si e mbron komunitetin lgbt ligji “pЁr mbrojtjen … drejtat e mia para komisionerit.pdf2....

24
SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”?

Upload: others

Post on 09-Mar-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”?

Page 2: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

01

Kjo broshurё ёshtё pёrgatitur nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri me qёllim ardhjen nё ndihmё komunitetit LGBT pёr njё njohje dhe pёrdorim sa mё tё mirё tё ligjit pёr mbrojtjen nga diskriminimi dhe funksioneve tё Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Page 3: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

02

përmbajtja

1. Çfarё mund tё pёrbёjё diskriminim ndaj komunitetit LGBT?

2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi?

3. Si mё mbron mua ligji kundёr diskriminimit?

4. Kush ёshtё Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi?

5. Çfarё mund tё bёjё Komisioneri dhe cilat janё kompetencat e tij?

6. Nё çfarё rasti mundem unё apo njё grup personash LGBT tё ankohen pranё zyrёs sё Komi-

sionerit?

7. Si mund tё formulohet ankesa?

8. Nё cilat raste nuk mund tё pranohet ankesa?

9. Çfarё ndodh pas paraqitjes sё ankesёs pranё Komisionerit?

10. Nёse ёshtё paraqitur njё ankesё pёr diskriminim pёrpara Komisionerit, a mund tё bёhet

ankesё pёr tё njёjtin rast diskriminimi edhe nё Gjykatё?

11. A ka Zyra tё Komisionerit nёpёr rrethe?

12. A ka patur ankesa pёr diskriminim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor nё

Shqipёri? Nёse po, cilat janё disa nga rastet?

13. A ёshtё i sigurt njё person Lesbike, Gay, Biseksual ose Transgjinor pёr tu ankuar pranё

Komisionerit?

4

7

810

111214

15

1614. Çfarё ёshtё Orientimi seksual? 17

1920

15. Çfarё ёshtё Identiteti gjinor?

16. Çfarё kuptojmё me Termin LGBTIQ?

Page 4: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi
Page 5: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

1. Çfarё mund tё pёrbёjё diskriminim ndaj komunitetit LGBT?

Diskriminimi ёshtё çdo formё dallimi, pёrjashtimi, kufizimi apo preference bazuar nё identitetin gjinor apo orientimin seksual tё njё personi apo grupi personash, qё ka si qёllim apo pasojё pengesёn e ush-trimit nё tё njёjtёn mёnyrё me tё tjerёt tё tё drejtave dhe lirive themelore. Ka dy forma diskriminimi: tё drejtpёrdrejtё dhe tё tёrthortё.

Diskriminimi i drejtpёrdrejtё ёshtё ajo formё diskriminimi qё ndodh kur njё person apo grup personash trajtohen nё mёnyrё mё pak tё favorshme sesa njё person tjetёr apo njё grup tjetёr personash nё njё situatё tё njёjtё a tё ngjashme.

Diskriminimi i tёrthortё ёshtё ajo formё diskriminimi qё ndodh kur njё dispozitё, kriter apo praktikё, e pa anshme nё dukje, do ta vinte njё person ose grup personash nё kushte jo tё favorshme nё raport me njё tjetёr person ose grup personash.

04

Page 6: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

Diskriminim pёr shkak tё shoqërimit ёshtё ajo formё diskriminimi qё ndodh kur ka njё dallim, kufizim ose preferencё, pёr arsye tё shoqërimit me persona qё u përkasin grupeve tё përmendura nё nenin 1 tё këtij ligji, si dhe pёr shkak tё supozimit pёr njё shoqërim tё tillё.

Shqetësim sjelljeje të padëshiruar kur lidhet me cilëndo nga shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qëllim apo efekt cenimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues apo ofendues për atë person.

Udhëzim për të diskriminuar është një udhëzim ose kërkesë, bazuar në marrëdhënie hierarkike, për të diskriminuar një ose më shumë persona, në bazë të shkaqeve tё nenit 1 të këtij ligji.

Viktimizimi trajtim i disfavorshëm apo pasojë negative, që vjen si reagim ndaj një ankimimi a një pro-cedimi që synon zbatimin e parimit të barazisë.

05

Page 7: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi
Page 8: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi?

Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit tё barazisё, ndёr tё tjera, nё lidhje edhe me orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Qёllimi i kёtij ligji ёshtё tё sigurojё tё drejtёn e çdo personi pёr:

a) barazi pёrpara ligjit dhe mbrojtje tё barabartё nga ligji. b) barazi tё shanseve dhe mundёsive pёr tё ushtruar tё drejtat, pёr tё gёzuar liritё dhe pёr tё marё pjesё nё jetёn publike.c) mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formё sjellje qё nxit diskriminimin.

07

Page 9: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

3. Si mё mbron mua ligji kundёr diskriminimit?

Ky ligj ndalon diskiminimin:

a) nё ushtrimin e tё drejtёs pёr tё zgjedhur, pёr t’u zgjedhur dhe pёr t’u emёruar nё njё detyrё publike. b) nё ushtrimin e lirisё sё ndёrgjegjes dhe fesё. c) nё lidhje me tё drejtёn pёr punёsim. d) nё fushёn e arsimimit. e) nё fushёn e tё mirave dhe shёrbimeve.

4. Kush ёshtё Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi?

Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi ёshtё person juridik, publik, i pavarur nё ushtrimin e detyrёs sё tij, qё siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formё sjellje qё nxit diskriminimin. Komisioneri drejton dhe mbёshtetet nga Zyra e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Aktualisht nё krye tё kёtij institucioni ndodhet Znj. Irma Baraku.

08

Page 10: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

tё dua!

Page 11: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

5. Çfarё mund tё bёjё Komisioneri dhe cilat janё kompetencat e tij?

Komisioneri mund tё:

a) shqyrtojё ankesat e paraqitura pranё tij. b) kryejё hetime administrative.c) vendosё sanksione administrative sipas pёrcaktimit tё kёtij ligji. d) tё nxisё parimin e barazisё dhe mosdiskriminimit. e) monitorojё zbatimin e kёtij ligji. f) kryejё sondazhe nё lidhje me diskriminimin.g) bёjё rekomandime autoriteteve kompetente. h) informojё pёr tё drejtёn e mbrojtjes nga diskrimini dhe pёr mjetet ligjore tё disponueshme pёr kёtё mbrojtje etj.

10

Page 12: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

6. Nё çfarё rasti mundem unё apo njё grup personash LGBT tё ankohen pranё zyrёs sё Komisionerit?

Nёse ju apo njё grup personash pretendoni se jeni diskriminuar ose njё organizatё me interesa legjitime pretendon se ёshtё kryer diskriminim nё emёr tё njё personi apo grupi personazh mbi baza, ndёr tё tjera, tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor atёherё mund tё dёrgohet njё ankesё sё bashku me provat e disponueshme para Komisionerit, me shkrim ose gojarisht.Organizata me interesa legjitime duhet të paraqesë prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e personave

7. Si mund tё formulohet ankesa?

Ankesa, formulari i tё cilёs mund tё shkarkohet nё rrjet, nё faqen zyrtare www.kmd.al ose mund tё tёrhiqet pranё zyrёs sё Komisionerit duhet tё pёrmbajё:

a) emrin e ankuesit.b) adresёn e ankuesit. c) subjektin qё pretendohet tё ketё kryer diskriminim.d) shpjegimin e diskriminimit tё pretenduar. e) masat qё kёrkohen tё merren nga Komisioneri. f) datёn dhe firmёn e ankuesit ose tё subjektit qё e pёrfaqёson atë.

11

Page 13: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

8. Nё cilat raste nuk mund tё pranohet ankesa? Mund tё ndodhё qё ankesa tё refuzohet pёr njё ose disa nga arsyet nё vazhdim:

a) ankesa ёshtё anonime. b) ankesa pёrbёn abuzim me tё drejtёn e ankimimit para Komisionerit ose ёshtё e papajtueshme me dispozitat e kёtij ligji. c) e njёja çёshtje ёshtё duke u shqyrtuar nё kuadёr tё njё ankese tjetёr ose pёr tё ёshtё marё njё vendim i mёparshёm dhe nuk ka tё dhёna tё reja. d) ёshtё haptazi e pabazuar ose nuk ka informacion tё mjaftueshёm pёr tё bёrё tё mundur njё hetim. e) tё gjitha faktet qё pёrbёjnё thelbin e ankesёs kanё ndodhur para hyrjes nё fuqi tё kёtij ligji. f) paraqitet mё vonё se tre vjet nga ndodhja e diskriminimit ose mё vonë se njё vit nga marrja dijeni nga i dёmtuari pёr kёtё fakt.

12

Page 14: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

tё dua!

Page 15: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

9. Çfarё ndodh pas paraqitjes sё ankesёs pranё Komisionerit?

a) personat fizikё ose juridikё, kundёr tё cilёve ёshtё paraqitur ankesa, njoftohen me shkrim nga komi-sioneri brenda 15 ditёve nga data e marrjes sё ankesёs.b) me marrjen e ankesёs komisioneri verifikon faktet. Ai mund t’u kёrkojё ankuesit dhe personit apo sub-jektit kundёr tё cilit ёshtё drejtuar ankesa tё paraqesin pretendime me shkrim brenda 30 ditёve nga dita qё palёt marrin njoftimin.c) kur e sheh tё pёrshtatshme, Komisioneri zhvillon njё seancë dёgjimore publike dhe fton palёt dhe çdo person tjetёr tё interesuar ose mund tё kёrkojё tё arrijё marrёveshje pajtimi mes ankuesit dhe personit kundёr tё cilit ёshtё paraqitur ankesa.d) Komisioneri ka tё drejtё tё marrё informacion nga çdo person apo burim tjetёr.e) Komisioneri shprehet me vendim, i cili u njoftohet palёve brenda 90 ditёve nga dita e marrjes sё ankesёs.f) personi kundёr tё cilit ёshtё paraqitur ankesa, raporton brenda 30 ditёve para komisionerit nё lidhje me veprimet e ndёrmara pёr zbatimin e vendimit. g) Nё rast se personi, kundёr tё cilit ёshtё paraqitur ankesa nuk e informon Komisionerin ose nuk e zbaton vendimin, Komisioneri vendos masё pёr ndёshkimin me gjobё pёr personin kundёr tё cilit ёshtё paraqitur ankesa. Sanksioni me gjobё shfuqizohet nёse personi kundёr tё cilit ёshtё paraqitur ankesa, e zbaton ven-dimin brenda shtatё ditёve pasi ёshtё vendosur sanksioni. h) pёrfitues i shumёs sё gjobёs sё vendosur ёshtё shteti.

14

Page 16: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

10. Nёse ёshtё paraqitur njё ankesё pёr diskriminim pёrpara Komisionerit, a mund tё bёhet ankesё pёr tё njёjtin rast diskriminimi edhe nё Gjykatё?

Po, çdo person ose grup personash, tё cilёt pretendojnё se ndaj tyre ёshtё ushtruar diskriminim mund tё paraqesin kёrkesё-padi edhe pёrpara gjykatёs kompetente sipas pёrcaktimeve tё Kodit tё Procedurёs Civile pёr dёmshpёrblim sipas ligjit ose, sipas rastit, tё kryejnё kallёzimin pёrpara organeve kompe-tente pёr ndjekje penale. Paraqitja e ankimit pёrpara komisionerit nuk ёshtё kusht pёr tё paraqitur njё kёrkesёpadi dhe nuk pёrbёn pengesё pёr personin e dёmtuar t’i drejtohet gjykatёs ose organeve tё ndjekjes penale.

11. A ka Zyra tё Komisionerit nёpёr rrethe?

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminim është institucion kombëtar i vetëm i këtij lloji. Faqja Zyrtare www.kmd.al ju mundëson të plotësoni ankesën tuaj on-line nga çdo vend në Shqipëri ose ta dërgoni në E-mail: [email protected], ose të printoni formularin e ankimit dhe ta dёrgoni me postë në adresën e shënuar në faqen zyrtare. Plotësimi i formularit nuk përjashton mundësinë e paraqitjes së ankesës përmes një shkrese të thjeshtë.

15

Page 17: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

12. A ka patur ankesa pёr diskriminim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor nё Shqipёri? Nёse po, cilat janё disa nga rastet?

Po ka patur. Deri nё muajin Dhjetor 2011, kur u pёrgatit kjo fletёpalosje, ankesat pёr diskriminim pёr shkak tё orientimit seksual dhe identitetit gjinor kanё qenё tё ndryshme. Qytetarё tё ndryshёm, pjesёtarё aktivё tё komunitetit LGBT ose jo, janё ankuar pranё Zyrёs sё Komisionerit pёr diskriminim tё shkaktuar nga qytetarё dhe subjekte private dhe nga qytetarё, institucione dhe subjekte publike.

13. A ёshtё i sigurt njё person Lesbike, Gay, Biseksual ose Transgjinor pёr tu ankuar pranё Komisionerit?

Po! Nёse ju jeni tё bindur se keni qenё subjekt diskriminimi nga qytetarё privatё ose publikё, zyra apo institucione private ose publike, etj, ju nuk duhet tё nguroni tё ankoheni tek Komisioneri pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Stafi profesional i Zyrёs sё Komisionerit ka pёrgatitjen e duhur pёr t’u njohur me rastin tuaj dhe pёr t’iu pёrgjigjur shqetёsimeve tuaja.

16

Page 18: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

Orientimi seksual pёrshkruan njё model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje – emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim i tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit tё njejtё, tё dyja sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato. Kёto tёrheqje qёndrojnё pёrgjithёsisht nёn emёrtimet het-eroseksualitet, homoseksualitet, biseksualitet dhe aseksualitet. Sipas Shoqatёs Amerikane tё Psikologjisё, orientimi seksual i referohet gjithashtu ndjenjёs sё “identitetit personal dhe shoqёror” tё personit, bazuar nё njё nga kёto tёrheqje, sjelljeve qё i shprehin ato dhe anёtarёsimit nё komunitete me persona qё i ndajnё ato.

Koncepti i orientimit seksual, ka tё bёjё me shumё mё tepёr sesa thjesht sjelljen seksuale. Nё tё pёrfshihen si ndienjat ashtu edhe identiteti. Disa individё mund ta identifikojnё veten e tyre si gei, lesbike ose biseksualё edhe pa u pёrfshirё nё ndonjё aktivitet seksual. Disa njerёz besojnё se orientimi seksual ёshtё i lindur dhe i pёrcaktuar; ndёrsa studime tё tjera tregojnё se orientimi seksual zhvillohet pёrgjatё jetёs sё njeriut. Shumё njerёz vet-identifikohen si heteroseksualё, gei, lesbike ose biseksualё nё momente tё ndryshme tё jetёs sё tyre.

Orientimi seksual ёshtё njё term qё pёrdoret shpesh pёr tё pёrshkruar tёrheqjen romantike, emocio-nale apo seksuale tё njё personi ndaj njё personi tjetёr. Dikush qё tёrhiqet nga persona tё tё njёjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund tё quhet gei ose lesbike. Individёt qё tёrhiqen nga persona tё seksit tё kundёrt kanё orientim heteroseksual. Orientimi seksual ёshtё njё proçes qё thellohet vazhdimisht me kalimin e kohёs dhe individёt qё tёrhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualё. Orien-timi seksual ёshtё i ndryshёm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive tё brendshme qё tregojnё se dikush ёshtё mashkull ose femёr.

17

Page 19: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi
Page 20: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

Identiteti gjinor ёshtё mёnyra se si njё njeri vet-identifikohet me njё kategori gjinore, si pёrshembull tё jesh burrё ose grua, apo nё disa raste asnjё prej tyre, i cili mund tё jetё i dallueshёm nga seksi biologjik. Identiteti gjinor bazё, formohet zakonisht rreth moshёs tre-vjeçare dhe ёshtё jashtёzakonisht e vёshtirё pёr tu ndryshuar pas kёsaj moshe. Tё gjitha shoqёritё kanё njё grup tё kategorive gjinore qё mund tё shёrbejnё si bazё e formimit tё njё identiteti social nё raport me anёtarёt e tjerё tё shoqёrisё. Nё shumicёn e shoqёrive, ekziston njё ndarje bazё ndёrmjet atributeve gjinore tё caktuara pёr meshkujt dhe femrat. Megjithatё, nё tё gjitha shoqёritё njerёzore, disa individё nuk identifikohen me gjininё qё u ёshtё caktuar nga seksi i tyre biologjik.

19

Page 21: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

Termi LGBT ёshtё shkurtimi kolektiv i fjalёve lesbike, gei, biseksual/e dhe transgjinor/e. Termi LGBT pёrdoret nё nivel ndёrkombёtar. LGB ka tё bёjё me njё orientim seksual gjinor (LG) ose tё dyja (B). Ndёrsa T ka tё bёjё para sё gjithash me identitetin gjinor. Shpesh pёrdoret edhe termi LGBTIQ. Gёrma I (intersex) pёrdoret pёr personat interseks, njё term i pёrgjithshёm qё i referohet personave tё cilёt kanё lindur me njё anatomi riprodhuese ose seksuale qё duket se nuk i pёrshtatet pёrcaktimit tipik, femёr ose mashkull. Dhe sё fundmi termi (questioning) me gёrmёn Q i cili pёrdoret pёr persona ende tё paqartё pёr orientimin seksual ose identitetin gjinor tё tyre.

20

Page 22: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi
Page 23: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

22

14. Me kё duhet tё kontaktoj nёse kam qenё ose jam subjekt i diskriminimit? Ju mund tё kontaktoni direkt Zyrёn e Komisionerit pёr Mbrojtjen nga Diskriminimi nё kontaktet e mёposhtme:

Adresa: Rr. Sami Frashёri, Nr. 10, Kati IIKutia Postare 1019 Tiranё/ShqipёriTelefon: +355 4 24 31 078 Fax: +355 4 24 31 078E-mail: [email protected] Web: www.kmd.al

Gjithashtu ju mund tё kontaktoni Ambasadёn PINK, çdo ditё pune nё oraret 09:00-17:00 nё kontaktet e mёposhtme:

Adresa: Rr. Vaso Pasha Pallati i British Council, Sh/A, K/7 Kutia Postare 1403 Tiranё/ShqipёriTelefon: +355 4 22 65 741 E-mail: [email protected] & [email protected] Web: www.pinkembassy.al

Page 24: SI E MBRON KOMUNITETIN LGBT LIGJI “PЁR MBROJTJEN … Drejtat e Mia Para Komisionerit.pdf2. Çfarё garanton ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi? Ligji pёr mbrojtjen nga diskriminimi

ArtanKaroli@GraphicDesign