shshpfa, gjeneralmajor gjunkshi priti zv/komandantin ... · pdf filee caoc 7, gjeneralmajorin...

16
E premte, 23 mars 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 12 (8114) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] UDHËTIM NË NATYRËN NJERËZORE Shtëpia kombëtare e memories ushtarake VASO TOLE FORCA DETARE 48 VJETORI I AQFA-së INTERVISTA “Do të zgjerojmë gamën e projekteve artistike në QKMBM” Zhvillohet konferenca e iniciativës rajonale ADRION Nëntetar Peci: Eagle 4 po bën një punë të shkëlqyer. Do të jem përsëri pjesë e misioneve faqe 7 faqe 6 faqe 10 faqe 15 Përtej dritëhijeve të një komandanti Ministri i Mbrojtjes, Imami i dorëzon “Medaljen e Paqes” presidentit Barzani Arben Imami: Ne vlerësojmë rolin tuaj personal për stabilitetin e Irakut, dedikimin tuaj ndaj popullit tuaj dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Vendosmëria juaj për të promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me etnitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Spahiu dhe SHSHPFA gjeneralmajor Gjunkshi Niset kontingjenti i 9 paqeruajtës “ALTHEA”, në Bosnje Hercegovinë faqe 2 faqe 8-9 faqet 8-9 Ministri Imami zhvilloi një seri takimesh me ministra të qeverisë së Rajonit Kurd të Irakut Policimi Ajror në fokus të takimit të Shtabit të Përgjithshëm me delegacionin e Komitetit të Përbashkët CAOC 7 KONFERENCA Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka merr pjesë në Sesionin VI të Forumit të Crans Montanës faqe 2 Baza Ajrore Farkë vlerësohet për operacionet nga Avokati i Popullit Avokati i Popullit Totozani: Ka shumë njerëz në këtë vend që bëjnë vepra të mira për qytetarët e tij, por ju keni një veçanti: Ju bëni të mirat duke heshtur, ju rrezikoni jetën tuaj në heshtje SHSHPFA, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin e CAOC 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper Objekti i këtij takimi ishte dhënia e asistencës dhe konsul- tave për Forcën Ajrore Shqiptare me qëllim që të arrijnë kapacitete të plota operacionale (FOC, ndërtimi i një Qendre Komandim–Kontrolli), përpara mbarimit të vitit 2012, kjo e përcaktuar nga Direktiva e SACEUR (Komandanti i Forcave Aleate në Europë). Ekipi i CAOC-7, e informoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së... faqe 5 faqe 5 Një bisedë me kolonel Bardhyl Hoxha, komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante dhe pedagogjike. Aty mëson se fjala logjistikë vjen nga greqishtja “logistikos” (λογιστικός) që do të thotë, “kuptim logjik” dhe derivon nga lógos” (λόγος), “fjalë” ose “rend”, në fakt për grekët e lashtë të dy konceptet ishin të ndërlidhura dhe të shprehura njëkohësisht. Për shqip- tarin e sotëm, kolonel Bardhin fjalë është një rend i përsosur, në një logjikë asimetrike. Ai i përket atij grupi drejtuesish të lartë të Forcave të Armatosura që ka kryer një arsimim të kompletuar, por dhe që ka kryer shumë detyra të rëndësishme. Të drejtuarit e Brigadës Logjistike është një dimension i ri i karrierës së tij për shkak të volumit shumë të madh të punës që përballon së bashku me stafin e tij, që për nga numri është katërshifror... Paqeruajtësit shqiptarë do të kenë për detyrë mbështetjen e Komandës së EUFOR, inspektimin e depove të armatim-municionit, kryerjen e operacioneve për pastrimin e fushave të minuara, evakuimin mjekësor të të dëmtuarve, dhënien e asistencës për lëvizjen e municioneve, si dhe kryerjen e detyrave të tjera në ndihmë të popullsisë Kolonel Beltoja: Kemi kryer 150 misione me mbi 200 orë fluturimi, në kushte të vështira faqe 3

Upload: ngodang

Post on 06-Feb-2018

237 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 1

E premte, 23 mars 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 12 (8114)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Udhëtim Në NatyrëN NjErëzorE

shtëpia kombëtare e memories ushtarake

Vaso tole

forca detare

48 Vjetori i aQfa-së

interVista“Do të zgjerojmë gamën e

projekteve artistike në QKMBM”

Zhvillohet konferenca e iniciativës rajonale aDriON

Nëntetar Peci: Eagle 4 po bën një punë të shkëlqyer. Do të jem

përsëri pjesë e misionevefaqe 7

faqe 6

faqe 10

faqe 15

Përtej dritëhijeve të një komandanti

Ministri i Mbrojtjes, imami i dorëzon “Medaljen e Paqes” presidentit Barzani

Arben Imami: Ne vlerësojmë rolin tuaj personal për stabilitetin e Irakut, dedikimin tuaj ndaj popullit tuaj dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Vendosmëria juaj për të

promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me etnitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme

Në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Spahiu dhe SHSHPFA gjeneralmajor Gjunkshi

Niset kontingjenti i 9 paqeruajtës “ALTHEA”, në Bosnje Hercegovinë

faqe 2

faqe 8-9faqet 8-9

Ministri Imami zhvilloi një seri takimesh me ministra të qeverisë së Rajonit Kurd të Irakut

Policimi Ajror në fokus të takimit të Shtabit të Përgjithshëm me delegacionin

e Komitetit të Përbashkët CAOC 7

Konferenca

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka merr pjesë në sesionin

Vi të Forumit të Crans Montanësfaqe 2

Baza Ajrore Farkë vlerësohet për operacionet nga Avokati i Popullit

Avokati i Popullit Totozani: Ka shumë njerëz në këtë vend që bëjnë vepra të mira për qytetarët e tij, por ju keni një veçanti:

Ju bëni të mirat duke heshtur, ju rrezikoni jetën tuaj në heshtje

ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin e caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper

Objekti i këtij takimi ishte dhënia e asistencës dhe konsul-tave për Forcën Ajrore Shqiptare me qëllim që të arrijnë kapacitete të plota operacionale (FOC, ndërtimi i një Qendre Komandim–Kontrolli), përpara mbarimit të vitit 2012, kjo e përcaktuar nga Direktiva e SACEUR (Komandanti i Forcave Aleate në Europë). Ekipi i CAOC-7, e informoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së... faqe 5

faqe 5

Një bisedë me kolonel Bardhyl Hoxha, komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante dhe pedagogjike. Aty mëson se fjala logjistikë vjen nga greqishtja “logistikos” (λογιστικός) që do të thotë, “kuptim logjik” dhe derivon nga lógos” (λόγος), “fjalë” ose “rend”, në fakt për grekët e lashtë të dy konceptet ishin të ndërlidhura dhe të shprehura njëkohësisht. Për shqip-tarin e sotëm, kolonel Bardhin fjalë është një rend i përsosur, në një logjikë asimetrike. Ai i përket atij grupi drejtuesish të lartë të Forcave të Armatosura që ka kryer një arsimim të kompletuar, por dhe që ka kryer shumë detyra të rëndësishme. Të drejtuarit e Brigadës Logjistike është një dimension i ri i karrierës së tij për shkak të volumit shumë të madh të punës që përballon së bashku me stafin e tij, që për nga numri është katërshifror...

Paqeruajtësit shqiptarë do të kenë për detyrë mbështetjen e Komandës së EUFOR, inspektimin e depove të armatim-municionit, kryerjen e operacioneve për pastrimin e fushave të minuara, evakuimin mjekësor të të dëmtuarve,

dhënien e asistencës për lëvizjen e municioneve, si dhe kryerjen e detyrave të tjera në ndihmë të popullsisë

Kolonel Beltoja: Kemi kryer 150 misione me mbi 200 orë fluturimi, në kushte të vështira

faqe 3

Page 2: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 20122 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Me ftesë të kryetarit të Forumit të Crans Monta-nës, Jean Paul Karteron,

zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka, mori pjesë në sesionin e 6 të tij, që u zhvillua në Bruksel në datat 8-10 mars 2012. Punimet e këtij sesioni ishin fokusuar në forcimin e bashkëpunimit mes shteteve për rritjen e rolit të vendeve afrikane, arabe dhe Lindjes së Largët, në procesin e ndryshimeve globale. Në sesionin e 6 të këtij forumi morën pjesë kryetarë shtetesh, anëtarë të kabineteve qeveritare, zonja të para, përfaqësues organizatash ndërkom-bëtare dhe të fushës së biznesit nga vende të ndryshme të botës. Gjatë se-ancave plenare të Forumit u diskutuan çështje kyçe që lidhen me impaktin që do të kenë në politikën dhe ekonominë afrikane ndryshimet në vendet arabe, përmirësimin e klimës në fushën e investimeve, si dhe implementimin e politikave globale në favor të forcimit industrial në këto vende. Gjithashtu rëndësi iu kushtua fushës së sigurisë globale dhe rolit që do të ndërmar-rin këto vende në favor të stabilitetit dhe ruajtjes së paqes. Përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse theksuan se ky rol është i lidhur ngushtë me një sërë faktorësh të tjerë siç janë:

Presidenti Barzani merr Medaljen e Paqes, ministri Imami i ftuar i posaçëm

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i dorëzon “Medaljen e Paqes” presidentit të Rajonit Kurd të Irakut, Masoud Barzani

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ishte i ftuar i posaçëm për t’i dorëzuar “Medaljen

e Paqes” akorduar nga Fondacioni i Mesdheut, presidentit të Rajonit Kurd të Irakut, Masoud Barzani. Ceremo-nia u zhvillua me datë 17 mars në kryeqytetin e këtij Rajoni, Erbil, ku ishin të pranishëm presidenti i del-egacionit italian në Asamblenë Parla-mentare të NATO-s, senatori Sergio de Gregorio, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Atlantikut të Veriut, Troels Froling dhe shumë person-alitete të tjera të politikës europiane. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ishte i ftuar në këtë ceremoni nga presidenti i Fondacionit të Mesd-heut, Michele Capasso, i njohur për dedikimin ndaj paqes dhe vlerësimit të figurave të mëdha politike që kanë kontribuar për paqen dhe stabilitetin në botë. Gjatë ceremonisë, ministri Imami vlerësoi rolin e Presidentit Barzani për paqen dhe stabilitetin në Irak dhe në rajonin e Lindjes së Afërme, si dhe kontributin e tij të veçantë për ndërtimin e një shteti irakian demokratik dhe të stabilizuar. “Ne vlerësojmë rolin tuaj personal për stabilitetin e Irakut, dedikimin tuaj ndaj popullit tuaj dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Vendosmëria juaj për të promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me et-nitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme,” - u shpreh z. Imami. Gjithashtu, ministri Imami theksoi faktin se ky ishte vendi ku kishin lindur dhe bashkëjetuar me shekuj të tërë fetë më të mëdha, dhe ky ishte një monument i njerëzimit, i cili duhet mbrojtur dhe promovuar nga të gjithë. Presidenti Barzani falën-deroi Fondacionin e Mesdheut për dhënien këtij titulli të rëndësishëm dhe u shpreh se populli kurd, pavarësisht vuajtjeve që ka pësuar gjatë historisë, nuk do të kërkojë hakmarrje, por do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rrugë paqësore. Gjatë qëndrimit të tij në Erbil, ministri Imami zhvil-loi gjithashtu një seri takimesh me ministra të qeverisë së Rajonit Kurd të Irakut, ku u diskutua për fusha të ndryshme bashkëpunimi midis dy palëve. Rajoni Kurd i Irakut ka për-jetuar zhvillim të shpejtë gjatë viteve të fundit, për shkak edhe të rritjes së nivelit të sigurisë dhe garantimit të stabilitetit të brendshëm politik.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka merr pjesë në Sesionin VI të Forumit të Crans Montanës

stabiliteti politik dhe forcimi i besimit të popullit për qeverinë e tij, forcimi ekonomik dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, kryetarët e shteteve prezantuan politikat qeverisëse dhe nënvizuan rëndësinë e madhe që ka përgatitja e Liderëve të Rinj, të cilët do të punojnë për zhvillimin e mëte-jshëm të kontinentit afrikan, vendeve arabe e Lindjes së Largët. Sesioni i 6

i Forumit të Crans Montanës i kushtoi vëmendje respektimit të drejtave të njeriut, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave, luftën kundër diskriminimit dhe ndërgjegjësimin social për respektim të barabartë me meshkujt. Zonja të Para të vendeve afrikane, ministre, përfaqësuese nga vendet arabe dhe Lindja e Largët, si dhe femra që drejtojnë procese

vendimmarrëse apo sektorin privat ndanë eksperiencat e tyre dhe sollën shembuj të përditshmërisë së vendeve nga vijnë. Në prezantimet e tyre u përmend fakti se femrat kanë po aq kapacitete të fuqishme për të ndryshuar botën, sa edhe meshkujt, ndaj është e nevojshme ndarja e ba-rabartë e detyrave dhe përgjegjësive, jo vetëm si detyrim i respektimit të ligjeve e konventave ndërkombëtare, por edhe si e drejtë e qenësishme humane, pa asnjë dallim. Aktualisht femrat janë flamurtare të procesit global në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe si të tilla meritojnë vë-mendje dhe sensibilizim më të madh edhe për respektimin e të drejtave të tyre. Forumi i përfundoi punimet me ndarjen e çmimeve për kryetarët më të suksesshëm të shteteve me motivacionin “Për sukseset e arritura në favor të një bote më humane”. Fo-rumi i Crans Montanës është krijuar në vitin 1986 dhe drejtohet nga Jean Paul Carteron. Që prej vitit 2004 ky forum ka organizuar një cikël të gjerë e të frytshëm diskutimesh që prekin fushën politike dhe ekonomike, me qëllim sensibilizimin mbarëbotëror në ndihmë të vendeve afrikane, arabe e Lindjen e Largët, për paqe, zhvillim e barazi sociale.

“Ne vlerësojmë rolin tuaj personal për stabilitetin e Irakut, dedikimin tuaj ndaj popullit tuaj dhe ndaj paqes e sigurisë në tërësi. Vendosmëria juaj për të promovuar bashkëjetesën paqësore ndërmjet popujve me etnitete dhe fe të ndryshme e ka bërë Rajonin Kurd të Irakut një model për të gjithë Lindjen e Afërme,” - u shpreh z. Imami

Page 3: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 3zyrtare

Ditën e martë, 20 mars, në Brigadën Logjistike, u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit

të 9 të Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve në misionin “ALTHEA”, në Bosnje-Hercegov-inë. Ishte i pranishëm zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA-së. Ceremoninë e hapi komandanti i Brigadës Logjistike, kolonel Bard-hyl Hoxha, i cili ndër të tjera theksoi se, që prej vitit 2008 jemi pjesë e aleatëve tanë dhe kontribuojmë me sukses në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovinë. Angazhimi në këtë mision është një kontribut i shtuar dhe me vlerë që Forcat tona të Armatosura japin në kuadër të EUFOR dhe është pa dyshim një dëshmi e përpjekjeve dhe vlerave tona për integrim të suksesshëm në Bashkimin Europian. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, në fjalën e tij të përshëndetjes vlerësoi në mënyrë të veçantë këtë mision. Duke iu drejtuar trupave të Kontingjentit të 9 tha: “Në Bosnje-Hercegovinë, ju do të angazhoheni në kuadër të misionit të Bashkimit Europian “ALTHEA” dhe do të keni për detyrë mbështetjen e Komandës së EUFOR për inspektimin e depove të armatim-municionit, kryerjen e op-eracioneve për pastrimin e fushave të minuara, evakuimin mjekësor të të dëmtuarve, dhënien e asistencës për lëvizjen e municioneve, si dhe kryerjen e detyrave të tjera në ndihmë të popullsisë. Theksoj se, duke qenë një mision që kryhet në kuadër të angazhimit ushtarak të Bashkimit Europian për mbështetjen e paqes në Ballkan, ai përbën një kontribut të rëndësishëm për rritjen e kontributit të shtetit shqiptar për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon, si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mos harroni, ju jeni pararoja e këtij procesi historik, ndaj dhe ne kemi rast të krenohemi për këtë”. Më tej, gjeneralmajor Gjunkshi duke folur për angazhimet që FA Shqiptare kanë në operacionet paqeruajtëse në kuadër të NATO në Afganistan dhe Kosovë, në operacionet për përballimin e emergjencave civile, në shkatërrimin e municioneve të tepërta dhe në detyrat e tjera, vuri në dukje profesionalizmin dhe din-jitetin me të cilin ushtarakët tanë pjesëmarrës në këto operacione, përfaqësojnë ushtrinë dhe shtetin shqiptar. “Shembulli i heroizmit të kapiten Feti Vogli, i cili dha jetën për të kryer misionin, i nëntetar Aleksandër Peci, që mori plagë në trup për të kryer detyrën, shembujt

Niset kontingjenti i 9 paqeruajtës “ALTHEA”, në Bosnje Hercegovinë

Lufta e Bosnjës ishte lufta më e përgjakshme e të gjitha konflikteve të viteve 90’ në Ball-kan me numër të vrarësh rreth 100 mijë, një sërë kampesh përqendrimi, përdhunimeve, torturave, spastrimeve etnike dhe gjenocidit.

1992Lufta në Bosnjë-Hercegovinë

filloi në pranverë të vitit 1992 ndaj popullsisë civile, të cilët ndiheshin kudo në vend dhe në botë. Sipas evidencave bëhet e ditur që rreth 40% e numrit total të të vrarëve gjatë luftës ndod-hën gjatë këtij viti.

Ushtria e Republikës Serbe përdori supermacinë e saj ush-tarake dhe mundi të marrë 70% të të gjithë territorit Boshnjak.

1993Ky ishte viti kur situata u bë

edhe më e rënduar ku ish aleatët (ushtria e rep serbska dhe ajo kroate) u kthyen ne armiq të hidhur.

Luftimet përfshinë të gjithë Bosnjën duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë humanitare që preku të gjithë popullsinë. Një sasi e konsiderueshme objektesh fetare dhe muzeale historike u shkatërruan duke përfshire edhe urën e vjetër të Mostarit.

1994Si pasojë e presionit të madh

të bërë nga Qeveria Amerikane ushtria e Bosnjës dhe e RS firmosën një traktat paqeje në Mars të vitit 1994 e njohur si “Marrëveshja e Washingtonit” e cila ndaloi konfliktin ndërmjet dy pjesëve.

Presioni në enklavat lindore vazhdoi. Helmetat Blu të OKB mundën të vendosin paqen dhe sigurinë pas disa mua-jsh luftërash ndërmjet ushtrisë Boshnjake dhe Serbe.

19951995 ishte viti i ndryshimeve

të mëdha në aspektin ushtarak në BH dhe viti kur lufta përfun-doi. Ushtria Kroate në Kroaci realizoi operacionet ushtarake “Flash” dhe “Storm” operacione që rikthyen kontrollin në Krahi-nën e Slavonias së perëndimit.

Më 11 Korrik 1995 ushtria e

Republikës Serbe mori kontrollin e zonës së kontrolluar nga be-retat blu të OKB të quajtur Sre-brenica. Në një kohë prej disa ditësh rreth 8000 boshnjakë u ekzekutuan në një akt të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si gjenocid.

Masakra në pazarin e Sa-rajevës shtroi nevojën e një pergjigje më të fuqishme nga Komuniteti Ndërkombëtar. NATO filloi një fushatë ajrore të quajtur “Deliberate Force” kundër ush-trisë së RS e cila zgjati dy javë me qëllim marrjen e aseteve të saj ushtarake. Operacioni ishte një sukses i madh dhe rezultoi në traktatin e paqes që përfundi-misht solli paqen dhe stabilitetin në rajon.

Lufta në Bosnje ishte konflikti me i egër në Europë që nga LIIB duke rezultuar në më se 100,000 të vrarë, 1 milion refugjatë dhe persona të larguar me 40 000 raste përdhunimesh gjenocide, kampe përqendrimi, tortura etj.

e përkushtimit e të sakrificës së pi-lotëve, të ushtarakëve e punonjësve civilë në përballimin e emergjencës natyrore gjatë këtij dimri të vështirë, e kanë ngritur lart emrin e Forcave të Armatosura dhe kanë rritur re-spektin e besimin që kanë për to populli dhe institucionet shtetërore”, - është shprehur gjeneralmajor Gjunkshi. Në fund të ceremonisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi i dorë-zoi Flamurin Kombëtar komandantit të Kontingjentit të 9 në misionin “ALTHEA” në Bosnje-Hercegovi-në, kapiten Vilson Qeivani. Në emër të kontingjentit që drejton, kapiten Qeivani premtoi kryerjen me sukses të plotë të misionit dhe se Flamurin Kombëtar do ta kthejnë me nder në atdhe.

Lufta në Bosnjë hercegovinë

Marrëveshja e Dejtonit dhe Bosnja sotNegociatat për paqen u mbajtën në Nëntor

1995 (1-21) në Dayton-Ohio-USA ndërmjet partive më me influencë gjatë luftës në BH.

Dokumenti u përgatit në Dayton me 21 Nëntor dhe u firmos në Paris më 14 Dhjetor 1995. Kjo marrëveshje e njohur si “Marrëveshja e Dejtonit” për paqen DPA dhe përfaqëson përfundimin e luftës në BH. Ky traktat ishte edhe baza për fillimin e misionit paqeruajtës “Join Endeavour” i cili ishte fushata më e madhe ushtarake e NATO-s pas LII Botërore. UNPROFOR u zëvendësua nga IFOR i cili u shndërrua më vonë në SFOR dhe tashmë në EUFOR.

Në vitet pas luftës BH vazhdon të përballet me probleme të shumta siç janë infrastruktura e shkatërruar, fushat e minuara, mungesa e besimit në institucione dhe korrupsioni. DPA solli paqe dhe një administratë kom-plekse e përbërë nga dy etnitete (RS dhe FBH) si dhe distriktin e Brčko. Federata është e ndarë në 10 Kantone. Rezultat i këtij administrimi është vendi që rezulton të ketë 13 kushtetuta me 140 Ministra të niveleve të ndryshme. Reforma të ndryshme janë të nevojshme për të arritur objektivin final të anëtarësimit në NATO dhe BE. Disa hapa janë arritur siç është reforma ushtarake, shërbimi i kufirit shtetëror. Komuniteti Ndërkombëtar akoma është element kyç dhe një partner i rëndësishëm për autoritetet e BH, dhe integrimin e BH në BE.

Forca e Bashkimit Europian, misioni ALTHEA, është mision i BE ne BH për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit. Ai pason misionin e suk-sesshëm të NATO-s IFOR dhe SFOR në BH. Tranzicioni nga SFOR ne EUFOR ishte një zëvendësim i emrit dhe komandës së misionit pasi 80% e trupave të angazhuara gjatë misionit SFOR, qëndruan në Bosnjë-Hercegovinë. Misioni ALTHEA filloi më 2 Dhjetor 2004.

Zbatimi i marrëveshjes së Dejtonit në aspektin civil mbikëqyret nga Zyra e Përfaqësuesit të Larte të BE në BH. EUFOR ka rreth 1300 trupa nga 25 shtete të BE dhe jo BE. Shumica e trupave kontribuohet nga vende te BE. Megjithatë një kontribut të çmuar me trupa japin edhe vende jo të BE dhe jo evropiane ndër ta edhe Shqipëria.

Komandanti aktual i EUFOR-it është gjeneralmajor Robert Brieger i cili më datë 06 dhjetor 2011 (vetëm para pak ditësh) mori Komandën duke zëvendësuar ish-komandantin gjeneralmajor Bernhard Bair (Austriak) i cili udhëhoqi trupat e EUFOR që nga dhjetori i vitit 2009. Për këtë mision, Stafi Ushtarak i BE po përdor SHAPE (NATO’s Supreme Headquarters Allied Powers Europe (SHAPE) si Shtab Operacional të EUFOR dhe zv/koman-danti i SHAPE gjeneral Shirref është edhe komandanti epror nga varet komandanti i EUFOR.

EUFOR mori nga SFOR të gjithë autoritetin me përjashtim të së drejtës për zbulimin e personave që akuzohen për krime lufte siç ishin Radovan Karadzic, ish-lideri i RS ( Republika Serpska) dhe Ratko Mladić, drejtuesi i saj kryesor ushtarak. EUFOR ka detyra politike kundër krimit të organizuar i cili besohet se është i lidhur me të dyshuarit për krime lufte. EUFOR bashkëpunon me misionin policor të BE në BH si dhe me policinë Boshnjake.

Më 28 shkurt 2007, BE shkurtoi trupat e tij në BH në rreth 2,500 trupa. Programi për Komandat Rajonale Koordinuese dhe Ekipet e Vëzhgimit dhe Koordinimit u zbatua që nga viti 2007, me misionin e vetëm për të matur pulsin e komunitetit në BH dhe të raportojë periodikisht mbi situatën në vend.

Duke filluar nga 1 dhjetor 2011 vendet kontribuuese në EUFOR janë 25 pas tërheqjes së Estonisë.

Aktualisht trupat kontribuuese me trupa në EUFOR janë: Nga BE: Austria, Belgjika, Bullgaria, Republika ,Ceke Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Luxembourgu, Holanda, Polonia, Portu-galia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, dhe Britania e Madhe; dhe jo BE: Shqipëria, Kili, Maqedonia, Zvicra dhe Turqia.

Në tre vitet e fundit EUFOR është përballur me reduktimin e numrit të trupave si nga Spanja, Italia, Polonia, Irlanda dhe Holanda të cilët kanë vetëm një prezencë të vogël dhe vendet elitë për nga numri i trupave janë Austria, Hungaria dhe Turqia. Nga 1300 trupa në total , 230 janë të dislokuara në LOT houese.

Page 4: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 20124 zyrtare

Ekspertët e Policisë së Shtetit të dërguar në kuadër të Misionit Trajnues në përbërje të struk-

turave të NATO-s në Afganistan, përfunduan me sukses të plotë këtë mision, duke përçuar praktikat më të mira policore pranë policisë afgane, si dhe duke shënuar një arritje të re të Policisë Shqiptare në kryerjen e Misioneve paqeruajtëse jashtë ven-dit. Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të martën datë 20 mars, u zhvillua ceremonia e rastit, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, përfaqësues të Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit PAMECA III, ICITAP, OSBE, si dhe familjarë të 5 ekspertëve që përfunduan misionin në Afganistan. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shprehu falënde-rimet dhe mirënjohjen në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme për oficerët e policisë shqiptare, që përmbushën me sukses një mision kaq të rëndësishëm në shërbim të paqes e të sigurisë. “Në tërësi misioni i Policisë së Shtetit, si në çdo vend tjetër, është në shërbim të sigurisë, paqes e rendit publik. Aktiviteti juaj pati një dimension më të veçantë, ju ofruat bashkëpunimin, eksperiencën dhe kontributin për strukturat e sigurisë së një vendi që ka nevojë për siguri, bashkëpunë-tor e partnerë. Së dyti ju ngritët lart vlerat dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në kuadrin e një

FA garantojnë sigurinë për të ardhmen e venditKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: Parlamenti do të bëjë gjithçka, me standardet më të mira

të NATO-s, në mbështetje të misionit të Forcave të Armatosura, civile dhe ushtarake”

Një delegacion të Kursit të Lartë të Akademisë së Mbrojtjes për mar-rjen e gradës kolonel u

prit në një takim kortezie të martën nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Të pranishëm në këtë takim ishin komandanti i Batalionit të Op-eracioneve Speciale, kolonel Dritan Demiraj, si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi. Kryetarja e Kuvendit pasi uroi mirëseardhjen vlerësoi lart misionin dhe rolin e kësaj Akademie si një institucion i rëndësishëm për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në vend. “Forcat e Armatosura dhe të gjitha strukturat e saj janë përfaqësimi dinjitoz i shtetit, janë forcat që garan-tojnë sigurinë për të ardhmen e ven-dit dhe të fëmijëve të tanë. Ndaj dhe është detyra jonë si Parlament, dhe e të gjithë deputetëve që të mbësh-tesin misionin e kësaj Akademie, përmes kuadrit ligjor që edhe pse është i plotësuar mund të ketë ende nevojë për standarde të reja. Anga-zhimi jonë do të vijojë edhe përmes mbajtjes së konferencave në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në bashkëpunim me parlamentet e rajonit dhe të Europës. Ne jemi këtu për t’iu ofruar të gjithë ndihmën dhe mbështetjen tonë.”Zonja Joze-fina Topalli shprehu një vlerësim të veçantë për përmbushjen me dinjitet të të gjitha angazhimeve tona si vend anëtar i Aleancës më të fuqishme të sigurisë në botë, NATO-s. “Ne si Parlament kemi punuar fort për tu bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut, natyrisht kemi patur mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parlamentet e vendeve anëtare të NATO, brenda një kohe rekord, jashtëzakonisht të shkurtër ratifikuan protokollin, duke kapërcyer kështu procedura të vështira dhe falë punës së palodhur dhe përkushtimit të autoriteteve shq-iptare, ne merituam anëtarësimin me të drejta të plota në NATO. Ne sot po përmbushim denjësisht të gjitha dety-rimet. Rasti i dy ushtarëve të forcave tona në Afganistan është rasti që na bën të ndihemi të gjithë krenar dhe të përulemi përpara veprës së tyre, e cila nderoi flamurin dhe kombin shq-iptar.” tha kryetarja e Kuvendit. Për-faqësuesit e Akademisë së Mbrojtjes vlerësuan rolin e Parlamentit, dhe të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, në mbështetje të forcës, rolit dhe kontributit të Forcave të Armato-surave, atyre civile dhe ushtarake si shenjë e bashkëpunimit të mirë që kanë këto institucione me njëra-tjetrën, ndërsa theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit edhe më tej. Gjatë takimit u diskutuan dhe u hodhën sugjerime mbi mundësitë për të krijuar ura të reja bashkëpunimi në mbështetje të Akademisë së Mbrojtjes jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. “Në këto vite ne

jemi përpjekur të sjellim një dimen-sion tjetër të diplomacisë parlamen-tare, si në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ashtu dhe në periudhën e ratifikimit të Protokol-lit të NATO-s. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurisht do të keni një vëmendje të rëndësishme lidhur me prioritetet mbi të cilat ju punoni siç është siguria dhe mbrojtja” tha kryetarja e Kuvendit. Akademia e Mbrojtjes është e ndarë në katër Departamente, përkatësisht në atë të Lidershipit, Strategjisë, Operacioneve dhe Shkencës. Për-faqësuesit e Akademisë i përcollën kryetares së Kuvendit ftesën që në një të ardhme të afërt ajo të mbajë leksion për studentët e Akademisë.

OMLT/ Ekspertët e Policisë së shtetit përfundojnë me sukses misionin trajnues në Afganistan

partneriteti, e një aleance tashmë të mirënjohur për kontribut në botë. Of-ruat profesionalizëm dhe prezantuat meritën që ka Shqipëria për të qenë anëtare e këtij koalicioni. Ju i hapët rrugë një kontributi akoma më të madh të Policisë Shqiptare, që është shumë i rëndësishëm për një vend si Afganistani, për organet e rendit e të sigurisë atje që janë në shërbim të qytetarëve. Provuat vlerat e një koalicioni, një aleance që shërben atje. Këta janë njerëzit me uniformë, ky është vizioni i shtetit demokratik, ky është misioni i aleancave e koali-cioneve, sa kohë që ato funksionojnë në interes të popujve. Ndjehemi krenar që misionin e përmbushët me sukses. Shpreh bindjen se emri i mirë do vazhdojë të konsolidohet dhe më tej.” – theksoi z. Nishani. Ministri i Brendshëm i shprehu vlerësimet e tij drejtuesve të lartë të Policisë, për nivelin e lartë të profesionistëve që ka Policia e Shtetit, profesionistë,

të cilët ofrojnë tashmë kontributin jo vetëm për qytetarët tanë, por me një kontribut më të madh, jo vetëm rajonal, por akoma dhe më gjerë. Po ashtu vlerësoi dhe falenderoi familjet e oficerëve të policisë që përfunduan misionin në Afganistan dhe të gjitha familjet e punonjësve të policisë që shpesh përballen me sakrifica të shumta. Ndërkohë drejtori i Përgjith-shëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, duke shprehur vlerësimin për ekspertët e policisë, që përfunduan me sukses të plotë këtë mision të parë të Policisë së Shtetit jashtë vendit, e cilësoi këtë kontribut si një kontribut për paqen dhe qetësinë.

Në emër të të gjithë pjesëtarëve të Misionit të parë Trajnues të Policisë së Shtetit në Afganistan përshëndeti kryekomisar Bardhyl Henaj, i cili duke qenë dhe drejtuesi i ekipit, shprehu falenderimet më të veçanta për të gjithë punonjësit e policisë që morën pjesë në këtë

mision, për përfaqësimin në nivele shumë të larta profesionale, etike e të barabartë me të gjithë kolegët tanë në Afganistan. “Kontributi, përkushtimi dhe profesionalizmi i të gjithë ekspertëve të Policisë Shq-iptare të Misionit të Parë u vlerësua maksimalisht me dy medalje, për-katësisht:

- Medaljen e Shërbimeve të larta civile të Departamentit të ushtrisë së SHBA-së

- Medaljen e NATO-s, si dhe me Certifikatën e Misionit të trajnimit të NATO-s në Afganistan dhënë nga komandanti i Përgjithshëm i Tra-jnimit të Policisë afgane, gjeneralbri-gade Christian Dupouy.” – theksoi z. Henaj. Po ashtu duke shprehur falënderimet për Ministrinë e Brend-shme, Policinë e Shtetit dhe famil-jarët e tyre për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë gjithë misionit, z. Henaj garantoi mbështetjen e çdonjërit prej tyre, për të gjithë kolegët e tjerë që do vazhdojnë misionet në Af-ganistan. Gjatë ceremonisë së sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka vlerësuar me certifikatë “Për Shërbime të Dal-luara” 5 ekspertët e policisë përkatë-sisht kryekomisar Bardhyl Henaj, kryekomisar Bjordi Shehu, komisar Ergys Lala, nënkomisar Artur Prifti dhe nënkomisar Fatmir Varfi, “Për profesionalizmin, shërbimin cilësor, dhe kryerjen me perfomancë të lartë të detyrave, duke përçuar eksperien-cat më të mira policore dhe përm-bushur me sukses të plotë Misionin e Parë Trajnues të Policisë së Shtetit në përbërje të strukturave trajnuese të NATO-s në Afganistan.”

Page 5: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 5zyrtare

Baza Ajrore Farkë vlerësohet për operacionet nga Avokati i Popullit

Kolonel Beltoja: Kemi kryer 150 misione me mbi 200 orë fluturimi, në kushte të vështira

Avokati i Popullit Totozani: “Ka shumë njerëz në këtë vend që bëjnë vepra të mira për qytetarët e tij, por ju keni një veçanti: Ju bëni të mirat duke heshtur, ju rrezikoni jetën tuaj në heshtje”

Në mjediset e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë, ditën e premte, është zhvilluar një cer-

emoni e veçantë dhe mbresëlënëse. Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka akorduar pilotëve të kësaj Baze simbolin e këtij institucioni, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin që ata kanë dhënë në përballimin me sukses të situatës së Emergjencave Civile në zona të ndryshme të vendit. Në këtë ceremo-ni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Z. Totozani dhe gjeneralmajor Gjunkshi u pritën nga komandanti i Forcës Ajrore, gjeneralbrigade Dhori Spirollari dhe komandanti i Bazës së Ajrore të Farkës, kolonel Frederik Beltoja. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, fjalën e hapjes së kësaj ceremonie e mbajti komandanti i Bazës, kolonel Beltoja, i cili i uroi mirëseardhjen në Bazën Ajrore Avokatit të Popullit dhe e falënderoi atë për vlerësimin që i bën punës së personelit të kësaj baze. Baza Ajrore, theksoi kolonel Beltoja, në emergjencën që sapo kaluam ka kryer 150 misione me më shumë se 200 orë fluturimi, të cilat janë kryer në kushte mjaft të vështi-ra, me profesionalizëm dhe shpirt të lartë sakrifice. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, duke iu drejtuar pilotëve të kësaj baze në fjalën e tij të përshën-detjes theksoi se, si gjithë efektivat e FA, ju shkëlqyet në këto operacione, duke bërë të mundur që në kushte te-jet të vështira të terrenit dhe motit, të realizonit misionin e ngarkuar. Kam pasur rastin të shoh, të ndjek nga afër dhe të ndjehem krenar para popullit të atyre zonave, për punën heroike të pilotëve për shpëtimin e jetëve njerëzore duke rrezikuar jetën e tyre. “Ashtu si ju, unë ndjehem krenar dhe i privilegjuar nga vlerësimet më të larta të dhëna nga banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore, nga drej-tuesit e pushtetit lokal dhe qendror, dhe sot nga Avokati i Popullit, për punën e mrekullueshme që strukturat e Forcave të Armatosura, dhe në mënyrë të veçantë ajo që ju bëtë gjatë kësaj beteje me egërsinë e natyrës, duke merituar respektin dhe besimin e tyre”, është shprehur, ndër të tjera, gjeneralmajor Gjunkshi. Më tej, ai garantoi se FA Shqiptare do të jenë gjithnjë pranë popullit, institucioneve shtetërore e lokale, në kryerjen e detyrave të tjera të ngjashme dhe do të punojnë për ta ngritur më lart emrin e shtetit shqiptar dhe Forcave

tona të Armatosura, në këtë 100-vjetor të krijimit të tyre. Avokati i Popullit, Igli Totozani, duke marrë fjalën në këtë ceremoni u shpreh se, gjatë operacionit për përbal-

limin e vështirësive të krijuara nga bllokimi nga dëbora të disa zonave në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, në ditët e vështira të këtij viti ju keni realizuar operacione që

keni shpëtuar jetë njerëzore, duke rrezikuar madje edhe jetët tuaja. Kemi ndjekur me ankth dhe kemi qenë pranë jush në operacionet e evakuimit dhe transportimit nga ajri

të personave me probleme shëndetë-sore, të grave shtatzëna, transportin e ndihmave, etj. “Ka shumë njerëz në këtë vend që bëjnë vepra të mira për qytetarët e tij, por ju keni një veçanti të cilën unë prej kohësh e njoh: ju bëni të mirat duke heshtur, ju rrezikoni jetën tuaj në heshtje, ju tregoni një shembull të vërtetë trimë-rie, solidariteti me qytetarët e këtij vendi duke heshtur. Ju e realizuat me sukses këtë detyrë të vështirë, ndaj në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për shpirtin tuaj të sakrificës, Avokati i Popullit u akordon pilotëve të Bazës së Helikopterëve të Farkës simbolin e Avokatit të Popullit”. Avokati i Popullit, Totozani i dorëzoi koman-dantit të Bazës Ajrore të Farkës, kolonel Frederik Beltoja emblemën e institucionit që ai drejton, me motiva-cionin: “Për kontribut të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Më pas, Avokati i Popullit, Igli Totazani dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizituan ambientet e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti me

datë 21 mars në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm, Delegacionin e Komitetit të Përbashkët CAOC 7, i kryesuar nga zv/komandanti i CAOC 7 (Larisa, Greqi), gjeneralmajor Mark Graper, ku në përbërje të tij ishin pjesëtarë të Komandës së Kom-ponentit Ajror, Izmir dhe pjesëtarë të Komandës së Komponentit Ajror Ramshtajn. Objekti i këtij takimi ishte dhënia e asistencës dhe kon-sultave për Forcën Ajrore Shqiptare me qëllim që të arrijnë kapacitete të plota operacionale (FOC, ndërtimi i një Qendre Komandim–Kontrolli), përpara mbarimit të vitit 2012, kjo e përcaktuar nga Direktiva e SACEUR (Komandanti i Forcave Aleate në Eu-ropë). Ekipi i CAOC-7, e informoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA të RSH-së për temat të cilat ishin më të rëndësishme dhe që vlenin më shumë për misionin dhe mbarëva-jtjen e detyrave dhe operacioneve në përmbushjen e objektivave, realizimi dhe dokumentet kryesore të Policimit

Policimi Ajror në fokus të takimit të Shtabit të Përgjithshëm me delegacionin e Komitetit të Përbashkët CAOC 7

shshPFa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin e CaOC 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper

Ajror, si dhe për ndërtimin Qendrës së re të Komandim-Kontrollit. Zv/komandanti i CAOC 7, Larisa, gjeneralmajor Mark Graper, përgë-zoi Forcat e Armatosura dhe gjen-eralmajor Gjunkshin në veçanti, për progresin e bërë në lidhje me kry-erjen e misionit të Policimit Ajror. Gjeneralmajor Graper, pas takimit të zhvilluar në Forcën Ajrore Shq-iptare, vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga këto forca dhe angazhimin e tyre në plotësimin e detyrimeve të

përcaktuara në marrëveshjen e firmo-sur midis NATO-s dhe Ministrisë së Mbrojtjes së RSH-së, mbi Policimin Ajror. Gjeneralmajor Graper, gjatë takimit me gjeneralmajor Gjunkshin, nënvizoi se plotësimi i këtyre kërke-save varet nga burimet e nevojshme, kapacitetet e duhura si dhe zhvil-limin e procedurave përkatëse, që do të bëjnë të mundur realizimin sa më efiçent të koordinimit midis CRC(Qendra e Kontroll Raportimit) të situatës ajrore me ato të vendeve

fqinje (Itali, Greqi). Nga ana e tij gjeneralmajor Gjunkshi, e siguroi gjeneralmajor Graper, që Forcat e Armatosura Shqiptare janë të anga-zhuara për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të nevojshme për kry-erjen e misionit të Policimit Ajror. Gjeneralmajor Gjunkshi nënvizoi se Forcat e Armatosura Shqiptare dhe konkretisht Forcat Ajrore, kanë përgatitur procedurat për vendosjen e pajisjeve të sistemit MASE, të cilat do të mbërrijnë në vendin tonë nga strukturat e NATO-s, në përputhje me programin e integrimit të vendit tonë në Sistemin e Mbrojtjes Ajrore të NATO-s (NATINADS). Gjithashtu gjeneralmajor Gjunkshi e informoi për kontributin e FA Shqiptare në misionet për paqen dhe sigurinë, në rajon dhe në botë, si dhe për punën që po bëjnë në demilitarizimin dhe asgjësimin e municioneve të tepërta. Duke vlerësuar si mjaft pozitiv bash-këpunimin reciprok nga ana e spe-cialistëve të Shtabit të Forcës Ajrore u falënderua dhe u vlerësua si një hap mjaft frytdhënës ndihma dhe asistenca e dhënë nga ekspertët e CAOC-7.

Page 6: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 20126 QKMBM

Vaso Tole: Do të zgjerojmë gamën e produkteve dhe të projekteve artistikeViti i 100 vjetorit të Shpalljes së

Pavarësisë së Shqipërisë dhe angazhimi i institucionit tonë brenda kuadrit të një makro-

plani gjithëpërfshirës mes institucioneve të shtetit shqiptar shpaloset në një intervistë për gazetën Ushtria, të akademikut të njohur të Iso-polifonisë, z. Vaso Tole, i sapo emëruar drejtor i Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin në QKMBM. Z. Tole shprehet për ambicien e tij për të zgjeruar edhe më tej gamën e produkteve dhe të projekteve artis-tike dhe kulturore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturave të Forcave të Armatosura. Platforma artistike, vizioni gjithëpërfshirës dhe aktivitetet e shumta në dedikim të 100 vjetorit Shtetit Shqiptar janë Alfa dhe Omega e këtij profesionisti…

Z. Tole, së pari dua t’ju uroj punë të

mbarë në detyrën e re të drejtorit të Drej-torisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Komunitetin në QKMBM. Me Ministrinë e Mbrojtjes dhe drejtoren e Përgjithshme të QKMBM, Zerina Kuke ju keni pasur bashkëpunime të mëparshme. Çfarë ju shtyu të pranonit këtë sfidë të re?

Ju faleminderit për këtë mundësi që më jepni, që përmes kësaj interviste të komunikoj me lexuesit e gazetës Ushtria. Mendoj se angazhimi im në këtë detyrë të nderuar lidhet pikërisht me përmbushjen sa dhe si duhet të vetë misionit të institucionit tonë të QKMBM-së: pra, që përmes punës sonë krijuese artistike dhe menaxheriale, në të gjitha sektorët, të mundësojmë informimin dhe edukimin e efek-tivave të forcave të armatosura, me ndjenjën e patriotizmit, identitetit kombëtar, virtyteve dhe vlerave qytetare, me vlerat e lirisë dhe demokracisë përmes ideimit dhe organizimit të një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike për personelin e FA, familjet e tyre dhe pub-likun e gjerë.

Në një vështrim më të gjerë, gjykoj se vetë krijimi i institucionit të QKMBM-së është si një urë lidhëse me vlerave profesionale dhe njerëzore të forcave tona të armatosura dhe atij të publikut të gjerë, pra popullit shqiptar që është simboli i pavdekësisë. Mendoj se e kemi për detyrë që të çmojmë si duhet këtë binom uniteti brenda të cilit ngërthehen vlerat e gjithëkohshme njerëzore, ato historike, të trashëgimisë kulturore të së shkuarës, por edhe arritjet më të fundit të forcave tona të armato-sura në kuadër të integrimit euroatlantik. Për këtë mision të nderuar, edhe unë modestisht krahas kolegëve të mi, ofroj përkushtimin dhe ekspertizën time në përmbushje të tij.

Në lidhje me bashkëpunimet e mëparshme me QKMBM dhe znj. Kuke si drejtore e saj, jam i nderuar të them që isha pjesë e një projekti kulturor, i cili me profesionalizmin, standardet e larta dhe vlerat artistike që solli për publikun e gjerë, vendas dhe të huaj, ia doli që përveç kënaqësive estetike dhe artis-tike, të sjellë edhe një ndryshim të konceptit të trajtimit dhe transmetimit të trashëgimisë sonë kulturore mijëra-vjeçare në kohët e sotme. Me

pak fjalë, ai projekt është një model që duhet ndjekur dhe pasuar edhe nga të tjerë syresh.

Z. Tole ju jeni prezantuar tashmë me punën e kësaj drejtorie, e cila ka pasur si objekt pune sektorin e rekreacionit dhe aktivitetet. Çfarë keni konstatuar në perfor-mancën e arritur të kësaj pune 18 mujore të këtyre dy sektorëve?

Megjithëse është ende herët që të flas me detaje, kam konstatuar me kënaqësi se në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe nën-ligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të Drejtorisë që unë kam nderin të drejtoj, punojnë në grup profesionistësh të njohur dhe të përkushtuar. Kjo është diçka e rëndë-sishme pasi diapazoni i punëve që kërkohen të

përmbushen nga ana jonë shtrihet dhe përfshin disa fusha të arteve, menaxhimin dhe admin-istrimin si dhe marrëdhëniet aktive me FA, familjet e tyre dhe publikun e gjerë.

Kam konstatuar gjithashtu përgjatë ak-tivitetit të përditshëm, vendin e rëndësishëm që zë kjo Drejtori brenda strukturës së QKMBM-së. Për këtë, personalisht do të përkushtohem në krijimin e një sinergjie mes të gjitha strukturave dhe hallkave në të, në funksion të përmbushjes së detyrave. Nuk e teproj kur them se krahas QKMBM-së edhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura është një tjetër aset me vlera kombëtare, në të cilin punojnë gjithashtu profesionistë nga më të njohurit në vend dhe më gjerë dhe kjo është garanci për një tjetër nivel më të lartë në të ardhmen e afërt.

Z. Tole, a keni paraqitur ju një plat-formë artistike që të kërkojë të plotësojë më tej kuadrin e aktiviteteve të ndryshme? Nëse po, cilat janë pikat themelore të kësaj platforme?

Ky është viti i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe angazhimi i institucionit tonë është brenda kuadrit të një makroplani gjithëpërfshirës mes institucioneve të shtetit shqiptar. Kështu që mendoj se detyra jonë kryesore për këtë vit është përmbushja 100 % e kalendarit të aktiviteteve shumë se-rioze që ministri, Ministria e Mbrojtjes dhe QKMBM-ja kanë ideuar për këtë ngjarje të rëndësishme historike prej kohësh. Pa u futur në detaje, aktivitete multikulturore nga më të larmishmet dhe gjithëpërfshirëset, tërësisht në funksion të misionit tonë, janë programuar denjësisht për FA dhe për publikun e gjerë. Mendoj se si asnjë herë tjetër më parë, përmes këtyre aktiviteteve do të ndriçohet sa dhe si duhet, roli, vlerat dhe rëndësia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për historinë tonë të këtyre 100 viteve. Unë nga ana ime do të bëj gjithçka duhet që struktura e Drejtorisë që drejtoj të mirëfunksionojë në koordinimin e punëve edhe me organizma dhe institucione të tjera me qëllim zbatimin e tij konkretisht.

A keni besim se performanca e stafit tuaj do të arrijë të përmbushë pritshmëritë artistike për 2012? Ku do të ndërhyni për ta gjallëruar më shumë jetën e aktiviteteve artistike që ofron QKMBM?

Paralelisht me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të 100 vjetorit, në mënyrë të shkallëshkallshme po punojmë në grup për të zgjeruar gamën e produkteve dhe të projek-teve artistike dhe kulturore që ne ofrojmë. Në funksion të saj, gjykojmë se ka ende vend për përmirësime në strukturën e kalendarit vjetor të aktiviteteve që QKMBM-ja organizon si dhe për ide të reja për pasurimin e tij duke zgjeruar bashkëpunimin edhe me rrjetin e institucio-neve kombëtare të artit dhe të trashëgimisë kulturore në Shqipëri e më gjerë. Sigurisht që për të gjitha këto dhe ide të tjera, të cilat po i qëmtojmë dita-ditës, do të konsultohemi dhe do të jemi të hapur për përmirësime të mëtejshme. Ju faleminderit!

Intervistoi: Lavdrim Lita

Page 7: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 77intervista

Në ambientet e Shtabit të Përgjithshëm, nën drejtimin e shefit të Shtabit të Përgjith-

shëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, datë 16 mars, u zhvillua takimi mbi masat e marra dhe detyrat për zhvil-limin me sukses të Konferencës së Komandantëve të Forcave Tokësore të vendeve të NATO-s dhe atyre part-nere, që do të mbahet në vendin tonë në muajin maj të këtij viti. Në këtë takim merrnin pjesë zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, përkatësisht gjeneralbrigade Sandër Lleshi dhe gjeneralbrigade Zyber Dushku, ko-mandanti i Forcës Tokësore gjeneral-brigade Viktor Berdo, komandanti i Forcës Ajrore gjeneralbrigade Dhori Spirollari, komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale gjeneral-brigade Abaz Lleshi, komandantë të reparteve dhe njësive në FA si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Kryetari i grupit koordinues për organizimin për zhvillimin e

Gjeneralmajor Gjunkshi drejtoi takimin mbi masat e marra për zhvillimin e Konferencës së

Komandantëve të FT të vendeve të NATO-s

kësaj konference, zv/komandanti i Forcës Tokësore, kolonel Sokrat Prifti mbajti një prezantim infor-

mues, ku prezantoi masat e marra deri tani nga Komanda e Forcës Tokësore dhe rekomandimet për zh-

villimin e konferencës. Në prezantim u evidentuan nevojat për koordinim midis strukturave të Forcave të Ar-matosura për zhvillimin e këtij aktiv-iteti të rëndësishëm. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi duke vlerësuar shumë të rëndësishëm nivelin e lartë pjesëmarrës në këtë konferencë, vuri theksin në marrjen e masave në kohë dhe përkushtimin e personelit që do të angazhohet në organizimin e kësaj konference. Në mbyllje të takimit u vunë detyra konkrete për Drejtoritë në Shtabin e Përgjithshëm, Minis-trinë e Mbrojtjes dhe Komandës së Forcës Tokësore për zhvillimin me sukses të këtij aktiviteti. Gjithashtu në këtë takim mbi masat e marra dhe detyrat, u vu theksi në koordinimin edhe me struktura jashtë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA si me Policinë e Shtetit dhe Agjencitë Turistike, për të mundësuar promovimin e vlerave kulturore dhe artistike të vendit tonë.

Në intervistën e mëposhtme nëntetar Aleksandër Peci flet për gazetën “Ushtria” dhe rrëfen disa detaje të

ditëve të përjetuara prej tij që nga momenti i misionit e deri aktualisht. Gjendja e tij shëndetësore po shkon drejt rikuperimit të plotë dhe ai nuk ka asnjë mëdyshje se rrugën e nisur nuk do e lërë në mes. Ky ngjan edhe si një lloj premtimi i heshtur për të nderuar sakrificën, rrezikun dhe pu-nën e vështirë e fisnike të pjesëtarëve të Forcave Speciale.

A mund të na japësh shkurtimisht, me pak fjalë, një panoramë të situ-atës së përgjithshme, të momenteve në të cilat arritët në Afganistan, duke e marrë misionin prej kon-tingjentit Eagle 3?

Ne kemi mbërritur fillimisht në Kandahar dhe kemi qëndruar dy ditë e më pas jemi nisur në drejtim të bazës në Spin Boldok. Aty kemi takuar kon-tingjentin Eagle 3 dhe kemi ndjekur normalisht fazën e rikonicionit. Situ-ata edhe pse ky është një mision luf-tarak ku nëse del në terren mendohet dhe ka gjithnjë rrezik, ishte normale. Ishte një situatë ku nuk prisnim ndonjë kërcënim konkret. Pasi merrnim de-tyrat kemi vazhduar me zbatimin sipas urdhrave që na vinin nga lart. Në këtë mënyrë, i kemi realizuar përditë këto detyra deri në ditën e ngjarjes.

Normalisht, pjesëtarët e kon-tingjentit tuaj kanë pasur një për-gatitje paraprake për Afganistanin. Si ka qenë kjo përgatitje në lidhje me kulturën vendase, terrenin, situ-atat që ju prisnin dhe mbi njohjen e popullsisë afgane?

Mund të them me siguri se mis-ioni Eagle ka pasur dhe ka përgatitje të lartë profesionale, morale, fizike dhe teknike. Duke qenë se ne ishim edhe kontingjenti i Eagle 4 kemi marrë shumë prej përvojës, mësi-meve të nxjerra nga tre misionet e mëparshme, gjë që reflektohej edhe në përgatitjen tonë. Në lidhje më përgatitjen dhe njohjen me kulturën, gjuhën, traditat, fenë dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me popullsinë vendase, ne kishim zhvil-luar në Shqipëri një trajnim shumë të vlefshëm, të saktë dhe të bazuar në një informacion të gjerë. Pra ajo që po them është se ne kishim informacion për vendin dhe popullsinë, kulturën e tyre. Ky informacion ka qenë i pa-suruar dhe i freskët edhe falë punës së vazhdueshme të kontingjenteve të mëparshëm Eagle.

A mund të dimë diçka më tepër për komunikimin dhe marrëdhëniet me kolegët amerikanë, duke qenë se ata janë kolegët tuaj më të ngushtë në veprimet në terren dhe në këtë mënyrë ka edhe një ndërveprim më të madh?

Marrëdhëniet me kolegët ameri-kanë mund të them me shumë siguri

se kanë qenë mjaft të mira. Këto mar-rëdhënie ishin të mira si në planin pro-fesional edhe në atë shoqëror. Ameri-kanët ushqejnë një respekt të lartë për Forcat Speciale Shqiptare, kjo falë punës së shkëlqyer që kanë bërë të gjitha misionet tona. Eagle 4, vazhdon të bëjë një punë shumë të mirë edhe në momentet aktuale dhe kjo është një arsye e fortë që sjell respektin e kolegëve amerikanë. Kemi pasur edhe vizita nga ushtarakë të lartë, të cilët kanë dhënë përshtypjet më të mira dhe kanë bërë vlerësimet më të larta për paraqitjen e trupave shqiptare në misionin luftarak Eagle.

Cilat kanë qenë momentet e para ku ke qenë i kthjellët, kur ke hapur sytë pas goditjes dhe operimit?

Momentet e para në të cilat kam hapur sytë kanë qenë ato pas narkozës, por nuk mbaj mend shumë, për shkak të gjendjes së komës. Fjalët e para të cilat kam thënë sa kam hapur sytë, ka qenë pyetja për gjendjen e komandant Fetiut. Kam pak kujtesë për shkak të gjendjes së të fiktit, e të

komës për momentet e para, por ky ishte momenti i parë në të cilin isha i kthjellët dhe pyeta.

Si kanë qenë kontaktet me shokët e misionit pas situatës? Po përjetimi i tyre si ka qenë në lidhje me këtë ngjarje?

Kontaktet me ta kanë qenë të vazhdueshme përgjatë gjithë kohës. Përjetimi prej shokëve të kontingjentit ka qenë i vështirë, por morali ka qenë i lartë edhe pse ata e kanë përjetuar rëndë dhe kanë arritur që të gjejnë forcë.

Si do të jetë e ardhmja juaj në FA, a ka ndryshuar diçka në men-dimin tuaj për të qenë ose jo pjesë e Forcave Speciale Shqiptare?

Mund të them me siguri se e ardhmja ime në Forcat Speciale nuk është ndikuar nga asgjë. Nuk kam ndryshuar mendim me qëndrimin tim ose jo në FA. Unë do të jem pjesë e Forcave Speciale dhe e ardhmja ime është pjesëmarrja në çdo mision që do të më kërkohet. Këtë gjë do të kishte bërë çdokush nga pjesëtarët e Forcave Speciale Shqiptare.

Nëntetar Peci: Eagle 4 po bën një punë të shkëlqyer. Do të jem përsëri pjesë e misioneve

intervistoi albert hitoaliaj

Page 8: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 20128

Udhëtim në natyrën njerëzore

lavdrim litabejdo Malo

Biseda

Përtej dritëhijeve të një komandanti

Një bisedë me kolonel Bardhyl Hoxha, koman-dant i Brigadës së Logjis-tikës është shumë inte-

resante dhe pedagogjike. Aty mëson se fjala logjistikë vjen nga greqishtja “logistikos” (λογιστικός) që do të thotë, “kuptim logjik” dhe derivon nga lógos” (λόγος), “fjalë” ose “rend”, në fakt për grekët e lashtë të dy konceptet ishin të ndërlidhura dhe të shprehura njëkohësisht. Për shqiptarin e sotëm, kolonel Bardhin fjalë është një rend i përsosur, në një logjikë asimetrike. Ai i përket atij grupi drejtuesish të lartë të Forcave të Armatosura që ka kryer një ar-simim të kompletuar, por dhe që ka kryer shumë detyra të rëndësishme. Të drejtuarit e Brigadës Logjistike është një dimension i ri i karrierës së tij për shkak të volumit shumë të madh të punës që përballon së bashku me stafin e tij, që për nga numri është katërshifror. Dita e punës së këtij komandanti është me një ritëm shumë të ngjeshur aktivitetesh dhe duhet të mbulojë gjatë një dite shumë detyra. Mjafton që të përmendësh faktin se për një vit kjo Brigadë mbu-lon rreth 2 milionë kilometra rrugë transport municionesh, materialesh dhe detyrash shumë të rëndësishme të stërvitjes dhe të aktivitetit të Forcave të Armatosura. Kolonelit i duhet që të menaxhojë tërë punët dhe problemet e kësaj njësie. Objektivi kryesor mbetet arritja e standardeve të NATO-s në çdo drejtim të punës dhe aktivitetit të përditshëm. Një ditë pune në zyrën e komandant Bardhylit është e mbushur plot me shkresa, me telefonata, me takime pune, me ud-hëtime të afërta dhe të largëta. Duhet ta pranojmë: Takimi me këtë njeri është specifik dhe paksa i vështirë. Logjistika është një shkencë ushtar-ake që i duhet të jetë njësoj si në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Me këtë komandant kemi bërë shumë e shumë udhëtime në inkursionet e tij në po-ligonet e demontimit. Njeriu i zyrës ka shumë pak ndryshim nga njeriu që shfaqet në Bigas të Skraparit apo në poligonin e Voskopojës. Bota reale ka peripecitë e veta, ka ulje ngritjet dhe komplikacionet ku jeta e njeriut është pjesë e kësaj vorbulle. “Mëria shkon e vjen u them çdo ditë vartësve të mi”, fillon bisedën komandant Bardhyli. “Përballuni me gjërat, klasifikojini si eksperi-

enca, çdo gjë që ndodh nuk zhbëhet më. Puna ime është në masën 80 % me të kaluarën dhe 20% përqind me të ardhmen. Për 2012 kemi tre detyra shumë të vështira. Eliminimi i municioneve të tepërta, eliminimi i stoqeve në Forcat e Armatosura dhe eliminimi i pronave të tepërta”. Që të kryhet ky volum i madh pune,

këtij komandanti i duhet që të vërë në lëvizje një mekanizëm shumë të madh njerëzish dhe teknike. Puna ime dhe e vartësve të mi është shumë delikate shpjegon kolonel Bardhyl Hoxha. Kam një porosi të vyer nga një plak i vjetër dibran: “Duhet të ruhemi nga familjariteti i tepërt dhe miqësia e paarsyeshme. Më është

vërtetuar me dhjetëra herë kjo fjalë e mençur sepse ne si Brigadë jemi shumë të ekspozuar ndaj ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe zbatimi i rregullave të sigurimit teknik është shumë primar. Ka dhe shumë e shumë detyra të vështira që duhet të respektohet hierarkia, duhet të jetë i rreptë urdhri dhe korrektësia për t’u

zbatuar. Mbi të gjitha ora e saktë e raportimit është një normë që unë e kam kërkuar me shumë ekzigjencë”, shpjegon ai. Duke fluturuar në fëmi-jërinë e tij, komandanti të sjell tërë mozaikun e sofrës dibrane, e cila në thelb është një mbledhje me shumë tension e të parit të shtëpisë. Ai të rrëfen ditën e tij, e cila është një alarm i pandërprerë me një shtrirje të madhe gjeografike. Një lumë të madh ai konsideron detyrat që vijnë nga Ministria dhe Shtabi i Përgjith-shëm dhe një det quan detyrat që duhet të zbatojë gjatë një dite me repartet që ai komandon. Janë mbi pesë reparte, të cilat kryejnë një volum të madh pune, por thembra e Akilit mbeten gjashtë poligonet. Ai di të ndajë detyra, të transferojë kom-petenca dhe ka parimin që: “Mos iu bind verbërisht komandantit. Ma thuaj mendimin që ke për kryerjen e detyrës. Më thuaj mënyrën tënde si vartës: Si e kupton? Fol me letra të hapura dhe ma argumento dhe unë do të mbështes”. Pa dyshim që ai ka një arkiv të madh të botës njerëzore, sepse që nga viti 1982 ka punuar direkt me njerëzit, njeh shumë mirë punën në grup dhe seriozitetin e komunikimit me eprorët. Njeriu apo komandanti ndryshe

Ky komandant i vlerëson shumë standardet e arritura nga paraard-hësit e vet dhe ato i konsideron si

Ministria e Mbrojtjes Italiane dekoron koman-dantin e Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl

Hoxha dhe shefin e Operacioneve në Komandën e Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni.

Të mërkurën e 21 marsit në Ambasadën Italiane u zhvillua ceremonia e dekorimit të komandantit të Brigadës Logjistike, kolonel Bardhyl Hoxha dhe shefit të Operacioneve në Komandën e Forcës Tokësore, kolonel Adi Ndoni. Atasheu ushtarak i akredituar në vendin tonë, gjeneralbrigade Vito Dell’ Edera, ju dorëzoi kolonel Bardhyl Hoxha dhe kolonel Adi Ndoni medaljen e akorduar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Italiane me motivacion, “Kryqi Përkujtimor për Misionin Ush-tarak të Paqes në Kosovë në kuadër të Rezolutës së OKB-së, për Paqen në ish-Jugosllavi”.

Kolonel Bardhyl Hoxhës, iu akordua kjo medalje si vlerësimi më maksimal që Forcat e Armatosura të Italisë dhe komandantët e tyre i bëjnë gjatë kryerjes së detyrës së tij në KFOR në Kosovë, me detyrën e zv/shef së Shtabit të KFOR-it dhe drejtor i Komuni-kimit, si përfaqësuesi më i lartë i Forcave të Arma-tosura Shqiptare me KFOR me përfaqësuesin më të lartë italian, gjeneralbrigade Espanioli. Në këtë detyrë kolonel Hoxha ka siguruar një mbështetje shumë të fuqishme me pajisje komunikimi të të gjithë kontingjentit italian me KFOR. Dekorimi i

kolonel Bardhyl Hoxhës dhe kolonel Adi Ndoni nuk është vetëm një vlerësim për ta, por edhe për profesionalizmin, përkushtimin dhe komunikimin që ushtarakët e Forcave të Armatosura Shqiptare operojnë në zonën e kryerjes së operacioneve me homologët e NATO-s.

Dy ushtarakë të lartë shqiptarë dekorohen nga ministria e mbrojtjes italiane

Page 9: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 9

Udhëtim në natyrën njerëzoreBiseda

Brigada Logjistike është një ndër njësitë kryesore të Forcave të

Armatosura. Kjo njësi elitë me një histori shumë domethënëse në këto vitet e fundit ka kryer detyra mjaft të rëndësishme. Përveç shumë detyrave të logjistikës ajo ka kryer një nga detyrat kryesore të Forcave të Armatosura: Operacionin shumë vitesh të demontimit të municioneve të tepërta dhe të dala jashtë për-dorimit. Një traditë pune, sakrifice, përkushtimi dhe disipline e krijuar në këtë Brigadë po pasohet aktual-isht nga një grup shumë i kualifikuar ushtarakësh, të cilët mbajnë një peshë kryesore për performancën e Forcave të Armatosura të Shq-ipërisë. Objektivat e vitit 2012 janë shumë të mëdha dhe puna për realizmin e tyre ka filluar.

një përvojë e një eksperiencë shumë domethënëse. Një traditë që kjo Brigadë e ka përcjellë dhe i ka dalë mirë. Kjo Brigadë i ngjan një me-kanizmi të kompletuar, një zinxhiri me shumë hallka, të cilat duhet të lidhen shumë mirë me njëra tjetrën. Sipas tij, Brigada Logjistike duhet të ketë një refleks të kushtëzuar për

çdo shkak që jep një pasojë të mirë-përcaktuar. Asgjë nuk duhet të jetë e paparashikueshme e gjithçka duhet të jetë e kontrollueshme, sepse në këtë mënyrë kemi një kosto-efektivitet më të drejtë. Komandanti konfirmon se kanë identifikuar shumë stoqe, të cilat domosdoshmërisht duhet të largohen si barrë. Ai thotë se ka një parim:

“Duhet të kursejmë sa më shumë energji dhe të bëjmë punën sa më mirë në mënyrë që të ulim koston. Në tavolinën e tij ka një rregull edhe pse me qindra shkresa mbërrijnë për t’u parë dhe për tu firmosur dhe me qindra të tjera duhet të shpërndahen për të shkuar në destinacionin e tyre. Ai është njeri praktik dhe me ambicie.

“Kush nuk ka ambicie nuk bën asnjë punë” thotë ai. “Ligji është i shenjtë, por duhet fleksibilitet brenda hapësira të ligjit”. Ky është një nga parimet e tij. Mundohet që të shkëmbejë shumë mesazhe gjatë ditës me vartësit e tij. “Planin e ditës e bëj që në agim dhe pastaj e hedh në letër. Produkti është i rëndësishëm dhe këtë e kam nenin e parë të marrëdhënieve me vartësit. Ajo që përcakton personalitetin e nje-riut është produktiviteti dhe ai është i lexueshëm”. Ai drejton një Brigadë që është nga më të rëndësishmet në Forcat e Armatosura. “Të gjitha punët i ndaj me rreth 2000 njerëz gjatë një dite”, sqaron ai. Sukseset e vogla të këtyre njerëzve të vendosur e bëjnë punën e madhe. “Për vitin 2012 në tërë dinamikën e punës sime e kam përqendruar tek binomi kosto-efiçencë”, shprehet ai për gazetën Ushtria, “kam bërë një kronometrim të të gjithë punëve dhe një organizim të imët të tyre”. Mbi të gjitha thotë koloneli, “Kam eliminuar lëvizjet në boshllëk. Asnjëherë nuk lëvizim mjetet e transportit në boshllëk. Al-ternohen punët që ngarkesa të pasojë ngarkesën nga uzina në uzinë, nga tuneli në poligon dhe kjo nuk është e lehtë” thotë ai. “Kam 10 grup depo të cilat janë më shumë se sa 10 kombi-nate, jo vetëm për nga volumi i punës, por dhe për nga sasia e njerëzve dhe ekspozimi ndaj ngjarjeve të jashtëza-konshme”.

Megjithatë, falë profesionalizmit dhe mbrojtjes së perëndisë nuk ka pasur incidente në punë. Duhet një vëmendje dhe një kujdes shumë i madh. Në katër muret e zyrës së tij shikon me dhjetëra diploma të institucioneve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare të këtij koloneli, të cilat janë thelbi i formimit të tij, por dhe shumë vlerësime për atë që ka bërë dhe për atë që bën aktualisht. Një zyrë pune ku të “ftuar” spe-cialë janë edhe Skënderbeu (bust) edhe Bukuroshja e Butrintit si dhe shumë simbole të tjera të shenjta të kombit tonë. Një ambient që ai e ka modeluar për të bërë më të lehtë komunikimin me këdo bujtës të tij. Gjëja që ai nuk duron është mungesa e informacionit, ndaj këtë pikë kërkon që ta riparojë dhe i merr vetë shumë punë mbi supe që t’ia dalë mbanë. Kjo e ka bërë që të ballafaqohet me shumë vartës në ditë. Atij i pëlqen të ballafaqohet me ta atje ku është dhe fronti i punës. I shkel vetë repartet, por dhe ndan vështirësitë me shumë komandantë të tjerë. Me komandantët ka togf-jalëshin, “Më kundërshto dhe ma argumento”. “Unë të kuptova në këtë mënyrë zoti komandant, por kjo punë bëhet me mirë me metodën time”. Ballafaqime të këtij lloj gjen me dhjetëra në ditarin e tij. Brigada është në një tranzicion strukture dhe ky komandant grumbullon informa-cion që gjithçka të bëhet me shumë kujdes.

rrugëtim i papërfunduar “Kemi bërë 1,8 milion kilo-

metra rrugë me ngarkesë për vitin që kaloi dhe po kaq do të bëjmë dhe për këtë vit”, thotë ai. Batalioni i Transportit me rreth 1000 mjete transporti është truri dhe energjia e gjithë logjistikës së Forcave të Armatosura, prandaj ai e respekton punën e këtyre njerëzve dhe të kë-tyre mekanizatorëve. Ai është një komandant që i njeh të gjithë dhe i dëgjon. Shtrohet shpesh herë në ku-vend me ta për ti dhënë më të mirën njeri tjetrit. Dialogu i tij ka një fill. “Si u zgjidh problemi”. Ai futet në psikologjinë e vlerëson vizionin e njerëzve të kësaj Brigade që kanë një përvojë të gjatë dhe që ja dinë anën punës. “Kur ke informacion të gjerë, nuk befasohesh, por ia del mbanë”, thotë ai. “Kam një parim personal që e zbatoj gjatë gjithë kohë. Hapi punë vetes dhe nuk mer-resh me gjera të kota”. Kam bërë një beteje të gjatë kundër mentalitetit që cakton një ushtarak në një vend pune dhe fshihet pas derës. Bota e tyre është shumë e komplikuar dhe unë bëhem shumë herë në ditë pjesë e saj. Kam dhe një orë delikate, e cila më përket vetëm mua”, thotë ai. Kjo është ora zvicerane e ko-mandantit. “Nga ora 16.30 deri në orën 18.30 merrem me veten time. Lexoj, shkruaj, bëj gjimnastikën e mendjes dhe shumë e shumë gjëra të tjera që më krijojnë ndjesitë e punës. Kam nevojë për këtë botë njerëzore shumë personale. Në këtë orë punoj për veten time, një zakon që e kam huazuar nga amerikanët. Ka shumë nevojë që pjesa ime intelektuale të ballafaqohet me këto lloj dijesh. Më pëlqen qeliza e punës dhe puna fillon që në qelizë. Kështu e nis, e vazhdoj edhe pse volumi është i madh. Nuk ka mënyrë tjetër pune”. Ai vlerë-son punën e shtabit. “Në prapavijë punohet 24 orë për 24 orë”, thotë ai. “Nuk ka si ndodh ndryshe. Ne duhet të shkojmë atje ku na kërkohet. Është shumë parimore”. Na i thotë të gjithë emrat e shtabit të tij dhe ka një opinion të tij për mënyrën se si do të komunikojë, si të gjenerojë punë dhe mbi të gjitha si ta detyrojë që të jetë sa më efiçent”. Huqet ia kanë mësuar shumë shpejt dhe tërë pjesëtarët e këtij shtabi. Ata kanë një lojë si macja me miun kanë mes njeri-tjetrit, por që i shëndosh gjërat. Parimi i tij merr një urdhër të shkruar: Nisu bëj detyrën dhe hajde të ballafaqohemi”. Racionaliteti dhe këmbëngulja kalon mes shumë e shumë vështirësive, mes një volumi të madh pune mes përplasjes së shumë mentaliteteve, por dhe në mes të shumë impenji-meve. Askush nuk mendon se në terren puna është e lehtë. Ajo është më e vështirë. “Ndjehem 100% i mirëkuptuar”, thotë ai “dhe kjo është shumë e rëndësishme”. “Udhëtimi në këtë natyrë njerëzore është paksa i veçantë dhe i komplikuar”.

Page 10: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 201210

Më datën 20 mars, SHSHP gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zh-villoi një vizitë në Qen-

drën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, {QNOD} e vendosur në ish-komandën e Forcave Detare, Plepa. Fillimisht ai u prit nga komandanti i Forcave Detare, kapiten i rangut të I Ferdinant Kreshpani dhe më pas nga drejtori i QNOD, zoti Astrit Aliaj. Në vijim gjeneral Gjunkshi dhe zoti Pëllumb Nako, drejtor i Policisë Kufitare dhe Migracionit në MB, në prani dhe të kuadrove drejtues nga të dy dikasteret kryesore, zhvilluan një takim pune në QNOD mbi problema-tikën aktuale të funksionimit të kësaj Qendre. Zoti Aliaj pasi bëri një vësh-trim të shkurtër historik të QNOD, ku nënvizoi dhe rolin e drejtuesit të saj të parë, z. Fiqiri Kupe, (i cili u nda nga jeta muaj më parë), i njohu pjesëmarrësit me misionin, bazën ligjore, ministritë bashkëpunuese, strukturën, sistemet aktuale të vë-zhgimit e komunikimit në det dhe mundësinë e përmirësimit të tyre në të ardhmen. Në takim u prezantuan dhe operacionet kryesore të realizuara vitin e kaluar për kërkim-shpëtimin në det, peshkimin e paligjshëm si dhe verifikimin apo ndjekjen e trafiqeve të ndryshme, në të cilat duhet theksuar se ka pasur një frymë bashkëpunimi midis institucioneve pjesëmarrëse, veçanërisht midis Rojës Bregde-tare dhe Policisë Kufitare, të cilat kanë mbajtur dhe peshën kryesore. Gjithashtu në takim u trajtuan disa nevoja për mbështetjen logjistike të QNOD, u shtrua problemi i bash-këpunimit edhe me shtetet e tjera fqinje për shkëmbimin e informacionit që kanë shfaqur interes në këtë fushë si dhe perspektiva e radarit të Sazanit, të instaluar nga pala italiane. Gjen-eralmajor Gjunkshi vlerësoi punën e deritanishme të kryer nga QNOD dhe operatorët e tjerë, por njëkohësisht kërkoi sqarime konkrete për asetet e QNOD, si janë të evidentuara ato, si kanë bashkëpunuar institucionet, deri ku është hapi i QNOD për zbatimin e ligjit, çfarë masash janë marrë ndaj shkeljeve të ndryshme të deritanishme, si është fryma e bashkëpunimit në planin horizontal e vertikal në mënyrë që t’u jepet fund rasteve të mosbashkëpunimit me strukturat poshtë, apo fenomeneve të këtij lloji. Drejtori i Policisë Kufit-are dhe Migracionit, Pëllumb Nako nënvizoi rolin në rritje të QNOD ndaj rasteve të emergjencave në det, reagimin e tyre të suksesshëm për kapjen e trafikantëve me narkotikë dhe klandestinë në bashkëpunim dhe me strukturat homologe të shteteve fqinjë. Bazë për këto informacione ka qenë Sistemi i Vëzhgimit “Lockheed Martin”, i cili zbuloi në kohë lëvizjet e këtyre mjeteve të dyshimta, si dhe puna e kujdesshme e operatorëve të

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, inspekton punën e QNOD

Qendrës së Vëzhgimit tonë Detar. Ndaj e rëndësishme është mirëmbajtja e këtij sistemi dhe aparaturave, sepse është për të ardhur keq kur thuhet se ka mungesë energjie,apo defekt në gjenerator, për këtë duhet një buxhet i veçantë për mirëmbajtjen e tyre, dhe shume mirë mund t’i jepet Rojës Bregdetare.

QNOD dhe institucionet bash-këpunuese të saj mund të bëjnë më tepër, duke nxjerrë më mirë rolin

dhe përgjegjësinë e çdo operacioni,-theksoi zoti Nako, ndërsa hodhi idenë se perspektiva e saj mund të jetë ndoshta dhe një qendër rajonale për monitorimin e trafikut detar. Ko-mandanti i Qendrës së Vëzhgimit De-tar, n/kolonel Paulin Marku, kërkoi që krahas fondeve për mirëmbajtjen e sistemit duhen dhe specialistë in-xhinierë, pasi ata që u kualifikuan në SHBA, janë larguar për shkak të trajtimit financiar. Gjeneral Gjunk-

shi vuri detyrë marrjen e masave në këtë drejtim, raportimin në kohë të operacioneve antitrafik si dhe faktin që përsa i përket shkëmbimit të informacionit duhet të kemi para-sysh se jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të zbatojmë kërkesat dhe standartet e aleancës. Përgatitja e një database me të dhënat për kapacitetet operacionale të çdo strukture, sipas modelit që po bën aktualisht CU-BIC në MM, e cila lehtëson mjaft

punën e QNOD dhe tonën, sepse kështu ne njohim gjendjen, ndajmë përgjegjësitë dhe dimë kujt t’ia japim drejtimin e operacionit. Të gjithë për një qëllim, por një bashkëpunim i mirë arrihet kur ka ide dhe detyra te qarta, të paracaktuara, kur ka fleksibilitet në përdorimin e mjeteve detare dhe llogaritjen e kostos për çdo operacion,-porositi gjenerali. Gjate vizitës në sallën operacionale të QNOD, gjeneralmajor Gjunkshi dhe kryekomisar Nako u njohën me teknologjinë dhe funksionimin e sistemit të vëzhgimit detar si dhe me punën e operatorëve dhe të person-elit të shërbimit atje, por ndërkohë tërhoqën vëmendjen për mungesën e ndëshkimeve, vënies së gjobave apo masave të tjera ndaj shkelësve të ligjit në peshkim, si përgjegjësi direkte e Ministrisë së Mjedisit dhe Peshkimit; - sepse ndërsa nga mjetet tona harxhohet karburant dhe orë pune gjatë këtyre operacioneve, asgjë nuk hyn e dëmshpërblehet në arkën e shtetit shqiptar. Mbas lënies së këtyre detyrave dhe nxjerrjes së mësimeve rast pas rasti, -në fund SHSHP uroi personelin e QNOD dhe të Qendrës së Vëzhgimit tonë Detar për misionin e tyre, si dhe shprehu besimin se kjo qendër në të ardhmen do koordinojë me së miri veprimtarinë e institucio-neve pjesëmarrëse për rritjen e efek-tivitetit të operacioneve detare.

Shefqet Kërcelli

Zhvillohet konferenca e iniciativës rajonale ADRION

Në datat 21-22 mars 2012, në ambientet e hotel Adriatik në Durrës po zhvillohet konferenca kryesore planëzuese për stër-

vitjen ndërkombëtare rajonale ADRION LIVEX 2012, e cila do të zhvillohet në muajt e ardhshëm në Slloveni. Pjesëmarrësit e gjashtë vendeve të rajonit u pritën nga Shtabi i Forcës Detare, ndërsa urimin e mirëseardhjes në vendin tonë dhe fjalën e hapjes me rastin e kësaj konference e mbajti komandanti i Forcës Detare, kapiten i rangut I Ferdinant Kreshpani, i cili pasi theksoi rëndësinë gjeostrategjike të detit Adriatik dhe Jon dhe rolin e rëndësishëm që ata kanë përsa i përket tregtisë, turizmit dhe ekonomisë në tërësi për të gjitha vendet pjesëmarrëse, ndër të tjera u shpreh: “Në rast se ne nuk arrijmë siguri detare, deti fatkeqë-sisht mund të na shkaktojë shumë probleme. Gjëja pozitive është se, nëse dje deti na ndante, ai sot na bashkon të gjithëve. Prezenca e kërcënimeve ndaj sigurisë detare rajonale si emigrimi ilegal, terrorizmi, ndotja e mjedisit detar nuk mund të për-ballohet vetëm. Këto aktivitete ilegale kudo që të ndodhin, ndikojnë në sigurinë e të gjitha vendeve”. Kjo konferencë zhvillohet në kuadrin e iniciativës ADRION, e cila është një nismë bashkëpunimi midis vendeve të Adriatikut dhe Jonit ku përfshihen

Shqipëria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Objektivi kryesor i kësaj iniciative është rritja e shkallës së ndërveprimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe rritja e aftësive për drejtimin e operacioneve në rast krizash në mjedisin detar,

operacionet SAR (kërkim–shpëtimit në det), operacionet e bordingut, operacionet kundër ter-rorizmit, operacionet e evakuimit etj. Qëllimi krye-sor është zhvillimi i stërvitjeve detare përmbushja e standarteve të ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave, rritja e mirëkuptimit, konfidencës dhe bashkëpunimit mes personelit të Forcave Detare për rritjen e sigurisë në mjedisin detar. Seriali i stërvitjeve ADRION ka filluar për herë të parë në vitin 2006 me organizimin dhe zhvillimin e stër-vitjes “ADRION-06 LIVEX” në Ankona (Itali), në të cilën morën pjesë të gjitha Forcat Detare të vendeve ADRION.

Në vitin 2007 stërvitja “ADRION-07 LIVEX” u zhvillua në Korfuz (Greqi) dhe në vitin 2008 në Split (Kroaci) nën siglën “ADRION-08 LIVEX”, në vitin 2009 në Shqipëri, në vitin 2010 në Itali ndërsa në vitin 2011 në Mal të ZI. Iniciativa ADRION planëzon dhe zhvillon stërvitje detare me pjesëmarrje të mjeteve detare dhe ajrore të vendeve pjesëmarrëse.

Stërvitja e ardhshme, e cila do të zhvillohet në Slloveni është e shtata e këtij lloji që zhvillohet mes vendeve të rajonit.

Togere Eltona DakramajSpecialiste e Informimit në FD

Forca detare

Page 11: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 11opinion

Përkujdesja, mbështetja, mirënjohja dhe nderimi ndaj personelit që ka shërbyer si pjesëtar aktiv

në Forcat e Armatosura është një obligim i përhershëm i Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë programe për integrimin e mëtejshëm në jetën civile të oficerëve dhe nënoficerëve rezervë, sidomos ata që ende janë në një moshë aktive për punë. Për këtë është bashkëpunuar dhe do të bashkëpunohet me institucionet e tjera qeveritare dhe private për riintegrimin e ushtarakëve në rezervë në tregun publik dhe privat të punës, duke synuar sidomos në sektorë të administratës shtetërore që lidhen me sigurinë, ku ata mund të japin më mirë përvojën e tyre. Por në plotësimin e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura me pers-onel civil, nuk mund të përjashto-hen kurrsesi civilët, sidomos ata me background të pasur, jashtë Forcave të Armatosura. Por për disa specialitete dhe funksione organike, qasja më e mirë mbeten ushtarakët në rezervë, si ekspertë në këtë fushë. Prandaj dhe emërimi në këto funksione i një teknicieni (specialisti)–ushtarak në rezervë, do të ishte efektive jo vetëm sepse kanë arsimim ushtarak e universi-tar (grada, tituj), por dhe eksperi-enca e tyre shumëvjeçare në fushën ushtarake është mjaft e vlefshme për këto funksione. Madje edhe në aspektin e efekteve financiare, marrja e oficerëve të rezervë të mirëarsimuar dhe me një eksperi-encë në fushën ushtarake është me efekte më pozitive.

Në këtë kontekst, Ministria e Mbrojtjes e ka parë dhe po sheh me vëmendje inkuadrimin dhe përf-shirjen në struktura e pozicione të veçanta të Forcave të Armato-sura të një kontingjenti të konsid-erueshëm të oficerëve që kanë dalë në rezervë. Natyrisht përzgjedhja e tyre është bërë bazuar në vlerat dhe profesionalizmin individual, si dhe në eksperiencën e tyre të fituar ndër vite karriere ushtarake. Aktualisht në strukturat e Forcave të Armatosura janë vendosur në pozicione pune mbi 130 oficerë në rezervë, duke zbutur sado pak edhe kërkesat për punësimin e tyre pas përfundimit të karrierës ushtar-ake. Nga këta mbi 20 persona janë punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, 25 në Forcat Tokësore, 20 në Forcat Ajrore, 8 në Forcat Detare, 26 në Komandën e Doktrinës dhe Stër-vitjes, 18 në Brigadën Logjistike, 8 në Brigadën e Mbështetjes Ra-jonale etj. Vetëm në gjashtëmujorin

Përfshirja e oficerëve në rezervë në strukturat

civile të FA-së, kujdes i vazhdueshëm i MM

e dytë të vitit 2011 janë punësuar në funksione civile që kanë qenë të paplotësuara në disa struktura të FA-së 30 ish-oficerë ose 20 % e kontingjentit të oficerëve që dolën në rezervë në kuadër të reformës dhe mospërparimit në gradë, në korrik të vitit që kaloi. Ndërkohë hapësira angazhimi dhe punësimi, sidomos të karakterit sezonal janë hapur në disa struktura që merren me procesin e demontimit të muni-cioneve të tepërta, si në poligonet e ngritura për këtë qëllim dhe në disa uzina ushtarake, si ajo në Poliçan, në Mjekës dhe në Gramsh, ku janë ngritur dhe funksionojnë disa linja demontimi dhe ku janë pu-nësuar dhjetëra ushtarakë të tjerë

në rezervë. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm ish-ushtarakësh janë angazhuar në Qendrën e As-gjësimit të Municioneve, si dhe në kompaninë private që merret me pastrimin dhe kthimin në normalitet të zonës së Gërdecit. Kryesisht ata janë ish-ushtarakë të specialitetit të armatim-muni-cionit, të xhenios, të artilerisë, të kimisë etj.

Përgjithësisht në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë pu-nësuar oficerë në rezervë që mba-jnë grada shkencore dhe grada të larta ushtarake, madje edhe grada madhore, të cilët janë arsimuar dhe kualifikuar në akademi e kolegje të mirënjohur të NATO-s dhe

vendeve partnere perëndimore. Kështu, në Akademinë e Mbrojtjes janë emëruar në funksione të rëndësishme dhe pedagogë disa oficerë me grada madhore, si gjeneralmajor në rezervë Ru-zhdi Gjatoja, gjeneral brigade në rezervë Zija Bahja, kolonelë në rezervë Selim Shiroka, Pajtim Ribaj, Proletar Hasani, Simon Gega, Zana Jahollari etj, të cilët kanë jo vetëm arsimimin e plotë ushtarak të përfunduar në vendin tonë, por kanë kryer studime të nivelit të lartë në akademitë ushtar-ake të vendeve të NATO-s, si dhe mbajnë tituj shkencorë. Një pjesë e mirë e tyre kanë eksperiencë të pasur ushtarake pasi kanë qenë

në detyra të rëndësishme në pir-amidën e Forcave të Armatosura, deri në Shtabin e Përgjithshëm apo komandantë e drejtues njësish ushtarake.

Në Qendrën e Simulimeve është emëruar koloneli në rezervë Ali Bushi, që ka një background arsimor dhe eksperiencë të pasur ushtarake në fushën e stërvitjes, ndërsa në në Qendrën e Analizave të Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, janë emëruar kolonelët në rezervë Thi-mi Hudhra dhe Vait Golikja, me një background dhe eksperiencë të pasur në detyrat që kanë kryer në FA. Po ashtu ka disa ish-ushtarakë të punësuar në Akademinë Ush-tarake “Skënderbej” si kolonel në rezervë Lulzim Bllaka, në Muzeun e FASH, siç është drejtuesi i këtij institucioni, gjeneralbrigade në rezervë Gjergj Vladi etj.

Mjaft emërime dhe punësime nga oficerë të dalë në rezervë janë bërë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm, ku mund të për-menden kolonelë në rezervë Zeno Jahaj, Ruzhdi Rustemi, Sinan Bunguri, Ramadan Ramadani, Bashkim Punavija, nënkolonelë në rezervë Vladimir Shyti, Dhimitër Kerraj, Selami Rragami, Jorgo Mino, Besnik Gjonbrati, Pëllumb Shehu, Hasan Shehu, Ulsi Meta etj. Hapësira për një angazhim më të mirë të oficerëve në rezervë në strukturat e FA-së ka dhe mund të gjenden. Kështu, duke qenë se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është një institucion ku përgatiten oficerët e rinj dhe të karrierës, është mirë që në detyra specifike të emërohen individë të mirëarsimuar në fushën ushtarake, por edhe me arsimim universitar dhe me eksperiencë të pasur. Një burim për këto janë edhe oficerët në rezervë. Bazuar dhe në ekspe-riencën e ushtrive të vendeve part-nere, në të cilat shfrytëzohen në maksimum kapacitetet ushtarake, ka qenë e suksesshme përfshirja e oficerëve në rezervë në fushat më të aplikueshme, si në Akademinë e Mbrojtjes (Departamenti i Stu-dimeve Strategjike, Departamenti i Lidershipit dhe Menaxhimit); Qendrën e Analizave të Mbrojtjes; Qendrën e Simulimeve; në Aka-deminë Ushtarake “Skënderbej” etj. Por hapësira të tjera ka dhe mund të krijohen edhe në shtabet e Forcave, në njësitë mbështetëse, etj. Kjo është një politikë e qën-drueshme e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka për qëllim jo vetëm ri-sisteminin në punë të oficerëve që dalin në rezervë për shkak të rregullave të karrierës së ush-tarakut (mospërparimit në gradë), por kryesisht për të përdorur me efikasitet njohuritë dhe eksperi-encën e tyre.

MuharreM dardha

Page 12: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 201212 GJeopoLitiKa

Gjeografia politike dhe filozofia ekspansioniste e shtetit

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar, në faqet e gazetës “Ushtria” do të fil-lojë të publikohet një rubrikë e re: gjeopolitika. Kjo rubrikë ka si synim që të sjellë një seri shkrimesh të cilët do të rrëfejnë pjesët themelore të mendimit gjeopolitik, teoritë kryesore të gjeopolitikës dhe mendimtarët bazë të kësaj disipline. Arsyeja qendrore e këtyre shkrimeve, nuk do të jetë thjesht apo vetëm këndvështrimi gjithëpërfshirës i kësaj shkence. Synimi është që në përfundim të serisë së shkrimeve, të jetë rrëfyer një logjikë gjeopolitike te e cila të mund të bazohet një gjeopolitikë shqiptare. Duke parë teoritë dhe mendimtarët kryesorë, do të kuptojmë më qartë strategjitë globale e rajonale në marrëdhëniet mes shteteve, të ap-likuara edhe në ditët e sotme më besnikëri ndaj disa formulave gjeopolitike që japin çelësin e sundimit global.

Prof. dr. PajtiM ribajalbert hitoaliaj

Gjeografia politike

Në planin specifik, në veprën ndoshta më të njohur të tij, Ratzel kërkon që të shfaqet si një shkencëtar, që do të thotë si një vrojtues i paanshëm,

nga jashtë, në kërkim të rregullave e ligjeve që shpjegojnë raportin ndërmjet politikës e hapësirës, e që kanë mundësi pra, për të qenë të vlefshme në përcaktimin e veprimeve politike efektive. Në përgjithësi në vepër, mbizotërimi i faktorit hapësirë të çon në mënyrë të pashmang-shme drejt nënvlerësimit të qëllimit njerëzor kur ky vepron. Ky nënvlerësim shfaqet edhe për sa i përket vlerave kulturore të një popullsie dhe/ose individëve – këta të fundit kujtohen e nënvizohen shpesh herë, por sjellja e tyre është konsideruar e përshtatshme me qëllim arritjen e bashkimit të brendshëm të një shteti ose si element lidhjeje emotive për një territor të pac-aktuar. Shembujt historik, kulturor, hapësinor që janë përdorur gjerësisht, janë përgjithësisht koherent me tezat që Ratzel synon të mbështesë, por ngjan që bindja absolute për të vërtetën e tij e shtyn që të mos pranojë disa kundërshti apo të interpretojë a posteriori kuptimin e disa dinamikave historike: në thelb, do të ishte e mundur për të gjetur shpesh shembuj të kundërt me ato të Ratzel e për t’i interpretuar në një mënyrë tjetër. Për shembull, citohet aspirata “natyrale” e Italisë për të qenë e bashkuar dhe për të pasur kufirin përgjatë harkut të Alpeve, por nuk është shpjeguar se përse Britania e Madhe është një fuqi detare - meqenëse është ishull - dhe në të njëjtën mënyrë nuk është Italia, që është një gadishull (Ratzel); territori malor zviceran është shkaku i unitetit edhe pse janë prezentë gjuhë e rite të krishtera të ndryshme, por nuk është kështu për Bosnjën, ku flitet një gjuhë thellësisht e njëjtë edhe pse me rite fetare të ndryshme. Këto shfaqen herë-herë si vlerësime interesante të cilët mund të përcak-toheshin si pararendësit e bashkimit evropian në një organizëm politik të përbashkët apo të rëndësisë që i atribuohet faktorit të komunikimit (të mallrave dhe komunikimit në veçanti) si një shtysë e bashkuar dhe ekspansioniste në të njëjtën kohë, gjë që mund të ngjajë me një përshkrim parashikues për globalizimin. Ratzel ka një konsideratë të lartë për shtetin, “njeriu nuk mund të përfytyrohet pa tabanin tokësor e kështu, as vepra më e madhe e njeriut: shteti”

(Ratzel), por në të gjithë veprën e tij, fjala Shtet dhe mbiemri shtetëror janë përdorur për të identifikuar të gjithë tipat e organizimit politik të grupimeve njerëzore; kështu është përdorur si për shtetet evropiane edhe për mbretëritë afrikane, si për organizmat modernë ashtu edhe për citimet nga historia. Ngjan më tepër një përcaktim se sa një idealizim “hegelian”. Duke mos qenë në gjendje që të bëjmë këtu një analizë të detajuar të “Gjeografisë Politike” është me vend që të tregohen elementet kon-ceptuale që shfaqen si kryesorë e që përmenden më shpesh aty:

1) Raporti i ngushtë ndërmjet territorit dhe shtetit me të cilin formon lidhjen organike, e që prej këtu nevojën biologjike të rritjes, pra të ekspansionit (zgjerimit) të organizmit.

2) Rritja progresive në dimensione, nga i vogël në të madh, përputhet me një rritje cilë-sore të civilizimit. Shtetet e vogla janë “forma të lashta” ndërsa ata të mëdhenjtë janë më të zhvilluar; “entitetet e mëdha territoriale lindin prej të voglave” (Ratzel).

3) Populli është elementi biologjik ven-dimtar i organizmit shtet: përbën lidhjen or-ganike dhe rritja demografike ushqen fuqinë shtytëse emigruese e cila çon drejt zgjerimit të shtetit e të territorit (ose të krijimit të shteteve të reja).

4) Një mjedis natyror me tipare të kufizuara natyrale, të përcaktuara qartë, shpie në mënyrë dominuese drejt “autonomisë gjeografike” të një shteti e kësisoj drejt stabilitetit të tij e qëndrueshmërisë në kohë.

5) Kërkimi i ekuilibrit ndërmjet karakteris-tikave të territoreve të ndryshme brenda shtetit, është një prej qëllimeve kryesore të politikës (falë udhëzimeve të gjeografisë politike); një situatë e çekuilibruar provokon humbjen e el-ementeve të mosbalancimit. Shtetet jetikë kanë një nevojë organike për ekspansion ndërsa ata që janë në kalbje për nënndarje.

6) Shteti prezanton interesat kolektive jetike të popullsisë dhe kësisoj ka objektiva për të ndjekur: një raport të ekuilibruar dhe natyral me territorin, brenda kufijve të tij natyralë, zgjerimin e territorit për të plotësuar nevojat e një popullsie në rritje, mbajtjen e një kohezi-oni organik të brendshëm – burim stabiliteti e qëndrueshmërie në kohë.

“Gjeografia Politike” e Ratzel është një politikë për kontrollin e territorit, bazuar te elementet e vetë territorit; populli ndërvepron kolektivisht me një hapësirë (territor) të përcak-tuar duke krijuar shtetin (çdo organizatë poli-

tike), që bëhet subjekt i qëllimshëm i synimeve kolektive. Detyra e “Gjeografisë Politike” është që të nënvizojë me qartësi “ligjet e zgjerimit të popujve e shteteve” (Ratzel).trashëgimtarët e ratzel

Ratzel. Zhvillimi njerëzor është i kush-tëzuar pikësëpari nga mjedisi natyror: “Një popull duhet të jetojë në tokën që i ka rënë për pjesë, aty duhet të vdesë e të ndjekë ligjet... Shteti është një organizëm jo vetëm sepse organizon jetën e popullsisë mbi terrene të pandryshueshëm, por edhe sepse kjo lidhje përforcohet në mënyrë reciproke, deri në atë pikë sa ata formojnë një të tërë e nuk mund të mendohet më për njërin pa tjetrin... Shteti pëson të njëjtat ndikime si çdo jetë njerëzore... Është në natyrën e shteteve që ata të zhvillohen në konkurrencë me shtete fqinjë e në pjesën më të madhe të rasteve, ajo që është në lojë përfaqësohet nga territoret.”

Pas citimeve të shkurtra nga Ratzel, janë sjellë në vijim pohime që shfaqen në disa vepra të Mackinder, Kjellen, Lautensach, Haushofer dhe Spykman. Sado që shumë pjesë të shkurtra mund të japin ndjesinë e ruajtjes së vazhdimë-sisë teksa lexon Ratzel dhe autorët e cituar më sipër – edhe pse këta të fundit janë më shumë “politikë” në argumentimet e tyre – vazhdi-mësia konceptuale është bërë në nivel referimi të dimensionit gjeografik (vendndodhja në hapësirë dhe karakteristikat e territorit) si një faktor i nevojshëm dhe detyrues për një politikë të fuqisë shtetërore. Një tjetër element koncep-tual i përbashkët, është pranimi i politikës së ekspansionit si diçka natyrale për disa shtete, ata me “qëndrueshmëri të brendshme”, më dinamikët, më të ekuilibruarit organikisht.

Mackinder. “... jemi, për herë të parë në gjendje që të provojmë, në mënyrë plotësisht relative, një lidhje ndërmjet përgjithësimeve më të gjera të historisë e të gjeografisë. [...] mund të kërkojmë një formulë që përkthen, së paku nën disa aspekte të ndryshme, shkaqet gjeografike në historinë universale” (Mack-inder). “Kush sundon Evropën Lindore, komandon Hartland; kush sundon Hartland ko-mandon Ishullin e Botës; kush sundon Ishullin e Botës, komandon Botën” (Mackinder). Një frazë e tillë (shumë ndjellëse) mund të jetë e suksesshme ndërmjet atyre që kërkojnë fuqinë, sepse përmban e përsërit disa herë rresht fjalët komandon-sundon dhe botë. Sidoqoftë, kjo frazë ka qenë shumë e diskutueshme në kohë, për ta konsideruar si formulë shkencore. Por Mackinder tregohet shumë i kujdesshëm për të

mos lënë asnjë dyshim në lidhje me kuptimësinë e fjalëve të tij: “E tërë bota, e sapo njohur deri në kufijtë e saj më të largët, tashmë duhet të konsiderohet si objekti i një përvetësimi politik të plotë. ”

Kjellen. “Gjeopolitika është shkenca e shtetit si një organizëm gjeografik, ashtu si manifestohet në hapësirë: shteti si një vend, si nj territor ose në mënyrë më domethënëse, si Perandori”. (Kjellen).

Haushofer. “... gjeopolitika, ishte ndoshta një prej mjeteve të rralla për të çuar në pikë-shikime të përbashkëta e në të njëjtën hapësirë jetike, mijëra njerëz, të paktën mbi çështjet kyçe të një rëndësie jetike për të gjithë. Në çdo rast, një vetëdije e vërtetë dhe shkencore e gjeopolitikës, duhet medoemos që të jetë jashtë konsideratave të partive dhe duhet të jetë po aq e vërtetë për ekstremin e majtë sa edhe për ekstremin e djathtë, në mënyrë që secili të mund të sigurojë orientimin më të mirë politik të një shteti, nëse do të ketë një eksperiencë dhe një vetëdije politike, cilado qofshin ideologjia apo partia e tij. [...] Një punim gjeopolitik duhet, sipas definicionit, që të jetë tërësisht i pavarur nga vendndodhja në sipërfaqe të globit, ku gjen-det rastësisht autori i atij punimi e nga situata e partisë së këtij të fundit”(Haushofer).

Gjeopolitika ka si objekt “...aktivitetin politik në një hapësirë natyrore. Gjeopolitika interesohet për proceset politike të së shkuarës dhe së tashmes.” (Hermann Lautensach, 1928). “Gjeopolitika ofron atë shoqërim të qëndrueshëm të dijes politike, e cila mund të mësohet e kuptohet; njohuri e tillë, si një urë nga e cila kryhet kalimi në veprimin politik, si një lloj vetëdije gjeografike e cila të ngre lart...”(Haushofer).

Premisat e gjeopolitikës së Haushofer, bien përfundimisht në kompromis me përfundimet të cilat sjellin veprimin politik, nacionalitetin e tij dhe vlefshmërinë e tij shkencor të “njohu-risë gjeografike” – përcaktimi i Ratzel, i cili e sheh nevojën e veprimit politik si produkt i një analize të kushteve gjeografike.

Spykman. “Duke pasur parasysh se karak-teristikat gjeografike të shteteve janë relativisht të qëndrueshme dhe të pandryshueshme, aspi-ratat gjeografike të këtyre shteteve mbeten të njëjta përgjatë shekujve, [...], ndërsa qeveritë dhe dinastitë zëvendësohen, gjeografia është përgjegjëse për luftërat e shumta që përjetohen gjatë historisë.” (Spykman).

Krahasuar me Mackinder, i cili shqetësohet për kontrollin e “Heartland”, Spykman, pre-okupohet me tepër për kontrollin e “Rimland” (teoria e tij strategjike për kontrollin e zonës anësore të Heartland) – dhe nuk mund të jetë veçse kështu, nëse shihen dinamikat botërore në ndryshim që u vunë në zbatim.“ Gjeografia është ‘shkenca’ e fuqisë në hapësirë”, nxjerr si përfundim Defarges, në lidhje po me atë që edhe Gray e pohon në librin e tij “The Geopoli-tics of the Nuclear Era” (1977). Rruga ideale e nisur nga Ratzel nuk është mbyllur akoma dhe nuk do të përfundojë lehtësisht. Në artikuj të tjerë do të kemi mundësinë që të shohim më gjerë mendimin gjeopolitik të studiuesve të sipërcituar e të tjerëve po aq të rëndësishëm. Ratzel ishte një prej “kovaçëve” të gjeopoli-tikës – ai u përpoq t’i “mbathte” patkonj kalit të fuqisë gjeografike, një fuqie e cila ka ndikim të jashtëzakonshëm në fatet e botës. Këtë gjë ai e bëri me njohurinë e tij. Trashëgimia e tij vazhdon edhe sot.

Page 13: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 13acadeMicUs

nënkolonel KaseM saliasi

“Në shoqëritë mod-erne ku revolu-cioni informatik po arrin shkallën

më të lartë, ku pretendohet dhe shpresohet në një shoqëri sa më të hapur, me kufij shtetërore gjithnjë e më shumë relative, ku flitet për auto-strada informacioni… Është krijuar, pra, një infrastrukturë gjigante që kërkon lëndë të parë për të justifi-kuar ekzistencën dhe për të realizuar funksionin e saj. Në anën tjetër janë individët, komunitetet e krijuara prej tyre, që kërkojnë të marrin dhe të japin informacion”. Duke kërkuar të kuptosh komunikimin si dukuri, veçmas komunikimin e jashtëm të FA, mund të humbësh lehtësisht në pafundësinë e materialit studimor dhe njëkohësisht të kthehesh në subjekt të kësaj dukurie. Pra është e vështirë të dalësh jashtë leximit, vështrimit dhe objektivizmit pasiv të komuni-kimit përgjatë studimit dhe njohjes së metodave, fushave të aplikimit, objektin dhe qëllimin e komunikimit. Përgjithësisht publiku e percepton çdo rrjedhje informacioni si të qël-limshme dhe të vënë në lëvizje për të arritur një objektiv. Në rastin kur motori i njërës prej mekanizmave të infrastrukturës gjigante është FA, strukturat e sigurisë së shtetit ose sot si kurrë më parë, terrorizmi, çfarë ndodh? Cili është perceptimi, metoda, rruga e tejçimit, qëllimi, reagimi publik? Të gjitha pyetjet marrin një përgjigje, mjafton të jesh i pranishëm në aktualitet. Në mënyrë të drejtpër-drejtë ose tërthorazi komunikojmë pasi ka një motor që punon pa orar, për të na detyruar t’i drejtojmë pyetje ndërgjegjes sonë. Publiciteti, bash-këpunimi aktiv, bindja, këshillimi dhe manipulimi si faktorë përcaktues të efektit të informimit janë në rendin e ditës. Burimet, informacionet dhe vetë individët thithës/përcjellës janë të pafund...

Procesi në të cilin gjendet tash-më Shqipëria është një proces i provuar më parë nga secili nga shtetet e anëtarësuara në Aleancën Atlantike(NATO) pas Luftës së Ftohtë. Procesi i pritjes së anëtarësim-it me të drejta të plota ka një rëndësi të veçantë për shtetin, FA dhe politikat e sigurisë. Në këtë kuadër, shtjellimi, diskutimi dhe mirëkuptimi i publikut janë themelorë. Informimi i opinionit publik mbi çdo hap të kryer përmbush nevojat e tij për informim por edhe justifikon përpjekjet e politikës të cilat mund të keqinterpretohen në disa raste. Nevoja për informim lind si pasojë e ndryshimeve që publiku percepton por që nuk mund të bëjë një lidhje logjike me procesin e integrimit të vendit në një aleancë ushtarake

Revolucioni informatik, publiku dhe Forcat e Armatosura

ndërkombëtare. Në fakt, nëse vësh-trohen artikujt e media-s së përditshme private por edhe ato zyrtare ( www.mod.gov.al) shpjegohen me imtësi dhe kujdes qëllimet e çdo veprimi të ndërmarrë si : stërvitje ushtarake të përbashkëta, takime homologësh të rangjeve të larta dhe të mesme por edhe deklarata në mbështetje të FA të Shqipërisë. Një tjetër faktor që ndihmon informimin, për më tepër komunikimin e strukturave ushtarake me publikun qytetar është pjesëmar-rja e politikbërësve në aktivitetet që karakterizohen nga elementi ushtarak por që janë të domosdoshme për procesin. Ndërkohë, nëse në vendet anëtare të hershme të NATO-s rrallë gjen një drejtues politik të marrë pjesë në nisjen e çdo kontingjenti ushtarak jashtë kufijve, në Shqipëri kjo gjë është normale sot. Pra duke shqyrtuar situatën e tanishme të FA në Shqipëri mësohet rëndësia e veçantë që ka komunikimi me publikun.Detyrimi dhe nevoja për të komunikuar

Pare se të flitet për marrëdhëniet e FA me publikun duhet shpjeguar ndryshimi midis informacionit dhe ko-munikimit në mënyrë që të shmangen ngatërresat që lindin nga ngjashmëritë midis dy koncepteve. “Informacioni është ajo që unë po ju them, ndërsa komunikimi është ajo që ju kuptoni, pra informacioni është përcjellja e një ndodhie të karakterizuar nga elementë të ndryshëm, ndërsa komunikimi është vënia në marrëdhënie ndërve-pruese e elementeve pjesëmarrës në një proces”.

FFAA kanë nevojë të jenë të dukshme por edhe të komunikojnë me publikun e jashtëm jo vetëm nga

detyrimi ligjor që angazhon çdo in-stitucion publik që të komunikojë të dhëna për publikun privat por edhe nga nevoja që kanë institucionet për të thithur informacione nga hapësirat e jashtme, duke i shqyrtuar, përpunuar dhe përthithur atë çka i nevojitet. Një tjetër përfitim që garantohet nga ko-munikimi është mundësia e përzgjed-hjes së interesit të publikut.

“Të përçosh informacion për çdo veprim të kryer, të publikosh çdo të dhënë, të përmbytësh mediat me video dhe tinguj çon publikun të perceptojë një ndrydhje të aftësive komunikuese të institucionit në fjalë. Ajo që duhet është përqendrimi në një rruge të zgjedhur me kujdes (SELECTED ROUTE) në masën që publiku thith me interes.”

Komunikimi është i vështirë duke gjykuar shumëllojshmërinë e publikut (të cilit i drejtohet vëmendja) dhe qël-limet që nevojitet të arrihen (në lidhje më të cilat komunikimi merr drejtim institucional, social ose politik). Edhe duke zotëruar struktura fizike dhe per-sonel të specializuar është e vështirë të arrihet një nivel i kënaqshëm komunikimi. Në shoqëritë moderne synimet komunikuese nuk arrihen vetëm me nëpunës informacioni ose zyra të thjeshta shtypi që përkujde-sen për marrëdhëniet me publikun (PUBLIC RELATIONS) por me zyra shtypi qendrore dhe periferike në komunikim të menjëhershëm dhe të përhershëm, publicitet të drejtuar (DIRECTED), drejtim të qendrave shumfunksionale të rrjetit informatik (WEB-CITY), rrjeteve, sporteleve ndërvepruese, organizimin e takimeve publike dhe shfaqjeve që interesojnë klasa të përcaktuara individësh.

Në këtë fushë me pak ndryshim me institucionet e tjera në shërbim të qytetarëve, FA janë dhe duhet të jenë në një proces shkëmbimi komu-nikimi të vazhdueshëm me realitetin jashtë strukturave fizike dhe virtuale të tyre.

Veçanërisht, pas rënies së Murit të Berlinit, konceptimi i botës ushtarake dhe i qëllimeve të saj ka ndryshuar tërësisht në sytë e qytetarëve por edhe në brendësi të strukturës ushtar-ake. Me ndërhyrjet ushtarake jashtë kufijve shtetërorë është ndezur një debat i fuqishëm politiko-kulturor mbi nevojën e rivitalizimit të veglës ushtarake dhe të kthimit të saj në një strukturë më efikase, fleksibel, të projektueshme në çdo teatër opera-cional dhe me një koeficient të lartë teknologjik. Pak nga pak po hapen dhe zgjerohen problematikat e vull-netarizmit, pezullimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, integrimit të femrës në detyrat ushtarake, shfaqja e fenomenit të pjesëmarrjes së ndërmar-rjeve private në detyra tradicionalisht ushtarake (OUTSOURCING) dhe të risive të reja në komunikimin FA - publik. Të gjitha këto risi kanë rritur rëndësinë e komunikimit të jashtëm të FA të cilat janë ndjerë të detyruara, pikërisht nga nevoja për të përfituar nga komunikimi, të ndryshojnë rrënjë-sisht mënyrat e vjetra të administrimit të marrëdhënieve. Kanë qenë fushatat e para të lajmërimeve për rekrutimin e vullnetarëve me pagesë në FA që me gjithë theksimin e shkallës së lartë motivuese për të ndërmarrë këtë lloj jetese, nënvizonin edhe oportunitetin e punësimit dhe trajtimin ekonomik favorizues që i ofrohej “ushtarit të ri”. Ky akt futi FF.AA në tregun e

punës, një faktor që absolutisht nuk duhet anashkaluar.

Por një aspekt i komunikimit të FA ka ngelur i pandryshuar në dallim nga aspekte të tjera më angazhuese. Ky aspekt është ai i marrëdhënies së drejtpërdrejtë ushtarak-qytetar, vijat drejtuese komunikuese të të cilit kanë ngelur po ato norma tradicionale të përcaktuara nga etika ushtarake: “publiku kur gjykon një ushtarak, shkon tej aspektit individual dhe for-mon një gjykim që tendoset me tutje, drejt një mendimi të përgjithshëm për të gjithë FA. Ushtaraku duhet të jetë për publikun një shembull konstant i seriozitetit, korrektesës dhe vetëkon-trollit. Kjo edhe pasi prezenca e një ushtaraku në publik tërheq përherë dhe menjëherë vëmendjen.”Ky model komunikimi shtendoset në përgjegjës-inë e çdo ushtaraku, i cili edhe duke komunikuar me një qytetar të thjeshtë mund t’i ofrojë atij një imazh te FA. Rëndësia e këtij modeli vihet në dukje në rastet kur mangësi korrektese nga ushtarakë pak të përgjegjshëm furni-zojnë organet e shtypit me lajme të cilësuara “mediatic scoop”, të cilat thithen menjëherë nga publiku.Qëllimet politike dhe politika komunikuese

“An informed citizen...vital to a democratic society.”(Një qytetar i informuar ... vitale për një shoqëri demokratike). Kjo është sigla që shfaqet në faqen e parë të website-it të njërës prej agjencive më të mëdha të shërbimit informativ në botë. Sh-embulli i mësipërm dëshmon se sa i rëndësishëm është komunikimi qoftë edhe për institucionet që “punojnë nën një profil publik të ulët”. Të njëjtit kusht i nënshtrohen edhe FF.AA përsa i përket pjesës më të madhe të çështjeve të sigurisë opera-cionale por edhe për shumë çështje të tjera ngushtësisht ushtarake. Ndry-shimi i detyrave dhe angazhimeve të FA, veçanërisht me misionet jashtë territorit kombëtar, bëri që edhe qeveria shqiptare të krijojë struktura komunikimi me qëllim prezantimin e tyre dhe marrjen e mbështetjes morale dhe politike të opinionit publik. Komunikimi me publikun është kthyer në një faktor vendimtar në politikat moderne të sigurisë në të gjitha vendet demokratike. Tejshikueshmëria në informimin dhe komunikimin me publikun dhe marrja e mbështetjes prej tij për zgjedhjet strategjike shihen si faktorë të rëndësishëm në arritjen e suksesit për zbatimin e strategjive kombëtare të sigurisë. Çështjet me rëndësi strategjike parësore kanë nevojë t’i nënshtrohen debatit dhe miratimit publik pasi është thelbë-sore që aparati i sigurisë kombëtare të jetë i besueshëm dhe i bindshëm për ambiciet dhe efikasitetin e tij. Në përputhje me zhvillimet e reja komu-nikimi duhet të jetë i menjëhershëm, objektiv, paraprirës dhe pozitiv.

Page 14: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 201214 nato

Më 20 mars, Komiteti Ushtarak i NATO-s, i kryesuar nga kry-etari i tij, gjenerali Knud Bartels u mirëprit nga Agjencia e

Konsultimit, Komandës dhe Kontrollit (NC3A) në shtabin e tyre në Hagë, ku u mirëpritën nga George D’ hollander, menaxheri i përgjithshëm i NC3A.

Stafi në NC3A përditësoi Komitetin Ushtarak për një seri projektesh që janë ndërmarrë në mbështetje të operacioneve të Aleancës si dhe në bashkimin e NC3A në strukturën e re të Agjencisë se Komunikimit dhe Informimit të NATO-s (NCIA). Sipas udhëzimeve, përfaqësuesve ushtarakë ju dha një mundësi për të biseduar me ekspertë të çështjes në fjalë nga projekte të ndryshme multinacionale.

Përmes zhvillimit të këtyre projekteve, NC3A siguron mbështetje konkrete për dy nga prioritetet kryesore të Aleancës: Objektivat e Mbrojtjes së Zgjuar dhe Konceptin e Forcave të Lidhura. Agjencia ka punuar gjerësisht drejt arritjes së aftësive kritike të theksuara në samitin e NATO-s në Lisbonë. Kontributi i saj në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore të Aleancës ka një rol jetik.

Duke falënderuar përfaqësuesit ushtarakë për vizitën e tyre, menaxheri i përgjithshëm i NC3A-së, theksoi angazhimin e plotë të agjencisë për t’i ofruar NATO-s atë që ka nevojë kur të ketë nevojë, duke ndërtuar zgjidhjet e së ardhmes mbi mësimet e nxjerra.

NATO, prioritete parandaluese të armëve të shkatërrimit në masë

NATO vendos pr ior-itete të larta për paran-dalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në

masë (WMD) dhe mbrojtjes kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike e bërthamore (CBRN). Niveli strategjik i vitit 2009 për poli-tikat gjithëpërfshirëse së parandalimit të përhapjes së WMD dhe mbrojtjes kundër kërcënimeve të CBRN identi-fikoi se NATO sot punon në mënyrë aktive për të parandaluar përhapjen e WMD nga aktorët shtetërorë e jo-shtetërorë, për të mbrojtur Aleancën nga kërcënimet e armëve të shkatër-rimit në masë.

Si pjesë e përpjekjeve të përgjith-shme të Aleancës kundër përhapjes së këtyre armëve, NATO do të zh-villojë ngjarjen e vitit 2012 të part-nerëve ndërkombëtarë së Komitetit të NATO-s për përhapjen në for-matin e mbrojtjes. Ngjarja do të konsistojë në ekspozitën e mbrojtjes së industrisë kimike, biologjike, radiologjike e bërthamore (CBRN), të titulluar “Kundërvënia ndaj kërcënimeve së armëve të shkatër-rimit në masë (WMD) në mjedisin detar- Zhvillimi i teknologjive dhe modelimi i rreziqeve” dhe shkencës së NATO-s për paqen e sigurinë (SPS). Këto dy ngjarje u organizuan së bashku e u zhvilluan në Riga, Latvia, nga 20-22 mars 2012.

Shumë ekspertë nga shtetet anëtare të NATO-s, Këshillit së partneritetit euroatlantik (EAPC), Dialogut mesdhetar dhe Shteteve pjesëmarrësve të Nismës së bash-këpunimit të Stambollit, partnerë si Australia, Japonia, Republika e Koresë, Zelanda e Re dhe Singapori si dhe përfaqësues nga Organizata Ndërkombëtare Detare, Komisioni Europian, Shtabi ushtarak i Bash-kimit Europian dhe Komisioni i Hel-sinkit morën pjesë në këto ngjarje. Armët ekzistuese të shkatërrimit në masë dhe përhapja e mundshme dhe WMD e lidhura me mjedisin detar mund të përbëjnë një rrezik serioz për popullsinë, mjedisin dhe ushtrimet detare të NATO-s. Kundërvënia ndaj përhapjes së WMD nga deti kërkon zhvillimin e aftësive së aleatëve e partnerëve që lidhen me një gamë të larmishme de-tyrash, duke përfshirë mbështetjen për ndërgjegjësimin e situatës detare, gjetjen, identifikimin dhe sigurimin e materialit së paligjshëm CBRN transit në det. Për më tepër, rreziqe potenciale mund të gjenden tashmë në thellësitë e oqeaneve të botës, si për shembull armët kimike të hedhura në det.

Kjo është arsyeja pse një dis-kutim shkencor ushtarak është i një rëndësie të veçantë. Zhvil-limi i mëtejshëm i sistemeve të mbikëqyrjes, monitorimit dhe kon-trollit të ngarkesave detare është një fushë ku shkenca luan një rol

Përhapja e raketave balistike paraqet një kërcënim në rritje ndaj popullsisë aleate, ter-

ritorit dhe forcave të dislokuara. Kjo është arsyeja pse Holanda ka vendosur të kontribuojë në sistemin e mbrojtjes raketore të NATO-s.

“Nga zbulimi i inteligjencës ne e dimë se tashmë më shumë se 30 vende kane blerë raketa balistike. Ato nuk përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm, por në afatin e gjatë ky mund të jetë një kërcënim dhe në mënyrë që të jemi të përgatitur

Rritja e mbrojtjes raketore të NATO-spër të, ne mendojmë se është e rëndësishme që NATO të zhvillojë raketa balistike dhe që Holanda të kontribuojë në këtë aftësi”, tha Pieter-Henk Schroor nga ministria e Mbrojtjes holandeze.Kontributi në mbrojtjen kolek-tive

Për momentin, NATO po zhvil-lon përgatitjet e komandës dhe kon-trollit për sistemin e mbrojtjes ra-ketore. Sensorë dhe interceptorë do të sigurohen nga vendet ose grupet e popujve nëpërmjet kontributeve

vullnetare. Kontributi kombëtar i Holandës do të përmirësojë katër fregata ajrore mbrojtëse me sisteme radarë me rreze të gjatë “Smart-L”. Radari i ri do të formojë një pjesë të arkitekturës raketore të NATO-s. Pas modernizimit ai do të jetë në gjendje për të zbuluar e ndjekur kërcënimet që vijnë nga raketat në një distancë prej më shumë se 1000 kilometra dhe do t’ ia kalojë këtë in-formacion sistemit ajror të mbrojtjes së NATO-s, i cili më pas mund të kryejë një ndërprerje.

“Të gjithë sistemet që janë pjesë e mburojës raketore balistike janë të ndërlidhur përmes rrjeteve. Në këtë mënyrë, ata do të jenë në gjendje të kalojnë informacionin dhe të gjur-mojnë të dhënat. Pasi anija me radar të modernizuar “Smart-L” zbulon këtë raketë balistike, të gjithë siste-met dhe pjesëmarrësit e tjerë do të jenë në dijeni të kësaj rakete”, shpjegoi komandanti i marinës ho-landeze, Onno Boshouwers.investimet afatgjatë

Kostoja e qeverisë holandeze të sistemeve të modernizimit së radarëve “Smart-L” është ndërmjet 100 milionë deri 250 milionë euro: Një sasi e konsiderueshme në kohën e kursimit ekonomik, por sipas Pieter-Henk Schroor ky konsiderohet si një investim i zgjuar për Holandën në afatin e gjatë. “Ne tashmë kemi një traditë të gjatë në Holandë për të punuar shumë ngushtë së bashku me industrinë e radarit. Ky përmirësim është zhvilluar edhe me një kom-pani holandeze dhe ne shpresojmë se meqë ne jemi konsumatorë të kësaj nisme, ndoshta vendet e tjera do të vendosin ta blejnë këtë sistem dhe më pas natyrisht që kjo do të ulë koston”. Megjithëse buxhetet e mbrojtjes janë nën presion, Holanda ende e konsideron të rëndësishëm investimin në teknologjitë e reja. Ky investim mbron sigurinë holan-deze dhe sigurinë e shokëve të saj, anëtarë të NATO-s.

Alba Musaraj

të rëndësishëm dhe një seminar ku shkencëtarë e përfaqësues të institu-cioneve ushtarake e civile mund të mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet e mundshme.

Qëllimi i kësaj ngjarje është

shkëmbimi i pikëpamjeve dhe prak-tikave më të mira në mbrojtjen CBRN dhe zhvillimin e aftësive detare. Kjo ngjarje do t’u japë shkencëtarëve, ekspertëve të mbrojtjes dhe përfaqë-suesve të industrisë një mundësi të

shkëlqyer për t’u takuar, për të dis-kutuar e për të vendosur kontakte. Axhenda e ekspozitës së industrive do të fokusohet në këto fusha, por nuk do të kufizohet në vëzhgimin detar dhe kontrollin e ngarkesave

detare, informimin e situatës detare, identifikimin e WMD në mjedisin detar, kundërvënien së përhapjes së WMD nga deti, kërcënimet CBRN në mjedisin detar dhe subjekteve të lidhura me të lartpërmendurit.

Komiteti ushtarak i NatO-s vizitoi (NC3a) të NatO-s në hagë

Page 15: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 2012 15

Shtëpia e dokumentimit të veprimtarisë ush-tarake shqiptare tashmë është 48 vjeçare. Arkivi Ushtarak është krijuar me VKM Nr. 89 datë 21 mars 1964 si arkiv sistemi.

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura është institucion qendror i sistemit të Mbrojtjes, që në fakt është “syri i memories” kombëtare ushtarake. Krahas vartësisë institucionale ushtarake, në të njëjtën kohë ka vartësi metodologjike-profesionale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit (DPASH). Misioni i AQFA është: “Grumbullimi, përpunimi tekniko-shkencor, ruajtja, administrimi dhe vënia në shfrytëzim për interesa studimore a private të të gjitha llojeve të dokumenteve që janë krijuar e krijohen gjatë veprimtarisë në FA, të cilat shpallen me Rëndësi Historike Kombëtare”. Pasuria dokumentare e Arkivit në të gjithë sektorët është mbi 700 mijë dosje dokumentesh fashikuj, të kri-juara nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme; disa qindra inventare për shfrytëzim të dokumentacionit; 3685 bobina filmike të dokument-eve; 322 flamuj luftarakë të brigadave, reparteve dhe njësive të FA si dhe katër flamuj luftarakë të kohës së Mbretërisë, që parashikohet që Arkivi t’i marrë së shpejti; 280 vula zyrtare të reparteve e njësive, 40 regjistra amëza të ish-Shkollës së mesme “Skënderbej” nga viti 1949 deri 1992; 20 amza të ish-Shkollës së Lartë të Bashkuar dhe të Akademisë Ushtarake “Skënderbej” 1959-2004, si dhe rregullore e libra të krijuara në sistemin e Forcave të Armatosura nga viti 1931 deri në vitin 2010 në sasinë prej 1360 copë.

Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura ruan dhe administron këtë pasuri dokumentare të krijuar nga Forcat e Armatosura: Në të gjithë sektorët e AQFA-së përfshi gjithë strukturat e FASH gjenden rreth 7 mijë metër linear fond dokumentar; nga të cilat një pjesë e konsiderueshme fond i papër-punuar. AQFA me një personel prej tridhjetë e tre punonjës, katër prej të cilëve ushtarakë, që i japin çdo ditë jetë dhe dinjitet Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura. Punonjësit e Arkivit me punën dhe përkushtimin e tyre për të arshivuar, koleksionuar dhe ruajtur në çdo kohë memorien e Ushtrisë shq-iptare, si vlerë e veçantë jo vetëm historike por edhe kombëtare. Në planin historik iniciativa e parë e shtetit shqiptar për të patur një arkiv shtetëror lindi qysh në fillim të vitit 1932 me një ligj të veçantë për ngritjen e Arkivit, Bibliotekës Kombëtare dhe Muzeut. Në fakt Mbretëria shqiptare arriti të realizonte vetëm ngritjen dhe funksionimin e Bib-liotekës Kombëtare, e cila ka një moshë tashmë 79 vjeçare, e cila është institucioni kryesor bibliografik i vendit ku janë përqendruar studimet në fushën e bibliografisë dhe që mbart rreth 1.500.000 libra, ku përfshihen edhe botimet ushtarake të FA. Gjithë pasuria historike ushtarake dhe kombëtare është va-zhdimisht nën kujdesin e sektorëve që funksionojnë harmonishëm brenda këtij institucioni të rëndë-sishëm si: Sektori i Dokumenteve Administrativë; Dokumenteve Teknikë dhe politikë; Dokumenteve të Informacionit të Klasifikuar; të Laboratorit si dhe Sektorit të Shfrytëzimit. Arkivi funksionon bazuar në akte të plota ligjorë e nënligjorë si Ligji Nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat” në RSH; Ligji Nr.8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”; Ligji Nr. 8503 datë datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtarë”; Ligji Nr. 8517 datë datë 22.07.1999 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë si dhe aktet e tjera nënligjore. Arkivi është shtëpia e historianëve ushtarakë dhe civilë, që ne synojmë ta kthejmë në institucionin profe-sional dhe kulturor, në shtëpinë e përhershme të dokumentit që të mbajë vlerat e të gjitha kohërave. Institucionin kërkojmë ta bëjmë të njohur brenda, por edhe jashtë vendit. Ne kërkojmë që puna jonë jo vetëm të bëhet e njohur por edhe e dobishme, për të ushqyer historianët me lëndën e parë “ngjarjet dhe figurat historike”, për të shpalosur analiza me bazë jo vetëm në konferenca ballkanike me artikuj

shkencorë të fushës historike nga shkencëtarë të vjetër e të rinj, por edhe nga studiues të fushës së sigurisë kombëtare, nga ata studiues që sapo kanë nisur studimet në institucionin më të lartë arsimor ushtarak të vendit, Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në kursin “Master të sigurisë kombëtare”. Arkivi ynë synon që të mbajë dokumente RHK që nga koha e Skënderbeut dhe në të gjitha periudhat historike. Një vend të posaçëm, përmes doku-menteve që sollën ushtarakë vizionarë të të gjitha epokave mbi Ushtrinë Shqiptare, Arkivi do të rezer-vojë vend të posaçëm dokumenteve të periudhës së Ismail Qemalit, ku mbahet edhe rregullorja e parë e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare me një faqe dhe me 7 nene që daton 22 prill 1913, 70 oficerëve të lartë, 150 nënoficerëve dhe 5000 luftëtarëve të parë që hodhën themelet e UKSH. Vend të posaçëm do të kenë hartuesit e Ligjeve Bazë për dikasterin e Mbrojtjes si Selahudin Shkoza, i cili bëri që të miratoheshin nga Këshilli i Lartë i Senatit Shqiptar për Rregullimin e Ushtrisë Kombëtare, si: Ligji për Depolitizimin e Ushtrisë”, mbi “Dorëheqjen nga Ushtria”, mbi “Statusin e Aspirantëve”, “Status i ushtrimit të Oficerëve dhe i Rezervës”, “Statusi i jetimëve të familjeve të ushtarakëve”, “Detyrimi i shërbimit ushtarak 24-mujor”, etj. Ligje të hartuara nga dora e ushtarakëve kompetent kanë shërbyer si dokumente normative në legjislacionin shqiptar, për një ushtri kombëtare moderne që i dhanë pop-ullit shqiptar në breza, bindjen për ta konsideruar shërbimin ushtarak, në veçanti, ushtrinë në tërësi, si një nga detyrat e shenjta para Atdheut e kombit shqiptar. Arkivi është shtëpia e dokumenteve të Ushtrisë Shqiptare, e të gjitha armëve e shërbimeve për Këmbësorinë, Kavalerinë, Artilerinë, Tanket, AKA-në, Xhenion, Kiminë, Ndërlidhjen, Trans-portin, Zbulimin, Topografinë, Shëndetësinë etj. Arkivi ruan personalitete përmes dokumentesh të të gjitha periudhave historike, akademikë dhe profe-sionistë, gjeneralë dhe ushtarë, shqiptarë të të gjithë epokave të shkollave të lindjes dhe të perëndimit, të Ismail Qemalit dhe Princit Vid, të Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës, të Haxhi Lleshit dhe Ramiz Alisë, të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, të Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes etj. Në Shtëpinë e dokumentit gjenden firmat në dokumentet me RHK të Ministrave të Mbrojtjes e deri tek firmat e Komandantit të Përgjithshëm Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Ambicja dhe profesionalizmi i AQFA-së është parë si parësore, për mendjet e gjithë punonjësve të Arkivit si dhe për 66 duar që nuk rreshtin asnjëherë së punuari me korrektësi ndaj asaj që quhet “punë e shenjtëruar” në shërbim të komunitetit e studiuesve. Qëllimi është që Arkivi Qendror i FA të barazvleftësohet me standardet e arkivave të ushtrive të NATO-s; të kryej kompjuterizimin dhe dixhitalizimin e tij në mënyrën më bashkëkohore; ta kthej këtë institucion të rëndësishëm në një “arkiv të hapur”, i cili t’u shërbejë të gjithëve, studiues të vendit dhe të huaj; të zbatohet me përpikmëri kodi deontologjik, që është kodi i arkivistëve të botës”.

Arkivi Qendror i FA-së kërkon drejtues jo vetëm të përkushtuar, por edhe të arsimuar dhe të aftë profesionalisht. Në këtë arkiv, çdo histo-rian, apo studiues, i vendit apo i huaj, jo vetëm që e ka derën e hapur, por është i mirëpritur dhe i mirërespektuar, që institucioni është me të vërtetë një “arkiv i hapur” për të gjithë. Kjo, pa dyshim, është arritje...”. Arkivi administron, ruan, përpunon, dokumente me RHK qe janë krijuar dhe krijohen gjatë veprimtarisë së MM, SHPFA, njësive, reparteve dhe institucioneve në varësi të tyre; përgatit dhe vë në shfrytëzim për qëllime studimore a private sipas rregullave të përcaktuara nga ligji, të dokumenteve që ruan dhe administron. Arkivi jep informatë arkivore apo fotokopje dokumentesh sipas kërkesës së paraqitur nga institucione shtetërore e persona juridikë e fizikë privatë kundrejt pagesës sipas tarifave të miratuara. Kontrollon zbatimin e ligjit “Për Arkivat” dhe jep ndihmë metodike për gjithë sekretari arkivat e FASH; organizon kualifikimin e arkivistëve në FASH dhe drejton punën meto-diko-shkencore për klasifikimin, përpunimin dhe sistemimin e dokumenteve arkivore në sistemin e mbrojtjes; mban lidhje, udhëzon dhe vë detyra për mbarëvajtjen e punës në veprimtarinë e sekretari-

arkivave të sistemit të Mbrojtjes; përgatit dhe dërgon për miratim aktet nënligjore, urdhrat dhe udhëzimet që lidhen me veprimtarinë arkivore të sistemit; bashkëpunon për shkëmbim dokumentesh me arkiva brenda e jashtë vendit për pasurimin e fondit arkivor ushtarak.

AQFA-ja synon të përfshijë në dokumentet arkivore Komandantë të Përgjithshëm, mbret, princ, Ministra të Luftës dhe të Mbrojtjes, Shefa të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralë, Kolonelë, Profesorë e Doktorë të shkencave në FASH, ushtarakë që organizuan dhe ngritën formacionet e para ushtarake, armët e shërbimet, që hartuan rregulloret e para dhe legjislacionin, ushtarakë që organizuan paradat ushtarake, hartuan planet operative-strategjike të mbrojtjes së vendit; ush-tarakë që organizuan fortifikimin. Dhe pikërisht në funksion të pasurimit të Arkivit po merr jetë pikërisht një fond i veçantë dokumentar që është emërtuar “Fondi i Personaliteteve”. Pjesa më e madhe e stafit të AQFA-së përbëhet nga punonjëse të përkushtuara për detyrat që kryejnë në këtë institucion. Kështu mund të përmendim MSC Edmond Doda, Mimoza Lame, Fatbardha Jahaj, Refie Ramaj, Elisabeta Tane, Arta Anastasi, Vjollca Shurdhi, Alketa Gjoligaj, Mimoza Maze, Mirvjena Imami, Mirjeta Xhafa, M. Toçe, K. Duka, R. Mulgeci, B. Cenaliu, Xh. Kortoçi, R. Hankollari, D. Xhakolli, F. Dhëmbi, P. Ndoci, V. Zyberi, Y. Rodi, R. Rodi, V. Furriku, V. Hoxha, etj. Çdo njëra nga Arkivi mund të tregojë gjithçka që ato kanë bërë në të mirë të forcimit të punës në arkiv, duke qenë për vite me radhë pjesë dinjitoze e këtij institucioni të rëndësishëm, jo vetëm ushtarak por edhe kombëtar për vlerat historike Kombëtare që mbart.

Të ndihesh mirë në profesionin e arkivistit është pjesë e krenarisë institucionale. “Dinjiteti i njeriut përbëhet nga mundësia e tij për të zgjed-hur” – thotë Max Frisch. Punonjësit e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura kanë zgjedhur përkushtimin ndaj punës dhe shërbimit ndaj komu-nitetit. AQFA si institucioni i kujtesës kombëtare ushtarake kur është çështja për profesionin e punës së arkivistit që është “e shenjtëruar” nuk ka funksione drejtuese. Të gjithë janë shërbëtorë të komunitetit, shpirtërisht të dashuruar me profe-sionin, që lë mbresa të pashlyeshme. AQFA është institucioni që punon në qetësi dhe heshtje, në heshtje që flet shumë. Arkivi ka ditë të ngarkuara me intensitet, vështirësi, por edhe suksese, gëzime dhe gjithçka tjetër që të fal puna dhe profesioni i respektuar i arkivistes. Edhe arkivistët tanë kanë një orientim “kodin deontologjik” me të cilin punojnë gjithë arkivistët në botë. Shtëpia e dokumentit mban rrëfimin e gjeneralëve që bënë histori, por edhe të atyre të dënuar, të pushkatuar, të burgosur, të internuar, për miq e armiq, që i deshi apo i “shau” koha dhe epokat, që shanin njëra-tjetrën. Shtëpia e dokumentit ushtarak është syri në përgjim, që ruan e administron dokumen-tacionin e arsimimit ushtarak, vendime e urdhra të shumtë; Vendimin e urdhrin e 10 majit 1958, që çoi në krijimin e Shkollës së Lartë Ushtarake shqiptare, e cila u përqendrua në godinat tek vendi i quajtur “Rrapi i Treshit” në Tiranë; Vendimin e Këshillit të Ministrave të 15 shtatorit 1961, dhe urdhrin e ministrit të Mbrojtjes që Shkollën e Lartë e vitit 1958 e shndërroi në Akademi Ushtarake që cilësohej “… arsim i lartë ushtarak”, skemë që mbijetoi, duke ruajtur përmasat e sistemit 3 vjeçar, deri në janar 1966, kur Akademia Ushtarake kaloi në një sistem e stad të ri cilësor. Të gjitha këto fokusohen pikërisht në Arkivin ushtarak. Gjatë viteve ‘70, Akademia Ushtarake njeh përmasa të reja zhvillimi në pikëpamje sasiore dhe cilësore, përmirësim strukturor të procesit e të programeve mësimore, rritjes së cilësisë së dhënies dhe e kon-trollit të dijeve, përmes kualifikimit të pedagogëve, si dhe të forcimit të kritereve të pranimit të kon-tingjenteve të ushtarakëve. Në vitet ‘80, akademia pësoi transformime cilësore në organizim dhe në përmbajtje, gjë që u pasqyrua në rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe sidomos në forcimin profesional të akademistëve. Puna ushtarako-shkencore shpejt u bë pjesë e pandarë e veprimtarisë së Akademisë Ushtarake, por t’u konfirmuar dhe fitoi qytetarinë

në fillim të vitit 1975, me krijimin e degës shken-core dhe sektorin e Studimeve Shkencore Ushtar-ake, që përbënte një strukturë më vete në përbërje të Akademisë. Punimet akademike ushtarake u botuan dhe u publikuan në shkallë kombëtare nga një brez punonjësish shkencorë të njohur si: Dr. Refik Kucaj, Prof. Dr. Shahin Leka, Prof. Dr. Proletar Hasani, Dr. Vangjel Kasapi, Prof. Dr. Pajtim Ribaj, Prof. Agron Agolli, Prof. Pëllumb Danaj, Prof. Asoc. Bermard Zotaj etj. Pikërisht në fund të viteve ‘70 e deri më sot, Akademia u përcaktua edhe si qendra e vetme e Ushtrisë, ku bëhej mbrojtja e disertacioneve për gradën “Kan-didat i Shkencave” sot “Doktor i Shkencave”. Në vitet ‘90 iu dha edhe e drejta e propozimeve për titujt shkencorë Profesor i Asociuar dhe Profesor si dhe “Drejtues Kërkimesh Shkencorë”. Gjatë këtyre viteve mbrojtën dhe fituan gradën “Doktor i Shken-cave” më se 150 ushtarakë. AQFA ka mundur të sigurojë prurje të reja edhe nga arkivat homologe duke pasuruar vazhdimisht. Kështu së fundi pjesë e Arkivit janë bërë edhe dokumente që flasin për themelet e të dy shteteve shqiptarë në Ballkan, aktet e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe Akti i shpalljes së pavarësisë së SHBA-së, partnerit të parë strategjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, që është marrë me përmasa milimetrikisht origjinale sipas kopjes që gjendet në Muzeun “Liberty Bell Museum LLC”, Rocky Hill në Connecticut të SHBA-së. Arkivi ka të fiksuar të gjithë momentet e rritjes dhe zhvillimeve ushtarake, por cilësojmë ato që lidhen me të ardhmen. Çfarë synon AQFA-ja për të ardhmen: Sfida themelore është vendosja e arkivit në godinën “Arkiv i ri”, që është një investim që do të zgjidhë problemet për një shekull. Kalimi kapital i godinës “Arkiv i ri” do të zgjidhë përfundimisht ruajtjen dhe administrimin e pasurisë dokumentare ushtarake të krijuar në vite nga FASH. Në vijim ambicia për Laboratorin e ri të mikrofilmimit të dokumenteve; aparaturat për matjen e temperaturës dhe lagështirës në ambientet ku ruhen dokumen-tet; pajisjen me kompjuter, fotokopje, skaner; mundësimi i dixhitalizimit dhe informatizimi i fondit dokumentar sipas përvojës së vendeve të NATO-s, për blerje aparaturash dixhitale siç mund të jenë Modeli “DL-3000” i cilësuar si skaneri më i shpejtë në botë, (që ofron skanim maksimal prej rreth 3000 skanime në orë); që tregu ndërkombëtar disponon, teknologji nga më të ndryshmet. Krijimi i mundësive për lidhje me arkivat e tjera homologe për të pasuruar arkivin si dhe për thithjen e përvo-jave të arkivave homologe të NATO-s. Njësimin e pagave me rrjetin arkivor shqiptar për arsye të disniveleve të shumta në pagesë, meqenëse arkivisti kryen të njëjtën punë në gjithë rrjetin e Arkivave e për rrjedhojë edhe në AQFA-së është objeksion i punës sonë në të ardhmen.

Për herë të parë kemi mundësuar botimin e “Bu-letinit Arkivor Ushtarak” si prioritet i një arkivi të hapur edhe me “Website”, por edhe me synime të qarta për shërbim dokumentar “online” në të ardh-men, mundësimi i dixhitalizimit e kompaktësimit të fondeve dokumentare; modernizimi i AQFA-së me sistem me qark të integruar; mbështetje për mësimdhënie në institucione akademike ushtar-ake, përfshi nivelet master shkencor të sigurisë kombëtare, masteri profesional në modulet e sig-urisë kombëtare, strategjisë, teorive të luftërave; mbështetje kursantëve të Akademisë së Mbrojtjes nga AQFA për përgatitjen e temave që kanë për bazë teoritë e luftërave, marrëdhëniet ndërkom-bëtare, diplomacinë ushtarake, strategjinë, sigurinë etj., përfshi edhe dokumente nga DPASH, AQMJ, AQMB, nga arkivat turke, gjermane, italiane, kroate etj., si dhe bashkëpunimi me institucionet më prestigjioze të vendit historike e arkivore të vendit veçanërisht në 100 vjetorin e FASH. Në punën tonë jemi udhëhequr nga maksima e vjetër spanjolle “Udhëtar, rrugë nuk ka. Rrugët, janë bërë duke ecur”. Ne synojmë të shkelim në rrugë të shkelura në vendosjen e standardeve të fushës së arkivistikës, të një strukture bashkëkohore me vartësi ligjore, po që për memorien ushtarake kombëtare është një proces në rrugë e re. Ne synojmë standarde të larta në pranim, përpunim, ruajtje e shfrytëzim të dokumenteve sepse bash-këkohorja ka vend për t’u përsosur e depërtuar në çdo segment të punës në arkiv.

Shtëpia kombëtare e memories ushtarakeKolonel Prof. asoc. dr. Zaho GoleMi

Drejtor i arkivit Qendror të Forcave të armatosura

48 vJetori i aQFa-së

Page 16: ShShpfa, gjeneralmajor Gjunkshi priti zv/komandantin ... · PDF filee caoc 7, gjeneralmajorin amerikan Mark Graper ... komandant i Brigadës së Logjistikës është shumë interesante

ushtriaE prEmtE, 23 mars 201216

Bashkëpunimi ndërmjet Fsk-së dhe ushtrisë turke

Kosovë

FSK trajnohet për Operacione Mbështetëse të Paqes

Ministri Agim Çeku dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati, në një ceremoni rasti në kazermën “Adem Jashari” të Komandës

së Forcave Tokësore(KFT), me 22 mars 2012, përcollën një Togë prej 33 pjesëtarësh për trajnim për Operacione Mbështetëse të Paqes në Turqi.

Me këtë rast ministri i FSK-së, Agim Çeku u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, kanë ofruar mundësi trajnimi për FSK-në, që të trajnohet për Operacione Mbështetëse të Paqes, dhe kjo po ndodh

pikërisht në repartet dhe poligonet ushtarake të Ushtrisë së Turqisë, tha ministri i FSK-së, Çeku. Po ashtu ministri Agim Çeku shtoi se kjo mundësi për trajnimin e një Togu prej 33 pjesëtarësh në të gjitha fushat dhe aktivitetet të cilat nevojiten për trajnimin e pjesëtarëve për pjesëmarrje në operacionet paqësore kudo nëpër botë.

Në ceremoninë e përcjelljes së Togut të FSK-së për në Republikën e Turqisë, mori pjesë edhe Kolonel Yucel Ke-les, përfaqësues i Ushtrisë Turke në Kosovë, i cili shprehu kënaqësinë që ky projekt që buron nga Marrëveshja Bilaterale e Bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Turke po re-alizohet dhe se trajnimi i FSK-së për Operacione Mbështetëse

të Paqes është njëra prej formave të mbështetjes që Ushtria e Republikës së Turqisë ka ofruar për FSK-në.

Togu i Forcës së Sigurisë të Kosovës, (33 pjesëtarë), të cilët sot udhëtuan për në Turqi, do të zhvillojë një trajnim (nga data: 22 mars e deri më 26 prill), në Brigadën e 28 të Korpusit të Tretë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Turqisë dhe në Qendrën e Partneritetit për Paqe, në Ankara.

Qëllimi i këtij trajnimi është përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së, për Operacione Mbështetëse të Paqes. Trajnimi re-alizohet në bazë të Marrëveshjes për Bashkëpunim mes FSK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë.