skandali, ja si presidenti shpërbleu shpëtim idrizi në ...€¦ · rr.sitki Çiço përballë...

24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Diel 10 Shkurt 2019 Skandali, ja si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë pafajësinë, kompania pranë ekspertit të videos Meta-Prifti përfitoi tenderin për Përmbarimin Ç m i m i 2 0 l e k ë Nuk ndalen largimet në radhët e Partisë Dre- jtësi Integrim dhe Unitet. Kjo parti në zgjedhjet e 2017 doli me 3 deputetë, por sot askush nuk është më pranë saj. Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina kanë braktisur siglën... Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pjesëtarët e ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj, të vitit 1968... Partia Demokratike i ka shtrirë protestat kundër qeverisë në disa vend të Shqipërisë. Kanë qenë banorët e Dibrës, Shkodrës dhe Korçës, ata të cilët kanë dalë në sheshet e qyteteve me pankarta në duar, duke akuzuar qeverinë si... Artistë të ndryshëm shprehen se në jetën artistike përballë problemeve duket se askush nuk do t’ia dijë për ata. Në reagimet e tyre herë pas here ata janë shprehur se nga... Opozita valë protestash në rrethe, tubime në Dibër, Korçë dhe Shkodër, qytetarët thirrje për largimin e Ramës ANILA BISHA: Ministria e Kulturës financon projekte të padenja për teatrin, ja pse jam skeptike për ministren Margariti AGIM LAHI: Basketbolli ishte jeta ime, kemi ndarë me tifozët triumfe dhe emocione të papërshkruara Shpëtim Idrizi në alarm, pas deputetëve braktiset edhe nga drejtorët, PDIU rrezikon shkrirjen në zgjedhjet vendore Faqe 7 Faqe 18 Faqe 6 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Kur akti i përdhunimit shndërrohet në kronologji të përdhunimit politik Nga Luan KURTI Nga Bardhyl BEJKO Përdhunuesit e vërtetë janë mëkatarët tanë politikë Nga Besi BEKTESHI Prapaskenat, pas prokurores kroate edhe SHBA përfaqësues në Tiranë për ngritjen e SPAK, ambasadori i ri vjen me armatë specialistësh Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikor- rupsion do të asistohet nga partnerët ndërkom- bëtarë. Pak ditë më parë në Tiranë zbarkoi prokurorja kroate, Tamar Laptos, e cila ndryshe njihet edhe si “femra e hekurt” që vuri në pranga ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Por Laptos nuk do të jetë ndërkombëtarja e vetme në Tiranë që do të monitorojë nga afër ngritjen e SPAK dhe do të japë kontributin... Gara për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se po minohet nga dita në ditë. Shumë shpejt pritet që presidenti Ilir Meta të çojë emrin e ri në Parlament dhe kandidati që po lobon më shumë për të... Thellohen misteret për universitetin e Anastas Angjelit, rreth 3 mijë studentë paguajnë çdo vit mijëra euro, por deputeti e deklaron si OJF CIA tregon vështirësitë gjatë infiltrimit të agjentëve sekretë në Shqipëri, ja përplasjet që ndodhnin në kufi me ushtarët jugosllavë Faqe 12,13 KiE-BE ekspertë në Tiranë për zbulimin e parave të pushtetarëve, ngrihet grup special për të gjurmuar llogaritë bankare Faqe 20 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] “VOA” vë Ilir Metën me shpatulla pas muri, akuza se bashkëshortja e tij po mbron zyrtarët e korruptuar të LSI, presidenti sulmon qeverinë Faqe 4 Faqe 5 Faqe 9 Faqe 3 Faqe 2 Asnjë protestë, asnjë zhurmë politike nuk e bllokon dot drejtësinë!

Upload: others

Post on 05-Jul-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Diel 10 Shkurt 2019

Skandali, ja si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë pafajësinë, kompania

pranë ekspertit të videos Meta-Prifti përfitoi tenderin për Përmbarimin

Çmimi 20 lekë

Nuk ndalen largimet në radhët e Partisë Dre-jtësi Integrim dhe Unitet. Kjo parti në zgjedhjet e 2017 doli me 3 deputetë, por sot askush nuk është më pranë saj. Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina kanë braktisur siglën...

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Presidenti i Republikës vlerësoi me dekoratën “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, pjesëtarët e ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj, të vitit 1968...

Partia Demokratike i ka shtrirë protestat kundër qeverisë në disa vend të Shqipërisë. Kanë qenë banorët e Dibrës, Shkodrës dhe Korçës, ata të cilët kanë dalë në sheshet e qyteteve me pankarta në duar, duke akuzuar qeverinë si...

Artistë të ndryshëm shprehen se në jetën artistike përballë problemeve duket se askush nuk do t’ia dijë për ata. Në reagimet e tyre herë pas here ata janë shprehur se nga...

Opozita valë protestash në rrethe, tubime në Dibër,

Korçë dhe Shkodër, qytetarët thirrje për largimin e Ramës

ANILA BISHA: Ministria e Kulturës financon

projekte të padenja për teatrin, ja pse jam skeptike

për ministren Margariti

AGIM LAHI: Basketbolli ishte jeta ime, kemi ndarë me tifozët triumfe dhe emocione të papërshkruara

Shpëtim Idrizi në alarm, pas deputetëve braktiset

edhe nga drejtorët, PDIU rrezikon shkrirjen në zgjedhjet vendore

Faqe 7

Faqe 18

Faqe 6

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Kur akti i përdhunimit shndërrohet në kronologji

të përdhunimit politik

Nga Luan KURTI

Nga Bardhyl BEJKO

Përdhunuesit e vërtetë janë mëkatarët tanë politikë

Nga Besi BEKTESHI

Prapaskenat, pas prokurores kroate edhe SHBA përfaqësues në Tiranë për ngritjen e SPAK, ambasadori i ri vjen me armatë specialistëshNgritja e Strukturës së Posaçme Antikor-

rupsion do të asistohet nga partnerët ndërkom-bëtarë. Pak ditë më parë në Tiranë zbarkoi

prokurorja kroate, Tamar Laptos, e cila ndryshe njihet edhe si “femra e hekurt” që vuri në pranga ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Por

Laptos nuk do të jetë ndërkombëtarja e vetme në Tiranë që do të monitorojë nga afër ngritjen e SPAK dhe do të japë kontributin...

Gara për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se po minohet nga dita në ditë. Shumë shpejt pritet që presidenti Ilir Meta të çojë emrin e ri në Parlament dhe kandidati që po lobon më shumë për të...

Thellohen misteret për universitetin e Anastas Angjelit, rreth 3 mijë

studentë paguajnë çdo vit mijëra euro, por deputeti e deklaron si OJF

CIA tregon vështirësitë gjatë infiltrimit të agjentëve

sekretë në Shqipëri, ja përplasjet që ndodhnin në kufi me ushtarët jugosllavë F

aqe 1

2,1

3

KiE-BE ekspertë në Tiranë për zbulimin e parave të pushtetarëve, ngrihet grup special për të gjurmuar llogaritë bankare

Faqe 20

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

“VOA” vë Ilir Metën me shpatulla pas muri, akuza se bashkëshortja e tij po mbron zyrtarët e korruptuar të LSI, presidenti sulmon qeverinë

Faqe 4

Faqe 5

Faqe 9

Faqe 3

Fa

qe

2

Asnjë protestë, asnjë zhurmë politike nuk e bllokon dot drejtësinë!

Page 2: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

Presidenti Ilir Meta i dërgoi dje dhe një mesazh prokurorisë, ndërsa sulmoi qeverinë për ligjin mbi tatimin e dividentit. “Më konkretisht, unë do të theksoja faktin skandaloz të shkeljes së Kushtetutës lidhur me dhënien fuqi prapavepruese për shpërndarjen e dividentit për të kaluarën, i cili sjell implikime të mëdha dhe mund të sjellë edhe pasoja të mëdha në të ardhmen në dëm të interesit publik dhe në dëm të funksionimit normal të rendit juridik dhe kushtetues në një shtet të së drejtës. Apo edhe rasti tjetër i Unazës së re është një rast flagrant, ku kemi një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut, përveç fenomenit jo transparent. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen më të plotë por edhe duhet të tregojë bindshëm se është jashtë çdo ndikimi politik edhe partiak”, tha ai.

“Kam qenë i detyruar të mbaj një qëndrim, pasi kam krijuar një bindje, për të cilën jam shprehur publikisht dhe të cilës vazhdoj t’i qëndroj me bindje të plotë: Shpik-je të tilla jashtë legjislacionit që vendi ynë ka, jashtë rendit tonë juridik dhe kushtetues nuk tregojnë për një vend, ku sundon ligji, por tregojnë thjesht për një vend ku sundon shumica. Ky është një koncept që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës, për më tepër që jemi në qendër të vëmendjes përsa i takon respektimit të ligjit, përsa i takon rregullave të opinionit publik, përsa i takon çështjeve të konkurrencës edhe nga partnerët ndërkom-bëtarë. Reflektimi ndaj kësaj çështje mendoj se është në interes të publikut, është në interes të vet qeverisë edhe të përmirësimit të perceptimit për seriozitetin që kemi në zbatimin e ligjit në vend për të ardhmen”, tha Meta.

ilir Meta mesazh prokurorisë Presidenti të tjera akuza për Unazën e Re

p o l i t i k e www.sot.com.al

Eksperti britanik: S’duhet të kemi frikë nga ndryshimi i kufijve, nëse Kosova e Serbia bien dakord, duhet të pranojmë vendimin e tyre

Nuk ka asnjë arsye që të ketë droje nga ndryshimi i kufijve, si një zgjidhje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka deklaruar studiuesi i Shkollës Ekonomike të Londrës dhe i Shkencave Politike, eksperti për Ev-ropën Juglindore, James Ker-Lindsay. “Nëse deklarata e njëanshme e pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 nuk përbën shqetësim në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe nuk ka çuar në konflikt, pse duhet që marrëveshja mes të Beogradit dhe Prishtinës të përbëjë shqetësim për opinionit publik ndërkombëtar?”, pyeti ai në një intervistë për “Tanjug”, duke iu referuar

mundësisë së ndryshimit të kufijve. Sipas tij, është e kuptueshme që ka shqetësime në lidhje me ndryshimin e kufijve, apo ndryshe shkëmbimin e territoreve si një zgjidhje e mundshme, por thotë se ka “argumente të forta” që sugjerojnë se nuk duhet të ekzistojë frikë nga ndonjë konflikt si rezultat i një zgjidhje të tillë. Bashkësia ndërkombëtare, shton ai, duhet të pranojë çdo zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës, nëse palët dakordësohen, përfshirë dhe shkëmbimin e territoreve. “Unë e di se kjo është një çështje e mprehtë. Ne jemi në një sit-uatë shumë të vështirë dhjetë vjet pas shpalljes

së pavarësisë së Kosovës. Unë e di se disa vende dhe po e tërheqin njohjen, por nuk duhet besu-ar se është e mundur që Kosova të bashkohet sërish me Serbinë. Në të njëjtën kohë, Prishtina e di se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evro-pian dhe në Kombet e Bashkuara nëse nuk ka marrëveshje me Serbinë. Mendoj se kjo është vendimtare dhe siguron një mundësi për të dy palët për të arritur një marrëveshje”, tha ai. Ker-Lindsay theksoi se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por është e rëndësishme që udhëheqësit e të dyja palëve të

diskutojnë të gjitha opsionet. “Nëse palët bien dakord, ne duhet t’i pranojmë dhe t’i mbështes-im ndërkombëtarisht”, tha ai. Ai shton se nuk ka dyshim se çdo ndryshim kufijsh në Ballkan shihet me nervozizëm, se ka shqetësime që kjo mund të ketë një ndikim negativ në Bosnje. Por sipas tij, kjo nuk ka pse ndodh. “Nëse Be-ogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje e cila do të pranohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe kështu nuk do të ketë ndonjë pasojë për Bosnjen apo se kjo do të ndikonte në situatën në Bosnje”, tha ai.

Kliti TOPALLI

“Zëri i Amerikës” ka vënë dje me shpatulla pas murit presidentin Ilir Meta. Gjatë një interviste ai u pyet për

aktualitetin politik dhe për skandalin që ka shpërthyer në Ministrinë e Drejtësisë, ku janë vënë nën hetim disa ish-zyrtarë të LSI. Gazetari Arben Xhixho i bëri një pyetje tepër sfiduese presidentit, duke i thënë se Monika Kryemadhi po sulmon qeverinë dhe ka marrë në mbrojtje të akuzuarit e lidhur me LSI. Po ashtu ai tha se politikanët shqiptarë e luftojnë korrupsionin vetëm me fjalë. “Në teori të gjithë politikanët i japin mbështetje me zë të lartë luftës ndaj korrupsionit, por duket se kemi të bëjmë më shumë me një lloj retorike. Po të shohim reagimin e qeverisë ndaj rasteve që ka nxjerrë në pah media për korrupsionin, kemi vënë re një lloj shfajësimi ose deri diku një lloj marrje në mbrojtje të personave që janë të akuzuar. Po të njëjtën gjë vumë re pardje me opozitën. Në një përplasje që pati me ministren e Drejtësisë, pasi ministria e Drejtësisë arrestoi dhe po ndiqen penal-isht disa persona që kanë qenë zyrtarë të LSI-së më parë për disa shkelje në këtë ministri, kryetarja e LSI-së goditi minis-tren e drejtësisë dhe i mori në mbrojtje këta njerëz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrë emrin e ministres së Drejtësisë, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kështu u shpreh. Si iu duken ju këto komente? A janë këto sinjale të qarta që politikanët du-het të nxjerrin, ndërkohë që vendi ka një problem serioz me korrupsionin?”, pyeti gazetari i VOA. Ndërsa Meta nga ana e tij u mundua të distancohej, duke sulmuar qeverinë se është ajo që shkel ligjet dhe Kushtetutën. Sipas tij shkelje flagrante ishte nisma për uljen e dividentit me efekt prapaveprues. “Në kuadër të reformës në drejtësi duhet të kishte një frenim, duhet të kishte një kujdes më të madh në res-pektimin e ligjit dhe të Kushtetutës, duhet të kishte një reagim më të shpejtë ndaj rasteve të qarta dhe ndaj rasteve publike. Unë përshëndes çdo procedim, që bëhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste të tilla si ajo që ka ndodhur në ministrinë e drejtë-sisë ditët e fundit sipas këtij varianti që ju po shprehni. Megjithatë ka disa çështje që janë shumë madhore, sepse çështje të tilla padyshim që ka dhe do të ketë. Sepse çdo ditë ka prokurime dhe mund të ketë edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste

Presidenti i heq Cakajt të drejtën të negociojë me Greqinë

“VOA” vë Ilir Metën me shpatulla pas murit, akuza se bashkëshortja e tij po mbron zyrtarët e korruptuar të LSI, presidenti sulmon qeverinë

Përplasje në Greqi për Shqipërinë

Votimi i protokollit të anëtarësim-it në NATO të Maqedonisë së Veriut në Parlamentin grek u parapri nga debat maratonë me tone të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqin-jë, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kreu i qeverisë i bëri apel shefit të opozitës Mitso-takis të jetë më serioz në lidhje me deklaratat e tij për diplomacinë. “Par-tia Demokracia e Re nuk pajtohet me asgjë. Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e mar-rëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me tTurqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqe-donase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian. Nëse zoti Mitsotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bash-kimit Evropian”, tha ai.

Lirimi i Dajtit, PD akuza qeverisë

Dënimi me 25 vite heqje lirie i Dritan Dajtit ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar kryeministrin për ndikim te Krimet e Rënda. Duke e cilësuar si një nga kriminelët më të rrezik-shëm në Shqipëri, sipas demokratëve, Dritan Dajti, i cili vrau 4 Dëshmorë të Atdheut, është lënë praktikisht i lirë nën kujdesin e plotë të Edi Ramës, duke dekurajuar punonjësit e rendit në luftën kundër krimit të organi-zuar. Selia blu paralajmëron se, me vendimin e drejtësisë së rilindur të Edi Ramës, tashmë Dritan Dajtit i duhet dikush për t’i garantuar lirinë me kusht, njësoj si Lul Berisha para zgjedhjeve. Mesazhi, që sipas selisë blu u jepet shqiptarëve, është se Edi Rama nuk ka ndërmend ta luftojë krimin dhe të dërgojë bandat pas hekurave. Për Partinë Demokratike rasti i Dritan Dajtit është rasti më i freskët i listës së kriminelëve më të rrezikshëm të liruar nga pushteti i Edi Ramës.

i cili përcakton se cilat janë kompetencat e Presidentit dhe të çdo institucioni në fushën e politikës së jashtme për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Për të ardhur në thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja të lija një keqkuptim: Presidenti e ka shumë të qartë dhe autorizon vetëm ministrin e jashtëm, i cili në këtë rast është vet kryeministri, me kërkesën e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama”, tha ai.

Përplasje për gjeneral DogjaninMeta u ndal dhe të një tjetër çështje

sensitive. Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar atij të shkarkojë nga detyra gjeneral Ylber Dogjanin, duke e akuzuar se ka përgjegjësi për vjedhjen në bazën e Pashalimanit. Por Meta dha dje sinjale

se mund të mos e pranojë këtë kërkesë. “Nuk kam pasur mundësi të marr ndonjë vendim, për arsye se edhe nuk kam qenë në zyrë gjatë kësaj kohe, por megjithatë ekipi im po punon, por njëkohësisht na duhet të kemi një vlerësim më të plotë dhe më shterues për rastin në fjalë, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit të Forcave Detare, i cili pretendon që ka paralajmëruar për pasojat apo rreziqet e një fenomeni të tillë, ka kërkuar të merren disa masa. Ne kemi kërkuar të shohim edhe vlerësimin e ministrisë, të inspektimit që është bërë dhe do të marrim vendimin më të drejtë dhe do ta bëjmë publik në mënyrën më transparente”, tha ai.

ku është e rëndësishme të përqendrohemi më shumë për të vendosur vërtet besimin në funksionimin e shtetit, në sundimin e ligjit”, tha Meta.

Meta sfidon RamënDje Meta u pyet edhe për sherrin

me Ramën për Gent Cakajn, ndërsa e bëri të qartë se zv/ministri nuk duhet të angazhohet në asnjë marrëveshje ndërkombëtare. I pyetur për negociatat me Greqinë, Meta tha se autorizimi që i dha Bushatit i kalon Ramës, dhe jo Caka-jt. “Çështjen e marrëdhënieve me Greqinë e lidha thjesht me vendimin që është në fuqi të Gjykatës Kushtetuese për shkak të marrëveshjes së mëparshme, që u rrëzua pas kërkesës së Partisë Socialiste,

Page 3: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Nga detajet që kanë dalë në media muaj më parë, kanë dalë në dritë lidhje të dyshimta dhe shumë të drejtpërdrejta mes kompanive “Soft & Solutions” dhe shoqërisë “Al Foren-sic” të Ermal Beqirajt. “Al Forensic” është themeluar më 10.11.2011 dhe ka pasur seli zyrtare në këtë adresë: Kashar, rruga dytësore Tiranë-Durës, km.3, në krah të autostradës, ambientet e Universitetit Kristal, kati 2. Në vitin 2010 Ermal Beqiraj kishte krijuar edhe shoqërinë Al Soft, të regjistruar në të njëjtën adresë në Kashar. Më 06.07.2012 themelohet shoqëria e re, që ka të përbashkët me Al Forensic të Ermal Beqirajt jo vetëm objek-tin social dhe një pjesë të emrit, por madje edhe të njëjtën adresë identike: shoqëria

quhet Forensic Lab dhe selia e saj zyrtare ndodhet pikërisht në Kashar, rruga dytësore Tiranë-Durrës, km.3, në krah të autostradës, ambientet e universitetit Kristal, kati 2. Sho-qëria është në pronësi të një personi tjetër: Erisa Malellari. Por, më 26.07.2016, Forensic Lab i Erisa Malellarit i transferon zyrat, këtë herë, në të njëjtën adresë të Soft & Solutions, në Tiranë, lagja nr.2, rruga Hoxha Tahsim, nr.2, kati 2. Shoqëria Soft & Solutions, ndodhet në të njëjtën seli me një shoqëri që kishte zyrat e veta bashkë me Ermal Beqirajn. Po ashtu pronarja zyrtare e Soft & Solutions, Arjola Koromani, në fakt është mike e Erisa Malel-larit. Të dyja ato në shkurt të vitit 2017 kanë krijuar bashkërisht edhe kompaninë INGE-T.

JA INVESTIGIMI PËR EKSPERTIN E VIDEOS META-PRIFTI

Balla: Sa herë Kosova është në një moment historik, Berisha e shpik një protestë në Shqipëri, i skandalizuar me Vasilin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar dje depu-tetin e LSI, Petrit Vasili. Duke folur në një studio televizive mbi fjalorin e deputetëve në sallën e Parlamentit, Balla nënvizoi faktin se gjuha e përdorur nga Rama nuk kishte në përbërjen e saj asnjë fjalë të palejueshme dhe ofenduese, por këtë shtoi ai e plotësoi opozita. “Unë kam bërë thirrje në dy seancat dhe ne jemi munduar që duke bashkëlidhur Kodin e Etikës me rregulloren në disa raste të përdorim dënimin maksimal. Jam

habitur nga gjuha e Vasilit, që do ta quaja që arriti kulmin e kulmeve në parlament. Më ka ardhur keq, Berisha është një repetent i përhershëm sa herë që vazhdon të jetë në karrigen e deputetit. Merreni fjalën e zotit Rama dhe ritransmetojeni dhe gjeni një fjalë që do bëjë pjesë në fjalët e pale-jueshme. Ju merrni fjalën e Berishës dhe Bashës dhe zonjën Kryemadhi që iu drejtohet vajzave dhe grave ministre me një gjuhë tërësisht të pa-pranueshme. Unë e kuptoj se ata kanë nevojë të krijojnë një debat artificial, por ka metodë tjetër

për ta arritur këtë”, tha ai. Kreu i grupit parlam-entar të PS-së hodhi kritika të forta ndaj opozitës dhe për Ballën ajo ka një problem të madh që është mungesa e vizionit dhe lidershipit. “Ne kemi sot një PD në Kuvend pa program dhe pa lidership. Ai kujton se duke qene kreu i opozitës mendon se merr fjalën sa herë që të dojë, por këtë nuk e ka. Aq sa minuta që flet kryeministri do të flasë edhe një përfaqësuesi i opozitës. Ne jemi duke ndryshuar rregulloren në Kuvend. Debati zhvillohet për program”, shtoi ai. Ai sulmoi edhe

Sali Berishën, që sipas Ballës, sa herë Kosova është në një moment historik, ish-kryeministri shpik një ngjarje në Shqipëri. “Unë në fakt do të doja të flisja për 17 shkurtin. Se na gjen në një moment historik për integrimin euroatlantik të Kosovës. Sa herë Kosova është në një moment historik, Sali Berisha e shpikë një protestë në Shqipëri. Ajo që dua të them është që Sali Berisha e bën këtë, me qellim apo pa qëllim pyeteni atë. I vetmi që është detyruar të bëjë protestë është Lulzim Basha”, tha ai.

Kliti TOPALLI

Thellohet skandali me tenderat e dhë-na nga Ministria e Drejtësisë gjatë kohës që ajo drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Janë 5 ten-

dera për të cilët prokuroria po heton, ndërsa nën akuza janë 12 ish-vartës të Ylli Manjanit dhe të Petrit Vasilit. Por skandali thellohet më tej, pasi ka dalë në dritë që tenderat e kësaj ministrie i fitonin vetëm një grusht njerëzish. Fillimisht plasi skandali me tenderin për byzylykët e të dënuarve. Ai tender u fitua nga bashkimi i operatorëve “Soft Solutions” shpk, “Fastech” shpk dhe Ratech” shpk. Por të njëjtat kompani janë të përfshira dhe në tenderin për kamerat në burgje dhe tenderin për ngritjen e sistemit elektronik të përm-barimit. Tenderi për përmirësimin e sistemit të kamerave në burgun e Lezhës dhe atë të Fushë Krujës u fitua nga “Ratech” shpk, “PC Store” shpk dhe “Fastech” shpk. Pra dy prej tyre janë të njëjta që fituan tenderin e byz-ylykëve. Por tenderi për ngritjen e sistemit elektronik të përmbarimit është fituar nga “Soft Solution” shpk & “Fastech” shpk. Pra kemi të bëjmë sërish me të njëjtat kompani. Pra skandali i parë është se gjatë kohësh që në ministri ishin Manjani dhe Vasili tenderat i kanë fituar të njëjtat kompani. Por ajo që ngjall më tepër dyshime është kompania “Soft Solution”. Ndaj kësaj kompanie në media kanë dalë të dhëna se ajo ka lidhje me zotin Ermal Beqiraj. Ky i fundit është një ndër indi-vidët të cilët i dhanë pafajësinë Ilir Metës në vitin 2012 në gjyqin për videon e publikuar nga Dritan Prifti. Meta në atë kohë akuzohej se mori 700 mijë euro, por gjykata e nxori të pafajshëm, pasi Ermal Beqiraj dhe dy kolegë të tij deklaruan para gjykatës se në video ishte ndërhyrë. Kjo mjaftoi që regjistrimi të quhej i pavlefshëm. Sipas investigimeve, Be-qiraj ka lidhje të afërta me kompaninë “Soft Solution”, e cila ka marrë shumë tendera. Ajo ka përfituar tendera kur Beqiraj ishte pjesë e Hipotekës, e cila drejtohej nga LSI, ndërsa ka përfituar dhe dy tendera nga Ministria e Drejtësisë, që janë objekt hetimi. Për tenderin e byzylykëve prokuroria po heton, ndërsa tenderi për sistemin e Përmbarimit ka dalë me shkelje. Të gjitha dyshimet të çojnë te fakti se Ilir Meta vijon të shpërblejë njerëzit që e mbajtën larg nga burgu. Nëse Beqiraj dhe kolegët e tij do kishin thënë se videoja është autentike, atëherë Meta mund të ishte dënuar. Por fakti që kompani që kanë lidhje me të marrin tender, atëherë duket se Meta vijon t’i shpërblejë.

Ja zbulimetSi në dosjen e prokurorisë, ashtu dhe në

inspektimin që ka bërë Ministria e Finan-

“Soft Solutions”, kompania e përfshirë dhe në skandalin me byzylykët për të dënuarit

Skandali, ja si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë pafajësinë, kompania pranë ekspertit të videos Meta-Prifti mori tenderin për Përmbarimin

cave, rezulton se “Soft Solution’ ka fituar tenderin e sistemit elektronik të Përmba-rimit, tender i cili është me probleme. “KVO më datë 10.01.2017 ka bërë vlerësimin ele-ktronik të operatorëve pjesëmarrës, ku ka vendosur: Pranimin/kualifikimin e ofertës së bashkimit te operatoreve ekonomik “Soft Solution” sh.p.k & “Fastek” sh.p.k. me vlerë oferte 55 900 000 lekë (pa TVSH), si ofertë që plotëson kriteret për kualifikim. Referuar raportit përmbledhës Nr 7260/1 datë 02.02.2017, KVO rekomandon si fi-tues Bashkimin e Operatorëve Ekonomike “Soft Solution” & “Fastech” sh.p.k. me ofertë ekonomike 55.900.000 lekë (pa TVSH) si OE

që përmbush kriteret për kualifikim. Bash-kimi i operatorëve me prokurën e posaçme numër 827 Rep 4789 Kol datë 28/12/2016 për-faqësohet nga “Soft Solution’ si udhëheqës i bashkimit të përkohshëm ku është për-caktuar edhe pjesëmarrja e palëve në grup. Me shkresën Nr. 7260/12, datë 02.02.2017 është bërë njoftim fituesi”, thuhet në dos-jen e prokurorisë. Prokuroria ka zbuluar se kontratës i mungon Marrëveshja Niveli Shërbimi - SLA (Service Level Agreement) e cila është ofrimi i shërbimit të mirëmbajtjes dhe asistencës teknike. Po ashtu, MD nuk ka pasur fonde të mjaftueshme. Pra duken qartë skandalet e ish-ministrave të Metës.

Ja raporti i MF për tenderin e përmbarimit• Më datë 09/02/2017 është lidhur kontrata

e prokurimit (shërbim) me nr. 7260/13 prot 09/02/2017 midis autoritetit kontraktor (AK) Ministria e Drejtësisë dhe bashkimit të oper-atorëve ekonomik; “Soft Solutions” shpk me Nipt L11328009F me administratore zj. Arjola Koromani & Fastech” me Nipt J81609010U me administrator z.Andis Papa, me objekt: “Ri-kon-ceptim, përmirësim dhe miëmbajtje e sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve të përmbarim-it ALBIS” me vlerë të kontraktuar prej 55.900.000 lekë pa Tvsh dhe me 67.080.000 lekë me Tvsh me afat lëvrimi prej 4 vjet e tre muaj nga data e nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të saj. (Pra afati i fillimit të shërbimit është data 09.02.2017 dhe afati i përfundimit të shërbimit është data 09.05.2021).

• Për autoritetin kontraktor, kjo kontratë është nënshkruar nga Sekretare e Përgjithshme Zj Juliana Hoxha në bazë të Urdhrit Nr 1688/2 datë 14/12/2016 me objekt “Delegim kompeten-cash të titullarit të autoritetit kontraktor.

• Me Urdhrin nr 3135 datë 25/04/2016 Ministri i Drejtësisë Z.Ylli Manjani ka urdhëruar ngritjen e grupit të draftimit përfundimtar të termave të referencës së projektit ‘Ri-konceptim ,përmirësim dhe mirëmbajtje e sistemit të menaxhimit ele-ktronik të çështjeve të përmbarimit ALBIS “ në përbërje Z.Lysien Ali nga Drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit ,Z.Arlind Arapi nga Drejtoria e Inspektimit të Institucioneve të Varësisë dhe Profe-sioneve të Lira.Znj Doralda Muka nga Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit, Z.Alban Gusho nga zyra e Përmbarimit Shtetëror,Z Fabio Isufaj përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Përmba-ruesve Gjyqësor Privat,Z.Elton Demirxhi për-faqësues nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor ,të cilët duhet të relatojnë dokumentin përfundimtar të termave të referencës. Më datën 10.05.2016 Grupi i punës me relacionin Nr 3135/1 relaton bashkëlidhur dokumentin e hartuar për termat e referencës për sistemin elektronik ALBIS

• Qëllimi i investimit për sistemin ALBIS është rritja e kapaciteteve të numrit të përdoruesve për shërbimet dhe duke shtuar funksioneve të reja për tu lidhur me sistemet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ,të agjencive të tjera publike apo enteve private si dhe me sistemin DIS të platformës së ndërveprueshmërisë ESB enterprice Service Buss pranë AKSHI Zgjidhja Softëare do te jetë e centralizuar dhe instaluar në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë , Me urdhrin Nr 7260/14 datë 10/02/2017 është vendosur Grupi I Punës në përbërje; Znj.Doralda Muka, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit Gjyqësor, Z.Lysien Ali IT në Ministrinë e Drejtësisë,Z.Arlind Arapi Përgjegjës Sektori në Sektorin e Inspektimit të Institucioneve të Varësisë dhe Profesioneve të Lira në Ministrinë e Drejtësisë.

Page 4: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

4 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

4 MESAZHET E EKSPERTËVE TË KIE PËR PASTRIMIN E PARAVE

1. Ekspertët e KiE të angazhuar për të luftuar pastrimin e parave në Shqipëri.

2. KiE e vendosur për të gjurmuar paratë e pushtetarëve të korruptuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshi këtu Londrën dhe parajsat fiskale.3. Ekspertët e KiE leksione dhe trajnim për gjyqtarët, prokurorët, studentët e Shkollës së Magjistraturës dhe Policisë sa i takon mbledhjes së provave që do të fundosin pushtetarët e korruptuar.4. KiE ka dhënë leksione për punonjësit e organeve ligjzbatues në vend, lidhur me menaxhimin e provave që do të vinë nga organet homologe jashtë Shqipërisë për të korruptuarit.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë: Reforma zgjedhore po dështon, shkak papërgjegjshmëria e politikanëve

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka ngritur ditën e djeshme shqetësimin se reforma zgjed-hore po shkon drejt dështimit dhe shkak për të është papërgjegjshmëria e aktorëve kryesore të politikës në vend. Kjo është bërë e ditur dje nga përfaqësuesja e KVV, Gerta Metaj. Gjatë një prononcimi për mediat, Metaj paralajmëroi se reforma zgjedhore është drejt dështimit, pasi sipas saj, mungon vullneti politik për t’u ulur në tryezë për të miratuar një draft të përbashkët. “Reforma ka dështuar. Sjellja institucionale e partive poli-

tike është një sjellje me asimetri të thella, është një sjellje aspak bashkëkohore. Është një sjellje politike me probleme të mëdha, aspak qytetare dhe aspak e maturuar”, deklaroi ajo. Më tej, për-faqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Metaj i bëri thirrje politikës që t’i kushtojnë seriozitetin e duhur kësaj çështje madhore siç është reforma zgjedhore, për interesin publik. Sipas saj, shtyrja e afatit të komisionit ad hoc të reformës zgjedhore nuk do të zgjidhë ngërçin politik mes mazhorancës dhe opozitës. “Për 30

ditë çfarë mund të bëhet kur politikanë shqiptarë apo komisionit nuk i doli një vit i plotë”, nën-vizoi përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Metaj, ndër të tjera në fjalën e saj. Kujtojmë që miratimi i reformës zgjedhore kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët, si një nga kushtet prioritare për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Madje, këtë thirrje e bëri pak ditë më parë edhe vetë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca gjatë takimit që pati ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa

Spiropali. Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomati europian zbuloi detaje nga takimi me Spiropalin. “Takim i shkëlqyer me ministren e re të sapoemëruar të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe çështjet kryesore që janë në vëmendje të Parlamentit, përf-shirë reformën zgjedhore”, deklaroi ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ndër të tjera në statusin e tij në rrjetet sociale.

Rigels SELIMAN

Shtohen më tej telashet për pushtetarët e korruptuar shqiptarë që kanë fshehur paratë jashtë vendit. Një ditë

më parë gazeta tregoi se si Londra ka filluar verifikim për të gjithë të korrup-tuarit, ndërkohë që në këtë proces janë angazhuar edhe institucione të tjera ndërkombëtare. Nga data 6 deri në 8 shkurt në Shqipëri kanë mbërritur një grup ekspertësh nga Këshilli i Europës dhe BE, fokus i të cilëve është lufta kundër pastrimit të parave. Ata kanë zhvilluar një trajnim me prokurorë, gjyqtarë dhe studentë të Shkollës së Magjistraturës, me qëllim ngritjen e një grupi special ekspertësh, të cilët do të gjurmojnë paratë e pushtetarëve të korruptuar, të cilat janë fshehur në Londër apo në parajsat fiskale. Kjo gjë është bërë e ditur nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë, e cila përmes një njoftimi në faqen zyrtare thotë se projekti i bashkëpunimit ka si kryefjalë vetëm luftën e pastrimit të parave. Por përmes tij, do ngrihet dhe një grup ekspertësh të cilët do të gjurmojnë paratë e pista. Dihet se të korruptuarit i nxjerrin paratë jashtë vendit dhe teksa SPAK po afron, ndërkombëtarët po krijojnë një grup ekspertësh që do merren vetëm me këtë çështje. “Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës, nën Instrumentin Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, po mbështet kapacitetet e përfaqësuesve të Shkollës së Magjistraturës, Akademisë së Sig-urisë, Drejtorive Rajonale të Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorive të Qarkut, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatave të Qarkut dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e pas-trimit të parave. Qëllimi i këtij trajnimi është të forcojë kurrikulat në luftën kundër pastrimit të parave në Shkollën e Magjistraturës dhe Akademinë e Sigurisë dhe më pas të krijojë një grup ekspertësh kombëtar të trajnuar në këtë fushë”, thuhet në njoftim.

KiE: Prioritet lufta ndaj parave të korrupsionit

Zyra e Këshillit të Evropës në Ti-ranë më tej bën me dije se një trajnim i

Paratë e korrupsionit, Këshilli i Europës trajnon gjyqtarët dhe prokurorët se si të mbledhin provat

KiE-BE ekspertë në Tiranë për zbulimin e parave të pushtetarëve, ngrihet grup

special për të gjurmuar llogaritë bankareRruga e Arbrit, Balluku:

Prioritet cilësia e punimeveMinistrja e Infrastrukturës dhe

Energjisë, Belinda Balluku ka ins-pektuar ditën e djeshme punimet që po kryhen në Rrugën e Arbrit, duke u ndalur në kantierin e Urës së Vashës, e cila lidh tunelet T5 dhe T6. Gjatë fjalës së saj, Balluku deklaroi se cilësia e punimeve dhe respektimi i afateve janë kërkesat kryesore ndaj konce-sionarit. “Rruga e Arbrit është një vepër shumë e rëndësishme për zh-villimin ekonomik të zonës. Gjëja më e rëndësishme është që duhet të për-fundojë në kohë, duhet të përfundojë me cilësi. Koncensionari do të ketë vetë mirëmbajtjen e rrugës për 10 vjet, kështu që cilësia është absolutisht një nga kërkesat kryesore, por që dhe juve do t’ju duhet për vazhdimësinë. Shpresojmë të mbarojmë përpara afatit për t’ia dhënë shqiptarëve këtë arterie jashtëzakonisht të rëndë-sishme sa më parë në përdorim”, deklaroi ministrja Belinda Balluku. Ura e Vashës 242 metra e gjatë ka hyrë në fazën përfundimtare të betonimit dhe hidroizolimit.

Ja çfarë do diskutohet nesër në komisionet parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë ka publi-kuar ditën e djeshme axhendën e dis-kutimeve të komisioneve parlamenta-re. Por ajo që bie në sy në njoftim, ka të bëjë me faktin se Komisioni i Sigurisë do të diskutojë, sa i takon ratifikimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Komisioni për Sigurinë Kombëtare. Ora:11:30. Rendi i ditës: Shqyrtim i projektligjit “ Për ratifikimin e pro-tokollit të traktatit të atlantikut verior për aderimin e Republikës së Maqe-donisë së Veriut”.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ndërsa të njëjtën gjë si siguria, do të diskutojë edhe Komisio-ni i Ligjeve. “Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Ora:11:00. Në rend të ditës: Shqyrtim i projektligjit “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. (Komision dhënie mendimi); Projek-tvendim “Për miratimin a kandidatu-rave për pozicionet e Komisionerëve pranë AP”, thuhet në njoftim.

tet e krimit dhe pranueshmërinë e provave nga juridiksionet e huaja. Duke përdorur secilën nga hapat e hetimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të zbatojnë përdorimin e legjis-lacionit vendas dhe praktikave më të mira ndërkombëtare për të hetuar financiarisht çështjet penale dhe për të siguruar pranueshmërinë e provave

para gjykatës. Kjo do të përfshijë analizën e të dhënave, grumbullimin dhe grumbullimin e provave në një mënyrë të gatshme për paraqitje në gjykim dhe vendosjen e bazës për konfiskimin e pasurisë që hiqet nga vepra mëmë e korrupsionit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

nisur në Shqipëri me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë përveç luftës kundër të pastrimit të parave në tërësi, ka për qëllim edhe luftën ndaj korrup-sionit, pushtetarë të cilët dyshohet se shumë para dhe prona i kanë vënë nga ky fenomen. Po ashtu, sipas asaj që thuhet në njoftim, një tjetër çësht-je ku është fokusuar trajnimi ka të bëjë me mënyrën se si hetuesit do të mbledhin provat brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim konfiskimin e pasurisë dhe çuarjen e pushtetarëve të korruptuar para drejtësisë. “Trajnimi synon të rrisë kapacitetet operacion-ale të hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve për të kuptuar plotësisht metodologjinë për menaxhimin e një rasti kompleks të pastrimit të parave, i cili gjithashtu përfshin elementë korrupsioni, përdorimin e provave rrethanore, mbledhjen të provave, menaxhimin e provave nga elemen-

Paratë e pushtetarëve të korruptuar shumë shpejt do të zbulohen. Një lajm i tillë ka ardhur nga Britania e Madhe, të cilën gazeta e publikoi një ditë më parë, ku bëhet e ditur se Londra ka nisur konfiskimin e parave të politi-kanëve të ndryshëm në këtë vend, siç është pasuria e djalit të ish- kryeministrit moldav, Vlad Filat. “Dy ditë më parë një gjykatë në Londër ka urdhëruar konfiskimin e rreth

500.000 stërlina (570.000 euro) djalit të ish-kryeministrit moldav, Vladimir Filat i cili përdorte një makinë luksoze “Bentley” dhe paguante një qira mujore prej 30.000 stërlina në Londër. Hetuesit përcaktuan se pasuria e Vlad Luca Filat, i moshës 22 vjeç, vinte nga aktivitete të paligjshme të të atit”, njoftoi agjencia britanike e luftës kundër krimit (NCA) në një komunikatë.

ANGLI, SEKUESTROHET PASURIA E ISH-KRYEMINISTRIT MOLDAV

Page 5: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK hap garën për drejtor të Marrëdhënieve

me PublikunKomisioni i Pavarur i Kualifi-

kimit ka hapur garën për drejtor pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun. Në faqen zyrtare të KPK janë bërë publike edhe të gjitha kriteret që të interesuarit duhet të plotësojnë. “Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i shkencave” në Drejtësi. Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Të kenë të paktën pesë vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie. Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale. Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit”, thuhet në njoftim. Të interesuarit duhet të aplikojnë deri në datën 19 shkurt.

KPA vijon shqyrtimin e çështjes së Islamajt

të martënKolegji i Posaçëm i Apelimit do

të zhvillojë seancën e radhës publike për çështjen e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Gjatë kësaj seance pritet që të bëhet një rivlerësim i situatës financiare të Islamajt. Se-anca e mëparshme për të u mbajt në datën 29 janar. “Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues të marrë në cilësinë e provës tri dokumente shkresore të lëshuara nga autoritetet shtetërore me kërkesë të tij. Trupi gjykues vendosi të marrë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, prova për të cilat Komisioneri Publik deklaroi se do të shprehet në konkluzionet për-fundimtare. Për t’i mundësuar Njësisë së Shërbimit Ligjor të analizojë provat e reja dhe të bëjë një rivlerësim të situ-atës financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore ditën e martë, më datë 12.02.2019, ora 09.00”, njoftoi Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

KPK zbardh vendimin për gjyqtarin Alltun Çela: Përfitoi shtëpi dhe truall në konflikt interesi, mori para për ndryshimin e një mase sigurie

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur të gjitha arsyet se pse shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela. Për ish-gjyqtarin kriteri i pasurisë rezultoi me mjaft probleme, ku nga vendimi i KPK vlen të veçohet përfitimi i në shtëpie dhe trualli. Si-pas KPK, këto dy pasuri Çelës ia ka dhuruar i ati, i cili i ka përfituar me vendim gjykate. Por problemi qëndron tek fakti se në momentin që gjykata ka vendosur në favor të babait të sub-jektit të rivlerësimit, Alltun Çela ka qenë krye-tar i kësaj gjykate. “Subjekti është bërë pronar i

shtëpie banimi dhe truall me anë të kontratës së dhurimit nga i ati, K. Ç. Nga shqyrtimi i doku-mentacionit rezulton se z. K. Ç i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Delvinë më datë 06.10.1995 me cilësinë e paditësit. Në këtë kohë kjo gjykatë ka patur në përbërje të saj vetëm 4 gjyqtarë dhe 4 ndihmësgjyqtarë; Subjekti nuk arriti të bindë Komisionin se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Delvinë, kryetar i së cilës ishte vetë subjekti, ishte e vetmja gjykatë kompetente për shqyrtimin e kërkesës së babait të subjektit duke shkaktuar kështu një konflikt interesi të

paktën në dukje, të nxitur edhe më shumë nga shpejtësia me të cilën u vendos ky rast dhe u vendos në favor të babait të subjektit”, argu-mentohet në vendimin e KPK. Një tjetër pasuri problematike e Çelës është edhe një ambient në Sarandë. “Në përgjigje të pyetjes sonë nëse ky mjedis shfrytëzohet, subjekti përgjigjet se mjedisi është ende i papërfunduar dhe ka bashkëngjitur dy foto. Nga fotot duket sikur janë pamje të dy ambienteve të ndryshme, sepse tek njëra është tavani i përfunduar, madje edhe ndriçimi, ndërsa te tjetra duket që

tavani është ende i pambyllur. Nëse pretendo-het se bëhet fjalë për të njëjtin ambient, pamjet duket sikur tregojnë për një sipërfaqe më të madhe se ajo e deklaruar prej 30 m²”, thuhet në vendim. Përtej pasurisë, KPK ka konstat-uar probleme edhe me integritetin e figurës së Alltun Çelës. Së pari, Çela dyshohet se ka përfituar para për të ndryshuar vendimin për një shtetas. Ai po ashtu, në një rast tjetër, një shtetas e ka dënuar për shpërdorim detyre dhe më pas e ka marrë si ekspert për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dy herë.

Mimoza IBRA

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të asistohet nga part-nerët ndërkombëtarë. Pak

ditë më parë në Tiranë zbarkoi proku-rorja kroate, Tamar Laptos, e cila ndryshe njihet edhe si “femra e hekurt” që vuri në pranga ish-kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader. Por Laptos nuk do të jetë ndërkombëtarja e vetme në Tiranë që do të monitorojë nga afër ngritjen e SPAK dhe do të japë kon-tributin e saj në këtë proces. Përveç Bashkimit Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në vendin tonë ekspertët e tyre, të cilët do të bashkëpunojnë me kroaten. Në prag të ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kom-bëtare të Hetimit, më parë do të ngrihet Komisioni i Pavarur i Rishikimit, i cili do të përbëhet nga ekspertë të huaj që do të japin ndihmesën e tyre në përzg-jedhjen e anëtarëve të strukturave të reja kundër korrupsionit.

Ambasadori i ri me armatë specialistësh

Së shpejti pritet që SHBA të emëro-jë ambasadorin e ri në Tiranë, i cili do të zëvendësojë Donald Lu. Burimet i thanë gazetës se ardhja e ambasadorit të ri amerikan do të sjellë edhe një armatë specialistësh të SHBA në vendin tonë. Kryediplomati i ri i SHBA do të vijë i shoqëruar nga prokurorë e gjyqtarë amerikanë, por edhe nga agjentë të FBI, të cilët do të zbarkojnë në Tiranë për të asistuar në krijimin e strukturës që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Momentalisht në Shqipëri janë atashuar ekspertët e OPDAT, por duke qenë se atyre u mbaron mandati i shërbimit, do të zëvendësohen me emra të rinj. Një rast që e provon këtë është prokurori amerikan, Gjon Juncaj, të cilit i ka përfunduar mandati dhe së shpejti pritet të largohet. Si Juncaj, ka edhe specialistë të tjerë amerikanë të cilët duhet të zëvendësohen. Për këtë arsye, ambasadori i ri i SHBA do të vijë i shoqëruar nga ekspertë dhe specialistë amerikanë që do të vijojnë punën e lënë nga paraardhësit e tyre. Bashkë me prokuroren kroate dhe ekspertët e Eu-ralius, ata do të mblidhen tek Komisioni i Pavarur i Rishikimit për të vëzhguar dhe mos lënë asnjë shkelje në ngritjen e SPAK dhe BKH. Një gjë e tillë është parashikuar edhe në ligjin “Për organ-izimin dhe funksionimin e institucioneve

për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe

miraton materialet e trajnimit të het-uesve dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në nenin 57 të ligjit.

Prokurorja kroate në TiranëProkurorja kroate, Tamar Laptos

mbërriti para pak ditësh në Tiranë. Në Kroaci, ajo ka drejtuar USKOK, e cila është homologia e SPAK dhe prandaj pritshmëritë janë që kontributi i saj në ngritjen e strukturës shqiptare të jetë shumë i madh. Gjatë këtyre ditëve Tamar Laptos ka zhvilluar një sërë takimesh me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi,

Prokuroren e Përgjithshme, Arta Mar-ku dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në të gjitha këto takime, në fokus ka qenë krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Prokurorja kroate do të qëndrojë në Shqipëri për dy vite në Tiranë.

Në momentin e mbërritjes së prokurores Tamar Laptos, u mbajt një aktivitet ku morën pjesë dhjetëra prokurorë, ku u fol për luftën ndaj korrupsionit. Tamar Laptosh ka ndarë me të pranishmit eksperiencën e saj, duke dhënë ide dhe përvojë mbi mënyrën se si duhet të luftohet korrupsioni në nivele të larta. Ajo tha se duhet jo vetëm ndjekje penale, por konfiskim i aseteve

të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. “Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fu-qishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos.

MESAZHI I LAPTOS PËR TË KORRUPTUARIT

Prokurorë, gjyqtarë amerikanë dhe agjentë të FBI gati të zbarkojnë në vend

Prapaskenat, pas prokurores kroate edhe SHBA përfaqësues në Tiranë për ngritjen e SPAK,

ambasadori i ri vjen me armatë specialistësh

1. Agnes Bernhard (Austri)2. Thomas Traar (Austri)3. Anita Mihailova (Bullgari)4. Rene van Veen (Holandë)5. Koraljka Bumci (Kroaci)

6. Miroslaë Giembicki (Poloni)7. Gianluigi Pratola (Itali)8. Idlir Peci (Holandë)9. Kestutis Vaskevicius (Lituani)10. Tamar Laptos (Kroaci)

10 EKSPERTËT E EURALIUS

Përveç Bashkimit Evropi-an, edhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në vendin tonë ekspertët e tyre, të cilët do të bash-këpunojnë me kroat-en. Në prag të ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetim-it, më parë do të ngri-het Komisioni...

Page 6: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

6 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Panariti: Të largojmë kastin e qeverisë

Deputeti i LSI Edmond Panariti tha se qeveria po varfëron vendin, dhe duhet që gjithë kasta të largohet. Ai u shpreh se LSI ka një alternativë të besueshme, e cila ka të bëjë me kthimin e shpresës dhe të besimit te qytetarët. “Ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një sistem. Këtu nuk bëhet fjalë për largimin e një individi, këtu bëhet fjalë për largimin e një kaste, e një modeli qeverisës, i cili po e mban vendin peng, po e varfëron dhe në një farë mënyre ka bërë që rinia ta humb besimin nga kjo kastë politike, e cila në mënyrë të papërgjegjshme e ka çuar vendin në varfëri të tejskajshme, mjaft të dalësh në zonat jashtë qyteteve, në zonat rurale, aty shikojmë realisht fytyrën e vërtetë të varfërisë dhe të mjerimit. Të kthejmë rininë, të kthejmë shpresën, të kthejmë besimin, i cili bëhet vetëm nëpërmjet të shpalosjes të një alternative të besueshme, një alternative, e cila ka si synim të saj qytetarin, ka si synim të saj rikthimin e shpresës. LSI është këtu së bashku me ju, se bashku me qytetarët për të rikthyer shpresën, për të rikthyer besimin”, tha ai në rrjetet sociale.

Tabaku: Bizneset të shqetësuar nga

taksat e lartaDeputetja e PD Jorida Tabaku

tha dje se të gjithë bizneset kanë një shqetësim, taksat e larta, gjobat dhe rënien e shitjeve. Për këtë arsye ajo i ftoi të bëhen pjesë e protestës së opozitës. Tabaku tha se duhet të luftojnë për të ndërtuar një qeveri e cila të jetë në funksion të qytetarëve. “Qytetarët prej vitesh janë në kllapinë e frikshme të mos shpenzimeve, të uljes së kursimeve dhe rritjes së çmimeve ndërsa pagat bien. E vetmja rrugë që mund t’i japë hov kësaj sjellje është ajo e uljes së taksave dhe tatimeve ashtu që qytetarët të kenë më shumë për të shpenzuar më shumë. Në 16 shkurt sipërmarrësit që janë të mbytur nga dhuna e vazhdueshme e taksidarëve, taksat e larta të qeverisë e që përditë shohin se si të ardhurat e tyre bien janë të ftuar në protestë. Për të gjithë ishte dhe është e patolerueshme që miliona euro të shpenzohen për koncesione ndërsa biznesi taksohet dhe mbyllet. Duhet të luftojmë për të ndërtu-ar një qeverisje që është në funksion të qytetarëve”, tha Tabaku në rrjetet sociale.

Deputeti Dritan Bici ka shpërthy-er në akuza të forta sa i takon kalimit të PDIU-së së drejtuar nga Shpëtim Idrizi në opozitë. Bici, i cili është zgjed-hur deputet në qarkun e Elbasanit nën siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe që më pas kaloi si një ligjvënës i pavarur, ka komentuar pak kohë më parë lëvizjen e Idrizit drejt kampit opozitar. Gjatë një prononcimi për mediat, Bici akuzoi Shpëtim Idrizin se ka tradhtuar besimin e qytetarëve për interesa personale. Sipas tij, nga PDIU nuk janë larguar deputetët, por kryetari i saj, të cilin ai e ironizoi me fjalët se po fluturon për të gjetur vetveten. “Deputetët e PDIU-së nuk kanë ikur nga partia por është kryetari Shpëtim Idrizi ai që po fluturon për të gjetur vetveten. Ne jemi me kryeministrin Rama sepse shikojmë që për çështjen çame ka punuar më shumë se çdo kryeministër në këtë vend. Ne jemi këtu ku jemi sepse mbi shpatulla kemi edhe votat e votuesve social-istë”, deklaroi ai pak kohë më parë.

BICI: IDRIZI KALOI NË OPOZITË PËR INTERESA PERSONALE

Deputetja e PDIU, Reme Lala, deklaroi pak kohë më parë se tashmë do jetë me PS. Gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama në Peshkopi, Lala ka mbajtur një fjalim relativisht të gjatë ku nuk i ka kursyer elozhet për shefin e qeverisë. “Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo par-tie rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas çdo zgjedhjeve kryefjala e zhgënjimeve. Faleminderit Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Por përtej shakasë bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha ajo duke përshëndetur fillimin e punimeve për “Rrugën e Arbrit”. “Unë iu kam thënë dibranëve që unë nuk kam parti, partia ime është Dibra. Nuk bëhem pjesë e lojërave politike. Në këtë vit të parë kam mundur të shoh e të përjetoj shumë gjëra dhe kam kuptuar se nuk janë të gjithë njësoj si nga televizor. Unë dua të bashko-hem me më të mirat dhe të mirët, me PS-në që nuk është më e mira por më të mirë nuk kemi parë”, deklaroi Lala.

JA SI DEPUTETJA REME LALA U BË PJESË E PS

Elisjeda KIKO

Nuk ndalen largimet në radhët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Kjo parti në zgjedhjet e 2017 doli me 3

deputetë, por sot askush nuk është më pranë saj. Reme Lala, Dritan Bici dhe Elena Xhina kanë braktisur siglën e PDIU dhe janë rreshtuar krah Partisë Socialiste. Por kjo nuk është goditja e vetme në partinë e Shpëtim Idrizit, pasi prej saj kanë filluar të largohen edhe drejtorë, këshilltarë bashkiakë dhe funksionarë të tjerë. Kjo e ka trembur jashtë mase Shpëtim Idrizin, i cili ka akuzuar dje kryeministrin se po i merr militantët. Frika më e madhe e Idrizit duket se është shkrirja e PDIU. Momentalisht krah Idrizit kanë ngelur vetëm disa këshilltarë bashkiakë në rrethe, por afrimi i zgjedhjeve vendore mund të bëjë që edhe ata të rreshto-hen krah socialistëve. Kjo ka acaruar jashtë mase kreun e PDIU, i cili nuk ka kursyer sulmet ndaj Ramës. “Kanë qenë vetëm 4-5 koka që ikën dhe bënë mirë që ikën. Ne kishim katër drejtori të Përgjithshme, dy sot i kanë sërish drejtorë, pse u shuan socialistët?! Dhe do të merrnin nga këta që deri dje na thoshin se ishin pjesë e tepsisë, i morën se sikur vodhën dje mandatet e PDIU-së, sikur krijuan dje parti politikë për të na çarë, po vijojnë edhe sot të fusin duart. I bëj thirrje Edi Ramës larg duart nga PDIU-ja dhe çamët. Ata që ikën e bën mirë, pasi e çliruan PDIU-në nga këta”, u shpreh Idrizi. Kreu i PDIU nuk ka përmendur asnjë emër konkret, por mesa duket fjalën e kishte për Agim Ismailin, drejtorin e AKU-së, që pak ditë më parë kaloi në krye të Burgjeve dhe Vjollca Braho e cila është në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, që vijon që të jetë në këtë detyrë edhe pas largimit të partisë së çamëve nga koalicioni me PS-në.

Idrizi akuza RamësPa akuzave që Idrizi hodhi në

drejtim të kryeministrit Rama për largimin e drejtorëve dhe deputetëve, ai ka vijuar me sulme të tjera. Kreu i PDIU tha se mazhoranca ka vjedhur votat, duke e lënë partinë e tij jashtë Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se trojet shqiptare fillojnë në Kon-ispol dhe përfundojnë në Artë, ndërsa PDIU nuk kërkon pronat, por atdheun. “Trojet shqiptare fillojnë në Konispol dhe përfundojnë në Artë. Ne kërkojmë

Rama: Tushemishti pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë”, qeveria e angazhuar për zhvillimin e zonës

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qa-rkun e Korçës është ndalur edhe në Tushemisht të Pogradecit, fshat që është pjesë e projektit të “100 fshatrave turistikë” në Shqipëri. Ai tha se ky fshat është me potencial fantastik, por ende i pashfry-tëzuar, duke shtuar se shumë shpejt do të nisë zbatimi i projekteve. Rama u shpreh se projekti për Tushemishtin nuk është as program i zakonshëm, por as në programin e ndërtimit të rrugëve rurale. “Do të kemi një 'lungo gjol' nga hyrja e Pogradecit

deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndër-tohet në Lin. Punën ta avancojmë në çdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitet të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentët e zhvillimit. Jam shpresë plotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakon-shëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh

rurale”, deklaroi ai. Rama tha se të gjitha projektet për Pogradecin presin fundin e qershorit për të marrë fuqinë e domosdoshme për një sinergji të re mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Ai u shpreh se qeveria është treguar e kujdesshme që zona të mos ngelë mbrapa, edhe pse mazhoranca nuk ka drejtimin e qeverisjes vendore. Kryeministri Rama ka synuar rimarrjen e Bashkisë së Po-gradecit, e cila aktualisht drejtohet nga radhët e PD. “I siguroj të gjithë ata që na ndjekin që

janë qytetarë të kësaj zone, se përndryshe nga sa mund të duket, se ne nuk kemi drejtimin e Bashkisë së Pogradecit, kemi qenë dhe jemi shumë të vëmendshëm që jo vetëm kjo zonë e bekuar të mos mbetet mbrapa, por përkundrazi, rruga hyrëse në Pogradec është shprehja e këtij angazhimi. Të gjitha këto projekte presin fundin e qershorit për të marrë atë fuqinë e domosdoshme ekzekutive të një sinergjie të re mes qeverisë me pushtetin vendor”, deklaroi kryeministri Rama.

Kreut të çamëve nuk i del inati me qeverinë

Shpëtim Idrizi në alarm, pas deputetëve braktiset edhe nga drejtorët, PDIU

rrezikon shkrirjen në zgjedhjet vendore

vendore, ka bërë që edhe Idrizi, njësoj si Basha e Kryemadhi të bëjë thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme. “Shqipëria sot është në krizë, në krizë demokracie, në krizë përfaqësimi, në krizë zgjedhore dhe sig-urisht në krizë ekonomike dhe prandaj po ikin shqiptarët. Në Shqipëri duhet të kemi një zgjidhje politike që kalon nga zgjedhje të parakohshme, në një qeveri transitore, e cila do të bëjë të mundur që

shqiptarët për herë të parë të zgjedhin. Zgjedhje të parakohshme do të thotë ushtrimi i demokracisë, pikërisht për të vërtetuar sot mazhorancën në një vend që është në krizë, sepse kjo krizë nuk mund të zgjatet pa fund. Të bësh zgjedhje të parakohshme është zgjidhje politike, për të vërtetuar se kush janë ata që besojnë shqiptarët. Zgjedhjet e parakohshme duhen bërë me një qeveri transitore”, u shpreh ai.

atdheun tonë dhe nuk kërkojmë pronat. Ne jo vetëm kemi marrë mandatin e Tiranës dhe Fierit, por u rrit me 35% në këto zgjedhje. Votat u vodhën nga kjo mazhorancë. Por ne jemi të gjallë dhe jemi në këmbë, pavarësisht se nuk kemi përfaqësim politik. Ne sot nuk jemi në parlament, por do jemi më të fortë për t’u dëgjuar zëri i shqiptarëve”, tha ai. Më tej Idrizi ka bërë thirrje edhe për revolta. Frika e humbjes në zgjedhjet

Page 7: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita valë protestash në rrethe, tubime në Dibër, Korçë dhe Shkodër, qytetarët thirrje për largimin e Ramës

Partia Demokratike i ka shtrirë protestat kundër qeverisë në disa vend të Shqipërisë. Kanë qenë banorët e Dibrës, Shkodrës dhe Korçës, ata të cilët kanë dalë në sheshet e qyteteve me pankarta në duar, duke akuzuar qeverinë si shkaktare për varfërinë dhe rritjen e çmimit të energjisë. Banorët demokratë të Shkodrës u mblodhën dje në sheshin “Nënë Tereza” për të protestuar ndaj situatës aktu-ale në vend, konkretisht ndaj varfërisë, papunësisë e taksave të larta. Midis tyre, krahas drejtuesve lokalë, është hasur edhe prania e përfaqësuesve të zonave të prekur nga përmbytjet dhe të atyre

të sindikatave. Kryetari i sindikatave të pavaru-ra, Albert Tukaj tha se kryeministri Rama vodhi pushtetin, duke shtuar se ka falimentuar biznesin e vogël dhe ka ngritur çmimet e taksat. Ai u shpreh se varfëria në Shqipëri është në nivelin më të lartë. “Jemi këtu për ti thënë kryecubit të largohet nga Shqipëria. Edi Rama largohu, unë si qytetar nuk të njoh si kryeministër, por si kryecub. Në vitin 2013 Edi Rama vodhi pushtetin, ai premtoj se do të rilindte vendin me reformat, por reformat dështu-an. Ai falimentoj biznesin e vogël, rriti taksat, rriti çmimin e naftës, varfëria në nivelet më të larta në

vend”, tha Albert Tukaj. Edhe qytetarët demokratë të rretheve të Korçës u mblodhën në qendër të qytetit për të protestuar për të njëjtin qëllim, për varfërinë në vend. Në krah të tyre ishte dhe depu-teti i PD-së Ervin Salianji. Në kuadër të protestës së madhe opozitare që është paralajmëruar të mbahet më datë 16 shkurt, demokratët ecën drejt bashkisë me pankarta në duar me parullat: “Po na helmoni me TEC-in”, “Nuk e duam TEC-in”, “Qeveria të mba-jë premtimet”. Disa prej qytetarëve gjuajtën edhe me vezë drejt bashkisë, një mënyrë e zgjedhur kjo për të shfaqur revoltën ndaj qeverisë “Rama”. Nën

drejtimin e deputetit demokrat Xhemal Gjunk-shi, qindra banorë u mblodhën në bulevardin e qytetit të Peshkopisë për të protestuar për çmimet dhe taksat e larta, mungesën e infrastrukturës rrugore, si dhe atë të ujit të pijshëm. Gjunkshi u shpreh nga protesta se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, pasi sipas tij e mbështet pushtetin e saj mbi mashtrimet, drogën dhe korrupsionin. Deputeti demokrat u bëri thirrje banorëve që më datë 16 shkurt të marrin pjesë në protestën që do të organizojë opozita në Tiranë. “Ta largojmë këtë qeveri mafioze nga pushteti”, u shpreh ai.

Protesta e 16 shkurtit, Basha thirrje nga Gjirokastra për rrëzim të qeverisë, Monika Kryemadhi kërcënon Ramën

Basha: Të rrëzojmë qeverinë e kriminelëve. Kryemadhi: 16 shkurti, protestë e të gjithë shqiptarëve

Elisjeda KIKO

Krerët e opozitës kanë vijuar edhe dje takimet në bazë me qëllim grumbullimin e qytetarëve për protestën

e 16 shkurtit. Lulzim Basha ishte në Mirditë e më pas në Gjirokastër, ndërsa Monika Kryemadhi u ndal në Korçë. Kreu i PD bëri thirrje për të rrëzuar qeverinë, duke e cilësuar atë si grusht shteti, që është marrë peng nga kriminelët. Basha deklaroi se qeveria ka bërë shumë skandale në kurriz të qytetarëve, duke shtuar se “hajdutët” e votave i mbron vetë kryeministri. “Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kur-rë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng. Ata e lidhën fatin me kriminelët, kush e lidh fatin me kriminelët, i vjedh i mashtron qytetarët. Ju e keni provuar këtë në kurrizin tuaj. Ju i dini skandalet e kësaj qeverie. Edi Rama i mbron ata që kanë bërë masakër me vjedhjen e votave”, tha Basha në Mirditë. Kreu demokrat ka vijuar më pas me takime në Gjirokastër, ku u ka bërë thirrje qyte-tarëve të bashkohen me njëri-tjetrin për të rrëzuar qeverinë e kalbur. Basha kishte përkrah ish-kryetarin e komunës së Lazaratit, Dashamir Alikon dhe deputetin demokrat Tritan Shehu. Ai u shpreh se tashmë duhet të flasin me pjesëmarrjen në 16 shkurt. “Një ditë e re po vjen, një ditë ndryshe dhe se çelësi i këtij ndryshimi pozitiv për banorët e Gjirokastrës është bashkimi i të gjithë qytetarëve më 16 shkurt në Tiranë, për të përmbysur një sistem të kalbur në Tiranë që nuk është gjë tjetër veçse një sistem i kalbur. Koha për fjalë ka mbaruar, më 16 shkurt ejani të flisni me pjesëmarrjen tuaj. Jepini dorën njëri-tjetrit, jo sepse ju bashkojnë hallet, por ju bashkon edhe shpresa”, tha ai.

Kryemadhi takime në KorçëAshtu si kreu demokrat, edhe

kryetarja e LSI ka zhvilluar takime me qytetarët në Korçë, në kuadër të protestës së opozitës. Kryemadhi ka bërë thirrje për të destabilizuar vendin,

Shehu: Reagimet popullore duhet të vazhdojnë

Deputeti i PD, Tritan Shehu tha dje se protesta pritej të ndodhte dhe se ky reagim popullor duhet të vazhdojë edhe më tej ndaj “qeverisë së korruptuar”. Ai tha se kishte një pjesëmarrje normale, e cila shprehte reaksionet e njerëzve ndaj problemeve të vendit. “Është një protestë në vazhdim, pikërisht për të protestuar për problemet e mëdha që kanë qytetarët. Ishin vet qytetarët që u mblodhën për varfërinë, arrogancën, papunësinë, mosrespektimin e të dre-jtave të njeriut, drejtave të pronës, për problemet e mëdha që ka universiteti e shërbimi shëndetësor në qarkun e Gjirokastrës. Pra për të gjithë këtë zonë që është me vlera të mëdha historike, të vendit e që fatkeqësisht sot është në degradim. Pjesëmarrja ishte normale, e gjerë, ishte një pjesëmarrje që shprehte reaksionin e njerëzve ndaj problemeve të vendit. Mendoj që është koha dhe momenti për të zhvilluar këtë element të protestës, që ka shpërthyer në të gjithë Shqipërinë e që pa dyshim do të detyrojë këtë qeverisje të papërgjeg-jshme, që punon kundër interesave të vendit, që të largohet”, tha ai.

Boçi: Bllokimi i rrugëve, është revoltë qytetareDeputeti i PD Luçiano Boçi tha

se qëndresat qytetare dhe bllokimi i rrugëve janë keqinterpretuar pasi nuk janë protesta të opozitës por janë revolta qytetare dhe që kanë mbështet-jes e opozitës dhe të PD në reagimet e tyre për të kërkuar të drejtat. “Ka një lloj retorike, politike që është PD që organizon tubimet, por me fal dua të themi se janë vetë qytetarët pasi zemërimi i qytetarëve kalon nëpër disa shkallë. Evolucioni në fillim është zemërimi i tavolinave para mediave para televizionit, i shprehur në forma dhe në biseda të ndryshme që shprehet në fillim në protesta lokale dhe më pas kulmon në revoltën e madhe që është 16 shkurti dhe ne nuk mund të themi që është një shtysë nga PD, por ajo si forcë politike kapitalizon të gjitha pakënaqësitë qytetare popullore dhe është detyra e saj që të jetë dhe brenda këtyre pakënaqësive dhe tju japë kura-jo njerëzve në kërkesat e tyre”, tha Boçi.

përmes revoltave. Ajo u shpreh se kryeministri ka grabitur të ardhmen e shqiptarëve, duke shtuar se çdo politikan tjetër që do ta bëjë këtë do të ketë fundin e tmerrshëm që ka pasur çdo diktator. “Peng të ardhmen e shqiptarëve i erdhi fundi dhe duhet të largohet. Për ta bërë mësim këtë shembull, jo vetëm për këtë, por për çdo politikan, për çdo kryeministër, për çdo parti politike që do të vijë në pushtet, kush kërkon të grabisë të ar-

dhmen e shqiptarëve do të ketë fundin më të tmerrshëm që ka pasur çdo dik-tator”, u shpreh Kryemadhi. Kryetarja e LSI tha se para Kryeministrisë në 16 shkurt do të dalin shumë socialistë të ndershëm, duke shtuar se kjo do të jetë protesta e të gjithë qytetarëve. “Prandaj 16 shkurti nuk është vetëm protestë e opozitës. 16 shkurti është protestë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Dhe unë jam e bindur që më 16 shkurt pjesa më e madhe e protestuesve do

të jenë socialistët e ndershëm. Do të jenë socialistët e ndershëm të cilët nuk e gjejnë veten të përfshirë në të gjithë këtë zullum të Edi Ramës, por duan që t’i kthehet identiteti dhe integriteti i tyre. do të jenë edhe ata studentë të cilët prej 67 ditësh mbajtën protestën ndezur dhe i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por të gjithë popullit shqiptar. Sepse vetëm 5 mijë studentë në shesh të vendosur rrëzuan 90% të qeverisë së Edi Ramës”, tha ajo.

Lulzim Basha tha nga Mirdita se alternativa e PD është hapja e vendeve të reja të punës, të cilën do e zba-tojë që ditën e parë që do vij në pushtet. Ai gjithashtu tha se do të ulë taksat si dhe çmimin e energjisë. “E vetmja alternativë për ta arritur këtë është alternative evropiane që Partia Demokratike ka hartuar dhe ka bërë publike, është alternativa e zhvillimit, ku objektivi

numër 1 është hapja e vendeve të punës me paga dhe kushte dinjitoze për rininë shqiptare dhe për të gjithë popullin shqiptar. Kjo është plotësisht e mundur, kur së bashku të ndërtojmë një qeveri që u shërben njerëzve, kjo është plotësisht e mundur kur miliardat e eurove, të taksave të rritura, të çmimit të rritur të energjisë, të çmimit të rritur të naftës”, tha ai.

“Ne do të kërkojmë largimin e tij si koka e krimit të organizuar, si përfaqësues i krimit të organizuar në Shqipëri. Për tu krijuar shqiptarëve ambientin për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kemi nev-ojë që të rinjtë të kthehen në Shqipëri, sepse vetëm ata mund ta bëjnë Shqipërinë. Ne kemi nevojë për të rinjtë shqiptarë që me shpresat dhe me dëshirën e tyre për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri, të ndër-

tojmë Shqipërisë si një vend evropian. Hapja e nego-ciatave është e vetmja mundësi për ti krijuar politikës shqiptare, kornizat që ajo mos t’i thyejë më. Sepse sot kjo klasë politike të cilën e ka grabitur Edi Rama qeverinë dhe Parlamentin, nuk mund të ketë të ardhme duke vazhduar dhe duke qenë fasadë e një krimineli, i cili e ka kthyer Shqipërinë në shërbim të bandave”, tha Kryemadhi nga Korça.

BASHA: PD KA ALTERNATIVËN E ZHVILLIMIT

KRYEMADHI: RAMA, KOKA E KRIMIT TË ORGANIZUAR

Page 8: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

8 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Interesant është fakti që i gjithë procesi i vetingut në polici do të monitorohet nga ndërkombëtarët. Një fakt të tillë e bëri të ditur pak ditë më parë kryetarja e Bordit të Përzgjedhjes, Aida Shehi, e cila gjatë mbledhjes së nënkomisionit parlamentar të vetingut në polici, tha se PAMECA dhe ICITAP do të kryejnë edhe trajnime me anëtarët e

Komisionit të Jashtëm dhe Sekretar-iatit Teknik. “Ministria e Brendshme dhe ndërkombëtarët kanë hartuar module për të kryer trajnime për këto struktura pas konstituimit të këtyre organeve. Në momentin që do të fillojë puna, do të ketë edhe trajnime nga PAMECA dhe ICITAP, ndërkombëtarët do të japin një kon-tribut të madh”, deklaroi Shehi.

MONITORIMI NGA NDËRKOMBËTARËT

KOMISIONI I JASHTËM1. Ana Kapaj2. Artur Baku3. Marjeta Gjelaj4. Sonila Kadareja5. Viktor BërdoNga Universiteti i Tiranës1. Ela Kërka 2. Elda Kuka (Balili)3. Elida Liko4. Ledian Rusta5. Mirela Ujkani (Miti)

NGA ILDKPI1. Elvira Dabërdaku, in-

spektor2. Adriana Meko, ins-

pektor3. Zamira Gjini, inspektor4. Alban Laska, inspektor5. Besnik Hodo, inspektor

SEKRETARIATI TEKNIK1. Amarildo Kurti2. Arta Lleshi3. Eralda Bajollari4. Erjena Bashari5. Erlisa Shkodrani6. Floris Muho7. Gent Pejo8. Gëzim Selmani9. Ilva Mitro10. Iva Guçe11. Klevi Hajdini12. Marjana Çela13. Marjeta Përlala14. Suela Pashaj15. Laert Elmazaj

ANËTARË ZËVENDËSUES1. Nertila Sadedini (Mu-

rati)2. Bledar Ilia3. Arta Lleshi4. Elton Muça5. Dhimitrulla Spiro, ins-

pektor (ILDKPI)6. Vjollca Koçollari, ins-

pektor (ILDKPI)

EKSPERTËT QË DO TË BËJNË VETINGUN

E POLICISË

Policia bën bilancin, Sandër Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar prioritet, ja çfarë do ndodhë me njësinë Task-Forcë

Policia e Shtetit zhvilloi analizën e punës për vitin 2018, në të cilën morën pjesë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kryetarja e Komi-sionit për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Raporti vjetor i punës u prezantua nga kryepolici Ardi Veliu, i cili vuri theksin tek goditja e grupeve kriminale dhe krimit të organizuar, ndërsa bëri me dije se krahasuar me vitin 2018, sipas tij, në Shqipëri është ulur numri i vrasjeve. “Policia e Shtetit gjatë vitit 2018 ka përmbushur prioritetet

dhe objektivat, në drejtim të parandalimit të kultivimit të kanabisit, trafikimit të lëndëve narkotike, të parandalimit të kriminalitetit, të rritjes së parametrave të rendit dhe sigurisë. Viti 2018 është viti më i suksesshëm në luftë kundër kultivimit të kanabisit, të goditjes së grupeve kriminale dhe krimit të organizuar, të parandalimit të krimit ku krahasuar me një vit më parë kemi 1 vrasje më pak duke shënuar numrin me të ulët në afro 30 vite, vjedhje me dhunë dhe armë më pak, si dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e përshkallëzimit me pasoja të rënda të shumë

konflikteve të çastit”, deklaroi Veliu. Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në fjalën e tij kërkoi që hetimet proaktive, të jenë anija që prin të gjithë flotën e Policisë së Shtetit, ndërsa premtoi se do të luftohet me zero tolerancë krimi e organizuar dhe korrupsionin. “Është e rëndësishme, është jetike që Policia e Shtetit të forcojë bashkëpunimin me qytetarët e këtij vendi, është e rëndësishme që qytetarët të rrisin besimin tek policia e tyre dhe për të rritur bes-imin ka vetëm një mënyrë: ta fitosh atë përmes punës, përmes integritetit, përmes ndershmërisë, përmes përkushtimit, përmes angazhimit dhe

përmes sakrificës. Lufta kundër krimit të or-ganizuar mbetet prioriteti i prioriteteve në tërësi. Sigurisht që këtu është bërë shumë janë ngritur struktura, Task - Forca Qendrore është një histori suksesi, histori e cila duhet të vijojë të thellohet në këndvështrimin tim dhe në detyrat që së shpejti do të bëj publike për Policinë e Shtetit, për struk-turat e tjera të Ministrisë së Brendshme. Do të kërkohet që koncepti i Task - Forcës të shtrihet në të gjithë Policinë e Shtetit. E gjithë Policia e Shtetit shqiptar do të jetë Task - Forcë Qendrore për luftën kundër krimit të organizuar”, deklaroi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Rigels SELIMAN

Policët në gjithë vendin shumë shpejt pritet që të futen në veting. Pas një zvarritjeje prej gati 9 mua-

jsh, Ministria e Brendshme ka përgatitur terrenin për të skanuar pasurinë, anën profesionale dhe figurën e uniformave blu. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, ministria ditën e djeshme bëri të ditur se janë përzgjedhur anëtarët e komisioneve, të cilët do të merren me procedurat. Kështu, kontrolli për pasurinë dhe eksper-tizën e ILDKPKI-së i është besuar inspektorëve të propozuar; Elvira Dabërdaku, Adriana Meko, Zamira Gjini, Alban Laska, Besnik Hodo dhe dy inspektorët zëvendësues Dhimitrulla Spiro dhe Vjollca Koçollari. “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pas-urive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punon-jësit: Elvira Dabërdaku, inspektor; Adriana Meko, inspektor; Zamira Gjini, inspektor; Alban Laska, in-spektor; Besnik Hodo, inspektor. Ndërsa anëtarë zëvendësues janë: Dhimitrulla Spiro, inspektor; Vjoll-ca Koçollari, inspektor”, thuhet në njoftim. Ndërsa më tej në njoftim Ministria e Brendshme ka bërë me dije edhe anëtarët që do të kalojnë në filtër uniformat blu sa i takon dy komponentëve të tjera, siç është ana profesionale dhe pastërtia e figurës. Kështu, këto dy kontrolle do t’i bëjnë anëtarët Ana Kapaj; Artur Baku; Marjeta Gjelaj; Sonila Kadareja; Viktor Bërdo, si dhe Ela Kërka; Elda Kuka (Balili); Elida Liko; Ledian Rusta; Mirela Ujka-ni (Miti). “Përzgjidhen anëtarët e komisionit të jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik për vetin-gun në polici, Gardë e SHÇBA. Bordi i Përzgjedhjes, në mbështetje të nenit 9, 10, të ligjit nr.12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA, në Ministrinë e Brendshme”, VKM nr. 14, si dhe pas përfundimit të procedurës, përzgjodhi anëtarët e Komisionit

MB: Vetingu do nisë me 300 drejtuesit kryesorë dhe më pas do shtrihet në çdo nivel

Gati vetingu në polici, përzgjidhen anëtarët e komisioneve, ja kush janë emrat që do

të skanojnë anëtarët e uniformave blu

drejtues për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më tej pro-cesi i Vetingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel. Reforma dëshmon vullnetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për të ndërtuar institucione të forta me njerëz me integritet, duke i ngritur në standardet europiane. Institucio-

net me punonjës me integritet, të aftë profesionalisht, garantojnë besueshmëri tek qytetari, tek ag-jencitë e tjera ligj zbatuese, tek partnerët ndërkombëtarë dhe rritin cilësinë e vetë Policisë, Gardës e SHÇBA për më shumë siguri për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

të Jashtëm të Vlerësimit: anëtarët Ana Kapaj; Artur Baku; Marjeta Gjelaj; Sonila Kadareja; Viktor Bërdo. Nga kandidaturat e përcjel-la nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët: Ela Kërka; Elda Kuka (Balili); Elida Liko; Ledian Rusta; Mirela Ujkani (Miti)”, thuhet në njoftim.

Në filtër drejtuesit më të lartëMinistria e Brendshme bën

me dije se stafi i përzgjedhur i hap rrugë nisjes së procesit të vetingut, duke filluar nga niveli më i lartë për rreth 300 drejtues në Polici, Gardë e SHÇBA. Më pas, sipas asaj që thuhet në deklaratën e ministrisë procesi i vetingut do të përfshijë gjithë strukturat në çdo nivel. “Përzgjedhja e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretar-iatit Teknik i hap rrugë nisjes së procesit të Vetingut nga niveli i lartë

Gazeta mësoi se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Sekretariati Teknik për vetingun në policinë nesër pritet të konstituohen në ambientet e Akademisë së Policisë në Sauk, ku do të jetë dhe godina e vetingut për uniformat blu. Ndërkohë që një mundësi të tillë e lançoi pak ditë më parë edhe kryetarja e Bordit të Përzgjedhjes së Kualifikimit, Aida Shehi. “Për sa i

përket vendit ku do të zhvillohet procesi i vetingut në polici, janë dy mundësi: qoftë në Akademinë e Sigurisë ose pranë Gardës së Republikës. Aktualisht nuk ka asnjë pengesë të konstatuar për vijimin e procesit të vetingut, por mund të ketë pengesë gjatë punës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Deri tani nuk ka asnjë ngërç”, deklaroi Shehi.

JA KU DO JETË GODINA E VETINGUT PËR UNIFORMAT BLU

Page 9: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në deklaratat pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, kandi-dati i preferuar i Metës për KLSH e ka deklaru-ar universitetin si organizatë jofitimprurëse. Por nga një kërkim i thjeshtë që ka bërë gaze-ta na faqen zyrtare të këtij universiteti, rezu-lton se vetëm në vitin akademik 2018-2019 pranë tij janë regjistruar 640 studentë...

12% e deputetëve shqiptarë i votojnë ligjet pa i kuptuar ato, Krasniqi: Kanë hyrë rastësisht në politikë

Deputetët shqiptarë i votojnë ligjet nëpër komisione parlamentare dhe Parlament pa i kuptuar ato. Instituti i Studimeve Politike ka bërë një studim për të kuptuar punën e depu-tetëve tanë. Nga ky studim rezulton se 12% e deputetëve ngrenë dorën kot pro ligjeve që miratohen në Parlament, sepse në të vërtetë nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Polito-logu Afrim Krasniqi u shpreh ditën e djeshme për mediat se përfundimi i anketës është që një pjesë e ligjvënësve shqiptarë nuk i kuptojnë ligjet që diskutohen, ndërsa sipas tij, ata kanë

hyrë rastësisht në politikë. “Ne kemi parë se rreth 12% e deputetëve deklarojnë në mënyrë publike që kanë votuar ligje pa i kuptuar ato, do të thotë që nuk kanë informacion për ligjet. Të votosh ligje pa i kuptuar, imagjino pasojën e madhe që ne kemi në shoqëri. Ky është treg-ues i asaj kategorie deputetësh që kanë hyrë rastësisht në politikë”, tha Krasniqi. Ndër të tjera, gjetjet e kësaj ankete të Institutit të Stu-dimeve Politike vënë në pah problematikat që hasin deputetët në këndvështrimin e tyre. Një pjesë e mirë e tyre kanë deklaruar se janë të

gatshëm të trajnohen, teksa deklarojnë se nuk e njohin rregulloren, detyrimet dhe përfitimet që ka një deputet. Afrim Krasniqi shtoi më tej se pjesa më e madhe deputetëve jetojnë në Tiranë, ndërkohë që janë të pakënaqur me pagesat e tyre. Sipas tij, paga e deputetëve është më e ulët se e homologëve të tyre në rajon, por në krahasim me punën që ata bëjnë, deputetët fitojnë shumë. “Ne na duket se në Shqipëri de-putetët fitojnë shumë, për shkak se ne e dimë çfarë ata bëjnë jashtë funksionit parlamentar. Por nëse ata do ushtrojnë vetëm funksionin

parlamentar, pagesa e tyre është shumë më e ulët se e gjithë deputetëve të rajonit. Numri më i madh i deputetëve jetojnë në Tiranë, do të thotë që ne nuk kemi Parlament të Shqipërisë, por Parlament të Tiranës”, tha Krasniqi. Por, përveç fakti që deputetët shqiptarë nuk kuptojnë ligjet që votojnë, anketa e ISP ka kapur edhe anën e privilegjeve që një deputet përfiton nga ky post. Sipas anketës, 82% e deputetëve kanë pasaportë diplomatikë për veten dhe bash-këshorten. Ndërsa 35% kanë kaluar makinën për veten e tyre pa doganë.

Thellohen misteret për universitetin e Anastas Angjelit, rreth 3 mijë studentë paguajnë çdo vit

mijëra euro, por deputeti e deklaron si OJF

Një student duhet të paguajë tarifë vjetore për universitetin e Angjelit mbi 1000 euro

Mimoza IBRA

Gara për kryetarin e Kontrol-lit të Lartë të Shtetit duket se po minohet nga dita në ditë. Shumë shpejt pritet

që presidenti Ilir Meta të çojë emrin e ri në Parlament dhe kandidati që po lobon më shumë për të marrë këtë post është deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli. Që prej verës së vitit 2018, Angjeli nuk la gurë pa lëvizur që të ishte ai pasardhësi i Bujar Leskajt. Pas refuzimit që mazhoranca bëri për Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, në qarqet politike përflitet se Meta do të propozojë Anastas Angjelin si kandidaturë konsensuale, me qëllim që KLSH të mos futet në ngërç. Por a e meriton Angjeli të vihet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit? Përveç pasurisë marramendëse që gëzon, i mistershëm është edhe Universiteti Mesdhetar, i cili drejtohet nga An-astas Angjelit. Në deklaratat pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, kandidati i preferuar i Metës për KLSH e ka deklaruar universitetin si Organ-izatë Jofitimprurëse. Por nga një kërkim i thjeshtë që ka bërë gazeta na faqen zyrtare të këtij universiteti, rezulton se vetëm në vitin akademik 2018-2019 pranë tij janë regjistruar 640 studentë. Për tre vite studimi në ciklin “Bachelor”, nga përllogaritjet rezultojnë afro 1900 studentë. Nëse shtojmë dhe ata që ndjekin studimet në ciklin “Master”, bëhen rreth 3000 studentë. Secili prej studentëve që zg-jedh të përfundojë studimet e larta në Universitetin Mesdhetar të Anastas Angjelit duhet të paguajë mbi 1000 euro tarifë vjetore. Kjo do të thotë se në fund të vitit, ky universitet gjen-eron qindra mijëra euro të ardhura. Por pyetja që lind natyrshëm është: Ku shkojnë këto para sepse Angjeli e ka deklaruar universitetin si OJF? Në të vërtetë, a mund të konsiderohet or-ganizatë jofitimprurëse një universitet privat që çdo vit të fut në xhep mijëra euro? Kjo duket se minon garën për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit sepse nuk është fort e logjikshme që një person që bën të tilla manovra me universitetin privat, të emërohet në krye të organit që duhet të kon-trollojë financat e shtetit. Kujtojmë

Punësimi i studentëve ekselentë, Koçiu: Do

ketë fazë të dytëDrejtorja e Departamentit të Ad-

ministratës Publike, Albana Koçiu deklaroi dje se rreth 1000 studentë ekselentë kanë aplikuar në portalin “punë të mbarë.al” për tu bërë pjesë e administratës publike. Në një in-tervistë mediatike, Koçiu bëri të ditur se data e fundit për aplikim është 10 shkurti, ndërsa sqaroi hapat që duhet të ndjekin studentët. “Studentët gjatë aplikimit duhet të paraqesin listën e notave, pasi ky është një nga kriteret parësorë gjatë përzgjedhjes. Do të ketë edhe një fazë të dytë, ku studentët që përfundojnë studimet me mesatare mbi 9, mund të aplikojnë e të bëhen pjesë e Administratës Publike. Faza e dytë do të zhvillohet në muajin gusht, kur të ketë përfunduar viti akademik 2018-2019. Në portalin “punë të mbarë.al” mund të aplikojnë studentë që janë diplomuar në vitin 2017 e më pas. Pjesë e Administratës Publike mund të bëhen jo vetëm studentët që kanë përfunduar të dyja ciklet e studimit, por edhe ata që kanë përfunduar vetëm ciklin e parë, atë Bachelor”, tha Albana Koçiu.

Mediu: Shqipëria ka pengesa në rrugën

e saj evropianeKryetari i Partisë Republikane,

Fatmir Mediu deklaroi ditën e djeshme se Shqipëria në rrugën e saj drejt Bash-kimit Evropian ka një sërë pengesash. Duke folur në konferencën “Pengesat e Ballkanit për anëtarësimin në BE”, Mediu u shpreh se problemet e vendit tonë janë blerja e votës dhe ngërçet e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. “Blerja e votës, mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, ikja masive e të rinjve dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, ku në shumicën e rasteve kanë pasur edhe bekimin e strukturave shtetërore”, theksoi aleati i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu. Mediu shfrytëzoi praninë e tij për të folur dhe për një marrëveshje të pritshme Kosovë-Serbi, e cila sipas tij, duhet të arrihet me kujdes dhe të shmangë në mënyrë të plotë zbatimin e tezës ruse në Kosovë.

që Universiteti Mesdhetar e vendos Anastas Angjelin edhe në konflikt interesi sepse një deputet nuk mund të jetë edhe kryetar ose drejtues i or-ganizatave të tjera fitimprurëse. Për të shmangur këtë pikë, mesa duket Angjeli ka vendosur ta deklarojë universitetin privat si organizatë jof-itimprurëse, por këtu ka diçka që nuk shkon sepse nga ky universitet dalin mijëra euro në vit.

Pasuria e AngjelitPak kohë më parë gazeta “SOT”

publikoi pasurinë e Anastas Ang-jelit, i cili aspiron të bëhet kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ajo që ra në sy ishte se ai gëzon një pasuri

prej sheiku. Në vitin 2013 Angjeli ka deklaruar një tokë në Sarandë, një dyqan në Sarandë, ndërsa në emër të vajzës së tij rezulton një shtëpi tjetër banimi. Fakti interesant që vlen të veçohet nga deklarimi i pasurisë në vitin 2013 është apartamenti që An-astas Angjeli ka blerë në Boston të Amerikës, me vlerë 330.000 dollarë. Ai po ashtu ka deklaruar edhe një apartament në Sarandë. Ndërsa për vitin 2017, bien në sy edhe shifrat e

larta që Angjeli përfiton nga mësim-dhënia tek Universiteti Mesdhetar dhe në Maqedoni: Të ardhura nga pagesat për mësimdhënie dhe ud-hëheqje shkencore në Universitetin Mesdhetar, 2 187 474 lekë; Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien dhe udhëheqje doktoraturash në UNS, Maqedoni, 3 000 dollarë. Vlen të thek-sohet që tek Universiteti Mesdhetar Angjeli ka të punësuar edhe gruan së bashku me fëmijët e tij.

Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet të zgjidhet shtetasi shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:a) ka arsim të lartë në ekonomi, financë ose drejtësi;b) përvojë profesionale në çështje financiare;

c) ka kualifikime të larta profesionale dhe përvojë pune në profesion jo më pak se 10 vjet; ç) gëzon integritet të lartë moral dhe profesional;d) nuk është dënuar më parë për kryerjen e një krimi me vendim gjyqësor të formës së prerë.

KUSHTET PËR T’U ZGJEDHUR DREJTUES I KLSHNENI 20/

Përveç misterit me deklarim-in e universitetit privat si organ-izatë jofitimprurëse, Universiteti Mesdhetar i themeluar nga An-astas Angjeli duket se përdoret edhe për të bërë favore ndaj zyrtarëve të LSI. Angjeli është pronari i Universitetit Mesdhetar dhe ai gjithë këto kohë ka dhënë shumë bursa për studentë të LRI. Bëhet fjalë për rreth 300 bursa, si këmbim që Angjeli të bëhet krye-tar i KLSH. Po ashtu, deputetë të LSI japin mësim me kohë të pjesshme në këtë universitet. Pra Universiteti Mesdhetar i Tiranës është kthyer në çerdhe të LSI. Përfaqësues të kësaj partie janë mbushur me diploma bachelor dhe master. Qindra anëtarë të LRI marrin diploma pa shkuar fare në shkollë, ndërsa Angjeli është i gatshëm të ofrojë të tjera bursa në mënyrë që Meta ta kandidojë për kryetar të KLSH.

Universiteti Mesdhetar 300 bursa për studentët e LRI

Page 10: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

10 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

KPP vendos lejimin e Ministrisë së Financave të zhvillojë tenderin që i kalon privatit kontrollin e pompave

Taksë e re për karburantet, Komisioni i Prokurimit Publik i hap dritën jeshile koncesionit të kontrollit të pompave

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpër-folur për “kontrollin e pom-

pave” në stacionet e karburanteve. Përmes një vendimi të marrë së fundmi, Komisioni i Prokurimeve ka lejuar Ministrinë e Financave të zhvillojë tenderin që ia kalon privatit këtë shërbim, i cili aktualisht kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Projekti për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve ka lin-dur në vitin 2016, si propozim i pa-kërkuar nga një kompani shqiptare e quajtur “Noa Control”. Për dy vite, propozimi mbeti në sirtarët e Min-istrisë së Ekonomisë. Vitin e kaluar, ai u riaktivizua. Në muajin qershor, Këshilli i Ministrave miratoi një ven-dim, ku jo vetëm pranoi propozimin e “Noa Control” për koncesionin, por edhe e shpërbleu këtë kompani me bonus sa 10 për qind të pikëve në tender. Pas këtij vendimi, Ministria e Financave caktoi menjëherë ten-derin, duke lënë si afat tetorin e vitit të kaluar. Por, pak ditë para tenderit, një kompani zvicerane e ankimoi procesin në Komisionin e Prokurimit Publik. Në ankesën e detajuar, kom-pania argumentonte se koncesioni ishte në kundërshtim flagrant me ligjin, ndërsa kriteret e vendosura

Rënia “pikiatë” e kreditimit, bankat tërhiqen nga investimet në ekonomi

Qendrat “One Stop Shop”, 18.854 aplikime nga qytetarë dhe biznese

Mungesa e një modeli të qartë, i cili do të përcaktonte shtyllat që do të udhëhiqnin rritjen ekonomike për dekadat e ardhshme, për biznesin është një nga shkaqet kryesore pse kredia shënoi rënie në 2018, me afro 18 mld lekë, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa për ekspertët shkaqet janë edhe më komplekse, por mbi të gjitha ato reflektojnë, pesimizmin e shumë agjentëve ekonomik që përfshi-hen në zinxhirin e kreditimit. Tërheqja e sistemit bankar nga investimet në ekonomi është një proces që ka nisur prej kohësh,

që pas krizës ndërkombëtare, por në vendin tonë është më e ndjeshme për shkak të kredive të këqija që prekën sistemin. Bizne-set kanë kërkuar prej kohësh një bankë që do të kishte në fokus vetëm financimin e ekonominë, e paralelisht të ofronte edhe konkurrencë në tregun bankar, që për sipërmarrësit nuk ekziston. Nga ana e tyre vetë bankat thonë se kredia re ka munguar pasi shumë prej klientëve, kryesisht biznese janë kreditorë në listën e zezë, çka do të thotë se ata duhet të mbyllin huanë e marrë dhe më pas të aplikojnë për një të re.

Përmes një broshure të publikuar ditën e djeshme, Administrata Tatimore fton të gjithë të interesuarit t’i drejto-hen qendrave të integruara me një ndalesë për të zgjidhur çdo problem të mundshëm. Drejto-ria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se gjatë vitit 2018 përmes këtyre qendrave janë bërë plot 18,854 aplikime nga qytetarë e biznese. Paralelisht me aplikimet, 8,700 persona janë asistuar me informacion dhe konsulenca të ndryshme lidhur me procedurat tatimore, ndërkohë që sipas Drejtorisë

së Përgjithshme të Tatimeve, në këtë mori aplikimesh nuk është regjistruar asnjë ankesë. Aktu-alisht, bëhet me dije se sportele të administratës tatimore në qendrat e integruara gjenden në qytetet Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastër. Ndërkohë, për këtë vit, një mënyrë e re veprimi është konceptuar e filluar të zbatohet dhe konkretisht ajo e shërbimit të tatimpaguesve në ambientet e vendndodhjes së bizneseve. Qendrat “One Stop Shop” janë një projekt që fokusohet në uljen e kohës dhe të kostove të ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët.

Mbyllen legalizimet në Pezë, sfida e Aluiznit regjistrimi i tokave bujqësore

Peza është zona e parë në Tiranë që ka përfunduar zyr-tarisht procesin e legalizimeve. Në një aktivitetet të zhvilluar në këtë njësi administrative, Aluizni dha lejet e fundit që përmbyllin kështu një proces të gjatë në kohë dhe të gjerë në problematikë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame se i gjithë stoku prej 833 objektesh në këtë zonë të kryeqytetit u trajtua në këto 5 vitet e fundit, siç u trajtua dhe po vazhdon të trajtohet në të gjithë Shqipërinë. “U përmbyll me suk-ses ky proces edhe për faktin se e gjithë popullsia e kësaj zone u

impenjua që të bashkëpunonte me punonjësit tanë për ndjekjen dhe plotësimin e dokumentac-ionit”, tha Lame, në prani edhe të deputetit të zonës Arben Pëllumbi, duke përmendur se, “kur në 2013 Partia Socialiste dha premtimin për përmbylljen e procesit të legalizimeve është thënë gjithmonë, legalizim falas dhe legalizim i çdo objekti të legalizueshëm”. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t tha gjithashtu se pas legalizimeve nis aksioni i madh i këtij man-dati të Qeverisë, që është regjis-trimi i tokave bujqësore.

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet ekono-mike për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia. Duke ju referuar të dhënave, Shqipëria rezulton se për vitin që lamë pas ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike, pas Serbisë me 4.1 %, ndërsa parashikohet që në 2019, vendi të jetë në krye të listës duke udhëhequr rritjen me 3.9 %. Sipas raportit, konsumi privat, energjia, import-eksportet si dhe ndërtimi kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi. Ndonëse të ardhurat shënuan

rritje, ato ishin sërish poshtë planifikimit dhe se të ardhurat doganore konkretisht TVSH-ja u preken nga zhvlerësimi i kursit të këmbimit. Raporti sqaron edhe ecurinë e dobët të investimeve kapitale për 11 muajt e parë të vitit 2018, por e kundërta ka ndodhur me shpenzimet operative, të cilat qeveria i ka tejkaluar. Dokumenti ka konfirmuar edhe rënien e borxhit publik, në 67% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 70 % që ishte në 2017. Gjetjet e raportit sho-qërohen edhe me një panoramë të situatës së aktualitetit në Shqipëri muajt e fundit, duke vënë në fokus protestën e studentëve

dhe kërkesën për një buxhet më të lartë të arsimit. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përf-shirë Turqinë. Në një postim në Facebook, Ahmetaj shkruan se raporti konfirmon rënien e nivelit të borxhit publik dhe se në vijim Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet 2019-2020.

KE raport pozitiv për Shqipërinë: Rritja ekonomike 4.1%, borxhi zbriti në 67.1%

nga Ministria e Financave në tender kufizonin garën, duke paracaktuar si fituese kompaninë “Noa Control”. Ankesa qëndroi për më shumë se 4 muaj në Komisionin e Prokurimeve.

Tashmë, Komisioni ka vendosur ta rrëzojë atë, duke i hapur rrugë kon-cesionit të radhës

Përfitimet e koncesionarit Aktualisht kontrolli i pompave në

stacionet e karburanteve kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë

së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Për këtë shërbim, kompanitë e kar-buranteve paguajnë rreth 100 euro në vit për çdo pompë, që kanë në stacionet e tyre. Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë synon ta japë atë me koncesion në këmbim të një investimi dysheme prej vetëm

64.8 milionë lekësh për një periudhë 20-vjeçare. Drejtoria e Metrologjisë është anëtare e një rrjeti organiza-tash ndërkombëtare në fushën e matjeve, të cilat kanë investuar ndër vite në përafrimin e legjislacionit, trajnimin e stafit dhe rritjen e kapac-iteteve teknike. Vetëm për kontrollin e shpërndarësve të karburanteve, ky institucion zotëron shtatë laboratorë të lëvizshëm me vlerë mbi 73 mil-ionë lekë dhe një staf të kualifikuar. Projekti koncesionar është pritur me kundërshti nga operatorët e tregut të karburanteve, ndërkohë që shoqatat përfaqësuese të biznesit apo ato në mbrojtje të konsumatorit kanë kon-testuar mungesën e transparencës, të një strategjie të qartë të qeverisë si dhe rrezikun për kosto shtesë në çmimin fundor të naftës. Projekti koncesionar i kontrollit të pajisjeve në karburante nuk është i vetmi në këtë sektor. Koncesioni i pompave është taksa e tretë private, që qeveria u ngarkon qytetarëve te çmimi i naf-tës. Dy të parat janë “tarifa e markimit” dhe ajo e “skanimit”, para të cilat paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës. Ekspertët argumentojnë se Shqipëria ka sot çmimin më të lartë të karburantit në rajon dhe një rritje tjetër e mundshme rrezikon ta çojë ekonominë në kolaps.

Kontrolli ligjor i instrumenteve shpërndarëse të karburantit është një ndër aktivitetet kryesore që i ka mbetur Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në Shqipëri dhe arkëton çdo vit rreth 80 milionë lekë në buxhetin e shtetit. Për këtë shërbim, kompanitë...

Page 11: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kriza në Venezuelë, Guaido: Mund të autorizoj ndërhyrjen ushtarake të SHBA

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDuelin politik në Venezuelë e fiton ai që “merr” ushtrinë

Andi LAMKO

Presidenti i vetëshpallur i Vene-zuelës, krye-parlamentari Juan Guaido tha dje se nuk përjasht-onte mundësinë e autorizimit

të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të detyruar largimin e presidentit Nicolas Maduro dhe zbutjen e krizës humanitare. Në një intervistë me agjencinë AFP Guaido tha se do të bënte gjithçka është e nevojshme "për të shpëtuar jetë njerëzore" por pranoi se ndërhyrja e mirëfilltë e SHBA është një subjekt i kontestuar. Lideri opozitar e shpalli veten president muajin e kaluar dhe u njoh nga SHBA dhe rreth 40 vende të tjera duke përfshirë dhe shumicën e Bashkimit Evropian. Më herët, Maduro tha se nuk do të lejojë në vend "ndihmat e rreme humanitare", duke iu referuar raportimeve se SHBA ka sjellë kamionë me ndihma që presin të hyjnë në kufirin me Kolumbinë. Ai pretendoi se kriza në Venezuelë është një fabrikacion i Uash-ingtonit për të justifikuar ndërhyrjen.

Përpjekja për të “fituar” ushtrinë Lideri i opozitës në Venezuelë ka

thënë se ka zhvilluar takime të fshehta me ushtrinë për të siguruar mbështetje për rrëzimin e Maduros, ndërsa dhe presidenti amerikan Donald Trump deklaroi kësaj jave se “lufta për lirinë” në Venezuelë kishte filluar. Disa media amerikane raportonin dje se Shtetet e Bashkuara po mbajnë kontakte direkte me ushtarakë të lartë të Venezuelës për t’i nxitur të largohen nga regjimi i Nico-las Maduro, si dhe po përgatitet të shtojë sanksionet ndaj tij, sipas një zyrtari të administratës për mediat amerikane. Administrata Trump ka thënë se pret të ketë së shpejti dezertime në ushtrinë e Maduros, sipas një zyrtari që foli me

Qeveria spanjolle akuzon katalanët për refuzim të dialogut

Kina dënon vizitën e kryeministrit indian në rajonin e kontestuar

Qeveria spanjolle akuzoi dje udhëheqësit katalanas se po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog për zgjidhjen e krizës mes Madridit dhe rajonit separa-tist. Pengesa vjen në një kohë të pakëndshme për qeverinë e pakicës së Kryeministrit Pedro Sanchez, përpara një vote javën e ardhshme mbi projekt-ligjin e buxhetit 2019, i cili ka gjasa të dështojë pa mbështetjen e partive kata-lanase, por edhe të gjyqit të 12 udhëheqësve të burgosur,

duke filluar nga e marta. Zëvendëskryeministrja Car-men Calvo tha se grupet pro pavarësisë kishin hedhur poshtë kornizën për bisedimet e propozuara nga qeveria, sepse ata donin që një referendum për pavarësinë të përfshihej në agjendën, të cilën Madridi nuk do ta pranonte. “Për vite ata kanë kërkuar dialog. Ne e kemi bërë këtë. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne duhet të ndalemi”, tha ajo në një kon-ferencë për shtyp, pas takimit të përjavshëm të kabinetit.

Kina tha dje se dënonte vizitën e fundit të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi në rajonin e kontestuar verilindor Arunachal Pradesh duke thënë se kjo ishte në kundërshtim të qartë të aktivitetit të liderëve indianë në rajon. Vizita e Modi ishte pjesë e një serie takimesh publike në rajon me qëllim rrit-jen e mbështetjes për partinë e tij nacionaliste Hindu Bharati-ya Janata para zgjedhjeve indi-ane që priten në maj. Megjithë disa tentativa të kohëve të fun-dit për përmirësimin e lidhjeve

bilaterale, kontestimet për ra-jonin malor kufitar Kinë-Indi, të cilat kanë shkaktuar luftën e vitit 1962, kanë mbetur de-likate. Ministria e jashtme kineze tha: "Kina nxit palën indiane të respektojë interesat dhe shqetësimet e Kinës, duke u përmbajtur nga veprime që intensifikojnë debatet dhe komplikojnë çështjet kufitare”. Në reagimin e tyre, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të In-disë tha se rajoni i Arunachal Pradesh është pjesë integrale dhe e patjetërsueshme e Indisë.

Trump refuzon të raportojë në Kongres për çështjen “Kashogi”Presidenti amerikan Don-

ald Trump ka shkelur dje afatin e dhënë nga Kongresi për të raportuar mbi autorët e vrasjes së gazetarit disident saudit Xha-mal Kashogi dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Arabisë Sau-dite, pas raportimeve në media se princi saudit i kurorës kishte thënë më parë se do ta “ndiqte Kashogin me plumb”. "Duke iu përmbajtur pozitës së ad-ministratës së mëparshme dhe ndarjes së fuqive kushtetueses, presidenti ruan të drejtën e hes-htjes ndaj kërkesës së Kongresit,

kur kjo është e nevojshme”, tha një zyrtar i administratës duke justifikuar abstenimin. "Qeveria e SHBA do të vazhdojë të konsul-tohet me Kongresin për të vënë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së Xhamal Khashogi", shtoi zyrtari. Sipas ligjit amer-ikan presidenti kishte 120 ditë për të raportuar te Kongresi për hartimin e dënimit mbi zyrtarët sauditë përgjegjës për vrasjen, teksa së fundmi dhe një raport i Kombeve të Bash-kuara bëri përgjegjës aparatin shtetëror saudit.

Dhunë në protestat e Jelekëve të

Verdhë në Paris Dora e një protestuesi të Jele-

këve të Verdhë thuajse u gjymtua dje në Paris teksa demonstruesit u për-leshën me policinë para parlamentit, në javën e 13-të të protestave anti-qe-veritare. Policia tha se demonstruesi i plagosur ka humbur katër gishtërinj kur policia avancoi për të ndaluar thyerjen e pjesë së jashtme të parla-mentit. Një makinë, disa motoçikleta dhe disa kosha mbeturinash u vunë në flakë por ministria e brendshme tha se protesta ishte më e vogël se ajo e një jave më parë.

Ushtria izraelite vret 2 adoleshentë palestinezë

Trupat izraelite vranë dy ado-leshentë palestinez gjatë protestave në kufirin e Gazës. Sipas Reuters, ushtria e Izraelit tha se kishte hapur zjarr si kundërpërgjigje ndaj gurëve të protestuesve. Zyrtarët e shëndetë-sisë në Gaza thanë se të rinjtë ishin njëri i moshës 14 vjeçare ndërsa tjetri i moshës 18 vjeçare. Palestinezët kanë organizuar protesta javore që nga marsi i kaluar në kufirin e Gazës, në kërkim të së drejtës së tyre për t’u rikthyer në trojet e sekuestruara pas formimit të Izraelit.

Indi, mbi 70 të vdekur nga pijet me alkool metilik

Të paktën 70 persona kanë vdekur në fshatra të ndryshme në veri të Indisë pasi kanë konsumuar pije ilegale, të cilat përmbanin me-tanol toksik. Policia ka arrestuar 8 furnizues dhe ka pezulluar 35 zyrtarë publikë, mes tyre 12 agjentë të poli-cisë. Policia ka thënë që shumica e tyre prej tyre kanë vdekur në vende të ndryshme të Shtetin e Uttar Pradesh, 306 km në lindje të kryeqytetit New Dehli, ndërsa 13 të tjerë kanë vdekur pranë Uttarakhand.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur dje vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB për t’i reduktuar takimet periodike për misionin UNMIK në Kosovë, duke theksuar se misioni është mbyllur një dekadë më parë. Hoxhaj tha se Kosova du-het të jetë anëtare e OKB në mënyrë që kjo organizatë të ketë një rol të ri në Kosovë. “Mirëpresim vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB për t’i rralluar takimet periodike për UNMIK. Ky mision ka përmbushur mandatin e tij një dekadë më parë dhe dëshmia më e mirë për këtë është ndërtimi i suksesshëm i shtetit dhe paqes në shtet. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në vendin tonë, njësoj sikurse në vendet e tjera”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.

Lëvizja 5-Yje ka reaguar dje ndaj kritikave të BE për reduktimin e vlerësimit ekonomik për Italinë dhe pretendimeve se qeveria po e fut vendin në recesion. Deputeti Ignazio Carrao, konsulent për çështjet ev-ropiane, paralajmëroi hapur se lidershipi i BE është një kastë në ikje dhe se krerët e komisionit Pierre Moscovici e Valdis Dombrovskis, nuk janë më për-faqësues të evropianëve. “Moscovici e Dombrovskis përfaqësojnë vetëm Komisionin Evropian të emëruar në 2014 në një tjetër situatë politike”, tha Carrao duke parashikuar se zgjedhjet e majit do të përmbysin ud-hëheqjen në Bruksel dhe Strasbourg. “Politikat e tyre kanë shkaktuar një katastrofë. Komisioni i ardhshëm Evropian do të punojë për popullin e Evropës dhe jo për interesat e mëdha”, tha ai.

Hoxhaj: Misioni i OKB në Kosovë ka përfunduar para 1 dekade Itali, 5-Yjet: Liderët e BE do përmbysen në zgjedhjet e majit

agjencinë Reuters, edhe pse pranoi se deri tani numri i tyre ka qenë i pakët. “Ne besojmë se këto do të jenë elementët e parë që do të nisin rrokullisjen para se të fillojnë dhe dezertimet më serioze. Po mbajmë bisedime me anëtarë të regjimit të mëparshëm të Maduros, me anëtarë të lartë të ushtrisë, edhe pse bisedat janë aktualisht shumë të kufizuara”. Zyrtari refuzoi të jepte detaje të mëtejshme apo nivelin e bisedimeve, dhe nuk ishte e qartë se cila është aftësia e tyre për të krijuar krisje në mbështetjen e ushtrisë për liderin socialist.

Mbështetja e frontit socialistDeri tani ushtria i ka mbetur

besnike Maduros por ai gëzon gjithash-tu mbështetjen e frontit anti-perëndimor si Kina, Rusia dhe Irani, të cilat i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin

në vend. Kina i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë duke thënë se Pekini kundërshton çdo lloj intervenimi të huaj. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të gjitha palët në konflikt duhet të mbesin “ra-cionale dhe të qeta” si dhe të kërkojnë zgjidhje politike. Kina i ka dhuruar Venezuelës 65 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit, nëpërmjet huadhënies, depozitave dhe investimeve. Irani njof-toi se mbështetë presidentin, Nicolas Maduro dhe akuzoi opozitën për goditje shtetërore dhe përpjekje për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Bahram Ghasemi e dënoi siç tha “inter-venimin e hapur dhe të kundërligjshëm të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë”. Në të njëjtën kohë, Rusia ka parala-

Nuk e përjashtoj mundësinë e autor-izimit të ndërhyrjes së Shteteve të Bash-kuara të Amerikës për largimin e Nicolas Maduro dhe zbutjen e krizës humanitare. Do të bëj gjithçka është e nevojshme për të shpëtuar jetë njerëzore, megjithëse ndërhyrja e mirëfilltë e ushtrisë së SHBA është një subjekt i kontestuar...jmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë, duke pretenduar se një veprim i tillë do të shkaktonte një skenar katastrofik. Turqia gjithashtu mbështet presidentin Nicolas Maduro dhe ka thënë se shte-tet që po e mbështesin Guaidon është dashur që më mirë të punonin për proces bisedimesh , të cilat do të mund të zgjidhnin krizën në Venezuelë. “Ka një problem në këtë shtet, ka shkëndija që mund të shndërrohen në çdo mo-ment në zjarr prandaj zgjidhja duhet të vijë përmes dialogut”, tha ministri i Jashtëm Cavusoglu.

Page 12: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

12 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019 GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA tregon vështirësitë gjatë infiltrimit të agjentëve sekretë në Shqipëri, ja përplasjet që ndodhnin në kufi me ushtarët jugosllavë

Dalin në dritë të tjera deta-je mbi lëvizjet e shërbim-it inteligjent amerikan gjatë regjimit komunist,

për rrëzimin e Enver Hoxhës. Në disa dokumente të deklasifikuara tregohen detaje nga misionet. Në një dokument të vitit 1951 tregohet se si një agjent i CIA, i njohur si “T5” u dërgua në vendin tonë bashkë me një grup tjetër. Aty tregohen detaje nga aktivitetit i tij. Sipas dokumen-tit, agjenti gjatë lëshimit humbi kontaktet me grupin tjetër dhe u detyra të operonte i vetëm.

23 nëntor 1951Raport teknik i operacionit

të lëshimit ThunderclapPër arsye të frikës e nervozitetit

të agjentit T5 para lëshimit, ai nuk mori rrahjen në shpatull që është sinjali i kërcimit, para se të hidhej, megjithëse T5 insiston se është prekur nga dispeçeri. Ndryshimi i planeve të grumbullimit nga agjenti T1 gjatë rënies në zonën e lëshimit është i vështirë për t’u kuptuar, pasi grupi është stërvitur për grumbul-lime nate dhe ka performuar shumë mirë. Ishte ky ndryshim i minutave të fundit në grumbullim që bëri që T5 të mendonte se ishte braktisur nga grupi. Në fakt të lëshuarit ishin shpërndarë aq shumë gjatë lëshimit sa që trajnimi i tyre nuk do të vlente gjithsesi pasi bazohej në sinjale zan-ore. Taktikat e grumbullimit kanë funksionuar mirë me grupe të tjera sa herë që trupat kanë rënë në dis-tancë të dëgjueshme nga njëri tjetri. T1 dhe pjesës tjetër të grupit u është thënë vazhdimisht për rëndësinë e vendosjes së shpejtë të komuniki-meve radio prandaj është vështirë të besosh se ata mund të kenë menduar të braktisin qëllimisht T5, veçanërisht kur vareshin prej tij për mbështetjen tonë. T1, T2 e T3 e njihnin zonën e tyre operacionale dhe rrjedhimisht ishin të bindur se mund të gjenin T5, sido që të binin në tokë. Ky është një gabim gjykimi që ka ndodhur dhe herë të tjera me grupet prandaj është vënë theks i veçantë në stërvitjet e grumbullimit pas lëshimeve, në mënyrë që grupi të ketë planin e tij të përcaktuar.

Përplasja me jugosllavëtTre të shtënat e dëgjuara nga

T5 mund të kenë qenë të shtëna pistolete që përdoren nga grupi si mundësi emergjence. Ky është vetëm një supozim pasi nuk janë dëgjuar të shtëna të tjera. Duhet theksuar se T5 ka pasur disa për-plasje me patrullat jugosllave, në të cilat ai ka vrarë disa ushtarë jugosllavë dhe një informator civil. Autoritetet jugosllave do të kenë menduar me të drejtë se T5 është një agjent shqiptar i regjimit komunist që hynte ilegalisht në Jugosllavi. Gjithashtu veprimet e T5 në Jugosl-lavi tregojnë urrejtjen e tij të thellë ndaj regjimit të Titos, dhe kjo mund të ketë ndikim dhe në informacionet e tij mbi Jugosllavinë. Për arsye të veprimeve të T5 në Jugosllavi ai nuk duhet të dërgohet më në operacione pranë kufirit jugosllav, pasi në rast kapjeje jugosllavët do të nxirrnin dhe të vërtetën e shpëtimit të tij të fundit. Në lidhje me këtë do të ishte interesante të dëgjonim ndonjë opinion të mundshëm të UDB mbi incidente të ngjashme. Ky është vetëm një sugjerim pasi në asnjë mënyrë nuk nënkupton se duam të informojmë UDB për rrugëtimin e T5. Disa nga fshatrat e vizituara prej tij nuk janë të listuara në hartat tona por meqenëse nuk ishte i sigurt se ku ndodhej, nuk mund t’i listonte me

Sistemet komuniste, masa shumë të rrepta në zonat kufitare

saktësi për ne. Aktualisht T5 është disi më i qetë dhe do të jetë normal brenda një kohe të shkurtër. Grupi u nis në fluturim më 16 gusht 1951 nga Athina në avionin klandestin të OPC. T5 nuk mban mend detajet e fluturimit por raporton disa inci-dente të vogla që mund të hedhin dritë mbi mungesën e koordinimit në lëshim. T5 thotë se ishte ndjerë i hutuar pas hapjes së derës, dhe kjo nuk vinte vetëm ngaqë po shikonte jashtë derës së hapur të avionit por dhe ngaqë dalloi disa gjurmë plumbash që po qëlloheshin drejt avionit. Gjatë fluturimit, T1 bëri disa ndryshime të rëndësishme në udhëzimet e grupit. Përkundër udhëzimeve paraprake, T1 u tha T3 e T5 të qëndronin aty ku i ulte par-ashuta, dhe se ai (T1) do të vinte për

t’i gjetur. T1 gjithashtu anuloi zonën dytësore të rënë dakord të takimit, në rast dështimi me të parën. Në lidhje me ndryshimin e parë, grupi është stërvitur në terren për t’u bashkuar drejt T1. Sinjalet gojore zanore të grupit janë ndryshe nga ato që përdoren nga T1. T5 raporton se ndryshimi i vendtakimit nga T1 u bë i njohur vetëm për T2 e T3. Në rast se ata nuk arrinin të takohen në zonën e caktuar, T1 udhëzoi 2 e 3 ta kontaktonin me anë të miqve të përbashkët në zonë. Por T5 nuk u përfshi në këtë plan, aq më shumë që nuk ishte i njohur me zonën. Kur e thirri dispeçeri se ishte radha e lëshimit, T5 u vendos te dera e avion-it, dhe do të lëshohej kur dispeçeri ta prekte në shpatull. T5 raporton se po merreshin mendtë duke qëndruar te dera deh po sforconte veten të mos shihte jashtë. T5 nuk mban mend të ketë dëgjuar zilen apo sinjale të tjera, por kujton se T2 ishte rreth 2 metra larg prapa tij, në një kohë kur duhet të qëndronte më afër. Më tej T5 thotë se ndjeu prekjen në shpatull dhe menjëherë u lëshua nga avioni. Pas hapjes së parashutës T5 raporton se u trondit shumë kur preku tokën, e cila kishte një pjerësi prej rreth 20-30 gradë. Parashuta e mbështolli dhe e rrotulloi në drejtim të rrëpirës. Rreth dhjetë minuta pas rënies, T5 dëgjoi tre të shtëna

pushke. Ai mbështolli parashutën në çantë dhe u ngjit rreth 50 metra më lart në terren. Fshehu parashutën në gëmushë dhe priti deri në ora 0300. Thirri disa herë më sinjalet zanore dhe nuk e kuptonte përse T1 nuk vinte drejt tij. Rreth orës 0315, T5 nisi të ecte drejt asaj që ai besonte si drejtimi verilindor. Rreth një orë ecje larg nga vendi i programuar i takimit ai fshehu radion. T5 thotë se shkatërroi gjeneratorin e radios

pasi besonte se fshehja e tij nuk ishte e sigurtë. Gjithashtu nuk mund të vazhdonte të transportonte çantën e rëndë duke kërkuar një vend të sigurtë për t’u fshehur. T5 vazhdoi të ecte deri rreth orës 0600. Ai nuk e njihte këtë zona prandaj nuk e di se ku ka qenë. Sipas llogarive të tij ka qëndruar brenda rrezes prej pesë deri dhjetë km larg vendit të takimit. Ai nuk kërkoi për anëtarët e tjerë të grupit pasi mund të dukej

Tre të shtënat e dëgjuara nga T5 mund të kenë qenë të shtëna pistolete që përdoren nga grupi si mundësi emergjence. Ky është vetëm një supozim pasi nuk janë dëgjuar të shtëna të tjera. Duhet theksuar se T5 ka pasur disa përplasje me patrul-lat jugosllave, në të cilat ai ka vrarë disa ushtarë jugosl-lavë dhe një inform-ator civil. Autorite-tet jugosllave do të kenë menduar me të drejtë se T5 është një agjent shqiptar i regjimit komunist që hynte ilegalisht në Jugosllavi...

Page 13: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

12 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019 GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 13

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA tregon vështirësitë gjatë infiltrimit të agjentëve sekretë në Shqipëri, ja përplasjet që ndodhnin në kufi me ushtarët jugosllavë

Sistemet komuniste, masa shumë të rrepta në zonat kufitare

i ekspozuar nga terrenet më të lar-ta. Duke qëndruar në këtë zonë T5 shkatërroi letrën e planit të sinjaleve dhe objekte të tjera që i konsideroi të panevojshme.

Takimi me banorëtRreth shtatë ditë pasi ishte lësh-

uar në Shqipëri (më 23 gusht) T5 i foli një gruaje jashtë një fshati për t’i kërkuar për të ngrënë. Gruaja e paralajmëroi se në fshat kishte një patrullë ushtarësh prandaj ishte e rrezikshme që ai të shkonte te shtëpia e saj. T5 ndoqi me sy gruan që hynte në fshat dhe pas muzgut shkoi te shtëpia e saj ku gruaja i dha pak bukë e djathtë. Një ditë më vonë T5 vendosi se duhet të kthehej në Greqi, prandaj nisi të ecte në drejtim të asaj që besonte se ishte Gostivari. Gjatë rrugës ai ndaloi në një strehë barinjsh për të kërkuar ushqim. Dy burrat që ishin aty e pyetën nëse ai ishte Liman Peposi. Fillimisht T5 i tha se ishte Peposi por kur u bë e dukshme që nuk ishte e vërtetë, i tha se ishte një nga njerëzit e Peposit. Barinjtë e vjetër thanë se nuk kishin dëgjuar prej kohësh për Peposin dhe vrisnin mendjen çfarë kishte ndodhur me të.

Përplasja me grekëtDy ditë para se të kalonte kufi-

rin jugosllav, ai hasi rreth orës 1700 tre patrulla që vinin në drejtim të tij. Njëra ishte në nivel të njëjtë me të ndërsa të tjerat në terren më të lartë. T5 thotë se ushtarët kishin të gjithë uniforma të ngjashme me ato të ushtarëve grekë. Një orë pasi hasi tre patrullat, T5 u afrua në një zonë të hapur ku katër ushtarë ruanin një kryqëzim. Teksa tentonte të kalonte në të djathtë të tyre, T5 u pikas dhe një nga ushtarët hapi zjarr. T5 u pla-gos në kofshën e majtë por plumbi duket se kishte kaluar tej për tej. Pak pas nisjes së zjarrit, T5 hyri në një zonë pyjore dhe i shpëtoi patrullës. Më 30 gusht, ai kaloi kufirin jugosl-lav dhe takoi një burrë të vjetër në zonën e ndaluar kufitare. Ai i tha se Gostivari ishte gjashtë orë larg në këmbë në juglindje. Kështu për tre ditë T5 vazhdoi këtë kurs. Ditën e parë ndaj tij hapi zjarr një patrullë që ishte shumë larg. Ndërsa ditën e dytë e të tretë ai vërejti dy ose tre patrulla të tjera me njerëz me uni-formë dhe me civilë. Në këtë pikë ai nuk kishte ushqim dhe trembej se plaga në këmbën e tij nuk do të shërohej. Në vend që të vazhdonte drejt Greqisë T5 u nis drejt fshatit Gjilan në Kosovë ku ishte i sigutë se do të gjente strehë dhe ushqim. Ai vuri re diku se data ishte 5 shtator. Sipas llogaritjeve më 6 shtator, T5 hasi në ushtarët jugosllavë që po

bënin manovra në një vendndodhje të paditur, të cilët i llogariti në më shumë se 100. Një nga ushtarët e pikasi dhe e urdhëroi të ndalonte në serbisht dhe në shqip. T5 raporton se me shumë gjasa ushtarët nuk po përdornin municion të vërtetë pasi nuk hapën zjarr ndaj për afro 15 minuta. Më në fund pesë-gjashtë prej tyre qëlluan ndaj tij dhe plumbat goditën pistoletën e tij Schmeisser. Një tjetër plumb e preku shkarazi në gjoks T5 u plagos në këmbë. Ai qëlloi disa herë dhe nisi të tërhiqej, ndërsa ushtarët po e ndiqnin. Kur ata u afruan shumë T5 lëshoi një granatë, e cila plagosi disa prej tyre, dhe ushtarët nuk e

ndoqën më. Kur T5 ishte larguar në një farë distance mbi u qëllua me murtaja. Një nga shpërthimet e pla-gosi në këmbë. Ai nuk mund të ecte më me shpejtësi dhe hyri në fshat rreth 15 minuta larg. Atje ai vodhi një kalë dhe u largua me shpejtësi. Rreth një orë distancë nga fshati T5 takoi një burrë të moshuar të cilit i mori këpucët dhe duhanin dhe i dha një napolon floriri. T5 raporton se u ndoq për rreth 15 minuta nga tre njerëz në kalë të cilët qëlluan mbi të. Një ditë më vonë ai la kalin e tij kur gjeti një tjetër me shalë dhe vazhdoi kalërimin deri në afërsi të Frizar. Më tej ai vazhdoi rrugën në këmbë deri në Pleshin, ku u qëllua nga dy patrulla. Ai kaloi më tej në Varosh, Mali i Sejevës, Mali i Smirës dhe arriti në fshatin Kabash rreth 11 shtatorit. Kur arriti aty rreth orës 2100, shkoi në shtëpinë e Xhemal Azizit. Ai zgjodhi Azizin se e dinte që nuk mbante qen në shtëpi. Gruaja e Azizit kishte njëfarë frike për të pranuar T5 por Azizi i tha se mund të qëndronte sa të donte. T5 qëndroi në stallë në mënyrë që fëmijët e Azizit të mos mësonin për prezencën e tij. T5 qëndronte në stallë gjatë ditës dhe hynte në shtëpi kur fëmijët kishin rënë në gjumë.

Kampet jugosllaveRreth pesë ditë pasi kishte ar-

dhur në Kabash, T5 i tha Azizit të njoftonte Jani Selimanin, me të cilin kishte lënë për të ruajtur një revolv-er dhe municion, gjatë një misioni të mëparshëm. Selitmani e kishte me vete revolverin kur erdhi të vizitonte T5, dhe e kishte mbajtur në gjendje të mirë. Selitmani dhe Azizi sollën për T5 municion, mjekime dhe rroba civile. Disa ditë pas vizitës së Selimanit, T5 i tha atij të sjellë

kunatin Rexhep Terpeza, i cili është kryetar i Komunës në Tërpezë ose në Pozhren. Tërpeza e informoi T5 se shqiptarët në Kosovë janë fuqimisht anti-Tito dhe dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë. Tërpeza tha se kosovarët janë të gatshëm të bashkohen me Shqipërinë edhe nën regjimin e Enver Hoxhës, por jo se janë pro-Hoxhës. Kosovarët thonin se nëse bashkohen me Shqipërinë do të mund të luanin rol më të madh kundër regjimit të Hoxhës. Tërpeza informoi gjithashtu se janë të çuditur nga marrëdhëniet aktuale Jugosllavi-Shtetet e Bash-kuara. Ata nuk mund të kuptojnë se përse SHBA po ndihmon Titon, i cili pretendon se është komunist i vërtetë. Kosovarët kanë parë shumë produkte amerikane, por ato ende shiten përmes kooperativave. Tërpeza tha se vetëm një pjesë e vogël e produkteve amerikane shit-en në treg të hapur, dhe kjo ndodh kryesish në qytet e mëdha ku ka dhe amerikanë. Tërpeza informoi se grupet e shqiptarëve që arratisen në Jugosllavi caktohen për të pun-uar në riparimet e rrugëve. Në disa raste ndonjë grup dërgohet përsëri në Shqipëri me mision zbulimi dhe pjesa tjetër e tij mbahen si pengje nga qeveria. Tërpeza tha se një grup britanik kishte ardhur kohët e fundit në Jugosllavi nga Shqipëria. Këtij grupi u ishte thënë të largoheshin në Jugosllavi nëse ishte e nevojshme nga ku më pas britanikët do të sigu-ronin lirimin e tyre. Pasi u vendosën për të punuar me rrugët disa anëtarë të grupit britanik u larguan përsëri në Shqipëri, me qëllim të ktheheshin në Greqi. T5 mësoi nga Tërpeza se jugosllavët kanë një kamp refug-jatësh shqiptarë në Vuçiturna, ku refugjatët shqiptarë ndahen në dy

kategori: një kategori përfshin ata që punojnë për Jugosllavët, dhe në tjetrën janë ata që marrin ushqim strehim e mbështetje pa punuar. Tërpeza nuk e dinte se përse bëhej kjo ndarje.

Ambjentet e instalacionetMe marrjen në 3 prill të qendrës

së re të stërvitjes në Gjermani në 3 prill, kushtet e organizimit janë përmirësuar ndjeshëm. Qendra është vendosur nën kontrollin e njësisë EE, e cila organizon alternimin e stërvit-jes së refugjatëve shqiptarë dhe atyre bullgarë. Të dy grupet e refugjatëve duhet të përdorin ambientet dhe për momentin objektivat po realizohen, në rast problemesh mendohet që operacionet të zhvendosen në Greqi, por asnjë vendim nuk është marrë. Mjeti detar i transmetimeve klandes-tine Juanita, u detyrua të shtyjë operacionet deri në mes të majit, kryesisht si rezultat i dëmeve që pë-soi gjatë kalimit trans-Atlantik, pas pesëmbëdhjetë ditë lundrim-testimi në detin Jon ne vendosëm të pezu-llonim operacionin prej vështirësive teknike, të cilat nisën në qershor.

Marrëveshjet me fuqitë aleateNë prill është rënë dakord

në Athinë mes nesh, grekëve dhe britanikëve për planin e përgjith-shëm të infiltrimeve të shqiptarëve nga kufiri grek. Përfaqësues tanë kanë diskutuar gjithashtu mbi mundësinë e shfrytëzimit të situatës shqiptare dhe në veçanti të zgjer-imit të Komitetit Shqipëria e Lirë. Më 7 prill është kryer një takim me oficerët tanë në Gjermani, ku u ven-dos për zgjerimin e planit origjinal me infiltrime grupesh prej tetë deri në dhjetë agjentësh, plus grupe më të vogla për detyra të veçanta. Një konferencë e operacionit BGFiend u mbajt në Athinë në 7-8 maj për rishikimin e statusit aktual të ak-tiviteteve mes degëve të Romës dhe Athinës. Degët kanë forcuar koor-dinimin me Komitetin Shqipëria e Lirë me anë të disa vizitave në Nju Jork. Parakushti i selisë drejtuese që thotë se duhet të ketë koordinim të ngushtë politikash mes Komitetit, Departamentit të Shtetit dhe shërbi-meve britanike, përfaqëson njëfarë vështirësie në koordinimin e shpejtë mes Uashingtonit dhe Komitetit Shqipëria e Lirë. Hapja e zyrës së Komitetit në Uashington ka sjellë disa përmirësime në vënien nën kontroll të padurimit të tij.

Operacionet subversiveNjë këmbim idesh u zhvillua

në qershor OPC dhe Departamentit të Shtetit dhe EE-1 për operacione subversive kundër Shqipërisë nga Greqia, por kjo mund të shkaktojë probleme si për ne dhe Greqinë. Megjithëse rritja e interesit për aktivitete të tilla nga disa anëtarë të grupit UNSCOB në Greqi përbën rrezik për operacionet e OPC, për-faqësuesi ... beson se situata ende nuk është kritike. Departamenti i Shtetit ka kërkuar bllokohen hetimet serioze dhe të merret në konsideratë pezullimi i UNSCOB. Projekti i mjetit lundrues për transmetimet klandes-tine radio është quajtur BGSpeed dhe parashikon blerjen, pajisjen dhe operimin e mjetit me lajme propagande të drejtuara nga brigjet shqiptare. Kjo është një sipërmar-rje e OPC, ku përfshihet gjithashtu përgatitja, përpunimi editorial dhe transmetimi i “propagandës së zezë” në Shqipëri. Siç u tha më sipër mjeti është detyruar të shtyjë operacio-net deri në eliminimin e të gjitha vështirësive teknike, që pritet të ndodhë në korrik.

Më tej T5 thotë se ndjeu prekjen në shpatull dhe men-jëherë u lëshua nga avioni. Pas hapjes së parashutës T5 raporton se u tron-dit shumë kur preku tokën, e cila kishte një pjerësi prej rreth 20-30 gradë. Par-ashuta e mbështolli dhe e rrotulloi në drejtim të rrëpirës. Rreth dhjetë minuta pas rënies, T5 dëgjoi tre të shtëna push-ke. Ai mbështolli parashutën në çantë dhe u ngjit rreth 50 metra më lart në terren. Fshehu par-ashutën në gëmushë dhe priti deri në ora 0300. Thirri disa herë më sinjalet zan-ore dhe nuk e kup-tonte përse T1 nuk vinte drejt tij.

Page 14: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT14 E Diel 10 Shkurt 2019

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Akuzohen për vjedhje, 1 në pranga dhe 2 në kërkim

Prokurori belg: Bandat shqiptare kanë rrënuar qytetinBandat shqiptare të trafikut të drogës janë mjaft aktive

në Belgjikë. Dhe këtë e konfirmojnë vet autoritetet belge. Një rast konkret vjen nga qyteti Brugge. Një 30-vjeçar shqiptar i quajtur Endrit K. ka dalë para gjykatës belge të Brugge dy ditë më parë, pasi ishte arrestuar duke trafikuar kokainë. “Endri K. nuk jetonte në vendin tonë një vit më parë, përpara se të përfshihej në trafikun e drogës. Disa banda i propozuan që të shiste drogë dhe u përfshi në këtë biznes”, tha prokurori. Ai shtoi se shqiptari ishte punësuar nga dikush që i thërrisnin Mohamed nga Molenbeek, por këtë të fundit nuk e kanë gjetur. Endri K. tani rrezikon një dënim prej 2.6 vite burgim dhe gjobë 60 mijë Euro. Proku-rori i çështjes denoncoi gjithashtu faktin së Brugge është rrënuar nga bandat shqiptare të drogës që veprojnë prej disa kohësh në këtë qytet. “Tregtia e kokainës duket se është shumë fitimprurëse për ta”, tha prokurori gjatë seancës.

Akuzohen për gjobvënie, në gjykatë banda italo-shqiptareDisa anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal

italo-shqiptar kanë dalë dje përpara gjykatës së Romës për të kërkuar heqjen e masën e arrestit ose lehtësimin e saj. Sipas mediave italiane, 13 personat, mes tyre edhe 5 shqiptarë janë nën hetim për dy vitet e fundit për veprat penale të kërcënimeve dhe shantazheve dhe atentateve me zjarrvënie të qëllimshme. Këta persona dyshohet se përmes shantazheve dhe presioneve të vazhdueshme kanë arritur t’ju imponohen “viktimave” duke marrë nën kontroll pastaj disa aktivitete tregtare. Shqiptari Ismail Rebeshi, 36 vjeç mbante postin e manaxherit të një salloni makinash si dhe një lokali nate në Viterbo. Ai qëndron në burg që nga 26 nën-tori për trafik droge. Gjithashtu edhe dy vëllezërit Spartak e Shkëlzen Patozi, 31 e 34 vjeç, të dy punëtorë, vijojnë të mbahen në burgjet e Arezzos dhe në Viterbo. Ndërsa dy të tjerët Sokol Dervishi dhe Gazemir Gurguri kanë dalë sot para gjykatës, ndërsa edhe ata ishin punëtorë.

Kujdesej për drogën e mbjellë në shtëpi, arrestohet shqiptarja

Autoritetet angleze kanë arrestuar një shqiptar që kujdesej për kanabisin e kultivuar në dy shtëpi. Ai kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, teksa mediat ven-dase shkruajnë se bëhet fjalë për Bashkim Hajdarin, 46 vjeç. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ai e kishte pran-uar përfshirjen e tij në prodhimin e drogës së klasës B. I pandehuri u arrestua më 4 shkurt dhe po mbahet në paraburgim. Vete shqiptari kishte treguar se ishte dërguar në adresën në Cheltenham nga një burrë në Belgjikë, i cili i kishte thënë të kujdesej për bimët e kanabisit, por pa i dhënë pagesë. Mendohet se i pandehuri, i cili u asistua nga një përkthyes shqiptar në gjykatë, ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit në dy shtëpi, që nga nëntori i vitit të kaluar. Gjithsej, autoritetet zbuluan 350 rrënjë kanabisi, 208 në një shtëpi dhe 152 në një tjetër. Mendohet se vlera e drogës në treg shkon në 300.000 Paund. Tani Hajdari po mbahet në paraburgim.

Vendimi/ Ardit Gjoklaj u hodh në Sharrë pasi u vra, fadroma nuk ka shenja nga trupi i të miturit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPër vrasjen e 17-vjeçarit, gjykata mori si të pandehur fadromistin dhe përgjegjësin e tunit në landfill

Elvis MYRTA

Ardit Gjoklaj, i riu që humbi jetën në 2017-n në landfillin e Shar-rës, mund të jetë vrarë

jashtë dhe trupi i tij mund të jetë transportuar aty për të fshehur gjurmët. Në vendimin e gjykatës thuhet se ekspertët nuk kanë asnjë provë që të faktojë se ado-leshenti të jetë goditur nga fadro-ma e cila ka qenë duke punuar. Dëmtimet e gjetura në trupin e viktimës mund të jenë bërë në një vend tjetër dhe jo në vendin ku është gjetur viktima. Është ky një ndër argumentet e shkruara në vendimin nr.1170 datë 17 prill 2018 në gjykatën e Tiranës e cila bazuar në akt-ekspertimet sqa-ron se viktima mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është hedhur aty për të humbur gjurmët. Sipas ekspertëve, këtë e provojnë edhe analizat e ADN-së, ku rezultojnë se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë në landfill. “Në lidhje me aktin e ekspertimit janë pyetur edhe mjekët lig-jorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja mund të ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ekspertizën e mjekëve ligjorë. Por, fakti që hedh dritë më shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ekzistenca e një makine të dyshimtë. Duket në pamjen e kamerave të sigurisë që mjeti vjen në drejtim të kapanonit dhe nuk dallohet mire se çfarë lloji është. Ai qëndron afërsisht 4 minuta dhe largohet, ndërsa fadroma punon në krahun e majtë duke marrë mbeturinat dhe i dërgon tek punëtorët, që në pamje filmike punëtoret nuk dallohen. Kjo i bën hetuesit të dyshojnë se i riu mund të jetë vrarë jashtë landfillit dhe është sjellë qëllimisht aty. “Nga akti i ekspertimit del se, mjeti fadromë gjatë këqyrjes së pamjeve filmike nuk u konstatua që të punojë tek vendi, ku është gjetur trupi i të ndjerit nga ora 02:52:20 deri në orën 14:17:21 të dt.07.08.2018, për pamjet që janë vendosur në dispozicion”, shprehen ekspertët. Gjykata ka pyetur ekspertët edhe në lidhje me mekanizmin

e funksionimit të mjetit fadromë dhe mekanizmit të lëvizjes së tij me zinxhirë, si dhe dëmtimeve që janë konstatuar te viktima të evidentuar nga ekspertët mje-ko-ligjore. Ata janë shprehur se nëse viktima do të ishte dëmtuar nga mjeti fadromë, dëmtimet nuk do të ishin të kësaj natyre periferike, por të një kategorie shumë më të rëndë. Ekspertët kanë shpjeguar se “probab-iliteti më i madh është që trupi i viktimës të të ndjerit të jetë transportuar bashkë me këto mbetje me të cilat është gjetur i përzier. Ky fakt shikohet dhe te mungesa e mbetjeve kocko-re, indit trunor dhe gjakut në

vendngjarje, të cilat mungojnë në trupin e viktimës, flasin për faktin se ngjarja ka ndodhur në një vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes së trupit. “Në trupin e viktimës nuk kishte sasi gjaku, kur një trup normal ka 5 litra gjak, ku kjo sasi gjaku ka humbur në vendin ku janë shkaktuar dëmtimet e para të viktimës”, thonë ekspertët, të cilët arrijnë në përfundimin se në këto rrethana bie çdo dyshim apo pretendim i organit të akuzës se mjeti i fadromës është futur në vendin ku është gjetur trupi i viktimës dhe se këto dëmtime janë shkaktuar pikërisht nga ky mjet.

Të akuzuarNën akuzë për ngjarjen e

bujshme ishin shoferi i fadromës së firmës që grumbullonte mbe-turinat, Edmond Kollari, dhe përgjegjësi i turnit të firmës, Dëfrim Hakrama. u akuzuan për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, duke sjellë për pasojë vdekjen e të riut. Por, pas shqyr-timit të çështjes, Gjykata doli në përfundimin se nuk ka vepër penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Përgjeg-jësi i turnit Dëfrim Hakrama në përfundim të procesit gjyqësor u shpall i pafajshëm për veprën penale që prokuroria e akuzon-te. Për këtë, në përfundim të procesit gjyqësor togat e zeza të kryeqytetit urdhëruan lirimin e tij nga masa e “arrestit me burg”. Për këtë vepër penale u shpall i pafajshëm dhe, fadromisti Ed-mond Kollari. Por, ai u dënua për mungesë të patentës përkatëse për manovrator, pasi pas ngjarjes u konstatua se ai nuk ishte i pa-jisur me patentë për makinerinë e rëndë që përdorte gjatë punës. Këtë vepër penale ai e ka pranu-ar dhe gjatë hetimeve paraprake dhe gjatë procesit gjyqësor dhe gjykata vendosi dënimin e tij me dy vite burg për veprën penale të “Drejtim të parregullt të autom-jeteve në mënyrë të parregullt. Fadromistit Edmond Kollari, pak ditë më parë iu bë një atentat në rrugën "5 Maji" në kryeqytet.

Sipas ekspertëve, rezulton se nuk ka asnjë provë që Gjoklaj të jetë goditur nga mjeti që ka punuar atë ditë

në landfill. “Në lidhje me aktin e eksper-timit janë pyetur edhe mjekët ligjorë, të cilët kanë shpjeguar se nga gjetja e trupit e përzier me mbeturinat mundet që ngjarja mund të ndodhur edhe në vend tjetër dhe jo në vendin e gjetjes përfundimisht të trupit”, thuhet në ek-spertizën e mjekëve ligjorë...

Skandali në Kavajë, e mitura dëshmon në gjykatë, nën hetim stafi mësimorE mitura nga Kavaja, e cila u abuzua sek-

sualisht nga shokët e shkollës, mbërriti dje në gjykatën e Durrësit, për të rrëfyer tmerret që përjetoi për katër muaj me radhë. Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi sigurimin e padisë, pra pyetjen e të dëmtuarës, dëshmia e së cilës do të përdoret si provë në procesin ndaj 8 të akuzuarve, apo personave të tjerë që mund të rezultojnë të im-plikuar në krimin tronditës. Ky veprim hetimor u krye, për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënimin e të dëmtuarës, që të tërhiqej nga dëshmia, si dhe për shkak të moshës, traumave që ka kaluar e mitura, që mund ti zbehte kujtesën. Seanca për pyetjen e 14-vjeçares zgjati rreth 3 orë

e gjysmë dhe në disa raste gjykata është detyruar ta ndërpresë atë, pas shqetësimeve të shfaqura nga ana e të abuzuarës. Në dëshminë e saj e mitura i ka deklaratave të saj të dëshmuara edhe në Polici. Seanca e marrjes në pyetje është ndjekur përmes monitorit edhe nga avokatët mbrojtës të djemve, të cilët ndodhen tashmë pas hekurave. Burimet thonë se e mitura i ka qëndruar dëshmisë së dhënë më parë për prokurorët, mbi bazë të të cilave 7 nga 8 të akuzuarit ndodhen në burg. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për dre-jtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori. Sipas dëshmisë së saj, stafi pedagogjik ishte në dijeni të

abuzimit ditë më parë, por nuk e kanë denoncuar në strukturat e tjera shtetërore. Vajza bashkë me prindërit trokiti në dyert e policisë, më 29 janar, pasi ishte abuzuar nga një grup djemsh që e shan-tazhonin me një video intime. Ngjarja ka nisur në tetor 2018 fillimisht si një bisedë në Instagram për të vijuar më pas me shantazhime të saj fillimisht nga i dashuri i saj i cili ndërkohë që kryenin mar-rëdhënie ka filmuar video dhe më pas videon e ka përdorur për ta detyruar të miturën të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë. Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me shantazhime se do i tregonin prindërve dhe mësueses së saj deri dhe do i vrisnin familjarët.

Page 15: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Sherr mes kushërinjve në Patos, plagoset 46-vjeçariNjë ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë

në Patos, të Fierit ku një 46-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri mes disa të njohurve. Burime zyr-tare bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti mes disa të njohurve i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Mësohet se i plagosuri i identifikuar Eduart Haxhiaj, 46 vjeç i cili është trans-portuar për në spitalin e Fierit ku po i nënshtrohet një operacioni dhe është nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha të qytetit të Fierit bëjnë me dije se 46-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, sipas të dhënave të policisë mësohet është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi me inicialet A. M, 45 vjeç, banues në Patos. Autori ka lidhje gjaku me të plagosurin. Ende mbeten të paqarta, ndërkohë që poli-cia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për të zbuluar rrethanat e vërteta të ngjarjes.

Automjeti përplas motorrin, plagoset motorçiklisti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Gramsh, ku një makinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri 18-vjeçar. Mësohet se ngjarja është shënuar në fshatin Zgjup Fushë, në Gramsh ku mësohet se drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte, duke përplasur motoçikletën e për rrjedhojë është plagosur Adri-ano Murati, 17 vjeç. Mësohet se 18 vjeçari, është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Në fshatin Zgjup Fushë, Gramsh, një mjet është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e aksiden-tit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. T., rreth 18 vjeç, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Greqi, shqiptari fuste drogë dhe telefona në qeli

Fuste drogë dhe celularë brenda në qeli, ndonëse ishte i burgosur, po shumë shpejt ky person u zbulua nga policia. Policia e burgut të Shën Stefanit në Patra të Greqisë, ditën e djeshme zbuloi një të burgosur shqiptar që organizonte trafikun e drogës dhe celularëve nëpër qelitë e bashkëvua-jtësve të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në qelinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 pako me nga 52.4 gram heroinë, 11 pako me 31.6 gram kanabis dhe 3 telefona ce-lularë. Nën hundët e oficerëve të burgut të Shën Stefanit në Patra ekzistonte një “dyqan” në qelinë e 29-vjeçarit shqiptar i dënuar si pjesë e trafikut të drogës në ishullin Zakinthos. I burgosuri ka furnizuar “kolegët” me sasi të mëdha të droge dhe telefonave celularë, teksa mbante çmime të larta. Në ngarkim të të dënuarit u formulua dosja për posedimin dhe importim të drogës dhe celularëve, cila iu dërgua Prokurorit të Zakinthos. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të të gjithë ngjarjeve dhe personave të tjerë të përfshirë në të.

Prokuroria rekurs ndaj Apelit të Krimeve të Rënda për çështjen “Dajti”, pritet zbardhja e vendimit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraApeli i Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar dhe dënoi me 25 vite burg Dritan Dajtin

Elvis MYRTA

Pa kaluar 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda ndaj Dritan Da-

jtit, Prokuroria pritet që të bëjë rekurs ndaj vendimit të kësaj gjykate, e cila i hoqi dënimin me burg për jetë ndaj Dritan Dajtit. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkur-tuar për Dajtin, dhe e dënoi këtë të fundit me 25 vite burg. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se sapo të zbardhet vendimi për pranimin e gjykimit të shkurtuar prokuroria do të bëjë menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila momentalisht ka vetëm katër antarë. Në animimin që prokuroria pritet të depozitojë në Gjykatën e Lartë ankimimi ku do të kërkohet prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Prokuroria thotë se ishin kundër pranimit të kërkesës së të pandehurit për pranimin e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila e shpëtoi nga dënimi kapital me burg të përjetshëm. Tani llogaritë për Dritan Dajtit bëhen te afatet e paraburgimit. Deri tani ai ka vuajtur 10 vite të tilla që i llogariten rreth 15 vite burg. Dajti akuzohet nga policia për vrasjen e ish-oficerëve Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi zjarri në 7 Gusht 2009. Nga përplasja me armë ai mbeti vetë i plagosur dhe u vra miku i tij Ledio Mara. Ndërsa më pas procesi gjyqësore i kësaj dosje ishte një telenovele, pasi vetëm në shkallën e parë u zhvilluan 276 seanca. Mes prokurorëve e gjyqtarëve nga njëri krah dhe Dritan Dajtit nga krahu tjetër, pati debate të forta dhe në disa raste edhe kërcëni-me. Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kas-triot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009. Por më 8 shkurt 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpëtoi nga “burgimi i përjetshëm”. Kjo ishte hera e dytë që dosja e Dritan Dajtit shqyrtohej në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda pasi herën

e parë Kolegji Penal, i kryesuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i dha atij katër vendime me burg përjetë për vrasjen e secilit efek-tiv policie. Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës. Nga Apeli i Shkodrës ishin dele-guar për të shqyrtuar çështjen gjyqtarët Skënder Damini, Fuat Vjerdha, Petrit Aliaj, si dhe Lin-dita Hoxha dhe Aleks Nikolla të Gjykatës së Apelit të Vlorës.

MasakraNgjarja për të cilën Dritan

Dajti u gjykua dhe dënua me vendim të formës së prerë, me 25 vite burg, ka ndodhur në 7 gusht të 2009,në orën 13.50

në lagjen nr.13, Plazh, Durrës pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e prokurorisë, sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti. Pas konstatimin të këtij automjeti, grupi operacional ka vazhduar ndjekjen për mbajtjen në vëzhgim dhe kapjen e këtyre personave. Në këtë moment policët janë afruar në drejtim të mjetit tip “Touareg “ me tre au-tomjetet e tyre. Sapo janë afruar tek mjeti “Touareg”, punonjësi i policisë Fatos Xhani ka hapur derën e parë të shoferit të mjetit tip “Touareg” dhe me thirrjen ndal

policia, i është drejtuar personit që ndodhej në sediljen e pasme të mjetit. Menjëherë nga ana e per-sonit që ndodhej brenda mjetit, është hapur zjarr në drejtim të Fa-tos Xhanit duke e lënë të vdekur atë. Po nga brenda makinës, nga i njëjti person është hapur zjarr nga krahu i djathë i makinës, sedilja e pasme nga brenda jashtë, me dy armë zjarri ku për pasojë, ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Sajmir Duçkollari. Sipas prokurorisë, personi që qëlloi nga brenda “Touareg-ut” dhe vrau dy punonjësit e policisë Fatos Xhani dhe Sajmir Duçkollari, doli nga dera e pasme e mjetit, krahu pas shoferit dhe menjëherë ka hapur zjarr në drejtim të punonjësit të policisë Altin Dizdari. Nga shkëmbimi i zjarrit, pikërisht në mesin e kryqëzimit ku po zhvillohej ngjarja, ka mbetur i vrarë polici Altin Dizdari si dhe shtetasi Ledion Mara i cili ishte i shoqëruar me Ergest Xhoxhin. Pasi ka kryer këto veprime, per-soni që doli nga makina vazhdoi rrugën në drejtim të plazhit me një çantë që kishte krahë qafë. Me pistoletën që mbante në dorë, ka qëlluar dy herë në drejtim të Petrit Sulkës i cili kishte mbetur i rrëzuar në mesin e rrugës për në plazh, në momentin që po përleshej me personin që arriti të largohej. Dritan Dajti është arrestuar disa minuta më vonë i plagosur, ndërsa gjatë procesit ai është shprehur se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, dhe e dënoi këtë të fundit

me 25 vite burg. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se sapo të zbardhet vendimi për pranimin e gjykimit të shkurtu-ar prokuroria do të bëjë menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë e cila mo-mentalisht ka vetëm katër anëtarë...

Zbardhet vrasja, 30-vjeçari në Pukë u qëllua aksidentalisht nga kolegu i punës Pa kaluar 24 orë nga vrasja e një 30-vjeçari,

në Pukë, policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë mësohet se autor i vrasjes së Petrit Bibës nga Mirdita, është 25-vjeçari Enderis Dodaj po nga Mirdita. Viktima dhe autori kanë qenë miq me njëri-tjetrin njëkohësisht dhe punonjës të kant-ierit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje. Sipas dëshmive të siguruara nga ana e

policisë mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke vëzhguar armën që 25-vjeçari, e mbante në dorë. Duke i treguar mikut të tij pistoletën që Dodaj posedonte pa leje, ai e ka shkrepur atë në mënyrë të pavullnetshme. 30-vjeçari, ka marrë një plumb në bark. Të alarmuar punonjësit e tjerë kanë transportuar menjëherë në spital Petrit Bibën për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Pukë ku një 30 vjeçari, është plagosur me armë zjarri, ndërsa ka humbur jetën pak orë më pas në spi-tal. Viktima është identifikuar si shtetasi Petrit Biba. Ai është transportuar fillimisht i plagosur në urgjencën e spitalit të Pukës, ndërsa pak orë

më pas ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall rreth orës 17:20. Pas ngjarjes në komisariatin e Pukës janë shoqëruar disa punonjës të HEC-it, për t’u marrë në pyetje. Kanë qenë këta të fundit ato të cilat kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Petrit Biba mësohet se ka humbur shumë gjak dhe ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa spitali i Pukës nuk i ka mjetet e duhura për të kryer ndërhyrjen. Ai u transportua me urgjencë në Shkodër, por fat-keqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plumbit që mori nga kolegu i tij. Policia është duke punuar për kapjen e arrestimin e autorit, i cili menjëherë pas vrasjes është larguar nga vendngjarja.

Page 16: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

16 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

Nga Besi BEKTESHI

Egërsia dhe paduri-mi, acarimi, por dhe akselerimi drejt ngutjes së pështjel-

limit politik dhe "revolucio-nar" nga ana e opozitës, nuk kanë qëllim real interesin e popullit dhe shoqërisë! Një kryetar opozite që deklaron me gëzim "nuk do të ketë pranim të vendit si kandidat dhe nuk ka integrim" do të thotë se ka interes të kundërt me shoqërinë shqiptare! Gëzimi dhe pathosi po me dritë entuziazmi në sy "për mos integ-rimin e Shqipërisë" sigurisht shkon kundra, me interesin e shqiptarëve! Nuk është vetëm Lulzim Basha kështu! Në fillim është doktori dhe familja e tij gjenetike dhe politike, pastaj dhe rreth rrotullakët e pushtetit të çmendur të tij, si parti mike dhe bashkëfajtore për shumë vite, por dhe tashmë linja e vjetru-ar dhe e konsumuar e LSI-së që nga maja e shtetit deri në monopatet e partisë së ngritur nga Meta dhe administruar sot nga Kryemadhi! Po të kishin qenë një "estab-lishment" i tillë, me interesa të përbashkëta me shoqërinë, Edi Rama do të kishte rënë prej kohësh! Nëqoftëse një koncept i tillë opozite po të kishte qenë "i vaksinuar nga krimet ekonomike dhe ato politike të bëra dikur" - Edi Rama nuk do të kishte mundur as të fitonte mandatin e dytë dhe as zgjedhjet vendore! Nëqoftëse një opozitë e tillë do të kishte qenë "e restauruar", e ribërë me anal-iza të vërteta dhe njerëz të rinj dhe të vjetër por që nuk kanë gisht në majat e korrupsion-it të qeverisë së dikurshme, në vrasjet e saj në bulevard, në shpërthimet e Gërdecit dhe në mega vjedhjet që kanë bërë në energji dhe rrugë - Edi Rama do ishte rrëzuar prej kohësh. Por një dorë e tillë "mitomanësh" dhe njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me interesin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, për një politikë pro tyre, për integrim europian "luajnë teatrin e fundit por absurd" jo për të larguar Ramën, por për të shpëtu-ar nga kokat dhe familjet e tyre drejtësia!? Po të kishin qenë për reformën në drejtësi, kjo opozitë do të kishte pasur përkrahjen e

Nga Luan KURTI

Vazhdon të komentohet akoma jo vetëm nga mediat, por

edhe nga politikanët e opozitës rasti i përdhunim-it të vajzës adoleshente nga Kavaja prej disa bashkëmoshatarëve. Me pretekstin e implikimit të policisë (institucioneve) në fshehjen e krimit (!) Thua se ky është unik, një çudi e padëgjuar më parë. As që jua ndjen fare se duke i mëshuar problemit, e bëjnë më të rëndë dhe pa rrugëdalje gjendjen e va-jzës në fjalë, nga pikëpamja emocionale, psikologjike dhe sociale. Për të qenë të drejtë, jo më pak rëndon edhe adoleshentët e akuzuar për veprën penale dhe familjet e tyre. Situata mund të përshkallëzohet

“Nëqoftëse një opozitë e tillë do të kishte qenë "e restauruar", e ribërë me analiza të vërteta dhe njerëz të rinj dhe të vjetër por që nuk kanë gisht në majat e kor-rupsionit të qeverisë së dikurshme, në vrasjet e saj në bulevard, në shpërthimet e Gërdecit dhe në mega vjedhjet që kanë bërë në energji dhe rrugë - Edi Rama do ishte rrëzuar prej kohësh. Por një dorë e tillë "mitomanësh" dhe njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me interes-in e shqiptarëve për një jetë më të mirë, për një politikë pro tyre...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Asnjë protestë, asnjë manovër, asnjë zhurmë politike nuk e bllokon dot drejtësinë!

Kur akti i përdhunimit shndërrohet në kronologji të përdhunimit politik

ndërkombëtarëve me shumicë dhe jo vetëm të gruas së zëmëruar me Ramën ose zonjës Pack! Kanë sabotuar reformën dhe zgjidhjet e saj prej tre vitesh, janë dëmtuar nga kjo reformë, sepse njerëzit e tyre në drejtësi ose maskarenjtë e mos zbatimit të ligjit, devijimit dhe përdorimit të tij politikisht, po largo-hen masivisht dhe do ti shkohet kësaj gjëje deri në fund! Sot Kryeministri i Shqipërisë përmendet në mënyrë groteske si "armiku numër një i tyre" në politikë! Rama nuk ju ka bërë asgjë! Përveç se ka lejuar të huajt të bëjnë reformën! Biles dikujt i ka bërë nder me eurot e shumta të pallatit të shembur në Vlorë dhe disa të tjerëve duke mos mbajtur fjalën kur erdhi në pushtet, për t’ju nxjerrë krimet që kanë bërë në ekonomi dhe financa! Opozita sot proteston për të bërë të mundur pështjellimin dhe mundësisht ndalimin e SPAK dhe BKH, por në përgjithësi stopimin deri në shkatërrim të reformës në drejtë-si! Këtë reformë e bëjnë të huajt - opozita akuzon Ramën që ka kapur jo reformën por dhe të huajt si pasojë! Asnjë interes dhe asnjë përgatitje, por as alternativa nuk ka Lulzim Basha për zgjedhje vendore që kur thotë marrëzi me "kile energji" të cilat janë premtime elektorale në zgjedhje politike dhe jo vendore! Problemi është te drejtësia dhe fillimi i saj realisht në Shqipëri! Tashmë SHBA, Gjermania, por dhe BE-ja si është normalisht evidente, kanë letrat gati, po bien njerëzit e tyre në administrimin e SPAK dhe BKH, por dhe informacionet për një dorë të delirantëve politikanë shqiptarë që kujto-jnë se do të anashkalohen për aferat e tyre kriminale! Sidomos lidershipet prej kohe djathtas majtas të korruptuar! Ndërkom-bëtarëve sot as që ju bën përshtypje "dalja e gjumit e Bashës për protesta" sepse e dinë se nuk e ka realisht për interesin e popullit të tij! E dinë qartë dhe mirë, janë mësuar me të tillë politikanë mitomanë dhe të një deliri absurd në Ballkan! Janë të qartë (të mirë informuar) se kush i fryn zjarrit për dhunë dhe kush janë segmentet e dhunës në opozitë! E më tepër se sa kaq, dinë lidhjet e krimit si në pozitë dhe sidomos në opozitë! Dinë anti amerikanizmin dhe anti europia-nizmin po të tillë, dinë qartë se kush nuk do në asnjë mënyrë që SPAK dhe BKH - të mos

kësisoj deri në vetëgjyqësi, me pasoja për rendin publik dhe kushtetues. Policia nuk mund të akuzohet, por të përgëzohet për konfidencialitetin e treguar në ruajt-je të privatësisë së të dëmtuarës. Kështu duhet të kishin vepruar edhe politikanët e opozitës, duke qenë se shumica janë vetë kryefamiljarë dhe prindër. Empatia e mun-guar tregon nivelin mjeran ku gjenden, përfitimin edhe në “mort”, në funksion të axhendës së 16 Shkurtit. Paradoksi i hajdutit që nuk të lëshon edhe kur t’i (qytetari) i hap udhë. Njësoj si me grevën e studentëve që u përpoqën dhe përpiqen akoma ta instrumentalizojnë, duke futur në valle edhe disa pedagogë të njohur për bindjet e tyre pro saj. Në këtë linjë ftuan edhe nga diaspora më herët, sikurse edhe “i fundit i mohikanëve”, liderin e Vetëven-dosjes Albin Kurti. Nuk është çudi që në maratonën e Bashës nëpër Shqipëri duke u rrekur të mobilizojë turmat dhe të mbajë

ndezur “flakën e fitores”, të dëgjoni edhe sloganin se: “kur të vijë opozita në pushtet nuk do ketë më përdhunime!” Duke shpre-hur keqardhjen më të thellë për ngjarjen në fjalë dhe personazhet e përfshira në të, duhet të kuptojmë se si e përdhunu-ara dhe përdhunuesit duhen trajtuar nga pikëpamja juridike (secilit hakun) dhe nga pikëpamja sociale, të traumës që mëton të bëhet më e thellë, sa herë që plaga kruhet. Nuk duhen trajtuar absolutisht si krim-inelë, por si një rast fatkeq, i dështimit të një sërë hallkash që merren me edukimin, si familja, shoqëria, institucionet; i krizës së thellë të identitetit që na ka mbërthyer, ku mbizotëron modeli i të fortit dhe cubit. Qasja pragmatike në funksion të tregut e mediave jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë “lajmi i keq është lajm i mirë”, nuk duhet të ketë të njëjtin asociacion për protagonistët politikë, (deputetë-për-faqësues të popullit), që paguhen me taksa

publike. Ky shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, në ripërdhunim, në një “përdhosje të viktimës” pa respektuar asnjë lloj ligji, kodi dhe etike. Përdhunimi nuk mund të jetë thjesht një akt fizik, por edhe mental të cënimit të lirive, të drejtave civ-ile, pronësore, ekonomike, të humbjes së perspektivës integruese, të krijimit të një kolapsi psikologjik, shpirtëror që reflek-tohet në trendin e lartë emigrator. Dhe në këtë kontekst klasa politike në tërësi dhe specifikisht disa protagonistë opozitarë, kanë mjaft për t’u diskutuar. Madje shumë ngjarje me pasoja të rënda të ndodhura në vitet e tranzicionit (1997-ta, Gërdeci, etj), klasifikohen pa frikë në gjenocid. Stoiciz-mi i opozitës tek “rasti i Kavajës”, mëton të largojë vëmendjen nga frika prej organeve të reja të drejtësisë, për bëmat që i kanë shoqëruar hap pas hapi dhe dosjet e paz-bardhura. Kjo është një kambanë alarmi dhe bumerang për 16 shkurtin.

fillojnë punë! E dinë pse duhet një "rrëmujë dhe prishje e rendit publik" në Shqipëri, për tu ndalur ritmi reformës në drejtësi dhe për të pasur një "marrëveshje" që i shpëton karafilat e opozitës nga ndëshkimi në dre-jtësinë dhe dorën e rëndë të saj! As karafilat e opozitës dhe as karafilat e pozitës! Po po, të atyre që kanë faje të rënda mbi kurrizin e një populli gjynahqarë sëpaku në devi-jimin e dashurisë së tij për integrim! Por nuk ka shanse që drejtësia të bllokohet nga lidershipi politik i lartë i opozitës! As nga manovrat e tij dhe as nga zhurma politike në përgjithësi! Nuk e ndalojnë dot! Sikur të bashkoheshin dhe me pjesën më të madhe të mazhorancës, sërish nuk do të bllokojnë dot drejtësinë e munguar të shqiptarëve! Ndërkombëtarët kanë interesin e tyre madhor te drejtësia në Shqipëri dhe ky interes ka më shumë forcë, më shumë aftësi dhe më shumë argumenta e intstrumenta se sa kanë "doktori, holandezi dhe doktore-sha", bashkë me disa (të fshehur) kopukë te PS-ja. Shqipëria sot dhe kjo shoqëri, gjënë parësore kanë vendosjen e drejtësisë! Funksionin e gjykatave dhe prokurorive, por sidomos të dy organizmave të rinj SPAK dhe BKH! Nuk do të mundin të ndalin dot USA dhe BE-në, sepse ato nuk nguten, por objek-tivat e tyre janë të qartë! Kanë letrat, kanë financat dhe kanë filmime dhe llafazanëritë e kriminelëve politikë me ato ordiner dhe me njëri tjetrin! Kanë gjithçka që kur të fil-lojë, nuk do të ndalet dot ajo drejtësia, e cila nga prokurori shqiptaro amerikan u kon-siderua tren! Nuk do të jenë të zot ta ndalin dhe sikur "Ramës t’i iki truri" dhe të bëhet me to! Askush nuk e ndal dot këtë proces! Ai është një proces i kërkuar dhe dashuruar nga shqiptarët dhe ndërtuar nga të huajt! Me këtë proces zor se kanë aftësi "zullum-qarët tonë politikë të bëjnë ndonjë, pikërisht zullum"! Në këtë fokus vjen dhe data 16 shkurt dhe kjo dihet qartë si brenda dhe jashtë! Duan të shpëtojnë kokat e tyre dhe jo të "hanë kokën e Ramës" dhe kjo është e sigurtë si drita e diellit! Duan pushtetin që të bëjnë pastaj "demokrativisht" shkatërruesit e reformës në drejtësi, duke përdorur emrin e sovranit popull, të cilit gjithë jetës i kanë marrë shpirtin, paratë dhe (nderin) erzin!

Page 17: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 17

Nga Bardhyl BEJKO

Prej kohësh çdo rast që ndodh në sulmin ndaj një vajze të mitur qoftë edhe madhore

në çdo cep të Shqipërisë, të parët që e shndërrojnë në kauzë këtë fatkeqësi janë politikanët tanë. Në pritje dhe kërkim si me qiri të rasteve të tilla, ata ndjehen bosh nëse një ditë e mbyllin pa bërë publike një skandal, i cili në thelb është i dënueshëm nga tërë opinioni ynë shoqëror, pasi bie ndesh me moralin shqiptar dhe është njëherësh dhimbje që të prek thellë në shpirt. Sapo dëgjon ngjarje të tilla të rënda dhe mëson për një përdhunim apo ngacmim të një nxënëseje shkolle, të një qytetareje, të një punonjëseje, aq më tepër kur bëhet fjalë për një të mitur, e para gjë që të shkon në mendje është fëmija yt. Është ajo nxënësja që shikon përditë me çantën e librave në krah, ende fëmijë, që ka mijëra ëndrra për të ardhmen. Është ajo vajza që është bërë rob i facebook-ut. Emisioneve të pakontrolluara nëpër rrjetet sociale. Portalet pa dryn. Filmat pa pullë mbushur me degjenerim. Imitimet e ekraneve që propagandojnë seks dhe erotizëm pa fund. Kujton vitet e tua të rinisë në shkollë e në aksione, në punë e në zyra dhe të vjen shumë keq për atë që ndodh sot para syve tanë.

Të rinjtë e viteve të shkuara i shikonin sho-qet e tyre të klasës si të paprekshme dhe nuk u shkonte ndërmend as t’u thonin një fjalë të vetme provokuese, përkundrazi i merrnin në mbrojtje para të gjithëve, edhe kur dikush jashtë shkolle guxonte t’i fyente apo t’i joshte. Kur dëgjon histori të tilla të viteve të shkuara, një adoleshent me smartphone “X” në duar, tërë ditën mbi tastierë si të luante piano të përqesh, të nxjerr gjuhën dhe të tregon me gisht si të jesh një parahistorik a ufo i pagdhendur, një demode, njeri që nuk ke jetuar rininë. Një i humbur i zbritur nga malet, çoban dhishë që nuk ke njohur asgjë nga jeta. Një mum-ie që meriton vetëm përqeshje dhe nuk të marrin seriozisht. Dikush e lidh këtë me faktin e jetesës në sistemin diktatorial. Një tjetër me mungesën e zhvillimit dhe prapambetje në intelekt. Të gjithë japin nga një argument, secili në këndvështrimin e vet, duke mos të marrë seriozisht. Ata përballë e vlerësojnë veten modernë, njerëz të kohës, që thyejnë etapat dhe e shijojnë jetën shumë herët.

Edhe nëse ndodhnin raste të tilla në vitet e shkuara, trajtoheshin me shumë kujdes. Sho-qëria kishte një barrë të madhe mbi supe për të mos lejuar ngjarje të tilla të dhimbshme dhe kjo nuk mbetej kurrë vetëm detyrë e policisë. Përballë rasteve të tilla, polici, ishte e gjithë shoqëria dhe askujt nuk ia mbante të përfitonte pa le më të abuzonte. Nuk ka qenë vetëm frika nga sistemi. As dënimet shembullore që jepeshin nga organet e drejtësisë. Ishte së pari një normë morale, e cila zbatohej nga të gjithë. Me këtë nuk kuptojmë dashurinë dhe njohjet se kjo nuk ishte mollë e ndaluar. Dashuria është pjesë e jetës dhe ka lindur bashkë me njeriun. Po shoqja e klasës, e punës, e auditoreve, ishte nën mbrojtjen e të gjithëve. Për të mos u ndalur te vlerësimi në të kaluarën as për të thënë se ajo kohë ishte më e moralshme se e sotmja, apo të marrim përsipër të evidentojmë si një vlerë ekskluzive trajtimin e femrës, edhe pse një e vërtetë, sot situatat kanë ndryshuar shumë. Po në realitet për keq. Shoqëria jonë nuk e ka gjetur dot mekanizmin si t’i parandalojë të tilla ngjarje, të cilat janë shpeshtuar kohët e fundit. Po ajo që vihet re sot është loja e shëmtuar që bëhet me ngjarje të tilla të dhimbshme. Tek e fundit, në rast se ndodh diku që një i ri arrin e vret të dashurën, e keqtrajton dhe është gati t’i bëjë gjëmën, vetëm se ajo nuk dëshiron ta ndjekë dhe kërkon të shkëpusi një lidhje, siç ka ngjarë në jo pak raste që kanë përfunduar në vrasje e marrje jete, ky është një “

Për të gjithë tanimë është e njohur sa jo seriozë janë liderët e opozitës për të përfit-uar pak kredo politike mbi dhimbjen e familjes dhe fatkeqësinë e një vajze të vogël, e cila më së paku duhet lënë në hallin e vet dhe duhet mbrojtur për të ruajtur jetën dhe siguruar të ardhmen. E bënë copë këtë vajzë fatkeqe më shumë se shokët e saj, korifejtë e politikës. Kush dëgjoi rrëfimin e babait të vajzës, kavaj-asit të mirë, i cili kishte ndërprerë të gjitha kanalet e komunikimit me botën e jashtme e kupton sa thellë janë zhytur mëkatarët poli-tikë në krim ndaj kësaj vaze të mitur! E dëmtu-an më shumë Basha dhe Berisha këta mëkatarë dhe ndonjë media e nx-ituar, se sa vetë grupi i adoleshentëve. Mjafton të fitojë Berisha dhe të bëjë rrëmujën Basha, pa punë e madhe për atë vajzë ende e parri-tur në Kavajë. Loja me sensacionin. Brohorit-ja me fatkeqësinë e të tjerëve. Përfitimi nga llafazanëria...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Përdhunuesit e vërtetë janë mëkatarët tanë politikë

problem serioz para tërë shoqërisë tonë. Kur një i ri i bën presion mikeshës së tij dhe e kërcënon me publikim videosh dhe fotosh, dhe më keq akoma kur e mashtron partneren apo të njohurën për ta shfrytëzuar brenda dhe jashtë vendit për të fituar një grusht para, me fjalë të tjera kur dikush bën tutorin e pashpirt dhe bëhet milioner me nderin e një vajze, bashkëkombëse të tij në shtete të ndryshme të Europës, atëherë këto raste meritojnë ndëshkim shembullor jo vetëm nga shoqëria, po së pari nga drejtësia. Dhe kjo është detyrë e organeve ligjzbatuese, e prokurorëve dhe gjykatave. Po së pari është edhe e shoqërisë, jo në kuptimin e publikimit e demaskimit të qën-drimeve të tilla, po ndërgjegjësimit të familjeve dhe grupeve shoqërore për t’i ndërprerë rrugën rasteve të tilla, të cilat nuk janë një pak që pre-kin një femër apo një familje po tërë shoqërinë. Dhe është shoqëria, ajo që duhet t’i dalë ballazi mbrojtjes së femrës dhe dënimit të çdo individi që kryen akte të tilla të dënueshme. Po kjo nuk arrihet duke vënë tellallin. Me zhurmues e ultima-tume. Me mikrofona e megafona, duke numëruar deri në detaje një ngjarje me emra e mbiemra se cila është e dëmtuara, apo kush janë familjarët e saj. Këto janë probleme që kanë ndjeshmëri të theksuar dhe nëse nuk trajtohen me kujdes, në vend që të vësh vetulla i nxjerr edhe sytë.

Po nëse opinioni i gjerë është jashtëzakon-isht i ndjeshëm ndaj qëndrimeve të tilla, është politika që luan me fatkeqësinë e çdo femre që i del përpara. Sapo ndodh një rast i tillë, liderët e politikës e bëjnë kryelajm. Podiumet e partive buçasin. Sallat gumëzhijnë. Shtypi e bën copë një femër dhe e denigron tërësisht vetëm që të demaskojë policinë e drejtësinë. Nuk është fjala këtu të numërojmë shumë raste. Mjafton të kuj-tojmë Xhisielën e disa muajve më parë, ku ndaj saj u thur një legjendë e tërë urbane që e ngriti në qiell dhe e zbriti në tokë. E bëri leckë këtë vajzë. Politika e shqeu atë, jo për ta ndihmuar, po për të përfituar. Të gjithë kujtojmë zhurmën pafund. Lakimet. Implikimet e politikanëve, deklaratat e liderëve të politikës. E kemi në vesh zërin e ngjirur të Berishës e Bashës. Dhe në përfundim vajza e dhunuar më shumë u copëtua nga poli-tika se nga i dashuri i saj. Aq shumë u shtrydh ai rast, sa u bë i bezdisur dhe i urryer. Dhe nuk mbeti individ nga politika që nuk u mor me këtë rast. Nuk mbeti asnjë televizion pa numëruar detajet, si ndodh, kur, kush, cili ishte përgjegjësi? Si u mbrojt dhunuesi nga deputetët e PS, si iu bë presion policisë për të mbyllur gojën dhe një gjul-lurdi pa fillim e fund u shndërrua në një ortek i zi e mijëra akuza që nuk lanë askënd pa e përfshirë në këtë ngjarje. Sapo zuri pak pluhur ajo ngjarje, një tjetër rast i freskët i doli para liderëve të poli-tikës. Një pre e njomë për ta shqyer. Fatkeqësisht në sulmet e paprecedenta të opozitës nuk mbeti askush nga politikanët të mos niste një betejë të paskrupullt, jo në mbrojtje të një vajze të re, të mitur, një nxënëseje të shkollës 9 vjeçare në Kavajë, po target i sulmit u bënë qeveritarët, de-putetët, ministri i Brendshëm u qëllua me të gjitha bataretë sepse sipas Berishës, ai fshehu ngjarjen e rëndë. Sipas tij nuk ishin djemtë e Kavajës që kryen këtë akt të rëndë, po kryeministri, Lleshaj, Gjonaj dhe tërë qeveria, të cilët u vendosën sipas tyre në krah të përdhunuesit. Pa as më të voglën brerje ndërgjegje, Sali Berisha nga podiumi i sallës së Kuvendit të Shqipërisë deklaroi fshehjen sipas tij të krimit të Kavajës. Dhe për këtë nuk la epitet pa përdorur kundër Lleshajt e Ramës. Për atë si për çdo rast nuk ka rëndësi, ku ndodhi dhe pse. Atij i intereson të demaskoj kundërshtarët dhe të nxjerrë përfitime nga një ngjarje e rëndë, natyrisht e dënueshme siç ishte ajo e përdhunimit nga adoleshentët e shkollës së Kavajës. Si të mos mjaftonte doktori, të njejtën gjuhë përdori edhe bashkëkryetari i PD, Lulzim Basha. Edhe pse e njihte shumë mirë tërë dinamikën e kësaj ngjarjeje, ai si gjithnjë iu referua, jo fakteve, po qëllimit të tij për të demaskuar shtetin dhe

veçanërisht policinë. Edhe pse është e njohur që policia e shtetit ka kryer tërë veprimet kon-form ligjit në kohë ekzakte dhe ka ruajtur edhe dinjitetin e vajzës së abuzuar për vetë moshën e mitur në zbatim të ligjit dhe etikës edhe pse dokumentat ishin kopsitur nga organet e policisë dhe drejtësisë, Basha e trajtoi rastin sikur tërë shteti ishte vendosur në anën e përdhunuesve. Ai bëri në realitet apologjinë e krimit dhe kapërceu çdo cak kriminal. Nga debatet e zjarrta, gjoja në emër të mbrojtjes së dinjitetit të një vajze të re të dhunuar nga bashkëmoshatarët e saj, si Berisha edhe Basha e shndërruan këtë histori në një ngjarje horror. Dhe në realitet, më shumë vajza kavajase u dëmtua nga folësit në parlament se sa vetë përdhunuesit. Të paktën nuk qëndruan as në nivelin e liderëve kosovarë, ku përdhunuesit ishin nëpunës të shtetit. Një ndryshim i madh apo jo?

Dalja në dritë e ngjarjes, e zbardhur nga policia dhe njohja e tërë veprimeve të kryera nga organet e policisë e drejtësisë e nxorën tërësisht të zbuluar, jo vetëm politikën e mbrapshtë po edhe vetë një pjesë të shtypit që abuzoi me këtë rast. Për të gjithë tanimë është e njohur sa jo seriozë janë liderët e opozitës për të përfituar pak kredo politike mbi dhimbjen e familjes dhe fatkeqësinë e një vajze të vogël, e cila më së paku duhet lënë në hallin e vet dhe duhet mbrojtur për të ruajtur jetën dhe siguruar të ardhmen. E bënë copë këtë vajzë fatkeqe më shumë se shokët e saj, korifejtë e politikës. Kush dëgjoi rrëfimin e babait të vajzës, kavajasit të mirë, i cili kishte ndërprerë të gjitha kanalet e komunikimit me botën e jashtme e kupton sa thellë janë zhytur mëkatarët politikë në krim ndaj kësaj vaze të mitur! E dëmtuan më shumë Basha dhe Berisha këta mëkatarë dhe ndonjë media e nxituar, se sa vetë grupi i adoleshentëve. Mjafton të fitojë Berisha dhe të bëjë rrëmujën Basha, pa punë e madhe për atë vajzë ende e parritur në Kavajë. Loja me sensacionin. Brohoritja me fatkeqësinë e të tjerëve. Përfitimi nga llafazanëria. Deklaratat pa fund e pa sens, edhe pse bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila duhet të merret në mbrojtje së paku duke heshtur politika, është përdhunimi i vërtetë që i është bërë një vajze në qytetin e vogël buzë rrugës. Po ku kanë mëshirë politi-kanët tanë! Ata dinë të bëjnë vetëm sulme. Të përgojojnë tërë dynjanë. Të hedhin baltë mbi gjithë organet e shtetit. Së pari mbi policinë. Dhe guxojnë të bëjnë flamurtarin Berisha dhe Basha, të cilët kërcënojnë Lleshajn dhe e akuzojnë për krim shtetëror atë që sapo ka hyrë në politikë dhe nuk ka asgjë të ngjashme me ustallarët që prej vitesh kanë ngjyer, jo vetëm duart po edhe trupin me gjak. Një ish ministër i Brendshëm si Basha dhe ish kryeministri Berisha, guxojnë të bëjnë paralelizma me krimin, duke bërë të pastrin dhe sulmuar kundërshtarët, të cilët nuk kanë asnjë rast në CV-në e tyre nga bëmat e lid-erëve të opozitës. Përgojimi i tërë politikës dhe beteja për të paraqitur situatën sikur të jetë fryt i mungesës së punës dhe kriminalizimit nga ana e qeverisë si dhe përpjekja për të thënë se qeveria fsheh krimin nuk i ka shtuar asgjë politikanëve tanë. As makthit për 16 shkurtin. Në popull sot është i fortë mendimi se këta që bërtasin dhe ulërasin, vetëm sa marrin mbi supe të tjera zullume që i kanë shoqëruar gjatë tërë jetës së tyre në krye të politikës shqiptare. Pasi dëgjon këta gojëshqyer e të ligj, politikanë të llafeve dhe shpifjeve, njerëz që janë mësuar vetëm të akuzojnë e nxijnë gjithçka, pasi sheh si këta trima që na kanë caktuar fundin e jetës dhe na kanë vënë kufij kohorë deri sa do jemi mbi këtë tokë, kur shikon ngrefosjet që marrin dhe pozat që bëjnë, fjalët që thonë dhe gjestet që shfaqin me të drejt thua: Përdhunës të vërtetë, jo vetëm të një vajze të re, po të gjithëve ne nuk janë adoleshentët e Kavajës edhe pse veprimet e tyre janë të dënueshme, po këta përdhunuesit “adoles-hentë” mëkatarë e arrogantë të politikës. Këta po, janë përdhunuesit e shoqërisë dhe vetë Shqipërisë.

Page 18: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT18 E Diel 10 Shkurt 2019

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Politika buxhetore e Teatrit Kombëtar sipas mendimit tim është krejtësisht e gabuar. Buxheti që akordohet nga Ministria e Kul-turës është shumë e ulët. Por edhe ky buxhet ndahet për shumë projekte për të shitur mend, që kemi bërë kaq premiera dhe fshehim të vërtetën që shumica e tyre janë vepra minimaliste. Vihen në skenë vepra që nuk janë të denja për një institucion si Teatri Kombëtar...

Aktorja shprehet Ministria e Kulturës prej kohësh kërkon shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Ministria e Kulturës financon projekte të padenja për teatrin, ja pse jam skeptike për ministren Margariti

Artistë të ndryshëm shpre-hen se në jetën artistike përballë problemeve duket se askush nuk do

t’ia dijë për ata. Në reagimet e tyre herë pas here ata janë shprehur se nga Ministria e Kulturës ka munguar dëshira për të qenë pranë tyre në zg-jidhjen e problemeve që ata përbal-len. Për aktoren e njohur Anila Bisha, e cila prej 28 vitesh është në Teatrin Kombëtar, Ministria e Kulturës deri tani ka treguar qartë qëndrimin e saj ndaj këtij institucioni, shkatërrimin e tij. Në intervistën për “SOT”, aktorja Anila Bisha duke folur për problemet me teatrin shprehet se “arTurbina” nuk mund të jetë për një Teatër Kom-bëtar. Sa i takon politika buxhetore për teatrin sipas saj janë krejtësisht të gabuara. Për aktoren Anila Bisha buxheti që akordohet nga Ministria e Kulturës është shumë i ulët për teat-rin. Por ajo shton se edhe ky buxhet ndahet për shumë projekte për të thënë që kemi bërë kaq premiera dhe fshihet e vërteta, që shumica e tyre janë vepra minimaliste.

-Në aktivitetin tuaj me çfarë po merreni këto kohë sa i takon skenës së teatrit?

Viti 2019 për mua ka nisur si e pa punë. Këtë vit deri tani jam e paan-gazhuar në punë, në institucionin ku unë marr rrogën si aktore e katego-risë së parë. Teatrin Kombëtar, më saktë drejtori i tij siç duket më ka "përjashtuar" nga aktiviteti teatror këtij i institucioni. Unë edhe tani që po bëj këtë bisedë me ju nuk kam asnjë informacioni dhe arsye se përse nuk jam e angazhuar në ak-tivitetin skenik të Teatrit Kombëtar.

-Ju jeni në dijeni të një kalendari artistik se si do të vijojë ky vit me shfaqje për Teatrin Kombëtar?

Jo nuk jam në dijeni për asgjë, edhe më herët jua thashë nuk kam asnjë lloj informacioni nga institucio-ni, ku unë punoj i vetmi kontakt me të është Facebook-u. Aty jo vetëm unë, por edhe aktorët e tjerë nuk marrin vesh se cili është programi vjetor i aktiviteteve të Teatrit Kombëtar. Turp.

-Çfarë i kërkon Ministrisë së Kulturës për Teatrin Kombëtar?

Ministria ? Ministria e Kulturës për Teatrin Kombëtar prej kohësh e ka të qartë qëndrimin saj ndaj tij. Ajo kërkon shkatërrimin e këtij institucioni. Besoj se e keni marrë vesh që një nga institucionet me performancën më të dobët në vitin e shkuar ka qenë Teatri Kombëtar, dhe si "shpërblim për punë të mirë apo të shkëlqyer" këtij drejtori dështak ministria i rinovoi kontratën si dre-jtor edhe për 4 vite të tjera. E quaj dështak, sepse nuk përmbushi asnjë nga premtimet e tij të bëra publike përpara se të bëhej drejtor diku nga

viti 2013. Kjo do të thotë që ministria dakordësohet me performancën e tij.

-Ju jeni shprehur me kritika për ish ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, çfarë prisni nga ministrja e re Margariti për teatrin dhe jetën artistike?

Ministria është institucion. Nga ministrja e re Elva Margariti që nuk është më e re, se u bë 1 muaj që është në drejtim të Ministrisë së Kulturës, deri tani është inekzistente për teatrin. Nuk jam në dijeni nëse është kontaktu-ar me aktorët gjë që për mendimin tim duhet ta bëjë, pasi është e nevojshme ti njohë nga afër problematikën e artistëve. Të them të drejtën unë jam skeptike për të. Nuk e di se si mund të jetë ministre e Kulturës një vajzë, që ka mbaruar për arkitekturë dhe me stu-dime, që i ka kryer jashtë, dhe ka ikur fare e re nga Shqipëria të cilën e kata-pultojnë dhe e bëjnë ministre. Nëse do të ishte një person politik dhe mund të ishte "normale", por kjo nuk është as ashtu. Kjo tingëllon si ministre teknike. Kam frikë se qëndrimi i saj për Teatrin Kombëtar është ai ish-ministres apo më saktë i kryeministrit. Unë jam në mbrojte të Teatrit Kombëtar. Bëhet fjalë për vlerat shpirtërore të qytetarëve të Tiranës, por jo vetëm të saj, por edhe të gjithë shqiptarëve të mëshiruara në godinën historike dhe në truallin e tij. Tashmë është bërë e qartë për gjithkënd afera korrup-tive që po kërkohet të bëhet. Unë çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë, çfarë kam pasur për të mbrojtur e kam bërë. Unë nuk jam si disa nga kolegë të mi që hiqen si

"indiferentë", e kam menduar dhe mendoj se Teatri Kombëtar ka qenë është dhe do të jetë pjesë e jetës sime. Por nuk dyshoj që edhe për ata po kështu është vetë jeta e tyre, por men-doj "indiferenca" e tyre ka të bëjë me "bukën e gojës". Uroj të jetë kjo arsyeja.

-Ju e keni qenë te “arTurbina”?Po kam qenë dhe kam parë një

shfaqje. Të themi të vërtetën, “ar-Turibna” nuk është skenë e teatrit. Kush thotë të kundërtën gënjen dhe e keqja është se edhe ata vetë e dinë që gënjejnë, por e thonë këtë për të qenë afër politikës, që do të shkatërrojë e Teatrin Kombëtar. Gjeni një arkitekt, një të vetëm që të shprehet që skena apo edhe salla e “arTurbinës” është në parametrat e një teatri. Pyeteni edhe ministren meqenëse ajo është me profesion arkitekte. Nuk jam kundër “arTurbinës” dhe jo mirë por shumë mirë që e bënë. Por të lutem mos thuaj që kjo magazinë e adaptuar në një sallë, dhe në një skenë ka parametrat e një teatri dhe aq më shumë të një godine, që do zëvendësojë Teatrin Kombëtar. Pyeteni drejtorin e teatrit a do ta vinte Çehovin në atë magazinë të adaptuar në "teatër". Më fal harrova. Ai do thoshte po.

-Një problem për teatrin ka qenë dhe mungesa e veprave teatrore shqiptare. Ju çfarë kërkoni?

Me të drejtë artdashësit, por jo vetëm ata por e gjithë sho-

qëria është e shqetësuar për mungesën e veprave

shqiptare në skenën e Teatrit Kombëtar. Unë mendoj se duhet të ndiqet një politikë menaxheriale, ku të afrojmë dram-a t u r g ë t d h e shkrimtarët për ta parë me pri-oritet në kri-

jimtarinë e tyre dramën. Benefitet nga vënia në skenë nuk duhet të jenë për ta vetëm emocionale, por edhe me një vlerë të konsiderueshme në krahasim me honoraret e zakonshme, që zbrit 15 përqind kuptohet sa përfundojnë. Por Teatri Kombëtar e ka për detyrë të rivejë në skenë dhe të mbajë në repertor dramën shqipe, e cila i ka rezistuar seleksionimit të kohës. Ve-pra shqiptare të ketë në skenë. Nëse nuk ka prurje le të vihen ato që kanë qenë të mira. Çfarë të keqe ka se po rivihen ato vepra të mira? Puna është që vepra shqiptare nuk ka as rivënie. Teatri Kombëtar duhet të jetë teatër repertori dhe asgjë nuk e ndalon ta bëjë këtë. Thjesht mungesë vullneti drejtuesish. E marrim rastin se nuk ka vepra shqiptare të mira, këto kohë le të rivihen ato që kanë qenë të suk-sesshme në skena.

-Sa janë problem buxhetet për jetën artistike?

Politika buxhetore e Teatrit Kom-bëtar sipas mendimit tim është krejtë-sisht e gabuar. Buxheti që akordohet nga Ministria e Kulturës është shumë e ulët. Por edhe ky buxhet ndahet për shumë projekte për të shitur mend, që kemi bërë kaq premiera dhe fshehim të vërtetën që shumica e tyre janë vepra minimaliste. Vihen në skenë vepra që nuk janë të denja për një

ANILA BISHA:

institucion si Teatri Kombëtar. Nuk mund të vërë Teatri Kombëtar një vepër me dy apo me tre personazhe në skenë dhe më e keqja është se janë të pa vlera, me një zhargon rrugësh. Pse kështu do ta ofrojnë publikun në sallën e teatrit, ku një familje e ka të vështirë ta shohë së bashku shfaqjen? Ngul këmbë që jo. Unë nuk e shikoj repertorin e Teatrit Kombëtar kështu, por me një standart tjetër. Çmimi i biletës për të parë një shfaqje në Teatrin Kombëtar është e barabartë me çmimin e një pakete cigareje dhe këtu e kam fjalën për cigaret më të lira. Është çmimi më i lirë në tregun teatror dhe kjo bëhet për të fshehur të vërtetën e hidhur, që në qoftë se ngremë çmimin frigohemi se larg-ohet spektatori. Teatrin Kombëtar fatkeqësisht e udhëheq parimi "ne të shkojmë tek shijet e spektatorit dhe jo parimi, që spektatorit ti ofrohen vlerat e vërteta artistike".

-Sa problem paraqet për ju statu-si i munguar i artistit deri tani?

Nuk e di, por ama di që në nuk më mbron kush. As do t’ia dijë njeri për artistët. Sot janë marrë vendime për të prishur Teatrin Kombëtar dhe të ndërtojnë një të ri, që së paku do nja 10 vjet të bëhet e jo më për statusin e artistit.

-Edhe pse ju pohoni se deri tani nuk keni pasur angazhime, në vijim a do t’ju shohim me ndonjë projekt?

Shpresoj se do më shihni. Por përderisa unë kam pasur një përplasje me drejtorin e teatrit për arsyen e vetme, sepse unë shpreha mendimet e mia se si duhet të funksionojë in-stitucioni në cilin kam 28 vite pune, besoj jo së shpejti. Hakmarrja e tij mund të jetë e gjatë. Por unë nuk shqetësohem fare për këtë, sepse kam një karrierë që e kam vënë me shpatullat e mia dhe talentin tim. Nuk vendos për mua një individ, kushdo qoftë ai. Unë në 28 vitet e punës time nuk më ka ndodhur ndonjë incident. Jam shumë korrekte në punë. Kurrë nuk ka ndodhur qe te hyj në prova pasi hyn regjisori në studio. Unë jam nga ato aktore që dëgjoj shumë, bëj atë që kërkon regjisori dhe sikur të mos jem dakord, sepse respektoj punën dhe konceptin e tij regjisorial.

-Si po vijoni aktiviteti me kine-manë?

Sapo kam mbaruar një film me titullin “Vera pa kthim”, sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Besnik Mustafaj dhe me skenar dhe regji të Besnik Bishës. Ka qenë një film shumë impenjativ dhe shumë i veçantë për nga stili i interpretimit. Si partner kam pasur Neritan Liçaj. Shpresoj se ky film do të pëlqehet nga spektatori, kam bindjen që po. Për kohën që të dalë në kinema nuk e di, pasi pritet të bëhet cikli i festivale ndërkombëtare.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Metro Sounds” vjen si një festival muzikor, i cili do të shtrijë programin e tij nga data 9 Shkurt deri në datën 9 Mars në sallën Shekspir të Metropolit. Ky projekt muzikor vjen në vijim dhe të tjera aktiviteteve dhe veprimtarie që kanë nisur dhe po zhvillohen nga Teatri Metropol, duke bërë pjesë të tyre artistët shqiptarë, por dhe të huaj...

Aktori Herion Mustafaraj prezantohet për publikun me komedinë muzikore "Prapaskena e fatit" në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Shfaqja në sallën “Goethe” sonte vijon në natën e tretë për publikun. E shkruar prej vetë Mustafarajt në skenë “Prapaskena e Fatit” vjen me regji të Endri Çelës e skenografi të Bledar Gërcalliut. Kjo shfaqje është një produksion i Teatrit Kombëtar Eks-perimental. Aktori Herion Mustafaraj tregon se mesazhi që përcjell pjesa e shkruar prej tij përmblidhet me pak fjalë: nuk ka dështak që provon. “Kjo është një vepër, që si të thuash shpreh edhe dëshirën për të jetuar dhe provuar deri në çfarëdolloj moshe dhe profesioni, për të provuar një ëndërr që ke pasur dikur. Ajo nuk është e lehtë, është një ëndërr që ka qëndruar në sirtar dhe dikur do të dali, dhe atëherë njeriu do të ndjehet i plotësuar. Është një thënie që vjen dhe si mesazh i pjesës, nuk ka dështak që provon”, shprehet aktori Mustafaraj. Ve-pra flet për një teknik pianosh në moshë të thyer xha Fati, me origjinë shqiptare, që vjen në prapaskenat e një teatri në Broadway të New York-ut, për të akorduar pianon, që ndodhet në dhomën e zhveshjes të një artisti me famë botërore. Xha Fati futet në jetën e këtij artisti nëpërmjet sendeve personale që ndodhen në këtë dhomë dhe shfaq talentin e tij të fshehtë tek spektatorët. Me mesazhin “Nuk egziston një dështak që prov-on”, ai do të zgjojë ndjenjën e vlerësimit të sakrificave njerë-zore në rrugëtimin e vështirë të emigracionit, respektin ndaj figurës së femrës, të moshuarve dhe të ruajtjes së kulturës e traditave në këtë shekull të ri. Mes dy botëve të ndryshme Shqipërisë dhe Amer-ikës, xha Fati gjen probleme të njëjta sociale e shoqërore. Xha Fati i inspiruar nga pasioni i tij i hershëm për t’u bërë artist, rinohet në skenë duke sfiduar jetën. Edhe më parë në skenën e teatrit Herion Mustafaraj është duartrokitur nga publiku, këtë herë ai vjen me një tjetër komedi, ku si autor dhe aktor në skenë përcjell mesazhin që nuk ka njeri dështak nëse provon. Për regjisorin Endri Çela kjo është një vepër që tregon dhe atë se çfarë kanë kaluar shqiptarët dekada më parë, por dhe tani. “Një shfaqje shumë e ngrohtë, me një fill tragjik brenda, por në thelb është komedi argëtuese muzikore, dhe janë gjëra të cilat vetë shqiptarët i kanë kaluar qoftë në vitet 90, por edhe tani. I flet brezit të ri dhe të vjetër”, pohon regjisori.

Programi, një përzgjedhje artistike për të na vënë në kontakt me përkatësinë tonë Mesdhetare

projekti poetik “Sriptum N’Sonus”, i cili do ti kushtohet autorëve të huaj.

Festivali në skenëNjë javë më pas, në skenën e

Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozi-tor, pianist, interpretues i njohur për tingujt e tij të pazakonta. Stili shkon nga muzika bashkëkohore te shfaqjet teatrore, apo kolonat zanore të filmi, në Kanë, Venecia, Nju Jork dhe apo Ber-lin. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Java tjetër do ti kushtohet Turqisë. Një grup artistësh mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muha-

medi do të jenë në Tiranë për të dhënë koncert në Teatrin Metropol. Koncerti i pianistit Etibar Asadli, Ekin Cen-gizkan dhe Enver Muhamedi trajton muzikën xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajx-hanase. Ai përmban kompozime si dhe riaranxhime të motiveve të folkut të tri vendeve. Ritme të përbëra dhe melodi të tri vendeve gërshetohen nën hijen e xhamive të atij që ishte metropoli i botës lindore për 15 shekuj. Kulturat bashkohen, ndërve-projnë për t’u bërë një sound i ri, një Metro Sound Oriental. Më pas do të vijojë me javën greke dhe në fund gjatë muajit mars do të mbyllet me dy koncerte nga Ansambli “Tirana”.

Herion Mustafaraj, me “Prapaskena e fatit"

në skenën e teatrit

Julia VRAPI

Festivali muzikor “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” ka nisur për publikun në Teatrin e Metropolit. Programi për-

bëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare. Për këtë arsye për-pos emrit kryesor, festivali përmban edhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. Pranë teatrit bëhet me dije se si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat, që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Gjatë këtij festivali muzikor, që do të na shoqërojnë në fundjava me radhë mes tingujsh dhe projeksionesh janë edhe mbrëmjet poetike, të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut. Festivali vjen si bashkëpunim i Teatrit Metropol me Balkan World Music Management. Muzikant të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierën e kanë ndër-tuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live. Nata e parë nisi me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane. Shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Rocco Nigro në fizarmonikë hapën të shtunën “Metro Sounds Festival” në Teatrin Metropol. “Metro Sounds” vjen si një festival muzikor, i cili do të shtrijë programin e tij nga data 9 Shkurt deri në datën 9 Mars në sallën Shekspir të Metropolit. Ky projekt muzikor vjen në vijim dhe të tjera aktiveve dhe veprimtarie që kanë nisur dhe po zhvillohen nga Teatri Metropol, duke bërë pjesë të tyre artistët shqiptarë, por dhe të huaj. Përmes këtij festivali që tashmë ka nisur në Metropol për të vijuar dhe disa fundjava të tjera me radhë pjesë janë jo vetëm muzikantë të njohur, por dhe artistët popullorë. Në skenë gjatë netëve të festivalit nuk do të mungojnë dhe koncertet e Ansam-blit “Tirana”. Këtij projekti do ti bash-këngjitet çdo javë, nga një natë edhe

Margariti: Edhe pas ikjes, Kiço Blushi do jetojë me veprën e tij

Tushemishti drejt shpalljes si pasuri botërore në UNESCO

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se shkrimtari Kiço Blushi do të jetojë edhe pas ikjes me ve-prën e tij. Në mesazhin e saj ministrja Mragariti shkruan se ka qenë autor i dashur dhe mjeshtër i fjalës. “"Beni ecën vetë" do vazhdojë të jetojë edhe pas ikjes me veprën e tij. Kiço Blushi autori i dashur i fëmijërisë sonë, mjeshtri i fjalës dhe zëri i shoqërisë shqiptare. I paharruar kujti-mi i tij”, shprehet Margariti. Shkrimtari dhe skenaristi Kiço Blushi lindi në qytetin e Korçës

në 23 gusht të vitit 1943. Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse në Universitetin e Tiranës filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kalon si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Një kohë të gjatë ka punuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, kryeredaktor në re-vistën “Nëntori”, ndërsa pas viteve ’90 u përfshi edhe në politikë si deputet i Kuvendit Popullor. Ka botuar tregime, romane, drama, skenarë fil-mash etj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shkruan se në pro-gramin 100 fshatrat kanë nisur hapat për të rikthyer vëmendjen drejt Tushemishtit. “Programi 100 fshatrat ka nisur detajimin e hapave për të rikthyer vëmendjen drejt Tushemishtit dhe manexhimin e tij si destinacion turistik. Shumë shpejt vlerat e natyrës dhe liqenit do mund të jenë pjesë e zonës se mbrojtur, pasuri botërore UNESCO”, shkruan në profilin e saj ministrja e Kulturës Elva Mar-gariti. Tushemishti, fshati tu-

ristik që ndodhet 5 km larg qytetit të Pogradecit, ofron një pamje mahnitëse për të gjithë vizitorët. Shumë afër liqenit, Tushemishti ofron pamje te bukur në çdo stinë dhe plazh mahnitës në stinën e verës. Në brendësi të fshatit gjenden shtëpi të vjetra (qindravjeçare), kisha e Shën Pandelimonit. Një nga gjërat më “pikante” në brendësi të fshatit është shtëpia e “Teto Ollgës”, bashkë me bustin që është ndërtuar për nder të aktores së njohur Violeta Manushi.

Artistët e Ansamblit Popullor, pranë nxënësve të shkollave

Projekti i iniciuar nga Ministria e Kulturës “Eduki-mi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kom-bëtar të Operës dhe Baletit duke i transmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kul-turës. Artistët e Ansamblit Popullor vazhdojnë me kal-endarin artistik në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit” këtë herë me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Ata interpretuan disa nga këngët e vallet më të spikatura të repertorit si:

Vallen e Skraparit, Vallen e Fajës, Vallen e Shupalit, Kolazh me këngë të Shqipërisë së Mesme etj. Mbas workshop-it, atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e valleve të Ansamblit Popullor u bash-kuan edhe nxënësit e shkollës, duke kërcyer bashkë me ta. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesion-ist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori.

Nis në Tiranë Festivali “Përrallë Mesdheu”, 4 fundjava me artistë shqiptarë

dhe të huaj në skenën e Metropolit

Page 20: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT20 E Diel 10 Shkurt 2019

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ish-basketbollisti i njohur i Kombëtares rrëfen rivalitetin dhe emocionet e koshit shqiptar në vitet 60-70-të

Basketbolli ishte jeta ime, kemi ndarë me tifozët triumfe dhe emocione të papërshkruara

AGIM LAHI:

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Presidenti i Re-publikës vlerësoi me deko-ratën “Kalorës i Urdhrit të

Skënderbeut”, pjesëtarët e ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj, të vitit 1968, të cilët u përballën në Kupën e Kampioneve me skuadrën italiane të Oransodës. Ky vlerësim vinte në kuadër të 50-vjetorit të kësaj ndeshjeje, e cila la mbresa të mëdha për kohën. Në këtë ceremoni vlerësimi duhej të ishte dhe një basketbollist që ka qenë protagonist në të dy takimet ndaj Oransodës, lojtari më i gjatë i basketbollit të atyre viteve, Agim Lahi, 195 centimetër i lartë. Edhe pse ai u ftua si ndihmë nga Vllaznia e asaj kohe, Lahi ka kontributin e tij në atë takim dhe e meritonte këtë vlerësim. Gjithsesi, përtej kësaj, gazeta “Sot” in-tervistoi Lahin, një nga më të spikaturit e basketbollit midis viteve 1961-1975. Ai ka luajtur me skuadrat e 17 Nëntorit, Vllaznisë dhe Studentit, si dhe me ekipin kombëtar, në një periudhë kur basket-bolli në Shqipëri pati një shpërthim të madh dhe afroi në pallatet e sportit mijëra spektatorë. Kanë mjaftuar pak ndeshje, veçmas ajo ndaj Jugosllavisë në kuadër të Kampionatit Ballkanik, apo dhe dueli i Partizanit me Oransodën, që këto takime të hynin në histori dhe sportistët e asaj kohe të gëzonin në shoqëri një respekt të madh. Në këtë intervistë Lahi tregon për emocionet, sukseset dhe privilegjet që të ofronte basketbolli i kohës.

-Në çfarë rrethanash i hytë sportit dhe si rrodhën ngjarjet që u përfshitë me Tiranën e atyre viteve?

Unë kam patur një veçanti fizike për kohën, sepse në moshën 14-vjeçare isha 188 cm i gjatë (ky fenomen sot është i zakonshëm). Në vitin 1955, kur isha 13 vjeç, nisa shkollën e mesme të Teknikumit të Ndërtimit. Për shansin tim të mirë mësues të edukimit fizik kam pasur z.Esat Belliu, portierin e Dinamos, dhe zotin Pëllumb Pelivani, volejbollist i Kombëtares, të cilët në orën e mësimit më shumë na bënin lojëra me top dhe si i gjatë më kanë shtyrë që të merrem me basketboll. Një fjalë e urtë thotë “aventurën mos e kërko, por rastit mos ju ndaj”. Dhe unë rastit nuk iu ndava, por iu kushtova me vetëmohim. U aktivizo-va me ekipin e shkollës dhe më vonë me

ekipet e të rinjve të Tiranës. Kur mbarova shkollën fillova punë në ndërmarrjen gjeologjike. Kjo më dha mundësinë të shëtisja nëpër Shqipëri dhe të shijoj një dimension tjetër të natyrës. Por edhe pse nisa punë unë nuk e lashë sportin. Në periudhën e dimrit, që punën e kisha në zyrë, u aktivizova në ekipet e të rinjve të Tiranës. Fillimisht me trajner Nexhmi Kadiun dhe në veçanti me trajnerin Qe-mal Shalsi, i cili ishte mësues i edukimit fizik tek Politeknikumi Mjekësor dhe unë shkoja shpesh në palestrën e shkollës dhe nën kujdesin e tij ushtroja përgatitje me vegla. Një ndihmesë të madhe që unë të vazhdoj sportin është dhe transferimi nga ndërmarrja gjeolog-jike tek ndërmarrja komunale në Tiranë, kjo me kujdesin e trajnerit Feti Borova dhe z.Lame Konomi në Komitetin Ekzekutiv të Tiranës. Pikërisht atëherë nisa aktivitetin tim me ekipin e parë të Ti-ranës (17 Nëntorit). Isha 18 vjeç dhe 195 cm i gjatë, në atë kohë isha basketbollisti më i gjatë. Ka qenë një kënaqësi e mad-he për mua kur më fusnin në lojë për pak kohë, sepse kjo më jepte adrenalinë dhe më motivonte të punoja më shumë. Në vitin 1961, ndeshemi për Kupën e Republikës në finale me Partizanin, ku u aktivizova në pesëshen e parë. Kjo ishte një shtysë e madhe për mua, ndërsa në vijim rrugëtimi im në basketboll ishte krejt i natyrshëm. Në vjeshtën e vitit 1961 kam filluar studimet e larta në UT, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilin e përfundova në vitin 1966.

-Cila ishte gjendja e klubeve në atë periudhë dhe niveli i basketbollit në tërësi?

Rivaliteti ka qenë shumë i madh, sidomos në kryeqytet midis Tiranës dhe

Partizanit, por më vonë edhe Dinamos e Studentit. Këtij rivaliteti në kryeqytet i shtohej edhe niveli cilësor i basket-bollit në Shkodër dhe në Durrës, kurse qytetet e tjera kanë qenë më dobët. Prej atyre viteve e deri në vijim në vitin 1990 basketbolli erdhi duke u fuqizuar, por unë mund të them se midis 1960-1980 në Shqipëri u zhvillua një basketboll modern për kohën. Në vitin 1962, Tirana kishte një grup 20-vjeçarësh që ishin bërthamë e skuadrës si Vaso Shaka (20 vjeç), Agim Lahi (20), Bujar Shehu (21), Filip Guraziu (19), Renato Radoja dhe Kosta Papa (21), si dhe duke mos harruar sportistët me eksperiencë si Dhimitër Papa, Boris Bumçi etj. Më vonë tek Tira-na u aktivizuan lojtarë me eksperiencë si K.Kasmi, P.Koleka, R.Avrami, N.Shkurti, R.Topalli, F.Borova etj. Me ekipin e 17 Nëntorit (sot Tirana) kam luajtur 6 vjet (1961-1966), ku kam fituar 4 tituj kam-pionë. Ruaj kujtimet më të bukura në kohën që kam luajtur me këtë skuadër dhe sot jam një fans i saj.

-Si ka qenë trajtimi i sportistëve në ato vite?

Të gjithë sportistët ishin të njo-hur dhe të dashur për publikun. I mirëprisnin dhe i respektonin. Opinioni i tyre ishte mjaft i mirë, veçanërisht për basketbollistët. Mund të them se ishim të privilegjuar, jo nga ana materiale, por shoqërore. Në përfundim të studimeve në vitin 1966 u emërova inxhinier në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe më vonë në zyrën e projektimit pranë Komitetit Ekzekutiv Shkodër. Jam ak-tivizuar me ekipin e Vllaznisë së Shkod-rës, duke fituar një kampionat dhe një kupë republike. Ekipi shkodran kishte lojtarë cilësorë si R.Radoja, L.Shatku, F.Guraziu, S.Osmani, P.Osmani, Z.Çoba, A.Gjyrezi etj. Në Shkodër kam qenë i respektuar. Në vitin 1969 jam emëruar si pedagog në UT të Fakultetit të Inxhin-ierisë së Ndërtimit. Në këtë periudhë jam aktivizuar me ekipin e Studentit dhe kam nostalgji për harmoninë dhe kënaqësinë e aktivizimit me lojtarë si Niko Profkola dhe Gjergj Ikonomi.

-Ju thatë që krijohej atmosferë mes tifozëve, por ishte një tifozeri ndryshe nga ultrasit e sotëm, apo jo?

Ka pasur një tifozeri të zjarrtë që e ndiqte ek-ipin me shumë emocion. Madje na respektonin edhe tifozët kundërshtarë. Ata nuk të lavdëronin, sepse secili dëshiron të fitojë ekipi i vet, por nuk kishte përplasje. Sidomos në Tiranë tifozët e ndiqnin ndeshjen së bashku, nuk ishin të ndarë, dhe bënin tifo sipas preferencave. Ko-munikimi me tifozët ka qenë mjaft i mirë, na ndalonin në

rrugë, na jepnin kurajë. Por kishte dhe raste kur tifozët na ndalonin dhe na shprehnin “indinjatën” e tyre për nivelin tonë jo të mirë, siç ndodhi gjatë vitit 1964. “Jeni bërë që s’shiheni më me sy”, më tha një tifoz. I thashë që skuadra jo gjithmonë fiton, secili ekip ka kurbën e tij. Por ai na donte të fitonim përherë me nga 20 pikë ndaj rivalëve.

-Cili është kulminacioni i karrierës tuaj?

Ka pasur disa pika kulmore. Njëra ishte finalja e kupës së kampionatit mid-is Tiranës dhe Vllaznisë, në vitin 1965, ku fitoi Tirana me 11 pikë. Pika të tjera kulmore kanë qenë Festivali i Helsinkit, në vitin 1962, ku zumë vendin e parë, por edhe Ballkaniada (1965), apo dy duelet me Oransodën (1968-1969).

-Si paraqitej stërvitja, teknika dhe taktika e lojës së atyre viteve?

Tirana bënte shumë stërvitje, sepse Feti Borova, ky personalitet i basketbollit shqiptar, njeriu që më ka ndihmuar shumë, i jepte rëndësi të madhe për-gatitjes. Çdo ditë bënim minimalisht 2 orë stërvitje, por kur përgatiteshim për Ballkaniadën jemi stërvitur edhe 5 orë në ditë.

-Ballkaniada ka bërë jehonë në atë kohë...

Është zhvilluar në Tiranë në vitin 1965, me pjesëmarrjen e 5 vendeve, sepse mungoi Greqia dhe, për nevojat e garës, Shqipëria krijoi dy skuadra. Ak-tivitetin e fitoi Jugosllavia që na mundi me 3 pikë diferencë. Publiku ka qenë i jashtëzakonshëm, mund ta cilësoj një “kazan që vlonte”. Të hyje në pallat të sportit ishte shumë e vështirë dhe janë bërë marifete për të pasur një mundësi ta shihnin ndeshjen nga afër. Nuk kishe ku hidhje kokrrën e mollës. Në atë pe-riudhë të gjitha ndeshjet e rëndësishme e mbushnin stadiumin, por veçanërisht gjatë Ballkaniadës ka qenë një publik i

paparë, një entuziazëm i rrallë.-Është dhe dueli i Partizanit me

Oransodën. Si ndodhi që u bëtë pjesë e Partizanit atë vit?

Partizani fitoi kampionatin dhe iu dha e drejta të luante në Kupën e Kam-pioneve. Në kuadër të përballjes me Oransodën, Partizani mori dy lojtarë nga ekipet e tjera, mua nga Vllaznia dhe Kas-min nga Tirana. Trajneri Astrit Greva na bëri një përgatitje të jashtëzakonshme, ku u kujdes edhe për detajet më të vogla. Në ato takime kam qenë zëvendësues i Nikolin Palit. Në Tiranë luajta më pak, kurse atje (në fushën e Oransodës) luajta më shumë. Kujtoj që në ndeshjet ndaj Oransodës ka shkëlqyer në veçanti Agim Fagu. Ndeshja me Oransodën ka qenë ndër më mbresëlënëset që kemi zhvilluar, unë do ta quaja “qershia mbi tortë” e basketbollit shqiptar. Kundërsh-tarët kishin kualitet dhe ishin shtatlartë, kështu që ne bëmë ndryshime taktike, duke krijuar zhdërvjelltësi, shpejtësi dhe saktësi.

-Nga vinte gjithë ai frymëzim në basketbollin e atyre viteve?

Vetëm dëshira për të luajtur, sepse nuk kishte asnjë interes tjetër. Kurse sot basketbollin e mbajnë në këmbë interesa të tjera. Ai që ndryshonte ekip në atë kohë e shanin, sepse fansat ishin të lidhur me fanellën, kurse sot është gjë normale. Kur kishte ndeshje krye-sore të kampionatit kombëtar dhe ato ndërkombëtare ishte festë në Tiranë dhe stadiumet mbusheshin plot e për plot me tifozë.

-A mund t’i cilësojmë ato vite si pe-riudhën e artë të basketbollit shqiptar?

Çdo kohë ka brezat, shkëlqimin, emocionet, lojtarët, taktikën dhe arritjet e veta. Unë mund të përmend këtu dhe suksesin ndërkombëtar që patëm në Festivalin e Rinisë në Helsinki, ku zumë vendin e parë. Ka qenë një ekip fantastik si M.Përmeti, A.Lahi, B.Shehu, F.Qirici,V.Shako, R.Radoja, K.Papa. Z. Çoba.

-A e ndiqni basketbollin shqiptar sot dhe si ju duket niveli i tij?

Sot ka shumë pak spektatorë dhe kjo jo vetëm për nivelin që nuk jep emocion, por informacioni lë për të dëshiruar. Kam mendimin që drejtuesit e gazetarisë sportive “sport” quajnë vetëm futbollin, të çfarëdo kategorie, meqenëse sportet e tjera quhen basket-boll, volejboll etj. Një gazetë sportive duhet të ketë minimumi një faqe lojëra. Gjithashtu, gjatë një ndeshje ka dy pro-tagonistë, që janë lojtarët dhe tifozët. Për këta të fundit ekrani nuk interesohet, ndërkohë që mungojnë disa detaje edhe në vendosjen e kamerës, e cila duhet të ketë fushëpamje ndaj sekretarisë dhe tribunës së spektatorëve. Shtatlartësia tani është përmirësuar, pra në disa as-pekte ka arritje. Të rinjtë nuk duhet të harrojnë se në 10 pikë gjithsej një e ngjit talenti, 9 të tjera i ngjit puna.

Intervistoi: Adriatik BALLA

• Vendlindja: Tiranë• Datëlindja:22.08.1942• Gjendja civile: I martuar, 2 fëmijë• Profesioni:Inxhinier Ndërtimi

KARRIERA SI SPORTIST 17 Nëntori (1961-1966)Vllaznia (1966-1969) Studenti (1969-1975)

TITUJTMjeshtër Sporti (1963)

KUSH ËSHTË AGIM LAHI?

Page 21: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Xhudo kosovare arriti dhe një herë tjetër të lerë gjurmën e saj pozitive në një turne ndërkombëtar. Kështu, Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit. Në kategorinë 48 kilogramë ajo u mposht nga japonez-ja Kondo. Kjo e fundit e fitoi finalen me ippon, një lloj mposhtjeje që ngjan me “tuçin” në sportin e mundjes. Ndër-kohë, Akil Gjakova bëri gjithashtu paraqitje të mirë, duke arritur deri në gjysmëfinale, kiu u mposht nga mongoliani Tsend-Oshir i Mongolisë. Xhudistët kosovarë kanë ende për të treguar në ditën e dytë të aktivitetit madhor të Parisit. Prej disa vitesh, xhudistët kosovarë dominojnë tur-netë e mëdhenj kontinental e botëror.

TIRANA

DEKLARATA

XHUDO

Të kuqtë mundën 2-0 krutanët, bëjnë një hap cilësor në renditje dhe vënë nën presion Cungun

Adriatik BALLA

Partizani është skuadër e gatuar për të fituar titullin këtë vit. Të paktën deri tani po e tregon në fushë dhe në

organizim si klub se është i denjë për të pritur trofeun, dëshmuar me lojë të qëndrueshme, jo shumë spektakolare apo bindëse, por me rezultate bindëse në vijimësi. Janë fitore të ngushta por të pastra, që vijnë si pasojë e një mbro-jtjeje të pathyeshme dhe mjaft efikase, por njëherësh edhe pragmatizmit në repartin ofensiv, ku shënojnë disa lojtarë, madje dhe mesfushorët, falë skemave efikase taktike të trajnerit Skënder Gega.

NdeshjaKastrioti nuk mund të bënte

asgjë përballë furisë së “demave të kuq”, pasi Partizani e dominoi dhe e fitoi me meritë takimin, duke marrë tri pikë që e ngjisin dhe më shumë në krye, tashmë 8 pikë larg Kukësit ndjekës, por verilindorët kanë një duel për të luajtur sot kundër Tiranës. Ishte një perlë e Bruno Telushit në minutën e 52-të që rezultoi përcak-tuese për fitoren 2-0 të Partizanit (realizoi më pas edhe Jurgen Bardhi) ndaj Kastriotit, i cili këtë paraqitje që ofroi në “Selman Stërmasi” tregoi se nuk ka asnjë lidhje me ekipin e dy fazave të para, që me meritë mbante vendin e fundit në tabelë. Të kuqtë dhe krutanët ishin ndeshur pak ditë më parë edhe në Kupën e Shqipërisë, por duket se Bledar Devolli atë takim e kishte shfrytëzuar për të “fshehur” forcën reale të organikës që drejton. Në pjesën e parë Kastrioti jo vetëm që nuk u tërhoq në zonën e tij, por ushtroi presion të vazhdueshëm në

gjysmëfushën e të kuqve, duke kri-juar disa momente të rrezikshme në portën e Hoxhës. Partizani u rikthye në fushë pas pushimit mes pjesëve me tjetër mentalitet. Gjithsesi, për të thyer kundërshtarin u desh një koordinim perfekt i Bruno Telushit, si në kontrollin me gjoks të topit dhe në ekzekutimin fluturimthi, për të thyer portierin mik, që s’mund të bënte asnjë ndaj një goditjeje të kalibruar që përfundoi në trekëndësh. Vetëm 8 minuta më vonë Esat Mala goditi shtyllën në një pozicion të prirët, por Bardhi, që ndoqi aksionin, rea-goi në vendin e momentin e duhur, duke tundur për herë të dytë rrjetën e Kastriotit, 2-0. Goli i dyti e çliroi psikologjikisht ekipin e Gegës, që dominoi në minutat e mbetura, por pa mundur t’i shfrytëzonte rastet e tjera të krijuara. Partizani me këtë fitore vë në presion psikologjik

Kukësin (ka 8 pikë më pak) para sfidës me Tiranën, që do të zhvillo-het në Kamzë. Verilindorëve u duhet medoemos fitorja që të ruajnë ritmin me “demat” në të kundërt rrezikojnë t’i thonë lamtumirë titullit. Fitorja e sotme e të kuqve vë nën presion rivalët, por njëherësh i motivon ata të japin maksimumin, kështu që gara bëhet interesante dhe mjaft e fortë në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë, pas ndeshjes, trajneri i Partizanit Skënder Gega tha se ndihej i kën-aqur jo vetëm për rezultatin dhe pozitat, por edhe se grupi po punon mirë dhe ai ka mundësi zgjedhjeje në reparte. “Pas atyre ndeshjeve të mira që kishin bërë, kishin arsye të bënin një ndeshje të mirë. Megjithatë, bëmë mirë dhe e zgjidhëm në pjesën e dytë. Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, sepse është lojtar që do të na ndihmojë shumë. Këto janë plagët

Kategoria e Parë luajti dje duelet e dyta për këtë vit në kal-endarin e saj sezonal, ku ra në sy një fitore e bujshme në Malësinë e Madhe, atje ku Veleçiku i jep një asist Vllazninë për ngjitjen në Su-periore, pasi mposhti 3-1 Erzenin në javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Skuadra e Koplikut tregoi forcën ndaj shijakasve, që vetëm në takimin paraardhës kishin ar-ritur të mposhtnin 2-0 Vllazninë. Për vendasit shënuan Çokaj (22’), Toma (66) dhe Shekaj (31’), ndërsa

Xhemalaj realizoi golin e vetëm të Erzenit për rezultatin e për-kohshëm 2-1. Po në Grupin A Bur-reli mposhti 1-0 Korabi. Vazhdon të kryesojë Vllaznia në këtë grup, me 35 pikë, 4 më shumë se Erzeni, distancë që mund të shkojë 7 nëse kuqeblutë arrijnë të fitojnë ndaj Shënkollit. Në Grupin B, Besa e Kavajës fitoi 3-2 me Egnatian në një sfidë që nuk la shije të mirë nga mënyra e lojës, Lushnja iu imponua 3-1 Elbasanit, ndërsa Oriku – Cërriku përfundoi 3-2.

Diferenca mes Bylisit dhe Besës në këtë grup është vetë, një pikë (32/31) por ballshiotët mund të shkëputën sërish nëse fitojnë në fushën e Pogradecit. Natyrisht, Bylisi shihet favorit, por edhe Besa po ecën mirë dhe mund të ketë surpriza. Gjithçka mund të ndodhë në grupin B (Jugut) në javët në vijim, megjithëse Bylis e ka vetë në dorë shansin për t’u ngjitur në Superiore. Kurse në grupin e Veriut, Vllaznia duket e pakonkurrueshme.

Kategoria e Parë/ Veleçiku thyen Erzenin, i bën nder Vllaznisë në grupin A

Krasniqi medalje argjendi në “Grand Slam”-in e Parisit

Mema: S’mendojmë për Partizanin, duam të mundim Kukësin

e ardhjes në janar, sepse këta lojtarë kanë defiçit në përgatitjen fizike. Por kemi alternativa, si Atanda dhe lojtarë të tjerë. Dukën e njoh që 14 vjeç dhe e di sa profesionist është. Duhet të rritet fizikisht dhe shpresoj t’i shërbejë grupit. Askush nuk më sjell probleme. I trajtoj të gjithë njësoj dhe në bazë të vlerave që kanë do të aktivizohen. Luksi që ke tre opsione, është mirë, të bën komod. Të gjithë duhet të japin maksimumin, sepse qëllimi është grupi dhe jo individi. Tifoz me Tiranë nesër? Jam tifoz vetëm me Partizanin. Nëse nesër fiton Kukësi, do të thotë se e meriton Kukësi. Diferencat në kampionat nuk janë të mëdha, që të jem i sinqertë. Ne thjesht duhet të mbajmë këtë ritëm, ky është presioni mbi ne”, u shpreh trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Trajneri Kristian Panuçi ka dhënë një in-tervistë për “Top Channel”, ku ka analizuar disa elementë të grupit në prag të kualifikueseve të Europianit të vitit 2020. Sipas tij, do të ftohen ata më në formë dhe që janë bërthamë e grupit, teksa ka pranuar edhe një herë publikisht se ka hequr dorë nga ideja e mëparshme taktike (për lojë sulmuese), duke iu kthyer “traditës së mëparshme (lojës mbrojtëse). “Tani po i shohim të gjithë, janë edhe lojtarët që janë kthyer nga dëmtimet, që po i mbaj në vëzhgim. Sigurisht idenë e grupit e kemi, por po ndjekim edhe ndonjë lojtar të ri, kështu që mund të të them

se jam optimist për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Gati një vit e gjysmë më parë, pata thënë që do të bëjmë disa eksperimente dhe do të provojmë gjëra të reja. Është faji im, se u mundova që t’i jap një ide kësaj skuadre, por me sa duket nuk ka kohë për t’i dhënë një ide. Do të ndryshojmë diçka duke filluar që nga mënyra e stërvitjes”, u shpreh Panuçi. Ndër-kohë që lajmet nga lojtarët janë të ndryshme, nga mosaktivizimi i Hysajt, te gjendja shumë e mirë e Gjimshitit. “Sigurisht të mos aktivizohesh është gjithmonë një problem. Elsi është një lojtar që punon shumë, futbollist ekspert me shumë

eksperiencë dhe një djalë pozitiv. Uroj që të luajë ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit, që të paktën të jetë në gjendje për të luajtur në grumbullimin e ardhshëm. Më vjen mirë, ndërkohë, për Gjimshitin, që po aktivizohet dhe po bën paraqitje të mira tek Atalanta. Ky fakt më fut disi në dyshime, nëse do të më duhet të luaj me 3 apo me 4 mbrojtës”, tha Panuçi. Ky “mandat” i dytë i Panuçit në krye të kuqezinjve, pas atij dështimit në Ligën e Kombeve, ka sërish një tjetër objektiv. “Synimi është që të bëjmë diçka speciale. Ne jemi të katërtët në grup, pas Francës, Turqisë dhe Islandës. Për të shkuar më

tej duhet të bëjmë diçka speciale dhe unë jam i bindur që i kemi mundësitë. Nëse do t’ia dalim, atëherë të gjithë jemi të kënaqur; nëse nuk ia dalim dhe presidenti nuk është i kënaqur, Panuçi ikën në shtëpi”, tha vet tekniku italian. Emri i Kristian Panuçit u lakua disa herë gjatë javëve të fundit, për oferta të ndryshme, por trajneri kuqezi mohon çdo gjë. “Nuk më ka telefonuar asnjëherë askush. Nëse nesër do të më tele-fonojnë Real Madrid, Paris SG, Partizani apo Kukësi, një sekondë më pas unë do të telefonoj drejtpërdrejt presidentin, sepse me të kam një raport shumë korrekt”, tha Panuçi.

Panuçi analizon Kombëtaren, shpreson kualifikimin si vend i dytë

Trajneri Armand Cungu tha dje se gara për titullin është e hapur deri në fund, por kujtoi se arbitrat po e dëmtonin ekipin verilindor. “Gara është e gjatë. Pesë pikë duken shumë, por nuk do të jenë asgjë. Më keni pyetur edhe kur kundërshtari ka qenë 11 ose 12 pikë dhe quhej kampionati i mbyllur e nuk flitej për rivalitet. Në fakt e mbyllëm me tre pikë. Siç gabuam ne, gabuan edhe ata. Me rëndësi është të jemi të qetë dhe të vazhdojmë njëlloj. Arbitrat? Kemi pasur shumë dëmtime prej ndërhyrjeve bru-tale. Sikurse edhe në ndeshjen e fundit në Vlorë. Më vjen shumë keq, gjithkush ka mendimet e veta dhe unë i respektoj çdo mendim. Jemi në demokraci dhe gjithkush ka të drejtë të flasë”, tha Cungu.

Cungu: Gara për titull e hapur,

arbitrat po sillen keq

Trajneri Ardian Mema, duke folur dje në konferencë shtypi në prag të ndeshjes me Kukësin, tha se skuadra e tij ka pasur një ecuri të mirë javët e fundit dhe dëshiron që kjo ecuri pozitive të vijojë edhe në duelin me verilindorët. Madje ai kujtoi se Tirana e do fitoren jo për t’i bërë nder Partizanit në këtë rrugëtim, por për të marrë pikë në të mirë të skuadrës bardheblu. Mendojmë ta kalojmë këtë ndeshje, jemi të plotë dhe pse jo të marrim rezultat pozitiv. Fitore për t’i bërë nder Partizanit? Kemi problemet tona, nuk na bie ndërmend askush. Partizani bën punën e vet dhe ne tonën. Shpejt vjen derbi dhe mund ta frenojmë Partizanin”, iu shpreh trajneri Mema.

Partizani s’ka të ndalur, mund Kastriotin dhe shkon+ 8 nga Kukësi

NDESHJET E JAVËS SË 21-TË

TË SHTUNËNPartizani-Kastrioti 2-0

TË DIELËN Kukësi-Tirana (14:00)Luftëtari-Flamurtari (14:00)Teuta-Kamza (17:00)Skenderbeu-Laçi (18:00)

RENDITJA1.Partizani 462.Kukësi 383.Teuta 35 4.Laçi 315.Skënderbeu 306.Flamurtari 297.Tirana 21 8.Luftëtari 209.Kastrioti 1610.Kamza 15

Page 22: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

22 GAZETA SOTE Diel 10 Shkurt 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Drake, Lamar dhe Childish Gambin refuzojnë të performojnë në Grammy

1- Morena e këngës lirike 2-Italia në tabelë 3-Qyfyre, biseda me të qeshura dhe britma 4-Rafaela e këngës italane 5-Ai mund të jetë zyrtar dhe kriminal 6-Un, për italianët 7-Përkrenarja e nuses së re në kokë 8-Robin..., ish futbollist i Manchestërit 10-Partia Komuniste 11-Shkëmbim i një malli ashtu siç është pa e peshuar 13-Shkrimtari Zija ... 14-Kalamaj 16-Një gazetë e përditshme 17-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët 18-...Qinari, tek filmi “Komisari i Dritës” 20-Një kryeqytet i një shteti ishull në Lindjen e Largët 21-Armik, kundërshtar 22-Romani “...i qetë ” i shkrimtarit rus Shollohov 23-Luftëtar që del malit për liri 24-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit 25-...Hoti, ish kryetari i partisë ekologjike 26-Detyrim apo taksë që i paguhet një shteti që e ka mundur në luftë 27-Shtëpija e një prifti të famullisë 29-Personazh tek filmi “Kur hidheshin theme-let” 30-Thikë me dy presa 31-Mëri , maraz 33-Aktori i Hollivudit Xheki... 35-Një nënë gjirokastrite 36-Regjizori durrësak Rama në inc. 37-Repart Industrial

1-Ka për kryeqytet Letonia 4-Më gjeti të papërgatitur ose... 7-Urdhër qeveritar me shkrim 12-Organizatë terroriste baske 13-Ish tenori Gaqo... 14-Shtepia e pulës 15-Një ngjyrë 17-Ish futbol-listi anglez... Kigan 18-Pohojnë rusët 19-Ish këngëtari popullor Myslym ...20-Futbollisti i Bajernit ...Myler 21-I vihet para emrit të një prifti katolik 22-“...Pik” një opera e Musorgsit 23-Njëri muaj i vitit 24-Dele me lesh të dredhur 25-Ajo mund të jetë edhe protestë 26-Lloj sporti në akull 27-Masë drithi e barabartë me 40 kg 28-Mikrobi i dëmtimit të zorrëve 30-Pagesë e menjëhershme me lekë në dorë 32-Notë në pentagram 33-Ish aktori i estradës ..Llukaçi 34-Topall 36-Çardak , ose ...shkodran 38-Këngëtarja greke ...Visi 39-Shkopi që godet kuajt e karrocës 40-Predhë me mbushje shpërthyese

Dy këngëtarët më të nominuar në Grammy këtë vit nuk kanë pranuar të performojnë në event. Producenti i mbrëmjes gala, Ken Ehrlich tha për New York Post se i ofroi reperëve Drake, Lamar dhe Childish Gambin mundësinë për të performuar mbrëmjen e së dielës (9 shkurt), por u kundërshtua nga ata. “Çështja është se ne vazhdojmë të kemi një problem me botën e hip-hop. Kur këngëtarët nuk marrin në shtëpi çmimin e madh, Grammy bëhet më pak domethënës për komunitetin hip-hop”, shtoi Ehrlich. Lamar udhëheq këtë vit me tetë nominime, ndjekur nga Drake i cili ka 7 nominime. Ndërsa Childish Gambin ka pesë nominime. Çmi-

met 61-vjetorit të Grammy do zbulohen të dielën në orën lokale 20:00 në CBS. Sa i takon jetës së tyre superstari i rrymës hip-hop Drake shfaq shumë nga jeta e tij personale nga të tjerët. Edhe pse ai nuk flet në këngë për pishinën e “çmendur” të rreth-uar nga shpellat në vilën e tij në Kaliforni, Drake e pranon se i adhuron sendet materiale. Ai banon në të njëjtën zonë me Kanye West, klanin Kardashian, Justin Bieber dhe shumë personazhe të tjerë të njo-hur, por vila e Drake, të cilën e bleu për 7,7 milionë dollarë, ka diçka më tepër se sa vilat e fqinjëve. Ajo ka një prej pishinave më të shtrenjta dhe më luks në botë.

DietaNjë grua tepër e shën-

detshme kishte kohë që kishte filluar një dietë të rreptë, por ishte e pamundur jo vetëm ta mbante, por dhe të binte në peshë. Një ditë kalon përpara një lypësi tepër të dobët dhe imcak. Ky i fundit i zgjat dorën dhe i thotë:

- Zonjë ju lutem më falni ndonjë lek, kam ditë që nuk kam futur bukë në gojë.

Gruaja që i kthehet:- Ah sikur të isha unë në

vendin tënd kushedi sa kilo-gramë do të kisha rënë nga pesha.

Dëshira për t’u fejuar

Një djalë i ri shkon tek babai i vajzës për t’i kërkuar aprovimin për kurorëzimin e dashurisë së tyre:

- Zotëri më falni unë dëshiroj të fejohem me vajzën tuaj. Kam ardhur të marr aprovimin tuaj.

I ati i vajzës:- E keni parë nënën e saj më

parë?Djali që nuk e ka kuptuar

mirë pyetjen përgjigjet:- Po, zotëri, por unë preferoj

vajzën tuaj.

Drita e fikurPasi ranë për të fjetur dy

shokët njëri prej tyre pyeti tjetrin i cili ndodhej në shtratin e poshtëm:

- A e fike dritën?Shoku tjetër ngrihet nga

krevati ndez shkrepësen dhe e drejton nga llamba dhe më pas i përgjigjet shokut tjetër:

- Po, e paskam fikur.

Ngrënia e drekës Një grua vajti për vizite tek

shoqja e saj. Gruaja pyeti fëmi-jën që doli dhe i hapi portën:

- Në ç'orë hahet dreka te ju, vogëlushi im?

Dhe fëmija si gjithnjë i padjallëzuar, pasi kishte dëgjuar nënën e tij përgjigjet sinqerisht:

- Mamaja tha se ne do të hamë drekë kur të ikni ju.

7 8 2

4 9 7

7 4

6 9 7 1

9 1 5 3

3 8

8

1 4

9 3 1 6

6 3

1 8 7 4

6

4 5 2

2 7

4 1 2

9 1 6 7

3 6

1 2

4 3 2

2 1 6

8 5 6

8 7

3 2 4 1

1 9

5 1 4

5 6 9

9 3 5

Page 23: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Diel 10 Shkurt 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Çështjet e preferuara të dashurisë, edhe nëse do të kenë pak transport fizik, për fat të mirë do të kenë shumë kuptueshmëri mendore.

23 shattor - 22 tetor

Një ditë e vështirë për marrëdhëniet në çift. Edhe nëse dashuria është e pran-ishme, konfliktet ditën e sotme janë të pashmangshme.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Koha e mirë për ata që janë në çift, dikush mund të vendosë të marrë një hap shumë të rëndësishëm, si bashkëjetesa ose martesa.

Venusi mbetet aleat i juaj dhe për jetën emocionale do të jetë një ilaç i vërtetë. Do jetë ditë e mbushur me momente të bukura dhe emocionuese.

Fillimi i ditës do t’ju vërë përpara zgjedhjeve të de-tyrueshme. Do të jetë dita e surprizave, shumë komplekse nga pikëpamja sentimentale.

Dashi Demi

Marrëdhëniet në çift do jenë të mira, edhe nëse nuk do ketë momente emocionuese. Do ndjeni pak lodhje për shkak të problemeve të jashtme.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Ndodheni në situatë të vështirë si ekonomike ashtu edhe shpirtërore, yjet ju reko-mandojnë të pushoni. Vlerëso-ni atë që bën partneri për ju.

Momente të bukura sot. Plutoni që stimulon pasionin do të jetë në krye këtë ditë. Çiftet do të kenë një mirëkuptim të mirë. Beqarët do jenë joshës.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Me Diellin dhe Mërkurin e kundërshtuar nuk do ketë perspektiva tërheqëse për mar-rëdhëniet në përgjithësi, por më mirë mbani një qëndrim neutral.

Apple merr masa ndaj aplikacioneve të dyshuara

Dashuria buzëqesh për ju dhe jeni të kënaqur që partneri ju mbush me vëmendje. Nëse keni diçka negative për të thënë, mos e bëni tani.

Horizontal

Pasioni do jetë i pakon-trollueshëm, ju jeni në aktiv-itet të plotë dhe do jetoni një ditë plot lajme. Do t’i jepni rëndësi të madhe ndjenjave.

Një periudhë magjike për jetën sentimentale, do të mbusheni me ndjenja intime, të thella dhe nuk do të ndjeni nevojën për diçka tjetër.

Ditë më parë, është raportuar se disa aplikacione të dyshuara, mund të ndërhyjnë nëpër iPhone dhe t’ju marrin shfrytëzuesve pamjet e aktiviteteve nga ekranet, dhe ata as që e kanë dijeninë. Për këtë ka reaguar kompania Apple, duke bërë të ditur se inxhinierët e saj do të hulumtojnë në hollësia aplikacionet e dyshuara, nëse kanë mundësi të ndërhyjnë nëpër iPhone dhe t’ju ndalohet shitja në App Store. ““App Store Review Guideline” kërkon që aplikacionet të mos mbledhin të dhëna personale nga përdoruesit, të kryejnë veprimet e në mënyrë të pastër dhe pa prapavijë” ka thënë një zëdhënës i kompanisë. Deri më tani, janë identifikuar disa shkelës të privatësisë, me mundësi që të ndikojnë në aktivitetet private dhe po bëhen hetime të hollësishme.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Njeri i veshur me veladon 6-Personazh tek komedia “Pallati 176” 7-Gjika e skenës 8-Tedi i muzikës në inc. 9-Ish zonja e parë e amerikës Obama me inc. 10-Vilhem... heroi kombëtar i Zvicrës 11-Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako 122-“... dhe deti” roman nga Heminguej 16-Është rojtar pylli 17-Tip autom-jeti francez 18-Një ekip futbolli rus 19-Stac-ioni televiziv ...Njus 20-Lloj peshku i ujërave të ëmbla me pika të kuqe në trup, ngjason me troftën 22-Notë në pentagram 23-Një brejtës i vogël 24-Notë muzikore 25-Është qytet dhe ekip futbolli grek , pa fund 26-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 27-Shpërdorim 29-Qeveria e fshatit 30-Viç motak 31-Lindita e këngës lirike 32-Kofi... Ish sekretar i OKB-së 33-Njëlloj si shkaku apo arsyeja 35-Gazeta që ke në dorë 36-Treg 37-Postë telefoni 38-...Godunov, një pera nga Çajkovski 39-Tjetër notë muzikore 40-Abati..., tek filmi “Konti i Montekristos” 41-Fshat turistik buzë Liqenit të Pogradecit 42-Njëlloj si kondita 43-Një komedi e Shekspirit “... e dymbëdhjetë”

1-Është vepër e rëndë penale 2-Humor-isti italian ...Banfi 3-Organizatë terroriste baske 4-U rrëzua 5-Qendra e Malsisë së Madhe 8-Filmi artistik “... për violinë” 10-Ka për kryeqytet Estonia 11-Qingji i urtë që shkon para së ëmës 12-Broçkulla 13-Shkrimtari Nasi 14-Ish aktorja ...Manja-ni 15-Korça në makina 16-...De Kuelar, ish Sekretar i OKBa-së 18-Një lloj su dhënie fjale 20-I vogli i gomaricës 21-Vrna... ak-tore italaine 23-Sallë kumari, pa fund 24-Mal në Korçë, pa fund 25-Figurë prrallore, që gjoja ngrihej nga varri për të trembur njerzit 26-Gjini satirike, i pashquar 28-Janë edhe ato të privatizimit 29-Kripa e kaliumit përdoret për prodhimin e plehrave kimke, sapunit etj. 31-Shëmbëlltyrë e një tjetri që i ngjet shumë 32-Asnjëçikë 33-Aktorja Logoreci 34-Personazh tek komedia “Pal-lati 176” 36-Pjesa kryesore e vendqëndrimit të anijeve 38-Johan Sebastian... dramaturg gjerman 39-Ka një të tillë fetar 40-Federata Sportive 41-Automjet i shqipërisë

Imazhe të dobëta në dasma, paditet studio fotografike

Më se 200 çifte të porsamartuar kanë akuzuar një studio në County Durham të Anglisë, për imazhe të dobëta dhe mungesën e fotografive në momentet kryesore të dasmës. Darren dhe Adele McDonagh janë pronarët e Treasured Moments Photography, që akuzohen se kanë arritur me vonesë në shumicën e ceremonive martesore, ndërsa kryen fotografi të turbullta, ku nuk vërehet asgjë. Byroja që merret me mashtrime dhe mos kryerjen e duhur të marrëveshjeve, ka gjetur se kjo stu-dio ka përfituar më se 100 mijë funte, dhe rezultatet e punëve të tyre nuk janë aspak të dëshirueshme. “Jemi de-tyruar të mbledhim selfie dhe imazhe të shkrepura prej të ftuarve, që të kemi kujtime nga dasma jonë” ka thënë një nga palët akuzuese. Por tashmë kanë nisur edhe hetimet për studion.

Page 24: Skandali, ja si presidenti shpërbleu Shpëtim Idrizi në ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT24 E Diel 10 Shkurt 2019

7,9,11,12,13,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Nëse ndihmësg-jyqtari i videos (video asisstent referee-VAR) do të

ishte interpretuar më mirë dhe në funksion të “fair-play”-it, atëherë në derbin e madh të Madridit në La Liga spanjolle do të kishim me shumë gjasë një pasqyrë tjetër statistikore nga rezultati me të cilin u mbyll dje pasdite dueli më i rëndësishëm i javës së 23-të në kampionatin spanjoll. Fitoi Reali i Madridit 3-1, por mes kontestimesh të shumta, pasi u pretendua për mo-himin e një goli të rregullt dhe mosdhënien e një penalltie që dukej sade në favor të skuadrës së Diego Simeones. Ka shumë gjasë që derbi i djeshëm i Madridit mes Atle-tikos dhe Realit të prodhojë debate të forta në Spanjë rreth gjyqtarisë dhe sidomos teknologjisë VAR. Sidoqoftë, rezultati zyrtar është në favor të “galaktikëve”, sepse fituan me rezultatin 3-1 dhe i marrin Atletikos edhe vendin e dytë, duke u afruar me vetëm pesë pikë ndaj Barcelonës që mban ende kreun. Ndeshja e luajtur

SURPRIZA/ Turqia shkarkon trajnerin para duelit me Shqipërinë

PREMIER LEAGUE Mançester Junajtid nuk ka të ndalur në drejtimin e Ole Gunar Solskjaer, pasi sot ka marrë fitoren e radhës në transfertën londineze ndaj Fulhamit, me fitoren e thellë 0-3. “Dja-jtë e kuq” dominuan sfidën përballë Fulhamit, duke gjetur avantazhin me një gol mjaft të bukur të mesfushorit francez Pol Pogba, që shënoi pas një depërtimi të bukur në zonë. Një tjetër francez, Anthoni Martial dy-fishoi avantazhin në minutën e 23-të, ndërsa në pjesën e dytë ishte sërish

Pogba që vulosi suksesin nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore, Mançester Junajtid shkoi në kuotën e 51 pikëve dhe përkohësisht në vendin e katërt, duke u future për herë të parë këtë sezon, në zonën Champions. Ndërkohë, Liverpuli është rikthyer në krye të tabelës në Premier Ligë pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Bournemouthit. “Të Kuqtë” shënuan fitore prej 3-0 në “Anfield Road”. Ishte Sadio Mane ai që shënoi golin e parë në minutën e 24-t pas asistimit

nga Milner. Kurse dhjetë minuta më vonë ishte Gini Vijnaldum që shënoi një gol shumë të bukur, pas asistimit nga mbrojtësi Andi Robertson. E golin e fundit e shënoi ylli i skuadrës, Mohamed Salah, kur po luhej minuta e 48-të pas asistimit nga Firmino. Në krye të tabelës së renditjes në Premier League, tani Liverpuli ka 65 pikë, tre më tepër se vendi i dytë që mbahet nga Mançester Siti. Kurse humbësi i ndeshjes së djeshme, Bournemouthi ka 33 pikë e gjendet në vendin e 11-të.

BUNDESLIGA TRAJNERI QËNDRIMI

Dortmundi bën “vetëvrasje”, Hofenheimi i merr pikë

Alegri: Dibala u qetësua, më ka kërkuar falje

Guardiola: Çelsi superskuadër, s’është e lehtë për Sitin

Dortmundi po e fitonte ndeshjen ndaj Hofenheim-it me rezultatin 3-0 deri në minutën e 75-të, por në 15 minutat e fundit erdhi edhe mrekullia e Hofenheimit që barazoi shifrat në 3-3, duke e shtangur ekipin nga “Sig-nal Iduna Park” dhe duke tronditur pozitat e skuadrës, pasi tani Bajerni i Mynihut afrohet më shumë dhe e vë nën presion rivalin e madh të Dort-mundit. Kësaj i thonë të të ikë fitorja nga duart. Sanço, Gëtze e Guerreiro shënuan golat për vendasit. E kur u mendua se Dortmundi do merrte pikët e plota, ndodhi çudia. Belfodil

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, e ka lavdëruar skuadrën e Çelsit në prag të duelit me blutë që luhet këtë të dielë. “Kur shoh Çelsin, e kuptoj shumë mirë se çfarë po përpiqen të bëjnë. Kur sheh skuadrën, lojtarët, stolin dhe thellësinë këtij klubi, e kup-ton. Bëhet fjalë për Çelsin, që ka ndër sulmuesit më të mirë në botë në organikë, por edhe një mesfushë plot kualitet nga më të mirët në botë. Kanë një organizim të mirë, mbrojtje dhe sulm të mirëmenduar. Dinë shumë mirë se çfarë duan të bëjnë dhe unë kam shumë respekt

Trajneri i Juventusit, Masi-miliano Alegri, në prag të transfertës ndaj Sasuolos, që do të zhvillohet sot, u ndal ndër të tjera tek situata me Paulo Dibalën, për të cilin po flitet se është duke luajtur sezonin e fundit me “Zonjën e Vjetër”. “Me Dibalën jemi sqaruar për situatën pas ndeshjes me Par-mën, pasi ai kuptoi gabimin dhe u kërkoi falje të gjithëve. Klubi beson shumë tek ai dhe i ka dhënë numrin 10, por edhe shiritin kur në fushë nuk është Kjelini. Sa u përket shifrave të golave të shënuar, mund të them se Paulo luan në të njëjtin pozicion si vitin

shënoi në minutën e 75-të, më pas Kaderabek shënoi për 3-2. Kurse golin e barazimit e shënoi Belfodil në minutën e 87-të për ta marrë një pikë nga ky takim.

e kaluar dhe ka ndryshuar vetëm partneri i sulmit, pasi tani luan përkrah Ronaldos, që ka karakteristika të ndrys-hme nga Higuain”, tha Alegri.

në “Uanda Metropolitanos” pati emocione të forta dhe rivalitet të spikatur, por u fitua siç thamë nga Reali, me shi-frat 3-1, në një ndeshje ku më shumë se futbollistët protag-onist u bë “VAR”-i, thelbësor në 2 nga 4 golat e shënuar në total, sepse anuloi një tjetër finalizim të Atletikos (Morata në pozicion milimetrik jashtë loje) si dhe nuk akordoi pe-nallti në favor po të Alvaro Moratës (kur rezultati ishte 1-2). Një trepikësh shumë i rëndësishëm për “Los Blan-

Reali fiton derbin e Madridit me Atletikon, protagonist bëhet VAR me vendime të dyshimta

“Kombëtarja e Turqisë ka vendosur ta shkarkojë trajner-in rumun, Mircea Luçesku”, shkruan“Reuters”. Në stolin turk pritet të rikthehet pas 15 vitesh, Senol Gynesh. Luçes-ku, 73 vjeçar, ishte emëruar trajner i Turqisë në verën e vitit 2017 dhe kishte kontratë deri në qershor 2019, meg-jithatë balanca prej 4 fitoresh, 6 barazimeve e 7 humbjeve ka bërë që Federata turke e futbollit të marrë vendim

për shkarkimin e tij. Në anën tjetër Gynesh, që aktualisht drejton Beshiktashin, ishte trajner më 2002-2004, kur kombëtarja turke kishte arri-tur më 2002 në Kupën e Botës të dilte e treta. Sipas “NTV” ai do të mbetet trajner i Beshi-ktashit deri në fund të këtij sezoni. 66-vjeçari ka fituar dy herë ligën turke me Beshik-tashin, kurse ka drejtuar më parë edhe Trabzonsporin dhe Bursasporin.

cos”, që parakalojnë pikërisht “Los Colchoneros” në renditje, duke ngushtuar në 5 pikë diferencën me Barcelonën, që gjithsesi ka një ndeshje më shumë për të luajtur, atë të kësaj të diele me Athletik Bilbaon në transfertë. Takimi u zhbllokua me një supergol të shënuar nga Kasemiro me roveshatë, i gjendur në vendin dhe kohën e duhur. Atletiko barazoi 9 minuta më vonë me Antuan Griezman, i nisur në pozicion të dyshimtë. “VAR”-i konfirmoi pozicionin e rreg-

Junajtid masakron Fulhamin, Liverpuli rimerr kreun

NDESHJE e drejtoi Mircea Luçesku kombëtaren turke, të cilën e mori në verë të vitit 2017, por tekniku nuk e mbylli dot as mandatin e parë në krye

të skuadrës, sepse u shkarkua dje. Natyrisht, Lucesku është ndër teknikët më të njohur, por ekipit i munguan rezultatet.

17

“Los Blancos” fiton 3-1, por nga 4 golat e këtij takimi 2 i përcaktoi teknologjia, ndërsa iu mohua një gol dhe nuk iu dha një penallti sade Atletikos

për ta. Ndaj për ne takimi i së dielës ndaj tyre mund të kon-siderohet si një finale dhe me këtë mentalitet do të zbresim në fushë”, tha Guardiola.

ullt të francezit, por nuk mori në konsideratë ndërhyrjen ndaj Vinicius, që ktheu topin te kundërshtari. Para se të mbyllej pjesa e parë, Vinicius fitoi një 11-metërsh me ndë-rhyrjen e “VAR”-it (ndërhyrje thuajse mbi vijë), që u shndër-rua në gol nga Serxhio Ramos. Mbrojtësi e Realit, përtej golit të realizuar u ndëshkua me karton në këtë ndeshje, duke u bërë me më shumë kartonë të verdhë e të kuq në Ligën Spanjollë, në El Clasico, në tërësi në Spanjë dhe UEFA Champions League. Dukjet se Ramos është i “abonuar” me kartonët dhe ka një “dashuri” të flaktë për ta. Reali ishte më di-namik në lojë dhe në minutën e 74-t shënoi edhe golin e tretë me Gareth Bale, pas asistimit të Luka Modriçit. Për Atletikon ndeshja u mbyll me ndësh-kimin e Thomas me kartonin e dytë të verdhë 10 minuta para përfundimit të kohës së rreg-ullt. Për skuadrën e Simeones kjo ishte humbja e dytë radhazi në La Liga (u mposht 1-0 edhe nga Betisi një javë më parë) dhe kjo tregon shenja krize të forta, megjithëse gara për kreun vijon të jetë e fortë dhe e hapur në Spanjë.