta përfundojë punën deri në marsin e 2012, kur
edhe do t'i dorëzojë Kuvendit të Kosovës listën me rekomandime të aprovuara në
formë të dispozitave ligjore. Deri më tani, PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje! janë
pozicionuar për një zonë zgjedhore, ndërsa kanë dallime për listat. Edhe pse ende
nuk është asgjë përfundimtare. PDK është për hapjen e listave e Vetëvendosje për
mbylljen e listave. LDK ende në diskutime, përderisa AAK ka folur në një rast për
100 zona, por diskutimet partiake janë në zhvillim e sipër.
9
Komisioni për Amandamentimin e Kushtetutës – Në muajin tetor, nëntor dhe
dhjetor 2011 versionet e para të amandamentimeve të dispozitave përkatëse të
Kushtetutës dhe një draft i Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit, janë miratuar me
konsensus të plotë nga ana e anëtarëve të komisionit. Disa çështje ende kanë
mbetur të hapura dhe me disa alternativa: e drejta e Presidentit për dyshtetësi;
obligimi i subjekteve politike dhe kandidatëve që të mbledhin një numër të caktuar
të nënshkrimeve për të kandiduar; nëse duhet të ketë Zëvendëspresident dhe
numri i votave të deputetëve që nevojitet për të iniciuar procedurën e shkarkimit të
Presidentit dhe për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, etj. Njëra prej
kritikave që ka shoqëruar punën e këtij komisioni ka qenë mos përcaktimi i
kompetencave të Presidentit. Çfarë Presidenti të ri, me cilat kompetenca do të ketë
Kosova në raport me pushtetet e tjera, veçmas të ekzekutivit. Do të jetë ceremonial
apo me pushtet më të madh, siç është thënë nga drejtues të Komisionit një lloj
modeli francez gjysmë-presidencial. Neni 84 i Kushtetutës për kompetencat e
Presidentit është thënë se do t'i nënshtrohet amandamentimit pas aprovimit të
kohës shtesë nga Kuvendi i Kosovës.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS
Shtojca: Lista e rekomandimeve për Komisionet Parlamentare
A. Propozimet për zonat zgjedhore dhe listat janë dhënë në pjesën e mësipërme,
ndërsa në këtë shtojcë në fund kemi listuar rekomandimet për çështje më teknike si
dhe ato për Komisionin Kushtetues.
B. Struktura e KQZ-së
1. KQZ, organ gjysmë politik/profesional. Pos anëtarëve nga partitë politike të futen
edhe përfaqësues të shoqërisë civile;
2. Zgjedhja e zëvendësit të Kryetarit të KQZ-së. Të ndryshohet neni.
Argumenti: kjo dispozitë ka një efekt tjetër shumë pozitiv: eliminimin e rrezikut nga
dorëheqja e Kryetarit të shtetit si institucion që emëron kryetarin e KQZ-së dhe
kështu vënien e organit të KQZ në një situatë paralizuese (nëse në të njëjtën kohë
edhe kryetari i KQZ-së jep dorëheqje nga ky post);
10
3. Certifikimi i kandidatëve me precedent penal të mos ndodhë. Argumenti:
arsyetimi është se në procese të tilla, kur kanë nisur rastet e hetimeve, individëve
të tillë u kalon koha duke u marrë me rastet e tyre sesa punët e shtetit për të çka
janë votuar. Përtej faktit që vlen rregulli i mirënjohur se njeriu është i pafajshëm
derisa të mos provohet e kundërta, një eliminim që në fillim do ta qartësonte shumë
situatën, duke i'a lehtësuar punën edhe KQZ-së. Shembull edhe për qytetarët. I
kemi rastet e Ferizajt e Kaçanikut, ku kryetarët janë të dënuar në shkallë e parë
dhe ende janë Kryetarë;
4. Lista e votuesve. Gjatë zgjedhjeve të kaluara, sipas pakos së Ahtisaarit, çdo
person i cili ka jetuar në Kosovë deri me datën 1 janar të vitit 1998 mund të ketë të
drejtën për të votuar në zgjedhjet që organizohen nga organet kompetente të
Kosovës. Një dispozitë e tillë ligjore duhet të përmirësohet edhe pse kemi para
parasysh obligimet që dalin nga pakoja e Ahtisaarit. Gjetja e një zgjidhjeje është e
domosdoshme për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve që mund të ndodhin
nga personat, kryesisht refugjatët që momentalisht ndodhen në Serbi dhe Mal
të Zi, dhe të cilët persona nuk kanë kurrfarë dokumenti i cili vërteton që ata
qytetarë kanë qenë shtetas të Kosovës deri me datën e lartcekur. Pra, mundësia e
keqpërdorimeve përgjatë procesit zgjedhor është e madhe nëse kjo çështje nuk
merret parasysh seriozisht. Natyrisht që këtyre qytetarëve nuk mund t'iu mohohet e
drejta për të votuar në Kosovë, mirëpo këta qytetarë, në mënyrë që të kenë
mundësinë e ushtrimit të kësaj të drejte, duhet të pajisen me dokumente valide
të Republikës së Kosovës. Refuzimi i këtyre qytetarëve për t'u pajisur me këto
dokumente valide nuk është alibi për të drejtën e votimit të tyre;
5. Votimi i të burgosurve – pacientëve. Duhet të merret në konsideratë e drejta e
votimit për këtë kategori duke siguruar mekanizma të duhur për të shmangur
manipulimet. Në zgjedhjet e kaluara, raporte të brendshme të KQZ-së
sugjerojnë që kjo e drejtë është keqpërdorur nga manipuluesit dhe nuk është
shfrytëzuar nga kategoritë e cekura;
6. Zona zgjedhore. Grupi rekomandon një zonë zgjedhore, ashtu siç është deri më
tani. Arsyet: Ndarja gjeografike, pra një territor relativisht i vogël sipërfaqe nuk ka
nevojë ti hyjë një ndarje të re, duke e përgjysmuar siç po propozohet për 27 zona;
ndarja e kuotave për minoritetet, si do të ndahej bie fjala për serbët; ndarja gjinore,
11
30% i siguruar; kuvendi homogjen, ku do të dominonin 2-3 parti më të forta pa
pasur mundësinë e përfaqësimit të më shumë grupeve;
7. Listat e votimit. Përvoja e zgjedhjeve të kaluara ka dëshmuar se listat e hapura
janë subjekt më i madh i manipulimit se ato të mbyllura. Listat e hapura ofrojnë më
shumë demokraci e mundësi zgjedhjeve nga qytetarët, por njëkohësisht e mbysin
atë mes kandidatëve të cilët priret të manipulojnë, fillimisht ndaj njëri tjetrit e më
pastaj edhe në raport me qytetarët. Pra ideja për të luftuar për numër rendor, e
mbytë demokracinë. Në listat e mbyllura, pavarësisht se lista përcaktohet nga
partia kjo duhet të aplikohet me kusht që vetë partitë të hapin një garë brenda
përbrenda tyre për të zënë vendet në bazë të meritave, lidhet me demokratizimin
dhe tek e fundit, secili lider e parti dëshiron që listën ta ketë më përmbajtjesore. Kjo
po ashtu do ti bashkonte të gjithë të luftojnë për programin e partisë që të marrë
më shumë vota në zgjedhje, duke krijuar një kompaktësi;
7. Pragu zgjedhor. 5% për partitë dhe 3% për kandidatët e pavarur të largohet.
Kosovës i duhet diversiteti. Demokratizimi i partive politike e cila gërshetohet me
karakteristikën e subjektivitetit të liderit partiak i cili ka rol dominues në proceset
partiake dhe që në shumë raste, gjatë marrjes së vendimeve, evitohet parimi
demokratik bën të pamundur që në këto subjekte të futen njerëz që kanë
kapacitete dhe vullnet për ndryshimet shoqërore që janë të domosdoshme. Duke e
pasur parasysh këtë fakt, domosdoja e iniciativave të reja politike është vendimtare
në ridefinimin e kahut politik të këtij shteti të ri si dhe në të njëjtën kohë futjen e
partive politike në një proces më konkurrues;
8. Administrimi i zgjedhjeve. Si përgjigje, grupi ka konstatuar që ideja më e mirë
për zgjidhjen e këtij problemi apo evitimin e tij do të ishte futja në funksion e
teknologjisë informative, përkatësisht instalimi i aparateve teknologjike ku votuesit
para së të votojnë do t'i duhej të posedoj një letërnjoftim biometrik si dhe
identifikimin përmes shenjës së gishtërinjve ku më pastaj aparati do të identifikonte
votuesin përkatës dhe pastaj do ta lëshonte fletëvotimin dhe pastaj votuesi mund të
votojë. Me këtë sistem, manipulimi i përmendur më lartë do të ishte i pamundur për
arsye se mos posedimi i letërnjoftimit biometrik si dhe mungesa e shenjave të
12
gishtërinjve do të shmangte mundësinë që një votues tjetër të mund të votojë në
emër të personave të vdekur;
- të publikohet listat e zgjedhësve shumë më herët nga MPB që të pastrohen e
kontrollohen mirë;
- të hiqet e drejta e diasporës për votim. Aplikimi metodës së deritanishme është
treguar jo efikas dhe i kushtetueshëm. Zgjedhjet të mund të organizohen në muajt
e verës kur edhe emigrantët kthehen në Kosovë;
- të barten vëzhguesit në vendbanime të ndryshme. Edhe pse është e
kushtueshme, duhet të aplikohet;
- disa qendra numërimi në rajone, dhe jo të kryhet numërimi në çdo vendvotim por
të bartet në qendra më të mëdha;
Zgjedhja e anëtarëve të Kuvendit të reflektojë edhe për Presidentin. Pra, a do të
mund të reflektohej manipulimi në zgjedhjet e përgjithshme edhe në ato
presidenciale dhe si do të legjitimohej një President, nëse akuzohet për vjedhje
votash. Duke u nisur nga parimet e Kushtetutës se Presidenti përfaqëson unitetin e
popullit dhe figurën morale të shoqërisë, si mund të shihet një President i kritikuar
pas zgjedhjesh nga kundërshtarët për vjedhje votash.
Aktivizohet qytetari. Duhet të ketë më shpesh zgjedhje. Nuk konsiderohet lodhje
por një freski e demonstrim demokracie. Liderë të rinj. Edhe individët më të pavarur
nga partitë politike.
Ish Presidentët e Kosovës që kanë precedent nga Gjykata Kushtetuese nuk duhet
të lejohen të kandidojnë sërish.
Dyshtetësia të lejohet por duhet të jetë i lindur në Kosovë.
Betimi tek Gjykata Kushtetuese.
Të mos ketë Zv.president. Më shumë ka legjitimitet një kryetar Kuvendi se një i
emëruar. Duhet të përballet me votat.
Lustrimi i kandidatit. Të 'skenohet’ biografia e kandidatit.
13
14
Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS është organizatë jo qeveritare që
ka për qëlllim edukimin politik të liderëve të rinj duke synuar promovimin e një
kulture të re politike dhe nxitjen e komunitetit për tu përfshirë aktivisht në jetën
publike.
Implementimi i misionit dhe vizionit të organizatës realizohet nëpërmjet një
sërë programesh, prej të cilëve dominues është ai i Shkollës Politike. Trajnimet,
diskutimet shoqërore, analizat publike – janë disa prej aktiviteteve.
Analiza publike (nr.1) “REFORMA ZGJEDHORE: demokracia tek listat dhe zonat” është
shkruar nga Bashmir Xhemaj. Në prill të vitit 2011, Kuvendi i Kosovës legjitimoi në formë rezolute një letër-marrëveshje ‘trepalëshe’
për tejkalimin e krizës politike, ku përfshihej zgjedhja e një Presidenti jo-partiak në krye të vendit dhe
formimi i dy komisioneve ad hoc parlamentare: njëri për amandamentimin e dispozitave të Kushtetutës
që rregullojnë zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe tjetri për reformimin e sistemit Zgjedhor
(përmes amandamentimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme). Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në
rastin e Behgjet Pacollit rrezikoi ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve të reja, përderisa një proces zgjedhor
në nivel vendi ende nuk kishte përfunduar. Kjo reformë, në mënyrën e nisur, më shumë politike sesa
zgjedhore, ka vënë në rrezik të arriturat e Republikës në dhjetë vjet përvojë me demokraci. Ndryshimi
radikal i sistemit zgjedhor/kushtetues në vendet me tranzicion kërcënon tërë sistemin politik, pasi që
rrezikon de-balancimin e pushteteve dhe funksionimin e institucioneve të pavarura. Shto kësaj faktin se
demokracia kosovare mbetet akoma në nivel të demokracisë zgjedhore, atëherë ecuria e deritanishme
e reformës së nisur rrezikon ta kthejë gjendjen në pikën zero ku ishte para zgjedhjeve të fundit
nacionale.
PIPS | INSTITUTI I PRISHTINËS PËR STUDIME
POLITIKE
Adresa: Rexhep Luci
50/8 Prishtinë, Kosovë
+381 (0) 38 244
577 [email protected];