sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

10
SISTEMI MONETAR I VALUTAVE PARALELE, I VALUTAVE TË DYLLOJSHME, I MONOMETALIZMIT TË ARGJENDIT DHE ARI PRANOI: PUNOI: PROF. SHPEND STOJKAJ FILLOJETA ZEJNAJ FITESA ZEJNAJ

Upload: arian-idrizaj

Post on 14-Jan-2017

443 views

Category:

Business


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI MONETAR I VALUTAVE PARALELE, I VALUTAVE TË DYLLOJSHME, I MONOMETALIZMIT TË ARGJENDIT DHE ARIPRANOI: PUNOI:PROF. SHPEND STOJKAJ FILLOJETA ZEJNAJ FITESA ZEJNAJ

Page 2: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI MONETAR I VALUTAVE PARALELE

• Sistemin monetar të valutave paralele apo pluralizimit e karakterizojnë qarkullimin i barabartë i dy llojeve të parave , prerja e të cilave është bërë prej dy materieve valutore- arit dhe argjendit – të cilat ishin mjet ligjor dhe definitiv i pagimit.Këtë sistem e cilësojnë egzistimi në të njejtën kohë i dy sistemeve monetare : njëri i cili bazohet në ari , kurse tjetri në argjend , prej nga rrjedh edhe emri,sistemi monetar i valutave paralele. Në sistemin monetar , raporti vleror në mes te dy metaleve nuk është i caktuar me ligj, mirpo ky raport formohet nën ndikimin e mekanizmit të tregut dhe të ligjeve të tij. Andaj , raporti vleror në mes të parave të arit dhe te argjendit ështe varur prej ecurisë së qmimit të tyre në treg në momentin e dhënë prej ore në orë nga përherë raporti vleror është ndryshuar.

Page 3: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI MONETAR I VALUTAVE TË DYLLOJSHME

• Për të menjanuar vështirësit e sistemit monetar të valutave paralele hapi parë është bërë me kalimin në sistemin monetar të valutave të dyllojshme, përkatësisht me bimetalizëm. Këtë sistem monetar e karakterizojnë gjithashtu ekzistimi i dy metaleve monetare, zakonisht ari dhe argjendi. Këto dy lloje të parave ishin të barabarta meqe ishin të shpallura me ligj si mjete definitive të pagimit. Sistemi monetar të valutave duale e karakterizon caktimi me ligj i raportit vleror në mes të vlerës së parave të arit dhe të vlerës së parave të argjendit.

Page 4: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI MONETAR I MONOMETALIZMIT TË ARGJENDIT

• Monometalizmi është sistem i parave në të cilin si mjet definitiv qarkullimi dhe pagimi në sasi të pakufizuara qarkullojnë paratë e prera prej metali. Me veprimin e Ligjit të Gershemit , gradualisht është zhvilluar monometalizmi , në fillim argjendit e pastaj të arit. Monometalizimin e argjendit e kanl pranuar ato vende të cilat kanë disponuar me sasi të mëdha të argjendit. Në këtë sistem kanë qarkulluar valutat e argjendit ose bankënotat të cilat ishin në tërësi konvertibile ( të shndërrueshme) në argjend.

Page 5: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI I MONOMETALIZMIT TË VALUTËS SË ARIT

• Monometalizmi i arit është sistem i parave ( monetare) në të cilen si mjet ligjor definitiv qarkullimi dhe pagimi përdorën paratë e prera të arit ose bankënotat të cilat plotësisht janë konvertibile në ari. Sistemi i standardit të arit ka kaluar nëpër disa faza që janë mjaft interesante të cilat përbjenë sisteme të veçanta monetare. Kryesisht standardi i arit është zhvilluar në këto sisteme : - Standardi i shufrave të arit me paratë ari në qarkullim- Standardi i shufrave të arit dhe- Standardi i devizave të arit Të tri këto sisteme paraqesin sisteme monetare të arit gjë që në mes tyre ka ndryshime , dhe ato shfaqen kryesisht sa i përket mbulimit të kartëmonedhave me bazën mtalike si zëvëndësim të parave të arit.

Page 6: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

STANDARDI I SHUFRAVE TË ARIT ME PARATË ARI NË QARKULLIM

• Faza e parë e zhvillimit të monometalizmit të arit është sistemi i pastër i arit i cili bazohet vetem me qarkullimin e parave të arit. Sistemi monetar i arit i cili ishte unik për tërë botën edhe pse idealizohet si automatizëm në rregullimin e sasisë sl parave me kërkesat, prapëseprapë kishte problemet e saja. Problemi kryesor ishte mospërouthja e përhershme në mes të sasisë së kufizuar të arit e cila mundet të shërbejë si material valutorë e nevojave gjithnjë e më të mëdha të ekonomisë për para. Mirpo paraqitja e parave surrogat si dhe kriza ekonomike , kanë shpie drejtë shkatërrimit të sistemit monetar të standardit të pastër të arit.

Page 7: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

STANDARDI I SHUFRAVE TË ARIT• Të gjitha vendet e futin në përdorim sistemin monetar me qarkullimin e

kartëmonedhave në bazë të shufrave të arit. Për këtë sistem është karakteristikë se paraja më nuk prehet prej arit por është e lidhur për ari. Konvertibiliteti i kartëmonedhave është i pjesshëm sepse pronarët e tyre mundën t’i shëndrrojnë vetëm në sasi të caktuar të arit, gjegjësisht në shufra të arit.

Page 8: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

STANDARDI I DEVIZAVE TË ARIT• Qarkullimi i parave në vend bazohet në devizat, d.m.th në kërkesat të

cilat thirrën në ndonjë valutë të huaj , të arit ose më rëndësi botërore edhe pse nuk është formalisht e lidhur për ari. Sistemi në bazë të devizave ar ishte faza e fundit e zhvillimit të vlefshmërisë ndërkombëtare të arit. Për arsye praktike është konstatuar se banka qendrore e vendit më nuk ka nëvojë për pagesat në botën e jashtme të shet ose të dërgojë arin në vendin tjetër. Por është e mjaftueshme që banka qendrore të jep devizat ar d.m.th dëvizën të këmbyeshme në ari. Në këtë menyrë në vend të arit banka qendrore i blen dhe i shet devizat ar sispas paritetit të arit , atëherë edhe çmimi i dëvizës është i caktuar sispas këtij pariteti.

Page 9: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

SISTEMI MONETAR I VALUTËS LETËR

• Për ndryshim të sistemeve më parë të shpjeguara të cilat u takjojnë së kaluarës , sot e kemi sistemin e valutës letër , në të cilin kartëmonedha e bankës emisionare nuk është e këmbyeshme në parat metalike (ari). Kartëmonedha në këtë mënyrë janë shndërruar në para letër , të cilat mund të ekzistojnë po qe se janë a) mjet pagimi, b) para valutore në qarkullim, c) nëse kryejnë pagesa të pakufizuara dhe d) nese marrësit e parave letër nuk kanë kurrfarë të drejte që të kërkojnë zëvëndësimin me para metalike, sepse janë konvertibile. Me përmbushjen e standardit të arit merr fund lidhshmëria e drejtpërdjetë e qarkullimit të parave me ari, andaj edhe sasia e parave në qarkullim më nuk është e varur , prej sasisë së rezervave monetare të arit.

Page 10: Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave

• Ari ende është ekuivalent i përgjithshëm, nuk është zhdukur, mirpo vetëm në një mënyrë të re është përfaqësuar. Paraja letër është bërë përfaqësuese dhe shenjë e re e pranuar e saj. Në saje të reprezentimit ndaj arit, paraja letër e ka cilësinë e mallit dhe mund të kryej funksione të caktuara të parasë. Paraja letër është kartëmonedha e cila ka kursin e detyrueshëm d.m.th se nuk mund të këmbehet me paratë me vlerë materiale të plotë e cila është mjet ligjor i pagimit për të gjithë, madje edhe për atë që e ka dhënë e që do të thotë se e ka cilësinë valutore dhe si e tillë është para definitive. Me nderprerjen e obligimit të shëndërrimit të kartëmonedhave në ari , në qarkullim të thjeshtë ato bëhen para – letër, për çfarë edhe ky sistem quhet vlefshmëria e letrës. Vlera e parasë letër varet prej sasisë së madhe të cilat mund të merren me ato para, pra vlera e parave- letër varet prej mbulesës në mallra.