shpetim prelvukaj - punim seminarik - aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

18
KOLEGJI ISPE FAKULTETI I STUDIMEVE TË SIGURIS ESE KËRKIMORE Lënda : Aftësi studiuese dhe Metodologji e Hulumtimit - I Tema : Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

Category:

Education


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

KOLEGJI ISPE

FAKULTETI I STUDIMEVE TË SIGURIS

ESE KËRKIMORE

Lënda : Aftësi studiuese dhe Metodologji e Hulumtimit - I

Tema : Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

Mentori Studenti

Prof. Dr. sc Izet Ibrahimi Shpetim Prelvukaj

Page 2: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

2

Prishtinë, 2014

Përmbajtja

1. Hyrje.......................................................................................................3

2. Ndikimi i Alkooli te të rinjtë.................................................................4

2.1 Familja....................................................................................................4

2.2 Interneti..................................................................................................5

2.3 Droga.......................................................................................................6

2.4 Rinia si sfidë...........................................................................................6

2.5 Papunsia si sfidë.....................................................................................7

2.6 Arsimi......................................................................................................8

2.7 Rinia është e ardhmja............................................................................8

3. Përfundimi .............................................................................................9

4. Literatura e përmbledhur për punimin seminarik.............................9

5. Lista e Shtojcave ( anekse)..................................................................10

Page 3: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

3

Hyrje

ërtej çdo vështirsie marr një inspirim të shkruaj për aktivitetët që kryejnë të rinjtë, për

jetën aktuale si dhe për mundimët e ashpëra që sjellë ajo. Jamë përpjekur që faktet të

jenë të paraqitura në formë të kapshme , të kuptohën nga të gjithë , sidomos nga lexuesi

sepse i gjithë qëllimi është që kjo ese të kuptohet dhe të lër mbresa të lexuesi në mënyrë që I

gjithë mundi të vlersohet . Rinia është një fazë e zhvillimit fizik dhe mëndor e njeriut. Ajo

qëndron ndërmjet fazës së fëmijeris dhe pjekurisë ligjore apo moshës madhore. Në një shoqëri

ku jetojmë kemi mëndime dhe ide krejt të ndryshme rreth asaj se çka është e drejtë dhe e pa

drejtë. Gjatë kësaj kohe te rinjët përjetojnë herët apo vonë që tju ofrohët duhani, droga dhe pijet

alkoolike. Ata duhet të mesojnë se si të veprojnë me këtë, por është e nevojshme që të kenë

mëvetesi dhe vetëbësim. Që do të thotë se janë dy gjëra si mëvetesia poashtu edhe besimi që nuk

mund të mësohen nga një ditë në tjetrën. Për këtë nveojitët shumë kohë si dhe përkrahje nga

prindërit. Pra kanë nevojë për bësim, ngrohtësi, njohje dhe konformim që të mund ta zhvillojnë

vetëbesimin e tyre. Do qesë në dritë këtë temë sepse nëse rinia jonë, të cilët janë e ardhmja e

Kosovës, nuk janë të shëndoshë atëherë si mund të presim një të ardhme të mirë për ne? Nëse

rinia jonë, e cila për momentin është pasuria më e madhe e Kosovës, zhvishet nga ndjenja

shpirtërore dhe identiteti i tij, atëherë si mund të presim një të ardhme të dëshiruar për shoqërinë

tonë? Rinia shqiptare ka një potencial të madh, i cili duhet shfrytëzuar për një të ardhme më të

mirë të kombit tone. Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli

e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr edukuar,

zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore. Rina është begatia me e çmueshme e një

kombi. Një komb pa një rini të shendosh nuk ka perspektivë të ndritur. Nga kjo ese e pergaditu

P

Page 4: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

4

nga shumë burime dhe matriale të ndryshme do kuptojmë ndikimin e shumë faktorve në jetën

dhe aktivitet e të rinjve në mesin tonë.

2. Ndikimi i Alkoolit te të rinjtë

Rinia është pjesa më e ëmbel e jetës së njeriut , nëse ajo shijohët ashtu si duhet. Por nëse ajo jepët pas vesëve negative atëhere vlerat e saj nënçmohën dashur e pa dashur duke rën në meshirën e dikujt tjeter.

Përveç disa shprehive të tjera negative të rinisë, sot një pjesë e madhe jepët pas alkoolit, që kërcenon dhe dëmton shëndetin dhe moralin njerzor në përgjithsi. Në shoqërin bashkëkohore tek të rinjët tanë alkooli është njëra nga dukuritë më të përhapura sociale. Shumica e të rinjve e shohin alkoolin si mënyrë për tu argëtuar , apo për ti harruar problemët që kanë në jetën e tyre. Disa të rinjë alkoolin e përdorin si zgjidhje e problemëve sociale ,sikur janë varferia , mungesa e vëndeve të punës , mjedisi shoqëror , dashuria dhe shumë arsye të tjera personale . Pra alkooli është një nga problemët kryesore sa i përketë rinisë .

Ne kemi një sasi të madhe të kohës së lirë gjë që të paret tanë, jo vetëm që nuk e kishin por as që nuk guxonin as ta ëndrronin një gjë të tillë dhe është vetëm kjo kohë e lirë tej mase shumë, që na nxit pas veprave jo të hieshme dhe na bën të mos ja dimë vlerën kohës. Duhët ta kemi të qartë qe është shumë e dhimbshme që në realitetin tonë rinia vazhdon të jetojë në varfëri , e magjinalizuar dhe poashtu e izoluar.

2.1 Familja

Të rinjët duan të kënaqen në rininë e tyre, ta jetojnë jetën e plotë, të shëtisin, të dalin jashtë çdo natë, të shoqërohen me miqtë e tyre, thjeshtë të argëtohen. Ata janë të rinjë dhe nuk kanë probleme, mirëpo gjithçka duhet të ketë kufijtë e vet, edhe argëtimi i tyre. Ndoshta në ato momente arsimimi për të rinjtë nuk është aq i rëndësishëm dhe për atë arsye këtu janë prindërit që ti udhëheqin drejtë vlerave të vërteta të jetës.

Rinia mund të jetë një periudhë e trazuar, madje edhe në kushtët më të mira. Gjatë pubertetit , të rinjët bombardohën nga ndjenja dhe emocione të reja . Ata përballojnë strese të përditshme nga shoqeria që i rrethon. Gjithashtu janë nën ndikimin e vazhdueshëm të televizorit, kinemasë , muzikës dhe internetit, ndërsa këtë e quaj një periudhë kalimtare që zakonisht karakterizohët nga stresi dhe ankthi.

Page 5: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

5

Mjerisht rinia e jonë shpesh nuk ka përvojë për të perballuar siç duhet stresin dhe ankthin dhe pa drejtimin e duhur, ata fare lehtë mund ti hynë një rruge me pasoja shkatërrimtare . Në këtë mënyrë të rinjtë fillojnë të abuzojnë me drogën, alkoolin dhe sjellje të tjera të gabuara si dhuna.

Problemët që po kalojnë të rinjtë sot i kapërcejnë kufijtë ekonomik, shoqëror dhe social.

Më shumë se një e katërta e të rinjve përjetojnë divorcin e prinderve para se të mbushin 18 vjeç , çka te rinjtë duhët të perballojnë ndjenja që i mundojnë, e përmëndi këtë rast sepse shpesh divorci i prindërve ndikon në qëndrueshmërinë emocionale te të rinjve dhe në ndjenjën e rrespektit për vetën.

Prindërit sigurojnë jo vëtëm strehë por gjithashtu ndikojnë dukshëm në vendimet e rëndësishme që të rinjtë marrin për jetën e tyre . Figura e babait ka ndikimin më të madh në vendimarrjën e të rinjve panvarsisht gjinisë apo vendbanimit.

Them se vetëm kjo është e vertet por sdo e harroj pa e përmendur se nëse babai ka një ndikim të madhë e të pamohueshëm në zgjedhjën e rëndesishme , në lidhje profesionale dhe edukim për nënen e quaj si një keshilluese e gjitha problemëve të përditshme.

2.2 Interneti

Gjatë aktivitetëve të rinjtë ndeshën edhe me internetin ku ata humbasin kohën më të çmuar në të.Vertet që interneti është një arritje e madhe e teknikës së teknologjisë. Është një arritje e madhe e teknologjisë së informacioneve.Është një magazinë e madhe ku ka një sfond të madh kulturorë dhe ne tërheqim të gjithë një pjesë të kësaj kulture të madhe të internetit.Por të rinia jonë perveç këtyre interneti ka dhe efekte negative.Shume të rinjë në moshën kur duhet të punojnë shumë për të hedhur bazat e formimit të tyre humbin shumë kohë në internet. Të rinjtë janë përballë sfidave të reja,koha moderne të jep shumë mundësi por është dhe shumë sfiduese.

Kur ke shumë pak mundësi për zgjedhje ke pak mundësi të gabosh. Kur ke shumë mundësi për zgjedhje gjë që të rinjtë tan e kan, ke më shumë mundësi të

gabosh.Të rinjtë mund të humbasin shumë kohë me internetin dhe më vonë e kuptojnë që kanë humbur kohën më të bukur që jeta ta ofron vetëm një her.

Page 6: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

6

2.3 Droga

Presioni i shoqërisë, pa dyshim, është një ndër arsyet kryesore përse shumë veta fillojnë të përdorin drogat dhe në këtë pikë, të rinjtë janë veçanërisht të dobët. Veç kësaj, ata gjendën para shembullit të idhujve të tyre të botës së zbavitjes, të cilët ushtrojnë ndikim të fuqishëm të fansat e tyre të rinjë në moshë.

Abuzimi me drogën ka pushtuar sidomos fushën e zbavitjes. Artistët më të mëdhenj në botën e muzikës shpesh fillojnë të marrin droga të forta në njëfarë pike të karrierës së tyre. Shumë yje të kinematografisë, po ashtu, përdorin rregullisht drogë.

Ka edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shtimin e abuzimit me drogat. Ndër ta janë zhgënjimi i madh, depresioni dhe mungesa e një qëllimi në jetë. Shkaqe të mëtejshme janë problemet ekonomike, papunësia dhe shembulli i papërshtatshëm i prindërve. Disa që kanë vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët i përdorin drogat si një ndihmë për t’u bërë ballë situatave të ndryshme në shoqëri. Besojnë se drogat u shtojnë sigurinë te vetja, duke i bërë të ndihen mëndjemprehtë dhe të këndshëm. Disa të tjerëve thjesht u duket më e lehtë të përdorin droga, sesa të marrin mbi supe përgjegjësinë për të drejtuar jetën e tyre.

Mërzia është një tjetër arsye përse të rinjtë kthehën të drogat.

Droga e cila është një nga vesët më të poshtra, një nga sëmundjet më të pa sheruëshmë që kalon përmasa të pakufijshme.

Panvarësisht nga drogat e përdorura të gjitha janë të dëmshme dhe kanë efekt në rininë tonë , ajo ndikon të shëndeti , puna , jeta përsonale në familje dhe rrethi shoqëror.

Droga është një dukuri jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila e shkatërron shëndetin e njeriut pa mëshirë, prandaj prej nesh kërkohet që kësaj dukurie të shëmtuar t’i themi ndalo dhe njëherë e përgjithmonë ta mbajmë shoqërinë të larguar dhe të distancuar nga të gjitha rrugët që shpijnë deri te destinacioni i saj pa kthim.

2.4 Rinia si sfidë

Page 7: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

7

Rini një fjalë që të krijon pershtypjën e energjisë dhe të dinamikës rinia jonë është në dorën e fatit të rastësis e rastësia mund të shpije ngado,qoftë në shpresën për një të ardhme te mirë, qoftë në dëshirën e zjarrt për Evropën apo edhe mikun imagjinar drogën e alkooloin dhe nga e gjithë kjo nuk është e vështire te konkludojmë se sfidat rëndojnë shumë e më tepër se privilegjët në jetën e një të riu sot...

Rinia si një periudhe ku individët nuk janë as adoleshente dhe as pjesëmarrës të plotë në jetën e të rriturve shoqërohet vazhdimisht me dilema.

Ajo ka gjithmonë një status të ndërmjetëm dhe një rol që gjendët gjithnjë mes varësisë dhe pavarësisë.

Njerëzit e mendojnë rininë si moshe ideale për një jetë të gjalle, dinamike, të dhënë pas aktiviteteve krijuese, udhëtimeve, dashurisë, jetës shkollore apo universitare.

Në vendin tonë ishte po kjo rini me ëndrra, me deshirë për liri, me zjarrin në deje për një Shqipëri si gjith Europa.

2.5 Papunsia si sfidë

Ndoshta vërtet Dembelizmi është tërheqës, por puna ju jepë kënaqësi.

Papunsia poashtu është një sfidë tjetër në realitetin tonë ku gjithë veçanërisht të rinjtë dhe e ardhmja jonë ndeshët gjithmonë.

Problemet e varfërisë dhe të papunësisë nuk mund të shihën të shkëputura nga problemet e migracionit.

Migracioni i pakontrolluar në këtë rast ka prekur te rinjtë e zonave rurale dhe disi me pak nga zonat urbane në të gjithë vendin.

Arsyet kanë qenë të shumta por më kryesoret shkalla e varfërisë, papunësia, kushtet me te mira për jetesë dhe pjesa tjetër ka qene faktorë të pastër politike.Sipas statistikave në vendin tonë një ndër katër të rinjë janë të papunë.

Papunësia mes të rinjve është pothuajse dy herë më e lartë se papunësia mesatare në ekonomi dhe, për brezin e parë të të rinjve, deri në moshën 24 vjeç, shkalla e papunësisë arrin në pothuajse 28 për qind.

Përvech kësaj mendoj se rrënjët e papunësisë tek të rinjtë ndoshta duhet të kërkohen edhe tek prindërit e tyre. Për shkak të dëshirës së madhe për t`i kënaqur fëmijët e tyre, për t'u mundësuar një jetë pa sakrifica, ata gabojnë.

Page 8: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

8

Në vend që të formojnë një person të pjekur dhe të përgjegjshëm, ata ndihmojnë në formimin e një paraziti, gjithmonë i mësuar të

marrë nga prindërit, pa pasur nevojë të largohen nga shtëpia, të shkojnë në shkollë apo në punë.

Fenomeni i papunësisë zë korniza më të mëdha, andaj prindërit duhet të pyesin si mundet t'ju ndihmojnë fëmijëve të tyre të bëhen qytetarë të përgjegjshëm në këtë shoqëri dhe të rinjtë të mendojnë se ata duhet të ndihmojnë vetvetën, dhe të mos ankohen se nuk mundën të gjejnë punë.

2.6 Arsimimi

Ajo që për një adoleshent duket si harxhim i kohës, në të ardhmen mund të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij. Arsimimi çon drejtë një të ardhme më të mirë dhe drejt një vendi pune, në të cilën do të jenë të kënaqur.

Shumë prej të rinjëve janë aq të dëshpëruar, sa që aspak nuk duan të vazhdojnë arsimimin e tyre nëpër universitete, ose nëse ajo ndodh, zgjedhin të shkojnë në shtete të huaja dhe atje të vazhdojnë të shkollohen.

Këtu qëndron arsyeja se pse studentët më të mirë, të cilët mund të japin kontribut të madh në punën e shtetit, shkojnë jashtë, atje ku vlerësohet puna dhe shkollimi i tyre, atje ku gjejnë vënde pune me pozicione që u përshtaten aftësive të tyre.

2.7 Rinia është e ardhmja

Tradicionalisht, kalimi nga rinia në moshën e rritur do te thotë marrje e përgjegjësive te tjera ne jetë, për shembull, gjetja e një punë, e një shtëpie dhe krijimi i familjes.

Në të gjitha periudhat e historisë të rinjtë kanë qenë, janë dhe do të jenë forca kryesore.

Ata janë nderi i kombit, garanci për të ardhmen, pasuria më e mirë dhe kapitali më i dobishëm për pozitën e vendeve të tyre në botë.

Page 9: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

9

Kjo mjafton për të vërtetuar faktin se rinia është e njohur për shpirtin e saj guximtar, për kurajën dhe përkushtimin, për arsyen dhe intelektin e saj të kulluar e të padjallëzuar, për aftësinë dhe energjinë e tyre tepër të madhe.

Ata me të drejtë janë kualifikuar si pjesa më e gjallë e kombit dhe bashkë me inteligjencien përbëjnë strukturën trup dhe tru të shoqërisë.

Këta faktor i bëjnë ata edhe më shumë përgjegjës për t’i shërbyer kombit për t’i prirë dhe për ta formuar plotësisht atë.

Rinia është e ardhmja e fesë dhe e atdheut, ata janë shpirti i shoqërisë në të cilën bëjnë pjesë.

Ata janë nervi i jetës dhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet e shoqërisë

3. Përfundimi

Sdo mënd për ta kuptuar , nuk ka veper të ndaluar e të mos jetë e dëmshme për njeriun . Shpesh pyes vetën ku është ajo kohë kur te rinjtë kanë pasur aspirate dhe vizione për jetën më tutje, kur

ata kan qenë fuqia, ardhmëria dhe krenaria e shoqëris .

Mendoj se në këtë botë të madhe lindin probleme , strese, të cilat ndodhin njëra pas tjetrës dhe njëherazi bëhën probleme që ta zënë frymën dhe nuk dihën se kur kanë filluar dhe kur do të mbarojnë, duket se kanë lindur me vetë kohën, prandaj është tepër e rëndësishme që rinia t’i

kuptojë sfidat me të cilat do të ballafaqohën gjatë jetës.

Do perfundoj këtë temë të nisur nga një inspirim i zjarrt për të cilën do kisha mundur të shkruaja me orë dhe ditë të tëra por e ndjejë të obligueshme ta perfundoj me kaqë me fjalët më të

përzgjedhura duke thënë se :

Besoj fort në kreativitetin , shpirtin sipërmarres dhe energjinë tonë. Kemi ambicje të larta, aspirata dhe vizione për jetën jemi fuqia e vëndit , udhëheqemi nga një brez me vlera të medha .

Mund të mos jemi në gjëndje të ndryshojmë botën, por mund të kontribojmë ta bëjmë atë një vend më të mirë për të gjithë.

Page 10: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

10

4. Literatura e përmbledhur për punimin seminarik

Për këtë punim seminarik kamë përdorur një literaturë të gjerë kamë përdorur dhe hulumtuar nga media të ndryshme libra , gazeta dhe dokumente të cilat vlenë të përmendën për tja shtuar kuptimin ,për të ngjall emocion të lexuesi, për të lën pershtypje dhe poashtu për të treguar shpirtin dhe vlerat e rinisë.

Burimet në literaturën e permbledhur për hulumtim :

Vitet e rinisë - Arcibald Kronin. Rinia e dhënë pas alkoolit - Dedë Preqi. Ndryshimi vjen me të rinjtë - Gazeta dita.

Të humburit në internet - Gazeta Republika. Papunsia – Program televiziv - Debat: Jeta në Kosovë

Droga te të rinjtë dhe arsimimi – Program televiziv alsat Rruga e drejt. Rinia shqiptare ne udhëkryqet e Evropës - http://kosovain.eu/sq/Rini/20841

Rinia e Kosovës me sytë nga e ardhmja, me këmbë në tradita - http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/09783.pdf

Pjesën e mbetur nga literature e gjerë e ispe-s pwr zhvillimin e rinisë dhe ndikimin i familjes. Jam mirënjohes e gjithave burimeve më lartë që më dhanë mundësin per ta përmbyllur ketë punim. Me mirënjohjen më të thellë që profesori më mundësoj të shkruaja për këtë temë mund të them gjatë pemledhjes së keti hulumtimit kamë fituar një horizont të gjerë mbi aktivitetet e rinisë.

Page 11: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

11

5. Lista e Shtojcave ( anekse)

Tabela e komenteve individuale dhe të përgjithshme për pyetjet e intervistës.

Nr Pyetjet

Komentet- e të rinjve gjat intervistës

dhe të prof. Isuf Hasangjekaj

1 Cilat janë shkaqet kryesore që të rinjtë jepen pas alkoolit, droges dhe

veseve tjera negative?

Për mendimin tim personal të rinjtë jepen pas këtyre sepse janë të mbyllur në vetvete,

mungesa e vetvlersimit, kushtet e veshtira, mos perballimi i realitetit dhe shumë të tjera.

2 Cilat nga arritjet tuaja të deritanishme i konsideroni më të rëndësishme?

Pse?

Arritjet për mua më të rendësishme janë arritjet në shkollë, në shtëpi, me miqtë etj.

3 Interneti, teknologjia e pakontrolluar që po rrezikon të rinjtë çfar mendimi

keni për këtë ?

Krahas mundësive pozitive për marrjen e informacioneve, lundrimi në internet po

mbart rreziqe të mëdha , sidomos për të rinjtë e cila është bër edhee droga modern e tyre.

4Çfarë bëjnë dhe të rinjtë në internet?

Vajzat e shfrytëzojnë internetin para së gjithash për të llafosur (bërë chat), që do të thotë, për komunikim me të tjerët. Djemtë e

shfrytëzojnë atë më së shpeshti për lojëra kompjuterike dhe lojëra online.

Page 12: Shpetim Prelvukaj - Punim Seminarik - Aktivitetet e të rinjve dhe jeta e tyre

12

5Sa janë të varur të rinjtë, financiarisht

nga familjet e tyre në Kosove?

Unë Për veten, nuk jam shumë e varur nga familja se kam edhe të ardhura të mija që i ruaj. Nuk mendoj se jam shumë e varur nga

ta. Ndersa për të rinjtë në kosove mendoj se e kanë shumë të vështirë që të mbijetojnë pa

përkrahjen financiare të prindërve.

6Cilat janë problemet dhe sfidat e rinisë Kosovare?

Rinia kosovare ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet, ka shumë probleme - mjafton të jesh qytetar i Kosovës dhe të identifikosh një numër të problemeve si: papunësia, migrimi, e shumë të tjera... 

Shpetim Prelvukaj