si të aplikoni për ulje tarifash on-line?servizi.comune.fi.it/sites/ · si të aplikoni për ulje...

21
Si të Aplikoni për ULJE TARIFASH on-line? Nëse keni marrë “fjalëkalimin” dhe “pasword-in” (le credenziali) për tu futur në shërbimet online të Komunës së Firences dhe doni të Aplikoni për Ulje Tarifash, futuni tek ky link: http://servizi.055055.it/agetarfe/ Ndiqni udhëzimet e mëposhtme: Në fillim do t'ju hapet kjo faqe ku tregohet se ku duhen shkruar “fjalëkalimi” dhe “paswordi” (le credenziali)

Upload: others

Post on 01-Sep-2019

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Si të Aplikoni për ULJE TARIFASH on-line?

Nëse keni marrë “fjalëkalimin” dhe “pasword-in” (le credenziali) për tu futur në shërbimetonline të Komunës së Firences dhe doni të Aplikoni për Ulje Tarifash, futuni tek ky link: http://servizi.055055.it/agetarfe/

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Në fillim do t'ju hapet kjo faqe ku tregohet se ku duhen shkruar “fjalëkalimi” dhe “paswordi”(le credenziali)

Faqa Informuese dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale (Privacy)

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Është e mundur që të shikoni dhe nëse doni të printoni, dokumentet që kanë të bëjnë me tarifat dhe informacionin mbi ruajtjen e të dhënave personale;2. Shtypni para “Accetto” dhe më pas mbi butonin 'Avanti' poshtë në të djathtë.

Faqa e Kodit Fiskal të Aplikuesit

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Shkruani kodin fiskal të personit që aplikon;2. Shtypni butonin 'Avanti' për të vazhduar me plotësimin e të dhënave.

Faqa e të Dhënave personale të aplikuesit.

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Nëse kodi fiskal i personit ndodhet në data base, të dhënat personale plotësohenautomatikisht.Në rast të kundërt, duhen plotësuar të gjitha të dhënat personale. Mbani mënd: mund tëndryshoni në çdo moment numrin e telefonit dhe adresën e email-it;

2. Vendlindja shkruhet në kuadratin gri dhe po të shtypni sipër do t'ju hapet faqa si mëposhtë;

3. Për të shkruar vendlindjen, shkoni tek “Stato” dhe zgjidhni një prej listës që ju ofron sistemi;4. Nëse zgjidhni “Italia”, ju kërkohet të shkruani “Provincia” dhe më pas “Comune” (që tëdyja mund t'i përzgjedhni nga lista që ofron sistemit); Nëse shtypni një shtet tjetër nuk jukërkohen të dhëna të tjera;5. Shtypni butonin 'Conferma';6. Shtypni mbi butonin 'Avanti' për të vazhduar më tej.

Faqa për të Dhënat e Fëmijës

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Shkruani Kodin Fiskal të fëmijës për të cilin kërkoni Uljen e Tarifave;2. Shtypni “Aggiungi figlio” për të filluar me plotësimin e të dhënave të SEE-së.

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Nëse Kodi Fiskal ndodhet në data base të dhënat plotësohen automatikisht;2. Zgjidhni tipin e ISEE-së që duhet të plotësoni (ordinario, minorenni, corrente,provvisorio);

Faqa me të dhënat e ISEE-së që duhet të plotësoni.

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Shkruani të dhënat e ISEE-së:vlera e ISEE-së ( limiti maksimal është 32.500,00 Euro, në rast të kundërt ju shfaqet njëmesazh me të kuqe - errore );

protokolli praktikës DSU - protocollo pratica DSU (shiko imazhin ku referohen këto tëdhëna te HELP duke klikuar sipër '?');

data e prezantimit të DSU;protokolli ISEE (shiko imazhin tek HELP duke shtypur mbi '?')Numri i protokollit fillon me 'INPS-ISEE-2018 -' dhe përbëhet nga 27 karakterë;

data e lëshimit të ISEE-së.

ÇFARË DUHET TË BËNI:

1. pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat, konfermojeni duke shtypur mbi butonin“Conferma”.

Faqa e të dhënave për ISEE “Corrente”

Nëse keni ISEE “CORRENTE” ( siç pamë deri tani rastin e ISEE “Ordinario” dhe si aplikohet për ulje tarifash) kërkesa për ulje tarifash duhet bërë brenda dy muajve nga vlefshmëria e saj.

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Plotësoni të dhënat e ISEE-së:vlera e ISEE-së (limiti maksimal është 32.500,00 Euro, në rast të kundërt ju shfaqet njëmesazh me të kuqe - errore );protokolli - Modulo MS (shikoni imaxhin tek HELP duke klikuar mbi '?')Numri i protokollit fillon me 'INPS-ISEE-2018 -' dhe është i përbërë nga 27 karakterë;

data e prezantimit të “Modulo MS”;protokolli ISEE-së ( kjo vlerë plotësohet automatikisht me numrin e Protokollit Modulo MS );data e lëshimit të ISEE- së;data e skadencës ( kjo vlerë plotësohet automatikisht duke bërë shumën e dy muajve nga data e Protokollit të Modulo MS );

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. pasi ta keni plotësuar me të gjitha të dhënat, konfermojeni duke shtypur mbi butonin

“Conferma”

1. Kjo faqe ju ofron një përmledhje ku mund të ndryshoni të dhënat e fëmijës duke shtypur butonin 'Modifica';2. Për të fshirë të dhënat e fëmijës që keni plotësuar shtypni butonin 'Elimina'; sistemi kërkon konfirmimin e veprimit duke shtypur 'Conferma' .

3. Për të shtuar një fëmijë tjetër, shkruani kodin fiskal dhe shtypni butonin jeshil “Aggiungi figlio”;4. Pasi të keni mbaruar me plotësimin e të dhënave të femijëve, shtypni butonin “Avanti”.

KUJDES( ATTENZIONE): nëse nuk keni plotësuar kërkesën me të gjithë fëmijët qëpërfitojnë nga shërbimet e ndihmave shkollore, do t'ju shfaqet një formulim i tillë si nëvijim.

Faqa me të dhënat e pagesës/ Bollettino Postale

ÇFARË DUHET TË BËNI:1. Në faqen ku plotësoni të dhënat e mandat pagesës (Bolletino Postale) përsa i përket pagesës për shërbimin e kërkuar nga aplikuesi, nëse ky i fundit është i njohur nga sistemi këto të dhëna plotësohen automatikisht. Këto të dhëna janë gjithnjë të ndryshueshme;

Faqa e të dhënave të Komunës

1. Komuna dhe Rruga mund të shkruhen vetëm kur ju shfaqet kjo faqe. Zgjidhni para Provincën (Provincia) dhe me pas Komunën (Comune) nga lista që ju ofron sistemi;2. Nëse Komuna e përzgjedhur nuk është Firences, shkruani vetëm emrin e rrugës pa numër ( Via dell'indirizzo senza nr. civico) dhe shtypni butonin 'Conferma';3. Nëse zgjidhni Firence, shkruani një pjesë të rrugës (minimumi 4 shkronja) dhe shtypni 'cerca via'. Siç vini re nga faqa e më poshtme ju propozohet një listë rrugësh ku midis tyre mund të zgjidhni tuajën;

4. Kur të keni shtypur mbi 'Conferma' të dhënat e Komunës dhe adresa ( Via/Piazza) do tëplotësohen automatikisht;5. Pasi të keni mbaruar me rregjistrimin e të dhënave të detyrueshme si të adresës dhe tëfëmijës/ve shtypni mbi butonin 'Avanti'.

Faqa përmbledhëse e të dhënaveJu paraqitet faqa përmbledhëse e të gjithë të dhënave që keni plotësuar. (siç vërehet ngafaqa e mëposhtme):

Çfarë duhet të bëni:1. Shtypni mbi butonin AVANTI

2. shtypni mbi butonin CONFERMA

3. shkarkoni dy të fundit (scaricare la domanda e la ricevuta)

KUJDES / ATTENZIONE: është shumë e rëndësishme që të shkarkoni si kërkesëndhe mandatin përfundimtarë (domanda e la ricevuta) që bërja e aplikimit tëkonsiderohet e plotë.