shteti në të drejtën e biznesit
DESCRIPTION
E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative, strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore. Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare, ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike–biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e fitimeve të caktuara;TRANSCRIPT
Shteti në të drejtën e biznesit
Cfarë është e drejta e biznesit?
E Drejta Biznesore, si një shkencë juridike studion dhe rregullon raportet, aktet dhe
punët juridike-biznesore si dhe, në përgjithësi, çështjet statusore, organizative,
strukturore dhe funksionale të subjekteve të së drejtës biznesore.
Praktikisht, E Drejta Biznesore, në kuptimin e ngushtë përkon me të Drejtën Tregtare,
ndërsa, në kuptimin e gjerë, konsiston në raportet, punët dhe në veprimet juridike–
biznesore që nocionalisht nuk janë tregtare, por kanë për qëllim themelor realizimin e
fitimeve të caktuara;
Nëse veprimtaria e biznesit zhvillohet brenda vendit, një biznes i tillë është i karakterit
kombëtar, ndërsa kur biznesi bëhet ndërmjet dy apo më shumë vendeve zhvillohet
biznes ndërkombëtar. Në rrethanat moderne të ndërvarësisë ekonomike që gjendet ne
cdo vend në kohën e sotme është vështirë që të mund të ekzitojë një biznes vendas
jashtë ndikimit të biznesit të vendeve të tjera. Realiteti i botës moderne i bën të gjitha
bizneset të tipit ndërkombëtar. Biznesi ndërkombëtar nuk mund të imagjinohet, pa
korporatat multinacionale, banka ndërkombëtare, kompani të sigurimeve e shumë
modele të tjera të aktiviteve të biznesit.
Nisur nga kjo ndërthurje midis të drejtës biznesore vendase dhe të drejtës së kapitalit
për të qarkulluar aty ku ka më shumë fitim është interesante të shikojmë se si paraqitet
në format e tij të prezantimit në tregun e cdo vendi, ku natyrisht edhe vendi jonë nuk
është përjashtim. Forma më e hershme është paraqitja nëpërmjet aktiviteteve tregtare.
Një kompani multinacionale zotëron një produkt (kozmetikat Nivea) dhe atë e realizojnë
nëpërmjet formave të ndryshme të transmetimit të të drejtës së përdorimit në tregjet e
tjera. Forma të tjera që janë zhvilluar bashkë me zhvillimin e tregjeve globale janë forma
e licencimit ndërkombëtar të transferimit të teknologjisë. Një formë më e vonët,por
edhe mjaft moderne është shfrytëzimi dhe përdorimi në masë I të drejtave të pronësisë
intelektuale dhe industriale.
Kush është objekti i të drejtës së biznesit?
Duke ju përmbajtur konceptit që përkufizon të drejtën e biznesit, rrjedhimisht, në objekt
të saj hyjnë raportet, aktet, veprimet juridike-biznesore që i referohen:
- themelimit, organizimit dhe funksionimit të subjekteve juridike që ushtrojnë
veprimtari ekonomike;
- strukturimit organizativ e funksional të atyre subjekteve;
- transformimit të veprimtarive të subjekteve juridike që ushtrojnë aktivitet
biznesi;
- përfaqësimit të subjekteve të së drejtës biznesore;
- krijimit dhe zhvillimit të pronës intelektuale dhe mbrojtjes së saj;
- qarkullimit ekonomik dhe juridik;
- aktiviteteve juridike-biznesore, veçanërisht, kontratat e biznesit;
- kreditimit bankar;
- shitblerjes dhe huamarrie e huadhënies, komisionit;
- sigurimit të jetës dhe të pasurisë;
- falimentimit dhe në përgjithësi
- gjithë aspekteve juridike dhe administrative, që lidhen me hapjen, zhvillimin dhe
mbylljen e një biznesi;
E drejta e biznesit dhe funksionet e tij
Vetë biznesi i ushtron funksionet e tij jetësore duke kryer aktivitetin e përditshëm, ashtu
si i kryen funksionet e tij të përditshme një organizëm i gjallë duke filluar nga veprimet
instiktive dhe deri në ato logjike dhe logjikë komplekse.
Në aktivitetin e përditshëm të jetës së tij, biznesi i krijuar si produkt i një organizimi të
bazuar në rregullat logjike-ekonomike dhe juridike është gjithë kohës në kërkim të
rrugëve të krijimit të fitimit dhe rritjes së tij. Për të mundësuar këtë objektiv, vetë
biznesi dhe ata që e drejtojnë dhe i japin jetë atij janë objekt i analizës dhe nxjerrjes së
vendimeve për t’ju përshtatur sa më mirë ambjentit ekonomik, rregullave të reja dhe
konkurencës. Nga ana tjetër, nevoja e domosdoshme e ruajtjes së klientelës dhe
burimeve të furnizimit kërkon një përgjithësim të praktikave më të mira të suksesit për ti
bërë pjesë të aktivitetit dhe ryajtjes së qëllimit për rritje të fitimit. Ai biznes, i cili arrin të
harmonizojë sa më mirë dhe të përshtatë rregullat e brendshme me ato të jashtme
(konkurencën, kërkesat e shtetit, kërkesat e partnerëvë vendas dhe të huaj, mundësia
për rritje të kapitaleve etj) ka realizuar edhe një metamorfozë të vetë biznesit duke e
rritur volumin e biznesit, por duke ndryshuar edhe gjithë raportet brenda organizimit,
po ashtu edhe me elementët jashtë tij. Për të arritur këtë transformim nevojiten edhe
gjithë instrumentet ndihmëse për arritjen e qëllimit, që janë rregullat juridike dhe
marëdhëniet e etikës së bërjes së biznesit. Rregullat juridike mundësojnë që biznesi të
jetë sa më shumë i mbrojtur ndaj rreziqeve të konkurencës dhe ligjeve në vendin ku
vepron, ndërsa rregullat etike janë ato që krijojnë modelin e biznesit që duhet të jetë
modeli për vazhdimësinë duke krijuar mundësinë për gjithë ata që mundësojnë këtë
organizim të ndihen si pjesë e tij dhe të japin kontributin për të arritur që imazhi i
biznesit ku ata bashkëveprojnë ndikon në përmirësimin edhe të mirëqenies dhe jetës së
tyre sociale.
Shteti dhe lehtësimi i të drejtës së biznesit
Në praktikën e përditshme, pra në kushtet e ekonomisë së tregut, dispozitat juridike me
të cilat rregullohen çështjet juridike dhe ambienti ekonomik, në të cilat realizohet
ushtrimi i veprimtarisë biznesore, janë të ndryshme dhe të shumta. Akte juridike të
përgjithshme, të cilat tërësisht i dedikohen kësaj tematike, në radhë të parë, janë:
a) Kushtetuta e vendit, e cila garanton të drejtën për të kryer biznes bazuar mbi pronën
private. Në kushtetutë gjithashtu gjendet edhe garancia që të gjithë janë të barabartë
përpara ligjit, pavarësisht nga gjinia, përkatësia fetare, origjina.
b) Mbi parimet kushtetuese janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ligje të ndryshme që
rregullojnë marrëdhëniet midis pjesëmarrësve në të drejtën për të ushtruar aktivitet
dhe për të qenë i lirë në të drejtën e ushtrimit të tij.
Shembuj të ligjeve që janë miratuar në këto 20 vite do të ishin:
- Ligji për pronën, për inciativën private, për investimet e huaja, për tregtinë,
- Ligji për konkurencën e lirë dhe rreullat antimonopol,
- Ligji për Tatimet dhe Taksat, Ligji për Kontabilitetin,
- Ligji për Regjistrimin e biznesit dhe licencave për aktivitete specifike
- Ligji për Tokën Bujqësore, për pyjet, për sistemin e ujërave,
- Ligji për urbanistikën
- Ligji për tarifat e importit dhe nxitjen e eksportit
- Ligji për punën dhe të drejtat e punonjësve
- Ligji për Buxhetin,
- Ligji për Bankat dhe për Organizatat Financiare,
- Ligji për Tregun e Kapitalit, Letrat me Vlerë,
- Ligji per shoqerite tregtare
c) Pas miratimit të ligjeve është orientuar edhe ndërtimi i sistemit të administratës
publike, ose ndryshe shteti. Ai me agjensitë e krijuara në funksion të zbatimit korrekt të
parimeve kushtetuese dhe ligjeve që burojnë prej saj krijon dhe mundëson garancit për
të drejtën e ushtrimit dhe mbarëvajtjes së biznesit.
Në pikën e fundit është edhe ajo që ndeshet më dendur në jetën dhe të drejtën e
biznesit. Është shteti, i cili i krijon mundësinë biznesit të ketë sa më pak pengesa në
ushtrimin e të drejtës së tij të ligjshme.
Natyrisht, që shtetit i duhet të jetë partner në cdo kuptim me biznesin dhe të respektojë
të drejtën e tij për të realizuar qëllimin. Këtë të drejtë, në kushtet e një shteti ligjor
duhet që të rregullohen nëpërmjet zbatimit ashtu si janë miratuar në Kuvend ligjet e
vendit. Nga njëra anë shteti duhet që të garantojë të drejtën e biznesit dhe ta mbrojë
atë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nga ana tjetër shteti duhet që të
mbledhë të ardhura në arkën ë tij, për të garantuar këto të drejta(nga e cila biznesi
përfiton sipas rregullave për të nxjerrë fitime).
Burimet e financimit të buxhetit të shtetit janë taksat dhe tatimet. Të gjithë bizneset
duhet të paguajme pjesë nga të ardhurat apo fitimet dhe shteti në këmbim siguron të
mira publike si: rregullin dhe rendin shoqëror, zbatimin e barabartë dhe të drejtë të
ligjit, muzeumet, parqet, pastrimin e vendit, ujin, energjinë, sigurimin kombëtar,
shëndetësinë, arsimin, kujdesin për të vjetërit dhe fëmijët, infrastrukturën e shumë
shërbime të tjera që shteti i menaxhon nëpërmjet qeverisjes.
Ajo që shteti të konsiderohet se po zbaton drejt kushtetutën dhe ligjet që burojnë prej
saj është lehtësimi gjithnjë e më tepër i barrës dhe kostove të të bërit biznes. Për këtë
ndihmojnë edhe nismat e ndryshme që ndërmerren nga qeveritë, në zbatim të
programeve të tyre për arritjen e këtyre objektivave dhe për tu konsideruar në atë që
quhet se është arritja më e madhe e marëdhënievee shtet-biznes: të quhet miku i
bzinesit.
Ky titull është një tregues, se shteti është me biznesin dhe jo kundër apo pengon
biznesin në ushtrimin e të drejtës.
Një shembull i tillë është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit, nëpërmjet
krijimit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Kjo do të thotë se tashmë është
arritur të reduktohet në një ditë koha e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe ka
kombinuar në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit duke përfshirë
regjistrimin për efekt të tatimeve. Në vijimësi të reformave është futur lehtësimi për
deklarimin e tatimeve dhe pagesës së tyre, dhe kështu në vijimësi dhe hap pas hapi
krijohen zinxhiri i veprimeve të qeverisë për rritjen e një klime sa më miqësore për
bërjen e biznesit në vend.
Tiranë, 10 Janar 2013