si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 e drejta sekondare paraqet të gjitha rregulloret të...

67
1 Poradna pro občanství/Občanská a lidská práva Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese Udhëzues për projektin e ashtuquajtur i cili është realizuar në vitin 2014 Autorë: Miroslav Dvořák, Martina Štěpánková, František Valeš, Ladislav Zamboj, Drahomír Radek Horváth, Kristýna Hradilová, 2014 Projekti është përkrahur nga ana e Ministrisë së punëve të jashtme të Republikës Çeke në kuadër të programit të bashkëpunimit tranzicional.

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

1

Poradna pro občanství/Občanská a lidská práva

Si të jetësohet e drejta

antidiskriminuese

Udhëzues për projektin e ashtuquajtur i cili është realizuar në

vitin 2014

Autorë: Miroslav Dvořák, Martina Štěpánková, František Valeš, Ladislav Zamboj, Drahomír Radek Horváth, Kristýna Hradilová, 2014

Projekti është përkrahur nga ana e Ministrisë së punëve të jashtme të

Republikës Çeke në kuadër të programit të bashkëpunimit tranzicional.

Page 2: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

2

Poradna pro občanství/Občanská a lidská práva (Këshillimore për shtetësi / e drejta qytetare dhe

humane (njerëzore) - Poradna) është organizatë joqeveritare Çeke të cilën e kanë formuar një grup

juristësh dhe punëtorësh social në vitin 1999. Përveç fushës së tyre primare të veprimit – shtetësia e

Romëve të cilët kanë jetuar në Republikën Çeke, Poradna një kohë të gjatë merret edhe me

parandalimin e diskriminimit, sigurimin e trajtimit të barabartë, me punën në teren në rajonet të cilat

nuk kanë qasje në asistencë sociale si dhe ndihma për familjet e rrezikuara fëmijët e të cilave kanë

qenë të vendosur nëpër institucione korrektuese ose ekziston mundësia që të vijë deri te ajo. Në

fushën e trajtimit të barabartë dhe diskriminimit Poradna ofron këshilla individuale, gjithashtu në

rastet përkatëse në kuadër të ashtuquajturit ,,Proces Gjyqësor Strategjik’’, Poradna gjithashtu

përfaqëson klientët para gjykatës. Poradna merr pjesë edhe në proceset legjislative tek sjellja apo

ndryshimi i ligjeve strategjike, bën monitorimin e trajtimit të barabartë, raporton organizatat

ndërkombëtare si dhe bën edukimin e ekspertëve publik, para së gjithash punëtorët e organizatave

joqeveritare, policët, juristët si dhe zyrtarët e udhëheqjes shtetërore.

Nga viti 2011. Poradna gjithashtu ka bashkëpunim ndërkombëtar me organizatat partnere në Bosnje

dhe Hercegovinë, Gjermani, Serbi, Spanjë dhe në Kosovë, ku nga viti 2014, edhe aplikohet projekti i

cili është pjesë përbërëse i këtij publikimi. Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar Poradna fiton

përvoja të reja, krahason qasjet ndaj së drejtës antidiskriminuese në shtete të ndryshme dhe përcjell

përvojat dhe rezultatet e punës së saj shumëvjeqare në luftën për të drejtën në trajtim të barabartë.

Poradna si e para ka përdorur metodën e testimit situacional me qëllim të argumentimit të trajtimit

antidiskriminues. Tanimë kjo metodë paraqet bazë për më shumë se 90 % të praktikës gjyqësore

antidiskriminuese dhe Poradna konsideron se është e rëndësishme që të zgjerohet vetëdija për këtë

metodë dhe proceset gjyqësore strategjike të ndërlidhura në Republikën Çeke dhe jashtë vendit.

Page 3: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

3

Hyrje ........................................................................................................................................................................................ 5

1. DISKRIMINIMI DHE LEGJISLATURA ANTIDISKRIMINUESE ................................................................ 7

Definicioni i diskriminimit ....................................................................................................................................... 7

Acquis-i antidiskriminues (ndalesa e diskriminimit në të drejtën e UE) ............................................. 7

Kur trajtimi i ndryshëm nuk është diskriminim ........................................................................................... 10

Masat e arsyeshme dhe të domosdoshme të cilat kanë qëllim legjitim .......................................... 11

Kërkesë profesionale e rëndësishme (ang. genuine occupational requirement) ....................... 11

Organizatat fetare.................................................................................................................................................. 12

Justifikimi i ndryshimeve në bazë të moshës (përjashtimet në bazë të moshës) ....................... 12

Masat e aksionit pozitiv (eng. positive action /affirmative action) .................................................. 12

Bazat e diskriminimit ............................................................................................................................................... 13

Si diskriminim në bazë të gjinisë konsiderohet diskriminimi në bazë të: ..................................... 16

Shembujt e diferencimit legjitim në bazë të moshës: ............................................................................. 17

Dispozitat (urdhëresat) antidiskriminuese në të drejtën e Republikës së Kosovës ...................... 17

Specifikat procedurale të acquis-it antidiskriminues ................................................................................. 20

Çështja e argumentimit në të drejtën antidiskriminuese - acquis ............................................................. 21

TESTIMI SITUACIONAL ................................................................................................................................................ 23

Testimi situacional momentalisht përdoret për dy qëllime të caktuara: ....................................... 23

Si të kryhet testimi situacional ............................................................................................................................. 24

Pregatitja dhe koordinimi i testimit situacional ............................................................................................ 25

Përzgjedhja e personave të cilët do të kryejnë testimet (testuesit, egzaminerët) .......................... 26

Faza e pregatitjes së testimit dhe aspektet e saj psikologjike ............................................................. 27

Faza e testimit ......................................................................................................................................................... 29

Faza mënjëherë (direkt) pas testimit ............................................................................................................ 29

Faza e një periudhe më të gjatë kohore pas testimit .............................................................................. 30

Rreziku nga diskriminimi i shumëfishtë ........................................................................................................... 30

Këshillat për testuesit ............................................................................................................................................... 31

Përzgjedhja e subjekteve të cilat do të testohen ........................................................................................... 31

Testimi gjatë qasjes në punësim ..................................................................................................................... 33

Testimi gjatë qasjes në banim .......................................................................................................................... 33

Përmbledhja e rezultateve të kryera ................................................................................................................. 33

Testimi situacional mund të realizohet në disa mënyra të ndryshme: ................................................ 34

Vlerësimi i rezultateve të testimit ....................................................................................................................... 35

Përdorimi i testimit situacional në shtete të ndryshme ............................................................................. 36

Page 4: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

4

Shembujt e testimit situacional ....................................................................................................................... 36

Përvojat gjatë kryerjes së testimit situacional në Republikën Çeke ..................................................... 37

Pranueshmëria e përdorimit të audioinçizimeve në kuadër të testimit situacional të

diskriminimit në Rebublikën Çeke. ..................................................................................................................... 39

Shembuj nga testimi të cilat i ka kryer poradna – regjioni usti na labi 2013 ............................... 41

Si ilustrim kemi dhënë inçizimin e shkurtuar të bisedës telefonike të përmendur më lartë pa

përmendur emrat dhe lokacionet: ................................................................................................................. 44

Përvoja praktike e testuesëve .......................................................................................................................... 45

Procesi gjyqësor strategjik si instrument për mbrojtje nga diskriminimi .............................................. 47

Roli i organizatave joqeveritare (OJQ) .............................................................................................................. 49

Si të realizohet udhëheqja e procesit gjyqësor strategjik .......................................................................... 51

"Strategjia" e procesit gjyqësor strategjik ................................................................................................... 51

Bazat profesionale................................................................................................................................................. 52

Përzgjedhja e fushave dhe caqeve strategjike (nevojat e komunitetit) .......................................... 53

Përzgjedhja e klientëve ....................................................................................................................................... 54

Sigurimi i nevojave të klientëve (viktimizimi), rehabilitimi i rrezikut nga mossuksesi

(shpenzimet e procesit) ...................................................................................................................................... 55

Analiza e përparësive dhe rrezikut konkret të "procesit strategjik", procesi simultan ........... 56

Sigurimi dhe verifikimi i argumenteve (barra e përbashkët e argumentimit, mjetet specifike

të argumentimit - statistika, hulumtimet, sistemet e huaja juridike, testimi).............................. 58

Vendimi "durojmë deri në fund", gatishmëria e "humbja e interesimit" paditësit (humbja e

entuziazmit me kalimin e kohës, viktimizimi) .......................................................................................... 59

Metodat përcjellëse (edukimi, promovimi, publikimet, fushata, lobimi) ....................................... 60

Zbatimi në praktikë (fushata, debati publik, udhëzuesit interpretativ, projektpropozimet e

lidhura, monitorimi i zbatimit, proceset strategjike të lidhura) ........................................................ 61

Konkluzionet – përparësitë dhe mangësitë e procesit gjyqësor strategjik ........................................ 63

Përparësitë: .............................................................................................................................................................. 63

Mangësitë: ................................................................................................................................................................ 63

Literatura: .......................................................................................................................................................................... 66

Page 5: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

5

HYRJE Udhëzuesin të cilin e mbani në duart e juaja është krijuar në kuadër të projektit "Si të

jetësohet e drejta antidiskriminuese", i cili është realizuar nga ana e organizatës joqeveritare

"Poradna pro občanství/občanská a lidská práva (Poradna) práva" në bashkëpunim me

organizatën kosovare European Comission for Minority Issues Kosovo (ECMI). Qëllimi i këtij

projekti është që të informohen mbrojtësit e të drejtave të njeriut para së gjithash nga

organizatat joqeveritare kosovare me mënyrat e luftës kundër diskriminimit, të cilat janë

treguar efikase gjatë përvojës shumëvjeçare të Poradna-s në Republikën Çeke dhe të forcohen

kapacitetet e organizatave joqeveritare në fushën e mbrojtjes së të drejtave në trajtim të

barabartë me anë të mjeteve ligjore në Kosovë – bëhet fjalë para së gjithash për metodën e

testimit situacional si dhe bazat e procesti gjyqësor strategjik në rastet e diskriminimit. Projekti

para së gjithash përcjell bashkëpunimin me organizatat nga Bosnja dhe Serbia, ku metoda e

testimit situacional është treguar shumë e dobishme dhe ka sjellur deri tek hapja e rasteve të

diskriminimit – përshembull në Serbi është argumentuar trajtimi diskriminues i njërës nga

bankat më të mëdha e cila ka refuzuar hapjen e një xhirollogarie rrjedhëse një Romje.

Bashkëpunimi në pregatitjen dhe implementimin e pilot testimeve situacionale ka treguar në

nevojën e bashkëpunimit me të ashtuaquajturat organe për mbrojtje të barazisë (equality

bodies), të cilat rregullisht janë pjesëmarrës në këto projekte, vendosin kontakte të rëndësishme

me organizatat joqeveritare dhe mund të inspirohen me modelin Çek të marrëveshjes për

bashkëpunim afatgjatë të avokatit të popullit dhe organizatave të përzgjedhura joqeveritare të

cilat kryejnë monitorimin e diskriminimit të grupeve apo pakicave të caktuara.

Qëllimi i këtij udhëzuesi është që të bëj përshkrimin e aspekteve themelore të metodës

së testimit situacional si dhe shembujt e përdorimit të kësaj metode jo vetëm në Republikën

Çeke, por edhe në vendet tjera. Në vende të caktuara përmend edhe rregulloret e Republikës

ës Kosovës, të cilat në krahasim me rregulloret minimaliste Çeke janë të një diapazoni më të

gjerë, por pa përdorimin në praktik mbetemi në sferën e teorisë pa rezultate konkrete. Përveç

vetë metodës së testimit situacional në vazhdim është përshkruar edhe procesi gjyqësor

strategjik, e cila viktimave të diskriminimit mund t’ua „hapë rrugën“ për mbrojtje ligjore të të

drejtave të tyre. Procesi gjyqësor strategjik është ilustruar pëmes shembullit konkret të

procesit gjyqësor të cilin Poradna e ka udhëhequr në rastin e marrjes së fëmijëve nga familja

dhe vendosjen e tyre në institucion. Testimi situacional shërben para së gjithash për

konstatimin e diskriminimit, eventualisht për sigurimin e argumenteve të trajtimit

diskriminues, të cilat më vonë mund të shfrytëzohen për proces gjyqësor. Aplikimi i procesit

gjyqësor strategjik ka për qëllim që përmes proceseve gjyqësore individuale të arrijë

Page 6: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

6

përmirësimin e mjedisit rregullator, implementimin e ligjit si dhe perceptimin publik të

problemit.

Sinqertë besojmë që ky udhëzues do të u ndihmojë mbrojtësve të të drejtave të njeriut

në përpjekjet e forta të tyre për realizimin e të drejtave për barazi në Republikën e Kosovës.

Për mundësimin e publikimit të këtij udhëzuesi dhe mundësin e realizimit të tërë

projektit e falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, e cila e ka

përkrahur projektin në kuadër të programit bashkëpunimi tranzicional - Transition

Promotion Project 2014.

Page 7: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

7

1. DISKRIMINIMI DHE LEGJISLATURA

ANTIDISKRIMINUESE

DEFINICIONI I DISKRIMINIMIT

Diskriminimi mund të definohet si një sjellje e tillë (trajtim i pafavorshëm), gjatë së

cilës individë të caktuar apo grupe individësh vendosen në pozitë të pafavorshme (për

dallim nga individë të tjerë, të cilët në situatë të ngjashme, nuk janë trajtuar në atë mënyrë) në

bazë të ligjit për sjellje të ndaluar, dhe në situatat në të cilat parashihet me të drejtë

ligjore. Që të mund të kuptojmë diskriminimin, është e nevojshme të kuptohet se pa krahasim

nuk është e mundur që të flitet për diskriminim. Me qëllim të argumentimit të diskriminimit

për këtë arsye tek shumica e bazave diskriminuese është e patjetërsueshme1 që gjoja një

trajtimi jo i favorshëm i viktimave potenciale të diskriminimit të krahasohet, sepse vetëm

përmes krahasimit në mes të dy (apo më shumë) trajtimeve të ndryshme mund të dëshmohet

diskriminimi. Në shumicën e rasteve është e nevojshme që të gjendet një person referent që

të mund të vlerësohet që në rastin e caktuar bëhet fjalë për një sjellje diskriminuese.

Që të mos vijë deri te krijimi i dallimeve të paarsyeshme në mes të njerëzve në bazë të

veçorive të tyre specifike (raca, gjinia, mosha, bindja fetare, invaliditeti, orientimi seksual,

etj.) në të drejtën ndërkombëtare dhe në të drejtën e Unionit Evropian ekziston një sistem

rregullash juridike i cili ndalon diskriminimin. Viktimave të diskriminimit ky sistem u ofron

burime të mbrojtjes juridike dhe mundësinë që të kërkojnë ndërprerjen e diskriminimit apo

kompensim finansiar.

ACQUIS-I ANTIDISKRIMINUES (NDALESA E DISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN E UE)

Termi Franqez për acquis-in paraqet një definicion kolektiv për legjislaturën e unionit

Evropian (UE). Acquis-i paraqet të drejtën primare UE2, të drejtën sekondare UE

3, praktikën

gjyqësore të organeve gjyqësore UE, traktatet ndërkombëtare të cilat janë lidhur me vendet e

treta nga ana e UE, traktatet ndërkombëtare të lidhura në mes të vendeve anëtare (në qoftë se

1 Përjashtim është psh. shtatëzënia e cila është e mbrojtur nga diskriminimi në bazë të gjinisë pa nevojë krahasimi. Më shumë

në kapitullin 1.4 Bazat diskriminuese. 2 E drejta primare është e drejtë e cila është pranuar nga ana e shteteve anëtare, respektivisht e hartuar në bazë të traktateve

ndërkombëtare të cilat nuk bien nën kompetencat e Gjykatës së UE. Në këtë kategori renditen psh. traktatet për UE (1992),

traktati i Amsterdamit (1997), traktati i Nicës i vitit (2000) etj. 3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE – ose nga ana e

Komisionit, Këshillit, Parlamentit Evropian dhe Bankës Qendrore të Evropës.

Page 8: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

8

bëhet fjalë për aktivitetet lidhur me UE) si dhe deklaratat dhe rezolutat e pranuara nga organet

e UE.

Ekzistojnë urdhëresa antidiskriminuese në kuadër të legjislaturës së EU. Në tekstin e

mëtutjeshëm do të theksojmë më të rëndësishmet nga to.

Në fushën e të drejtës primare të UE është e nevojshme para së gjithash të përmendet

Traktati i Amsterdamit (3.10.1997). Ky traktat jo vetëm që në nenin 141. kërkon nga shtetet

anëtare që të sigurojnë paga të njëjta për meshkujt dhe femrat për të njëjtin lloj pune, por para

së gjithash në nenin 13. autorizon institucionet e UE që të zbatojnë masat për luftën kundër

diskriminimit në bazë të gjinisë, prejardhjes racore apo etnike, përkatësisë fetare,

botëkuptimit, invaliditetit, moshës ose orientimit seksual4.

Në bazë të këtyre urdhëresave në vitet në vijim janë miratuar një sërë dikektivash5 të

cilat konsiderueshëm kanë ngritur standardin e mbrojtjes nga diskriminimi. Para së gjithash

është arritur zgjerimi i listës së bazave të mbrojtura6 dhe fushave në të cilat është ofruar

mbrojtja nga diskriminimi7. Është formuar edhe organi për mbrojtjen e barazisë (equality

body)8. Këto dispozita gjithashtu kanë përcaktuar obligimin e shtetit që të mbrojnë viktimat e

diskriminimit nga përndjekja/viktimizimi (ang. victimisation), ose sjellja negative e cila

paraqet reaksion në aktivitetet ligjore të ndërrmarra nga ana e viktimës së diskriminimit që të

sigurohen parimet e barabarësis9.

Nga direktivat e miratuara deri me tani, më të rëndësishmet konsiderohen këto:

direktiva për zbatimin e barazisë së personave pa marrë parasysh

prejardhjen etnike dhe racore (direktiva e këshillit 2000/43/UE data 29. 06.

2000., e ashtuquajtura direktivë racore);

direktiva për krijimin e kornizës për barazi në fushën e punësimit dhe

përzgjedhjes së profesionit dhe titullit (direktiva e këshillit 2000/78/EC data

27. 11. 2000., e ashtuquajtura draft direktivë);

4 Këto 6 baza të diskriminimit përbëjnë themelin e Aqcuis-it antidiskriminues. Njerëzit të cilët janë të diskriminuar nga një

ose më shumë nga këto baza kanë masën më të madhe të mbrojtjes në të drejtën e Bashkësisë Evropiane. 5 Direktiva është një nga aktet specifike të së drejtës sekondare të UE. Direktiva zakonisht u përcakton shteteve anëtare

parime të caktuara, të cilat duhet të jenë të inkorporuara në sistemet e tyre të drejtësisë. Nga kjo direktiva përcakton

qëllimin i cili duhet të arrihet, përderisa metodat të cilat duhet përdorur për realizimin e këtij qëllimi i’u janë lënë shteteve

anëtare. Në qoftë se shteti anëtar nuk e realizon kërkesën brenda kohës së caktuar, dispozitat e direktivës bëhen të

zbatueshme për shtetasit e tyre të cilët mund të kërkojnë përmbushjen e të drejtave të cilat i përmban direktiva. 6 Draft direktiva (Direktiva e Këshillit 2000/78/UE - 27.11.2000). 7 Direktiva racore (Direktivat e Këshillit 2000/43/UE - 29.06.2000). 8 Direktiva racore (Direktivat e Këshillit 2000/43/UE - 29.06.2000). Më shumë për organet për mbrojtjen e barazisë në

kapitullin 4. Avokati i popullit në Republikën Çeke si organ për mbrojtjen e barazisë (equality body). 9 Neni 9 i direktivës 2000/43/EUE dhe neni 11 i direktivës 2000/78/UE.

Page 9: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

9

direktiva për ndryshimin e direktivës së këshillit 76/207/UE për parimin e

trajtimit të barabartë ndaj meshkujve dhe femrave në aspektin e qasjes

për punësim, aftësimit profesional, avansimit në punë dhe kushteve në

punë (direktiva e parlamentit dhe këshillit Evropian 2002/73/UE data 23. 09.

2002.);

direktiva me të cilën fuqizohet parimi i barazisë së meshkujve dhe

femrave në qasjen në dobitë dhe shërbimet si dhe ofertimin e tyre

(direktiva e Këshillit 2004/113/UE data 13. 12. 2004.);

direktiva për fuqizimin apo futjen e mundësive të barabarta, parimet e

mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë për meshkuj dhe femra

përgjatë punësimit dhe procesit të punës (direktiva e Parlamentit Evropian

2006/54/UE data 5. korrik 2006.).

Direktivat e lartëpërmendura kanë definuar disa terme të reja në të cilat

themelohet e drejta antidiskriminuese. Para së gjithash janë identifikuar dhe definuar pesë

lloje të diskriminimit:

Diskriminimi direkt – është një sjellje e atillë kur është, ka qenë ose do të jet në

një situatë të ngjashme kur një person trajtuar më keq se sa personi tjetër (ang. less

favourable treatment). Gjegjësisht, subjekti i cili bën diskriminimin është dashur të

veproj, ose nuk ka vepruar për shkak të bazës diskriminuese10

të caktuar.

Në baza të cilat janë të mbrojtura nga diskriminimi /baza të mbrojtura (ang. protected

ground) sipas së drejtës Evropiane bien: gjinia, përkatësia racore ose etnike, bindja fetare

ose botëkuptimet, invaliditeti, mosha ose orientimi seksual (më shumë për këtë temë në

kapitullin 1.4). Diskriminimi direkt është lloji më i shpeshtë i sjelljes dhe trajtimit

diskriminues, ku nuk është vështirë që të gjendet personi referent.

Diskriminimi indirekt ose i (tërthortë) – është një sjellje e tillë gjatë së cilës në

bazë të vështrimit të parë dispozitës neutrale, kriteriumit dhe praktikës, personi i gjinisë së

caktuar, racës ose prejardhjes etnike, bindjes fetare ose botëkuptimit, invaliditetit, moshës

ose orientimit seksual është vënë në një pozitë më të palakmueshme (ose keqe) nga

personat tjerë. Natyrisht, kusht është që dispozita, kriteriumi ose praktika të jenë legjitime.

10 Nga aspekti i së drejtës së UE flitet për këto baza të diskriminimit: gjinia, raca, prejardhja etnike, bindja fetare,

botëkuptimet, invaliditeti, mosha ose orientimi seksual. Traktatet e tjera ndërkombëtare përfshijnë edhe baza tjera psh.:

gjuha, nacionaliteti, shtetësia, statusi social, pasuria etj.

Page 10: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

10

Në rastin e diskriminimit indirekt nuk verifikohet qëllimi i diskriminimit, por

argumentohet vetëm i ashtuquajturi ndikim diskriminues i ndryshëm (eng. disparate

impact). Shembull të diskriminimit indirekt do të mund të paraqiste përcaktimi i kushteve

arbitrare gjatë përzgjedhjes në punësim (kushteve të cilat nuk justifikohen për nga natyra e

marrëdhënies së punës), ashtu që përjashton femrat, personat me invaliditet ose anëtarët e

grupeve të caktuara etnike.

Si argument për ekzistimimin e diskriminimit indirekt shpesh përdoret statistika dhe

pikërisht në bazë të të dhënave statistikore dëshmohet ndikimi i urdhëresave të ndryshme

,,neutrale’’ në grupe individuale të cilat janë të mbrojtura me ligj nga diskriminimi.

Ngacmimi (eng. harassment) – është një sjellje e padëshirueshme e cila paraqitet

në kontekst të bazes diskriminuese dhe se qëllimi ose rezultati i së cilës është lëndimi i

dinjitetit të individit respektivisht krijimi i një rrethine (mjedisi) frikësuese, armiqësore,

nënqmuese apo fyese. Duhet vërejtur se ngacmimi nuk është veprim (fushë e cila në

drejtësi definohet si ekzekutim i procedurave juridike), por sjellje (fushë e komplikuar me

të cilën merret psikologjia sociale). Për argumentimin e ngacmimit nuk është i nevojshëm

personi referent.11

Ngacmimi seksual (eng. sexual harassment) – është sjellje e padëshirueshme e

natyrës seksuale e cila për qëllim ose rezultat ka lëndimin e dinjitetit të individit,

posaçërisht në qoftë se vjen deri te formimi i mjedisit frikësues, armiqësor, nënqmues ose

fyes. Një sjellje e tillë mund të ketë "formë verbale, joverbale ose fizike."12

Inkurajimi apo udhëzimi për diskriminim (eng. instruction to discriminate) –

është sjellje e një individi e cila e inkurajon ose udhëzon personin tjetër që të diskriminon

personin e tretë. Një sjellje e tillë vetë konsiderohet si diskriminim.13

KUR TRAJTIMI I NDRYSHËM NUK ËSHTË DISKRIMINIM

Në fushat në të cilat diskriminimi është i ndaluar, dallimi në trajtim është i

mundur vetëm në qoftë se direktivat lejojnë përjashtimet, gjegjësisht format e lejuara të

11 neni 2. seksioni 2 i direktivës 2002/73/UE 12 neni 2. seksioni 2 i direktivës 2002/73/UE 13 neni 2. seksioni 4 i direktivës 2000/43/UE

Page 11: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

11

trajtimit të ndryshëm të cilat nuk konsiderohen si diskriminim. Shtetet anëtare të UE

nuk mund të zgjerojnë listën e përjashtimeve të cilat i përkasin bazave të mbrojtura të

diskriminimit, të cilat janë cekur në direktivat UE.

Përjashtimet më të rëndësishme janë:

MASAT E ARSYESHME DHE TË DOMOSDOSHME TË CILAT KANË QËLLIM LEGJITIM

Në disa raste, edhe në shikim të parë, mund të arsyetohet kriteriumi diskriminator. E

domosdoshme është që dallimi në trajtim përpiqet të arsyetoj qëllimin (psh. mbrojtja e

shtatëzënave), kurse mjetet për arritjen e këtij qëllimi janë të domosdoshme dhe përshtatshme.

Masat, mjetet ose praktikat të cilat i përmbushin këto kushte (arsyeshmëria e

qëllimeve, përshtatshmërin dhe arsyeshmërin e tyre), nuk mund të konsiderohen

diskriminuese. Ky koncept referohet në procedura të ndryshme në rastet e gjoja diskriminimit

direkt ose diskriminimit indirekt. Disa nga direktivat antidiskriminuese të cilat definojnë

parimet e diskriminimit indirekt kanë në definicionin tyre të përmendur edhe këtë përjashtim.

Për shembull, direktiva racore (2000/43/UE në nenin 2. paragrafi 2. pika. b) referon si

diskriminim "rastin kur në shikim të parë urdhëresa neutrale, kriteriumi apo praktika

shkakton pozitë jo të favorshme për individin e racës së caktuar ose prejardhjes etnike në

krahasim me personat tjerë, përveç në rastet kur ajo urdhëresë, kriterium apo praktikë

objektivisht arsyetohet me qëllim legjitim, a mjetet për arritjen e këtij qëllimi janë të

përshtatshme dhe të domosdoshme. "

Përjashtimet e veçanta në kuadër të direktivave antidiskriminuese:

KËRKESË PROFESIONALE E RËNDËSISHME (ANG. GENUINE OCCUPATIONAL REQUIREMENT) Direktivat anti-diskriminuese, të cilat merren me fushën e punësimit, në mënyrë të qartë

lejojnë trajtim të ndryshëm (themelohet në bazat të cilat janë të lidhura në arsyet e mbrojtura),

"në qoftë se nga natyra e disa aktiviteteve profesionale ose kërkesave për kryerjen e tyre

rrjedh që këto baza paraqesin kusht vendimtar për kryerjen e detyrave të punës, por vetëm

në qoftë se qëllimi është legjitim dhe kërkesa e përshtatshme".14

Edhe në këtë rast është e

nevojshme që qëllimi të jet legjitim dhe i përshtatshëm.15

14 neni 14. nga. 2 direktiva 2006/54/UE, ngjashëm edhe neni. 4. nga. 1 direktiva e Këshillit Evropian 2000/78/UE 15 Më shumë për profesionet konkrete të cilat bien në këtë përjashtim në bazë të kërkesës apo kushtit të rëndësishëm

profesional – vendimi i gjykatës Evropiane në lëndën Komisioni Evropian kundër Gjermanisë (lënda 248/83 - 21. 5.

1985)

Page 12: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

12

ORGANIZATAT FETARE Draft direktiva (2000/78/UE) precizon përjashtimet të cilat bien në kushte të rëndësishme

profesionale në lidhje me "kishat dhe organizatat e tjera publike dhe private etika e të cilave

bazohet në religjion dhe besim." Këto organizata mund tu vendosin kushte të caktuara dhe

mund të kërkojnë nga personat që punojnë për to që të "sjellen me besim të mire dhe besnikëri

frymës së asaj organizate."16

JUSTIFIKIMI I NDRYSHIMEVE NË BAZË TË MOSHËS (PËRJASHTIMET NË BAZË TË MOSHËS) Draft direktiva (2000/78/UE) përcakton përjashtime të caktuara dhe lejon një trajtim

ndryshe në bazë të moshës, në qoftë se ata synojnë një qëllim legjitim: "politikat e punësimit

dhe qëllimet e avansimit profesional në tregun e punës", kurse masat për arritjen e qëllimeve

janë të përshtatshme dhe të domosdoshme.17

Mundësohet edhe dallueshmëria në bazë të

moshës për qasje në sistemin e mbrojtjes sociale. Këto masa domosdoshëm nuk është e

nevojshme që të plotësojnë testin e proporcionalitetit.18

MASAT E AKSIONIT POZITIV (ENG. POSITIVE ACTION /AFFIRMATIVE ACTION) Në bazë të direktivave antidiskriminuese lejohen ndryshime në trajtim dhe (pozitive)

masa të cilave u është për qëllim që të kompensojnë trajtimin e mëparshëm të pabarabartë i

cili ka qenë i lidhur me bazë të mbrojtur ose që të parandalohen këto dukuri në të ardhmen.

Këto masa duhet të jenë të përshtatshme dhe nuk do të duhej të dëmtonin pozitën e grupeve

tjera.19

3. Adaptimi i përshtatshëm për personat me invaliditet

Se si të kompensohet pabarazia e personave me invaliditet, draft direktivat kundër

diskriminimit gjatë punësimit (2000/78/UE) në nenin 5. konstatojnë obligimin e punëdhënësit

që duhet të "ndërrmarrë masat e përshtatshme që personit me invaliditet t’i sigurohet qasja

në vendin e kryerjes së punës, kushtet në punë, avansimin në punë ose avansimin profesional,

në qoftë se këto masa nuk paraqesin barrë disproporcionale për punëdhënësin."

16 neni. 4 nga. 2 draft direktiva 2000/78/UE 17 neni. 6 draft direktiva 2000/78/UE 18 European Union Agency for Fundametal Rights, Council of Europe. Handbook on European non-discrimination law. 2010.

s. 51 19 neni. 5 direktiva racore dhe neni . 7 draft direktiva

Page 13: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

13

BAZAT E DISKRIMINIMIT

Cilat lloje të diferencimit në mes të njerëzve do të duhej të jenë të ndaluara me ligj si

të papranueshme dhe jolegjitime dhe se kush duhet të përcaktoj cilat kategori do të duhej të

ishin të mbrojtura me ligj? Në këto pyetje nuk ekziston përgjigje e qartë sepse ekzistojnë

dallime jo vetëm në hapësirë por edhe në kohë. Përderisa raca dhe gjinia në përgjithësi

respektohen si baza të ndaluara për diskriminim, bazat tjera, siç janë bindja fetare ose

orientimi seksual, janë në gjendje që të ngjallin më shumë ndezje dhe debate mbi fushat e

jetës në të cilat do të duhej të sigurohej barazia e këtyre pakicave. Invaliditeti ka qenë i

pranueshëm si bazë për diskriminim vetëm pak kohë më herët. Deri në vitet e nëntëdhjeta të

shekullit 20 mbrojtja e invalidëve ka qenë e kufizuar përmes sistemit të mbrojtjes sociale.

Mundësia e definimit të kategorive të mbrojtura mund tu ndahet vetëm ligjvënësve,

ose anasjelltas vetëm gjykatave ose është e mundur që të gjendet një mes dhe kjo mundësi tu

ndahet të dy palëve. Në rastet kur kjo mundësi u besohet vetëm gjykatave, vendimi për bazat

e ndaluara është i përjashtuar nga proceset politike dhe vetëm gjykatësit vendosin se cili

diferencim është i ndaluar. Shembull është gjykata supreme e Amerikës dhe Kushtetuta e

Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të cilën në amandamentin e katërmbdhjetë thuhet që

asnjë shtet "nuk guxon që t’ia pamundësoj individit në kuadër të kompetecave të saj mbrojtjen

e barabartë ligjore." Në një qasje të kundërt, një listë e gjerë e bazave diskriminuese në

dispozitat ligjore, gjykatave gati sa nuk u lejon hapësirë për shqyrtim. Shembull i një qasjeje

të tillë është legjislacioni i Unionit Evropian. Direktivat antidiskriminuese ndalojnë

diskriminimin në bazë të racës dhe prejardhjes etnike, gjinisë, invaliditetit, moshës, orientimit

seksual, religjionit dhe fesë. Karta për të drejtat themelore të Unionit Evropian mbron nga

diskriminimi edhe në më shumë baza: gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja etnike dhe

shoqërore, veçorit gjenetike, gjuha, religjioni apo feja, bindja politike apo bindje tjetër,

përkatësia pakicave nacionale, pasuria, lindja, invaliditetit, mosha dhe orientimi seksual, edhe

kjo listë është e mbyllur.

Traktati për Unionin Evropian në nenin 13. autorizon Këshillin Evropian që të

ndërrmerr masat për luftën kundër diskriminimit në bazë të gjinisë, racës ose prejardhjes

etnike, fesë apo bindjeve tjera, invaliditetit, moshës apo orientimit seksual. Unioni Evropian

ka sjellur një numër direktivash të cilat obligojnë shtetet anëtare që vetë të zhvillojnë

dispozita (rregulloret) juridike. Shtrirja e mbrojtjes së paraparë me direktiva është i ndryshëm.

Page 14: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

14

Mbrojtja më e gjerë është e siguruar për racë dhe gjini, përderisa tek te tjerat baza ndjeshëm

është ulur dhe kufizohet vetëm në lëmin e punësimit.

Kombinimi i të dy qasjeve është Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut dhe

liritë themelore, e cila në nenin 14. ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së

lëkurës, gjuhës, fesë, bindjes politike ose bindjeje tjetër, prejardhjes nacionale apo sociale,

përkatësisë së pakicës kombëtare, pasurisë, statusit të lindur apo statusit tjetër. Edhe pse

Konventa përmban listën e bazave të ndaluara diskriminuese, megjithatë i lejon hapësirë edhe

gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut që të zgjerojë bazat e mbrojtura në kuadër të prurjes

së vendimeve, me përdorimin e termit "status tjetër". Gjykata Evropiane shpesh e shfrytëzon

këtë mundësi dhe ofron mbrojtje nga diskriminimi psh. në bazë të invaliditetit apo orientimit

seksual.

Nga dispozitat e përmendura antidiskriminuese, janë të qarta vendimet se cilat kategori

të personave do të jenë të mbrojtura nga diferencimi joligjor, në masë të madhe i përkasin

pushtetit ligjëvënës. Bazat e përzgjedhura diskriminuese gjithashtu reflektojnë kohën kur janë

krijuar rregullat juridike dhe për këtë arsye nuk përfshijnë moshën, invaliditetin dhe

orientimin seksual, gjegjësisht baza të cilat më vonë janë definuara si kategori të mbrojtura, a

të cilat momentalisht i potencon edhe Unioni Evropian. Përfaqësuesit e pushtetit ligjëvënës do

të duhej që disi të ballafaqohen me këtë mangësi. Për shembull, diskriminimi në bazë të

orientimit seksual ka ndikim shumë të madh në dinjitetin njerëzor për arsye se paraqet

depërtim në intimitetin më të thellë të individit.

Pozita e pakicave seksuale në decenien e fundit në civilizimin euro-amerikan ka pësuar një

ndryshim fascinant nga kriminalizimi i lidhjeve homoseksuale deri te barazia e plotë me

lidhjet heteroseksuale (Spanja, Holanda, Suedia). Republika Çeke mbetet në çështjen e

barazisë së homoseksualëve, lezbikeve dhe personave biseksual dikund në gjysmë të rrugës.

Në Republikën Çeke dekriminalizimi i lidhjeve homoseksuale është arritur në vitin 1961. Pas

revolucionit të Kadiftë në vitin 1990, është harmonizuar kufiri i moshës nga 15 vjetë për

marrëdhënie heteroseksuale dhe homoseksuale, e cila deri atëherë ka qenë 18 vjetë. Ligji

antidiskriminues Çek ka vendosur mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual

në të njëjtin nivel me mbrojtjen nga diskriminimi sipas bazave të tjera në fushat siç janë

punësimi, arsimimi, qasja në shërbime, banimi, mbrojtja shëndetësore, etj. Miratimi i ligjit

për partnerë të regjistruar rëndësishëm do të kontribuojë në pranimin e homoseksualëve,

lezbikeve dhe biseksualëve në shoqërinë Çeke. E drejta familjare ende mbetet fushë në të

Page 15: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

15

cilën për barazin e plotë është e nevojshme që të merret një hap më i madh, posaçërisht në

fushën e të drejtave të prindërve.

Siç është përmendur edhe në hyrje, invaliditeti, si bazë e ndaluar, dalëngadalë është

kah futet në legjislacionin antidiskriminues. Në nivelin e UE kjo bazë është e kufizuar në

fushën e punësimit. Tentimet për zgjerim të mbrojtjes në fusha tjera, tash për tash nuk kanë

përkrahje politike.

Invalidideti gjatë ka qenë i fshehur në sistemin e mbrojtjes sociale. Personat me vështirësi

shëndetësore gjatë janë konsideruar si shfrytëzues të të ardhurave dhe shërbimeve sociale.

Invaliditeti ka qenë i vështruar nga aspekti i mjekut gjegjësisht në bazë të modelit karitativ

sipas së cilit personat me invaliditet t’i përshtaten rrethit, kurse në rastet në të cilat kjo nuk

është e mundur dhe për personat e hendikepuar të cilët nuk mund të kujdesen për veten ose

nuk mund të gjejnë punë, shteti do të sigurojë shërbime sociale. Këtë model viteve të fundit e

ka zavendësuar modeli social i cili niset nga ajo që personat me invaliditet kanë probleme të

cilat rrjedhin më shumë nga rrethina e cila i vendosë në pozitë të pabarabartë dhe nuk është

adaptuar për nevoja të tyre, kurse më pak nga vetë invaliditeti. Invaliditeti për këtë arsye më

shumë është konsideruar si konstruksion shoqëror.

Rol të rëndësishëm në promovimin e barabarësisë gjithashtu luan gjykata e drejtësisë

së UE, vendimet e së cilës gjithashtu barten në të drejtën e UE. Identiteti gjinor nuk është në

mënyrë të qartë i theksuar në të drejtën e UE deri te sjellja e direktivës 54/2006/UE në futjen e

parimeve për mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë për meshkuj dhe femra gjatë

punësimit dhe procesit të punës. Direktiva është sjellur për arsye të faktit se identiteti gjinor

nuk është përmendur në listën e bazave diskriminuese në traktatet e UE. Arsyeja për

përfshirjen e mbrojtjes nga diskriminimi në bazë të ndryshimit të gjinisë në listën e bazave të

mbrojtura është vendim i gjykatës në të cilën gjykata ka bërë interpretimin që mbrojtja e

barazisë së gjinive përfshien edhe ndrrimin e gjinisië, e cila rrjedh nga preambula e nenit 3 të

direktivës. Megjithatë, koncepti i mbrojtjes nga diskriminimi në bazë të ndrrimit të gjinisë

ofron mbrojtje bindshëm më të ngushtë. Mbrojtje shumë më të mirë ofron koncepti i mbrojtjes

Page 16: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

16

në bazë të identitetit gjinor. Identiteti gjinor (ang. gender identity) për herë të parë në mënyrë

të qartë përmendet në direktivën për standardet minimale të cilat duhet t’i plotësojnë shtetasit

e shteteve të treta apo personat pa shtetësi, e cila ka qenë e miratuar në vitin 2011.

Rrugë më të gjatë deri te pranimi ka qenë rasti i diskriminimit në bazë të shtatëzënisë,

ku në fillim gjykatat janë marrë me mungesën e individëve referent meshkuj, ashtu që ankesat

për mbrojtje nga diskriminimi në bazë të shtatëzënisë janë refuzuar. Kjo qasje, megjithatë, ka

qenë e paqëndrueshme, kurse gjykatat kishin filluar të kërkojnë personin referent te meshkujt

e sëmurë. Respektivisht, gjykatat kishin filluar që të merren me krahasimin e sjelljes së

punëdhënësit ndaj mashkullit sëmundja e të cilit ishte krahasuar me shtatëzëninë. Megjithatë,

edhe ky koncept gradualisht është tejkaluar, kurse në vitin 1990 gjykata e drejtësisë së UE në

rastin Dekker v Stichting voor Vormingscentrum Jon Volwassen (VJV-Centum) plus ([1990]

ECR I-3941) ka dhënë verdiktin që diskriminimi në bazë të shtatëzënisë paraqet diskriminim

në bazë gjinore, pa nevojën e kërkimit të personit referent. Kushti për ekzistimin e personit

referent në rastet e diskriminimit në bazë të shtatëzënisë ishte refuzuar, kurse diskriminimi në

bazë të shtatëzënisë ka filluar automatikisht të konsiderohet si diskriminim gjinor.

SI DISKRIMINIM NË BAZË TË GJINISË KONSIDEROHET DISKRIMINIMI NË BAZË TË: - përkatësisë së njërës apo tjetrës gjini

- përkatësisë së asnjërës nga gjinitë (interseksualitet) apo përkatësisë së dy gjinive

(hermafroditizmi)

- identitetit gjinor (ang. gender identity)

- shtatëzënisë apo nënave

- etrëve (babai) – në Republikën Çeke është e mbrojtur edhe kjo bazë, në mënyrë që të

mbrohen edhe etërit të cilët, në kundërshtim me botëkuptimet e shumicës së shoqërisë,

vendosin që të marrin përsipër rritjen e fëmijve në vend të nënës.

Kategori shumë specifike paraqet mosha (vjetërsia) për arsye se mosha e secilit

individ me kohë ndryshon. Mund të themi se gjinia, raca apo orientimi seksual i personave

është i dhënë një herë e përgjithmonë, përderisa mosha ndryshon pandërprerë. Përderisa

diskriminimi në bazë të racës është i ndaluar, drejtësia konsideron moshën si kategori të

Page 17: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

17

diferencimit në mes të njerëzve dhe e shfrytëzon plotësisht me arsye dhe mjaft shpesh. Deri te

diferencimet e pranueshme në bazë të moshës vjen në qoftë se këto ndryshime janë të

arsyeshme më qëllim legjitim, para së gjithash qëllimeve legjitime të politikave të punësimit,

tregut të punës dhe avansimit specialistik.

SHEMBUJT E DIFERENCIMIT LEGJITIM NË BAZË TË MOSHËS: - konventa për të drejtat e fëmijëve konsideron si fëmijë personat më të rinj se 18 vjet,

- përcaktimi i kufirit të moshës për pensionim,

- përcaktimi i kufirit të poshtëm dhe epërm për kryerjen funksioneve të caktuara dhe disa

profesioneve,

- mosha minimale e vjetërsisë si kusht për qasje në disa shërbime dhe të mira tjera,

- përcaktimi i kufirit për përgjegjësi ndëshkimore.

Në praktikë gjithashtu është e nevojshme të llogaritet në diskriminimin kumulativ

apo të shumëfishtë kur deri te diskriminimi vie në të njëjtën kohë në më shumë baza psh.

femra rome diskriminohet nga njëra anë për arsye se është femër kurse nga ana tjetër sepse

është nga komuniteti Romë. Një diskriminim i tillë nuk mund të spjegohet vetëm përmes

përmbledhjes së dy llojeve të diskriminimit. Edhe pse as dispozitat juridike e as direktivat e

UE nuk llogarisin në këso lloje të diskriminimit, në praktikë shpesh ballafaqohemi me to.

Direktiva nuk njeh as konflikt të bazave diskriminatore, psh. kur barazia e gjinive mund të

vijë në konflikt me barazinë fetare ose etnike.

DISPOZITAT (URDHËRESAT) ANTIDISKRIMINUESE NË TË DREJTËN E REPUBLIKËS SË

KOSOVËS

Siç është përmendur më herët ligji antidiskriminues mund të jet i ndryshëm nga shteti në shtet,

edhe pse bazohet në standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Disa shtete ofrojnë mbrojtje për

një numër të kufizuar të bazave antidiskriminuese (shembulli i Çekisë) dhe mbrojtja

antidiskriminuese i përket vetëm një numri të caktuar të fushave (mundësisë së punësimit,

banimit, etj.). Vendet tjera nuk e shfrytëzojnë listën e bazave antidiskriminuese dhe lëmit në të

Page 18: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

18

cilat mund të zbatohet ligji kundër diskriminimit. Teksti në vijim përshkruan ligjin

antidiskriminues në Republikën e Kosovës.

Në nenin 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës thuhet: “askush nuk guxon të diskriminoj

në bazë të races, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, bindjes fetare apo religjionit, bindjes politike apo bindje

tjetër, prejardhjes nacionale apo sociale, lidhjes me ndonjë komunitet, pasurisë (pronës),

gjendjes ekonomike apo sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar apo ndonjë

statusi tjetër personal”. Më harmonizim me këtë Republika e Kosovës ka miratuar kornizën

ligjore antidiskriminuese, i cili përgjithësisht konsiderohet një ndër më progresivët dhe më të

gjerit në botë sa i përket bazave dhe fushave të mbrojtura. Edhe pse Republika e Kosovës nuk

është anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe nuk është e obliguar të respektoj ligjin

ndërkombëtar antidiskriminues, Kushtetuta e Kosovës lejon aplikimin e traktateve (kontratave)

ndërkombëtare, para së gjithash legjislacionit antidiskriminues të UN dhe EU.

Ligji kryesor i cili merret me diskriminimin në Kosovë është Ligji kundër Diskriminimit. Ligjet

dhe strategjitë tjera e plotësojnë këtë ligj përmes vëmendjes (kujdesit) së rritur ndaj grupeve

posaçërisht të ndieshme. Ligjet e Kosovës gjithashtu instalojnë institucione të cilat ndihmojnë

tek implementimi i ligjeve dhe dispozitave antidiskriminuese.

Ligji kundër diskriminimit i cili është miratuar nga ana e parlamentit të Republikës së Kosovës

19. shkurt 2004 mbështet tri parime:

Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrëfarë diskriminimi

të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes

martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit

apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, races, pronës,

lindjes ose statuseve tjera.

Parimin e përfaqësimit të drejtë të të gjithë personave dhe të gjithë anëtarëve të

komuniteteve lidhur me punësim në kuadër të organeve publike në të gjitha nivelet.

Parimin e mirëkuptimit dhe tolerancës ndëretnike dhe personave në Kosovë.

Ligji kundër diskriminimit është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane në

fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, por aplikon edhe definicione me ndikim më të gjerë

definimin e diskriminimit, përfshirë edhe viktimizimin dhe segregacionin.

Bazat e mbrojtura, duke përfshirë edhe bindjen apo mendimin politik, prejardhjen,

pronën dhe lindjen.

Page 19: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

19

Përmasat e zbatimit të ligjit përmendin sigurinë personale, pjesëmarrja në çështjet

publike, duke përfshirë të drejtën për të përzgjedhur (votuar) dhe të drejtën për

kandidim dhe qasjes në çështjet publike.

Ligji gjithashtu lejon një trajtim ndryshe në rastet reale dhe kërkesave vendimtare me rastin e

punësimit si dhe masat affirmative me qëllim të sigurimit, parandalimit dhe kompensimit të

disavantazhevenë lidhje me një apo më shumë baza.

Këto janë bazat të cilat janë të mbrojtura nga diskriminimi në bazë të ligjit të Republikës së

Kosovës kundër diskriminimit:

Raca, prejardhja, ngjyra, përkatësia kombësis pakicë

Gjinia

Mosha

Paaftësia fizike ose mentale

Orientimi seksual

Religjioni ose bindja

Prejardhja nacionale apo sociale

Mendimi ose bindja politike

Gjuha

Statusit martesor, prindëror dhe familjar

Gjendjes sociale, pasuris, lindjes dhe pronësis

Këto baza janë të mbrojtura me ligj nga trajtimi i pabarabartë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të

arsyetohet trajtimi më pak i favorshëm sipas këtyre bazave.

Bazat janë të mbrojtura nga trajtimi i pabarabartë në këto fusha:

Punësimi

o Qasja në punësim, vetë punësim dhe të punësimit në profesion

o Qasja në nivelet e udhëheqjes profesionale, përvoja e punës praktike

profesionale

o Kushtet e punësimit dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna dhe

pagesën

o Anëtarësimin në organizata të punëtorëve ose të punëdhënësve, ose të ç’do

organizate tjetër anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar

Mbrojtja sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe

mbrojtjen shëndetësore

Page 20: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

20

o Mbrojtja sociale

o Avantazhet sociale

o Arsimimi

Qasje në furnizim të të mirave materiale dhe shërbimeve të cilat janë në

dispozicion të qytetarëve

o Aktivitetet industriale

o Aktivitetet komerciale

o Aktivitetet zejtare

o Aktivitetet profesionale

o Banimi

Trajtimi i drejtëpara gjykatave dhe të gjitha organeve tjera që administrojnë

drejtësinë

Sigurinë personale: jeta private dhe familjare, adoptimi, shtëpia dhe martesa

pjesëmarrja në çështjet publike, duke përfshirë të drejtën për të përzgjedhur

(votuar) dhe të drejtën për kandidim dhe përzgjedhje

Qasja në vendet publike

SPECIFIKAT PROCEDURALE TË ACQUIS-IT ANTIDISKRIMINUES

Argumentimi i diskriminimit mund të jet shumë i vështirë për palën e dëmtuar. Tek

diskriminimi direkt, motivet diskriminuese të subjektit i cili bën diskriminim shpesh janë të

fshehura. Te rastet e diskriminimit indirekt, subjekti i cili bën diskriminim shpesh nuk është i

vetëdijshëm për efektet e ndryshme të masave kontestuese diskriminuese. Në përpjekjet që të

forcohet pozicioni procedural i palës së dëmtuar, në qëllim të kërkimit sa më efektiv të të

drejtave në barazi përmes rrugëve ligjore, direktivat antidiskriminuese, gjykata e UE dhe

gjykata (ECHR) kanë futur dispozitën e bartjes së barrës së argumentimit. Gjithashtu, në

praktikën e gjykatave është futur shfrytëzimi i të dhënave statistikore, me qëllim të

zgjerimit të listës së metodave të argumentimit të cilat pala e dëmtuar mund t’i shfrytëzoj për

argumentimin e diskriminimit. Direktiva racore gjithashtu kërkon nga shteti që organizatave

të cilat "kanë (...) interes të arsyeshëm për respektimin e kësaj direktive" t’u mundëson

"nisjen e procesit gjyqësor apo procedurës udhëheqëse për ekzekutimin e obligimeve nga kjo

direktivë" edhe vetëm " në dobi apo me qëllim të përkrahjes së aplikuesit të kërkesës me

pëlqimin e tij"(neni 7. nga direktiva racore 2.). Kjo dispozitë e direktivës pranon rolin e

rëndësishëm të OQP, të cilat janë të orientuara në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, në

Page 21: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

21

kuadër të kësaj fushe. OQP mund të përdorin këtë pozitë që të përkrahin prokurorin e caktuar

edhe për interes më të gjërë të popullit (shih kapitullin procesi gjyqësor strategjik).

Çështja e argumentimit në të drejtën antidiskriminuese - acquis

Bartja e barrës së argumentimit

"Shtetet anëtare në harmonizim me sistemet e tyre juridike do të bëjnë aplikimin e masava të

nevojshme që të sigurohen se, kur individi konsideron së është i dëmtuar sepse nuk është

respektuar parimi i barazisë dhe para gjykatës ose organit tjetër kompetent prezenton faktet

të cilat dëshmojnë për atë se kishte ardhur deri tek diskriminimi direkt apo indirekt, barra e

argumentimit bartet në anën e palës e cila pretendon se nuk ka ardhur deri te shkelja e

parimeve të barazisë". (neni 8. nga direktiva racore. 1.)

Deri te bartja e barrës së argumentimit, kështu, vjen vetëm në qoftë se paditësi

(personi i cili pretendon se kishte ardhur deri te diskriminimi), parashtron argumente të

mjaftueshme se kishte ardhur deri te diskriminimi. Në këtë themelohet kundërshtimi i

supozimit të diskriminimit dhe pala e akuzuar (personi apo pala e cila gjoja ka bërë

diskriminimin – i pandehuri) duhet kontestuar këto pretendime. Këtë praktikë gjatë vendimit

të saj e përdorë edhe gjykata për të drejtat e njeriut. 20

Arsyetimi i këtij instrumenti është posaçërisht i dobishëm gjatë balansimit të pozitës

privilegjuese të të pandehurit, i cili zakonisht ka në dispozicion shumicën e argumenteve dhe

informatave (psh. në rastet e diskriminimit diskutabil gjatë punësimit, informatat specifike

për kualifikimet si dhe përshtashmërinë e kandidatëve të tjerë i ka vetëm punëdhënësi).

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut udhëheqet me të njëjtën logjikë, e cila në shumë

raste në arsyetimet e saj ka cekur se "[në] rrethana të caktuara, kur ngjarjet në tërësi apo në

masë të madhe janë të njohura vetëm për institucionet, barra e argumentimit bie në anën e

këtyre institucioneve, të cilaa duhet të sigurojnë një sqarim bindës dhe të kënaqshëm .”21

20 Sipas praktikës gjyqësore të gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR) janë pranuar si të argumentuara ato

konkluzione të cilat:

"[...] të përkrahur me vlerësim të lire të të gjitha argumenteve, përfshirë edhe ato të cilat rrjedhin nga faktet dhe pretendimet

e palëve në kontest [...] [d] argument mund të paraqet edhe një grumbull i mjaftueshëm, serioz, preciz dhe në mes vete të

lidhura i argumenteve indirekte apo verifikimeve të ngjashme të pakontestueshme. Përveç kësaj, shkalla e verifikimeve

të nevojshme për konkluzion të caktuar dhe në këtë kuptim për shpërndarjen e barrës së argumentimit është e lidhur

ngushtë me specifikat e argumenteve të paraqitura si dhe me të drejtën në të cilat i mbron ECHR në rastet konkrete.

"(Nachova dhe të tjerët kundër Bullgarisë) 21 D. H. dhe të tjerët kundër Republikës Çeke (nr. 57325/00) - 13.11.2007.

Page 22: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

22

Shfrytëzimi i të dhënave statistikore

Rëndësia e shfrytëzimit të të dhënave, posaçërisht në rastet e argumentimit të

diskriminimit indirekt, përmes praktikës së saj gjyqësore shumë herë e ka theksuar edhe

Gjykata e drejtësisë UE dhe ECHR.

Paraqitja e të dhënave statistikore të cilat tregojnë se dispozita e caktuar neutrale ka

konsiderueshëm ndikim të ndryshëm në persona me baza të ndryshme diskriminuese,

kryesisht ka rezultuar në bartjen e barrës në argumentimit tek i pandehuri. Gjykata Evropiane

për të drejtat e njeriut, si dhe as ECHR nuk kanë përcaktuar përqindje të caktuar – kufirin në

të cilin ndikimi i ndryshimit konsiderohet aq serioz që të vijë deri te bartja e barrës së

argumentimit – zakonisht mbetet pranë formulimeve të llojit "largë numër më i madh ",

"bindshëm përqindje më e vogël " dhe ngjashëm.22

Këtë koncept e ka formuluar ECHR në

lëndën Hoogendijk kundër Holandës.23

"gjykata konsideron se në rastet në të cilat paraqitësi i kërkesës mund të argumentojë

në bazë të statistikës zyrtare të pakontestueshme që ndonjë dispozitë, edhe pse është e

formuluar në formë neutrale, në realitet ndikon në përqindje më të madhe të femrave sesa

meshkujve, qeveria e akuzuar duhet të dëshmojë që kjo është për shkak të faktorëve objektiv të

cilët nuk janë të lidhur me diskriminimin në bazë të gjinisë. "

Në lëndën DH dhe të tjerët kundër Republikës Çeke, për diskriminimin e fëmijëve

romë për qasje në arsimim në bazë të prejardhjes etnike, ECHR bile edhe ka pranuar për të

dhënat statistikore jo të sakta të marra nga pyetësori anketues. Edhe pse shteti është mbrojtur

me atë se nuk mund të përmbys këtë argument sepse nuk mbledh të dhëna për përkatësin

etnike të nxënësve, ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e pyetësorit anketues, ECHR-i ka

pranuar këtë argument.24

22 European Union Agency for Fundametal Rights, Council of Europe. Handbook on European non-discrimination law. 2010.

s. 129 23 ESLP Hoogendjik kundër Holandës (nr. 58641/00) - 06.01.2005. 24 D. H. dhe të tjerët kundër Republikës Çeke (nr. 57325/00) - 13.11.2007.

Page 23: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

23

TESTIMI SITUACIONAL

Ligjet antidiskriminuese përgjithësisht obligojnë sigurimin e trajtimit të barabartë,

përcaktojnë ndalesën e diskriminimit të bazuar në baza të ndryshme, definojnë praktikat

diskriminuese dhe mjetet juridike për mbrojtje nga diskriminimi. Praktika në disa shtete,

megjithatë, shpesh tregon se legjislatura duke u nisur nga vetëvetja nuk do të thotë të jet e

mjaftueshme që të promovohet parimi i trajtimit të barabartë.

Parakushti kryesor për përmirësim janë aktivitetet e viktimave të trajtimit të

pabarabartë dhe përdorimi i ilaçeve ekzistuese juridike për këtë qëllim. Personat e

diskriminuar megjithatë më me qejf zgjedhin rrugën e "tërheqjes", psh. largimi nga vendi i

punësimit në vend që të mbrohen dhe kërkojnë përmirësimin nga ana e cila kryen

diskriminimin. Kjo situatë në asnjë mënyrë nuk është e dëshirueshme, sepse shkelë të drejtat e

personit të diskriminuar dhe forcon ndjenjën e padrejtësisë. Përveç kësaj tek subjekti i cili

kryen diskriminimin – punëdhënësit, sektori i shërbimeve, qiradhënësit, etj. forcohet bindja se

një sjellje e tillë është e lejuar, dhe se nuk do të bartin kurrëfarë pasoja dhe se është e mundur

pa ndonjë rrezik të madh të veprojnë në mënyrë të njëjtë edhe në të ardhmen në raport me

personat tjerë.

Me qëllim të promovimit të trajtimit të barabartë në jetën e përditshme para disa

decenieve në SHBA ka filluar të përdoret një mënyrë e veçantë – testimi situacional. Testimi

situacional paraqet metodë specifike për zbulimin dhe argumentimin e diskriminimit. Gjatë

testimit situacional nxitet situata në të cilën individi nga një grup i veçantë i cili është në

pozitë jo të barabartë psh. femër, romë, i huaj, invalid, individ i moshuar, gej apo lezbike, etj.

qëllimisht i nënshtrohet sjelljes së mundshme diskriminuese, pa dijen e personit i cili kryen

diskriminimin dhe se sjellja e tij është nën vëzhgim25

.

TESTIMI SITUACIONAL MOMENTALISHT PËRDORET PËR DY QËLLIME TË CAKTUARA:

argumentimi i trajtimit diskriminues në disa raste, psh. tek punëdhënësi konkret,

subjektet të cilat ofrojnë shërbime apo qiradhënësit, për të cilët ka njohuri se bëjnë

diskriminim, testimi situacional në këtë rast përdoret për marrjen e argumenteve valide

për një padi të mundshme ndaj personit i cili bën diskriminimin,

25 burim: Rorive Isabele – Situation tests in Europe: myths and realities, European Antidiscrimination Law Review, April

2006, Issue No. 3, str. 33

Page 24: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

24

për verifikimin e përmasave të shfaqjes së diskriminimit në fusha të caktuara – në

punësim, shërbime dhe të ngjashme, në këtë rast kryhen më shumë testime

situacionale që të mund të vërtetohet ekzistimi i diskriminimit si dhe përmasat e

diskriminimit, pa qëllim të nismës së ndonjë procesi gjyqësor kontestues ndaj subjektit

konkret i cili bën diskriminimin.

SI TË KRYHET TESTIMI SITUACIONAL

Testimi situacional paraqet metodë të caktuar të nxitjes (krijimit) të situatës së caktuar,

por gjatë përdorimit të metodës nuk guxon në asnjë rast të vijë deri te shkelja e ligjit

apo nxitje për thyerje të ligjit.

Testimi situacional mund të përdoret në shumë fusha ku zakonisht vjen deri tek sjellja

diskriminuese, dhe se ku është e nevojshme që të testohet kjo dukuri negative, për shembull:

qasja në punësim,

qasja në shërbime – hyrja në klub, diskotekë, restorant, refuzimi i shërbimit në

restorant, hotel, apo strehim në internat (konvikt, apo banim tjetër), etj.

qasja në banim – marrja me qira e banesës apo qiramarrje

Testimi situacional mund të përdoret për hetimin e diskriminimit në më shumë baza –

racës dhe prejardhjes etnike, gjinisë, orientimit seksual, invaliditetit, moshës, bindjes fetare,

etj. Personi i cili kryen testimin situacional (egzamineri, testuesi) duhet që në rastin konkret,

të gjejë mënyrat që sa më natyrshëm të nxitë situatën me të cilën tek subjekti testues (i

testuari) indukon besim që testuesi është anëtar i ndonjë grupi pakicë e cila është në pyetje.

Tek disa baza të diskriminimit, psh. te diskriminimi në bazë të orientimit seksual apo bindjes

fetare, ose në rastet kur në shikim të parë nuk është e dukshme që testuesi apo egzamineri

është anëtar i pakicave të përmendura, testimi mund të jet i komplikuar.

Gjatë testimit situacional duhet gjithmonë që të jemi të vetëdijshëm për këto fakte:

veprim i obliguar në harmoni me dispozitat ligjore,

kufiri i testimit situacional – në qasjen dhe marrëdhënien e testuesit ndikon edhe

karakteri i tij i cili nuk do të thotë të jet i lidhur me arsyet e diskriminimit,

Page 25: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

25

obligim i kryerjes së testimit situacional në atë mënyrë që subjekti i testuar të mos

pësoj dëmtim,

obligim i testuesve që t'i jap përkrahje testuesit sepse diskriminimi i përsëritur, të cilës

do të mund t'i nënshtrohet, mund të jet shumë stresues për të,

obligim i dhënjes së këshillave juridike apo përfaqësimit të testuesit në rast të ndonjë

problemi i cili mund të ndodhë,

obligimi i kthimit të harxhimeve të bëra të vullnetarëve – testuesve (udhëtimet, biletat

dhe të tjera)

Ekzekutimi komplet i testimit situacional duhet të koordinohet me personin i cili

është i caktuar për këtë detyrë; koordinatori do të duhej të kryej dhe koordinoj këto aktivitete

me qëllim të ekzekutimit të testimit:

pregatitjen dhe koordinimin e testimit situacional,

përzgjedhja e personave të cilët do të kryejnë testimin (testuesit, egzaminerët),

këshillimi i testuesëve,

përpunimi i biografisë apo CV, në rastet e testimit në qasjen në punësim,

përzgjedhja e subjekteve të cilat do të testohen,

përmbledhja e rezultateve të testimeve të kryera,

vlerësimi i rezultateve të testimit situacional.

PREGATITJA DHE KOORDINIMI I TESTIMIT SITUACIONAL

Koordinatori përcakton në cilën fushë dhe për cilat arsye do të testohet diskriminimi,

përcakton se me qfarë qëllimi do të bëhet testimi - a do të bëhet me qëllim që të mund të

identifikohet sjellja diskriminuese e subjektit konkret për të cilin është e njohur që aplikon

praktikë diskriminuese (psh. me qëllim të marrjes së mjaftueshme të dëshmive) apo do të

punon në zbulimin e ekzistimit të diskriminimit dhë përmasave të diskriminimit në fushën e

caktuar, dhe se nga kjo do të bëhet testimi i një numri të madh i subjekteve të përzgjedhura

rastësisht. Koordinatori më tutje përcakton numrin e testimeve të cilat do të kryhen. Pas kësaj

në lidhshmëri me hapat paraprak përzgjedh metodën apo metodat e testimit. E bën një

llogaritje të përafërt se sa vullnetarë do të jenë të nevojshëm për kryerjen e aktivitetit.

Page 26: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

26

PËRZGJEDHJA E PERSONAVE TË CILËT DO TË KRYEJNË TESTIMET (TESTUESIT,

EGZAMINERËT)

Për një testim situacional të suksesshëm krahas pregatitjes së kujdesshme është e

rëndësishme edhe përzgjedhja e kujdesshme e testuesve. Që testimi situacional të jetë sa më

mirë i kryer, është e nevojshme që testuesit të plotësojnë disa kushte të caktuara, të cilat

rrjedhin nga situata e caktuar konkrete e cila testohet, si dhe të posedojnë tipare të caktuara të

karakterit.

Testimi mund të konsiderohet si situatë shumë kërkuese (vështirë), jo vetëm në aspektin

e organizimit, por edhe në aspektin e personalitetit dhe kërkesave psikologjike të cilat kanë të

bëjnë me të gjithë akterët. Ky kapitull shtjellon aspektet psikologjike të kryerjes së testimit

posaçërisht në aspektin e sigurimit të kushteve sa më komfore për të gjithë personat e përfshirë,

ashtu që kjo situatë e rëndë të i ngarkojë sa më pak që është e mundur, kurse në të njëjtën kohë

të përmbushin rolet e tyre sa më mirë. Janë përmendur para së gjithash përvojat praktike të

Poradna-s të fituara gjatë rastit të kryerjes së testimit situacional.

Për shkak të kompleksitetit dhe rëndësisë së metodës së testimit situacional për testues janë

vendosur relativisht kritere të larta, për ç'arsye personi i zgjedhur duhet të plotësoj kushte të

caktuara të cilat i përkasin personalitetit të tij, karakterit dhe sjelljes, siç janë:

besueshmëria,

qëndrueshmëria psiqike – testuesi duhet të jetë psiqikisht i qëndrueshëm, sepse mund

të jet shumë herë i eksponuar trajtimit jo të barabartë,

gatishmëria për bashkëpunim më të gjatë – duke pasur parasysh se procesi gjyqësor i

mundshëm mund të zgjasë disa vite,

aftësia që të kontrollojnë emocionet e tyre – testuesi shpesh mund të bëhet objektiv i

sulmeve të ndryshme verbale me të cilat do të duhej të ballafaqohej arsyeshëm,

aftësia e vëzhgimit objektiv,

aftësia që të ballafaqohet me situata të papritura26.

Ç’do faze e testimit ka aspektet specifike psikologjike dhe kërkesat e saj dhe për këtë arsye

do t’i ndajmë dhe përcjellim në katër faza themelore, respektivisht fazën pregatitore, fazën e

testimit, fazën menjëherë pas testimit dhe fazën e një periudhe më të gjatë kohore pas testimit.

26 Burimi: Iványi Klára, Muhi Erika - The national and international practice of situation, NEKI (Hungary),

http://www.neki.hu/kiadvanyok/test/contest.htm

Page 27: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

27

FAZA E PREGATITJES SË TESTIMIT DHE ASPEKTET E SAJ PSIKOLOGJIKE

Disa kërkesa në lidhshmëri me personalitetin, karakterin dhe sjelljen e personave të cilët

kryejnë testimet (testuesit) janë përmendur më lartë, por nuk guxon të harrohet që në jetën

reale nuk ekziston as për së afërmi testues ideal, a detyra jonë është që të tentojmë "t'i shtojmë"

këtij personaliteti atë qka i mungon. Natyrisht, kjo është e mundur vetëm pjesërisht, përmes

motivimit, mësimit dhe përvetësimit të teknikës se si t'i dilet në krye situatës me stres të cilën

paraqet testimi.

Motivimi i akterëve të testimit është pjesë përbërëse e pregatitjes. Përvoja jonë tregon se

testuesi është i motivuar mirë, atëherë kur e ka kuptuar mirë metodën, kur është i hidhëruar për

shkak të përsëritjes së përvojës së keqe të trajtimit jo të barabartë, të cilën e ka ndjerë në

lëkurën e tij dhe kur pjesëmarrjen e tij në testim e kupton si „luftë“ të drejtë për dinjitetin e tij, si

dhe për luftën kundër diskriminimit në përgjithësi. Te disa testues pjesë e rëndësishme e

motivimit për pjesëmarrje në testim paraqet fakti që indirekt mund të ndihmojnë një grup të

madh njerëzish / femra, Romë, persona të moshuar, etj/ kurse në të njëjtën kohë kontribuojnë

në ndryshimin e qëndrimeve ndaj diskriminimit në shoqëri në tërësi. Gjithashtu, kërkim falja e

mundshme apo kompensimi finansiar nga personi i cili diskriminon, mund të ndihmojë në

motivimin e testuesit apo testuesve. Motivimi për pjesëmarrje duhet të "ushqehet" nga shumë

anë, dhe se është shumë larg nga idealja kur testuesi kryen testimin pa bindjen e tij "filozofisë

së brendshme" dhe vetëm për shkak të të hollave. Rreziku se nuk do të marrin të hollat është

ende i madh dhe atëherë vie deri te dëshprimi (zhgënjimi) – kurse nuk mund të ketë as

"shpërblim" në kënaqësin për shkak të "luftës" së tij legjitime dhe të guximshme kundër

diskriminimit.

Gjatë pregatitjes së testimit është, në mes të tjerash, e nevojshme të mendohet edhe për

intervenimet e mundshme psikologjiko – shoqërore në jetën private të testuesit dhe familjes së

tij. Edhe pse pregatitja e testimit duhet të jet sekrete sa më shumë që të jet e mundur,

rekomandojmë që testuesi pak para realizimit të testimit të informojë të afërmit e tij (psh.,

partnerin apo prindërit me të cilët jeton në të njëjtën bashkësi familjare), që nën kotekst të

testimit do të "kërkon” banesë, punë apo shërbime. Arsyeja është e thjeshtë – që raportet

familjare dhe besimi i ndërsjellë mund të ç’rregullohen, kur psh., bashkëshortja të kuptojë nga

agjensioni për patundshmëri që bashkëshorti kërkon banesë të re, apo punë kurse ajo nuk di

asgjë për këtë. Natyrisht se është e nevojshme që më të afërmit joformalisht të obligohen në

heshtje për pregatitjen dhe ekzekutimin e testimit.

Page 28: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

28

Në aspektin e ndjenjës së frikës, pasigurisë dhe brengosjes për kryrjen e testimit mënyra më e

mire për tejkalimin e kësaj situate është që situate nga testimi të mësohet (ushtrohet) gjatë

"provave". Natyrisht, këtë e bëjmë vetëm në situate kur shofim se testuesi është i frikësuar.

Mësimi mund të realizohet ashtu që testuesi dhe personi i cili testohet në prezencë të

koordinatorit kryesor bisedojnë për situatën në të cilën testuesi konkuron për ndonjë pozitë apo

kërkon diçka. Kjo metodë e mësimit dhe ushtrimit mbështet dhe përforcon aftësitë e

komunikimit tek testuesi, aftësinë e improvizimit dhe aftësinë që të mbetet në “lojë”. Krahas

kësaj, në kuadër të mësimit mund të bisedohet për "pyetjet e mundshme", argumentimin dhe

përgjigjet e mundshme në këto pyetje.

Në kuadër të këtij mësimi gjithmon është e rëndësishme të demonstrohet se si të tërhiqesh nga

situatat "krizë" / psh., në qoftë se kuptohet për inçizim gjatë bisedës, lapsus, shtangim dhe

pamundësi e testuesit që të vazhdojë me bisedën / çka të thuhet. Për shembull, në rast se

kuptohet për inçizimin testuesi duhet të dijë të përdorë argumentin se është legale që biseda të

inçizohet, në situatat tjera gjithëmon mund të ndërpresë bisedën me sqarim që, përshembull,

duhet ende të mendojë apo të kërkojë këshillën e dikujt para se të vndos etj. Këto njohuri dhe

shkathtësi rëndësishëm kontribuojnë në zvogëlimin e tensionit tek testuesit gjatë situatës reale

të testimit dhe sjellja e tij atëherë është më së afërmi sjelljes spontane.

Sa i përket përpjekjeve se si tek testuesit të arrihet niveli më i lartë i spontanitetit, është shumë

interesante dhe inspirative qasja e ombudspersonit Çek. Ai si testues për testimin e

institucioneve bankare Çeke në qasjen ndaj personave të moshuar për produkte të caktuara

finansiare ka angazhuar artistë profesional nga Brna..27

Në fazën pregatitore, ndonjëherë gjendemi në situatë që personi i cili do të mund të merrte pjesë

në testim situacional, këtë e refuzon për arsye se nuk dëshiron të gënjej, të aktroj që diçka i

intereson, të mendoj se kjo metodë është jo etike apo në kundërshtim me religjionin e tij,

ndërgjegjen, etj. Edhe pse mendojmë se ky argument është "pseudoetik" dhe se është në

kundërshtim me praktikën juridike dhe gjyqësore / lufta kundër joligjores, diskriminimit –

argumentet nga testimi janë legjitime, të pranueshme nga ana e gjykatave /, nuk është mirë që

këta persona kyçen në testim. Eventualisht të kyçen vetëm pasi që ndryshojnë mendimin e tyre.

Arsyeja është që ky konflikt i brendshëm i vlerave rritë tesionimin te testuesit dhe kjo zvogëlon

aftësinë e improvizimit dhe „spontanitetit“ për rolin.

27 http://www.ochrance.cz/fileadmin/user_upload/DISKRIMINACE/Vyzkum/Vyzkum_financni-sluzby-pro-

seniory_grafika.pdf

Page 29: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

29

FAZA E TESTIMIT

Në këtë fazë, testuesi duhet të ketë përkrahjen, të cilën do të duhej t’ia siguroj koordinatori i

testimit, respektivisht personi të cilin ai e autorizon. Përkrahja bazohet para së gjithash në faktin

se "jemi afër", përshembull 100 m afër kthesës së rrugës, etj. Përkrahja psikologjike për

testuesin mund të jet edhe fakti që personit i cili e përkrah mund t’i drejtohet edhe përmes

telefonit ose me mesazh tekstual.

FAZA MËNJËHERË (DIREKT) PAS TESTIMIT

Në aspektin e nevojës së përkrahjes psikologjike dhe ndihmës tjetër për testuesin, kjo faze është

shumë e rëndësishme dhe testuesit gjithmon duhet t’i jepet rasti që personalisht të komunikojë

me koordinatorin e testimit, apo me bashkëpunëtorët tjerë, të cilët në ç’farë do mënyre kanë

marrë pjesë në pregatitjen dhe zbatimin e testimit. Ky takim është i një rëndësie të veçant

psikologjike për testuesin, sepse:

-fiton në hapësirë dhe mundësi / gjatë bisedës për testimin / që të lirohet nga tensioni dhe

emocionet

-fiton (merr) reaksione pozitive nga ekipi për pjesëmarrjen në testim / gjithmonë duhet dhënë

përkrahjen pa marrë parasysh atë se testimi e ka argumentuar apo nuk e ka argumentuar

sjelljen dikriminuese uvek/

-fiton përkrahjen emotive nga ekipi në situatë në të cilën është ankuar se gjatë testimit ndaj tij ka

pasur sjellje në mënyrë të ashpër, dhe se me rastin e refuzimit ka qenë i nënçmuar dhe i fyer, etj.

dobija /për këtë është e nevojshme që në mënyrë aktive të pytet testuesi/

-ekipi mund të vlerësoj se a është e nevojshme të marrë ndihmën e kualifikuar profesionale –

intervenimin /kjo situate është shumë pak e mundur / përshembull, situata mund të

manifestohet, ashtu që testuesi fillon të akuzoj vetëveten – dhe të reagojë me depresivitet në atë

kuptim, “duhet të ekzistoj diçka për ç’arsye na urrejnë kaq shumë, unë jam njeri i keq, etj. ”

-në kuadër të kësaj faze të testimit është e nevojshme që të bëhet një raport i hollësishëm për

detajet e ndërlidhura të cilat nuk kanë mundur ose nuk janë inçizuar me aparat të inçizimit,

/duke përfshirë edhe detajet emocionale dhe të tjera / të testimit të kryer.

Page 30: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

30

FAZA E NJË PERIUDHE MË TË GJATË KOHORE PAS TESTIMIT

Pjesëmarrësit e testimit, mund të jenë të thirrur pas disa muajve apo një periudhe prej disa

viteve, përshembull, të dëshmojnë në proces gjyqësor. Për disa nga testuesit është e nevojshme

t’u ofrohet përkrahja e cila përbëhet para së gjithash që të lirohen nga brenga dhe frika e

dëshmimit para gjykatës, marrja e informative për atë se si të sjellen para gjyqit, se sit ë

parashtrojnë disa nga pyetjet e pakëndshme, informatat për reagimet e mundshme të të

akuzuarve gjatë gjykimit etj. Në këtë faze përkrahje të madhe për testuesit paraqet edhe vetë

prezenca e anëtarëve tjerë të ekipit në gjykatë, por edhe ushtrimi i përmendur i “roleve”

përfshirë edhe pyetjet e “pritura”. Gjithashtu këtu është e mundur të shfrytëzohen evidencat e

detajizuara /përfshirë informatat dhe shkresat / për testimin e mëhershëm. Shumë e

rëndësishme për testuesin dhe përkrahjen është edhe avokati, i cili duhet të jet mbështetja

kryesore e ekipit jo vetëm në aspektin juridik por edhe atë strategjik pjesërisht edhe në atë

psikologjik.

RREZIKU NGA DISKRIMINIMI I SHUMËFISHTË

Në praktikën e sjelljes diskriminuese shpesh vie deri tek përputhja e bazave të

diskriminimit (i ashtuquajturi diskriminim i shumëfishtë) kur personi i diskriminuar,

diskriminohet në më shumë baza përnjëherë, psh. femra rome me hendikep fizik mundet në të

njëjtën kohë të diskriminohet në bazë të prejardhjes së saj rome, si femër, dhe si invalide. Me

rastin e përzgjedhjes së testuesve, posaçërisht gjatë përzgjedhjes së çifteve të testuesve, është

e nevojshme që të mos vijë deri te përputhja e bazave diskriminuese. Nëse për shembull

testohet diskriminimi racor, i vetmi ndryshim në mes të testuesve, respektivisht përfaqësuesve

të pakicës dhe përfaqësuesve të shumicës, do të duhej të jet pikërisht raca, përveç racës

testuesit do të duhej të jenë persona të së njëjtës gjini, moshe, orientimi seksual, bindjeje

fetare, pa invaliditet, etj. Nëse testojmë diskriminimin në bazë të gjinisë i vetmi ndryshim në

mes të testuesve do të duhej të ishte pikërisht gjinia, nëse testohet diskriminimi në bazë të

moshës, i vetmi ndryshim në mes tyre do të duhej të ishte mosha, etj. Këtyre fakteve do të

duhej t’u përkushtojmë kujdes të veçantë, sepse pavëmendësia në to mund të rrënoj, a ndoshta

edhe shkatërroj, rezultatet e testimit situacional.

Page 31: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

31

KËSHILLAT PËR TESTUESIT

Koordinatori i testimit situacional është i obliguar që para fillimit të testimit të gjithë

testuesit t’i këshilloj dhe udhëzoj me detajet e metodës. Këshillimi duhet të përmbajë të

dhënat për mënyrën e testimit, si dhe udhëzimet specifike për kryerjen e disa testimeve, më

tutje se si të aplikohen në praktikë dhe se si të pregatiten për testim.

Koordinatori veçanërisht informon testuesit:

me vet testimin – cila është fusha e testimit, nga cila arsye është bërë, cilat subjekte do

të testohen dhe cilat metoda do të përdoren,

kohëzgjatjes – ç’farë kohe do t’i kushtohet testimit, në rast se procesi do vazhdojë

përmes palës në gjykatë, do të jet i nevojshëm bashkëpunim më i gjatë (disa vite),

nevojës që të jet në dispozicion si dëshmitar gjatë procesit gjyqësor eventual,

rreziqeve të testimit situacional (testuesit mund të jenë të eksponuar diskriminimit,

mund të jenë të shenjuar si "provokues" mund të hyjnë në konflikt me subjektin e

testuar, etj.),

ofrimin e ndihmës psikologjike dhe këshillave juridike apo përfaqësim në rast të ç’farë

do problemi eventual,

atë se në çka do të duhej të përqëndrohen – cilat fakte konkrete testuesi duhet të

përcjell në sjelljen e subjektit të testuar,

obligim që sjellja e tyre të jet neutrale gjatë kohës së testimit, dhe të mos provokojnë,

obligimi i hartimit të procesverbalit për procesin e testimit,

pamjes fizike të testuesit – duhet të kenë stil të përshtatshëm të flokëve dhe veshjes për

situatën konkrete, etj.28

PËRZGJEDHJA E SUBJEKTEVE TË CILAT DO TË TESTOHEN

Përzgjedhja e subjektit i cili do të testohet është detyrë e koordinatorit të testimit; në

përzgjedhje nuk vendosin testuesit. Përzgjedhja varet nga ajo se a do të kryhet testimi i më

shumë subjekteve apo subjektit konkret tek i cili ekziston dyshimi për diskriminim..

28 Izvor: Iványi Klára, Muhi Erika - The national and international practice of situation, NEKI (Hungary),

http://www.neki.hu/kiadvanyok/test/contest.htm

Page 32: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

32

Nëse testohet trajtimi diskriminues i subjektit individual konkret tek i cili ekziston

dyshimi për diskriminim, siç janë punëdhënësit, restorantet, diskotekat, baret, qiradhënësit,

etj., atëherë testuesit janë të fokusuar direkt vetëm në atë subjekt.

Nëse testohet ekzistimi i diskriminimit dhe përmasat e tij në fushën e caktuar,

psh. qasja në punësim, shërbimeve apo banimit, e patjetërsueshme është që të testohen më

shumë subjekte që në bazë të rezultateve të mund të arrihet deri te konkluzionet e caktuara

statistikore. Numri i testeve gjithashtu është i varur nga metoda e testimit e cila është

zgjedhur. Në çoftë se është zgjedhur metoda, e cila përfshien kontaktin direkt të testuesit me

subjektin i cili testohet – përmes telefonit apo përmes kontaktit personal, testuesit gjithmonë

janë të eksponuar ndaj reagimit të subjektit testues. Pavarësisht se a bëhet fjalë për reagimin

diskriminues të subjektit të testuar apo jo, në qoftë se përdoren këto metoda është e mundur që

të kryhet një numër i vogël i testimeve (edhe pse për shembull bordi juridik i Washingtonit në

kuadër të testimit të sjelljes diskriminuese të taksistëve ka kryer 292 testime29

). Mund të themi

se me numrin e testimeve rritet edhe mundësia e regjistrimit të ndikimit negativ në pakicën

konkrete. Koordinatori vendos se cilat subjekte konkrete do të testohen, pas së cilës bëhet

dërgimi i testuesve dhe kryerja e testimeve individuale. Koordinatori duhet t’i thotë testuestit

se kur duhet të përcjellë subjektin e zgjedhur - kur duhet t’i telefonoj, t’i dergoj CV, të shkoj

në bisedë për punë apo në ndonjë mënyrë tjetër të vie në kontakt me subjektin.

Gjatë testimit është e nevojshme që të ndjeken hapa të caktuar. Me subjektin e testimit së pari

bie në kontakt testuesi nga ana e pakicave (psh.. romë, homoseksual apo lezbike, personi me

invaliditet), e pastaj pas një intervali të caktuar kohor (cca pas 30 minutave) shfaqet testuesi

tjetër – përfaqësuesi i shumicës. Kjo procedurë do të duhej të respektohet, sepse vetëm

atëherë do të jet e mundur që të verifikohet se a janë pretendimet e subjektit të testuar të

vërteta. Subjektet të cilat kryejnë diskriminimin zakonisht fshehin sjelljet e tyre diskriminuese

me pretendime të ndryshme të llojit që vendi i punës tanimë është i nxënë, që hyrja në klub

është e mundur vetëm me letërthirrje apo tavolina e lirë në restorant është e rezervuar.

Testuesi – përfaqësuesi i shumicës, i cili vie në kontakt me subjektin e testuar si të tjerët, tek

pas përfaqësuesit të pakicës, verifikon se a është i saktë pretendimi i subjektit të testuar dhe se

a do të ketë trajtim të njëjtë si testuesi i mëhershëm (përfaqësuesi i pakicës) apo bëhet fjalë

vetëm për justifikim.

29 Më shumë për testimin e bordit juridik të Washingtonit në kapitullin 2.9.

Page 33: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

33

TESTIMI GJATË QASJES NË PUNËSIM

Testuesi gjatë testimit regjistron se si është trajtuar, ç’ka i është thënë, premtuar apo

ofruar. Në qoftë se bëhet fjalë për bisedë direkte me punëdhënësin, vështron se sa ka pritur, se

a është pritur me shprehje mirëseardhëse, a i është shtrirë (dhënë) dora, cilat pyetje janë

parashtruar, etj. Autobiografitë (CV) përmes e-mail-it apo postës mund t’i dërgojnë edhe vetë

testuesit. Në qoftë se CV-të i dërgon vetë koordinatori, është e nejoshme që të dërgohen nga

e-mail adresa të ndryshme që të mos mund të vërehet se dërguesi i CV-ve është i njëjti person.

Në këtë formë të testimit nuk është e rëndësishme renditja me të cilën dërgohen CV-të tek

punëdhënësi potencial, por gjithmonë është e nevojshme që të respektohet afati për dërgimin e

CV-ve të cilin e ka përcaktuar punëdhënësi. Është e rekomandueshme që të gjitha CV-të të

dërgohen në të njëjtën ditë.

TESTIMI GJATË QASJES NË BANIM

Testimi në qasjen për banim sa i përket kohës është mjaft kërkues dhe kërkon një nivel

të lartë të koordinimit. Përveç kësaj, mund të jet problem që banesën së pari t’a vizitoj

përfaqësusi i pakicës a më vonë përfaqësuesi i shumicës. Nuk është gjithmonë e mundur që të

organizohet vizita me këtë renditje me agjensionin për patundshmëri apo pronarin e banesës.

Përveç kësaj, është e nevojshme që të merren parasysh edhe dispozitat shtetërore në kuptim të

raporteve dhe përgjegjësive në mes të pronarit dhe agjensionit për patundshmëri, sepse shpesh

personi në kërkim të banesës nuk vjen në kontakt me pronarin e banesës dhe negocion vetëm

me agjensionin për patundshmëri dhe e cili atëherë mund të deklaroj se kanë marrë

instruksione nga pronari i banesës që të mos i jep banesën psh. romëve apo anëtarëve të

ndonjë grupi tjetër pakicë.

PËRMBLEDHJA E REZULTATEVE TË KRYERA

Koordinatori paraprakisht pregatit një listë të caktuar anketuese me pyetjet të cilat do

të jenë të njëjta për të gjithë testuesit a të cilat testuesit pa testimit në afatin më të shkurtër të

mundshëm t'i plotësojnë, që të evidentojnë përvojat e tyre nga testimi. Në atë mënyrë

Page 34: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

34

koordinatori siguron që testuesit të përgjigjen në pyetje të njëjta dhe i mundëson që të

krahasoj informatat dhe rezultatet të cilat rrjedhin nga to.

Lista anketuese do të duhej para së gjithash të përmban:

të dhënat për testuesin (emrin, kontaktin, kombësin, moshën, racën, etj.),

emërtimin e subjektit të testuar,

vendin e punës të shpallur me konkurs (banesa me qira, etj.),

data dhe koha kur është bërë testimi (të gjithë bisedat telefonike, bisedat për punë,

etj.),

përshkrimi i detajuar i testimit (ç’ka ka thënë subjekti i testuar, si është sjellur ndaj

testuesit, etj.),

rezultatet e testimit (a i është ofruar vend pune (apo banesë), ç’farë është arsyeja për

refuzim).

TESTIMI SITUACIONAL MUND TË REALIZOHET NË DISA MËNYRA TË NDRYSHME:

a) biseda telefonike – biseda telefonike nuk merr shumë kohë, por është e përshtashme vetëm

te disa baza diskriminuese, tek te cilat subjekti i testuar është në gjendje që menjëherë të vërej

se bëhet fjalë për anëtar të grupi të caktuar psh. gjinia, të huajt të cilët flasin me akcent apo

dialekt të huaj të folurit. Tek bazat tjera diskriminuese ky fakt është e nevojshme që t’i

komunikohet direkt apo indirekt subjektit të testuar, edhe pse kjo në ndonjë mënyrë mund të

ndikoj në rezultatet e testimit. Biseda telefonike mund të përdoret për shembull për testimin e

diskriminimit në qasjen për punësim apo banim. Kjo gjithmonë varet nga legjislatura

nacionale, respektivisht se a lejohet inçizimi i bisedave telefonike dhe se këto biseda

telefonike a mund të shfrytëzohen si dëshmi.

b) dërgimi i autobiografisë (CV) – testuesi nuk vjen në kontakt me subjektin e testuar.

Vetëm subjekteve të zgjedhura u dergohet autobiografia. Kjo metodë mund të shfrytëzohet

për testimin e diskriminimit në qasjen për punësim. Bëhet fjalë për metodë të përshtatshme në

ato raste në të cilat testohet shansi i personave që të kalojnë në raundin tjetër dhe psh. Do të

thirren në intervistë.

c) takimi direkt personal – testuesit vijnë në kontakt direkt me subjektin testues. Bëhet fjalë

për metodë me kërkesa të posaçme sa i përket kohës sepse testuesi duhet të transportohet deri

Page 35: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

35

te vendi i takimit. Në këtë mënyrë mund të testohet diskriminimi në qasjen në disa vende të

caktuara të punës, qasjes së shërbimeve dhe banimit. Kjo metodë e testimit është e

përshtatshme të shfrytëzohet posaçërisht te bazat diskrimnuese tek të cilat është e nevojshme

që tek testuesi vizuelisht të vërehet se është anëtar i grupi të caktuar, siç janë testimi i

diskriminimit në bazë të gjinisë, moshës, racës apo prejardhjes etnike. Në disa raste kjo

metodë mund të shfrytëzohet edhe tek invaliditeti (në qoftë se invaliditeti është i dukshëm)

apo bindjes fetare (në qoftë se testuesi bart simbole fetare të dukshme).

d) dërgimi i autobiografisë + takimi personal direkt – në aspektin kohor dhe teknik bëhet

fjalë për sigurisht metodën më të vështirë të testimit e cila kombinon dy metodat paraprake. E

nevojshme është që të dërgohet autobiografia e testuesit, e pastaj, në qoftë se thirret në

intervistë, testuesit do të jenë të pranishëm në intervistën për punë. Kjo metodë është e

vështirë jo vetëm sa i përket nevojës së transportit për në vendin e intervistimit por edhe për

shkak të vetë pregatitjes e cila duhet t’i paraprij intervistës. Kjo metodë është e përshtatshme

për testimin e diskriminimit në qasjen për punësim për cilën do bazë të diskriminimit.

Rezultatet e fituara nga metoda të ndryshme nuk do të duhej që të kombinohen; në

qoftë se kjo edhe ndodh do të duhej që në mënyrë të qartë të përmendet që gjatë testimit janë

shfrytëzuar metoda të ndryshme. Secila nga metodat e përmendura ka përparësitë dhe

mangësitë e veta dhe nga kjo para përzgjedhjes së metodës testuese konkrete ç’do herë duhet

të merret parasysh:

në cilën fushë vjen deri te testimi,

cila bazë diskriminuese do të testohet,

për cilat qëllime bëhet testimi (zbulimi i përmasave të diskriminimit në fushë të

caktuar ose përmbledhja e dëshmive kundër subjektit konkret),

sa testues kemi në dispozicion.

VLERËSIMI I REZULTATEVE TË TESTIMIT

Nëse testimi situacional shërben si bazë për proces gjyqësor, është e nevojshme që i

tërë aktiviteti të shënohet me shkrim, sepse procesi mund të zgjatë me vite dhe testuesit

vështirë se do të jenë në gjendje të rikujtojnë të gjitha detajet e nevojshme.

Page 36: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

36

Koordinatori do të bëj vlerësimin e rezultateve të testimit situacional dhe të sjellë

vendimin për zbatimin e mëtutjeshëm të tyre. Zbatimi rrjedh para së gjithash nga qëllimi për

të cilin është inicuar procesi i testimit. Hapi tjetër mund të jetë psh. publikimi i rezultateve

apo ankesa ndaj subjektit i cili kryen diskriminimin.

PËRDORIMI I TESTIMIT SITUACIONAL NË SHTETE TË NDRYSHME

Testimi situacional ka filluar të përdoret gjatë viteve të 50-ta dhe të 60-ta të shekullit

20 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo metodë është dashur që të ndihmojë në luftën për

të drejtat qytetare dhe në luftën kundër segregacionit të zezakëve. Duke pasur parasysh që

shkelja e të drejtave të njeriut deri të cilat është arritur gjatë testimeve janë rritur në procese

gjyqësore, logjikisht se është krijuar një praktikë gjyqësore e cila është dashur që të merr

parasysh përdorimin e kësaj metode. Posaçërisht e rëndësishme ka qenë praktika gjyqësore e

gjykatës Supreme të SHBA-ve. Gjykata Supreme e Amerikës ka dhënë verdiktin se ekziston

kontesti në mes të palëve, edhe pse paraqitës i kërkesës ka qenë personi i cili ka kryer testimin

(testuesi).30

SHEMBUJT E TESTIMIT SITUACIONAL

Bordi juridik i Washingtonit në vitin 1988 ka kryer testime masovike të sjelljes

diskriminuese të taksistëve të cilët punojnë në Washington. Për dy muaj janë kryer 292

testime gjatë së cilës është testuar diskriminimi në bazë të racës në shfrytëzimin e shërbimeve

të taksive; përveç kësaj ishte testuar edhe refuzimi i taksistëve që të vozisin klientët e tyre në

pjesët e qytetit të populluara kryesisht me popullatë zezake. Rezultatet kanë treguar se shumë

më shumë klientë zezakë – testues (20%) kanë qenë të refuzuar në krahasim me klientët e

racës së bardhë – testues (3%). Më tutje, testimi ka treguar se testuesit të cilët kanë kërkuar

vozitje në pjesët e qytetit të populluara kryesisht me popullatë zezake kanë pasur shansën

dyfish më të madhe që të refuzohen nga testuesit të cilët kanë dashur që të transportohen në

largësi të njëjtë, por në pjesë të qytetit të cilat janë kryesisht të banuara nga popullata e racës

30 Psh., në rastin Evers v. Dwyer (358 U.S. 202, 1958) ose në rastin Davis v. Mansards (597 F.Supp 334, 1984)

Page 37: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

37

së bardhë. Në bazë të rezultateve të testimit, kanë qenë të inicuara procese gjyqësore ndaj 3

kompanive të taksistëve të cilat kanë përfunduar me marrëveshje jashtëgjyqësore.31

Në Evropë testimi situacional ka filluar të përdoret nga ana e Afroamerikanëve të

vendosur në Holandë në vitet e 70–ta. Pastaj kjo metodë është përdorur në Britani të Madhe

nga ana e Komisionit për barazi racore. Metodën e ka përdorur gjatë viteve të 90-ta edhe

Organizata Ndërkombëtare e Punës për hulumtime komparative (krahasuese) për diskriminim

në bazë të racës dhe prejardhjes etnike; Në vitin 1996 është kryer një testim situacional

masovik në Belgjikë me qëllim të zbulimit të diskriminimit në qasjen për punësim.

Momentalisht metoda e testimit situacional përdoret në disa shtete të Unionit Evropian

me qëllim të zbulimit të praktikës diskriminuese. Metodën e përdorin organizatat joqeveritare,

gazetarët dhe organizata të ndryshme të cilat bëjnë promovimin e barazisë. Qëndrimet ndaj

perdorimit të testimit situacional ndryshojnë në disa shtete. Në Belgjikë përdorimi i testimit

situacional është qartë i lejuar me ligj.

PËRVOJAT GJATË KRYERJES SË TESTIMIT SITUACIONAL NË REPUBLIKËN ÇEKE

Republika Çeke bie në rendin e vendeve ku testimi situacional ëshë përdorur për

argumentimin e diskriminimit që dhjetë vite. Këtë metodë e përdorin organizatat joqeveritare

dhe mediat, zakonisht me qëllim të identifikimit dhe argumentimit të diskriminimit në qasjen

për punësim dhe shërbimeve psh. testojnë mundësinë e hyrjes në diskotekë apo bar, refuzimi i

shërbimit në restoran, etj. Poradna pro občanství / Občanská a lidská práva (këshillimore për

shtetësi / e drejta qytetare dhe e njeriut) në të kaluarën kanë realizuar në Republikën Çeke disa

testime situacionale me qëllim të testimit të ekzistimit të diskriminimit të romëve në qasjen

për punësim dhe shërbime – ofertën e vendosjes në konvikt apo internat, shërbimit në

restoran. Qëllimi i këtyre testimeve ka qenë marrja e argumenteve të mjaftueshme ndaj

subjekteve të caktuara tek të cilët në bazë të informatave të mbledhura ka pasur elemente se

bëjnë sjellje diskriminuese. Pas testimit situacional i cili ka treguar sjellje diskriminuese të

subjektit, është ngritur ankesa në gjykatë që të arrihet mbrojtja nga një sjellje e këtillë. Këto

konteste kanë prurë deri te verdiktet të cilat kanë pasur rëndësi kritike për zhvillimin e

mbrojtjes nga diskriminimi.

31 Izvor: Iványi Klára, Muhi Erika - The national and international practice of situation, NEKI (Hungary),

http://www.neki.hu/kiadvanyok/test/contest.htm.

Page 38: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

38

Gjykatat Çeke pranojnë metodën e testimit situacional si "mjet për luftën kundër

diskriminimit" pa ndonjë problem të madh, edhe pse shpesh pala e akuzuar mbrohet me atë se

kjo është një lloj provokimi. Gjykatat nuk kanë pranuar një dëshmi të tillë dhe kanë marrë

qëndrim të kundërt që "ç’do kush ka të drejtë të konstatoj se a ka mundësi të realizoj të drejtat

e tyre pa kurrëfarë pengesash, kurse në qoftë se vjen deri tek ndikimi (veprimi) kundërligjor

në mundësin e realizimit të të drejtave, personi ka të drejtë në kërkesa të barabarta pasi që

papritur është ballafaquar me diskriminim." 32

Personat të cilët kanë kryer testimet kanë qenë të pajisur me aparate të fshehura për audio

inçizim dhe kanë inçizuar situatën që të mund të mbështesin pretendimet e tyre para gjykatës.

Krejt deri në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të njëzet në Republikën e Çekisë nuk ka

qenë e qartë se deri në qfarë mase është e lejuar që të bëhen audio dhe video inçizimet dhe të

përdoren në kontestet qytetare para gjykatës. Përdorimi i inçizimeve private në kontestet

qytetare mund të has në probleme të cilat rrjedhin para së gjithash nga mbrojtja e privatësisë

dhe personalitetit. E zakonshme është që në qoftë se personi i inçizuar nuk ka njohuri për

inçizimin nuk është e detyrueshme që më vonë të jep lejen për shfrytëzimin e këtyre inçizimeve

të bëra në këtë mënyrë në proceset gjyqësore qytetare. Kjo natyrisht vlen dyfish në qoftë se

inçizimi e paraqet këtë person në një hije të papërshtashme.

Testuesit gjatë realizimit të testimit kanë qenë të pajisur me pajisje të fshehura për audioinçizim

dhe kanë inçizuar situatën, në mënyrë që të mbështesin (vërtetojnë) pretendimet e tyre në

gjykatë. Të akuzuarit kanë pretenduar se nuk është e lejueshme që këto inçizime të shfrytëzohen

si dëshmi, megjithatë, gjykatat audioinçizimet i kanë pranuar si dëshmi sepse "inçizimi është bërë

në hapësirë publike në kuadër të aktiviteteve të punës dhe se nuk ka lidhshmëri me intimitetin

privat të personave për të cilët bëhet fjalë."33 Gjykatat Çeke metodën e testimit stuacional e kanë

pranuar mjaft pozitivisht dhe se testimit situacional mund të luaj rol të rëndësishëm në

promovimin e të drejtave në trajtim të barabartë krahas shfrytëzimit të fuqisë juridikoligjore.

32 Strupek David – interpretimi i diskriminmit nga ana e gjykatave, metodat alternative për zgjedhjen e kontesteve, forcimi i

kapaciteteve të udhëheqjes publike dhe profesioneve juridike në luftën kundër dikriminimit, Kroměříž, 12-13. qershor 2006.

33 Për legalizimin e audioinçizimit privat si dëshmi në proces (e drejta qytetare). Për vlerësimin e rëndësisë së diskriminimit

në bazë të races – vështrim të diskriminimit racor dhe kompensimi i dëmit jomaterial – nga praktika ligjore, Bulletin

Advokacie, 11-12, 2003, faqja. 101

Page 39: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

39

PRANUESHMËRIA E PËRDORIMIT TË AUDIOINÇIZIMEVE NË KUADËR TË TESTIMIT

SITUACIONAL TË DISKRIMINIMIT NË REBUBLIKËN ÇEKE.

Në republikën Çeke deri në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ka ekzistuar një pasiguri

deri në çfarë masa është e lejuar që të inçizohen audioinçizimet dhe se a është i lejuar përdorimi i tyre

në gjykatë. Përdorimi i inçizimeve private gjatë kontesteve gjyqësore mund të hasë në shumë fusha

problematike, para së gjithash tek mbrojtja e personalitetit dhe intimitetit. E zakonshme është që, në

qoftë se personi i cili inçizohet nuk është në dijeni për inçizimin, mund të mos jep pëlqimin për

përdorimin e inçizimit në kontest (proces) gjyqësor. Natyrisht se kjo vlen dyfish në qoftë se inçizimi

do ta paraqiste në një hije më të keqe.

Kur në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit 20 në ‘’Poradna’’ kanë filluar të vijnë sinjalet e para

që në disa pjesë të vendit romët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, problematika e pranueshmërisë

së inçizimeve private të audioinçizimeve në procedurat gjyqësore ka fituar në rëndësi. Klientët tanë

romë filluan të vinin me përvojat me të cilat kjo gjeneratë e romëve nuk ishte ballafaquar. Janë

ankuar se nuk kanë qenë të shërbyer në restorane, dhe se në shitore apo markete shitësit i kanë

ignoruar, nuk i’u lejojnë hyrjen në diskotekë apo pishinë publike dhe kur dëshirojnë të marrin banesë

me qira marrin përgjigje të hapur se si romë nuk vijnë në konsiderim. Pikërisht në këtë periudhë romët

të cilët jetojnë në Republikën Çeke kanë qenë të etiketuar si socio-joadaptabil dhe se si të tillë shumë

shpesh u është mohuar qasja në punësim, banim dhe shërbime. Në këtë periudhë në Republikën Çeke

nuk ka ekzistuar ligji kundër diskriminimit, në kuadër të aplikimit të së drejtës materiale definicioni i

diskriminimit ka qenë plotësidsht joadekuat dhe se kanë ekzistuar shumë keqkuptime (interpretime të

gabueshme) se çka eshtë, dhe se çka nuk është diskriminim, çka ka shkaktuar vështirësi në vlerësimet

e gjykatave tek rastet atipike dhe të paqarta. Pengesa më e madhe, e cila ende ekziston, është që

incidentet diskriminuese janë paraqitur si pohim kundër pohimit, respektivisht njëra anë pretendon se

ka qenë viktimë e diskriminimit përderisa tjetra anë në mënyrë kategorike ka refuzuar këtë pretendim,

përderisa njëkohësisht nuk kanë ekzistuar dëshmi tjera neutrale. Metoda e testimit situacional (e cila

përdoret në SHBA nga vitet e pesdhjeta të shekullit 20 ) na ka ndihmuar që të tejkalohet ky problem

procedural kompleks. "Poradna" e ka sjellur këtë metodë nga SHBA –të në Republikën Çeke në

vitin 2001.

Lënda e cila ka ndikuar në vendimet e gjykatave Çeke për pranueshmërin e përdorimit të

audioinçizimeve private në kontestet diskriminuese, është incidenti diskriminues nga marsi i viti 2001.

Në atë kohë juristëve të Poradna-s iu kanë drejtuar katër romë nga Çekia lindore me pretendim se në

komunën e tyre gjendet një restoran në të cilin personeli (kamarierët) i restoranit ka refuzuar disa herë

që të shërbej romët. Pas kësaj ka qenë i dakorduar një termin i vizitës së përbashkët në restoranin

kontestues dhe testimi i trajtimit jo të parabartë. Në testim kanë marrë pjesë katër romë dhe tre të

punësuar të Poradn-ës dhe të gjithë kanë qenë të pajisur me pajisje për audioinçizim. Të parët në

restoran kanë hyrë romët dhe menjëherë në hyrje kanë hasur në kamarierin i cili iu ka thënë se nuk do

Page 40: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

40

t’i shërbej, sepse pronari i restoranit ia ka ndaluar këtë. Njëri nga katër romët e ka lutur kamarierin që

të thërras personin përgjegjës (shefin e sallës) apo pronarin, pas kësaj romët janë ulur në tavolinë.

Pastaj ka ardhur personi i cili kishte thënë se është shef i sallës në restoran. Me romët kishte pasur një

diskutim në të cilën kishte përsëritur se nuk do të shërbehen. Këtë e kishte arsyetuar me faktin se në të

kaluarën kishte pasur probleme me "lopatat" rome. Ky grup i romëve kishte pohuar se ata personalisht

nuk kishin pasur kurrnjëherë ndonjë problem në këtë restoran dhe për këtë arsye do të duhej të ishin të

shërbyer sepse edhe sjellen mirë dhe se kanë të hollat për pagesën e faturës. Shefi i sallës edhe pas

këtij sqarimi ka refuzuar shërbimin. Biseda ka zgjatur rreth 10 minuta, pas kësaj romët kanë lëshuar

restoranin. Gjatë bisedës së romëve me shefin e salës në restoran kanë hyrë edhe punonjësit e

Poradna-s, të cilët nuk janë pjesëtar të pakicës rome dhe janë ulur në tavolinën afër. Shumë shpejt pas

kësaj kamarieri ka ardhur deri te tavolina e tyre dhe i ka shërbyer. Punonjësit e Poradna-s në ndërkohë

kanë dëgjuar një pjesë të bisedës në mes të katër romëve dhe shefit të sallës dhe në procedurat e

mëvonshme gjyqësore kanë pasur mundësinë të jenë në cilësin e dëshmitarit. Të lëmë anash faktin që

në atë kohë dhe në këtë rast nuk ka qenë e mundur që të bëhet padia për diskriminim në qasjen për

shërbime për shkak të prejardhjes etnike (siç është e mundur tash), por vetëm për mbrojtje të

personalitetit. Njëra prej pikave kyçe në këtë rast ka qenë ajo që a do t’i merr parasysh gjykata si

dëshmi për trajtim diskriminues ndaj romëve nga ana e personit përgjegjës në restoran ato

audioinçizime të cilat janë inçizuar fshehtas. Pala tjetër si argument kryesor ka paraqitur atë se do të

bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave në mbrojtje të personalitetit të personit fizik (shefi i sallës) në

qoftë se gjykata pranon si dëshmi materiale audioinçizimin dhe se në këtë rast do të bëhej fjalë për

procedurë kundërligjore. Secila dëshmi e fituar në mënyrë joligjore duhet patjetër përgjithmonë të

përjashtohet dhe nuk guxon të përdoret në proces. Argumentimi i Poradna-s përbëhej nga tri pika:

1) Audioinçizimi i incidentit diskriminues në restoran nuk i nënshtrohet mbrojtjes së

personalitetit. Me kushtetutë, garantim i mbrojtjes së jetës private bie vetëm ai trajtim i

natyrës personale në të cilën personi fizik i cili ka të drejtë të presë që të mbetet pjesë e

privatësisë së tyre dhe se nuk do të paraqitet tek personat tjerë përveç personave të cilëve u

dedikohet ose në prezencën e të cilëve është kryer. Procedura apo trajtimi i cili i nënshtrohet

mbrojtjes së privatësisë në këtë rast nuk mund të jet edhe procedurë e cila është kryer në

kuadër të trajtimit i cili i nënshtrohet kontrollit shoqëror.

2) Kamarierët dhe menagjeri i restoranit janë sjellur në cilësinë e përfaqësusesit të objektit

biznesor i cili ofron shërbime shfrytëzuesve në hapësirën e cila është në dispozicion për

publikun. Objektivi i bisedave as në masën më të vogël nuk ka pasur lidhshmëri me jetën e

tyre private. Sjellja e ekzekutorit të veprimtarive shërbyese duhet të jet në harmoni me kushtet

e përcaktuara të rregullave juridike dhe bie nën kontrollin publik (ligji i tregut, ligji për

mbrojtjen e konsumatorit) dhe për këtë arsye nuk mund të bie nën definicionin e jetës private

dhe nuk mund të jet i mbrojtur me mekanizmat për mbrojtjen e personaliteitit.

Page 41: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

41

3) Intepretim i kundërt do të shpiente deri tek një konkludim absurd, që si dëshmi nuk mund të

përdoret asnjë video apo audioinçizim, i bërë pa pëlqimin konciz të personave sjelljet e të

cilëve janë regjistruar (kamerat në banka, aeroporte, shtëpi të mallrave). Në fund të fundit

sjellja e blerësit në shitore, i cili vetëm përmbyllë një kontratë me ofruesin e shërbimeve,

sigurisht se nuk është asgjë më pak private dhe e natyrës personale, nga sjellja e menagjerit të

restoranit me qasje publike.

Pranueshmëria e përdorimit të audioinçizimeve të bëra fshehtas në kontestet kundër diskriminimit së

fundmi është bërë objekt i transferimit ndërmjet niveleve të ndryshme të gjykatave Çeke. Vendimi

definitiv ka ardhur me vendimin e Gjykatës Supreme në Pragë i publikuar me shifrën 1 Co 62 / 2003

në vitin 2003, në të cilin specifikohet " ...argumentimin me përdorim të audioinçizimeve nuk e

përjashton ligji për procedurat gjyqësorekontestuese dhe përveç kësaj është e nevojshme që të merret

parasysh që audioinçizimi është kryer në hapësirën publike në kuadër të biznesit apo punës dhe asesi

nuk i përket privatësisë së personave të cilët janë të përfshirë në të..."

Vendimi nga viti 2003 ka hapur mundësitë për debat gjyqësor të suksesshëm të llojit të caktuar të

rasteve të diskriminimit, të cilat deri më atëherë kishin përfunduar për shkak të dëshmive joadekuate.

Në të njëjtën kohë jo vetëm që për publikun profesionist është rritur siguria juridike për perceptimin

që në raportet juridiko private ekziston nevoja që të dallohen procedurat të cilat janë të karakterit

personal dhe ato të cilat nuk janë. Aktivitetet të cilat nuk janë të natyrës personale para së gjithash

janë aktivitete ( procedura) të ndërlidhura me kryerjen e ndonjë profesioni apo pune (psh. inçizimi i

menagjerit gjatë intervistës, i cili për arsye raciste refuzon të pranojë kanditatët për punësim ).

Trajtimet të cilat nuk janë të natyrës personale, duhet të interpretohen gjerësisht, çka ndërlidhet në atë

se a vie deri tek shkelja e rëndë e vlerave themelore të sistemit juridik (psh. inçizimi i profesorit i cili

ngacmon studenten, i inçizuar nga ana e studentes, asesi nuk është i natyrës personale në raport me

profesorin). Kundrejt kësaj inçizimi i sjelljeve të natyrës personale, të cilat janë inçizuar pa u bazuar

në ligj, janë të mbrojtura me të drejtën qytetare dhe përdorimi i tyre si dëshmi në proceset gjyqësore

është të paktën kontestues. Shembull mund të jet inçizimi i fshehtë i ndonjë bisede private të

menagjerit të restoranit me ndonjë mik, nga e cila mund të rrjedh që menagjeri ka qëndrime seksiste.

Këso lloji bisedash private nuk mund të përdoren për nevojat e procesit dhe ankesave sipas të cilave

është shkarkuar punëtori në bazë të diskriminimi gjinor.

SHEMBUJ NGA TESTIMI TË CILAT I KA KRYER PORADNA – REGJIONI USTI NA LABI 2013

Poradna për here të parë ka përdorur metodën e testimit situacional në Republikën Çeke para

10 viteve. Nga atëherë kryen testime përmes filialeve të saja nëpër gjithë vendin. Momentalisht

punohet në aktivitetet shtesë në ofrimin e shërbimeve sociale klientëve të larguar nga lokalitetet

sociale. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është gjetja e rasteve, të cilat më vonë mund të përdoren me

Page 42: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

42

rastin e procedurave gjyqësore për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe mbledhja e informatave të cilat

mund të argumentojnë praktikën diskriminuese në qasjen e target grupeve (posaçërisht romëve, për

shkak të diskriminimit në bazë të prejardhjes etnike) në shërbime dhe mundësi tjera, të cilat janë të

mbrojtura në bazë të ligjit dhe dispozitave (rregullativave) kundër diskriminimit.

Fushë e rëndësishme, në të cilën është fokusi afatgjatë, është qasja e Romëve në tregun e

hapur të banesave dhe patundshmërive. Arsyeja për përzgjedhje të kësaj fushe janë përvojat

konstante të klientëve tanë, të cilëve nga ana e pronarëve të banesave, respektivisht

agjensioneve për patundshmëri të cilat ndërmjetësojnë në përmbylljen e kontratave për

qiradhënje, u është pamundësuar qasja e marrjes së zakonshme qira të banesave. Fusha e

banimit është posaçërisht e rëndësishme në rajonin Usti nad Labom (edhe pse jo vetëm atje)

për arsye se, në pamundësinë për të gjetur banesë me qira nuk vjen në konsideratë edhe

integrimi social i qytetarëve të çkyqur nga lokalitetet sociale, respektivisht nuk mund të vie deri

tek “shkëputja” e tyre nga getoja dhe vendosja e “spirancës” në kushtet standarde qytetare dhe

shoqërore. Lokalitetet e çkyqura sociale njëkohësisht karakterizohen me një mënyrë të jetesës

me kushte jo të mira dhe me kushte të padinjitetshme të banimit (në banesat me qira apo

banimin kolektiv), shpesh segregacioni hapsinor dhe dukurit e ndërlidhura sociopatologjike,

duke i nisur nga papunësia, respektivisht kushtet dhe mundësit e këqia për punësim, borxhet e

mëdha të familjeve deri tek dukurit kriminale (shitja e narkotikëve, prostitucioni, fajdexhinjët,

kriminaliteti pronësor).

Në këtë fushë gjatë vitit 2013 kemi realizuar disa testime përmes telefonit, ku kemi testuar

hipotezën që agjensionet për patundshmëri qysh me rastin e vizitës së banesës

konstatojnë prejardhjen etnike të personit të interesuar dhe këtë edhe në bazë të mbiemrit

(psh., mbiemrat "tipik" romë Balog, Ferenc Horvat , Demeter), pas së cilës personit të interesuar

direkt përmes telefonit i është thënë që banesa nuk është e dedikuar anëtarëve të

përkatësisë së grupit romë dhe se për këtë arsye është refuzuar.

Me rastin e testimi kemi marrë parasysh të dy gjendjet faktike, respektivisht:

1 ) Testuesi është person i cili është i interesuarpër banesë, shfrytëzon shërbimet tona në gjetjen

e banimit dhe qëllimi i tij është që me të vërtet dhe seriozisht të përmbyll një kontratë për

marrjen me qira të banesës; eventualisht testues është punonjësi social i Poradn-ës, i cili me të

vërtetë kërkon banim për klientin tone (shfrytëzues të shërbimeve sociale)

2 ) Testuesi nuk është personi i cili me të vërtetë është i interesuar për banesë, qëllimi i testimit

është vetëm verifikimi i dyshimit në sjellje diskriminuese të agjensionit për patundshmëri, por

nuk ekziston interesim i vërtet për përmbylljen e kontratës për qiramarrje.

Page 43: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

43

Në të gjitha rastet ka qenë i realizuar inçizimi i bisedës telefonike në aparatin për inçizim kurse

në të njëjtën kohë kanë qenë të siguruar edhe dëshmitarët, respektivisht personat të cilët kanë

qenë prezent me rastin e bisedës telefonike e cila ka qenë e lëshuar me zë të lartë përmes

spikefon-it (altoparlantit).

Në këto raste në shumicën e rasteve nuk ka qenë e nevojshme që të kryhet testimi paralel

(thirrja telefonike nga personi i cili nuk është i karakterizuar me bazë diskriminuese,

respektivisht me përkatësi etnike), sepse në bisedat telefonike është argumentuar padyshim

trajtimi diskriminues dhe se nuk ka qenë i nevojshëm verifikimi, kur punonjësi i agjensionit për

patundshmëri në mënyrë të prerë ka vërtetuar diskriminimin direkt në qasjen në punësim.

Diskriminimi direkt në fushën e banimit është vërtetuar në cca 80% të rasteve slučajeva. Në

vitin 2013 në rajonin Usti na Labi në kuadër të këtij testimi është identifikuar rast i

përshtatshëm për procesin gjyqësor strategjik (kemi hasur në viktimë të diskriminimit e

motivuar, e cila ka qenë e gatshme të pranojë rreziqet e procesit gjyqësor të cilat janë

përshkruar në vend tjetër në këtë udhëzues). Në këtë rast, viktimës i kemi ndërmjetësuar tek

sigurimi i avokatit dhe në shtator të vitit 2013 është parashtruar ankesa gjyqësore kundër

agjensionit për patundshmëri (si person juridik me të cilin viktima ka hyrë në negociata për

kontratë, edhe pse kinse pronari i banesës ka urdhëruar trajtim diskriminues, por identiteti i tij

nuk është i njohur për viktimën kurse si person i interesuar objektivisht nuk e ka mundësin që të

konstatoj identitetin e pronarit të banesës). Bëhet fjalë për padi kundër diskriminimit. Për këtë

çështje ende nuk është vendosur, momentalisht para Gjykatës Supreme në Pragë shqyrtohet

çështja e kompetencave, respektivisht, se a është kompetent për lëndën Gjykata e Qarkut ( në

rast se bëhet fjalë për padi (ankesë) për mbrojtje nga diskriminimi) apo Gjykata regjionale (në

qoftë se bëhet fjalë për mbrojtjen e personalitetit respektivisht dinjitetit njerëzor). Arsyet për

padi bazohen faktin se personi konkret është lajmruar në ofertën për banesë me qiradhënje, e

cila është publikuar në internet, nga ana e agjensionit për patundshmëri është pyetur për

përkatësinë etnike për shkak të mbiemrit të tij, a pas vërtetimit të nacionalitetit romë punonjësi

i agjensionit ka thënë se dhënja e banesës nuk është e mundur, sepse pronari i banesës nuk

pajtohet me dhënjen e banesës në shfrytëzim për Romët. Në këtë rast ka ardhur deri tek

diskriminimi direkt, respektivisht trajtimit më pak të favorshëm (jo të barabartë) në bazë të

përkatësisë etnike. Me sjellje të këtillë ka rdhur deri tek shkelja jomateriale e dinjitetit njerëzor

të viktimës. Citat nga ankesa të cilën e ka pregatitur Mgr. David Strupek, avokat (shtator 2013):

"personit të dëmtuar i është kumtuar që i përket kategorisë së personave të cilët nuk e meritojnë të

mirën të cilën e kërkojnë. Një kumtesë e tillë… është ç’do herë nënçmuese dhe degraduese, pa marrë

parasysh se personi i diskriminuar a ka pasur shansë reale që të realizoj të drejtën pronësore, apo

këtë të mire e ka kërkuar seriozisht apo vetëm ka testuar shanset e tija për të drejtë pronësore.

Page 44: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

44

Serioziteti i shkeljes krahas ndikimit të vërtetë në integritetin moral të parashtruesit është fuqizuar

edhe me kontekstin shoqëror (social). Diskriminimi masiv i Romëve në tregun e patundshmërive

është ndoshta pengesa më e madhe për integrim të suksesshëm të pakicës rome në shoqëri – sjellë

deri tek de facto segregacioni në geto dhe në adresat e këqia ose në banimin kolektiv shumë të

shtrenjët, i cili krahas thellimit të izolimit dhe çkyqjes ka edhe ndikim sekondar, siç janë implikimet

buxhetore, apo huatë (borxhet) e familjeve rome tek fajdexhinjët dhe huadhënësit jobankar, dhe të

ngjashme". Qëllimi i padisë është që të arrihet satisfakcioni moral për viktimën e diskriminimit,

si në formë të kërkim faljes në formë të shkruar, poashtu edhe kompensimit finansiar.

SI ILUSTRIM KEMI DHËNË INÇIZIMIN E SHKURTUAR TË BISEDËS TELEFONIKE TË PËRMENDUR

MË LARTË PA PËRMENDUR EMRAT DHE LOKACIONET: Punëtorja e agjensionit për patundshmëri (Z1): .. Urdhëroni

Klientja (K): Miredita, këtu B. do të doja të informohem se a është kjo banesë dydhomëshe e lire në rrugën …

Z1: Vetëm pak nuk Ju ndëgjoj mire.

K: Aha

Z1: Edhe një here të ndëgjohemi

K: Jam e interesuar për banesën dydhomëshe në rrugën XY. Dhe kam dashur të pyes se a është ende e lire.

Z1: Vetëm një moment Ju jap kolegun tim për këtë di më shumë, për këtë banesë, OK?

K: Po, po faleminderit ..

Punëtori i agjensionit për patundshmëri (Z2): Alo, mirëdita

K: Mirëdita, këtu B. dë të më interesonte banesa dydhomëshe në rrugën XY.

Z2: Po, po cila është ajo banesë, në cilën mendoni tani, cila është ajo banesë?

K: Banesa dydhomëshe, 70 m2 v X, rruga XY.

Z2: Aha, kjo që është për dhënje me qira, në atë mendoni?

K: Po, po, po.

Z2: Aha, po, po. Ende është i lire, me sifuri se tani nuk është atje, po ende jo, ashtu që me siguri se është i lire,

po është.

K: Po. Do të thotë se është e mundur edhe të vizitohet (shikohet)?

Z2: Natyrisht, prej nga jeni?

K: Nga X.

Z2: Ju jeni me të vërtetë nga X, natyrisht. Nuk e kam mbajtur mend emrin tuaj, zonja?

K: B.

Z2: B.?

K: Po.

Z2: Unë plotësisht juve…. Dëshiroj të Ju pyes, mos jeni rastësisht Rome? Për arsye se pronari ka pasur një

kërkesë, nuk dëshiron Romë, ka pasur përvojë të keqe me Romët...

K: Unë jam Rome mos është kjo ndonjë fare pengese?

Z2: Alo, atëherë më falni, sepse pronari i banesës ka dhënë kërkesë të qartë se nuk..

K: Mirë por pronari as që më njehë dhe paraprakisht më dënon.

Z2: Prisni unë nuk ju dëgjoj mire, po, thuani tani.

K: më është e çuditshme që pronari nuk më njehë kurse praprakisht më dënon.

Z2: Unë aspak nuk Ju dënoj.

K: Ju jo, por pronari po.

Z2: Pronari sigurisht se ka pasur ndonjë arsye, ka pasur ndonjë incident me ta. Nga kjo arsye me keqardhje

ka pasur këtë kërkesë..

K: Unë këtë e respektoj, nuk jeni Ju pronari, por thjeshtë kjo nuk është fer.

Z2: Po, nuk është fer.

K: Ndaj njerëzve të cilët vetëm dëshirojnë banim (strehim) dhe se për arsye se kanë mbiemër romë dhe pse

Page 45: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

45

janë Romë nuk mund të marin banesë.

Z2: Qartë, unë në lidhje me këtë nuk mundem asgjë, pronari ka pasur përvojë të keqe, ai qartë ka thënë jo. Unë

Juve vetëm ju transmetoj qëndrimin e tij.

K: Mirë, kuptoj, ska lidhje.

Z2: Më vjen keq. Ditë të mbarë, ditën e mire.

K: Ditën e mire.

PËRVOJA PRAKTIKE E TESTUESËVE

Se si testimin situacional e përjeton viktima potenciale e diskrimnimit i cili njëkohësisht është

edhe testues me përvojë? Vijon një rezime e shkurtër e Drahomir Radko Horvat, punëtor prej

shumë vitesh i Poradna-s, aktivist romë dhe njërit prej testuesve të pare në fushën e përkatësisë

etnike në Republikën e Çekisë.

"trajtimi i pabarabartë në Republikën Çeke është i gjithëpranishëm. Nga perspektiva ime, nga

perspektiva e qytetarit të Republikës së Çekisë të nacionalitetit romë, kam përvojë personale të

trajtimit jo të barabartë edhe vet shumë herë jam ballafaquar me diskrimnimin e romëve në qasjen

në punësim, banim, shërbimeve dhe të ngjajshme. Vendimëtare për vendimin që personalisht të

angazhohem në testimin situacional ka qenë fakti që me rastin e diskriminimit të je mi aftë që të

mbrohem me efikasitet, kam një njohuri të caktuar juridike dhe kolegët e mi në Poradna kanë

mundësin, në qoftë se është e nevojshme, të reagojnë shumë shpejt dhe me efikasitet. Përballë kësaj,

shumica absolute e Romëve, me të cilët kam biseduar, a të cilët kanë qenë viktima të diskriminimit,

nuk kanë as dijen dhe as trajnimin se si të veprojnë në situatat në të cilat janë të eksponuar ndaj

diskriminimit, se sit ë mbrohen dhe se ku të kërkojnë ndihmë. Zakonisht reagojnë me impulsivitet,

gati me reagime aggressive, a kjo sjellë problem tjera.

Kur vet apo me kolegët realizojmë terstimin, nuk ka probleme. Fokusohem në atë që profesionalisht

të kryej punën dhe në atë që mbledhja e dëshmive të cilat argumentojnë trajtimin diskriminues të

jet sa më gjithëpërfshirëse dhe kualitative. Unë jam i bindur se kjo është me rëndësi kyçe për hapat

e mëtejmë – nisja e procedurave si dhe paralajmërimi që diskriminimi në këtë vend (shtet) është

realitet. Prandaj, nuk e përqëndroj vëmendjen në emocionet (ndjenjat) personale. Tani është

shumë më lehtë se san ë kohën kur kam filluar me testimet. E di që në qoftë se klienti im bëhet cak i

diskriminimit, nuk është ç’do here i gatshëm të merrë pjesë në të gjitha procedurat tjera të

ndërlidhura. Për këtë diskriminimi nuk mund të argumentohet me efikasitet, dhe atëherë kyçem

unë. Unë jam, mund të thuhet, testues professional, i cili emocionet personale të diskriminohesh nuk

i mban në kokë, por fokusohet ekskluzivisht në detyrë. Gjithëmonë përsëris, është e rëndësishme të

posedosh teknikë efikase dhe kualitative, përfshirë edhe aparate të ndryshmepër inçizim të zërit

Page 46: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

46

dhe fotografisë dhe të ngjajshme. Bëhet fjalë në mënyrën e vet për një aktivitet spiunimi, të cilin e

dijmë nga filmat aksion.

Kjo nuk ka qenë ç’do here rast, deri vonë kam pasur emocione të njëjta si edhe klinetët tanë, ç’do

here kur jam ballafaquar me trajtim jo të barabartë. Përvoja ime e parë me testimin ka qenë shumë

e dhembëshme – kur kemi konstatuar sjellje diskriminuese, unë kam qenë viktima. Dhe për arsye se

e di se çka ndodhë brenda njeriut, mendoj se është morale dhe me përgjegjësi që të luftohet kundër

një gjëje të tillë pikërisht me metodën e testimit situacional, e cila sipas meje është themelore dhe i

pari bllok ndërtues në përpjekjet që të eliminohet trajtimi i pabarabartë.

Kur jam tek emocionet e brendshme të personit të diskriminuar, do të kthehem tek përvoja ime e

pare si testues. Duhet të përmendet TURPI. Turpi asnjëherë nuk do të ndalojë të ju shtrëngojë edhe

as si testues me përvojë nuk mund t’i shmangeni situatës në të cilën do të turpëroheni para njerëzve

të cilët janë përreth jush. Në qoftë se njeriu turpërohet pse është i lindur si Romë, respektivisht në

momentin, kur e refuzojnë, për shembull, ta shërbejnë në restoran, kurse arsyeja për këtë refuzim i

kumtohet direkt në sy dhe me zë që ta ndëgjojnë të gjithë, vështirë është që të mënjanohen disa

ndjenja. Përvoja e parë si testues është pikërisht ky turp. Kam pasur turp për arsye se jam, kurse

njëkohësisht kam qenë i hidhëruar në vetëveten për arsye pse fare kam ndjenja të tilla. Gjithashtu

është lajmëruar edhe NDJENJA E VLERËS SË ULTË. Kur për herë të parë kemi konstatuar

diskriminimin unë si person në rolin e testuesit, përsëri kam kuptuar, se sa përkatësia ime një

pakice kombëtare, zvogëlon kualitetin dhe më kufizon përmbajtjen e jetës. Shumë kohë pas kësaj

përvoje kam qenë gati në një depresion për faktin që edhe unë, njeri me pozitë relativisht të mire

sociale (shoqërore), vetëm në bazë të ngjyrës së lëkurës në moment mund të gjendem në një situate

të tillë, siç është diskriminimi. Megjithatë, rezultatet nga testimet e kryera asnjëherë nuk humbin,

por i përpunojnë kolegët jurist, i drejtojnë në adresë të nevojshme me qëllim të zgjedhjes së rastit.

Pikërisht kjo më ndihmon që të vazhdojë me rolin e testuesit romë dhe më zhdukë depresionin.

Ajo që testimit në kuadër të Poradna-s i është kushtuar shumë vëmendje dhe se me këtë metodë

punohet me shumë përgjegjësi, më jep një ngushëllim të rëndësishëm. Krahas kësaj, në qoftë se

merrni një konfirmim se ankesa (padia) e ngritur është e arsyeshme dhe se në bazë të ankesës është

dëshmuar sjellja apo trajtimi diskriminues, unë jam shumë i kënaqur. Atëherë kam forcë dhe

ekuilibër mental të mjaftueshëm për testimet e radhës dhe argumentimin e trajtimit të

pabarabartë."

Page 47: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

47

PROCESI GJYQËSOR STRATEGJIK SI INSTRUMENT PËR MBROJTJE

NGA DISKRIMINIMI

Procesi gjyqësor strategjik, respektivisht udhëheqja e procedurës gjyqësore është

metodë e rëndësishme e cila kryesisht përdoret nga ana e organizatave joqeveritare me qëllim

të forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Edhe pse metoda e procesit strategjik bazohet

në sistemin juridik anglo-amerikan i cili është i themeluar në precedente, gjegjësisht në

praktikën gjyqësore dhe në kuadër të sistemit juridik kontinental, ekzistojnë mundësi të

rëndësishme për aplikimin e kësaj metode. Qëllimi i procesit strategjik si metodë e

promovimit të lëndëve me "interes publik" është forcimi i pozitës juridike dhe faktike të

grupeve të rrezikuara sociale, përmes optimizimit respektivisht përmirësimit:

mjedisit juridik (rregullator), duke përfshirë edhe ndryshimet ligjore (ndryshimi i

ligjit, heqja e disa dispozitave ligjore, etj.),

zbatimi i së drejtës në funksionim të udhëheqjes publike dhe organeve të drejtësisë, si

dhe në sektorin privat, (harmonizimi i praktikës ligjore, ndryshimi i praktikës së

organeve juridikoligjore, ndryshimet në qasjen e subjekteve private dhe të tjera),

perceptimi i problemit në publikun e gjerë (thirrje për dialog social ose profesional -

analizë, "përfitimi i aleatëve " në publik, etj.),

përmes nisjes së procedurës gjyqësore në rastin individual i cili është i lidhur me

prokurorin konkret (bartësin e procesit gjyqësor), duke përfshirë edhe përfaqësimin e

tij dhe ngritja e vetëdijes publike për instrumentet e mbrojtjes juridike dhe mbulimi medial

apo tjetër mënyrë e njoftimit për procesin gjyqësor dhe rezultatet e këtij procesi. Qëllimi

primar i procesit strategjik të padisë është sjellja e vendimit gjyqësor, i cili sjell verdiktin

juridik obligativ (ideal nga ana e instancës më të lartë gjyqësore respektivisht në instancë sa

më të lartë gjyqësore me qëllim të harmonizimit të një praktike të veçantë gjyqësore

regjionale) dhe më pas implementimi i verdikteve të tilla. Më pas implementimi i verdikteve

të tilla / vendimi i gjykatës në praktikë. Për shkak të natyrës së kontesteve (zakonisht bëhet

fjalë për çështjet e ngritura rishtas apo ekzistimin e pengesave kulturo – shoqërore për

implementimin e tij) duhet llogaritur në një shkallë të madhe të rrezikut në udhëheqjen e

procesit gjyqësor, respektivisht në një rrezik të madh për mossukses, por edhe të kuptohet që

edhe në rast të mossuksesit është e mundur që të arrihet qëllimi strategjik në perspektivë

Page 48: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

48

afatgjate, përshembull që të paralajmërohet në ekzistimin e legjislaturës apo praktikës së

papërshtashme të zgjohet interesi publik dhe të krijohet baza për sukses të mundshëm në të

ardhmen, i cili rrjedh përshembull nga tejkalimi i barrierave socio-kulturore dhe

paragjykimeve në mjedisin (rrethinën) e publikut profesionist apo laik.

Metodën e procesit strategjik më tej e ilustron rasti i Wallov dhe Walla kundër Republikës Çeke

(verdikti i gjykatës Evropiane nga 26.10.2006, ankesa nr. 23848 / 04) dhe Havelka dhe të tjerët

kundër Republikës Çeke (verdikti i gjykatës evropiane nga 21. qershori 2007., ankesa nr.

23499/06), në këto procese ka marrë pjesë Poradna, posaçërisht bashkëpunëtori i saj avokati

Mgr. David Strupek. Në tekstin e mëtutjeshëm "Walla dhe Havelka".

Në të dy rastet para së gjithash është bërë fjalë për shkeljen e nenit 8. të konventës Evropiane

për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive elementare, respektivisht e drejta për

respektimin e jetës familjare. Edhe pse në këto raste nuk ka të bëjë me problem tipik

diskriminues, është e mundur që në to të tregohet bartja e rregullave të përgjithshme për

implementimin e procesit strategjik në praktikë (aspekti diskriminues në të dy rastet paraqitet

me një probabilitet të madh, edhe pse në proces në mënyrë direkte nuk është vlerësuar. Tek te

dy familjet bëhet fjalë për diskriminim institucional për arsye të përkatësisë së një grupi të

caktuar shoqëror).

Në të dy rastet kishte ardhur deri tek shkelja e nenit 8. të konventës Evropiane për mbrojtjen e

të drejtave të njeriut dhe lirive elementare, çka është konstatuar vetëm pas verdiktit të gjykatës

Evropiane për të drejtat e njeriut.

Në të dy rastet, me iniciativë të organeve kompetente Çeke (respektivisht organeve për

mbrojtje sociale dhe juridike të fëmijëve) është arritur deri tek vendimi i gjykatës për edukim

të obliguar institucional të fëmijëve të mitur, për shkak të kushteve të papërshtatshme të

banimit të prindërve. Në rastin Wallova dhe Walla është bërë fjalë për shkelje të drejtave të

prindërve që të prezantojnë (paraqesin) qëndrimin e tyre (dakordim apo refuzim) për adoptim

të fëmijës së tyre.

Në rastin e Wallov dhe Wall është bërë fjalë për familjen me pesë fëmijë të mitur (nga 1 deri 15

vjet) dhe situatë jostabile të banimit. Prindërit e kishin shitur shtëpinë dhe pas kësaj kishin

jetuar në vende të ndryshme, kryesisht kohë të shkurtër tek kusherinjët, dhe në fund në

hapësirat të cilat nuk kanë qenë të parapara për banim në firmën në të cilën kishte punuar

babai i fëmijëve. Në bazë të iniciativës së organeve për mbrojtje të fëmijëve gjykata në vitin

2000 ka urdhëruar masat e përkohshme, fëmijët janë privuar nga familja dhe përkohësisht janë

vendosur në objektet për kujdesin social të fëmijëve. Në vitin 2001 fëmijët janë privuar

përgjithmonë dhe u është caktuar edukimi përkatës institucional (internat apo tjetër) nga

arsyeja se edukimi i fëmijëve ka treguar mangësi, sepse prindërit nuk janë në pozicion dhe

mundësi që t'u sigurojnë banim (strehim) adekuat sa i përket aspektit të shëndetit dhe

higjienës. Në vitin 2002 gjykata gjithashtu ka prurë vendimin me propozim të organeve të

mbrojtjes sociale të fëmijëve që nuk është i nevojshëm pëlqimi i prindërve për adoptimin e dy

fëmijëve më të vegjël, sepse gjykata ka konkluduar se më shumë se gjashtë muaj nuk tregojnë

interesim serioz dhe të vërtetë për fatin e fëmijëve.

Në rastin Havelka dhe të tjerët është bërë fjalë për babain, i cili pas braktisjes së familjes nga

ana e nënës ka rritur tre fëmijë të mitur. Familja ka shfrytëzuar banesën komunale, por ky

Page 49: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

49

shfrytëzim ka qenë de facto i kundërligjshëm. Zotëri Havelka për shkak të situatës jo të mirë

financiare dhe të mospagesave kishte bërë një borxh të madh të qirasë. Për shkak të rritjes së

borxhit për të ashtuquajturat penalizime (dënime) nga arsyeja e vonesave (0,25% në ditë)

borxhi ishte bërë objektivisht i papagueshëm nga të ardhurat e tij. Nga kjo arsye qiraja ka qenë

e shkëputur dhe i është urdhëruar largim i detyrueshëm, i cili nuk është kryer nga ana e

ekzekutuesit gjyqësor (sipas ligjit Çekë dëbimi nuk ka qenë i mundur për arsye se është pritur

në gjetjen e një strehimi zëvendësues për familjen). Si pasojë e kësaj, familja ka pasur një

situatë stabile të strehimit, megjithatë banesa ka qenë e shfrytëzuar pa bazë ligjore dhe në disa

periudha kishte ardhur edhe deri tek ndërprerja e dërgesave të shërbimeve (psh. rryma). Në

vitin 2004 gjykata në propozim të organeve sociale dhe juridike të mbrojtjes së fëmijëve, ka

prurë vendimin për edukim institucional të fëmijëve (fillimisht përkohësisht, e pastaj përherë),

kryesisht në bazë të asaj se zotëri Havelka ka borxhe të mëdha të qirasë, dhe se nuk është i aftë

që t’i paguaj dhe se familja kërcënohet me dëbim nga banesa.

Në fushën e luftës kundër diskrimnimit procesi gjyqësor strategjik zakonisht përdoret

në promovimin e implementimit efikas të direktivave antidiskriminuese evropiane dhe

parimeve të ndalimit të diskriminimit në sensin e konventës Evropiane për të drejtat dhe liritë

e njeriut, në dispozitat ligjore nacionale dhe gjatë promovimit të parimeve të ndalesës së

diskriminimit në praktikë si nga ana e organeve shtetërore dhe organeve të udhëheqjes publike

ashtu edhe fushën private.

ROLI I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE (OJQ)

Në procesin e padive strategjike roli kryesor u takon organizatave joqeveritare (edhe

pse natyra e gjërave kushtëzon që jo vetëm OJQ të iniciojnë padi (konteste) në interes publik,

respektivisht të gjitha kontestet kanë "mbivendosje sistemike"), baza juridike ndërkombëtare

në kontekstin evropian është e dhënë para së gjithash, me nenin 7, paragrafi 2 i të

ashtuquajtërës direktiva racore UE, e cila u mundëson organizatave "që në dobi apo me

qëllim të përkrahjes së prokurorit dhe me miratimin e tij, të iniciohet procesi gjyqësor apo

administrativ për kryerjen e detyrimeve nga kjo direktivë". Supozimi për këtë, në masë të

caktuar, pozitë të privilegjuar të organizatave joqeveritare janë njohurit e tyre në kontekst të

gjerë dhe rrethanat relevante për paditë (proceset) antidiskriminuese, respektivisht njohurit e

tyre të përgjithshme për praktikat regjionale dhe nacionale në fushën e diskriminimit dhe

pozitës së grupeve me pozitë të pafavorshme, duke përfshirë edhe njohjen e raporteve të

organeve shtetërore dhe organeve të administrimit publik ndaj këtyre grupeve. Direktiva e

Page 50: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

50

specifikuar ka korrelacion në organizatat të cilat "kanë ... interes legjitim në sigurimin e

harmonizimit me këtë direktivë", nga të cilat rrjedh ndikim i rëndësishëm praktik. Organizatë

joqeveritare konkrete do të duhej të krijohej me qëllim psh. të mbrojtjes kundër diskriminimit

apo racizmit dhe në këtë fushë gjatë punës së tyre do të duhej të zhvillon aktivitete konkrete.

Rekomandohet që kjo "temë" (mbrojtja nga diskriminimi apo racizmi) të jet objektiv (apo

njëri nga objektivat e OJQ-së) dhe si e tillë në mënyrë të qartë të theksohet në statutin apo

aktin e themelimit të organizatës.

Poradna tërë kohën ka qenë me të dëmtuarit në rastet „Walla dhe Havelka". Mund të supozohet se pa pjesëmarrjen e OJQ-ve dhe pa ndihmën dhe motivimin e palës së dëmtuar nuk do të ishte e mundur që të arrihet suksesi në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, i cili ka sjellur vendimin për situatën e pafavorshme të palës konkrete dhe gjithashtu është bërë pikënisje kyçe për ndryshimin e praktikës gjatë përcaktimit të përkujdesjes institucionale në Republikën Çeke, si tek organet e administrimit ashtu edhe tek gjykatat. Poradna ka identifikuar problemin e shkeljes së të drejtës në jetën familjare në fushën e përkujdesjes institucionale për shkaqe të kushteve materiale të prindërve, në bazë të punës sociale afatgjate në terren dhe parakusht për inicimin e procesit kontestues gjyqësor me ndihmën e Poradna-s ka qenë jo vetëm njohja e tematikës, por edhe aftësia që të sigurohen avokat të kualifikuar lartë për palën e dëmtuar, aftësia që të përcillen gjatë gjithë procesit gjyqësor, aftësia e marrjes sipër të rrezikut finansiar të proceseve gjyqësore dhe përfundimisht aftësia e implementimit të konkluzioneve të gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, jo vetëm në rastet e të dëmtuarëve, por edhe në fushat e politikave publike dhe ndryshimit të sistemit.

Rregulloret serbe me pozitën e OJQ-ve në këtë proces merren në nenin 46 të ligjit për ndalimin e

diskriminimit, ku ekziston mundësia që padinë për sjellje diskriminuese përveç vetë viktimës mund t’a

parashtroj edhe përfaqësuesi dhe organizata e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut,

respektivisht të drejtat e grupi të caktuar të individëve (invalidët, LGBT, etj.). Përfaqësuesi apo OJQ

mund të parashtrojnë padinë në emër të grupit edhe pa pëlqimin e grupit kurse në rastet individuale

me pëlqim të viktimës.

Specifika e rregulloreve serbe është edhe ajo që padin kundër diskriminimit mund t’a parashtroj edhe

individi i cili e kryen testimimin, e cili në mënyrë vullnetare i është eksponuar trajtimit diskriminues

që të testojë barazinë në trajtim me atë që në qoftë se mundësit lejojnë për testimin paraprakisht të

informojë përfaqësuesin (zyrëtarin). Kjo metodë e testimit situacional në Serbi hapë mundësi të

shumta, për arsye se testimi mund të kryhet jo vetëm nga ana e OJQ-ve, por edhe nga individë të cilët

si të pavarur mund të ngrejnë padi kundër diskriminimit apo të jenë si dëshmitar në proces i cili i

përket dikujt tjetër.

Page 51: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

51

Paditë (ankesat) e personave tjerë

Neni 46.

Ankesë nga neni 43. pika. 1, 2, 3. dhe pika 5. mund të parashtroj përfaqësuesi dhe organizata

e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, respektivisht të drejtat e personave apo

individëve të grupi të caktuar.

Në qoftë se sjellja diskriminuese referohet vetëm në individ të caktuar, prokurorët nga

paragrafi 1 i këtij neni mund të ngrejnë padi vetëm me pëlqimin e tij në formë të shkruar.

Personi i cili me vetëdije i është eksponuar sjelljes diskriminuese, me qëllim që direkt të

verifikoj zbatimin e rregullave për ndalimin e diskriminimit në rastin konkret, mund të ngrej

padi nga neni 43. pika. 1, 2, 3. dhe pika 5. e këtij ligji.

Personi nga paragrafi 3 i këtij neni është i detyruar që të njoftoj përfaqësuesin për aktivitetin e

synuar, përveç se nuk lejojnë rrethanat, si dhe për aktivitetin e ndërmarrë të raportoj

përfaqësuesin në formë të shkruar.

Në qoftë se personi nga paragrafi 3 i këtij neni nuk ka ngritur padi, gjyqi mund ta pyes si

dëshmitar.

Ndaj personit nga paragrafi 3 i këtij neni nuk mund të shquhet kundërshtimi i ndarjes së

përgjegjësisë për dëmin i cili rrjedh nga akti i diskriminmit.

SI TË REALIZOHET UDHËHEQJA E PROCESIT GJYQËSOR STRATEGJIK

"STRATEGJIA" E PROCESIT GJYQËSOR STRATEGJIK

Parakusht për efikasitet të procesit gjyqësor strategjik si metodë e cila përdoret nga ana

e OJQ-ve dhe organizatave tjera është vendosja e rregullave të qarta të përdorimit të saj, duke

përfshirë edhe krijimin e bazave personale dhe materiale të organizatës, analizën e fushave

problematike, vendosjen e rregullave për zgjedhjen e rastit konkret dhe udhëheqjen me rastin

si dhe definimi dhe implementimi i procedurave mbështetëse gjatë procesit strategjik.

Page 52: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

52

BAZAT PROFESIONALE

Bazë e patjetërsueshme (nevojshme) e padisë strategjike është krijimi i kushteve

personale dhe materiale për veprim. Organizata duhet, që në këtë kontekst, të jet e

vetëdijshme për faktet që padia gjyqësore strategjike është proces i cili mund të zgjasë kohë të

gjatë dhe të kërkojë kualifikim të lartë të punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve. Për këtë janë të

nevojshme kushtet e theksuara më tutje:

bashkëpunimi me juristët dhe avokatët e kualifikuar, përfshirë edhe mundësinë e

finansimit të shërbimeve të tyre juridike (në formë të mjeteve finansiare për paga apo

formë tjetër të kompensimit për shërbimet juridike, ose marrëveshjes për bashkëpunim

afatgjatë në formë të ofrimit të shërbimeve juridike pro bono (gratis),

aftësia për rehabilitim të rasteve të rrezikshme për ndonjërin klient – rreziku nga

mossuksesi për rastin është ç’do herë i ndërlidhur me rrezikun e obligimit të klientit që

të bartë shpenzimet e procesit. Padia strategjike në këtë kontekst, nuk duhet të jet

proces në fund të cilit klienti i caktuar të jet i dëmtuar. Klienti duhet të jetë i informuar

për rrjedhën e procesit dhe rrezikun nga mossuksesi. Organizata duhet të përpiqet që të

parandalojë pasojat negative të mossuksesit eventual për klientin përmes sigurimit të

shpenzimeve, krijimit të fondit për mbulesën e harxhimeve në rast të mossuksesit,

pëlqimi i klientit në rrezik të mundshëm për mossukses, etj.,

aftësia që deri në fund të procesit "të jesh me klientin" – organizata do të duhej të

vendos rregullat e sigurimit në qoftë se nuk do të ishte në gjendje të përfundonte rastin

së bashku me klientin (psh. për shkak të ndërprerjes së ekzistmit të OJQ-së, ndryshimi

i prioriteteve) rekomandohet që organizata të sigurojë partner strategjik në procesin

gjyqësor strategjik psh. OJQ partnere, të cilat janë në gjendje të marrin përsipër

udhëheqjen me rastet dhe gjatë procesit t’i ofrojnë mbështetje objektivit të procesit,

aftësia që të sigurohen interesat e ndërlidhura të klientëve – organizata do të duhej të

ishte në gjendje që të mbron pozitën e klientëve në çështjet të cilat indirekt kanë

lidhshmëri me procesin, zakonisht të ofrojnë apo të kontraktojnë për klientin ndihmën

sociale dhe juridike, mbrojtjen nga viktimizimi sekondar, etj.,

sigurimi i përkrahjes – për ndikimin e procesit strategjik në tërë shoqërin është e

pëlqyeshme që organizata të fitoj "partnerë në objektiva-qëllime" posaçërisht, OJQ të

Page 53: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

53

tjera, përfaqësues të fushave akademike dhe juridike, bashkpunëtor nga mediat, etj., të

cilët do të përkrahin objektivat (qëllimet) e procesit.

Këtu është e nevojshme që të theksohet, që bazat profesionale të organizatës nuk do të thotë që detyrimisht të kuptojnë, që duhet të bëhet për organizatë e cila punëson dhjetëra ekspertë. Kur Poradna ka filluar të punoj me familjet Walla dhe Havelka, ishte një organizatë e vogël e cila ka pasur nën 10-të të punësuar dhe bashkëpunëtor. Parakusht për sukses ka qenë njohja e mirë e terrenit (kyçja e punëtorëve social profesional të cilët ç’do ditë kanë lëvizur në mjediset e varfëra) nga e cila ka rrjedhur njohja shumë e mirë e problemeve „tipike“ klientëve „tipik“ (njohja e nevojave të ndryshimeve sistemike), gatishmëria e hyrjes „në ujra të panjohura“ (para së gjithash të jesh në gjendje të pranosh refuzimin apo rezistencën e komunitetit profesional, duke llogaritur edhe në etiketimin si „persona problematik“ apo aktivistë në kuptimin pezhorativ), aftësia për gjetjen apo gjenerimin e mjeteve për mbulimin e rrezikut nga mossuksesi; edhe pse nga procesi nuk rrjedh obligimi i pagesës së shpenzimeve të procesit dhe në këto lëndë një obligim i tillë edhe nuk është krijuar, kjo mundësi në anën e Poradna-s ka pasur dhe ka rëndësi të madhe para së gjithash në rastet tipike të procedurave antidiskriminuese, juridikisht know-how (si përmes të punësuarve specialist juridik, ashtu edhe me realizimin e bashkëpunimit me avokatë me renome, i cili në mes të tjerash specializohet edhe në ankesa në gjykatën Evropiane të drejtave të njeriut) dhe bashkëpunimi me subjektet publike politike (në nivel të udhëheqjes, përfshirë edhe ministritë, organet këshillëdhënëse, personalitetet politike, psh., deputetët) dhe mediat.

PËRZGJEDHJA E FUSHAVE DHE CAQEVE STRATEGJIKE (NEVOJAT E KOMUNITETIT)

Organizata duhet të jet e sigurtë për fushën dhe caqet (objektivat) të cilat synon t’i

arrin përmes aplikimit të procesit gjyqësor strategjik. Objektivi i procesit duhet të rrjedh nga

interesi shoqëror, parakusht për përdorimin e kësaj metode është njohja e shkëlqyeshme e

kushteve, në të vërtetë veprimi në fushën dhe komunitetin e prekur. Do të ishte jashtë frymës

së kësaj metode, në qoftë se do të fokusohej në fusha të cilat nuk përjetohen si një prej

prioriteteve nga ana e pjesmarrësve të prekur, respektivisht në qoftë se do të paraqiste

"procesin strategjik i cili është objektiv i vetëvetes". Organizata për këtë arsye gjatë

formulimit të caqeve apo objektivit dhe fushave duhet të mbështetet në përvojat dhe njohurit e

saj të gjata dhe gjithëpërfshirëse. Procesi gjyqësor strategjik duhet të bazohet edhe në metoda

tjera të cilat përdoren nga ana e organizatës në punë me komunitetin (këshillat sociale dhe

juridike, puna në terren, hulumtimet etj.).

Page 54: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

54

Organizata në këtë mënyrë do të duhej paraprakisht të definoj objektivat shtategjike

dhe fushat, por duke ditur që ky definim nuk është (sepse objektivisht është e pamundur) i

mbyllur dhe se gjatë punës me klientë mund të krijohen probleme të reja të cilat më herët nuk

janë vërejtur e të cilat duhet zgjidhur, respektivish në to të paralajmërohet.

Poradna gjatë përzgjedhjes së rasteve individuale (jo vetëm në rastin Walla dhe Havelka) është nisur nga njohja e fushave problematike. Në kohën e inicimit të procedurave të përmendura këtu është bërë fjalë për një punë sociale intenzive para së gjithash në rrethin e Pragës, nga e cila ka dalë njohja e problemeve të përbashkëta të të gjithë klientëve. Gjithashtu Poradna momentalisht vepron në disa regjione të Republikës Çeke përmes zyrave lokale të saj dhe në këtë mënyrë është e aftë të reagoj në probleme specifike regjionale, njëkohësisht edhe t’i krahasoj ato, në bazë të së cilës më vonë identifikohen fusha të rëndësishme të cilat kërkojnë zgjidhje në nivel shtetëtor. Tek identifikimi i temave strategjike Poradna gjithashtu përdorë përfshirjen e punëtorëve të saj në organet këshillëdhënëse dhe grupet punuese në nivel qendror. Pjesmarrja në të gjitha organet është e rëndësishme për arsye se ofron mundësin që të verifikohen dhe vlerësohen pengesat objektive dhe mundësia e ndryshimeve sistemike në bazë të masave publike politike, apo në anën tjetër pamundësinë objektive të këtyre ndryshimeve me masa praktike, respektivisht nevojën e inicimit të procesit gjyqësor.

PËRZGJEDHJA E KLIENTËVE

Për rastin specifik strategjik do të duhej të përzgjedhet klienti situata e të cilit në

fushën strategjike është simptomatike (klienti paraqet lëndë tipike të diskriminimit, qasjen jo

të barabartë të cilën nuk e ka nxitur vet etj.) në ndjenjën e rrethanave personale rasti ka

rëndësi të veçantë për klientin (për shembull, diskriminimi në banim për klientin është "fatal"

klienti objektivisht nuk ka mundësi tjetër, sjellja diskriminuese paraqet ndikim konkret dhe të

rëndësishëm në klientin). Do të duhej një paditës "ideal" (klienti nuk është person i cili për

shoqërinë është kontroverz apo paraprakisht josimpatik, përshembull për shkak të mënyrës së

jetesës, të kaluarës kriminale, etj., – por, ky kriterium duhet marrë me rezervë, psh., tek

diskriminimi i personave të cilat kanë vuajtur dënimin me burg në tregun e punës nuk është e

mundur që të kërkohet klienti pa të kaluar kriminale). Klienti duhet të jet i vetëdijshëm në

rrezikun e procesit të padisë (klienti duhet të jet i pajtimit me objektivin e procesit strategjik

dhe i gatshëm të rrezikoj humbje apo mossukes) dhe të kuptoj lëndën (respektivisht klienti të

ketë mundësin që lirshëm dhe pavarur të vlerësoj rrezikun e ankesës). Faktor i rëndësishëm në

përzgjedhjen e klientëve është natyrisht vlerësimi i "aktivitetit" të lëndës së tij, gjegjësisht

faktit se a mos është vjetërsuar lënda apo të drejtat e klientit.

Page 55: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

55

Siç edhe është përmendur, Poradna në rastet Walla dhe Havelka para fillimit të procesit shumë mirë e ka njohur situatën e të dy familjeve, përmes punës së mëhershme sociale me familjet janë zgjedhur probleme tjera, para së gjithash gjatë sigurimit të strehimit dhe situatës finansiare. Duke pasur parasysh bisedat e shpeshta dhe të hollësishme të punëtorëve social të Poradna-s me viktimat (familjet), Poradna ka qenë e njoftuar me situatën. Në bazë të kësaj para fillimit të procesit ka qenë e verifikuar se ekziston lidhja e fortë emocionale në mes të prindërve dhe fëmijëve (çka në fund edhe ka konstatuar gjykata), dhe se është në interes të fëmijëve që të vazhdojnë rritjen në familjen e tyre dhe se problemet e të dy familjeve janë parasëgjithash të natyrës materiale. Gjithashtu ka qenë e verifikuar se prindërit kanë interes të vërtetë dhe serioz për kthimin e fëmijëve dhe se janë në gjendje që të angazhohen në procese gjyqësore shumëvjeqare. Gjithashtu Poradna ka qenë e vetëdijshme që „asnjë nga rastet nuk është bardh e – zi dhe se që gjithmonë ekzistojnë gjëra që mund t‘i kalohen të dy anëve“ (cit. Strupek David, Judikatura Evropského soudu pro lidská práva – kauza Havelka versus Česká republika, in Sborník příspěvků, Konference Sociální bydlení: Předcházení tvorby sociálně vyloučených lokalit, Kancelář veřejného ochránce práv, 2008, str. 55), respektivisht që gjatë procesit në njërën anë mund të paraqitet ndonjë element problematik (psh. konsumimi i tepërt i alkoolit, çka edhe në një rast edhe ka ndodhur, edhe pse ky pohim ka qenë i kontestuar gjatë procedurës gjyqësore; në bazë të këtij dyshimi punëtorët social përsëri kanë verifikuar, që ky fakt asgjë nuk ndryshon dhe as që mund të ndryshojë në stabilitetin e marrëdhënieve familjare në mes të prindërve dhe fëmijëve), ose klientët gjatë procesit mund të ndërprejnë bashkëpunimin nga arsye të ndryshme.

SIGURIMI I NEVOJAVE TË KLIENTËVE (VIKTIMIZIMI), REHABILITIMI I RREZIKUT NGA

MOSSUKSESI (SHPENZIMET E PROCESIT)

Objketivi i procesit strategjik është që të arrihen ndryshimet sistemike, arritja e

ndikimit gjithëpërfshirës i cili ka rëndësi për shoqërinë apo komunitetin në tërësi. Në këtë

proces, megjithatë, nuk guxojnë asnjëherë të harrohen interesat dhe nevojat e klientit konkret,

klienti nuk guxon të jet vetëm instrument për arritjen e "objektivave të larta". Për këtë arsye

rekomandohet që organizata para së gjithash të ketë zgjidhje të formuar për mbështetje sociale

dhe juridike për klientët gjatë kohës së udhëheqjes së procesit (psh. kapacitet se si të

ndihmohet në sigurimin e vendit alternativ të punës, të ardhurave, banimit, etj.), si dhe për

përkrahjen e klientit gjatë viktimizimit sekondar34

, deri tek e cila vie pikërisht si rezultat i

procesit të padisë. Siç është përmendur, organizata duhet të instaloj procedura për rehabilitim

34 Viktimizimi sekondar: eksponimi sekondar i viktimës me barrë shtesë emotive dhe faktike në lidhje me mbrojtjen nga

diskriminmi, zakonisht nga detyrimi që pandërprerë t’i kthehet lëndimeve dhe traumave të përjetuara në kuadër të

procedures, apo pas publikimit të identitetit të viktimës në kuadër të procesit të mbrojtjes, eksponimi i viktimës sulmeve

të lidhura diskriminuese (në formë të përkujdesjes - shfrytëzimi i mbrojtjes, në formë të stigmës – perceptimi i viktimës

si "ankues"), në rastet ektreme gjithashtu eksponimi i viktimës akuzave se vetë viktima është fajtor, apo se diskriminimin

e përjetuar e ka shkaktuar me sjelljet e veta.

Page 56: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

56

apo zvoglim të ndikimit të procesit gjyqësor strategjik në situatën personale të klientit në rast

të mossuksesit në kontest, para së gjithash nga rreziku i detyrimeve të palës së pasuksesshme

që të paguaj shpenzimet e procesit.

Në rastet Walla dhe Havelka mund të tregohet mirë se si është e nevojshme ndihma sistematike dhe bashkëpunimi që u ofrohet klientëve gjatë rastit në tërësi. Deri tek privimi i fëmijëve nga familjet ka ardhur në vitet 2000. dhe 2004. Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut ka konfirmuar shkeljen e Konventës tek në vitin2006., respektivisht 2007. Ndërprerja e kontaktit të përditshëm të fëmijëve dhe prindërve ka zgjatur disa vite. Poradna tërë këtë kohëka punuar me familjet dhe ka motivuar klientët që prindërit dhe fëmijët të mbesin në kontakt edhe pse kohë pas kohe, dhe të mos i lerë shpresa dhe të përpiqen që të ripërtrihen lidhjet standarde edukuese të familjes. Poradna tërë kohën ka bashkëpunuar me prindërit përmes punëtorëve social, ka ndihmuar në përmirësimin e kushteve sociale dhe ka bërë pregatitjen e ripërtrirjes së formës standarde të edukimit familjar të familjes. Gjithashtu, Poradna gjithmonë është përpjekur që të jet e aftë që plotësisht ose pjesën më të madhe të harxhimeve eventuale të procesit t’i bart vet (në rast të mossuksesit) dhe ka pasur rezervë të krijuar finansiare (mjetet e organizatës) të dedikuar për rast të harxhimeve eventuale. Është e nevojshme që të përmendet se sigurimi i një finansimi të tillë nuk është i thjeshtë, relativisht rëndë është që të gjendet donatori i cili është i gatshëm të finansoj, shpenzimet eventuale paraprakisht vështirë të parashikueshme të procesit gjyqësor, të cilat është e nevojshme që të paguhen shpesh tek pas disa viteve pas marrjes së mjeteve finansiare apo të cilat nuk është e nevojshme fare të kthehen (në rast të suksesit). Mund të rekomandohet që për këtë qëllim të shfrytëzohen donatorët (joqeveritar apo jashtinstitucional) nga programet e të cilëve mund të finansohet një „avans“ i tillë (psh. Open Society Institute). Në secilin rast veç e veç nga praktika e Poradne-s është kusht i pashmangshëm për nisjen e procesit gjyqësor, marrëveshja se deri në cilën masë Poradna është në gjendje të bartë shpenzimet e udhëheqjes së procesit, me pëlqim të qartë që rreziku i procesit gjyqësor (duke përfshirë edhe shpenzimet eventuale) të pranoj me dije dhe se do të merr pjesë në shpenzime plotësisht/në një masë të caktuar/me vlerë të caktuar. Një pëlqim i tillë është i nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të klientit dhe OJQ. Me siguri se nuk ekziston rezultat më i keq procesit gjyqësor strategjik se procesi gjyqësor në mes të klientit dhe OJQ për kompensimin e dëmit.

ANALIZA E PËRPARËSIVE DHE RREZIKUT KONKRET TË "PROCESIT STRATEGJIK", PROCESI

SIMULTAN

Organizata duhet paraprakisht të vendosë procedurat juridike konkrete përmes së

cilave në rastet konkrete do të arrijë qëllimet apo objektivat e caktuara. Për ç’do rast eventual

organizata do të duhej të din përparësit dhe rreziqet e procedurave të pranueshme juridike dhe

të ketë aftësi të zgjedhjes së shpejtë të procedurës e cila është më e përshtatshme për rastin

Page 57: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

57

konkret. Natyrisht, zgjedhja e procedurës së caktuar gjithmonë bëhet në bashkëpunim të

ngushtë me avokatin dhe klientin, i cili duhet të jet i informuar në mënyrë precize me rrezikun

dhe përparësitë respektivisht duhet të jet saktë i këshilluar në lidhje me to. Për ç’do rast, duhet

vështruar procedurat e mundshme:

procedura administrative (ndikimi i tyre mund të duket më pak i rëndësishëm

sistematikisht, por në disa raste kjo mund të jet parakusht i detyrueshëm për procedurë

gjyqësore; në disa raste është e mundur që të arrihet ndryshimi në praktikën e qasjes së

organit qendror administrativ pa përzierjen e gjykatës; në rastet e procesit

administrativ apo mbikqyrës-disiplinor rezultati mund të paraqes përkrahje të

rëndësishme apo argument në procesin gjyqësor),

procedura civilo-juridike, tek e cila është e nevojshme më tej të shqyrtohet procesi i

caktuar (psh. ankesa për mbrojtjen e personalitetit, për kompensimin e dëmit,

mbrojtjen e gjendjes momentale, anulimi i vendimeve juridike, etj.),

procedura penale,

procedurat sui generis (e llojit të veçantë), psh. iniciativat kah zyra e avokatit të

popullit për ndërrmarrjen e hetimit, kompensimin e dëmit shtetëror apo administratës

publike për shkak të procedurës udhëheqëse jo të mirë.

Është e nevojshme që të merret parasysh edhe pozita e të pandehurit, respektivisht të

përzgjedhet organi konkret në cilësin e të pandehurit apo kundërvajtësit (personi fizik, personi

juridik – punëdhënësi i kundërvajtësit konkret, etj.), gjithashtu në sensin e aftësive që të

argumentohet fajësia e të pandehurit.

Gjithashtu nuk guxon të harrohet që rëndësia strategjike e rastit nuk është detyrimisht

e lidhur me klientin, i cili ndodhet në cilësin e paditësit. Kundrejt kësaj, objektivat

strategjike mund të jenë, varësisht nga rrethanat, të arritshme edhe përmes

përfaqësimit juridik të klientit në cilësin e të pandehurit.

Është e rëndësishme që të theksohet që në rastin konkret mund të përdoren më shumë

procedura ligjore të ndryshme njëkohësisht. Përparësit e kësaj procedure janë:

rezultati i procesit mund të shpejtohet,

suksesi në njërin lloj të procedurës mund të përdoret si dëshmi në favor të procedurës

së llojit tjetër,

Page 58: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

58

procedurat individuale mund të kenë ndikim në target grupe të ndryshme apo organe

shtetërore për të cilat rezultati në ndonjë lloj tjetër të procesit nuk do të ishte

"interesant".

Në rastet Walla dhe Havelka strategjia e procesit ka qenë thjeshtë e dhënë, ka qenë e mundur që të përdoren vetëm instrumentet standarde të mbrojtjes në proces gjyqësor, respektivisht: përfaqësimi i klientit para shkallës së parë të gjykatës – ankesa – padia kushtetuese – ankesa evropiane. Në lëndën për kujdesin mbi të miturit, për të cilët është bërë fjalë në këtë rast, organi kompetent shtetëror (veprimi i të cilit gjithashtu mund të kërkohet, në apo jashtë procesit gjyqësor) është organ i mbrojtjes sociale të fëmijëve. Duke pasur parasysh që procedura e privimit të fëmijëve në të dy rastet ka qenë e nisur me iniciativën e këtij organi shtetëror dhe se gjatë procedurës është treguar qasja e këtij organi, i cili ka qenë në kundërshtim me interesin e fëmijëve (edhe pse kjo është konstatuar më pas vetëm në gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut), nuk ka pasur kuptim të inicohet apo të mendohet për inicimin e një procedure paralele në këtë organ. Në rastet e pastra antidiskriminuese, në bazë të rrethanave konkrete të rastit, Poradna shpesh nisë aktivitete të tilla (psh. propozimi për nisjen e procedurës udhëheqëse) te organet udhëheqëse apo organet tjera shtetërore (inspeksioni tregtar, inspeksioni arsimor, etj., apo zyra e Avokatit të popullit) a kjo para së gjithash nga arsyeja e sigurimit të argumenteve për proces gjyqësor. Në aktivitetet antidiskriminuese të Poradna-s (para së gjithash në fushën e qasjes në mallëra dhe shërbime) si shumë të mira (suksesshme) janë treguar përshirja e organeve të përndjekjes penale, respektivisht paraqitja e sjelljes diskriminuese organeve policore (thirrja eventuale e patrullës së policisë). Në këtë rast policia është e obliguar që të mbajë një protokol për paraqitjen, eventualisht procesverbal zyrtar për hetimin në vend të ngjarjes, ç’ka më vonë mund të përdoret në proces gjyqësor si dëshmi për gjendjen objektive të gjërave në vendin ku ka ardhur deri te diskriminimi.

SIGURIMI DHE VERIFIKIMI I ARGUMENTEVE (BARRA E PËRBASHKËT E ARGUMENTIMIT,

MJETET SPECIFIKE TË ARGUMENTIMIT - STATISTIKA, HULUMTIMET, SISTEMET E HUAJA

JURIDIKE, TESTIMI)

Me mjetet specifike të argumentimit në fushën e luftës kundër diskriminimit,

respektivisht procesit gjyqësor strategjik përgjithësisht, do të merremi në një kapitull tjerër të

këtij manuali. Në këtë vend dëshirojmë vetëm të theksojmë: që të arrihet qëllimi i procesit

strategjik, duhet të përkushtohet vëmendje e veçantë në sigurimin e dëshmive në rastin

konkret. Gjithmonë duhet të kemi në mendje se esenca e procesit gjyqësor strategjik është

inicimi i proceseve dhe zgjidhjeve (vendimeve) inovative, të cilat sipas definicionit kërkojnë

sa më shumë që është e mundur pozitë më të mirë procedurale dhe argumentuese të paditësit

(respektivisht klientit).

Page 59: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

59

Ndikimi i rëndësishëm i rasteve strategjike është edhe në atë që mund të nxisin

gatishmërinë e gjykatave apo organeve tjera që të lejojnë në proces argumente inovative të

cilat deri më tani nuk janë pranuar në praktikën e përgjithshme (psh. biseda për punësim e

inçizuar nga telefoni mobil, hulumtimet sociologjike për pozitën e target grupeve të prekura

në regjion, të dhënat statistikore, konkludimet e testimeve situacionale).

Në këtë kontekst gjithashtu si argumente mbështetëse apo materiale të cilat mbështesin

argumentimin e paditësit rekomandohet që të përdoren jo vetëm përgjithësisht vendimet e

obligueshme gjyqësore (zakonisht në kuptim të vendimit gjyqësor të gjykatës Evropiane për

të drejtat e njeriut - ECHR), por edhe praktikës gjyqësore të gjykatave të afërta ndërkombëtare

(psh. gjykata e drejtësisë së Unionit Evropian) apo gjykatave më të larta në shtetet fqinje (ose

shteteve të cilat janë të themeluara në parime të lidhura juridike, respektivisht të cilat përdorin

sistem juridik të njëjtë).

VENDIMI "DUROJMË DERI NË FUND", GATISHMËRIA E "HUMBJA E INTERESIMIT" PADITËSIT

(HUMBJA E ENTUZIAZMIT ME KALIMIN E KOHËS, VIKTIMIZIMI)

Siç edhe është përmendur, parakushti kryesor për sukses të procesit strategjik është

vetëdija që rasti strategjik është "rrugë e gjatë", si dhe gatishmëria e organizatës që të kalojë

këtë rrugë dhe gjatë kësaj rruge të udhëheq edhe klientin e vet. Organizata për këtë arsye

duhet të instaloj edhe sigurimin (marrja e rastit nga ndonjë organizatë tjetër) për ç’do rast të

ndonjë situate të paparashikuar, në bazë të të cilave organizata do të detyrohet të lëshoj rastin

e klientit. Gjithashtu organizata duhet paraprakisht të llogaris në mundësit që rasti të bëhet

"jointeresant" për vetë klientin, i cili me vetëiniciativë mund të heq dorë. Në këtë rast mund të

rekomandohet që organizata gjatë inicimit të një rasti strategjik të mos lëshojë fushën

strategjike por të tentojë të nis edhe kontest tjetër të ngjashëm, çka mund të parandaloj

"vdekjen" e procesit strategjik para arritjes së çfarëdo rezultatati. Duhet megjithatë të

theksohet, që zgjedhja e një situate të tillë asnjëherë nuk është dhe nuk mund të bëhet

procedurë pa pëlqimin e klientit (nuk mund të lejohet që organizata e cila përfaqëson interesat

e klientit, pa marrë parasysh objektivin strategjik, të vie në pozitë të subjektit i cili dëmton

interesat e klientit).

Organizata duhet të jet e gatshme në mundësin të mossuksesit të pjesërishëm, të mos

humbet guximi për shkak të humbjes së ndonjërit prej proceseve në ndonjë instancë

Page 60: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

60

gjyqësore. Parakusht për proces gjyqësor të suksesshëm është besimi i fortë në korrektësin

dhe nevojën e lëndës së procesit (padis), e cila reflektohet në gatishmëri që të përdoren

instrumente të jashtëzakonshme juridike dhe udhëheqjen e procesit jo vetëm në nivel

nacional, (gjykata Supreme, gjykata Kushtetuese), dhe nëse është e nevojshme edhe në nivel

ndërkombëtar (gjykata Evropiane për të drejta të njeriut).

METODAT PËRCJELLËSE (EDUKIMI, PROMOVIMI, PUBLIKIMET, FUSHATA, LOBIMI)

Në qoftë se objektivi i procesit strategjik është arritja e ndryshimeve sistemike

(përfshirë edhe qëndrimin e shoqërisë, qytetarëve), procesi asnjëherë nuk do të duhej të

përfundoj me nisjen e rastit konkret. Ndryshimi i sistemit, i cili është arritur përmes procesit

gjyqësor strategjik, duhet të ketë përkrahjen e gjerë të shoqërisë (përndryshe do të duhej të

pyesim veten – se a bëhet fjalë me të vërtetë për ndryshim të rëndësishëm shoqëror apo vetëm

për interes të një grupi të interesit, i cili nuk ka as përkrahjen në grupin apo komunitetin e

prekur?). Për këtë arsye, paralelisht me nisjen e procesit gjyqësor strategjik, është e

patjetërsueshme që t’i ofrohet mbështetja rastit konkret, që të forcohet ndërgjegjja për rastin

dhe të inicohet debat i gjerë shoqëror. Është e nevojshme që të përmendet se procedura

gjyqësore mund të zgjasë (disa vite) dhe se organizata nuk mund "të flejë nën dafina" vetëm

për arsye se padia është ngritur, por duhet të përpiqet që të sigurojë që gjatë procesit gjyqësor

lënda e kontestit të mbetet në ndërgjegjen e shoqëris, respektivisht që lënda e padisë të ruaj

elemente të caktuara të seriozitetit dhe të jet intresante. Nuk guxon të harrohet në atë që

rezultatet e këtyre aktiviteteve përcjellse mund të jenë kriterium relevant për rezultatin

përfundimtar. Prandaj mund të rekomandohet që vetë organizata njëkohësisht për procesin

strategjik të informoj publikun (qytetarët) për gjendjen e lëndës, para së gjithash përmes

këtyre aktiviteteve:

publikimi i mendimit dhe qëndrimit personal se është e nevojshme të ndryshohet

praktika,

puna efikase me mediat, i cili kohë pas kohe do të raporton për rrjedhën e procesit

stategjik dhe problemet me të cilat organizata ballafaqohet në aktivitetet e tjera të saj,

të kërkohen raste tjera të rëndësishme dhe të tregohet në mangësit e praktikës

(përvojës),

kryerja e hulumtimit në fushën e caktuar apo përfshirja në hulumtime të tilla,

Page 61: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

61

bashkëpunimi me çarqet akademike, shfrytëzimi i përvojave dhe njohurive të

studentëve (puna vullnetare, stazhimi, konsultat me punimet e diplomave dhe punimet

tjera të studentëve, etj.),

evidentimi statistikor dhe publikimi i aktiviteteve lidhur me punën me klientët,

inicimi dhe organizimi i debateve dhe seminareve me qytetarët,

kryerja e edukimit për mjetet juridike preventive dhe mbrojtja e të drejtave në

komunitetin e cakutar,

në qoftë se ekzistojnë mundësit (posaçërisht finansiare) nisja e fushatës drejtuar

publikut të gjerë, psh., përmes fushatës publicitare.

Te secili rast strategjik me të cilin Poradna është marrë ose po merret, element i nevojshëm shtesë gjithmonë ka qenë edhe informimi i publikut apo publikut profesionist për rrjedhën e procesit. Poradna që nga fillimi i ekzistimit të saj ka informuar para së gjithash publikun profesionist kryesisht përmes veprimit të saj në organet këshilldhënëse të institucioneve shtetërore apo në grupet punuese – organet e administratës publike. Tek prezantimi i rastit gjithmonë është e nevojshme të zgjedhet element i atillë, i cili mundet në mënyrë të përshtatshme të depërtojë deri tek resipienti (marrësi) i fushatës informative. Në disa raste ndikimin më të madh mund ta ketë fushata mediale apo fushata tjetër „masovike“, në disa raste shumë më efikase mund të jet fushata e adresuar direkt në publikun profesional, respektivisht në ata individë të cilët janë të aftë realisht të ndikojnë në politikë. Në shumë raste strategjike bëhet fjalë për tema aq specifike saqë është shumë vështirë të depërtohet deri tek shtresa e gjerë e qytetarëve, psh. reklama apo fushata mediale. Mund vetëm të rekomandohet bashkëpunim i ngushtë me ekspertët për marketing dhe raport me publikun tek prezantimi i problemit dhe temës si gjatë kohës së zhvillimit të tij ashtu edhe pas përfundimit.

ZBATIMI NË PRAKTIKË (FUSHATA, DEBATI PUBLIK, UDHËZUESIT INTERPRETATIV,

PROJEKTPROPOZIMET E LIDHURA, MONITORIMI I ZBATIMIT, PROCESET STRATEGJIKE TË

LIDHURA)

Duhet të theksohet se suksesi i procesit gjyqësor strategjik (jo detyrimisht të jet) nuk

arrihet në momentin kur organizata arrin sukses në rast të caktuar. Procesi gjyqësor strategjik,

nuk ndalet me këtë sukses, përkundër kësaj për arritjen e ndryshimeve të vërteta dhe konkrete

janë të nevojshme aktivitete të mëtejshme, për të cilat ky sukses (verdikti gjyqësor), është

Page 62: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

62

parakusht i rëndësishëm. Në shembullin e verdiktit të gjykatës Evropiane për të drejtat e

njeriut në lëndën D.H. kundër Republikës Çeke (2007.) është e mundur të tregohet që edhe

pas konstatimit për ekzistimin e diskriminimit ndaj fëmijëve romë në qasjen për edukim

pavarësisht verdiktit i cili ka thirrur autoritetet Çeke që të ndërmarrin masa që të parandalojnë

këtë lloj të diskriminimit, nga ana e autoriteteve shtetërore Çeke ende de facto nuk janë kryer

ndryshime sistemike për qëllim të implementimit të verdiktit, respektivisht vetëm verdikti i

gjykatës nganjëherë nuk është i mjaftueshëm që të arrihet optimalizimi i praktikës. Nga kjo

organizata do të duhej të ishte e gatshme, vetë apo me ndihmën e rrjetit të partnerëve të punoj

më tutje me rezultate të suksesshme të procesit strategjik dhe të promovoj aplikimin e saj në

praktikë. Në kontekstin e përmendur, duhet të përpiqemi që secilit proces gjyqësor strategjik

të suksesshëm t’i kushtohet vëmendje e caktuar e publikut profesional dhe atij laik. Rezultati i

procesit do të duhej të publikohej duke përdorur metodat e përmendura përderisa njëkohësisht

është e nevojshme të kërkohet aplikimi i rezultateve në praktikën e përgjithshme juridike duke

përdorur citimin e procesit strategjik të suskesshëm në procese tjera të cilat merren me çështje

juridike të ngjashme.

Në rastet Walla dhe Havelka Poradna nga verdikti i gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut (ECHR) e udhëhequr me iden që verdikti gjyqësor gjithmonë është „vetëm“ pikënisje për ndryshimin e praktikës dhe se për këtë është e nevojshme që përherë të përsëritet dhe citohet ky verdikt. Me këtë që ECHR ka konstatuar shkelje të kushtetutës, në këto raste konkrete ka ardhur deri te korrigjimi i intervenimeve konkrete shtetërore në gjendjen e këtyre dy familjeve. Për fat të keq, as perspektiva që shkeljet e ngjashme të kushtetutës në raste të ngjashme do të nxisin vendime të ECHR, nuk është kriterium mjaft i rëndësishëm tek vendimmarrja e organeve shtetërore në rastet e ngjashme. Nga ky arsyetim Poradna nga fillimi dhe verdikti i ECHR bën një fushatë për ndryshimin e praktikës në lëndët e edukimit institucional. Poradna në këtë lëndë konkrete nuk e ka zgjedhur formën e fushatës në media, për arsye se është dukur e papërshtashme. Nga ana tjetër Poradna vendimet dhe argumentet juridike në këtë rast i përdorë në cilin do kontakt me akterët e institucioneve të administrimit publik në nivel lokal apo shtetëror (zyrtarët e ministrive kompetente, organet e mbrojtjes sociale të fëmijëve, të punësuarit të ashq. edukimi institucional, politikanët), gjithashtu edhe me klientët të cilët kanë motivim të mbrohen nga intervenimet joligjore, me mediat në rastet e reja dhe natyrisht indirekt me gjykatat – në ç’do rast të ngjashëm i cili i përket klientëve të Poradna-s, juristët e Poradna-s në argumentimet e tyre përdorin konkludimet e ECHR. Tek secili rast i procesit strategjik është e nevojshme të llogaritet në atë që vendimi pozitiv i ECHR (si dhe tek vendimet e gjykatave shtetërore të instancës më të lartë) i sjell siguri viktimës konkrete – klientit dhe „siguria nga largësia“ e publikut; e largët sepse cili do vendim i gjykatës së instancës më të lartë nuk siguron që të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe shkallës së dytë në secilin proces të ardhshëm do të vendosin njëjtë (gjithësesi, në qoftë se kjo

Page 63: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

63

do të ishte ashtu, koncepti i intervenimeve të jashtëzakonshme juridike, gjykatave kushtetuese dhe ndërkombëtare nuk do të kishte kuptim – një gjendje e tillë mund të krijohet vetëm në Utopi, sepse të gabosh është njerëzore...).

KONKLUZIONET – PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E PROCESIT GJYQËSOR STRATEGJIK

Siç është përmendur, procesi strategjik është metodë e rëndësishme për arritjen e

ndryshimeve sistemike në fushat me të cilat merren OJQ-të. Në vlerësimin se a është mënyra

"më e përshtatshme" që të arrihen objektivat specifike sistemike gjithmonë duhet të merret

parasysh se bëhet fjalë për metodë e cila ka përparësitë e veta të pakontestueshme por edhe

mangësitë e pakontestueshme, kurse më të rëndësishmet mund të përmblidhen kështu:

PËRPARËSITË:

rasti individual i klientit konkret mund të ketë implikime masovike juridike dhe

shoqërore,

për promovimin e objektivit të përgjithshëm përdor fuqinë gjyqësore, ç’ka mund të

ketë ndikim të madh në ndryshimet e praktikës ekzekutive dhe ligjëvënëse (në disa

sisteme mund të bëhet fjalë për garanci apo konstatimin e ligjshmërisë),

kjo metodë krijon precedent, i cili bile edhe në sistemin i cili nuk është i themeluar në

precedente (praktikën gjyqësore) mund të ketë masë të lartë të bindshmërisë,

rrit interesin e publikut të gjerë për temën, posaçërisht përmes raportimit të mediave,

mund të sjell deri tek ndikimi konkret politik (psh. duke pasur parasysh presionin

politik nga institucionet dhe gjykatat ndërkombëtare, apo në rrezikun për

kompensimin e dëmit nga ana e shtetit në rastet e ngjashme )

teston dhe sqaron përmbajtjen e ligjeve aktuale dhe futjen e barierave për aktivitetet

shtetërore forcon përgjegjësin e saj.

MANGËSITË:

rezultati i kontestit (procesit) mund të mos jet i sigurt,

lënda kontestuese mund të mos fitoj gjithëherë përkrahjen publike, suksesi në rastin e

caktuar mundet edhe të thelloj pakënaqësin e publikut të gjerë,

kontesti (procesi) mund të përfundoj për shkak të humbjes së interesimit të klientit,

Page 64: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

64

arritja e suksesit në vetë rastin mund të mos sjellë deri te pranimi i vendimit nga

publiku laik dhe ai profesional dhe mund të mos sjellë deri tek implementimi i

vendimeve në praktikën politike dhe praktikën e administrimit publik,

procesi gjyqësor strategjik mund të mos pranohet pozitivisht ne vetë komunitetin e

prekur, psh., mund të konsiderohet si zgjidhje „shumë juridike “,

procesi gjyqësor strategjik mund të sjellë deri tek zgjidhja në periudhë kohore

afatëgjate, kjo metodë gjithashtu mund të jet shumë e shtrenjtë, në disa raste qasje më

e përshtatshme mund të jet metoda e dialogut politik apo shoqëror.

Në fund është e rëndësishme të thuhet se çfarë ka qenë rrjedha e rasteve Walla dhe Havelka para gjykatës. Siç është thënë, gjykatat shtetërore i kanë dhënë prioritet mbrojtjes materiale të fëmijëve para aspektit të lidhjes emocionale dhe mjedisit edukativ në familje. Kurse gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut këtë e ka vlerësuar si ndërhyrje në të drejtën e respektimit të jetës familjare. Në rastin e Walla prindërit gjithë kohën me anë të punëtorëve social kanë tentuar të stabilizojnë kushtet e tyre të banimit. Dhe deri në vitin 2006 nuk ia kanë arritur të kthejnë fëmijët në gjirin e tyre, dy fëmijët më të vegjël kanë qenë të dorëzuar në familje kujdestare (për rritje). Edhe pse gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit disa herë është marrë me gjendjen e kësaj familje, të dy gjykatat kanë përsëritur konstatimin se prindërit me të vërtetë përpiqen të përmirësojnë mjedisin jetësor për fëmijët, dhe se në këtë nuk ia arrijnë si duhet, nuk kanë banim (strehim) të përhershëm dhe për këtë arsye nuk është e mundur që fëmijët t’i kthehen familjes së tyre. Për këtë rast ka vendosur edhe gjykata kushtetuese në vitin 2004, ajo ka anuluar vendimet e gjykatave në instancë më të ulët, sipas të cilave nuk është e nevojshëm pëlqimi i prindërve për adoptimin e fëmijëve të tyre më të vegjël, në pjesën e cila i përkiste papranueshmërisë së privimit të fëmijëve nga prindërit për shkaqe të kushteve materiale (banimit), megjithatë ka refuzuar ankesën kushteutese. Në kohën kur gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka sjellur vendimin fëmijët kanë qenë ende jashtë familjes së tyre. Gjykata Evropiane në tetor të viti 2006 ka konstatuar që me procedurat e organeve të administratës publike Çeke ka ardhur deri tek shkelja e nenit 8 të Konventës. ECHR ka konstatuar, që në procedurat para gjykatave Çeke nuk kanë qenë të kontestueshme mundësitë edukative dhe emocioanle të prindërve, me atë që mangësitë materiale të mjedisit të caktuar kanë mundur të zgjidhen me mjete tjera të caktuara (të cilat kanë mundur t’i ofrojnë organet e administrimit publik apo kanë mund të ofrohen në bashkëpunim me këto organe), në lëndë nuk ka ekzistuar hapësirë juridike për ndarje të plotë të familes. ECHR në këtë mënyrë ka vendosur që ndarja e dhunshme e familjes paraqet intervenim i cili nuk e justifikon dëmin i cili i shkaktohet familjes për shkak të kësaj ndarje dhe se është bërë fjalë për masë e cila nuk ka qenë e detyrueshme në shoqërin demokratike. Në rastin Havelka gjykata e shkallës së parë dhe shkallës së dytë gjithashtu kanë insistuar në edukimin institucional të fëmijëve. Ankesa kushtetuese në këtë lëndë ka qenë e refuzuar si e papërshtashme sepse sipas kushtetutës së Republikës Çeke nuk ka ardhur deri tek shkelja e të drejtave të njeriut. Përsëri vetëm në bazë të vendimit ECHR është konstatuar se ka ardhur deri tek shkelja e nenit 8 të Konventës dhe ka qenë e theksuar se shteti është (organet e saj) ai i cili është i obliguar t’i ndihmoj familjes në kërkim të banimit adekuat dhe se në qoftë se nuk e bën

Page 65: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

65

këtë (çka edhe nuk e ka bërë) kurse familja e dëmtuar nuk e ka refuzuar këtë ndihmë (çka edhe jo, sepse ndihma edhe nuk i është ofruar) nuk mundet ndaras t’i jap përparësi gjendjes materiale të familjes, përfshirë edhe banimin, para lidhjeve edukative dhe emocionale në mes të fëmijëve dhe prindërve. Poradna, si dhe klientët në këto procese janë ballafaquar me shumë probleme, të cilat janë përmendur në tekst. Pavarësisht të gjitha mangësive të metodës së procesit gjyqësor strategjik është e nevojshme të konstatohet që vetëm pas disa vitesh nga koha e („zakonshme“ për adaptim të publikut profesionist, ekspertëve) vendimeve ngjashëm si në rastet Walla dhe Havelka konsiderohen si përjashtime nga praktika e zakonshme e gjykatave të shkallës së parë dhe praktikës udhëheqëse të organeve për mbrojtjen sociale të fëmijëve. Mund të përfundojmë – ia vlen!

Page 66: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

66

LITERATURA:

Alemu, F. Testing to prove racial discrimination: metodology and application in Hungary,

http://www.errc.org/cikk.php?cikk=1016

Amadieu J.-F. Employment discrimination The situation Today and Future Research required-

Paper presented at Columbia University (NY) May 2005,

Boučková, P., Havelková, B., Koldinská, K., Kühn, Z., Kühnová, E., Whleanová, M.

Antidiskriminační zákon, Komentář, 1. vydání. Praha: C.H.Beck, 2010.

Bojarski, L., Chopin, I., Cohen, B., Uyen, D., Farkas, L., Iordache, R. Awareness-raising

seminairs in the area sof non-discrimination and equality targeted at civil society

organisations: Training manual on in discrimination. Human European Consultancy (HEC) in

partnership with Migration Policy Group (MPG), 2012.

European Union Agency for Fundametal Rights, Council of Europe. Handbook on European

non-discrimination law. 2010

Interights, Non-Discrimination in International Law: A Handbook for Practitionaires. London:

Interights, 2012.

Iványi K., Muhi E. The national and international practice of situation, NEKI (Hungary),

http://www.neki.hu/kiadvanyok/test/contest.htm

Pratt S. Discrimination against persons with disabilities Testing guidance for practitioners,

The Urban Institute Washington, DC, 2005,

http://www.urban.org/UploadedPDF/900833_discrimination.pdf#search='Pratt%20Sara%20%

E2%80%93%20Discrimination%20against%20persons%20with'

Rorive I. – Situation tests in Europe: myths and realities, European Antidiscrimination Law

Review, April 2006, Issue No. 3

Slamming the door on justice: Testing Uncovers Housing Discrimination in Louisville,

Kentucky, A report on housing discrimination testing conducted by the Fairmess Campaign,

January 1999, http://www.fairness.org/discrimination/discrimination.htm

Weichselbaumer D. Sexual orientation discrimination in hiring,

http://www.coba.usf.edu/departments/economics/faculty/desimone/teach/wendy_le.pdf#search

='Weichselbaumer%20Doris%20Sexual%20orientation%20discrimination%20in%20hiring'

U.S. Department of Housing and Urban Development, Office of Policy Development and

Research - Discrimination against persons with disabilities Testing guidance for practitioners

http://www.huduser.org/publications/pdf/DDS_Testing_Guidance.pdf

K přípustnosti soukromého audiozáznamu jako důkazu v občanskoprávním řízení. K

posouzení významu rasové diskriminace z hlediska rasové diskriminace z hlediska náhrady

nemajetkové újmy v penězích. – Z judikatury, Bulletin Advokacie, 11-12, 2003

Strupek David, Judikatura Evropského soudu pro lidská práva – kauza Havelka versus Česká

republika, in Sborník příspěvků, Konference Sociální bydlení: Předcházení tvorby sociálně

vyloučených lokalit, Kancelář veřejného ochránce práv, 2008

Rezultatet e gjykatës Kushtetuese të Republikës Çeke 28.1.2004, č.j. I. ÚS 669/02

Rezoluta e gjykatës kushtetuese të Republikës Çeke 16.11.2005, č.j. II.ÚS 522/05

Verdikti ESLJP në lëndën Wallová dhe Walla kundër Republikës Çeke 26.10.2006, ankesa

nr.23848/04

Verdikti ESLJP në lëndën Havelka dhe të tjerët kundër Republikës Çeke 21.6.2007, ankesa nr.

23499/06

Page 67: Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese3 E drejta Sekondare paraqet të gjitha rregulloret të cilat janë të miratuara nga ana e organeve të UE –ose nga ana e Komisionit,

67

Poradna pro občanství / Občanská a lidská práva

Ječná 7/548

120 Praha 2

Česká republika

E-mail: [email protected]

Web: www.poradna-prava.cz