skripte - e drejta sendore - aab 18 maj 2012

39
E DREJTA SENDORE TABELA E PËRMBAJTJES: PJESA 1 HYRJE NË TË DREJTËN SENDORE KAPITULLI 1 NOCIONI I TË DREJTËS SENDORE KAPITULLI 2 PARIMET E TË DREJTËS SENDORE KAPITULLI 3 BURIMET E TË DREJTËS SENDORE PJESA 2 POSEDIMI KAPITULLI 4 NOCIONI DHE RËNDËSIA E POSEDIMIT KAPITULLI 5 OBJEKTI I POSEDIMIT KAPITULLI 6 LLOJET E POSEDIMIT KAPITULLI 7 MBROJTJA DHE SHUARJA E POSEDIMIT PJESA 3 PRONËSIA KAPITULLI 8 NOCIONI, KARAKTERISTIKAT DHE KUFIZIMI I PRONËSISË KAPITULLI 9 FITIMI DERIVATIV I PRONËSISË KAPITULLI 10 FITIMI ORIGINER I PASURISË KAPITULLI 11 MBROJTJA E PRONËSISË KAPITULLI 12 HUMBJA E TË DREJTËS SË PRONËSISË PJESA 5 E DREJTA FQINJËSORE KAPITULLI 13 NOCIONI I TË DREJTËS FQINJËSORE DHE IMISIONET PJESA 6 E DREJTAT E SERVITUTEVE KAPITULLI 14 NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE KAPITULLI 15 SERVITUTET SENDORE KAPITULLI 16 SERVITUTET PERSONALE

Upload: kreshnik

Post on 24-Oct-2014

4.264 views

Category:

Documents


35 download

TRANSCRIPT

Page 1: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

E DREJTA SENDORETABELA E PËRMBAJTJES:

PJESA 1 HYRJE NË TË DREJTËN SENDORE

KAPITULLI 1 NOCIONI I TË DREJTËS SENDORE KAPITULLI 2 PARIMET E TË DREJTËS SENDORE

KAPITULLI 3 BURIMET E TË DREJTËS SENDORE

PJESA 2 POSEDIMI

KAPITULLI 4 NOCIONI DHE RËNDËSIA E POSEDIMIT KAPITULLI 5 OBJEKTI I POSEDIMIT KAPITULLI 6 LLOJET E POSEDIMIT KAPITULLI 7 MBROJTJA DHE SHUARJA E POSEDIMIT

PJESA 3 PRONËSIA

KAPITULLI 8 NOCIONI, KARAKTERISTIKAT DHE KUFIZIMI I PRONËSISË KAPITULLI 9 FITIMI DERIVATIV I PRONËSISË KAPITULLI 10 FITIMI ORIGINER I PASURISË KAPITULLI 11 MBROJTJA E PRONËSISË KAPITULLI 12 HUMBJA E TË DREJTËS SË PRONËSISË

PJESA 5 E DREJTA FQINJËSORE KAPITULLI 13 NOCIONI I TË DREJTËS FQINJËSORE DHE IMISIONET

PJESA 6 E DREJTAT E SERVITUTEVE

KAPITULLI 14 NOCIONI, PARIMET DHE LLOJET E SERVITUTEVE KAPITULLI 15 SERVITUTET SENDORE KAPITULLI 16 SERVITUTET PERSONALE

Page 2: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

PJESA 1HYRJE NË TË DREJTËN SENDORE

KAPITULLI 1NOCIONI I TË DREJTËS SENDORE

1. Nocioni i së drejtës sendore

E drejta sendore, si pjesë e së drejtës civile, përfshin tërësinë e normave juridike-civile, përkatësisht të normave juridike-sendore me të cilat rregullohen marrëdhëniet juridike-civile të subjekteve lidhur me sendet. Të jesh pronar mbi një send do të thotë të kesh të drejtën absolute më të fortën, pushtetin faktik dhe juridik mbi sendet, qofshin ato të luajtshme apo të paluajtshme. Pra, pronari është titullar me autorizime të veçanta, p.sh., ka të drejtën e përdorimit (ius utendi), shfrytëzimit (ius frutendi) dhe të disponimit (ius ubutendi) mbi sendin e caktuar.

Page 3: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

Tërësia e normave juridike sendore paraqesin të drejtën sendore në kuptimin objektiv. Nga e drejta objektive pastaj subjektet i realizojnë të drejtat e veta subjektive civile lidhur me sendet e caktuara.

Titullarët e të drejtave mbi sendet kanë të drejtën subjektive sendore që është e karakterit absolut. Të drejtat sendore janë përfaqësues tipikë të të drejtave absolute dhe i kanë të gjitha karakteristikat e të drejtave absolute, duke filluar nga veprimi i erga omnes, deri tek e drejta e racionit. E drejta sendore është degë pozitive e së drejtës, që rregullon marrëdhëniet midis njerëzve lidhur me sendet. Këto dispozita (rregulla juridike) përcaktojnë përkatësinë e sendit.

Të drejtat sendore si të drejta absolute janë të bartshme (të qarkullueshme) nga një subjekt në subjektin tjetër dhe nga një titullar në një titullar tjetër. Kjo mund të bëhet me kontratë, testament, apo mënyrë tjetër (ex lege), mirëpo palët nuk mund ta ndryshojnë përmbajtjen e të drejtave sendore, pasi përmbajtjen e tyre e përcakton vetë ligji, përkatësisht, norma imperative.

KAPITULLI 2PARIMET E TË DREJTËS SENDORE

1. Parimet e së drejtës sendore

1.1 Në të drejtën sendore, si edhe në degët e tjera të së drejtës, ekzistojnë parimet në bazë të të cilave mbështetet e drejta sendore, përkatësisht bëhet rregullimi juridik i marrëdhënieve juridiko -sendore. Me këto parime, përcaktohet përmbajtja e vetë të drejtave sendore. Normat e së drejtës sendore gjithmonë duhet t’i kenë parasysh parimet e së drejtës sendore. Këto parime ndihmojnë të bëhet dallimi i së drejtës sendore nga degët e tjera të së drejtës civile. Parimet e së drejtës sendore janë:

1.1.1 PARIMI I ABSOLUTITETIT TË TË DREJTAVE SENDORE: Me parimin e absolutitetit të të drejtave sendore nënkuptojmë faktin se të drejtat sendore janë përfaqësuesi kryesor i të drejtave absolute, çka do të thotë se janë ato të drejta që veprojnë erga omnes ndaj të gjithëve. Të drejtat sendore nuk kanë veprim vetëm ndaj një personi të caktuar, por ato kanë të bëjnë me çdo person i cili në ndonjë mënyrë mund ta pengojnë ushtrimin e së drejtës subjektive sendore. Në këtë rast nuk ka rëndësi se a ekziston ndonjë marrëdhënie juridike - sendore midis palëve. Të drejtat sendore kërkohet që të respektohen nga çdokush.

Veprimi erga omnes i të drejtave sendore (pronësisë) nënkupton se numri i personave të cilët duhet ta respektojnë të drejtën sendore nuk është i caktuar. Te të drejtat sendore detyrimi i këtyre personave është me karakter negativ. Kjo do të thotë se të gjithë personat që janë të obliguar ta respektojnë të drejtën sendore nuk duhet të ndërmarrin kurrfarë veprimi ne favor të së drejtës subjektive të titullarit.

Titullari i së drejtës sendore, në mbështetje të parimit të absolutitetit, del se ka të drejtë që sendin e vet ta kthejë në çdo kohë dhe kudo që e gjen. Për pronarin nuk është me rëndësi se në çfarë rruge sendi i tij ndodhet te tjetri. Kjo ndryshe quhet edhe e drejta e racionit.

1.1.2. PARIMI I NUMËRIMIT TAKSATIV (NUMERUS CLAUSSUS): Te pronësia dhe të drejtat e tjera sendore, për vetë faktin se janë të drejta sendore me karakter absolut, ekziston detyrimi që të dihet

Page 4: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

saktësisht se cilat janë ato të drejta dhe kujt i takojnë. Titullarët mund të jenë bartës vetëm të atyre të drejtave sendore që i njeh e drejta pozitive. Ligji është ai i cili cakton si numrin, ashtu dhe përmbajtjen e tyre. Numri dhe përmbajtja e të drejtave sendore jo vetëm që caktohet në momentin e nxjerrjes së ligjit, por kjo bëhet edhe në mënyrë shumë të saktë. Normat që e rregullojnë këtë janë të karakterit të detyrueshëm, pra me karakter ius cogens, që do të thotë se palët këto dispozita nuk mund t’i ndryshojnë ndërkohë me vullnetin e tyre. Shkelja e këtyre dispozitave çon në pavlefshmërinë e fitimit, ndryshimit apo shuarjes së ndonjë të drejte sendore. Kjo mundëson sigurinë juridike për qytetarët. Caktimi i të drejtave sendore në mënyrë taksative nuk do të thotë se nuk mund të ketë edhe të drejta të tjera sendore, por kjo duhet të bëhet gjithmonë me ligj. Ligji mund të parashikojë edhe të drejta të tjera sendore. Në të drejtën tonë, të drejtat sendore janë:

1.1.2.1 E drejta e pronësisë, 1.1.2.2 E drejta e servituteve,1.1.2.3 E drejta e pengut, 1.1.2.4 E drejta e barrëve sendore; dhe1.1.2.5 E drejta e ndërtimit.

1.1.3 PARIMI I PUBLICITETIT: Të drejtat sendore janë të drejta të karakterit absolut. Prandaj, është e nevojshme që të gjithë personat e tretë të dinë se kujt i takon e drejta e caktuar. Pra, personat duhet të dinë se kujt i takon e drejta, p.sh., pronësia, servituti, pengu, etj. Parimi i publicitetit, kur bëhet fjalë për sendet e paluajtshme, manifestohet me aktin e regjistrimit të së drejtës së pronarit a të ndonjë të drejte tjetër sendore në librat publikë. Secili që do mund të shikojë librat publikë, përkatësisht të marrë verifikime se kush është titullar i asaj paluajtshmërie të regjistruar në këto libra. Në qoftë se dikush e blen sendin e paluajtshëm pa e vërtetuar të drejtën e pronësisë në bazë të librave publikë, ai nuk mund t’i referohet mosqenies i informuar. Parimi i publicitetit, kur bëhet fjalë për të drejtat mbi sendet e luajtshme, manifestohet me ushtrimin e pushtetit faktik mbi sendin. Në këtë rast mjet i publicitetit është posedimi i sendit.

1.1.4 PARIMI I SPECIALITETIT (SPECIFICITETIT): Me parimin e specialitetit nënkuptojmë faktin se të drejtat sendore konstituohen mbi sendet individualisht të përcaktuara. Pra, e drejta e pronësisë ekziston mbi secilin send veç e veç që posedon pronari. Nëse ka njëqind tavolina, nuk thuhet se është pronar i të gjitha tavolinave, por thuhet se ka të drejtën e pronësisë mbi secilën tavolinë. Të drejtat sendore ekzistojnë vetëm mbi sende individualisht të përcaktuara. Parimi i specialitetit nënkupton, përveç sendit individualisht të përcaktuar si objekt, edhe individualizimin e përmbajtjes së të drejtës mbi sendin e caktuar.

KAPITULLI 3BURIMET E TË DREJTËS SENDORE

1. Burimet e së drejtës sendore

1.1 E drejta sendore është degë pozitive e së drejtës që përfshin tërësinë e normave (dispozitave dhe rregullave) juridike, me të cilat rregullohen marrëdhëniet shoqërore, përkatësisht marrëdhëniet juridike me karakter juridiko-sendor apo marrëdhëniet midis njerëzve (personave) lidhur me sendet e caktuara. Prandaj lind pyetja se cilat janë ato burime të së drejtës sendore? Burimet e së drejtës sendore ndahen në burime në kuptimin material dhe burime në kuptimin formal.

Page 5: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

1.1.1 BURIM NË KUPTIMIN MATERIAL është ajo forcë që e krijon të drejtën në përgjithësi, pra edhe të drejtën sendore në veçanti. E drejta krijohet nga vullneti i përfaqësuesve të popullit, të cilët realizojnë demokracinë indirekte brenda një strukture shtetërore me të drejtë të nxjerrjes së ligjeve të veta.

1.1.2 BURIME NË KUPTIMIN FORMAL që pranohen botërisht janë ligji, aktet nënligjore dhe e drejta zakonore. Kjo vlen edhe për Kosovën. Ndërkaq, praktika gjyqësore dhe doktrina shkencore mbeten një temë e hapur. Kjo nuk do të thotë se këto nuk janë burim formal subsidiar i së drejtës sendore.

PJESA 2POSEDIMI

KAPITULLI 4NOCIONI DHE RËNDËSIA E POSEDIMIT

1. Nocioni i Posedimit

Posedimi, si institut juridik, paraqet një gjendje faktike të mbrojtur nga e drejta pozitive (e zbatueshme). Posedimi nuk konsiderohet e drejtë sendore, por vetëm pushtet faktik (ekonomik) mbi sendin. Posedimi paraqitet si domosdoshmëri për secilën të drejtë sendore. Mbajtësi (nëdorësi) i sendit, të gjetur apo të vjedhur a të blerë nga jopronari, edhe pse sillet si pronar i sendit, ai është vetëm një posedues i thjeshtë, pra, e ka vetëm pushtetin faktik mbi sendin, jo edhe pushtetin juridik mbi sendin. Pushteti juridik mbi sendin i

Page 6: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

takon vetëm pronarit të vërtetë. E drejta objektive i njeh pronësinë vetëm pronarit e jo çdo mbajtësi (nëdorësi) të sendit. Posedimi është pushteti faktik mbi sendin, pa marrë parasysh se ky pushtet ushtrohet në bazë të së drejtës subjektive ose pa bazë juridike dhe pavarësisht nga ajo se poseduesi beson se është i autorizuar ta ushtrojë atë pushtet faktik.

Posedimi nuk është asgjë tjetër, përveçse pushtet faktik ndaj sendit. Ky përkufizim i posedimit është i përbashkët pothuajse për të gjitha legjislacionet. Posedimi është gjendje faktike e mbrojtur nga e drejta. Posedimi është gjendje faktike që prezumon të drejtën, i cili supozim mund të rrëzohet me provimin e së kundërtës. Posedimi, edhe pse gëzon mbrojtje juridike, ai nuk konsiderohet e drejtë sendore. Duke pasur parasysh se posedimi mundëson shfrytëzimin ekonomik të sendit në posedim dhe se ky pushtet faktik gëzon mbrojtje nga e drejta, prapëseprapë në të drejtën sendore ky pushtet faktik i mbrojtur nga e drejta nuk mund të konsiderohet e drejtë sendore. Mbrojtja e posedimit nga gjykatat nuk nënkupton mbrojtjen e një të drejte subjektive, por mbrohet pushteti faktik i fundit mbi sendin.

2. Rëndësia e posedimit

Rëndësia e posedimit për të drejtën civile, në përgjithësi, dhe për të drejtën sendore, në veçanti, është shumë e madhe. Poseduesi i sendit supozohet të jetë pronar ose titullar i ndonjë të drejte tjetër sendore. Poseduesi i sendit apo i së drejtës, edhe pse ka vetëm pushtetin faktik, ai në një mënyrë gëzon edhe mbrojtje juridike. Pastaj posedimi, sidomos ai me mirëbesim dhe i ligjshëm, paraqet fakt juridik që ka ndikim në fitimin e së drejtës së pronësisë a të ndonjë të drejte tjetër, përkatësisht mund të shkaktojë shuarjen e ndonjë të drejte sendore të titullarëve të tjerë.

Poseduesi, edhe në rastet kur nuk është pronar, mund të përgjigjet për dëmin, duke ushtruar pushtetin faktik mbi sendin, përkatësisht ai përgjigjet për sendet e rrezikshme në bazë të përgjegjësisë objektive.

KAPITULLI 5OBJEKTI I POSEDIMIT

1. Objekti i Posedimit

Objekt mund të jenë sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, individualisht të përcaktuara. Këtu bëjnë pjesë edhe frytet e shkëputura. Sendi, për të qenë objekt i posedimit, duhet të dalë në qarkullimin juridik dhe kjo bëhet me punë juridike. Pasuritë publike nuk mund të jenë në posedim, përderisa, për nga natyra e tyre, janë të përjashtuara nga qarkullimi civilo - juridik.

2. Posedimi i së drejtës

Përveç posedimit të sendeve, ekziston edhe posedimi i të drejtave. Kur dikush nuk e ka pushtetin e plotë faktik ndaj sendit, por vetëm pushtetin e atillë që është përmbajtje e ndonjë të drejte sendore tjetër, ai ka posedimin e të drejtave. Te ky lloj i posedimit është e drejta, që do të thotë objekt mund të jetë një e drejtë e servitutit, e drejta në barrën reale, e drejta e detyrimit, që është rezultat i ndonjë pune juridike. Poseduesi i të drejtave është kryerje faktike e përmbajtjes thelbësore të ndonjë të drejte të lidhur me vullnetin që

Page 7: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

përmbajtja e asaj të drejte të kryhet për vete, (si e drejtë e tij). Posedimi ekziston edhe atëherë kur dikush ka të drejtën e kërkesës. Posedimi i të drejtave që përmbajnë dy elementet; corpusin dhe animusin, duhet posedim i drejtë, i cili gëzon mbrojtje juridike. Corpusi tek posedimi i të drejtave, do të thotë kryerja faktike e përmbajtjes esenciale të ndonjë të drejte. Animusi tek posedimi i të drejtave, do të thotë, vullneti që të ushtrohet përmbajtja e ndonjë të drejte, si e drejtë e tij.

3. Krijimi dhe shuarja e posedimit

Në të drejtën sendore, rëndësi të veçantë paraqet momenti i konstituimit të ndonjë të drejte sendore. Posedimi, edhe pse nuk është e drejtë, krijimi i saj lidhet për faktin e caktuar. Posedimi, i cili paraqet pushtetin faktik mbi sendin, lind (krijohet) me konstituimin e pushtetit faktik ndaj sendit ose së drejtës, që është objekt i posedimit. Posedimi, pra, ekziston nga momenti kur poseduesi, i cili mund të jetë person fizik apo juridik, e vë sendin nën pushtetin fizik të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të tij. Poseduesi, zakonisht, është edhe pronar i sendit, por posedues mund të jetë edhe vjedhësi i sendit, gjetësi i sendit etj., i cili nga sendi që e ka në posedim nxjerr përfitime ekonomike dhe sillet sikurse sendi është i tij.

4. Fitimi i posedimit

4.1 Posedimi fitohet me anë të veprimeve juridike, me trashëgim dhe me pushtim. Posedimi është fituar kur poseduesi krijon pushtetin faktik mbi sendin, qoftë duke e themeluar me veprim të njëanshëm (fitimi origjener) ose kur ky është bartur (fitimi derivativ):

4.1.1 Fitimi Origjiner i posedimit do të thotë fitim i posedimit pa vullnetin a kundër vullnetit të poseduesit të deritanishëm. Në këtë rast, fitimi bëhet pa marrë parasysh paraardhësin. Posedimi mbi sendet e luajtshme bëhet me marrjen e tyre, ndërsa në sendet e paluajtshme, me fillimin e shfrytëzimit të tyre, si, bie fjala, me lëvrimin e tokës bujqësore etj.

4.1.2 Fitimi Derivativ është një mënyrë tjetër e fitimit të posedimit dhe do të thotë që fitimi i posedimit bëhet me vullnetin e poseduesit paraardhës, çka nënkupton kalimin e posedimit nga një posedues në poseduesin tjetër. Fitimi derivativ bëhet, pra, me dorëzimin e sendit dhe dorëzimi i sendit nënkupton konstituimin e posedimit.

5. Bashkëposedimi dhe posedimi i përbashkët

5.1 Bashkëposedimi është i mundshëm te të gjitha të drejtat që mund të kenë më shumë titullarë, p.sh., edhe tek e drejta e pronësisë, e servitutit; te bashkëposedimi, pushteti faktik i poseduesit ushtrohet sipas pjesëve alikuote etj. Bashkëposedimi ekziston nëse sendin e caktuar,të cilin bashkëposeduesit e përdorin sipas pjesës alikuote, ai që ka 1/3 e pushtetit faktik e përdor sendin 1 herë në krahasim me atë që ka 2/3 e pushtetit faktik, i cili e përdor sendin 2 herë më shumë se i pari.

5.2 Posedimi i Përbashkët është i mundshëm kur dy e më shumë persona e ushtrojnë pushtetin faktik mbi sendin dhe nuk dihet vëllimi i ushtrimit të pushtetit faktik derisa të ndahet sendi i përbashkët në posedim. Kur bëhet fjalë për pronësinë e përbashkët, nuk pranohet ushtrimi i pushtetit faktik në mënyrë të pavarur.

KAPITULLI 6LLOJET E POSEDIMIT

Page 8: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

1. Posedimi i drejtpërdrejtë dhe posedimi i tërthortë:

1.1 Posedimi i Drejtpërdrejtë ekziston atëherë kur personi i drejtpërdrejt ose përmes të autorizuarit e ushtron pushtetin faktik mbi sendin.

1.2 Posedimi i Tërthortë ekziston kur personi pushtetin faktik mbi sendin e ushtron përmes personit tjetër, të cilit në bazë të frytëzimit, kontratës mbi pengun, qiranë, shërbimin, i ka dhënë sendin në posedim të drejtpërdrejtë; për poseduesin e parë ky lloj posedimi është posedim i tërthortë (indirekt), ndërsa mbajtësi i sendit në bazë të punës juridike e ka posedimin e drejtpërdrejt, por edhe posedimin e nxjerrë, sepse pushteti faktik i tij buron nga pushteti faktik i atij që e ka kaluar atë me anë të punës juridike.

2. Posedimi i ligjshëm dhe i paligjshëm:

2.1 Posedimi i Ligjshëm është posedim i cili mbështetet mbi një bazë juridike të vlefshme (punët juridike, vendimet, okupimi etj.)

2.2 Posedimi i Paligjshëm është posedim që mbështetet mbi një bazë juridike të pavlefshme.

3. Posedimi i vërtetë dhe jo i vërtetë:

3.1 Posedimi i Vërtetë është ai që fitohet mbi një bazë të rregullt (në mënyrë të rregullt), me dorëzim të lejueshëm të sendit në pushtet faktik. Posedimi i vërtetë ose i qetë është ai që nuk është fituar me forcë, mashtrim ose me keqpërdorim të besimit (p.sh. i jepet libri në përdorim, por poseduesi pastaj nuk e kthen).

3.2 Posedimi jo i Vërtetë është në rastet kur posedimi bëhet me forcë, mashtrim ose keqpërdorimi të besimit, atëherë ai është posedim jo i vërtetë. Ky lloj posedimi bëhet i vërtetë pas kalimit të kohës, brenda së cilës personi nga i cili është marrë sendi nuk ka ndërmarrë veprime për ta mbrojtur të drejtën e vet tëposedimit.

4. Posedimi me mirëbesim dhe me keqbesim:

4.1 Posedues me mirëbesim është ai që nuk di ose, sipas rrethanave të arsyeshme, nuk duhet të dijë se

sendi që e posedon nuk është i tij. Posedimi është me mirëbesim kur poseduesi nuk ka ditur ose nuk ishte i detyruar të dinte se posedimi i tij është i paligjshëm

4.2 Posedues me keqbesim është ai që ka ditur se e posedon pa autorizim sendin e huaj ose sipas rrethanave ekzistuese ka mundur të përfundojë se në pushtetin e vet faktik e ka sendin e huaj. Posedimi është me keqbesim kur poseduesi ka ditur ose duhet ta dinte se posedimi i tij është i paligjshëm, p.sh., kur pushteti faktik krijohet me vjedhje.

5. Efektet juridike të posedimit me mirëbesim

Page 9: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

5.1 Efektet juridike të posedimit me mirëbesim, lidhur me sendet dhe të drejtat, është çështje e legjislacionit. Sendin faktikisht mund ta disponojë poseduesi me mirëbesim dhe ai për këtë nuk i përgjigjet askujt. Ndërkaq, poseduesi me keqbesim është përgjegjës edhe për posedimin faktik, pra ai për veprimet lidhur me sendin në posedim është përgjegjës para poseduesit, përkatësisht para pronarit të vërtetë. Poseduesi i sendit, duke ushtruar pushtetin faktik, mund të bëjë disa lloje të shpenzimeve. Këto shpenzime mund t’i bëjë si poseduesi me mirëbesim, ashtu edhe poseduesi me keqbesim. Shpenzimet rreth sendit mund të jenë: shpenzime te domosdoshme, të dobishme dhe të luksit, pra kemi tri lloje të shpenzimeve:

5.1.1 Shpenzimet e domosdoshme janë ato që bëhen me qëllim që të ruhet sendi nga shkatërrimi

5.1.2 Shpenzimet e dobishme janë ato shpenzime, të cilat rrisin vlerën e sendit. Poseduesit me mirëbesim i pranohen shpenzimet sipas kriterit objektiv, por deri në vlerën që ka investuar. Poseduesit me keqbesim i njihen shpenzimet sipas kriterit subjektiv, që do të thotë çfarë është fitimi për pronarin. 5.1.3 Shpenzimet e luksit janë shpenzime të bëra vetëm për zbukurimin e sendit ose për ta bërë më komod atë. Këto shpenzime nuk i pranohen asnjërit posedues.

6. Efektet juridike lidhur me frytet

6.1 Frytet natyrore dhe ato civile janë produkte që dalin nga sendi frytdhënës:

6.1.1 Frytet natyrore: Poseduesi me mirëbesim ka të drejtën e fryteve dhe ai i fiton ato me vjelje dhe nuk ka përgjegjësi për to, derisa ka ekzistuar posedimi. Poseduesi me keqbesim nuk bëhet pronar i fryteve dhe ai përgjigjet për tërë kohën që ka qenë në posedim. Ai përgjigjet si për frytet e fituara, ashtu edhe për frytet që nuk i ka vjelë, gjë që ndryshe quhet fitim i humbur.

6.1.2 Frytet civile: Poseduesi i ndërgjegjshëm mbanë frytet civile dhe i kthen ato që i ka mbledhur para se të arrijnë, (p.sh., e merr qiranë për një vit përpara). Poseduesi me keqbesim i kthen të gjitha frytet civile si ato të vjela, ashtu edhe ato që i ka lënë pa i vjelë.

KAPITULLI 7MBROJTJA DHE SHUARJA E POSEDIMIT

1. Mbrojtja e posedimit

1.1 Posedimi nuk është e drejtë sendore, megjithatë posedimi gëzon mbrojtje juridike. Posedimi është një gjendje faktike, kurse parim i përgjithshëm juridik që ka rëndësi jo vetëm në të drejtën civile, por edhe në degët e tjera të drejtësisë, është ai që një gjendje ekzistuese faktike të mbrohet. Për mbrojtjen e posedimit ligji lejon vetëmbrojtjen si mjet i mbrojtjes së posedimit si dhe paditë poseduese (Padinë për Pengimposedim dhe Padinë për Rikthimin e Posedimit).

1.1.1 Vetëmbrojta mund të përdoret në kushtet kur është përgjithësisht e lejueshme vetëndihma. Çdokush mund ta zmbrapsë me forcë sulmin e drejtpërdrejtë të paligjshëm mbi objektin e posedimit

Page 10: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

të vet. Pra poseduesi ka të drejtë për vetëndihmë kundër çdo subjekti të cilit ia ka marrë sendin, që e shqetëson në mënyrë të kundërligjshme në ushtrimin e posedimit . Për ta përdorur ndihmën, duhet të plotësohen disa kushte dhe këto janë:

1.1.1.1 Rreziku të jetë i drejtpërdrejtë, 1.1.1.2 Vetëndihma të jetë e nevojshme dhe 1.1.1.3 Veprimi me vetëndihmë t’u përgjigjet rrethanave të rrezikut.

1.1.2 Paditë poseduese janë sumare (përmbledhëse), gjë që do të thotë të shkurtëra dhe të shpejta. Kur vendos për çështjet që kanë të bëjnë me posedimin, Gjykata duhet të veprojë urgjentisht. Ajo vendos jo me aktgjykim si te konfliktet e tjera civile, por me aktvendim. Për paraqitjen e padive poseduese, për shkak të sumaritetit (shkurtësisë) të procedurës, përkitazi me konfliktet poseduese është caktuar një afat i shkurtër. Padia poseduese, qoftë për pengim, qoftë për rikthim, duhet të paraqiten brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita kur paditësi ka marrë vesh për marrjen e objektit të posedimit. Ekziston edhe afati më i gjerë prekluziv prej një viti. Nëse paditësi ka marrë vesh për pengim ose marrje pasi ka kaluar një vit, ai nuk mund të paraqesë padi poseduese. Poseduesi në këto raste paraqet padi për mbrojtje të pronësisë. Mbrohet çdo posedim, qoftë ai i tërthortë, qoftë i drejtpërdrejtë, me mirëbesim ose me keqbesim, i ligjshëm ose i paligjshëm. Kemi dy lloje të padive poseduese:

1.1.2.1 Padia për Pengimposedim: paraqitet kur kemi pengim të posedimit. Personi i cili cenohet në posedimin e një sendi mund të kërkojë brenda gjashtë (6) muajve, pushimin e cenimit të posedimit dhe mospërsëritjen e tij në të ardhmen. Kjo e drejtë nuk i takon poseduesit i cili ka fituar posedimin me dhunë ose fshehurazi.

1.1.2.2 Padia për Rikthimin e Posedimit: Poseduesi jo vetëm që mund të pengohet në ushtrimin e pushtetit faktik, por mundet edhe ti merret objekti i posedimit. Në këto raste kërkohet rivendosja në posedim ose rikthimi i objektit (sendit) në posedim. Për këtë situatë paraqitet padia për rikthimin e posedimit.

2. Shuarja e Posedimit

2.1 Posedimi është pushtet faktik mbi sendin. Posedimi mund të shuhet si vijon:

2.1 Me humbjen e pushtetit faktik mbi sendin, humb edhe posedimi.

2.2 Me shkatërrimin e sendit që është objekt i posedimit

2.3 Me bartjen e sendit në personin tjetër (p.sh me shitje, me dhuratë etj).

2.4 Në rastin kur sendi i kthehet poseduesit, respektivisht pronarit në bazë të padisë për rikthimin e sendit në posedim ose në bazë të padisë për mbrojtjen e pronësisë: actio reivindicatio dhe padisë publiciane, kur këto padi përfundojnë me sukses.

Page 11: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

PJESA 3PRONËSIA

Kapitulli 8Nocioni, Kufizimet dhe Fitimi i Pronësisë

1. Nocioni i pronësisë

E drejta e pronësisë paraqet njërin ndër institutet juridike më të rëndësishme të së drejtës civile, në përgjithësi, përkatësisht institutin juridik më të rëndësishëm të së drejtës sendore, në veçanti. Pronësia trajtohet jo vetëm si e drejtë mbi sendin, por edhe si marrëdhënie juridike-pronësore. Pronësia si institut juridik me ndikim në marrëdhëniet e tjera shoqërore, për shkak të rëndësisë, është objekt i rregullimit jo vetëm ligjor, por edhe kushtetues. Me kushtetutë garantohet e drejta e pronësisë.

Page 12: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

E drejta e pronësisë është e drejtë sendore që përmban autorizime më të gjera me rastin e shfrytëzimit dhe disponimit të një sendi. Pronësia, për nga përmbajtja e saj, është e drejtë sendore që titullarit i garanton pushtetin më të lartë mbi një send. E drejta e pronësisë është e drejtë sendore e cila titullarit të vet (pronarit) i jep autorizimin më të plotë për çdo pushtet juridik privat, që lejon rendi juridik dhe që garanton shteti.

“E drejta e pronësisë është e drejtë sendore, e cila bartësit të saj i mundëson posedimin, përdorimin, shfrytëzimin dhe disponimin e sendit të caktuar brenda kufijve të caktuar me ligj.”

Titullarit të pronësisë i takon e drejta e pronësisë edhe mbi pjesët përbërëse të sendit, si dhe frytet natyrore që i prodhon sendi, përveç kur kjo u është kaluar të tjerëve. E drejta e pronësisë është e pakufizuar, përveç me ligj dhe në interes publik.

2. Kufizimi i pronësisë

Në të kaluarën, pronësia ka qenë e pakufizuar dhe është konsideruar hyjnore. Pronari, e ka pronë jo vetëm tokën, por edhe atë që është mbi dhe nën të. Mirëpo, më vonë bëhen disa kufizime të pronësisë. Këto kufizime kanë për qëllim që pronari të ushtrojë autorizimet e veta në mënyrë të caktuar, duke i respektuar edhe nevojat e të tjerëve, që lindin si rezultat i fqinjësisë.

3. Bashkëpronësia dhe Pronësia e Përbashkët

3.1 Bashkëpronësia: Është e mundur që një send individualisht i përcaktuar të jetë objekt edhe i dy e më tepër personave. Pra të këtë më shume subjekte me të drejtë pronësie mbi të njëjtin send. Kjo mund të paraqitet ne formën e bashkëpronësisë dhe pronësisë së përbashkët. Bashkëpronësia dhe pronësia e përbashkët nuk janë lloji i veqant i pronësisë. Por formë e egzistences bashkërisht të shume subjekteve të së drejtës së pronësisë mbi sendin. Bashkëpronësia si institut juridik egziston kur dy ose me shumë persona kanë të drejtë pronësie mbi një send. Secili sipas pjesmarrjes së vet. Disa persona kanë të drejten e bashkëpronësisë mbi sendin e pa pjestuar, kur pjesa e secilit prej tyre është caktuar në poerpjestim me madhsinë. Në qoftë se pjeset e bashkëpronësisë nuk janë caktuar supozohet se janë të barabarta. Bartësit e të drejtës së bashkëpronësisë kanë të drejtën e pronësisë mbi sendin në bazë të pjses alikuote që e përbëjnë tëresinë e sendit. Bashkëpronari mund të disponoi pjesen e vetë pa pëlqimin e bashkëpronareve të tjerë. Në rast të shitjes së pjsës së bashkëpronarit mbi sendin të cilin egziston e drejta e pronësisë, bashkëpronaret tjerë kanë të drejten e parablerjës vetëm nëse kjo është caktuar me ligj.

Bashkëpronari ka të drejt që me pjesën ideale të disponoj pavarsisht, të drejten e parablerjes nëse parasheh ligji, që të drejtoi sendin bashkarisht më bashkëpronaret tjerë, ka të drejte në pjestimin e sendit, merr pjes në bartjen e shpenzimeve lidhur me sendin.

3.2 Pronësia e Përbashkët: Pronësia i përbashket është e drejta e pronësisë që e kanë dy ose më shumë persona mbi të njëjtin send. Por ashtu që pjeset e tyre nuk janë të percaktuara por edhe nuk mund të disponojnë me to, deri sa të zgjas gjendja e pronësisë së përbashket. Për dallim nga titullari i pjesës së bashkëpronësisë, titullari i pjesës në pronësi të përbashkët mund të disponoj vetëm në favor të pronarit tjeter të përbashkët, e kursesi në raport me personon e tretë. Pronësia e përbashkët egziston derisa pronarët e përbashkët nuk kërkojnë ndarjen e saj. Caktimi i pjeses në pronësi të përbashkët mund të kërkohet në qdo kohë dhe kjo e drejtë nuk parashkruhet. Në të drejten tonë njihen më shumë raste të pronësisë së përbashkët, dhe atë si raste tipike konsiderohen : pronësia e përbashkët e bashkëshorteve

Page 13: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

pronësia e përbashkët e familjeve të mëdha dhe pronësia e përbashkët e bashkëtrashigimtareve mbi sendet e mases trashëguese.

4. Parimi Superficies Solo Cedit

Parimi Superficies Solo Cedit të cilin e njihte e drejta romake nënkupton faktin se, qdo gjë që eshte e ngulitur në tokë i takon pronarit të tokës. Në të drejtën romake nuk egzistonte ndarja e pronësisë në toka dhe në ndërtesa. Ky parim i së drejtës romake ka gjetur vend edhe ne të gjitha kodet e shek. Xix dhe legjislacionet e më vonshme. Parimi i përmëndur ne Kosoven e pas luftës se dytë botërore është abroguar në tëresi dhe ka qen i mundur vetëm egzistimi i pronësisë në toka dhe ndërtesa. Pra pronësia e ndarë. Kanë dalluar pronari i tokës dhe pronari i ndërteses. Pronaret e ndërtesave kanë gëzuar të drejtën e përdorimit të përhershem të tokës ndërtimore, e cila ka qene pronësi shoqerore. Praktika gjyqersore ka njohur parimin superficies solo cedit vetëm në raste kur sendet e ngulitura në tokë kanë qënë fidane të ndryshme. P.sh mbjellja e një peme në tokën e huaj është pronësi e pronarit të tokës e jo e atij qe ka mbjell. Ne disa ligje percaktohet se qe qdo gje qe me qellim është lidhur në mënyrë të përhershme mbi një palujtshmëri, mbi ose nën te, është pjesë e palujtshmërise, më perjashtim te rasteve të parashikuara ne ligj.

5. Fitimi i pronësisë

Pronësia është pushtet juridik. Pronësia mund të fitohet në dy mënyra: origjinere dhe derivative. Kjo e fundit ekziston atëherë kur dikush e nxjerrë të drejtën e vet të pronësisë nga e drejta e paraardhësit, kurse origjinere atëherë kur pronari të drejtën e vet pronësore nuk e nxjerrë nga e drejta e paraardhësit, por nga faktet e tjera juridike.

Kapitulli 9Fitimi Derivativ i Pronësisë

1. Fitimi derivativ i pronësisë

1.1 Fitimi derivativ i pronësisë është mënyrë e fitimit të pronësisë, nga titulli i vjetër në titullarin e ri. Bartja e pronësisë nga një titullar në tjetrin, zakonisht bëhet përmes qarkullimit juridik të të drejtave sendore. Qarkullimin juridik të të drejtave e mundësojnë punët e vlefshme juridike, p.sh kontrata e shitblerjes, dhuratës, këmbimit dhe huave. Për fitimin derivativ të pronësisë nevojiten dy momente: baza juridike (iustus titulus) dhe momenti tjetër është mënyra e fitimit (modus aquirendi).

1.1.1 Baza juridike (iustus titulus): Është punë juridike juridik me të cilin dëshirohet të kalohet pronësia mbi një person tjetër. Prandaj, themeli juridik, në kuptimin e bartjes të pronësisë, mund të jetë një punë e njëanshme juridike, siç është testamenti. Puna juridike mund të jetë edhe e dyanshme, siq është kontrata.

Page 14: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

1.1.2 Mënyra e fitimit (modus acquirendi). Për fitimin e pronësisë në sendet e luajtshme kërkohet dorëzimi i sendit, ndërsa për sendet e paluajtshme kërkohet regjistrimi i të drejtës së pronësisë në librat e tokës (regjistrin publik).

1.1.2.1 Modus acquirendi për sendet e luajtshme: Modus acquirendi apo mënyra e fitimit për sendet e luajtshme është dorëzimi i sendit. Dorëzimi i sendit nuk nënkupton vetëm një sjellje të thjeshtë të fituesit të së drejtës në raport hapësinor me sendin, por me të kuptojmë bartjen e posedimit, të pushtetit faktik ekonomik. Dorëzimi i sendit të paluajtshëm ndahet në dorëzim fizik dhe dorëzim fiktiv.

1.1.2.2 Modus aquirendi për fitimin e pronësisë mbi paluajtshmërinë. Pronësia mbi paluajtshmëritë që tjetërsohen me punë juridike fitohet vetëm atëherë kur ato të jenë regjistruar në librat publikë. Vetëm dorëzimi fizik i paluajtshmërisë nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është relevant për kalimin e pronësisë.

Kapitulli 10Fitimi Origjinar i Pronësisë

1. Fitimi origjinar i pronësisë

1.1 Titujt juridikë për fitimin e së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare janë si vijon:

1.1.1 Okupimi (Occupatio) Okupimi është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Okupimi do të thotë marrja e sendeve të askujt (res nullius) në posedim, më dashje që mbi to të themelohet pronësia. Derisa në të kaluarën, kur kishte sende res nullius okupimi kishte një rol më të madh, sot, me okupim mund të fitohet e drejta e pronësisë mbi sendet res derelictes (sendet e braktisura). Sende të braktisura mund të jenë vetëm sendet e luajtshme, sepse nëse sendi i paluajtshëm është i braktisur, ai kalon në pronësi shoqërore. Në këtë rast mund të përmendim se send i braktisur konsiderohet ai send nga i cili pronari heq dorë vullnetarisht nga mbajtja e mëtejshme e tij në pronësi.

1.1.2 Parashkrimi fitues: Në të drejtën sendore parashkrimi fitues, i cili ndryshe quhet edhe usucapio, është titull juridik për fitimin e së drejtës së pronësisë në mënyrë origjinare. Usucapio është titull i fitimit të pronësisë, duke e mbajtur sendin në posedim për një kohë të caktuar. Pra me kalimin e kësaj kohe, poseduesi me mirëbesim bëhet pronar. Poseduesi me mirëbesim dhe i ligjshëm i sendit të luajtshëm, mbi të cilin tjetri ka të drejtën e pronësisë, fiton të drejtën e pronësisë mbi atë send me parashkrim fitues, pas kalimit të kohës prej 3 vjetësh.

Poseduesi me mirëbesim dhe i ligjshëm i sendit të paluajtshëm, mbi të cilin tjetri ka të drejtën e pronësisë, fiton të drejtën e pronësisë mbi atë send me parashkrim fitues, pas kalimit të afatit prej 10 vjetësh. Nëse poseduesi nuk është posedues i kualifikuar, por vetëm posedues me mirëbesim, ai e fiton të drejtën e pronësisë me parashkrim fitues mbi sendin e luajtshëm pas kalimit të afatit prej 10 vjetësh, kurs mbi sendin e paluajtshëm, pas kalimit të afatit (kohës) prej 20 vjetësh.

1.1.3 Fitimi i pronësisë nga jopronari: Në ligj parashikohet mundësia e fitimit të pronësisë nga pronari, si përjashtim, sepse shitësi mund të shesë edhe sende që nuk i ka në pronësi. Personi me

Page 15: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

mirëbesim fiton të drejtën e pronësisë mbi sendin e luajtshëm të marrë me kompensim nga jopronari, i cili, në kuadër të veprimtarisë së vet, vë në qarkullim sende të tilla, dhe të cilit pronari ia ka dorëzuar sendin në posedim në bazë të punës juridike që nuk paraqet bazë për fitimin e pronësisë, si dhe në shitje publike. Fituesi në këto raste duhet të jetë me mirëbesim, sendi të jetë i luajtshëm dhe të jetë paguar vlera e tij. Në këto raste, lejohet mundësia që brenda afatit prej jo më shumë se një vit, ish-pronari të kërkojë kthimin e sendit në pronësi nga blerësi, nëse sendi ka vlerë të veçantë për pronarin e mëhershëm dhe nëse ai paguan çmimin qarkullues të sendit.

1.1.4 Thesari (Thesarus) Gjetja e thesarit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Është një titull juridik i pranuar në të gjitha kodet civile dhe ligjet e tjera që rregullojnë fitimin e pronësisë. Thesar, në kuptimin e ligjit, konsiderohen paratë, ari, argjendi, guri i çmueshëm dhe sendet e krijuara nga metalet e çmueshme, që janë fshehur dhe kanë qëndruar një kohë aq të gjatë saqë pronari nuk mund t’u dihet. Pra thesari paraqet vlerë të madhe pasurore, të fshehur dhe së cilës nuk i dihet pronari. Thesar janë edhe sendet e gjetura, të cilat paraqesin vlerë kulturore dhe, si të tilla, i nënshtrohen regjimit të posaçëm juridik, p.sh. sendet për muze, arkiva etj. Kur pronari nuk paraqitet, pronar i sendeve të fshehura që kanë vlerë kulturore bëhet shteti. Kur kemi të bëjmë me gjetje të thesarit, parimisht, ai ndahet në përpjesëtim të caktuar ndërmjet gjetësit, pronarit të tokës dhe shtetit.

1.1.5 Krijimi i sendit të ri: Sendi i ri ekziston kur personi, me material të vet dhe me punën e vet, krijon ndonjë prodhim të ri, kur ai e fiton pronësinë mbi atë prodhim (send) të tij. Frytet e sendit, po ashtu, janë send i ri dhe i takojnë pronarit. Me ligj parashikohet se e drejta e pronësisë mbi sendin e ri do t’i takojë pronarit të sendit, nga materiali i të cilit, në bazë të punës juridike, sendin e ka punuar personi tjetër.Sendi i ri krijohet edhe me anë të përpunimit (specificatio). Këtu kemi të bëjmë me bashkimin e sendit të huaj me punën e huaj, kur krijohet sendi i ri. Nëse dikush, nga materiali i huaj dhe me punën e vet, ka përpunuar një send të ri, ky i takon atij, nëse është me mirëbesim dhe nëse vlera e punës është më e madhe se vlera e materialit, mirëpo ai është i detyruar ta kompensojë vlerën e materialit, por nëse vlerat janë të barabarta, atëherë krijohet bashkëpronësia.

1.1.6 Gjetja e sendit të humbur: Në bazë të ligjit edhe gjetja e sendit është titull juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare. Nëse pronari të cilit i ka humbur sendi nuk lajmërohet brenda një viti nga dita e gjetjes së sendit, sendi ose paratë për sendin e shitur i dorëzohen në posedim gjetësit të sendit. I humbur është ai send i luajtshëm që nga pushteti i pronësir ose poseduesit ka dalë rastësisht, kështu që ai nuk e din se ku ndodhet sendi i tij.

1.1.7 Bashkimi i sendeve të luajtshme: Bashkimi është krijimi i tërësisë fizike nga sendet e luajtshme të pronarëve të ndryshëm, pa marrëveshjen e tyre. Bashkëimi i sendeve të luajtshme mund të paraqitet në formën e ngjitjes së sendeve ose të përzierjes së sendeve. Ngjitja e sendeve ekziston kur elementet nga të cilat është krijuar sendi i ri nuk e kanë humbur individualitetin e vet ashtu që mund të dallohen, dhe me këtë rast ato mund të jenë pjesë që kanë role të ndryshme funksionale në kuadër të tërësisë ose janë pjesë e një tërësie. Përzierja e sendeve ekziston atëherë kur pjesët e bashkuara humbin individualitetin ashtu që nuk mund të dallohen në kuadër të tërësisë së re. Njihet edhe bashkimi i sendeve të paluajtshme. Bashkimi i paluajtshmërive mund të bëhet duke u bashkuar fizikisht. Rasti i parë ekziston kur një pjesë e tokës i bashkëngjitet tokës tjetër si rezultat i veprimit të rrjedhës së lumit. Në të drejtën sendore, ky rast i bashkimit të paluajtshmërisve quhet Avulsio. Ndërsa rasti kur paluajtshmëria bashkohet gradualisht pa u hetuar quhet Aluvio ose grumbullim.

Page 16: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

1.2 Titujt juridik për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinarë me vendim të shtetit janë si vijon:

1.1.8 Nacionalizimi: Nacionalizimi, gjithashtu, është kalim i pronës private mbi sendet e caktuara në pronësi shtetërore. Nacionalizimi është marrje e pasurisë, zakonisht me kompensim, derisa konfiskimi bëhet pa kompensim.

1.1.9 Konfiskimi: Konfiskimi do të thotë marrje e sendeve pa kompensim në bazë të dispozitave penale dhe administrative dhe kalimi i tyre nga pronësia private në pronësi shtetërore. Konfiskimi gjithmonë vjen si rezultat i ndonjë vepre penale. Në këtë rast konfiskimi paraqet një mënyrë origjinere të fitimit të pronësisë shtetërore.

1.1.10 Shpronësimi (Eksproprijimi): Shpronësimi është kalim i pronës private në atë shtetërore, në interes të përgjithshëm dhe me kompensim. Interesi i përgjithshëm për të cilën mund të bëhet shpronësimi është kuptim mjaft i gjerë. Mirëpo, sipas një dispozite, shpronësimi mund të bëhet veçanërisht për ndërtimin e hekurudhave, aeroporteve, urave, rrugëve, etj. Objekt i shpronësimit janë paluajtshmëritë në pronësi private. Shpronësimi mund të bëhet në dobi të personave që ushtrojnë veprimtari me interes të përgjithshëm.

1.1.11 Reforma Agrare: Nënkupton ndërhyrjen e shtetit në marrëdhëniet pronësore në fushën e bujqësisë – tokat bujqësore. Marrja e tokës atyre që nuk e punojnë nga fondi agrar dhe ndarja e tyre bujqve të cilët e punojnë nga fondi agrar.

1.1.12 Uzurpimi (Uzurpatio): Uzurpimi ka ekzistuar në të kaluarën dhe kjo ndodhte kur dikush në mënyrë arbitrare e uzurponte pronësinë shtetërore, me qëllim që ta shndërronte atë në të drejtë pronësie. Uzurpimet, sot, nuk lejohen dhe me uzurpime nuk mund të fitohet e drejta e pronësisë. Fitimi i pronësisë me anë të uzurpimit ka qenë i ligjësuar deri më 28 gusht 1954.

1.1.13 Fitimi i pronësisë në ankand publik: Blerësi që i blen një send në ankand publik, nuk nxjerr të drejtën nga ana e pronarit të mëparshëm, por nga akti i blerjes në ankandin publik, kjo paraqet fitim origjinar të së drejtës së pronësisë.

1.1.14 Komasacioni: Komasacioni ndodh kur në sipërfaqe të caktuar (hapësirën e komasacionit), nga parcelat ekzistuese të vogla dhe jo të rregullta , formohet një masë e përgjithshme (masa e komasacionit), e cila pastaj në formë të numrit më të vogël, por në parcela më të rregullta, u ndahet pronarëve të njëjtë. Komasacioni është në këtë rast edhe mënyrë për pushimin e pronësisë, por edhe mënyrë për fitimin e pronësisë në mënyrë origjinare.

1.1.15 Fitimi i pronësisë në bazë të lejes administrative: E drejta e pronësisë mbi sendet që janë në pronësi shtetërore (shtazët e egra, peshqit), fitohet me anë të lejes administrative.

1.1.16 Arondimi: kryhet në rastet kur në mes të tokës shtetërore ndodhet një tokë private dhe përmes arondimi shteti ose ua merr tokën dhe i jep pronarit privat kompensim real në të holla.

Kapitulli 11Mbrojtja e Pronësisë

Page 17: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

1. Mbrojtja e pronësisë

1.1 E drejta e pronësisë, si e drejtë subjektive e karakterit absolut, gëzon mbrojtje juridike. Mbrojtja e pronësisë paraqet njërën nga mbrojtjet më të rëndësishme, për të cilën nuk është i interesuar vetëm individi, titullari i pronësisë, por edhe vetë sistemi juridik (ligjvënës). Ligjvënësi mbrojtjen e pronësisë e garanton me aktet më të larta shtetërore. Mbrojtja e pronësisë është me rëndësi të veçantë për çdo rend juridik. Shteti mundëson mbrojtjen e së drejtës së pronësisë nga çdo shkelje. Paditë për mbrojtjen e pronësisë, sipas ndarjes tradicionale, janë tri:

1.1.1 Padia e reivindikimit (Actio Reivindicatio): Padia e reivindikimit është padi e pronarit jo-posedues kundër poseduesit jo-pronar, duke kërkuar nga ky i fundit t’i dorëzojë sendin në posedim ose, siç thuhet në ligj: “Pronari mund të kërkojë me padi nga mbajtësi (nëdorësi), kthimin e sendit të caktuar në mënyrë individuale”. Padia e rivendikimit nuk parashkruhet.

Me rastin e vendosjes mbi këtë padi, jo vetëm që kthehet sendi, por vërtetohet edhe pronësia, e cila vlen edhe për rastet e mëvonshme. Aktgjykimi që jepet në bazë të padisë së reivindikimit vepron edhe ndaj personave të tretë. Padinë e reivindikimit mund ta paraqesë vetëm pronari i sendit, pronësia e të cilit është zhveshur vetëm nga posedimi i sendit. Pronari (paditësi) në padinë e reivindkimit provon pronësinë e tij, ekzistimin e sendit tek i padituri dhe identitetin e sendit të cilin e kërkon nga i padituri.

Nëse pronari e ka fituar të drejtën e pronësisë në mënyrë origjinere, ai duhet të provojë ekzistimin e titullit juridik, në bazë të të cilit e ka fituar këtë të drejtë, p.sh., occupatio, parashkrimi fitues etj., dhe kushtet për plotfuqishmërinë e tij.

Te fitimi derivativ, pronari jo vetëm që e provon pronësinë e vet, por edhe pronësinë e paraardhësit të tij. Mungesa e librave të tokave, tapive a mjeteve të tjera me shkrim e vështirëson provimin e pronësisë së paraardhësve në mënyrë vargore. Prandaj e drejta moderne ka filluar të heq dorë nga ky lloj i të provuarit të pronësisë, sepse tani mjafton që pronari të provojë pronësinë e tij dhe të paraardhësit të parë. Në Kosovë më së lehti është të provohet pronësia në bazë të parashkrimit fitues. Mund të revindikohen vetëm sendet individualisht të përcaktuara. Kundër padisë së reivindikimit, i padituri mund të paraqesë kundërshtime.

1.1.2 Padia Publiciane (Actio Publiciana): Actio publiciana është padi për kthimin e sendit, të cilin e paraqet poseduesi uzukapient i mëparshëm kundër poseduesit aktual (të tanishëm). Në këtë padi provohet themeli më i fortë juridik. Paditësi provon se themeli juridik i tij është më i fortë se ai i poseduesit. Me ligj parashikohet që personi i cili ka fituar sendin e caktuar në mënyrë individuale sipas bazës juridike dhe në mënyrë të ligjshme, por që nuk ka ditur dhe nuk ka mundur të dinte se është bërë pronar i sendit (pronar i supozuar), ka të drejtë të kërkojë kthimin e tij edhe nga mbajtësi më mirëbesim, tek i cili gjendet sendi pa bazë juridike ose sipas bazës më të dobët juridike. Në qoftë se bazat juridike të këtyre personave kanë të njëjtën fuqi, përparësi ka personi tek i cili gjendet sendi.

I paditur mund të jetë çdo person që e posedon sendin e paditësit që e trajton veten pronar. I padituri mund të bëjë prapësim, duke insistuar se është pronar i sendit; ai mund të provojë se e ka titullin më të fortë se paditësi ose se ky titull juridik është i njëjtë me atë të paditësit, (atëherë ky bëhet pronar, pasi që e posedon sendin).

Page 18: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

Titulli më i fortë nxirret duke vërtetuar së pari se të dy janë posedues të kualifikuar; titull më të fortë ka ai që mund të provojë paraardhësin e padyshimtë, ndërsa tjetri provon atë të dyshimtin ose fare nuk mund ta provojë atë. Nëse të dy i provojnë paraardhësit, atëherë të drejtën e ka ai që e ka paguar sendin (ka dhënë kundërvlerën). Nëse titujt janë të njësoj të fuqishëm, atëherë pronësia i takon atij që e ka posedimin në momentin kur vendoset për këtë çështje. (Posedimi i sendit).

1.1.3 Padia negatore - Actio Negatoria (Padia për pengimin, përkatësisht për shqetësimin e pronësisë) Me padi mohuese (negatore) pronari - posedues kërkon mbrojtje nga shqetësimet që nuk kanë të bëjnë më marrjen e sendit. Edhe kjo padi ka të bëjë me mbrojtje të pronësisë. Te padia mohuese pronari nuk zhvishet nga pushteti faktik mbi sendin e poseduar - ai sendin e ka në posedim. Veprimet e personave kundër të cilëve parashtrohet padia negatore r pretendojnë fitimin e ndonjë të drejte mbi sendin e tij ose janë të atilla që në mënyrë të paarsyeshme pengojnë ose kufizojnë pronarin në ushtrimin e së drejtës së pronësisë.

Sipas ligjit, padia negatore mund të paraqitet “në qoftë se personi i tretë , pa bazë, e trazon pronarin ose pronarin e supozuar në mënyrë tjetër, e jo me marrjen e sendit. Pronari, përkatësisht pronari i supozuar mund të kërkojë me padi që ky trazim të pushojë”. Padia negatore e mbron pronarin nga diçka çka është në kontinuitet ose mund te përsëritet, pra, nuk mbrohet për diçka që ka ndodhur, por që ka kaluar. Paditësi e provon pronësinë, ndërsa i padituri mund ta vërtetojë (provojë) pretendimin e vet për ndonjë të drejtë mbi sendin e pronarit. Pronari provon edhe aktin e pengimit të të paditurit.

Padia mohuese nuk mund të përfundojë me sukses në të gjitha rastet, p.sh., në rastin kur pronari është i detyruar të durojë veprimet e tjetrit, që janë rezultat i përdorimit apo gëzimit të rregullt (imisio).

Kapitulli 12Humbja e të Drejtës së Pronësisë

1. Humbja e së drejtës së pronësisë

1.1 Varësisht nga ajo nëse e drejta e pronësisë pushon (humbet) vetëm për pronarin e deriatëhershëm apo shuhet dhe zhduket nga jeta juridike, të gjitha mënyrat e humbjes së pronësisë ndahen në humbje relative dhe absolute.

1.1.1 Humbje relative të pronësisë kemi atëherë kur ndodh ndërrimi i pronarëve, ashtu që e drejta pushon vetëm për pronarin e mëparshëm dhe kjo në bazë të vullnetit ose pavarësisht nga vull-neti.

1.1.2 Humbje absolute të pronësisë kemi kur e drejta e pronësisë shuhet dhe zhduket nga jeta juridike, p.sh., kur sendi kalon në pronësi shoqërore ose bëhet res nullius ose shkatërrohet a humbet individualitetin e vet sendi (krijohet send i ri).

1.2 Kalimi i së drejtës së pronësisë me anë të kontratës ose një pune tjetër juridike si dhe braktisja, paraqesin mënyrë vullnetare të kalimit të pronësisë nga vetë pronari. Nëse e drejta e pronësisë

Page 19: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

humbet në bazë të vendimeve të organit kompetent shtetëror ose drejtpërdrejt nga ligji, bëhet fjalë për humbje të së drejtës së pronësisë kundër vullnetit të pronarit të gjertanishëm.

PJESA 4E DREJTA FQINJËSORE

Kapitulli 13Nocioni i të Drejtës Fqinjësore dhe Imisionet

1. Nocioni i të Drejtës Fqinjësore

E drejta fqinjësore është e drejtë e titullarit të paluajtshmërisë që ta përdorë paluajtshërinë e fqinjit për ushtrimin e plotë të pushtetit të së drejtës së pronësisë së tij. Kjo e drejtë mund të ekzistojë vetëm midis pronarëve të paluajshmërive fqinje

E drejta fqinjësore është rregullator i kufizimit të së drejtës së pronësisë. Mund të thuhet se në sistemin juridik me ekonomi të tregut e drejta fqinjësore konsiderohet si kufizuesja kryesore e së drejtës së pronësisë. Titullari i së drejtës së pronësisë nuk mund ta ushtroj të drejtën e tij, duke e

Page 20: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

keqpërdorur atë. Prandaj mund të thuhet se e drejta e fqinjit paraqet një kufizim të rëndësishëm të pronësisë.

E drejta fqinjësore shtrihet edhe mbi poseduesin e tokës fqinjësore sipas ndonjë baza juridike të nxjerrë nga pronari.

E drejta fqinjësore si institut juridik, në shumicën e rasteve ei rregulluar me kodet, përkatësisht ligjet civile, nënkupton autorizime, detyrime dhe ndalesa në ushtrimin e së drejtës së pronësisë mbi paluajtshmëritë fqinje ose paluajtshmëritë e lidhura mes tyre me hapësirë (ose ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë). Kufizimet që dalin nga e drejta fqinjësore, si rregull, janë të ndërsjella, por mund të jenë edhe të njëanshme. Të drejtat fqinjësore edhe pse e kanë bazën edhe në vetë ligjin, ato nuk janë të njëjta me servitutet sendore ligjore.

E drejta fqinjësore ekziston mbi parimin e reciprocitetit (ndërsjellësisë); kjo e drejtë nuk regjistrohet dhe nuk lidhet me afat, ndërsa servituti sendor ligjore është e drejtë sendore; ajo regjistrohet në librat e intabulacionit, ekziston në favor të paluajtshmërisë që është pasuri dominuese, mund të jetë e përkohshme ose mund të parashkruhet me mos-ushtrim dhe mungon reciprociteti me rastin e ushtrimit të servitudës sendore ligjore. E drejta e pronësisë mund të kufizohet edhe me veprime juridike, domethënë, me vullnetin e

pronarit. Këtu si kufizim mund të quhet kufizimi për sigurimin e kërkesave.

2. Imisionet

Imisionet paraqiten, po ashtu, si një kufizues i së drejtës së pronësisë në rastet kur ato duhet të durohen si një e keqe e pashmangshme. Në këtë rast bëhet fjalë për imisionet e lejuara (neni 5 i LMTHPJ). Imisionet mund të jenë edhe të palejueshme, p.sh., lëshimi i tymit, gazit, avullit, zhurmës, ujërat e ndotura etj., në qoftë se këto e pengojnë pronarin e pasurisë fqinjësore.

PJESA 5E DREJTA E SERVITUTEVE

Kapitulli 14Nocioni, Parimet dhe Llojet e Servituteve

1. Nocioni i të Drejtës së Servitutit

E drejta e servituteve është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila titullarit të vet i mundëson ta shfrytëzojë sendin e tjetrit ose të kërkojë që pronari i sendit të kufizohet në shfrytëzimin e së drejtës së vet, në interes të titullarit të së drejtës së servitutit. Parimisht, titullari i së drejtës së servitutit ka autorizime të përdorë sendin e huaj në një vëllim të caktuar.

Page 21: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

Titullari i së drejtës së servitutit është në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me titullarin e pronësisë mbi sendin shërbyes. E drejta e titullarit të servitutit është e drejtë sendore që paraqet një përfaqësues tipik të së drejtës absolute. Kjo e drejtë, jo vetëm që vepron ndaj pronarit konkret, por ajo vepron edhe ndaj të gjithë personave të tretë. Titullari i servitutit mund ta padisë, në rast të pengimit të ushtrimit të së drejtës së vet, si pronarin, ashtu edhe personat e tjerë, të cilët do ta pengonin në ndonjë mënyrë në ushtrimin e së drejtës së tij.

2. Parimet e Servitutit

2.1 Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë, Parimet e së drejtës së servituteve janë:

2.1.1 Parimi sipas të cilit servituti ka të bëjë me sendin e huaj; Parimi se servituti ka të bëjë me sendin e huaj, i përcakton vendin kësaj të drejte sendore në grupin e të drejtave sendore mbi sendin e huaj. Shikuar historikisht, gjithmonë është thënë se e drejta e servitutit mund të ekzistojë vetëm mbi sendin e huaj. Ky kuptim lidhur me këtë parim ekziston që nga e drejta romake. Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë se ky parim i së drejtës së servitutit po humbet përmbajt-jen e vet, për shkak se tani ekzistojnë kode civile dhe ligje të cilat ekzistimin e servitutit mbi pasuritë e të një njëjtit pronar e shohin si realitet.

2.1.2 Parimi sipas të cilit servituti nuk mund të ekzistojë në të vepruar; Me këtë parim nënkuptojmë faktin se pronari i pasurisë shërbyese - pronari i pasurisë i cili është i ngarkuar me servitut duhet vetëm të durojë që titullari i servitutit të kryejë veprime të caktuara ose duhet të heqë dorë nga kryerja e disa veprimeve, të cilat, përndryshe, do të kishte të drejtë t’i bënte, si titullar i së drejtës së pronësisë. Pronari i pasurisë shërbyese kurrsesi nuk duhet të bëjë veprime pozitive në favor të titullarit të servitutit. Si në shumë raste, ashtu edhe këtu, natyrisht, ky parim bën disa përjashtime. Në disa raste, pronari duhet të mirëmbajë sendin që është pasuri shërbyese, në mënyrë që servituti të ushtrohet në mënyrë të rregullt. Për shembull, kur muri është objekt i servitutit, ai duhet ta mirëmbajë atë në gjendje të rregullt dhe të përdorshme që të mos ndodh shkatërrimi i tij dhe të shkaktohet kështu shuarja e së drejtës së servitutit të mbështetjes së ndërtesës në murin e huaj.

2.1.3 Parimi i restriksionit të servitutit; Parimi i ushtrimit me kujdes të servitutit ose, siç quhet ndryshe, parimi i restrikcionit, do të thotë se titullari i së drejtës së servitutit duhet ta ushtrojë të drejtën e vet në mënyrë që ta ngarkojë a ta dëmtojë sa më pak tokën shërbyese.

2.1.4 Parimi i pacenueshmërisë së servituteve: Parimi i patjetërsueshmërisë vetvetiu nënkupton se servitutet nuk mund të tjetërsohen pa tjetërsimin edhe të vetë pasurisë shërbyese, përkatësisht të pasurisë dominuese. Kjo do të thotë se servituti gjithmonë ndan fatin e pasurive dhe jo të pronarëve. Kjo sidomos kur bëhet fjalë për servitutet sendore. Pra, nuk mund të veçohet vetëm e drejta e servituteve që ajo të tjetërsohet vetvetiu. Kjo do të thotë se të drejtat e servituteve janë të drejta sendore të kufizuara, sepse fati i tyre në të shumtën e rasteve është i lidhur me fatin e pasurive a personave për të cilët është krijuar.

3. Llojet e servituteve Si kriter i ndarjes së servituteve merret fakti nëse servituti është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie apo në dobi të një personi të caktuar. Në qoftë se servituti

Page 22: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

është krijuar në dobi të pronarit të përhershëm të një paluajtshmërie, ai quhet servitut sendor (real) dhe nëse është krijuar në dobi të një personi të caktuar, ai quhet servitut personal.

Kapitulli 15Servitutet Sendore

1. Nocioni i Servituteve Sendore

Servitutet sendore janë ato në bazë të të cilave pronari i përditshëm i një sendi të paluajtshëm duhet të durojë që pronari i përditshëm i një sendi tjetër të paluajtshëm të shfrytëzojë, në një kuptim, sendin e tij të paluajtshëm ose, në një kuptim, të mos shërbehet në interesin e këtij pronari të dytë më sendin e vet të paluajtshëm, edhe pse, përndryshe, është i autorizuar ta bëjë këtë. Në vazhdim do të citojmë përkufizimin ligjor, në të cilin thuhet: “Servitute reale është e drejtë e pronarit të një pasurie të paluajtshme (prona sunduese) që për nevojat e kësaj pasurie të paluajtshëm të kryejë veprime të caktuara në pasurinë e paluajtshme të pronarit tjetër (prona shërbyese) ose të kërkojë nga pronari i pronës shërbyese që të përmbahet nga kryerja e veprimeve të caktuara, që përndryshe do të kishte të drejtë t’i kryente në pasurinë e vet të paluajtshme”.

Paluajtshmëria e titullarit të servitutit quhet pasuri (e mirë) dominuese (praedium dominans), ndërsa paluajtshmëria, mbi të cilën ushtrohet servituda, përkatësisht pronësia e të cilit është kufizuar me servitut quhet pasuri (e mirë) shërbyese (praedium serviens). Paluajtshmëria shërbyese dhe dominuese nuk është e thënë të jenë në fqinjësi. Servitutet, pronarit të paluajtshmërisë dominuese i lejojnë që, në një mënyrë, ta përdorë paluajtshmërinë shërbyese ose ia ndalojnë pronarit të paluajtshmërisë shërbyese që, në një kuptim, ta përdorë paluajtshmërinë e vet, për shkak të interesit të pronarit të paluajtshmërisë dominuese, edhe pse ai është i autorizuar ta bëjë këtë si pronar.

2. Llojet e servituteve sendore

2.1 Tradicionalisht, servitutet sendore (reale) ndahen në: servitutet tokësore (iura praediorum rusticorum) dhe servitutet shtëpiake (iura praediorum urbanorum).

2.1.1 Servitutet tokësore (fushore) Servitutet tokësore ekzistojnë gjithmonë midis dy tokave. Sipas disa autorëve, “servituti tokësor është një e drejtë sendore në sendin e huaj, e cila krijohet në dobi të pronarit aktual të tokës dominante, duke e ngarkuar pronarin aktual të tokës shërbyese, me qëllim të shfrytëzimit sa më të mirë ekonomik, si dhe të shtimit të vlerës së tokës dominante”. Servitutet tokësore bëjnë pjesë në llojin e servituteve më të vjetra dhe ato i gjejmë në të drejtën zakonore ose në të drejtën e lashtë të shkruar, pra duke përfshirë edhe Ligjin e Dymbëdhjetë Tabelave. Kur bëhet fjalë për servitutet tokësore, që janë një lloj i servituteve tokësore, duhet të thuhet sërish se është e pamundur që të numërohen të gjitha servituteve tokësore, sepse numri i tyre nuk është caktuar në mënyrë taksative (servitutum numerus non est klausus). Si servitute më të shpeshta fushore (tokësore) numërohen: servituti i rrugës, servituti i nxjerrjes së ujit, servituti i kullotjes së kafshëve në tokën e huaj, servituti i nxjerrjes së rërës, prerjes së drunjtëve etj.

Page 23: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

2.1.2 Servitutet shtëpiake (urbane) Lloji i dytë i servituteve sendore janë servitutet shtëpiake, të cilat, po ashtu, janë të pakufizuara për nga numri. Për çdo legjislacion numërimi i tyre është i pamundur. Servituti shtëpiak më së shpeshti përkufizohen si vijon: “Servitut shtëpiak është një e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila krijohet në dobi të pronarit ose poseduesit aktual të sendit dominant e në ngarkim të pronarit ose të poseduesit aktual të sendit shërbyes, me qëllim të përdorimit të shtëpisë (ndërtesës dhe tokës ndërtimore)” ose: “servitutet shtëpiake ose të qytetit janë ato te të cilat paluajtshmëri sunduese janë ndërtesat ose toka rreth ndërtesave, ndërsa autorizojnë në ndër marrjen e veprimeve të caktuara në paluajtshmërinë e fqinjit si pasuri shërbyese, çka ai është detyruar të durojë”. Servitute shtëpiake më të shpeshta konsiderohen:

2.1.2.1.1 Servituti i mbështetjes së shtëpisë së vet në të huajën; 2.1.2.2.2 E drejta që trarin e vet ta përforcojë në murin e huaj; 2.1.2.3.3 Dritaren e vet ta hap në murin e huaj, qoftë për shkak të dritës, qoftë shkak të shikimit; 2.1.2.4.4 E drejta e kalimit të tymit apo e gazrave nëpër oxhakun e huaj; 2.1.2.5.5 E drejta e kalimit të ujërave të ndryshme nëpër tokën e huaj; 2.1.2.6.6 Detyrimi që shtëpinë e vet të mos e ndërtojë më tepër në lartësi etj, sepse është e pamundur të numërohen të gjitha servitutet.

2.1.2.2 Servitutet shtëpiake, si rezultat i urbanizimit, kanë humbur ose pritet ta humbasin rëndësinë që kishin në të kaluarën, sepse tani, me dispozita pozitive të karakterit juridiko-publik, parashikohen shumë çështje të cilat dikur ishin objekt i servituteve shtëpiake. Servitutet sendore, sipas përmbajtjes, ndahen në servitute pozitive dhe negative. Servitutet pozitive janë të gjitha ato servitute sendore që kanë të bëjnë me të drejtën e pronarit të sendit dominues që ta përdorë në mënyrë të drejtpërdrejtë sendin shërbyes, duke e detyruar pronarin e sendit shërbyes që këtë gjë ta durojë. Ndërkaq servitutet negative janë ato servitute te të cilat pronarit shërbyes i ndalohet të bëjë ndonjë veprim në sendin e vet që do të mund ta ndërmerrte në sendin e vet, po të mos ekzistonte servituti.

Një ndarje tjetër e servituteve sendore është ajo e servituteve të dukshme dhe servituteve të padukshme. Si servitute të dukshme quhen ato të cilat paraqiten si rezultat i veprimeve të jashtme (të dukshme), si për shembull, hapja e derës, dritares, shtylla përforcuese etj, kurse servitute të padukshme janë ato të cilat nuk shihen nga jashtë, por ekzistojnë në vetvete, për shembull, ndalimi i ndërtimit mbi një tokë të caktuar.

Një ndarje tjetër përfshin servitutet kontinuele (vijuese), te të cilat ushtrimi i servitutit bëhet në bazë të një veprimi që është ose që mund të jetë vijues, pa pasur nevojë të ndërmerret ndonjë veprim i ri, për shembull, rrjedhja e ujit, ullukët e strehëve etj; servitutet jo vijuese, ndërkaq, janë ato te të cilat ushtrimi i kësaj të drejte kërkohet të bëhet vetëm në bazë të ndërmarrjes së ndonjë veprimi konkret, për shembull, shkuarja për të marrë ujë.

3. Objekti i servituteve sendore

Servitutet sendore kanë për objekt sendin. Sendi është gjithmonë i paluajtshëm. Kjo paluajtshmëri, që është shërbyese, mund të jetë në pronësi të çdokujt. E drejta e servituteve sendore konstituohet në favor të paluajtshmërisë, me qëllim që sendi i paluajtshëm, për të cilin është konstituuar servituti, të shfrytëzohet në mënyrë të plotë, ose në mënyrë më komode.

Page 24: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

4. Subjektet e servituteve sendore

Subjektet e servituteve sendore përcaktohen në bazë të asaj se kush është i autorizuar i së drejtës së servitutit sendor. I autorizuar gjithmonë është pronari i paluajtshmërisë dominuese. Kur paluajtshmëria dominuese është objekt i më shumë subjekteve, atëherë të autorizuar janë të gjithë bashkëpronarët, përkatësisht pronarët e përbashkët. Mbasi dihet se pronar i paluajtshmërive mund të jenë personat fizikë, personat juridikë dhe shteti, atëherë titullarë të së drejtës së servitutit ose të autorizuar për ushtrimin e së drejtës së servitutit konsiderohen të gjitha subjektet e përmendura.

5. Fitimi i servituteve sendore

5.1 Servituti sendor mund të fitohet mbi tri baza juridike:

5.1.1 Me veprim juridik; që në të shumtën e rasteve janë kontratat; 5.1.2 Me testament; 5.1.3 Me vendim të gjykatës; përkatësisht organit shtetëror, domethënë me aktgjykim të gjykatës, që shërben si titull juridik për fitimin e së drejtës së servitutit dhe në bazë të këtij vendimi, e drejtat e servitutit regjistrohet në librat publikë; 5.1.4 parashkrimi fitues, që do të thotë se e drejta e servitutit fitohet me kalimin e kohës, duke ushtruar vazhdimisht atë. Servituti sendor mund të krijohen edhe për një kohë të caktuar.

5.2 Fitimi mund të jetë në mënyrë derivative, (në bazë të punës juridike ose vendimit gjyqësor) ose në mënyrë origjinere: (me parashkrim fitues). Për fitimin derivativ është e nevojshme të ekzistojë baza juridike (iustus titulus), e cila më së shpeshti është kontrata dhe mënyra e fitimit (modus acquirendi), d.m.th., regjistrimi në librat publikë. Servituti nuk fitohet vetëm me kontratë, sepse kontrata duhet të jetë e përpiluar me shkrim dhe e vërtetuar. Servituti mund të krijohet edhe në bazë të vendimit gjyqësor me rastin e ndarjes së tokave, kur me aktgjykim përcaktohet themelimi i saj në një pjesë të tokë. Fitimi i servitutit s në bazë të vendimit të organit shtetëror ka një kuptim më të gjerë. Kjo do të thotë se, përveç vendimit të gjykatës, titull juridik për fitimin e servitutit mund të jetë edhe vendimi i ndonjë organi tjetër shtetëror, p.sh., organit administrativ. Servituti sendor (real) fitohet me anë të parashkrimit fitues, kur pronari i pronës sunduese ka realizuar faktikisht servitutin gjatë kohës prej 20 vjetësh, kurse pronari i tokës shërbyese këtë nuk e ka kundërshtuar.

6. Humbja e servituteve sendore

6.1 Të drejtat sendore, pra edhe e drejta e servituteve, siç janë fituar, ashtu edhe mund të shuhen. Me ligj shprehimisht parashikohen rastet kur shuhet e drejta e servituteve sendore. Servituti sendor (real) pushon, në qoftë se pronari i pronës shërbyese kundërshton ushtrimin e saj, kurse pronari i pronës sunduese tri vjet rresht nuk e ka ushtruar të drejtën e vet. Pronari i pronës shërbyese mund të kërkojë që të pushojë e drejta e servitutit real, kur ajo bëhet e panevojshme për shfrytëzimin e pronës sunduese ose kur nuk ekziston arsyeja për të cilën ajo është vendosur.

Servituti reale pushon po qe se nuk ushtrohet gjatë kohës së nevojshme për fitimin e saj me anë të parashkrimit fitues, kur i njëjti person bëhet pronar edhe i pronës sunduese, edhe i pronës shërbyese ose me shkatërrimin e pronës shërbyese, përkatësisht pronës sunduese”. Nga kjo që u përmend këtu

Page 25: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

del se me ligj janë rregulluar vetëm disa raste tipike të shuarjes së servitutit sendor. Kushtet që zakonisht çojnë në shuarjen e të drejtës së servituteve janë përafërsisht këto:

6.1.1 Servituti sendor shuhet me heqjen dorë të titullarit të tokës dominuese; 6.1.2 Servituti sendor shuhet me shkatërrimin e tokës dominuese ose tokës shërbyese; 6.1.3 Servituti sendor shuhet nëse i njëjti person fiton të drejtën e pronësisë edhe mbi tokën dominuese, edhe mbi tokën shërbyese; 6.1.4 Nëse servituti sendor ka qenë i kontraktuar për kohë të caktuar ajo shuhet me kalimin e kohës; 6.1.5 Servituti sendor shuhet nëse përgjithmonë bie fitimi (interesi) për tokën dominuese.

7. Mbrojtja e servituteve sendore

7.1 Për mbrojtjen e së drejtës së servituteve ekziston padia e quajtur padi konfesore (actio confesoria). Këtë padi ka të drejtë ta ngrejë personi i cili ka të drejtën e servitutit ndaj çdo personi të tretë si dhe ndaj pronarit të paluajtshmërisë shërbyese. Paditësi duhet të provojë vetëm fitimin e servitutit. Bazë (arsye) për paraqitjen e padisë konfesore mund të jetë ekzistimi i së drejtës së servitutit dhe kontestimi apo pengimi i saj. Fitimi i servitutit mbi sende të luajtshme provohet me dorëzimin e sendit ose me parashkrim fitues, kurse mbi sendet e paluajtshme me regjistrim në librat e tokave dhe me parashkrimin fitues. Për mbrojtjen e servituteve kompetente është gjykata komunale.

Kapitulli 16Servitutet Personale

1. Nocioni i Servitutit Personal

1.1 Servitutet personale janë e drejtë sendore, e cila titullarit të vet i mundëson të shërbehet me sendin e huaj, duke e kufizuar pronësinë e tij. Servituti personale është i lidhur për një person të caktuar. Prandaj, servituti personale, në fund të fundit, është i lidhur për kohëzgjatjen e jetës së titullarit dhe kjo bën që të dallohet nga servitutet sendore. Me vdekjen e titullarit të servitutit personal, servitutit ndërpritet dhe nuk kalon mbi trashëgimtarët. Titullar i servitutit personal mund të jetë personi fizik dhe personi juridik. Servituti personal dallon nga servituti sendor, sepse servituti sendore ekziston derisa të ekzistoje nevoja e sendit (pasurisë) dominues për shfrytëzimin e sendit (pasurisë) shërbyes, ndërsa servituti personal është e kufizuar në kohë dhe zgjat aq sa zgjat edhe jeta e titullarit të servitutit personal. E drejta e servitutit personal nuk mund ti bartet një personi të tretë, pra nuk është e trashëgueshme.

Page 26: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

2. Llojet e Servitutit Personal

2.1 Servitutet personale janë të numëruara në mënyrë taksative dhe ato sot janë vetëm tri: uzufrukti (frutgëzimi), përdorja (usus) dhe servituda e banimit (habitatio). objekt i së drejtës së servitudave personale, parimisht, janë sendet e paluajtshme, por ekziston mundësia, si përjashtim, të jetë edhe sendi i luajtshëm (te servituti personal uzufrukti).

3. Uzufrukti (Frutgëzimi)

3.1 Uzufrukti është një e drejtë sendore mbi sendin e huaj, në bazë të së cilës titullari ka të drejtën personale të përdorë sendin e tjetrit dhe të gëzojë frytet e tij më së shumti në të gjallë të vet, duke mos e cenuar substancën dhe destinimin ekonomik të tij. E drejta e frutgëzimit ose uzufrukti është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, e cila të autorizuarit i njeh të drejtën personale që në çdo mënyrë (aspekt) të shërbehet me sendin e huaj në pajtim me destinimin dhe duke e ruajtur esencën e tij. Titullari i së drejtës së uzufruktit mund ta përdorë sendin, mund t’i nxjerrë frytet e tij, por nuk mund ta disponojë esencën e sendit as juridikisht, as faktikisht. Pronësia mbi sendin mbetet gjithmonë te pronari.

3.2 Objekt i uzufruktit mund të jetë paluajtshmëria dhe sendet e luajtshme. Sendet mund të jenë vetëm të përcaktuara individualisht dhe të pakonsumuara.

3.3 Te uzufrukti të gjitha dobitë dhe frytet që i sjell sendi gjatë ushtrimit të uzufruktit, i përkasin gëzuesit të fryteve (të mbajë, të përdorë dhe të mbledh frytet). Kjo tregon se titullari i uzufruktit është i përjashtuar nga e drejta e disponimit të sendit. E drejta e pronësisë mbi frytet fitohet me vjeljen e tyre, domethënë në momentin e ndarjes së sendit nga objekti i uzufruktit.

3.4 E drejta e uzufruktit, si servitut personal krijohet, përkatësisht themelohet me ligj, me veprim juridik (kontratë, testament), si dhe me anë të parashkrimit fitues. Uzufrukti mbi një send të paluajtshëm duhet të regjistrohet në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Uzufrukti, si e drejtë e servitutit personal mund të krijohet edhe për më shumë persona, pra kur të drejtën e uzufruktit mbi një send të huaj e kanë më shumë persona.

3.5 Uzufrukti, si servitut personal, siç fitohet, ashtu edhe mund të shuhet. Uzufrukti, si servitut personal mund të shuhet njësoj siç shuhen edhe servitutet sendore. Natyrisht, këto dallojnë edhe për nga kohëzgjatja, sepse ky servitut zgjat më së shumti sa zgjat jeta e titullarit.

4. E drejta e përdorimit (usus)

E drejta e përdorimit është e drejtë sendore e një personi, përkatësisht servitut personal, sipas së cilës personi ka të drejtë ta përdorë sendin e huaj për plotësimin e nevojave të veta dhe për nevojat e familjarëve të tij në vëllim të caktuar, duke e ruajtur substancën e sendit. E drejta e përdorimit është servitut personal me autorizimin e përdoruesit që, për nevojat e veta, të shërbehet me sendin e dikujt, sipas destinimit dhe duke ruajtur substancën e tij.

E drejta e përdorimit është e vëllimit më të ngushtë se e drejta e uzufruktit dhe kërkohet t’u përshtatet nevojave të titullarit në momentin e themelimit të saj. Nëse sendi jep fryte, ai ato nuk mund t’i marrë, sepse

Page 27: Skripte - E Drejta Sendore - AAB 18 Maj 2012

sendin vetëm mund ta përdorë. Prandaj themi se dallimi ndërmjet uzufruktit dhe së drejtës së përdorimit ka të bëjë vetëm me pikëpamjen kuantitative, që do të thotë se titullari i së drejtës së përdorimit sendin e përdor vetëm për nevojat e veta dhe të anëtarëve të familjes së tij dhe nuk mund të sillet me sendin, siç kishte të drejtë uzufruktari, i cili sendin mund ta jepte edhe me qira, përkatësisht ta kalonte te të tjerët ushtrimin e përmbajtjes së të drejtës së uzufruktit.

5. E drejta e banimit (habitatio)

E drejta e banimit është një lloj i veçantë i servitutit personal. Edhe ky servitut ekziston vetëm mbi sendin e huaj. E drejta e banimit përkufizohet si servitut personale me autorizimin për t’u shërbyer me ndërtesën ose pjesën e ndërtesës së huaj për banim, duke ruajtur substancën e sendit.

Pra, e drejta e banimit është e drejtë sendore mbi sendin e huaj, i cili shfrytëzohet vetëm për nevojat e banimit të vetë titullarit, por edhe të anëtarëve të familjes së tij. E drejta e banimit është një e drejtë që ndërtesa e huaj, banesa ose një pjesë e veçantë e ndërtesës ose e banesës të shfrytëzohet për jetesë, për nevojat e bartësit të kësaj të drejte dhe të anëtarëve të familjes së tij, si dhe të personave të tjerë të cilët ai i mban (ushqen). Shpenzimet lidhur me mbajtjen e banesës bien mbi pronarin.

6. Kohëzgjatja e servituteve personale

Servitutet personale zgjasin derisa titullari është gjallë, por mund të zgjasin edhe më pak, nëse është kontraktuar ashtu.

7. Mbrojtja e servituteve personale

Mbrojtja e servituteve personale, sikurse edhe mbrojtja e të drejtave tjera sendore, paraqet një çështje me rëndësi në të drejtën sendore. Kjo mbrojtje garantohet me ligj. Titullari ka të drejtë që në çdo kohë të gëzojë mbrojtje juridike. E drejta e padisë ekziston me veprim erga omnes, që do të thotë se mund të paditet jo vetëm pronari i sendit, por edhe çdo person i tretë që e pengon ushtrimin e së drejtës së servitutit ose e mohon ekzistimin e së drejtës së servitutit personal. Servituti personal mbrohet me padi konfesore (actio confessoria). I paditur mund të jetë jo vetëm pronari i sendit shërbyes, por edhe çdo person tjetër që pengon realizimin e servitutit.