shËrim konsulene asistenË teknike pËr sigurinË rrugore

25
AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL Nr. i Kontratës: CS02 SHËRBIM KONSULENCE ASISTENCË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE Zhvillimi i Kapaciteteve Institucionale për Kryerjen e Fushatave të Ndërgjegjësimit D-4.4 Shtojca 1 Versioni Final Prill 2020

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

(RRMSP)

Hua e Bankës Botërore Nr. 8489-AL

Nr. i Kontratës: CS02

SHËRBIM KONSULENCE

ASISTENCË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Zhvillimi i Kapaciteteve

Institucionale për Kryerjen e

Fushatave të Ndërgjegjësimit

D-4.4 Shtojca 1

Versioni Final

Prill 2020

Page 2: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Joint Venture NTU/ EPTISA, Project Operational Office Rr. ”Ismail Qemali”, No. 34/1 Tirana, Albania

Tel: +355 42 25 96 37 E-mail: [email protected] E-mail: [email protected] E-mail: [email protected]

TË DHËNAT E PROJEKTITT

Emri i Projektit: Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore - Projekti i

Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP)

Numri i Referencës

së Projektit: WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shteti: Shqipëri

Konsulenti : JV NTU International A/S / EPTISA Servicios De Ingenieria S.L.

Adresa:

Vestre Havnepromenade 5, 4. Floor

DK-9000 Aalborg

Danimarkë

Telefoni:

Faksi:

+45 99 30 00 00

+45 99 30 00 01

Person kontakti:

E-mail:

Belinda Vogli – Koordinatore Projekti

[email protected]

Data e Raportit: Prill 2020

Autorët e raportit:

Gela Kvashilava, K-8 Specialist Komunikimi

Ionela Sufaru, K-9 Specialist Survejimi në Komunitet

Ened Janina, NK-8 Specialist Komunikimi

Arjan Qyrku, NK-9 Specialist Survejimi në Komunitet

Me kontributin e:

Stelios Efstathiadis, K-1 Specialist në Menaxhimin e Sigurisë Rrugore–Drejtues i Grupit

të Ekspertëve

SQARIM

Ky raport (duke përfshirë çdo shtojcë dhe dokument të bashkëlidhur) është përgatitur për përdorim ekskluziv dhe

perfitim te Qeverise Shqipërisë/ Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bankes Botërore, dhe vetëm për qëllimin për të cilin

është pergatitur. Asnjë pjesë e këtij raporti nuk duhet të riprodhohet, shpërndahet apo t’i komunikohet një pale të tretë

pa pëlqimin paraprak me shkrim të JVNTU/EPTISA. JVNTU/ EPTISA nuk pranon asnjë përgjegjësi nëse ky raport përdoret

për qëllim tjetër nga ai për të cilin është menduar, as nga palë të treta.

Page 3: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU/ EPTISA, Zyrë Operacionale e Projektit Rr. ”Ismail Qemali”, Nr. 34/1 Tiranë, Shqipëri

Tel: +355 42 25 96 37

E-mail: [email protected]

E-mail: [email protected]

E-mail: [email protected]

KONTROLLI I DOKUMENTIT

Numri i Referencës sï

Projektit:

WB2400-05/17, IBRD 84890TF 14761, P132982, CS 2, 8489 – AL

Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore - Projekti i

Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate.

SHTETI Shqipëri

Data 02.04.2020

Versioni N°02

Versioni Data Përgatitur nga Rishikuar nga

N°01 29.02.2020 Gela Kvashilava

Zyrat Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të

Cilësisë

N°02 02.04.2020 Gela Kvashilava

Zyrat Qëndrore NTU

Ekspert i Kontrollit të

Cilësisë

Page 4: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 4

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Ky dokument përbën Shtojcën 1 të Aktivitetit 4.4 “Progres Raporti i Ndërmjetëm Nr. 4” të Komponentit 4 të

Asistencës Teknike të Sigurisë Rrugore (TA) nën “Projektin e Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore bazuar në

Rezultate (RRSMP)”, në lidhje me asistencën teknike për "Promovimin"- Fushatat Publicitare dhe

Ndërgjegjësuese që synojnë sjelljet me rrezik të lartë.

Komponenti 4 përfshin katër aktivitete kryesore të cilat përfshijnë nën-aktivitete të ndryshme, konkretisht:

përgatitja e fushatave vjetore publicitare dhe ndërgjegjësimit për të mbështetur KIMSRr, përfshirë këtu

programet zbatuese të policisë që shënjestrojnë sjelljet e pasigurta në korridoret rrugore dhe zonat me

rrezikshmëri të lartë; të trajnojë palët e interesit, stafin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ARRSh

stafin e Policisë së Trafikut Rrugor dhe atë të institucioneve të tjera qeveritare ose OJQ-ve, në hartimin dhe

zbatimin e fushatave vjetore publicitare dhe ndërgjegjësuese në korridoret dhe zonat me rrezikshmëri të

lartë; të vlerësojë efiçencën dhe efektivitetin e fushatës publicitare dhe ndërgjegjësuese; të përgatisë një

fushatë publicitare dhe ndërgjegjësuese (kombëtare) dhe udhëzime për të mbështetur programet zbatuese

të policisë pas-projektit, të cilat shënjestrojnë sjelljet e pasigurta në rrjetin rrugor kombëtar.

Përmirësimi i sjelljes së përdoruesve të rrugës është thelbësor në reduktimin e lëndimeve dhe vdekjeve nga

aksidentet e trafikut rrugor. Është një nga pesë shtyllat kryesore të Planit Global për Dekadën e Veprimit për

Sigurinë Rrugore 2011-2020 (së bashku me menaxhimin më të mirë të sigurisë rrugore, rrjete rrugore më të

sigurta, automjete më të sigurta dhe reagimi i përmirësuar pas ndodhjes së aksidentit). Në Shqipëri sjellja e

përdoruesve të rrugës mund të përmirësohet nga fushatat e sigurisë rrugore, të cilat në kombinim me masat

e sjelljes (p.sh., zbatimi i ligjit, arsimi dhe / ose trajnimi), mund të bëhen një mënyrë e fuqishme për të

bindur publikun të ketë një sjellje më të përgjegjshme për sa i përket situatave në rrugë.

Plani Global për Dekadën e Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020, ka në bazë qasjen e Sistemit të Sigurt, i

cili adreson faktorët e rrezikut dhe ndërhyrjet që prekin përdoruesit e rrugëve, automjetet dhe mjedisin

rrugor në një mënyrë të integruar, duke mundësuar kështu edhe parandalimin sa më efektiv të rreziqeve. Kjo

njihet si një qasje e përshtatshme dhe efektive në gjithë botën dhe është provuar të jetë si më efektivja dhe

orientuar drejt rezultateve. Qasja e sistemit të sigurt konfirmon se udhëtimi duhet të jetë i sigurt për të

gjithë përdoruesit e rrugës dhe synon të eliminojë aksidentet fatale si dhe të reduktojë dëmtimet serioze

nëpërmjet një sistemi transporti të sigurt, duke marrë parasysh gabimet njerëzore si dhe vulnerabilitetin e

trupit të njeriut ndaj lëndimeve serioze. Kjo mund të arrihet përmes politikave të forta për infrastrukturën

dhe automjetet rrugore dhe për shpejtësinë e automjeteve gjatë udhëtimit, mbështetur nga një sërë

aktivitetesh në lidhje me arsimin, ndryshimin e sjelljes, rregulloret, zbatimin e ligjit dhe gjobat përkatëse.

Një nga çështjet kryesore është se si të përshpejtohet procesi i nevojshëm i kalimit nga kapaciteti i

menaxhimit të brendshëm i dobët në të fortë për të kontrolluar prodhimin e rezultateve të përmirësuara të

sigurisë rrugore në Shqipëri. Dobësitë e kapaciteteve të menaxhimit të sigurisë rrugore duhet të adresohen si

përparësia më e lartë, pasi iniciativat aktuale në Shqipëri nuk janë të mjaftueshme për të ndikuar në

ndryshime të qëndrueshme. Sfidë mbetet gjenerimi i vullnetit politik dhe udhëheqja globale, rajonale dhe

kombëtare dhe burimet e nevojshme për të zbatuar me sukses fushatat publicitare dhe ndërgjegjësuese.

Përqindjet alarmante të numrit të vdekjeve në rrugët e Shqipërisë duhet të çojnë në shumë nisma nga palë

të ndryshme të interesit - qeveria, korporatat, media, OJQ, shoqëria civile dhe shumë palë të tjera.

Promovimi multi-sektorial i ndërhyrjes efektive dhe përgjegjësisë së përbashkët është jetik. Ekosistemi i tërë

shoqërisë duhet të bashkohet dhe të marrë masa në nivelet e tyre përkatëse. Përpjekjet e kombinuara nga

të gjithë palët e interesit ka gjasa të sigurojnë një mjedis rrugor të sigurt për qytetarët e Shqipërisë. Palët e

Page 5: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

5 Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA

interesit të përfshira në ekosistemin e sigurisë rrugore duhet të luajnë një rol të domosdoshëm në

zvogëlimin e aksidenteve rrugore dhe vdekjeve.

Page 6: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA 6

PËRMBAJTJA

1. Hyrje ................................................................................................................................................. 9

2. Objektivat e aktivitetit dhe detyrës ................................................................................................. 10

3. Model fushate gjithëpërfshirëse ..................................................................................................... 10

4. Qasja e Komunikimit ....................................................................................................................... 13

5. Plani Mediatik ................................................................................................................................. 13

6. Specifikimet teknike të kanaleve të përzgjedhura mediatike ........................................................... 16

7. Mënyra me kosto efektive dhe me impakt për kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit social ......... 18

PËRMBAJTJA E FIGURAVE

Figura 1. Qasja e Integruar e Fushatës .............................................................................................................. 11

Figura 2. Drejtuesit 18-34 vjeç me sjellje të rrezikut të lartë – shpejtësinë e lartë .......................................... 12

Figura 3. Përdorimi i Medias nga grupet e arrogantëve, të moderuarve dhe të kujdesshmëve ...................... 14

Figure 4.Plani i veprimit të advokimit të medias ............................................................................................... 16

Figura 5. Palët e interesit në sigurinë rrugore ................................................................................................... 19

Figura 6. Programi shkollor “Mbi dy-Rrota”, KTI ............................................................................................... 20

Figura 7. Website i Policisë së Australisë së Jugut ............................................................................................. 21

Figura 8. Këqyrësi i Shpejtësisë (Speedwatch) i Komunitetit ............................................................................ 21

Page 7: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 7

LISTA E SHKURTIMEVE

AADT Trafiku Mesatar Ditor Vjetor (AADT)

ADF Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH)

ANPR Njohja e Automatizuar e Targave (NJAT)

ARA Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)

ARC Kodi Rrugor Shqiptar (KRRSH)

ARDCS Standartet e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve (SPNRr)

ARDM Manuali i Projektimit të Rrugëve (MPRr)

ASP Policia e Shtetit Shqiptar (PSh)

ATC Matje Automatike e Trafikut (MAT)

ATP Policia Shqiptare e Trafikut (PT)

BSM Menaxhimi i Pikave të Zeza (MPZ)

CBMIE Departamenti Drejtues në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

(DDMIE)

CSG Grupi Drejtues Qendror (GDQ)

DRST Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore (DTSRr)

EC Komisioni Europian (KE)

EG Grupi i Eksperteve në nivel lokal (GEL)

ERA Reagimi i Urgjencës ne Shqipëri (RUSh)

EU Bashkimi Europian (BE)

GDRTS Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr)

GoA Qeveria e Shqipërise (QSh)

GRD Drejtoria e Pergjithshme e Rrugëve (DPRr)

IMRSC Komiteti Ndër-Ministror i Sigurisë Rrugore (KNMSRr)

INSTAT Instituti i Statistikave (INSTAT)

IoT Instituti i Transporteve (IT)

IPA Instrumenti i Asistences së Para-Anëtarësimit (IPA)

iRAP Programi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Rrugëve (PNVRr)

ITS Sistemi Inteligjent i Trafikut (SIT)

JV Sipërmarrje e Përbashkët (SP)

M&E Monitorimi dhe Vlerësimi (MV)

MI Ministria e Brendshme (MB)

MIE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE)

NGO Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ)

NSM Menaxhimi i Sigurisë së Rrjetit (MSRr)

PAMECA Misioni i Komunitetit Europian i Ndihmës Policore për Shqipërinë

(MKENPSh)

PIARC Shoqata Ndërkombëtare e Rrugëve (ShNRr)

QKUM Qëndra Mjekësore Kombëtare e Urgjencave (QMKU)

RRMSP Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate

(PMSRrBR)

RSA Auditimi i Sigurisë Rrugore (ASRr)

RSAIU Njësia e Auditimit dhe Inspektimit të Sigurisë Rrugore (NjAISRr)

RSI Inspektimi i Sigurisë Rrugore (ISRr)

RSIA Vlerësimi i Impaktit të Sigurisë Rrugore (VISRr)

RSM Menaxhimi i Sigurisë Rrugore (MSRr)

RSS Sektori i Sigurisë Rrugore (SSRr)

Page 8: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 8

SEETO Observatori i Transportit të Europës Jug-Lindore (OTEJ)

TA Asistencë Teknike (AT)

TERN Rrjeti Rrugor TransEuropian (RrRrTE)

ToR Termat e Referencës (TR)

TS Sekretariati Teknik (ST)

WB Banka Botërore (BB)

WHO Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)

Page 9: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 9

1. Hyrje

Objektivat e Fushatave Publicitare dhe Ndërgjegjësuese që Shënjestrojnë Sjelljet jo-të-Sigurta janë:

Mbështetja e prezantimit dhe vlerësimit të fushatave publicitare dhe ndërgjegjësuese që mbështesin

aktivitetet e KNMSRr dhe programet e zbatimit të policisë që synojnë sjelljet jo të sigurta në

korridoret dhe zonat me rrezikshmëri të lartë.

Trajnimi i stafit të MIE (Zyrave Drejtuese), ARRSH dhe stafit të policisë së trafikut, dhe organizata të

tjera qeveritare (Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Arsimit) si dhe

këshilltarë kombëtarë (në të cilët mund të përfshihen përfaqësues të sektorëve privatë), dhe

gazetarë, në zbatimin dhe menaxhimin e fushatave publicitare dhe ndërgjegjësuese që mbështesin

programet e zbatimit të Policisë Rrugore që synojnë sjelljet jo të sigurta në korridoret dhe zonat me

rrezik të lartë. Përfshirja e sektorit privat mund të jetë përfituese në terma të qëndrueshmërisë pas

përfundimit të projektit, në mënyrë që sektori privat të mund të marrë pjesë në financimin e

fushatave (psh. kompanitë e sigurimeve, Automobile Club Albania, ndërmarrjet e naftës, etj.).

Përgatitja dhe këshillimi (ofrimi i trajnimit në vendin e punës) në zbatimin e fushatave që synojnë

përdoruesit e rrugës, duke mbuluar zhvillimin e strategjisë, krijimin e mesazhit, prodhimin e

materialeve të fushatës, dhe planifikimi i daljeve publike/media dhe blerja, me qëllim ndryshimin e

sjelljeve destruktive të përdoruesve të rrugës përfshirë veprimet që priten.

Vlerësimi i efikasitetit dhe efektivitetit të fushatave publicitare dhe ndërgjegjësuese që mbështesin

programet e zbatimit të policisë së trafikut që synojnë sjelljet jo të sigurta në korridoret dhe zonat

me rrezik të lartë.

Mbështetjen e përgatitjes së një fushate publicitare (kombëtare) dhe ndërgjegjësuese pas

përfundimit të projektit, për të mbështetur programet e zbatimit të Policisë Rrugore, të cilat synojnë

sjelljet jo të sigurta në të gjithë rrjetin, bazuar në përvojën e suksesshme në korridoret dhe zonat me

rrezikshmëri të lartë.

Objektiva e Aktivitetit 4.1: përgatitja e fushatave vjetore publicitare dhe ndërgjegjësimit për të mbështetur

KNMSRr, përfshirë këtu programet zbatuese të policisë rrugore që shënjestrojnë sjelljet e pasigurta në

korridoret rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të lartë;

Aktiviteti 4.1 mbulon detyrat specifike si më poshtë:

Detyra 4.1.1: identifikimi dhe prioritizimi i sjelljeve me rrezikshmëri të lartë të targetuara nëpërmjet

fushatave publicitare dhe të ndërgjegjësimit

Detyra 4.1.2: Zhvillimi i qasjes së fushatave informuese dhe sensibilizuese

Detyra 4.1.3: Identifikimi i shërbimeve elektronike, rrjeteve sociale, shtypit të shkruar dhe stendave

të afishimit

Detyra 4.1.4: Propozimi i logos dhe motos për përdorime të ndryshme dhe ashtuquajtura brand-

ombrela

Detyra 4.1.5: Përgatitja e një programi vjetor të fushatave informuese dhe sensibilizuese

Detyra 4.1.6: Ndërtimi i kapaciteteve të brendshme të palëve të interesuara për zhvillimin e

fushatave publicitare ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore, duke përfshirë hartimin e specifikimeve

teknike/përmbajtjes teknike të shërbimeve mediatike

Detyra 4.1.7: Programimi dhe mbajtja e konferencave për shtyp për të promovuar sigurinë rrugore

Page 10: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 10

Ky dokument përmban rezultatet në lidhje me Detyrën 4.1.6 dhe synon të ndërtojë kapacitete të brendshme

të palëve të interesit për kryerjen e fushatave të synuara të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore.

2. Objektivat e aktivitetit dhe detyrës

Objektivi kryesor i këtij aktiviteti është të zhvillojë një model fushate ndërgjegjësimi për sa i përket

përmbajtjes së komunikimit me temë sigurinë rrugore.

Fushata do të zhvillohet në dy pjesë. Kjo detyrë përfshin identifikimin e shërbimeve elektronike, rrjeteve

sociale, shtypit të shkruar dhe stendave të afishimit. Zgjedhja e kanalit mediatik do të bëhet bazuar në

rezultatet e hulumtimit me grupet e synuara dhe preferencat e tyre.

Fushata e sigurisë rrugore duhet të ketë mesazhe të përshtatura për segmentet e audiencës së synuar.

Strategjia e ndarjes së fushatës së projektit do të bazohet në kategoritë e mëposhtme: mosha, seksi,

vendbanimi, statusi socio-ekonomik, niveli arsimor, lloji i përdoruesit të rrugës dhe mënyra e jetesës. Ajo do

të konsistojë në një detyrë madhore për të kënaqur nevojat e fushatave të ndërgjegjësimit në mënyrën,

kohën dhe koston e duhur.

Do të zhvillohet një model i fushatës gjithëpërfshirëse, përsa i përket përmbajtjes së strategjisë së

komunikimit, si dhe do të hartojë specifikimet teknike të kanaleve të zgjedhura të mediave.

Për më tepër, shembuj të praktikave më të mira nga vendet e tjera në Evropë dhe në mbarë botën tregojnë

se ka mënyra të tjera me kosto më efektive dhe me më ndikim për kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit

shoqëror përmes integrimit të tyre në zbatimin e projekteve ose nismave të tjera më të mëdha, të tilla si:

Duke kërkuar që fushatat sociale të zhvillohen nga media kryesore që transmetohen falas, nën rregulloren e

Këshillëve Audiovizivë; Përfshirja e mesazheve të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore në projektet për

mirëmbajtjen e rrugës, që është një mënyrë shumë efikase për të arritur audiencën e synuar; Përfshirja e

elementeve të fushatave të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore në projektet rrugore të planifikuara ose të

vazhdueshme në mënyrë sistematike për të arritur qëndrueshmërinë e strategjisë kombëtare të sigurisë

rrugore; Eksplorimi i mundësisë për përfshirjen e elementeve të fushatave të ndërgjegjësimit të sigurisë

rrugore në programet e Përgjegjësisë Sociale të Korporatave të kompanive të mëdha private (p.sh. kompani

të sigurimeve, operatorë në shitjen dhe dhënien me qera të makinave, Kompanitë e Transportit dhe

Logjistikës, korporatat e mëdha të energjisë, ndërmarrjet e ndërtimit, ndërmarrjet e telekomunikacionit,

bankat dhe institucionet financiare, etj), veçanërisht nëse ata i konsiderojnë aktivitete të tilla sociale si një

mundësi për promovimin e markës së tyre me një kauzë të mire; për më tepër mund të adoptohet një

rregullore që i lejon ata të përfitojnë nga zbritjet tatimore në aktivitetet e ndërgjegjësimit shoqëror.

3. Model fushate gjithëpërfshirëse

Fushatat e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimit janë një mjet i rëndësishëm për ndryshimin e mentalitetit

dhe perceptimit të njerëzve në lidhje me sjelljen e tyre si përdorues të rrugës. Fushatat e sigurisë, adresuar

një grupi specifik përdoruesish të rrugës dhe të projektuar për të ndryshuar sjelljen e tyre, duhet të

përfshijnë qeverinë qendrore, institucionet e qeverisjes lokale dhe joqeveritare, komunitetin lokal,

organizatat private dhe gjithë kanalet mediatike të komunikimit sa më gjerësisht të jetë e mundur.

Meqenëse objektivi i fushatave janë njerëz ose grupe njerëzish, dhe duke marrë parasysh karakteristikat e

Page 11: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 11

ndryshme të sjelljes së tyre, kanalet e komunikimit gjithashtu duhet të jenë të ndryshëm dhe ti adresohen

respektivisht çdo lloj kategorie.

Qasja e integruar përfshin integrimin dhe koordinimin e mënyrave të shumta të ndryshme të komunikimit

për të shpërndarë një mesazh të qartë dhe të qëndrueshëm në lidhje me një lloj të veçantë të sjelljes

problematike. Ajo përfshin bashkëpunimin midis disa organizatave që mund të ndikojnë në çështjen e

sigurisë rrugore të adresuar nga programi. Bashkëpunimi ndërmjet organizatave, si dhe koordinimi i

programeve, mund të jenë shumë të dobishëm. Burimet e kombinuara me një objektiv të përbashkët mund

të bëjnë fushatat e sigurisë rrugore më të efektshme dhe me rezultate më të mira. Integrimi i agjencive dhe

programeve të ndryshme mund të organizohet vertikalisht ose horizontalisht.

Figura 1. Qasja e Integruar e Fushatës

Për të qenë efikas, komunikimi në sigurinë rrugore nuk duhet të përdoret vetëm si masë e izoluar e sigurisë,

por gjithashtu duhet të kombinohet me masa të tjera, siç janë legjislacioni, arsimi dhe zbatimi.

Qëllimi i strategjisë sonë është të motivojmë grupin e synuar të ndërmarrë sjellje më të sigurta si një sjellje e

zakonshme, ose në përgjithësi për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë rrugore. Mesazhet duhet të

hartohen duke u përqëndruar në grupin e synuar të zgjedhur, por gjithashtu, në të njëjtën kohë, për të

theksuar faktin që secili individ po rrezikon dhe ka të ngjarë të ketë një aksident, duke kapërcyer kështu çdo

rezistencë psikologjike dhe duke e shndërruar atë në pranim.

Koncepti "tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve të tij" i ka rrënjët e lashta dhe është bazuar në

shprehjen e Filozofit Grek, Aristotel, "E tëra është më shumë sesa shuma e pjesëve të saj". Në ditët e sotme,

termi "holizëm" është zhvilluar në marketing dhe strategji komunikimi për të shpërndarë mesazhe të

caktuara me qëllim të ndryshimit të sjelljes së njerëzve.

Bazuar në hulumtimet e mëparshme cilësore dhe sasiore të bëra përmes projektit, ne kemi segmentuar

përdoruesit e rrugës në mënyrë që të zgjedhim audiencën parësore të strategjisë së komunikimit. Analiza

dytësore për të dhënat e aksidenteve zbuloi se drejtuesit e mjeteve janë autorët dhe shkaktarët kryesorë

për sa i përket viktimave në aksidente rrugore. Drejtuesit thyejnë shumë rregulla: parakalim të gabuar,

shpejtësi e lartë, ngasin makinë ndërsa kanë konsumuar alkol, anashkalojnë rregullat prioritare në trafik

qoftë për këmbësorët ose dhe për drejtuesit e tjerë, përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit - rregulla

të cilat mund të sjellin rezultate fatale dhe të rënda jo vetëm për vetë drejtuesit por për të gjithë përdoruesit

Page 12: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 12

e rrugës. Në krahasim me grupet e tjera, ky grup dallohet për faktin se ata me shumë gjasa kërcënojnë të

gjithë përdoruesit e rrugës.

Segmentimi demografik tregon se drejtuesit e rinj përfshihen më shumë në aksidente. Megjithëse siguria e

përgjithshme rrugore është duke u përmirësuar, raporti midis niveleve të vdekjes së drejtuesve të rinj dhe të

moshuar nuk është përmirësuar në shumë vende, kështu që ekziston qartë nevoja për masa specifike për të

zgjidhur problemin e sigurisë së të rinjve në rrugë. Është shumë e vështirë të ndryshosh sjelljen e një

drejtuesi mjeti me 30 vjet përvojë, të rinjtë mësojnë shpejt, adaptojnë qëndrimin e tyre dhe edukojnë dhe

bindin anëtarët e familjes së tyre si të sillen. Personat e moshës 18-44 vjeç janë “shumë të shqetësuar” për

probabilitetin e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë krahasuar me grupet e tjera të të anketuarve.

Duke përdorur segmentimin psikografik ne kemi përcaktuar grupin kryesor të strategjisë së synuar, atë të

quajtur "arrogantët". Të dhënat tregojnë se arrogantët janë adhurues të shpejtësisë, pothuajse gjysma e tyre

raportojnë se kanë ngarë mjetin e tyre 10 km/orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë, në më shumë se 90% të

rasteve në një shkallë krahasimi nga ngarje e Moderuar në të Matur. Ata janë të pamatur, kanë një

vetëbesim të lartë, arrogantë, agresivë në rrugë, ata nuk japin dhe nuk e ndajnë rrugë dhe ndihen "pronarë"

të saj. Fakti është se fushata duhet t'i drejtohet këtij grupi, sepse krijon një pamje të rëndë në rrugë. Këta

janë bartësit e sjelljes që përmbajnë faktorët kryesorë të rrezikut.

Figura 2. Drejtuesit 18-34 vjeç me sjellje të rrezikut të lartë – shpejtësinë e lartë

Ne kemi hartuar një strategji përmbajtjeje për Fushatën Publicitare të Ndërgjegjësimit e cila synon të

shënjestrojë audiencën e duhur me përmbajtjen e duhur dhe në platformën e duhur. Bazuar në peisazhin

mediatik dhe trendeve shqiptare të përshkruara në seksionet e mëparshme dhe rezultateve të hulumtimeve

tona, do të prodhohen më tepër materiale të hartuara veçanërisht për kanalet mediatike të cilat i japin

njerëzve një arsye për t'u angazhuar dhe nxitur biseda, për të zhvilluar më shumë përmbajtje vizuale dhe

video në formën e “një kafshate” duke pasqyruar mënyrën se si shumë prej grupit tonë të synuar të moshës

18-34 vjeç preferojnë të përdorin një informacion. Gjuha e thjeshtë, fjalitë e shkurtra dhe terminologjia e

fuqishme do të përdoren në fushatat mediatike. Ne duhet të tërheqim vëmendjen e njerëzve dhe t'u flasim

drejtpërdrejt atyre kur ata mund të jenë duke bërë ose mendojnë për gjëra të tjera. Disa imazhe të

shkëlqyera, reklama, klipe filmike dhe infografikë mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme për të tërhequr

vëmendjen e njerëzve. Materialet vizuale duhet të jenë të plota dhe të thjeshta në mënyrë që njerëzit t'i

kuptojnë dhe thithin ato shpejt - mendoni se "më pak është më shumë".

Page 13: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 13

4. Qasja e Komunikimit

Ndërsa reklamat e sigurisë rrugore përfshijnë një model të ndryshëm bindjeje në krahasim me marketingun

tregtar, ajo gjithashtu duhet të kryejë të njëjtat funksione. Detyra e parë e reklamës së sigurisë rrugore është

që të vihet re, domethënë të fitohet një farë vëmendjeje dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të

gjenerohet një përgjigje emocionale. Detyra e dytë e reklamës së sigurisë rrugore është të sigurohet që ajo

mbahet mend dhe kjo lidhet ngushtë me sa shpesh shihet. Detyra e tretë dhe më e vështirë për reklamimën

e sigurisë rrugore është të ndikojë në sjelljen e përdoruesit të rrugës, qoftë kjo në mënyrë direkte (vendosni

të adoptoni sjelljen e sigurt të mbrojtur) ose indirekte (të jeni më të hapur për të ndryshuar nëse situata

inkurajon ndryshimin, p.sh. zbatimin).

Bazuar në sa më sipër, kemi konstatuar se qasja më e mirë drejt një strategjie komunikimi për Sigurinë

Rrugore duhet të vlerësohet pozitivisht duke përdorur burime të ndryshme komunikimi (televizion, radio,

media sociale, fletëpalosje, postera etj.) të kombinuara, për të shpërndarë kështu një mesazh të qartë dhe

konsistent në lidhje me një lloj të veçantë të sjelljes së problemit ose rreth një varg çështjesh, duke përdorur

të gjitha mjetet e marketingut në dispozicion për marrjen e mesazheve të sigurisë rrugore në mënyrë

efektive dhe kuptimplotë. Një qasje e tillë mund të përfshijë bashkëpunim midis disa organizatave që mund

të ndikojnë në çështjen e sigurisë rrugore të adresuar nga projekti.

Zgjedhja e mediave të përshtatshme dhe pozicionimi (hapësira dhe koha) e mesazhit në ato media janë

thelbësore për arritjen e audiencës së synuar dhe për marrjen e mesazhit. Faktorët që lidhen me llojet e

komunikimit, audiencën e synuar, karakteristikat e mediave dhe kostot janë patur parasysh për zgjedhjen e

mediave që do të përdoren. Shpeshtësia dhe periudha kohore e ekspozimit dhe veçoritë e automjeteve

mediatike janë gjithashtu të rëndësishme për tu marrë në konsideratë.

Përpjekjet e vazhdueshme për të informuar, bindur, ose motivuar njerëzit në funksion të ndryshimit të

bindjeve të tyre dhe / ose sjelljes në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë në rrugë në tërësi ose një audiencë

të madhe specifike, të mirë-përcaktuar, zakonisht brenda një periudhe të caktuar kohore me anë të

aktiviteteve të organizuara të komunikimit që përfshijnë kanale specifike mediatike, shpesh të kombinuara

me mbështetje ndërnjerëzore dhe / ose veprime të tjera mbështetëse, si zbatimi, edukimi, legjislacioni, rritja

e angazhimit personal, shpërblimet, etj., do të jetë qasja që duhet përdorur.

Ja vlen të theksohet ndërgjegjësimi i njerëzve për problemet dhe ndryshimet e dëshiruara në sjellje,

ndërmarrja e veprimeve konkrete dhe shkëmbimi i përvojave për problemet e zgjidhjes së strategjive,

përvoja të cilat duhet të vizualizohen gjatë zbatimit të seancave të trajnimeve, si dhe për mënyrën e

mirëmbajtjes / konsolidimit dhe forcimit të rezultateve të arritura.

Përqëndrimi në ndërhyrjet e sjelljeve njerëzore përmes fushatave edukuese dhe ndërgjegjësuese është një

nga mjetet më efektive për të rritur sigurinë në rrugë. Fushatat duhet të promovojnë sjellje të sigurta

posaçërisht ndaj përdoruesve të cënueshëm të rrugëve (këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët).

5. Plani Mediatik

Duke kombinuar mjedisin mediatik në Shqipëri me rezultatet e Analizave Sasiore dhe Cilësore të bëra në

fazat e mëparshme të projektit, synojmë të krijojmë një përmbledhje të Mediave Shqiptare dhe kanaleve më

të përshtatshme për t'u përdorur në strategjinë tonë. Analizat tregojnë se Kanalet Televizive; Mediat sociale

dhe platformat Online janë burimet kryesore të informacionit, pavarësisht segmentit të përdoruesve të

Page 14: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 14

rrugës. Ekzistojnë tre burime të tjera informacioni që dukshëm përdoren më shumë nga kategoria e të

ashtuquajturve “arrogantët” krahasuar me dy segmentet e tjera të përdoruesve dhe këto janë: radio, tabelat

në rrugë dhe fletëpalosjet.

65%

54%

85%

78%

65%

28%

57%

41%

90%

79%

50%

13%

64%

38%

88%

81%

42%

7%

TV programs

Radio

Social media

News online

Billboards

Leaflets

Presumptuous Moderate Prudent

significantly higher percentage at 95% level of confidence)

Figura 3. Përdorimi i Medias nga grupet e arrogantëve, të moderuarve dhe të kujdesshmëve

Analiza dhe grafikët tregojnë se shqiptarët priren t'i referohen mediave tradicionale më shumë për

informacion të besueshëm, edhe pse media online ka fituar terren: 73% e të anketuarve thanë se kishin

tendencë të besonin informacionet në TV, krahasuar me 43% që kishin besim në radio dhe media të

shtypura, dhe 46 % që i besojnë mediave online. Sipas të njëjtit sondazh, 89% e shqiptarëve thanë se

shikojnë TV çdo ditë, në krahasim me 42% që përdorin internetin dhe 25% shtypin; Për më tepër, 84% e

njerëzve të anketuar treguan televizionin si burimin kryesor të informacionit për lajmet politike të

brendshme.

Koha e përgjithshme që popullsia kalon duke shikuar TV mbetet mjaft e lartë: 37% shikojnë nga një deri në

dy orë në ditë, 29% shikojnë më shumë se dy orë, dhe 25% shikojnë më shumë se katër orë.

Dy kanale televizive zënë rreth 70% të audiencës së përgjithshme të televizionit: Klan TV dhe Top Channel.

Faza e parë e fushatës publicitare dhe ndërgjegjësuese do të fillojë gjatë sezonit së pranverës dhe

kohëzgjatja do të jetë një muaj. Kjo fazë do të shërbejë për prezantimin e mesazhit në publik dhe informimin

e popullatës në lidhje me sigurinë në rrugë. Fokusi kryesor i fushatës do të jetë grupi ynë kryesor i

identifikuar nga anketimi, dhe grupi sekondar do të jetë publiku i përgjithshëm.

Publiciteti i planifikuar përfshin çdo kanal komunikimi të zgjedhur në fazat e mëparshme. Media kryesore e

përdorur do të jetë Televizioni, i cili zë 50% të buxhetit. Reklama e synuar për transmetim në TV llogaritet

midis 10 dhe 15 sekondave, dhe do të transmetohet në të njëjtën kohë në nivel kombëtar dhe lokal. Fokusi

Page 15: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 15

gjatë kësaj pjese do të jetë në nivelin kombëtar me dy kanale televizive kombëtare, televizionin publik dhe

tre kanale taktike. Për të pasur frekuencë ditore ne propozojmë përdorimin e kanaleve televizive lokale në

Vlorë; Elbasan; Durrës dhe Shkodër. Kanalet kryesore televizive do të jenë TV Klan, Top Channel dhe TVSH.

Këto kanale televizive, sipas sondazhit tonë, ishin zgjedhja e parë për 69% të audiencës. Tre kanalet e tjera

taktike, News 24, Vizion +, Ora News, do të ndihmojnë në rritjen e frekuencës.

Në nivelin lokal, ne propozojmë kanalet televizive lokale në Vlorë; Elbasan; Durrës dhe Shkodër, duke marrë

parasysh koston e tyre të ulët dhe frekuencën jashtëzakonisht të lartë. Nëpërmjet këtyre kanale televizive

synojmë të rrisim frekuencën dhe shikueshmërinë ditore në katër qytetet e tjera, përveç Tiranës.

Kanali i dytë më i rëndësishëm i komunikimit do të jenë mediat sociale, me synim shënjestrimin e publikut

bazuar në kategoritë e mëposhtme: Mosha; Vendndodhja; Edukimi; Interesat. Filtrat e dedikuar do të

aplikohen për të rritur shikueshmërinë. Gjatë fazës së parë, fokusi i publicitetit dhe fushatës ndërgjegjësuese

në mediat sociale do të jetë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Mediat online, Radio dhe tabelat reklamuese në rrugë, do të përdoren në mënyrë të moderuar për të

siguruar që mesazhi të transmetohet në mënyrën e duhur për grupet e synuara.

Ne propozojmë që Fushata e dytë e publicitetit dhe ndërgjegjësimit të ndodhë gjatë kohës së verës për

arsyet e mëposhtme: Rritje e lëvizjes në rrugë; Rritja e lëvizjes së popullsisë për shkak të pushimeve verore;

Rritja e përdorimit të mediave; Rritje e numrit të aksidenteve me vdekje gjatë kësaj periudhe.

Bazuar në arsyet e lartpërmendura, ne propozojmë një zhvendosje në strategjinë e fushatës së publicitetit

dhe ndërgjegjësimit duke u përqëndruar në qytetet afër detit (Durrës, Vlorë, Shkodër) dhe shtimin e

përdorimit të kanaleve televizive lokale; Mediat Sociale; Radio; tabelat reklamuese në rrugë dhe uljen e

përdorimit të kanaleve televizive kombëtare dhe Online. Kjo fushatë do të zgjasë 8 javë, në mënyrë që të

mbulojë një spektër më të gjerë njerëzish.

Gjatë fazës së dytë ne propozojmë të përqëndrohemi së pari në kanalet televizive lokale dhe më pak në ato

kombëtare. Kjo do të japë mundësinë që brenda të njëjtit buxhet të rritet numri i spoteve TV. Duke u

përqëndruar në kanalet lokale në qytete buzë detit, në këtë mënyrë do të kemi shikueshmëri më të mirë.

E njëjta strategji do të zbatohet për Mediat Sociale me synime të përqendruara më shumë në qytete dhe

vendndodhje të përdorura gjerësisht gjatë pushimeve verore si Durrësi, Vlora dhe Shkodra.

Përdorimi i radios lidhet rreptësisht me drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët. Koha e verës rezulton në

një kohë të rritur udhëtimesh. Për këto arsye, ne propozojmë rritjen e kohës së transmetimit në Radio gjatë

fazës së dytë për t'u lidhur më mirë me udhëtarët. E njëjta strategji vlen edhe për komunikimin me tabelat

reklamuese në rrugë, të cilat do të vendoset në korridoret rrugore më të frekuentuara në Shqipëri.

Ne paraqesim një shembull të planit të veprimit për advokimin e mediave. Plani i veprimit për advokimin e

mediave duhet të jetë një dokument fleksibël që rregullohet vazhdimisht bazuar në zhvillimet e fushatës.

Nëse lindin mundësi të reja, duhet të identifikohen mënyrat me të cilat aktivitetet e medias mund të rritin

ndikimin e tyre dhe potencialisht të ndërtojnë ndërgjegjësim të mëtejshëm të publikut dhe të angazhojnë

vendimmarrësit për t’i arritur.

Page 16: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 16

Figure 4.Plani i veprimit të advokimit të medias

6. Specifikimet teknike të kanaleve të përzgjedhura mediatike

Bazuar në informacionin e lartpërmendur dhe Termave të Referencës, ne kemi përgatitur specifikimet

teknike të mëposhtme për kanalet e zgjedhura të mediave:

a. Kanal Televiziv – Reklamë Televizive të paktën 10 sekonda e gjatë

b. Radio – Reklamë Radiofonike të paktën 10 sekonda e gjatë

c. Materiali grafik i destinuar për shtypin

d. Reklamë me format të madh

e. Faqe interneti interaktive

f. Mediat Sociale

Forca lëvizëse e propozuar e strategjisë do të jetë Televizioni, bazuar në audiencën e madhe dhe mundësinë

e transmetimit të mesazheve të plota me foto; zë i mbivendosur; efekte audio dhe titrat.

Reklamë TV – të paktën 10 sekonda e gjatë - të zhvillohen, prodhohen dhe regjistrohen në kopje të

shumëfishta në media ruajtëse nga agjencitë e specializuara siç kërkohet nga stacionet e transmetimit TV,

kinematë dhe faqet e internetit; një plan mediatik që siguron që mesazhi të përhapet në grupin e synuar dhe

mundësisht të mos zbehet kuptueshmëria e tij. Në modelin e përmbajtjes së fushatave, audienca e synuar që

duhet të arrihet duhet të tregohet në aspektin e karakteristikave socio-demografike, sjelljes dhe shprehive të

përdorimit të rrugës, gjuhës që do të përdoret, mënyrës që i përshtatet më së miri mjedisit kulturor shqiptar,

kostot indikative të prodhimit në shpërndarjen nga stacionet kryesore të transmetimit TV-shqiptare.

Reklame Radiofonike – të paktën 10 sekonda e gjatë - të zhvillohen, prodhohen dhe regjistrohen në kopje të

shumëfishta në media ruajtëse nga agjencitë e specializuara siç kërkohet nga stacionet e transmetimit në

radio; një plan mediatik që siguron që mesazhi të përhapet në grupin e mundësisht të mos zbehet

Page 17: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 17

kuptueshmëria e tij. Audienca e synuar që duhet të arrihet duhet të tregohet në aspektin e karakteristikave

socio-demografike dhe sjelljes dhe shprehive të përdorimit të rrugës, gjuhës që do të përdoret, mënyrës më

të mirë që i përshtatet mjedisit kulturor shqiptar, një kosto indikative në shpërndarjen nga stacionet

kryesore të transmetimit radiofonike shqiptare.

Në mënyrë që reklama të arrijë një reagim të mundshëm, do të kërkohet një frekuencë e caktuar minimale;

kjo quhet frekuencë efektive. Frekuenca efektive është numri optimal i ekspozimeve të kërkuara për të

transmetuar në mënyrë efektive mesazhin reklamues te audienca e dëshiruar. Në nivele më të ulëta të

frekuencës, mesazhi mezi do të vihet re nga audienca e synuar. Ndërsa frekuenca rritet, gjasat që mesazhi të

të bëhet i njohur rriten, duke rezultuar në një shkallë më të madhe reagimi.

Intervistat në TV dhe radio nuk janë vetëm një shans për të folur rreth fushatës sonë, ato janë një shans për

të ndikuar drejtpërdrejt në qëndrimet e supozuar të drejtuesve të rinj mbi sigurinë në rrugë dhe sjelljen e

tyre në rrugë. Ne duhet të sigurojmë që zëdhënësit janë të aftë për transmetimin e mesazheve të fushatës

dhe të jenë në gjendje të paraqesin një argument koherent dhe pasionant në një situatë me tension të lartë.

Disa intervista mund të përfitojnë nga një ton më i gjallë dhe më entuziast, por është e rëndësishme që të

tingëllojnë si duhet, serioze kur flasim për vdekje dhe lëndime, si dhe të përçojnë një sens profesionalizmi,

që tregon se ju jeni ekspert në këtë fushë. Ajo / ai mund t'i referohet rëndësisë së sigurisë rrugore për

familjet dhe komunitetet - fushata ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzve, parandalimin e familjeve nga vuajtjet

dhe bërjen e rrugëve më të sigurta për të gjithë. Ne mendojmë të punojmë me njerëz që në të kaluarën kanë

mbetur të lënduar dhe të dëmtuar në aksidente rrugore, dhe t'u japim atyre një shans të flasin për përvojat e

tyre, nëse dëshirojnë të përfshihen në këtë mënyrë. Kjo mund të përfshijë shkruarjen e disa rasteve

studimore mbi përvojat e tyre që ne do i publikojmë në internet dhe përmes mediave, ose mund të përfshijë

ftimin e tyre për të folur në një event ose përmes intervistimit në media.

Materiali grafik i destinuar për shtypin (reklamë, fletëpalosje, etj.) dhe për Internetin – do të zhvillohet,

prodhohet dhe riprodhohet në kopje të shumëfishta nga agjensi të specializuara, me një plan mediatik që

siguron që mesazhi të përhapet në grupin e synuar pa e zbehur kuptimin e tij. Dy modele të përmbajtjes së

propozimeve për krijime grafike duhet të krijohen në përputhje me modelin e konceptit të spotit Televiziv

për sa i përket: audiencës së synuar që të arrihet nga karakteristikat socio-demografike dhe sjellja dhe

zakonet e përdorimit të rrugës, gjuha që do të përdoret, mënyra më e mirë që i përshtatet mjedisit kulturor

shqiptar.

Reklama e madhe (në ambiente të jashtme) – të zhvillohet, prodhohet dhe shtypet në kopje të shumëfishta

nga agjensi të specializuara, me një plan mediatik që siguron që mesazhi arrin tek grupi i synuar pa u

dobësuar kuptimi i tij. Një version në gjuhën shqipe i modeleve tashmë konceptuale të materialeve grafike

ekzistuese dhe dy propozimeve të modeleve të reja konceptuale duhet të zhvillohen për krijime reklamash

në përputhje me modelin konceptual të spotit televiziv të përgatitur, duke treguar formatin më të mirë për

t'u përdorur, pikat më të përshtatshme për t'u shfaqur etj.

Faqja interaktive e internetit e projektuar për të përfshirë materiale që lidhen me aspektet thelbësore të

kësaj fushate dhe ato që japin ilustrimin grafik të saj (d.m.th. në lidhje me çështjet që lidhen me pasojat e

sjelljes dhe sigurinë e trafikut rrugor në përgjithësi); gjithashtu përmban një blog on-line diskutimesh, i

zhvilluar përgjithësisht si modern për sa i përket përmbajtjes dhe formës së tij, dhe i pozicionuar në një nga

motorët kryesorë të kërkimit. Përmbajtja dhe materialet përkatëse të përgatitura për të mbështetur

zhvillimin e faqes së internetit do t'u paraqiten palëve të interesuara në kohën e duhur.

Mediat Sociale - Mediat sociale janë mediat për ndërveprim social si një super-grup përtej komunikimit

shoqëror. Duke u angazhuar me përdoruesit e rrugës përmes mediave sociale dhe duke inkurajuar

Page 18: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 18

përhapjen, fushatat bëhen më të efektshme. Ndërsa mesazhet shpesh shpërndahen përmes një shoku të së

njëjtës grupmoshë, kjo krijon vetëdije. Kjo ka një ndikim shumë më të madh kur krahasohet me të njëjtin

mesazh që vjen nga një i rritur ose prind, ose përmes mediave tradicionale si TV, radio ose shtyp. Duke

inkurajuar publikun që të marrë pjesë aktive në diskutime, media sociale krijon biseda nëpër komunitete që

ngrejnë shqetësime urgjente për çështjet e sigurisë rrugore. Përmbajtja që është tërheqëse për përdoruesit

përhapet përtej llogarisë personalenë median sociale, pasi çdo përdorues bashkëvepron me të tjerët që kanë

të njëjtin interes, dhe ndajnë përmbajtjen me komunitetin e tyre.

Videoja në Facebook përdoret me ritme më të larta çdo vit. Sfida është shumëllojshmëria e tyre, pasi ka

shumë video që mund t'i ndani në Facebook. Secili format i videos ka dimensione dhe lente të ndryshme, të

cilat mund të bëjnë konfuz të kuptoni nëse jeni duke ngarkuar apo jo formatin e saktë. Mund të shmangni

çdo problem teknik duke ndjekur specifikimet e videos në Facebook. Dimensionet e rekomanduara të videos

janë 1280 x 720 për Peizazhe dhe Portrete. Gjerësia minimale është 600 piksel (gjatësia varet nga raporti i

aspektit) për Peisazhin dhe Portretin. Raporti i aspektit të peizazhit është 16: 9. Raporti i aspektit të portretit

është 9:16 (nëse videoja përfshin lidhje, raporti i aspektit është 16: 9). Aparati celular i jep të dy llojet e

videos në aspektin e raportit 2: 3. Madhësia e skedarit maksimal është 4 GB. Format e rekomanduara të

videos janë .MP4 dhe .MOV. Maksimumi i gjatësisë së videos është 120 minuta. Kornizat maksimale të

videos 30fps. Kufijtë e Karakterit - Numërimi maksimal: 2,200 karaktere. Rekomandohet: 90 karaktere (nëse

përdoret lidhja). Maksimumi i titullit: 25 karaktere. Maksimumi i përshkrimit të lidhjes: 30 karaktere.

Instagram mundësoi publikimin e videove në 2013 dhe shpejt arriti sukses të mjaftueshëm për të filluar

reklamimin në platformë e tij në 2015. Qysh atëherë, gati 71% e bizneseve përdorin Instagram-in për të

arritur audiencën e tyre thelbësore në mënyrë më efikase. Për më tepër, më shumë se 5 milion njerëz

shikuan videot e krijuara me markë në Instagram në tremujorin e pare të 2017. Pra, është e panevojshme të

thuhet, videot në Instagram vlejnë absolutisht për investime.

I njohur si motori i dytë më i madh i kërkimit pas Google, YouTube është një rrjet thelbësor me përmbajtje

video. Në fakt, koha mesatare e kaluar në YouTube nga 18-49 vjeç, u rrit me 74%. Për tregtarët, YouTube

është një hapësirë e shkëlqyeshme për të promovuar, edukuar dhe shkëmbyer përmbajtje video rreth

markës së tyre. Ndërsa YouTube lejon përdoruesit të ngarkojnë lloje të ndryshme të formateve të mediave

dhe të përdorin mjaft dimensione të ndryshme, në mënyrë organike, ekziston me të vërtetë vetëm një

format për riprodhim videosh. Këto video duhet të ndjekin të gjithë raportin 16: 9, por mund të ngarkohen

në raportin 4: 3.

7. Mënyra me kosto efektive dhe me impakt për kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit social

Për më tepër, shembujt e praktikave më të mira nga vendet e tjera tregojnë se ka mënyra të tjera me kosto

më të efektshme dhe me më ndikim për kryerjen e fushatave të ndërgjegjësimit shoqëror përmes integrimit

të tyre në zbatimin e projekteve ose nismave të tjera më të mëdha, të tilla si: U kërkohet fushatave sociale të

drejtohen nga transmetimi i mediave kryesore pa pagesë nën rregulloren e Këshillave Audiovizivë; Futja e

mesazheve të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore në projektet e punës për mirëmbajtjen e rrugës, që është

një mënyrë shumë efikase për të arritur audiencën e synuar; Përfshirja e elementeve të fushatave të

ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore në projektet rrugore të planifikuara ose të vazhdueshme në mënyrë

sistematike për të arritur qëndrueshmërinë e strategjisë kombëtare të sigurisë rrugore; Eksplorimi i

Page 19: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 19

mundësisë për përfshirjen e elementeve të fushatave të ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore në programet e

Përgjegjësisë Sociale të Korporatave të mëdha private (p.sh. kompani të sigurimeve, tregtarë makinash dhe

kompani për blerjen dhe dhënien me qira, Kompanitë e Transportit dhe Logjistikës, korporatat e mëdha të

energjisë, ndërmarrjet e ndërtimit, ndërmarrjet e telekomunikacionit, bankat dhe institucionet financiare,

etj), veçanërisht nëse i konsiderojnë si një kauzë të mirë aktivitete të tilla sociale si një mundësi për

promovimin e emrit të tyre tregtar, gjithashtu mund të ekzistojë një rregullore që i lejon ata të përfitojnë nga

zbritjet e taksave nëse angazhohen në aktivitetet e ndërgjegjësimit shoqëror.

Studime të reja, tregojnë se përgjysmimi i numrit të vdekjeve në rrugë mund të përbëjnë rreth 10% të PBB-

së për frymë. Numri i madh i aksidenteve rrugore në vendet me zhvillim të shpejtë ka treguar që siguria

rrugore nuk është një luks, por një domosdoshmëri për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik. Kjo është arsyeja

pse investimi në sigurinë rrugore është investim në shpëtimin e jetës dhe përmirësimin e ekonomisë. Kështu

që, për Qeverinë Shqiptare përbën një argument i mirë ndarja e fondeve nga kompanitë e sigurimeve në

fondin dhe projektet e sigurisë rrugore.

Palët e interesuara të përfshira në ekosistemin e sigurisë rrugore mund të luajnë një rol të domosdoshëm në

zvogëlimin e aksidenteve rrugore dhe vdekjeve. Seksioni i mëposhtëm jep detaje për të gjithë palët e

interesit kryesorë të përfshirë në sigurinë rrugore.

Figura 5. Palët e interesit në sigurinë rrugore

Institucionet qeveritare: mund të ndahen në institucione qeveritare qëndrore dhe shtetërore. Qeveria mund

të luajë një rol themelor për të siguruar zbatimin e fushatave të publicitetit dhe ndërgjegjësimit të sigurisë

rrugore, duke siguruar udhëheqje të mjaftueshme dhe kornizë të qëndrueshme.

Institucionet arsimore / universitetet: Institucionet arsimore dhe universitetet mbjellin farat e edukimit

bazik dhe jetësor për secilin individ. Këto institucione mund të nxisin kulturën dhe zakonet e sigurisë rrugore

që në moshë të re në jetën e një personi. Shkollat / universitetet duhet të formojnë një angazhim zyrtar për

të promovuar arsimim efektiv mbi sigurinë rrugore në shkolla dhe universitete.

Instituti për Shkencat e Transportit KTI (Hungari) është një institut kërkimi jo-fitimprurës në fushën e sigurisë

rrugore, mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të energjisë së transportit dhe aplikimit të teknologjive

Page 20: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 20

inteligjente. Ky institute mbulon të gjithë sektorin e transportit në lidhje me mënyrat e ndryshme si

transportin hekurudhor, rrugor, ujor si dhe transportin ajror. Programi i shkollës “Mbi dy Rrota”, i zhvilluar

në bashkëpunim me "Honda Safety Hungaria", bazohet në strategjinë dhe parimet e "Jeta në Programin e

Rrugës ", si pjesë e programit Kombëtar të Sigurisë Rrugore.

Projekti shquhet për qasjen e tij arsimore profesionale: bazohet në analizën shkencore të aksidenteve dhe

zhvillohet me ndihmën e trajnerëve me përvojë. Ndërveprimi, duke kombinuar prezantimet me praktikat,

siguron efektivitetin e trajnimit. Një meritë shtesë e programit është që ndërsa mbulon një shtet të tërë,

gjithmonë përshtatet me rrethanat lokale në mënyrë që studentët të marrin këshilla realiste dhe të

dobishme për të shmangur aksidentet në jetën e tyre të përditshme.

Figura 6. Programi shkollor “Mbi dy-Rrota”, KTI

Media / reklamuesit: Media dhe reklamat janë shfaqur si një nga mjetet më me ndikim në rritjen e

ndërgjegjësimit të komunitetit dhe ndikimin e ndryshimit shoqëror. Media / reklamuesit mund të luajnë një

rol të rëndësishëm në mbështetjen e nismave të ndryshme të sigurisë rrugore përmes raportimit të tyre

funksional, ndërmarrjes së iniciativave, shfaqjes së kostos reale të aksidenteve rrugore dhe inkurajimin e

reklamave që promovojnë sigurinë rrugore. Reklamuesit mund të inkurajojnë praktikat dhe produktet më të

sigurta përmes sinjalistikës së ndryshme të instaluar në vende kyçe. Media / reklamuesit duhet të

reklamojnë me përgjegjësi automjetet e motorizuara dhe nuk duhet të lidhin shpejtësinë me shkëlqimin.

Policia dhe agjensitë e zbatimit: Policisë i është dhënë përgjegjësia kryesore për të menaxhuar sigurinë

rrugore dhe për të inkurajuar drejtimin e sigurt të mjetit në rrugë. Ajo kontribuon ndjeshëm në zbatimin e

planeve të sigurisë rrugore. Për më tepër, politikat e rrepta të zbatimit, edukimi i qytetarëve dhe inkurajimi i

sigurisë rrugore do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë. Australia ka një përvojë interesante në këtë

drejtim. Faqja e internetit e policisë ka një mundësi që ofron informacione për sigurinë rrugore. Në faqen e

tyre lexojmë si vijon: «Fushatat për sigurinë rrugore luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e komunitetit

për rreziqet në rrugët tona, në përpjekje për të zvogëluar lëndimet serioze dhe vdekjet në Australinë e Jugut.

Roli i komunikimit në kërkim të përmirësimit të sjelljes së përdoruesve të rrugës nuk mund të nënvlerësohet.

Fushatat tona inovative janë krijuar për të tërhequr vëmendjen dhe ndikuar komunitetin për të krijuar një

mjedis rrugor të sigurt për të gjithë ne.

Page 21: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 21

Figura 7. Website i Policisë së Australisë së Jugut

Një nga shembujt më të mirë në këtë drejtim është “Këqyrësi i Shpejtësisë (Speedwatch) i Komunitetit

(CSW)”. Është një iniciativë kombëtare ku pjestarë aktivë të komunitetit bashkohen me mbështetjen e

Policisë për të monitoruar shpejtësinë e automjeteve duke përdorur pajisje për zbulimin e shpejtësisë.

Automjetet që tejkalojnë kufirin e shpejtësisë i raportohen Policisë me qëllim instruktimin e drejtuesve të

mjeteve për të ulur shpejtësinë e tyre. Në rastet kur instruktimi nga policia injorohet dhe zbulohet përsëri

tejkalim i shpejtësisë apo edhe shkelje të tjera (madje edhe përtej kufijve të qarkut), atëherë vijohet me

zbatimin e ligjit dhe ndjekjen penale.

Figura 8. Këqyrësi i Shpejtësisë (Speedwatch) i Komunitetit

CSW Online punon në emër të Policisë dhe komunitetit për të organizuar dhe koordinuar aktivitetin e CSW.

Vullnetarët marrin trajnime të përshtatshme dhe mbështeten nga stafi i ekipit të policisë në lagje (NPT).

Skema synon të trajtojë problemin e tejkalimit të shpejtësisë, reale ose të perceptuar, dhe përmes

partneritetit me komunitetin ajo duhet të përdoret në rrethana të domosdoshme, të justifikueshme dhe

proporcionale në mënyrë që: Të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe lëndimeve në rrugë; Përmirësimi i cilësisë

së jetës për komunitetin; Ulja e shpejtësisë së automjeteve në kufirin e shpejtësisë; Rritja e ndërgjegjësimit

të publikut për shpejtësinë e papërshtatshme. “Këqyrësi i shpejtësisë” nuk ka të bëjë me ndërhyrjen në

Page 22: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 22

sjelljen e fqinjëve; është një zgjidhje proaktive për të përmirësuar sigurinë dhe cilësinë e jetës për të gjithë

në komunitet.

Qendrat shëndetësore / profesionistët: Mjekët / profesionistët e shëndetit ndikojnë në mendimin dhe

perceptimin e një personi në një masë të madhe duke dhënë arsye shkencore për situatën. Qendrat

shëndetësore / profesionistët mund të ndërmarrin nisma për të edukuar qytetarët përmes mediave të

ndryshme në lidhje me masat e sigurisë rrugore.

Transporti: Departamenti i Transportit, përfshirë transportin publik, duhet të përqendrohet në masa të

sigurta drejtimi për qytetarët, siç janë korsia e autobusëve, kufijtë e shpejtësisë etj. Vëmendje e veçantë

duhet t'i kushtohet këtyre departamenteve për nevojat e sigurisë së personave me aftësi të kufizuara fizike,

fëmijëve, këmbësorëve, automjeteve jo-motorike dhe motoçiklistëve duke siguruar korsi të veçanta dhe

sinjalistikë të duhur.

Rrugë dhe autostradë / planifikuesit: Këto agjenci mund të përmirësojnë performancën e sigurisë së rrjetit

rrugor duke siguruar planifikimin, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e duhur të rrugës dhe

autostradave. Planifikimi i rrugëve duhet të aplikojë teknika të zvogëlimit dhe parandalimit të aksidenteve

rrugore për të krijuar një rrjet rrugor të sigurt për të ardhmen.

Agjensitë e sigurimeve: Agjencitë e sigurimeve duhet të promovojnë sjellje të sigurta në rrugë dhe duhet të

bëjnë fushata në lidhje me procedurat e sigurisë. Këto agjenci gjithashtu mund të dalin me skema inovative

për të siguruar stimuj për qytetarët që vozisin me siguri gjatë periudhës së primit të agjencisë së sigurimeve.

Industria e sigurimeve është gjithashtu pjesë kryesore e këtij koalicioni. Duke luajtur një rol të rëndësishëm,

edhe pse disi të fshehur në axhendën e sigurisë rrugore, kjo industri siguron gati 1 miliard automjete

globalisht, duke ndihmuar në uljen e kostove të aksidenteve rrugore për shoqërinë dhe ekonominë.

Nga përmirësimet në sigurinë rrugore do të përfitonin si publiku ashtu edhe industria e sigurimeve. Mbulimi i

sigurimeve me bazë të gjerë siguron që kostot e shëndetit dhe pronës për viktimat e aksidenteve rrugore të

jenë të mbrojtura, por gjithashtu edhe kompanitë e sigurimeve do të përfitonin duke zgjeruar tregun e tyre.

Në të njëjtën mënyrë, nga ulja e numrit ose ashpërsisë së aksidenteve do të përfitonim të gjithë ne, ndërsa

do të zvogëlohej gjithashtu vëllimi i kërkesave për dëmshpërblim ndaj kompanive të sigurimeve.

Në fakt një motivues i madh për të krijuar praktika të mira të sigurisë rrugore është përgjegjësia personale.

Një drejtues mjeti që dëshiron të arrijë një rekord sigurie ka më shumë të ngjarë të shmangë aksidentet sesa

një drejtues që nuk do t’ja dijë për sigurinë. Nëse sigurimi është i projektuar dhe implementuar mirë, ai

mund të ketë një ndikim të madh për përmirësimin e sigurisë rrugore.

Duke pasur parasysh këtë pozicionim të fortë, ekziston mundësia për industrinë e sigurimeve të marrë një rol

udhëheqës në kauzën e rrugëve më të sigurta. Konkretisht, ne besojmë se ka pesë fusha ku kompanitë e

sigurimeve mund të japin një kontribut të rëndësishëm:

1. Vendosja e sigurisë rrugore në produktet dhe shërbimet e sigurimeve, siç janë mekanizmat e

bonus/malus në sigurime. Çmimi i bazuar në rrezik është një mjet i fuqishëm në promovimin e

përgjegjësisë personale, pasi lidh ndodhjen e një aksidenti me ekonominë e pagesës së atyre

pasojave, të cilat nga ana e tyre gradualisht çojnë në lëvizje më të sigurt dhe ndryshim të sjelljes.

2. Promovimi i teknologjive të reja që informojnë përdoruesit e rrugës për sjelljen gjatë drejtimit të

mjetit, përmes aplikacioneve dhe mjeteve të tjera. Lidhur me politikat e sigurimeve dhe çmimet e

bazuara në rrezik, kjo mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

Page 23: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 23

3. Sigurimi i njohurive dhe kërkimeve të përbashkëta, të drejtuara nga të dhënat, për të kontribuar në

një kuptim më të mirë të shkaqeve të aksidenteve rrugore dhe sjelljes së sigurt në rrugë.

4. Investimi në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për faktorët e rrezikut për përdoruesit e rrugës

(shpejtësia, përdorimi i alkoolit, mungesa e rripave të sigurimit, sezonaliteti), me fokus tek

përdoruesit e rrezikuar të rrugës, siç janë fëmijët, motoçikletat dhe automjetet jo motorike.

5. Partneriteti me autoritetet publike dhe shoqërinë civile, shkëmbimin e ekspertizës dhe zhvillimin e

mënyrave inovative për të zhvilluar dhe financuar politikat dhe programet e sigurisë rrugore.

Shumë nga këto kontribute tashmë janë duke treguar sukses në vende dhe rajone specifike. Por çfarë do të

duhet për të arritur zgjidhje të suksesshme dhe për t'i përhapur ato në një shkallë të gjerë në Shqipëri?

Kërkon një angazhim të përbashkët në një proces partneriteti publik-privat që kombinon zhvillimin e një

mjedisi të mundshëm lehtësues, ndërtimin e institucioneve dhe programeve të forta publike, dhe një sektori

privat që ka kapital dhe njohuri për të përfshirë me sukses sigurinë rrugore në produktet e sigurimeve.

Në këtë drejtim është inkurajuese puna dhe angazhimi fillestar i një numri në rritje të kompanive të

sigurimeve. Gjatë Konferencës së 2-të të fundit Globale të Nivelit të Lartë për Sigurinë Rrugore në Brazil, për

shembull, në një panel diskutimi të thirrur nga IFC, Banka Botërore dhe AXA, katër kompani ndërkombëtare

të sigurimeve u zotuan të forcojnë angazhimet e tyre në sigurinë rrugore, në partneritet me autoritetet

publike dhe shoqërinë civile. Ky është një hap në drejtimin e duhur, dhe kemi nevojë për më tepër veprime

dhe angazhime të tilla.

Në disa shtete ndërmarrjet e sigurimeve bien dakord të kontribuojnë një përqindje të caktuar të primit mbi

baza vullnetare. Për sa kohë që të gjitha kompanitë e sigurimeve bien dakord, kjo nuk ndikon në

konkurrencën e tyre. Për shembull, në Fixhi, vetëm pesë deri në gjashtë kompani të sigurimit ofrojnë sigurim

motorik. Shumat që mblidhen nga sigurimi i palëve të treta kontrollohen dhe duhet të miratohen nga

Komisioneri i Sigurimeve. Me krijimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë Rrugore (NRSC) u vendos një taksë

"vullnetare" prej 10% e primeve të sigurimit motorik të përgjegjësisë ndaj palëve të treta për të financuar

NRSC. Të ardhurat nga kompanitë e sigurimeve sigurojnë rreth 60% të të ardhurave vjetore të NRSC, me 10%

të tjera të financuara nga qeveria. Një 30% i mëtejshëm mblidhet nga NRSC nga sponsorizimi tregtar (shitësit

e automjeteve, ndërmarrjet e naftës dhe bankat) dhe nga mbledhja e fondeve. Ky model do të ishte i

dobishëm edhe në Shqipëri. Është e mundur që të ulet përqindja me 5% dhe është e rëndësishme të

shpenzohen disa të ardhura në fushata publicitare dhe ndërgjegjësuese.

Tetë kompani shqiptare të sigurimeve bëjnë në Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë. Përgjegjësitë e saj

kryesore kanë të bëjnë me:

Mbështesin kompanitë e sigurimeve që promovojnë kontratat e sigurimeve dhe bashkëveprojnë me

organet qeveritare (p.sh. me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare)

Mundohen tu qëndrojnë afër universiteteve për të shpjeguar se si funksionon sektori i sigurimeve

dhe gjithashtu mësuesve nëpërmjet mësimit profesional përmes programit zvicerian

Përpiqen të përmirësojnë rregulloret për kompanitë e sigurimeve

Aktualisht, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë po bën përpjekje të jetë pjesë e Sigurimit Evropian në mënyrë

që të marrë përvojë shtesë. Kompanitë e sigurimeve paguajnë taksat dhe gjithashtu 1.5% të të ardhurave të

tyre (rreth 2 milion € - qarkullimi i vitit të kaluar 120 milion €) pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ata nuk e mbështesin buxhetin e qeverisë për aktivitete të sigurisë rrugore pasi nuk është i detyrueshëm me

Page 24: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 24

ligj. Për më tepër, ata nuk do të ishin dakord për financimin e veprimeve qeveritare për sigurinë rrugore pasi

aktualisht nuk ka ndonjë buxhet specifik për të.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Policinë e Trafikut Rrugor në disa projekte (p.sh.

instalimi i kamerave dhe pajisjeve për të kontrolluar targat dhe dokumentacionin e automjeteve), dhe

gjithashtu mbështet ARRSH-në duke ndihmuar në raste e aksidenteve rrugore dhe lobon për ndryshimin e

legjislacionit. Për më tepër, ajo ka krijuar një Memorandum Mirëkuptimi me Organizatën e Prodhimit dhe

Biznesit (Anëtar Shqiptar i arsimit)

Sipas legjislacionit kombëtar, dëmshpërblimi maksimal në rastin e viktimave të aksidenteve rrugore në

Shqipëri 150,000 €. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ka informacione mbi koston e aksidenteve, vdekjeve

dhe lëndimeve si pasojë e aksidenteve rrugore në Shqipëri.

Sidoqoftë, MIE dhe Policia Rrugore po promovojnë në mënyrë aktive përfshirjen e sektorit privat (kompani të

sigurimeve, Automobile Club Albania dhe disa OJQ të tjera) në aktivitete të përbashkëta promovuese për

sigurinë rrugore. Për më tepër, ekziston një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare (MIE

dhe MB) dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (nën Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare) me qëllim

koordinimin dhe bashkëpunimin e përbashkët për të rritur efikasitetin e legjislacionit për sigurinë rrugore

dhe zbatimin e plotë të Kodit Rrugor.

Agjensia e trajnimit dhe liçensimit të drejtuesve të mjetit: Autoshkolla duhet të sigurojë seanca teorike mbi

ligjet e trafikut rrugor, sjelljen dhe teknikat e sigurta të drejtuesit të mjetit, kushtet e rrugës, procedurat e

mirëmbajtjes dhe sigurinë e automjeteve, së bashku me mësimet praktike të drejtimit për të trajnuarit.

Agjensia e liçencimit gjithashtu duhet të nxisë sjellje të përgjegjshme në mesin e drejtuesve të rinj. Duhet të

bëhet një test teknik rreth bazave të drejtimit të sigurt dhe të ketë një faktor të shtuar në provimet e

liçensimit.

Industria e Hotelerisë: Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është një nga arsyet kryesore për aksidentet

rrugore. Hotelet / industria e Hotelerisë duhet të kenë politika të rrepta për të mos lejuar asnjë mysafir të

ngasë mjetin në gjëndje të dehur. Kjo industri duhet të adoptojë standarde përgjegjësie të ofrimit të alkoolit

dhe të kryejë testin e alkoolit për mysafirët që janë në timon. Industria e hotelerisë, së bashku me industritë

e prodhimit të alkoolit, duhet të reklamojnë me përgjegjësi mbi efektet anësore të pirjes dhe ngarjes së

mjetit në gjëndje të dehur.

Organizatat profesionale / korporatat: Ata duhet të hartojnë politika të brendshme të sigurisë për stafin e

tyre dhe gjithashtu duhet të promovojnë praktika të sigurta në operacionet e flotës së mjeteve të tyre,

prodhimin e automjeteve dhe importit etj. Operatorët që kanë një flotës të madhe mjetesh, mund të

inkurajojnë stafin e tyre të marrin pjesë në kurse drejtimi mjeti justifikuese, dhe aty ku është e mundur të

sponsorizojnë ose sigurojnë kurse të tilla për personelin në ambientet e tyre. Mbi të gjitha, qytetarët janë

palët kryesore të interesit për sigurinë rrugore. Ata duhet të sillen me përgjegjësi në rrugë dhe të marrin

përgjegjësinë e të gjithë drejtuesve të mjeteve në rrugë. Midis palëve të interesuara, organizatat

profesionale dhe subjektet e korporatës kanë një ndikim shumë të fortë, pasi grupmosha e cila është më e

prekur nga aksidentet rrugore, hyn në kategorinë e 15–29 vjeçarëve. Këta qytetarë janë duke punuar

kryesisht për subjektet e korporatave dhe mund të trajnohen për praktikat e sigurisë rrugore nga organizatat

e tyre përkatëse.

Subjektet e korporatave mund të vijojnë me masat e sigurisë rrugore në tre nivele: Masat e sigurisë me

shënjestër punonjësit: programe, të cilat synojnë drejtpërdrejt punonjësit e korporatave; Masat e sigurisë në

nivel korporate: programe, të cilat ndërmerren në një shkallë të përmirësuar dhe kanë një ndikim të gjerë në

Page 25: SHËRIM KONSULENE ASISTENË TEKNIKE PËR SIGURINË RRUGORE

Projekti i Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate (RRMSP) Shërbim Konsulence Asistencë Teknike për Sigurinë Rrugore

D-4.4 Shtojca 1

Shoqëri e Përbashkët NTU / EPTISA Faqe 25

shoqëri; Masat e sigurisë të lidhura me palët e treta: programet që synojnë palët e treta të lidhura me

korporatën qoftë në transportin e mallrave / materialeve ose punonjësve të kompanisë.

“Aigua de Rigat” është një kompani e madhe që është përgjegjëse për shpërndarjen e ujit në rajonin e

Katalonjës në Spanjë. Pas një analize të mobilitetit, kompania integroi sigurinë rrugore në planin e tyre të

parandalimit të rreziqeve të punës dhe ata morën ISO 39001. Kompania ka zgjeruar planin e saj ekzistues për

parandalimin e rreziqeve në punë, për të përfshirë rreziqet që punonjësit e saj hasin kur udhëtojnë në rrugë.

Pas analizës së hollësishme të lëvizjes (mobilitetit) të stafit, janë vendosur plane konkrete veprimi për të

përmirësuar sigurinë e udhëtimeve në rrugë të punonjësve në përditshmërinë e tyre. Këto plane përfshijnë

një gamë të gjerë veprimtarish, nga ngritja e vetëdijes për rreziqet e sigurisë rrugore deri te hetimet e

aksidenteve. “Aigua De Rigat” u vlerësua për gjithëpërfshirjen dhe natyrën parandaluese të strategjisë së saj

të sigurisë rrugore, e cila mbulon në mënyrë efektive të gjitha fushat kryesore të sigurisë rrugore në punë. Si

pjesë e grupit të “Suez Water Spain”, “Aigua de Rigat S.A.” ka hartuar një sistem që mund të aplikohet lehtë

për çdo kompani të grupit, si dhe për kompani të tjera me të njëjtën madhësi ose profil operimi.