shoqërive kulturore në mërgim tema: roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. veprimtaria...

40
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: Roli, rëndësia dhe kontributi gjuhësor i shoqërive kulturore në mërgim Kandidatja: Mentori: Argjenda Krasniqi Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 18-Jan-2021

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Roli, rëndësia dhe kontributi gjuhësor i

shoqërive kulturore në mërgim

Kandidatja: Mentori:

Argjenda Krasniqi Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj

Gjakovë, 2020

Page 2: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Roli, rëndësia dhe kontributi gjuhësor i

shoqërive kulturore në mërgim

Kandidatja: Mentori:

Argjenda Krasniqi Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj

Gjakovë, 2020

Page 3: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

3

Ky punim diplome u mbrojt më_______________ para komisionit vlerësues në përbërje:

1________________________________________ Kryetar/e

2________________________________________ Anëtar/e

3________________________________________ Anëtar/e

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën: _____

Nënshkrimet e anëtarëve të komisionit vlerësues:

1________________________________________ Kryetar/e

2________________________________________ Anëtar/e

3________________________________________ Anëtar/e

Page 4: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

4

Punimi i diplomës: “Roli, rëndësia dhe kontributi gjuhësor i shoqërive

kulturore në mërgim” e kandidates: Argjenda Krasniqi, u punua në Fakultetin e

Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Mentori i punimit:

Prof. ass. dr. Valdet Hysenaj, profesor i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Gjakovës

“Fehmi Agani”.

Punimi përmban: 41 faqe gjithsej.

Page 5: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

5

DEKLARATA STUDENTORE

Unë, Argjenda Krasniqi, deklaroj se tema e diplomes “Roli, rëndësia dhe kontributi

gjuhësor i shoqërive kulturore në mërgim”, është punimi im origjinal dhe nuk

është publikuar askund tjetër më parë. E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kam

shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

Page 6: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

6

Falënderim

Një falënderim shkon për të gjithë profesorët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ku

në saje të ndihmës dhe përkushtimit të tyre kam arritur deri në diplomim.

Posaqërisht falënderoj profesorin Valdet Hysenaj i cili më këshillat dhe kujdesin që më ka

ofruar sot kam arritur në fazën kulminante.

Falënderim nga zemra kam edhe për familjen time, për durimin dhe mirëkuptimin që kanë

dëshmuar. Këtë punim ua dedikoj familjes sime.

Faleminderit të gjithëve!

Page 7: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

7

PËRMBAJTJA

Deklarata studentore…………………………………………………………..……………….5

Falënderim..................................................................................................................................6

Abstrakt......................................................................................................................................8

Abstract......................................................................................................................................9

Hyrje.........................................................................................................................................10

Kapitulli I

1. Themelimi i shoqërive kulturore në mërgim-shoqëria e të shtypurit shkronja shqip-

1879..........................................................................................................................................11

1.1. Kanonizma e shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip......................................................15

Kapitulli II

2. Themelimi i Shoqërisë së Bukureshtit dhe kontributi i saj për arsimin shqip......................17

Kapitulli III

3. Themelimi dhe statuti i shoqërive “Drita”, “Dituria” si dhe shoqërive të tjera në

mërgim.....................................................................................................................................23

Kapitulli IV

4. Ruajta e identitetit kombëtar shqiptar përmes mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani........30

4.1. Historia e mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani..............................................................31

4.2. Dy monografi për mësimin e gjuhës shqipe......................................................................32

4.3. Këshilli i arsimtarëve shqiptarë.........................................................................................33

4.4. Aspekte dhe veçori të mësimit plotësues të gjuhës shqipe................................................34

4.5. Prej prindërve kërkohet më shumë....................................................................................35

4.6. Roli i veçantë i mësuesit në mësimin e gjuhës shqipe......................................................37

Përfundim……………………………………………………………………………………38

Jetëshkrim……………………………………………………………………………………39

Literaturë……………………………………………………………….…………………….40

VËRTETIM LEKTURIMI…………………………………………………………………..41

Page 8: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

8

ABSTRAKT

Në këtë punim diplome do të trajtohet tema “Roli, rëndësia dhe kontributi gjuhësor i

shoqërive kulturore në mërgim”. Ky studim paraqet një çështje shumë të rëndësishme e

cila është ruajtja e gjuhës dh kulturës shqipe e cila është ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe

në vendet e jashtme, kontributi i shoqërive kulturore dhe roli i tyre për zhvillimin dhe

arsimimin shqip.

Ky punim shtjellohet në katër pika kryesore ku përfshihen shoqeritë kulturore: “Shoqëria e të

shtypurit shkronja shqip”, “Shoqëria e Bukureshtit”, “Shoqëria Drita dhe Dituria” si dhe

“Kontributi i mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani”. Ky studim synon të jap informacion

shpjegues, i bazuar në fakte dhe të paraqesë kontributin e dhënë për mësimin e gjuhës shqipe

në mërgim.

Fjalët kyçe: Kontributi, gjuha shqipe, shoqëritë kulturore, mërgim, etj.

Page 9: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

9

Abstract

The topic of this thesis is “The role, importance and linguistic contribution of cultural

societies in exile”.

This study addresses a very important issue which is the preservation of the Albanian

language and culture abroad, the contribution of cultural societies and their role for the

Albanian development and education.

This paper tackles four main points, which include the following cultural societies: “Society

for the Publication of Albanian Letters", "Bucharest Society", "Drita and Dituria Society" and

"Contribution of learning the Albanian language in Germany".

This study aims to provide explanatory information based on facts, as well as to showcase the

contribution given to learning the Albanian language in emigration.

Keywords: contribution, Albanian language, cultural societies, emigration.

Page 10: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

10

HYRJE

Intencë e këtij studimi është një analizë e hollësishme e veprimtarisë, themelimit, qëllimit dhe

rolit të Shoqërive Kulturore të shqiptarëve në mërgim, e sidomos atyre në koloninë e

Stambollit, Rumanisë e Bullgarisë, me anë të të cilave elita shqiptare synonte që të realizojë

programin e saj politik e në veçanti atë arsimor, në favor të çështjes kombëtare.

Duke qenë se, sidomos pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një pjesë e madhe e shqiptarëve,

qoftë për rrethana politike apo edhe për shkak të kushteve shumë të rënda ekonomike u

detyruan ta lëshonin atdheun, u pa si shumë e nevojshme që në vendet përkatëse shqiptarët, të

organizoheshin dhe të bashkëvepronin për mbajtjen gjallë të gjuhës, arsimit e të kulturës

shqiptare, ngase një veprimtari e tillë ishte e pamundur në atdheun e robëruar.

Meqë veprimtaria e këtyre subjekteve kulturore jashtë atdheut ishte mjaft e gjerë, unë në këtë

punim diplome, jam munduar që të fokusohem më tepër në kontributin dhe rolin e tyre, dhe

zhvillimin dhe përhapjes së arsimit shqip. Prandaj, për të qenë sa më objektive në analizat

dhe konkluzionet e mia, kam konsultuar literaturë dhe burimet të ndryshme, që kanë të bëjnë

enkas më problemin në fjalë.

Në këtë kontekst, në kapitullin e parë, i kam hedhur një vështrim të përgjithshem arsyes së

themelimit të këtyre shoqërive kulturore, duke u ndalur më pas në një shpjegim më të

zgjeruar rreth kontributit të Shoqërisë së Stambollit, të cilën e njohin më emrin “Shoqëria e të

shtypurit shkronja shqip”. Në kapitullin e dytë, në një masë të madhe jam munduar të

elaboroj rolin që ka luajtur “Shoqëria e Bukureshtit” për botimin e librave dhe hapjen e

shkollave shqipe, si në mërgim ashtu edhe në atdhe. Ndërkaq në kapitullin e tretë, i kam bërë

analizën më të thellë rolit që kanë luajtur në përhapjen e mësimit shqip shoqëritë “Drita” dhe

“Dituria”, si dhe disa shoqëri të tjera, duke përfshirë edhe shoqëritë në koloninë arbëreshe, të

cilat patën një rol të rëndësishëm për përhapjen e arsimit, dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në

përgjithësi.

Page 11: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

11

KAPITULLI I

1. Themelimi i shoqërive kulturore në mërgim- Shoqëria e të shtypurit

shkronja shqip-1879

Historia e popullit shqiptar përshkohet nga rrethana kulmore që patën si pasojë lëvizje të

rëndësishme demografike përtej kufijve të atdheun amë. Të tilla lëvizje, veç boshllëkut që

lanë pas, ridëshmuan vitalitetin e shqiptarëve, të cilët arritën të vetorganizohen e të grupohen

deri në krijimin e vatrave të rëndësishme të aktivitetit politik e mbështetjes ekonomike për

vendlindjen e tyre. Një nga këto rrethanat kulmore është edhe Lidhja e Prizrenit, pas së cilës

një numër i konsiderueshëm shqiptarësh qoftë për rrethana politike, qoftë për arsye të

gjendjes së vështirë ekonomike, u detyruan të mërgojnë në vendet fqinje si Rumania e

Bullgaria, por edhe aty ku shqiptarët kishin krijuar një bazë të kahershme në Egjipt, apo në

vise edhe më të largëta, si Shtetet e Bashkuara dhe në Rusi. Duke qenë se në atdheun e

robëruar lëvizja kombëtare zhvillohej në kushte ilegale dhe zbatimi i programit të saj, qoftë

edhe për arsimin e kulturën, ishte gati i pamundur, një rëndësi gjithnjë e më të madhe mori

veprimtaria e mërgatës shqiptare. Më gjithë vështirësitë e shumëllojshme që duhej të

kapërcenin, shqiptarët e mërguar mbajten lidhje të vazhdueshme me atdheun dhe dhanë një

kontribut shumë të madh në lëvizjen kombëtare, veçanarisht për zhvillimin e arsimit e të

kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të

udhëhiqej nga shoqëritë që u krijuan gjatë kësaj periudhe1.

Këto shoqëri atdhetare, të ngritura jashtë Perandorisë Osmane, vepruan legalisht dhe në

kushte më të mira politike. Ndonëse kishin synime të qarta politike, për të përgatitur çlirimin

e atdheut nga robëria dhe mbrojtjen e tij nga copëtimi, ato paraqiteshin si shoqëri kulturore,

gjë që pasqyrohej edhe në programet e statuset e tyre. Kjo bëhej për të shfrytëzuar mjetet

legale në të mirë të lëvizjes shqiptare dhe për të shmangur çdo pengesë që mund të nxirrej,

nën presionin e qeverisë osmane, nga organet qeveritare të vendit ku vepronin. Bashkëkohësi

dhe veprimtari i këtyre shoqërive, Visar Dodoni ka shkruar më vonë “Ahere fytyr” e dëshirës

së shqiptarëve ishte përlindja e literaturës shqipe por qëllimi që mshifnin dëshirat ish liria

kombiare.2

1 Educologia 2/2008. Universiteti i Prishtinës-Fakultetit të Edukimit.2Historia e Shqipërisë, Organizimi dhe veprimtaria e mërgatës shqiptare, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2000, f. 95.

Page 12: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

12

Në këtë nismë, hovi që mori lufta për autonominë e Shqipërisë i dha gjithashtu një shtytje të

fuqishme lëvizjës në fushën e arsimit e të letërsisë shqipe, të cilat tani synonin jo vetëm të

ngritnin në një shkallë më të lartë ndërgjegjen atdhetare të masave popullore, por edhe të

përballonin nevojat që shtronte zëvendësimi i administratës osmane me administratën

shqiptare. Në këtë mënyrë që me themelimin e Lidhjes së Prizrenit u ndje më shumë se

kurdoherë nevoja e ngutshme për të caktuar alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe dhe për t’i

dhënë fund anarkisë që sundonte në këtë fushë.

Po ashtu tani u ndje më shumë se më parë nevoja e ngutshme për të formuar një organizatë

qendrore ose siç thuhej atëherë një shoqëri kulturore, e cila të merrte përsipër barrën e

drejtimit e të organizimit të përpjekjeve për të ngritur shkolla shqipe në gjithë vendin dhe për

të zhvilluar me ritme më të shpejta letërsinë shqiptare, duke botuar tekste shkollore, vepra

letrare, broshura shkencore e organe periodike shqipe.

Nismën për zgjdhjen e këtyre dy detyrave e mori drejtpërdrejt Komiteti i Stambollit. Për këtë

qëllim ai formoi qysh në fillim të vjeshtës së vitit 1878 në komision të gjerë prej 25 vetash, i

cili ngarkoi një komision të ngushtë me 7 anëtarë (Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa,

Hoxha Tahsini, Koto Hoxhi, Ibahim Bërzeshta, Said Toptan), për të zgjidhur çështjen e

alfabetit të përbashkët. Sikurse shprehej disa ditë më vonë Thimi Brandi në një letër që i

drjtonte Jani Vretos, formimi i Komisionit Kulturor u përshëndet si një hap i rëndësishëm që

“do t’i vinte themelet e gjuhës shqipe”. Por përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për të formuar

një shoqëri kulturore të ligjshme, e cila ta zhvillonte lirisht veprimtarinë e saj në Perandorinë

Osmane përsëri dështuan. Porta e lartë dhe nën shembullin e saj Patrikana e Fanarit e

kundërshtuan kërkesën e paraqitur prej tyre si për formimin e organizatës kulturore ashtu dhe

për botmin e një gazete shqip.

Ndërsa i vijuan përpjekjet për forimin e shoqërisë kulturore, atdhetarët u morën me çështjen e

alfabetit. Në fillim të vitit 1879 para komisionit të alfabetit u paraqitën katër projekte të

ndryshme për shkrimin e shqipës, të cilat u diskutuan duke pasur parasysh kriteret shkencore,

politike e praktike që duheshin për gjuhën shqipe. Prej tyre komisioni miratoi projektin e

Sami Frashërit, i cili ishte i ndërtuar sipas parimit fonetik (për çdo tingull një shkronjë) dhe

sipas alfabetit latin, të plotësuar për tinguj të veçantë të shqipes me shkronja të ruajtura nga

alfabeti grek ose të sajuara nga autori. Projektet e tjera nuk u pranuan për arsye të ndryshme

ose pse mbështeteshin vetëm në alfabetin grek (J. Vreto), ose pse nuk i përmbahëshin parimit

Page 13: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

13

fonetik (P. Vasa), ose pse për përdorimin e tij duheshin shtypshkronja të posaçme (H.

Tahsini).

Në një letër që anëtarët e komisionit u dërgonin më 5 mas 1879 bashkatdhetarëve që banonin

në Egjipt, i porositnin të përdorin, sikuse thuhet aty, “Këtë alfabet (të cilin) ne si shokë,

vëllezër shqiptarë me një mendje, me një zemër, më një fjalë, vumë themel për të shkruar

gjuhën tonë, shqipen”. Ai shënonte një hap të madh përpara në fushën e lëvizjës kulturore

dhe për rrjedhim pati një përhapje të gjerë në masën e shqiptarëve.

Megjithatë edhe ai nuk ishte shumë praktik, pasi shtypshkronjat duhej të pajiseshin dhe me

disa shkronja të posaçme. Kjo e metë shkaktoi më vonë kundërshtime nga mjaft personalitete

shqiptare, si pasojë e të cilave çështja e alfabetit të njësuar mbeti përsëri në rend të ditës.3

Tre muaj më vonë komisioni botoi veprën e parë me alfabetin e ri me titull “Alfabetare e

gjuhës shqipe”, e cila përmbante përveç alfabetit të Stambollit disa shkrime mësimore të

përgatitura nga Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto e Koto Hoxhi. Më tej për të mos e

acaruar më shumë pakënaqësinë e shqiptarëve të cilët në këtë periudhë i kishte pushtuar vala

e lëvizjes autonomiste, Porta e Lartë ngurroi të ndërhynte menjëherë kundër kësaj veprimtarie

që po zhvillohej brenda në kryeqytetin e perandorisë.

Këtë rrethanë e shfrytëzuan atdhetarët shqiptarë, të cilët shpejtuan të formonin, pa lejen e

qeverisë edhe shoqërinë kulturore. Pas disa ditë bisedimesh paraprake ata thirrën në Stamboll

më 12 tetor 1879, një konferencë të posaçme e cila do të themelonte shoqërinë dhe do të

miratonte statutin e saj, sipas projektit që kishte përgatitur Jani Vreto qysh në tetorin e vitit të

mëparshëm4.

Në konferencën e Stambollit morën pjesë 27 veta, të cilët përfaqësonin aq sa lejonin rrethanat

politike, popullsinë shqiptare të tri besimeve dhe të krahinave kryesore të vendit që nga

Kosova deri në Çamëri. Veç kësaj ata vinin nga radhët e të gjitha shtresave shoqërore të

Shqipërisë.

Ndërmjet tyre kishte bejlerë, çifligarë dhe intelektualë qytetarë, por shumicën dërrmuese e

kurbet. Krahas këtyre njerëzve të thjeshtë aty morën pjesë edhe figurat më të shquara të

Lidhjes së Prizrenit të cilët ishin në të njëjtën kohë edhe anëtarë të Komitetit të Stambollit, si

3Historia e Shqipërisë, Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2000, f. 105.4 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, Shtëpia botuse: “Toena”,Tiranë,2002, f. 167.

Page 14: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

14

Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri, Zija Prishtina etj. Kështu më 12

tetor 1879 konferenca vendosi themelimin e shoqërisë kulturore dhe miratoi kanonizmën

(statutin) e saj, të cilën e nënshkruan të gjithë pjesëmarrësit. Zyrtarisht organizatën e quajtën

“Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”, kurse shkurtimisht u bë zakon të thirret “Shoqëria e

Shkronjëzave”, ose “Shoqëria e Stambolli”. Kryetari i saj u zgjodh Sami Frashëri, kurse

pjesëmarrësit e konferencës formuan këshillin qendror të shoqërisë.

Programi i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip u shpreh në mënyrë të qartë në

kanonizmën e saj. Ai nisej nga teza e shpallur qysh prej rilindësve të parë, se çdo komb që

nuk e shkruan gjuhën e tij dhe nuk ka alfabetin e vet kombëtar është një komb i prapambetur.

Prandaj, qëllimi i shoqërisë ishte ta nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja duke zhvilluar

arsimin kombëtar dhe letërsinë shqipe. Ajo synonte të mobilizonte në këtë veprimtari të gjithë

shqiptarët atdhetarë kudo që ndodheshin në atdhe ose në mërgim, duke i grumbulluar

organizativisht në degë krahinore të varura prej qendrës. Ajo mendonte gjithashtu të krijonte

një fond për të përballuar nevojat materiale të programit të saj. Fondi do të krijohej nga

kuotizacionet e anëtarve dhe nga të ardhurat që do të mblidheshin nga shitja e librave. Sapo të

shtoheshin të ardhurat thuhej në nenin 18, shoqëria do të pajisej me një shtypshkronjë, me

anën e së cilës do të shtypte libra, gazeta e revista shqipe. Më vonë thuhej në nenin 19, kur të

ardhurat do të rriteshin më shumë shoqëria do të ngrinte me shpenzimet e saj edhe shkolla

shqipe. Këto shkolla do të ishin krejt të pavarura dhe do të formonin bërthamën e rrjetit

arsimor kombëtar.

Krerët e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip iu përveshën punës për të zbatuar

menjëherë programin e tij. Disa javë pas themelimit të shoqërisë ata shtypën në një

shtypshkronjë të Stambollit kanonizmën e saj, të cilën e shpërndanë brenda e jashtë

Shqipërisë. Në të njëjtën kohë u nis në Shqipëri një grup aktivistësh për të ndihmuar në

formimin e degëve të Shoqërisë. Por gjatë vitit 1880 Porta e Lartë kaloi në reaksion të hapur

kundër lëvizjës kulturore shqiptare.

Administrata e saj ndërhyri me ashpërsi dhe me kërcënime për të ndaluar veprimtarinë e

Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip.

Ajo nuk dha leje as për botime librash, as për krjim degësh as për ngritje shkollash shqipe. Në

të njëjtën kohë edhe përfaqësues të turkomanëve e të grekomanëve, të institucioneve klerikale

islamike e ortodokse, ndërmorën një fushatë të egër kundër veprimtarëve të lëvizjës kulturore

shqiptare. Hovi që mori lëvizja kulturore shqiptare shqetësoi jo vetëm kishën fanariote, por

Page 15: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

15

edhe qeverinë greke. Si pasojë e këtij shqetësimi, organet shtetërore të Athinës ndaluan në

vjeshtën e vitit 1880 botimin e mëtejshëm të gazetës, dhe filluan persekutimet kundër botuesit

të saj, Anastas Kulluriotit.

Në këto rrethana Shoqëria e të Shtypit Shkronja Shqip nuk pati mundësi ta zhvillonte

veprimtarinë e saj kulturore brenda Perandorisë Osmane dhe aq më pak në Shqipëri. Madje

ajo u detyrua të kalonte në ilegalitet. Ndjekjeve u shpëtoi vetëm dega e Shoqërisë së

Shkronjëzave që u formua më 1880 në Bukuresht (Rumani), e cila më vonë luajti një rol të

rëndësishëm për plotësimin e programit kulturor të Shoqërisë së Stambollit.5

1.1 Kanonizma e shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip

Anëtarët themelues përfaqësonin jo vetëm familjet kryesore shqiptare të kohës, por

gjeografikisht të gjithë Shqipërinë. Myslimanë, ortodoksë, katolikë, gjirokastritë, shkodranë,

toskë, gegë, e të gjithë ishin të përfaqësuar. Shoqëria e Stambollit zgjodhi një palë shkronja

dhe shtypi kanonizmën (rregulloren) e saj, si dhe një abetare të shtypur në shtypshkronjën e

A.Zelicit, në Stamboll në tetor të 1879. Kjo abetare, me 136 faqe u punua prej Jani Vretos,

Sami bej Frashërit, Pasko Vasës, Koto Hoxhit dhe Anastas Konstadin Frashërit. Siç e kujton

dhe Mit’hat bej Frashëri, në ato vite qeveria turke s’kish dhënë leje për të tilla mbledhje ndaj

dhe tubimet e shoqërisë, si dhe botimi i abetares bëheshin në ilegalitet dhe në rrezik për ta.

Duhet kujtuar që një ekzemplar i abetares, i shtypur dhe lidhur bukur ju dhurua sulltan Abdyl

Hamitit ndërmjet një pushkëtari (silahsori) shqiptar të gradës perandorike. Sulltani pyeti

pushkëtarin në t’i këndonte ato shkronja, dhe pasi u sigurua që po, tha që për një javë do ta

shihte kush kishte per t’i kënduar më mirë, ai apo mbreti. Shqiptarët u gëzuan së tepërmi kur

mësuan këto fjalë me të cilat sulltani shprehte dashuri për gjuhën shqipe. Por pa shkuar

shumë kohë shqiptarët mësuan se pasi kishte thënë ato fjalë mjaltore, sulltani kishte dhënë

urdhër në të gjitha postet dhe doganat e perandorisë që të mos lejonin të kalonte asnjë libër

shqip, por t’i sekuestonin. “Gjithënjë kështu është politik’e Tyrkut”.6

Shoqëria i filloi punimet në një moment kur Kristoforidhi, De Rada, kleri katolik shkodran

kishin dhënë shembujt e parë të lëvrimit të shqipes moderne. Pas kanonizmës shoqëria do të

mblidhte një herë në muaj në selinë e saj. Siç dëshmon Mit’hat beu, gjuhëtarët e shoqërisë

5 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, Shtëpia botuse: “Toena” Tiranë 2002, f.170.6Hysni Myzyri, Shkollat e para kombëtare shqipe, Shtëpia botuse,” 8 Nëntori” Tiranë 1978,f.109.

Page 16: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

16

mblidheshin më dendur në shtëpinë e Pashko Vasës për të përpunuar abetaren. Jani Vreto

udhëtoi disa herë në Egjipt me shpresë që të themelonte një degë të shoqërisë edhe atje. Aty

gjeti bashkëpunimin e patriotëve kushërinj Thimi Mitko dhe Thimi Marko. Këtu daton lindja

e klubeve “Bashkimi” të cilët do të përpunojnë edhe ata një alfabet të tyrin dhe që së bashku

me të ashtuquajturin alfabet “Frashëri” do të ndikojnë fuqishëm në punimet e Kongresit të

Manastirit më 1908.

Në alfabetin e Stambollit u shtypën për herë të parë të gjithë shkrimet e Naim be Frashërit

dhe me financimet e shoqërisë u krijuan shoqëritë e mësimit shqip të Korçës që arritën të

hapnin shkollën e parë shqipe me 1887. Shoqëritë “Dituria” dhe “Bashkimi” të frymëzuara

nga shoqëria e Stambollit morën stafetën në vitet që paraprin pavarsinë dhe kështu shoqëria e

shkronjave e goditur nga vdekja e Naim be Frashërit dhe e Sami beut filloi të perëndonte.

Megjithatë, fryma e saj mbeti shumë e gjallë. Dy nga anëtarët e saj Mehmet bej Frashëri dhe

Anastas Frashëri nxorën gazetën e parë shqip në Stamboll, “Besa”, menjëherë pas

revolucionit xhon turk. Klubet shqiptare të Stambollit e vazhduan punën e tyre dhe e fundit

shfaqje e shoqërisë së shkronjëzave mund të konsiderohet klubi “Pragu shqiptar” që

funksionoi në Stamboll deri në mesin e viteve ’20 dhe që përbëhej nga pasardhës së

themeluesve të shoqërisë së shkronjave më 1879.

Page 17: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

17

KAPITULLI II

2. Themelimi i Shoqërisë së Bukureshtit dhe kontributi i saj për arsimin

shqip

Një prej grupimeve të rëndësishme për vetëdijësim kombëtar ishte Shoqëria e të Shtypurit

Shkronja Shqip në Stamboll, ku dominon veprimtaria e Sami Frashërit e cila e gjendur në

kushte të vështira rreth vitit 1881, detyrohet të transferojë vepritarinë dhe misionin e saj në

koloni të tjera jashtë perandorisë osmane siç ishin ato të Rumanisë e Bullgarisë. Nëse shteti

bullgar nuk e pengoi veprimtarinë e këtyre grupimeve me natyrë kulturore, shteti rumun edhe

i përkrahu ato, duke u kthyer në një stacion të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare veçanërisht

të mësimit e përhapjes së gjuhës shqipe.7 Në këtë kontekst të formimit të shoqërive kulturore

jashtë trojeve shqiptare, hedh hapat e parë Shoqëria e Bukureshtit, e cila rezulton të ketë

pasur shoqërinë, shtypshkronjën, gazetën, shkollën, kishën dhe xhaminë e parë shqiptare në

gjithë popujt ballkanikë. Kështu në janar të vitit 1907 themelohet “Bashkimi”. Emri më të

cilën u pagëzua kjo shoqëri e kishte zanafillën te shkrirja në një e të gjitha shoqërive tjera,

dhe shoqëria fillimisht kishte funksonuar si “Degë e shoqërisë së Stambollit’, por me kohë

ajo krijoi profilin e vet të pavarur. Më 1884 krijohet kështu shoqëria kulturore-letrare “Drita”

nën kryesimin e Anastas Avramidhi Laçkes, shqiptar pasanik nga Korça me pjesëmarrjen e

qindra shqiptarëve ortodoksë, ku dominonin korçarët. Edhe dy shoqëritë e tjera që do të

krijohen nga shoqëria “Drita”, respektivisht “Drita” (1886) nën drejtimin e Nikolla Naços dhe

“Dituria” (1887) nën drejtimin e Kostaq Duros, do të mbështeteshin financiarisht nga

mërgimtarët korçarë e do të mbanin lidhje të drejtpërdrejtë me qytetin e origjinës. Shoqëria

“Drita” do të siguronte edukimin e të rinjve të qarkut të Korçës në shkollën normale të

Bukureshtit (të tillë ishin Mihal Grameno, Asdreni etj), ndërsa shoqëria “Dituria” ndihmoi

për hapjen e shkollave shqipe në Korçë, për mbajtjen e mësuesve dhe për pajisjen me tekste

shkollore.

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip e themeluar në Stamboll në vitet e Lidhjes së Prizrenit

siç u tha edhe më lartë pati jetë të shkurtër. Pas tronditjes që pësoi gjatë reaksionit të vitit

1881 dhe pasi mbeti me pak anëtarë ajo nuk mundi ta vijonte veprimtarinë e saj në forma të

organizuara e legale si më parë. Disa nga anëtarët e kësaj shoqërie i larguan nga Stambolli,

kurse disa të tjerë hoqën dorë vetë prej saj. Megjithatë një bërthamë anëtarësh aktivë si dhe

7 Akademia e Shkencave e Shqipërisë,Historia e popullit shqiptar,Vëllimi II, Shtëpia Botuese:|”Toena”,Tiranë, 2002,f.325.

Page 18: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

18

kryetari i saj Sami Frashëri e vijuan veprimtarinë në fushën kombëtare më shumë në forma

individuale dhe në kushte ilegaliteti. Në këto rrethana për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të

lëvizjës kombëtare, patriotët u detyruan ta kalonin një pjesë të madhe të veprimtarisë jashtë

Parandorisë Osmane, por gjithnjë në afërsi të Shqipërisë, në vende si Rumania e Bullgaria të

çliruara nga zgjedha e huaj, ku kishte koloni shqiptare të mërgimit. Shteti rumun i formuar

nga bashkimi i prinicipatave të Vllahisë e të Moldavisë, sidomos pas sigurimit të pavarësisë

vijoi të jetë vendi kryesor i strehimit të emigrantëve të krahinave të ndryshme të Turqisë

evropiane pra edhe të një numri të madh shqiptarësh. Për shkak të lidhjeve tradicionale

ndërmjet dy popujve dhe të interesave të përbashkëta politike në Ballkan, shteti rumun e

përkrahte luftën çlirimtare të shqiptarëve dhe veprimtarinë e kolonisë shqiptare në Rumani.

Po kështu shteti i ri bullgar i çliruar më 1878 dhe i bashkuar më Rumelinë Lindore më 1885,

nuk e pengoi organizimin dhe veprimtarinë e kolonisë shqiptare në Sofje e në qendra të tjera

të Bullgarisë8.

Kolonitë shqiptare në Rumani e në Bullgari, duke qenë numerikisht më të mëdha materialisht

më të forta dhe në rrethana politike më të favorshme morën përsipër një rol të veçantë e me

shumë rëndësi në lëvizjen kombëtare duke ndihmuar për ngritjen e shtypshkronjave për

botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, për nxjerrjen e gazetave shqiptare, për hapjen

e shkollave kombëtare etj. Dhe pikërisht kur po shtypej “Lidhja e Prizrenit” dhe kur ishin

krijuar kushte të vështira për veprimtarinë e “Shoqërisë së Stambollit” zuri fill “Shoqëria e

Bukureshtit”, e cila si nga numri i anëtarëve ashtu edhe nga veprimtaria u bë shoqëria më e

rëndësishme kulturore e kësaj periudhe. Kriza e fundit e Lidhjes dhe lufta trevjeçare e

popullit shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes së Prizrenit ushtruan ndikimin e tyre në

gjallërimin e veprimtarisë atdhetare të shqiptarëve të Rumanisë. Përveç kontakteve që mbanin

me Shqipërinë ata filluan të lidheshin edhe me shqiptarët e Stambollit e të Egjiptit,

veçanërisht me Sami Frashërin. Në këtë mënyrë duke vepruar në kushte të favorshme legale

atdhetarët shqiptarë i kishin shndërruar këto koloni në vatra të rëndësishme për përhapjen e

ideve të çlirimit kombëtar. Një rol të madh kështu vijuan të luanin kolonitë e Rumanisë e

Bullgarisë. Nga shoqëritë e kolonisë së Rumanisë më e rëndësishmja vijoi të mbetet “Dituria”

e Bukureshtit. Në janar të vitit 1896 u miratua stauti i ri (kanonizma e re) i ndryshuar i kësaj

shoqërie dhe u zgjodh komiteti i saj drejtues me kryetar Pandeli Evangjelin. Sipas këtij statuti

qëllimi kryesor i shoqërisë “Dituria” ishte të përhapte shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe në

të gjitha anët e Shqipërisë, të hapte me miratimin e qeverisë turke e të sulltanit, shkolla shqipe

8Historia e Arsimit dhe mendimit politik Shqiptar, Tiranë 2003, f. 195.

Page 19: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

19

në atdhe e jashtë tij dhe të përhapte në Shqipëri literaturën mësimore e shkencore. Në nëntor

të vitit 1898 nën drejtimin e shoqërive atdhetare u mbajt në Bukuresht në sallën “Amicia”

(Miqësia), një mbledhje e gjerë e kolonisë së Bukureshtit, që shtypi i kohës e cilësoi si

kongres të shqiptarëve, i cili iu kushtua përhapjes së shkollave shqipe. Në fjalimet që

atdhetarët e rinj Visarion Dodani, Faik Konica, Jorgji Meksi, Murat Toptani e Dervish Hima

mbajtën në këtë tubim, përshkruan prapambetjen e madhe të arsimit në Shqipëri dhe theksuan

se kombi shqiptar, si gjithë popujt e tjerë duhej të kishte shkollat e veta kombëtare, që do ta

ndihmonin të hynte në rrugën e qytetërimit. Në telegramin që iu dërgua sulltanit kërkohej që

të futej gjuha shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë duke siguruar për këtë qëllim edhe

mjetet e nevojshme financiare.9

Ndërkaq u zgjerua edhe veprimtaria organizative e kolonisë së Rumanisë. Në fillim të vitit

1899 u ngrit në Bukuresht “Rrethi i studentëve shqiptarë”, më kryetar Ibrahim Naxhiun

(Dervish Himën) dhe më statutin e vet të veçantë. Rrethi kishte si qëllim të ndihmonte

studentët e varfër që vinin nga Shqipëria në Bukuresht, të punonte për përhapjen e kulturës

midis shqiptarëve dhe për lëvrimin e saj, si dhe për t’i bërë të njohura botës të drejtat

kombëtare të shqiptarëve. Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit dhe ajo “Dëshirë” e Sofijes, që

ishte e lidhur më të dhe udhëhiqej prej saj, u morën me botimin dhe me përhapjen në Shqipëri

të librave shkollore, të veprave letrare të rilindësve dhe të literaturës politike shqiptare.

Dokumentet më të rëndësishme programatike të lëvizjës kombëtare, memorandumet, thirrjet

dhe manifestet e ndryshme, organet politike të shtypit si “Shqiptari” (Bukuresht, 1887-1903),

“Shqipëria” (Bukuresht, 1897-1899) etj., botoheshin në kolonitë shqiptare të mërgimit. Një

rol të veçantë në veprimtarinë botuese të kolonive të mërgimit luajti shtypshkronja

“Mbrothësia”, e themeluar në Sofje në vitin 1897, më ndihmën e Shoqërisë “Dituria” të

Bukureshtit dhe “Dëshirë’” të Sofjes, nga atdhetarët Koste Jani Trebicka dhe Kristo P.Luarsi

(1875-1934). Kristo Luarsi i vendosur në Sofje në vitin 1894 meqë kishte mësuar zanatin e

shkronjëradhitësit qysh kur ndodhej në Bukuresht mbajti barrën kryesore të shtypshkronjës

“Mbrothësia”, duke qenë radhitës, redaktor e administrator i saj. Këtu u shtyp duke filluar

nga viti 1897, “Dritërrëfenjësi” (“Kalendari Kombiar”, Sofje, 1897-1912), që u botua si organ

i Shoqërisë “Dëshira”, gazeta “Drita” (1901-1908) e Shahin Kolonjës, “Shkopi” etj. Më

ndihmën financiare të shoqërive atdhetare sidomos të asaj “Dituria” të Bukureshtit,

shtypshkronja “Mbrothësia” botoi gjithashtu në mijëra kopje veprat didaktike dhe ato të

9Dr.Ismet Dërmaku,Rilindja kombëtare shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit në Rumani dhe në Bullgari, Prishtinë 1987, f.85/88

Page 20: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

20

letërsisë shqiptare të Rilindjes, si “Abetare toskërisht”, “Abetare gegërisht”, “Bagëti e

Bujqësi”, “Historia e Skënderbeut” dhe vepra të tjera të Naim Frashërit, librin e Sami

Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” etj., që shpërndaheshin nga shoqëria

“Dituria” në të gjitha qytetet e Shqipërisë.10

Megjithëse zhvillonin një veprimtari të gjerë shoqërive atdhetare të kolonive të mërgimit u

mungonte në fillim të shek. XX një udhëheqje e vetme që do të bashkërendonte veprimtarinë

e tyre. Këtë rrethinë u orvatën ta shfrytëzonin politikanë dhe aventurierë, të tillë si Albert

Gjika, Aladro Kastrioti dhe Di Auleta. Albert Gjika, princ rumun me origjinë të largët

shqiptare, duke dashur të vihej në krye të lëvizjes shqiptare dhe nëse do të kishte sukses të

zinte fronin e Shqipërisë hodhi praullën e “Pavarësisë” së Shqipërisë, të cilën pretendonte ta

siguronte me anën e një kryengritjeje të përgjithëshme shqiptare. Edhe qarqet qeveritare

rumune ndonëse ishin të bindura se ndërmarrja e Albert Gjikës ishte një aventurë duke

shpresuar ta përdornin lëvizjen shqiptare, si edhe atë të vllehve, për të ushtruar trysni mbi

Portën e Lartë dhe për ta detyruar Stambollin t’u bënte lëshime vllehve të Turqisë evropiane,

e përkrahën atë dhe i krijuan kushte për veprimtarinë e tij në koloninë shqiptare të Rumanisë.

Pas vizitave që kishte bërë në Mal të Zi, në Romë, në Londër, në Paris, në Sofje dhe në

Beograd për të krijuar përshtypjen se gëzonte një përkrahje ndërkombëtare, Albert Gjika u

kthye në Rumani. Më nismën e disa shqiptarve të kolonisë së Bukureshtit, më 23 Prill 1905, u

mblodh në kryeqytetin rumun një kongres ku morën pjesë rreth dymijë veta, përfaqësues nga

kolonitë dhe Shqipëria si edhe nga ato maqedone e rumune. Kongresi doli më kërkesën e

Albert Gjikës për një Shqipëri të pavarur, në të cilën përveç tokave shqiptare të vilajeteve,

kërkohej të përfshihej edhe vilajeti i Selanikut, u krijua edhe një komitet qendror më emrin

“Kombi”. Kongresi vendosi gjithashtu që të përgatitej kryengritja e armatosur dhe caktoi për

këtë nje organ të veçantë drejtues. Pas kongresit filloi të dilte në Romë edhe një organ shtypi i

komitetit më titullin “Lajmëtari i Shqipërisë” (L’Araldo d’Albania).

Por, vendimet e kongresit nuk patën ndonjë ndikim në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Shumica e atdhetarëve shqipëtarë nuk e përkrahën Albert Gjikën dhe qëndruan larg tij, ndërsa

organët e shtypit atdhetar e cilësuan atë si një avanturier, që mund t’i sillte dëm lëvizjes

shqiptare. Shumë shpejt edhe ata shqiptarë që u bashkuan më të, filluan t’i largoheshin. Në

këto rrethana princi romun mbeti i izoluar, ndërsa orvajtja e tij dështoi tërësisht. Po këtë fat

10Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, Shtëpia botuese: “Toena”, Tiranë, 2002, f. 393.

Page 21: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

21

pësuan edhe avanturieret e tjerë politikë, si diplomati spanjoll Aladro Kastrioti dhe markezi

italian Di Auleta, të cilët u aktivizuan sidomos gjatë vitit 1907 dhe duke u paraqitur si

pasardhës të familjes së Kastriotëve, e shpallën vetën pretendentë të fronit të Shqipërisë.

Mirëpo shoqëritë e kolonive të mërgimit e vijuan veprimtarinë e tyre të pavarur atdhetare dhe

qëndruan jashtë çdo ndikimi të huaj. Kjo veprimtari u gjallërua edhe më shumë më formimin

e komiteteve “Për lirinë e Shqipërisë”, nën drejtimin e të cilave lëvizja kombëtare brenda

Shqipërisë po merrte një karakter të organizuar. Në shembullin e këtyre komiteteve u bë

organizimi i shoqërive kulturore ekzistuese dhe u themeluan shoqëri të tjera. Gjatë muajve

nëntor-dhjetor të vitit 1906, u arrit bashkimi i të gjitha shoqërive të Bukureshtit në një të

vetme. Në takimet që u bënë në fund të nëntorit ishte vendosur që shoqëria e bashkuar të

mbante emrin “Tomori”, ndërsa më 7 dhjetor rreth dyqind përfaqësues të shoqërive të

kolonisë të Rumanisë (“Dituria”, “Drita”, “Shpresa”) shpallën shkrirjen e tyre në një shoqëri

të vetme kulturore më emrin “Bashkimi”. Kryetari i komitetit të Shqipërisë u zgjodh Thoma

Cani, ndërsa si zëvendës Kristo Meksi e Pandeli Evangjeli. Midis veprimtarive të saj ishin

edhe Mihal Gramenoja, Aleksander Drenova (Asdreni) etj. Sipas statutit të ri, Shoqëria kishte

për qëllim të përhapte kulturën në gjuhën shqipe, të botonte libra didaktikë për shkollat

shqipe dhe të ndihmonte për mbajtjen e shkollave shqipe në Shqipëri, si dhe për për hapjene

shkollave të tilla në Bukuresht. Në janar të vitit 1907 u formua në Konstancë një degë e

Shoqërisë “Bashkimi” të Bukureshtit. Shoqëria “Bashkimi” e Konstancës mori përsipër të

ndihmonte për përhapjën e ideve kombëtare dhe për ngritjen e shkollave shqipe në Shqipëri,

si dhe të një shkolle të tillë në Konstancë ku do të mësonin shqiptarët e Dobruxhës. Një

ndihmesë e rëndësishme në veprimtarinë e kësaj kolonie dha edhe doktor Ibrahim Temo. Më

nismën e tij, qe ngritur në Konstancë një shkollë nate për mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa në

vitin 1907 u hap një mësonjëtore shqipe, më drejtor Jani M. Lehova, ku jepnin mësim edhe

Asdren, Neofit Simoni, Thoma Avrami etj. Në maj të vitit 1907, më nismën e Kristo Meksit,

Pandeli Evangjelit, Bajram Topullit, Veli Këlcyrës dhe të Vasli Zografit u formua në

Bukuresht Komiteti i shqiptarëve “Për lirinë e Shqipërisë” dhe u botua statuti i tij

(kanonizma).

Në mars të vitit 1907, duke dashur të ndihmojë në zgjedhjen e çështjes së alfabetit të gjuhës

shqipe, shoqëria “Bashkimi” e Bukureshtit publikoi një thirrje drejtuar gjithë shoqërive

brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe gazetave shqipe ku kërkohej të bashkërendonin

përpjekjet e tyre për të vendosur një alfabet të njësuar për gjuhën shqipe, dhe duke formuar

për këtë qëllim edhe një komision të posaçëm.

Page 22: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

22

KAPITULLI III

3. Themelimi dhe statuti i shoqërive “Drita”, “Dituria” si dhe shoqërive të

tjera në mërgim

Në korrik të vitit 1881 u organizua në Bukuresht një mbledhje e atdhetarëve shqiptarë të asaj

kolonie, të cilët formuan shoqërinë “Deg” e shoqërisë së Stambollit”

Pas krjimit të kësaj shoqërie, shkuan në Bukuresht Jani Vretoja e Pandeli Sotiri, të dërguar

nga shoqëria e Stambollit. Po ashtu, vitin tjetër në Egjipt u themelua një degë tjetër e

shoqërisë së Stambollit me të njëjtin emër, por për shkak të vështirësive politike kjo degë

përkohësisht nuk mundi të zhvillohej. Për disa kohë edhe “Deg” e shoqërisë së Stambollit” në

Bukuresht mbeti e dobët dhe me veprimtari të kufizuar. Por, me shtimin e numrit të

anëtarëve të saj dhe për të përballuar më mirë nevojat që shtronte zhvillimi i mëtejshme i

lëvizjes kombëtare, sidomos në fushën kulturore, u bë një hap i ri përpara.

Në këtë kontekst, në dhjetor të vitit 1884 në Bukuresht, u mblodh një kuvend i posaçëm, i cili

themeloi një shoqëri kulturore më vete me emrin “Drita”. Në dokumentet e kësaj mbledhjeje

dhe në statutin e shoqërisë u përcaktua edhe programi. Mbledhja zgjodhi komitetin drejtues

me kryetar Anastas Avramidhi Laçke, një pasanik shqiptar nga Korça, nga i cili shoqëria

shpresonte të siguronte shuma të rëndësishme për qëllimet e saj.

Qysh në këtë mbledhje u hartua një listë ndihmash për blerjen e një shtypshkronje. Kryetari i

shoqërisë “Drita” premtoi se do të jepte për këtë qëllim 100 mijë franga dhe se do të linte me

testamente në dobi të lëvizjes kulturore shqiptare githë pasurinë e tij. Dhe kështu, që në muajt

e parë numri i anëtarëve të shoqërisë arriti në 300 veta. Ndonëse ajo kishte synime të qarta

politike kombëtare, statuti e paraqiste atë si një shoqëri kulturore-letrare. Në nenin 1 të tij

thuhet se shoqëria e shqiptarëve “Drita” themelohej duke pasur si qëllim të vetëm zhvillimin

e përparimin e gjuhës shqipe.11 Në nenin 2 thuhej se shoqëria nuk do të përzihej në çështje

politike dhe se për t’ia arritur qëllimit të vet do të shtypte libra në gjuhën shqipe dhe do të

qelte shkolla në gjuhën shqipe në Shqipëri, të cilat do të ndihmonin për ngritjen e vetëdijes

kombëtare. Në nenin 3 kërkohej që në shkollat shqipe gjuha turke të ishte fakultative si gjuhë

e perandorisë, kurse në nenin 4 përcaktohej se si alfabeti i shqipes të përdoret ai i Stambollit.

Me 43 nenet e statutit rregullohej tërë veprimtaria e shoqërisë “Drita”, si dhe marrëdhëniet

11Historia e Arsimit dhe mendimit politik Shqiptar, Tiranë 2003,f.2005.

Page 23: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

23

me degët e saj. Shoqëria “Drita” e Bukureshtit, duke ecur në gjurmët e shoqërisë së

Stambollit, filloi të punonte për përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe me anën e shkollave, të

librave didaktikë, të gazetave etj. Mbështetur në programin e në statutin e saj, shoqëria shtroi

si detyë kryesore blerjen e një shtypshkronje për botimin e librave shqip. Për këtë qëllim

mblodhi si ndihmë 10828 lek, përveç shumës që kishte mbledhur më parë dhe pas një kohe,

shtypshkronja u porosit në Vjenë dhe u vendos në Bukuresht.

Ndërkohë Sami Frashëri, Naim Frashëri dhe Jani Vretoja përgatitën tekstet e para mësimore

dhe ia dërguan Shoqërisë së Bukureshtit e cila në muajt e parë të vitit 1886 u botua nga Naim

Frashëri: “E këndimit të çunave këndonjëreja”, “Dëshir’ e vërtetë e shqipëtarëvet’’ (greqisht),

“Historia e përgjithshme”, “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Bagëti e bujqësi”, nga Sami

Frashëri: “Abetare e gjuhës shqipe” dhe “Shkronjëtorja e gjuhës shqipe” (gramatika); nga

Jani Vretoja: “Numërmësonjë” dhe “Mirëvetija” (mësime morali). Po kështu, shoqëria

“Drita” kërkoi nga qeveria osmane që shkollat në gjuhë të huaj në Shqipëri të shndërroheshin

në shkolla shqipe ose që në to të mësohej edhe gjuha shqipe.

Themelimi i kësaj shoqërie kulturore, pjesëmarrja e qindra shqiptarëve ortodoksë, në mënyrë

të veçantë e korçarëve që në rini kishin ndjekur shkollën e kishën greke, i shqetësoi

kundërshtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe veçanërisht qarqet shoviniste greke, të

cilat kishin pretendime mbi Korçën dhe mbi tërë Shqipërinë e Poshtme. Duke shprehur këtë

shqetësim gazeta e Athinës “Konfederata Lindore” shkruante në janar të vitit 1885: “Morën

vesh me një habi të dhimbshme se në Bukuresht u themelua një silog (komitet) për lëvrimin e

gjuhës shqipe..., për ta përpunuar dhe bërë sa më të kulluar... Për ta shkëputur përgjithmonë

Shqipërinë nga Greqia, deshën të nxjerrin në dritë një gjuhë shqipe. Sepse lindja e kësaj gjuhe

nuk do të thotë gjë tjetër veçse ndarje dhe shkëputje e shqiptarëve prej nesh...”12.

Ndërsa në Bukuresht atë kohë vepronin disa gazeta e shoqëri greke të lidhura me Patrikanën e

Stambollit e me Athinën të cilat ndiqnin hap pas hapi si shtypin, ashtu edhe tërë lëvizjen

kombëtare. Në Bukuresht ishte gjithashtu filiali i Komitetit Pansllavist me ambasadorin rus

në krye, i cili mbante lidhje me konsujt e shteteve ballkanike (grekë, serbë, bullgarë), si dhe

me komitetet e tyre që vepronin në Rumani. Silogu (komiteti) grek në Bukuresht u angazhua

për të penguar me çdo mënyrë veprimtarinë e Shoqërisë “Drita”. Prandaj, kundër kësaj veproi

edhe konsulli rus në Bukuresht, Hitrovo i cili ashtu si konsulli i atjeshëm grek nxiti përçarje

12 “Drita-Ditura” për përpapjen e ideve kombëtare dhe të njohurive shkencore (1884/1885), Studime Historike, Tiranë, 1970, nr.3

Page 24: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

24

mes antarëve të kryesisë së Shoqërisë “Drita” dhe së bashku u përpoqën ta pengojnë e ta

paralizojnë veprimtarinë e shoqërisë shqiptare. Në këtë mënyrë disa nga drejtuesit e shoqërisë

“Drita” u lëkundën përballë presionit grek. Madje, vetë kryetari i saj Anastas Laçke, i mikluar

nga ledhatimet e lavdërimet e mbretit të Greqisë (që e dekoroi për “besnikëri”), dhe i

kërcënuar në fshehtësi nga elementet grekomanë, hoqi dorë nga veprimtaria e tij në dobi të

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe u bashkua me grekomanët. Ndërhyrjet dhe intrigat e

jashtme bënë që në radhët e Shoqërisë së Bukureshtit të futej fara e grindjes dhe e përçarjes

dhe që veprimtaria e saj të binte përkohësisht.

Lëkundjet e grekomanëve dhe mosmarrëveshjet ndërmjet dy grupimeve politike që u

formuan në gjirin e shoqërisë, bënë që kjo të shpërndahej në vitin 1886. Në vendin e saj u

krijuan dy shoqëri: Grupi i kryesuar nga Nikolla Naço (1843-1913), në mbledhjen që u mbajt

në janar të vitit 1887, themeloi një shoqëri më vete po me emrin “Drita”, në të cilën morën

pjesë përkrahësit e tij. Pjesa tjetër e atdhetarëve shqiptarë formoi nga mesi i vitit 1887 një

shoqëri tjetër me emrin “Dituria”, sipas emrit të dytë të revistës shqipe të botuar në Stamboll.

Në themel të konfliktit ndërmjet dy shoqërive qëndronin pikëpamjet e tyre të ndryshme për

një varg çështjesh të lëvizjës kombëtare. Nikolla Naçoja vlerësoi drejt rrezikun që i

kërcënohej lëvizjes kombëtare nga politika e qarqeve drejtuese të Greqisë, nga pansllavizmi

dhe nga ndikimi i kishës e i kulturës greke mbi shqiptarët. Por, në të njëjtën kohë ai mendonte

se shqiptarët mund të përballonin lakminë aneksioniste të shteteve fqinje nëpërmjet

bashkpunimit me vllehët e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Pindit dhe nëpërmjet tyre me

Rumaninë.13

Sipas tij vetëm një bashkëpunim i tillë do t’u jepte mundësinë të dy palëve, shqiptarëve dhe

vllehve, që t’u bënin ballë rreziqeve të përbashkëta që u vinin nga shovinistët grekë, serbë

dhe bullgarë.14

Kurse Shoqçritç e riformuara “Drita” dhe “Dituria” e vijuan veprimtarinë e tyre në mënyrë të

pavarur. E para krijoi degët e saj në qytetet e Rumanisë, si në Brailë, në Fokshan, në

Kostancë, në Marashesht, në Krajovë, në Ploesht etj, ku kishte mjaft shqiptarë të mërguar.

Këto degë krijuan fondet e tyre për përhapjen e mësimit shqip e për botimin e librave dhe

mbanin lidhje më shoqërinë “Drita” të Bukureshtit, që ishte shoqëri qendrore. Kjo bëri

13 “Drita-Dituria” për përhapjen e ideve kombëtare dhe të njohurive shkencore (1884/1885), Studime Historike, Tiranë,1970, nr. 3.14 Akademia e shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, shtëpia botuese: “Toena”, Tiranë 2002, f. 395.

Page 25: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

25

gjithashtu disa botime tjera didaktike. Po kështu, dega e shoqërisë “Drita” në Brailë (në maj

1887) nxori gazetën letrare-shkencore “Drita” (rumanisht “Lumina”), e cila pati gjithsej 11

numra. Në gusht të vitit 1888 doli numri i parë i gazetës “Shqipëtari” (“Albanezul”), organ i

shoqërisë “Drita”, gazetë javore në gjuhën shqipe dhe rumune, e cila më ndërprerje vijoi të

dalë deri më 1903. Në gazetën javore në gjuhën shqipe dhe rumune e cila më ndërprerje vijoi

të dalë deri më 1903. Në artikullin me titull “Çfarë kërkojmë”, botuar në numrin e parë të

gazetës “Shqipëtari”, jepej në mënyrë të përmbledhur programi i shoqërisë “Drita”, në të

cilën kërkohej: 1) Përdorimi i gjuhës shqipe nëpër shkolla dhe në kisha; 2) Themelimi i

degëve kulturore dhe hapja e shkollave shqipe; 3) Zhvillimi i gjuhës, i historisë dhe i letërsisë

kombëtare; 4) Botimi i teksteve shkollore, i revistave dhe i gazetave në gjuhën shqipe. Në

vazhdim të programit gazeta shpallte gjithashtu një thirrje në formë manifesti, drejtuar gjithë

shqiptarëve, më të cilën i grishte ata kudo që jetonin e pa dallim feje, të ngriheshin “...si një

trup i vetëm, për të kontribuuar më punën e tyre, me pasuri, me fjalë, me mendje, me zemër

dhe në rast nevoje edhe më jetën për zhdukjen e robërisë së popullit shqiptar”.

Siç sihet, programi dhe thirrja nuk kanë vetëm përmbajtje kulturore e arsimore, por edhe

politike e atdhetare. Megjithatë, veprimtaria e shoqërisë “Drita” zyrtarisht nuk drejtohej

hapur kundër sulltanit dhe nuk kërkohet drejtpërdrejt pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo motivohej me rrezikun e madh që i kanosej popullit shqiptar nga politika shoviniste e

shteteve fqinje. Një qëndrim i tillë taktik i shoqërisë “Drita” shpjegohet edhe me

koniunkturën politike të kohës, me interesimin e qeverisë rumane për të mos cenuar

marrëdhëniet e mira të Rumanisë me Portën e Lartë. Një luftë të ashpër shoqëria “Drita” dhe

gazeta “Shqipëtari” bënë kundër politikës aneksioniste të “Megali Idesë” dhe kundër

grekomanizmit si pjellë e saj. Mirëpo, vetë përpjekjet për ngritjen kulturore kombëtare ishin

të gërshetuara me luftën politike për lirinë kombëtare

Shoqëria “Drita” dhe Nikolla Naçoja, që ishte udhëheqësi krysor i saj, u përpoqën të tërhiqnin

vëmendjen e opinionit publik evropian për çështjen shqiptare, duke u dërguar thirrje e

memorandume personaliteteve politike të kohës, qeverisë osmane etj. Shoqëria “Drita”

ndihmoi gjithashtu, për mbajtjen e shkollave shqipe dhe për furnizimin e tyre me libra shqip.

Kurse, nga ana tjetër, shoqëria “Dituria” me të cilën u bashkuan shumica e shqiptarëve të

Bukureshtit, me kryetar Kostaq Duron, pasi miratoi programin, vijoi veprimtarinë e vet me

botimin e librave, të dorëshkrimeve që vinin kryesisht nga Naimi e Samiu, të cilët jetonin në

Stamboll. Tani disa shqiptarë të pasur ishin larguar nga shoqëria, kurse disa të tjerë kishin

Page 26: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

26

kaluar në pasivitet. Në fillim shoqëria “Dituria” nuk mundi të krijojë degët e saj dhe arkën e

kishte pothuajse të zbrazur. Në vitin 1888 ajo botoi tekstet “Dhe shkronja” {Gjeografia} të

përgatitur nga Sami Frashëri dhe “Dituritë” {Njohuri të shkencave shoqërore e natyrore} të

Naim Frashërit.

Më vonë ajo botoi “Rradhuashkronjën” e Jani Vretos, “Abetarën” e gjuhës shqipe në

gegërisht, veprat e Naim Frashërit “Lulet e verës”, “Mësime” etj. Për shkak të censurës,

Samiu dhe Naimi i nënshkruanin veprat e tyre vetëm me inicialet, i pari S.F. dhe i dyti N.H.F.

Botimet e Bukureshtit u shpërndanë në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë atdheut.

Një kthesë e rëndëshishme në veprimtarinë e shoqërisë “Dituria” u shënua në vitin 1896, kur

në krye të saj u zgjodh Pandeli Evangjeli, që ishte mjaft aktiv dhe me aftësi drejtuese

organizative. Shoqëria “Dituria” dha ndihmesë të madhe për hapjen e shkollave shqipe në

atdhe, veçanërisht në qarkun e Korçës. Ajo dërgoi pa pagesë tekste shkollore dhe ndihmoi për

mbajtjen e mësuesve të shqipes. Në vitet 90 të shel. XIX, lëvizja kombëtare në mërgim mori

zgjerim më të madh. Ashtu si në Rumani, mërgimtarët shqiptarë në Bullgari ishin vendosur

edhe më parë, por tani ky numër sa vinte e shtohej. Shqiptarët e mërguar në Bullgari

merreshin më punë të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre bënte punë krahu, si gurgdhendës,

punëtor rrugësh, hekurudhash e ndërtimesh, kopshtarë etj, por kishte edhe zejtarë si

rrobaqepës, këpuctarë, zdrukthëtarë etj. Një pjesë tjetër merrej me tregti të vogël sidomos në

qendër të Sofjes. Më kohë lokalet e disave prej tyre u shndërruan në qendra ku takoheshin

atdhetarët shqiptarë që jetonin në Sofje e në vise të tjera të Bullgarisë ose ata që kalonin për

në Rumani, në Turqi e në Rusi.15

Në Bullgari një rol të rëndësishëm në përhapjen e ideve kombëtare dhe të shkrimit shqip

midis shqiptarëve të mërguar luajti Dhimitër Mole, i cili shkoi atje nga Bukureshti qysh në

fillim të vitit 1886. Me punën e tij këmbëngulëse Dhimitër Mole grumbulloi rreth vetes një

numër të madh shqiptarësh që jetonin në Sofje. Në vitin 1889 atje u themelua bërthama e parë

e shoqërisë për Arsim në Shqipëri. Në këtë kontekst me zgjerimin e numrit të shqiptarëve që

interesoheshin për fatin e atdheut të robëruar në janar të vitit 1893 u formua në Sofje,

shoqëria shqiptare me emrin “Dëshira” me statutin dhe fondin e saj.

Programi i kësaj shoqërie ishte i njëjtë me atë të shoqërive të Stambollit e të Bukureshtit.

Shoqëria do të përpiqej “për të lartësuar frymën e shiptarizmit” dhe “për skoli në Shqipëri”.

15 “Drita-Dituria” për përhapjen e ideve kombëtare dhe të njohurive shkencore (1884-1885), Studime Historike, Tiranë, 1970, nr. 3.

Page 27: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

27

Kryetari i komitetit të zgjedhur nga shoqëria ishte Ligor P.Marko dhe sekretar Dhimitër

Mole. Në nenin 2 të statutit të saj thuhet: “Qëllimi i Shoqërisë “Dëshira” është për të

përhapur diturinë e mësimit të gjuhës, si dhe për të përhapur mësonjëtore në gjuhën shqipe në

Shqipëri”. Mëqenëse në fillim në shoqërinë “Dëshira” mbizotëronin punëtorët e zejtarët u

ndje nevoja e bashkëpunimit me intelektualë shqiptarë. Prandaj shpejt shoqëria e re hyri në

marrëdhënie me atdhetarët dhe më shoqëritë e tjera shqiptare jashtë Bullgarisë, si më Sami

Frashërin e Naim Frashërin në Stamboll më shoqërinë “Drita” në Bukuresht; ajo pati lidhje

me atdhetarë brenda Shqipërisë. Shoqëria krijoi degët e saj në qytetet ku kishte më shumë

mërgimtarë shqiptarë, si në Varnë e Plovdiv, por shqiptarë kishte edhe në Plevën, në Rila, në

Samakov etj. Aktivitetet e ndryshme artistike e argëtuese si edhe përhapja e mësimit shqip

ndihmuan si për bashkimin e shqiptarëve, ashtu edhe për ngritjen e tyre politike e kulturore.

Veprimtaria e shoqërisë “Drita” u zgjerua më shumë në vitet e fundit të shek. XIX kur në

Sofje u ngrit shtypshkronja me emrin simbolik “Mbrothësia”(Përparimi), në të cilën u botuan

shumë libra e gazeta në gjuhën shqipe. Një qendër tjetër e rëndësishme e lëvizjes shqiptare

gjatë kësaj periudhe ishte edhe Egjipti. Nismat e para të Thimi Mitkos e të Jani Vretos për të

formuar këtu një shoqëri kulturore nuk patën sukses. Megjithatë, Thimi Mitkoja, Spiro

Dineja, Grigor Nukoja etj, e vijuan vetë veprimtarinë atdhetare. Krahas kësaj, Thimi Mitkoja

u përpoq disa herë të organizonte një shoqëri më shqiptarët e Egjiptit, por vetëm në vitin

1894 u arrit që ata të formonin një shoqëri me emrin “Vëllazëria e Shqiptarëve”. Ndërkaq një

rol të rëndësishëm në dobi të lëvizjes kombëtare vijuan të luanin në këtë periudhë edhe

arbëreshët e Italisë. Intelektualët arbëreshë punuan më zell në fushën e studimit të gjuhës e të

kulturës shqiptare. Në tetor të vitit 1895 ata organizuan në Koriliano Kalabro (Corigliano

Calabro) një kongres gjuhësor, në të cilin u vendos të formohej edhe një shoqëri që mori

emrin Shoqëria Kombëtare Shqiptare, e cila krijoi degë në të gjitha kolonitë arbëreshe. Pra,

siç shihet në këto vite kolonia e arbëreshëve të Italisë e shtoi veprimtarinë e saj. Në janar të

vitit 1897 filloi të botohej në Pallagotio (provinca Katanzaro) gazeta politike-letrare e

“Shoqërisë Kombëtare Shqiptare”, “La Nazione Albanese” (“Kombi Shqiptar”), e drejtuar

nga Anselmo Lorekio. Megjithëse, “Shoqëria Kombëtare Shqiptare” pati deklaruar se kishte

vetëm qëllime letrare e gjuhësore, as ajo as edhe organi i saj i shtypit nuk qëndruan larg

çështjeve politike. Në gazetën “La Nazione Albanese”, falë kujdesit të Anselmo Lorekios, u

botuan pothuajse të gjitha memorandumet shqiptare të fundit të shek. XIX dhe të fillimit të

shek. XX për autonominë e Shqipërisë, ndërsa redakësia e saj publikoi shumë artikuj e

shkrime në të cilat kërkohej pavarësia e Shqipërisë. Por për shkak të vendit e të rrethanave, në

të cilat nxirrej kjo gazetë, në shkrimet e saj propagandohej edhe ideja e mbështetjes tek Italia

Page 28: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

28

dhe përkrahej politika e saj e jashtme ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër, krahas me gazetën “La

Nazione Albanese” u botua njëra pas tjetrës “Albania”, “Nuova Albanian” {“Shqipëria e re”}

dhe nga viti 1900” {“Pro Partia”}, të gjitha në gjuhën italiane. Në vitin 1901 u mbajt në

Napoli nën drejtimin e poetit arbrësh Zef Skiroi një kongres gjuhësor shqiptar, në të cilin u

diskutua gjerësisht për nevojën e lëvrimit e të përhapjes së gjuhës shqipe dhe për vendosjen e

një alfabeti të vetëm. Në kongres u fol gjithashtu për “shkrirjen” e dialekteve të gjuhës shqipe

në një gjuhë letrare të njësuar. Por, propozimi për ta ngritur atë mbi bazën e të folmes së

arbëreshëve të Italisë, hasi në kundërshtimin e atdhetarëve rilindës. Por në këtë kohë, në

Institutin Mbretëror te Orientalistikës në Napoli u hap një katedër e gjuhës shqipe, e drejtuar

nga Zef Skiroi. Një katedër tjetër për mësimin e gjuhës shqipe u ngrit po ashtu, edhe në

Palermo. Në vitet e para te shek. XX, filloi të merrte pjesë në veprimtarinë e shqiptarëve të

Italisë Ricitoi Garibaldi, i cili, duke pasur përkrahjen e personaliteteve të njohura arbreshëve,

themeloi “Këshillin shqiptar të Italisë” {“Consiglio albanese d’Italia”} , që kishte për qëllim

të bashkonte shqiptarët e Italisë me ata të Shqipërisë dhe të mbështeste politikën italiane në

Shqipëri, dhe në tërësi në Ballkan. Shoqëria nxori edhe organin e vet te shtypit “Gazeta

albanese” {“Gazeta shqiptare”} në italisht. Në fillim të shek. XX, me përkrahjen financiare të

qeverisë, u ndërmorën botime italiane për Shqipërinë e Ballkanin. Shpqëria” Dante Aligeri”

qysh ne vitin 1901 organizoi botimin “Bibloteka italo-shqiptare”. Dolën gjithashtu edhe vepra

për gjuhën, për historinë dhe për aspekte të tjera të çështjes shqiptare. Në koloninë shqiptare

të Egjiptit, me ndihmën e Ismail Qemailit, duke filluar nga viti 1901, ripërtrihet e zgjerohet

veprimtaria e shoqërisë “Vëllazëria shqiptare”. Në ketë shoqëri u aktivizuan figura të tilla nga

Rilindja Kombëtare, si Filip Shiroka që ishte edhe sekretari i saj, Athanas Tashko, Loni

Leogori etj. Duke u munduar që të jepnin maksimumin e tyre në të mirë të çështjes

kombëtare, intelektualët shqiptarë në mërgim, vazhduan akoma më tutje me krijimin e

shoqërive, të cilat sikurse edhe ato që ishin krijuar më parë, bënë një punë të madhe për

ngritjen e ndergjegjes kombëtare të popullit shqiptar me anën e botimit të librave, të gazetave,

të revistave dhe të shkollave shqipe, për përhapjen e te cilave organizonin herë pas here

fushata ndihmash në të holla.16

16http://historia.shqiperia.com 02.05.2005

Page 29: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

29

KAPITULLI IV

4. Ruajta e identitetit kombëtar shqiptar përmes mësimit të gjuhës shqipe

në Gjermani

Rifat Hamiti pedagog, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës

Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, historinë e mësimit të gjuhës shqipe, ruajtjen

e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Gjermani nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Me Rifat Hamitin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

4.1. Historia e mësimit të gjuhës shqipe në Gjermani

Organizimi i mësimit plotësues në Gjermani daton që nga viti 1975, me shkollën e parë

shqipe në qytetin Euskirchen (lexo Ojskirchen) Landi, apo siç thuhet në gjuhën shqipe

Republikën e Vestfalisë së Rajnës Veriore (NRË), me mësuesin Faik Mehmeti. Tani në këtë

Page 30: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

30

shkollë mësimin e mbanë mësuesja e vyeshme dhe e përkushtuar sa e si duhet, Etleva Mançe.

Në vitet në vazhdim u hapen edhe disa shkolla të tjera, por jo edhe sa duhet, jo edhe në

proporcion me numrin e fëmijëve shqiptarë, me që në atë kohë ky lloj mësimi mbahej në

kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore në mes të ish Jugosllavisë dhe Gjermanisë. Për këtë

arsye shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe hapeshin shumë vështirë, sepse këtë e

diktonte qëndrimi hegjemonist ndaj shqiptarëve i përfaqësive diplomatike të ish-Jugosllavisë.

Atë kohë kuadrin arsimor me konkurs e përzgjidhte dhe emëronte, me mandat katërvjeçar,

Komiteti për Arsim i Krahinës Autonome të Kosovës. Një kohë nga viti 1992 e deri në

çlirimin e Kosovës, kuadrin arsimor, në vendet ku e financojnë mësimin plotësues e

zgjedhnin organet arsimore gjermane me ndërmjetsimin e KASH-it dhe në bashkëpunim me

Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës. Vitet e fundit kuadrin arsimor,

në republikat ku financojnë këtë mësim e caktojnë ekskluzivisht organet arsimore gjermane,

kurse në republikat tjera e zgjedhin përfaqesitë tona diplomatike në bashkëpunim me

prindërit. Falë kërkesave të shumta të prindërve shqiptarë, me punë të “përkohshme” në

Gjermani, tek organet tona në Kosovë dhe te pala gjermane edhe pas presionit të organeve

gjermane te përfaqësitë diplomatike të ish Jugosllavisë në vitet 1985-86 u hapen edhe disa

shkolla të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në disa qytete më të mëdha të Gjermanisë

Federale. Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe në qytetin e Düsseldorfit u hap në

vitin 1985, me mësuesin, tani të ndjerin, Pal Përgjokaj. Kontribut të madh në hapjen e

shkollës me MP në Düsseldorf dhanë prindërit, por edhe Klubi i Shqiptarëve nga Jugosllavia

“Emin Duraku”, i themeluar në vitin 1978, i cili klub ishte përherë në anën e kërkesave

legjitime për Republikën e Kosovës dhe në konflikt të vazhdueshëm me Konsullatën e ish

Jugosllavisë. Në Düsseldorf. Unë erdha në Düsseldorf, në shtator, kurse punës ia fillova në

tetor të vitit 1989. Mësimin shqip e gjeta të konsiliduar, por me një numër shumë të vogël të

nxënësve, gjithsej 36. Arsyet ishin nga më të ndryshmet si objektive ashtu edhe subjektive.

Pas një pune më intensive me prindërit dhe gjithë bashkatdhetarët në këtë qytet, pas një viti

shkollor numri i nxënësve arriti në 120.

Page 31: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

31

4.2. Dy monografi për mësimin e gjuhës shqipe

Shtimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, në vitin shkollor 1993/94, kushtëzoi angazhimin

për mbajtjen e mësimit edhe të mësueses Nexhmije Hamiti, në Düsseldorf dhe në shkollën e

posahapur në qytetin e Neussit (lexo Nojsit), qytet afër Düsseldorfit. Deri në momentin kur

ne u pensionuam, në mbarim të vitit shkollor 2016/17, kjo shkollë, si për nga numri i

nxënësve, si për nga aktiviteti mësimor e jashtëmësimor ishte shkolla më e madhe jo vetëm

në Gjermani, por edhe në gjithë mërgatën shqiptare. Për punën e vet kjo shkollë ka nxjerrë dy

monografi. Të parën “Horizontet e Diturisë”, me autor Nuhi Bytyçin e Rifat Hamiti me rastin

e shënimit të 10 Vjetorit të punës arsimore të kësaj shkolle. Kjo ishte edhe monografia e parë

në gjithë hapësirën e mërgatës shqiptare, e cila shërbeu si udhërrëfyese e hartimit të shumë

monografive të tjera të shkollave shqipe në Gjermani e shtete tjera të evropës. Në vitin 2010,

kjo shkollë nxori edhe monografinë e dytë, me autor Çerkin Bytyçin “Urë Atdheu”, e cila u

promovua me rastin e shënimit të 25 vjetorit të punës së kësaj shkolle. Vitet e mëpastajme të

punës sonë (2010-17), kur edhe u pensionuam, e që në bankat shkollore lamë mbi 320 nxënës

e nxënëse dhe ëshilla të Prindërve shumë aktiv e të përkushtuar për ta mbështetur e përkrahur

shkollën shqipe, me siguri do të botohen në një monografi të re, apo si shtojcë e monografisë

Page 32: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

32

ekzistuese. Në pension shkuam të lumtur që arritëm të lëmë si trashëgimtarë të punës

edukativo-arsimore tri mësuese nga Shqipëria londineze.

4.3. Këshilli i arsimtarëve shqiptarë

Shtimit të numrit të nxënësve në të gjitha shkollat ekzistuese dhe hapjes edhe të shumë

shkollave tjera në gjithë Gjermaninë i kontribuoi sidomos formimi i Këshillit të Arsimtarëve

Shqiptarë (KASH) Naim Frashëri në Gjermani, me 14 shtator të vitit 1990, hartimit të statutit

dhe regjistrimit të këtij këshilli te Gjykata Ekonomike, në Düsseldorf, meqë unë edhe u

zgjodha për drejtimin e këtij institucioni për katër vitet e ardhme, si inicues i themelimit të tij

së bashku me dy kolegët tjerë, Sami Thaçi e Sejdi Gashi. Me këtë akt juridik, mësimi

plotësues shqip dhe shkolla shqipe në Gjermani u shkëput nga tutola (mbikëqyrja) e mësimit

plotësues nga ish-Jugosllavia. Kjo datë merret edhe si datë e pavarësimit të shkollës shqipe në

Gjermani. Themelimi i KASH-it ndikoi në shtimin e besimit dhe mbështetjes së mësuesve

dhe shkollës shqipe, në përgjithësi nga ana e bashkatdhetarëve. Deri në këtë kohë për

mësuesit kishte ngapak paragjykime, se po dërgohen nga sistemi, si të rekrutuar, e në fakt nuk

ishte ashtu, prandaj prindërit edhe hezitonin t’i dërgonin fëmijët në shkollën shqipe, pa

përjashtuar edhe vetëdijen e ultë të tyre për rëndësinë e të mësuarit të gjuhës amtare.

Themelimi i KASH-it ndikoi dukshëm në hapjen e shkollave të reja dhe shtimit të numrit të

nxënësve e rrjedhimisht edhe të mësuesve në gjithë Republikën Federale të Gjermanisë.

KASH-i, që në fillim të punës së tij u mor me hartimin e planit dhe programit mësimor-

kurrikulës dhe me përzgjedhjen e materialeve mësimore, nga tekstet e mësimit të rregullt në

trojet shqiptare në Ballkan (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni), meqë deri në këtë kohë

ekzistonte vetën një tekst për mësimin plotësues, por në të cilin tekst nuk kishte asnjë njësi

mësimore me përmbajtje kombëtare shqiptare. Objektiv në përzgjedhjen e materialit mësimor

ishin njësitë mësimore me përmbajtje kombëtare, nga lëmi i gjuhës dhe letërsisë, historisë,

gjeografisë dhe kulturës e traditës kombëtare, por të zhveshura nga ideologjia komuniste. Më

vonë u hartuan një mori tekstesh nga ne vetë arsimtarët, në bashkëpunim me Dr. Shefik

Osmanin nga Tirana dhe nga hartues të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. U hartua edhe

Abetarja e parë për nxënësit në mërgim, autorë të së cilës isha unë dhe dy mësuesit e

lartëpërmendur dhe të cilën Abetare unë ua dërgova edhe mësuesve në Amerikë. Në vitin

1994 një plan dhe program, bazuar edhe në planin e mëparshëm u miratua një plan edhe nga

Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës. Janë realizuar edhe projekte tjera në hartimin e

teksteve mësimore veç e veç nga shtetet tona, e tani është në realizim e sipër projekti i

Page 33: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

33

hartimit të teksteve të përbashkëta nga dy shtetet tona. Sot ekziston një kurrikulë e përbashkët

për të gjithë mësuesit në mësimin plotësues, e miratuar nga dy ministritë e shteteve shqiptare,

Shqipëri e Kosovë. KASH-i gjatë gjithë kohës luajti dhe vazhdon të luaj një rol të

rëndësishëm në funksionimin e Shkollës shqipe, konsolidimit të saj, zgjërimit të rrjetit

shkollor, shtimit të numrit të nxënësve, organizimit të aktiviteteve të shumta jashtëmësimore,

unitetit dhe ngritjes së kuadrit arsimor, madje edhe të vetdijësimit të prindërve për rolin dhe

rëndësinë e shkollës shqipe. Në vitet e paraçlirimit nga zgjedha sllave, KASH-i ishte organ

profesional, që juridikisht ndërmjetësonte dhe koordinonte punët arsimore në mes të

Organeve Arsimore të Gjermanisë dhe Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Përkohëshme të

Republikës së Kosovës. Sot ai ka rol profesional dhe bashkëpunon ngushtë me Ministritë e

Arsimit dhe ato të Mërgatës të të dy shteteve tona.

4.4. Aspekte dhe veçori të mësimit plotësues të gjuhës shqipe

Mësimi plotësues që në vitet e fundit emërtohet mësimi i origjinës në të gjitha shkollat në

Gjermani mbahet në orët e pasditës. Nxënësit pjesëmarrës në mësimin shqip, paradite ndjekin

mësimin e rregullt në gjuhën gjermane, kurse pasdite, njëherë në javë 3-5 orë marrin pjesë në

mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ndarja e nxënësve nëpër klasë bëhet kryesisht sipas

parimit klasët 1-4 dhe 5-10, por edhe kombinime të tjera, varësisht nga numri i nxënësve,

fleksibiliteti i mësuesit/mësueses dhe marrëveshjes me palën gjermane. Pra për secilin grup

parashihen 3-5 orë mësimore. Siç shihet klasët janë shumë heterogjene, me nivele të

ndryshme moshe, me aftësi të ndryshme psiko fizike, me kompetencë të ndryshme gjuhësore

etj. Ky heterogjinitet i nxënësve, kushtëzon edhe specifikën në procesin e mësimdhënies,

Page 34: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

34

kërkon një përgatitje të mirë didaktiko-metodike të kuadrit arsimor si dhe një fleksibilitet të

jashtëzakonshëm të mësimdhënësit në raport me situatat mësimore dhe me çdo nxënës veç e

veç. Në mësimin plotësues nxënësit nxënë njohuri nga gjuha, letërsia, historia e gjeografia si

dhe nga kultura e tradita gjithëkombëtare, duke i kushtuar rëndësi zhvillimit të kompetencës

gjuhësore e të formimit, forcimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Pas mbarimit të klasës

së 10 nxënësit që marrin pjesë në mësimin plotësues i arrijnë në nivel të kënaqshëm qëllimet

e lartëpërmendura. Në raport me moshatarët e vet në atdhe, këta nxënës në lëmin e

kompetencës gjuhësore ndihen pak inferior, por jo edhe në kuptimin e formimit kombëtar. Ky

nivel i njohjes së gjuhës nuk paraqet kurrëfarë problemi për komunikim normal e aq më pak

për t’u integruar/riintegruar, në rast kthimi, në atdheun e vet. Këta fëmijë, në raport me

moshatarët e vet, që jetojnë këtu e që për arsye të ndryshme nuk marrin pjesë në mësimin

plotësues dallojnë si “nata me ditë” në të gjitha aspektet, në atë gjuhësor, por edhe lidhjes

emocionale me atdheun e tyre.

4.5. Prej prindërve kërkohet më shumë

Duhet ta pranojmë se gjendja e mësimit plotësues në Gjermani, por edhe në gjithë diasporën

shqiptare as përafërsisht nuk është në nivelin e duhur. Arsyet janë të ndryshme, nga ato

objektive, deri te ato subjektive. Në bazë të konstatimeve, jo edhe aq të verifikuara përfshirja

e nxënësve në mësimin plotësues, në Gjermani nuk e kalon kuotën e 30%, në qytetet ku

Page 35: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

35

funksionon shkolla shqipe, 10% në nivel të Republikës Federale Gjermane, kurse në planin

global, pra gjithëpërfshirës, në mësimi plotësues marrin pjesë 3-5% të fëmijëve. Siç shihet

gjendja e mësimit të origjinës është shumë nën nivelin e dëshiruar. Nisur nga ky fakt na duhet

një mobilizim shumë më i madh i të gjitha subjekteve tona: udhëheqësve të shteteve tona,

udhëheqësve të përfaqësive tona diplomatike, prindërve, madje edhe vetë kuadrit arsimor, që

kjo gjedje të përmirësohet. Duhet bërë shumë më shumë punë, që sa më shumë, mundësisht të

gjithë fëmijët të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Prindërit duhet të bëjnë përpjekje më të

mëdha në hapjen e shkollave shqipe, këmbëngulje në dërgimin e fëmijëve të vet në mësimin e

gjuhës shqipe, edhe atëherë kur të dy prindërit janë në punë, të investojnë edhe materialisht,

po që nevoja, për kuadrin arsimor dhe në përgjithësi për shkollën shqipe. Me një fjalë, të

vetdijësohen për rolin dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe. Prindërit duhet shumë më

shumë të investojnë në dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollën shqipe. Ata nuk duhet të

kursejnë kohë as lekë për t’ju mundësuar fëmijëve të tyre mësimin e gjuhës shqipe. Në të

kundërtën me vetëdije apo pa të ua vjedhin fëmijëve të tyre elementin kryesor identifikues, të

qenët shqiptar/e. Fëmijët që zotërojnë gjuhën e atdheut të të parëve të vet, nuk e dinë nga

vijnë, nuk e dinë ku gjenden dhe kah duhet të shkojnë. Fëmijët shqiptarë pa njohuri në gjuhën

e prejardhjes shumë më pak kanë interesim ta vizitojnë vendin e të parëve të tyre, shumë më

pak e duan dhe do të punojnë në të ardhmen për atdheun. Madje unë e them dhe më pak

dashuri do të shprehin edhe për vet prindërit e tyre. Me vullnet dhe vetëdije më të lart për

rolin dhe rëndësinë e të njohurit e gjuhës së atdheut, gjuhës së prejardhjes me një sakrificë më

të madhe të prindërve do të tejkaloheshin edhe ato vështirësi e pengesa objektive që i ka jeta

e mërgimtarit. Edhe qeveritë e të dy shteteve tona duhet të bëjnë shumë më shumë për

mësimin e origjinës në mërgatë. Në radhë të parë duhet të arrijnë marrëveshje ndërshtetërore,

me të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, për organizimin dhe legalizimin e mësimit të

origjinës. Duhet të obligojnë përfaqësitë tona diplomatike dhe të ngarkuarit për arsim e

kulturë të punojnë shumë më shumë në vënien e kontakteve në radhë të parë me mërgatën

dhe vetdijësimin e saj për rolin dhe rëndësisë e mësimi plotësues e pastaj edhe me organet

vendore të arsimit. Përvoja e deritanishme, sipas mendimit tim, lë shumë vend për të

dëshiruar.

Page 36: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

36

4.6. Roli i veçantë i mësuesit në mësimin e gjuhës shqipe

Rol të veçantë në tërheqjen e fëmijëve në bankat shkollore ka edhe kuadri arsimor.

Mësuesi/ja në mërgatë nuk është thjesht vetëm mësimdhënës, por shumë më shumë. Është

mësimdhënës që duhet të jetë i përgatitur mirë në aspektin didaktiko-metodik. Të njoh dhe

respektoj dallimet dialektike të fëmijëve, por edhe të prindërve në të folur dhe të punoj në

zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së unisuar shqipe. Për shkak të specifikave të mëdha të

mësimit plotësues, mësuesi/ja duhet të jetë shumë fleksibil për situatat mësimore. Mësuesi/ja

duhet të jetë i pajisur dhe aftësuar edhe në aspektin kulturor, mundësisht me njohuri në

luajtjen e ndonjë instrumenti, i aftësuar dhe përkushtuar në organizimin e aktiviteteve të lira

jashtmësimore, si kusht shumë i rëndësishëm në motivimin e fëmijëve për të marrë pjesë

rregullisht në mësimin plotësues. Mësuesi/ja duhet ta ketë të zhvilluar sensin e bashkëpunimit

dhe komunikimit të sinqertë e me dashuri me prindërit e fëmijëve dhe me gjithë komunitetin

shqiptar e atij rrethi. Dhe pavarësisht se kemi zyrtarët e përfaqësisve diplomatike, mësuesi/ja

duhet të jetë, siç thuhet, ambasador pa protofol i pjesës së kombit që jeton e vepron në atë

rreth.17

17https://gazetadielli.com/mesimi-i-gjuhes-shqipe-ne-gjermani/?fbclid=IwAR3WwysDDo_AmrCfAdE_0ve6ABYpBG2iBTBMvUS4fpdQQzQ57OL6TVbJ4bQ

Page 37: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

37

Përfundim

Nga shqyrtimi i bërë në të gjithë hapësirën e këtij punimi, për të realizuar kështu temën mbi

veprën madhore të Shoqërive Kulturore në kolonitë shqiptare nëpër shtetet fqinje dhe më

gjerë, e sidmos asaj të Bukureshtit, dhënë përhapjes dhe zhvillimit të arsimit në gjuhën

shqipe, mund të them pa mëdyshje se kërkonte një punë të madhe dhe me plotë rreziqe.

Mirëpo dëshira dhe shpresa për një popull shqiptar të ngritur dhe të arsimuar, asnjëherë nuk i

zmbrapsi krerët e këtyre subjekteve për të vepruar. Elita atdhedashëse vazhdoi të punonte në

mënyrë individuale, edhe atëherë kur nuk mund të ishte e bashkuar. Në këtë mënyrë, ata

mundoheshin dhe provonin çdo rrugë për t’ia arritur qëllimit, duke ia tërhequr vëmendjen

opinionit publik të kohës, qeverisë osmane etj. Për mbajtjen e shkollave shqipe dhe për

furnizimin e tyre me libra shqipe.

Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip, me në krye Sami Frashërin, bëri përpjekje që të

krijonte alfabetin shqip, me ç’rast komisioni miratoi projektin e Sami Frashërit, i cili ishte i

ndërtuar sipas parimit fonetik (për çdo tingull një shkronjë) dhe sipas alfabetit latin, të

plotësuar për tinguj të veçantë të shqipes me shkronja të huazuara nga alfabeti grek ose të

sajuara nga autori.

Kurse, rolin më të rëndësishëm në tërë këto ngjarje e pati Shoqëria Kulturore e Bukureshtit, e

cila kishte shtypshkronjën, gazetën dhe shkollën e vet, botonte edhe tekste mësimore nga

autorë si Sami Frashëri, Naim Frashëri etj. Kjo lëvizje u kujdes që të hapte sa më shumë

shkolla që përcaktonin pikat kyçe të veprimtarisë së saj,

Fare në fund, mund të konkludojmë se, edhe pse në statutet e këtyre shoqërive, për t’iu

shmangur ndërlikimeve të mundshme, nuk flitej hapur për qëllimet politike, shoqëritë mbanin

lidhje me komitetet dhe atdhetare brenda e jashtë atdheut, me ç’rast, veprimtaria e këtyre

shoqërive atdhetare të kolonive shqiptare të mërgimit, mbeti edhe në vitet e ardhshme një

faktor i rëndësishëm në luftën e popullit shqiptar për arsimim e pavarësi.

Page 38: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

38

Jetëshkrimi

Argjenda Krasniqi, e lindur më 26.02.1995 në Pejë, jetoj në fshatin Poqestë (komuna e

Pejës).

Shkollën Fillore e kam përfunduar në SHMU “Pjetër Budi”, Poqestë, më pas kam vazhduar

në gjimnazin “Pjetër Budi”, drejtimi: Matematikë-Informatikë, në Pejë. Pastaj studimet i

fillova në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, në drejtimi Kontabilitet, Banka dhe Financa,

ku mbas tre viteve arrita të diplomoj.

Por dëshira e madhe që në të ardhmen të bëhëm mësuese me shtyu drejt vazhdimit të

studimeve në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, në Fakultetin e Edukimit-Programi

Parashkollor.

Tani mbas 4 viteve po shkruaj autobiografinë time për punimin e diplomës të Fakultetit të

Edukimit.

Page 39: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

39

Literatura

1. Historia e Shqiperisë, Organizimi dhe veprimtaria e mërgatës shqiptare, botim i

Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2000.

2. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Historia e popullit shqiptar, Vëllimi II, Shtëpia

botuse: “Toena”, Tiranë, 2002.

3. Dr.Ismet Dërmaku, Rilindja kombëtare shqiptare dhe kolonitë shqiptare të mërgimit

në Rumani dhe në Bullgari, Prishtinë-1987.

4. Hysni Myzyri, shkollat e para kombëtare shqipe, Shtëpia botuese,”8 Nëntori”, Tiranë-

1987.

5. Kanonizmë e shoqërisë e të shtypurit shkronja shqip, Kostandinopojën

Ndëshkronjështyporet të A.Zelecit, 1879.

6. Drita-Dituria për përhapjen e ideve kombëtare dhe të njohurive shkencore (1884-

1885),Studime historike, Tiranë-1970.

7. Educologia 2/2008.Universiteti i Prishtinës-Fakultetit të Edukimit.

8. http://historia.shqiperia.com

9. https://gazetadielli.com/mesimi-i-gjuhes-shqipe-ne-

gjermani/?fbclid=IwAR2JTTSjVDAd9XwjQ9GURFInYNMWuhhkRvhDCLnQjqNPFSn

aLuUtGZIl-LQ

Page 40: shoqërive kulturore në mërgim Tema: Roli, rëndësia dhe ......kulturës shqiptare. Veprimtaria atdhetare e shqiptarëve të mërguar tani të organizohej e të udhëhiqej nga shoqëritë

40

VËRTETIM LEKTURIMI

Unë, Leomir Smajli dëshmoj që e kam lekturuar punimin shkencor si punim

diplome, (Bachelor) të studentes Argjenda Krasniqi, me temë: “Roli, rëndësia

dhe kontributi gjuhësor i shoqërive kulturore në mërgim” nën mentorimin e

prof. ass. dr. Valdet Hysenaj.

Tema vjen nga radhët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Fakulteti i

Edukimit. Programi: Parafillor.

Tema është shikuar nga aspekti gjuhësor në përpikëri dhe nga ai drejtshkrimor.

Gjithsesi, punimi nga ana e lekturuesit ka marrë vëmendje edhe në të shikuarit

në aspektin teknik dhe gabimet strukturore.

Lekturues:

Leomir Smajli

+383 (0) 45678108

[email protected]