shpetim prelvukaj - prezentimi - krimi i organizuar

14
LËNDA – BAZAT E VEPRIMTARISË POLICORE TEMA – KRIMI I ORGANIZUAR Studenti Shpetim Prelvukaj Profesori Nuredin Ibishi

Category:

Law


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

LËNDA – BAZAT E VEPRIMTARISË POLICORE

TEMA – KRIMI I ORGANIZUAR

Studenti Shpetim Prelvukaj

ProfesoriNuredin Ibishi

Page 2: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

PËRMBAJTJA

1. Hyrje

2. Çfarë është Krimi i Organizuar

3. Karakteristikat e Krimit të Organizuar

4. Grupi i Strukturuar Kriminal

5. Krimi i Organizuar dhe Shtrirja e Tijë

6. Pse Krim i Organizuar 

7. Perfundimi

Page 3: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

HYRJE

Në thelbin e kësaj temë do sqarojmë pjesë shumë të rëndesishme, duke trajtuar disa probleme për të cilat mendojmë se janë aktuale si: Ç’është krimi i organizuar, me çfarë burime ushqehet ai, ku është më shumë i përhapur ,si mund të luftohet etj…

Krimin e organizuar, do e konsiderojmë si formën më të përsosur të tij, e cila lulëzon duke ndryshuar taktikat e tij në përshtatje me kohën dhe teknologjinë.

Krimi I organizuar është një dukuri sa e vjetër dhe re në vënde të ndryshme të botes. Sipas studiuesve, është njohur prej njerezimit qysh në kohët e vjetra.

Page 4: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

ÇFARË ËSHTË KRIMI I ORGANIZUAR

Një ndër format më të hasura dhe më të rrezikshme të sjelljes kriminale në shoqërinë e sotme është i ashtuquajturi, kriminalitet profesional dhe i organizuar.

Krim i Organizuar, është krim në të cilin përfshihen domosdoshmërisht më shumë se një aktor, të cilët kanë nevojë të qëndrojnë të bashkuar dhe të koordinojnë midis tyre.

Page 5: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

Krimi i organizuar përfshin fushat tradicionale të krimit siç janë vjedhjet, plaçkitjet, drogat, prostitucioni i detyruar e të tjera.

Krimi i organizuar karakterizohet nga qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e veprimtarisë kriminale.

Krimi i organizuar ka norma dhe ka struktura të rregullta të rregullta të pashkruara në bazë të të cilave funksionon puna.

Page 6: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

Me pakë fjalë Krim të Organizuar quajmë një grup të strukturuar prej tre ose më shume personash, që veprojnë në bashkëpunim, me qëllim që të sigurojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një përfitim financiar ose një përfitim tjetër material.

Pra Krimi i Organizuar përkufizohet si “një aktivitet kriminal i dënueshëm, i vazhdueshëm e vetëveprues, me një strukturë të organizuar, të ushqyer nga frika dhe korrupsioni dhe të motivuar nga etja për fitim.

Page 7: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

KARAKTERISTIKAT E KRIMIT TË ORGANIZUAR!

Në Konferencën Botërore të Ministrave "Për krimin ndërkombëtar të organizuar", u miratua deklarata politike e Kombeve të Bashkuara dhe Plani i Veprimit Global kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Ky plan percakton gjashtë karakteristikat themelore të krimit të organizuar:

1. Grup i organizuar për të kryer krime; 2. Lidhje hierarkike ose personale, te cilat i

japin mundësi drejuesit të kontrolloje grupin;

Page 8: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

GRUPI I STRUKTURUAR KRIMINAL

Krimi i Organizuar paraqet një rrezikëshmeri shumë të madhe sepse ai kërkon të sfidoj shtetin në organizimin dhe drejtimin e shoqërisë. Panvarsisht nga ndryshimet që ka midis strukturave të organizatave të ndryshme kriminale , në përgjithsi të gjitha organizatat kriminale të cilat kanë një shtrirje të madhe dhe operojnë në disa shtete , ose pjese të veçanta të territorit të shtetit , kanë një "organ drejtues" i cili në të shumtën e rasteve është kolegjial, pra përbëhet nga disa persona të cilët janë organizatuesit më të medhenj të organizatës. Por mund të perbehet edhe nga një person, i quajtur shefi apo bosi.

Page 9: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

KRIMI I ORGANIZUAR DHE SHTRIRJA E TIJË

Krimi i organizuar është një dukuri shumë e perhapur, sipas të dhënave ajo paraqitet në Francë perms një llojit të droges kanabis .

Në Rusi, në shekullin XVII, Moska është konsideruar si qendra e shoqërise kriminale ruse. Sipas studiuesve rus, kriminaliteti profesional rus filloi të konsolidohej në vitin 1740.

Në Shtetet e Bashkuar, krahas mafias italiane, ka ende një prani të fortë të karteleve kolumbiane të kokainës, të grupeve ruse, të triadave kineze deri te trafikantet Nigerian të drogave. Amerika është vendi me I madh, jo vetëm I konsumit te drogave, por edhe I pastrimit të parave që burojnë nga trafikimi i tyre.

Page 10: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

Peruja konsiderohet si prodhuesja më e madhe e kokaines, duke qënë në varesi të karteleve kolumbiane.

Ndërsa Brazili është vendi i trafikut të drogave, i femijeve, i kontrabandës dhe trafikut të armeve.

Afrika është një kontinent tjetër që po përballet me rritjen e krimit të organizuar. Maroku është një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit.

Pjesa lindore e Azise, kresisht Kina, Hong Kongu dhe Tajvani dallohen për prodhim droge, trafikim, prostitucion dhe pastrim parash.

Page 11: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

PSE KRIM I ORGANIZUAR 

Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjatë ndermarrjës së aktiviteteve dhe veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato në mënyre të veqantë. Për këto qelliime ata inkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata të themeluara më par ose shoqata te reja te cilat si veprimtari të tyre oficiele e kanë marrjën me transakcione të ndryshme të cilat nuk jane të ndaluara në pikpamje formale.

Page 12: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

PERFUNDIMI

Për perfundimin e kësaj teme dua të shtoj se Krimi i organizuar ka specifikat e veta ndërtuese, vepruese, manifestuese dhe së këndejmi egzistojnë edhe specifikat në përballjen me të dhe në parandalimin dhe luftimin e tij. “Krimi i organizuar sot paraqet kërcënimin më të madh për civilizimin njerëzor ,rrënon dhe shkel të drejtat themelore dhe liritë njerëzore.

Krimi i organizuar është një koncept dinamik i cili është në pershtatje të vazhdueshme ndaj një ambientit që ndryshon dita dites dhe ndaj mundësive të reja që ofrohen për krimin.

Page 13: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

Në fund mund të konkludojmë se luftimi i kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti është sfidë politike dhe më pas sfidë për sistemin e sigurisë, atë të drejtësisë e nënsistemet e tjera në shtet. Gjithnjë e më tepër po vërtetohet se pa vullnet poltik nacional dhe dakordim të nevojshëm politik ndërkombëtar nuk ka shtet ligjor dhe siguri të qëndrueshme.

Page 14: Shpetim Prelvukaj - Prezentimi - Krimi I Organizuar

FALEMINDERIT PËR VEMËNDJEN