shba nis lëvizjet për zbulimin e pas ftesës së ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në...

24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Kuvendi çel zyrtarisht garën për kryeprokurorin e ri, del emri i kandidatit të parë, Adriatik Llalla “ngujohet” në prokurori CIA: Ja si nisën përçarjet në Partinë Komuniste më 1949, sundonte terrori dhe uria, zbardhen emrat e agjentëve që u rekrutuan nga amerikanët Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Pas ftesës së Ramës ndaj Bashës nisin përplasjet PD-LSI, sherr në Bashkinë e Gjirokastrës, demokratët votojnë kundër paketës fiskale Dhjetoristët braktisin Lulzim Bashën, Dita e Rinisë përkujtohet nga demokratët e rinj, përçahet PD KLSH merr pjesë në kremtimin e 40-vjetorit të Deklaratës së Limës, Leskaj takon Weber Dhjetoristët e Lëvizjes Studentore të 1990- ës duket se kanë braktisur tërësisht Partinë Demokratike. Dje, në kuadër të kësaj dite PD zhvilloi homazhe në monumentin... Në datat 5-7 Dhjetor, në Lima të Perusë, u organizuan dy evente të rëndësishme për Komu- nitetin INTOSAI: përvjetori i 40-të i Deklaratës së Limës dhe Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Antikorrupsion. Kështu, dita e parë... Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e djeshme rritje pagash për ushtarakët. Një gjë të tillë kryeministri e bëri të ditur gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët... Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 9 Dhjetor 2017 Faqe 2 F.16-17 KOMENT ANALIZE & Nga Dr. Roland SHUPERKA Tregtia e paligjshme e duhanit dhe gropa në buxhet e shëndet Nga Bardhyl BEJKO Na preve gjunjët Europë, ne e duam Shqipërinë në gropë SHBA nis lëvizjet për zbulimin e parave të korrupsionit, financierë e kontabilistë me mision të posaçëm në Uashington, FBI trajnime për ngritjen e Byrosë së Hetimit Faqe 9 Faqe 3 Faqe 12,13 Kryetarja e vetingut paralajmëron: Prova të pakontestueshme për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, nuk trembemi nga presionet Faqe 2 Ftesa e kryeministrit Edi Rama për një takim të dytë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po shqetëson ndjeshëm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të martën u duk qartë se LSI nuk e mbështet një tryezë... Pas ftesës së Ramës për Bashën dhe largimit të Llallës, Meta shfaqet në krah të Berishës, kryeministri i bojkoton Presidentit ceremoninë për Lëvizjen e Dhjetorit Faqe 4 Zbardhet plani i qeverisë, rriten pagat për Forcat e Armatosura, shpërblim për ushtarakët që u angazhuan gjatë përmbytjeve Faqe 7 Faqe 5 Faqe 6

Upload: others

Post on 10-Jul-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Kuvendi çel zyrtarisht garën për kryeprokurorin e ri, del emri i kandidatit të parë, Adriatik Llalla “ngujohet” në prokurori

CIA: Ja si nisën përçarjet në Partinë Komuniste më 1949, sundonte terrori dhe uria, zbardhen emrat e agjentëve

që u rekrutuan nga amerikanët

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Pas ftesës së Ramës ndaj Bashës nisin përplasjet

PD-LSI, sherr në Bashkinë e Gjirokastrës, demokratët

votojnë kundër paketës fiskale

Dhjetoristët braktisin Lulzim Bashën, Dita e Rinisë përkujtohet nga demokratët

e rinj, përçahet PD

KLSH merr pjesë në kremtimin e 40-vjetorit të Deklaratës së Limës,

Leskaj takon Weber

Dhjetoristët e Lëvizjes Studentore të 1990-ës duket se kanë braktisur tërësisht Partinë Demokratike. Dje, në kuadër të kësaj dite PD zhvilloi homazhe në monumentin...

Në datat 5-7 Dhjetor, në Lima të Perusë, u organizuan dy evente të rëndësishme për Komu-nitetin INTOSAI: përvjetori i 40-të i Deklaratës së Limës dhe Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Antikorrupsion. Kështu, dita e parë...

Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e djeshme rritje pagash për ushtarakët. Një gjë të tillë kryeministri e bëri të ditur gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët...

Tirazhi 7500 kopje E Shtunë 9 Dhjetor 2017

Faqe 2

F.16-17

KOMENT ANALIZE& Nga Dr. Roland SHUPERKA

Tregtia e paligjshme e duhanit dhe

gropa në buxhet e shëndet

Nga Bardhyl BEJKO

Na preve gjunjët Europë,

ne e duam Shqipërinë në gropë

SHBA nis lëvizjet për zbulimin e parave të korrupsionit, financierë e kontabilistë me mision të posaçëm

në Uashington, FBI trajnime për ngritjen e Byrosë së Hetimit

Faqe 9

Faqe 3

Faqe 1

2,1

3

Kryetarja e vetingut paralajmëron: Prova të pakontestueshme për gjyqtarët dhe prokurorët

e korruptuar, nuk trembemi nga presionetFaqe 2

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për një takim të dytë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po shqetëson ndjeshëm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të martën u duk qartë se LSI nuk e mbështet një tryezë...

Pas ftesës së Ramës për Bashën dhe largimit të Llallës, Meta shfaqet në krah tëBerishës, kryeministri i bojkoton Presidentit

ceremoninë për Lëvizjen e Dhjetorit

Fa

qe

4

Zbardhet plani i qeverisë, rriten pagat për Forcat e

Armatosura, shpërblim për ushtarakët që u angazhuan

gjatë përmbytjeve

Faqe 7

Faqe 5

Faqe 6

Page 2: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

2 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

“Kryeministri Edi Rama deklar-

oi se vetingu do të nisë zbatimin shumë shpejt, ndërsa theksoi se spastrimi do të nisë nga krerët e drejtësisë. Sipas tij, me zbatimin e reformës në drejtësi, në Shqipëri të korruptuarit do të ndëshkohen. “Gjyqtarët e plepave i mori Saliu nga mitingu edhe me 6 muaj i bënë

gjykatës. Por Vetingu sa të fillojë brenda dy-tre ditësh, po nuk na bëri ndonjë numër tjetër Partia Demokratike, do të fillojë nga koka. Brenda 6 muajsh ju do të shikoni vetë që pavarësisht se do kërkojë disa vjet, do të shikoni vetë gjykatat”, nënvizoi kryeministri Edi Rama, pak kohë më parë.

RAMA: VETINGU NIS ME KRERËT E DREJTËSISË

p o l i t i k e www.sot.com.al

KLSH merr pjesë në kremtimin e 40 vjetorit të Deklaratës së Limës, Leskaj takon Weber

Në datat 5-7 Dhjetor, në Lima të Perusë, u organizuan dy evente të rëndësishme për Komunitetin INTOSAI: përvjetori i 40-të i Deklaratës së Limës dhe Konferenca e 7-të Ndërkombëtare Antikorrupsion. Kështu, dita e parë e aktiviteteve iu përkushtua tërësisht përkujtimit të nënshkrimit të Deklaratës së Limës, Kushtetutës së Institucioneve Supreme të Auditimit në mbarë globin. Kjo Deklaratë, ISSAI 1, është guri i themelit në punën e audituesit të jashtëm dhe, jo vetëm i ka qëndruar testit të kohës, por frymëzon zh-villime të vazhdueshme për të rritur impaktin dhe rëndësinë e SAI-eve. Në këtë ditë, kon-ferencën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre

përfaqësues të Komunitetit INTOSAI nga të 5 kontinentet (EUROSAI, ASOSAI, AFROSAI, OLACEFS, ARABOSAI). Punimet i hapi Kon-trollori i Përgjithshëm i Republikës së Perusë, Nelson Shack Yalta dhe Presidenti i INTO-SAI-t Harib Saeed al Amimi, të cilët në fjalën e tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe rritjen e rolit të tyre në ndihmë të një qeverisjeje sa më transparente. Ndërsa në seksionin e dytë, vëmendja u përqendrua në procesin e Peer Review (vlerësimit mes kolegëve), që SAI austriak në bashkëpunim me Austrian Development Cooperation kanë realizuar në 7 organizatat bija rajonale të

INTOSAI-t, ku për EUROSAI-n, ky proces u realizua në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në Shqipëri. Disa nga SAI-t e vlerësuara, përf-shirë edhe Shqipërinë, bënë një prezantim të detajuar të punës dhe rezultateve të procesit të Peer Review. KLSH u prezantua në këtë aktivitet nga Kryetari, Bujar Leskaj, Drejtori i Departamentit Juridik dhe Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, Ermal Yzeiraj, si edhe Drejtori i Departamentit të Auditimit të Performancës, Rinald Muça. Në emër të KLSH-së, prezantimin e paraqiti Rinald Muça, i cili theksoi rëndësinë e pro-cesit të vlerësimit, gjetjet më të spikatura nga kolegët austriakë, si edhe ndryshimet

që ka ndërmarrë KLSH për të vënë në jetë rekomandimet e propozuara nga ky proces. Prezantime të spikatura në këtë panel bënë gjithashtu edhe kolegët austriakë, të cilët konsoliduan gjetjet nga raportet e realizuara në secilin SAI pjesëmarrës në Peer Review dhe prezantuan planin e veprimit për të ard-hmen. Ndërkohë në vijim, Kryetari i KLSH-së, Leskaj, realizoi një takim bilateral me një nga hartuesit kryesorë të Deklaratës së Limës dhe nënshkruesit e saj, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTOSAI-t dhe Gjykatës Austriake të Au-ditimit, ish-Presidentin e Gjykatës Europiane të Auditimit, Dr. Hubert Weber.

Kryetarja e vetingut paralajmëron: Prova të pakontestueshme për gjyqtarët dhe prokurorët

e korruptuar, nuk trembemi nga presionet

Natasha Mulaj: Vetingu është jetik, ta nisim nga vetja

Rigels SELIMAN

Organet e vetingut duket se kanë siguruar prova të forta për të spastruar drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët

e korruptuar. Kjo gjë është bërë e ditur dje nga kryetarja së Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj. Kështu, ditën e djeshme teksa ishte e pranishme në një seminar mbi këtë çështje, Mulaj deklaroi se çdo vendim i marrë nga komisionet e vetingut do të jetë i bazuar në prova të pakontestueshme. Madje, ajo theksoi se duhet të vendoset drejtësia në radhët e institucioneve ligjvënëse, që t’u jepet dre-jtësi e ndershme qytetarëve. “Ne duhet të vendosim drejtësinë në radhët tona, që t’u japim drejtësinë e ndershme të gjithë shqiptarëve. Vetëm kur këto hapa të zba-tohen në praktikë me shembuj konkret, vetëm atëherë do të fillojmë të fitojmë respektin e dëmtuar rëndë të qytetarëve tanë tek drejtësia, si një pushtet krejtë-sisht i pavarur dhe i pandikuar prej askujt dhe asgjëje. Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm, se sa jetike është për ne, të kalojmë në vepra, në vendime të drejta e të ndershme, të mbështetura tërësisht në provat e pakundërshtueshme, dhe që më pas ato të perceptohen të tilla nga opinioni publik”, deklaroi kryetarja e institucionit më të lartë të procesit të vetingut. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj në këtë seminar, Mulaj theksoi se ajo dhe kolegët e saj janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund procesit të vetingut. Dhe për të vërtetuar vullnetin e saj, Mulaj theksoi se nuk trembet nga presionet qofshin politike dhe mon-etare. “Domosdoshmëri për ne është fillimisht dhe mbi të gjitha qartësia dhe kthjelltësia e ligjit, ç’ka ndikon direkt në dhënien e drejtësisë, duke eliminuar hapësirat për keqinterpretime dhe për ekuivokë. Së dyti, do të veçoja njohjen në perfeksion të tij nga të gjithë ne; dhe së fundi do të theksoja një tjetër moment gjithashtu tejet të rëndësishëm. Ne nuk duhet të kemi frikë. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit të parasë duhet të zhduken përfundimisht. Ne duhet të vendosim drejtësinë në radhët tona, që t’u japim drejtësinë e ndershme të gjithë shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Mulaj: Vetingu është jetik, ta nisim nga vetja

Kryetarja e Kolegjit të Apelimit,

Natasha Mulaj deklaroi dje se organet që do të bëjnë vetingun në radhët e drejtësisë shqiptare, janë tejet të rëndë-sishëm për vendin. Dhe që të ndodhë kjo, Mulaj shtoi se fillimisht vetingun du-het ta nisin nga vetja. Sipas saj, zbatimi i vetingut nuk është detyrë, por mision. “Qysh prej miratimit në parlament të strukturave tona të vetingut, është folur dhe komentuar pafund, për rëndësinë jetike të tij, si për vetë drejtësinë, ashtu edhe për impaktin që do të ketë ai në çdo qelizë të shoqërisë. Realisht pritshmëritë

Rrokaj: Dita e Rinisë, gjithmonë me

ëndrrën përmesDeputeti i Lëvizjes Socialiste për

Integrim, Shezai Rrokaj ka përçuar mesazhin e tij në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Kështu, ditën e djeshme përmes një statusi në rrjetet sociale, Rrokaj i bëri thirrje të gjithë rinisë shqiptare që vendi duhet të marrë frymë me ritmin dhjetoristave, dhe sipas tij, duhet të ushqehet me gjakun e tyre e duhet të ndryshojë me tempin e tyre. “Gjithmonë me ëndrrën përmes. Përherë ta duan energjinë e moshës për ta shfrytëzuar në mënyrë meskine dhe ti merr mbrapsht papunësinë, ankthin dhe shtysën për të lënë vendin. Ti ke ëndrrën për të bërë përmbysjet e mëdha, por të tjerë i marrin frytet e saj. Vendi duhet të marrë frymë me ritmin tënd, duhet të ushqehet me gjakun tënd, duhet të ndryshojë me tempin tënd. Mos prano të nëpërkëmbesh prej gjithkujt që veç gjakun e energjinë tënde shfrytëzon. Merre vetë në dorë fatin tënd. Ndihem me fat që merrem me edukimin e rinisë. Sot përulem para saj”, deklaroi ai.

Vasili: Duhen fishkëllyer hipokritët që flasin në emër të rinisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka shënjuar Ditën e Rinisë, 8 dh-jetorin me një mesazh në rrjetet sociale. Kështu, Vasili shkruan se janë 27 vite kundër rinisë. Ndërkohë, duke kujtu-ar fillimin e fjalimit të kryeministrit Edi Rama me fishkëllimat e të rinjve, Vasili shkruan se duhen fishkëllyer e refuzuar hipokritët që flasin në emër të rinisë. “8 dhjetor. 27 vite kundër rinisë. Fjalë shumë-vepra hiç. Mjaft më. Sot duhen fishkëllyer e refuzuar dema-gogët, hipokritët dhe të paditurit, që flasin në emër të rinisë”, shkruan Vasili. Më herët, Vasili kreu i Grupit Parlamen-tar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook mbi gjendjen aktuale të reformës në drejtësi. Vasili u shpreh në status se reforma vdiq kur Komisioni i ligjeve anuloi 140 votat e deputetëve të Parlamentit.

janë shumë të larta, dhe ne duhet të jemi, as më shumë dhe as më pak, por në lartësinë e tyre. Që ta vendosim procesin në binarë funksional, unë jam katër-cipërisht e bindur, dhe dua të nënvizoj me shumë forcë se ne duhet ta fillojmë nga vetja, duke pastruar radhët tona. Mua me kumbon gjithnjë në vesh sen-tenca e reformatorit të njohur amerikan të shekullit të 19, Henri Uard Biçer, i cili pikërisht për këtë çështje është shprehur

qartë: “ Sikur të mblidhen bashkë në një të vetme të gjitha togat e zeza, të të gjithë gjykatësve të mirë që kanë jetuar mbi këtë tokë, nuk do të mund të mbulonin padrejtësinë dhe turpin e shkaktuar nga një gjyqtar i vetëm i korruptuar”. Kjo sentencë është më aktuale se kurrë në vendin tonë, ndaj jam e bindur se ajo rrezon fort tek të gjithë ne që kemi marrë përsipër këtë detyre, që nuk është vetëm detyrë, por edhe mision”, nënvizoi ajo.

Kryetarja së Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj deklaroi gjatë fjalës së saj kur u inaugurua godina e vetin-gut, se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe si-pas saj, do të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen. “Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë. Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë

shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te pub-liku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë. Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi ajo.

MULAJ: DO TË BËJMË DREJTËSI EDHE SIKUR QIEJT TË PËRMBYSEN

Do të veçoja njohjen në perfeksion të tij nga të gjithë ne; dhe së fundi do të thekso-ja një tjetër moment gjithashtu tejet të rëndësishëm. Ne nuk duhet të kemi frikë. Presioni dhe pesha e pushtetit politik dhe i pushtetit të parasë duhet të zhduken përfundimisht. Ne duhet të vendosim drejtësinë në radhët tona, që t’u japim dre-jtësinë e ndershme të gjithë shqiptarëve...

Page 3: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 3

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

p o l i t i k e www.sot.com.al

Raporti i EUROPOL, shqiptarët drejtojnë rrjetet kryesore të trafikut, problem shqetësues pastrimi i parave

Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Europian (EUROPOL), ka publikuar dje rapor-tin për trafikun e lëndëve narkotike. Në të përmendet dhe Shqipëria, ku thuhet se vijon të mbetet furnizuese e Europës me kanabis, ndërsa shtohet se shqiptarë drejtojnë një sërë rrjetesh të fuqishme trafiku. Në raportin e EU-ROPOL thuhet së në tërësi grupet kriminale arrijnë të gjenerojnë 24 miliardë euro në vit, vetëm nga trafiku i kanabisit, kokainës dhe her-oinës. Problem sipas Europol mbetet pastrimi i parave nga grupet kriminale dhe vështirësia e

autoriteteve për t’i konfiskuar pasuritë. Po sipas raportit vetëm 1 % e parave të gjeneruara arrin të konfiskohet nga organet ligjzbatuese. Në disa raste ka grupe kriminale që përveç trafikut të drogës janë të edhe lidhura me terrorizmin ndërsa EUROPOL synon që brenda vitit 2020 në bashkëpunim me gjithë vendet të goditet prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Në raport evidentohet si shqetësim edhe futja në treg e disa llojeve të reja të drogave, kryesisht sintetike dhe tepër të rrezikshme. Shumica e këtyre substancave prodhohen në territorin

e vendeve të BE-së dhe më pas shiten në treg përmes grupeve kriminale, ose faqeve të shumta të internetit. Të njohura si “substanca psiko-ak-tive”, drogërat në fjalë nuk përfshihen nga kontrollet ndërkombëtare të narkotikëve. Sub-stancat më të përdorura janë kryesisht kanabisi gjenetikisht i modifikuar, simulantët dhe ato me bazë opiumi. Këto drogëra përbëjnë një rrezik të lartë për shëndetin dhe në vitin 2015, në Europë u konstatuan të paktën 32 vdekje si pasojë e konsumimit të tyre. Sipas EUROPOL, një tjetër tregues shqetësues është rritja e përdorimit të

heroinës, e cila sjell dhe fitime të mëdha për grupet kriminale. Pavarësisht raportimeve për një rënie të konsumit, nivelet e larta të sasisë së heroinës të kapura në vendet e BE-së tregojnë se kërkesa për këtë mall mbetet e lartë. Organ-izatat kriminale që merren me trafikimin e saj mbështeten në struktura të ngritura ndër vite bazuar në modelin e bizneseve dhe përfitimet janë kolosale. Në raport thuhet se shumica e her-oinës së konsumuar në vendet anëtare të BE-së hyn përmes akseve ballkanase, në rrugë detare ose ajrore; si dhe nga rajoni i Kaukazit të jugut.

SHBA nis lëvizjet për zbulimin e parave të korrupsionit, financierë e kontabilistë me mision të posaçëm në

Uashington, FBI trajnime për ngritjen e Byrosë së Hetimit

Amerikanët zhvillojnë trajnime për të përgatitur terrenin e luftës antikorrupsion

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë nisur punën për të zbuluar paratë e korrupsionit të politikanëve, gjyqtarëve

dhe prokurorëve shqiptarë. Vetingu shumë shpejt do të japë efektet e para, por pas tij vjen radha e Struk-turës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Muajt e fundit është dukur se ka rënë presioni i ndërkombëtarëve për reformën, por në të vërtetë nuk është ashtu. Partnerët e Shqipërisë janë duke punuar në prapavijë për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet. Burime të sigurta të gazetës thanë se ambasada e SHBA ka filluar punën për të ngritur Byronë Kom-bëtare të Hetimit. Zvarritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka sjellë dhe vonesë në ngritjen e SPAK. Për këtë arsye, po merren masat që sapo të ngrihet KLP, me njëherë të nisë puna për institucionet antikorrupsion. Por çfarë po ndodh? Një grup profesion-istësh pak ditë më parë kanë mbyllur një mision special trajnimi në SHBA. Burimet i thanë gazetës se gjatë verës, ambasada ka përzgjedhur një grup me financierë, kontabilistë, ekspertë IT dhe teknikë pajisjesh të ndryshme, përgjimi, kamerash, etj., të cilët janë dërguar në SHBA, duke ju nënshtruar një sërë trajnimesh. Duke qenë se Byroja e Hetimit do të shërbejë si një polici speciale, rolin kryesor do e kenë pikërisht ekspertët dhe punësimi i tyre nuk varet nga procese si vetingu, apo kushte të tjera. SHBA ka përzgjedhur emra me përvojë të gjatë dhe shumë të zotë, të cilët po kualifikohen që të bëhen pjesë e këtyre institucioneve sapo të nisë ngritja e tyre. Pak ditë më parë ata kanë mbërritur në Tiranë dhe momentalisht po vijojnë trajnimet te Akademia e Policisë, ose e njohur tani si Akademia e Sigurisë. Më tej mësohet se trajnuesit kanë qenë prokurorë, gjyqtarë, ekspertë të FBI dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të specializuar në fushën e korrup-sionit dhe pastrimit të parave. Gjithë qëllimi i trajnimeve ka qenë për të zbuluar pasuritë kriminale dhe për të gjurmuar paratë e fshehura brenda dhe jashtë vendit. Brenda 2-3 muajsh ngrihet KLP dhe pastaj nis menjëherë puna për SPAK dhe

BKH, që do të thotë se terreni për të gjetur të korruptuarit po bëhet gati nga amerikanët.

Ja si do ngrihen SPAK dhe BKHSapo të jetë ngritur KLGJ dhe

KLP do bëhen shpalljet për vendeve vakante në këto organe. Fillimisht SPAK pritet të punojë me rreth 10 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa më pas stafi do të shtohet. Ndër-kohë Byroja e Hetimit do jetë një tjetër organ, i cili do hetojë vetëm zyrtarët e lartë, pasi SPAK do ketë në vëmendje dhe krimin e organ-izuar. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI

Ja kriteret e emërimit të Drejtorit të Byrosë

së HetimitByrja Kombëtare e Hetimit do

të ketë në krye të saj, një individ të mirëpërgatitur. Në nenin 34 janë për-caktuar kriteret që duhet të plotësojë kryetari. Sipas ligjit, kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Heti-mit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere: ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barazv-lefshme me “Master i Shkencave”, ose arsimin e lartë policor; ka eksperiencë punë si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit; ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda; nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit.

Si do bëhet rekrutimi dhe roli i hetuesve të

Byrosë së Hetimit Një rol të rëndësishëm në Byronë

e Hetimit do të kenë hetuesit. Sipas ligjit, hetuesi është punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit i cili është përg-jegjës për hetimin. Ai gëzon statusin e oficerit të policisë gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzg-jidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar tra-jnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e de-tyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale në përputhje me nenin 38 të këtij ligji. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga Drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Presidenti i Republikës Kryetari i Kuvendit Kryeministri Anëtari i Këshillit të MinistraveGjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë Prokurori i Përgjithshëm Inspektori i Lartë i Drejtësisë Kryetari i Bashkisë Deputeti Zëvendësministri Anëtari i KLGJ dhe KLP

ZYRTARËT QË MUND TË HETOHEN

NGA BYROJA

do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajni-me. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre. Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele

të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. Ndërsa Prokuroria e Posaçme do fokusohet te krimi i organizuar dhe te korrupsioni në nivele të tjera. Edhe pse Byroja është organ varësie i SPAK, ajo do funksionojë si në një godinë më vetë dhe do ketë detyra specifike.

Në ligjin për organet e reja të luftës ndaj korrup-sionit thuhet se kandidati për gjyqtar dhe nëpunës civil gjyqësor në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për prokuror dhe personel administrativ në Prokurorinë e Posaçme, dhe për drejtor dhe hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë kushtet e sigurisë përpara se të caktohet apo punësohet në një nga këto pozicione. Asnjë kandidat nuk mund të caktohet në detyrë ose të

punësohet pa plotësuar këto kushte. Të njëjtat kushte duhet të plotësohen nga çdo punonjës i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët kryejnë funksione hetimore ose funksionet e të cilëve mbështesin drejtpërsëdrejti hetimin. Kushtet e sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit janë: kontrolli i verifikimit të pasurisë dhe të figurës; dhënia e pëlqimit për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.

KANDIDIMI DHE KUSHTET

Një grup profesionistësh pak ditë më parë kanë mbyllur një mision special trajnimi në SHBA. Burimet i thanë gazetës se gjatë verës, ambasada ka përzgjedhur një grup me financierë, kontabilistë, ekspertë IT dhe teknikë pajisjesh të ndryshme, përgjimi, kam-erash, etj., të cilët janë dërguar në SHBA, duke ju nënshtruar një sërë trajnimesh...

Page 4: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

4 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

mistershme për faktin se dje administrata ka qenë pushim dhe një dokument i tillë nuk mund të merrej. Madje i mistershëm është dhe takimi i tij me Adriatik Llallën si dhe biseda mes tyre pasi dhe këtu ka hije dyshimi për faktin se në institucionin qendror të akuzës nuk kishte asnjë punonjës të administratës.

Llalla “ngujohet” në prokuroriNdonëse prej dy ditësh Adriatik

Llalla nuk e mban më postin e Krye-prokurorit të Përgjithshëm, ky i fundit dje është “ngujuar” në zyrë. Sipas infor-macioneve të gazetës Llalla ka qëndru-

ar dje për një kohë të gjatë në zyrën e tij, ndonëse nuk dihet se çfarë ka bërë. Por ajo ç’ka hedh hije dyshimi, ashtu si dhe takimi i tij me kreun e proku-rorisë së Apelit të Durrësit, është fakti se administrata dje ka qenë pushim. Madje duke u mbështetur tek ky fakt dhe duke ditur që në zyrën e këtij të fundit ka shumë dosje të rëndësishme që nuk janë mbyllur si dhe që nuk janë marrë parasysh, ngrihet hipoteza se mos Llalla po përpiqet të bëj lëvizjet e fundit duke ndërhyrë në dosje për tu bërë dhe nderet e fundit miqve të tij.“

Shpallet dekani i ri i Filologjikut, përplasje të shumta mes pedagogeve, akuza për manipulim

Zgjedhjet për postin e dekanit në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë që u zhvilluan dy ditë më parë kanë krijuar dje një situatë të rëndë tensioni, njësoj si me zgjedhjet e partive politike. Ndonëse kutitë u hapën pas shumë debatesh dhe pas numërimit fitoi me një rezultat të ngushtë votash Sabri Abazi nuk munguan as përplasjet mes pedagogëve. Ka qenë vetë fituesi i zgjedhjeve, profesor Sabri Laçi, ai që ka depozituar dje pranë Komisionit Institucional të Zgjedhjeve një ankesë për procesin zgjedhor. Kjo për faktin se sipas tij, pas përfundimit të procesit të votimit është shkelur rregullorja për të deformuar votën e zgjedhësve,

me qëllim grabitjen e mandatit. Madje prof. Sabri Laçi nuk nguroi t’ia faturonte këto akuza konkurrentes së tij, njëherësh zëvendësdekanes, Ajula Jubani duke u shprehur se drejtues dhe ish-drejtues të këtij fakulteti po tentojnë të vazh-dojnë ta mbajnë nënkontroll fakultetin. “Drejtues dhe ish-drejtues të Universitetit. Janë mësuar ta kenë Universitetin nën kontroll dhe duan të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Në mënyrë arbitrare pa u mbështetur në asnjë akt ligjor një votues i ligjshëm është lënë jashtë listave. Terror ndaj studentëve”, tha Sabri Laçi. Ndërkaq kandi-datja tjetër, zëvendësdekania Ajula Jubani, fajësoi

rivalin e saj në garë, dekanin e komanduar Sabri Laçi pasi sipas saj, ky i fundit nuk kishte firmosur listat zgjedhore dhe se ka përfshirë në lista njerëz të punësuar gjatë fushatës zgjedhore. “Procesi zgjedhor ka nisur me vonesë sepse dekani i komanduar nuk ka firmosur listat zgjedhore me pretendime absurde për të përfshirë në lista njerëz të punësuar gjatë fushatës zgjedhore”, tha Ajula Jubani. Por pavarësisht pretendimeve të kandi-datëve në kampe pro dhe kundër u ndanë edhe vetë pedagogët. Kështu koordinatori i forumit për autonomi universitare, profesor Mark Marku u shpreh dje se parregullsitë janë në favor të zonjës

Jubani. Madje ai theksoi se këto parregullsi përbë-jnë shkelje të rënda penale dhe se do e padisin në prokurori. “Përbëjnë shkelje të rënda penale, do e çojmë në prokurori”, tha Mark Marku. Ndërsa nga ana tjetër Lorenc Bejko argumentoi se shkeljet favorizuan Sabri Laçin dhe se ky i fundit u kishte premtuar studentëve nota të lara nëse shpallej fitues. “Vura re turma te veçanta të studentëve të departamentit të gjeografisë të organizuar me lista emërore në duar, të lumtur pasi dolën nga qendrat e votimit pasi kërkonin 1 apo 2 nota më shumë sipas premtimit që i është bërë nëse i jepnin votën”, u shpreh Bejko.

Kuvendi çel garën për krye prokurorin e ri, del emri i kandidatit të parë,

Adriatik Llalla “ngujohet” në prokurori

Ferdinand Elezi, pritet të kandidojë për të zëvendësuar Llallën

Endri ARIZI

Kuvendi ka çelur zyrtarisht garën për kryeprokurorin e ri. Fill pas përcaktimit të proce-durës së caktimit të Prokurorit

të Përgjithshëm të përkohshëm nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Ad-ministratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, Kuvendi dje përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka shpallur të hapur garën e kryeprokurorit. Madje Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve me më shumë eksperiencë që të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës CV-të e tyre brenda datës 12 dhjetor. “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e proku-rorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksion-imin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga mira-timi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitale të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim. Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentac-ionin e nevojshëm për plotësimin e kus-hteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit”, njoftoi Kuvendi.

Del emri i kandidatit të parë Fill pas daljes së njoftimit nga ana

e Kuvendit për çeljen e garës për kr-yeprokurorin e ri, është shfaqur dhe emri i kandidatit të parë për këtë post. Bëhet fjalë për drejtuesin e prokurorisë së Apelit të Durrësit Ferdinand Elezi, i cili gjatë ditës së djeshme është shfaqur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe ka zhvilluar një takim kokë më kokë për rreth 30 minuta me Adriatik Llallën. Ndonëse një gjë e tillë nuk është zyrtare akoma ajo që e përforcon akoma më shumë kandidaturën e këtij të fundit është se Elezi ka kërkuar të marrë në Prokurorinë e Përgjithshme dokumentin e vjetërsisë së punës. Sepse vetë Ferdi-

Në mars të këtij viti ishte juristi i OSHE Romeo Kara, ai i cili ngriti një padi ndaj 16 personave, të akuzuar se abuzuan me privatizimin e OSSH te çekët e CEZ. Por prokuroria ka vendosur që padinë e tij dhe atë të Kuvendit t’i bashkojë në një të vetme dhe kjo ka ndodhur më 31 korrik. Një veprim i tillë, por dhe argumentet në vendim, tregojnë se nga marsi deri në korrik Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kryer asnjë

veprim hetimor për padinë e zotit Kara. Pasi ka bërë padinë Kuvendi, dosjet janë bashkuar dhe i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, e cila ka kryer vetëm 10 ditë hetime. Sipas informacioneve, në zyrën e Adriatik Llallës kishin shkuar mbi 1000 faqe me pro-va dhe argumente që ngrenë dyshime mbi veprimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrave të tij, por asgjë nuk është marrë për bazë.

LLALLA MBYLLI DOSJEN E AFERËS CEZ

Pas dosjeve të korrupsionit, kryeprokurori Adriatik Llalla po mbyll gradualisht dhe në heshtje edhe dosjet e krimit, me protagonist Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, duke shënuar një tjetër rekord sa i takon pafuqisë dhe dështimit përballë murit të pandësh-kueshmërisë në Shqipëri. Konkretisht, pas mbylljes së dosjeve të korrupsionit të Bashës, Imamit, Bodes, Tafajt dhe dhjetëra bashkëpunëtorëve të Berishës, me

alibinë se nuk ka konstatuar elementë të veprës penale, Prokuroria ka vendosur të lajë duart dhe me dosjen e 21 Janarit. Grupi hetimor i ngritur nga kryeprokurori, sipas burimeve, ka mbyllur dosjen e Hysni Burgajt dhe Agron Kuliçajt, të akuzuar për refuzimin e zbatimit të urdhrave të Ina Ramës për arrestimin e zinxhirit të Gardës së Republikës, zinxhir i cili u përdor nga Berisha për të përgjakur demonstratën e 21 Janarit.

LLALLA MBYLL DOSJEN E 21 JANARIT

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat

e Njeriut, në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017,

me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka

miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të

Përgjithshëm të për-kohshëm. Bazuar në

këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me

më shumë eksperiencë nga radhët e proku-

rorëve dhe që...

Gjata: Llalla do ri në detyrë derisa të vijë tjetri

Për juristin Çlirim Gjata, Adriatik Llalla duhet të qëndrojë në detyrë derisa të zgjidhet Kryeprokurori tjetër. Sipas Gjatës, është vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që përcakton se kur mbaron mandati i Kryeproku-rorit. “Është parimi i vazhdimësisë. Do të rri në detyrë derisa të vijë tjetri. Nuk mund të iki ai, se ndryshe bien institucionet. Si do të drejtohet shtetit? Me Kryeministër, me ministra?! Gjithë gjyqtarët, edhe prokurori do vazhdojë sa të vij një, pastaj është histori tjetër, qoftë i përkohshëm, qoftë i përher-shëm. Por ajo që mund të themi ne sot është kush e ka thënë që i mbaron mandati sot? Do të numërojmë nga 1 në 5? Jo. Sesi i mbaron mandati e ka vetëm Kushtetuta. Vetëm me vendim të KLP deklarohet mbarimi. Askush nuk është kompetent”, thotë ai. Sipas Gjatës, Llalla ka të gjitha funksionet siç i kishte dhe përpara përfundimit të mandatit.

Haxhia: Juridikisht Shqipëria është pa Prokuror

të PërgjithshëmNdonëse një pjesë e juristëve

kanë shprehur mendime të ndryshme në lidhje me largimin nga detyra të Adriatik Llallës, ka dhe nga ata që fajësojnë politikën për heqjen e po-zicionit të zëvendëskryeprokurorit. Një ndër këta është dhe ish-Proku-rori i Përgjithshëm Maks Haxhia, sot kryetar i Dhomës kombëtare të avokatisë, i cili dje duke u ndalur tek çështja e Llallës theksoi se Shqipëria nuk ka një Prokuror të Përgjithshëm. Madje Haxhia u shpreh se vendimi politik i marrë disa vjet më parë për heqjen e zv/kryeprokurorit ka qenë një katastrofë pasi sipas tij vendi sot nuk do të ishte në një kolaps të tillë. “Juridikisht sot Shqipëria është pa Prokuror të Përgjithshëm. Kjo bën që ky institucion të mbetet i bllokuar në aspektin administrativ. Kjo tregon edhe njëherë sa i gabuar ishte vep-rimi politik i disa viteve më parë që vendosi të hiqte zv/Kryeprokurorin. Nëse sot do të kishim zv/Prokuror të Përgjithshëm, nuk do të ishim në këtë situatë”, u shpreh Maks Haxhia.

nand Elezi u shpreh për mediat se ishte në Prokurorinë e Përgjithshme për të marrë dokumentin e vjetërsisë në punë i cili është dhe një nga kriteret kryesore të vendosura nga Kuvendi për kandidatët. “Isha në prokurori për të marrë një vërte-tim për vjetërsi pune, kaq ishte”, tha Elezi. Por pavarësisht kësaj deklarate vizita e këtij të fundit në prokurori mbetet e

Page 5: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Lu dhe Vlahutin të rrisin presionet për shfarosjen e korrupsionit, të gjithë janë të trembur

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar dje sa i takon deklaratës së ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët kërkuan largimin e Adriatik Llallës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai kërkon që presionet e tyre ndaj klasës politike të korruptuar të rriten. “Edhe më i madh duhet të jetë presioni Lu dhe Vlahutin kundrejt korrupsionit shqiptar. Është në panik i gjithë korrupsioni; se deri tani e dinte ligjin antikorrupsion një lojë... Reforma në Drejtësi i ka trembur të gjithë-janë të gjithë kundër; i

gjithë lidershipi politik, disa pronarë të mediave të mëdha; e gjithë klientela e 12 kompanive VIP të Shqipërisë. Kurse Rama vjen vërdallë si "kali në lëmë"; me një pakt në dorë se, me gjykimin e tij fëminor që ka, mendon ndoshta të bëjë sërish atë manovrën e prillit. Por Saliu nuk e përfill fare se e kuptoi që Rama është një pafille që niset për në Romë dhe përfundon në Kostandinopojë. "Lërm në hallin që kam", i thotë Saliu, i cili pret shpronësimin”, ka deklaruar Ngjela. Nga ana tjetër, ai deklaroi se shumë analistë antiamer-

ikanë janë shqetësuar dhe po flasin në panik dhe i bëjnë thirrje Saliut të qëndrojë. “Lu dhe Vlahutin duhet të jenë në lartësinë e presionit, më shumë ndaj Ramës se ndaj Saliut, se Saliu nuk ka gjë në dorë. Gjithsesi të dy këta dolën tamam në kohë sot për të thënë se moraliteti në Shqipëri do të vendoset, duan apo nuk duan ministrat dhe kryeministrat e korruptu-ar. Shqipëria është në pragun e suksesit të saj 150 vjeçar, që kur filloi gjymtimi i territoreve shqiptare dhe racizmi antishqiptar në Ballkan

nga Rusia, Serbia dhe Greqia. Por tani duhet të nisë edhe ekspozimi i dokumentacionit historik për rezistencën dhe mbijetesën shqiptare në ru-ajtjen e pacenuar të gjuhës shqipe. Rezistenca shqiptare në funksion të gjuhës shqipe, do ta shihni që do jetë një nga çështjet më të studi-uara të historisë së Europës; dhe shumë shpejt ajo do të gjejë vendin e saj. Sot janë të lidhura organikisht për historinë e Shqipërisë: varrosja e korrupsionit shqiptar dhe triumfi i historisë reale të shqiptarëve në Ballkan”, tha ai.

Pas ftesës së Ramës për Bashën dhe largimit të Llallës, Meta shfaqet krah Berishës, kryeministri i bojkoton Presidentit ceremoninë për "8 Dhjetorin"

Largimi i Llallës prek më shumë dyshen Meta-Berisha

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u pozicionua kundër kryeministrit Rama për zgjedhjen e proku-rorit të përgjithshëm. Referuar ftesës së kryeminis-trit për një pakt kombëtar, Kryemadhi tha gjatë një interviste se çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza por në parlament. “Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet

ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare”, tha ajo. Kryemadhi kundërshtoi dhe misionet EURALIUS dhe OPDAT ndërsa kërkoi nga ndërkombëtarët që të tregojnë se ku është shkruar që Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

LSI në mbështetje të Llallës

Kreu i PD, Lulzim Basha doli kundër ambasadorëve sa i takon mandatit të Adriatik Llallës. “Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kus-htetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha.

Basha kundër SHBA për Llallën

“Nëse kthehemi pas në kohë, Llalla u

zgjodh në dhjetor të 12 me votat e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Këta janë dy

personat që padyshim preken nga kjo lëvizje e mazhorancës. Të gjithë e mba-jnë mend gjatë zgjedhjeve përplasjen e fortë Rama-Meta, pas takimit që ndodhi

mes kryeministrit dhe kreut të opozitës...

Kliti TOPALLI

Largimi i Adriatik Llallës dhe ftesa e Ramës ndaj Bashës duket se kanë shqetësuar dy-shen Meta-Berisha. Edhe pse

pati tentativa për të ndalur emërimin e një kryeprokurori të përkohshëm, dje është hapur zyrtarisht gara për pasardhësit e tij dhe brenda dhjetorit ai do të largohet nga posti. Por kush preket drejtpërdrejt nga mbarimi i mandatit të tij? Nëse kthehemi pas në kohë, Llalla u zgjodh në dhjetor të 2012 me votat e Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Këta janë dy personat që padyshim preken nga kjo lëvizje e mazhorancës. Por interesant është fakti se dje Ilir Meta dhe Sali Berisha janë shfaqur krah njëri-tjetrit. Me rastin e përkujtimit të Lëvizjes së Dh-jetorit më 1990, Presidenti organizoi një ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku kishte ftuar personalitete. Në sy ra prania e Berishës, ku të dy trokitën gotat me verë dhe biseduan për pak çaste. Ndërkohë u duk mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili bojkotoi ceremoninë. Shfaqja e Metës krah Berishës vjen një ditë pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës dhe ftesës së Ramës ndaj Bashës, për një takim të dytë mes tyre. Takimi i parë vuri në alarm dyshen Meta-Berisha, pasi u rrëzoi planin për t’i dhënë qeverinë LSI dhe eliminuar Bashën. Dhe tani duket se palët kanë rinisur bisedimet për të ndalur një lëvizje të tillë. Nga ana tjetër, edhe largimi i Llallës i ka vënë në alarm, pasi janë më të prekurit prej kësaj lëvizjeje.

Meta-Berisha, më të prekurit nga largimi i Llallës

Të gjithë e mbajnë mend gjatë zg-jedhjeve përplasjen e fortë Rama-Meta, pas takimit që ndodhi mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Madje, u arrit deri aty sa u fol për largimin e Metës si pres-ident. Po ashtu u fol se Meta-Berisha kishin bërë plan për të rrëzuar Ramën, por takimi me Bashën u prishi planet. Shtatori e faktoi një gjë të tillë, pasi Kryemadhi i shkoi në zyrë Bashës dhe vulosën bashkëpunimin opozitar, duke nisur me nxjerrjen e dosjeve hetimore, siç ishte rasti i Tahirit. Hetimet dhe akuzat ndaj tij u dukën qartë që kishin prapavijë politike dhe mbledhja e Këshillit të Mandateve e dëshmoi qartë bashkëpunimin Meta-Berisha-Llalla. Pra, largimi i kryeprokurorit dobëson

pozitat e Metës dhe të Berishës në dy askete. E para ata nuk do kenë akses në dosjet hetimore të organit të akuzës. Deri pak javë më parë edhe SHISH ishte në shërbim të Berishës, por me largimin e Visho Likës, ish-kryeministri e humbi kontaktin me këtë institucion. I vetmi burim informacioni ishte Adri-atik Llalla dhe kjo u dëshmua fare qartë se Basha nxori një dosje përgjimi për kryebashkiakun e Durrësit dhe kërcënoi disa herë me dosje hetimore. Nga ana tjetër, Meta-Berisha humbën “armën” për të goditur qeverinë. 2 muajt e fundit ai është përdorur fuqishëm prej tyre për të sulmuar qeverinë. Rasti i Tahirit ishte më kryesori, ndërsa më pas nisën dhe akuzat ndaj efektivëve të policisë. Ndërkohë kur ndodhi sherri mes Llallës dhe ambasadorit Donald Lu në shkurt të këtij viti, Meta e Berisha ishin të vetmit që i dolën në mbrojtje. Pra me largimin e tij, dy personat që dëmtohen më shumë janë Presidenti dhe ish-kryeministri, pasi loja duket se ka kaluar në avantazh të mazhorancës.

Debati për LlallënMë 7 dhjetor Adriatik Llallës i

mbaroi mandati në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Edhe pse kur i mori detyrën ishte e përcaktuar qartë se mandati ishte 5 vjeçar, ditët e fundit PD kërkoi që atij ti zgjatej mandati në 7 vite, me argumentin se duhet të përfitojë nga ligji i ri. Mirëpo PS nuk e pranoi një gjë të tillë dhe filloi procedurat e largimit. Edhe LSI doli në mbështetje të tij duke akuzuar qeverinë se po teton të bllokojë dosjet e krimit dhe korrupsionit. Por sa

qëndron një akuzë e tillë? Sipas ligjit të ri të prokurorisë, kryeprokurori nuk është gjë tjetër veçse një menaxher i godinës së Prokurorisë së Përg-jithshme, pasi ai nuk mund të emërojë dhe shkarkojë, ndërkohë që dosjet e krimit dhe korrupsionit për zyrtarë të lartë i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që është institucion i pavarur. Kjo tregon qartë se arsyeja e vërtetë që PD-LSI kundërshtojnë largimin e Llallës është se po humbin ndikimin në drejtësi.

Sekretari i PPE: Të paprekshmit të japin llogari

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane, Patrick Voller dha në Tiranë mesazhe të rëndësishme për luftën kundër të paprekshmëve të krimit dhe drogës, për drejtësinë pa ndërhyrje politike dhe për mbështetjen e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Duke folur në aktivitetin për 27 vjetorin e Lëvizjes Studentore, zoti Voller tha se sfidat për rininë e sotme 27 vjet pas 8 dhjetorit janë se 65 % e të rinjve dua të largohen nga vendi. “Duhet të punojmë bashka-risht që korrupsioni dhe krimi i organ-izuar të luftohen me ndershmëri dhe transparencë dhe ata që cilësohen si të paprekshëm duhet të japin llogari dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, veçanërisht në luftën kundër drogës. Këtu ka nevojë për shumë punë dhe falë Partisë Demokratike prej vitesh ka një orientim ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme këtu. Edhe drejtësia duhet të punojë me pavarësi të plotë, me transparencë dhe pa kurrfarë in-fluence politike dhe parimi i drejtësisë është parim i shtetit të së drejtës”, tha ai.

Kryemadhi në SHBA, takon kongresmenin Engel

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dje është takuar me kon-gresmenin Elliot Engel në Uashington. Kryemadhi vlerësoi rolin e kontrib-utin e vazhdueshëm të z. Engel për shqiptarët, dhe për zhvillimin euroat-lantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend. Duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryemadhi tha se SHBA ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakonshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedhë hapa të sigurtë drejt zhvillimit. “SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, është shprehur kryetarja e LSI. Më tej Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo foli edhe për do-mosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi.

Page 6: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

6 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditësh ka nisur një betejë kërcënimesh kundër qeverisë, me dosje përgjimesh dhe informacionesh sekrete. Por kjo strategji e demokratëve, nuk po mbështetet nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Madje, ky distancim i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është vënë re edhe

gjatë retorikave të fundit të eksponentëve të kësaj partie, të cilët janë shprehur hapur se nuk mbështesin politikën e përgjimeve dhe çimkave. Ndërkohë që “përplasja” PD-LSI ka shkuar deri atje, sa eksponentë të LSI-së kanë theksuar se opozita duhet të funksion-ojë dhe të zhvillojë betejën kundër mazhorancës mbi bazë programesh, dhe jo përgjimesh e dosjesh.

KRYEMADHI DISTANCOHET NGA BASHA

Pas ftesës së Ramës ndaj Bashës nisin përplasjet PD-LSI, shpërthen sherri në Bashkinë e Gjirokastrës,

demokratët votojnë kundër paketës fiskale

LSI “hakmerret” ndaj PD, bashkon votat me PS

Amerikanët akuza për korrupsion mbi kontratën e Berishës me Rapiscan, PS: Ish-kryeministri futi në xhep 100 milionë dollarë

Kompania amerikane që zotëron 51% të aksioneve të koncesionit të skanimit të kon-tenierëve në Shqipëri, është vënë në qendër të akuzave se ka paguar një ryshfet të majmë për sigurimin e kontratës nga qeveria shqiptare. Ka qenë, Carson Block-themelues i “Muddy Waters Research”, ai i cili gjatë një interviste në “Bloomberg”, deklaroi se kompania OSI Systems është “në thelb e kalbur” dhe ofroi si argument kontratën koncesionare të fituar në Shqipëri si dhe një kontratë të dytë të madhe të kompanisë në Meksikë. Dhe për të vërtet-uar akuzat e tij se qeveria “Berisha” është e

implikuar në skema korruptive me Rapsica-nin, Carson Block theksoi se kemi prova të pakontestueshme se kompania në fjalë i pagoi ryshfet asokohe qeverisë. “Kemi prova të pamo-hueshme se disa vite më parë, kur kompania fitoi një kontratë në Shqipëri me vlerë nga 150 deri në 250 milionë USD, ata paguan një ryshfet me thuajse gjysmën e atij koncesioni. Për mua kjo është një provë e qartë”, deklaroi Block. Ndërkohë që pas akuzave të forta që erdhën nga SHBA dhe zbulimin e skemës së korrupsionit, për koncesionin e skanimit të bërë gjatë qeverisjes së Partisë Demokra-

tike, ditën e djeshme ka reaguar edhe Partia Socialsite. Përmes një deklarate për median, deputetja e PS-se, Blerina Gjylameti i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet dhe të mos heshtë përballë akuzave dhe fakteve. Madje, Gjylameti akuzoi ish-kryeministrin Berisha se për këtë tender ai futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme. “Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme. Ndaj është e drejta e çdo

qytetari shqiptar të pyesë Prokurorinë se përse nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kësaj mega afere. Provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë im-azhin ndërkombëtar të vendit. A do të vendosë më në fund, pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, që Prokuroria të nisë të bëjë detyrën e saj? Apo edhe kjo çështje do të kalojë në heshtje si afera e lobimeve me para të pista, afera e CEZ apo dhe shumë afera të tjera të cilat shqiptarët i njohin shumë mirë”, deklaroi deputetja e Par-tisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Rigels SELIMAN

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për një takim të dytë me krye-tarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se po

shqetëson ndjeshëm Lëvizjen So-cialiste për Integrim. Të martën u duk qartë se LSI nuk e mbështet një tryezë tjetër, ndërkohë që përplasjet PD-LSI kanë filluar të ndihen edhe në bazë. Të enjten në Këshillin Bash-kiak të Gjirokastrës ka pasur debate të forta mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim, sa i takon paketës fiskale. Kështu, pas shumë përplasjesh mes këshilltarëve të LSI dhe PD, demokratët votuan kundër paketës fiskale, ndërsa kjo u votua me shumicën e votave të anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak. Kjo bashki drejtohet nga Zamira Rami, e cila vjen nga radhët e LSI, por burime pranë Partisë Socialiste bën me dije se kjo parti e ka mbështetur këtë paketë, për interesin e qytetarëve. Megjithatë, ky qëndrim i Lëvijzes Socialiste për Integrim tregon qartë se mes kësaj të fundit dhe Partisë Demokratike ka hatërmbetje, e cila lidhet me ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut demokrat, Lulzim Basha për disa çështje të rëndësishme. Ndërkohë që një tjetër tregues se Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër Partisë Demokratike, ka të bëjë me faktin se PD ditët e fundit e ka anashkaluar LSI-në për disa dosje krimi, në sajë të së cilave demokratët pretendojnë se është e implikuar qeveria. Madje, LSI u distancua nga PD edhe gjatë diskutimit të Buxhetit 2018, ku të dyja partitë dolën me amendamente të ndryshme.

Përplasjet dhe aleancat PD-LSIQëndrimi i Lëvijzes Socialiste

për Integrim gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Gjirokastër, ku doli kundër PD-së dhe votoi paketën fiskale, tregon se LSI ka ndryshuar 360 gradë. Pak ditë më parë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zyrtarizuan “Frontin Opozitar” në nivel qendror, ndërkohë që menjëherë pas këtij vendimi, LSI dhe PD bashkuan forcat edhe në nivel lokal. Një lëvizje e tillë erdhi nga Durrësi, ku një muaj më parë u rrëzua Paketa Fiskale e Bashkisë

të Lëvizjes Socialsite për Integrim nisën gjatë kohës kur po diskutohej buxheti 2018, ku LSI përmes kryeta-rit të grupit parlamentar të saj, Petrit Vasili ndryshe nga PD, kundërshtoi buxhetin duke bërë amendamentet e saj. Ndërkohë që përplasje me Partinë Demokratike ka pasur edhe sa i takon investimit në inceneratorët për menax-himin e mbetjeve urbane. Ka qenë

deputeti Lefter Koka, ai i cili doli hapur kundër Lulzim Bashës. Gjithashtu, LSI ka dalë kundër PD edhe sa i takon reformës zgjedhore, pasi kjo e fundit pretendon që kjo reformë bëhet vetëm për të përfituar dy partitë e mëdha. Ndërkohë që kulmi i përplasjes mes këtyre dy partive opozitare, arriti të enjten në qytetin e Gjirokastër, kur u miratua paketa fiskale.

Boçi: Me LSI kemi bashkëpunim, jo aleancëDeputeti i Partisë Demokratike,

Luçiano Boçi, gjatë një prononcimi për gazetën pak ditë më parë, thek-soi se mes PD dhe LSI ka vetëm një bashkëpunim opozitar, por jo aleancë. “Për të gjykuar qëndrimin e LSI-së në fakt ta jep një i LSI-së kurse unë jap çka bën PD-ja. PD-ja është qendra e opozitës dhe unë shohë se LSI-ja nuk ka shfaqur na një qëndrim shumë miqësor sepse deklaratat e

Panaritit për mosveprimin e Ramës përshembull kanë qenë deklarata që e godasin bashkëqeverisjen e tyre ose kanë kaluar dhe në goditjen e bashkëqeverisjes. Kurse sa i përket aleancës, ne nuk jemi në një të tillë. Ne jemi në opozitë në saktë në bash-këpunim opozitar dhe këtu nuk duhet ngatërruar aleanca me të qënurit në opozitë”, deklaroi deputeti i PD, Luçiano Boçi.

Ftesa e kryeminis-trit Edi Rama për

një takim të dytë me kryetarin e Partisë

Demokratike, Lulzim Basha duket se po

shqetëson ndjeshëm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Të martën u duk qartë se LSI nuk

e mbështet një tryezë tjetër, ndërkohë që për-

plasjet PD-LSI kanë filluar të ndihen edhe

në bazë. Të enjten në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës ka pasur

debate të forta mes Partisë Demokratike

dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim, sa i takon

paketës fiskale...

Kërpaçi: Duhet të ndryshojmë realitetinKryetarja e LRI-së, Floida Kër-

paçi u ka bërë dje thirrje gjithë të rin-jve që të bëhen bashkë për të forcuar institucionet shtetërore të vendit. Kështu, gjatë një deklarate për me-diat, Kërpaçi theksoi se një ekonomi më e zhvilluar krijon mundësi për një punësim të mirëpaguar. “Në fakt më 8 dhjetor 1990 të rinjtë u ngritën bashkë dhe sollën demokracinë, sot më 18 dhjetor 2017 të rinjtë duhet të bëhen bashkë për ta bërë demokracinë dhe vendin tonë më për njerëzit, për të punuar për njerëzit, për të forcuar institucionet shtetërore të vendit dhe mbi të gjitha për të rritur ekonominë. Sigurisht që një ekonomi më e zhvil-luar krijon mundësi për një punësim më të mirëpaguar, krijon mundësi për vende të reja pune. Fatkeqësisht real-iteti sot është që mbi 90% e të rinjve po e kërkojnë të ardhmen e tyre larg Shqipërisë”, tha ajo. Në përmbyllje të fjalës së saj, kryetarja e LRI-së deklaroi se qeveria Rama është një qeveri e cila po bëhet armikja e rinisë çdo ditë e më shumë.

Dita e rinisë, Golemi: Të ecim së bashku drejt BE

Deputeti i Partisë Socialiste së qarkut të Gjirokastrës, Flamur Golemi ka bërë ditën e djeshme një urim për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Kështu, dje përmes një statusi në rr-jetet sociale, por të ilustruar edhe me fotografi të protestave studentore në “Qytetin Studenti” në fillim të viteve ’90, deputeti Golemi shkruan se ën-drrën që nisëm atëherë nuk duhet ta ndalim. Madje, Golemi teksa citoi po-etin tonë Naim Frashëri, theksoi se e kemi për detyrim që të vrapojmë drejt familjes së madhe të Bashkimit Euro-pian. “27 vjet më parë me thirrjet e të rinjve, ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, vendi ynë bëri kapërcimin e madh, për t’i hapur rrugë një ëndrre që vazhdon ende. Siç ka thënë Naim Frashëri, për ne shqiptarët Dielli lind në Perëndim, ndaj kemi detyrim të mos e ndalim për asnjë çast vrapin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Golemi, ndër të tjera në statusin e tij.

për vitin 2018. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u bënë bashkë, duke votuar kundër. Mirëpo pas kësaj “dashurie” këto dy parti duket sikur nuk po gjejnë qetë-si. Thuajse gjatë dy javëve të fundit, LSI dhe PD janë përplasur dhe kanë pasur qëndrime të ndryshme nga njëra-tjetra në disa fusha. Më konk-retisht qëndrimet kundërshtuese

Page 7: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“8 dhjetori 1990, dita kur kuraja triumfoi mbi frikën, kur dëshira për liri triumfoi mbi dhunën robëruese të diktaturës. Nga kuraja e studentëve të dhjetorit dhe liderit të tyre Azem Hajdari, shqiptarët rigjetën lirinë e humbur, lirinë e mendimit, të fjalës, lirinë politike, të besimit, lirinë e lëvizjes. Liria politike është

në themel të dinjitetit njerëzor. Në një shoqëri ku qytetaret nuk kanë ndikim mbi mënyrën si qeverisen, nuk mund të ketë dinjitet njerëzor 8 dhjetori, dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dje.

Basha: 8 dhjetori 1990, dita kur triumfoi kuraja

Jozefina Topalli: PD sot nuk përfaqëson më ëndrrën e dhjetoristëve, Basha ka rrëzuar vlerat dhe parimet

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka lëshuar dje akuza të tjera ndaj kreut të PD, Lulzim Basha dhe deputetëve demokratë. E ftuar në një studio televizive, ajo foli mbi Lëvizjen e Dhjetorit, ndërsa deklaroi se sot PD nuk përfaqëson asgjë nga qëllimet që kishte kur u themelua. “Partia Demokratike ka sjellë lirinë. Liria funksionin, në këto 20 vite kanë ndodhur ndryshime drakoniane. Jemi të lirë. Kemi thënë atë që mendojmë kemi ecur përpara në rrugën e integrimit, jemi pjesë

e NATO-s. Unë nuk mendoj se sot përfaqëson ndonjë gjë nga ajo që ka qenë ëndrra e viteve të fillimit. Po të më pyesësh thellë thellë, nuk do në ja vlen dhe ka ndonjë gjë nga emri i PD. Kanë marrë siglën e PD, por aty mbaron çdo gjë. Kjo është ndjesia ime, qofsha e gabuar”, tha ajo. Më tej ish-deputetja deklaroi e grupi i sotëm parlamentar demokrat është mediokër dhe nuk përfaqëson asnjë vlerë të PD. Madje sipas saj, ky grup nuk ka ardhur nga forumet e PD dhe nuk ka si përfaqëson

Partinë Demokratike. “Në shumë raste sillet midis mediokritetit dhe vulgaritetit. Kam bindjen e thellë se s’ka asnjë lidhje me atë të 8 dhjetorit 1990, sepse ka rrëzuar vlerat dhe parimet funksionon me një miks të asaj që është ambicia financiare dhe axhenda politike e lidershipit të këtij grupi, që nuk e quaj grupi i PD sepse s’ka ardhur nga Partia Demokratike dhe as nga forumet, s’ka asgjë nga vlerat dhe parimet mbi të cilat është ngritur kjo forcë”, tha ajo. Më tej Topalli ka dalë dhe kundër

bashkëpunimit Rama-Basha. Madje ajo arriti deri aty sa tha se ka një marrëveshje të nëdheshme mes tyre. “Kam menduar se do më mungonte, janë më shumë se dy dekada e përfshirë emocionalisht, mendërisht e fizikisht 24 orë në 24 orë. Jo, kur e shoh sot nuk më mungon. Më bën të mendoj që ai teatër i shëmtuar i aktorëve që janë bashkë në interesat që ato ndajnë, se kam fjalën vetëm për interesa politike, është e shëmtuar. Nuk është ajo për të cilat lindi 8 dhjetori”, tha ajo.

Dhjetoristët braktisin Lulzim Bashën, Dita e Rinisë përkujtohet

nga demokratët e rinj, përçahet PD

Basha dhe Berisha vendosin lule te busti i Azem Hajdarit

27 vite më parë, në kryeqytetin e Shqipërisë, e pikërisht në Qytetin “Studenti”, studentët e Univer-sitetit të Tiranës ngritën krye për herë të parë në his-torinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra këtij regjimi famëkeq. Ata në datën 8 Dhjetor 1990 vendosën të bojkotonin mësimin dhe të protestojnë kundra reg-jimit, fillimisht për ndërprerjen e energjisë elektrike, kushtet e vështira ekonomike që po kalonte Shqipëria në ato momente, kushtet tepër të vështira që kishin

studentët në konvikte e në shkolla. Ata organizuan një protestë, në të cilën ndodhi edhe një incident: policia e ushtria përdorën dhunë për të shpërndarë studentët dhe disa protestues morën plagë nga dhu-na që përdorën forcat e pushtetit komunist. Kjo do të sillte dhe irritimin e mëtejshëm të studentëve dhe kërkesat e tyre u zgjeruan. Përveç kërkesave për plotësimin e kushteve të jetesës ata kërkuan lejimin e pluralizmit si dhe dënimin e dhunuesve të studenteve.

JA SI NISI PROTESTA E STUDENTËVE

Dhjetoristët e Lëviz-jes Studentore

të 1990-ës duket se kanë braktisur tërësisht Partinë

Demokratike. Dje, në kuadër të kësaj

dite PD zhvilloi homazhe në mon-

umentin e Azem Hajdarit, në Qytetin

Studenti. Por ajo ç’ka ra në sy gjatë

homazheve ishte se mungonin aktorët e vërtetë të kësaj

lëvizjeje...

Endri ARIZI

Dhjetoristët e Lëvizjes Stu-dentore të 1990-ës duket se kanë braktisur tërësisht Partinë Demokratike. Dje,

në kuadër të kësaj dite PD zhvilloi homazhe në monumentin e Azem Hajdarit, në Qytetin “Studenti”. Por ajo ç’ka ra në sy gjatë homazheve ishte se mungonin aktorët e vërtetë të kësaj lëvizjeje. Kjo për faktin se një pjesë e këtyre figurave që ishin pjesë e lëvizjes studentore të 1990 edhe pse janë pjesë e PD apo dhe që janë larguar nga kjo forcë pas ardhjes së Bashës në krye të partisë, nuk kanë marrë pjesë në homazhe duke bojkotuar këtë ditë. Madje në mungesë të dhjetoristëve të vërtetë, Partia Demokratike i zhvilloi homa-zhet vetëm me një grup deputetësh të rinj si dhe anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë qenë fare pjesëmarrës në këtë lëvizje. Ndërkaq gjatë homazheve pati mungesa të shumta edhe të de-putetëve demokratë, pasi pjesëmar-rësit kanë qenë shumë të pakët dhe të vetmet figura politike që u dukën në skenë ishte ajo e Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Të dy këto figura kryen homazhe pranë bustit të Azem Hajdarit, fill pas aktivitetit të zhvilluar me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokra-tike në godinën “Liria” të Qytetit “Studenti”. Ndërkohë që një pjesë e aktivistëve të Lëvizjes Studentore të vitit 1990, janë organizuar më vete dhe kanë kujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990. Kjo për faktin se qëllimi i kësaj lëvizjeje ishte sjellja e demokracisë dhe duke pasur këtë mision partia që u krijua me këtë nisëm, që është Partia Demokratike, nuk po i përm-bush ëndrrat e kësaj lëvizjeje.

Basha: Ndryshimi do të vijë shumë shpejt

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dje, gjatë takimit me të rinjtë e FRPD, në kuadër të aktivitetit përkujtimor të 8 dhjetorit 1990 të mbajtur në godinën “Liria” të Qytetit “Studenti”, u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen dhe të luftojnë për të ndry-shuar Shqipërinë. Madje Basha, duke u ndalur tek situata politike aktuale, nuk i kurseu sulmet kundrejt qever-isë pasi, sipas tij, kjo qeveri është e

kapur nga krimi. “Shqipëria ka bërë shumë përpara që prej dhjetorit ‘90. Por edhe shumë gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan, shumë të tjera qenë më të vështirë seç i menduam. 27 vjet pas rënies së komunizmit lir-itë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. Shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur dhe ne vazhdojmë të mbetemi një nga kombet më të izoluara. Është e paimagjinueshme

që sot në Shqipëri të flitet për një bandë trafikantësh injorantë e miz-orë. Në vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese të reja, flitet për pastrim të parlamentit nga kriminelët. Në vend që të mendojmë si të përmirësojmë sistemin bankar për të rritur ekonominë, diskutojmë si ta shpëtojmë sistemin bankar dhe ekonominë nga paratë e pista të krimit. Në vend që të mendojmë për

më të pamundur dhe tu gjendemi në krah, mendojmë si të ndalojmë një grup oligarkësh që të mos plaçkitin vendin. Zgjidhni përpjekjen përball-jen, guxoni, ngrihuni luftonit ta ndry-shojmë Shqipërinë. Partia Demokra-tike, bija tjetër së bashku me lëvizjen e dhjetorit do jetë përherë me ju, me rininë në ballë të përpjekjes. Ndrys-himi do të vijë dhe do të vijë shpejt”, u shpreh Basha.

Berisha: Po ndërtohet narkoshteti

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha dje ka risjellë në vëmend-je kujtimet e tij mbi ngjarjen e madhe të 8 dhjetorit të 1990, ku Lëvizja Stu-dentore e asaj kohe shembi regjimin e egër komunist. Teksa bëri një kra-hasim të asaj kohe me ditët e sotme, Berisha e cilësoi qeverinë ‘Rama 2’ kërcënim serioz për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të pranishëm që të ngrihen kundër. “Sot kanë kaluar 27 vite dhe përsëri kjo datë e bekuar në historinë e lirisë shqiptare ka një me-sazh të madh; guximi. Fitojnë ata që guxojnë. Por sot ku jemi? Përveç viteve të zeza të diktaturës, kurrë s’kemi qenë në këtë gjendje. Çdo ditë lexoni mediat, çdo ditë kronika negative për Shqipërinë; Kanabistan, narkoshteti. Po ndërtohet narkoshteti. Se ministri i Brendshëm bën narkoshtetin, kryem-inistri është vëllai i Kazajt. A është i implikuar Rama? Patjetër që po. Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata”, tha Berisha.

Salianji: Duhet të nxisni reagimin e të rinjve

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ervin Salianji, dje ka marrë pjesë në një takim me rrjetin e organizatave rinore. Gjatë fjalës së tij, ai u bëri thirrje të rinjve që të mos mbyllen në salla, por të nx-isin reagimin pasi fuqia rinore është frika e çdo sistemi. “Në vitet ’90 rinia shqiptare fitoi legacy-në e vet në poli-tikë duke shembur jo thjeshtë muret e një godine, por muret e një ngrehinë të tërë politike. Ju, që jeni dhe një pjesë e më të mirëve, duhet të nxisni reagimin e të rinjve, bashkimi i fuqisë rinore është frika e çdo sistemi. Për-plaseni fuqinë dhe rebelimin tuaj për të drejtat njerëzore tek institucione që kanë përgjegjësi dhe pushtet; tek in-dividët që mbajnë peng institucionet. Vetëm nëpërmjet jush ky vend behet, dhe nëpërmjet jush politika tronditet e shkundet. Ju që keni mundësi ende të shihni vështirësitë por edhe gabimet e politikës, më shumë se ne duhet të ndikoni që të kthehet besimi tek të rinjtë sepse nevoja për ta është e domosdoshme”, u shpreh Salianji.

Page 8: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

8 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

p o l i t i k e

Përgjigjet e këtyre analizave do t’i dër-gohen INTERPOL për të bërë të gjitha

verifikimet e nev-ojshme. Sipas një urdhri të Drejtorit të Përgjithshëm,

Haki Çako, përmes këtyre të dhënave

personale, INTER-POL do të verifikojë nëse këta persona rezultojnë të dën-uar, të proceduar

penalisht, nëse janë përdorues droge në

Shqipëri ose edhe në ndonjë vend tjetër apo edhe

nëse janë dëbuar nga vendet e tjera...

Qeveria mblidhet në Shkodër, Rama shpall Thethin qendër historike: Të promovojmë vlerat e kësaj zone

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje ka-binetin qeverisës në Shkodër, mbledhje e cila do të vijojë edhe ditën e sotme. Gjatë një dalje për mediet pasditen e djeshme, Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar planin që i hap rrugë projekteve që i mundësojnë qytetit të Shkodrës dhe gjithë qarkut kthimin në pikë turistike. “Sapo kemi përfunduar mbledhjen e qeverisë, e cila i hap rrugë një numri projektesh të rëndësishme që synojnë transformimin e mëtejshëm të qytetit si një kryeqendër tu-

ristike, por dhe të gjithë qarkut të Shkodrës. Kemi aprovuar një dokument drejtimesh për ndërhyrjet prioritare në Shkodrën turistike, që është një orientim i zhvillimit të integruar, bërë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë, duke marrë në konsideratë të gjitha kërkesat dhe ato çka kemi regjistruar gjatë bashkëbisedimit me ta në muajt paraardhës, si dhe dëgjesat e kryera gjatë periudhës paszgjedhore me qyte-tarët në të gjithë qarkun”, tha ai. Më tej, Rama bëri me dije edhe se ekzekutivi ka miratuar

vendimin për të shpallur Thethin si qendër historike. “Kemi miratuar vendimin për shpall-jen e qendrës historike të Thethit dhe të zonës së mbrojtur përreth saj, një zotim i bërë në fushatë, i cili lidhet me domosdoshmërinë për të fokusuar më shumë burime financiare për të gjithë atë zonë të mrekullueshme, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit. Bashkëlidhur me këtë vendim është miratuar dhe rregullorja për mbrojtjen, konservimin dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të qendrës dhe

të gjithë asaj zone që vihet në mbrojtje. Po ashtu, në rregulloren e miratuar përcaktohet edhe modaliteti i bashkëpunimit me bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin sa më të mirë të vlerave turistike, historike dhe kul-turore të zonës së Thethit”, vijoi më tej kreu i qeverisë. Një tjetër vendim i komunikuar nga Rama është edhe ai për miratimin e bursave të shkollës së mesme profesionale, që në total janë 84 dhe do të shkojnë për nxënësit familjet e të cilëve janë në vështirësi financiare.

Fatmir Xhafaj nis vetingun në polici, efektivët japin shenjat e gishtave dhe u nënshtrohen

analizave, angazhohet INTERPOL për verifikime

Shenjat e gishtave do të zbulojnë nëse policët janë të dënuar jashtë vendit

www.sot.com.al

Ruçi në SHBA: Marrëdhënie të mira mes dy vendeveKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi zhvilloi dje një takim me Krye-tarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan në kuadër të vizitës së tij disa-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, ai takoi edhe Kryetaren e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi si edhe dhe nga Kryetar-in e Shumicës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mc Carthy. Gjatë takimit me Nancy Pelosi, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë. Pelosi u shpreh se Shqipëria është një aleat i rëndë-sishëm i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në gadishullin e Ballkanit. Ndërkohë, Ruçi nga ana e tij vlerësoi kontributin e dhënë nga Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Për-faqësuesve në Kongresin Amerikan. Në vijim, kryeparlamentari i bëri një ftesë Pelosit të vizitojë Shqipërinë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga kjo e fundit.

Dita e Rinisë, Presidenti Meta thirrje të rinjve

Me rastin e 8 dhjetorit, e cila ndryshe njihet si Dita Rinisë, Pres-identi i Republikës Ilir Meta kishte rezervuar një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Gjatë një pro-noncimi, ai deklaroi se është e papranueshme që edhe sot shumë të rinj kërkojnë të lënë Shqipërinë për Evropën. “Sot më tepër se kurrë Shqipëria ka nevojë për pjesën ak-tive të rinisë dhe lidershipin e saj. Një vend pa të rinj është si familje pa fëmijë”, u shpreh kreu i shtetit. Në vijim të kësaj deklarate, ai u bëri thir-rje të rinjve që si bashkëmoshatarët e tyre 27 vjet më parë të gjejnë kurajën për të çuar vendin përpara. “8 dh-jetori është edhe një ditë apeli për të rinjtë që të frymëzohen nga kurajoja i moshatarëve të atëhershëm për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë”, e përfundoi fjalën e tij Pres-identi Ilir Meta. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, banorë të saj, nisën protestat paqësore në qytetin “Studenti”, duke përshpejtuar rënien e diktaturës komuniste.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pak kohë më parë se të gjithë drejtuesit e policisë duhet të kalojnë testin e poligrafit, apo siç quhet ndryshe, testin e të vërtetës në kuadër të procesit të vetingut. “Do sjellim në radhë të parë një eksperiencë që ne nuk e kemi. Do sjellim një fuqi mo-tivuese që na duhet. Do sjellim edhe instrumentet e tyre

operacional, për vetingun. Nuk do ketë drejtues policie që nuk do kalojë testin. Dhe ju e dini se çdo me thënë të kalosh testin e FBI. Ka dhe një instrument për sinqeritetin. Këtu do shkojmë më tutje me një plan shumë të qartë, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën dhe bazën që keni vendosur ju këtu”, tha ai.

RAMA: POLICËT TË KALOJNË TESTIN E POLIGRAFITMimoza IBRA

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xha-faj ka nisur zyrtarisht vetingun në radhët e

policisë. Rreth 600 efektivë të Poli-cisë së Shtetit që kanë hyrë në këtë organizatë pas vitit 2013 kanë dhënë shenjat e gishtave dhe u janë nënsh-truar analizave. Përgjigjet e këtyre analizave do t’i dërgohen INTERPOL për të bërë të gjitha verifikimet e nev-ojshme. Sipas një urdhri të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, përmes këtyre të dhënave personale, INTER-POL do të verifikojë nëse këta perso-na rezultojnë të dënuar, të proceduar penalisht, nëse janë përdorues droge në Shqipëri ose edhe në ndonjë vend tjetër apo edhe nëse janë dëbuar nga vendet e tjera. Po ashtu, bëhet me dije se testit i janë nënshtruar jo vetëm efektivët e policisë që kanë ardhur nëpërmjet Akademisë së Sigurisë, por edhe ata që janë ripranuar pas vitit 2013. Pas urdhrit të Ministrisë së Brendshme dhe të Haki Çakos, afërsisht 600 efektivë, oficerë dhe punonjës të rolit bazë janë bindur menjëherë dhe kanë dorëzuar të gjitha të dhënat e kërkuara, në një afat prej një muaji. Ndërkohë, pas kësaj faze të mbledhjes së shenjave të gishtave dhe të kryerjes së analizave, pritet që këto informacione të kraha-sohen me skedat e ruajtura në bazat e të dhënave të policisë në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në shtete të tjera. Kujtojmë që nuk është hera e parë që punonjësit e Policisë së Shtetit kalojnë në një proces të tillë. Një praktikë e ngjashme nisi të zbatohej në radhët e efektivëve edhe gjatë vitit 2008 pas një urdhri të nx-jerrë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i asaj kohe, Ahmet Prençi. Mirëpo ky rregull “u hodh” poshtë pas muajit shtator të vitit 2013 pasi procesi i verifikimeve u ndërpre. Megjithatë Haki Çako e rifreskoi urdhrin gjatë muajit tetor dhe mesa duket Min-istria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përg-jithshme të Policisë po ndërmerr të gjithë hapat e rëndësishëm për të pastruar radhët e policisë nga per-sona me precedentë penalë.

Paralajmërimi i XhafajtNdërkohë, ministri Fatmir Xha-

faj pak kohë më parë deklaroi se

prioritet gjatë këtij mandati qeverisës do të jetë nisja e vetingut brenda 100 ditëve të para. Më tej, ai paralajmëroi se në ditët në vazhdim do të ketë një operacion të Policisë së Shtetit me

agjencitë e tjera ligjzbatuese. “Do të nisim vetingun në radhët e policisë brenda 100 ditëve të para. Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e vetin-gut në radhët e policisë. Forcimi i policimit në komunitet. Lufta kundër krimit të organizuar është sfida kyçe për gjithë mandatin, por në këto 100 ditët do të shohë një sërë hapash që do të hidhen. Një raport zyrtar i monitorimit kombëtar të kanabisit do të jetë shumë shpejt publik. Do vazhdojmë me luftën kundër grupeve kriminale që merren me kultivimin.

Operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit. Përmirësim cilësor i policisë gjyqësore. Riorganizim tërësor të sistemit të hetimit në poli-ci. Ngritja e strukturave të posaçme ndërinstitucionale për goditjen e paligjshmërisë, si dhe menaxhimi i kufirit ”, u shpreh Xhafaj pak kohë më parë. Po ashtu, kujtojmë që si urdhër të parë pas marrjes së detyrës në kabinetin “Rama2”, Xhafaj firmo-si atë për nisjen e vetingut brenda radhëve të policisë.

Pak ditë më parë, në kuadër të vetingut në polici, Drejtoria e Sig-urimit të Informacionit të Klasifikuar nuk i pajisi me certifikatë sigurie rreth 40 efektivë policie. Duke iu referuar ligjit, efektivët që nuk pajisen me certifikatë të kategorisë “sekret” dhe “tepër sekret” duhet të kalojnë në një

detyrë tjetër, ku nuk kanë kontakt me informacionet e klasifikuara, pasi konsiderohen të pabesueshëm. Certi-fikata e sigurisë është një dokument që i lejon personat që e mbajnë atë të kenë akses, të njihen, të administro-jnë, e të transferojnë informacion të klasifikuar "sekret shtetëror."

Zyrtarë të policisë s’marrin certifikatë sigurie

Page 9: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 9

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Unë jam i nderuar që në emër të qeverisë të shpreh mirënjohjen për të gjithë brezat e ush-tarakëve, të cilët për më shumë se një shekull kanë kontribuuar në shërbim të atdheut, të popullit, të shtetit shqiptar duke marrë përsipër një ndër barrët më të rënda të shërbimit nën flamurin kombëtar. Këto ditë e gjithë Shqipëria e ndoqi me shqetësim

dhe e pa me admirim ushtrinë shqiptare në përpjekjet për t’iu qenë pranë të gjithë motrave dhe vëllezërve të prekur nga përmbytjet, ashtu si mundi të shohë fare pak nga aktet dhe angazhimet e FA-ve në përpjekjet e pakursyera për të shpëtuar jetët njerëzore përballë egërsisë së natyrës”, tha kryeministri Edi Rama dje për Forcat e Armatosura.

KRYEMINISTRI MIRËNJOHËS PËR USHTARAKËT

Ministrja Xhaçka nderon me medalje FA: Gjatë përmbytjeve ushtarakët patën angazhim maksimal

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi dje një takim me efektivët e Forcave të Armatosura në shenjë falënderimi për punën e kryer gjatë ditëve të vështira të përmbytjeve. Xhaçka shprehu mirënjohjen e saj për ushtarakët dhe ndërhyrjen e tyre gjatë reshjeve. Sipas ministres socialiste, performanca e Forcave të Armatosura këtë vit ka qenë në një nivel profesional të paprecedent, në krahasim me vitet e ardhshme. “Burra dhe gra që sfidojnë veten për t’i shërbyer Shqipërisë. Jam e emocionuar nga gjithçka që kam parë në an-

gazhimin e FA gjatë përmbytjeve. Reshjet e fundit shënuan rekord krahasuar me nivelin e reshjeve të vitit 2015, por është fakt që edhe angazhimi i FA shënoi rekord. Kjo, sepse kemi investuar dhe jemi përgatitur për këto ditë. Kemi angazhuar mijëra efektivë dhe falë kësaj arritëm të evakuojmë mbi 500 familje dhe të shpëtojmë me mijëra persona. Ky që pamë është shpirti i ushtrisë, burra e gra që sfidojnë veten për t’i shërbyer atdheut. Reshjet e ditëve të fundit shënuan rekord, por fakt është edhe që reagimi i Forcave të Armatosura shënoi

rekord në angazhim. Kjo për shkak të punës sonë dhe investimit në këtë sektor”, deklaroi Olta Xhaç-ka. Më tej, ministrja e Mbrojtjes nderoi me medalje shtatë reparte të Forcave të Armatosura dhe bëri një vlerësim për punën e prefektëve, si edhe atë të efektivëve të ardhura nga Kosova. Xhaçka nuk hezitoi t’i konsideronte edhe si “krahun tjetër të shqiponjës”. Ajo nderoi Repartin e Farkës, Ba-zën e Mbështetjes Rajonale dhe Xhenios si edhe i dha medalje për kontribut të shquar Batalionit të Këmbësorisë Poshnjë, reparti ushtarak 5010.

Po ashtu u nderuan me Medaljen e Luftëtarit për pjesëmarrje në misionet ushtarake edhe Batalioni Komando, reparti ushtarak 1020 dhe Batalioni i dytë i Këmbësorisë. “Forcat e Armato-sura do të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, ditë dhe natë. Na pret një organizim edhe më i mirë në vitet e ardhshme, pasi Emergjencat Civile janë në kuadrin e FA. Specialistët tanë nuk do jenë në terren vetëm për të menaxhuar emergjencat, por edhe për të bërë analiza”, vijoi më tej ministrja Olta Xhaçka.

Zbardhet plani i qeverisë, rriten pagat për Forcat e Armatosura, shpërblim për

ushtarakët që u angazhuan gjatë përmbytjeve

Kryeministri falënderon FA për ndihmën gjatë emergjencës

Mimoza IBRA

Kryeministri Edi Rama premtoi ditën e djeshme rritje pagash për ush-tarakët. Një gjë të tillë

kryeministri e bëri të ditur gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët e FA për t’i falënderuar këta të fundit për angazhimin në zonat e përmbytura. Teksa i pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Donald Lu, kryeministri Rama deklaroi se buxheti i vitit 2019 do të ketë pri-oritet kryesor rritjen e pagave për ushtarakët. Sipas tij, qeveria është e vendosur që në vitet e ardhshme t’i kushtojë më shumë rëndësi Forcave të Armatosura dhe pagave të tyre. “Sot angazhohem që viti 2018 do të jetë i fundit në të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Por rritja do vazhdojë në vi-jim për të arritur objektivin që jemi angazhuar në NATO dhe e para rritje prioritare për vitin 2019 do jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve. Kjo është dita për të kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve ju lidhur me faktin e thjeshtë se jo gjithçka është e mundur kur duam, por kur mundemi. Falë reformave dhe ndryshimeve të vazhdueshme që po forcojnë shtetin do jemi në gjendje t’ia dalim në këtë aspekt dhe të shlyejmë një borxh moral ndaj të gjitha FARSH. Besoj se emergjenca ka vlejtur për të gjithë për të vlerësu-ar FA-të për atë që janë në jetën e tyre të përditshme, por që janë jashtë syve dhe vëmendjes së opinionit” theksoi kreu i qeverisë.

Shpërblim për ushtarakëtNë vijim të aktivitetit në shenjë

falënderimi, Edi Rama ndër të tjera shprehu edhe vlerësimin më të lartë për Forcat e Armatosura dhe angazhimin e tyre në emergjencën që pati Shqipëria në ditët e përm-bytjeve. Shefi i ekzekutivit nënvizoi se puna e tyre në ditët e vështira për vendin meriton të shpërblehet financiarisht në shenjë mirënjohje. “Pavarësisht nivelit të lartë profe-sional dhe nivelit të lartë patriotik tuajin , ne nuk kemi arritur dot t’ju shpërblejmë si e meritoni, dhe mbi të gjitha që të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush e policisë së

shtetit, kur vjen fjala për shpërblim financiar, i cili s’mund të arrijë kurrë deri aty ku ju meritoni, se ajo që bëni ju, nuk mund të shpërblehet kurrë financiarisht, por është kuptimplotë. Sot qeveria do vendosë një shpërblim si shprehje mirënjohje për të gjithë ata që u përfshinë në emergjencën e rrezikshme, në mënyrë që të gjithë familjet e ushtarakëve, në radhë të parë për ata që ishin në vijën e zjarrit. Ata duhet të ndjehen mirë këtë fundvit”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë bëri edhe një urim me rastin e 105-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura. Festa e themelimit të FA ishte në 4 dhjetor, por ushtarakët ishin në krye të detyrës duke ndihmuar familjet e pëmbytura. “Ditëlind-jen e 105-të të FA-ve tona ne nuk mundëm ta celebronim në mënyrën tradicionale sepse e kaluam në

Sporti i Aventurës, Klosi: Rrit numrin e turistëveMinistri i Turizmit dhe Mjedisit,

Blendi Klosi deklaroi dje se vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë pa-ketën e parë turistike. Nga panairi i parë i Sporteve të Aventurës, organ-izuar me rastin e 8 dhjetorit, Klosi theksoi se kjo paketë do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve. “Viti 2018 do të shquhet si viti që përfshin për herë të parë paketën e plotë turistike. Shqipëria e bukur nuk duhet të jetë në syrin e turistëve e pistë, ashtu siç kemi dëgjuar”,thek-soi ministri socialist. Gjithashtu në fjalën e mbajtur, Blendi Klosi shpjegoi se në kuadër të paketës do të krijohen grupe profesionale shpëtimi, të cilat do të kujdesen për jetën e çdo turisti që vjen në vendin tonë. Në fund Klosi u drejtoi një thir-rje të gjithë turistëve të huaj që sipas tij janë lodhur duke pritur në radhë për të parë antikitetet e Romës dhe bukuritë e Parisit e Londrës. Ai ftoi të gjithë këta turistë që të “shpëtojnë” nga radhët dhe të vijnë të shikojnë Shqipërinë e Nënë Terezës.

Kryeministri: Sportet e Aventurës zhvillojnë turizmin

Teksa dje u organizua panairi i parë për Sportet e Aventurës, në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e mbajtur, ai përmendi potencialet e jashtëzakonshme që ky sektor ofron për rritjen e turizmit në vend. Sipas tij, përmes promov-imit të Sporteve të Aventurës do të nxitet dhe zhvillohet turizmi, e si pasojë do të shtohen punësim-et dhe pagat do të jenë më të kënaqshme. Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria renditet e pesta në Evropë për këtë potencial. “Shqipëria është vendi i pestë në Evropë për potencialet që ka për të zhvilluar turizmin e aventurës. Tu-ristët e aventurës janë instrumenti më efikas për promovimin e turiz-mit dhe janë turistët më besnikë. Për të zhvilluar këto sporte kemi nevojë për shumë punë dhe bash-këpunim. Unë jam i bindur se falë këtij lloji turizmi ditët më të mira na presin përpara”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

“Duke qenë se në 4 dhjetor situata nuk na dha mundësinë të mblidhemi së bashku, sot unë jam këtu për t’ju uruar të gjithë ve ju drejtpërdrejt festën e FA-ve e cila për hir të së vërtetës nuk mund të kremtohej në mënyrë më kuptimplotë se sa në vijën e parë ku të gjithëve ju, ju çoi më 4 dhjetor detyra. Kjo është një festë jo vetëm e njerëzve nën uniformë dhe e familjeve të tyre por e gjithë Shqipërisë. Sot ja vlen të kujtohet se vendimi nga ku kjo festë buron për krijimin e ushtrisë kombëtare, ishte i pari vendim i marrë nga qeveria e parë e qeverisë së pavarur të Ismail Qemalit, pak ditë pas lindjes së shtetit shqiptar në 1912”, deklaroi kryeminis-tri Edi Rama në takimin e djeshëm me ushtarakët.

RAMA URON 105-VJETORIN E FA

operacionet e shumta për përbal-limin e gjendjes së krijuar në vend si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të jashtëzakonshme të lumit të Vjosës të cilat sollën dëme dhe kërcënuan jetë njerëzish. Falë jush, falë atyre që ishin qysh në sekondën e parë në

krye të detyrës, ditë-natë, në frontin më të vështirë ku rrezikohej vetë jeta e tyre, ne ja dolëm që të shpëtojmë të gjithë personat dhe familjet e kërcënuara për jetën dhe ndërkohë të mos lejojmë që asnjë kokë bagëti të humbasë”, tha Edi Rama.

Sot angazhohem që viti 2018 do të jetë i fundit në të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Por rritja do vazhdojë në vijim për të arritur ob-jektivin që jemi angazhuar në NATO dhe e para rritje prioritare për vitin 2019 do jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve...

Page 10: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

10 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

e k o n o m i www.sot.com.al

Tatimet takim me biznesin për vetëdeklarimin e detyrimeve

Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës zhvilloi një takim me tatimpagues të qytetit të Ka-vajës. Në këtë takim përfaqësuesit e administratës tatimore prezantuan kriteret kryesore që ndiqen gjatë kontrolleve që janë në proces dhe që do të vazhdojnë në kuadër të aksionit anti-informalitet si dhe dëgjuan shqetësimet dhe rekomandimet e ngritura nga përfaqësuesit e biznesit. Burime zyrtare bënë me dije se objektivi kryesor i këtij takimi mes Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe tatimpaguesve të qytetit të Kavajës është përforcimi i bash-këpunimit ndërmjet dy palëve, me qëllim inkurajimin e vetëdeklarimit të detyrimeve tati-more sipas afateve dhe rregullave procedurale si dhe shkëmbimi i opinioneve në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Sipas të njëjtave burime, përfaqësuesit e bizneseve parashtruan kërkesat për informim dhe trajnim lidhur me kuadrin ligjor dhe deklarimet elektronike, si dhe përkrahën idenë e zhvillimit të takimeve të tjera të kësaj natyre.

Ofertë e lirë nga jashtë, çmimet e importit sërish në rënie

Produktet industriale të importit janë më të lira. INSTAT konfirmon se indeksi i çmi-meve të importit ra me 1.7% në tremujorin e tretë, duke konfirmuar presione shumë të dobëta nga jashtë për inflacionin në vend. Ky ishte tremujor i dytë radhazi kur çmimet e importit u kthyen në territor rënës, duke përcaktuar edhe një goditje nga krahu i ofertës në ecurinë e çmimeve të konsumit në vend. Rënia e çmimeve të importit ngelet kryesisht rrjedhojë e çmimeve të ulëta të lëndëve të para dhe kërkesës ende të brishtë në tregjet botërore. Në ekonominë tonë, kjo tendencë është përcjellë në çmime ndjeshëm më të lira importi në produktet e industrisë përpunuese, sidomos në segmentin e industrisë ushqimore, asaj plastike dhe farmaceutike. Rënia me 1.9% e çmimeve të industrisë për-punuese ka qenë vendimtare në tendencën e indeksit të çmime të importit. Megjithëse çmimet e importit të energjisë janë rritur 7.3% me bazë vjetore, kjo nuk ka sjellë ndonjë impakt të rëndësishëm në rritje të indeksit agregat të çmimeve të importit.

Rritet duhanpirja, në treg 91 ton cigare më shumë se 2016

Importi i cigareve vazhdon të dominojë tregun shqiptar, edhe pse sasia e prodhimit vendas të këtij produkti është rritur gjatë viteve të fundit. Sipas statistikave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 10 mujore sasia e duhanit e importuar dhe hedhur në treg për konsum rezulton të jetë 91 ton më shumë se e njëjta periudhë e 2016. Por referuar të dhënave nga doganat këto shifra rezultojnë vetëm për cigaret dhe jo për gjithë produktin e duhanit. Kështu sipas të dhënave nga doganat, gjatë kësaj periudhë janë importuar 2491 ton cigare, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i importit të këtij produkti ishte 2400 ton. Megjithëse është rritur importi, nuk ka një analizë apo një përcaktim të saktë se sa është sasia e konsumuar, pasi nuk ka një vlerësim apo matje të këtij produkti se sa është prodhim vendas. Megjithëse çdo vit thuajse është rritur taksa e akcizës për këtë produkt, përsëri niveli i konsumit mbetet i lartë, çka justifikon dhe sasinë e lartë të importit.

Borxhi në Dogana 200 milionë USD, detyrimet u rritën me 30 milionë USD gjatë vitit 2016

KLSH: Detyrimet doganore rezultojnë në vlerën 6,750,592 mijë lekë, ose 27% e totalit të borxhit

Viti 2016 është mbyllur me një borxh doganor prej afro 24.7 miliardë lekë, ose 200 milionë

euro. Sipas një raporti të Kontrol-lit të Lartë të Shtetit, nga auditimi i borxhit doganor u konstatua se detyrimet e pambledhura në fund të vitit 2016 janë në vlerën 24,787,915 mijë lekë, të cilat krahasuar me vitin paraardhës janë rritur në total për shumën 3,330,433 mijë lekë ose në masën 13.4%. Në totalin e borxhit, de-tyrimet doganore rezultojnë në vlerën 6,750,592 mijë lekë, ose 27% e totalit të borxhit, gjobat janë në vlerën 15,135,112 mijë lekë ose 61% dhe kamatëvonesat në vlerën 2,902,211 mijë lekë ose 12% të totalit të borxhit. KLSH konstaton se gjatë vitit 2016, borxhi është shtuar me 4,400,549 mijë lekë, për 3,463 raste subjek-tesh debitorë, dhe është pakësu-ar me 1,070,106 mijë lekë për 3,557 raste subjektesh debitorë. Tendenca e borxhit doganor në vitin 2016 si raport i pakësimit kundrejt shtesës gjatë vitit është në masën 44.08% më shumë rritje borxhi doganor dhe borxh akcize. KLSH sugjeron në këtë rast që Sektori i Rikuperimit me

Forcë të Borxhit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me degët do-ganore, të bëjë një analizë të thelluar të rasteve të shtuara të mosarkëtimit të borxhit dhe

rrugëve të zgjidhjes për rikuper-imin e këtyre detyrimeve. Sipas KLSH, borxhi i lindur si rezultat i shkeljeve të legjislacionit të akcizës duhet të analizohet sipas natyrës së lindjes së detyrimeve

më qëllim parandalimin në të ardhmen.

Realizimi i të ardhurave Sipas raportit të sapopubli-

kuar nga KLSH, Për vitin 2016, të ardhurat doganore janë real-

Njoftohen të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e shoqërisë Alb-petrol sh.a se, bazuar në Ligjin Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, se ka filluar shpërndarja e dokumenteve për Statusin e Naftëtarit. Personat e interesuar që të pajisen me dokumentet përkatëse duhet të paraqiten pranë njërës prej qendrave të punës ku kanë punuar dhe të fillojnë procedurën.

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron të gjithë personat e interesuar se

disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Albpetrol sh.a nga viti 1994 e në vazhdim. Për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera.

Personat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm zyrtar për peri-

udhën përkatëse duhet të plotësojnë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet në adresën www.albpetrol.al/statusi-i-naftetarit/ ose mund të tërhiqet fizikisht pranë qendrave ku kanë punuar.

Formulari i plotësuar duhet të dorëzohet në qendrat ku keni punuar

së bashku me një kopje të librezës të punës ose mund të dërgohet me postë në qendrën përkatëse.

Aplikim për të përfituar Statusin e Naftëtarit

Albpetrol sh.a. NUIS J82916500U Selia: Rruga Fier-Patos Km. 7 Patos /Tiranë, Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Pallati Sky Tower

T: +3553813662 F: +35534704415 W: www.albpetrol.al

izuar në vlerë 148,427 milionë lekë, nga 155,099 milionë lekë të planifikuara me Ligjin nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, ose në masën 95,7%, me një mosrealizmin në vlerën 6,663 milion lekë. Nga auditimi sipas llojit të të ardhurave doganore rezultoi se, të ardhurat nga tak-sa doganore janë realizuar në vlerën 6,135 milion lekë, nga 6,036 milionë lekë të planifi-kuara, ose në masën 101.6%, me një tejkalim në vlerën 99 milion lekë. Të ardhurat nga TVSH, janë realizuar në vlerën 97,593 milionë nga 100,301 milionë lekë të planifikuara, ose me në masën 97.3 %, me një mosrealizim në vlerën 2,708 milionë lekë. Të ardhurat nga Akciza janë real-izuar në vlerën 41,895 milionë lekë, nga 44,653 milionë lekë të planifikuara ose në masën 93.8 %, me një mosrealizim në vlerën 2,758 milionë lekë. Të ardhurat nga Taksat nacionale (Renta min-erare) janë realizuar në vlerën 2,804 milionë lekë, 4 nga 4,100 milionë lekë të planifikuara ose në masën 68.4 %, më një mos-realizim në vlerën 1,296 milionë lekë. KLSH sugjeron në këtë rast që Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave të kryejë një analizë të detajuar të aktivitetit operacional në drejtim të realizimit sipas zërave të të ardhurave dogan-ore, për të mundësuar marrjen e masave për të përmirësuar treguesit, kryesisht për zërat e të ardhurave që rezultojnë me mos-realizim. Ndërkohë, nga auditimi i hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018, u kon-statua se, në shumë produkte të programit, ka ndryshime të theksuara në vlerë nga njëra fazë në tjetrën, pavarësisht se sasia e produkteve nuk ndryshon. Për programin “Menaxhimi i të Ardhurave Doganore”, në fillim të vitit janë çelur 9 projekte inves-timi, në vlerë 160,000 mijë lekë, ndërsa plani me ndryshime ka rezultuar për 12 projekte investi-mi në vlerë 153,284 mijë lekë. Pra, ekzistojnë disa produkte të cilat janë raportuar në projekt doku-mentin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018, faza e I-rë, por që mungojnë në Doku-mentin e Rishikuar të Programit Buxhetor Afatmesëm 2016-2018, faza e II-të si dhe anasjelltas, gjë e cila vë në dyshim standardet dhe vërtetësinë e programimit të produkteve.“

Në totalin e borxhit, detyrimet doganore rezultojnë në vlerën 6,750,592 mijë lekë, ose 27% e totalit të borxhit, gjobat janë

në vlerën 15,135,112 mijë lekë ose 61% dhe kamatëvonesat në vlerën 2,902,211 mijë lekë ose 12% të totalit të borxhit....

Page 11: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 11

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Këshilli i Sigurimit në OKB dënon lëvizjen e Trump për Jeruzalemin

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraSesion emergjent për Lindjen e Mesme, SHBA ngul këmbë se po ndihmon paqen

Andi LAMKO

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh mbrëmë në një sesion emergjent për të

diskutuar lëvizjen e presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Deklarata ka nxitur protesta të dhunshme në Pal-estinë dhe dënesë të fortë nga liderët botërorë. Tetë vende morën pjesë në sesion e Këshillit në Nju Jork, teksa palestinezët vazhdojnë prej dy ditësh protestat e dhunshme në Bregun Perëndimor e në Gaza, ku të paktën një palestinez është vrarë nga ushtria izraelite dhe dhjetra janë plagosur. 7 nga tetë anëtarët prezentë të Këshillit të Sigurimit dënuan vendimin unilat-eral të Donald Trump, i cili pa marrë parasysh paralajmërimet e komu-nitetit ndërkombëtar, tha se do të nisë procesin e zhvendosjes së ambasadës amerikane në qytetin e shenjtë.

Lëvizja nxit vorbull radikalizmi Në fjalën e tij, i dërguari i OKB në

Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, paralajmëroi se nëse nuk gjendet një zgjidhje për konliktin, i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme rrezikon të përfshihet në një vorbull radikalizmi fetar. “Vendimi i Trump paraqet një precedent të padëshiruar dhe një rrezik serioz për një zinxhir veprimesh unilaterale që largojnë objektivin e paqes”, tha Mladenov, duke për-mendur përleshjet e dy ditëve mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite. Ai përsëriti më tej fjalët e sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Gu-terres, i cili ka thënë se konflikti mes Izraelit dhe Palestinës zgjidhet vetëm me negociata direkte dhe se “nuk ka

Aleksandar Vuçiç: Do të luftojmë pa u lodhur për Trepçën

Lavrov: Korea e Veriut, gati për dialog direkt me SHBA

Presidenti i Serbisë, Alek-sandër Vuçiç, deklaroi dje se Serbia do të luftojë pa u lodhur për kompleksin minerar dhe metalurgjik të Trepçës. Në 90 vjetorin e hapjes së minierës së Mitrovicës, kreu i Serbisë në një letër drejtuar punëtorëve të saj, paralajmëroi se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kjo pasuri, pasi sipas tij rajoni i Trepçës është i dashur për shumë famil-je serbe për 90 vjet rresht. “Kjo ndërmarrje nuk është më thjesht një ent biznesi, por është pjesë e trashëgimisë kombëtare, është

pjesë e traditës sonë”, shkruhej në letrën e Vuçiç, duke u kujtu-ar atyre traditën e minierave dhe ekzistencën e serbëve në Kosovë. “Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj, për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan, atë që ju takon me të drejtë dhe për sa kohë, që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjend-je të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju”, shkruan Vuçiç, duke shtuar se tradita do të vazhdojë me gjeneratat e reja të minatorëve serbë.

Ministri i jashtëm rus Ser-gei Lavrov, tha dje se Korea e Veriut është e gatshme të dia-logojë drejtpërdrejt me Shtete e Bashkuara për krizën bërtham-ore, deh se mesazhin ia ka kalu-ar sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson. “Ne e dimë se mbi të gjithë retorikën, Korea e Ver-iut dëshiron të flasë me Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë, dhe ne jemi të gat-shëm të ndërmjetësojmë këto tratativa. Kolegët amerikanë e dinë për këtë”, tha Lavrov gjatë konferencës ndërkombëtare në

Vienë, raporton agjencia ruse Interfax. Nuk ka pasur reagim zyrtar nga Tillerson por qën-drimi i departamentit të shtetit është se Korea e Veriut duhet të tregojë me vepra seriozitetin e saj mbi dorëheqjen nga arse-nali bërthamor, para nisjes së bisedimeve. Lavrov bëri ofertën e tij një ditë pasi zyrtari i lartë i OKB, Jeffrey Feltman, vizitoi Korenë e Veriut. Feltman është ish-diplomat i lartë amerikan por departamenti i shtetit tha se ai nuk ishte në vendin komunist me ndonjë mesazh nga qeveria.

Kosovë, Mustafa: LDK do ndihmojë për Demarkacionin

Kryetari i Lidhjes Demokra-tike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar dje se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Demark-acionit, dhe se LDK do ndihmojë procesin. Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK ku temë kryesore e diskutimit ishte çështja e kufirit me Malin e Zi. “Ne biseduam për çështjen e Demarkacionit dhe propozimet e qeverisë që në Kuvend ta procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ne si LDK besojmë se është përgjegjësi e

koalicionit që ata t’i sigurojnë vo-tat dhe disponimin që ta përkra-hin marrëveshjen në Kuvend. Nëse koalicioni i ka votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë proces”, deklaroi kryetari i LDK-së. “Është çështje e jona që karshi vlerësi-meve tona ta ndihmojmë këtë proces, pasi duam që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm, të udhë-tojnë të lirë”, theksoi ai. Mustafa gjithashtu dënoi deklaratat e Haradinajt duke argumentuar se një kryeministër nuk mundet edhe ta propozojë një projektligj, dhe atë ta kontestojë.

Plan B përveç zgjidhjes me dy shtete". Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley tha nga ana e saj se Trump e mori vendimin për të avancuar pro-cesin e paqes. “Ne e dinim se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit do të ngrinte pyetje dhe shqetësime, por Washington-i mbetet i përkushtuar më shumë se kurrë për paqen dhe besojmë se po afrohemi këtij qëllimi”, tha Haley, duke shtuar më tej se ad-ministrata Trump po punon në një plan paqeje, por nuk dha asnjë detaj. Haley më tej nxiti të gjitha vendet të zbusim temperamentin dhe deklaratat e tyre në ditët në vijim, duke thënë se të gjitha ata që përdorin njoftimin e Trump për të nxitur dhunë, nuk janë "partnerë të përshtatshëm për paqen".

Britania: SHBA të paraqesë planin e paqes

Britania i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të detajojnë propozimet e

tyre për paqen në Lindjen e Mesme, ndërsa vendimin e Trump për Jeru-zalemin e quajti të padobishëm. “Brita-nia do të bëjë ç’është e mundur për procesin e paqes, i cili mund të arrihet vetëm me zgjidhjen me dy shtete”, tha ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft në Këshillin e Sigurimit. I dër-guari palestinez Saeb Erekat tha më vonë për mediat se Palestina nuk do të komunikojë më me SHBA deri në tërheqjen e vendimit mbi Jeruzalemin. Ambasadori francez Francois Delattre, tha në fjalën e tij se statusi i Jeruzalemit mund të përcaktohet vetëm me anë të negociatave dhe se Franca nuk asnjë sovranitet mbi qytetin. “Domethënia historike dhe fetare e këtij qyteti e bën atë pikë kyçe të zgjidhjes së konfliktit, dhe më gjerë, të stabilitetit rajonal. Prandaj është kritike që të kundër-shtojmë pretekstet për radikalizëm, me përfshirjen e të gjithë aktorëve

Kryeministri maqedonas Zaev do të vizitojë

PrishtinënKryeministri i Maqedonisë, Zoran

Zaev ka njoftuar dje se javën që vjen do të vizitojë Prishtinën, në vizitën e parë të një kreu shteti maqedonas në Kosovë. Zaev do të kryejë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Takime janë parashikuar gjithashtu me presidentin Hashim Thaçit, krye-parlamentarin Kadri Veselit dhe me bashkësinë maqe-dono-kosovare të biznesit. Zaev do të shoqërohet nga ministrat Kreshnik Bekteshi, Goran Sugareski, Robert Allagjozovski dhe Edmond Ademi.

Bullgaria: Ndryshimet e traktatit nuk

i shërbejnë paqesMinistria e Jashtme e Bullgarisë

tha dje se diskutimet për ndryshime në traktatin e kufijve me Greqinë dhe Turqinë, nuk ndihmojnë për stabilitetin në rajon. Deklarata vjen një ditë pasi presidenti i Turqisë tha gjatë vizitës në Greqi se disa detaje të Traktatit të Lozanës janë të paqarta dhe se një zgjidhje afatgjatë nevojitet për zg-jidhjen e çështjeve të detit Egje e për Qipron. “Bullgaria beson se diskutimi i kufijve ekzistues nuk është në të mirë stabilitetit në rajon”, deklaroi ministria.

OKB: 14 paqeruajtës të vrarë dhe 40 të plagosur në Kongo

Militantë rebelë në lindje të Kon-gos kanë vrarë dje 14 ushtarë dhe kanë plagosur 40 të tjerë në një bazë të Kombeve të Bashkuara, njoftonte organizata. Në sulm u vranë gjithashtu pesë ushtarë kongolezë, tha zëdhënësi i OKB, Farhan Haq, duke shtuar se shumica e paqeruajtësve ishin të forcës së Tanzanisë. Baza ndodhet 45km larg qytetit Beni, i cili është goditur vazh-dimisht nga forcat rebele. Zv. Sekretari i përgjithshëm i OKB, Jean-Pierre Lac-roix, tha se ishte i tronditur nga sulmi.

Presidenti turk Reçep Tajip Erdogan u takua dje me anëtarë të komunitetit mysliman të Greqisë, në ditën e dytë të vizitës historike në fqinjin rival, që megjithë përmirësimin e lidhjeve pa daljen në sipërfaqe të tensioneve të vjetra. Erdogan mori pjesë në lutjet e të premtes në xhaminë Kirmahalle Cammi në qytetin verilindor të Komotini, ku prit nga më shumë se 2,000 vendas entuziastë. Lideri turk më pas vizitoi një shkollë myslimane dhe pas disa takimeve me zyrtarët lokalë u kthye në Turqi. Statusi i këtij minoriteti ka qenë një nga çështjet e kontestuara mes dy vendeve anëtare të NATO-s. Një ditë më parë Erdogan tha se statusi i minoritetit mysliman në Greqi dhe i atij grek në Turqi duhet të rinovohen, çka nuk hasi kundërshtime nga liderët grekë.

Britania dhe Bashkimi Evropian arritën dje mar-rëveshjen paraprake për kushtet e divorcit, çka lejon hapjen e bisedimeve për marrëveshjen e ardhshme tregtare me tyre. KE njoftoi se në bisedimet ishte bërë "progres i mjaftueshëm" për çështjet si fatura e divorcit dhe të drejtat e qytetarëve respektivë. Kryeministrja britanike Theresa May tha se nuk do të ketë ndarje arbitrare të kufirit mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut, dhe se qytetarët e BE në Britani do të vazhdojnë të jetojnë si më parë. "Kam besim se do të ndajmë vlerësimin tonë për njëri-tjetrin për të kaluar në fazën tjetër të negociatave", tha Pres-identi i KE, Jean-Claude Juncker, duke shtuar se megjithëse nuk kishte dëshiruar largimin e Britanisë tashmë duhet parë nga e ardhmja.

TURQI, ERDOGAN TAKOHET ME MINORITETIN MYSLIMAN GREK BREXIT: BRITANI-BE ARRIJNË AKORDIN PËR KUSHTET E NDARJES

për paqen. Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytet i dy shteteve”, tha Delattre. Më herët, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson u përpoq të zbuste situ-atën duke thënë se do të duhen disa vjet derisa ambasada ameriakne të hapet në Jeruzalem, dhe se njohja e tij nga presidenti Trump si kryeqytet i Izraelit nuk përcaktonte ndonjë status final për qytetin. Njoftimi i Donald Trump u mirëprit nga Izraeli por u dënua në mbarë pjesën tjetër të botës. Shumë aleatë perëndimorë të SHBA janë distancuar nga lëvizja, e cila sipas tyre shuan vite të tëra përpjekjesh për paqen ne Lindjen e Mesme dhe statusin neutral të Jeruzalemit.

Statusi i Jeruzalemit mund të përcakto-het vetëm me anë të negociatave dhe Franca nuk asnjë sovranitet mbi qytetin. Domethënia historike dhe fetare e këtij qyteti e bën atë pikë kyçe të zgjidhjes së konfliktit, dhe më gjerë, të stab-ilitetit rajonal. Prandaj është kritike që të kundërshtojmë pretek-stet për radikalizëm...

Page 12: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

12 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhejtor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja si nisën përçarjet në Partinë Komuniste më 1949, sundonte terrori dhe uria, zbardhen

emrat e agjentëve që u rekrutuan nga amerikanët

CIA ka zbardhur të tjera detaje nga regjimi komu-nist. Përmes disa doku-menteve të deklasifikuar,

përshkruhen zhvillimet gjatë viteve 1949-1952. Aty tregohet se pas krijimit Partia Komuniste u për-ball me përçarje dhe tensione. Nga ana tjetër, tregohet se si Bashkimi Sovjetik solli me mijëra persona në Shqipëri. Ndërkohë janë zbardhur dhe disa emra që bashkëpunuan me amerikanët.

Viti 1949Përçarjet mes komunistëvePartia Komuniste shqiptare si

rezultat i debateve është e përçarë. Grupe të vogla partizanësh prej 15-20 vetësh janë vendosur në male. Ka terror dhe uri, asnjë nuk është i sigurt për jetën e tij Ushtria e vendit përbëhet nga 25 mijë njerëz por qeveria nuk ka shumë besim te trupat e saj prandaj gjatë zhvendos-jeve nga një vendndodhje në tjetrën ushtarët nuk i kanë armët e mbush-ura. Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithashtu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës për-faqëson për të armikun kryesor. Duhet të supozojmë që Tito do të ndihmojë fshehtësisht largimin e regjimit të Hoxhës dhe kompanisë së tij. Por kushtet e mëposhtme janë absolutisht të nevojshme: Greqia, nëse është e mundur, duhet të deklarojë solemnisht që njeh kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913, domethënë ato përpara pushtimit italian të vitit 1939, duke hequr dorë nga pretendimet e saj për Epirin e Veriut (provincat pjellore të Korçës e Gjirokastrës, dhe të nisë një poli-tikë të re miqësie me Shqipërinë e re demokratike. Një deklaratë e tillë ka shumë rëndësi pasi populli shqiptar preferon më mirë të vuajë nën thundrën komuniste nga frika e pushtimit grek të jugut të vendit. Deklarata të njoftohet me radio dhe nga shtypi, duke inkurajuar popullin shqiptar të krijojë kushtet e nevojshme për revolucionin. Kjo iniciativë duhet të kryhet nga forcat shqiptare jashtë vendit (në Itali, Greqi, Turqi, Egjipt e Siri) numri i të cilave të jetë 1500 deri në 2000 njerëz. Kontakti direkt duhet të vendoset me liderët e kualifikuar të rezistencës, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo rajon të Shqipërisë ka njerëz që zotërojnë autoritetet absolut mbi provincat e tyre. Ar-matimet dhe municionet dhe fur-nizimet e tjera do të sigurohen nga Aleatët Pasojat e një grushti shteti të suksesshëm: Goditje e rëndë ndaj imperializmit rus dhe një shembull; i shkëlqyer për vende të tjera që vuajnë nën thundrën sovjetike; Fundi i luftës civile në Greqi; Kapja e bazës së rëndësishme në ishullin e Sazanit.

Planet e SHBA për rrëzimin e regjimit

Që kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovietik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjet-ra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të

Në fillim të aleancës, sovjetikët dërguan në Shqipëri mbi 1 mijë persona

kapaciteteve industriale, por zh-villimet kanë qenë të ngadalta. Por hidrocentrali Lenin dhe radiostac-ioni Tirana u kompletuan, bashkë me disa linja hekurudhore dhe zhvillime rrugore. Puna vazhdon për tharjen e liqenit të Maliqit. Ka nisur ndërtimi i një hidrocentrali të madh mbi lumin Mat.

Synimet e JugosllavëveRaportet e fundit tregojnë se

ka një ndryshim në opinionin e Jugosllavisë për Shqipërinë, edhe

pse ka ndryshime në qëndrimet e ndryshme të zëdhënësve jugosllavë. Një vit më parë Tito kundërshtoi veprimin ndaj Shqipërisë nga frika e hakmarrjes prej BRSS, që do të akuzonte vendin e tij për konspira-cion kundër Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, jugosllavët kanë kryer disa operacione agjenture në Shqipëri dhe Tito i është përgjigjur interesimit të ish-mbretit Zog duke thënë nuk ishte i interesuar të bashkëpunojë për përmbysjen e regjimit të Hoxhës “për momentin” dhe nëse përmbysja

ndodhte, ai dëshironte të shihte në Shqipëri një sistem të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Megjithëse raportimet e ndryshme ndryshojnë mes tyre, duket se jugosllavët po përshkallëzojnë politikën e tyre agresive ndaj Shqipërisë. Në maj 1952 Tito i tha emisarit të mbretit Zog se Jugosllavia nuk e vriste mendjen nëse Shqipëria bëhej re-publikë apo monarki, për sa kohë ishte miqësore ndaj Jugosllavisë dhe nga Jugosllavia nuk do të lejo-hej asnjë agresion mbi Shqipërinë

Një grup prej gjashtë njerëzish ka hyrë në Shqipëri në këmbë gjatë natës së 9-10 gushtit 1951. Guida që i drejtonte ata në zonën kufitare u kthye mbrapsht dhe tha se infiltri-mi kishte qenë i suksesshëm. Dy burime raportonin se një grup prej katër njerëzish të lëshuar me par-ashutë në jug të Shqipërisë gjatë një operacioni të fshehtë të OPC më 22-23 korrik, u zunë në pritë nga forcat shqiptare të sigurisë. Të dyja burimet raportonin se një agjent u vra, dy kryen vetëvras-je dhe i fundit i shpëtoi grackës...

veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për oper-acione klandestine me objektiv përmbysjen e regjimit aktual ko-munist. Prezenca e një numri të madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbe-jnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë. shërbimet e inteligjencës ameri-kane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të ref-ugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fsheh-ta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA. NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIAs dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kon-trollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Situata politike në Shqipëri (1952)Duke gjykuar nga raportet e

ardhura deri tani, situata politike në Shqipëri mbetet e pandryshuar. Armiqësia mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës është aty por nuk ka tregues se mund të ketë një përplas-je më të madhe së afërmi. Kongresi i dytë i partisë, i mbajtur në mars 1952, zbuloi dështimet e regjimit komunist. Dy ministra u spastruan për inkompetencë dhe tre të tjerë u transferuan për t’i kushtuar më shumë kohë aktiviteteve të partisë, çka do të thotë një rritje e disiplinës partiake. Kongresi u ndoq më pas nga një spastrim i gjerë i anëtarëve të partisë si rezultat i disiplinës së butë, përvetësimit të fondeve dhe provave të korrupsionit. Situata ekonomike ka qenë e dëshpëru-ar prej muajsh dhe nuk është përmirësuar. Kostot e ushqimeve nuk përballohen nga punonjësit e zakonshëm dhe shumë produkte janë të paarritshme. Në fund të dim-rit BRSS u detyrua të ndihmonte me grurë për popullatën. Ata kanë ndihmuar gjithashtu me materi-ale dhe makineri për ndërtimin e

Page 13: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhejtor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja si nisën përçarjet në Partinë Komuniste më 1949, sundonte terrori dhe uria, zbardhen

emrat e agjentëve që u rekrutuan nga amerikanët

Në fillim të aleancës, sovjetikët dërguan në Shqipëri mbi 1 mijë persona

prej frikës së një kundërpërgjigjeje të BRSS. Por Tito tregoi për gat-ishmëri për diskutimin e planeve të përmbysjes së regjimit të Hoxhës, duke programuar bisedime në Turqi mes përfaqësuesve të Zogut e Titos.

Plani për lëshimin e agjentëve me avion

Po mendojmë për lëshimin me avion në Shqipëri të pesë grupeve me nga katër agjentë, më datë 30 shtator. Për këtë qëllim është siguru-ar një avion C-47 nga OPC, i cili do

të operohet nga një ekuipazh polak. Avioni do të raportoje në Gjermani më 25 shtator. Dy avionë C-47 janë caktuar nga ushtria për operacionet e OPC në Gjermani, për operacione komunikimi tokë-ajër, të frekuencave ultra të larta, me agjentët e OPC në Shqipëri. Pajisjet e nevojshme të ko-munikimit po instalohen aktualisht në avionë, të cilët do të operojnë prej një bazë greke, dhe do të fluturojnë me personel ushtarak amerikan. Është duke u organizuar një kamp në Greqi për agjentët e kthyer nga infiltrimi në

Shqipëri. Krijim i kamp[it u bë i nevo-jshëm për eliminimin e ndërhyrjeve të autoriteteve greke me këta të infiltruar (shpeshherë janë detyruar të rikthehen në Shqipëri nga rojet kufitare) dhe marrjen e kjudestarisë së tyre nga OPC. Për arsye të natyrës primitive të ekonomisë shqiptare, vendi nuk është objektiv i përshtatshëm i luftës ekonomike, por mund të bëjmë ndë-rhyrje në tregtinë shqiptare në Trieste apo nxitjen me anë të propagandës së ndalimit të dërgimit të ushqimit të fshatarëve drejt qyteteve.

Futja e agjentëve në Shqipëri

Një grup prej gjashtë njerëzish ka hyrë në Shqipëri në këmbë gjatë natës së 9-10 gushtit 1951. Guida që i drejtonte ata në zonën kufitare u kthye mbrapsht dhe tha se infiltrimi kishte qenë i suksesshëm. Dy burime raportonin se një grup prej katër njerëzish të lëshuar me parashutë në jug të Shqipërisë gjatë një operacioni të fshehtë të OPC më 22-23 korrik, u zunë në pritë nga forcat shqiptare të sigurisë. Të dyja burimet raportonin se një agjent u vra, dy kryen vetëvras-je dhe i fundit i shpëtoi grackës. Ky grup besohet se është tradhtuar nga një prej guidave. Një tjetër grup prej katër njerëzish të parashutuar në Shqipëri natën e 22-23 korrikut, arritën të shpëtonin duke u tërhequr jashtë kufirit grek në datën 15 gusht. Grupi kishte humbur të gjithë ma-terialet që ishin lëshuar bashkë me ta dhe u tërhoqën prej mungesës së ushqimit. Anëtarët e këtij grupi do të infiltrohen përsëri në Shqipëri gjatë muajit shtator, në varësi të moralit të tyre (aktualisht morali i tyre është pozitiv). Deri në fund të gushtit një total prej dymbëdhjetë njerëz kanë hyrë në Shqipëri; dy grupe, një prej dy njerëizsh dhe një prej katër njerë-zish janë në veri të saj, kurse një grup me gjashtë njerëz janë në jug.

Bashkëpunimi me britanikët Operacionet shqiptare të degës së

OPC po kryhen në baza të përbashkë-ta me agjencinë përkatëse të qeverisë britanike. Vendimi për të hyrë në këtë marrëveshje të përbashkët u nxit nga shqyrtimi i politikave dhe nga rrethan-at aktuale që u zhvilluan gjatë hyrjes së OPC në fazën aktive të operacioneve. Sa i përket politikave, ishte konkluz-ioni i planifikuesve të operacioneve shqiptare se instrumentet në dorë të SHBA për ekzekutimin e politikës së saj ndaj Shqipërisë nuk mjaftonin në vetvete, prandaj duhej kërkuar dhe marrë mbështetja e plotë e qeverisë britanike. Konkluzioni u mbështet edhe nga Departamenti i Shtetit, që ka thënë se dokumentet e politikave se “qeveria britanike duhet fillimisht informuar mbi zhvillimet, me qëllim kuptimin e mendësisë së britanikëve për problemin shqiptar dhe arritjen e një marrëveshjeje të plotë për pro-gramin dhe politikat.” Përveç kësaj, dis-kutimet paraprake me zyrtarë të sta-bilimentit ushtarak sollën shqetësimin se Britani po përdor situatën aktuale në Shqipëri për zmadhimin e influ-encës së tyre në Ballkan, në Itali dhe në Mesdheun lindor, në kurriz të inte-resave të SHBA dhe gjithashtu në dëm të ndalimit të zgjerimit të influencës sovjetike. Duke marrë në konsideratë këto politika, OPC zbuloi se jo vetëm britanikët ishin përfshirë në përpjekje aktive për rifitimin e prestigjit të tyre në Greqi, por edhe se ishin në fazat e para të një operacioni në Shqipëri, i cili dyshohet se ka si qëllim forcimin e pozitës së tyre në Greqi. Prandaj për këto arsye OPC ftoi britanikët të nisnin operacione të përbashkëta në Shqipëri. Ishte e qartë se britanikët po përgatiteshin të vazhdonin me operacionet e tyre sido që të ndodhte, me apo pa pranimin tonë. Operacionet e veçanta amerikane dhe britanike do të krijonin konfuzion të madh në Shqipëri me pasoja negative sigurie,

dhe rrjedhimisht do të sillnin konkur-rencën mes dy agjencive për të fituar mbështetjen e elementëve shqiptarë dhe zonave gjeografike, çka do të vinte në rrezik të gjtihë operacionin, pasi Shqipëria nuk është aq e madhe sa të përballojë përpjekjet e dy fuqive për kontroll të popullsisë dhe territorit.

Operacionet nga Italia e GreqiaAktualisht dega e jashtme është

e angazhuar në dy operacione intelig-jence kundër Shqipërisë dhe do të nisin një të tretë gjatë muajit qershor. Detajet e tyre listohen më poshtë: Plani I, operacione të përbashkëta me in-teligjencën detare italiane për infiltrim të grupeve të inteligjencës në Shqipëri në rrugë ajrore. Organizata u kontak-tua nga inteligjenca detare italiane në pranverën e vitit 1948 me propozimin për operacione të përbashkëta intelig-jence në Shqipëri. Në korrik 1948, u dha aprovimi final për përkushtimin tonë në operacion, ku përfshihet edhe dhënia e një avioni C-47 për lëshimin e personelit dhe furnizimeve. Një oficer i shërbimeve italiane të inteligjencës ka punuar bashkë me grupin për zhvillimin e operacionit. Avioni C-47 erdhi në tetor 1948 dhe furnizimet e tjera u siguruan nga Gjermania e Zvicra. Anëtarët e grupit u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi dhe transporti u sigurua nga CIA. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të kontaktojnë me lëvizjet lokale të rezistencës me anë të liderëve të tyre, të identifikuar në memorandumet të datës 18 janar. Të gjithë individët janë kontrolluar në skedarët e CIA për informacione denigruese. Shqiptarët janë zgjedhur për arsye të lidhjeve të tyre familjare në rajonet qendrore të Elbasanit e Mirditës, ku është raportuar më parë për ekzistencën e grupeve të rezistencës. Në grupe përfshihen agjentë të besimeve myslimane dhe katolike. Lideri shqiptar në Itali i cili ka punuar në matinën italiane dhe CIA, është Ismail Verlaci. Objektivi i parë i planit është infiltrimi i agjentëve nga ajri, të cilët të pajisur mjete transmetimi radio do të vendosin kontakte me grupet vendase të rezistencës, për të mbledhur informacione. Fillimisht ata do të vëzhgojnë situatën lokale dhe do të vendosin një bazë komu-nikimesh dhe marrjes së furnizimeve të lëshuara nga ajri.

Agjentët e rekrutuarObjektivat e inteligjencës janë

caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes. Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfekte të motit në pikën e dëshiruar të Ser-risht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi në grupin e dytë. Shy-qyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shën-deti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktu-ar, sipas planit paraprak. Më 24 prill Ismail Verlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoria në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thu-hej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Numri i specialistëve rusë në vend ka arritur në 1000. Siç shihet nga më sipër, Shqipëria drejtohet nga një klikë e vogël komunistësh që nuk ka lidhje me popullin e saj. Ky grup ka gjithash-tu debate mes vetes. Pakënaqësia e popullit rritet dita-ditës. Sapo sinjali i revoltës të jepet, populli shqiptar do t’i japë fund komunistëve brenda disa ditëve. Tito nuk do të lëvizë sepse Shqipëria e Enver Hoxhës përfaqëson për të armikun kryesor...

Page 14: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

14 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

k r o n i k e www.sot.com.al

Amerika e dëbon si klandestin, kapet në Itali vrasësi shqiptar Autoritetet amerikane kanë kthyer një

shqiptar, i dënuar në vendin tonë për vrasje. 41-vjeçari Lul Lucaj u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t’u kthyer në vendin e tij të origjinës me avion. Ai pritej që të merrej në dorëzim nga autoritetet shqiptare pas mbërritjes në Tiranë, por gjatë kohës që kaloi tranzit në Romë, Lucaj u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale. “Lu-caj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer”, tha

Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emi-gracionit në Neë York. “Ne do të vijojmë që të godasim kriminelë të huaj, mbi të gjitha ata që kërkojnë strehim në komunitetet tona dhe do të sigurohemi që t’i dëbojmë drejt vendlindjes së tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë atje”, tha ai. Sipas Interpol red notie në Gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, ngjarje e cila çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më pas, me ndihmën e disa miqve të tij, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë da-kord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë

shqiptare. Në Qershor të 2009 -ës, Lucaj u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg. Dënimi për të u dha nga Gjykata e Lezhës. Në Mars të 2015 -ës, ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë të jashtëligjshme, në një datë dhe orë të panjohur. Atij iu dha fillimisht e drejta që të qëndronte nën mbikëqyrjen e autoriteteve të emigracionit, deri në Dhjetor të 2016-s, kur autoritetet përcaktuan se ai ishte rrezik për publikun. Në Janar të 2017-s, Lucaj u arrestua nga oficerët e deportimit dhe ai qëndroi në paraburgim. Në Maj të 2017-ës, gjykata ven-dosi që Lucaj të kthehej në Shqipëri

Pi fostoksinë, në gjendje të rëndë 21 vjeçarja në Shkodër

Një vajzë e re po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas tenta-tivës për t’i dhënë fund jetës tragjikisht. Pasditen e djeshme, 21-vjeçarja nga Shkodra, tentoi ti jepte fund jetës së saj duke pirë një sasi të konsiderueshme fostoksine. E reja u gjet nga familjarët brenda banesës së saj. Menjëherë pasi panë 21-vjeçaren familjarët e dërguan atë me urgjencë në spital. Burime nga spitali rajonal i Shkodrës bëjnë me dije se pavarë-sisht se e reja u transportua në një kohë të shpejt në spital, ajo është në gjendje kritike për jetën pasi sasia e helmit që ajo ka konsumuar ka qenë e madhe. Ndërkohë që mjekët po bëjnë maksimumin për të stabilizuar gjendjen e 21-vjeçares. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë që të ndërmarrë aktin fatal, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Familjarët e të resë tregojnë se ajo ka qenë një vajzë e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan të renë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Zhduket 18-vjeçarja, babai kërkon ndihmën e policisë

Prej më shumë se 24 orësh një vajzë adoleshente është zhdukur pa lënë gjurmë nga shtëpia e saj. Denoncimi është bërë në policia nga babai i vajzës. Vajza e zhdukur është 18-vjeçarja me inicialet K. Gj. Babai i adoleshentes i shqetësuar mbrëmjen e djeshme i është drejtuar komisariatit të policisë, pasi vajza e tij kishte gati 5 orë që kishte mbaruar mësimin dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Ai është shprehu para uniformave blu se vajzës së tij i del telefoni i fikur, ku ai shprehet se ajo nuk e ka bërë asnjëherë këtë dhe nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia pa i lajmëruar. “Më datë 08.12.2017 qytetari me inicialet XH. GJ., 41 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe, ka bërë kallëzim në Polici se, vajza e tij 18-vjeçarja me inicialet K. GJ., pasi ka mbaruar mësimin, nuk është kthyer më në banesë. Kanë nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e saj. Janë marrë në pyetje shoqet e saj të klasës me të cilat ka qenë së fundmi para se të zhdukej. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, ka thënë policia në njoftimin e saj.

Kërcënohet familja në Cërrik, prokuroria nis hetimet

Një familje nga fshati Liçaj i Njësisë Administrative Shalës në Cërrik është kërcënuar ditën e djeshme në banesën e tyre. Denoncimin për ngjarjen e ka bërë vetë burri i shtëpisë, një 48-vjeçar me inicialet B. L. Ai ka treguar para policisë, se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij në fshatin Liçaj, por që nuk banonte njeri, ka gjetur mbi pjesën e oxhakut një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Menjëherë ai ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar letrën dhe granatën në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. 48-vjeçari së bashku me familjen e tij banojnë në Elbasan, dhe here pas herë shkojnë edhe në shtëpinë në fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Trafikuan 2.5 ton drejt Ankonës, mbeten në burg nënkomisari dhe 6 bashkëpunëtorët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraHetimet, rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj

Elvis MYRTA

Shtatë personat që akuzohen se dërguan 2.5 ton kanabis nga Porti i Durrësit drejt

Ankonas, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Krimeve të Rënda la në qeli nënkomisarin e policisë së Fierit Festim Le-laj, dy kolegët e tij në pikën e kalimit kufitar Durrës, Gëzim Dervishi e Agron Kapllani, doganierin e Portit të Dur-rësit Altin Katundi, agjenti doganor Mikail Hila si dhe dy trafikantët Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ditën e djeshme të shtatë personat e akuzuar për trans-portimin e 2.5 tonëve kanabis në janar të këtij vitit nga Porti i Durrësit drejt atij të Ankonës. I pari që doli për masë siguri ishte nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili nuk pranoi të fliste pa u konsultu-ar më parë me avokatin e tij mbrojtës. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe 6 të pande-hurit e tjerë, të cilët nuk dhanë hollësira përballë prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Nënkomisari Festim Lelaj i ka rënduar më shumë pozitat e tij pasi nga hetimet, organi i akuzës ka zbuluar edhe një ngarkesë tjetër me drogë të transportuar me kamion drejt Italisë gjatë vitit 2014, ku përsëri organizator ishte Lelaj. Në atë kohë, nënkomisari i Fierit ishte efektiv në Pikën e Kalimit Kufitar të Vlorës, ku, dyshohet se lëndën narkotike rreth 350 kg kanabis e ka kaluar në bashkëpunim edhe me shtetasit Aurel Laze dhe Skënder Siqeca nga porti i qytetit bregdetar. Efektivi i policisë u prangos disa ditë më parë, ndërsa hetuesit arritën ne përfundimin se nënkomis-ari i policisë së Fierit kishte rolin e organizatorit edhe në grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis nga Porti i Durresit në Ankona. Ngarkesa me drogë do të dërgohej drejt Gjerman-isë, ndërsa kamioni me lëndë narkotike ishte vulosur në Portin e Durrësit nga doganie-ri Altin Katundi, dhe agjenti doganor Mikail Hila. Lënda narkotike ishte shënjuar si

e portit. Gjatë natës kamioni i kontrolluar dhe i bërë gati për nisje drejt vendit fqinj ka dalë nga ambientet e portit. Pas daljes shoferi i tij ka ndërruar rimorkion që e priste jashtë portit, ku e la atë me dru dhe mori rimorkion e ngarkuar me kanabis. Gjithashtu ai ndërroi targat ku vuri ato të kontrolluara dhe u fut brenda portit kamionin e ngarkuar me drogë. Në këtë mënyrë është bërë dhe shmangia e kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të ka-lonin tranzit pasi destinacioni përfundimtar i ngarkesës

ishte Gjermania. Prokuroria sqaroi të martën se për këtë rast ishin ndaluar 8 persona. Arrestimet kanë filluar që në Janar dhe kanë përfunduar këtë të mërkurë. Sipas het-uesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që ga-rantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore. Lelaj nga Janari i 2014 deri në Gusht 2016 ka mbajtur detyrën e oficerit në portin e Vlorës, ndërsa nga gusht i vitit të kaluar deri në Mars 2017 ishte oficer policie në Dibër, për të kaluar më pas në Fier.

mall transit, për të mos u kontrolluar me tutje në portin italian. Ndërkohë kanabisi që u kap nga autoritetet në brig-jet e Ankonës ishin fshehur në një kamion që transportonte dru. Pas arrestimeve të së mërkurës, shkon në 12 numri i personave të vënë në pranga për këtë rast ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Skema e trafikut drejt Italisë

Burime nga prokuroria për gazetën “SOT” kanë tre-guar skemën se si ky grup trafikoi drogën nëpërmjet por-tit më të rëndësishëm në vend, atij të Durrësit në drejtim të portit të Ankonës. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim me një kompani që transportonte paleta druri në vendet e Eu-ropës. Në këtë mënyrë grupi kriminal bëri organizimin drejt portit të Durrësit me dy kamionë. Kamionët u nisën në të njëjtën ditë ku njëri ishte i mbushur me 2.5 ton hashash dhe tjetri me paletat e drurit. Në port ka hyrë ka-mioni me dru. Pasi është bërë kontrolli doganimi dhe të gjitha proceduarat e tjera, ky kamion ka dalë në parkimin

Gjykata e Krimeve të Rënda la në qeli nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, dy kolegët e tij në pikën e kalimit kufitar Durrës, Gëzim Dervishi e Agron Kapllani, doganierin e Portit të Durrësit Altin Katundi, agjentin doganor Mikail Hila si dhe dy trafikantët Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa...

Page 15: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 15

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

k r o n i k e www.sot.com.al

Vlorë, plagos pronarin se do mbyllte lokalin, zhduket autori Një konflikt për motive të dobëta është bërë

shkak për një plagosje me armë zjarri në Vlorë. Pronari i një lokali është plagosur me armë zjarri pistoletë nga një klient në zonën e Ujit të Ftohtë nga një klient. Burime zyrtare nga policia e Vlorës sqarojnë se 51-vjeçari ne inicialet D. C. ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhej në lokalin e tij, kur u përfshi në një zënkë me një klient 46-vjeçar, shtetasin me iniciale E. V.. Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë ditës së enjte dhe policia u njoftua pasi i plagosuri shkoi në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pas identifi-kimit të autorit, autoritetet e shpallën atë në kërkim dhe aktualisht po punon për kapjen e ndalimin e

tij. Burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se konflikti që ka sjellë plagosjen e pro-narit të lokalit tek “Uji i Ftohtë” ka lindur pasi ky i fundit ka lajmëruar klientët e pranishëm se lokali do mbyllej pasi ai kishte një punë familjare. Ora ishte rreth 20:00 kur pronari i lokalit i ka kërkuar me mirësjellje klientëve të tij që duhej ta mbyllte biznesin. Por, një nga klientët, pikërisht 46-vjeçari shtetasi me inicialet E. V., nuk e ka marrë për mirë kërkesën e pronarit dhe e ka kundërshtuar atë. Në këtë mënyrë mes pronarit dhe klientit, i cili kishte konsumuar alkool më herët, dhe ishte nën efektin e alkoolit nisi një debat me fjalë. Debat ky që nga sharjet dhe ofendimet ndërmjet tyre agravoi duke sjellë pla-

gosjen e biznesmenit. Klienti, i cili dyshohet se ishte i dehur, nxori pistoletën që kishte me vetë dhe qëlloi mbi biznesmenit disa herë nga këmbët. Një plumb e plagosi këtë të fundit në këmben e majtë, poshtë gjurit. Pas kësaj ngjarjeje autori është larguar me shpejtësi nga lokali dhe ka shkuar në drejtim të paditur. Ndërsa pronari i lokalit është transportuar për në spital nga klientë të tjerë që ndodheshin aty. Policia e qytetit të Vlorës ka mësuar që një person ndodhet në Spitalin e Vlorës i plagosur me plumb në këmbë. Menjëherë aty kanë shkuar forca të shumta policore ku kanë mësuar mbi ngjarje. Burime nga policia bëjnë me dije se autori nuk identifikohet me emër për arsye hetimi dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Korçë , arrestohet hajduti i xhepave dhe celularëve

Policia ka mundur të vërë në pranga një 25-vjeçar në Korçë, pasi është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve. Oficerët e Pol-icisë Korçë, gjatë operacionit të koduar “Pazari” kanë vënë në pranga në flagrancë Niko Nakolecin, 25 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për “vjedhje”. Ky person është kapur në fla-grancë nga shërbimet policore, në lagjen nr 8, duke i vjedhur nga xhepi një celular të markës “Samsung S8”, 31-vjeçares me inicialet B. L., banuese në Tiranë. Gjatë kontrollit këtij të fundit, iu gjet edhe një aparat celular i markës “HTC”, që rezulton i vjedhur më datë 24 nëntor 2017, në pronësi të 19-vjeçares me inicialet L. Y., banuese në Pogradec, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se Nakoleci, mund të jetë autor i vjedhjes së portofolit të shtetases me inicialet S. Z., 25 vjeç si dhe celularëve të vjedhur të shtetases me inicialet M. B, 21 vjeçe, dhe shtetases me inicialet D. G, 31 vjeçe,. Dosja me materialet i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzën e “vjedhjes”.

Eksploziv dyqanit të 36-vjeçarit në Fushë-Krujë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të kësaj të premteje në një biznes të vogël në Fushë - Krujë. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 01:00, në Fushë- Krujë, në bazamentin e murit të dyqanit të shtetasit me inicialet E. Xh. 36 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, shtojnë të njëjtat burime. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje pasi personi që ka në pronësi dyqanin nuk rezulton si person me precedentë penale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dyshimet paraprake të policisë janë se në dyqanin e 36-vjeçarit është vendosur tritol. Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" para-shikuar në nenin 152 i Kodit Penal.

Shpërthen banesa në Dibër, dëmtohet makina luksoze

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pjeçë të Dibrës. Sipas policisë, lënda plasëse, në sasi të vogël, ishte vendosur brenda rrethimit të shtëpisë së një personi me inicialet Z. S. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar pjesërisht një automjet tip "BMW X5". Për momentin nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj. “Rreth orës 20,15 minuta në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ka ardhur një telefonatë së në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se, në fshatin Pjeçë, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit me inicialet Z. S,është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip "BMW X5", në pronësi të shtetasit me inicialet Y. T”, ka njoftuar policia.

Grabisnin banesa në Kamëz, arrestohen 2 hajdutët serialë të dënuar dhe më parë për vjedhje

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPolicia: Në Tiranë regjistrohen mesatarisht 10 vjedhje në ditë

Elvis MYRTA

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Ti-

ranës, pasi akuzohen për vjedhjen e disa banesave në Kamëz. Edison Sula, 26 vjeç, i dënuar dy herë më parë për vjedhje dhe Fatmir Murati, 29 vjeç, i dënuar më parë po për vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjed-hur të paktën 3 shtëpi në Kamëz, si dhe celularin e një të miture. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedh-jeve të ndodhura si dhe për kapjen dhe ndalimin e au-torëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 5, kanë bërë zbardhjen dhe dokumen-timin e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura. Në këtë kuadër, është organizuar dhe zh-villuar operacioni policor “Udhëtimi i Fundit”, ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve të lartpërmendur si autorë të dyshuar të këtyre ngjar-jeve. 26 dhe 29 vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e tre shtetasve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celularit të një të miture. Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë gjetur dhe sekues-truar në cilësinë e provës materiale sendet e vjed-hura. Pas ndalimit të dy të rinjve policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 televizorë të markave të ndryshme; 1 sobë gatimi; 1 laptop; 1 varëse me gurë ari; 1 telefon dhe një orë dore. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

tani nuk ka gjetur zgjidhje. Burime nga policia bëjnë të ditur se hajdutët vënë në shënjestër kryesisht dyqane bizhuterish, apo aksesorësh elektronikë si celularë, laptopë, televi-zorë me ekran të sheshtë, si dhe aparate matëse të ujit. Gjithashtu, ata nuk kursejnë as banesat, duke përdorur vegla të posaçme për të hapur dyert apo dritaret. Hajdutët mbajnë

doreza për të mos lënë gjurmë gishtash dhe shall për të mbuluar fytyrën, me qëllim që të mos identi-fikohen. Sipas policisë, bëhet fjalë për grupe kriminale por edhe perso-na të veçantë që veprojnë individualisht. Grupet kriminale të hajdutëve apo këto persona të veçantë janë kthyer në makthin e banorëve të zonave të reja urbane të kryeqytetit.

proceduriale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, para-shikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.Rriten vjedhjet në kryeqytet

Zonat periferike të Tiranës po bien gjithnjë e më shumë pre e gra-bitjeve, numri i të cilave është në rritje e sipër. Në qytetin e Tiranës sipas policisë regjistrohen mesatarisht 10 vjedhje në ditë. Pre e këtyre vjedh-jeve bien kryesisht zonat periferike të kryeqytetit. Sipas burimeve të policisë, zonat më të rrezikuara dhe ku haset më së shumti fenomeni i grabitjeve janë ato të Unazës së Re, Tirana e Re, Kamza, Yzberishti dhe ajo e Freskut në Dajt. Duke qenë se janë zona urbane të krijuara në vitet e fundit, policisë i mun-gojnë informatorët për identifikimin e grabitësve. Në këto kushte policia arrin të zbardhë vetëm 40% të këtyre rasteve. Gjithashtu, në këto hapë-sira mungojnë kamerat e sigurisë, një shqetësim ky i ngritur disa herë nga forcat e rendit por që deri

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur bane-sat e tre shtetasve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celu-larit, një të miture. Pas ndalimit të dy të rinjve policia sekuestroi në cilësinë e provave mate-riale, 3 televizorë të markave të ndryshme; 1 sobë gatimi; 1 laptop; 1 varëse me gurë ari; 1 telefon dhe një orë dore...

Page 16: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

16 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Tregtia e paligjshme e duhanit dhe gropa në buxhet e shëndet

Injoranca qesh dhe lulëzon

hanit nga segmente të ndryshme të popullsisë, veçanërisht nga personat në moshë të re”.

Le të shohim ndikimin që kanë këto pro-dukte në shëndetin e konsumatorëve.

Duhani i grirë prodhohet në disa zona të caktuar të vendit ose vjen nga vendet fqinjë. Ky lloj duhani në pjesën më të madhe kalon nga një dorë në tjetrën pa asnjë lloj kontrolli derisa përfundon tek konsumatori pa asnjë mundësi gjurmimi. Si është rritur kjo bimë, çfarë kimi-katesh janë përdorur, ku është ruajtur, çfarë mikrobesh mund të ketë, çfarë substancash tjera mund të përmbajë ky duhan, a mund ta blejnë ata që janë nën 18 vjeç, etj, etj, askush nuk i jep përgjigje dhe mbi te gjitha nuk mban përgjegjësi, e nuk ka asnjë paralajmërimi shëndetësor sipas ligjit të cituar më lart. Pra, ne flasim shumë për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani duke konsideruar vetëm atë që shitet legalisht dhe lëmë pas dore, totalisht jashtë kontrollit një pjesë jo të vogël të konsumit që nuk shitet legal-isht. Kjo i bën konsumatorët e duhanit shumë më të ekspozuar ndaj rrisqeve për shëndetin e tyre, mbasi këto produkte nuk kontrollohen në asnjë

Nga Dr. Roland SHUPERKA*

Ekonomia informale është vrasëse për financat e shtetit, burim për tregtinë e

paligjshme, sfidë për shtetin ligjor dhe ajo që na dhëmb më shumë, është një rrezik i shtuar për shëndetin e konsu-matorëve duke qenë totalisht jashtë kontrollit. Kjo bëhet më e dukshme me produktet e duhanit që aktualisht shiten në çdo cep të vendit jashtë çdo kontrolli, nuk paguajnë taksa dhe nuk i nënshtrohen në asnjë komponent ligjit nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produkt e duhanit”.

Produktet/nënproduktet e duhanit jo legale, bëhen çdo ditë dhe më atraktive për grupe të caktuara që duan të përfitojnë nga kjo tregti.

OBSH rekomandon që: “Masat në lidhje me çmimin dhe taksat janë mjete të rëndësishme dhe efektive të reduktimit të konsumimit të du-

laborator për këtë qëllim. Përveç dëmit shëndetësor, ky duhan që shitet

i pakontrolluar krijon një gropë në buxhetin e shtetit. Në vitet e fundit importet/konsumi i du-hanit legal vërtitet në kufijtë e 3 mijë ton, edhe pse në një rast të vetëm është arritur që të doganohen deri 4.500 ton(viti 2009).

Sipas studimeve të certifikuar nga OBSH, prevalenca e duhanpirjes në vendin tonë është 39% tek të rriturit mbi 15 vjeç, që llogariten rreth 1.8 milion sipas INSTAT. Pra, në total llogariten rreth 780,000 mijë duhanpirës, që me një mesa-tare prej 19.7 cigare në ditë, i takon që konsumi real vjetor në vend është afërsisht 5,500 deri 6,000 ton në vit. Pra, më shume 2,000 ton në vit ose 40% e duhanit që konsumohet është jashtë kanaleve legale. Sa para i mungojnë buxhetit nga kjo? Për vitin 2017, vetëm nga akciza mungojnë 82 milionë euro. Llogaritjet jo të sakta! Sa do ti duheshin sistemit shëndetësor këto para?! Sa shkolla, kopshte, çerdhe do të ndërtoheshin më këtë buxhet çdo vit? Sa familje në nevoje do të ndihmoheshin çdo vit? A ka zgjidhje për këtë, çfarë mund të bëhet? Është mëse e kuptueshme

që zgjidhjet nuk janë të thjeshta dhe nuk mund të arrihen pa një bashkëpunim të të gjitha agjencive ligjvënëse e ligj zbatuese.

Së pari mendoj që duhet të rregullohet pro-dhimi dhe tregtimi i duhanit vendas sipas prak-tikave më të mira që kanë aplikuar vendet tjera.

Së dyti duhet të rritet forca e zbatimit të ligjit ndaj kujtdo që prodhon, përpunon dhe tregton produktet e akcizës ilegalisht.

E treta, qeveria duhet të ndërhyjë me masa konkrete për të inkurajuar fermerët të diversi-fikojnë prodhimet e tyre.

Si përfundim, mund të themi kontrolli i prodhimit, importit dhe tregtimit të produkteve ilegale, lufta kundër informalitetit mund të sjellin përfitime të shumëfishta si për mbrojtjen më të mirë të shëndetit të konsumatorëve, ashtu dhe për rritjen e të hyrave në buxhet dhe mbështet-jen e fermerëve për diversifikimin e portofolit të tyre. Po kështu, kjo do të rriste dhe imazhin e zbatimit të ligjeve, kontrollit më të mirë të tregut e përmirësimin e klimës së biznesit tani në prag të çeljes së negociatave me BE-në.

*Ekspert për kontrollin e duhanit në ISHP

Nga Prof. Dr. Ago NEZHA

Në harkun kohor prej 27 vjetësh, po të vlerësosh gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën politike dhe sho-

qërore, në kuadër të pluralizmit demokratik, standardet e deri më sotme qeverisëse, tregojnë se kemi një situatë dramatike si rrjedhojë e pazareve të pista të partive në koalicion. Pse? Sepse injoranca është kthyer në sëmundje virusale që ka pushtuar në çdo qelizë të gji-tha pushtetet, që i ka zënë frymën zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Liderët me suitën e tyre që kanë qeverisur vendin në vitet e quajtura “demokraci liberale”, janë karakterizuar nga një ndërgjegje morale e dobët dhe e deformuar dhe nga një papërgjegjshmëri institucionale. Të katër pushtetet, kush më shumë e kush më pak janë të zaptuar nga injoranca, ku aktorët e tyre që janë përfshirë në drejtim, kanë ditur të vrapojnë dhe të kapin për gryke pushtetin, si shushunjat për t’i pirë gjakun. Kur të çlirohen pushtetet nga ky pushtim i kobshëm, atëherë mund të themi se shpëtoi Shqipëria nga injoranca.

Qeveria “Rama 2”, si qeveri monopartiake, po u bie fort kambanave për ta çrrënjosur këtë kancer që e ka zënë për fyti shoqërinë shqiptare, në të gjitha gjymtyrët. Ndryshimi do të ndodhë nëpërmjet shumë përplasjeve e vështirësive, që rrjedhin nga psikologjia e rrënjosur thellë në ndërgjegjen dhe personalitetin e punonjësve të zyrës. Shkurtimi i numrit të ministrive që nxjerr jashtë loje një kontingjent të konsiderueshëm të administratës, si dhe spastrimet nga të paaftët që kanë bërë fole të ngrohtë në dikastere, ka ngjallur reaksion nga tutorët e tyre politik. Të paditurit kanë rënë në lakun e të katër pushteteve dhe të ëmbëlsuar nga “mjalti” i privilegjeve, posteve, par-ave dhe përfitimeve pasurore, e kanë të vështirë të shkëputen nga trualli i bollëkut të pamerituar. Natyra e ndërlikuar e sistemit politik, ku rekrutimi i punonjësve në të gjitha nivelet dhe hierarkinë shtetërore, nuk është bërë sipas kritereve të meri-tokracisë, ka krijuar precedentin e një administrate të paaftë, parazite e të papërgjegjshme. Në vitet e demokracisë Shqipëria po përjeton një krizë të

rëndë e të stërzgjatur morale, shpirtërore, familjare dhe ekonomike. Padituria është burimi dhe nëna e të gjitha të këqijave. Siç shkruan Galilej: “Padituria është nëna e ligësisë, lakmisë, dhe të gjithë veseve të tjera të ulëta e të vrazhda”. I padituri ka një forcë demoniake për të qëndruar në këmbët e pushtetit, por nuk ka aftësi të zgjidhë asnjë detyrë në dobi të shoqërisë. Në situatën që ndodhet sot Shqipëria, ku të katër pushtetet janë të mbushur me një admin-istratë injorantësh, pa profesionalizëm, nuk mund të kalohet drejt përparimit e ndryshimit me bindje, moral dhe evolucion. Kërkohet një dorë e fortë siç premton Rama, që të kryejë revolucion, apokalips, në tërësi të administratës. Është tepër e vështirë në një vend si Shqipëria ku “demokracia” me lindjen e saj i ka hedhur themelet mbi katër këmbë të çala ku sundon militantizmi, nepotizmi, klientelizmi dhe krahinomania. Këtë “godinë gjigande” të injorancës është vështirë ta shembësh, pasi ajo mbrohet me fanatizëm nga ithtarët e saj që militojnë në for-macione politike të ashtuquajtura demokratike. Liderët e shumë partive, që kanë qeverisur në koalicione kompromisesh duke trashëguar devia-cione dhe pazare të pista me përfitime reciproke, janë në aleancë për të përmbysur çdo rrezatim pozitiv që prek interesat e tyre pragmatike. Në përditshmërinë e prezantimit të problematikave në skenën politike shqiptare, shohim shumë kryetarë partish impozantë, me gjuhë demokratike dhe me veprime antikombëtare, që janë të gatshëm të flirto-jnë me këdo brenda dhe jashtë vendit për të marrë pushtetin me mjete antidemokratike. Eksperienca e vendit tonë ka treguar se censura me tepri dhe liria me tepri janë të dëmshme, se kërkojnë njerëz të kulturuar demokratikisht. Kur vëren liderët politikë në krye të disa partive opozitare, që duan ta hapin rrugën e pushtetit me mjete revolucionare, me dhunë, nëpërmjet aleancave fluide, mbështetur në eksperiencën e paraardhësve të tyre, si Mbreti Zog, që rrëzoi qeverinë demokratike të Nolit dhe erdhi në pushtet nëpërmjet jugosllavëve dhe rusëve të bardhë. Shembulli është frymëzues për këta pasardhës politik me mendësi e filozofi të ngjashme, por harrojnë që veprojnë në kohë, rre-thana dhe sisteme të ndryshme politike e shoqërore . Këto përqasje, tregojnë se kemi një injorancë të thellë të aktorëve politikë, që vërtiten si satelitë në orbitën politike shqiptare. Jetojmë në sisteme ekonomiko-shoqërore krejtësisht të ndryshëm.

Vitet kur sundoi Mbreti Zog, Shqipëria ishte

në sistemin feudal, që pas çlirimit injoranca u trashëgua, por u transformua nëpërmjet edukimit në sistemin shkollor të detyrueshëm. Sot jetojmë në një sistem krejtësisht tjetër, që s’ka ngjashmëri me dy të parët. Të mendosh sot, se do vish në pushtet me aleanca revolucionare të inspiruar dhe nga faktori i jashtëm, duke bërë analogji me të kaluarën e errët të vendit tonë, është utopi foshnjarake. Këto aspirata kanë inkurajuar dy liderët kryesor të PD-së dhe LSI-së, Bashën dhe Kryemadhin, të vëllazëruar për idealet e tyre, kanë kryqëzuar armët dhe kanë zbrazur arsenalin e tyre mediatik duke fyer, akuzuar, shpifur, mohuar çdo arritje pozitive në vendin tonë. Kjo hemor-ragji diabolike i bën të papërmbajtur nga gjuha e helmët që vjellin vrerin e nepërkës jo vetëm te fqinjët tanë, por edhe nëpër kancelaritë dhe diplo-macitë botërore. Injoranca politike, është mamia që pjell derivatet e injorancës në të katër pushte-tet, që ushtrojnë ndikim në cilësinë e jetës në një shoqëri demokratike. Gjithë sythat e injorancës kanë çelur dhe po lulëzojnë në pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe mediatik. Injorancën e kanë për zemër dhe e kultivojnë drejtuesit në të gjitha nivelet. Është në interesin e tyre që drejtuesit vartësit ti kenë injorantë, të paditur, të përulur dhe inferior, për ti sunduar pa vështirësi. Kjo sëmundje ngjitëse që kalon sa te pushteti i djathtë te i majti, ka bërë që inteligjenca e shkolluar jashtë shtetit, të diturit, të kulturuarit, idealistët të mos kenë vend në administratën tonë dhe për rrjedhojë të marrin rrugët e Europës dhe të botës. Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të kombit tonë, që pasojat negative do ndihen gjatë. Njerëzit e ditur dhe shumë të ditur si Dr. Moikom Zeqo, Profesor Pëllumb Xhufi, e Profesor Arben Malaj, e shumë të tjerë, kanë mbetur në hije. Sepse ende në postet drejtuese të dikastereve dhe shkencës po vazhdo-jnë të jenë mediokrit-militantë, miq të pushtetit. Duke cituar këta emra, ku pas tyre fshihen edhe shumë të tjerë, unë nuk shpreh keqardhje për këtë realitet konkret, se ata e kanë gjetur veten falë aftësive të tyre, por ndiej keqardhje të thellë për vendin tim që injoranca ka pushtuar majat e piramidës së pushtetit dhe do lëngoj gjatë. Në situatën aktuale ku PS, ka qeverinë dhe shumicën në parlament do të jetë katasrofale për të dhe do pësojë një konsum të jashtëzakonshëm në se nuk spastron drejtimin në të gjitha nivelet. Nga kush? Nga injorantët. Nuk ka si të eci vendi përpara

kur ti vë gomarin para kalit, siç thoshte i madhi Dritëro Agolli. Maks Veber thotë se: “Kush merret me politikë lakmon pushtetin: pushtetin ose si mjet në shërbim të synimeve të tjera (idealiste apo egoiste) ose pushtet “për hir të pushtetit” për të shijuar ndjenjën e prestigjit, që ta jep ai”.

Shumë nga politikanët tanë që rrinë gjatë në pushtet, janë pasuruar pa punuar. Ata, janë kthyer në plaçkitës, hileqarë, lakmitarë, egoistë, ziliqarë, të uritur për pushtet, para, e pasuri pakufi. Parcelizimi i pushtetit sipas partive pjesëmarrëse në koalicion duke e kthyer partinë në pronë, ka krijuar terren për të triumfuar injoranca nëpërmjet të punësuarve mbi kritere militantizmi. U bë modë në politikën shqiptare, që partitë e vogla aleate kishin racionin e vet në sofrën e madhe të qorrave e horrave të pushtetit. Po ti referohesh një sektori të ekonomisë, vetëm sektorit të bujqësisë befasohesh kur sheh disa drejtues që s’kanë asnjë lidhje profesionale me sektorin që drejtojnë. Mjafton të sjellim disa shem-buj për të ilustruar idenë se si injoranca ka pushtuar kudo administratën shtetërore. Në qeverinë që lamë pas, Ministrinë e Bujqësisë e drejtonte LSI-ja. Paradoksi shkon deri në kufijtë e të pabesueshmes. Kishte drejtorë bujqësie në qarqe me profesion mjek, oficer, si dhe në disa drejtori pyjesh po në qarqe, veteriner, agronom, etj. Ky fenomen vrastar për ekonominë ndodh në një kohë që ka me qindra specialist të fushës edhe me tituj e grada shkencore, që janë pa punë. Ky model u nis së pari në drejtësi me juristët e plepave, që kanë pushtuar sot zyrat e prokurorisë dhe avokatisë. Po kështu ndodh në parlament që ka deputet pa e me diploma të blera, apo në media gazetarë që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë rubrikat televizive. Janë krejtësisht të paaftë nga ana profesionale, E gjithë kjo kupolë injorantësh, vjen nga fryma e klientelizmit, mil-itantizmit, nepotizmit dhe krahinarizmit, katër kritere këto që kanë pushtuar të katër pushtete dhe shembin meritokracinë dhe lejojnë sundimin autokratik të liderit.

Injoranca që ka uzurpuar të katër pushtetet, është krimi, dëmi dhe rreziku më i madh që i kanoset vendit tonë për ta lënë në errësirë dhe varfëri pafund.

Lideri që do marrë guximin të shembë këtë kështjellë të padijes, meriton nderim!

Sokrati i lashtësisë shkruante se: “Në botë ekziston vetëm një virtyt, shkenca dhe një e keqe e vetme, injoranca”.

Page 17: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Vetëm “gurët kundër perëndimit” e mbajnë këtë lidership mbi PD!

mundesh nga goja të tillë levendë politikë, tashmë antiamerikanë e akoma më shumë anti evropianë. Ish komunistin (sikundër e shajnë në SHQUP) Fat-mir Xhafaj, ose njeriun e besuar në SHBA-të, në mos qoftë sponsorizim i ambasadës së tyre në Shqipëri, perëndimorët tashmë e kanë pikë reference si për kontributin e reformës dhe të nxjerrjes së vendit nga marrëzia e drejtimit të MB-së, në mënyrë adoles-hente dhe të dyshuar pak më përpara. Dakord, kurse kreu i PD-së sot ndihmohet (për foto dhe lobing) nga një turk i dyshuar për vepra anti SHBA-së dhe raportit që ka ajo me lirinë e individëve me banim dhe shtetas së saj. As që bëhet fjalë se njerëzit e PS-së janë më të besuarit e perëndimit megjithë gabime dhe faje në qeverisje – por janë besnikë të perëndimit dhe të gatshëm ti shkojnë reformës në drejtësi (e sponsorizuar dhe drejtuar nga USA dhe UE) deri në fund. Lulzim Basha me shtytjen e madhe të doktorit, e filloi antiamerikanizmin e tij sa idiot dhe anti idealeve të studentëve të 8 dhjetorit që me “plehrat kimike” dhe e rriti në mënyrë eksponenciale, me reformën në drejtësi për të bërë skifo dhe zhurmë të ndyrë antiperëndimore në çadër. Kurse marrëzitë me kanabis duhen kërkuar që nga fjalia e doktorit që thoshte: Lazarati ishte vendimi im politik “full stop” dhe kjo duhet të na bëjë shumë të kuptojmë!

Sot megjithëse e dinë qartë dhe mirë se Eu-ralius dhe Opdate janë organizmat që drejtojnë Reformën e Drejtësisë – sërish si PD, Lulzim Basha dhe doktori mbas tij, dalin haptas kundër tyre. Kanë dhe përdorimin e tre apo katër “juristëve” të tyre të famshëm në komisione dhe bëjnë si “kushtetues” - njerëzit që nuk kanë lënë gjë pa bërë për gjatë gjithë kohës që nga ’90-ta me Kushtetutën. Akuzojnë PS-në dhe Ramën kot fare, sepse duke qenë se janë të pa sinqertë dhe jo seriozë, nuk deklarojnë dot armiqësinë e hapur fare me USA dhe BE. Nuk ng-

Nga Besi BEKTESHI

Sigurisht që me largimin nga mbarimi i kohës reale të pushtetit të Lla-llës, Partia Demokratike,

por më shumë se ajo, lidershipi i vogël mbi të – do të shqetëso-heshin rëndë dhe tashmë janë në panik të madh. Nuk janë në panik nga “frika” se Prokurorin e Përgjithshëm, do ta kapë, “përqa-fojë” vendosë Edi Ram. Lidershipi i SHQUP-it nuk e kanë frikë atë dhe as partinë e tij se janë mësuar tashmë. Kjo edhe sepse shqiptarët, jo vetëm që nuk bëjnë drejtësi me shqiptarët, por akoma më shumë, nuk mbajnë fjalët elektorale dhe të bërtitura nëpër salla dhe mitingje për “drejtësi dhe ligj” të zbatuar. Ata e dinë se Rama nuk mund të fusë askërkënd nga të PD-së dhe nga të vetët. E para se nuk ka tagër (nuk është as gjykatës dhe as prokuror) dhe e dyta se vërtetësisht, ai nuk i ka vendosur një ushtri proku-rorësh dhe gjykatësish si skuadrone mafioze dhe pasurimi në shërbim të lidershipit demokratik dhe Sali Berishës – sikundër janë sot. As prokurorët dhe gjyqtarët e diktaturës, nuk kanë shërbyer me kaq zell dhe përkushtim, por dhe në pasurim kriminal si – njerëzit e drejtësisë, të emëruar nga doktori dhe që i trashëgoi holandezi kryetar partie apo më mirë i partisë akoma personale të Berishës. Nëqoftëse du-het të shtoj dhe një të tretë është dhe se nuk mundet – por meqenëse po i shkon reformës deri në fund, le të presim më mirë. Largimi i një prej zyrtarëve më të theksuar në mediokritet abuziv, si një shërbëtor i përkushtuar i politikës, por që kishte rolin e akuzës dhe ngritjes së padive kundër korrupsionit dhe mafies, por dhe krimit të organizuar si Llalla – e ka çuar PD-në e Berishës dhe Bashës, në fundin e saj tashmë pa kthim kundër perëndimorëve! Llalla i persekutuari (dikur në dhoma të vogla konviktesh dhe sot me nivel të lartë jetese) në fakt, nuk lejohet të hyjë në SHBA, kurse Gramoz Ruçi ish komunisti i diktaturës në fundin e saj, tashmë po bën vizitën si kryetar Kuvendi në SHBA. Kjo është njësoj – si ti shash (në lidershipin demokrat) me çfarë të

jiten shumë lart me personazhe të USA dhe UE-së, por tashmë Donald Lu dhe Romana Vllahutin janë shpallur “armiq nderi” për SHQUP dhe padyshim për lidershipin anemik, të shpartalluar idesh dhe partie, që sot akoma sundon në medemek të djath-tën shqiptare. Po po, dhe sigurisht kanë bishta dhe media që dhe Mogherinin e bëjnë komuniste dhe Hahn të blerë nga PS dhe Rama. Lidershipin e sotëm të PD-së vetëm “gurët e hedhura mbi perëndimin” mund ta mbajnë mbi partinë. Nëqoftëse nuk do të dalin gjysëm haptas dhe plotësisht në viza si anti perëndimorëve – do të thotë që të bashkëpunojnë me dhe për reformën, të japin votat për ligjet e saj, të aprovojnë atë çfarë perëndimorët kanë përgatitur përfshi dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me kohë të limituar ose përkohshëm. Por kështu nuk mund të sillen, sepse është njësoj si ti presin biletën vetes për në gjyq. Veprimi i mundshëm për të siguruar jo gjykimin dhe jo hapjen e dosjeve të shumta të tyre, por dhe të tjerëve majtas e djathtas – është dalja kundër atyre, që duan realisht të bëjnë reformën ose faktikisht USA dhe UE. Përndryshe do të iknin dhe nga lidershipi, nga postet dhe ndonjëri dhe shumë shpejt nga politika. Lidershipi i PD-së sot është antiperëndimor në themel dhe absolutisht i vendosur ti shkojë aventurës deri në fund! “Nuk kanë faj” ju kanë prishur interesat miliardere në biznesin politik bashkuar me atë financiar dhe ekonomik në Shqipëri! Nëqoftëse nuk do të ishin USA dhe UE, ky lidership sërish do të kishte çuar në prag lufte civile këtë vend. Do të kishte aktivizuar sërish modelin ’97- të, ndoshta me përmbajtje tjetër, por me të njëjtën dhunë dhe shkatërrim. Biles vazhdojnë të bëjnë thirrje antikushtetuese – dhe askush nuk i “korrigjon” me ligjin dhe Kushtetutën që vazhdojnë të thyejnë! Edhe pse e dinë se fundi i tyre është i qartë – kanë shpresën, se do të trajtohen si “të persekutuar

politik” në demokraci. Raporti që ka ky lidership me kuvendin dhe shtetin, është modeli i “kundrape-dalit”, mbajtjes së frenave të dorës dhe këmbës, për ekonominë dhe marrjes me gjërat më kot në botë, mjafton që njerëzit të mos kenë mundësi të jetojnë më mirë?! Nga kjo marrëzi përfitojnë dhe të “urtë model skutha” të mazhorancës sot dhe dje, për të bërë punët e tyre dhe jo të shtetit. Po po dhe fillon dhe arroganca e qeverisjes - në saj të një përçmimi që shoqëria ka sot për një opozitë anti perëndimore dhe folklorike deri në marrëzi. Njerëzit nuk kanë kurrfarë alternative më të mirë se sa kjo qeverisje sot. Jo se janë më të mirë se PD-ja dhe aleatët e tyre njëri më kot se tjetri, por në bashkëfajësi hedhjesh të fshatrave në erë dhe vrasje së njerëzve. Pra PS-ja nuk është thjesht më e mirë se PD-ja, por kjo e fun-dit, është një parti për tu qarë me shami natën dhe ditën, në saj të një lidershipi anti perëndimor dhe me këtë rast antishqiptar. Partia Demokratike në saj të lidershipit të saj aspak të merituar dhe tashmë antiperëndimor – as që ka luftë dhe “kacafytje” me PS-në. Nuk i bëhet vonë aspak për të. Lidershipi i tillë gjuan me gurë perëndimin sepse kështu mund të vazhdojë dhe pak mbi Partinë Demokratike. Kjo deri në ditën kur dikush i pari nga pikërisht ky lidership “do të arrestohet” dhe në ato momente, do ta paraqesë veten si “i persekutuar politik” i jo vetëm Ramës, por dhe Lu-së dhe Vllahutinit, për të mos thënë i perëndimit. Ky skenar është dhe njerëzit po presin (jo vetëm te njëri krah politik) dhe sigurisht nuk është klasa politike shqiptare që do ta bëjë – por ndërkombëtarët ose perëndimorët, të cilët e kanë nisur këtë reformë dhe me sa duket duan ta mbaro-jnë. Llalla është momenti i parë i fillimit të fundit të sundimit të delirantëve mafiozë dhe korruptuar, kudo në klasën politike shqiptare. Më pas, do të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet!

Na preve gjunjët Europë, ne e duam Shqipërinë në gropë

Nga Bardhyl BEJKO

Thirr ja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ishte në themel të lëvizjes së

dhjetorit 1990. Jemi fare pranë ditës së këtij përvjetori kur kjo thirrje u bë motiv i jetës së mijëra të rinjve, intelektualëve dhe tërë popullit shqiptar që u ngritën kundër sistemit komu-nist dhe ia arritën ta përmbysin atë. Kanë kaluar 27 vjet që nga ato ditë të largëta. Po jehona dhe emocioni përjetohen sikur këto ngjarje madhore kanë ndodhur dje. Nuk do i referoheshim atyre momenteve dhe nuk do sillnim në këto radhë emocionet dhe energjitë pozitive që mobilizonte ajo kohë e madhe nëse gjatë këtyre ditëve nuk do përjetonim një debat që është duke u zhvilluar këtu tek ne mes politikës dhe shumë prej analistëve në shtyp, portale, televizione, diskutime, opinione që kanë nisur t̀ iu frynë borive për ta zhbërë esencën e thirrjes – “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Edhe pse e ambalazhuar në emër të transparencës dhe realizmit, synimi i opozitës e cila vjen nga dhjetori i 1990-ës dhe që udhëhoqi revolucionin e ndryshimit të sistemit, duke u bërë promotor i ndryshimit, sot është jo vetëm e paqartë dhe në ndryshim kursi, por ka marrë një pozicion si ta pengojë ecjen drejtë Europës. Natyrisht, jo se nuk e do BE-në, po kërkon zgjidhjet sipas metodës së vet. Shkurt të jetë ajo që t̀ i udhëheqi këto procese. Pa të, asgjë nuk mund të bëhet. Përparimi është i pamundur.

Është ky vështrim që edhe vizitën, pritjet dhe ato që u diskutuan në takimin e kryeministrit Rama në Bruksel, u interpretuan jo si vlerësim për Shqipërinë, por si fatkeqësi për opozitën. Kësaj i thonë të helmohesh nga e mira. Në një kohë kur duhet të entuziazmoheshim të gjithë. Kur gjykohet sipas sentencës “Për inat të sime vjehrre do të fle me mullixhiun” nuk ka si ndodh ndryshe. Jo vetëm që nuk u mirëpritën qëndrimet e Brukselit po ngjallën panik dhe mllef tek politikanët e opozitës tonë. Mbi ta sikur ra heshtje varri. Politikanë të opozitës, PD dhe LSI-së përmes tellallëve të tyre përpiqen ta

paraqesin Brukselin si një dështim të kryeministrit. Një notë negative për qeverinë, duke ngritur në qiell takimet dhe gjoja mbështetjen ndaj frymës dhe analizës “Basha” me presidentin e PPE, i cili për hir të së vërtetës, veç mbështetjes morale dhe parjes si një alternativë e PD për qeverisjen e ardhshme, pasi është i të njëjtit krah politik me PD nuk cënoi asgjë nga ato që ishin konkluzione zyrtare të BE-së. Gjykimi i opozitarëve tanë pas asaj që u diskutua në qendrën e Eoropës është, jo vetëm subjektiv, por edhe keqdashës. Këtu nuk është fjala për kryem-inistrin Rama. As për mazhorancën e qeverinë. Aq më pak individin Edi. Në Bruksel u diskutuan fatet e Shqipërisë. Dhe është për të ardhur keq që liderët tanë në opozitë e përcollën sikur atje nuk shkoi si përfaqësuesi i Shqipërisë për të shtyrë më tej negociatat e për të hapur dyert drejtë Europës, po sikur u thirr për t̀ u vënë me shpatulla pas murit për të dhënë llogari për atë ç`ka po ndodh në Shqipëri. Një analizë e përmbysur dhe një perceptim plotë-sisht kokë poshtë dhe i pavërtetë. Është vërtetë për t̀ u çuditur si ka mundësi që kur institucionet e kupolës së BE-së, njohin progresin e arritur dhe evidentojnë reformat e ndërmarra dhe kërkojnë më shumë punë për të zbatuar Reformën në Drejtësi për të arritur realizimin e pesë prioriteteve kyç për integrimin që janë dashamirës dhe vullnet mirë për vendin tonë, këtej nga ne, ka pllakosur pesimizmi, sikur ka rënë zia në radhët e opozitës. Po, e vërtetë, qëndrimi i BE-së nuk i konvergon PD dhe LSI-së.

Opozita në Bruksel doli huq pasi ajo lutej dhe lutet që atje të ishte ngritur gijotina dhe të konfirmoheshin tërë pretendimet e liderëve të opozitës që kanë vetëm një merak, si ta paraqesin vendin në sytë e botës sa më problematik, sikur këtu nuk punohet po shkatërrohet. Si të ishim në një emergjencë të jashtëzakonshme politike, si të

ishim siç pretendon opozita “Kopshti i Europës” me kanabis, vendi ku ka vetëm korrupsion dhe emigracion. Është kjo filozofi nga e cila udhëhiqet opozita jonë e që i mat politikanët e botës me kudin e vet dhe gjykon se opinioni i saj dhe ai i lobingjeve të paguara me miliona dollarë, janë edhe gjykimet dhe qëndrimi europianëve. Normalisht siç u pa dhe mësua, përmes komunikatave dhe konferencave edhe në televizione, ishte një vizitë që konfirmoi arritjet dhe i hap Shqipërisë një perspektivë të re. Ato që u diskutuan janë një hap i rëndësishëm drejt BE-së për hapjen e negociatave kaq të shumë dëshiruara nga shqiptarët. Në Bruksel u njohën reformat, vlerësuan ndryshimet. Dëgjuam presi-dentin Tusk, komisioneren, Mogherini, presidentin Tajani, presidentin Juncker. Tërë kupola e BE, pranuan arritjet. Inkurajuan ecjen përpara. Dhe të gjithë një zëri i shumëzuan me zero pretendimet e liderëve tanë opozitarë. Populli, opinioni i gjerë dhe përparimtar, njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, ata që e shikojnë Europën si një pikë referimi dhe kanë një ëndërr për të mbërritur sa më shpejtë atje, realistët dhe dashamirësit u gëzuan kur dëgjuan e panë me zë dhe figurë që vendi ynë u prit më së miri në tavolinën e Brukselit. Është e çuditshme se si disa politikanë shqiptarë, duke filluar nga Lulzim Basha, Petrit Vasili, Enkeiled Alibeaj e një dyzinë analistësh që kanë mbirë në televizionet tona dhe rrotullojnë e bluajnë fjalët si kokrrat e misrit në rrotat e gurta të mullinjve me ujë, janë të pezmatuar dhe të cënuar aq sa disa prej tyre ta konsiderojnë suksesin si këputje gjunjësh dhe humbje kauze opozitare. Nuk dëshiroj të përmend emra edhe për etikë aq më pak që nuk është ky qëllimi, po të habit guximi, ta quash atë që ndodhi që ishte një prozhektor që ndriçoi rrugën drejt Europës dhe ku vendi ynë u promovua jo nga shqiptarët po

ndërkombëtarët, se është në rrugën e duhur, se ka arritur rezultate të prekshme, si një hata e madhe si një gjëmë vetëm se nuk është në një linjë me gjykimin dhe pretendimet opozitare.

Bota e qytetëruar nuk arsyeton sipas opinion-eve të kazanit tonë politik e aq më pak atij mediatik. Shtypi, edhe ai në vende më të zhvilluara krahas realizmit po shkel çdo ditë e më shumë parimësinë e së vërtetës dhe realizmin e argumentimin. Përderisa pranon të pasqyrojë të pavërteta ulëritëse, vetëm se bën lobing me paratë e liderëve tanë në opozitë që kërkojnë të nxjerrin përfitime dhe ta përdorin shtypin e paguar si kamxhik kundër kundërshtarëve politikë. Për këtë qëllim bëhet palë në politikat e brendshme të vendeve të tjera siç po ndodh edhe me vendin tonë, atëherë edhe besimi ndaj tij është zbjerrur. Ishte kjo arsyeja që Brukseli nuk foli me gjuhën e lobingjeve as me atë të opozitarëve tanë. Përkundrazi ishte një gjykim racional dhe shumë real. Brukseli nuk ishte një medalje për kryemi-nistrin. As dekoratë për Ramën. Atje nuk ishte e deleguar qeveria. As partia. Nuk është se ndodhi ndonjë mrekulli. Dhe nuk ishte finishi. Thjeshtë ishte një inkurajim realist dhe një dëshirë e mirë për vendin tonë. Një sinjal i fuqishëm se e ardhmja jonë është Europa. Dhe për t̀ ia mbërritur mbetet ende një rrugë shumë e gjatë. Po kjo rrugë kërkon seriozitet. Shumë punë. Kërkon bashkëpunim. Ndaj dhe pas Brukselit si sukses, kryeministri i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës. Po deri tani nuk duken sin-jale optimiste opozitare. Se ata vuajnë nga sindroma “e mira është vetëm e mira jona”. Është kjo arsyeja që pa u shuar jehona e deklaratave të Brukselit, këtu tek ne vërshuan deklaratat kundër. Deri atje sa shumë prej politikave tanë në vend që të gëzonin, recituan avazin e vjetër në kor: “Na preve gjunjët Europë, ne e duam Shqipërinë në gropë!”

Page 18: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

18 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

k u l t u r e www.sot.com.al

Muzeu Historik Kombëtar, më datë 11 dhjetor organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Liceu Kombëtar i Korçës dhe roli i tij në shoqërinë e kohës - 100-vjetori i hapjes së Liceut Kombëtar të Korçës”. Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare. Gjithashtu, veprimtaria “Një pasdite në muze” ka për qëllim ngjizjen e një debati profesional në disiplina të ndrys-hme. Sektori i Menaxhimit të Koleksioneve në bashkëpunim me sektorë të tjerë or-ganizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar fig-ura të shquara të his-torisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kon-tribuar për evidentimin e vlerave kulturore. Në këtë veprimtari do jenë të pranishëm dhe të ftuar, akademikë, studi-ues e miq, studentë dhe dashamirës të fushave të ndryshme. Veprimtar-ia do të zhvillohet ditën e hënë, ora 17.00, pranë bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar. Liceu Kombëtar Shqiptar (Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e finan-cuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939. Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe. Profesorë të liceut përmendim edhe Kostaq Cipo, Isuf Luzaj, Safet Butka. Në Shqipëri liceu i parë ishte Liceu Kombëtar i Korçës. Shkolla vazhdoi aktivitetin e saj edhe pas Luftës së Dytë Botërore si Shkollë e Lartë "Raqi Qirinxhi". Ky aktivitet që do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive që janë zhvilluar duke sjellë në konferenca dhe aktivitete emra të njohura të historisë dhe arsimit në vendin tonë.

Drejtori i festivalit teatror “Butrinti 2000”, kritika për mbështetjen e projekteve nga Ministria e Kulturës

kanë marrë pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvi-cra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, etj, por drejtori i festivalit Bualoti ka qenë kritik mbi mënyrën se si është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës. “Festivalet që janë të traditës të seleksionohen dhe kontrollohen nga ministria për vlerat e tyre që përcjellin. Nuk kanë pse të aplikojnë. Ministria të ndajë një buxhet që në fillim të vitit për këto festivale apo evente të tjera të traditës, të ngrejë një grup me specialistë dhe të ketë seleksionim të këtyre. Mos harrojmë, që këto vite ka pasur dhe mungesë trans-parence me projektet dhe mënyrën e financimit, bordet e ngritura nga ministria. Tani do të shikojmë se si do të jemi vitin që vjen me festi-valin, do të kemi të njëjtën shumë, nuk do kemi fare mbështetje, apo më pak buxhet. Ministria jonë nuk bën atë që bën gjithë bota, që bën rajoni. Me këto aplikime projektesh i lutem zotit mos na bëjnë më keq

se më parë”, thekson Alfred Bualoti drejtor i “Butrintit 2000”

Projektet që mbështet ministriaNë faqen e saj zyrtare Min-

istria e Kulturës bën me dije se kjo thirrje bazohet në vizionin e programit të ministrisë, duke pas-ur parasysh strategjitë: edukimi përmes kulturës; trashëgimia kul-turore- motor zhvillimi; mbështetje e skenës së pavarur artistike. Fondi i Ministrisë së Kulturës në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kul-turore do të mbështesë projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore, projekte në funksion të turizmit kulturor bregde-tar, në kuadër të “Viti i Skënderbeut”, në kuadër të Vitit të Trashëgimisë Kul-turore Europiane; projekte kulturore digjitale dhe ato të industrive kreative. Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 15 shkurt 2018. Ashtu si dhe një vit më parë shuma për të cilën një individ mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 500,000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë.

Liceu i Korçës në 100 vjetor, aktivitet në Muzeun Kombëtar

Alfred Bualoti: Kumbaro nuk mori parasysh vërejtjet tona për projektet, uroj të mos na ndodhë më keq se vjet

Julia VRAPI

Ministria e Kulturës më datë 4 dhjetor njoftoi se hapet thirrja për projekt-propozime në

art, kulturë dhe trashëgimi për vitin 2018. Edhe këtë vit në faqen e Ministrisë së Kulturës janë bërë të ditura mënyra e aplikimit, bux-heti maksimal që mund të marrë një projekt, etj. Ministria njofton se thirrja për projekt propozime përfundon më datë 12 janar të vitit 2018. Por në faqen e saj nuk shihet të jetë publikuar fondi për të cilën janë interesuar aq shumë artistët, kritikat e tyre janë dhe në mënyrën se si po punohet me projektet nga Ministria e Kulturës. Alfred Bualoti drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000” shpreh vërejt-jet e tij për mënyrën se si Ministria e Kulturës po vepron dhe këtë vit me projektet, që duhet të mbështesë në të gjitha fushat që ajo shkruan në faqen e saj zyrtare. Ai pohon se kjo situatë po vijon prej vitesh dhe nga viti në vit edhe pse kritikat e ar-tistëve dhe drejtuesve të festivaleve nuk mungojnë duket se Ministria e Kulturës nuk i merr parasysh. “Asn-jë ndryshim nuk ka në aplikimin e projekteve që shpall Ministria e Kulturës, siç ka qenë dhe po vijon të jetë. Nuk kemi asnjë ndryshim. Edhe pse u thanë mendime, u bënë kritika, u thanë problematika dhe u veçuan disa projekte, disa festi-vale të traditës që të bëhen siç i ka rajoni dhe bota, por nuk pamë asgjë te Ministria e Kulturës. Pra do të jenë të gjithë si këtu e katër vjet më parë. Pra po vijon e njëjta situatë”, pohon drejtori Alfred Bualoti, i cili këtë vit zhvilloi edicionin e 15 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”. Festivali Ndërkom-bëtar i Teatrit “Butrinti 2000” është cilësuar si simbol i ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është pohuar si arenë e dramaturgjisë së mjeshtrave të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktual-izohen prej mbartësve të një real-iteti bashkëkohor. Në edicionet e tij

I ftohti, anullohet premiera në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Kosova në Bruksel, për mbrojtjen e së drejtës së autorit

Te a t r i Ko m b ë t a r i Kosovës është detyruar në mbrëmjen e së enjtes të an-ullojë premierën e shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçvoskit. Anullimi është bërë një orë para orarit, kur aktorët du-hej të ngjiteshin në skenë. Kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së ngrohjes së objektit pasi mungon furnizimi me naftë. Prej së enjtes për shkak të borxhit që Ministria e Kulturës i detyrohet kompanisë fur-

nizuese me naftë, TKK-ja nuk ka ambient të përshtat-shëm për punë. Përderisa zyrtarët e MKRS-së japin një afat për daljen nga kjo gjendje, ata të Teatrit Kom-bëtar të Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për neg-lizhencë. Në shfaqjen me titull “Eshtrat që vijnë vonë”, me tekst të Teki Dervishit e regji të maqedonasit Martin Koçovski synohet të shtrohen pyetje, përgjigjet e së cilave mbetet t’i japin ata që do të ulen përballë skenës.

Në samitin, që po mba-het në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelek-tuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Spor-tit, konkretisht nga drejtori i Zyrës së Drejtës së Autorit, Va-lon Kashtanjeva. Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli për “Zbatimi i të Drejtës së Autorit dhe çështjet e përgjegjë-sisë” në Epokën Digjitale - (për rregullat e BE-së dhe nevojën për ndryshime), ku ndër të tjera përmendi edhe përvojën

e Kosovës në mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe luftimin e piraterisë dhe falsifikimit. Kosova për herë të parë, në mesin e shumë shteteve tjera në kuadër të Samitit Evropian të Pronësisë Intelektuale, ka pasur rastin të tregojë përvojën e saj në avancimet që ka arritur në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta. Por e drejta e autorit vijon të jetë jo pak problem dhe pirateria vazhdon. Përballë kësaj situate autoritetet pohojnë se kërkohet zbatim i ligjit dhe respektim i pronësisë intelektuale.

“Një ditë pune në muze” me studentët e Historisë

Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës” Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin "Një ditë pune në muze”, me studentët e Masterit Shkencor në Histori nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Studentët erdhën në kuadër të Javës së Rinisë organizuar nga Ministria e Ar-simit, Sportit dhe Rinisë. Ata u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizit-uar pavijonet e muzeut, dhe duke marr përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në

periudha të ndryshme apo ob-jekteve të ekspozuara në muze. Në fund të vizitës studentët morën edhe informacion të detajuar mbi funksionimin e Muzeut Historik Kombëtar, ku përgjegjësit e çdo sektori të muzeut prezantuan punën dhe përgjegjësitë e sektorëve të cilët përfaqësonin. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Page 19: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 19

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar. E kur në këtë situatë gjendja në qendrën historike të Gjirokastrës është mjaft problematike, Ministria e Kulturës nuk po merr parasysh shqetësimet e specialistëve të fushës. Banesa Kale në lagjen Pllakë daton e vitit 1884. Një nga më karakteristiket e lagjes Pllakë në hyrje të qytetit e braktisur dhe gati për t’u rrënuar. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në korrik të këtij viti është shprehur se rreziku për monumentet ka kaluar, ndërsa në Gjirokastër banesat monument kulture po rrënohen. Së fundmi në Gjirokastër është rrënuar një monu-ment tjetër dhe tre të tjerë rrezikohen nga momenti në moment. Ministrja Kumbaro ka pohuar se “ndryshimi më i madh në trashëgiminë kulturore mbetet kalimi nga faza e emergjencës, (ku për dy vite rresht ndërhymë në objektet dhe monumentet me rrezikshmëri të lartë) në fazën e rijetëzimit të monumenteve duke e parë trashëgiminë si motor zhvillimi”, por banesa Loloma-ni në lagjen Pazari i Vjetër, monument i kategorisë së dytë në Gjirokastër u rrëzua nga shirat e ditëve të fundit. Në 15 ja-nar të 2016 u rrëzua dhe banesa Lolomani e kategorisë së parë në lagjen Varrosh. “Të dyja këto objekte janë relatuar si tepër në risk dhe për fatin e keq shqetësimi nuk u mor për bazë dhe sot kemi dy monu-mente të jashtëzakonshëm të humbur”, pohojnë specialistë të trashëgimisë. Shembjet e banesave në qytetin e Gjirokastrës kanë bërë që familjet të jetojnë me frikë. Kjo duket dhe në lagjen Cfakë të Gjirokastrës, ku bëhet e ditur se janë dy familje që jetojnë nën frikën e shembjes së shtëpive. Nedret dhe Merita Kasi thonë se rrëshqitja e dherave ka krijuar çarje të mureve. Të tjera banesa rrezikojnë shembjen në qytetin e gurtë dhe disa prej tyre po braktisen. Drejtori i Shërbimit Gjeologjik në Gjirokastër Cane Nora pohon se nevojiten financime për të dalë nga situata e përmbytjeve. "Reshjet ishin të pandeshura më parë, rreth 260 mm për 24 orë dhe pasojat janë të mëdha", thotë Nora. Por në këto kushte drejtori i Shërbimit Gjeologjik në Gjirokastër tregon se duhen të tjera masa për të përballuar situatën. "Dimri sapo ka filluar dhe duhen përgatitje për të përballuar reshje të tjera", vijon më tej Cane Nora.

k u l t u r e www.sot.com.al

“Dama me Kamelie”, në skenën e Teatrit Kombëtar me regji nga Luli Hoxha

për të vijuar dhe me personazhe të tjerë në vepër.

Drama në skenë“Dama me kamelie”, është his-

toria tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë mes një vajze - shitëse dashurie dhe një borgjezi të ri. Me autor Alexandre Dumas, vjen në Teatrin Kombëtar premierë absolute në edhe në data 9,10 Dh-jetor. "Dama me Kamelie" është një vepër gjysmë autobiografike, e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane në mes të shekullit të XIX në Francë. Një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Marguerite Gautier, një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Armand dashurohet

me Margaritën dhe arrin të bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bind atë për të lënë jetën e saj si kurtizane dhe të shkoj e të jetoj me të. Kjo marrëdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga i ati i Armandit, i cili i vënë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhënie e jashtëligjshme dhe i frikësuar se kjo lidhje do të ndikojë edhe në mar-tesën e motrës së Armandit, shkon të bindë Margaritën që të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen tragjike të Margaritës, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja e Margaritës përshkruhet si një agoni, e cila nuk ka fund, duke e gjetur vet-en të braktisur nga të gjithë. Shkruar nga Alexandre Dumas (i biri), (1824-1895), kur ai ishte 23 vjeç “Dama me Kamelie” u botua në vitin 1848.

Banesat rrënohen në Gjirokastër, Kumbaro: Ka kaluar faza e emergjencës

“Dama me Kamelie”, Viktor Zhusti: Personazhi i babait e kthen veprën nga një poemë lirike në dramë

Julia VRAPI

“Dama me Kamelie”, vepër e Alexandre Dumas ( i biri) vjen për herë të parë në

skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e Alexandre Dumas në skenë ngjitet me regji nga Luli Hoxha. Drama është me interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Raimonda Bulku, Laert Vasili, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina, Karafil Shena, ku Luli Hoxha i jep jetë rolit të Mar-garite Gotie në kryeveprën "Dama me Kamelie”. Këtë herë në vepër spikasin emra të njohur të teatrit, roli i babait interpretohet nga aktori Viktor Zhusti. Në dramën “Dama me Kamelie” aktori Zhusti vlerëson ve-prën dhe bashkëpunimin me artistët e tjerë për shfaqjen, e padyshim dhe regjisoren Luli Hoxha. “Dikur në një emision me regjisoren Luli Hoxha ajo theksoi se kjo ishte një ëndërr e saj e fëmijërisë derisa erdhi mo-menti i saj. Ajo zbuloi përveç ëndrrës shpirtin e Margarites. Ky personazh për të është me ndjenja të forta”, pohon aktori Zhusti. Babai në “Dama me Kamelie” një personazh që ai e shikon si përfaqësues të mikrob-orgjezisë franceze. “Babai është përfaqësues i asaj mikroborgjezie franceze, e cila kultivon një moral të caktuar të barabartë me provin-cializmin, me shpirtngushtësinë dhe është pikërisht ky moral, i cili përpiqet ti imponohet mbi dashurinë për të të pakuptueshme dhe të pamoralshme midis të birit dhe një kurtizaneje në Paris”, tregon Zhusti për personazhin. Roli sipas tij është kryesori, që nga një poemë lirikë e kthen “Dama me Kamelie” në një dramë. “Ai nuk shikon asgjë më thellë se sa emrin e mirë të familjes së tij, atë emblemën e jashtme. Për këtë ai sakrifikon gjithçka dhe ai vret dashurinë e Margarite Goties me të birin. Ky rol ndryshon gjithë rrjedhën e veprimit të veprës, që e shpie në dramë. Nëse kjo ishte si një poemë lirike është pikërisht momenti deçiziv i babait, që e kthen në dramë”, vijon më tej aktori Viktor Zhusti. Në këtë kryevepër botërore Laert Vasili interpreton Armand Duval, Raimonda Bulku i jep jetë rolit të Prudencës në kryeveprën "Dama me Kamelie" të Alexandre Dumas, Karafil Shena është konti,

Shtëpia e Abat Doçit, në mbrojtje nga Ministria e Kulturës

Pas 18 muajsh vonesë ndërhyhet në monumentin në Prishtinë

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro bën me dije se institucioni, që ajo drejton ka vënë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik, por edhe si një objekt arkitek-tonik interesant. “Në Shkodër i thonë ‘Shtëpia e Abatit’ ose selia e shoqërisë ‘Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes. Fjalori i ‘Bashkimit’, sikundër u quajt në motet më pas, sipas alfabetit latin, u miratua në Kongresin e Ma-nastirit (1908). Ministria e Kul-turës vë në mbrojtje shtëpinë

e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arkitek-tonik interesant. Më tej çdo bashkëpunim është i rëndë-sishëm për ta restauruar atë”, shkruan ministrja Kumbaro përmes një statusi në Facebook. Brenda mureve të saj mban një peshë të madhe të historisë së Shkodrës. E pozicionuar në krah të katedrales së “Shën Shtjefnit”, godina dykatëshe që vitet dhe koha ja kanë rënduar pozitat, njihet si shtëpia e Abatit ose selia e shoqërisë “Bashkimi”, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes.

Një vit e gjysmë pasi u cilësua si monument i rrezi-kuar e dhjetë muaj pasi u rrethua me shirita e llamarina, institucionet e trashëgimisë kulturore kanë nisur ndërhyr-jet në objektin në qendër të Prishtinës. Ishte Qendra Ra-jonale për Trashëgimi Kultu-rore ajo që “Shtëpinë e Musli Hoxhës” në rrugën “Luan Ha-radinaj” e kishte futur në listën e monumenteve që paraqesin rrezik për kalimtarët. Tashmë punonjësit e QRKT-së kanë vendosur skelet dhe pjesën ballore të shtëpisë dykatëshe

e kanë përforcuar me shtyl-la të drunjta. QRKT-ja gjatë verës së këtij viti nuk ishte lejuar nga familja Hoxha që të realizonte ndërhyrjen. Por kësaj radhe kanë vendosur që të intervenojnë edhe pa lejen e familjes. Punimet kanë nisur në fillim të javës. Sipas këtij institucioni, kësaj radhe do të realizohet projekti i interven-imit emergjent për ta shpëtuar monumentin. Puna planifiko-het të mbarohet me 7 mijë euro. Gjatë ditëve në vazhdim edhe pjesët e tjera të shtëpisë do të përforcohen me shtylla.

Opera “Flauti Magjik” e Moxartit, në skenën e “Migjenit”

Opera “Flauti Magjik” e Moxartit u shfaq për artdashësit shkodranë në teatrin “Migjeni”. Përralla mistike e Moxart erdhi nën interpretimin e artistëve të trupës së TKOB dhe shfaqjet u mbyllën me duartrokitjet e publikut. “Flauti Magjik” është një opera e mbushur me mister, e mbështjellë me një pëlhurë përrallore dhe pranimi me këtë kusht, pa spekuluar shumë mbi këtë, është e vetmja rrugë për të hyrë brenda botës së veprës. Të gjitha ngjarjet skenike dhe muzikore që zhvillohen në “Flautin Magjik” ndjekin një

dinamikë shumë të fortë teatrale, por e shkëputur nga një log-jikë dramatike. Parë nga jashtë, “Flauti Magjik” është një opera e ndarë në dy akte, por në realitet është rregulluar brenda të dytit, numri tre, numër i shenjtë për Masonerinë, që është prezent në partiturën muzikore me notat e akordit të trefishtë të uverturës, të përsëritura në aktin e dytë dhe në momentin e hyrjes së Taminos. I njëjti akt, mbaron me skenën e njëzetë dhe kështu mund të identifikojmë një akt të tretë, të fshehur për arsye të nevojave teatrale në kohën e Moxartit.

Ai nuk shikon asgjë më thellë se sa emrin e mirë të familjes së tij, atë emblemën e jashtme. Për këtë ai sakrifikon gjithçka dhe ai vret dashurinë e Margarite Goties me të birin. Ky rol ndryshon gjithë rrjedhën e veprimit të ve-prës, që e shpie në dramë. Nëse kjo ishte si një poemë lirike është pikërisht momenti deçiziv i babait, që e kthen në dramë...

Page 20: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

20 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Taulant Seferi, momentalisht

pjesë e shpresave U-21, foli për mundësinë që ai të bëhet pjesë e Kombëtares A. Futbollisti shprehu dëshirën e tij për të qenë pjesë e skuadrës së Kristian Panuçit. Në Maqedoni Seferi hyri në histori si lojtari më i ri që ka debutuar me ng-jyrat e kësaj fanelle, por pavarësisht këtij fakti, ai zgjodhi të vazhdonte aventurën tek kuqezinjtë. “Kam shumë dëshirë të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë. Jam në rrugën për t’u përgatitur për t’u kthyer dhe be-soj se do të jem pjesë e Kombëtares” u shpreh sulmuesi. Seferi, pjesë e skuadrës së Young Boys, prej javësh po qëndron larg fushave të blerta për shkak se është i dëmtuar.

VLERËSIMI

MERKATO

TALENTI

Portieri vlerësohet si një nga më të mirët në Europë, me 26 pritje në shërbim të ekipit

Vlerësimi i UEFA, Orges Shehi portieri i tretë më i mirë në Europa League

Adriatik BALLA

Orges Shehi është portieri i tretë më i mirë në Europa League. Faza e grupeve u mbyll dhe Skënderbeu

nuk ia doli të kualifikohet,m madje e mbylli në vend të fundit, pasi Jang Bojsi fitoi në minutën e fundit 2-1 përballë Korçarëve të enjten në mbrëmje, duke ia hequr Skënder-beut kënaqësinë e vendit të tretë në grup. Por Skënderbeu mund të mburret me Orges Shehin që është portieri i tretë më i mirë në fazën e grupeve të këtij aktiviteti, si dhe me faktin se luajti si i barabartë me kundërshtarët e tij dhe fitoi shumë respekt edhe në UEFA, e cila disa herë shkroi fjalë të mira për ekipin shqiptar dhe çmoi me notë të lartë lojtarët e skuadrës tonë. Për fat të keq, Skënderbeu mësoi që një xhiro më parë se nuk do të kishte mundësinë për të tentuar kualifi-kimin. Por, përtej krenarisë kolek-tive për pjesëmarrjen dinjitoze në Europa League, korçarët duhet të krenohen edhe me kapitenin Orges Shehi. Portieri i Skënderbeut është renditur në vendin e tretë për sa u përket pritjeve të kryera në ndesh-jet e Europa League. Shehi ka bërë gjithsej 26 pritje. Në vendin e parë është portieri i BATE Borisov, Den-is Scherbitski me 31 pritje dhe në vendin e dytë, portieri i Rosenborg, Andre Hansen me 30 pritje. Duhet thënë se Shehi ka pasur një rol thelbësor në sukseset e skuadrës korçare, pasi ka bërë pritje ven-dimtare dhe ka ndihmuar ekipin në fazën kualifikuese të arrijë objek-tiva të rëndësishëm dhe të sigurojë kalimin në fazën e grupeve, sukses

që i dha Skënderbeut të ardhura të rëndësishme financiare dhe e bën akoma më të fortë atë në rrugëtimin e tij të mëtejshëm si brenda vendit, ashtu dhe në aktivitetet e tjera ndërkombëtare. Duhet thënë se Orges Shehi në këtë klasifikim të portierëve më të mirë, me 26 pritje, ishte në fakt, më i mirë se dy gar-dianët e kombëtares tonë, Thomas Strakosha i Lacios dhe Etrit Ber-isha i Atalantës, që nuk ishin në dhjetëshen e parë. Pra veterani Shehi ua kaloi “rivalëve” të tij të përfaqësueses.

Tërheqja nga futbollitPadyshim, Orges Shehi ishte

një nga pikat e forta të Skënderbeut në këtë sezon të Europa League dhe për këtë meriton respektin e klubit e të tifozerisë korçare. Shehi ka gjasa të tërhiqet në fund të sezonit aktual, për të “varur këpucëst në gozhdë”, gjë që e ka paralajmëru-ar edhe vetë, por asnjëherë nuk i

dihet,. Pasi sukseset me skuadrën korçare mund ta joshin atë të luajë dhe për një vit tjetër me “Ujqërit e Dëborës”. Por fjalët e tij të thëna për gazetarët në fund të ndeshjes me Jang Bojs nuk lënë, në fakt, hije dyshimi për të ardhmen e tij,ku pritet t’i japë fund futbollit të luajtur në fund të edicionit aktual në Supe-riore. Portieri i ekipit korçar ishte i qetë në përfundim të ndeshjes me Jang Bojs. Ai u shpreh i kënaqur me arritjet e ekipit dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kom-peticionet Evropiane. Goli i shënuar në sekondat e fundit: “Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen”. Nota që i vë ekipit: “Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip”.Ndeshja e fundit ne Europë? “U kam thënë çunave që ta

Romela Begaj fitoi medalje ari në shkëputje dhe argjend në dygarësh, teksa në momentin e deko-rimit mungonte flamuri shqiptar, çka bëri që sportistja të nxjerrë flamurin e saj që mbante me vete. Këtë situatë të vështirë e ka sqaruar presidenti i federatës së shtangës, Elez Gjoza.“-Nuk është e vërtetë që nuk e kisha llogaritur Romelën për medalje. Unë e kisha llogaritur atë dhe kisha kon-takte të vazhdueshme me trajnerin e saj që është dhe bashkëshorti i saj. Ai më njoftonte vazhdimisht me rezultatet e Romelës. Ne kemi pasur

dhe gjithë deklarimet e sportistëve të peshës 69 kg dhe Romela kërkonte një shkëputje për të qenë e sigurt. Di-amanti shqiptar quhet Romela Begaj për gjithë sportin shqiptar. Rimarrja e titullit kampion që ia morën përpa-ra 3 vitesh, nuk ka ardhur nga Zoti, por nga krahët e saj. Ajo hodhi tutje baltosjen që iu bë më parë me sakri-ficën dhe pasionin e saj. Ajo ia doli pavarësisht vështirësive ekonomike personale dhe mangësive financiare, e ktheu të pamundurën në të mun-dur. Unë dua të falënderoj Romelën sepse do na mbushi palestrën me

“Romela të vogla”. Ky është një sport elitar dhe rezultatet e këtyre sportistëve shqiptar nuk mundet t’i baltosi askush. Sa për çështjen e flamurit, unë jam paraqitur tek vendi organizator, pasi prisnim një medalje dhe ishim të sigurt. Ne i pyetëm ata nëse e kishin flamurin shqiptar dhe ata na pohuan se e kishin një të tillë. Pra është përgjegjësia e vendit organizator për çështjen e flamurit. Ne kishim 2 flamurë me vete dhe Romela e kishte 1 të tillë me vete, por në fund u befasuam kur pamë një flamur aq të vogël”, tha Gjoza.

SHTANGA/ Gjoza sqaron mungesën e flamurit në SHBA: Problem i organizatorëve

Seferi nga Zvicra lëshon objektivin, synon Kombëtaren e Panuçit

Ja 5 lojtarët më të mirë të Skënderbeut në Europa League

mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona”. Dorezat e Europa League: “Po normal që do t’i mbaj se është kompeticion i rëndë-sishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë”. Irritimi me arbitrin: “Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, por është e vërtetë që pretendonim për diçka më shumë. Unë që nga porta nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta”.

Flamurtari do të presë në fundjavë në kuadër të xhiros së 14-të të Superiores, Vl-lazninë, duke dashur që të marrë tri pikë që do ta ngjisnin dhe më tej në tabelën e renditjes dhe do ta konfirmonin Flamurtarin si pretendente këtë edicion. Ndërkohë, trajneri Shpëtim Duro kërkon fitoren ndaj Vllaznisë në sfidën shtëpi-ake të javës së 14-të të Superiores, për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë 2017-ës. Trajneri i kuqezinjve parashikon një përballje të vështirë ndaj një skuadre që nuk mund të gjykohet nga pozicioni që ka në renditje. Të gjitha rezultatet teknike janë pjesë e lojës. Dëshira është që të

marrim fitoren ndaj Vllaznisë, por jam i ndërg-jegjshëm që nuk futboll nuk ka asgjë absolute. Dëshirojmë t’i bëjmë një mbyllje sa më të mirë kampionatit. Nuk duhet ta shohim Vllazninë në bazë të klasifikimit. Vllazninë e vlerësoj për organikën që ka: Orelesi, Vucaj, Gilman Lika apo Edon Hasani. Janë lojtarë që kanë qenë në qendër të merkatos. Flamurtarit ndaj shkod-ranëve i kthehen tifozët, por nga ana tjetër Duro duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm të formacionit bazë. Shumë pozitive që rikthe-hen tifozët, shpresojmë që t’ua shpërblejmë. Kemi dy mungesa të rëndësishme, Useinin dhe

Xhufon. Dëmtimet apo pezullimet janë pjesë e garës, jemi të detyruar të bëjmë disa lëvizje në formacion. Gjatë orëve të fundit Flamurtari zyrtarizoi afrimin e sulmuesit serb, Igor Nedjelkoviç, për të cilin Duro ka pritshmëri të larta. Pjesa më e madhe e punës në mer-kato është bërë në verë, tani duhet merkato e pjesshme dhe cilësore, për të mbuluar problemet e dy fazave të para. Jam shumë i lumtur që nënshkruam me Nedjelkoviçin. E kërkova edhe në verë. Ishte një operacion “blitz”, që e mbyllëm me sukses. Ai është futbollistët që luan në çdo pozicion në sulm.

Shpëtim Duro: Vllazninë nuk e nënvlerësojmë, duam tri pikët

Lojtarët e Skënderbeu po gjur-mohen nga menaxherët e klubeve të njohura në Europë. Disa prej tyre po i ndjekin prej kohësh, por dje nuk është se të gjithë kanë dhënë sinjale pozitive. Enis Gavazaj me siguri ka lënë mbresa me atë paraqitje të tij, jo vetëm për golin e shënuar. Por edhe Bajram Jashanica, pavarësisht se mbrojtja ishte pika më e dobët e Skënderbeut, u paraqit mirë. Nimaga ishte një nga ata që zhgënjyen. Gavazaj dhe Jashanica janë dy lojtarët me shanset më të mëdha për të lënë Skënderbeun në janar për një ekip të huaj. Nga transferimi i tyre ekipi do të përfitojë financiarisht, ndërkohë që për afrimet ende nuk kanë dalë emra konkretë, përveç Bregut të Luftëtarit.

Gavazaj dhe Jashanica, Skënderbeu

do t’i shesë në janar

Gledi Mici ishte lojtari më i vlerësuar nga portali i UEFA-s për paraqitjet në ndeshjet e Ligës së Europës. por me ndeshjen që bëri në javën e fundit Bajram Jashanica, ndo-dhi që kosovari të marrë kryesimin si lojtari më i mirë i skuadrës korçare në këtë kompeticion. Në vend të dytë u ngjit mbrojtësi Kristi Vangjeli, i cili është një nga lojtarët me më shumë peshë në radhët e skuadrës korçare. Ndërsa mbrojtësi Mici ka zbritur në vend të tretë. Pra të tre vendet e para i mbajnë mbrojtësit kryesorë. Më pas vjen radha e Xhejms, i cili falë lojës së mirë në dy ndeshjet e fundit ka pasur një ngjitje thelbësore e pozicionohet i katërti. Fill pas tyre renditet organi-zatori Sabien Lilaj.

“Portieri i Skënder-beut është renditur në vendin e tretë për sa u përket pritjeve të kryera në ndeshjet e Europa League. Shehi ka bërë gjithsej 26 pritje. Në vendin e parë është portieri i BATE Bor-isov, Denis Scherbit-ski me 31 pritje dhe në vendin e dytë, portieri i Rosenborg, Andre Hansen me 30 pritje...”

Page 21: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 2017 21

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

SOTSOT sport www.sot.com.al

Er ion Hoxhal lar i është një nga lojtarët kryesorë të Tiranës, të cilit në verë i përfundon kontrata dhe drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që ai të ikë me parame-tra zero. Duke qenë se objektivi për ngjitjen në Superiore nuk diskutohet te bardheblutë, presidenti Halili ka nisur të mendojë për ekipin e vitit të ardhshëm. Mbrojtësi është në planet e klubit dhe media sportive shkruan se i është ofruar

rinovimi i kontratës, por mbrojtësi po mendohet. Kushtet ekonomikë të kon-tratës janë përmirësuar dhe tashmë pritet përgjigje e Hoxhallarit, të cilin në fakt nuk i mungojnë ofertat. Rinovimi që i ofrohet nga Tirana nuk ka të bëjë vetëm me faktin që mund të largo-

het me parametra zero dhe do të përfitojë, por edhe për të mbajtur në ekip një lojtar që në krahun e majtë të mbrojtjes është ndër më të mirët në vend.

Të arrish në pikën për të shitur lojtar është gjë e mirë dhe në vendin tonë ka nisur të funksionojë tregu dhe klubet e kanë kuptuar që për të mar-rë një futbollist duhet të paguash, sikurse nuk duan që ndonjë lojtar cilësor t’u largohet falas. Luftëtari ka dy nga lojtarët më të kërkuar në ekip, sulmuesit Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, të cilët kanë disa oferta. Së fundmi është folur për bisedime të vlonjatit me Flamurtarin,

ndërkohë ka ardhur reagimi i Luftëtarit: “Pavarësisht se merkatoja akoma nuk është hapur zyrtarisht, në klubin tonë kanë mbërritur disa ofer-ta për lojtarin Dejvi Bregu. Ju bëjmë me dije se klubi do t’i shqyrtojë këto oferta vetëm pas përfundimit të kësaj faze. Luftëtari dhe lojtari janë të

fokusuar vetëm tek ndeshja e radhës, pasi kjo është një ndeshje vërtet e rëndësishme dhe të gjithë janë të përqendruar për të marrë maksimumin në Kamëz!”.

Armando Cungu është i lirë, pasi pas humbjes që Vllaznia pësoi me Kamzën ai dha dorëheqjen nga drejtimi i shkodranëve. Tekniku, që më parë në Superiore ka drejtuar Kukësin e Laçin, ka marrë oferta edhe gjatë periudhës që ishte në krye të kuqebluve dhe sërish ka një të tillë. Është përfolur shumë për një kalim tijin në krye të Kukësit, ndër-kohë që tashmë Cungu ka reaguar dhe përgjigja e tij është mjaft intriguese. Kush është skuadra tjetër që e do?! “Mediat dinë më shumë se unë, por mund të kon-firmoj se nuk kam kontakte me drejtuesit e Kukësit. Se nga kanë dalë këto fjalë nuk e di. Unë në fakt kam patur ofertë nga një tjetër klub i Superligës shqiptare, që pret një përgjigje nga ana ime këto ditë”.

Andi Koçi dhe Lorenc Jemini nuk janë që vjet arbitra të FIFA-s dhe kjo ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të dërgojë në qeverinë e fut-bollit botëror disa emra arbitrash për të marrë stemën e FIFA-s. Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi me emrat e rinj të arbitrave shqiptarë që mbajnë stemën e FIFA-s, teksa veç Enea Jor-gjit të konfirmuar, jashtë shtuar edhe dy të tjerë. Në fakt pritej dhe ashtu ka ndodhur, pasi janë Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti ata që kanë marrë stemën e FIFA-s dhe tashmë do të kenë mundësinë të gjykojnë edhe ndeshje ndërkombëtare. Dy arbitra të rinj, që janë edhe një motivim për arbitrat e tjerë për të ngjitur shkallën e karrierës.

TRAJNERI

GJYQTARËT

Të kuqtë mendojnë blerje të fuqishme në janar dhe afrimi i parë është sulmuesi i Peristerit në Maqedoni

Partizani përzuri italianët, Lukas është blerja e parë e merkatos së dimrit

Adriatik BALLA

Partizani synon të bëjë një merkato aktive në periudhën e transferimeve dimërore, e ku ambiciet i ka për të

forcuar grupin në repartin ofensiv, në mënyrë që të rikthehet bindshëm si konkurrent për të paktën një vend në Europa League, apo dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Sigurisht, italianët dështuan dhe fajtori kryesor mund të quhet Luçiano Moxhi. Ai solli në merkaton e verës disa lojtarë nga kampionati italian si dhe një staf dre-jtues nga Italia, por në gjashtë muaj që qëndruan në Shqipëri nuk bënë asgjë, madje Partizani rrezikoi të rrëshqiste në fundin e tabelës së renditjes. Është fakt i pamohueshëm që për shkak të një merkatoje të dështuar, sulmi i Partizanit nuk ishte fare ekzistent, ai ishte plotësisht i paralizuar dhe këtu futet edhe blerja më e shtrenjtë e kësaj merkatoje vere, Edgar Çani. Edhe sulmuesi tjetër i ekipit, Xheva-hir Sukaj, është dëmtuar dhe nuk po aktivizohet, ndërsa lojtarët e tjerë që erdhën me bujë nga Italia nuk ia dolën të aktivizohen e të bëjnë diferencën. Për pasojë u detyruan të largohen të gjithë dhe mbetet vetëm të japë dorëheqjen edhe drejtori Luçiano Moxhi. Ndërkohë që italianët janë lar-guar, në kampin e kuq po mendojnë për blerjet e fuqishme të janarit. Dhe janë vendosur piketat, pasi trajneri Sulejman Starova e ka bërë të qartë se ky repart kërkon urgjentisht ndë-rhyrje, për të marrë lojtarë që dinë të bëjnë diferencën në repartin ofensiv. Dhe sulmuesi është gjetur, pikërisht në Maqedoni, megjithëse është një

KLUBI

futbollist me origjinë nga Amerika e Jugut. Bëhet fjalë për Lukas Kardozo Pereira. Ai është një bomber që ka luajtur në kampionatin e vendit fqinj dhe ka lënë përshtypje të mira. Në fakt, të gjesh sulmues është e vështirë, sidomos ekipet shqiptare. Paratë nuk mungojnë, Partizani përshmebull shpenzoi shumë gjatë merkatos së verës dhe shënuesi më i mirë i ekipit është Lorenc Trashi me tre gola. Pra, të kuqtë janë hedhur në sulm dhe këtë herë rajoni është tregu i preferuar dhe lëvizje e parë është bërë, sikurse raporton, që sot tregon edhe detajet e transferimit të Lukas Kardozos nga Pelisteri. Braziliani i janë dhënë 30 mijë euro për të mbyllur marrëve-shjen, ndërkohë që nuk do të jetë i vetmi lojtar që do afrohet për vijën e parë të sulmit. Besar Abdurahimi është sulmuesi tjetër që duan te Par-

tizani dhe në Maqedoni raportohet se është arritur marrëveshja. Pak ditë më parë ky lajm u dha në “Supersport” dhe tani gjen mbështetje në mediat fqinje, ndërkohë që raportohet se në garë për të është edhe Flamurtari. Siç shihet nga lëvizjet e fundit, Par-tizani synon të bëjë një merkato të fortë dhe me emra të spikatur, duke qenë i bindur se mund ta forcojë mjaftueshëm repartin ofensiv në këtë merkato dimri dhe për t’i dhënë vetes avantazhe në pjesën e dytë të garës. problemi është se nuk gjenden shumë elementë cilësorë të lirë në këtë periudhë dhe Starova me stafin e tij e di mirë këtë fakt. Gjithsesi, ai beson se me disa përforcime cilësore në pozicionet kyçe në skuadër gjatë merkatos së dimrit mund të sjellë një përmbysje të madhe në kampionat, të paktën për ta futur Partizanin në

Romela Begaj u kthye dje nga SHBA, ku ajo doli nënkampione e Botës në dygarësh në kampionatin botëror të peshëngritjes që u zhvillua atje. Në fakt, Begaj mori8 dy medalje, një ari në shkëputje e një argjendi në dygarësh, duke siguruar titullin e nënkampiones së botës. Para gaze-tarëve ajo shprehu lumturinë e saj për suksesin të cilin e ndau me shqiptarët në tërësi. “Ky ishte një start shumë i mirë si për mua, ashtu edhe për të gjithë shqiptarët. Ndryshimi i peshës? Fillimi në një peshë të re është një ndi-

hmesë për mua. Dëmtimi? Dëmtimi është dëmtim, gara ka të papritura. Për mua edhe kjo ishte një arritje dhe një histori për Shqipërinë. Shkalla e dëmtimit? Kam bërë një kontroll, pres përgjigjen e doktorit. Tani për tani jam mirë. Fitoren ja dedikoj të gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë. A pretendoni për medalje Olimpike? Le të themi se ky është starti. Medalja Olimpike është akoma larg. Europia-ni në mars? Do të japim maksimumin, jo vetëm unë, por të gjithë sportistët shqiptarë sepse ky është vendi jonë

dhe duhet ta nderojmë. Pritja dhe shpërblimi? Jo, nuk më bën përshtyp-je. Pasi unë si herën e parë, dhe si herën e dytë tani, unë ujë kam marrë. Unë jam e kënaqur me arritjet e mia, me lodhjen time, sakrificat e mia, pasi kam një vit larg familjes. Për mua nuk është e para paraja. E para është që të arrij atë që kam bërë për Shqipërinë, të tregoj se Romela ka punuar me sakrificë dhe me gjak. Dua të kem një emër të pastër. Paratë më takojnë, por kjo është para për mua”, u shpreh Romela Begaj.

Romela Begaj kthehet nga SHBA: Medaljet ua dedikoj të gjithë shqiptarëve

Shqipëria konfirmon edhe dy arbitrat e rinj të FIFA

Cungu mohon zërat që e lidhin me Kukësin, asnjë

ofertë në Superiore

rrugën e duhur të suksesit, pra në garën për titull. Objektivi madhor për vend të parë duket i pamundur në këtë moment, pasi diferenca është 13 pikë, por Partizani shpreson të përmirësojë situatën duke fituar duelet direkte me korçarët dhe në ndalesat e tyre në ndeshjet e tjera me rivalë të drejtpërdrejtë si Kukë-si, Flamurtari e madje dhe Kamza që është futur fuqishëm në valle. Përveç Lukas që është tashmë edhe zyrtarisht i afruar (mbetet vetëm të hidhet e zeza mbi të bardhë e palëve në prani të FSHF-së, pra që të bëhet prezantimi i lojtarit në fillim të janar-it. Sa u takon afrimeve të tjera që priten nga klubi i kuq, duhet thënë se stafi ende nuk ka marrë ndonjë lëvizje konkrete, pasi është duke shqyrtuar kandidaturat.

Te Kukësi ka tension, që lidhet me daljen e bisedave të presidentit Safet Gjici në media, gjë që ka irrit-uar presidentin e Kukësit. Dhe duke parë këtë situatë të tensionuar, klubi ka vendosur që t’u mbyllë gojën të gjithëve, askush nuk lejohet të flasë për shtypin sportiv, madje lojtarët janë “kërcënuar” se do të penalizohen, nëse flasin. Ka kontaktuar me disa lojtarë dhe të gjithë kanë kthyer të njëjtën përgjigje: “Nuk mund të flasim, pasi nuk na lejohet nga klubi”. Edhe vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, nuk ka dashur të flasë, çka tregon se gjendja është e tensionuar. Ultimatumi për trajnerin Milinkoviç është fitorja me çdo kusht në duelin e radhës.

Kukësi në heshtje shtypi, kërkohet fitore me çdo

kusht për Milinkoviç

Luftëtari mohon largimin e Abazajt dhe Bregut, Flamurtari është në pritje

Hoxhallari zgjat kontratën me Tiranën, synon kthimin në Superiore

“Partizani synon të bëjë një merkato të fortë dhe me emra të spikatur, duke qenë i bindur se mund ta forcojë mjaftueshëm repartin ofensiv në këtë merkato dim-ri dhe për t’i dhënë vetes avantazhe në pjesën e dytë të garës....”

Page 22: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

22 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Eminem publikon këngën “Untouchable” pas albumit “Revival”

1- Ka për kryeqytet Jordania. 2- Pije alkoolike e jashtme. 3- Gryka e vullkanit. 4- Plaku ... tek filmi “Njeriu me top”. 5- Profil metalik. 6- Përemër vetor. 7- Art i të kërcyerit me figura në skenë. 8- Sheshi i luftimit të gladiatorëve. 9- Njëra anë e horizontit. 10- Aktori amerikan Bedi në inic. 11- Një shtet aziatik me këyeqytet Vientiana. 13- Aktori Edmond ... (filmi “Si të gjithë të tjerët”). 14- Monstër, yrnek. 16- Një gazetë e përditshme. 17- Ish futbollisti anglez i vitit 1985 ... Kigan. 18- Titull fisnik në një perandori. 20- Atdhe, komb. 21- Vilat e beut. 22- Vangjeli i politikës. 23- Ulje mbi gjunjë. 24- Ai jeton në manastir. 25- Dackë, shpullë. 26- Dhëmbët e foshnjës. 27- Ka për kryeqytet Ukrahina. 29- Njëlloj s nr.4 vertikalisht. 30- I vihet prapa portës. 31- Vend ku rrinë bagëtia gjatë verës dhe ku bëhet edhe përpunimi i qumështit. 33- Në fillim të ratifikimit. 34- Emër djali. 35- Tani, me dialekt. 36- Haki Struga. 37- Ushtria Ruse.

1- Ajo e Noes. 4- Agjensia e lajmeve egjyptiane. 7- Liqeni në Rusi kufi me Mongolinë, më i thelli në botë 1620 m. 12- Ish-futbollisti anglez Bobi ... 13- Fillimi artistik “Gunat mbi ...”. 14- Fotografi shkodran Kel ..., pa të fundit. 15- Fillestar dile-tant. 17- Bashkëpuntor, shok pune. 18- Makinat e Korçës. 19- Një lagje e vjetër në Shkodër afër kalasë. 20- Ingjan bostanit por është vezak dhe verdhë. 21- Sinajl i koduar për ndërhyrje emergjente, 22- Një shenjë e horoskopit. 23- Bën pjesë në pajisjet e ushtarit në marshim. 24- Dëshirë e fortë për të patur diçka. 25- Pikë turistike në veri. 26- Vrasës, barbar, i pamëshirshëm. 27- ... Kola i të përndjekurve. 28- Shkrimtari Abdihoxha. 29- Një ëkip futbolli italian. 30- Ish monedhë turke. 32- Fill i hollë pambuku. 33- Një lloj vaji prejardhje bimore. 34- Vjershë lirike apo pjesë muzikore me përmbajtje të trishtuar e të përvajtueshme. 36- Detyrim apo taksë që i jepej një shteti tjetër kur mundej në luftë. 37- Lëndë organike nga kafshët që përdoret si pleh kimik. 38- Qazimi e këngës. 39- Ato duhen shfrytëzuar 40- Hyn tek drithërat. 41- ... Aurel, humorist anglez.

Eminem publikon këngën “Untouchable” para lançimit të albumit. “Untouchable” vjen pak ditë para publikimit të albumit të ri të tij “Revival”. Ky projekt ka arritur 500 mijë klikime në orët e para dhe është pëlqyer nga adhuruesit e repit. Eminem publikoi ditë më parë listën e këngëve të albumit të ri, ku spikasin projektet me Beyoncen, Ed Sheeran dhe Alicia Keys. Ky album është i pari pas shumë viteve të lançimit të albumit “Marshall Mathers LP”. Reperi ka pasur jetë të vështirë nga varësia e alkoolit dhe problemeve në jetën private. Ai megjithatë ka gjetur kohë për t’u rikthyer në skenë në këtë fundvit, duke performuar

në MTV EMA. Viti 2009 shënoi kthimin e tij në skenë, me albumin e tij “Relapse”. Eminem është artisti më i shitur i dekadës së fundit 1999 -2009, duke thyer një rekord shitjesh me mbi 80 milion albume në mbare botën, me mbi 45 milion kopje të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara. Ai është një nga më të artistët më të shitur në bote. Eminem është vlerësuar nga revista "Rolling Stone" si një nga "100 Artistët Më të Mëdhenj të të Gjitha Kohërave" si dhe "Artisti i Dekadës" po nga e njëjta revistë. Revista “Vibe” e nderoi atë me titullin "Reperi më i mirë i të gjitha kohërave". Albumi “Reviv-al” vjen katër vite pas albumit të tij më të fundit.

MaçokuBurri urrente maçokun që

mbante e shoqja në shtëpi.Një ditë fshehurazi vendosi

ta largojë.Mori maçokun dhe e largoi

nga 10 ndërtesa larg, sapo arriti në shtëpi pa që maçoku kishte arrit para tij.

Mori sërisht maçokun dhe e dërgoi 20 ndërtesa më larg e maçoku sërisht u kthye në shtëpi.

Kështu vazhdoi për disa ditë, burri e dërgonte sa më larg maçokun dhe e braktiste ai sërisht kthehej në shtëpi.

Një ditë i hipi makinës mori maçokun e u nis ta dërgonte sa më larg këtë herë.

Eci një rrugë të drejtë pastaj u kthye majtas, sërisht drejt e më pas djathtas, drejt, djathtas, majtas, drejt, majtas djathtas, kaloi një urë e sërish majtas, drejt djathtas gjersa u bind që maçoku nuk do mund të kthehej dot, e nxorri nga makina dhe e braktisi në një kazan plehrash.

Pas rreth tre orësh burri i telefonon gruas në shtëpi:

-Moj grua, a është maçoku në shtëpi?

-Po, këtu është përgjigjet gruaja.

-Po ma kalo moj legenin në telefon se kam humbur rrugën.

Tre gratëTre gra po bisedonin me

njëra-tjetrën për forcën e gruas në shtëpi.

E para thotë”-Unë i dhashë burrit të lante

rrobat, ditën e parë nuk pashë gjë, po ditën e dytë i kishte larë ama.

E dyta thoshte:-Unë i thashë burrit të bënte

pazarin, ditën e parë nuk pashë gjë, po nga dita e dytë e kishte bërë shyqyr.

E treta thotë:-Unë i thashë burrit një ditë

të më hekuroste rrobat, ditën e parë nuk pashë gjë, nga dita e 6 kam filluar të shoh pasi m’u ul pak e ënjtura e syrit.

k u l t u r e www.sot.com.al

4 9 5

6 8 1 7

5 6

2 4 9 1

5 7 4 6

2 5 3 1

3 8

2 8 3 6

7 6 5

8 1 6 7

9 2 5 4

4 1

8 4 7

6 1 9

5 7 6

9 1

6 2 8 7

3 4 2 6

7 5 2 9

8 3 2 5

6 4 1

8 7

5 3 6

4 1 7 6

2 7 3 5

Page 23: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

GAZETA SOT E Shtunë 9 Dhjetor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Personat që janë në çift do ndihen paksa të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do kenë kohë të qëndrojë me ta.

23 shattor-22 tetor

Pritet që kjo ditë të jetë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do jeni më të qartë për atë që doni të bëni në të ardh-men dhe do merrni vendime.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Në jetën tuaj në çift nuk do ketë debate, por as risi nuk priten. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe lëreni veten sa më të lirë.

Ditë me të papritura kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos nxitoheni të merrni vendime.

Të dashuruarit do kalojnë një ditë me debate. Xhelozia do jetë pika më e dobët. Beqarët do kenë vetëm mundësi për takime dhe aventura kalimtare.

Dashi Demi

Nëse doni që lidhja juaj të shkojë më së miri, duhet t’i sht-oni dozat e fantazisë. Provoni gjëra të reja për ta larguar sa më parë rutinën “vrastare”.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Ata që janë në një lidhje mund të debatojnë për çështje parash gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të marrin vendime përfundimtare. Kujdes!

Jeta në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Mundohuni të flisni hapur me partnerin dhe të mos e humbisni për asnjë çast komunikimin.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Më në fund do gjeni qetë-sinë dhe ngrohtësinë ju që jeni në një lidhje. Do të kujdeseni më tepër për partnerin/en dhe do ta surprizoni atë.

Apple dhe iPhone me ekran LCD dhe trup të metaltë

Ditë mjaft pasionante kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Jupiteri do ua mbrojë gjithë kohës të ardhurat. Nuk pritet asnjë problem.

Horizontal

Ata që janë në një lidhje do kenë rivalitet të fortë sot kështu që duhet t’i kushtojnë vëmendje me tepër personin që kanë në krah.

Dita e sotme do jetë shu-më e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini aspak dakord me ato që do ju thotë partneri/ja.

Apple do të nisë të paktën një iPhone me LCD në 2018, njoftoi brendësia e indus-trisë në Japoni. Pajisja do të jetë një nga tre telefonat e rinj anësorë, dy të tjerë që thuhet se vijnë me ekranet OLED. Informacioni i brendshëm vjen si një bekim për Sharp dhe Japan Display, dy nga prodhuesit kryesorë të LCD në treg. Aksionet e tyre u rrëzuan masivisht pasi iPhone X doli me një ekran OLED, të furnizuar nga Samsung. iPhone LCD do të ketë ekran 6.1 inç dhe mbësht-jellës metalik, duke përfshirë edhe panelin e pasmë. Përkundrazi, dy iPhone të tjerë pritet të kenë ekrane 6.3 “dhe 5.8”, sipas të njëjtit burim. Duke pasur një trup metalik do të thotë asnjë mbushës pa tela, megjithëse duket e pamundur që Apple të heqë funksio-net kaq shpejt pas adoptimit të tyre.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Pesë zjarrfikës kanë bërë të pamun-durën për disa orë që t’i shpëtojnë jetën një djali të ri nga Anglia, i cili është i njohur për shakatë e tij që i poston në YouTube, pasi kishte betonuar kokën ndërsa mikrovalën e kishte shfrytëzuar si kallëp për të marrë formën katrorë. Jay Swingler 22-vjeç dhe miqtë e tij kishin përzier shtatë qese të betonit dhe më pas e kishin derdhur në kokën e tij që e kishte mbështjellë me qese, kurse qëllimi i tyre ishte që përmes mikrovalës të merrte formën e katrorit. Por, ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë kur i ngeci koka dhe po mbeste pa frymë, dhe me urgjencë i telefonuan ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit, të cilët pas disa orëve përpjekje arritën t’ia nxjerrin kokën nga mikrovala.

Fjalëkryq i shifruar

1- Njeri që shkëput lidhjet me masat, mbyllet brenda interesave të ngushta të një grupi. 6- Ele-ment kimik, përbehet nga azoti dhe hidrogjeni hyn në përbërjen e shumë kriprave. 7- Fshat turistik buzë liqenit të Pogradecit. 8-Ministria e Ndërtimit. 9- Energji Natyrore. 10- Tip avioni luftarak rus. 11- Predhë luftarake nënujore, pa fund. 12- Skorjet e ty-mit në oxhak. 16- Është material inert. 17- Barazim në shah. 18- Janë dy ato të globit. 19- Është pije freskuese. 20- Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët. 22- Disponon. 23- Filmi italian “ ... në Iskia”. 25- Magazinë e madhe drithi. 26- Ish këngëtari Ndoja. 29- Gjellë me copa mishi, perime e salcë. 30- Ai drejton një manastir. 31- Goli në Olimpikun e Romës. 32- Khajami i rubairave. 33- Vend i hapur në mure anash oxhakut për të vendosur gjëra të vogla si atletet e kafes. 35- Cigarishte. 36- Letër në format të madh. 37- Zola i letërsisë franceze në inic. 38- Kolosi i ... ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullite e botës së vjetër. 39- I thonë çajit italianët. 40- “Pyes ...” një këngë fituese në festival. 41- Stacioni ndërplanetar rus në hapësirë. 42- Një mik spanjoll. 43- Këngëtarja popullore Rasha.

1- Pihet njëlloj si çaji. 2- Regjizori Musliu. 3- Është figurë gjeometrike. 4- Trupat Ndërkombëtarë. 5- Ka për kryeqytet Birmania. 8- Qytezë në Rrethin e Kurbinit. 10- Shkollë e ulët e fesë Islame. 11- ... Myrtja tek filmi “ Kur hidheshin themelet”. 12- Qymyr Industrial. 13- Ajo e Arkimedit. 14- Vlerëson rezistencën. 15- Zyrat Italiane. 16- ... Godunov, një opera nfa Cajkovski. 18- Plikot. 20- Stërqokat, femra e gallofit. 21- Ka për kryeqytet Taxhikistani. 23- Qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë. 24- Një mishngrënës i madh. 25- Njëlloj si shkak apo arsye. 26- Vend me baltë dhe lluc. 28- Ish tenori ... Kovaçi. 29- Lopatat e lundërtarit. 31- Itzhak ... ish ministër i Jashtëm i Izaraelit. 32- Një gjini muzikore. 33- Qytet në Span-jë. 34- Vërteton identitetin. 36- Humoristi italian Antonio Dekurti, e thërrasin ... 38- Lloj kërcimi modern. 39- Automjetet e transportit ndërkombëtar. 40- Literaturë Italiane. 41-Notë në pentargam.

k u l t u r e www.sot.com.al

Angli, zjarrfikësit shpëtojnë djalin me beton në kokë

Page 24: SHBA nis lëvizjet për zbulimin e Pas ftesës së Ramës ndaj parave … · 2020-01-07 · në takimin “Faleminderit Forca të Armatosura” në Ministrinë e Mbrojtjes me efektivët

24 GAZETA SOTE Shtunë 9 Dhjetor 2017

2,3,9,11,12,13,15,14,18,19,20,21,24 (merr gazeta)

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Kristiano Ronal-do fitoi “Topin e Artë” mbrëmjen e dy ditëve më parë,

duke barazuar Lionel Mesin me pesë trofe të tillë në kar-rierën e deritanishme. Ishte argjentinasi i pari që realizoi “manita”, por Ronaldo e barazoi në çdo aspekt dhe rivaliteti midis tyre po vijon të jetë i fortë dhe mund të shkojë edhe më tej. Sigurisht, çmimi i fituar i jep më shumë rëndësi portugezit në këtë moment, sidomos kur Reali ndodhet në pozita të vështi-ra në kampionat dhe është larg Barcelonës kryesuese, duke pasur një diferencë 8 pikëshe midis tyre. Por ndërsa dueli midis Ronaldos dhe Mesit për lojtarin më të mirë në botë vazhdon dhe është mjaft i gjerë, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane ka thurur elozhe për sulmuesin e skuadrës së tij, duke e cilësuar më të mirën e futbollit ndonjëherë. Pra Zidane mban një qëndrim krejtësisht pro lojtarit të tij, duke i vënë “kapak” sipas

TRAJNERËT/ Inter-Juventus, Spaleti vlerëson lart Alegrin

SERIE A Ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë, Juventus-Inter. Të shtunën në orën 20:45, në “Allianz Stadium” të Torinos, luhet një pjesëz e titullit të Serisë A, me ziklatrit që janë të vetmit të pamposhtur në 15 javët e para të kampionatit italian. Një përballje ku u besohet dy “bomberave” respektivë, Gonzalo Higuainit dhe Mauro Ikardit. Janë të dy argjentinas, rivaliteti mes të cilëve shtrihet edhe në përfaqësuese për të një vend përkrah Lionel Mesit në “Rusi 2018”. Pikërisht ky duel mund

të jetë vendimtar për rezultatin e derbit të Italisë. Por cilat janë statistikat e dy prej sulmuesve më të shquar të Serisë A? Gonzalo Higuain: 156: ndeshje në Serinë A me Napolin dhe Juventusin, 74: Janë takimet ku ka shënuar Higuain (47%), 104: Gola, 21: Gola me të majtën, 76: Gola me të djathtën, 96: Gola brenda zonës, 8: Gola jashtë zonës, 12: Gola me 11-metërsh, 24: Dygolësha (3 Lacios, 2 Torinos, Milanit, Xhenoas, Sampdo-rias, Bolonjes, Atalantës, Sassuolos; 1 Cesenës, Interit, Empolit, Cagliarit,

Chievos, Pescarës dhe Frosinones). 0: Poker. Mauro Icardi -171: Ndeshje në Serinë A me Sampdorian dhe Interin, 68: Numri i ndeshjeve ku ka shënuar (39%), 97: Gola, 20: Gola me të majtën, 60: Gola me të djathtën, 92: Gola brenda zonës, 5: Gola jashtë zonës, 12: Gola me 11-metërsh, 18: Dygolësha (2 Samp-dorias, Empolit dhe Fiorentinës; 1 Ju-ventusit, Bolognas, Veronës, Palermos, Udinezes, Pescarës, Torinos, Crotones, Lazios, Romës, Atalantës dhe Kagliar-it), 1: Poker (Peskarës).

MERKATO AMBICIA TRAJNERI

Junajtid dhe Siti ofrojnë 100 mln euro për Milinkoviç

Zyrtare, Zenga merr drejtimin e Krotones

Merkato duket se do të jetë e fuqishme në dimër dhe në verën e ardhshme, teksa një futbollist serb i Lacios po merre vëmendje parësore nga klubet e mëdha dhe për të janë gati të ofrohen 100 mln euro. Mançester Siti dhe Mançester Junajtid janë duke luftuar për mesfushorin fantastik të Lac-ios, Sergej Milinkoviç-Saviç. “Dy skuadrat nga Mançesteri e duan mesfushorin serb të Lac-ios”, shkruan “Corriere dello Sport”. Mesfushori i skuadrës italiane po kalon edicion fan-tastik, duke qenë një nga më të mirët në Serie A. Sipas “Cor-

Nuk është më një sekret, që Reali i Madridit po kërkon të joshë futbollistin e Paris Saint Germain, të cilin e ka kthyer në një objektiv që në vitin e parë të transferimit në ligën franceze. Për të shtuar më shumë spekulimet mendoi presidenti i ekipit “merengues”, Florentino Perez. “Të gjithë e dinë që doja ta blija. Nëse do të luante me Realin e Madridit do të kishte më shumë mundësi që të fitonte Topin e Artë. Klubi ynë është i tillë që ofron gjithç-ka për një futbollist të nivelit të lartë”, tha presidenti Florentino Perez për radion “Cadena Ser”.

Valter Zenga është tra-jneri i ri i Krotones. Ish portie-ri i Interit dhe kombëtares italiane ka firmosur sot kon-tratën që e lidh zyrtarisht me kalabrezët, teksa prezantoi si ndihmës të tij, Amedeo Kar-bonin. “Unë jam shumë i lum-tur dhe i nderuar që bëj pjesë në një familje të rëndësishme në botën e sportit. Premtoj se do të punoj shumë dhe do të bëj gjithçka për të nderuar këtë familje”, tha trajneri i ri i Krotones. Zenga merr kështu postin e Davide Nikolas, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, pas humbjes në

riere dello Sport”, të dy këto skuadra janë gati të paguajnë deri në 100 milionë euro për Sergej. Atë e dëshiron edhe kampioni i Italisë, Juventus.

Barcelona do të vuante në këtë mënyrë një tjetër tradhti nga braziliani, që u shkëput duke paguar klauzolën për të ikur nga katalanasit.

shtëpi me Udinezen. Për sto-lin e Krotones u kontaktuan disa trajnerë, përfshi këtu edhe ish teknikun e kuqezin-jve, Xhani De Biazi.

Trajneri i Realit të Madridit i thur elozhe sulmuesit portugez, duke thënë se ai është më i miri në historinë e futbollit dhe do të mbahet mend gjatë sidomos në Madrid

tij rivalitetit me Mesin dhe për ta cilësuar portugezin më të mirin në histori. Në fakt, ky qëndrim i Zidane shihet si strategjik, sepse e motivon lojtarin të jetë i qetë për ndeshjen e radhës në kampionat dhe në sfidat e ardhshme të kampionatit spanjoll. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Seviljen në “Santiago Bernabeu” trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zi-dane deklaroi se Kristiano Ronaldo do të qëndrojë te

Reali derisa të vijë momenti për t’u tërhequr nga futbolli. “Kristiano Ronaldon e shoh përjetë në radhët e Realit të Madridit. Bëhet gjithmonë e njëjta pyetje, është apo nuk është i lumtur, për të ngac-muar Kristianon dhe Realin e Madridit. Mendoj se do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës së tij. Ndodhet në klubin më të mirë në botë dhe debati mbyllet këtu”, u shpreh Zidane. Më tej tra-jneri i “Los Blancos” foli për qëndrimet e Ronaldos dhe

Zinedin Zidane flet hapur: Ronaldo më i miri i të gjitha kohërave

Sot dueli Higuain-Ikardi, shifra pothuajse të barabarta

Perez fton Nejmar te Reali: Këtu fiton “Topin e Artë”

Përballja e kreut mes In-terit dhe Juventusit mund të vendosë shumë për të ardhmen e dyja skuadrave, por këtë herë rivaliteti tradicional mes dy skuadrave nuk reflektohet në fjalët e trajnerëve në kon-ferencat respektive për shtyp. Spaleti dhe Alegri respektojnë dhe vlerësojnë në distancë njëri-tjetrin. “Tani kemi krijuar një identitet dhe kemi sigurinë se mund të përballemi në këto nivele. Për të arritur objektivat na nevojiten sa më shumë pikë dhe çdo ndeshje duhet parë si një trofe që duhet çuar në shtë-pi. Me këtë mentalitet shkojmë edhe në Torino, me mendimin e vetëm te fitorja. Do të na

duhet karakter. Kë do t’i hiqja Juventusit, nëse do të kisha mundësi? Allegrin, është ai më i rrezikshmi. Juve-Inter mbetet sfidë për titull edhe pse ende nuk është vendimtare. Do të ndeshemi me një Inter që vjen me avantazhin e vendit të parë dhe nuk ndodh shpesh që të për-ballesh me të parat e klasifikimit brenda së njëjtës javë. Duhet të shfaqemi besimplotë, jo vetëm për këtë takim, por për ecurinë në kampionat. Gjithsesi, mendoj se këtë sezon titulli do të luhet deri në momentin e fundit. Interi vjen me statistika fantastike, me mbrojtjen më të mirë dhe me një trajner po kaq të zot si Spaleti”, u shpreh Spaleti para gazetarëve.

peshën që ai ka në skuadër, por edhe vlerësimin e fun-dit me “Topin e Artë”, duke rikujtuar edhe një herë se Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Janë thënë shumë gjëra për Kristianon dhe nuk gjej më fjalë për ta përcaktuar se sa lojtar i madh është. Ajo që po bën në fushën e blertë është fenomenale. Te Reali mund të vijnë futbollistë të tjerë, të qëndrojnë për 10 vjet, por kurrë nuk do të mund ta ar-rijnë atë që ka bërë Ronaldo. Po, mund ta them që është më i miri i historisë.” Zidane i uroi shërim sa më të shpejtë trajnerit të Sevillas Edoardo Berizzos, pas diagnostikimit me kancer në prostatë, ndër-sa zbuloi se Gareth Bale nuk është gati për andaluzianët. Gjithsesi uellsiani parashi-kohet të luajë në Botërorin e Klubeve. Natyrisht, Zidane e di se rivaliteti me Barcelonën bëhet shumë i vështirë, për më tepër që diferenca me pikë është e madhe (8 pikë), por me një Ronaldo të rik-thyer në formë pretendimet rriten dhe objektivat bëhen të realizueshëm.