shkurtesat dhe akronimet · web viewvlera e një granti do të jetë nga 5,000 € deri në 46,800...

21
“PROGRAMI PËR GRANTET E PËRPUTHSHME” Udhëzime për aplikantë Projekti i Bankës Botërore: “PROJEKTI I KONKURUESHMËRISË DHE GATISHMËRISË PËR EKSPORT”

Upload: others

Post on 26-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

“PROGRAMI PËR GRANTET E PËRPUTHSHME”

Udhëzime për aplikantë

Projekti i Bankës Botërore:

“PROJEKTI I KONKURUESHMËRISË DHE GATISHMËRISË PËR EKSPORT”

Tabela e përmbajtjes:

SHKURTESAT DHE AKRONIMET31.PROGRAMI PËR GRANTET E PËRPUTHSHME41.1Përkufizimi i termeve kryesore41.2Objektivat41.3Lloji i përkrahjes51.3.1Çertifikimi/Standardet e Produkteve për Grantet e Përputhshme51.3.2Qasja në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit dhe Trajnimin e Granteve të Përputhshme52RREGULLAT PËR PJESËMARRJEN NË MGP62.1Përshtatshmëria e aplikantëve - kush mund të aplikojë72.2Si të aplikoni dhe procedurat që duhet të ndiqni82.2.1Formulari i aplikimit dhe dokumentet mbështetëse82.2.2Procedurat e aplikimit92.2.3Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit92.3Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikacioneve102.3.1Shqyrtimi për përshtatshmëri102.3.2Kriteri i vlerësimit112.3.3Shpenzimet e lejuara112.3.4Kërkesat për informacion122.3.5Procedurat e ankimit122.3.6Afati i fundit për dorëzimin e formularit të aplikimit122.3.7Informacione të mëtejshme132.4Master dosja132.5Njoftimi për rezultatet e vlerësimit të aplikacionit132.6Afati I zbatimit të projektit143MENAXHIMI DHE ZBATIMI I PGP14

SHKURTESAT DHE AKRONIMET

ShZhB

CERP

CITES

ZF

Shërbimet për Zhvillim të Biznesit

Projekti i Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport

Konventa mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara

Zyrtar Financiar

ZFMVG

TIK

ARBK

KIESA

Zyrtar Financiar, Monitorim dhe Vlerësim të Granteve

Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë

M&V

Monitorimi dhe Vlerësimi

PG

MGP

PGP

Përputhja/bashkëfinancimi i Granteve

Marrëveshja për Grantet e Përputhshme/bashkëfinancim

Programi për Grantet e Përputhshme/bashkëfinancim

MTI

MF

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Financave

MM

Memorandum Mirëkuptimi

NMVM

Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme

OJQ

Organizata Joqeveritare

NKP

OZhP

Njësia për Koordinim të Projektit

Objektivi i Zhvillimit të Projektit

NZP

DOP

Njësia e Zbatimit të Projektit

Doracaku i Operacioneve të Projektit

Projekt

Përputhja/bashkëfinancimi i Programit të Granteve me Projektin e Aplikuesit

NVM

AT

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme

Asistencë Teknike

BB

NjMG

KP

Banka Botërore

Njësia e Menaxhimit të Granteve

Komisioni Përzgjedhës

1. PROGRAMI PËR GRANTET E PËRPUTHSHME

Përkufizimi i termeve kryesore

Për qëllimin e aplikimit dhe kuptimit të këtij Udhëzuesi Granteve, termat e mëposhtëm janë përcaktuar si më poshtë:

Aplikues

Një kompani, një grup i kompanive ose një shoqatë biznesi që aplikon për një grant sipas PGP.

Aplikacion

Pakoja e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe të dhënave të dorëzuara nga Aplikuesi, duke përfshirë Projekt Propozimin.

Paketa e të gjitha dokumenteve të nevojshme dhe të dhënave të dorëzuara nga Aplikuesi, duke përfshirë një Propozim të Projektit.

Projekt Propozim

Një pjesë integrale e aplikacionit që përbëhet nga Plani i biznesit, buxheti i projektit dhe prezantimi i projektit të aplikuesit.

Një pjesë integrale e aplikacionit që përbëhet nga një plan biznesi, buxheti i projektit dhe prezantimi i projektit të aplikuesit.

Buxheti i Aprovuar, i Projektit

Siç është miratuar nga KIESA për financimin e granteve dhe duhet të përfshihet në propozim.

Ftesë për Propozim

Ftesë publike, e hartuar për të ofruar mundësi aplikantëve të përgjegjshëm të dorëzojnë projekt propozimet, te cilat janë ne përputhje me objektivat e PGP-së.

Komisioni Përzgjedhës

Një organ i pavarur vendimmarrës i themeluar nga MTI (ZKA) (Pa Kundërshtim nga BB) për vlerësimin dhe dhënien e granteve të përputhshme.

Përfituesi

Një Aplikues i kualifikuar që merr një njoftim nga KIESA se është përfitues i një Granti të Përputhshëm (financim).

Marrëveshja për Grantet e Përputhshme

Një dokument i nënshkruar nga Aplikuesi dhe KIESA, që rregullon mënyrën e financimit nga KIESA dhe përgjegjësitë e Përfituesit.

Objektivat

Qeveria e Kosovës ka pranuar financim nga Grupi i Bankës Botërore për Projektin e Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP). Nën komponenti 1.2 i CERP-it - Përkrahja e bizneseve për të përmirësuar cilësinë e produktit dhe gatishmërinë për eksport - përfshinë financimin për Programin e Granteve të Përputhshme (PGP). CERP i cili hyri në fuqi në prill 2018, do të zgjasë pesë vite, deri më 30 qershor të vitit 2022.

Qëllimi i PGP-së është të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) me potencial të eksportit (i) të përmbushë kërkesat për zbatimin e standardeve dhe çertifikimit të produktit të kërkuar për tregjet e eksportit, (ii) të rrisë aftësitë për gatishmërinë e eksportit dhe iii) për të fituar qasje në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit (ShZhB).

Lloji i përkrahjes

Vlera e një granti do të jetë nga 5,000 € deri në 46,800 € për Certifikimet dhe Standardet, ndërsa grantet maksimale për ShZhB dhe Trajnim do të jenë 25,000 €. Përjashtime mund të bëhen në raste të veçanta për shuma më të ulëta apo më të larta, sipas marrëveshjes me Menaxherin për Grantet e Përputhshme dhe të KP dhe subjekt i BB-së Pa Kundërshtim. NMVM-të ose Shoqatat e Bizneseve mund të aplikojnë për një numër të pa limituar të granteve për Certifikimin e Produktit / Standardet dhe ShZhB / Trajnim, për bashkëfinancim nën PGP. Megjithatë NMVM-të/ Shoqatat e Bizneseve mund të marrin / fitojnë deri në 3 grante pa e tejkaluar vlerën monetare 50,000 €.

Çertifikimi/Standardet e Produkteve për Grantet e Përputhshme

Çertifikimi/Standardet e Produkteve e Granteve të Përputhshme përcaktohen si grante për kostot e bashkëfinancimit të NMVM-ve për marrjen e standardeve dhe certifikatave ndërkombëtare. Financimi që do të jepet nga PGP mund të mbulojë një maksimum prej 60 për qind, deri në shumën prej 46,800 € ekuivalent me totalin e kërkesës së Aplikuesit të Buxhetit të Projektit. Minimum 40 për qind të kostos së Projektit duhet të sigurohet nga Aplikuesi e dëshmuar me llogari bankare. Kostot e pranueshme që do të financohen nga PGP-ja përfshijnë kostot e konformitetit të produktit (testimi, verifikimi, certifikimi dhe inspektimi) auditimet e cilësisë, zbatimi i standardeve (për shembull, cilësia, mjedisi, trajnimi etj.). Ofruesi i këtyre shërbimeve mund të jetë gjithashtu në një shtet të huaj.

· ISO standardet - Standardet ISO ndihmojnë bizneset të ulin kostot, të përmirësojnë sistemet dhe proceset e tyre si dhe të përmirësojnë cilësinë dhe sigurinë. Ato gjithashtu ndihmojnë kompanitë për të hyrë në tregje të reja, duke siguruar përputhshmërinë e produkteve dhe shërbimeve; që është, ISO 9000 për menaxhimin e cilësisë për të përmirësuar shitjet, ISO 14001 për të pasur ndikim pozitiv në performancën mjedisore, etj.

· Çertifikimi i produkteve - Kompania duhet të përcaktojë dhe të zhvillojë produktin ose shërbimin për qëllime eksporti në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilësisë dhe konformitetit dhe në sasi optimale.

Qasja në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit dhe Trajnimin e Granteve të Përputhshme

Qasja në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit dhe Trajnimin e Granteve të Përputhshme do të bashkë financojnë kostot e NMVM-ve, duke përfshirë mundësinë e trajnimit profesional për punonjësit e NMVM-ve. PGP mund të mbulojë një maksimum prej 60 për qind, deri në shumën ekuivalente prej 25,000 euro të totalit të kërkesës së aprovuar të buxhetit të Projektit. Trajnimet grupore ose trajnimet e organizuara përmes Shoqatave të Biznesit do të financohen deri në një maksimum prej 25,000 € (jo më shumë se 5,000 € për program trajnimi) deri në një vit. Kostot e pranueshme për t'u financuar përfshijnë konsulencën për nevoja të ndryshme të biznesit, si marketingu, makineritë e komisioneve (pranimi teknik i makinerive, mbikëqyrja), zhvillimi i planeve të biznesit, menaxhimi financiar dhe përmirësimi i aftësive për punonjësit e NMVM-ve - për shembull, shpenzimet për financimin e trajnimeve për stafin e NMVM-ve. Në rastet kur resurset e trajnimit nuk janë në dispozicion në nivel lokal, mundësitë e punës me kompanitë potenciale ndërkombëtare duhet të paraqiten në planin e biznesit.

· Paketimi, etiketimi dhe dizajnimi: Eksportuesi duhet të jetë i vetëdijshëm për kërkesat në lidhje me nevojat e tregut të synuar të paketimit (paketimin e produktit, mënyrën e transportit), etiketimin e informacionit dhe dokumentacionin tjetër të produktit për organizimin e procesit të eksportit, si dhe të gjitha aktivietet te nderlidhen me temën.

· Ristrukturimi i procesit të biznesit: Ri-inxhinieringu i procesit të biznesit kërkon të ndihmojë kompanitë të ristrukturojnë organizatat e tyre duke u fokusuar në hartimin e proceseve të tyre të biznesit nga fillimi e deri më lart. Ri-inxhinierimi i procesit të biznesit njihet edhe si dizajnim i serishëm i procesit të biznesit, transformim i biznesit, ose menaxhim i ndryshimit të procesit të biznesit.

· Teknologjitë e reja: Identifikimi dhe ngritja e kapaciteteve për zbatimin e teknologjive të reja (jo blerjen e tyre).

· Aftësitë e shitjeve të eksportit: Trajnim për të përmirësuar aftësitë e prezantimit dhe të komunikimit, njohuritë e tregjeve të eksportit dhe teknikat për organizimin e shitjeve etj.

· Hulumtimi dhe planifikimi i tregut: Zhvillimi/sigurimi i planit të biznesit, hulumtimi i tregut, studimet e planifikimit dhe promovimit, aftësitë e hulumtimit të tregut, njohuritë & informacionet e tregut, strategjia dhe planifikimi i eksportit, informacionet në lidhje me dokumentacionin e tregtisë ndërkombëtare.

· Marketingu dhe metodat e promovimit: Zhvillimi i markës së produktit, katalogut të produkteve, faqja e internetit, tregtia elektronike, pjesëmarrja në panaire të tregut.

· Qasja në trajnimin profesional: Të ndihmojë punonjësit e NMVM-ve ose punonjësit e anëtarëve të Shoqatave të Biznesit të rrisin aftësitë dhe gatishmërinë e tyre per eksportit.

RREGULLAT PËR PJESËMARRJEN NË MGP

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për dorëzimin e aplikacioneve, përzgjedhjen e kompanive dhe pjesëmarrjen në Programin e Granteve të Përputhshme.

Përkufizimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përfshin ndërmarrjet sipas numrit të punonjësve:

· mikro-ndërmarrja duhet të ketë të punësuar deri nëntë (9) punëtorë

· ndërmarrja e vogël duhet të ketë të punësuar prej dhjetë (10) deri dyzet e nëntë (49) punëtorë; 

· ndërmarrja e mesme duhet të ketë të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri dyqind e dyzet e nëntë (249) punëtorë.

Përshtatshmëria e aplikantëve - kush mund të aplikojë

Prioritet do t'i jepet firmave në sektorët strategjikë të identifikuar nga MTI (p.sh. produktet ushqimore, TIK, druri dhe tekstilet), por gjithashtu do të jenë të hapura për firmat që tregojnë potencial të eksportit në çdo sektor.

Çdo aplikacion i pranuar do të vlerësohet dhe shqyrtohet për përshtatshmëri duke përdorur kriteret e mëposhtme:

· Aplikuesi është çdo ndërmarrje e regjistruar në Kosovë, i inkorporuar sipas Ligjit të aplikueshëm/aktual të Kosovës mbi Shoqerite Tregtare, të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare(ARBK), dhe që operon në Republikën e Kosovës;

· Qasja në ShZhB nga Shoqatat e Bizneseve të regjistruara sipas ligjeve në fuqi në Kosovë;

· Parashtruesi duhet të jetë nga sektori privat NMVM (me shumicën e pronësisë private);

· Aplikuesi ka funksionuar në Kosovë për të paktën dy vite

· Aplikuesi është një NMVM eksportuese, ose ka potencial eksporti, ose është nga industritë/sektorët e orientuar nga eksporti;

· Shumica e pronësisë së parashtruesit të kërkesës është kosovare;

· Aplikuesi duhet të jetë drejtpërdrejt përgjegjës për zbatimin e Projektit dhe të mos veprojë si ndërmjetës;

· Aplikuesi është në përputhje me legjislacionin kombëtar mjedisor. Gjithashtu të përmendet në Projekt Propozimin nga aplikuesi që aktiviteti i ndërmarrjes nuk ka ndonjë ndikim negativ në mjedis.

Kompanitë e mëposhtme NUK kanë të drejtë të aplikojnë për PGP:

· Kompanitë që kanë falimentuar ose që janë në procese gjyqësore, kanë aktivitete afariste të pezulluara, kanë lidhur marrëveshje me kreditorët ose janë në ndonjë situatë analoge që vjen nga një procedurë e ngjashme e parashikuar në legjislacionin kombëtar ose rregulloret;

· Kompanitë që janë degë (me pronësi të plotë apo shumicë) të një ndërmarrjeje të madhe

· Kompanitë që kanë marrë tashmë financime nga cilido program për të njëjtin aktivitet për dy vitet e fundit.

· Kompanitë e përfshira në aktivitete të përjashtuara nga mbështetja e politikave të Grupit të Bankës Botërore, si më poshtë:

· Tregtimi i kafshëve të egra dhe produkteve të kafshëve të egra të ndaluara sipas Konventës mbi Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES) Lirimi i organizmave të ndryshuar gjenetikisht në mjedisin natyror

· Prodhimi, shpërndarja dhe shitja e pesticideve dhe herbicideve të ndaluara

· Peshkimi me rrjetë në mjedisin ujorë

· Prodhimi, trajtimi dhe hedhja e produkteve radioaktive

· Ruajtja e mbeturinave të rrezikshme, trajtimi dhe hedhja

· Prodhimi i pajisjeve dhe pajisjeve që përmbajnë CFC dhe substancave të tjera të rregulluara sipas Protokollit të Montrealit

· Prodhimi i pajisjeve elektrike që përmbajnë bifenile të poliklorinuara (PCB) më të madhe se 0,005 për qind në peshë

· Prodhimi i produkteve që përmbajnë asbest

· Reaktorët bërthamorë dhe pjesët e tyre

· Duhani, i papërpunuar ose i përpunuar

· Makineri për përpunimin e duhanit

· Prodhimi i armëve të zjarrit

· Alkool të distiluar për konsum

Si të aplikoni dhe procedurat që duhet të ndiqni

Formulari i aplikimit dhe dokumentet mbështetëse

Thirrjet e PGP-së për Propozime mund të shpallen 3-4 herë në vit. Informacione shtesë dhe afati kohor për aplikim për grant do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të KIESA dhe MTI. PGP inkurajon në mënyrë aktive që të aplikojnë ndërmarrjet në pronësi/menaxhim të grave.

Gjatë përgatitjes për Aplikim, parashtruesit duhet të marrin parasysh si vijon:

· Aplikuesi mund të dorëzojë vetëm një Aplikacion per njërën nga grantet qe aplikon.

· Të gjitha informatat dhe dokumentet duhet të shkruhen dhe të dorëzohen në njërën nga këto gjuhë: angleze, shqipe ose serbe, sepse vlerësimi do të kryhet nga Komisioni Përzgjedhës i NjMG, me përjashtim të dokumenteve zyrtare për Aplikantin, të cilat lëshohen vetëm në gjuhën shqipe.

· Parasysh do të merren aplikacionet e dorëzuara duke përdorur Portalin Online të KIESA-s/MTI, ndërsa në rastet kur aplikimi në internet nuk është i realizueshëm, parasysh do të merren edhe kopjet fizike.

· Pas dorëzimit të aplikacionit, aplikuesit do të pranojnë konfirmimin automatik të pranimit të aplikacionit përmes postës elektronike nëpërmjet portalit të aplikimit online të NjMG. Në rast të mos pranimit të konfirmimit, aplikuesi duhet të kontaktojë Njësinë e Menaxhimit të Grantit në KIESA përmes portalit të aplikimit online të KIESA.

· Vetëm aplikacionet e plota do të pranohen për vlerësim.

· Afatet kohore janë absolutisht të qëndrueshme dhe çdo aplikim i pranuar pas afatit nuk do të merret parasysh.

· Aplikacionet mund të dorëzohen edhe përpara afatit për të shmangur mbingarkimin e sistemit në minutën e fundit.

· Në rastin e një ngjarjeje të jashtëzakonshme, siç është rënia e serverit të KIESA-s/MTI gjatë javës së fundit të punës para skadimit të afatit ose një problemi tjetër serioz, afati mund të zgjatet sipas gjykimit të NjMG. Ky njoftim do të dërgohet me e-mail te të gjithë aplikantët të cilët janë regjistruar dhe njoftimi do të postohet në faqen e internetit të KIESA.

· Nëse Aplikuesi dëshiron të rishikojë ndonjë nga dokumentet e ngarkuara më parë, Aplikuesi mund ta bëjë këtë përpara afatit të dorëzimit të Aplikacionit, thjesht duke ngarkuar një version të ri. Sapo të jetë ngarkuar versioni i ri i dokumentit, Aplikuesi duhet të dorëzojë Aplikacionin përsëri për ta përditësuar atë.

· Është përgjegjësi e Aplikuesit të kërkesës të sigurojë që të gjitha dokumentet përkatëse të ngarkohen në seksionin e duhur të portalit online të KIESA-s.

Procedurat e aplikimit

Parashihet kohëzgjatje prej një muaj për të mbledhur dokumentacionin dhe për të përgatitur Aplikacionin. Për të aplikuar për PGP, aplikanti duhet të regjistrohet në Portal Online KIESA dhe të plotësojë formularin e regjistrimit të Aplikuesit me detaje bazike për kompaninë (për shembull, numrin e identifikimit tatimor, llojin e kompanisë, adresën e selisë së kompanisë dhe detajet e personit kontaktues).

Pas kësaj, Aplikuesi do të pranojë një konfirmim regjistrimi me e-mail dhe numrin unik NI të Aplikantit, së bashku me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për t'u kyçur në portalin e aplikacionit online KIESA. Email adresa e dhënë në formularin e regjistrimit të aplikuesit duhet të jetë një adresë e valide, pasi që ajo adresë në të ardhmen do të përdoret për komunikim me Aplikuesin. Aplikuesi është i detyruar të mbajë numrin e identifikimit, pasi që do të përdoret gjithashtu në programe të tjera KIESA, nëse është e aplikueshme.

Dokumentet e aplikimit të listuar duhet të dorëzohen përpara afatit të fundit të dorëzimit të aplikacionit. Është përgjegjësi e aplikuesit të sigurojë dorëzimin e informacionit/dokumenteve në kohë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh për vlerësim.

Ku dhe si të dërgoni formularin e aplikimit

Aplikacionet duhet të dorëzohen online përmes Portalit Online të KIESA-s:

https://kiesaportal.rks-gov.net/

Pas regjistrimit në Portal klikoni mbi "Programet Përkrahëse" dhe aplikoni për “Programi i Granteve të Përputhshme për Çertifikimin/Standardet e Produkteve dhe Qasje në Shërbimet e Zhvillimit të Biznesit/Trajnimet”; si në fotografinë më poshtë:

Vëmendje: Ju mund të ruani aplikimin tuaj si “Ruaj Draft” në fund të faqes së aplikacionit para se të kompletoni të gjithë dokumentacionin e duhur, dhe në momentin që aplikoni butonin “Apply”, ju nuk mund të bëni ndonjë ndryshim tjetër apo të përsëritni aplikimin tuaj në po të njëjtin program; si në fotografinë më poshtë:

Vlerësimi dhe përzgjedhja e aplikacioneve

Shqyrtimi për përshtatshmëri

Pas dorëzimit të aplikacionit, Njësia e Menaxhimit të Grantit në kuadër të KEISA do të shqyrtoj përshtatshmërinë dhe dokumentacionin e bashkangjitur të Aplikacionit të dorëzuar bazuar në një listë kontrolli. Rishikimi i përshtatshmërisë gjithashtu do të shqyrtojë natyrën dhe llojin e aktivitetit të Projektit të propozuar kundrejt listës së përjashtimit të parashikuar në pikë 2.1.

Aplikuesi është përgjegjës për sigurimin e informacionit të plotë dhe të saktë mbi performancën dhe pajtueshmërinë e tij mjedisore. Vetëm aplikacionet e plotësuara plotësisht do të merren parasysh për vlerësim të mëtejshëm. Aplikantët e papërshtatshëm do të njoftohen për mos kualifikimin e tyre (së bashku me arsyet e mos kualifikimit) me e-mail, pasi Njësia e Menaxhimit të Grantit ne kuadër të KIESA do te shqyrtojë aplikacionet me të gjitha dokumentet e dorëzuara. Aplikantëve të papërgjegjshëm do t'u ofrohet mundësia të dorëzojnë aplikacione në ftesat e ardhshme për Propozim, nëse shpallen.

Kriteri i vlerësimit

Vendimet për financimin e granteve do të bëhen në baza konkurruese nga Komisioni i Pavarur i Përzgjedhjes i (KP). Aplikacionet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme dhe rezultateve (rezultati total 100):

1. Profili menaxhues dhe performanca e kompanisë 20

2. Projekt propozimi 20

3. Potenciali i tregut\tregjet për eksport, përfshirë edhe produktet e reja 20

4. Metodologjia e menaxhimit të riskut 20

5. Mënyra e përdorimit të fondeve, buxhetit dhe bashkëfinancimi i projektit 20

· Vetëm projektet që fitojnë mbi 65 (Gjashtëdhjetë e pesë) pikë do të merren parasysh për Programin për Grantet e Përputhshme. Përparësi do t’u jepet aplikacioneve me nivel më të lartë të bashkëfinancimit ose grave ndërmarrëse.

· Gratë ndërmarrëse që do të aplikojnë për Programin e Granteve të Përputhshme do të vlerësohen me 10 pikë më shumë, në këtë rast vlerësimi do te jetë me 55 pikë.

*Shpjegim: Aplikacionet e ndërmarrjeve me pronësi të gjinisë mashkullore që arrijnë më pak se 65 pikë dhe gratë ndërmarrëse që fitojnë më pak se 55 pikë, nuk do të kualifikohen për t’u konsideruar nga Komisioni Përzgjedhës. Gjithsesi një ndërmarrje mund të arrij mbi 55 ose 65 pikë, por numri i përfituesve do të jetë i kufizuar në varësi të kufijve të buxhetit.

Shpenzimet e lejuara

Aplikantët duhet të strukturojnë buxhetin e Projektit dhe të organizojnë shpenzimet afërsisht në këtë mënyrë:

· Ekspertët/këshilltarët të zbatojnë standardet, të ofrojnë trajnime, ose të mbështesin zhvillimin e biznesit

· Certifikatat dhe kostot e testimit të produktit

· Trajnime/punëtori të përshtatura sipas nevojave të kompanisë/tarifat e qerasë/ materialet e trajnimit

· Shpenzime të tjera që lidhen me Projektin e propozuar p.sh shpenzimet qe janë të përmendura në projekt propozimin, të cilat mund të jenë të paparashikuara, por që nuk mund të tejkalojnë apo të bëjnë shpenzime që nuk janë të ndërlidhura me qëllimin e projekt propozimit.

Shpenzimet e mëposhtme nuk do të jenë të pranueshme për financim në kuadër të PGP-së:

· Interesi ose borxhi që i detyrohet ndonjë pale

· Taksat, përfshirë TVSH-në, detyrimet dhe pagesat; financimi nën PGP do të jetë i liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) – ja

· Artikujt e financuar tashmë përmes një kornize, programi ose kompanie/institucioni tjetër

· Humbjet në valutë, tarifat dhe gjobat

· Shpenzimet e rekrutimit, zhvendosjes ose të abonimit

· Blerja e tokës ose ndërtesave, duke përfshirë çdo rinovim dhe riparim

· Blerja e pajisjeve ose makinerive për qëllime prodhimi

· Çdo aktivitet i përmendur në listën e përjashtimit të parashikuar në pjesën 2.1

· Çdo aktivitet që do të rezultojë në ndikim negativ në mjedis dhe/ose përkeqësim të kushteve ekzistuese mjedisore

· Shpenzimet normale të biznesit dhe shpenzimet periodike (p.sh. pagat, shërbimet, qiraja, automjetet ose mirëmbajtja etj.)

Kërkesat për informacion

Gjatë vlerësimit të Aplikacioneve, mund të kërkohet nga Aplikuesi që të dorëzojë informata dhe dokumente plotësuese. Aplikantëve gjithashtu mund t'u kërkohet të presin vizita nga personeli i NjMG (ose përfaqësuesve të saj) për qëllime të vlerësimit.

Në rast të caktimit të përfituesit, nga përfituesi do të kërkohet që t`i ofrojë NjMG informata të caktuara të standardizuara në raportet tremujore për të ndihmuar NjMG të monitorojë progresin në zbatimin e projektit, duke përfshirë shpenzimet.

Procedurat e ankimit

Ankesa duhet të sigurojë në mënyrë të qartë të gjithë informacionin përkatës në mbështetje të një ankese të tillë. NJMG/KIESA do të pranojë pranimin e ankesave të tilla brenda tri (3) ditëve dhe do të sigurojë që ankesat e pranuara rishikohen në mënyrë të menjëhershme për të adresuar shqetësimet lidhur me projektin brenda tridhjetë (30) ditëve. Ankesat mund të dorëzohen në çdo kohë gjatë aplikimit të PP, përzgjedhjes dhe procesit të zbatimit sipas rastit. Varësisht nga lloji i ankesës, NJMG/KEISA mund të konsultohet ose të kërkojë aprovimin e KP për zgjidhjen e ankesës.

Afati i fundit për dorëzimin e formularit të aplikimit

Afati I fundit për pranimin e aplikacioneve është 20.04.2019

Informacione të mëtejshme

Në rast të pyetjeve që lidhen me PGP ju lutem kontaktoni:

Znj. Mimoza Ramadani

Email:

[email protected]

[email protected]

Tel: +381 (0)38 200 36 645

Pyetjet që mund të jenë relevante për aplikuesit e tjerë, së bashku me përgjigjet, do të publikohen në faqen e informacionit të programit të qasshëm përmes Portalit Online të KIESA-s: http://kiesaportal.rks-gov.net/.

Master dosja

Përfituesi duhet të krijojë një dosje master në fillim të periudhës së Projektit. Kjo dosje master duhet të përfshijë dokumentacionin e mëposhtëm:

· Aplikacionin dhe dokumentacionin mbështetës siç është specifikuar në thirrjen publike.

· Çdo dokument zyrtar që është shkëmbyer ndërmjet Përfituesit dhe NJMG/KIESA gjatë periudhës së Aplikimit (p.sh. përgjigje nga KP-ja e NJMG/KIESA-s ose njoftimet nga KIESA)

· Njoftimin për dhënie

· Çdo dokument zyrtar që është shkëmbyer ndërmjet Përfituesit dhe NJMG/KIESA-s gjatë zbatimit të Projektit

· Kopjet e të gjitha raporteve të kërkuara nga NJMG/KIESA

· Kopje të të gjitha faturave

· Regjistrimet përfshirë marrëveshjet me palët e treta, faturat dhe të dhënat e tjera të pagesave që lidhen me Projektin

· Raportet e konsulentëve, standardet dhe certifikatat, etj.

Dosja duhet të jetë në dispozicion gjatë vizitës monitoruese në vend.

Njoftimi për rezultatet e vlerësimit të aplikacionit

Të gjithë aplikantët e granteve do të informohen në përputhje me rrethanat lidhur me rezultatin e procesit të përzgjedhjes (brenda 5 ditëve nga vendimi) dhe lista e propozimeve të projekteve të propozuara do të publikohet në faqen e internetit të KIESA-s/MTI. Të gjitha vendimet e vlerësimit dhe financimit do të realizohen dhe do t`u komunikohen Aplikuesve brenda 45 ditëve nga data e mbylljes së Ftesës për Propozim. Gjithashtu, NjMG do të njoftojë të gjithë aplikantët e pa përzgjedhur brenda 5 ditëve nga vendimi. Aplikantëve të pa-përzgjedhur do t'i ofrohet mundësia për të shqyrtuar (brenda 5 ditëve) mos përzgjedhjen e tyre duke ofruar dëshmi të qarta për KIESA-n pse ata do të duhej të ishin përzgjedhur.

Afati I zbatimit të projektit

Periudha e zbatimit të projekteve të PPG është deri në 12 muaj. Vazhdimet, në përgjithësi nuk lejohen; megjithatë, Projekti mund të vazhdojë deri në tre muaj shtesë në rrethana të jashtëzakonshme me miratimin e Menaxherit të PPG-së.

MENAXHIMI DHE ZBATIMI I PGP

PGP do të menaxhohet nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, agjenci ekzekutive që vepron në kuadër të MTI-së, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve dhe eksporteve, mbështet zbatimin e politikave dhe programeve publike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të), dhe financon, zhvillon dhe menaxhon zonat ekonomike (p.sh. parqet e biznesit, inkubatorët e biznesit etj.) KIESA, në bashkëpunim me NjKP, do të themelojë Njësinë e Menaxhimit të Granteve (NjMG), e cila do të planifikojë, ndërmarrë dhe monitorojë aktivitetet e PGP-së, do të zbatojnë politikat mbrojtëse dhe do t`i raportojë MTI-së dhe BB-së për progresin e projektit në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të cilat marrin pjesë në CERP. KIESA është përgjegjëse për të lejuar shfrytëzimin e bugjetit për implementimin e projektit për të zbatuar PGP nga MF/MTI gjatë procesit të tyre vjetor të planifikimit buxhetor.

2 | Page