shtegtimi nËpËr lajme -...

377
Adil Rr. FETAHU SHTEGTIMI NËPËR LAJME (Komentet e mia të botuara në B=92 etj) -BOTIMI I DYTË I PLOTËSUAR- Prishtinë, 2013

Upload: others

Post on 07-Sep-2019

38 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

Adil Rr. FETAHU

SHTEGTIMI NËPËR LAJME

(Komentet e mia të botuara në B=92 etj)

-BOTIMI I DYTË I PLOTËSUAR-

Prishtinë, 2013

Page 2: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

Adil Rr. FETAHU

UDHËTIMI NËPËR LAJME

Recensent:

Akademik, prof.dr Esat Stavileci

Përpunimi kompjuterik dhe korrektura:

Arben A. Fetahu

Dizajni i ballinës:

Mentor Lutolli

Shtypi: “Trend”, Prishtinë

Tirazhi: 300 copë

Botimin e financoi autori

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Page 3: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 3

NJË KRONOLOGJI NGJARJESH E PERSONALITETESH TË IRONIZUARA

Për ata që dinë ta shfrytëzojnë teknikën informative, interneti ofron mundësi të pakufishme të komunikimit interpersonal, intergrupor dhe masiv. Është bërë një sistem global i komunikimit për çështje të ndryshme. Këtë mundësi njerëzit e shfrytëzojnë sipas sferës së interesimit dhe afinitetit të tyre. Autori i kësaj përmbledhje të komenteve, Adil Fetahu, e ka shfrytëzuar këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme për të shprehur publikisht pikëpamjet e veta lidhur me opinionet, opsionet dhe qëndrimet e ndryshme politike e diplomatike të liderëve politik e zyrtarëve shtetëror, më pak të Kosovës e më shumë të Serbisë por edhe të botës, kur kanë të bëjnë me pozitën, statusin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje e pavarësi.

Siç shihet nga përmbajtja e komenteve, autori në harkun kohor katërvjeçar (2008-2011), ka hartuar, dërguar e botuar një numër të madh komentesh në ueb-sajtin e B=92-shit, që është një sajt shumë i lexuar nga të gjithë ata që e njohin gjuhën serbe dhe gjuhët e afërta me te: kroate, boshnjake, malazeze, maqedone, dhe të tjerët. Një numër komentesh i ka publikuar edhe në mediat tjera, gjë që tregon se përcjell e lexon nga media të shumta.

Nëse shkrimi dhe botimi i komenteve në mjetet e informimit publik mund të quhet krijimtari, atëherë kjo është një formë e veçantë e krijimtarisë publicistike, që ka gjasa të lexohet nga një numër i madh i lexuesve të shtresave, profesioneve e profileve të ndryshme.

Për komentet e botuara janë me rëndësi disa faktorë: komentuesi, përmbajtja (tema, ngjarja) e komentuar dhe auditori, pa mohuar edhe protagonistët brenda komentit. Komentuesi duhet të ketë kompetencë profesionale, njohuri dhe informacione të bollshme për temën të cilën e komenton. Shtëpia informative e cila i boton komentet, i ka parimet, rregullat dhe kriteret e veta, të cilave duhet t’iu përmbahet komentuesi. Autori i këtyre komenteve tregon se shumë komente të tij nuk i janë publikuar, jo për shkak se nuk iu është përmbajtur rregullave, por për shkak se dikujt (moderatorit) nuk i kanë pëlqyer, për arsye të ndryshme.

Page 4: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

4 Adil Rr. FETAHU

Auditori, numri i lexuesve të komenteve të botuara në internet është shumë i madh, shumë heterogjen për nga niveli i kualifikimit dhe përherë në rritje. Në rastin konkret, autori i komenteve ka dëshmuar një njohuri solide dhe ka shfrytëzuar informacione të bollshme për temat që i ka komentuar dhe për personalitetet që i ka protagonistë të komenteve, nga një spektër i gjerë i temave. Përcaktimi i tij në mbrojtjen e interesave kombëtare, nuk mund të vihet në pyetje asnjëherë. Temat e trajtuara në komente janë nga sfera të ndryshme, duke u nisur nga: zgjedhjet dhe formimi i qeverive në Kosovë e në Serbi; zgjedhjet serbe në Kosovë; aferat e ngritura për trafikim organesh; strukturat paralele ilegale dhe kriminale të Serbisë në Kosovë; bisedimet midis Serbisë e Kosovës; Gjykata e Hagës dhe gjykimi i kriminelëve; Misioni i UNMIK-ut dhe ai i EULEX-it në Kosovë; njohja e pavarësisë së Kosovës (reagimet e Serbisë); vendimi (mendimi) i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; proceset integruese; roli i Kishës Ortodokse Serbe në politikën e shtetit serb; rebelimi dhe bojkotimi i serbëve ndaj institucioneve të Kosovës; vizitat e politikanve serbë në Kosovë; problemet me ndërprerjen e rrymës dhe të telefonisë ilegale; fletarrestet ndërkombëtare të ngritura nga Serbia kundër personaliteteve shtetërore e politike të Kosovës e të Bosnje-Hercegovinës; bojkotimet e Serbisë në tubimet ndërkombëtare ku marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës; maltretimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës; akuzat e Dick Martit kundër udhëheqësve të UÇK-së për trafik organesh; kërkesat për negociata të reja për statusin e Kosovës; Kosova si kusht për integrimin e Serbisë në BE; lobimi i Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës; pretendimet e Serbisë ndaj pasurive të Kosovës; barrikadat dhe blokimi i rrugëve në Veri të Kosovës nga rebelët serb të mbështetur nga pushteti i Serbisë, etj. etj. Është kjo një kronologji e ngjarjeve të periudhës katërvjeçare.

Siç shihet nga fushat e përmendura tematike të komenteve, ato janë nga më të ndryshmet. Në të gjitha këto autori ka dhënë një përgjigje në mënyrën e vet, duke ironizuar pikëpamjet dhe qëndrimet e personaliteteve të caktuara, por edhe duke dhënë argumente të qëndrueshme për pikëpamjet e veta.

Materiali është interesant për ta lexuar, prandaj edhe kam mendimin se ia vlen të botohet si një libër i veçantë publicistik. Duke pasur parasysh se shumë qytetarë të Kosovës, sidomos ata të moshave të reja, nuk e njohin gjuhën

Page 5: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 5

serbe, në të cilën janë botuar komentet në origjinal, autori ka bërë mirë që komentet i ka përkthyer në gjuhën shqipe, në mënyrë që të kenë mundësi një numër më i madh lexuesish të njihen me to. Ndonëse shihet se autori e zotëron shumë mirë gjuhën serbe, sikurse edhe gjuhën shqipe, preferohet t’i bëhet një lekturë gjuhësore tekstit, në të dy gjuhët, në mënyrë që të evitohen gabimet e eventuale nga pikëpamja gjuhësore dhe stilistike.

Prishtinë, Tetor 2011 Akad.prof.dr Esat STAVILECI

Page 6: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

6 Adil Rr. FETAHU

Page 7: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 7

HYRJE (PËR SQARIM)

Portali serb www.yuportal.net, përmban një numër të madh sajtesh, në të cilat mund të lexohen gadi të gjitha gazetat ditore dhe revistat javore të vendeve të ish-Jugosllavisë, ndërsa më së shumti të Serbisë. Një nga sajtet më të lexuara është ai i B=92 (ata lavdërohen se ky sajt është i treti në botë që lexohet më së shumti, por kjo nuk është për t’iu besuar, duke marrë parasysh prirjen e tyre për lëvdata të pabaza). Megjithatë, gjykuar sipas numrit të komenteve të botuara lidhur me lajmet e botuara në atë sajt, mund të thuhet se në asnjë sajt tjetër në atë gjuhë nuk shkruhen e lexohen aq shumë komente. Autorët e tyre janë të profesioneve e profileve të ndryshme, nga gjysmanalfabetët deri te gazetarët, redaktorët, analistët, diplomatët, historianët, shkrimtarët, kishtarët, akademikët. Lajmet e botuara në atë sajt azhurohen disa herë gjatë ditës.

Ndonëse ka edhe komente objektive e të arsyeshme, por ato janë më të rralla, shumica e tyre përshkohen me një dozë të pakuptimtë të urrejtjes patologjike nacionaliste ndaj Shqiptarëve, Kroatëve, Muslimanëve (Boshnjakëve), Amerikës, Gjermanisë, Vatikanit dhe të tjerëve, por më së tepërmi ndaj Shqiptarëve. Më vjen mirë që autorët shqiptarë të komenteve të botuara nuk shprehin as një përqind të gjuhës së urrejtjes të cilën e shprehin serbët në komentet e tyre. Sepse, urrejtja e dëmton më së shumti atë që ushqehet me te.

Kushdo që lexon komente të tilla, e ka vështirë të përmbahet që edhe vet të mos shkruajë ndonjë koment, për t’iu kundërvenë gënjeshtrave të politikës, diplomacisë dhe propagandës serbe. Kështu edhe unë kam filluar të shkruaj komente në këtë sajt, si formë e reagimit tim ndaj materialeve, gënjeshtrave, lajmeve e deklaratave të ndryshme të botuara e përhapura në atë sajt, si një formë e polemikës me zyrtarët serbë apo të tjerë të cilët Kosovën e trajtojnë në mënyrën e vet. Shkrimin e komenteve në këtë sajt e kam filluar diku në muajin tetor 2007, mirëpo deri në fillim të vitit 2008 ato i kisha shkruar më rrallë, prandaj as nuk i kam mbledhur e botuar në këtë Përmbledhje të komenteve.

Autorët e komenteve zakonisht nuk nënshkruhen me emrin e vërtetë, por me ndonjë emër tjetër të trilluar ose me ndonjë pseudonim. Edhe unë, fillimisht (në vitin 2007) e nisa me emrin Stratus, kurse prej fillimit të vitit 2008 jam nënshkruar me emrin Julius (Paulus, Julius – ka qenë një ndër juristët më të njohur të periudhës klasike të drejtës romake). Kam vërejtur se disa komentues nga Kosova nënshkruhen me emër e mbiemër, por ka më shumë asi që nënshkruhen me ndonjë pseudonim.

Page 8: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

8 Adil Rr. FETAHU

Në periudhën prej janarit 2008 deri në gjysmën e tetorit 2011, në sajtin e përmendur dhe në sajte të disa gazetave serbe, janë 540 komente të mia. Gati edhe po aq komente të dërguara nuk janë botuar, për shkak se redaksia/moderatori ka vlerësuar se nuk janë në pajtim me rregullat. Unë kam vërejtur se komentet e mia të cilat përmbanin argumente dhe kritika më të ashpra kundër Kishës Ortodokse Serbe, kundër Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, kundër historisë gjenocidale serbe dhe kundër ushtrisë serbe, më rrallë botohen ose nuk lejohen fare. Kjo do të thotë se, komentet e mia të pabotuara ishin më të “forta” dhe më të ashpra se këto që janë botuar. Natyrisht me dhimbset mundi dhe fakti që ato nuk janë botuar e bërë publike, por edhe këto që janë botuar i konsideroj se kanë domethënien vet. Ka ndodhur që gjat një dite kam dërguar dhe janë botuar 3-4 komente, sikur që ka ndodhur që ndonjë koment është dërguar tri-katër herë, derisa është botuar, ose nuk është botuar fare. Sigurisht kjo punë ka kërkuar kohë dhe mund, për të cilat autori nuk ka pasur kurrëfar interesi tjetër, përpos një satisfaksioni se kështu po i kundërvihem, po polemizoj dhe po ironizoj pikëpamjet e udhëheqësve serbë, ose të tjerëve.

Me qëllim që opinioni kosovar të njihet me përmbajtjen e këtyre komenteve dhe ta dijë se ka njerëz të cilët, me mënyrën dhe mundësitë e veta i kundërvihen politikës dhe propagandës serbe ndaj Shqiptarëve dhe Kosovës, i mblodha dhe me shpenzime të mia i botova komentet e publikuara gjatë periudhës gati katërveçare. Sigurisht se nuk do ndalem që komente të shkruaj edhe në të ardhmen, por gjithsesi më rrallë. Disa komente të mia janë botuar edhe në sajte të mediave tjera, sikurse janë sajtet e gazetave: “Borba”, “Kurir”, “Veçernje novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme” etj, por në to më pak dhe më rrallë. Një numër i vogël i komenteve të mia janë botuar edhe në portalin “Telegrafi” në gjuhën shqipe, këtu në Prishtinë, por ato nuk i kam përfshirë në këtë Përmbledhje.

Përmbledhjen e komenteve të botuara e quajta: Shtegtimi nëpër lajme, sepse kështu ishte në të vërtetë “udhëtimi” im nëpër lajme të mediave të ndryshme, falë mundësive që ofron interneti. Komentet kanë një dozë ironie e sarkazme, që ka për objekt shpotitjen e zyrtarëve serbë, ndërsa janë edhe zbavitëse për t’u lexuar, për shkak të dozës së ironisë së shprehur përmes tyre. Personalitetet më të ironizuara në këto komente janë: Koshtunica, Tadiqi, Jeremiqi, Qosiqi, Samarxhiqi, popi Artemije, Daçiqi, Gjeliqi, Bogdanoviqi, Ivanoviqi, etj. Natyrisht, mbetet që lexuesi ta vlerësojë përmbajtjen dhe punën e bërë. Për të sajuar dhe për të kuptuar komentet, nevojiten informacione dhe njohuri shumë më të gjëra dhe më të thella se sa përmbajtja e kondensuar e komentit të botuar.

Page 9: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 9

Në veb-sajtin e B=92 komentet janë të botuara në gjuhën serbe, ndërsa për lexuesit e këtij libri, të cilët nuk e njohin gjuhën serbe, ato i kam përkthyer në shqip. Në gjuhën serbe janë të ruajtura në arkivin e sajtit, prandaj secili që din të hulumtojë në internet, ato mund t’i gjejë. Një numër të vogël ekzemplarësh të librit e kam botuar edhe në gjuhën serbe.

Numrat në fillim të tekstit të komentit shënojnë numrin rendor të komentit të botuar. Në fillim redaksia e sajtit e shënonte numrin rendor, e më vonë e kanë hequr këtë praktikë.

Teksti në gjuhën serbe është shkruar dhe botuar pa shkronjat “ç”, “sh”, “zh” “xh”, të cilat përdoren për serbishten, prandaj vetëm ata që e njohin mirë gjuhen serbe e kanë më lehtë ta lexojnë nga konteksti i fjalisë. Por, për ta kuptuar përmbajtjen e komenteve, përveç gjuhës, nevojitet edhe njohje solide e materies e cila komentohet.

Besoj të jenë interesante për lexuesit, sepse bëhet fjalë për ngjarjet dhe personalitetet të cilat opinioni i ka parë e dëgjuar përmes mediave. Disa shokëve që ua kam dhënë pjesë-pjesë të printuara iu kanë pëlqyer, bile thonë se i lexojnë përsëri herë pas here. Janë një kronologji e ngjarjeve për Kosovën dhe rreth Kosovës. Do jem i kënaqur poqese lexuesve iu pëlqejnë komentet e botuara.

Për realizimin e këtij botimi i falënderoj: fëmijët e mi që pa kursim paguan shpenzimet e botimit, jo vetëm për këtë por edhe për libra tjerë. E falënderoj në mënyrë të veçant Akademik Esat Stavilecin, i cili pa kurrëfar kompensimi nuk kurseu kohën e vet të çmuar për ta lexuar tekstin mjaft voluminoz, dhe për mendimin e dhënë-recensionin për botimin e kësaj Përmbledhje. Falënderoj zotëri Mentor Lutollin i cili e bëri ballinën dhe u kujdes në shtypshkronjë rreth botimit të librit.

Prishtinë, tetor 2011 Autori

Page 10: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

10 Adil Rr. FETAHU

Beogradi në Këshillin e Sigurimit: Vazhdimi i negociatave

15. Sa më tepër po afrohet dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, disa liderë serbë janë të humbur si patat në mjegull. Vallë, a nuk i paskan lexuar, apo nuk i kanë kuptuar konkluzat nga Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian? Aty shkruan shumë qartë dhe theksohet se procesi i negociatave është shterur (pika 66 e Konkluzave), se status-kuoja është e paqëndrueshme (pika 68) dhe se rasti i Kosovës është sui generis, i cili nuk mund të merret si precedent për asnjë situatë tjetër (pika 69).

Kush nuk e ka të qartë këtë, Zoti i ndihmoftë që të esëllohet nga dehja e shizofrenisë nacionaliste.

Tadiqi thotë se Serbia do ta vazhdojë politikën shtetërore ndaj Kosovës “e Metohisë”. Po, mu për shkak të asaj politike shtetërore të Serbisë, Kosova do bëhet shtet i pavarur, dhe se për këtë më nuk do të negociohet midis Serbisë e Kosovës, por do të bisedohet midis Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për të harmonizuar qëndrimet dhe aktivitetin lidhur me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë.

Mos e mashtroni më popullin me dokrrat për “mbajtjen e Kosovës e Metohisë në kuadër dhe nën sovranitetin e Serbisë”! (Julius, 16 dhjetor 2007; 20:57)

Kosovë: Hashim Thaçi kryeministër

1.Edhe përkundër joparimësisë, madje edhe duke shkelur Kornizën Kushtetuese dhe Planin e Ahtisarit, faktorët politik të Kosovës janë treguar mjaft efikas në formimin e organeve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të 17 Nëntorit, ndërsa në krye të Qeverisë u zgjodh Hashim Thaçi, ish-lider i UÇK-së. Çfarë deklarate do të trillojë Koshtunica pas gjithë kësaj, e që do ta lidhë me veprimin dhe funksionimin e organeve shtetërore të Serbisë për „ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të shtetit në territorin e saj“? Kryetari i sapozgjedhur i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalimin e rastit përsëriti se për te dhe për të gjitha organet e Kosovës, prioritet mbi prioritetet do të jetë realizimi i pavarësisë së Kosovës. Për miopët e politikës së Koshtunicës, kjo është edhe një provë, se sa pyeten ata kur është fjala për Kosovën. (Julius, 9 janar 2008; 20:37)

Page 11: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 11

Zgjedhjet hapin rrugën kah Bashkimi Evropian

5. Zgjedhjet nuk kanë treguar se serbët janë të orientuar në rrugën kah Evropa. Në qoftë se nuk është bërë ndonjë montim dhe marrëveshje me Nikoliqin, që Tadiqi të shpallet kryetar në zgjedhjet presidenciale, d.m.th. në qoftë se fitorja e Tadiqit është reale, atëherë për atë fitore kanë qenë vendimtare votat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare që jetojnë në Serbi: Hungarezë, Boshnjakë, Shqiptarë, Bullgarë etj, dhe pak vota nga diaspora. Por, kjo do të thotë se shumica e votuesve të popullit serb kanë qenë për Nikoliqin. Përfitues nominal do të dalë Tadiqi, ndërsa fitues moral është Nikoliqi, ngase ai ka fituar numrin më të madh të votave të serbëve.

Humbësi më i madh në këto zgjedhje është Koshtunica, për shkak se votuesit janë ndarë në dy taborre: në përkrahës të Nikoliqit dhe asi të Tadiqit, ndërsa Koshtunica ka pasur dëshirë të fitojë Nikoliqi. Tash do të ketë përqarje edhe më të madhe në Qeverinë e tij, dhe padëgjueshmëri më të madhe të ministrave nga radhët e Partisë Demokratike dhe ata të G-17 plus, qoftë kur është fjala për Marrëveshjen e stabilizim-asocimit, qoftë për Marrëveshjen me Rusinë.

Sa i përket çështjes së Kosovës, siç po duket kjo po mbetet ta zgjidhin patriarku rus dhe disa popa në Kosovë, dhe ai Amfillohija nga Mali Zi, duke e trajtuar Kosovën në kuadër të Serbisë. Ngase po afrohet dita e shpalljes dhe e njohjes së pavarësisë, dhe dërgimit të Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, për të mbikëqyrur dhe ndihmuar zbatimin e Planit “inekzistent” të Ahtisarit. (Julius, 5 shkurt 2008; 13:58)

Koshtunica: Fundi i Qeverisë

146. Më në funt dëgjuam diçka të mençur edhe nga Koshtunica. Ç’është e vërteta, populli nuk ta ka dhënë mandatin, ngase në zgjedhje ke fituar vota rreth 8% të trupit zgjedhor (të Serbisë së ngushtë), por se mandatin e ke marrë në bazë të do kombinimeve, të cilat Serbinë e kanë kthyer prapa.

Bashkimi Evropian ka marrë qëndrim të qartë që: pavarësinë e Kosovës ta njohin (individualisht) shtetet e BE-së (gjë që deri më tash këtë njohje e kanë bërë 16 shtete), prandaj kufijtë e Serbisë janë ata të cilët i ka Serbia (pa Kosovën). Këtë e din edhe çdo nxënës i klasës së parë, se çka mbetet kur diçka zbritet (Serbia pa Kosovën, mbetet Serbi). Ç’është e drejta, të gjitha partitë thonë se e duan Serbinë në Bashkimin Evropian me Kosovën në përbërje të saj, por me qenë se kjo është e pamundur, atëherë më mirë iu bie të shkojnë pa Kosovën.

Page 12: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

12 Adil Rr. FETAHU

Është koha që njeriu si Koshtunica kurrë më të mos jetë në krye të qeverisë së Serbisë, as të ndonjë partie serioze. (Julius, 8 mars 2008; 18:49)

Çfarë përmbanë dorëshkrimi i Karla del Pontes

51. Librin e Karla del Pontes duhet përkthyer dhe botuar menjëherë edhe në gjuhën serbe, në mënyrë që populli ta mësojë lidhjen e Qeverisë së Serbisë me të akuzuarit e Hagës. Kjo do të ishte e mirëseardhur për forcat demokratike në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme, në mënyrë që forcat retrograde si PRS/SRS, PDS/DSS, PSS/SPS, SR/NS dhe të tjera si këto, të mos i fitojnë votat e të formojnë qeverinë e koalicionit, siç llogarisin Koshtunica dhe Nikoliqi. (Julius, 9 mars 2008; 06:29)

„Mirëse-erdhët në Republikën e Kosovës“

5. Fakti se Kosova është bërë shtet i pavarur „nuk i paska hidhëruar“ serbët gjithandej botës, ndërsa fjalët e mirëseardhjes i paskan hidhëruar shumë! Po, ata që janë hidhëruar të mos shkojnë në Kosovë, dhe nuk do ta shohin tabelën e mirëseardhjes.

Ndonëse nuk është praktikë, por do ishte mirë sikur në atë tabelë të shtoheshin edhe fjalët “...qëllimmirët, ndërsa të tjerët – mos u afroni“!

Është dëm që Koshtunica „ka dhënë dorëheqje“ dhe nuk do ta ketë rastin ta vizitojë Kosovën në cilësi të kryetarit të Qeverisë së Serbisë, e ta sheh se a është „shtet i rrejshëm“, apo i vërtetë. (Julius, 9 mars 2008; 13:35)

KS i KB pa qëndrim të përbashkët

10. Një tentativë e dështuar e „aleancës Serbi – Rusi“ për çështjen e Kosovës. Sa i ka kushtuar Serbisë përmbushja e dëshirës për konvokimin e seancës së KS, këtë e din vetëm kreu i pushtetit serb. Mirëpo, efekti i kësaj përpjekje është baras me – zero.

Orvatjet e ministrit Jeremiq, qe vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të rishqyrtojnë edhe njëherë vendimet e tyre, ka hasur në qëndrim të prerë refuzues të ambasadorit të ShBA-ve në KB, i cili ka përsëritur qëndrimin e Amerikës, se do ta ndihmojë forcimin e pavarësisë së Kosovës, zbatimin e Planit të Ahtisarit dhe bashkëpunimin e Serbisë me Kosovën.

Page 13: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 13

Ambasadori i Britanisë së Madhe në KB vlerësoi se paraqitja e Vuk Jeremiqit asgjë nuk ndryshon në esencë.

Njëfar përkrahje të vetme Serbisë i ka dhënë ambasadori i Rusisë, Qurkin, ashtu që ka propozuar një „komunikatë të kryesuesit“, me të cilën do bëhej ftesë për „vazhdimin e bisedimeve për Kosovën“. Natyrisht, një propozim të tillë nuk e ka përkrahur askush, ngase ishte joreal dhe i pamundshëm.

Kur njeriu dëgjon ftesa dhe propozime të tilla joreale, sikur ishin ato të Jeremiqit dhe Qurkinit, të shkon mendja, vallë çfarë dobie të madhe materiale kanë këta njerëz nga ide të tilla? (Julius, 12 mars 2008; 10:25)

„Çka nënkupton marrëveshja me UNMIK-un“?

22. Pushteti i Serbisë, nga dëshprimi se i kanë shkuar huq të gjitha përpjekjet e deritashme për zbatimin e Planit aksional për Kosovën: fshirja e kufirit shtetëror midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë (me djegëjen e punkteve doganore e policore në kufi, marrja njëditore e trenit dhe hekurudhës, pushtimi dyditor i ndërtesës së gjykatës); pastaj në pamundësi për të penguar ose ngadalësuar njohjen e pavarësisë së Kosovës (në ndërkohë pavarësinë e kanë njohur: Japonia, Kanada, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Monako); të dëshpruar se nuk arritën t’i qojnë „në kryengritje“ Serbët e tjerë gjithandej Kosovës, as t’i provokojnë Shqiptarët,- tash i kanë hapur letrat nga Plani aksional për ndarjen e Kosovës në vija etnike, gjë që është ëndërr e kahmotshme jo vetëm e pushtetit, veçse edhe e të gjitha strukturave tjera të Serbisë. Samaraxhiqi tash po lavdërohet se si „plani i tij“ për ndarjen e Kosovës i është dërguar KB në Njujork, me „ultimatum“ që të fillojë të zbatohet prej Majit të këtij viti! Eh, marrëzitë nuk kanë të sosur! Me veprime të tilla, pushteti i Serbisë vetëm sa i mbanë Serbët e Kosovës në lajthim dhe në gjendje e cila atyre nuk iu konvenon kurrsesi. Prandaj, për të ndërprerë manipulimin e Serbëve të Kosovës nga pushteti i Serbisë, pushteti i Kosovës në bashkëpunim dhe me ndihmën e UNMIK-ut e të KFOR-it, duhet të ndërmarrin këto masa:

a) T’iu ndalohet dhe të mos iu lejohet zyrtarëve të Serbisë hyrja, kurrëfar pranie fizike ose administrative e tyre në Kosovë;

b) Të shkatërrohen të gjitha strukturat e pushtetit të Serbisë në Kosovë dhe të mos lejohet kurrëfar aktiviteti as veprimi paralel, jashtë institucioneve të sistemit të Kosovës;

c) Të pengohet çfarëdo investimi i Serbisë në Kosovë; dhe d) Të mos lejohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Page 14: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

14 Adil Rr. FETAHU

Në Kosovë ka për t’u zbatuar Plani i Marti Ahtisarit, përmes ligjeve dhe organeve e institucioneve të Kosovës, e jo kurrëfar Plani aksional i Qeverisë së Serbisë.

Kjo do të ndërprente agoninë e pushtetit të Serbisë dhe të Serbëve në Kosovë. Çdogjë tjetër vetëm mund të prodhojë pasoja, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. (Julius, 23 mars 2008; 09:31)

Kosova as në tokë as në qiell

28. Duke pasur parasysh ngjarjet e zhvilluara deri më tash dhe njohjet që po vijnë nga shtetet më të zhvilluara dhe më të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike, politike dhe ushtarake të botës, duket se Republika e Kosovës (së pavarur) do të jetë shteti më stabil në Ballkanin jostabil.

Fakti se diplomacia „e popullit qiellor“ nga ajo lartësi nuk po e sheh realitetin, ndoshta është pasojë e ndonjë mjegulle të dendur atje lart (në kokën e tij), kur Jeremiqi thotë se „do bëjmë gjithçka që të mos vjen deri te njohja ndërkombëtare e pavarësisë“. Marri e pafund!

Me kot Jeremiqi shkruan letra, sepse Kosova së shpejti do bëhet anëtare e organizatave financiare ndërkombëtare relevante, nga të cilat do ketë dobi ekonomike dhe dobi të tjera, ndërsa sa i përket anëtarësimit në KB, mund të pret edhe ca kohë. (Julius, 23 mars 2008; 11:37)

Propozim interesant i Samaraxhiqit

4. Mos keni dert as për Jugun as për Veriun e Kosovës. Plani i Samarxhiqit, sikurse Plani aksional nga kuzhina e Koshtunicës, është bërë vetëm për përdorim të brendshëm dhe propagandë mediale, ngase nuk do pranohet nga askush.

Për funksionimin e organeve dhe të pushtetit të Kosovës ekziston Plani i Marti Ahtisarit, për zbatimin e të cilit do punojnë pushteti i Kosovës, me ndihmën dhe përkrahjen e gjithanshme të Misionit „EULEX“ të Bashkimit Evropian. Kurrëfar opsione as plane tjera nuk do vlejnë. (Julius, 23 mars 2008; 19:49)

Page 15: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 15

Nëntë vjet nga bombardimet e NATO-s

24. Mirë e tha dikush (në komente), se për të gjitha viktimat dhe pasojat që i kanë ndodhur popullit serb, por jo vetëm atij veçse edhe popujve tjerë të ish-Jugosllavisë, fajin e ka politika serbe, jo vetëm ajo e viteve të nëntëdhjeta, veçse edhe më heret (ju kujtohen: Rankoviqi, Memorandumi i AShAS, Shoqata e Shkrimtarëve nga “Francuska 7”, e shumë të tjera?). Atë politikë Serbia kurrë nuk e ka gjykuar, ndonëse një pjesë e popullit serb nuk e miraton, bile e gjykon, por akoma jo në atë masë sa ta ndryshojë (sa vota ka marrë Çeda Jovanoviqi e sa radikalët, në zgjedhjet e fundit!).

Është koha që Serbia të heqë dorë nga ajo politikë, nga hegjemonia dhe mitet, e t’iu kthehet marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë popujt përrreth, integrimeve evroatlantike, jetës më të mirë e të sigurt të qytetarëve të vet, krijimit të një imazhi më të mirë dhe autoritetit në botë. Nuk ia vlen të fajësohen të gjithë të tjerët për gabimet dhe dështimet e veta.

Sa i përket asaj sintagmës së Koshtunicës “Kosovën – shtet i NATO-s”, kjo nuk është ndonjë hendikep për popullin e Kosovës; se po të ishte kjo e vërtetë, atëherë Kosova do ishte shteti më i sigurt dhe më përparimtar në botë.

Me rastin e dhjetëvjetorit të bombardimeve të NATO-s, më vjen keq për viktimat e pafajshme, të cilitdo nacionalitet a cilësdo fe qofshin, ndërsa ata që ishin fajtor, Zoti i djegtë në “magmen” e ferrit! (Julius, 24 mars 2008; 09:55)

Hanoji për vazhdimin e bisedimeve

3. Jeremiq, lexoje intervisten e ministrit të punëve të jashtme të Suedisë, Karl Bilt, dhënë gazetës “Veçernje novosti”, që ta kesh të qartë se sa është reale deklarata e kolegut tënd nga Vietnami, për vazhdimin e bisedimeve lidhur me statusin e Kosovës. Ndërkaq, deklarata e Vietnamit, si dhe deklarata e Hugo Çavezit nga Venezuela, se ato nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, edhe në qoftë se ty të ngushëllojnë, ato në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kanë kurrëfar rëndësie. (Julius, 24 mars 2008; 18:04)

“Negociata mund të ketë, por jo për statusin”

29. Kjo gjuhë e Karl Biltit nuk është dhe aq diplomatike, por është pragmatike. E ka thënë qartë e bukur, se Serbia dhe Kosova si dy shtete të pavarura, heret a vonë „duhet të ulen pranë tavolinës“ e të bisedojnë dhe negociojnë për

Page 16: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

16 Adil Rr. FETAHU

marrëdhëniet e tyre reciproke ndërshtetërore dhe për çështjet e tjera bilaterale me interes të dy popujve fqinjë.

Për statusin e Kosovës nuk do bisedohet as negociohet më, as midis Kosovës e Serbisë, as midis këtyre dhe bashkësisë ndërkombëtare. Ajo „storje“ ka përfunduar. Në qoftë se Kosova është shtet i NATO-s, siç thotë Koshtunica, kush mund të inicojë më bisedime për statusin e saj?

Natyrisht, Kosova nuk është shtet i NATO-s veçse është shtet i pavarur i popullit të Kosovës, kurse NATO për një kohë të pacakuar do ta mbrojë nga rreziku i jashtëm, derisa në Serbi të vjen në pushtet një gjeneratë e re e njerëzve pa ide e pa paragjykime mitologjike e hegjemoniste. (Julius, 24 mars 2008; 16:55)

Marrëveshja e Samarxhiqit – një bazë e mirë

2. Marrëveshja e Samarxhiqit në asnjë pikë nuk mund të jetë bazë për funksionimin e organeve të pushtetit të Kosovës. Organet shtetërore të Kosovës do funksionojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, në të cilat janë caktuar parimet dhe normat për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, siç ishin paraparë me Planin e Marti Ahtisarit.

Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës do zbatohen ndaj të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Nuk do lejohet që në të njëjtin shtet të zbatohen dy sisteme e të funksionojnë organe të dyfishta-paralele (krejtësisht të kundërta) të pushtetit, as në polici, as në gjyqësi, as në dogana. Kjo nuk ndodhë askund në botë, ashtu që ajo far marrëveshje e Samaraxhiqit është plotësisht një inovacion, të cilin ai së pari duhet „ta patentojë në bashkësinë ndërkombëtare“, pastaj për një kohë (themi: nja njëqind vjet) ta zbatojë në shtetin e tij: në Vojvodinë, Sanxhak, Luginën e Preshevës (për sa kohë ajo të jetë në Serbi?),në Krahinën e Timokut, e pastaj „t’ua shet“ vendeve tjera.

Më habitë deklarata e Rosinit (poqese është e vërtetë se ka thënë ashtu), kinse ajo marrëveshje mund të shërbejë si bazë (bazë e çkafit?). Por, këta diplomatët e huaj janë aq të kulturuar dhe jokategorik me fjalë, që diç të mos e hedhin menjëherë, ndërsa punojnë atë që e kanë të caktuar në strategjinë e tyre. E, nuk e besoj se strategjia e Amerikës e mbështetë zbatimin e planit të Samarxhiqit – për ndarjen e Kosovës në entitete. (Julius, 26 mar 2008; 08:04)

Page 17: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 17

„KB ta zgjidhin çështjen e Kosovës“

1.Çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur, me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë. Zotëri Moratinosi akoma nuk e paska të qartë se fjalën kryesore për zgjidhjen, jo vetëm të çështjes së Kosovës veçse edhe të gjitha çështjeve tjera në botë, e kanë ShBA-të, e jo Kombet e Bashkuara, të cilat s’i pyet më askush për asgjë.

Sa i përket dinamikës së zhvillimit të ardhshëm ekonomik dhe të përgjithshëm të shtetit të Kosovës, një rol të konsiderueshëm do ta ketë Bashkimi Evropian, por edhe kjo do bëhet me përkujdesjen e ShBA-ve. Spanja, Rumania dhe vendet e ngjashme si këto, nuk kanë kurrëfar roli as rëndësie; ato as nuk mund të ndihmojnë as të pengojnë. Ato vetëm mund të mos e njohin pavarësinë e Kosovës edhe për një kohë, mirëpo kjo për Kosovën nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. Mundet Kosova të ekzistojë edhe pa njohjen e tyre dhe pa marrëdhënie bilaterale me to. (Julius, 29 mars 2008; 22:18)

Koshtunica: Vazhdimi i rrugës kah BE

41. Ka diçka të vërtetë në fjalët e Vojisllav Koshtunicës. Ai ka thënë se Serbia është në Evropë. Po. Këtë e dimë nga gjeografia. Në pikëpamje fizike bënë pjesë bile bukur thellë në Evropë. Ndërkaq, nga aspekti politik, juridik, ekonomik, social, diplomatik dhe demokratik – nuk është as afër kufijve të Evropës. Me njerëz të tillë si Koshtunica, Vela Iliqi, Samarxhiqi, Jeremiqi, Nikoliqi, Daçiqi dhe të ngjajshëm si këta, Serbia nuk ka shansa të bëhet shtet evropian, përveç në kuptimin gjeofizik. (Julius, 1 prill 2008; 17:31)

„Rroga të dyfishta vetëm për enklavat“

36. Të jesh Serb në Kosovë është statusi më i privilegjuar në këtë botë. Edhe sipas Planit të Marti Ahtisarit ata gëzojnë privilegje çfarë nuk i ka asnjë minoritet në botë, edhe privilegje nga shteti i Serbisë në formë të pagave të dyfishta – pa kurrëfar pune, përveç për pjesëmarrje në prostesta shkatërrimtare: djegëje, gjuajtje të policisë me gurë (e me ndonjë bombë)! Mrekulli! Shpërblim për braktisjen e punës. Ndihma për njerëzit të cilët shteti i cytë (dhe detyron) ta lëshojnë punën e të mos punojnë asgjë. „Rroga të dyfishta kosovare.“

Serbizmi në Kosovë është bërë biznesi më profitabil. Natyrisht që këtë privilegj nuk e kanë të gjithë serbët, por vetëm disa sish, në bazë të përkatësisë partiake ose familjare, të etërve dhe xhaxhallarëve. Për serbët e tjerë në Kosovë apo në

Page 18: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

18 Adil Rr. FETAHU

Serbi, nuk është me rëndësi se si ia dalin të mbijetojnë. Këtë mënyrë të materializimit të patriotizmit duhet ta patentojnë, ngase deri më tash askund në botë nuk është provuar e zbatuar.

Sa çudira tjera do shohim nga Plani aksional i Qeverisë së Koshtunicës? (Julius, 2 prill 2008; 16:19)

“Prokuroria: Do e shqyrtojmë aktgjykimin”

65. Është turp se si doktorët e shkencave juridike: Koshtunica, Batiqi e të tjerë, sillen ndaj Tribunalit të Hagës dhe aktgjykimeve të asaj gjykate, veçmas tash me rastin e lirimit të Ramush Haradinajt. Koshtunica madje kërkon nga Bashkimi Evropian “të merr qëndrim zyrtar lidhur me aktgjykimin lirues të Ramush Haradinajt”!

A din diçka ky doktor i drejtësisë për pavarësinë e gjyqësorit, për parimet, kushtet dhe kriteret e gjykimit e të pavarësisë gjyqësore, madje edhe në raport me aktgjykimin e Haradinajt, sado që i dhemb ai aktgjykim?

Duke pasur parasysh se gjykata e ka liruar Haradinajn nga përgjegjësia penale sipas të gjitha pikave të aktakuzës, Ai tash mund ta padis secilin që ka dëshmuar rrejshëm kundër tij, apo që edhe tash pas aktgjykimit lirues e quajnë kriminel, e të kërkojë dënimin e tyre dhe satisfaksionin moral (kompensimin e dëmit jomaterial). (Julius, 4 prill 2008; 20:49)

“Të gjitha shtetet e Ballkanit deri në vitin 2018 në BE”

25. Edhe sot po të na pranojnë në Bashkimin Evropian, nuk do të na vlente asgjë as nuk do ta kishim më mirë, në qoftë se nuk e rregullojmë dhe e përmirësojmë jetën brenda shtetit: uljen e papunësisë, rritjen e produktivitetit të punës e të pagave, ndërtimin e shtetit ligjor në të cilin të gjithë do jenë të barabartë para ligjit, të kemi gjyqësi funksionale e të pavarur, arsimim bashkëkohor, ta eliminojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të kultivojmë marrëdhënie të mira me të gjithë popujt përrreth. Këto janë kritere objektive të Bashkimit Evropian. Por, është fakt se këto kritere nuk respektohen me konsekuencë me rastin e pranimit të disa vendeve në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, politika e dikton jetën tonë edhe brenda shtetit edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, kështu që dikush shikohet mes gishtërinjëve e dikush me thjerrzë. Në këtë kontekst, Serbia vuan për shkak të liderëve të saj politik dhe udhëheqësisë shtetërore të keqe. Por të jemi real, nuk është Koshtunica personalitet që duhet të bënë pjesë në mesin e premierëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. (Julius, 5 prill 2008; 22:29)

Page 19: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 19

„A është Tribunali reflektor i BE“

44. Vojisllav Koshtunica i ka ngatërruar nocionet dhe institucionet. Aq shumë është tërbuar nga aktgjykimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt, sa që mllefin e vet e shfrynë në Bashkimin Evropian, sikur të ishte ajo fajtore për aktgjykimin. Sipas “kërkesës” së Koshtunicës, “Bashkimi Evropian më në funt duhet të deklarohet se a është për te Tribunali i Hagës kriter i vlerave të standardeve në procesin e integrimeve evropiane”?

Me këtë rast, Koshtunica si doktor i shkencave juridike, harron se Tribunali i Hagës është institucion gjyqësor i KB, i themeluar me Rezolutën e KS të KB nr.827/93, e jo institucion juridik i Bashkimit Evropian. Dhe se një nga standardet më të rëndësishme të vlerave evropiane është – pavarësia e gjyqësorit. Kështu që, edhe sikur Tribunali të ishte institucion i Bashkimit Evropian, nuk do të mund të ndikonte në vendimet e gjykatës.

Por, Koshtunica gjithnjë ka problemet e tij me Tribunalin e Hagës, për shkak të mosdorëzimit të kriminelëve të vet të mbrojtur (Mlladiqit e të tjerëve), për të cilët me të drejtë insiston Bashkimi Evropian. Veç kësaj, Koshtunica është i tërbuar për shkak se 20 shtete-anëtare të BE-së e kanë njohur deri më tash pavarësinë e Kosovës, prandaj ai është i hidhëruar në Bashkimin Evropian, e jo në Kombet e Bashkuara të cilat e kanë themeluar Tribunalin e Hagës.

Nga dëshprimi që politika e tij çdo ditë e më tepër po pëson fiasko në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar, Koshtunica e shfrynë mllefin e vet në adresë të gabuar. (Julius, 6 prill 2008; 13:58)

“Titov: Kosova presedan i rrezikshëm”

6. Sipas këtij far Titovit, shpallja (dhe njohjet) e pavarësisë së Kosovës veç sa nuk e paskan rrotulluar globin tokësor, e ndoshta edhe kjo ka ndodhur duke pasur parasysh se sot edhe në Londër brenda dy orëve reshje trashësia e shtresës së borës ka arritur 10 cm! Ndoshta edhe ajo (bora) “është reagim ndaj precedentit të Kosovës”!

Rusia angazhohet për kthimin e procesit të zgjidhjes politike (të Kosovës) në harmoni me Rezolutën 1244/99 të KS të KB. Ky angazhim i Rusisë ndoshta do të mund të realizohet eventualisht kur Finlanda, Estonia dhe Lituania të kthehen në përbërje të Federatës ruse, e kjo do të thotë – kurrë!

Kthehuni ju problemeve tuaja të brendshme, të cilat i keni me bollëk. Nuk është më Ballkani zonë e interesit tuaj. Veçmas tash pas zgjërimit të NATO-s në këto hapësira, ju më nuk mund t’i futni hundët në Ballkan. (Julius, 6 prill 2008; 14:32)

Page 20: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

20 Adil Rr. FETAHU

“Haradinaj po kthehet në politikë”

8. Natyrisht se Haradinaj do merret me politikë. Ai edhe para shkuarjes në Hagë ishte kryetar i partisë së tij, dhe si partner koalicioni ishte kryetar i Qeverisë së Kosovës. Sapo e mori thirrjen për Hagë, dha dorëheqje nga të dy funksionet dhe vullnetarisht shkoi në Hagë, i sigurt se është i pafajshëm dhe se gjykata do ta lirojë nga aktakuza, gjë që ashtu edhe ndodhi. Tash që është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, do të gëzojë besim edhe më të madh në popull dhe ka gjasa që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë vota edhe shumë më tepër. (Julius, 8 prill 2008; 09:33)

“Koshtunica: Të mos nënshkruhet MSA”

168. Se Koshtunica e ka humbur lidhjen me realitetin, kjo është provuar qindra herë deri më tash. I obsesionuar me Kosovën, ai në secilën paraqitje të veten është kontradiktor.

Po nëse Kosova është „shteti i parë i NATO-s“, siç thot Koshtunica, atëherë si është e mundur të jetë në pëbërje të Serbisë?

E nënshkruat ose jo Marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Kosova është shtet i pavarur. Kurrëfar zgjedhjesh, edhe sikur Koshtunica t’i fitojë ato me 110% (!), nuk mund ta pengojnë rrugën e pavarësisë së Kosovës, të cilën jo se e mbikëqyrë veçse edhe e siguron NATO-ja dhe tërë bota demokratike.

Mosnënshkrimi i MSA asgjë nuk e dëmton Kosovën as Evropën, por do ta dëmtojë vet Serbinë dhe popullin serb.

Por, dëmi më i madh për Serbinë dhe popullin e saj është vet Koshtunica, derisa ai të jetë në pushtet. (Julius, 9 prill 2008; 21:54)

„Do të punësojmë punëtorë nga Kosova“

13. Të detyrosh njerëzit ta lëshojnë punën, e pastaj të njëjtëve t’iu gjejsh punësim të ri, e të mos i punësosh ata që me vite presin në entet e punësimit, këtë mund ta mendojë vetëm qeveria e Koshtunicës. Ata „të papunët e detyrueshëm“ tash zgjedhin se ku duan të punësohen: në dogana ose në drejtorinë e tatimeve, sepse aty pagat dhe mundësitë për korrupsion janë më të mëdha.

Page 21: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 21

Ndoshta ata do ta gëzojnë statusin e „ekspertëve të jashtëm“, duke marrë parasysh se vijnë nga një shtet tjetër (Kosova). Ndërkaq, ministri Cvetkoviq është në hall se si ta gjejë bazën juridike për punësimin e tyre. Por, si ministër ai ndoshta (nuk) e ka lexuar Planin aksional të Qeverisë së Serbisë, me të cilin Koshtunica ka krijuar bazën juridike për të gjitha absurdet e ardhshme për zbatimin e tij. (Julius, 10 prill 2008; 10:12)

UNMIK: Zgjedhjet jolegale në Kosovë

10. Çfarë masash duhet ndërmarrë poqese Qeveria e Serbisë megjithatë vendosë të mbajë zgjedhjet në Kosovë?

Ndoshta UNMIK-u dhe pushteti i Kosovës e dinë, se duhet të ndërmarrin të gjitha masat të cilat do t‘ i merrte secili shtet juridik sovran:

- e para, të mos lejohet fare hapja e vendvotimeve për kurrëfar zgjedhjesh të Serbisë në Kosovë,

- e dyta, kudo që tentohet të mbahen zgjedhjet, të konfiskohet dhe të digjet i tërë materiali zgjedhor e të mbyllen vendvotimet,

- e treta, të arrestohen trupat zgjedhore dhe me procedurë urgjente të dënohen për kundërvajtje, ndërsa organizatorët kryesorë – edhe për vepra penale, dhe

- e katërta, t’iu ndalohet anëtarëve të Qeverisë së Serbisë çfarëdo vizite në Kosovë.

Përndryshe, qëllimi politiko-propagandistik i Qeverisë së Serbisë është të mbajë një farsë zgjedhore në Kosovë, për t’u lavdëruar se si ajo qeveri po funksionon në Kosovë, e veç kësaj të bëjë vjedhjen e votave, pasi që ato në Kosovë askush nuk i verifikon as vërteton. (Julius, 11 prill 2008; 18:11)

„Vështirë të pengohet hyrja e Kosovës në FMN“

40. Kjo është ajo që e kemi theksuar më përpara, se është me rëndësi kualiteti i njohjeve të pavarësisë, e jo numri i shteteve të cilat do e njohin pavarësinë. Në dyzet ditët e para të pavarësisë së Kosovës, këtë e njohën tridhjetegjashtë shtete të botës, të cilat përbëjnë më se 2/3 e brutoprodhimit botëror, e të cilat i kanë kuotat më të larta të kapitalit financiar në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Fuqia e votës në FMN është e lidhur me kuotat të cilat e posedojnë shumicën e mjeteve financiare të Fondit. Ndikimin më të madh në politikën e Fondit e kanë

Page 22: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

22 Adil Rr. FETAHU

ShBA-të, që zotërojnë 17,4% të mjeteve (të drejta vote) në Fond, dhe me këtë kanë të drejtën e vetos me rastin e marrjes së vendimeve në Këshillin e guvernatorëve. Pas saj vijnë: Japonia me 6,2%, pastaj Gjermania me 6,1%, Britania e Madhe me 5%, etj. Rusia në atë Fond nuk ka kurrëfar ndikimi, sikurse edhe shtetet e tjera në përkrahjen e të cilave mund të llogaritë Serbia.

Prandaj, nuk ia vlen tentimi që të pengohet pranimi i Kosovës në FMN, e të biesh në kundërshtim me ato vende të cilat mund të ndikojnë në vendimet e Fondit, sepse Serbia ka nevojë për Fondin, e jo Fondi për Serbinë. Kurrë nuk duhet të fillosh luftën për të cilën nuk je i sigurt se do ta fitosh.

Bota e din qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, prandaj nuk ka nevojë Gjeliqi që edhe FMN-së t’ia tregojë atë qëndrim budallaq. (Julius, 12 prill 2008; 15:57)

“ShBA” dhe BE janë miq të Serbisë”

9. Përkthyer në gjuhë të kuptueshme, mesazhi i Rajsit dhe Shtajnmajerit do të thonë, nëse Serbia dëshiron stabilizim dhe asocim (e jo vetëm nënshkrimin e MSA), atëherë është e domosdoshme edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të njeh pavarësinë e Kosovës. Sepse, pa stabilizimin e Kosovës nuk mund të jetë i stabilizuar Ballkani. Kjo më tutje do të thotë se Serbia sa më parë edhe formalisht duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës, të vejë marrëdhënie diplomatike e marrëdhënie të mira fqinjësore, kështu që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të nisin integrimet evropiane dhe zhvillimin. Nuk ka rrugë tjetër! (Julius, 12 prill 2008; 16:18)

„Gjukanoviqi për Kosovën“

6. Mali Zi vepron sipas urdhrave të Perëndimit, sepse kjo është në interesin e vet. Në qoftë se nuk i bënë presion Perëndimi, ndoshta Mali Zi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës deri sa të kalojë sezona turistike. Mali Zi nuk është në gjendje, as udhëheqja e tij nuk është aq naive që të mos jenë kooperativ me botën demokratike. Fundja, asaj bote i ka borxh për pavarësinë e vet, të cilën Koshtunica nuk do t’ia kishte lejuar as pranuar kurrë.

Pavarësia e Kosovës nuk ka shkaktuar kurrëfar stuhie në Ballkan, që thotë Gjukanoviqi. Madje as në Serbi, përpos një grushti qytetarësh të mjerë e pjesëtarë të paguar të Sigurimit Shtetëror. Por, çdo ditë e më tepër po qetësohen edhe ato valë të protestave.

Page 23: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 23

Përndryshe, Kosova e njeh Gjukanoviqin si zhurmaxhi i madh në kohën e „ndodhjes së popullit“, në mitingjet nëpër Serbi e Mal të Zi, kundër Kosovës. Në ndërkohë ai është bërë politikan pragmatik, i cili shikon interesat e veta, por as nuk ka kah t’ia mbajë! (Julius, 12 prill 2008; 16:35)

„Koshtunica: Kosova nuk është tregim i kryer“

50. Ka vend për optimizëm, por vetëm për ata që Kosovën e shohin në dritën e perspektivës së zhvillimit dhe përparimit ekonomik, shoqëror, kulturor e të gjithmbarshëm, si shtet i pavarur dhe sovran, i integruar në strukturat evroatlantike dhe në organizatat e institucionet botërore. Sa i përket shkëputjes nga Serbia, kjo është storie e përfunduar për gjithë botën. Vetëm Koshtunica dhe të tjerët si ai mund t’i shohin ëndër iluzionet e tyre.

Fakti se një numër i shteteve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do të thotë se ato janë radhitur në anën e Serbisë, siç pretendon Koshtunica, por janë në pyetje procedurat specifike të secilit shtet veç e veç. Njohja e deritashme nga shtetet më të mëdha e më të rëndësishme të botës, është një trend shumë i volitshëm i njohjeve dhe garancë e rrugës së pakthyeshme të pavarësisë së Kosovës.

Nuk e besojmë se përralla të tilla për Kosovën do t’i sjellin Koshtunicës ndonjë numër të madh të votave në zgjedhjet e ardhshme. (Julius, 13 prill 2008; 11:39)

„Çeki: Shansa të vogla për Ligjin për Kosovën“

5.Komunistët e papërmirësueshëm të Çekisë nuk do e njohin Kosovën. Dëm i madh! Po çka i duhet Kosovës njohja nga komunistët e mykur? Ai ligj i tyre special duhet të pret për të hyrë në rendin e ditës së Parlamentit çek kur ata komunistë të vijnë në pushtet dhe ta fitojnë shumicën në parlament, e kjo do të thotë – kurrë! Deri atëherë (kurrë), nuk ka gjasa të kalojë ligji i tyre. (Julius, 13 prill 2008; 11:58)

„Samarxhiqi: Serbia nuk e pranon ndarjen“

1.Ky far Samarxhiqi është një komunist i papërmirësueshëm. Hiqet sikur asgjë nuk ka ndodhur në Kosovë, dhe tash “ofron autonominë më të gjërë për Shqiptarët”. Shyqyr Zotit që pas 11 majit 2008 ai nuk do të jetë më në kurrëfar funksioni. Pozitën e ministrit për “KeM” e ka humbur qysh më 17 shkurt, kur

Page 24: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

24 Adil Rr. FETAHU

Kosova e shpalli pavarësinë. Në qoftë se partia e tij: DSS/SPS eventualisht mbetet në pushtet edhe pas 11 majit, do ta ketë shansën të bëhet ministër për Vojvodinën (apo: Srem, Banat, Baçkë), deri sa ta ndezë edhe atje fitilin e separatizmit dhe shkëputjes nga „Serbia e tërë dhe sovrane“. (Julius, 13 prill 2008: 15:41)

„Hekurudha në tërë Kosovën“

2.Ndoshta Sharanoviqi ka lexuar nga ndonjë rezolutë e Qeverisë së Serbisë, sepse në Rezolutën e KS të KB 1244/99 në asnjë vend nuk përmendet hekurudha. Ai pohon se me pëlqimin e Qeverisë së Serbisë, e ka ndërmend të merr hekurudhat e Kosovës! Por nuk dihet se a e ka marrë paraprakisht edhe pëlqimin e Qeverisë së Kosovës?!

Hekurudha e Serbisë kurrë më nuk do të vejë komunikacionin në Kosovë. Atë komunikacion do ta vejë vetëm Ndërmarrja hekurudhore-transportuese e Kosovës.

Nëse dëshironi të veni lidhje hekurudhore midis dy shteteve sovrane – Kosovës e Serbisë, duhet të arrihet marrëveshje bilaterale e dy ministrive për komunikacion. Sa për informimin tuaj, ministër i komunikacionit në Kosovë është zotëri Fatmir Limaj, njeni nga ish-komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën komandant Çeliku. Atë nofkë nuk ia kanë vënë rastësisht! (Julius, 13 prill 2008; 17:05)

„Paralajmërimi i konfigurimit të UNMIK-ut“

3.Le ta merr në dijeni ai far Lind-holmi se Korniza kushtetuese është në fuqi vetëm deri më 15 qershor 2008, kur do të hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Kush i pyet më Kombet e Bashkuara për përtëritjen e negociatave, kur statusi i Kosovës është caktuar dhe pavarësia është shpallur e njohur nga shtetet më të rëndësishme të Evropës dhe botës.

Lind-holmi dhe minjët e tjerë të UNMIK-ut, le t’i mbledhin „pandlat“ e tyre dhe të „rikonfigurohen“ atje prej nga kanë ardhur. Kosovës nuk i nevojiten më byrokratët e tillë të kalbur. (Julius, 13 prill 2008;17:15)

Page 25: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 25

„Konflikt qendrimesh lidhur me MAS“

49. Për Koshtunicën nuk kanë kurrëfar vlere as rezolutat e KS të KB e të Bashkimit Evropian, as Plani i Ahtisarit, as aktet e Kuvendit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë, as njohja e kësaj pavarësie nga shtetet më të rëndësishme të botës e të Bashkimit Evropian, as Kushtetuta e re e Republikës së Kosovës! Për te është e vlefshme vetëm ajo preambula e famshme në Kushtetutën e vet, nga e cila nuk ka kurrëfar dobie as populli as shteti i Serbisë.

Kurrëfar akti as i Serbisë, as i BE-së (MSA), apo i çfarëdo organizate tjetër, nuk mund ta „mbrojë Kosovën në kuadër të Serbisë“. Ajo përrallë ka përfunduar, dhe mos luani më me atë letër në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

Me sa duket, edhe ata të Bashkimit Evropian e kanë ndërruar mendjen dhe as nuk do t’ua ofrojnë Marrëveshjen për ta nënshkruar para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme. Të shohin se ku po mbeteni?

Hiq-e-tërhiq, assesi nuk jeni kah mund ta shkulni atë Marrëveshje! (Julius, 14 prill 2008; 17:11)

„Çizov: Të mos vendoset misioni me zor“

3. Ta kundërshtosh vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian “Eulex”, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë sundimin e ligjit, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve e të minoriteteve në Kosovë, dhe të insistosh në “vazhdimin” e negociatave (të përfunduara qëmoti), kur pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shtetet më me ndikim të botës,- kjo është jashtë mendjes së shëndoshë. Insistimi i tillë i përfaqësuesit të Rusisë, thënë më së buti – është arrogancë diplomatike. Por, këtë “përkrahje” Qeverisë së Koshtunicës, Çizovi e materializon shtrenjtë. (Julius, 16 prill 2008; 09:36)

“Koshtunica e kërkon Kosovën në MSA”

78. Përse vallë Koshtunica nuk kërkon nga Bashkimi Evropian që në Marrëveshjen e stabilizim-asocimit (MSA) të futet fjalia se „Zvicra ose Gjermania janë pjesë të pandashme të Serbisë“(!), por është kapur për Kosovën e varfër, si pianeci për gardhi. Në qoftë se e ka hallin e serbëve, në secilin nga shtetet e përmendura veç e veç, ka serbë më shumë se në Kosovë.

Page 26: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

26 Adil Rr. FETAHU

Sipas logjikës së gjërave, për ndryshimin e MSA do të duhej të insistonte Republika e Kosovës, duke pasur parasysh se në ndërkohë, pas parafimit të asaj Marrëveshje, është krijuar situatë e re: shpallja dhe njohja e pavarësisë.

Gjeliqi e ka autorizimin formalisht të vlefshëm për nënshkrimin e MSA, por është pikëpyetje se a do i jepet shansa konkrete ngase, sipas të gjitha gjasave, ata të Bashkimit Evropian e kanë ndërruar mendjen dhe duan të presin edhe pak, deri sa në Serbi të kryhen zgjedhjet e majit.

Sidoqoftë, e nënshkruan ose jo, MSA nuk hyn në fuqi përderisa nuk e ratifikojnë të gjitha shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian, e nuk e besoj se do ta ratifikojnë të gjitha. (Julius, 16 prill 2008; 18:21)

„Bramerc në vizitë Beogradit“

22. Arrestimi dhe ekstradimi i të akuzuarve të Hagës nuk është çështje morale, siç e quan Tadiqi, veçse kjo është çështje ligjore dhe obligim ndërkombëtar. Me kriminelët nuk ka moral.

Duket se udhëheqjes së Serbisë më shumë po iu dhemb aktgjykimi lirues i Ramush Haradinajt, se sa të gjitha aktgjykimet ndëshkuese të serbëve të gjykuar. Sipas Koshtunicës, ky aktgjykim „e ka privuar nga legjitimiteti Tribunalin e Hagës“! Ai e përmend çështjen e „tregtisë me organet e serbëve të kidnapuar nga Kosova“. Ai lajm i rrejshëm, i lansuar nga kuzhina e Sigurimit Shtetëror të Serbisë, dhe i transmetuar dhe përtypur shumë herë nga mjetet e informimit, është futur edhe në librin e Karla del Pontes dhe të njëfar Çak Sudetiqit(?). Autorët dhe farkatarët e këtij lajmi të rrejshëm duket se nuk kanë menduar fare se kësaj gënjeshtre nuk do t’i besojë askush, për faktin se për tregtinë e organeve të njeriut nevojitet ekspertizë e lartë profesionale mjekësore, aparaturë dhe mjete tjera, të cilat UÇK-ja nuk i ka pasur. Punë të tilla as sot e kësaj dite nuk mund t’i kryejë as Qendra Klinike Universitare në Prishtinë, e lere më t’i ketë kryer UÇK-ja në kushtet e veprimit të saj.

Nëse Karla del Ponte ka pasur çfarëdo indikacione ose prova për këtë çështje, përse nuk e ka ngritur procedurën e hetimeve, që ka qenë detyrë e saj, por tash shkruan në libër diçka që do të duhej t’i kthehet si bumerang.

Ndërkaq, Rasim Lajiqi „pak si vonë“ e ka lajmëruar sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në procesin Haradinaj. Ai lajmërim nuk është në kompetencë të tij, por të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, dhe atë e ka bërë me kohë Karla del Ponte. Mirëpo, në Serbi të gjithë janë kompetent për gjithçka, vetëm jo për kryerjen e detyrave të veta! (Julius, 17 prill 2008; 18:17)

Page 27: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 27

„ISG: Kundër zgjedhjeve në Kosovë“

9. „Qëndrimi i OSBE-së përputhet me atë të UNMIK-ut, që të mos lejohet mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë“, ka deklaruar zëdhënsja e OSBE-së.

Po natyrisht se duhet të përputhet, pasiqë OSBE-ja është pjesë, Shtylla e dytë, e UNMIK-ut, e cila organizon dhe mbikëqyrë rregullsinë e zgjedhjeve në Kosovë. OSBE-ja nuk do të mund të ishte kundër vetvetes.

Edhe Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG), duke përshëndetur përparimin e madh që ka bërë Republika e Kosovës në këta dy muajt e parë si shtet i pavarur, të cilin e kanë njohur shumica e vendeve-anëtare të BE e të NATO-s, dhe të gjitha vendet e G-7, e ka përkrahur vendimin e UNMIK-ut për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë.

Le të luftojnë tash Koshtunica e Samarxhiqi kundër UNMIK-ut, „me të cilin janë të gatshëm të bashkëpunojnë“! (Julius, 17 prill 2008; 18:53)

„Qeveria: Zgjedhjet pa marrë parasysh UNMIK-un“

16. E po nuk mundet ashtu Buballo. Mbajtja e zgjedhjeve në shtetin tjetër, nuk është tregti e thjeshtë, me të cilën duhet të merresh ti. Rykeri është shef i Misionit të KB në Kosovë. Kurrëfar marrëveshje as ndonjë dokument tjetër i Qeverisë së Serbisë që ka të bëjë me Kosovën, nuk është i domosdoshëm ta nënshkruaj Rykeri as ta zbatojë UNMIK-u. Në qoftë se „marrëveshja e ofruar për nënshkrim është e ngjashme me atë të cilën e kanë nënshkruar Qoviqi e Hakerupi në vitin 2001“, përse tani duhet nënshkruar përsëri?

Serbia tenton që në shtetin tjetër t’i rregullojë marrëdhëniet në lëmitë më të ndieshme: në polici, gjyqësi, dogana, shëndetësi etj. E përse jo edhe në lëminë e punëve të jashtme?! Nga ana tjetër, „betohen“ në Rezolutën 1244 dhe në UNMIK-un. Gjithëfar marrëzira! (Julius, 17 prill 2008; 20:58)

„Precizimi i Marrëveshjes energjetike“

30. Kështu është kur shteti më miqësor e vëllazëror, vëllai i madh Rusia, e humb besimin në një tregti të caktuar, prandaj kërkon garancione shtesë në formë të dokumentit të posaçëm. Në ndërkohë i rritë çmimet e stabilimenteve të veta për dërgimin e pajimeve për Hidrocentralin Gjerdap, në mënyrë që blerja e

Page 28: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

28 Adil Rr. FETAHU

NIS (Industrisë së Naftës të Serbisë) dhe ndërmarrjeve tjera publike të Serbisë të kushtojë sa më lirë për Rusinë.

Kjo është perspektiva e Serbisë nga Rusia, e nën udhëheqjen e qeverisë së Koshtunicës! (Julius, 18 prill 2008; 12:15)

„Samarxhiqi: Euleksi jolegal“

16. Samarxhiqi sikur shefi i tij Koshtunica. Për ta, gjithçka që nuk iu konvenon është e rrejshme, inekzistente, pa bazë juridike (Misioni i BE, Grupi Drejtues Ndërkombëtar, etj.). Deri dje për ta edhe UNMIK-u ka pasur „status të tillë“ (e quanin okupator), ndërsa tash kërkojnë që UNMIK-u të mbetet në Kosovë.

Sa po afrohen zgjedhjet, Samarxhiqi po bëhet gjithnjë e më arrogant. Ai i jep vetes të drejtë t’i urdhërojë Rykerit se „duhet të nxjerrë një dekret me të cilin do të anulojë të gjitha vendimet e veta të mëparshme“! Sipas Samarxhiqit „vetëm Serbia dhe organet e pushtetit të Serbisë mund t’i mbajnë zgjedhjet në Kosovë“!

Edhepse ka të bëjë me propagandë të kampanjës parazgjedhore, është tepër arrogante. Në këtë ka edhe mjaft gënjeshtra, sikur ajo ku thotë për gatishmërinë e KB për të biseduar për propozimin e tij; vazhdimin e punës së UNMIK-ut edhe pas vendosjes së Misionit të BE-së; jokompetencën e ShPK-së dhe të prokurorisë për hetimet kundër serbëve të cilët kanë marrë pjesë në kalljen e punkteve të policisë e të doganave në kufirin midis Kosovës e Serbisë, etj. Por, do t’i kalojnë edhe këto ethe, sapo të kalojë virusi zgjedhor i 11 majit, dhe Samarxhiqi të shkojë në plehun politik. (Julius, 19 prill 2008; 17:14)

„Tadiqi: Edhe integriteti edhe integrimet“

21. Jo Tadiq, nuk mundesh „edhe cjapin edhe paratë“. Kosova të ka shkuar në pakthim dhe më mos merr në thua në te. Askush prej Bashkimit Evropian nuk do të ju pyet juve: a dëshironi integrimin në BE apo Kosovën? Bashkimi Evropian vetëm i ofron shansin Serbisë që, pasi t’i përmbushë kushtet e caktuara t’i afrohet dhe bashkohet – ose jo. Sa i përket Kosovës, kjo për BE-në është punë e kryer, dhe 20 shtete-anëtare të saj e kanë njohur pavarësinë, ndërsa BE-ja tash po e dërgon Misionin e vet për ta ndihmuar Kosovën të përgatitet për integrime evro-atlantike.

Lereni ju Kosovën në kampanjën tuaj parazgjedhore, sepse kjo është propagandë e lehtë, e cila nuk do t’iu bie shumë vota, ngase qytetarët janë vetëdijësuar se asgjë nuk mund të arrihet „në mbrojtjen e Kosovës“. (Julius, 19 prill 2008; l7:30)

Page 29: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 29

„Nesër seanca e KS për Kosovën“

7. Vallë, a nuk e ditka Tadiqi se Kosova e ka shpallur pavarësinë, se këtë pavarësi e kanë njohur 20 shtete-anëtare të BE-së, gati të gjitha shtetet-anëtare të NATO-s, të gjitha vendet më të pasura të botës G-7, të gjitha vendet e Grupit të Kontaktit: ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanada, Australia, etj.etj.

Ndërkaq, Tadiqi ushqehet me iluzione, se do të hapë inisiativa të reja për „vazhdimin e bisedimeve për statusin e Kosovës“.

Më heret Ban Ki Muni pat thënë se UNMIK-u do të vazhdojë të veprojë „në mënyrë praktike dhe reale, në pajtim me zhvillimet e situatës në Kosovë“. Ajo „mënyrë praktike dhe reale“ do të thotë se byrokratët e UNMIK-ut duhet t’i mbledhin leckat e tyre e të shkojnë nga Kosova që nga gjysma e qershorit, e t’ia lëshojnë vendin Misionit të Bashkimit Evropian, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e Planit të Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Për t’u bindur „në kredibilitetin e argumenteve për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial mbi Kosovën“, lexojeni artikullin e Alesh Beblerit nga Lublana, të botuar në gazetat e sotme, dhe do të kuptoni se për çfarë kredibiliteti bëhet fjalë. Për shkak të atij „kredibiliteti“ është dashur që NATO-ja t’i ndihmojë UÇK-së deri në shporrjen nga Kosova të forcave policore dhe ushtarake të RSFJ/RFJ/Serbisë.

Statusi i Kosovës është caktuar dhe për këtë nuk ka më negociata, përpos për marrëdhëniet bilaterale ndërshtetërore midis Kosovës së pavarur dhe Serbisë së pavarur.

Do ishte punë më e mençur sikur Tadiqi të shikojë pak më mirë se si Plani i Ahtisarit mund t’i lëshojë embrionet e veta edhe në Vojvodinë, të cilat mund të përhapen edhe në Sanxhak, Luginën e Preshevës dhe të Timokut. (Julius, 20 prill 2008; 17:34)

„Ide të reja për negociata për Kosovën“

2.Për çështjet praktike të cilat nuk kanë të bëjnë me statusin tanimë të caktuar të Kosovës, mundet dhe duhet të bisedohet e negociohet. Pala kosovare është shumë e interesuar për bisedime të tilla, ngase ka shumë çështje që duhet të zgjidhen. E para, gjetja e personave të kidnapuar e të zhdukur nga të dy palët. Pastaj, kompenzimi i dëmit për eksploatimin e resurseve natyrore të Kosovës nga Serbia qysh prej vitit 1912; mandej reparacionet e luftës së viteve 1998/99;

Page 30: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

30 Adil Rr. FETAHU

sukcesionin; kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të personave privat, familjeve të të vrarëve, invalidëve të luftës; kompensimin e dëmit për përjashtimin masovik nga puna të rreth 150.000 punëtorëve Shqiptarë; kompensimin e pensioneve të papaguara deri në muajin qershor të vitit 1999, etj. Poashtu duhet zgjidhur çështjen e uzurpimit të pronave dhe kthimin e personave të shpërngulur nga të dy palët. Këto janë çështjet praktike për të cilat heret a vonë duhet të bisedohet e të zgjidhen, qoftë me marrëveshje bilaterale apo nëpërmes arbitrazhit ndërkombëtar. Në fund të bëhet kompenzimi i kërkesave dhe borxheve e të shihet se kush kujt i ka borxh?!

Sa i përket privatizimit të pronës shoqërore, për atë nuk mund të bisedohet. Në qoftë se ndonjë ndërmarrje nga Serbia mund të dokumentojë se ka investuar në Kosovë më tepër se që ka marrë, këtë e zgjidhë gjykata në procedurë të rregullt. Serbia nuk mund të pretendojë të realizojë kurrëfar këkesa të bazuara në ligjet e saj të miratuara pas 23 marsit 1989. Ato ligje janë shpallur të pavlefshme me Rregulloren e PSSP/KB, dhe nuk mund të prodhojnë kurrëfar efekti juridik. (Julius, 21 prill 2008; 08:18)

„Serbia e nënshkroi MSA me BE“

113. Nuk është e vërtetë se zbatimi i Marrëveshjes do varet „nga ajo se si do të votojnë qytetarët e Serbisë më 11 maj“, siç pohon Jeremiqi, por nga ajo se kur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian merr vendim se Serbia e ka realizuar në tërësi bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Për hyrjen në fuqi dhe implementimin e Marrëveshjes nuk vendosë Jeremiqi, por Këshilli i Ministratave të BE-së dhe vendet anëtare të atij Bashkimi.

Po çka ju duhet ajo Marrëveshje, kur atë nuk po e pranon as vet Serbia, siç paralajmërojnë nga taborri i Koshtunicës. Nënshkrimin e Marrëveshjes e kualifikoi si vepër të rëndë penale të tradhtisë së atdheut dhe shkelje të Kushtetutës së Serbisë!

Megjithatë, duhet pranuar se Koshtunica nuk është edhe aq analfabet, sa të mos e kuptojë tekstin dhe kontekstin e Marrëveshjes. Ai ka të drejtë kur thotë se me pranimin e Marrëveshjes Serbia në mënyrë indirekte e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në interpretimin e vet i ka dy argumente të fuqishme. Argumenti i parë është se Marrëveshja nuk e përfshinë decidivisht Kosovën, gjë që do të thotë se Kosova është tjetër vend, shtet i veçantë, e jo në kuadër të Serbisë. Argumenti i dytë është ai, kur zotërinjtë Bernard Kushner dhe Oli Ren, në letrën e dërguar pushtetarëve të Serbisë, shprehimisht kanë theksuar se „Serbia

Page 31: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 31

doemos duhet të zhvillojë marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën“. Mesazhi është i qartë.

Sido që të jetë, pritet një „cunami politik“ në skenën politike të Serbisë me rastin e Marrëveshjes aq shumë të dëshiruar, dhe në të njëjtën kohë aq shumë të urrejtur. (Julius, 29 prill 2008; 17:05)

„Nesër ankesa ndaj aktgjykimit të Haradinajt“

5.Sa do t’i kushtojë Serbisë ky plotësim i dëshirës që Prokuroria e Tribunalit të Hagës të paraqet ankesë kundër aktgjykimit mbi lirimin e Ramush Haradinajt?

Pasi t’iu kalojë mandati prokurorëve, do të dihet se kush sa para ka marrë për atë ankesë, pasi që është bërë zakon që prokurorët pas kalimit të mandatit, të shkruajnë libra për lëshimet e veta (ju kujtohet libri i Karla del Pontes?). (Julius, 1 maj 2008; 20:11)

„Koshtunica: Më heret nënshkrimi i MSA“

40. Nëse vështrohet nga aspekti i kushteve që kërkohen për nënshkrimin e MSA dhe kohëzgjatjes sa iu ka dashur shteteve tjera të rajonit, mund të konkludohet se Serbisë „i kanë shikuar mes gishtave“, ashtu që i kanë mundësuar tempo më të përshpejtuar për nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit. Mirëpo, kjo është në domenin e politikës dhe se Bashkimi Evropian sigurisht i ka arsyet e veta të forta për këto kompromise, edhe në lidhje me Kosovën.

Prandaj, nuk është e vërtetë se „është dashur më heret të nënshkruhet Marrëveshja“, siç pohon Koshtunica. Ai deri dje me tërë zërin çirrej se nuk duhet të nënshkruhet, ndërsa tani thotë se është dashur të nënshkruhej më heret. Çfarë logjike e çfarë morali ka ky njeri?

Ç’është e drejta, për sa u përket standardeve dhe kritereve, Serbia është dukshëm më përpara se Rumania dhe Bullgaria, të cilat tanimë janë anëtare me drejta të plota në Bashkimin Evropian. Mirëpo, prej Serbisë kërkohen edhe kushte tjera, kurse Koshtunica me kokëfortësi refuzon bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës dhe njohjen e realitetit në Kosovë. Veçse sa duket këtij i ka „kaluar afati i përdorimit“ dhe se pas 11 majit do të shkojë në pensionin e merituar politik të parakohshëm. (Julius, 1 maj 2008; 22:04)

Page 32: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

32 Adil Rr. FETAHU

„Rajs: Rreziku i ndarjes së Kosovës“

2.Ndarja e Kosovës si opsion është vetëm në kokat e Koshtunicës, Samarxhiqit, Daçiqit, Nikoliqit dhe radikalëve tjerë të ngjashëm. Kjo ide nuk është e re; për këtë ide është angazhuar „babai i kombit“ dhe koautori i Memorandumit famëkeq të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Dobrica Qosiq. Tash këta pulenët e ri po mendojnë se iu ka ardhur koha e përshtatshme për ta ringjallur këtë ide. Por mashtrohen ata, sepse mu koha e tashme nuk iu shkon për shtati. Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe këtë e kanë njohur vendet më të rëndësishme të botës, në kufijtë ekzistues.

Nëse tashmë Serbia e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian, ajo me këtë Marrëveshje është obliguar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo në mënyrë indirekte do të thotë se ajo e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në këtë situatë, posaçërisht kur në Kosovë nuk ka forca jugosllavo-serbe, ndërsa ka forca të NATO-s, dhe kur pushteti i Kosovës është i konsoliduar, nuk ka shansa për ndarjen e Kosovës. Për këtë disa herë janë deklaruar Grupi i Kontaktit, Bashkimi Evropian dhe veçmas ShBA-të. (Julius, 2 maj 2008: 10:54)

„Hetuesit e KB në Mitrovicë“

2.Ekipi i hetuesve të KB „do të takohet“ sot në Mitrovicë me prijësit e demonstratave të dhunshme të 17 marsit (Jakshiq, Jovanoviq, Joviq). Nuk është ky vallë një „takim miqësor“, por një veprim hetuesie. Sepse të gjitha pistat hetimore shpiejnë në atë drejtim, se këta janë fajtorë për nxitjen e demonstruesve, me ç’rast „disa demonstrues“ përdorën edhe armë zjarri: revole, snajperë e bomba dore kundër policisë, vranë një polic të UNMIK-ut dhe plagosën disa dhjetra policë të tjerë.

Personat e përmendur duhet burgosur menjëherë, deri sa të përfundojnë hetimet lidhur me atë ngjarje. (Julius, 2 maj 2008; 12:14)

„Kosova dhe kthimi kah Moska“

34. Zotëri Oli Ren sikur akoma nuk e ka kuptuar, se qëllimi kryesor i udhëheqjes aktuale të Serbisë është mu kjo: që Kosova të mos bëhet shtet funksional, stabil dhe i suksesshëm e me qëndrueshmëri ekonomike.

Page 33: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 33

Pushteti i Serbisë i udhëhequr nga radikalët si Koshtunica me kompaninë e tij, qëllim të vetëm e kanë minimin e stabilitetit të Kosovës, në mënyrë që për Shqiptarët si popull dhe Kosovën si shtet, të jetë sa më vështirë; sipas parimit „sa më keq (për Kosovën), aq më mirë (për Serbinë)“. Por, kur është keq për Kosovën, nuk mund të jetë mirë as për Serbinë as për vendet e tjera fqinje. Mirëpo, Koshtunicës nuk i han palla as për mirëqenjen e Serbisë, vetëm për ruajtjen e pozitës së vet në pushtet. Këtë e dëshmon edhe sjellja dhe insistimi i tij për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian, si dhe propaganda e tij arrogante, se atë marrëveshje do ta rrëzojë në mbledhjen e Kuvendit Popullor. Nga propaganda e tij, Tadiqit i kanoset fati i Gjingjiqit.

Koshtunica qëmoti është kthyer kah Rusia, duke ia dhënë asaj ndërmarrjet më të mëdha e më profitabile dhe resurset strategjike. (Julius, 3 maj 2008; 18:06)

“Jeremiqi: Vizat shengen, pa pagesë”

30. Në qoftë se “në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë” e llogaritë edhe territorin e Kosovës, atëherë Jeremiqi po rrenë sa është i madh. Sepse, Serbia nuk ka kurrëfar sovraniteti në Kosovë qysh prej 10 qershorit 1999, e posaçërisht tash, pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, të cilën e kanë njohur shtetet më të rëndësishme të botës.

Sa u përket vizave shengen dhe pa pagesë, kjo është vetëm edhe një rrenë e larme parazgjedhore. Ato viza mund t’i marrin vetëm disa biznismenë-hajna, për të cilët ajo “pa pagesë” nuk ka rëndësi fare. Qytetarët e rendomtë jo se nuk do të mund t’i marrin pa pagesë, por ata vështirë se do t’i marrin edhe me pagesë të majme. (Julius, 4 maj 2008; 13:16)

“Koshtunica: MSA – falsifikim”

45. Nuk di se në çfarë teme ka doktoruar Koshtunica, veçse ky zbulim i tij më i ri, se Marrëveshja e stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian është falsifikuar, ky është një inovacion në të cilin ai mund të doktorojë edhe njëherë. Sepse, sipas definicionit të falsifikimit si vepër penale, ai shprehet në formë të punimit dhe venjes në qarkullim të: parave, shenjave, letrave me vlerë, falsifikimi i zgjedhjeve, ndryshimi i dokumenteve, librave publike, shkresave etj. Deri më tash nuk ka ndodhur që një kontratë (marrëveshje) të jetë falsifikuar para se të jetë nënshkruar. Ajo mund të falsifikohet e ndryshohet pasi të jetë nënshkruar, siç është rasti me Marrëveshjen për stabilizim-asocimin. Të njëjtin

Page 34: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

34 Adil Rr. FETAHU

tekst të cilin e ka pranuar dhe parafuar qeveria e Koshtunicës, dhe të cilën e kanë “përtypur” specialistët e qeverisë, tash e ka nënshkruar nënkryetari i tij Gjeliqi. Aty nuk mund të bëhet fjalë për falsifikim.

Por, fals është patriotizmi i Koshtunicës, ndërsa realitet është nacionalizmi i tij i mykur!

Në qoftë se Koshtunicës i dhemb ajo që në Marrëveshje është paraparë se Serbia duhet të zhvillojë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, gjë që nënkupton edhe me Kosovën, ky është obligim për secilin shtet i cili nënshkruan marrëveshjen e tillë.

Derisa 20 shtete të Bashkimit Evropian dhe po aq shtete tjera e kanë njohur “shtetin e rrejshëm të Kosovës” (siç e quan Koshtunica), nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë edhe Serbia. Nëse është “i rrejshëm”, atëherë nuk humbë asgjë nga njohja, e nëse është i vërtetë, atëherë mund të ketë vetëm dobi nga marrëdhënjet e mira fqinjësore me Kosovën. (Julius, 4 maj 2008; 13:46)

“Kanosja me vdekje e kryetarit të Serbisë”

2.Vet kryetari në dorëheqje i Qeverisë së Serbisë, Vojisllav Koshtunica, si doktor i së drejtës, e ka shpallur Tadiqin tradhtar, për shkak të nënshkrimit të Marrëveshjes së stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian. „Aktgjykimi është dhënë“, tash vetëm pritet ekzekutimi i dënimit për atë vepër penale më të rëndë. Dhe për ta ekzekutuar ka mjaft „patriotë“, të cilët për një gusht dinarë, këtë e kryejnë filhall dhe në mënyrën më mizore. Për këso ekzekutimesh në Serbi ka përvoja të mjaftueshme.

Dhemje e mjerim. Quo vadis Serbio? (Julius, 5 maj 2008; 07:58)

„Nikoliqi e fajson Millosheviqin për Kosovën“

4.Jo Nikoliq, nuk ia ka dorëzuar Millosheviqi Kosovën Kombeve të Bashkuara, veç NATO-s dhe UÇK-së. Ka qenë i domosdoshëm ta bëjë këtë, pasi që UÇK-ja për tokë dhe NATO-ja nga qielli e fituan luftën dhe e detyruan të dorëzohet.

Millosheviqi ka qenë nacionalist më i madh se ti, i cili mendoi të zhdukë ose nënshtrojë të gjithë popujt e tjerë të ish-RSFJ-së. Megjithatë, për popullin e vet ka menduar ta shpëtojë më në funt nga bombardimet. Ti „do të shkoje deri në funt“, dmth. deri në shkatërrimin definitiv të Serbisë e të popullit serb.

Page 35: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 35

Të shohim si do të kalosh në këto zgjedhje, me logjikën dhe politikën tënde të tillë. Nuk meriton populli serb ta ketë për udhëheqës një tip si ti, dhe as ti nuk meriton të jesh kurrëfar udhëheqësi as lideri, përveç si varrmihës çfarë ke qenë dhe ke mbetur. (Julius, 7 maj 2008; 07:57)

„Kosovë: Më shumti vota për SRS“

18. Nuk është kurrëfar befasie që Serbët e Kosovës kryesisht kanë votuar për radikalët (Nikoliq-Koshtunica-Iliq-Daçiq)! Prej kësaj disa kanë interesa materiale, kurse të tjerët janë të mashtruar e të manipuluar nga Koshtunica, Nikoliqi, Samarxhiqi. Këta të dytët janë për t’u dhimbsur, ndërsa të parëve iu ka ardhur fundi. Mjaft ata e kanë materializuar „patriotizmin“ e tyre, duke ua vështirësuar jetën shumicës tjetër.

Por edhe në Serbi pakica janë përcaktuar për opsionin evropian, ngase më shumë se 60% kanë votuar për „ortakërinë“ SRS-SDS-SPS. Vërtetë, veç e veç ato parti kanë marrë vota më pak se në zgjedhjet paraprake, mirëpo kur merren të gjitha së bashkua ato kanë fituar shumicën dërmuese të elektoratit dhe mund ta formojnë qeverinë edhe për një mandat, e ta qojnë Serbinë në shkatërrim!! (Julius, 12 maj 2008; 19:50)

Jeremiqi: Procedura kundër Negelea-s

29. Përse Jeremiqi hidhërohet në Negelea-n? Ai as ia ka mundësuar as nuk ka mundur ta pengojë Hysenin për të marrë pjesë në Samitin e përfaqësuesve të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore. Pjesëmarrjen ia ka mundësuar kryesuesi-organizuesi i Samitit, Bullgaria, e cila si anëtare e Bashkimit Evropian edhe e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Si mund të thotë Jeremiqi se Kosova nuk është shtet, kur këtë e kanë njohur më se 40 shtete, prej të cilave 20 janë anëtare të Bashkimit Evropian?

Jeremiqi me këto “shpurdhjet e tij të fundit” vetëm sa e lajthitë pjesën e painformuar të popullit të vet, kinse “ka arritur sukses të madh diplomatik” me atë që delegacioni i Serbisë e ka braktisur Samitin.

“Janë gjasat e mëdha” se Ban Ki Muni do ta shkarkojë Negele-an nga posti i drejtorit politik të UNMIK-ut, pasi këtë e ka kërkuar Jeremiqi!

Nuk i shihet për të madhe Jeremiqit, sepse është i frustruar për shkak të mossuksesit në udhëheqjen e diplomacisë dhe i pasigurt për funksionin që ka. (Julius, 22 maj 2008; 15:53)

Page 36: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

36 Adil Rr. FETAHU

“UNMIK-u nuk do të jetë edhe gjatë lojtari kryesor”

5.Shefi i Misionit “Eulex”, Iv de Kermabo deklaroi se “Eulex-i” e ka zinxhirin e qartë komandues nga Brukseli, prandaj UNMIK-u nuk mund të jetë lojtari kryesor.

A është ky “suksesi diplomatik” i ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiqit, në “moslejimin” e vendosjes së Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë?

Çka po pret orJeremiq, tërhiqi menjëherë të gjithë 27 ambasadorët nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian! (Julius, 22 maj 2008; 18:33)

MSA: Brukseli dhe Serbia

1.Partia Socialiste e Serbisë ka përvojën më të madhe në politikë, ata janë më të rryer e të zhdërvjelltë, ashtu që kanë nuhatur se janë pjekur kushtet për të marrë pozita me rëndësi në qeveri. Prandaj tash po angazhohen për nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit me Bashkimin Evropian. Por, deri kur do t’iu shkojë kështu, mbetet të vendosë populli i Serbisë në zgjedhjet e ardhshme (sigurisht të jashtëzakonshme). Ndoshta do ta sigurojnë edhe ndonjë pozitë ministri ose ambasadori për Mira Markoviqin? (Julius, 23 maj 2008; 16:14)

“Mbishkrimi i rrugës me emrin e Millosheviqit”

11. Ka filluar ringjallja e ideve naciste, të cilat dikur i kishte praktikuar Hitleri ndaj atyre që mendonin ndryshe. Këta në Serbi po i “ngjallin” edhe bashkëmendimtarët e vdekur si Millosheviqin, Mlladiqin, Karaxhiqin e të tjerë, e pastaj të nisin likuidimin e atyre që mendojnë ndryshe. Quo vadis Serbio? (Julius, 25 maj 2008; 10:58)

“Blic: Koshtunica po tërhiqet”

20. Shkuarja e Koshtunicës nga jeta publike nuk e dëmton as partinë e tij as Serbinë. Përkundrazi, do ishte fat sikur të kishte shkuar më heret e të mos i pengonte forcat progresive të Serbisë të ecin në një të ardhme më të mirë, ta nxjerrin vendin e vet nga lloçi në të cilin e ka zhytur Koshtunica. Ndoshta më në funt e ka kuptuar se nuk është për politikë (e nuk është për asgjë). Më mirë vonë se kurrë. Por kujdes, mos iu besoni fjalëve dhe deklaratave të tij! (Julius, 25 maj 2008; 18:07)

Page 37: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 37

Koshtunica: Serbisë i nevojitet një qeveri nacionale

144. Koshtunica e dëshiron një qeveri nacionaliste e jo qeveri demokratike. Përndryshe, qeveria e Serbisë do të jetë nacionale, pasi që anëtarët e saj janë të nacionalitetit serb. Por, nëse Qeveria do të formohet nga partitë: SRS-SDS-SPS, atëherë përveç se është nacionale, do të jetë edhe nacionaliste-komuniste-fashiste, e cila nuk do të mund të qeverisë gjatë, ngase forcat progresive, inteligjenca dhe populli i Serbisë nuk do e durojnë.

Me qeverinë çfare do ta formonte Koshtunica, Serbia mund të jetë evropiane vetëm në kuptimin gjeografik. (Julius, 26 maj 2008; 16:01)

Rupel: EULEX pak-a-shumë me kohë

15. Qëllimi i kosovarëve ka qenë ta fitojnë pavarësinë nga Serbia. Sa u përket misioneve të ndryshme: UNMIK, EULEX apo çfarëdo tjetër, nuk janë me rëndësi, ngase ato do shkojnë nga Kosova; se a do shkojnë për një vit, dy a tre vjet, nuk ka rëndësi. Ato misione vetëm do t’iu ndihmojnë kosovarëve për t’i konsoliduar institucionet e shtetit juridik, të cilat do funksionojnë në tërë territorin. Askush nuk do i pyet as Serbinë as serbët e Kosovës se a e pranojnë kompetencën e Qeverisë së Kosovës apo të çfarëdo misioni. Ata që duan të jetojnë në Kosovë, duhet t’i respektojnë ligjet dhe institucionet e Kosovës. Kush nuk mund t’i durojë këto, qoftë për inat apo për ndonjë shkak tjetër, le të shkojë në Shumadi ose Vojvodinë. Për pronat që i shesin në Kosovë, atje mund të blejnë prona shumëfish më të mëdha dhe do jenë në mesin e të vetëve. Në Kosovë askush nuk do bëjë presion as diskriminim ndaj dikujt për shkak të përkatësisë së tij nacionale. Por ligjet e shtetit doemos duhet respektuar, ngase duhet të sundojë rendi dhe ligji. (Julius, 26 maj 2008; 17:22)

Serbia do të kërkojë ndërrimin e Kacinit

5.Gjeliqi po mendon se aq lehtë do ta ndërrojë raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, thua se vet e ka emëruar dhe caktuar në atë funksion.

Zotëri Kacini me asgjë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me atë që ka bërë me dije vënien e flamurit të Kosovës së pavarur në Parlamentin Evropian me rastin e dialogut interparlamentar me një delegacion të Kosovës. Pavarësinë e Kosovës, or Gjeliq, e kanë njohur 20 shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Prandaj, për Bashkimin Evropian, për Parlamentin Evropian dhe për organizatat e tjera ndërkombëtare me rëndësi, pavarësia e Kosovës është punë e

Page 38: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

38 Adil Rr. FETAHU

kryer. Ato do ta ofrojnë Kosovën e pavarur integrimeve evropiane, jo për shkak të ndonjë „dashurie platonike“ ndaj Kosovës, veçse për të mirën e popullit të Kosovës dhe të gjitha vendeve tjera të rajonit. (Julius, 30 maj 2008; 19:34)

„Mediat: Liberia e njohu Kosovën“

14. Koshtunica do thoshte: „Liberia armike e njohu shtetin e rrejshëm të Kosovës“, dhe qeverisë së Liberisë do t’i dërgonte menjëherë një notë proteste, kurse ambasadorin do ta tërhiqte „për konsultime“!

Në anën tjetër, pushtetarët e Kosovës i fërkojnë duartë nga gëzimi se tani filloi procesi i njohjes kuantitative, pas njohjeve shumë të suksesshme kualitative qysh prej ditëve të para të pavarësisë së Kosovës. Ata shpresojnë se deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së përgjithshme të KB, në shtator të këtij viti, pavarësinë e Kosovës do e njohin një numër shtetesh i mjaftuar për të marrë vendimin pozitiv për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. (Julius, 31 maj 2008; 20:06)

„Socialistët e Evropës për Koshhtunicën“

5. Serbia mund ta fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, ajo nuk mund të bëhet anëtare e atij Bashkimi para se ta njohë Kosovën. Ngase vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do ta kushtëzojnë anëtarësimin e Serbisë me njohjen paraprake të Kosovës. Nuk do ta pranojë Bashkimi Evropian për anëtar të vet një vend i cili ka pretendime territoriale ndaj një vendi fqinj. Ky është një prej kushteve themelore për pranim në Bashkimin Evropian.

Për ata që sadopak e kuptojnë gjuhën diplomatike, Hanes Svoboda ishte mjaft i qartë në intervistën që i dha „Dnevnikut“ të Novisadit, kur tha: „Shumë shtete do e njohin Kosovën, dhe se edhe nga Serbia pritet ta pranojë realitetin“.

Kush nuk e kupton këtë porosi, nuk e meriton as dëftesën e shkollës fillore (të reformuar!). (Julius, 1 qershor 2008; 19:34)

Në çfarë cilësie do flet Sejdiu?

2. Sejdiu është ftuar zyrtarisht dhe zyrtarisht e përfaqëson dhe do flet në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB. Ai është kryetar legjitim i shtetit të ri – Kosovës. Jeremiqi nuk mund ta ketë ndonjë ngushëllim të madh se si e në ç’mënyrë

Page 39: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 39

kryesuesi i KS do ta prezantojë Sejdiun me rastin kur ia jep fjalën dhe përshëndetë pjesëmarrjen e tij. Por, duke marrë parasysh se këtë seancë e kryeson përfaqësuesi i ShBA-ve, është e sigurt se do ta prezantojë ashtu si është – kryetari i Kosovës. Është me rëndësi që Sejdiu zyrtarisht e përfaqëson Kosovën dhe flet në emër të saj. Ka mundur këtë ta bëjë edhe kolegu i Jeremiqit, Skënder Hyseni, por kryesuesi i Këshillit të Sigurimit ka vendosur ta ftojë kryetarin, prandaj duke iu përmbajtur protokollit në mënyrë konsekuente për përfaqësimin në nivel të barabartë, i ka ftuar kryetarët e të dy shteteve për problemet e të cilave debaton KS.

Nuk është hera e parë që Sejdiu zyrtarisht merr pjesë dhe flet në Këshillin e Sigurimit. Pse zgërdhihet tash Jeremiqi për këtë?! (Julius, 19 qershor 2008; 08:09)

„Serbët frikësohen nga Euleksi“

4.Është e çuditshme logjika e serbëve të Kosovës. Frikësohen se duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, frikësohen nga ardhja e Misionit të Bashkimit Evropian mandati i të cilit është të mbikëqyr zbatimin konsekuent të Kushetutës dhe të ligjeve. Kushtetuta dhe ligjet të cilat iu garantojnë liri e të drejta minoriteteve sipas standardeve më të larta, çfarë nuk i ka asnjë minoritet në botë. Por, këta do dëshironin të mos i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet, veçse në Kosovë të mbretërojë anarki: të mos paguajnë tatim, taksa, rrymë, ujë, shërbime komunale, të mos i regjistrojnë bizneset as veturat, të merren me kontrabandë dhe kriminalitet të gjitha llojeve, e të mos i pengojë askush! Kjo nuk është në interes as të shumicës së serbëve të Kosovës, por është në interes të do grupeve të vogla e në dëm të gjithë të tjerëve.

Serbët e Kosovës doemos duhet të kthehen kah institucionet dhe të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës kurse zgjidhjen e problemeve të tyre jetësore ta kërkojnë dhe realizojnë në bazë të ligjeve të vendit ku jetojnë. Nuk mundet as Koshtunica as Samarxhiqi dhe askush nga Beogradi t’i zgjidhë problemet e tyre jetësore në Kosovë, por vetëm mund t’iu krijojnë probleme akoma më shumë e më të mëdha.

Prandaj, kuptone njëherë e përgjithmonë se nuk mund të jetoni në shtetin ligjet dhe institucionet e të cilit nuk i respektoni. Merrni pjesë në institucionet e pushtetit legal dhe respektoni ligjet dhe pushtetin, dhe do ta keni më mirë. Kurrëfar UNMIK-u nuk mund të ju ndihmojë në qoftë se nuk i respektoni Kushtetutën dhe ligjet. (Julius, 22 qershor 2008; 08:01)

Page 40: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

40 Adil Rr. FETAHU

Rykeri: T’i këthehet toka manastirit

5. Kishave e manastireve në Kosovë duhet t’iu merren të gjitha tokat të cilat Serbia ua ka dhënë në periudhën prej vitit 1912 e këndej. Ato nuk janë kooperativa bujqësore dhe nuk iu nevojitet tokë e punueshme as pyje. Të gjitha ato toka pushteti serb i ka marrë nga fshatarët shqiptarë dhe ua ka “dhuruar” kishave e manastireve. Këtë fakt e vërteton edhe dr Millovan Obradoviqi (serb i Kosovës) në librin e tij: „Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu“ (Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë) 1919-1941.

Natyrisht, në negociatat për sukcesionin, qoftë me marrëveshje midis dy shteteve apo me arbitrazhë ndërkombëtare, Serbia duhet të obligohet t’ua paguajë kompensimin për pronat e marrura gjatë zbatimit të reformës agrare dhe kolonizimit në Kosovë. Për këto gjëra mund të zhvillohen bisedime e të zgjidhen marrëdhëniet reciproke, e jo për çështjet statusore siç ëndërrojnë disa politik(u)aj serbë. (Julius, 24 qershor 2008; 18:12)

„Fejti nuk flet në emër të BE“

6. Derisa zotëri Fejti është përfaqësues special i Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht shef i Grupit Drejtues për Kosovën, gjithsesi ekziston lidhja midis deklaratës së tij mbi përshëndetjen e pavarësisë së Kosovës dhe rekomandimeve të bëra pushtetit të Malit të Zi për ta njohur këtë pavarësi, dhe funksionit që ai e ka. Nuk është ai në ndonjë vizitë private atje, por është zyrtar i Bashkimit Evropian dhe i Grupit Drejtues për Kosovën.

Fejti është diplomat me përvojë dhe ai e din saktësisht se kur, ku dhe çfarë flet në kuadër të funksionit dhe mandatit që i është dhënë. Nuk është ai „junior“ në diplomaci si Jeremiqi. Është e sigurt se për atë që ka thënë Fejti nuk do të ndërrohet nga funksioni, mirëpo mund ta ndërrojë zëdhënësin e tij, i cili orvatet „ta shkëputë“ lidhjen midis mesazhit dhe mandatit të Fejtit. (Julius, 28 qershor 2008: 18:02)

„Slloveni: 5 të vdekur e 8 të zhdukur“

10. Kështu është „fati“ i njeriut. Kurrë nuk dihet se çka sjell dita e çfarë rreziku i kanoset në secilin kënd të kësaj bote të rrumbullakët!

Familjeve të cilat pësuan dhe gjithë popullit Slloven iu shprehi ngushëllime, dhe lutem që Zoti i Gjithëfuqishëm t’iu jep forcë të përballojnë dhembjet shpirtërore që iu kanë ndodhur! (Julius, 4 korrik 2008; 08:57)

Page 41: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 41

“DSS: Koshtunica nuk do të jetë deputet”

29. Qysh është treguar si lider i partisë dhe si kryetar i Qeverisë, dhe për shkak të humbjes së zgjedhjeve, Koshtunica po të kishte sadopak moral politik vet do të duhej të jepte dorëheqje nga funksioni i liderit të partisë së tij. Përndryshe, partia e tij duhet ta dënojë me ndërrim nga të gjitha funksionet. Është treguar se nuk është i pjekur si politikan as burrështetas. Ai për një kohë kaq të shkurtër aq shumë e ka kthyer Serbinë prapa dhe e ka shkatërruar, sa që për këtë do të duhej të bartë përgjegjësi edhe të llojit tjetër para këtij populli të vuajtur. (Julius, 8 korrik 2008; 19:20)

„Kthimi i ambasadorëve e forcon Serbinë“

4.Në qoftë se kthimi i ambasadorëve në vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e forcon Serbinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, kjo do të thotë se tërheqja e atyre ambasadorëve asokohe e ka dobësuar pozicionin e Serbisë në ato marrëdhënie. Nëse është ashtu, e të gjithë këtë e pohojnë, atëherë dikush duhet të përgjigjet për dobësimin e pozitës së Serbisë, e cila edhe ashtu nuk ishte e lakmueshme. A ka në këtë përgjegjësi pjesën e vet të „kontributit“ ministri i atëhershëm (dhe i tashëm) Jeremiq, apo vetëm shefi i tij Koshtunica, kjo mbetet të vërtetohet! (Julius, 19 korrik 2008; 19:24)

Jeremiqi: Të kthejmë ambasadorët në BE

31. Pasi që „u sigurua se Plani i Marti Ahtisarit nuk ekziston dhe se asnjë mision nuk guxon ta zbatojë atë plan, të cilin Serbia e ka refuzuar, as që mundet ai të jetë bazë për prani të kurrëfar misioni të Bashkimit Evropian“, ministri shetitës Jeremiqi ka vendosur t’i propozojë Qeverisë t’i kthejë disa nga ambasadorët. Por, me atë rast ministri bëri lëshim që popullit nuk i tregoi për „rezultatet e asaj parade diplomatike“, dhe cilat janë rrethanat e reja që kanë ndikuar në një hap të tillë?

Sipas mendimit tim, arsyetimi i vetëm logjik për kthimin e ambasadorëve do ishte sikur vet Serbia ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës, të vente marrëdhënie diplomatike dhe njëkohësisht me „kthimin e ambasadorëve të tërhequr“ ta emëronte edhe ambasadorin të cilin do ta dërgonte në Kosovë. Edhe ashtu, herët a vonë, këtë duhet ta bëjë Serbia para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Përse të humbet kohë, para dhe nerva për dofar mitesh dhe fiksionesh. (Julius, 20 korrik 2008; 20:47)

Page 42: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

42 Adil Rr. FETAHU

Lajiqi: Akoma nuk ka gjurma kah Mlladiqi

5. Çka po hiqet si i rëndësishëm ky far Lajiqi, kur askush nuk e pyet asgjë për kurrnjë send. Çfarë ka kontribuar ai si koordinator i Ekipit aksional për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës në gjetjen dhe burgosjen e Radovan Karaxhiqit e të tjerëve? Asgjë! Ai, sikur edhe të gjithë qytetarët e tjerë të rendomtë, për burgosjen e Karaxhiqit ka marrë vesh nga lajmet e publikuara në media. Prandaj, janë krejtësisht të paarsyeshme kërcënimet që i adresohen atij me rastin e burgosjes dhe ekstradimit të R.Karaxhiqit. Nga ato kërcënime ai mund të jetë vetëm „dëm kolateral“, sipas parimit: hidhërohen në gomarin – e rrahin samarin! (Julius, 31 korrik 2008: 08:03)

Memorandumi midis UNMIK-ut dhe EULEX-it

14. Sikur populli i Serbisë ta dinte përmbajtjen e Planit të Ahtisarit dhe detyrat e EULEX-it për zbatimin e atij plani, jam i sigurt se në ndonjë referendum eventual 90% do ta përkrahnin atë plan dhe atë mision. Sepse, ai iu garanton kurse „Euleksi“ i mbron të gjitha të drejtat dhe interesat e Serbëve në Kosovë, sipas standardeve më të larta çfarë nuk i ka asnjë minoritet në botë, as në vendet më demokratike. Mirëpo, për këtë populli nuk din asgjë, kurse politikajt sikur po luftojnë për „ruajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë“, gjë nuk është as reale as racionale.

Deri dje pushteti i Serbisë e quante UNMIK-un okupator, e kah iu doli tash i njëjti UNMIK aq i dëshirueshëm dhe legjitim, kurse „EULEX”-i aq i rrejtur e jolegjitim? Vallë, a kanë këta pushtetarët e Serbisë ndonjë kriter ose ndonjë parim në bazë të cilave udhëhiqen? (Julius, 18 gusht 2008; 21:04)

Kermabo: Euleksi është mision teknik

7. Jo zotëri Kermabo, Euleksi nuk është fare mision teknik, por mision i pastër politik-juridik i Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Planit të Ahtisarit, Kushtetutës së Kosovës të hartuar në bazë të atij plani, dhe t’iu ofrojë ndihmë profesionale, materiale dhe ndihmë tjetër organeve dhe institucioneve të Kosovës për arritjen sa më të shpejtë të standardeve për integrimin në organizatat dhe institucionet euroatlantike. Sa i përket statusit të Kosovës, atë status e ka caktuar populli i Kosovës dhe institucionet e tij legale e legjitime, prandaj as UNMIK-u, as EULEX-i as kushdo tjetër nuk mund ta ndryshojë statusin e pavarësisë së Kosovës, të cilin deri tash e kanë njohur 45

Page 43: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 43

shtetet më të forta të botës, ndër të cilat janë edhe 2/3 anëtaret e Bashkimit Evropian, dhe gati të gjitha vendet-anëtare të Paktit NATO.

Prandaj, qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjes nuk është lirimi e dorëzimi i lokaleve dhe pajimeve, veçse dorëzimi i kompetencave. Ngase, ato pajime Euleksi nuk do i qojë në Bashkimin Evropian, por do i shfrytëzojë në Kosovë, për të kryer misionin që ia ka caktuar Bashkimi Evropian.

Kujt po i hedhë hi syve tash ky Kermabo, kinse nuk është fjala për marrëveshje politike por vetëm për marrëveshje teknike? Ku ka në botë që jurisdiksioni i një misioni nuk prekë në statusin e vendit përkatës? Edhe detali më i hollë i marrëveshjes përmbanë elemente politike. (Julius, 21 gusht 2008; 16:22)

Karaxhiqi dëshmitar i mbrojtjes së Krajishnikut

2.Avokati i Karaxhiqit, Svetozar Vujaçiq tha se „Karaxhiqi do të dëshmojë në mbrojtje të Krajishnikut, dhe do ta thotë të vërtetën, dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe Krajishniku të jetë një nga dëshmitarët e Karaxhiqit“?

Natyrisht, në qoftë se gjykata pranon, ata do të dëshmojnë në mbrojtje të njëri-tjetrit sepse kanë qenë dhe kanë mbetur në të njëjtën punë kriminale dhe në të njëjtat pozita nacionaliste, dhe se edhe tash janë „cimerët“ më të afërt në Sheweningen. Vetëmse është pyetje se sa do t’iu besoj Gjykata dhe a ka arsye dhe logjikë t’i besojë njeriut, i cili për t’u mëshehur plot 13 vjet e ka ndërruar jo vetëm emrin por edhe pamjen e vet fizike, duke u shndërruar në monstrum! (Julius, 22 gusht 2008; 07:16)

Mospajtime të reja në KOS

37. Peshkopi Artemije fare nuk merret me punët e fesë, por vetëm me veprimtari politike më tepër se cilido lider partiak në Serbi. Në qoftë se nuk i ka zgjidhur çështjet pronësore të patundshmërisë që ka në Beograd dhe gjetkë, në të cilat sipas ligjeve të KOS nuk ka të drejtë, të paktën i ka hequr qafet vartësit e tij të cilët nuk janë të një mendimi: episkopin Teodosije dhe protosingjelin Sava Janjiqi, të cilët kanë punuar në interes të besimtarëve të vet dhe të institucioneve të cilat i kanë udhëhequr.

Artemijen duhet zgjedhur për kryetar të Partisë radikale serbe, ashtu që ai në zgjedhjet e ardhshme, në koalicion me Partinë Demokratike të Serbisë ta formojë qeverinë, e të shohim se çfarë do të del prej saj?! Përndryshe, ai një kohë pat propozuar radhitjen e Kishës Orthodokse Serbe përkrah atyre dy partive! (Julius, 14 gusht 2008; 10:16)

Page 44: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

44 Adil Rr. FETAHU

Karaxhiqi në Tribunal

2.Pa shihe-shihe, „kërkon që procesi kundër tij të ndërpritet, ngase është i bindur se në atë Tribunal nuk mund të ketë gjykim fer“! Ndërsa, ajo për çfarë ai ngarkohet: gjenocidi dhe krimet e ndryshme – qenkan fer, apo jo?!

Karaxhiqi mendon të lozë me dofar broçkullash, që së pari të “qartësohen detalet e kinse marrëveshjes midis tij dhe R.Holbrukut, dhe se a ka ekzistuar plani i NATO-s dhe ShBA-ve për ta likuiduar“? Me këtë ai përpiqet ta zvarritë procedurën dhe ta reklamojë vetveten si një personalitet me rëndësi. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave në këtë drejtim nuk do ketë sukses, sepse puna e Tribunalit është në fazën e fundit dhe nuk ka kohë të dëgjojë gjithfarë marrinash të atyre të akuzuarëve, për të cilët koha nuk ka ndonjë rëndësi. (Julius, 29 gusht 2008; 07:34)

Sarkozi: Kosova është rast i veçantë

23. Zotëri Sarkozi e ka përmendur vetëm një argument se Kosova është rast i posaçëm: atë se për statusin e saj janë zhvilluar negociata me vite të tëra, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ka edhe së paku 99 argumente të tjera akoma më të forta dhe shkaqe për t’u trajtuar si rast i posaçëm dhe për krahasim të pavend të Kosovës me Osetinë, Abhazinë ose cilindo rajon tjetër në botë. Këtë më së miri e dinë historianët, shkencëtarët dhe analistët serbë, por ata “i kanë shti veshët në lesh“ dhe nuk flasin për këto (ose janë të infektuar ose nuk guxojnë prej politikajve). (Julius, 2 shtator 2008; 08:15)

„Nikoliqi mbetet deputet i PRS“

60. O njerëz, mendoni pak, mos është ky një truk i radikalëve?! Radikalëve, liderit dhe zëvendës-liderit të tyre iu ka rënë „rejtingu“ dhe nuk kanë me çka të reklamohen e të mbajnë veten në faqet e para të mediave, prandaj e kanë shpikur dorëheqjen e Nikoliqit. Poqese nuk është në pyetje ndonjë mosmarrëveshje e madhe brenda Partisë, nuk është çudi që Nikoliqi ta revokojë dorëheqjen e vet. Atij kjo i ka hije. Ndërsa ky lajmi i Todoroviqit, se Nikoliqi do të mbetet deputet i PRS, „na ka lehtësuar dhembjen“. Shumë ishim brengosur se Kuvendi do të mbetet më i varfër pa te! Po margaritari më i madh është lajmi „se deri në zgjedhjen e nënkryetarit të ri, Partinë do ta udhëheqë kryetari i saj“!!!(i cili gjendet në Burgun e Tribunalit të Hagës, i akuzuar për krime lufte). Këtë „konstruksion“, deri sa të zgjedhet nënkryetari, Partinë do ta drejtojë kryetari i saj, mund të dëgjosh vetëm te radikalët! (Julius, 7 shtator 2008; 16:00)

Page 45: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 45

Kuvendi e ratifikoi MSA

50. Ratifikimi i Marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Serbisë me Bashkimin Evropian nuk jep shpresë se Serbia një kohë të afërt do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, as nuk është argument i orientimit të saj proevropian. Për ratifikimin e asaj Marrëveshje (e cila u sjell shumë favore popullit të Serbisë) kanë votuar gjithsejt 140 deputetë, kurse për Marrëveshjen energjetike me Rusinë (e cila Serbisë i sjell dëm më tepër se gjysma e çmimit të tregut) kanë votuar 212 deputetë. Kjo tregon se shumica e deputetëve janë për Serbinë ruse e jo për Serbinë evropiane. Me këtë Kuvendi ka bërë hapin më të madh kah Rusia se sa kah Evropa. Arsye tjetër përse nuk sjell gëzim dhe shpresë reale është ajo se Marrëveshja për stabilizim-asocim hyn në fuqi vetëm pasi ta kenë ratifikuar të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian veç e veç. Duke marrë parasysh rejtingun që e ka Serbia dhe pengesat që ka në rrugën e saj kah asocimi, pak është e besueshme se të gjitha shtetet-anëtare do ta ratifikojnë Marrëveshjen në një kohë të afërt. Këtu qëndron obligimi për ekstradimin e Mlladiqit në Tribunalin e Hagës dhe bashkëpunimi konstruktiv e marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën dhe me vendet e tjera të rajonit. Një nga klauzolat qenësore të Marrëveshjes është „bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me vendet e tjera të rajonit“. Ajo klauzolë tash e përfshinë edhe Kosovën si shtet i pavarur, pavarësinë e së cilës e kanë njohur 21 nga 27 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. Sado që politikajt serbë përpiqen të tregojnë se rruga e integrimit dhe çështja e Kosovës nuk janë të lidhura midis tyre, nesër do të shihet se këto të dyja janë të lidhura dhe të kushtëzuara njëra me tjetrën. “Druaj” se kam të drejtë! (Julius, 9 shtator 2008; 16:32)

Serzh Bramerc në Beograd

4. Bramerci nuk vjen në Beograd për Sheshelin, sepse atë e ka „në grusht“, por vjen për Mlladiqin e Haxhiqin dhe për dokumentacionin që pushteti i Beogradit ende nuk ia ka dorëzuar Gjykatës. Ai nuk kërkon „premtime për bashkëpunim të plotë me Tribunalin e Hagës, se premtime të tilla ka me shumicë nga të gjitha garniturat e deritashme të pushtetit të Serbisë, por kërkon njerëzit konkret dhe dokumentet konkrete. (Julius, 10 shtator 2008; 15:44)

BE për Marrëveshje kalimtare me Serbinë

43. Natyrisht se burgosja dhe ekstradimi i Radovan Karaxhiqit nuk paraqet bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës. Bile gati ishte harruar se Karaxhiqin po e kërkon Haga, ngase i gjithë aktiviteti u orientua kah Mlladiqi. Mirëpo, pushteti i Serbisë për qëllime taktike „e ndjek ujkun, ndërsa e tremb

Page 46: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

46 Adil Rr. FETAHU

lepurin“. Tash tregojnë përralla, se iu kanë humbur shenjat e gishtave të Mlladiqit, thuase kjo është ndonjë arsye për mosburgosjen e tij të deritashme.Prandaj mos u hidhëroni nga vlerësimi i ministrit holandez Werhagen, për mosbashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Deklaratat e kundërta të prokurorit special (të Serbisë) dhe të ministrit Lajiq për lëvizjet, pamjen dhe njerëzit të cilët e ruajnë Mlladiqin, vetëm sa e shtojnë dyshimin se në Serbi nuk ka vullnet politik as gatishmëri praktike dhe qëllim të njëmendët për burgosjen dhe ekstradimin e tij në Hagë.

Nga ana tjetër, „në dobi të dëmit të vet“ serbët bashkë me rusët organizuan protestë para selisë së BE-së dhe NATO-s mu në kohën kur po mbahej mbledhja e ministrave të BE-së, e cila si pikë kryesore të rendit të ditës e kishte dënimin e intervenimit ushtarak të Rusisë në Gruzi. Ai që e ka menduar atë protestë dhe pjesëmarrjen e serbëve në te, me siguri se nuk ia mendon të mirën Serbisë. (Julius, 15 shtator 2008; 11:56)

Parlamenti i Evropës: Fejt për Kosovën

2.Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Fejt, do t’ia paraqet Parlamentit të Evropës vlerësimet dhe pasqyrën e arritjeve të Kosovës në procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian. Vallë, a thua se Kosova paska hyrë aq thellë në këtë proces edhepse ka vetëm 7 muaj qyshse e ka shpallur pavarësinë? Do të thotë se qëllimi i Misionit EULEX është që Kosovën ta shpie sa më parë në proceset integruese, në mënyrë që të pranohet si anëtare e Bashkimit Evropian në të njëjtën kohë kur të pranohet edhe Serbia. (Julius, 16 shtator 2008; 08:26) .

Gjeliq: Seanca e ardhshme në dhjetor

88. Lidhur me vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për shtyrjen e „shkrirjes“ së Marrëveshjes tregtare, prej diku u shfaq edhe Koshtunica me „melodinë e tij me lahutë“, për shkak të së cilës është larguar nga skena shtetërore.

Të njëjtën Marrëveshje, të cilën e ka ratifikuar Kuvendi, Koshtunica fillimisht e kishte pranuar dhe parafuar si kryetar i Qeverisë. Çka flet tash për mungesë të „vetrespektit“ të qeverisë së re. Ai ia zen për të madhe pushtetit të ri „përse nuk i kanë thirrë në bisedë informative dhe rrëfim“ anëtaret e BE-së të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk jam bestyt, por kjo shfaqja e kohëpaskohshme e Koshtunicës po më bindë se vërtetë lugetërit ekzistojnë!. (Julius, 16 shtator 2008:16:51)

Page 47: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 47

Shumica në KB për inisiativën e Serbisë

3. Tërë kjo hallakamë rreth kërkimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për (pa)ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është bërë vetëm e vetëm për t’u arsyetuar udhëheqja e Serbisë para popullit të vet, se kanë bërë gjithçka ishte e mundur, por nuk kanë arritur ta pengojnë pavarësinë. Përndryshe, nuk shoh ndonjë arsye tjetër të kësaj inisiative, derisa ajo nuk mund ta ndryshojë asgjë gjendjen reale në terren. Veç kësaj, duke pasur parasysh se pavarësinë e Kosovës deri më tash e kanë njohur 47 shtete, ndër të cilat janë vendet më me ndikim të botës, pastaj duke marrë parasysh të drejtën e popujve për vetëvendosje, as GjND nuk mund të jep mendimin se shpallja e pavarësisë ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjithësesi kjo inisiativë do t’i kushtojë Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, dhe se dëmi do të jetë më i madh, ndërsa dobia – kurrëfare. (Julius, 20 shtator 2008; 12:22)

Pa zvogëlim të ushtrisë së Serbisë

13. As shtimi i numrit të ushtarëve as shpallja e neutralitetit nuk janë kurrëfar garance e mbrojtjes efikase të vendit. Për mbrojtjen efikase duhet të ndërtohet shoqëria demokratike, të krijohen marrëdhënie të mira me botën e veçmas me fqinjët dhe me fuqitë e mëdha, e jo të krekosesh se je ndonjë forcë ushtarake. Për t’u mbrojtur nga agresori eventual është i nevojshëm anëtarësimi në Paktin e NATO-s, ngase ajo është sot e vetmja forcë e cila mund të garantojë sigurinë e një vendi. Natyrisht, kjo e ka çmimin e vet, por në kohën e sotme nuk mund të ekzistosh e të zhvillohesh jashtë integrimeve.

Nuk është Serbia në atë pozitë siç ishte dikur RSFJ nën udhëheqjen e Titos, që në mënyrë deklarative të mbajë neutralitet, kurse praktikisht t’iu vardiset të dy blloqeve. (Julius, 21 shtator 2008; 09:29)

Tadiqi: Të mos ndryshohet rezoluta

2. Sipas deklaratës së kryetarit Tadiq, janë të gjitha gjasat që Asambleja e Përgjithshme e KB ta pranojë nismën e Serbisë për të kërkuar mendimin juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mirëpo me formë (përmbajtje) të ndryshuar të rezolutës së propozuar. Por, as Tadiqi as Jeremiqi nuk treguan se në çka konsiston ndryshimi i asaj rezolute?

Page 48: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

48 Adil Rr. FETAHU

“Kjo është hera e parë në historinë e Ballkanit që dikush dëshiron të zgjidhë problemet kështu në mënyrë paqësore”, deklaroi Jeremiqi. Por, Jeremiqi nuk e tha se çka do të zgjidhet në këtë mënyrë, duke pasur parasysh se as pranimi i inisiativës në Asamblenë e Përgjithshme, as mendimi juridik i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk e obligojnë askend për asgjë. Sigurisht Kosova nuk do kthehet sërish nën okupimin e Serbisë, veçse do të vazhdojë rrugën e vet të zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike si shtet i pavarur dhe sovran.

Funksionarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar këto ditë deklaruan në Prishtinë se Kosova vitin e ardhshëm do bëhet anëtare me të drejta të plota e këtij Fondi dhe e Bankës Batërore, ndërsa Misioni “EULEX” me të shpejtë po e përgatitë terrenin për asocim dhe anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lidhur me inisiativën e saj vetëm një gjë është e sigurt: se me këtë inisiativë Serbia e ka ngadalësuar procesin në rrugën e integrimit të vet në Bashkimin Evropian. Për këtë e kanë paralajmëruar të gjithë faktorët ndërkombëtarë relevant. (Julius, 26 shtator 2008; 09:17)

Kuvendi përsëri i bllokuar

25. Dje arriti në Kuvend Raporti mbi burgosjen e Radovan Karaxhiqit. Shumë aktual! Ndëra ai (jo)njeri është në Sheveningen qe më se dy muaj, kurse Kuvendi i Serbisë tash informohet për burgosjen e tij, thua se nuk ka punë më të mençur për të shqyrtuar (miratimin e 49 ligjeve të cilat duhet të harmonizohen me standardet e Bashkimit Evropian). Atë raport madje as anëtarët e Komisionit për Siguri nuk e kishin lexuar, ngase ishte nën embargo, si “sekret shtetëror rigoroz”! Ndërkaq, Kuvendi plot dy ditë është duke dëgjuar grindjet e deputetëve të Partisë Radikale Serbe, të cilët kacafyten për mandatet. Ata janë të hidhëruar edhe për shkak të burgosjes së Karaxhiqit, dhe janë ndarë (si skrraja) e tash bëjnë obstruksione në punën e Kuvendit. Prandaj, më së miri është të shpërndahet Kuvendi e të shpallen zgjedhjet e reja, ndoshta Partia Demokratike do të dijë ta shfrytëzojë rastin e volitshëm e ta shmangë atë bandë nga skena politike e Serbisë. Sepse me ta nuk ka fat për Serbinë. (Julius, 26 shtator 2008; 13:56)

Afishonin “akt-vdekjen” e Sollanës

26. Nuk janë ata aq naivë, të papjekur, të papërgjegjshëm e pa ide. Ata vet janë deklaruar se janë neonacistë dhe pjesëtarë të njëfar organizate „1389“. Në qoftë se politikisht tolerohen, ndërsa penalisht trajtohen si „fëmijë të mitur“, ato

Page 49: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 49

mendje të sëmura shumë shpejtë do rriten e bëhen një organizatë e fortë, e cila promovon vetëdije fashiste, e dihet se ku e shpie shoqërinë ajo vetëdije.

Vdekja figurative e Sollanës, e shpallur përmes „akt-vdekjes“ së tij, nuk është performancë naive e asaj organizate të errët. (Julius, 28 shtator 2008; 18:15)

Mali Zi: Hyrje për njohjen e Kosovës

8. Natyrisht se Mali Zi, duke pranuar realitetin, do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe këtë një kohë të gjatë nuk është duke e fshehur, veçse herë-herë në mënyrë implicite, e tash edhe në mënyrë eksplicite paralajmëron këtë njohje. Sepse ajo ndjek interesat e veta shtetërore dhe nacionale për integrime evro-atlantike. Ajo duhet t’i bashkohet qëndrimit ndërkombëtar, d.m.th. qëndrimit të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe ShBA-ve, si faktorët më të rëndësishëm në botë. Funksionari malazias Miodrag Vukoviq në mënyrë figurative e përshkroi përcaktimin e Malit të Zi lidhur me njohjen e Kosovës. Ai tha: „Definitivisht Serbia duhet ta kuptojë realitetin në Kosovë, kurse Mali Zi realitetin në fqinjësi“. Dhe, çka ka këtu për t’u habitur ose për t’u fshehur? (Julius, 3 tetor 2008; 07:40)

Radikalët kanë qenë shërbim i SSh

7. Për insajderët e Partisë Radikale Serbe në radhët e Sigurimit Shtetëror të Serbisë, pyteni Sheshelin, se ai do t’ua tregojë emrat e të gjithë spiunëve. Sepse, gjatë lavdërimit të vet Shesheli është aq transparent, sa që opinionit i tregon krejt çka din e çka nuk din! (Julius, 5 tetor 2008; 08:40)

Njohje të reja për Kosovën

88. Një ditë para pranimit të Rezolutës së Serbisë për kërkimin e mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, erdhi njohja nga Portugalia, kurse njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës e lajmëruan edhe Hungaria, Letonia, Rumania, Sllovakia, gjë që është gati e barabartë me njohjen diplomatike të pavarësisë. Një ditë më vonë, pavarësinë e Kosovës e njohën Mali Zi dhe Maqedonia. Dikush akoma ishte nën „mamurllëkun“ e shampanjës së pirë për festimin e „rezolutës së kaluar“, kur ja iu erdhi si dush i ftohtë lajmi nga Mali Zi dhe Maqedonia. Vallë, ky qenka rezultati i Tadiqit dhe Jeremiqit. Ka gjasa që tash e tutje, shumë vende të cilat

Page 50: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

50 Adil Rr. FETAHU

janë përmbajtur nga votimi i rezolutës, do ta njohin pavarësinë e Kosovës, pa pritur mendimin e GjND. Sepse, e dinë se „mendimi këshillëdhënës“ nuk e obligon askend. Por, alternativa më e besueshme e „vendimit“ të Gjykatës do të jetë: 1) se Gjykata nuk është kompetente për të dhënë mendimin për diçka që ka ndodhur në një shtet i cili akoma nuk është anëtare e KB; ose 2) se „vendimin“ (mendimin) e vet do ta përpilojë ashtu që nuk do të thotë as se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim, as se nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare; dhe 3) mund të jep mendimin se shpallja e pavarësisë është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëvendosjen e popujve. Po çfarë do t’i thoshin pastaj popullit të vet Tadiqi e Jeremiqi? (Julius, 10 tetor 2008; 11:38)

Podgoricë: Protesta e opozitës

9. Analistë të ndryshëm të njërës dhe të palës tjetër do të japin vlerësime, se çfarë fitoi Serbia e çfarë humbi Kosova me votimin e kërkesës që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jepë mendimin lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, si dhe cilat janë dobitë ose dëmet për Malin e Zi dhe Maqedoninë, e cilat për Serbinë, me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës? Emërues i përbashkët i të gjitha vlerësimeve dhe mendimeve të analistëve lokal e ndërkombëtar është se, me kalimin e kërkesës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme, Serbia në njëfar mënyre ka fituar ndonjë poen politik e diplomatik, edhepse kjo asgjë nuk mund të ndryshojë esencën e gjërave për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Bile, ajo inisiativë vetëm mund t’i sjell dëm Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Mesazhet që po arrijnë nga Washingtoni, Londra, Parisi e Brukseli dhe nga qendrat e tjera të vendosjes thonë se „Serbia (dhe vendet e tjera të rajonit) duhet të shikojnë kah ardhmëria, ndërsa të kaluarën ta lënë të pushojë e qetë“.

Po, nëse e vështrojmë nga pikëpamja matematikore kalimin (votimin) e kërkesës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme, shihet se nuk ka arritur kushedi çfarë rezultati dhe as nuk e ka fituar luftën statistikore në KB, duke pasur parasysh se nga 192 vende-anëtare të KB, vetëm 76 vende kanë votuar për atë propozim, gjë që është pak më shumë se 1/3 e vendeve anëtare, mirëpo propozimi ka kaluar në saje të rregullave procedurale të punës së Asamblesë së Përgjithshme.

Nga ana praktike, ajo kërkesë e dërguar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, qysh të nesërmën u tregua e pasuksesshme. Sepse, Mali Zi edhepse kishte votuar për atë kërkesë, ndërsa Maqedonia e cila kishte abstenuar, menjëherë e njohën pavarësinë e Kosovës, kurse disa shtete tjera i pranuan pasaportat e Republikës së Kosovës, gjë që është gadi e barabartë me njohjen e pavarësisë.

Page 51: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 51

Ky është paralajmërim se edhe vendet e tjera, bile edhe ato të cilat kanë votuar për propozimin e Serbisë, e posaçërisht ato që kanë abstenuar, në ndërkohë do ta njohin pavarësinë e Kosovës, duke mos pritur mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mendim ky që edhe ashtu nuk e obligon askend.

Në qoftë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pranon kompetencën për të dhënë mendimin e kërkuar, të gjitha gjasat janë se atë mendim do ta formulojë ashtu që me te nuk do ta shqetësojë as gëzojë askend, ngase as nuk do ta thotë shprehimisht se pavarësia e Kosovës është shpallur në kundërshtim, as në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Ndaj fqinjëve të vet më të dobët (Malit të Zi dhe Maqedonisë) tash Serbia ka ndërmarrë masa më të rrepta nga Plani aksional se sa ndaj vendeve më të forta se vet. Sepse, derisa nga shtetet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës vetëm i ka tërhequr ambasadorët e vet „në konsultime“, ndërkaq këtyre të fundit menjëherë ua ka përzënë ambasadorët e tyre, dhe iu kërcënohet me masa tjera më drastike, deri edhe në konfiskimin e pasurisë. Kjo nuk është në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sipas të gjitha gjasave, ajo inisiativë e Serbisë për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk do t’i sjell kurrëfar dobie popullit as shtetit të Serbisë, as fqinjëve të saj ndaj të cilëve vetëm sa po krijon atmosferë armiqësore!(Julius, 13 tetor 2008; 09:47)

Si (po) jetojnë Serbët në Jug të Ibrit

29. Sikur të kishin bërë Shqiptarët krime ndaj Serbëve tërë shekullin e kaluar (prej vitit 1912 deri më 1999) çfarë kanë bërë Serbët ndaj Shqiptarëve, e pastaj Serbët ta kishin fituar shtetin e vet, jam i bindur se në atë territor nuk do të mbetej i gjallë asnjë Shqiptar. Ndërkaq, pushteti i ri në Kosovë po bënë çmos të krijojë vullnetin serbëve për t’u përfshirë në institucionet e sistemit edhe shumë më tepër se sa do t’iu takonte sipas „çelësit“ në bazë të përqindjes së pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës. Por, këta të mjerë e të gjorët Serbë, të manipuluar nga pushteti i Beogradit, me këmbëngulje refuzojnë bashkëpunimin me pushtetin, i bojkotojnë institucionet e sistemit, nuk e pranojnë shtetin në të cilin jetojnë, nuk paguajnë tatimin, rrymën, ujin, nxemjen as kurrëfar sherbime tjera. E braktisin punën në polici, gjyqësi, dogana, administratë – ndërsa marrin rroga nga ai shtet të cilin nuk e pranojnë. Nuk regjistrojnë vetura as nuk marrin dokumente personale. A ka kështu diku tjetër në botë?!

Page 52: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

52 Adil Rr. FETAHU

Nuk është e vërtetë se janë të rrezikuar në pikëpamje të sigurisë. Askush nuk i ngacmon. Sillen ata e sorollaten ditën e natën nëpër qytete e fshatra të Kosovës kur kryejnë ndonjë tregti ilegale e të palejueshme të gjithëfar mallrash, dhe në këtë bashkëpunojnë fare mirë me fqinjët e vet Shqiptarë. Ja që prejse është shpallur pavarësia e Kosovës (më 17 shkurt 2008) nuk ka ndodhur as ekscesi më i vogël në baza nacionale, në të cilin do ta pësonte ndonjë serb. Përkundër kësaj, në pjesën veriore të Mitrovicës Serbët bëjnë çmos për të mos lejuar që nëpër një territor të caktuar të kalojë ujësjellësi i fshatit të banuar me shumicë shqiptare, ndonëse ai ujësjellës do t’iu shërbente edhe atyre.

Gjykoni tash vet se kush iu ka faj që janë mbyllur dhe jetojnë në enklava, duke pritur se një ditë do t’iu kthehet ushtria dhe policia e tyre e premtuar! (Julius, 13 tetor 2008; 21:50)

UNHCR: Qytetarët e Serbisë kërkojnë azil

23. Duke u mbështetur në atë thëniën se „Statistika është mbledhje e saktë e të dhënave jo të sakta“, apo „se kur njëri han (vetëm) lakra, e tjetri (vetëm) mish – mesatarja iu del: sarma“,- unë jam i prirur të mos i besoj statistikës fare. Por, nëse janë të vërteta numrat absolut se në çerekun e parë të vitit 2008, nga Serbia kanë kërkuar azil 6008 qytetarë, atëherë Serbia nuk qëndron në vendin e gjashtë në mesin e 10 vendeve të botës me numrin më të madh të kërkesave për azil, veçse absolutisht qëndron në krye të listës. Sepse, po të krahasojmë Kinën që ka 1.350.000.000 banorë dhe ka gjithsej 19.500 kërkesa për azil, apo Rusinë e cila ka 180.000.000 banorë dhe vetëm 9.200 kërkesa për azil, ndërsa Serbinë me më pak se 8.000.000 banorë e më se 6000 kërkesa për azil, dhe këto numra absolute t’i shndërrojmë në shifra relative (në përqindje), atëherë do të shihej pasqyra e vërtetë. Dhe në këtë unë shoh dy absurde. I pari, se numri proporcional i kërkesave për azil është shumë i madh, ndërsa i dyti është se, kërkesat për azil janë paraqitur në „shtetet armike“ në Perëndim! Por, absurdet në Serbi nuk janë kurrëfar risie. (Julius, 18 tetor 2008; 14:38)

Telefonimi më shtrenjtë prej vitit të ri

17. Derisa në botën e zhvilluar dhe në vendet përrreth, për shkak të konkurencës lirohen lidhjet, parapagimi dhe impulset e telefonisë fikse dhe asaj mobile, dhe krahas kësaj ofrohen edhe favore të ndryshme: minuta të pa pagesë dhe tarifa më të ulëta për një rreth të caktuar të numrave, ndërkaq në Serbi paralajmërohen shtrejtime 100%.

Page 53: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 53

Kështu është kur Telekomi i Serbisë është bërë pronë feudale, pa konkurencë. Ndërsa Qeverisë i nevojiten para për t’iu paguar Serbëve të Kosovës të cilët vet i ka bindë (urdhëruar) ta lëshojnë punën që kishin në polici, gjyqësi, dogana, administratë…! (Julius, 20 tetor 2008; 20:11)

Edhe përfaqësuesit e Kosovës në GjND

2. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur t’i ftojë (edhe) përfaqësuesit e Kosovës për të marrë pjesë në shqyrtimin që do mbahet lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Njëherit Gjykata i ka „ftuar“ edhe të gjitha shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, që të japin informata të dobishme lidhur me këtë çështje, duke iu dhënë afat deri më 17 prill 2009 që të paraqesin qëndrimet e tyre, ndërsa deri më 17 korrik të japin përgjigjet ndaj argumenteve të palëve në procedurë.

Me këto Gjykata ka vepruar në pajtim me nenin 43, në lidhje me nenin 66 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe, fakti se Gjykata i ka ftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës, nuk është kurrëfar përjashtimi nga rregullat as kurrëfar „çudie“ procedurale, sepse mendimi juridik i Gjykatës ka të bëjë me Kosovën. Por, duke pasur parasysh se Gjykata jep mendime (interpretime) këshilluese për ndonjë çështje juridike e cila shfaqet në kuadër të veprimtarisë së Kombeve të Bashkuara, të Këshillit të Sigurimit apo të ndonjë shteti-anëtar të KB, ka mundësi që ajo Gjykatë të shpallet jokompetente lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, sepse kjo nuk është çështje juridike, veçse çështje politike dhe faktike.

Deklarimi i popullit të Kosovës për pavarësi u bë pas negociatave dyvjeçare të pasuksesshme të zhvilluara nën patronatin e KB, kurse shpallja e pavarësisë është në përputhje të plotë me mendimin dhe propozimin e ndërmjetësuesit të KB në ato negociata. Megjithatë, nëse Gjykata e pranon kompetencën për të dhënë mendimin këshillues (për një çështje politike dhe faktike), atëherë janë të gjitha gjasat se atë mendim do e jep në favor të Kosovës, ngase të gjitha argumentet janë në anën e saj. Tadiqi dhe Jeremiqi me atë inisiativë vetëm sa „do të blejnë kohë“ dhe të arsyetohen para popullit të vet, se janë përpjekur në të gjitha mënyrat dhe variantat ta mbajnë Kosovën brenda Serbisë. Në ndërkohë, derisa Gjykata ta jep mendimin këshillues (i cili nuk e obligon askend për asgjë), populli i Serbisë dhe ai i Kosovës do të varfërohen akoma më tepër nën udhëheqjet që kanë, dhe nën ndikimin e krizës së përgjithshme ekonomike dhe financiare që po e kaplon botën. (Julius, 21 tetor 2008; 18:59)

Page 54: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

54 Adil Rr. FETAHU

Marrëvshja për përfshirjen e ShBA-ve në Euleks

14. Në komunikatën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve theksohet se „vendosja e Euleksit në tërë Kosovën është në dobi të të gjitha bashkësive“. Në këtë as nuk duhet dyshuar. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Euleksi do të vendoset në tërë Kosovën, pa marrë parasysh kundërshtimin e Serbisë e të Rusisë. Kjo vendosmëri merr shtytje me pjesëmarrjen e 80 policëve dhe 8 gjykatësve e prokurorëve amerikanë, me garancione të imunitetit. Dihet se kush do jetë kryesori në atë Mision. Kush nuk e ka tash të qartë, atij i nevojitet psikiatri. Duket se edhe Bogdanoviqi e ka kuptuar situatën dhe e ka ndërruar retorikën, ashtu që „lejon“ se Euleksi mund të jetë i pranishëm në tërë Kosovën, por „me kusht që të mos e prekë sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Serbisë“!.

Për çfarë sovraniteti dhe çfarë integriteti territorial të Serbisë në Kosovë flet ky far Bogdanoviqi, derisa Serbia nuk ka në Kosovë asnjë institucion të pushtetit të vet: ligjvenës, ekzekutiv as gjyqësor? (Julius, 22 tetor 2008; 15:49)

Daçiqi: Euleksi vetëm nën mandatin e KS

5.Ivica Daçiq thotë se „kusht për vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian EULEX në Kosovë është që të mos e zbatojë Planin e Marti Ahtisarit“.

Kur njeriu dëgjon deklaratë të tillë, i lindin dy dilema: ose Daçiqi nuk qenka i njohur me përmbajtjen e atij Plani, ose nuk ua do të mirën Serbëve të Kosovës. Sepse, Plani i Marti Ahtisarit është dokument që iu garanton Serbëve të Kosovës jo vetëm të drejtat, veçse edhe privilegje çfarë nuk i ka asnjë minoritet në botë. Nga ana tjetër, Euleksi është paraparë me atë Plan, që të mbikëqyrë dhe ndihmojë institucionet e Kosovës për ta zbatuar në mënyrë konsekuente.

Përndryshe, qëndrimi i Ivica Daçiqit është i njohur për opinionin para se u bë polic; ai është angazhuar „për mbrojtjen e Kosovës me armë“! (Julius, 23 tetor 2008; 09:54)

Drashkoviqi: Serbia në rrugë për BE

2. Duket se politikajt serbë pas një kohe të kaluar jashtë strukturave të pushtetit po esëllohen dhe po e kuptojnë realitetin e po bëhen më racional. Këtë po e dëshmon tash Drashkoviqi, i cili vetëm tash e ka kuptuar se Serbia nuk ka kurrëfar sovraniteti mbi Kosovën, dhe se nuk duhet Kosovën ta mbajë si guri në qafë, porse me hapa të përshpejtuar duhet nisur kah integrimet evropiane.

Page 55: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 55

Megjithatë, duhet pasur në mendje atë urtinë popullore se: „ujku qimen e ndërron, por vesin nuk e ndërron kurrë“! (Julius, 25 tetor 2008; 08:08)

Svillanoviqi: Fitore e diplomacisë

3. Ish-shefi i diplomacisë (bukur të suksesshme) të Serbisë, Goran Svillanoviqi, thotë se Serbia i ka caktuar parakushtet të cilat duhet të plotësohen para se të bashkëpunohet me Euleksin në Kosovë, siç janë: „marrja e lejes nga Këshilli i Sigurimit, dhe që Misioni të jetë neutral sa i përket statusit“?!

Supozimet e tilla iluzore nuk janë për nivelin e tij të ish-diplomatit. Ngase, ai bile e di fare mirë se Plani i Ahtisarit i shndërruar në Kushtetutën e re dhe në shumë ligje të Republikës së Kosovës janë dokumentet e vetme bazike sipas të cilave do të veprojë pushteti në Kosovë, dhe baza e vetme për caktimin e Misionit Euleks. Detyrë primare dhe e vetme e Euleksit është të mbikëqyrë dhe ndihmojë zbatimin konsekuent të Planit të Ahtisarit në Kosovë, dhe atë në segmentin e sundimit të ligjit në polici, gjyqësi dhe dogana. Sigurisht se Euleksi nuk do t’i zbatojë në Kosovë ligjet e Serbisë, por Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Në qoftë se Euleksi duhet t’iu përmbahet kryesisht këtyre dokumenteve, si ka mundësi që të jetë neutral në pikëpamje të statusit?! (Julius, 25 tetor 2008; 08:42)

Miliband: Tërë Ballkani në BE

5. Edhepse ka dallime të mëdha të shkallës së zhvillimit shoqëror-ekonomik midis vendeve të ndryshme, megjithatë e vetmja mënyrë për t’i nxjerrë nga lloçi ballkanik është pranimi i tyre në Bashkimin Evropian të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përnjëherë – në një pako: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Kroacia do pranohet më përpara.

As vendet-anëtare të tashme të BE nuk kanë shkallë të njëjtë të zhvillimit shoqëror-ekonomik dhe demokratik, mirëpo të gjitha ato kanë dobi dhe favore të mëdha nga anëtarësimi. (Julius, 26 tetor 2008; 08:20)

Page 56: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

56 Adil Rr. FETAHU

„B=92 hulumton“ – Trafikimi i organeve

11. Prokurori Vukçeviq iu ka përveshur një pune shterrpë, për të gjetur prova mbi transplantimin dhe trafikimin e organeve njerëzore në hapësirat e Shqipërisë Veriore.

Ekipi i Prokurorisë së Tribunalit të Hagës në vitin 2005 e ka hulumtuar detajisht këtë rast, por nuk ka gjetur as më të voglën provë me të cilën do të dëshmohej ekzistimi i një akti të tillë monstruoz, siç e ka përshkruar Karla del Ponte në librin e saj. Për këtë shkak Tribunali ka hequr dorë nga hulumtimi i mëtejshëm dhe atë lëndë e ka lënë në ad-acta. Tash si në orkestër, organet e Sigurimit Shtetëror dhe mediat në Serbi e kanë ngritur përsëri këtë çështje, gjoja se kanë gjetur e mbledhur prova të reja?!

Kush do t’iu besojë atyre “provave” duke ditur se çfarë janë në gjendje të trillojnë, shpifin e lansojnë UDB-ja dhe mediat serbe.

Nuk besojmë as se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur asi ekspertë dhe aso mjete medicinale, sa të mund të bëjë transplantimin e organeve njerëzore. Ata mezi kanë pasur do punonjës sanitar dhe do mjete për t’ua mbështjellur plagët ushtarëve të vet të plagosur. Është çështje tjetër, se ata nuk kanë pasur kohë të merren me “punë” të tilla. Për transplantimin e organeve njerëzore as Qendra Klinike Medicinale në Prishtinë akoma nuk ka as ekspertë as mjete të nevojshme.

Organet e Serbisë të cilat e kanë inicuar këtë çështje, sigurisht se kanë ndonjë zor dhe nevojë të brendshme, që opinionit t’ia tërheqin vëmendjen në drejtim tjetër. (Julius, 28 tetor 2008; 18:30)

Tadiqi: Zgjidhja megjithatë akoma është larg

5. Politikajt serbë kur “e lansojnë një ide të re”, atë e përsërisin të gjithë si papagajtë. Kështu është edhe kjo ideja e tyre për “neutralitetin statusor të Euleksit”. As vet nuk besojnë në atë që flasin. Sepse, Misioni i Bashkimit Evropian “EULEX” assesi nuk mund të jetë neutral sa i përket statusit e të mos e zbatojë Planin e Ahtisarit. Po të mos ishte ai Plan, nuk do ishte as Euleksi. Dhe mu në bazë të atij Plani, e me bekimin e faktorëve më të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare është shpallur pavarësia e Kosovës, është miratuar Kushtetuta e re e Republikës së Kosovës dhe shumë ligje të cilat dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Detyrë e Misionit Euleks është mu kjo, që të mbikëqyrë dhe të ndihmojë zbatimin konsekuent të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, respektivisht Planit të Ahtisarit. Vendet të cilat e kanë formuar Misionin

Page 57: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 57

“Eulex” e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Si ka mundësi prandaj që ato të jenë „neutrale sa i përket statusit“? (Julius, 1 nëntor 2008; 07:52)

ShBA dhe Serbia pas zgjedhjeve

28. Jeremiqi „po pret ndryshimin e politikës së ShBA-ve ndaj Serbisë pas zgjedhjeve presidenciale“. Me këtë rast Jeremiqi më së tepërmi mendon në ndryshimin e raportit ndaj Kosovës. Mirëpo, ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Manter, menjëherë ia ka kthyer përgjegjën me deklaratën „se nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale nuk varet raporti i Amerikës as ndaj Kosovës as ndaj Serbisë“.

Deklarata e pakujdesshme dhe jodiplomatike e Jeremiqit, ditën e zgjedhjeve presidenciale, nuk është fare taktike. Nëse jo si fizikant që është, ai si magjistër i „administratës shtetërore“ nga Universiteti i Harvardit, duhet ta dijë se politika dhe strategjia e Amerikës nuk ndërrohen sa herë që ndërrohen kryetarët. Poashtu Jeremiqi duhet ta dijë, se pa ndryshimin e politikës së Serbisë ndaj Amerikës dhe ndaj fqinjëve, e veçmas ndaj Kosovës, nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Serbisë. Serbia është tepër e vogël dhe e parëndësishme që Amerika t’i përshtatet asaj, në vend se të bëhet e kundërta. Por, edhe kjo prognozë e Jeremiqit nuk do të realizohet, sikurse edhe të gjitha prognozat e tij të deritashme. (Julius, 4 nëntor 2008; 21:20)

Miliband: Euleksi në tërë Kosovën

5. “Hapi i ardhshëm është shtrirja e plotë e Euleksit në tërë territorin e Kosovës“, ka thënë shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Dejvid Miliband, në bisedë me kryetarin e Serbisë. Sa u përket kushteve që i ka caktuar Serbia për shtrirjen e Euleksit, Milibandi ka thënë : „nuk besoj se Qeveria e Kosovës mund të pranojë diçka që e kalon vijën e kuqe të cilën e ka vënë më herët“.

Si e kupton dhe çka do thotë Jeremiqi për këtë? (Julius, 6 nëntor 2008; 07:50)

Mirel: U pranuan kushtet për Euleks-in

19. Përralla për fëmijë të vegjël! Si mund të jetë Euleksi neutral në pikëpamje të statusit dhe të mos ketë lidhje me planin e Marti Ahtisarit, ndërsa detyrë ekskluzive e ka të mbikëqyrë dhe të ndihmojë sundimin e ligjit, d.m.th. të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilat edhe në koncept edhe në përmbajtje janë derivat i atij Plani? Vallë, nuk do t’i zbatojë Euleksi

Page 58: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

58 Adil Rr. FETAHU

kushtetutën dhe ligjet e Serbisë. Veç kësaj, bazë kryesore dhe e vetme politike dhe juridike për themelimin dhe shtrirjen e Euleksit është mu ai Plan, i cili është shndërruar në Kushtetutë dhe në ligjet e Republikës së Kosovës. Pjesën dërmuese, nëse jo edhe tërë Misionin e përbëjnë njerëzit e vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Mundën këta të Euleksit të mos e përmendin kurrë Planin e Ahtisarit, porse ata do punojnë ekskluzivisht në zbatimin e tij, dmth. në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës që dalin nga ai Plan. Ai premtim i „neutralitetit dhe mospërmendja e Planit të Ahtisarit“ është vetëm plotësimi i dëshirës së dikujt, derisa Këshilli i Sigurimit të vendosë për të ashtuquajturin rikonfigurimi i UNMIK-ut, respektivisht vënien (kamuflimin) e Euleksit nën mandatin e KB. (Julius, 7 nëntor 2008: 18:05)

Gjykatësit të pakënaqur me propozimet

4. Duke shprehur pakënaqësinë e gjykatësve me zgjidhjet ligjore të Ligjit për gjykatat dhe gjykatësit, kryetarja e Shoqatës së Gjykatësve të Serbisë, Dragana Boleviq, ka paralajmëruar se do të propozojë që „secili gjykatës i cili pranon të punojë sipas ligjit të ri, të përjashtohet nga Shoqata e Gjykatësve të Serbisë“!

Sa di unë për punën e gjykatave, gjykatësit janë të detyruar të punojnë në bazë të ligjeve në fuqi, pa marrë parasysh se a iu pëlqejnë ligjet ose jo. Gjykatat nuk miratojnë por vetëm i zbatojnë ligjet.

Duke marrë parasysh deklaratën e zonjës Boleviq, ose gjykatat do të mbetën pa gjykatës, ose Shoqata e Gjykatësve të Serbisë do të mbetet pa anëtarë. Zgjidhje tjetër nuk ka! (Julius, 8 nëntor 2008; 19:05)

Jeremiq: Të pranohen të gjitha kushtet e Serbisë

6. Është me rëndësi që anëtaret e Këshillit të Sigurimit ta pranojnë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB dhe propozimin e tij për të ashtuquajturin rikonfigurim të UNMIK-ut dhe shtrirjen e Misionit të Bashkimit Evropian „EULEX“ në Kosovë, e jo se çfarë do të thonë Jeremiqi ose Hyseni, dhe a do ta përkrahin ata raportin ose jo. Në Kosovë tanimë ekziston një pjesë e atij Misioni, ndërsa së shpejti do të vjen edhe pjesa tjetër dhe se Misioni shumë shpejtë do të kompletohet.

Page 59: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 59

Insistimi i Serbisë që Euleksi ta respektojë kushtetutën dhe sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën dhe të mbetet neutral në pikëpamje të statusit, së paku është qesharak. Kjo është sikur t’i thuash një gruaje të re shtatzënë – ta ruajë virgjinitetin, edhepse atë e ka humbur qëmoti. Çfarë kushtetute e çfarë sovraniteti i Serbisë funksionojnë në Kosovë prej vitit 1999 e këndej, për të funksionuar tash pas shpalljes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës? Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ka kaluar, dhe nuk mund të kthehet më. (Julius, 9 nëntor 2008; 08:45)

BE përshëndetë përgatitjet për Euleks-in

3. Roli i Misionit Euleks është që përmbajtjen e Planit të Marti Ahtisarit, të shndërruar në Kushetutën dhe në ligjet e Kosovës, ta bëjë të mundshëm, ka thënë shefja e Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pak. Në vërejtjen e gazetarit të „Novostit“, se „ekziston edhe kushtetuta e Serbisë“, ajo iu përgjigj: „Në Kosovë nuk ka më Serbi qysh prej vitit 1999“. Këto fjalë të zonjës Doris Pak dikush mund t’i konsiderojë si kontradiktore, por ato nuk janë të tilla veçse janë plotësisht të qarta dhe në harmoni. Misioni Euleks vjen për të ndihmuar organet kosovare në zbatimin konsekuent të përmbajtjes së planit të Ahtisarit, të shkrirë në Kushtetutën dhe në ligjet e Republikës së Kosovës. Kushtetuta dhe ligjet, as organet shtetërore të Serbisë nuk vlejnë as nuk janë më në Kosovë qysh prej vitit 1999.

Merreni me mend tash se çfarë sovraniteti ka Serbia mbi Kosovën.

Mund të flasin Tadiqi e Jeremiqi sa të duan dhe çfarë të duan për sovranitetin, por atë nuk mund ta realizojnë në terren, vetëm sa e mashtrojnë popullin e vet, ndërsa Serbët e Kosovës i mbajnë në pasiguri. (Julius, 10 nëntor 2008; 09:11)

Tadiqi: Hapi i parë i takon Malit Zi

28. Pasi që Serbia i përzuri ambasadorët e Malit Zi dhe Maqedonisë, për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Tadiqi tash thotë se ato shtete janë në “potez” për të propozuar ambasadorë të ri, e pastaj Serbia do të merr vendim adekuat.

Në qoftë se Serbia është e gatshme të pranojë ambasadorë të ri, kjo po del sikur ata të mëparshmit janë të vetmit fajtor që ato shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Page 60: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

60 Adil Rr. FETAHU

Sipas Tadiqit, gjithmonë të tjerët janë fajtorë për çfarëdo të keqe që e gjen Serbinë. Ai ia zen për të madhe Kroacisë përse e ka njohur Kosovën “dhe përse në anën e saj nuk ekziston vetëdija për të kërkuar falje për të gjitha viktimat e popullit serb në Kroaci”(!). Zotëri Tadiqi ose nuk është i informuar ose ka harruar se kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiq, me rastin e vizitës së tij në Beograd (në shtator të vitit 2003), kur Svetozar Maroviqi ishte kryetar i të ashtuquajturës Federata Serbi-Mali Zi, kërkoi falje me këto fjalë: “Iu kërkoj falje të gjithë atyre të cilëve qytetarët e Kroacisë kurdo e në cilëndo kohë qoftë t’iu kenë shkaktuar dhembje dhe dëm…”. Kërkimfalje më përmbajtësore as nuk mund të ketë.

Tadiqi kot dhe pa nevojë i bie burisë për njëfar sovraniteti të Serbisë mbi Kosovën, ndonëse e din se atë nuk e ka që nga qershori i vitit 1999 deri sa Kosova ishte nën administrimin e KB, e ku do ta ketë tash që Kosova është bërë shtet i pavarur, të cilin deri më tash e kanë njohur 52 shtete, në mesin e të cilave edhe 22 anëtare të Bashkimit Evropian. Nebuloza të tilla nuk e shqetësojnë më askend. (Julius, 15 nëntor 2008; 18:21)

Montenegroerlajns: Vendim politik

15. Inati politik i pushtetit të Serbisë ka hyrë në marrëdhëniet ekonomike me fqinjët. Këtë e dëshmon rritja enorme e çmimit të shërbimeve të Aeroportit të Beogradit që po i zbaton ndaj aviokompanisë malazeze Montenegroerlajns, kryesisht për inat, nga shkaku se Qeveria e Malit Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Aeroplanët e Montenegroerlajnsit fluturojnë për Beograd shtatë herë në ditë, ashtu që kompania nuk mund të përballojë rritjen e shpenzimeve për shërbimet e aeroportit. Prandaj po mendon për kundërmasa të Aeroportit të Podgoricës ndaj aviokompanisë së Serbisë.

Me inat të tillë Serbia nuk mund të shkojë në integrimet evropiane. (Julius, 16 nëntor 2008; 08:45)

Bramerci arriti në Beograd

3. Të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës janë shumë të mira, ka deklaruar drejtori i Zyrës së Këshillit Kombëtar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Dushan Ignjatoviqi.

Page 61: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 61

Po, ekziston gadishmëria me fjalë, vetëm se këtu qëndron një problem i madh që Mlladiqi e Haxhiqi akoma nuk i janë ekstraduar Tribunalit, dhe nuk dihet kur do të ndodhë kjo? Të kërkuarit e Hagës nuk duan të dorëzohen vet, por as pushteti i Serbisë tashpërtash nuk dëshiron t’i arrestojë dhe ekstradojë. Këtë do ta bëjë kur të bëhet një presion më i madh dhe kur do të fitojnë më shumë poena. Edhe kjo „shfaqja“ e fundit në Valevë i shërben këtij qëllimi, kinse po punohet për arrestimin e tyre. Ndërkaq, Bramercit nuk i interesojnë përrallat e zbrazta për gatishmërinë e bashkëpunimit të plotë, por atij i intereson që kriminelët e kërkuar t’ia dorëzojnë Tribunalit. Vetëm atëherë kanë kuptim llafet për bashkëpunimin e plotë. (Julius, 16 nëntor 2008: 21:53)

Fridi në Prishtinë për Euleksin

10. Të drejtat e Serbëve në Kosovë janë të caktuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës, të cilat janë në përputhje të plotë me Planin e Marti Ahtisarit. Privilegje të tilla nuk ka asnjë minoritet në botë. Fakti se ata janë të manipuluar nga pushteti i Beogradit dhe nuk e pranojnë Kosovën si shtetin e tyre, është problem i tyre. Formimi, roli, detyrat dhe shtrirja e Misionit të Bashkimit Evropian „Eulex“ është i paraparë me atë Plan, e jo me ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të KB. Prandaj nuk ka nevojë për kurrëfar rikonfigurimi të UNMIK-ut, veçse ai mision byrokratik, dembel e jofunksional (UNMIK-u) duhet sa më parë të kthehet nga ka ardhur, ndërsa në Kosovë të vijnë specialistë nga Evropa, të cilët do t’iu ndihmojnë pushtetit dhe institucioneve të Kosovës që sa më mirë e më shpejtë të përgatiten për t’u integruar në strukturat evroatlantike.

Prandaj, për shtrirjen dhe veprimin e Euleksit nuk ka nevojë, as që pushteti i Kosovës do të pranojë kurrëfar plani tjetër, përveç Planit të Ahtisarit, ndërsa pushteti i Serbisë nuk ka kurrëfar roli as detyre për zbatimin e atij Plani, përveç nëse iu vjen vullneti për mirëqenien e Serbëve të Kosovës e t’i bindin ata ta pranojnë realitetin, dmth. ta pranojnë shtetin e ri të Kosovës. (Julius, 17 nëntor 2008; 17:09)

Gjykata lidhur me kompetencën në bazë të padisë së Kroacisë

24. Serbia po e konteston kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të vendosur sipas padisë së Kroacisë kundër Serbisë, për gjenocid. Si argument kryesor dhe të vetëm për ta kontestuar kompetencën e Gjykatës e konsideron faktin se në kohën e kryerjes së gjenocidit, e ashtuquajtura Republika Federale e Jugosllavisë nuk ka qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Page 62: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

62 Adil Rr. FETAHU

Ky argument është i dobët dhe i paqëndrueshëm, së paku për tri arsye të forta. E para, se Beogradi, respektivisht RFJ, dmth. Serbia, në atë kohë ka pasur raporte të veçanta me të gjitha atributet e anëtarit të KB, dhe ka pasur qasje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në organizatat dhe agjensionet e tjera të OKB-së. E dyta, Serbia e ka trashëguar anëtarësinë në KB, si sukcesor i ish-RSFJ, prandaj as që ka kërkuar pranim të ri, siç kanë kërkuar republikat e tjera të ish RSFJ. Domethënë, kur i shkon në interes, Serbia pretendon se e ka trashëguar anëtarësinë në KB, e tash e konteston këtë anëtarësi! Dhe arsyeja e tretë dhe argumenti më i fortë është se e njëjta Gjykatë ka pranuar kompetencën dhe ka vendosur meritorisht sipas padisë se BeH kundër RFJ-së, përkatësisht Serbisë. Ai vendim (aktgjykim) mund të shërbejë si precedent për të pranuar kompetencën edhe në rastin e kontestit të Kroacisë kundër Serbisë.

Nuk është mirë të prognozohet se çfarë vendimi do të merr Gjykata, por ekziston edhe opsioni i tretë (për vendimin gjyqësor): që gjykata të shpallet kompetente për periudhën pas 27 prillit 1992, kur u „krijua“ e vetëquajtura RFJ, pasi që padia e përfshinë periudhën prej 1991 deri më 1995.

Gjithsesi, më mirë do ishte për të dyja vendet sikur të bënin përpjekje për të arritur marrëveshje jashtëgjyqësore, se sa të zhvillojnë konteste e t’i ngarkojnë akoma më tepër marrëdhëniet reciproke fqinjësore. (Julius, 18 nëntor 2008; 12:46)

Hilari Klinton sekretare e shtetit

16. Personi i duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

E ka parë se nuk do të mund ta fitojë garën në zgjedhjet presidenciale, prandaj me kohë është tërhequr nga gara e mëtutjeshme, sigurisht në marrëveshje me Obamën, ashtu që ithtarët e shumtë të Saj t’ia japin votat Obamës, ndërsa Ajo ta merr postin e sekretares së shtetit.

Senatorja e Njujorkut, Hillari Klinton, po kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por tash jo si dama e parë e Amerikës, veçse në funksionin e sekretares së shtetit. Ajo ka një përvojë të pasur në punët shtetërore, dhe e ka gjithashtu një mbështetje të fortë të bashkëshortit të vet, Bill Klinton, kështuqë është person adekuat në vendin adekuat. (Julius, 22 nëntor 2008; 08:47)

Page 63: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 63

Kosova si pretekst për ekstremistët

4. Ekstremistët çek nuk e kanë hallin e Kosovës! Shumica prej tyre as nuk e dinë se ku gjendet Kosova, e kujt është, kush jeton aty, etj.etj. Por, qëllimi i tyre është të gjejnë pretekst për t’u tubuar dhe për të infektuar masat popullore me ide fashiste e naciste. Vet fakti se veprimi i tyre është orientuar kundër Romëve, tregon qëllimin e tyre.

Do erëra të rrezikshme po fryjnë në trollin e Evropës. Kështu kanë pas filluar edhe nacistët në Gjermani, dhe dihet se ku i shpuri ajo. Kriza globale financiare dhe ekonomike që po e kaplon botën, iu shkon për shtati radikalëve, fashistëve e nacistëve. (Julius, 22 nëntor 2008; 09:50)

Sollana: Euleksi, më 2 dhjetor

5.Edhe një prognozë e Jeremiqit nuk do të realizohet, që në enklavat serbe në Kosovë të mbetet UNMIK-u, ndërsa në pjesët tjera të shtrihet Misioni i Bashkimit Evropian „Eulex“.

Sollana thotë se Euleksi do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës. Po natyrisht se ashtu do të ndodhë, ngase ashtu është paraparë me Planin e Marti Ahtisarit, por edhe marrëveshja e 4 shkurtit 2008 ishte në këtë frymë. UNMIK-u duhet të shkojë e t’ia lëshojë vendin Euleksit.

Gjashtë pikat e marrëveshjes midis Serbisë e Ban Ki Munit, ose katër pikat e pushtetarëve të Kosovës, mund t’ia varin macës në bisht, ngase në fuqi do mbetet Plani i Ahtisarit me „garnirin“ e gatuar midis Sollanës e Ban Ki Munit, i përgatitur në kuzhinën e administratës amerikane, pasiqë BE dhe KB vet nuk mund ta zgjidhin asnjë problem.

Qeveria serbe akoma i ushqen Serbët e Kosovës me shpresa të rrejshme, se si Euleksi do të jetë neutral sa i përket statusit, dhe se Serbia do ta kthejë pushtetin e saj në Kosovë përmes atyre gjashtë pikave të famshme. Ku ka ndonjë shtet në botë i cili e mbanë pushtetin në bazë të dofar pikave, pa pasur pushtetin real të organeve dhe institucioneve të pushtetit shtetëror, këtë vetëm liderët serbë „e dinë“! (Julius, 24 nëntor 2008; 17:12)

Page 64: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

64 Adil Rr. FETAHU

„Drita e gjelbër“ për Euleksin

13. Seanca e Këshillit të Sigurimit të KB, e shtyrë aq gjatë, më në funt u krye me një komunikatë të shkurtër të kryesuesit, në të cilën nuk definohet asgjë. Ndonëse Këshilli i Sigurimit të KB e miratoi njëzërit raportin e Sekretarit të përgjithshëm të KB, me të gjitha gjashtë pikat të cilat i ka pranuar Beogradi, ndërsa i ka kundërshtuar Prishtina, megjithatë secila palë do ta interpretojë atë raport ashtu si i pëlqen ose nuk i pëlqen, ndërsa gjërat konkrete në terren do zhvillohen krejtësisht ndryshe. Politikajt e garniturës qeveritare të Serbisë këtë do ia atribuojnë vetit si sukses diplomatik. Politikajt në Prishtinë do arsyetohen se ata nuk i kanë pranuar ato gjashtë pika, prandaj as nuk janë të detyruar t’i zbatojnë në praktikë. Misioni Euleks është produkt i Planit të Marti Ahtisarit, dhe atë plan do ta zbatojë në terren, pa marrë parasysh se nuk do ta përmend.

Në raportin e vet të 12 qershorit 2008, Ban Ki Mun ka theksuar se „pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, UNMIK-u më nuk do të mund të kryejë aspektet operative të misionit civil ndërkombëtar“. Dje, pas seancës së KS këtë e përsëriti edhe përfaqësuesi i Sekretarit të përgjithshëm të KB, Zanieri.

As raporti i Ban Ki Munit, as komunikata e kryesuesit të KS, në asnjë vend nuk e përmendin sovranitetin as integritetin territorial (të askujt), dhe ku po shihet këtu se si Jeremiqi e mbrojti sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën?! Raporti i Ban Ki Munit dhe komunikata e kryesuesit të KS (nuk është kurrëfar vendimi), vetëm sa e mundësojnë shtrirjen e Euleksit në tërë Kosovën, dhe që veprimi i atij misioni t’iu përshtatet rrethanave të reja, e kjo do të thotë – pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh se në raport theksohet neutraliteti statusor. Dhe, e gjithë kjo ka vetëm karakter të përkohshëm. (Julius, 27 nëntor 2008; 08:54)

Qeveria e pranon vendimin e KS të KB

4. Është ditur se, pa marrë parasysh kundërshtimin e Rusisë e të Serbisë, misioni i Bashkimit Evropian „Eulex“ do të vjen në Kosovë, sepse kështu është paraparë me Planin e Marti Ahtisarit. Negociatat e zhvilluara midis KB dhe Serbisë, dhe futja në raportin e Ban Ki Munit të atyre gjashtë pikave famoze, të cilat Serbia i ka pranuar ndërsa Kosova i ka refuzuar, kanë shërbyer vetëm sa për të kaluar sa më lehtë shtrirja e misionit, dhe asgjë më tepër.

Komunikata e kryesuesit të KS i trajton në mënyrë të barabartë, se i ka parasysh: edhe raportin e Ban Ki Munit, edhe pëlqimin e Beogradit, edhe kundërshtimin e Prishtinës („pozicionin e Beogradit dhe të Prishtinës“), dhe se me asnjë fjalë nuk e obligon misionin e Euleksit për të zbatuar gjashtë pikat.

Page 65: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 65

Se si e ka kuptuar z.Bogdanoviqi komunikatën e kryesuesit të KS (e cila nuk është kurrëfar vendimi), kur thotë se „Euleksi do ta respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë“, ky është problem i tij. Por, ajo tezë e tij nuk ka bazë në „vendimin“ e KS. Euleksi është mision tjetër, i cili është krijuar sipas Planit të Ahtisarit, edhepse në njëfar mënyre është vënë nën mandatin e KB dhe Rezolutës 1244.

„Integriteti territorial dhe sovraniteti i RFJ-së“, që përmendet në Rezolutën 1244, ndonëse në praktikë kurrë nuk është realizuar, tashmë edhe teorikisht është i tejkaluar. Së pari, për shkak se ajo RFJ nuk ekziston qyshse Mali Zi është ndarë dhe pavarësuar, dhe së dyti, se Kosova e ka shpallur pavarësinë e vet, të cilën deri më tani e kanë njohur 52 shtete, në mesin e të cilave 22 janë anëtare të Bashkimit Evropian. Nëse është thënë se Euleksi do të veprojë „në mënyrë neutrale“ sa i përket statusit, kjo do të thotë se nuk garanton sovranitetin e asnjërës palë, por vetëm garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve, në segmente të caktuara të pushtetit shtetëror. Por, duhet pasur parasysh se misioni Euleks është themeluar në bazë të Planit të Marti Ahtisarit, dhe se e ka për detyrë të garantojë dhe mbrojë të drejtat e qytetarëve e të pakicave kombëtare, të parapara me atë Plan. Mundet Euleksu kurrë të mos e përmend atë Plan, por esenca qëndron aty, sido që ta interpretojnë njëra ose pala tjetër, apo një palë e tretë? (Julius, 28 nëntor 2008; 08:25)

Revidimi i Marrëveshjes së Kumanovës

18. Serbia e ka ngritë inisiativën për revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës, duke kërkuar që të hiqet ndalimi i lëvizjes në zonën e sigurisë, dmth. 5 km gjërësi në zonë tokësore të kufirit, si dhe ndalesa e fluturimit në zonën 25 km deri në kufirin me Kosovën.

Ndonëse ka të bëjë me sigurinë e kufirit të Kosovës, zyrtarët e Serbisë do dëshironin që revidimin e Marrëveshjes ta bëjnë me NATO-n, pas shpinës dhe pa pjesëmarrjen e pushtetit kosovar. Në këtë mënyrë tentojnë ta injorojnë pavarësinë e Kosovës, si palë që e ka fituar luftën. Marrëveshja e Kumanovës paraqet kapitullimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, në luftën të cilën në tokë e ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa nga ajri NATO-ja. Prandaj, revidimi i Marrëveshjes nuk mund të bëhet pa Kosovën, si palë e cila e ka fituar luftën.

Kryetari i Serbisë është në mjegull kur thotë se Serbia është faktor stabiliteti, derisa përherë e përsëritë njëfar sovraniteti shtetëror dhe integriteti territorial të Serbisë mbi Kosovën. Pretendimet e tilla ndaj pavarësisë së Kosovës janë

Page 66: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

66 Adil Rr. FETAHU

rrezikim i drejtpërdrejt dhe nuk i japin Serbisë atribute të ndonjë faktori të paqës. Kështu nuk ndërtohet paqja me fqinjët. Nëse do të tregojë në praktikë se vërtetë Serbia është faktor paqeje, së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, të zhvillojë marrëdhënie të gjithanshme fqinjësore me të gjithë fqinjët, e pastaj të kërkojë revidimin e Marrëveshjes së Kumanovës. (Julius, 29 nëntor 2008; 21:08)

Hilari Klinton sekretare e shtetit

7. Ky afro-amerikani i vrugtë po din t’i zgjedh bashkëpunëtorët më të mirë në ekipin e tij. Senatorja Klinton është e njohur në botë, dhe ajo mund t’i kontribuojë shumë prestigjit dhe suksesit të politikës së jashtme të Amerikës. Në këtë qëndron madhështia e Amerikës. Në vendet më të rëndësishme zgjedhen personalitete të verifikuara, të afta e të njohura, e jo sikur te ne në Ballkan – në baza partiake e të njoftësisë. Në këtë mënyrë Obama gjithnjë e më tepër po fiton simpatinë jo vetëm të popullit amerikan, veçse edhe të tërë botës. Duket se është i vendosur të bëjë ndryshime dhe ta kthejë imazhin, autoritetin dhe fuqinë e Amerikës, ashtu siç ka premtuar në fushatën parazgjedhore. (Julius, 1 dhjetor 2008; 19:30)

Euleksi në tërë Kosovën deri më 9 dhjetor

10. Shefat e diplomacive të Paktit NATO e kanë përkrahur komunikatën e kryesuesit të Këshillit të Sigurimit të KB, ndërsa planin gjashtëpikësh, respektivisht atë katërpikësh, as që e kanë përmendur fare. Kjo do të thotë se Euleksi do të punojë në bazë të planit të Bashkimit Evropian të 4 shkurtit të këtij viti, respektivisht në zbatimin e Planit të Ahtisarit.

Kohëve të fundit gjithnjë po përsëritet se Euleksi do të shtrihet në tërë Kosovën! Po nuk është vallë Kosova aq e madhe, sa Kanada, Rusia ose Kina. Kosova ka diç më pak 11.000 km katrore, dhe për më pak se 3 orë mundet Euleksi të shtrihet cep më cep në të katër anët e Kosovës.

Në një konferencë (të Forumit Politik të Kosovës) të mbajtur sot në Prishtinë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Fejt, tha se “Kosova e ka Kushtetutën dhe se Kosovën e udhëheqë Prishtina, dhe se asgjë nuk do të ndodhë pa konsultimin me Prishtinën dhe asgjë nuk do t’i imponohet”. Mesazhi është i qartë. Përndryshe, sipas zyrtarëve të pushtetit në Kosovë, detyrë parësore dhe më e ngutshme e Euleksit duhet të jetë eliminimi i strukturave paralele të pushtetit të Serbisë në enklavat serbe, funksionimi efikas i institucioneve të

Page 67: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 67

pushtetit të Kosovës, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut e të minoriteteve për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto synime duhet të jenë në interes dhe në dobi të gjithë qytetarëve, përpos individëve ose grupeve kriminale. (Julius, 3 dhjetor 2008; 18:37)

Policia në shtëpinë e djalit të Mlladiqit

57. Vetëm kërkonie ju atje ku nuk nuk është, e pastaj pritni raport pozitiv nga prokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, për gjoja bashkëpunimin e pushtetit të Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Tërë kjo kampanjë policore e mediale është në këtë funksion, që Bramerci të jep notën pozitive, se si” po gjurmohet pas gjurmëve”, e jo pas kriminelit të cilin e kërkon Haga.

Të gjithë e dinë se nuk është serioz një aksion për burgosjen, në qoftë se ai aksion kryhet pasi që paraprakisht është lajmëruar në mjetet e informimit se cili objekt do të kontrollohet, ndërsa bastisja bëhet në pikë të ditës, në ora 9,15. Bramercit nuk i intereson kjo farsë e bastisjes së jatakëve dhe të financierëve të Mlladiqit, por vetëm arrestimi dhe dorëzimi i atij krimineli.

Aksionet e tilla janë në stilin: “e kërkojnë dhe e lusin Zotin të mos e gjejnë”! Sikur të kishin dashur, qëmoti do ishte harruar arrestimi i tij. (Julius, 4 dhjetor 2008; 16:28)

Sollana sot komunikon për Euleksin

1. Operativiteti i misioneve ndërkombëtare ecën me shpejtësinë e kërmillit. Ja, për shembull, UNMIK-ut i erdhi fundi dhe qe nëntë vjet që është këtu, akoma nuk është bërë plotësisht operativ. Ndoshta këta të Euleksit kanë mësuar diçka nga dembelia e UNMIK-ut dhe do të jenë më operativ dhe më efikas. Por, në qoftë se nuk vijnë do tjerë njerëz të ri, veç të vazhdojnë kështu si kanë filluar, që njerëzit e njëjtë të UNMIK-ut vetëm të veshin uniformat e reja, dyshoj shumë edhe në operativitetin e tyre. (Julius, 5 dhjetor 2008; 08:32)

Page 68: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

68 Adil Rr. FETAHU

Tadiqi po kërkon tjerë negociatorë rus

13. Aranzhmani problematik me Rusinë, nga një pako komplete e investimeve të mëdha të cilat i ka premtuar Rusia (“Gaspromi”), tash u reduktua vetëm në shit-blerjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (“NIS”), me kërkesë që “Gaspromit” t’i garantohet monopoli në tregun e derivateve të naftës në Serbi deri në vitin 2015. Sipas të gjitha vlerësimeve të ekspertëve, kjo kontratë është e dëmshme për Serbinë. Sepse, me një çmim prej gjithsej 400 milionë euro, Rusia po e blenë tërë pasurinë e Industrisë së Naftës së Serbisë, e cila vlen më se 2 miliardë euro, dhe i merr në shfrytëzim edhe rezervat e naftës së Vojvodinës të cilat vlerësohen në më se 10 miliardë euro, me çka rrezikohen interesat e Vojvodinës dhe tërë Serbisë.

Këtë aranzhman të dëmshëm për Serbinë e ka lënë Koshtunica si hipotekë për përkrahjen e Rusisë ndaj politikës së tij të dështuar lidhur me Kosovën. Tash kryetari Tadiq po përpiqet sadopak ta zbutë këtë dëm, dhe për këtë qëllim po kërkon negociatorë tjerë të palës ruse, ngase grupi i tashëm i negociatorëve po mbanë qëndrim të palëkundur dhe nuk është fare fleksibil në bisedimet për detalet e kontratës.

Ky është çmimi (por jo i fundit) i përkrahjes ruse të Serbisë ndaj Kosovës. Dhe kjo tregon se në politikë nuk ka dashuri e sinçeritet, por ka vetëm interesa. (Julius, 7 dhjetor 2008; 11:49)

BE: Në Kosovë mbetën sfida të mëdha

2.Sfida më e madhe e Kosovës është vet Serbia, e cila nuk po e pranon realitetin e ri, dmth. pavarësinë e Kosovës, të cilën deri më tash e kanë pranuar 53 shtete, politikisht dhe ekonomikisht më me ndikim të Evropës dhe botës. Serbia me këmbëngulje po përpiqet t’i bindë serbët e Kosovës, se një ditë do ta kthejë pushtetin e saj në Kosovë, gjë që është një politikë e verbër dhe e marrë, ngase ajo nuk do të ndodhë.

Serbisë nuk i han palla për të drejtat as për jetën e serbëve të Kosovës, por vetëm për territorin dhe resurset, gjë që e vërteton me pretendimet e saj territoriale, kurse me serbët e Kosovës manipulon, duke i detyruar ata të mos e pranojnë realitetin e ri, dmth. shtetin e Kosovës, ashtu që me hatër ose me zor i detyron ta bojkotojnë (lëshojnë) punën në polici, gjyqësi, administratë, dogana dhe në të gjitha institucionet e sistemit.

Page 69: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 69

Disa serbëve të Kosovës po iu konvenon kjo gjendje, sepse ata po pasurohen në kurriz të shumicës, përmes kontrabandës dhe veprimeve kriminale, prandaj në çdo mënyrë mundohen ta mbajnë gjendjen e paligjshme në enklavat e tyre.

Bashkimi Evropian duhet t’ia bëjë me dije Serbisë njëherë e përgjithmonë, që të mos i manipulojë serbët e Kosovës, dhe të ndërpret iluzionet për kthimin e sovranitetit mbi Kosovën. Sepse, vetëm duke ia treguar “shkopin dhe karotën”, Serbia po shpreson ta merr vetëm karotën e të mos preket nga shkopi. Politika e deritashme e BE-së ndaj Serbisë nuk ka dhënë rezultate dhe e tillë nuk do të jep as në të ardhmen. (Julius, 8 dhjetor 2008; 18:25)

Ka filluar shtrirja e Euleksit

21. Ku janë fshehur vallë (në birën e minit) dhe çka do thonë tash të gjithë ata rrahagjoksat, se nuk do ta lejojnë shtrirjen e Euleksit dhe do ta injorojnë atë, e do të komunikojnë vetëm me UNMIK-un?

Iv de Kermabo e informoi kryetarin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi se dita e parë e fillimit të shtrirjes së Euleksit në Veriun e Kosovës ka kaluar pa probleme dhe se janë vendosur 100 pjesëtarë të këtij misioni. Komandanti i Stacionit policor në pjesën veriore të Mitrovicës, Millija Millosheviq u deklaroi gazetarëve se ka kontaktuar me pjesëtarët e Euleksit. Është çudi se si përfaqësuesit e Euleksit nuk paskan kontaktuar me Jakshiqin, Ivanoviqin e prijësit e tjerë të demonstratave shkatërrimtare e të dhunshme, por kanë kontaktuar me personin zyrtar të Shërbimit Policor të Kosovës! A është vallë ky një paralajmërim i injorimit dhe eliminimit të strukturave paralele dhe fillim i punës së ligjshme?

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, ministri i punëve të jashtme të Francës, dr Bernard Kushner, u deklaroi gazetarëve se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur më se 50 shtete, se Kosova e ka Kushtetutën dhe ligjet e veta, dhe se Euleksi do t’i zbatojë ligjet e Kosovës.

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, tash ministër në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviqi, deri dje ka deklaruar se shtrirja e misionit Euleks në pjesën veriore të Kosovës do të shkojë ngadalë dhe se veprimi i këtij misioni do të jetë neutral sa i përket statusit, ndërkaq sot thotë se ky mision do të vejë sundimin e ligjit (cilave ligje: sigurisht të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës). Kthesë kaq të shpejtë të të kuptuarit të realitetit mund të arrijnë vetëm gjenitë!

As opozita dhe shoqëria civile e as populli i Kosovës nuk janë të enthusiazmuar me Planin e Ahtisarit dhe misionin Euleks, por do e gëlltisin si tabletë të hidhur.

Page 70: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

70 Adil Rr. FETAHU

Unë mendoj se vënia e rendit, sundimi i ligjit, funksionimi efikas i institucioneve të pushtetit, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit nuk iu shkon në favor vetëm kriminelëve, qofshin ata individë ose në grupe, të çfarëdo nacionaliteti ose feje qofshin. Për qytetarët e ndershëm, sundimi i ligjit dhe rendi – janë interes i përgjithshëm. (Julius, 9 dhjetor 2008; 17:30)

Sollana: Jeni në rrugë të mirë

Në pyetjen që iu bë, nëse njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi do të jetë një prej kushteve për integrimin evropian të Serbisë, Sollana u përgjigj duke thënë se “çështjen e Kosovës duhet lënë për fazën e mëvonshme të integrimeve”. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë nga integrimi i Serbisë para se ta njeh pavarësinë e Kosovës, sepse një prej kushteve themelore për integrim është vënia e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndërsa ato marrëdhënie nuk mund të jenë të mira në qoftë se fqinjët nuk e njohin njëri-tjetrin. (Julius, 10 dhjetor 2008; 08:11)

Zvogëlohet “shtesa kosovare”

21. Ata që janë mësuar që “patriotizmin” e tyre ta shesin shtrenjtë, tash do të protestojnë me transparentin: “Kosovën e japim, shtesën kosovare nuk e japim”. Atë shtesë e kanë marrë vetëm disa aktivistë-anëtarë të SDS e SRS, të cilët përveç kësaj shtese, kanë realizuar edhe shuma të mëdha nga kontrabanda dhe veprime të ndryshme kriminale. Populli i rëndomtë dhe pa punë nuk kanë as paga të garantuara as minimale, e të mos flasim për ndonjë shtesë të veçantë çfarëdoqoftë.

Strukturat paralele nuk janë kurrëfar “punonjësish të vetëqeverisjes lokale”. Ato janë të kundërligjshme dhe puna e tyre nuk i shërben askujt, ngase pushteti zyrtar i Kosovës as UNMIK-u, e veçmas tash Euleksi nuk pranojnë kurrëfar dokumenti (akti) të cilin e nxjerrin ato farë strukturash të “vetëqeverisjes lokale”.

Deri kur qytetarët e Serbisë, krahas problemeve të veta, do të ndajnë mjete të konsiderueshme për parazitët në Kosovë? Ata pak serbë të Kosovës që ishin të punësuar nëpër institucionet: në Qeveri, Kuvend, polici, gjyqësi, dogana, administratë, i ka detyruar Samarxhiqi dhe kompania e tij ta lëshojnë punën (ndonëse akoma i marrin rrogat, sikur të shin të suspenduar) dhe tash marrin edhe nga Serbia paga dyfish më të mëdha – vetëm që të thonë se nuk e njohin shtetin e Kosovës. Po edhe ky lloj “patriotizmi” e ka “afatin e përdorimit”! (Julius, 10 dhjetor 2008: 18:55)

Page 71: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 71

Jeremiq: Statusi i kandidatit – prioritet

9. Ministri Jeremiq thotë se çështja e Kosovës dhe integrimi i Serbisë janë dy procese të ndara, por nëse do të vinte deri te përputhja (kushtëzimi) i këtyre dy çështjeve, Serbia do të përcaktohet për “ruajtjen e integritetit territorial”.

Natyrisht se procesi i pavarësisë së Kosovës dhe ai i evrointegrimit të Serbisë janë dy procese krejtësisht të ndryshme e të ndara, sepse është fjala për dy shtete të pavarura. Mirëpo, në një fazë (në fazën përfundimtare të integrimit të njërit ose të shtetit tjetër), çështja e njohjes reciproke dhe e zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore, jo vetëm se do të përputhen, veçse do të “eklipsohen”. Sepse, marrëdhëniet e mira fqinjësore, që në rend të parë nënkupton njohjen reciproke, është kusht mbi kushtet për integrim. Nuk mundet një shtet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian ose NATO-s, e njëkohësisht të ketë pretendime territoriale ose të mos ketë marrëdhënie të mira ndaj fqinjëve të vet.

Sa i përket përcaktimit “për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë mbi Kosovën”, kjo është punë e kryer, sepse atë integritet Serbia nuk e ka pasur qysh prej qershorit të vitit 1999, e si do ta ketë tash që pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 53 shtete, në mesin e të cilave 22 janë anëtare të Bashkimit Evropian. Me përcaktim të këtillë (“për ruajtjen e integritetit territorial mbi Kosovën”), Serbia do të mbetet edhe pa Kosovën edhe pa integrimin. (Julus, 14 dhjetor 2009; 11:29)

Çka po mungon në procesverbalin e UNMIK-ut?

4. Prokuroria serbe për Krime të Luftës din gjithçka, edhe detalet më sekrete për transplantimin dhe trafikimin e organeve njerëzore të kryera atje diku në një “Shtëpi të Verdhë”, thellë në malet e Shqipërisë, dhe në Spitalin e Shkupit e të Tiranës. Ajo madje e din edhe se çfarë ka të shkruar në faqet të cilat mungojnë nga procesverbali dhe raporti i forenzistëve të UNMIK-ut! Por vetëm nuk e din se ku “mëshihet” krimineli më i madh i Evropës – Ratko Mlladiqi?!

Nëse është e vërtetë se në rajonet malore të Shqipërisë ka kushte të atilla dhe mjete e kuadro të tilla medicinale për transplantimin dhe ndërrimin e veshkave e të organeve tjera të njerëzve, kjo do të thotë se në Shqipëri medicina qenka më e zhvilluara në botë?!

Vetëm mendimi për krime të tilla është rrënçethës. Në qoftë se vërtetohet se ka pasur aso krimesh, kryesit duhet të dënohen me dënimet më të rënda penale, morale dhe materiale. Por, nëse nuk vërtetohet ekzistimi, respektivisht kryerja e

Page 72: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

72 Adil Rr. FETAHU

krimeve të tilla, atëherë poashtu duhet të dënohen ata që përhapin gënjeshtra të tilla për krime monstruoze si këto, nga të cilat secilit qytetar të ndershëm i ngritën flokët e kokës, e të mos flasim për familjarët e personave të zhdukur, për të cilët akoma nuk dihet se ku dhe si kanë përfunduar. (Julius, 14 dhjetor 2008; 20:07)

Gjingjiqin e kanë fshirë nga historia

74. Po mirë ka vepruar ai që nuk e ka futur Gjingjiqin në edicionin e “30 njerëzve të cilët e kanë shënuar historinë moderne serbe”. Përse të jetë ai aty? Gjingjiqi nuk e ka merituar të jetë në të njëjtën radhë me Drazha Mihajlloviqin, Sllobodan Millosheviqin dhe shumë të tjerë nga ajo listë. S.Millosheviqi dhe “shoqëria e tij e Hagës” e kanë mbyllur shekullin XX, respektivisht e kanë filluar mileniumin e tretë në mënyrën më të turpshme. Gjingjiqi në këtë nuk ka “hise”. Ai ka qenë njeri tjetër, ka pasur filozofi, vizione dhe ide tjera, prandaj nuk e ka vendin me ata të përmendurit. Ai nuk është vrarë si anëtar i ndonjë grupi kriminal ose mafioz, por “si tradhtar i popullit serb”! Populli serb nuk e ka kuptuar filozofinë dhe logjikën e Gjingjiqit.

Secili popull e ka udhëheqjen çfare e meriton. Populli serb nuk e ka merituar Gjingjiqin, veçse Koshtunicën dhe radikalët e tjerë. Sikur eventualisht të ishte futur Gjingjiqi në të njëjtin libër bashkë me D.Mihajlloviqin, S.Millosheviqin dhe disa të tjerë nga ajo shoqëri, edhe fotografia në libër do t’i skuqej. (Julius, 17 dhjetor 2008; 19:09)

Sllovenia 30.000 euro në fondin e NATO-s

3.Ky është donacioni i parë i Sllovenisë për fondin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës po formohet me themel, si bërthamë e ushtrisë së ardhshme profesionale të Kosovës. Zgjedhjen dhe aftësimin e pjesëtarëve të kësaj ushtrie po e bënë KFOR-i, respektivisht NATO, sipas standardeve dhe kritereve të veta rigoroze, ashtu që kjo ushtri qysh prej fillimit do të jetë plotësisht operative në partneritet me NATO-n. Kur të vjen koha, nuk do të ketë kurrëfar problemi që kjo ushtri të bëhet anëtare e NATO-s. Euleksi do e përgatitë pjesën civile, kurse KFOR-i komponenten ushtarake të shtetit të Kosovës për t’u integruar në strukturat euroatlantike, prandaj procesi i pranimit të Kosovës në ato struktura do të jetë dukshëm më i lehtë dhe më i shpejtë se i shteteve tjera të rajonit.

Page 73: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 73

Krejt kjo është paraparë me Planin e Marti Ahtisarit, prandaj ai plan në mënyrë konsekuente po zbatohet në praktikë, pa marrë parasysh se kush e çfarë thotë për te, apo se nuk do ta përmendin fare ata që e zbatojnë. (Julius, 19 dhjetor 2008; 08:37)

Këshilli i Sigurimit për punën e Tribunalit

1. Duke shqyrtuar Raportin e punës së Tribunalit të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, Këshilli i Sigurimit i KB vërejti se deri në fund të vitit 2009 nuk do të mund të kryhen procedurat gjyqësore të shkallës së parë, siç ka qenë paraparë me rastin e themelimit të atij Tribunali.

Natyrisht se nuk do të mund të kryhen gjykimet as në shkallën e parë deri në afatin e paraparë, për shkak se ka munguar vullneti politik dhe gatishmëria e shteteve të cilat kanë qenë të detyruara për t’i arrestuar dhe ekstraduar të akuzuarit, dhe njëkohësisht ka munguar edhe vendosmëria e Këshillit të Sigurimit për të bërë presion më të madh mbi shtetet të cilat nuk i kanë kryer obligimet e tyre. Serbia është e para që prinë në obstruimin e punës së Tribunalit. Logjikisht që më së shumti të akuzuar ka nga Serbia, kurse ajo e ka zvarritur punën e arrestimit dhe ekstradimit të tyre; vetëm kohëpaskohe, kur ka llogaritur të përfitojë poena nga bashkësia ndërkombëtare, e ka arrestuar dhe ekstraduar ndonjë të akuzuar, në mënyrë selektive. Kriminelin më të kërkuar, Ratko Mlladiqin, akoma nuk e ka arrestuar dhe as nuk dihet se kur do ta arrestojë?!

Ata që janë proceduar ose janë duke u proceduar, po i bëjnë obstruksione punës së Gjykatës, kështu që proceset në shkallë të parë po zgjasin edhe më tepër se 4-5 vjet. Punën e Gjykatës po e obstruojnë edhe avokatët-mbrojtës të të akuzuarve.

Pa gjykimin e të akuzuarit kryesor për krime të luftës dhe gjenocid (Ratko Mlladiqit), Tribunali nuk do ta përfundojë punën, edhe nëse zgjatë edhe dhjetë vjet të tjera.

Duke marrë parasysh karakterin e Vojisllav Sheshelit, i cili është i prirur të obstruojë punën e cilitdo institucion legjitim, si dhe sjelljen e tij të deritashme në Tribunal, duket se gjykimi i tij do të zgjatë shumë. Ai po dëshiron që të paktën në këtë mënyrë të hyjë në librin e Ginisit të rekordeve. Procesi kundër R.Karaxhiqit e disa të tjerëve akoma nuk ka filluar. Po kur do të fillojë procesi kundër R.Mlladiqit e G.Haxhiqit, të cilët akoma nuk janë arrestuar? (Julius, 20 dhjetor 2008; 20:44)

Page 74: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

74 Adil Rr. FETAHU

Kacafytje midis veteranëve dhe xhandarmerisë

20. Çfarë duan rezervistët në kufirin me Kosovën (në Merdar)? Mëditjet e luftës nuk ua ka borxh Kosova por Qeveria e Serbisë. Deklaratat si ajo, se po protestojnë në kufi për shkak të formimit të Forcës së Sigurisë (Ushtrisë) së Kosovës, ka qenë vetëm një pretekst “patriotik”, me qëllim që policia të mos e pengojë demonstrimin e shprehjes së pakënaqësisë për shkak të mospagesës së mëditjeve të luftës. Pakënaqësinë e tyre të arsyeshme e ka nxitur fakti se disa individë të caktuar, midis të cilëve ka edhe gjykatës, i kanë realizuar kërkesat e tyre përmes gjykatës (dihet rasti i Gjykatës së Kurshumlisë). Shteti tash po manipulon me kërkesat e tyre, duke i orientuar që kërkesat t’i realizojnë në procedurë administrative e jo në procedurë gjyqësore, as në rrugë. Dikush tjetër i futë në ngatërresë ligjore, duke u thënë se kërkesat e tyre janë parashkruar. Kështu, për nja 3000 aktgjykime të plotfuqishme, me të cilat janë miratuar kërkesat, Prokuroria Publike e Republikës ka bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë te Gjykata Supreme e Serbisë, dhe pritet vendimi përfundimtar i instancës më të lartë gjyqësore. Deri atëherë është pezulluar ekzekutimi i vendimeve të gjyqësore të plotfuqishme, edhepse kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, si mjet i jashtëzakonshëm juridik, nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit gjyqësor të plotfuqishëm, por në Serbi gjithmonë politika ka qenë mbi ligjin. Në qoftë se Gjykata Supreme e aprovon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, gjasat janë që të gjithë ata që i kanë realizuar kërkesat përmes procedurës gjyqësore, do të detyrohen t’i kthejnë paratë e marrura, bile edhe me kamatë!

Sidoqoftë, kërkesat për pagesën e mëditjeve të luftës kanë hyrë në një labirinth juridik, nga i cili vështirë se do dalin. Por, kur e analizon mirë këtë çështje, duket se shteti e ka parasysh se këta far veteranësh të luftës e rezervistë, gjatë kohës së luftës në Kosovë e kanë shpaguar mjaft patriotizmin e tyre, duke plaçkitur sa kanë mundur pasurinë private dhe atë shoqërore. Shumë prej tyre ato mëditje të luftës do të duhej t’i paguanin me burg për krimet që i kanë bërë mbi popullatën civile të Kosovës. (Julius, 21 dhjetor 2008; 17:02)

Këshilli, për konfliktin midis Ponoshit e Shutanoviqit

40. Gjenerali Ponosh është fuqizuar aq shumë sa ta kundërshtojë pushtetin civil. Së pari me mospajtime e konflikt të hapur nëpërmes mediave, me ministrin e mbrojtjes. Ky konflikt ka shkaktuar brengosje gjithfarëshe në popull. Disa frikohen në mos është në pyetje përgatitja për luftë(?), disa frikohen nga ndonjë huntë ushtarake kundër pushtetit civil, e të tjerët thonë se ushtria i ka dalë prej dore kontrollit të pushtetit civil, gjë që asnjë nga këto varianta nuk është e mirë.

Page 75: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 75

Sado që Ponoshi thotë se është fjala për konflikt konceptesh midis tij dhe ministrit të mbrojtjes, njohësit e mirë të rrethanave nuk i besojnë këtij verzioni. Prandaj, shumica po kërkojnë ndërrimin nga detyra të kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe kështu t’ua bëjnë me dije edhe gjeneralëve tjerë se duhet t’i nënshtrohen pushtetit civil.

Ponoshi edhe sot iu kundërvu deputetëve të Këshillit për Siguri, dhe shkoi aq larg me qëndrimin e tij, duke thënë se “pushteti civil nuk është lopë e shenjtë për t’iu nënshtruar pa bërë zë”!

Gjenerali Ponosh do ta dije se cilët kufij duhet t’i ruajë ushtria e Serbisë? Shihet qartë se motivi dhe shkaku i këtij “konflikti konceptual” është i lidhur me Kosovën. Motivet e tilla e nxisin atmosferën e luftës në rajon. Por, cilido që ëndërron ndonjë avanturë ushtarake në Kosovë, ai nuk paska mësuar asgjë nga historia e luftës së kaluar, prandaj nuk meriton të jetë në krye të ushtrisë. (Julius, 25 dhjetor 2008; 19:02)

Operativistët: Mlladiqi është bombë e kurdisur

12. Njeriu të shqyhet së qeshuri. Operativistët të cilët “po gjurmojnë” të akuzuarin e Hagës, Ratko Mlladiqin, në raportin e tyre paraqesin aso detale sikur të ishin permanent në shoqëri me te, por se ai nuk dëshiron të dorëzohet vullnetarisht, ndërsa këta nuk duan ta arrestojnë?! Ja disa detale nga raporti i operativistëve:

- nuk i merr parasysh thirrjet për t’u dorëzuar vullnetarisht;

- ka qenë shumë i ofenduar kur është kërkuar prej tij t’i lëshojë objektet ushtarake;

- hecë pa u dëgjuar, me çorapë të leshta;

- nuk lejon biseda me zë të lartë;

- kujdeset shumë për higjienën personale, nga frika që të mos ketë nevojë të shkojë në spital;

- rregullisht e shikon televizorin dhe luan shah;

- me anëtarët e sigurimit sillet mjaft vrazhdë;

- kërkon nga të tjerët ta provojnë ushqimin dhe ta informojnë se prej kujt e kanë blerë!!!

Page 76: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

76 Adil Rr. FETAHU

E po mor zotrinjë, kur i dini të gjitha këto detaje, do të thotë se ju e ditkeni saktësisht se ku gjendet, me ken rrin. Pse atëherë nuk e arrestoni? Nuk po doni apo nuk po guxoni? As njëra as tjetra nuk ju arsyeton.

Nëse Prokuroria e Hagës e lexon raportin tuaj, mos pritni prej tyre se do të japin vlerësim të volitshëm për “bashkëpunimin e gjithanshëm dhe të plotë me Tribunalin e Hagës”, ngase do të ju thonë se ky është bashkëpunim i plotë i juaj me Mlladiqin. (Julius, 25 dhjetor 2008; 19:39)

Tadiqi: Do përcjellim punën e Euleksit

1. Kryetari Tadiq thotë se institucionet e Serbisë do të jenë në dispozicion Euleksit për veprim në Kosovë.

Ndihma më e mirë për Euleksin dhe për Kosovën do ishte sikur institucionet e Serbisë të mos i manipulojnë serbët e Kosovës, të cilëve deri më tash u kanë shkaktuar më shumë dëm se dobi, duke i nxitur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, madje edhe ta lëshojnë punën!

Sa i përket statusit të Kosovës, ai është definuar me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës, të miratuara në bazë të Planit të emisarit të KB, Marti Ahtisarit. Atë status deri më tani e kanë njohur 53 shtete të botës, në mesin e të cilave 22 janë anëtare të Bashkimit Evropian, dhe kjo në botë konsiderohet zgjidhja më e qëndrueshme. Prandaj, për statusin e Kosovës kurrë më nuk do bisedohet as negociohet, por mund të bisedohet dhe negociohet për çështjet praktike nga marrëdhëniet fqinjësore reciproke dhe për interesat e të dy popujve dhe të gjithë qytetarëve të të dy shteteve.

Misioni i Euleksit ka për detyrë t’iu ndihmojë organeve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës në segmente të caktuara: polici, gjyqësi, dogana, të definuara saktësisht me Planin e Marti Ahtisarit. Prandaj veprimi i atij misioni kurrsesi nuk mund të jetë neutral sa i përket statusit, pa marrë parasysh se kush çka thotë. (Julius, 26 dhjetor 2008; 08:00)

Jeremiq: 2009-ta vit i Evropës

13. Viti 2009, o Jeremiq, do të jetë vit i krizës globale financiare, ekonomike, sociale dhe politike, e jo vit i integrimit evropian të asnjë shteti ballkanik. Edhe sikur të mos ndodhte kjo krizë, e do ndodhë sigurisht, kushtet dhe kriteret e caktuara strikte për integrim dhe pranim në Bashkimin Evropian tash me

Page 77: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 77

Marrëveshjen e Lisabonës të vitit 2007, janë ashpërsuar në krahasim me kushtet dhe kriteret nga Kopenhaga (1993). Njëri nga kushtet politike kryesore është: situata e qartë dhe rrethanat në marrëdhëniet me fqinjët në rajon. Sepse, Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që t’i përsëritet Qiproja! Përkthyer në situatën e Serbisë, kjo del qartë se Serbia duhet ta njeh njëherë e përgjithmonë pavarësinë e Kosovës, të krijohen dhe të funksionojnë normalisht marrëdhënie të mira fqinjësore midis Prishtinës e Beogradit, por edhe me fqinjët e tjerë me të cilët Serbia tash nuk ka marrëdhënie të lakmueshme, përpos me Rumaninë; me Kroacinë akuzohet në GjND, nga Maqedonia dhe Mali i Zi i ka tërhequr ambasadorët, e kështu me radhë.

Nëse Jeremiqi “pret se përsëri do të fillojnë negociatat për statusin e Kosovës”, ai këto negociata nuk do i përjetojë, sepse nuk do ndodhin kurrë. Sa i përket raportit me Serbinë, statusi i Kosovës është caktuar përgjithmonë dhe në pakthim, dhe këtë status e kanë njohur shtetet më të forta ekonomikisht dhe politikisht të botës. Me pritje të tilla Serbia nuk ka gjasa të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por as Bashkimit Evropian sigurisht se nuk i ngutet ta pranojë Serbinë në radhët e veta, deri sa të bindet se kjo nuk do të jetë “Kali i Trojës” i Rusisë. (Julius, 28 dhjetor 2008; 21:30)

Tadiq: Kosova nuk ka të ardhme në Bashkimin Evropian

Në intervistën dhënë FoNet-it, Boris Tadiqi ka thënë se “Kosova nuk ka të ardhme në Bashkimin Evropian si shtet i pavarur, por vetëm si krahinë e Serbisë”.

Përkundrazi z.Tadiq, e ardhmja e Kosovës është si shtet i pavarur, ndërsa si krahinë në kuadër të Serbisë, ose të të ashtuquajturës Jugosllavi, ka pasur një të kaluar të hidhur. Derisa Kosova ishte në kuadër të Jugosllavisë (I, II, III) dhe të Serbisë, ka përjetuar vetëm tmerre, luftëra, viktima në njerëz, plaçkitje, shkatërrime, djegëje, krime, fatkeqësi, diskriminim, pastrim etnik, gjenocid.

Fjalia (e Tadiqit) se “Kosova e dominuar nga shqiptarët nuk mund të bëhet shtet respektabil dhe hapësirë e civilizuar”, ka konotacion racist, shovinist dhe fashist. Si mendon Tadiqi, kush duhet të dominojë në Kosovë, kur mbi 90% të popullsisë së saj e përbëjnë Shqiptarët? Vet ajo fjali tregon se çfarë të ardhme do të kishte Kosova në kuadër të Serbisë, edhe sikur Serbia të jetë e integruar në Bashkimin Evropian, ose në Federatën Ruse.

Sa u përket shpresave të Tadiqit për rifillimin e negociatave për statusin e Kosovës, pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta jep mendimin e vet, e

Page 78: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

78 Adil Rr. FETAHU

bëjmë me dije të përmendurin se statusi i Kosovës është caktuar dhe deri më tash pavarësinë e kanë njohur 53 shtetet më me ndikim të botës, dhe se nuk ka më negociata as biseda për statusin. Mund të bisedohet e negociohet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për çështje tjera konkrete me interes të përbashkët të të dy shteteve dhe të dy popujve, por jo për statusin.

“Te falemnderit” Tadiq për “lumturinë” transparente që po i ofron Kosovës në kuadër të Serbisë, kurse Zotit dhe Amerikës u falemnderit që kanë bërë të mos pyetet më Serbia për të ardhmen e Kosovës. (Julius, 3 janar 2009; 15:24; 17:00; 18:15; 19:36)

Vërejtje: Këtë koment ia kam dërguar redaksisë (moderatorit) katër herë gjatë ditës, në orët dhe minutat e shënuara më sipër, mirëpo moderatori nuk ka dashur ta botojë, prandaj ia dërgova këtë reagim:

Turp të kesh moderator! Përse nuk e botoni komentim tim ndaj deklaratës raciste e fashizoide të Boris Tadiqit, të thënë kundër popullit Shqiptar të Kosovës.

Nga komentet që ua kam dërguar deri më tash për këtë sajt, kam vërejtur se komentet të cilat përmbajnë argumentet më të forta për krimet që ka bërë Serbia kundër popullit Shqiptar të Kosovës, prej vitit 1912 deri më 1999, ju nuk i botoni. Nuk i kam mbajtur në evidencë, por jam i sigurt se gjatë vitit 2008 kanë qenë rreth 100 komente të tilla, të cilat nuk i keni botuar!

Tash që populli Shqiptar, me luftë të armatosur dhe me ndihmën e botës demokratike e fitoi luftën kundër Serbisë dhe definitivisht arriti pavarësinë, liderët shtetëror, politik e fetar të Serbisë, të deshpruar e të frustruar se nuk mund ta ndalin rrjedhën e ngjarjeve historike, japin aso deklarata e mendime raciste dhe fashizoide kundër Shqiptarëve.

Duke pasur parasysh se nuk po lejoni botimin e komenteve me argumentet më të forta kundër përfaqësuesve të të gjitha strukturave shtetërore e shoqërore të Serbisë, vlerësoj se edhe vogëlsia juaj është radhitur në anën e autorëve të deklaratave të tilla, sikur ajo e Tadiqit. (Julius, 03 janar 2009; 20:30)

Siguri apo militarizim?

17. Ngadalë por sigurt, sipas dinamikës së paraparë, Kosova po i krijon organet dhe institucionet e veta shtetërore: pushtetin legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor; miratimin e Kushtetutës; formimin e policisë, ushtrisë, doganave dhe ministrisë së punëve të jashtme; dhënien e pasaportave; formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Page 79: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 79

Tërë kjo është caktuar në Planin e Marti Ahtisarit. Do të thotë se ai plan po zbatohet në praktikë me përpikëri.

Deklaratat dhe klithmat e Tadiqit, Jeremiqit dhe të gjithë atyre që janë kundër formimit të Forcës së Sigurisë dhe të institucioneve tjera shtetërore të Kosovës, po mbesin në nivelin e asaj që thuhet: “tërheqja për mënge e dyqanxhiut”, dhe asgjë nuk mund të ndikojnë në pengimin e rrjedhës së ndërtimit dhe forcimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Retorika për mospranimin e realitetit, mbetet në të njëjtin nivel.

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë bërthama e ushtrisë së ardhshme të rregullt të Kosovës. Tashpërtash Kosova nuk ka nevojë të ketë ushtri të veten të madhe, ngase Kosovën e mbron NATO/KFOR-i. Por, duke pasur parasysh strukturën e re të popullsisë së Kosovës, nuk është kurrëfar problemi që Kosova të formojë një ushtri respektabile në rajon. Kujtonie se në ish RSFJ, 15% të ushtrisë së atij shteti e përbënin Shqiptarët.

Ushtria e Kosovës nuk e rrezikon askend, as brenda as jashtë Kosovës. Ajo do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës. Përse tash habiten kaq shumë politikajtë serbë me formimin e ushtrisë së Kosovës? Secili shtet në botë ka ushtrinë e vet, madje edhe Vatikani e ka ushtrinë e vet.

Nuk është punë e mençur që nga dëshprimi, frustrimi, pafuqia, t’iu kundërvehesh rrjedhës reale të ngjarjeve historike. Ky shekull është shekulli i Popullit Shqiptar në Ballkan. Kosova u bë shtet i pavarur; Shqipëria u bë anëtare e NATO-s; dhe kush mundet tash e tutje ta ndalë këtë rrjedhë? Serbia sigurisht jo. Prandaj, më mirë është të pranohet realiteti, të shtrihet dora e pajtimit, të zhvillohen marrëdhëniet fqinjësore e të ecet përpara në integrimet euroatlantike, se sa çdo ditë të shtyhesh dhe kundërshtosh prosperitetin e fqinjëve. (Genci, 21 janar 2009; 10:49) Këtë koment e kam dërguar me emrin: Genci, për shkak të asaj letrës që ia kam dërguar moderatorit, dhe kisha drojën se nuk ma boton me emrin Julius.

Lajiq: Mlladiqi është çështje mbi çështjet

8. Deklaratë e mençur se jo mahi! Ministri Lajiq thotë “Besoj se më përpara ne do ta arrestojmë Ratko Mlladiqin, se që Holanda do ta ndryshojë qëndrimin e saj”.

Po or Lajiq, qëndrimi i Holandës është i kushtëzuar kryekput me arrestimin dhe ekstradimin e Mlladiqit në Tribunalin e Hagës, prandaj është e logjikshme që rrjedha e ngjarjeve të vete me atë rend: së pari arrestimi dhe ekstradimi i

Page 80: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

80 Adil Rr. FETAHU

Mlladiqit, e pastaj Holanda ta jepë pëlqimin e vet që Serbia t’i bashkohet Marrëveshjes për stablizim-asocim me Bashkimin Evropian.

Ndërsa ajo deklarata tjetër, për mundësinë e arrestimit të Mlladiqit, më reale do ishte sikur të thuhej: kur kemi mundur, nuk kemi guxuar (po prej kujt se?), e tash që guxojmë – nuk duam! (Genci/Julius, 23 janar 2009; 07:59)

Jeremiqi dërgoi letra në 80 adresa

14. Jeremiqi dërgoi letra në 80 adresa shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, kryesisht atyre shteteve të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nga të cilat kërkon përkrahjen dhe “mëshirën” lidhur me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkitazi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Vallë, sa net (ose orë) pa gjumë është munduar i shkreti për të përpiluar ato letra, pa vulë e pa vurratë? Me ato letra ai u ka ofruar atyre vendeve edhe ndihmën e vet (të ekipit juridik), se si ta përpilojnë përkrahjen e tyre.

Mos harxho kot kohë, mjete dhe energji or Jeremiq, se kurrëfar letrash tua, as kurrëfar përkrahje e ca shteteve, as çfarëdo qoftë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do ta pengojnë as kthejnë pavarësinë e Kosovës. Por, nëse ato letra ishin vetëm për nevoja të brendshme, është e pandershme ta mashtrosh popullin me truke të tilla.

Në një gjendje të apatisë së përgjithshme dhe të mungesës së kreativitetit, duke u sjellë gjithnjë në dofar paraqitjesh top-shou, Jeremiqi kotnasikoti përpiqet t’ia ngritë optimizmin vetit dhe popullit të vet.

As një tren transportues i hekurudhës Transiberiane përplot letra të tilla, nuk do të mund ta ndalin pavarësinë e Kosovës. (Julius, 28 janar 2009; 09:12)

Shutanovac: FSK në misionet paqësore

4.Formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës i ka trazuar shpirtrat e kreut shtetëror dhe ushtarak të Serbisë. Ata që janë pak më realistë dhe merren vesh më mirë në këto punë, si ministri Shutanovac, FSK-në e shohin si nukleus të ushtrisë së ardhshme të Kosovës, kurse të tjerët shpresojnë se së shpejti ky formacion do të çformohet!

Page 81: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 81

Ore njerëz, po nuk është formuar FSK për t’u çformuar menjëherë, por është formuar për t’u bërë ushtri e vërtetë. Kujt i pengon ajo ushtri poqese prej fillimit është në partneritet me NATO-n? Duhet ta kuptoni njëherë e përgjithmonë se Kosova është bërë shtet i pavarur, të cilin deri tani e kanë njohur 54 shtete të botës, prandaj ky shtet i ri duhet ta krijojë ushtrinë, institucionet dhe strukturat e veta shtetërore. Tashpërtash, derisa NATO/KFOR-i është në Kosovë, nuk ka nevojë të bëhen shpenzime për ndonjë ushtri më të madhe kosovare, por vetëm të bëhen përgatitje sa më mirë për ushtrinë e ardhshme. Dhe ato përgatitje po bëhen sipas standardeve dhe nën mbikëqyrjen e NATO-s, ashtu që ushtria e Kosovës qysh prej ditëve të para do të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Edhe këto Forcat e tashme të Sigurisë së Kosovës janë partnere me NATO-n, që bashkë me ushtarët e tjerë të NATO-s do të marrin pjesë në misionet paqësore në botë.

Përfaqësuesit e pushtetit të Serbisë në vend se t’i inkurajojnë serbët e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj ushtrie, ata shpresojnë në çformimin e saj të afërt dhe i ftojnë bashkëkombësit e vet për të mos marrë pjesë në te, ashtu siç i kanë detyruar t’i bojkotojnë dhe ta lëshojnë punën në polici, gjyqësi, administratë dhe në doganat e Kosovës. Me këto veprime vetëm sa ua keqësojnë pozitën dhe gjendjen e përgjithshme bashkëkombasve të vet, e nuk mund të arrijnë asgjë në ndaljen e procesit të formimit të shtetësisë së Kosovës. (Julius, 30 janar 2009; 08:22)

Trasnportuesit e Serbisë nuk mund të hyjnë në Greqi

11. Kamionëve të transportuesve nga Serbia sot nuk iu është lejuar ta kalojnë kufirin grek, për shkak se Serbia nuk i ka përmbushur obligimet nga Marrëveshja e nënshkruar qysh në vitin 2002, për barazimin e pagesës së taksës rrugore për transportuesit grekë sikur për ata të vetët. Afati për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes ka qenë tri vjet, por as pas gjashtë vjetëve Serbia nuk e ka përmbushur obligimin e vet.

Si rrallë ndonjë vend tjetër, përpos dallimit të madh në çmimin e taksës rrugore për kamionët e huaj, Serbia i detyron të paguajnë edhe një taksë në shumë prej 80-100 euro për secilin kamion, gjoja në emër të shërbimeve që iu kryen transportuesve të huaj (terminalet për parkim, furnizimin me karburante , etj.). Secili kamion i huaj është i detyruar të hyjë në terminalin e parkimit, qoftë edhe vetëm për ndonjë minutë (aty ndonjë vozitës pinë raki e pastaj vozitë i dehur!), vetëm sa për ta marrë vërtetimin për taksën e paguar.

Page 82: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

82 Adil Rr. FETAHU

Për shkak të mospërmbushjes së obligimit të Qeverisë së Serbisë, në kufirin për të hyrë në Greqi pret kolona disa kilometërshe e gjatë e automjeteve, ndërsa pushteti serb tash qenka “i befasuar” me veprimin e tillë të Greqisë, edhepse Greqia me kohë e ka paralajmëruar pushtetin serb se transportuesit serb nuk do të lejohen të kalojnë kufirin gjatë vitit 2009.

Edhe kjo është një provë se në politikën midis shteteve nuk ka ndonjë dashuri të përhershme “platonike”, por ka interesa (në rend të parë aso ekonomike).

Mos e dhëntë Zoti që Serbia tash barazimin e taksës së rrugëve, të paraparë me Marrëveshjen me Greqinë, ta bëj duke i ngritur çmimet edhe për transportuesit e vet! (Julius, 1 shkurt 2009; 08:37)

U miratua rezoluta për Kosovën në Parlamentin Evropian

24. Me miratimin e rezolutës për Kosovën, me të cilën i fton shtetet anëtare të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë, Parlamenti Evropian i ka dhënë një grusht të fortë politikës dhe diplomacisë serbe, e cila me këmbëngulje po lobon kundër kësaj njohje.

Ndonëse kjo është në kompetencë të secilit shtet veç e veç, mund të pritet që tash pas kësaj rezolute të arrijnë njohje të reja edhe prej atyre shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo rezolutë ka ardhur si urim në vigjilje të njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, dhe do të jetë edhe një mbështetje për Kosovën në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kur ta shqyrtojë kërkesën e KB për të dhënë mendimin e asaj Gjykate përkitazi me shpalljen e pavarësisë.

Me rastin e miratimit të rezolutës në Parlamentin Evropian, ministri Jeremiq deklaroi se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta me mjete juridike e diplomatike, për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial mbi Kosovën!

Është për t’u çuditur se si ministri i punëve të jashtme nuk e paska marrë vesh akoma se Serbia nuk ka kurrëfar sovraniteti as integriteti territorial mbi Kosovën, jo vetëm prej shpalljes së pavarësisë, por qysh prej përfundimit të luftës (1999)! (Julius, 5 shkurt 2009; 15:40)

Page 83: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 83

Letra e Sinodit dërguar kreut të shtetit

29. Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dërgoi një letër në adresë të përfaqësuesve më të lartë të pushtetit shtetëror të Serbisë, me të cilën “shprehë brengën e thellë për shkak të përpjekjeve që nga Krahina Autonome e Vojvodinës të bëhet edhe një shtet i ri në Serbi”, duke aluduar me këtë rast në disa dispozita të Statutit (të ri) të Vojvodinës.

Jo vetëm këtë herë, veçse edhe shumë më herët KOS është bërë në Serbi si një dega e katërt (jolegale) e pushtetit shtetëror.

Sipas Kushtetutës aktuale të Republikës së Serbisë, kisha dhe bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti (neni 11 par.2), por ato janë të lira e të barabarta që në mënyrë të pavarur të rregullojnë organizimin e tyre të brendshëm, punët e fesë, të kryejnë haptas ritet fetare, të themelojnë shkolla fetare, institucione fetare dhe bëmirëse dhe të udhëheqin me to, në pajtim me ligjin (neni 44 par.2 i Kushtetutës).

Mirëpo, në Serbi disa krerë të KOS kanë hyrë thellë në punët politike e të shtetit, më tepër se liderët e partive politike. Ata në mënyrë të hapur propagandojnë dhe përkrahin disa parti (SRS, DSS) në zgjedhje, marrin pjesë në mbledhje të ndryshme të organeve dhe komisioneve shtetërore; psh. peshkopi i Vranjës (Pahomije) në vitin 2001 merrte pjesë në mbledhjen e grupit shtetëror të Serbisë në negociatat politike për statusin e Kosovës, në të cilin ishin kryetari dhe kryeministri i Serbisë! Peshkopi Artemije në Kosovë merret me politikë më shumë se cilido politikan tjetër dhe kështu mbjell farën e urrejtjes dhe të përçarjes midis Shqiptarëve e Serbëve, respektivisht klithë për luftë (e serbëve është ajo thënja: “prvo dolaze popovi, pa topovi, pa lopovi” /të parët vijnë popat, pastaj topat, pastaj kriminelët e hajnat). Vet partriku Pavle në vitin 2004 u bënte apel serbëve në Kosovë të mos dalin në zgjedhjet të cilat i kishin organizuar pushteti i Kosovës dhe UNMIK-u. Në radhët e kishës ka asi që me shpirt i përkrahin dhe i mbrojnë të akuzuarit e Hagës dhe kriminelët e luftës. Kisha ortodokse serbe më së paku merret me problemet dhe aferat e veta të brendshme (pedofilinë e priftërinjëve, etj.), e gjithnjë e më tepër merret me punë politike e shtetërore.

Miratimi i statutit të Vojvodinës dhe harmonizimi i tij me Kushtetutën dhe me ligjet e Serbisë, është çështje puro shtetërore, e jo çështje e kishës. Organet shtetërore duhet t’ia tregojnë kishës se ku e ka vendin e të mos e lejojnë të përzihet në politikën dhe në punët e shtetit. Kanë ata mjaft punë dhe liri nëse iu përmbahen urdhërave të Zotit dhe ligjeve kishtare, dhe t’i rregullojnë marrëdhëniet në radhët e veta. (Julius, 6 shkurt 2009; 21:30)

Page 84: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

84 Adil Rr. FETAHU

A pyetet kisha për statutin?

21. “Përfaqësuesit e pushtetit i obligon betimi, se do ta respektojnë Kushtetutën dhe ta ruajnë tërësinë e shtetit”, tha Koshtunica në deklaratën e dhënë lidhur me Statutin e ri të KA të Vojvodinës.

Po këta përfaqësues të shtetit dhe vet Koshtunica si kryetar e pastaj si kryeministër, a janë betuar se do ta respektojnë kushtetutën dhe ta ruajnë tërësinë e shtetit, dhe a e kanë llogaritur Kosovën në atë “tërësi”, dhe çfarë kanë ruajtur prej saj?! Dhe që prej kur ajo “Serbi e tërë e ditka (vlerësuaka) se statuti i Vojvodinës është në kundërshtim me kushtetutën”?

Sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë (neni 117 par.1, pika 4), vetëm “Gjykata Kushtetuese vendosë lidhur me pajtueshmërinë e statutit dhe akteve të përgjithshme të krahinave autonome (?!) dhe të njësive të vetëqeverisjes lokale me kushtetutën dhe ligjin”.

Nëse organet kompetente të Serbisë, ose subjektet e autorizuara me kushtetutë dhe me ligj, konsiderojnë se ndonjë dispozitë e statutit të Vojvodinës nuk është në harmoni me kushtetutën, duhet të paraqesin kërkesë Gjykatës Kushtetuese që ajo ta vlerësojë (të merr vendim) për këtë, e jo t’i lehet Sinodit të KOS apo individëve të papërgjegjshëm që ata ta vlerësojnë.

Është turp që deklarata të tilla bënë një profesor universiteti i të drejtës kushtetuese. Gjykuar nga paraqitja e tij, fitohet përshtypja se vet Koshtunica e paska përpiluar letrën e Sinodit të Kishës ortodokse serbe, të dërguar përfaqësuesve të organeve më të larta të pushtetit shtetëror, përkitazi me “kontestimin” e Statutit të ri të Krahinës Autonome të Vojvodinës?! (Julius, 7 shkurt 2009; 16:58)

Kosova është çështje kyçe e sigurisë

4.Pavarësia e Kosovës jo vetëm se nuk e rrezikon askend, veçse përkundrazi, bëhet faktor i stabilitetit të rajonit. Kështu u vlerësua edhe në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri, e cila po mbahet në Minhen. Oratorët në Konferencë theksuan domosdoshmërinë e integrimit në Bashkimin Evropian të tërë rajonit, dmth. të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Mirëpo, në Bashkimin Evropian nuk hyhet me pretendime territoriale dhe marrëdhënie të parregulluara me fqinjët.

Në qoftë se Serbia me mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale “përfshinë” edhe Kosovën, pavarësinë e së cilës deri më tani e kanë njohur 55 shtete të botës, atëherë Serbia bëhet faktor destabilizimi, dhe frenon integrimin e këtij rajoni në Bashkimin Evropian. (Julius, 8 shkurt 2009; 08:52)

Page 85: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 85

Kosova dhe BE procese të ndara

4.Duke folur në televizionin britanik Bi-Bi-Si (BBC), shefi i diplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”(?!).

Jeremiqit si fizikant, mund t’i besohet nëse thotë se i njëjti trup (fizik) nuk mund të jetë në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme. Por, se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nuk është për t’i besuar, e më së paku ky është fjalor diplomatik.

Ajo thënja e urtë popullore: “kurrë mos thuaj kurrë”, nuk është shpikur për poetët e vjershave lirike, veç për njerëzit e mençur, të cilët para se ta thonë fjalën, duhet të mendojnë mirë nëse ajo është mençuri. Për diplomatët thuhet se duhet pesë herë ta matin fjalën para se ta thonë. Prandaj, këtij diplomati të ri i rekomandoj: Kurrë mos thuaj – kurrë, në diplomaci kjo fjalë nuk ekziston; edhe nëse je i sigurt, kjo nuk të ka hije, sepse jeta thurë fate tjera! (Julius, 14 shkurt 2009; 20:51)

Jeremiqi: Të martën negociatat me KB

1. Ministri i punëve të jashtme të Serbisë i deklaroi “Politikës” se të martën do fillojnë negociatat me përfaqësuesit e KB dhe UNMIK-ut për zbatimin e “gjashtë pikave” për Kosovën.

A është kjo rastësi ose jo, por ia ka qëlluar mu në Përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se “po luftojmë për ta ruajtur rendin kushtetues, dhe se Plani i Ahtisarit është qitur në ad-akta”?

Siç duket, Jeremiqi fare nuk është në rrjedhë të ngjarjeve! Sepse në Kosovë po zbatohet me të madhe plani i Ahtisarit dhe po konsolidohet rendi kushtetues në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, me ndihmën dhe përkrahjen e gjithanshme të Misionit të Bashkimit Evropian “Eulex”.

Të ashtuquajturin “plani gjashtëpikësh” askush në Kosovë as që e përmend, as nga vendorët as nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Përfaqësuesi i misionit civil të Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Piter Fejt dje iu uroi zyrtarëve dhe popullit të Kosovës Përvjetorin e parë të pavarësisë, duke i lavdëruar se si vetëm gjatë një viti kanë arritur rezultate të mëdha. Përfaqësuesin e KB/UNMIK-ut, Zanierin, askush në Kosovë nuk e pyet më për asgjë, mësa për borën e parvjetme.

Page 86: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

86 Adil Rr. FETAHU

Jeremiqi duhet të esëllohet njëherë e përgjithmonë nga lajthitja se do ketë negociata për statusin e Kosovës. Ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Manter, në një intervistë dhënë gazetës “Politika” (31 janar k.v.), deklaroi se “Problemi i Kosovës është zgjidhur, pasi që është zgjidhur statusi. Hapja e sërishme e çështjes së statusit të Kosovës nuk është reale. Udhëheqësia e Republikës së Serbisë dhe ata të Republikës së Kosovës do të duhej të bisedonin si fqinjë miqësor. Çështja e statusit është mbyllur. Bashkë me shtetet kryesore të Evropës jemi të përkushtuar që Kosova të forcohet ekonomikisht, në mënyrë që të jetë mirë për të gjithë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd.

Krahasoni tash këto deklarata dhe peshën specifike të njërit dhe të diplomatit tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe vlerësoni se cili ka të drejtë dhe deklarata e cilit do të vlejë. (Julius, 16 shkurt 2009; 09:-09)

Tadiqi: Në Kosovë nuk ka shtet

22.Nëse zotëri Tadiqi ka menduar se në Kosovë nuk ka shtet të Serbisë, atëherë ka thënë të vërtetën, ngase në Kosovë prej vitit 1999 nuk ka shtet (as pushtet) të Serbisë. Por, në qoftë se ka menduar se nuk ka shtet të Kosovës, atëherë ka gënjyer, është në lajthim të madh dhe jeton në ndonjë realitet virtual. Sepse, shteti i Kosovës ekziston dhe atë deri më tash e kanë njohur 55 shtete të botës, midis të cilave 22 janë shtete-anëtare të Bashkimit Evropian. Me një numër të atyre shteteve tanimë janë vendosur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh.

Sot Kosova i ka organet stabile të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor; e ka Kushtetutën dhe ligjet, Gjykatën Kushtetuese, Akademinë e Shkencave dhe Arteve; e ka policinë dhe doganën e vet, e prej para pak kohësh edhe Forcat e Sigurisë. E ka popullin dhe territorin dhe kufijtë e vet të njohur ndërkombëtarisht, stemen, himnin, flamurin, letërnjoftimet dhe passaportat e veta. Ditën e shtetësisë së Kosovës popullit dhe kryetarit të Kosovës ia kanë uruar kryetari i ShBA-ve, Mbretëresha dhe shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, dhe një numër i burrave shtetëror të shteteve tjera. Fakti se Tadiqi dhe shteti i tij akoma nuk e kanë njohur pavarësinë, nuk do të thotë se shteti i Kosovës nuk ekziston.

Mbajtja e të ashtuquajturit kuvendi i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, e paralajmëruar për sot në Zveçan, është mashtrim i popullit të Serbisë dhe i serbëve të Kosovës, dhe argument i kontinuitetit të politikës së gabuar të Serbisë ndaj Kosovës. (Julius, 17 shkurt 2009; 07:43)

Page 87: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 87

Shefi i UNMIK-ut me zyrtarët e Serbisë

1. Zanieri sot në Beograd do të bisedojë me Tadiqin e Jeremiqin lidhur me zbatimin e “gjashtë pikave për Kosovën”. Para shkuarjes për Beograd, Zanieri ka biseduar me zyrtarët në Prishtinë, të cilët me atë rast as nuk e kanë marrë seriozisht.

Sigurisht se nuk e kanë marrë për seriozisht, sepse në Kosovë zbatohet Plani i Marti Ahtisarit, i bartur në Kushtetutën dhe në ligjet e Kosovës. Atë plan nuk e ka pranuar Serbia, por kjo nuk ka rëndësi, pasi që plani ka të bëjë me Kosovën e jo me Serbinë. Planin gjashtëpikësh nuk e ka pranuar Kosova, dhe me qenë se ka të bëjë me çështjet të cilat i përkasin Kosovës, ato nuk mund të zbatohen me dhunë. Pushteti i Kosovës nuk do t’i zbatojë, ndërsa misioni i Bashkimit Evropian “Eulex” nuk është caktuar për të zbatuar planin gjashtëpikësh, veçse për të ndihmuar dhe mbikëqyrur zbatimin konsekuent të Planit të Ahtisarit, me të gjitha 12 anekset e tij.

Në Kosovë askush më Zanierin nuk e konsideron si përfaqësues serioz të bashkësisë ndërkombëtare. Misionit të UNMIK-ut “i ka skaduar afati i përdorimit” dhe askujt më nuk i nevojitet. Edhe ashtu gjatë nëntë vjetëve të kaluara nuk ka dhënë kushedi se çfarë kontributi.

Në raportin të cilin Zanieri do t’ia paraqet Këshillit të Sigurimit në muajin mars, vetëm mund të konstatojë se roli i tij dhe i UNMIK-ut në Kosovë është reduktuar deri në – zero!

Të shpresosh në ndonjëfar roli të UNMIK-ut në Kosovë, është marri dhe tallje me mendjen e shëndoshë. Për zgjidhjen e problemeve jetike të serbëve dhe të të gjithë tjerëve në Kosovë, është e nevojshme që ata midis tyre të bisedojnë, ngase problemet e tyre nuk mund t’ua zgjidhë as Serbia, as UNMIK-u dhe askush tjetër nga jashtë. (Julius, 19 shkurt 2009; 10:32)

Hetimi i lajmit për një milion dollarë

106. Po çfarë sekreti shtetëror. Ky është kriminalitet shtetëror. Me paratë e obliguesve tatimorë, shteti paguan një milion dollarë dëmshpërblim për një veprim dhune të një huligani (M.Koveçeviq), i cili e ka rrahur studentin amerikan, e pastaj me ndihmën e konsullatës (dmth. të shtetit) të Serbisë, është kthyer në Serbi me pasaportë të rrejshme që ia ka dhënë konsullata.

Tash policia dhe prokuroria, në vend se të merren me atë kriminel, zhvillojnë hetime ndaj gazetës “Borba”, përse e ka botuar informatën mbi pagesën e një

Page 88: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

88 Adil Rr. FETAHU

milion dollarëve dhe prej kujt e ka marrë informatën, e cila paraqet “sekret shtetëror”.

Ky është ndërrim i tezave të organeve të ndjekjes. Po çfarë çështje a çfarë sekreti shtetëror është kjo. Kjo është çështje e thjeshtë private e një vagabondi, kurse shteti paguan për te një milion dollarë dhe këtë e ruan prej qytetarëve të vet si sekret shtetëror! Ky është kriminalitet shtetëror, për të cilin dikush duhet të përgjigjet, pasi që Jeremiqit as nuk i shkon mendja të jep dorëheqje për shkak të skandalit diplomatik (të konsullatës së tij). (Julius, 21 shkurt 2009; 20:51)

Millutinoviqi i lirë, të tjerët fajtorë

87. Ndonëse për viktimat e krimeve që kanë bërë pesëshja e gjykuar, dënimi kohor nuk ka ndonjë rëndësi, megjithatë duke pasur parasysh kriteret e politikës ndëshkimore të Tribunalit të Hagës në aktgjykimet e shqiptuara deri më tani, mund të thuhet se drejtësia në njëfar mënyre e ka bërë të veten. Por, duke pasur parasysh personalitetet e gjykuara, dmth. vet kreun politik, ushtarak e policor të Serbisë, mund të thuhet se me këtë aktgjykim është gjykuar (tërë) Serbia.

Vepra për të cilën janë gjykuar, mund të kualifikohet si gjenocid, prandaj ky aktgjykim mund të shërbejë si argument për të paditur Serbinë për gjenocidin e kryer kundër popullit të Kosovës. Nuk ka dyshim se ky aktgjykim do t’i shërbejë palës kosovare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kur të shqyrtohet kërkesa për dhënjen e mendimit lidhur legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Edhe me këtë rast Tribunali i Hagës ka bërë një kompromis ndaj M.Millutinoviqit, ngase e ka kuptuar se ai ka qenë vetëm kukull, me më shumë fat se mend kur është zgjedhur në funksionin e kryetarit të Serbisë, i cili “nuk është përzier në punët e veta” (të kryetarit), prandaj gjykata e ka liruar si të gjorë e të mjerë.

Sigurisht që drejtësia nuk do të vjen në vend deri sa të mos gjykohen edhe ata urdhërdhënës, ekzekutorë e ndihmës të shumtë të krimeve të bëra, dhe deri sa të mos bëhet dëmshpërblimi material dhe moral viktimave të krimeve dhe familjeve të tyre. (Julius, 26 shkurt 2009; 19:43)

Page 89: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 89

Klintonka: ShBA-të e përkrahin Kosovën

19. Sapo dikush deklaron se e përkrahë Kosovën në çfarëdo mënyre, nga Serbia vërsulen me “gurë e dru” kundër tij. Kjo s’është punë e mirë. Nuk ka faj populli i Kosovës që dikush (në Serbi) përpiqet që të kaluarën ta bëjë tashme ,e të tashmen të kaluar! Është shekulli 21, dhe të gjithë popujt e këtij rajoni, por edhe tërë njerëzimi, dorëpërdore duhet të ecet përpara dhe t’iu gëzohet përparimeve të secilit popull.

Duke marrë parasysh qëndrimin dhe sjelljen e zyrtarëve të Kosovës për sa i përket përceptimit të demokracisë, ata janë larg më përpara se homologët e tyre të Serbisë. Prandaj edhe i meritojnë lavdatat që po iu bëhen, ndonëse gjithmonë ka hapësirë të punojnë më shumë e më mirë në këtë drejtim. Por, të kemi parasysh se ka vetëm një vit qyshse ekziston shteti i Kosovës.

Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës janë shembull për sa u përket garacionit të lirive e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duhet vetëm të forcohen institucionet e sistemit, në mënyrë që ato të drejta realizohen në praktikë. Prandaj është e nevojshme ndihma dhe përkrahja ndërkombëtare. Në këtë kontekst duhet kuptuar garancionet e sekretares së shtetit të ShBA-ve, e jo si qëllimkeqe. (Julius, 27 shkurt 2009; 09:55)

Jeremiqi: Nuk është gjykuar Serbia

24.Si mendon z.Jeremiqi se me aktgjykimin e pesëshës nga kreu i pushtetit politik, ushtarak dhe policor nuk qenka gjykuar Serbia? Po kend e përfaqësojnë ata: Ugandën, Zimbabvenë? Ata e përfaqësojnë Serbinë.

Që Millutinoviqi është liruar nga aktakuza, është rezultat i faktit të vërtetuar se ai ka qenë vetëm marionetë në atë pushtet, dhe se askush nuk e ka pyetur për asgjë. Në arsyetimin e pjesës liruese të aktgjykimit, Gjykata ka theksuar se Millutinoviqi nuk ka pasur ndonjë funksion të rëndësishëm në SPS (PSS). Kjo në mënyrë implicite do të thotë se është gjykuar partia në pushtet, dmth. politika shtetërore e Serbisë.

Kreun e piramidës të së keqes (S.Millosheviqin) e gjykoi vet Zoti, ashtu që Tribunali nuk pati rastin ta gjykojë, se përndryshe atij do t’i shqiptohej burgim i përjetshëm.

Në arsyetimin e aktgjykimit theksohet “ndërmarrja e përbashkët kriminale” (e pushtetit politik, ushtarak dhe policor të Serbisë dhe të të ashtuquajturës RFJ), dhe kjo për Serbinë është pjesa më e rëndë e aktgjykimit. (Julius, 28 shkurt 2009; 08:04)

Page 90: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

90 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Nuk është gjykuar Serbia

27. Po z.Jeremiq, me atë akgjykim të Tribunalit të Hagës është gjykuar vet Serbia, politika e saj shtetërore e udhëhequr ndaj popullit Shqiptar të Kosovës. Derisa është gjykuar vet kreu i pushtetit politik, ushtarak dhe policor për “ndërmarrrje të përbashkët kriminale”, të vrasjeve, ndjekje e deportimeve masive të qindra-mijëra qytetarëve Shqiptarë, siç vërtetohet në arsyetimin e aktgjykimit, çka është tjetër ajo veçse gjykim Serbisë. Fakti se Millutinoviqi është liruar nga aktakuza, nuk e ndryshon asgjë çështjen, sepse Gjykata e ka vërtetuar se ai nuk ka pasur ndonjë funksion me rëndësi në kreun e SPS (PSS), kurse në funksionin e kryetarit të Sërbisë, si marionetë është gjetur më tepër duke iu falënderuar fatit se mençurisë së tij. Me këtë fjali, në mënyrë implicite është gjykuar partia në pushtet, dmth. është gjykuar Serbia.

Mos harroni se në proces të gjykimit ka qenë edhe vet kreu i piramidës së asaj “ndërmarrje të përbashkët kriminale” (S.Millosheviqi), por atë nuk arriti ta gjykojë Tribunali, pasi e gjykoi vet Zoti. (Julius, 28 shkurt 2009; 08:27)

Vërejtje: Pasi u vonua botimi i komentit të parë, e dërgova këtë të dytin, pastaj u botuan të dy komentet për të njëjtin lajm (të njëjtën temë).

Stefanoviq: Diskreditimi i MPJ

55. Pas eskalimit të aferës për dhënjen e pasaportës në mënyrë të kundërligjshme atij bitangës M.Kovaçeviq, të gjithë nga Ministria e Punëve të Jashtme tash po përpiqen që fajin t’ia hedhin vicekonzullit Igor Millesheviq, kurse ai vërteton se nuk e ka marrë vesh gjykatësin amerikan kur i ka thënë se nuk duhet t’i jep dokument të ri udhëtimi.

Hetimin e këtij rasti duhet zhvilluar në dy drejtime: ose vicekonzulli ka marrë mito për dhënjen e pasaportës së re, ose për inat ndaj gjykatësit amerikan ia ka dhënë pasaportën? Teza se nuk e ka kuptuar se çfarë i ka thënë gjykatësi amerikan, nuk është bindëse, sepse vicekonzulli ndoshta nuk është aq budalla, apo se nuk e din gjuhën për aq gjë.

Duke pasur parasysh mentalitetin serb dhe inatin ndaj shtetit të Amerikës, unë jam më tepër i prirur të besoj se nuk është në pyetje mito, veç kundërshtimi dhe inati, e kjo bënë pjesë në kategorinë psikologjike. (Julius, 2 mars 2009; 17:11)

Page 91: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 91

BIA i kërkon të akuzuarit e Hagës

5.Agjensioni informativo i sigurisë (BIA) i Republikës së Serbisë “ka angazhuar të gjitha resurset për gjetjen dhe burgosjen e të akuzuarve të Hagës (Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq). Ekziston vendosmëria që kjo punë të përfundohet”, i deklaroi Tanjugut BIA.

A mund të besohet se vërtetë këtë herë do ta kryejë punën, apo është vetëm “riciklim” i deklaratave dhe premtimeve të tilla shterrpë të mëparshme, dhe a mund t’i besohet asaj Agjensie anëtarët e së cilës janë të involvuar në veprat kriminale më të rënda (të përkujtojmë likuidimin e Ivan Stambolliqit, Sllavko Çuruvisë, tentimvrasjen e Drashkoviqit,etj.).

Sikur të kishin dashur, qëmoti kanë mundur t’i arrestojnë e burgosin, por gjithnjë i kanë “kërkuar” atje nuk ishin! (Julius, 3 mars 2009; 15:21)

Tadiq: Spastrime të mëdha

41. “Është koha të bëjmë revidimin e të gjitha qasjeve ideologjike të deritashme, ta shkëpusim lidhjen midis kriminalitetit, politikës, ekonomisë e gjyqësisë”, ka thënë kryetari i Serbisë, B.Tadiqi, me rastin e hapjes së Biznis-forumit (një imitim ky si mini-Davos)!).

Pesimizmi nuk është i preferueshëm, veçse dyshoj në aftësinë dhe gatishmërinë e oligarkisë politike të Serbisë, që të shkëputet nga qasjet ideologjike që ka pasur deri më tani, të cilat janë të rrënjosura në kokat e njerëzve. Të përkujtojmë vetëm përsëritjen rituale të iluzioneve epike për Kosovën.

Koalicioni midis DS dhe SPS-it është prezumim i sigurt se nuk ka heqje dorë nga ideologjia e deritashme (ndonëse as partitë e tjera, në opozitë nuk janë asgjë më të mira). Prania e Llukashenkos në atë tubim të ekonomistëve, është edhe një dëshmi e kontinuitetit të ideologjisë komuniste të Serbisë.

Edhe shkëputja e lidhjeve midis kriminalitetit, politikës, ekonomisë dhe gjyqësisë vështirë se do të ndodhë, ngase lidhjet e interesit midis hajnave e kriminelëve me partitë politike dhe me njerëzit në pushtet janë aq të forta e të çimentuara, sa që realiteti është bërë më i fortë dhe më i vrazhdë se aftësia dhe gatishmëria e Qeverisë ekzistuese. Këtë lidhshmëri e përbëjnë edhe vet pjesëmarrësit në atë tubim në Kopaonik. (Julius, 3 mars 2009; 19:10)

Page 92: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

92 Adil Rr. FETAHU

Kuvendi për (anti)diskriminimin

19. Të gjithë e dinë se Ligji kundër diskriminimit është tërhequr nga procedura e Kuvendit, ndërsa tash për ta penguar dhe zvarritur punën e Kuvendit bëjnë pyetje për këtë. Tërheqjen ka mundur ta bëjë vetëm ai që është më i forti në Serbi, e kjo është – Kisha ortodokse serbe (KOS), pa lejen e së cilës, në Serbinë “sekulare” nuk mundet as nuk guxon të bëhet asgjë!

Nëse KOS është aq e fortë sa që kur të dojë mund t’i tërheqë ligjet nga procedura e Kuvendit, atëherë mund të konsiderohet se ajo është organi më i lartë i pushtetit në Serbi. Edhepse është si “qeveri nën hije”, ajo pyetet për Kosovën, për statutin e Vojvodinës, për ligjet e Serbisë, dhe në këtë funksion është gjithnjë e më efikase, por vetëm për zgjidhjen e problemeve dhe aferave brenda strukturës së vet nuk ka kohë as fuqi të merret.

Propozoj që deputetët e disa partive të heqin dorë nga partitë e tyre e ta formojnë grupin e deputetëve të KOS, në mënyrë që kështu veprimi politik i saj të jetë “në pajtim me Kushtetutën”! (Julius, 5 mars 2009; 15:52)

Llukashenko i jep këshilla Serbisë

33. Gjatë vizitës së tij në Serbi dhe pjesëmarrjes në Biznis-tubimin e mbajtur në Kopaonik, ku u takua me zyrtarët, ekonomistët dhe biznis-hajnat e Serbisë, Aleksandar Llukashenko, kryetari-diktator i njohur i Bellorusisë, deklaroi se “ka arritur të bëjë gjithë atë që kishte planifikuar para ardhjes në Serbi”!?

Vallë, a do të thotë kjo se ka arritur që zyrtarët e Serbisë t’i bindë se si duhet ta ruajnë diktaturën, ta ngulfatin demokracinë, të shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, lirinë e fjalës, të mos e zbatojnë procesin e privatizimit dhe të gjitha “virtytet” e tjera të modelit komunist të diktaturës. Apo ka arritur të forcojë marrëdhëniet në kuadër të të ashtuquajturës “Lidhja e Bashkësisë Sllave” deri në bashkimin e plotë, të cilën e ka inicuar ai qysh në vitin 1999 dhe kishte hasur në mirëkuptim të plotë të regjimit të S.Millosheviqit, për çfarë ishte angazhuar me shpiert lideri i Partisë Radikale Serbe në Kuvendin e RFJ-së së atëhershme, ndërsa në vitin 2007 të njëjtën ide e aktualizoi zëvendësi i tij, Tomisllav Nikoliqi në paraqitjet e tij publike. (Julius, 7 mars 2009; 08:52)

Page 93: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 93

Lajiq: Nuk më kanë konsultuar

28. Nëse Lajiqin nuk e kanë konsultuar përkitazi me tërheqjen e Ligjit kundër diskriminimit nga procedura e Kuvendit, ndonëse siç thotë vet, ministria e tij ishte propozuese e atij ligji, dhe nëse konsideron se ajo tërheqje ishte “koritje dhe turp i Qeverisë”, atëherë më së pakut (dhe më së shumti) çfarë mund të bëjë Lajiqi është – të jep dorëheqje nga një qeveri e tillë e turpit dhe koritjes. Përse të mbetet në një qeveri e cila nuk e respekton si anëtar të vetin. Aq më pak ka arsye të mbetet në qeverinë të cilën e dikton Kisha ortodokse serbe.

Por, Lajiqi nuk e ka këtë për herë të parë që askush nuk e pyet as konsulton për çështje me rëndësi. Ai si kryetar i Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, është njeriu i fundit i cili informohet për ndërmarrjen e aksioneve “të kërkimit” të të akuzuarëve të Hagës, dhe sikur të gjithë të tjerët – informohet përmes mediave.

Poqese është aq parimor sikur shtiret, përse nuk jep dorëheqje menjëherë? (Julius, 7 mars 2009; 17:52)

Protestë paqësore për shkak të mosfurnizimit me rrymë

32. Për zgjidhjen e problemit të furnizimit me rrymë të vendbanimeve serbe dhe të tjera, duhet të bisedohet e negociohet me strukturat përkatëse të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e jo me bashkësinë ndërkombëtare, dmth. me Euleksin ose UNMIK-un. Misioni i Euleksit nuk ka asnjë lidhje me ndërmarrjet publike, shoqërore as private, kurse UNMIK-u “nuk banon më në Kosovë”. Madje, edhe kur UNMIK-u ka pasur autorizime të caktuara në Kosovë, për çështjen e furnizimit të serbëve me rrymë elektrike i orientonte ata dhe pushtetarët e Serbisë që të bisedojnë me pushtetin e Kosovës, e jo me UNMIK-un.

Qe dhjetë vjet serbët në Kosovë nuk paguajnë rrymën, ujin, nxemjen dhe shërbimet e tjera komunale, tatimin as obligimet e tjera. Ka edhe nga shqiptarët të cilët nuk e kanë paguar rrymën, por atyre u është ndërprerë menjëherë, prandaj janë detyruar ta paguajnë dhe ta riprogramojnë borxhin e mbetur, ashtu që për çdo muaj, krahas shpenzimit vijues e paguajnë një shumë të caktuar nga borxhi i mbetur pa paguar.

Sikur çdo mall tjetër në treg, edhe rryma elektrike është mall, prodhimi dhe shpërndarja e të cilit kushton dhe e ka çmimin e vet. Nuk kam dëgjuar as lexuar ndonjëherë se diku në botë ( përpos Katarit) mund të shpenzohet energjia elektrike e të mos paguhet. Në disa vende të Evropës rryma elektrike mund të

Page 94: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

94 Adil Rr. FETAHU

merret vetëm me parapagim, sikur impulsat e telefonit mobil. Atje, sapo të jetë harxhuar shuma e parapaguar e kilovatorëve, në atë moment ndërpritet furnizimi i mëtejmë deri sa të parapaguhet për shumën tjetër. Atë sistem të parapagimit do të duhej zbatuar edhe në Kosovë, në Serbi e gjetkë, dhe atëherë njerëzit do shpenzonin më pak e do kishte mjaft rrymë për të gjithë.

E kuptoj se e kanë vështirë njerëzit pa punë, ndërsa në Kosovë papunësia është shumë e madhe, por edhe ata që janë të punësuar i kanë rrogat e vogla. Në qoftë se Serbia sinçerisht kujdeset për serbët e atjeshëm, atëherë le ta paguajë rrymën për ta, e jo të manipulojë me ta për qëllime politike. Kjo nuk është çështje politike, por nevojë jetësore. (Julius, 9 mars 2009; 16:22)

Vazhdimi i protestës për rrymën

2. Ivanoviqi “nuk e ditka se kush mund të garantojë marrëveshjen poqese arrihet” për furnizimin me rrymë të serbëve në Kosovë?

Është çudi se si z. Ivanoviqi, si të thuash deputet autoritativ i deridjeshëm në Kuvendin e Kosovës, e tash sekretar shtetëror i Serbisë për “KiM”, nuk e ditka se kush është kompetent!

E din ai fare mirë se kush mundet dhe duhet ta zbatojë marrëveshjen, por sapo u bë funksionar në Qeverinë e Serbisë, po përpiqet të injorojë organet zyrtare të Kosovës.

Me atë qëllim, ai nuk mund t’i ndihmojë serbët. (Julius, 10 mars 2009; 07:49)

Përvjetori i vdekjes së Millosheviqit

15. Me rastin e trevjetorit të vdekjes së Millosheviqit, sot hapet dera e oborrit të shtëpisë familjare ku është vorrosur (në Pozharevc), për ithtarët e shumtë të personalitetit dhe veprës (kriminale) të S.Millosheviqit, në mesin e të cilëve janë edhe shumë funksionarë dhe ministra të Qeverisë së Serbisë.

Të përkujtojmë, S.Millosheviqi ka qenë kryetar i Serbisë prej vitit 1990-1997, ndërsa kryetar i të ashtuquajturës RFJ prej vitit 1997 deri më 5.10.2000, kur nën presionin e demonstratave u detyrua ta pranojë humbjen (vjedhjen e votave) në zgjedhjet për kryetar (në shtator të atij viti), prandaj u detyrua që vendin e kryetarit t’ia lëshojë pasardhësit të tij Vojisllav Koshtunicës.

Page 95: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 95

I akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid, pas arrestimit iu dorëzua Tribunalit të Hagës tamam në Vidovdan, më 28 qershor 2001, pikërisht 12 vjet pas atij fjalimit të tij “famoz” (ose fatal) në Gazimestan, në Kosovë. Vdiq në çelën e burgut në Hagë, më 11 mars 2006, ashtu që Gjykata nuk arriti ta gjykojë për “veprat” e bëra, për të cilat ishte akuzuar.

Sot shumë ithtarë të veprës (kriminale) së tij, midis të cilëve edhe funksionarë të lartë dhe ministra të Qeverisë së Serbisë, do t’i shprehin nderimin dhe do betohen mbi varrin e tij me këngën-himnin: shoku Sllobo ne të betohemi, se nga rruga jote nuk do largohemi! (Julius, 11 mars 2009; 08:19)

Jeremiq: Shengeni i bardhë më me gjasa

45. Burimet diplomatike thonë se Bashkimi Evropian dëshiron që regjimin pa viza ta aplikojë njëkohësisht për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kurse ministri Jeremiq i ushqen qytetarët me shpresa të rrejshme, se janë gjasat e mira që Serbia këtë vit të vehet në “Listën e bardhë të Shengenit”.

Nuk është e ndershme ta gënjesh popullin, derisa Jeremiqi e din fare mirë se Serbia nuk i ka përmbushur kushtet dhe standardet nga e ashtuquajtura “harta e rrugëtimit”. Mund të flet ai çfarë të dojë, veçse përmbushjen e kushteve dhe standardeve të vendosura i vlerëson dhe interpreton Komisioni Evropian.

Bashkimi Evropian do të jetë shumë i vëmendshëm në liberalizimin e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se këtë rajon e konsideron oazë të krimit të organizuar. Për heqjen e vizave nuk do të pyetën vetëm shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian, por edhe ministrat e punëve të brendshme të BE-së, të cilët kanë përgjegjësinë kryesore për luftimin e krimit.

Bashkimi Evropian nuk është aq i enthusiazmuar as me Marrëveshjen e lidhur midis Serbisë dhe Rusisë për heqjen e vizave (për qytetarët rusë).

Të gjitha kushtet dhe standardet për afrimin kah Bashkimi Evropian janë çështje politike. (Julius, 12 mars 2009; 21:53)

Qeveria dërgoi propozimin e ri të ligjit

34. Së pari, Qeveria lëshoi pe nën trysninë e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), kur urgjentisht e tërhoqi nga procedura e Kuvendit, ndërsa tash ka hartuar propozim të ri të Ligjit kundër diskriminimit, kurse vetveten dhe qytetarët e

Page 96: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

96 Adil Rr. FETAHU

Serbisë i ngushëllon se “ndryshime ka, por esenca nuk është ndryshuar”? Sigurisht që esenca nuk ka mundur të ndryshohet, pasi që është fjala për ligj special kundër diskriminimit, por është e mjaftueshme që nën trysninë e kishës është dashur t’i bëjë ndryshimet dhe plotësimet.

Kisha Ortodokse Serbe aq shumë është azdisur dhe gjithnjë e më tepër po involvohet në punët shtetërore e politike, jo vetëm tash veçse edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit, kur i përkrahte qëllimet e tij luftarake “për mbrojtjen e serbizmit” dhe mbajtjen e tij në pushtet.

Personalisht patriku Pavle atëbotë (nëntor 2003), në emër të Sinodit të KOS, publikisht kërkoi futjen e monarkisë në Serbi dhe kthimin e dinastisë së Karagjorgjeviqëve në krye të monarkisë.

Ngadalë por sigurt kisha po shkon kah “marrja e pushtetit” në Serbi! (Julius, 13 mars 2009; 27:26)

Ndihmë për policët e dyshuar

8.Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, dhe drejtori i policisë Veloviq kanë premtuar tërë ndihmën e mundshme juridike dhe materiale (shtoje:edhe tjetër) policëve të arrestuar për dyshimin se kanë kryer krime lufte në Kosovë në vitin 1999.

Ndoshta ndihma kryesore për policët e arrestuar do të jetë – zbulimi i emrave të dëshmitarëve kundër tyre, dmth. të kolegëve të tyre, meqë ata dëshmitarë pastaj do të detyroheshin t’i ndryshojnë deklaratat, ose do t’i përpijë terri! Kriminelët e dyshuar Daçiqi i quan “njerëz të cilët e kanë mbrojtur vendin”!

Vrasja mizore e civilëve të pafajshëm: gra, fëmijë, pleq, transportimi i kufomave më se 300 km larg vendit të krimit me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimit, ministri i policisë e quan – mbrojtje të atdheut! I mjerë është shteti dhe kombi ministri i të cilit i ndihmon kriminelët e luftës.

Në mesin e atyre që po protestojnë me aq ngulm kundër arrestimit të kolegëve të vet, duhet kërkuar “kandidatë për procedim gjyqësor”, ngase nuk janë vetëm ata pesë të arrestuarit që kanë kryer gjithë ato krime. (Julius, 14 mars 2009; 20:43)

Page 97: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 97

“Dnevnik” – Qendrimi negativ i Gjermanisë

6. Në rrugëtimin e integrimit evropian të Serbisë tash nuk është pengesë vetëm Holanda, por edhe “qëndrimi mjaft negativ i Gjermanisë dhe i disa shteteve tjera” – lajmëron “Dnevniku” i Novisadit.

Duket se lista e shkaqeve dhe pengesave në atë rrugëtim po zgjerohet, kështu që si gur në të cilin Serbia do të merr në thua, është Kosova; tashpërtash vetëm në suaza të “pamjaftueshmërisë së konstruktivitetit të Beogradit me misionin Euleks”, e pastaj do shohim shkaqe edhe më të shumta e më të forta. Arrestimi dhe dorëzimi i Mlladiqit në Tribunalin e Hagës tashmë dalëngadalë po mbetet si shkak i dorës së dytë në rrugën e afrimit të Serbisë kah Bashkimi Evropian.

Ndërkaq, Tadiqi dhe Jeremiqi gjithnjë i përsërisin do deklarata të topitura e të marra, kinse procesi i integrimit të Serbisë nuk lidhet me Kosovën. (Julius, 16 mars 2009; 07:51)

Deputetëve nuk iu lejua hyrja në Kosovë

1. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, prandaj kufiri midis Kosovës e Serbisë nuk është kufi administrativ, veçse kufi shtetëror. Secili kalim i kufirit shtetëror duhet të jetë në pajtim me ligjin, ndërsa çdo tentim për kalimin e kufirit në kundërshtim me rregullat e caktuara është i dënueshëm e nuk lejohet. Beogradi zyrtar duhet ta kuptojë realitetin e të mos shtiret sikur nuk e din se Kosova është e pavarur. (Julius, 17 mars 2009; 08:22)

Krajishnikut iu zvogëlua dënimi

12. Kolegji ankimor i Tribunalit të Hagës e ndryshoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe Momçillo Krajishnikut ia zvogëloi dënimin nga 27, në 20 vjet burgim. Për Krajishnikun ky zvogëlim i dënimit ka rëndësi të madhe, kurse për popullin serb në Serbi dhe në Bosnje, është shumë më i rëndë ai kualifikimi për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, që u dha para ca ditëve me rastin e gjykimit të pesëshes nga kreu politik, ushtarak dhe policor të Serbisë.

Duket se ky kualifikim i krimeve të luftës do t’i përcjellë deri në fund serbët e akuzuar, qofshin ata nga Serbia ose nga Bosnje-Hercegovina. Dhe kjo është pjesa më e rëndë e të gjitha aktgjykimeve, që do të bartet me vite në institucionet gjyqësore ndërkombëtare. (Julius, 17 mars 2009;18:52)

Page 98: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

98 Adil Rr. FETAHU

Ren: Të vazhdohet me zgjerimin

5. Lajmet, mendimet dhe qëndrimet e disa faktorëve të Bashkimit Evropian lidhur me procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor vijnë sipas parimit: nxehtë – ftohtë.

Merkel konsideron se paraprakisht duhet të bëhet konsolidimi institucional i vet Bashkimit, kurse pranimi i anëtareve të reja mund të pret edhe ca kohë, përpos Kroacisë. Komesari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Ren nga ana tjetër thotë se BE mundet njëkohësisht të merret me më shumë çështje, dmth. edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Lisabonës, edhe me konsolidimin e institucioneve të veta edhe me pranimin e anëtareve të reja.

Lidhur me kushtet për bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës, dikush thotë se kjo nuk duhet të nënkuptojë arrestimin dhe ekstradimin e Mlladiqit e Haxhiqit, e dikush insiston në këtë.

Njeriu të prishet nga mendja prej kësaj politike: hiq e tërhiq, e në fund del se pa i plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet e caktuara, dhe pa i rregulluar marrëdhëniet reciproke në rajon, Bashkimi Evropian nuk do t’i pranojë në radhët e veta vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe atë me gjasë të gjitha përnjëherë, ngase e din se poqese pranohet Serbia para të tjerave, ajo do të pengojë pranimin e Kosovës, të Shqipërisë dhe të Malit Zi. (Julius, 18 mars 2009; 17:37)

Xhamia akoma nuk është restauruar

22. Në demonstratat shkatërruese që u mbajtën në Beograd natën midis 17/18 mars 2004, ndër të tjera është djegur edhe xhamia e vetme në Beograd (“Bajrakli Xhamia”), bashkë me Medresen dhe Internatin e saj. Me atë rast janë djegur edhe më se 7000 libra me vlerë të jashtëzakonshme, ndër të cilat ka pasur edhe disa dorëshkrime origjinale, të cilat nuk mund të përsëritën më.

Jo vetëm se askush deri më tash nuk është marrë në përgjegjësi për atë vandalizëm ndaj të vetmit objekt-përmendore të kulturës islame (në Beograd), e ndërtuar në vitin 1575, por ajo as fizikisht nuk është restauruar më, edhepse kanë kaluar më se pesë vjet.

Në sulmin për shkatërrimin e xhamisë dhe të objekteve tjera, demonstruesit klithnin: ‘Vrani shqiptarët”(!), edhepse të gjithë e dinë se Shqiptarët nuk i kanë ndërtuar xhamitë në Beograd, por ato i kanë ndërtuar Turqit gjatë kohës së sundimit pesëshekullor në këto hapësira. Ca të dhëna shënojnë se në Beograd

Page 99: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 99

kanë qenë 273 xhamia, dhe të gjitha ato janë rrënuar e shkatërruar në periudhën pas vitit 1875 e këndej, dmth. prej kohës së knjaz Mihaillo Obrenoviqit e përfundimisht deri në kohën e sundimit të Vojisllav Koshtunicës.

Në Kosovë, gjatë trazirave etnike (17-18 mars 2004), janë rrënuar ose djegur pjesërisht ose disa krejtësisht, gjithësejt 34 kisha, por ato pothuajse të gjitha janë restauruar, edhepse ka pasur pengesa nga vet pushteti kishtar, në rend të parë nga peshkopi Artemije. (Julius, 18 mars 2009; 19:22)

Bogdanoviqi me shefin e Euleksit

13. Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë “EULEX”, sot qëndroi në Beograd, ku zhvilloi bisedime për bashkëpunimin në lëmin e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Misioni Euleks i ka detyrat e precizuara saktë: mbikëqyrjen dhe ndihmën organeve dhe institucioneve shtetërore të Kosovës në zbatimin e ligjeve dhe implementimin e Planit të Marti Ahtisarit, në sektorin e policisë, gjyqësisë dhe doganave.

Nuk na është e qartë përse Kermabo është takuar me Bogdanoviqin, i cili nuk e mbulon asnjë nga ato resore? Bogdanoviqi është njëfar i ashtuquajtur “ministër i punëve të përgjithshme”, dhe nuk ka kurrëfar kompetencash në resorët e përmendur. Nga ana tjetër, Euleksi nuk ka kurrëfar autorizimesh lidhur me furnizimin me rrymë elektrike.

“Misioni ynë është të kemi vendin (shtetin) unik, me një rend, me ligje të njëjta dhe me shërbim unik (të njëjtë) të doganave”, ka thënë Kermabo. Për njerëzit e arsimuar kjo porosi është e qartë, që do të thotë se duhet të vehet rendi dhe sundimi i ligjit, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës. Kjo më tutje do të thotë, se duhet të detyrohen të gjithë qytetarët e Kosovës të respektojnë ligjin.

Para se të nisej për në Beograd, Kermabo u takua me Kryetarin e Kosovës, Fatmir Sejdiun. Mund të supozohet me siguri se ata janë marrë vesh që për ato ”gjashtë pikat” famoze të mos flitet me askend.

Ka mendime se pushtetarët e Serbisë nuk është dashur ta pranojnë Kermabonë në bisedime para se të premtojë zbatimin e gjashtëpikëshit. Ata që mendojnë ashtu, harrojnë se pushteti i Serbisë është i detyruar të bisedojë dhe të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Euleksin, se për qejf këtë nuk do ta bënin sikur të mos ishin të detyruar.

Page 100: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

100 Adil Rr. FETAHU

Kermabo sot bisedoi për çështje praktike: për kthimin e policëve serbë në detyrë në Shërbimin Policor dhe të gjykatësve në sistemin gjyqësor të Kosovës, të cilët që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës i kanë bojkotuar këto institucione, por rrogat i marrin akoma! Duket se kjo do të jetë vërejtja dhe shansa e fundit për kthimin e tyre në detyrë, ose do t’iu ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do shpallet konkursi për pranimin e njerëzve tjerë në këto shërbime. (Julius, 19 mars 2009; 19:59)

Seanca për problemet me rrymën

3. Serbët e disa fshatrave të komunës së Gjilanit, dhe jo vetëm serbët por edhe të tjerët, qe disa ditë ose/dhe javë nuk kanë rrymë, për shkak se që prej vitit 1999 nuk kanë paguar asnjë faturë për energjinë elektrike të shpenzuar. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK-u) iu ofron kushte të volitshme për kontrata të riprogramimit të borxhit të papaguar dhe pagesën e rregullt në të ardhmën, në mënyrë që t’ua lëshojë rrymën. Serbët e Kosovës zgjidhjen e këtij problemi e kërkojnë nga Qeveria e Serbisë, e jo nga pushteti kompetent dhe nga ndërmarrja publike e Kosovës. Pushtetarëve të Serbisë nuk iu han palla për zgjidhjen e problemit të serbëve të Kosovës, veçse për propagandë politike që të mos e pranojnë Kosovën e pavarur dhe për këtë shkak nuk pranojnë kontratat (për riprogramimin e borxhit) në të cilat “po shkruaka Republika e Kosovës”!

Sa e di unë, as në fakturat e rrymës as në kontratat e veçanta për riprogramimin e borxhit të papaguar, askund nuk shkruan Republika e Kosovës (sepse ato nuk janë dokumente të organeve shtetërore), por shkruan Korporata Energjetike e Kosovës,sh.a.

Problemi i mosfurnizimit të serbëve me energji elektrike është dëshmi se pushteti i Serbisë nuk brengoset për jetën dhe qëndrimin e serbëve në Kosovë, por vetëm për propagandë të një politike të verbër të mosnjohjes së realitetit, ndërsa ajo propagandë po iu kushton shtrenjtë njerëzve konkret.

Prandaj, serbëve të Kosovës u rekomandoj që zgjidhjen e problemeve të tyre ta kërkojnë dhe ta gjejnë te organet kompetente të Kosovës, ashtu siç kanë bërë serbët e fshatrave të Kamenicës, e jo të kërkojnë prej atyre të cilët as vet nuk mund ta kalojnë kufirin e Kosovës pa marrë leje paraprakisht nga organet kompetente të pushtetit të Kosovës. (Julius, 22 mars 2009; 08:07)

Page 101: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 101

“Të bëhet gjithçka që rryma të lëshohet”

11. Një delegacion i serbëve nga Anamorava e Kosovës sot zhvilloi bisedime në Beograd lidhur me problemet e furnizimit me rrymë elektrike.

Por, ata janë drejtuar në adresë të gabuar, ngase Beogradi nuk mund t’ua lëshojë rrymën, veçse atë problem është dashur ta zgjidhin në marrëveshje me pushtetin e Kosovës dhe me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK-un), ashtu siç kanë vepruar serbët e disa fshatrave të komunës së Kamenicës (me nënkryetarin legjitim të komunës, Gradimir Mikiq).

Pas bisedës me Delegacionin e serbëve, Goran Bogdanoviqi iu tha gazetarëve se ministritë përkatëse, në bisedë me bashkësinë ndërkombëtare do të bëjnë trysni që serbëve t’iu lëshohet rryma!?

Por, nëse serbët e Kosovës mendojnë se rrymën do ta marrin në bazë të trysnisë të kujtdo qoftë, janë mashtruar keq. Sepse, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë trysni as në Qeverinë e Kosovës as në KEK-un, përderisa të mos arrihet marrëveshja për pagesën e borxhit të papaguar dhe pagesën e rregullt vijuese të fakturave për energjinë e shpenzuar. Nuk ka asgjë as nga hyrja e provajderit tjetër, për të cilin iu ka premtuar Bogdanoviqi, sepse edhe për atë duhet ta marrin lejen nga pushteti kompetent i Kosovës. Dhe gjithnjë, derisa përpiqen t’i anashkalojnë organet kompetente dhe të mos e paguajnë rrymën, askush nuk mund t’iu ndihmojë.

Rastet sociale në Kosovë i kanë nga 200 kw/h rryme pa pagesë, e përtej kësaj sasie – duhet të paguajnë.

Qeveria e Serbisë mund t’iu ndihmojë atyre njerëzve vetëm në qoftë se nga buxheti i saj i paguan fakturat për energjinë e shpenzuar, por se a është kjo e drejtë në raport me qytetarët e vet tatimpaguesit në Serbi, këtë le ta vlerësojnë ata vet. (Julius, 23 mars 2009; 18:30)

Bogdanoviq: Shkelje e të drejtave themelore

1. Si mysafir i “Poligrafit”, në lidhje me problemin e furnizimit me rrymë elektrike të serbëve (dhe të tjerëve) në Kosovë, Bogdanoviqi i ka thënë disa të pavërteta përnjëherë, nga të cilat po i veçojmë vetëm tri: e para, nuk është e vërtetë se në Kosovë askush nuk i lexon orët e rrymës, por vetëm paushall dërgohen fakturat; e dyta, se në Kosovë 15% të popullsisë janë serbë. Në qoftë se nga 2.300.000 banorë të Kosovës 15% janë serbë, atëherë po del se në Kosovë qenkan 335.000! Kurse, po i njëjti Bogdanoviq dhe të tjerët përherë

Page 102: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

102 Adil Rr. FETAHU

ankohen se nuk po ka kthim të serbëve në Kosovë. Dhe e pavërteta e tretë është ajo se furnizimi me rrymë elektrike ose me mallra tjera të konsumit të gjerë, nuk është e drejtë themelore e njeriut.

E po çka është shumë – shumë është, qoftë edhe prej këtij Bogdanoviqit! (Julius, 24 mars 2009; 08:12)

“Koha e gjarpërinjëve” – ditari i luftës i babait të kombit

3. Duke pasur parasysh moshën e tij, njeriu do thoshte: lere se është matufosur senili plak. Por jo, sepse ai i tillë ka qenë edhe në vitet e veta më të mira. Me decenie ai është në konflikt me mendjen e shëndoshë. Gjithnjë e ka konsideruar veten për baba të kombit dhe patriark të nacionalizmit serb, duke i urryer të gjithë popujt e tjerë të ish RSFJ-së, por edhe të Perëndimit. Është ideator dhe kreator i Memorandumit famëkeq të AShAS. Njihet sipas asaj thëniës së artikulimit të mendësisë nacionale serbe: “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetimi i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion” (Deobe I, fq.135). Ai libër i tij, në vitin 1961 e ka fituar çmimin “Shpërblimi i NIN-it për kritikën”,dmth. ka fituar çmim për madhërimin e gënjeshtrës!

Është mjerim që i njëjti akoma është këshilltar i kryetarit Tadiq (Tadiqi vet këtë e ka deklaruar,në dhjetor 2005). (Julius, 25.03.2009)

Vërejtje: Ky koment imi është botuar në faqen e internetit të gazetës “Borba-IT novine, Online”, të datës 25 mars 2009, aty ku është botuar lajmi për provomovimin e librit. “Vreme zmija” është libri i fundit i Dobrica Qosiqit, si ditar lufte, që u promovua më 24.03.2009, pikërisht në dhjetëvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s. “Zmija” (gjarpri) e quan Hashim Thaçin, i cili këtë nofkë e ka pasur gjatë Luftës së UÇK-së.

Lajiq: Jam i gatshëm ta dorëzoj resorin

62. Rasim Lajiqi deklaroi se në kuadër të racionalizimit, dmth. të pakësimit të numrit të ministrive në Qeverinë e Serbisë, është i gatshëm t’ia lëshojë vendin e ministrit për punë, dmth. funksionin e tij t’ia dorëzojë nënkryetarit të Qeverisë, Kërkobabiqit.

Nuk e ka shprehur Lajiqi këtë gatishmëri për shkak të ndershmërisë, veçse i është mërzitur njeriut se askush nuk e pyet as nuk e informon për asgjë në resorin e tij.

Edhe në funksionin e kryetarit të Këshillit kombëtar për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, ky është i fundit që informohet gjë për “aksionet që

Page 103: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 103

ndërmerren për hulumtimin e të akuzuarve të Hagës”, ose për ekstradimin e të arrestuarve.

Por, me qëllim të arritjes së ndonjë efekti marketingu, si në këto komente të botuara, Lajiqi laritet me truke të tilla, sikur me atë për faljen dhe vizitën që ia bëri Vela Iliqit, pas atij incidentit dhe fyerjeve që Vela ia bëri (Rasimit) në baza kombëtare e fetare, në Kuvendin e Serbisë. Ose e ka nuhatur se së shpejti do të detyrohet të jep dorëheqje, nën trysninë e trazirave sociale që do ndodhin për shkak të krizës ekonomike që po vjen.

Me qenë se Lajiqi është “kokë për çdo kapelë”, propozoj që mutatis-mutandis ta emërojnë për ambasador të Serbisë në Kosovë. (Julius, 26 mars 2009; 18:37)

Pjesa vojvodinase e Partisë demokratike është unike lidhur me Statutin e Vojvodinës

Kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Vojvodinës, Bojan Pajtiq, thotë se problemin lidhur me statutin e ri të Vojvodinës e kanë nxitur ato parti të cilat e kanë humbur edhe programin edhe orientimin në kohë dhe në hapësirë.

Duke mos e kontestuar tezën e zotëri Pajtiqit, unë mendoj se rolin më të madh në gjithë këtë e kanë “koproduksioni”: Kisha Ortodokse Serbe (Amfillohije Radoviq me kompaninë); Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (tandemi i pleqve të matufosur: Qosiq-Markoviq-Beçkoviq); Partia Demokratike e Serbisë (Koshtunica), Partia Radikale Serbe (Nikoliq), me bashkëmendimtarët e tyre.

Ato forca destruktive e retrograde me ngulm luftojnë për t’u kthyer në pushtet, të cilin e humbën në zgjedhjet e fundit. Atyre iu pengon çdo akt i cili shpie sadopak kah përmirësimi i pozitës kushtetuese të Vojvodinës, ndonëse as në statutin e ri nuk ka asnjë germë që mund të interpretohet si element i shtetësisë.

Gjithnjë derisa këta jo-njerëz dhe këto forca destruktive kanë një peshë në skenën politike të Serbisë, ai popull nuk do të ketë fat. (Julius, 27 mars 2009; “Borba-IT novine”)

BE: Ballkani sa më parë në BE

25. Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor sot mbajtën mbledhje në Çeki, e cila aktualisht e kryeson Bashkimin Evropian. Në atë mbledhje u fol për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Page 104: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

104 Adil Rr. FETAHU

“Serbia nuk e kundërshtoi pjesëmarrjen në atë mbledhje të Skender Hysenit, ministër i punëve të jashtme të Kosovës, pasi që ai ishte anëtar i delegacionit të cilit i priu shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri”, shpjegoi Jeremiqi.

Me këtë “shpjegim” Jeremiqi vetëm e mashtron popullin e frustruar të Serbisë, ngase Skënder Hyseni ishte i ftuar dhe mori pjesë në mbledhje në cilësi të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, e jo në cilësi të anëtarit të ndonjëfar delegacioni të UNMIK-ut apo të Zanierit.

Por, edhe sikur të ishte ashtu siç e “shpjegon” Jeremiqi, megjithatë mbetet fakti se në atë tubim Kosova ishte e përfaqësuar si shtet i pavarur.

Me të tilla shpjegime pa bazë, Jeremiqi orvatet ta arsyetojë vetveten, përse nuk e ka bojkotuar mbledhjen në shenjë proteste për shkak se në të njëjtën mori pjesë ministri i punëve të jashtme të Kosovës. Përndryshe, kot do të kishte protestuar Jeremiqi kundër Hysenit. Ka mundur vetëm të largohet vet Jeremiqi nga mbledhja, por nuk ka mundur ta pengojë pjesëmarrjen e Hysenit.

Dikush këtu (në komente) propozoi alternativë kundër Bashkimit Evropian, e kjo do të thotë drejtë e në Federatën Ruse, ngase alternativë tjetër nuk ka; Lëvizja e të Painkuadruarve është vorrosur atë ditë kur është vorrosur “shoku ynë i dashur – Tito”! (Julius, 28 mars 2009; 19:22)

Rreth Kurshumlisë shtëpi të shkreta

25.“Për shkak të vërsuljeve të shpeshta të ekstremistëve Shqiptarë nga territori i Kosovës në rajonin e komunës së Kurshumlisë, disa fshatra kanë mbetur pa banorë”, lajmëron B=92. “Fshati Taçevac është braktisur dhe në te nuk është më asnjë banor. Me dhjetra mijëra metra kub mase drusore në territoret e atyre fshatrave i kanë prerë dhe bartur Shqiptarët”?!

Çudi e madhe, si kanë mundur fshehurazi t’i presin dhe bartin gjithë atë masë drusore pranë gjithë asaj ushtrie, policie e xhandarmerie serbe në atë pjesë matanë kufirit! Apo ndoshta ato dru i paskan bartur me helikopterë të KFOR-it, ose nëpër xhepa, ngase është e pabesueshme se i kanë bartur rrugës (me kamionë e traktorë).

Emri Taçevac sikur po më kujton një asociacion që lidhet me mbiemrin e kryeministrit të Kosovës – Hashim Thaçi, prandaj mund të lindë dyshimi se kabineti i tij e paska bërë gjithë atë kërdi, apo ai vet e paska ndërmend ta merr përsëri atë fshat të “tij”?!

Page 105: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 105

Për çdo të keqe e të pakëndshme që iu ndodhë në Serbi, fajtor kujdestar është populli Shqiptar i Kosovës. Po kush është fajtor për atë që 73 fshatra tjera në brendi të Serbisë kanë mbetur të shkreta, pa asnjë banor? (Julius, 29 mars 2009; 10:46)

“Reaksioni”: Kush po iu kanoset dëshmitarëve

5. Me rastin e demonstratave të policëve, për shkak të arrestimit të kolegëve të tyre të akuzuar për krime të luftës të kryera në Therandë, të cilët në mënyrë mizore i vranë 48 civilë të pafajshëm, gra, fëmijë e pleq, ministri Ivica Daçiq iu premtoi tërë ndihmën për mbrojtje efikase të të akuzuarve.

A thua ndihma dhe kontributi i tij do të jetë zbulimi i identitetit të dëshmitarëve të akuzës, të cilëve tashmë po iu kërcënohen se do t’ua mbysin fëmijët e tyre, poqese dëshmojnë kundër të akuzuarve.

Ajo pesëshe e akuzuar është vetëm një pjesë e vogël e makinerisë vrastare të bandave të policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë të cilat kanë vepruar në Kosovë para dhe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Tash, në vend se të hetohen se kush e ka zbuluar identitetin e dëshmitarëve, dikush po e fajëson Fondin për të Drejtën Humanitare, përse e ka bërë fletëparaqitjen penale kundër të akuzuarve.

Kështu funksionon mbrojtja e dëshmitarëve në sistemin e drejtësisë së Serbisë! (Julius, 30 mars 2009; 21:13)

Borba: “Shpallja e konkursit për zgjedhjen e babës së kombit”

Me rastin e “shpalljes së konkursit për zgjedhjen e babait së kombit”, në vend të Dobrica Qosiqit, dhe propozimeve të bëra për kadidatët për këtë “funksion kombëtar”, duke i përkrahur “virtytet dhe meritat” e kandidatëve të propozuar, veçmas e përkrahi kandidaturën e :

1. Akademikut Matija Beçkoviq, dhe

2. Liderit të SDS-it, dr Vojisllav Koshtunica.

Ja edhe arsyetimi i shkurtër për përkrahjen e kandidatëve të përmendur.

1.Matija Beçkoviqi edhe sipas linjës së institucionit të cilin e përfaqëson, ASShA, është person adekuat për baba të kombit, pasi që edhe Qosiqi ishte përfaqësues i asaj Akademie. Beçkoviqi sikur edhe Qosiqi janë koautorë të

Page 106: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

106 Adil Rr. FETAHU

Memorandumit famëkeq të ASShA, dhe me decenie të tëra në kontinuitet është në konflikt me mendjen e shëndoshë. Veprat e tij janë të kontaminuara me “uranium të pasuruar” të nacionalizmit destruktiv serb. Beçkoviqi është “mikser” (përziers) i shkëlqyer i ideologjisë nacionaliste me politikën shtetërore dhe me traditën infantile të glorifikimit të miteve dhe të historisë nacionale të shtrembëruar.

2.Vojisllav Koshtunica, krahas meritave “për ruajtjen e Kosovës në preambulën e kushtetutës”, ai në “koproduksion” me Kishën Ortodokse Serbe e me Akademinë serbe të shkencave dhe arteve, ka arritur t’i ngadalësojë madje dhe i t’i ndalë krejtësisht proceset demokratike në Serbi.

Listës së kandidatëve për baba të kombit po i mungon edhe ndonjë peshkop- përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe, e cila gjithnjë e më tepër po bëhet si qendër e fuqisë politike e shtetërore në Serbi. Prandaj, për kandidat të mundshëm për baba të kombit nga radhët e KOS i propozoj:

1. Amfillohije Radoviqin, dhe 2. Artemije Radosavleviqin.

Është i gjatë katalogu i konstruksioneve të tyre kishtare-ideologjike e politike të hidhërimit dhe ankesave për padrejtësitë që i janë bërë popullit serb. Ata janë mjeshtër të rryer që të kaluarën ta bëjnë të tashme, ndërsa të tashmën – të kaluar! (Julius, “Borba- IT-novine”, 03.04.2009)

Konuzin: Pasojat e anëtarësimit në BE

27.Në një tryezë të rrumbullakët me temë: “Politika e jashtme e Rusisë bashkëkohore”, që u mbajt në Beograd, ambasadori rus Alleksandar Konuzin (në mënyrë aspak suptile), paralajmëroi pasojat që do të ketë Serbia poqese do të pranohet anëtare e Bashkimit Evropian. Si pasojë e parë, përmendi ndërprerjen e Marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Rusisë e Serbisë. Natyrisht, hapi tjetër do të jetë ndërprerja e Marrëveshjes për regjimin pa viza, dhe Zoti e din se deri ku do të ndaleshin pasojat për Serbinë. Mos e dhëntë Zoti që Serbia të bëhet edhe anëtare e NATO-s, se ndoshta Rusia do ta zbatonte skenarin e Čekosllovakisë të vitit 1968.

Qëndrimi i Rusisë ndaj Bashkimit Evropian dhe sidomos ndaj NATO-s është në mënyrë permanente negativ. Ajo ushqen sindromin e fobisë aksiomatike kundër Amerikës, NATO-s dhe Evropës. Edhepse presidenti Obama po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, duket se Rusia nuk e ka ndër mend ta ndryshojë qëndrimin ndaj Perëndimit.

Page 107: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 107

Kjo është përzierje e drejtpërdrejt e Rusisë në zgjedhjen e lirë të rrugës së Serbisë së pavarur për integrimet evroatlantike. Rusia po gjen aleatin më të mirë në Serbinë evropiane, se sa në Gruzi dhe Ukrainë. Prandaj, me pranimin eventual të Serbisë në Bashkimin Evropian, e sidomos në NATO, Rusisë definitivisht i ndërpriten adutet potenciale për kthim në Ballkan, si njëfar fuqie. Por, ajo llogaritë se në Serbi ka bashkëmendimtarë të mjaftueshëm të cilët e kundërshtojnë integrimin evroatlantik. Para ca kohe ministri i mbrojtjes i Serbisë, Shutanovac, në Paris deklaroi se “Nëse Bashkimi Evropian nuk e pranon Serbinë shpejt (e kjo shpejt, do të thotë pa i përmbushur kushtet dhe kriteret e caktuara), ne do të lidhemi me Rusët”!

Ka edhe asi që më me qejf do të bëheshin gubernë ruse, se sa anëtare e Bashkimit Evropian! (Julius, 11 prill 2009; 10:24)

Ç’u bë me zvogëlimin e Qeverisë?

32. Qeveria nga njëra anë flet për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe racionalizimin e administratës së tepërt, gjoja me qëllim kursimi për shkak të krizës financiare dhe ekonomike që do të vjen, e nga ana tjetër financon aparat të madh të “nëpunësve” parazit, të strukturave paralele të “pushtetit të vet në Kosovë”, të cilët askujt nuk i shërbejnë për asgjë. Ato “organe” virtuale paralele nuk mund t’ua zgjidhin asnjë çështje as problem serbëve në Kosovë, ndërsa shpenzojnë mjete të shumta të tatimpaguesve të Serbisë.

Një formë e kursimit shumë të madh do të ishte ndërprerja e financimit të atyre strukturave virtuale, duke filluar nga e ashtuquajtura Ministri për Kosovën (“e Metohinë”), e deri te struktura e fundit e tillë, nga të cilat kanë dobi dhe interes vetëm individët të cilët kanë mundësi të keqpërdorin mjetet buxhetore. (Julius, 14 prill 2009; 20:15)

Fejt: Lereni Tadiqin të vjen në Kosovë

18. Kabineti i kryetarit Tadiq në adresë të gabuar (EULEX-it) e ka dërguar kërkesën për lejimin e vizitës në Manastirin e Deçanit, me rastin e festës së pashkëve. Me qenë se për vizitat e delegacioneve të hueja vendosë pushteti i Kosovës, e jo misionet e hueja, shefi i Euleksit ia ka ceduar kërkesën pushtetit të Kosovës, me rekomandim që ta lejojnë vizitën e Tadiqit, pasi që është fjala për vizitë me rastin e një feste fetare, e jo feste (vizitë) shtetërore.

Gati është e sigurt se pushteti i Kosovës do të merr një vendim të mençur dhe do ta lejojë vizitën, dhe para opinionit do të arsyetohet se këtë e ka bërë për shkak

Page 108: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

108 Adil Rr. FETAHU

se është fjala për një festë fetare, dhe se faktorët ndërkombëtar e kanë lutë ta lejojnë vizitën me qëllim që të mos i ashpërsojnë marrëdhëniet fqinjësore akoma më tepër. Do të gjejnë edhe bazën dhe mënyrën ligjore të arsyetimit, se kërkesa ishte dërguar organit jokompetent dhe pastaj i është ceduar pushtetit kompetent dhe ashtu do të konsiderohet sikur atyre u është dërguar.

Është me rëndësi se për vizitën është dashur domosdo të bëhet kërkesa, me të dhëna të nevojshme për personat, vendin dhe kohën e vizitës. Kështu, siç thuhet: “Edhe ujku i ngopur, edhe delet në numër”; dmth. edhe Tadiqi do të lavdërohet se nuk e njeh kompetencën e pushtetit të Kosovës, ndërsa këta do thonë se vet e kanë lejuar vizitën.

Por, deri ku do arrijnë këto marrëdhënie “çatrafile” të Kosovës e Serbisë, dhe ku shpie kjo – dreqi e marrtë vesh. (Julius, 17 prill 2009; 08:56)

Koen: Rëndësia e procesit për Kosovën

44. Përkitazi me procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për dhënien e mendimit në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në opinion paraqiten mendime, qëndrime, argumente e parime të ndryshme. Ministri Jeremiq është optimist se mendimi i Gjykatës do të jetë në favor të Serbisë, dhe këtë optimizëm e mbështetë në dofar argumentesh mitike-historike të Kosovës si “djepi i Serbisë”, dhe në bazë të parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të pranuara.

Sikur të ishte respektuar ashtu parimi i ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, sot nuk do ishin kaq shumë shtete-anëtare të KB, por do ishin vetëm nja 5-6 imperi të mëhershme. Pala serbe e potencon precedencën e Kosovës, që gjoja do t’iu shërbejë rasteve tjera.

Argumente të dobëta e të paqëndrueshme janë këto, në krahasim me argumentet dhe parimet që janë në favor të vetëvendosjes së popujve. Ky parim është më i rëndësishmi dhe më i forti në të drejtën ndërkombëtare. Se Kosova është rast specifik, i cili nuk mund t’i shërbejë askujt si precedent në rastet tjera, kjo është përsëritur disa herë nga qendrat ndërkombëtare më kompetente.

Në favor të Kosovës ekzistojnë edhe shumë argumente tjera. Kosova ishte njësi konstituive e ish RSFJ. Ai shtet federal u shpërbë në mënyrë të përgjakshme dhe u shkatërrua, prej së cilës dolën dhe u formuan shtete të reja të pavarura. Derisa popujt sllavë, që janë të një origjinë dhe kanë një kulturë të përbashkët e gjuhë gati krejtësisht të njëjtë, nuk mundën të jetojnë bashkë, përse të mbetën Shqiptarët të jetojnë në një shtet me të cilin nuk kanë asgjë të përbashkët,

Page 109: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 109

përveç të kaluarës së hidhur dhe konflikteve shekullore. Decenia e fundit është vetëm maja e ajsbergut të atyre konflikteve.

Politika e Serbisë ndaj popullit Shqiptar të Kosovës është gjykuar me aktgjykimin e Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë, kur u gjykua kreu politik, ushtarak dhe policor i shtetit të Serbisë, në bazë të faktit të vërtetuar se “ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët e krimit kundër popullit Shqiptar të Kosovës”. Të mos flasim për përjashtimin total të këtij populli nga pushteti i Serbisë.

Në një Deklaratë të KB nga viti 1970, thuhet se “Vetëvendosja në formë të shkëputjes vjen në shprehje në qoftë se nuk është i mjaftueshëm përfaqësimi i grupit konkret (etnik) në qeverisjen e shtetit”. Se sa ka qenë përfaqësimi i popullit Shqiptar në qeverisjen e Serbisë, këtë e dinë të gjithë.

Prandaj, optimizmi i Vuk Jeremiqit për përfundimin e procesit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Serbisë, nuk ka kurrëfar baze. Ai optimizëm është më tepër shprehje e njeriut të frustruar për shkak të njohjeve të pavarësisë së Kosovës që po i arrijnë dita-ditës. (Julius, 20 prill 2009; 21:43)

Pasaportat në Kosovë nuk janë problem

15. “Dhënia e pasaportave tona Shqiptarëve të Kosovës tregon sovranitetin tonë mbi Kosovën” thonë zyrtarët në Serbi.

Po edhe dhënia e pasaportave të reja të Republikës së Kosovës tregon sovranitetin tonë, thonë zyrtarët në Kosovë.

Prej kësaj po del se në të njëjtin territor (shtet) ekzistojnë dy sovranitete të kundërta njëra me tjetrën, të dy shteteve aspak miqësore midis vete. Dallimi qëndron në atë, se sovranitetin real e ka Republika e Kosovës, kurse sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën është i rrejshëm dhe farsë.

Është e ditur se për realizimin e qëllimeve dhe interesave personale, njerëzit e pandërgjegjshëm marrin ose falsifikojnë pasaporta të shteteve tjera, por në bazë të kësaj shteti nga titulli i pasaportës nuk e fiton sovranitetin mbi shtetin tjetër.

Dhënia e pasaportave të reja (biometrike) të Serbisë qytetarëve Shqiptarë nga Kosova, aspak nuk i shkon në favor sovranitetit të Serbisë, por vetëm në leverdi të atyre personave të cilët po veprojnë në strukturat paralele të pushtetit serb, të cilët për dhënien e çertifikave të ndryshme, të letërnjoftimeve e të pasaportave, marrin mjete të konsiderueshme ryshfet. Mendoni pak për këtë! (Julius, 22 prill 2009; 08:43)

Page 110: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

110 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Pajtueshmëri e lartë me ShBA-të

10. Jeremiqi thotë se është arritur pajtueshmëri e lartë me ShBA-të, por nuk e thotë se për cilat çështje kanë arritur atë pajtueshmëri.

Nëse kanë arritur pajtueshmëri aq të lartë, a do të thotë kjo se janë pajtuar edhe për çështjen e Kosovës, derisa dihet lobimi i Amerikës për nohjen e Kosovës shtet të pavarur.

E tillë është gjuha e diplomatëve – të flasin shumë, e të mos thonë asgjë! (Julius, 24 prill 2009; 09:02)

Përvanov: Marrëveshja kah gjysma e majit

4. Kryetari Tadiq tha se “Serbia dhe Bullgaria janë aleatë energjetikë”, ndonëse asnjëri as tjetri shtet nuk janë prodhues por vetëm konsumues të gazit natyror i cili vjen nga baseni Kaspik dhe nga Rusia. Aleatë energjetikë mund të jenë vetëm në aspektin fizik, në qoftë se të dy vendet lidhen me linjen transitore të “Krahut jugor” të transportimit të gazit që shkon për Evropë.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, duket se “Krahu jugor” i gazsjellësit për Evropë nuk do të kalojë nepër Serbi, veçse nga Varna do shkojë nëpër Rumani, Hungari, Kroaci e tutje. Serbinë mund “ta prekë pak” në Vojvodinë, por nga kjo Serbia nuk do ketë ndonjë fitim të madh si vend tranzitor. Për shkak të mospajtimeve të Rusisë me disa shfrytëzues të asaj “traseje”, në tubimin e mbajtur në Sofje nuk erdhi kryeministri rus, Putin. Koha do të tregojë se sa do t’i del Rusia në krah Serbisë lidhur me këtë çështje. (Julius, 25 prill 2009; 15:22)

Daçiq: Agim Qeku në Kolumbi

15. Me rastin e informimit nga Interpoli i Kolumbisë, se në atë shtet gjendet Agim Qeku, kundër të cilit Serbia ka shpallur fletë-arresti ndërkombëtar, ministri u Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, dha deklarata të cilat e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Nga njëra anë ai thotë se pala kolumbiane e paska informuar se sipas ligjit të tyre, për veprat e kryera para vitit 2005 nuk ka mundësi të mbahet dhe ekstradohet ndonjë shtetas i huaj, e nga ana tjetër thotë se “e paskan lutur” që në kanale diplomatike të bisedojnë më tutje për mundësinë e mbajtjes së Qekut!

Page 111: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 111

Po, në qoftë se sipas ligjit të tyre nuk kanë të drejtë ta mbajnë dhe ta ekstradojnë, atëherë për çfarë tjetër kanë të bisedojnë në kanale diplomatike? Është çështje tjetër, që sipas fletë-arrestit të shpallur nga Serbia, askush në botë më nuk do t’i mbajë as ekstradojë qytetarët e Kosovës.

Veç kësaj, nuk ka logjikë që Kolumbia ta mbajë dhe ta ekstradojë Qekun, në qoftë se ai “është qytetar i Serbisë”, pasi që Kosova është në Serbi (sipas preambulës së Kushtetutës serbe). Ai së shpejti do të kthehet “në Serbi”, prandaj le ta burgosë vet Daçiqi! (Julius, 6 maj 2009; 21:20)

Xhuda: ShBA-të dëshirojnë stabilitetin e rajonit

3. Ndoshta Shqiptarët i urrejnë Serbët, dhe kjo është krejtësisht normale, duke pasur parasysh vuajtjet dhe diskriminimin shekullor që kanë përjetuar nga të gjitha regjimet serbe. Por, duke pasur parasysh shkrimet dhe deklaratat e botuara në mediat elektronike dhe ato të shtypura, gjithkush mund të bindet se Serbët i urrejnë Shqiptarët njëqind herë më tepër. Shqiptarët nuk kanë paragjykime për Serbët, sikur që kanë Serbët për Shqiptarët. Të kujtojmë se çfarë thotë “baba i kombit”, Dobrica Qosiqi për Shqiprtarët, në librin e tij të fundit “Vreme zmija” (Koha e gjarpërinjëve)! Paragjykime të tilla mediat përhapin në pjesën e painformuar të popullit serb, të cilët i njohin Shqiptarët vetëm përmes propagandës së tillë. Regjimi i tashëm i ka izoluar serbët, për të mos pasur kontakte me Shqiptarët, dhe kështu akoma më tepër krijon urrejtje. Sikur të ekzistonte një komunikim më i mirë midis dy popujve, jam i sigurt se kjo urrejtje do ishte zhdukur ose reduktuar në minimum. (Julius, 31 maj 2009; 16:49)

Bramerc: Serbia ka bërë përparim shtesë

13. Në raportin të cilin Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, ia ka paraqitur KS të KB, ka vlerësuar “se Serbia ka bërë përparim shtesë” në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, por se gjetja dhe arrestimi i të akuzuarëve të Hagës: Ratko Mlladiq dhe Goran Haxhiq, mbetet çështje qendrore. Në raport poashtu thuhet se “të akuzuarit janë në ambientet që i din pushteti”!

Po, a nuk po vëreni në këtë raport kundërthënie dhe joseriozitet? Për çfarë përparimi mund të bëhet fjalë, në qoftë se të akuzuarit janë në ambiente që i din pushteti, kurse pushteti nuk don t’i arrestojë? Do të thotë, pushteti mundet, por nuk don t’i arrestojë!

Page 112: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

112 Adil Rr. FETAHU

Këtë kontradiktë në raport do ta vërejë përfaqësuesi i Holandës, dhe me siguri se do ta pengojë zbatimin e Marrëveshjes së stabilizim asocimit. Ngase ata kërkojnë bashkëpunim të plotë, e kjo nënkupton kur Mlladiqi dhe Haxhiqi të jenë ekstraduar në Sheweningen.

Por në periudhën e kaluar Serbia ka përparuar në një drejtim tjetër, në kuptimin negativ – në rritjen e korrupsionit. Sipas raportit të Transparent Intenational, Serbia tash është më e korruptuar se në periudhën e raportimit paraprak. Se a ka ndonjë lidhje ky përparim në korrupsion me “përparimin” e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, mbetet të shihet. Unë mendoj se ka. Po Ju? (Julius, 5 qershor 2009; 08:38)

Bullgaria e lëshon Qekun në liri

48. Kaq është autoriteti i organeve shtetërore të Serbisë!

Me atë kurdisje vetëm e kanë bllamosur dhe rrënuar autoritetin e organeve gjyqësore dhe të organeve tjera shtetërore të Serbisë, të cilat së tepërmi u gëzuan për mbajtjen e Qekut nga organet shtetërore të Bullgarisë, për të cilin (besoj) se pushteti i Serbisë ka paguar një çmim të lartë.

Të gjitha fletë-arrestet ndërkombëtare të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës janë të natyrës politike, dhe si të tilla askush nuk po i përfillë.

Unë do “kisha dëshiruar” që organet bullgare t’ia dorëzonin Qekun organeve të Serbisë, të cilat pastaj do të detyroheshin ta lirojnë dhe t’i kërkojnë falje! (Julius, 25 qershor 2009; 19:27)

Jeremiqi: Dëshprim për shkak të Qekut

16. Me rastin e lirimit të Agim Qekut nga ana e organeve të pushtetit bullgar, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se: “Sikur diçka e tillë të kishte ndodhur në Serbi, ne sonte do kishim arsye për t’u turpëruar”.

Sa u përket arsyeve për t’u turpëruar or Jeremiq, Serbia ka të tilla me shumicë, edhe pa këtë rastin e Qekut. Por, se Qeku do të lirohet, këtë e kanë ditur edhe zogjtë e malit.

Në qoftë se Jeremiqi me të vërtetë ka shpresuar se Qeku do t’iu ekstradohet organeve të pushtetit të Serbisë, atëherë ai me këtë ka treguar dituri minimale nga diplomacia, dhe kurrëfar dije nga drejtësia! (Julius, 26 qershor 2009; 07:35)

Page 113: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 113

Njohje e re e pavarësisë

3. Ky është shteti i 62-të që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Vuk Jeremiqi pandërprerë lavdërohet se ai i ka penguar njohjet e reja para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jep mendimin e vet për (pa)ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.

Jeremiqi gjithnjë i jep autogol diplomacisë serbe me do deklarata të tij dhe me bojkotimin e tubimeve ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e shtetit të Kosovës.

Është koha që të rishqyrtohet puna e tij dhe “kontributi” politikës së jashtme të Serbisë. (Julius, 11 korrik 2009; 17:12)

Sollana: Përparim i pakëthyeshëm i Serbisë

9. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është proces i gjatë dhe i ndërlikuar;… duhet me qenë pragmatikë, gjë që do të jetë në dobi të bashkësisë serbe në Kosovë;… bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës është me rëndësi qenësore”.

Këto tri fjali të zotëri Sollanës e tregojnë qartë pozitën e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kur kësaj i shtojmë deklaratën e Shtajnmajerit, dhënë “Standardit” të Vjenës, se “Secili hap i ardhshëm i zgjerimit duhet të jetë i menduar mirë dhe i realizuar me parakushte rigoroze”, atëherë situata del e qartë, por edhe e komplikuar! (Julius, 12 korrik 2009; 16:35)

Gjeliqi, për heqjen e vizave dhe statusin e Kosovës

13. Prej kur ky funksionar i partisë së Koshtunicës ka filluar të brengoset për të drejtat e qytetarëve të Kosovës, siç “ka vërejtur” tash diskriminimin në lidhje me liberalizimin e regjimit të vizave për në Bashkimin Evropian?

Veçimi i Kosovës sa i përket regjimit të vizave do të thotë pranim indirekt, apo gati direkt i pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është krejtësisht logjike, duke pasur parasysh se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 22 nga 27 shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian.

Për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës shumë shpejtë negociatat do t’i zhvillojë Qeveria e Kosovës, e jo Qeveria e Serbisë. (Julus, 13 korrik 2009; 09:03)

Page 114: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

114 Adil Rr. FETAHU

Sollana: BE nuk është e plotë pa Serbinë

15. Ky funksionar në largim i Bashkimit Evropian, është bërë si Babadimri; i ka sjellur Serbisë një thes përplot lavdata, premtime dhe “lajme të mira”. Por, derisa Babadimri realisht iu sjell fëmijëve pako me dhurata: lodra, çokollata etj, Sollana sjell vetëm premtime e fjalë boshe, dhe këtë e bënë në fund të mandatit të tij.

Lehtë e ka ky të premtojë, kur e din se (pasi të shkojë nga funksioni) askush më nuk do t’i bëjë pyetje për këto premtime.

Kështu, ai premton: se nuk do të ketë kushte tjera të reja për kandidimin e Serbisë në Bashkimin Evropian; se Marrëveshja për stabilizim-asocim do të shkrihet; dhe se ka “lajme të mira” për heqjen e vizave. Kjo e fundit: “lajme të mira”, si një myzhde e tij, edhe nuk është ndonjë lajm, ngase ka më se një vit që këtë e kanë paralajmëruar funksionarët e tjerë të Bashkimit Evropian, si dhe zyrtarët e Serbisë.

Mund të jepë premtime ai, kur është i sigurt se më askush nuk do t’i bëjë pyetje nëse nuk përmbushen premtimet, ngase ai nuk do të jetë më në atë funksion.

Unë nuk iu besoj këtyre funksionarëve të cilët janë në largim e sipër. E ju? (Julius, 13 korrik 2009; 20:37)

Jeremiqi në Samitin e të painkuadruarëve

2. Këtu dy gjëra nuk përputhen midis vete. Njëra, se Jugosllavia ka qenë themeluese dhe lidere e Lëvizjes së të painkuadruarëve, ndërsa Serbia si trashëgimtare (e vetëshpallur) e Jugosllavisë tash e ka vetëm statusin e vëzhguesit në atë Lëvizje? A thua se është përjashtuar prej asaj Lëvizje (dhe përse), apo “ia ka shitur aksionet e veta” ndonjë nga shtetet mike të saj: Kubës, Koresë së Veriut ose Bellorusisë? Në qoftë se Lëvizja e paska përjashtuar Serbinë nga anëtarësia, menjëherë duhet të bëhet padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë!!!

Ministri Jeremiq, në Konferencën e ministratave të vendeve të Lëvizjes së të painkuadruarëve, të mbajtur në Havana, ka propozuar që kremtimi i 50-vjetorit të themelimit të Lëvizjes, të mbahet (më 2011) në Beograd, ku është mbajtur Konferenca e parë e vendeve të painkuadruara.

Çështja tjetër që nuk përputhet është se Serbia akoma mundohet ta mbajë pozitën e liderit në mesin e të painkuadruarëve, e nga ana tjetër njëkohësisht të

Page 115: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 115

integrohet në Bashkimin Evropian, në NATO, etj. Këto dy rrugë nuk shkojnë bashkë!

Përndryshe, parimet themelore të Lëvizjes së të painkuadruarëve: paqa, siguria, koegzistenca paqësore midis popujve, - janë shkelur qëmoti nga vet liderët dhe anëtarët e asaj Lëvizjeje (Jugosllavia, Iraku, Irani…). Jeremiqi do ta ketë rastin që sërish të bëjë thirrje për mbajtjen e Konferencës së të painkuadruarëve në Beograd më 2011, dhe t’i lutë ato vende të mos e pranojnë pavarësinë e Kosovës! (Julius, 14 korrik 2009; 09:44)

Pakënaqësi për shkak të rekomandimeve të BE

33. Ata që shprehin pakënaqësinë për shkak të veçimit të Kosovës lidhur me listën e Shengenit për liberalizimin e vizave, i kanë argumentet e tyre. Argumenti i parë është se Kosovën e kanë njohur 22 shtetet-anëtare më me ndikim të Bashkimit Evropian, prandaj është pritur se do të veprohet ashtu siç është vepruar. Për to Kosova është shtet i pavarur, por që si shtet i ri akoma nuk i ka përmbushur kushtet e nevojshme për heqjen e vizave. Këtë ua tha Sollana dje në Prishtinë liderëve kosovarë: se ata duhet të presin edhe ca kohë (e sa do të jetë ajo kohë e pritjes, është pikëpyetje e madhe).

Por, kjo ndarje e qartë evropiane e Kosovës do ketë edhe ndikime tjera sa i përket njohjes së pavarësisë nga ana e atyre shteteve të cilat akoma nuk e kanë bërë këtë, si dhe në dhënien e mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. (Julius, 15 korrik 2009; 18:48)

Tadiqi për mbajtjen e Samitit të ardhshëm në Beograd

19. Në margjinat e Samitit të të painkuadruarëve, Boris Tadiqi i ka lutur kryetarin e Avganistanit dhe atë të Republikës Dominikane, “që pas dhënies së aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të rishqyrtojnë vendimet e vendeve të tyre mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës”. Sikur Tadiqi është i sigurt se mendimi juridik (e jo “aktgjykimi”) i GjND do të jetë në favor të Serbisë?!

Mendimi juridik i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sido që të jetë, nuk e obligon askend, prandaj as nuk ka gjasa për rishqyrtimin ose përmbajtjen nga njohja e pavarësisë, derisa atë pavarësi e kanë njohur vendet më të rëndësishme të botës, në mesin e të cilave edhe 22 shtete-anëtare të Bashkimit Evropian.

Lobimi kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, sado që është në pajtim me politikën shtetërore të Serbisë, ai lobim nuk është në pajtim me parimet

Page 116: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

116 Adil Rr. FETAHU

themelore të Lëvizjes së të painkuadruarëve për: paqë, siguri, koegzistencë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore midis popujve. (Julius, 16 korrik 2009; 13:33)

Daçiqi: BE interes i Serbisë

4. I besuari më i afërt partiak i Millosheviqit, Ivica Daçiqi, është transformuar aq shumë dhe është bërë eurofil, sa që partisë së tij, përpos asaj lulevjollcës në flokët e Mira Markoviqit, ia ka shtuar edhe një lulevjollce të socialistëve të Evropës!

Dikush do thoshte, po edhe bota rrotullohet, e përse jo Daçiqi?

Ndërsa, ajo “se socialistët e Serbisë janë të kënaqur me punën e Qeverisë”, atë akoma nuk e ka thënë as vërtetuar askush, por se vet Daçiqi është i kënaqur – në këtë nuk duhet dyshuar. Sepse, vetëm në saje të matematikës zgjedhore dhe kombinatorikës politike ai ka ardhur në postin e nënkryetarit të Qeverisë dhe ministrit të policisë. Se sa kohë do të jetë në atë funksion, askush nuk e din, veçse duke marrë parasysh metamorfozën dhe retorikën e tij, ai synon lart! (Julius, 17 korrik 2009; 28:37)

Tadiq: Të painkuadruarit janë me rëndësi për Serbinë

20. Nuk e dimë nëse shkuarja e Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit në Samitin e vendeve të painkuadruara do ta arsyetojë shpenzimin e mjeteve të tatimpaguesve të Serbisë sa i përket pengimit të njohjeve të reja të Kosovës nga vendet e asaj Lëvizjeje, por është e sigurt se Samiti i ardhshëm i atyre vendeve do të mbahet në Beograd në vitin 2011, me rastin e 50-vjetorit të Konferencës së parë të asaj Lëvizje.

Mund të ndodhë që atëherë Serbia të bëhet anëtare e Lëvizjes, me të drejta të plota, kurse Tadiqi të zgjedhet kryetar i asaj Lëvizje, dhe kështu ta vazhdojë traditën e liderit, të trashëguar nga “shoku ynë i dashur Tito”!

Nuk është menduar kot ajo thënja: “Edhe pas Titos – Tito”! (Julius, 19 korrik 2009; 10:40)

Daçiqi: Nuk ka gjendje të jashtëzakonshme në jug

7. Në aspektin formalo-juridik nuk është shpallur, por faktikisht në terren është gjendje e jashtëzakonshme, sapo është rritur numri i xhandarëve, policëve dhe ushtarëve, të cilët ditë e natë sorollatën nëpër rrugët dhe fshatrat e banuara me

Page 117: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 117

Shqiptarë, duke ua bastisur shtëpitë dhe “ngapak duke i tejkaluar autorizimet”, duke i maltretuar dhe frikësuar gratë e fëmijët. Dhe e gjithë kjo është në frymën e atij kualifikimit që e dha ministri Daçiq, “se është fjala për aktin e terroristëve Shqiptarë”, ndonëse askush deri më tash nuk e ka vërtetuar se kush e ka gjuajtur granatën kur u plagosën ata dy policët serbë?!

Nuk është e thënë që Daçiqi të merr dhe publikojë ndonjë vendim formal për aplikimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Mjafton veprimi i tillë i xhandarmërisë dhe policisë, që gjendja të jetë vërtetë e jashtëzakonshme. (Julius, 20 korrik 2009; 10:13)

Daçiqi i mblodhi ish-ministrat

9. Puro-demagogji socialiste!

I ra ndërmend Daçiqit që me shpenzime të shtetit, respektivisht të tatimpaguesve të Serbisë, t’i mbledhë ish-ministrat e MPB, me qëllim që të përfitojë për vete ndonjë poen politik, dhe t’iu “garantojë” atyre se askush nga organet gjyqësore nuk do t’i ngucë për mëkatet që kanë bërë. Njëherit, që mediat të shkruajnë për te, qoftë pozitivisht ose negativisht nuk është me rëndësi, vetëm që ai të jetë në faqet e para të shtypit dhe në lajmet e para! (Julius, 20 korrik 2009; 21:48)

Homen: Kushtet, pastaj këthimi i gjykatësve

6. Kur i lexon kushtet të cilat zotëri Homeni ia parashtron Euleksit, për kthimin e gjykatësve të nacionalitetit serb në gjykatat e Mitrovicës, njeriu të shqyhet së qeshuri! Ai paraqet aso kushte qesharake, sikur fare nuk është i informuar se çfarë ka ndodhur në Kosovë?

Së pari, lidhur me zbatimin e ligjeve në punën e gjykatave. Në qoftë se Homeni është jurist me profesion, ai duhet ta dijë se gjykatat i zbatojnë ligjet e shtetit ku punojnë, e jo ligjet ndonjë shteti të huaj. Edhe gjykatësit vendas edhe ata të Euleksit i zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të miratuara në bazë të Planit të Ahtisarit, e që janë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

E dyta, kurrëfar ligjesh të Serbisë, as ato të para vititi 1999, as të tashmet, në Kosovë nuk vlejnë.

E treta, në Mitrovicë ekziston Gjykata Komunale dhe Gjykata e Qarkut, me kompetenca reale dhe territoriale të caktuara saktësisht, prandaj nuk ka kurrëfar

Page 118: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

118 Adil Rr. FETAHU

dileme se ato do gjykojnë të gjithë qytetarëve edhe të pjesës Jugore dhe asaj Veriore (kjo ndarje në Jug dhe Veri është vetëm në kokat e krisura të disa njerëzve, e jo në ligjet e Kosovës).

E katërta, as në kohën e autonomisë së Kosovës, as pas okupimit total nga Serbia (1990-1999), asnjë gjykatë e Nishit nuk ka pasur kurrëfar kompetencash në raport me gjykatat e Kosovës. Prej nga doli tash se gjykata e Nishit paska autorizime, kur Kosova është bërë shtet i pavarur?!

Me “premtime” të tilla të pabaza Beogradi po i mbanë serbët e Kosovës të izoluar dhe getoizuar nëpër enklava, dhe nuk po i lejon të inkuadrohen në institucionet e sistemit të Kosovës, ku e kanë rastin dhe vendin. (Julius, 21 korrik 2009; 08:40)

EPS përsëri po e kontrollon trafostacionin

32. Është për të ardhur keq për njerëzit të cilët kanë mbetur pa rrymë për shkak të manipulimeve politikaneske.

KEK-u është ndërmarrje publike, e cila prodhon dhe shpërndanë rrymë për konsumatorët e vet. Prodhimi dhe shpërndarja e rrymës elektrike e ka çmimin e vet, të cilin duhet ta paguajnë konsumatorët, jo në bazë të përkatësisë nacionale ose fetare, por në bazë të kilovat-orëve të energjisë së harxhuar.

KEK-u u ka dalë në ndihmë konsumatorëve të vet, duke iu mundësuar riprogramimin e borxhit të papaguar, me kushtet më të volitshme. Familjeve të varfëra, të cilat marrin ndihma sociale, iu jep pa pagesë një sasi të rrymës. Çfarë ka këtu të politizohet. Të lidhet kontrata e riprogramimit të borxhit të vjetër dhe të vazhdohet me pagesën e rrymës atij që të furnizon me te, nëse do të kesh rrymë.

Disa këtu (në komentet e botuara) kapen për atëfar trafostacionin famoz, se ai qenka pronë e EPS (Elektroekonomisë së Serbisë). Po, në qoftë se trafostacioni iu është dhuruar banorëve të Shtërpcës, atëherë ai është pronë e tyre, e nëse mendohet se trafostacioni është far objekti biznesi i EPS, atëherë ai biznes duhet të regjistrohet në Kosovë. Përndryshe, trafostacioni pa rrymë nuk i shërben askujt; ai mund të qëndroj kot poqese KEK-u nuk i dërgon rrymë.

Prandaj o njerëz, mos bini pre e manipulimeve të dofar liderësh të vetëquajtur, të cilët lavdërohen se si “EPS përsëri po e kontrollon trafostacionin”. Çka ju duhet trafostacioni pa rrymë?! (Julius, 22 korrik 2009; 22:18)

Page 119: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 119

Jeremiqi: Kompromis, e jo ndarje

9. Duke u përgjegjur në pyetjet e gazetarëve, Jeremiqi tha se “Serbia angazhohet për zgjidhje me kompromis të statusit të ardhshëm të Kosovës, me përsëritje të negociatave, dhe se cilado zgjidhje të cilën do ta pranojë Serbia, doemos duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Serbisë dhe me vullnetin e qytetarëve”.

Por nuk tha asgjë lidhur me Kushtetutën dhe vullnetin e popullit të Kosovës? Se Jeremiqi është ndonjë komunist i mykur, kjo nuk do të mund të thuhej, duke pasur parasysh moshën e tij dhe arsimimin e kryer në vendet të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me komunizmin. Mirëpo, se ai është në një gjendje mentale virtuale, kjo shihet nga deklaratat e tilla nebuloze, të cilat i përsëritë në mënyrë permanente, pa pasur kurrëfar baze.

Si mendon ai se Kosova do të heqë dorë nga pavarësia e fituar me luftë dhe me viktima të shumta, e tash të negociojë për ndonjë status të ardhshëm, i cili do ishte vetëm në interes dhe sipas qejfit të Serbisë?!

Negociatat janë zhvilluar intensivisht më se dy vjet, dhe kanë mundur të zhvillohen edhe njëzet vjet të tjera e nuk do të mund të gjendej zgjidhje me marrëveshje. Prandaj ato kanë përfunduar ashtu siç kanë përfunduar dhe Kosova e shpalli pavarësinë, të cilën e kanë njohur shtetet më me ndikim të botës. Negociata për statusin nuk do të ketë më kurrë, por duhet të bisedohet për përmirësimin e marrëdhënieve reciproke, si dy shtete fqinje, që është në interes të dyanshëm.

Është krejtësisht joserioze sot të flitet për mundësinë e ripërtritjes së negociatave për statusin e Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, në çka Jeremiqi e mbështetë shpresën e tij, pa kurrëfar baze. Sepse, mendimi i GjND nuk e obligon asnjërën palë. Jeremiqit duhet “ndarë një mirënjohje” për angazhimin e tij anekënd botës në përpjekjet e tij për të penguar njohjen e pavarësisë, por se ai nuk mund t’iu kundërvehet fuqive të mëdha. (Julius, 23 korrik 2009; 16:40)

Shesheli u dënua për mosrespektimin e gjykatës

47. Duket sikur shumëkujt më rënd i ka ardhur dënimi i Sheshelit me 15 muaj burgim për shkak të mosrespektimit të Gjykatës, se sa gjithë ato krime e viktima që ai i ka shkaktuar në Kroaci, Bosne-Hercegovinë dhe Vojvodinë, për të cilat është i akuzuar si kriminel i luftës!

Page 120: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

120 Adil Rr. FETAHU

Disa po habiten se si është e mundur që prokurori ka propozuar dënim me katër muaj burgim, ndërsa Gjykata ia ka shqiptuar 15 muaj?

E po kështu është kur gjykata është e pavarur; ajo nuk është e detyruar të shqiptojë dënimin çfarë e propozon prokuroria, as përkah lloji i dënimit, as përkah pesha (kohëzgjatja), veçse dënimin e shqipton sipas bindjes së vet të lirë. Duke pasur parasysh sjelljen e tij arrogante dhe mospërfillëse ndaj Gjykatës gjatë këtyre vjetëve, Shesheli ka marrë një dënim të lehtë, ngase ka mundur të dënohet me 7 vjet burgim dhe me gjobë në shumë 100.000 euro (që të dyja së bashku).

Edhe në pozitën që është, nuk mblodhi mend për t’u përpjekur t’ia lehtësojë vetit situatën, por me dofarë dokrrash dhe ofendimesh e nënçmon Gjykatën. Është mësuar ai të veprojë ashtu në vendin e tij, por atje (në Hagë) ato nuk kalojnë pa u dënuar, kurse Gjykata ka durim ta dëgjojë. Me këtë vetëm ia rëndon situatën vetvetes, ngase qe gjashtë vjet e gjysmë është në paraburgim, dhe sipas të gjitha gjasave gjykimi i tij do të zgjatë edhe shumë kohë.

Ithtarët e tij nga Partia Radikale Serbe dhe jo vetëm ata në Serbi, shprehin simpati për sjelljet e tij marroçe në dëm të vetin! Ata librin e tij do ta shpallnin bestseler të Serbisë në vitin 2009, kurse personalitetin dhe “veprën e tij të madhe” ta madhërojnë, aq sa e ka rritur (madhëruar) ai Serbinë”!

Unë mendoj se Gjykata është dashur t’i akuzojë dhe dënojë edhe ndihmësit e tij në Serbi, të cilët i kanë ndihmuar në zbulimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur në procesin kundër Sheshelit. Ose, gjykimin e tyre t’ua cedojë gjykatave në Serbi. (Julius, 24 korrik 2009; 18:27)

Jeremiqi: Deblokimi i marrëveshjes është i mundshëm

13. Jo or Jeremiq, kurrë më nuk do të hapet procesi i negociatave me Serbinë për statusin e Kosovës. Në një kohë të ardhshme mund të hapet procesi i negociatave midis Kosovës e Shqipërisë për bashkimin e këtyre dy shteteve ose formimin e konfederatës midis tyre, por me Serbinë kurrëfar lidhjesh statusore më nuk do të krijohen.

Mundesh ti vet Jeremiq të futesh “në birë të minit”, por Kosovën nuk mund ta shtyshë, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. (Julius, 25 korrik 2009; 08:57)

Page 121: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 121

Egjipti përkrahë idenë e Beogradit

6. Të organizosh jubileun e 50-vjetorit të Konferencës së vendeve të painkuadruara dhe të kërkosh statusin e anëtarit me të drejta të plota e të themeluesit të Lëvizjes së atyre vendeve, me të cilat Serbia nuk ka kurrëfar lidhje, ndërsa të lësh pasdore dhe t’i acarosh marrëdhënjet me fqinjët, këtë mund ta bëjnë vetëm pionierët e Titos dhe atavistët komunistë. Kjo është shmangie nga reformat dhe nga proceset e integrimit evroatlantik.

Duket se për Tadiqin dhe Jeremiqin është më e afërt Lëvizja e të painkuadruarëve, se sa Bashkimi Evropian.

Si nikoqir i Konferencës jubilare, kryetari Tadiq në krye të ndonjëfar delegacioni që do ta formojë, duhet ta vizitojë Shtëpinë e luleve, kurse Jeremiqi të vëjë kurorë në varrin e “shokut të dashur Tito” (varri është në shtetin tjetër). (Julius, 25 korrik 2009; 19:11)

ShPK: Nuk ka rrezik nga terrorizmi

5. Duke mos e përjashtuar ndonjë rast të izoluar, në Kosovë nuk mund të zhvillohet terrorizmi islamik kundër Amerikës. Sepse tërë populli i Kosovës i është falënderues Amerikës për gjithë çfarë ka bërë për lirinë e popullit Shqiptar, jo vetëm të Kosovës (më 1999), por edhe të Shqipërisë – para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. (Julius, 30 korrik 2009; 08:04)

Markoviqi për kërkesat nga jugu i Serbisë

48. Nuk është e vërtetë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë të formojnë institucione njënacionale të Shqiptarëve, por po kërkojnë formimin e Regjionit të Luginës, në kuadër të shtetit të Serbisë, dhe sa e di unë atje ka edhe Serbë.

Kërkesa për formimin e Regjionit është legjitim dhe i arsyeshëm, duke marrë parasysh specifikat e atij rajoni, dhe është në pajtim edhe me kriteret për regjionalizimin e Serbisë dhe në frymën e vetëqeverisjes rajonale e cila funksionon në Evropën Perëndimore.

Natyrisht se Shqiptarët e atij rajoni kanë më shumë arsye dhe nevojë për regjionalizim. Aksionet spektakulare të xhandarmerisë e të policisë speciale serbe në mënyrë permanente po e shqetësojnë popullsinë e atjeshme. Ministri i policisë së Serbisë, Ivica Daçiq pas kësaj deklarate ka paralajmëruar (kërcënuar)

Page 122: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

122 Adil Rr. FETAHU

me “syçeltësi të sforcuar”, gjë që kur përkthehet nga gjuha policore në gjuhën popullore, do të thotë aplikim i gjendjes së jashtëzakonshme, dhe kjo shkakton frikë dhe prishë rahatinë e popullit të atjeshëm.

Propaganda për ekzistimin e grupeve kriminale (thuase grupe të tilla nuk ka gjetkë nëpër Serbi) dhe paralajmërimi për “sforcimin e syçeltësisë”, krijon shqetësim e frikë dhe ndikon në shpërnguljen e popullatës së atjeshme, dmth. realizon pastrimin etnik, që është një reçetë e provuar e pushteteve të Serbisë në kohë paqeje. Ky qëllim edhe është arritur pjesërisht me Shqiptarët e Komunës së Medvegjës. Sot më shumë Shqiptarë të asaj komune ka në Fushëkosovë se sa që ka në tërë komunën e tyre, dhe ata e kanë lënë atje pasurinë e vet, kurse këtu e kanë blerë me çmime të shtrenjta.

Unë mendoj se herët a vonë duhet të bëhet këmbimi i territoreve: Lugina e Preshevës për pjesën në Veri të Mitrovicës (Leposaviq, Zveçan e Zubinpotok). Përndryshe, këto territore janë këmbyer pas Luftës së Dytë Botërore, e tash secila duhet t’i kthehet shtetit amë. (Julius, 3 gusht 2009; 18:58)

Mision i suksesshëm i Bill Klintonit

4. Kështu kujdeset shteti i vërtetë për qytetarët e vet, pa marrë parasysh racën, kombësinë apo fenë. Kjo është vlera e vërtetë e demokracisë. Kurse zotëri Klintoni është njeriu i vërtetë për misione të tilla, ngase edhepse nuk është më kryetar I ShBA-ve, ai si njeri gëzon atoritet në botë dhe nuk ka shtet i cili nuk do t’i lironte të burgosurit për të cilët angazhohet Bill Klintoni. Ai nuk ka kërkuar lirimin e kriminelëve, por të gazetares së pafajshme.

Ndonëse marrëdhëniet midis ShBA-ve dhe Koresë së Veriut nuk janë aspak miqësore, autoriteti i Bill Klintonit ka bërë të vetën, por edhe Koreja e Veriut në një mënyrë do ta inkasojë këtë gjest të mirë.

Jo vetëm në Ballkan, por as në tërë Evropën, e të mos flasim për Azinë dhe Afrikën, sot askush nuk ka autoritetin që ka Bill Klontoni. Aferim! (Julius, 5 gusht 2009; 12:39)

Tadiq: Vërsulja e kriminalitetit regjional

20. Nuk ju kërcënohet juve kriminaliteti regjional as transkontinental, por kriminaliteti juaj burimor. Askund në vendet fqinje as në vendet e tjera të Evropës nuk ka kriminalitet aq të rrezikshëm dhe aq të përhapur sikur ka në

Page 123: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 123

Serbi. Ata kanë kryer shkollat më të larta të kriminalitetit gjatë luftërave të cilat i kanë zhvilluar dhe i kanë humbur , ndërsa tani me mjete e metoda të sofistikuara zhvillojnë biznes, në lidhje të ngushtë me kreun e segmenteve të caktuara të pushtetit shtetëror: vrasje, kidnapime, reket, kërcënime, korrupsion, prostitucion, tregti-kontrabandë me armë, drogë, cigare, sende të vjedhura, falsifikim i gjithçkajes…

Mos u orvatni ta paraqitni kinse kriminaliteti po ju vjen nga jashtë. Qerdhet kryesore të kriminalitetit i keni në vendin tuaj, ndërsa kriminaliteti në tërë botën bashkëpunon në mënyrë perfekte me branshën e vet, pa marrë parasysh ndasitë politike dhe nacionale. (Julius, 6 gusht 2009; 22:10)

Tirana refuzon hulumtimet e jashtme

23. Pa marrë parasysh se kush çfarë mendon për këtë, organet shtetërore të Shqipërisë: Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Shtetit dhe Ministria e Policisë kanë vepruar me plot të drejtë ndaj Dik Martit. Kush është ai të zhvillojë hetime për vepra penale të krimeve të luftës? Cilin institucion juridik ndërkombëtar e përfaqëson ai? Këshilli i Evropës nuk është kurrëfar institucioni juridik ndërkombëtar për zhvilluar hetime për vepra penale kudoqoftë. Për veprat penale të kryera gjatë luftërave në hapësirat e ish RSFJ, është formuar Tribunali i Hagës, si institucion i vetëm kompetent për të hetuar krimet (përpos institucioneve kombëtare të secilit vend për territorin e vet).

Tribunali i Hagës ka zhvilluar hetime të hollësishme dhe e ka përfunduar rastin, pasi që nuk ka gjetur prova për ngritjen e procedurës.

Në qoftë se tash Prokuroria e Serbisë për krime të luftës “ka mbledhur prova të besueshme për ekzistimin e atij krimi”, përse nuk ia ka përcjellur Tribunalit të Hagës, si institucionit të vetëm juridik ndërkombëtar kompetent për të hulumtuar e verifikuar, por e ka gjetur ndokend nga Këshilli i Evropës i cili nuk ka kurrëfar kompetence për këtë çështje.

Prandaj, mendoj se organet shtetërore të Shqipërisë kanë vepruar drejtë, kur e kanë injoruar Dik Martin. Përndryshe, kështu mbrohet sovraniteti dhe dinjiteti i shtetit ligjor të pavarur, dhe për këtë askush nuk duhet të hidhërohet. (Julius, 7 gusht 2009; 12:09)

Page 124: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

124 Adil Rr. FETAHU

Dikiq: Situatë stabile në Jug të Serbisë

6. Paralajmërimi i komandantit të xhandarmerisë për “mundësinë e sulmeve të armatosura të intensitetit të ulët në organet shtetërore”, pëkthyer në gjuhën e kuptueshme në Luginën e Preshevës do të thotë: pritni aksione të bastisjeve dhe arrestimeve spektakulare të “terroristëve shqiptarë” nga ana e xhandarmerisë dhe policisë speciale të Serbisë, por mos e dhëntë Zoti që kjo të mund të quhet aplikim i gjendjes së jashtëzakonshme, ngase këtë nuk e pranon kurrsesi ministri i policisë, Ivica Daçiq.

Sa herë që flitet për kufirin me Kosovën, zyrtarët serbë kurrsesi nuk mund ta quajnë atë me emrin e vërtetë, veçse si “linjë administrative”. Po ku ka bre linjë administrative midis dy shteteve të pavarura e sovrane? Veçmas kjo nuk mund të jetë midis Kosovës e Serbisë, ngase përveç kufirit të rëndomtë shtetëror, këtu janë “yst” edhe 5 km zonë e sigurisë tokësore.

Linjat administrative ekzistojnë në shtetet federale, midis njësive federale, sikurse ishte në ish-RSFJ. Linja të tilla nuk ka më prej Sezhane deri në Gjevgjeli.

Këtë “linjë administrative” nuk mund ta kalojnë nga njëra anë në tjetrën as zyrtarët më të lartë shtetëror të të dy shteteve, pa lejen paraprake të organeve kompetente të pushtetit të shtetit në të cilin duhet hyrë.

Përse atëherë e mashtroni popullin, përse nuk i quani gjërat me emrin e vërtetë? (Julius, 9 gusht 2009; 19:00)

Zgjedhjet për pushtetin (lokal) në Pejë dhe Prishtinë

10. Po kur vallë do të organizojë pushteti i Serbisë zgjedhjet për serbët të cilët jetojnë në Rumani, Gjermani, Zvicër; në secilin prej shteteve të përmendura ka serbë më shumë se sa në Kosovë?

Me cilat ligje të Serbisë parashihet mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në shtete të jashtme, dhe si mund të arsyetohen mjetet buxhetore të shpenzuara për këso zgjedhjesh, duke marrë parasysh kriteret e disiplinës financiare?

E sa për efektet praktike të këtyre zgjedhjeve është e tepërt të flitet. Ai efekt është i barabartë me – zero! (Julius, 16 gusht 2009; 13:55)

Page 125: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 125

Dalje e vogël (në votime), më së shumti për PPS 23. “Komunat e transferuara..., kryeshefi i Qarkut të Kosovës..., aplikimi i masave të përkohshme për shkak të keqpërdorimi të mjeteve financiare..., zgjedhjet lokale...”, dhe konstruksione të tilla, të cilat po i kushtojë shtetit mjete buxhetore, kurse serbëve në Kosovë po ua nxinë jetën, edhe ashtu jo fort të hareshme. Kujt po i duhen të gjitha këto?

Mbajtja e zgjedhjeve farse, për propagandë politike, thuase Serbia ka ndonjë sovranitet në Kosovë, ndonëse dihet se atë nuk e ka, kurse “organet e formuara nga zgjedhjet e tilla” nuk mund t’i ndihmojnë asgjë as vetvetes, e lereni më të tjerëve.

Në qoftë se Qeveria e Serbisë “ka aplikuar masa të përkohshme në ato komuna për shkak të keqpërdorimit të mjeteve buxhetore”, tash do të duhej popullli i Serbisë të aplikojë masa të përkohshme kundër Qeverisë, ngase ajo më së tepërmi është duke keqpërdorë mjetet financiare nga buxheti, respektivisht të taksapaguesve të Serbisë, duke financuar dofar strukturash paralele virtuale të pushtetit të Serbisë në Kosovë, të cilat nuk i shërbejnë askujt, përveç propagandës politike dhe pasurimit të individëve! (Julius, 17 gusht 2009; 08:55) Jakshiq: Peticion kundër Euleksit

4. Kush thotë se Shqiptarët dhe Serbët nuk mund të pajtohen për asgjë? Ja shembulli që tregon se ata mund të pajtohen, madje edhe për çështje thjeshtë politike. Edhe njëra edhe pala tjetër janë kundër nënshkrimit të të ashtuquajturit Protokolli midis Euleksit dhe MPB (Qeverisë) së Serbisë për ruajtjen dhe kontrollin më rigoroz të kufirit dhe për bashkëpunimin kundër krimit të organizuar. Ç’është e drejta, shkaqet dhe motivet e kundërshtimit të atij Protokolli janë të ndryshme, por kundërshtari është i njëjti – Euleksi.

Pasi që serbët kanë vendosur të organizojnë aksionin e nënshkrimit të peticionit kundër Euleksit, unë propozoj që kjo të bëhet në qendër të Prishtinës, para Teatrit Kombëtar, dhe sigurisht se do të mbledhin së paku gjysmë milioni nënshkrime; edhe kjo është njëfar lloj shfaqje, pandaj i ka hije të bëhet para Teatrit.

Një protokoll të tillë e kanë nënshkruar UNMIK-u dhe MPB e Serbisë më 31 maj 2002. A thua “është kalbur apo i ka kaluar afati i përdorimit” atij protokolli, që tash u dashka të nënshkruhet protokoll i ri? Në këtë “harmoni” midis Shqiptarëve e Serbëve një gjë është e sigurt, se kriminelët dhe mafiozët e të dy palëve i pengon bashkëpunimi reciprok midis policive të rajonit në pengimin dhe zbulimin e kriminalitetit të organizuar. (Julius, 22 gusht 2009; 08:26)

Page 126: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

126 Adil Rr. FETAHU

Nishi qendër rajonale e shpëtimit

20. Ministri i MPB të Serbisë deklaroi dje në Nish se me ministrin për situata të jashtëzakonshme të Federatës ruse do të bisedojë për idenë që “Nishi të bëhet qendër rajonale për veprim në situata të jashtëzakonshme në këtë pjesë të Evropës”!

Se çka do të thotë Daçiqi me “situata të jashtëzakonshme e të tjera”, mund të merret me mend, e kjo do të thotë –luftë. Po kush e ka autorizuar Daçiqin që në Nish të krijojë bazë ushtarake strategjike për Federatën ruse, kjo është pyetje të cilën duhet t’ia bëjnë organet kompetente të Serbisë, por qebesa edhe faktori ndërkombëtar?

A thua vallë, Daçiqi me “pajdashët” rus mëton t’iu kundërvihet bazave të NATO-s në ish-republikat sovjetike, duke themeluar baza ruse në “Serbinë evropiane”, këtë besoj se do ta vlerësojnë kompetentët.

Të ju përkujtojmë, ambasadori i Federatës ruse në Beograd, Konuzin, nga fundi i qershorit të këtij viti, për RTV e Vojvodinës në Bella Crkva deklaroi se “marrëdhëniet ushtarake të të dy vendeve janë gjithnjë e më të mira, dhe se më tepër se 70% e qytetarëve të Serbisë është kundër anëtarësimit në Aleancën e NATO-s”.

Kur e lidhim deklaratën e tashme të Daçiqit me deklaratën e Konuzinit, del aleanca ushtarake e Serbisë me Federatën ruse. Aleancat ushtarake midis shteteve gjithnjë lidhen me qëllim dhe në prag të ndonjë lufte. Vallë, a po mendon Daçiqi të zhvillojë luftë me Aleancën e NATO-s “për çlirimin e Kosovës”, apo vetëm don të nxitë luftën e tretë botërore në territorin e Serbisë, në mënyrë që vet të hyjë në histori, të cilën nuk do të ketë më kush ta lexojë?! (Julius, 23 gusht 2009; 10:52)

Tadiq: Katër shtylla të diplomacisë

46. Kryetari Tadiq deklaroi se Serbia mbështetet në katër shtylla të politikës së jashtme: BE, Rusi, ShBA dhe Kinë.

Duket se në hartën e rrugës për në Bashkimin Evropian, Tadiqi e ka humbur rrugën dhe është tfilluar kah Kina e largët! Marri politike dhe mashtrim i popullit.

Nuk është Tadiqi njeri i kalibrit të “shokut Tito”, për t’i mjelë të gjitha anët e botës, dhe as Serbia nuk e ka atë rëndësinë strategjike çfare e kishte dikur ish-RSFJ në kohën e luftës së ftohtë.

Page 127: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 127

Për Tadiqin është më së miri që sa më parë ta “eksportojë” Mlladiqin në Hagë, ngase tashpërtash ai është “malli” më i kërkuar në tregun e jashtëm dhe është kusht për shkrirjen e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Serbisë me Bashkimin Evropian. Ndonëse, në atë rrugë e presin edhe pengesa tjera të shumta. (Julius, 31 gusht 2009; 08:37)

Graçanica dhe Deviqi pa rrymë elektrike

23. Dikush është i prirur t’i politizojë edhe çështjet më të thjeshta e të pohojë se si serbëve në Kosovë iu shkelen të drejtat.

Çka është e jashtëzakonshme në qoftë se për shkak të mospagesës dikujt i ndërpritet rryma elektrike, qoftë manastir, kishë, xhami, shtëpi familjare apo fabrikë? Kjo nuk bëhet në baza të përkatësisë nacionale as fetare, por në bazë të faturave të papaguara. Dhe çka ka lidhje kjo që Manastiri i Graçanicës është në listën e UNESCO-s si pasuri kulturore. Kjo nuk e liron nga pagesa e rrymës as e komunalive tjera. Përkundrazi, kjo është dëshmi se ka mundësi të kryejë obligimet.

Të bëhemi njerëz e të mos i shtrembërojmë gjërat.

Zotit të vetat, mbretit të vetat – KEK-ut t’i paguhen faturat! (Julius, 4 shtator 2009; 13:56)

Kërkojnë dorëheqjen për shkak të Protokollit

7. Kufiri midis Kosovës e Serbisë nuk është vijë administrative, por kufi midis shtetesh. Për këtë shkak Bashkimi Evropian po insiston për kontrollimin rigoroz të kufirit, dhe kjo kërkesë është kusht për heqjen e regjimit të vizave qytetarëve të Serbisë.

Vija administrative janë ato midis komunave, ose ajo midis Serbisë dhe KA të Vojvodinës. Në ato linja nuk ka kufij, nuk ka dogana, nuk ka polici dhe nuk ka nevojë për kurrëfar protokolli midis policisë dhe ndonjë misioni ndërkombëtar.

Mirë ka thënë Koshtunica, se me protokollin e nënshkruar midis EULEX-it dhe MPB të Serbisë, Serbia në mënyrë decidive e ka njohur ekzistimin e kufirit shtetëror me Kosovën, dmth. e ka njohur pavarësinë e Kosovës. (Julius, 14 shtator 2009; 16:19)

Page 128: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

128 Adil Rr. FETAHU

Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën

Sllovakia nuk e ndryshon qëndrimin e vet lidhur mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, por i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, gjë që është “në gjysmë të rrugës” deri te njohja e plotë e pavarësisë, pasi që ato pasaporta janë të Republikës së Kosovës.

Sllovakia i ka problemet e veta të brendshme me pakicën hungareze (dhe territorin) që ka mbetur në atë shtet prej kohës së rënies së Austrohungarisë, dhe ky është shkaku kryesor që Sllovakia formalisht akoma nuk e njeh Kosovën, e jo ndonjë dashuri e vërtetë ndaj Serbisë. Premieri Cvetkoviq i paska thënë kryetarit sllovak, Gashparoviq, se Beogradi ka ndërmend që pas “vendimit” të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të iniciojë negociatat për statusin e Kosovës!

Por, Cvetkoviqi “ka bërë llogarinë pa hanxhun”. Beogradi mund ta iniciojë, por atë iniciativë nuk do ta pranojë askush. Statusi i Kosovës është i zgjidhur, kurse pavarësinë e kanë njohur shtetet dhe institucionet financiare më të rëndësishme të botës. Fakti që Sllovakia dhe disa vende si kjo akoma nuk e kanë njohur, asgjë nuk e ndryshon gjendjen, çfarëdo që të jetë “vendimi” i GjND, që edhe ashtu nuk e obligon askend. (Julius, 21 shtator 2009; 16:47)

Jeremiq: “Lisabona” hapë dyert

“Referendumi në Irlandë është sukses yni i përbashkët”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së Serbisë, Vuk Jeremiq.

Pak modesti do t’i duhej Jeremiqit, edhepse dihet se edhe njeriu më modest e çmon vetveten më tepër se sa e çmon miku i tij më i mirë. Po çfarë kontributi ka dhënë Jeremiqi ose vendi i tij në referendumin e dytë “përmirësues” të Irlandës kur është miratuar Marrëveshja e Lisabonës? Kurrëfare. As ai as Serbia nuk kanë dhënë asnjë grimë kontributi as që kanë pasur kurrëfar roli në te. Prandaj nuk ka vend që Jeremiqi të lavdërohet e të stoliset me pendla të hueja.

Është mirë që Irlanda në referendumin e dytë e ka miratuar Marrëveshjen e Lisabonës, e cila sjell shumë risi në rirregullimin dhe funksionimin e Bashkimit Evropian; plot risi dhe obligime të reja të cilat nuk kanë ekzistuar deri më tani për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian: shumica e kualifikuar me rastin e votimit në Këshillin e BEsë; roli më i madh i Parlamentit Evropian në procesin e ligjvënies; themelimi i funksionit të kryetarit të Parlamentit Evropian (Toni Bler është favorit për këtë funksion); themelimi i funksionit të ministrit të politikës së jashtme të BE-së; mundësia e daljes nga anëtarësimi; zvogëlimi i

Page 129: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 129

pagave dhe rritja e tatimeve; miratimi i abortusit dhe eutanazisë; rekrutimi i ushtarëve në ushtrinë e Evropës, etj, etj.

Për shkak të këtyre risive dhe obligimeve, Irlanda në referendumin e parë e kishte hedhur Marrëveshjen, kurse disa shtete tjera (Çekia, Polonia e Gjermania) akoma nuk e kanë ratifikuar. (Julius, 3 tetor 2009; 17:14)

Jeremiq: Besoj në vërtetimin e bashkëpunimit

Ministri Jeremiq “beson se kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, në raportin e tij që do t’ia paraqet KS të KB do të vërtetojë se ekziston bashkëpunimi i plotë i Serbisë me Tribunalin (?!), dhe se në bazë të raportit të tillë do të zhblokohet Marrëveshja kalimtare tregtare”.

Se nuk i beson më askush për atë që deklaron Jeremiqi, kjo nuk është kurrëfar risie, po është pikëpyetje e madhe – a thua ai vet i beson vetvetes për atë që flet? Apo jeton në iluzione?

Nuk mundet Bramerci ta gënjejë KS për bashkëpunim të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës, derisa Mlladiqi e Haxhiqi nuk janë ekstraduar në Hagë.

Qëndrimi i vendosur i Holandës është i njohur, se pa ekstradimin e Mlladiqit nuk ka zhbllokim të Marrëveshjes, as paraqitje të kandidaturës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nëse mund të merren si serioze deklaratat e ministrit Lajiq, se deri në fund të vitit Mlladiqi do të jetë në Sheweningen, atëherë mund të supozohet se Mlladiqi tanimë gjendet në duar të organeve për ekstradim, por se shërbimet e caktuara janë duke e “përpunuar” se si do të sillet atje, të mos flet për pjesëmarrjen e Serbisë në luftë, në krime dhe gjenocidin në Bosnje.

Edhe ky supozim imi është për t’i besuar sa Jeremiqit se Bramerci “do të vërtetojë bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës”. (Julius, 29 tetor 2009; 18:09)

Qeveria: për objektet nukleare 25 milion euro

Evropa dhe Amerika janë të brengosura për shkak të zhvillimit të stabilimenteve dhe programeve nukleare në Iran, e nuk shikojnë se stabilimente dhe programe të tilla po zhvillohen në “zemër” të Evropës. Këtu ka punë për El Baradein, të zhvillojë inspektim nuklear në Serbi.

Page 130: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

130 Adil Rr. FETAHU

Marrëveshjet e veçanta (të fshehta) midis Serbisë dhe Rusisë gjithsesi kanë për objekt zhvillimin e programeve nukleare në Serbi. (Julius, 24 nëntor 2009; 16:12)

Parlamenti i Evropës: për rezolutën e Këshillit të Ministrave

Në Rezolutën e Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, për Këshillin e Ministrave e në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes tregtare kalimtare me Serbinë, nëpër dyer të vogla është futur shumëçka që është kundër interesave të Serbisë. Kështu, në rezolutë thuhet se me decentralizimin që po bëhet në Kosovë po përmbushen kërkesat nga Plani i Ahtisarit. Poashtu konkludohet në rezolutë se veprimi i plotë operativ i Euleksit duhet të bëjë të mundur veprimin e shtetit juridik, rendin, qetësinë dhe sigurinë në tërë Kosovën. Dhe kjo nuk është krejt. Rezoluta i fton shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i zgjidhin kontestet reciproke, në mënyrë që ato të mos jenë pengesë për përfshirjen në Bashkimin Evropian.

Rezolutë më të keqe për Serbinë në raport me Kosovën nuk ka pasur prej kohës së bombardimit!

Po ku janë dhe çfarë bëjnë tash Tadiqi e Jeremiqi, të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës, dhe që tërë kohën pohonin se Plani i Ahtisarit – është i vdekur e se nuk do punohet sipas atij Plani, veçse sipas atyre “gjashtë pikave” famoze të Qeverisë së Serbisë.

Besoj se menjëherë do ta përpilojnë dhe ta dërgojnë një notë të ashpër kundër asaj rezolute. Sepse, në qoftë se ajo rezolutë miratohet në Këshillin e Ministrave, atëherë Tadiqi duhet të jep dorëheqje, kurse Jeremiqi të shkarkohet menjëherë nga detyra, për shkak se nuk kanë reaguar me kohë kundër asaj rezolute. (Julius, 25 nëntor 2009; 07:51)

Hagë: Përfundoi shqyrtimi për Kosovën

Duke mos pasur argumente relevante reale dhe juridike, përfaqësuesit e të gjitha vendeve të cilat ishin në anën e Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me kontestimin e legalitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbaheshin për Rezolutën 1244/1999 si pijaneci për gardhi, duke aluduar se ajo rezolutë e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të RFJ e të Serbisë?

Page 131: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 131

Ky argument është i dobët dhe i paqëndrueshëm, ngase Rezoluta askund nuk e përmend integritetin e Serbisë, kurse RFJ nuk ekziston më, e nuk ka ekzistuar as në kohën kur është shpallur pavarësia.

Veç kësaj, mbrojtja e sovraniteti dhe integritetit territorial të një vendi nënkupton mbrojtjen ndërkombëtare nga shtetet e jashtme, e jo mbrojtjen e brendshme nga ndonjë popull i shtypur, i cili don të shkëputet e të pavarësohet.

Unë jam i bindur se mendimi i Gjykatës do të jetë në favor të Kosovës, jo për shkak se shumica e gjykatësve janë nga vendet të cilat e kanë njohur Kosovën, por për shkak se argumentet juridike, politike dhe reale në anën e Kosovës janë të shumta dhe shumë më të forta. (Julius, 11 dhjetor 2009; 17:06)

Serbia e paditë Kroacinë për gjenocid

Bosnje-Hercegovina e ka paditur Serbinë për gjenocid dhe pjesërisht e ka fituar kontestin.

Kroacia e ka paditur Serbinë për gjenocid, kurse Gjykata ia ka caktuar afatin Serbisë që deri më 22 mars 2010 ta jep përgjigjen ndaj padisë.

Serbia në vend se të jep përgjigjen ndaj padisë së Kroacisë, paraqet kundërpadi, dhe në kundërpadi përfshinë viktimat serbe në Jasenovc gjatë Luftës së Dytë Botërore!

Serbia ka hyrë në listën e bardhë të Shengenit, madje para kohe e ka paraqitur edhe kandidaturën për anëtare fuqiplotë në Bashkimin Evropian, ndonëse as Marrëveshjen e stabilizim-asocimit akoma nuk e kanë ratifikuar shtetet anëtare të BE-së.

Një marifet i vërtetë ballkanik.

Të gjitha gjasat janë se edhe Kosova vitin që vjen do të paraqet padi kundër Serbisë për krimet e luftës dhe gjenocidin e bërë mbi popullin Shqiptar të Kosovës.

Dhe të gjithë rrahin gjoks se së shpejti do hyjnë në Bashkimin Evropian, pa marrë parasysh se një prej kushteve themelore për anëtarësim në atë bashkim është – marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Por, si po i trajton Evropa popujt e Ballkanit, ndoshta këtë kusht do ta tejkalojë kur është fjala për pranimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian?

Page 132: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

132 Adil Rr. FETAHU

Ose, këto do të presin derisa në Ballkan të vijnë do gjenerata të reja të njerëzve? (Julius, 24 dhjetor 2009; 19:09)

Daçiqi e kritikon Mesiqin dhe Prishtinën

Ministri i policisë së Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vlerësuar shpalljen e Stipe Mesiqit për qytetar nderi të Prishtinës, si përzierje në punët e brendshme të Serbisë!

Ndërsa unë e vlerësoj deklaratën e Daçiqit si përzierje në punët e brendshme të Kosovës.

Në qoftë se Daçiqi akoma nuk e ka të qartë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, le të pyet nëpër ambasadat në Beograd të atyre 65 shteteve të cilat e kanë njohur këtë pavarësi, dhe disa prej tyre kanë krijuar marrëdhëniet diplomatike në nivel të ambasadorëve.

Po në qoftë se Daçiqi megjithatë konsideron se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, atëherë le ta pengojë dhe të mos lejojë ardhjen e Mesiqit në Kosovë, kështu që ai nuk do të ketë rastin të përzihet në punët e brendshme të Serbisë!

Është çudi se si një funksionar kaq i lartë, pionier i Millosheviqit, akoma nuk e ka kuptuar realitetin në të cilin jeton.

Po ku do ishte fati sikur Ballkani të kishte burra shtetëror realistë të kalibrit të zotëri Mesiqit; të gjithë do i kishim punët më mirë. (Julius, 30 dhjetor 2009; 15:41)

Serbia e paditë Kroacinë në GjND

Pas 11 vjetëve qyshse Kroacia ka paraqitur padi kundër RFJ-së së atëhershme, Serbia në fund të vitit 2009 paraqiti kundërpadi kundër Kroacisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Prej kur e kanë paralajmëruar paraqitjen e kundërpadisë deri më tash kishin dilema: ta paraqesin ose jo, prandaj hiqe-tërhiq, bre po-bre jo, më në funt mblodhën forcën e guximin dhe e paraqitën kundërpadinë. Shkas i paraqitjes së kundërpadisë duket se ishte hidhërimi ndaj kryetarit të Kroacisë, Stipe Mesiqit, për shkak se ai po vjen në vizitë në Kosovë dhe se do shpallet qytetar nderi i

Page 133: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 133

Prishtinës, gjë që ministri i policisë Ivica Daçiq e ka kualifikuar si përzierje në punët e brendshme të Serbisë.

Vallë, kjo kundërpadi është urim për vitin e ri fqiut perëndimor, dhe si mendojnë se do të shkojë Serbia në Bashkimin Evropian me marrëdhënie kështu të çrregulluara me fqinjët? Përgjegjen në këtë pyetje duhet t’ia japin popullit të vet Tadiqi, Jeremiqi, e të tjerët. (Julius, 31 dhjetor 2009; 17:01)

Jeremiqi: Nuk dëshirojmë të paditemi

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë gjithnjë e më tepër po bëhet politikan, e gjithnjë e më pak diplomat. Ai flet diçka që as vet-vetes nuk i beson, por duket se po llogaritë në mentalitetin e qytetarëve serbë, për atë çfarë ata dëshirojnë të dëgjojnë, e jo çka është e vërteta. Por shtrohet pyetja, nëse ai po e nënçmon popullin e vet, apo vërtetë vet është aq larg nga realiteti?

Thotë se viti 2010 do jetë vit vendimtar për statusin e ardhshëm të Kosovës! More, a po i kërcënohet ky Kosovës kur flet kështu, apo çfarë ka menduar kur thotë “vendimtar”? Në qoftë se ka menduar se do të ketë negociata për statusin e Kosovës, atëherë po del se ai është totalisht “në aut” nga realiteti. Sepse, statusi i Kosovës është caktuar dhe negociata për te nuk do të ketë më, çfarëdo që të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila askend nuk e obligon për asgjë.

Por, në qoftë se vërtetë ka menduar se do të ketë negociata, atëherë ai është totalisht në lajthitje dhe jashtë realitetit. (Julius, 3 janar 2010; 10:35)

Pa marrëveshje me Prishtinën

*Për shkak se ka kërkuar në mënyrë të tërthortë lejen për vizitën në Kosovë, pushteti i Kosovës Tadiqit ia ka kufizuar vizitën, vetëm në Manastirin e Deçanit, ku është dashur edhe ta kalojë natën. Nuk i është lejuar da vizitojë fshatin Osojan, të cilin e kishte në plan për ta vizituar. Vizitës së tij i është dhënë karakter fetar, e jo karakter vizite të një burrshteti, ngaqë është takuar vetëm me popat dhe me disa qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në natën e buzmit në Manastir.

Inatet nuk qojnë gjëkundi, e me inatë as nuk duhet të shkohet as në kishë as në manastir.

Tash të dy palët i lavdërojnë pozicionet e veta si fituese, ndonëse të dyjat janë treguar të gjora e të mjera. (Julius, 7 janar 2010; 21:03)

Page 134: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

134 Adil Rr. FETAHU

Teral: Pavarësia nuk është ilegale

Ambasadori i Francës në Beograd është njeri i mençur, pragmatik dhe realist, dhe me precizitetin e peshores së barnatores i matë fjalët që thotë, duke lidhur të drejtën me realitetin. Pavarësia e Kosovës është çështje e kryer. Tash duhet të bisedohet e negociohet për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjidhjen e problemeve praktike midis dy shteteve dhe dy popujve. Vetëm kështu mund të shkohet kah integrimet euroatlantike dhe përparimi. Madje edhe Tadiqi sot nga Banjalluka ka dërguar një mesazh për pajtim, respektim të interesave nacionale dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore midis shteteve dhe popujve të rajonit. Ç’është e drejta, ai me këtë rast nuk ka menduar në njohjen e Kosovës, por realiteti do ta detyrojë që këtë ta bëjë heret a vonë.

Nuk ia vlen të hidhëroheni kështu në njeriun (ambasadorin Teral) vetëm pse e flet të vërtetën, e cila është në pajtim me realitetin. (Julius, 9 janar 2010; 21:25)

Luftë për negociata të reja për Kosovën

Beogradi po sillet mjaft në mënyrë destruktive në raport me Kosovën, por edhe në marrëdhëniet me fqinjët e tjerë dhe shtetet e tjera të cilat e kanë njohur pavarësinë dhe kanë themeluar marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Në rrugën e integrimit evropian, pushteti i Serbisë më në funt e ka kuptuar këtë si problem të madh dhe pengesë të pakalueshme. Mirëpo, siç po duket akoma nuk e ka kuptuar realitetin, se si të tejkalohet ky problem. Akoma ushqejnë iluzione për dofar negociatash për statusin e Kosovës, i cili tanimë është caktuar në pakthim. Tash pushteti i Serbisë paralajmëron se do të ndërmerr hapa “për depërtim dhe përparim të shpejtë” në zgjidhjen e këtij problemi, sapo ta thotë mendimin e vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Se për çfarë “depërtimi dhe përparimi të shpejtë” e kanë fjalën, këtë mund ta dinë vetëm ata, porse ky është fjalor ushtarak dhe i luftës, e jo fjalor diplomatik, ndërsa “depërtimi i shpejtë” luftarak në këto kushte nuk ka kurrëfar gjasash.

Depërtimi më i shpejtë në zgjidhjen e problemeve të Serbisë në raport me Kosovën do ishte sikur Serbia menjëherë ta pranojë pavarësinë dhe të vejë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, e të vazhdojë bisedimet për çështjet praktike në marrëdhëniet reciproke. Vetëm “depërtimi i tillë i shpejtë” mund të sjell rezultate pozitive. Të tjerat janë vetëm humbje kohe. (Julius, 11 janar 2010; 08:15)

Page 135: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 135

Inisiativa mbi referendumin për NATO-n

Nja 200 “intelektualë”, ish-qeveritarë, priftërinjë dhe artistë kanë ngritur nisiativën për shpalljen e referendumit kundër hyrjes së Serbisë në Paktin e NATO-s.

Sindrom i vërtetë millosheviqian i deklarimit të popullit në referendume, të cilat që më parë “janë të gjykuara të kenë sukses”, e të cilat ai vet pastaj i shkelte (me të katra)! Ta përkujtojmë referendumin për kushtetutën e Serbisë të 28 marsit 1989, i cili shënoi fundin e RSFJ-së. Pastaj referendumin për të mos pranuar ndërmjetësuesit e huej në zgjidhjen e problemit të Kosovës, kur mbi 95% e votuesve u deklaruan kundër përzierjes së ndërmjetësuesve të huej, por megjithatë shumë shpejtë pas kësaj Millosheviqi, sipas insistimit të Riçard Hollbrukut u pajtua me ndërmjetësimin e huaj, dhe kështu e shkeli referendumin të cilin vet e kishte shpallur!

Mendjen në kokë o njerëz! Dijeni se shtetet e vogla asnjëherë nuk vendosin vet për fatin e tyre, veçse fuqitë e mëdha ua caktojnë fatin. Fundja, Serbia po nxiton të hyjë në Bashkimin Evropian, kurse atje gati të gjitha shtetet anëtare të Unionit janë edhe anëtare të NATO-s.

Kur e shihni se kush e ka ngritur iniciativën kundër integrimit në NATO (Matija Beçkoviq, Vojsillav Koshtunica, mitropoliti Amfillohije Radoviqi, ipeshkvi Atanasije, artisti Emir Kusturica, e të tjerë), dijeni se integrimi është diçka e mirë dhe e dobishme.

Nënshkruesit e asaj nisiative, “trusti i vërtetë i mendjeve”, por edhe elita sunduese, e dinë fare mirë se institucioni i referendumit mund të keqpërdoret lehtë, në mënyrë që pushtetarët dhe qarqet e caktuara të shoqërisë ta heqin përgjegjësinë nga vetja e t’ia ngarkojnë popullit. Por, a duhet vallë të lejohet që pleqtë e matufosur, politikajt e dështuar dhe priftërinjtë t’i blokojnë integrimet e të caktojnë fatin e brezit të ri? (Julius, 11 janar 2010; 18:42)

Dy pushtete lokale në Shtërpcë

Strukturat paralele jolegjitime të pushtetit të Serbisë në Kosovë nuk iu shërbejnë popullit të atjeshëm, veçse zyrtarëve të pushtetit të Beogradit, në mënyrë që të lavdërohen rrejshëm para popullit të vet, se si Serbia po ushtron pushtetin në Kosovë. Serbëve në Kosovë nuk iu sjell asgjë të mirë, përveç se i izolon. Aktet administrative ose çfarëdo akti tjetër i strukturave paralele ndoshta mund të vlejnë në Serbi, por në Kosovë ato nuk vlejnë asgjë, nuk mund të zbatohen as nuk prodhojnë kurrëfar efekti juridik.

Page 136: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

136 Adil Rr. FETAHU

Strukturat e tilla paralele të pushtetit iu shërbejnë vetëm një numri të vogël të serbëve, për të keqpërdorur mjete të konsiderueshme të cilat Serbia i mbledh nga tatimpaguesit e vet për të financuar ato struktura, duke filluar nga aparati me personel të shumtë të të ashtuquajturës Ministria për Kosovë e Metohi, deri te struktura më e ultë.

Më mençuri do ishte sikur Serbia vet t’i suprimonte të gjitha ato struktura e t’i porosiste serbët e Kosovës të hyjnë në institucionet legale dhe legjitime të Kosovës, ku do t’i realizonin të drejtat e tyre atje ku jetojnë. (Julius, 13 janar 2010; 07:57)

U ndërpre vizita e Bogdanoviqit në Shtërpcë

* Shërbimi Policor i Kosovës ia ndërpreu ministrit Bogdanoviq vizitën në Shtërpcë dhe e përzuri deri në kufi në Merdare. Ministri i hidhëruar dhe i shqetësuar me atë rast tha: “Unë do ta kisha kuptuar këtë veprim të ShPK-së sikur të kisha jetuar në qendër të Serbisë e të mos isha banor i Kosovës e Metohisë”.

Me qëllimin e vizitës dhe me këtë fjali, Bogdanoviqi i ka dhënë vetit autogol. Sepse, nuk kishte ai ndërmend që si qytetar i Kosovës të shkojë për skijim në Brezovicë ose në ndonjë vizitë private në Shtërpcë, por me tërë shpurën zyrtare, me ekipin e TV dhe të gazetarëve deshi të bëjë një vizitë zyrtare si ministër i shtetit tjetër, për çfarë nuk kishte kërkuar as marrë leje paraprake. Prandaj, me plot të drejtë u pengua në qëllimin e tij. Le t’i falënderohet fatit që nuk është burgosur e dënuar për kundërvajtje, por vetëm u përzu përtej kufirit shtetëror.

Zotëri Bogdanoviqi duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, se nuk mund të sillet e pështillet në territorin e shtetit tjetër me shpurën e tij, pa pasur lejen paraprake të pushtetit kompetent. (Julius, 13 janar 2010; 18:23)

Demarshi i Serbisë kundër Podgoricës

Serbia ka bërë demarsh të ashpër kundër Qeverisë së Malit të Zi, për shkak të vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me “institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kumton Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Njëkohësisht është urdhëruar tërheqja e menjëhershme e ambasadorit të Serbisë në Podgoricë. Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi e Kosovës, Qeveria e Serbisë e vlerëson si rrënim të stabilitetit rajonal dhe çrregullim të marrëdhënieve midis fqinjëve!

Page 137: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 137

Në të vërtetë është e kundërta. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis shteteve, veçmas midis fqinjëve, i kontribuon stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjë që është në interes reciprok por edhe në interes të gjithë rajonit, dhe është një prej kushteve për integrimin evropian të vendeve ballkanike.

Reagimet e tilla të ashpra të Serbisë ndaj vendeve më të vogla se vetja është bërë praktikë. Këto reagime tanimë janë devalvuar më tepër se dinari, prandaj nuk e shqetësojnë askend, sado të ashpra të jenë.

Por, a e din Jeremiqi se Kosova dhe Mali Zi janë shtete sovrane dhe vet e udhëheqin politikën dhe diplomacinë e tyre, sipas interesave të veta.

Nëse Jeremiqi konsideron se “Kosova është Serbi”, atëherë ambasadorët e ri të Kosovës (sipas gjasave ai mund të jetë Azem Vllasi) dhe Malit të Zi mund të kryejnë punët diplomatike edhe “për pjesën tjetër të Serbisë”.

Nuk kam dëgjuar që Jeremiqi të ketë ndërmarrë far masash kundër Mauritanisë, e cila dje e njohu pavarësinë e Kosovës dhe paralajmëroi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. (Julius, 15 janar 2010; 18:07)

“Elektrokosmeti”: Apel për pagesë

Derisa shpenzonin rrymën e KEK-ut (Korporata Elektroenergjetike e Kosovës), plot 10 vjet nuk paguan asnjë cent, e në rast se iu ndërpritej rryma për shkak të mospagesës, ankoheshin se si janë të diskriminuar. Delegacione të ndryshme shkonin në Beograd për t’u ankuar, kurse ndërprerjen e rrymës ministri Bogdanoviq e quante shkelje të “drejtave themelore” të njeriut dhe diskriminim në baza të përkatësisë kombëtare.

Si u bë tash, pas nja 20 ditëve që marrin rrymën nga Elektroekonomia e Serbisë, menjëherë duhet t’i paguajnë faturat për energjinë e shpenzuar, ose do t’iu ndërpritet rryma?

Njëfar logjike ekonomike e çuditshme, që pagesën e rrymës në llogari të EE të Serbisë, e konsideron akt patriotik të ndihmesës në forcimin e strukturave paralele të pushtetit të Serbisë në Kosovë! (Julius, 18 janar 2010; 14:50)

Page 138: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

138 Adil Rr. FETAHU

Tadiqi nuk do shkojë në Zagreb

Tadiqi nuk do merr pjesë në inaugurimin e kryetarit të sapozgjedhur të Kroacisë, Ivo Josipoviq, për shkak se në atë ceremoni do merr pjesë kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Disa po e kritikojnë e disa të tjerë po e përkrahin këtë vendim të Tadiqit.

Është e drejtë e nikoqirit se cilët do i ftojë, dhe e drejtë e të ftuarëve nëse do shkojnë ose jo sipas ftesës, ndonëse nuk është mirësjellje as e këshillueshme të mos shkosh aty ku të ftojnë, pa pasur ndonjë arye të fortë objektive.

Këtë herë zotëri Tadiqi është sjellë në mënyrë jodiplomatike, duke u orvatur ta nënçmojë Kroacinë, duke i diktuar asaj se cilin ta ftojë në inaugurimin e kryetarit të saj të saj.

Nuk është Kroacia sikur Maqedonia, që për shkak të Tadiqit – të mos e ftojë Sejdiun.

Ky vendim i Tadiqit nuk është në frymën e sjelljes konstruktive ndaj Kosovës dhe ndaj fqinjëve të tjerë, në çka po insiston Bashkimi Evropian, madje edhe vet Ban Ki Muni.

Shtyrja me inat në udhëheqjen e politikës shtetërore nuk sjell rezultate. Në qoftë se (përfaqësuesit e Serbisë) vazhdojnë kështu me bojkotimin e tubimeve ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbia gjithnjë e më tepër do të vetizolohet, ngase në të ardhmën përfaqësuesit e Kosovës gjithnjë e më shpesh do marrin pjesë në tubime të tilla.

Këtë herë Sejdiu do ta ketë rastin të promovohet në mesin e shumë kolegëve të tij, ashtu që për mungesën e Tadiqit nuk do i vijë shumë keq.

Por, shtrohet pyetja, a do ta bojkotojë Tadiqi edhe seancën e Këshillit të Sigurimit më 22 janar, poqese në atë seancë merr pjesë Sejdiu, apo çka është edhe më keq, në qoftë se Kosovën e përfaqëson ministri Hyseni, që është i rangut më të ulët? (Julius, 20 janar 2010; 17:34)

Marti: Duam ta dimë të vërtetën

*Raportuesi special i Këshillit të Evropës, Dik Marti, po qëndron sot në Kosovë. Shkak i vizitës së tij është hetimi në lidhje me gënjeshtrat e Karla del Pontes për gjoja tregtinë me organet e njerëzve, por vizita është shfrytëzuar nga

Page 139: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 139

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës për të potencuar problemin e afro 1800 personave kosovarë të zhdukur, akoma të pagjetur.

Zotëri Marti deklaroi se është i kënaqur me pritjen, por se ai nuk është organ hetues gjyqësor as prokurorial.

E përse pra ju quajnë hetues, në çfarë cilësie profesionale jeni dhe përse bëni “hetime”? A mos jeni ndonjë far lloj ombudsmani i Bashkimit Evropian, apo çka jeni? (Julius, 20 janar 2010; 21:15)

Kosovë: Rrogat e shumëfishta – të paligjshme

* Reformën e administratës në Kosovë e bën Ministria e Administratës Publike e Kosovës, në harmoni me standardet dhe kriteret e Bashkimit Evropian.

“Reformën” e strukturave paralele të pushtetit të Serbisë në Kosovë, do ta bëjnë organet kompetente të pushtetit të Kosovës në bashkëveprim me Euleksin. Për atë “reformë” tanimë e kanë përgatitur strategjinë, e cila nënkupton eliminimin e atyre strukturave paralele ilegale, ndërsa krijimin e strukturave legale dhe legjitime të pushtetit vendor në mjediset ku popullsia serbe është shumicë.

Kujt i shkon në interes shpenzimi i gjithë atyre mjeteve për mbajtjen e strukturave të tilla, të cilat askujt nuk i shërbejnë për asgjë, përpos propagandës dhe pasurimit të individëve. Edhe vet Oliver Ivanoviqi ka pranuar “se 240 veta nga ato struktura marrin paga të dyfishta, madje edhe disa që fare nuk jetojnë në Kosovë, gjë që paraqet vepër penale, porse kjo po tolerohet kur është në pyetje veprimi i strukturave paralele në Kosovë”! (Julius, 26 janar 2010; 17:25)

ShPK i lëshoi serbët e ndaluar

* Marrja në bisedë informative e pastaj lirimi i zëvendësministrit dhe zyrtarëve tjerë të Qeverisë së Serbisë, të cilët pa u paralajmëruar kanë shkuar në Kosovë me qëllim që t’iu japin përkrahje forcimit të strukturave paralele të pushtetit të Serbisë në Kosovë, nuk mund të kualifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut dhe qytetarit të Serbëve në Kosovë.

Ky veprim i pushtetit të Kosovës është në pajtim të plotë me ligjin, rendin dhe qetësinë.

Nga organet e pushtetit të Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare, strukturat paralele të pushtetit të Serbisë në Kosovë janë cilësuar se janë ilegale. Ndaj

Page 140: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

140 Adil Rr. FETAHU

strukturave ilegale secili shtet do të vepronte në mënyrë më të ashpër, se sa vetëm t’ua ndërpret mbledhjen ilegale, t’i merr në bisedë informative e t’i përzejë përtej kufirit.

Derisa Euleksi dhe Qeveria e Kosovës kanë përgatitur strategjinë për eliminimin e qetë dhe gradual të atyre strukturave, pushteti serb ka shtuar përpjekjet për t’i forcuar ato struktura.

Përse nuk ka shkuar vet ministri Bogdanoviq në Kosovë, por e ka dërguar zëvendësin e tij, kur e din fare mirë se çka e pret atje?

Ndërprejeni më këtë rrahje të ujit në havan, esëllohuni dhe pranoni realitetin, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, ligjet dhe organet e të cilit duhet të respektohen dhe sjellja duhet të jetë në pajtim me to.

Askush nuk do të ju besojë në gënjeshtrat për gjoja shkeljen e të drejtave të njeriut kur është fjala për veprime të këtilla. (Julius, 26 janar 2010; 20:25)

Dobrijeviq: Kisha për ruajtjen e Kosovës

* Kosovën nuk kanë mundur ta ruajnë as ato struktura shtetërore të cilat kakariseshin sikur janë ndonjë forcë, e lere më se do ta ruajnë popat e peshkopët, madje prej së largu, prej Australisë dhe Zelandës së Re.

Atë dhe të tjerët si ai askush nuk i pyet, nëse e duan ose jo pavarësinë e Kosovës. Pavarësia është dëshira e popullit të Kosovës, i cili me luftë të armatosur e ka fituar, duke u çliruar nga okupimi shekullor prej pushtetit serb.

Në qoftë se ka mbetur që popat të ruajnë diçka, përpos kishave e manastireve, është i mjerë ai shtet të cilin e ruajnë të tillët. (Julius, 27 janar 2010; 14:45)

Jeremiq: Në Prishtinë po rritet nervoza

* Jo Jeremiq, në Prishtinë nuk ka nervozë fare dhe as që ka arsye për te. Ti ke qindra arsye për nervozë, ngase diplomacia jote dita-ditës po dështon dhe nuk po ka kurrëfar ndikimi në rrugën e zhvillimit të pavarësisë së Kosovës.

Në Kosovë gjithçka po shkon sipas planit të Ahtisarit, ngadalë, qetë dhe sigurt e pa nervozë.

Page 141: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 141

Strategjia për eliminimin e strukturave paralele të pushtetit të Serbisë është përgatitur dhe ajo do zbatohet ngadalë dhe sigurt. Ajo strategji nuk e ka nervozuar Prishtinën por Beogradin.

Asgjë nuk është e sigurt se çfarë do jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndonëse gjasat më të mëdha janë që ai mendim të jetë i favorshëm për Kosovën. Por, sido që të jetë ai mendim në praktikë nuk ndryshon asgjë, sepse nuk është i obligueshëm. Pa pritur atë mendim, kohëpaskohe Kosovës po i arrijnë njohje të reja dhe kështu do vazhdojë edhe më tutje.

Dialog me Serbinë për statusin e Kosovës nuk do ketë më kurrë, por negociata e bisedime për vënien e marrëdhënieve diplomatike dhe për zgjidhjen e çështjeve praktike në marrëdhëniet fqinjësore, ekonomike e kulturore – duhet të ketë dhe këto do të ndodhin herëdo-kurdo.

Nervoza po shtohet në kokën e Jeremiqit i cili nuk po mund ta ndalë rrugën e afirmimit të Kosovës. Por nervoza po shtohet edhe në tërë Serbinë për shkak të problemeve praktike jetësore; gjithnjë e më shumë po ka greva, bllokadë të rrugëve, etj. Me kot Jeremiqi po përpiqet që vëmendjen e popullit ta kthejë në tjetër anë. (Julius, 28 janar 2010; 15:04)

Irinej: Në Bashkimin Evropian me identitetin tonë

* Patriku i sapozgjedhur i KOS, Irinej, qysh prej ditës së parë të marrjes së tronit paralajmëroi se më tepër do merret me punë shtetërore e politike se sa me punë të kishës. Të kujtojmë fjalët e tij që i tha me rastin e inaugurimit, kur në lidhje me Kosovën, ndër të tjera tha: “Kosova është toka jonë e shenjtë dhe duhet të jemi të përgatitur për çdo viktimë për ta ruajtur, qoftë se kërkon edhe viktima...”.

Për ta paraqitur “programin e tij kishtaro-shtetëror”, ai do mbahet mend si patriku i parë i cili organizoi dhe mbajti konferencë për gazetarë, me ç’rast premtoi “se kisha do ta ndihmojë shtetin për ta ruajtur Kosovën”. Dhe jo vetëm kaq, por sugjeroi shpalljen e referendumit për anëtarësim në NATO, kurse hyrjen në Bashkimin Evropian “e kushtëzoi” me mbajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë!

Nuk e di se çfarë shkruan në Kushtetutën e KOS, por e di se në Kushtetutën e Republikës së Serbisë shkruan qartë: “Kisha dhe bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti” (neni 11 paragrafi 2).

Page 142: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

142 Adil Rr. FETAHU

Se a mos patriku Irinej ka për qëllim dhe po orvatet ta bashkojë kishën dhe shtetin në një (organizëm) sikur në mesjetë, e të vendosë teokracinë në Serbi, mbetet që populli dhe organet kompetente të Serbisë të vendosin për këtë. (Julius, 28 janar 2010; 17:37)

Me futjen e euros e humbim sovranitetin?

* Me hyrjen në eurozonë Serbia nuk humbë asgjë, përpos dinarit të dobët i cili çdo ditë e më tepër po rrokulliset tatëpjetë. Kujt i nevojitet dinari i tillë? Me dinarë të tillë nuk mund të ruhet sovraniteti monetar i valutës nacionale.

Përndryshe, Serbia në njëzet vjetët e fundit e ka humbur çdo lloj sovraniteti: politik, ekonomik, territorial e moral, dhe dinjitetin njerëzor. Nuk ka më çfarë të humbë nga dinjiteti i vet. (Julius, 1 shkurt 2010; 12:03)

Finlanda përkrahë Serbinë në BE

* “Serbia është lider i Ballkanit Perëndimor, Serbia duhet t’i prijë Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian”, i tha Jeremiqi kolegut të tij finlandez Aleksander Stub!

Ky konstruksion i pakuptimtë dhe i pabazë nuk është i ri as nuk është shpikur nga Jeremiqi, por ai shpesh e përdorë me dëshirë.

Gjepurat e tilla vetëm gjenerojnë mburrje boshe të popullatës edhe ashtu të trullosur.

Askush Serbisë nuk ia ka dhënë as ajo nuk e ka rolin e tillë në rajon. Aq më tepër që ajo me të gjithë fqinjët është në marrëdhënie shumë të këqija dhe sillet në mënyrë destruktive.

Serbia vërtetë prinë përpara vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor por në aspektin negativ: ajo i ka shkaktuar, zhvilluar dhe humbur luftërat e përgjakshme; ajo prinë në korrupsion, kriminalitet, moszbulimin e vrasjeve; prinë në ekstradimin e tërë kreut të vet shtetëror, ushtarak e politik në Tribunalin e Hagës, etj, etj.

Mundësitë e përparimit verbal janë të mëdha, por ato vetëm ushqejnë iluzione, në vend se të ballafaqoheni me realitetin.

Page 143: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 143

Kompleksi i vogëlsisë dhe parëndësisë nuk mund të shërohet me lavdërime boshe, por me përparimin e njëmendët në të gjitha aspektet. (Julius, 4 shkurt 2010; 15:57)

Jeremiq: Disa nuk e dëshirojnë Serbinë në BE

* Me diplomaci të tillë çfarë po e udhëheq Vuk Jeremiqi, Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian para vitit 2020. Ai gjithnjë po e përsëritë atë slloganin tanimë të konsumuar, se “Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”. Ndonëse ai sllogan është kryesisht për përdorim të brendshëm politik, megjithatë ka jehonë te faktorët ndërkombëtarë në procesin e integrimit.

Deklarata e fundit e raportuesit të Këshillit të Evropës për Serbinë, Jellko Kacin, se “Nëse Serbia nuk dëshiron në BE pa Kosovën, atëherë do të jetë e detyruar ta presë Kosovën, ndërsa Serbia të mbetet e fundit e cila do bëhet pjesë e BE-së”, vetëm sa e vërtetojnë atë që u tha më sipër. Ndërkaq, ministri Jeremiq në të gjitha anët e botës i mallkon dhe lamenton shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën, për çfarë kohëve të fundit i është tërhequr vërejtja – se po sillet në mënyrë jodiplomatike. Kështu Jeremiqi po zhvillon luftë mediale jo vetëm me Jellko Kacinin, por edhe me diplomacitë e vendeve tjera të cilat e kanë njohur Kosovën. Por, atë luftë nuk mund ta fitojë veçse, thënë me fjalorin sportiv të cilin ai e ka në qejf ta përdorë – vetëm mund t’i jep vetit autogola.

Për dinamizmin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Serbisë i nevojitet një diplomat i karrierës e me përvojë, i cili ka dije, takt, fjalor dhe manire të nevojshme për diplomaci, e jo të inatoset me secilin që mendon ndryshe.

Atë që duhet ta lusësh, nuk duhet ta hidhërosh, thotë një urti e popullit. (Julius, 6 shkurt 2010; 14:02)

Dezher: Kosova nuk është problem

* Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensen Dezher, deklaroi se “Kosova nuk do të duhej të ishte problem në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE, ngase Kosova në procesin e integrimeve evropiane po hecën në binarët e vet, kurse Serbia në binarët e saj”.

Kush nuk e ka të qartë se zotëri Dezher me këtë në mënyrë eksplicite e njeh pavarësinë e Kosovës. Duket se vetëm Tadiqi e Jeremiqi nuk e kanë kuptuar

Page 144: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

144 Adil Rr. FETAHU

realitetin, prandaj gjithnjë e përsërisin si papagajt atë slloganin tanimë të konsumuar se “kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”.

O njerëz, po në qoftë se Kosova e pavarur është aq problem për Serbinë, po çfarë problemi do ishte sikur, mos e dhëntë Zoti, të ishte brenda Serbisë?!

Hajde, pranojeni më para popullit tuaj dhe para botës se Kosova është e pavarur, meqë ashtu është, dhe ecni përpara pa marrë në thua në atë Kosovë.

Heret a vonë këtë do të detyroheni ta bëni, prandaj sa më parë – aq më mirë. (Julius, 7 shkurt 2010; 14:42)

Viena: Mbështetet Plani për Veriun e Kosovës

* Grupi Drejtues Ndërkombëtar e mbështeti Planin për integrimin e Veriut të Kosovës në institucionet e Prishtinës. Me atë rast e ftoi Serbinë që të luajë rol konstruktiv në këtë proces.

Në vigjilje të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë, Grupi vlerësoi se Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në zbatimin e Planit të Ahtisarit. E fton Serbinë, Kosovën dhe vendet fqinje që të angazhohen për dialog pragmatik për çështjet me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen konstruktive në forumet rajonale.

Kërkesa për integrimin e serbëve në institucionet e sistemit ka për qëllim që në Kosovë të vehet rendi dhe të sundojë ligji, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, nxitoi menjëherë ta shpallë GDN si ilegal, ndërsa konkluzat e tij nul.

Po çfarë të keqe ka në qoftë se kërkohet sundimi i ligji, ndalja e korrupsionit dhe kriminalitetit? Këto janë në interes të të gjithë qytetarëve të ndershëm, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare a fetare. Këto nuk iu konvenojnë vetëm individëve ose grupeve të cilët janë mësuar që në mënyrë të papenguar të merren me kriminalitet të të gjitha llojeve.

Po vërej reaksione të ndryshme të pavend kundër konkluzave të Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Por, unë mendoj se për serbët e Kosovës është më mirë që sa më parë të integrohen në institucionet e sistemit dhe vetëqeverisjen lokale ta ushtrojnë në pajtim me ligjin, e jo ta vazhdojnë paligjshmërinë si deri më tash. Mos i dëgjoni ata nga Beogradi që ju ftojnë për bojkot dhe ju mashtrojnë se si Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur. Nga ajo mosnjohje ju nuk keni kurrëfar

Page 145: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 145

dobie, ndërsa mund të keni dëm dhe probleme më të mëdha. Në qoftë se juve ju njohin, atëherë le të ju lënë të jetoni të qetë e në paqe, në pajtim me ligjin. (Julius, 9 shkurt 2010; 08:05)

Ivanoviq: Vendimi i GDN i pritur

* Grupi Drejtues Ndërkombëtar e mbështeti Planin e Zyrës Civile Ndërkombëtare për integrimin e pjesës veriore në institucionet e sistemit të Kosovës, dhe e ftoi Serbinë të luajë rol konstruktiv në këtë proces.

Zyrtarët e Serbisë e hodhën atë Plan dhe vlerësuan se ai paraqet rrezik për stabilitetin në rajon.

Çfarë logjike e çuditshme e këtyre zyrtarëve të Serbisë!

Po në qoftë se me atë Plan kërkohet të vehet rendi dhe sundimi i ligjit, të pengohet korrupsioni dhe kriminaliteti, këto janë në interes të shumicës së qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare a fetare. Ai Plan nuk iu konvenon vetëm atyre individëve ose grupeve të cilëve iu pengon sundimi i ligjit, ngase janë mësuar që në mënyrë të papenguar të merren me kriminalitet të të gjitha llojeve, duke u pasuruar në dëm të shumicës së popullatës së ndershme. Ajo gjendje e rrezikshme nuk mund të tolerohet pafund.

Vënja e rendit dhe sundimi i ligjit nuk paraqesin rrezik për rajonin, por vetëm për kriminelët.

Fundja, ai Plan nuk është bërë për Serbinë por Kosovën, prandaj Serbia nuk ka përse të brengoset, ngase ai nuk do të zbatohet në Serbi. Serbia vetëm është ftuar të ketë rol konstruktiv në procesin e integrimit të serbëve të Kosovës në institucionet e sistemit, e kjo do të thotë të mos i mashtrojë ata më me atë se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe të mos i përkrahë individët dhe grupet kriminale të cilëve iu konvenon paligjshmëria dhe kaosi. (Julius, 9 shkurt 2010; 08:27)

Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë

* Jeremiqi sigurisht nuk është në Serbi?

Kaluan 24 orë e akoma nuk bëri notë proteste, nuk e tërhoqi ambasadorin e vet nga Shkupi, as nuk e përzuri ambasadorin e Maqedonisë nga Beogradi! (Julius, 10 shkurt 2010; 08:02)

Page 146: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

146 Adil Rr. FETAHU

Gjukanoviq: Vendimi për Kosovën ishte i logjikshëm

* Çfarë ka më të logjikshme se sa të kultivosh marrëdhënie të mira me fqinjët.

Gjukanoviqi është bërë njëri nga liderët dhe burrështetasit më të mençur, i cili din që në mënyrën më të mirë t’i mbrojë interesat e popullit dhe shtetit të vet. Ai arriti që Malin e Zi ta nxjerrë nga kthetrat e Serbisë së Koshtunicës, si qimen prej tëlyeni.

E ka kuptuar herifi realitetin në të cilin jeton, ashtu që të gjithë potezat po i lëvizë në pajtim me interesat nacionale dhe me faktet reale politike, e kjo është edhe në pajtim me interesat e rajonit.

Udhëheqjes së tillë të politikës shtetërore duhet pasur lakmi, e jo t’i shihet për të madhe. Nuk është rastësi që në të gjitha zgjedhjet e deritashme, në nivel shtetëror dhe atë lokal, doli fitues. (Julius, 10 shkurt 2010; 16:06)

Sinodi për ndërrimin e Artemijes

* Sinodi (Këshilli) i KOS (Kishës Ortodokse Serbe) duhet të shqyrtojë raportin e komisionit mbi hetimin (konstatimet) lidhur me afarizmin financiar të Dioqezës së Rashkës-Prizrenit, dhe përgjegjësinë (eventuale) të peshkopit Artemije.

Se peshkopi Artemije i ka ikur kontrollit dhe është bërë i padëgjueshëm ndaj pushtetit të kishës dhe të shtetit, kjo nuk është ndonjë risi. Ai më tepër merret me punë politike e shtetërore se sa me punë të kishës. Por, risi është formimi i komisionit hetues i kishës, me detyrë që të vërtetojë faktet lidhur me malverzimet dhe skandalet financiare e kadrovike në dioqezën e tij. Dyshohet se ai posedon pasuri të mëdha të paluajtshme dhe llogari të fshehta, dhe se në Gjakovë e paska shitur një tokë të kishës, për afro 150.000 euro?

Pa dyshuar në motivet e këtij hetimi, vlen të përshëndetet aksioni i KOS, që më në funt të fillojë pastrimin e “oborrit të vet” nga përçarjet dhe aferat të cilat po e trondisin.

Edhepse është fjala për të besueshëm të lartë të kishës, edhe puna e tyre duhet të bazohet në ligj, rend dhe përgjegjësi, jo vetëm sipas ligjeve kishtare veçse edhe sipas ligjeve (civile e penale) të shtetit.

Vërtetimi i fakteve dhe i përgjegjësisë eventuale për shkeljet dhe paligjshmëritë e kryera, nuk duhet të interpretohen si pasojë e përçarjeve dhe si hakmarrje midis klerikëve, por si orvatje për ta forcuar moralin dhe autoritetin e kishës.

Page 147: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 147

I mbyturi kapet për kashte, thonë. Për ta paraqitur veten e tij si një personalitet i rëndësishëm, peshkopi Artemije ka lansuar tezën kinse ambasadat e shteteve perëndimore janë të interesuara ta mënjanojnë nga pozita!

Se çka do të del nga ky hetim, mbetet të shihet, por të mos del ajo: “u dridh mali – lindi një mi”, ndërsa punët në dioqezë edhe më tutje të duken si ajo komedia e S.Sremacit: “Pop Qira e Pop Spira”. (Julius, 11 shkurt 2010; 19:08) Spanja nuk e përkrah planin e Fejtit

* Askush nuk e ka pyetur Spanjën se a do ta përkrahë ose jo planin e Fejtit për integrimin e pjesës veriore të Kosovës në institucionet legale të sistemit. Misioni i Bashkimit Evropian “EULEX” është krijuar dhe dërguar në Kosovë në bazë të Planit të Marti Ahtisarit, me detyrë ekskluzive për të mbikëqyrur dhe ndihmuar zbatimin e atij plani, i cili parasheh vënien e rendit dhe sundimin e ligjit në tërë Kosovën, e jo në pjesë të veçanta të saj.

Si edhe të gjitha planet dhe strategjitë e deritashme të bashkësisë ndërkombëtare, do zbatohet edhe ky plan, pa marrë parasysh se disa shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk do ta përkrahin atë. Por, derisa 22 shtetet më të rëndësishme të BE-së e kanë njohur Kosovën, kurse BE e ka dërguar misionin e vet për ta zbatuar planin e Ahtisarit, ato duhet ta përkrahin këtë plan.

Fare nuk është me rëndësi që Spanja, Rumania ose Qipro nuk e përkrahin. Plani do zbatohet në Kosovë e jo në ato vende.(Julius, 12 shkurt 2010; 20:44)

Jeremiqi: Katër prioritete në vitin 2010

* Deri kur ore ky ministër do flet nebuloza?

Prioritetet të cilat i përmend ai, e përjashtojnë njëra tjetrën. Sepse të gjitha janë lidhura me Kosovën.

Ai mund të vizatojë (caktojë) prioritete e të shpreson zbatimin e tyre vetëm pasi që Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës. Ngase, edhe afrimi kah BE edhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore janë të lidhura ngushtë me Kosovën.

Dhe, si mund ta ruajë tërësinë territoriale “me Kosovën brenda Serbisë”, kur Kosova është shtet i pavarur, dhe e ka rrugën e vet të veçantë kah integrimi në Bashkimin Evropian.

Deri kur do ta nënçmoni popullin tuaj me nebuloza të këtilla? (Julius, 12 shkurt 2010; 21:21)

Page 148: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

148 Adil Rr. FETAHU

Sinodi i KOS e shkarkoi peshkopin Artemije

* Sinodi (Këshilli) i KOS e shkarkoi peshkopin Artemije nga detyra e drejtuesit të Dioqezës së Rashkës-Prizrenit, por nuk ia hoqi gradën e peshkopit. Për administrator të Dioqezës e caktoi peshkopin e pensionuar të Dioqezës së Zahum-Hercegovinës, Atanasije.

Në përkrahje të peshkopit Artemije, para ndërtesës së Sinodit ishin tubuar tërë llomi i “megapatriotëve” të “Gardës së Car Llazarit”, të “Obrazit” dhe të organizatave tjera neonaciste të verifikuara!

A s’është ky një shkak që peshkopi Artemije ta vejë gishtin në tamth e të mendojë se çfarë shoqërie po e mbështetë.

Mbi Dioqezën janë aplikuar masat e përkohshme, ndërsa kundër disa personave të cilët e rrethonin Artemien, do kërkohet përgjegjësi penale. Dhe kjo është në pajtim dhe në stilin e politikës së drejtësisë serbe; të zënë peshqit e vegjël, kurse peshqit e mëdhenjë t’i lënë të notojnë. (Julius, 13 shkurt 2010; 16:04)

Koshtunica: Të shpallën zgjedhjet

* Sapo e kisha harruar se është gjallë, kur ja u paraqit prej diku dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme. Sepse e ka vërejtur se pushteti i tanishëm dhe ambasadorët e huaj e paskan rrënuar gjithë mundin dhe rezultatet e tij dhe e paskan shkatërruar Serbinë, pas atij lulëzimi dhe prosperiteti të qeverisjes së tij, kur ai madje edhe Kosovën e pat futur në atë preambulën e kushtetutës së tij eksprese. Thot se populli po don ndryshime.

E saktë. Populli si populli, gjithnjë kërkon ndryshime, por ndryshime për më mirë. Ndërkaq, populli serb nuk e don Koshtunicën, ngase ai nuk sjell ndryshime për të mirë, veçse aso ndryshimesh me të cilat të kaluarën e bënë të tashme, ndërsa të tashmen – të kaluar. Këtë e ka treguar dhe vërtetuar sa ishte kryeministër.

Po, përse të mundohej i gjori të përpilojë ato “12 parimet e programit të ardhshëm”, kur e ka të gatshëm Planin aksional nga mandati i kaluar.

Nuk është fajtor që është quar lugat, por fajtore është partia e tij, që nuk e shkarkoi menjëherë kur i humbi zgjedhjet, kurse tash në stilin komunist është i vetmi kandidat për kryetar të partisë, që do zgjedhet në kuvendin e jashtëzakonshëm.

Page 149: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 149

Flej rehat dhe mos kij dert Tadiq, sepse nga të tillët siç është Koshtunica nuk të rrezikohet posti dhe mund të ushtrosh edhe disa mandate. Popullli e mbanë mend qeverisjen e tij, prandaj edhe e pat hedhur nga pushteti. Ç’është e drejta, do kisha dëshiruar të mbahen zgjedhjet e parakohshme, që ta sheh e të bindet se populli nuk e don.

Ruaje Zot popullin serb nga Koshtunica dhe kompania e tij! (Julius, 14 shkurt 2010; 14:36)

Jeremiq: Kosova dhe BE dy tema të veçanta

* Jo or Jeremiq. Negociata për statusin e Kosovës nuk do të ketë më, sepse statusi është caktuar dhe atë e kanë njohur vendet dhe organizatat më të rëndësishme të botës.

Për negociata nevojitën së paku dy palë. Edhepse Serbia dëshiron të fillojë negociata për statusin, Kosova këtë nuk e pranon dhe nuk ka arsye as motiv ta pranojë.

Dhe e ke gjetur ditën të “inicosh procesin e negociatave për statusin” mu kur Kosova po kremton solemnisht dyvjetorin e pavarësisë, ku po marrin pjesë të ftuar të shumtë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Ndonëse nuk ka gjasa që mendimi i GjND të jetë i favorshëm për Serbinë, megjithatë çfarëdo që të jetë ai mendim, nuk do të ndikojë asgjë për të ndryshuar realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Për paqen në Kosovë nuk ka merita Serbia, por pushteti i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht NATO/KFOR-i.

Negociata e bisedime duhet të mbahen për çështje tjera të hapura midis dy shteteve fqinje e të pavarura. Unë mendoj se mund të bisedohet madje edhe për ndërrim të territoreve: tri komunat e Jugut të Serbisë, me tri komunat e Veriut të Kosovës.

Ndërkaq, integrimi i Serbisë në BE nuk do bëhet pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Ky është kusht pa të cilin nuk bëhet. (Julius, 17 shkurt 2010; 08:19)

Page 150: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

150 Adil Rr. FETAHU

Gjeliq: Qëllimi – anëtarësimi proaktiv në BE

* Qëllimi i Serbisë është që në BE të hyjë si anëtare e respektuar e Bashkimit , e jo kundër vullnetit të disa vendeve të BE-së, - deklaroi Bozhidar Gjeliqi.

A thua vallë din se çka po flet ky Gjeliqi?

Po kundër vullnetit jo të disa shteteve, por as të vetëm një shteti anëtare nuk ka mundësi të hyhet në Bashkimin Evropian. Sepse, për hyrjen e cilitdo vend në BE nevojitet pëlqimi i të gjitha vendeve anëtare të BE-së. Aty nuk mund të hyhet me dhunë, veçse kur t’i përmbushë të gjitha kushtet të cilat i cakton Unioni, dhe kur pajtohen të gjitha shtetet anëtare. (Julius, 17 shkurt 2010; 08:34)

Lëterm: E ardhmja e Serbisë në BE

* Se kush për çka flet, ndërsa Tadiqi për Kosovën, duke e përsëritur atë fjalinë e tij magjike tanimë të konsumuar, se “kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës”. Kështu ia përsëriti këtë fjali edhe mysafirit të tij, kryeministrit të Belgjikës, Lëterm.

Përkundër tij (Tadiqit), kryeministri Cvetkoviq u tregua më i mençur dhe më realist, kur shprehu pragmatizëm dhe gatishmëri për zgjidhjen e çështjeve praktike të cilat janë të rëndësishme për jetën e përditshme të njerëzve, e jo të ushqejë iluzione për dofar bisedimesh për statusin e Kosovës tanimë të pavarur. (Julius, 17 shkurt 2010; 16:14)

Karl Bilt shpreh keqardhje për mosardhjen e Tadiqit

* Bashkëpunimi midis Kroacisë e Serbisë është i rëndësishëm vetëm për ato dy vende, e jo (çelës) për tërë rajonin.

Çelësi për rajonin është bashkëpunimi reciprok i të gjitha vendeve të rajonit.

Në qoftë se Tadiqi dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë i bojkotojnë tubimet ndërkombëtare për shkak se në to marrin pjesë zyrtarët e Kosovës, ata do të vetizolohen gjithnjë e më tepër, ndërsa gjithnjë e më pak do ketë asi të cilëve do t’iu vjen keq për këtë, sikur që ka shprehur keqardhje Karl Bilti. (Julius, 18 shkurt 2010; 19:10)

Page 151: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 151

Gjeliq: Evropën nuk e paguajmë me Kosovën

* Serbia kurrë nuk do pajtohet që Kosova të jetë kusht për në Evropë,- ka deklaruar nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq.

Zotëri Gjeliq, kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian i përcakton ai Bashkim, pa i pyetur vendet e veçanta nëse pajtohen ose jo me ato kushte. Poqese i përmbushin kushtet e caktuara - pranohen, përndryshe nuk pranohen në BE.

Në qoftë se Serbia që më parë nuk pajtohet me kushtet e caktuara, kjo do të thotë se ka hequr dorë nga procesi i integrimit.

Serbia nuk duhet të llogaritë në mosunitetin aktual të vendeve të BE rreth çështjes së Kosovës, sikur kjo është rrethanë e favorshme për Serbinë. Ky mosunitet vlenë si për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, poashtu edhe kur është në pyetje pranimi i Serbisë për anëtare të BE. Raporti i forcave të këtij mosuniteti tash për tash është 22:5 në favor të Kosovës, dhe ato 22 janë shtetet më të forta të BE-së. Por, edhe sikur vetëm një shtet-anëtar i BE-së ta kushtëzonte çështjen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në BE.

Nëse Kosova dhe Serbia nuk mund ta njohin, ta respektojnë dhe të takohen si fqinje, heret a vonë do të takohen si anëtare të BE.

Sa i përket bindjes, se raporti i ardhshëm i Prokurorit (Bramerc) lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës do jetë “pozitiv”, nuk kisha marrë guximin të paragjykojë, përderisa Ratko Mlladiqi nuk do t’i ekstradohet Tribunalit të Hagës. (Julius, 21 shkurt 2010; 17:07)

* Bastisja ne shtëpinë e djalit të Mlladiqit

Me rastin e bastisjes së shtëpisë së Ratko Mlladiqit në Beograd, nga Grupi aksional i cili “po e gjurmon” të kërkuarin e Hagës, thanë se nuk e kanë kërkuar Mlladiqin!?

Për këtë pohim nuk kemi dyshim. Sepse në Serbi nuk ekziston vullneti politik as gadishmëia për burgosjen e tij.

Organet hetuese këtë herë i paskan marrë disa sende: videokaseta, CD, disa blloka shënimesh të vitit 1991, dhe një sasi të hollash (euro). Thuase se kjo është hera e parë që është bastisur ajo shtëpi!

Page 152: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

152 Adil Rr. FETAHU

Thonë se i paskan matur dimensionet e shtëpisë dhe sipërfaqet dhe trashësinë e mureve, thuase këta ishin farë mjeshtër të cilët e kanë ndërmend ta rinovojnë shtëpinë, apo farë molerësh që do t’i ngjyrosin muret!

Dhe pas gjithë kësaj, presin raport pozitiv nga Kryeprokurori i Hagës, kinse Serbia po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin. Unë them se më ngushtë po bashkëpunoni me Mlladiqin, se sa me Tribunalin. Dhe kjo nuk është e papritur, ngase Mlladiqin e përkrahë shumica dërmuese në Serbi, si dhe institucionet kryesore: Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë, dhe Kisha Ortodokse Serbe!

Nga hetime të tilla Mlladiqi mund të rrijë i qetë dhe rahat, ngase nuk e kanë qëllimin ta burgosin dhe ekstradojnë. (Julius, 23 shkurt 2010; 17:24)

Kushneri e quajti gazetarin budalla

* A thua se askush në Beograd nuk pati guximin t’ia bëjë atë pyetje lidhur me “shtëpinë e verdhë”, por e gjetën që atë pyetje t’ia bëjnë në një fshat të Kosovës (në Graçanicë)?

E po, në pyetjen budallaqe as nuk ka mundur të pritet përgjigje diplomatike, veçse aso çfarë e dha Kushneri temperament. Në mos keni pritur që pas atyre përqafimeveve e puthjeve me Thaçin e të tjerët, do të jepte ndonjë përgjigje më të favorshme për Serbinë.

Bile ai ka thënë fjalë edhe tjera shumë më të rënda për Serbinë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës. Ofendimi i një gazetari nuk ishte asgjë në krahasim me atë që e tha për pavarësinë e Kosovës dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe fqinjët.

Dikush tash në përgjegjën e Kushnerit “po gjenë prova të reja” për ekzistimin e rastit të “shtëpisë së verdhë”!

Mblidhni mendjen or zotërinjë, ngase zotëri Kushneri është një nga ministrat më të shquar dhe më autoritativ në mesin e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian. (Julius, 2 mars 2010; 19:23)

Jeremiq: Zgjedhim Kosovën, më parë se BE-në

* Mos kij dert o Jeremiq, se askush nuk do të vejë para një dileme të tillë, as nuk do ta shtrojë pyejten e zgjedhjes: se a don Kosovën apo Bashkimin Evropian? Sa i përket Kosovës ajo ka shkuar në pakshim në rrugën e vet të

Page 153: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 153

pavarësisë. Ndërkaq, sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian, kjo varet nga vet Serbia dhe populli i saj, se a dëshiron ose jo të bëhet anëtare, pasiqë t’i përmbushë kushtet e caktuara.

Çështjen e integrimit të Serbisë në BE po e lidhin me Kosovën vetëm zyrtarët serb, ngase askush nga BE tash për tash këto dy çështje nuk po i lidhin. Por, me qenë se Jeremiqi vet po i shtron (vetes) këtë pyetje, atëherë ai po bënë hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë, gjë që fare nuk është diplomaci e mençur. Ngase me këtë vetëm po i rrënon përpjekjet e Serbisë për integrim në BE.

Jeremiqi nuk duhet t’ia shtrojë vetes pyetjen e zgjedhjes midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, por midis Serbisë e BE, ose Serbisë së izoluar; edhe në rastin e parë edhe në të dytin – pa Kosovën.

Askush nuk e ka autorizuar Jeremiqin të udhëheqë diplomaci të tillë skandaloze, me të cilën ia mohon ardhmërinë popullit serb. Prandaj duhet të ndërrohet menjëherë e të qitet në PDS të Koshtunicës, ngase po duket se instruksionet për udhëheqjen e politikës së jashtme po i merr mu prej Koshtunicës! (Julius, 5 mars 2010; 16:18)

Tadiq: Vetëm sipas Rezolutës 1244

* Zotëri Tadiqi u detyrua ta degradojë vetveten dhe funksionin e tij, që sipas ftesës së dy kryeministrave (Sllovenisë dhe Kroacisë) të udhëtojë në Slloveni, për t’u marrë vesh për një çështje të thjeshtë teknike e banale; që pas emrave të kryetarëve ose kryeministrave pjesëmarrës në tubim – të mos shkruhet emri i shtetit pjesëmarrës! Ashtu që nuk do të dihet se kush cilin shtet e përfaqëson. Për te nuk është me rëndësi pjesëmarrja, por vetëm ajo që të mos shkruhet emri i shtetit të cilin e përfaqëson. Do të thotë, për ta “shlyer” emrin e Kosovës, u detyrua “ta shlyejë” edhe emrin e Serbisë!

Eh sa poshtë ke rënë more Tadiq.

Rezoluta 1244, në të cilën insiston Tadiqi me aq këmbëngulje, kurrë nuk është zbatuar në tërësi në Kosovë (ku është kthimi i atyre ushtarëve e policëve të Serbisë?), ndërsa tash pas shpalljes së pavarësisë ajo rezolutë “nuk figuron më” në Kosovë. Në qoftë se nuk je i informuar, në vend të asaj rezolute, në Kosovë punohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilat burojnë nga Plani i Marti Ahtisarit.

Page 154: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

154 Adil Rr. FETAHU

Krejt çka ka mbetur në Kosovë nga ajo rezolutë dhe nga UNMIK-u, është njëfar Zanieri i mërzitur, të cilin askush më nuk e pyet as konsulton për asgjë. (Julius, 6 mars 2010; 13:55)

Pa marrëveshje për pjesëmarrjen e Kosovës

* Titulli i këtij lajmi duhet të ishte: Pa marrëveshje për pjesëmarrjen e Serbisë, ngase Kosova gjithsesi do të merr pjesë, qoftë se i shkruhet emri i shtetit (Republika e Kosovës) ose pa atë mbishkrim për asnjë shtet pjesëmarrës. Me rëndësi është që delegacioni i Kosovës është ftuar të merr pjesë si delegacion i veçantë shtetëror.

Madje edhe sikur emrit të Kosovës t’ia kishin shtuar atë “bishtin” e parëndësishëm UNMIK, kjo asgjë nuk do të ndryshonte çështjen për sa i përket raportit me Serbinë.

Sipas të gjitha gjasave, në tubimin në Bërdo afër Kranjit do të merr pjesë kryeministri Hashim Thaçi. Në qoftë se nuk shkruhen emrat e shteteve pjesëmarrëse, kjo do të thotë se Thaçi i ka futur të gjithë nën hije dhe anonimitet.

Do ishte punë më e mençur sikur zotëri Tadiqi në atë të tubim të deklarojë publikisht dhe solemnisht se e njeh pavarësinë e Kosovës, e me këtë t’i tregojë botës se me të vërtetë është demokrat dhe i përcaktuar për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon, se sa të shtyhet: don – s’don të merr pjesë në mbledhje e me cilat kushte. Ka shansin dhe rastin të bëjë një gjest të vullnetit të mirë për pajtimin e dy popujve të armiqësuar me shekuj në Ballkan: popullit Shqiptar dhe atij Serb. Me këtë populli serb do të lirohej nga mitomania dhe iluzionet për mbajtjen e Kosovës nën pushtetin e Serbisë, dhe do të ecte në një të ardhme më të mirë. (Julius, 7 mars 2010; 13:03)

“Dy gjermanitë, shembull për Sërbinë”

Qëllimet e sinqerta të porosisë së zotëri Vodsvordit janë në drejtim të bashkëpunimit reciprok midis Kosovës e Serbisë për çështjet konkrete. Në këtë kontekst ai ka përmendur bashkëpunimin e dy gjermanive, edhepse Gjermania Lindore nuk ishte njohur nga Gjermania Perëndimore as nga shtetet e tjera të Perëndimit.

Me këtë rast zotëri Vodsvordi sigurisht nuk ka menduar se pas 44 vjetëve do të vjen deri te bashkimi i Kosovës me Serbinë. Sepse, rasti i Kosovës e Serbisë nuk është si ai i Gjermanisë. Atje kishte të bënte me një popull të njëjtë, të ndarë

Page 155: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 155

me dhunë midis dy blloqeve botërore. Dëshira për bashkimin e kombit nga të dy anët nuk ka rreshtur asnjëherë, derisa ai bashkim u realizua.

Në rastin tonë çdo analogji është joadekuate, sepse situata është diametralisht e kundërt. Këtu është fjala për dy popuj të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët në pikëpamje etnike, gjuhësore, kulturore, fetare. Populli Shqiptar nën okupimin e Serbisë, gati gjithë shekullin e 20 ishte ekspozuar krimeve më të rënda dhe diskriminimit të të gjitha llojeve. Pavarësinë e fitoi me luftë të armatosur dhe ky popull nuk ka arsye, dëshirë as motiv për t’u bashkuar me ish okupatorin.

Por, përkundër kësaj, diplomatët pragmatikë gjejnë arsye dhe shembuj bashkëpunimi reciprok për çështjet praktike jetësore, me interes të përbashkët dhe me qëllim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjë që duhet të përkrahet nga secili njeri qëllimmirë, nga njëra dhe nga pala tjetër. (Julius, 10 mars 2010; 08:31)

Ganiq u lirua nga paraburgimi

* Unë nuk besoj se jurisprudenca e Serbisë është aq e painformuar sa i përket shpalljes së fletarrestit ndërkombëtar. Deri më tash kanë pasur rastin të bindën me këtë cirkus të fletarresteve të tilla, dhe mbajtjes për pak kohë të Hashim Thaçit e Agim Çekut (nga Kosova) dhe të disa personave të akuzuar qytetarë të Kroacisë.

Qendra e Interpolit Ndërkombëtar jo vetëm se po i injoron, veçse po i përqeshë fletarrestet e Serbisë. Kështu do të ndodhë edhe me rastin e Ejup Ganiqit; ai do të lirohet e të kthehet në atdhe, pa i munguar as qimja e flokut.

Në qoftë se qëllimi i jurisprudencës serbe është vetëm të përbaltë e të komprometojë persona të caktuar autoritativ të shteteve fqinje, atëherë me mospërfilljen e atyre fletarresteve vetëm sa i jep vetit flakaresh dhe i acaron marrëdhëniet me fqinjët, të cilat edhe ashtu nuk i ka të mira

Zyrtarët e Serbisë nga njëra anë flasin gjoja për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, e nga ana tjetër ngritin aktakuza e shpallin fletarreste kundër të gjithë liderëve dhe zyrtarëve shtetërorë të vendeve fqinje, edhepse e dinë se nuk janë kompetent për të zhvilluar procedurë për ato raste. Duket se në listën e fletarresteve të Serbisë janë të gjithë luftëtarët dhe liderët e zyrtarët e BeH, Kosovës dhe Kroacisë, të cilët gjatë luftës i kanë mbrojtur vendet dhe shtëpitë e veta.

Sipas rregullave më të reja të Qendrës së Interpolit Ndërkombëtar me seli në Lion, fletëarrestin mund ta shpallë:

Page 156: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

156 Adil Rr. FETAHU

a) vetëm gjykata ndërkombëtare, për krime të luftës, b) shteti mund të shpallë fletarresti për shtetasit e vet të akuzuar për

krime lufte, dhe c) për shtetasit e huaj mund të shpallë fletarresti vetëm në qoftë se shteti

tjetër është pajtuar me atë fletarrestimi.

Me fletarrestet e veta Serbia vetëm po bënë cirkus dhe po i jep flakaresh jurisprudencës serbe dhe Zyrës së interpolit serb në Beograd, e nuk mund të arrijë asgjë. (Julius, 11 mars 2010; 22:29)

Krahinat pa atribute të shtetit

* Funksionari i SD (Social-demokratëve) të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka propozuar ndarjen funksionale të Serbisë në disa krahina, sipas standardeve evropiane por pa atribute të shtetit. Kriter themelor për njësitë territoriale-politike (krahinat) e merr numrin prej 2 milion banorëve. Sipas kësaj llogarie Serbia do i kishte katër krahina. Duke marrë parasysh se i ka humbur dy krahinat jugore – “Kosovën dhe Metohinë”; ky do ishte një kompensim me numër të dyfisht të krahinave, të cilat i ka propozuar Çanaku.

Për këtë ide kreative të zotëri Çanakut, do të duhej të themelohej një shpërblim special i quajtur “Dr Vojsillav Koshtunica”. Dhe deri sa dr Voja akoma është gjallë, është rendi që ai personalisht t’ia dorëzojë atë shpërblim Çanakut, për meritat që ka në gjetjen e formulës për debllokimin e kushtetutës aktuale retrograde të Koshtunicës, me të cilën Koshtunica e ka gozhduar Serbinë për koordinatat e “Kosovës e Metohisë”, nga të cilat Serbia nuk mund të shkojë as përpara në Bashkimin Evropian, as prapa në “Kosovë e Metohi”. (Julius, 14 mars 2010; 11:47)

Pengesat kushtetuese për integrimin

* Njohësit e materies kushtetuese qysh prej fillimit e kanë ditur se procesi i integrimit në një moment të caktuar do ta detyrojë elitën politike të Serbisë për t’iu qasur ndryshimeve të kushtetutës në disa pjesë të saj. Sepse kushtetuta e përgatitur shpejteshpejt nga partitë politike dhe e votuar në referendumin e mbajtur më 28 e 29 tetor 2006, nuk e ka marrë parasysh gjendjen reale të Serbisë. Qytetarët e Serbisë as nuk kanë qenë të njohur me përmbajtjen e kushtetutës para mbajtjes së referendumit, ngase nuk ka pasur shqyrtim publik paraprak.

Page 157: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 157

Në fushatën politike për miratimin e kushtetutës me referendum, liderët politik, e sidomos Vojisllav Koshtunica, e frikësonin popullin se si do ta humbin Kosovën poqese Kushtetuta nuk miratohet në referendum. Kështu, kushtetuta u miratua sipas parimit: “Tekstin nuk e kam lexuar, por (nuk) kam vërejtje në përmbajtje”!

Unë mendoj se pengesë kryesore dhe e pakalueshme për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, në një moment të caktuar do të jetë ajo preambula famoze e Koshtunicës në kushtetutë, ku thuhet: “Duke u nisur nga fakti se Krahina e Kosovës e Metohisë është pjesë e territorit të Serbisë... dhe se nga pozita e tillë e Krahinës së Kosovës e Metohisë dalin obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë e Metohi në të gjitha marrëdhëniet politike të brëndshme e të jashtme....”.

Dihet si është gjendja reale e Kosovës, se ajo tashmë është shtet i pavarur, e njohur përveç tjerash edhe nga 22 shtete-anëtare të Bashkimit Evropian.

Prandaj, ajo preambulë si dhe të gjitha dispozitat e tjera të cilat lidhen me Kosovën, do të jenë pengesa kryesore. Lidhur me këtë është edhe dispozita e nenit 114 par.3, e cila përmban tekstin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Serbisë, ku thuhet: “Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’ia kushtojë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj...”.

Është e gjatë lista dispozitave kontestuese dhe të paqëndrueshme në kushtetutë, të cilat do të jenë pengesë në procesin e integrimit, ngase nuk kanë lidhje me realitetin. Prandaj është e nevojshme që ndryshimeve të kushtetutës ekzistuese të Serbisë t’i qasen seriozisht e me themel, duke marrë parasysh gjendjen e tashme reale dhe nevojat për integrimet euroatlantike. (Julius, 15 mars 2010; 08:27)

Kosor: Do mbahet mbledhja në Slloveni

*Thaçi vërteton se në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Bërdo afër Kranjit do të merr pjesë si kryeministër i shtetit të pavarur të Kosovës, ndërsa Tadiqi thotë se në atë mbledhje do merr pjesë vetëm në qoftë se Kosova trajtohet “si protektorat i KB” sipas Rezolutës së KS 1244.

Me rëndësi është që të dy të marrin pjesë, të drekojnë e darkojnë bashkë dhe të fotografohen bashkë. Sa i përket statusit të pjesëmarrjes së tyre, që të dy do t’i interpretojnë ashtu siç iu konvenon, ndërsa mjetet e informimit do t’i

Page 158: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

158 Adil Rr. FETAHU

komentojnë sipas përkatësisë së tyre partiake. Gjatë asaj kohe, popullit më tepër do t’i interesojnë problemet praktike jetësore, se sa statusi i liderëve të tyre.

Do ishte interesant të dëgjohen shpjegimet e tyre, se si hedhin nebuloza nga zgavra e zhbirueme në të zbraztë, sikur të mos ishte marri të merremi me çështje triviale, derisa kanë probleme të shumta më të rëndësishme jetësore të popujve të tyre të mjerë! (Julius, 16 mars 2010; 17:32)

Katër modele për Beogradin e Prishtinën

* Modele për bashkëpunim midis Kosovës e Serbisë, si dy shtete fqinje të pavarura, duhet kërkuar dhe gjetur sipas shembujve më të mirë. Bashkëpunimi është më tepër në favor të Serbisë se sa të Kosovës, veçmas bashkëpunimi ekonomik, ngase Serbia më së tepërmi eksporton në Kosovë, dhe ato mallra të cilësisë së dobët, të cilat nuk mund t’i plasojë në tregjet perëndimore, kurse në Kosovë bile edhe pa dogana!

Sa iu përket iluzioneve për negociata në lidhje statusin politik-juridik të Kosovës, kjo është histori e kryer dhe negociata të tilla nuk do ketë më.

Është marri të krahasohet situata e Kosovës me Krahinën e Bavarisë në Gjermani. Ajo Krahinë nuk ka subjektivitet juridik ndërkombëtar, kurse Kosova është shtet i pavarur, anëtare e FMN, Bankës Botërore, dhe ka krijuar marrëdhënie diplomatike me një numër të konsideruar të shteteve.

Nga burime ndërkombëtare gjithnjë e më tepër po dëgjohen zëra se pavarësinë e Kosovës së shpejti do ta njohin edhe ato 5 anëtaret e tjera të Bashkimit Evropian, ngase po përgatitet terreni për pranimin e Kosovës në BE, dhe kështu të përfundohet me Ballkanin Perëndimor. (Julius, 17 mars 2010; 08:08)

Koshtunica: Kosova nuk do bëhet shtet

* Ja, Koshtunica duke përsëritur ato “mantrat” e tij budallaqe:

- “Kosova kurrë nuk mund të bëhet shtet” (ndërkaq ajo u bë shtet i pavarur derisa Koshtunica ishte kryetar i Qeverisë së Serbisë);

- “Populli serb që jeton në Kosovë është dëshmia më e mirë se nuk ekziston shteti i rrejshëm i Kosovës” (sipas kësaj logjike, pasi që në Gjermani ka serbë më shumë se në Kosovë, nuk ekzistuaka shteti i rrejshëm i Gjermanisë!);

Page 159: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 159

- “Fuqitë e jashtme vijnë e shkojnë, kurse populli serb të gjitha këto i mbijeton” (edhe regjimet e Serbisë kanë ardhur e kanë shkuar, dhe populli shqiptar të gjitha ato i ka mbijetuar);

- “Kushtetuta jonë në të cilën është shkruar se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, është i vetmi mjet juridik kundër shtetit të rrejshëm të Kosovës, e cila në afat të gjatë do jep rezultate” (kushtetuta është kategori e ndryshueshme, kurse ajo preambula e saj vetëm sa e ka gozhduar Serbinë, që të mos mundet as të ecë përpara në BE, as prapa – në Kosovë).

Çfarë dobie ka populli serb, veçmas serbët e Kosovës nga kushtetuta e tillë?

Në qoftë se kallashnjikov-Koshtunica mendon se me këso “mantra” e mite për Kosovën do të mbahet politikisht i pranishëm, apo se do të kthehet në skenën politike të Serbisë, mashtrohet keq, ngase populli e mbanë mend fare mirë se deri sa ka qenë në pushtet nuk ka kontribuar asgjë në ruajtjen e Kosovës as në përmirësimin e situatës së serbëve të atjeshëm. Përkundrazi.

Faktikisht Kosova është e pavarur nga Serbia qysh prej qershorit të vitit 1999, kurse juridikisht prej 17 shkurtit 2008 (derisa Koshtunica akoma ishte në pushtet). Ai thoshte edhe për territoret e Kroacisë se janë Serbi, por dihet se sa iu ndihmoi kjo serbëve të atjeshëm. Nuk e ka pranuar as pavarësinë e Malit të Zi, por ai shtet qëndroi dhe po prosperon si shtet i pavarur.

Me mitin për Kosovën, Koshtunica po ia shpërlanë trurin popullit serb, veçse populli gjithnjë e më tepër po mendon esull dhe po e kupton realitetin. Ai më së tepërmi do t’iu ndihmonte serbëve të Kosovës sikur të heshte e të mos e përmend Kosovën fare. (Julius, 17 mars 2010; 20:02)

Tadiqi nuk shkon në Slloveni

* Tadiqi nuk do merr pjesë në Konferencën Rajonale në Bërdo afër Kranjit, për shkak se në të njëjtën merr pjesë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Fillimisht organizuesit e Konferencës patën arritur një marrëveshje kompromisi me Tadiqin, që në mbledhje të shkruhen vetëm emrat e pjesëmarrësve, pa shënimin se cilin shtet e përfaqësojnë dhe pa shenja tjera (flamuj). Në ndërkohë Tadiqi u hamend (ndoshta është konsultuar me Koshtunicën e Jeremiqin), ashtu që pjesëmarrjen e tij e kushtëzoi me atë që pjesëmarrja e Kosovës të bëhet nën firmën UNMIK/Kosovë, gjë të cilën pala kosovare nuk e pranoi.

Page 160: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

160 Adil Rr. FETAHU

Fjala e urtë popullore thotë: Pa atë që nuk është – bënë edhe pa te. Kështu edhe kjo Konferencë do mbahet pa Tadiqin, por do të krijojë përshtypje të përgjithshme se Serbia, si “lider rajonal” i vetëshpallur, nuk është e gatshme të bashkëpunojë me fqinjët, gjë që është një nga kushtet me rëndësi për integrimin evropian. Do të thotë se konsekuencat më të mëdha të mospjesëmarrjes në Konferencë do t’i ketë vet Serbia.

Në qoftë se z.Tadiqi ka menduar se nuk do mbahet Konferenca nëse ai nuk merr pjesë, është mashtruar keq. Është dashur ta dijë se të tjerët jashtë Serbisë pavarësinë e Kosovës e shohin si realitet.

Me veprime të tilla Tadiqi vetëm sa e vetizolon Serbinë dhe po udhëheqë politikë shtetërore të gabuar sikurse paraardhësit e tij: Koshtunica e Millosheviqi, dhe kjo nuk është në interes të Serbisë.

Duket se ka pasur të drejtë Ivica Daçiqi kur pat thënë, në Kuvendin e Serbisë me rastin e votimit të një rezolute për Kosovën (2007):” Nuk e di se a ka pasur nevojë më 5 tetor 2000 të na ndërroni, derisa edhe sot po udhëheqni politikën tonë të njëjtë”!

Shtetari i mençëm duhet të veprojë në mënyrë pragmatike. Nuk jemi të detyruar ta duam njëri-tjetrin, por jemi të detyruar të bashkëpunojmë me fqinjët. (Julius, 19 mars 2010; 19:12)

Përfundoi Konferenca Rajonale

* Konferenca Rajonale që u mbajt në Bërdo afër Kranjit (Slloveni) i përfundoi punimet me miratimin e një Deklarate të përbashkët të pjesëmarrësve. Suksesin e Konferencës tash po e komentojnë secili në mënyrën e vet (se sa janë reale ato vlerësime as që ka rëndësi).

Sido që të jetë, humbësi më i madh nga kjo Konferencë ka dalë Serbia, ngase është fituar përshtypja se ajo nuk është e gatshme për bashkëpunim reciprok me fqinjët.

Askush nuk ka pritur se Konferenca do të merr vendime ekzekutive dhe se do i zgjidhë problemet aktuale në rajon, por që sadopak do i harmonizojnë qëndrimet për bashkëpunim reciprok.

Pjesëmarrësit e Konferencës mungesën e Tadiqit do ta kenë arsyetuar me fakin se ai është tepër i zënë me përgatitjet për mbajtjen e Samitit të Lëvizjes së të Painkudruarëve, që do mbahet në Beograd me rastin e 50-vjetorit të Samitit të

Page 161: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 161

fundit të mbajtur poashtu në Beograd (1961). Kështu, Serbia përpos titullit të vetëquajtur “lideri i rajonit”, do ketë rastin ta fitojë edhe titullin e liderit të Lëvizjes së të Painkuadruarve, të cilin e kishte e ndjera Jugosllavia e Titos.

Unë mendoj se gabojnë të gjithë ata që thonë se Serbia e bojkotoi Konferencën. Ngase, në qoftë se Kosova është Serbi, siç po thonë zyrtarët e Serbisë dhe siç është përcaktuar në preambulën e Kushtetutës së Koshtunicës, nuk mund të thuhet se Serbia nuk ishte e pranishme, pasiqë kryeministri i Kosovës, zotëri Hashim Thaçi mori pjesë në Konferencë dhe mbajti një fjalim mjaft paqësor për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. (Julius, 21 mars 2010; 07:30)

Jellko Kacin viziton Tiranën

* Pala shqiptare edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, me fjalë e me vepra kanë treguar se janë për bashkëpunim, mirëpo për bashkëpunim nevojitet edhe pala tjetër.

Serbia zyrtare nuk është e gatshme për bashkëpunim me popullin Shqiptar askund.

Ju kujtohet se si kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi vizitonte fshatrat dhe familjet serbe në Kosovë, të cilëve iu jepte përkrahje morale e materiale dhe iu premtonte siguri. A i ka vizituar kështu Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndonjë zyrtar i lartë i Serbisë?

Thaçi edhe në Konferencën rajonale në Bërdo afër Kranjit ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjithë fqinjët, ndërsa Serbia duke bojkotuar atë Konferencë ka dëshmuar se nuk është e gatshme të bashkëpunojë me asnjë nga fqinjët! (Julius, 22 mars 2010; 16:30)

Çfarë është shkruar në Deklaratën për Srebrenicën

* Më shumë kohë dhe shqyrtim më intensiv i është kushtuar dhe është zhvilluar për Deklaratën mbi gjenocidin në Srebrenicë, se sa për kushtetutën e Serbisë. Sepse për kushtetutën Koshtunica e kishte sajuar preambulën me të cilën kishte arritur konsensus të plotë.

Sa i përket Deklaratës mbi gjenocidin në Srebrenicë, përpos ndoshta LDP (Partisë Liberal-Demokratike) të Çedës, asnjë parti tjetër nuk e pranon fjalën gjenocid, ndërsa disa sosh me këmbëngulje e mohojnë se ka ndodhur gjenocidi,

Page 162: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

162 Adil Rr. FETAHU

ndonëse GjND me aktgjykim e ka vërtetuar dhe shqiptuar. Këta përpiqen që krimet e të gjitha palëve t’i barazojnë.

Unë këtë e kuptoj si fakt se ata nuk janë penduar për “kontributin” e tyre të drejtpërdrejt ose të tërthortë në kryerjen e krimeve dhe të gjenocidit. Të tillët po e mbrojnë edhe Ratko Mlladiqin, madje edhe po i emërtojnë rrugët dhe sheshet në Beograd, Novi Sad e gjetkë me emrin e tij!

Heret a vonë do t’iu vjen në rend-dite edhe rezoluta apo deklarata për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë. Të shohim se si do reagojnë atëherë? (Julius, 24 mars 2010; 18:12)

“Nuk ka marrëveshje për kthimin e gjyqtarëve”

* Disa zyrtarë të serbë ose janë të tillë ose hiqen si të marrë, sikur nuk kanë lidhje me realitetin.

Jo vetëm se është joserioze veçse është marri që sekretari i Ministrisë së drejtësisë “nuk e ditka” se cilat ligje do të zbatohen në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës! Kjo është sikur sekretari i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës të bënte pyetje, se cilat ligje do të zbatohen në punën e gjykatave në Preshevë e Bujanovc.

Por për çdo eventualitet, për informimin e tij, e bëjmë me dije z.Homen-in se në të gjitha gjykatat e Kosovës zbatohen ligjet e Kosovës, kurse kompetenca territoriale e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës përfshinë territoret e gjykatave komunale të Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderajt, Leposaviqit dhe Zubinpotokut. Edhe struktura nacionale e gjyqtarëve do të jetë adekuat me strukturën nacionale të popullsisë së territorit të cilin e mbulon ajo Gjykatë.

Si gjykatë e shkallës së dytë lidhur me vendimet/aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, vepron Gjykata Supreme e Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës është në procedurë të miratimit Ligji i ri për gjykatat, me të cilin parashihet themelimi i Gjykatës së Apelit si gjykatë e shkallës së dytë, mirëpo deri atëherë është Gjykata Supreme si shkallë e dytë. (Julius, 25 mars 2010; 16:26)

Tadiq: Aksioni për kthimin e operaterëve

* Në krahasim me dy ditët e mëparshme, sot po vërej se ka disa komente më të matura, më të arsyeshme dhe më reale, të cilat i referohen respektimit të ligjit. Ndërsa deklarata e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, është nën nivelin e atyre

Page 163: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 163

komenteve. Ai thotë se “Telekomi i Serbisë është në gjendje që për shtatë ditë ta ripërtërijë pasurinë e shkatërruar”.

Në qoftë se me këtë z.Tadiqi ka menduar në ripërtëritjen e stacioneve bazë për veprimin e operaterëve ilegalë (te telefonisë mobile), me këtë nuk zgjidhet problemi. Ngase, organet kompetente të Kosovës mund t’i shkatërrojnë përsëri për shtatë orë dhe t’i heqin bazat e ripërsëritura.

As bashkësia ndërkombëtare nuk mund të ndikojë në kthimin e operaterëve ilegalë, sepse ata vet nuk do i duronin në vendet e tyre.

Zgjidhja e problemit mund të arrihet vetëm me marrëveshje dhe me regjistrimin e rregullt të provajderëve për veprim legal, në pajtim me ligjin.

PTK-ja tanimë ka marrë vendim që Serbëve në Kosovë (por jo edhe Shqiptarëve!) t’iu ndajë gratis sim-kartela me numra të telefonave mobilë të operaterëve legalë të cilët veprojnë në Kosovë (“Vala” dhe “Ipko”), dhe se për dy ditë kanë marrë kartela një numër i caktuar i qytetarëve të Graçanicës, Shtërpcës dhe enklavave tjera në Kosovë. (Julius, 25 prill 2010; 16:52)

EU: Veprimet në Kosovë problematike

* Nuk është e vërtetë se Bashkimi Evropian e ka cilësuar si problematike heqjen e transmetuesve të operaterëve ilegalë të telefonisë mobile. Kështu ka mundur të thotë vetëm ndonjë individ jodiplomat (“një burim”), por shefat e diplomacive të BE as nuk e kanë përmendur këtë çështje.

Dhe përse ata të merren me këtë çështje, kur dihet se në vendet e tyre nuk do të duronin një pirateri të tillë as një ditë, e lere më se dhjetë vjet, siç ka ndodhur në Kosovë. (Julius, 27 prill 2010; 07:29)

Kufiri në duartë e Policisë së Kosovës

* Vallë, a ende qenka në liri ish-gjenerali i UJ (ushtrisë jugosllave)?!

Duket se Kërstiqi paska qenë në gjumë këto afro 11 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës, prandaj “nuk paska dëgjuar” se në ndërkohë Kosova është bërë shtet i pavarur, i njohur nga vendet më kryesore të botës, që tanimë e ka policinë e vet për ruajtjen e kufijve, prandaj “nuk ka nevojë” për policinë e Serbisë.

Page 164: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

164 Adil Rr. FETAHU

Sa i përket Rezolutës 1244, ajo në Kosovë ndoshta vlen vetëm për zotëri Zanierin, ngase askush tjetër, as nga pushteti vendor as nga misionet ndërkombëtare nuk e përmendin dot.

Dhe çfarë ka këtu për t’u habitur, se ruajtjen e kufijve e ka marrë përsipër policia e Kosovës. Kjo është kështu në të gjitha vendet demokratike; vetëm në shtetet totalitare kufirin e ruan ushtria. Ndërkaq, unë mendoj se kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë është një “mini-shengen” në Ballkan, plotësisht i lirë për komunikim reciprok. Për këtë qëllim edhe është ndërtuar Autostrada në anën e Shqipërisë, kurse në anën e Kosovës këto ditë ka filluar vazhdimi i asaj Autostrade, nga Morina deri në Merdar. (Julius, 28 prill 2010; 18:38)

“Kosova është krijesë banditeske”

Kush e din se çka dhe sa ka marrë ky far Rogozini për këtë “dashuri të flaktë” ndaj Serbisë, kur pandërprerë flet marrina të tilla kundër Kosovës?!

Jo z.Rogozin, nëseTi je bandit komunist i ish-BRSS, Kosova nuk është krijesë banditeske, veçse shtet i ri demokratik i cili është në rrugë të zhvillimit intensiv sipas parimeve dhe standardeve të shtetit demokratik, sipas shembullit të demokracive perëndimor.

Dhe nuk është e vërtetë se e drejta e tërësisë territoriale është më e vjetër dhe mbi të drejtën e vetëvendosjes së popujve, siç thua ti. Në qoftë se vërtetë ashtu mendon, atëherë po tregohesh se nuk ke lidhje me të drejtën ndërkombëtare. Sepse, sikur të respektohej e drejta e tërësisë territoriale në dëm të së drejtës së vetëvendosjes së popujve, sot në botë do ishin vetëm disa ish-perandori, e jo afro 200 shtete të pavarura. Edhe BRSS-ja jote nuk do shkatërrohej si kullë prej kartash.

Është çështje tjetër se gjuha që përdorë Rogozini nuk është aspak diplomatike, dhe ai jo vetëm Kosovën, veçse edhe të gjitha anëtaret e NATO-s dhe tjerat që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i quan krijesa banditeske! Vetëm ato krijesat të cilat i ka krijuar Rusia me agresionin ushtarak ndaj Gruzisë (Abhazinë dhe Osetinë e Jugut) për Rogozinin nuk qenkan banditeske! (Julius, 29 prill 2010; 18:33)

Page 165: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 165

ShBA-të kërkojnë abrogimin e Rezolutës 1244

* ShBA-të po përgatisin rezolutë të re me të cilën do të abrogohej Rezoluta 1244. Rezoluta e re do t’i referohej pjesës së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe ajo do ishte çelësi i përforcimit të pavarësisë së Kosovës.

A do të thotë kjo se Amerika apriori e ditka saktë se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do jetë në favor të Kosovës?

Po edhe Parlementi i Evropës po përgatitë një rezolutë me të cilën, ndonëse nuk e kërkon njohjen e drejtpërdrejtë formale, ajo kërkon nga Serbia të ketë “qëndrim pragmatik ndaj Kosovës”, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë masë për synimet e Serbisë kah integrimi në Bashkimin Evropian.

Politikajt, diplomatët dhe analistët e arsyeshëm dhe njohës të rrethanave politike, prej fillimit e kanë ditur se nuk do ketë asgjë nga integrimi i Serbisë në BE poqese, edhe pa njohjen formale, bile nuk përmirësohen marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës si fqinje. Sepse, Evropa nuk dëshiron të pranojë në radhët e veta vendet të cilat janë në “gjendje lufte” midis tyre. (Julius, 5 maj 2010; 08:46)

Jeremiq: Pa ndryshim të Rezolutës 1244

* Gjithnjë e më tepër po bindem se ky far Jeremiqi as vet nuk beson në ato nebulozat që i flet.

Në qoftë se ShBA-të angazhohen për abrogimin (ose ndryshimin) e Rezolutës 1244, ajo gjithsesi do realizohet.

Serbia (madje edhe ish-RSFJ dhe RFJ) gjithnjë ishin kundër rezolutave dhe misioneve ndërkombëtare civile dhe ushtarake, por më në funt realizohej ajo që e kishin menduar të fortit. Kështu do jetë edhe me këtë rezolutë.

Fundja, Rezoluta 1244 nuk ka të bëjë me Serbinë por me ish-RFJ-në, e cila tanimë nuk ekziston. Dhe nëse për asgjë tjetër, bile edhe nga ky aspekt ekzistimi i mëtejmë i asaj rezolute është pa objekt dhe e palogjikshme. Me atë rezolutë është vënë administrata e përkohshme e Komeve të Bashkuar (UNMIK) në Kosovë, dhe tash as ai UNMIK-u “nuk banon më në Kosovë”.

Ndërsa synimi i zotëri Tadiqit, për të realizuar dy qëllime: edhe Kosova në Serbi edhe Serbia në BE, është i parealizueshëm. Sepse një gjë është më se e sigurt, e ajo është: se as Kosova nuk do të kthehet në Serbi, as Serbia nuk do të

Page 166: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

166 Adil Rr. FETAHU

kthehet në Kosovë. Prandaj, është punë më e mençur dhe më e dobishme të angazhohet për hyrjen e Serbisë në BE, e të mos kapet kot për Kosovën. (Julius, 6 maj 2010; 19:29)

Liht: Mund të zhvillohen negociata të reja për Kosovën

* Sa qëndrime kundërthënëse në deklaratën e zonjës Sonja Liht!

Ajo e din fare mirë se serbët e Kosovës, të prirë nga politika ditore e Beogradit, në të gjitha çështjet veprojnë kundër ligjeve të Republikës së Kosovës. E kur organet kompetente të Kosovës ndërmarrin masa të caktuara me qëllim të zbatimit të ligjit, ajo këtë e quan “shkelje e të drejtave themelore të njeriut” për serbët!

Nga ana tjetër, në funt të deklaratës së vet thotë: “Respektimi i ligjit është baza e vetme e zhvillimit të mëtejshëm demokratik edhe në Kosovë”. Natyrisht, me këtë fjalinë e fundit të saj duhet të pajtohen të gjithë njerëzit normalë, ndërsa kundër atyre të cilët nuk e respektojnë ligjin, duhet të ndërmerren masa ligjore. (Julius, 8 maj 2010; 07:42)

Ndryshimi i akuzës kundër Mlladiqit

* Kjo që ka thënë zotëri Bramerc, se “pushteti i Serbisë duhet të presë edhe dy javë që ta dëgjojë vlerësimin e tij lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës”, nuk len vend që bashkëbiseduesit (serbë) të shpresojnë se vlerësimi do jetë i favorshëm për ta. Dhe jo vetëm deklarata e Bramercit, veçse edhe vet fakti se prej raportit paraprak deri më tash organet kompetente nuk kanë lëvizur asnjë milimetër në drejtim të burgosjes dhe ekstradimit të Ratko Mlladiqit.

Zgjerimi i akuzës kundër Mlladiqit është edhe një element shtesë që Mlladiqi sa të mundet e si të mundet t’i shmanget burgosjes.

Pala serbe është orvatur ta “zbusë” Bramercin duke treguar hapjen e varrezës masive afër Rashkës. Mirëpo, ky aksion i zbulimit të varrezës masive, i kurdisur në kohë dy ditë para vizitës së prokurorit Bramerc, nuk do të ndikojë asgjë në raportin e tij lidhur me burgosjen e R.Mlladiqit. Zbulimi i asaj varreze mund të ketë ndikim në qoftë se është llogaritur si taktikë e përgatitjes psikologjike të opinionit në Serbi para burgosjes së Mlladiqit, sikur u veprua me rastin e Kamionit frigorifer me trupat e Shqiptarëve të vrarë, para ekstradimit të S.Millosheviqit në Hagë, në vitin 2001. Por, sa i përket raportit të Bramercit, nuk besoj as që do ta përmendë atë varrezë masive. (Julius, 13 maj 2010; 18:31)

Page 167: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 167

Milletiq: Kërcënimi më i madh vjen nga Kosova

Mos u brengosni o Milletiq, se as mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do jetë kundër pavarësisë së Kosovës, as nuk do ketë kurrëfar reaksioni i dhunshëm në Kosovë për shkak të atij mendimi.

Çfarëdo që të jetë, ai mendim nuk është i obligueshëm për askend dhe nuk ndryshon asgjë nga realiteti i krijuar me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës. Prandaj nuk ka arsye për brengosje, kinse në Kosovë do të ndodhë diçka në lidhje me atë mendim.

Pavarësia e Kosovës nuk paraqet kurrëfar rreziku për Serbinë. Përkundrazi, Serbia paraqet rrezik për Kosovën, me politikën e saj të kundërshtimit të pavarësisë dhe me përzierjen në punët e brendshme të Kosovës së pavarur. Mirëpo, edhe kjo do të kalojë, pasi që një ditë në Serbi do vijnë politikaj më të arsyeshëm, të cilët do e kuptojnë se është punë e kotë dhe joproduktive të veprosh kundër rrjedhave të historisë. (Julius, 19 maj 2010; 07:40)

Gjeliq: Bashkëpunim i klasit të parë në rajon

* Në qoftë se Gjeliqi me këtë rast ka menduar (vetëm) në këmbimin e dispozitave juridike të Bashkimit Evropian, kjo mund të vlerësohet si gjest i kënaqshëm, duke iu falënderuar Kroacisë e cila ia ka dorëzuar Serbisë përkthimin e të gjitha (rreth 5000) akteve juridike të BE-së. Këtë lloj bashkëpunimi e mundëson gjuha e kuptueshme reciprokisht (kroato-serbe).

Përndryshe, sa i përket bashkëpunimit politik, ekonomik, të sigurisë dhe të çështjeve jetike për qytetarët e rajonit – ai bashkëpunim nuk është kurrëfare. Merreni si shembull bashkëpunimin e Serbisë me Kosovën, ndonëse as me vendet e tjera Serbia nuk ka ndonjë bashkëpunim të mirëfillt. (Julius, 20 maj 2010; 09:42)

Jeremiqi e falënderohn Nigerinë

* Ministri Jeremiq e falënderon kolegun e vet nigerian për përkrahjen që ai i jep Serbisë në luftën për ruajtjen e tërësisë territoriale.

Ajo përkrahje “ka dhënë fryte”, ngase deri më tash pavarësinë e Kosovës e kanë njohur vetëm 69 shtete të botës. Ç’është e drejta, në fillim njohja ishte nga shtetet më me ndikim, në mesin e të cilave ishin edhe 22 shtete-anëtare të Bashkimit Evropian. Tash njohja po vjen nga disa shtete të vogla, të cilat është

Page 168: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

168 Adil Rr. FETAHU

vështirë t’i gjejsh në hartën gjeografike, mirëpo edhe ato e kanë nga një votë në Kombet e Bashkuara.

Sa i përket ruajtjes së tërësisë territoriale të Serbisë, askush nuk është duke ia mohuar tërësinë brenda territorit të saj, natyrisht duke mos llogaritur territorin e Kosovës, e cila tanimë është shtet i pavarur dhe sovran.

Edhe Kosova ka përkrahjen në ruajtjen e tërësisë së saj territoriale, bile nga fuqitë (shtetet dhe organizatat) më të forta të botës.

Për ruajtjen dhe sigurinë e tërësisë territoriale nevojitet respektimi, njohja dhe përkrahja reciproke e fqinjëve, ngase pa këtë përkrahje është e kotë përkrahja e Nigerisë, sepse Serbia nuk është në kufi me Nigerinë! (Julius, 20 maj 2010; 18:12)

Gjukanoviq: Pa paternalizëm të Serbisë

* Çka keni bre serbë, çka i jeni vërsulur Gjukanoviqit karizmatik, i cili nuk ka thënë asgjë të keqe për serbët e Malit të Zi. Përkundrazi, ata i trajton si të gjithë shtetasit dhe qytetarët e tjerë të Malit të Zi. Askush nuk e mohon se serbët i takojnë korpusit etnik serb.

Nuk është mirë vetëm të flitet kundër njeriut, pas të cilave fjalë qëndron ndonjë ideologji e dyshimtë, e cila iu konvenon vetëm politikajve aktualë.

Fjalimi i urrejtjes, kujtdo që i drejtohet vetëm i ndez ndjenjat politike dhe asgjë me te nuk iu ndihmohet serbëve të atjeshëm.

Sa i përket kotizimit të lartë të zotëri Gjukanoviqit në listën e burrështetasve më të pasur, ndoshta e ka merituar njeriu atë kapital, duke pasur parasysh se ka arritur ta pavarsojë vendin e vet pa asnjë viktimë nga populli i vet i paktë. Ndoshta një pjesë të atij kapitali e ka marrë si dhuratë për njohjen e pavarësisë së Kosovës?! (Julius, 21 maj 2010; 16:37)

Familja e shpallë Mlladiqin të vdekur

* Ndoshta Ratko Mlladiqit iu kanë harxhuar mjetet financiare, prandaj tash po bënë këso manovre juridike, në mënyrë që familja e tij si trashëgimtare ligjore e pasurisë së tij, ta shet një pjesë të asaj pasurie për mbajtjen e tij të mëtejme. Gjithçka mund të supozohet nga fiksioni i kësaj manovre juridike. Por, tërë ky

Page 169: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 169

marifet është i padobishëm (madje është i dëmshëm) për shtetin dhe popullin e Serbisë.

Dikush në këto komente po supozon në mos R.Mlladiqi ka përjetuar infarkt apo sulm në tru. Unë i garantoj ata se Mlladiqit asnjëra nga këto nuk ka mund t’i ndodhë, sepse ai nuk ka as zemër as tru, derisa ka kryer gjithë ato krime. (Julius, 25 maj 2010; 16:54)

Karaxhiqi: Më kanë përgjua

* Ky far Karaxhiqi, alias dr Dabiqi, i urrenë aqë shumë Muslimanët, sa që këtë urrejtje ai e shtrinë deri te sulltanët e Perandorisë Osmane!

Tash po ankohet te Tribunali i Hagës se si e paskan përgjuar boshnjakët-muslimanë gjatë luftës.

Po çfarë ka këtu për t’u habitur dhe çfarë ka pritur tjetër nga armiku në luftë?! Thua se ai nuk e paska përgjuar palën tjetër.

Në luftërat bashkëkohore përgjimi i linjave të komunikimit të armikut është bërë praktikë standarde. Ndërsa mjetet për t’u mbrojtur nga përgjimi nuk janë gjithaq efikase dhe nuk funksionojnë gjithherë.

Ekziston material provues i konsiderueshëm, i grumbulluar nga përgjimet, dhe atë material Tribunali i Hagës e ka shfrytëzuar në procesin kundër gjeneralit Kërstiq, në lidhje me gjenocidin e kryer në Srebrenicë, dhe tash e shfrytëzon edhe në procesin kundër Karaxhiqit.

Nuk jam i sigurt se edhe neve sot nuk na i përgjojnë bisedat private përmes telefonit. Sepse, tash mjetet për përgjim janë mjaft të thjeshta dhe të lira.

Karaxhiqi ka kërkuar që gjykimi kundër tij të ndërpritet për një muaj, në mënyrë që të mund të studjojë shënimet e Ratko Mlladiqit nga ditarët e tij të luftës, të cilët gjykata do t’i shfrytëzojë si material provues kundër Karaxhiqit. Dhe, me qenë se nuk ka gjasa që Ratko Mlladiqi të ekstradohet si i akuzuar, Tribunali e ka shansin ta ftojë atë në cilësi të “dëshmitarit të mbrojtur” të akuzës (por mundet edhe të mbrojtjes!), për të sqaruar disa çështje nga shënimet e tij (në ditarët e luftës)! (Julius, 27 maj 2010; 15:08)

Page 170: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

170 Adil Rr. FETAHU

Jeremiqi: Lufta për trashëgiminë kulturore

* Ministri agjil i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se tash detyrë parësore dhe e rëndë është lufta për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të KOS (Kishës Ortodokse Serbe) në Kosovë.

A do të thotë kjo se Jeremiqi e ka kuptuar realitetin, derisa e ka zbutur kështu retorikën e tij të vrazhdë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë mbi Kosovën, dhe kështu e ka drejtuar luftën në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të KOS? Do të thotë, ka rënë në nivelin: jep çfarë të jepësh (apo mbroje atë që mund të mbrohet)?

Lufta e përhershme për Kosovën deri më tash i ka mbuluar të gjitha problemet reale të jetës së qytetarëve të Serbisë: korrupsionin, kriminalitetin, monopolin e hajnave, shpenzimet e mëdha për propagandën, politikën dhe diplomacinë kundër Kosovës, etj.

Është koha që të kuptohet realiteti dhe t’i kthehen problemeve praktike të qytetarëve. (Julius,28 maj 2010; 17:04)

Kush do ta formojë pushtetin në Mitrovicë?

* Ndonëse “Naprednjaci” (Partia e Nikoliqit) i ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet lokale jolegjitime në Mitrovicë, sipas “matematikës demokratike serbe” ata nuk do të mund ta formojnë pushtetin lokal. Por, i mbanë shpresa se në zgjedhjet e ardhshme do ta fitojnë shumicën absolute.

Paj, edhe më mirë e kanë të mos jenë në “pushtet”, duke pasur parasysh se pushteti i formuar nga zgjedhje të panjohura, nuk ka legjitimitet dhe nuk mund t’i ndihmojë asgjë popullatës së atjeshme.

Ndërkaq, sa i përket shpresës për zgjedhjet e ardhshme, këtë heqeni prej koke, ngase Serbia nuk do të mundet më të organizojë zgjedhje në Kosovë. (Julius, 1 qershor 2010; 07:18)

Bramerc propozon strategji të re

* Në vigjilje të përpilimit të raportit të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, Serbia ia ka dorëzuar asaj Prokurorie dofar “ditarësh të luftës” të Ratko Mlladiqit, me një vëllim prej më se 3000 faqe, me shpresë se në raport do të jepet vlerësimi për “bashkëpunim të plotë” me Tribunalin e Hagës.

Page 171: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 171

Zotëri Bramerci i ka vlerësuar me rëndësi ata ditarë për sa u përket informacioneve të cilat do të shërbejnë edhe për gjykimin e personave tjerë, por nuk është i kënaqur me bashkëpunimin derisa Mlladiqi nuk i është ekstraduar Hagës. Ka konstatuar një vlerësim të pështjelltë se “nuk ka prova se Mlladiqi nuk gjendet në Serbi”, prandaj ka propozuar strategji të re të kapjes së tij.

Duke marrë parasysh vëllimin e atyre “ditarëve të luftës”, fitohet përshtypja se Ratko Mlladiqi fare nuk ka qenë i zënë me luftën, veçse me shkrime. Përndryshe, mund të dyshohet se ata ditarë nuk janë shkruar prej tij?!

Në përgjigjen ndaj propozimit të Bramercit për strategji të re, Serbia në vigjilje të raportit të ardhshëm të Bramercit, ka gjasa t’ia dorëzojë Tribunalit dofar “ditarësh të luftës” të Goran Haxhiqit, nëse jo edhe vet Haxhiqin. Mlladiqin e ruan për një çmim më të lartë! (Julius, 5 qershor 2010; 07:30)

Vodsvord: Pa dilema për Kosovën

* Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Wodsword, në bisedën e zhvilluar për gazetën “Danas”, ka vlerësuar se ideja e Serbisë për negociata të reja mbi statusin e Kosovës do të thotë konfrontim i Beogradit me 22 anëtare të cilat përbëjnë 80% të Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu ka theksuar se çështja e marrëdhënieve me Kosovën dhe integrimeve evropiane të Serbisë nuk janë më “në binarë të ndarë”.

T’i dëgjojmë tash se si do reagojnë Tadiqi e Jeremiqi? (Julius, 5 qershor 2010; 07:55)

Gjeliq: Pa kushte lidhur me Kosovën

* Qëndrimi i zyrtarëve politik dhe shtetëror të Serbisë ndaj çështjes së Kosovës është i njohur nga të gjithë, ngase atë po e përsëritë Tadiqi sa herë që ka rastin, ndërsa Jeremiqi po e trumbeton në të katër anët e botës. Mirëpo, ai qëndrim nuk ka lidhje me realitetin dhe nuk është në pajtim me qëndrimin e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare. Këtë e tha këto ditë shumë qartë ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Wodsword.

Përmendja dhe kapja e përhershme për Rezolutën 1244 është adut i dobët për qëndrimin e Serbisë. Atë rezolutë qe 11 vjet e shtrijnë, lexojnë dhe komentojnë në mënyra të ndryshme, kujt si i konvenon. Politik(u)ajt serbë një kohë e konsideronin atë rezolutë si akt të okupimit, kurse tash e “çmojnë” si akt i cili iu garanton sovranitetin dhe integritetin, ndonëse ajo nuk ka të bëjë me Serbinë por me ish RFJ-në, e cila tanimë nuk ekziston.

Page 172: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

172 Adil Rr. FETAHU

Rezoluta kishte karakter të përkohshëm, vetëm derisa të zgjidhet statusi i Kosovës. Ai status është zgjidhur para më se dy vjetëve, në bazë të propozimit të përfaqësuesit zyrtar të autorizuar të KB (Marti Ahtisari). Rezoluta nuk është më aktuale. Ajo akoma gjendet vetëm në letër, ndërsa Prishtina zyrtare po kërkon edhe abrogimin formal të saj, kurse Amerika po angazhohet dhe po përgatitë planin për abrogimin e saj menjëherë sapo ta ketë dhënë mendimin e vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Iu rekomandoj të gjithëve që të shkëputën tanimë nga Rezoluta 1244, sepse ajo është një adut i dobët, sikurse edhe preambula e Koshtunicës në kushtetutën e Serbisë, të cilat asgjë nuk iu ndihmojnë. Rezoluta edhe sa ishte aktuale, nuk është zbatuar në mënyrë konsekuente. (Julius, 7 qershor 2010; 08:28)

Fejt: Njohjet pas vendimit të GjND-së

*Sipas deklaratës së zotëri Fejt-it se “pritet valë e re e njohjeve të pavarësisë së Kosovës pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, po del se Ai e ditka se mendimi i asaj Gjykatës do jetë i favorshëm për Kosovën.

Këto ditë shtypi i jashtëm publikoi lajmin se ish-presidenti i ShBA-ve, Bill Klinton, është angazhuar për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se për këtë qëllim paska shkuar në mbledhjen e Organizatës së shteteve amerikane (SAO) në Lima (të Perusë). Duke se këtë rol të Klintonit e ka kuptuar ministri Jeremiq, i cili sot dha një deklaratë aspak më inkurajuese për Serbinë se kjo e Piter Fejtit.

Ndërsa konstatimi se qëndrimi i Piter Fejtit po përputhet me qëndrimin e shteteve-anëtare të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk është për kurrëfar habie as nuk duhet t’i nervozojë ata që nuk pajtohen me atë qëndrim. Sepse ato shtete përbëjnë më se 80% të Bashkimit Evropian dhe Fejti nuk mund ta neglizhojë këtë fakt. Çka paraqet, bie fjala, gjysma e Qipros, në krahasim me Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe...?! (Julius, 8 qershor 20`0; 22:08)

Bogdanoviqi kritikon deklaratën e Fejt-it

* Deklarata e Piter Fejt-it, se pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të do pasojë një valë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm i vendeve, i ka hidhëruar zyrtarët e Beogradit. Menjëherë kanë reaguar Oliver Ivanoviqi e

Page 173: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 173

Goran Bogdanoviqi, njëri sekretar e tjetri ministër në Ministrinë për Kosovë “e Metohi” në Qeverinë e Serbisë. Deklaratën e Fejtit Bogdanoviqi e kualifikoi si keqpërdorim të funksionit duke u bërë lobist për pavarësinë e Kosovës.

Bogdanoviqi pret se mendimi i Gjykatës do jetë në favor të Serbisë dhe se do të ndikojë që të rifillojë procesi i ri i negociatave për statusin e Kosovës.

Nuk është mirë të prejudikohet se çfarë do jetë mendimi i Gjykatës, por se ai mendim nuk do të ndikojë asgjë në pikëpamje të statusit të Kosovës dhe nuk do të ndikojë fare në fillimin e kurrëfar bisedimesh për atë status, kjo është më se e sigurt. Sepse, për negociata nevojiten dy palë, ndërsa në këtë rast njëra palë nuk pranon negociata.

Bogdanoviqi e kundërshton ashpër paralajmërimin e KFOR-it për t’ia bartë Policisë së Kosovës përgjegjësinë për sigurimin e manastireve në Kosovë. Ai thotë se KOS nuk ka besim në Policinë e Kosovës. Në këtë mënyrë Bogdanoviqi po vehet në rolin e patriarkut të KOS ose të patrikut të Dioçezës Rashkë-Prizren, apo së fundi të ministrit për çështje të fesë, ndonëse funksioni i tij nuk ka kurrëfar lidhje me kishën (përveç nëse shkon atje të lutet), pasi që sipas kushtetutës së Serbisë – kisha është e ndarë nga shteti.

Por, me qenë se ai “nuk merret me punët e veta”, atëherë bile le të merret me punët e kishës! (Julius, 10 qershor2010; 05:40)

Koshtunica: Qëllim është – Serbia

* Ja, përsëri ky far Koshtunica lajmërohet prej diku dhe hedh teza të pakuptimta, sikur Bashkimi Evropian duhet t’i harmonizojë kriteret e t’i plotësojë kushtet dhe standardet ndaj Serbisë, e jo që duhet të ndodhë e kundërta!

Ai gjatë tërë kohës sa ishte kryeministër i Serbisë i ka bërë obstruksione bashkëpunimit dhe i ka penguar forcat demokratike për ta quar Serbinë në rrugën e integrimeve kah Bashkimi Evropian. Ju kujtohet se çfarë bënte në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së stabilizim-asocimit?

Koshtunica ka dëshmuar se nuk e dëshiron rrugën evropiane, veçse izolimin e plotë të Serbisë. Sepse ashtu, poqese eventualisht kthehet përsëri në pushtet, në Serbinë e izoluar do të mund të qeveriste më lehtë ai dhe partia e tij.

Populli dhe politika e Serbisë duhet ta margjinalizojnë Koshtunicën si ndonjëfar faktori, deri sa të zhduket krejtësisht nga skena politike. (Julius, 12 qershor 2010; 08:41)

Page 174: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

174 Adil Rr. FETAHU

OJQ: Mlladiqi është obligim moral

* Apeli i OJQ-ve për burgosjen e Mlladiqit, si akt i obligimit moral, është për ta përkrahur. Mirëpo, organet e shtetit duhet përkujtuar se ky nuk është vetëm obligim moral, por shumë më tepër është obligim ligjor dhe gjyqësor, i caktuar sipas akteve ndërkombëtare dhe ligjeve vendore. Ky obligim del nga Statuti i Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, që është akt i të drejtës ndërkombëtare. Këtë obligim e ka marrë Serbia (fillimisht si RFJ/SMZ) me Ligjin për bashkëpunimin me Tribunalin Ndërkombëtar...(“Gazeta zyrtare e RFJ/SMZ”, nr.18/2002 dhe nr.16/2003).Sipas atij Ligji, Serbia është e obliguar t’ia ekstradojë të gjithë personat e akuzuar nga ai Tribunal, pa marrë parasysh të drejtat dhe privilegjet që kanë ata persona në detyrat e tyre shtetërore, politike, publike ose zyrtare. Ai obligim është edhe ndaj kërkesave të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për ish-Jugosllavinë.

Duke mos ekstraduar Mlladiqin dhe Haxhiqin në Gjykatën Ndërkombëtare, Serbia po e shkelë edhe Konventën Ndërkombëtare për Pengimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Duket se në Serbi është më i fortë lobi kundër Tribunalit të Hagës se sa strukturat për bashkëpunim me atë Tribunal. Sepse “të gjitha perpetum mobile të shtetit po hulumtojnë e kërkojnë Mlladiqin”, kurse ai akoma nuk është në Hagë!

Edhe nëse nuk përfillet obligimi moral, obligimi ligjor dhe gjyqësor nuk guxon të mos përfillet, sepse prej asaj mospërfillje do ketë pasoja shteti dhe tërë populli i Serbisë. (Julius, 14 qershor 2010; 08:03)

“Të formohen këshillat në komunat pa Serbë”

* Vetëm pas shpërthimit të turpit dhe rrahjes midis “këshilltarëve të opozitës e të koalicionit qeverisës” të komunës (inekzistente) të Podujevës të zhvendosur në Kurshumli në vitin 1999, ministri për KeM, Goran Bogdanoviq u kujtua se Serbia kot po paguan mjete të konsiderueshme për rrogat e kryetarëve, nënkryetarëve, kryetarëve të kuvendeve dhe nëpunësve të administratës të cilët nuk punojnë asgjë, të komunave në të cilat nuk ka serbë e të cilat janë të zhvendosura nga Kosova?! Prandaj ka paralajmëruar shuarjen e kuvendeve të tilla dhe emërimin e koordinuesve për ato komuna. Por nuk ka shpjeguar se kujt dhe çka i shërbejnë edhe ata koordinatorë të komunave të tilla inekzistente?

Page 175: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 175

Çfarë iu ka shërbyer Kuvendi i Komunës së Podujevës gjatë 11 vjetëve të zhvendosjes në Kurshumli serbëve të cilët nuk janë në komunën reale të Podujevës?

Komunat e tilla të zhvendosura dhe organet e tjera virtuale të pushtetit të Serbisë i shfrytëzojnë vetëm disa individë të ashtuquajtur: kryetarë, nënkryetarë, kryeshefa, drejtorë, shefa, nëpunës etj, të cilët asgjë nuk mund t’iu shërbejnë serbëve në Kosovë as atyre të shpërngulur nga Kosova.

Prandaj, unë propozoj të shuhën të gjitha ato organe virtuale, si dhe vet Ministria për KeM me aparatin e vet të madh burokratik, të cilat janë vetëm barrë e rëndë për buxhetin e Serbisë. (Julius, 15 qershor 2010; 07:30)

Irinej: Të jetojmë në harmoni

* Patriku i sapozgjedhur i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot qëndroi në Patrikanën e Pejës. Me atë rast deklaroi se për hyrjen e sotme në Kosovë nuk ka kërkuar kurrëfar leje?!

Unë nuk besoj se ka mundur ta kalojë kufirin shtetëror pa pasur lejen e organeve kompetente të pushtetit në Kosovë. Nuk është e udhës, por as nuk ka mundësi që një zyrtar kaq i lartë i KOS ta vizitojë shtetin tjetër pa pasur leje dhe pa përcjellje të nevojshme. Aq më tepër që bashkë me Patriarkun ishin edhe disa ministra të Qeverisë së Serbisë.

Por, me lavdërimin se nuk ka kërkuar kurrëfar leje për të hyrë në Kosovë, Patriarku vetëm e ka keqësuar pozitën e vet dhe ka krijuar pasiguri për inaugurimin e tij në Patrikanën e Pejës, të planifikuar për 4 tetor të këtij viti. (Julius, 18 qershor 2010; 19:28)

Bramerc në KB: Ikësit janë prioritet

* Serbia do vazhdojë të bëjë gjithçka është në mundësitë e saj që ta mbajë nivelin e bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës, ka deklaruar drejtori i Zyrës së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, Dushan Ignjatoviqi, i cili e ka cilësuar pozitiv raportin e fundit të Kryeprokurorit Bramerc.

A thua se mbajtja e nivelit të deritashëm të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës nënkupton se Mlladiqi – kurrë nuk do burgoset as ekstradohet Hagës?!

Page 176: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

176 Adil Rr. FETAHU

Sa i përket ndryshimit të strategjisë të cilën e rekomandon prokurori Bramerc, unë propozoj që me shpenzime të Zyrës së përmendur, të botohen “Ditarët e luftës të Ratko Mlladiqit”, të cilët me siguri do ishin bestseler për këtë vit në Serbi, dhe kështu do kishin dobi financiare edhe Mlladiqi edhe Zyra e përmendur! (Julius, 19 qershor 2010; 08:19)

Bogdanoviqi për heqjen e repetitorëve

* Mendoj se do të mbizotërojë arsyeja te pushteti i Kosovës dhe nuk do t’i heqë antenat dhe repetitorët e operaterëve të Serbisë, sepse kjo nuk është mënyrë e zgjidhjes së problemit,- ka thënë dje në Pejë ministri për KeM Goran Bogdanoviq.

Sipas tij po del se veprimi ilegal i antenave e repetitorëve është i arsyeshëm, kurse veprimi ligjor i pushtetit të Kosovës për heqjen e bazave të antenave – qenka i paarsyeshëm!

Këtë edhe sikur ta kishte thënë një bari i katuneve të Malit të Zi do i zihej për të madhe, e lere më një i ashtuquajtur ministër.

Po çfarë detyre ka tjetër pushteti përveçse t’i detyrojë subjektet ekonomike dhe të tjerët që të sillën në pajtim me ligjin.

E pyes Bogdanoviqin se a vepron në Serbi ndonjë operater ilegal i telefonisë mobile, dhe si do të silleshin atje organet kompetente ndaj operaterëve të tillë? (Julius, 19 qershor 2010; 13:48)

Dodik: Nuk ka njohje të Kosovës

* Millorad Dodik nuk është aspak parimor as konsekuent në deklaratat e tij. Herë thotë se duhet ndarë Kosovën, gjë që nënkupton se duhet njohur pavarësinë e “pjesës së ndarë”, herë thotë se nuk duhet njohur kurrë pavarësinë e saj. Kurse “në oborrin e vet” i ka punët llugë.

Duket se Dodik është person i gabuar në vend të gabuar dhe në kohë të gabuar. Fjalori i tij është i shekullit 19, me të cilin po e irriton bashkësinë ndërkombëtare, kurse po punon në shkeljen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe të Kushtetutës së Bosnje-Hercegovinës, për çfarë i është tërhequr vërejtja disa herë nga faktorët kompetentë ndërkombëtarë, si frenues i reformave dhe integrimeve euroatlantike të B e H.

Sjellja e Dodikut po e dëmton keq pamjen dhe situatën e Bosnje-Hercegovinës, prestigjin dhe perspektivën e saj në procesin e integrimeve euroatlantike.

Page 177: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 177

Dodik ka zgjedhur metodë të gabuar të udhëheqjes së politikës, ndërsa metoda e gabuar gjithmonë jep rezultate të gabuara e të këqija. (Julius, 20 qershor 2010; 18:40)

U plagos deputeti i Kuvendit të Kosovës

Ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq, u bë antentat para hyrjes së banesës së tij në Mitrovicë. Fatmirësisht, këtë herë shpëtoi gjallë dhe të shpresojmë se pa pasoja. Atë shumë herë e kanë kërcënuar bashkëkombësit e vet, për shkak se u tregua real dhe i guximshëm për t’u inkuadruar në institucionet e sistemit të shtetit në të cilin jeton, e me qëllim të avancimit të drejtave për serbët por edhe për të tjerët.

Në fatkeqësinë e tij tash disa po shfryhen politikisht. Po thonë se u plagos deputeti i “kuvendit të rrejshëm të shtetit të rrejshëm”! Por asnjë fjalë nuk e thonë se në njeriun konkret u bë atentat jo i rrejshëm, veçse i njëmendët.

Edhe vet i ashtuquajturi ministër për KeM, Goran Bogdanoviq, në deklaratën e tij lidhur me këtë atentat, tha se “e kupton se gjithsesi kjo ka një porosi”, por nuk shprehi kurrëfar brengosje as keqardhje për njeriun, veçse sikur donte t’ua tërheqë vërejtjen të tjerëve që të mos inkuadrohen në institucionet e sistemit të Kosovës, ndërsa atentatin konkret e cilësoi si presion mbi Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në prag të marrjes së mendimit lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës! Me këtë ai aludon sikur e din saktësisht se kush (shqiptarët) paskan bërë atentatin?

Do ishte më e njerëzishme sikur të gjithë t’i dëshironin zotëri Miletiqit shërim të shpejtë, fat dhe guxim në jetë! (Julius, 5 korrik 2010; 21:05)

Pak: Normalizimi me Kosovën për BE

Deputetja evropiane, Doris Pak, deklaroi për Radion “Evropa e Lirë”, se Serbia doemos duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën për të hyrë në Bashkimin Evropian, e kjo mund të bëhet edhe pa njohjen e pavarësisë.

Me gjasë zonja Pak me këtë rast ka menduar në shembullin e dy Gjermanive, por ai shembull nuk është adekuat. Sepse në rastin e Gjermanive ishte fjala për popull të njëjtë, i cili aspironte bashkimin. Ndërkaq, në rastin e Kosovës e Serbisë është fjala për situatë krejtësisht të ndryshme dhe të kundërt. Këtu janë dy popuj kundërshtar me shekuj, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç një përvoje të hidhur gjatë kohës sa ishin në të njëjtin shtet.

Page 178: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

178 Adil Rr. FETAHU

Populli Shqiptar dhe ai Serb nuk kanë asgjë të përbashkët në aspektin etnik, gjuhësor, kulturor as fetar. Populli Shqiptar gjatë gjithë shekullit 20 dhe nga të gjitha regjimet serbe, ka qenë i diskriminuar dhe i kërcënuar për shfarosje, prandaj ka bërë luftë të pandërprerë për t’u çliruar dhe shkëputur nga Serbia.

Është vështirë ta kuptosh gjuhën e diplomatëve: si është e mundur të normalizohen marrëdhëniet midis Prishtinës e Beogradit, e që Beogradi të mos e njeh pavarësinë e Kosovës? Kosova e Serbia janë shtete fqinje e nuk janë në kontinente të ndryshme. Serbia nuk e njeh Kosovën, sepse ka pretendime territoriale (duke e konsideruar Kosovën si territor të vetin!). Tërë politikën dhe diplomacinë e shtetit Serbia e ka orientuar kundër Kosovës. Edhe fjala e sotme e Tadiqit në Këshillin e Sigurimit e vërteton faktin se me këtë politikë nuk ka gjasa të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë. Se deri kur do zgjatë kështu, mbetet të shihet?

Unë mendoj se përderisa bashkësia ndërkombëtare nuk bënë presion serioz mbi Serbinë, duke përfshirë edhe marrjen e masave dhe sanksioneve të caktuara, nuk do ketë normalizim të marrëdhënieve. (Julius, 6 korrik 2010; 18:24)

U miratua Rezolutë për Kosovën

Rezoluta të cilën sot e miratoi Parlamenti i Evropës, e me të cilën ftohen anëtaret e tjera të Bashkimit Evropian të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë,- është mesazhi më i qartë dërguar Serbisë; që t’i qetësojë pasionet dhe të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, ngase çdo insistim i mëtejshëm për dofar negociatash për statusin e Kosovës është vetëm politikë dhe diplomaci shterpë.

Të kota janë shpresat serbe që mbështeten në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë.

Parlamenti i Evropës me këtë Rezolutë ka marrë qëndrim se ai mendim nuk duhet ta shmangë askend nga përkushtimi i qartë bashkëpunimit ndërkufitar, rajonal dhe lokal, në interesin më të mirë të gjithë popullit të Kosovës dhe rrethinës. Beogradi ftohet të jetë pragmatik dhe të mos e pengojë Kosovën në rrugën e saj të bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë.

Çdo ditë e më tepër po bëhet i qartë dështimi i politikës dhe diplomacisë të cilën po e udhëheqë Serbia zyrtare. Kurse nga psikologjia është e ditur se dështimi e lëndon më së tepërmi shpirtin e njeriut, por çka t’i bësh – duhet pajtuar me realitetin, e jo përherë të flitet se Kosova është pjesë e Serbisë, çka nuk e besojnë as vet ata të cilët e thonë këtë! (Julius, 8 korrik 2010; 22:44)

Page 179: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 179

“Deklarata e Rexhepit kërcënim për luftë”

Duke reaguar ndaj deklaratës së ministrit të policisë së Kosovës, Bajram Rexhepit, se do ta dërgojë në Mitrovicë policinë speciale për të vënë rend dhe paqe, kryetari i Serbisë (Boris Tadiq) me deklaratën e vet kërcënohet me luftë “me pasoja katastrofale”!

Me deklaratën e tij Tadiqi nuk mund ta frikësojë më askend, veçse mund t’i trimërojë nacionalistët dhe ekstremistët nga të dy anët.

Deklarata e Tadiqit është më e ashpër se ajo e Millosheviqit që pat deklaruar në Gazimestan, në Vidovdan të vitit 1989. Atëherë Millosheviqi u kërcënua me luftë, por jo “me pasoja katastrofave”, çfarë kërcënohet Tadiqi tash!

Si ish-ministër i ushtrisë, Tadiqi e din fare mirë se çfarë forcash lufte ka Serbia e sotme, e çfarë force (NATO) e mbron Kosovën.

Serbia/RFJ në Kosovë ka zhvilluar dy vjet luftë “asimetrike” me UÇK-në (fjalën “asimetrike” e përdor ministri i mbrojtjes Shutanovac), dhe dihet përfundimi i asaj lufte – kapitullimi i ushtrisë së Serbisë/RFJ. Është e vërtetë se kjo ka ndodhur me ndihmën e NATO-s që nga ajri i ka ofruar UÇK-së, porse në tokë luftën e ka zhvilluar vet UÇK-ja dhe e ka ndjekur ushtrinë serbe. Tash NATO është brenda në Kosovë (vetëm sa për dijeni!).

Tadiqi dhe Shutanovac e dinë fare mirë se ushtria e tyre nuk guxon ta kalojë vijën e ndarjes së zonës tokësore të caktuar 5 kilometra larg kufirit me Kosovën, ashtu sikur është caktuar me Marrëveshjen e Kumanovës. Në qoftë se orvatën ta shkelin atë Marrëveshje, do ta kenë rastin ta përjetojnë edhe njëherë bombardimin prej NATO-s, më të ashpër se atë të vitit 1999, sepse tash do të konsiderohej se kanë bërë sulm mbi NATO-n, e jo vetëm se kanë shkaktuar “katastrofë humanitare”.

Nuk e di gjendjen psikike të Tadiqit, veçse e konsideroj të pamatur deklaratën e tij, me të cilën mund të ndezë vetëm ndjenjat e ekstremistëve dhe nacionalistëve, por që nuk i sjell ndonjë poen politik ose diplomatik as brenda as jashtë vendit të tij. Sidomos në këtë fazë të përpjekjeve për integrime evropiane. Dhe vetëm para dy ditëve Parlamenti i Evropës miratoi Rezolutën me të cilën i fton Beogradin dhe Prishtinës që të krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Nuk e besoj se deklaratat e tilla të kryetarit të Serbisë shërbejnë në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore! (Julius, 10 korrik 2010; 10:06)

Page 180: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

180 Adil Rr. FETAHU

Vizita Srebrenicës – akt i pajtimit

Po pra, ju vetëm nxitni luftëra, vritni njerëz, bëni gjenocid, shkatërroni urat midis popujve të cilët deri para pak kohe kanë jetuar në harmoni dhe vëllazërim-bashkim,- e kur e humbni luftën dhe shihni se nuk keni arritur qëllimin e Serbisë së Madhe, filloni “ndërtimin e urave të pajtimit”, në mënyrë selektive me disa nga ata popuj, dhe këtë jo se jeni penduar për çfarë keni bërë, veçse nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe me qëllim që të fitoni ndonjë poen për nevoja të brendshme e të jashtme.

Demagogji dhe dyfytyrësi e ndyrë! (Julius, 11 korrik 2010; 09:03) Jeremiqi: Momenti i vërtetë

Për Kosovën momenti i vërtetë më i rëndësishëm ka qenë momenti i nënshkrimit të kapitullimit ushtarak të Serbisë/RFJ, 9 qershor 1999. Të gjitha momentet e tjera, sikur ai i shpalljes së pavarësisë, i njohjeve që pasuan, i anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, ishin momente të vërteta normale e të pritura. Ato momente vetëm sa e kanë ndryshuar realitetin në favor të Kosovës së pavarur.

Momenti i shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është fare moment i rëndësishëm, duke marrë parasysh se ai mendim nuk mund ta ndërrojë realitetin e krijuar në Kosovë.

Vetëm nëse Jeremiqi ka menduar që pas komunikimit të mendimit të GjND Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës – atëherë do të mund të konsiderohej si moment i vërtetë. Sepse, edhe ashtu, heret a vonë, do të jetë e detyruar ta njohë, prandaj nuk ka nevojë ta bartë këtë problem si guri në qafë. (Julius, 15 korrik 2010; 20:10)

Jeremiq: Ka arsye për optimizëm

“Nga gjithë ajo që po arrinë te ne, kemi arsye të jemi optimistë... Fitorja në Hagë është vetëm një hap në rrugën të cilën e kemi filluar”.- deklaroi ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Jeremiqi po shpreson shumë në ato 5 anëtaret më të parëndësishme të Bashkimit Evropian dhe Rusinë, ndërsa po i len anash 22 vendet më me ndikim të BE-së dhe ShBA-të, në orvatjet e mëtejshme për të inicuar procesin e ri të negociatave për statusin e Kosovës.

Page 181: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 181

Nuk ia vlen të ushqesh optimizëm të tepërt joreal, e pastaj në fund të dëshpërosh veten dhe të tjerët. Sepse asgjë nuk po i arrin Jeremiqit për të shërbyer si bazë për optimizëm.

Nëse jo për nga profesioni, atëherë bile për nga detyra e diplomatit, Jeremiqi duhet ta dijë se çka dhe kush e ka krijuar situatën e tashme në Kosovë, dhe cilat janë mundësitë e diplomacisë së tij për të iniciuar negociata të reja apo për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

As njohjet e pavarësisë së Kosovës nuk janë rezultat i diplomacisë së Skënder Hysenit, as përmbajtja nga njohjet nuk është rezultat i diplomacisë së Vuk Jeremiqit. Edhe njëra edhe tjetra janë rezultat i politikës dhe interesave të shteteve individuale dhe i ndikimit të fuqive të mëdha. Kështu do jetë edhe sa i përket mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe më pastaj, sido që të jetë ai mendim.

Inicimi i kërkesës për mendimin e GjND u bë me qëllim të “blerjes së kohës”, për të lansuar idenë dhe opsionin e ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve. Edhe tash ky është qëllimi i politikës dhe diplomacisë së Jeremiqit (Serbisë). Këtë pothuajse në mënyrë shprehimore po e potencon edhe Tadiqi, që sa herë po e përsëritë atë thënien: “Nuk mundet dikush të fitojë gjithçka, e tjetri të humbë gjithçka”, apo “se është i gatshëm të mendojë edhe për opsionin e ndarjes së Kosovës dhe të shkëmbimit të territoreve, në qoftë se shterren të gjitha opsionet e tjera”.

Të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë këto ditë po e përsërisin se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Xhejms Stonberg këto ditë në mënyrë kategorike e ka hedhur si të papranueshëm opsionin e ndarjes së Kosovës. “Ndarja e Kosovës nuk vjen në shprehje. Duhet të punojmë në themelet e shtetësisë së Kosovës. Ky është qëndrimi i ShBA-ve dhe i partnerëve tanë, duke përfshirë edhe BE-në”,- tha ky diplomat amerikan.

Prandaj mos nxito me optimizëm të pabazë o Jeremiq. Sepse, çfarëdo që të jetë mendimi i GjND, dhe çfarëdo të orvatet Serbia përmes AP të KB, nuk do të mund të fillojë më kurrëfar procesi të negociatave për statusin e Kosovës. Për çështjet e tjera teknike, të cilat janë me rëndësi për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të drejtat dhe interesat e njërës ose palës tjetër, mundet dhe duhet të bisedohet e të gjenden zgjidhje adekuate, në qoftë se atyre bisedave iu qasen të dy shtetet seriozisht dhe në mënyrë parimore, pa pretendime territoriale ndaj njëri-tjetrit. (Julius, 18 korrik 2010: 13:49)

Page 182: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

182 Adil Rr. FETAHU

Rezoluta pas mendimit të GjND

Sa më shumë po afrohet dita kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta publikojë mendimin në lidhje me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zyrtarët e Serbisë dhe ata të Kosovës gjithnjë e më tepër po e ashpërsojnë retorikën dhe po ushqejnë shpresa të pabaza, se mendimi i Gjykatës do jetë ekskluzivisht në favor të tyre (ndonëse për këtë nuk e kanë konsultuar as Oktapodin Paul !).

Bozhidar Gjeliqi në një deklaratë të tij, me dy fjali në të njëjtin pasus i ka thënë dy çështje krejtësisht të kundërta njëra me tjetrën, me çfarë tregohet plotësisht jokonsekuent. Në të vërtetë, në fjalinë e parë thotë se “Serbia është e gatshme për kompromis për gjithçka, duke përfshirë edhe statusin”, kurse në fjalinë tjetër në mënyrë kategorike vërteton se “Serbia kurrë dhe në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”!

Siç është paralajmëruar, Serbia do t’ia dërgojë një rezolutë Asamblesë së Përgjithshme të KB menjëherë pas publikimit të mendimit të GjND, me të cilën do të kërkojë inicimin e procesit të negociatave për statusin e Kosovës, ndonëse këto ditë i është tërhequr vërejtja nga faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, se Serbia do të konfrontohet me Bashkimin Evropian, gjegjësisht me 22 shtetet-anëtare të BE-së të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe kështu do të rrezikojë kandidaturën e vet në procesin e integrimeve në BE.

Se me atë rezolutë Serbia nuk do arrijë asgjë, këtë e dinë edhe ata që nxisin idenë për rezolutë. Këtë në mënyrën më të qartë e ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, në deklaratën të cilën ia dha dje gazetarit të TV “Top Çanel”, kur tha se “Pret mendimin pozitiv të GjND për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, pa marrë parasysh mendimin e Gjykatës, KB dhe shtetet anëtare e shohin realitetin e shtetit të ri të Kosovës. Prandaj, çfarëdo që të jetë mendimi i GjND, vendet anëtare (të KB) janë të detyruara ta pranojnë realitetin e ri”,- deklaroi Ban Ki Mun.

Shpallja e pavarësisë është akt politik i një populli, gjegjësisht një shteti, i cili nuk mund të anulohet me kurrëfar akti juridik, e posaçërisht jo me mendimin jo të detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Deri më tash më shumë se 100 shtete në botë e kanë shpallur njëanshëm pavarësinë e tyre dhe se asnjëra nuk është anuluar për shkak të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk do të ndodhë as në rastin e Kosovës.

Përpjekja e Serbisë që t’ia futë Asamblesë së Përgjithshme të KB njëfar rezolute me kërkesë për fillimin e negociatave të reja për statusin e Kosovës, vetëm sa

Page 183: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 183

do ta konfrontojë Serbisë me BE-në, 22 shtetet-anëtare të së cilës e kanë njohur Kosovën, dhe do të ndikojë në ndaljen e procesit të integrimit të saj në BE, por unë besoj se një rezolutë e tillë as nuk do të kalojë në KB, duke pasur parasysh numrin dhe ndikimin e vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. (Julius, 20 korrik 2010: 14:19)

Kambana dhe lutje për vendimin e GjND

Pajtohem me ata të cilët këtë gjest të Kishës ortodokse serbe e konsiderojnë të papërshtatshëm.

Çështja e Kosovës është çështja më e madhe shtetërore nga shekulli 20, dhe ja që po kalon edhe decenja e parë e shekullit 21 dhe se Serbia akoma merret me te.

Kjo është çështje shtetërore, politike e diplomatike, e jo çështje e kishës. Nga ana tjetër thuhet (kushtetuta) se kisha është e ndarë nga shteti.

Në këtë kontekst, rrahja e kambanave të kishave dhe lutjet e KOS, që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jep mendim të favorshëm për Serbinë, me plot të drejtë mund të quhet një cirk kishtar, me primesa të politikës së lartë shtetërore.

Primitivizëm dhe marrëzi!

Ndoshta ky është një nga opsionet e politikës dhe diplomacisë së Tadiqit e Jeremiqit “për ta mbajtur Kosovën e Metohinë”?!

Por, nuk është kjo marria e parë as e fundit që kemi parë e dëgjuar. Ju kujtohet se si këndonin mbi ura gjatë kohës së bombardimeve të Beogradit ?! (Julius, 21 korrik 2010; 08:11)

GjND: Deklarata nuk shkelë normat

Urime Tadiqit, Jeremiqit, Koshtunicës... për këtë “fitore” të madhe diplomatike dhe juridike, për të cilën na kanë bindur tërë kohën.

Para seancës së Gjykatës i pashë fytyrat e qeshura të anëtarëve të Delegacionit të Serbisë, por nuk munda t’i shoh pas asaj seance?

Më dhimbset vetëm pse kjo “fitore” e madhe nuk u shpall në ditën e Vidovdanit, si ditë që simbolizon të gjitha “fitoret e mëdha” serbe! (Julius, 22 korrik 2010; 18:00)

Page 184: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

184 Adil Rr. FETAHU

GjND: Deklarata nuk shkelë normat

Mirëmëngjesi popull i Serbisë! Si keni fjetur mbrëmë? Ja, gdhiu ditë e re pas publikimit të djeshëm të mendimit të GjND, dhe siç po shihni – asgjë nuk ka ndodhur; nuk ka krisur kjameti. Prandaj frenonie pak vetën, sepse cilido që sadopak e njeh të drejtën ndërkombëtare, këtë e ka pritur. Për Jeremiqin si fizikant që është, nuk është çudi. Mirëpo, këshilltarët e tij është dashur t’i dinë dy parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare: i pari, se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet midis shteteve, e jo me mbrojtjen nga një entitet brenda shtetit; dhe i dyti, se e drejta e lirisë dhe vetëvendosjes së popujve ka përparësi, është më e vjetër dhe më e rëndësishme nga çfarëdo sovraniteti ose integriteti shtetëror.

Gjykata nuk ka hyrë në shkaqet e tjera të cilat kanë sjellë deri te pavarësia e Kosovës, se ato do ta forconin akoma më tepër mendimin e dhënë. Sepse, nuk ka ndonjë krim që njeh historia e njerëzimit e të cilin nuk e kanë provuar, zbatuar e kryer regjimet serbe mbi popullin e Kosovës gjatë tërë shekullit 20 !

Prandaj, më mirë është kështu: secili në vendin e vet, pasi që nuk ka mbetur më hapësirë që Kosova dhe Serbia edhe më tutje të mbeten – “cimera”!

Hajt, me shëndet! (Julius, 23 korrik 2010; 07:14)

Flajner: GjND e ka humbur legjitimitetin

Është marri dhe turp për një ekspert të së drejtës ndërkombëtare, sikur është zotëri Flajner, të bie aq poshtë e të flet për humbje të legjitimitetit të GjND vetëm për shkak se ajo Gjykatë ka votuar Mendimin i cili këtij nuk i shkon në favor. Besoj se ai e din se çka nënkuptohet me legjitimitetin e një institucioni të tillë të lartë sikur është GjND, dhe kush ia ka dhënë asaj legjitimitetin?

Zotëri Flajneri flet për diçka që fare nuk ka qenë objekt i shqyrtimit as i dhënies së mendimit për te, si: secesioni, jeta dhe të drejtat e serbëve të Kosovës, e kështu me radhë.

Gjykata është përgjigjur shumë qartë dhe pa mëdyshje në pyetjen e shtruar. Në atë përgjigje z.Flajner mund ta gjejë edhe përgjigjen, se a ka pasur Kosova të drejtë në secesion, me qenë se Deklarata për shpalljen e pavarësisë e legjitimon mu secesionin.

Zotëri Flajneri po sillet si një avokat i pazoti dhe i padenjë i cili kur e humbë kontestin, e përbaltë gjykatën dhe e ngushëllon klientin për të arsyetuar honorarin që ia ka marrë. Kjo nuk i ka hije një “avokati” të kalibrit të zotëri Flajnerit. (Julius, 24 korrik 2010; 11:32)

Page 185: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 185

“Kandidatura pas paraqitjes në KB”

Çfarë ke bre Gjeliq, a të ka rënë dielli në kokë a përse flet këso nebuloza? Çfarë paraqitje në KB dhe çfarë kandidature për Bashkimin Evropian? Këta nga BE tanimë ia kanë tërhequr vërejtjen Serbisë, që të mos përpiqet të vazhdojë me politikën e deritashme ndaj Kosovës dhe të mos i paraqesin kurrëfar kërkese/rezolute Asamblesë së Përgjithshme të KB. Veçmas tash pas Mendimit që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, asnjë rezolutë ose kërkesë e Serbisë për të nisë proces të ri të negociatave për statusin e Kosovës nuk mund të kalojë, vetëm sa mund t’i kthehet si bumerang në procesin e integrimeve evropiane.

Ndërsa sa i përket asaj se çështjet praktike dhe teknike nënkuptojnë edhe çështjen e statusit, këtë mund ta nënkuptojë vetëm Gjeliqi, por në Kosovë as në bashkësinë ndërkombëtare askush nuk e nënkupton ashtu.

Por, me qenë se dje disa “ekspertë të dalluar” të Ugandës dhe miq të mdhenjë të Serbisë i paskan thënë se Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është me rëndësi, pasi që Gjykata nuk është deklaruar për çështjen esenciale, kjo ia paska lehtësuar barrën Gjeliqit!

Politika dhe diplomacia e tillë e zhvilluar në margjinat e bashkësisë ndërkombëtare do t’i kushtojë Serbisë edhe për shumë kohë, dmth. deri sa ta ndërrojë kursin dhe timonierin. (Julius, 24 korrik 2010; 12:06)

Dodik: Mundemi edhe ne si Shqiptarët

E nuk do mundeni Dodik!

Gabimisht e ke kuptuar Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ngase ai mendim nuk ka të bëjë me secilin që dëshiron të fitojë pavarësinë, por ekskluzivisht me Kosovën, rasti i së cilës është sui generis dhe nuk mund t’i shërbejë askujt tjetër si precedent.

Entiteti juaj serb në Bosnje-Hercegovinë është krejtësisht i ndryshëm, i krijuar në bazë të krimit dhe gjenocidit mbi popullsinë civile boshnjake.

Statusi i Kosovës në krahasim me statusin e të ashtuquajturës Republika Srpska është me vite drite përpara statusit të entitetit tënd. Veç kësaj, Kosova ka përkrahjen e fuqive më të mëdha të botës, kurse ty askush nuk të përkrahë, përpos Serbisë (edhe ajo fshehurazi, ngase haptas nuk guxon për shkak te interesave të veta).

Page 186: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

186 Adil Rr. FETAHU

Prandaj, mos e mashtro atë popull tënd të mjerë e të varfër, po tërhiqu ti prej politike se je bërë fatkeqësi e popullit tënd. (Julius, 24 korrik 2010; l7:26)

Jeremiqi: Qëllimi është për negociata të reja

Kosova nuk dëshiron konflikt me askend, as të ngrirë as të shkrirë dhe nuk ka arsye për këtë, ngase nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë fqinji.

Mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është i qartë, prandaj lidhur me negociatat për statusin e Kosovës nuk mund të bëhet fjalë. Kjo është ajo “vija e kuqe” e palës kosovare, e cila askund nuk takohet me “vijën e kuqe” të Jeremiqit.

Në qoftë se Jeremiqi “ka marrë garancionet” e atyre pesë vendeve (më të parëndësishme) të Bashkimit Evropian të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën, se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, Hyseni ka marrë garancionet e atyre 22 vendeve (më me ndikim) të cilat e kanë njohur Kosovën, se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe se do ta ndihmojnë Kosovën në forcimin e pavarësisë së saj dhe lobimin për njohje të reja nga vendet e tjera të BE-së dhe të botës.

Rrezikun e secesionizmit në botë, me të cilin po vringëllon pandërprerë z.Jeremiq, Asambleja e Përgjithshme e KB mund ta mbyllë me një konkluzë, se rasti i Kosovës është i veçantë që nuk mund t’i shërbejë askujt si shembull ose precedent. Për këtë tanimë ka argumente të mjaftueshme e të forta të dhëna në Mendimin e GjND, por edhe të tjera.

Mos harxhoni kohë e mund dhe mos shpenzoni kot para të atyre obliguesve tatimor të varfër, ngase nuk do arrini asgjë në përpjekjet tuaja. Kujtohuni se sa anëtare të KB janë përmbajtur me rastin e votimit të kërkesës suaj për mendimin e GjND. Mos llogaritni më në përkrahjen e atyre vendeve për ndonjë rezolutë të re e cila do ishte në kundërshtim me mendimin e GjND.

Po të isha në vendin tuaj, menjëherë do paraqitja dorëheqje të parevokueshme qysh në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë të mbajtur lidhur me Mendimin e GjND, dhe do merresha me ndonjë punë tjetër të cilën e njoh më mirë se diplomacinë, në të cilën ju jeni ngatërruar pa fajin tuaj. Besoni se kjo sadopak do të ju shërbente të ruani njëfar nderi e dinjiteti, dhe do kishte jehonë më të madhe në botë, se sa përpjekja që më parë e dështuar për njëfar rezolute për negociata të reja. (Julius, 25 korrik 2010; 12:55)

Page 187: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 187

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për Kosovën

Zyrtarët e Serbisë në mënyrë permanente (me qëllim) e potencojnë secesionin e Shqiptarëve. Kështu edhe Jeremiqi në seancën e sotme të Kuvendit e përsëriti këtë.

Është shkëputur e tërë Kosova (dhe Metohia – siç e quani ju) ore zotërinjë, kurse në Kosovë përveç Shqiptarëve jetojnë edhe Turqë, Boshnjakë, Rom, Serbë, Kroatë, Malazezë. Ç’është e drejta të gjitha ato (minoritete) së bashku mezi arrijnë rreth 7% të popullsisë së Kosovës, por sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës ato i kanë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit. Se sa respektohen dhe realizohen ato, është çështje tjetër dhe nuk është vetëm faji i pushtetit të Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë askujt nuk i jep as ia ndalon të drejtën e shkëputjes, por vetëm e jep mendimin e vet për atë se a është akti i shkëputjes, respektivisht i shpalljes së pavarësisë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ose jo.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë z.Batakoviq “se Rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë”. Sepse, ajo rezolutë vetëm përkohësisht, deri sa të caktohet statusi i Kosovës, e garantonte integritetin territorial jo të Serbisë, por të ashtuquajturës RFJ, e cila u shpërbë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Derisa edhe ajo bashkësi e Serbisë dhe Malit të Zi u shpërbë, Kosova nuk kishte asnjë arsye të mbetet në kuadër të Serbisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka pasur parasysh të gjitha këto akte, fakte e rrethana kur e ka dhënë mendimin e vet. Prandaj nuk ia vlen tashmë të kërkohen qime në ve, ngase kjo asgjë nuk ju ndihmon. (Julius, 26 korrik 2010; 18:08)

Ganiqi nuk do ekstradohet

E respektojmë çfarëdo vendimi të gjykatës angleze, porse do të ankohemi, tha zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për Krime të Luftës, Bruno Vekariq, me rastin e refuzimit të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e Ejup Ganiqit.

Kushdo që sadopak merret vesh nga e drejta, e ka ditur se Ganiqi nuk do t’i ekstradohet Serbisë, sepse askush më nuk i merr seriozisht as nuk iu beson organeve të jurisprudencës së Serbisë, për shkak se ato veprojnë më tepër politikisht se sa juridikisht.

Unë kam menduar se Serbia ka ekspertë të shquar në fushën e drejtësisë, por siç po shihen dështimet e njëpasnjëshme në çështjet juridike ndërkombëtare, po

Page 188: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

188 Adil Rr. FETAHU

fitoj përshtypjen se ekspertët e mirëfilltë nuk janë në vendet adekuate, por disa të përshtatshëm politikisht të cilët veprojnë ashtu sikur iu diktojnë organet politike. Në këtë mënyrë organet e jurisprudencës së Serbisë e diskreditojnë dhe ulin vetveten, me disa kërkesa të hedhura deri më tash për ekstradim, pasi që bota e ka kuptuar se akuzat janë të motivuara politikisht, prandaj askush nuk iu beson as nuk i përfillë.

Madje as nëna Rusi nuk ua pranon kërkesat për ekstradimin e kriminelëve të ikur nga Serbia. (Julius, 27 korrik 2010; 17:51)

Serbia paraqiti Rezolutë për Kosovën

Derisa nga qendrat e fuqive porositet Serbia që të udhëheqë politikë konstruktive dhe të bashkëpunojë me fqinjët, veçmas ndaj Kosovës, zotërinjtë Tadiq, Jeremiq & Co shkruajnë letra dhe rezoluta në kundërshtim me ato porosi. Kështu u hartua shpejteshpejtë dhe iu dërgua rezoluta Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme edhe nëse Serbia çdo ditë ia paraqet Kombeve të Bashkuara nga një rezolutë.

Vazhdimi i kësaj politike dhe diplomacie është joracionale dhe do të jetë vetëm edhe një dështim dhe zhgënjim i ri, madje edhe njëfar konfrontimi me fuqitë e mëdha të cilat janë kundër politikës së tillë zyrtare të Serbisë. E të mos flasim për thellimin e hendekut dhe acarimin e armiqësisë me tërë Popullin Shqiptar në Ballkan. (Julius, 28 korrik 2010; 17:44)

Jeremiqi: Drejtësi për të dy palët

Ja disa teza për zgjidhjen e drejtë të çështjeve lidhur me Kosovën:

a) Kuvendi i Serbisë të miratojë një deklaratë për njohjen e Kosovës dhe vënien e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh;

b) Zyrtarët e Serbisë t’i ftojnë serbët e Kosovës për të hyrë në institucionet e sistemit dhe të jenë qytetarë lojalë të shtetit në të cilin jetojnë;

c) Kryetari i Serbisë publikisht t’i kërkojë falje popullit Shqiptar për të gjitha krimet të cilat i kanë bërë regjimet serbe ndaj këtij Populli;

Page 189: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 189

d) Në bisedat për çështjet teknike në marrëdhëniet reciproke, Serbia të obligohet për të paguar satisfaksionin material dhe jomaterial të gjitha viktimave të luftës dhe familjeve të tyre;

e) Serbia të punojë seriozisht për gjetjen e personave të zhdukur;

f) T’i gjykojë të gjithë personat përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës.

Nëse Jeremiqi angazhohet për zgjidhje të drejtë, ja ky është recepti. Ndryshe drejtësia nuk vjen në vend. (Julius, 29 korrik 2010; 15:32)

Tadiqi: E kemi konsultuar BE-në

Kend po e gënjeni o Tadiq, se e keni konsultuar BE-në për rezolutën tuaj. A janë ato Qipro apo Sllovakia? Të tjerët me siguri nuk do ju preferonin as nuk do ju përkrahnin të nxitoni me atë rezolutë.

Ndërsa ajo që thoni se “secila palë duhet diçka të fitojë e diçka të humbas”, kjo është kërkesë eksplicite për ndarjen e Kosovës, opsion ky të cilin nuk e pranon as Kosova as faktorët vendimtarë të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi që ta paraqitni propozim-rezolutën para se pala kosovare ose bashkësia ndërkombëtare të paraqesin një rezolutë të tyren, në mënyrë që rezoluta e paraqitur më vonë nuk do të shqyrtohej e votohej në KB, është një llogari pa hanxhiun. Sepse, rezoluta juaj nuk do të miratohet veçse do miratohet një rezolutë e përbashkët e BE-së dhe ShBA-ve, me të cilën “palët ftohen të krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, në mënyrë që të kenë perspektivë evropiane”, rezolutë e cila si adut shtesë e ka mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. (Julius, 30 korrik 2010; 20:29)

Vukçeviq: Thënjet e Ganiqit janë të pakuptimta

Edhe unë pajtohem me Vukçeviqin, se zotëri Ganiqi ka folur gjëra të pakuptimta.

Sepse, Serbia nuk është “përzier”, veçse drejtpërdrejtë e ka udhëhequr dhe zhvilluar luftën në Bosnje, me tërë fuqinë e saj: duke filluar nga ushtria e rregullt, e ashtuquajtur APJ, formacionet paraushtarake, njësitë paramilitare të partive politike, kuadri komandues, të gjitha llojet e armatimit, propagandën luftarake e deri te mjetet materiale dhe financiare.

Page 190: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

190 Adil Rr. FETAHU

Provat për “përzierjen” e Serbisë në luftën në Bosnje nuk i zënë disa kompozicione të hekurudhës transiberiane.

Prandaj, ato prova të imta të cilat i ka përmendur zotëri Ganiqi, vërtetë janë të pakuptimta! (Julius, 30 korrik 2010; 21:41)

Koshtunica: Serbia mund të dështojë në KB

Paraqitjen e propozim-rezolutës Asamblesë së Përgjithshme të KB Koshtunica e ka vlerësuar si dështim të mundshëm të Serbisë.

Dështimet të cilave Ti iu ke kontribuar, tash po i përfundojnë Tadiqi dhe praktikanti yt i besueshëm – Jeremiqi.

Dështimin e ke shkruar dhe ngatërruar Ti vet, me atë preambulën famoze në kushtetutën tënde, çfare nuk e ka asnjë kushtetutë në botë, ashtu që ata që të kanë trashëguar kurrsesi nuk po mund ta zgjidhin.

Hesht more dhe mos u lajmëro për një kohë, deri sa të shpallin të vdekur politikisht! (Julius, 31 korrik 2010; 14:09)

Simiq: Serbia ka nevojë për kompromis

Vizitën e ndihmës-ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Drukas, zotëri Simiqi e komenton si përpjekje për të afruar qëndrimet e Serbisë me ato të Brukselit?

Jo zotëri Simiq, ajo vizitë është një përpjekje për t’i afruar marrëdhëniet midis Beogradit e Prishtinës, e jo Beogradit me Brukselin. Sepse, për afrimin e qëndrimeve dhe marrëdhënieve të shteteve me Brukselin, Bashkimi Evropian i ka qëndrimet, kushtet dhe kriteret e veta të qarta, ashtu që secili shtet që dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian duhet t’i plotësojë ato kushte.

Por, z.Drukas e vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, me qëllim të afrimit të marrëdhënieve midis këtyre dy fqinjëve, sikur Greqia të kishte ndonjë ndikim që të mund të ndërmjetësojë në këtë drejtim.

Duke pasur parasysh qëndrimin e njëanshëm të Greqisë, e cila akoma nuk e ka njohur, pastaj krizën e brendshme të saj, nuk besoj se Greqia mund t’i kontribuojë afrimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

Por, në Ballkan të gjithë e konsiderojnë veten si liderë të rajonit, ndonëse nuk janë kërkushi! (Julius, 1 gusht 2010; 11:06)

Page 191: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 191

Prokuroria do vendosë se a do bëjë ankesë

Prokurori i Serbisë për krimet e luftës, Vukçeviq, ka paralajmëruar paraqitjen e ankesës kundër vendimit të gjykatës angleze me të cilin është refuzuar kërkesa e Serbisë për dorëzimin e Ejup Ganiqit. Mirëpo, për të paraqitur ankesën, i nevojitet pëlqimi i asaj gjykate.

E mor zotëri Vukçeviq, më mirë është të mos e paraqitni ankesën fare, ngase nuk do arrini asgjë me te. Jam i sigurt se nuk keni prova të reja të cilat nuk i keni pasur apo nuk keni mundur t’ia paraqitni gjykatës gjatë procedurës së zhvilluar.

Ajo që po orvateni për ta bindur gjykatën, se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje politike, për gjykatën nuk është fare relevante, madje edhe sikur të ishte e vërtetë. Për gjykatën është me rëndësi se nuk ka pasur prova për veprën të cilën ia ngarkoni zotëri Ganiqit. Kundër tij deri tani janë zhvilluar dy hetime të hollësishme (njëra nga Tribunali i Hagës), porse në mungesë të provave nuk është ngritur aktakuza. Kjo ka qenë shkak i mjaftueshëm që të mos pranohet fletarresti kundër tij. Shkaku tjetër, pak juridik e pak politik, është ai se gjykata është bindur se fletarrestet tuaja janë të motivuara politikisht, dhe se gjykimi i Ganiqit në gjykatën serbe nuk do ishte fer dhe objektiv.

Rasti me zotëri Ganiqin është edhe një dështim i judikaturës serbe, i cili po i kthehet si bumerang, me qenë se është dokumentuar se Serbia jo vetëm se ka qenë e involvuar në luftën në Bosnje, veçse ka kryer agresion ndaj B e H. Këtë fakt në mënyrë eksplicite e ka vërtetuar Ministria e Drejtësisë e Serbisë në letrën e vet të datës 8 qershor 2010, të cilën ia ka dërguar gjykatës (angleze) si kundërshtim ndaj mbrojtjes së z.Ejup Ganiqit.

Më se dy vjet Vukçeviqi merret me “Shtëpinë e verdhë”, ndërsa kur doli se “u dridh mali e lindi një mi”, ja tash është kapur për zotëri Ganiqin, dhe këtë proces e ndjek nga inati e jo në bazë të fakteve juridike relevante.

Thua se nuk paska Vukçeviqi se ken ta ndjekë në vendin e tij (tërë kreun e organeve policore dhe ushtarake), ose se e ka kryer problemin e vet me kapjen dhe ekstradimin e Ratko Mlladiqit, të cilin ia kërkon Tribunali i Hagës?! (Julius, 2 gusht 2010; 14:51)

Page 192: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

192 Adil Rr. FETAHU

Daçiqi: Rezoluta e baraspeshuar

Ivica Daçiqi do ta “baraspeshonte” rezolutën e cila i është dorëzuar KB.

Natyrisht, këtë do ta bëjë nga presioni i qendrave kryesore të vendosjes, të cilat i kanë bërë vërejtje Serbisë, përse nuk e ka harmonizuar përmbajtjen e rezolutës.

Kur flet Daçiqi për politikë të jashtme, sikur paralajmëron fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministrinë e vet të Punëve të Brendshme, ashtu që si kuadër i Millosheviqit – të vëhet në krye të atyre dy ministrive?! (Julius, 2 gusht 2010; 20:17)

Liga e Shteteve Islame për njohjen e Kosovës

Në fund të tubimit dyditor kushtuar 50-vjetorit të asaj organizate, Liga e Shteteve Islame miratoi Konkluzionin me të cilin i fton të gjitha vendet e botës të cilat deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që këtë ta bëjnë, si dhe ta përkrahin rindërtimin ekonomik të Kosovës.

Filloi, filloi.

Tash pritet një cunami politik dhe diplomatik i Tadiqit dhe Jeremiqit. Bashkë me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, letrat e ministrit të punëve të jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, do t’i “eklipsojnë” plotësisht letrat e Tadiqit dhe Jeremiqit. Ata tanimë vetëm mund të konstatojnë vendet të cilat po e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe t’iu dërgojnë nota proteste. (Julius, 2 gusht 2010; 20:37)

Kundër gravitacionit afër Kurshumlisë

Lajmet bëjnë të ditur se në fshatin Ivanje afër Kurshumlisë është zbuluar anomali e gravitacionit, ku veturat e pa frenuara shkojnë shpatit përpjetë, në vend se të shkojnë tatëpjetë?!

Po t’i besonte njeriu kësaj dokrre, menjëherë do të mendonte në udhëheqësit shtetëror ose partiakë (të Serbisë), në mos janë nga ai fshat, gjegjësisht nga “Qyteti i djallit”? Sepse, edhe këta i kundërvihen realitetit dhe tërë botës normale në lidhje me Kosovën, dhe hecin sipas anomalive. Populli në zgjedhje ka ndjekur rrugën e integrimeve evropiane, kurse udhëheqja politike e shtetërore ka marrë rrugën kah Rusia dhe Lëvizja e të Painkudruarve!

Serbia është vend i çudirave, prandaj nuk do më befasonte as kjo anomali e gravitacionit në “Qytetin e djallit”. (Julius, 4 gusht 2010; 19:23)

Page 193: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 193

Lindzi: Dialogu është më e logjikshme

Ky far i vetëquajturi ekspert për Ballkanin “nuk e ditka, nuk e kuptuaka apo nuk e ka të qartë se Britania e Madhe, ShBA-të dhe vendet e tjera i pengojnë negociatat për statusin e Kosovës”?

Në qoftë se këtë çështje kaq të thjeshtë nuk e paska të qartë, çfarë eksperti për Ballkanin qenka? Ja disa sqarime këtij eksperti:

Negociata për statusin e Kosovës nuk mund as nuk do të ketë, për faktin e thjeshtë se statusi është zgjidhur ditën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë. Para kësaj janë zhvilluar negociata plot dy vjet. Raundi i parë i negociatave, nga muaji shkurt deri në gusht të vitit 2007 janë zhvilluar nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të KB, Marti Ahtisari, i cili në fund e ka ofruar zgjidhjen kompromise – pavarësi e mbikëqyrur të Kosovës. Ndonëse nuk ishte e kënaqur me propozimin, pala kosovare këtë e ka pranuar si zgjidhje kompromisi, ndërsa pala serbe e ka refuzuar kategorikisht. Pastaj, nga gushti 2007-es janë zhvilluar negociata me ndërmjetësimin e “trojkës” ( ShBA-ve, BE-së dhe Rusisë), të cilat përfunduan pa sukses. Për shkak të qëndrimit kokëfortë të Serbisë, negociatat kanë mundur të zgjasin edhe 20 vjet të tjera dhe nuk do të arrihej zgjidhje me marrëveshje midis palëve. Prandaj, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, në marrëveshje dhe me pëlqimin e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, e pranuan Planin e Marti Ahtisarit dhe e shpallën pavarësinë e Kosovës, të cilën deri më tani e kanë njohur 69 vendet më të rëndësishme të botës. Në ndërkohë Kosova u bë anëtare e FMN dhe e Bankës Botërore.

Sipas kërkesës së Serbisë, përmes Kombeve të Bashkuar i është dërguar kërkesa Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për të dhënë mendimin lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë. Ajo Gjykatë më 22 korrik të këtij viti e ka publikuar mendimin këshillëdhënës, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës me asgjë nuk e ka shkelur asnjë rregull a dispozitë të së drejtës ndërkombëtare.

Ja, këto janë zotëri Lindzi arsyet për shkak të të cilave më nuk do të ketë negociata për statusin e Kosovës.

Para disa ditëve Parlamenti i Evropës e miratoi rezolutën me të cilën e ka bërë shumë qartë se kurrë më nuk do të ketë negociata për statusin e Kosovës, ngase kjo është histori e përfunduar. Me të njëjtën rezolutë PE e përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës, në çka në mënyrë tinëzare po insiston Serbia, prandaj e fton Prishtinën dhe Beogradin të zhvillojnë bisedime për çështjet praktike me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve të të dy vendeve, sikurse janë lëvizjet

Page 194: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

194 Adil Rr. FETAHU

tejkufitare, bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, të kulturës, mbrojtjes së ambientit, lufta kundër krimit të organizuar, etj.

Në qoftë se ky far “eksperti për Ballkanin” akoma nuk e ka të qartë se përse nuk do të ketë negociata për statusin e Kosovës, le të pyet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit të tij (Britanisë së Madhe), dhe atje do të merr shpjegime plotësuese dhe më të hollësishme. (Julius, 8 gusht 2010; 07:36)

LDP (PLD): Të shkruhet rezolutë e re

Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jeremiq, deklaroi se është “e pamundur të fitohet përkrahja në Asamblenë e Përgjithshme të KB për rezolutën të cilën e ka propozuar Serbia”.

Në lidhje me deklaratën e ministrit Jeremiq, lideri i PLD Çedomir Jovanoviq ka kërkuar të tërhiqet rezoluta e paraqitur dhe të bëhet një kthesë politike ndaj Kosovës, në drejtim të integrimeve euroatlantike.

Diçka të ngjashme para disa ditëve e ka thënë edhe lideri i SPO-së, Vuk Drashkoviq, i cili edhe e ka dhënë propozimin e vet të rezolutës, të formuluar vetëm në një fjali.

Çeda Jovanoviq është një politikan realist, me decenie më i avancuar se politikajt e tashëm në pushtet dhe se mentaliteti aktual i popullit serb, prandaj këtë edhe nuk mund ta kuptojnë, e nënçmojnë, e kanë inatë dhe etiketojnë me epitete të ndryshme. Por ai është trim dhe nuk ia ndien për ata të cilët akoma jetojnë në shekullin 19, të cilët të gjitha idetë e Çedës i presin në maje të thikës.

Tadiqi e Jeremiqi e kanë humbur busollën dhe nuk e dinë nga janë duke ecur në politikën e jashtme, prandaj i numërojnë dështimet njërën pas tjetrës.

Çeda është patriot i vërtetë serb, i cili mendon me kokën e vet për mirëqenien e popullit të vet. Por, për të tillët në Serbi akoma nuk është koha! (Julius, 9 gusht 2010; 21:59)

Politika: Integrimet ose Kosova?

Gjithfarë marrinash “kreative” mund të lexojmë në këto komente, siç ishte ai: “A e duam Kosovën apo BE-në; hajde ta ndajmë Kosovën dhe ta zgjidhim problemin; hajde të shpallim referendum se a jemi për Kosovën apo për BE-në”, etj.

Page 195: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 195

Po nuk është bre Kosova miras (prikë) e askujt të cilën mund ta merr ose ta ndajë kush të dojë. Kosova është shtet i pavarur e sovran, kuptonie këtë njëherë e përgjithmonë.

Atyre që dëshirojnë ta “marrin” apo “ta ndajnë” Kosovën, iu rekomandoj se më mirë e kanë të marrin apo të ndajnë ndonjë vend më të madh e më të begatshëm se Kosova; për shembull: Zvicrën ose Gjermaninë, prej të cilit do kenë shumë më tepër dobi. Me Kosovën mund të kenë vetëm telashe – deri në ditën e kjametit. (Julius, 10 gusht 2010; 06:28)

JAT kërkon nga Kroacia 60 milionë euro

Kompania kombëtare e Serbisë “JAT-ervejz” ka bërë padi kundër “Croatia-ervejs”-it, nga e cila kërkon as më pak as më shumë se 60 milionë euro, në emër të kompensimit të pasurisë së ish-JAT-it. Në “JAT-ervejz” thonë se ato mjete do jenë të mirëseardhura për të përmirësuar gjendjen financiare dhe për investime shtesë në kompaninë e tyre kombëtare.

Natyrisht se ato mjete do ishin të mirëseardhura për çfarëdo që të shpenzohen, vetëm se shtrohet pyetja se kush do ua jep?

JAT-i ka qenë ndërmarrje publike gjithëjugosllave për trafikun ajror të brendshëm dhe ndërkombëtar, për transport dhe funksione tjera. Në pasurinë e JAT-it kanë hise të gjitha republikat dhe krahinat e atëhershme. Më se 90 % e tërë pasurisë së JAT-it ka qenë e vendosur dhe e shfrytëzuar në Serbi, respektivisht në Beograd.

Pasuria e JAT-it nuk konsiston vetëm nga aeroplanët për komunikacionin e brendshëm e të jashtëm, veçse edhe nga shumë objekte afariste, banesa dhe objekte tjera luksoze. Ka pasur një numër të madh të banesave luksoze në Beograd për afro 2000 beogradas të punësuar, qendra afariste luksoze në Beogradin e vjetër dhe atë të Ri, Qendrën Teknike të Komunikacionit, Qendrën Shkollore, Ndërtesën e Operativës së Fluturimeve, afro 4 milionë metra katrore të tokës ndërtimore dhe asaj bujqësore, një numër të madh të aeroplanëve të udhëtarëve, avionëve të Akademisë së Pilotëve, të Aviacionit Bujqësor, etj,etj.

Pasuria e ish-JAT-it duhet të ndahet në procesin e sukcesionit të gjitha republikave dhe krahinave të atëhershme. Prandaj, kjo padi e “JAT-ervejz”-it kundër “Croatia-ervejs”-it nuk do të ketë ketë sukses. Por, me gjasë kjo është bërë si kundërpadi ndaj padisë së Kroacisë, e cila kërkon pasuri të konsiderueshme të cilën e ka pasur INA në tërë territorin e Serbisë. (Julius, 11 gusht 200; 17:53)

Page 196: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

196 Adil Rr. FETAHU

Serbia nuk do pajtohet për marrëveshje

Serbia nuk do pajtohet për marrëveshje me anëtaret kyçe të Bashkimit Evropian dhe ShBA-të për rezolutën në lidhje me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,- deklaroi ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq. Ai e din gati me siguri të plotë se ajo rezolutë, e paharmonizuar me ato vende, nuk do kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, por do ishte i kënaqur në qoftë se arrinë të krijojë animozitetin e Brazilit, Kinës dhe Rusisë ndaj vendeve të cilat po e përkrahin Kosovën. Kjo do ishte një “fitore e madhe” e diplomacisë së tij dhe e politikës së Serbisë!

Vuk Jeremiqi është vetëm një amator mendjemadh në diplomaci, i cili tërë aktivitetin e vet diplomatik e zhvillon me inatë, duke iu kundërvënë të fortëve, e duke llogaritur të krijojë përçarje në BE dhe në botë.

Udhëheqja e politikës së jashtme dhe diplomacisë me inatë kundër të fortëve, e ka pru Serbinë në gjendjen në të cilën gjendet, por Jeremiqi të gjitha dështimet i quan “fitore”!

Diplomati i mençur duhet të fitojë sa më shumë aleatë dhe miq midis fqinjëve dhe të fortëve, e jo të prodhojë animozitet ndaj dikujt, e më së paku ndaj vetvetes.

Jeremiqi gjatë gjithë kohës ka thënë se nuk do ta respektojë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë poqese ai mendim do jetë i pafavorshëm për Serbinë. Tash po përpiqet ta detyrojë Asamblenë e Përgjithshme të KB që as ajo të mos e respektojë mendimin e organit të vet më të lartë juridik, gjë që është e pamundur. Por, Jeremiqi do të kënaqej në qoftë se arrinë të krijojë animozitet ndaj dikujt.

Kjo jo vetëm se nuk është diplomaci e ndershme, veçse është marri! (Julius, 12 gusht 2010; 09:15)

Letra ka ngrirë njohjet e Kosovës

Nuk është e vërtetë se letra e Boris Tadiqit i ka ngrirë njohjet e Kosovës, veçse shkaku se përse nuk ka njohje të reja qëndron në sezonin e pushimeve vjetore dhe në procedurat e secilit vend për të shqyrtuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe për të marrë vendim për njohje të pavarësisë.

Mos u krenoni se e keni ndalë procesin e njohjeve të reja, ngase së shpejti do shihni se do ketë njohje, ngase tanimë askush nuk ka dilema sa i përket ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. (Julius, 13 gusht 2010; 08:45)

Page 197: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 197

Ivanoviq: Shpekullimet rreth Kosovës një mahi e verës

Vetëm këta Ivanoviqët (Oliveri dhe Ivani) “e ditkan” se po përgatitet modeli i Tirolit Jugor për veriun e Mitrovicës. Askush tjetër nuk e din për atë ofertë, ngase ajo nuk ekziston, përveç në kokat e këtyre Ivanoviqëve.

Krejt çfarë mund të fitojnë serbët e asaj pjese dhe në anët tjera të Kosovës, është vetëqeverisja lokale në komunat me shumicë serbe, ashtu siç parashihet me Planin e Ahtisarit. Edhe ajo do jetë e përkohshme, për një kohë të caktuar, derisa të ndërrohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar në bazë të atij Plani. (Julius, 13 gusht 2010; -Ky koment u botua në gazetën “Kurir”, të datës 13.08.2010)

Në Kosovë pa rroga të dyfishta

Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka abroguar Dekretin e Qeverisë së Serbisë të vitit 2003 për “shtesën kosovare për punëtorët nga Kosova e Metohia”. Gjykata ka vlerësuar se ai dekret është jokushtetues, për shkak se paraqet “diskriminim pozitiv” të një kategorie të caktuar të qytetarëve në raport me të tjerët.

Sipas të dhënave të publikuara më heret, të ashtuquajturën “shtesë kosovare” prej vitit 2003 e këndej e kanë marrë rreth 4500 “të punësuar në KeM”, gjë që buxhetit të Serbisë i ka kushtuar 26 miliarda dinarë.

Rreth 400 “funksionarë” të cilët gjoja se kryejnë punën e kryetarëve të rretheve (fiktive), kryetarëve të komunave, koordinatorë të ndryshëm, drejtorë të institucioneve e të ndërmarrjeve publike në Kosovë, kanë marrë rroga prej 40.000 deri 350.000 dinarë në muaj. Ato komuna dhe institucione e struktura shtetërore fiktive e ilegale, qofshin ato në “K e M” apo të zhvendosura në Serbi, nuk kanë kurrëfar kompetencash. Krejt çfarë kanë ato është nga një vulë për vërtetimin e dofar akteve të cilat nuk vlejnë askund! Në ato komuna fiktive e të paqena, është ndarë pushteti sipas receptit partiak, ashtu që njerëzit “në pushtet i kanë futur në listat e rrogave me qindra anëtarë të partive të tyre. Kështu kanë vepruar socialistët të cilët e “kanë pushtetin” në Gllogofc, ose G-17 plus në Kaçanik, në të cilat nuk jeton asnjë serb! Kështu është edhe në komunat e tjera në të cilat nuk ka asnjë serb, si psh. në Gjakovë, Deçan, Suharekë, Podujevë, etj.

Vendimit të Gjykatës Kushtetuese unë do ia shtoja arsyetimin, se jo vetëm se është jokushtetues, veçse është edhe e pamoralshme nga aspekti njerëzor dhe shoqëror, që në situatë kur shumë prej atyre që e kanë marrë këtë shtesë pa punuar asgjë, e kanë shitur pasurinë e tyre në Kosovë, kanë blerë banesa në Beograd e gjetkë të cilat i japin me qëra, kurse vet regjistrohen si refugjatë në

Page 198: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

198 Adil Rr. FETAHU

Serbi. Kur kësaj ia shtojmë gjendjen e mjerueshme të familjeve të cilat vërtetë janë refugjatë dhe me vite të tëra jetojnë nëpër qendra kolektive e nuk janë të punësuar, çështje bëhet akoma më jokushtetuese dhe amorale.

Druaj se ai vendim i Gjykatës Kushtetuese do ta pakësojë në mënyrë drastike numrin e “patriotëve”, të cilët i kanë marrë nga dy rroga dhe shtesën kosovare, dhe kanë qenë më të zëshmit duke bërtitur parullën “Kosova është Serbi”! (Julius, 14 gusht 2010; 10:49)

Kriminelëve iu arrijnë informatat nga MPB

Natyrisht se kriminelëve iu arrijnë informatat nga kolegët e tyre të punësuar në MPB. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është qerdhe e kriminelëve të të gjitha llojeve dhe kalibrave, ashtu që lidhja midis kriminelëve jashtë MPB dhe atyre brenda asaj Ministrie kurrë nuk është shkëputur, ngase prej njeriut me “kofer” (fjala është për Daçiqin) i cili është në krye të MPB, deri te polici më i thjeshtë, të gjithë janë të involvuar në veprime të ndryshme kriminale. Çdo respekt individëve të cilët nuk janë të tillë, por ata nuk janë në vende udhëheqëse. (Julius, 15 gusht 2010; 13:55)

Gjeliq: Presioni – BE ose Kosova

Presionin e disa shteteve me ndikim që po i bëjnë Serbisë për çështjen e Kosovës, zotëri Gjeliqi e konsideron politikë të gabuar të tyre, e cila mund të shpjerë deri te ngadalësimi i integrimeve dhe destabilizimi i tërë rajonit. Duke shpresuar në qëndrimin jounik të shteteve të BE-së, Gjeliqi konsideron se Serbia nuk mund të vehet para dilemës për të zgjedhur: ose Kosova ose BE.

Zotëri Gjeliq, nuk është në kompetencën tuaj ta vlerësoni politikën e Bashkimit Evropian apo të vendeve tjera me ndikim, por ta rishqyrtoni dhe ta ndryshoni politikën e vendit tuaj, e cila dita-ditës po e fundos vendin në krizë politike, ekonomike, morale dhe materiale.

Ngadalësimi i procesit të integrimit të Serbisë nuk do të shkaktojë kurrëfar destabilizimi të tërë rajonit, siç thoni ju (vallë, a po kërcënoni me këtë?). Ndërsa, ajo se Bashkimi Evropian nuk mund të ju vejë para zgjedhjes: ose Kosovën, ose BE,- këtë nuk ua ka thënë askush as që do të ju vejë para kësaj dileme. Sepse, Kosova nuk është mjet për kusuritje për BE-në. Por, nëse vazhdoni me politikën si deri më tash, shumë lehtë mund të vini në situatë të mbeteni edhe jashtë procesit të integrimit në BE. Sa i përket Kosovës, pa këtë keni mbetur qysh prej vitit 1999, dhe këtu nuk ka më kthim prapa.

Page 199: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 199

Shija e hidhur e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e ka hedhur politikën dhe strategjinë tuaj për Kosovën në qoshe. Në shtetet normale pas një dështimi të këtillë diplomatik të politikës së jashtme, struktura qeverisëse do binte si e kositur.

Dy shtyllat e proklamuara të politikës suaj: edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian, kanë dështuar plotësisht, respektivisht njëra nga këto dy shtylla (Kosova) përfundimisht ka rënë pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kurse shtylla tjetër (Evropa) – është vënë në pikëpyetje për shkak të shtyllës së parë për të cilën jeni kapur.

Ju me këmbëngulje “e mbroni” Kosovën, për të cilën të gjithë e dinë se qëmoti ka ikur nga Serbia. Do të thotë, mbroni diçka që nuk e keni as nuk mund ta ktheni.

Rezoluta të cilën ia keni paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të KB është vetëm edhe një hap taktik i pushtetit të Serbisë, pasi që ai pushtet nuk ka koncept real për rishqyrtimin e politikës së vet të dështuar ndaj Kosovës. Ai pushtet deri më tash e ka gënjyer edhe vetveten edhe popullin, se do ta mbrojë Kosovën dhe do ta integrojë Serbinë në BE, apo se do të heqë dorë nga integrimi për ta ruajtur Kosovën, kështu që opinioni në Serbi nuk është i përgatitur për ndryshime të pashmangshme të politikës ndaj Kosovës, dhe përveç shkaqeve tjera (psh.kushtetuta), edhe ky është një nga faktorët përse ky pushtet nuk mund ta ndryshojë politikën e deritashme dështuese.

Ndryshimi i politikës ndaj Kosovës, që është i pashmangshëm, nuk do ishte dështim i ri veçse esëllim dhe kuptim i realitetit. Por, duke llogaritur në mospajtimet midis shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, Serbia dhe Rusia si lojtarë destruktivë akoma po orvatën ta komprometojnë rolin e BE-së në politikën e jashtme dhe në skenën ndërkombëtare.

Është koha që Serbia ta bëjë një potez të guximshëm, i cili për momentin nuk do mirëpritej në opinion, por se do jetë i domosdoshëm për të mirën e vet Serbisë e të popullit serb. (Julius, 16 gusht 2010; 09:38)

KFOR: ShPK ruan katër manastire

Përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe janë deklaruar kundër bartjes së autorizimeve për sigurimin e manastireve nga policia e Kosovës.

Po ku ka bre që kisha të pyetet e përzihet për bartjen e kompetencave nga një organ shtetëror te organi tjetër?!

Page 200: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

200 Adil Rr. FETAHU

Ata do dëshironin që të kthehet policia serbe për të ruajtur manastiret, dhe njëkohësisht për të kryer “edhe do punë tjera”, vetëm se kjo nuk është më e mundshme.

Unë mendoj se fare nuk është e nevojshme që në kohë paqeje policia ose ushtria t’i ruajnë manastiret, kishat ose xhamitë, apo objektet e tjera fetare. Objektet fetare askund nuk i ruan policia as ushtria. Ato i ruajnë njerëzit të cilët shërbejnë në ato objekte, kurse populli ato i konsideron të shenjta.

Manastiret dhe objektet e tjera të rëndësishme janë pasuri kulturore të Kosovës, pa marrë parasysh se cilës fe i përkasin. Ato qëndrojnë këtu me shekuj dhe askush nuk i ka dëmtuar. Mirëpo, pushteti serb dhe KOS dëshirojnë ta paraqesin gjendjen në Kosovë si problematike e të pa sigurt, të cilën vet e kanë krijuar, por për fat që tashmë është rregulluar. (Julius, 17 gusht 2010; 17:41)

Pa shtesën, Serbët do shpërngulën nga Kosova

Oliver Ivanoviqi i jep vetës të drejtë që ta interpretojë në mënyrë “kreative” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për ndalimin e pagesës së “shtesës kosovare”. Sipas interpretimit të tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka të bëjë me të drejtën e serbëve të Kosovës në “shtesën kosovare”, por vetëm me aktin administrativ, dmth. me Konkluzën e Qeverisë, në bazë të së cilës është paguar ajo shtesë?

Ivanoviqi konsideron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkakton rrezikun real të shpërnguljes së serbëve nga Kosova, dhe merr qëndrim nënçmues duke ia tërhequr vëmendjen (Gjykatës), se “Qeveria e bënë politikën në Kosovë e Metohi e jo Gjykata Kushtetuese”!

Rada Trajkoviq nga ana tjetër insiston që serbëve në Kosovë duhet dhënë paga jo vetëm të dyfishta, por edhe të trefishta, në mënyrë që ata të mbetën të jetojnë e “të punojnë në K e M”!

Kështu është kur fizikanët, inxhinierët e makinerisë, mjekë e profesione të tilla bëjnë politikën dhe diplomacinë në Serbi.

Oliver Ivanoviqi ka dashur të bëhet pilot, por ngase nuk sheh mirë, nuk është pranuar. Kjo nuk e ka penguar për t’u katapultuar në politikë, herë si kryetar i Këshillit Nacional Serb për KeM, herë si deputet i Kuvendit të Kosovës (e njëkohësisht si udhëheqës i grupit banditesk për ruajtjen e Urës në Mitrovicë!), kurse tash si sekretar shtetëror në Ministrinë për KeM në Qeverinë e Serbisë!

Page 201: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 201

Se miopët (shkurtupamësit) po udhëheqin politikën, kjo është dëshmuar në politikën serbe, por se një inxhinier i makinerisë e interpreton ashtu në mënyrë “kreative” kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ky është një kualitet i ri i këtyre politik(u)ajve! (Julius, 18 gusht 2010; 10:38)

Shqiptarët po e okupojnë rajonin e Nishit

Në Kosovë ekziston një organizatë joqeveritare (OJQ) e cila merret me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave për Muhaxherët, të cilët gjatë viteve 1876-1881 janë ndjekur nga rrethi i Toplicës. Ajo OJQ i regjistron dhe organizon pasardhësit e familjeve të Muhaxherëve, mbledh dokumente mbi pasuritë e lëna atje, dhe ka për qëllim të fillojë procedurën në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për kthimin, respektivisht kompensimin e atyre pasurive. Deri më tash ka hasur në përkrahje dhe ka marrë premtime për ndihmë politike dhe profesionale (juridike) për realizimin e kërkesave të tyre. Sipas të dhënave të tyre, nga rrethi i Toplicës e deri te e ashtuquajtura “Molla e kuqe” afër Nishit, kanë qenë 712 fshatra dhe disa qyteza me popullsi të pastër Shqiptare, apo me shumicë Shqiptare.

Siç po shkojnë punët, duket se Serbia do ta harrojë Kosovën, nëse mund ta ruajë atë rajon nga “vërshimi” i Shqiptarëve, të cilët janë të vendosur në kërkesën për kthimin e pasurive të tyre. (Julius, 19 gusht 2010; Ky koment u botua në gazetën “Kurir”, të datës 19.08.2010)

Prokurori: “Do e nxjerr Mlladiqin nga biruca”

Puna njëzetekatërorëshe e të gjitha shërbimeve dhe organeve shtetërore ka sjellë deri te materialet shumë të dobishme, ka deklaruar prokurori Vukçeviq, duke aluduar në dofar ditarësh dhe shënime “të gjetura” para gjashtë muajve.

Këtë “sukses të madh”, me punë të mundimshme e kanë arritur ato organe pas 15 vjetëve, kurse materiali është gjetur mu në shtëpinë e Ratko Mlladiqit. Do të thotë se është dashur 15 vjetë sa t’ia gjejnë shtëpinë! Po edhe sa vjet do të duhen deri sa ta gjejnë vet Mlladiqin, në qoftë se ai fshehet në ndonjë “birë të minit” sikur supozon prokurori Vukçeviq?

Për çfarë pune dhe rezultatesh flet Vukçeviqi, derisa Mlladiqi shetitë “nëpër bira” si urithi? Dhe thotë se i njëjti regjim i aktivitetit po zbatohet edhe për Goran Haxhiqin. Do të thotë se edhe atë po e kërkojnë – atje ku nuk është!

Page 202: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

202 Adil Rr. FETAHU

Suksesi i organeve dhe i shërbimeve të shtetit lidhur me Mlladiqin nuk matet me gjetjen e dofar ditarësh a shenimesh, veçse me kapjen dhe ekstradimin e tij Hagës, ngase “atë material” e kërkon Haga.

Kjo deklaratë pretencioze dhe e fortë e prokurorit Vukçeviq mund të kuptohet edhe sikur Mlladiqi tanimë është futur në ndonjë burg dhe vetëm pritet momenti kur do ta “shesin” me çmim sa më të lartë, për të fituar poena politik nga bashkësia ndërkombëtare, apo se ndoshta mu tash është ai moment, në vigjilje të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB në të cilën do shqyrtohet propozimi i Serbisë lidhur me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Në Serbi – gjithçka është e mundur! (Julius, 20 gusht 2010; 11:43)

Ivanoviqi: Nuk ka status pa Serbinë

Oliver Ivanoviqit, deputetit të deridjeshëm në Kuvendin e Kosovës, e tash sekretar shtetëror në Ministrinë e Qeverisë së Serbisë për KeM, i ka hije dhe i takon të flet ashtu, se përndryshe do mbetej pa punë.

Statusi i Kosovës është caktuar me ndërmjetësimin e emisarit të KB dhe në konsultim e marrëveshje me shtetet më të rëndësishme të botës, të cilat menjëherë e kanë njohur pavarësinë. Për statusin janë zhvilluar negociata me Serbinë dy vjet, por me qenë se ajo nuk është pajtuar me pavarësinë, natyrisht se më nuk e ka pyetur kush për statusin e Kosovës.

Për t’u bërë dhe për të ekzistuar Kosova si shtet i pavarur, nuk është e domosdoshme të njihet nga shumica e anëtareve të Kombeve të Bashkuara, dhe as të bëhet anëtare e KB. Zvicra ka ekzistuar afro 800 vjet si shtet i pavarur, dhe tek në vitin 2002 është bërë anëtare e KB.

Në qoftë se 90% e popullit serb nuk don të hyjë në BE pa Kosovën, sikur thotë Ivanoviqi, nuk është e domosdoshme Serbia të bëhet anëtare e atij Bashkimi. Askush nuk e detyron të bëhet. Edhe ashtu, mitet për serbët si popull hyjnor janë jashtë standardeve evropiane! Nëse mund të jetojë nga mitet dhe në izolim – le ta provojnë.

Duket se disa politikajve serb u nevojitet një periudhë më e gjatë për rehabilitim mental nga mitet për serbët si popull hyjnor! (Julius, 21 gusht 2010; 15:50)

Page 203: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 203

Për rezolutën, më 9 shtator

Do vie dhe do kalojë edhe 9 shtatori dhe diplomacia serbe do ta përjetojë edhe një dështim diplomatik, pas atij dështimit fatal legal me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu do humbet lufta “me të gjitha mjetet legale e diplomatike”. Të shohim pastaj se me çfarë mjetesh do ta vazhdojnë luftën për ruajtjen e Kosovës, duke pasur parasysh kërcënimet që po dëgjohen për destabilizimin e tërë rajonit?

Ai destabilim nuk ndodhi as nuk do të ndodhë me humbjen e luftës legale e diplomatike. Ndërsa ajo floskula e përsëritur shumë herë për “destabilizimin e rajonit” (ndoshta me mjete tjera?), nuk e frikëson askend, por mund t’i sjell pasoja të mëdha vet Serbisë.

Zotëri Bogdanoviqi sikur është shumë i sigurt se në procesin e bisedimeve për çështjet praktike, do të negociohet edhe për statusin e Kosovës.

Jo z. Bogdanoviq. Nëse ju dhe Qeveria juaj mendoni se në kuadër të bisedimeve për çështjet praktike dhe marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë të kërkoni far bisedimesh për statusin, të jeni të sigurt se nuk do ketë kurrëfar bisede as për çështjet praktike, derisa Serbia të mos e ketë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nuk janë ato bisedime midis dy bashkësive (midis Shqiptarëve e Serbëve) siç i trajton Bogdanoviqi, veçse bisedimet duhet të zhvillohen midis dy shteteve të pavarura: Kosovës e Serbisë. Me serbët e Kosovës nuk ka kush se çfarë të bisedojë. Ata vetëm duhet të respektojnë kushtetutën dhe ligjet, institucionet e sistemit të shtetit në të cilin jetojnë, t’i kryejnë obligimet ligjore dhe përmes institucioneve të sistemit të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre të garantuara me kushtetutë e me ligje, të cilat janë mbi të gjitha standardet e njohura në botë, të caktuara sipas parimit të “diskriminimit pozitiv”, parim këtë të cilin Gjykata Kushtetuese e Serbisë ua ka hequr serbëve në rastin e pagesës së të ashtuquajturit “shtesa kosovare”. (Julius, 22 gusht 2010; 17:35)

Protesta për shkak të heqjes së shtesës

Gjykata Kushtetuese e ka hequr të ashtuquajturën “shtesa kosovare”, për shkak se ajo shtesë i venë qytetarët në pozitë të pabarabartë, në bazë të parimit të “diskriminimit pozitiv”.

Vendimet e gjykatës kushtetuese janë përfundimtare dhe të obligueshme, ndërsa sipas ligjit penal, moszbatimi i atyre vendimeve paraqet vepër penale. Ekziston edhe përgjegjësia politike e bartësve të funksioneve politike të cilët nuk e

Page 204: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

204 Adil Rr. FETAHU

zbatojnë ose e pengojnë zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese. Nga ana tjetër, zbatimi i vendimeve gjyqësore është një nga parimet themelore të sundimit të së drejtës. Sundimi i së drejtës realizohet... duke iu nënshtruar pushteti kushtetutës dhe ligjit (neni 3 par.2 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë). Gjithkush është i detyruar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese (neni 171.par.1).

Kurse ministri Goran Bogdanoviqi dje deklaroi se “Qeveria e Serbisë do të nxjerrë dekret për vazhdimin e pagesës së shtesës kosovare të punësuarëve të cilët marrin pagat nga buxheti i Republikës, edhepse Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për heqjen e asaj shtese”!

Nëse ministri në Qeverinë e Serbisë nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë nuk është për t’ua zënë për të madhe që protestojnë ata të cilëve u është hequr ajo shtesë, ndonëse edhe ata duhet ta respektojnë vendimin e gjykatës. Por, kur është fjala për ministrin i cili nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, atëherë këtu ka punë për prokurorin publik dhe për kryeministrin e Qeverisë. (Julius, 14 gusht 2010; 11:30)

Gjukiq-Dejanoviq për rezolutën

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq thotë se nuk ka arsye që vendet të cilat e kanë përkrahur kërkesën e Serbisë për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të mos e përkrahin tash edhe rezolutën e Serbisë në Kuvendin e Përgjithshëm të KB.

Ndoshta për shkak se është e zënë me funksione të shumta, zonja Dejanoviq nuk ka kohë as të mendojë për arsyet e vërteta, prandaj po ia përkujtojmë vetëm një arsye qenësore, e ajo është se rezoluta është në kundërshtim me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kurse anëtaret e KB nuk besoj se do votojnë kundër atij mendimi, të cilin vet e kanë kërkuar nga institucioni juridik kompetent i KB?! (Julius, 24 gusht 2010; 18:52)

Llamberto Zanieri në Beograd

Ky përfaqësuesi i tetë (ndoshta edhe i fundit) special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në Kosovë, Lamberto Zanieri, “i rjepur” krejtësisht nga të gjitha kompetencat, po përpiqet tash të luajë ndonjë rol (lojë) si mediator në do çështje teknike të imta midis Kosovës e Serbisë, por me rastin e zgjedhjes së bashkëbiseduesve po shihet se i ka huqur edhe temat edhe bashkëbiseduesit. Ai

Page 205: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 205

sot po e viziton Beogradin dhe sipas paralajmërimeve duhet të takohet me ministrin e policisë Ivica Daçiq dhe ministrin për “KeM” Goran Bogdanoviq.

Nëse ka se çka të bisedojë me Bogdanoviqin në lidhje me problemet jetike të serbëve në Kosovë, me Daçiqin nuk ka se çfarë të bisedojë, sepse kompetencat lidhur me policinë, gjyqësinë dhe doganat, për sa u përket misioneve ndërkombëtare në Kosovë i ka EULEX-i, e jo UNMIK-u.

Prejse është miratuar Plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe prej ardhjes së Misionit të Bashkimit Evropian EULEX, UNMIK-u nuk ka më kurrëfar kompetencash në Kosovë, prandaj as Zanieri nuk përfaqëson kurrëfar autoriteti për bisedime as si mediator. Posaçërisht tash pas publikimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, UNMIK-ut dhe Zanierit nuk i ka metur më vend në Kosovë.

Në qoftë se UNMIK-u ka akoma personel në Kosovë, gjë që nuk vërehet fare, lirisht mund t’i mbledhin plaçkat e veta e të kthehen andej prej nga kanë ardhur. Nëse Zanieri dëshiron ta vazhdojë banimin privat në Kosovë, le të lajmërohet dhe le të merr me qëra banesë si person privat dhe le të ofrojë shërbime të mira si mediator në zgjidhjen e çështjeve të imta, poqese gjat kohës sa ka shërbyer si shef i UNMIK-ut ka fituar farë autoriteti, gjë që dyshoj? (Julius, 25 gusht 2010; 13:08)

ShBA-të presin që Serbia ta ndryshojë mendjen

Çka keni bre “vëllezër serbë”, çka iu keni vërsulur atij ambasadorit të ShBA-ve, i cili vetëm se po ua përcjell në mënyrë të sinqertë qëndrimin e vendit të tij, dhe jo vetëm të tij veçse edhe të shumë fuqive tjera prijëse.

Po edhe sikur të gjithë serbët, aq sa jeni, të shpërndaheni nëpër shtetet e Lëvizjes së të Painkuadruarëve dhe atyre të ngjashme me to nëpër Afrikë, Azi dhe Amerikën Llatine, nuk do të arrini që rezoluta juaj të kalojë në Asamblenë e Pëgjithshme të KB. Mendohuni pak për fuqinë e ndikimit tuaj në krahasim me fuqinë e atyre vendeve të cilave po iu kundërviheni. Veç kësaj, sa përqind i kontribuoni buxhetit të asaj organizate botërore gllomaze, për të pasur ndonjë ndikim në te?

Fundi-fundit, çka do të arrinit edhe sikur ajo rezolutë të kalojë, e cila nuk ka kurrëfar rëndësie të ndonjë instrumenti juridik ndërkombëtar, as që e obligon askend.

Page 206: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

206 Adil Rr. FETAHU

Prandaj, mos u krekosni para kohe me “fitore të madhe”, ngase do të dëshproheni pas 14 shtatorit, kur ta shihni se sa vende dhe kush ju ka përkrahur.

Kështu ishit të sigurit se edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të jep mendimin në favor të Serbisë, por mbetët të shokuar kur Gjykata e kumtoi mendimin e vet. Mos pritni se do të ju kalojë rezoluta e cla është në kundërshtim me mendimin këshillëdhënës të GjND, ngase organi më i lartë i KB duhet ta respektojë mendimin e Gjykatës së vet.

Por, edhe sikur rastësisht të miratohet rezoluta në tekstin e propozuar nga Serbia, efekti i saj do ishte i barabartë me zero për sa i përket gjendjes reale në terren. Kjo ndoshta do t’iu shërbente zyrtarëve të Serbisë për t’u lavdëruar para popullit të vet për “suksesin e madh diplomatik”, por në praktikë nuk do të ndryshojë asgjë. Pasojat e kësaj kokëfortësie dhe të kësaj kundërvënie më të fortëve do t’i ndieni në çdo hap. Ngase fuqitë e mëdha të BE-së dhe ShBA-të kanë mënyra dhe mjete ta detyrojnë Serbinë të bëhet konstruktive ndaj Kosovës dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Prandaj, derisa ua ofrojnë karotën dhe shkopin, më mirë merreni karotën, se sa vetëm shkopin. (Julius, 26 gusht 2010; 09:35)

Rezoluta sipas marrëveshjes me BE-në dhe ShBA-të?

Nga kreu i pushtetit të Serbisë arrijnë lajme të cilat paralajmërojnë gatishmërinë për ndryshimin e rezolutës, në marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe ShBA-të. Thonë se nga pjesa hyrëse do të heqet fjalia “se secesioni i njëanshëm është mënyrë e papranueshme e zgjidhjes së kontesteve”.

Jo or zotërinjë, jo vetëm atë fjali, veçse nga pika 2 e rezolutës doemos duhet të hiqni fjalët “dhe të gjitha çështjeve të hapura”, ngase me ato fjalë jeni orvatur që nëpër dyer të vogla të futni negociatat për statusin, e kjo është vërejtja kryesore e ShBA-ve dhe BE-së.

Për këto ndryshime ju ka detyruar i dërguari i BE-së, Vestervelle, i cili deri më tash në mënyrën më të hapur e të prerë ua ka përcjellur mesazhet e Brukselit, “se Beogradi doemos duhet ta pranojë realitetin se Kosova është e pavarur dhe se pavarësia e pakthyeshme është vërtetuar me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. Do të thotë keni qenë të detyruar të lëshoni pe nën presionin e ShBA-ve dhe të BE.

Nëse nga rezoluta heqet e gjithë ajo që aludon në statusin e Kosovës, atëherë kujt i shërben ajo rezolutë. Më mirë është të tërhiqet e tëra.

Page 207: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 207

Po, kështu është kur politika e jashtme dhe diplomacia udhëhiqen në mënyrë amatoreske e të papërgjegjshme, me të cilën konfrontoheni me të fortit e në funt detyroheni të lëshoni pe nën presion.

Kreatorët e rezolutës megjithatë do të lavdërohen para popullit të vet se si nuk kanë shkuar nën “vijën e kuqe”, kurse ajo vijë është lëshuar deri në funt!

Dikush duhet të përgjigjet për konfrontimin e deritashëm me bashkësinë ndërkombëtare, ose për lëshuarjen pe nën presionin. (Julius, 28 gusht 2010; 08:51)

Cilat janë mesazhet e Viliam Hejgut

Mesazhet e ministrit të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, William Hyge janë të qarta, ashtu sikur ato të kolegut të tij gjerman Westervelle, të thëna para tij në Beograd zyrtarëve të Serbisë.

“Ndaj mendimin dhe qëndrimet të cilat para disa ditëve në Beograd i tha kolegu im gjerman Gwido Westervelle”, ka thënë Hejgu dje në Beograd.

Ndërsa qëndrimet të cilat Westervelle ia ka përcjellur Serbisë në emër të Bashkimit Evropian janë:

- Pavarësia e Kosovës është realitet, kurse mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë këtë e ka vërtetuar pa mëdyshje,

- Harta gjeografike e Evropës Juglindore është vizatuar përfundimisht,

- Serbia duhet të ballafaqohet me pavarësinë e Kosovës.

Zotëri Hejg ju ka porositur që ta tërhiqni rezolutën e paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të KB, dhe që pas harmonizimit me Brukselin, të paraqitni tekstin e ri të rezolutës.

Tash është me rëndësi të gjendet mënyra praktike për të përmirësuar bashkëpunimin dhe punën e përbashkët midis Serbisë e Kosovës, në mënyrë që të dy këto vende të kenë perspektivë evropiane dhe që të dyja të hyjnë në Bashkimin Evropian, ka thënë zotëri Hejg.

Do të thotë se mesazhet edhe të njërit edhe të ministrit tjetër të vendeve më me ndikim në Evropë konsistojnë në atë që Serbia ta kuptojë realitetin dhe të fokusohet në ardhmërinë e saj në Bashkimin Evropian, në vend të vazhdimit paranoik me politikën dhe diplomacinë sterile për kontestimin e pavarësisë së

Page 208: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

208 Adil Rr. FETAHU

Kosovës para Asamblesë së Përgjithshme të KB, si “kompensim” për betejën e humbur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nëse analizohet pak më thellë qëndrimi kokëfortë i Tadiqit dhe Jeremiqit në lidhje me Kosovën, shtrohet dilema serioze se cili është motivi i tyre: a është orvatja me rezolutën e motivuar nga politika e brendshme apo nga interesat nacionale reale, apo ajo që është më e besueshme – për t’u arsyetuar para popullit të vet se kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga Kosova? (Julius, 1 shtator 2010; 11:15)

Tadiqi: Kompromisi është i mundshëm

Kryeministri i Sllovenisë Borut Pahor deklaroi se do bëjë gjithçka për t’i bindur miqtë nga Serbia “se më së miri është të mos luftojnë për diçka që e kanë humbur që moti, dhe të mos përpiqen për të arritur të paarritshmen”.

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq ka thënë se “Serbia është e vetëdijshme se nuk mund të futë konflikt në Bashkimin Evropian, prandaj dëshiron që me dialog të zgjidhë konfliktin historik me Kosovën, por se nuk mund të bisedojë me përfaqësuesit e të ashtuquajturit shteti i Kosovës”!

Zotëri Tadiq, këtu i keni ngatërruar gjërat. Sepse, në qoftë se nuk doni të flitni me përfaqësuesit e siç thuani ju, të ashtuquajturës shteti i Kosovës, atëherë me kend do ta zgjidhni konfliktin që keni me Kosovën? Me banorët e Marsit? Jo. Nëse ju jeni popull qiellor, Shqiptarët janë popull i kësaj toke dhe nuk e kuptojnë gjuhën e popullit qiellor.

Nëse nuk doni të flitni me përfaqësuesit e Kosovës, përse e keni futur në rezolutën tuaj se do të flitni për të gjitha çështjet e hapura?

Përfaqësuesit e Kosovës janë të gatshëm të bisedojnë për të gjitha çështjet teknike e jetësore të cilat u interesojnë popujve të të dy vendeve, por vetëm në baza të barabarta, si dy shtete sovrane. Ky është ai kushti (sikur ajo “vija e kuqe” e juaja), nën të cilën nuk do ketë bisedime as negociata.

Tadiqi thotë se është i gatshëm për kompromis për propozimin e rezolutës i cili do ishte i pranueshëm edhe për Beogradin edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Po a do jetë ai kompromis i pranueshëm për Kosovën, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për Kosovën? Pala kosovare nuk do pajtohet për kurrëfar bisedimesh në të cilat do të përmendej statusi, i cili është caktuar dhe vërtetuar në mënyrë të pakthyeshme.

Page 209: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 209

Dhe së fundi, në qoftë se ndërrohet rezoluta, a thua Tadiqi e Jeremiqi do t’i dërgojnë përsëri do emisarë të vet anonimë në tërë globin, duke kërkuar që ta përkrahin rezolutën e re “të ndryshuar pak”; a do ta dërgojnë të njëjtën turmë emisarësh apo ndonjë grup tjetër? Kjo nuk do ishte nënçmim vetëm i Serbisë, veçse edhe i miqëve të saj nepër Afrikë dhe Amerikën Latine! (Julius, 4 shtator 2010; 10:11)

Vetënënçmim pa shpërblim

Pa shihni-shini tash këtë far fosili politik; ka gjetur momentin të flet për sovranitetin dhe integritetin.

Po çfarë ka qenë sovraniteti dhe integriteti deri sa ti or musteçosh dhe mentori yt (Koshtunica) ishit në pushtet? Cili është kontributi juaj në ruajtjen e integritetit e të sovranitetit, përveç asaj preambulës famoze në kushtetutë, çfarë nuk e ka asnjë kushtetutë në botë!

Kot po lajmërohesh or Samarxhiq me ato mantrat tua bajate. Nuk mund të fitosh më poena politik në temën për Kosovën. Populli të mbanë mend si politikan destruktiv, ekzemplar tipik i politikanit të dështuar, i pjekur për antologjinë e politikës destruktive. Prandaj nuk do ta jepë më shansin që edhe njëherë të tregosh se si je për izolimin e Serbisë dhe shndërrimin e saj në gubernë ruse.

Nëse për diken thuhet se e ka humbur lidhjen me realitetin, për këtë Samarxhiqin mund të thuhet se asnjëherë nuk e ka pasur atë lidhje. (Julius, 5 shtator 2010; 09:52)

Serbia nuk do ta tërheqë rezolutën

Si mysafir i emisionit “Utisak nedelje” (përshtypja e javës) në B =92, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, deklaroi se Serbia nuk do ta tërheqë rezolutën, ngase dëshiron ta përfundojë procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dmth. që konkluzioni të jetë i atillë se Serbia i kundërvihet krijimit të njëanshëm të shtetësisë së Kosovës, dhe të mundësojë vazhdimin e negociatave. Me rezolutë dëshirojmë të evitojmë rrezikun e krijimit të precedentit të krijimit të shteteve të reja përmes akteve të njëanshme.

Me këtë Jeremiqi veçsa ka dëshmuar se është junior-praktikant në diplomaci dhe në drejtësi, sepse procesi në GjND ka përfunduar në atë moment kur Gjykata e ka publikuar mendimin e vet mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nuk mundet tash Asambleja e Përgjithshme e KB me

Page 210: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

210 Adil Rr. FETAHU

kurrëfar rezolute apo me kurrëfar konkluzioni ta ndryshojë mendimin këshillëdhënës të Gjykatës.

Rasti i pavarësimit të Kosovës nuk është as nuk mund t’i shërbejë askujt si precedent, ngase është sui generis, gjë që deri më tash me qindra herë e kanë përsëritur të gjithë faktorët relevantë dhe e kanë argumentuar arsyetimin se përse është i tillë.

Me politikën e jashtme dhe diplomacinë amatoreske, të papërgjegjshme, fluide dhe konfrontuese, të cilën po e udhëheqë Jeremiqi, vetëm sa po i iriton të gjithë kudo që po paraqitet dhe po i bënë dëm shtetit dhe popullit të Serbisë. Prandaj është në dobinë e Serbisë që sa më parë ta mënjanojë nga pozita e ministrit të punëve të jashtme. (Julius, 6 shtator 2010; 08:58)

BE i harmonizoi qëndrimet për rezolutën

Duket se Bashkimi Evropian i ka harmonizuar qëndrimet e veta për propozimin e rezolutës. Nesër në Bruksel do t’i shtrohet Tadiqit në tavolinë, sipas receptit tanimë të provuar: merre ose leje!

Pasi që Serbia nuk ka dashur me kohë ta harmonizojë, ja tash propozimi për ndryshime, në të cilin janë hequr pikat kryesore të propozimit serb: mbi shkëputjen e njëanshme dhe negociatat mbi të të gjitha çështjet e hapura. Sa i përket palës serbe, përmbajtja tjetër e mbetur në rezolutë nuk vlenë as një grusht pluhur. Përmbajtja e propozimit për ndryshim me asgjë nuk e venë në pyetje qëndrimin e BE-së se Kosova është shtet i pavarur.

Tash e shohin Tadiqi e Jeremiqi se nuk i kanë matur mirë punët, se çka fitojnë e çka humbin me propozimin e tyre të rezolutës.

Unë kur luaj shah amatoresk, mendoj dhe analizoj më tepër se ku shpienë lëvizjet (potezat) madje edhe të pionave, se sa që kanë llogaritur Tadiqi e Jeremiqi se ku i shpie propozimi i tyre i rezolutës dhe çka fitojnë me atë rezolutë edhe sikur të pranohej.

Tash edhe ministri i punëve të brendshme, Ivica Daçiq, ka gjetur të përzihet në politikë të jashtme dhe diplomaci. O tempore, o mores! Vallë, a mos i ka zgjidhur ai të gjitha problemet e veta të brendshme, që tash të hedhet pak edhe në politikën e jashtme? E ku janë R.Mlladiqi e G.Haxhiqi, a i ka arrestuar ata, apo ka hequr dorë nga ndjekja e tyre e mëtejshme?

Page 211: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 211

Nuk kisha dashur që nesër të jem në lëkurën e Tadiqit. Ai do të gjendet midis dy zjarreve: si ta refuzojë propozimin e atyre te të cilët është futur në borxhe deri në gushë, e si ta pranojë propozimin që është në kundërshtim me politikën e shtetit të tij?! (Julius, 6 shtator 2010; 19:25)

Rezoluta e përbashkët në KB

Rezoluta e harmonizuar konsiston në atë, që problemin e marrëdhënieve midis Serbisë e Kosovës e nxjerr nga kompetenca e Kombeve të Bashkuar dhe e kalon në Bashkimin Evropian. Kjo gjithsesi është në interesin e Kosovës, duke pasur parasysh numrin dhe rolin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ku fjalën kryesor për çështjen e Kosovës e ka e ashtuquajtura “kvinta” (pesëshja).

Përmbajtja kryesore e rezolutës së re qëndron në tekstin ku thuhet se Asambleja e Përgjithshme e KB “e merr në dijeni me respekt mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, e dihet se në favor të kujt është ai Mendim.

Pasusi tjetër qenësor i rezolutës së harmonizuar është ai që përcakton se prej tash Bashkimi Evropian do jetë mediator i cili do të lehtësojë procesin e dialogut midis palëve, kurse dialogu ka për qëllim të përparojë bashkëpunimin (midis palëve), të krijojë progres në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve të dy vendeve dhe më gjerë në rajon.

Do të thotë, nuk është lënë kurrëfar mundësie për kontestimin e pavarësisë së Kosovës, veçse është hapur mundësia për bisedime për çështje praktike. Ato bisedime për përparimin e bashkëpunimit midis dy palëve, kanë mundur të zhvillohen edhe pa këtë rezolutë.

Prej tash Serbia duhet të fillojë fazë të re të politikës ndaj Kosovës. Se a është në gjendje garnitura e tashme e cila e udhëheqë politikën e jashtme dhe diplomacinë që të udhëheqë një politikë të re, dhe deri ku do arrijë – mbetet të shihet? (Julius, 9 shtator 2010; 13:10)

“Danas”: Tadiqi për dorëheqjen e Jeremiqit

Vuk Jeremiqi është i vrazhdë, prepotent, arrogant dhe dogmat, dmth. i ka të gjitha vetitë të cilat nuk duhet t’i ketë një diplomat.

Nuk mjafton vetëm njohja e gjuhës angleze, ngase atë gjuhë sot e dinë edhe fëmijët e shkollës fillore. Duhet ditur si të sillet me diplomatët dhe me burrat

Page 212: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

212 Adil Rr. FETAHU

shtetëror në raste e situata të caktuara. Jeremiqi i iriton të gjithë bashkëbiseduesit të cilët nuk mendojnë njësoj si ai sa i përket çështjes së Kosovës. Për këtë shkak edhe ka pësuar dështim pas dështimi në diplomacinë e tij, e veçmas tash pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e këndej, gjë që e ka hidhëruar shumë prandaj edhe i ka humbur ndjenjat e realitetit.

Ajo që ka vepruar mbrëmë para fillimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB, kur u përpoq për ta larguar delegacionin e Kosovës nga salla e mbledhjes por nuk arriti ta realizojë, ishte jo vetëm dështim diplomatik veçse skandal i vërtetë. Shpresojmë se ky do jetë skandali dhe dështimi i tij i fundit në cilësi të ministrit të punëve të jashtme.

Për dështimet dhe mossukseset në udhëheqjen e diplomacisë Jeremiqi duhet të përballohet me pasojat. Është çështje tjetër, nëse ai vet do jep dorëheqje apo do të shkarkohet. Por, për dështimet në politikën e jashtme dhe diplomacinë e Serbisë nuk është fajtor vetëm Jeremiqi, veçse e tërë Qeveria dhe Kuvendi, e veçmas kryetari i Republikës, i cili të gjitha ingjerencat e politikës së jashtme i ka marrë në kompetenca të funksionit të tij, gjë që sipas Kushtetutës nuk i takojnë. Qeveria e Mirko Cvetkoviqit “nuk përzihet në punët e veta”, prandaj kompetencat e saj i ka marrë kryetari Tadiq, i cili është i prirur që, për shkaqe taktike ose pragmatike, në momentin e fundit, krye në vete bënë “salto mortale”, me çfarë e venë në pikëpyetje tërë politikën shtetërore.

Janë krijuar të gjitha premisat dhe shkaqet kushtetuese që kjo Qeveri të jep dorëheqje, ose t’i shkurtohet votëbesimi, ndërsa Kuvendi ta shkarkojë kryetarin Tadiq, për shkak të shkeljes së kushtetutës së Koshtunicës. (Julius, 10 shtator 2010; 10:45)

Përkundër opozitës, Jeremiqi mbetet

Të jemi real, harmonizimi i rezolutës së Serbisë me Bashkimin Evropian është njjë potez i mençur taktik dhe pragmatik i kryetarit Tadiq. Kjo mund të quhet fitore e realitetit kundrejt mashtrimeve dhe iluzioneve mbi ruajtjen e Kosovës në përbërje të Serbisë. Ai potez ia hapë rrugën Serbisë për integrime në Bashkimin Evropian.

Se Tadiqi i ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Kuvendit mbi votimin e rezolutës së parë, kjo është e padiskutueshme dhe për këtë do të duhej të përballej me konsekuenca. Mirëpo, në qoftë se ai potez është më i dobishëm kundrejt dëmit që do të pësonte nga

Page 213: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 213

dështimi i rezolutës së parë, atëherë mund t’i falet edhe ai tejkalim i autorizimeve.

Ne që shkruajmë këto komente, nuk e dimë se nën çfarë presioni ka qenë Tadiqi.

Jeremiqin duhet ndërruar menjëherë, ngase është dëshmuar se nuk është i pjekur për të udhëheqë diplomacinë. Ka Serbia mjaft ekspertë të kualifikuar dhe me eksperiencë për ministër të punëve të jashtme, kundrejt një fizikanti të ri. Më habitë se me fajin e kujt dhe si është futur gabimisht në funksionin e deritashëm? (Julius, 10 shtator 2010; 17:25)

KB kanë ofruar organizimin e negociatave

Pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin është vërtetuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur asnjë rregull të të drejtës ndërkombëtare, dhe pas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB me të cilën është përshëndetur gatishmëria e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut midis palëve me qëllim të përparimit të bashkëpunimit dhe realizimit të progresit në rrugën kah Bashkimi Evropian,- Kombet e Bashkuar nuk duhet të pështillën më rreth Kosovës, qoftë edhe për ofrimin e shërbimeve të mira në procesin e bisedimeve midis palëve.

Kosova si vend evropian, e që akoma nuk është anëtare e KB, është e përqendruar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në aleancën e NATO-s, kurse BE-ja ka kapacitete të mjaftueshme dhe bashkë me ShBA-të kanë ndikim për të siguruar bisedime, paqë dhe stabilitet.

Ban Ki Munit mund t’i falënderohemi për përpjekjet e deritashme (sic!), kurse tash lirisht mund ta tërheqë emisarin e tij Zanierin nga Kosova e ta caktojë në ndonjë punë tjetër. Këtu ka mbetur i papunë, është “tepricë teknologjike”. (Julius, 11 shtator 2010; 08:51)

“Tash është rendi që BE t’i jepë sinjal Serbisë”

Pas “suksesit të madh” të arritur me rastin e miratimit të rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të KB, ministrat e punëve të jashtme të disa vendeve të Bashkimit Evropian po ngutën që me retorikë ta shpërblejnë Serbinë, “për potezin e volitshëm që ka bërë me rastin e harmonizimit të rezolutës”.

Jo or zotërinjë ministra të BE-së.

Page 214: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

214 Adil Rr. FETAHU

Sërbia nuk ka qenë konstruktive as nuk ka bashkëpunuar me Bashkimin Evropian në përpilimin e rezolutës së përbashkët as në harmonizimin e saj, veçse është ngutur dhe pa pëlqimin tuaj e ka përpiluar e miratuar në Kuvendin e Republikës dhe ia ka dorëzuar KB rezolutën e vet, me të cilën në mënyrë të vrazhdë e ka mohuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Deri ditën e fundit para seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB ka lobuar në tërë botën për votimin e saj.

Harmonizimi i qëndrimeve, tërheqja e rezolutës së parë dhe paraqitja e rezolutës së re të përbashkët në Kombet e Bashkuara ka pasuar jo nga bashkëpunimi konstruktiv i Serbisë, por si rezultat i presionit të anëtareve me ndikim të Bashkimit Evropian. Prandaj Serbia nuk meriton shpërblim, por konsekuenca të caktuara.

Serbia është mësuar që në këtë mënyrë “të meritojë” shpërblime, si fëmiu i llastuar: sëpari sillet ekstrem në mënyrë destruktive deri në momentin e fundit, e kur lëshon pe nga presioni, atëherë pret të shpërblehet. Kjo do ta lazdrojë akoma më tepër.

Duhet pritur e të shihet se a do ta ndryshojë realisht politikën ndaj Kosovës dhe a do të sillet në mënyrë konstruktive në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve e të marrëdhënieve reciproke?

Rezoluta nuk e obligon askend dhe nuk është argument se Serbia e ka ndryshuar kursin ose politikën në raport me Kosovën, as politikën ndaj Bashkimit Evropian. (Julius, 11 shtator 2010; 21:04)

Tadiqi për dialog, dallimet për temat

Duke e përsëritur çdokund e çdoherë, se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, z.Tadiqi gjithnjë e më tepër po i ngjanë Koshtunicës, me pak niansa.

Tadiqi thotë se dëshiron bisedime dhe i respekton interesat e Shqiptarëve, por se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

E, zotëri Tadiq, nuk është këtu fjala për dialog me Shqiptarët, por për dialog midis dy shteteve të pavarura e sovrane. Dialogun çfare ju e mendoni, mund ta zhvilloni me Shqiptarët e Luginës së Preshevës, derisa ata të jenë në përbërje të shtetit të Serbisë. Sa i përket dialogut me Kosovën, ai është dialog në nivel të dy shteteve të pavarura, dy fqinjëve.

Page 215: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 215

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi atë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur asnjë rregull apo akt i të drejtës ndërkombëtare, si dhe apeli i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të KB për dialog midis dy palëve, i cili ka për qëllim ta përparojë bashkëpunimin, të arrijë progres në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe të përmirësojë kushtet e jetesës së njerëzve,- nuk kanë lënë kurrëfar hapësire për kontestimin e pavarësisë së Kosovës. Kontestimin z.Tadiqi mund ta bëjë për qëllime retorike, për shkak të problemeve dhe nevojave të veta të brendshme dhe për të fituar poena politik për zgjedhjet e ardhshme, se përndryshe sa i përket gjendjes reale, kjo më nuk pin ujë.

Fundi-fundit, përmes rezolutës së KB vet keni kërkuar dialog, ngase ju nevojitet për procesin e integrimit në BE. Në qoftë se nuk e pranoni Kosovën si palë në dialog, dhe në qoftë se mendoni se do të negocioni për statusin, kurse pala kosovare as nuk don të dëgjojë për këtë, atëherë si dhe me kend mendoni se do të dialogoni?!

Me qëndrim të këtillë Tadiqi vetvetes, respektivisht Serbisë ia mbyllë dyert në rrugën kah integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Ngase, edhe vet thotë se Serbia nuk mund të futë probleme në BE, kurse Tadiqi e din fare mirë se në Bashkimin Evropian nuk mund të hyjë pa qartësimin e kufijve shtetëror, numrin e banorëve e të tjera, që të gjitha janë të lidhura me pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, mos e trallosni më popullin e Serbisë me atë floskulën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ngase Kosova është dhe do jetë e pavarur, e pranuat ju ose jo, dhe në këtë nuk mund të ndryshoni asgjë. (Julius, 14 shtator 2010; 08:39)

Gjeliq: Nuk ka BE pa statusin e Kosovës

Kjo deklaratë e zotëri Gjeliqit, se për Serbinë nuk do ketë Bashkim Evropian pa e njohur statusin e Kosovës, dikujt i ka rënë si rrufeja nga qielli i kthjelltë.

Mos u habitni zotërinjë, ngase të gjithë ata që sadopak e njohin politikën e Bashkimit Evropian, qysh prej fillimit e kanë ditur se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa i rregulluar marrëdhëniet me shtetin e pavarur të Kosovës.

Zotëri Gjeliqi vetëm se është i pari nga kreu i Serbisë i cili ka mbledhur fuqinë dhe ka marrë guximin për t’ia kumtuar popullit, që përkthyer në gjuhë të kuptueshme do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Për ta zbutur sadopak deklaratën e vet, z.Gjeliqi thotë se gjat dialogut që do zhvillohet midis Serbisë

Page 216: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

216 Adil Rr. FETAHU

dhe Kosovës, Serbia do kërkojë që të negociohet edhe për statusin, edhepse e din fare mirë se pala kosovare nuk don as të dëgjojë për statusin, i cili është caktuar, njohur dhe vërtetuar nga të gjithë faktorët relevantë.

Disa autorë të komenteve këtu shprehin skepticizëm sa i përket anëtarësimit të Serbisë në BE në 10-20 vjetët e ardhshme. Unë mendoj se ata skeptikë nuk kanë të drejtë, duke marrur parasysh se deri më tash Serbia më së shpejti ka përparuar në procesin e integrimit. Është çështje tjetër se në një fazë të mëtejme do të ndalet, deri sa t’i zgjidhë në mënyër konstruktive marrëdhëniet me Kosovën. Madje, mendoj se Serbia dhe Kosova duhet njëkohësisht të pranohen në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të mos vijnë në situatë që njëra-tjetrën ta blokojnë gjat pranimit.

A është kjo deklaratë e Gjeliqit vetëm balon provues për të matur pulsin dhe reagimin e popullit, apo është realisht i informuar kështu nga zyrtarët e qarqeve të Bashkimit Evropian? Unë mendoj se kjo e dyta është më reale. Por, shtrohet pyetja se çfarë do thonë tash Tadiqi e Jeremiqi, të cilët gjithnjë kanë pohuar se Bashkimi Evropian dhe Kosova janë në dy binarë të ndarë? Siç duket, ndokush ua paska përzie binarët.

Gjeliqi meriton lavdatë për guximin. Deri më tash vetëm Çeda (Jovanoviqi) ka pasur guxim ta pranojë realitetin, e ja tash edhe Gjeliqi. (Julius, 15 shtator 2010. 19:15)

“Novosti”: Preambula e Kushtetutës mbetet

Bloku i koalicionit qeverisës po përgatitë ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat do të mundësohej rajonizimi dhe ndryshimi i sistemit politik të pushtetit, por as nuk ka ndërmend ta ndryshojë preambulën, e cila Kosovën e trajton si pjesë përbërëse të Serbisë. Thonë se po ta ndryshojnë preambulën, dobësohet pozita negocuese e Serbisë në dialogun që pritet të zhvillohet me Kosovën. Vetëm Çeda Jovanoviqi dhe Vuk Drashkoviqi konsiderojnë se Kushtetutën duhet ndryshuar esencialisht, në mënyrë që të afirmon vlerat e vendit.

Koalicioni qeverisës, por edhe opozita akoma jetojnë me iluzione për Kosovën.

Po në procesin e dialogut nuk do bëhet fjalë për statusin e Kosovës, veçse për çështje tjera teknike dhe të bashkëpunimit midis Kosovës e Serbisë, me qëllim që të arrihet përparim në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të përmirësohet jetesa e njerëzve të të dy vendeve, ashtu siç është thënë në rezolutën e KB.

Page 217: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 217

Kur mbahen për preambulën e Kushtetutës, koalicioni qeverisës dhe të gjithë të tjerët duhet ta pyesin veten, se çka është zbatuar deri më tash nga ajo preambulë; derisa Serbia nuk ka asnjë organ shtetëror në Kosovë, derisa Kosova është shtet i pavarur, derisa as kryetari as kryeministri i Serbisë nuk mund ta hedhin një hap në tokën e Kosovës poqese paraprakisht nuk e kanë kërkuar dhe marrë lejen prej pushtetit të Kosovës?

Kushtetuta ekzistuese me atë preambulë famoze, është shkruar dhe miratuar në referendum mu në kohën e negociatave për statusin e Kosovës, të cilat i ka udhëhequr i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, Marti Ahtisari, negociata këto që sollën pavarësinë e Kosovës. Kushtetuta iu kundërvu realitetit, ashtu që me dispozitat e saj të pazbatueshme krijoi vargonjë për ardhmërinë e Serbisë. Koshtunica e ka lidhur nyje, të cilin tash nuk po mund ta zgjidhin Tadiqi me socialistët dhe radikalët. Ajo preambulë dhe të gjitha dispozitat e tjera të Kushtetutës të cilat kanë të bëjnë me Kosovën, vetëm sa kanë krijuar vargonjë dhe kunja në rrugën e integrimeve evropiane të Serbisë.

Duke mbrojtur preambulën dhe dispozitat e tjera të Kushtetutës, socialistët, radikalët dhe të gjithë të tjerët që mendojnë ashtu, udhëhiqen nga sistemi i vlerësimit të gomarit, sipas të cilit bari i gjelbër është më i vlefshëm se floriri, rrena më e vlefshme se e vërteta dhe marria më e vlefshme se mendja! (Julius, 16 shtator 2010; 08:08)

Protestë për shkak të Ligjit për pensionet

Nuk është fajtor ish-komunizmi dhe socializmi jugosllav për varfërinë dhe mjerimin e punëtorëve e të pensionistëve të tashëm. Derisa ishte socializmi në Jugosllavi, ka pasur punë, paga dhe pensione të mira; mbretëronte “vëllazërim-bashkimi” i kombeve e kombësive. Mund të udhëtoje pa viza gadi në tërë botën. Punëtorët, pensionistët, rinia dhe fëmijët i kishin pushimoret e tyre në det, në male e në banja, dhe kishin lirim në komunikacion për të shkuar deri te ato pushimore, në bazë të ashtuquajturës “K-15”. Atëherë nuk kishte “kuzhina popullore” as hallakatje nepër kontejnerë të mbeturinave, as vetëvrasje për shkak të varfërisë.

Për gjendjen e rinisë e të punëtorëve të sotëm nuk janë fajtorë pensionistët, të cilët po i quani me emra të ndryshëm përbuzës (“matorët”, “udbashët”, “fosilët”,etj.). Ata janë prindët tuaj, të cilët e ndërtuan vendin e vet dhe gjithçka që keni tash nga infrastruktura e ekonomisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë e veprimtarive tjera shoqërore, kurse pushtetarët dhe hajnat e sotëm (dmth. ju) i shitët për pesë para, përmes procesit të privatizimit. Duhet të keni konsideratë

Page 218: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

218 Adil Rr. FETAHU

ndaj pensionistëve, ngase siç po shihet, ju do të vini në situatë edhe më të keqe, në qoftë se mund ta pritni pensionin.

Për këtë fukarallëk janë fajtorë ata që ishin në pushtet në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar dhe këta që janë sot. Ata të parët e shkatërruan vendin me luftëra të përgjakshme, kurse këta të sotmit ua dhanë tatëpjetën këtyre shteteve të krijuara me hajni, korrupsion e kriminalitet gjithëfarësh.

Të kuptohemi, nuk kam kurrëfar nostalgjie për atë Jugosllavi, ngase nuk kam arsye të jem nostalgjik për te, por gjërat i shikoj realisht.

I përkrahi protestat e pensionistëve e të punëtorëve lidhur me ligjin për pensionet, të cilin po ua imponon FMN dhe BB, apo hajnat vendorë të cilët i ropën këto jugo-shtete edhe ashtu të shkatërruara. (Julius, 18 shtator 2010; 08:23)

Nikolliqi: Nuk ka shmangëje nga BE

Kush kishte për të thënë se Nikolliqi, nga një varrmihës do bëhej politikan më i matur dhe më i arsyeshëm, me orientim kah Evropa, se sa doktori i shkencave juridike dhe profesori universitar – Koshtunica?!

Nikolliqi derisa ka qenë varrmihës ka menduar (vetëm) për të vdekurit dhe atë botë, kurse tash si lider i partisë po mendon për të gjallët dhe të ardhmën në Bashkimin Evropian. Kurse Koshtunica nuk mendon as për të gjallët as për të vdekurit, por vetëm për atë preambulën e vet famoze në kushtetutë, sipas të cilës edhe planeti Mars do të mund të ishte pjesë përbërëse e shtetit të Serbisë (së Koshtunicës)!

Koshtunica është një politikan i vyshkur rusofil, nga i cili Nikolliqi nuk ka kurrëfar dobie. Në zgjedhjet e ardhshme nëse hyn në koalicion me te, mund t’i humbas edhe zgjedhësit e vet dhe rrezikon të mos mund ta kalojë cenzusin zgjedhor.

Lereni Koshtunicën të jetojë i vetmuar, me ato iluzionet dhe mashtrimet e veta, jashtë kohës dhe hapësirës! (Julius, 18 shtator 2010; 09:57)

Bisedmet BG-PR qysh nga fundi i tetorit?

Ministri i policisë së Serbisë, Ivica Daçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me dialogun me Kosovën, sot në Shkup, midis tjerash foli edhe këto nebuloza: “Nëse bashkësia ndërkombëtare do ta pranonte pavarësinë

Page 219: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 219

e njëanshme të Kosovës, kjo do ishte hera e parë në botë që një territor i një shteti sovran të fitojë pavarësinë pa pëlqimin e shtetit amë. Në qoftë se kjo ndodhë njëherë, mund ta merrni me mend se ku mund të ndodhë kështu në të ardhmën”.

Në qoftë se Daçiqi vërtetë mendon ashtu sikur flet, po tregohet se është plotësisht i painformuar dhe nuk e njeh historinë e krijimit të shteteve. Sepse, prej 193 shteteve-anëtare të KB, së paku gjysma e tyre janë krijuar dhe kanë fituar pavarësinë në këtë mënyrë si Kosova, qoftë me luftë, me revolucion ose duke e shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme, pa e pyetur, siç thotë Daçiqi “shtetin amë”. Shtetet e krijuara në këtë mënyra i ka njohur bashkësia ndërkombëtare, sikur e ka njohur edhe Kosovën, dhe asgjë e pazakonshme nuk ka ndodhur as nuk do të ndodhë.

Në qoftë se për Daçiqin 71 shtete të botës që e kanë njohur Kosovën, pastaj FMN, BB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, etj., nuk paraqesin bashkësinë ndërkombëtare, atëherë ky është problem i tij, dhe me këtë tregon se “nën kacidhen e tij – nuk ka tru”. (Julius, 18 shtator 2010; 20:37)

Bisedimet për statusin e Kosovës

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, thotë se në bisedimet midis Beogradit e Prishtinës do bëhet fjalë edhe për statusin e Kosovës? Ai akoma e quan Kosovën “krahina jonë”!

Zotëri Gjeliq, as nuk është Kosova krahinë e juaj, as nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës, pasiqë ai status tashmë është caktuar me shpalljen e pavarësisë, në bazë të negociatave të zhvilluara nën udhëheqjen e emisarit special të Sekretarit të Përgjithshëm të KB, dhe Propozimit Gjithëpërfshirës të përpiluar nga Marti Ahtisari. Këtë pavarësi deri më tash e kanë njohur 71 vende të botës, kurse ligjshmërinë e pavarësisë e ka vërtetuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB, shkruan: “me respekt e merr në dijeni përmbajtjen e Mendimit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”, praktikisht do të thotë njohje implicite e pavarësisë, derisa në pikën f) “përshëndetë gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut midis palëve”(vëni re: “midis palëve”, që do të thotë midis dy palëve të barabarta, dmth. dy shteteve sovrane).

Page 220: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

220 Adil Rr. FETAHU

Në rezolutë poashtu në mënyrë decidive caktohet tematika e dialogut, dmth. “dialog me qëllim të përparimit të bashkëpunimit, realizimit të progresit në rrugën kah integrimi evropian dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve”. Këtu nuk është lënë kurrëfar hapësire për të kontestuar as për të biseduar për statusin e Kosovës.

Anëtaret e KB dhe ato të Bashkimit Evropian, secila veç e veç kanë të drejtë të marrin vendim se çfarë marrëdhënie do kenë me Kosovën, në pajtim me të drejtën e tyre dhe të drejtën ndërkombëtare. Deri më tash 22 anëtare të BE-së, respektivisht 71 anëtare të KB e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në qoftë se tash pala serbe gjatë dialogut vetëm e përmendë çështjen e statusit, në atë moment do të ndërpritet dialogu edhe për çështjet e tjera teknike por të rëndësishme për marrëdhëniet reciproke dhe për jetën e njerëzve të dy palëve.

Gjeliqi disa herë e potencon atë se “pesë anëtare të BE nuk e kanë njohur Kosovën”, por më tepër duhet të ketë parasysh ato 22 vendet më me ndikim të cilat e kanë njohur.

Kalimero përsëri thërret në ndihmë!

Zyrtarët serbë vetëm tundën si të dehur, dhe kurrsesi së shkëputën nga ajo nebuloza e “ruajtjes së Kosovës në përbërje të Serbisë”! Kurse, Serbia e ka konsumuar edhe adutin e fundit politik-juridik e diplomatik në kontestimin e pavarësisë së Kosovës, me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB përkitazi me atë mendim.

Në qoftë se Gjeliqi & Co mendojnë që në procesin e dialogut ta ngritin çështjen e statusit, dialog nuk do të ketë, ndërsa ngadalësim i procesit të eurointegrimit do ketë me siguri. Me retorikë mund të vazhdojnë me atë formulën “edhe Evropa edhe Kosova”, por në praktikë këto dy çështje nuk shkojnë bashkë, kurse jeta kërkon zgjidhje praktike. Nuk mundën më që pas asaj flokulës së fosilizuar “Kosova është Serbi”, t’i fshehin dështimet e pushtetit, rënien e standardit dhe moszgjidhjen e problemeve të përditshme jetësore të qytetarëve. (Julius, 19 shtator 2010; 14:59)

SNS e DSS: Evropa ka alternativë

Këtë qëndrim të përbashkët të Nikolliqit dhe Koshtunicës, se Evropa ka alternativë, unë e kuptoj se ata mendojnë që Bashkimi Evropian ka alternativë për ta detyruar Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ata nuk kanë thënë se Serbia ka alternativë, veçse BE ka alternativë.

Page 221: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 221

Por, në qoftë se ata vërtetë kanë menduar në alternativën e Serbisë që të kthehet kah Rusia, as kjo nuk më habitë. Sepse, Nikolliqi është radikal, kurse shefi i tij, tash “banues në Sheweningen” qysh moti (1997) kishte propozuar bashkimin e Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Nikolliqi e Koshtunica kanë qëllim kryesor shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që të mund të “katrrithën” në pushtet, e nuk e kanë hallin se nga po shkon Serbia. Nuk e kanë hallin as të integritetit territorial e sovraniteti, ngase e dinë fare mirë se atë nuk mund ta mbrojnë. Koshtunica ka qenë vet në pushtet kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, dhe nuk ka mund të bëjë asgjë për ta penguar.

Sado që këta të dy të mbledhin bërllokun nacionalist të Serbisë, nuk do të mund të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të rregullta ose të jashtëzakonshme. Të dy ato parti, qofshin në koalicion apo veç e veç, do të fitojnë më pak vota se në zgjedhjet e kaluara. Ngase, nuk besoj se populli serb si alternativë për demokraci e prosperitet sipas standardeve evropiane, do ta zgjedh Koshtunicën dhe standardet ruse të “demokracisë”.

Gjatë kohës sa ishte në pushtet Koshtunica, me politikën e tij kokëfortë nacionaliste, mjaft e ka izoluar Serbinë nga bota e zhvilluar.

Nëse vijnë në pushtet partitë nacionaliste të Nikolliqit e Koshtunicës, vajti edhe Sanxhaku! (Julius, 20 shtator 2010; 19:08)

Ketrin Eshton bisedoi me Thaçin

Në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, zonja Eshton e ka lavdëruar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrin Thaçi “për të biseduar me Qeverinë e Serbisë për çështjet e bashkëpunimit ndërshtetëror”.

Me këtë rast Thaçi përsëriti, se çështja e statusit të Kosovës është përfunduar më 17 shkurt 2008, me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, në bazë të propozimit të Marti Ahtisarit. Ky realitet është vërtetuar me mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Siç kuptohet nga deklaratat e zonjës Eshton dhe kryeministrit Thaçi, suaza e bisedimeve të ardhshme midis Kosovës e Serbisë është e caktuar; ato janë çështje të marrëdhënieve midis dy shteteve.

Page 222: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

222 Adil Rr. FETAHU

Ndonëse gjithnjë ka potencuar gatishmërinë për dialog e bisedime, për palën kosovare këto biseda nuk janë në listën e prioriteteve, ngase më tepër është e angazhuar në aktivitetet për heqjen e vizave dhe integrimet evroatlantike.

Po vërehet se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryetari Tadiq e ka zbutur retorikën e tij. Ai dje në Njujork deklaroi se pas mendimit të GjND të gjitha palët i kanë ruajtur elementet e politikës së vet, por edhe e kanë definuar procesin i cili duhet të zgjidhë çështjet jetike të njerëzve në Kosovë.

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB e 9 shtatorit, i ka përcaktuar suazat e dialogut midis palëve: përparimi i bashkëpunimit, realizimi i avancimit në rrugën kah Bashkimi Evropian dhe përmirësimi i jetesës së njerëzve.

Do të thotë, ngadalë por sigurt “po bien në bigë” ata që mendojnë se në procesin e dialogut do bëhet fjalë edhe për statusin e Kosovës.

Por mua “më brengosë” halli për Jeremiqin, ku është ai tash dhe përse nuk është bashkë me Tadiqin (në Njujork), për të lobuar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, por vet Tadiqi duhet të takohet me ministrat e punëve të jashtme? (Julius, 21 shtator 2010; 08:57)

Bramerc: Beogradi duhet të bëjë më shumë

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, iu deklaroi korrespondentëve të huaj në Hagë se nuk është i kënaqur me bashkëpunimin e Serbisë në gjetjen e Ratko Mlladiqit e Goran Haxhiqit, dhe se Beogradi duhet të bëjë më tepër. Ekziston një hendek i thellë midis vullnetit politik të shprehur dhe gatishmërisë për burgosjen e të ikurve, dhe asaj që është e domosdoshme të bëhet. Ai hendek duhet të mbyllet. Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Serbinë për ta burgosur Mlladiqin,- ka thënë Bramerc.

Kjo deklaratë e zotëri Bramercit, në vigjilje të paraqitjes së raportit vijues Këshillit të Sigurimit, është lajm mjaft i keq për Serbinë. Ngase, Bramerci asnjëherë deri më tash nuk ka qenë kaq eksplicit dhe i ashpër në kritikën kundër pushtetit të Serbisë për sa i përket mosburgosjes së të kërkuarve nga Haga.

Por, pushteti i Serbisë megjithatë e ka bërë një hap të vogël në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Ç’është e vërteta, nuk e kanë burgosur Mlladiqin e Haxhiqin, por e kanë ekstraduar Jellena Rashiqin, e cila ishte e akuzuar për mito të dhënë dëshmitarëve. Dhe ndoshta së shpejti do të bastisin edhe ndonjë banesë, për të cilën e dinë sigurt se Mlladiqi nuk është aty!

Page 223: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 223

Në këtë mënyrë mendojnë se sadopak do fitojnë ndonjë poen nga Tribunali i Hagës. Disa autorë të komenteve të botuara këtu, janë të hidhëruar në Bramercin, për shkak se ai ka shprehur pakënaqësi përse akoma nuk janë burgosur Mlladiqi e Haxhiqi, dhe kritikën e tyre e lidhin me Rezolutën e KB për Kosovën, ndonëse këto dy çështje nuk kanë kurrëfar lidhje mes vete.

Ndoshta zotëri Bramerci akoma nuk e ka kuptuar politikën e pushtetit të Serbisë, se ata po presin kohën më të përshtatshme, kur mund të fitojnë më shumë poena si kompensim për burgosjen dhe ekstradimin e Mlladiqit? Deri atëherë, do kenë vetëm shpjegime, arsyetime, ikje nga përgjegjësia e të tjera. Në qoftë se deri atëherë Mlladiqi nuk do vdesë apo të bëjë vetëvrasje, ose nuk do vijnë në pushtet partitë nacionaliste të Nikolliqit, Koshtunicës e të ngjashmëve si ata, e ta shpallin Mlladiqin hero kombëtar dhe legjendë të Serbisë! Për gjenocid, natyrisht! (Julius, 21 shtator 2010; 19:18)

Tadiqi bisedoi me Eshton

Gjithnjë e më tepër po bindem se Boris Tadiqi nuk është i sinqertë dhe nuk e thotë të vërtetën. Apo i gjori është i lodhur nga kontaktet e shumta në të gjitha nivelet, pasi që e ka shmangur atë pulenin e tij - Jeremiqin.

Tadiqi thotë se me zonjën Eshton ka biseduar për dialogun e ardhshëm midis Beogradit e Prishtinës dhe “se akcenti do të jetë në vazhdimin e dialogut për të gjitha çështjet e hapura”. Së pari, nuk është fjala për vazhdimin, ngase dialogu akoma nuk ka filluar, e se kur do fillojë – akoma nuk dihet? Së dyti, në qoftë se me çështje të hapura Tadiqi nënkupton statusin e Kosovës, atëherë ai është jo i sinqertë, ngase për statusin nuk do bëhet fjalë. Së treti, ai flet se çfarë ka thënë vet (në qoftë se edhe ajo është e vërtetë), e nuk tregon se çfarë i ka thënë zonja Eshton. Ajo deri më tash ka qenë konsekuente në deklaratat e saj, se kuadri i dialogut është përcaktuar me rezolutën e harmonizuar për Kosovën, e në atë kuadër janë përfshirë: përparimi i bashkëpunimit, realizimi i përparimit në rrugën kah Bashkimin Evropian dhe përmirësimi i jetesës së njerëzve. Në kuadër të këtyre tri fushave, mund të shkoqiten shumë tema, por nuk mund të bëhet fjalë për statusin apo për tërësinë territoriale dhe integritetin e Kosovës.

Zonja Eshton e ka lavdëruar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe të kryeministrit Thaçi, për të biseduar me Qeverinë e Serbisë për çështjet nga marrëdhëniet ndërshtetërore.

Gjatë dialogut, nëse dhe kur do fillojë, theksi do vehet në çështjet nga procesi i integrimeve evropiane dhe perspektivës evropiane të të dy vendeve dhe të tërë

Page 224: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

224 Adil Rr. FETAHU

rajonit. Përndryshe, Bashkimin Evropian nuk e interesojnë shumë çështjet e imta teknike, të cilat janë me rëndësi për njerëzit e këtushëm.

Tadiqi thotë se “dialogu duhet të zgjidhë konfliktin historik midis Serbëve e Shqiptarëve”, por në kundërshtim me këtë ai gjithnjë e përsëritë se Serbia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën, as në mënyrë të drejtpërdrejt as në mënyrë të tërthortë! Po si mendon ai ta zgjidhë konfliktin, në qoftë se as shtetin nuk e pranon? Pa njohje reciproke, zgjidhje nuk ka. (Julius, 23 shtator 2010; 21:04)

Tadiqi vazhdon bisedimet në KB

Ja edhe një e pavërtetë dhe josinqeritet i Boris Tadiqit.

Ai thotë se me zonjën Eshton ka biseduar për fillimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës “për të gjitha çështjet e hapura, që është përparësia më e madhe e rezolutës së miratuar para pak kohe në Asamblenë e Përgjithshme të KB, në të cilën kanë punuar së bashku Beogradi dhe Brukseli”.

Nuk është e vërtetë se në hartimin e rezolutës kanë punuar bashkë Beogradi e Brukseli, veçse nën presionin e Brukselit, Beogradi ka qenë i detyruar ta ndryshojë pjesën më të rëndësishme të propozimit të rezolutës të cilën e ka miratuar Kuvendi i Serbisë dhe ia ka dërguar AP të KB. Do të thotë, nuk është këtu fjala për punën e përbashkët të Beogradit e Brukselit, por për presionin e Brukselit, nën të cilin Beogradi është detyruar të pajtohet që rezoluta të ndryshohet e “të harmonizohet”.

Në rezolutën e harmonizuar, të cilën pastaj e ka miratuar Asambleja e Përgjithshme e KB, nuk është asnjë fjalë “për të gjitha çështjet e hapura”. Ato fjalë që kanë qenë në pikën 2 të rezolutës të cilën e ka miratuar Serbia, janë hequr në rezolutën e harmonizuar, dhe ky ka qenë shkaku kryesor për të cilin Brukseli i ka bërë presion Beogradit që ato t’i heqë nga rezoluta.

Në qoftë se zotëri Tadiqi e ka harruar tekstin e njërës dhe të rezolutës tjetër, le t’i lexojë e rikujtojë, e jo ta gënjejë popullin me diçka që nuk është e vërtetë. (Julius, 24 shtator 2010; 09:51)

Koshtunica: Më së miri ka qenë me DSS

Ky Koshtunica është bërë i mërzitshëm. Se kush flet për diçka, ky për Kosovën!

Duke e kritikuar ashpër pushtetin aktual, se po bënë tregti me Kosovën për shkak të integrimit në Bashkimin Evropian, Koshtunica hedhë kanonadë

Page 225: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 225

trokëllima, duke thënë se “nuk ka shtet i cili për çfarëdo çmimi do të pajtohej t’i merrej 15% e territorit, për diçka që ndoshta do t’i jepej pas 10 apo 20 vjetëve”.

Si legalist që është, nuk mund të mos e lavdërojë kushtetutën e vet, duke thënë se “në orvatjet e Bashkimit Evropian për të na marrë Kosovën, kushtetuta është diga e vetme në mbrojtjen kundër shkatërrimit të vendit; ndërsa Serbia duhet t’ia bëjë me dije Brukselit se i kundërshton përpjekjet që në territorin e Serbisë të krijohet edhe një shtet shqiptar”.

A ka nevojë ta përkujtojmë Koshtunicën, se në kohën kur ai ishte në pushtet, ishte kundër ndarjes së Malit të Zi, por ajo u nda nga Serbia. Në kohën e sundimit të tij u zhvilluan negociatat për statusin e Kosovës dhe Kosova e shpalli pavarësinë. Dhe çfarë bëri ai që këtë ta pengojë apo ta zbatojë atë kushtetutën e tij të pazbatueshme? Ndoshta ka qenë në gjumin dimëror?!

O Koshtunicë, po edhe vëllezërit prej një nëne e një babe ndahen prej njëri- tjetrit; një kohë hidhërohen e mërzitën, por pas një kohe, kur t’iu kalojë hidhërimi e mërzia, iu vjen keq përse nuk janë ndarë më përpara, ngase kështu të ndarë e paskan më mirë.

Voja do të duhej të jetonte në ndonjë ishull të shkretë, si Robinson Kruso, pasiqë i urrenë të gjithë rreth vetes dhe rreth Serbisë (përpos Rusisë). Gjithnjë më duket se ky është më i keq se Millosheviqi, dhe vetëm paraqitja dhe shprehja e fytyrës së tij të mërrolur, edhe kur nuk flet asgjë – iriton.

Në pikëpamje politike Koshtunica qëndron në një hapësirë të papeshë, midis miteve dhe utopisë për Kosovën. Mos e dhëntë Zoti që ai edhe njëherë të kthehet në pushtet, ngase jo vetëm se do ta jepte Kosovën për Bashkimin Evropian, veçse do ta viktimizonte tërë Serbinë dhe popullin serb – për Rusinë! (Julius, 15 shtator 2010; 17:45)

Shkatërrimi i stacioneve të Telekomit të Serbisë

Është çudi se si disa njerëz janë të prirur për të politizuar gjithçka, me dozë aq të madhe të urrejtjes dhe inatit për shtetin, qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Akti i sotëm i shkyqjes së telefonisë fikse dhe asaj mobile nuk ishte fare i papritur. Shumë herë u është tërhequr vërejtja operaterëve të paautorizuar të telefonisë mobile dhe asaj fikse, se punën e tyre në Kosovë duhet ta harmonizojnë me ligjin, dmth. ta paraqesin dhe ta marrin licencën, të paguajnë taksat e tatimet. Me qenë se ata kanë vazhduar të veprojnë në mënyrë të egër,

Page 226: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

226 Adil Rr. FETAHU

kjo nuk është hera e parë që u janë hequr stacionet bazë dhe u është caktuar afati për ta harmonizuar afarizmin e tyre me ligjet vendore.

Qe 11 vjet Telekomi i Serbisë dhe disa operaterë të egër të telefonisë mobile nga Serbia zhvillojnë afarizmin në Kosovë, pa pasur licencën as lejen e rregullt nga organet e pushtetit, pa u regjistruar dhe pa paguar tatim. Me kokëfortësi, se nuk e pranojnë pushtetin e Kosovës, kanë vazhduar me afarizëm ilegal.

Serbia dhe asnjë vend tjetër nuk do të kishin toleruar as 11 ditë, e jo 11 vjet sa i ka toleruar pushteti i Kosovës. Nuk mund të tolerohet kështu në pakufi. Po të ishte Telekomi i Serbisë ndonjë kompani serioze, nuk do të vepronte në shtetin e huaj në mënyrë të egër, pa pasur licencë të rregullt.

Tash që ka filluar procesi i privatizimit të PTK-së, pronarit të ardhshëm pushteti i Kosovës duhet t’ia sigurojë kushtet dhe t’i garantojë afarizëm normal në tërë territorin e vendit, e jo të tolerojë afarizmin e operaterëve të egër, të cilët shkaktojnë dëme të mëdha. (Julius, 26 shtator 2010; 15:01)

“Kosova stërshet e likuidon 220 miliarda dollarë”

Në lajmin “Kosova stërshet (likuidon) 220 miliarda dollarë”, ka shumë të dhëna të pavërteta dhe qesharake.

Së pari, ajo shifër prej 220 miliarda dollarë është prrallore. Tërë Kosova brenda kufijve të saj, me pasuritë nëntokësore deri në magmën e tokës, dhe ato mbitokësore deri në eter, nuk i vlen 220 miliarda dollarë, sa e kanë vlerësuar të ashtuquajturit ekspertët e Ministrisë së Serbisë për KeM.

Së dyti, në qoftë se 545 ndërmarrje shoqërore të privatizuara deri më tash, janë shitur për gjithsejt 460 milionë euro, prej nga pronat e serbëve të shpërngulur vlejkan mbi 4 miliarda dollarë?

Së treti, Serbia në Kosovë nuk ka kurrëfar pasurie. Nëse pretendon në pasurinë shoqërore të Kosovës, të cilën Serbia e ka nacionalizuar dhe shndërruar në pasuri shtetërore, sipas Ligjit mbi mjetet në pronësi të Republikës së Serbisë (“Sll.gllasnik RS”, nr.53/95), mashtrohet keq, ngase ai ligj sikur edhe të gjitha ligjet e tjera, aktet nënligjore, vendimet, masat dhe veprimet e miratuara e të ndërmarra nga pushteti i Serbisë pas 23 marsit 1989, për sa i përket efektit juridik në raport me Kosovën – janë të pavlefshme. Pavlefshmëria e atyre akteve dhe masave ex tunc dhe ex nunc, është shpallur me aktet e Kombeve të Bashkuara, respektivisht me Rregulloret e UNMIK-ut, numër 1999/24 dhe 2000/59.

Page 227: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 227

Transformimi i pronës shoqërore, i kryer në bazë të Ligjit mbi kushtet dhe procedurën e shndërrimit të pronës shoqërore në forma tjera të pronës (“Sll.gllasnik RS” nr.48/91), si dhe të gjitha vendimet të cilat i kanë marrë organet e dhunshme të Serbisë për atë transformim, sipas të cilave pronësia e kapitalit shoqëror të Kosovës është bartur në pronësi të ndërmarrjeve dhe të institucioneve tjera të Serbisë,- është anuluar, ngase ishte fjala për akte me të cilat është zbatuar diskriminim i vrazhdë ndaj Shqiptarëve, në baza nacionale, politike dhe fetare.

As Kisha Ortodokse Serbe nuk mund t’i rikthejë tokat, të cilat regjimet serbe ua kanë marrë fshatarëve shqiptarë e ua kanë falë dorëlirë kishës.

Marrë në tërësi, Serbia nuk ka asnjë bazë të vlefshme për të pretenduar në kurrëfar të drejta pronësore në Kosovë, dhe as që do të jetë kjo temë e bisedimeve gjatë dialogut që pritet të zhvillohet. Ka mjaft tema tjera për bisedime e dialog midis Kosovës e Serbisë, të cilat janë me rëndësi për jetesën e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. (Julius, 5 tetor 2010; 20:37)

File: Holanda ta përkrahë Serbinë

Duke konstatuar se të akuzuarit e Hagës, Ratko Mlladiq e Goran Haxhiq janë në rrezen e veprimit të pushtetit të Serbisë, kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc ka shtuar se kushtëzimi dhe presioni mbetën çështje kyçe për burgosjen e të akuzuarve.

Një numër i madh i komentuesve kanë shprehur hidhërim ndaj Bramercit dhe qeverisë së Holandës për shkak të bllokimit të progresit të Serbisë kah integrimet evropiane, për shkak të Ratko Mlladiqit. Qëndrimin e qeverisë së Holandës e konsiderojnë si kërcënim.

Por të jemi real, nuk është ky kurrëfar kërcënimi, veçse kusht i caktuar qëmoti dhe detyrë, të cilën Serbia nuk e ka përmbushur.

Nuk po vuan populli serb për shkak të një njeri (R.Mlladiqit), veçse për shkak të atyre të cilët e kanë përkrahur dhe akoma e përkrahin, ndërsa pushteti – edhe sikur të donte, nuk mund ta burgosë.

Është e tmerrshme kur njeriu lexon komentet si këto: “ Mlladiqi është trimi ynë; përse nuk i kapin ata që i kemi paditur ne në vitin 1999, kriminelët e luftës: blerin, klintonin, klarkun, olbrajtin, solanën (të gjithë shkruar qëllimisht me germa të vogla)...; Heroin tonë Mlladiqin nuk do ta kapin kurrë”!!!

Page 228: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

228 Adil Rr. FETAHU

Fatkeqësisht, nuk është numër i vogël i atyre që Mlladiqin e konsiderojnë hero kombëtar, e besa Mlladiqi ka gëzuar përkrahje të gjithanshme edhe të Serbisë zyrtare, para dhe pas rënies së Millosheviqit.

Prandaj, të mos na habitë qëndrimi i Holandës ose i Serzh Bramercit, të cilët me asgjë nuk po kërcënojnë, vetëm se po kërkojnë përmbushjen e kushteve dhe detyrave të cilat qysh para 15 vjetëve ua kanë caktuar Kombet e Bashkuara, kurse Serbia akoma nuk i ka përmbushur. (Julius, 6 tetor 2010; 22:07)

Gjukiq-Dejanoviq: Kosova temë e Qeverisë

Lidhur me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta që pas miratimit të rezolutës së KB për Kosovën, të debatohet në Kuvendin e Serbisë për atë rezolutë, kryetarja e Kuvendit, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq ka deklaruar se : “Kur e kemi marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e kemi mbajtur mbledhjen e Kuvendit dhe e kemi autorizuar Qeverinë që ta realizojë politikën shtetërore në krahinën jugore serbe. Mbajtja e një seance të re për këtë çështje do të ishte përzierje në detyrat e Qeverisë”,- ka thënë Dejanoviqka.

Sa na kujtohet, pas dështimit juridik në GjND, Kuvendi i Serbisë u përpoq edhe për një farsë diplomatike, që çështjen e Kosovës ta kalojë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Për këtë qëllim e miratoi një propozim-rezolute të cilën ia dërgoi AP të KB, propozim ai që ishte plotësisht në kundërshtim me mendimin e GjND, prandaj për këtë shkak u detyruat ta ndërroni substancialisht.

Rezoluta e harmonizuar të cilën e ka miratuar AP e KB insiston për një politikë të re të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës, përmes dialogut i cili do kishte për qëllim përparimin e bashkëpunimit midis dy palëve (Serbisë e Kosovës), realizimin e përparimit në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve.

Kanë të drejtë ata që kërkojnë të mbahet mbledhja e Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohej politika shtetërore ndaj Kosovës. Në qoftë se edhe më tutje insistohet në politikë të njëjtë shtetërore, çfarë Serbia e ka udhëhequr para mendimit të GjND, atëherë të merret në përgjegjësi Qeveria për shkak se nuk e ka realizuar atë politikë. Ndërkaq, nëse mendohet që politikën shtetërore ta harmonizojë me realitetin, prapseprap Kuvendi duhet ta autorizojë Qeverinë për politikën e re.

Përndryshe, me ndryshimin e rezolutës të cilën e ka miratuar Kuvendi i Serbisë, Qeveria (dmth. Tadiqi e Jeremiqi) e kanë përdhosur autoritetin, krenarinë dhe identitetin kreativ të Kuvendit, prandaj Kuvendi duhet të merr qëndrim për këtë. (Julius, 9 tetor 2010; 10:34)

Page 229: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 229

Klintonka: Mospajtimet në lidhje me Kosovën

Në bisedën me Hilari Klintonin, Boris Tadiqi ka thënë se “Me dialog mund ta zgjidhim konfliktin midis Serbëve e Shqiptarëve i cili po zgjatë qe 150 vjet”.

Për këtë të vërtetë e falënderojmë Tadiqin, i cili më në fund ka pranuar se konflikti midis popullit Shqiptar dhe atij Serb ekziston qe 150 vjet.

Deri më tash të gjithë zyrtarët e regjimit aktual kanë thënë se konflikti midis këtyre dy popujve ka shpërthyer në kohën e regjimit të Millosheviqit.

Unë shumë herë në komentet mia të botuara këtu kam vërtetuar dhe argumentuar se lufta e pandërprerë midis këtyre dy popujve është qysh prej vitit 1878. Pas njohjes së pavarësisë së principatës së Serbisë nga Perandoria osmane (1878), nga rrethi i Toplicës është përskekutuar e ndjekur e tërë popullsia autoktone shqiptare, nga më se 700 fshatra e disa qyteza të atij rajoni. Shumë prej tyre kanë shkuar në Turqi, pjesa tjetër janë vendosur në Kosovë e në Shqipëri. Shumë shqiptarë edhe sot e kësaj dite i mbajnë mbiemrat nga ato fshatra prej nga janë përndjekur. Ata i kanë tapitë e pasurive që i kanë lënë atje.

Për këtë të vërtetë që e pranon Tadiqi, e falënderojmë. Por, nëse njëmend dëshiron pajtimin historik midis këtyre dy popujve të Ballkanit, atëherë ai së pari duhet ta njeh shtetin e Kosovës dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet të cilat regjimet serbe i kanë kryer në popullin Shqiptar. (Julius, 13 tetor 2010; 08:55)

Është rrahur një serb afër Graçanicës

Nuk besoj se është rrahur njeriu për shkak se ka vozitur me tabela të vjetra të regjistrimit, ngase me tabela të tilla po vozitin të gjithë serbët në Kosovë. Më tepër besoj se është fjala për larjen e llogarive të ndonjë grupi.

Fakti se “sulmuesit” kanë folur dobët gjuhën serbe, nuk është kurrëfar prove se ata kanë qenë Shqiptarë. Edhe këtu, në këto komente shpeshherë vërej se si disa serbë me qëllim i shkruajnë komentet në një serbishte të dobët dhe i trillojnë do emra shqiptarë.

Sa i përket vozitjes me tabela të vjetra, sikur të kisha mundësi unë do ta rrehja ministrin e policisë së Kosovës, i cili po i toleron dhe nuk po ndërmerr masa për të penguar këtë dukuri, me çfarë po i shkaktohet dëm i madh material buxhetit të Kosovës dhe shoqërive të sigurimit. (Julius, 16 tetor 2010; 08:48)

Page 230: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

230 Adil Rr. FETAHU

Tadiqi: Dialog për çështjet jetësore

Në intervistën e dhënë për gazetën “Politika”, kryetari i Serbisë, Boris Tadiqi, ka deklaruar se dialogu midis Beogradit e Prishtinës duhet të fillojë me bisedat për çështjet jetësore.

Disa po ia zënë për të madhe, përse nuk e ka përmendur statusin dhe atë “vijën e kuqe” të cilën e ka caktuar bashkë me Jeremiqin.

Duhet ta kuptoni se kryetari juaj si duket ka filluar të zgjohet nga gjumi shekullor i Serbisë së madhe e ta kuptojë realitetin në të cilin po jeton. Më mirë është të bisedohet e të zgjidhen çështjet jetike, se sa të flitet për do “vija të kuqe” të pajetë. Kurse çështje praktike të jetesës ka me shumicë, edhe nga njëra edhe nga pala tjetër e dialogut.

Por, si qëndrojnë punët, akoma nuk dihet se kur do fillojë dialogu dhe kush me kend e për çfarë do te bisedojë. Nuk dihet as kush do jetë mediatori kryesor i këtyre bisedimeve: Bashkimi Evropian apo ShBA-të, ndonëse ndikimi i ShBA-ve do jetë vendimtar.

Kjo gjendje është rezultat i atyre rezolutave të famshme të cilat i ka miratuar Kuvendi i Serbisë dhe Asambleja e KB, të cilat nuk zgjidhin asnjë çështje as nuk e obligojnë askend.

Sekretarja e shtetit e ShBA, Hillari Klinton gjatë vizitës javën e kaluar, edhe Tadiqit edhe Thaçit ua ka bërë me dije në mënyrë të qartë, se bisedimet midis Beogradit e Prishtinës duhet t’i zgjidhin çështjet praktike dhe t’i eliminojnë pengesat e të dy palëve për t’u bërë fqinjë të mirë, dhe se për statusin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës – nuk do bëhet fjalë as bisedime. (Julius, 18 tetor 2010; 09:55)

Gjykim policëve të Prokuples

Po, si.

Në Prokuplje ka filluar gjykimi ekspres i policëve të Stacionit policor të Meroshinës, për shkak se iu paskan dhënë dokumente mbi paraqitjen e vendbanimit qytetarëve të nacionalitetit shqiptar nga Kosova, qëllimi i të cilëve është që të marrin pasaporta të reja të Serbisë, për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Ky është një azhuritet rekord i gjykatave të Serbisë, që për më pak se dy muaj nga zbulimi i “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”, po fillon gjykimi i policëve.

Page 231: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 231

Nuk kam dëgjuar që ajo gjykatë ka filluar të gjykojë policët e asaj ane për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe krimet e kryera në Kosovë qysh para 10-15 vjetëve! (Julius, 18 tetor 2010; 16:58)

Kacin: Çka duhet të përmirësojë Serbia

Në raportet e ardhshme të Komisionit Evropian dhe të Parlamentit të Evropës do bëhen kritika me të cilat Serbisë i bëhen vërejtje për reformat në gjyqësi, për mosfillimin e procesit të restitucionit, situatën në Sanxhak dhe gjendjen në media,- deklaroi për “Evropën e lirë” raportuesi i Parlamentit të Evropës për Serbinë, Jellko Kacin.

Orvatjet e shtetit (Serbisë) që në Sanxhak të aplikojë rregulla tjera për formimin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Kacini e ka karakterizuar si diskriminim. Ka shtuar se Beogradi në Sanxhak po zhvillon politikë konfliktuoze dhe absolutisht kontraproduktive, e cila nuk kontribuon për të përmirësuar imazhin e Serbisë.

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se imazhi i Serbisë është i keq, dhe se çështja e Sanxhakut tanimë është internacionalizuar.

Kurse Jeremiqit as nuk i dëgjohet ai zëri i tij i shterrur kundër vlerësimeve të Kacinit.

A thua kush është tjetër në radhë: Lugina e Preshevës, Vojvodina apo Krajina e Timokut, që do të ndikojë në imazhin e Serbisë? (Julius, 19 tetor 2010; 20:57)

Mekaniku ishte më i mirë

Për gjithçka “Mekaniku” (aludohet në Titon) ishte nobelist në krahasim me këta menaxherët e sotëm të shtetit. Atëherë përgjithësisht populli jetonte më mirë, më lehtë, më i lirë, më i sigurt, më me dinjitet dhe me prestigj në botë, më mirë se sot.

Për ta krahasuar prestigjin e përkatësisë së atëhershme RSFJ-së me përkatësinë Serbisë së sotme, po e ilustroj me një shembull (merreni si të doni: si anekdotë ose si shaka):

Në një aeroport në botë, një Serb e pret vëllain i cili i kishte ardhur për vizitë, dhe përqafon gjatë dhe e puthë pandërprerë.

- Ç’ke vëlla, çka po më përqafon e puthë kaq gjatë?

Page 232: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

232 Adil Rr. FETAHU

- Hesht mor i marrë, se më mirë është kështu, le të mendojnë se jemi pederë, se sa ta marrin vesh se jemi Serbë!

Në kohën e “Mekanikut” na prisnin mirë çdokund, prej shteteve fqinje, deri në Kinën e largët. Tash nuk na do askush! (Julius, 24 tetor 2010; 17:18)

File: Në nëntor vjen pyetësori

Po vjen koha kur elita politike e Serbisë duhet të esëllohet, ta kuptojë dhe ta pranojë realitetin në të cilin jeton.

Sipas konkluzave të Bashkimit Evropian që pritet të publikohen më 25 tetor 2010 për integrimet evropiane, Serbia duhet t’i përmbushë dhjetë “urdhëra kryesore”, ndërsa kur ta marrin pyetësorin i cili përmban më se 4000 pyetje e nënpyetje, duhet të përgjigjet saktësisht në to.

Në fazat e tjera, në të gjitha etapat e ndërmjetme për fitimin e statusit të kandidatit dhe fillimin e bisedimeve për të hyrë në Bashkimin Evropian, të gjitha përgjigjet e Serbisë duhet të jenë të pa dilema dhe ta pasqyrojnë gjendjen reale. Ndër pyetjet kryesore do jenë ato lidhur me Kosovën: sipërfaqja dhe kufijtë e shtetit; numri i banorëve; marrëdhëniet e mira fqinjësore; reparacionet.

Jam kurreshtar të di se çfarë përgjigjesh do japin në këto pyetje? Edhepse e di se me rezolutën e harmonizuar për Kosovën, Serbia faktikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës, me të cilën doemos duhet të zhvillojë dialog për çështjet praktike. Mirëpo, duke e ditur sjelljen e deritashme të elitës së Serbisë karshi Kosovës, mund të supozoj se do japin do përgjigje të mjegullta, me të cilat nuk do t’i kënaqin ata të cilët i bëjnë këto pyetje. Në atë rast, pasojnë nënpyetjet dhe nëse përsëri nuk japin përgjigje të kënaqshme, lënda e aplikacionit do vehet në sirtar, për të pritur ndonjë gjeneratë të re të elitës politike në Serbi, e cila do vjen pas nja 15 apo 20 vjetëve.

Nuk do t’i miratojë Bashkimi Evropian përgjigjet të cilat bazohen në kushtetutën e Vojisllav Koshtunicës, apo në diplomacinë e Vuk Jeremiqit.

Kushti tjetër tash për tash i rëndësishëm: bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, nënkupton burgosjen dhe ekstradimin e Ratko Mlladiqit, madje qoftë edhe vetëm skeletin e tij.

Për “shartet” e tjera në lidhje me reformën ekonomike, politike, të gjyqësorit dhe të tjera, besoj se Serbia do i përmbushë kushtet sa më parë, bile dukshëm më mirë se disa shtete që tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian. (Julius, 27 tetor 2010; 11:32)

Page 233: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 233

BIA pret shtimin e numrit të thirrjeve

Në vigjilje të vizitës së kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, në Beograd, Qeveria e Serbisë ka shpallur rritjen e shpërblimit prej 1 milion, në 10 milion euro, për informatë të besueshme për vendin se ku fshihet Ratko Mlladiqi.

BIA (agjensioni informativ i sigurimit) tash pret se do shtohet numri i thirrjeve!

Nuk i kupton njeriu se çfarë mendojnë, çfarë flasin e çka veprojnë këta njerëz?!

Për informatë të besueshme (apo të sigurt) se ku gjendet Ratko Mlladiqi nuk nevojiten shumë thirrje, por vetëm një thirrje. Ngase, sipas ligjeve të fizikës, i njëjti trup (Mlladiqi) nuk mundet në të njëjtën kohë të gjendet në disa vende të ndryshme.

Por, kjo rritje dhjetëfish e shpërblimit i shërben vetëm propagandës për përdorim të jashtëm, në mënyrë që Bramerci të shkruajë në raportin e tij më të ri se si Serbia “po bashkëpunon plotësisht” me Tribunalin e Hagës.

Është i mjerë shteti i cili as me 10.000 hulumtues-operativë nuk mund ta kapë një kriminel, por duhet të shpallë shpërblim për t’i blerë spiunët.

Rritja kaq e madhe e shpërblimit bënë të dyshohet se shpërblimi është i destinuar për personin (ose personat) e caktuar, të afërm me pushtetin, të cilët do të trajtoheshin si spiun. Është kjo një shfaqje tragjikomike e “lojërave pa kufi” që po zhvillohet me kriminelin më të egër. Me gjasë, po pritet që çmimi të dhjetëfishohet edhe njëherë, prej 10 në 100 milionë euro, e që pastaj ai vet ta lajmërojë vetveten e ta merr shpërblimin!!! (Julius, 29 tetor 2010; 08:39)

Vojvodina hapë zyre në BE

Në fillim të vitit të ardhshëm Vojvodina do të hapë zyrën e saj në Bruksel,- lajmërojnë mediat.

Shumica e komentuesve këtu po shprehin pakënaqësi për këtë veprim të Vojvodinës!

Sikur të ishte Vojvodina tash shtet i pavarur, ajo do i plotësonte të gjitha kushtet dhe standardet që qysh “dje” (e jo nesër) të bëhej anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Page 234: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

234 Adil Rr. FETAHU

Vojvodina deri në vitin 1918 i përkiste Evropës e jo Ballkanit. Ndërsa në Jugosllavinë e dytë e kishte identitetin dhe subjektivitetin e vet juridik si njësi konstituive e RFPJ/RSFJ. Ajo edhe tash e ka identitetin e vet natyror dhe kulturor të veçantë nga Serbia. Ku mund të shihni në Serbi pasuri të kulturës së barokut, përveç në Vojvodinë?

Kanë filluar njerëzit (e Vojvodinës) të mendojnë dhe ta kuptojnë se duhet të ecin rrugës së vet. Sepse, nëse e presin Serbinë, kurrë nuk do arrijnë askund.

Ndoshta në të ardhmën zyrat në Bruksel do t’i hapin edhe Sanxhaku e Lugina e Preshevës. Ndërsa, Serbia le të riorganizohet dhe rajonalizohet – në pjesën që i mbetet! (Julius, 5 nëntor 2010; 21:08)

Tadiq: Nuk ka kushte për zgjedhjet

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, si dhe Qeveria e tij, thonë se nuk janë krijuar kushtet për t’i ftuar serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për deputetë të Kuvendit të Kosovës, që mbahen më 12 dhjetor.

As Qeveria as vet Tadiqi nuk e kanë përmendur asnjë kusht, veçse ashtu në mënyrë të përgjithshme kanë thënë se nuk janë “pjekur” kushtet. Ndoshta me këtë ata kanë aluduar në faktin se pushteti i Serbisë nuk është i pranishëm në Kosovë, prandaj nuk ka kushte për zgjedhje!

Disa liderë më të arsyeshëm të partive politike në koalicionin qeveritar dhe asi në opozitë, si: Vuk Drashkoviqi (SPO), Dragan Markoviq Pallma (JS) dhe Çeda Jovanoviq (LDP), i kanë ftuar serbët të dalin në zgjedhje. Më i matur se Qeveria dhe se Kryetari është treguar edhe Toma Nikolliqi, i cili ka thënë se nuk do t’i gjykojë ata të cilët do dalin në zgjedhje.

Qëndrimi i Kryetarit dhe i Qeverisë së Serbisë që serbët e Kosovës të mos dalin në zgjedhje, është vazhdim i politikës dhe strategjisë shtetërore të gabuar ndaj Kosovës, gjë që është në kundërshtim me rezolutën e harmonizuar të KB për Kosovën dhe me rekomandimet e Bashkimi Evropian, që Serbia të sillet në mënyrë më konstruktive ndaj Kosovës.

Serbët e Kosovës janë bërë objekt i manipulimit të pushtetit të Serbisë.

Cilat kushte kanë qenë më të mira në Kosovë në vitin 2001, kur Beogradi i pat përkrahur serbët të dalin në zgjedhje, ndërsa vet kryetari Tadiq edhe në zgjedhjet e pastajme e bëri këtë?

Page 235: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 235

Vendimi i Qeverisë dhe kryetarit të Serbisë shkon në dëm të vet serbëve të Kosovës, që ata të mos marrin pjesë në Kuvendin kur merren vendime të cilat kanë të bëjnë edhe me punën dhe jetën e tyre. Ky vendim i Qeverisë dhe kryetarit Tadiq do të vlerësohet negativisht nga ana e BE-së dhe e faktorëve tjerë ndërkombëtarë të cilët i përcjellin ecuritë në këto hapësira. (Julius, 12 nëntor 2010; 07:48)

Tadiq: Qëndroni edhe një vit

Porosia e kryetarit Tadiq drejtuar popullit të Serbisë (“qëndroni edhe një vit”), mund të interpretohet edhe kështu:

- Kemi arritur buzë greminës; qëndroni edhe një vit dhe do e bëjmë një hap të madh - përpara! (Julius, 13 nëntor 2010; 10:59)

Vizita e Bremercit: Asgjë pa burgosjen (e Mlladiqit)

Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc, nesër do ta vizitojë Beogradin, para se të shkruajë raportin për KS të KB lidhur me bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Organet kompetente të Serbisë do ta informojnë atë se çfarë kanë bërë prej vizitës së tij të fundit deri te kjo vizitë sa i përket kërkimit të R.Mlladiqit. Ata do t’i tregojnë Bramercit se e kanë dhjetëfishuar shpërblimin për spiunët dhe se e kanë bastisur restorantin “Bajke” dhe disa lokale tjera, për të cilat e kanë ditur sigurt se Mlladiqi nuk është atje!

Ndërsa ministri Rasim Lajiq do ta informojë Bramercin se si prej 47 njerëzve të cilët deri vonë e kanë ruajtur Mlladiqin, tash ekipi i rojtarëve është zvogëluar në gjithsejt 5 veta?!

Tash po paraqitën vullnetarë për ekipin që ta ruajnë Mlladiqin!

E pra zotërinjë, Bramercin më nuk e interesojnë këto dokrra por rezultatet konkrete.

Në qoftë se e dini saktësisht sa njerëz e ruajkan Mlladiqin, atëherë e dini kush janë ata dhe ku gjendet Mlladiqi.

Bramercin fare nuk e intereson rritja e shpërblimit për spiunët, as performansat e bastisjeve farsë, veçse rezultati konkret, dmth. burgosja dhe ekstradimi i Mlladiqit. (Julius, 14 nëntor 2010; 16:24)

Page 236: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

236 Adil Rr. FETAHU

E marrin pasurinë nga Kosova!

Serbia nuk mund të ketë interes nga shitja e mineraleve të minierave të Kosovës.

Kosova është shtet i pavarur, prandaj nga shitja e mineraleve do ketë interes ekonomia dhe buxheti i Kosovës, që do përmirësohet bilanci në tregtinë e jashtme.

Interesat e Serbisë nga eksploatimi i pasurive natyrore të Kosovës – “u zhdukën bashkë me erën”! (Julius, 17 nëntor 2010; Komenti u botua në IT të gazetës “Kurir”, dt.17.11.2010)

Jeremiqi: Prishtina akoma nuk është e gatshme

Qeveria e Serbisë ishte unike në qëndrimin që serbët të mos dalin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ngase ato zgjedhje nuk janë shpallur në pajtim me rezolutën 1244 të KS KB, ka deklaruar ministri Vuk Jeremiq. Serbia edhe më tutje do ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës së vetëshpallur në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Qëndrimi i Beogradit zyrtar është se: kurrë nuk do ta pranojmë pavarësinë e Kosovës,- ka shtuar Jeremiqi!

Përsëritjet e tilla përherë të deklaratave të Jeremiqit janë për të ardhur tugu deri në vjellje. Vetëm personi i çoroditur moralisht dhe mentalisht mund të lavdërohet me mënyrën e këtillë djallëzore e të pamend të udhëheqjes së politikës dhe diplomacisë në mënyrë histerike ndaj vendit fqinj.

Me qëndrim të tillë Jeremiqi po tregon se vet Beogradi nuk është i gatshëm për dialog me Prishtinën, për zgjidhjen e çështjeve jetike të qytetarëve të të dy vendeve.

Është në të mirën e Serbisë që në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë, Jeremiqit t’ia heqin gradat e “monahut” (frat, murg) të punëve të jashtme. (Julius, 19 nëntor 2010; 09:02)

Përkrahësit e Artemijes në dy manastire

Me uzurpimin e dhunshëm të dy manastireve afër Zveçanit, peshkopi Artemije ka mbajtur liturgjinë në sallat e ushqimit të manastireve.

“Jemi tubuar këtu për të nisur një fillim të ri... Zoti do t’i bekojë shtëpitë tona, fshatrat e qytetet tona, Kosovën e Metohinë tonë”,- ka thënë peshkopi.

Page 237: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 237

Po or peshkop, Zoti e ka bekuar Kosovën, prandaj ia ka kthyer popullit të cilit i takon, e nuk ia ka lënë popave karrierist-politik sikur është Artemija. Toka është e Zotit dhe Ai ia jep kujt do Vet.

Peshkopi Artemije tërë kohën është marrë me politikë partiake e shtetërore, e më së paku me punë kleriku e të kishës. Ai qysh moti është dashur të jetë në burg, bashkë me atë Millan Ivanoviqin që i është lyer, e jo në krye të dioqezës apo të ndonjë kishe.

Tash peshkopi “e ka mbledhur bandën e vet për një fillim të ri”, do të thotë për të formuar kishë të re pravosllave në Kosovë, për çka besoj se do ta ketë përkrahjen edhe të pushtetarëve dhe të popullit të Kosovës. Përse jo? Pluralizmi dhe decentralizimi sipas Planit të Ahtisarit ka depërtuar edhe në pushtetin kishtar. Kështu Artemia do të mbahet mend për pavarësimin e KOS në Kosovën e pavarur, Besoj se do të shpallet qytetar nderi i fshatit-komunës së Zveçanit, e ndoshta edhe “honoris kauza” i ndonjë universiteti në Kosovë! (Julius, 19 nëntor 2010; 17:09)

Serbia i paguan pension Mesiqit

Serbia për çdo muaj i paguan Stipe Mesiqit nga 39 euro, në emër të pjesës së pensionit.

Nuk është kjo, siç po thonë disa, për shkak se Serbia e ka shpallur vetveten sukcesor të RSFJ, por për shkak se zotëri Mesiqi, gjatë kohës sa ishte kryetar i Kryesisë së RSFJ-së, kontributet për sigurimin pensional dhe invalidor i ka paguar në fondin e Serbisë.

Përndryshe, nëse duam ta ironizojmë këtë çështje, atëherë zotëri Mesiqit i takon “pensioni ndërkombëtar” për meritat e tij, që si kryetari i fundit i RSFJ-së i dha fund asaj kreature të kalbur. Si kriter për të llogaritur pensionin e tillë duhet të merret shkalla e kontributeve të cilën e kanë paguar secila njësi federale në arkën e RSFJ-së.

Të gjitha shtatë shtetet e krijuara nga shkatërrimi i RSFJ-së, duhet të lidhin një marrëveshje të përbashkët për t’ia ndarë zotëri Mesiqit pensionin e merituar! (Julius, 24 nëntor 2010; 21:45)

Page 238: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

238 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: 2014 caktohet data për BE

Njeriu të mos iu besoj syve të vet kur lexon këtë deklaratë të ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq! A është e mundur që ai të jetë transformuar kaq shumë, që përnjëherë ta njeh pavarësinë e Kosovës?!

Në intervistën e dhënë agjencisë greke të shtypit, Ana, në Selanik, Jeremiqi sot deklaroi sa vijon: “Dialogu i ardhshëm midis Beogradit e Prishtinës do të krijojë atmosferë të mirëbesimit dhe shansin për zgjidhjen e çështjeve bilaterale”.

Në vokabularin e politikës së jashtme dhe diplomacisë, nocioni i marrëdhënieve bilaterale nënkupton marrëdhëniet midis dy vendeve, dy shteteve të pavarura, ndonjëherë në interesin e dyanshëm, qoftë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore ose të tjera.

Ndonëse me profesion është fizikant, para se të emërohej shef i diplomacisë Jeremiqi doemos i ka mësuar disa nocione elementare të definicioneve politike e diplomatike, prandaj nuk mund të thuhet se nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë po fliste kur e dha këtë deklaratë. Apo Jeremiqi e ka zbutur retorikën diplomatike aq shumë, sa të mos besojë njeriu! (Julius, 26 nëntor 2010; 21:50)

Savo Millosheviq në shtabin e Jeremiqit

Në prag të zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Vuk Jeremiqi ka nevojë për të formuar ekipin zgjedhor, i cili do t’i ndihmojë në garën zgjedhore, për shkak se nuk është i dëshirueshëm në parti, ndonëse në opinionin e gjerë gëzon autoritet,-lajmëron B=92.

Në qoftë se opinioni i gjerë ushqen sadopak simpati ndaj Jeremiqit, kjo është për shkak se Jeremiqi udhëheqë politikë dhe diplomaci inati ndaj Perëndimit, e veçmas ndaj Kosovës. Përndryshe, te njerëzit e arsyeshëm ai nuk mund të ketë kurrëfar autoriteti dhe me asgjë nuk e meriton funksionin e nënkryetarit të Partisë Demokratike. (Julius, 27 nëntor 2010; 09:52)

DSS: Ndaleni copëtimin e Serbisë

Me thirrjen: “Ndaleni copëtimin e Serbisë”, Koshtunica apelon kundër rajonizimit të Serbisë, sepse kjo është në kundërshtim me kushtetutën.

Kohë-pas-kohe (Koshtunica) sillet e ngatërrohet në atë kushtetutën e tij, si pula në shtupë.

Page 239: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 239

Thotë se e ka hartuar një program voluminoz prej 1500 faqesh për zhvillimin e Serbisë, dhe se do të hartojë projekte të veçanta për zhvillimin e Vojvodinës, të Beogradit dhe për secilin qytet veç e veç (për habi, Kosovën nuk e përmend fare!).

I gjori, i ka shpenzuar të gjitha resurset modeste të mendjes në hartimin e atij programi. Është kundër integrimit të Serbisë në strukturat euroatlantike, ngase edhe kjo është në kundërshtim me kushtetutën e tij. Po të mundet ai do ta izolonte Serbinë tërësisht dhe ta shndërronte në gubernë ruse, vetëm që ai vet të bëhej gubernator.

Si bartës i politikës kleronacionaliste autiste në të kaluarën, sot Koshtunica është person politik nongrata. Ngase, derisa ishte në pushtet, më tepër ishte qesharak se sa i suksesshëm. (Julius, 28 nëntor 2010; 19:13)

Gjeliq: Të gatshme 85% të përgjigjeve

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq, ka thënë se janë të gatshme 85% të përgjigjeve në Pyetësorin të cilin komesari për zgjerim i Evropës, Shtefan File para pak kohe ia ka dorëzuar Serbisë.

Kroacia më heret ia ka dorëzuar Serbisë Pyetësorin e përkthyer me më se 4000 pyetje, kështu që Serbia ka pasur mjaft kohë t’i përgatitë përgjigjet të cilat nuk janë të pakëndshme.

Mirëpo, si duket ato 15% të përgjigjeve që nuk janë të gatshme, kanë të bëjnë me pyetje mjaft të pakëndshme, të cilat janë të lidhura me Kosovën. Ato janë pyetje që kanë të bëjnë me madhësinë e vendit; cilët janë kufijtë dhe me cilat vende kufizohet, sa është numri i banorëve dhe cila është struktura etnike e tyre, e pyetje të tjera mjaft të pakëndshme për t’u përgjigjur. Sepse, përgjigjet nuk mund të jenë të kamufluara, veçse duhet të jenë precize e të sakta që të pasqyrojnë gjendjen reale në terren lidhur me secilën pyetje e nënpyetje të parashtruar.

Nuk është që nuk i dijnë përgjigjet, por nuk dëshirojnë të japin përgjigje të sakta e reale, ngase ato janë më të pakëndshme se vet pyetjet. Përgjigjet në pyetjet më problematike (të lidhura me Kosovën) qëndrojnë midis fakteve të pakëndshme dhe jofakteve të këndshme!

Nuk mundet pushteti i Serbisë t’u jep përgjigje pyetjeve të Shtefan Files në formë të kamufluar, sikur janë mësuar të (mos)përgjigjen popullit të vet për problemet dhe nevojat jetësore. (Julius, 29 nëntor 2010; 18:15)

Page 240: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

240 Adil Rr. FETAHU

“Ataka” paditë Serbinë në Bruksel

Me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së paqes së Nejs-it /Francë/ (27 nëntor 1919), sipas të cilës qytetet bullgare me rrethinë: Caribrod, Bosilegrad dhe Strumica i janë dhënë Mbretërisë së SKS,- pushteti serb nuk ka lejuar hyrjen e shtetasve bullgarë për të marrë pjesë në mitingun e mbajtur në Bosilegrad.

Pala bullgare (Partia “Ataka”) tash e ka paditur Serbinë për shkelje të të drejtave të njeriut. Disa komentatorë në këtë sajt thonë se bullgarëve duhet dhënë leksion sikur në vitin 1913, për shkak të pretendimeve territoriale ndaj Serbisë.

Or zotërinjë, Serbia nga Pashalluku i Beogradit është zgjeruar duke marrë territore të popujve e shteteve fqinje. Tokën nuk e kanë krijuar as serbët as bullgarët, as qenie tjetër njerëzore, por Zoti i Madhërishëm. Ai ia jep tokën kujt të dojë vet dhe nuk ia jep përgjithmonë. Madje, çka i duhet Serbisë territori bullgar me popullsi bullgare? (Julius, 30 nëntor 2010; 19:14)

Kosova nuk është në Pyetësorin e KE

Siç po duket, pushtetarët e Serbisë janë penduar pse janë ngutur ta kërkojnë Pyetësorin nga Komisioni Evropian, ngase tash janë në hall të madh se si do përgjigjen në pyetjet e parashtruara. Thonë se Kosova nuk është në Pyetësor.

Natyrisht që Kosova nuk është në Pyetësor, sepse të dhënat dhe përgjigjet e kërkuara kanë të bëjnë me Serbinë e jo me Kosovën, ngase Kosova është shtet i pavarur e sovran, e cila do ta merr pyetësorin e vet, kur për këtë t’i plotësojë kushtet.

Por, edhepse Kosova nuk është në Pyetësor, ngase nuk është në përbërje të Serbisë, shumë pyetje janë të lidhura me marrëdhëniet midis Serbisë e Kosovës. Dhe ato janë pyetjet më të pakëndshme, për të cilat duhet të jepen përgjigjet edhe më të pakëndshme. Ato pyetje kanë të bëjnë me disa tema, siç janë:

a) roli i ushtrisë dhe i policisë së Serbisë në sigurimin e kufirit me Kosovën,

b) marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis Serbisë e Kosovës,

c) situata në kufirin me Kosovën dhe marrëdhëniet me EULEX-in,

d) çështjet e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova,

Page 241: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 241

e) këmbimi tregtar, eksport-importi dhe regjimi i tatimit dhe TVSh-së me vendet e rajonit, në mesin e të cilave është përmendur edhe Kosova,

- etj.etj.

Në të gjitha këto pyetje Serbia duhet të jep përgjigje precize e të sakta, me të cilat duhet të paraqitet gjendja reale. Nuk vlejnë përgjigjet e kamufluara, ashtu sikur janë të prirur zyrtarët e Serbisë të japin në komunikimin dhe kontaktet ndërkombëtare.

Me gjasë, këto janë ato 15% të përgjigjeve të pakëndshme, për të cilat para pak ditësh Gjeliqi tha se nuk janë të gatshme?

Ka ardhur koha që me përgjigjet e veta, t’i shporrin prej koke iluzionet se Kosova është pjesë e Serbisë, e cila nuk është pjesë e saj qysh prej vitit 1999. (Julius, 2 dhjetor 2010; 08:09)

Bramerci nën hetime?

Duke marrë parasysh kohën e goditur për ta lansuar lajmin mbi hetimin e mundshëm kundër Bramercit, mu në ditën kur ai i paraqet raport Këshillit të Sigurimit të KB, mbi bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës, mund të “shpresohet” se ai ka dhënë vlerësim negativ në atë raport, prandaj disa këtu dëshirojnë ta marrin përgojë në këtë mënyrë! (Julius, 6 dhjetor 2010; 13:48)

Daçiq: Me ndryshime deri te kualiteti?

Ministri i policisë dhe njëherit kryetar i SPS-it, Ivica Daçiq, tha se me rikonstruimin e Qeverisë së Serbisë do arrihen ndryshime kualitative.

A thua me atë rast Daçiqi ka menduar që edhe ai të ndërrohet nga detyra e ministrit të policisë dhe nënkryetarit të Qeverisë?

Nëse jo askush tjetër, të paktën ai do të duhej të ndërrohej, ngase i përket asaj nomenklaturës së udhëheqjes më të ngushtë të SPS-it të Millosheviqit, e cila e shkatërroi Jugosllavinë dhe shkaktoi luftëra të përgjakshme në tërë hapësirën e ish-RSFJ, ndërsa Serbinë e konfrontoi në luftë me forcën më të madhe ushtarake të botës, “të cilën e fitoi”! (Julius, 6 dhjetor 2010; 21:56)

Page 242: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

242 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Edhe të drejtat e njeriut edhe Kina

Serbia do ta bojkotojë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobël për paqe disidentit kinez Liu Xioaobo, deklaroi shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq.

Ceremonia e ndarjes së çmimit mbahet më 10 dhjetor, në Osllo.

Serbia është njëra nga 19 vendet e botës e cila e bojkoton këtë ceremoni.

Përkundër bojkotimit të tillë, Vuk Jeremiqi e gënjen botën se Serbia i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, por për interesa nacionale nuk do të merr pjesë në këtë ceremoni.

Po ku është këtu parimësia? Edhe marrëdhënie të mira me Kinën, edhe lufta për të drejta të njeriut - nuk shkojnë bashkë.

Në këtë mënyrë Serbia është futur në radhën e vendeve në të cilat “lulzojnë të drejtat e njeriut dhe demokracia”, sikurse janë: Kina, Rusia, Kazahstani, Bellorusia, Kuba, Sudani, Kolumbia etj. Grup i mrekullueshëm i vendeve të njohura “për standarde të larta të drejtave të njeriut dhe demokracisë”!

Ky bojkot është edhe një dështim dhe një potez i dëmshëm i politikës së jashtme dhe diplomacisë të cilën po e udhëheqë Vuk Jeremiqi. Deri kur do të tolerohet ky njeri të bëjë poteza të tillë të dëmshëm për shtetin dhe për popullin e Serbisë?! (Julius, 7 dhjetor 2010; 19:37)

Megjithatë Serbia merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobël

Ministri i punëve të jashtme, Vuk Jeremiq, ka marrë vendim që Serbia ta bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për paqe disidentit kinez Xiao Xiaobo. Me atë vendim Jeremiqi e ka renditur vendin e vet në radhën e vendeve të njohura në botë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mosrespektimin e vlerave demokratike, dhe kështu i ka hidhëruar forcat demokratike të vendit të vet dhe shtetet demokratike të botës.

Nën trysninë e faktorëve të jashtëm, pushteti serb u detyrua të lëshojë pe, sikur edhe në të gjitha rastet e deritashme të potezave të dështuar, ashtu që e trilluan njëfar zgjidhje solomone, që në ceremoni ta dërgojnë ombudsmanin e Serbisë, i cili do t’ia përcjell laureatit urimet e kryeministrit Mirko Cvetkoviq.

Ky është turp i dyfishtë: edhe kanë vendosur ta bojkotojnë ceremoninë, edhe kanë lëshuar pe nën presion dhe e kanë ndryshuar vendimin, që do të thotë se

Page 243: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 243

tash i kanë hidhëruar të dy palët; edhe botën demokratike edhe palën kineze. Sa për mungesën e parimësisë, të mos flasim.

Por, këtu paraqitet edhe pyetja e çakordimit të marrëdhënieve brenda vet Qeverisë së Serbisë; si është e mundur që ministri të merr vendim për bojkotimin e ceremonisë, ndërsa kryeministri ta dërgojë përfaqësuesin e vet për t’ia uruar laureatit çmimin?! Do të thotë se në atë Qeveri nuk e njeh qeni të zotin, nuk dihet kush pin e kush paguan! Për imazhin e vendit e të politikës së jashtme dhe diplomacisë së tyre, pas gjithë këtyre potezave të dështuara të ministrit Jeremiq, është e tepërt të harxhohen fjalë.

Por, si do të arsyetohet tash Jeremiqi para ambasadorit kinez në Beograd, i cili e pat lavdëruar për “vendimin e mençur” për bojkotin? Duket se Jeremiqi e ka lëkurën e trashë që duron gjithçka, se përndryshe ai është dashur që moti të jep dorëheqje, ose të shkarkohet nga detyra, në mënyrë që të mos vazhdojë me poteza të dështuar e të dëmshëm. (Julius, 10 dhjetor 2010; 09:19)

Jeremiq: Spekulimet për shkarkimin, të dëmshme për vendin

Zërat e përhapura në gazeta, se Vuk Jeremiqi do shkarkohet nga detyra e ministrit të punëve të jashtme, vet Jeremiqi i ka cilësuar si spekulime të cilat do i sjellin dëm të madh Serbisë.

Unë mendoj se dëmi më i madh është poqese ky praktikant i pakualifikuar mbetet edhe më tutje në atë funksion dhe vazhdon me poteza të dështuar e të dëmshëm për politikën dhe diplomacinë e shtetit të Serbisë.

Derisa ai vet, edhe përkundër dështimeve dhe gafeve të shumta që i ka bërë deri më tash, nuk denjoi të jep dorëheqje e ta shkarkojë vetveten, nuk mbetet tjetër veçse të shkarkohet e ndërrohet.

Dëmi më i madh është bërë atëherë kur ai është zgjedhur në detyrën e ministrit të punëve të jashtme, pa qenë i kualifikuar për këtë punë dhe pa pasur asnjë ditë përvojë pune; puna e parë në jetën e tij ka qenë drejtpërdrejt në këtë detyrë kaq të rëndësishme! Pastaj kanë vazhduar dështimet dhe potezat e tij të dëmshëm njëri pas tjetrit. Në ndonjë shtet normal, ai do të përgjigjej edhe penalisht për dëmin që i ka shkaktuar imazhit të vendit të tij. (Julius, 11 dhjetor 2010; 18:41)

Page 244: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

244 Adil Rr. FETAHU

Vjena e deshpruar për mungesën e Jeremiqit

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Mihael Shpindelegger, deklaroi se është mjaft i deshpruar për shkak se Vuk Jeremiqi nuk mori pjesë në Konferencën dyditore për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Berlin.

Unë them se vet Vuk Jeremiqi është shumë më i dëshpruar dhe i frustruar, për shkak të pjesëmarrjes në atë Konferencë të zëvendëses së ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Vlora Qitaku, e cila mbajti një ligjëratë të mirë për perspektivën e rajonit në integrimet evropiane. Ajo posaçërisht u përqendrua në domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që hasi në përkrahjen e të gjithë përfaqësuesve të shteteve të pjesëmarrëse.

Ky është shkaku përse Jeremiqi “nuk ka mundur” të merrte pjesë në Konfferencë. Ai e ka bojkotuar edhe ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel për paqe (për shkak të Kosovës), e lere se do të merr pjesë në konferencë ndërkombëtare në të cilën përfaqësohet shteti i pavarur i Kosovës! (Julius, 11 dhjetor 2010; 20:59)

“Është joreale që Daçiqi të bëhet kryeministër”

Zotëri Miçunoviqi thotë se është joreale që Ivica Daçiqi të bëhet kryeministër, për shkak se vjen nga një parti e vogël.

Xhaxhi Dragolub, në Serbi ndodhin gjithëfar gjërash joreale, por janë në pajtim me kushtetutën dhe me politikën zyrtare të vendit. A është reale që Kosova të jetë në përbërje të Serbisë, ndërsa iluzioni se Kosova është pjesë e Serbisë është në preambulën e kushtetutës, dhe është bërë alfa dhe omega e politikës zyrtare dhe diplomacisë së Serbisë! A ishte reale që “Slloba i Vogël” të bëhet ministër i policisë dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, por ja që është aty! Më reale do ishte sikur ai të ishte “banues” në Zabelë ose në Mitrovicën e Sremit, nëse jo si bashkëpunëtori më i afërt i diktatorit Sll.Millosheviq, atëherë të paktën bile për shkak të asaj aferës “Koferçe” (Valigjja), por si jorealisht është këtu ku është!

Joreale është që edhe Mirko Cvetkoviqi të jetë kryeministër, por reale është se ai “nuk përzihet në punët e veta”, prandaj funksionet e tij i kryejnë Tadiqi e Jeremiqi!

Serbia është vendi i çudirave joreale. Reale është vetëm varfëria dhe mjerimi. (Julius, 13 dhjetor 2010; 16:55)

Page 245: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 245

Gjithnjë e më shumë parti për ndryshimin e Kushtetutës

Mund të shpikni ju çfarëdo arsyetimi për ndryshime esenciale ose kozmetike të Kushtetutës, por shkaku kryesor për ndryshimin e saj është heqja e asaj preambulës famoze dhe të gjitha dispozitave të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë të bëjnë me Kosovën si pjesë e shtetit të Serbisë, gjë që në fakt nuk është.

Decentralizimi, rajonizimi, sistemi zgjedhor, zvogëlimi i numrit të deputetëve apo të ministrive, janë vetëm arsyetim i rrejshëm, për të filluar procesin e ndryshimit të Kushtetutës.

Serbia zyrtare është ngatërruar si pula në shtupë në atë preambulën dhe dispozitat e Kushtetutës, të cilën e pat përpiluar Koshtunica i kotur. Tash ka ardhur koha të “zënë në thua” në atë Kushtetutë në rrugën kah integrimet evropiane. (Julius, 13 dhjetor 2010; 22:09)

Jeremiqi nuk kishte infrastrukturë në PD

Ka pasur Jeremiqi infrastrukturën dhe shtabin parazgjedhor në Partinë Demokratike, në krye me futbollistin Savo Millosheviq, por nuk ka pasur autoritet as përkahjen e trupit zgjedhor të Partisë. Në të vërtetë, çfarë është Jeremiqi, ai as nuk e ka pasur vendin në PD, veçse në DSS – te Koshtunica.

Se si e ka udhëhequr politikën e jashtme dhe diplomacinë, si fizikant që është, ai me këtë (mozgjedhje) do të duhej ta përfundonte karrierën politike, e të shkonte në ndonjë shkollë fillore ose të mesme për dhënë mësim nga bazat e fizikës. Sepse nuk është i kualifikuar as i pjekur për politikë e diplomaci.

Sipas të gjitha gjasave, me rastin e rikonstruimit të Qeverisë, që pritet të ndodhë së shpejti, ai do të ndërrohet nga funksioni i ministrit të punëve të jashtme, në mënyrë që të mos vazhdojë me gafet dhe potezat e tij në dëm të vendit të vet.

Nuk është ai kuadër për Serbinë moderne evropiane. (Julius, 19 dhjetor 2010;21:07)

Koshtunica: Ndërgjegjën e kam të qetë

Duke komentuar deklaratat e diplomatëve amerikanë, mbi atë se nuk i ka respektuar obligimet për burgosjen e Ratko Mlladiqit, Koshtunica ka deklaruar se e ka respektuar ligjin, dhe se për te kushtetuta (e tij) është ligji më i lartë,

Page 246: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

246 Adil Rr. FETAHU

prandaj e ka ndërgjegjen e qetë. Jam kujdesur për interesat e popullit tim, ka thënë Koshtunica.

Zotëri Vojo Koshtunica, si legalist i madh që hiqesh, ndoshta e din se detyrimet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi i Serbisë qëndrojnë mbi kushtetutën tënde joreale dhe të pazbatueshme, në të cilën je ngatërruar si pula në shtupë.

Sa i përket ndërgjegjës sate, nëse këtë e bazon në atë që nuk e ke burgosur “heroin dhe idolin” tënd, Ratko Mlladiqin, kriminelin më të madh të Evropës, me këtë vetëm sa e vërteton se nuk ke asnjë grimë ndërgjegje. Po cili është interesi i popullit të Serbisë që R.Mlladiqi nuk është burgosur e ekstraduar Hagës, përveçse ai popull ka mbetur peng i një krimineli?!

Kosovën “e ke mbrojtur” (në preambulën e kushtetutës), ndërsa gjatë mandatit tënd ndodhi 17 shkurti 2008, të cilin ti e përmend; nuk e di se a po krenohesh apo po vajton me këtë? Ti e ke vendin në Padinska Skella, për diçka që ke bërë, e për diçka që nuk ke bërë; e ti si legalist e kupton se çka do të thotë kjo. (Julius, 22 dhjetor 2010; 09:57)

Kroacia dha përgjigje në kundërpadinë e Serbisë

Kroacia ka dhënë përgjigjen ndaj kundërpadisë së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kundërpadinë Serbia e ka paraqitur pasi që Kroacia e ka akuzuar për gjoja agresion dhe gjenocid,- lajmërojnë mediat (serbe).

Jo zotërinjë, nuk është kjo “gjoja”, por Serbia ka kryer agresion të vërtetë në Kroaci, sikurse që ka kryer edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë. Në këto vende Serbia ka zhvilluar luftëra të planifikuara, me të gjitha forcat ushtarake, policore e paramilitare, të bashkuara nën një komandë.

Gjenocidin që ka kryer Serbia, ishte politikë shtetërore e planifikuar: pastrimi etnik dhe ndryshimi i strukturës nacionale të territoreve dhe vendeve të caktuara. Bie fjala, operacioni “Patkoi” në Kosovë ishte shembull tipik i gjenocidit, përmes deportimit të Shqiptarëve, organizuar nga shteti i Serbisë. A nuk ishte ky gjenocid?!

Në bazë të gjenocidit është krijuar edhe e ashtuquajtura Republika Sërpska në Bosnje-Hercegovinë. (Julius, 25 dhjetor 2010; 08:56)

Page 247: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 247

“Politika”: Berisha ka bërë tregti me armë

Po të mos ishte e dhembshme, do ishte qesharake, se si e ashtuquajtura Prokuroria për Krime të Luftës shpifë, ndërsa për shpifjet e saj gjen do dëshmitarë në mesin e Shqiptarëve të kidnapuar e të burgosur nga ushtria dhe policia serbe! Dihet se nën çfarë rrethanash japin deklarata personat e tillë.

Sa i përket furnizimit me armë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo pjesën më të madhe të armëve e ka blerë nga Serbia. Sigurisht se një pjesë të armëve e ka marrë edhe nga Shqipëria, dhe kjo është krejtësisht normale.

Por, duke pasur parasysh patriotizmin e dëshmuar të Sali Berishës ndaj Kosovës dhe popullit Shqiptar, Ai jo se do t’iu ketë shitë, veçse me para të veta do të blente armë për UÇK-në.

Prokuroria serbe tash “do të zbulojë” se me paratë nga shitja e armëve, Sali Berisha e ka ndërtuar Autostradën moderne Durrës – Morinë!

Hiqnu punëve të kota e mos u bëni gazi botës. Apo, akoma po i përmbaheni atij mendimit të babës së kombit tuaj (Qosiqit), i cili ka pohuar se “Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë të bashkëlindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion”(!).

Duket se gënjeshtrave të Prokurorisë Serbe për Krime të Luftës po i mungon kreativiteti dhe invencioni. (Julius, 27 dhjetor 2010; 10:04)

Malloviqka: Nuk e kemi tërhequr fletarrestin

Ministria e Drejtësisë nuk e ka tërhequr as nuk e ka ndërmend ta tërheqë fletarrestin ndërkombëtar të shpallur kundër Hashim Thaqit,- ka deklaruar ministresha e Drejtësisë së Serbisë, Snezhana Malloviq.

Po, sa herë deri më tash jeni munduar që përmes fletarrestit ndërkombëtar ta arrestoni Thaqin, Çekun, e të tjerë, por nuk keni pasur sukses, ngase Qendra Ndërkombëtare e Interpolit (në Lion) ka vënë veto në publikimin dhe shpërndarjen e atyre fletarresteve, pasi që i konsideron të motivuara politikisht dhe të pa mbështetje në fakte juridike relevante, prandaj ato nuk janë në pajtim me rregullat e Intepolit.

Hashim Thaqi shumëherë ka marrë pjesë në tubime ndërkombëtare rajonale dhe evropiane, si dhe në disa vizita zyrtare në ShBA, dhe askush nuk i ka përfillur fletarrestet ndërkombëtare të Serbisë. Krejt çfarë kanë mundur të bëjnë zyrtarët

Page 248: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

248 Adil Rr. FETAHU

e Serbisë ishte që ata t’i bojkotojnë ato tubime dhe ta izolojnë vetveten për shkak se në ato tubime merrte pjesë Thaqi.

Cirku i fundit me fletarrest ndërkombëtar për Ejup Ganiqin poashtu përjetoi fiasko.

Kjo tregon se politika e Beogradit është iracionale dhe çdo ditë e më tepër po humbë nga autoriteti juridik dhe moral. (Julius, 30 dhjetor 2010; 09:30)

Qëllimet e Serbisë në politikën e jashtme

Në tubimin e sotëm (konferencën) e ambasadorëve të Serbisë nëpër botë, Tadiqi dhe Jeremiqi kushedi për të satën herë i paraqitën dhe përsëritën qëllimet dhe prioritetet e Serbisë në politikën e jashtme për vitin 2011:

1) Integrimi evropian,

2) Kosova,

3) Stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon, dhe

4) Thellimi i marrëdhënieve ekonomike me botën.

Sipas fjalëve të ministrit Jeremiq, realizimi i këtyre prioriteteve mbështetet në katër shtylla: Bruksel, Moskë, Peking dhe Washington (!).

Kryetari Tadiqi shtoi se “Kosova është çështje jonë e brendshme, por që është internacionalizuar në vitet e ‘90-ta”!

Vërejtja e parë që mund t’i bëhet atij tubimi, është se çka iu ka dashtë të mbahet tubim dyditor i ambasadorëve, duke krijuar shpenzime të mëdha në barrë të tatimpaguesve? Vallë, ishte ky tubim në shërbim që Jeremiqi ta shquajë vetveten, pas atij dështimit në zgjedhjet partiake, dhe në prag të rikonstruimit të Qeverisë, që po flitet se Jeremiqi do të ndërrohet nga pozita?

E dyta, si është e mundur që tash Kosova është radhitur e dyta në prioritetet, ndërsa deri dje flitej se poqese na shtrohet pyetja (kushti): Evropa apo Kosova, ne do ta zgjedhim Kosovën?!

E treta, nga vet radhitja e “shtyllave” që i përmend Jeremiqi, shihet se në ç’drejtim realisht është e orientuar politika e jashtme e Serbisë (kah Moska e Pekini).

Page 249: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 249

Sa i përket Kosovës, nëse ajo është çështje e brendshme e Serbisë, përse atëherë të bëhet politikë e jashtme për “çështje të brendshme”?!

Jo or zotëri Tadiq, kurrë më Kosova nuk do jetë çështje e brendshme e Serbisë, veçse çështje e jashtme dhe e marrëdhënieve fqinjësore. Dhe në lidhje me këtë, për tërë kohën sa flitni kështu (besoj nuk mendoni kështu, që Kosova është çështje e brendshme), hiqeni prej mendjes atë prioritetin e tretë të politikës së jashtme, ngase nuk mund të ketë marrëdhënie stabile në rajon, derisa shtetin fqinjë e konsideroni si çështje të brendshme!

Është e ditur se çdo amputim i ndonjë pjese (të trupit) një kohë të gjatë dhemb, dhe gjithmonë kruhet, porse duhet pajtuar me këtë. Kështu është edhe çështja e Kosovës për zyrtarët (dhe popullin) e Serbisë.

Duhet ta kuptoni dhe pranoni, se nga pavarësia, demokratizimi dhe prosperiteti i Kosovës, ka dobi edhe vet Serbia. (Julius, 5 janar 2011; 18:17)

Serbia po fiton aleatë të ri në Këshillin e Evropës

Ky far “Dick Marty” i dytë, në shkurt të vitit të kaluar e ka vizituar Beogradin, dhe ja që tash po paraqitet me njëfar raporti mbi “maltretimin dhe likuidimin e dëshmitarëve të krimeve të luftës të cilat i kanë bërë Shqiptarët në Kosovë”.

Me rastin e asaj vizite, zotëri Gardeta, me një shumë të konsiderueshme të parave, dhe ndonjë lavire të re e të bukur, Serbia përveç Dick Martit e ftioi edhe një aleat në Këshillin e Evropës, dhe një “dhëndër” të ri të korruptuar, i cili do t’i plasojë trillimet dhe gënjeshtrat të cilat i kanë përgatitur shërbimet sekrete dhe publike dhe Prokuroria serbe për krime të luftës! (Julius, 06.01.2011; 09:35) (Ky koment u botua në IT-“Kurir”. Fjala është për Zhan-Shar Gardeto, avokat nga Monako, i cili i ka paraqitur Këshillit të Evropës raportin me titull: “Mbrojtja e dëshmitarëve në Ballkan”, për mbledhjen që do mbahet më 25 janar 2011).

Kosova e kryeson CEFTA-n

Po vërej se shumë autorë të komenteve nuk e dinë se çka është CEFTA, prandaj ja një shpjegim i shkurtër. CEFTA është një marrëveshje për tregtinë e lirë midis vendeve të Evropës Qendrore (kurse tash për vendet e Evropës Juglindore). Është krijuar në vitin 1992, midis vendeve të Evropës Qendrore, por më vonë, në vitin 2006 është zgjëruar për të gjitha vendet e Evropës Juglindore. (CEFTA: angl. Central Evropean Free Tade Agreement).

Page 250: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

250 Adil Rr. FETAHU

Me qenë vendet e Evropës Qendrore të cilat e kanë themeluar fillimisht, tanimë janë bërë anëtare të Bashkimit Evropian dhe kanë dalë prej CEFTA-s, tash anëtare të kësaj Marrëveshje (të vitit 2006), janë: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali Zi, Maqedonia, Moldavia dhe Serbia. Kjo marrëveshje është menduar si një formë e përparimit të bashkëpunimit rajonal, në kuadër të Paktit (tanimë mund të thuhet “të vdekur”) të Stabilitetit të Evropës Juglindore.

Disa mendjelehtë këtu në komentet e tyre propozojnë se Serbia duhet ta bojkotojë këtë Marrëveshje gjatë kohës sa e kryeson Kosova. Dhe kjo nuk po më habitë shumë, duke pasur parasysh se Serbia zyrtare i bojkoton të gjitha tubimet ndërkombëtare në të cilat merr pjesë Kosova si shtet i pavarur, e si të mos e bojkotojë këtë (Marrëveshje) të cilën e kryeson Kosova.

Mirëpo, nga bojkotimi nuk ka ndonjë dobi, por vetëm dëm, ngase edhe anëtaret e tjera mund ta bojkotojnë Serbinë, dhe më së paku që mundet dhe duhet të ndodhë, është që vet Kosova t’i bojkotojë të gjitha prodhimet nga Serbia, dhe ky nuk do ishte dëm i vogël për ekonominë e Serbisë.

Por shtrohet pyetja, çfarë dialogu do të zhvillojë Serbia me Kosovën, në qoftë se edhe këtë Marrëveshje të nënshkruar e bojkoton?! (Julius, 7 janar 2011; 18:38)

Dueli Jeremiq – Jovanoviq

Në emisionin “Upitnik” (Pyetësori) u zhvillua një duel politik i ashpër midis ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiqit, dhe liderit të Partisë Socialdemokrate, Çedomir Jovanoviqit, në lidhje me politikën e jashtme të Serbisë.

Jeremiqi si rendom rrahë ujë në havan, duke u lavdëruar se si politika e jashtme e Serbisë ishte e suksesshme dhe efikase. Si sukses të posaçëm të politikës së jashtme dhe të diplomacisë së tij e llogaritë Rezolutën e KB që, siç thotë ai, i hapë derën procesit të negociatave për Kosovën!

Çeda nga ana e tij ia ktheu duke thënë se vlerësimet e Jeremiqit janë halucinacione, duke shtuar se “në Kosovë nuk mund të hyjë poqese nuk e lejon Thaçi, ndërsa si po e udhëheqë politikën e jashtme, në Evropë nuk do të mund të hyjnë as fëmijët tanë”, shtoi Jovanoviqi.

Ndonëse unë mendoj se Çeda e teproi pak sa i përket integrimit në Evropë, në lidhje me Kosovën kishte plotësisht të drejtë. Sepse vërtetë, Jeremiqi është në halucinacione dhe jo i sinqertë kur thotë se “rezoluta e KB i hapë rrugë procesit

Page 251: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 251

të negociatave për Kosovën”. Së pari, dihet se si është zhvilluar procesi i dërgimit, ndryshimit dhe miratimit të asaj rezolute, gjë që ishte dështim i plotë i punës dhe diplomacisë së tij. Së dyti, rezoluta me asnjë pikë nuk e hapë procesin e negociatave për Kosovën, veçse apelon për dialog midis dy shteteve të pavarura e sovrane fqinje për zgjidhjen e çështjeve teknike bilaterale.

Duke pasur parasysh mentalitetin e të tillëve siç është Jeremiqi, psikiatri Rashkoviq njëherë pat thënë se “Nuk ka njerëz më budallenjë se Serbët...”.

Por, Jeremiqi as nuk ka gjak serbi të pastër, ngase është gjysmë-boshnjak, nga loza e Pozdercave! (Julius, 11.01.2011; 09:52; “Kurir”)

Dobrica Qosiq propozohet për Çmimin Nobël

Shumë mëkate të bëra ndaj popullit serb dhe ndaj popujve tjerë të Ballkanit e ngarkojnë këtë shkrimtar autodidakt dhe politikan të dështuar, Dobrica Qosiqin. Me gënjeshtra të shkrira në librat e tij, të cilat më tepër janë publicistikë e pamflete luftënxitëse se sa vepra letrare, ai iu ka shkaktuar krime të mëdha popujve të ish-RSFJ-së. Për “veprat” e tij më tepër e ka merituar burgun shumëvjeçar, se sa Çmimin Nobël.

Qosisqi nuk e ka marrë kallashin në dorë si Kosthunica, por penda e tij ka vrarë më shumë njerëz se një kallash i Koshtunicës! Ishte baba i kombit, i luftërave dhe i krimeve.

Nuk jam, as nuk dëshiroj të jem biograf i tij, mirëpo rruga jetësore e Qosiqit është përplot kundërthënie: nga “skojevci” i Titos gjatë luftës, dy decenie pas luftës ishte funksionar i lartë i Titos, deri te “shkrimtari i lirë e disident” por në të njëjtën kohë edhe anëtar i shumë forumeve të rëndësishme partiake dhe pjesëtar i nomenklaturës titoiste, pastaj bashkëpunëtori më i afërt i Sllobodan Millosheviqit, kryetar i të ashtuquajturës RFJ, bashkëpunëtor i afërt dhe konsultant i kriminelëve Radovan Karaxhiq e Ratko Mlladiq!

Ai në mënyrë shumë të lehtë ka fituar lavdi, kurse brengën për kombin e vet e ka shndërruar në biznes fitimprurës. Thënia e tij se “serbët fitojnë në luftë, e humbin në paqe”, jo vetëm se është e pabazë, veçse është gënjeshtër e kulluar, ngase në praktikë ka ndodhur mu e kundërta: kanë humbur luftërat kurse gjithë atë që kanë fituar dhe ia kanë bashkangjitur Serbisë e kanë bërë në konferenca paqe!

Opsesioni i tij për “rrezikimin e serbizimit” është bërë kobzi edhe për vet popullin serb. (Julius, 15 janar 2011; 17:53; “IT-‘Kurir”)

Page 252: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

252 Adil Rr. FETAHU

PE e ratifikoi MSA me Serbinë

Hap-pas-hapi po afrohet qëllimi i fundit: njohja e pavarësisë së Kosovës, e pastaj anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian. Së pari ajo e para, e pastaj kjo e dyta. Ndërsa ajo e para, deri në njohjen e pavarësisë së Kosovës, të arrihet procesi i ndryshimit real të kursit politik dhe pranimi i realitetit dhe standardeve evropiane...

Por, nga 27 vendet e BE, Marrëveshjen e stabilizim-asocimit të Serbisë akoma nuk e kanë ratifikuar 16 shtete, ndër të cilat janë ato më me ndikim, siç janë: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, të cilat ishin ndër të parat që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nënshkrimit të MSA i është bashkangjitur një rezolutë për integrimin e Serbisë, në të cilën ftohet Qeveria e Serbisë që:

- në dialogun me Kosovën të hyjë pa pretendime për negociata të reja për statusin ose ndarjen e Kosovës,

- të shpërbëjë strukturat paralele në Kosovë dhe t’i lejon bashkësisë serbe hyrjen në institucionet kosovare,

- të mos jep tabela të regjistrimit të automjeteve me shenja të qyteteve të Kosovës, ngase kjo në mënyrë të hapur shkelë sovranitetin e Kosovës.

Mesazhi i rezolutës është i qartë: mos e mashtroni popullin kinse do zhvillohen negociata të reja për statusin e Kosovës, dhe as mos mendoni për ndarjen, por shpërbëni ato banda kriminale të strukturave paralele, e leni serbët e atjeshëm të jetojnë normalisht.

Kësaj (rezolute) duhet shtuar edhe deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Urlike Lunaçek, e cila sot deklaroi: “... para se Serbia të pranohet në BE, doemos duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejtë, gjë që do ta lehtësonte situatën edhe në Kosovë edhe në BE, ngase Unioni ka nxjerrë mësim nga Qiproja”,- deklaroi Lunaçek për Radion “Dojçe Welle” të Bonit.

Nëse tash Tadiqi e Jeremiqi nuk e kanë të qartë, se integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian dhe njohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhur ngushtë njëra me tjetrën, ky është problem i tyre personal! (Julius, 19 janar 2011; 21:51)

Page 253: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 253

“Kurir” i shkruan Obamës

Në pyetjen e (“Kurir-it”) shtruar lidhur me raportin e Dick Martyt përkitazi me trafikimin e organeve të njeriut, presidenti i ShBA-ve, Barak Obama, nuk është përgjigjur!

Ka punë më me rëndësi e më të mençura presidenti i Amerikës, se sa të merret me shpifjet, gënjeshtrat dhe budallallëqet e një propagandisti të pallogaritshëm pro-rus e pro-serb, dhe anti-amerikan e anti-shqiptar, i cili, kushedi se për çfarë motive dhe interesa tjera, me këtë raport dëshiron edhe të shquhet në opinion.

Askush të mos mendojë se raporti i Dick Martyt do të ndikojë në ndryshimin e politikës dhe marrëdhënieve të Amerikës ndaj Kosovës. Sepse, të gjithë e dinë se ShBA-të dhe populli amerikan gëzojnë besimin dhe simpatinë më të madhe te populli Shqiptar në Ballkan. (Julius, 28.01.2011; 08:44 /”Kurir”/)

Bastisja e shtëpisë së Darko Mlladiqit

Me gjasë, prokurori Bramerc ka folur diku, se nuk është i kënaqur me bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës, prandaj këta të MIA-s, BIA-s, UDB-ës, MUP-it e me epitete tjera, shpejteshpejtë e kanë paralajmëruar familjen e Ratko Mlladiqit se po vijnë kinse po e bastisin, dhe le të fshehet pak deri sa të kalojë kjo performansë. Pastaj i kanë lajmëruar mediat, veçmas televizionin, që ta incizojnë këtë farsë të një shfaqje-burleske për opinion – bastisjen e shtëpisë së djalit të Ratko Mlladiqit. Kanë porositur të lënë diku ca të holla, në mënyrë që të mos kthehen duarthatë.

Shfaqjet e tilla e lëndojnë inteligjencën e popullit të Serbisë dhe të prokurorit Bramerc. Sepse, bastisja e njëmendët për personat që fshihen, nuk bëhet ashtu publikisht dhe nuk lajmërohet përmes mediave, por zhvillohet në fshehtësi të plotë.

A mos po mendojnë këta të pushtetit se me kësofar llakërdie t’ia tërheqin vëmendjen popullit nga problemet e përditshme të varfërisë e mjerimit, apo vërtetë mendojnë se do t’iu besojë bashkësia ndërkombëtare, Bramerci dhe populli i Serbisë?! (Julius, 31 janar 2011, 21:53).

Xha Miqa gatuan për Putinin

Nga komentet e publikuara vërehet një shprehje e simpatisë së madhe ndaj Putinit dhe nënës Rusi. Disa e përshkruajnë Rusinë si eldorado, si vend ku secili do të dëshironte të jetonte! Jam i sigurt se asnjeri me mendje të shëndosh nuk

Page 254: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

254 Adil Rr. FETAHU

ushqen aso dashurie iskone ndaj Putinit dhe Rusisë, por këtë e bëjnë nga inati ndaj Amerikës dhe Perëndimit. Për kushtet e jetesës në Rusi nuk ia vlen të flitet. Po të ishte aq bukur të jetohet në Rusi, vendet Baltike nuk do luftonin për t’u shkëputur prej saj; shkrimtarë, shkencëtar e disidentë demokratë nuk do të iknin prej vendit të tyre për të shkuar në Perëndim; femrat nuk do të iknin në Perëndim për të punuar nëpër restorante e prostitucion, por lëvizja do ishte në kahje të kundërt.

Hapësira gjeografike nuk është kriter i mirëqenies së njerëzve, por standardi individual dhe shoqëror, liritë dhe dinjiteti i njeriut. Krahasonie Zvicrën ose Norvegjinë me Rusinë! Nëse dikush megjithatë ushqen simpati ndaj Putinit dhe Rusisë për shkak të qëndrimit ndaj Kosovës, edhe këtu gabohen. Ju kujtohet se si ushtria ruse në vitin 1999 marshoi nga Bosnja për ta zënë Aeroportin e Prishtinës, por u detyrua që me bisht ndër këmbë të tërhiqet shpejtë nga Aeroporti. Pas një kohe, fshatarët e Rahovecit e përzunë një batalion të tërë të ushtarëve rus që ishin në përbërje të KFOR-it, ashtu që ai batalion u detyrua ta lëshojë Kosovën, duke lënë me atë rast shpenzime të papaguara. Rusia nuk lulëzon nga mirëqenia dhe askush përpos do rusofilëve kokëngjeshur nuk dëshiron të jetojë atje, madje as vet rusët! Dhe derisa atë vend e sundon ish-shefi i KGB-së, ai popull nuk do ketë fat! (Julius, 23.03.2011;11:47, “Kurir”)

Del Ponte: EULEX-i nuk është i aftë të kryejë hetimet e trafikimit të organeve

Kjo laneshë derisa vet ishte në detyrën e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës nuk ka mund (apo nuk ka dashur) të zbulojë asgjë, kurse tash ofrohet të udhëheqë hetimet për të njëjtën çështje. A thua se tash është bërë më e aftë dhe më e mençur?! Si nuk ka turp të flet ashtu për kolegët nga EULEX-i, sikur ata nuk janë të aftë ta hetojnë ngjarjen për të cilën ajo dhe njëfar Çak Sudetiq kanë trilluar aq shumë gënjeshtra në librin e tyre. Qëllimin e saj që ta merr rastin për të zhvilluar hetimet nuk e përkrahë askush tjetër, përpos “autoriteteve të mëdha” njëfar Bruno Vekariqi dhe Oliver Ivanoviqi. Gjithë opinioni serb ankohej dhe lamentonte del Ponten derisa ajo ishte kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, kurse tash e përkrahin! Nuk ka gjasa që Këshilli i Sigurimit të KB t’ia besojë asaj rastin. Por, edhe sikur të ndodhte mrekullia që t’ia besojë, ajo nuk do të mund të lëvizte hetimet asnjë milimetër më tutje përtej gënjeshtrave të konstruktuara të Prokurorisë serbe për krime të luftës, ngase me del Ponten askush tjetër nuk do të bashkëpunonte as në Kosovë as në Shqipëri. Organet shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar plotësisht me Euleksin, për të zbardhur të vërtetën. (Julius, 07.04.011; 09:21, “Kurir”)

Page 255: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 255

Ceca arriti marrëveshje me Prokurorinë

Se a është e ndershme – nuk është! Se për diken është e dobishme – është. Ja prova se si hajnia dhe kriminaliteti në mënyrë të ligjshme shndërrohet në biznes me fitim të lartë. Çfarë drejtësie e çfarë morali, që e akuzuara dhe prokuroria shtetërore të merren vesh lidhur me veprën penale dhe dënimin?! Gjatë një viti “paraburgimi shtëpiak” në shtëpinë e vet të rregulluar për mrekulli me të gjitha objektet përcjellëse, Ceca do të pushojë mirë, ndërsa ndonjë skriboman mund t’i bëjë shoqëri e të shkruajë ndonjë libër në emër të saj, me shitjen e të cilit do ta kompensojë shumën e gjobës së shqiptuar e bile do i mbeten diçka edhe për “xhep”. Sepse ai libër do të bëhet bestseller në Serbi, duke marrë parasysh imazhin dhe simpatinë që atje gëzon Ceca dhe ish-burri i saj! Kjo është përdhosja më e madhe dhe rrënim i sistemit të drejtësisë dhe moralit shoqëror. (Julius, 11 prill 2011;22:13)

Koshtunica: Në kohën tonë ishte më mirë

Në kohën e qeverisjes sate ka qenë më mirë vetëm për ty dhe kompaninë tënde, por jo për Serbinë dhe popullin serb. Po kapesh për kashte kur flet për mbrojtjen e Kosovës 2004 e 2008! Ato vite në Kosovë ndodhën ngjarjet ma të pakëndshme për Serbinë: më 2004 ndodhi një konflikt i ashpër ndëretnik, në të cilin u vranë 19 veta e shumë të tjerë u plagosën (unë këtu nuk po i veçoj përkah përkatësia nacionale), kurse në vitin 2008 Kosova e shpalli pavarësinë, të cilën menjëherë e njohën vendet më të rëndësishme të botës. A këtë po e quan ti mbrojtje të Kosovës?! (Julius, 3 maj 2011;08:21)

BE: Kthejani KOS-it atë që është e saj

Prej nga i kanë gjithë ato prona kishat e manastiret? A merren ato me bujqësi apo me shërbime fetare? Atyre nuk duhet lënë asnjë metër toke të punueshme as pyjore jashtë oborrit të tyre. Krejt ato prona i kanë marrë dikur nga fshatarët, pa kurrëfar kompensimi dhe i kanë shfrytëzuar një kohë të gjatë. Duhet hulumtuar dhe konfiskuar edhe pasuritë e mëdha të kishtarëve. Për shërbimet që bëjnë ata le t’i paguajnë besimtarët e tyre, ndërsa shteti le t’iu jep një pagë minimale, ngase ata “do t’i shpërblejë” Zoti në botën tjetër?! (Julius, 4 maj 2011;08:10, “Kurir”)

Page 256: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

256 Adil Rr. FETAHU

Shesheli: Nëse nuk më plotësohen pesë kushtet, nuk do mbrohem

Ky Shesheli është një sharlatan i papërmirësueshëm, i cili gjatë gjithë kohës (më se 8 vjetë në paraburgim) vepron në dëm të vetin. Si të kuptohet ndryshe kërkesa e tij, që t’i jepen edhe dy vjet afat për t’u përgatitur për mbrojtje, gjë që do të thotë edhe dy vjet të qëndrojë në paraburgim?! Për kushtet e tjera të cilat i kërkon Shesheli, as të mos flasim. Por, nuk është ai në pozitë t’i paraqet kushte Tribunalit, veçse duhet të përgjigjet në pyetjet të cilat ia shtron prokuroria dhe gjykata. A mos po mendon Shesheli se Tribunali do t’ia financojë përkthimin dhe promovimin e librave të tij, me të cilat ai bënë propagandë marroçe kundër Vatikanit dhe Perëndimit! Thotë se aktgjykimit i Tribunalit nuk i intereson. Po nuk është ai në ndonjë pushim atje, veçse në proces gjyqësor, ndërsa me aktgjykimin e Tribunalit vendoset për fatin e tij jetësor. Apo, të gjitha këto Shesheli po i aktron, në mënyrë që ta bindë Gjykatën se është i pavetëdijshëm dhe mbi këtë bazë ta lirojë nga akuza?! (Julius, 6 maj 2011; 08:29, “Kurir”)

Vjen Eshton, me Tadiqin bisedon për Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Ketrin Eshton vjen në Beograd e në Prishtinë për të vërtetuar përkushtimin dhe kushtet e BE-së për perspektivën evropiane të Serbisë dhe të Kosovës. Kështu Eshtonka do t’i detyrojë këto dy vende fqinje të bashkëpunojnë midis tyre, poqese duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, Serbia duhet ta kuptojë dhe ta pranojë realitetin, se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa Serbia e vetme ta vazhdojë rrugën e integrimit evropian, ngase Kosova e ka rrugën e vet dhe qëllimet e veta. Këtë dje e tha në Prishtinë edhe ambasadori i ShBA-ve, Kristofer Dell. Por, është aq më e rëndësishme që serbët e Kosovës ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë realitet dhe të përfshihen në institucionet legale të sistemit ngase ashtu do ta kenë më mirë, se sa të veprojnë si organizata dhe struktura ilegale. Në këtë është dashur të bindën dje dhe sot, se me çfarë nderimesh është pritur ministri serb i Qeverisë së Kosovës (Sllobodan Petroviqi) me rastin e vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Por, siç po duket, populli qiellor dmth. jashtëtokësor akoma nuk din të gjendet e të sillet me fqinjët dhe në Bashkimin Evropian, prandaj nuk e ka me prioritet bashkëpunimin rajonal as anëtarësimin në BE. (Julius, 26 maj 2011;12:09)

Page 257: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 257

Pensioni i Mlladiqit 900 euro

Mlladiqit do t’i paguhet pensioni “i merituar” nga 900 euro në muaj, dhe kjo do bëhet retroaktivisht prej muajit prill 2005! Kryetari “proevropian” i Serbisë, Boris Tadiqi, si “jurist i njohur” thotë se Mlladiqit i takon pensioni i merituar dhe se do t’i paguhet!!! Për meritat e tij Mlladiqin po e kërkon Tribunali i Hagës qe 16 vjetë, ndërsa Serbia e dorëzoi atëherë kur ka mund të përfitojë më së shumti nga bashkësia ndërkombëtare në rrugën e vet kah integrimi evropian. Duket se Mlladiqit i është shpaguar masakrimi i Muslimanëve, dhunimi i femrave dhe të gjitha ato krime monstruoze e shkatërrime që ka bërë. Sipas kësaj, Mlladiqit do të duhej t’i paguhet edhe ai shpërblimi i shpallur prej 10 milion euro (ngase duket se ai vetveten e ka lajmëruar), e ndoshta edhe ndonjë shumë më të madhe në mënyrë që të heshtë e të mos i tregojë Tribunalit krejt çka din për rolin e Serbisë në atë ndërmarrje të përbashkët krimi! Kështu, Mlladiqi në pikëpamje financiare do t’i sigurojë edhe nipat e tij, ngase atij më nuk i nevojiten paratë, pasiqë deri në fund të jetës së tij do ta ketë pa pagesë ushqimin dhe banimin. (Julius, 28 maj 2011;07:25)

Qosiqi: 5 tetori orvatje e progresit

Në librin e tij më të ri: Në kohë të huaj, babai i kombit serb, Dobrica Qosiqi, shprehë deshprimin e tij përse në shekullin 21 nuk u ndal prapavajtja e Serbisë dhe nuk filloi rilindja për të cilën shpresonte. Ky skriboman autodidakt, pjesëmarrës aktiv në të gjitha regjimet dhe njëkohësisht disident i tyre, nga fundi i jetës së tij po orvatet ta lajë ndërgjegjen për gjithë ato që ka bërë gjatë kohës së tij (thua se ndërgjegja është leckë që mund të lahet sa herë të duash!). Vet e pranon se i përket shekullit të kaluar. Kurse unë mendoj se ai fizikisht i takon shekullit të kaluar, ndërsa përkah ideologjia, kultura, qëllimet dhe iluzionet – i takon periudhës më të errët të shekullit 19. (Julius, 3 qershor 2011;07:48)

Tadiqi: Deri te zgjidhja pa rigjiditet

Ekstradimi i Ratko Mlladiqit në Tribunalin e Hagës nuk ka kurrëfar lidhje me Kosovën. Me këtë nuk jeni shkarkuar nga barra e Kosovës. Kosova është çështje e posaçme që do të vjen në rend dite në periudhën e ardhshme në rrugën tuaj të integrimit në Bashkimin Evropian. Tashpërtash askush nuk po ua venë kusht që ta njihni pavarësinë e Kosovës, veçse që të silleni në mënyrë konstruktive ndaj Kosovës dhe ndaj të gjithë fqinjëve tjerë. Çështja e njohjes do të vjen si ultimatum në një fazë më vonë. Por, nuk mund të përsëritni gjithnjë si

Page 258: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

258 Adil Rr. FETAHU

papagaj, se kurrë nuk do ta njihni pavarësinë e Kosovës. Nuk mund t’i bëni përherë obstruksione pushtetit të Kosovës duke financuar dhe përkrahur në mënyrë të gjithanshme strukturat paralele ilegale të pushtetit të Serbisë në Kosovë. Nuk mund t’i bojkotoni gjithmonë tubimet ndërkombëtare për shkak se në to marrin pjesë përfaqësuesit e Kosovës. Është e vërtetë se Tadiqi nuk është fajtor për problemet që ekzistojnë midis Kosovës e Serbisë më se njëqind vjet, por ai është fajtor që edhe tash po e vazhdon të njëjtën politikë, injorimin e realitetit. Aq më keq, po lanson ballona provues, se si duhet të ndahet Kosova midis Shqipërisë e Serbisë, sikur të ishte Kosova mera e fshatit. Në atë mënyrë nuk mund të zgjidhet problemi shekullor që ekziston midis Kosovës e Serbisë. (Julius, 3 qershor 2011; 21:20)

Qeku: Kam vullnetarë serbë

Këtu në komente më tepër “grinden” mes vete, se sa komentojnë për temën e caktuar të lajmit. Unë do të përpiqëm t’i përmbahem temës. Ndaj deklaratës së ministrit të Forcës Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku, se në radhët e njësive të FSK-së ka 42 pjesëtarë të nacionalitetit serb si dhe zëvendësministrin me kabinetin e tij prej 5 pjesëtarëve të këtij nacionaliteti,- ka reaguar Oliver Ivanoviqi duke thënë se nuk beson se mund të gjendet ndonjë serb i cili do të hyjë në FSK, ose ata janë persona pa kurrëfar ndikimi!

Ivanoviqi ndoshta nuk ka harruar se edhe ai vet ka qenë deputet dhe funksionar i lartë në Kuvendin e Kosovës, para se të bëhej sekretar shtetëror në të ashtuquajturën Ministria për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Serbisë. Apo do të thotë se Ivanoviqi atëherë nuk ka qenë serb i vërtetë ose ishte person pa kurrëfar ndikimi?! Lereni ore njerëzit të punësohen dhe inkuadrohen në institucionet e sistemit në shtetin ku jetojnë, e mos krijoni të papunë e raste sociale. Jeta vazhdon. (Julius, 05.06.2011;11:08, “Kurir”)

Ceca dhe kreu i shtetit në gostinë ruse

Sa absurditete në vetëm një lajm! Ambasada e Rusisë në Beograd ka organizuar një pritje solemne për nderë të ditës së pavarësisë që Rusia e ka fituar prej BRSS-së. Në gosti ku morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të pushtetit shtetëror, ushtarak dhe kishtar të Serbisë, në qendër të vëmendjes ishte Ceca, “e cila është duke e vuajtur dënimin shtëpiak”!

Së pari, Rusia nuk ka fituar kurrëfar pavarësie, veçse ka mbetur e vetme, pasi që prej saj “kanë ikur” dhe kanë fituar pavarësinë republikat e tjera të BRSS-së. Sipas kësaj logjike të fitimit të pavarësisë po del se kur të shkëputet edhe

Page 259: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 259

Çeçenia, Rusia do ta fitojë edhe një pavarësi – prej Çeçenisë! Së dyti, ajo që e veja e kriminelit dhe profiterit të luftës, Ceca u gjend në gostinë solemne së bashku me kreun e shtetit, të ushtrisë dhe të kishës serbe, flet se çfarë shteti është Serbia dhe çfarë shoqërie ishte në atë solemnitet! (Julius, 11 qershor 2011;07:25)

Jeremiqi: Nuk iu lëshojmë pe separatistëve

Serbia nuk mund të pajtohet as të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, dmth. nuk do t’iu lëshojmë pe separatistëve,- ka thënë ministri Jeremiq në bisedën e zhvilluar me ministren e punëve të jashtme të Spanjës. Kjo floskulë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën përherë e përsërisin Tadiqi e Jeremiqi tanimë është bërë bajate dhe e mërzitshme. Me kërkesën e tyre, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë mendimin e vet meritor mbi shkaqet, mënyrën dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ndërsa ajo që Jeremiqi e quan separatistë tërë një popull, nuk është gjuhë diplomatike. Duket sikur Jeremiqi ka pasur rrëshqitje truri dhe tash nuk e kupton realitetin as nuk din çka flet. Çka mendon ai, se mos populli i Kosovës do të lëshojë pe para diplomacisë së Jeremiqit e do të kthehet përsëri nën okupimin e Serbisë pas 12 vjetëve nga çlirimi?! (Julius, 15 qershor 2011; 07:47)

Rusia: Serbia si Iraku

Në një dokument analitik Qeveria e Rusisë e ka futur Serbinë në grup me Abhazinë, Guatemalen, Irakun, Iranin, Korenë e Veriut dhe Sudanin përkah ndërlikueshmëria e situatës ekonomike, shoqërore e politike, varshmëria energjetike, standardi i ulët dhe korrupsioni e kriminaliteti. Diplomatët që punojnë në vendet e përmendura marrin paga shtesë 20% më të mëdha se sa të tjerët dhe kanë stazh të beneficuar, për shkak të kushteve të rrezikshme të punës dhe të jetesës. Sa klasifikim prestiçioz se jo mahi! Ndonëse diagnoza e dhënë është reale, ky vlerësim zyrtar i Moskës po i brengosë njohësit e situatës politike dhe mund të vejë në pikëpyetje nënshkrimin e Marrëveshjes strategjike midis Rusisë e Serbisë, të paralajmëruar për fundin e këtij muaji. Ky dush i ftohtë në marrëdhëniet midis Rusisë e Serbisë ka ardhur pikërisht në kohën kur ministri Jeremiq po qëndron në Sankt Petersburg, dhe vetëm një ditë pas mbajtjes së Samitit të NATO-s në Beograd. Një poshtrim të tillë askush nuk e ka pritur nga nëna Rusi. Por, rusofilët do të gjejnë formula për zbutjen e këtij mesazhi, sipas thënies së urtë: miku të kritikon ndërsa armiku të rrahë krahët. (Julius, 16 qershor 2011; 22:05)

Page 260: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

260 Adil Rr. FETAHU

Nuk dëshirojmë ta përjashtojmë Prishtinën

“Nuk dëshirojmë ta përjashtojmë Prishtinën nga tubimet rajonale”, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, me rastin e mbajtjes së djeshme në Bruksel të tubimit të ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian dhe kolegëve të tyre nga Ballkani Perëndimor.

Fore të tilla nuk po shiten më. Ju jo vetëm se e dëshironi, veçse me këmbëngulje po orvateni të bëni të pamundur pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës në tubimet ndërkombëtare dhe rajonale, vetëm se nuk po ia arrini, prandaj po e përjashtoni vetveten (Ti dhe Tadiqi), duke bojkotuar tubimet e tilla. Në rast se merrni pjesë, atëherë për shkak të qëndrimit dhe sjelljes suaj destruktive ndaj fqinjit, edhe vet jeni të detyruar të merrni pjesë pa kurrëfar shenjash shtetërore (flamuri, stema...)! Se a është kjo diplomaci e mençur, në frymën e bashkëpunimit konstruktiv me fqinjët, dhe çfarë dobie po ju sjell diplomacia e tillë – këtë le ta vlerësojnë organet kompetente të Serbisë! (Julius, 21 qershor 2011; 16:39)

Nuk ka BE pa njohjen e Kosovës

“Në fund të bisedimeve për t’u integruar në Bashkimin Evropian Serbia doemos duhet ta njohë Kosovën, ose deputetët e Parlamentit të Gjermanisë nuk do ta lejojnë anëtarësimin e saj”,- u thanë deputetët e Bundestagut gazetarëve dhe redaktorëve të mediave serbe në Beograd. “Bisedimet midis Prishtinës e Beogradit duhet të vazhdojnë dhe në fund të atyre bisedimeve duhet të qëndrojë njohja”, shtuan deputetët gjermanë.

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian kalon nëpër Prishtinë. Në mënyrë kaq decidive dhe pa ekuivoke askush nuk ua ka thënë deri më tash. Njerëzit që merren vesh në këto punë, këtë e kanë ditur qysh prej fillimit, por Tadiqi e Jeremiqi “nuk ishin të informuar”, prandaj përherë kanë llomotitur se si Kosova nuk do të jetë kusht për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por se do ta kenë “edhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian”! Tash askush më nuk do t’iu besojë në parullat e rrejshme, dhe se ata mund të mbetën edhe pa Kosovën edhe pa Bashkimin Evropian, në qoftë se nuk duan të shkojnë në BE pa Kosovën. Kosova nuk është në Serbi qysh prej vitit 1999, përveç në preambulën e Kushtetutës së Koshtunicës. (Julius, 22 qershor 2011; 22:36)

Page 261: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 261

Fyle: Në BE pa probleme në rajon

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, se si e komenton deklaratën e deputetëve të Parlamentit gjerman, që Serbia para se të hyn në Bashkimin Evropian duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, komesari evropian Shtefan Fyle tha: “Unë e respektojë mendimin e parlamentarëve të vendeve anëtare. Edhe kur e kemi përgatitur Pyetësorin për Serbinë, në mënyrë të qartë ua kemi bërë me dije se ai nuk e përfshinë Kosovën”.

Deklarata e djeshme e deputetëve gjermanë dhe kjo e Shtefan Files sot, i cili në mënyrën e vet e përkrahu deklaratën e deputetëve gjermanë, kanë shkaktuar një uragan politik në Serbi, por për çudi – akoma nuk ka një koment zyrtar i udhëheqjes shtetërore lidhur me këtë çështje. Mesazhi i atyre deklaratave është i qartë dhe decidiv. Pas takimit me Fylen, Jeremiqi në një konferencë me gazetarët e përsëriti atë mantrën e tij, se si Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, porse prioritet i politikës së jashtme do të mbetet bashkëpunimi rajonal. Se si e mendon Jeremiqi bashkëpunimin rajonal nëse nuk e njeh shtetin fqinjë, këtë vetëm ai mund ta sqarojë. Ai së tepërmi e potencon atë se pesë vende (më të parëndësishmet) të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën, për shkak të problemeve të tyre të brendshme. Mirëpo, nuk mund të krahasohet ndikimi i Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Belgjikës e të tjera të cilat e kanë njohur Kosovën, me ato vendet problematike të cilat janë para bankrotit! (Julius, 23 qershor 2011; 21:48)

Gjeliqi: Kosova nuk është kusht për BE

Duke komentuar deklaratat e deputetëve gjermanë se “Serbia në fund të bisedimeve për bashkim në Bashkimin Evropian duhet ta njohë Kosovën...”, Bozhidar Gjeliqi e “demantoi” këtë deklaratë, duke thënë se “Kosova nuk është kusht për BE dhe se i vetmi i autorizuar këtu për të shfaqur pozicionin e Gjermanisë është ambasadori (në Beograd)”.

Zotëri Gjeliqi ose nuk e ka kuptuar mesazhin e parlamentarëve gjermanë, ose i nënçmon ata kinse nuk kanë qenë të autorizuar ta shfaqin qëndrimin e Gjermanisë, ose qëllimisht e mashtron dhe gënjen popullin e vet dhe kështu e cenon inteligjencën e tij. Nëse ka pasur për qëllim që me mashtrim të tillë ta mbajë optimizmin e popullit dhe të zgjedhësve, mashtrohet keq. Nëse do të jetë gjallë, do të bindet vet se deputetët gjermanë e kanë thënë të vërtetën dhe kanë pasur të drejtë, se ky ishte qëndrimi i Gjermanisë, madje jo vetëm i Gjermanisë veçse edhe i shumicës së vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Page 262: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

262 Adil Rr. FETAHU

Fundja, këtë dje e tha edhe ministri i punëve të jashtme të Çekisë, si dhe eurodeputetja Doris Pak.

Kush duhet t’ia thotë akoma në mënyrë që Gjeliqi ta ketë të qartë? (Julius, 25 qershor 2011; 18:15)

Nuk dihet se kur do të hyn Serbia në BE

Po si nuk dihet bre. Këtë e dinë të gjithë, veçse Jeremiqi nuk është i informuar. Serbia do të hyjë në Bashkimin Evropian kur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ky është “condicio sine qua non” (kusht pa të cilin nuk mundet). Për kushtet e tjera do ta shikojnë “mes gishtërinjve”. Në bisedë me kolegun e tij qipriot, Kiprijanis, Jeremiqi ka thënë se mbështetja e Serbisë për Qipron buron nga përkushtimi i Serbisë ndaj të drejtës ndërkombëtare e cila në rastin e Qipros më se qartë është në anën e atij vendi.

Dhe të gjithë e kanë të qartë, përpos Jeremiqit, se e drejta ndërkombëtare është në anën e Kosovës, dhe këtë e ka vërtetuar institucioni më i lartë juridik botëror – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. (Julius, 25 qershor 2011; 21:53)

Koshtunica: Stop vdekjes së Serbisë

Koshtunica i ka hapur duarët lart thuase po e lutë masën të pushojë duartrokitjet, derisa të gjithë i fishkëllojnë broçkullave të tij. Ai ka vlerësuar se qeveria aktuale nuk i ka plotësuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve.

Po cila qeveri deri më tani i ka plotësuar premtimet e dhëna në fushatën parazgjedhore? Në mos i ka plotësuar ato qeveria jote? Ti madje nuk e ke plotësuar as obligimin e caktuar me kushtetutë: ruajtjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, sikur e ke caktuar në preambulën e kushtetutës sate dhe ashtu si apostol i legalizmit ke bërë vandalizëm juridik!

Duket se Koshtunica ka filluar ta harrojë Kosovën, prandaj tërheq vërejtjen se si të ruhet Vojvodina e Sanxhaku. Përndryshe, ai kishte premtuar ta ruajë edhe Ratko Mlladiqin të mos ia ekstradojë Tribunalit të Hagës, por ja qe ai tanimë është atje. Sido që ta marrësh, Koshtunica nuk ka të drejtë morale t’i bëjë vërejtje qeverisë aktuale, derisa qeveria e tij ka qenë më e keqe në të gjitha aspektet. (Julius, 26 qershor 2011...)

Page 263: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 263

Shqiptarët po i përvetësojnë manastiret serbe në Kosovë

Se nacizmi është sëmundje ngjitëse nga e cila vuan pjesa dërmuese e serbëve, kjo mund të vërehet nga përmbajtja e komenteve të botuara në këtë dhe në sajtet e portaleve tjera të mediave serbe.

Shumica e kishave dhe manastireve në Kosovë nuk kanë qenë serbe veç shqiptare, të cilat vet shqiptarët i kanë ndërtuar dhe i kanë ruajtur ndër shekuj. Kishat dhe manastiret serbe janë ndërtuar në fazë më të vonshme, sikurse që janë ndërtuar edhe në kohën e regjimit të Millosheviqit, ekskluzivisht për qëllime politike, madje edhe tash po ndërtohen për këto qëllime (në enklavat serbe). Po ku janë më se 270 xhamia të cilat i kishin ndërtuar turqit në Beograd dhe gjithandej në Serbi deri në vitin 1912 ?! (Julius, 1 korrik 2011; 13:17, “Vecernje novosti”)

Serbia në Evropë – me Kosovën

Derisa vendet e tjera punojnë me vendosmëri për t’u integruar në Bashkimin Evropian, Serbia me këmbëngulje mbahet me iluzionet për Kosovën si tokë serbe, gjë që kurrë nuk ka qenë as nuk do të jetë. Por, si duket Serbisë po i mjafton që në Evropë ka shkuar i tërë kreu shtetëror, ushtarak e policor – në Sheweningen, ndërsa për popullin e rëndomtë nuk është me rëndësi Evropa! Atje po mungon vetëm edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, në mënyrë që të jetë komplet struktura shtetërore e Serbisë! (Julius, 1 korrik 2011;14:59, “V.novosti”)

Ivanoviq: Nuk i njohim letrat e KeM

Me rastin e raundit të sotëm të dialogut midis përfaqësuesve të Kosovës e të Serbisë, ku do të bisedohet e ndoshta edhe të arrihet ndonjë marrëveshje për dokumentet personale për hyrjen e qytetarëve të Kosovës në territorin e Serbisë, dhe anasjelltas, qoftë për transit apo për ndonjë qëllim tjetër,- sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministria për KeM, Oliver Ivanoviqi, ka thënë se zgjidhja duhet të bëhet duke dhënë vizën në letër të posaçme, ashtu sikur që Amerika dikur iu jepte qytetarëve të Jugosllavisë.

Megjithatë, duket se Ivanoviqi, si qytetar i Kosovës, është përcaktuar për njohjen e Kosovës së pavarur. Përndryshe, ku ka në botë që shteti t’iu jep viza “qytetarëve të vet” për hyrje ose kalim-tranzit në vendin e “vet”! Për zgjidhje të këtillë kreative apo kretene, Oliver Ivanoviqi do duhej të shkarkohej menjëherë nga funksioni që ka. (Julius, 2 korrik 2011; 13:03,”Kurir”)

Page 264: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

264 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Fitore politike

Konkluzën e Këshillit të Internacionales Socialiste, për të mbështetur hetimin lidhur me trafikimin e organeve në Kosovë (“a s’ishte kjo në Serbi?), Vuk Jeremiqi e ka vlerësuar si fitore të madhe politike! Jeremiqi dhe shefat e tij të gjitha dështimet i kanë kthyer në fitore të mëdha, duke filluar nga “fitorja” kundër NATO-s, deri te “fitorja” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe kushedi se sa “fitore” tjera të tilla! (Julius,3 korrik 2011; 10:40, “Vecernje novosti”)

Serbisë i kërcënohen sulme terroriste

Terrorist më i madh se ky farë polici komunist, i cili shtiret si evropian, nuk ka në rajonin e Ballkanit. A mendon ky se kolegët e tij të policive të vendeve të Evropës nuk e dinë se cili është Ivica Daçiq dhe se do u besojnë gënjeshtrave të tij?! (Julius, 3 korrik 2011; 12:44, “Pravda”)

“Diskoveri e shkëputë Kosovën”

Po përse habiteni që TV-kanali amerikan “Discovery” ua ka shpjeguar shikuesve të vet se RSFJ është shpartalluar në shtatë shtete dhe që Kosovën e ka paraqitur shtet të pavarur. Kjo nuk është për t’u habitur, derisa Kosovën e kanë njohur 76 shtete të botës, ndërsa Amerika është ndër të parat që e ka njohur dhe që vazhdimisht e mbështetë shtetësinë e Kosovës. Por, është për t’u habitur se si Kina mike ka eksportuar topa futbolli në Serbi, në të cilët është vizatuar harta e Serbisë – pa Kosovën!

E gjithë bota e din se Kosova është e pavarur, vetëm zyrtarët e Serbisë akoma “nuk janë të informuar”. (Julius, 4 korrik 2011;10:51,”Kurir”)

Cvetkoviq: Do jemi lider rajoni në zhvillimin ekonomik

Po çfarë llomotitë ky xha-Cvetko?

Kryeministri i Qeverisë së Serbisë thotë se Serbia do të jetë lider i rajonit në rritjen e ekonomisë nga 3%, por nuk e thotë se mbi cilën bazë do jetë kjo rritje “kaq e madhe”. Bruto-prodhimi shoqëror i Serbisë sot është 25% më i vogël se që ishte në vitin 1990. Nëse Cvetkoviqi mendon se me 3% rritje vjetore mbi atë bazë Serbia do bëhet lider i rajonit në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, ai ose

Page 265: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 265

nuk merret gjë vesh nga ekonomia ose është matufosur. Populli po e sheh dhe ndien se në cilat sfera Serbia është lidere e rajonit: në korrupsion, kriminalitet... Me përralla të tilla nuk mund ta mbajë e ta përhapë optimizëm në popull, i cili po jeton gjithnjë e më keq, ndërsa shteti po futet në borxhe deri në gushë. (Julius, 6 korrik 2011; 21:22)

Daçiqi i kërcënon Vukun dhe Ruzhiqin: heshtni ose ju burgosi

Jeremiqi e Ruzhiqi derisa nuk janë të zotët të garojnë me programe partiake për një jetë më të mirë të qytetarëve, atëherë i ndezin ndjenjat edhe ashtu të ndezura të tifozëve të Cërvena Zvezdës e të Partizanit, dhe kështu po krijojnë situata të padëshirueshme e të rrezikshme nëpër stadionet dhe rrugët e Beogradit. Ndonëse nuk është ndonjë maturi që ministri i policisë t’i kanoset me burgosje kolegut të vet ministrit të punëve të jashtme, në rastin konkret Jeremiqi e ka merituar t’i tërhiqet vërejtja në atë mënyrë të vrazhdë. (Julius, 08.07.2011;09:30, “Kurir”)

Punonjësit e judikaturës në Graçanicë: Cvetkoviq – përmbushe obligimin

Ky është rezultati i premtimit dhe mashtrimit të serbëve në Kosovë, se si gjoja po funksionon shteti i Serbisë në Kosovë. Këta njerëz të të ashtuquajturave organe të judikaturës së Serbisë në Kosovë janë banda ilegale, pjesëtarët e të cilave mund të përfundojnë në burg, e jo në punë në organet e judikaturës. Por, gjendja e grevistëve në njëfar dore tash mund të jetë edhe refleksion i dialogut që po zhvillohet midis Kosovës e Serbisë, me ç’rast një nga temat e dialogut është eliminimi i strukturave ilegale paralele të Serbisë. Kishin këta rastin të punësohen duke konkuruar legalisht në judikaturën legjitime të Kosovës, por ishin të manipuluar e të mashtruar. Ja se si e përfundojnë tash – të mbyllur në grevë. Mblidhni mendjen o njerëz dhe realizoni të drejtat tuaja në shtetin në të cilin po jetoni, se përndryshe nga jashtë mund të merrni vetëm ndonjë ndihmë humanitare, por jo edhe punësim në organet shtetërore. (Julius, 9 korrik 2011;16:53, “Pravda”)

Shesheli kërkon për vete dënim me vdekje!

Në procesin gjyqësor për veprën penale të zbulimit të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, në fjalën e vet përfundimtare Vojisllav Shesheli ka kërkuar për vete dënimin me vdekje! Ka shtuar se aktgjykimi nuk i intereson fare, por qëllimi i tij është ta shkatërrojë Tribunalin!

Page 266: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

266 Adil Rr. FETAHU

Përsëritja inatçore e marrinave të njëjta në dëm të vetin, Sheshelit i ka kushtuar me mbajtjen e tij në paraburgim më se tetë vjetë, duke menduar kështu se po lozë me autoritetin e gjyqtarëve, e në të vërtetë ai po lozë me fatin e vet.

Prej tij mund të dëgjohen gjithëfar marrinash; ndoshta mendon se kështu do ta bindë gjykatën se ky është i çmendur dhe mbi këtë bazë të lirohet nga akuza. (Julius, 12.07.2011;19:58, “Blic”)

Vekariq: Do i ndihmojmë UNMIK-ut dhe EULEX-it

Rezolutën e OSBE-së vareni në bisht të macës, ngase ajo askend nuk e obligon për asgjë, e sidomos Kosovën që akoma nuk është anëtare e asaj Organizate. UNMIK-u “nuk banon” më në Kosovë, kurse EULEX-i nuk ka nevojë për ndihmën tuaj. Dihet se çfarë ndihme u ofroni ju hetuesve të EULEX-it: deklarata të rrejshme e të falsifikuara të dëshmitarëve të paguar. (Julius, 13.02.2011; 21:49, “Kurir”)

Jashtëtokësorët do ta sulmojnë tokën në nëntor?

Duke pasur parasysh se serbët janë popull qiellor, ndërsa në gjenet e tyre e kanë nxitjen e luftërave me qëllim të pushtimit të tokave të hueja, është më se e sigurt se këta jashtëtokësorë janë serbë! Mirëpo, nuk duhet të brengosemi as të përgatitemi e shpenzojmë shumë për mbrojtje me bahe prej tyre, ngase edhe ashtu ata “fitojnë në luftë, por humbin në paqe” (Qosiqi), prandaj nuk do të kenë ndonjë dobi nga sulmi. Serbët e kanë shkaktuar Luftën e parë botërore (të kësaj toke), prandaj iu takon ta shkaktojnë edhe luftën e parë interplanetare! Përndryshe, ky planeti ynë, Toka, është tepër i vogël për lavdatat që po i bëhën (teniserit) Novak Gjokoviq!!! (Julius, 14 korrik 2011; 12:45, “Kurir”)

Gjukanoviqi: O serbë, larg duartë nga Mali Zi

Alo bre “vëllezër” serbë,

po me cilët mbetët në marrëdhënie të mira, kur edhe me fqinjët më të afërm grindeni: me Shqiptarët, me Kroatët, me Boshnjakët, me Malazezët.

Kinezët, koreanoveriorët, kubanezët e bjellorusët nuk i keni fqinjë. Nëse mendoni të hyni në Evropë, një prej kushteve themelore është: marrëdhëniet e mira fqinjësore. Si po e mohoni kombin malazez dhe shtetin malazez, kur Mali Zi është shtet para Serbisë. Shumë komentues këtu paraqitën në mënyrë mjaft arrogante kundër malazezëve të cilët jetojnë e punojnë (pardon: udhëheqin) në

Page 267: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 267

Serbi, ashtu që kërkojnë që ata të kthehen në Malin e Zi. Mosni or njerëz, sepse ata do të ju duhen për kryetar shteti, ministra, ambasadorë, drejtorë e udhëheqës tjerë, e ndonjë sish do të ju duhet për memorandumet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, sikurse është ai Matija Beçkoviqi, i cili e mohon përkatësinë e tij malazeze! Bëhuni të arsyeshëm o njerëz, kjo jetë edhe ashtu është e shkurtër, dhe së shpejti po na kërcënohen sulmet nga jashtëtokësorët! (Julius, 14.07.2011; 13:24, “Kurir”)

Politikajt që i shkaktojnë dëm shtetit – shkojnë në burg

Është dëm që ligji nuk do të aplikohet retroaktivisht, se përndryshe Vuk Jeremiqi do vuante burgim të gjatë, për shkak të dëmit të madh që i ka shkaktuar Serbisë me sjelljen e tij arrogante e jodiplomatike dhe dështimet e joprofesionalizmin e tij, duke filluar nga shumë propozime rezolutash e deri te mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. (Julius, 15.07.2011; 09:07, “Blic”)

Stefanoviq: Prishtina po kërkon shumë

Serbia ka mundur ta pranojë dialogun ndërshtetëror, kurse nuk mund të pranojë shenjat e shtetësisë së Kosovës. Po është normale që kur bisedojnë delegacionet e dy shteteve të ndryshme për ndonjë çështje për të cilën duhet të arrijnë ndonjë marrëveshje, të dy delegacionet paraqiten me simbolet e shteteve të veta. Nuk janë këto biseda private, veçse biseda të përfaqësuesve të dy shteteve. Në qoftë se nuk ju pengojnë njerëzit e gjallë në anën tjetër të tavolinës, përse ju pengojnë sendet-simbolet shtetërore: flamuri, stema, vulat, pasaportat, kartat e identifikimit, etj.etj. Nuk mund të ikni nga pranimi i realitetit heret a vonë. (Julius, 19 korrik 2011; 19:56)

Serbia nuk do të paguajë 1 milion euro për Haxhiqin

Po sigurisht se shpërblimi i shpallur prej 1 milion euro nuk do t’i paguhet askujt, veçse do të mbetet në buxhetin e Serbisë. Sepse, Haxhiqin askush nuk e ka lajmëruar, ngase pushteti e ka ditur gjatë gjithë kohës se ku gjendej, por tash që u është nevojitur “e kanë nxjerrë si lepurin nga sheshiri” (në ndonjë cirk), për t’i zbutur paksa raportet me Bashkimin Evropian për shkak të shtyrjes së dialogut me Kosovën. Sa i përket asaj që disa po thonë se Haxhiqi ka mbetur pa para dhe se për këtë shkak po i nxjerr në shitje pikturat e shtrenjta që kushtojnë nga disa miliona euro, nuk është se ai ka mbetur pa të holla, por atij nuk i

Page 268: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

268 Adil Rr. FETAHU

nevojiten pikturat. Ai nuk merret vesh nga arti, por si ish-depoist dhe kriminel ka mbledhur shumë gjësende me vlerë gjatë kohës së luftës, prandaj tash ka të tilla me shumicë.

As administrata amerikane sigurisht nuk do t’ia paguajë askujt shpërblimin e shpallur prej 5 milionë dollarësh, pasiqë Haxhiqin askush nuk e ka paraqitur as që është fshehur ndonjëherë. Nga profili në fotografi shihet se ka jetuar si grof. (Julius, 20 korrik 2011;15:28)

U burgos Goran Haxhiqi

Është dëm që atje në Sheweningen nuk i ka disa nga shokët e vjetër: Baxha Stojiçiqin, Arkanin e të tjerë, me të cilët Goran Haxhiqi në “mbrojtje të serbizimit” ka djegë e kallë, dhe më së tepërmi në territoret e okupuara ka plaçkitur gjithë sendet e luajtshme të cilat kanë pasur ndonjë vlerë; thonë se ka plaçkitur madje edhe filxhanat e WC-ve! Është çështje më vete plaçkitja e madhe e naftës dhe derivateve të naftës si dhe prerja dhe transportimi i madh i masës drusore të pyjeve të pasura me dru bungu dhe ahu. Ky pasurim i shpejtë dikujt ia ka hangër kokën (Stojiçiqit, Arkanit...), ndërsa Haxhiqi është treguar më dinak dhe ka mbetur i gjallë, ka blerë shtëpi në Novi Sad dhe kushedi ku tjetër, pastaj është punësuar si njëfar këshilltari i drejtorit të përgjithshëm të Industrisë së Naftës së Serbisë në Novi Sad.

Pasurimin e shpejtë me plaçkitjet e bëra në kushtet e luftës, disa gojëkëqijë po e quajnë “akumulimi primitiv i kapitalit” në kushtet dhe fazën e tranzicionit të luftës nga socializmi në kapitalizëm.

Derisa ushtarët e rinjë dhe vullnetarët e mashtruar vdisnin në luftë, ndërsa popullata civile tundej e shpërngulej prej një skaji në tjetrin për të ikur nga tmerret e luftës, profiterët e luftës si Haxhiqi dhe udhëheqësit e tjerë të bandave kriminale janë pasuruar pakufi përmes plaçkitjes “patriotike” të pasurisë shoqërore e private.

Sa ka akoma në Serbi kësi profiterë e kriminelë të luftës të cilët sillen të lirë dhe e gëzojnë pasurinë e fituar në atë mënyrë?! (Julius, 20 korrik 2011; 21:02)

Jeremiqi ka provuar ta ndërrojë Stefanoviqin

Zakonisht shefat nuk i durojnë vartësit e tyre të cilët janë më të mençur. Stefanoviqin duhet emëruar ministër, kurse Jeremiqin duhet caktuar korier në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (Julius, 21.07.2011; 07:40, “Vecernje novosti”)

Page 269: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 269

Tadiq: Kosova po provokon me embargo

Zotëri Tadiq, çka do të thoni me atë: “Kosova po provokon...”. Mos po kërcënoni me ndonjë bahe?

Kosova ka aplikuar embargon për mallrat e Serbisë si kundërmasë reciprociteti të cilën Serbia e ka aplikuar kundër Kosovës qysh para tre vjetëve, duke mos lejuar mallrat me shenja të doganës së Republikës së Kosovës, ekonomia e Kosovës ka pësuar dëm të madh nga ajo masë e njëanshme e Serbisë, ndërsa Qeveria e Kosovës tepër gjatë i ka toleruar sanksionet tuaja, prandaj ishte koha e fundit të përgjigjet me të njëjtën masë.

Bashkimi Evropian është dashur me kohë të reagojë kundër masave të Serbisë, e jo tash ndaj antimasës së pushtetit të Kosovës. Përndryshe, Kosova akoma nuk është në proces të negociatave për integrim në Bashkimin Evropian, prandaj nuk ka nevojë të brengoset fort për vërejtjet e Bashkimit Evropian.

Duhet ta kuptoni njëherë e përgjithmonë se Kosova është shtet i pavarur dhe se kështu do të sillet me të gjithë fqinjët dhe me cilindo shtet tjetër me masa reciprociteti, prandaj edhe ju bëni llogaritë se a ia vlen barra qëranë. (Julius, 21 korrik 2011;17:22)

Tadiqi: Kosova po provokon me embargo

Zotëri Tadiq,

Ju e keni provokuar Kosovën para tre vjetëve, duke ndaluar qarkullimin e njerëzve e të mallrave nga Kosova në Serbi me dokumente të Kosovës, dhe përse po hidhëroheni tani që Qeveria e Kosovës ka aplikuar masat e reciprocitetit, për të cilat ka kohë që ju ka paralajmëruar. Mos shpresoni shumë se Bashkimi Evropian do ta detyrojë Kosovën t’i heqë masat e aplikuara para se ju t’i hiqni masat e juaja kundër qarkullimit të mallrave kosovare. Sepse, Kosova akoma nuk është në proces të negociatave me BE, prandaj nuk ka se përse të merakoset se çka do të thonë ata, ndërsa ju nëse vazhdoni të silleni si deri më tash në mënyrë destruktive ndaj Kosovës – harrojeni procesin e integrimit. (Julius, 21 korrik 2011;19:29)

Vërejtje: Me qenë se komenti i parë në këtë temë u vonua më se dy orë pa u botuar, gjë që nuk është e zakonshme, atëherë e dërgova këtë komentin e dytë, prandaj janë botuar dy komentet për të njëjtën temë.

Page 270: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

270 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Po shtohet presioni për ta njohur Kosovën

Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jeremiq, deklaroi se po shtohet presioni i vendeve me ndikim mbi Serbinë dhe mbi vendet e tjera që ta njohin pavarësinë e Kosovës, por diplomacia serbe po iu kundërvihet me sukses.

Sa herë që ky farë Jeremiqi trumbeton për ndonjë sukses të diplomacisë së tij, Kosovës i vjen ndonjë njohje e re. Kështu ishte edhe sot: Republika e Afrikës Qendrore sot e njohu Kosovën, dhe ky është shteti i 77 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke komentuar embargon e Kosovës ndaj prodhimeve të Serbisë, Jeremiqi ka thënë se ka disa që mendojnë se Prishtina këtë e ka bërë në marrëveshje me diken nga jashtë, mirëpo ne nuk kemi prova për këtë. Para dy ditëve kryetari Tadiq ka thënë të kundërtën. Do të thotë se janë krijuar të qara në marrëdhëniet Tadiq-Jeremiq, derisa japin deklarata të tilla haptazi të kundërta. Duket se marrëdhëniet midis këtyre dyve jo vetëm se janë ftohur, veçse edhe janë tendosur dukshëm për shkak të orvatjes së Jeremiqit që ta ndërrojë Borko Stefanoviqin nga funksioni i shefit të ekipit serb për dialogun me Kosovën, gjë që Tadiqi e ka penguar. (Julius, 22 korrik 2011; 21:40)

Mallrat serbe të ndaluara në Kosovë

As çështjet më të rëndomta jetësore nuk mund të kalojnë pa propagandë mediale-politike. Kështu edhe në këtë artikull mbi ndaljen e kamionëve me mallra nga Serbia. Artikulli vlon nga konstruksione politiko-propagandistike: “mallrat nga Serbia qendrore”, “punkti administrativ në Merdar”, “organet e përkohshme të vetëqeverisjes”, “administrata e përkohshme”, e kështu me radhë.

Së pari, nuk është punkt administrativ në Merdar, por është kufi shtetëror. E dyta, nuk janë këto organe të përkohshme të vetëqeverisjes, veçse organe shtetërore legjitime e të rregullta të Republikës së Kosovës, dhe nuk është kurrëfar administrate e përkohshme veçse janë organet doganore të shtetit të Kosovës. Mallrat nuk janë ndoshta vetëm nga Serbia qendrore (Shumadia), por shumica janë nga KA e Vojvodinës. E treta, Serbia asgjë nuk mund të veprojë përmes CEFTA-s, jo vetëm për shkak se CEFTA-n deri në fund të këtij viti e kryeson Republika e Kosovës, veçse për shkak se Serbia vet është fajtore për këtë bllokadë, pasi që qysh para tre vjetëve e ka bllokuar eksportin e mallrave nga Kosova, për shkak të vulave të doganës së Republikës së Kosovës. Përndryshe, mallrat nga Serbia edhe deri më tash janë zhdoganuar, veçse në vulat e doganave ka qenë e shkruar “Kosova-UNMIK”. Tash që UNMIK-u

Page 271: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 271

“nuk banon më në Kosovë”, pasi Kosova është shtet i pavarur, nuk ka kuptim as arsye që vula e doganës të mbajë emrin e UNMIK-ut. Por, si duket Serbisë zyrtare më tepër i intereson dhe po e pengon forma se përmbajtja. Së pari krijon probleme, e pastaj ankohet në forumet ndërkombëtare, pa bazë dhe pa sukses sikur edhe në të gjitha rastet e tjera deri më tash, duke filluar nga KB deri te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. (Julius, 14 korrik 2011;16:10)

Pjesë të manifestit të Anders Brejvik

Sido që të karakterizohet krimineli norvegjez Anders Brejvik, atij nuk mund t’i përshkruhet diagnoza e personit të pavetëdijshëm. Për motivet e krimit mund të bisedohet e të supozohet, por ai nuk ishte i pavetëdijshëm. Një kohë të gjatë ishte përgatitur ai për këtë krim, duke lansuar idetë e veta përmes internetit dhe ka shkruar Manifestin e tij në më se 1500 faqe tekst, me të cilin ka përhapur ideologjinë e luftës së kryqëzatave kundër islamit. I mllefosur ndaj demokracisë liberale dhe tolerancës ndaj myslimanëve në Evropën e krishterë, ai paraqitet si mbrojtës i krishtenizmit dhe si mostër e merr Radovan Karaxhiqin, për të cilin thotë se “për shkak të përpjekjeve të tij për ta çliruar Serbinë nga islami, gjithmonë do të mbahet mend dhe do të konsiderohet si luftëtar i ndershëm i kristianizmit dhe hero i Evropës”!

Në manifestin e tij Brejvik e përmendë Kosovën më se 100 herë, si shembull të ekspansionizmit mysliman, ndërsa vitin 2083 e parasheh si vit kur Evropa do të çlirohet nga myslimanët dhe do të fitojë pavarësinë!

Pjesët e manifestit që bëjnë fjalë për Kosovën, janë të njohura qartë nga makineria e propagandës serbe, kur gjenocidin e nacistëve gjermanë ndaj Ebrejve e krahason me “gjenocidin e Shqiptarëve mbi Serbët”! Edhe vetëm publikimi i pjesëve të zgjedhura nga Manifesti i këtij krimineli, e ka qëllimin propagandistik dhe tregon se ai në Serbi ka shumë simpatizantë dhe ithtarë midis organizatave të njohura fashiste, sikurse janë “Obraz”, “1389”, etj. Në qoftë se me kohë nuk u kundërvihemi ideve të tilla, keq po na shkruhet! (Julius, 26 korrik 2011;10:32)

Në prag është zgjidhja e krizës në Kosovë

Në Kosovë këto ditë nuk ka pasur kurrëfar krize. Kriza është në kokat e nxehta të zyrtarëve serbë dhe në xhepat e kriminelëve e kontrabandistëve, të cilët janë mësuar të kontrabandojnë mallra pa kurrëfar kontrolle dhe pa doganë në vendkalimet kufitare në veri të Mitrovicës. Këtyre iu ka ardhur fundi, por kriza për ta do të zgjatë, e disa sish këtë do ta paguajnë me burgim. Përndryshe, në

Page 272: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

272 Adil Rr. FETAHU

Kosovë është qetësi e rahati e plotë për të gjithë ata që e respektojnë rendin dhe ligjin. (Julius, 4 gusht 2011; 11:52)

Prelluzhë: Protestë për shkak të urës

Në fshatin Prelluzhë Serbët protestojnë për shkak të ndërtimit të urës mbi lumin Sitnicë, e cila lidhë atë fshat me fshatrat përreth në të cilat jetojnë Shqiptarët. Ata thonë se nuk e dinë motivin e atij ndërtimi!

Në vend se të gëzohen për ndërtimin e urës, që ua lehtëson qarkullimin, ata “dyshojnë në motivin” e ndërtimit të urës! Po çka ka në këtë botë motiv më të qartë për ndërtimin e urave se lidhja e njerëzve dhe e vendbanimeve.

Serbët e manipuluar në këtë mënyrë ndikojnë që të rritet akoma më tepër animoziteti i Shqiptarëve të fshatrave rreth tyre dhe më gjërë. (Julius, 16 gusht 2011; 08:59)

Daçiqi: Srbia nuk bënë tregëti me Kosovën

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i policisë së Serbisë, Ivica Daçiqi, deklaroi sot se “Srbia nuk bënë tregëti me Kosovën për shkak të hyrjes në Bashkimin Evropian. Ne nuk mund të bisedojmë në kuptimin merre ose leje për shkak të Kosovës e Metohisë”,- ka thënë Daçiqi.

Mos u brengos o Daçiq, se askush nuk do të ju ofroj as të ju vejë para dilemës për të zgjedhur: Bashkimin Evropian apo Kosovën. Nuk mund të zgjedhni ju as njërën as tjetrën, ngase Kosova nuk është në ofertë, kurse për BE-në duhet t’i plotësoni kushtet e caktuara, gjë që përsëri rruga e Serbisë kah BE-ja shpie nepër Prishtinë, dmth. paraprakisht duhet ta pranoni pavarësinë e Kosovës.

Mblidhni mendët dhe pushoni më nga “mbrojtja e Kosovës”, sepse nuk mund të mbroni diçka që nuk e keni në dorë. Për shkak të iluzioneve të tilla, Kosova është bërë për Serbinë si gangrenë e rëndë e nëngjurit, ashtu që po të orvateni ta ruani këmbën, do të ju amputohet deri në kërdhokla, e pastaj do të jeni të lumtur që ju ka shpëtuar koka. Prandaj, ruajeni nëse mundeni Vojvodinën dhe Sanxhakun derisa i keni në përbërje të Serbisë.

Ndërsa, me atë kërcënimin për luftë, nuk mund ta frikësoni më skend.

Sa për informimin tuaj: sot Guinea dhe Republika Niger e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu që numri i shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën ka arritur në 79. (Julius, 17 gusht 2011; 21:27)

Page 273: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 273

Në Banat shitet shtëpia për 1900 euro

Duke marrë parasysh këto çmime, Serbët e Kosovës mund të bëhen feudal të mëdhenj, ngase me një banesë a shtëpi ose një hektar toke që e shesin në Kosovë, mund ta blejnë një fshat të tërë në Banat, me të gjitha shtëpitë dhe tokat. Të tillët pastaj ankohen se si janë shpërngulur nga presioni, kështu që mund edhe të përfitojnë ndonjë pagesë nga shteti i Serbisë.

Po sa shtëpi janë të zbrazta në Shumadi?

Nëse nuk ndërmerren masa “mbrojtëse”, janë gjasat të vërshojnë Shqiptarët e Kosovës për të blerë fshatra të tëra në Banat, ku do të krijonin enklavat e tyre, të cilat me kohë do zgjerohen nëpër tërë Vojvodinën, e pastaj të shkëputen nga Serbia dhe të formojnë shtetin e tyre të ri, dhe në këtë mund ta kenë përkrahjen e Hungarisë dhe të disa fuqive të mëdha. (Julius, 28 gusht 2011; 10:00)

Bashkësia e Karaibeve e njohu Kosovën

Vetëm një muaj pas turnesë disaditëshe të ministrit Jeremiq nëpër vendet e Karaibeve me qëllim që ta bllokojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, sot u dha lajmi se Organizata e shteteve të Karaibeve e njohu pavarësinë e Kosovës (“në pako”).

Dikush këtu në komente po përpiqet ta relativizojë dhe nënçmoj rëndësinë e kësaj njohje, duke ironizuar me madhësinë e atyre vendeve si “fuqi të mëdha”. Të tillët i bëjmë me dije se fuqitë e mëdha e kanë njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Tash Kosovës i duhet numri i shteteve (votave), në mënyrë që të pranohet si anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Por, këtu duhet shtruar një tjetër pyetje: vallë, a mos vendet e Karaibeve, për të cilat pak kush e din se ekzistojnë, janë më të përparuara dhe më demokratike se Serbia e cila akoma nuk e ka njohur fqinjin më të afërt?! (Julius, 18 gusht 2011;22:36)

Mas: Kosova kurrë nuk ka qenë kusht

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Mas, ka thënë se për afrimin e Serbisë ndaj Bashkimit Evropian nuk është kusht (formal) njohja e pavarësisë së Kosovës, veçse normalizimi i marrëdhënieve, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal.

Page 274: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

274 Adil Rr. FETAHU

Po çka nënkupton tjetër kjo, veçse njohje faktike në këtë fazë të afrimit kah BE, kurse njohja formale vjen në rend në fazën e fundit – para hyrjes.

Nëse je nisur për diku, qëllimi është që të arrish në cak, e jo vetëm t’i avitesh afër. Sido që ta marrësh, njohja është kusht, e se a është racionale dhe me interes që ky akt të shtyhet, kjo është çështje e Serbisë zyrtare, e jo vetëm e inatit të Jeremiqit dhe të tjerëve si ai. (Julius, 19 gusht 2011; 0817)

Wolfram Mas: Nuk ka kushte të reja për Serbinë

Kosova nuk është kusht i ri për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ky është kusht i moçëm që është ditur prej fillimit, se do të vjen në rend kur t’i vjen koha.

Diplomatët flasin në formë të mbështjellur, për të lënë përshtypje të ndryshme te lexuesit, por e vërteta është se Kosova është “conditio sine qua non” (kusht pa të cilin nuk bënë) kur të bëhet fjalë për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Por unë mendoj se edhe pa këtë kusht Serbia është dashur ta njoh pavarësinë e Kosovës, sikurse që Sudani e njohu pavarësinë e Sudanit Jugor. Përse të jetë Sudani shtet më përparimtar dhe më demokratik se Serbia?! (Julius, 22 gusht 2011; 08:05, “Vecernje novosti”)

Berlini e hapë temën e katërt

Kallja e ambasadave të hueja në Beograd nuk do të jetë temë e bisedimeve midis Angela Merkel-it dhe zyrtarëve të Beogradit. Çfarë kallje, çfarë “bakraçi”. Çka është ajo kallje në krahasim me kthimin e pasurive të mëdha që u janë marrë gjermanëve të Vojvodinës (“Folksdojçerëve”), ose kompensimin për pasurinë e konfiskuar, vrasjen dhe përzënien e tyre nga trojet e veta shekullore. Kjo do të jetë temë e pashmangëshme e bisedimeve në të ardhmën midis Gjermanisë e Serbisë, në një fazë të caktuar të afrimit të Serbisë kah Bashkimi Evropian.

Qofshim gjallë, e të shohim!

(Julius, 23 gusht 2011; 11:30, “Vecernje novosti”)

Page 275: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 275

Merkel: Të suprimohet pushteti paralel

Pas përfundimit të bisedimeve me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Serbisë, kancelarja e Gjermanisë, Angella Merkel deklaroi: “Ua bëmë me dije se Gjermania e ka njohur Kosovën, kurse Serbia jo. Kjo është situatë kur nevojitet përparim: rezultate në dialogun e drejtpërdrejtë, puna e Euleksit dhe suprimimi i strukturave paralele... Më mirë është t’i zgjidhim problemet më të rënda menjëherë, se sa t’i prolongojmë për nesër”,- ka thënë Merkel.

Mesazhi është plotësisht i qartë: më mirë është menjëherë të pranohet pavarësia e Kosovës, se sa të shtyhet me prolongimin e gëlltitjes së kësaj pilule të hidhur, të cilën heret a vonë duhet gëlltitur.

Jeni të vetëdijshëm se Kosova kurrë më nuk do të bëhet në përbërje të Serbisë. Kosova çdo ditë e më tepër po e vërteton dhe forcon shtetësinë e vet. Tani i ka shkëputur edhe marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe asgjë nuk po i mungon, kurse Serbisë do i mungojnë 500 milionë dollarë nga mallrat-shkart të cilat i eksportonte në Kosovë.

Merkel e Tadiq bisedonin në baza të parimeve të ndryshme: Merkelka me parime evropiane, ndërsa Tadiqi me parime serbe. Merkel sugjeron njohjen e Kosovës, kurse Tadiqi flet për kushtetutën e Koshtunicës. Njëri thumbit, tjetri patkoit. Dihet e kujt është fjala e fundit!

(Julius, 23 gusht 2011; 18:46)

Anëtaret e BE-së unike: Beogradi duhet ta pranojë Kosovën

Gjithnjë e më zëshëm, më qartë e në mënyrë më unike po vijnë porosi nga Bashkimi Evropian, se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ata më të informuarit për ngjarjet aktuale këtë e kanë ditur qysh prej fillimit, vetëm se Koshtunica, Tadiqi, Jeremiqi e të tjerë si këta “nuk ishin të informuar”’

Nga njohja e pavarësisë së Kosovës dobinë më të madhe e ka vet Serbia. Edhe shkarkohet nga barra e shpenzimeve të mëdha, edhe e përmirëson pozitën e vet në bashkësinë ndërkombëtare, edhe e përmirëson situatën e bashkëqytetarëve të vet serbë në Kosovë. Të mos flasim për ruajtjen e tregut të Kosovës për prodhimet e veta të cilat nuk mund t’i plasojë në tregjet perëndimore. Por, më e rëndësishmja nga të gjitha këto është krijimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i paqes së përhershme midis popullit Shqiptar dhe atij Serb në Ballkan.

Page 276: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

276 Adil Rr. FETAHU

Derisa të gjitha shtetet e tjera të cilat e kanë njohur Kosovën, këtë e kanë barë në bazë të parimeve politike dhe juridike, pa ndonjë interes të veçantë, për Serbinë kjo do ishte edhe me interes të shumëfishtë.

Nuk ia vlen të duroni e të zvarritni me aktin e njohjes, kur shihet qartë realiteti.

(Julius, 25 gusht 2011; 13:30, “Pravda”)

Serbia kërkon ndarjen e Kosovës

“Zyrtarët e Serbisë janë të gatshëm që javët e ardhshme të bisedojnë për ndarjen e Kosovës. Ky plan për herë të parë mund të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që mbahet më 29 gusht, dedikuar Kosovës”,- vërteton burimi i “Pravdës” nga kreu i Qeverisë së Serbisë.

E po nuk do mundet or zotërinjë. Kosova nuk është miras i Kombeve të Bashkuara që të mund t’ia ndajë dikujt.

Kjo ide iluzore vërtitet qëmoti në kokat e disa intelektualëve dhe zyrtarëve serbë, duke filluar nga Qosiqi, Gjingjiqi, Tadiqi, madje edhe deri te Slloba i vogël – Daçiqi. Mirëpo, kjo ide nuk ka bazë reale as shansë të realizohet në Kosovë, as nuk ka përkrahjen e faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare. Bile tash është momenti më i pavolitshëm për Serbinë që ta iniciojë opsionin dhe planin e ndarjes, derisa pavarësinë e Kosovës e kanë njohur më se 80 shtete, kurse nga pikëpamja juridike këtë e konfirmuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Para disa muajve vet kryetari aktual i Serbisë e pat lansuar idenë e ndarjes së Kosovës midis Shqipërisë e Serbisë, kurse tash duke e njohur pavarësinë në mënyrë implicite, “ka lëshuar pe” ashtu që kërkon ndarjen e Kosovës midis Kosovës e Serbisë!

Mos i bëni llogaritë pa hanxhiun, sepse ndarje të Kosovës nuk ka. Nëse doni që në mënyrë gjentëlmene të shkarkoheni nga barra e madhe e quajtur Kosovë, përpiquni këtë ta bëni përmes opsionit të këmbimit të territoreve: tri komunat serbe të veriut të Kosovës (Leposaviq, Zveçan dhe Zubinpotok), për tri komunat shqiptare të Jugut të Serbisë (Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë).

Nëse insistoni në ndarjen e Kosovës, do të fitoni – hamamin.

(Julius, 26 gusht 2011; 12:26; “Pravda”)

Page 277: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 277

Gjermanët po na e largojnë statusin

Dikush (njëfar Mille Gellipter) ka kërkuar shpjegim se çka do të thotë “normalizimi i marrëdhënieve” midis Beogradit e Prishtinës.

Ja shpjegimi i shkurtër more Gilipter:

e para, që Serbia të mos i mashtrojë Serbët e Kosovës se atje do ta kthejë pushtetin e saj;

e dyta, që Serbia të mos i financojë ato banda kriminale të strukturave paralele;

e treta, të lejojë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve; dhe

e katërta, të mos lobojë nëpër botë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, veçse këtë ta njohë edhe vet.

A e ke të qartë tash? (Julius, 27 gusht 2011; 11:36, “Vecernje novosti”)

Stefanoviqi: Nuk do bisedojmë për suprimimin e institucioneve

“Suprimimi i institucioneve serbe nuk është as nuk do jetë temë e dialogut”, ka thënë shefi i grupit negociator të Serbisë, Borisav Stefanoviqi.

Pajtohem me z.Stefanoviqin, se kjo çështje nuk do të jetë objekt dialogu, sepse këtë nuk e pranon as pala kosovare.

Suprimimi i strukturave ilegale të pushtetit nuk është çështje për dialog, veç është çështje e sundimit të ligjit. Me ato struktura duhet të “dialogojë” policia (e Kosovës dhe ajo e Euleksit), me “ndërmjetësimin” e KFOR-it. Dihet se si dialogojnë ato: vënien pas grilave dhe dorëzimin te organet e drejtësisë, në mënyrë që t’i dënojnë ashpër, për shkak të veprës penale të rrënimit të sistemit legal të pushtetit shtetëror.

Ato banda kriminale qe 12 vjet ua kanë nxirë jetën jo vetëm Serbëve të atjeshëm, veçse edhe vet shtetit të Serbisë, i cili ka ndarë shumë mjete financiare dhe të tjera për t’i financuar dhe mbajtur kotnasikoti. Tash ato janë bërë gurë në qafë të Serbisë në rrugën e saj për integrimet evropiane. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, para pak ditëve në mënyrë shumë të qartë e të hapur ia përcolli Serbisë mesazhin e Bashkimit Evropian, se ato struktura doemos duhet të suprimohen. (Julius, 28.08.2011; 14:56, “Kurir”)

Page 278: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

278 Adil Rr. FETAHU

Euleksi e emëroi prokurorin për hetime

Për shef të ekipit hetimor lidhur me raportin e Dik Martit është caktuar amerikani Williamson. Ky lajm ka shkaktuar cunami reagimesh. Të gjithë shprehin dyshim në objektivitetin e këtij eksperti të njohur e me përvojë. Është e pabesueshme se çfarë mosbesimi dhe çfarë urrejtje endemike ndaj Amerikës dhe amerikanëve po shprehet në Serbi.

Po a mos keni menduar se në krye të atij ekipi do të emërohej ndonjë rus, serb ose grek?! Akoma nuk e paskeni kuptuar se për të gjitha çështjet me rëndësi udhëheqin dhe vendosin amerikanët, jo vetëm për këtë rast të montuar, veçse edhe për të gjitha të tjerat. A thua do ishit të kënaqur sikur për zëvendës të Wiliamsonit të emërohej Koshtunica?! (Julius, 29 gusht 2011;22:11)

Drashkoviq: Edhe BE edhe standardet për Serbët

“Politika aktuale (e Serbisë) ndaj Kosovës është jashtë realitetit dhe e pazbatueshme”, ka thënë lideri i SPO-së dhe ish-ministri i punëve të jashtme të RFJ-së, Vuk Drashkoviqi. Politika “edhe Bashkimi Evropian edhe Kosova” është politikë e gabuar dhe e paqëndrueshme, ngase kështu përveç Kosovës – të cilën e ka humbur Millosheviqi, do e humbim edhe Bashkimin Evropian, ka thënë Drashkoviqi. Prandaj, atë politikë duhet zëvendësuar me strategjinë: “edhe Bashkimi Evropian edhe standardet evropiane për Serbët”, ka porositur Drashkoviqi.

Në këto vërejtje dhe mendime racionale, për fat të mirë po vërehet një përkrahje te një numër i konsiderueshëm i komentuesve në komentet e botuara këtu. Mirëpo, ka edhe mjaft të atillë të cilët e presin në maje të thikës!

Ndonëse nuk ushqej ndonjë simpati ndaj këtij njeriu, megjithatë duhet pranuar se ai është një nga mendjet e rralla të popullit serb. Ai i shikon gjërat realisht dhe haptas e guximshëm e thotë të vërtetën ashtu çfare është në realitet, sado e dhembshme qoftë, ndërsa Vukut kjo e vërtetë i dhemb më tepër se atyre “patriotëve që byrytën”, të cilët nuk kanë lidhje me realitetin.

Drashkoviqi e din përmbajtjen e Planit të Ahtisarit, që pakicës serbe iu garanton të drejta jo vetëm të standardeve evropiane, veçse aso të drejta çfare nuk i ka asnjë minoritet në botë, dhe veç kësaj parasheh mbikëqyrjen ndërkombëtare të realizimit të atyre të drejtave. Ata që nuk e pranojnë Planin e Ahtisarit, as që e kanë lexuar atë, prandaj “kapen” për rezolutën 1244, e cila nuk iu garanton kurrëfar të drejtash! (Julius, 29 gusht 2011; 23:31)

Page 279: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 279

KS i KB: Dialog, e jo forcë

Krejtësisht i shqetësuar shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq është bërë aq i pafytyrë, sa që njësinë speciale të Shërbimit Policor të Kosovës e ka quajtur forcë paramilitare. Kjo është skajshmërisht jodiplomatike dhe arrogancë. Në arrogancën e tij ka marrë përgjigjen nga Amerika. Përfaqësuesja e ShBA-ve në KB, Rozmari Di Karlo, në seancën e Këshillit të Sigurimit ka paraqitur qëndrimin e vendit të saj, “se të gjithë pjesëtarët e strukturave të pushtetit të Serbisë duhet të tërhiqen nga Kosova”.

Franca e përkrahë Kosovën në arritjen e standardeve evropiane dhe hyrjen në Bashkimin Evropian, ka paraqitur qëndrimin e vendit të tij zëvendës-ambasadori i Francës në KB, Martin Brian. Edhe ambasadori i Gjermanisë në KB ka paraqitur qëndrimin e Gjermanisë, se “pavarësia e Kosovës nuk mund të vëhet në pikëpyetje, dhe se Gjermania do të vazhdojë të promovojë perspektivën evropiane dhe ardhmërinë e Kosovës”. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Grant, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, bashkë me shtetet e tjera.

Të gjitha këto qëndrime janë paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB, të mbajtur sot, kushtuar raportit për Kosovën. Këshilli i Sigurimit nuk e ka miratuar komunikatën e kryesuesit, projektin e së cilës e kishte përgatitur delegacioni rus.

Është ky edhe një dështim i diplomacisë serbo-ruse në lidhje me Kosovën. Dhe kjo është një provë se sa respektohet Rusia në raportet ndërkombëtare. Sa për Jeremiqin as të mos flasim; ai çdo ditë e më tepër po bëhet person jo vetëm i parespektuar dhe pa autoritet, veçse edhe pa hije!

(Julius, 30 gusht 2011; 22:36)

Provokim i ri i Mustafa Ceriqit

Mustafa efendi Ceriqi është njeri i arsimuar dhe i mençur, prandaj din t’i matë fjalët që i flet. Ka shansa që në të ardhmën Sanxhaku të pavarësohet nga Serbia e të bëhet shtet i pavarur, ndonëse jam i bindur se nuk do ta ketë përkrahjen ndërkombëtare, për shkak të përkatësisë fetare të popullit të Sanxhakut. Por, e ka një “adut” tjetër për pavarësi: se cilindo vend që Serbia e konsideron djep të serbizimit, tash po lindin shtete të reja. Në mitologjinë serbe Rashka konsiderohet si djep i shtetit serb. Fëmiu në djep (populli i atij vendi) rritet, ngritet dhe bëhet i pavarur. Kjo është dialektikë dhe ajo është e pandalshme. (Julius, 02.09.2011, “Vecernje novosti”)

Page 280: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

280 Adil Rr. FETAHU

Jeremiqi: Edhe tërësia territoriale edhe BE

Si nuk keni turp ta gënjeni e mashtroni vetveten dhe popullin tuaj me mantra të tilla: “edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian”.

Kosova kurrë nuk ka qenë as nuk do të jetë pjesë e Serbisë. Atë që shkruan në kushtetutën tuaj, varjani macës në bisht, derisa nuk mund ta zbatoni. (Julius, 07.09.2011; 10:00, “Kurir”)

Tadiqi: “Serbia nuk dëshiron luftë, në Kosovën tonë ka vend për të gjithë”

Është e vërtetë se në Kosovë ka vend për të gjithë, por jo edhe për kriminelët dhe për strukturat paralele, të cilat haptas po i financon dhe përkrahë Serbia, duke ushqyer iluzione se në këtë mënyrë do ta kthejë Kosovën nën okupimin e saj.

Ushtria e Serbisë kurrë nuk ka qenë faktor paqeje, veç përkundrazi – faktor i shkaktimit dhe i humbjes së luftërave në rajon. As tash nuk është faktor paqeje, por nuk ka kapacitet për të luftuar me askend, kështu që askush më nuk i frikësohet.

Politika dhe strategjia e Serbisë që në mënyrë permanente të zgjerohet duke okupuar territore të vendeve dhe popujve fqinjë, është politikë konstante dhe këtë politikë destruktive po e ndjek edhe pushteti i tashëm, duke pretenduar se Kosova është pjesë e Serbisë, gjë që është kërcënim i drejtpërdrejt me luftë.

Në qoftë se Serbia dëshiron paqe në rajon, duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës e të zhvillojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, e jo të udhëheqë politikë për t’i destabilizuar fqinjët, duke filluar nga Kosova, Mali Zi, B e H, Kroacia. Ka Serbia mjaft probleme të veta të brendshme me të cilat duhet të ballafaqohet. (Julius, 11.09.2011; 09:29, “Blic”)

Daçiqi dërgon porosi se Serbia dëshiron të ruajë paqen

Nëse Serbia vërtetë dëshiron të ruajë paqen (në Veri të Kosovës dhe në vet Serbinë), ti or Millosheviqi i vogël arrestoji ata kriminelët e tu matanë kufirit, kurse kolegu yt Bajram Rexhepi le t’i arrestojë këta në këtë anë, në mënyrë që populli i ndershëm të jetoj i qetë e rahat. (Julius, 13.09.2011; l0:31, “Kurir”)

Page 281: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 281

Serbia tërheq vërejtjen në vigjilje të 16 shtatorit

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiqi, ia tërheq vërejtjen Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mos i vendosë doganierët kosovarë në, siç thotë ai, vendkalimet me Serbinë.

“Për neve është posaçërisht brengosës fakti se ato janë të gatshme që aksionin ta zbatojnë me përdorimin e forcës”, ka thënë Tadiqi.

Zotëri Tadiq, për vendosjen e doganierëve në kufirin midis Kosovës e Serbisë është arritur marrëveshja gjatë dialogut të zhvilluar midis delegacioneve zyrtare të të dy shteteve, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Vendosja e doganierëve ka për qëllim të krijojë rendin dhe sundimin e ligjit me rastin e kalimit të kufirit, e të mos lejojë kriminalitetin e zhvilluar dhe kontrabandën si deri më tash. Për shkak se kriminelëve nuk iu konvenon sundimi i rendit dhe ligjit, nuk do të thotë se duhet hequr dorë nga vendosja e doganierëve. Në qoftë se kriminelët orvatën që me dhunë ta pengojnë vendosjen dhe punën e doganierëve, natyrisht se organet e pushtetit do ta përdorin forcën adekuate.

Çfarë dyfytyrësie e Tadiqit: nga njëra anë thotë se është i përkushtuar për sundimin e ligjit dhe së drejtës, dhe në të njëjtën kohë është kundër zbatimit të rendit, të drejtës dhe ligjit atje nuk i konvenon! A është e mundur që Tadiqi po e përkrahë kriminalitetin dhe kontrabandën në kufi? Vallë, si do të sillej ai poqese situata e njëjtë do zhvillohej në anën e kundërt, në Luginën e Preshevës?!

Or Tadiq, të gjithë po ju bëjnë me dije se është koha e fundit të esëlloheni, ta kuptoni dhe ta pranoni realitetin, se Kosova është shtet i pavarur e sovran,dhe se ka të drejtë dhe obligim të krijojë rend, ta ruajë dhe kontrollojë kufirin e vet shtetëror. Ajo që ju kufirin shtetëror po e quani linja administrative, është problem i juaji.

Lidhni qentë tuaj dhe atëherë nuk do ketë nevojë për kurrëfar force me rastin e vendosjes së doganierëve! (Julius, 13 shtator 2011; 18:17)

Vuçiq: Urgjentisht plani për kalime në Kosovë

“Çfarë duhet të bëjmë në qoftë se bashkësia ndërkombëtare dhe forcat e Kosovës do ta marrin linjën administrative”,- bënë pyetje zëvendëskryetari i SNS, Alleksandar Vuçiq?

Page 282: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

282 Adil Rr. FETAHU

E mor Vuçiq, ti që gjithkujt e në çdo situatë i shet mend, kam kujtuar se je pak më i mençur dhe nuk të ka hije të bësh këso pyetje budallaqe.

Ndoshta e din por nuk don ta pranosh, se në lidhje me pyetjen e bërë, duhet ta kuptosh, ta marrësh dhe ta pranosh realitetin, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, se nuk është në pyetje linja administrative veçse kufiri ndërshtetëror midis Kosovës e Serbisë, prandaj duhet të silleni siç e kërkojnë rregullat për kalimin e kufirit shtetëror. As më shumë as më pak.

Askush dhe me asgjë nuk po i rrezikon serbët as në Veri as në Jug të Kosovës, me faktin se do të vendosen doganierët dhe policia në kufi. Mund të rrezikohen vetëm interesat individuale ose grupore të kriminelëve dhe grupeve të krimit të organizuar e të kontrabandës në të dy anët e kufirit, dhe jo vetëm të Serbëve veçse edhe të Shqiptarëve dhe të gjithë atyre që merren me punë të ndyta. Populli i ndershëm nuk rrezikohet as nuk pëson për shkak të vënies së rendit dhe ligjit në kufi. Përkundrazi, prej kësaj ka vetëm dobi.

Mos u byrytni së tepërmi me atë patriotizmin tuaj, sepse kjo propagandë parazgjedhore në temën për “mbrojtjen e Kosovës” nuk ju sjell ndonjë dobi të madhe as atyre që janë në pushtet, as juve në opozitë. (Julius, 14 shtator 2011;14:50)

DSS: Kosova, Rashka, Vojvodina dhe Jugu

Ky politikani i dështuar i quar lugat, Koshtunica, thotë se është momenti që Kuvendi të përcaktojë politikën unike për Kosovën dhe ta rishqyrtojë rolin e Euleksit dhe të Bashkimit Evropian, e ta kthejë rolin e UNMIK-ut konform Rezolutës 1244.

E more i mjerë, Kuvendi Popullor i Serbisë qe sa e sa herë e ka përcaktuar politikën unike për Kosovën, veçse ajo politikë është joreale dhe e pazbatueshme. Ti me atë kushtetutën tënde e ke ngatërruar nenin, të cilin tash nuk mund ta tfillojnë as Kuvendi as Qeveria, përderisa të mos e ndryshoni kushtetutën dhe t’ia përshtatni realitetit.

Rolin e Euleksit e ka përcaktuar Bashkimi Evropian, në pajtim me faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare dhe KB. Kuvendi i Serbisë as nuk mund ta rishqyrtojë as ta ndërrojë atë rol për asnjë jotë. Ndërsa roli i UNMIK-ut është zhdukur bashkë me erën prej atij momenti kur është caktuar Misioni i EULEX-it.

Page 283: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 283

E dimë se ti do kishe dashur që vet të ktheheshe në krye të Serbisë, ndërsa UNMIK-u të kthehej në Kosovë, veçse këto dëshira të tua virane janë të parealizueshme.

Ik ore dhe mos u paraqit më të të sheh kush, sepse të gjithë të mbajnë mend se si e ke udhëhequr Serbinë – deri sa e ka sjellë buzë gremine!

(Julius, 14 shtator 2011; 16:57)

Konuzin: Mbroni interesat tuaja o Serbë

Si pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë në Beograd, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin është sjellur me aqë fodullëk, në mënyrë jodiplomatike dhe të pakulturuar sa që e ka detyruar moderatorin ta ndërpret dhe t’ia merr fjalën pas 15 minutave britme nëpër sallë: “ A thua nuk ka asnjë serb në këtë sallë që t’i mbrojë interesat e Serbisë në Kosovë”, e të tjera. Nuk e ka lëshuar rastin pa e potencuar se si Serbia është e gatshme që gjithkujt t’ia shet ndërmarrjet, por vetëm rusve jo!

Me fjalimin e tij jodiplomatik dhe sjelljen me fodullëk, duke shëtitur nëpër sallë si kapadai e duke bërtitur me zë të lartë, ambasadori Konuzin praktikisht i ka ofenduar të gjithë serbët dhe pjesëmarrësit e tjerë të pranishëm në atë mbledhje. Po të gjykohej sipas sjelljeve, fitohej përshtypja sikur ishte nën ndikimin e alkoolit, por nuk ishte ashtu. Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Konuzin sillet në mënyrë jodiplomatike dhe bënë skandale të cilat jo vetëm se nuk i kanë hije një diplomati, veçse është bërë i padurueshëm. Disa muaj më parë, në një pranim solemn në Ambasadën ruse në Beograd, përveç mysafirëve të ftuar nga kreu i shtetit Serb dhe kori diplomatik, ai e pat ftuar edhe të vejën e kriminelit Arkan (Ceca Razhnatoviqin), të akuzuarin e Hagës, Vuçuroviqin, etj.,dhe vëmendjen më të madhe nga të gjithë të tjerët ia kishte kushtuar Cecës. Gafet dhe marrinat e tij nuk ia lanë as Vollga.

Sikur të ishte Serbia shtet serioz dhe t’iu përmbahej parimeve, këtë ambasador qëmoti është dashur ta përzejë, sepse nuk është ai që duhet t’i mbrojë interesat e Serbisë, por për t’i mbrojtur interesat e vendit të tij në Serbi. (Julius, 16 shtator 2011; 08:27)

Page 284: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

284 Adil Rr. FETAHU

Konuzini e braktisi Forumin e Sigurisë në Beograd

Është për të ardhur keq se çfarë strukture mendësie të mbërthyer kanë këta serbë, të cilët e përkrahin sjelljen fodulle, jodiplomatike të pa kulturë të ambasadorit Konuzin, i cili bënë skandale kudo nëpër Serbi.

Nuk i ka mbetur atij t’i mbrojë interesat e Serbisë, por interesat e veta dhe të shtetit rus në Serbi. Edhe me këtë rast nuk mundi të fshehë ato interesa, kur theksoi se Serbia ia jep gjithkujt ndërmarrjet ekonomike, por vetëm rusve – jo! (Julius, 16.09.2011; 08:48, “Vecernje novosti”)

Qeveria e Serbisë po e kontrollon situatën

Kend po e gënjeni se Qeveria e Serbisë po e kontrollon situatën në Kosovë? Ajo nuk po mund ta kontrollojë as vetveten dhe ministrat e vet, e lere më ta kontrollojë Kosovën, ku nuk ka qasje, përveç nëse e kontrollon përmes atij satelitit spiun që e ka marrë nga Izraeli, për të cilin e ka borxhin 45 milion dollarë akoma pa paguar? (Julius, 16 shtator 2011; 17:08)

Forumi: Stabiliteti – çelës për Ballkanin Perëndimor

Puna e djeshme dhe tërë puna e Forumit ka kaluar dhe ka mbetur i shënuar nga skandali diplomatik që bëri ambasadori rus Konuzin. Pos kësaj, edhe propaganda e madhe dhe pluhuri që është ngritur në lidhje me vendosjen e doganierëve në kufirin midis Kosovës e Serbisë, plotësisht e ka lënë nën hije punën e Forumit. Përndryshe, në Forum nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e shumicës së vendeve të rajonit, prandaj as nuk ka pasur karakter rajonal. Kurse, nga fjalimi i Tadiqit askush më nuk e mbanë mend asnjë fjalë! (Julius, 16 shtator 2011;21:13)

Serbët kanë ngritur murin të lartë 3 metra

Njerëzit me kokë-trungu e mendje-zhavor ngritin mure e barrikada midis magjistrales e rrugëve lokale, e bllokojnë vetveten dhe bashkëqytetarët e tyre! Popull “i vyeshëm dhe kreativ”! Kështu shoqëria serbe po mendon dhe po përgatitet për t’u integruar në Evropë, apo jo! (Julius, 17 shtator 2011; 07:42)

Page 285: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 285

Janë fjalosur dy orë në seancën e KS të KB

Ambasadori i Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, u përpoq ta pengojë ministrin e punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajn, që të mos iu flasë gazetarëve në selinë e KB, por Hoxhaj nuk ia vari fare Çurkinit!

Eh, i gjori Çurkin, jo vetëm se nuk e fermatin kolegët e tij nga fuqitë e mëdha, por nuk e fermatë as përfaqësuesi i Kosovës. Autoriteti i tij ka rënë nën zero! (Julius, 17.09.2011; 09:51, “Kurir”)

Bogdanoviqi: Gjendja është e padurueshme

I ashtuquajturi ministri për K e M, Goran Bogdanoviqi, as vet nuk din se çfarë flet. Kufirin shtetëror e quan si kalim administrativ, e pastaj thotë se për doganierët dhe për të hyrat nga doganat duhet të bisedohet e të vendoset me dialog.

Po, ku ka doganier e të hyra nga doganat për kalimet administrative brënda një shteti?

Për vendosjen e doganierëve dhe shfrytëzimin e të hyrave nga doganat nuk ka as nuk do ketë bisedime. Kjo është çështje e brëndshme sovrane e pushtetit të Kosovës. Kot i shkruani letra Brukselit për këto punë, sepse aksioni i kontrollit të kufirit është ndërmarrë me dijen, pëlqimin dhe përkrahjen e Brukselit, respektivisht të Bashkimit Evropian, Misioni i të cilit – EULEX e ka mandatin dhe detyrë ta përkrah dhe ndihmojë pushtetin e Kosovës në lëmin e sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Me atë që e keni futur obligimin punues për ngritjen e mureve dhe barrikadave me trungje, gurë e zhavorr nëpër magjistrale dhe në rrugët lokale, vetëm se ia keni vështirësuar jetën popullsisë së atjeshme, ndërsa doganierëve dhe policëve kosovarë bile ia keni lehtësuar punën e kontrollit në vendkalimet kufitare.

Lerini budallallëqet e lereni popullin të jetojë normalisht, sepse kontrolli i kufirit është në interesin e tij. Vetëm kriminelëve dhe kontrabandistëve iu pengon kontrolli i kufirit.

Është indikative se si Beogradi zyrtar është heshtur, pas asaj furtune të propagandës dhe pluhurit të madh që ngriti deri në Këshillin e Sigurimit të KB lidhur me vendosjen e doganierëve, kurse tash këtë çështje ua ka lënë do nëpunësve të rendit të tretë: Bogdanoviqit e Stefanoviqit, që ata ta organizojnë popullin për të bllokuar rrugët! (Julius, 18 shtator 2011; 08:33)

Page 286: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

286 Adil Rr. FETAHU

Ivanoviqi: Serbët në Jug të Ibrit të solidarizohen me Veriun

I ashtuquajturi sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministria për KeM, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar në gazetën “Dnevnik” të Novisadit, se “ardhjen e doganierëve kosovarë Serbët e Kosovës e kanë përjetuar si ndarje formale të Veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e shtetit të Serbisë”. Ai i ka ftuar Serbët në Jug të Ibrit që të solidarizohen me ato bandat të cilat po i bllokojnë rrugët, dmth. që edhe të tjerët t’i bllokojnë rrugët. Me këtë Ivanoviqi dëshiron të provokojë dhe të shkaktojë incidente ndëretnike, që pastaj të ankohet se si Serbët i janë ekspozuar ndjekjes dhe presionit për shpërngulje. Ngase e din ai se Shqiptarët nuk do të tolerojnë t’iu mbyllën rrugët, siç po veprojnë në Veri, ku po e bllokojnë vetveten.

E din fare mirë Ivanoviqi se Serbët në tërë Kosovën e kanë përjetuar dhe e përjetojnë ndarjen edhe faktike edhe formale, edhe politike e juridike, edhe ushtarake e ndërkombëtare të Kosovës nga Serbia. Ndarja faktike dhe ushtarake ka ndodhur në vitin 1999; ndarja politike në vitin 2007, kur është miratuar Plani i Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës; ndarja juridike është bërë me shpalljen e pavarësisë dhe miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në vitin 2008) dhe vërtetimin e ligjshmërisë së pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (2010); si dhe me njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës nga më se 80 shtete të botës.

Serbët më të arsyeshëm e të ndershëm e kanë kuptuar realitetin dhe kanë filluar të integrohen në institucionet legale të shtetit në të cilin jetojnë. Vetëm disa politikaj të verbët dhe kriminelët akoma nuk po mund të pajtohen me realitetin, prandaj po manipulojnë me një pjesë të Serbëve të Kosovës, e më shumë me asi të Serbisë, se si gjoja po e mbrojnë Kosovën në kuadër të Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë as nuk do të mundën. Lereni popullin e ndershëm të jetojë dhe punojë normalisht, e mos e mashtroni me iluzione e gënjeshtra! (Julius, 19.09.2011; 21:19, “Kurir”)

Koshtunica: Serbia po i mbyllë sytë

Koshtunica gjysmë i fjetur vet i ka mbyllë sytë (shihet në foto), kotet, ëndërron dhe llomotitë, se si “Qeveria e Serbisë duhet të kërkojë nga Bashkimi Evropian t’i heqë kalimet doganore të vendosura në mënyrë ilegale dhe policët e doganierët Shqiptarë”.

Vendosjen e rendit dhe ligjit në kufirin shtetëror, Koshtunica si doktor i drejtësisë, i quan ilegale, bile bënë fjalë vetëm për ato në dy vendkalimet në

Page 287: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 287

Veri të Kosovës, e jo edhe 11 të tjera, në të cilat poashtu kontrollin në kufi e kryejnë policët dhe doganierët Shqiptarë!

Duke “kënduar me lahutë” kohëpaskohe në temën për Kosovën, Koshtunica po orvatet të qëndrojë akoma në skenën politike deri në zgjedhjet e ardhshme, por sigurisht nuk do të mund ta kalojë as cenzusin zgjedhor, ngase populli e mban mend se çfarë ishte dhe çfarë ka bërë deri sa ka qenë në pushtet.

Hesht more obskurantist dhe të kesh turp! Ti tëndën e ke bërë: e ke shkruar kushtetutën me tërë Kosovën në preambulë, e ke falsifikuar referendumin për miratimin e asaj kushtetute, që u bë gur në qafën e pushtetit aktual.

A thua kjo paraqitje e sotme e Koshtunicës ishte në funksion të tërheqjes së vëmendjes së opinionit nga aksioni i arrestimit të oficerëve të JSO-së, me të cilën ngadalë po zhvillohet lëmshi mbi prapavijën politike të vrasjes së Zoran Gjingjiqit, për të cilën Koshtunica duhet t’ua sqarojë organeve të hetuesisë disa çështje mbi rolin e tij në lidhje me atë vrasje? (Julius, 20 shtator 2011; 21:58)

Tadiqi: Dy qëllime të njëkohësishme dhe reale

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të KB, kryetari i Serbisë Boris Tadiq për të satën herë i përsëriti ato mantrat e tij për arritjen e dy qëllimeve të rrejshme dhe joreale: “Edhe Kosova edhe BE”. Ato qëllime i kundërvihen njëra-tjetrës diametralisht. Çështja e Kosovës është zgjidhur me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë nga 84 shtete të botës. Se shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme dhe se me atë shpallje nuk ishte cënuar asnjë akt juridik ndërkombëtar, këtë e ka vërtetuar institucioni më kompetent juridik i botës – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte akt i njëanshëm veçse pas negociatave disavjeçare të zhvilluara nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të KB, Marti Ahtisarit, por me qenë se Serbia nuk u pajtua me planin e ofruar, nuk mbeti tjetër veçse me pajtimin e bashkësisë ndërkombëtare të miratohet akti i pavarësisë.

Se Kosova është shtet i pavarur e sovran, që ka të drejtë ta shtrijë pushtetin e vet në tërë territorin e vet, këtë për çdo ditë e vërtetojnë dhe i dërgojnë mesazhe Tadiqit dhe Serbisë zyrtare faktorët më relevantë të bashkësisë ndërkombëtare. Ata porosisin se nuk do të ketë më ndryshim të kufijve as ndarje, dhe se Serbia duhet të sillet në mënyrë konstruktive ndaj Kosovës, si fqinjit më të afërt. Për fat të mirë, këtë realitet gjithnjë e më tepër po e pranojnë disa politikaj më të arsyeshëm të Serbisë, por jo edhe Tadiqi, Koshtunica, Jeremiqi e disa tjerë, të

Page 288: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

288 Adil Rr. FETAHU

cilët akoma jetojnë me iluzione e mite dhe nuk po mundën ose nuk po duan ta kuptojnë dhe ta pranojnë realitetin, prandaj po orvatën të ushqejnë pritje joreale. Ajo politikë e pakuptimtë dhe mazohiste, e licitimit të përhershëm rreth asaj parollës: edhe Kosova edhe BE, ose edhe njëra edhe tjetra (sic!), është e dëmshme dhe po merr përmasa histerike, në vend se të ecin përpara kah integrimi dhe përmirësimi kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve. Në vend të kësaj, Tadiqi dhe kompania e tij po “vozitin” në drejtim të kundërt, ose prapa (rikverc)! (Julius, 24 shtator 2011;10:52)

Vërejtje: Pasi që as pas dy orëve të dërgimit të këtij komenti nuk u botua, gjë që nuk është praktikë e rendomtë, atëherë e dërgova komentin e dytë, prandaj u botuan të dy komentet me pothuajse të njëjtën përmbajtje (të parin nuk e futa këtu, në libër).

Kush nuk e zgjidhi problemin e Kosovës?

“Është lëshuar edhe shansa e fundit në vitin 2006, që të zgjidhet problemi i Kosovës, ngase Koshtunica nuk e ka pranuar propozimin që Kosova të ndahet në pjesën serbe dhe pjesën shqiptare”,- shkruan sot gazeta “Kurir”.

Jo or zotërinjë, as Koshtunica as cilido nga udhëheqësit a politikajt serbë nuk janë fajtor pse Kosova nuk është ndarë. Për këtë është “fajtor” populli Shqiptar, i cili kurrë dhe me asnjë kusht nuk është pajtuar për ndarjen e Kosovës së vet. Ka pasur propozime të tilla edhe shumë më heret se në vitin 2006, por kurrë nuk ka qenë e mundur të ndahet diçka që është pandashme. Kosova ka qenë, është dhe do jetë tokë Shqiptare. Fakti se në Kosovë jetojnë edhe një numër i vogël Turqë, Romë, Serbë,Kroatë e Malazezë (të gjithë ata së bashku nuk e përbëjnë as 7% të popullsisë së gjithmbarshme të Kosovës), nuk do të thotë se vendin duhet copëtuar e ndarë secilit nga një copë!

Idenë për ndarjen e Kosovës qëmoti e ka lansuar “babai i kombit”, Dobrica Qosiqi, e këtë ide ka dashur ta realizojë edhe Zoran Gjingjiqi, por kjo ka qenë e pamundur. Koshtunica është kënaqur me mbajtjen e Kosovës në preambulën e asaj kushtetutës së tij të oktroizuar dhe të parealizueshme. (Julius, 25.09.2011; 09:20,”Kurir”)

Cvetkoviqi: I pari do shkoja në Kosovë poqese kjo do ndihmonte diçka

Duke angazhuar Goran Bogdanoviqin nga Qeveria e Serbisë, që të nxitë e përkrahë ata të cilët për interesa të caktuara i bllokojnë rrugët dhe pengojnë

Page 289: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 289

lëvizjen e lirë të njerëzve,- kryeministri Cvetkoviq po konsideron se Qeveria e tij është e pranishme në Kosovë.

Prania e tillë askujt nuk i sjell dobi, përveç atyre kriminelëve e kontrabandistëve të cilët deri më tash janë mësuar që pa u penguar të merren me krimin e organizuar dhe kontrabandimin e mallrave të të gjitha llojeve.

Politika e Qeverisë sate, nëse të pyet kush gjëkafshë, nuk është zgjidhje veç krijim i problemeve. Problemet nuk zgjidhen duke nxitur bllokimin e rrugëve, duke gjuajtur me armë policët dhe ushtarët e KFOR-it. E vetmja zgjidhje e drejtë është që Qeveria jote ta njeh pavarësinë e Kosovës dhe t’i bind serbët që të respektojnë ligjet dhe organet e pushtetit në vendin ku jetojnë. Atëherë ti si kryetar i Qevrisë së shtetit fqinjë do ishe i mirëseardhur dhe i pritur ngrohtë nga kolegu yt Hashim Thaçi. (Julius, 29.09.2011; 21:23, “Kurir”)

Vërejtje: I njëjti koment u botua edhe në sajtin B=92, në ora 20:57.

U refuzua kërkesa e Sheshelit për ndërprerjen e procesit

Shesheli ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që të ndërpritet procesi kundër tij, për shkak të, siç thot ai, shkeljes së të drejtave të të akuzuarit për proces të shpejt!

Sa më kujtohet, ai para disa muajve vet ka kërkuar nga Tribunali t’ia jep edhe dy vjet për t’u përgatitur për mbrojtje, dhe ka kërkuar madje edhe mjete financiare për botimin e librave të tij të shkruara në paraburgim, me përmbajtje propaganduese kundër Vatikanit dhe Perëndimit.

Me truke të tilla budallaqe ai po i zbavitë simpatizuesit e vet në Serbi dhe gjetkë, por tërë kjo është në dëm të vet. (Julius, 29.09.2011; 21:33, “Kurir”)

Jeremiqi: Dialogu e zgjidhë krizën në Kosovë

Veç shkaktoni ju incidente dhe hedhni bomba mbi ushtarët e KFOR-it, e pastaj kërkoni të zhvilloni dialog midis Kosovës e Serbisë për këso temash (sic!).

Dialogu është paraparë për zgjidhjen e problemeve teknike, me rëndësi për jetesën e njerëzve, e jo për zgjidhjen e konflikteve të armatosura midis bandave kriminale të cilat i bllokojnë rrugët dhe shtinë me armë në policë dhe ushtarë.

Në qoftë se juve nuk ju nevojitet dialogu, palës kosovare edhe më hiq nuk i nevojitet, ngase nga dialogu i tillë nuk ka ndonjë dobi. Veçmas nëse kemi

Page 290: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

290 Adil Rr. FETAHU

parasysh se pala serbe nuk ka hyrë në dialog me qëllim që të zbatojë marrëveshjet eventuale të arritura, por vetëm sa për të fituar ndonjë poen për kandidaturën e saj në Bashkimin Evropian.

Duke kukatë në Këshillin e Sigurimit të KB pas çdo incidenti që vet e shkaktoni, nuk do arrini asgjë. Përkundrazi, i iritoni edhe ata në të cilët llogaritni se do ju përkrahin. (Julius, 29.09.2011; 21:52, “Kurir”)

Serbët i përforcojnë barrikadat 500 metra larg Jarinës

Duke kryer “obligimin e punës” së qëndrimit ditë e natë mbi trungjet dhe barrikadat me zhavorr, si majmunët, vetëm sa e pengojnë qarkullimin e lirë të bashkëkombësve të vet, ndërsa kur KOFR-i i heqë barrikadat dhe njerëzit prej atyre – asgjë! Në fotografi shihet se si një grua e re (serbe) i ofron banane ushtarit të KFOR-it, ndërsa ai ia bënë me dorë, sikur don t’i thotë: “Banane kam unë për ty, ndërsa prej teje pres të më japësh molla”!

Ata që kanë nxitur vendosjen e barrikadave por nuk kanë arritur qëllimin që ta bindin delegacionin e Kosovës të bisedojnë e negociojnë për kalimet kufitare, duket se tash janë penduar që i gjithë ai mund ishte një marri e padobishme. Efekti i përgjithshëm i asaj strategjie është largimi i sigurt i Serbisë nga procesi i negociatave për kandidaturën në Bashkimin Evropian, dhe asgjë tjetër. Por, ata do ta shpikin edhe ndonjë marri tjetër kreative, e cila do i largojë akoma më tepër nga bota e civilizuar. (Julius, 30.09.2011; 19:11; “Kurir”)

Bogdanoviqi: Me Kuperin të zgjidhen problemet në Veri

I ashtuquajturi ministër për KeM, Goran Bogdanoviqi, deklaroi për RTS se në bisedimet me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës e Beogradit, Robert Kuper, duhet të jemi krejtësisht të qartë dhe preciz. Serbët janë të përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, ka thënë Bogdanoviqi.

Bogdanoviqi që është “kryesi i punëve” në vënien e barrikadave dhe krijimin e problemeve, tash kërkon që për të njëjtat probleme të zhvillohen negociata.

Ato nuk janë probleme për dialog, veçse për veprimin e organeve kompetente në pajtim me ligjin. Vënia e barrikadave dhe pengimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, nuk bënë pjesë në protesta paqësore. Pala kosovare dhe faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e kanë toleruar deri tash atë situatë, ngase ata që i

Page 291: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 291

kanë vënë barrikadat vetvetes ia kanë bërë të pamundur lëvizjen e lirë. Ato barrikada nuk e pengojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, veçse të lëvizjes së Serbisë kah Bashkimi Evropian. Përndryshe, lufta për Jarinje dhe Bërnjakë në njëfar mënyre është edhe lufta për të fituar vota në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, por njëkohësisht është edhe braktisje e asaj preambulës famoze të kushtetutës së Koshtunicës për (tërë) Kosovën në përbërje të Serbisë.

Serbët sikur nuk kanë nxjerrë mësim nga barrikadat e ngritura që nga Knini e këndej. Njeriu habitet se çfarë gjendje psikike kanë ata njerëz të cilët ditë e natë rrinë mbi barrikada, a mendojnë fare ata me kokën e vet apo vetëm me kokën e madhe të Goran Bogdanoviqit? Në atë mënyrë vetëm sillën në rrethin e lajthitjeve dhe mitomanisë, kurse jeta reale kalon dhe “po afrohet kjameti i paralajmëruar”, qoftë se ndodhë më 21.12.2012 siç ka paralajmëruar Maja, më 2013 siç ka paralajmëruar NASA, apo njëqind vjet më vonë! (Julius, 03.10.2011; 09:10, “Kurir”)

Një serb i ROS-as ka komanduar aksionin e debllokimit të rrugëve

Lerini le të rrinë mbi barrikada. Ata ashtu vetveten e pengojnë në lëvizjen e lirë, dhe njëkohësisht e pengojnë lëvizjen e Serbisë kah Bashkimi Evropian. Shqiptarëve nuk ua pengojnë lëvizjen.

Duke ndejtur mbi trungje, tregojnë se e kanë prejardhjen prej majmunëve. (Julius, 4 tetor 2011; 08:02, “Pravda”)

11 vjet nga rënia e Millosheviqit

Më 5 tetor 2000 nuk ndodhi lëvizje demokratike, por një grushtet politik, me jehonë e kohëzgjatje të shkurtër, por me pasoja të gjata. Atëherë nuk u rrëxua politika e Millosheviqit, por u rrëxua vetëm Millosheviqi. Fryma e tij edhe sot e kësaj dite e përshkon tërë politikën e Serbisë së sotme, të ndotur me nacionalizëm. Është e dhembshme, por e vërtetë. Këtë po e shohin tash të gjithë; edhe ata që ankohën për kohën e Titos madje edhe për kohën e Millosheviqit. Kuadrot e Millosheviqit janë në kreun e pushtetit të tashëm shtetëror të Serbisë: Sllavica Gjukiq-Dejanoviq është kryetare e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq është zëvendës-kryeministri dhe ministër i policisë, e sa e sa të tjerë janë ministra, ambasadorë, kryetarë komunash, drejtorë të agjensioneve dhe institucioneve shtetërore, të bordeve në ndërmarrjet publike, e të tjera? Vet Ivica Diaçiqi në një rast pat thanë: “S’di përse na rrëxuat nga pushteti, kur edhe tash është krejt njësoj”?

Page 292: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

292 Adil Rr. FETAHU

Domethënë, krejt është njësoj – vetëm ai (Millosheviqi) nuk është!

Ta karikojmë paksa situatën: Sa herë që Millosheviqi i dëgjon nga RTS-si kabllovik në atë botë deklaratat e Voja Koshtunicës e Boris Tadiqit se “Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe se për asnjë çmim nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, Millosheviqi kërcën nga gëzimi dhe me tërë zërin e tij (të shterrur) bërtet: - Ashtu kolegë, nuk e japim Kosovën!

Posaçërisht e gëzon fakti se Ivica i tij i vogël (Daçiqi) tash është ministër i policisë, me tërë garniturën e kuadrove nga koha e tij.

Prandaj, pusho i qetë legjendo, sepse gjithçka është njësoj, vetëm ti po (na) mungon! (Julius, 5 tetor 2011; 10:02)

Zvonko Veselinoviq: Jam fajtor se jam Serb

Pasi ‘rrodhi’ informata nga raporti i Këshillit për Siguri të Kuvendit të Serbisë, se njëfar krimineli i quajtur Zvonko Vesellinoviq paska udhëhequr aksionin e vënies së barrikadave, të djegëses së vendkalimeve kufitare të konfliktit të amatosur me KFOR-in, ndonjë politikan ose zyrtar serb më i arsyeshëm (Drashkoviqi, Jovanoviqi, Malloviqka, Homeni), kanë kërkuar nga organet e pushtetit ta informojnë popullin mbi të vërtetën për ngjarjet, e të mos manipulojnë me gënjeshtra përmes mediave. Ministresha e drejtësisë, Snezhana Malloviq, ka thënë se Zvonko Vesellinoviqi nuk do të ketë mbrojtje.

Unë nuk besoj se ai kriminel nuk do të ketë mbrojtjen, për shkak se kriminelët dhe kontrabandistët asnjëherë nuk veprojnë vetëm dhe të izoluar; ata veprojnë në bashkëpunim me strukturat e pushtetit, në mënyrë që pastaj të gëzojnë mbrojtjen e tyre. Në këtë frymë ministri i policisë, Ivica Daçiq, flet tash se aksionin e vënies së barrikadave, djegëjes së objekteve të doganave dhe incidentit me KFOR-in nuk e kanë udhëhequr strukturat kriminale?!

Nuk besoj se populli ndershëm i ka udhëhequr ato aksione, por kriminelët të nxitur, udhëhequr e mbështetur nga strukturat e pushtetit nga Beogradi. Ai far Zvonko është vetëm një pion në duartë e atyre strukturave, por si kriminel dhe kontrabandist që është punon edhe për llogari të tij, i lidhur ngushtë me kriminelët dhe kontrabandistët nga Serbia dhe nga Kosova.

Zvonkoja me 31 maj 2003 ishte burgosur në Novi Pazar me 1390 gram heroinë, por dikush nga pushteti e kishte mbrojtur nga gjykimi, prandaj ai tash (nuk)gënjen kur thotë se nuk ka qenë i gjykuar! Është i lidhur edhe me njëfar Radosllav Keneta i grupit të të arrestuarve në rastin “Kollubara”, ngase me

Page 293: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 293

kamionët e “Kollubarës” Zvonko bënë transportimin e koncentratit të xehes prej “Trepçës” në limanin e Tivarit.

Sido që të merret, Zvonko Vesellinoviqi është një prej kriminelëve dhe ai mund të bie theror për qëllime të “shpëtimit të fytyrës” së pushtetit serb, por ai nuk është i vetmi. Në shoqëri të ngushtë me te janë edhe Goran Bogdanoviqi dhe Borisav Stefanoviqi, të cilët shumë shpesh shihen me te. (Julius, 8 tetor 2011; 11:52, “Pravda”)

Ja vlen të luftohet për Kosovën

Regjisori kontraverz Emir Kusturica porositë: “Ja vlenë të luftohet për Kosovën, sepse çështja e mitologjisë është çështje kyçe për ekzistimin e një populli”!

Kusturica është shembull shkollor, se si një artist i talentuar dhe i shkolluar nuk është e thënë të jetë aspak edhe i mençur. Si mendon ai që mitologjia është faktor kyç për ekzistimin e një populli?! Mitologjia nuk është gjë tjetër veçse përpunimi dhe përsëritja e tregimeve dhe përrallave për subjektet, sendet ose ngjarjet të cilat as nuk kanë ekzistuar.

Në kohën e rrethimit dhe bombardimit të Sarajevës, ai (më 1992) ka ikur nga qyteti i tij i lindjes dhe ka shkuar drejt në Beograd, në qendrën prej nga është dirigjuar përhapja e luftërave në republikat e tjera. Prindët e tij: Murati e Senija (të cilët ky kurrë nuk i përmend në biografinë e tij), kishin shkuar në Mal të Zi, ndërsa ky në Beograd!

Ishte i afërt me të gjitha regjimet, prej kohës së J.B.Titos, me atë të Millosheviqit, Koshtunicës e deri me regjimin aktual në Serbi. E ka ndërruar emrin, fenë dhe kombësinë. I urrenë amerikanët aq shumë, sa që nuk pin as pije amerikane! Kurse i adhuron njerëzit si: Çe Gevaren, Fidel Kastron, J.B.Titon, Drazha Mihajlloviqin, Sadam Huseinin, Hugo Çavezin, Koshtunicën, Dodikun...

Do të thotë se në biografinë e tij gjithçka është kontraverze, duke filluar nga filmat, orientimi nacional e politik, deri te miqtë që i adhuron!

Tash nga feudi i tij “Emirati” që ka krijuar në Mokra Gora, e shikon dhe përmjerrë Bosnën e tij, kombin dhe fenë e tij, dhe moralin e tij që e ka në nivel të trangullit të detit! Ndërsa porositë se si duhet luftuar për Kosovën – me mitologji! Çka s’dëgjon njeriu! (Julius, 09. 10. 2011; 10:05, “Kurir”)

Page 294: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

294 Adil Rr. FETAHU

Serbia nuk mund të hyjë në NATO për shkak të Kosovës

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitrij Ollegoviq Rogozin, ka thënë (për gazetën “Politika”) se “Serbia nuk mund të hyjë në NATO për shkak të kontestit territorial që ka me Kosovën. Për të hyrë në NATO së pari duhet ta njeh pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën nuk është e mundur. Por, Moskva është e brengosur nga fakti se, për shkak të hyrjes në NATO, Serbia mund ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”,- ka thënë Rogozin.

Këta diplomatët rus: Konuzin, Rogozin, Çurkin etj, i japin këshilla popullit serb, sikur politika dhe diplomacia serbe të ishin adoleshente. Duke iu dhënë këshilla se si duhet të veprojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare, këta në mënyrë të drejtpërdrejt po përzihen në punët e brendshme të Serbisë. Llogarisin këta se në Serbi ka shumë rusofilë, prandaj duhet dhënë mbështetje atyre.

Këtyre ambasadorëve të Rusisë iu ka mbetur roli i ndërsyerjes së Serbisë kundër Kosovës, kundër Amerikës, kundër NATO-s, dhe po e luajnë lojën e rrejshme për të mbajtur përshtypjen sikur kanë ndonjë ndikim, përderisa autoriteti i tyre ka rënë në nivelin e trangullit të detit! (Julius, 10 tetor 2011; 17:21)

Koshtunica: Serbia t’i kthehet vetvetes

Si rëndom, Vojisllav Koshtunica lajmërohet prej ndonje jazbine, me kumtesë me shkrim për opinion dhe llomotitë pa lidhje. Tash e kritikon pushtetin aktual, përse në vitin 2008 e ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, prej së cilës po dalin kushtet kosovare në procesin e asocimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

E z.Koshtunica, e nënshkruat apo nuk e nënshkruat atë MSA, kushtet kosovare do t’iu dilnin pengesë në procesin e integrimit evropian, ngase edhe Serbia si çdo shtet tjetër i cili aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, duhet t’i plotësojë kushtet dhe kriteret e caktuara, ndërsa një prej kushteve themelore është zhvillimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Përndryshe, në të njëjtën Marrëveshje ti e ke vënë parafin tënd, derisa ke qenë në pushtet, kryetar i Qeverisë së Serbisë.

Sa i përket propozimit tënd, që Serbia t’i kthehet vetvetes, në qoftë se me këtë ke menduar që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, këtu ia ke qëlluar dhe unë plotësisht pajtohem me propozimin tënd. Por, me një rezervë të konsiderueshme në sinqeritetin tënd! (Julius, 11.10.2011; 17:40, “Kurir”)

Page 295: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 295

“Stefanoviqi ofron ndarjen e Kosovës”

Edhe unë i ofroj Stefanoviqit ndarjen e Serbisë. Shqiëtarëve t’u jepet deri te Nishi (“Molla e Kuqe”), Boshnjakëve t’u jepet Sanxhaku, ndërsa Hungarezëve Vojvodina, kështu që Serbia të kthehet në Pashallukun e Bogradit, siç ka qenë deri në Kongresin e Berlinit, respektivisht në Konferencën e Londrës dhe luftërat Ballkanike. Vetëm atëherë Serbia do t’i kthehej vetvetes, siç porositë Koshtunica. (Julius, 12 tetor 2011; 18:58)

Për përparim të mëtejshëm, Kosova është kusht

Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian që Serbisë t’ia jep statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, poqese i përmbushë kushtet e caktuara në lidhje me Kosovën; kushtet janë ato që para disa ditëve zyrtarëve të Serbisë ua ka komunikuar kancelarja gjermane, Angela Merkel:

- që Serbia duhet ta vazhdojë dialogun me Kosovën për zgjidhjen e çështjeve teknike (kurrsesi statusore),

- t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tash,

- t’ shpërbëjë strukturat paralele të pushtetit të vet në Kosovë,

- të sillet në mënyrë konstruktive ndaj Kosovës.

Këto kushte në të vërtetë do të thonë njohje praktike e pavarësisë së Kosovës. Zyrtarët e Serbisë po e gënjejnë popullin e vet, se si Komisioni Evropian në raportin e vet ka qenë neutral sa i përket statusit të Kosovës?!

Si mund të flitet për neutralitet ndaj statusit, derisa ai Komision ka bërë raport të posaçëm mbi përparimin e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane si shtet i pavarur, të cilin ua ka dorëzuar zyrtarëve të Kosovës, dhe në atë raport i ka identifikuar përparimet që ka bërë Kosova në përmbushjen e kushteve politike dhe harmonizimin e ligjeve me standardet evropiane. Si rezultat i atij përparimi në segmente të caktuara, Komisioni ka propozuar që të fillohet dialogu për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka pasur edhe vërejtje për stagnimin në disa segmente. Por e gjithë kjo tregon se është fjala për shtet të pavarur, dhe jo për status neutral.

Jeremiqi thotë se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë as pas mendimit (raportit) të Komisionit!

Page 296: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

296 Adil Rr. FETAHU

Por, në qoftë se politika e Serbisë nuk do të ndryshojë ndaj Kosovës, do të ndryshojë politika e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, ashtu që ajo sintagma: “Edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian”, do të shndërrohet në: “As Kosova as Bashkimi Evropian”.

Unë mendoj se Jeremiqin duhet shkarkuar menjëherë nga funksioni që ka, në mënyrë që të mos e fëlliqë më punën në procesin e mëtejmë të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai më me dëshirë do të bashkohej në ndonjëfar lidhje me Kamboxhën, se sa me Bashkimin Evropian! (Julius, 13 tetor 2011; 09:58, “Pravda”)

“Nëse nuk i heqin barrikadat, i heqim ne”

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe përkrahjen që po u japin vënies së barrikadave, fitohet përshtypja se ato i kanë vendosur kriminelët në bashkëpunim të ngushtë me pushtetin në Beograd dhe me Kishën Ortodokse Serbe. Përfaqësuesit e Qeverisë: Goran Bogdanoviqi e Borko Stefanoviqi tërë kohën janë me ata të barrikadave, kurse patriku Irinej i porositë të qëndrojnë në ato barrikada, duke menduar se kështu do ta shkëpusin pjesën veriore të Kosovës e t’ia bashkangjesin Serbisë.

E nuk do të mundeni. Barrikadat do hiqen dhe disa iniciues, nxitës dhe zbatues të barrikadave do e “hanë” burgun për shkak të kryengritjes së armatosur.

(Julius, 16 tetor 2011; 08:58)

Rajoni bashkë në Evropë

Çfarë hipokrizie!

Mblidhen në Beograd, prej nga kanë filluar, dirigjuar, komanduar, përkrahur, financuar dhe me të gjitha mjetet janë zhvilluar luftërat në territoret e fqinjëve, ndërsa tash kinse po ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, por as nuk i kanë ftuar fqinjët (Kosovën e Maqedoninë).

Kjo farsë iu shërben vetëm sa për të marrë ndonjë poen nga faktorët e jashtëm, ndërsa brenda me të gjitha mjetet përpiqen të destabilizojnë fqinjët, ashtu siç është caktuar në Memorandumin 2 të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë. (Julius, 16 tetor 2011; 09:52, “Pravda”)

Page 297: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 297

Nuk heqim dorë nga Kosova për shkak të Evropës

Patriku serb, Irinej, dje në Jagodinë (ish-Svetozarevë), pasi mbajti një “parastos” (përshpirtje) për qytetarët e Jagodinës të rënë prej Luftës së Kosovës dhe luftërat për çlirim e bashkim, të viteve 1912 e 1918, para qytetarëve dhe nxënësve të shumtë të shkollave, të organizuar për pritjen e patrikut, mbajti një fjalim politik duke i dhënë këshilla e leksione pushtetit nga fusha e politikës shtetërore. Në fillim theksoi se toka e Kosovës është larë me gjak, qysh prej Luftës së Kosovës deri më sot.

Duke u ndërlidhur me barrikadat të cilat këto ditë i kanë ngritur e po i mbrojnë serbët në Veri të Kosovës, për të cilat Bashkimi Evropian kërkon që të hiqen, patriku bëri pyetjen: “Vallë, a guxojmë dhe a mundemi të heqim dorë nga toka jonë e shenjtë”, për t’iu përgjigjur vet pyetjes së tij: “ Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”!

Po, është e vërtetë se toka e Kosovës është e larë me gjak, por më së tepërmi me gjakun e Shqiparëve autoktonë në luftën kundër okupatorëve, duke filluar nga Perandoria Otomane (deri në viti 1912), pastaj okupimit serb pas luftërave Ballanike, deri në çlirimin definitiv në vitin 1999.

Për patrikun do ishte më mirë dhe më e njerëzishme të merrej me punët shpirtërore e të kishës, ta pastrojë kishën nga kriminelët, keqpërdoruesit e pedofilët, të mos i përkrahë e të mos iu ndajë dekorata kriminelëve (Arkanit) e pedofilëve (Pahomijes), dhe të mos i indoktrinojë fëmijët me urrejtje kundër të tjerëve!

Thirrja në Luftën e Kosovës është argument i dobët për Kosovën si “tokë e shenjtë serbe”. Në atë luftë, e cila ka zgjatur më së paku në historinë e luftërave të armatosura midis dy ushtrive (ka zgjatur gjithsejt afro dhjetë orë), kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjithë popujve të rajonit: Shqiptarë, Sebë, Boshnjakë, madje edhe Hungarezë, por janë mundur nga armiku shumëfish më i fortë.

Sa u përket barrikadave në Kosovë, patriku qysh pasnesër mund ta mbajë një “parastos” për to dhe për njerëzit që i kanë ngritur dhe ruajtur ato barrikada!

(Julius, 17 tetor 2011; 09:31, “Pravda”)

Shënim: Këtë koment (me përmbajtje identike, pak më të ashpër) e kam dërguar tri herë në sajtin B=92, dhe dy herë në këtë të “Pravda-s”, por B=92 nuk e botoi.

Page 298: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

298 Adil Rr. FETAHU

SRS: Armiqtë po na e marrin KeM

Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Zoran Krasiq, thotë se “Armiqtë po na e marrin Kosovën e Metohinë”, me ç’rast si armiq i përmend: ShBA-të, NATO-n dhe BE-në.

Nuk ishte Kosova e juaja bre Krasiq, që t’ua merrte dikush, dhe nuk ua kanë marrë ShBA-të, NATO dhe BE-ja, veçse populli i Kosovës, respektivisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në vitin 1999 e çliroi dhe ktheu vendin e vet, pas gati një shekull okupimi, dhe këtë e bëri mu në kohën kur ju ishit në pushtet: SRS dhe SPS, ashtu sikur që i keni humbur edhe të gjitha luftërat e tjera për pushtimin e tokave të hueja me të cilat mendonit se do ta krijoni Serbinë e Madhe, sikur thoshte lideri juaj, tash “banues i përhershëm” në Sheweningen, Vojisllav Shesheli.

Mos i fajsoni tash të tjerët, por shporruni prej skenës politike të Serbisë dhe lereni Serbinë të ecë përpara, ngase me juve nuk do ketë fat! (Julius, 21 tetor 2011; 19:38)

Çfarë (është) politika shtetërore

Të vetëquajturit liderë të serbëve të Veriut të Kosovës u takuan në bisedë me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiqin, për politikën shtetërore në zgjidhjen e “krizës së tyre”. Nga Tadiqi ata kërkuan “të jetojnë në shtetin e tyre dhe që për këtë t’i ndihmojë Tadiqi”.

Askush nuk mund t’ua zgjidhë krizën të cilën vet e kanë krijuar në kokat dhe në trungje-barrikadat e tyre. Këtë mund ta zgjidhin ata vet në mënyrë të qetë. Barrikadat do hiqen kështu e ashtu; ato do i heqë KFOR-i, por kriza do mbetet edhe më tutje në kokat-trungje të tyre.

Çfarë liderësh e çfarë kërkesa të drejtuara në adresë të gabuar.

Në qoftë se ata “liderë” janë qytetarë të Kosovës dhe nëse duan të jetojnë në Kosovë si në vendin e tyre, atëherë duhet të bisedojnë me kryetarin ose me kryeministrin e Kosovës, e jo me kryetarin e ndonjë shteti fqi.

Por, nëse ata “liderë” mendojnë të jetojnë në Serbi, kjo është çështje e tyre private, të cilën mund ta zgjidhin vet, pa u konsultuar me askend. (Julius, 24 tetor 2011; 15:24, “Pravda”)

Page 299: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 299

Ka rënë barrikada në Bërnjakë

Siç po duket, kot iu paskan ardhur do rus të uniformuar për ndihmë për ruajtjen e barrikadave. Eskavatorët e KFOR-it mund t’i mbulojnë me zhavorr, poqese ata avitën afër barrikadave.

Në orët e vona të pasditës së sotme unë e pata shkruar dhe u botua (në “Pravda”) një koment, duke parashikuar se barrikadat do hiqen, vullnetarisht ose me zor, por se “kriza” do mbetet në kokat-trungje të atyre që deri më tash e kanë manipuluar popullin, duke i vënë “obligim pune” për të ngritur dhe ruajtur barrikadat, me të cilat vetvetes ia kanë kufizuar lirinë e lëvizjes.

Mblidhni mendjen o njerëz, se ky shekulli 21 nuk është shekulli i barrikadave, por shekulli i bashkëpunimit dhe integrimeve në interes të të gjithë njerëzve. Vetëm nacionalistët destruktivë e kryeneçë kanë dobi nga barrikadat. Populli ka vetëm dëm prej tyre. (Julius, 24 tetor 2011; 21:48)

Nuk i duam doganierët shqiptarë

I vetëquajturi prefekti i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, ka thënë: “Qëllimi ynë themelor është të mbetemi në këto hapësira dhe të jemi në përbërje të Serbisë”.

E mor zotëri “prefekt”, i ke caktuar vetit qëllim të rëndë dhe të paarritshëm. Sepse, nuk do të mund të mbetesh në hapësirën e Kosovës dhe në kuadër të Serbisë! Zgjedhje njërën prej këtyre varianteve. Por si je sjellë deri më tash, më mirë e ke ta zgjedhësh që të jetosh në Serbi, veçse për këtë duhet të shpërngulesh brenda territorit të Serbisë, e jo në Kosovë. Përndryshe, ti jeton në fiksion se je njëfar prefekti i një qarku (prefekture) që nuk ekziston. Sepse Kosova nuk është e ndarë në qarqe, por në komuna. Madje, ty askush nuk të ka zgjedhur as emëruar për kurrëfar prefekti, sikurse nuk ka as prefektë të tjerë legjitimë në Kosovë. (Julius, 25 tetor 2011; 20:47, “Prava”)

Kastro: Slloba për pak do ta ketë mundur NATO-n

Udhëheqësi shumëvjeçar i Kubës, Fidel Kastro, ka “vlerësuar” se Sllobodan Millosheviqi për pak do ta kishte mundur NATO-n. Vetëm t’i qëndronte bombardimit edhe disa ditë më gjatë, NATO do eksplodonte,- ka thënë Kastro.

Page 300: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

300 Adil Rr. FETAHU

E more i gjorë i popullit fatkeq të Kubës që të ka pasur për udhëheqës. Po a nuk paske dëgjuar ti se S.M. “e ka mundur” NATO-n, ashtu që ajo Aleancë është “dorëzuar” dhe e ka nënshkruar kapitullimin me Marrëveshjen e Kumanovës.

Sapo e kishim harruar këtë diktator, kur ja po lajmërohet me këso marrinash, në vend se para se të vdes t’i lutet Zotit t’ia falë mëkatet për të gjitha të këqijat që ia ka bërë popullit kubanez. (Julius, 26.10.2011; 10:02; “Kurir”)

Daçiqi: Merkelka ka propozuar Kosovën federatë

Daçiqi po gënjen se Angela Merkel (gjatë drekës) ka propozuar federalizimin e Kosovës. Poashtu gënjen, kinse dikush në Amerikë i paska propozuar ndarjen e Kosovës. Nga të gjitha rrenat që i përmend, më afër realitetit është opsioni për ndërrimin e territoreve: tri komuna nga Veriu i Kosovës (Leposaviqi, Zveçani dhe Zubinpotoku), për tri komuna nga Jugu i Serbisë (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja). Besoj se këtë variantë do ta pranonte edhe pala kosovare, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kundërshtonte.

Të gjitha të tjerat janë rrena dhe mashtrim i popullit! (Julius, 27 tetor 2011; 10:28, “Vecernje novosti”)

Serbia do mbetet pa kandidaturë

Këshilli i Evropës nuk do t’ia jep Serbisë kandidaturën më 9 dhjetor, poqese nuk e vazhdon intensivisht dialogun dhe poqese nuk i zbaton marrëveshjet e arritura deri më tash midis Prishtinës e Beogradit,- njofton “Pravda” nga burimet diplomatike në Bruksel.

Kjo nuk është kurrëfar risie. Ato dy kushte elementare: vazhdimi i dialogut dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura, kanë qenë kushte të theksuara me kohë në Raportin e Komisionit Evropian.

Serbia vet e ka komplikuar tash procesin e integrimit, duke ngritur barrikada në Veri të Kosovës, të cilat tani nuk mund t’i kalojë në rrugën e vet të integrimit në Evropë. Bashkimi Evropian nuk don ta pranojë asnjë shtet i cili ka probleme me fqinjët. Edhe nëse i përmbushë kushtet për të marrë kandidaturën, madje edhe për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për bashkim, Serbia nuk do të mund të bëjë hapa serioz për anëtarësim në BE, gjithnjë deri sa të mos sillet në mënyrë konstruktive me fqinjët, e deri te njohja eksplicite e pavarësisë së Kosovës.

Page 301: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 301

Maqedonia e ka fituar statusin e kandidatit dhe caktimin e datës për fillimin e negociatave të qasjes qysh në vitin 2005, mirëpo për shkak të problemit të emrit dhe disa mosmarrëveshjeve të imta që ka me Greqinë, nuk ka mundur të bëjë asnjë hap përpara. Po çfarë të thuhet për Serbinë, e cila në mënyrë të hapur ka pretendime territoriale, të caktuara në aktet e saj juridike, politike dhe me veprimet praktike më agresive.

Deri sa në Serbi të mos vijnë në pushtet njerëz të tjerë më të arsyeshëm, sikur janë Çeda Jovanoviqi ose Vuk Drashkoviqi, të cilët do ta ndërronin esencialisht politikën shtetërore, por kurrsesi të mos vijnë radikalët e SNS-së të cilët do ta rusifikonin Serbinë, për popullin e Serbisë nuk ka ditë më të mira. Pushteti i tanishëm në Serbi ka probleme me perceptimin e hapësirës dhe kohës në të cilën jeton, dhe në bashkëveprim me lobin kriminal dhe me Kishën Ortodokse Serbe po sillen sikur të ishin në mesjetë! (Julius, 28 tetor 2011; 09:40,”Pravda”)

Qosiqi: Kam pasur zgjidhjen për Kosovën

Akademiku Dobrica Qosiq ka deklaruar se ka pasur zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës, veçse askush nuk e ka dëgjuar.

Ky skriboman dhe akademik autodidakt ka pasur zgjidhje për gjithçka, vetëm se nuk ka pasur zgjidhje se si t’i realizojë ato zgjidhje në praktikë.

Ai zgjidhjen për çështjen e Kosovës (Shqiptarëve) e ka pasur sipas reçetës nga Elaborati i Vasa Çubrilloviqit + Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, veçse ajo zgjidhje nuk ka mundur të zbatohet, për shkak se Qosiqi është lindur “në shekullin e huaj”. Ka tentuar që zgjidhjen ta realizojë përmes “vozhdit” të vet, Sllobodan Millosheviqit, por as me te nuk ka pasur sukses. Pastaj, “vozhdi” e vuri Qosiqin në vendin e vet, të kryetarit të RFJ-së, por as nga kjo pozitë zgjidhjen nuk e realizoi dot.

Përkundër të gjitha angazhimeve dhe përpjekjeve, mbeti edhe pa Çmimin Nobël. Eh sa e pamiradijshme është kjo botë. Qosiqi më mirë të shkojë sa më parë (në atë botë), sepse nuk i ka mbetur më të jetojë “në shekullin e huaj”! (Julius, 30 tetor 2011; 10:23)

Seanca për Kosovën do shtyhet

Seanca e Kuvendit të Serbisë, në të cilën do duhej të shqyrtohej raporti i Qeverisë për situatën në Kosovë, e paralajmëruar për 2 nëntor, do shtyhet për një ditë a dy,- lajmëron “Tanjugu”. Shkak i shtyrjes është se deputetëve duhet

Page 302: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

302 Adil Rr. FETAHU

t’iu dërgohet edhe një dokument i cili do përmbante konkluzat lidhur me politikën ndaj Kosovës.

Raporti i Qeverisë për situatën në Kosovë ka shkaktuar bujë reagimesh të ashpra në media. Shkak i reagimit të tillë është se raporti i ka heshtur disa ngjarje me rëndësi, siç ishin: kallja e objektit të Doganës në Jarinjë, vrasja e policit të Shërbimit Policor të Kosovës, konflikti i armatosur me ushtarët e KFOR-it, etj. Nga ana tjetër, raporti në mënyrë të rrejshme ka paraqitur se KFOR-i ka gjuajtur me plumba të luftës në “popullin duarthatë”.

Të përkujtojmë: Kuvendi i Serbisë çdo tre muaj shqyrton raportet e Qeverisë për situatë në Kosovë. Duke pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur këta tre muajtë e fundit, si dhe kohën kur pritet dhënia e statusit të kandidatit Serbisë për në Bashkimin Evropian, ky raport dhe propozimi i konkluzave për politikën e ardhshme ndaj Kosovës do të shkaktojnë debat të ashpër në Kuvendin e Serbisë, veçmas midis deputetëve nga radhët e LDP-së e të SPO-së nga njëra anë, dhe radikalëve të SNS-s e SDS-it nga ana tjetër. Në qoftë se konkluzionet nuk do jenë në frymën e mesazheve të Brukseslit: që të ndërpritet financimi dhe përkrahja e strukturave paralele, që të hiqen barrikadat e të mundësohet lëvizja e lirë, që të vazhdojë dialogu intensiv midis Prishtinës e Beogradit për zgjidhjen e problemeve praktike, dhe që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash,- më 9 dhjetor nuk do ketë asgjë nga kandidatura e Serbisë.

Gjithnjë e më tepër po dëgjohen zëra më të arsyeshme, se politika shtetërore ndaj Kosovës duhet të ndryshohet e të bëhet më konstruktive. Përndryshe, nëse vazhdon politika e deritanishme, në të cilën askush nuk beson dhe askush nuk e kupton – kjo do të dështojë. (Julius, 30 tetor 2011; 18:05)

Mund të miratohet rezolutë e re për Kosovën

Nga Kuvendi i Serbisë paralajmërohet mundësia e miratimit të një rezolute të re për Kosovën në seancën e ardhshme, kur të shqyrtohet raporti i Qeverisë për situatën në Kosovë.

Se a do të miratohet rezolutë e re apo jo, kjo varet nga deputetët, por se kjo do ishte punë e kotë, këtë e dinë edhe vremçat në rremb.

Deri më tash ai organ më i lartë shtetëror i Serbisë ka miratuar 8 (tetë) rezoluta dhe disa deklarata e konkluza, por të gjitha ato kanë mbetur vetëm germa në letër, për shkak se dëshirat, ambiciet dhe mundësitë nuk ishin në harmoni me realitetin. (Julius, 31 tetor 2011; 08:21, “Veqernje novosti”)

Page 303: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 303

Sheshelit dënimi sikur për vrasje

Siç po sillet ky Shesheli në mënyrë sharlatane në Gjykatë, duket se nuk do të del nga burgu qoftë edhe vetëm për nënçmimin dhe mosrespektimin e gjykatës, e të mos flasim për dënimin që e pret kur të gjykohet për krimet e luftës.

I gjori, gjithçka punon në dëm të vetin! Turp është për ata që ia kanë dhënë doktoratën e shkencave juridike. Juristi i mirë mund ta nxjerr klientin nga çfarëdo situate e komplikuar, kurse ky vetvetes përditë e më tepër ia rëndon situatën në të cilën gjendet edhe ashtu të pashpresë. (Julius, 01.10. 2011; 12:48, “Kurir”)

Kosova ka filluar të jep pasaportat biometrike

Kosova ka filluar të jep pasaportat biometrike. Duke lexuar komentet e botuara këtu, po vërej se shumë komentues po shprehin habi për këtë, ngase pasaportat janë dëshmi e shtetësisë.

Për ata të painformuarit: qytetarët e Kosovës edhe deri më tash kanë pasur pasaportat e Republikës së Kosovës, me të njëjtën pamje dhe të njëjtin mbishkrim, vetëm se ato nuk ishin biometrike. Këto pasaportat biometrike janë një nga elementet për plotësimin e kushteve për heqjen e regjimit të vizave qytetarëve të Kosovës për zonën Shengen.

Shihet se disa akoma nuk e kanë kuptuar realitetin. Fajin e ka propaganda mediatike që ua ka shpërlarë trurin! (Julius, 01.10.2011; 13:10, “Kurir”)

Qeveria e ka fshirë Rezolutën 1244

Për seancën e ardhshme të Kuvendit të Serbisë, në të cilën do duhej të shqyrtohej raporti i Qeverisë për gjendjen në Kosovë, po përgatitet edhe një dokument për politikën shtetërore ndaj Kosovës. Këto ditë ka pasur mjaft debate në media lidhur me raportin e Qeverisë, se nuk është në përputhje me raportin e Komisionit për Siguri, sepse raporti i Qeverisë i ka heshtur disa fakte qenësore mbi gjendjen reale dhe ngjarjet në Kosovë. Për këtë shkak edhe është shtyrë seanca e Kuvendit, e paralajmëruar për 2 nëntor. Po përgatitet një dokument i ri të cilin duhet ta miratojë Kuvendi. Ishte paralajmëruar se do të jetë një rezolutë e re për Kosovën, por sa duket është hequr dorë prej saj dhe do jetë kjo një deklaratë në formë paksa të zbutur. Sepse Serbia është në hall para 9 dhjetorit, kur do duhej t’i jepej statusi i kandidatit për Bashkimin Evropian. Prandaj duhet

Page 304: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

304 Adil Rr. FETAHU

të jetë shumë më e matur dhe e kujdesshme në përpilimin e deklaratës, që të mos i hidhërojë Brukselin e Vashingtonin. Kryetarja e Kuvendit ishte këto ditë në Vashington dhe siç duket “ia kanë tërhequr veshin” që të jenë më konstruktiv ndaj Kosovës. Me gjasë ky ishte shkaku që në deklaratën e re nuk do përmendet Rezoluta 1244 e KS, e cila tashmë ka mbetur vetëm në letër.

Prej vitit 2001 deri më tash Kuvendi i Serbisë ka miratuar shumë rezoluta, deklarata e konkluza, të cilat asnjëherë nuk ka mundur askush t’i zbatojë në praktikë, për shkak se nuk kanë marrë parasysh realitetin. Tash disa politikaj pak më të arsyeshëm po kërkojnë të ndryshohet politika shtetërore ndaj Kosovës,duke marrë parasysh realitetin. Përndryshe, do të dështojnë edhe më keq! (Julius, 2 nëntor 2011; 12:59, “Pravda”)

Filipinet ua kanë ndaluar punëtorëve të vet të punojnë në Serbi

Qeveria e Filipineve e ka ndaluar dërgimin e punëtorëve të vet në punë në botën e jashtme në 41 shtete të botës, për shkak se në to nuk ekziston mbrojtja adekuate e të drejtave në punë. Në mesin e 13 shteteve të para të atij grupi është edhe Serbia, në grupin e përbërë nga: Avganistani, Kamboxha, India, Kuba, Koreja e Veriut, Haiti, Iraku, Libia, Pakistani, Sudani, Zimbabvea dhe Serbia. Shoqëri e mrekullueshme, s’ka fjalë!

Nuk është hera e parë që Serbia të radhitet në listën e këtyre shteteve. Në qershor të këtij viti Qeveria e “nënës” Rusi e pat radhitur Serbinë në një listë me këto shtete, për shkak të gjendjes së ndërlikuar shoqëroro-politike dhe ekonomike, standardit të ulët, korrupsionit dhe kriminalitetit. Tash Qeveria e Filipineve e ka radhitur në grupin e vendeve me standardin më të ulët të mbrojtjes së punëtorëve!

Po si do të shkojë Serbia në Bashkimin Evropian me standardin e vendeve nga grupi i përmendur? Apo, ndoshta Jeremiqi gjatë vizitës së para do ditëve në Kamboxhë, është marrë vesh për të formuar ndonjë union me këto vende, dhe që Serbia të bëhet lidere e atij unioni?! (Julius, 04.11.2011;09:39, “Kurir”)

LDP prezanton “Kthesën”

Hej, or Jovani nga Kraleva, çfarë llomotitë ashtu pa lidhje. As nuk kanë ikur 200.000 Serbë nga Kosova, as nuk kanë ardhur Shqiptarë nga Shqipëria. Serbët askush nuk i ka ndjekur, por ata vet i kanë shitur pronat e tyre për para të “majme”, me të cilat kanë mundur të blejnë prona trefish më të mëdha në Serbi ose në Vojvodinë. Është çështje tjetër se ato prona (toka e shtëpi) ata i kanë

Page 305: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 305

marrë falas si kolonistë, e tash ua kanë shitur pronarëve të mëparshëm (Shqiptarë), të cilëve shteti i Serbisë atëbotë ua ka marrë pa kurrëfar kompensimi. Kjo është e vërteta dhe realiteti, e jo ajo që e paraqet dhe përsëritë propaganda. Por, ti nuk ke qenë kurrë në Kosovës as nuk e din historinë e Kosovës. Prandaj mos dërdëllis dokrra! (Julius, 5 nëntor 2011; 17:39)

SNS: Ja përse duhet të votoni për neve

Duke lexuar programin parazgjedhor të Partisë Përparimtare të Serbisë, vërehet se ata nuk e kanë llogaritur Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë. Sepse, në asnjë segment të programit zhvillimor, madje as në infrastrukturën rrugore ose në energjetikë, nuk ka asnjë germë për ndonjë investim në Kosovë.

Sa i përket lundrimit përmes lumenjve: “Përmes Moravës deri në Egje”, ajo përrallë ma kujton një lapsus nga koha e socializmit. Atëherë kur hartoheshin planet afatmesme të zhvillimit, në planin e zhvillimit të komunës së Kaçanikut (në Kosovë) për periudhën 1976-1980, ishte paraparë ujitja e tokës bujqësore nga Kanali “Danub-Tisa-Danub” (me gjasë, duke e kopjuar planin e ndonjë komune të Vojvodinës gabimisht ka mbetur ajo fjali!).

Duke pasur parasysh profesionin (varrmihës) të liderit të SNS-së, pastaj strukturën e moshës së popullsisë së Serbisë, dhe pretendimet që Kosovën ta kthejnë në kuadër të Serbisë, është bërë lëshim që nuk kanë paraparë investime për shpërnguljet në botën tjetër, dmth. investime për shtimin e varrezave! (Julius, 8 nëntor 2011; 09:08)

Gjermania dhe Franca po e frenojnë Serbinë

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me dhënien e kandidaturës Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfan Mass, deklaroi se qëndrimi i Gjermanisë është i njohur qysh prej vizitës së kancelares Angela Merkel në Beograd, ndërsa çfarë do jetë vendimi i Këshillit të Evropës – mbetet të shihet.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiqi, në mënyrë ironike deklaroi se nuk do të ndodhë asgjë dramatike poqese ai vendim shtyhet për dy muaj.

Zyrtarët e Serbisë thonë se dhënien e kandidaturës po e pengon Gjermania. Jo or zotërinjë, dhënien e kandidaturës nuk po e pengon askush tjetër por vet Serbia, respektivisht udhëheqësia e saj, me politikën e vet shtetërore kokëfortë, inatçore, joreale dhe të gabuar, me të cilën po iu kundërvihet qëndrimeve të

Page 306: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

306 Adil Rr. FETAHU

Bashkimit Evropian lidhur me sjelljen më konstruktive ndaj Kosovës, e me këtë po iu ikë kushteve të caktuara në mënyrë të qartë dhe precize për: vazhdimin e dialogut me Prishtinën, zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, ndërprerjen e financimit dhe të përkrahjes strukturave paralele, dhe heqjen e barrikadave në Veri të Kosovës. Asnjë nga këto kushte Serbia nuk i ka përmbushur deri më tash.

Në qoftë se më 9 dhjetor Këshilli i Evropës nuk ia jep kandidaturën, prolongimi nuk do jetë për dy muaj, siç thotë Jeremiqi, veçse më së paku për 6 ose 9 muaj, dmth. deri në mars ose qershor të vitit të ardhshëm.

Mirëpo, duke njohur politikën manovruese të shtyrjes dhe të lëshuarjes pe më në funt, në të cilën është e prirur Serbia dhe me sukses e ka praktikuar më përpara, jam i bindur se pushteti i Serbisë në çastin e fundit para 9 dhjetorit do ta ulë bishtin dhe të lëshojë pe në ndonjë nga kushtet, e kështu ta fitojë kandidaturën, por nuk do ta merr datën e caktuar për fillimin e negociatave për qasje në BE, ngase nuk do i plotësojë (të gjitha) kushtet e përmendura më sipër. (Julius, 8 nëntor 2011; 22:30)

Daçiqi: Edhe interesi nacional edhe BE

Duke folur për deklaratën e Qeverisë së Serbisë, e cila po “vlon” qe 2-3 javë dhe kurrsesi të arrijë në Kuvend, atavisti i Millosheviqit – Ivica Daçiq edhe më tutje po e trumbeton atë sloganin e shpikur keq, joreal dhe të parealizueshëm: “Edhe Kosovën edhe Bashkimin Evropian”.

Seanca e paralajmëruar e Kuvendit po shtyhet qe disa herë, ngase Qeveria nuk po mund të arrijë konsensus për harmonizimin e tekstit të deklaratës, e destinuar për adresim jashtë e që do të shërbejë për shitjen e mjegullës dhe pluhurit për nevoja të brendshme.

Pushteti po orvatet ta merr kandidaturën për Bashkimin Evropian, por njëkohësisht edhe të mbajë ato “vijat e kuqe” dhe barrikadat në Kosovë. Prandaj po shpenzon tërë potencialin modest të urtisë politike në përmbajtjen e deklaratës, në mënyrë që të mos e hidhërojë Brukselin, dhe njëkohësisht të kënaqë apetitet e atyre kriminelëve dhe profiterëve të barrikadave.

Në këtë mënyrë Serbia po i mbyllë kufijtë ndaj fqinjëve dhe ndaj civilizimit evropian, ndërsa po e hapë rrugën kah integrimet ruso-aziatike. Duket se për te është më e rëndësishme të mos i hidhërojë kriminelët, kurse për konsumatorët e jetës së tyre (popullin e rëndomtë) – kush qanë kokën sot?! (Julius, 12 nëntor 2011; 22:35)

Page 307: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 307

Autostrada për Kosovë dhe Shqipëri

Është për të ardhur keq se si popujt e këtij Ballkanit tonë kodrinor janë të infektuar nga politika. Në vend se t’i gëzohen çdo suksesi kudo që arrihet, ata të gjitha i vejnë në prizmin e politikës, urrejtjes, mosdurimit.

Po çfarë të keqe ka kur ndërtohet një autostradë në Kosovë, në Shqipëri, në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni? Autostrada nuk iu shërben vetëm njerëzve të një kombi a një feje, veçse të gjithë atyre që e shfrytëzojnë, qoftë edhe njëherë në jetë.

Pjesa kosovare e Autostradës Durrës - Merdar, që është në plan të ndërtohet, do ketë rëndësi të madhe jo vetëm për Kosovën, veçse edhe për tërë rajonin. Natyrisht se rëndësinë më të madhe do ta ketë për Shqipërinë dhe Kosovën, ngase iu mundëson zhvillimin ekonomike, ardhjen e investitorëve dhe shfrytëzimin e mundësive potenciale të aktivitetit ekonomik. Veçmas do t’i kontribuojë zhvillimit të turizmit detar dhe malor në viset e bukura të Shqipërisë. Ky projekt është me interes dhe me arsye të shumëfishtë nga aspekti ekonomik, politik dhe nacional për Kosovën dhe Shqipërinë. Autostrata e lidhë jo vetëm Kosovën, veçse edhe tërë rajonin me Autostradën e detit Adriatik dhe detit Jon, e cila përshkon 1500 kilometra bregdet të këtyre dy detërave, duke filluar nga Triesta deri në Kallamata (në Greqi).

Çfarë të keqe ka në këtë? Do kenë rastin ta shfrytëzojnë të gjithë njerëzit qëllimmirë. (Julius, 13 nëntor 2011; 11:04)

Daçiqi: Populli është lustratori më i mirë

Ivica Daçiqi, që ishte kuadër i Millosheviqit, kurse tash është nënkryetar i Qeverisë dhe ministër i policisë së Serbisë, thotë se nuk ka kuptim që tash të flitet për lustracionin, sepse populli është lustratori më i mirë në zgjedhje. Daçiqi shtoi se po mungojnë njerëz për të marrë vendime të mira.

Jo z.Daçiq, nuk është populli lustratori më i mirë gjatë zgjedhjeve. Si kuadër i Millosheviqit, ju kujtohet se si ish-shefi yt (Millosheviqi) disa herë i fitoi zgjedhjet “mbi 100%”(!), i cili tash po të mungon për të marrë vendime të mira.

Sikur të ishte populli lustratori më i mirë, ti nuk do ishe sot aty ku je.

Populli mashtrohet, manipulohet dhe budallakohet lehtë me parolla “patriotike”-nacionaliste dhe me premtime të rrejshme parazgjedhore.

Page 308: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

308 Adil Rr. FETAHU

Daçiqi do dëshironte të harrohet Ligji për lustracionin, ngase po të zbatohej ai ligj, shërbimi i tij do sakatohej.

Sikur në zgjedhjet e ardhshme rastësisht të gjendej në listat zgjedhore krimineli i luftës, Ratko Mlladiqi, jam i bindur se do ta fitonte shumicën absolute.

Kaq sa i përket popullit si lustrator.

(Julius, 16. 11. 2011; 19:27, “Kurir”)

“Dëshiroj garancione për Serbët në Kosovë”

Po vërej se këtë herë Tadiqi nuk e përmendi atë parullën e tij të preferuar: “Kurrë nuk do e pranojmë Kosovën, as në mënyrë implicite as eksplicite”, por vetëm kërkon garancione për serbët e Kosovës. Ky veç është njëfar paralajmërimi se Tadiqi e ka pranuar në mënyrë implicite konceptin “Preokret” (Kthesa) të Çedës dhe Vukut.

Sa u përket garancioneve për serbët në Kosovë, garancione më të mira se ato që përmbanë Plani i Ahtisarit nuk do të mund t’i mendonte as babai i kombit, Dobrica Qosiqi, së bashku me tërë atë Beçkoviqin dhe patriarkun Irinej. Vetëm se duhet treguar njerëzve të vërtetën, se Kosova është shtet i pavarur dhe se ata duhet të respektojnë rendin dhe ligjin e shtetit ku jetojnë, për të qenë të trajtuar në mënyrë të barabartë, madje edhe të privilegjuar sipas parimit të diskriminimit pozitiv. E jo të kërkojnë shtetësinë ruse, kurse shtetin ku jetojnë të mos e njohin dhe ta rrënojnë! (Julius, 17 nëntor 2011; 07:55)

170 vjet të ekzistimit të AshAS

Vet fotografia nga kremtimi i 170-vjetorit te AShAS flet se për çfarë shoqërie është fjala. Kryetari i Akademisë në mes, kurse në anën e djathtë kryetari i Republikës, ndërsa në të majtën kryetari (pardon: patriku) i KOS. Si është e mundur që në shtetin laik patriku të radhitet pranë kryetarit të shtetit?! Për të qenë komplete,asaj shoqërie po i mungonin vetëm edhe udhëheqësi i (gej)Paradës së Krenarisë dhe Ivica Daçiqi, i cili i mbron (edhe) akademikët nga lustracioni.

Disa autorë të komenteve bëjnë vërejtje se Akademia nuk po punon. Po, a mos keni harruar gjithë atë punë që ka bërë Akademia në përpilimin e atij Memorandumit famëkeq, i cili u bë platformë dhe program i politikës

Page 309: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 309

shtetërore, ndërsa efektet e tij ishin: shkatërrimi i përgjakshëm i Jugosllavisë, luftërat, tmerret, krimet dhe gjenocidi.

Po të mos ishte AShAS, nuk do ishte as Tribunali i Hagës. Po, ka në mesin e akademikëve që kanë merituar t’i bëjnë shoqëri Karaxhiqit e Mlladiqit në Sheweningen, sikur i kanë përkrahur dhe shoqëruar gjatë luftës. (Julius, 20 nëntor 2011; 09:05)

SPO: E vërteta për Kosovën të del në shesh

Populli i Serbisë kurrë nuk e ka mësuar të vërtetën reale për Kosovën. Ai e ka mësuar “të vërtetën” nga gënjeshtrat, mitet dhe propaganda.

Në popullin serb dominon mentaliteti i gënjeshtrave e mashtrimeve, ndërsa gënjeshtra konsiderohet si virtyt serb. Këtë më së miri e ka ilustruar “Babi i kombit”, Dobrica Qosiqi në romanin e tij “Deobe”, ku e pranon me shkrim se: “Gënjejmë për ta mashtruar vetveten dhe për t’i ngushëlluar të tjerët; gënjejmë nga ndjenja e mëshirës, gënjejmë që të mos frikësohemi, që të trimërohemi, që të fshehim mjerimin tonë dhe të tjerëve. Gënjejmë për dashuri e njerëzi, gënjejmë për shkak të nderit, gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion” (“Deobe I”, fq.135).

Si të pritet pastaj që populli ta mësojë e ta sheh të vërtetën për Kosovën?

Qeveria i paraqet Kuvendit raport të rrejshëm për gjendjen dhe ngjarjet në Veri të Kosovës, ndërsa Kuvendi afro një muaj e shtynë seancën e vet në të cilën do ta shqyrtote raportin e rrejshëm, sepse nuk po mund ta formulojnë në mënyrë “kreative, me imagjinatë dhe invencion” (Julius, 27 nëntor 2011; 22:35)

Apeli i Tadiqit nuk është i mjaftueshëm për Gjermaninë

Nga të gjitha kushtet që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në emër të Bashkimit Evropian ia paraqiti dhe komunikoi Boris Tadiqit me rastin e vizitës së saj në Beograd, tash për marrjen e kandidaturës ato janë reduktuar në vetëm një kusht: heqjen e barrikadave, të cilat për këtë qëllim i ka ngritur pushteti i Serbisë në bashkëpunim të ngushtë me strukturat paralele kriminale në Veri të Kosovës. Tadiqi gjatë tërë kohës i ka përkrahur njerëzit të cilët i kanë ngritur dhe mbrojtur barrikadat, kurse tash po mendon se vetëm me një apel për heqjen e tyre, do të përmbushë kushtin për të fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. E nuk do të mundet!

Page 310: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

310 Adil Rr. FETAHU

Nuk mundeni të udhëhiqni politikë të dyfishtë, paralele në dy binarë të kundërt, dhe ta fitoni përkrahjen për Bashkimin Evropian. Politika juaj që përmes barrikadave t’i bëni presion Brukselit, do të ju kthehet si bumerang, edhe shtetit tuaj edhe juve personalisht në zgjedhjet e ardhshme. Derisa ju publikisht deklaroheni për heqjen e barrikadave, shefi i ekipit tuaj për bisedime në procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel e përkrahë haptas “ballvan-politikën”, ndërsa barrikaderët tuaj në terren po i përforcojnë barrikadat ekzistuese dhe po ngritin barrikada të reja, dhe ju ata po i quani forca politike e përfaqësues legjitim të popullit. No pasaran Tadiq! (Julius, 1 dhjetor 2011; 08:37)

Sulmet mbi KFOR-in e rrezikojnë rrugën tuaj kah BE

Shumë urrejtje kundër Gjermanisë po shprehet në këto komente, për shkak se ministri i saj i punëve të jashtme, Gvido Vestervelle ka thënë shkurt, qartë dhe haptas se çfarë duhet të bëjë Serbia: “ta pranojë integritetin territorial të Kosovës”, që me fjalë të tjera do të thotë ta pranojë realitetin dhe ta njohë pavarësinë të cilën deri më tani e kanë njohur 87 shtete të botës.

Shumëkush këtu në mënyrë groteske rrahin gjoks për trimëri, se si Serbët e paskan mundur Gjermaninë në Luftën e Parë dhe atë të Dytë Botërore!!!

Jo bre, nuk e kanë mundur Serbët, por koalicioni antifashist i shteteve të Evropës, Amerika dhe BRSS, të gjitha së bashku. Serbinë e kanë çliruar ushtria ruse dhe ajo shqiptare ( ajo ruse Beogradin etj, ndërsa ajo shqiptare deri në Vishegrad), dhe këtë në kohën kur ushtria gjermane ishte thyer në frontet e Evropës e BRSS-së e kishte nënshkruar kapitullimin, ndërsa nga Ballkani po i tërhiqte njësitë e veta të vogla që kishte.

Por, ta lëmë tash ish-Gjermaninë dhe ta kuptojmë se Gjermania e sotme është forca më e madhe ekonomike, politike dhe ushtarake në Evropë, prandaj zëri i saj dëgjohet, kuptohet dhe pranohet me respekt dhe me shumë seriozitet. Në Bashkimin Evropian nuk dëgjohet zëri i Greqisë, i Rumanisë e të tjera të ngjashme, veçse zëri i Gjermanisë ka ndikimin më të madh.

Në kushtet tona ballkanike do ishte mirë të jetojmë në harmoni, të pranohemi e të bashkëpunojmë mes vete, poqese duam të ekzistojmë. Sa më parë që ta kuptojmë këtë, aq më mirë do jetë për neve. Me mosnjohjen e Kosovës humbni gjithçka, e nuk fitoni asgjë. Sa më parë ta kuptoni këtë, aq më mirë për juve! (Julius, 1 dhjetor 2011; 21:50)

Page 311: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 311

Shpirti dhe pulsi i jetës politike të shtetit të Kosovës

Nëpër një libër të mençurisë dhe shpirtmadhësisë shqiptare

Nga Prof. Dr. Hulusi Hako* Fjalën e kemi për librin “Shtegtimi nëpër lajme – Komentet e mia të botuara në B-92” (Prishtinë, 2012, 312 faqe) të juristit ulpianas në pension, Adil Rr. Fetahu, i botuar bash në vitin jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë kombëtare dhe në pritje të 5-vjetorit të shpalljes së Kosovës, shtet i pavarur e sovran. Si e nis leximin me kërshëri, më tej është vetë libri që s’të lëshon, sepse, nga faqja në faqe, ndjen përkushtimin dhe forcën e argumentit për çështjen tonë kombëtare, prek ndjeshëm në të edhe mençurinë e shpirtmadhësinë shqiptare. Në këtë kronologji të ngjarjeve për Kosovën e rreth saj, gjejmë një përmbajtje kaq të pasur, gati si një xeherore, me ndërthurje të fakteve historike dhe ngjarjeve aktuale. Nën atë titull modest, me ballafaqim lajmesh, ngjarjesh e personalitetesh politikëbërës e zbatues, fqinjësorë a botërorë, me gjykim analitik, kompetent, serioz e bindës, ky libër-pasqyrë, përbën një ditar publik dialogu me botën politike, për të mos thënë një intervistë të gjatë me përgjigjet flakë për flakë, ku shpalosen zhvillimet në Kosovë në vitet 2007-2011, roli i faktorit ndërkombëtar; çështja e këmbimit të territoreve; fati i Toplicës (me 712 fshatra e disa qyteza, ish tërësisht apo me shumicë shqiptare, prej nga është persekutuar e ndjekur krejt popullsia autoktone më 1878, kur Perandoria Osmane i njohu pavarësinë principatës së Serbisë): për Luginën e Preshevës, Sanxhakun, Vojvodinën, (ku, siç parandien autori: “Plani i Ahtisarit mund t’i lëshojë embrionet e veta, të cilat mund të përhapen edhe në Sanxhak, Luginën e Preshevës dhe të Timokut” – e, pse jo, edhe në shqiptarët nën Malin e Zi, që të gjejnë modalitetet për të jetuar të lirë e me dinjitet) etj. 1. Pasi na jep detaje të jetës politike të Republikës së Kosovës në këto katër vitet e fundit të ekzistencës së saj si shtet i pavarur e sovran, ky libër përcjell

Page 312: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

312 Adil Rr. FETAHU

dhe madhështinë e forcën e të vërtetës historike dhe të drejtësisë së kauzës shqiptare. “Pavarësia është dëshira e vet popullit të Kosovës, i cili me luftë të armatosur e ka fituar, duke u çliruar nga okupimi shekullor serb” -nënvizon autori. Dhe më tej: “E drejta e lirisë dhe vetëvendosjes së popujve ka përparësi, është më e vjetër dhe më e rëndësishme nga çfarëdo sovranitet apo integritet shtetëror”. Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e 17 shkurtit 2008, është një plotësim e sendërtim i Aktit të Pavarësisë së kombit shqiptar, të 28 nëntorit 1912. Është në rrjedhën objektive dhe në logjikën e hekurt të historisë që autori ia thotë në mënyrë kategorike Beogradit: “Historia e Kosovës është e përfunduar. Qysh prej vitit 1999, nuk ka më kthim prapa. Statusi i saj është caktuar, njohur e vërtetuar në mënyrë të pakthyeshme nga të gjithë faktorët relevantë. Në një kohë të ardhshme mund të hapet procesi i negociatave midis Kosovës e Shqipërisë për bashkimin e këtyre dy shteteve ose formimin e konfederatës, por me Serbinë kurrfarë lidhjesh statusore më nuk do të krijohen” (f. 120), – duke shprehur, kështu, dhe një ide-platformë në adresë të politikave tona zyrtare (Tiranë-Prishtinë), që gjërat të shkojnë në drejtimin e duhur, në përputhje me kauzën historike e sakrificat sublime të shumë brezave, me ëndrrat e amanetet e rilindësve tanë dhe ndërgjegjen popullore. Tjetër, ndërsa një far politikani serb: “Stefanoviçi ofron ndarjen e Kosovës, edhe unë i ofroj Stefanoviçit ndarjen e Serbisë. Shqiptarëve t’u jepet deri në Nish (Molla e Kuqe), boshnjakëve t’u jepet Sanxhaku, ndërsa hungarezëve Vojvodina; kështu që Serbia të kthehet në Pashallëkun e Beogradit, siç ka qenë deri në Kongresin e Berlinit, respektivisht në Konferencën e Londrës dhe luftërat ballkanike. Vetëm atëherë Serbia do t’i kthehej vetvetes.” (f. 295), - i bën kundër-ofertën autori ynë në polemikën majë për majë, pa i lënë pretendimet e kundërshtarit të bien në dhe. E, nëse ka edhe mjaft komente politike që nuk e panë në fare apo kohë dritën e botimit, sepse dikujt nuk i paskan pëlqyer, kjo dëshmon sa stigmatizues, goditës e dezinfektues është mendimi i tij. E rëndësishme është që këtë punë madhore autori ynë e ka ndërmarrë vetëm me urdhër të ndërgjegjes së vet atdhetare dhe i qëndron besnik asaj. 2. Nëpër përcaktime koncize, gati si formula algjebrike, të ideve të mëdha, njeriu ndjen kompetencën e sigurinë e mendimit, forcën bindëse të argumentit, bazuar në parimësinë e burrërinë, në fisnikërinë e humanizmin shqiptar. Dhe kur nën humor, qesëndis apo parodizon, ai, jo vetëm e ka më seriozisht, por demonstron epërsinë absolute, e paralizon krejt kundërshtarin, duke i dhënë atij dermën edhe me armën e ironisë e sarkazmit. Jo më për as një shenjë kompleksi inferioriteti s`bëhet fjalë, apo pozita mbrojtjeje, por mbetet vetëm në ofensivë të furishme, si kavalier i mendimit, kryelartë, dinjitoz e triumfues, mospërfillës deri në

Page 313: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 313

keqardhje për ta, sidomos për popullin që drejtojnë. Besimi në vetvete, në drejtësinë e kauzës së kombit të vet, bindja e patundur se, herët a vonë, haku shkon tek i zoti, se në këtë botë nuk mbetet “hak pa marrë e borxh pa larë”, optimizmi i bazuar për të ardhmen e kombit shqiptar, që bëhen burim force e frymëzimi për lexuesin, që pasurojnë mendjen e të ngrohin shpirtin - kjo, mendojmë, përbën dhe tiparin e vlerën kryesore të këtij botimi. Nuk kursehen as misionet ndërkombëtare për dobësi operativiteti dhe “ecje me shpejtësinë e kërmillit”, në veçanti UNMIK-un, bashkë me Zanierin, që mbetën pa punë e u kthyen në“tepricë teknologjike”; stigmatizon disa ndërkombëtarë që flasin “kodra pas bregut”; të tjerë që “i kanë shti veshët në lesh”; gafat e marrëzitë e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, aq sa “nuk i lan dot as Vollga”, madje edhe të tjerë moskovitë që u japin këshilla serbëve sikur të ishin adoleshentë. Nuk e fal, sidomos angazhimin e mirëfilltë politik të krerëve ortodoksë, “këta mbjellës të farës së urrejtjes dhe përçarjes”, nxitës të urave të zjarrit dhe klithmës për luftë, (sipas vetë thënies serbe se: “Të parët vijnë popat, pastaj topat, mandej lukunia e kriminelëve dhe hajnave”- prvo dolaze popi, pa topovi, pa lopori); gjoja të përkushtuar fesë, por edhe cirk kishtar kanë organizuar me lutje e rrahje kambanash që t’i bënin magji Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendoste sipas vullnetit politik të Beogradit, “një primitivizëm e marrëzi”, një spektakël zbavitës që as bëri as zbaviti njeri, as dëshmoi ndonjë efekt “hyjnor” etj. Skanjerizimi, zbërthimi i tërë politikës dhe diplomacisë mjerane, “e përshkuar nga fryma e Milosheviçit, politikë e strategji konstante destruktive të okupimit të territoreve të popujve dhe vendeve të tjerë fqinjë, duke pretenduar se Kosova është pjesë e Serbisë, gjë që është kërcënim i drejtpërdrejt për luftë” etj., – kjo përbën përbën stigmatizimin kryesor të kësaj vepre. Pozita dhe opozita, të mbërthyera në iluzione, po mbajnë të ngritur një kordon politik-diplomatik rreth shtetit më të ri në Ballkan, i cili u fanepset si një koracim i pathyeshëm, kurse për autorin tonë, kjo ngrehinë është një varg kështjellash prej letre, që bien e avullojnë siç thahet vesa e mëngjesit prej rrezeve të Diellit. Vënia prej tij në fokus e shënjestër e brumit fals dhe strukturës së mbrapsht të mendësisë serbe, stigmatizimi i atij “serbizmi” paranojak, me ato tejkalime të theksuara të së drejtës, deri në bumerang, që e shëmton nacionalizmin serb, e bën atë “të mykur”, sikurse dhe patriotizmin e tyre e bën “fals”; e njollos politikën e diplomacisë, moralin dhe sjelljen anakronike me popujt fqinjë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, jep imazhin, ku “politika mbete gjithmonë mbi ligjin”, ortodoksia – instrument urrejtjeje e diskriminimi dhe ku “absurditetet nuk janë kurrfarë risie”.Këtij vendi të çudirave, ku sa herë “dridhet mali e pjell një mi”, kjo mendësi i qëndron si një litar në fyt që ia ngushton frymëmarrjen,

Page 314: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

314 Adil Rr. FETAHU

dëmton interesat e vetë popullit serb dhe e bën të vërtitet e përpëlitet në një rreth vicioz. “Sërbizëm” e “serbizim”, “ortodoksi” e “ortodoksizim”, janë bërë emblemë e moto e të menduarit dhe të vepruarit, çdo gjë jashtë këtyre nocioneve është e destinuar të zhduket, të shfaroset me zjarr dhe hekur. Është i njëjti avaz ”i dehjes së skizofrenisë nacionaliste”, si në kohën mesjetare të “Zakona Stefana Dushana”, ashtu dhe sot e kësaj dite, në erën e demokracisë, kur koha kërkon kthesë 180 gradë. Ajo është “Politikë e tillë, kokëfortë, miope, meskine, mistrece, inatçore”, sa e obligon autorin të lëshojë thirrjen njerëzore: “Dhimbje dhe mjerim, Quo vadis Serbio? Dhe sa shumë mendim e ndjenjë njerëzore në këto tre fjalë!. Po ç’nuk u pjell mendja e tyre serbizuese e ortodoksizuese: “Ia vlen të luftohet për Kosovën, sepse çështja e mitologjisë është një çështje ekzistenciale për një popull”. Mandej, se me ç’bekime e “prokurë qiellore”, i ndërsen serbët edhe peshkopi Irenej: “Kosova është toka jonë e shenjtë dhe duhet të jemi të përgatitur ta ruajmë me çdo çmim e viktimë, në qoftë se kërkon edhe viktima… Kisha do ta ndihmojë shtetin të ruaj Kosovën”. Ç’nuk dëgjon njeriu nga ajo ofiçinë mesjetare: “Ia vlen të luftohet për Kosovës, sepse çështja e mitologjisë është një çështje kyçe për ekzistencën e një populli… Toka e Kosovës është larë me gjak që nga lufta e Kosovës e deri më sot” (!?)etj. Ndërsa Beogradi mbahet fort tek “hyjnorja” e ka shumë merak, gati nuk e zë gjumi për ca kisha e manastire, që janë të historisë e vetë jetës së shqiptarëve në Kosovë apo dhe të ndërtuara rishtas, si “tapi” zaptimi e sundimi; ne na duhet t’i kujtojmë Beogradit zyrtar idenë prilante të H. Kissinger se “Kërkesat fetare janë pretekste për qëllime politike e strategjike” (Diplomati, f. 93), po të tillë mësim konstruktiv, ata, me mend e sotme, nuk mund ta përtypin. Autori na bind se Beogradi zyrtar i sotëm është një nga vatrat më tipike të degradimit të politikës, nga shkencë e art i mirëqeverisjes, në mjet të mashtrimit dhe ekspansionit. Janë të gjitha simptomat e një gangrene politike të kalbëzuar e talasemike, terapia e të cilës, kërkon operacion të thellë me transfuzion tërësor të gjakut. Përfshirja e Kosovës në Kushtetutën serbe, e menduar si bigë për mbrojtjen e tërësisë territoriale, nga fiksim i tyre, realisht, është kthyer në vargonj, gurë në qafë dhe kunja në rrugën e integrimeve evropiane. Shtetarët kënaqen me lojë fjalësh të sajuara e fiktive, si “populli qiellor”, “kreativ”, me formulën e betimit të kryetarit të shtetit, me shprehjen “Kosova protektorat i KB” etj. Mjafton që një “kufi shtetëror” real ta quajnë “kalim administrativ” dhe ndjehen të ngopur me lugë të zbrazët! Kemi një variant tipik të sjelljes së strucit: “Kosovën, nuk e shoh unë si shtet, pra, ky shtet nuk ekziston” (?!). Ose sjellja tjetër e ngjashme me besëtytni nga më primitivet: të mos shkruhet në letër emri shtetit, të mos vendoset në tavolinë flamuri i tij, dhe me këto (si veprime magjike), ai shtet

Page 315: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 315

nuk ekziston në dynja. Një perifrazim i parimit biblik: “Në fillim ishte fjala dhe fjala del nga Beogradi dhe atje nisin e atje mbarojnë bëmat”. E përdorin shoshën për të zënë Diellin dhe kënaqen me mendjen e vet se “e mbuluan” dritën e tij. Rrëmojnë për të gjetur dhe qime në vezë dhe përsëri u duket se pa gjë s`dalin! Edhe sot po dalin me formulën qaramane: “Nuk mundet njeri të fitojë gjithçka e tjetri të humbasë gjithçka” e sofizma e silogjizma të tjera. (Or, zotëri, po dhe në një kampionat sportiv, njeri ekip del fitues, tjetri humbës, jo më në luftën për liri dhe jetë njerëzore të denjë. Kur dhe çiftet që nisin jetën sipas modelit të Romeos e Zhulietës, divorcohen një ditë se “nuk u puqet karakteri”, ç’duhet të bëjnë shqiptarët me egërsinë sistematike serbe?). Na mbajnë në këmbë edhe ministri të veçantë për Kosovën, (kur tamam dhe vërtet funksional, do të ishte në Kuvendin e Tiranës një Komision parlamentar “për çështjen jetike kombëtare të pazgjidhur). Midis mjaft përfaqësuesve zyrtarë, më tipikët të shenjestruar janë ish-Koshtunica, “politikani i vyshkur rusofil, me ato iluzionet e mashtrimet e veta jashtë kohës e hapësirës”; binomi Tadiq-Jeremiç dhe krejt tufa tjetër, që “tunden si të dehur e nuk shkëputen nga nebuloza”,për të cilët autori ynë, krahas bezdisë së portretizimit, u shtron pyetjen “a kanë ndonjë kriter a parim bazë nga të cilët ata udhëhiqen?” Më tej: “ky far Vuk Jeremiçi, i pakualifikuar, i papjekur për politikë e diplomaci, i vrazhdë, dogmatik, prepotent, irritues dhe arrogant-veti krejt të huaja për një diplomat; junior-praktikant, amator e mendjemadh, ministri agjil shëtitës, me busull të humbur; që veç autogola bën; sikur ka rrëshqitje truri, rreh ujë në havan; person pa hije, i gjepurave me mburrje boshe, që ushqen iluzione; vallë a i beson vetvetes për lajthitjet që thotë?” etj. Ta vësh përpara kështu kundërshtarin, do të thotë ta kesh ndërgjegjen e pastër, të jesh absolutisht i bindur në pozitat dhe qëndrimet e tua, të jesh me të vërtetën e të drejtën. Sikur dhe Evropa ta merrte më seriozisht këtë portret të një politike shtetërore mu në hundët e saj, ca më ndryshe të ecnin punët. 3. Të sajosh vetëkënaqësi të rreme dhe optimizëm fals edhe kur je duke u mbytur apo kur një botë e tërë demokratike të tërheq vëmendjen, këtë mund ta bëjnë vetëm prestigjiatorët politik skizofrenë të Beogradit. Ne politikën e vet shterpë e diplomacinë dështake kundër Kosovës, Beogradi, i mbyllur në kupolën e vet mitologjike-mesjetare, i-realen dhe i-racionalen po i trajton e ofron si reale e racionale, të pabesueshmen e jep për të besueshme; të papranueshmen e shet për të pranueshme; anomalitë – si gjëra normale, dështimet – si “fitore”; fryrjen e një tullumbaci – si optimizëm. Nuk i vihet faj gomarit që e bën barin më të vlefshëm se floririn; por që “rrena të dal më e vlefshme se e vërteta dhe marrëzia më e vlefshme se mendja”, – siç janë shtruar këmbë-kryq në Serbi, në vendin “e çudirave joreale të politikanëve, të ngatërruar si pula në shtupë”- kjo

Page 316: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

316 Adil Rr. FETAHU

është paradoksale. Në popullin serb dominon mentaliteti i dezinformimeve, mashtrimeve dhe ekspansionit, ndërsa gënjeshtrën e konsiderojnë dhe si virtyt. Kemi të bëjmë me një botë imagjinare, virtuale, ireale që sulet kundër realiteteve të pakontestueshme, dhe këto skena donkishoteske mund t`i kurdisin vetëm mendjet e trullosura të krerëve serbë. Prej të tilla zhgënjimeve e dështimesh të politikës së jashtme, në çdo shtet normal, struktura qeverisëse do të binte si bar i kositur! Kurse protagonistët e autorit tonë, janë e mbeten “Dhi të zgjebosura, që mbajnë bishtin përpjetë”, – siç thonë për të tillët andej nga Labëria jonë. Pa e prishur fare terezinë, autori u përgjigjet të gjithëve në grup që vazhdojnë të grijnë sallatë, me mitet në mendje dhe me sytë nga qielli: “Me kërcënime për luftë, nuk mund të frikësoni më askënd. Është koha e fundit të esëlloheni, ta kuptoni dhe ta pranoni realitetin. Nuk mund të ikni nga pranimi i tij, herët a vonë”. Në asgjë s’ta përton: “Të mbajturit pas Rezolutës 1244, (e cila ka mbetur vetëm në letër), është si të mbajturit e pijanecit pas gardhit. As një tren trans-siberian me letra jeremiçiane, as me turma emisarësh nëpër botë, nuk mund të ndalë pavarësinë e Kosovës; atë që keni shkruar në preambol të kushtetutës varjani maces në bisht” etj. Duke iu kundërvënë krejt fushatës shekullore antishqiptare, autori ynë u a bën të qartë ish kolonizatorëve të Kosovës se tanimë, perëndoi koha juaj e shpifjeve dhe mashtrimeve, e falsifikimeve më flagrante të historisë dhe fakteve, me të cilat keni justifikuar pushtimet dhe gjenocidin; mjaft keni shfryrë e llomotitur nëpër botë me gjithfarëlloj insinuatash antishqiptare, tani është radha jonë të flasim për të vërtetën e të drejtën dhe t’ua vëmë festën sipas kokës. Bota e lakmive dhe interesave meskine, po tenton drejt botës së lirive të drejtave njerëzore e kombëtare. Ashtu edhe autori ynë, i sigurt, i vendosur dhe i prerë i kumton Beogradit se: “Shpallja e Pavarësisë së një populli a shteti është akt politik që nuk ka si anulohet me kurrfarë akti juridik. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të një vendi nënkupton mbrojtjen ndërkombëtare nga shtete të jashtme, e jo mbrojtjen e brendshme nga ndonjë popull i shtypur, i cili do të shkëputet e të pavarësohet… Të drejtën e vetëvendosjes së popujve, standardet ndërkombëtare e kanë parësore kundrejt të drejtës së tërësisë territoriale”. Kështu ai ka bërë bukur edhe rolin e avokatit të Kosovës shqiptare, fare pa u sforcuar, pa kërkuar rrethana lehtësuese apo silogjizma e sofizma. Qofsha i gabuar, porsikur edhe diplomacia jonë zyrtare ta ndërtonte brumin dhe tonin e komunikimit, pak a shumë, të ngjashme me komentet e autorit tonë, me siguri ajo do të ishte më lart me integritetin, personalitetin e prestigjin e duhur e adekuat. Koha është të mos i referohemi më pallës, por, të paktën, t’i bëjmë mirë shërbimin fjalës. 4. Duke u ndalur dhe në mjaft çështje aktuale e që qëndrojnë ende në rend të ditës, ai thekson, për shembull,

Page 317: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 317

se “suprimimi i strukturave ilegale në Veri të Kosovës, që anë bërë gurë në qafë të Serbisë, është çështje e sundimit të ligjit… Serbëve u janë garantuar të drejtat, madje dhe privilegje, çka nuk i ka asnjë minoritet tjetër në botë… Veç Beogradi i manipulon, i mban me shpresa të rrejshme se do të rikthehet në Kosovë”; se “EULEX-i duhej të ishte shtrirë në tërë Kosovën deri më 9 dhjetor 2008, po ku është rezultati?” etj. Ndërsa vazhdon të ziej edhe rasti i montuar i Dik Mart-it, raportuesit të Këshillit të Evropës, autori e asgjëson vetëm me një frazë: “Po të kishte Shqipëria dhe UÇK-ja mjete e mjekë të tillë që të kryente transplantim organesh, mjekësia shqiptare do të ishte më e zhvilluara në botë”, përndryshe, konkludon me të drejtë, duhen “dënuar shpifësit!”Kryesorja për gjendjen aktuale është se Beogradi nuk po përcakton dot orientimin politik adekuat. Politikat e tij po përpëliten në darën që i shtrëngon midis mit-manisë mesjetare, bashkë me nostalgjinë koloniale, që i tërheq pas e i gozhdon, nga njëra anë, dhe erës demokratike evropiane, që i thërret për progres, nga ana tjetër; ata ziejnë në dilema të brendshme: “Me Evropën e NATO-n apo me Rusinë? E mirë është Evropa, po jo pa Kosovën me Serbinë; Kosova dhe BE, dy tema të ndryshme. Ne zgjedhim Kosovën, më parë se BE-në. Edhe lider në rajon, edhe titullin e liderit të Lëvizjes së të paangazhuarve që e kishte e ndiera Jugosllavi e Titos” etj. Për sa i përket ndërtimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, jep mesazhe domethënëse e optimiste, por për ta sendërtuar atë, duhet veç të gjenden vullnetet politike ku “të pranohet realiteti, të shtrihet dora e pajtimit, të zhvillohen marrëdhëniet fqinjësore e të ecet përpara në integrimet, Ky shekulli 21 nuk është shekull i barrikadave, por i bashkëpunimit dhe integrimeve në interes të të gjithë njerëzve” etj. Tërë bota e di se paragjykimet e insinuatat që kanë përhapur serbët për shqiptarët, nuk i kanë kurrë shqiptarët për serbët, tanët “nuk shprehin as një për qind të asaj urrejtjeje, që shprehin serbët”. Dëshmi për këtë është edhe libri “Koha e gjarpërinjve” (Vreme zmija) e Dobrica Qosiq, këtij “babai të kombit serb”. Nuk dimë ku tjetër nëpër botë janë shfaqur njerëz të indoktrinuar që përjetojnë kënaqësi sadiste, por ne shqiptarët, me plagë në shpirt e shpinë, dëshmojmë se të tillë janë rëndom në Serbi e Greqi! Megjithatë, autori i librit në fjalë ia dëshiron popullit serb ditë më të mira, ndaj pohon se “Është koha që Serbia të heq dorë nga mitet dhe pretendimet për hegjemoni, t`iu kthehet marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë popujt për rreth, integrimeve euroatlantike, jetës më të mirë e të sigurt të qytetarëve të vet, krijimi i një imazhi më të mirë dhe autoritetit në botë”, gjë që pritet, pasi “në pushtet të vijnë njerëz të tjerë më të arsyeshëm … të cilët do ta ndërronin esencialisht politikën shtetërore”. Dhe, filizat e të ardhmes janë zërat e arsyeshëm që “gjithnjë e më tepër po dëgjohen në Serbi, se politika shtetërore ndaj Kosovës

Page 318: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

318 Adil Rr. FETAHU

duhet të ndryshohet”. “Serbi, kur po e ndërron timonier e kurs?”, – kjo pyetje e autorit të librit qëllon në pikën më serioze se “vullneti politik”, si një medalje me dy anë, është “i tillë” që o i ndërton kalanë vendit e popullit, o u bën atyre hatanë. Fjalët e fundit të këtij libri janë po në adresë të politikanëve beogradas dhe tekstualisht: “Në kushtet tona ballkanike do ishte mirë të jetojmë në harmoni, të pranohemi e të bashkëpunojmë mes vedi, po qe se duam të ekzistojmë … Me mosnjohjen e Kosovës humbni gjithçka, e nuk fitoni asgjë. Sa më parë ta kuptoni këtë, aq më mirë për juve… Nëse Kosova dhe Serbia nuk mund ta njohin, ta respektojnë dhe të takohen si fqinjë, herët a vonë do të takohen si anëtare të BE-së. Një ditë, në Serbi do e kuptojnë se është punë e kotë e joproduktive të veprosh kundër rrjedhave të historisë”. 5. Me tërësinë e fakteve e ngjarjeve politike të paraqitura në dinamikën e tyre të gjallë, librin në fjalë, do ta cilësonim edhe si një dosier për politikologjinë, njëherazi dhe libër-doracak për stafet tona politike-diplomatike, me mjaft vlera e mesazhe konstruktive, si një model i kulturës që ato duhet të zotërojnë, i brumit që duhet të kenë, si dhe i përmbajtjes e tonit që duhet të përdorin në komunikimet ndërkombëtare, se i kanë argumentet të tregojnë epërsinë e të vërtetës dhe të drejtës. Kanë këtu një model të arsyetimit e të thënies së gjërave troç e pa dorashka të “Julius-it” tonë, këtij qytetari në pension, që në librin e vet mendon e flet si shtetar e me shumë kompetencë, ndjehet mjaft optimist dhe me krenari të ligjshme. Ky zë i fuqishëm i një intelektuali e personi publik të shoqërisë sonë civile, që buçet nëpër Librin “Shtegtimi nëpër lajme”, i cili rakordon harmonishëm me të vërtetat shkencore dhe ndërgjegjen tonë kombëtare, na sjell kujtesë edhe konsiderata të dy personaliteteve të huaja, Lamartinit e Maksimilian Lambercit, se: “Ky komb e ky popull, nuk merret lehtë nëpër këmbë… Shqipëria është toka e heronjve të të gjitha kohërave… Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë kur në hartimin e saj do të marrin pjesë denjësisht edhe shqiptarët”, me të cilat dhe po e mbyllim këtë meditim, përmendja e të cilave, nuk besoj të na quhet shkelje e modestisë! Gëzuar 5 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Kosova jonë shqiptare, për herë thellësisht atdhetare. Përgëzime kolegut tonë, që duke sfiduar moshën, mbetet model i kërkuesit, krijuesit, me origjinalitet e sens kritik brilant, madje dhe shpotitës, sulmues e goditës për çështjet më madhore të jetës sonë kombëtare; madje, me një“lëndë të parë” cilësore të librit, që na mundësoi gatimin edhe të këtij shkrimi! *Autori i shkrimit është kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dha Bashkim Kombëtar.

Page 319: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 319

2

Page 320: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

320 Adil Rr. FETAHU

Page 321: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 321

PARATHËNIE PËR BOTIMIN E DYTË

Në Parthënien (Hyrjen) e botimit të parë të këtij libri, jam deklaruar: “Sigurisht se nuk do të ndalem që komente të shkruaj edhe në të ardhmën, por gjithsesi më rallë” (fq.8, e botimit të parë). Dhe vërtetë, sikur mund ta vërejë lexuesi i vëmendshëm, në periudhën pas botimit të parë, më rrallë kam shkruar e botuar komente, porse e kam mbajtur njëfar kontinuiteti, që ma kanë imponuar ngjarjet dhe lajmet.

Tërë tirazhin e botimit të parë ua kam dhënë shokëve e miqve (gratis). Shumë prej atyre që e kanë lexuar, përpos lavdëratave për punën e bërë, kur kanë marrë vesh se edhe më tutje kam vazhduar me botimin e komenteve, më kanë sugjeruar ta ribotoj librin, duke shtuar komentet e reja. Sepse ky lloj libri është një punë pioniere, që askush deri më sot nuk ka botuar këtu në Kosovë, as në gjuhën shqipe, as në gjuhë tjera.

Një moment që posaçërisht më ka dhënë vullnet e guxim për të vazhduar me botimin e komenteve, është vështrimi voluminoz, përmbajtësor dhe shumë analitik i prof.dr Hulusi Hakos, nga Tirana, i botuar në gazetën “Republika”, më 22 dhjetor 2012. Atë vështrim të plotë e ka botuar edhe “Zemra Shqiptare” (në diasporë),“Telegrafi” ( në Prishtinë), ndërsa “Kosova sot” (Prishtinë) e ka botuar të shkurtuar. Vështrimin po e japim të plotë në këtë botim, të marrur drejtëpërdrejt me firmën e “Republikës”, që konsideroj se ia shton vlerën librit dhe ua zgjon kërshërinë lexuesve. E falënderoj nga zemra profesor Hakon për vlerësimin që ka dhënë për librin tim.

Në periudhën 03.12.2011 deri më 31.01.2013, në web-sajtet e mediave të ndryshme serbe e tjera, janë botuar edhe 105 komente të mia: 71 në “B=92”; 21 në “Novosti”; 8 në “Kurir”; 3 në “Pravda”, 1 në “Blic”; 1 në “Haber”; 1 në “Glas javnosti”; 1 në “e-Novine”; 1 në “Dojçe welle” dhe 1 në “Vijesti dana”. Njëzetegjashtë prej tyre, përveç web-sajtit, janë botuar edhe në fejsbuk (Facebook) të mediave të përmendura. Kjo është bërë për shkak se disa web-sajte e kanë kufizuar gjatësinë e tekstit të komentit, gjë që shpeshherë mbetej edhe shumëçka pa thënë, ndërsa Fejsbuku nuk e kishte të kufizuar dhe kisha mundësi ta them gjithë atë që mendoja se duhet thënë.

Page 322: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

322 Adil Rr. FETAHU

Gjuha e përdorur në komente (ironia deri në fyerje), nuk është fort e afërt me natyrën e qetë, kulturën dhe karakterin tim në jetën reale. Por, nuk kam mundur t’i shmangem asaj gjuhe, për shkak se në shumicën e komenteve te serbëve ka pasur aso shprehje urrejtje e fyerje ndaj Shqiptarëve, sa nuk mund ta merrni me mend. Se më kanë fyer mua, këtë nuk e kisha dert. Përkundrazi, isha i kënaqur për faktin se e kishin lexuar komentin tim dhe i kishte ngacmuar. Prandaj, duke iu përmbajtur asaj thënies: “kundrejt thiut – sopata”, edhe unë shpesh në komentet e mia e kam tejkaluar vetveten.

Prishtinë, Mars 2013 A u t o r i

Page 323: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 323

Samarxhiq: Serbia e ka njohur Kosovën

Po ani bre Samarxhiq se nuk do bëhet kiameti nëse Serbia e njeh Kosovën. Pavarësinë e saj deri më tash e kanë njohur 87 shtete të botës, që nga skaji i Perëndimit deri në skajin e Lindjes të globit tokësor. Përse të mos e njeh edhe Serbia, si fqiu më i afërt, e cila në këtë shtet ka edhe bashkëkombas të vet.

Në qoftë se partia juaj fiton ndonjëherë në zgjedhje, do ta keni shansën të bëheni ambasador i Serbisë në Kosovë. (Julius, 3 dhjetor 2011; 20:07)

Tadiq: Pa BE fundosemi në izolim

Nuk keni ku të fundoseni më thellë në izolim dhe nacionalizëm, se sa jeni tash! Me të gjithë fqinjët dhe popujt jeni në ngatërresa dhe në marrëdhëniet më të këqia. I urreni të gjithë joserbët rreth vetes dhe më gjërë.

Ky kërcënim, se Serbia do fundoset në izolim dhe nacionalizëm poqese nuk e fiton statusin e kandidatit për BE është një fore e thjeshtë, e menduar për të bërë presion para se Këshilli i Evropës të merr vendim, por me këtë nuk e frikësoni askend. Zhytja në nacionalizëm i ka kushtuar vet Serbisë deri më tash, prandaj populli ndoshta e ka kuptuar se prej kësaj nuk ka dobi. Por, filloni ju të fitoni nga vlerat e botës së civilizuar të cilat ua përmirësojnë jetën njerëzve. Me nacionalizëm e keni provuar gjatë tërë shekullit të njëzet, dhe asgjë të mirë nuk ju ka sjellë. (Julius, 8 dhjetor 2011; 09:58)

Nikolliq: Më vjen keq

E je i pasinçertë, si gjithnjë, Nikolliq. Sepse fare nuk të ka ardhur keq, bile je gëzuar që Serbia sot nuk e fitoi kandidaturën për BE, për shkak të këtyre që janë në pushtet. Ti do kishe dashur që ata të gjithë me radhë tash të japin dorëheqje, të shpërndahet Kuvendi e të shpallen zgjedhjet, ashtu që në atë mjegull të orvatesh të fitosh zgjedhjet. Por mos shpreso në këtë, sepse populli serb nuk do të zgjedh ta udhëheqësh shtetin, të cilin ti do e fundosje edhe më poshtë. Prandaj, rri e shiko se edhe ashtu je më komod në opozitë. Pyete Tadiqin se si ndjehej sot, ndonëse nuk ia kanë humbur shpresën se pas tre muajve mund ta fitojë statusin e kandidatit, poqese pak e ndryshon dhe harmonizon politikën shtetërore me kushtet, kriteret dhe vlerat e Bashkimit Evropian. (Julius, 9 dhjetor 2011; 17:30)

Page 324: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

324 Adil Rr. FETAHU

Gjillasi kërkon ndërrimin e Jeremiqit

Në komentet e mia të botuara në sajtin e B=92 dhe në mediat e tjera, unë shumë herë kam paraqitur argumente për udhëheqjen e gabuar të diplomacisë nga ana e Vuk Jeremiqit. Ai është dashur të ndërrohet, nëse jo më heret, bile pas publikimit të Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ju kujtohet ajo “blamazha” me propozimin e rezolutës së paraqitur Asamblesë së Përgjithshme të KB “për ta ndryshuar mendimin e GjND”! Një marri të tillë nuk do ta toleronte asnjë shtet serioz në botë. Ai tërë diplomacinë e udhëheqë me inat. Jo vetëm se është pa kredibilitet në qarqet diplomatike, veçse ka mbetur edhe pa hijen e vet. Ndërsa gabimet e tij do t’i kushtojnë Serbisë. (Julius, 12 dhjetor 2011; 21:43)

………

Po çka keni o njerëz që jeni vërsulur me gurë e drunjë (“nga barrikadat”) kundër kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Ajo kurrgjë të re nuk ka thënë në Prishtinë veç që ia ka thënë në sy Tadiqit dhe pushtetit të Serbisë gjatë vizitës në Beograd, në gusht të këtij viti. Kurrëfar kushte të reja as kurrëfar presioni, vetëmse ua ka përcjellur mesazhet e njëjta të Bashkimit Evropian, ku ajo e ka rolin kryesor. Fakti që Tadiqi dhe të tjerët nga pushteti I Serbisë nuk kanë dashur ta kuptojnë seriozisht, kjo është problem i tyre, dhe po merren me barrikada dhe ekscese kundër policisë së Kosovës dhe të Euleksit e kundër ushtarëve të KFOR-it, përmes strukturave paralale dhe mafisë së krimit të organizuar, si dorë e djathë dhe shtyllë e pushtetit të Beogradit, të cilat do të thehen për kokën e vet Serbisë. Ato struktura doemos duhet të zhduken nga territori I Kosovës, e nëse ju duhen juve në Serbi, mbajini e financoni, por mos pritni vlerësim pozitiv nga bota e civilizuar (Julius, 19 dhjetor 2011; 21:49)

Referendumi në Kosovë ditën e “lumturisë”

Shumë pluhur është ngritur rreth shpalljes së referendumit të katër të ashquajturave komuna në Veri të Kosovës, që popullata e asaj ane të deklarohet se “a deshiron të pranojë institucionet e Kosovës”? Liderët e vetëquajtur të atjeshëm dhe përfaqësuesit e të ashtuquajturave komuna vetëm po e zbatojnë idenë e marrë të liderëve partiak nga Beogradi: PRS, PPS, PDS etj, të cilat kanë për qëllim që me atë ta ngritin edhe një “referendum-barrikadë” në rrugën e Serbisë për statusin e kandidatit për BE, që pritet t’i jepet në muajin mars. Edhe vet momenti i caktuar për mbajtjen e referendumit tregon qëllimin.

Page 325: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 325

Të gjithë e dinë se referendumi nuk ka kurrëfar efekti juridik, vetëm se është mashtrim për popullsinë e atjeshme, e cila është e lodhur dhe e mërdhirë duke ndejtur mbi barrikadat e ngritura, prej të cilave nuk ka kurrëfar dobie, ka vetëm dëm.

Po ka edhe disa komentues mendjelehtë të cilët po e përkrahin idenë e mbajtjes së referendumit, pa marrë parasysh se çfarë efekte a pasoja do ketë dhe a është në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin (e Kosovës ose të Serbisë), etj.

Nëse të vetëquajturit liderët dhe qytetarët e pjesës veriore të Kosovës e konsiderojnë veten si qytetarë (shtetas) të Serbisë, edhepse janë qytetarë të Kosovës, ata duhet ta dinë se as sipas kushtetutës së Serbisë nuk kanë të drejtë të shpallin referendum për çështjet të cilat nuk janë në kompetence të vetëadministrimit lokal (të komunës). Sipas nenit 108 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, madje as Kuvendi Popullor nuk mund të shpallë referendum për vendimet që kanë për objekt çështjen që del nga kontratat (marrëveshjet) ndërkombëtare, sikur është rasti konkret i Marrëveshjes për menagjimin e integruar të kufirit. Të vetmet çështje për të cilat mund të vendosin në referendum komunat (ato që janë legjitime) janë: themelimi, ndryshimi ose ndërrimi i territorit të komunës.

Në rastin konkret të ashtuquajturat komuna i përkasin Kosovës. Ato nuk janë legjitime, pandaj kurrëfar vendimi i tyre nuk mund të prodhojë efekt juridik, as për pushtetin e Kosovës as për bashkësinë ndërkombëtare.

Nëse të ashtuquajturat kuvende të komunave në veri të Kosovës e konsiderojnë veten se janë pjesë e Serbisë, dhe nëse organet kompetente të pushtetit të Republikës së Serbisë i konsiderojnë se janë nën pushtetin e tyre, atëherë janë plotësuar kushtet nga neni 192 par.2 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë për shpërndarjen e atyre kuvendeve të komunave. Nëse kjo nuk ndodhë, mbetet dyshimi se ato po veprojnë në marrëveshje me pushtetin në Beograd, e kjo do shprehet negativisht në pozitën ndërkombëtare të Serbisë. (Julius, 28 dhjetor 2011;16:56)

Fjalosja për zyrën e Stefanoviqit

Ja një shembëll konkret se si ta zgjidhni çështjen e financimit të zyrës së Borko Stefanoviqit, e bile të ju mbeten edhe ca para për qëllime më të dobishme dhe humanitare. Suprimonie të ashtuquajturën Ministri për Kosovë e Metohi, ndërpreni financimin e shpenzimeve të strukturave paralele të panevojshme, të padobishme e të dëmshme të pushtetit të Serbisë në Kosovë, dhe në buxhetin e

Page 326: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

326 Adil Rr. FETAHU

Serbisë do kurseni shuma të konsiderueshme të mjeteve, të cilat mund t’i përdorni në projekte të dobishme, bile në marrëveshje me pushtetin e Kosovës ato mjete mund t’i investoni në projekte për punësimin e Serbëve të Kosovës. (Julius, 28 dhjetor 2011; 22:07)

Qytetarët e Serbisë i pret një vit i vështirë

Cvetkoviq, ti si kryeministër duhet t’ia shtosh pak optimizmin popullit; psh. t’i dërgosh një mesazh kësisoji: “Vitin e kaluar kemi ardhur buzë gremine, por këtë vit do e bëjme një hap të madh përpara”! (Julius, 1 janar 2012; 20:39)

Bojiq dhe Krasiq: Kanë tentuar ta vrasin Sheshelin

Mos keni frikë. Nuk do i përlyejnë ata duartë në Sheshelin. Atyre më tepër iu intereson që nga Shesheli të nxjerrin krejt çka din dhe çka nuk din ai për rolin e Serbisë në luftërat në hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Shesheli vetveten e ka sjellë në situatën në të cilën gjendet sot, me sjelljen e vet në Gjykatë, duke ia zgjatur vedit kohën e paraburgimit. Ka gjasa që në funt do të përfundojë si S.Millosheviqi, duke mos pritur përfundimin e gjykimit as në shkallë të parë. (Julius, 9.01.2012; 11:40, “Kurir”)

“RS nuk është shtet, por entitet”

Për ata komentues që po bëjnë paralele midis Kosovës dhe të ashtuquajturës Republika Srpska, po ua them se këto të dyja nuk kanë kurrëfar lidhje as ngjajshmërie.

Republika e Kosovës është e njohur nga 87 shtete të botës, të cilat sot udhëheqin politikën dhe ekonominë botërore dhe ushtarakisht e mbajnë botën nën kontrollë. Kosova madje edhe nën Perandorinë Otomane e ka pasur identitetin e vet dhe statusin e vilajetit. Kufijtë e sotëm të Kosovës janë caktuar qysh në Kongresin e Berlinit (1878).

Të ashtuquajturën Republika Srpska i vetmi, i pari dhe i fundit e ka njohur vetëm popi-patriarku Irinej, dhe askush tjetër, madje as pushteti zyrtar i Serbisë nuk e ka njohur, sepse nuk po guxon ta hidhërojë bashkësinë ndërkombëtare. Dhe ajo nuk është republicë, por është një entitet në kuadër të shtetit të pavarur dhe ndërkombëtarisht të njohur të Bosnje-Hercegovinës. Se si është krijuar ai

Page 327: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 327

entitet, këtë e dijnë të gjithë ndërsa në Hagë akoma po gjykohen udhëheqësit e krijimit të asaj krijese gjenocidale. Kaq sa për dijeni! (Julius, 10 janar 2012; 19:25)

Marrëdhëniet midis Serbëve e Kroatëve janë shembëll në botë

Nëse marrëdhëniet midis Serbëve e Kroatëve janë shembëll në botë, sikur po thotë Tadiqi, atëherë po del se të gjithë popujt fqinjë duhet të vriten, priten, dhunohen, digjen e piqen, të shkatërrojnë gjithçka para vetes, ta ndjekin njeri-tjetrin dhe në funt të luftës së përgjakshme shtetet e atyre popujve ta padisin njeri-tetrin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Bash shembëll i mire! (Julius, 15 janar 2012; 16:20)

Përkujtimi i parë Arkanit – pa Cecen

S’i han palla asaj për atë kriminel. Ajo e ka shfrytëzuar mjaft sa ka qenë gjallë, është pasuruar edhe për tri jetë të saj, të fëmijëve dhe nipave të vet. Tash është e lirë dhe mund të zbavitet me cilin dëshiron, dhe akoma është në moshë të përshtatshme. (Julius, 14.01.2012; 09:15, “Kurir”)

Shqipëria e Madhe – ide nacionaliste

Në popullin Shqiptar kurrë nuk ka ekzistuar as sot nuk ekziston ideja për Shqipërinë e Madhe. Këtë ide (tezë) e ka lansuar dhe përhapur propaganda serbe.

Te Shqiptarët ekziston dhe do të ekzistojë ideja për Shqipërinë Etnike, e kjo do të thotë krijimi i një shteti Shqiptar me territoret me popullsi etnikisht të pastër ose me shumicë absolute shqiptare. Dallimi midis këtyre dy ideve është esencial.

Shqiptarët asnjëherë në historinë e vet nuk kanë okupuar territore të hueja. Përkundrazi, fqinjët e tyre: Serbia, Greqia e Mali Zi ua kanë okupuar territoret dhe ua kanë ngushtuar hapësirën jetësore, nga 115 000 km katrore që kanë pasur me popullsi të pastër ose shumicë Shqiptare para Kongresit të Berlinit (1878), tash dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova) kanë më pak se 40 000 km/katrore. Kurse Serbia, Mali Zi dhe Greqia janë zgjëruar duke pushtuar territore shqiptare.

Page 328: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

328 Adil Rr. FETAHU

Prandaj, mos përhapni propagandaë të rrejshme për Shqipërinë e Madhe, porse krijimi i Shqipërisë Etnike në Ballkan doemos duhet të ndodhë heret a vonë, dhe kjo është domosdoshmëri e pashmangshme.

Po vërej se juve që po shkruani për “Shqipërinë e Madhe” po ju pengon edhe kur Shqiptarët i porositin bashkëkombasit e vet: “Flitni shqip”! Po a ka gjë më të natyrshme se sa secili të flet në gjuhën e vet? Ndërsa, në mjediset e përziera nëse Shqiptarët duhet të dijnë të flasin serbisht, maqedonisht, greqisht, përse ata të tjerët të mos duhet të dijnë të flasin shqip?!

(Adil Fetahu; Ky koment u publikua në sajtin “Dojçe Welle” në gjuhën serbe, më 15 janar 2012, si reaksion imi ndaj artikullit të botuar të Pandeli Panos e Dijana Rashiqt, nën titullin: “Velika Albanija – nacionalisticka ideja”)

Mund të mbajmë referendum kundër Gjykatës së B-H

Thuhet se vasiona dhe marrëzirat nuk kanë kufi. Këtë tezë për të dytën, për pakufishmërinë e marrëzisë e vërteton Millorad Dodiku me sjelljen dhe deklaratat e veta të marra, sikurse është kjo për mbajtjen e referendumit për ndërprerjen e hetimeve të Prokurorisë së Bosnje-Hercegovinës kundër Ejup Ganiqit dhe të tjerë lidhur me “Dobrovolaçka”!

Po ku mbahet referendum lidhur (ose kundër) ndonjë vendimi gjyqësor?! Zotërinjtë Ganiq dhe Divjak mund ta padisin Dodikun për shkakun se ai po i quan ata kriminelë, ndonëse ata janë të liruar nga aktakuza. (Julius, 18 janar 2012; 19:20)

Kandidatura e Serbisë: Gjermania e gatshme të lëshojë pe

Asnjë prej kushteve të parashtruara para 9 dhjetorit nuk janë plotësuar. Nëse merret vendimi për t’ia dhënë kandidaturën (Serbisë), kjo do të ndodhë për shkak të zgjedhjeve që pritet të zhvillohen, në mënyrë që t’i jepet përkrahje pushtetit aktual, e duke shikuar mes gishtërinjëve përmbushjen e kushteve. Por, data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim do të mbetet të caktohet më vonë, pas zgjedhjeve. (Julius, 24 janar 2012; 09:22)

Page 329: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 329

Qeveria ka vendosur: 17 shkurti ditë pushimi

17 shkurti është dita e shtetësisë (shpalljes së pavarësisë) së Kosovës, prandaj është rendi që edhe Serbia, si fqiu i parë që është, ta shpallë ditë feste dhe pushimi! (Julius, 11 shkurt 2012; 08:10)

Serbia i bllokon “miliona të Kosovës”

O njerëz, mos iu besoni gënjeshtrave të Jeremiqit, ngase ai e ka thënë këtë nga dëshprimi që dje edhe Haiti e njohu pavarësinë e Kosovës, dhe ky “lajm” i vjen si një kompensim. Me këtë po përpiqet ta mbajë optimizmin e pjesës së painformuar të popullatës, dhe sadopak ta ruajë “autoritetin” e vet! (Julius, 13 shkurt 2012; 11:23)

Po digjet Athina, janë kallur 60 ndërtesa

Me kërkesën e FMN-së dhe të Bashkimit Evropian, Parlamenti i Greqisë është detyruar të miratojë një pako të kursimeve, në mënyrë që vendi të shpëtojë nga bankroti, dhe të merr ndihma dhe kredi mbi 110 miliardë euro.

Masat e kursimit do bëhen me zvogëlimin e rrogave e të pensioneve dhe largimin nga puna të disa punëtorëve të sektorit publik, me të cilat llogaritet se do kursejnë më se 3 miliardë euro në vit.

Qytetarët e Greqisë, që janë mësuar të jetojnë jashtë mundësive të veta e në llogari të huaj, tash po protestojnë kundër masave të kursimit, pa marrë parasysh se mënyra e tyre e jetesës në llogari të huaj nuk mund të vazhdojë pa afat. Ata pa merita dhe në kundërshtim me mundësitë e veta ekonomike kishin rroga e pensione shumë më të larta se në Gjermani. Këtë e kanë vërejtur obliguesit tatimorë të Bashkimit Evropian prandaj i kanë shtruar kushte (ultimatum) Greqisë për të ndërmarrë masa kursimi, nëse dëshiron t’i ndihmojnë.

Situata të tilla shumë lehtë mund të shndërrohen në luftë qytetare, nga e cila Greqia ka përvojë të hidhur nga vitet 1946-1949. Edhe atëherë, krahas antagonizmave politike midis forcave të djathta e të majta të përkrahura nga jashtë, në të cilën ishte përfshirë edhe Jugosllavia e atëhershme, lufta qytetari shpërtheu për shkak të situateës së keqe ekonomike, inflacionit të lartë ,mungesës së mallërave dhe varfërisë së përgjithshme të popullatës.

Klithja e pjesëmarrësve të tashëm të protestave dhe demostratave shkatërruese, se “nuk mund të heqim dorë më tutje”, shumë lehtë mund të shndërrohet në

Page 330: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

330 Adil Rr. FETAHU

luftë qytetare, për çfarë ai plaku Markos Glezos ka përvojë veterani! (Julius, 13.02.2012; 17:21, “Kurir”)

Rada Trajkoviq: Kosova është larg prej shteti

Ish-ministresha për familje në qeverinë e Millosheviqit; ish-nënkryetarja e PRS të Sheshelit, e deputetja e tanishme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Rada Trajkoviq, e mohon shtetin deputet i të cilit është! Ka shtuar se pret që të respektohen të drejtat e njeriut për Serbët në nivelin që është çdokund.

“Rada e bukur” ose nuk e ka lexuar ose nuk e ka kuptuar Kushtetutën e shtetit deputet i të cilit është, ngase me atë Kushtetutë janë garantuar të drejtat sipas standardeve më të larta, e posaçërisht të drejtat e Serbëve sipas parimit të diskriminimit pozitiv janë paraparë në asi niveli çfarë nuk i përmbanë asnjë kushtetutë as nuk i ka asnjë pakicë kombëtare në botë. Fakti se disa serbë nuk i pranojnë dhe nuk duan të hyjnë në institucionet e sistemit, prandaj nuk mund t’I realizojnë të drejtat e parapara, është problem I tyre, dhe jo vetëm i tyre por edhe i të ashtuquajturve “serbë profesionalë”, sikur janë Ivanoviqët, Jakshiqët e të tjerë, të cilët po i manipulojnë serbët e Kosovës për qëllime të promovimit dhe pasurimit të vet, pasuria e të cilëve matet me eurot e asaj Evrope të cilën e urrejnë!

Një prej atyre “patriotëve profesionistë serbë” është edhe “Rada e bukur”, me tërë atë parukën e saj të verdhë, e cila e shfrytëzon serbizmin dhe serbët e Kosovës për promovimin dhe pasurimin e saj personal, madje edhe për të krijuar pasuri të mëdha të patundshme në Serbi.

Ajo është e njohur se për shkak të mospërkrahjes së zgjedhjes të vëllait të saj për gjyqtar të Gjykatës së Qarkut të Nishit, është hidhëruar në liderin e partisë, Vojisllav Sheshelin, dhe jo vetëm se e ka ndërruar ngjyrën e flokëve por e ka ndërruar edhe partinë dhe ka kaluar në Partinë DHSS të Batiqit, kurse “pajdashët” e saj: Ivanoviq e Jakshiq kaluan në DSS të Koshtunicës.

Politikanët e tillë akrobatë nuk i sjellin fat as popullit as shtetit të tyre, as shtetit të cilin e njohin ose nuk e njohin. (Julius, 18 shkurt 2012; “Gllas javnosti”)

Diplomacia e ndezur para vendimit të BE

Nëse Kosovës i bëhet ndonjë lëshim në rrugën e integrimit evropian poqese kjo bënë ndonjë lëshim për atë fusnotën famoze, kjo do të thotë se tërë Bashkimi

Page 331: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 331

Evropian e njeh Kosovën dhe e trajton si shtet të pavarur dhe Sovran, ngase vetëm shtetet sovrane integrohen në Bashkimin Evropian. Atëherë shtrohet pyetja, përse Serbia aq shumë insiston për fusnotën?!

Për Kosovën është me rëndësi që në mënyrë të pavarur të merr pjesë dhe të dëgjohet zëri i saj në tubimet ndërkomëtare. Kush ia venë veshin më ndonjë fusnote? Edhe Rezoluta 1244, edhe fusnota dhe gjithçka që shkruan në to janë vetëm germa të ngordhura në letër, të cilat shumë shpejtë do harrohen. Askush në Kosovë sot nuk e din se a ekziston më njëfar shefi i UNMIK-ut, as ia din emrin as ia njeh fytyrën. Kjo do të thotë se as Rezoluta as UNMIK-u nuk “banojnë” më në Kosovë, ose “banojnë ilegalisht”! (Julius, 23 shkurt 2012; 17:59)

Tadiq: Serbia i përmbushë të gjitha kushtet për BE

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, në bisedë me ministrin e punëve të jashtme të Gjermanisë, Vestervelle, ka pohuar se Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për të fituar kandidaturën për Bashkimin Evropian.

Jo zotëri Tadiq, nuk e keni përmbushur asnjë prej kushteve të cilat në emër të Bashkimit Evropian ua ka parashtruar kancelarja gjermane Angela Merkel (në gusht të vitit 2011), respektivisht kushtet për shkakun e të cilave më 9 dhjetor Serbisë nuk iu dha kandidatura.

Sa i përket konstruktivitetit të palës serbe, nuk besoj se ka njeri normal në botë i cili do thoshte se është konstruktive ajo që përherë e përsëritë z.Tadiqi, se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, as në mënyrë eksplicite as implicite! Është çështje tjetër që në Kushtetutën e Serbisë Kosova (e pavarur) është përfshirë si pjesë e Serbisë! (Julius, 24.02.2012; 05:55, “Blic”)

Daçiq: Burgosja është provokacion, mund të ndërmarrim masa reciprociteti

Nëse pjesëtarët e MPB të Kosovës vijnë në Serbi dhe hapin zyra, merren me kriminalitet të të gjitha llojeve dhe në ato zyra e nëpër shtëpi mbajnë arsenal armatimi, uniforma dhe material tjetër, atëherë burgosni edhe pa reciprocitet. Por, nuk do ta keni rastin, sepse ata nuk vijnë atje sikur që po vijnë policët tu në Kosovë. (Julius, 26.02.2012; 08:55, “Blic”)

Page 332: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

332 Adil Rr. FETAHU

Jeremiq: Edhe 1244 edhe kandidatura

Ndonëse të gjithë e dijnë se ky ekzibicionizëm retorik i Jeremiqit prepotent (por edhe i Tadiqit), gjoja se me Marrëveshje është arritur qëllimi: “Edhe Bashkimi Evropian edhe Kosova”, është vetëm një floskulë për opinionin e brendshëm në kampanjën parazgjedhore,- megjithatë përsëritja permanente e kësaj sintagme është bërë e mërzitshme dhe e cënon inteligjencën e opinionit, dhe nëse vazhdohet me këtë politikë Serbia nuk do arrijë gjëkundi; as në BE as në Kosovë!

Pas arritjes së marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës në tubimet rajonale, janë eliminuar të gjitha adutet diplomatike për të udhëheqë politikën si deri më tash. Ngase, me atë marrëveshje Serbia në mënyrë implicite e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pasiqë Kosova do të paraqitet në mënyrë të pavur në emër të vetin. Ç’është e drejta, Serbia është orvatur që me njëfar fusnote ta poshtrojë Kosovën dhe të krijojë njëfar asimetrie të përfaqësimit, por me këtë nuk ka arritur asgjë. Përkundrazi, Kosova ka fituar kapacitet ndërkombëtar, duke u paraqitur pavarësisht, jo vetëm sa i përket Serbisë veçse edhe sa i përket UNMIK-ut.

Insistimi që në fusnotë të shënohet Rezoluta 1244, Serbia “e ka ndjekur lepurin, dhe e ka trembur ujkun”! Sepse, shënimi në fusnotë i mendimit të GjND vetëm sa e vërteton dhe përforcon legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Paralajmërimi dhe premtimi për fillimin e negociatave për liberalizimin e regjimit të vizave, pastaj për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e stabilizim-asocimit dhe bashkimit të Kosovës në BE, vetëm sa e përforcojnë më tepër pavarësinë e Kosovës, ngase këto procese janë të dedikuara për shtetet e pavarura.

Serbia insiston në Rezolutën 1244, edhepse tërë kohën atë e ka konsideruar si akt ndërkombëtar okupimi, për shkak se rezoluta formal-juridikisht ka shënuar fundin e pranisë së shtetit të Serbisë në Kosovë, prej vitit 1999.

Duke shënuar fusnotën pranë emrit të Kosovës, Kosova ka flijuar pak në formë, por ka fituar në përmbajtje. (Julius, 27 shkurt 2012;17:49)

Page 333: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 333

Rezultatet e para: Putini kryetar

Bash po më habitë, se si nuk i paska fituar 101% të votave, por vtëm 60%!

Në diktaturat komuniste zakonisht dikatorët i fitojnë “mbi 100% “ të votave. Këtë e dijmë mirë ne nga ish-RSFJ, dhe ata nga ish-RFJ të cilët disa herë e kanë përjetuar. (Julius, 4 mars 2012;19:17)

Senzacionale: Koshtunica i kishte ofruar Sllobës koalicion

Nëse nuk ka arritur të bëjë koalicion me S.Millosheviqin, për shkak se ai nuk e ka pranuar si partner (të denjë), ja tash për zgjedhjet e ardhshme mund të bëjë koalicion me Millosheviqin e vogël: Ivica Daçiqin. Krejt është njësoj: i njëjti funksionar i tij, e njëjta parti me të njëjtin program politik, vetëm “ai” nuk është më! (Julius, 12.03.2012; 08:57, “Kurir”)

Serialet turke nxitin investime

Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar se “serialet turke nxitin investime”. Diçka të tillë akoma nuk kam dëgjuar! Vallë, a thua se Turqit po i paguakan shtëpitë televizive për t’i futur në programet e tyre serialet turke; më parë kisha thenë se ato ua shesin serialet shtëpive televizive.

Në qoftë se Perandoria Otomane e ka mbajtur Ballkanin të okupuar më se 500 vjet, Turqia bashkëkohore “po e okupon” me seriale televizive, që t’i mësojë popujt e këtushëm me mënyrën e jetës familjare sikur ato që po shfaqen në seriale. Pastaj ta okupojë me tregëti me mallëra turke dhe me investime të imta.

Lehtë këta popuj do mësohen me okupimin turk, sepse edhe ashtu shumë kohë gjatë historisë kanë jetuar në Turqit. (Julius, 12 mars 2012; 17:37)

Shesheli: Haga më e keqe se Nyrnbergu

Duke llomotitur në Tribunalin e Hagës, Shesheli ndër marrëzitë e tjera tha se Tribunali i ka akuzuar 80% Serbë, e 20% të tjerë.

Po sigurisht që janë akuzuar më shumë serbë, sepse ata ishin agresorët dhe ata bënë krime e gjenocid. Nuk mund të vehen në një paralele agresori me ata të cilët vetëm janë mbrojtur. (Julius, 14 mars 2012; 16:41)

Page 334: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

334 Adil Rr. FETAHU

Tadiq, shpalli zgjedhjet presidenciale

Përse po ngutesh o Nikolliq? Mos shpreso se do i fitosh zgjedhjet për kryetar. Nuk besoj se populli Serb është aq i marrë, që ta zgjedh nje varrmihës për kryetar shteti! (Julius, 14 mars 2012;20:29)

Patriku dhe Daçiqi nënshkruan memorandum kundër narkomanisë

Kuadri dhe bashkëpunëtori më i afërt i Millosheviqit, tash nënkryetar i Qeverisë dhe ministër i policisë, Ivica Daçiq, dhe patriku serb Irinej, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis KOS dhe MPB të Serbisë për zbatimin e strategjisë së luftës kundër drogës.

Vallë, a është Kisha ortodokse serbe strukturë e shtetit apo organizatë fetare, që MPB të nënshkruajë marrëveshje për luftë të përbashkët kundër narkomanisë dhe veprimeve tjera kriminale?

Ivica Daçiq para disa ditëve deklaroi në media se do fitojë në zgjedhjet e ardhshme! Duket se me këtë rast ka llogaritur në përkrahjen e KOS, e cila tradicionalisht i përkrahë kriminelët, duke filluar nga S.Millosheviqi, R.Karaxhiqi, R.Mlladiqi, Arkani, e të tjerë. (Julius, 19.03.2012;09:54, “Kurir”)

Holbruku dhe Karaxhiqi kanë pasur një kontratë

Njëfar avokati maqedonas, Pançevski, ka deklaruar se disponon dokumentin origjinal të kontratës së lidhur midis Holbrukut e Karaxhiqit, me të cilën i garantohet Karaxhiqit se nuk do të ndiqet nga Tribunali i Hagës në qoftë se tërhiqet nga funksioni i kryetarit të ashtuquajturës RS.

Si një nga nënshkruesit e atij dokumenti përmendet emri Aleksa Buha, i cili menjëherë e ka përgënjeshtruar, duke thënë se jo vetëm që nuk ishte nënshkrues por as që ekziston një dokument i tillë.

Radovan Karaxhiqi, i cili po gjykohet nga Tribuanli i Hagës për krime të luftës të bëra në BeH, në mrojtjen e tij disa here e ka potencuar atë “dokument”, mirëpo asnjëherë nuk ka mundur t’ia paraqet Gjykatës për ta parë. Nuk ka logjikë që një “dokument aq të rëndësishëm” që do i shërbente në mbrojtjen e Karaxhiqit të mos e ketë ai vet, por ta ketë njëfar avokati maqedonas!

Kjo është një gënjeshtër e trilluar, të cilën e kanë sajuar shërbimet sekrete të Serbisë dhe të ashtuquajturës Republika Sërpska, me qëllim që ta

Page 335: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 335

komprometojnë administratën e ShBA-ve. Ndoshta avokati Pançevski ka marrë një shumë të madhe parash për ta ruajtur dokumentin e sajuar nga shërbimet sekrete dhe që tash të paraqitet në media sikur ai e ka atë dokument. Shërbimet sekrete të Serbisë janë në gjendje të bëjnë gjithçka.

Riçard Holbruku ka qenë diplomat “mamut”, i cili për kurrëfar çmimi nuk do ta nënshkruante një dokument të tillë, ngase ai e ka ditur se për gjykatën do ishte i pavlefshëm. Diçka të tillë nuk do ta nënshrkuante as Jeremiqi i vogël, e lere më Riçard Holbruku. Me qenë se Holbruku tashmë është i vdekur, spekulatorët e ndryshëm tash mund të tregojnë përralla për fëmijë.

Por, edhe sikur të ekzistonte një dokument i tillë, ai për Tribunalin e Hagës nuk do kishte kurrëfar vlere si provë për mbrojtjen e Karaxhiqit. Ngase ai do ishte një marrëveshje private, e cila nuk e liron askend nga përgjegjësia për krime lufte.

Sikur të ishte Maqedonia ndonjë shtet serioz, organet kompetente do duhej menjëherë ta kontrollonin zyrën dhe shtëpinë e avokatit Pançevski, e nëse nuk e gjejnë dokumentin në fjalë, ta burgosin për përhapje të gënjeshtrës. (Julius, 22 mars 2012; 08:16)

Serbët në Kosovë: Duam zgjedhje

O njerëz, kuptonie se Kosova është e pavarur dhe sovrane, Serbia është shtet fqinj. Serbët në Kosovë janë diasporë e Serbisë dhe nuk mund të organizojnë e të mbajnë zgjedhje lokale të shpallura nga shteti i jashtëm. Ata mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre kur organi kompetent i Kosovës i shpallë zgjedhjet.

Kur është fjala për zgjedhjen e përfaqësuesve të Serbëve të Kosovës në Kuvendin Popullor të Serbisë, ato zgjedhje mund të organizohen e të mbahen në mënyrën si bëhet kjo edhe për serbët e tjerë në diasporë. Kurrësesi ndryshe dhe kurrëfar zgjedhjesh lokale.

Unë mendoj se nuk do ishte në interes të Serbisë as të serbëve në Kosovë sikur të mbaheshin zgjedhjet lokale e të zgjedheshin ata kriminelë të cilët deri më tani ua kanë bërë jetën e hidhur serbëve. Natyrisht se ato zgjedhje nuk do mbahen as ka gjasa që kjo të ndodhë. (Julius, 21 mars 2012; 16:22)

Page 336: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

336 Adil Rr. FETAHU

Fatmir Limaj përsëri i lirë

Me rastin e lirimit nga paraburgimi të Fatmir Limajt, zëdhënësi i Prokurorisë për krime të luftës të Serbisë, Bruno Vekariq, deklaroi se në Kosovë nuk ekziston vullneti politik për të gjykuar kriminelët e luftës.

Zotëri Bruno, në Kosovë ekziston dhe është dëshmuar vullneti politik për të ndihmuar gjyqësorin e pavarur. Fatmir Limaj është deputet në Kuvendin e Kosovës, të cilit i është hequr imuniteti i deputetit në mënyrë që organet e judikaturës të zhvillojnë dhe përfundojnë pa kurrëfar pengese procedurën penale kundër tij.

Fakti se Limaj dhe të akuzuarit e tjerë janë liruar nga paraburgimi, nuk do të thotë se ata përfundimisht janë liruar nga akuza, ndonëse ka gjasa që edhe kjo të ndodhë, ngase nuk është vërtetuar se ata kanë kryer veprat të cilat iu ngarkohen.

Në Serbi nuk ka vullnet për gjykimin e kriminelëve të atjeshëm; sa kriminelë të luftës ka, e sa janë gjykuar deri më tash? Përkundrazi, kriminelët po zgjedhen dhe emërohen nëpër funksione të larta shtetërore, sikurse që u emërua këto ditë gjenerali Dikoviq për kryeshef të Shtatmadhorisë, ndonëse edhe harabelat e dijnë se ai ka kryer krime kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës në vitin 1999. (Julius, 12 mars 2012; 19:01)

Jeremiqi: Besoj në shumicën

Përgjithësisht është e ditur se njeriu për veten e vet ka mendim më të mirë se sa që për te mendon edhe miku më i mirë. Mirëpo, ky Jeremiqi prepotent është së tepërmi i dashruar në vetvete dhe tepër e vlerëson veten e tij, gjë që është e dëmshme për shëndetin mental.

Po shpreson ta fitojë funksionin e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të KB, prandaj po lobon intensivisht për atë funksion, derisa të gjithë e urrejnë. Thotë se është zënë me disa për shkak të ruajtjes së tërësisë së Serbisë, derisa e din se sa e ka ruajtur atë. Po mendon se nëse ai zgjedhet për atë funksion, kjo do jetë një afirmim për vendin e tij dhe për rajonin.

Është i mjerë vendi dhe rajoni nëse ka mbetur të afirmohet përmes Jeremiqit. (Julius, 28 mars 2012; 09:32)

Page 337: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 337

PE ka refuzuar që Kosova të ketë asteriks

Në politikën, diplomacinë dhe propagandën mediale serbe gjithnjë do tema të larta: Kosova, Preambula, Kushtetuta, Rezoluta 1244, UNMIK-u, Fusnota, edhe Europa edhe Kosova,- dhe gjithnjë kështu me radhë deri sa të mos shkrihen e zhduken si fjolla bore.

Ndaj vendimit të sotëm të Parlamentit të Europës, me të cilin është refuzuar propozimi që në dokumentet e atij organi për Kosovën të përmendet “fusnota”, ka aq shume reagime e komente qesharake sa të bënë të mendosh, vallë a është populli serb kaq naiv, apo shtirret si i marrë, sikur nuk e ditka se Kosova është e pavarur nga Serbia?!

Broko Stefanoviqi orvatet ta ngushëllojë veten dhe popullin e tij, gjoja se vendimet e Parlamentit të Evropës nuk janë të obligueshme as të ekzekutueshme. Stefanoviqi e din fare mirë se ka miliona shembuj se ndonjë mendim ose vendim i ndonjë organi më të lartë nuk është i obligueshëm në kuptim të ekzekutimit, por se me forcën e argumentit dhe autoritetit të organit ato ekzekutohen pa kurrëfar kundërshtimi.

Parlamenti i Europës sot i ftoi edhe ato pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që këtë ta bëjnë, dhe e ftoi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar që Kosovës t’i mundësojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Londër.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Serbisë, Vllado Divac, ka thenë se sportistët e Kosovës mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike vetëm si anëtar të KO të Serbisë!

Jo zotëri Divac, sportistët e Kosovës kurrë më nuk do marrin pjesë në garat ndërkombëtare në kuadër të kurrëfar asociacioni sportiv të Serbisë, por të pavarur si përfaqësues të shtetit të Kosovës. Poqese për çdo eventualitet nuk mund të paraqiten të pavarur, ata do marrin pjesë në kuadër të Komitetit Olimpik të Shqipërisë, e jo të Serbisë.

Tërë politika dhe diplomacia e Serbisë udhëhiqet me inat! Inati është bërë mekanizëm shtetëror në udhëheqjen e politikës, ekonomisë, diplomacisë, sportit, kulturës, shkencës, kishës, shtetit… Inati dhe sjellja me inat është i dëmshëm, joracional dhe i pakuptimt.

Derisa bota e zhvilluar zbulon yje e gallaktika të reja diellore, Serbia në dialog me Kosovën ka bërë “zbulim epokal” – fusnotën me asteriks, me të cilin “e ka mbrojtur tërësinë territoriale dhe integritetin”! E tërë politika dhe diplomacia e Serbisë ndaj Kosovës tash është shndërruar në fusnotë! Ndërsa ajo fusnotë, si

Page 338: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

338 Adil Rr. FETAHU

një zgjidhje kalimtare, është menduar për paraqitjen e Kosovës në tubimet rajonale në të cilat marrin pjesë edhe Kosova edhe Serbia. Fusnota nuk është menduar për seancat e Parlamentit të Evropës apo të ndonjë organi tjetër, në të cilat nuk merr pjesë Kosova si shtet i pavarur.

Është koha të zgjoheni nga koma politike-propagandistike! (Julius, 29 mars 2012; 19:29)

Beogradi heq dorë nga zgjedhjet

Po çka keni ore njerëz? Kur dhe ku keni mbajtur deri më tash zgjedhje lokale në shtet të huaj, që tash të mbani në Kosovë? Me këtë do të nxitnit konflikt me pasoja të paparashikueshme për sigurinë e serbëve në Kosovë.

Ky potez I heqjes dorë nga zgjedhjet lokale është potez i mençur, ndërsa paralajmërimi i mbajtjes së tyre ka qenë marrëzi, edhepse është ditur se këtë nuk do të mundni ta zbatoni.

Po më dhimbsen ata Ivanoviqët, Jakshiqët dhe ata të ashtuquajturit “naçellnikët” e fshatrave Zveçan, Zubinpotok e Leposaviq, të cilët me aq vetëbesim e gënjenin popullatën e atjeshme se do të organizojnë e mbajnë zgjedhjet lokale, në mënyrë që për vete ta vërtetonin pozitën e liderëve lokal! (Julius, 31 mars 2012; 07:56)

Pastori kandidat për kryetar

Është e pabesueshme se si njerëzit janë jo modestë dhe për veten e tyre kanë mendim tepër të lartë, prandaj e vejnë veten “në tezgën e pazarit”!

Vallë, a mendon zotëri Pastori se do të zgjedhet për kryetar të Serbisë, kur dihet se nuk do ta votojnë as anëtarët e partisë së tij, e lere më ta votojnë zgjedhësit e Serbisë.

Nuk më kujtohet tash emri i një Romi, i cili disa here është kandiduar për kryetar të ish-RSFJ, e pastaj edhe të ashtuquajturës RFJ. Natyrisht kjo bëhej për t’i “treguar” botës se si shteti është aq demokratik në të cilin të gjithë kanë të drejta të barabarta, madje edhe për t’u kandiduar për kryetar të shtetit, me gjasa për t’u zgjedhur: 0,000.001 për qind! (Julius, 31 mars 2012; 08:09)

Page 339: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 339

Prishtina tash po i ndihmon zgjedhjet në KeM

“Prishtina tash po i ndihmon zgjedhjet në KeM”, kjo është një mahi e një prillit në media. Qeveria e Kosovës që moti ka marrë qëndrim se kurrëfar zgjedhjes të Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë. Pushteti serb tash po orvatet të gjejë ndonjë zgjidhje solomone: që të heqin dorë nga zgjedhje lokale, por t’i mbajnë zgjedhjet parlamentare!

Por, në Kosovë nuk do duhej lejuar të mbahen kurrëfar zgjedhje të Serbisë, gjithnjë deri sa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhjet e përgjithshme të një shteti mund të mbahen në shtetin tjetër ku ekziston një numër i caktuar i qytetarëve si diasporë të shtetit i cili i mbanë zgjedhjet. Mirëpo, organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve në diasporë bëhet përmes përfaqësisë diplomatike të shtetit që mbanë zgjedhjet. Duke marrë parasysh se Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ajo në Kosovë nuk ka kurrëfar përfaqësie diplomatike, prandaj as nuk ka kushte për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Serbia me asgjë nuk e ka merituar që pushteti i Kosovës t’ia lejojë mbajtjen e zgjedhjeve këtu.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë do ishte thjeshtë një farsë, për propagandë politike dhe nuk do ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve, duke marrur parasysh numrin e vogël të qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë. Më shumë serbë ka në Australi se në Kosovë. Veç kësaj, pushtetit të tanishëm të Serbisë as nuk i konvenon mbajja e zgjedhjeve në Kosovë, ngase serbët e Kosovës do të votonin kryesisht për nacionalistët më të egër dhe për partite nacionaliste, sikur janë: SDS e Koshtunicës, SRS e Sheshelit, SNS e Nikolliqit, etj, ndërsa pushteti nuk mund t’i kontrollojë as mbikëqyrë zgjedhjet. Pushteti i Serbisë mund t’i zbatojë zgjedhjet e veta në Kosovë vetëm nepërmes postës së zakonshme ose asaj elektronike, apo përmes të ashtuquajturit “turizmi zgjedhor”, dmth. që serbët e Kosovës të shkojnë në vendvotime të caktuara në Serbi sa më afër kufirit me Kosovën. Gjithçka tjetër është vetëm farsë.

Përndryshe, në qoftë se Serbia heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë, kjo do të thotë se ajo po e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët e Kosovës po i trajton sikur të gjithë serbët e tjerë në diasporë gjithandej nëpër botë. (Julius, 1 prill 2012; 18:35)

Thaçi sot tek Obama

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të jetë mysafir i kryetarit të ShBA-ve, Barak Obama, ndërsa Thaçi dhe delegacioni i tij do të takohet edhe

Page 340: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

340 Adil Rr. FETAHU

me nënkryetarin Xhozef Bajden dhe me sekretaren e tashme dhe ish-sekretaren e shtetit, Hillari Klinton dhe Medlin Olbrajt. Thaçi do ketë takime dhe me disa senatorë e kongresmenë amerikanë dhe do ta mbajë ligjërata në dy universitete, pastaj në selinë e KB do të takohet se sekretarin e përgjithshëm Ban Ki Mun dhe me një numër ambassadorësh të akredituar në KB.

Edhe kryetari i Serbisë, Boris Tadiqi, është dashur në të njëjtën kohë ta vizitojë Barak Obaman, por ai ka hequr dorë nga vizita, ngase nuk ka dashur që vizita e tij të përputhet në të njëjtën kohë me vizitën e Hashim Thaçit, nga frika so do mbetet nën hijen e Thaçit, të cilit i është bërë aq nderë dhe organizuar aq shumë takime.

Për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe rezultatit të pasigurt, ndoshta Tadiqi e ka lëshuar shansën e fundit që në cilësi të kryetarit ta vizitojë ShBA-në.

E din Tadiqi se në ShBA nuk vlenë ajo fusnota për përfaqësimin e Kosovës.(Julius, 3 prill 2012; 08:53)

“Serbia po e zgjëron ushtrinë tokësore”

“Zona tokësore e sigurisë përgjatë ‘linjës administrative’ midis Serbisë e Kosovës, në gjatësi prej 382 kilometra është stabile, por definitivisht e paparashikueshme”,- ka deklaruar në Prokuple ministri i mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovac.

Po ku ka more zonë tokësore e sigurisë në vijën administrative midis njësive të vetëqeverisjes, të cilat i ruan ushtria dhe xhandarmeria?!

Kufiri midis Kosovës e Serbisë nuk është vijë administrative veç kufi shtetëror, i ruajtur rreptësisht sikur kufiri midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, me një dallim që atje nuk ka ndonjë zonë tokësore të sigurisë të gjërësisë çfare është rasti me kufirin midis Kosovës e Serbisë. Mos e trallisni popullin me këso propagande bajate për qëllim parazgjedhore, sepse kjo nuk do të ju sjell shumë vota. (Julius, 7 prill 2012; 20:42)

“Është koha që magjistralja e Ibrit të shkojë në histori”

“Magjistralja e Ibrit për disa vjetët e ardhshme do të shkojë në histori”, ka deklaruar kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Mirko Cvetkoviq.

Page 341: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 341

Ky “plak i urtë”, i cili duket se ka fjetur gjatë tërë mandatit të tij si kryeministër, tash para zgjedhjeve është kujtuar të ndërtojë rrugë moderne, me të cilat Serbia do lidhet me “KeM” dhe Malin e Zi, e me Adriatikun e Jugut!

Për sa i përket Kosovës, nuk ka nevojë të të shpenzoni para, ngase sikur po shihet, nuk do të ketë komunikacion midis Kosovës e Serbisë, sikur që nuk ka midis Koresë së Jugut e të Veriut. Madje, edhe nëse ndërtohet një rrugë kah Kosova, atje serbët do të ngritin barrikada, do ta murosin autostradën e do të hapin rrugë dytësore alternative, ashtu sikur i ka mësuar Slloba i vogël – Ivica Daçiq!

Sa i përket Kosovës, ajo para dy vjetëve është lidhur me Adriatikun e Jugut, përmes Autostradës moderne të Kombit, që është ndërtuar nga Durrësi deri te kufiri administrativ me Kosovën, në Morinë, ndërsa pjesa e saj në Kosovë po ndërtohet me të shpejtë deri në Prishtinë. (Julius, 10 prill 2012; 08:38)

Nikolliq: SNS i ka njerëzit më të mirë

Nikolliq, mbahu se poqese Tribunali i Hagës “e mëshiron” apo për ndonjë shkak tjetër e lejon Vojisllav Sheshelin të vjen përkohësisht në Serbi gjatë fushatës parazgjedhore, nuk do ta keshë “të Premtën e Madhe”, veç “të Premtën e Zezë” për partinë tënde.

Edhepse Sheshelit nuk do t’i lejohej të merret me veprimtari politike gjatë qëndrimit në Serbi, çfarë kokëforti është ai nuk do ta respektojë ndalesën gjyqësore, e besoj se as pushteti nuk do ta pengojë ngase iu shkon në favor që të ulë numrin e votave për Nikolliqin. Kurse, Shesheli më së miri din se si t’ia paraqet publikut biografitë e ndotura të Nikolliqit, Vuçiqit, e të tjerëve. (Julius, 10 prill 2012; 20:38)

Myftiu Zukorlliq kandidat për kryetar

Përse bre po e kundërshtoni kandidaturën e zotëri Zukorlliqit për kryetar të Republikës së Serbisë. Po don njeriu t’i ndihmojë popullit të vuajtur të Serbisë. Zgjedhja e tij vërtetë do ishte një kthesë. Së pari, për shkak se është Musliman. Së dyti, si njeri besimtar ai nuk gënjen dhe nuk është i prirur për mashtrime veçse është luftëtarë i denjë për të drejta e drejtësi. Së treti, si njeri që gëzon autoritet në botën arabe, mund të ndihmojë shumë në marrjen e kredive nga bankat arabe, ku e drejta e Sheriatit e ndalon kamatën. E katërta, mund të merr

Page 342: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

342 Adil Rr. FETAHU

naftë me çmime më të volitshme, ashtu që në Serbi karburantet do të ishin më të lirat në Evropë.

Le ta provojë populli i Serbisë edhe këtë, ndoshta do t’i qeshet fati. Mjaft e ka provuar me të vetët, por nuk ka pasur fat. Sigurisht se ky është më i mirë se Daçiqi, Nikolliqi, Shesheli… (Julius, 11 prill 2012; 16:15)

“Konfuzioni lidhur me kompetencat e MPB”

Pas arrestimit të dhjetë personave të dyshuar për djegëjen e Ambasadës Amerikane në Beograd (më 2008), ministri i policisë, Ivica Daçiq, deklaroi: “Unë nuk mund të jem përgjegjës për punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëse policia vepron pa dijeninë time”!

Duke marrë parasysh se ai përzihet “në secilën gjellë”, edhe atje ku nuk e ka vendin as nuk ka kompetenca, askush nuk i beson kësaj deklarate, se nuk e ka ditur për arrestimin. Më parë do thosha se ai është marrë vesh fshehtas me diken, që në këtë fushatë parazgjedhore “edhe ujku të jetë i ngopur, edhe delet në numër”. Ky marifet është i provuar në Serbi; kështu deklaronte Koshtunica atëherë kur u arrestua S.Millosheviqi! Por, në qoftë se është e vërtetë se Daçiqi nuk e paska ditur për arrestimet, atëherë kjo është për brengosje edhe më të madhe, sepse kjo do të thotë se në polici po mbretërueka anarki.

Nga 14 të dyshuarit si ekzekutorë të drejtpërdrejtë, tash pas më tepër se katër vjetëve, janë arrestuar 10-12, të cilët ngarkohen për djegëjen e Ambasadës Amerikane në Beograd. Se nuk i është dhënë kurrëfa përparësie arrestimit të ekzekutorëve të drejtpërdrejt, kjo tanimë po shihet. Por, a do të arrestohen ndonjëherë dhe kur inspiruesit e djegëjes së ambassadave, kjo do varet nga zgjedhjet e ardhshme, apo kjo çështje do mbetet për zgjedhjet e vitit 1016.

Të ju përkujtojmë, djegëja e ambasadave është bërë më 21 shkurt 2008, pas mitingut me moton “Kosova është Serbi”, e kjo ishte me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të gjithë dyshojnë se iniciator i atij mitingu dhe i djegëjes së ambasadave ka qenë Vojisllav Koshtunica, i cili çdo here është i gatshëm t’i fryjë zjarrit kundër Amerikës. Se a do të provohet involvidimi i tij, këtë duhet ta vërtetojnë hetimet. (Julius, 12 prill 2012; 13:39)

Page 343: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 343

Konuzin: Nuk bënë edhe BE edhe Rusia

Ja, përsëri ky far ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin, i jep këshilla Serbisë se cilës rrugë duhet të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme. Duke u paraqitur sot në tubimin e ekonomistëve në Çajetinë, deklaroi se Serbia “nuk mundet edhe me Europën edhe me Rusinë”!

Kjo paraqitje aspak diplomatike e ambasadorit Konuzin është kërcënim dhe presion i drejtëpërdrejtë votuesve serbë në prag të zgjedhjeve të ardhshme, dhe përkrahje direkte partive proruse: DSS të Koshtunicës, SNS të Nikolliqit, SRS të Sheshelit, SPS të Daçiqit…, të cilat janë orientuar kah Rusia si alternative e Bashkimit Evropian.

Është mirë që gati të gjithë autorët e komenteve të publikuara këtu e kundërshtojnë përzierjen e Konuzinit në punët e brendshme të Serbisë, gjë që është një shenjë se çfarë disponimi kanë ndaj Rusisë. (Julius, 18 prill 2012; 19:29)

Është shtënë në zyrën (e miqësisë serbo-ruse) në Mitrovicë

Mitrovica (por edhe tërë Kosova) tradicionalisht nuk i duron rusët, sepse për shkak të Rusisë dhe Austrohungarisë me rastin e rënies së Perandorisë Otomane, Kosovës i është marrë një pjesë e madhe e territorit dhe ka mbetur në kufijtë që ka sot.

Në mars të vitit 1903 në Mitrovicë kishte ardhur konzulli rus, por Isa Boletini i kishte kërcënuar të gjithë ata që do ta pranonin konzullin rus në hotelin ose në shtëpinë e tyre, se konzullin do ta vriste ndërsa hotelin/shtëpinë do t’ua digjte. Për këtë shkak, pronari i hotelit, para syve të qytetarëve të tubuar dhe konzullit rus e atij të Austrohungarisë, ia kishte nxjerrë jashtë nëpër dritare të gjitha placket e konzullit rus dhe nuk e kishte pranuar si mysafir, prandaj konzulli i hidhëruar ishte këthyer në Shkup. Kur është këthyer për herë të dytë në Mitrovicë – është vrarë. (Julius, 23 prill 2012; 08:02)

Republika Sërpska qytetarisht dhe tradicionalisht i takon rrethit të shteteve evropiane

Jo z.Radojçiq, e ashtuquajtura Republika Sërpska as nuk është shtet as në pikëpamje civilizuese ose tradicionale nuk i përket rrethit të shteteve evropiane. Ajo është entitet në kuadër të shtetit të pavarur e sovran të Bosnje-

Page 344: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

344 Adil Rr. FETAHU

Hercegovinës, që u krijua gjatë agresionit dhe luftës së përgjakshme pesëvjeçare të Serbisë mbi Boshnjakët. Në atë luftë janë bërë veprime morbide e krime të luftës mbi Boshnjakët, kryesisht civil: gra, fëmijë e pleq. Prandaj, ai entitet është një krijesë gjenocidale, e cila jo vetëm se nuk ka kurrëfar tradite civilizuese, veçse është negacion i civilizimit të shekullit 20. Kreatorët e atij entiteti: kreu shtetëror, ushtarak e policor i Serbisë janë gjykuar e po gjykohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe gjenocid. Me ato krime morbid eju keni treguar se jeni fis e farë e prishur!

([email protected]; Ky koment u botua në portalin informative HABER, më 6 maj 2012, si reaksion ndaj një shkrim të kryetarit të kuvendit të ashtuquajturës “Republika Sërpska”)

“Ndoshta do heq dorë nga rrethi i dytë”

Sipas të gjitha hulumtimeve e ka parë Nikolliqi se nuk ka gjasa të fitojë zgjedhjet për kryetar të Serbisë, dhe gjoja se është hidhëruar për “vjedhje të votave”, ka paralajmëruar mundësinë e heqjes dorë nga rrethi i dytë I zgjedhjeve presidenciale. Kurse zëvendësi i tij, ai kryemadhi Aleksandar Vuçiq, radikal famkeq i Sheshelit dhe ish-ministër për informata në regjimin e Millosheviqit, deri para pak kohe i prononcuar si nacionalist dhe ithtar i zjarrtë i Vojisllav Sheshelit e pretendent për prefekt të Beogradit,- para kamerave tregon një grumbull letrash, kinse si fletë-votimi janë gjetur në një kontejner, dhe kështu e ka sajuar tregimin për vjedhjen e votave?! Vallë, a mendon ai se do i besoj ndokush në “këso prova”, të cilat mundet gjithkush t’i përdorë.

Duket se SNS nuk i ka humbur vetëm zgjedhjet presidenciale, veçse e ka humbur edhe orientimin në kohë e hapësirë.

Shkoni bre në…, se nuk është populli serb aq budalla që ta zgjedh një varrmihës për kryetar shteti. (Julius, 12 maj 2012; 23:02)

Djali i Ratko Mlladiqit: “Jam krenar për rolin e babait në luftën e BeH”

Në Tribunalin e Hagës sot filloi gjykimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, të cilin aktakuza e ngarkon për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë dhe vende tjera të BeH. Paralelisht me këtë po zhvillohet procesi gjyëqosr edhe kundër Radovan Karaxhiqit, i cili gjithashtu ngarkohet për krime lufte dhe gjenocid në BeH.

Page 345: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 345

Në bazë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale të Serbisë e të Serbëve të BeH, krimeve dhe gjenocidit mbi popullin Boshnjak, është krijuar ajo kreatura gjenocidale e ashtuquajtur Republika Sërpska, në krijimin e së cilës për fat të keq ka marrë pjesë edhe bashkësia ndërkombëtare – me Marrëveshjen e Dejtonit.

Me qenë se gjatë procesit gjyqësor do të vërtetohet se ajo kreaturë është krijuar me gjenocid, bashkësia ndërkombëtare do të duhej ta suprimonte atë shemti e ta ndihmonte Bosnje-Hercegovinën të zhvillohet si shtet normal i të gjithë qytetarëve të saj.

Me rastin e fillimit të procesit gjyqësor kundër Ratko Mlladiqit, djali i tij-Darko, deklaroi se është krenar me rolin e të jatit në luftën e BeH!

Si i ati, ashtu edhe i biri. Do të thotë se edhe ai do të bënte gjenocid, si i ati! Në vend se të turpërohet dhe të mos lajmërohet askund në opinion për shkak të babait kriminel, ai krenohet me te! Nga ajo që i mençuri turpërohet, me te budallai krenohet!

(Adil Fetahu, “24 sata-info”, “Vijesti danas”, 16 maj 2012; 22:26/Facebook)

Kosova nuk mundet në FIFA dhe UEFA

Ky far Karaxhiqi a është politikan apo sportist, kur i gëzohet aq shumë një vendimi, sipas të cilit iu pamundësohet sportistëve të Kosovës të marrin pjesë në gara sportive, që është diskriminim kombëtar, madje edhe kur është fjala për ndeshje miqësore?!

E sa poshtë ka rënë njerëzimi! (Julius, 31 maj 2012; 16:51)

Në KeM pa KM,PR,GL,PZ,UR,PE

Vendimin e pushtetit të Kosovës, që të mos lejohet lëvizja e automjeteve me targa të vjetra, Borisav Stefanoviqi e quan “vendim i njëanshëm”! Po me cilën anë tjetër do të duhej të merrej ai vendim? Po për targat e automjeteve në Serbi merrni vendim “të dyanshëm” a “treanshëm”?

Vendimin për targat e vlefshme të automjeteve e ka marrë organi kompetent ligjor i pushtetit të Kosovës, dhe në këtë nuk mund të përzihet as Bruksesi dhe askush tjetër, e më së paku Beogradi. Ligji vlenë njësoj për të gjithë qytetarët, ndërsa targat e regjistrimit të automjeteve nuk jepen në bazë të përkatësisë

Page 346: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

346 Adil Rr. FETAHU

etnike, por ashtu siç është përcaktuar me ligj. Ajo që dikush dëshiron t’i politizojë edhe targat e automjeteve, është problem i tyre. (Julius, 1 qershor 2012; 07:40)

Vuçiq: Të gatshëm për bashkëpunim me SPS-in

Lideri i ri i SNS, Aleksandar Vuçiq thotë se ajo parti është e gatshme t’i ofrojë bashkëpunim (lexo: kohabitacion) SPS-it dhe disa partive tjera me të cilat ka bashkëpunimin më të mirë (lexo:SDS) për formimin e Qeverisë, dhe nëse kjo parti do të vjen në pushtet, në Serbi do bëhen ndryshime.

Për atë se do bëhen ndryshime, nuk duhet dyshuar, dhe se ato ndryshime do ta sjellin Serbinë në pozitë radikale më të keqe, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin ndërkombëtar.

Vuçiqi e Nikolliqi janë të gatshëm për kohabitacion edhe me dreqin e zi (jo vetëm me ata të kuqët), vtëm e vetëm që hyjnë në pushtet. Ndërsa për tregëti me pushtetin, ai barkmadhi Daçiq (me mbiemrin:Millosheviq) është varianti më i përshtatshëm për koalicion, por që Daçiqi nga ai koalicion do ta shtrydhë thanën e thatë vetëm që ta merr pozitën e kryeministrit në Qeveri, për çfarë edhe ditën e zgjedhjeve deklaroi se dihet saktësisht se cili do të jetë kryeministër (duke menduar për vete). Morali i tij politik funksionon në mënyrë alternative, edhe me rrymë edhe me bateri, prandaj është në gjendje të koabilitojë me secilin që i jep më tepër. Deri më tash kjo i ka shkuar përdore, prandaj është bërë “nusja politike” më e mirë. Në atë pako të koalicionit gjithsesi do të përfshihet edhe Koshtunica, me të cilin SNS ka bashkëpunimin më të ngushtë.

Vuçiqi, që nuk arriti të bëhet prefekt i Beogradit, tash po përpiqet të fitojë pozitën e kryeministrit ose të ndonjë ministri. (Julius, 3 qershor 2012;16:15)

Nikolliqi kërkon këshilla nga patriku

“Shpresoj se kjo do të jetë java e fundit në të cilën Serbia po humbë kohë”, iu ka deklaruar gazetarëve kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, pas një takimi dy orë e gjysëm me patrikun Irinej. Ka shtuar se te patriku ka ardhur për të marrë bekimin dhe këshilla!

E more Nikolliq, ku shkruan në kushtetutën e Serbisë (sekulare) se kryetari i shtetit duhet të kërkojë bekimin dhe këshilla politike nga patriku?! Ky është

Page 347: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 347

edhe një nga shumë gafet e pafalshme qysh në fillim të mandatit, madje edhe para inaugurimit.

Ndërsa ajo që thua, se kjo do të jetë java e fundit në të cilën Serbia humbë kohë, po bie sikur ti do të japësh dorëheqje para inaugurimit. Përndryshe, me ty në krye, Serbia do të humbë kohën për sa kohë që ti të jesh kryetar. Dhe jo vetëm se humbë kohë, por këthehet prapa në kohën e kaluar! (Julius, 4 qershor 2012; 22:09)

Jeremiqi fitoi në KB

Për se e ka merituar – jo, ngase kriter themelor për atë funksion është që kandidati të jetë politikisht neutral, gjë që Jeremiqi nuk është i tillë.

Se është ky ndonjë funksion me rëndësi ekzekutive – as kjo nuk qëndron, mirëpo është i dobishëm për Jeremiqin e ri, që së paku ta ketë rrogën e mirë.

Derisa Jeremiqit i është dhënë ta kryesojë, po dihet se çfarë autoriteti ka ai treg botëror i plaçkave. Por, pasiqë është zgjedhur, duhet t’i urohet dhe t’i rekomandohet që ta blejë buletën njëkahëshe dhe të mos këthehet më në vendin e shkatërruar të Nikolliqit.

Se çfarë autoriteti ka Jeremiqi, dëshmia më e mirë është debakli që pësoi me rastin e zgjedhjes së njenit prej nënkryetarëve të Partisë Demokratike në vendin e vet.

Kundrejt kundërkandidatit të kulturuar nga Lituania, i cili fare nuk ka lobuar për atë pozitë, ka qenë lehtë të fitosh, duke lobuar te vendet e painkuadruara, gjë që Jeremiqi ka bërë gjatë tërë kohës, me para të shtetit në favor të vetin.

Zëvendësim adekuat për atë funksion do ishte vetëm Aleksandar Vuçiqi!

(Julius, 9 qershor 2012; 10:39)

Ka filluar takimi Nikolliq-SPS

Ka filluar tregëtimi dhe licitimi për pozita ministrash, zëvendësministra, këshilltarë dhe funksione tjera në pushtetin shtetëror të Serbisë.

Sa e mbajmë mend, lideri i SPS-it, Ivica Daçiq, disa herë e ka përsëritur se me asnjë çmim nuk do të negocojë për koalicion me SNS, as para as pas

Page 348: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

348 Adil Rr. FETAHU

zgjedhjeve. Por pushteti është i ëmbël, prandaj këtu nuk ka moral as parime, ka vetëm interesa dhe dobi, që votën e tij ta shesë sa më shtrejtë. Për parime të Ivica Daçiqit është e tepër të flitet. Prandaj, askend nuk e befason joparimësia dhe amoraliteti i tij, vetëm që ta merr pozitën e kryeministrit, sikur edhe oferta jokorrekte e Tomisllav Nikolliqit që vetëm prtia e tij ta merr pushtetin.

Hajde të lidhim bast me nga 100 euro, se Daçiqi do të hyjë në koalicion me SNS, së cilës do t’i bashkangjitet edhe SDS-i i Koshtunicës, sepse një kolacion të tillë e përkrahë Rusia, ngase të gjitha ato parti janë të orientuara kah Rusia, e jo kah integrimi evropian. (Julius, 11 qershor 2012; 10:54)

“Kurrë nuk kam vjedhur, jam me fytyrë të pastër”

Kur e shoh (në TV) këtë prepotent të fryer, Aleksandar Vuçiq, më trazohet lukthi, se e di që do të llomotitë ndonjë marrëzi.

Tash që pësoi humbje nga z.Gjillasi, për pozitën e prefektit të Beogradit, deklaron se “nuk ka dashur të bëhet prefekt dhe se fytyrën e ka të pastër”!

Për sa i përket fytyrës, nuk e besoj se shollin e këpucëve e ka më të ndyrë e më të fortë se fytyrën. Të gjithë e dijmë të kaluarën e tij dy decenjet e fundit: si ithtarë i Sheshelit famëkeq, radikal dhe çetnik, dhe si ministër për informata në regjimin e Millosheviqit, dhe tash flet për fytyrën e pastër. Ish-shefi i tij (Shesheli) e quan mbeturinë e radikalve dhe tradhtar.

Ajo që thotë se nuk ka dashur të bëhet prefekt i Beogradit, është një rrenë ordinere. Për t’u zgjedhur në atë funksion ai e ka angazhuar si këshilltar në fushatën zgjedhore prefektin legjendar të Njujorkut, Gjuliano, mirëpo për shkak të të kaluarës së vet të palavdishme, bagazhit politik dhe biografisë së njollosur, as ky angazhim nuk i ka mjaftuar për ta mundur zotëri Gjillasin.

Vuçiqi është një personalitet opskurd dhe mjerim moral, pa ndërgjegje as parime, dhe prap flet për “fytyrën e pastër”. Kush për çka flet, veç për atë që nuk e ka! (Julius, 14 qershor 2012; 21:17)

Tomiqi le ta pranojë se e ka fshehur Mlladiqin

Prokurori Vlladimir Vukçeviq thotë se do ishte më efikase sikur të arrinte marrëveshje me ish-shefin e Sigurimit të ushtrisë, Aca Tomiq, për ta pranuar se ai e ka fshehur Mlladiqin!

Page 349: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 349

Po a janë thirrur (në prokurori) edhe Koshtunica dhe disa klerikë të lartë të Kishës ortodokse serbe, për të sqaruar disa gjëra lidhur me fshehjen, mbrojtjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Ratko Mlladiqit? Ata dijnë shumë gjëra, prandaj është rendi që prokuroria “t’arrijë marrëveshje me ta”! (Julius, 27 qershor 2012; 07:58)

“KFOR dhe ULEX – siguri për Serbët”

I ashtuquajturi ministër për KeM, Bogdanoviq, në funt të mandatit të vet kurrësesi të mbledh mend. Flet marrëzira që janë në kundërshtim me realitetin.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar mu për shkak të pjekjes së kushteve dhe stabilizimit të pushtetit shtetëror, sundimit të drejtës, rendit dhe ligjit,- ka vlerësuar se më nuk ka nevojë mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket moskëthimit të serbëve në Kosovë, për këtë është fajtor vet pushteti serb, i cili përmes “megafonit” siç është Bogdanoviqi, po i manipulon serbët me propagandën se si Kosova do të këthehet në përbërje të Serbisë, gjegjësisht se përsëri do ta okupojë Kosovën, gjë që është kohë e perenduar që moti.

Lerini ju serbët e Kosovës që në bashkëjetesë paqësore me të tjerët t’i realizojnë të drejtat e tyre njerëzore e civile, në suaza të mundësive ekonomike dhe sociale.

Sigurinë për serbët mund ta garantojë vetëm pushteti i Kosovës, dhe kurrëfar KFOR-i, EULEX-I as pushteti i Serbisë. (Julius, 3 korrik 2012; 09:26)

Vuçiq: Nuk ka arsye për të qeshë

Lehtë e kishte sa ishte në opozitë të kritikojë, shet mend dhe propagandon trimëri. Duket se është penduar që ka krijuar koalicionin për formimin e qeverisë dhe që do të jetë në pushtet. Ndërsa kryetari i tij, tërësisht i hutuar, herë shkon te patriku Irinej herë te Putini, për këshilla të cilat nuk mund t’i zbatojë në jetë, ngase janë joreale, jashtë kohe dhe hapësirë. (Julius, 13 korrik 2012; 20:37)

Page 350: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

350 Adil Rr. FETAHU

Vuçiq: Kriminelët të mos kërcënojnë

Pas përhapjes në media të një shpërblimi prej 10 milion euro, kinse e ka “shpallur” Darko Shariqi për likuidimin e disa njerëzve të pushtetit, zëvendëskryetari i SNS, Aleksandar Vuçiq, ndonëse ende nuk është në ndonjë pozitë në pushtet, e “kundërkërcënoi” me lutjen që – kriminelët të mos kërcënojnë!!!

Mos u frikëso Vuçiq, se ky gjoja kërcënim i Shariqit është një sajesë dhe gënjeshtër nga kuzhina e shërbimeve sekrete të Daçiqit, ndërsa është përhapur në eter për t’ia shmangur vëmendjen opinionit nga problemet reale të jetesës, dhe njëherit t’ia rritë çmimin kokave të tyre të zbrazta. Nuk e vlenë koka e Daçiqit atë shumë eurosh në këtë krizë financiare.

Sikur ta kishin seriozisht luftën kundër strukturave të veta të krimit të organizuar, askush nuk do të mund ishte më efikas se ky pushteti i ri kriminal. (Julius, 17 korrik 2012; 23:30)

Daçiq: Po e formoj një këshill për rilindje

Kuadri i Millosheviqit (Ivica Daçiq) do ta rilindë Serbinë, në atë mënyrë që do ta kthejë “në kohën e artë” të viteve të nëntëdhjeta, kur të gjithë qytetarët e Serbisë kanë qenë miliarderë, derisa një vezë ka kushtuar 10 milion dinarë!

Me Tomisllav Nikolliqin në krye të shtetit, dhe Aleksandar Vuçiqin ministër i mbrojtjes, Daçiqi nuk mund ta përmirësojë jetën e qytetarëve të Serbisë, edhe në qoftë se e formon një këshill prej të gjithë nobelistëve të botës nga fusha e ekonomisë. (Julius, 6 gusht 2012; 10:45)

Skandaloze: Është shfaqur pasaporta e Sanxhakut

Duke reaguar në paraqitjen e fotografive të pasaportës së Republikës së Sanxhakut, dikush këtë po e quan shaka të pamatur dhe se pas kësaj ngjarje qendron myftiu Zukorlliq.

Unë nuk do thosha se kjo është mahi naïve dhe e pamatur. Nëse pas kësaj “mahie” qëndron zotëri Zukorlliqi, ai nuk bënë poteza naivë. Ai në zgjedhjet e fundit konkuroi për kryetar të Serbisë.

Ju kujtohet se si para lufte, në qytezën e vogël të Malishevës (në Kosovë) u shfaq po kështu pasaporta e Republikës së Kosovës, e cila shumë shpejt u bë

Page 351: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 351

realitet si pasaportë e Republikës së Kosovës, e njohur ndërkombëtarisht, të cilën po e njohin madje edhe ato vende të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sikurse janë Greqia, Sllovakia, etj.

Heret a vonë edhe atë pasaportë të “Zukorlliqit” do ta njeh bota. Qofshim gjallë dhe e shohim!

(“Kurir”, 30 shtator 2012, Adil Fetahu – në Fejsbuk)

Nikolliq: Në Europë vetëm me Kosovën

Krytari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se “në Europë vetëm me Kosovën”?!

Nëse me këtë rast Nikolliqi ka menduar ta përkrahë Kosovën, që njëkohësisht të hyjnë në Bashkimin Evropian edhe Serbia edhe Kosova, si dy shtete të pavarura e sovrane, atëherë deklarata e tij meriton vëmendje dhe respekt të një fqiu të mirë të Kosovës. Por, në qoftë se edhe ky akoma po trumbeton atë parollën bajate e cila i është mërzitur popullit dhe Zotit, të cilën me miliona herë e kanë përsëritur Tadiqi e Jeremiqi: “Edhe Kosova, edhe Evropa”,atëherë po tregon se diçka nuk është në rregull me te, ngase nuk e paska kuptuar realitetin, se Kosova është shtet i pavarur e sovran, që me Serbinë mund të ketë vetëm raporte fqinjësore dhe kurrëfar lidhje tjetër. Në qoftë se Nikolliqi nuk do ta shpier Serbinë në Bashkimin Evropian veçse këtë ta bëjë gubernë ruse, atëherë po del se ky i ka mbetur besnik profesionit të vet të mëparshëm – varrmihës, kështu që do ta vorrosë Serbinë. (Adil Fetahu, “Novosti”-Facebook, 1 tetor 2012;16:30)

Svoboda*) : Serbia doemos duhet ta njohë Kosovën

Ky është edhe një nga mesazhet e shumta të zyrtarëve kompetentë të Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve, se udhëheqësia e Serbisë duhet të esëllohet, të vetëdijësohet dhe ta kuptojë realitetin, se tregimi për Kosovën ka mbaruar: Kosova e ka rrugën e vet të pavarur të integrimit në BE dhe në NATO.

Svoboda ka thënë se Serbia doemos duhet ta njohë Kosovë para se të bëhet anëtare e BE. Ka shtuar se flertimi me Rusinë, si formë e presionit mbi Bashkimin Evropian, nuk do t’i ndihmojë shumë Serbisë.

Page 352: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

352 Adil Rr. FETAHU

Le ta bëjnë llogarinë tash Nikolliqi e Daçiqi se në cilën rrugë do shkojnë: kah Bashkimi Evropian, apo vërtetë do bëhen gubernë ruse. (Adil Fetahu: “Novosti”-Facebook, 14 tetor 2012)

_____

*) Svoboda është eurodeputet i Austrisë dhe raportues special i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

PR: Normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë

Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është miratuar për përdorim të jashtëm, për t’iu treguar faktorëve ndërkombëtarë përcaktimin dhe vullnetin e mirë të Kosovës për të ndërtuar marrëdhënje të mira fqinjësore, madje edhe me Serbinë e cila i ka shkaktuar aq të këqija gjatë tërë shekullit të kaluar të okupimit. Ajo resolutë do të shërbejë si argument i mirë në procesin e mëtejshëm të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe e forcon pozicionin e Kosovës në dialogun që pritet të zhvillohet me Serbinë.

Derisa në Serbi ushqejnë iluzione (për Kosovën si zemër e Serbisë) dhe nxjerrin rezoluta për nevoja të propagandës së brendshme politike, e cila nuk vlenë gjë, Kosova me kujdes miraton rezolutë të cilën bota do ta çmojë kur duhet në procesin e integrimit. (Julius, 18 tetor 2012; 21:40)

Monstruoze: Shqiptarët kanë hudhur serbë në bunar me gjarpërinjë

Se çfarë nuk sajojnë shpirtërat e shitur dhe kokat e prishura të makinerisë propagandistike serbe, kjo s’mund të paramendohet.

Po ku e paskeni gjetur atë fole gjarpërinjësh, për ta konstruktuar atë gënjeshtë të neveritshme dhe tash doni ta lansoni nëpër portalet botërore, thuase do të ju besojë ndokush.

Shporruni bre prej kësaj verbërie dhe rrekjuni punës që të jetoni si njerëz, e jo si kanibalë. Ju që jeni munduar të shkatërroni të gjithë popujt më të vegjël rreth vetes, sikur që i keni zhdukur Gjermanët e Vojvodinës, Ebrejtë, dhe gjatë tërë shekullit të kaluar jeni përpjekur ta zhdukni poullin Shqiptar, por ky poull është vital, i pazhdukshëm, si Feniksi.

Page 353: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 353

Tash Bruno Vekariqi këtë fotografi të tmerrshme të montuar do t’ia ofrojë dikujt “si provë”, në të cilën askush nuk do t’i besojë. (Adil Fetahu: “Kurir”, 20 tetor 2012, në Facebook)

“Mprehja” e platformës për KeM

Vetëm ëndërroni ju dhe bëni platform për statusin e Kosovës!

Para takimit të kryeministrave Thaçi – Daçiq, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë mbi baza reale e me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve të të dy vendeve të cilat synojnë integrimin evropian si dy shtete të pavarura e sovrane.

Statusi i Kosovës së pavarur është sendërtuar realisht me luftë të armatosur të popullit Shqiptar të Kosovës dhe fitoren mbi okupatorin shekullor, me ndihmën e pjesës demokratike të botës. Juridikisht është vërtetuar me shpalljen e pavarësisë (më 17 shkurt 2008), ndërsa rregullsinë juridike e ka konfirmuar me mendimin e vet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, bile sipas inisiativës së Serbisë e me kërkesën zyrtare të OKB-së.

Statusin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës deri më tash e kanë njohur 91 vende të botës, në mesin e të cilave janë ato më të fortat dhe më me ndikim në pikëpamje ekonomike dhe politike. Këto ditë Komisioni Evropian me formulimin në Raportin e vet për pacënueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, ia ka bërë me dije Serbisë zëshëm dhe qartë, se për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës nuk do të bisedohet në dialogun që do zhvillohet për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Prandaj, mos u shtirni të marrë e ta mashtroni popullin tuaj me dofar nebuloza, kinse do të bisedohet për statusin e Kosovës, sepse për statusin nuk do bëhet fjalë as tash, as kurrë. Tregoni popullit të vërtetën, se storia për statusin e Kosovës ka mbaruar. Por, përpiquni të pajtoheni me popullin Shqiptar në Bellkan, të cilit i keni bërë aq shumë të këqija gjatë shekullit të kaluar. (Julius, 24 tetor 2012; 21:50, B=92/Facebook)

“Pavarësia e Kosovës çështje personale”

Respekt z.Bob Rock për krejt atë që ke thënë me pak fjalë, por të vërteta. Kështu flet intelektuali dhe njeriu i vërtetë, i cili ia don të mirën së pari popullit të vet, e pastaj edhe të tjerëve. Ka kështu shumë njerëz të mirë, intelektualë të

Page 354: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

354 Adil Rr. FETAHU

vërtetë dhe realist, por nuk guxojnë ta thonë të vërtetën, ngase i linçojnë soji i keq. (Julius, 21 tetor 2012; 23:36)

Vërejtje: Në komentin e tij Bob Rock kishte shkruar: “Serbia e ka humbur të drejtën për ta qeverisur Kosovën në vitin 1999, kur pushteti i saj, në të cilën role jo të vogla kanë pasur edhe këta që po qeverisin sot Serbinë, u orvatën që një milion banorë (atëherë) të vendit të vet t’i shpërngulë; disa përtej Bjeshkëve të Nemuna në Shqipëri, e disa në fund të Liqenit Peruçac, disa nën beton të Bazës Policore në Batajnicë… Sa më parë ta kuptojnë këtë Serbët, aq më parë Serbia do hecë përpara. Kurrëfar konsipiracioni, kurrëfar futje të demokracisë as kurrëfar marrëzirash të cilat po i bagëlojnë Kisha dhe DSS-I”.

Daçiq: Themelet e Qeverisë nuk janë lëkundur

Mediat në Serbi me të madhe po merren me aferën e ashtuquajtur “wotergejti serb”, dmth. me përrallën për përgjimin e bisdave midis T.Nikolliqit e A.Vuçiqit.

Unë kësaj përralle nuk i besoj, sepse sipas të gjitha gjasave kjo është një llakërdi e imagjinuar me qëllim që ta tërheqin vëmendjen e opinionit kah vetja e tyre, pasiqë u ka rënë rejtingu si pushtetar, ngase nuk kanë përmbushur asgjë nga premtimet që kanë dhënë në fushatën parazgjedhore, për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Por, nëse kjo është e vërtetë, atëherë Daçiqi nuk mund ta lajë veten e tij nga përgjegjësia se urdhërin për përgjim e paska dhënë një pjesë e MPB. Daçiqi ka qenë dhe është ministër i tërë MPB, e jo vetëm i “disa pjesëve”. Prandaj, edhe nëse nuk është i involvuar vet personalisht në këtë, gjë që askush nuk i beson, megjithatë ai bartë përgjegjësi objektive si epror edhe i “asaj pjese të MPB”.

Duket se në ministrinë e tij nuk dihet “kush han, a kush pin”! Vetëm tash, në jehonën e kësaj afere, është bërë me dije se drejtorit të policisë, Veloviq, i paska kaluar mandati qysh para një viti e gjysëm dhe vetëm tash paralajmërohet se do shpallet konkursi, dhe ky do t’i shërbejë si “kurban”. Por as me këtë fore Daçiqi nuk nuk mund ta “lajë” vetveten e t’i iket përgjegjësisë.

Nëse nuk i janë lëkundur themelet e qeverisë, në të gjitha anët janë plasaritur lidhjet e koalicionit SNS-SPS. (Julius, 4 nëntor 2012;11:04; i njëjti tekst i komentit është botuar edhe Facebook)

Page 355: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 355

Eshton: Takimi ka qenë i hapur dhe i sinçert

Dialogu dhe bisedimet midis kryeministrit të Kosovës H.Thaçit dhe kryeministrit të Serbisë I.Daçiq u janë imponuar edhe njërës edhe palës tjetër dhe po zhvillohen kohëpaskohe, ashtu sikur po u diktojnë nga Bashkimi Evropian.

Bisedimet e imponuara kurrë nuk janë të sinçerta, prandaj as këto të fundit (të djeshmet). Kurse Daçiqi është jo i sinçert edhe kur thotë se edhe pala evropiane edhe ajo kasovare “kanë qenë të befasuara” me propozimet e tij të hapura!

Kjo jo vetëm se është e pa sinçertë, veçse eshtë edhe hipokrizi. (Julius, 8 nëntor 2012; 10:15)

Kosova apo BE: Dy të tretat e respondentëve – për Kosovën

Nga një anketë e B=92, në pyetjen se cilën do votonit sikur të mbahej referendumi mbi zgjedhjen midis Kosovës dhe Evropës, nga 1002 respodentë 59% janë deklaruar për Kosovën e vetëm 27% për Bashkimin Evropian. Përqindjet lëkundën varësisht nga përkatësia partiake e respondentëve, kështu që respondentët nga radhët e SNS (Partisë përparimtare serbe) 78% janë deklaruar për Kosovën e 14% për BE; ata nga radhët e SPS (Partisë socialiste të Serbisë) 77% për Kosovën e vetëm 9% për BE; nga DSS (Partia demokratike e Serbisë) 64% për Kosovën e 24% për BE; nga DS (Partia demokratike) 46% për Kosovën e 43% për BE; dhe nga LDP (Partia liberale-demokratike) 74% për BE e vetëm 8% për Kosovën.

Po të analizojmë se çka do fitonin qytetarët dhe shteti i Serbisë sikur të ishte e mundur t’iu plotësohej dëshira e shkretë respondentëve, del se ata do fitonin për njëqint vjetët e ardhshme probleme edhe më të mëdha se që kanë pasur gjatë tërë shekullit të kaluar, për shkak se populli i Kosovës e ka shijuar lirine dhe është pjekur vetëdija për pavarësi të plotë dhe bashkim kombëtar.

Anketa të tilla vetëm e trallosin një pjesë të popullit, që të zgjedhë diçka që nuk ka dhe kurrë nuk mund ta realizojë, ndërsa hedhë poshtë atë që e ka më të sigurtë dhe më të dobishme për përparimin dhe të ardhmën e vet.

Por, pyetja më e drejtë është dashur të shtrohej kështu, a jeni për:

a) Bashkimin Evropian por pa Kosovën, apo b) As BE as Kosovën?

Page 356: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

356 Adil Rr. FETAHU

Serbinë nuk mund ta përparojë zgjedhja midis iluzioneve (Kosovës), në vend të gjasave reale dhe dobisë (BE), sado që partia në pushtet mbanë emrin “Partia përparimtare serbe”. Anketa vetëm ka dëshmuar vetëdijen mentale të pjesës (shumicës) së popullit, gjë që kërkon terapi të rëndë dhe afatgjatë për shërimin nga iluzionet. (Julius, 9 nëntor 2012; 18:57)

Vuçiq: Nuk kemi shumicën për rrëzimin e Gjillasit

Ekipi që fiton, nuk duhet ndërruar. Kjo vazhdon edhe për zotëri Gjillasin në Beograd. Por, ekipin Nikolliq-Daçiq-Vuçiq duhet rrëzuar sa më parë, sepse populli dhe shteti serb nuk ka fat deri sa këta ta udhëheqin shtetin. Ky tresh, edhe pasi erdhi në pushtet vazhdoi të punojë po ato gjëra të ndyta siç kanë punuar deri sa ishin në opozitë: krijojnë afera, skandale…, sepse vetëm këto i dijnë më së miri, të cilat i kanë mësuar nga mentorët e vet – S.Millosheviq e V.Sheshel. (Julius, 9 nëntor 2012;19:38)

Serbia duhet të paguajë miliona për dëmshpërblim

Mediat lajmërojnë se Serbia duhet të paguajë miliona për dëmshpërblim në bazë të padive të paraqitura Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Fjala është për borxhet ndaj punëtorëve të ndërmarrjeve të privatizuara dhe atyre të falimentuara, të cilëve nuk u janë paguar rrogat, si dhe për kursimet e vjetra valutore të papaguara.

Këtij lajmi duhet shtuar edhe dëmshpërblimin pensionistëve të Kosovës, të cilëve nuk u janë paguar pensionet qysh nga fundi i vitit 1998, për të cilat Ombudsmani i Serbisë, Sasha Jankoviq, ka thënë se ai borxh arrinë shifrën nga një deri në pesë miliardë euro.

Lidhur me pensionet e papaguara pensionistëve të Kosovës, Gjykata Evropiane ia ka caktuar Sebisë një afat prej gjashtë muajve që të gjejë model dhe ta zgjidhë këtë problem, kurse Ombudsmani Jankoviq për këtë i shkruar Qevrisë së Serbisë që këtë situateë padrejtësie ta zgjidhë sa më shpejtë, sepse kamatat në borxhin e krijuar rritën çdo ditë.

Me borxhe të tilla Serbinë e pret bankrotimi i plotë, përveç nëse pushteti i ri (nuk) e realizon premtimin e dhënë në fushatën parazgjedhore për “investime njëqint miliarda euro”! (Julius, 13 nëntor 2012; 08:39)

Page 357: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 357

“Jutarnji”: Jeremiqi po gënjen

Aktgjykimi i Tribunalit të Hagës për lirimin e gjeneralëve kroatë, Gotovina e Markaç, ka shkaktuar dëshprim e hidhërim dhe cunami të vërtetë shtetëror, politik, diplomatik e propagandistik në Serbi.

Të gjitha strukturat e pushtetit, e tërë diplomacia dhe mediat janë angazhuar që botës (por më tepër opinionit të brendshëm) t’i tregojnë mospajtimin me atë aktgjykim, dhe aq më tepër kanë frikë se Tribunali më 29 nëntor do të shpallë aktgjykim lirues edhe për Ramush Haradinajn.

Shtetarët, politikanët, ish-diplomatët dhe diplomatët aktualë dhe mediat dërgojnë fjalët dhe mbiemrat më të ndytë gjyqtarëve të Tribunalit. Ai njeriu i vogël, i cili gjatë natës u bë “i madh” duke keqpërdorur pozitën e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka “paracaktuar gjykimin” për Tribunalin e Hagës më 10 prill të vitit të ardhshëm, kur do t’ia “shqiptojë dënimin me vdekje”, dmth. suprimimin e Tribunalit!

Dofar ekspertësh të mëdhenj në Serbi po paralajmërojnë revizionin e aktgjykimit të plotëfuqishëm, ndonëse e dijnë se prej saj nuk do të del asgjë, sepse Gjykata nuk do ta lejojë revizionin.

Njeri i vogë – “i madh”, Jeremiqi, nga ajo pozitë aq e lartë ka rënë aq poshtë sa që përmes twiterit po shtyhet me komente të nivelit të ulët e gënjeshtra me avokatin e Gotovinës, me gazetat dhe me pjesëmarrës tjerë në rrjetin social.

Orvatja e Jeremiqit që përmes AP të KB ta baltos punën e Gjykatës dhe të gjyqtarëve, ai njeri i vogël vetëm e komprometon vetveten dhe Serbinë. Dhe për sa i përket atij personalisht është problem i tij, por për komprometimin e vendit të vet duhet të përgjigjet.

Ju kujtohet se çfar bllamazhi i bëri Serbisë me rastin e kërkesës që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jepë mendimin për vlefshmërinë juridike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe se çfarë “suksesi” arriti me te! (Julius, 22 nëntor 2012; 12:10, dhe në Facebook, e në “Novosti”)

Vërejtje: “Jutarnji” është gazetë kroate (“Jutarnji listë”,dmth. Gazetë e mëngjezit), me të cilën Jeremiqi polemizoi.

Në mes Serbisë e Vojvodinës nuk ka kufi

Në “kremtimin” e 94-vjetorit të bashkimit të Vojvodinës Mbretërisë së Serbisë (më 25 nëntor 1918), shpërthyen xixa të mospajtimit midis kryetarit të Serbisë Tomisllav Nikolliqit dhe udhheqësisë më të lartë të Vojvodinës, Ishtvan Pastor,

Page 358: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

358 Adil Rr. FETAHU

sa i përket (mos)kënaqësisë që Vojvodina i është bashkuar Serbisë, dhe se si nuk ka lëvizur asnjë hap përpara qe afro një shekull.

Kryetari i Kuvendit të Vojvodinës madje tha se dita e bashkimit – ka qenë një ditë e zezë në historinë e Vojvodinës. (Julius, 25 nëntor 2012; 10:15, “Novosti”)

“Hetimi për malverzimin me grurë”

Kur i dëgjon ose i lexon ato që thotë ky prepotenti A.Vuçiq, me të cilat iu kërcënohet njerëzve se do i burgosë për rastet e ndryshme (vjedhja e votave, përgjimi, “atentati” mbi Toma Nikolliqin, keqpërdorimet, malverzimet…), njeriu nuk mund të kuptojë se a është Vuçiqi prokuror shtetëror, ministër i policisë apo është “shef i punëve të përgjithshme të Serbisë”?! Kjo që flet Vuçiqi më së paku i përket fushëveprimit të ministrit së ushtrisë. Apo, ai po mendon se është monark i Serbisë?! (Julius, 26 nëntor 2012:l0:13)

Lirimi i Haradinajt do shkaktonte ngritje të barrikadave të reja

Pas aktgjykimit për lirimin e Gotovinës e Markaçit, makineria propagandistike serbe po u bie të gjitha kambanave, me qëllim që të bëjë presion mbi Tribunalin e Hagës për të mos e liruar Ramush Haradinajn. Kërcënohet se aktgjykimi lirues do shkaktonte protesta dhe ngritje barrikadash në veri të Mitrovicës dhe do rrezikonte vazhdimin e dialogut midis Kosovës e Serbisë.

Tribunalit të Hagës nuk i han palla as për barrikadat as për dialogun. Edhe njena edhe tjetra do t’i bënin dëm vet Serbisë. Prandaj, nuk besoj se Tribunali do t’i nënshtrohet presionit të propagandaës serbe. (Julius, 27 nëntor 2012; 09:56, “Novosti”; Verzioni më i gjatë i këtij komenti është botuar në Facebook, pasiqë në “Novosti” teksti është i kufizuar në vetëm 500 karaktere).

Haga e befasuar me deklaratën e Vukçeviqit

Është bërë praktikë e zyrtarëve politik, kishtar e shtetëror serbë që të lansojnë një gënjeshtër, ta përsërisin atë shumë herë në media e në libra, e nëse dikush më i fortë prej tyre e përgënjeshtron atë gënjeshtër, ose “i merr në pyetje”, këta atëherë thonë se është transmetuar gabimisht ose është interpretuar gabimisht, se nuk kanë menduar ashtu.

Page 359: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 359

Kështu edhe ky far Vukçeviqi e lansoi në eter një gënjeshtër, gjoja për likuidimin e 19 dëshmitarëve të procesit kundër Ramush Haradinajt, për të cilët fajin ia hedh Tribunalit të Hagës, për të cilin thotë se është i paaftë dhe i pakujdesshëm.

Këtë rrenë të bezdisshme Vukçeviqi e ka deklaruar për përdorim të brendshëm dhe me qëllim propagandues, si formë presioni mbi Tribunualin e Hagës para se të publikohet aktgjykimi për R.Haradinajn. Mirëpo, kur “e mori në pyetje” këshilltari i Bramercit, Frederik Stiven, Vukçeviqi tha se deklarata e tij është transmetua gabimisht.

“Babai i kombit” (Dobrica Qosiqi), në romanin e tij “Deobe” (Ndarjet), në mënyrë figurative e ka shpjeguar “virtytin” serb për gënjeshtrën, ku shkruan: “Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe vërtetim i inteligjencës sonë të lindur. Rrejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe invencion…”. Mirëpo, rrena i ka këmbët e shkurtëra, prandaj Vukçeviqi u detyrua që menjëherë pas reagimit të Prokurorisë së Hagës, ta gëlltis prapa atë rrenën e vet. (Julius/Adil Fetahu, 28 nëntor 2012; 18:10, në B=92 Vesti/Fb)

“Është koha ta ngritim zërin kundër Hagës”

Ministri i drejtësisë,Nikolla Sellakoviqi, deklaroi për “Novosti” se Qeveri e Serbisë duhet të merr një qëndrim të fortë e të qartë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me Tribunalin e Hagës, pas aktgjykimeve mbi lirimin e Gotovinës, Markaçit e Haradinajt.

E more Sellakoviq, ky mesazh është paksa i vonuar dhe i padobishëm tash, kur Tribunali i Hagës e ka mbledhur atje tërë kreun shtetëror, ushtarak dhe policor të Serbisë, nën akuzën për ndërmarrje të përbashkët kriminale. Atje po mungon vetëm edhe kreu i Kishës ortodokse serbe dhe i Akademisë Serbe të Shkencës dhe Artit, por mjerisht që Tribunali nuk i ka akuzuar edhe ata.

Me qenë se kreu shtetëror dhe të gjitha strukturat e Serbisë po i kontestojnë aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, OKB do duhej ta përjashtojë Serbinë nga anëtarsia e asaj organizate, kurse Jeremiqin ta përzejë nga funksioni i kryesuesit të AP të KB. (Julius/Adil Fetahu, 30 nëntor 2012, “Novosti”/Fb)

Page 360: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

360 Adil Rr. FETAHU

Politika unike për KeM

Vendosja e menaxhimit të integruar të kufirit midis Kosovës e Serbisë, e neutral në pikëpamje të statusit!

A din dikush të më sqarojë më hollësisht, se si mund të jetë neutral në pikëpamje të statusit, në qoftë se në kufi bëhet kontrolli i gjithkujt dhe i gjithçkafit që kalon prej njenit shtet – në tjetrin?! (Julius, 8 dhjetor 2012; 10:42)

Grubjeshiq: Nuk ka më edhe BE edhe KeM

Zonja “e bukur” Grubjeshiq, kjo se nuk mundeni “edhe BE edhe Kosovën” ka qenë e ditur dhe e qartë qysh prej fillimit, vetëm se pushteti në Serbi “nuk ka qenë i informuar”.

Sot ka filluar zbatimi i menaxhimit të integruar të kufirit midis Kosovës e Serbisë, gjë që është dëshmi e faktit se është fjala për kufi ndërshtetëror midis dy shteteve të pavarura e sovrane: midis Kosovës e Serbisë. Nuk di se ka një kufi të tillë midis Vojvodinës e Serbisë?!

Ndoshta tash do të heqin dorë nga ajo parolla e rrejshme: “edhe Kosova edhe BE”, dhe në vend të saj do ta klithin parollën: “ose BE, ose as BE as Kosovë”, e ta dijë populli se ku është. (Julius/Adil Fetahu, 10 dhjetor 2012; 11:30, “Novosti”/Facebook)

Nebojsha Stefanoviq: Platforma përmbanë zgjidhjen për Kosovën

Çetniku radikal prepotent, kryetari i Kuvendit Popullor të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se deri në fund të vitit Kuvendi do ta miratojë Platformën e cila përmbanë zgjidhjen për Kosovën, në pajtim me Rezolutën 1244 dhe me Kushtetutën e Serbisë.

Stefanoviq, ndoshta nuk je i informuar se kreu shtetëror, politik, kishtar dhe shkencor i Serbisë, në “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” qe disa here deri më tash, në periudhën e pasluftës, nëpërmes Kuvendit Popullor ka miratuar disa platforma e rezoluta të tilla “për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, veçse asnjë prej atyre dokumenteve nuk ka gjetur zbatim, për shkak se nuk është marrë parasysh realiateti i kohës dhe hapësirës. Në të gjitha ato platforma e rezoluta të fuqishme jeni sjellur si patat në mjegull në iluzionin për këthimin e sërishëm të Kosovës nën okupimin serb.

Page 361: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 361

Për këtë platformën më të re, në harmonizimin e së cilës jeni duke punuar qe katër muaj, sikurse edhe në ato të mëparshmet, thoni se do të jetë në pajtim me Rezolutën 1244 dhe me kushtetutën e Serbisë. Po mu për këtë shkak, që po orvateni ta harmonizoni që të jetë e pranueshme për mendësinë edhe të pozitës edhe të opozitës edhe të kishës, dhe për shkak se nuk po mund të shkëputeni nga koncepti okupues i fiksuar në kushtetutën e Koshtunicës, po silleni me këso platformash herë te KOS, here te AShAS, herë te nëna Rusi, dhe secila po dështon dhe nuk do të mund ta ndryshojë gjendjen në terren as për një jotë.

Ka Serbia mjaft platforma e programe, se si ta zgjidhë çështjen e Kosovës qysh prej Garashaninit, Andriqit, Çubrilloviqit, KOS, AShAS e të tjera, vetëm se të gjitha ato së bashku me forcat serbe dhe pushtetin okupues serb u zhdukën bashkë me eren në luftën e fundit çlirimtare në vitin 1999. (Adil Fetahu, 14 dhjetor 2012, “Novosti”/Facebook)

Ekonomistët nga veriu i KeM: Kalimi i mallrave – ose bllokadë

Po çfarë ekonomistësh bre nga veriu i Kosovës? Ku ka atje ekonomi dhe ekonomist? Ata janë vetëm kriminelë e kontrabandistë, të cilët kontrabandojnë mallëra të të gjitha llojeve. Atyre iu pengon kontrolli i kufirit, sepse bashkë me mallin e kontrabanduar mund të përfundojnë në burg. (Julius, 18 dhjetor 2012; 08:45, “Novosti”)

Marko Jakshiqit i është djegur automobili

Jakshiqit i ka rënë “popullariteti” në mjedisin e vet, dhe ka gjasa që vet e ka djegur automobilin e tij, në mënyrë që sadopak ta tërheq vëmendjen e opinionit kah vetja e tij, thuase është ndonjë personalitet i rëndësishëm.

Por, po më habitë se si Jakshiqi po pret informacione nga policia e Kosovës, të cilën e urren patologjikisht dhe nuk e njeh, ndërsa ai “e din saktësisht se këtë ia kanë bërë Shqiptarët nga pjesa jugore e Mitrovicës, për shkak të angazhimit të tij që Kosova është Serbi”!

Kriminelëve dhe kontrabandistëve të tillë tash po iu pengon menaxhimi i integruar i kufirit, sepse sikur të kishte funksionuar kontrolla me kohë, këtij nuk do i digjej “Hjundai” por ndonjë “fiçë” e vjetër.

Page 362: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

362 Adil Rr. FETAHU

Edhe po të ishte djegur vet Jakshiqi bashkë me automobilin e tij, përveç dëmit material (për “Hjundai-n”), tjetër dëm nuk do bëhej. (Julius/Adil Fetahu, 19 dhjetor 2012, “Novosti”/Facebook).

Dokumenti për Kosovën: Taktika në provë

Kur lexoj komentet e botuara nën titullin e mësipërm, fitoj “bindjen” se ky popull vërtet është “hyjnor”, që nuk e din situatën e kësaj bote. Flasin marrëzira, kinse Kosova ka qenë tokë serbe por që dikush ua paska rrembyer!

Jo or njerëz, Kosova kurrë nuk ka qenë tokë serbe, veçse për një kohë ka qenë e okupuar nga Serbia, e më shumë se prej saj ka qenë e okupuar edhe prej të tjerëve. Nëse mendoni ta përvetësoni vendin në bazë të okupimit, atëherë Kosova më shumë do i takonte Perandorisë Romake, pastaj asaj Otomane.

Kosova (Dardania) gjithmonë ka qenë tokë Iliro-Shqiptare, e që okupatorët kanë ardhur e kanë shkuar, kjo çështje i përket historisë dhe të kaluarës. Tash gjatë këtij milieniumi do të jetë tokë Shqiptare, e pastaj të shohim! (Julius, 21 dhjetor 2012; 09:53)

Daçiq: Po gjurmojmë për zgjidhjen e Kosovës

Vetëm gjurmo ti Daçiq, por je nisë në rrugë të gabuar dhe gjurmët tua e të Nikolliqit nuk do ju shpiejnë gjëkundi as do ju ndihmojnë gjë. Statusi i Kosovës është zgjidhur kaherë. A dëgjove se edhe Pakistani dje e njohu pavarësinë e Kosovës? Ky është shteti i 98-të anëtare e KB që e ka njohur pavarësinë. E ju gjumoni edhe më tutje, por që gjurmët tuaja do t’i mbulojë bora e parë, dhe ju nuk do të dini prej ku dhe për ku jeni nisur! (Julius, 22 dhjetor 2012; 14:12, “Novosti”)

Nikolliq: Platforma duhet të miratohet deri më 10 janar

“Platforma duhet të miratohet deri më 10 janar, e askush nuk e din se çfarë do të ndodhë më 11 janar”, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliqi.

Nëse nuk e din se çfarë do të ndodhë më 11 janar, shko dhe pyeti (fisin) Maja, apo ndonjë plakë fallxheshë, se mos po ndodhë kijameti, poqese eventualisht do të jesh esull pas Krishtlindje. (Julius, 25 dhjetor 2012; 14:02)

Page 363: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 363

Sindikata: Daçiq, hiqe Përmendoren*)

Po a është kjo punë për sindikatën, a? Hallet tuaja tjera sindikale i keni zgjidhur, e tash ju ka mbetur pa zgjidhur vetëm edhe kjo Përmendore? (Julius, 25 dhjetor 2012;14:07)

Vërejtje: Fjala është për Përmendoren e luftëtarëve të UÇPMB-së, në Preshevë.

Jeremiqi: Shihemi vitin e ardhshëm në Prizren

Nuk është Jeremiqi kurrëfar kryetari i askujt, veçse është kryesues i AP të KB, e kjo ka dallim.

Sa i përket “paraqitjes së tij vitin e ardhshëm nga Prizreni”, kjo varet nëse Hashim Thaçi ia lejon hyrjen në Kosovë, gjë që dyshoj, për shkak të aktivitetit destruktiv të Jeremiqit kundër Kosovës. Ose, ndoshta Jeremiqi ka parandnjenjë (apo ka marrë vesh) se vitin e ardhshëm Kosova do bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Jeremiqi si kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të asaj organizate, nga vendi fqinj, shkon në Kosovë që Thaçit t’ia uroj anëtarësimin në KB dhe t’i kërkojë falje për të gjitha përpjekjet që si ministër i punëve të jashtme të Serbisë ka bërë kundër Kosovës.

Nuk ka mundësi as arsye tjetër që Jeremiqi të lajmërohet nga Prizreni. (Adil Fetahu, “Kurir”/Fb)

Dy dekoratat e para të Serbisë së pavarur

Propozoj që dekorata e parë e tillë t’i ndahet kryeministrit aktual të Qeverisë së Kosovës, z.Hashim Thaçit, më 17 shkurt – në ditën e pavarësisë së Kosovës, për merita të jashtëzakoshme për pavarësimin e Serbisë, pa Kosovën, me çfarë e ka shkarkuar Serbinë nga një barrë e rëndë dhe nga vuajtjet për pastrimin etnik sipas programeve serbomëdha prej Garashaninit (1844), deri te Millosheviqi (1999).

Tash Serbia mund t’i këthehet vetvetes dhe popullit të vet, pa pasur dertin për Shqiptarët!

(Julius, 17 dhjetor 2012; 10:20; “Novosti”

Page 364: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

364 Adil Rr. FETAHU

Dobrica Qosiq studentëve: Këthehuni në atëdhe e luftoni!

Xha Dobrica, me qenë se gënjeshtrën e keni proklamuar si “virtyt supreme të popullit serb” (“Deobe”), askush më nuk pret të vërtetën prej jush, veçse ndonjë gënjeshtër të rafinuar, sikur të gjitha të tjerat deri më tash në ato veprat tuaja pamflete dhe në Memorandumin e AShAS, për të cilat edhepse i jeni shmangur përgjegjësisë penale, përgjegjësinë morale nuk mund t’ua lajnë Sava e Danubi së bashku.

Edhe tash, kah fundi i jetës, po klithini për luftë duke thënë: “Postulat i ekzistencës dhe i qëndresës sonë është lufta. Luftoni”! (Julius/Adil Fetahu, 28.12.2012, “Novosti”/Facebook)

“Novosti”: Qeveria të shtundën e shqyrton rezolutën

Gati qe pesë muaj kreu shtetëror, kishtar, politik e shkencor dhe pushteti i Serbisë shtërzejnë rreth përpilimit, përpunimit dhe harmonizimit të një platforme, tash të shndërruar në një nga rezolutat e shumta të miratuara dhe asnjëherë të zbatuara për Kosovën. Herë e quajnë platformë, herë rezoluteë. Më në funt deklarojnë se Qeveria më 8 janar do ta shqyrtojë platformën, kurse më 11 janar Kuvendi do ta votojë rezolutën, e nuk do të votojë për platformën, por që platforma do të jetë dokument përcjellës i rezolutës!!!

Gjithçka dëgjon njeriu prej këtyre politikanëve të humbur si patat në mjegull. Po, përse Qeveria ta shqyrtojë platformën për të cilën nuk do të votojnë as Qeveria as Kuvendi? Vetëm për ta kënaqur sujetën e kryetarit Nikolliq, a?

Fundja, përse të miratohet rezolutë e re, kur asnjë prej atyre të miratuara deri më tash nuk është zbatuar, dhe nuk do zbatohet as kjo, për shkak se është konceptuar jashtë realitetit të kohës dhe hapësirës.

Nga përmbajtja e platformës, prej së cilës del rezoluta, mund të vërehet stili i pendës së Vojisllav Koshtunicës, i cili është jetësisht i interesuar që Serbinë ta izolojë sa më shumë nga bota demokratike, se vetëm ashtu mund të shpresojë se një ditë do këthhet në pushtet. (Julius, 3 janar 2013; 23:04)

Nikolliq: “Nuk do të më komandojë Prishtina mua”

Fakti se kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliqi, nuk mund ta vizitojë askend, madje as kishën në Kosovë, është dëshmi e qartë se sa është Kosova Serbi, sikur e përsërisin pandërprerë Nikolliqi dhe të ngjashmit si ai.

Page 365: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 365

E përse t’i lejohet Nikolliqit vizita kishës (manastirit në Deçan) për liturgjinë e krishtlindjes? Ai nuk është as patrik i KOS as ndonjë prift. Sipas kushtetutës së Serbisë, kisha është e ndarë nga shteti, ndërsa ai si kryetar i shtetit mund t’ua dërgojë një urim për krishtlindje përmes mediave, e jo të merr pjesë në liturgjinë në shtetin e huej, me qëllim të propagandaës politike dhe poenave të lirë.

Nervoz dhe i hidhëruar që pushteti i Kosovës nuk ia ka lejuar vizitën, Nikolliqi ka thenë: “Nuk do të më caktojë Prishtina mua se ku do shkoj”.

Prishtina nuk ta ka caktuar se ku do shkosh ti Nikolliq, veçse ta ka ndaluar se ku nuk mund të shkosh pa lejen e organeve të pushtetit. As Prishtina të komandon ty, as ti nuk do ta komandosh më Prishtinën. Çiao bambini! (Julius/Adil Fetahu, 5 janar 2013;14:40, “e-Novine.com/Fb)

Patriku Irinej: Mos harroni rrënjët dhe vendlindjen tuaj

Se Kisha ortodokse serbe është organizatë destruktive shoqërore, shtetërore, politike dhe fetare, këtë e dijnë të gjithë. Kreu i asaj kishe nuk e lëshon asnjë rast e të mos i dërgojë mesazhe luftënxitëse popullit serb lidhur me Kosovën, sikur kjo e cituar më poshtë: “Fëmijët e mi të viktimizuar në Kosovë e Metohi, dijeni, mbajeni mend dhe mësoni fëmijët tuaj që edhe ata t’i mësojnë fëmijët e tyre, se populli i përndjekur Jevrej ka pritur gati njëzet shekuj ditën për t’u këthyer në vendin e baballarëve të vet, kurse populli Serb ka pritur pesë shekuj çlirimin e Serbisë së Vjetër…. Të klithim: Nëse të harrojmë ty Kosovë e ty Metohi, më harroftë e djathta ime! Ta lusim Zotin në njëqintvjetorin e çlirimit të Kosovës e Metohisë 1912, të shpresojmë edhe tash në Zotin”.

Me këtë porosi në njëqintvjetorin e okupimit të Kosovës (1912), patriku klithë për luftë, shkatërrime të reja, krime të reja, i porositë gjeneratat që me shekuj e mileniume të zhvillojnë luftë për okupimin e sërishëm të Kosovës.

Po prej kujt e paskeni çliruar Dardaninë e lashtë, Kosovën në vitin 1912, prej popullit autokton Iliro-Shqiptar që është këtu me mijëra vjet?

Kur keni zbritur ju prej drunjëve dhe keni ardhur nga Karpatet, këtu keni gjetur civilizimin e zhvilluar, dhe ju si popull i egër e pagan këtu dalënadalë e keni marrë krishterimin nga vendorët.

Se çfarë është sot KOS në krye me Irinein, tregon edhe fakti se kjo kishë nuk e njeh as kishën motër ortodokse të Malit të Zi e të Maqedonisë!

Page 366: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

366 Adil Rr. FETAHU

Në vend se me fjalimin e tij të dërgojë mesazhe paqe e tolerance, patriku për ditën e Krishtlindjes mbanë pallavra luftënxitëse! Përse vallë, të paktën nuk po i përmbaheni atij mesazhit verbal të paraardhësit tuaj: “Të bëhemi njerëz”, ndonëse as ai (patriku Pavle) nuk ka qenë ndonjë njeri!

Mos i fal o Zot, ngase e dijnë se çfarë po bëjnë!

Të gjithë besimtarëve të vërtetë të besimit ortodoks (por jo edhe politikanëve fetarë dhe luftënxitës), ju uroj festën e Krishtlindjes! (Julius/Adil Fetahu, 6 janar 2013; 14:58, “Novosti/Fb)

Rezoluta publike, platforma sekrete

Vazhdon komedia e trallosjes së popullit të Serbisë me plane, programe, memorandume, pika, preambula, platform, rezoluta, deklarata, konkluza e dokumente tjera të ngjashme (publike e sekrete) të parealizueshme. Me këto dokumente, që janë bërë alfa dhe omega e politikës së kreut shtetëror, kishtar e shkencor të Serbisë, po kultivohen iluzione neuropsikiatrike dhe po zbavitet populli gjithnjë e më i varfëruar, për Kosovën si pjesë e Serbisë, ndonëse që të gjithë e dine se kjo nuk është e vërtetë!

Me këto dokumente nuk mund të shkohet nën kufirin – e Kosovës!

Veçsa filluan të lavdërohen se si është arritur pajtimi i plotë për këto dokumente, kur ja paralajmërimi i vendosjes së bombës aty ku Nikolliqi e Daçiqi është dashur t’u drejtohen gazetarëve!

Daçiqi publikisht dhe shprehimisht paralajmëroi suprimimin e strukturave parelele (serbe) dhe krijimin e strukturave të cilat do t’i njohin të tri palët: edhe Kosova, edhe bashkësia ndërkombëtare edhe Serbia.

Po këtë e ka kërkuar tërë kohën pushteti i Kosovës, suprimimin e strukturave të cilat i shërbejnë vetëm kriminalitetit, e të zgjedhet pushteti legjitim lokal sipas standardeve më të larta evropiane, ashtu sikur parashihet me Planin e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Kosovës. Strukturat e deritashme ia kanë mjeruar jetën popullit të atjeshëm, ndërsa u kanë shërbyer partive politike dhe individëve e grupeve kriminale nga të dy anët e kufirit.

Prej nesër fillon zbatimi i Marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit dhe pagesa e doganave për mallërat që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Çfarë efekti pra do ketë rezoluta?! (Julius, 9 janar 2013; 17:49)

Page 367: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 367

Daçiq: Askush nuk ka fituar, gjithçka është me marrëveshje

Hej more, ti Slloba i vogël, nuk të ka mbetur ty të kërkosh zgjidhjen për Kosovën. Kosova i ka organet e veta legjitime, të cilat kanë punuar dhe punojnë në gjetjen e zgjidhjes dhe e kanë gjetur zgjidhjen më të mire – pavarësinë e Kosovës, gjë që edhe e realizuan. Tash po punojnë në përforcimin dhe afirmimin e saj brenda e jashtë, me përkrahjen dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj mos u merakos ti për Kosovën, por shih punën tënde se si do të gjesh zgjidhje të qëndrueshme për Vojvodinën, Sanxhakun, Luginën e Preshevës, Krainën e Timokut. Kosova e ka rrugën e vet të bashkimit me Shqipërinë dhe të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. (Julius, 11 janar 2013; 10:30, “Novosti”)

Vuçiq: Do ta heqim Përmendoren e UÇPMB-së

Menjëherë pas miratimit të platformës dhe rezolutës në Kuvendin e Serbisë, i ashtuquajturi ministër i ushtrisë (Aleksandar Vuçiq), vizitoi ushtrinë të përjargur në bazat e Luginës së Preshevës së militarizuar, duke iu kërcënuar Shqiptarëve të atjeshëm se ushtria do ta hjek Përemendoren e luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së të asaj ane.

Vallë, a duheshka të mobilizohet ushtria për ta hequr Përmendoren, në vend se në mënyrë të qetë dhe njerëzisht të bisedohet me qytetarët e atjeshëm dhe përfaqësuesit legjitim të tyre?! Vuçiqi thotë se nuk do të durojë sjelljen e “kundërligjshme” atje, ndërsa kur kriminelët (serbë) në veri të Kosovës sillen në mënyrë të kundërligjshme, atëherë çdo ndërmarrje të masave kundër tyre Vuçiqi dhe të tjerët si ai e konsiderojnë si shkelje e vrazhdë e të drejtave njerëzore dhe nacionale!

Nuk bënë o Vuçiq të drejtat dhe sjelljet të maten me dy kute. Duhet të respektohet parimi i njëjtë dhe reciprociteti. (Julius, 13 janar 2013; 17:37)

Koshtunica: Daçiqi të jep dorëheqje

Marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Thaçit e Daçiqit për pagesën e doganës, lideri i SDS Vojvisllav Koshtunica e ka vlerësuar si rrënim të themeleve të shtetit të Serbisë, prandaj kërkon dorëheqjen e Daçiqit nga pozita e kryeministrit. Koshtunica ka ndërmend të inicojë procedurë penale edhe kundër Gjykatës Kushtetuese poqese ajo Gjykatë nuk e ndalon zbatimin e dekretit,

Page 368: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

368 Adil Rr. FETAHU

respektivisht të Marrëveshjes mbi menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën!

Mund ta kuptojë pakënaqësinë e Koshtunicës me punën e Qeverisë, si dhe frustrimin e tij për shkak se ka mbetur person i parëndësishëm në skenën politike të Serbisë, por si doktor i shkencave juridike dhe profesor universiteti nuk mund ta kuptojë atë që ai mendon të ngritë procedurë penale kundër institucionit të Gjykatës Kushtetuese?! Si autor i asaj kushtetutës së tij të imponuar, druaj se nuk do të mund të gjejë bazë në atë kushtetutë për të ngritur përgjegjësi penale kundër Gjykatës.

E kuptoj se Koshtunica do të gëzohej poqese Daçiqi të jepte dorëheqje e vet të zgjedhej kryeministër, porse kjo tash dhe një kohë të gjatë është e pamundur.

Koshtunica jeton në një botë paralele të fantazisë dhe iluzioneve, nga e cila askush nuk mund ta nxjerrë të gjallë në dritën e diellit. Në kokën e tij ushëton një shkujë e fortë juridiko-politike, shumë e dëmshme për shëndetin e tij dhe për shëndetin e Serbisë.

Po çka ka më normale se sa marrëveshja midis dy kryeministrave të dy shteteve fqinje për zbatimin e menaxhimit të integruar të kufirit dhe pagesën e doganave, sipas standardeve më të larta evropiane?! (Julius, 18 janar 2013; 14:7)

Sellakoviq më se tetë orë vizitë në Sheveningen

Një delegacion shtetëror i prirë nga ministri i drejtësisë së Serbisë N.Sellakoviq, vizitoi në Njësinë e paraburgimit të Tribunalit të Hagës të akuzuarit për krimet e tmerrshme të luftës dhe gjenocidit, të cilët po gjykohën në Hagë. I pari në listë për vizitë ishte krimineli më mizor, që është i pari në Evropën e pasluftës së Dytë botërore që po gjykohet për gjenocidin e kryer në Srebrenicë dhe vende tjera në Bosnje-Hercegovinë (Ratko Mlladiq). Sipas pohimit të Sellakoviqit, takimi me Mlladiqin ka qenë mjaft i përzemërt! Ndërsa “mikpritësit” janë përpjekur të organizojnë një cirk-gosti, duke iu ofruar mysafirëve gjithçka që kanë pasur.

Hajde ta “arsyetojmë” ministrin për vizitën bashkëqytetarëve të vet shtetas të Serbisë, ndonëse gjykohen për krime lufte më të rënda, po përse ta vizitojë Ratko Mlladiqin, i cili “nuk është shtetas i Serbisë” (?), që është i akuzuar për gjenocid! A thua me këtë Sellakoviqi po e vërteton pjesëmarrjen e Serbisë në krimet e luftës dhe në gjenocid. Dhe, ta lëmë anash faktin se me “meritën” e kriminelit R.Mlladiq Serbia ka mbetur 15 vjet e izoluar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nën presion për ekstradimin e tij Tribunalit të Hagës. Në

Page 369: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 369

vend se ministri i drejtësisë të turpërohet prej njeriut të tillë, ai e venë të parin në ranglistë për vizitë e takim të përzemërt!

Ka mbetur pa e sqaruar, ndonëse dihet, përse ministri nuk e ka vizituar të akuzuarin më zbavitës në Hagë – Vojisllav Sheshelin?! (Adil Fetahu, 19.01.2013, “Pravda”/Fb)

“Anëtarësimi i Kosovës në KB nuk është kusht”

Nënkryetarja e Qeverisë, Suzana Grubjeshiq, ka deklaruar se “karriga e Kosovës në KB nuk është kusht për vazhdimin e evrointegrimit të Serbisë”.

E saktë. Tash për tash, në këtë fazë, derisa akoma as nuk e ka marrë datën për fillimin e bisedimeve, kjo nuk i shtrohet si kusht. Ngase, siç keni mundur të vëreni, kushtet vijnë hap pas hapi, por në Bashkimin Evropian nuk mund të hyni duke bartur me vete probleme të pazgjidhura me fqinjët. Këtë sot ua ka thënë zëshëm dhe haptas ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Hajnc Vilhelm. Ndonëse anëtarësimit në KB unë nuk i jap rëndësi të veçantë, ngase nga ai anëtarësim nuk ka ndonjë dobi të posaçme. Zvicra tek në vitin 2002 është bërë anëtare e KB, dhe atë pasi që populli është deklaruar me referendum. Asgjë nuk i ka munguar deri sa nuk ka qenë anëtare e KB.

Përndryshe, Kosova do bëhet anëtare e KB kur të arrijë numrin e mjaftueshëm të njohjeve me të cilat do ta sigurojë 2/3 e votave të të gjitha shteteve anëtare të KB, dhe këtë besoj se do ta arrijë gjatë këtij viti, derisa Jeremiqi është kryesues i AP të KB, dhe përkundër të gjitha përpjekjeve që ka bërë deri më tash, nuk do të mund ta pengojë pranimin, gjë që do të jetë për te vendimi më i dhembshëm dhe më i rëndë gjatë kryesimit njëvjeçar. (Julius, 24 janar 2013; 21:58)

Sellakoviq: Në Hagë si në fushëbetejë

Ky i ashtuquajturi ministër i drejtësisë së Serbisë, gënjen gjoja se i paska thënë kryetarit të Tribunalit të Hagës se ajo gjykatë e ka humbur kredibilitetin për shkak të akgjykimeve mbi lirimin e gjeneralëve kroatë dhe R.Haradinajt!

Po ta kishte thënë këtë, gjyqtari Moron do ta përzente nga zyra si zagarin.

Ndërkaq, në pyetjen “kush pra i paska vrarë serbët”, natyrisht se nuk ka marrë përgjigje, sepse Gjykata është ajo që bënë pyetjet, e jo t’iu përgjigjet pyetjeve të secilit budalla.

Page 370: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

370 Adil Rr. FETAHU

Sa i përket heqjes së Përmendores së ushtarëve të UÇPMB në Preshevë, me këtë nuk keni zgjidhur problemin e drejtave të shqiptarëve atje, sepse me heqjen e Përmendores nuk janë hequr edhe problemet. Përkundrazi, vetëm janë ashpërsuar e shumuar.

Duke përmendur rrënimin e gurëve mbi varrezat e serbëve në Kosovë, Sellakoviqi ka thenë: “kjo është praktikë e përditshme decenie me radhë dhe se në shumë fshatra e qyteza janë ndërtuar shtëpi përmbi varreza”!

Një gënjeshtër të tillë mund ta nxjerrë nga goja vetëm njeriu pa mend e pa karakter. Sepse gurët mbi varrezat e serbëve në të kaluarën, e besoj edhe këto të fundit, i kanë rrënuar e përdhosur vet priftërinjtë në Kosovë, në bashkëveprim me persona të caktuar, me qëllim që t’i paraqesin Shqiptarët si vandalistë e “djem të keq”. Përndryshe, nuk është në traditën e Shqiptarëve të përdhosin varrezat e askujt.

Ministrit të drejtësisë, këmba e të cilit asnjëherë nuk ka shkelur në token e Kosovës dhe nuk e din situatën, përveç çfarë ka dëgjuar prej të tjerëve, nuk i ka hije të gënjejë e të lehë si qeni.

(Julius, 25 janar 2013; 10:44, “Novosti” dhe Facebook)

As Bozhoviqi nuk mund të hyjë në Kosovë

Sigurisht se nuk mundet. Nëse Bozhoviqi është sekretar shtetëror, nuk është kurrëfar personaliteti kishtar për shkuar në festimin e shën Savës, dhe atë në shtet të huaj. Sipas kushtetutës së Serbisë, kisha është e ndarë nga shteti (ndonëse në praktikë nuk është ashtu).

Nuk i han palla atij për kisha e manastire as për festë fetare, por don të bëjë propagandë politike për të fituar poena të lirë si njëfar “patrioti”.

Po t’i jepej leja për vizitën në Kosovë, ai do të merrte me vete atë preambulën famoze të kushtetutës, pastaj platformën dhe rezolutën për Kosovën, si dhe tekstin e betimit të xhandarmerisë, të cilat do t’i lexonte e këndonte si hymne patriotike në korin e kishës, apo hipur mbi barrikadat në veri të Kosovës! E, “no pasaran”! (Julius, 26 janar 2013:18:55, dhe në Fb. të B=92)

Page 371: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 371

Nikolliqi ka kursyer 30 miliona

Nuk është ky sukses i Nikolliqit që për një kohë aq të shkurtër ka kursyer gjithë atë shumë parash, veçse kjo është “rezultat” i asaj që Nikolliqin askush nuk e çmon prandaj nuk e thërret as nuk i vjen në vizitë! Hipoteka e të kaluarës së tij do ta përcjellë gjatë dhe do të jetë “rezultat” i kursimit. Kjo nuk është për lavdatë! (Julius, 27 janar 2013; 10:20, “Novosti”)

Ekskluzive: Ushtari rus i KFOR-it e ka rrahur Haradinajn

Gënjeshtër të tillë mund ta sajojnë e montojnë vetëm serbët e prishur nga “SNS-nashi” (të dreqit qofshin!), apo dikush nga sigurimi shtetëror.

Ushtarët rus prej Kosove i kanë përzënë do fshatarë të Rahovecit, ndërsa kanë ikur me bisht nën këmbë, duke lënë shuma të mëdha borxhi të papaguar për shpenzimet e bëra gjatë kohës sa kanë qëndruar në Kosovë.

Dheu i Kosovës nuk i duron rusët, kështuqë nuk kanë mundur të gjendën në të njëjtën vathë edhe ujqit (Shqiptarë+Amerikanë) edhe qenët (Rusët), prandaj dihet kush prej kujt iket! (Julius/Adil Fetahu, 28.01.2013, “Pravda”/Facebook)

KFOR-i i hoqi barrikadat

Aksionin e ushtarëve amerikanë të KFOR-it për heqjen e barrikadave nga rruga magjistrale, i ashtuquajturi kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, e quajti veprim të turpshëm e të pakuptimtë, se KFOR-i me këtë rast demonstroi forcën?

E pakuptimtë dhe e turpshme është vënia e barrikadave dhe pengimi i trafikut në rrugë, e aq më i pakuptimë dhe më turp është që një i ashtuquajtur kryetar komune mendon ashtu.

Mandati dhe roli i KFOR-it është të tregojë forcën kur hasë në njerëz të cilët nuk marrin vesh këshillat e mira e të qeta për heqjen e barrikadave, respektivisht mosvënien e tyre nëpër rrugë.

Në aksionin për heqjen e barrikadave KFOR-i nuk ka përdorë forcën kundër njerëzve, veç “kundër” blloqeve të betonit, të cilët nuk kanë mundur të heqen pa e përdorur mekanizmin e caktuar. Ndonëse, po të ishte nevoja forca do përdorej edhe kundër njerëzve të pa marrur vesh. Si kryetar i vetëquajtur i komunës, në vend se të jetë falënderues KFOR-it që ka mundësuar qarkullimin e lirë të

Page 372: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

372 Adil Rr. FETAHU

njerëzve e të mallërave në rrugë, ai heqjen e barrikadave e quan akt të turpshëm dhe të pakuptimtë!

Turp e mbi turp për “kryetar” të tillë, ndërsa fatkeqësi për popullatën e atjeshme se kush po i udhëheqë e në çka po i shtie! (Julius/Adil Fetahu, 31.01.2013, “Novosti”/Facebook)

“Sllobodna Dalmacija”: Amerika po e financon projektin e Shqipërisë së Madhe

Teza për Shqipërinë e Madhe është keqdashëse dhe propagandë e shpifur nga Serbia dhe e përsëritur edhe nga Greqia, por që me asnjë argument nuk mund ta vërtetojnë. Sepse, populli Shqiptar, qysh prej të parëve të vet, Ilirëve, deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka zhvilluar luftë për zaptimin e territoreve të hueja, veçse për mbrojtjen ose çlirimin e trojeve të veta. Si populli më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë ka pasur mjaft hapësirë gjeostrategjike dhe potencial për zhvillim ekonomik në këtë Ballkan kodrinor (Iliria), prandaj nuk ka pasur nevojë të zaptojë toka të hueja.

Ajo që populli Shqiptar kurrë nuk e ka ndalë luftën për çlirimin e territoreve të veta, nuk mund të quhet luftë për Shqipërinë e Madhe, veçse për Shqipërinë e natyrshme etnike, e cila do të ndodhë heret a vonë: a këtë vit, a për dhjetë a njëzet vjet, kjo është më pak e rëndësishme, por lufta e popujve për çlirim gjithnjë triumfon. Nuk do të durojë më populli Shqiptar që të jetë objekt i diskriminimit, i krimeve, terrorit dhe gjenocidit të shteteteve dhe regjimeve fashiste siç janë Serbia, Greqia, Mali Zi apo Maqedonia e pa emër dhe pa identitet!

Çlirimi dhe bashkimi i trojeve dhe i popullit të ndarë padrejtësisht, nuk do të thotë krijimi i Shqipërisë së Madhe, veçse do të jetë ndreqja e një padrejtësie të madhe historike që i është bërë këtij populli të vjetër e paqëdashës. Kjo është domosdoshmëri historike e këtij populli dhe ky proces është në vazhdim. Kremtimi i 100-vjetorit të pavarësisë së një pjese të territorit (Shqipërisë së sotme), e ka zgjuar edhe më tepër vetëdijen për realizimin e qëllimeve të Lidhjes së Prizrenit, për çlirimin dhe bashkimin e tërë hapësirës dhe popullit Shqiptar. Se a do të jetë ky bashkim në formë të shtetit unitar, federal a konfederal, kjo është më pak e rëndësishme. Është me rëndësi uniteti shpirtëror, kulturor, ekonomik…

Në kohën e shpërbërjes së Perandorisë Otomane, Rusia cariste i ka nxitur dhe ndihmuar aptetitet pushtuese të vazalëve të saj në Ballkan: Serbinë, Malin e Zi

Page 373: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 373

dhe Greqinë, për të okupuar territoret Shqiptare, në mënyrë që Rusia të fitojë qasje në Mesdhe dhe në detin Adriatik. Ajo e ndihmoi realizimin e planit ekspansionist për krijimin e Serbisë së Madhe, të skicuar në “Naçertanie”, sikurse iu ndihmoi edhe monarkive tjera në Ballkan. Sipas atij plani, Serbia pushtoi territore Shqiptare dhe kështu në tetor 1912 e mori edhe Durrësin, me qëllim që aty ta bëjë një skele deti serbo-ruse, por falë ultimatumit të Austrohungarisë u detyrua të tërhiqet në vjeshtën e vitit 1913. Në ato pushtime, deri në vitin 1915, por edhe më pastaj gjithnjë deri në vitin 1999, ushtria serbe, paramilitarët dhe formacionet tjera të armatosura bënë krimet më të tmerrshme mbi popullin duarthatë Shqiptar.

Politikën agresive, pushtuese dhe kriminale serbe mbi popullin Shqiptar e ka gjykuar në vitin 1914 edhe një prej patriotëve më të mëdhenj serb dhe lider i Partisë social-demokrate, Dimitrije Tucoviq, në librin e tij të njohur “Serbija i Albanija” (Serbia dhe Shqipëria). Ai njeri asokohe ka qenë ndërgjegja e popullit Serb kundër politikës pushtuese të Serbisë dhe të regjimit të Pashiqit. Mjerisht, edhe pas njëqint vjetëve prej asaj kohe, sot Serbia nuk e ka një njeri me ndërgjegje të kalibrit të tij.

Nga dëshprimi që as regjimi i Millosheviqit nuk arriti ta realizojë në tërësi planin për Serbinë e Madhe, “babai i kombit”, Dobrica Qosiqi, tash i ka bërë një kritikë mjaft lucide politikës serbe, duke thënë: “Prej Nikolla Pashiqit deri në ditët e sotme, në raport me Kosovën po udhëhiqet politika e njëjtë mitomane, tradicionale, e gabuar, pa gjasa, e zbraztë dhe e pafat. Në këtë politikë dukshëm ka marrë pjesë edhe Kisha ortodokse serbe. Po deri kur Serbia do të hyjë në luftëra, epilogu i të cilave dihet që më parë…”.

Po të shikohet historikisht, edhe Beogradi është bërë qytet me shumicë serbe vetëm pasi që prej tij kanë ikur ushtarët dhe nëpunësit turqë, kurse Serbia i ka përzënë edhe Muslimanët e tjerë dhe ka rrënuar më se 200 xhamia, ndërsa xhaminë e vetme që ka mbetur në Beograd prej asaj kohe, e kanë djegur dhe rrënuar në mas të vitit 2004!

E të mos flasim për Vojvodinën, e cila deri vonë ishte me shumicë të popullsisë gjermane e hungareze, kundër të cilëve në Luftën e Dytë Botërore Serbia ka bërë krime të tmerrshme dhe i ka përzënë prej trojeve të tyre shekullore.

Me indoktrinimin e Serbëve përmes Kishës ortodokse, shkollës, librave, mediave, diplomacisë dhe propagandës kundër Shqiparëve, populli Serb është helmuar kolektivisht me urrejtje patologjike kundër Shqiptarëve (dhe jo vetëm kundër tyre, veçse edhe kundër popujve tjerë fqinjë), ashtu që çdo luftë të drejtë për çlirim e vejnë nën tezën e rrejshme të “Shqipërisë së Madhe”. (Julius, 31 janar 2013, “Pravda”, dhe në Facebook)

Page 374: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

374 Adil Rr. FETAHU

Simiq: Vendimi i ShBA-ve për Kosovën është kyç

ShBA-te, e jo BE do tam err vendimin perfundimtar, ka thnë Predrag Simiq.

Kjo nuk është kurrëfar rise o Simiq, sepse njerëzit më të informuar këtë e kanë ditur prej fillimit. Jo vetëm në rastin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, veçse edhe për të gjitha çështjet e rendësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare rolin kryesor e kanë ShBA-të.

Nuk mundet njëfar Bashkësie e komunave me shumice popullsi serbe, të ketë ingjerenca të shtetit e të bëhet shtet në shtet. Komunat janë niveli i pare dhe I fundit i vetëqeverisjes locale, me të drejta dhe autorizime të caktuara me Kushtetutën e Kosovës. Nuk ka komuna Shqiptare, Serbe, Turke, Rome… Fakti që sipas Planit të Ahtisarit u janë dhënë disa të drejta e autorizime më tepër komunave me shumicë të popullsisë serbe, për lëmin e arsimit, shëndetësisë e cultures, kjo është një plus, të cilin nuk ka asnjë asnjë vetëqeverisje locale në botë, mirëpo kjo do të jetë e përkohëshme, deri sa ato komuna të inkorporohen plotësisht në sistemin e institucioneve të Kosovës.

Përse Serbët të kenë më shumë të drejta e autorizime se sa Shqiptarët, Turqit, Kroatët, Romët, Malazezët?! A kanë Shqiptarët, Boshnjakët, Hungarezët dhe minoritetet e tjera në Serbi më shumë të drejta se sa Serbët, dhe a kanë ato minoritete të drejta çfare i kanë Serbët në Kosovë?!

Kur flitet e dialogohet për marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë, duhet të vlejë parimi i reciprocitetit për të gjitha çështjet nga marrëdhëniet midis dy palëve. (Julius, 5 mars 2013; 10:04)

@Julius, ndërrim fantastik i tezave, po edhe për këtë kërkohet dituri. Bravo.

Ani, e përse pjesëtarët e pakicës nacionale shqiptare në Kosovë dhe Shqiptarët në përgjithësi janë të veçantë, e të kenë të drejtë për lëvizjen e njëanshme të kufirit dhe të vetëshpallin shtetin në territorin e huaj?

E po, shini pra, se planet e ngjashme të Serbëve në Kroaci dhe në BeH kanë përfunduar me pastrimin etnik ose me presionin që të heqin dorë edhe nga autonomia, e të mos flasim për shkëputje. (Ted, 5 mars 2013; 12:20)

@ Tedi, ti bash qenke mjeshtër për ndërrimin e tezave.

Po çfarë ngjajshmëri ka midis popullit Shqiptar në Kosovë dhe pakicës serbe në Kroaci?!

Kosova prejse është krijuar kjo tokë e Zotit, ka qenë tokë Iliro-Shqiptare. Këtu ka ekzistuar shteti Iliri i Dardanisë, kur për Serbët nuk ka dëgjuar as ditur kush

Page 375: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 375

në botë. Gjatë histories është okupuar nga Perandoria Romake, njëfar Bizantini, pastaj Perandoria Otomane, pas shkatërrimit të së cilës, Serbia dhe Mali Zi, me përkrahjen dhe ndihmën e gjithanshme të Rusisë, kanë okupuar jo vetëm Kosovën veçse edhe një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë së sotme; Serbia e mori edhe Durrësin, me qëllim që të krijojë një skele deti Serbo-Ruse në Adriatik. Në kushte të atëhershme, mezi u formua Shqipëria e pavarur, ndërsa shumë territore shqiptare mbetën nën okupimin e Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Populli Shqiptar i Kosovës kurrë nuk e ka ndërprerë luftën për çlirim, dhe pas 87 vjetë robërie dhe okupimi, arriti ta çlirojë territorin e vet dhe ta formojë shtetin e dytë Shqiptar në Ballkan (që është vetëm një tranzicion kah bashkimi kombëtar me Shqipërinë).

Kosova ishte kolonia e fundit në zemër të Evropës, e cila tek në vitin 1999 u çlirua nga okupimi.

Me formimin e shtetit të Kosovës nuk janë ndryshkuar kurrëfar kufijsh, sepse ajo u formua në kufijt e vet që i ka pasur si njësi federale konstituive e ish-RSFJ, mirëpo kanë mbetur akoma territore Shqiptare të paçliruara: nën Serbi, Mal të Zi e Greqi. Do të na jep Zoti që një ditë edhe ato territore t’i bashkohen shtetit unik Shqiptar në Ballkan.

Ndoshta tash e ke të qartë, Tedi! Përshëndetje!

(Julius, 6 mars 2013; 16:49)

Page 376: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

376 Adil Rr. FETAHU

SH K U R T E S A T

UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës BE – Bashkimi Evropian PRS – Partia Radikale Serbe PDS – Partia Demokratike e Serbisë PSS – Partia Socialiste e Serbisë SR – Serbia e Re (parti politike) KS – Këshilli i Sigurimit ShBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës KB – Kombet e Bashkuara UNMIK- Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë EULEX – Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë NATO – Aleanca Veriatlantike MSA – Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit MMF – Fondi Monetar Ndërkombëtar NHT – Ndërmarrja Hekurudhore-transportuese OSBE – Organizata Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim ISG – Grupi Drejtues Ndërkombëtar RSFJ – Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë RFJ – Republika Federative Jugosllave (Serbia e Mali Zi) FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës PE - Parlamenti Evropian KOS – Kisha Ortodokse Serbe KAV – Krahina Autonome e Vojvodinës MPJ – Ministria e Punëve të Jashtme AIS – Agjensioni Informativ i Sigurisë KEK – Korporata Energjetike e Kosovës AShAS – Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë KeM – Kosova e Metohia MPB – Ministria e Punëve të Brendshme GjND – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë EPS – Elektroekonomia e Serbisë

Page 377: SHTEGTIMI NËPËR LAJME - adilfetahu.comadilfetahu.com/wp-content/uploads/2016/01/ADIL-FETAHU-SHTEGTIMI-NEPER... · novosti”, “Blic”, “Pravda” “Politika”, “Vreme”

SHTEGTIMI NËPËR LAJME 377

NIS – Industria e Naftës e Serbisë RTV – Radio-televizioni UNESCO – Agjensioni i KB për Arsim, Shkencë e Kulturë KS KB – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara KFOR – Forcat e Armatosura të KB në Kosovë CD – Kompakt disk SD – Social-demokracia SOA – Organizata e Shteteve Amerikane NGO – Organizatat joqeverisëse RFJ/SMZ – Republika Federative Jugosllave/Serbia e Mali Zi AP KB – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara SPO – Lëvizja e Rezistencës Serbe JAT – Aerotransporti Jugosllav MMF dhe BB – Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore SNS – Partia Popullore e Serbisë (mundet edhe: Partia Përparimtare e Serbisë) LDK – Lidhja Demokratike e Kosovës JS – Serbia Unike LDP – Partia Liberale Demokratike EK – Komisioni Evropian DS – Partia Demokratike (e Serbisë) CEFTA – Marrëveshja për Tregtinë e Lirë të Vendeve të Evropës Qendrore