shtabi i përgjithshëm i farsh 100 vjet - mod.gov.al · arben imami, theksoi se është një...

52
AA AA Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 81-të i botimit Nr. 5 Mbrojtja SHTABI I PËRGJITHSHËM I FARSH 4 Maj 1913 - 4 Maj 2013 100 VJET HISTORI

Upload: others

Post on 15-Sep-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

AAAA

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 81-të i botimitNr. 5

Mbrojtja

SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH

4 Maj 1913 - 4 Maj 2013100 VJET

H I S T O R I

Page 2: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 2

P ë rmba j t j anumri 5

4 maj 1913–2013

speciale

kibernetika

Qendra e riparimit

24

28

44

46

Roli i SHP në krijimin, përgatitjen dhe drejtimin e FA shqiptare në 100 vjet

Shtatmadhoria dhe shtatmadhorët ushtarakë shqiptarë përgjatë një shekulli

Krimi kompjuterik dhe historiku i të drejtës së pronësisë

QRMTFA, ja synimet e realizuara dhe objektivat e ardhshme

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: albert HitoaLiaj

Gazetarë: Bejdo MaLo

alba Musaraj Mimoza GoLikja

Redaktore korrektore: Elona shimaj Mako

Graphic Designer:afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“kristalina kH”

stafi

web site:

4 sHpfa

Kremtohet 100-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm të FAMinistri Imami: Unë jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga...

13

Arta Musaraj: Shqipëria në NATO prodhon stabilitetShqipëria bëhet protagoniste e mirëfilltë e të ardhmes së Europës dhe kjo jo vetëm sepse pas rënies së regjimit komunist në 1991...

6 rsm

siguria

forcë ajrore

Miratohet dokumenti i Rishikimit Strategjik të MbrojtjesKëshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi në datën 11 prill 2013 dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Ai...

17

Finalja e madhe e “ushtrisë” ajrore të ShqipërisëMbi 110 vjet përpjekje për të ardhur në momentin e tanishëm për krijimin e një strukture mod-erne të “ushtrisë”...

www.mod.gov.al (publikimet, revista “Mbrojtja”)

Page 3: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 3

Është një kënaqësi e veçantë për mua si ministër i Mbrojtjes të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Institucionet e para që ndërtoi qeveria e

Ismail Qemalit ishin institucionet e sigurisë kombëtare, Ministria e Mbrojtjes në 4 dhjetor 1912 dhe në 3 maj 1913, krijoi Shtabin e Përgjithshëm. Në momentet e strukturimit të shtetit të ri shqiptar, detyrimisht Ismail Qemali dhe të gjithë ata burra të mençur dhe fisnikë që shpallën pavarësinë ia dolën në një kohë të përballojnë rreziqet që kishte përpara shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe për këtë arsye ata i janë drejtuar krijimit të pjesës themelore të shtetit, ushtrisë, drejtësisë dhe financës. Këto janë edhe arsyet që pak ditë më vonë do të festohet edhe themelimi i sistemit të drejtësisë shqiptare. Kjo na bën të kuptojmë rëndësinë thelbë-sore që ka për një vend siguria. Një shtet që nuk ka të zgjidhur çështjen e sigurisë nuk mund të ketë të zgjidhur zhvillimin, për-parimin, ndriçimin, iluminimin ekonomik, social apo të çfarëdo lloji tjetër. Prandaj ne shqiptarët patëm rastin që gjatë vitit të kaluar në mënyrë të vijueshme t’i kthehemi e t’i rikthehemi me mëndje punës dhe veprës së etërve tanë themelues që çoji deri në fund themelimin e shtetit të parë shqiptarë, i cili u bë edhe bazamenti që elementi shqiptar në Ballkan të mbijetojë dhe ky komb të mos shkonte drejt shuarjes dhe mosekzistencës, që sigurisht në fund të shekullit XX nuk ishte një opsion i papranueshëm. Që ky op-sion të bëhej i papranueshëm pa dyshim që një rol të madh ka pasur, ka dhe do të ketë Ushtria Shqiptare, Shtabi i Përgjithshëm si komandë unike, si strukturë drejtuese, udhëheqëse, vizionare. Është 100 vjet histori, por kur themi që historia ka nevojë për mirëkuptim kemi parasysh një fakt që askush në historinë e tij, asnjë komb, asnjë ushtri, nuk ka vetëm faqe të lavdishme. Sigur-isht që Shtabi i Përgjithshëm, Forcat e Armatosura, Ushtria kanë faqe të lavdishme të tyre, por sigurisht që kanë edhe faqe të zeza dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë, të kuptojmë dhe të pranojmë kontekstin në të cilat zhvillohen ngjarjet e ndryshme politike. Detyrat e para që kishin për të kryer ata burra dhe ata ushtarakë që u caktuan, me në krye Shefqet Shkupin, më 4 maj të 1913, i kryen, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu përveshën punës për krijimin e një strukture properëndimore, moderne, e cila kishte rregullore, uniforma, armatime modeste, të një ushtrie me një organizim të qartë perëndimor, madje dhe me bashkëpunime jo të parëndësishme për kohën, me oficer të huaj në drejtim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Viti 1939 ishte i hidhur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Lufta antifashiste, pjesë-marrja e popullit shqiptar krahas aleatëve të mëdhenj në luftën kundër nazifashizmit ishte në radhë të parë detyrimi për lirinë dhe vetëvendosjen e popujve. Po ashtu për mbrojtjen e atyre vlerave themelore të lirisë dhe demokracisë kundrejt totalitarizmit mbetet një faqe e rëndësishme e ndritur e historisë së popullit shqiptar, po kështu kjo luftë dhe ata ushtarakë e njerëz, të cilët në Shtabin e Përgjithshëm luajtën rolin dhe funksionet e duhura. Për fat të keq, mbasi fitoi luftën Shqipëria humbi paqen dhe ashtu sikurse gjithmonë nuk mund të ndodhë ndryshe, është politika ajo që udhëheq ushtrinë e nuk është ushtria që udhëheq politikën. Në

fakt, kur ushtria përpiqet të udhëheqë politikën bëhen gabime të mëdha dhe kjo është e provuar, nganjëherë provohen edhe këtu madje, e futi vendin drejt një paranoje të frikshme, e cila e ktheu ushtrinë njëkohësisht, siç thuhej, një instrument të regjimit të dik-taturës së proletariatit, por edhe një fushë të zbatimit të luftës së klasave, e cila çoi në dekapitimin e gjeneralëve dhe ushtarakëve, burgosje, shfarosje masive e kështu me radhë. Pa dyshim që RILINDJA e Shqipërisë ka qenë politike në vitin 1990, kur Shq-ipëria u shkëput nga diktatura komuniste, iu fut rrugës së pluripar-titizmit, të lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe përfun-dimisht u shpreh, u vendos në qëndrimin e saj pro perëndimor. Kjo bëri të mundur që ushtarakët shqiptarë me patriotizmin dhe cilësitë profesionale, së bashku me të gjitha strukturat e tjera të shtetit shqiptar, bënë të mundur një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare dhe sidomos shtetërore të këtyre 100 viteve, anëtarësimin në NATO. Tashmë, përkundrejt asaj idesë paranojake dhe vetëizolimit, ne e mendojmë çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes si një çështje e cila zgjidhet në kontekstin e sigurisë kolektive dhe jo të një paranoje të ngritjes së qindra mijëra bun-kerëve që shkallmojnë ekonominë, ushtrinë etj. Unë jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Forcat tona të Armatosura. Dua me këtë rast të falënderoj shefin e Shtabit, gjeneralmajor Gjunkshin, ish-shefin e Shtabit, gjeneralmajor Malaj për bashkëpunimin, punën, ar-ritjet e sukseset dhe iu shpreh të dyve urimet më të mira personale dhe shpresoj që kjo punë do të vijojë edhe më tej. Ne bëmë të mun-dur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet të kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me forcat e armatosura të vendeve aleate. Asgjë nuk do të ishte e mundur nëqoftëse Shtabi i Përgjithshëm, drejtuesit e tij, por edhe çdo oficer dhe ushtarakë të këtij Shtabi nuk do të kishte punuar me ndjenjë të lartë dhe përkushtim, por edhe me standarde të larta profesionale.Zonja dhe Zotërinj, të nderuar ushtarakë,Edhe njëherë, nga zemra ju uroj Gëzuar.

“Ushtria Shqiptare, rol të madh që kombi të mos shkonte shuarjes”

MINISTRI I MBROJTJeS, ARBeN IMAMI

Fjala e ministrit Imami me rastin e 100-vjetorit të krijimit të SHPFA

Page 4: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 4

Ministri Imami: Unë jam shumë i lumtur për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Forcat tona të Armatosura. Ne bëmë

të mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me forcat e armatosura të vendeve aleate.

Paraditen e datës 3 maj, në sallën e Auditoriumit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u zhvillua cer-emonia me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes, z. Ar-ben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, ko-mandanti Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati, ish-shefat e Shtabit të Përgjith-shëm të FA ndër vite, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të NATO dhe atyre partnere, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Në fjalën e përshëndetjes min-istri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. “Institucio-net e para që ndërtoi qeveria e Ismail Qemalit ishin in-stitucionet e sigurisë kombëtare, Ministrinë e Mbrojtjes më 4 dhjetor 1912 dhe më 3 maj 1913 krijoi Shtabin e Përgjitshëm. Në momentet e strukturimit të shtetit të ri shqiptar, detyrimisht Ismail Qemali dhe të gjithë ata burra të mençur dhe fisnikë që shpallën pavarësinë ia dolën në një kohë të përballojnë rreziqet që kishte përpara shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe për këtë arsye ata i janë drejtuar krijimit të pjesës themelore të shtetit, ushtrisë, drejtësisë dhe financës. Kjo na bën të kuptojmë rëndësinë thelbë-sore që ka për një vend siguria. Një shtet që nuk ka të zgjidhur çështjen e sigurisë nuk mund të ketë të zgjid-

SHTABI I PËRGJITHSHËM

hur zhvillimin, përparimin, ndriçimin, iluminimin ekono-mik, social apo të çfarëdo lloji tjetër. Prandaj ne shq-iptarët patëm rastin që gjatë vitit të kaluar në mënyrë të vijueshme t’i kthehemi e t’i rikthehemi me mëndje punës dhe veprës së etërve tanë themelues që çoi deri në fund themelimin e shtetit të parë shqiptar, i cili u bë edhe bazamenti që elementi shqiptar në Ballkan të mbijetojë dhe ky komb të mos shkonte drejt shuarjes dhe mosekzistencës”, - theksoi ministri Imami. Në këtë proces, ka vijuar më tej Imami, pa dyshim që një rol të madh ka pasur, ka dhe do të ketë Ushtria Shq-iptare, Shtabi i Përgjithshëm si komandë unike, si strukturë drejtuese, udhëheqëse, vizionare. Sigurisht që detyrat e para që kishin për të kryer ata burra dhe ata ushtarakë që u caktuan, me në krye Shefqet Shk-upin, në 4 maj të 1913, i kryen, ndërsa pas përfun-dimit të Luftës së Parë Botërore iu përveshën punës për krijimin e një strukture properëndimore, moderne, e cila kishte rregullore, uniforma, armatime modeste, të një ushtrie me një organizim të qartë perëndimor. Në vijim të fjalës së tij ministri Imami u ndal në pjesë-marrjen e popullit shqiptar, krahas aleatëve të mëd-henj, në luftën kundër nazifashizmit, ku dhe Shtabi i Përgjithshëm luajti rolin dhe funksionin e tij të duhur. Por, nënvizoi ai, për fat të keq, mbasi fitoi luftën Shq-ipëria humbi paqen dhe ashtu sikurse gjithmonë nuk mund të ndodhë ndryshe, është politika ajo që udhëheq ushtrinë e nuk është ushtria që udhëheq politikën. Në fakt, kur ushtria përpiqet të udhëheqë politikën bëhen gabime të mëdha dhe kjo është e provuar, nganjëherë provohen edhe këtu madje, e futi vendin drejt një para-nojë të frikshme, e cila e ktheu ushtrinë njëkohësisht, siç thuhej, një instrument të regjimit të diktaturës së proletariatit, por edhe një fushë të zbatimit të luftës së klasave, e cila çoi në dekapitimin e gjeneralëve dhe ushtarakëve, burgosje, shfarosje masive e kështu me radhë. “Pa dyshim që rilindja e Shqipërisë ka qenë poli-tike në vitin 1990, kur Shqipëria u shkëput nga dik-tatura komuniste, iu fut rrugës së pluripartitizmit, të lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe për-fundimisht u shpreh, u vendos në qëndrimin e saj pro perëndimor. Kjo bëri të mundur që ushtarakët shq-iptarë me patriotizmin dhe cilësitë profesionale, së bashku me të gjitha strukturat e tjera të shtetit shq-

Kremtohet 100-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Page 5: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 5

SHTABI I PËRGJITHSHËM

iptar, bënë të mundur një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare dhe sidomos shtetërore të këtyre 100 viteve, anëtarësimin në NATO. Tash, përkun-drejt asaj idesë paranojake dhe vetëizolimit, ne e men-dojmë çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes si një çështje e cila zgjidhet në kontekstin e sigurisë kolektive dhe jo të një paranoje të ngritjes së qindra mijëra bunkerëve që shkallmojnë ekonominë, ushtrinë etj”, nënvizoi minis-tri i Mbrojtjes Imami. Unë jam shumë i lumtur, u shpreh me tej ai, për punën e bërë në këto 4 vitet e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Forcat tona të Armatosura. Ne bëmë të mundur këto vite që vërtet Shtabi i Përgjithshëm të mbante rolin që duhet të kishte, rolin e planifikimit, drejtimit të FA dhe jemi të lumtur që pas 4 vitesh anëtarësimi në NATO jemi në fazën e mbylljes së fazës së parë të integrimit të FA me forcat e armatosura të vendeve aleate. Asgjë nuk do të ishte e mundur në qoftë se Shtabi i Përgjithshëm, drej-tuesit e tij, por edhe çdo oficer dhe ushtarak të këtij Shtabi nuk do të kishte punuar me ndjenjë të lartë dhe përkushtim, por edhe me standarde të larta profesion-ale, ka përfunduar fjalën e tij ministri Imami. Shefi i Shtabit të Përgjithshm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në fjalën e tij bëri një ekspoze të shkurtër të rrugës historike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura. Ai shpalosi etapat historike të ngritjes dhe zhvillimit të këtij organizmi të rëndësishëm për Forcat e Armatosura përgjatë gjithë historisë 100 vjeçare, duke filluar që nga momenti i krijimit, më 3 maj 1913, duke vijuar në vitet 1920-1924 e më pas në vitet e Mbretërisë, në kohën e Luftës Antifashiste, në periud-hën e diktaturës komuniste, si dhe u ndal gjerësisht në periudhën pas triumfit të demokracisë dhe deri në ditët e sotme, ku Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura janë prej katër vitesh anëtare të NATO. “Në këtë 100-vjetor kujtojmë dhe nderojmë ata liderë ushtarakë, at-dhetarë dhe vizionarë që nga kryetari i parë, majori Ali Shefqeti (Shkupi) dhe deri tek më i fundit, të cilët ideuan, krijuan, përsosën dhe drejtuan me përkushtim dhe profesionalizëm këtë organizëm të rëndësishëm ushtarak, përmes vështirësive e pengesave të shumta të kohërave, nga 4 Maji i vitit të largët, por historik, 1913 deri më sot”, ka përfunduar fjalën e tij gjeneralm-ajor Gjunkshi. Në fund të ceremonisë me urdhër të

veçantë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, iu akordua ish-shefave të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor (R) Kostaq Karoli dhe gjeneralmajor (R) Maksim Malaj medalja “Për Shërbime të Veçanta”. 4 Maj i vitit 1913, shënon një moment të rëndësishëm historik jo vetëm për ushtrinë shqiptare, por edhe për shtetin e ri shqiptar të sapo krijuar. Formimi i “Shtabit Madhuer” siç njihej në atë kohë, u bë me miratimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, kryetar i të cilit ishte major Ali Shefqet Shkupi. Shtabi Madhuer e kishte qendrën në Vlorë, pranë Min-istrisë së Luftës të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës që kryesohej nga Ismail Qemal Bej Vlora. Shtabi Mad-huer u krijua në momente shumë të rëndësishme his-torike për fatet e vendit, ishte koha kur Ballkani dhe Evropa do të përfshiheshin nga luftërat më të përgjak-shme, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Drejtuesit e këtij organizmi jetik, “truri i ushtrisë”, përballuan dy ndër sfidat themelore; organizimin dhe ngritjen e forcave të armatosura dhe njëherazi ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike. Ushtria shqiptare trashëgoi nga e kaluara historike traditat më të çmuara luftarake shumëshekullore, që nga ushtritë ilire, periudha e lavdishme e Skënderbeut dhe deri tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në një shekull histori të trazuar, ashtu si të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, edhe ushtria është përballur me sfidat që ka ofruar koha. Shtabi i Përgjith-shëm, në 100 vjet ekzistencë, është drejtuar nga 22 ushtarakë të lartë. Ne ju jemi mirënjohës për çdo “gur të çmuar” që ata kanë vendosur për të lartësuar “fortesat” e Forcave të Armatosura, si një nga shtyllat kryesore të shtetit shqiptar. Ditëlindja e njëqindtë e Shtabit të Përgjithshëm përkujtohet në kushte diametralisht të kundërta me periudhën e krijimit të tij. Në vitin 1913, ishte në pikëpyetje fati i Shqipërisë, ndërsa sot, pas 100 vitesh, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura, jo vetëm që kanë konsoliduar pozitat kushtetuese, por janë gjeneruese të paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë. Prej katër vitesh, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura janë pjesë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë, Aleancës së Atlantikut të Veriut. Forcat e Armatosura tashmë syn-ojnë integrimin e plotë në NATO, ato përgatiten për t’u shërbyer vlerave më të mira njerëzore, për një Shqipëri Evropiane dhe për një të ardhme më të sigurtë.

Page 6: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 6

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi në datën 11 prill 2013 dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes. Ai është dokumenti më i rëndësishëm për Sigurinë dhe

Mbrojtjen dhe kryhet në kushtet kur Shqipëria është një vend aleat i Traktatit të Atlantikut të Veriut. Në këtë dokument bëhet një vlerësim analitik i mjedisit aktual dhe të pritshëm të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, bëhet identifikimi i interesave dhe objektivave kombëtarë, ar-gumentimi analitik për rolin e Forcave të Armatosura në këtë mjedis, sasia dhe cilësia e kapaciteteve që ato duhet të disponojnë sipas skenarëve më të mund-shëm të përdorimit të tyre, si dhe organizimi i tyre në një forcë moderne e të besueshme për përmbushjen e misionit kushtetues, në kuadrin e mbrojtjes kolek-tive apo më vete. Dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes u iniciua nga kryeministri i Shqipërisë, u formulua nga ekipe të ekspertizës më të mirë kom-bëtare dhe u mbështet në mënyrë koherente nga aleatët e NATO-s. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes është një dokument për të gjithë: për politikanët, qytetarët, ekspertët, ushtarakët, gazetarët, grupet e interesit dhe shoqërinë civile, përfshi komunitetin ndërkombëtar. Botimi i hapur për publikun i këtij do-kumenti, përveçse respektimit të normave demokra-tike, përbën një shprehje të transparencës në fushën e mbrojtjes. Procesi i Rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes i kaloi ndjeshëm përmasat e institucionit të Mbrojtjes. Në të u përfshinë mbi 150 ekspertë civilë dhe ushtarakë nga dhjetë institucione të tjera shtetërore, ndërsa u konsultua me aktorë të tjerë joqeveritarë e të shoqërisë civile.

Vendim për miratimin e “Dokumentit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe

të pikës 11, të nenit 14, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e koman-dimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propoz-imin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

Miratohet dokumenti i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes

RSM

VENDOSI: 1. Miratimin e Dokumentit të Rishikimit të Strat-

egjisë së Mbrojtjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Pu-nëve të Jashtme, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Trans-portit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, Minis-tria e Shëndetësisë, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria për Inovacion-in, Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror për zbatimin e këtij ven-dimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI, SALI BERISHA

Page 7: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 7

RSM

Kryeministri Berisha: rekomandimet e këtij dokumenti përshpejtojnë integrimin në NATO “Të nderuar bashkëqytetarë, dokumenti që keni në

dorë, Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, është një doku-ment i rëndësisë së veçantë, veçanërisht për qytetarët e Republikës së Shqipërisë, e më pastaj për ekspertët, planëzuesit dhe furnizuesit e Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes përbën një qasje analitike bashkëkohore ndaj risqeve dhe rreziqeve të mjedisit të sigurisë kombëtare dhe rajonale, i cili duhet dhe do të trajtohet si një parakusht për kërkesa të mirë-menduara për kapacitetet e mbrojtjes sonë kombëtare, në një periudhë afatmesme, mbështetur dhe udhëhequr edhe nga parimet e Konceptit Strategjik të Lisbonës. Ky Rishikim Strategjik i Mbrojtjes sonë kombëtare vjen pas një periudhe të shkurtër por të ngjeshur me reforma integruese, qysh prej vitit 2009, viti i anëtarësimit në NATO. Gjetjet dhe rekomandimet e këtij dokumenti do ta përshpejtojnë duke e çuar drejt përmbylljes procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, pasi implementimi i këtyre rekomandimeve do të formësojë në një Forcë të Armatosur efikase, të ndërveprueshme dhe mbi të gjitha një Forcë të Armatosur të Aleancës, ku mbrojtja kolektive shkon krah mbrojtjes konvencionale, njëra duke plotësuar tjetrën. Rekomandimet e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes hedhin kështu bazat për transformimin e Forcave të Armatosura në përputhje me rritjen e profe-sionalizmit dhe përmbushjen e standardeve më të për-paruara të Aleancës. Gjej rastin të përgëzoj dimensionin ndërinstitucional të procesit të Rishikimit Strategjik, gjë që përforcon besimin se Mbrojtja dhe Siguria kom-bëtare realizohet më bashkërendim mes strukturave përgjegjëse” – ka deklaruar kryeministri Berisha në me-sazhin e tij me rastin e miratimit të këtij dokumenti.

Ministri i Mbrojtjes Imami: RSM, përbën një shprehje të transparencës në fushën e Mbrojtjes

Mesazhi i ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me ras-tin e miratimit dokumentit të RSM ishte si më poshtë:

“Pas një periudhe pune e përpjekjesh prej 18 mua-jsh, ju paraqesim qytetarëve shqiptarë këtë dokument të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes së Shqipërisë, i pari dokument i këtij lloji si vend aleat i NATO. Ai u iniciua nga Kryeministri i Shqipërisë, u formulua nga ekipe të ekspertizës më të mirë kombëtare dhe u mbështet në mënyrë koherente nga aleatët e NATO.

Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes është një doku-ment për të gjithë: për politikanët, qytetarët, ek-spertët, ushtarakët, gazetarët, grupet e interesit dhe shoqërinë civile, përfshi komunitetin ndërkom-bëtar. Botimi i hapur për publikun i këtij dokumen-ti, përveçse respektimit të normave demokratike, përbën një shprehje të transparencës në fushën e mbrojtjes. Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes lindi si një domosdoshmëri për:

1. Adresimin e risqeve të reja të mjedisit të sigurisë në nivel kombëtar ballafaquar njëkohësisht me atë ra-jonal dhe global,

2. Krijimin, zhvillimin dhe mbështetjen e vazh-dueshme të kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë, kapacitete të cilat i shërbejnë sa vendit ashtu edhe Aleancës ku aderojmë,

3. Ndërtimin e një Force të Armatosur efikase, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, në kushtet e kufizi-meve financiare të parashikimeve makro-ekonomike afatmesme. Nisur prej këtyre premisave, procesi i Ri-shikimit Strategjik të Mbrojtjes, shërbeu në radhë të parë si një instrument analize racionale dhe si një mjet planifikimi në terma sa më të përafërt me metodat më bashkëkohore të planifikimit të NATO-s. Si i tillë, “ushtrimi” i RSM u përqendrua në përpjekjen për të arritur tek një buxhetim i mirëbalancuar mes tre kom-ponentëve: Personelit, Operacioneve e Mirëmbajtjes dhe Investimeve/Modernizimit. Një buxhet i balancuar do të çojë, në terma afatmesëm, drejt një Force të Armatosur efikase në përmbushjen e misionit të saj kushtetues dhe detyrimeve ndaj mbrojtjes kolektive në kuadër të Aleancës. Rekomandimet që parashtrohen në këtë dokument - kapacitetet e kërkuara, gatish-mëria e pritshme dhe madhësia e Forcave të Armato-sura, - janë në përputhje të plotë me qëllimin fillestar të procesit për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura, duke i balancuar ato me nivelin e ambi-cies dhe burimet financiare. Procesi i Rishikimit i kaloi ndjeshëm përmasat e institucionit të mbrojtjes. Dh-jetë institucione të tjera u përfaqësuan aktivisht gjatë tij. Më tej, ai u konsultua me aktorë të tjerë joqeveri-tarë e të shoqërisë civile. Shpreh bindjen time se ky Rishikim u ka vlejtur të gjithëve si një praktikë e mirë e veprimit ndërinstitucional. Falënderoj të gjithë insti-tucionet pjesëmarrëse dhe individët që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.”

Page 8: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 8

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi gjatë vizitës së tij disa ditore në Gjermani, javën e fundit të prillit, konfirmoi

edhe një herë bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Ar-matosura të Gjermanisë. Në takimin zyrtar me shefin e Shtabit të FA Gjermane, gjeneral Wiecker, gjeneral Gjunkshi pasi falënderoi për ftesën, vlerësoi bash-këpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy Forcave tona të Armatosura. Gjeneral Ëiecker konfirmoi se Gjermania është e gatshme që të ndihmojë Forcat e Armatosura Shqiptare me mjete dhe teknikë me qëllim arritjen e standardeve të kërkuara. Të dy shefat e Shtabit ndanë mendime të përbashkëta rreth situatës në Ballkan, ku ndër të tjera, gjeneral Gjunkshi falënderoi për rolin ak-tiv që Gjermania luan në Kosovë, si dhe rolit aktiv në situatën politike për zbatimin e marrëveshjes ndërm-jet Kosovës dhe Serbisë. Një pikë e rëndësishme e bisedimeve dypalëshe ishte edhe bashkëpunimi me trupat në kuadër të Aleancës në Afganistan. Gjen-eral Ëiecker shprehu falënderimet për kontributin e forcave shqiptare në Komandën Rajonale të Veriut, përgjegjësinë e drejtimit të së cilës e ka Gjermania. Më tej, agjenda e takimeve të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ka vijuar me marrjen pjesë në ceremoninë e emërimit dhe marrjes së detyrës së komandantit të Komandës së Qendrës Operacionale për Misionet, në Posdam. Kjo komandë ka për mision drejtimin dhe koordinimin e të gjitha veprimeve luftarake, mbështetëse të trupave që janë me mision jashtë Gjermanisë. Në takimin që gjeneral Gjunkshi zhvilloi me gjeneral Fritz, komandan-tin e ri të kësaj komande, shprehu besimin se Forcat e Armatosura Shqiptare do të vazhdojnë më tej bash-këpunimin për realizimin e detyrave të përbashkëta në misionet e Aleancës. Gjatë ceremonisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u takua gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes, z. De Maiziere. Pjesë e axhendës së gjeneral Gjunkshit në Gjermani ishte dhe vizita në “Rhein Metal Defenc”, e cila është lider në fushën e industrisë ushtarake, ku u

KRONIKA

prit nga përfaqësuesi më i lartë i saj, z. Nico Hanem-man. Gjeneral Gjunkshi shprehu interesin për të pasur kontakte më të afërta me këtë firmë, për të bërë të mundur në të ardhmen realizimin e bashkëpunimit me qëllim modernizimin e mëtejshëm të FARSH.

U zhvillua ceremonia e mbërritjes së helikopterit të ri të FA, “Cougar” Pasditen e datës 25 prill, në ambientet e komandës

së Forcës Ajrore, në Rinas u zhvillua ceremonia e mbër-ritjes së helikopterit të ri të Forcave Ajrore, “Cou-gar”. Ky helikopter është i dyti që i bashkohet Forcave Ajrore dhe është ndërtuar në zbatim të kontratës

SHSHP i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi vizitë të suksesshme në Gjermani

Page 9: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 9

KRONIKA Nr. 6853/10, datë 17.12.2009 , ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe kompa-nisë franceze “Eurocopter”, mbi furnizimin e pesë he-likopterëve “AS 532 AL Cougar” dhe pajisjet që i sho-qërojnë nënshkruar më 17 dhjetor 2009. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ambasadorja e Republikës së Francës në Shqipëri, znj. Christine Moro, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade, Dhori Spirollari, përfaqësues të lartë të kompanisë “Eurocopter”, gjeneralë, drejtorë dhe personalitete të tjera të larta nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi u shpreh se: “Kam kënaqësinë e veçantë të jem i pranishëm dhe të përshëndes këtë ceremoni të thjeshtë që përkon me marrjen në dorëzim nga ana e Forcave tona të Armatosura dhe konkretisht nga ana e komandës së Forcës Ajrore të he-likopterit të dytë nga paketa prej 5 he-likopterësh shumë funksionalë, pjesë e programeve për modernizimin e Forcave të Armatosura”. Më tej, gjatë fjalës së tij, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi nën-vizoi se aktualisht në Bazën Ajrore të Farkës mbështetur në Marrëveshjen Teknike midis Ministrisë së Mbrojtjes të RSH dhe Ministrisë së Jashtme të Re-publikës së Francës, po kryhet trajnimi i avancuar për përdorimin luftarak të këtyre helikopterëve nga një instruktor fluturimi i ushtrisë franceze.

Zhvillohet konferenca e Koordinimit “Programi i Hotspoteve me Municione të Paplasura në Shqipëri”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri në bash-këpunim me Zyrën Shqiptare të Koordinimit të Mi-nave dhe Municioneve (AMMCO), organizuan para-diten e datës 25 prill 2013, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, konferencën e Koordinimit “Programi i Hotspoteve me Municione të Papla-sura në Shqipëri”. Të pranishëm në këtë konfer-encë ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, zëvendësministrja e Jashtme, znj. Edit Harxhi, ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Ti-ranë, z. Bojan Bertoncelj, përfaqësuesja Rezidente e UNDP dhe koordinatore e përhershme e OKB në Shqipëri, znj. Zineb Touimi-Benjelloun, drejtor i ITF, rritja e sigurisë njerëzore, z. Dorijan Marsic si dhe ambasadorë të tjerë të akredituar në Tiranë. Gjithashtu në këtë konferencë merrnin pjesë edhe përfaqësues të vendeve donatore si dhe organiza-ta lokale dhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për asgjësimin e municioneve dhe programin e pastrimit të hotspoteve me municione të papla-sura në Shqipëri. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ofri-mi i një panorame të përgjithshme si dhe diskutimi i progresit dhe sfidat në zbatimin e programit të

pastrimit të hotspoteve me municione të papla-sura në Shqipëri, si dhe planet për të ardhmen. Në fjalën e tij, zëvendësministri Spahiu u shpreh: “Aktualisht, procesi i demilitarizimit të municio-neve është fokusuar në demontimin në tre uzinat ushtarake, nëpërmjet 11 linjave industriale. Deri më 15 qershor 2013, do të përfundoj demilitariz-imi masiv i municioneve.” Në përfundim të fjalës së tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu u shpreh se: “Gjej rastin të theksoj se duke kon-firmuar vullnetin dhe angazhimin konkret të qever-isë shqiptare për ta çuar deri në fund misionin e pastrimit përfundimtar të Shqipërisë nga rreziku i municioneve, kemi akoma nevojë për mbështetjen tuaj, në mënyrë të veçantë për të realizuar opera-cionet e pastrimit në hotspotet e mbetura”.

Zëvendësministrja Musaraj në Shkup në Konferencën Rajonale Mbi Barazinë Gjinore në FAU zhvillua në Shkup, në datat 23-24 prill 2013, Konfer-

enca Rajonale Shkencore mbi Barazinë Gjinore dhe Pers-pektivën Gjinore në Forcat e Armatosura. Zëvendësminis-trja e Mbrojtjes, znj. Arta Musaraj, përfaqësoi Shqipërinë në këtë event të rëndësishëm. Çështjet gjinore në FA, zbatimi i rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara, NATO, çështjet e barazisë gjinore ishin në fokus të diskutimeve të zhvilluara. Në takimin e veçantë të zëvendësministres Musaraj me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Ta-lat Xhaferri, çështjet gjinore dhe proceset e brendshme të transformimit në Forcat e Armatosura u konsideruan jo vetëm si një mënyrë e menaxhimit të suksesshëm të burimeve njerëzore në FA, por si një faktor tepër influen-cues i rritjes së efektivitetit në operacionet paqeruajtëse dhe të një klime më të madhe stabiliteti dhe ekuilibri. Në kuadrin e kësaj agjende, zëvendësministrja Musaraj, u prit në një takim të veçantë nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Integrimin, z. Fatmir Besimi.

Përfundoi stërvitja “Pezë-Helmës 2013” dhe misioni “ALTHEA” Në vijim të aktiviteteve që zhvillon Ministria e

Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, në datën 10 prill, në Brigadën Logjistike u zhvilluan dy veprimtari

Page 10: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 10

të rëndësishme: Përfundimi i stërvitjes “Pezë-Helmës 2013” dhe ceremonia e mbylljes së misionit “ALTHEA” në Bosnje dhe Hercegovinë nga FA shqiptare. Në të dy këto aktivitete ishin të pranishëm: zëvendësministrat e Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu dhe znj. Arta Musaraj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, gjeneralë, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit, ushtarakë të lartë të FA, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë etj. Stërvitja e përbashkët “Pezë-Helmës 2013” u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme në garnizonin ushtarak në Pezë–Helmës në Tiranë, e fokusuar në op-eracionet e asgjësimit të municioneve. Në këtë stër-vitje, e cila u zhvillua përgjatë një periudhe dy javore, morën pjesë 15 specialistë nga Qendra e Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivave të FA dhe nëntë nga Njësia Speciale Antieksploziv e Policisë së Shtetit. Qël-limi i stërvitjes ishte rritja e nivelit të bashkëpunimit midis këtyre strukturave të specializuara për parandal-imin dhe eliminimin e sulmeve terroriste me municione të paplasura dhe pajisje të improvizuara eksplozive. Më pas, në Brigadën Logjistike në Vaqar u zhvillua ceremo-nia e përfundimit të stërvitjes “Pezë-Helmës 2013”, si dhe e përmbylljes së misionit “ALTHEA” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Spahiu në Slloveni: Asgjësimi i municioneve të tepërta drejt përfundimit në ShqipëriNë fillim të muajit prill, në Bled të Sllovenisë u

mbajt Konferenca e 6-të e Europës Juglindore për Reduktimin e Municioneve të Tepërta. Në këtë kon-ferencë nga Shqipëria mori pjesë një delegacion i kryesuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithash-tu ministri i Mbrojtjes të Sllovenisë, Roman Jakic, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, ambasadori i SHBA në Slloveni, drejtorë të institu-cioneve ndërkombëtare që merren me reduktimin e armëve dhe të municioneve, përfaqësues të minis-trive të Mbrojtjes nga vendet e rajonit, etj. Në fjalën që mbajti në këtë konferencë, z. Spahiu theksoi se: “Shqipëria është e vendosur për të eliminuar të

gjithë arsenalin e armatimit, municioneve dhe eksplozivave që trashëguam nga sistemi i kaluar. Kjo do të bëjë të mun-dur, së pari, çlirimin e Forcave të Armatosura nga kjo barrë e rëndë e stoqeve, së dyti, fokusimin e FA në trajnimin dhe kryerjen me sukses të misionit të saj kushtetues, së treti, eliminimi i stoqeve të armatimit dhe eksplozivave do të bëjë Shqipërinë më të sigurt duke kontribuar më shumë edhe për sigurinë në rajon e më gjerë”.

Zhvillohet takimi i grupit të punës për vlerësimin e procesit të integrimit (AIWG)Në kuadrin e planit vjetor të bashkëpunimit me

Komandën Aleate për Transformim (ACT), u zhvillua në datë 4 prill në sallën e mbledhjeve të Shtabit të Përgjithshëm, Workshop-i për vlerësimin e proces-it të integrimit në NATO (Accession and Integration working Group). Qëllimi i workshop-it ishte përditësi-mi i procesit të integrimit, si dhe hartimi i planit të ndihmës të NATO-s (NATO Integration Support Plan, 2013) në mbështetje të planit të integrimit të plotë të Forcave të Armatosura të RSH. Workshop-i drej-tohej nga Komanda e Aleancës për Transformim, e cila përfaqësohej me një ekip ekspertësh për çështjet e integrimit, prej 10 vetësh, pjesëtarë të strukturave të ndryshme të NATO-s. Nga vendi ynë morën pjesë drejtoria e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm dhe strukturat përgjegjëse për Planifikimin e Mbrojtjes (G-5) në Komandat Kryesore të Forcave të Armatosura.

Zhvillohet takimi për Planin e Implementimit të RSM-së me ekspertët amerikanëParaditen e datës 9 prill, në sallën e kolegjiumit u zh-

villua takimi i grupeve të punës në nivel ekspertësh, për Planin e Implementimit pas Rishikimit të Strategjik të Mbrojtjes me ekspertët amerikanë. Në takimin që u drej-tua nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Z. Arian Starova, morën pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, Zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA përkatësisht Gjeneral Major Viktor Berdo dhe Gjeneral Brigade Sandër Lleshi, ekspertë amerikanë të Departamentit të Mbrojtjes, komandantët e forcave si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Qëllimi i këtij takimi është Planifikimi për Implementimin e Reduktimit të Forcës dhe Përzgjed-hja e oficerëve të lartë për promovim dhe detyra krye-sore me qëllim institucionalizimin eficent dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e burimeve njerëzore. Rishi-kimi Strategjik i Mbrojtjes përbën një nga dokumentet më të rëndësishëm, i cili parashtron rrugën e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Page 11: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 11

SHSHPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, vizitë zyrtare në KFORShefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor

Xhemal Gjunkshi zhvilloi ditën e premte, më datë 19 prill 2013, një vizitë zyrtare në KFOR, Prishtinë, me ft-esë të komandantit të KFOR, gjeneralmajor Volker Hal-bauer. Gjatë takimit të dy gjeneralët diskutuan çështje të rëndësishme të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të RSH dhe KFOR, si dhe u ndalën në situatën aktuale në Kosovë dhe Shqipëri. Viz-ita e gjeneral Gjunkshit ka vijuar me një takim me ush-tarakët shqiptarë që shërbejnë në strukturat e KFOR.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një delegacion ushtarak austriakDitën e premte, në datë 26 prill, Shefi i Shtabit të

Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në një takim kortezie delegacionin austriak, kryesuar nga gjeneral brigade, Peter Vorhofer, drejtor i Diviz-ionit për Marrëdhëniet Dypalëshe dhe Diplomacinë e Mbrojtjes. Gjeneral Gjunkshi, pasi ju uroi mirëseard-hjen, bëri një rezyme të proceseve më të rëndësishme të transformimit të Forcave tona të Armatosura. Më tej, gjeneral Gjunkshi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Forcat e Armatosura të Austrisë në drejtim të modernizimit të Forcave tona të Armatosura. Të dy gjeneralët theksuan rëndësinë e trajnimeve malore të efektivave në shkollat austriake, të cilat njihen për nivelin e lartë të përgatitjes dhe pro-fesionalizmit. Gjatë bisedës u vlerë-sua fakti që këto kurse ti ndjekin të njëjtët persona, në mënyrë që ata ta marrin të plotë të gjithë setin e trajni-meve dhe të shërbejnë si trajnues për njësite e tyre, sipas parimit “trajnimit të trajnuesve”. Vizita e delegacionit ushtarak austriak është në kuadër të planit të bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe ka në fokus përgatitjen e efekti-vave të Forcës Tokësore në fushën e përgatitjes malore. Gjatë vizitës disa-ditore në Forcën Tokësore, delegacioni austriak është njohur me nivelin e për-gatitjes malore të b1k. Specialistët e të dy palëve kanë identifikuar format e mundshme të bashkëpunimit dypalësh për vijimësinë e bashkëpunimit në fush-ën e përgatitjes malore të efektivave të b1k në Vaun e Dejës, Shkodër.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, homazhe në varrezat e Dëshmorëve të AtdheutMe rastin e 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të At-

dheut, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shq-ipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Pas përfun-dimit të ceremonisë, para monumentit “Nënë Shqipëri”,

ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë varrit ku prehet Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit, më 20 shkurt të vitit 2012. Gjithashtu, ministri Imami dhe gjeneralmajor Gjunkshi, të shoqëruar nga komandanti i Forcave Ajrore, gjeneral bri-gade Dhori Spirollari, kryen homazhe pranë varrezave ku prehen trupat e pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e Ar-matosura dhe kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës. Më pas, ata u takuan me familjarë dhe të afërm të dësh-morëve të Forcave të Armatosura dhe u shprehën atyre ngushëllimet më të thella për të afërmit e tyre. Më pas ministri Arben Imami, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kanë bërë një vizitë në shtëpinë e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Zhvillohet takimi për Planin e Implementimit të RSM-së me ekspertët amerikanëParaditen e datës 9 prill, në sallën e kolegjiumit u zh-

villua takimi i grupeve të punës në nivel ekspertësh, për Planin e Implementimit pas Rishikimit të Strategjik të Mbrojtjes me ekspertët amerikanë. Në takimin që u drej-tua nga zëvendësministri i Mbrojtjes z. Arian Starova, morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zëvendësshefat e Shtabit

të Përgjithshëm të FA, përkatësisht gjeneralmajor Vik-tor Berdo dhe gjeneral-brigade Sandër Lleshi, ekspertë amerikanë të Departamentit të Mbrojtjes, komandantët e forcave si dhe drejtorë drejtorish në MM dhe SHP. Qël-limi i këtij takimi ishte planifikimi për implementimin e reduktimit të Forcës dhe përzgjedhja e oficerëve të lartë për promovim dhe detyra kryesore me qëllim in-stitucionalizimin efiçent dhe efektiv të sistemit për menaxhimin e burimeve njerëzore. Rishikimi Strat-egjik i Mbrojtjes përbën një nga dokumentet më të rëndësishëm, i cili parashtron rrugën e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Page 12: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 12

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zhvilloi një vizitë tre ditore, nga 11-13 prilli në Seul, Republikë e Koresë, ku mbajti bisedime me ministrin e Jashtëm

të Republikës së Koresë, Yun Byung-se. Sekretari i Përgjithshëm diskutoi në Seul rreth partneritetit të NATO-s me Republikën e Koresë. Kjo vizitë e tij e parë u fokusua në bashkëpunimin. Rasmussen tha se Alean-ca mezi pret të rrisë partneritetin e saj me Republikën e Koresë. “Partneriteti i NATO-s me Republikën e Ko-resë është ende në hapat e parë, por ka potencial të madh”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm zhvilloi bised-ime në Republikën e Koresë edhe me presidentin Park Guen-hye si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë së qever-isë për të shqyrtuar rrugën rreth zgjerimit të bash-këpunimit. “Sfidat e sotme të sigurisë janë globale dhe në mjaft raste mënyra më efektive për t’u marrë me to është puna me partnerët anembanë globit”, tha Ras-mussen. Ai nënvizoi se: “Perspektiva globale e NATO-s nuk do të thotë se ne kërkojmë një prani në rajonin e Azi-Paqësorit. Kjo do të thotë se ne kërkojmë që të angazhohemi me këtë rajon dhe Republika e Koresë është një partner kyç në këtë përpjekje”. Ai tha se NATO dhe Koreja ballafaqohen me sfida të njëjta sigu-rie, të tilla si pirateria, përhapja e armëve të shkatër-rimit në masë dhe sulmet kibernetike, të cilat mund të trajtohen vetëm me anë të rritjes së bashkëpunimit. Sekretari i Përgjithshëm sugjeroi bashkëpunim më të ngushtë në fusha të tilla si logjistika, edukimi dhe tra-jnimi ushtarak dhe ndihmat në rastet e fatkeqësive. “Dialogu dhe bashkëpunimi midis NATO-s dhe Repub-likës së Koresë është i fortë dhe vizita ime është një

NATO diskuton për partneritet me Republikën e Koresë

ALEANCA

sinjal i qartë se ne jemi të vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetet tona në të ardhmen”, tha Rasmussen. Aleanca dhe Republika e Koresë tashmë po punojnë së bashku në mjaft fusha, duke përfshirë Afganistanin, ku personeli korean ka drejtuar një ekip krahinor ristrukturimi në Parwan dhe ka ofruar ndihmë financiare për Fondin e Mirëbesimit të Ushtrisë Kom-bëtare Afgane. Sekretari i Përgjithshëm tha se ishte e rëndësishme për NATO-n dhe partnerët e saj për të ndërtuar mbi bashkëpunimin e zhvilluar gjatë mis-ionit afgan. “Në Afganistan, ne kemi formuar aftësitë

ALBA MUSARAJ

Vizita e parë e një Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, fokusohet tek bashkëpunimi

Page 13: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 13

ALEANCA e vlerat e duhura për të punuar së bashku. Ata janë mësimet që ne duhet të ruajmë e të ndërtojmë mbi ta”, tha Rasmussen.

Republika e Koresë: Një partnere në trajtimin e sfidave globale të sigurisëAnders Fogh Rasmussen u bë kohët e fundit Sekre-

tari i parë i Përgjithshëm i NATO-s që vizitoi Republikën e Koresë. Vizita tre-ditore, nga datat 11-13 prill, ishte planifikuar prej një kohe të gjatë dhe synonte eksplo-rimin e mundësive për të zgjeruar bashkëpunimin. Megjithatë, ndërkohë që kjo përkoi me tensionet në rritje në gadishullin korean, ishte gjithashtu edhe një temë e rëndësishme e diskutimit me presidentin Park Guen-hye dhe me anëtarë të lartë të adminis-tratës së tij. “Partneriteti i NATO-s me Republikën e Koresë është ende në hapat e parë, por ka mundësi të mira”, tha Rasmussen duke iu adresuar Klubit Kombëtar të Shtypit në kryeqytetin Seul. “Ne nda-jmë vlera dhe një qasje të përbashkët ndaj sigurisë. Partneriteti ynë bazohet në prioritetet globale: Sta-bilitetin në Afganistan, sigurinë kibernetike, luftën kundër piraterisë, mbrojtjen kundër terrorizmit dhe mos-përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë”. Sekretari i Përgjithshëm theksoi se perspektiva globale e NATO-s nuk do të thotë se ajo po kërkon një prezencë në rajonin e Azi-Paqësorit, por se po kërkon të angazhohet me partnerët kryesorë atje. “Sfidat e sotme janë globale dhe në shumë raste mënyra më efikase për t’u marrë me to është puna me partnerët nga e gjithë bota”, tha ai.

Zgjerimi i bashkëpunimitDialogu me Republikën e Koresë u lançua në vitin

1995, kur ministri i Jashtëm i asokohe dhe sekretari aktual i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, vizitoi selinë e NATO-s dhe i adresoi Këshillin e Atlantikut Verior, politikat kryesore vendimmarrëse të NATO-s. Që nga ajo kohë, dialogu i nivelit të lartë është bërë një tipar i rregullt i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi praktik është zhvilluar në mjaft fusha, veçanërisht në Afganistan. Republika e Koresë është një kontribuuese e rëndësishme në përpjekjet e stabi-lizimit në Afganistan, ku udhëheq një Ekip të Ristruk-turuar Krahinor civilo-ushtarak të integruar (PRT) me një personel prej 470 vetash në provincën e Parwan-it nga viti 2010 deri në vitin 2013. Qeveria ka premtuar gjithashtu një shifër bujare prej 500 milionë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve për të mbështetur zhvil-limin e Forcave të Sigurisë Kombëtare Afgane si dhe zh-villimin socio-ekonomik të Afganistanit. Forcat detare të Republikës së Koresë kanë bashkëpunuar gjithashtu me NATO-n për të luftuar piraterinë në Gjirin e Ad-enit. Marrëdhëniet u thelluan me nënshkrimin e Part-neritetit Individual dhe Programit të Bashkëpunimit në shtator të vitit 2012, i cili formalizoi marrëdhëniet dhe u identifikua në një numër fushash prioritare të përbashkëta për dialog dhe bashkëpunim. Këto përf-shijnë rritjen e aftësive të Forcave së Armatosura të Republikës së Koresë për të punuar përkrah forcave

aleate në operacionet shumëkombëshe në mbështetje të paqes, ndalimin e kërcënimit të terrorizmit si dhe sfidat e sigurisë të tilla si: Përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, pirateria dhe siguria kibernetike si dhe përpjekjet në lehtësimin e rasteve të fatkeqësive natyrore dhe bashkëpunimin nën Programin e Shkencës për Paqe e Siguri të NATO-s.

Tensione në gadishullin koreanGjatë vizitës së tij, Sekretari i Përgjithshëm përsëriti

dënimin e fortë të NATO-s ndaj retorikës dhe veprimeve provokuese të Koresë së Veriut, të cilat paraqesin një kërcënim serioz ndaj paqes, stabilitetit, sigurisë ra-jonale e ndërkombëtare. “Koreja e Veriut qëndron në kundërshtim të vazhdueshëm ndaj vullnetit të komu-

nitetit ndërkombëtar. I bëj thirrje autoriteteve të Ko-resë së Veriut të ndalojnë menjëherë veprime të tilla destabilizuese dhe kërkimin e armëve të shkatërrimit në masë nga ana e saj, të cilat janë shkelje flagrante të rezolutave të sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, tha ai. Rasmussen përfundoi vizitën tre-ditore në Repub-likën e Koresë, ditën e shtunë, më 13 prill, me një vizitë të shkurtër në zonën e demilitarizuar koreane (DMZ). Ai u prit nga komandanti i parë ushtarak i Republikës së Koresë dhe u informua nga ndihmëssekretari i Ko-mandës së Kombeve të Bashkuara, Komisioni Ushtarak i Armëpushimit. Rasmussen e kishte vizituar më parë në vitin 2006 DMZ-në, në cilësinë e tij si kryeministër i Danimarkës. Ndalesa tjetër në udhëtimin e tij aziatik ishte Osaka, në Japoni.

Burimi: nato.int

Page 14: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 14

Shqipëria bëhet protagoniste e mirëfilltë e të ardhmes së Europës dhe kjo jo vetëm sepse pas rënies së regjimit komunist në 1991 ka bërë hapa gjigante në fushën ekonomike,

sociale e politike aq sa të jetë kandidate për të hyrë në BE, por edhe sepse është transformuar nga vend përfitues i misioneve të paqes dhe stabilitetit, në vend prodhues paqeje e stabiliteti. NATO, që sot regjistron ekspansionin territorial maksimal të arritur ndonjëherë nga ndonjë Aleancë ushtarake, renditi Shqipërinë në radhët e veta në vitin 2009. 4 Prilli shënoi përvjeto-rin e katërt si aleat, dhe vendi e gjen veten në një rol strategjik të rëndësisë primare. Vetë Turqia e cila ka bërë investime të mëdha në mënyrë që Shqipëria të arrinte standardet ushtarake për anëtarësimin, e kon-sideron vendin e shqiponjave si një “kolonë” themelore për paqen dhe stabilitetin në rajonin ballkanik. Është shumë e ndërgjegjshme për këtë edhe Shqipëria se siguria e një vendi është e lidhur me sigurinë e fqin-jëve të vet, siç ka afirmuar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në diskutimin e tij në Asamblenë e NATO në shkurt, duke uruar që të shikonte anëtare në Aleancë edhe vende të tjera të ish-Jugosllavisë. Dikur desti-natare e misioneve ndërkombëtare në momente krize të cilat kanë shënuar historinë recente të Shqipërisë, sot ajo merr pjesë në shumë misione ndërkombëtare, mes të cilave misioni IFOR në Afganistan me 322 ush-tarakë, numri më i lartë referuar popullatës së vendit. Mbeten të pazgjidhura çështje komplekse për vendin dhe rajonin dhe për këtë anëtarësimi në Aleancë është shumëfaqësh. Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vë-mendjen për tendencat e toneve nacionaliste në fush-atën e zgjedhjeve politike që do mbahen në qershor si influencuese në stabilitetin e rajonit. Janë miliona shq-iptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit dhe presionet

Arta Musaraj: Shqipëria në NATO prodhon stabilitet

SIGuRIA

sidomos në jug të vendit në kufi me Greqinë në rajonin e Çamërisë mund të jenë një problem. Gjithsesi, pikër-isht në këtë optikë, qëndrimet e Shqipërisë rezultuan fituese. Marrëveshja e arritur në 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë mbi parimet bazë të normalizimit të mar-rëdhënieve mes dy vendeve, nuk do të kishin qenë të mundura pa bashkëpunimin e Shqipërisë.

Arta Musaraj, zëvendësministre e Mbrojtjes së Shqipërisë, mendon se impakti i hyrjes në NATO të Shqipërisë ka qenë shumë i fortë?

“4 Prilli 2009, shënoi një vijë ndarëse të rëndë-sishme, ndofta më të rëndësishmen në historinë e afërt të Shqipërisë dhe sigurisht më përcaktuesen në historinë e 100 viteve të para të shtetit shqiptar. Së pari është një indikator për sistemin e vlerave që përshkojnë aspiratat e Shqipërisë, vlera të respektit për të drejtat e njeriut, vlera demokracie, paqeje, sta-biliteti dhe sigurie. Në të njëjtën kohë, tregon një viz-ion lidershipi për të ardhmen e vendit në një kontekst më të gjerë, atë të Ballkanit Jugperëndimor dhe në një optikë më të gjerë, atë të Ballkanit dhe Mesdheut. Është themelore për shqiptarët , për orientimin e tyre shumë të fortë drejt Aleancës dhe integrimit europian, duke pasur parasysh se aktualisht është vendi euro-pian i cili tregon dëshirën e anëtarësisë në NATO dhe integrimit në BE më të fortë në gjithë Ballkanin. Dhe kjo vlen shumë më tepër sesa konjukturat, gjeopolitika apo gjeostrategjia, kjo është aspiratë dhe frymë.

Në lidhje me vështirësitë e ndeshura nga vendi për t’u anëtarësuar në NATO, Musaraj shprehet:

Ka qenë një proces i gjatë, impenjues dhe i realizuar me sakrifica të jashtëzakonshme nga shqiptarët, por me një vendosmëri të fortë dhe të vazhdueshme. Nisur më 1992, me kërkesën e vendit për t’u bërë anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut dhe vizitën e parë zyrtare në gjithë historinë e vendit të një autoriteti të lartë të shtetit në NATO prej presi-

BISeDOI: eMANUeLA C. DeL Re

“Shqipëria ylli i ri i Ballkanit dhe një “driver” i rëndësishëm në zhvillimin e rajonit”

Page 15: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 15

SIGuRIA

dentit të kohës, Berisha, vazhduar më tej, me lëshimin e PfP. Në 1995, Shqipëria bëhet zyrtarisht pjesë e procesit për planifikimin dhe revizionin për paqe me synim përftimin e kapaciteteve dhe kompetencave të kërkuara. Vitet në vijim dëshmojnë për një avancim të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, marrjen në vitin 1999 të statusit kandidat për anëtarësim, fir-mosjen në 2003 të “Kartës së Adriatikut 3-USA” për t’u përmbyllur në 2009, vit në të cilin, Shqipëria u bë anëtare e NATO. Kuptimi i këtij “finishi” siç e definon Musaraj, nuk shihet vetëm në këndvështrimin ush-tarak por edhe në filozofinë dhe mentalitetin e vendit si faktor përcaktues për lidershipin, duke i mundësu-ar vendit dhe qytetarëve të tij të arrijnë standarde qytetarie, përgjegjësie, ligjshmërie dhe vizioni për të ardhmen europiane. Musaraj shton se: “Në fushën e mbrojtjes, Shqipëria ka ndërmarrë një proces të thellë transformimi të brendshëm të strukturave dhe ush-trisë së vet, duke krijuar një fizionomi krejtësisht të re dhe totalisht të dallueshme, në konformitet të plotë me NATON dhe standardet e saj. Ne, tregues ky i rëndësishëm, nëse mendojmë regjimin e shkuar komu-nist, të ashtuquajturin “bosht i kuq” që karakterizonte mbrojtjen e saj, misionin dhe vizionin në antagonizëm të plotë me gjithçka ndodhej jashtë kufijve të vendit. Një ushtri e karakterizuar jo nga motivimi për t’i shër-byer vendit por nga një sens metaforik besnikërie drejt një totemi të rrezikshëm, dogmës komuniste.

Shtrohet pyetja nëse Forcat e Armatosura shq-iptare janë realisht të integruara në NATO dhe nëse Shqipëria mund të renditet me të drejta të plota mes prodhuesve dhe mbrojtësve të stabilitetit në botë.

Musaraj shprehet: Fundi i vitit 2013, do të shënojë edhe integrimin e plotë në NATO të Shqipërisë, duke paraprirë shumë objektivin e vendosur që është viti 2014. Duke folur për paqe e stabilitet, transformimi i

statusit të vendit ka regjistruar “trofetë” e vet. Vendi është kampion i padiskutueshëm në nivel global për de-montimin, regjistron praninë më të lartë në misione si ai i Afganistanit referuar numrit të popullatës dhe GDP, apo pjesëmarrje të suksesshme në misione si ai ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë në të cilin është operuar si njësi nën drejtimin e drejtpërdrejtë të ko-mandës së EUFOR. Harta e operacioneve paqerua-jtëse të Shqipërisë është e shpërndarë në gjithë pikat e nxehta të globit ku operon NATO dhe BE, përfshi edhe operacione të suksesshme në Irak dhe Afrikë.

Shqipëria si anëtare e NATO në botë, ka sigur-isht një kuptim të fortë në nivel rajonal. Çfarë roli mund të ketë në përkufizimin politik të sigurisë së përbashkët?

Përgjigjet Musaraj: Përfaqëson një realitet të duk-shëm, në të njëjtën kohë përfaqëson një perceptim të sigurisë shumë më të lartë, për të gjithë ata që jetojnë në rajon, por edhe të gjithë ata që kanë interes për rajonin në lidhje me investimet dhe operacionet atje. Rajoni është bindshëm shumë më i sigurt se 20 vjet më parë dhe perspektivat e integrimit në Bashkimin Europian krijojnë premisa për më shumë stabilitet në rajonin ballkanik. Ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrat-egjitë e reja që prekin rajonin, janë në të njëjtën kohë shkak dhe pasojë e asaj se si niveli i rritur i stabilitetit dhe zgjerimi i vendosmërisë ndaj Aleancës së Atlanti-kut të Veriut sjellin zhvillim ekonomik duke shërbyer si nxitës për një zhvillim human të integruar në rajon. Kjo do të thotë, reduktimin në maksimum të përdorimit të termit “zgjidhje e konflikteve”, duke mbajtur para-sysh faktin se nëse bazat e konfliktit vazhdojnë dhe nuk izolohen dhe kufizohen, rreziku i konfrontimeve dhe konflikteve që vijnë prej faktorit human, kushtëzuar nga diferencat kulturore apo edhe të ngulitura në matricat religjioze, shtuar edhe nga përplasjet për afirmimin e identiteteve kombëtare, në fjalë të fundit do të rritet, duke e bërë rajonin të paqëndrueshëm. Anëtarësia në NATO e vendeve të rajonit në këtë këndvështrim, zgjeron mbrojtjen e përbashkët, krijon kohezion mes vendeve, rrezikon riskun për sigurinë të shkaktuar nga faktori human përmes niveleve të rritura të integrimit dhe bashkëpunimit.

Në këtë këndvështrim është e nevojshme të in-vestohet shumë në integrimin rajonal në të gjitha nivelet. Një detyrë jo gjithmonë e lehtë dhe një inte-grim ende i paarritur. Shqipëria synon lehtësimin e hyrjes së vendeve të tjera si Maqedonia, Bosnje dhe Hercegovina në NATO? Nëse po, në ç’mënyrë impen-johet dhe perse?

Zëvendësministrja e Mbrojtjes shqiptare, Musaraj përgjigjet: Ne urojmë që proceset e anëtarësimit të këtyre vendeve të përshpejtohen. Përmbushja e re-formave të nevojshme nga ana e tyre, do të jetë një konfermë e vullnetit të tyre e pathyeshme për t’u anëtarësuar në Aleancë, duke konfirmuar në të njëjtën kohë përthithjen e parimeve bazë të NATO, si pjesë e sistemit të vet të vlerave. Bashkëpunimi mes vendeve kufitare që përcjell me të njëjtat risqe është bazike, si për krijimin e një stabiliteti afatgjatë, ashtu edhe në kohezionin sinergjik në përballjen e kërcënimeve që vi-jnë prej faktorit human nën forma të ndryshme përfshi

Page 16: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 16

edhe atë të trafiqeve të paligjshme. Prania e NATO në Kosovë ka rritur nivelet e stabilitetit në rajon, duke dëshmuar se zgjerimi veç vendeve ballkanike aktualisht anëtare, do të prodhonte siguri në zona të sensibi-litetit të veçantë.

Një stabilitet i nevojshëm i shpresuar edhe nga Turqia me të cilën Shqipëria ka forcuar shumë mar-rëdhëniet. Nuk është rastësi që ministri i Mbrojtjes turk, Yilmaz, u shpreh se “Kush e do Ballkanin të sig-urt, duhet të dëshirojë një Shqipëri më të fortë”.

Musaraj komenton këtë pohim duke u shprehur se: Afirmimi komentohet në dy këndvështrime: atë të gjeo-politikës dhe atë të historisë së anëtarësimit në NATO të Shqipërisë, që konvertojnë të dy në vlerësimin e rolit që ka vendi në ekuilibrat ballkanike. Këndvështrimi i parë vjen nga një vlerësim realist i faktorit shqiptar në zonën ballkanike, në veçanti në atë jugperëndimore: është një realitet për t’u konsideruar në parashikimet e të ardhmes së zonës, duke pasur parasysh 2.831.741 shqiptarë që banojnë në Shqipëri sot, 2.200.000 ban-ues në Kosovë, rreth 580.000 banues në Maqedoni, 70.000 banues në Mal të zi, dhe 500.000 që banojnë sot në Greqi si rezultat i flukseve migratore nga vitet ‘90 e sot. Këndi tjetër i vështrimit vë në dukje ven-dosmërinë, tempizmin, sakrificat e jashtëzakonshme , thellësinë e transformimeve dhe reformave të bëra nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO. Për më tepër, roli në misionet ndërkombëtare, ekuilibri i treguar nga vendi në situata konflikti që kanë prekur rajonin, refor-mat dhe rezultatet e arritura në proceset e zhvillimit human, e bëjnë të drejtë këtë vlerësim që e konsideron vendin si ylli i ri i Ballkanit dhe një “driver” i rëndë-sishëm në zhvillimin e rajonit.

Duke folur për popullatën shqiptare jashtë kufi-jve të Shqipërisë, nën ç’mënyrë anëtarësimi i Shq-ipërisë në NATO është lidhur me çështjen e Kosovës? Ndikon kjo në mënyrën se si vendi vendos raportet me Serbinë? Nëse vendi nuk do të ishte anëtar i NA-

TOS, do ndryshonte perceptimi i tij i marrëveshjes Serbi - Kosovë?

Musaraj përgjigjet: Dua të theksoj se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO nuk ishte një “dhuratë”, por një rezultat sakrificash. E njëjta gjë vlen edhe për një viz-ion të integruar në paqe për rajonin. Historia e NATO në Kosovë është një nga më të ndriturat dhe ndërhyrja konsiderohet si shembullore mes aktiviteteve të ko-munitetit ndërkombëtar në mbrojtje të së drejtave të njeriut, të lirisë dhe demokracisë. Me këto premisa, nuk ka dy mënyra të së parit të marrëveshjes Serbi - Kosovë nga ana e Shqipërisë. Ka vetëm një, ajo e dialogut që krijon stabilitet që është shenjë serioziteti dhe ndërgjegjësimi jo vetëm për dy vendet, por për ekuilibrin në gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë është shenjë e pjekurisë politike, pasi kur kjo gjë është e pranishme në Ballkan ndikon shumë lehtë edhe në prit-shmërinë e popullatave respektive, të cilat në shumë raste janë mësuar me demonstrime fraksionizmi.

Shqipëria ka pasur vlerësime të BE dhe miratim nga shumë vende për operimin e saj në NATO, por tërheqjet e vëmendjes kohët e fundit nga USA për mospërdorimin e termave nacionaliste në fush-atën elektorale për zgjedhjet politike të qershorit, kanë qenë një sinjal i fortë. A ishin të justifikuara këto? Flamurët e Çamërisë valëviten në çdo orë në qendër të Tiranës bashkë me sloganet për çlirimin e saj. A është një kërcenim serioz shtysa separat-iste? Shqipëria në trajtimin e çështjes, duhet të sillet si anëtare e NATOS?

Arta Musaraj përgjigjet: “Siç thashë më parë, Shq-ipëria është vendi me shkallën e aspiratës për integrim në BE më të madhe krahasuar edhe me anëtarët e vet. E njëjta gjë është e vlefshme për anëtarësinë në NATO. Në të njëjtën kohë, si gjithë vendet, ka të drejtë te lexojë historinë e vet dhe të definojë identitetin e vet. Kemi të drejtë të flasim për vete, të bëjmë vlerësime dhe të vëmë në evidencë fakte apo artikulojmë një realitet, pasi realiteti, edhe nëse përkufizohet nga kënde të ndry-shme vështrimi (siç ndodh shpesh në rajonin e Ballkanit), është gjithmonë aty dhe i prekshëm. Dhe kjo nuk duhet konsideruar si tepri nacionalizmi. Është e vërtetë që në shekuj historie nuk mund të fshihen dhe çështjet e identiteteve kombëtare janë gjithmonë të ndezura në Ballkan. Por aty ku frymëzimi dhe vendosmëria drejt integrimit në BE dhe NATO janë të forta, tepria e zel-lit nacionalist bie. Dhe duke përmbushur dy kushtet e para, Shqipëria me qeverinë Berisha, nuk mund veçse të konsiderohen si tejet konstante dhe në ekuilibër në pozicionin e tyre në çështjet nacionaliste. E njëjta gjë vlen edhe për çështjet që mund të konsiderohen ob-jekt i të drejtës ndërkombëtare. E tashmja e një vendi përcaktohet në mënyrë irreversibël nga vendimet e marra në të kaluarën, por për sa i takon së ardhmes, janë jetike projektimet dhe vizioni që krijohet sot në të tashmen. Në këtë moment historik, aspiratat e Shq-ipërisë janë ato të integrimit europian dhe luajtjes së një roli gjithmonë e me më shumë përgjegjësi dhe aktiv në kuadër të NATO, nën yllin e paqes, të sigurisë dhe respektit për njeriun, të vlerave të demokracisë dhe të zhvillimit jo vetëm për rajonin por për mbarë globin.

Burimi: mod.gov.alIntervistë e publikuar në “La Republica”

Harta ilustruese e artikullit origjinal: “L’Albania nella Nato produce stabil-ità”, “LIMES”, Rivista Italiana Di Geopolitica, [Carta di Laura Canali]

Page 17: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 17

Mbi 110 vjet përpjekje për të ardhur në momentin e tanishëm për krijimin e një strukture moderne të “ushtrisë” ajrore të Shqipërisë ose sipas terminologjisë

ushtarake të Forcave Ajrore të Shqipërisë. Finalja e madhe siç duan ta quajnë specialistët e kësaj arme është zhvilluar në vitin 2012-2013 kur në këtë forcë u përurua dhe struktura e re dhe mbërritën për herë të parë helikopterët bashkëkohorë “Cougar” të cilat pa frikë mund të quhen hopi më i madh cilësor i mod-ernizimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Të bësh 110 vjet rrugë në mënyrë krejt të natyr-shme do të kesh shumë ulje ngritje do të kesh brenda histori dhe dëshmi shumë të veçanta dhe të rralla, por misioni i vitit 2013 është më fisniku dhe më paqësori për shkak se Shqipëria është në NATO dhe tërë përpjekjet bëhen për të arritur standarde të saj. Zanafilla janë pilotët Avni Xhaxhuli, Stefan Xhaja e Faik Quku të cilët janë tre pilotët e parë që morën mësimet e para për pilot në vi-tin 1906 dhe fluturuan deri në vitin 1925. Gjeneral Brigade Dhori Spirollari aktual-isht është komandanti i Forcës Ajrore. I lindur në vitin 1958 ky gjeneral vjen në këtë detyrë të rëndësishme pas një kar-riere shumë të gjatë në strukturat e kësaj arme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. I plotësuar me të gjitha specialitetet profe-sionale dhe gjuhë të huaja, Gjenerali është një prej titullarëve më të rëndësishëm

Finalja e madhe e “ushtrisë” ajrore të Shqipërisë

fORCË AJRORE

të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Gjenerali sqaron për revistën “Mbrojtja” se: “Forca Ajrore përbëhet nga komanda dhe shtabi i Forcës Ajrore, baza ajrore Farkë, baza ajrore Kuçovë, “Qendra e Vë-zhgimit Ajror”, “Shërbimi Meteorologjik Ushtarak” e “Kompania e Mbështetjes” e Forcave Ajrore dhe në vitin 2013 ajo ka përjetuar transformimin më të thellë dhe sipas koncepteve bashkëkohorë të stan-dardeve të NATO-s. Kjo Forcë është moderne dhe me perspektivë për t’u bërë akoma më fleksibël, më e paktë në numër, por shumë më e manovrueshme”. Aktualisht kjo forcë është një strukturë që u është përshtatur më së miri kushteve reale të Shqipërisë. Forcës Ajrore në bashkëveprim edhe me strukturat e forcave të tjera të FA, siguron mbështetjen ajrore në operacionet e përbashkëta duke siguruar gatishmëri-në luftarake të mjeteve fluturuese që ka në përdorim

BeJDO MALO

Mbi 110 vjet përpjekje për të krijuar Forcat Ajrore

Page 18: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 18

në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara, realizon përmbushjen e detyrave luftarake dhe atyre stërvitore në përputhje me standardet e ICAO, Eu-rokontroll dhe NATO; organizon dhe realizon transport trupash, materialesh dhe personash VIP në operacione luftarake; mbështet dhe kryen operacione humanitare në ndi-hmë të popullsisë (emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore); kryen detyra të zbulimit dhe rikonicion me interes kombëtar dhe të NATO-s; monitoron sipas situatave të kufirit detar dhe tokësor në interes të detyrave speciale si dhe interes të ven-dimmarrjeve të shpejta; zhvillon më vete ose në bashkëpunim me të tjerët operacionet e kërkim-shpëtimit,(SAR); sig-uron përgatitjen dhe trajnimin e personelit sipas teknologjisë në përdorim dhe standardeve në interes të plotësimit të misio-neve në lloje të ndryshme op-eracioni; realizon shërbimet e mirëmbajtjes në kohë dhe sipas kërkesave teknike të përcaktu-ara si për mjetet ajrore, ashtu edhe për mjetet tokësore që ka në përdorim; realizon opera-cione MEDAVAC transport të sëmurësh, dhe merr pjesë dhe mbështet stërvitjet e ndryshme “Joint” me FA dhe institucionet e tjera të vendit. “Për të arritur në këtë nivel, na janë dashur më shumë se 20 vjet që të eksperimentojmë, të krijojmë struktura dhe të ndryshojmë shumë gjera në mentalitetin dhe psikologjinë e tërë ushtarakëve organikë të Forcave Ajrore. Është mundi përkushtimi dhe ndjenja e de-tyrës dhe e përgjegjësisë së tërë këtyre ushtarakëve, që është arritur në këtë standard, i cili është vërtet shumë bashkëkohor”, - thotë gjeneral Dhori Spirollari

Struktura e AjritGjenerali konfirmon se kemi krijuar një strukturë të

mbështetur mbi koncepte të NATO-s, mbi koncepte të një ushtrie të vogël që kryen detyra të rëndësishme në kuadër të partneritet për paqe botërore. Baza Ajrore e Farkës është reparti kryesor dhe më bashkëkohor i Forcës Ajrore. Kolonel Sokol Çunaj komandant i kësaj baze të tregon për ndryshimet që ka pësuar baza që nga viti 1967 e deri më sot dhe sidomos për pajisjen me helikopterët e rinj “Cougar”. Mbërritja e helikop-terit të dytë i ka dhënë një tjetër kuptim moderniz-imit dhe aftësisë së pilotëve shqiptarë. Gjeneral Dhori Spirollari thotë se: “Tani kemi 12 pilotë të rinj me në krye pilotin Artan Lama të cilët janë specializuar në

Francë dhe në Angli dhe janë në gjendje të përballen me drejtimin me siguri dhe saktësi të çdo mjeti mod-ern me helikë. Ndërsa baza ajrore Kuçovë, në për-bërje të Forcës Ajrore, me kapacitetet e veta kryen trajnimin e personelit të Forcës Ajrore, mbështetjen

me transport të tru-pave dhe materialeve, në operacione luftar-ake, jo-luftarake dhe hu-manitare. Mbështetjen dhe krijimin e kapac-iteteve aeroportuale për mbështetje HSN dhe policim ajror të RSH me NATO. Ky mision po kryhet më së miri nga efektivi i kësaj baze i drejtuar nga kolonel Balil Hyseni dhe një staf që profesionalizohet nga dita në ditë. Kjo bazë ka si detyrë që në bash-këveprim me strukturat e Forcën Ajrore dhe të forcave të tjera të FA të sigurojë mbështetjen ajrore në përputhje me misionin duke siguruar një gatishmëri luftar-ake në përputhje me nivelet operacionale të përcaktuara. Një de-tyrë e rëndësishme e

kësaj baze është mbështetja me infrastrukturën e nevojshme për trajnimin e pilotëve dhe specialiteteve sipas misionit të Shkollës së Trupës thotë kolonel Balil Hyseni. Baza krijon kushte si vend pritës për mjetet ajrore të NATO, (HNS) dhe kjo është një de-tyrë shumë e rëndësishme. Për Qendrën e Vëzhgimit Ajror, nënkolonel Emëror Hajdarasi thotë se si pjesë përbërëse e Forcës Ajrore me kapacitetet e veta dhe të NATO-s, realizon dhe integron informacionin e vë-zhgimit për krijimin e pikturës ajrore si dhe mbështet sigurimin e kushteve për kryerjen e funksioneve të QKR (CRC), si pjesë e sistemit NATINADMS, policimit ajror, kryerjen e kontrollit të mjeteve ajrore në vartë-si, si dhe menaxhimin e rasteve renegate në hapë-sirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe moni-torim, vëzhgim dhe kontroll të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, paralajmëron në kohë për rrezikun ajror, shkëmben informacion për vëzhgimin dhe krijimin e pamjes ajrore (RAP) me CRC e NATO dhe institucioneve civile (ANTA) siguron kapacitetet e nevojshme operacionale me strukturën e C2 ajrore të NATO dhe sistemit NATINADMS, dhe është në mbështetje të operacioneve të kërkim-shpëtimit (SAR). Nënkolonel Bardh Ymeraj si komandant i “Shër-

Page 19: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 19

Kombëtare” dhe u sanksionua vendosja e tri baterive të para kundërajrore në vendin tonë në portet e Shëngjinit, Durrësit e Sarandës. Mbrojtja Kundëra-jrore pati një zhvillim të madh për kohën në vitet 60-70. Në vitet 1954-1955 ajo u pajis me bateri KA-85mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm. Në vitet 1959-969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA-37mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozat 14,5mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët, të mesëm, të afërt. “Regjimenti i Raketave të Drejtuara Kundërajrore”, që konsiderohej si kre-naria e kësaj arme është krijuar më 6 dhjetor të vitit 1968. Në vitet ‘70 kishte 22 regjimente të AKA-së, 18 batalione mitraljerë AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit. Mbrojtja Kundërajrore dhe Aviacioni janë “takuar e ndarë” disa herë nga forma organizative, por bashkëpunimi i tyre ka qenë gjithnjë i pashkëputur. Në fillimet e saj, arma e Aviacionit ka qenë pjesë e komandës së Mbrojtjes Kundërajrore, gjë që ka vazhduar deri në vitin 1974 për t’u bashkuar përsëri në Forcat e Mbrojtjes Ajrore në vitin 1995. Komandanti i parë i Aviacionit ka qenë zoti Edip Ohri, i cili e ka komanduar atë deri në vitin 1974. Nga viti 1975 e deri në vitin 1995, komandantë të Aviacionit kanë qenë Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj. Shumë ushtarakë të këtyre armëve, që kanë drejtuar e punuar në vite, janë nga figurat më të shquara të ushtrisë sonë, ku përmendim Rrahman Parllaku, Gjin Marku, Hito Çako, Todi Naço, Sotir Filto, Arif Hasko, Edip Ohri, Niko Hoxha, Babaçe Faiku, Bardhyl Taçi, Kle-ment Aliko, Haki Jupasi, Perlat Binaj, Salih Dibra, Haki Jupasi, Stefan Kagjini, Lulo Musai, Perikli Teta, Foto Lako, Harilla Rebi, Perlat Sula, gjener-al-brigade Astrit Jaupi, etj, të cilët kanë qenë të njohur në të gjithë radhët e ushtrisë për kryerjen e detyrave. Forcat Ajrore si strukturë e re janë krijuar më 18 gusht të vitit 2000 sipas strukturës organizative të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë të parashikuara nga Kushtetu-

bimit Meteorologjik Ushtarak”, thotë se ky shërbim në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta siguron informacion të nevojshëm të kushteve me-teorologjike për mbështetjen e operacioneve luftar-ake dhe jo-luftarake, humanitare dhe shërbimit SAR në interes të FA dhe të institucioneve të tjera të RSH duke garantuar në vazhdimësi informacion të saktë mbi gjendjen dhe parashikimin e motit për të gjithë territorin e RSH, parashikon në kohë në bazë të metodave bashkëkohore fenomenet e rrezikshme atmosferike sipas standardeve ndërkombëtare dhe të NATO-s, mbështet me informacion METEO op-eracionet e FA dhe trupave të vendeve aleate në rast nevoje brenda vendit, drejtimin e mjeteve të Forcës Ajrore në stërvitjen e pilotëve të planëzuar gjatë gjithë kohës. Kapiten Gazment Vishga, koman-dant i kompanisë së Mbështetjes së Forcës Ajrore thotë se kjo kompani kryen mbështetjen e shtabit të Forcës Ajrore në vend-bazim dhe në operacione për ruajtjen e sigurinë, transportin dhe furnizimin logjistik. Mbështetjen e veprimeve aeroportuale në pritjen dhe përcjelljen e kontingjenteve dhe mate-rialeve pjesëmarrëse në operacionet me NATO-n ose stërvitjeve të përbashkëta në vendin tonë, duke kryer e veprimeve aeroportuale për kontingjentet, mallrat dhe pajisjet ushtarake, dhe krijimin e kush-teve mbështetëse për forcat aleate të NATO-s, me veprime aeroportuale e kapacitete të nevojshme për HNS në përputhje me misionin e Forcës Ajrore. Këto janë tërë ato elementë bashkëkohorë të cilët kryejnë sigurimin e kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me NATO-n, mbështetjen në operacionet luftarake e jo-luftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtim-it SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, dhe: “Ky është misioni themelor i kësaj Force”, siç thotë gjeneral brigade Dhori Spirollari. Komanda e Forcës Ajrore stërvit, pajis dhe mban në gatishmëri forcat, sistemet, pajisjet, mjetet dhe infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e operacioneve luftarake dhe jo-luftarake, menax-hon në bashkëpunim me strukturat civile dhe ato të NATO-s, rastet “renegate” si dhe këshillon au-toritetet kombëtare qeveritare në procesin e ven-dimmarrjes dhe zgjidhjes së situatave me reagimin e duhur nëpërmjet kapaciteteve dhe sistemit të komandim-kontrollit ajror.

Rruga e përshkruarPërpjekjet e para janë bërë që në vitin 1906.

Janë tre pilotë shqiptarë të cilët kanë fluturuar me avionët e parë që në vigjilje të shpikjes së tyre. Por Mbrojtja Kundërajrore e vendit ka si ditë të themelimit të saj 1 korrikun e vitit 1931, datë në të cilën doli akti ligjor “Mbi organizmin e Ushtrisë

Page 20: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 20

ta. Në Forcat Ajrore bënin pjesë: “Regjimenti i Helikopterëve”, “Brigada Ajrore”, “Detashmenti Ajror”, “Bazat Ajrore Mbështetëse”, “Batalioni i Vëzhgimit Ajror”, “Batalioni Logjistik”, “Qendra e Shërbimit Meteorologjik”, “Qendra e Riparimit të Avionëve”, “Shkolla e Trupës e Forcave Ajrore” dhe nënreparte ndihmëse. Hapi i parë zyrtar për të krijuar një aviacion ushtarak në Shqipëri, u hodh në 1914, kur qeveria shqiptare porositi blerjen e tre avionëve “Lohner Daimler” nga Austria për të formuar “Korpusin Ajror Shqiptar”. Si rezultat i Luftës së Parë Botërore, urdhri u anulua dhe gjatë viteve 1920-1930. Shqipëria nuk kishte burimet e nevojshme për të rifilluar zhvillimin e një Force Ajrore. Përpjekjet e para për të blerë aeroplanë dhe për të krijuar një Forcë Ajrore rifilluan përsëri në fundin e viteve ‘30, kohë në të cilën kadetë për pilot u dërguan për studime në Austri, Itali dhe Francë. Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe data zyrtare e krijimit të tij është 24 prilli i vitit 1951. Edhe Vëzhgimi i Hapësirës Ajrore është institucionali-zuar pas luftës. Më 14 shkurt të vitit 1947 është krijuar kompania e VAIN-it për vrojtimin e hapë-sirës ajrore dhe informimin për objektet e zbulu-ara. Pas viteve 2000, në Forcat Ajrore filloi pru-rja e teknikës fluturuese Perëndimore. Në prill të vitit 2001 erdhën helikopterët e parë AB-206, ndërsa me 26 nëntor 2003 është kompletuar një skuadrilje e tillë. Me 24 prill 2004 erdhi helikopteri i parë AB-205. Në 1 shkurt të vitit 2007 erdhi helikopteri për transport VIP A - 109. Në 18 qer-shor 2007 erdhën helikopterët e parë BO - 105. Në 28 korrik 2012 erdhi helikopteri EC-145, i ver-sionit VIP. Në 3 dhjetor 2012 erdhi helikopteri i parë shumë-funksional COUGAR, ndërsa grupimi i parë i avionëve luftarak është bërë në Tiranë në

vitin 1951, ku bënin pjesë avionë PO-2 dhe JAK-18. Nuk duhet lënë pa kujtuar se 37 nga ushtarakët e armës së aviacionit kanë dhënë jetën në krye të de-tyrës dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Me vendim të Qeverisë Shqiptare, që nga data 24 prill e vitit 2003 ata prehen në “Varrezat e Dëshmorëve të Kombit” në Tiranë dhe në rrethe.

Pilotët më të famshëm shqiptarëMes të gjithë pilotëve shqiptarë, dy mund të

quhen më të famshëm për ambientin ndërkombëtar. I pari është aktori i madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte ushtar thjeshtë në ushtrinë austro-hungar-eze. Më vonë ai u bë pilot i një avioni zbulimi. Gjatë një fluturimi vëzhgues ai u rrëzua në territorin ar-mik në Francë dhe u burgos. Por pas gjashtë muajsh ai arrin të arratiset nga burgu dhe kthehet në Gjer-mani. Kjo ishte edhe eksperienca e fundit e aktorit të madh me pilotimin e avionëve. Por piloti shqiptar që u bë i famshëm në botë dhe ngjiti të gjitha majat e karrierës së tij, është padyshim Shemsi Tahiri. I lindur në vitin 1914 në Tepelenë, Shemsi Tahiri u diplomua shkëlqyeshëm në Liceun e Gjirokastrës dhe arriti të fitojë të drejtën për të studiuar në “Ak-ademinë e Forcave Ajrore” të Italisë. Pas mbarimit të shkollës, meqë në Shqipëri nuk kishte aviacion ushtarak, ai emigron në Angli ku fluturoi për shumë vjet deri sa mori titullin “Pilot i Klasit të Parë”. Në Luftën e Dytë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë Forcave Ajrore Britanike, ku mori medalje të ndryshme dhe mori edhe dekoratën “Kryqi i Artë”, me e larta kjo e dhënë në Britaninë e Madhe. Pas përfun-dimit të luftës ai kërkohet nga mbreti i Arabisë Sau-dite si pilot i avionit të tij personal. Ndërsa pilotët e historisë së re të aviacionit janë Babaqe Faiku, Vasil Trasha, Peco Polena dhe Lulo Musaj.

Page 21: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 21

Parimet themelore të komandimit ushtarak një perspektivë amerikane

INTEGRIMI

Objektivi thelbësor i ushtrimit të komandimit ushtarak – përcaktuar si autoriteti ligjor për të drejtuar vartësit dhe për të pritur bindje – është përmbushja e misioneve të

caktuara ushtarake. Fjala “mision” në kontekstin ushtarak përfaqëson

një apo më shumë objektiva përfundimtare më speci-fike dhe të përcaktuara, dhe përfshin detyrat e shum-ta që nevojiten për të përmbushur këto objektiva.

Misionet ushtarake janë të përcaktuara në ligj, si me një kushtetutë apo një ligj të shërbimit ush-tarak, dhe gjithashtu mund të caktohen nga koman-dantë të niveleve të larta. Misionet përbëjnë gamën e gjerë të aktivitetit që i kërkohet një komandanti ushtarak apo njësive ushtarake. Përmbushja e mi-sioneve të caktuara kërkon nga komandantët e një-

sive/strukturave që të drejtojnë dhe kontrollojnë aktivitetet e shumta të forcës së tyre. Rrjedhi-misht, detyrat kryesore të një komandanti janë të komandojë dhe kontrollojë.

Funksionet e komandimit dhe kontrollit përf-shijnë përgjegjësi si administrative ashtu edhe operacionale dhe secili komandant vartës është përgjegjës dhe i përgjigjet komandantit të nivelit vijues më të lartë brenda hierarkisë organizative për drejtimin, administrimin, menaxhimin, stër-vitjen dhe përgatitjen e njësisë/strukturës së tij. Në çdo nivel brenda hierarkisë, komandanti konsid-erohet përgjegjës dhe i përgjegjshëm për aderimin e ligjeve, politikave, rregulloreve, urdhrave, direkti-vave dhe rregullave të vendosura, dhe për çdo gjë që njësia bën apo nuk arrin të bëjë. Komandantët vartës kërkohet t’u binden urdhrave dhe direktivave të ligjshme që vijnë nga komandantët e nivelit më të lartë.

Përkufizime Kyç:Përgjegjësia: Autoriteti për të marrë vendime

Ky artikull është i treti i një serie artikujsh nga Ekipi Amerikan i Modernizimit të Mbrojtjes

(Cubic) mbi spektrin e koncepteve, parimeve, metodologjive dhe proceseve të integrimit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Objektivi i këtyre arti-kujve është të krijojë një kuptim më të mirë të koncepteve, çështjeve parimore, kërkesave dhe problemeve thelbësore të këtij integrimi.

PHD Louis L. Boros

Page 22: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 22

për përmbushjen e objektivave dhe detyrave të cak-tuara dhe pritshmëria që kjo të arrihet në përputhje me parimet, standardet dhe prioritetet e vëna.

Përgjegjshmëria: Kërkesa për të ndjekur ligjet, rregulloret dhe rregullat e vendosura e shoqëruar me mundësinë për të marrë ndëshkime apo qortime kur kjo gjë nuk kryhet.

Komandantët ushtarakë në çdo nivel struktu-ror janë përgjegjës për planifikimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e strukturës/njësisë në të cilën janë emëruar. Në përmbushjen e kë-tyre funksioneve, ata ushtrojnë autoritet ad-ministrativ dhe operacional, dhe kanë përgjegjë-si dhe përgjegjshmëri të caktuara në mënyrë specifike.

Detyrat administrative të komandimit përfshijnë menaxhimin e punëve të përditshme të strukturës/njësisë, përfshirë punën e nevojshme administra-tive, dhënien e drejtimeve për sa i përket syni-meve dhe objektivave organizative, koordinimin e stafit, mbikëqyrjen/inspektimin që të sigurojnë që struktura/njësia po operon në përputhje me ligjin, rregulloret dhe rregullat për sa i përket admin-istrimit të personelit, fondeve, pajisjeve, etj. De-tyrat administrative gjithashtu përfshijnë garan-timin që personeli i caktuar ka mjetet dhe pajisjet e nevojshme për të bërë punën e tij në mënyrë të saktë. Orientimi administrativ i komandantit është kryesisht mbi përgatitjen e kujdesshme dhe në kohë të dokumentacioneve dhe aderimin ndaj pari-meve dhe rregulloreve në lidhje me menaxhimin e strukturës/njësisë.

Detyrat operacionale të komandimit përfshi-jnë planifikimin, koordinimin, mbikëqyrjen dhe drejtimin e të gjitha aktiviteteve në dhe nga struktura/njësia për të ekzekutuar misionet dhe detyrat e dhëna. Kjo përfshin stërvitjen di-tore, planifikimin dhe kryerjen e stërvitjes në garnizon dhe terren, dhe të gjitha aktivitetet e tjera mësimore ushtarake të nevojshme për të përgatitur anëtarë individualë të strukturës/njësisë dhe në mënyrë kolektive të gjithë struk-turën/njësinë për të kryer misionet dhe detyrat e caktuara ushtarake. Orientimi operacional i komandantit është mbi gatishmërinë luftarake/operacionale dhe aftësinë e strukturës/njësisë për të kryer me sukses të gjitha detyrat e lidhura me misionin në kohë lufte dhe paqeje.

Si detyrat administrative ashtu edhe ato op-eracionale të komandimit kryhen në përputhje me parimet, rregulloret, rregullat dhe procedurat të standardizuara të mirë vendosura. Detyrat e komandimit administrativ në përgjithësi për-caktohen nga ligjet dhe rregulloret ushtarake të miratuara. Specifikimet e misioneve dhe detyrave operacionale gjatë kohëve të luftës, paqes dhe krizës, janë të përcaktuara në doktrinë, nëpërm-jet listave esenciale të misionit dhe kërkesave të gatishmërisë. (Këto tema do të mbulohen në një artikull tjetër).

Komandimi ushtarak si një funksion operon brenda Zinxhirit të Komandimit i cili është në vijë të drejtë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm (SHSHP) drejt dhe nga komandantët vartës në hierarkinë organi-zative të Forcave të Armatosura. Ka dy zinxhirë të ndryshëm të komandimit.

Në secilin nivel të komandimit, komandanti mbështetet nga një staf i përbërë nga ekspertë në çështje të ndryshme të cilët asistojnë në planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve të planifikimit dhe ekze-kutimit administrativ dhe operacional të komandan-tit. Rrjedhimisht, SHSHP ka Shtabin e Përgjithshëm si mbështetje (Shtabi J), komandantët e Brigadave kanë shtabet e tyre respektive (Shtabi G), dhe ko-mandantët e batalioneve apo stukturat të barabarta me to kanë shtabin S për mbështetje. Ky parim shkon deri në nivel Kompanie, ku shtabi i kompanisë i jep asistencë dhe mbështetje komandantit të kompa-nisë. Në shtabe, oficerë specifikë të shtabit përm-bushin detyra specifike.

Zinxhiri operacional i komandës shtrihet në mënyrë vertikale nga komandanti drejt komandan-tit përgjatë hierarkisë ushtarake, duke krijuar mar-rëdhënie epror-vartës midis komandantëve për të lejuar drejtimin dhe menaxhimin operacional efektiv të Forcave të Armatosura në kohë paqeje dhe lufte. Objektivi është transmetimi i shpejtë dhe i saktë i informacionit operacional. Zinxhiri operacional i ko-mandës dhe rrjedhimisht marrëdhëniet e komandim-it, krijohen bazuar në misionet dhe detyrat e njësive të ndryshme të përfshira në një operacion ushtarak dhe mund të përfshijnë struktura të përkohshme si “Task Force” apo “Task Group”.

Zinxhiri administrativ i komandës shtrihet ver-tikalisht nga struktura/njësia drejt strukturës/një-sisë dhe nga drejtoritë/sektorët e shtabit drejt drej-torive/sektorëve të shtabit në të gjithë strukturën institucionale të Forcave të Armatosura. Gjithashtu

Zinxhirët Administrativë dhe Operacionalë të Komandimit

Page 23: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 23

shtrihet horizontalisht midis entiteteve të shtabeve. Zinxhiri administrativ kalon informacionin dhe doku-mentet me shpejtësi dhe efektivitet në mënyrë që komandantët përkatës të mund të informohen dhe çështjet administrative rutinë të mund të kryhen në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

SHSHP mështetet nga Shtabi i Përgjithshëm në planifikimin strategjik dhe përmbushjen e detyrave specifike administrative dhe operacionale. Secili anëtar i Shtabit të Përgjithshëm ka detyra specifike të caktuara, por nuk ka autoritet për të vendosur apo komanduar. Shtabi i Përgjithshëm vepron me leje të deleguar dhe në emër të SHSHP në përputhje me pro-cese dhe procedura të mirë përcaktuara. (Të gjitha shtabet veprojnë me leje të deleguar dhe në emër të komandantit të shtabit.)

Studimet e gjera strukturore kanë terguar që afërsisht 85% e punës administrative mund të klas-ifikohet si “rutinë”, që do të thotë që përsëritet dhe kryhet në bazë të ligjeve, rregulloreve të ngritura dhe procedurave të standardizuara. Puna administrative rutinë përcaktohet si e lidhur me çështje të cilat nuk kanë nevojë për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të koman-dantit dhe mund të kryhet nëpërmjet procedurave të standardizuara nga një oficer i shtabit specialist në atë çështje. Për t’u dhënë komandantëve mundësinë që të mendojnë, planifikojnë dhe drejtojnë, puna ad-ministrative rutinë duhet të kryhet nga të tjerët.

Çështjet administrative rutinë duhet të firmosen “me delegim” në emër të komandantit nga oficerë të shtabit të cilëve u është caktuar përgjegjësia nga ko-mandanti për funksione të caktuara të shtabit. Au-torizimi për të firmosur dokumentet “me delegim” lëshohen dhe anullohen nga komandanti me shkrim dhe specifikojnë qartë gamën e çështjeve që mund të firmosen në këtë mënyrë nga oficeri i shtabit. Rrjedhi-misht, J/G/S1 merret me çështjet e personelit, J/G/S4 me çështjet e logjistikës, etj. Punët administative

kalojnë nëpërmjet zinxhirit administrativ të koman-dimit.

Delegimi nuk e lehtëson komandantin nga përgjegjë-sia e komandimit për të gjitha veprimet e ndërmarra apo jo nga njësia apo anëtarët e saj. Edhe pse vep-rimet e deleguara (planet, mesazhet, vendimet, doku-mentet, etj.) firmosen nga një oficer shtabi i caktuar, ato kanë të njëjtin autoritet ligjor dhe forcë sikur të ishin firmosur nga vetë komandanti.

Pjesa prej 15% që mbetet e punës adminstrative kërkon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të komandantit dhe kalon nëpër zinxhirin operacional të komandimit nga komandanti drejt komandantit, dhe firmoset nga komandanti. Edhe pse oficerët e shtabit mund të zh-villojnë elementë të përgjigjes, përgjigjja-vendim nga komandanti i lartë kthehet nëpërmjet zinxhirit opera-cional të komandimit dhe firmoset nga komandanti. Është etika administrative që dokumentacioni i firmo-sur nga një komandant të përgjigjet drejtpërdrejt nga një komandant.

Qendra e Bashkuar Operacionale mbështet SHSHP (dhe Shtabin e Përgjithshëm) në funksionimin e zinx-hirit operacional të komandës, dhe përdoret për të transmetuar informacione operacionale, plane, urdhra, direktiva, etj., drejt dhe nga njësitë e Forcave të Armatosura në garnizon (raporte rutinë të gatish-mërisë) si edhe kur janë të dislokuar (raporte oepra-cionalë).

Në kohë lufte, Presidenti është Komandanti i Forcave i përcaktuar nga Kushtetuta, dhe koman-don Forcat e Armatosura me asistencën e Këshillit të Sigurisë, anëtar i të cilit është edhe Ministri i Mbrojtjes, nëpërmjet SHSHP dhe Qendrës së Bash-kuar Operacionale. Shtabi i Përgjithshëm, si shtabi i lartë i operacioneve, siguron mbështetje. Përdorimi operacional i forcave do të mbulohet në artikullin e radhës së kësaj serie.

Page 24: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 24

Vetëm pak muaj më parë, Shqipëria përkuj-toi dhe festoi me madhështi, njëqind vjeto-rin e shpalljes së pavarësisë e të krijimit të shtetit të parë modern shqiptar. Si pjesë e

rëndësishme e këtij jubileu, u festua po me ato për-masa madhështie edhe krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Pikërisht atë kohë u hodhën themelet dhe bazat e organizimit ushtarak, si dhe të disa organiz-mave tejet të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme ushtarake, të nevojshëm për organizimin, reformim-in, stërvitjen, moderimin, koordinimin dhe drejtimin e fuqive ushtarake. Midis tyre, një nga projektet e para ishte ngritja e organizmit më të rëndësishëm ush-tarak, që ishte padyshim, Shtabi Madhor apo siç tra-jtohet sot në emërtimet e kohës, Shtabi i Përgjith-shëm i Ushtrisë ose i Forcave të Armatosura. Shtabi Madhor1 u krijua dhe u njoftua më datën 4 maj 1913, pikërisht si një nga zyrat kryesore të Ministrisë së Luftës. Krijimi i tij u bë me miratimin e vetë qeverisë së Vlorës. Në krye të këtij organizimi ushtarak u cak-tua majori Ali Shefqeti (Shkupi). Përbërja e Shtabit Madhor ishte parashikuar me pesë elementë apo zyra përbërëse që ishin: Qarqet e Shtabit Madhnuer; Shkresina e Shtabit Madhnuer; Komisioni i rregullor-eve e i ushtrimeve; Komisioni i trajtimit të policisë e të xhandarmërisë dhe Komisioni i ndërtimit. Shtabi Madhor ishte konceptuar dhe ndërtuar që të vepronte si një organ bazë ushtarak i mirëfilltë i Ministrisë së Luftës, si elementi përbërës më aktiv dhe profesional i saj. Shtabi Madhor ndërmori hapin e rëndësishëm të hartimit të rregullores së emërtuar “Mbi formimin

Roli i SHP në krijimin, përgatitjen dhe drejtimin e FA shqiptare në 100 vjet

4 MAJ 1913 – 2013

GjEnErAlMAjor XhEMAl GjunKShi

e Milicisë Shqiptare”, e cila doli në dritë më 3 qershor të vitit 1913. Ajo përbënte bazën reale mbi të cilën u mbështet thuajse gjithçka lidhej me organizimin dhe veprimtarinë e Ushtrisë Shqiptare, që nga Ministria e Luftës deri tek toga e skuadra si dhe trajtoheshin lin-jat e zbatimit për shumë probleme të rëndësishme që lidheshin me detyrimin ushtarak të shtetasve, tek ad-ministrimi dhe rregulli, furnizimi, pagesat dhe shumë çështje të Ushtrisë Shqiptare. Realizimi i saj në stan-dardet cilësore të kohës, ishte një tregues i qartë dhe i dukshëm i nivelit profesional të Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare, të lidershipit dhe anëtarëve të tij. Ecuria e shtetit dhe e qeverisë së parë shq-iptare të pavarur u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në korrik 1913, për t’ia lëshuar

Kumtesë e mbajtur në aktivitetin “Për përkujtimin e 100-vjetorit të krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të FA”

Page 25: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 25

4 MAJ 1913 – 2013

vendin qeverisë së Princ Vidit. Kësisoj edhe historia e shtetit, e qeverisë dhe e forcave ushtarake, për pa-sojë edhe Shtabit Madhor Shqiptar, vijoi spontanisht dhe fragmentare deri në fillimin e vitit 1920.

Kongresi historik i Lushnjës, qeveria e dalë prej tij me qendër në Tiranë dhe diskutimet në Kuvendin Kom-bëtar në vitin 1920, risollën në vëmendje ringritjen e Ushtrisë Shqiptare dhe hodhën bazat e një organizimi të mirëfilltë ushtarak shqiptar. Bashkë me Ministrinë e Luftës u rikthye edhe organizimi i Shtabit Madhor, që së pari e drejtoi po ai ushtarak që drejtoi Shtabin Madhor në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës, tanimë, nënkolonel Ali Shefqeti, përkrah ministrit të Luftës, gjeneral brigade, Ali Riza Kolonjës. Pas dorëheqjes së kryeministrit Sulejman Delvina, në kabinetin e ri qeveritar në krye të Shtabit Madhor të Ushtrisë ka-loi ish-ministri i Luftës, Ali Riza Kolonja, i cili përkrah ministrit aktual, kolonel Selaudin Shkoza, mori dhe komandën e Divizionit të Ushtrisë. Pas largimit të tij, në përbërje të Komisionit të Caktimit të Kufijve, në krye të Shtabit Madhor erdhi një tjetër ushtarak i njohur, major Xhavit Leskoviku. Ky shtab, me një staf modest ishte i mjaftueshëm për një ushtri që nuk i kalonte të 6000 forca efektive. Ky organizëm tërë-sisht ushtarak konsiderohej si “një levë kryesore që nevojitej për organizimin, drejtimin, stërvitjen dhe pla-nëzimin e ushtrisë”. Ky rregullim, atë kohë vlerësohej si një përmirësim i ndjeshëm për kohën. Viti 1925, që përkonte me shpalljen e Republikës së Parë Shq-iptare, shkrirja e Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me Komandën e Mbrojtjes Kombëtare të Fuqi-ve të Armatosura, çoi në rishikimin dhe ndryshimin edhe në mënyrën e organizimit, të funksionimit dhe të drejtuesit të Shtabit Madhor. Hartimi dhe zbatimi i organikës së re zuri fill me emërimin në funksionin e komandantit të Përgjithshëm të Fuqive Armate të major Xhemal Aranitasit. Por njëherësh hapi edhe një erë të re për Shtabin Madhor dhe kryetarin e ri të

tij, kolonelin austriak, Gustav Myrdac, i cili qëndroi në këtë post deri më 7 prill 1939. Tashmë vetëm në as-pektin emërtues kishte ndryshuar, sepse nisi të quhej Shtatmadhori. Ndërkohë që për nga performanca, Shtabi Madhor vijoi të mbetej hallkë tepër e rëndë-sishme e Komandës së Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa struktura dhe përmasa numerike e tij vijoi të mbetej e kufizuar me vetëm 16 vetë. Për një farë kohe, duke filluar nga viti 1929, në kohën e Mbretërisë Shqiptare, kur u miratua dhe hyri në fuqi ligji i ri për “Rregullimin e Ushtrisë Kombëtare”, dhe sipas tij, ushtria u nda në tri lloje forcash: Tokësore, Detare dhe Ajrore, u krijua një organizëm i ri i quajtur Departamenti Ushtarak që u vendos pranë Pallatit Mbretëror dhe varej drejtpërdrejt nga mbreti. Ky de-partament shpesh identifikohej me Shtatmadhorinë e Ushtrisë.

* * *Pushtimi fashist i Shqipërisë çoi në bashkimin e in-

stitucioneve të shtetit shqiptar me ato të Italisë dhe për rrjedhojë edhe Forcat e Armatosura Shqiptare ndoqën të njëjtën rrjedhë. Ato fillimisht u shpërbënë dhe më pas u futën në përbërje të Forcave të Ar-matosura Italiane. Krahas me vendosjen e pushtimit fashist, në Shqipëri lindën dhe nisën të marrin trajtë forcat politike shqiptare, të cilat krijuan secila forcat e veta luftarake, natyrisht me veçori dalluese ushtar-ake. Njëra prej tyre, Lëvizja Antifashiste Nacionalçlir-imtare e krijuar më herët, më 10 korrik të vitit 1943 krijoi në Labinot të Elbasanit, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kjo ushtri që shpejt do të ngrinte formacionet e veta të mëdha luftarake, ishte vullnetare dhe kishte veçoritë e veta organi-zative. Shtabi i Përgjithshëm i kësaj ushtrie kishte në përbërje oficerë karriere, por edhe nacionalistë të njohur si prijës popullorë lokalë. Pranë shtabit vepronte edhe grupi i specialistëve, i cili gjithashtu përfshinte një numër të vlerësueshëm oficerësh të

Page 26: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 26

karrierës dhe me përvojë të mirë profesionale. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, ishte një organizëm ushtarak, i cili kishte për detyrë organizimin, planifikimin e operacioneve të mëdha, të formacioneve luftarake, si dhe drejtimin e tyre në situ-ata të ndryshme luftarake për çlirimin e vendit, etj. Që nga maji 1944, UNÇSH, nisi të shndërrohej në ushtri të rregullt, me grada ushtarake ndërkohë që shtabi kaloi nën vartësinë e Komandës së Përgjithshme. Në këto institucione, UNÇ, pas çlirimit të vendit, që nga janari i vitit 1945, iu nënshtrua procesit të shndër-rimit tërësisht në ushtri të rregullt si dhe shkurti-meve dhe reformimit në ushtri të kohës së paqes.

* * *Në vitin 1945, Shtabi Madhor apo Shtatmadhoria

vijoi të bënte pjesë në përbërjen organizative të Minis-trisë së Mbrojtjes Kombëtare, siç vazhdoi të emërto-hej ky institucion i mbrojtjes deri në vitin 1950. Shtabi i Përgjithshëm i periudhës së “Luftës së Ftohtë” ishte një organizëm që kishte detyra kryesore drejtimin, stërvitjen dhe planëzimin e Forcave të Armatosura të vendit. Më vonë, në vitet 60-70 të shekullit që shkoi, ai merrej me gatishmërinë luftarake, drejtimin si dhe përgatitjen e komandantëve dhe të shtabeve të Ushtrisë Shqiptare. Por, pas vitit 1966, me heqjen e gradave u rikthye roli i partisë së vetme në ushtri dhe në gjithë FA, duke e rritur ndjeshëm dozën e ideologjizimit në radhët e ushtrisë aktive. Kjo dukuri përbënte një sfidë të madhe për ta, sepse roli dhe vija politike e partisë shtet duhej futur në çdo as-pekt të jetës dhe të veprimtarisë ushtarake të FA. Prishjet me Traktatin e Varshavës dhe më tej edhe me aleatët e tjerë, bënë që Shqipëria të vetizolohej dhe ashtu si dhe për gjithë sferat e tjera të jetës edhe për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, çdo gjë të bazohej në forcat e veta. Me organizimin që u ndërmor në vitin 1974, ky shtab nuk pati ndryshime në pikëpamje strukturore dhe të detyrave të rëndë-sishme që kryente. Struktura e tij pothuajse nuk ndryshoi deri në vitet ‘80.

* * *Rënia e sistemit monist dhe shndërrimet

demokratike të viteve nëntëdhjetë të shekullit të XX në Shqipëri natyrisht që përfshinë edhe ushtri-në dhe përbërësit e tjerë të FA dhe hapën përpara shtetit të ri demokratik shqiptar, një erë të re plot sfida edhe për vetë FA. Këto sfida gjendeshin në konceptin e ri bashkëkohor për FA, ashtu si edhe për reformimin e vizionit dhe misionit të tyre dhe sigurisht për organizimin, përmasat numerike, sim-bolet, arsimimin ushtarak, teknikën dhe armatimin, deri tek legjislacioni dhe rregulloret e tyre. Zbatimi i kësaj strategjie dhe i vizionit të ri, solli për rrjed-hojë departizimin dhe zhvendosjen nga simbolet komuniste, shkurtimin e ndjeshëm të numrit të efektivave, të njësive ushtarake, teknikës dhe arma-timeve, dhe përqendrimin e forcave në garnizonet kryesore të vendit, si dhe rishikimin e doktrinës dhe

strategjisë ushtarake për organizimin, veprimtarinë dhe përdorimin e FA të Shqipërisë. Në këto vite të ndryshimeve të shumta, një rrjedhë dhe rëndësi të posaçme mori orientimi për anëtarësimin në orga-nizmat Euroatlantik për t’u përfshirë hap pas hapi në sistemin e mbrojtjes kolektive europiane. Shndër-rime dhe reformime pësoi edhe Ushtria Shqiptare, të cilat në thelb ishin konceptuale dhe konkrete në përmasat numerike, sidomos cilësore të forcave ushtarake. Në këtë valë, një rol të dukshëm dhe të rëndësishëm përcaktues ka luajtur edhe Shta-bi i Përgjithshëm, në kushtet e reja, kur Ministria e Mbrojtjes drejtohet jo më nga ushtarakët , por nga një lider civil politik, si dhe të kontrollit civilo-ushtarak, që është tipik për sistemet e qeverisjes demokratike. Tashmë, kërkohej një transformim i gjerë dhe rrënjësor i Forcave të Armatosura, me qëllim ndërtimin e një force të re, bashkëkohore me koncepte dhe struktura të reja, më të vogla në numër, por më efikase, ndërvepruese, të pajisura me teknikë dhe armatim modern. Objektivi i tyre përfundimtar ishte anëtarësimi i tyre në Aleancën më të madhe politiko-ushtarake të kohës, NATO. Ndërkohë, u hodhën hapat e parë edhe për orga-nizimin dhe funksionimin e institucionit të Shtabit të Përgjithshëm si një Shtab i Bashkuar. Për rrjed-hojën e të gjitha këtyre arritjeve u bë e mundur që, më datën 1 prill të viti 2009, Shqipëria dhe FA-të e saj u pranuan anëtare të NATO-s. Kjo përbënte një sukses të madh për FA-të dhe vetë Shqipërinë. Në këto vite, në piramidën e ndërtimit të gjithë FA-ve, Shtabi i Përgjithshëm përbën strukturën organiza-tive më të lartë ushtarake dhe realizon komandën unike të këtyre forcave. Ai është përgjegjës për krijimin e një force ushtarake të përbashkët e të njësuar me praninë e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore, të aftë për të përmbushur misionin kush-tetues për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit. Ai sig-uron përgatitjen dhe stërvitjen e përbashkët të tri komponentëve të mësipërm për të zgjidhur detyrat në përballimin e kërcënimeve, rreziqeve që kërcënoj-në sigurinë e vendit. Shtabi bën, gjithashtu, pro-gramimin e mbrojtjes në mbështetje të misioneve, trajtimit dhe stërvitjes,, ashtu si dhe vlerësimin strategjik të kërcënimeve dhe rreziqeve si dhe mar-rjen e masave për t’i përballuar ato. Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm merret me përgatitjen, drejtimin dhe komandimin e veprimeve ushtarake të FA. Njëherazi ai siguron përmes strukturave të tij, mbështetjen logjistike ashtu si dhe përpunon kërkesat për zhvil-limin dhe pajisjen e FA, mbikëqyr përdorimin efektiv të burimeve të mbrojtjes, me synimin për ti bërë ato të ndërveprueshme dhe të aftësuara në kryer-jen e misioneve ushtarake ndërkombëtare. Shtabi i Përgjithshëm siguron zbatimin e detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me NATO dhe koordinimin e stërvitjeve të përbashkëta, zhvillimin e sistemeve të komandim-

Page 27: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 27

it, drejtimit, komunikimit dhe njoftimit të gjithë të dhënave në FA.

* * *Forcat e Armatosura dhe Shtabi i Përgjithshëm

në vështrim perspektiv 100-vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm është një ngjarje e veçante dhe që mbart emocione dhe angazhime të mëdha për të gjitha institucionet në vend, përfshi këtu edhe FA. Ndër sfidat kryesore të FARSH për real-izimin me sukses të të gjitha detyrave që përmban misioni, krahas mbrojtjes së vendit do të jenë edhe vijimi, realizimi me sukses i misioneve jashtë ven-dit, por edhe angazhimi në emergjencat civile dhe luftës kundër terrorizmit. Ndërsa integrimi i plotë i FARSH në NATO është sfida kryesore në rrafshin afatmesëm dhe afatgjatë. Ky proces do të vijojë të konkretizohet nëpërmjet reformave dhe moderniz-imit të Forcave të Armatosura, ndjekin angazhimet për përballimin e sfidave të reja të sigurisë që va-zhdojnë të rriten. Ndërsa agresionet konvencionale ndaj Aleancës janë gati të pamundura, aktualisht, shumë nga sfidat me të cilat NATO është duke u përballuar janë jo-konvencionale dhe diametralisht larg nga qëllimi i krijimit të Traktatit të Atlantikut të Veriut, që kur ai u firmos në 1949. Vendi ynë si pjesë e NATO për vite me radhë ka qenë i përfshirë në një transformim sistematik dhe të vazhdueshëm për të qenë i sigurt dhe për të zotëruar politikat, kapacitetet dhe strukturat e kërkuara në përballje me sfidat aktuale dhe të së ardhmes, përfshirë doe-mos mbrojtjen kolektive të anëtarëve të saj. Ashtu si forcat e Aleancës edhe Shtabi i Përgjithshëm e Forcat e Armatosura janë të angazhuara në opera-cione dhe misione në disa kontinente. Forcat tona të Armatosura synojnë të ruajnë bashkëkohoren, të jenë të dislokueshme dhe të ndërveprueshme.

Në këtë drejtim, planifikimi i mbrojtjes kërkon një përqasje më sistematike dhe ka një perspektivë afatmesme dhe afatgjatë, e cila përfshin identifi-kimin e kërkesave, zhvillimin dhe shpërndarjen e ka-paciteteve, rishikimin e strukturave ushtarake dhe civile si dhe çështjeve të personelit, prokurimeve e pajisjeve, zhvillimit të teknologjive të reja. Sot, mis-ionet e reja të NATO dhe angazhimet në operacione kanë treguar një zhvendosje të zhvillimit të tyre nga një vend i vetëm në koalicione, i përbërë nga forma-cione shumëkombëshe, duke bashkëpunuar së bash-ku. Ky realitet kërkon që arritja e një ndërvepruesh-mërie të mos jetë më si një gjë që do ishte e mira ta arrinim, por një element themelor i operacioneve të NATO, e cila njihet edhe si shumëfishim i forcës. Ky fakt provon që rritja e ndërveprueshmërisë përmirë-son efektivitetin e operacioneve të NATO, shpëton jetë dhe kursen burime. Shtabi i Përgjithshëm, ka pasur përherë një vend, rol dhe ndikim vendimtar në krijimin, organizimin, stërvitjen dhe drejtimin e ushtrisë e më pas të Forcave të Armatosura Shq-iptare. Në rrugën e tij njëqindvjeçare, që nga lindja deri më sot, ky shtab ka projektuar, është përpjekur u ka prirë dhe ka udhëhequr rrugën drejt organizi-meve, reformimeve, përmirësimit dhe modernizimit të forcave ushtarake shqiptare në të gjitha peri-udhat historike, që nga krijimi deri në anëtarësimin në NATO dhe vijon më tej drejt së ardhmes. Në këtë 100-vjetor kujtojmë dhe nderojmë ata liderë ushtarakë, atdhetarë dhe vizionarë që nga kryetari i parë, majori Ali Shefqeti (Shkupi) dhe deri tek më i fundit, të cilët ideuan, krijuan , përsosën dhe drej-tuan me përkushtim dhe profesionalizëm këtë orga-nizëm të rëndësishëm ushtarak, përmes vështirësive e pengesave të shumta të kohërave, nga 4 maji i vitit të largët, por historik 1913 deri më sot.

Page 28: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 28

Shtatmadhoria dhe shtatmadhorët ushtarakë shqiptarë përgjatë një shekulli

S P E C I A L E

ProF. ASoc. Dr. ZAho GolEMi & MSc AurorA GolEMi

Shtabi i Përgjithshëm ose Shtabi Madhuer ushtarak u formua katër muaj pas krijim-it të Ministrisë së Luftës, pra më 4 maj 1913 në Vlorë, me miratim nga Qeveria e

Përkohëshme e Vlorës e Ismail Qemal Vlorës. Emërti-mi fillestar ishte: “Shtati Madhnuer” dhe më tej u emërua Shtabi Madhuer. Kryetar i parë i shtabit Madhuer ishte 30 vjeçari major Ali Shefqet Shkupi, që kishte qenë komandant i Garnizonit të Stambollit e që ju përgjigj thirrjes së Ismail Qemal Vlorës për të shërbyer si kryetar i Shtabit të parë Madhuer. Ali

Udhëtimi një shekullor i Shtabit të Përgjithshëm

Shefqeti u përzgjodh për patriotizmin e lartë shq-iptar, për zotësinë ushtarake të talentuar si dhe për personalitet i njohur. Ai kishte shkëlqyer në shkollën qytetëse të Selanikut, ishte dalluar në Harp Okullu (shkolla e Luftës) dhe kishte shprehur talent ush-tarak në taktikat dhe strategjitë e luftës në Akademi së bashku me Ataturkun. Në kryengritjen e përgjith-shme të 1912-s elementët e përparuar shqiptar në Stamboll u bënë objekt i përndjekjes. Për këtë nga Skelat e Stambollit mbërriti në Konstancë, në Buku-resht dhe në mars 1913 mori pjesë në Kongresin e Triestes. Zbritja në Vlorë dhe marrja përsipër e kri-jimit të një shtabi madhor modern ishte fatlum për kohën. Ndërtimi i Ministrisë së Luftës dhe Shtabit Madhor po bëhej mbi bazën e praktikave europiane. Selia e shtabit ishte me qendër në Vlorë, pranë Min-

Page 29: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 29

>> >> >>Drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm në një shekull

100 VJET HISTORI

istrisë së Luftës në Skelë të Vlorës.Në fillimet ky shtab ishte fare i vogël, emërohej

Zyra e Shtatit Madhnuer të Ushtrisë, pranë Minis-trisë së Luftës. Ajo ishte në përbërje e në varësi të Ministrisë së Luftës. Shtabi i Përgjithshëm (Madhuer) shënoi një nivel të ri organizimi të përparuar, modern e bashkëkohor për kohën. Shtabi dëshmoi për nivelin e lartë kulturor, politik e ushtarak të drejtuesve të shtetit dhe të atyre ushtarakë të Qeverisë së Për-kohshme të Vlorës. Për funksionimin organizativ të Shtabi Madhor u krijuan: Qarqet e Shtatit Madhnuer, Sekretaria e Shtatit Madhnuer, Komisioni i rregullor-eve e i ushtrimeve, Komisioni i trajnimit të policisë e të xhandarmërisë dhe Komisioni i ndërtimit.

Shtabi Madhor ishte konceptuar, ndërtuar, por edhe veproi teorikisht e praktikisht si një organ bazë i Ministrisë së Luftës. Shtabi ishte përgjegjësi krye-sor për organizimin, përgatitjen dhe drejtimin pro-fesional të veprimtarisë luftarake të FA Shqiptare. Hartimi i rregulloreve ushtarake u kthye në prior-itet për Shtabin e parë madhor. Kështu Ali Shefqeti nën cilësinë e Shefit të Shtatmadhorisë më 31 maj 1913 informonte Ministrinë e Luftës mbi krijimin e kompanisë model dhe që aktiviteti në vijimësi lidhje me ngritjen e sistemit të detyrueshëm ushtarak. Më 3 qershor 1913 ishte hartuar e para rregul-lore e milicisë ushtarake, por e shkruar në gjuhën osmane, që ju përcoll Ministrit të Brendshëm, My-fit Libohovës. Shtabi organizonte kryerjen e lufti-meve në mbrojtje në pjesën jugore e juglindore të Shqipërisë kundër shovinistëve grekë, por edhe në pjesën verilindore të vendit. Shtabi Madhor përku-jdesej për furnizimin me armatime e municione në zonat e veprimeve luftarake. Në këtë periudhë shtabi merrej me organizimin e forcave dhe struk-turave ushtarake, me hartimin e rregulloreve dhe udhëzimeve mbi organizimin, jetesën, stërvitjen dhe veprimtarinë e ushtrisë dhe të Xhandarmërisë; kujdesej dhe ndiqte edhe kompletimin e forcave dhe të reparteve me veshje, me armë të rënda dhe me hartimin e fjalorëve me terma shpjeguese ushtar-ake në gjuhën shqipe. Më vonë në vitet 20 kemi ringritje të strukturave të reja ushtarake. Në peri-udhën e Republikës së Parë shqiptare 1925-1928 kemi një konsolidim ushtarak dhe që vijoi edhe në periudhën e Mbretërisë 1.9.1928 deri në 7 prill 1939. Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH u ringrit në kohën e pushtimit të vendit në 10 korrik 1943. Ky shtab drejtoi 24 Brigada Partizane, 8 divizione dhe

tre Korparmata. Pas çlirimit u konsolidua dhe udhëho-qi me sukses luftën ndaj Provokacioneve të grekut në gusht 1949. Pas çlirimit të vendit, në dhjetor 1944, ashtu si gjithë UNÇSH-ja, edhe Shtabi i Përgjithshëm iu nënshtrua shndërrimeve të domosdoshme për një ushtri të rregullt të kohës së paqes. Në gusht të vitit 1946 Kryetar i Shtatmadhorisë u emërua gjeneralm-ajor Mehmet Shehu, në vend të gjeneralmajor Spiro Moisiut. Që nga 1 tetori i vitit 1946, pasi u suprimuan komandat dhe disa seksione dhe u krijuan drejtoritë e seksionet e reja, kaluan në vartësi të drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm shtatë drejtori: e Prapavi-jës, e Artilerisë, e Ndërlidhjes, e Xhenios, e Mbrojtjes Bregdetare, Operative dhe e Organizim-Mobilizimit,

si dhe 10 seksione: i Zbulimit, Sekretariati i Shefit të Shtatmadhorisë, Shërbimi i Brendshëm i Shtat-madhorisë, i Prapavijës i Shtatmadhorisë, i Kimisë, i Tankeve dhe Autoblindave, i Aviacionit, i Stërvitjes Luftarake, i Shifrës, i Topografisë. Riorganizimi i vitit 1966 bëri që Shtabi i Përgjithshëm të kishte 4 drejto-ri: Operative, e Zbulimit, e Organizim-Mobilizimit dhe e Ndërlidhjes; dhe nga 7 degë autonome: e MKK, e Shifrës, e Topografisë, e Administratës, Ekonomike, e Stërvitjes luftarake dhe e Shërbimit, strukturë e cila nuk ndryshoi deri në vitet ‘80. Struktura ushtarake

1913, foto të kohës

Page 30: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 30

shqiptare e viteve ‘80, ishte e aftë që për 72 orët e para, të mobilizonte nën armë rreth 750 mijë ush-tarakë dhe qytetarë nën uniformë jeshile. Nga Shtabi i Përgjithshëm nuk vareshin Komandat e Korpuseve, Drejtoria Politike, Drejtoria e Xhenios, Komanda e MBL, Komanda e Artilerisë, Prapavija dhe Forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shtabi i Përgjith-shëm udhëhiqte Aviacionin ushtarak shqiptar me 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët u inkuadruan në tre aerodrome: Gjadër, Rinas e Kuçovë. Në rreth 20 vjet nga viti 1951 u krijua Regjimenti i Tiranës, Regjimenti parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vi-tin 1955 në Kuçovë; Transporti Ushtarak në Tiranë, Regjimenti i Rinasit, Shkolla e Aviacionit, Regjimenti i Helikopterëve, Regjimenti i Gjadrit. Arma e Avia-cionit Luftarak kishte 240 mjete fluturuese. Shtabi i Përgjithshëm ishte në drejtim mjaft efikas në gjithë Ushtrinë shqiptare ku deri në vitet ‘90 kishte rreth 1300 tanke e mjete të blinduara; ndërkohë që kom-pania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Shtabi në prill 1948 krijoi Regjimentin e parë të tankeve

“Vojo Kushi”, ku përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ard-hura nga BS. Brigada e Parë u krijua në 24 prill 1963 në për-bërje të së cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez. Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar, që ishin arma kryesore vendimtare e zjar-rit dhe e lëvizjes. Me krijimin e korpuseve, u lehtësua edhe puna e detyrat e Shtabit të Përgjith-shëm për zgjidhjen e problemeve

të reparteve apo për vështirësitë e drejtimit elastik të reparteve e nënreparteve. Tani Shtabi i Përgjithshëm merrej me drejtimin dhe udhëheqjen e përgjithshme të veprimtarisë luftarake dhe or-ganizimin e kontrolleve të FA. Në riorganizimin e vitit 1974 të FA Shtabi i Përgjithshëm nuk pati ndryshime esenciale nga struktura dhe detyrat që kryente. Një riorganizim i ri i ushtrisë është ai i vitit 1982-1983, ku nga sistemi me korpuse u ka-lua me divizione që vijoi deri në vitin 1992. Shtabi i Përgjithshëm drejtonte ushtrinë me një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist me rreth 16.500 oficerë, 9.000 nën/oficerë, 60.000 ushtarë e 8.000 civilë; me rreth 450.000 rezerv-istë e 230.000 Forca Vullnetare. Me 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni. SHP kishte nën komandë 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj. Në kufi,

mitralozat e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitralier në vijën e ku-firit kishin bërë gati për luftim; për 15-20 minuta, artileria tokë-sore e gatshme kishte hapur zjarr. Ristrukturimi i ushtrisë në demokraci zgjati dy dekada duke i kthyer Forcat e Armatosura më të vogla, më profesioniste e duke shkruar histori suksesi si anëtare e denjë në NATO që prej 2 prillit 2009.

Page 31: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 31

Përshëndetja nga gjeneralmajor (R) Kostaq Karoli, në emër të ish shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA

Është kënaqësi për mua që në këtë përvjetor të përshëndes në emër të ish shefave të Shtabit të Përgjithshëm të FA. Krijimi i Shtabit Mad-hor 100 vjet më parë , nuk ishte një veprim i

rastit, por një nevojë e kohës për t’ju përgjigjur kërke-save të organizimit dhe drejtimit të ushtrisë, kërke-save të mbrojtjes së vendit. Me gjithë kohën tepër të shkurtër të veprimtarisë së tij ai reflektoi koncepte të drejta. Pas viteve 1920 deri në 1939, me gjithë ndryshimet strukturore dhe emërtimet e bëra, Shtabi i Përgjithshëm luajti një rol të veçantë në organizimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, të përgatitjes së kuadrove dhe strukturave të ndryshme, të unifikimit të veprimtarisë nëpërmjet botimit të rregulloreve të ndryshme të armëve dhe shërbimeve, në ngritjen e një sistemi të kualifikimit të kuadrove brenda dhe jashtë vendit, të gradimeve etj. Pushtimi nazifashist, nuk mund të mos ndikonte në ndërprerjen e veprimtarisë së Shtabit të Përgjithshëm. Rritja e lëvizjes Nacional-Çlirimtare e popullit, nevoja për krijimin e njësive të mëdha partizane dhe kryerjen e operacioneve të nivelit operative strategjik nga ana e tyre, çuan në nevojën e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacio-nal Çlirimtare, më 10 korrik 1943. Pranë këtij shtabi u vendosën përfaqësuesit e tre aleatëve të mëdhenj fitues të Luftës së Dytë Botërore si SHBA, Anglisë dhe BS. Ky shtab reflektoi një veprimtari të gjerë e të gjithanshme, jo vetëm për krijimin e Brigadave, Divizioneve e Korparmatave partizane por dhe për drejtimin e tyre taktike-operativ. Ai reflektoi aftësi në drejtimin e reparteve e njësive partizane për thyerjen e operacioneve të armikut të dimrit dhe të qershorit 1944 dhe gjetjen e momentit të përshtatshëm për të marrë nismën operative e strategjike, nëpërmjet ka-limit në kundërmësymjen e pranverës dhe mësymjen e përgjithshme të korrikut 1944, për çlirimin e plotë të vendit. Pas çlirimit Shtabi i Përgjithshëm, me or-ganizimin e tij strukturor, u përpoq për t’ju përgjigjur detyrave për shndërrimin e plotë të ushtrisë partizane në ushtri të rregullt dhe të kohës, shkurtimin e efekti-vave dhe strukturave të luftës, organizimin e mbrojtjes së vendit, krijimin dhe modernizimin e llojeve të ndry-shme të armëve dhe shërbimeve, krijimin e rezervave në forca dhe material dhe skalionimin e tyre, organiz-imin, drejtimin e kontrollin e stërvitjeve të njësive të ndryshme etj. Është për tu theksuar fakti që struk-

tura që pësoi goditjet më të mëdha e më të rënda nga regjimi, ishte struktura e Forcave të Armatosura dhe Shtabi i Përgjithshëm i tyre. Veçanërisht në goditjen e viteve 1974-1975 dhe 1982 -1983, ku pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë të Shtabit të Përgjith-shëm dhe komandantët e korpuseve morën dënime kapitale, me burg ose internime. Edhe në procesin e ndryshimit të sistemeve, Shtabi i përgjithshëm dhe FA mbajtën qëndrim luajal pa u bërë pjesë e lojës së forcave politike. Në këto 20 vjet demokraci, Shtabi i Përgjithshëm dhe Forcat e Armatosura përballuan një punë të madhe për të realizuar objektivat e pranimit në NATO dhe ato si vend anëtar i saj. Ne gëzohemi me punën e lavdërueshme që ka bërë MM dhe SHP i saj për organizimin strukturor, përsosjen e stërvitjes, pjesëmarrjen në operacione të ndryshme të NATO-s, demontimin e materialeve e municioneve të tepërta, punën për përgatitjen e projekteve të modernizimit, arsimimit e kualifikimit të kuadrove, implementimit të STANAG-ve etj. Sigurisht detyra më të mëdha u presin në të ardhmen.

Edhe njëherë ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e objektivave të caktuara!

Ju faleminderit!

Kostaq Karoli: Detyra më të mëdha u presin në të ardhmen

Page 32: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 32

Drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm në një shekull

HISTORIKu

Në 4 Maj 1913, në krye të Shtabit Madhor ishte major Ali Shefqeti Shkupi; në Nëntor 1920 - gjen-eralbrigade Ali Riza Kolonja; në dhjetor 1921 - major Xhavid Leskoviku; në qershor 1923 - major

Bajram Fevziu; në janar 1925 - koloneli austriak Gustav Von Myrdac; ndërsa më 7 prill 1939 - Me pushtimin fashist të Italisë, pushuan së ekzistuari edhe Forcat e Armatosura Shqiptare. Në periudhën 10 korrik 1943–gusht 1946 në krye të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH ishte gjeneral major Spiro Moisiu; në gusht 1946, gjeneralmajor Meh-met Shehu; në 28 janar 1948 kryetar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare shqiptare u emërua gjeneralle-jtënant Beqir Balluku; në 1952 gjeneralmajor Petrit Dume; në 1954, gjeneralmajor Arif Hasko (Mema); në 1956-1974 gjenerallejtënant Petrit Dume; në 1974 Sami Meçollari; në 1975 Veli Llakaj; në vitin 1981- Kiço Mustaqi; në shkurt-qershor 1991 kolonel Halim Abazi; në qershor 1991-gusht 1992- gjeneralmajor Kostaq Karoli; në 1992-1994, gjen-erallejtënant Ilia Vasho; në vitet 1994-1997, gjeneral me katër yje Sheme Kosova; në korrik-gusht 1997- gjeneralm-ajor Adem Çopani; në 1997-2000- gjeneral Brigade Aleks Andoni; në vitet 2000-2006, gjenerallejtënant Pëllumb Qazimi; në tetor 2006-qershor 2008, gjenerallejtënant Luan Hoxha; në qershor 2008- korrik 2011, gjeneralmajor Maksim Malaj; ndërsa nga 8.8.2011 e në vazhdim gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi.

Shefat (Kryetaret) e Shtabit të Përgjithshëm (1913-2013)Nënkolonel Ali Shefqet Shkupi, personalitet në Ush-

trinë Osmane, ish-komandanti i garnizonit të Stambollit me gradën “binbash” (major). Nënkolonel Ali Shefqet Shkupi ka qenë shef i Shtatmadhorisë së parë Shqiptare me funksio-net e komandantit suprem të ushtrisë shqiptare në qever-inë e Ismail Qemal Vlorës. Ai e braktisi ushtrinë osmane kur ishte komandant i garnizonit të Stambollit. Për herë të parë në historinë shekullore Shtabi Madhor i drejtuar nga Ali Shkupi edhe pse erdhi me pak muaj më vonë u bë organizatori i strukturave kryesore përbërëse të ushtrisë shqiptare me forca aktive, rezervë, vullnetare dhe forca të Xhandarmërisë. Ali Shefqet Shkupi ishte arkitekt i krijimit të kompanisë së parë ushtarake shqiptare model për gjithë ushtrinë e re shqiptare që do të ngrihej pas pavarësisë. Ai përballoi me sukses dy ndër sfidat themelore në qeverinë

e parë shqiptare: organizimin dhe ngritjen e Forcave të Armatosura dhe njëherazi ruajtjen e rendit dhe të qetë-sisë. Në dokumentet e kohës gjendet që: “Sapo arriti në Vlorë, Ali Shefqeti u prit me nderime të larta nga patriotët më të njohur shqiptarë që ndodheshin në atë qytet, si dhe nga vetë kryeministri Ismail Qemali.” Vetëm pas disa ditësh nga mbërritja e tij në Vlorë, kryeministri Ismail Qe-mali e dekretoi Ali Shefqetin në funksionin e lartë të Shefit të Shtabit Madhor, të së parës ushtri shqiptare, që sapo ishte krijuar. Pas marrjes së detyrës, Ali Shefqeti u mor me organizimin e strukturave të ushtrisë duke krijuar de-gët e armëve më të domosdoshme të saj dhe të policisë” shprehet një nga dëshmitarët e kohës. Për herë të parë kemi hartimin e një rregulloreje ushtarake shqiptare me

Page 33: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 33

HISTORIKu7 nene me një faqe dhe i shumë urdhrave e urdhëresave në funksion të funksionimit të shtabit madhor. Ali Shefqe-ti ishte ideatori i krijimit të rregullores për organizimin e Milicisë shqiptare”, rregullore që u miratua nga Qeveria e Ismail Qemalit në 3 qershor 1913. Ali Shefqeti me en-ergjinë e moshës 30 vjeçare ndikoi në zbatimin e përpiktë në përputhje me realitetin shqiptar të gjithë planeve për ndërtimin e Forcave të Armatosura. Në janar të vitit 1920, pas krijimit të qeverisë pas Kongresit të Lushnjës, u ringrit edhe struktura e Shtatmadhorisë me në krye nënkolonel Ali Shefqet Shkupin.

Gjeneral Ali Riza Kolonja përveç detyrës si Ministër Lufte në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare në vitet ’20, pas Kongresit të Lushnjës me Kryeministër Sulejman Delvina, ka kryer edhe detyrën e Kryetarit të Shtabit Madhor si dhe njëherësh edhe detyrën e Komandantit të vetëm të Divizionit që kishte në atë kohë Shqipëria. Ai ishte lindur në Kolonjë në 1880 dhe u arsimua në Manastir, në Stamboll; ndërsa Akademinë e Shtabit e kishte kryer në Gjermani. Kishte kryer me dhjetëra detyra në ushtrinë Osmane e deri në Ministër Lufte në vendin e vet. Kishte kulturë të gjerë ushtarake, kishte prirje në diplomacinë ushtarake dhe zotëronte pesë gjuhë të huaja. Në 1922 ishte pjesëtar në Komisionin Ndërkombëtar të Katër Fuqive nënshkruese për kufijtë e Shqipërisë. Komandoi për herë të parë diviz-ionin e parë që u krijua në UKSH. Ishte organizator edhe në mbrojtjen në terren kundër forcave serbe në veri dhe forcave greke në jug të Shqipërisë. Gjeneral Kolonja ka mer-ita edhe për periudhën që ka qenë Ministër Lufte sepse vuri për herë të parë në zbatim Ligjin për rekrutimin ushtarak. Ka ndërruar jetë në vitin 1930, por në kujtesën e kombit ka ngelur për ringritjen e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe për mbrojtjen e kufijve shtetërorë.

Major Xhavid Leskoviku ka lindur në 2 maj 1882 në Leskovik. Ndoqi studimet në Akademinë e Luftës në Stam-boll për degën e këmbësorisë/Pyade. Dhe është titulluar oficer në 1 gusht 1907 duke shërbyer për gjashtë vjet me radhë në ushtrinë osmane në disa detyra. Por në 1 janar 1913 hyn në shërbim të Ushtrisë Kombëtare shqiptare. Ai shërbeu në qeverinë e Ismail Qemal Bej Vlorës si dhe në ushtrinë e Vilhelm Vidit. Duke qenë ushtarak me kulturë të gjerë u caktua me ushtarakët holandezë. Xhavid Leskoviku u caktua të gjykonte komplotin e xhonturqve ushtarakët e kohës në Gjykatën Ushtarake të Vlorës. Në nëntor të vitit 1919 Xhavid Leskoviku bënte pjesë në organizatën politike “Krahu Kombëtar”; mori pjesë në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës në janar 1920. Me krijimin e ushtrisë, nga fundi i

këtij viti emërohet Kryetar i Shtatmadhorisë, ndërkohë që ministër Lufte ishte Gjeneral Ali Riza Kolonja. Lufta poli-tike ishte shumë e fortë ndërkohë që në 1924 është dër-guar atashe ushtarak në Beograd, ambasador më vonë në Shkup dhe së fundi në Ankara. Është akuzuar dhe dënuar pas Luftës si bashkëpunëtor me kuislingët në vitin 1945. Është dalluar si ushtarak profesionist, në ngritjen e UKSH e deri në drejtues i Shtatmadhorisë shqiptare.

Major Bajram Fevziu ka qenë i njohur si një nga drej-tuesit e Shtabit Madhor, në funksionin Kryetar i Shtabit, por njëherësh edhe si personalitet politik i botës shqiptare së cilës i përket. Bajram Fevziu u lind më 1884 në Kolonjë. Me përfundimin e shkollës së mesme shkoi në Stamboll ku përfundoi studimet në Akademinë Ushtarak, në vitin 1906. Më 1908 kreu studimet në Akademinë e njohur të Shtat-madhorisë në Vjenë. Kur në Shqipëri u shpall pavarësia ai ndihmoi në organizimin e UKSH si në drejtimin e formacio-neve të Vlorës dhe me ardhjen e qeverisë së Princ Vidit në mars 1914 deri në shtator 1914 vihet në shërbim të forcave ushtarake të saj me gradën toger. U shqua, për besnikëri, atdhetarizëm, vendosmëri dhe aftësi ushtarake. Me gradën major zëvendësoi Xhavit Leskovikun në postin e kryetarit të Shtabit Madhor të Ushtrisë Shqiptare. Këtë post ai e mbajti edhe me ardhjen e Qeverise së Fan No-lit. Në krye të Shtabit Madhor, major Fevziu qëndroi deri më 24 dhjetor 1924. Pas rikthimit Zogu shpërndau Minis-trinë e Luftës, duke krijuar “Komandën e Përgjithshme të Forcave Armate”, shpërndau ushtrisë dhe oficerët e saj, duke i cilësuar ata si mbështetës të Lëvizjes së Qershorit dhe të pasojave të saj. Fillimisht Bajram Fevziu u përfshi në atë grup që u nxor në lirim pa asnjë shpërblim, qysh në fillim të vitit 1925 së bashku me 43 vetë të tjerë që nuk ishin larguar nga Shqipëria, kur ai ishte vetëm 41 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Qysh në vitin 1914, ai u fut në përbërje të një komisioni të fshehtë të Lëvizjes Kombëtare në Shkodër, ku Bajram Fevziu bënte pjesë së bashku me Estref Frashërin, Sotir Peçin, Ali Shefqetin, Hoxhë Kadriun dhe më pas Bajram Currin, pasi ushtarakët e viteve 20-40 lejohej të merrnin pjesë në jetën politike si anëtare të një partie apo edhe të kandidonin për në Parlamentin e vendit. Në zgjedhjet e vitit 1921 për në Parlament ai fitoi si deputet i Matit. Në 1919 kishte qenë prefekt në Shkodër. Bajram Fevziu u detyrua të largohej nga karriera e tij në moshë të mesme, ndonëse vijoi të punonte në heshtje dhe në ilegalitet, por do të shuhej nga jeta në Vjenë në 1928.

Gjeneral Gustav Von Myrdac me origjinë austriak

Page 34: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 34

ishte në postin e kryetarit të Shtabit madhor, i cili kry-ente njëherësh edhe detyrën e organizatorit të Ushtrisë Shqiptare. Ai kishte lindur në 7 dhjetor 1876 në Vjenë kryeqytet i perandorisë Austro-Hungareze. Ai kishte për-funduar studimet në Akademinë Ushtarake të Austrisë dhe u titullua oficer në 18 gusht 1897. Ka ardhur në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Në 20 maj 1922 ftohet nga Ministri i Punëve të Brendshme Ahmet Zogu. Më 18 janar 1925 me riorganizimin e UKSH, Myrdac emërohet kryetar i Shtatmadhorisë dhe organizatori kryesor i UKSH. Në vitin 1933, për merita në organizimin e drejtimin e ush-trisë shqiptare i jepet grada gjeneral, që me këtë gradë punoi për UKSH deri me pushtimin e Shqipërisë në vitin 1939. Ai rishfaqet përsëri në kohën e pushtimit fashist në tendencat për ngritjen e ushtrisë së pavarur shqiptare nën drejtimin e Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, që me pushtimin gjerman u emërtua: “Komanda Shqiptare e Mbrojtjes”. Kjo ishte një “UKSH” krejtësisht fiktive ku shef i Shtabit të Përgjithshëm u caktua Myrdac, ndërsa komandant i Përgjithshëm Preng Prevezi. Ai u dënua nga gjyqi special në 1945 si “kriminel lufte”. Gjeneral Myrdac ka kontribuar në ngritjen e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare në vitet 1922-1939. Në 1923 ka paraqitur një projekt për reformimin e ushtrisë shqiptare ndonëse nuk u vendos as-njëherë në veprim.

Gjeneral Spiro Moisiu lindi në vitin 1900 në qytetin e Kavajës. Pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Kava-jës dhe Durrësit, Spiro u dërgua për të ndjekur gjimnazin në Vjenë të Austrisë. Pas kthimit nga Austria aty nga viti 1918-1919, ai mbaroi një kurs disa mujor në shkollën e plotësimit të oficerëve në Tiranë e cila asokohe drejtohej nga instruktorë gjermanë e austriakë ku dhe mori gradën e nëntogerit. Një vit më pas Moisiu mori pjesë në përbërje forcave qeveritare që u caktuan në mbrojtje të Kongresit të Lushnjës dhe po atë vit ai u caktua me detyrën e shefit të shtabit të grupit në luftimet që zhvilluan në Kaptinë të Martaneshit kundra forcave serbe. Në vitin 1923 ai mbaroi në Tiranë kursin tjetër një vjeçar të oficerëve që asokohe drejtohej nga ushtarakët gjermanë ku dhe mori gradën e togerit. Në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, Spiro u rreshtua përkrah ushtarakëve të komanduar nga kolonelët Rexhep Shala dhe Kasëm Qafzezi të cilët u bashkuan me forcat fanoliste. Po kështu në dhjetorin e vitit 1924, Moisiu me gradën e togerit mori pjesë me forcat qeveritare që dolën në Shkallën e Tujanit për të penguar kthimin e Zogut në Shqipëri. Në vitin 1925 duke pasur parasysh aftësitë e tij si ushtarak tepër i aftë, Kryeministri Ahmet Zogu e

rithirri toger Spiro Moisiun duke e titulluar përsëri oficer në UKSH. Karriera ushtarake e Spiro Moisiut erdhi në ngritje pas viteve 1929-1930-të, kur ai mbaroi me rezultate të shkëlqyera në Tiranë shkollën e perfeksionimit të Oficerëve që drejtohej nga instruktorët italianë, ku ndër 43 pjesë-marrësit e atij kursi ai u rendit i pari duke marrë gradën e kapitenit. Në fundin e vitit 1940 major Moisiu në krye të Batalionit “Tomorri”, u dërgua për të marrë pjesë në luftën italo-greke, por ai nuk pranoi të luftonte dhe u tërhoq nga fronti së bashku me major Prenk Përvizin duke nxitur dhe dezertimet në radhët e ushtarëve shqiptarë. Pas nxjerrjes në lirim, në vitet 1941-1942 Moisiu u vendos në zonat e Lushnjës e Beratit dhe hyri në lidhje me ish-ushtarakë të tjerë të Monarkisë që kishin filluar organizimin e ngritjen e çetave të para partizane. Duke pasur parasysh të kaluarën e tij të papërlyer dhe aftësitë e rralla si ushtarak i karri-erës, në korrikun e vitit 1943 krerët e Partisë Komuniste e thërritën atë në Labinot të Elbasanit ku dhe i propozuan detyrën e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Na-cionalçlirimtare. Ai kishte famën e madhe që kishte krijuar Spiro Moisiu si Komandant i Përgjithshëm, në Kongresin e Përmetit, port ë gjitha funksionet u përqendruan funk-sionit politik si Komandant edhe Komisar i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare; ndërsa që Spiro Moisiu mbajti vetëm detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm.

Gjeneralkolonel Mehmet Shehu lindi më 10 janar 1913 në fshatin Çorrush të krahinës së njohur me tradita patri-otike Mallakastrës. Në vitin 1932 përfundon shkollën tekni-ke. Shkon në Napoli për të studiuar në Kolegjin Ushtarak, ku përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve dhe titullohet në vitin 1937; ndërsa në dhjetor të atij viti shkon në Spanjë, ku merr pjesë në Br12 Ndërkombëtare “Garibaldi” në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vende të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vulln-etarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqendrimi. Rikthehet në gusht 1942 dhe caktohet sekre-tar organizativ i Qarkut të Vlorës për PKSH. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ka qenë komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës në shkurt 1943; komandant i Br1S në gusht 1943, Komandant i D1S në maj 1944 me gradën kolonel, ndërsa në tetor 1944 gradohet gjeneralmajor. Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtar-

Page 35: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 35

ake prestigjioze ruse “Voroshillov” dhe pas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948 -1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në 1981 kryeministër; ndërsa nga 1974 deri në 1981 ka qenë ministër i Mbrojtjes. Njohës i pesë gjuhëve të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht.

Gjenerallejtënant Beqir Balluku lindi më 14 shkurt 1917 në Tiranë. Studioi në Shkollën Teknike të Tiranës. U përfshi në lëvizjen komuniste qysh gjatë kohës që kryente shërbimin ushtarak 1940 deri 1942. Më 20 maj 1943 u caktua komandant i batalionit partizan “Krujë-Ishëm”, më 18 shtator 1943 komisar i Brigadës së tretë dhe më pas komandant i BrIIS. Më 28 janar 1948 ishte emëruar kry-etar i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare shqiptare. Kreu në Moskë Akademinë Ushtarake “Voroshillov”. Në kon-gresin e parë të Partisë u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe në vitin 1953 ministër i Mbrojtjes Popullore. Një vit më pas mori gradën më të lartë në Shqipëri, atë të gjeneralle-jtënantit. Beqir Balluku ishte gjithmonë deputet i Kuvendit Popullor. Në korrik të vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake nga diktatura dhe u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 5 nëntor 1975 për tradhti të lartë ndaj atdheut.

Gjenerallejtënant Arif Hasko (Mema) lindi në fshatin Tërbaç të Vlorës dhe i njohur gjatë LIIB me pseudonimin “Patrioti”, gjatë luftës për çlirimin e vendit. Pasi mbaroi filloren në vendlindje, vazhdoi shkollën tregtare në Vlorë. Ai ka udhëhequr në LANÇ formacione të rëndësishme parti-zane që nga Vlora e deri në veri të Shqipërisë. Në dhje-tor të 1943-it, inkuadrohet në BrIS, duke kryer detyra të ndryshme, deri komisar politik i kësaj brigade. Mbas çlir-imit kryen Akademinë e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm në Bashkimin Sovjetik. Më vonë kryen detyra të larta si komisar Divizioni, Korpusi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe zv/ministër i Mbrojtjes Popullore. Ai ishte dhe mbeti besnik i idealeve të LANÇ-it. Ai kreu detyrën e zv/kryetarit të Parë të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Për kontributet e tij është nderuar me shumë urdhra e medalje të akredituara nga ish-Presid-iumi i Kuvendit Popullor.

Gjenerallejtënant Petrit Dume lindi më 20 maj të vi-tit 1920. Ka qenë pjesëmarrës aktiv gjatë luftës antifash-iste dhe kuadër i lartë drejtues i saj; komandant brigade, komandant divizioni, shpallur Hero i Popullit me vendim të Qeverisë e Poli Byrosë së PPSh-së e më pas në vitin 1974 u

shpall armik i Popullit, dhe u konsiderua një ushtarak puçist. Ka qenë i arsimuar me dy akademi sovjetike ushtarake, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë si shefi më jetëgjatë në Shtabin e Përgjithshëm, dy herë në këtë funksion. Ka merita si lider për gjunjëzimin e ushtrisë greke në provokacionet e vitit 1949. Ai ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat deri në vitin 1974. Në korrik të vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisë puçiste ushtarake nga diktatura dhe u dënua me vdekje dhe u push-katua më 5 nëntor 1975 për tradhti të lartë ndaj atdheut. Eshtrat e tij u gjetën në verën e vitit 2001 pranë fshatit Vranisht të Vlorës.

Zoti Sami Meçollari ishte shef i Shtabit të Përgjith-shëm të Ushtrisë, për një periudhë të shkurtër gjashtëmu-jore në vitin 1974; ka qenë drejtues i spikatur i Forma-cioneve të mëdha ushtarake. Lindi në Marjan të Oparit në Korçë më 10 mars 1937. Ka kryer shkollën e mesme ush-tarake ”Skënderbej” dhe SHBO me rezultate të shkëlqy-era, ku u titullua oficer me gradën toger në shërbimin e kimisë. Në vitet 1961-1965 kreu akademinë Ushtarake, në vitet 1967-1968 kursin e lartë të kuadrove madhorë pranë Akademisë Ushtarake. Në arsimin e përgjithshëm civil, krahas shkollës pedagogjike, përfundoi edhe Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës, Shkollën e Lartë të Filozofisë etj. Në të gjitha shkollat ka merituar vlerësimin, shkëlqyeshëm. Fillimisht shërbeu si shef i shërbimit kimik të batalionit në Berat, për të vazhduar si shef kimie brigade në Peshkopi (1960-1963), shef i shërbimit kimik në Korpusin e Shkodrës (1965-1967). Më pas kaloi si kuadër gjitharmësh në detyrën e shefit operativ të Korpusit Shkodër (1968-1970). Në periudhën 1970-1972 u caktua shef i shtabit të Korpusit të Gjirokastrës. Në vitin 1973 mori detyrën e ko-mandantit të këtij korpusi deri në vitin 1974, kur u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare. Në dhjetor të 1974 u lirua nga ky post dhe u caktua me detyra të tjera, si komandant brigade, komandant i shkollës ush-tarake të oficerëve rezervë në Zall-Herr të Tiranës, për ta mbyllur karrierën ushtarake komandant i SHLU në Rrëshen. Në vitin 1986 doli në pension. Në vitin 1991 krijoi organiza-tën ushtarakëve “Pensionistë e të liruar” (OUPLSH), duke u zgjedhur kryetar i saj. Gjatë karrierës ushtarake është karakterizuar nga kërkesa e lartë në punë e stërvitje, duke paraprirë me shembullin personal.

Zoti Veli Llakaj ka lindur në 18 shkurt 1935 në Kras të Tepelenës. Në vitin 1951 mbaron shkollën 7-vjeçare në vendlindje. Në vitet 1951-1954 punon në gjeologji e tregti në Memaliaj. Në vitin 1954 shkon student në Shkollën e

Page 36: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 36

Bashkuar të Oficerëve, të cilën e mbaron më 1957 me re-zultate të shkëlqyera dhe i jepet grada më e lartë toger. Me mbarimin e shkollës në vitin 1957 emërohet në Shkollën e Bashkuar komandant Toge, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1960. Ndërkohë ka mbaruar dhe gjimnazin “Qemal Stafa”, po në Tiranë. Në vitet 1960-1963 punon instruk-tor në MMP, në Drejtorinë e Përgatitjes Luftarake; Në vitet 1963-1966 kryen Akademinë Ushtarake; Në vitet 1966-1967, shef shtabi i Br 5S Vlorë. Në vitet 1967-1968, oficer drejtimi pranë Shtabit të Përgjithshëm; Në vitet 1968-1971 ka qenë komandant i BrIK, në Tiranë. Në vitet 1971-1972 , në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandant i Korpusit të Burrelit. Në vitet1972-1974 ka qenë komandant i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregde-tare Fier. Në vitin 1974 u emërua zëvendësministër i Parë dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, detyrë të cilën e kryen deri në vitin 1982. Më 13 tetor 1982, Komiteti Qendror i bën gjyqin politik si “puçist” e bash-këpunëtor i Mehmet Shehut dhe dërgohet në Cërrik. Në vitet 1978-1982 ka qenë deputet i zonës së Kurveleshit të Sipërm në Tepelenë. Në vitet 1975-1982 ishte një nga 5 anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes së Republikës.

Zoti Kiço Mustaqi ishte një ushtarak karriere që kishte lindur në 22 mars 1938 në një fshat pranë Delvinës në Sarandë. Ka kryer të gjithë llojet e arsimimit ushtarak shq-iptar, të cilat i ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera si në shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve; në Akademinë e Mbrojtjes si dhe më vonë edhe Kursin e lartë të Shtatmadhorisë. Detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare e ka kryer për nëntë vjet rresht nga viti 1982 deri në vitin 1991. Në shkurt të vitit 1991 ngarkohet me detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë në përbërje të qeverisë së kryeministrit Fatos Nano dhe që u largua nga detyra me dorëheqjen e qeverisë në qershor të po atij viti. Ka qenë deputet në parlamentin shqiptar. Për zotësi dhe korrektësi në detyrë është vlerësuar me shumë urdhra e medalje. Pas largimit nga detyra ka punuar në emigracion për një periudhë afërsisht dy dekada.

Kolonel Halim Abazi ka lindur në dhjetor të vitit 1944 në Tërbaç të Vlorës. Ka kryer të gjithë llojet e arsimimit ushtarak shqiptar, të cilat i ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Kështu në vitet 1953-1960 kreu studimet në shkollën ushtarake “Skënderbej”; në vitet 1960-1964 ka kryer Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe në vitet 1970-1972 Akademinë e Mbrojtjes. Ka kryer detyra të nivelit më të lartë në ushtrinë shqiptare, përfshi edhe ato në nivelet e shkollave ushtarake. Në Shkurt-Qershor 1991, u përzgjodh për detyrën e lartë të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Ka dalë oficer në rezervë në vitin 1993.

Gjeneralmajor Kostaq Karoli ka lin-dur në 14 dhjetor 1945 në Korçë. Ka kryer të gjithë llojet e arsimimit ushtarak shqiptar, të cilat i ka përfunduar me re-zultate shumë të mira. Kështu ka kryer studimet në shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në periudhën 1959-1963; ndërsa në vitet 1963-1965 ka përfun-duar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Ofi-cerëve në Fakultetin Gjitharmësh; në vitet 1975-1977 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes si dhe më vonë kreu Kursin e lartë të Shtatmadhorisë. Gjithashtu më vonë kreu edhe kualifikime të tjera për marrëdhëniet civile-ushtarake, kursin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë. Ka qenë

pjesëmarrës në disa stërvitje brenda dhe jashtë vendit. Ka kryer detyra nga Komandant toge, pedagog zjarri, shef Katedre, komandat Brigade, komandant Akademie dhe në qershor 1991 deri në gusht 1992 ka kryer detyrën mad-hore të shefit të SHP. Për punë të mirë është vlerësuar me 11 urdhra e medalje të ndryshme. Ka punuar në sek-torët shkencorë ushtarakë pasi ka fituar gradën “Kandi-dat i shkencave”, “Doktor”, “Docent” dhe titullin akademik “Profesor”.

Gjeneral Ilia Vasho ka lindur në 10 korrik 1944 në Leskovik. Ka kryer të gjithë llojet e arsimimit ushtarak shqiptar,si dhe kualifikimet më të larta ushtarake. Kështu në vitet 1962-1964 ka kryer Shkollën e Bashkuar të Ofi-cerëve dhe në vitet 1976-1978 Akademinë e Mbrojtjes. Ka kryer detyra të nivelit më të lartë në ushtrinë shqiptare, përfshi edhe ato në nivelet e shkollave ushtarake. Mbante gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. Në 1992-1994 u përzgjodh për detyrën e lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare. Dalë oficer në rezervë në vitin 1997, nga funksioni që ka pasur si përfaqësues ushtarak në NATO, funksion që e kreu nga 1994 deri në 1997.

Gjeneral me katër yje Sheme Kosova. Në periudhën 1994-1997 ka kryer detyrën madhore shef i Shtabit të Përgjithshëm. Sheme Kosova ishte lindur në 24 mars 1949. Ndoqi studimet në shkollën e mesme Pedagogjike në 1967 dhe SHLB në vitin 1971; ndërsa në vitet 1979-1981 ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake. Ka kryer detyra të nivelit më të lartë në ushtrinë shqiptare deri në shef i SHPFASH. Në 2 mars 1997 lirohet nga kjo detyrë madhore; ndërkohë që ushtria kishte hyrë në ngjarjet më tragjike, dramatike e komplekse të shekullit të XX.

Gjeneralmajor Adem Çopani ka lindur në korrik të vi-tit 1944 në Tiranë. Ka kryer të gjithë llojet e arsimimit ushtarak shqiptar, të cilat i ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera si shkollën ushtarake “Skënderbej” ; Shkollën e Bashkuar të Oficereve dhe Akademinë e Mbrojtjes. Ka kryer detyra të nivelit më të lartë në ushtrinë shqiptare, përfshi edhe ato në nivelet e shkollave ushtarake. Në vitet 1991 deri në mars 1997 ka kryer detyrën e Këshilltarit ushtarak të Presidentit të Republikës. Në një nga periud-hat më të vështira e të errëta të ushtrisë shqiptare në mars të vitit 1997 zgjidhet në postin madhor të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, detyrë që e mbajti deri në gusht të vitit 1997. Në karrierën e tij ushtarake ka fituar edhe gradën shkencore “Doktor i Shkencave”, si dhe titullin aka-demik “Profesor”. Ka dalë oficer në rezervë në 1997 dhe aktualisht është me banim në SHBA.

Gjeneralbrigade Aleks Andoni ka lindur në 8 qershor 1956 në fshatin Vuno të Vlorës. Ka kryer ar-simimit ushtarak në shkollën ush-tarake “Skënderbej”; në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Akade-minë e Mbrojtjes si dhe kualifikimin pasuniversitar për pedagogji e psikologji. Ka kryer detyra të nivelit më të lartë në ushtrinë shqiptare, përfshi edhe ato në nivelet e shkol-lave ushtarake. Në vitet 1992 deri në gusht 1997 ka dalë oficer në rezervë si rezultat i reformës ush-tarake. Në shtator të vitit 1997 u përzgjodh nga klasa politike për de-tyrën e lartë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shq-iptare, detyrë që e kreu deri në vitin

Page 37: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 37

2000 pasi plotësoi mandatin tre vjeçar të parashikuar me ligj për këtë post.

Gjenerallejtënant Pëllumb Qazimi lindi më 21 tetor 1957 në Skrapar. Në 1981 ka përfunduar studimet SH-LBO dhe në 1991 u diplomua në AM. Ka kryer kurset: “Refugjatët” (Hungari, ‘92); “Ligjshmëria ndërkombëtare për refugjatët” (Itali, ‘92); “Orientimi dhe planëzimi i op-eracioneve” (Turqi, ‘94); “Zbulimi Strategjik” (SHBA, ‘95); kursi i NATO “Oficer shtabi për operacionet” (Holandë, ‘96); “Ligji i luftës” (Itali, ‘98). Studime pasuniversitare “Siguri globale, diplomaci e Mbrojtjes” (Kolegji Mbretëror Ushtarak, Universiteti i Crandfield, Mbretëria e Bash-kuar, 2000) dhe në 2001 mbrojti në të njëjtin universitet edhe nivelin “Master”; doktoraturë “Local Traditions and Foreign Influences in the Albanian Military History 1912-1991”, në Fakultetin e Filozofisë, Universiteti i Zagrebit, 2012. Gjatë periudhës si shef i SHP ka marrë pjesë në seminare, konferenca, si në Shqipëri ashtu edhe në vende anëtare e jo anëtare të NATO. Ka publikuar në revista të vendit dhe të huaja për çështje të sigurisë, ka qenë lektor në universitete brenda dhe jashtë vendit. Ka kryer detyra si komandant toge, instruktor stërvitje; zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Zbulimit në SHP, zëvendësdrejtor i SHIU; shef i Zbulimit Ushtarak; shef i SHPA. Më 1 gusht 2007 është emëruar ambasador ynë në Kroaci e më pas ambas-ador jo rezident i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Detyrën e SHSHP e ka kryer në dy mandate 2000 deri në 2006. Gjatë dy mandateve të drejtimit të Shtabit të Përgjithshëm, ka pasur një progres të dukshëm e shumë cilësor të FASH, duke bërë hapa të sigurt drejt aleancës së NATO-s.

Gjeneralmajor Luan Hoxha ka lindur më 28 mars 1960 në Shkodër dhe ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nga viti 2006-2008. Pas diplo-mimit në 1983 e deri në 2008 ka kryer detyra të larta deri në shef shtabi, si dhe kualifikime të shumta, por shpërthi-mi që ndodhi në 15 mars 2008 i ndërpreu edhe karrierën ushtarake kur ishte ngjitur deri në detyrën më madhore të ushtarakut. Për punë të mirë është vlerësuar me 11 urdhra e medalje të ndryshme. Në qershor të vitit 2008 ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor”.

Gjeneralmajor Maksim Malaj ka lindur në 13.12.1958. Ka përfunduar Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficereve si dhe më vonë shumë kualifikime. Në 1981-1982 ka qenë in-struktor i Përgatitjes se Zjarrit ne Shkollën e Instruksion-

it, Zall Herr; më tej për pesë vjet instruktor Stërvitjeje; instruktor në Degën e Stërvitjes në Divizionin e 8 të Këm-bësorisë; komandant Batalioni këmbësor e territorial; në vitin 1992-1993 instruktor në Degën e Stërvitjes në Diviz-ionin e 8 të Këmbësorisë; në 1993-1994 shef Operacional në Njësi Ushtarake Nr. 1105; në 1994-1997 instruktor ne Degën e Stërvitjes në Divizionin e 8 të Këmbësorisë; në 1997-2005 inspektor ne Drejtorinë e Inspektimit te ministrit të Mbrojtjes në 2005–2007, shef Shtabi dhe në 2008, komandant i BrRSH. Detyrën e SHSHP e ka kryer në periudhën 2008 deri në 8.8.2011. Gjatë periudhës që Maksim Makaj ka qenë në krye të FASH ka pasur një pro-gres të dukshëm ku Shqipëria është pranuar anëtare me të drejta të plota në strukturën më jetëgjatë të sigurisë së kombeve, NATO.

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi ka lindur në Peshkopi, më 30 janar 1963. Ai filloi jetën ushtarake në vitin 1977 në SHMU “Skënderbej”. Në vitin 1985 u diplomua nga Aka-demia Ushtarake, ku pas saj filloi karrierën e tij ushtarake si komandant toge. Gjatë karrierës së tij, ka qenë koman-dues, togë, kompani, batalionit, brigade. Ka kryer kolegjin e Luftës së Forcave Tokësore në Turqi, ku u diplomua në vitin 1998. Nga viti 1998 deri në vitin 2004 ka kryer detyra të ndryshme në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ai ishte i atashe Ushtarak, i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë në Turqi që nga viti 2004 deri në vi-tin 2007. Në vitin 2007, u diplomua në Kolegjin e Mbrojtjes. Në vitin 2007 komandoi regjimentin Komando. Në vitin 2009 u gradua gjeneral brigade dhe komandoi Brigadën e Mbështetjes Logjistike. Me dekret të Presidentit të Shq-ipërisë nr. 7079 datë 8.08.2011, u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm. Me dekret të Presidentit të Republikës, Nr. 7156, në 10.11. 2011, gjeneral brigade Xhemal Gjunk-shi, i jepet grada madhore gjeneralmajor. Gjatë karrierës së tij, për punë të shquar dhe kontribute të veçanta është vlerësuar me urdhra, dekorata dhe medalje të larta. Aktiv-itetet më të rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm kanë qenë të shumta si Konferenca e Komandantëve të Forcave Tokësore të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, zh-villimi i Konferencës Planëzuese të Stërvitjes së rëndë-sishme të NATO-s “Combine Endeavour”; takime tepër të rëndësishme të nivelit të lartë me Komandat Ushtarake të NATO-s, takime me komandantin Komandës Supreme të Aleancës, me Komandantin e Komandës së Aleancës për Transformimin etj. Shtabi i Përgjithshëm ka vijuar kon-

tributin e tij të fuqishëm në drejtim të demontimit të municioneve, të kontributit ndaj popullsisë, të plotësimit të misioneve paqeruajtëse, të mod-ernizimit etj. Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shqiptare në datën 4.12.2012 në kuadrin e 100 vjetorit të krijimit të FASH është dekoruar me këtë motivacion: “Për shër-bime të shquara për plotësim të misionit kush-tetues, në ruajtjen e tërësisë territoriale të hapësirës shqiptare përgjatë një shekulli, për ngritjen dhe konsolidimin e strukturave të vartë-sisë ushtarake, për harmonizim të veprimtarive të gjithanshme në situata krizash e konfliktesh, për mbështetje të komunitetit në të gjithë as-pektet humanitare, për përgatitjen me cilësi të strukturave e kontingjenteve paqeruajtëse si dhe përfaqësim dinjitoz në të gjitha aktivitetet me partnerët euroatlantikë”. Shtabi dhe shtatmad-horët janë një aset kombëtar në një udhëtim një shekullor, që janë përballur me sfidat dhe kanë mbijetuar përmes sfidash.

Page 38: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 38

QGJH, prezent me ushtarakët shqiptarë, në katër kontinentet

INTERvISTA

Qendra e Gjuhëve të Huaja është institucioni arsimor i integruar në strukturat e KDS, në vartësi të Akademisë dhe Universitetit të Forcave të Armatosura, që është institucioni

më i lartë arsimor ushtarak. Qendra e Gjuhëve të Huaja synon perfeksionimin e personelit të FA për realizimin e kërkesave të integrimit dhe bashkëpunimit me Or-ganizatat Euro-Atlantike dhe vendet e tjera partnere. Ajo zbaton programin e politikave dhe procedurave të arsimimit, kualifikimit dhe testimit në gjuhë të huaj të personelit në FA. Qendra e Gjuhëve të Huaja, përgatit programet dhe planet mësimore dhe në të njëjtën kohë realizon përvetësimin e gjuhës Angleze nga ana e per-sonelit ushtarak dhe civil të FA duke synuar që të ar-rihen nivelet sipas standardeve të NATO-s. Gjithashtu Qendra e Gjuhëve të Huaja përgatit programet dhe planet mësimore dhe realizon mësimdhënien në gjuhët gjermane, italiane, franceze, turke dhe greke në për-puthje me nevojat respektive të MM dhe SHP, për të vijuar specializimet e tjera në vendet përkatëse. Zj. Shqiponjë Dautaj drejton këtë qendër së cilës i morëm intervistën e mëposhtme për revistën “Mbrojtja”.

Zonja Dautaj, ju drejtoni prej vitesh Qendrën e Gjuhëve të Huaja të FA, tashmë një qendër unike për funksionimin dhe statusin e qartë, e cila është e njohur për kualifikimin dhe testimin në gjuhë të huaj të personelit të FA, jo vetëm në Forcat e Ar-matosura të RSH por edhe më gjerë. Donim të dinim diçka më tepër rreth funksionimit, projekteve që ka kjo qendër për realizimet dhe hapat që ka hedhur, që nga krijimi i saj dhe deri në ditët e sotme.

Qendra e Gjuhëve të Huaja, është një qendër që tashmë ka krijuar identitetin e saj, për atë që ajo për-faqëson. Kjo qendër funksionon prej vitesh, ka më

se një dekadë e gjysmë, që nga krijimi i saj që qen-dra përsos veten hap pas hapi, brenda misionit që ka. Nëse kthen kokën prapa e kujton, janë të shumta kur-set që ka zhvilluar kjo qendër, por janë aq të shumtë, me qindra dhe mijra edhe ushtarakët por dhe civilët e FA që kanë marrë mësime gjuhe te kjo qendër, janë trajnuar dhe janë certifikuar këtu. Bazuar në direktivat dhe politikat e miratuara nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm për arsimimin, trajnimin dhe testimin e personelit në gjuhë të huaj, Qendra e Gjuhëve të Huaja realizon testimin e personelit të FA dhe bën reflektimin e tyre në database, në përgjigje të politikave të trajnimit në gjuhën e huaj dhe plotësimit të FG (për njohuritë gjuhësore 00355). Përgatit vari-ante të ndryshme testesh për të ruajtur vlefshmërinë dhe besueshmërinë e testeve. Rrit dhe forcon bash-

intErviStoi: MiMoZA GoliKjA

Intervistë me drejtoren e QGJH të FA, zj. Shqiponjë Dautaj

Page 39: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 39

INTERvISTAkëpunimin me qendra si motra për shkëmbim përvoje dhe perfeksionim të veprimtarisë së QGJH-së. Në këtë kuadër mund të përmendim vizitën e delegacionit ko-sovar në shkurt të këtij viti në QGJH për të përftuar eksperiencë në fushën e testimit, bashkëpunim që do të jetë në vijimësi. Po kështu vlen të theksohet edhe bashkëpunimi me struktura të Policisë së Shtetit.

Zj. Drejtore, në kuadër të integrimit në struktu-rat euroatlantike, si funksionon QGJH, për zotërimin e gjuhëve të huaja në KDS por dhe në të gjithë FA? Kush janë synimet tuaja?

Qendra e Gjuhëve të Huaja funksionon si qendër ndërfakultatore për mësimin e gjuhëve të huaja në Akademinë dhe Universitetin Ushtarak dhe në FA duke synuar aftësimin e personelit të FA për t’iu përgjigjur kërkesave të integrimit e të bashkëpunimit me struktu-rat euroatlantike dhe vendet e tjera partnere.

Synimet kryesore të QGJH janë, përballimi i dinami-kave te reja të NATO-s me ritme të shpejta për sa i përket nivelit gjuhësor sipas STANAG te ratifikuar nga vendi ynë, janë zhvillimi i kurseve me metoda dhe litera-turë të re dhe bashkëkohore. Përgatitja e kurrikulave për kursantët e niveleve të ndryshme me gjuhë speci-fike ushtarake, me qendër vetë kursantët duke vënë theksin tek puna individuale jashtë procesit mësimor. Përditësimi i stafit pedagogjik me Marrëveshjet e reja të Standardizuara të NATO-s dhe aplikimi i tyre në pro-cesin mësimor. Përballimi i sfidave të reja gjuhësore me anëtarësimin e FARSH në NATOe etj.

Zj. Dautaj, departamenti është ai që ju e quani njësia bazë mësimore-shkencore e QGJH, por si drejtohet, kush është autoriteti i këtij organi dhe si realizohet kontrolli i gjithë aktivitetit mësimor-shkencor të tij?

Misioni i Departamentit pedagogjik është hartimi i planeve dhe programeve për llojet e ndryshme të kurse-ve që zhvillohen në QGJH, si dhe zbatimi i këtyre pla-neve dhe programeve në procesin mësimor akademik. Departamenti është njësia bazë mësimore-shkencore e QGJH. Zhvillon procesin mësimor sipas programit dhe normave të caktuara duke plotësuar rregullisht dokumentacionin përkatës. Përgjegjësi i departamentit është autoriteti i këtij organi i cili drejton dhe kontrollon gjithë aktivitetin mësimor-shkencor të departamentit. Ai emërohet në detyrë nga komandanti AFA-së me propozim të shefit të Qendrës së Gjuhëve të Huaja. Kandidaturat për përgjegjës departamenti duhet të kenë gradë shkencore. Përgjegjësi i departamentit shqyrton dosjet e kualifikimit shkencor për tituj shken-cor dhe ja përcjell këshillit të QGJH. Harton kriteret e pranimit të pedagogëve të rinj efektivë (dhe të jashtëm në rast nevoje). Gjithashtu përgjegjësi i departamentit është dhe kryetari i këshillit të departamentit.

Qendra juaj si institucioni i vetëm i autorizuar brenda strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes është edhe përgjegjës, për zhvillimin e testimeve për për-caktimin e nivelit gjuhësor në përputhje me kërkesat e NATO-s nëFA. Pra ju hartoni programet e zhvilloni kurset në gjuhë të huaj, hartoni planet dhe kalen-darin e testimeve në STANAG 6001 sipas kritereve

të NATO-s. Si e realizoni këtë më konkretisht? Siç e theksova më sipër bazuar në direktivat dhe

politikat e miratuara nga ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit te Përgjithshëm për arsimimin, trajnimin dhe testimin e personelit në gjuhë të huaj, QGJH realizon testimin e personelit të FA dhe bën reflektimin e tyre në database në përgjigje të politikave të trajnimit në gjuhën e huaj dhe plotësimit të FG (për njohuritë gjuhë-sore 00355). Gjithashtu qendra është përgjegjëse për zbatimin e programeve, politikave, procedurave të arsimimit, kualifikimit dhe testimit në gjuhë të huaj në FARSH; Harton programe mësimore për të gjitha nive-let gjuhësore; Zhvillon kurse në shumë gjuhë të huaja; Harton kalendarin dhe planin e testimeve; Përditëson të dhënat pas çdo testimi në bazë të urdhrave të MM dhe SHP; Dërgon rezultatet e testimit në Drejtoritë përkatëse në MM dhe SHP; Koordinon punën me Aka-demitë e tjera Ushtarake: AFA, NCO; Koordinon punën me Qendrat e tjera të Gjuhëve të Huaja jashtë vendit për përgatitjen e testeve STANAG 6001. Qendra e Gjuhëve të Huaja trajnon pedagogët në Kurse Speci-fike me terminologji ushtarake, brenda dhe jashtë ven-dit, por dhe është përgjegjëse për përkthimin e doku-menteve me shkrim dhe me gojë në të gjitha FARSH (MM, AFA, NCO, BRSH,etj). Qendra e Gjuhëve Huaja gjithashtu inkurajon dhe mbështet stafin akademik për ngritjen e tij akademike dhe profesionale.

Zj. Dautaj, një aspekt tjetër i qendrës suaj është dhe përkthimi i literaturës së huaj në botimet aka-demike, kurrikulave, manualeve dhe koncepteve që lidhen me fusha specifike të mbrojtjes e sigurisë. Si veprohet për të pasur një përkthim sa më cilësor dhe a mjafton njohja e një gjuhe të huaj për këtë?

Departamenti i Testim/Përkthimit nëpërmjet sek-sioneve të përkthimeve në gjuhën angleze mban peshën kryesore të përkthimeve dhe ka përballuar një fluks mjaft të madh përkthimesh si me shkrim ashtu dhe me gojë gjatë vitit akademik.

Kryesisht këto dokumente të përkthyera përfshi-

Page 40: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 40

jnë: kontrata, marrëveshje me vende të tjera, doku-mente standardizimi të NATO-s, dokumente tenderi, brifingje, fjalime te MM, FA dhe KDS.

Për sa i përket përkthimeve konstatojmë se ato janë përballuar me përgjegjësi të lartë dhe nivel të kënaqshëm profesional. Me gjithë vështirësitë që paraqet vetë kompleksiteti i terminologjisë ushtar-ake, përkthimet me shkrim janë realizuar me cilësi të lartë dhe brenda afateve optimale.

Përkthimet me gojë (interpretimet) janë përbal-luar kryesisht nga stafi i departamentit në kohë dhe me cilësi të lartë. Peshën kryesore të tyre e ka mba-jtur seksioni i gjuhës angleze si gjuhë mbizotëruese në kontaktet zyrtare.

Qendra e Gjuhëve të Huaja përveç eksperiencës për standardet e programuara, sidomos për stan-dardet e testimit, ka pasur dhe ka një eksperiencë të bashkëpunimit me institucionet e tjera të ven-dit dhe të rajonit. Si realizohet kjo?

Për sa i përket këtij bashkëpunimi, mund të themi se ka qenë më aktiv në vitet e shkuara për shkak të mbështetjes së partnereve të huaj. Megjithatë QGJH ka vazhduar t’i ruajë këto kontakte bashkëpuni-mi nëpërmjet komunikimit “on line” falë zhvillimit të teknologjisë së informacionit. Këtu mund të përmen-dim kontaktet me ODC, DLI, Këshillin Britanik, dhe vende të tjera të rajonit.

Një nga sfidat për Qendrën e Gjuhëve të Huaja është përgatitja para misionit OMLT1 dhe OMLT2, ku krahas gjuhës angleze merren njohuri fillestare edhe në dialekte, si realizohet kjo nga ana juaj, si dhe programet e përdorimit të gjuhës operacionale të terrenit.

Po, përgatitja e misionit për OMLT1, dhe OMLT2, është një nga sfidat e QGJH por dhe që sigurisht ka pasur në vazhdimësi vëmendjen tonë. Gjatë kësaj përgatitje është synuar që për personelin, i cili do të niset me mision, krahas njohurive në gjuhën angleze të merren edhe njohuri fillestare në dialekte.

Në hartimin e programeve specifike për opera-cionet “Coin Operations” janë përfshirë edhe Akro-

nime të ISAF-it; zhvillohen orë të veçanta në klasë për trajnimin e përkthyesve ushtarakë në mision; janë punuar tema familjarizuese që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kulturat dhe traditat e vendeve në mision si p.sh: “Një vështrim i shkurtër gjeografik, historik dhe ekonomik mbi Afganistanin”, “Roli i Fesë në jetën e përditshme afgane”, “ Kultura Afgane”, “Misioni ISAF dhe historiku i tij”, etj. Një ndihmese të çmuar kanë dhënë kursantet pjesëmarrës në misione të cilët sjellin përvojën jetësore nga fronti. Kështu në bashkëpunim me ta është hartuar një fjalor Ang-lisht-Dari-Pashtu-Shqip, për trupat pjesëmarrës në OMLT, për t’u ardhur në ndihmë gjatë komunikimit të përditshëm me trupa afgane.

Zj drejtore, lidhur me personelin e kësaj qen-dre, stafin pedagogjik, pranimin e pedagogëve të rinj efektivë (dhe të jashtëm në rast nevoje), cilat janë kriteret e përzgjedhjes dhe si hartohen ato?

Stafi pedagogjik përzgjidhet në bazë të kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë, dhe në përputhje me specifikat e punës në FA. Ka një ndërthurje brezash me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e punës ak-ademike dhe ekspertizës profesionale në Qendrën e Gjuhëve të Huaja. Po kështu, një vend të rëndë-sishëm zë kualifikimi pasuniversitar i stafit akade-mik qoftë me trajnime jashtë vendit si dhe master e doktoraturë në KDS apo në universitetet e tjera të vendit. Qendra e Gjuhëve të Huaja vazhdon të jetë në krye të integrimit. Ajo e ka fokusuar vëmendjen në trajnime të mëtejshme dhe në mësimin e gjuhëve të huaja sipas standardeve të reja. Stafi akademik si një skuadër unike zotëron një “arsenal” të shprehive të punës bazuar në standarde. Qendra nuk e mat punën e saj me certifikatat që lëshon për kurset, sepse ajo ka “njësinë” e vet “matëse”, cilësinë e produktit të punës së saj. Sigurisht që qendra është prezent kudo me ushtarakët e saj shqiptarë, që komunikojnë në anglisht dhe në gjuhë të tjera çdo ditë në të katër kontinentet, në misionet e NATO-s, BE, dhe OKB. Ato i kanë përditësuar standardet e NATO-s në af-tësitë gjuhësore të këtyre ushtarakëve.

Page 41: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 41

Në fushën e botimeve ushtarake, nuk është shkruar shumë për teorinë e luftës, duke filluar nga të menduarit e Herman Kahn-it rreth të pamendueshmes, të spektrit të

luftës me fund përdorimin e arsenalit bërthamor, deri te Liddel Hart përmes luftës indirekte me fund kon-vencional. Ka teori të shkallëzimit dhe përfundimit të luftës, teoritë e revolucionit dhe kundërrevolucionit e teoritë e kryengritjes dhe kundër kryengritësve. Ka teori të përgjithshme për fuqinë ajrore dhe pushte-tin e detit dhe teoritë më specifike mbi bombardimet strategjike dhe luftën amfibe. Megjithatë, askund nuk ka një teori për operacionet speciale. Pse teoria e op-eracioneve speciale është e rëndësishme? Një opera-cion special i suksesshëm sfidon taktikën konvencio-nale, duke përdorur një forcë të vogël për të mposhtur një kundërshtar shumë më të madh, ose të mbrojtur mirë. Kjo tezë zhvillon një teori të operacioneve spe-ciale e cila shpjegon sepse kjo dukuri ndodh. Ne do të përpiqemi t’ju demonstrojmë që nëpërmjet përdorimit të parimeve të caktuara të operacioneve speciale, një forcë e vogël mund të arrijë epërsi relative mbi armi-kun. Epërsia relative mund të përkufizohet si një kusht që ekziston kur një forcë që sulmon, në përgjithësi më e vogël në numër, fiton një avantazh vendimtar mbi një ar-mik të madh në numër apo që mbrohet mirë. Pasi epër-sia relative është arritur, forcat që sulmojnë nuk janë më në disavantazh por marrin iniciativën për të shfrytëzuar dobësitë e armikut dhe fitorja është e sigurt. Edhe pse fiton epërsi relative suksesi nuk është i garantuar - kjo thjesht është e nevojshme për të patur sukses. Nëse ne mund të përcaktojmë, para një operacioni, mënyrën më të mirë për të arritur epërsi relative, atëherë mund të planifikojmë operacione speciale dhe

Teoria e operacioneve speciale dhe çelësi i epërsisë relative

fORCAT SPECIALE

përgatitje për të përmirësuar shanset tona për fitore. Nëpërmjet rasteve studimore do t’ju tregoj se si kjo teori mund të aplikohet në operacionet luftarake.

Fusha e problemit dhe tezësPër të zhvilluar një teori të operacioneve speciale

si fillim duhet të kufizoj fushëveprimin e problemit. Kjo kërkon zhvillimin e përkufizimit të mëposhtëm për oper-acionet speciale: Një operacion special kryhet nga forca të trajnuara posaçërisht, të pajisura shumë mirë dhe mbështetura për një objektiv të veçantë ku shkatërri-mi, eliminimi, apo në rastin e pengjeve, shpëtimi, është politikisht ose ushtarakisht i domosdoshëm. Ky përku-fizim nuk është në përputhje me “Doktrinën e Përbash-kët” zyrtare e cila në përgjithësi përcakton që Opera-cionet Speciale të përfshijnë operacionet psikologjike,

Kolonel Dritan Demiraj

Page 42: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 42

çështjet civile dhe zbulimin. Të tetë operacionet luftar-ake janë analizuar për të identifikuar parimet e opera-cioneve speciale dhe për të zhvilluar teorinë, ato janë të lidhur ngushtë me atë që doktrinën e Forcave të Operacioneve Speciale Joint Pub 3-05 përcaktohet si një Goditje Direkte. Në ndryshim nga një aksion direkt, këto tetë operacione speciale ishin gjithmonë në një nivel strategjik dhe kishin avantazhin të përfitonin bu-rime praktikisht të pakufizuara dhe në nivel kombëtar inteligjence. Ky përkufizim nënkupton gjithashtu se Op-eracionet Speciale mund të kryhet edhe nga personel që nuk është forcë speciale, operacione të tilla si sulmi i kryer nga ushtarët e aviacionit në Dolittle Tokio apo nëndetëset e përfshira në sulmin mbi luftanijet Gjer-mane në TIRPITZ. Edhe pse besoj se Teoria e Operacio-neve Speciale, e paraqitur në këtë tezë, është e zbat-ueshme në të gjithë spektrin e Operacioneve Speciale, të përkufizuar nga Joint Pub 3-05, ajo u zhvillua vetëm nga ato misione që përfshin. Përdorimi i termit Op-eracione Speciale, tani e tutje, do t’i përmbahet këtij përkufizimi.

Pse operacionet speciale janë unike?Të gjitha Operacionet Speciale janë kryer kundër

pozicioneve të fortifikuara, qoftë kjo një luftanije e rre-thuar nga rrjeta anti-silur (britanikët në sulmin me nëndetëse në TIRPITZ), një tërheqje nga mali i mbrojtur nga forcat italiane (shpëtimi i Musolinit nga Skorzeny), një kamp i të burgosurve të luftës (Sulmi i Reinxhërve në Cabanatuan, Sulmi i Forcave Speciale Amerikane në Son Tay) ose një avioni të rrëmbyer (Njësia antiterror-iste Gjermane (GSG-9) shpëtimi i pengjeve në Mogadi-shull). Këto pozicione të fortifikuara pasqyrojnë situatën e luftimit mbrojtës nga ana e armikut. Carl von Clause-witz në librin e tij Mbi Luftën e vuri në dukje: “Forma mbrojtëse e luftës është thelbësisht më e fortë se ajo ofensive”. Ajo u kontribuon forcave në mbrojtje, aftës-inë për të ruajtur dhe për të mbrojtur veten. Kështu, mbrojtja në përgjithësi ka një qëllim të kundërt, atë të

rezistencës ndaj vullnetit te armikut... në qoftë se ne jemi duke filluar një ofensivë për të imponuar vullnetin tonë, ne duhet të zhvillojmë fuqi të mjaftueshme për të kapërcyer epërsinë e padiskutueshëm të mbrojtjes së armikut. Teoria e luftës së shteteve e Clausewitz thotë, që për të mposhtur “formacione më të forta luftimi” arma më e mirë është një ushtri superiore në numra. Në këtë kuptim superioriteti i numrave pa dys-him është faktori më i rëndësishëm në rezultatin e një angazhimi, për aq kohë sa ajo është mjaftueshmërisht e madhe për kundërpeshë të së gjitha rrethanave të tjera që kontribuojnë. Pra duhet të angazhohen sa më shumë trupa që të jetë e mundur në pikën vendimtare. Asnjë ushtarak nuk do të kundërshtojë dobinë e su-perioritetit në forca, por në qoftë se ky do ishte “fak-tori më i rëndësishëm,” si munden 69 komandot gjer-mane të mposhtnin forcat belge prej 750 ushtarësh të mbrojtur nga fortesa më e madhe, më e gjerë në atë kohë- Fortesa në Eben Emael? Si mundet që forcat e Operacioneve Speciale që kanë disavantazhin e sul-mimit në formën më të fortë të luftës (mbrojtjen) dhe më të paktë në numër të fitojë epërsi relative ndaj ar-mikut? Që të kuptosh këtë paradoks, duhet të kuptosh Operacionet Speciale.

Epërsia relative Epërsia relative është një koncept thelbësor për

Teorinë e Operacioneve Speciale. Vlera e të kuptuarit të epërsisë relative qëndron në aftësinë e konceptit për të ilustruar se çfarë forcash pozitive ndikojnë në suk-sesin e misionit dhe po aq e rëndësishme, të shikosh se si fërkimet e luftës ndikojnë në arritjen e këtij qël-limi. Ky seksion do të përcaktojë tre vetitë themelore të epërsisë relative dhe do të përshkruajnë se si këto veti shfaqen në luftime. Epërsia relative është momen-ti kryesor në një angazhim. Për shembull, në Luftën e Dytë Botërore, kur gjermanet sulmuan fortesën belge në Eben Emael, ata arritën një avantazh vendimtar mbi armikun, epërsi relative, brenda pesë minutave të para të sulmit përdorën bombarduesit dhe lëndë plasëse për të fituar efektin surprizë dhe shpejtësi për të mposhtur armikun shpejt. Ndonëse belgët luftuan edhe për 24 orë të tjera, beteja u vendos nga momen-tet e para dhe rezultati i luftimit praktikisht u sigurua. Në disa raste, momenti kryesor vjen para betejës. Në vitin 1943, britanikët modifikuan një shkatërrues të vjetër, CAMPBELTOEN HMS, mbushur me katër ton e gjysmë eksploziv, e mbuluan me pllaka të blinduara dhe e lëshuan nëpër kanal duke e përplasur atë në dokun gjerman në St. Nazaire, Francë. Ky veprim e bëri dokun të padobishëm për pjesën e mbetur të luftës. Edhe pse mbrojtja gjermane përreth St. Nazaire ishte më e forta në Atlantik, pasi CAMPBELTOWN arriti portën e jashtme të portit (dy kilometra nga doku), gjermanët nuk mund ta ndalonin më atë. Në këtë pikë që ishte para luftimeve aktuale, epërsia relative u arrit. Pika në të cilën epërsia relative arrihet është gjithashtu mo-menti me rrezikun më të madh. Si për shembull mbrojt-jet rreth një objektivi, sa më shumë afrohen forcat sulmuese aq më e fortë bëhet mbrojtja. Megjithatë,

Page 43: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 43

sapo të jetë kapërcyer pengesa e fundit probabiliteti i suksesit fuqimisht tejkalon probabilitetin e dështimit dhe epërsia relative është arritur. Pasi epërsia rela-tive është arritur, ajo duhet të jetë e qëndrueshme në mënyrë që të garantojë fitoren. Në një përpjekje për të shpëtuar diktatorin italian, Benito Musolini, kapiteni SS Otto Skorzeny kreu një sulm mbi një fortesë italiane në majën e Gran Sassos në malet Apennine. Brenda katër minutash zbarkimi, Skorzeny kishte sulmuar fortesën dhe e kishte Musolinin nën kontroll. Në këtë pikë ai ka arritur epërsinë relative, megjithatë, para se misioni të quhej i suksesshëm, Skorzeny ende kishte për të nxjerrë Musolinin nga maja e malit dhe të siguronte kthimin e sigurt të diktatorit në Romë. Kjo periudhë e ndërmjetme mes shtënies në dorë të Musolinit dhe përmbushja e misionit, kërkon mbajtjen e epërsisë rela-tive. Kjo u arrit përmes guximit nga ana e Skorzeny-t dhe duke përforcuar njësinë e tij të vogël komando me trupat konvencionale. Aftësia për të mbajtur epërsinë

relative shpesh kërkon ndërhyrjen e faktorëve mor-alë (guxim, intelekt, liri të plotë dhe këmbëngulje). Për shembull, gjatë Luftës së Dytë Botërore, togeri Luigi Durand de la Penne, një zhytës Italian, hyri në mënyrë klandestine në portin e Aleksandrisë në bordin e një siluri. Ai dhe shoku i tij mposhtën rrjetën kundër nëndetëseve, ngarkesat me lëndë plasëse në thellësi, anijet roje, sigurinë në skelë dhe rrjetat anti-silur për të arritur luftanijet Britanike HMS VALIANT. Ajo që u planifikua që të bëhej ishte vendosja e eksplozivit në pjesën e brendshme të silurës dhe misioni do të ishte i suksesshëm. Për fat të keq, ndërsa De La Penne drej-tonte silurin nën anijen VALIANT, siluri humbi drejtimin dhe u mbyt në baltë dhe zhytësi i dytë i De la Pennes humbi vetëdijen dhe pluskonte në sipërfaqe. Edhe pse i lodhur fizikisht nga një zhytje e gjatë dhe duke ngrirë nga uji i ftohtë duke u zvarritur me kostumin e tij të thatë, De la Penne kaloi dyzet minutat e ardhshme duke lëvizur silurin në pozicion nën anijen VALIANT. Vetëm me anë të kësaj këmbëngulje e madhe dhe gux-imit (dy nga katër faktorët morale) De la Penne ishte në gjendje për të mbështetur epërsinë relative dhe të realizonte misionin. Nëse epërsia relative humbet, është e vështirë për ta rifituar. Kur CAMPBELTOWN shpërtheu dokun në St. Nazaire, plani në bord ishte bërë që të tetëdhjetë komandot të zbarkonin dhe të shkatërronin një sërë objektivash rreth objektit të por-tit. Edhe pse komandot arritën avantazh taktik, kur ata hodhën në erë dokun dhe i zunë në befasi gjermanët, kur ata u përpoqën për të shkatërruar objektivat e tyre në breg, ndërhyrja e marinarëve dhe ushtarëve gjer-manë ngadalësuan progresin e komandove. Pas trid-hjetë minutash në breg, komandot e anijes CAMP-BELTOWN u mposhtën nga përforcimet gjermane dhe epërsia relative humbi. Luftimi zgjati edhe dy orë, por britanikët, për shkak të inferioritetit në numër, nuk ishin në gjendje për të rimarrë avantazhin. Përfundi-misht komandot u detyruan të dorëzohen. Një dobë-si e natyrshme në forcat speciale është mungesa e fuqisë së zjarrit në lidhje me një forcë të madhe konvencionale. Si pasojë, kur ata humbasin epërsinë relative, ata humbasin iniciativën dhe forma më e fortë e luftës (mbrojtja) në përgjithësi mbizotëron. Çelësi për misionet e Operacioneve Speciale është të fitosh epërsi relative në fillim të angazhimit. Sa më gjatë vazhdon një angazhim aq më shumë ka të ngjarë që iniciativa e armikut, pasiguria dhe fërkimet e luftës, do të ndikojnë në rezultat. Në secilën nga tetë studimet e rasteve, koncepti i epërsisë relative do të portretizohet nëpërmjet përdorimit të grafi-kut për epërsinë relative. Diagrami ilustron se si ar-ritja e epërsisë relative është e ndikuar nga faktorët pozitivë dhe negative të luftës. Përveç kësaj, grafiku ofron një demonstrim vizual të tre faktorëve të epër-sisë relative: momenti kryesor mund të shihet si një rritje dramatike e mundësisë së përfundimit të mision-it, mbajtja e epërsisë relative është një rritje graduale nga momenti i rëndësishëm i realizimit të misionit dhe një rënie vendimtare në probabilitetin e përfundimit të misionit tregon një humbje të epërsisë relative .

Grafiku i epërsisë relative

Boshti X është Koha, Boshti Y është Probabiliteti i për-fundimit të Misionit. Pikë-prerja e boshteve është “Pika e Cënueshmërisë” (PC). “Pika e Cënueshmërisë” është përkufizuar si momenti gjatë misionit, kur forcat sulmuese arrijnë vijën e parë të mbrojtjes së armikut. Në këtë pikë, fërkimet e luftës (Shansi, pasiguria dhe iniciativa e armikut) do të fillojnë të ndikojnë mbi suksesin e luftës. Kjo pikë e cënueshmërisë është disi arbitrare dhe vendndodhja e saktë mund të debatohet. Mund të jetë ajo kur bombar-duesit nisen nga baza, ose kur ata janë në fluturim, ose kur ata janë duke bërë sulmin e tyre përfundimtare? Është ajo kur nëndetëset hynë në ujërat norvegjeze, ose kur ata u ndeshën fillimisht me mbrojtjen gjermane? Edhe pse fër-kimet e “luftës” mund të ndikojnë në një mision edhe në fazën e planifikimit, kam zgjedhur për të përcaktuar pikën e cënueshmërisë si një aspekt të fazës së angazhimit. “Zona e Cënueshmërisë” (ZC) është një funksion i përfundimit të misionit me kalimin e kohës. Sa më shumë kohë të duhet për të arritur epërsi relative aq më e madhe do të jetë “Zona e Cënueshmërisë” dhe kështu më i madh do të jetë ndikimi i fërkimeve të luftës. Grafiku tregon gjithashtu ng-jarjet kritike që çojnë deri në epërsi relative dhe kur misioni është përfunduar. Edhe pse ka faktorë në luftë mbi të cilat kemi pak kontroll, “Teoria e Operacioneve Speciale” tregon se janë gjashtë parime, të cilat mund të “kontrollohen” dhe të kenë një efekt mbi epërsinë relative.

Page 44: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 44

Krimi kompjuterik dhe historiku i të drejtës së pronësisë

KIBERNETIKA

hErGiS jicA*

Në lidhje me të drejtën e pronësisë kanë dalë shumë ligje në vende të ndryshme të botës të cilat përcaktojnë kritere të zbatueshme për veprat e autorëve si dhe për çdo krijim,

botim, publikim etj. Nëse do të hidhnim një vështrim në të shkuarën do të shihnim që problemi i pronësisë ka preokupuar njerëzimin disa qindra vjet më parë. Si katër shtyllat e para bazë të vendosura për krijimin e rregul-lit dhe të drejtës së pronësisë mund të përcaktojmë botimin e vitit 1559 “Index auctorum et librorum pro-hibitorum” nën drejtimin e Papës Pali IV, botimin e vitit 1664 “Aeropagitica” nga parlamenti i Anglisë, botimin e vitit 1710 “Statuti i Anës” nga parlamenti anglo-skocez dhe botimin e vitit 1790 “Akti i të drejtave” nga “Columbian Centinel” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po le të shohim në mënyrë analitike se për çfarë bëhej fjalë në këto botime.

“Index auctorum et librorum prohibitorum”Censura e parë zyrtare ka dalë në 1559 me pub-

likimin e “Index auctorum et librorum prohibitorum” nën drejtimin e Papës Pali IV. Indeksi Paulin, siç u bë i njohur, ishte i pari në një sukses të gjatë të indekseve papale, të cilat ishin dyzet e dy në total. Qëllimi i këtyre indekseve ishte të udhëzonte censurën në vendimet e saj, se cilat publikime të autorizonte dhe cilat të mos lejonte. Shtypi nuk ishte i lirë të botonte libra pa leje zyrtare. Në janar të vitit 1562 Këshilli i Trentit ngriti çështjen e indeksit dhe ishte thellësisht i ndarë. Indeksi Pauline ishte parë nga shumë njerëz si tepër i disku-tueshëm dhe tepër kufizues. Pas fjalimeve të hapjes, këshilli emëroi një komision për të hartuar një indeks të ri. Ndonëse këshilli u mbyll përpara se të përfundonte detyra e komisionit, indeksi i ri “Tridentine” u mor nga Papa Pius IV dhe u botua më 1564 nga Paulus Manutius

në Romë. Ky indeks përbënte udhëzuesin më autoritar që Kisha kishte publikuar, listat e saj formuan bazën e të gjitha indekseve të mëvonshme, ndërsa rregullat e saj u pranuan si udhërrëfyes i ardhshëm për censorët dhe përpiluesit.

“Aeropagitica”Motivuar nga një dëshirë për të eliminuar kaosin dhe

piraterinë në industrinë e shtypjes, për të mbrojtur aktivitetet dhe procedurat parlamentare nga kundër-shtarët e tij, për të shtypur propagandën monarkiste dhe kontrollin e zgjerimin monedhës në ideve e sekteve të ndryshme “radikale”, Parlamenti krijoi një aparat të ri, Censurimin, të kontrolluar nga shteti me “Urdhrin e Licencimit” më 16 qershor 1643. “Urdhri i Licencim-it” ri-paraqiti pothuajse të gjitha censurat e rrepta të makinerive për të cilat bëhej fjalë në Dekretin e vitit 1637 të Dhomës “Star” duke përfshirë:- licencimin para publikimit- regjistrimi i të gjitha materialeve të shtypura me em-rat e autorëve, printuesve dhe publikuesit në Regjis-trin e Sallës së shkrimit- kërkimi, konfiskimi dhe shkatërrimi i çdo libri që sul-monte qeverinë- arrestimi dhe burgimi i çdo shkrimtari, printuesi dhe publikuesi që sulmonte qeverinë.- kompanisë së shkrimit ju dhanë përgjegjësitë për të vepruar si censor, në këmbim për një monopol të tregtisë së printimit.

“Statuti i Anës”, 1710 (Statute of Anne) “Statuti i Anës” i përbërë nga 11 pjesë, është

titulluar zyrtarisht “një akt për nxitjen e mësimit, duke kushtëzuar kopjet e librave të shtypur tek Autorët apo blerësve të kopjeve, gjatë periudhave të përmendura aty”. Parathënia për statutin tregon qëllimin e legjis-lacionit - për të sjellë rregull në tregtinë e librit - duke thënë: “Ndërkohë që printuesit, shitësit e librave, dhe persona të tjerë, kanë marrë shpesh kohët e fundit

Page 45: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 45

lirinë e shtypjes, rishtypjes dhe publikimit, ose duke shkaktuar shtypjen, rishtypjen, dhe publikimin e librave si dhe shkrime të tjera, pa pëlqimin e autorëve apo pronarëve në një sasi të tillë Librash dhe shkrimesh, duke ju shkaktuar një dëm shumë të madhe atyre, dhe shumë shpesh duke shkatërruar ata dhe familjet e tyre: për parandalimin e praktikave të tilla për të ardhmen, si dhe për nxitjen e njerëzve të mësuar, të përpilojnë dhe të shkruajnë libra të dobishëm; Mund t’ju lutemi Madhërisë tuaj, që kjo mund të hyjë në fuqi ...Statuti pastaj u zhvendos për të deklaruar natyrën e të drejtës së autorit.”

E drejta e autorit: “The Copyright Act” i vitit 1790 Akti që shfaqej në faqen e parë të “Columbian

Centinel” parashikonte se “autori dhe autorët e çdo harte, grafiku, libri apo librave të shtypura tashmë brenda Shteteve të Bashkuara, duke qenë një qytetar ose shtetas i tyre... vetëm ai do të kishte të drejtën dhe lirinë e shtypjes, rishtypjes, publikimit dhe shitjes të së tillave si hartave, grafikëve, libri apo librash... “. Ligji shtrihet dhe për harta, libra apo grafikë të përfun-duar tashmë, por që nuk janë publikuar ende. Akti i të drejtave të autorit dha mbrojtje për një periudhë prej 14 vjetësh, me të drejtë rinovimi edhe 14 vjet. Sipas Aktit shkelësit të ligjit të ri “do t’i konfiskohet gjithçka dhe çdo kopje... dhe gjithçka dhe çdo fletë... për au-torin ose pronarin... i cili do të shkatërrojë menjëherë të njëjtën kopje”. Përveç kësaj “kundërvajtësit do t’i konfiskohet dhe do të paguajë shumën prej pesëdhjetë cent për çdo fletë që do të gjendet në posedim të tij apo të saj...”. Dhe pronarët e të cilëve u janë cenuar të drejtat mund të paraqesin padi “...në çdo gjykatë të regjistruar në Shtetet e Bashkuara ...brenda një viti pas shkakut të veprimit...”. Akti u nënshkrua nga folë-si dhe Presidenti i Senatit më 25 maj 1790. Ai u nën-shkrua nga George Washington më 31 maj 1790, siç tregohet në botimin e “Centinel” me nënshkrimin e tij të shtypur në formën e shkrimit. Për të mos u zgjatur

më tej, është e nevojshme të dimë se gati në të gjitha vendet e botës sot, çështja për të drejtat e autorit është bërë një problem i ndjeshëm dhe për këtë gjë shtetet kanë nxjerrë ligje të cilat mbrojnë të drejtat e autorit si dhe përcaktojnë kriteret e përdorimit të kë-tyre të drejtave. Po për çfarë do të ishte e nevojshme të dinim historinë e të drejtave të autorit, kur këtu nuk flasim për kompjuterin apo krimet kibernetike? A bëjnë pjesë të drejtat e autorit tek krimet kibernetike? Këtyre dy pyetjeve fare mirë mund t’u përgjigjemi që: “Patjetër bëjnë pjesë por sot është më e ndërlikuar se kurrë të bëjmë një ndarje të saktë të këtyre veprave”. Por le të marrim një shembull të thjeshtë: “Një pro-gram muzikor, i cili patjetër është krijuar nga një autor, do të riprodhohej dhe do të shitej apo shpërndahej fa-las nëpërmjet internetit apo shtypit digjital pra me CD nga persona të paautorizuar do të ishim para një rasti të shkeljes së të drejtave të autorit por nga ana tjetër do të ishim dhe para një krimi kompjuterik i cili ka të bëjë me falsifikimin e këtij produkti kompjuterik.”

Duke parë sa më sipër ishte e domosdoshme nxjerrja e legjislacioneve për mbrojtjen e autorit për programet kompjuterike duke qenë se çdo e drejtë tradicionale fizike po transformohej në të drejtë digjitale dhe për këtë shtetet filluan të miratonin ligje që i përshtateshin pe-riudhës teknologjike. Një valë e katërt e legjislacionit të reformës në lidhje me përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme filluar në disa vende në 1980, por janë duke u zgjeruar me shpejtësi që nga rritja triumfuese e inter-netit filloi në mesin e viteve 1990. Ndryshimet ligjore përshtatjen dispozitat tradicionale me ato që kishin të bënin me të të dhënat kompjuterike në shpërndarjen e pornografisë, urrejtjes apo shpifjes. Gjithashtu filluan të miratohen dhe dispozita të veçanta për qartësimin e përgjegjësisë së shërbimit dhe ofruesit e qasjes në internet. Një grup i fundit i çështjeve që u diskutua në veçanti në vitet 1990 ka të bëjë me krijimin e kërkesave dhe ndalimeve për masat e sigurisë. Kjo fushë e ligjit përfshin detyrimet minimale për masat e sigurisë në interes të së drejtave të privatësisë ose në interes të përgjithshëm publik. Ai mbulon gjithashtu masa sigu-rie të veçanta në interes të së drejtave të privatësisë ose të ndjekjes efektive të krimeve, të tilla si kufizimet e kriptografisë. Gjithashtu në tilla baza, kërkohej për-shtatja e legjislacioneve për format e reja të krimit kibernetik ku kanë rezultuar çështje të tjera kryesore që kanë të bëjnë me përputhjen e legjislacionit. Kështu mund të dallojmë: mbrojtja e jetës private, ligji penal për mbrojtjen ekonomike, mbrojtja e pronësisë intelek-tuale, mbrojtjen kundër përmbajtjeve të paligjshme etj. Pra nga sa më sipër dalim në konkluzion se problemet me të drejtën e pronësisë nuk kanë pritur zhvillimet teknologjike për tu evidentuar por ato kanë qenë një problem i disa shekujve më parë që sot në kohën e zhvil-limeve teknologjike kanë dalë në pah si një domosdosh-mëri për mbrojtjen e tyre nga krimet kompjuterike të cilat janë gjithmonë në rritje.

*MA Shkenca Ekonomike, MA Shkenca PenaleDoktorant për Sigurinë Kombëtare, “Akademia e

Mbrojtjes Spiro Moisiu”

Page 46: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 46

QENdRA E RIPARIMIT

inG. robErt SinAniDReJTOR I QRMTFA

QRMTFA u krijua më 1 tetor të vitit 2011 nga ristrukturimi i ish “Qendrës së Riparimit të Nivelit të III/IV”. Ndodhet në ambientet ish Uzinën së Tankeve (krijuar që në vitin 1966) në

Babrru, Tiranë. Infrastruktura e saj ka një sipërfaqe mbi 50 mijë m2. Me ristrukturimin e fundit është reparti ushtarak Nr. 4009, në varësi të Komandës së Brigadës Logjistike, (BrL), e cila është ndryshuar dhe ka kaluar në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. QRMTFA është njësi buxhetore-shpenzuese më vete, në varësi të MM dhe ka për mision edhe detyra kryesore për mirëmbajtjen dhe riparimin e përgjithshëm të mjeteve motorike tokësore të Forcave së Armatosura dhe kryen shërbime, riparime, prodhime dhe rigjenerime të deta-jeve, nyjeve, agregateve dhe komponentëve të gatshëm për nevojat e FA dhe të tretë. Ajo realizon shpërbërjen e mjeteve motorike të nxjerra jashtë përdorimit, kontrol-lin teknik të mjeteve motorike të FA, përgatitjen e të dhënave dhe informacioneve teknike në fushën e mirëm-bajtjes, studimin e normave, kritereve dhe standardeve të riparimit si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe planifikimin e zhvillimit të saj. Personeli i QRMTFA është 58 vetë, 100 % civil, (drejtimi dhe administrata 14 dhe repartet 44), nga këta inxhinierë, 8 administratorë ju-ristë, financierë, ekonomistë me arsim të lartë 7, ndih-mës specialistë 42 dhe një punëtor mirëmbajtje.

Disa arritje të përgjithshme të QRMTFA për vitin 2012 U përgatit drafti i rregullores së brendshme, i kon-

tratës ligjore, tabelës së çmimeve të punimeve me të tretë, fletëpalosja, logoja dhe faqja e internetit (Web-site-i) i QRMTFA. U përgatit dokumentacioni i zhvillimit të marketingut dhe është bërë një punë e konsiderueshme për njohjen e QRMTFA tek bizneset e interesuara për

shërbimet e ofruara nga ne. U realizua kualifikimi dhe certifikimi i personelit të ri civil të Qendrës së Kontrollit Teknik të Mjeteve Motorike, (QKTMM) dhe vënia në punë e makinerive dhe pajisjeve, (presë hidraulike 300 ton, çekiç pneumatik 150 ton, bareno koordinative, etj). U krye riparimi dhe zgjerimi i rrugës për në QRMTFA, u re-alizua përgatitja e detyrave të projektimit për riparimin e godinave kryesore të reparteve, marrja në dorëzim, vlerësimi dhe trajtimi i mëtejshëm i mjeteve jashtë Ta-belave të Organizimit dhe Pajisjeve, (TOP), të FA sipas urdhrit të MM. Stafi i QRMTFA ka administruar dhe menaxhuar materialet ne qarkullim dhe stoqet sipas urdhrave në fuqi si dhe ka kryer me kompetencë kontrol-lin për gjendjen teknike të pajisjeve dhe mjeteve në grup depot Shkumbin, Elbasan si dhe verifikimin e lëndës së parë në depot e FA. Është punuar me kujdes për planifi-kimin, menaxhimin dhe administrimin e veprimtarisë së QRMTFA, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zbatimit të normave dhe metodave efektive për uljen e kostove. Stafi i QRMTFA është në proces për përgatitjen e një studimi të detajuar për modernizimin e QRMTFA sipas kërkesave bashkëkohore të riparimit dhe mirëmbajtjes

QRMTFA, ja synimet e realizuara dhe objektivat e ardhshme

Page 47: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 47

së teknikës FA. Plani i mirëmbajtjes për vitin 2012 prej 100 automjete dhe agregate, i shprehur në volume pune me kapacitet tona riparuese përbënte 130%. Deri tani, janë riparuar 100 automjete dhe agregate, 103% të volumit të normuar ose100 % e planit vjetor. Nga 38 tipa mjetesh në plan, në magazinë kishim pjesë këmbimi vetëm për 4 tipa mjetesh. Në këto kushte, realizimi është bërë përmes vështirësish të mëdha të kapër-cyera me mjaft mund nga ana jonë. Krahas tyre, janë përgatitur objektet muzeale të ushtrisë tonë dhe UÇK-së, (kryesisht topa të artilerisë tokësore, kundërajrorë, granatahedhës, mitraloza, mortaja, obuza mm, turbo reaktive si dhe armët e paradës ushtarake të 100 Vje-torit të Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe ushtrisë duke bërë lyerjen me bojë dhe oksidimin e tyre në nën-repartin e galvanizimit (reparti i prodhimit). Si rezultat i një përkushtimi maksimal të personelit në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, gjatë këtij 9 mujori kraha-suar me të njëjtën periudhë në 5 vitet e fundit, me një personel 3,5 herë më të vogël, është realizuar 2-3 fishi i mjeteve të riparuara.

Nga reparti i prodhimit është realizuar: Mbështetje e plotë me punime për repartin e riparimit, u prodhua pajisja për presën 300 ton me të cilën u bë i mundur çmontimi i gominave nga 600 copë rrota mbështetëse të tankeve (100% të sasisë së ardhur), u prodhuan dyer dhe zgara metalike për nevojat e saj dhe Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në Jalë, të Qendrës së Per-sonel Rekrutimit, të KDS etj. U prodhuan sipas planit 2012, 65 copë tenda mjetesh transporti. Reparti i prodhimit realizoi oksidimin e armëve dhe ato të muzeut të FA së RSH dhe UÇK-së dhe të paradës së 100-vje-torit. Reparti i mbështetjes dhe shpërbërjes ka reali-zuar mbështetjen logjistike të QRMTFA me punime dhe mjete për furnizim, lëvizje e sistemim materialesh për QRMTFA dhe repartet e FA. Ka vlerësuar dhe propozuar nxjerrjen jashtë përdorimit si dhe ka kryer procesin e shpërbërjes së automjeteve të transportit/agregateve, makinerive dhe pajisjeve të ndryshme.

QKTMM ka kryer me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë kontrollin teknik periodik dhe vjetor të mjeteve motorike tokësore të reparteve ushtarake të FA dhe ka rritur nivelin e saj profesional dhe cilësinë e përgatitjes dhe administrimit të të dhënave. Gjatë 9 mujorit ka real-izuar 1200 kontrolle dhe certifikime në QRMTFA dhe si-pas detyrave në rrethet Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Berat, Korçë, Elbasan, Kukës, Burrel, etj. Megjithatë, ka një sërë problematikash dhe pengesash që hasen si: Mung-esa e fondeve të mjaftueshme në artikullin 602 “Mallra dhe shërbime”, ku përfshihet edhe blerja e pjesëve të këmbimit. (Për vitin 2012 QRMTFA iu akordua një fond minimal në masën 2,8 milion lekë). Si rezultat, gjendja e pjesëve të këmbimit në depo dhe intensiteti i lartë i punës në 6 mujorin e dytë është ulur.

Mungesa e pajisjeve speciale testuese e riparuese bashkëkohoreMos-shqyrtimi/miratimi i listës së çmimeve të punës

me të tretë është një pengesë e madhe për krijimin e të ardhurave në QRMTFA. Në këtë aspekt, nevojitet rinovimi i linjave ekzistuese të kromimit dhe oksidimit si dhe ngritja e një linje zinkimi, me një vlerë të konsid-erueshme investimi, por me leverdi të madhe për punët

me të tretë. Kemi mungesa të theksuara për furnizimin e QRMTFA me materiale e pajisje pune, komunikimi, si telefona zyre, internet, kompjuterë, fax si dhe me mate-riale gazermimi, ndërtimi, etj. Nuk janë kryer disa inves-time për mirëmbajtjen dhe rikonstruktimin e ndërtesave dhe infrastrukturës në përgjithësi. Infrastruktura ka një gjendje jo të mirë, çatitë, tarracat, dyert dhe dritaret, suvatimet e mureve të brendshme dhe ato të jashtme të depove dhe godinave të reparteve kanë nevoje për rino-vim pasi kanë një amortizim shumë të lartë. Ka prani të madhe stoqesh, kryesisht “pjesë këmbimi tanku”, të cilat janë në sistemim e sipër, por që mbajtja e mëtejshme e tyre rrit kostot. Nevojitet një zgjidhje e shpejtë për eliminimin e tyre brenda rregullave.

Vizioni ynë për të ardhmen është: Rikonstruksioni in-frastrukturës ndërtuese të QRMTFA dhe modernizimi i procedurave të administrimit. Modernizimi i makinerive, pajisjeve dhe atrecaturës së reparteve të QRMTFA, veçanërisht pajisjeve dhe atrecaturës së repartit të riparimit dhe prodhimit si dhe kualifikimi i punonjësve brenda dhe jashtë vendit për përdorimin e tyre në pro-cesin e difektimit, riparimit, prodhimit. Specializimi i stafit inxhinier e teknik për mirëmbajtjen e gamës së mjeteve, të cilat ushtria shqiptare ka planifikuar të mbajë në përdorim në kuadrin e modernizimit, dhe të tipave më të përdoruar nga subjektet private dhe ato shtetërore në kuadrin e realizimit të detyrës së mis-ionit të QRMTFA për punë më të tretë. Modernizimi i QKTMM të MM me synimin e sigurimit të së drejtës së licencës për të certifikuar mjetet shtetërore dhe civile. Modernizimi i pajisjeve dhe atrecaturës të repartit së mbështetjes dhe shpërbërjes me synimin e rritjes së rendimentit të punës për uljen e kostove për shpërbër-jen e pajisjeve të FA të dala jashtë përdorimit.

Sfidat tona mbeten: Sigurimi i fondeve për një fleksibilitet sa më të madh në sigurimin e pjesëve të këmbimit dhe lëndës së parë në sasinë dhe cilësinë e kërkuar duke shmangur krijimin e stoqeve dhe kostot që vijnë prej tyre. Kualifikimi/specializimi i personelit për t’ju përgjigjur teknologjisë së re bashkëkohore. Konkurrimi në treg me punime me të tretët për të gjeneruar të ardhura për shtetin dhe QRMTFA.

Page 48: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 48

Çerçiz Topulli dhe Sali Murati, farkëtarë të mbrojtjes së lirisë

KAPEdANËT

ARBeN SALIU

Këto ditë u festua 100 vjetri i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të FA shqiptare. Nisur nga kjo ar-sye, gjejmë me vend që të sjellim në kujtesë, ne faqet e revistës “Mbrojtja”, ngjarjet e asaj kohe,

ku Sali Murati Vranishti dhe Çerçiz Topulli, ishin dy figura nga më kryesoret e që luajtën rol vendimtar në mbrojtjen e Jugut. Sali Murati Vranishti, lindi në Vranisht të Vlorës, më datë 20 mars 1880. Si rebel ndaj pushtuesve shek-ullorë turq, përndiqet, arrestohet tradhtisht dhe izolohet prej tyre në kështjellën e Janinës. Arratiset prej këtej i plagosur dhe qysh në fillim të shekullit të XX-të fillon jetën e komitit. Me inspirim të Ismail Qemalit, në nëntor 1908 krijon çetë patriotike me luftëtarë nga Vranishti dhe Lumi i Vlorës. Ai e udhëhoqi me trimëri e heroizëm këtë çetë në disa aksione, jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Në vitin 1911 është pjesëmarrës në Mbledhjen e Drashovicës në përkrahje të kërkesave te Memorandumit të Gërçës. Aksioni më i bujshëm është ai i hapjes së burgut të Vlorës, më 24 gusht 1912, prej të cilit liroi gjithë të burgosurit, ngjarje qe pati jehonë në shtypin vendas dhe atë të huaj. Në prag të shpalljes së pavarësisë, shkon në ndihmë të popullsisë të Delvinës dhe lufton ndaj bandave shoviniste greke. Me krijimin e qeverisë të Ismail Qemalit, gradohet kapiten dhe emëro-het komandant i Sigurimit Publik. Në krye të forcave atdhetare zmbraps rebelimin esadist kundër Qeverisë së Vlorës në Cakran dhe Myzeqe. Mbas këtyre ngjar-jeve i bëhet atentat dhe plagoset. Së bashku me Çerçiz Topullin organizojnë dhe drejtojnë luftimet në mbrojtje të trojeve amtare nga andartët grekë dhe shovinistët e Jugut. Gazeta italiane “EPOKA” do ta cilësonte “Gjenera-lissimi i rebelëve të Jugut”. Me çlirimin e Vlorës, përfshi-het në strukturat e sigurisë kombëtare. Ishin ditët kur

farkëtohej shteti shqiptar. Farkëtimi i mundimshëm i tij, erdhi si shkak i shumë faktorëve, ku nga më vendimtarët ishin pa dyshim lufta e armatosur për liri e pavarësi. Në këto ditë të zjarrta jetuan këta njerëz të zjarrtë, që me guximin e tyre u bënë kudhra e lirisë.

Para pak kohëve, mediat vizive transmetuan një dokumentar historik mbi jetën dhe veprimtarinë patri-otike të Heroit të Popullit Çerçiz Topulli. Për hir të së

100 vjet nga lufta epokale për mbrojtjen e Jugut të Shqipërisë

Page 49: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 49

vërtetës , ky dokumentar u mirëprit ngrohtë nga tele-shikuesit. Një figurë e spikatur e çështjes kombëtare dhe njëkohësisht një luftëtar i madh si Çerçiz Topulli, padyshim që ngjall interes dhe kërshëri për të më-suar sa më shumë nga jeta e tij. Nëpërmjet fakteve të shumta, të qëmtuara me shumë profesionalizëm, dokumentari hodhi dritë edhe mbi bashkëpunimin e ngushtë midis kapedan Çerçiz Topullit dhe kapedan Sali Vranishtit gjatë angazhimit të tyre në luftimet për mbrojtjen e trojeve amtare nga kërcënimet e shovin-istëve grekë gjatë viteve 1913-1914. Për të qenë re-alist, ky fakt deri më sot nuk është pasqyruar kurrë në tekstet zyrtare të Historisë. I pari që jep një tablo të qartë për këtë çështje, pa folur për gurrën popullore, si një kronikane e pandarë e skenës së teatrit të lufti-meve të ndryshme, ka qenë avokati Sali Hallkokondi, një nga mendjet më të ndritura të Labërisë, i cili në vi-tin 1923 botoi librin “Histori e Shqipërisë së Re”. Një punë të paqme hulumtuese mbi raportet e Çerçiz Top-ullit dhe Sali Vranishtit ka bërë edhe Bajo Jonuz Topulli në librin e tij monografik: “Topullarët e Gjirokastrës”, botuar në vitin 2008, ku midis të tjerash nënvizon për dy kapedanët se: “… Ata ishin shokë të ngushtë. Gux-imi, trimëria dhe hallet e përbashkëta i kishin afruar me njëri-tjetrin”. Në altertekstet e ndryshme të His-torisë së Popullit Shqiptar, vazhdon që jo në pak raste anashkalohen fakte kokëforta apo trajtohen përciptas ngjarje që kanë marrë vulën e kohës. Kjo ka ardhur si rezultat i një pune jo të thelluar shkencore, ashtu si edhe nga mungesa e seriozitetit në përthithjen e çdo risie burimore historike . Është një praktikë që duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi studiuesit seriozë duhet të çmojnë çdo fakt që ka vlera për pa-surimin e historisë tonë kombëtare. Në këtë optikë, edhe bashkëpunimi midis dy prej kapedanëve më në zë të Jugut, Çerçiz Topullit dhe Sali Murat Vranishtit, nuk ka arsye që të qëndrojë akoma jashtë teksteve zyrtare të Historisë. Le të flasim konkretisht. Në fil-lim të vjeshtës të vitit 1908, në krahinën e Mesaplikut erdhi për të shpalosur platformën e tij si kandidat për deputet Ismail Qemali. Krahas fshatrave të tjerë, ai qëndroi dy ditë edhe në Vranisht, ku kontaktoi jo vetëm me parinë e fshatit, por edhe me elementë “firarë” që ishin në konflikt me administratën os-mane. Njëri prej tyre ishte Sali Murati. Në mbarim të këtij takimi, Ismail Qemali u largua për në Korfuz, por la pas ide të qarta për armatosjen e popullit me ndjenja atdhetare e liridashëse. Nga ky takim, jeta e Sali Muratit do të lidhej ngushtësisht me fatet e vendit. Lëvizja kombëtare kish kohë që po ziente. Qysh në nëntorin e vitit 1905, me nismën e Bajo Topullit, ishte krijuar komiteti i fshehtë ”Për Lirinë e Shqipërisë”. Qëllimi i këtij Komiteti ishte puna për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Me idenë ab-solute se liria nuk mund të pritej, por të kërkohej, Bajo Topulli gjykoi se kishte ardhur momenti që pe-randoria osmane të detyrohej që edhe me forcën e armëve të pranonte vullnetin e popullit shqiptar. Për këtë gjë, ai qysh në janar 1906 krijoi të parën çetë patriotike në Jug. Në këtë çetë, Çerçiz Topulli,

vëllai i tij, ishte luftëtari më i shquar dhe më aktiv. Për të përçuar këtë frymë, çeta patriotike e Bajo Topullit fillojë të lëvizte pothuajse në gjithë territorin e Jugut të Shqipërisë. Si rezultati i kësaj pune nisën të dalin në skenë edhe çetat patriotike të Sali But-kës, Qamil Panaritit, Spiro Ballkamenit, Themistokli Germenjit, Muharrem Rushitit, Demo Eminit etj. Me këtë mision, pak kohë pasi ishte larguar Ismail Qe-mali nga Vranishti, vjen këtu Çerçiz Topulli dhe i sho-qëruar nga patriotë vendas nisen drejt Tërbaçit për një takim më të zgjeruar. Në Tërbaç, sipas kujtimeve të Gani Iljazit (“Lëvizja Kombëtare në Vlorë 1878-1912”, Tiranë 1999), para një grusht burrash me ndjenja atdhetare, Çerciz Topulli shpalosi pikëpamjen për ngritjen e çetave patriotike. Në këtë takim, kra-has Ibrahim Abdullahut, Alem Mehmetit, Zigur Le-los, Zaçe Xhelos, Laze Malos, Murat Tërbaçit, Selam Abazit dhe Azem Sulos, ishte edhe Sali Vranishti. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga fundi i vjeshtës të vi-tit 1908, Sali Vranishti, një ish komit i famshëm, që ishte arratisur nga kalaja e Janinës, ku vuante dënimin, ndikuar tërësisht nga idetë e Ismail Qemalit dhe takimi me Çerçiz Topullin formoi çetë patriotike me luftëtarë jo vetëm nga Vranishti, por edhe nga Kal-larati, Smokthina, Tërbaçi, Brataj dhe Kanina. Kjo çetë u njoh me emrin “Firarët e kapedan Saliut”. Këtu zë fill miqësia midis Çerçiz Topullit dhe Sali Vranishtit për t’u farkëtuar në momentet më vështira që do kalonte Jugu i Shqipërisë në vitet e mëpasme. Të dy këta burra të shquar, në veprimtarinë e tyre patriotike “hipotekuan” disa aksione të bujshme. Kryeneçësia, guximi, trimëria dhe kruajua e tyre e pashoq imponuan që të alarmonin autoritetet osmane, të cilat nga sfida e drejtpërdrejtë që ju bëhej, nuk reshtën për t’i asgjësuar. Por trimat dinin të çanin rrethime. Për të mbajtur gjallë shpirtin e qëndresës, populli në krijimet e veta me shumë men-çuri vuri në pah se kapedanët qëndrojnë stoik dhe hije

Page 50: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 50

rëndë përballë çdo rreziku. Kënga për Luftën e Mash-kullorës do të rezononte në gjithë vendin:

“Te rrapi në Mashkullorë, / Foli Çerçizi me gojë: / My-lazim largo taborrë, / Lëri djemtë e mi të shkojnë, / Se të skuq të bëj me bojë, / Çerçiz Topulli më thonë”.

Po ashtu, kënga për atë që hapi hapsanat në mes të Vlorës, nuk do të kishte afeksionin e duhur pa ngjyrimin emocional të këtyre vargjeve:

“Në Vlorë, në kajmekamë / Në rrap e varën fermanë, / Të zini Sali Muranë, / Jo të vdekur por të gjallë,/ E rre-thosën në Qishbardhë, / Por s’i qaseshin dot pranë”.

Pavarësisht se populli nuk rreshti për ta kërkuar në forma të ndryshme pavarësinë ndaj okupacionit turk, si Çerçiz Topulli, ashtu edhe Sali Vranishti nuk qëndruan indiferentë as ndaj ithtarëve të “Megali-Idesë”, që vepronin hapur në Shqipërinë e Jugut. Nëse çeta patriotike e Bajo dhe Çerçiz Topullit do të pagëzohej me vrasjen e dhespot Fotit, në shenjë hakmarrje ndaj Papa Kristo Negovanit, çeta e Sali Vranishtit do shtrinte përdhe Jani Putecin, vrasësin e Kadri Gjatës, kreut të klubit patriotik të Janinës. Platforma shoviniste greke e “Megali – Idesë”, e ma-terializuar qysh në vitin 1844 nga ish kryeministri grek Koletis, gjatë luftës Ballkanike e veçanërisht në fillim të Luftës së Parë Botërore mori përpjesëtime të mëdha. Me rënien e Janinës në mars 1913 në duar të grekëve, ekspansioni shovinist po zgjerohej drejt gjithë Toskërisë. Pavarësisht se Konferenca e Lon-drës më 1913 njohu pavarësinë e Shqipërisë, duke shkëputur padrejtësisht nga harta politike e shtetit krahas Kosovës edhe Çamërinë, shovinizmi grek nuk u kënaq. Ai vazhdojë t’i shtrijë kthetrat drejt “Vorio-Epirit”, me qëllim bashkëngjitjen e këtij territori shq-iptar shtetit helen. Kjo situatë paraqiste rreziqe se-rioze. Në fillim të vitit 1914, grekomanët shpallën në Gjirokastër “Autonominë e Vorio-Epirit” me në krye Jorgji Zografon. Promotori i lëvizjes aneksioniste ishte pseudo-greku himarjot Spiro Milo, të cilin në Athinë e thërrisnin “Venizellosi i Epirit”. Në kushtet kur andartët grekë masakruan, dogjën e plaçkitën fshatra të tërë, shpirti patriotik shqiptar shpërtheu furishëm në gjithë Jugun. Me këtë preokupim, Çerçiz Topulli së bashku me Sali Vranishtin dolën në ballë të luftëtarëve nga Gjirokastra, Lumi i Vlorës, Kurve-leshi, Delvina e Bregdeti. Përshkallëzimi i situatës në Jug, e shqetësoi jashtë mase Ismail Qemalin, i cili megjithëse kishte dhënë dorëheqje si kryeministër, nuk mund të rrinte indiferent kur kërcënohej serioz-isht sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit shqiptar. Diktuar nga kjo atmosferë, ai krijoi “Komite-tin për Shpëtimin e Shqipërisë”me qendër në Vlorë. Sipas kujtimeve të Thoma Papanos, sekretar Ismail Qemalit në këtë Komitet, Çerçiz Topullin dhe Sali Vranishtin i priti në takim Plaku i Vlorës. Si morën udhëzimet e duhura prej tij, ata u nisën drejt fshatit Kolonjë. Këtu, në bashkëveprim me krerët e çetave të Jugut, u vendos mbi drejtimet nga do të godisnin andartët grekë, si do të mbroheshin dhe nga do të furnizoheshin. ”Sulmi i mirë-organizuar filloi ofensivën në drejtimet Tepelenë-Gjirokastër, Labovë-Libohovë,

Kuç-Himarë, Këlcyrë-Përmet-Frashër-Leskovik, Qafë e Skërficës-Delvinë ”(S.Vllamasi “Ballafaqime Poli-tike” fq. 74). Gjatë dhjetëditëshit të fundit të muajit prill 1914 u kryen luftime të ashpra. Zmbrapsja për-kohësisht e andartëve grekë nga territore të cak-tuara, u dha kohën e duhur burrave kordhëtarë, që nën drejtimin e Çerçiz Topullit dhe Sali Vranishtit, të organizonin një mbledhje të gjerë në një fushë rrëzë malit të Golemit, me qëllim përballimin e kundërofen-sivës barbare dhe gjakatare greke. Për këtë fakt, që e pohon në kujtimet e veta Thoma Papanua, na vijnë njëkohësisht në ndihmë edhe vargjet e mëposhtme:

“Çerçizi me Salinë, / Shpejt në Kurvelesh mbrinë, / Atje thirrën njerëzinë, / Të shpëtojnë Shqipërinë”.

Pas kësaj mbledhje, luftimet midis palëve kundër-shtare ishin të pandërprera. Kardhiqi, Mashkullora, Cepua, Kurveleshi, Rrëzoma, Tatzati, Borshi, Ll-ogoraja, Gurra e Vranishtit, Qafa e Mretes, Qafa e Skërficës etj, u kthyen në fortesa të heroizmit popul-lor, ku sipas historianit Sali Hallkokondi, kronikanit të vëmendshëm të kësaj periudhe, në këto vende “Çer-çiz Topulli me kapedan Sali Vranishtin bënë shumë therori…”. Këtë bashkëpunim konstant midis këtyre dy kapedanëve e pasqyron edhe kënga për marrjen e kalasë së Borshit, një nga pikat më dominuese që ishte nën kontrollin e grekëve:

”Krisi batare e parë, / M’u te Borshi nën hundë, / Me ato të pakta armë, / Vdekjen nuk e bën kabull, / Nëpër tym e nëpër zjarrë, / Kalanë e Borshit e zunë, / Çerçizi ç’e dha komandë, / Mbetën grekërik si kër-cunjë, / Sali Vranishti me famë, / Sokëllinte përmbi gurë”.

Luftimet për mbrojtjen e trojeve amtare të Jugut e ngritën në një shkallë më lartë emrin dhe famën e Çerçiz Topullit dhe Sali Vranishtit, të cilët para se të farkëtonin armët, kishin farkëtuar zemrat. Sa qenë gjallë Çerçiz Topulli dhe Sali Vranishti si rrallë kush fituan titullin “Kapedan”, kurse pas vdekjes ata mbetën fatosa të lirisë, Heronj të Lavdishëm të Popullit. Kape-danëve të tillë nuk ua shton lavdinë pesha e bronzit të derdhur në shtatoret e tyre, por kujtesa e pandërprerë historike e materializuar në shpirtin poetik të popullit. Këtë fat nuk mund ta ketë kushdo.

Page 51: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

nr. 4 maj 2013 / Mbrojtja 51

Një jetë për shkencën ushtarakeIN MEMORIAL

Këto ditë krejt papritur u nda nga jeta Arshi Çela, koloneli, pedagogu, profesori dhe miku i Forcave të Armatosura që një jetë u përkushtua ndaj tyre. Me dëshirën e një të riu, Arshiu përfundoi

studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1964 dhe më tej Akademinë Ushtarke “Skënder-bej”, në Fakultetin gjitharmësh në vitin 1967. Shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri në radhët e Ushtrisë Popullore, kudo ku ju besuan detyra. Ndërsa në vitet 1971 – 1975 kreu Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave politiko-juridike, dega Drejtësi. Më tej në vitin 1978 përfundon edhe kursin për filozofi. Ndërsa në vijim nga viti 1986, ka ndjekur në fushën e sociologjisë rrugën e shkencës, për të fituar gradën shkencore “dok-tor” dhe më tej në UT ndjek si dhe kurse për metodat e studimeve sociologjike. I dhënë pas kërkimit shkencor, Arshiu ka marrë pjesë në mjaft kurse, simpoziume, kon-ferenca shkencore e seminare për problemet: ligji hu-manitar dhe politika në rajonet në konflikt, në Gjermani në vitin 1998; mbrojtja ligjore e robërve të luftës dhe popullsisë së shpërngulur, në Francë në vitin 1998; ligji i konfliktit të armatosur dhe roli i këshilltarëve ligjor, në Turqi në vitin 1999; baza ligjore e veprimtarisë së vë-zhgueseve të OKB-së në operacionet e paqes, po në Turqi; e drejta e ushtarakut dhe të drejtat qytetare të ushtarakut në SHBA në vitin 1998; penaliteti për paqen dhe përshtatja e legjislacionit në Angli, në vitin 2000; ndërlidhja legjislative dhe marrëdhëniet me Par-lamentin, në SHBA në vitin 2001, formimi i brendshëm, moral dhe ligji, në Gjermani në vitin 2001; kontrolli civil demokratik në FA, në SHBA në vitin 2003 etj. Në të gjithë veprimtarinë shkencore të tij, ka marrë pjesë në seminare të ndryshme me tema për korrupsionin, rolin e mediave, për gjeopolitikën, psikologjinë e uniformës së gjelbër, rolin e informacionit kulturor, në vende të tilla si Hungari, Poloni, Itali, Zvicër e Bullgari etj. Me din-jitet Arshi Çela ka kryer detyra të ndryshme në FA si përgjegjës rinie, instruktor kulturor, përgjegjës i Rinisë në Ushtri, shef kulture korpusi në Pukë, pedagog i filo-zofisë e sociologjisë në shkolla universitare, redaktor në “Shtëpinë Botuese të Ushtrisë”, avokat në profesion të lirë, shef i degës juridike në MM, këshilltar ligjor i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, këshilltar i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pedagog në Akade-minë e Mbrojtjes deri në vitin 2011 dhe pedagog në disa Universitete në Privat në Shqipëri. Lëndët e tij më të preferuara kanë qenë: histori e institucioneve, teoria e shtetit, e drejta kushtetuese, sociologjia – filozofi e ligjit, e drejta ndërkombëtare publike, e drejta penale

ushtarake etj. Veprimtaria shkencore e tij ka qenë mjaft e pasur. Arshiu ka qenë autor në mjaft zëra të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985. Ai ka qenë autor në monografinë enciklopedike “Ushtria drejt NATO-s” në vitin 2010, ka qenë bashkautor në tekstin mësimor “Njohuri juridike në shkencat shoqërore” në vitin 2010, të Akademisë së Mbrojtjes. Arshiu ka qenë pjesëmarrës në hartimin e mjaft ligjeve si për ligjin e autoriteteve të komandimit strategjik, për rregulloren mbi funksionet e karrierës, të ligjit për konfliktit e armatosur, si dhe opo-nent shkencorë dhe anëtarë i jurisë, për ligjin humani-tar ndërkombëtar si pjesë integrale e arsimit në RSH etj. Arshi Çelën më tej e shohim si redaktor përgjegjës në botimin enciklopedik të psikologjisë së drejtimit në ushtri, trajtime ligjore në Konventën Ushtarake të vitit 2002, për çështje ligjore të integrimit në NATO. Atë më tej e shikojmë si autor në mjaft shkrime e botime në revista prestigjioze shqiptare si: “Të drejta e njeriut”, Revistën “Mbrojtja”, Revistën “Çështja e Sigurisë”, Re-vistën “Shqipëria drejt NATO-s”, Revistën Ushtarake etj. Për të gjitha këto dhe kontributin e dhënë në fushën e shkencës ushtarake dhe në FA, ai mbante titullin aka-demik “Prof. Asoc.”. Të gjitha këto vepra të tij, janë një pasuri e madhe që FA do të dinë t’i shfrytëzojnë dhe të mësojnë në vijimësi prej tyre. Në auditorët e FA e jo vetëm, do të mungojë zëri i trashë, i qetë dhe mimika ekspresive e Arshi Çelës. Lamtumirë miku ynë!

Bernard Zotaj

Page 52: SHTABI I PëRGJITHSHëM I FARSH 100 VJET - mod.gov.al · Arben Imami, theksoi se është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot këtu dhe t’ju uroj me rastin e 100-vjetorit

Mbrojtja / nr. 4 maj 2013 52

mo

dern

izim

i

FA, p

ajise

n me n

jë he

likop

ter t

ë ri “

Coug

ar”