sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët ndal dumpingut … · 2012-10-03 ·...

4
Të punësuarit e sektorit kryesor të ndërtimtarisë dhe e tregtisë së zgje- ruar janë duke humbur durimin. Përmes një aksioni protestues kun- dër dumpingut të pagave nga ana e ndërmarrjeve nënkontraktuese në njërin nga kantieret më të mëdha të Zvicrës – panairin e Bazelit –Unia ka nisur në fund të muajit gusht mbled- hjen e nënshkrimeve nëpër të gjitha kantieret ndërtuese të Zvicrës. Me këtë ndërmarrje specifike, të punë- suarit e kantiereve, të cilët kryejnë punë të vështira dhe të rënda, duan tua bëjnë të qartë parlamentarëve fe- deral se, dumpingu i pagave nga ana e ndërmarrjeve të zinxhirit nënkon- traktues paraqet rrezik ekzistencial për të gjithë të punësuarit që jetojnë në Zvicër. Kërkesa është e qartë: Është i nevojshëm detyrimi i përgjegjësisë së përbashkët (solidare) Presioni në pagat zvicerane shënon rritet masive Në kantierin e panairit të Bazelit në fund të gushtit Unia ka takuar shumë nën-akordues , tek të cilët nuk janë në rregull pagat dhe shpenzimet. Dukat qartas: Presioni që vjen jashtë vendit në tregun zviceran të punës është rritur në mënyrë masive. Pasi në pjesë tjera të Evropës kemi një krizë në rritje, derisa në Zvicër është duke lulëzuar sektori i ndërtimtarisë. Gatishmëria e firmave të huaja, për të punuar me dumping paga, rritet. Kështu të gjitha çmimet i nënshtro- hen presionit. Listë gjatë e rasteve të dum- pingut Edhe më keq: Sot ndërmarrjet, që japin me tej tenderë me kushte dum- pingu, edhe shpërblehen. Ato mund të ofrojnë çmime të ulëta dhe vet nuk bartian kurrfarë rreziqesh. Nëse kontrollet zbulojnë kushte te punës, që janë në kundërshtim me ligjin, atëherë i lajnë duart e tyre me pa- fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë me një gjë të tillë. Kjo ka të bëjë me rastet në sektorin kryesor të ndërtimtarisë, mirëpo veçanërisht me tregtinë e zgjeruar. Lista e rasteve të dumpingut është e gjatë, e të cilën Unia përmbledhshim e ka publikuar në faqen e internetit. Partitë borgjeze të zbutura Vendimi i komisionit për ekonomi dhe shpërndarje i këshillit federal në fund të gushtit brengosë. Shumica borgjeze ka refuzuar detyrimin e për- gjegjësisë së përbashkët (solidare) dhe është deklaruar për një ndërmarrje të masave që nuk zgjidh asgjë dhe mbetet e pa ndikim. Sipas këtyre ma- save punëdhënësi duhet të sigurojë me shkrim se ndërmarrjet nënkon- traktuese do tu përmbahen kushteve minimale të punës. Pastaj punëd- hënësit nuk duhet të përgjigjen për dumpingun joligjor të pagave nga ana e ndërmarrjeve të tyre nënkon- traktuese. Dhe nëse një tender nga ndërmarrjet nënkontraktuese jepet më tej, kontraktuesi kryesor sipas vullnetit të komisionit shkarkohet nga obligimet. Partitë borgjeze me këtë rast mbështesin drejtpërdrejtë dumpingun e pagave dhe rrezikojnë lëvizjen e personave. Nënshkruani të gjithë për përgjegjësinë e përbashkët Pas këtij vendimi të pakuptueshëm është edhe më i rëndësishëm anga- zhimi për përgjegjësinë e përbashkët (solidare), e cila mund të parandalon dumpingun e pagave dhe të mbron kushtet e punës! Në tërë Zvicrën Unia është duke mbledhur nënshkrime nëpër kantiere. Me rastin e aksionit në panairin e Bazelit praktikisht të gjithë ndërtimtarët dhe punonjësit e sektorëve të zejtarisë kanë nëns- hkruar kërkesat. Nënshkruaj edhe ti! Informatat mund ti gjesh në sekreta- riatin Tënd të Unia-s. / Aurora García Punëmarrësit e kantiereve të ndërtimtarisë së Zvicrës kërko- jnë një përgjegjësi të përbashkët detyruese. Për të bërë ketë më të qartë Unia në fund të gushtit nëpër kantiere ka star- tuar mbledhjen e nënshkrimeve – për të ndaluar dumpingun (shtypjen) e pagave dhe për të mbrojtur kushtet e punës. Kjo është më se e nevojshme, pasi që presioni në rrogat e Zvicrës është rritur në mënyrë masive. Nr. 6 | tetor 2012 | shqip Botohet si shtojcë në gazetën «work» | Redaksia T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch Punë dhe jetë me dinjitet për të gjithë njerëzit Të dashura lexuese dhe lexues Tema e migracionit dhe integrimit ka vite që e karakterizon diskursin shoqëror të Zvicrës. Në Zvicër jetojnë gati 2 milion të huaj. Shumicën e tyre e përbëjnë ata migrantë pa pasapor- të zvicerane, të cilët janë lindur, rritur dhe janë socializuar po në Zvicër. Jo rrallë grupet e migrantëve dhe komunitetet, në raste të caktuara edhe të gjithë migrantët e vendit, pra edhe ata, të cilët ka kohë që zyr- tarisht janë zvicerane apo zviceranë, shërbejnë si një lloj fushëbeteje ku forca të ndryshme politike të vendit zhvillojnë luftën e tyre. Ajo çka jo rrallë edhe harrohet të theksohet në debatet mbi migracionin është edhe fakti se, edhe migrantët kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar për mirëqenien e këtij vendi, kontribut ky të cilin ata vazhdojnë ta japin edhe më tej. Një pasqyrë më të qartë mbi këtë kontribut e pasqyron më së miri edhe kampanja e sindikatës Unia «Pa ne s’ka Zvicër» (www.ohne-uns- kein.ch). Në vitet e fundit flitet më shpesh për integrimin, si proces të ndërsjellë. Andaj mbretëron mendimi se inte- grimi është detyrë e tërë shoqërisë. Se integrimi mund të funksionojë vetëm nëse veçanërisht popullata vendore e më pastaj edhe ajo e ar- dhur janë të interesuara të marrin pjesë në këtë proces. Kjo temë është ngarkuar edhe me shumë paragjyki- me të ndërsjella. Nevojiten korniza të shoqëruara me organe e struktura të nevojshme, ku mundësohet ushtrimi praktik i pjesëmarrjes (participimit) dhe ku shqetësimet, nevojat dhe propozimet e mundshme paraqiten për zgjidhjen dhe përcillen më tej tek vendimmarrësit. Me këtë rast si bazament duhet të shërbejë modeli i praktikuar dhe jetuar i sindikatës Unia dhe qasja teorike e projekteve të shtetësisë (qytetarisë) të Komisio- nit federal për migracion (EKM). Osman Osmani Sekretar sindikal për migracion në Unia Editorial 2 Kongresi i PSd të Zvicrës Mbizotëron politika ndaj migracionit 4 Privatizimi në Kosovë Protesta e kundërshti të procesit Sindikata Unia proteston kundër shtypjes dhe përkeqësimit të pagave Unia kërkon përgjegjësi të përbashkët solidare Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët Ndal dumpingut të pagave – përgjegjësi solidare tani! Zvicra dhe lëvizja e lirë Kundër dumpingut në paga 3

Upload: others

Post on 02-Mar-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët Ndal dumpingut … · 2012-10-03 · atëherë i lajnë duart e tyre me pa-fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë

Të punësuarit e sektorit kryesor të ndërtimtarisë dhe e tregtisë së zgje-ruar janë duke humbur durimin. Përmes një aksioni protestues kun-dër dumpingut të pagave nga ana e ndërmarrjeve nënkontraktuese në njërin nga kantieret më të mëdha të Zvicrës – panairin e Bazelit –Unia ka nisur në fund të muajit gusht mbled-hjen e nënshkrimeve nëpër të gjitha kantieret ndërtuese të Zvicrës. Me këtë ndërmarrje specifike, të punë-suarit e kantiereve, të cilët kryejnë punë të vështira dhe të rënda, duan tua bëjnë të qartë parlamentarëve fe-deral se, dumpingu i pagave nga ana e ndërmarrjeve të zinxhirit nënkon-traktues paraqet rrezik ekzistencial për të gjithë të punësuarit që jetojnë në Zvicër. Kërkesa është e qartë: Është i nevojshëm detyrimi i përgjegjësisë së përbashkët (solidare)

Presioni në pagat zvicerane shënon rritet masive Në kantierin e panairit të Bazelit në fund të gushtit Unia ka takuar shumë nën-akordues , tek të cilët nuk janë në rregull pagat dhe shpenzimet.

Dukat qartas: Presioni që vjen jashtë vendit në tregun zviceran të punës është rritur në mënyrë masive. Pasi në pjesë tjera të Evropës kemi një krizë në rritje, derisa në Zvicër është duke lulëzuar sektori i ndërtimtarisë. Gatishmëria e firmave të huaja, për të punuar me dumping paga, rritet. Kështu të gjitha çmimet i nënshtro-hen presionit.

Listë gjatë e rasteve të dum-pingutEdhe më keq: Sot ndërmarrjet, që japin me tej tenderë me kushte dum-pingu, edhe shpërblehen. Ato mund të ofrojnë çmime të ulëta dhe vet nuk bartian kurrfarë rreziqesh. Nëse kontrollet zbulojnë kushte te punës, që janë në kundërshtim me ligjin, atëherë i lajnë duart e tyre me pa-fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë me një gjë të tillë. Kjo ka të bëjë me rastet në sektorin kryesor të ndërtimtarisë, mirëpo veçanërisht me tregtinë e zgjeruar. Lista e rasteve të dumpingut është e gjatë, e të cilën Unia përmbledhshim e ka publikuar në faqen e internetit.

Partitë borgjeze të zbuturaVendimi i komisionit për ekonomi dhe shpërndarje i këshillit federal në fund të gushtit brengosë. Shumica borgjeze ka refuzuar detyrimin e për-gjegjësisë së përbashkët (solidare) dhe është deklaruar për një ndërmarrje të masave që nuk zgjidh asgjë dhe mbetet e pa ndikim. Sipas këtyre ma-save punëdhënësi duhet të sigurojë me shkrim se ndërmarrjet nënkon-traktuese do tu përmbahen kushteve minimale të punës. Pastaj punëd-hënësit nuk duhet të përgjigjen për dumpingun joligjor të pagave nga ana e ndërmarrjeve të tyre nënkon-traktuese. Dhe nëse një tender nga ndërmarrjet nënkontraktuese jepet më tej, kontraktuesi kryesor sipas vullnetit të komisionit shkarkohet nga obligimet. Partitë borgjeze me

këtë rast mbështesin drejtpërdrejtë dumpingun e pagave dhe rrezikojnë lëvizjen e personave.

Nënshkruani të gjithë për përgjegjësinë e përbashkëtPas këtij vendimi të pakuptueshëm është edhe më i rëndësishëm anga-zhimi për përgjegjësinë e përbashkët (solidare), e cila mund të parandalon dumpingun e pagave dhe të mbron kushtet e punës! Në tërë Zvicrën Unia është duke mbledhur nënshkrime nëpër kantiere. Me rastin e aksionit në panairin e Bazelit praktikisht të gjithë ndërtimtarët dhe punonjësit e sektorëve të zejtarisë kanë nëns-hkruar kërkesat. Nënshkruaj edhe ti! Informatat mund ti gjesh në sekreta-riatin Tënd të Unia-s.

/ Aurora García

Punëmarrësit e kantiereve të ndërtimtarisë së Zvicrës kërko-jnë një përgjegjësi të përbashkët detyruese. Për të bërë ketë më të qartë Unia në fund të gushtit nëpër kantiere ka star-tuar mbledhjen e nënshkrimeve – për të ndaluar dumpingun (shtypjen) e pagave dhe për të mbrojtur kushtet e punës. Kjo është më se e nevojshme, pasi që presioni në rrogat e Zvicrës është rritur në mënyrë masive.

Nr. 6 | tetor 2012 | shqipBotohet si shtojcë në gazetën «work» | Redaksia T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

Punë dhe jetë me dinjitet për të gjithë njerëzit

Të dashura lexuese dhe lexuesTema e migracionit dhe integrimit ka vite që e karakterizon diskursin shoqëror të Zvicrës. Në Zvicër jetojnë gati 2 milion të huaj. Shumicën e tyre e përbëjnë ata migrantë pa pasapor-të zvicerane, të cilët janë lindur, rritur dhe janë socializuar po në Zvicër. Jo rrallë grupet e migrantëve dhe komunitetet, në raste të caktuara edhe të gjithë migrantët e vendit, pra edhe ata, të cilët ka kohë që zyr-tarisht janë zvicerane apo zviceranë, shërbejnë si një lloj fushëbeteje ku forca të ndryshme politike të vendit zhvillojnë luftën e tyre. Ajo çka jo rrallë edhe harrohet të theksohet në debatet mbi migracionin është edhe fakti se, edhe migrantët kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar për mirëqenien e këtij vendi, kontribut ky të cilin ata vazhdojnë ta japin edhe më tej. Një pasqyrë më të qartë mbi këtë kontribut e pasqyron më së miri edhe kampanja e sindikatës Unia «Pa ne s’ka Zvicër» (www.ohne-uns-kein.ch). Në vitet e fundit flitet më shpesh për integrimin, si proces të ndërsjellë. Andaj mbretëron mendimi se inte-grimi është detyrë e tërë shoqërisë. Se integrimi mund të funksionojë vetëm nëse veçanërisht popullata vendore e më pastaj edhe ajo e ar-dhur janë të interesuara të marrin pjesë në këtë proces. Kjo temë është ngarkuar edhe me shumë paragjyki-me të ndërsjella. Nevojiten korniza të shoqëruara me organe e struktura të nevojshme, ku mundësohet ushtrimi praktik i pjesëmarrjes (participimit) dhe ku shqetësimet, nevojat dhe propozimet e mundshme paraqiten për zgjidhjen dhe përcillen më tej tek vendimmarrësit. Me këtë rast si bazament duhet të shërbejë modeli i praktikuar dhe jetuar i sindikatës Unia dhe qasja teorike e projekteve të shtetësisë (qytetarisë) të Komisio-nit federal për migracion (EKM).

Osman OsmaniSekretar sindikal për migracion në Unia

Editorial

2Kongresi i PSd të ZvicrësMbizotëron politika ndaj migracionit 4

Privatizimi në KosovëProtesta e kundërshti të procesit

Sindikata Unia proteston kundër shtypjes dhe përkeqësimit të pagave

Unia kërkon përgjegjësi të përbashkët solidare

Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët

Ndal dumpingut të pagave – përgjegjësi solidare tani!

Zvicra dhe lëvizja e lirëKundër dumpingut në paga 3

Page 2: Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët Ndal dumpingut … · 2012-10-03 · atëherë i lajnë duart e tyre me pa-fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë

horizonte Nr. 6 | tetor 2012 | shqiptar 2

News

Pamje gjatë punimeve në kongresi i fundit të PSd të Zvicrës

Foto

: Ske

nder

Haj

dari,

ww

w.tu

ng.c

h

Migrantët nga këndvështrimi i tyre me siguri se nuk ishin të kënaqur me aprovimin e dokument-pozicio-nimit të PSd-së mbi migracionin. Pozitive ishte miratimi i një zëshëm nga ana e delegatëve për themelimin e strukturës së migrantëve të PSd-së. Kjo strukturë edhe përmes statutit do të pajiset me kompetenca dhe përgje-gjësi, ashtu sikur janë të rinjtë dhe gratë në kuadër të PSd-së. Migran-tët, pra anëtarët e PSd-së me sfond migracioni, do të kenë mundësinë si brenda ashtu edhe jashtë Partisë të përfaqësojnë vet interesat e tyre. Në të kundërtën, si negative ishte se, shumica e delegatëve aprovuan dokument pozicionimin e PSd-së, i cili si qëndrim krijon bindjen se anon më shumë djathtas se sa ma-jtas.

U arritën disa korrektura në dokument-pozicioniminDelegatët arritën të korrektojnë qën-drimin ë dokument posaçërisht sa i përket të drejtës në ndihmë ele-mentare. Me rastin e fokusimit tek masat mbështetëse dhe qarkullimi i lirë i personave, delegatët megjithatë vërtetuan kursin e Partisë së tyre dhe me ketë rast u përcaktuan qartas për qarkullimin e lirë të njerëzve. Të rinjtë e PSd-së, të cilët më me forcë kundërshtuan përmbajtjen e dokumentit, arritën të bindin ko-legët partiak që të mbajnë një qën-drim konsekuent kundër dëbime-ve të dhunshme të azilkërkuesve si dhe kundër të ashtuquajturave marrëveshjeve integrimi. Më pak të suksesshëm ata ishin sa i përket një qëndrimi parimor kundër dëbimit të të huajve kriminel.

Pozicionimi i Unia-s mbi migracionin Edhe sindikata Unia për kongresin e sivjetmë është duke përgatitur një dokument-pozicionimi mbi migri-min, të cilin duhet parë si plotësimi i dokumentit përparimtar të tezave «Të hapen perspektivat – të shfrytëzohen shanset», teza këto të aprovuara para katër vitesh në kongresin e Luganos.

Nuk është «problemi» tek Migracioni Dokument-pozicionimi i Unia-s merret me sfidat e reja të shoqërisë zvicerane dhe migracionin, në të kundërtën e asaj që bënë PSd-së, nuk e sheh si dash kurbani. Ky dokument prezanton problemet e vërteta si dhe zgjidhjet e mundshme për këto sfida, ndërsa sanksionimin dhe represio-nin i vlerëson si kundër produktive. Sindikata Unia ka shtruar kërkesat e veta dhe ka marrë qëndrim për 5 lëmi, si; Arsimi; Mungese e specialis-tëve; Masat mbështetëse; Ndërtimi i banesave dhe planifikimi hapësinor, si dhe; Infrastruktura e komunika-cionit.

Kërkesat më të rëndësishme të dokumentit të Unia-sMe rëndësi është që ofertat për më-simin e gjuhës të zgjerohen edhe me mundësinë për arsimim profesional si dhe përfundimisht të realizohet th-jeshtëzimi i njohjes së diplomave nga jashtë Zvicrës, si të atyre nga hapësira e BE-së ashtu edhe të atyre jashtë saj, nga shteteve të treta. Për mungesën e specialistëve Unia përqendrohet në eliminimin e seleksionimit të hers-hëm në shkollë, nga i cili seleksionim janë të prekur shumë fëmijët e migran-tëve dhe ata të shtresave me arsimim të paktë. Pos kësaj duhet të ofrohen vende të mjaftueshme të arsimimi, për të evituar mungesën e specialistëve, dhe zhvillimi i arsimimit duhet të jetë i orientuar edhe më shumë drejtë pro-fesionit. Ka kohë që Unia mbron kër-kesën për masa mbështetëse ndikuese dhe rregulluese për qarkullimin e lirë të personave. Kjo është themelore për një treg pune jo diskriminues dhe njëherazi bazament për luftë të përbas-hkët të punëmarrësve dhe sindikatave të tyre për paga korrekte dhe raporte të sigurta pune. Këto, sikur ka treguar praktika e deritashme, duhet përmirë-suar, duhet zgjeruar dhe duhet reali-zuar me efektivitet.

/ Osman Osmani

Nga 8 deri më 9 shtator 2012 u mbajt kongresi i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (PSd). Delegatët diskutuan veçanërisht mbi qëndrimet e tyre karshi politikës së migra-cionit, e i cili përfundoj me aprovimin e dokument-pozicioni-mit mbi ketë temë. Po në këtë kongres u miratua edhe rezolu-ta mbi strukturën e përfaqësimit të interesave të migrantëve në kuadër të Partisë.

Kongresi i PSd të Zvicrës

Kongresi i PSd të Zvicrës: politika e migracionit si prioritet

Kërkesat e Unia-s për paga

Në konferencën për media mbi pa-gat të organizuar nga Unioni i Sin-dikatave Zvicerane (SGB) për shumi-cën e sektorëve Unia ka kërkuar një rrije të përgjithshme të pagave për 100 franga dhe një rritje të caktuar të pagave minimale. Pos kësaj është e nevojshme ngritja e pagave për gratë, pasi p.sh. në shitje diferenca në paga është 18 % në dëm të gra-ve. Unia kërkon që barazia në paga e garantuar me ligj më në fund të zbatohet. Janë të nevojshme pagat minimale të detyruara dhe pos tje-rash edhe rritje speciale të pagave për gra.

Demonstratë në TornosNë mbrëmjen e hershme të 17.9. në Moutier (JU) mbi 500 veta kanë marrë pjesë në një manifestim për politikë të fortë industriale. Demons-trimi është një reagim i drejtpërdre-jtë në paralajmërimin e prodhuesit të makinave të rënda Tornos me 7.9. për largimin e 225 punëtorëve. Kjo tregon se popullata e çarkut Jura nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin për kursin e lartë të frangut dhe të pranojnë pa reagim shkatërri-min industrial të regjionit.

Më shumë pagë për ndërtim- zgjerim

Në konferencën e sektorit të ndërtim-zgjerimit të 1.9. delegatët kërkuan për vitin e ardhshëm 100 franga më shumë pagë minimale dhe së paku 1 % rritje pagash për të gjithë. Pasi ndërtim-zgjerimi po lulë-zon dhe pagat pa arsye janë shumë më të ulëta se sa në sektorin kryesor të ndërtimtarisë. Pos kësaj delega-tët kërkuan futjen e detyrueshme të përgjegjësisë solidare për tu mbroj-tur nga dumpingu i pagave.

Për kushte më të mira pune në sektorin «kujdesi privat» që lulëzon Në Bernë në fund të gushtit u mbajt konferenca e Unia-s për sektorin e punonjësve që punojnë në kujdesin privat e jo-medicinal. Rreth 40 të punësuar, tëcilët kujdesen kryesisht për sendoret dhe sendorët në shtë-pi private, në konferencën sektorit u angazhuan për përmirësimin e kushteve të punës dhe më këtë ed-he për përmirësimin e kualitetit të kujdesit. Konferenca e këtij sektori u deklarua për sigurimin e kontratës kolektive të punës për tërë sektorin.

Avokati i popullit, Sami Kurteshi ka shprehur shqetësimin se numri i madh ankesave vjen kryesisht për

shkak të shkeljes se ligjit më së shumti nga ana e institucioneve shtetërore.Këto të dhëna ai i prezantojë pa-ra Kuvendit të Kosovës më datën 17.9.2012 përmes raportit vjetor të Avokatit të Popullit. Është posaçëris-ht brengos perceptimi se qytetarët e Kosovës kanë humbur besimit ndaj organeve të drejtësisë.

Qytetarët kanë humbur besimin në institucionet shtetërore«Meqenëse zbatimi i ligjit është thelbësorë për funksionimin e shte-ti ligjorë në Republikën e Kosovës, me gjithë disa përpjekje modeste, mos zbatimi i ligjit është indikatori kryesor për humbjen e besimit ndaj institucioneve shtetërorë të cilat zba-timin e ligjit e kanë detyrim ligjor dhe kushtetues. Ndërkaq, kjo humbje e besimit, shpeshherë, Avokatin e Po-pullit e vë në pozicion drejt se cilit shtrohen kërkesa për të venë drejtësi në Kosovë, kjo ndodhë pikërisht për

shkak të mos zbatimit të ligjit në të shumtën e rasteve edhe të shkeljes se ligjit ne raste te veçanta nga pjesa dë-rrmues e institucioneve shtetërore», ka raportuar ndër të tjera Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Çalimi i zbatimi i ligjit qon në vetë ligjësi «Në Republikën Kosovës gjendja e të drejtave dhe lirive te njeriut lë shumë për të dëshiruar» ka potencuar Kur-teshi. Ai më tej ka shtuar se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si dhe

drejtësia ligjore në Kosovë fatkeqë-sisht cenohen në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë të brishta në çdo fushë të jetës.«Mungesa ndërgjegjësimit institu-cional për zbatimin e ligjit dhe për krijimin e shtetit ligjorë po shoqëro-het me një tronditje që po prekë të gjitha poret e sistemit ligjorë në Republikanë Kosovës. Humbja më e madhe e besimit të qytetarëve në me-kanizmat e drejtësisë në Kosovë po shkakton pasojat e tjera shumëfish më të mëdha dhe me të rrezikshme, tentimet gjithnjë e më të shumta të marrjes se ligjit në duar të veta nga ana e qytetarëve. Fatkeqësisht, kjo gjendje po shpije në anarki ligjo-re e cila po kaplon të gjitha fushat e shoqërisë tonë. Ndërkaq, si pasoj vërejmë një përkeqësim në rritje të raporteve ndërshoqërore dhe ndër-njerëzore» ka theksuar kah fundi i raportit të tij Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

/ Osman Osmani

Kosova dhe të drejtat e njeriut

Institucionet – shkelësit e mëdhenj të ligjitSami Kurteshi, në funksion të Avokati i Popullit në Koso-vë, në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 17.9.2012 ka raportuar se vitin e kaluar në krahasim me atë para-prak është shtuar numri i ankesave të qytetarëve për rreth 220 ankesa me shumë, ndërkaq mbi 50 % e ankes-ave të ndërmjetësuara nga ky institucion, janë zgjidhur nga organet kompetente. Si-pas raportit në fjalë, gjatë vitit 2011, në drejtim të zyrës së Avokatit të Popullit janë adresuar 1 mijë e 453 raste të proceduara, 220 raste më shume se sa në vitin para-prak. Ankesa kryesisht kanë të bëjnë me zvarritje të pro-ceseve gjyqësore.

Sami Kurteshi

Page 3: Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët Ndal dumpingut … · 2012-10-03 · atëherë i lajnë duart e tyre me pa-fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë

horizonte Nr. 6 | tetor 2012 | shqiptar 3

Nga 1 shtatori 2012 sektori për mi-gracion në Unia ka një punonjës të ri: Adam Rogalewski, 30 vjeçar, i cili do të punojë për një vit si sekretar sin-dikal për organizimin e punëtorëve polak në Zvicër. Ne me Adamin kemi biseduar për punën e tij të ardhshme, për sindikatat në Angli dhe punëma-rrësit polak.

Na trego pak për ty.Unë vij nga Bialystok në verilindje të Polonisë dhe kam studiuar juridikun në Krakau. Para 4 vitesh shkova në Londër. Atje kam punuar për tri vite si sekretar sindikal, organizues, në sindikatën më të madhe britanike Unison, kam ndërtuar një rrjet të aktivistëve polak, të cilin rr-jet bashkë me shoqatat polake e kemi zhvilluar më tej. Ne ia kemi arritur të ndërlidhim mes veti nja 100 aktivistë sindikal dhe ti integrojmë në sindikatë. Më pas për një vit të tërë kam punuar

si sekretar i rregullt sindikal në Unison. Krahas punës kam promovuar në sociologji. Foku-simi im tematik është migracioni dhe puna sindikaliste, andaj kam shfrytëzuar shansin që më ka ofruar Unia. Shkëmbimi i përvojave mes sindikatave të vendeve të ndryshme është i rëndësishëm.

Cilat dallime ke vërejtur deri tani mes Zvi-crës dhe Anglisë sa i përket punës sindika-liste? Së pari më kanë lënë përshtypje numrat: Unia ka 200 000 anëtarë dhe rreth 1000 punonjës profesional. Unison ka 1 400 000 anëtarë dhe gjithashtu një staf prej 1000 të punësuarve profesionist. Edhe nëse në të vërtetë tek Unia lëvizja numëron 500 veta, raporti në ke¨të kontekst është krejt tjetër. Kësaj duhet shtuar se ndikimi i sindikatave në Britaninë e madhe është shumë i kufizuar. Ndërsa në të kundërtën falë kontratave kolektive të punës, këtu në Zvi-

cër kemi një tjetër situatë – derisa në Britaninë madhe kontrata të tilla kolektive nuk ka fare. Kështu këtu është më lehtë të angazhohesh për kushte më të mira të punës.

Cilat janë detyrat tua në Unia?Në thelb po të njëjtat sikur në Angli: Së pari do të hulumtojë ku gjinden dhe punojnë njerëzit, të takohem me ta dhe të njihem me problemet e tyre, veçanërisht me problemet kolektive të punonjësve polak. Pastaj do të përpiqem të ak-tivizojë ata, të krijoj një rrjet bashkë me ta. Unë dua tu tregojë se çka krejt u ofron Unia atyre. Posaçërisht arsimimi më duket mjaft i rëndë-sishëm, pasi ofrohen mundësitë e ndjekjes së kurseve gjuhësore me pak para. Mirëpo unë to të marr kontakt edhe me shoqatat polake dhe me ambasadën e Polonisë këtu dhe të kërkojë bashkëpunim. Unë do të bisedojë edhe me punonjësit çek dhe sllovak, pasi unë mund të komunikojë edhe në këto gjuhë.

Cilat mendon ti se janë problemet më të mëdha të punonjësve polak?Shumë qartë shfrytëzimi, posaçërisht në plan të parë është dumpingu i pagave. Unë do të angazhohem për detyrimin e përgjegjësisë së përbashkët (solidare) dhe do ti sqaroj punon-jësit polak mbi të drejtat e tyre. Shfrytëzimi i të gjithë punëmarrësve duhet të përfundojë! Andaj unë do të angazhohem jo vetëm për të drejtat punonjësve polak, porse për të gjithë punëmarrësit. Megjithatë është me rëndësi që punëtorët të mos i trajtojmë vetëm si viktima, porse bashkë me ta të luftojmë për kushte më të mira pune.

/ Aurora García

Posaçërisht puna në ndërtimtari ës-htë me shumë rreziqe. Mënjanimi i aksidenteve është temë qendrore me të cilën punëtorët e ndërtimtarisë i drejtohen sindikatave. Një anketë e realizuar nga sindikata Unia me 1466 punëtorë ndërtimtarie, 48 % e të anketuarve pranojnë se «nganjëherë» u nënshtrohen rreziqeve të aksidentit në ndërtimtari, 10 % e tyre përgjigjen me «shpesh» apo «gjithmonë».

Mënjanimi i aksidenteve «Vizioni 250» quhet përgjigjja në numrin e lartë të aksidenteve të rënda në punë. Është koha, që në periudhën kohore prej 10 vjetësh të mënjano-hen 250 aksidente profesionale me pasojë vdekjen si dhe mënjanimin e shumë aksidenteve me pasoja të rënda invaliditeti. Për këtë nevojitet të reduktohen më shumë se gjysma e aksidenteve të rënda, që d.m.th. më së shumti 35 raste vdekjeje në vit. Qëllimi është që mundësisht të gjithë punëmarrësit pas punës të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi.

Ndalo punën në rast rreziku!Qëllimi kryesor i kampanjës është që punëmarrësi të njeh rrezikun dhe të ketë të drejtën të thotë «Ndal!». Nëse punëtori përballet me një rrezik, ai apo ajo duke pasur parasysh edhe ku-jdesin për koleget/ët e punës të ndër-presë punën menjëherë dhe të mën-janoi apo të përmirësojë shkakun e rrezikut. Tak më pas të lejohet vijimi i punës.

Karta e sigurisë nëpër kantiere puneKa një vit që nëpër kantiere të ndrys-hme është vendosur karta e sigurisë. Përmes saj shoqatat e punëmarrësve obligohen, njëkohësisht edhe plani-fikuesit e sindikatat, të respektojnë dhe zbatojnë rregullat me rëndësi jetike në vendin e punës. Kjo kartë sigurie posedohet në 9 gjuhë dhe e cila përmban rregullat jetike në ven-din e punës, të cilave rregulla duhet tu përmbahen planifikuesit, shefat, punëtorët dhe sindikalistët. Është pa-raparë një zgjerim i kartës së sigurisë edhe për sektorë tjerë të ekonomisë dhe industrisë si edhe për grupin punëmarrësve specifik, siç mund të

jenë nxënësit që janë duke mësuar profesionin praktik.

Rregullat me rëndësi jetikeRregullat e tilla me rëndësi jetike përmes kësaj kampanje jepen edhe në një formë tjetër. Për sektorët me

rrezikshmëri të lartë janë përpunuar afishe të palosura, të cilat prezanto-jnë rregullat me rëndësi jetike. Afis-he te tilla ka edhe për sektorin e ndërtimit të lartë, molerët, përpuni-min e drurit, kulm e fasada punuesit, punët që kryhen me litar sigurie,

mirëmbajtjen e makinave dhe pajis-jeve, si dhe për punëtorët e mirëmba-jtjes së pyllit. Informata tjera mund të gjeni në faqe e internetit të Suva: www.suva.ch.

/ Aurora García

Në Zvicër për çdo vit gjatë punës pësojnë aksident rreth 250 000 njerëz. Kësh-tu preket çdo i 5-ti punëtor ndërtimtarie, çdo i 4-ti skele punues deh çdo i 3-ti punëtor pylli. Në vijim do tu shpjego-jmë çka përmban kampanja «250 jetë», të cilën e udhëheq Suva bashkë me partnerët social.

Intervistë

Puna në skele është me rrezik Karta e sigurisë për sektorët e rrezikuar

Pamje e pasqyruar në broshurën e Suva-s mbi sigurinë në punë

Siguria në punë, karta e sigurisë

«Vizioni 250 jetë»: Siguria në punë

8 rregullat me rëndësi jetike në ndërtim:

1. Ne sigurojmë skajet e përplasjes për lartësisë nga 2 m.

2. Ne sigurojmë menjëherë hapjet në dysheme.

3. Ne i shërbejmë Kranet sipas rregullave dhe vendosim rëndimet e sigurisë.

4. Ne vendosim skelet e fasadës për lartësinë e përplasjes nga 3 m.

5. Ne i kontrollojmë skelet çdo ditë.

6. Ne i vendosim qasjet e sigurta për hyrje çdo vend pune.

7. Ne i bartim pajisjet mbrojtëse personale.

8. Ne sigurojmë gropat dhe transhetë nga thellësia prej 1,5 m.

Kundër dumpingut në paga dhe shfrytëzimit të punëtorëve

Adam Rogalewski

Page 4: Sektori i ndërtimtarisë, përgjegjësia e përbashkët Ndal dumpingut … · 2012-10-03 · atëherë i lajnë duart e tyre me pa-fajësi duke pohuar se ata nuk kanë të bëjnë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk patën mundësi as të diskutojnë e as të votojnë një mocion të përbashkët që do ta ndërpriste procesin e privatizi-mit të ndërmarrjeve publike, PTK-së, KEK-ut dhe likuidimin e «Trepçës», pasi që me kërkesë të grupit parlamen-tar të PDK-së për shtyrje të debatit me mbështetjen e partnerët e tyre edhe përkundër kërkesës së opozitës për mbajtje të seancës në fjalë, këta të fundit u mbivotuan. Nëse Kuvendi dhe Qeveria e Repu-blikës së Kosovës nuk do të marrin parasysh këtë peticion, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës paralajmëron protestë të fuqishme.

Në pati seancë parlamentare – priten protesta Protestat e fuqishme nga ana e BSPK-së i paralajmëroi Haxhi Arifi për më 20 shtator, tri ditë pas mbajtjes së seancës së paraparë lidhur me proceset e pri-vatizimit të ndërmarrjeve publike të Kuvendit të Kosovës.Protesta, sipas tyre, do të mbahet për ta parandaluar fillimisht nënshkri-min e kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit «Limak-

Çalik» për shitjen e Rrjetit të Distribu-cionit të KEK- ut.

Cilat janë kërkesat konkrete«Ne, organizatat pjesëmarrëse në këtë nismë, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha grupeve parlamentare që në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës të votojnë duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe të punëtoreve të shprehur në peticionin e organizuar nga BSPK-ja», tha Arifi. Me këtë rast përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosjes!, Dardan Molliqaj, shpalosi një nga versionet e munds-hme të mocionit: «Mocioni kërkon

rishikimin e procesit të privatizimit të deritashëm në Kosovë. Kërkon që para çdo privatizimi të ketë një debat sho-qëror me të gjitha sferat për procesin e privatizimit. Normalisht që kërkon ndërprerjen e këtij lloj privatizimi të ndërmarrjeve publike, PTK, KEK dhe Trepçë», pohoi Molliqaj.

Ftesë për solidarizimBashkimi i Sindikatave të Kosovës i ftoi të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë peticionin së bashku me rezolutën, e cila iu dorëzua të hënën Kuvendit të Kosovës, me kërkesat për kundërshtim të formës së procesit të privatizimit. «Kjo pro-testë është e pashmangshme në rast të mosmiratimit të kërkesave tona. U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve dhe qytetarëve që janë të zhgënjyer më zhvillimet ekonomike në vend që të bëhen bashkë për ta parandaluar një shkatërrim të mëtutjeshëm të ekono-misë tonë», ka thënë kreu i BSPK-së.

/ Osman Osmani

Organizatori, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se nuk është momenti i duhur për privati-zim dhe se një proces i tillë mund ta rëndojë edhe më shumë situatën eko-nomike në Kosovë. Drejtues të Kës-hillit organizativ të protestës u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin masat për të parandaluar procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, ndryshe, siç kanë thënë, do të ashpërsojnë mën-yrën e protestës. Protestuesit kanë kërkuar që të bëhet rishikimi i gjithë procesit të privatizimit nga viti 2002 deri në vitin 2012.

Privatizimi ka lënë pa punë mbi 70 vetaBashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thotë se «ka marrë inicia-

tivën dhe është bashkuar edhe me shumë organizata të tjera në Kosovë, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend, e cila, në masë të madhe vjen edhe si pasojë e procesit të privatizimit». «Mbi 70 mijë punëtorë që kanë kon-tribuar me dekada të tëra në ndërma-rrjet prodhuese të Kosovës, si pasojë e këtij procesi të privatizimit sot enden rrugëve», kanë deklaruar drejtues të Sindikatave.

«Trepça është e jona», ishte një nga thirrjet e tyre, krahas mesazheve ed-he në pankarta «Kuvend ndal pri-vatizimin», «Stop shkatërrimit të pasurisë së Kosovës», e të tjera, në protestën e zhvilluar qetë nëpër mot me shi në sheshin kryesor «Nëna Terezë».Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe ligjin për sigurimin pensional dhe lejimin e formimit të sindikatave të ndërmarrjeve që janë privatizuar.Organizatorët kërkuan gjithashtu që të miratohet Kontrata kolektive, të miratohet ligji për pensionet dhe ligji për sigurimet shëndetësore.

/ Osman Osmani

Shtesat familjare: Cilat të ardhura janë përcaktuese? Ne kohë më parë jemi bërë prindër. Gruaja ime pas pushimit të lehonisë do të vazhdojë përsëri veprimtarinë e saj ekonomike tek punëdhënë-si i saj në kantonin ku banojmë në Freiburg. Unë punoj në kanton të Bernës. Pyetja është se në cilin kanton ne duhet të shtrojmë kërkesën për shtesa familjare. A është madhësia e të ardhurave përcaktuese?

Jo. Nëse më shumë persona posedojnë të drejtën për shtesa familjare, ligji defi-non rendin, sipas të cilit përcaktohet posedimi i kësaj të drejte. Rendi emërtohet «Konkurrenca kërkesore». Nëse të dy prindërit posedojnë të drejtën e kujdesit prindor dhe jetojnë në të njëjtën amvisni me fëmijën, atëherë të drejtën për shtesa familjare e ka ai që punon në kantonin ku është edhe vendbanimi. Nëse punojnë të dy prindërit apo asnjëri nga ta në kantonin e vendbanimit, atëherë shtesat familjare i merr ai që mbështetur në rregullin e AHV-së ka të ardhura më të larta. Nëse vetëm njëri prind posedon kujdesin e prindit, atëherë ky edhe ka përparësi. Nëse të dy prindërit kanë të drejtën e kujdesit të prindit, mirëpo nuk jetojnë në një amvisni, në këtë rast përparësi ka ai që jetoj me fëmijën. Në rastin e juaj kjo d.m.th.: Bashkëshortja juaj merr shtesat familjare në kantonin e vendbanimit në Freiburg. Është me rëndësi të dihet: Nëse shtesat familjare janë më të larta në njërin kanton se sa në tjetrin, atëherë keni të drejtë të kërkoni tu paguhet diferenca.

work, 23.8.2012 , Heinrich Nydegger

Risi në sigurimin e invaliditetit:Kontributi mbështetës për të rinjtë e mitur me aftësi të kufizuara ose/dhe me nevoja të larta të kujdesit shëndetësor dhe të përditshmërisë. Me revidimin aktual të IV-së (sigurimit invaliditetit) 6a në fillim të këtij viti është përcaktuar me ligj edhe i ashtuquajturi kontribut mbështe-tës. Ai u mundëson njerëzve me të meta dhe me aftësi të kufizuara të angazhojnë rregullisht personal ndihmues për ndihmën e nevojshme. Kontributi asistues u vihet në dispozicion edhe fëmijëve dhe të rinjve, të cilët me rastin e ndjekjes së shkollimit dhe arsimimit dhe pengesave e të metave që i kanë, u nevojitet ndihma, apo në rast se kanë nevoja të larta për kujdes dhe ndihmë shëndetësore.

Megjithëse kontributet i marrin vetëm ata të mitur, të cilët posedojnë të drejtën e kompensimit për paaftësi nga IV-ja dhe rritja e nevojës për kujdes është i vërtetur përmes IV-së. Deri në 14 000 franga në muajSikur të gjitha kontributet e sigurimit të invaliditetit edhe kontributi asistues (mbështetës) nuk paguhet automatikisht, porse duhet kërkuar në mënyrë ek-splicite. Lartësia e ndihmës përcaktohet në bazë të nevojës ndihmëse dhe pas sqarimit të bërë nga IV-ja. Në maksimum sigurimi kompenson kontributet ndi-hmëse për 240 orë në muaj me një ore prej 32.50 frangave. Sipas nevojës pos kësaj jepet edhe një ndihmë paushall për kujdesin natën në lartësi prej 86.70 frangave. Kësaj mund ti shtohet edhe kompensimi për paaftësi, i cili vazhdon të paguhet më tej. Tërësisht prindërit për kujdesin e një fëmije me paaftësi të lartë mund të marrin nga IV-ja për kujdes deri në 14 300 franga në muaj. Nuk është i mbuluar kujdesi i zakonshëm dhe ai shëndetësor, për të cilin ka nevojë edhe fëmija pa të meta. Kontributet e ndryshme të kujdesit në medicinë do të merren nga Spitex-i. Përfitimi mbështetës përcaktohet në mënyrë elastike. Pra, prindërit mund të zgjedhin, a dëshirojnë shkarkim në amvisni, apo duan të blejnë drejtpërdrejtë shërbime për kujdes të fëmijës së tyre. Mirëpo ata nuk kanë të drejtë që paratë ti përdorin për veti, pra ata duhet që me këto mjete të angazhojnë personel të jashtëm dhe ketë ta vërtetojnë me llogari pagesash (listë rroge) karshi IV-së.

Marrë nga «Tages Anzeiger», 3.9.2012, Andrea Fischer

horizonte Nr. 6 | tetor 2012 | shqiptar 4

www.unia.ch

Fati pasurisë publike të Kosovës

Paralajmërohen protesta tjera kundër privatizimit

Protestuesit kundër privatizimit kërkojnë

Të ndalet dhe të rishqyrtohet procesi i privatizimit

Protesta e punëtorëve të PTK-së

Protesta e 20 shtatorir 2012 Protestë e mëhershme

Ju pyesni, Unia përgjigjet

Impressum: Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événe-ment syndical | Heraus geber Verlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredak-tion: Marie-José Kuhn; Événement syndical SA, Lausanne, Chefredaktion: Sylviane Herranz; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chef redak tion: Gianfranco Helbling | Redaktionskommission A. García, M. Akyol, D. Filipovic, M. Martín, M. Mendes, O. Osmani | Sprachverant wortlich Osman Osmani | Layout C. Lonati, Unia | Druck Ringier Print, Adligenswil | Adresse Unia Redaktion «Horizonte», Weltpoststrasse 20, 3000 Bern 15, [email protected]

Shoqëria civile vlerëson se BSPK ës-htë vonuar shumë për të kundërshtuar mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë. Madje i bëjnë përgjegjës krerët e sindikalistëve për çdo dëm që u është shkaktuar punëtorëve deri më tani nga procesi i privatizimit. Edhe nis-ma e fundit e peticionit kundër shitjes së PTK’së e KEK’ut, thonë se ka ngjyrë politike pasi më shumë është parë si ak-tivitet i Vetëvendosjes se i sindikatave.Ra Vetëvendosja e u zgjua BSPK-ja. Kështu po komentohet nisma e fundit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për të kundërshtuar mën-yrën se si po privatizohen ndërmarrjet publike.Kjo e fundit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile që i monitorojnë akti-

vitetet e këtyre dy institucioneve, është vonuar shumë në këtë aspekt. Madje i bëjnë përgjegjës krerët e sindikalis-tëve për çdo dëm që u është shkaktuar punëtorëve deri më tani nga procesi i privatizimit.Drejtori i Qendrës për Hulumtime Stra-tegjike dhe Sociale, STRAS, Ibrahim Rexhepi pohon se Haxhi Arifi është vo-nuar, sepse për privatizim është dashur të protestojë qysh kur ka pranuar të bëhet pjesë e ish AKM-së në kohën e UNMIK-ut, raporton Express.«Nëse flitet për shkatërrim, atëherë ed-he BSPK-ja është pjesë e këtyre shka-tërrimeve, pasi ajo ka qenë pjesë e vendimeve, pavarësisht nëse ka qenë pro apo kundër tyre», thekson Rexhepi.

Marrë nga Indeksonline

Shoqëria civile dhe BSPK-ja të vonuara

Sindikalistët e Kosovës të mbështetur edhe nga pjesë të shoqërisë civile e kryesis-ht nga Lëvizja Vetëvendos-je! kanë mbledhë mbi 63 000 nënshkrime të qytetarëve për të kundërshtuar shitjen e ndërmarrjeve publike, PTK-së dhe KEK-ut, si dhe likuidi-min e ndërmarrjes «Trepça». Ata të hënën më 17.9.2012 dorëzuan në Kuvend, Presi-dencë, Qeveri dhe Ambasadë të Amerikës nënshkrimet e qytetarëve kundër privatizi-mit të këtyre ndërmarrjeve publike, me synim për të nda-lur proceset e privatizimit të këtyre ndërmarrjeve.

Prishtinë, 20 shtator – Siç kishin paralajmëruar, nga ora 12 deri në orën 13 qindra punëtorë kanë protestuar sot në shenjë kundërshtimi të privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës, Distribucionit të KEK-ut si dhe likuidimit të Trepçës, njofton e përditshmja Koha Ditore dhe mediat tjera.