si te bejme nje plan biznesi

13

Click here to load reader

Upload: salih-veseli

Post on 14-Oct-2014

6.803 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

Plan Biznesi

Plani i biznesit është një përmbledhje e shkruar e aktivitetit të propozuar të kompanisë1 ku varësisht nga nevoja dhe synimet e kompanisë këto aktivitete të propozuara mund të jenë afatshkurtra ose afatgjate. Plani i biznesit është një dokument i gjallë, evolutiv që shpreh ardhmërinë e kompanisë. Ekspertë vlerësojnë se plani i biznesit është një nga mjetet më të rëndësishme të një kompanie2. Plani i biznesit përgatitet për vetë kompaninë ose për investuesit në kompani.3 Ju mund të realizoni një plan biznesi për kompaninë tuaj ose t'i ofroni ndonjë investitori duke kopjuar strukturën e më poshtme dhe duke zëvendësuar përshkrimet me të dhënat konkrete. Në fund të artikullit keni edhe një shembull konkret të indeksit të një plani të biznesit.

Indeksi i detajuar i përmbajtjes së një plani të biznesit

1. PëmbajtjaNjë plan biznesi duhet të përmbajë detaje se si do të zhvillohet biznesi, kur do të merren vendimet e veprimit, kush do të marrë pjesë në implementimin e këtij plani dhe si do të menaxhohen paratë. Strategjia e krijimit të planit të biznesit varet se për zhvillimin (rritjen) e biznesit nevojiten financa apo

1

2

3

Page 2: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

investime.4 Gjithashtu gjatë implementimit të tij duhet përqendruar rreth asaj se si do të arrihet me sukses të gjenerohen të hyra përmes këtij plani.

Konkretisht plani i biznesit fillimisht përfshinë një koncept fillestarë dhe bazë ku janë objektivat, synimet, arsyet e biznesit, pastaj përfshinë një përshkrim të situatës në moment të nismëtarëve të projektit të biznesit ose të situatës në moment të biznesit ekzistues (që tenton drejt zgjerimit). E rëndësishme është të jepen të dhëna mbi grupin menaxhues, produktin i cili do të prodhohet, ose shërbimin i cili do të ofrohet, mbi konsumatorët ose klientët të cilët do të jenë gjenerues të profitit, i cili synohet përmes këtij plani. Gjithashtu, duhet analizuar konkurrenca në tregun që synojmë, rreziqet që na kanosen, të bëhet analiza SWOT.

Përfundimisht duhet përshkruar se si pretendohet caktimi i çmimit, si mendohet të realizohet shitja (ofrimi i shërbimit), cilat taktika do të përdoren për të arritur deri tek konsumatori, detaje mbi shpërndarjen, duhet përshkruar detaje mbi mënyrën e implementimit të marketingut. Për të qenë i gjithë plani komplet gjithashtu duhet siguruar edhe të dhëna konkrete financiare rrethe gjithë prapa përgatitjes, realizimit të planit si dhe realizimit të profitit nga ofrimi i produktit ose shërbimit të caktuar.

2. Përmbledhja ekzekutive2.1. Prapavija – Prapavija e kompanisë, përshkrim i shkurtër mbi

kompaninë.2.2. Koncepti – Koncepti i kompanisë.2.3. Objektivat – Nëse është plan biznesi për një kompani të re, atëherë shkruhen objektivat e kësaj kompanie. Nëse hapet një repart i ri ose bëhet një plan për produkt/shërbim5 të ri, atëherë duhen shkruar objektivat e këtij reparti ose p/sh..2.4. Menaxhimi – Përshkruhet mënyra e menaxhimit të këtij projekti të ri edhe vendosen objektivat, misioni dhe pikat e suksesit (pikat e suksesit nënkuptojnë ato elemente, të cilat ju i shihni si të domosdoshme për arritjen e suksesit, këto pika duhen përmendur në plan).2.5. Marketingu – Misioni, objektivat, pikat e suksesit përmes

marketingut.2.6. Financat – Pikat kyçe të planit financiar, të cilat ju i shihni si bazat themelore për arritjen e suksesit tuaj.2.7. Përfundimi – Përmbledhja e vizionit tuaj lidhur më këtë plan.

Shënim: Përmbledhja ekzekutive duhet të ketë jo më shumë se dy faqe të formatit A4 me shkronja normale, ajo duhet të jetë një përmbledhje e tërë planit të biznesit, një hyrje e shkurtër dhe efektive për atë gjithmonë sugjerohet që kjo pjesë të shkruhet dhe kompletohet pas përfundimit të pjesëve të tjera të planit të biznesit. Zakonisht investuesit për të cilët e bëni planin janë ose jo të impresionuar nga hyrja (përmbledhja ekzekutive), dhe këtu varet i gjithë qëndrimi i tyre për përmbajtjen e mëtejshme.

3. Situata momentale

4

5

Page 3: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

3.1. Ambienti tregtarë – përshkruaj ambientin ku tregtoni momentalisht, segmenti i tregut ku plasoni p/sh. tuaj.3.2. Cikli jetësorë i produktit – përshkruani sa zgjat cikli i prodhimit të produktit tuaj.3.3. Çmimet dhe fitimi – paraqitni rezultatet e analizës suaj mbi çmimet dhe fitimin që pretendoni ta realizoni duke përdorur fakte dhe duke e vërtetuar.3.4. Konsumatorët – përshkruani cilët janë konsumatorët tuaj, ku gjenden ata, çfarë shtrirje demografike kanë, çfarë nevoja kanë këta konsumatorë, sa janë konsumatorë tuajt, sa ua plotëson nevojat p/sh. juaj.3.5 Shpërndarja – përshkruani si do ta shpërndani produktin, çfarë rrjeti shpërndarës keni.3.6. Udhëheqja – përshkruani si do të udhëhiqet ky sektor, p/sh. i ri.3.7. Burimet financiare – përshkruani strukturën e burimeve të financimit, sa mbuloni vet këtë projekt me financa, sa merrni hua nga institucione tjera dhe sa pretendoni të merrni nga subjekti të cilit ju keni drejtuar.

P.S. Si në pjesën e parë edhe në këtë pjesë mundohuni sa më shumë të i argumentoni kërkesat dhe përshkrimet e shkurtëra, argumenti është baza më ë shëndoshë e vlerësimit. Mos bëni sqarime të kota e te përsëritura, numërimet bëni të qarta, ndarjet precize, kërkesat reale.

4. Objektivat4.1. Objektivat primare të firmës – numëroni4.2. Synimet e biznesit4.3. Arsyet – përse jeni përcaktuar në këtë biznes4.4. Kthimi i investimeve – përshkruani se si planifikoni ti ktheni investimet e bëra (kjo nënkupton mundësinë për kthimin e borxheve).4.5. Objektivat financiare4.6. Pozita e rritjes – paraqisni se si e shihni rritjen në treg.

5. Menaxhimi (të dhëna mbi firmën)5.1. Si filluam – me biznesin në firmë, historik i shkurtër mbi

historikun e firmës5.2. Grupi i menaxhimit – paraqisni numrin e strukturës menaxherike dhe strukturën e shtrirjes së këtij menaxhmenti.5.3. Përgjegjësitë – përshkruani përgjegjësitë e menaxhmentit të larte, duke i identifikuar me emra dhe përgjegjësi në punë.5.4. Kërkim dhe zhvillim – sektori juaj për kërkim dhe zhvillim5.5. Mbështetje nga jashtë – nëse keni mbështetje profesionale, në fuqi punëtore ose bashkëpunime të tjera të ndryshme atëherë edhe këto cekni.

6.  Përshkrimi i produktit/shërbimit6.1. P/sh. momental përshkrim – në këtë pjesë përshkruani produktin (nëse jeni prodhues) momental, dmth që jeni duke prodhuar ose zhvilluar ose shërbimin (nëse jeni ndërmarrje shërbyese). Përshkrimi duhet të jet i shkurt dhe i qartë pa përsësirje të të dhënave.

Page 4: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

6.2. Teknologjia gjegjëse – nënkupton përshkrimin e teknologjisë me të cilën prodhoni produktin në fjalë ose në anën tjetër teknikën të cilën e shfrytëzoni për të ofruar shërbimin që e ofroni (e gjitha varet nga aktiviteti të cilin e zhvilloni).6.3. Qëllim i dobishëm dhe të mira – tregoni shkurt dhe me fjalë argumentuese dobishmërinë që do ta ketë konsumatori nga p/sh. juaj.6.4. Theksimet e së ardhmes - në pika të sakta caktoni planin e së ardhmes në prodhim/shërbim, pra në lëmin në të cilën zhvillohet aktiviteti juaj.6.5. Beneficionet kyçe të të gjitha p/sh. – pra duhet paraqitur esencën, nevojën kryesore që e plotëson ai p/sh..6.6. Teste – në këtë pjesë duhet të tregoni hulumtimet tuaja që i bëni për të zhvilluar produkte të reja ose hulumtime që bëni për të zhvilluar teknika të reja të ofrimit të shërbimit, pa detajzime dhe përshkrime të tepruara, por vetëm elemente bindëse argumentuese.6.7. Cikli jetësorë i p/sh. – përshkruani ciklin e jetës së produktit/sh. tuaj, gjithnjë me përshkrime të shkurta.6.8. Ekspozime – paraqitjet e p/sh..

7. Konsumatorët7.1. Studim i rastit – në këtë pjesë duhet të paraqitur të dhëna mbi këtë situatë lidhur me nevojat e konsumatorëve mbi këtë p/sh. që zhvilloni si dhe aftësinë e p/sh. tuaj për të plotësuar nevojat e konsumatorëve si nga kualiteti si nga kuantiteti.7.2. Lista e konsumatorëve – paraqitni konsumatorët tuaj (shkurt), nëse keni disa produkte ateherë paraqisni listën e konsumatorëve që janë konsumues të produktit.

8. Konkurrenca8.1. Rrethi i konkurrimit –paraqit konkurruesit tuaj direkt që merren me biznesin tuaj si dhe konkurruesit indirekt që kanë ndikim relevant në segmentin e tregut në të cilin vepron.8.2. Vëzhgim & Përfundim – paraqisni argumente se si do të gjindeni në treg si ndaj tregut ashtu edhe ndaj konsumatorëve.

9. RreziqetPërshkruani rreziqet me të cilat mund të përballeni qofshin ato natyrale, shtetërore, apo ekonomike.

9.1. Analiza e tregut9.1.1. Definimi i tregut – definoni tregun tuaj (asgje teorike nga librat), largësinë, dendësinë, madhësinë, shpërndarjen, konsumatorët apsolut, relative, jo konsumatorët etj.9.1.2. Historia e shitjeve – jep një prapavi të shitjeve tua (ofrimit të shërbimeve tua) në një periudh të caktuar të kohës së kaluar.

Page 5: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

9.1.3. Fitimet – përshkruani përfitimet që ofron tregu si dhe planin tuaj se sa përfitime planifikoni ju të keni nga au treg I përgjithëshëm.9.1.4. Ndarja e tregut dhe pozita në treg - paraqisni veten tuaj (pozitën tuaj) në treg duke marr parasysh dhe konsumatorët, rangoni aftësitë konkuruese të ndërmarrjes suaj si dhe aftësitë konkuruese të produktit tuaj ndaj produkteve të konkurrentëve.9.1.5. Marketing metodat – përshkruani metodat që do të përdorni për njohjen tuaj ose të produktit tuaj. (kjo varet nga ajo se jeni duke bërë biznes plan për një product të ri me një ndërmarrje tanimë që njihet apo keni të bëni me një ndërmarrje të re si dhe një product të ri që nënkupton angazhimin e dyfisht si në aspect të njohjes së ndërmarrjes ashtu edhe në aspect të njohjes së produktit nga ana e konsumatorëve).9.1.6. Trendet industriale – ku është industria e përgjithëshme, sa jeni në hap me imponimet që I bën industria e përgjithëshme, sa jeni ndikues në këtë industri.

10. SWOT – analizaZakonisht kur bëhet SWOT (Strength, weakness, opportunities and threats) analiza bëhet një katror i madh me katër nën katrorë në të cilët numërohen, pra vetëm numërohen elementet e kërkuara (si më poshtë):

10.1. Forcat - forca që keni ju e konkurentët nuk i kan dhe ju jeni duke i përdorur këto forca (numëroni në list)10.2. Dobësitë – dobësit tuaja ndaj konkurentëve, tregut.10.3. Mundësitë – mundësitë tuaja për të ngritur nivelin e konkurimit në të ardhmen duke marr parasysh veprimet e tanishme, teknologjin e tanishme, idetë e tanishme, stafin etj.

10.3.1. Mundësitë e pa shfrytëzuara – mundësitë që akoma as edhe konkurentët nuk I kan shfrytëzuar

10.4. Rreziqet – rreziqet e llojeve të ndrxshme, sociale, ekonomike, politike, gjeografike etj. Që mund të ndikojnë në dobëdimin e aftësisë suaj konkuruese apo ndoshta edhe në shuarjen totale të biznesit tuaj.

11. Çmimet dhe fitimiKjo tërësi në të vërtetë merret me përpilimin e çmimeve për produkt ose shërbim.Struktura bazë – përshkruaj metodën e përpilimit të çmimeve të p/sh..

11.1. Tregëtimi – paraqit tregëtimin dhe koston e tregëtimit.11.2. Shpërndarja – paraqit metodat dhe rrjethin e shpërndarjes si dhe koston e shpërndarjes11.3. Paraqitja e manifakturimit – përshkruaj manifakturimin11.4. Shitjet direkte – menaxhimin e shitjes direkte si dhe elementet e përbërjes së shitjes suaj direkte11.5. Zbritjet e çmimeve – metodat e menaxhimit të çmimeve, si dhe ndryshimin e tyre në situata të ndryshme.

Page 6: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

11.6. Kostoja – ana lizo kostot në total si dhe menyrën e menaxhimit të kësaj kostoje totale.

12. Taktikat e shitjes12.1. Metodat momentale të shitjes – përshkruaj metodat që shfrytëzoni në momentin e biznesit të tanishëm gjatë shitjes.12.2. Shitje – përshkruani gjendjen tuaj në shitje duke marr si element për krahasim tregun (segmentin e tregut) në të cilin operoni si dhe konkurrentët.12.3. Feed Back lakoret - përshkrim (asgjë nga literature të ndryshme , por gjithçka elemente nga tregtimi juaj –shukur dhe qartë)12.4. Shitjet ekzekutive – përshkrim (asgjë nga literature të ndryshme , por gjithçka elemente nga tregtimi juaj –shukur dhe qartë)12.5. Shitjet direkte – përshkrim (asgjë nga literature të ndryshme , por gjithçka elemente nga tregtimi juaj –shukur dhe qartë)

12.5.1. Përfaqësuesit e manifakturimit – përshkrim (asgjë nga literature të ndryshme , por gjithçka elemente nga tregtimi juaj –shukur dhe qartë)12.5.2. Shpërndarjet – përshkruani nënyrën e shpërndarjes së produktit tuaj, koston e realizimit të këtij veprimi si dhe efektivitetin.12.5.3. Manifakturuesit e pajisjes origjinale - përshkrim12.5.4. Shitësit – lidhja me shitësit, raporti me to (nëse janë pjesë e kompanive tjera që shesin produktin tuaj).12.5.5. Telemarketing – sa dhe si e shfrytëzoni.

13. Shpërndarja13.1. Metodat – përshkrim i metodave të cilat do të përdoren për të shpërndarë p/sh. e planifikuar për realizim.13.2. Shpërndarja – përshkrim se si do të bëhet realizimi i shpërndarjes, kostoja e kësaj shpërndarjeje.13.3. Mbulimi i shpenzimeve – përshkruhet mënyra se si do të mbuloni shpenzimet e shpërndarjes.13.4. Programi i ciklimit – përshkruhet cikli i shpërndarjes.13.5. Shpërndarja ndërkombëtare – nëse planifikohet (realizohet) shpërndarje ndërkombëtare atëherë bëhet përshkrimi i realizimit të kësaj shpërndarjeje.13.6. Nxitjet e tregtimit – taktikat që përdorni për të bërë nxitje në

tregtim.13.7. Shërbimet konsumatore – bëhet përshkrimi i shërbimeve

konsumatore.

Page 7: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

13.8. Politika e kthimit dhe përshtatjes – cfar politika përdorni për të bërë kthime dhe përshtatje në raste tëndryshme të ndryshimit të kushteve në treg.

14. Reklamimi & Promocioni14.1. Objektivat e reklamimit dhe promocionit – përshkruani objektivat e reklamimit dhe promocionit të cilin planifikoni të e realizoni.14.2. Media objektivat – duhet përshkruajtur objektivat në orientimin medial gjithashtu.14.3. Kampanja e reklamimit – duhet përshkruajtur stretegjinë dhe mënyrën e organizimit të kampanjës së reklamimit.14.4. Orari preliminar medial – duhet paraqitur orarin preliminary

medial.14.5. Promocioni – përhskrunani planin tuaj promocional të cilin do të përdorni për të promovuar p/sh. tuaj.

15. Lidhjet publike15.1. Objektivat – përshkruani objektivat e lidhjeve publike.15.2. Strategjitë – strategjithë me lidhjet publike duhet përshkruar

gjithashtu.15.3. Prapavija e kompanisë – përshkrimi i kompanisë rreth

lidhjeve publike.15.4. Lajmërimet e shitjeve të mëdha – duhet paraqitur të dhënat e lajmërimeve të shitjeve të mëdha.15.5. Press publikimet – duhet paraqitur planin e publikimeve në

press. 15.6. Vizitat editoriale – duhet përshkruajtur vizitat editoriale.15.7. Shfaqjet sindikale – duhet pëshkruajtur shfaqjet sindikale.15.8. Lajmërimet e brendëshme dhe të jashtme – duhet paraqitur strukturën e lajmërimeve të brendshme dhe të jashtme të kompanisë.

16. Marrëdhëniet e biznesit16.1. Marrëdhëniet OEM – bëhet përshkrimi i marrëdhënieve OEM

të biznesit.16.2. Marketing marrëveshjet kyçe – parqiten mrrveshjet kyçe të marketingut tuaj.16.3. Marrëveshja me furnizuesit - duhet parqitur dhe përshkruar marrëveshjet tuaja me furnizuesit tuaj, furnizuesit me impute.16.4. Përpjekjet kyçe të zhvillimit – përshkruani strategjinë e zhvillimit të p/sh. ose kompanisë suaj në përgjithësi.

17. Marketing strategjia17.1. Plani gjithëpërfshirës – duhet paraqitur plani gjithëpërfshirës i marketingut të p/sh. të palnifikuar.17.2. Strategjia e produktit – përshkruhet strategjia e cila do të përdoret për të bërë produktin të njohur për konsumatorët.17.3. Pozicionimi – duhet bërë analizë dhe të caktohet pozita e kompanisë ose p/sh. tuaj në treg, përkundër kompanive ose p/sh. të kompanive konkurrente.

Page 8: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

17.4. Ripozicionimi i konkurrencës – duhet paraqitur planin me të cilin do të tentoni të ripoziciononi kompaninë ose p/sh. tuaj njëkohësisht duke analizuar pozitën dhe lëvizjet e konkurencës në treg, përmes përdorimit të fuqisë së marketingut.17.5. Tregu ndërkombëtarë – paraqitja e planit të marketingut përmes të cilit tentohet të përvetësohen konsumatorët në tregun ndërkombëtarë.17.6. Furnizuesit e jashtëm – përshkruhet strategjia e cila do të përdoret për të tërhequr furnizuesit e jashtëm për impute.17.7. Marketing përgjegjësitë – duhet paraqitur strukturën e përgjegjësive të dhëna në kompani sa i përket realizimit të planeve të marketingut.17.8. Taktikat e shitjes – përshkrunen taktikat të cilat do të përdoren për shitjen e produkteve ose shërbimeve që ofroni.17.9. Reklamimi dhe promocioni – përshkruhet kapaciteti promoztiv dhe reklamues i juaji.17.10. Mjetet promotive – paraqiten mjetet të cilat do të përdoren

për promovim.17.11. Reklamimi – mënyra se si do të depërtoni përmes reklamimit.17.12. Përkrahja e shitjeve – si do të bëhet përkrahja e shitjeve përmes marketingut.17.13. Ciklet e feed back-ut – si do të organizohen ciklet e reagimeve të konsumatorëve ndaj produktit tuaj.17.14. Marrëdhëniet publike – si do të organizohen marrëdhëniet

me publikun.17.15. Strategjia e rishikimit – përshkruani strategjinë të cilën do të përdorni për të analizuar veprimet e bëra në sferën e marketingut dhe hapat të cilat do të merren për të mbuluar dobësitë dhe për të ruajtur fuqitë tuaja.

18. Manifakturimi18.1. Kërkim dhe zhvillim – përshkruani kërkimet dhe zhvillimet tuaja që keni arritur në sferën e manifakturimit.18.2. Produkti dhe manifakturimi – përshkruani raportin mes produktit dhe manifakturimit të tijë në kompaninë tuaj.18.3. Integrimi (Prodhim vs. Blejë) – përshkruani strategjinë përmes së cilë tentoni të integroni produktin tuaj në treg dhe do të rrisni blerjen e tijë në krahasim me produktin e konkurrencës.18.4. Njerëzit – fuqia njerëzore e cila do të përdoret për

manifakturim.18.5. Pajiset, ndërtesat – paisjet të cilat do të përdoren për

manifakturim.18.6. Pyetjet shtesë – duhet analizuar dhe strategjinë e reagimit ndaj të pa priturave gjatë manifakturimit të produktit.

19. Projektimi financiar19.1. Çmimi i fillimit – paraqitja e çmimit fillestar të o/sh. tuaj.19.2. Përdorimi i fondeve – çfar fonde do të përdoren për të investuar prodhimin (fonde individuale, korporative, investime të jashtme etj.)19.3. Bilanci i suksesit – paraqitja e bilancit të planifikuar të

suksesit.

Page 9: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

19.4. Para të gatshme (Cash Flow) – duhet paraqitur strategjinë përmes së cilës, në situata kur keni nevojë për para të gatshme, sa më shpejtë do të arrini tek paratë e gatshme.19.5. Bilanci i gjendjes – duhet paraqitur planifikuar të gjendjes 19.6. Analiza shtesë – duhet bërë analiza shtesë, po qe se është e nevojshme, për të paraqitur sa më denjë biznesin momental dhe atë për të cilin paraqitet plan në fjalë.

20. ApendixNë këtë pjesë i  përcillni të gjitha faktet që keni përdorur me dokumente origjinale, gjithashtu këtu i vendoni edhe CV të ekipit të menaxhmentit që keni përshkruar më sipër.

Indeks shembull për një kompani mediale

Shembulli i përgjithshëm i një indeksi përmbajtësor të një plani të shërbimeve mediale.

Para paraqitje o Bordi i drejtorëve o Menaxhimi o Parathënie nga kryetari i bordit të drejtorëve 3 o Fjala hyrëse e drejtorit të përgjithshëm

Hyrje

Page 10: Si Te Bejme Nje Plan Biznesi

o Kompania xxx si shërbim publik i transmetimit në vitin xxx

* Përmbajtja:

Televizionio Besueshmëria dhe shikueshmëria o Lajmet o Programi informative

Pjesë detaj 111 Pjesë detaj 222 Pjesë detaj 333

o Programi argëtues dhe muzikor Pjesë detaj 111

o Programi kulturor-arsimor o Programi i mëngjesit o Sporti o Ngjarje të veçanta

Programi i vitit të rio Shpërblimet

Radioo Besueshmëria dhe dëgjueshmëria o Besueshmëria në programet e ndryshme

Lajmet Sporti Shpërblimet

Shërbimet e përbashkëta Financat Bilanci i gjendjes dhe i suksesit për vitin xxx