shba vë në zbatim planin për arrestime baza irritohet me bashën, … · 2020. 1. 7. · 54....

24
Degët e Partisë Demokratike kanë nisur të irritohen me kreun Lulzim Basha. PD-LSI deklaru- an se në janar do të nisë një valë e gjerë protestash, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gazeta është interesuar pranë degëve... CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Gati të dhënat për lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve me krimin, mbyllet verifikimi për 800 persona, kontrolle brenda dhe jashtë vendit Baza irritohet me Bashën, PD asnjë plan konkret mbi aksionin e janarit, protestat shtyhen për në fund të muajit Dekriminalizimi, prokuroria asnjë informacion shtesë për Gledion Rehovicën dhe Aqif Rakipin, ndiqet i njëjti skenar si një vit më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-kryetarin e Komisionit të Prokuri- meve Publike, Gentian Kerri, dy ish-anëtarë të tjerë si edhe dy prej anëtarëve aktualë. Sipas njoftimit për shtyp të nisur nga KLSH, gjatë... Prokuroria deri ditën e djeshme nuk ka dorëzuar asnjë material shtesë në KQZ, sa i takon akuzave për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. KQZ mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi mandatin... Tirazhi 7500 kopje E Premte 5 Janar 2018 Gjykata Kushtetuese rrëzon kompanitë e basteve sportive, nuk shqyrton ankimimin e tarifës për kontrollin e lojërave të fatit Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e shoqatës së shoqërive të lotove dhe basteve sportive, për heqjen e tarifës së mirëmba- jtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që ato duhet të paguajnë gjatë ushtrimit... SHBA vë në zbatim planin për arrestime “VIP” brenda janarit, mbyllen dosjet për një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë, sekuestro pasurive kriminale Faqe 3 Faqe 8 Edi Rama fillon të shtunën aksionin për shkrirjen e LSI, zbardhen detajet e Asamblesë së PS, në fokus zgjedhjet vendore dhe spastrimi i administratës nga militantët Faqe 4 F.16-17 KOMENT ANALIZE & Nga Besi BEKTESHI Janari, fillimi i rrëzimit të “Republikës të Katërt”! Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPI Përse ka ndodhur kequshtrimi mjekësor? Një pyetje e tillë, menjë- herë të bën të mendosh se ras- tet e kequshtrimit të profesionit Faqe 9 Shkaktuan 248.9 milionë lekë dëme nga abuzimet me tenderat, KLSH kallëzon ish-kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe 4 anëtarë Faqe 7 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Dokumentet e CIA, ja lëvizjet e amerikanëve për të rikthyer në pushtet Ahmet Zogun, tentativa për të nxitur përçarje brenda komunistëve Faqe 12,13 Brenda 2 javësh rezultatet e para të vetingut, Komisioni përfundon rekrutimin e stafit, ja kush rrezikohet në sistemin e drejtësisë Faqe 2 Faqe 5 Faqe 10

Upload: others

Post on 01-Sep-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

Degët e Partisë Demokratike kanë nisur të irritohen me kreun Lulzim Basha. PD-LSI deklaru-an se në janar do të nisë një valë e gjerë protestash, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gazeta është interesuar pranë degëve...

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Gati të dhënat për lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve me krimin, mbyllet verifikimi për 800 persona, kontrolle brenda dhe jashtë vendit

Baza irritohet me Bashën, PD asnjë plan konkret mbi

aksionin e janarit, protestat shtyhen për në fund të muajit

Dekriminalizimi, prokuroria asnjë informacion shtesë

për Gledion Rehovicën dhe Aqif Rakipin, ndiqet i njëjti skenar si një vit më parë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-kryetarin e Komisionit të Prokuri-meve Publike, Gentian Kerri, dy ish-anëtarë të tjerë si edhe dy prej anëtarëve aktualë. Sipas njoftimit për shtyp të nisur nga KLSH, gjatë...

Prokuroria deri ditën e djeshme nuk ka dorëzuar asnjë material shtesë në KQZ, sa i takon akuzave për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. KQZ mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi mandatin...

Tirazhi 7500 kopje E Premte 5 Janar 2018

Gjykata Kushtetuese rrëzon kompanitë e basteve sportive, nuk shqyrton ankimimin e tarifës për kontrollin e lojërave të fatit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e shoqatës së shoqërive të lotove dhe basteve sportive, për heqjen e tarifës së mirëmba-jtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që ato duhet të paguajnë gjatë ushtrimit...

SHBA vë në zbatim planin për arrestime “VIP” brenda janarit, mbyllen dosjet

për një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë, sekuestro pasurive kriminale

Faqe 3

Faqe 8

Edi Rama fillon të shtunën aksionin për shkrirjen e LSI, zbardhen detajet e Asamblesë

së PS, në fokus zgjedhjet vendore dhe spastrimi i administratës nga militantët

Fa

qe

4

F.16-17KOMENT ANALIZE&

Nga Besi BEKTESHI

Janari, fillimi i

rrëzimit të “Republikës të Katërt”!

Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPI

Përse ka ndodhur

kequshtrimi mjekësor?Një pyetje e tillë, menjë-

herë të bën të mendosh se ras-tet e kequshtrimit të profesionit

Faqe 9

Shkaktuan 248.9 milionë lekë dëme nga abuzimet me tenderat,

KLSH kallëzon ish-kreun e Komisionit të Prokurimeve

Publike dhe 4 anëtarë

Faqe 7

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263

Dokumentet e CIA, ja lëvizjet e amerikanëve për të rikthyer në pushtet

Ahmet Zogun, tentativa për të nxitur përçarje brenda komunistëve F

aqe 1

2,1

3

Brenda 2 javësh rezultatet e para të vetingut, Komisioni përfundon rekrutimin e stafit,

ja kush rrezikohet në sistemin e drejtësisëFaqe 2

Faqe 5

Faqe 10

Page 2: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

2 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja kush janë 16 emrat që do kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët, Komisioni i Kualifikimit përzgjedh këshilltarët

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përzg-jedhur 16 këshilltarë ligjorë dhe ekonomikë, të cilët do të asistojnë në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në inter-net, komisioni ka bërë të ditur se për pozicionin “Këshilltar ligjor” aplikuan 201 kandidatë, prej të cilëve 57 u s’kualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U intervistuan 144 kan-didatët që plotësonin këto kritere, nga të cilët u përzgjodhën 12 fituesit, si më poshtë: Anola Xhuli, Arben Jorgaqi, Denata Stoja, Ermir Mema, Fiona Zaçaj, Genard Dylqeshi, Gentian

Mete, Iglon Peçi, Insidor Rexhepi, Joana Asimi, Klodjana Theodhosi dhe Lola Prendi. Ndërsa për pozicionin “Këshilltar ekonomik” aplikuan 50 kandidatë, prej të cilëve 13 u s’kualifikuan për mosplotësim të kritereve formale. U interv-istuan 37 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 4 fituesit, si më poshtë: Bukurije Memisha, Irida Jaho, Mirela Kastrati dhe Saimir Emini. Këshilltarët do të kenë rol shumë të rëndë-sishëm në procesin e vetingut. Konkretisht, këshilltari ligjor ka këto detyra: studimi i dosjes dhe përgatitja e relacionit për çështjen; kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga relatori i

çështjes. Ndërsa këshilltari ekonomik ka këto detyra: studimi i dosjes nga pikëpamja finan-ciare/ekonomike dhe përgatitja e relacionit të çështjes, veçanërisht për vlerësimin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit; kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga relatori i çështjes. Sa i takon kritereve, në ligj u vendosën disa kushte kryesore për kandidatët, të cilat janë: ka për-funduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shken-ca ekonomike, matematikë ose drejtësi jashtë

vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj; ka pasur një përvojë pune në sektorin financiar jo më pak se 7 vjet; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryer-jen e një kundërvajtjeje penale me dashje, si dhe ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit dhe të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

Brenda dy javësh vetingu jep rezultatet e para, Komisioni i Kualifikimit përfundon rekrutimin e stafit, ja gjyqtarët dhe prokurorët që rrezikojnë largimin

Emrat që SHBA u ka bllokuar vizat dhe ata me pasuri të lartë, më të rrezikuarit

Kliti TOPALLI

Vetingu pritet që brenda dy javëve të para të janarit të japë rezulta-tet e para. Pas shumë zvarritjeve dhe tentativave të bllokimit,

shumë shpejt do të dalin në dritë emrat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të korruptu-ar apo të lidhur me botën e krimit. Rezulta-tet e para priteshin në muajin dhjetor, por pati zvarritje dhe për shkak të mungesës së stafit në Komisionin e Pavarur të Kual-ifikimit. Por përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, komisioni ka bërë të ditur se janë përzgjedhur 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 këshilltarë ekonomikë, të cilët do të kenë rol shumë të rëndësishëm në shqyrtimin e dosjeve për 57 gjyqtarët dhe prokurorët prioritarë. Ndërkohë, gjatë javëve të fundit puna ka vijuar intensivisht dhe janë përzgjedhur grupet gjykuese për secilin emër. Më 15 janar është parashikuar që të hidhet shorti për emrat e tjerë në dre-jtësi dhe kjo do të thotë se deri në këtë datë do të dalin rezultatet për 57 emrat priori-tarë. Në bazë të rregullores që ka hartuar Komisioni, komisionerët do të ndahen në 4 grupe me nga 3 anëtarë dhe çdo dy muaj hidhet shorti mbi emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që secili grup do të marrë në shqyrtim. Plani është që deri më 15 janar të kenë dalë të dhënat për krerët e drejtësisë, duke filluar me ish-kryeprokurorin Adria-tik Llalla, kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja apo kreun e Gjykatës së Lartë, Xezair Zaganjori. Burime të gazetës thanë se dy muajt e fundit për ta janë bërë verifikime të shumta brenda dhe jashtë ven-dit, sa i takon pasurisë. Me shumë interes priten rezultatet për Adriatik Llallën, pasi vetëm nëse kalon vetingun ai ka të drejtë të futet sërish në sistemin e drejtësisë, por këtë herë si gjyqtarë i Gjykatës së Apelit.

Kategoritë që largohenMes 57 emrave të parë që po verifiko-

hen, pritet që të ngecin gjatë procesit të vetingut shumë emra, pasi janë përfolur së tepërmi gjatë karrierës së tyre. Kategoria e parë që rrezikon largimin, është ajo e gjyqtarëve që nuk justifikojnë dot pasur-inë dhe në krye të listës janë disa emra në Gjykatën e Lartë, me pasuri marramendëse. Kategoria e dytë janë emrat që kanë shqyr-tuar dosjet e mëdha. Në listë janë 4 gjyqtarë që kanë marrë vendimin për 21 janarin, ndërsa është dhe një prokuror që ka kryer hetimet. Të pestë këta persona nuk e kanë të sigurt kalimin e vetingut. Një tjetër kategori mjaft e rrezikuar janë gjyqtarët dhe proku-rorët, të cilët janë refuzuar nga SHBA. Në

listë janë 5 gjyqtarë e prokurorë që SHBA u bllokoi vizën një vit më parë dhe që të gjithë pritet që të mos e kalojnë dot vetingun. Po ashtu janë 2 prokurorë që kandiduan për postin e kryeprokurorit, të cilët u gjeten me probleme nga ILDKP në verifikimet që kreu sa i takon pasurisë. Të njëjta të dhëna i kanë shkuar dhe Komisionit të Kualifikimit. Ndër-

kohë mes emrave ka shumë nga ata për të cilët ka pasur masa disiplinore dhe me shumë gjasë do të duhet të dorëzojnë detyrën. Në listën me 57 emra, janë rreth 20 gjyqtarë dhe prokurë shumë të përfolur që rrezikojnë të largohen. Brenda dy javësh do të shihen rezultatet konkrete dhe ky do të jetë sinjali i parë për suksesin e reformës në drejtësi.

JA 57 GJYQTARËT DHE PROKURORËT QË PO VERIFIKOHEN1. Altina Xhoxhaj, Gjykata Kushtetuese2. Bashkim Dedja, Gjykata Kushtetuese3. Besnik Imeraj, Gjykata Kushtetuese4. Fatmir Hoxha, Gjykata Kushtetuese5. Fatos Lulo, Gjykata Kushtetuese6. Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese7. Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese8. Xhezair Zaganjori, Gjykata e Lartë9. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm10. Alma Brati, Gj.Shk.I, Tiranë 11. Artan Laze, Gj.Shk.I, Tiranë 12. Artan Zeneli, Gjykata e Lartë 13. Astrit Faqolli, Gj.Shk.I, Tiranë 14. Besim Trezhnjeva, Gj. Apelit Durrës 15. Bledar Abdullai, Gj.Shk.I, Tiranë 16. Brunilda Kadi, Gj.Shk.I, Tiranë 17. Brunilda Kasmi, Gj.Shk.I, Tiranë 18. Dritan Hallunaj, Shk.I për Krimet e Rënda 19. Ilir Toska, Gj. Apelit Tiranë 20. Manjola Xhaxho, Gj.Shk.I, Tiranë 21. Marcela Shehu, Gj.Shk.I, Kurbin 22. Medi Bici, Gjykata e Lartë 23. Nertina Kosova, Apeli Krimet e Rënda24. Adriatik Cama, Prokuroria Tiranë 25. Anila Leka, Prokurori e Përgjithshme 26. Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë 27. Arben Dopallaj, Prok. Apelit Shkodër 28. Arben Nelaj, Prokuroria Tiranë 29. Arta Marku, Prokuroria Shkodër 30. Besa Nikehasani, Prok. Apelit Shkodër 31. Besnik Cani, Prokuroria Elbasan 32. Besnik Muci, Prok. Krimet e Rënda33. Bujar Hoti, Prokuroria Durrës 34. Dritan Prenci, Prokuroria Kukës 35. Dritan Rreshka, Prokuroria Tiranë 36. Elison Sadiku, Prokuroria Korçë 37. Gentjan Osmani, Prok. Krimet e Rënda 38. Kostaq Beluri, Prokurori e Përgjithshme 39. Luan Kaloçi, Prok. Apelit Tiranë 40. Ramadan Troci, Prokurori e Përgjithshme 41. Shpëtim Kurti, Prokuroria Tiranë 42. Vat Staka, Prokuroria Shkodër43. Brikena Ukperaj, Lubonja Gj. Apelit Vlorë44. Ervin Metalla, Gj. Apelit Tiranë45. Fatjona Memçaj, Prok. Apelit Tiranë 46. Gentjan Medja, Gj. Adm. Sh.I Tiranë 47. Gentjan Trenova, Prok. Apelit Tiranë 48. Kastriot Selita, Gj. Adm. e Apelit 49. Rovena Gashi, Prokurori e Përgjithshme50. Admir Thanza, Gjykata e Lartë51. Ardian Dvorani, Gjykata e Lartë52. Artan Broci, Gjykata e Lartë53. Edmond Islamaj, Gjykata e Lartë54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë56. Artur Malaj, Gj. Adm. e Apelit57. Marsida Xhaferllari, Insp. e Lartë e Drejtësisë

1. ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve finan-ciare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funk-sioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative.

2. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave ose Min-

istrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e riv-lerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion finan-ciar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PASURISË

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit1. Operacioni Ndërkombëtar i Moni-

torimit do të mbështesë procesin e rivlerësim-it nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së gjithë procesit. Ky Operacion përfshin partnerët në kuadër të procesit të integrimit europian dhe bashkëpunimit euro-atlantik dhe udhëhiqet nga Komisioni Europian.

2. Operacioni Ndërkombëtar i Mon-itorimit i ushtron detyrat e veta sipas

marrëveshjeve ndërkombëtare. Operacio-ni Ndërkombëtar i Monitorimit emëron vëzhguesit ndërkombëtarë pas njoftimit të Këshillit të Ministrave. Vëzhguesit emërohen nga radhët e gjyqtarëve ose prokurorëve me jo më pak se 15 vjet eksperiencë në sistemin e drejtësisë së vendeve të tyre përkatëse. Man-dati i vëzhguesit ndërkombëtar ndërpritet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për shkelje të rënda.

ROLI I ONM

Page 3: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 3

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: SHBA do të nisë fshesën kundër korrupsionit shqiptar, shembulli rumun i pashmangshëm

Avokat Spartak Ngjela, ka deklaruar se gjatë javëve në vijim SHBA do të vërë në zbatim planin për të goditur të korruptuarit në politikën shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se terreni është bërë gati dhe SHBA nuk do të tërhiqet nga lufta antikorrupsion. “Përcaktimin më të qartë e bëri ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në dhjetorin që kaloi, kur tha: "Reforma nuk ka vdekur, por kanë vdekur të korruptuarit e mëdhenj, që nuk iu është bërë ende varrimi".

Kjo tregon se Uashingtoni e ka të qartë atë që kërkon kjo kohë e cila po nis fshesën kundër korrupsionit shqiptar. Sigurisht që e ka të qartë dhe kuptohet se i ka marrë masat; por gjithsesi nuk duhet të besojë askënd në Shqipëri pa prekur faktin. Gënjeshtra është filozofia e korrupsionit shqiptar. Dhe mos mendoni se ka nisur në këta 20 vjet. Jo, gënjeshtra dhe korrup-sioni janë bashkudhëtarë të shtetit shqiptar. Por, këta që kanë filluar vallen e vdekjes janë të fundit gënjeshtarë ekstremistë, por që tani

nuk kanë më fuqi”, tha ai. Avokati ka deklaruar se dhe vendi ynë do të ketë fatin e shteteve të tjera ballkanike, si Rumania, apo Kroacia. Si-pas tij, në këto vende janë arrestuar me mijëra persona dhe i njëjti fat pret politikën shqiptare. “Sa mendoni që do të jetë numri i të penali-zuarve të korrupsionit? Do të jenë thuajse sa numri i të penalizuar në Rumani: rreth 1000 persona. Janë politikanë të të gjitha rangjeve, kryeministra, ministra e deputetë; kryetarë bashkish në 10 vjetët e fundit, biznesmenë të

klientelave kryeministrore; drejtorë doganash dhe drejtorë tatim-taksash e të tjerë si këta. Natyrisht brenda natyrës gënjeshtare sunduese këta kanë ekstremizuar varfërinë shqiptare; sepse kanë përgjysmuar të gjitha të ardhurat shtetërore dhe të gjitha pronat shtetërore; por kanë uzurpuar me dhunë dhe mijëra hektarë truall e tokë me anë të kërcënimit që iu kanë bërë pronarëve të ligjshëm duke iu caktuar përqindje për çdo hektarë të kthyer, madje kanë krijuar edhe pronarë nga hiçi”, deklaroi ai.

SHBA vë në zbatim planin për arrestime “VIP” brenda janarit, mbyllen dosjet për një ish-ministër dhe

disa zyrtarë të lartë, sekuestro pasurive kriminale

Drejtoria e Pastrimit të Parave, gati të dhënat e transfertave dhe llogarive të dyshimta

Kliti TOPALLI

Ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Ishte ambasadori amerikan

Donald Lu, ai i cili paralajmëroi se janari do të sjellë tërmet në politikën shqiptare dhe duket se shumë shpejt një gjë e tillë do të ndodhë realisht. Prej disa ditësh gazeta ka zbardhur detaje nga hetimet po bëjnë SHBA-BE në bashkëpunim me Drejtorinë e Përg-jithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Prej disa muajsh ka mbërritur një kërkesë, ku kërkohen të dhëna mbi pasuritë, llogaritë bankare, transferta dhe pronat e paluajtshme për disa min-istra, ish-ministra, gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë të tjerë. DPPPP kërkoi ndi-hmën e aleatëve duke kërkuar infor-macione në mbi 40 shtete për të dhënat e llogarive bankare për zyrtarët dhe tani kanë mbërritur informacionet e para. Sipas burimeve të gazetës, me ndihmën e SHBA dhe disa agjencive të BE, është kopsitur dosja për një ish-ministër. Burimet i thanë gazetës se për të janë gjetur 92 milionë euro të fshe-hur anë një bankë në Londër. Ky është zyrtari i dytë që identifikohet, pasi pak ditë më parë gazeta e deklaroi se një politikani i janë gjetur 80 milionë euro. Sipas informacioneve, në DPPPP kanë mbërritur të dhëna të sakta nga Brita-nia e Madhe për të gjitha transfertat, shumat e depozituara dhe të dhënat e pasurisë për ish-ministrin në fjalë. Dosja është mbyllur dhe shumë shpejt do u vihet në dorë ndërkombëtarëve dhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe në këtë mënyrë do të fillojë goditja ndaj zyrtarëve të korruptuar. Përveç tij, mësohet se dosjet janë gati dhe për disa gjyqtarë dhe prokurorë. Burimet i thanë gazetës se në kuadër të procesit të vetingut, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kërkoi të dhëna nga Drejtoria e Pastrimit të Parave mbi transferta të dyshimta për plot 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Në kuadër të verifikimeve, u zbuluan shumë trans-ferta të dyshimta dhe llogari jashtë vendit, me pasuri të vënë në mënyrë të jashtëligjshme. Përveç raporteve që ju dërguan ILDKP, DPPPP nisi hetimet zyrtare për emrat në fjalë dhe për të gjithë janë mbyllur të dhënat duke identifikuar të gjitha pasuritë e dyshuara të vëna nga korrupsioni. Edhe për ta dosjet do i shkojnë organit

të akuzës dhe ekspertëve të SHBA që ndodhen në vendin tonë.

Sekuestro pasurivePërveç hetimeve dhe arrestimeve

që pritet të ndodhin gjatë 2018, do të ketë dhe sekuestrim të parave të vënë në mënyrë kriminale nga shumë pushtetarë shqiptarë. Në zbatim do të vihet ligji antimafia, i ndryshuar pak kohë më parë. Risia e ndryshimeve është se aty janë futur veprat penale të korrupsionit. Deri më sot sekuestrim kishte vetëm për krimin e organizuar,

por tani kushdo që dënohet për kor-rupsion mund t’i sekuestrohet pasuria. Në ligj janë treguar dhe rrugët që do ndiqen në rast se ka dyshime se një pasuri është vënë përmes drogës, trafiqeve apo korrupsionit. Proku-rori fillimisht nis hetimet për mjetet financiare, pasuritë, veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, nivelin ekonomik dhe burimet e të ardhurave të tyre, përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve dhe ekspertëve. Veri-fikimet bëhen, në veçanti, nëse këta persona janë zotërues të lejeve, licen-cave, autorizimeve, koncesioneve dhe

të drejtave të tjera për të ushtruar vep-rimtari ekonomike, tregtare dhe pro-fesionale, si dhe për të verifikuar nëse ata përfitojnë kontribute, financime ose kreditime të çdo lloji, të dhëna apo të përfituara nga shteti, ente a persona juridikë publikë, organizma ose institucione ndërkombëtare, si dhe për të verifikuar nëse pasuritë, veprimtaritë apo të drejtat pasurore janë të përligjura. Kur prokurori zbulon se ka elementë që tregojnë se pasuria është vënë përmes krimit i drejtohet gjykatës për të dhënë urdhër që ajo të sekuestrohet.

KLP, ja renditja e kandidatëve sipas pikëve

Në dokumentin e komisionit të Shoqërisë Civile për 4 kandidatët e dërguar Parlamentit për përzg-jedhjen e njërit prej tyre si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pikët maksimale për të qenë pjesë e KLP-së i ka marrë kandidatja Ente-la Baci (Hoxhaj) me 81 pikë. E dyta me 79 pikë renditet Mimoza Qinami, e ndjekur nga Andi Muratej me 79.5 pikë. Më pak pikë ka mbledhur nga vlerësimi i komisionit të shoqërisë civile ish prokurori Alfred Balla, ku në renditje ai është i katërti me 69 pikë. Seanca dëgjimore me kandi-datët nga Shoqëria Civile u mbajt pranë Avokatit të Popullit më 20 dhjetor 2017, ndërsa tashmë këto emra i kanë kaluar parlamentit për miratim. Anëtari i shoqërisë civile për këshillin e lartë të prokurorisë për disa muaj rresht u kthye në “thembrën e akilit” për ngritjen e KLP së institucion i cili ka tagrin të propozoj kryeprokurorin e ri. Por tani mbetet të shihet nëse PD-LSI-PS do të bëhen bashkë për të ngritur organet e reja.

Nis bora, ja akset më problematike në vend

Disa qarqe të vendit janë mbul-uar nga dëbora, ndërsa Emergjencat Civile kanë bërë thirrje për marrjen e masave. Sipas të dhënave zyrtare, në Shkodër ka pasur reshje bore gjatë natës, të cilat janë pastruar dhe vazh-dojnë të pastrohen nga kontraktorët. Gjithashtu vazhdon edhe shpërndar-ja e kripës. Të gjitha akset qarkullo-hen pa zinxhirë. “Në Gjirokastër, të gjitha akset e Qarkut të Korçës qarkullohen pa zinxhirë, me përjash-tim të aksit K/Boboshticë- Dardhë, ku rekomandohen zinxhirët, për shkak të sasisë së borës dhe temperaturave të ulëta. Kontraktorët janë në gat-ishmëri dhe po vazhdojnë pastrimin dhe kriposjen e akseve. Në Tiranë: Segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit është e bllokuar. Segmenti Qafë Mollë–Bize kalohet me zinxhirë. Ne segmentin Lunik-Steblevë rekoman-dohen zinxhirët. Gjendja është më e mirë për kalueshmërinë e akseve, pasi temperaturat kanë qenë më të larta në orët e mesditës”, njoftuan Emergjencat Civile.

1. Korrupsioni aktiv në sektorin privat

2. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

3. Shpërdorimi i detyrës4. Shpërdorimi i kontributeve të

dhëna nga shteti 5. Përfitimi i paligjshëm i interesave6. Refuzimi për deklarimin, mos-

deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive

7. Shkelja e barazisë së pjesëmar-rësve në tendera apo ankande publike

8. Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

9. Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë

10.Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkom-bëtare

11.Korrupsioni aktiv i arbitrit ven-das dhe të huaj

12.Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

13.Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkom-bëtare

14.Korrupsioni pasiv i arbitrit ven-das dhe të huaj

Ja raste e korrupsionit kur

sekuestrohet pasuria

Në DPPPP kanë mbërritur të dhëna të sakta nga Britania e Madhe për të gjitha transfertat, shumat e depozituara dhe të dhënat e pasurisë për ish-ministrin në fjalë. Dosja është mbyllur dhe shumë shpejt do u vihet në dorë ndërkombëtarëve dhe Prokurorisë së Përgjithshme...

Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë indirekte nga:

a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralin-durit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;

b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashi-kuar në pikën 1 të këtij neni.

FAMILJARËVE QË MUND T’U SEKUESTROHET PASURIA

Page 4: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

4 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Informacionit të Klasifikuar brenda 60 ditëve, verifikon nëse informacio-ni është i saktë dhe nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërsh-tatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. “Drejtoria e Sig-urisë së Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me grupin e punës, brenda 60 ditëve nga konstituimi i grupit të punës, verifikon nëse infor-macioni është i saktë dhe nëse subjekti

i rivlerësimit ka kontakte të papërsh-tatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Në përfundim të afatit 60-ditor, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifi-kuar mund t’i kërkojë Komisionit një zgjatje 30-ditore të afatit të verifikimit, në rast se është kërkuar informacion nga shtete të tjera”, thuhet në nenin 39 të ligjit për kontrollin e figurës.

Reforma në drejtësi, kryeprokurorja Arta Marku takim “kokë më kokë” me kreun e Gjykatës së Lartë

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar mesditën e djeshme një takim “kokë më kokë” me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zagan-jori. Ka qenë vetë institucioni i akuzës, ai i cili dje përmes një njoftimi për mediat bëri me dije se takimi Marku-Zaganjori ishte i fokusuar në zbatimin e reformës në drejtësi. Gjithashtu tek njoftimi për mediat, institucioni i akuzës bëri me dije se kryeprokurorja gjatë diskutimit me Zaganjorin, e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore

të reformës në drejtësi. “Prokurori i Përgjith-shëm takon Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori. Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku priti në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori. Zonja Marku e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi. Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Zonja Marku u shpreh në takimin e zhvilluar ditën e sotme (e Enjte, dt. 04.01.2018) se Proku-roria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit. Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Ndërkohë në njoftimin e institucionit të akuzës, bëhet me dije se kreu i Gjykatës së Lartë ka dhënë mbështetjen e tij

për kryeprokuroren Marku duke deklaruar se të dy institucionet do të angazhohen për zbatimin e reformës në drejtësi. Më herët në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar takim edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, si dhe me Helidon Bendon, ky i fundit është titullari më i lartë i SHISH pasi është nëndrejtor, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar akoma.

Gati të dhënat për lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve me krimin, mbyllet verifikimi për

800 persona, kontrolle brenda dhe jashtë vendit

Procesi i vetingut, DSIK mbyll verifikimin për njerëzit e drejtësisë

Rigels SELIMAN

Drejtoria e Sigurimit të Infor-macionit të Klasifikuar ka gati të dhënat për lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve

me botën e krimit. Në kuadër të pro-cesit të vetingut, njerëzit e drejtësisë po verifikohen për pastërtinë e figurës dhe kjo detyrë i është caktuar DSIK. Por puna pothuajse ka përfunduar dhe të dhënat për rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë janë gati. Sipas infor-macioneve, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka bërë verifikime brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ka vënë në lëvizje edhe Shërbimin Informativ Shtetëror, prokurorinë dhe gjykatat për të zbul-uar lidhjet e mundshme mes njerëzve të drejtësisë dhe botës së krimit. Për 57 emrat prioritare të dhënat i janë dorëzuar Komisionit të Kualifikimit, ndërsa të dhënat e tjera do të dorëzo-hen shumë shpejt.

Standardet e kontrollitNë ligj është përcaktuar standarti

për kontrollin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Më konkretisht, tek objekti i figurës në nenin 38 thuhet se kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta. Gjithashtu, në nenin 38 thuhet se kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime, të cilat mund të favorizojnë ose dis-favorizojnë subjektin e rivlerësimit. “Kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta, në informacione konfidenciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme. Kontrolli i figurës zhvillohet në mënyrë objektive dhe pa ndikime të karakterit personal, armiqësor dhe miqësor, të cilat mund të favorizojnë ose disfavorizojnë sub-jektin e rivlerësimit. Kontrolli i figurës përfshin vlerësimin e provave dhe in-formacioneve që lidhen me rrethanat që merren parasysh në konstatimet, sipas ligjit. Vlerësimi duhet të përm-bajë rrethanat që merren parasysh në konstatim, si dhe rrethanat lehtësuese të këtij konstatimi. Nëse vlerësimi nuk përmban elementet e parashikuara në këtë paragraf, konsiderohet i paplotë”, thuhet në nenin 38 të ligjit për kon-trollin e figurës. Gjithashtu në nenin 38 të ligjit në fjalë, bëhet me dije se rre-thanat që merren parasysh se formu-lari i deklarimit nuk është i plotë janë “

Sipas informacioneve, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifi-kuar ka bërë verifikime

brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ka

vënë në lëvizje edhe Shërbimin Informa-tiv Shtetëror, proku-rorinë dhe gjykatat

për të zbuluar lidhjet e mundshme mes

njerëzve të drejtësisë dhe botës së krimit...

Manjani sulmon qeverinë: Lejon arrestime pa prova

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani ka akuzuar ditën e djeshme qever-inë se është mbi drejtësinë dhe lejon arrestime pa prova. Kështu, përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ligji nuk zbatohet e as ka për t’u zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë. Madje, ai theksoi se mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe sipas tij, nuk të gjen gjë. “Për sa kohë qeveria është mbi drejtësinë dhe ligji penal lejon arrestime pa prova, ligji nuk zba-tohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë! Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë! Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria! Besimi tek drejtësia nuk është më as 0. Është në vlera negative! Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm dre-jtësi nuk bëhet! Vështirë të bëhet, kur qeveria është edhe kapteri edhe polici edhe gjykatësi”, deklaroi ish-ministri Ylli Manjani.

Kokëdhima: Qeveria, 300 mln euro për inceneratorët

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, denoncoi vendi-min e qeverisë për ndërtimin e tre inceneratorëve të plehrave duke u marrë taksapaguesve shqiptarë 300 milionë euro. Kështu, dje përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokëdhima u shpreh se Shqipëria, nëpërmjet këtyre inceneratorëve do të djegë plehrat e Evropës, duke helmuar pop-ullin dhe zhvatur paratë publike për të pasuruar kryeministrin, ministrin e Financave dhe klientët afër tyre. “Qeveria miratoi tre inceneratorë në Fier, Elbasan dhe Tiranë. Për ndër-timin e tyre do të shpenzohen me paratë e taksapaguesve 300 milionë euro, për partneritetet publike-pri-vate, formë përmes të cilave do të ndërtohen këta inceneratorë. Këto koncesione me vlerë 300 milionë euro i janë dhënë një biznesmeni qysh në vitin 2010 nuk kishte asnjë lek në xhep. Publiku nuk e ka të vështirë të kuptojë se pas këtij biznesmeni qën-drojnë Kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i tij i Financave”, deklaroi ai.

kur subjekti i rivlerësimit nuk rendit në listë një kontakt, i cili përforcohet ose konsiderohet i besueshëm nga informacione të shërbimeve të fshehta dhe të besueshme.

Procedura për kontrollin e figurësNë ligjin për kontrollin e figurës

thuhet se Drejtoria e Sigurisë së

Brenda 10 ditëve nga përfundimi i kontrol-lit, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, pas përgatitjes nga grupi i punës të dokumentit/raportit, ia paraqet atë Komisionit. Ky dokument/raport përcakton nëse subjekti i rivlerësimit ka plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e fig-urës, në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi; nëse ka informacion në deklarimin e tij ose gjetkë që tregon se subjekti i rivlerësimit ka

kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, si dhe konstatimin në lidhje me përshtatshmërinë e tij për vazhdimin ose jo të detyrës. Ky dokument përmban informacion mbi kon-taktet dhe kushtet e parashikuara në nenin 38 të këtij ligji. Informacioni nuk bëhet publik nëse ai rrezikon sigurinë e burimit, ose për shkak të një kushti të përcaktuar nga qeveria e një shteti tjetër.

Standardet e kontrollit e figurës Rrethan-at që merren parasysh në konstatimin se ekziston një kontakt i papërshtatshëm me një person të përfshirë në krimin e organ-izuar, janë kur: a) subjekti i rivlerësimit është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar; b) subjekti i rivlerësimit ose personi i lidhur

me të ka pasur një komunikim jorastësor me një person të përfshirë në krimin e organizuar; c) subjekti i rivlerësimit ose një person i lidhur me të ka shkëmbyer para, favore, dhurata ose pasuri me një person të përfshirë në krimin e organi-zuar; ç) subjekti i rivlerësimit ka lidhje të ngushta me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

NENI 39

NENI 38

PROCEDURA PËR KONTROLLIN E FIGURËS

Page 5: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 5

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gati ligji për vetingun në Policinë e Shtetit, ja kush janë 300 drejtuesit e parë që do t’i nënshtrohen procesitReformat e ndërmarra nga qeveria do të pre-

kin edhe Policinë e Shtetit. Deri më tani ka pasur akuza të ndryshme mes policisë dhe trafikantëve të drogës, por tanimë ekzekutivi ka vendosur ta luftojë këtë fenomen deri në bërthamë duke i kaluar gjithë uniformat blu në skaner. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ai i cili pak ditë më parë deklaroi se ligji për vetin-gun është gati dhe shumë shpejt do t’i shkojë Kuvendit për miratim, ndërkohë që ethet duket se e kanë “pushtuar” Policinë e Shtetit qysh këtë fillimviti, pasi pritet t’i nënshtrohet ligjit të vetin-gut, ku gjithçka do të nisë me kupolën drejtuese.

Mësohet se projektligji që do të pastrojë Policinë e Shtetit nga korrupsioni është gati dhe tashmë pritet zbatimi i tij. Ky ligj i rëndësishëm do të nisë me 300 drejtuesit e policisë, me në krye Drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çako. Ndërkohë që më pas, kontrolli do të kalojë te punonjësit, teksa janë rreth 12 mijë policë, të cilët do t’i nënshtrohen vetingut. Uniformat blu do të kalojnë në sitën e vetingut, ku kontrolli do të nisë me integritetin profesional për të shkuar deri tek ai pasuror. Megjithatë, projektligji i vetingut pritet të kalojë në Parlament, ku do të duhet shumicë votash për miratim. Pra, duhet konsensus mes mazhorancës

dhe opozitës që të kalojë Vettingu dhe të nisë menjëherë zbatimin në Policinë e Shtetit e më gjerë. Ndërsa sa i përket ndikimit që do të ketë në polici është ende herët për të thënë që vetingu do të sjellë largime në radhët e punonjësve apo dre-jtuesve. Sidoqoftë se çfarë do të ndodhë, mbetet për tu parë. Më herët, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, shpjegoi detajet e draftit, përfshirë mënyrën e funksionimit të komisioneve që do të kryejnë vetingun në polici. Hodaj deklaroi se vetingu në uniformat blu do kalojë në tre faza, ndërsa theksoi se punonjësit e para që do kalojnë në skaner, do të jenë ata me funksione

të larta drejtuese. “Ky model presupozon ndar-jen në tre kategori të mëdha dhe zhvillimin e procesit me tre faza. Janë rreth 300 punonjës që kanë funksione me grada të larta që vlerësohen në fazë të parë. Rreth 2500-3000 punonjës me funksione si grada të mesme, që vlerësohen në fazën e dytë dhe rreth 9 mijë punonjës të nivelit zbatues që vlerësohen në fazë të fundit. Pre-supozohet që në fazën e pare, ata 300 punonjës me grada dhe funksione të larta të vlerësohen nga një Komision i Jashtëm Vlerësimi, i përbërë nga 15 anëtarë me prejardhje të ndryshme. Dhe kështu me radhë”, deklaroi ai.

Rama nis të shtunën aksionin për shkrirjen e LSI, zbardhen detajet e Asamblesë së PS, në fokus zgjedhjet

vendore dhe spastrimi i administratës nga militantët

Rama fillon betejën finale me Metën, plan për ta çuar LSI drejt disfatës në zgjedhjet vendore

Rigels SELIMAN

Partia Socialsite ditën e shtunë nis aksionin për të shkrirë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Dy ditë më

parë u bë e ditur se PS të shtunën do të mbledhë Asamblenë Socialiste, ndërkohë që gazeta ka mësuar më shumë detaje rreth axhendës së diskutimeve. Në rendin e ditës së Asamblesë janë gjashtë pika që do të diskutohen, ndërsa dy janë ato më të rëndësishmet ku do të ndalet fokus i mbledhjes. E para është plani politik i Partisë Socialiste dhe e dyta reforma në administratën publike. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, mësohet se kryeministri Edi Rama do të japë udhëzime sa u takon zg-jedhjeve vendore të vitit 2019. Madje, burimet thanë se kreu i ekzekutivit për ta çuar deri në fund premtimin e tij për shkrirjen e Lëvijzes Social-iste për Integrim, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare do të kërkojë nga strukturat që të ndezin “motorët” e fushatës së zgjedhjeve vendore të vitit 2019, edhe pse duhet edhe një vit e gjysëm që të vijnë ato zgjedhje. Sakaq burimet thanë se Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë, do t’ju kërkojë strukturave socialiste që të kenë kontakte të vazhdueshme me militantët e LSI, ku do ti udhëzojë se si do t’i bëjnë për vete për t’i rikthyer në PS. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kun-drejt militantëve të LSI është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do ndjekin për të joshur militantë, është se gjatë kontakteve do tju kërkohet që të braktisin LSI, duke deklaruar se kjo parti është një forcë pazaresh dhe jo subjekt politik i qytetarëve. Pra përmes kësaj lëvizje, Rama i jep goditjen finale LSI duke e shkrirë fare, pasi duke i marrë el-ektoratin LSI me shumë gjasa do ti humb zgjedhjet vendore. Mos harro-jmë se fituesi i këtyre zgjedhjeve në një farë mënyre tregon qartë se do jetë fitues edhe i zgjedhjeve parlam-entare të vitit 2021.

Reforma në administratëBurimet thanë se një tjetër pikë

e rëndësishme ku do të fokusohet mbledhja e Asamblesë ka të bëjë

me spastrimin e administratës pub-like nga militantë e LSI, e cila nuk ka pasur shumë rezultat. Mësohet se gjatë diskutimit të kësaj teme, Rama do t’ju japë udhëzime degëve, deputetëve dhe ministrave se si do të duhet ta përmbushin me sukses këtë premtim. Ndërkohë që një tjetër pikë diskutimi është raporti për realizimet në 100 ditët e para të qeverisjes dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018. Po ashtu në mbledhje do të diskutohet edhe rreth prob-lematikave të ndryshme të hasura nga deputetët socialistë në zonat respektive. Gjithashtu, në mbledhje do të diskutojë edhe Koordinatorja Kombëtar për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali, e cila do japë in-

formacion mbi ecurinë e procesit të “Bashkëqeverisjes me Njerëzit” .

Analiza e zgjedhjeve në PSMegjithatë mbledhja e Asamblesë

Socialiste të shtunën e gjashtë janarit pritet të jetë e ngarkuar. Mësohet se në atë takim do të diskutohet edhe sa i takon ecurisë së zgjedhjeve në PS, të cilat kanë nisur prej 15 shtatorit në çdo degë dhe Organizatat Socialiste në të gjithë vendin. Kështu për të gjitha ato degë në të cilat procesi i zgjedhjeve ka

përfunduar, do bëhet një prezantim nga Sekretari për Organizimin Ad-ministrativ të Partisë, Bashkim Fino. Ndërkohë që mësohet se diskutime do ketë edhe për ato degë që janë në proces e sipër, apo edhe për ato zona krerët e së cilave kanë dalë humbës e që u është kërkuar të dorëhiqen, dhe që ende nuk janë larguar. Gjithashtu, pjesë e diskutimi do jenë edhe ndry-shimet në strukturën e Sekretariatit Ekzekutiv të partisë.

Rama: Rihapim fabrikën e bakrit në Spaç

Ashtu siç e ka barë traditë, edhe ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka uruar në rrjetet sociale “Mirëmëngjes” ndjekësit e tij, me një video nga Fabrika e re e Pasurimit të Bakrit në Spaç. Kështu, kreu i qever-isë në postimin e bërë në Facebook, shkruan se përveç 300 të punësuarve të rinj, janë investuar plot 11 mln dol-larë në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin. Ndërkohë që sipas shefit të qeverisë, ky investim pritet të ketë një impakt ekonomik rreth 6 mln lekë në vit për gjithë zonën e Mirditës. “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet që të kenë një impakt ekono-mik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës,” shkruan kryeministri Edi Rama, ndër të tjera në statusin e tij.

Eksperti: Pas vetingut, politika dhe gjyqësori do reagojnë ashpër

Rezultatet e para të paralajmëru-ara nga komisionet e vetingut do ngjallin reagime të ashpra nga vetë gjyqtarët e prokurorët, por edhe nga politika e krimi. Kjo gjë është bërë e di-tur dje nga Dashamir Kore, Pedagog në shkollën e Magjistraturës, i cili analizoi aspektet dhe pritshmëritë kryesore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve e të prokurorëve. Madje, Kore theksoi se shqyrtimi i dosjeve do ngjallë frikë në radhët e vetë prokurorëve e gjyqtarëve, si dhe të qarqeve të përcaktuara që qëndrojnë rreth tyre. “Reforma do japi disa, ose shpresoj shumë që të japi disa përmirësime ose mesazhe shumë të rëndësishme të përmirësimit të sis-temit. Por unë nuk jam dhe naiv që të them që jam shumë optimist që ajo do realizojë objektivat e saj, se unë par-ashikoj se ajo do të zhvillohet shumë egër. Se sa më e thellë të jetë reforma, se reformë quhet ajo kur prek njerëz dhe kur prek njerëz ka reagime dhe sa më shumë thellë të prekësh, aq më të forta janë reagimet”, deklaroi ai.

Me qindra punonjës dhe zyr-tarë të LSI-së në të gjitha nivelet e aparatit shtetëror po shkarkohen nga detyra, dhe ky aksion i qever-isë “Rama 2” ka nisur të trembë krerët e kësaj force politike. Dhe për këtë arsye kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka nisur tur takimesh me bazën e kësaj partie në çdo qytetet, teksa pak ditë më parë u ndal në qytetin e Skraparit. “Dhe unë dua të them sot nga kjo foltore sesi janë kërcënuar dhe si janë vënë ultimatumet e fundit për të larguar njerëzit nga puna. Një vendim qeverie nuk mund të dali dot mbi një ligj. Ne nuk do të lejojmë asnjë njeri që të iki nga puna. Sot ata i heqin nga puna në mënyrë të paligjshme por të jeni të bindur që shumë shpejt do të kthehen në punë por do të marrin dhe dëmshpërblimet e tyre”, deklaroi ajo.

Shkarkimi i militantëve, LSI

tur takimesh me bazën

Një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të LSI është se do t’i fto-jnë në Partinë Socialiste duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do ndjekin për të joshur militantë, është se gjatë kontakteve do tju kërkohet që të braktisin LSI...

• Raport për realizimet në 100 ditët e para të qeverisjes dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018

• Informacion mbi ecurinë e procesit të “Bashkëqever-isjes me Njerëzit”- nga Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali

• Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në

strukturat vendore të partisë- nga Sekretariati për Organizimin Administrativ të Partisë, Bashkim Fino

• Miratimi i Agjendës Vjetore Politike dhe Organizative të PS për vitin 2018

• Ndryshime në strukturën e Sekretariatit Ekzekutiv• Të ndryshme

JA RENDI I DITËS SË ASAMBLESË SOCIALISTE

Page 6: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

6 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë për shëndetësinë që meritojnë qytetarët shqiptarë. Por askush nuk vë në dyshim, që ndrys-himet në këto katër vite janë si nata me ditën. Këtë e di çdo shqiptar i pasiguruar, që deri dje paguante për barnat e rimbursueshme, ndërsa sot, 600 mijë qytetarë të pasiguruar përfitojnë nga lista e barnave me

rimbursim, dhe çdo shërbim tjetër shëndetësor. Lista e barnave të rimbursueshme për të cilën “bërtet” Partia Demokratike, në katër vite u shtua me 140 barna të reja, të cilat përfitohen falas nga qytetarët, qofshin këta të siguruar ose jo”, iu përgjigj ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kreut të PD, Lulzim Bashës.

MSH I PËRGJIGJET LULZIM BASHËS

Manastirliu: Brenda janarit, fishat e diabetit falas për të gjithë fëmijët 0-18 vjeç

Kreu i PD përplaset me qeverinë, kërkon largimin e Ramës dhe e akuzon për dështim në shëndetësi, Manastirliu përgënjeshtron akuzat

“Gjendja nuk ka për t’u përmirësuar, as sepse shën-deti i shqiptarëve nuk është prioriteti i Edi Ramës, por as sepse drejtuesit e spitaleve nuk do ta ngrenë zërin për pacientët e tyre! PD ka sjellë fakte se në krye të spitaleve rajonale janë emëruar militantë partie, interesi kryesor i të cilëve është t’i shërbejnë partisë dhe jo qytetarëve. Kjo

situatë skandaloze në shëndetësi ka sjellë eksodin masiv të mjekëve dhe infermierëve. Në 3 vjet janë larguar nga vendi rreth 530 mjekë dhe 848 infermierë. Sot, me buxhetin e vitit 2018 qeveria ka parashikuar të paguajë 40 milionë euro në vit për koncesionet e 4 klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij”, tha dje kreu i PD, Lulzim Basha.

KREU I PD: RAMA S’KA PRIORITET SHËNDETIN

fishat e diabetit dhe se për ta bërë të mundur një gjë të tillë qeveria ka rezervuar një fond prej 43.8 milionë lekësh. “Duke filluar nga janari 2018, fishat për fëmijët diabe-tikë, për herë të parë rimbursohen falas! Rreth 1500 fëmijë të moshës 0-18 vjeç, brenda muajit janar, do të marrin falas fishat e diabetit. Jo vetëm kaq, por do të garantohen edhe aparatet e glicemisë falas, si dhe gjilpërat falas, për fëmijët dia-betikë. Fondi i vënë në dispozicion, nga Qeveria Shqiptare, për rimbur-

simin e fishave të diabetit, është 43.8 milionë lekë”, tha ministrja so-cialiste. Po ashtu ajo shtoi se pak ditë më parë është miratuar paketa e re e radioterapisë, e cila do të ofrohet falas për pacientët me sëmundje tumorale. “E kemi nisur vitin me tre vendime të rëndësishme: Rimbursimin e fishave të diabetit për fëmijët 0-18 vjeç, si dhe ofrimin falas të paketës së radioterapisë dhe paketës së kataraktës për ndërhyrjet në sy, si në spitalet publike ashtu edhe në ato jopublike”, tha Ogerta Manastirliu.

Mimoza IBRA

Kryetari i Partisë Demokra-tike lëshoi ditën e djeshme akuzat e para kundër qeverisë në fillim të këtij

viti. Duke u ndalur tek sistemi i shëndetësisë, Basha, përmes një re-agimi në rrjetet sociale u shpreh se kryeministri Edi Rama ka mashtruar diabetikët. Sipas liderit demokrat, Edi Rama nuk e mbajti premtimin se të gjithë fëmijëve që vuajnë nga diabeti do t’u rimbursohen fishat e matjes nga janari i vitit 2018. “Ai i premtoi Damiana Bakiut dhe 1500 familjeve të tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëmijëve të tyre, se fishat e matjes së diabetit do të rimbursohen që nga janari 2018. Janari erdhi, por as Damiana, as 1500 fëmijët e tjerë nuk do të rimbursohen, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka miratuar akoma Listën e Barnave të Rimbursueshme për vitin 2017. 1500 fëmijët e sëmurë me diabet do të vazhdojnë të blejnë 100 mijë lekë çdo muaj fishat e diabetit, sepse klanet e tregut miliarder farmaceutik, klientë të Edi Ramës, nuk kanë rënë akoma dakord si do të ndajnë fitimet nga Lista”, deklaroi Lulzim Basha. Në vijim të postimit të tij, kryedemokrati theksoi se edhe gjendja nëpër qendra shëndetësore dhe spitale është skan-daloze, duke vijuar kështu sulmet kundër mazhorancës. “Ky vit ka nisur keq edhe për spitalet dhe qendrat shëndetësore. Siç e përshkruajnë mjekët dhe pacientët, gjendja është skandaloze, pa kushte, pa barna dhe pa kura të mjaftueshme. Shëndetësia falas nuk ekziston më as si term ne fjalorin e kryeministrit, qeveria e të cilit ka braktisur plotësisht gratë, pjesën më vitale të çdo shoqërie”, tha ai. Në fund Basha kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e parë këtë si zgjidhje të vetme për të përmirësuar sistemin shëndetësor. “Prandaj, është detyrë e secilit prej nesh të mos mbetemi tek urimi pes-imist “Zoti na ruajtë”, por të bëjmë gjithçka për ta ndaluar Edi Ramën të dëmtojë më shumë shëndetin tonë! E vetmja kurë e plotë dhe përfun-dimtare për vendin është largimi i tij!”, përfundoi Lulzim Basha.

Reagimi i ManastirliutMirëpo pas këtyre sulmeve

nga kreu i PD, erdhi edhe reagimi “

Ai i premtoi Da-miana Bakiut dhe 1500 familjeve të

tjera që jetojnë me dhimbjen e diabetit të fëm-ijëve të tyre, se

fishat e matjes së diabetit do të rim-bursohen që nga

janari 2018. Janari erdhi, por as Da-

miana, as 1500 fëmijët e tjerë nuk

do të rimbursohen, sepse qeveria e

Edi Ramës nuk ka miratuar akoma

Listën e Barnave të Rimbursueshme

për vitin 2017...

Vasili sulme Ramës: Shëndetësia falas vdiqKreu i grupit parlamentar të

LSI, Petrit Vasili shtoi dozën e sul-meve dje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij. Në një postimi në rrjetet sociale, Vasili u ndal në fushën e shëndetësisë, ku akuzoi Ramën se gjatë viteve të tij të qeverisjes nuk ka bërë asgjë në këtë sektor. “Shëndetësia falas vdiq, rroftë militantizmi provincial. Shëndetësia e këtij kryeministrit të sëmurë pa shërim, sot është thjesht rilindja e memories së rrënuar dhe militantizmit provincial. Çfarë është bërë më parë është e qartë, por po jua freskoj pak memorien: u bë ligji bazë i sistemit shëndetësor dhe sistemi mix siguracion + buxhet shteti, ai që mbretëron dhe sot, vdekshmëri foshnjore dhe amtare një-shifrore, skaner në çdo rajon të vendit, për herë të parë sistem referimi,spital të ri modern të urgjencës, spital të ri kirurgjikal në Elbasan. Po ky kryeministri ç’po bën? Apo është i aftë vetëm për dëngla me shëndetë-si falas të cilën do ta bënte brenda 2017?”, tha Petrit Vasili.

Peleshi: Do të nisim kontrollet e rrepta

për qumështinMinistri i Bujqësisë dhe Zhvillim-

it Rural, Niko Peleshi paralajmëroi kontrolle të rrepta në industrinë e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Gjatë një interviste televizive, Peleshi deklaroi se me nisjen e vitit 2018 do të ketë kontrolle të thelluara në këtë se-ktor me qëllim rritjen e sigurisë ush-qimore. “Qumështi me nënproduktet e tij së bashku me produktet e mishit nuk ofrojnë garancinë e nevojshme ndaj edhe Bashkimi Evropian e ka mbyllur derën e eksportit. Për këtë arsye me hyrjen e vitit të ri do të nisim edhe një aksion për kontrollin e produktit të qumështit që në gjen-ezë e derisa mbërrin në tavolinë”, u shpreh ministri socialist. Ndërkohë, paralelisht me këtë objektiv, Peleshi nënvizoi se në fokus do të jetë edhe zhvillimi i agroturizmit. Sipas tij, për këtë qëllim janë evidentuar 100 fshatra nga veriu në jug, të cilat do të kenë lehtësira fiskale me qëllim nxitjen e investimeve.

i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i hodhi poshtë akuzat. Po ditën e djeshme, gjatë një deklarate për mediet, Manas-tirliu siguroi se brenda muajit ja-nar të gjithë fëmijët që vuajnë nga diabeti do të mund të marrin falas

Artan Lame: Procesi i legalizimeve mbyllet brenda 2 viteve, kriter fillestar periudha e aplikimit

Procesi i legalizimeve do të mbyllet brenda dy viteve të parë të mandatit të dytë qeverisës të “Rama 2”. Një gjë të tillë e bëri të ditur gjatë një interviste televizive vetë kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili më tej deklaroi se më pas pro-cesi i legalizimit do të vijojë me njësinë vendore. Gjithashtu Artan Lame theksoi se ritmet e pikut të dhënies së legalizimeve kanë rënë krahasuar me një vit më parë, ku nga 5 mijë tashmë bëhet fjalë për rreth 3 mijë legalizime në muaj. “Procesi i legalizimeve ka vazhduar, po vazhdon dhe nat-

yrisht që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Por natyrisht që nuk jemi në ritmet e pikut që kanë qenë në gjysmën e parë të vitit që lamë pas, ku norma ishte 4 mijë deri në 5 mijë legalizime në muaj. Tashmë nuk është më ai ritëm. Tani jemi në rreth 3 mijë legalizime në muaj. Tashmë këto familje marrin certifikatën e pronësisë. Brenda dy-vjeçarit të parë të këtij mandati mbyllet procesi i legalizimeve për gjithçka që mund të legalizohet. Më pas do të vazhdojë procesi me njësinë vendore për pjesën që mbetet se si do

të veprohet për t’i përfshirë në planet e tyre të rregullimit dhe zhvillimit. Zonat informale kanë përfunduar në masën dërrmuese, por nuk ka zona prioritare. Vazhdojnë legalizimet e atyre pjesëve që kanë mbetur brenda këtyre zonave dhe pastaj objektet e veçanta brenda qyteteve apo në zonat rurale. Kriteri fillestar mbetet pe-riudha kur kanë aplikuar”, tha Lame. Ndërkohë ai komentoi pak edhe emërimin e tij si anëtar bordi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Palua-jtshme. Sipas Lames, kjo është një detyrë shumë

e vështirë sepse qytetarët duan rezultate sa më të shpejta, por shtoi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në një të ardhme fort të afërt sepse ka shumë probleme në Hipoteka. “Emërimi im si anëtar i bordit drejtues të Hipotekave është një barrë, sepse në fund qytetarët nuk u interesojnë se çfarë bëjnë bordet, por si do të zgjidhen hallet e tyre. Për fat të keq qytetarët do të vazhdojnë të kenë ankesa sepse duhet kohë dhe situata është shumë e rëndë ku ka shumë probleme të akumuluara”, tha Artan Lame.

Page 7: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Deputeti i PD, Klevis Balliu pak ditë më parë gjatë një pron-oncimi për gazetën teksa u pyet në lidhje me aksionin opozitar u shpreh se PD vazhdon të jetë forca e parë opozitare. “Ka një mbështet-je nga baza pasi e para protesta nuk bëhet për Partinë Demokra-tike por bëhet për shqiptarët. Fakti që LSI bashkëpunon apo koordinohet me PD nuk do të thotë që Partia Demokratike nuk është në linjë të parë. Pasi absolutisht që është forca e parë opozitare, sepse është forca më e madhe opozitare në vend...Madje është absolutisht në linjë të parë dhe kërkon bash-këpunimin e të gjithë aleatëve. Sot nuk duhet të flasim më për çështje partiake por për çështje kombëtare. Dhe kjo u duk që në votën e OKB-së që dha qeveria shqiptare kundër SHBA”,u shpreh deputeti i PD Klevis Balliu pak ditë më parë për gazetën.

KLEVIS BALLIU: PD ËSHTË FORCA E PARË

OPOZITARE

Deputeti i PD, Luçiano Boçi para pak ditësh gjatë një prononcimi për gazetën teksa u pyet në lidhje me organ-izimin e protestave dhe vonesat e LSI në lidhje me mobi-lizimin e bazës së kësaj të fundit, u shpreh se PD dhe LSI kanë mënyra të ndryshme për organizimin e bazës. Sakaq Boçi deklaroi se PD ka zgjedhur mënyrën e ballafaqimit me publikun dhe marrjen e mendimit të këtyre të fundit në lidhje me hapat që do të hedh. “Mbështetja nga baza

është shumë e fortë dhe njerëzit e mirëpresin si dhe kanë padurim për bërjen e protestës të Partisë Demokratike. Secila nga partitë zgjedh mënyrat e veta për të angazhuar bazën. Pasi ka mënyrat e veta të komunikimit. Basha ka zgjedhur mënyrën e ballafaqimit me publikun dhe marr-jen e mendimit të publikut. Kurse LSI-ja ka mënyrat e veta dhe janë gjëra që nuk paragjykohen”, deklaroi deputeti demokrat Luçiano Boçi para pak ditësh për gazetën.

BOÇI: PO BALLAFAQOHEMI ME BAZËN PËR PROTESTAT

të vëmendjes duke shkaktuar edhe trazira në Kuvend. Por pikërisht kjo gjë ka bërë që, si aleatët e PD ashtu dhe një grup deputetësh të kësaj force, të shfa-qin pakënaqësi të shumta në lidhje me bashkëpunimin e Partisë Demokratike me LSI-në. Ndërkohë përveç protestës ku LSI u rreshtua pranë PD-së këto dy forca nuk kanë pasur asnjë koordinim veprimesh pasi edhe në këshillat bash-kiak këshilltarët e LSI kanë rreshtuar votat krah këshilltarëve socialist dhe

jo krah atyre demokratë. Madje një rivalitet mes PD dhe LSI është parë edhe në komisionet parlamentare pasi deputetët e LSI kanë mbajtur qëndrime të ndryshme nga deputetët demokratë. Megjithatë ngelen për tu parë protestat e janarit ato që do të vërtetojnë sesa bashkëpunuese do të jetë LSI me PD-në në nismën që është ndërmarrë nga këto dy parti ndonëse deri më tani nuk ka asnjë frymë bash-këpunimi mes këtyre dy forcave.

Endri ARIZI

Degët e Partisë Demokratike kanë nisur të irritohen me kreun Lulzim Basha. PD-LSI deklaruan se në janar do të

nisë një valë e gjerë protestash, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gazeta është interesuar pranë degëve më të mëdha të Partisë Demokratike dhe sipas informacioneve kanë filluar pakënaqësitë e para. Disa eksponentë të PD kanë hedhur akuza se partia nuk ka asnjë plan mbi veprimet që ndërmerr pasi prej disa javësh të gjitha degët kanë qenë në pritje të udhëzimeve të bazës por, sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur asnjë udhëzim. Ç’ka ka shkaktuar edhe irritim në degët e PD pasi lideri demokrat Lulzim Basha pavarësisht deklaratave dhe thirrjeve që ka bërë për protesta, duket se ka hezituar për faktin se dhe në takimet e mbajtura deri më tani kreu demokrat më shumë ka akuzuar qeverinë në lidhje me drogën edhe krimin sesa ka folur për protestat. Madje ky hezitim i kreut demokrat në lidhje me protestat ka bërë që të ndërpritet dhe organizmi në rrethe. Ndërkohë pavarësisht pakënaqësive të shfaqura nga baza, burime nga selia blu i thanë gazetës se do të jetë grupi parla-mentar ai që do të vendosë mbi hapat që do të ndërmerren në lidhje me protestat. Ndonëse Basha nuk ka përcaktuar një datë mbi mbledhjen e grupit parlam-entar, me shumë mundësi javën tjetër PD pritet që të organizojë mbledhjen e grupit ku do të vendosë edhe për ecurinë e protestave. Ndërkaq Basha pritet që po gjatë javës tjetër të vijojë takimet me strukturat e PD nëpër rrethe për organizimin e protestave që me shumë mundësi do të organizohen ose në fund të janarit ose në fillim të shkurtit. Madje demokratët mund të kenë një tur protestash kundër qeverisë jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe, vendim i cili pritet të merret në fakt në një moment të dytë , në bazë të rezultateve që do të prodhojë edhe protesta e madhe që do të mbahet në fund të janarit apo në fillim të shkurtit. Por ajo ç’ka bie në sy në lidhje me protestat që do të organizojë opozita është se nuk ka asnjë koordinim mes PD dhe LSI edhe pse u përfol për një front opozitar të përbashkët mes këtyre dy forcave. Kjo për faktin se Lëvizja Socialiste për Integrim me përjashtim të takimit të mbajtur në Skrapar me bazën, nuk ka ndërmarrë asnjë takim

“Degët e Partisë Demokratike kanë nisur të

irritohen me kreun Lulzim Basha. PD-LSI deklaruan se në janar do të nisë një valë

e gjerë protestash mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Gazeta është interesu-ar pranë degëve më të mëdha të Partisë

Demokratike dhe sipas informacioneve kanë filluar pakënaqësitë e para. Disa eksponentë

të PD kanë hedhur akuza se...

Strazimiri ironizon qeverinë për votën në OKB

Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka reaguar dje përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me pozicionin e mbajtur nga Shqipëria në OKB, ku së fundmi votoi kundër rezolutës të paraqitur nga SHBA për njohjen e Je-ruzalemit si kryeqytet të Izraelit duke u renditur krah vendeve të BE. Strazimiri i është referuar pritjes së organizuar nga Ambasadorja amerikane në OKB me përfaqësuesit e vendeve që absten-uan ose votuan kundër rezolutës, ku Shqipëria nuk renditej. “Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, kanë falënderuar zyrtarisht 64 shtetet miq që iu gjendën pranë, në atë që zyrtarisht e quajnë "ditë të vështirë" dhe "kohë sfidash"! Unë nuk e di cilëve prej këtyre 64 miqve, SHBA u është gjendur në krah në ditën e tyre më të vështirë "me pushkë në faqe" siç i themi ne, por di që ne ndër këto 64 miq të SHBA nuk ishim! P.S. Si emigrohet për në UN? Unë dua të kem këtë zon-jën ambasadore amerikane”, u shpreh Strazimiri, duke postuar edhe disa foto nga pritja e organizuar nga Ambasador-ja e SHBA në OKB.

Vokshi: Ministria e Shëndetësisë të jap llogari

Deputetja e PD, Albana Vokshi dje përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me rimbursimin e barnave. Sipas Vokshit Ministria e Shëndetësisë doli dje me një deklaratë duke mash-truar për dështimin e shëndetësisë falas. “Kryeministri Rama urdhëroi sot Ministren e Shëndetësisë të dalë në një deklaratë të re mashtrimi për dështimin më të madh të Rilind-jes: shëndetësinë falas!! Ministrja e Shëndetësisë pranon në çdo rresht të deklaratës së saj të gjitha akuzat dhe Denoncimet e Partisë Demokratike: 1-Ministrja Manastirliu pranon se në 2017 fëmijëve diabetikë nuk ju siguru-an fishat për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Arsyeja e vetme: mosmiratimi i Listës së Barnave të Rimbursueshme 2017 (LBR2017). Sot, Ministrja e Shën-detësisë në deklaratën e saj sot duhet të jepte llogari: Pse LBR 2017 nuk u mirat-ua kurrë??? Pse Damianës dhe 1500 fëmijëve të tjerë diabetikë ju mohua e drejta për fisha të rimbursueshme një vit të tërë??”, u shpreh ajo.

tjetër nëpër bazat e saj në rrethe. LSI rivalizon PD

Qysh me fillimin e legjislaturës parlamentare, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, PD dhe LSI vendosën që të rreshtoheshin krah njëra-tjetrës kun-drejt mazhorancës. Por ndryshe nga sa është deklaruar duket se mes këtyre dy forcave opozitare ka më shumë rivalitet sesa bashkëkoordinim veprimesh. Kjo për faktin se Lëvizja Socialiste për Inte-grim nuk po i qëndron linjës së Partisë Demokratike. Madje edhe në protestën e organizuar nga PD në seancën e fundit plenare të 18 dhjetorit ku u zg-jodh prokurorja e përkohshme ishte LSI, ajo që kërkoi të dilte në qendër

Grupi parlamentar i PD vendos javën e ardhshme mbi fatin e protestave

Baza irritohet me Lulzim Bashën, PD asnjë plan konkret mbi aksionin e janarit, protestat shtyhen për në fund të muajit

Shpërthen konflikti PD-LSI, Agron Shehaj sulmon aleatët: Nuk reagojnë për lirimin e Sotës, duan të bllokojnë largimin e Rehovicës

Ashpërsohen marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për In-tegrim. Ndonëse është përfolur për një bash-këpunim opozitar mes këtyre dy forcave duket se marrëdhëniet kanë filluar të tensionohen pas vendimit të marrë nga KQZ për materiale shtesë për heqjen e mandateve të dy deputetëve, atij të LSI Gledion Rehovica dhe atij të PDIU, Aqif Rakipi. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj, ai që ka sulmuar dje hapur LSI-në. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në

“Facebook”, Shehaj u shpreh se LSI nuk po sulm-on qeverinë, për faktin se po tenton të shpëtojë mandatin e deputetit Rehovica. Madje Shehaj thotë se i vetmi shqetësim i LSI në ditët e para të janarit ka qenë rreziku i heqjes së mandatit të deputetit Gledion Rehovica. Por sulmet e depu-tetit demokrat kundrejt LSI nuk ndalen me kaq pasi, sipas tij, gjatë mbledhjes së KQZ të mbajtur dy ditë më parë anëtari i LSI ka bashkuar votën me PS për të mbrojtur interesat e partisë. “LSI auto-censurohet mbi përgjimet audio të Tahirit

për të shpëtuar mandatin e deputetit. LSI që ka qenë kaq e egër dhe aktive në procesin ndaj ish-ministrit të brendshëm, thjesht ka heshtur pas publikimit të audios së përgjimit ku dëgjohej dhe jo vetëm lexohej qartazi përfshirja e Saimir Tahirit dhe vëllezërve Habilaj në atë që mund të konsiderohet pa frikë bashkëpunim në trafikun e lëndëve narkotike. Në ditët e para te janarit i vetmi shqetësim për LSI ka qenë rreziku për heqjen e mandatit të deputetit të saj Gledion Re-hovica. Një ditë më parë gjatë mbledhjes se KQZ,

anëtari i LSI në këtë komision ka bashkuar votën me anëtarët e PS duke u bëre kështu avokatë edhe të deputetit tjetër Aqif Rakipi”, u shpreh Shehaj. Megjithatë deputeti demokrat Agron Shehaj edhe para pak kohësh e sulmoi hapur LSI-në edhe në lidhje me çështjen e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës ku këshilltarët e LSI bashkuan votat me ata të PS duke i dhënë rrugë buxhetit të 2018-ës. Pikërisht kjo gjë nuk u pëlqye nga deputeti demokrat që e cilësoi LSI-në si parti që mendon vetëm për interesat e saj.

Page 8: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

8 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja çështjet që do të diskutohen gjatë 2018 në Parlament, 23 ligje në procedurë prej disa muajsh

Teksa pritet që Parlamenti të rinisë punën në datën 15 janar pas pushimeve të festave të fundvitit, në komisionet parlamentare pritet që të diskutohet për projektligjet e propozuara një vit më parë. Kështu, në procedurë të mbartura nga sesioni i shkuar janë 23 projektligje, nga të cilët 15 janë të propozuar nga deputetë, 7 nga Këshilli i Ministrave dhe vetëm një prej tyre është depozituar nga 20 mijë zgjedhës. Duke marrë shkas nga reforma në drejtësi, deputetët kanë tejkaluar qeverinë me numrin e projek-

tligjeve të propozuara, ku duhet që gjatë këtij viti Kuvendi t’i përpunojë ato. Më konkretisht, ndër projektligjet e propozuara për të vënë në zbatim reformën në drejtësi përmendim: draftin për policinë gjyqësore, për profesionin e avokatit, për edukimin ligjor të publikut, për provimin e shtetit për profesionin e juristit, për ekzekutimin e vendimeve penale, për noterinë, etj. Ndërkohë, një tjetër projektligj që duhet të kalojë nëpër komisionet parlamentare është edhe ai i ish-min-istrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon

ashpërsim të Kodit Penal në 6 nene: kryesisht për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunimin e kafshëve dhe trafikimin e narkotikëve. Ndërsa qeveria nga ana e saj duhet të mbrojë në Parlament projektligjet për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, strehimin social, energjinë elektrike, për koncesionet, etj. Sa u takon zgjedhëse, këta të fundit kanë propozuar vetëm një nismë gjatë 2017, atë të ash-përsimit të Kodit Penal për dhunuesit e kafshëve. Sakaq, janë edhe 7 projektligje të tërhequra,

mes të cilëve 4 nga deputetët dhe 3 nga qeveria. Më saktë projektligjet e tërhequra janë ai për shërbimin veterinar, për arsimin parauniversitar dhe strehimin social, për gjuetinë, një propozim për dhënie amnistie i disa deputetëve të Sig-urisë Kombëtare të legjislaturës së shkuar për dorëzimin vullnetar të armëve. Gjithashtu, është tërhequr edhe projektligji i sjellë nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi për ndryshime në Kodin Zgjedhor për financimin e partive, duke qenë se këta nuk janë më deputetë.

Shkaktuan 248.9 milionë lekë dëme nga abuzimet me tenderat, KLSH kallëzon ish-kreun e

Komisionit të Prokurimeve Publike dhe 4 anëtarë

Ja tenderat në të cilët u kryen abuzimet

Mimoza IBRA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori ish-krye-tarin e Komisionit të

Prokurimeve Publike, Gentian Kerri, dy ish-anëtarë të tjerë si edhe dy prej anëtarëve aktualë. Sipas njoftimit për shtyp të nisur nga KLSH, gjatë një auditimi të kryer në Komisionin e Prokuri-meve Publike ka rezultuar se per-sonat e proceduar penalisht kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 248.9 milionë lekësh si pasojë e abuzimeve me tenderat. “KLSH kallëzon në Prokurori ish-Krye-tarin e KPP-së z. Gentian Kerri si dhe dy prej ish-anëtarëve dhe dy prej anëtarëve aktual të këtij in-stitucioni. Në total, për shtatë Ven-dimet e KPP-së të konstatuara me shkelje në Raportin Përfundimtar të Auditimit, dëmi ekonomik arrin në vlerën 248,868,262 Lekë. Kon-trolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 859/1, dt. 12.09.2017 përfundoi auditimin në Komisionin e Prokurimit Publik, me objekt “Mbi auditimin e për-puthshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomik dhe fi-nanciar të institucionit”, për pe-riudhën e veprimtarisë së këtij institucioni nga data 01.01.2015 deri më 31.08.2017” ka shkruar KLSH në njoftimin e saj. Po ashtu aty bëhet me dije se katër zyrtarët e tjerë të kallëzuar penalisht janë ish-anëtarët me iniciale S.K., J.H., dhe anëtarët momental me iniciale L.G. e H.B. Mbi ish-kreun e KPP, Gentian Kerri dhe katër zyrtarët e tjerë rëndojnë akuzat e “Shpër-dorimit të detyrës”dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Abuzimet me tenderatKontrolli i Lartë i Shtetit ka

sqaruar në njoftimin e saj se gjatë auditimit ka rezultuar se Gentian Kerri në bashkëpunim me dy ish-vartësit e tij kanë shpallur fitues në një Prokurim Publik firmën e skualifikuar më parë nga Komisio-ni i Vlerësimit të Ofertave. Në vi-jim të shkeljeve, referuar gjetjeve të auditimit, në një kohë që asnjë nga operatorët ekonomikë nuk plotësonte kriteret për t’u shpallur fitues, Komisioni i Prokurimeve

Publike ka vendosur për opera-torin ekonomik me ofertën më të lartë. “Nga auditimi rezultoi që Komisioni i Prokurimit Publik në shqyrtim të pjesshëm të disa prej ankesave të operatorëve të ndry-shëm ekonomik (pjesëmarrës në procedurat e prokurimit) ka ven-dosur me pa të drejtë kualifikimin dhe shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë të skualifikuar nga KVO-të si dhe skualifikimin me pa të drejtë të disa operatorëve ekonomikë të shpallur si fitues në

procedurat e prokurimit. Gjithash-tu, referuar gjetjeve të auditimit rezulton që KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë ndërkohë që asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese”, ka vijuar më tej KLSH. Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë më dije në njoftimin e tij se ten-derat në të cilët KPP ka kryer abuzime dhe anëtarët e saj kanë shpërdoruar detyrën duke shpal-

lur fitues në mënyrë të padrejtë, lidhen me blerjet e barnave të gja-kut për nevoja spitalore, blerjen e pesë furgonave të blinduar të për-dorur si edhe tenderin për mirëm-bajtjen e rrugës Tiranë-Ndroq-Ro-manat, Plepa Ura e Farkës. “Për tre nga vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik të konstatuara me shkelje nga auditimi i KLSH-së, KLSH me shkresën nr. 859/7, datë 31.12.2017 i ka përcjellë organit të Prokurorisë kallëzim penal”, ka shpjeguar KLSH.

“Në vendimet e mësipërme, KPP ka shpërfillur në mënyrë flagrante dokumentacionin bashkëlidhur anke-save të operatorëve ekonomik si dhe atë të operatorëve të tjerë ekonomik ndaj të cilëve drejtohej ankimi duke konkluduar më pas në mënyrë të paargumentuar në kualifikimin dhe skualifikimin e tyre, kjo e konfirmuar

në një rast edhe nga vendimmarrja e Gjykatës Admin-istrative, Tiranë”, shkruhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ku bëri me dije kallëzimin penal ndaj ish-kreut të Këshillit të Prokurimeve Publike, Gentian Kerri dhe 4 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni për abuzime me tenderat dhe shkelje të detyrës.

KLSH: KPP SHPËRFILLI ANKESAT E OPERATORËVE Nikos Kotzias: Me Shqipërinë hapa pozitivë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaroi dje pas një mbledhje kabinet të drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras se gjatë këtij viti do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zgjidhjes së çështjeve të politikës së jashtme që kanë qenë ngërçe për vite me radhë. Teksa u ndal në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, Kotzias theksoi se gjatë mbledhjes së kabi-netit është diskutuar për çështjet e përfshira në paketën e zgjidhjeve me shtetin fqinj. Ai i cilësoi këto si hapa pozitivë. “Ne zhvilluam bi-sedime mbi çështjet e Ballkanit, për mënyrën se si të zhvillojmë më tej bashkëpunimin me vendet e tjera të Ballkanit dhe se si të kontribuojmë për një prosperitet më të madh dhe një riorganizim produktiv në fusha të ndryshme brenda Ballkanit. Kemi ndërmarrë hapa të mirë dhe pozitivë me Shqipërinë gjatë javëve të kaluara”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Xhaçka: 4.000 familje të ndihmuara nga FAMinistrja e Mbrojtjes, Olta

Xhaçka publikoi ditën e djeshme rezultatin e arritur nga Forcat e Armatosura në ndihmë të famil-jeve të përmbytura gjatë një mua-ji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka theksoi se brenda një periudhe shumë të shkurtër, në bashkëpunim edhe me prefektët dhe pushtetin ven-dor janë shpërndarë 800 ton pro-dukte ushqimore dhe blegtorale në gjashtë bashki. Sipas ministres so-cialiste, deri më sot janë ndihmuar 4.000 familje të përmbytura, duke u plotësuar nevojat bazë. “Në më pak se një muaj, në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor 800 ton produkte ushqimore dhe blektorale u shpërndanë në më shumë se 6 bashki. Deri më sot, mbi 4 mijë familje shqiptare janë asistuar nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve, duke u ndihmuar me ushqime, veshmbathje, medikamente dhe produkte ushqimore për bleg-torinë”, deklaroi ministrja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka sqaruar në njoftimin e saj se gjatë auditim-it ka rezultuar se Gentian Kerri në bashkëpunim me dy ish-vartësit e tij kanë shpallur fitues në një Prokurim Publik firmën e skualifikuar më parë nga Komi-sioni i Vlerësimit të Ofertave. Në vijim të shkeljeve, referuar gjetjeve të auditimit, në një kohë që asn-jë nga operatorët ekonomikë...

• Vendimi nr. 302 datë 6.5.2016 në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “B3- Blerje barna gjaku dhe organet formuese të gjakut për nevoja spitalore;• Vendimi nr. 84 datë 19.2.2016 lidhur me procedurën e tenderit me objekt “Blerje furgon i blindu-ar i përdorur (copë 5)”;

• Vendimi nr. 43/2016, datë 22.01.2016, në lidhje me ankimin e bërë në lidhje me prokurim-in me objekt: “Mirëmbajtje ba-zuar në performancë segmentet rrugore Tiranë-Ndroq-Romanat, Plepa Ura e Farkës etj 58,3 km (AK-Drejt. Rajonale Qendër Ti-ranë)”.

JA TENDERAT KU U KRYEN ABUZIMET

Page 9: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

për kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, i cili është dëbuar nga Italia në 1998.

Kërkesa e prokurorisë Prokuroria e Përgjithshme ka

kërkuar në ditët e fundit të 2017 ndërprerjen e mandatit për depu-tetin e PDIU-së Aqif Rakipi dhe atë të LSI-së Gledion Rehovica, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Sipas vendimit

të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët ku rezulton se të dy janë të përfshirë në vjedhje. Megjithatë ajo ç’ka bie në sy është se të dy deputetët nuk kanë deklaruar ndalimet në formu-lar si dhe as përdorimin e emrave të tjerë, ç’ka sipas ligjit të dekrim-inalizimit përbën arsye për ndër-

prerje të menjëhershme mandati. Por pavarësisht këtyre akuzave të dy deputetët si Rehovica ashtu dhe Rakipi i kanë mohuar këto akuza në mbledhjen e mbajtur nga KQZ dy ditë më parë. Ndërsa vetë Komi-sioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi më shumë informacion dhe sqarime shtesë nga ana e prokurorisë për të vendosur në lidhje me mandatin e deputetëve pasi nuk arriti të bindej me provat e paraqitura.

Theodhori Sollaku: KQZ nuk mund t’u heq mandatet deputetëve, nuk ka asnjë provë mbi akuzat e ngritura nga prokuroria

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë sot vendimin mbi fatin e mandateve të dy deputetëve, atij të LSI Gledion Rehovica dhe atij të PDIU, Aqif Rakipi. Por edhe pse prokuroria ka paraqitur të dhëna nga Interpol Roma ku thuhet se dy deputetët janë përfshirë në vjedhje në Itali nuk mbajnë të njëjtin qëndrim deputetët të cilët janë shprehur se janë të pafajshëm. Një gjë të tillë e ka deklaruar dje edhe avokati i deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi, Theodhori Sollaku i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive u shpreh

dje se nuk do të ketë heqje mandatesh për të dy deputetët nga ana e Komisionit Qendror të Zg-jedhjeve pasi, sipas tij, ka mungesë provash nga ana e prokurorisë. Por Sollaku nuk u ndal me kaq pasi teksa u ndal tek kërkesa e prokurorisë për heqjen e mandateve u shpreh se kjo kërk-esë ka ngjyrim politik si dhe trysni nga faktori ndërkombëtar. Më tej avokati i deputetit të PDIU, Theodhori Sollaku u shpreh me plot bindje se nuk ka asnjë mundësi që t’i hiqet mandati Aqif Rakipi. “Pritshmëria ligjore e jona është që nuk

ka vend për të ndërprerë mandatet. Por duhet të shohim sesi do të vendosi KQZ-ja nesër. Po vetë fakti që ata e kthyen materialin, dhe nëse ata nuk sjellin asnjë provë, atëherë si mundet të merret vendimi. Ligji të zbatohet, por në rastin konkret që bëhet fjalë për deputet, njerëz të zgjedhur nga populli, nëse ligji nuk zbatohet, çfarë mund të themi. Kjo është më tepër se ngjyrim politik. Ka një trysni nga faktori ndërkombëtar. Nuk ka asn-jë mundësi t’i hiqet mandati Aqif Rakipit, vetëm nëse veprojnë në mënyrë partizançe”, u shpreh

Sollaku. Ndërkohë pavarësisht këtyre deklarat-ave vendimi zyrtar mbi fatet e mandateve të dy deputetëve atij të LSI, Gledion Rehovicës dhe atij të PDIU, Aqif Rakipit do të vendoset sot në orën 13:00 ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë vendimin përfundimtar. Kujtojmë që KQZ në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë vendosi që ta shtynte për ditën e premte vendimin duke i kërkuar prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të Rehovicës dhe Rakipit.

Endri ARIZI

Prokuroria deri ditën e djeshme nuk ka dorëzuar asnjë material shtesë në KQZ, sa i takon akuzave

për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. KQZ mblidhet sot në mesditë për të vendosur mbi mandatin e dy deputetëve, pas shtyrjes që ju bë mbledhjes dy ditë më parë. Gazeta është interesuar dje pranë KQZ dhe pranë prokuror-isë dhe duket se po përsëritet i njëjti skenar siç ka ndodhur me shumë zyrtarë të tjerë. Deri dje në mbrëm-je prokuroria nuk kishte dorëzuar asnjë informacion shtesë në lidhje me Rehovicën dhe Rakipin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë, pritet që prokuroria të dorëzojë gjatë ditës së sotme po të njëjtin material të Interpol Romës që dorëzoi në fillim. Material që si-pas Interpol Romës, deputeti i PDIU Aqif Rakipi është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbe-gaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekrim-inalizimit se ka qenë emigrant në Itali. Kurse deputeti i LSI-së, Gledi-on Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se jetonte në Itali si student. Burime nga prokuroria deklaruan se KQZ do i shkojnë pothuajse të njëjtat informacione, pasi në të dhënat që Interpol ka dorëzuar, thjesht janë dhënë informacione mbi veprimet e dy deputetëve në Itali, informacione që i janë përcjellë KQZ dhe nuk ka prova të tjera shtesë si vendime prokurorie, gjykate apo dokumente që vërtetojnë akuzat. Por organi i prokurorisë është mjaftuar me faktin që materialet e Interpol janë të pagabueshme. Megjithatë pavarësisht këtyre materialeve të paraqitura nga prokuroria dhe Interpol Roma, i ngelet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ven-dosë mbi fatin e dy deputetëve gjatë mbledhjes që do të mbahet sot në orën 13:00 nëse do të heqë mandatin e Rehovicës dhe Rakipit. Gjithashtu po sot pritet që të merret vendimi nga ana e KQZ-së edhe

Deputeti i PDIU-së për Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, ka reaguar pak ditë më parë pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatit. Sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme të dorëzuar në KQZ, deputeti i PDIU preket nga ligji i dekriminalizimit. Por pavarësisht këtyre akuzave deputeti i PDIU, Aqif

Rakipi ka deklaruar se nuk është ndaluar na njëherë nga policia. Madje Rakipi theksoi se nuk ka probleme me formularin e dekriminalizimit. “Nuk jam ndaluar ndonjëherë nga policia. S’kam probleme me formularin e dekriminalizimit”, u shpreh deputeti i PDIU, Aqif Rakipi pak ditë më parë.

RAKIPI: NUK JAM NDALUAR NGA POLICIA

Deputeti i LSI, Gledion Rehovica teksa u pyet dy ditë më parë se a ka qenë autor i vjedhjes të ndonjë dyqani në Itali gjatë kohës që ka jetuar atje, u shpreh se nuk i kujtohet mirë ngjarja pasi kanë kaluar 20 vjet. Por veç kësaj Rehovica deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo arrestuar në Itali. “Kam qenë

student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”, deklaroi dy ditë më parë deputeti i LSI Gledion Rehovica.

REHOVICA: NUK KAM ASGJË PËR TË FSHEHUR Tabaku: Borxhi publik është rritur me 1.3 trilion lekë Deputetja e PD, Jorida Tabaku

dje përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në “Facebook” duke iu referuar një studimi të bërë nga Open data Al-bania u shpreh se shqiptarët paguajnë për borxhin publik 4600 dollarë. Sipas Tabakut borxhi publik në katër vjet është rritur mesatarisht me 1.3 trilion lekë. “4600 USD paguajnë shqiptarët për borxhin publik të marrë nga qeveria për fasada! Një studim i pub-likuar pak orë më parë konfirmoi se borxhi publik është rritur në kurriz të qytetarëve. Të dhënat e raportuara nga Open data Albania, tregojnë se si që prej buxhetit të parë të qeverisë Rama (ai i vitit 2014) borxhi u rrit me 10,49% ose me 93 miliardë lekë (93 milionë USD). Mesatarisht në katër vjet (2014-2018) borxhi publik është rritur me 1.3 trilion lekë (13 miliardë USD) në vit dhe kjo vlerë përkthehet si një borxh i rritur çdo vit për çdo banorë me vlerë e 460 mijë lekëve (4625 euro/banorë në vit). Megjithëse vlera e borxhit është rritur pyetja që gjithsecili shtron është se ku kanë shkuar këto para”, u shpreh Tabaku.

Alibeaj: Opozita nuk ka frikë nga qeveria

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dje teksa ishte i ftuar në një studio televizive tha se opozita nuk ka aspak frikë nga kryeprokurorja e re. Ai solli në vëmendje faktin se si Edi Rama i hapi dosjen sapo erdhi në pushtet ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, por që i rezultoi e kotë. “Kemi dy efekte Tahiri, Armando Prenga, 12 ditë, kuptohet se këtu ka ndodhur diçka brenda trupës së prokurorëve. Humori i politikës përcakton karrierën. Nuk bëhet fjalë për frikë, mbani mend se akti i parë i Ramës kur erdhi në qeveri, ish- ministrit të Mbrojtjes i hapi një çështje për korrupsion, nuk doli as-gjë. As frikë dhe asnjë lloj gjëje tjetër nuk ka patur opozita nga një drejtësi e vërtetë, e dini si kanë përfunduar dosjet e montuara kundër opozitës”, tha ai. Ndërkaq Alibeaj u shpreh se PD ka kërkuar që të krijohet SPAK dhe BKH por jo sipas mënyrës së mazhorancës. “Ne kemi kërkuar që të krijohet SPAK, BKH, por jo sipas tyre por të pavarura”, u shpreh Alibeaj.

KQZ vendos sot mbi fatin e mandatit të deputetit për Rehovicën dhe Rakipin

Dekriminalizimi, prokuroria asnjë informacion shtesë për Gledion Rehovicën dhe Aqif Rakipin,

ndiqet i njëjti skenar si një vit më parë

Page 10: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

10 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Tkurren investimet, parashikime të zymta për vitin 2018

Investimet e huaja, 90 për qind të përqendruara në 3 sektorë

Ngadalësimi i rritjes ekono-mike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është rezultat i zbehjes së investimeve në ekonominë shqiptare. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2017 investimet u rritën me ritme shpërthyese, gati 13 për qind krahasuar me një vit më parë. Por në tremujorin e tretë, ato u rritën vetëm me 3.8 për qind duke frenuar momentin pozitiv të ekonomisë. Por pse in-vestimet e reja në ekonomi kanë nisur të ngadalësohen? Shkaqet duken të lidhura me strukturën

e tyre. Në një ekonomi investimet vijnë kryesisht nga tre burime. Ato janë investimet e kompanive të huaja, shpenzimet kapitale të qeverisë dhe investimet e biznesit vendas. Në tremujorin e tretë in-vestimet e huaja ishin thuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar. Madje pritshmëritë janë që gjatë këtij viti ato të bien për shkak të përfundimit të gazsjellësit TAP dhe kaskadës së devollit. Para-shikimet janë të zymta edhe për burimin e dytë, atë të investimeve publike, teksa qeveria është an-gazhuar të ulë borxhin.

Mbi 90% e investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit u përqendruan në tre sektorë të ekonomisë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori i energjetikës dominoi fluksin tremujor të investimeve të huaja, kryesisht falë gazsjellësit TAP. Investimet në energjetikë kishin vlerën e 193 milionë eurove ose afro 65% të fluksit tremujor të investimeve. Dy sektorë e tjerë që sollën flukse domethënëse inves-timesh ishin aktivitetet financiare dhe industria nxjerrëse, me rreth 40 milionë euro secila. Të marra

së bashku, këto degë sollën 274 milionë euro ose 92% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte. Zbërthimi i këtyre inves-timeve, në vija të përgjithshme, nuk është shumë i vështirë: ata që po investojnë shuma të mëdha në Shqipëri janë TAP, Statkraft, Bankers Petroleum, si edhe gru-pet e huaja bankare që aplikojnë rritje të kapitalit për bankat e tyre shqiptare. Investimet e huaja direkte po ruajnë nivele të larta, megjithatë është fakt se ato ngelen të përqendruara në pak sektorë.

OSHEE, skemë të re për pagesën e borxheve me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të aplikojë edhe për vitin 2018 skemat lehtësuese për klientët debitorë. Akt-marrëveshjet do të jenë funksionale për të gjitha kategoritë, duke nisur nga familjarët dhe shtresat në nevojë e deri tek bizneset. “Një skemë prej 2800 lekësh në muaj për familjarët dhe 1200 lekësh për klientët me status të veçantë, ndërkohë bizneset që kanë detyrime deri në tetor 2016, si ato që s’kanë respektu-ar akt-marrëveshjet, mund të

rifuten në skemë sipas një forma-ti 12-24-48-60-80 këste”, u shpreh Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregëtar të OSHEE. Akt-mar-rëveshjet e OSHEE funksionojnë duke paguar faturën aktuale, detyrimet e vitit të fundit dhe kësaj i shtohet kësti për borxhet e para 2017. Që kur nisi ske-ma lehtësuese e OSHEE-së për mbledhjen e borxheve, janë fir-mosur 400 mijë akt-marrëveshje, nga këto 120 mijë janë në proces, ndërkohë që me shtyrjen e afatit, në skemë pritet të futen edhe 20 mijë abonentë.

Kushtetuesja rrëzon kompanitë e basteve sportive, nuk shqyrton ankimimin e

tarifës për kontrollin e lojërave të fatit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraGjykata: Është e drejtë e organeve shtetërore të përcaktojnë tarifa për ofrimin e shërbimeve publike

Gjykata Kushtetuese ka ven-dosur të rrëzojë kërkesën e shoqatës së shoqërive të lotove dhe basteve sportive,

për heqjen e tarifës së mirëmbajtjes së Sistemit Qendror të Monitorimit On-line që ato duhet të paguajnë gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre. Kjo tarifë është përfshirë në ligjin e ri të lojërave të fatit, ndërsa një VKM e vitit 2016 për-cakton se tarifa përmban vlerën fikse për çdo pajisje/lojë fati për mirëmbajt-jen e sistemit, si dhe vlerën në përqindje mbi të ardhurat bruto nga lojërat e fatit për shlyerjen e investimit dhe për ngrit-jen e përditësimin e sistemit SQMO.

Ankimimi Shoqata e shoqërive që operojnë

në fushën e lotove dhe basteve sportive, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese (Gjykata), duke pretenduar se në rast se një pjesë e mirë e detyrës së AMLF (Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit) do të kryhet nga një operator privat me anë të sistemit online, rrje-dhimisht roli i AMLF ulet ndjeshëm dhe automatikisht edhe shpenzimet e saj do të ulen, ndaj nuk ka asnjë arsye pse shpenzimet e sistemit të mos pagu-hen nga fondi i të ardhurave që AMLF disponon nga buxheti i saj. Kompanitë e lotove dhe basteve sportive ankohen po ashtu se ndaj tyre aplikohen dy tarifa për të njëjtin shërbim. Kategoria e basteve është e vetmja kategori që paguan edhe tarifë ditore për çdo njësi, edhe tarifë në përqindje mbi xhiron vjetore që faturon. Njëkohësisht, kjo “

Kompanitë e lotove dhe basteve sportive ankohen se ndaj tyre aplikohen dy tarifa për të njëjtin shërbim. Kat-egoria e basteve është e vetmja kategori që paguan edhe tarifë di-tore për çdo njësi, edhe tarifë në përqindje mbi xhiron vjetore që fa-turon. Njëkohësisht, kjo kategori paguan kun-drejt AMLF-së edhe 3% të të ardhurave bruto nga loja...

“Ionian Refining and Trading Company – IRTC” sha, kompania që shfrytëzon prej më shumë se një vitit rafineritë përpunimit të Naftës së ARMOS në Ballsh e Fier po i nënshtrohet një hetimi të plotë tatimor. Administrata tatimore, do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë që ka krijuar sipas burimeve një borxhe prej mbi 50 milion euro ndaj shtetit. Drejtoria e Tatimeve të Tiranës ka kërkuar nga bankat tregtare informacion mbi çdo transaksion të kryer nga kjo shoqëri apo administratori Sulaj për të verifikuar nëse ajo ka transferu-ar para në llogari të tjera brenda po jashtë vendit. Sipas të dhënave, kompania ka

arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borx-he, taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi. Burime nga tatimet thonë se që në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar llogaritë e subjektit janë bllokuar me barrë siguruese dhe hipotekore. Shifrat zyrtare nuk bëhen të ditura, por sipas rregulloreve, pas kalimit të afatit një mujor nga urdhri për vendosjen e barrës siguruese, të gjitha asetet do të sekuestrohen siç sanksionohen në ligjin për procedurat tatimore. IRTC mori në shfrytëzim rafinerinë e ARMO në shtator të vitit 2016 sipas një marrëveshje me kreditorët privatë, ndërsa u prezantua

nga qeveria si shembull suksesi. Kriza në IRTC u zbulua në fillim të dhjetorit kur naftëtarët e rafinerive të Ballshit dhe Fierit dolën në protesta dhe denoncuan mos-marrjen e pagës së muajit nëntor krahas mospagimit të sigurimeve shoqërore për më shumë se 1 vit. Naftëtarët dhe kompania arritën një marrëveshje të pjesshme me ndërmjetësimin e qeverisë, por kanë para-lajmëruar që në këtë fillim janari do të nisin diskutimet mbi detyrimet e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri. Por kjo nuk është hera e parë që ARMO vjen në qendër të vëmendjes për detyrimet e papaguara ndaj punonjësve dhe shtetit.

Bllokohen llogaritë e kompanisë që administron përpunimin e naftës së ARMO

teriale në fushën e lojërave të fatit, por përcaktojnë detyrimin për ngritjen e një sistemi monitorimi, i cili do të shër-bejë për të kontrolluar veprimtarinë e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë. Për këto arsye, gjykata vlerëson se pretendimi për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekono-mike, është i pabazuar.

kategori paguan kundrejt AMLF-së edhe 3% të të ardhurave bruto nga loja, por jo më pak se 1,5 milionë lekë në vit. Në këto kushte, sipas këtyre kompanive është totalisht e papërsh-tatshme që t’u shtohet edhe pagesa për mirëmbajtjen e SQMO-së, kur ky shërbim përfshihet brenda aktivitetit monitorues të AMLF-së, për të cilin subjektet paguajnë sipas nenit 14 të ligjit. Kompanitë e lotove dhe basteve cilësojnë se ky lloj shërbimi i është dhënë me koncesion një subjekti të vetëm, duke u cenuar liria ekonomike e anëtarëve të shoqatës, pasi nuk i lejon

të zgjedhin midis disa operatorëve që kryejnë shërbimin. Një tjetër ankesë nga bastet dhe lotot sportive është fakti se tarifa që aplikohet nuk është propor-cionale as me shërbimin e ofruar, madje ata e cilësojnë arbitrare dhe të bazuar në vlera alogjike, pasi në përcaktimin e saj nuk ka një kriter të bazuar që të përcaktojë vlerat e vërteta apo reale të kostove që duhen për mirëmbajtjen e një sistemi të tillë monitorimi online.

Gjykata Gjykata, në kundërshtim me sa

pretendojnë kompanitë e lotove dhe basteve, vlerëson se është e drejtë

e organeve shtetërore të përcakto-jnë tarifa për ofrimin e shërbimeve publike dhe po ashtu, është e drejtë e shtetit të përcaktojë nëse ofrimin e një shërbimi publik do ta bëjë vetë, nëpërmjet organeve të tij, apo do ta kryejë nëpërmjet një subjekti privat, që përzgjidhet nëpërmjet procedurave të konkurrimit. Gjykata vlerëson se detyrimi për të paguar tarifat e shër-bimeve publike nuk nënkupton se jemi para kufizimeve, të cilat cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike. Sipas Gjykatës Kushtetuese, normat objekt gjykimi nuk përbëjnë rregullime ma-

Page 11: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 11

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kosovë/ Shtetet e Kuintit presion Haradinajt dhe Thaçit për Specialen

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdërkombëtarët dënojnë nismën e liderëve kundër Dhomave të Specializuara

Andi LAMKO

Pesë shtete kryesore perën-dimore, garantuese të shtet-formimit të Republikës së Kosovës, Amerika, Britania,

Franca, Gjermania dhe Italia, i kanë dhënë dje një tjetër paralajmërim tre liderëve kryesorë të vendit, kryemi-nistrit Ramush Haradinaj, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, në lidhje me iniciativën e tyre për shfuqizimin e Gjykatës Spe-ciale të krimeve të luftës. Nëpërmjet një deklarate publike ato kanë bërë të ditur se janë thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, dhe gjithashtu me vendimin e Presidentit për faljen e tre të dënuarve për vrasje, në çështjen e familjes serbe Hajra. Pesë shtetet mike dhe sponsore të Kosovës, thanë se Dhomat e Specializuara ligjore, janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit për të adresuar krimet e kryera në territorin e saj, në kuadër të përballjes dhe pranimit të së kaluarës.

Adresimi i krimeve në Kosovë“Jemi thellësisht të shqetësuar

me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin ‘rasti i familjes Hajra’”, shkruanin diplomatët perëndimorë, duke iu referuar faljes së fundvitit nga presidenti Thaçi për tre të dënuarit e vrasjes së familjes serbe në gusht 2001, në komunën e Drenasit. “Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushti-mit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar

Libri për Trump, avokatët kërcënojnë ish-ndihmësin

Itali, partitë nisin aleancat 2 muaj para zgjedhjeve

Avokatët e president amer-ikan Donald Trump i kanë shkruar dje ish-strategut të Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, për ta paralajmëruar se po shkel marrëveshjet e mos-përhapjes së informacion-eve të brendshme, në lidhje me bisedat për presidentin me autorin Michael Wolff. Ky i fundit pritet të publikojë një libër ku presidenti paraqitet si i paaftë të bëjë punën e tij. Donald Trump ka reaguar duke thënë se Bannon ka "humbur mendjen" pas humbjes së postit

në Shtëpinë e Bardhë. Avokatët e tij thonë se Bannon po shkel rregullat e informacioneve të brendshme, duke folur me autorin për Trump dhe familjen e tij, duke zbuluar informa-cione konfidenciale dhe duke njollosur figurën e presidentit familjarëve të tij dhe të shtetit. Libri pritet të bazohet në më shumë se 200 intervista. Në një prej bisedave, të publikuara nga Holliwood Reporter, thuhej se i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë e pranonin se presidenti nuk ishte i aftë të kryente punën e tij.

Partitë politike të Italisë po vazhdojnë maratonën e krijimit të aleancave dhe forcimit të koalicioneve në dy muajt para zgjedhjeve të 4 marsit, sipas ligjit të ri elektoral që ka për qël-lim përmirësimin e stabilitetit të qeverisjes. Sondazhet e fundit mbajnë në krye të mbështet-jes Lëvizja 5 Yje si subjekt i vetëm, ndërsa rreth 40 për qind e votave besohet se shkon për koalicionin e qendrës së djathtë të ish-kryeminsitrit Silvio Ber-lusconi dhe kreut të radikalëve të djathtë Lega Nord, Matteo

Salvini, të cilët nisin negociatat zyrtare javën që vjen. Aleancat duhet të paraqesin kandidatët e tyre deri më 29 dhjetor, sipas ligjit të ri që lejon dhe kandidatë të përbashkët të koalicioneve, por për parti të vogla ose ata që nuk kanë qenë më parë në parlament, kërkohen mijëra firma për shpalljen e kandi-datëve. Liderja radikale Emma Bonino denoncoi rregullat e reja si jo-demokratike dhe partia e saj +Europa është bashkuar me Qendrën Demokratike, për të evituar mbledhjen e firmave.

Protestat, Iran-Rusi akuza SHBA për ndërhyrje groteske

Irani ka dërguar dje në OKB një letër ku akuzon SHBA për ndërhyrje “groteske” në punët e tij të brendshme. Në letër thuhej se udhëheqja e lartë e SHBA “me një numër të madh komentesh absurde në mediat sociale” nxiste iranianët në akte trazirash, në shkelje të ligjit ndërkombëtar. 21 njerëz kanë vdekur deri tani në protestat e gjashtë ditëve të fundit, të shkak-tuara nga problemet ekonomike në disa qytete të vendit të pasur islamik. Dje mediat shtetërore iraniane u fokusuan në protes-

tat pro-qeveritare, teksa kaloi nata e dytë pa incidente të rënda. Trazirat ishin fillimisht kundër rritjes së çmimeve dhe korrup-sionit, por shpejt ato u kthyen në thirrje për largimin e liderëve të vendit, veçanërisht Ajatollah Ali Khamenei. Prej nisjes së protes-tave presidenti Donald Trump ka shprehur disa herë përkrahje, ndërsa të mërkurën ai sugjeroi se SHBA do të ofrojë "mbështetje të madhe" për protestuesit. Qeveria e Iranit ka akuzuar si frymëzuese të protestave Izraelin, Arabinë Saudite dhe SHBA.

krimet e kryera në territorin e saj. Vendet e QUINT-it kanë miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakri-fikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarë-sisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështe-tur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë”, thuhej në lutjen e diplomatëve, duke kujtuar se nisma të tilla vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundi-min e ligjit dhe rrezikojnë arritjet e deritanishme të vendit.

Interesat e vendit, para atyre personale

“Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne

e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që e mbështet do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrenë zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda”, thuhej në deklaratë, duke iu referuar procesit të integrimit ndërkombëtar dhe Euro-Atlantik të Kosovës. Shtetet e Kuintit vlerësonin angazhimin e Kosovës në krijimin fillestar të Dhomave të Specializuara, çka ishte një dëshmi për përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë dhe sundimit të ligjit, prandaj dhe inkurajonin që ajo të vazhdojë të pranojë mbështet-jen ndërkombëtare. “Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përk-ushtimit të saj për drejtësi. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar

Pas kreut të VV dorëhiqet edhe

nënkryetari SejdiuNjë ditë pas dorëheqjes së krye-

tarit Visar Imeri, edhe nënkryetari Dardan Sejdiu dha dje dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai i dërgoi një letër Kryesisë ku shprehej se tërhiqej prej përshkallëzimit të tensioneve dhe fyerjeve personale në parti, të cilat bien në kundërshtim me parimet e demokracisë, dhe që sipas tij nuk ofro-jnë alternativë dhe vullnet për rrugën përpara. Ai tha se do të vazhdojë punën politike vetëm si deputet dhe anëtar, në përputhje me bindjet e tij.

Turqia dënon ndalimin e bankierit të saj në SHBA

Ankaraja ka reaguar ashpër dje pas dënimit të një bankieri turk nga një gjykatë në Neë York për një skemë financiare që i shmangej sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit. Mehmet Hakan Atilla u shpall fajtor për mashtrim bankar dhe kon-spiracion, por u shpall i pafajshëm për pastrim parash. Ministria e jashtme turke e quajti vendimin të padrejtë dhe për të ardhur keq. Çështja u bazua në dëshminë e një tregtari floriri iranian, i cili ka pranuar se ka ndihmuar vendin në evitimin e sanksioneve.

Policia në Irlandë: Sulmi me thikë, jo terrorist

Policia irlandeze, e cila po heton sulmin serial me thikë ku të mërkurën u vra një njeri dhe u plagosën dy të tjerë, tha dje se nuk ka zbuluar lidhje me ekstremizmin. Një 18-vjeçar egjiptian u arrestua të mërkurën pasi qëlloi për vdekje me thikë një njeri dhe plagosi dy të tjerë në qytetin e Dundalk, pranë kufirit me Irlandën e Veriut. Tre sulmet u kryen në vendndodhje të ndryshme, me rreth 40 minuta distancë nga njëri-tjetri. Viktima i vrarë ishte një djalë 24 vjeçar japonez.

Greqia kërkon që këtë vit të zgjidhet debati i disa dekadave i emrit me fqinjin e saj verior Maqedoninë, lëvizje që do të zhbllokonte iniciativat e kësaj të fundit për integrim në Bashkimin Evropian e NATO. Athina ka bllokuar me veto tentativat e ish-republikës jugosl-lave për anëtarësim në institucionet e BE pasi thotë se emri “Maqedoni” mund të reflektojë pretendime territoriale ndaj krahinës së saj veriore me të njëjtin emër. "2018 do të jetë viti kur do të zgjidhen këto çështje të politikës së jashtme të ngecura në baltë prej disa dekadash", tha ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias. "Për çështjen e emrit, qeveria po negocion dhe mbështet një emër të përbërë që do të përdoret në të gjitha instancat. Ne të gjithë do të kontribuojmë në mirëqenien e ballkanasve", shtoi Kotzias.

Policia kroate tha dje se do të mbrojë barkat kroate të peshkimit, nëse policia sllovene do të vendosë gjoba për kalimet detare në gjirin e kontestuar Piran mes dy vendeve. Polemikat mes Kroacisë dhe Slovenisë për Gjirin Piran kanë vazhduar përshkallëzimet pas zotimit të policisë sllovene se do të shoqërojë barkat kroate të pe-shkimit ose do të gjobisë ato për kalimet e vijës ndarëse, të caktuar nga gjykata evropiane e arbi-trazhit në Hagë, për gadishullin Istrian. Kroacia ka braktisur procesin e arbitrazhit në verën e 2015 pas zbulimeve të disa regjistrimeve ku negociata të paautorizuara dëgjoheshin mes një gjykatësi të çështjes dhe një diplomati slloven, prandaj dhe ka refuzuar vendimin në favor të Sllovenisë.

GREQIA: DEBATI I EMRIT ME MAQEDONINË ZGJIDHET KËTË VIT DEMARKACIONI, KROACIA: DO MBROJMË PESHKATARËT NË PIRAN

Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit”, thuhej në deklaratë. Në të njëjtën linjë shkruante dje dhe një editorial i ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie, i cili duke numëruar çka duhet dhe çka nuk du-het të ndodhë në Kosovë, të parën ren-diste shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai e konsideronte atë lëvizje sekrete. “Së pari, duhet të ndalet përpjekja sekrete për të ndryshuar apo anuluar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale”, ka shkruar diplomati amerikan në shkrimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane.

Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazh-dueshme për të zh-vlerësuar punën e Dhomave të Special-izuara, si dhe vendi-min e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin ‘rasti i familjes Hajra’. Ne do të këmbëngulim gjithmonë që Koso-va të mbështesë drejtësinë...

Page 12: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

12 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja lëvizjet e amerikanëve për të rikthyer në pushtet Ahmet Zogun, tentativa

për të nxitur përçarje brenda komunistëve

CIA zbardh të tjera detaje mbi operacionet që ka zh-villuar në Shqipërinë komu-niste. Në disa dokumente

tregohen tentativat e amerikanëve për të larguar Enver Hoxhën nga pushteti dhe të rikthehej Ahmet Zogu, këtë herë si president. Në dy dokumente tregohet një shkresë për autoritete turke dhe një takim mes CIA dhe ish-mbretit Zog. Ndërsa në dokumente të tjera jepen detaje mbi operacionet që bëheshin në vendin tonë për rrëzimin e regjimit.

I gusht 1949Memorandum për CPB-I

Nga: ISOSubjekti: Letër për atasheun turk

nga Ghazi Khan Bessolt, në lidhje me Shqipërinë, datuar 14 qershor 1949

Letra e mëposhtme iu dha zëvendës-atasheut ushtarak të SHBA në Turqi, Majorit Allin, nga Ghazi Khan Bessolt, një refugjat nga Kau-kazi që jeton në Turqi që prej Luftës së Parë Botërore. Ai besohet se ka lidhje me shërbimet e sigurisë turke

Për: Major gorge R. AllinAsistent-atashe ushtarak në

TurqiI dashur major, Duke ju prezan-

tuar këtë projekt unë me qëllim po iu shmangem detajeve pasi ato do të jepen pasi unë ta kem diskutuar këtë me madhërinë tij Mbretin Zog dhe liderë të tjerë të rezistencës shqiptare. Sido që të jetë unë jam i bindur se nën udhëzimin e Madhërisë së tij do të arrihet sukses i plotë, pasi për këtë qëllim Madhëria e tij është i pajisur me të gjitha aftësitë e nevo-jshme: autoritete, guxim, njohuri dhe durim. Sipas opinionit tim, nëse pop-ulli shqiptar voton për monarkinë duhet të vendoset mbreti Zog dhe nëse votojnë për republikën, duhet të bëhet president Ahmet Zogu. Të gjithë liderët politikë të Shqipërisë, përfshi miqtë dhe armiqtë e Mbretit, kanë demonstruar një mungesë të madhe aftësish gjatë pushtimeve italiane gjermane dhe më në fund atë rus. Të gjithë këta njerëz janë të zhgënjyer. Unë nuk po flas këtu për Enver Hoxhën, Koçi Xoxen apo persona të tjerë kriminalë, por edhe për persona si Mehdi Frashëri (i mbretërisë), Mit’hat Frashëri (lider i Partisë Kombëtare), Mustafa Kruja (kryeministër gjatë pushtimit italian) Fevzi Agolli e të tjerë. Ringjallja e Shqipërisë nuk ka të bëjë më me këta persona. Prandaj nëse do të arrihet sukses, duhet mbajtur fshehtësi e plotë dhe amerikanët nuk duhet të hyjnë në bisedime me asnjë shqiptar. Unë vetë do të bëj punën paraprake të ndërlidhjes mes Amerikës dhe Shqipërisë, dhe si ndërmjetës i Mbretit Zog dhe rretheve shqiptare

Me shumë respekt, Ghazi Khan Bessolt

Rëndësia e Shqipërisë për sovjetikët

Politikisht, Shqipëria është e rëndësishme për sovjetikët si një tempull i komunizmit në Ballkan e në Mesdhe. BRSS do ta konsideronte humbjen e saj si humbje të prestigjit, veçanërisht pas dezertimit të Jugosl-lavisë. Por megjithëse ka një pozicion strategjik në hyrje të detit Adriatik, kushtet moderne për zhvillimin e kapaciteteve të saj ushtarake janë të vogla. Ishulli i Sazanit ka qenë një bazë e vogël nëndetësesh italiane dhe sipas disa zhurmave edhe sovje-tikët po përpiqen të rindërtojnë këto baza pas luftës. Ka raportime të pa-konfirmuara për rindërtim të fushave ajrore nga sovjetikët. Shqipëria ka një pozicion të mirë për instalime paralajmëruese të mbrojtjes ajrore,

Zbardhet letra për turqit në mbështetje të Zogut

së secilit prej fqinjëve, se një ndryshim i regjimit mund të bëjë të përfitojë fqin-jët e tjerë apo se kriza mund të përha-pet në rajon. Përpjekjet e grupeve të brendshme të rezistencës dhe të atyre në emigracion janë të pakoordinuara dhe objektivat e tyre bien në konflikt me njëri-tjetrin, dhe këto faktorë kanë lehtësuar punën e forcave të sigurisë duke i izoluar elementët dhe duke shkatërruar grupet individuale. Në kushtet aktuale rezistenca nuk është

një kërcënim për regjimin komunist dhe pa ndihmë të jashtme, forcat e sigurisë do ta kufizojnë.

Arritja e një marrëveshje Greqi-Jugosllavi-Itali

Ekzistenca e shtetit shqiptar në të kaluarën është varur gjithmonë nga mendësia e fuqive të mëdha. Megjithëse tre fqinjët kryesorë të Shqipërisë supozohet të dëshirojnë eli-minimin e regjimit aktual në Shqipëri, interesat e tyre përfundimtare mbi

vendin janë të papajtueshme mes tyre. Prej izolimit të Shqipërisë nga orbita sovjetike në 1948, pozita e fqinjëve ka qenë ajo e pozicionit të caktuar nga ku të përfitojnë sa më shumë në rast të përmbysjes së regjimit Hoxha. Si rezultat secili prej tyre i kundërvihet lëvizjeve të tjetrit, duke sjellë një shpërndaje dhe konfuzion të rezist-encës në Shqipëri. Rivaliteti mes tyre është gjithashtu një faktor që kufizon operacionet e kombeve edhe në zh-

I dashur major, Duke ju prezantu-

ar këtë projekt unë me qëllim po iu

shmangem detajeve pasi ato do të jep-

en pasi unë ta kem diskutuar këtë me

madhërinë tij Mbre-tin Zog dhe liderë të tjerë të rezistencës

shqiptare. Sido që të jetë unë jam i bindur se nën udhëzimin e Madhërisë së tij do

të arrihet sukses i plotë, pasi për këtë

qëllim Madhëria e tij është i pajisur me të gjitha aftësitë e nev-

ojshme: autoritete, guxim, njohuri dhe durim. Sipas opin-

ionit tim, nëse popul-li shqiptar voton për monarkinë duhet të

vendoset mbreti Zog dhe nëse votojnë për republikën...

por deri tani nuk ka prova të instal-imit të radarëve sovjetikë. Që prej distancimit të saj nga Jugosllavia, Shqipëria ka humbur rëndësinë e saj strategjike për arsye të mungesës së komunikimit me orbitën sovjetike. Por ajo mund të jetë e rëndësishme për një fushatë tokësore në Ballkan, pasi operacione të mundshme në bashkëpunim me Bullgarinë, nëse janë të suksesshme mund të ndajnë Greqinë nga Jugosllavia.

Takimi me ish-mbretin ZogMë 20 gusht 1952 unë dhe ...

shkuam në hotelin Mayfloëer për t’u takuar me ndihmësin e mbretit Zog, kolonel Selmani, i cili na shoqëroi më pas te suita e mbretit Zog. Zogu ishte shumë i sjellshëm por jo me tepricë, në takimin që zgjati rreth një orë e gjysmë, ku ishim prezentë vetëm ai, ... dhe unë. Zogu fliste një frëngjishte të mirë (për të cilën më raportonin se e ka mësuar vetëm vitet e fundit). Ai më pyeti nëse flisja gjermanisht, gju-hë në të cilën me sa dukej ndjehej më i lirshëm. Zogu nisi duke më treguar se ishte këtu vetëm për disa ditë, dhe se kishte ardhur vetëm për të futur në shkollë djalin e tij dymbëdhjetë vjeçar në Uashington ose në Nju Jork. Pasi të kishte mbaruar këtë, ai tha se do të kthehej në Aleksandri, ku dhe mund të gjendej nëse do të kishim nevojë për shërbimet e tij. Ai përmendi se mbretëresha Geraldinë ishte në Levant (zona mesdhetare e Lindjes së Mesme) dhe se kishte qenë në Baalbek. Më tej ai djalërinë e tij në Stamboll dhe udhëtimet që kishte bërë vetë në vendet e Levantit, duke përmendur disa prej rrënojave më të famshme. Pas bisedës shoqërore dhe pasi theksoi prej fillimit se i vinte keq që nuk mundi të takohej me ..., ne folëm për situatën shqiptare. Zogu tha se kishte katër gjëra të rëndë-sishme në lidhje me Shqipërinë dhe që duhet të transmetoheshin te .... Ai tha se shtatë fusha ajrore të pa-ra-luftës po rinovoheshin dhe dy të reja po ndërtoheshin, por komentoi se ky aktivitet nuk kishte lidhje me Jugosllavinë, më shumë sesa me pozicionet perëndimore të zonës, siç mund të ishte baza perëndimore në Tripoli, apo ndonjë objektiv tjetër në Lindjen e Mesme.

Ja veprimet e kundërshtarëve ndaj regjimit komunist

Përveç organizatave të brendshme dhe Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, ka disa veprues brenda Shqipërisë që përfaqësojnë grupet e emigrantëve në Itali, Greqi e Jugoslla-vi. Por mes këtyre të fundit, me gjithë objektivin e përbashkët anti-komunist, ka divergjenca sipas interesave të veçanta të tre vendeve. Aktivitetet e tyre kanë qenë të kufizuara prej frikës

Page 13: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Dokumentet e CIA, ja lëvizjet e amerikanëve për të rikthyer në pushtet Ahmet Zogun, tentativa

për të nxitur përçarje brenda komunistëve

Zbardhet letra për turqit në mbështetje të Zogut

villimin e planeve të koordinuara të mbrojtjes në Evropën juglindore. Italia e Jugosllavia kanë pranuar parimin e Shqipërisë së pavarur e sovrane, në kufijtë aktualë, jashtë kontrollit sovjetik. Kurse Greqia deri tani nuk e pranon parimin, prej pretendimeve për Epirin e Veriut.

Si operonte lidhja shqiptare në Jugosllavi

Qëllimi i Titos duket se është krijimi i një regjimi anti-sovjetik në Shqipëri dhe rikthim i statusit të saj të viteve 1944-1948. Me sa duket për këtë qëllim i krijua në Jugosllavi në maj 1951 Lidhja e Refugjatëve Poli-tikë Shqiptarë në Jugosllavi. Lidhja pretendon të përfaqësojë rreth 5.000 shqiptarë në Jugosllavi dhe kontrol-lohet nga komunistët që u larguan nga Shqipëria pas vitit 1948. Ajo është krijuar nga Beogradi si një instrument i politikave jugosllave dhe ka si objek-tiv të deklaruar një Shqipëri “të lirë, të pavarur, të pandashme, demokratike e republikane”. Lidhja ka kryer disa operacione spiunazhi, kabotazhi dhe propagande, dhe zotëron potencial për operacione më të gjera. Por është ndoshta pozita e ekspozuar aktualisht e Jugosllavisë pas ndarjes me BRSS, ka penguar Titon të përdorë Lidhjen me fuqi të plotë. Zyrtarët jugosllavë kanë thënë se përpjekje serioze për përmbysjen e regjimit të Hoxhës

mund të bëhen pretekst për Bashkimin Sovjetik për veprime ushtarake ndaj Jugosllavisë.

Plani i CIA për propagandë kundër Hoxhës

-Botimi i gazetës Shqipëria në gjuhën shqipe dhe përdorimi i përm-bajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri.

-Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë,

shurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio.

-Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri.

-Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës.

-Lidhjet me grupet e emi-grantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Synimet e SHBA dhe grupet e angazhuara

Një oficer i selisë kryesore do të mbajë lidhje me selinë kryesore të NCFA në Nju Jork.

Të gjitha lidhjet e tjera të mba-hen nga grupi i Shqipërisë së CIA, përveç kontakteve me agjentin e publikimit të Shqipëria në Romë, i cili do të lidhet me një oficer të SE. NCFA është e përbërë nga për-faqësues të grupeve kryesore politike të Shqipërisë si dhe nga të pavarur. Komiteti ekzekutiv i saj përbëhet nga liderë të të gjitha grupeve, pas riorganizimit të tij në dhjetor 1953 ku u përfshinë dhe elementë që më parë nuk përfaqësoheshin. Grupi i shënjestruar është populli shqiptar, në sensin që të gjithë përpjekjet e NCFA kanë si qëllim krijimin e një atmosfere rezistence kundër reg-jimit dhe përfundimisht çlirimin e popullit prej tij. Qeveria komuniste e Shqipërisë të bëhet objektiv i talljeve dhe i tentativave për dezertim.

Frika e amerikanëve nga OKB Shqetësimi parësor i sigurisë

është që mbështetja e qeverisë amer-ikane për NCFA të mos bëhet objekt i provuar me dokumente përpara enteve të rëndësishme si OKB apo organizata të tjera ndërkombëtare dhe artikujsh turpërues në gazeta e media. Metodat aktuale të frag-mentimit të operacioneve besohet të reduktojnë rrezikun e këtij skenari në minimum. Ekspozimi ndaj OKB apo grupeve të tjera ndërkombëtare i mbështetjes për NCFA nga ag-jenci shtetërore amerikane do të turpëronte qeverinë amerikane. Por për operacionet është ruajtur masa e distanciit dhe mospranimit të përg-jegjësisë. Mbyllja e projektit do të sillte një problem për angazhimin e personelit të NCFA dhe tentativa të rivendosjes së tyre duhet të kryhen. Plani i katastrofës: Personeli i rëndë-sishëm i NCFA përfshihet në planet e katastrofës/evakuimit drejt Italisë apo vendeve të tjera në Mesdhe, por jo drejt Shteteve të Bashkuara.

Projekti OBLIVIOUS për rrëzimin e regjimit

Projekti OBLIVIOUS ka qenë operativ që prej vitit 1949, si nën-de-

gë e projektit OBOPUS (i njohur më parë si BGFIEND). Qëllimet e tij janë ndjekja e përpjekjeve për përmbysjen e suksesshme të regjimit komunist në Shqipëri. Operacioni i përkus-htohet disa anëtarëve të komitetit që kanë mbështetur me besnikëri politikat e SHBA, për mbështetje të vazhdueshme në rast nevoje. NCFA njihet në vend dhe konsiderohet si një pikë bashkimi e shqiptarëve në e migracion. Ndër rezultatet e pritura janë ngacmimet e vazhdueshme të regjimit komunist në Shqipëri, ndjellja e shpirtit të rezistencës, dhe kur suk-sesi të besohet i mundshëm, të spon-sorizohet grushti i shtetit. Efektiviteti i operacioneve survejohet periodikisht nga agjenti i caktuar i agjencisë, si dhe nga shërbimet britanike.

Jugosllavia donte një Shqipëri të pavarur

Më 26 maj, gjatë një bisede me amerikanët, Xhilas deklaroi se Ju-gosllavia dëshironte një Shqipëri të pavarur dhe jo të ndarë mes Italisë e Greqisë; ata nuk do të kundërsht-onin nëse qeveria e kontrolluar nga Cominform përmbysej dhe se grupe demokratike ekzistonin ën Shqipëri si një alternativë ndaj qeverisë së Hoxhës. Ai tha gjithashtu se nuk ish-in të frikësuar nëse një ndryshim në Shqipëri do të provokonte Rusinë. Në një bisedë me të njëjtin burim, Leo Mates, asistent-ministër i punëve të jashtme, deklaroi se Shqipëria nuk ia vlen për një luftë botërore, pasi Rusia mund të veprojë nëse i kërcënohet prestigji. Ndërsa ministri jugosllav në Romë, tha më 28 maj se nuk be-sonte se rusët do të vepronin nëse kërcënohej Shqipëria, duke cituar si arsye mungesën e marrëveshjeve për të tilla situata mbrojtjeje. Në qer-shor një emisar jugosllav u takua në Romë me anëtarë të BKI dhe deklaroi se Tito do të përdorë forcën, nëse është e nevojshme për të mbrojtur integritetin e Shqipërisë Komunizmi, edhe pse i nevojshëm për jugosl-lavët, mund të jetë i dëmshëm për Shqipërinë Çlirimi i Shqipërisë mund të vijë vetëm nga Prizreni, tentativat nga seli të tjera do të sjellin vetëm sakrifica të pavlera Shqiptarët e Ju-gosllavisë po përgatiten të përmbysin regjimin aktual në momentin më të mirë. Jugosllavia nuk beson se BRSS do të hyjë në luftë për Shqipërinë. Operacionet jugosllave të agjenturës në Shqipëri janë rritur muajt e fun-dit dhe shqiptarët në Jugosllavi po trajnohen më mirë. Përmendja e një kabllogrami shtetëror ku raportohet se grekët janë të alarmuar për qëlli-met jugosllave në Shqipëri, dhe se më mirë pranonin ndarjen e saj sesa të aneksohej nga Jugosllavia, ishte për të ilustruar qëllimet aktuale greke.

CIA propagandë përmes shtypit e radios

Gazeta Shqipëria, organi i çdo dyjavshëm i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë, u botua sipas programit për muajin gusht. Një broshurë, në fomin e miniaturës së botimit Shqipëria është aprovuar për lëshim nga ajri në Shqipëri. Artikulli kryesor i saj është një shkrim në përgjigje të shkrimeve të shpërndara nga jugosllavët në fillim të qershorit, në emër të lidhjes së refugjatëve politikë shqiptarë. Faza e parë e op-eracionit BGFIEND është aprovuar për lëshime e propagandës dhe fur-nizimeve të agjentëve. Po ndërmer-ren veprimet për prokurimin e 30 000 thasëve të furnizimeve me nga gjysmë kilogram miell, për t’u lësh-uar fshehtësish mbi Shqipëri. Secili prej tyre do t përmbajë dhe nga një broshurë propagande. Disa testime për lëshimet e tyre janë kryer me sukses.

Ishulli i Sazanit ka qenë një bazë e

vogël nëndetësesh italiane dhe sipas

disa zhurmave edhe sovjetikët po përpiqen

të rindërtojnë këto baza pas luftës. Ka

raportime të pakonfir-muara për rindërtim

të fushave ajrore nga sovjetikët. Shqipëria

ka një pozicion të mirë për instalime paralajmëruese të

mbrojtjes ajrore, por deri tani nuk ka

prova të instalimit të radarëve sovjetikë.

Që prej distancimit të saj nga Jugosllavia,

Shqipëria ka hum-bur rëndësinë e saj

strategjike...i publikuar në anglisht, frëngjisht e italisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor.

-Përgatitja e teksteve të bro-

Page 14: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

14 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ndalohen në pikën kufitare të Muriqanit dy djemtë e Azem HajdaritDy djemtë e Azem Hajdarit janë ndaluar

nga policia, pasi akuzohen për dhunë të ush-truar ndaj një personi. Kirjald Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit, më 3 janar 2018, pasi mbi ta rëndon akuza e "Plagosje e lehtë me dashje”. Dy vëllezërit Hajdari u ndaluan për një ngjarje të ndodhur më 27 dhjetor të 2017. Mësohet se dy vëllezërit Hajdari natën e 27 dhjetorit pranë “Varrezave të Dëshmorëve”, në kryeqytet, kishin goditur me sende të forta shtetasin Mikel Eduart Margjeka. Pas ngjarjes, Margjeka është transportuar për në Spital ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga

bluzat e bardha, dhe me pas ai është drejtuar për në komisariatin e policisë, ku ka bërë kallëzim penal ndaj Kirjad dhe Azem Hajdarit. Në kallëzimin që ka bërë në Policinë e Tiranës, Mikel Margjeka ka thënë se është goditur disa herë nga dy vëllezërit Hajdari, pranë Varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Pas denoncimit të te riut, policia i ka shpallur në kërkim të rinjtë, pasi nuk i ka gjetur në banesën e tyre. Prandaj dhe ata janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, por që u liruan më pas me urdhër Prokurori. Mësohet se familja Hajdari ishin nisur për pushime kur u ndaluan nga policia në pikën kufitare të Muriqanit. Ndërkohë,

pas konsultimit me Prokurorinë dhe kryerjes së veprimeve procedurale, djemtë e Azem Hajdarit janë lënë në gjendje të lirë. Mësohet se ngjarja e 27 dhjetorit ka qenë një konflikt i çastit mes dy vëllezërve Hajdari dhe shtetasit Margjeka, që ka çuar në dhunimin e këtij të fundit. Kirjald dhe Azem Hajdari ishin nën shoqërinë e nënës së tyre Fatmira Hajdari, në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare e Muriqanit. Pasi u morën në pyetje, dy vëllezërit kanë pranuar konfliktin, por kanë thënë se nuk e kanë dhunuar Mikel Margjekën, duke u shprehur përpara uniformave blu se ka qenë një konflikt verbal dhe nuk pati konflikt fizik.

Memaliaj, 52-vjeçari jep fund jetës me fostoksinë

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, teksa pas festës së Vitit të Ri, kishte shkuar për vizitë tek vëllai i tij. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Iliras të Memaliajt, ku një burrë 52 vjeç, i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Gjatë ditës së djeshme, në banesën e shtetasit R. Kalemi 58 vjeç, është gjetur nga familjarët i vdekur pa shenja dhune, vëllai i tij Nasip Kalemi, 52 vjeç. Viktima i cili prej disa vitesh jetonte në Fushë Krujë, kishte shkuar për vizitë tek vëllai i tij pas festës, ku dhe kreu aktin e rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se 52-vjeçari, është vetëhelmuar me fostoksinë, mbetje të së cilës janë gjetur edhe pranë trupit të pajetë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që dëshmia e familjarëve pritet të hedhë më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. Pasi në dëshmitë e para ata deklarojnë se 52-vjeçari nuk ka shfaqur probleme. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan 52-vjeçarin të marri këtë akt të rëndë.

Përplasen dy makina në Dibër, dy të plagosur

Dy makina janë përfshirë në një aksident paraditen e djeshme, rreth orës 11.00, në aksin rrugor Maqellarë-Shu-penzë, me pasojë dy të plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Rotonta”, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet Gj. M., banues në Gjoricë, Bulqizë me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin me inicialet G. M., banues në Bllatë, Dibër. Për pasojë ka mbetur i plagosur pasagjeri, shtetasi me inicialet B. Xh., 50 vjeç, banues në Gjoricë, që udhëton-te me mjetin tip “Benz”, si dhe drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi me inicialet G. M., 32 vjeç. Të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Në ambientet e policisë është shoqëruar drejtuesi i autom-jetit tip “Benz”, ku po merret në pyetje. Sakaq grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lezhë, makina e parkuar përfshihet nga flakët

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35 në lagjen “Skën-derbeg” Lezhë, ku mjeti tip “Benz” me targë AA066BI në pronësi të shtetasit me inicialet K. H., 28 vjeç është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, mësohet se makina ka qenë e parkuar në parking pranë banesës së të riut në momentin që ka marrë zjarr. Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pa-sojë e një shkëndije të sistemit të rrjetit elektrik. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në pjesën e përparme të mjetit, ndërsa pritet ekspertiza për përcaktimin e shkakut të saktë. Ndërkohë që vet 28-vjeçari është shprehur përpara uniformave blu se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor në bashkëpunim me Proku-rorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Apeli liron Orest Sotën, biznesmeni lë 50 milionë lekë garanci pasurore

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraOrest Sota lirohet për ditëlindje pas 2 muajsh në paraburgim

Elvis MYRTA

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda li-roi dje nga parabur-gimi biznesmenin

Orest Sota. Krimet e Rënda pranuan ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje dy herë në muaj, kundrejt garancisë pasurore, 5 milionë lekë të rinj. Hetimi për biznesmenin Sota mbetet i hapur. Pasi u mbajt dy muaj në paraburgim, për t’u hetuar, Orest Sota u la i lirë ditën e ditëlindjes, me detyrimin për t’u paraqitur pranë organeve të hetimit dy herë në muaj. E njëjta trupë gjyqësore e Apelit për Krimet e Rënda, kishte refuzuar dy herë të tjera, madje së fundmi edhe më 26 dhjetor kërk-esën e avokatëve të të riut, që këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë. Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, pranuan ndryshimin e masës përballë garancisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja. Garancia e lënë nga familja e Sotës do të qëndrojë e ngrirë për llog-ari të shtetit, derisa të marrin rrugë hetimet ndaj 26-vjeçarit. Por avokati i tij, Fatmir Braka këmbëngul se i riu është i pa-fajshëm përderisa shuma prej 863 mijë eurosh të gjetura në makinë, burojnë nga bizneset e familjes. Siç rezulton nga hetimet e deritanishme, Orest Sota nuk është pyetur ende nga grupi i hetimit, ndërkohë që familjarët kanë depozituar në prokurori faturat financi-are të bizneseve të tyre, duke bashkangjitur edhe faturat me kompaninë Kurum. Biznesme-ni Lefter Sota ka pohuar se shuma prej 863 mijë euro që iu gjetën të birit, do t’i dorëzo-heshin kompanisë Kurum, si një formë garancie për blerjen e disa tonëve hekur. Ndërkohë që pas qëndrimit se kjo shumë kishte dyshime se i përkiste ish ministrit të brendshëm, në Gjykatën e Apelit proku-roria u tërhoq nga ky version duke mos komentuar asgjë mbi dyshimet e saj. Më herët

Gjykata e Krimeve të Rënda hoqi edhe masën e ndalimit për të dalë jashtë Shqipërisë për ish ministrin e Brendshëm,

Gjyqtarët e Apelit për Krimet e Rën-da pranuan ndry-shimin e masës përballë garan-cisë pasurore prej 5 milionë lekë të reja. Garancia e lënë nga familja e Sotës do të qën-drojë e ngrirë për llogari të shtetit...

Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi pas lirimit të biznesmenit Orest Sota. Në një dalje për mediat nga selia blu, Paloka tha se me Ramën kryeprokuror asnjë peshk që ka lidhje me të nuk do kapet nga rrjetat e drejtësisë. “PD si shumica e shqiptarëve është e bindur se drejtësia do të jetë

e pafuqishme të luftojë krimin dhe drogën derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar dhe vetëm atëherë peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetën e drejtë-sisë së pahapur”, është shprehur Paloka.

Për lirimin e biznesmenit 26-vjeçar ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar se në makinën e Sotës kur u ndalua, ka qenë dhe vetë Tahiri. “Noriega urdhëroi sot (dje) lirimin e Orest Sotës. Shkaku është se Oresti ishte i pafajshëm sepse ai u arrestua vetëm se po trans-

portonte Saimir Trafikun dhe milionat euro të tij. Këtë vendim Noriega e mori pasi me këshilltarin e tij Braho i mbylli gojën drejtorit te policisë së El-basanit Qato, qe të harrojë se në makinën e Orestit ishte vete Saimir Trafiku, njeriu qe mban peng vet Ramën dhe Olsin e tij”, ka thënë Berisha në fb.

PALOKA: S’KA DREJTËSI ME RAMËN KRYEMINISTËR

BERISHA: NORIEGA URDHËROI LIRIMIN E OREST SOTËS

duke i kthyer në këtë mënyrë edhe pasaportën dhe kartën e identitetit. Kujtojmë që disa javë më parë prokuroria e Krimeve të Rënda bashkoi procedimin penal ndaj Orest Sotës me atë të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe atë të grupit kriminal “Habilaj”.

Deklarata e avokatit mbrojtës të Sotës

Pavarësisht lirimit nga burgu, shuma e sekuestruar 863 mijë mbetet e bllokuar. Avokati i biznesmenit ka deklaruar se shuma ishte planifikuar për t’u dërguar te “Kurum” për të blerë hekur, por pas gjetjes së patentave të ish-ministrit, prokuroria ngri-ti dyshimin se shuma mund ti përkasë Tahirit. Avokati Fat-mir Braka deklaroi se vendimi për hetimin në gjendje të lirë ishte i vonuar. “Mirëpritëm

vendimin e Gjykatës së Ape-lit. Ishte një vendim i vonuar, klienti im nuk ka fare lidhje me atë që pretendon proku-roria. Paratë e gjetura në makinën e Orestit i përkasin babait të tij. Më të interesu-ar jemi ne që të zbardhet e vërteta, nuk ka lidhje fare me lidhjet artificiale që bëhen me Krimet e Rënda apo akuzat e tjera. E vërteta do të zbardhet, Sota nuk ka lidhje fare me akuzat”, u shpreh ai. Avokati ka sqaruar se pas vendimit, Sota shumë shpejt do të lerë burgun, pasi aktualisht po de-pozitohet garancia pasurore. Janë probleme teknike që priten të zgjidhen nga famil-jarët e Sotës shumë shpejtë duke depozituar shumën e parave, sapo kjo shumë të dorëzohet 6-vjeçari, Orest Sota do të lirohet nga qelia.

Page 15: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 15

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Arratisen 3 shqiptarë nga burgu grek, njëri kapet, 2 në kërkim

Tre shqiptarë janë arratisur nga qelia e tyre e paraburgimit rreth mesnatës së djeshme në zonën e Atikës në Athinë. Mësohet se mbi dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Greqisë rëndojnë akuzat e trafikimit të drogës. Ndërsa njëri prej tyre akuzohet për vrasje dhe grabitje. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e arratisur janë shtetasit me inicialet M. F 27 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, shtetasi me inicialet Z. K 38 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge si dhe 35-vjeçari me inicialet B. K., i dënuar për trafik droge. Arratia e këtij të fundit zgjati për pak orë pasi ai u arrestua nga policia e vendit fqinj bëri të mundur arrestimin e tij në zonën e Menidit, një

lagje në Athinë. Policia greke vijon kërkimet për ar-restimin e dy shqiptarëve ende në arrati. Mësohet se për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë janë angazhuar dhe forcat ushtarake Greke. Së bashku me tre shqiptarët, tentoi të arratisej edhe një gjeorgjian i cili ndodhej gjithashtu në të njëjtën qeli paraburgimi me shqiptarët e paraburgimit. Por, tentativa e tij dështoi dhe u arrestua në oborr nga rojet e burgut. Autoritetet greke thonë se tre shqiptarët kishin sharruar shufrat e hekurit të qelisë, e cila ndodhej në katin e dytë, në anën e pasme të godinës. Pasi sharruan hekurat ata zbritën me çarçaf nga dritarja dhe u larguan në dre-jtim të panjohur. Nuk dihet ende se si kanë mundur të arratisen pa u vënë re nga gardianët. Informacionet

nga shtypi grek thonë se tre shqiptarët dhe gjeorgjiani po mbaheshin në një dhomë gati për t’u transferuar në Gjykatë. Kjo pasi ata kishin apeluar vendimin e dënimit të tyre. Arratisja rezultoi e suksesshme për tre shqiptarët, por jo për gjeorgjianin i cili u kap në kohë. Edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm pasi, akuzohet për vrasje. Mësohet se pothuajse e gjithë policia e Athinës është ngritur në këmbë për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë në arrati. Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët tentojnë të arratisen nga burgjet greke. Kujtojmë arratisjen e bujshme të Alket Rizajt me helikopter. Ky i fundit tentoi të arratisej 2 herë me të njëjtën mënyrë nga qelia ku vuante dënimin në shtetin grek.

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, vdes 60-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se viktima është një 69-vjeçar, i cili pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Kuqan, ku u përplas për vdekje Ku-jtim Popa, banues në Belsh. Burime policore bëjnë me dije se në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, shtetasi me inicialet F. D., 38 vjeç banues në Peqin duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 272 LN ka aksidentuar Kujtim Popa, 60 vjeç, banues në fshatin Rrasë Belsh. Mësohet se 60-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugë kur është përplasur nga 38-vjeçari. I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan, ku fatkeqësisht nuk i rezistoi dot plagëve të rënda. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit e shkaqeve të aksidentit.

Korçë, qëlluan me armë për Vit të Ri, 2 në pranga

Dy të rinj nga fshati Pojan i Maliqit kanë rënë në prangat e bluve të Korçës. Një prej tyre akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri natën e Vitit të Ri, ndërsa tjetri si posedues pa leje i armës. Enea Leke, 25 vjeç dhe Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan, janë vënë dje në pranga. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi Enea Leke, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit, njofton Policia. Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga Lion Kondi, të cilën e mbante në shtëpi pa leje. Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Plagosi 32 vjeçarin, arrestohet autori në Lezhë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të vrasë 32-vjeçarin Vilson Zefin. Ngjarja ndodhi në Lezhë dy ditë më parë ku mbeti i plagosur dhe Zefi. Burime zyrtare nga policia raportuan se shtetasi me inicialet A. P., i cili u arrestua ditën e djeshme, ka qëlluar 32-vjeçarin para lokalit të tij. Burime nga grupi hetimor thanë se Zefi dhe 28-vjeçari me inicialet A. P., janë konfliktuar disa kohë më parë në një lokal në qytet. Konflikti, sqaruan të njëjtat burime, lindi për motive tepër banale të tipit “pse më shikon”, por që më pas do të çonte në plagosjen e Zefit. Mësohet se shtetasi me inicialet A. P., këtë të martë i ka kërkuar Zefit të sqarohen. Mes të dyve ka lindur një debat verbal, por gjakrat janë nxehur dhe shtetasi me inicialet A. P., ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në këmbë Zefin me një plumb. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar. Arratia e 28-vjeçarit zgjati vetëm 24 orë, ku një ditë pas arratis ai do të binte në prangat e uniformave blu Lezhë.

Të burgosurit festojnë me alkool, procedohen penalisht 12 punonjësit e Burgut të Shën Kollit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMinistria e Drejtësisë: Para përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre shkelin ligjin

Elvis MYRTA

Festa e të dënuarve brenda qelive të bur-gut të Shën Kollit u ka kushtuar shtren-

jtë 12 punonjësve të policisë së burgjeve, mes tyre dhe shefit të policisë të këtij bur-gu. Në rrjetet sociale është publikuar një foto ku duken të dënuarit që festojnë në ambientet e burgut festat e fundvitit. Deri këtu nuk asg-jë të keqe që edhe të burgo-surit si të gjithë shqiptarët të festojnë, por në foto të burgosurit shfaqeshin me sende të ndaluara. Në ta-volinën e shtruar nga të dënuarit nuk mungonin pijet alkoolike, të cilat janë të ndaluara në ambientet e burgjeve. Gjithashtu të burgosurit shfaqeshin në këto foto dhe me telefona në duar. 12 punonjësit e Policisë së Burgjeve janë proceduar penalisht pasi telefonat janë pajisje që ndalohen kategorikisht në ambientet e burgut. Nga he-timet ka rezultuar se fotoja është kryer në ambientet e burgut të Shën Kollit, në Lezhë, dhe është publikuar nga vetë të dënuarit. Punon-jësit e policisë të këtij burgu akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e palig-jshme”. Sipas shkeljeve të konstatuara, ka nisur ecuria disiplinore për 12 punon-jësit. Në një deklaratë për media Ministria e Drejtësisë është shprehur se do të vi-hen përpara përgjegjësisë të gjithë punonjësit e këtij institucioni.

Deklarata e plotëMinistria e Drejtësisë,

në datën 25.12.2017 është vënë në dijeni nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, lidhur me pub-likimin në rrjetet sociale të një foto-je në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar bren-da ambienteve të një IEVP-je me sende të ndaluara. Nga veprimet paraprake,

E. R; Përgjegjësi i Shërbim-it të Godinës me inicialet Gj. D., Polici i Kolonës T. L.; Polici i Sektorit me inicialet E. T; Polici i Kolonës me ini-cialet L. L; Polici i Sektorit me inicialet M. GJ; Polici i Kolonës me inicialet D. N; Polic i Sektorit me inicialet A. J; Përgjegjës i Grupit të Sigurisë me inicialet Gj. N; Polici i Grupit të Sigurisë me inicialet G. Rr si dhe

Polici i Grupit të Sigurisë me inicialet F. H. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka filluar ecurinë disiplinore për këta punonjës, sipas shkeljeve të konstatuara. Ministria e Drejtësisë së bashku me strukturat ligjz-batuese është e vendosur të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata punonjës të cilët me veprimet dhe mosvep-rimet e tyre shkelin ligjin.

rezultoi se fotoja e publi-kuar ishte kryer në amb-jentet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit. Minis-tria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu vep-rimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet lig-jore në fuqi si dhe Rreg-ullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëv-ajtjen në institucion. Pas kryerjes së veprimeve het-imore, u referuan aktet për fillimin e procedimit penal në ngarkim të 12 punon-jësve të policisë së burg-jeve, me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e palig-jshme”, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal. Punonjësit të cilët do të hetohen janë, Shef i Policisë së IEVP-së Lezhë me inicialet A. B; Specialist i Informacionit me inicialet

Në tavolinën e shtruar nga të dënuarit nuk mungonin pijet alkoolike, të cilat janë të nda-luara në ambientet e burg-jeve. Gjithashtu të burgosurit shfaqeshin në këto foto dhe me telefona në duar. 12 punonjësit e Policisë së Burgjeve janë pro-ceduar penalisht pasi telefonat janë pajisje që ndalohen kate-gorikisht në ambientet e burgut...

Page 16: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

16 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Në fakt ishte “Re-publika e Dytë” e

cila donte vite e vite, që të kthehej

në “Monarki” bazike dhe e gjithë pranuar, politikisht dhe kom-bëtarisht. Në të vër-tetë, nuk mbajti dot

as sigurinë financiare dhe ekonomike, por

as atë ushtarake dhe atë kombëtare në

fund! Ahmet Zogu, padyshim duhet res-pektuar për hedhjen

e bazave të ligjeve dhe formës së një

shteti mes sundim-tarit dhe zbatimit të

ligjeve kushtetuese...

Mirëkuptim!

Janari, fillimi i rrëzimit të “Republikës të Katërt”!

se popullsia shqiptare, shqiptarët autoktonë apo të shkuar në Greqi mbeten ende anonim dhe kjo nuk i shkon vendit që e prezantoi botën me demokracinë.

Tryeza e bisedimeve është e vetmja rrugë përpara dhe që kjo tryezë të jetë “fair” (korrekte) duhet të aplikohet parimi i rec-iprocitetit dhe ekuivalencës mes nesh për gjëra reale. Nuk ka rëndësi kush e ka listën e kërkesave më të gjatë (ndonëse historia i ka hyrë në hise më shumë shqiptarëve). Boll të jenë të vërteta historike dhe jo pretendime të paqena. Të drejta, për të cilat edhe mund të lëshohet pe, pa kompromentuar thelbin e saj, sa kohë pala tjetër nuk lan duart me lëshime për budallallëqe sipas saj! E vërteta e budallallëku nuk futen në një “thes”.

Për palën greke kërkesa reale që duhet të vlerësohen janë psh. konsolidimi i mëtejshëm i statusit të minoritetit grek, kufiri korrekt detar, menaxhimi efektiv i kufirit për të kontrolluar

Nga Artan Xh. DUKA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për

mediat greke citohet se ka deklaruar që “… Ligji i luftës duhet hequr, pasi është i pa-kuptimtë…” , një deklaratë kjo që duhet përshëndetur për një pushtetar grek. I cilësuar budallallëk nga vetë pala greke, ligji atavik i luftës po “bezdis” me sa duket edhe ata vetë ndonëse si ligj “shejtan-budalla” mori peng me dekada pronat e shqiptarëve në Greqi.

Një ligj ky që fshehu gjërat gjatë nën rrogoz por që sot ekspozon jo për mirë Gre-qinë dhe është pengesë për bashkëpunimin e duhur mes nesh në rajon. Ai vërtet është hall i madh, por jo vetëm për ne por dhe për vetë Greqinë e marrë peng nga e shkuara e saj. Pa lënë mënjanë budallallëqet, kot që ulesh në tryezë pastaj.

Greqia nuk humbet por fiton dinjitet e respekt më tej në rajon nëse rishikon të shkuarën e saj. Se ndërsa minoriteti grek tek ne gëzon të njëjtat të drejta, në mos më shumë

emigracionin ilegal, kontrabandën e trafikun kriminal, gjetja e trupave të të rënëve të luftës etj. Sa për kërkesat e tjera (nga vendprehja e ushtarëve, nënshtetësia e kryepriftit, zbatimi ligjit urbanistik në Himarë etj) ato nuk burojnë nga të drejta historike por janë ndërhyrje e pretendime që krijojnë tensione artificiale që mund të qorollepsin çdo tryezë dialogu mes nesh dhe lëshimet në këto raste prej nesh janë reale dhe jo lëshime për budallallëqe.

Mbi bazën e respektit reciprok e ekuiva-lencës, një memorial përkujtimor i të rënëve të luftës italo-greke tek ne do të mund të mirëkuptohet nga shqiptarët sa kohë respek-tohen viktimat dhe martirët e genocidit grek në Çamëri. Ku ne lëshojmë më shumë sepse popullsia çame ishte në tokën e të parëve.

Mbi bazën e respektit reciprok e ekuiva-lencës, tapia e minoritarëve sipas 7501 duhet të shoqërohet me njohjen dhe rikthimin e pronave historike shqiptare në Greqi. Ku ne

lëshojmë më shumë sepse 7501 u mori tokën pronarëve shqiptarë.

Mbi bazën e reciprocitetit dhe ekuiv-alencës, kërkesat legjitime greke ndaj mirëqenies së minoritetit grek në jug të ven-dit, duhet të shoqërohen me njohjen e respek-timin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë, minoritetit arvanitas e atij autokton shqiptar çam epirot që u kategorizua si minoritet jo se i çoi rruga atje por se 1913 i la jashtë shtetit amë. Ku ne lëshojmë më shumë se një pjesë e tanëve janë minoritet në tokën e të parëve.

Deklarata e ministrit është një ogur i mirë. Stabiliteti, harmonia dhe mirëqenia afatgjatë në rajon është përgjegjësia e dy kombeve më të vjetra në të. Lëshimet recip-roke që respektojnë historinë, janë “kurbani” për të ardhmen e përbashkët. Dhe nëse duhen bërë, duhen bërë në emër të saj dhe jo të ar-gumentit “se zhbllokuam vendimet e qeverisë së mëparshme”. Se i bie që dhe kufiri detar të zbatohet ndonëse antikushtetues.

Reflektimi grek ndaj historisë, veç e lartëson imazhin e këtij vendi. Rajoni vetëm fiton nga një Greqi e Shqipëri e fortë që bëhen bashkë për sfidat e së ardhmes. Fundja, jemi binjak! Arvanitasit, epirotët… plus, mijra vjet që ushqehemi nga e njëjta tokë!

Nga Besi BEKTESHI

Që n g a k r i j i m i i shtetit të parë

funksional mod-ern shqiptar, kanë vijuar katër forma të Republikës ose shtetit shqiptar në formim. Ajo tenta-tivë e parë e burrave të Kongresit të Lushnjes që në vitin 1920 morën fatet e Shqipërisë për të bërë shtetin shqiptar, jo vetëm duhet nderuar dhe respektuar, por duhet konceptuar në aspektin historik së bashku me vitin 1912 si “Republika e Parë” shqiptare e 28.000 km katrorë! Ishte manovra më e jashtëzakonshme e një grupi njerëzish të iluminuar, të cilët dhe pse me mënyra të ndryshme konceptuale politike, vepruan për të ndërtuar shte-tin dhe parlamentarizmin shqiptar, të fillim viteve 1920-1930-të! Ishte dhe mbetet një inisiativë e madhe kom-bëtare dhe pse me shumë e shumë diskordanca njerëzore. Por fotoja e Ahmet Zogut dhe Fan Nolit, si dy tipikët e konceptit shtet në Shqipëri mbas Kongresit të Lushnjes, mbetet një mirësi demokratike e Shqipërisë, e cila dilte nga sundimi Otoman dhe regjimi i tij, por dhe guvernatoriatet e huaja. Përpjekjet e mëdha dhe dallimi i madh njerëzor në shtetformim, sollën grindje, vrasje, atentate dhe rebelime të shumta të kurorëzuara në të famsh-min “Revolucion të Qershorit”. Ngritja e ideologjive fashiste dhe komuniste, do të ndikonin dhe në Shqipërinë e vogël analfabete dhe me lidership aristokrat feudal oriental ballkanik dhe me idealistë të së majtës, të cilët trandeshin sa nga “Revolucioni Social-ist rus i Tetorit” dhe socialdemokracia Europiane. U mbyll kjo fazë e “Re-publikës së Parë” në vitin 1928, me shpalljen e “Monarkisë Kushtetuese”

në Shqipëri. Nuk e quaj dot Monarki thelbësore, sepse e para nuk kishim traditë dhe ishte krijim individësh që tashmë mendonin se në Shqipëri, vetëm sundimi i një monarku, do të mbante “frena” ekonomike dhe politike por dhe ato të sigurisë kombëtare dhe popullore.

Në fakt ishte “Republika e Dytë” e cila donte vite e vite, që të kthehej në “Monarki” bazike dhe e gjithë pran-uar, politikisht dhe kombëtarisht. Në të vërtetë, nuk mbajti dot as sigurinë financiare dhe ekonomike, por as atë ushtarake dhe atë kombëtare në fund! Ahmet Zogu, padyshim duhet respektuar për hedhjen e bazave të ligjeve dhe formës së një shteti mes sundimtarit dhe zbatimit të ligjeve kus-htetuese, por dhe për një administratë e cila tentonte si model nga perëndimi. Lidhja e imponuar nga Italia fashiste në atë kohë – e dëmtoi shumë çështjen kombëtare dhe ideologjia e një shteti sigurisht agresor si ai i Duçes, bënë që në fund si borxhet dhe marrëzia për pushtim i një shteti të madh përballë Shqipërisë, të përfundonin në 7 prill me një zbarkim pothuaj grotesk dhe pastaj akoma më keq me “dhurimin e kurorës së Kastriotit” të një Mbreti xhuxh, të pafuqishëm dhe për më tepër “inatçor dhe përbuzës” për shqiptarët. “Republika e dytë” ishte një model sigurisht shqiptar interesant dhe që meriton respektin e tentativës për të pasur një shtet shqiptar funksional. Ishte një monarki sundimtari oriental që tentonte nga perëndimi. Historia e mëvonshme e komunizmit sigurisht do ta akuzonte rëndë, por absolutisht akoma më rëndë do të akuzohej dhe ajo vetë në “Republikën e Katërt”!

Vitet e pushtimit italian dhe gjer-man nuk janë “Republikë e mirëfilltë shqiptare” dhe unë nuk i fus aspak në llogari si provë historie në “Republikat shqiptare” në kohë! Në fundin e vitit 1944 dhe fillimin e vitit 1945, fillon jetën republika deri tani më jetëgjatë

shqiptare, sikundër është ajo e regjimit ideologjik të komunistëve shqiptarë! Republika e tretë ose ajo e Enver Hoxhës, sikundër kollaj mund të kon-siderohet është “Republika e Diktat-urës së Proletariatit”. Shuhet realisht parlamentarizmi funksional qoftë dhe për administrim ligjesh. Shteti ishte ideologjik dhe realisht sipër tij ishte “Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë”. Përfundon rëndësia e pronës private, financat ishin dhe u bënë krejtësisht dhe politikisht diçka e shtetit dhe çështja kombëtare, ishte tashmë një domen ideologjik i par-tisë së vetme në pushtet! Represioni politik dhe lufta e klasave, prishën përfundimisht atë pak liri e cila nuk kishte më asnjë kusht të prosperonte. Kolektivizimi dhe puna kolektive ishin momenti ekonomik i padiskutueshëm. Megjithatë në “Republikën e Tretë” u ndërtua ideologjikisht arsimi masiv dhe arsimi i lartë në Shqipëri! U përhap sistemi shëndetësor falas. U kr-ijua industria e bujqësia e përqendruar, por dhe arsimi profesional. Përfundoi elektrifikimi. Kishte dhunë politike, por u vendos qetësia publike. Puna megjithëse e papaguar mirë dhe qartë, ishte e garantuar. U zhvillua sporti dhe arti socialist i ashtuquajtur realizmi socialist. Vendi u izolua politikisht dhe fizikisht nga të gjitha anët. Republika e Tretë ose – diktatura në fundin e saj, la pa ngrënë, persekutoi dhe mbajti në nivel të jashtëzakonshëm të ulët jetësor, njerëzit në Shqipëri!

Në 1991 vjen “Republika e Katërt” ose nëqoftëse më lejohet - ajo e Sali Berishës dhe drejtuesve derivat dhe të ngjashëm me të, që vazhdon dhe sot. Ajo erdhi si pasojë e degradimit të real-socializmi lindor në Europë. Rënia e murit të Berlinit dhe vrasja e Çauçeskut, frikësoi realisht Ramiz Alinë dhe të vejën e diktatorit si dhe shumë zullumqarë të tjerë. Ato lësh-uan në dukje, por përgatitën dhe mba-jtën deri në ditën e sotme “Republikën

e Katërt” në Shqipëri. Kryen dhjetorin e studentëve ose bijve me ADN të tyre, por të pakënaqur tashmë. Katapul-tuan mbi lëvizje ish komunistë dhe persona të cilët kishin dhënë prova se mund të ndryshon regjim, por aspak momentin demokratik real dhe në ligj të Shqipërisë.

“Republika e Katërt” e Berishës dhe Nanos, Meksit dhe Majkos, Metës dhe Ramës është modeli i demokra-cisë pa ligjin e zbatuar, pa drejtësinë

e ndërtuar dhe të zbatuar si kolonë formuese e shtetit shqiptar. Ky është dhe momenti më tragjik i këtyre 27-të viteve të “Republikës së Katërt” e cila padyshim që duhet rrëzuar jo vetëm nga koha, por dhe nga shoqëria. Mungesa e demokracisë dhe ligjit të zbatuar, urdhëri në vend të ligjit dhe lejimi i abuzimit me lirinë nga njerëzit – kanë bërë që korrupsioni, krimi or-ganizuar të shkatërrojnë kohezionin social dhe të dëmtojnë shtetin. “Re-publika e Katërt” ndërtoi skemat më të këqija të vendimmarrjes politike, ndërtoi të pasurit më të pa merituar dhe formoi lidershipin politik më in-jorant dhe të inkriminuar në të gjitha kohërat. Megjithatë koha e këtyre 27 viteve tregoi se si dhuna shtetërore dhe ajo e rrugës, prodhojnë pasiguri, vrasje të shumta, akoma më të shumta se në diktaturë, prodhoi shkatërrim të pronës shtetërore dhe grabitje të asaj private deri me firma dhe vula. “Republika e Katërt” ishte një prodhim i drejtpërdrejtë i dy elementëve që janë trashëgimia jonë folklorike dhe ajo nën regjime politike. Kjo “Republikë e Katërt” ka armiqësuar shqiptarin me shqiptarin dhe po ashtu me politikën dhe ligjin. E gjitha kjo, sepse është koha më e keqe e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Republika e Pestë ose ajo e mbas reformës në drejtësi duhet të rrëzojë të katërtën. Reforma në Drejtësi është një imponim i ndërkom-bëtarëve. Nuk është një model i nisur dhe i kryer nga ne. Kjo mazhorancë ka vetëm një diçka për t’u falenderuar dhe që është “bindja së paku në sy e faqe” ndaj perëndimorëve dhe sidomos UE dhe USA. Votimi i ligjeve dhe ndjekja e reformës është vullnet i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Janari është fillimi i rrëzimit të Republikës së Katërt” sa famëkeqe dhe model tranzicioni i stërzgjatur shqiptar, ku sundimtarët politikë të korruptuar i kanë bërë keq si kombit dhe qytetarit shqiptar.

Page 17: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Përse ka ndodhur kequshtrimi mjekësor?

në lartësi të një bishti derri, ose që i sëmuri të pinte të ashtuquajturën “pije magjike” të shtënë në një qese lëkure, ku ishin futur gjithashtu qimet e një qeni me ngjyrë të zezë si dhe një leckë e lyer me lëngjet menstruale të një gruaje.

Një mjekim tjetër realizohej me anën e vendosjes përreth qafës të të sëmurit, të plehut të përgatitur nga materiet fekale të derrave; ose për sëmundjet e dhëmbëve: i sëmuri duhej të flinte për shtatë ditë pranë një kafke njeriu dhe ta puthte atë shtatë herë çdo natë.

-Në Egjyptin e Lashtë, në papirusin e Smithit shënohet se plagët e kokës mjekoheshin me mish të freskët; në papirusin Kahun: ato mjekoheshin duke fërkuar te sytë e të sëmurit me dhjamin e patës bashkë me mëlçinë e një lloji majmuni. Një personi me dhimbje të dhëmbëve i futej në gojë dhe fyt një mi i ngordhur.

-Në Greqinë e Vjetër mendonin se Bota është e përbërë nga toka, era, zjarri dhe uji; arti i të mjekuarit kërkonte që këto elemente të mba-heshin në ekuilibër nëpërmjet dietës, meditimit dhe ushtrimit.

-Në Romën e Vjetër, historiani Plini i Vjetër, për dhimbjen e dhëmbëve, këshillonte si mjekim, përveç të tjerave, që goja e pacientit duhej të fër-kohej me një dhëmb hipopotami dhe ai duhej që të hante pluhurin e kokës së ujkut .

-Në kohën e mesjetës, në vitet 1300, John Gaddesten, doktor i mjekësisë në universitetin e Oksfordit në Angli, rekomandonte në mënyrë të gabuar, midis të tjerave, që përpara se të bënte një udhëtim, njeriut duhej t’i hiqej një sasi gjaku; për mjekimin e paralizës, përdorej zierja e një qeni të ngordhur; ndërsa për fëmijët e helmuar, prindërit e tyre duhej të shtonin në ushqimin e tyre, pa ju thënë fëmijëve, pjesë pate; për mjekimin e epi-lepsisë përdorej pluhuri që nxirrej nga shpendi i qyqes së pjekur, i cili thithej nga i sëmuri nëpërmjet hundës; nëqoftëse kjo nuk kishte asnjë rezultat, ai këshillonte që të varej sqepi i një qyqeje në qafën e të sëmurit.

-Në fundin e viteve 1700, Benjamin Rush, një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë të SHBA dhe arkëtari i parë i qendrës së prodhimit të parave të SHBA (Mint), ka qenë njëkohësisht një nga mjekët më të njohur të asaj kohe. Ai është konsideruar si babai i psikiatrisë amerikane.

Por ai mendonte në mënyrë të gabuar se sëmundjet psikike shkaktoheshin nga qarkullimi i keq i gjakut në barkushte e trurit, koha e keqe, transfuzioni i gjakut nga kafshët te njeriu etj.

Për mjekimin e këtyre sëmundjeve, midis të tjerave, ai ju bënte pacientëve prerje me thikë të shpinës dhe në plagët e formuara në këtë mënyrë shtinte acid; ai i mbante të hapura këto plagë për shumë muaj ose vite, me qëllim që sipas tij, të shkarkohej truri.

Një metodë tjetër e gabuar që ai përdorte, ishte lënia e të sëmurëve mendorë pa u ushqyer, meqenëse ai kishte dëgjuar se në Hindi, elefantët e egër ishin zbutur, kur liheshin pa ushqim.

Përveç këtyre, ai ka rekomanduar mjekimin me anën e lëkundjeve. Për këtë, i sëmuri psikik lidhej në një karrige, e cila rrotullohej për orë të tëra si një fugë, por që ai nuk e përdori këtë metodë në spital.

Por nga ana tjetër, Dr. Rush ka mbrojtur tra-jtimin njerëzor të të sëmurëve mendorë. Në spitalin e tij në Pensilvani, ai ju hoqi këtyre të sëmurëve zinxhirët që i mbanin të lidhur dhe i trajtonte me dashuri.

Sot vula e shoqërisë psikiatrike amerikane ka si zbukurim fytyrën e Dr.Rush.

-Një mjekim i gabuar, ka qenë edhe ai që i është bërë George Washingtonit, presidenti i parë i SHBA, në periudhën e vdekjes së tij.

Më datën 13 Dhjetor 1799, ai filloi të ankohej për dhimbje të fytit dhe mëngjesin tjetër ju shfaqën çrregullime të frymëmarrjes. Menjëherë atij ju bë

Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPI*

Një pyetje e tillë, menjëherë të bën të mendosh se rastet e kequshtrimit të pro-

fesionit mjekësor u përkasin pakujdesive dhe negligjencave mjekësore të cilat janë shtuar shumë në kohën e sotme, gjë që shpjegohet edhe me faktin që përparimet e mëdha të shkencave biomjekësore të dekadave të fundit janë shoqëruar me një rritje të theksuar të kërk-esave dhe pretendimeve të njerëzve në kurimin e sëmundjeve të tyre.

Por për këtë pyetje, po të shihet kjo në një këndvështrim historik, në kohët e mëparshme që nga lashtësia, ka pasur shumë raste të kequshtrimit mjekësor, nga përdorimi i procedurave të gabuara për shkak të mungesës së njohurive mjekësore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për kurimin e sëmundjeve.

Sipas disa punimeve të kohëve të fundit të studiuesve David Ëootton, Nathan Belofsky etj., më përpara duke filluar që nga kohët e lashta, pacientët kanë besuar që mjekët i kanë mjekuar ata mirë, por rastet që pacientët janë dëmtuar prej mjekëve, kanë qenë të shumta.

Në të vërtetë, mjekët e Greqisë së Vjetër i kanë dëmtuar më pak pacientët se mjekët e periudhave të tjera të historisë njerëzore.

Kështu p.sh., Hipokrati në mjekimin e së-mundjeve mbështetej në të dhënat që merrte nga këqyrja me sy (inspeksioni), të dëgjuarit (auskulti-mi) dhe të prekurit me duar (palpacioni), të pavar-ura këto nga teoritë mjekësore apo besimet fetare të asaj kohe, dhe në këtë mënyrë i dha mjekësisë kuptimin e saj të vërtetë, duke e larguar nga magjia.

Megjithatë edhe Hipokrati parashtroi teorinë e gabuar, sipas së cilës sëmundja shkaktohej nga mosbalancimi “i katër lëngjeve” (gjaku, tëmthi i zi, tëmthi i verdhë dhe flegma), teori kjo që për fat të keq e dëmtoi ushtrimin e mjekësisë deri në shekullin 19.

Nga ana e tij, Galeni, anatomist i shquar grek që jetoi në Romë, disa qindra vjet pas Hipokratit, meqenëse diseksionet e kufomave njerëzore ishin të ndaluara, i aplikoi ato te kafshët, kryesisht derrat dhe kështu për herë të parë, duke i këqyrur ato, zbuloi sesi funksionojnë organet e brendshme të qenieve të gjalla.

Pikërisht kjo periudhë e Lashtësisë do të konsiderohet si pikënisje për veprimet e dëmshme mjekësore të mëvonshme.

Në fakt, këto procedura të gabuara mjekësore kanë mbetur të fshehura për një kohë të gjatë, të varrosura në grumbujt e librave të vjetër.

Autori Nathan Belofsky në librin re tij “Mjekë-sia e çuditshme” (Strange Medicine) të vitit 2013, përpiqet të tregojë mjekët, shkencëtarët dhe mendimtarët, të cilët paraqitën teori të gabuara dhe padashur i dëmtuan njerëzit gjatë mjekimit të sëmundjeve të tyre. Ata nuk kanë qenë mjekë sharlatanë, por doktorë të njohur, figura kryesore të mjekësisë së kohës së tyre. Në vazhdim paraqit-en disa nga rastet më të spikatura të ushtrimit të keq të mjekësisë gjatë shekujve të kaluar.

-Në Babiloni, në materialet arkeologjike dhe tabelat prej argjile të ngurtësuar nga djegiet e ndryshme, rezulton se sëmundjet atje mjekoheshin nga bashkëpunimi i magjistarëve që quheshin asipu dhe mjekëve – asu, por vlerën më të madhe e kishin magjistarët.

Kështu ata besonin që disa sëmundje shkak-toheshin nga çrregullimet që u ndodhnin njerëzve nga perënditë dhe demonët, apo nga sjelljet e këqija të vetë njerëzve. Për mjekimin e tyre ata këshillonin, midis të tjerave, vendosjen e shenjave të veçanta në shtëpinë e të sëmurëve, si p.sh. vënien

një heqje gjaku rreth gjysmë litre. Më pas erdhën për ta vizituar tre nga mjekët më të mirë të vendit, që dhe ata i hoqën disa herë gjak. Më në fund erdhi edhe një doktor tjetër që dhe ai i mori përsëri gjak. Të gjitha këto veprime u kryen gjatë një periudhe prej 8 orësh, gjatë cilës G. Ëashingtonit i ishte hequr gjysma e vëllimit të gjakut të tij. Më datë 14.12.1799, ai vdes.

-Në vitin 1939, psikiatri portugez Egas Moniz, filloi të kryente operacionin e lobotomisë ose të leukotomisë te pacientët me sëmundje psikike të çmendinës së Lisbonës. Për ketë, ai bënte shpimin (trepanimin) e kafkës, dhe pas kësaj ai shkatër-ronte indin trunor përreth me anën e alkoolit dhe telave që fuste në tru nëpërmjet kësaj vrime. Në këto ndërhyrje neurokirurgjikale bëhej prerja e lidhjes së korteksit prefrontal me pjesën tjetër të trurit. Shumë shpejt ky lloj operacioni u përhap në të gjitha vendet e botës, pavarësisht se rezultatet e tij nuk ishin aspak të mira: përqindje e lartë e vdekshmërisë postoperatore, humbje kujtese, çrregullime të ndryshme të personalitetit etj.

Sidoqoftë, E. Moniz, për zbulimin e këtij oper-acioni, u nderua, në vitin 1949, me çmimin Nobel për Mjekësinë. Por për fatin e tij të keq, një nga pacientët e tij, siç duket jo i bindur plotësisht për vlerën kuruese të leukotomisë, pasi e kërcënoi disa herë, e qëlloi me armë zjarri në shtyllën kurrizore, duke e lënë kështu të paralizuar përgjithmonë (vdiq në vitin 1955).

Një variant i këtij operacioni ka qenë ai i Freeman, që quhej procedura transorbitale. Në vend që të merrej me shpimin e kafkës,të përdorur nga Moniz, që ishte mjaft e vështirë, ai futej në tru direkt nëpërmjet gropës së syrit. Për këtë, ai përdorte thumba të ngrira të cilat i ngulte me anën e një çekiçi dhe i rrotullonte më pas shumë herë, pasi ishte futur brenda kokës.

Në vitet 1960, këto operacione u pakësuan shumë, si rezultat jo vetëm i kundërshtimeve nga ana e opinionit publik, por edhe nga zbulimi i medikamenteve psikotrope. Aktualisht ato kryhen shumë rrallë.

Nga pikëpamja etike, aplikimi i këtyre metodave është i dëmshëm, sepse nuk ka asnjë mbështetje shkencore, rezultatet i ka shumë të pakta, ndërsa efektet dytësore serioze dhe ngan-donjëherë me pasoja vdekjeprurëse.

Këto janë disa nga rastet e kequshtrimit të mjekësisë të shekujve të kaluar, ku mjekët të mbështetur në teori të gabuara, i kanë dëmtuar pa dashjen e tyre të sëmurët.

Nga shekulli 20 dhe deri në kohën sotme, mjekësia është futur në rrugën drejtë të zhvillimit të saj, duke lehtësuar dhimbjen dhe shëruar shumë sëmundje si dhe duke shpënë në rritjen e jetëgjatë-sisë të njeriut.

Sidoqoftë, nuk duhet harruar që mjekësia e mirë në ditët tona dhe ajo akoma më e përparuar e të ardhmes, është trashëgim i drejtpërdrejtë i mjekësisë të kohëve të mëparshme.

Kështu, edhe në kohën e sotme ndeshen nganjëherë raste të dëmtimeve të pacientëve deri në vdekjen e tyre nga aplikimi i proceduarave të gabuara mjekësore.

***Me hapjen e Shqipërisë në vitet 1990, pas një

izolimi të gjatë, është krijuar mundësia që jo vetëm arritjet e shkencave biomjekësore botërore të aplikohen në vendin tonë, por edhe ushtrimi i keq dhe i ndaluar i mjekësisë në vendet e ndryshme të zhvilluara, të transferohet për t’u përdorur te ne. Kjo ndofta edhe për dobësitë që vihen re në funksionimin e hallkave përkatëse të kontrollit mjekësor të vendit tonë.

Një rast i tillë i spikatur i praktikës mjekol-igjore të vendit tonë i përket çështjes së mjekut italian Tullio Simoncini, i dënuar dhe i përjashtuar nga e drejta për të ushtruar profesionin e mjekut në Itali, për arsye se nga mjekimi me sodë buke

që kishte përdorur për sëmundjen e kancerit në Itali dhe Hollandë, kishte shkaktuar vdekjen e disa të sëmurëve.

Sipas Simoncinit, kanceri është një infeksion kërpudhor (kërpudha candida), që mund të mje-kohet me sodën e bukës. Ai ka deklaruar që këtë mjekim e ka përdorur për 20 vjet dhe shumë nga pacientët e tij janë shëruar, madje edhe kur mjekët e tjerë kishin parashikuar një ecuri vdekjepru-rëse. Por teoria e tij, e papranuar nga shkenca mjekësore, është e gabuar, sepse soda e bukës e fu-tur në trupin e njeriut në doza të mëdha, çrregullon në mënyrë të ndjeshme ekuilibrin mineral dhe shkakton vdekjen e pacientit, siç kishte ndodhur edhe në rastet për të cilat ai u dënua.

Nga ana tjetër, kjo procedurë mjekuese nuk i është nënshtruar testeve eksperimentale me metoda shkencore.

Në vitin 2011 ky mjek u regjistrua nga urdhri i mjekut shqiptar si mjek diabetolog dhe onkolog për llogari të klinikës mjekësore “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Në vitin 2012, ai aplikoi në një spital privat të Tiranës, metodën e tij të mjekimit të sëmundjes së kancerit me sodë buke, te një shtetas italian 27 vjeç që vuante nga sëmundja e rëndë e tumorit në tru. Pas kryerjes së procedurës të futjes së sodës së bukës në trupin e tij, gjendja shëndetësore e pacientit është rënduar: dhimbje koke, të vjella, atake të vogla epileptike, nxirrje të fytyrës deri sa vdiq gjatë rrugës për në QSU të Tiranës.

Nga të dhënat e shtypit, autopsia mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja e tij ka ardhur nga edema pulmonare akute në një person me tumor malinj të trurit, i trajtuar me bikarbonat natriumi (sodë buke). Rasti u konsiderua nga mjekësia ligjore dhe prokuroria shqiptare si një mjekim i pakujdesshëm, në formën e negligjencës, pasi ky mjekim nuk njihet nga protokollet bashkëkohore, që çoi në vdekjen e të sëmurit. Gjykatat shqiptare e dënuan mjekun fajtor në vitin 2015, me burgim për një vit e gjysmë dhe heqje të të drejtës së profesionit për 6 muaj. Ky rast tregon se për shëndetësinë e vendit tonë, përveç të tjerave, është e nevojshme të forcohet kontrolli nga instancat përkatëse për pranimin e mjekëve të huaj, që ushtrojnë mjekësinë te ne, përfshirë këtu edhe shqyrtimin nga komiteti i etikës të protokolleve të mjekimit, për rastet e përdorimit nga mjekët e huaj të pro-cedurave mjekësore që mund të jenë të gabuara.

Gjithashtu, sikurse është propozuar në vitin 2017, duhet parë edhe mundësia që të përfshihet në kodin penal një nen që parashikon dënimin e ushtrimit të mjekësisë alternative, që ka sjellë pa-soja të rënda për pacientët, pa autorizimin përkatës të autoriteteve shëndetësore.

Në përfundim, duhet theksuar se:-Ushtrimi i mjekësisë, gjatë pothuajse gjithë

historisë së zhvillimit të saj, ka pasur shumë raste kequshtrimi nga përdorimi i proceduarave të gabuara, për shkak të mungesës së njohurive mjekësore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për kurimin e sëmundjeve.

-Në 100 vitet e fundit mjekësia ka marrë zhvillimin e duhur duke ndikuar në shërimin dhe lehtësimin e sëmundjeve dhe shtimin e jetëgjatë-sisë të njeriut, megjithatë edhe sot ndeshen aty këtu raste të kequshtrimit mjekësor nga përdorimi i metodave mjekësore të gabuara, siç është edhe rasti i mjekimit të kancerit me sodë buke në disa vende të Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë.

-Në Shqipëri, për shmangien e rasteve të ushtrimit të mjekësisë alternative nga përdorimi i metodave mjekuese të gabuara nga mjekë të huaj, është e nevojshme të forcohet kontrolli nga instancat përkatëse, për pranimin e këtyre mjekëve që të ushtrojnë mjekësinë te ne si dhe të forcohet legjislacioni për dënimin e rasteve të tilla.

*Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë të Tiranës

Page 18: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

18 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Rrezikun më të madh për monumentet e kulturës e kanë shkak-tuar vetë strukturat e Ministrisë së Kulturës, jo vetëm për shkak të interesave por dhe të paaftësive shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Në një material të publikuar së fundmi Fo-rumi prezanton me data listën e monumenteve të shkatërruara gjatë viti 2017. “Si çdo vit, po bëjmë një bilanc të monumenteve, që janë shkatërruar apo rrezikuar. Lajmi i keq për 2017 është fakti që rrezi-kun më të madh për monumentet e kanë shkaktuar vetë strukturat e Ministrisë së Kulturës, ku me dëshirë për shkak të interesave, e ku për shkak të paaftësisë”, shkruan Forumi në Facebook. Por lajmi i mirë për Forumin është fakti që gjatë 2017 ka pasur gjithnjë e më shumë zëra qytetarësh, që po organizohen për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike. Lista e shkatërrimeve përgjatë vitit 2017, 7 shkurt ndërtimet e pro-jektit “Veliera”, që hasin në rrënojat mesjetare të zonës arkeologjike A të Durrësit. “Angazhimi i Fo-rumit dhe për fat të mirë edhe aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile detyruan bashkinë të pezullonte punimet. Gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e saj për të vendosur përpara përgjegjësisë urdhëruesit e këtij projekti”, thuhet në material. 1 mars 2017, de-noncimi i projektit të “By-pass” në zonën historike të Gjirokastrës. “Më herët angazhimi i një grupimi të qytetarëve nxjerr në pah heqjen nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë të 236 banesave në Gjirokastër pa asnjë debat paraprak, dhe duke e fshehur pas një veprimi administrativ që e quajnë shpallje e monumenteve të kate-gorisë së dytë”, vijon Forumi. Deri në fund të vitit 2017 rezultojnë të rrënuara këto shtëpi monumente në Gjirokastër: Banesa Lolomani (monument i kategorisë I); Banesa Karalli; Banesa Krogo - e djegur (monument i kategorisë II); Banesa Kabilate (monument kulture i kategorisë I); Banesa Shtino; Banesa Lolomani (monument i kate-gorisë II). 8 qershor 2017 shembet manastiri mbi 400-vjeçar i Shën Thanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës. Kisha ishte e tipit bazilike me një kupolë dhe mbishkrimi në hyrje të tempullit daton nga viti 1797, por banorët vendas këmbëngulin që kjo datë përkon me rindërtimin e dytë dhe se tempulli është shumë më i vjetër. Forumi publikon se më 3 tetor 2017 shkatërrimet me bekim të Ministrisë së Kulturës arrijnë kulmin. “Nis të betonizohet parku arkeologjik i Butrintit”, sjell në vëmendje Forumi. Dhe më 5 dhjetor 2017 shkatërrohet kisha 1200 vjeçare e Shën Gjon Pagëzorit, Derven, Krujë.

Premiera e parë, një vepër shqiptare me regji nga Elma Doresi

të tjerave regjisorja Doresi. Kostu-mografe në shfaqje është Laedia Hajdari, kompozitor Elgit Doda dhe as. regjisore Ermela Ruri.

Aktorët në roleRolet në vepër regjisorja ia

ka besuar aktorëve Sokol Ang-jeli, Bujar Asqeriu, Ola Harizaj, Dritan Boriçi, Raimonda Bulku, Klod Hoxha, Devis Muka dhe Klea Huta. Regjisorja Elma Dor-esi tregon se si përherë do të jetë brenda stilit të saj dhe shijes së saj. “Këtu jemi në grotesk, por nuk mungon dhe simboli. Do të ketë një skenografi që do të ndryshojë, por dhe kostume që ndryshojnë, pra jam larg formës klasike”, pohon regjisorja për premierën, që do të jetë e para për këtë vit në skenën e Teatrit Kombëtar. Një vepër shqiptare që çel sezonin dhe regjisorja bën me dije se është përzgjedhur në “Netët e leximit të

dramës shqipe 2”, që është zhvillu-ar në Teatrin Kombëtar. “Është një emocion i veçantë, duke nisur që do të jemi produksioni parë i Teat-rit Kombëtar për këtë sezon të këtij viti. Është emocion të punosh me dramën shqipe. Vepra “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” është përzgjedhur te “Netët e leximit të dramës shqipe 2” me dramaturg Ferdinand Hysi. Siç pohova e shkruar në vitet ‘90 i flet aktualitet shqiptar”, vijon më tej regjisorja Doresi. Me autorin Ferdinand Hysi regjisorja Doresi është hera e dytë që bashkëpunon në teatër. Ajo shprehet se veprat e shkruara prej tij përcjellin me-sazhe universale. “Jam e bindur se ashtu siç komunikoi vepra e tij me Vjenën “Tri mendje në Ankand” po kështu do të komunikoj dhe “Vdiq mbreti, rroftë mbreti””, përfundon regjisorja që këto ditë po vijon punën në teatër.

Shkatërrimet në trashëgimi në 2017, nga “Veliera” te

kisha e Shën Gjon Pagëzorit

Teatri Kombëtar çel sezonin me komedinë shqiptare “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”

Julia VRAPI

“Vdiq mbreti, rroftë mbret i” vepra e shkruar nga Fer-dinand Hysi me

regji nga Elma Doresi vjen e para në skenën e Teatrit Kombëtar për këtë vit. Një punë që ka nisur prej kohësh për të sjellë në skenë një vepër shqiptare në muajin janar. Regjisorja Doresi ka bërë bashkë aktorë të njohur të teatrit, të cilët do të interpretojnë personazhet e komedisë së zezë. Këtë herë administrata shtetërore e parë me një sy ironik dhe grotesku vjen në skenën e Teatrit Kombëtar përmes shfaqjes “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, që do të ketë pre-mierën mbrëmjen e datës 13 janar për të vijuar dhe net të tjera për publikun. Në komedinë që pritet të vijë premierë, një shef i vjetër ikën dhe një i ri vjen në drejtimin e punës. Lufta e tij e brendshme midis të vjetrës dhe të resë për të sjellë ndryshimin, emocionet dhe peripecitë që i duhen për të arritur qëllimet e tij ose ndryshe për të realizuar platformën e tij. Sipas regjisores Doresi e gjitha kjo në shfaqje do të vijë nëpërmjet një humori fin. E shkruar në vitet ’90, sipas regjisores Elma Doresi vepra teatrore i flet aktualitetit shqiptar. “Është historia jonë, është aktual-iteti i cili është shumë i prekshëm këto vitet e tranzicionit. Me Ferdi-nandin ka qenë një bashkëpunim i mirë, që nga momenti që është përzgjedhur vepra. Por ndihmë në ndërtimin e veprës na ka dhënë dhe profesor Përparim Kabo, që ka dhënë sugjerimet e tij, në fakt dhe na ka dhënë një analizë filozofike ditën e parë të provave”, tregon Doresi disa ditë para pre-mierës në TK. Administrata është në qendër të veprës “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, e cila vjen përmes dy shefave që luhen nga aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Sokol Angjeli. “Do të kemi një shef “Ai” që ka vdekur, rol që luhet nga aktori Bujar Asqeriu dhe Sokol Angjeli që është shefi i ri, që ka marrë përsipër për të sjellë ndry-shimin. I bëj thirrje administratës shtetërore edhe private të vijnë ta shikojnë shfaqjen”, shprehet mes

Komedia “Plaçkitësit”, premierë në teatrin e Kumanovës

Kërkohet anullimi i konkursit për drejtor të QKK në Kosovë

Më 13 janar, në Teatrin e Kumanovës do të shfaqet pre-miera e komedisë “Plaçkitësit”, sipas Joe Orton nën regjinë e Ben Apollonit.“Plaçkitësit” është një komedi e zezë me plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në ditë funerali, në një ditë kur famil-jarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë të gjitha të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën. “Kjo komedi e mbushur përplot situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për nje-riun e kohës tonë i cili ka humbur

të gjitha vlerat njerëzore. Vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistu-ar” pohon regjisori. Personazhet e kësaj shfaqjeje do të vijnë nën interpretimin e aktorëve Sefe-din Shabani, Rabije Alilovska, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini dhe Beqir Nuredini. Pjesë e ekipit që kanë punuar për realizimin e kësaj shfaqjeje është dhe Artur Lena, i cili e ka përkthyer veprën, Ibër Deari asistent regjisor, Bjondi-na Abduli kostumet, Armend Ademi skenografinë, Orhan Shaqiri muzikën.

Me konkurs të brendshëm, në të cilin të drejtë aplikimi kanë shërbyesit civilë të institucion-eve të kulturës, trashëgimisë kulturore e të Ministrisë së Kulturës, kjo e fundit arriti ta bëjë konkursin për drejtor në Qendrën Kinematografike të Kosovës. Por ende pa u mbyl-lur konkursi tetëditor, në ko-munitetin e kienastëve kanë shpërthyer akuza se ai është i paligjshëm dhe se po bëhet për t’ia vazhduar mandatin drejtorit të deritashëm të QKK-së, Arben Zharku. Një reagim i Shoqatës së Autorëve dhe Producentëve

të Filmit dhe Unionit të Ar-tistëve të Filmit të Kosovës, të mërkurën, u është dërguar ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Aty kërkohet edhe anullimi i konkursit të brendshëm që ka shpallur MKRS-ja më 29 dhjetor të vitit të kaluar, sikurse edhe shkarkimi i këshillit drejtues të QKK-së. Qendra Kinematografike e Kosovës është institucion me atributet e autoritetit qendror për kinematografi.

“Molly’s Game”, premiera e parë e vitit në kinema

Millennium sjell si pre-mierën e parë të vitit 2018 “Molly’s Game”, që ka nisur të shfaqet për publikun. Një dramë biografi shkruar dhe drejtuar nga Aaron Sorkin, i cili vjen për herë të parë në karri-gen e regjisorit. E megjithatë Sorkin duket se ka bindur juritë për ta nominuar në kategorinë e skenaristit më të mirë. Filmi është bazuar në kujtimet e Molly Bloom, ish- skiatore e Kolorados e cila pasi mbyll karrierën e saj dhe zhvendoset në Los Angeles ku për një kohë të shkurtër ngriti një nga

xhirot më të famshme të pokerit klandestin në qytet të cilin e drejton për 8 vjet, duke rënë në sy edhe të FBI-së me xhiron e paimagjinueshme të dollarëve që qarkullonte brenda një viti. Historia sikundër është shkruar në librin me të njëjtin titull që ka marrë edhe filmi është publikuar në vitin 2014 është përshtatur për film nga Aaron Sorkin. Në rolin kryesor interpreton Jessica Chastain si Bloom me të cilën aktorja ka arritur që të marrë të gjitha nominimet e mundshme si aktorja më e mirë protagoniste.

Është një emocion i veçantë, duke nisur që do të jemi produksioni parë i Teatrit Kom-bëtar për këtë sezon të këtij viti. Është emo-cion të punosh me dramën shqipe. Vepra “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” është përzgjed-hur te “Netët e leximit të dramës shqipe 2” me dramaturg Ferdinand Hysi...

Page 19: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 19

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Ministria e Kulturës në 94 vjetorin e aktorit të ndarë nga jeta Kadri Roshi shkruan se “Artisti i Popullit” ishte jo vetëm një aktor brilant, por dhe se besonte që për të qenë i suksesshëm duhet më shumë punë dhe më pak talent. Në datën 4 janar me një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Kulturës përkujtoi në 94 vjetor “Artistin e Popullit” Kadri Roshi, i cili jetoi me skenën dhe kinemanë. “Përkujtojmë sot me respekt dhe nderim 94-vjetorin e lindjes së aktorit Kadri Roshi, “Artist i Popullit”, Ezopi shqiptar, apo “Patriarku i fjalës së kënduar shqipe” si e ka cilësuar poeti Dritëro Agolli- Fjala në gojën e tij sjell tingullin e zileve të këmboreve të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të këngës polifonike, apo rrjedhës së lumenjve. Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë, apo ekonomisë botërore. Këto njohuri i konsideronte të do-mosdoshme në interpretimin e roleve të veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshëm duhej më shumë punë dhe pak talent. U nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar me skenën”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Kulturës. Kadri Roshi lindi më 4 Ja-nar te vitit 1924, në Ballsh të Mallakastrës, i mbetur jetim në një moshë të vogël, ai endet për të sigu-ruar jetesën duke punuar si punëtor mirëmbajtje, biletashitës në kinema dhe punë të tjera të ndrys-hme. Në rolin e Osipit tek “Revizori” i Gogolit Kadri Roshi pati një sukses të jashtëzakonshëm. Filloi studimet si aktor në Zagreb të Kroacisë , por menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Kadri Roshi vazhdon dhe përfundon studimet në 1950 në Pragë të Çekisë. Në karrierën e tij, që fillon nga viti 1945, numërohen rreth 170 role, prej të cilave 130 janë kryesore. Në vitin 1961, Kadri Roshi u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1969 me “Artist i Popullit”. Nga Presidenti i Repub-likës në vitin 1998 iu akordua titulli “Nderi i Kombit”. Rolet e tij si në teatër dhe kinematografi kanë lënë mbresa te artdashësit. Kadri Roshi do të mbahet mend në “Tana”, “Furtuna”,“Skënderbeu”, “Hamleti”,“Oret e e Kremlinit”,“I çuditshmi”,“Familja e Peshkatarit”, “Zonja e Bujtines”, “Arturo Ui”, “Fytyra e dytë”, “I teti në Bronx”, “Besa e Madhe”, “Hijet e natës”, “Malet me blerim mbuluar”, “Fijet që priten”, “Apasionata”, “Njeriu me top”, “Epoka para gjyqit”,“Lulëkuqet mbi mure”, etj. Te “Kohë e çmendur” Xha Fiqo do të ishte dhe roli i tij i fundit. Roshi u nda nga jeta në 6 shkurt 2010.

Regjisori pohon se arti kërkon projekte konkrete dhe jo sajesa të cilësuara suksese

cial, do të dëshiroja më pak zhurmë politike, më shumë investime, më shumë besueshmëri dhe sigurisht sa më pak trukime apo mashtrime”, pohon Shanaj në ditët e para të 2018.

Mungesa me role Të vlerësuar në aktivitetin e

tij me kinemanë janë dhe rolet që Mevlan Shanaj ka interpretuar në filma të ndryshëm artistikë. Por për mungesën e tij me role këto vite në kinema ai shprehet se janë dhe të tjerë emra që i mungojnë kinemasë, duke shtuar se në fillim ai është regjisor. “Unë jam regjisor e para, dhe e dyta më duket se janë disa aktorë të dikurshëm, që mungojnë në ekran prej vitesh. Unë prej vitit 1969 kam punuar si regjisor dhe pedagog (profesor) producent. Aktorin e kam bërë për hobi nga që kam kryer studimet për aktrim si edhe kur gjeja rastin në ndonjë bashkëpunim miqësor”, pohon ai. Roli i fundit në kinema pas atij në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”

ka qenë në një serialin televiziv “Në kërkim të kujt" me regji nga Gjergj Xhuvani, i xhiruar në vitin 2009. “Pas filmit “Lule të kuqe lule të zeza” kisha në një rol të vogël dhe ishte mjeku në një serial nga Gjergj Xhuvani, për respekt të mjekësisë, dashurisë sime të rinisë së hershme, meqenëse kam mbaruar shkollën e mesme mjekësore 4 vjet në Tiranë dhe kam punuar 2 vjet në spital si ndihmës mjek”, pohon ai. Më tej Shanaj vijon se nëse do të ketë emra të njohur të kinemasë në role si dikur, atëherë duhet pritur një film siç e kërkon publiku sot. “Me sa më ku-jtohet nuk po duket as Rikard Ljarja, Timo Flloko, Yllka Mujo, Roza An-agnosti, Marjeta Ljarja, etj, që ishin dhe janë aktorë të shquar të ekranit shqiptar. Sipas meje kur të shikoni në ekran këta emra si edhe Ndriçim Xhepën, Kastriot Çaushin, Mirush Kabashin apo Luiza Xhuvanin, duhet pritur një film “siç publiku kërkon””, përfundon regjisori Mevlan Shanaj.

Ministria e Kulturës: Kadri Roshi, jo vetëm

një aktor brilant

Mevlan Shanaj: Investimet në art dhe kulturë të papërfillshme, është koha për projekte serioze Julia VRAPI

Dokumentari “Koha e pe-likulës” ishte projekti më i fundit në kinema për regjisorin Mevlan Shanaj.

Në ditët e para të këtij viti regjisori tregon se përmes tij erdhi në ekran një regjisore me përmasa jo të kapër-cyeshme. “2017, për mua u mbyll me një sukses të bukur. Shfaqja e doku-mentarit “Koha e pelikulës” ( Xhan-fise Keko) dua ta konsideroj, jo vetëm se arritje personale, por në rrafshin kombëtar për sa i përket ekranit. Erdhi në ekran një regjisore me për-masa jo të kapërcyeshme, siç edhe u dëshmua nga mbi 12 specialistë të filmit botëror dhe shqiptare”, pohon regjisori Shanaj për dokumentarin me skenar nga Natasha Lako. Por në muajin e parë të 2018 regjisori i njo-hur ndalet dhe te problemet, që kanë shoqëruar artin dhe kulturën. Sipas tij në vitin që lamë pas në teatër pati ndjeshmëri pozitive, por në fushën e kinematografisë me projektet që janë financime shtetërore duhej bërë më shumë. “Duhet pranuar se teatri së fundmi ka një ndjeshmëri pozitive. Pra viti 2017 kishte prurje në teatrin shqiptar, kam parasysh jo vetëm Teatrin Kombëtar. Unë nuk jam kritik filmi, por në ndjeshmërinë time, ishte një vit që nuk la ndonjë shenjë të dallueshme, në fund të vitit pati një komedi të këndshme nga Edmond Topi”, vijon regjisori Mev-lan Shanaj. Sipas tij ajo që mbetet më shumë problem janë investimet e pakta në art dhe kulturë, dhe kjo jo vetëm për Tiranën por në mbarë vendin. Me fillimin e vitit të ri regjiso-ri Shanaj “Mjeshtër i Madh” tregon se në art dhe kulturë duhet të flitet me projekte konkrete dhe jo vetëm ankesa nga artistët. “Në Shqipëri ka më shumë ankesa se sa rezultate. Do të dëshiroja të kishim shembull të ndonjë projekti serioz dhe jo me sajesat që quhen suksese projekte apo vepra më së shumti amatore dhe pothuaj krejtësisht të harrueshme. Lidhur me buxhetet për art kulturë, nuk i di shifrat që të krahasohen, por në rrafshin kombëtar nuk ndihen investimet në art dhe kulturë”, vijon në reagimin e tij regjisori Mevlan Shanaj. Më tej regjisori ndalet dhe në të tjera probleme të shoqërisë sonë, ku sipas tij duhej të kishte më pak zhurmë politike. “Në rrafshin so-

Gjirokastra, qendra historike me shtëpi gjysmë rrënoja

Restauratori Stamati: Të mendojmë për konservimin e objekteve

Qendra historike e Gjiro-kastrës ka shumë shtëpi gjysmë rrënoja. Banorët thonë se de-gradimi ka ardhur nga mung-esa e investimit, braktisjes dhe largimit të pronarëve. Kostoja e ndërtimit në lagjen Manalat në Gjirokastër është 2 herë më e lartë se në zonën e re të qytetit, thotë Lulëzim Majko, që ka restauruar së fundi çatinë e shtëpisë së tij qindravjeçare. Kostoja rritet edhe për banorët e skajeve të sipërme të qytetit, ku transporti i materialeve të ndër-timit kryhet ende me kafshë pune. Mure rrënojash 5-6 metra

të lartë ngrihen kërcënueshëm mbi sokakët e ngushtë të lag-jes. Banesat Gorica, Çami dhe Baboçi të rrënuara dhe brak-tisura prej vitesh rrezikojnë të shemben mbi rrugët krah tyre. Përveç banorëve dhjetëra nx-ënës të shkollës “Naim Frashëri” i përshkojnë këto segmente çdo ditë. Një e treta e banorëve janë larguar thotë Edmond Idrizi një tjetër banor i vjetër i Manalatit. Më shumë se 200 shtëpi monumente të kategorisë së dytë dhe të parë në Gjirokastër janë shembur ose janë shpallur të pabanueshme gjatë 2 dekadave të fundit.

Restauratori Frederik Stamati ka publikuar fla-murin e shoqërisë "Dëshira" të shqiptarëve të Sofjes, krijuar më 1 janar 1893. Restauratori Stamati me publikimin e këtij flamuri shkruan në Facebook se duhet menduar për kon-servimin e objekteve. “Flamuri i shoqërisë, që është ky në foto, u qëndis nga Polikseni Luarasi në vitin 1904. Qeveria bullgare sugjeroi që flamuri të kishte dy ngjyra, të bardhën që paraqiste arsimin dhe të kuqen si simbol kombëtar. Në vitin 1930 erdhi në Shqipëri një delegacion i

federatës shqiptare "Dëshira", i cili e solli me vete flamurin dhe më datë 31 mars 1930 ia dorëzoi mbretit Zog. Ai urd-hëroi që flamuri të ruhej në Muzeun Kombëtar "që kështu të jetë shembull vullneti e patriotizmi për brezin e ri t'ardhshëm". E kam kaluar nëpër duart e mija në vi-tin 1981. Unë po mendoj se çfarë duhet bërë që objektet e trashëgimisë të konservo-hen maksimalisht”, shkruan Stamati, i cili dhe më parë ka publikuar objekte të rëndë-sishme të trashëgimisë sonë.

DRKK Durrës restauron “Muret e Portës” në Porto Romano

“Muret e Portës” në Porto Romano, Durrës, monument kulture i kategorisë së I-rë u restauruan falë një projekti të mirëmbajtjes të Drejtorisë Ra-jonale të Kulturës Kombëtare Durrës. Projekti konsistoi në pastrimin nga vegjetacioni në të dy krahët e murit, vendosjen e rrethimit me material druri, sistemimin e skarpatës, si dhe vendosjen e tabelës informuese të monumentit. “Ky është një projekt i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, i cili është zbatuar gjatë muajit Dhjetor të vitit 2017”, thuhet në

një postim të Ministrisë së Kul-turës. Muret e Portës ndodhen rreth 7 km në veri të qytetit të Durrësit në vendin e quajtur “Porto Romano”, ku ruhen ende mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës. Në ditët e sotme ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe me lartësi 4 m. “Muret e Portës” në Porto Romano, Durrës, janë shpallur monument kulture i kategorisë së I-rë në 24 qer-shor 2016 nga Këshilli Kom-bëtar i Restaurimeve.

Në Shqipëri ka më shumë ankesa se sa rezultate. Do të dëshiroja të kishim shembull të ndonjë projekti serioz dhe jo me sajesat që quhen suksese projekte apo vepra më së shumti amatore dhe pothuaj krejtësisht të harrueshme...

Page 20: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

20 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Shkëndija e Tetovës ka nisur

përgatitjet për këtë vit të ri duke prezantuar edhe tre futbollistë të rinj që i shtohen grupit. Trajneri Qatip Osmani ka grumbulluar skuadrën, ku janë bashkuar dhe mbrojtësi Mevlan Adili, portieri Seladin Mustafi dhe mesfushori Sabit Bilali që angazhohen në këtë 2018 me kuqezinjtë. Mbrojtësi 23-vjeçar Mevlan Adili vjen pas ekspe-riencës me FT UTA të Rumanisë, pasi ka hedhur firmën për një vit e gjysmë, për të bëhet fjalë për një rikthim duke qenë se ka qenë më parë pjesë e Shkëndijës në vitin 2017. Portieri 24-vjeçar Seladin Mustafi e njeh mirë kampionatin maqedonas ku ka luajtur me Renovën ndërsa sezonin e fundit është aktivizuar me Teteksin.

TALENTI

PËRGATITJET

KLUBI

Trajneri kujton se klubi korçar ka nevojë për përforcime para se të largojë lojtarët cilësorë

Ilir Daja i vë kushte Takajt: Po nuk afrove lojtarë, s’lë asnjë të largohetAdriatik BALLA

Skënderbeu është shkëputur në krye të klasifikimit me 9 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Flamurtari dhe kjo epërsi

i jep qetësi skuadrës së trajnerit Ilir Daja. Për më tepër, fazë përgatitore dimërore dhe pushimi i janarit do t’i japë teknikut të ekipit korçar kohën e nevojshme të mendojë për të bërë lëvizjet e radhës dhe për të formatuar si duhet një ekip që të jetë në gjendje të përballojë presionin deri në fund të sezonit dhe të ruajë ritmin e kryesuesit siç e ka dhe aktualisht. Por lëvizjet e para në klub kanë sjellë shqetësimin e trajnerit Daja. Shkak bëhet largimi i kosovarit Donjet Shkodra, që cilësohej një lojtar me të dhëna cilësore dhe i nevojitej klubit. Në fakt, largimi erdhi se Shkodra nuk po gjente hapësirën e duhur në skuadër, por për Dajën, liri-mi i disa lojtarëve, domethënë dhënia e lejes për largim, prish ekuilibrat në skuadër dhe grupi ka nevojë për përforcim, e që të ruhet epërsia ndaj rivalëve dhe që Skënderbeu të shkojë i qetë drejt titullit duhet që të bëjë blerje të reja. Ky është dhe kushti që trajneri Daja i ka vendosur presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj. Skuadra korçare i ka nisur në fakt e para për-gatitjet për këtë 2018 me futbollistët që janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja që në 3 janar. Në seancën e kësaj të enjteje kanë qenë të gjithë në stërvitje me përjashtim të Ali Soue që ka mbërritur mbrëmjen e vonë nga pushimet. Pasojë edhe e një sezoni që i shikon të kryesojnë me diferencë nga ndjekësit trajneri Ilir Daja duket në humor, edhe pse serioziteti kur bëhet fjalë për stërvitjen nuk mungon në asnjë moment. Mr grupin që në ditën e parë të përgatitjeve janë bashkuar

dhe Leonit Abazi dhe Argjent Malaj, tashmë të rikuperuar plotësisht. Ka nisur gjithçka vrullshëm me ushtrimet e zakonshme, taktikën e madje dhe një minindeshje kontrolli. Skuadra në 6 janar do ti drejtohet Antalias turke me Dajën që pret ndonjë dhuratë në merkato. Tejet e rëndësishme veto e trajnerit, në rast shitjeje më parë duhet të jenë siguruar alternativat.

Këndvështrimi i një trajneri largpamës shkon përtej aspektit ekskluzivisht teknik, dhe Daja e pranon se politika e klubit në rast të ndonjë shitjeje të bujshme është e domosdoshme për vazhdimësinë. Trajneri shpreson që presidenti Takaj t’i bëjë dhuratë një mesfushor cilësor ose një sulmues “race”. “Shpresojmë, meqë është ende atmosfera e vitit të ri, që të na

Trajneri i “emergjencave”, Stavri Nica, pranoi kërkesën e klubit durr-sak të Teutës që të drejtojë ekipin në pjesën e dytë të sezonit, duke pasur si objektiv jo vetëm të mbajë Teutën në Superiore, por edhe të ri-aktivizojë forcën maksimal etë këtij ekipi që realisht ka një grup të mirë. Kështu, tekniku Nica ka veshur dje tutat blu dhe pas prezantimit zyrtar para skuadrës durrsake, ka nisur menjëherë punën për të ndryshuar situatën në ekip. Praktikisht, Teuta rrezikon shumë rënien një kategori

më poshtë. Nica, i cili këtë sezon e nisi në stolin e Laçit dhe më pas vazhdoi punën te Bylisi, do të zërë vendin e Maganit te skuadra durr-sake. Nga Teuta ka pasur jo pak largime dhe tashmë detyra e vështirë është për të sjellë elementët që duhen për një skuadër sa më kompetitive. Janë larguar deri tani afrikanët Abe dhe Osamene, vlonjatët Shehaj dhe Beqaj, kapiteni Lena e ndonjë tjetër. Teuta do të stërvitet në Turqi për disa ditë dhe e gjithë vëmendja është te merkatoja. Po ndiqen disa

lojtarë, ku spikat sulmuesi nga Mali, Cheick Tidiane Tambadou. Madje, për këtë të fundi klubi ka bërë me dije se mund të quhet pjesë e Teutës dhe së shpejti do të vijë në Durrës. Vetë Nica nuk ka bërë premtime të mëdha, por është sigturuar duke thënë se Teuta as do ta diskutojë mbijetesën në Superiore. Meg-jithatë, pavarësisht deklaratave të Nicës, është e qartë tashmë se Teuta konsiderohet një ekip në vështirësi dhe do të luftojë me Luftëtarin dhe Vllazninë për të mbijetuar.

TRAJNERI/ Stavri Nica merr drejtimin e Teutës, premton merkato në Afrikë

Shkëndija bën 3 superblerje, synon titullin në Maqedoni

Dejvi Bregu një hap larg Skënderbeut,

pritet vetëm firma

bëhet dhuratë një mesfushor apo një sulmues i mirë. Nuk është vetëm Flamurtari rival, janë edhe skuadra të tjera, edhe pse distanca në pikë është e konsiderueshme”, u shpreh Daja. Trajneri i skuadrës korçare foli dhe për gjendjen shpirtërore të ekipit dhe përkushtimin e lojtarëve për të ruajtur diferencën me rivalët deri në fund. “Kam biseduar me ekipin, ku kam thënë se rifillimi është më i vështirë se fillimi nga e para. Duhet të shohim përpara, sepse kualitetin ekipi e ka. Entuziazmi është prezent dhe duhet më shumë përkushtim. Duhet të jemi më lart se ku e lamë”, theksoi më tej Daja. Tekniku nuk la jashtë vëmendjes as merkaton e janarit në tërësi, duke vënë theksin tek nevoja e ekuilibrimit të reparteve, në sensin që lojtarët që largohen duhet të zëvendësohen me të tjerë po kaq cilësorë. “Duhet të ndjekim dinamikanë e merkatos, duke qenë se kemi bërë një paraqitje të mirë në kampionat dhe në Europa League. Ka pasur interes për lojtarët tanë dhe është presidenca dhe bordi drejtues që menaxhojnë financat. Do të thosha se për vazhdimësinë më parë duhet të kemi prurje para se të bëjmë lëvizje. Dihet që merkatoja e janarit afron më pak mundësi. Si trajner, do të thosha se nuk do të doja të largohej askush. Këtë e them teknikisht, por klubi ka politikat e veta dhe sheh edhe për perspektivën. Suksesi i një klubi është vazhdimësia, jo vetëm e tanishmja”, është shprehur trajneri Daja për “Supersport”. Duket qartë se Daja synon të ruajë balancat në ekip dhe të mos bjerë kualiteti, përkundrazi, ai synon që të afrohen lojtarë që bëjnë diferencën, prandaj dhe këmbëngul nga presidenca të ndërhyjnë në merkato jo vetëm për të larguar, por edhe për të afruar.

Kategoria Superiore do të nisë zyrtarisht ndeshjet e pjesës së dytë të sezonit në fund të janarit, por klubet kanë nisur këto ditë të para të vitit 2018 të bëjnë blerje intensive dhe me emra të spikatur, duke dashur që të fuqizojnë repartet e lojës dhe të marrin më shumë produktivitet nga pjesa e parë sezonale. Një nga klubet që është hedhur fuqishëm në merkato është Kamza. Klubi i ngjitur këtë vit në Kategorinë Superiore ka zyr-tarizuar marrëveshjen me Ilir Avdylin, portierin nga Podujeva që vjen pas eksperiencës 6 mujore te Shkëndija e Tetovës ndërsa në të kaluarën është aktivizuar në Superligën e Kosovës me disa

skuadra si Drenica, Hajvalia, Ferizaj apo Llapi. Kjo nuk është eksperienca e parë në Kategorinë Superiore për Avdylin që në vitin 2017 ka qenë pjesë e Tiranës. Zyrtarizimi i tij vjen menjëherë pas zgjidhjes konsensuale së kontratës me Argent Halilajn që ndan rrugët me Kamzën pas eksperi-encës së nisur këtë verë në klub ku ishte portieri i parë në skuadrën e Ramadan Ndreut. Gjithsesi për të siguruar këtë rol Avdylit i duhet të fitojë ndaj konkurrencës së portierit tjetër të Kamzës, Gjonikaj i cili gëzon vlerësimin e stafit teknik. Për sa i përket merkatos i shumëpërfolur emri i Ivan Fustar. Kroati ka pretendentë jo vetëm brenda

vendit, në drejtim të tij ka shkuar edhe një ofertë e rëndësishme nga Singapori, por klubi është i vendosur në qëndrimin e tij. Mbrojtësi mund të largohet vetëm në rast se edhe klubi përfiton financiarisht. Për sa i përket përgatitjeve Kamza do të niset në 6 janar në Antalia, ku do të zhvillojë disa takime miqësore, një prej tyre me kryesuesit e kampionatit turk, Istanbul Bashaksehir. Duhet thënë se Kamza e këtij sezoni është mjaft e fortë dhe ka ambicie të zero një vend nderi në tabelën e klasifikimit, me shpresën se mund të kualifiko-het në Europa League. Nëse ia del do të ishte një sukses i paparë për Kamzën.

Befason Kamza, largon Halilajn dhe sjell yllin e portës kosovare, Avdyli

Pas ardhjes së trajnerit austriak Peter Pakult, entuziazmi në kampin kuksian është rritur ndjeshëm dhe klubi synon ende të përsërisë sukses-in e vjetshëm ku fitoi titullin kampion. Ndërkohë, dje skuadra e Kukësit nisi zyrtarisht fazën përgatitore dimërore në Antalian turke, ku stafi dhe dre-jtuesit kishin grumbulluar plot 22 lojtarë. Ata janë: Enea Koliçi, Stivi Frashëri, Evis Koci, Bujar Idrizi, Ylli Shameti, Albi Alla, Rustem Hoxha, Simo Rrumbullaku, Eni Imami, Ardit Peposhi, Besar Musolli, Jose Pereira De Andrade (Kale), Valon Et’hemi, Kevin Kumanova, Elis Bakaj, Sidrid Guri, Albi Koldashi, Valdrin Hallaçi, Klevis Sadiku, Maldin Ymeri, Donjet Shkodra, Klodian Duraku.

Kukësi mbërrin në Antalia, klubi

grumbullon 22 lojtarë

Një nga lëbvizjet e bujshme të merkatos së janarit në Superioren tonë pritet të jetë ajo e Dejvi Bregut. Talenti i Luftëtarit është në bisedime me Skënderbeun dhe sipas informa-cioneve të para ka mbetur vetëm të hidhet firma për kalimin e tij edhe zyrtarisht te ekipi korçar. Është por-tali “Vipsport.al” që ka zbuluar se dy klubet, Luftëtari dhe Skënderbeu, po ashtu edhe lojtari, kanë arritur mar-rëveshjen që Bregu të huazohet nga gjirokastritët te korçarët për 6 muajt e ardhshëm. Kontrata e futbollisti vlonjat me Luftëtarin përfundon në fund të këtij sezoni dhe ai vetë kishte shprehur dëshirën për të qëndruar deri në fund, por gjërat ndryshojnë, sepse Skënderbeu nuk mund të refuzohet.

“Duket qartë se Daja synon të ruajë balancat në ekip dhe të mos bjerë kualiteti, përkundra-zi, ai synon që të afrohen lojtarë që bëjnë dif-erencën, prandaj dhe këmbëngul nga presi-denca të ndërhyjnë në merkato jo vetëm për të larguar, por edhe për të afruar...”

Page 21: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 21

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Tirana vijon të bëjë merkato të

fortë në Afrikë dhe klubi ka fantazinë e duhur për t’i zëvendësuar largimet po me lojtarë afrikanë. Por këta të fundit kanë reaguar, duke e kërcën-uar Tiranën se do ta çojnë në gjyq në FIFA. Janë kenianët e Gor Mahia që ankohen. Bardheblute kanë gjetur akordin me futbollistët Keneth Mu-guna dhe Musa Mohamed por klubi i Gor Mahia ka reaguar me anë të shefit, Lodvik Aduda. “Mund të konfirmoj që Tirana na ka kontaktuar në lidhje me Mugunen por nuk i plotësoi kërkesat tona. Si një agjent i FIFA-s i liçensuar i transferimit te lojtarëve dua të para-lajmëroj Tiranën se nëse vazhdon me të njëjtën mënyrë sjellje atëherë do takohemi në FIFA”, shprehet Aduda.

MESFUSHORI

TIRANA

Gardiani i përfaqësueses po shkëlqen në Serie A dhe Napoli synon ta marrë në verë

Napoli e ka seriozisht me Etrit Berishën, portieri i Shqipërisë projektohet si pasues i Reinës

Adriatik BALLA

Lojtarët e kombëtares tonë po kalojnë një moment të mirë me skuadrat e tyre dhe kjo është shenjë pozitive dhe për

trajnerin Kristian Panuçi, i cili ndjek me vëmendje ecurinë e tyre dhe formën hap pas hapi, pasi i duhet të projektojë të ardhmen e tij në krye të kombëtares me lojtarë që jo vetëm janë në formë, por që kanë edhe minutazhin e duhur në këmbët e tyre për të pasur një vend në formacionin e ekipit përfaqësues. Duke qenë se ndodhemi në periudhë merkatoje, një superlajm vjen për portierin e ekipit tonë kombëtar, Etrit Berisha. Kosovari ka rënë në “rrjetën” e Napolit, pasi pikërisht klubi napolitan dëshiron fort që të marrë Berishën në merkaton e verës. Nuk është thjesht një dëshirë, por një projekt që klubi i Napolit e mendon prej kohësh. Berisha synohet të zëvendësojë Pepe Reinën dhe lëvizja mund të ndodhë në ditët e para të mer-katos së verës, pra që në qershor të këtij viti. Por si lindi nevoja për të përmendur emrin e Berishës në merkato nga ana e klubit të Napolit? Edhe pse projekti ekzistonte që më parë, eliminimi që u bëri Atalanta napolitanëve, ku fitoi në çerekfinale të Kupës së Italisë 2-1 dhe ku Berisha ishte ndër më të mirët për ekipin bergamask, ka bindur napoli-tanët që portieri shqiptar është i duhuri për vazhdimësinë e projektit të tyre. Si-kurse shkruajnë mediat italiane, Napoli është gati të bëjë ofertën e duhur për gardianin shqiptar. “Napoli kërkon t’ia besojë portën Etrit Berishës”, shkruajnë

shkurt dhe qartë mediat sportive itali-ane, duke iu referuar informacioneve të dala nga klubi napolitan. Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët. Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën. Një

gjë të tillë e vërtetoi edhe në sfidën ndaj Napolit. Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lacios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor. Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj. Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shër-bimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit.

Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë që luan me Napolin, El-seid Hysaj, ka dhënë një intervistë për “Radio Goal”, ku pas disfatës në kupë ndaj Italisë këshillon që Napoli të jetë më i bashkuar dhe skuadra më e vendosur për t’u kthyer sa më parë tek sukseset, me vëmendjen tashmë vetëm në kampionat. “Jemi të gjithë të nervozuar për humbjen ndaj At-alantës. Na bëri keq, por do na japë forcë për të vazhduar përpara në kampionat. Duhet ta transformojmë të keqen në të mirë në të ardhmen.

Duhet ta nisim menjëherë, që nga dueli ndaj Hellas Veronës. Të jemi agresivë dhe të bëjmë maksimumin për të fituar. Më pëlqen shumë fut-bolli që bëjmë. Sarri na kërkon që të jemi të ashpër, por jemi lojtarë inteligjentë dhe i kemi kuptuar gabimet tona. Kampionati është i gjatë duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Inter dhe Roma mund të fu-ten ende në garën për titull”, u shpreh Hysaj. Më pas ai foli për objektivat sezonalë, duke mos e mohuar që disa kritika ndaj grupit dhe lojës së

tij qëndrojnë. “Në 2018 shpresoj që të mbetemi në krye të renditjes dhe të fitojmë shumë ndeshje. Jemi rritur shumë duke fituar ndeshje, të cilat nuk i fitonim vitet e kaluar. Jemi të ndërgjegjshëm për forcën tonë, falë punës në grup. Jemi një grup shumë i bashkuar, dhe këtë gjë e treguam edhe ndaj Krotones”, përfundoi Hy-saj. Shqiptari ka marrë kritika javët e fundit nga shtypi sportiv italian, por për trajnerin Mauricio sarri ai mbetet zgjedhje e parë në mbrëmje në mënyrë të padiskutueshme.

MBROJTËSI/ Hysaj flet për “Radio Goal”: Po përpiqem të mbaj ritmin,

Afrikanët “kërcënojnë” bardheblutë për blerjet e dimrit

Memushajn e kërkojnë gjysma e Serisë B, rishfaqet edhe Bari

Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

KombëtarjaRivaliteti me Thomas Strakoshën

do të vijë duke u forcuar dhe në një moment Berisha mund të hasë në vështirësi, por deri më tani ai mbetet lideri i portës kuqezi dhe ndoshta lojtari më i vlefshëm i Kombëtares, njeriu që ka peshën më të madhe në suksesin e arritur gjatë kualifikueseve të Europianit “Francë-2016”. Kjo meritë portierit Etrit Berisha i njihet, por gardiani synon që të forcohet dhe më tej dhe duke luajtur në një klub të fortë si Atalanta, madje si titullar, ai ka rritur ambiciet dhe me Kombëtaren. Ndodh rrallë me lojtarët e tjerë, por Berisha është nga ata që futen në fushë dhe deklarojnë fitoren, pavarësisht emrit të kundërshtarit që kanë përballë. Gjatë këtij viti do të lu-hen ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe Shqipëria ndodhet në divizionin C, me skuadra shumë të forta, por me shanse të mëdha kualifikuese. Nëse zëmë vendin e parë në grup (shorti i grupeve do të hidhet pikërisht këtë muaj, pra në janar) mund të kualifikohemi në Eu-ropian në mënyrë direkte. Pra shanset janë të mëdha dhe Berisha do të jetë dhe në këto eliminatore zgjedhje e parë e trajnerit Kristian Panuçi. Kujtojmë gjithashtu se kalimi i tij te Atalanta i ka dhënë më shumë prioritet, pasi tek Lacio jo gjithmonë ishte titullar, ndërsa tani është lideri i vërtetë i ekipit dhe ka qenë vetë trajneri Xhianpiero Gasperini që ka evidentuar cilësitë e mrekullueshme të gardianit kuqezi, duke e cilësuar edhe si lojtarin më të vlefshëm të Atalantës në këtë periudhë.

Talenti shqiptar Rei Manaj nuk po gjen aspak qetësi në karrierën e tij. Luan gjashtë muaj në një skuadër e largohet, herë për shkak të sjelljes së tij agresive dhe konfliktuale me drejtuesit teknikë të skuadrave, e herë për shkak se nuk pëlqehet në formacionin titullar nga teknikët. Së fundmi ai duket se po zhgënjen edhe në Spanjë, pasi ka “humbur” freskinë e fillimit të sezonit dhe nuk po bën diferencën. Për këtë arsye është rihapur pista e kthimit në Itali, natyrisht jo në Serie A, por në Serinë B dhe Parma, një emër jo i vogël i futbollit italian, duket i interesuar për të marrë shërbimet e talentit shqiptar. Manaj është aktualisht pjesë e

Granadës në kategorinë e dytë spanjolle, në një klub ku shpresonte që të bënte hapin cilësor në karrierën e tij pas dështimeve të vazhdueshme në Itali. Por për momentin gjërat nuk shkojnë siç ka shpresuar ai dhe përtej Adriatikut përmendet gjithnjë e më shumë një kthim i mundshëm i tij. Skuadra e interesuar është Parma, e cila ka një avantazh ndaj klubeve të tjera, pasi pronar i saj është kinezi Jang Lizhang, i cili zotëron edhe Granadan. Meqë Manaj nuk ka hapësira te klubi spanjoll, te Parma ai mund të luante më rreg-ullisht, në një sezon ku “emilianët” po përpiqen thjesht të mbeten mes skuadrave të mesit të ta-

belës në Serinë B, pasi ngjitja në A është shumë larg. Këtë pritshmëri e konfirmon edhe drejtori i portalit “sportal.it”, Enriko Boni. “Tani flitet se nga Granada, që ka të njëjtën pronësi si Parma, mund të vijë nëpërmjet Interit sulmuesi Rei Manaj dhe se zikaltrit do të dërgonin këtu edhe të riun Pina-monti, do të ishin forca të freskëta për klubin”, theksoi ai. Miratimi i Interit duhet pasi Manaj është i dhënë në formë huazimi me të drejtë transferimi përfundimtar te Granada në mbyllje të sezonit, ndaj për momentin ai cilësohet si lojtar i zikaltërve dhe për një huazim të mundshëm te Parma, duhet edhe “bekimi” i tyre.

Rei Manaj nuk gjen qetësi, Parma kërkon kthimin e tij nga Spanja në Itali

Një nga lojtarët që prtet të ng-jitet në karrierë në këtë merkato dimri është talenti i Shqipërisë Eros Grezda. Mediat kroate vënë theksin se Italia është desitinacioni më i mundshëm për të. Edhe pse nuk jepen emra klubesh, mediat kroate shkruajnë se Osijek është i gatshëm ta lërë të lirë lojtarin kundrejt një oferte të mirë. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por gjasat janë që në ditët në vazhdim situata të bëhet akoma edhe më konkrete. Grezda cilësohet si një element shumë cilësor, kjo falë shpejtësisë dhe si një lojtar paparashikueshëm në duelet direkte. Elementë këto që e bëjnë akoma edhe më të preferuar për trajnerë të ndryshëm. Muaj më parë u përfol për një interesim të Genoas dhe Lacios.

TALENTIEros Grezda pranë

kalimit në Serie A italiane

Merkato e janarit është zyr-tarisht e hapur në Itali, teksa një ndër emrat më të përfolur është Ledian Memushaj. Mesfushori i kombëtares sonë është në listën e dëshirave për disa skuadra në Se-ria B, por dhe në Seria A. Largimi nga Benevento duket i sigurt duke parë zhvillimet e fundit. Skuadra e vendit të 6 në Seria B, Kremon-eze synon që të ngjitet në elitën e futbollit italian, teksa kërkon dhe ndihmën e një mesfushori me eksperiencë si Memushaj. Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka pasur tratativa për vlonjatin, i cili është edhe në listën e disa skuad-rave të tjera, teksa dje u futnë garë edhe skuadra e Barit.

“Tani është lideri i vërtetë i ekipit dhe ka qenë vetë trajneri Xhianpiero Gasperini që ka evidentuar cilësitë e mrekullueshme të gardianit kuqezi, duke e cilësuar edhe si lojtarin më të vlefshëm të Atalantës...”

Page 22: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

22 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Emily Ratajkowski: Kur isha 12 vjeçare, dukesha si 21

1-Një shtet afrikan me kryeqytet N’ Dajmeno...2-Agjensia e lajmeve greke...3-Një shtet ballkanik...4-Shkruan..5-Shkrimtari dhe poeti kosovar Pod-rimja...6-Makinat e Romës...7-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit të frëngjishtes..8-Njëri nga muskutierët...9-Tip autobuzi gjerman...10-Ish futbol-listi italian Rosi në inic..11-Ish futbollisti dhe trajneri Shyqyri...13-Romani “....në botën e çudirave”...14-Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti...16-....Juvara, tek filmi italian “Gruaja më e bukur”...17-Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë...18-Mjet metalik për të ccarë trungjet e drurit...20-Aktori amerikan...Be-di...21-Njeri muaj i vitit....22- Pagesë e borxhit pjesë-pjesë...23-Jo origjinal...24-Plotë-son nevojat për një shërbim apo pushime...25- Diçka e ngjashme me një tjetër, ymek...26-Një perime bishtajë me farëza të vogla...27-Dhoma e ulët e parlamentit rus..29-Kripos apo..30-Është banor i një krahine në jug..i shquar...31-Sheshi i luftimit të gladiatorëve...33-Dramaturku gjerman Johan Sebastian...34-Bujtinë primitive...35-Patrioti..Kuka...36-Shkrimtari Dodani në inic..37-Zotëron...

1-Moment..4-Cekiç i madh..7-Figurë përrallore që gjoja del nga varri për të trembur njerëzit...12-Qoshe...13-Kompozitori Aleksandër...14-Ish gradë e ulët ushtarake... 15-Carl...natyralist anglez që themeloi teorinë e evolim-it...17-Enë e madhe për lëngje...18-Fill i holle pambuku..19- Zhorzh, kom-pozitor i “Karmen”...20-Lloj peshku i ujërave të kripura...21-Qelepir...22-Ish kërngëtarja...Ndoci..23-Vendqëndrimi i anijeve...24-Aktori amerikan Gregori...i shquar...25-Patrioti...Topulli...26-Zvonmir...ish futbollisti kro-at...27-Poeti arbëresh Gavril...28-Italia në tabelën elektronike..29-Ekip futbolli i Vjenës...30-Ish boksjeri amerikan XHo... që vdiq më 1984...32-Në mes tek reçeli... 33-Huskja i skenës, (D=B)...34-Kalë që shërben për nderëzim..36-Pajisje prej druri ku përgatisim brumin e bukës...37-Solo me klarinetë...38-Është lidhëse...39-Butak i vogël vezak me guaskë prej dy kapakësh me ngjyrë të errët buzë detit në koloni...40-Dëshirë e shfrenuar për të patur diçka...41 Ajo është e shenjtë dhe e paprekshme, pa fund...

Modelja Emily Ratajkowski është një nga femrat më të pëlqyera në planet dhe ndryshe nga herët e tjera, ka pozuar e veshur për revistën “Harper’s Ba-zaar Arabia”. Në intervistë, modelja e famshme ka folur hapur për zhvillimin e saj të hershëm dhe se si kjo gjë ka ndikuar në adoleshencën e saj. Ajo ka treguar se në moshë 12 vjeçare dukej si e rritur dhe ka qenë një kohë që ka dëshiruar që njerëzit ta linin rehat mos ta ngacmonin. “Isha një vajzë 12-vjeçare me gjoks dhe njerëzit më shikonin si 21 vjeç. Ishte e vështirë për mua që ta kuptoja perceptimin e

njerëzve për mua. Doja thjesht që të më linin rehat”, ka thënë Ratajkowski. Emily besohet se është pa të dashur për momentin. Ajo njihet për linjat trupore ku për herë të parë dolën në pah në klipin e fam-shëm, “Blurred Lines”. Emily konsiderohet prej mod-eleve më të shtrenjta në botë. Modelja 26-vjeçare Emily Ratajkowski është e njohur për të format e saj fizike dhe 13,6 milionë fansat e saj në Instagram e dinë mjaft mirë këtë. Në jetën e saj private gjith-monë ka pasur vëmendje edhe pse për momentin nuk dihet shumë për privatësinë e saj.

Dëshira e funditI dënuari me vdekje para se të

ekzekutohej nga ushtari i koman-duar pyetet: -Dëshira juaj e fundit. Një cigare? Një rum? Apo ndonjë tortë?

I dënuari: -Jo, dëshiroj të mësoj mirë, mirë, por shumë mirë gjuhën kineze.

Zanati më i vjetër i botësIshin mbledhur në një tryezë

tre persona me profesione të ndry-shme. Njëri prej tyre ishte mjek, tjetri fizikant dhe tjetri politikan. I pari mjeku, fillon të mbroj profesionin e tij: -Profesioni im është me të vërtetë më antiku në mbarë botën. Krijimi i Evës sipas meje ka qenë me të vërtetë një fenomen mjekësor.

Ndërsa fizikanti: -Është e vërtetë, por para se të krijohej qenia njerëzore mbizotëronte kaosi. Vetëm një fizikant mund të bënte një gjë të tillë.

Ndërhyn politikani: -Më falni, por kush besoni ju se e ka krijuar kaosin?

Lepuri-Çfarë po bën o lepur?Lepuri përgjigjet: -Po, mpreh

dhëmbët se dua të ha luanin.Pas disa minutash kalon ariu

dhe e pyet: -Çfarë po bën o lepur?Sërish lepuri përgjigjet: -Po,

mpreh dhëmbët sepse dua të ha luanin.

Pasi luani kishte dëgjuar dëshirën e lepurit nga shokët e tij të pyllit, shkon tek ai dhe e pyet: -Çfarë po bën o lepur?

Lepuri që përgjigjet: -Po mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje.

OperaNë klasën e dytë nxënësit kanë

për mësim notat muzikore. Mësuesja pasi ka shpjeguar mësimin, dëshiron të dëgjoj mendimet e nxënëseve. Pyet Agronin:

-Çfarë është opera, sipas teje Agron?

Fëmija pasi ka dëgjuar pyetjen fillon të përgjigjet përpara klasës:

-Opera mësuese është momenti, kur njeriut i kanë ngulur thikën pas shpine dhe ai këndon, në vend që të vdes.

k u l t u r e www.sot.com.al

6 9 1 5

9 7

4 8 1

7 5

8 3 7 5

2 3

5 3 4

1 4 2

7 8 9

6 1 5 3 4

8 1 5 6

2 7 8

1 4

2 6 8 4 7

4 6

1 3 5

5 7 6 4

6 4 3 2 7

4 5 9

3 8

9 7 4

7 3 6 8

3 6 5 7

5 4 9 1

2 1 6

6 2

9 7 1

Page 23: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

GAZETA SOT E Premte 5 Janar 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Nëse doni të qëndroni në këtë pozicion që jeni ak-tualisht, duhet të tregoheni të vëmendshëm. Duhet të reagoni.

23 shattor-22 tetor

Fillimi i ditës do të jetë pak i komplikuar për ju. E kundërta ndodh në anë tuaj profesionale ku do të ndiheni në formë të mirë.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të merrni një këshillë nga një person antipatik. Do ta pranoni me zor, por do të dalë shumë e çmuar për punët tuaja.

Përqendrohuni në energ-jitë që yjet ju dhurojnë në këtë ditë të sotme. Duhet të jeni të kujdesshëm në situatat e paparashikuara.

Kjo ditë është e përshtat-shme për të gjithë ata persona që preferojnë udhëtimet e largë-ta dhe argëtuese. Dëshirat tuaja do të plotësohen gjithmonë.

Dashi Demi

Një punë e marrë lehtazi, po ju vë përballë mundësive të reja për të ardhmen. Mund të jetoni një dashuri me nota romantike.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Po kaloni një moment veçanërisht të qetë. E kotë që ju të kërkoni të reja të pamun-dura, lërini gjërat të shkojnë si duhet.

Ndryshimi i ambientit e të qëndruarit për një mbrëmje pa parë njeriun e zemrës do t’ju le-jojë të kuptoni deri në ç’pikë ju intereson marrëdhënia me të.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Më në fund, vijnë lajme nga një mik i largët: do t’ju ftojë të shkoni tek ai. Përfitoni nga kjo ftesë sepse nuk do të mbeteni të zhgënjyer.

Apple bën gati versionin e ri të iPhone SE

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje familjes. Kjo ditë nuk është e destinuar për të zgjidhur problemet, nuk duhet të bëni shumë pyetje.

Horizontal

Hëna është në shenjën tuaj. Gjëra të paparashikuar në jetën sociale dhe atë famil-jare, përgatituni shpirtërisht dhe moralisht.

Sot, do të ndiheni të kën-aqur e plot entuziazëm, e do të jeni të gatshëm të zgjidhni një çështje pune që ju ka kushtuar kohë e para.

Gjenerata e parë e iPhone SE filloi në mars të 2016. Apple duket se po bëhet gati për të nisur një version të ri të modelit të ri dhe të lirë të iPhone. Modeli iPhone i përditësuar me gjasë do të nisë në gjysmën e parë të vitit 2018, telefoni do të marrë një numër përmirësimesh mbi pajisjen aktu-ale. Dizajni i iPhone SE pritet të qëndrojë njësoj si pajisja aktuale, por me sa duket do të ketë një procesor të ri dhe më shumë RAM. Origjina e telefonit pritet të mbetet e njëjtë, çmimi për pajisjen fillon prej 349 dollarëve. Kjo kosto është dukshëm më e ulët se modeli më i avancuar i Apple, iPhone X i cili fillon me 999 dollarë. Pritet që këtë vit të shohim një numër të iPhone të rinj nga Apple, megjithëse këto nuk do të arrijnë deri në fund të vitit.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Gazetari i televizionit “ITV News” është detyruar të largohet nga salla e lajmeve ku ishte në transmetim të drejtpërdrejt, pasi dëgjoi alarmin e zjarrit. Ndërsa stafi ishin evakuuar nga studiot e televizionit në Londër, prezantuesi i lajmeve Tom Bradby po vazhdonte të fliste para kamerës në transmetim të drejtpërdrejtë. Beso-het se alarmi i zjarrit ishte ndezur aksidentalisht nga një nëpunës i televizionit, pasi 10 minuta më vonë i gjithë stafi është kthyer në ndërtesë. Por, Bradby nuk u largua nga salla pa i kërkuar falje shikuesve për këtë ndërprerje të dhunshme, për shkak të alarmit të zjarrit që ishte ndezur dhe kishte alarmuar stafin.

Fjalëkryq i shifruar

1-Pjesë e rrethit ndërmjet dy rrezeve...6-Lumi..Darja në Mesapotami të Irakiut. 7- Zotëroj... 8-Bash-kimi Sovjetik... 9-Aktorja e Luarasi me inic...10-Fuci druri për bulmet..11-Goli në olimpikun e Romës. 12- Një shtet afrikan me kryeqytet Kinshasa. 16-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjal-orit të frëngjishtes... 17-Motra e nënës apo e babajt. 18-Është lidhëse, gjoja, kinese,domethënë, pra... 19-Sëmundje e rëndë me temperatura dhe puçrra të kuqe në trup dhe sidomos në kokë. 20 Arturo... futbollist kilian luan me Bajernin. 22- Industria e Ndërtimit. 23-Dëftesë dore që vërtetojnë marrjen e parave..24-Disponon...-Një shpend shumëngjyrësh që gjuhet për mishin e shijshëm... 26-Aktori Holli-vudit Xheki... 27- Njeri me gjendje shpirtërore inak-tive..30-Bujk..31- Ndërtesa ku ushtron funksionet e saj një organ drejtues.. 32-Organizatë Demokratike Ushtarake në Nigeri... 33-E fillova nga e para. 35-Shok i mirë dhe i sinqertë. 36-Pronë shtetërore. 37-Asistencë Sociale...38-Lojë matematike... 39-U rrëzua. 40- Statcion televiziv...TV... 41-Statcion ndërplanetar në hapësirë... 42-I Pandershëm. 43-Personazh tek filmi “Tokë e Përgjakur”

1-Pronë e një institucioni fetar..2-Lëndë për veshjen e pjësëve metalike..3-Rërë ose..4-Makinat e Tiranës...4-Ato duhen shfry-tëzuar se nuk ndodhin shpesh..8-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore..10-Ai kryen një punë në vend të një tjetri..11-Lopatat e lun-dërtarit..12-Ish-këngëtarja.. Sina...13-Thuhet në përfundim të lutjes...14-Itali në tabelën elektronike..15-Humorist anglez Atkinson në inic...16- I ngjan bostanit por është i verdhë dhe oval..18-I zgjuar por dhelparak..20-Titulli i Kryeministrit në kohën e Sulltanit..21-Dëshirë e shfrenuar për të arrirë diku..23-Djall, she-jtan...24-Një qytet spanjoll...25- Ish futbollisti i Dinamos... Sejdini...26-Metal i fortë që del nga bashkimi i hekurit me karbonin...28-Aku-zoj, kallxoj, ose...29-Lloj sporti...31-Predhë luftarake që funksionon edhe në ujë..32-Mjesh-tri i sportit shahisti Fatos...33-Ai që ngre krye kundër qeverisë...34-Difekt ose...36-Një klub sportiv tek ne..38-Është material inert tek ne...39-Ka dhe një të tillë fetar..40-Mohojnë italianët...41-Notë në pentagram

k u l t u r e www.sot.com.al

Alarm për zjarr, gazetari braktis studion

Page 24: SHBA vë në zbatim planin për arrestime Baza irritohet me Bashën, … · 2020. 1. 7. · 54. Shkëlzen Selimi, Gjykata e Lartë 55. Tom Ndreca, Gjykata e Lartë 56. Artur Malaj,

24 GAZETA SOTE Premte 5 Janar 2018

2,3,5,8,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Trajneri i Mançester Junajtid, Hoze Murin-jo, ka përgënjeshtruar zërat që e largojnë atë

nga skuadra angleze, duke theksuar se këto zëra nuk u përkasin vetëm kritikëve dhe dashakeqëve të tij, por janë të pabazuar dhe nuk duhen marrë seriozisht. Madje trajneri por-tugez i Junajtid ka shkuar dhe më tej, duke thënë se këto zëra janë “plehra” dhe si të tilla duhen flakur me neveri e jo më të mer-ren me seriozitet. Ai u referohej kështu disa informacioneve të shpërndara në median britan-ike, ku citoheshin zyrtarë të klubit që kishin deklaruar se midis trajnerit dhe drejtuesve nuk ka më raporte të mira dhe një qëndrim i mëtejshëm i teknikut portugez në krye të “Djajve të kuq” nuk shihej më i përshtatshëm. Por Murinjo ka reaguar dhe ka siguruar se ai do të mbetet edhe më tej trajner i Mançester Junajtid dhe se ishte i lumtur që drejtonte një skuadër me kaq kualitet dhe me emër të madh. Shkak i debateve duket se është bërë një marrëdhënie e tij “intime” me

DEKLARATA/ Ibrahimoviç: I dhashë shumë Suedisë, por atje vetëm më kritikojnë

SULMUESI Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, është nën presion për të larguar sulmuesin Karim Benzema, të cilin deri tani e ka mbrojtur me fanatizëm. Shkak bëhet efikasiteti i dobët i francezit, ndërsa shihet zëvendësimi i tij me një sulmues bomber nga Serie A si Mauro Ikardi. Zidane la të kuptohej se Karim Benzema, me formën jo të mirë, që po tregon mund të largohet dhe se mirëpret ardhjen e ndonjë tjetër sulmuesi që

mund të ofrojë më shumë garanci në repartin e avancuar dhe në fakt alternativat nuk mungojnë. Emri i Mauro Ikardit tashmë po qarkullon prej kohësh, por nuk është i vetmi. Aleksis Sançez edhe pse jo një qendërsulmues pëlqehet shumë, por për të gara është e ashpër, pasi në ndjekje të tij janë Mançester Siti dhe Barcelona. Sidoqoftë emri i futbollistit të Arsenalit është një opsion ku klubi mbretëror nuk po shfaq vendosmëri të

madhe për të nisur tratativat. Dy kandidaturat e tjera janë, Timo Verner i Leipzig dhe Harry Kane. Drejtuesit e të dy klubeve janë të gatshëm të ulen për të biseduar më homologët e tyre madrilenë. Për Kane dhe Ikardin oferta kap shumën e 100 milionë eurove. Duket si diçka utopike shpenzimi i një shume kaq të majme në ja-nar, por situata është emergjente dhe goli tashmë është kthyer në problem për Realin e Madridit.

MERKATO TEKNIKU SULMUESI

Kutinjo drejt Spanjës, Barça ofron mbi 150 mln euro

Siti arrin akordin me Sançez për 35 mln euro

Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 150 milionë eurove për të siguruar shërbimet e Fe-lipe Kutinjos nga Liverpuli. Transferimi i brazilianit pritet të mbyllet në janar, duke u bërë lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori të futbollit, pas Nejmarit dhe Kilian Mbapes te PSG-ja. Kutinjo pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të Barçës, për të kaluar Os-mane Dembelen që u ble verën e kaluar nga Borusia Dortmundi për 145 milionë euro. Opsioni për kompletim

Valter Maxarri është tra-jneri i ri i Torinos dhe kjo ka ndodhur edhe zyrtarisht dje në mesditë. Vetëm pak orë pasi shkarkoi nga detyra trajnerin serb, Sinisha Miha-jloviç, presidenti i skuadrës së “Granatave”, Urbano Kairo, ka emëruar në stol Valter Maxar-rin i cili rikthehet në drejtimin e një skuadre pas eksperiencës që pati me Uatfordin në Pre-mier League sezonin e kaluar. Ish-trajneri i Napolit dhe Interit ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe do të jetë i lidhur me Torinon për 2 sezone e gjysmë. Pas eliminimit nga

Mançester Siti brenda ditëve të ardhshme do të ven-dosë nëse do të bëjë ofertë për Aleks Sançezin derisa Pep Guardiola synon katër transferime gjatë janarit. Siti pritet ta testojë Arsenalin duke ofruar 25 milionë funte dhe oferta mund të ngrihet deri në 35 milionë për kilianin, kontra-ta e të cilit skadon gjatë kësaj vere. Guardiola synon për-forcimin e ekipit pas lëndimit të Gabriel Jesusit në barazimin me Krystal Palacen të dielën e kaluar. Pas lëndimit të brazil-ianit, Sançezi është bërë cak kryesor i Sitit. Lideri i Premier

të transferimit të tij gjatë verës është hedhur poshtë, pasi Barça dhe 25-vjeçari insistojnë që kalimi të kom-pletohet menjëherë në janar.

Kupa e Italisë objektivi i Max-arrit do të jetë të kualifikojë Torinon në Europa League për sezonin e ardhshëm nëpërm-jet kampionatit.

League gjithashtu ka kontak-tuar me Real Sociedadin për transferimin e mbrojtësit Inigo Martinez, i cili ka një klauzolë prej 35 milionë eurove.

Trajneri portugez ndodhet në hall, për shkak të ecurisë jo progresive dhe krejt ndryshe nga sa priste klubi, ku rivalët e Sitit thuajse e kanë siguruar titullin në Premier League

Paris Saint Germain, ku mediat angleze thonë se klubi francez po ndërton një strategji që ka në qendër pikërisht “Special One”. Por Murinjo i ka refuzuar dhe i ka mohuar qëndrime të tilla, duke thënë se ndihet i lumtur në krye të Mançester Junajtid. “Raportimet e dhëna sot në media janë plehra, asgjë më shumë. Nuk duhen marrë seriozisht sepse nuk kanë lidhje me të vërtetën. Nëse do të më pyesni nëse e shoh veten sërish në krye të Mançester Junajtid

për sezonin tjetër, atëherë mund t’ju përgjigjem se po, unë e shoh veten time në krye të Junajtid edhe gjatë sezonit 2018-2019. Unë e kam shprehur dhe më parë që nuk kam ndërmend të largohem, vetëm nëse klubi e dëshiron diçka të tillë, pra nuk është i kënaqur nga puna ime. Qëllimi im është të qëndroj dhe të punoj në krye të skuadrës, për të përmirësuar grupin dhe për ta çuar atë aty ku i takon. Junajtid është skuadër me pre-tendime të mëdha dhe unë po

Murinjo mohon zërat që e largojnë nga Junajtid: S’kam ndërmend t’i lë “Djajtë”

Valter Mazarri merr drejtimin e Torinos

Sulmuesi suedez i Mançester Junajtid, Zlatan Ibrahimoviç, i ka sulmuar ashpër kritikët e tij në Suedi, vendin e lindjes, të cilët nuk mund ta pranojnë për atë që është ai. Sulmuesi i Mançester Junajtid thotë se ende përbal-let me sulme nga vendlindja e tij, pavarësisht nga karriera e shquar. Dhe, në një intervistë për stacionin televiziv francez “Canal +” me ish-yllin e Lids, Oliver Dakurt, 36-vjeçari nuk i fshehu mendimet e tij. “Çfarë do të thonë mediat suedeze? A më mbrojnë, apo më sulmojnë? Ato ende më sulmojnë mua, sepse nuk mund ta pranojnë që unë jam Ibrahimoviç. Ndoshta unë jam lojtari më i mirë në historinë

e Suedisë. Atë që kam bërë unë, askush tjetër s’e ka bërë në këtë vend”, u shpreh Ylli suedez i Ju-najtid. I pyetur nga Dakurt nëse reagimi i tyre vjen ngaqë men-dojnë se është shumë arrogant, Ibrahimoviç u përgjigj shkurt se ishte më i miri i Suedisë. “Kjo nuk ka rëndësi, unë jam më i miri. Tjetër si unë nuk ka”, shtoi shtatlarti suedez. Ibrahimoviç sapo është kthyer në fushë, në Premier League, me Mançester Junajtid, pas nëntë muajsh, duke lënë mënjanë një lëndim të ligamentit në gju. Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Milanit kanë rënë dakord për një vit kontratë në “Old Trafford”, që shkon deri në fund të sezonit.

përkushtohem çdo ditë që ta mbaj këtë skuadër në nivele të larta. Nuk shoh asnjë arsye pse duhet të largohem, sepse ekipi po ecën mirë dhe është brenda objektivave të tij. natyrisht, am-bicia për titull është er madhe dhe objektivi është i vështirë, por kjo nuk e pengon Junajtid të tregojë vlerat e tij deri në fund. Sa më takon mua, unë kam një kontratë me klubin dhe nuk jam afër fundit të kontratës, përkun-drazi, dëshiroj të qëndroj edhe më tej në krye të Junajtid, derisa pronarët dhe bordi drejtues të jenë të kënaqur apo të lumtur me punën time. Nuk kam as pse të dorëhiqem, sepse unë po punoj dhe skuadra ecën mirë. Pra të gjitha këto informacione se unë po kërkoj të ndahem nga Junajtid, apo që mund të vijë fundi i bashkëpunimit nuk janë servirur drejt dhe nuk duhen marrë për bazë. Unë jam i lumtur këtu dhe po punoj për një Mançester Junajtid që fiton trofe”, u shpreh Murinjo. Tekniku portugez ishte duk-shëm i nervozuar gjatë përgjig-jeve të tij, por klubi ende nuk ka një qëndrim zyrtar rreth zërave për një largim të mundshëm të “Special One” nga “Djajtë e kuq”.

Reali i Madridit projekton Ikardin në vend të Karim Benzema