si ndikon duhani ne shendet (biologji)

8
Efektet e duhanit në shëndet

Upload: aleksandertyler

Post on 07-Feb-2017

126 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Efektet e duhanit në shëndet

MOTIVIMI PËR DUHAN

• Pirja e duhanit nuk është vetëm një shprehi (ves) e thjeshtë, por paraqet një kompleks të tërë shprehish dhe situatash shoqërore të duhanxhiut në jetën e përditshme.

• Ja vetëm disa nga arsyet më të rëndësishme të pirjes së duhanitja në për shkak: të nervozizmit, relaksimit, vetmisë, mosaktivitetit, dietës, shoqërisë, fitimin e vetëbesimit, rritjen e kënaqësisë, zbutjen e moskënaqësisë, stimulim, dëshirë për identifikim, dëshmi e forcës dhe pozitës së lartë në shoqëri (pirja e cigareve të shtrenjta), ikje nga problemet personale, mjet për pagjumësi (portierët, rojat, etj.).

DUHANI, NJË VES ME PASOJA PËR JETËNÇdo 10 sekonda shuhet një jetë nga pasojat e konsumit të cigareve. Në fillim të viteve 90 kanë vdekur 3 milionë njerëz në vit dhe mendohet që në vitin 2020 deri 2030 do të vdesin 10 milionë njerëz nga demet e duhanit.

Lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e konsumit të duhanit është shumë e gjatë, disa nga sëmundjet janë:• traktit të frymëmarrjes - kanceri i bronkeve, kancer në fyt, laringjit kronik• sistemit kardio – vaskular - infarktit në zemër, pika në tru, arteriosklerozë•sistemit të organeve të tretjes - kancer në buzë, gojë, ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore dhe pankreas•traktit urogjenital - kanceri i fëshikzës së urinës dhe kanceri i mitrës•komplikimet në shtatzëni - lindja e foshnjave me peshë të ulët, lindje të parakohshme, vdekje e fëmijës në bark

Sikur të mos pihej duhani në mbarë botën do të kishte 30 % më pak të vdekur nga kanceri.

SËMUNDJET QË VIJNË NGA DUHAN

PASOJAT E DUHANIT PËR SHËNDETIN • Pirja e duhanit është shkaktar kryesor dhe i veçantë i sëmundjeve dhe i vdekjeve të

parakohshme. Duhanxhinjtë vdesin 5-8 vjet më herët se ata që nuk pinë duhan dhe janë të rrezikuar dy herë më shumë nga sëmundjet fatale të zemrës, dhjetë herë më shumë nga tumori në mushkëri, gojë, fyt, kapërcell, pankreas, veshkë, fshikë urinare, mitër, dy deri tri herë më shumë nga ulçeri.

• Fëmijët e prindërve që pinë duhan lindin me peshë të vogël, shpesh me infeksione të mushkërive, më shumë infeksione kronike të veshit dhe me shumë mundësi për t'u bërë duhanxhinj më vonë.

• Gjithashtu veprimet e dëmshme të tymit të duhanit vërehen në gjëndrat endokrine dhe sistemin nervor që janë rregullatorë të jetës sonë. Shkakton dëmtim të funksionimit të organeve reproduktive.

• Me kalimin e kohës, nën ndikimin e toksikimit me duhan ngushtohen enët e gjakut të organeve vitale me pasoja fatale.

• Lindjet e parakohshme, abortimet dhe vdekshmëria e foshnjave pas lindjes janë 2-3 herë më të mëdha tek shtatzënat që pinë duhan.

• Praktikisht, të gjitha toksine e tymit të duhanit depërtojnë në qumësht nëpër gjëndrat qumështore. Qumështi i helmuar arrin në lukthin e foshnjës dhe shpërndahet në tërë organizmin, kurse materiet e tij toksike veprojnë në dobësimin e mekanizmave mbrojtës të foshnjës. Në gjakun e foshnjës janë gjetur një varg toksinesh të duhanit, që veprojnë në strukturat e trurit të madh.

Pirja pasive e duhanit

• Joduhanxhiu i cili qëndron në afërsi të duhanxhiut thith deri 80% të të gjitha materieve të tymit. Ky tym vetëm për 5 sekonda pasi të futet në organizmin e joduhanxhiut kryen veprimet e veta toksike.

• Hulumtimet kanë treguar se në ambientin e ndotur me tym cigareje tek joduhanxhitë manifestohet me lodhje, marramendje, zvogëlim të aftësive të kujtesës, rritjen e tensionit të gjakut dhe rritjen e sedimentacionit të eritrocitve.