solemnisht u shënua dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-shtit-alb.pdf ·...

60
FTESA PËR ANËTARSIM NË NATO medalja më e veçantë për pjesëtarët e ARM-së ARMATA ishte diplomatja më e madhe e heshtur e cila në prapavijë e sigu- roi ftesën tonë për anëtarsim në NATO ARM-ja festoi ditëlindjen e 26

Upload: others

Post on 21-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Ftesa për anëtarsim në natO – medalja më e veçantë për pjesëtarët e ARM-së

armata ishte diplomatja më e

madhe e heshtur e cila në

prapavijë e sigu-roi ftesën tonë për

anëtarsim në NATO

arm-ja festoi

ditëlindjen e 26

Page 2: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Më 17 gusht, para platosë së Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt solemniteti qëndror

me rastin e Ditës së ARM-së, 18 gushtit. Në këtë solemnitet morrën pjesë president ii vendit njëherit edhe komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ish ministra të mbrojtjes, ministri i brendshëm si dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë, përfaqësues të korrit diplomatik dhe mysafirë tjerë duke përfshirë këtu edhe pjesëtarët e ARM-së dhe përfaqësuesit e MM-së. Duke i përshëndetur të pranishmit ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në fjalën e saj me rastin e festës së ARM-së

nderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, për kontributin e tyre për stabilitetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve. Ajo në fjalën e saj theksoi hapat konkret të cilët u ndërrmorën në drejtim të avancimit të statusit të pjesëtarëve të ARM-së, si dhe rritjen e rrogave për të gjithë pjesëtarët e ARM-së për 10 për qind, duke përmendur këtu edhe rritjen e buxhetit për mbrojtjen për 15 për qind, sigurimin e mjeteve për furnizim me uniforma dhe çizme të reja për pjesëtarët e armatës dhe gjithçka tjetër që është në funskion të fuqizimit të kapaciteteve të ARM-së. Ministrja mes tjerash theksoi se për më pak se 12 muaj janë përfudnuar dy dokumentet kyçe që kanë të bëjnë me mbrojtjen:

Rishikimi Strategjik i Mbrojtjes dhe Strategjia e Mbrojtjes. Në fjalën e mëtejme ajo tha: “18 gushti është datë e mirë për të përfundojmë me kalkulimet e verës, verë në të cilën ne si shtet, si Armatë dhe si Ministri e Mbrojtjes ia dolëm të bëjmë hapin më të madh – të kemi ftesë për anëtarsim në NATO dhe shansë të papërsëritshme për fillimin e bisedimeve me BE-në. Tashmë jemi diku në fillimin e fundit për të realizuar qëllimin dy dekadësh, anëtarsimin në këto dy aleanca”. “Armata e Republikës së Maqedonisë gjatë vitit të kaluar ishte një diplomate e heshtur e cila ndihmoi në marrjen e ftesës për anëtarsim në NATO. Dhe kjo nuk është e rastësishme. Armata e ka besimin më të madh në mesin

solemnisht u shënua Dita e arm-së

Page 3: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

3

Info Komandanti i Komandës Supreme të NATO-s për Evropë në vizitë zyrtare në R. Maqedonisë

24 orëPU „Krivollak“, nikoqir i stërvitjeve të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë

NATO-armataForcat e Armatosura të Kanadasë

EdukimGatishmëria e shtetit për krizë globale

EdukimStrategjia anti-qasje dhe refuzimi i hapësirës së caktuar (A2AD)

Armatim„Valter P38“, revolveri më i njohur ushtarak në botë ArmatimAutomjeti i blinduar „Bushmaster 4x4“

Armatim„Mitsubishi“

Përgjatë historisëHistoria e konflikteve në Korenë e Veriut

Përgjatë historisëTë humbur në tranzicion

E paobligueshmeSpecialist dhe paraglajderist

E paobligueshmePesëdhjetë vjet me dashuri u kthehet shkëlqimi mozaikëve të lashtë

Film„Korgeneral“

Bukuritë e MaqedonisëFshati Tresonçe – fshati më i vjetër miak

8

10

6

20

26

40

46

16

32

50

54

e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Ushtarët tanë edhe në planin ndërkombëtar denjësisht e përfaqësojnë vendin, e për këtë flasin mirënjohjet e shumta nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtar. Me përqëndrimin tonë reformator në realizimin e detyrave dhe rezultateve të arritura në kuadër të misioneve paqësore, ARM-ja është një partner i vlerësuar i Aleancës në mbrojtje të vlerave univerzale – paqes, sigurisë dhe demokracisë, sepse Armata e Republikës së Maqedonisë është kontribuese e dëshmuar për paqen botërore në misionet anë e mbanë botës”, tha me këtë rast ministrja Radmilla Shekerinska. Në këtë solemnitet u realizua pranim-dorëzimi i detyrës shef i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-

së, e me këtë rast ministrja e mbrojtjes iu falenderua për punën shefit të deritanishëm, gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovskit, njëherit duke e uruar edhe shefin e ri të SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Vasko Gjurçinovskin për marrjen e detyrës së re.

56

58

solemnisht u shënua Dita e arm-së

53

përmbajt jaMBUROJA viti X numri 10 7 shtator 2018

Page 4: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

4

А rmata e Republikës së Maqedonisë festoi ditëlindjen e saj të 26. Me rezultatet dhe

të arriturat e deritanishme pjesëtarët e Armatës edhe një herë dëshmuan se jemi në rrugën e duhur. Armata sot është në zenitin e forcës dhe potencialit të saj dhe është një hap para realizimit të synimit dydekadësh dhe të përpjkjeve të shumta për anëtarsim në aleancën më të madhe botërore – NATO. Standardet janë arritur, dokumentet strategjike janë të merituara, e kemi edhe ftesën e shumë pritur për anëtarsimin e plotë në NATO. E kjo na obligon që me entuziazëm edhe më të madh të vazhdojmë me arritjen e të gjitha imperativëve dhe njëherit të arrijmë qëllimin përfundimtar. Eprorët dhe ushtarët tanë janë të edukuar dhe të përqëndruar për dhe në mbrojtjen e atdheut, por edhe për kontribut në kuadër të misioneve paqësore dhe realizimin e detyrave më komplekse dhe operacioneve në nivel global, gjë për të cilën dëshmojnë medaljet e shumta dhe mirënjohjet e nivelit më të lartë. Sivjet me rastin e 26 vjetorit të themelimit të ARM-së, siç tha edhe kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalës së tij me këtë rast, në uniformat e armatës do të qëndrojë medalja më e vlefshme me të cilën do të krenohen të gjithë në Maqedoni. Ajo është ftesa për hapjen e bisedimeve për anëtarsim në NATO. Për këtë shkak, këtë festë e shënojmë me krenari të veçantë. Kjo festë u shënua në nivelin më të lartë para platosë së MM-së

dhe SHP në praninë e krerëve më të lartë shtetëror dhe korit diplomatik, por edhe në çdo njësi të kazermave dhe komandave të ARM-së. U festua dhe u realizua llogaridhënie për punën e deritanishme, u lavdëruan dhe u shpërblyen më të mirët. Ditën e Armatës u emërua edhe shefi i ri i SHP të ARM-së, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski, i cili paraprakisht ushtronte detyrën e përfaqësuesit ushtarak të NATO-s në Bruksel, që gjithsesi i përshtatet përcaktimit të vendit tonë për të qenë anëtare e barabartë e aleancës më të madhe ushtarako-politike në botë.Se Armata është institucion e cila gëzon besim më të madh te qytetarët dhe se ajo nuk është vetëm flosulë të cilën vazhdimisht e përsërisim dhe potencojmë, u dëshmua më 18 gusht në stadiumin e ARM-së në parkun e qytetit në Shkup ku u organizua ditë e hapur e ARM-së me qytetarët. Që në orët e hershme të mëngjesit qytetarë kurreshtarë të të gjitha moshave vërshuan për ta mbushur stadiumin për të festuar Ditën e ARM-së së bashku me ne, të shohin pajisjet, ushtarët, ti ndjekin shkathtësitë dhe të dëshmojë edhe kësaj rradhe se janë krenarë me armatën e tyre dhe se pikërisht te Armata shfaqin besimin maksimal. Edhe shumë festa të këtilla, ngjarje dhe shoqërim me pjesëtarët e ARM-së do të kemi edhe në të ardhmen në kontekst të anëtarsimit vijues të vendit tonë pranë familjes së madhe euroatlantike!

Dr. Zhanet Ristoska

ARM-ja festoi ditëlindjen e 26

Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теlefon: 02 3128 276www.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

Botohet një herë në muaj

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe) Aleksandar Atanasov

(fotograf)

Shtyp: „FENIKS PRINT“SHPKEL Koçani

Page 5: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

5

Info

të punësuarit në arm dhe mm solemnisht shënuan 18 Gushtin

Të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në SHP të ARM-së me një solemnitet rasti shënuan 18 Gushtin – Ditën

e Armatës. Në këtë solemnitet morrën pjesë: ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i SHP të ARM-së gjeneral-majori Metodija Veliçkovsi, zëvendës ministry i mbrojtjes Bekim Maksuti, zëvendës shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-majori Azim Nuredini, drejtori i SHP të ARM-së, Zoran Milevski, sek-retari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes Dragan Nikoliq, si dhe të punësuarit në MM dhe ARM. Gjatë rreshtimit solemn para platosë së MM-së u ndëruan të rë-nët nga konflilti i vitit 2001. Delegacione të kryesuara nga ministrja e mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë, shefit të SHP të ARM-së dhe përfaqësues të familjeve të të rënëve nga konflikti i vitit 2001 para pllakës përkujtimore vendosën kurrora me lule. Në këtë solemnitet rasti u lexuan ndërime dhe vendime për avancim duke u ndarë njëherit edhe plla-keta, shenja, mirënjohje dhe masa tjera stimulative për pjesëtarët e SHP të ARM-së dhe MM-së së Republikës së Maqe-donisë. Mirënjohje morrën edhe njësitë më të suksseshme për garat sportive me rastin e Ditës së ARM-së, ndërsa Regjimenti i Operacioneve Speciale doli fituese e garave në fjalë. Dita e Armatës me solemnitete rasti u shënua edhe në njësitë dhe komadnant tjera të ARM-së.

Në kazermën “Alekso Demnievski-Bauman” u mbajt mbledhje solemne e të punësuarve. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm të gjithë të punësuarit e kazermës si dhe shumë mysafir të ftuar nga vetëqeverisja lokale, institucioneve shtetërore, shoqatave të Velesit, si dhe përfaqësues të institucioneve nga komuna tjera. Në mbledhjen solemne, zëvendës komandanti i KTD-së në fjalën e tij i përkujtoi të pranishmit në ngjerjet historike dhe në fillimet e formimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast ai tha se ARM-ja është gjithnjë në shërbim të secilit qytetar të vendit tonë në çdo moment me resurset dhe kapacitetet që posedon duke qenë e gatshmë t’u përgjigjet të gjitha sfidave.

Page 6: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Info

6

Komandanti i Komandës supreme të natO-s për evropë në vizitë zyrtare në republikën e maqedonisë

Komandanti i Komandës Su-preme të forcave të NATO-s për Evropë dhe njëherit ko-mandant i forcave amerikane

në Evropë, gjenerali Kurtis Skaparoti qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, ku zhvilloi takim me delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së të kryesuara nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shek-erinska.Gjatë bisedimeve dy palët shprehën kënaqsinë nga bashkëpunimi i ndërsjellë ku edhe njëherë e theksuan bindjen se pas marrjes së ftesës dhe pas për-fundimit me sukses të negociatave, Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-

s. Anëtarsimi i Maqedonisë në NATO do ta fuqizojë sigurinë në rajon, do ta përshpejtojë zhvillimin e mëtejmë të vendit dhe do të jetë një partnere e re e Alenacës në luftën për ruajtjen e paqes globale dhe zhvillimit, u konkludua në fund të takimit. Ministrja e mbrojtjes dhe mysafiri i lartë biseduan edhe për planet për reformat në mbrojtje si dhe për modernizimin e saj në përputhje me udhëzimet që dalin nga udhëzuesi strategjik i mbrojtjes, si dhe thellimin e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të kapaciteteve të ARM-së në funksion të anëtarsimit vijues dhe pjesëmarrjes së mëtejme në misionet paqësore.Ministrja Shekerinska theksoi se Re-publika e Maqedonisë bëri përmarim të

Page 7: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

7

madh në zhvillimin e forcave të armato-sura për paqe dhe demokraci në botë. “Si anëtare e ardhshme e NATO-s, që nga fillimi i këtij viti e rritëm numrin e ushtarëve në kuadër të kontingjentit të Maqedonisë në misionin “Përkrahje e Vendosur” për njëzet për qind, ndërsa deri në fund të vitit do të dërgojmë forca shtesë për zgjedhjet e Afganistanit, por edhe forca tjera plotësuese. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që një pjesë e kontingjentit të Maqedonisë ka detyrë me përgjegjësi – ruajtjen e komandës së misionit në Kabul “, tha ministrja.Gjenerali Skaparoti theksoi se vlerëson përpjekjet e ministres dhe Qeverisë sa i përket bashkëpunimit në fushën e mbro-jtjes, si dhe pjesëmarrjen në misionet paqësore , duke nënvizuar se NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tej do të mbeten mbështetëse të vendit tonë. “Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë të bëheni vendi i 30 anëtar i NATO-s”, tha Skaparoti.Pas vizitës gjenerali e vizitoi kazermën “Ilinden” ku u mbajtën stërvitje demon-struese të pjesëtarëve të Regjimentit për Operacione Speciale. Ministrja e mbrojtjes Shekerinska në deklaratën për mediat theksoi se kjo vizitë dhe ky bashkëpunim dëshmojnë se sa punët në Maqedoni janë duke ndryshuar pas 11 korrikut, kur Maqedonia morri ftesë për fillimin e negociatave për anëtarsim në NATO.Gjenerali Skaparoti tha fjalë miradie për demonstrimin e pjesëtarëve të regji-mentit duke vënë në dukje se përdoren procedurat dhe standardet e NATO-s

duke shtuar se gjithçka që Maqedonia është duke bërë në Afganistan, vlerëso-het lartë nga ana e Aleancës. Gjenerali mes tjerash theksoi se përmes partne-ritetit afatgjatë me NATO-n, është arritur edhe përparim i dukshëm në kuadër të reformave në mbrojtjes dhe në kuadër të ndërveprimit ushtarak me aleatët dhe ofroi mbështetje praktike të autoriteteve ushtarake në procesin e anëtarsimit në NATO.„NATO ndan përqëndrimin tuaj ndaj demokracisë, sundimin e së drejtës si dhe sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja juaj e vazhdueshme është e rëdnësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për tërë Evropën. Përmes partneritetit tuaj shumëvjeçar me NATO-n, vendi juaj tashë ka ar-ritur përparim të theksuar në kuadër të reformave të mbrojtjes dhe ndërvep-rimit ushtarak me aleatët. Duke e parë ftesën historike të aleatëve për fillimin e negociatave me NATO-n, vërejmë dhe vlerësojmë sfidat të cilat janë para jush, njëherit duke ofruar edhe shumë punë. Njëkohësisht me padurim presim që gjatë procesit të anëtarsimit të japim mbështetjen tonë praktike të parezervë autoriteteve tuaja ushtarake. Jemi të bindur se adresimi i sfidave të tilla dhe anëtarsimi i suksesshëm drejt NATO-s do të jenë në dobinë tuaj. Vendet të cilat u anëtarsuan në NATO kanë arritur që të fuqizojnë demokracinë dhe sigurinë, si dhe qytetarëve të tyre t’ua bëjnë jetën shumë më të mirë dhe më të sigurt”, theksoi Skaparoti në deklaratën e tij.

Kristina Ilievska

Page 8: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

8

Stërvitjein e realizuan njësitë vijuese: skuadroni i 3, regji-menti i 61 kalorës, brigade e 1, divizioni i 4 këmbësorik, (3-61

regjimenti kalorës) nga Fort Karson, Kolorado, batalioni i 3, regjimenti i 126 i aviacionit, (3-126 regjimenti i aviacionit) nga Garda Kombëtare e stacionuar në Boston të Masaçusecit. Gjatë këtij stërvitjei PU “Krivollak” për herë të parë u shfrytëzua për stërvitje nga ana e njësive helikopteristike për mbështetje tokësore të SHBA-së, që kur kohë më parë i njejti u sertifikua nga ana e komandës së 7 për stërvitje të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë. Nga periudha prej 1 deri më 5 gusht, stërvitje mbajtën katër pilotë dhe 25 pjesëtarë të njësisë tokësore dhe ajrore të regjimentit 3-126 të aviacionit me armë dhe fluturake, me dy helikopterë të llojit “Black Hock”.Më 10 gusht stërvitjein e vizitoi gjeneral-major Salvatore Kuoçi, komandant i KFOR-it i cili pati rast të ndjekë qitjen në vargun e plotë të saj edhe atë: qitje me pushkomitraloz nga automjeti, qitje me mjet antiblindues, si dhe stërvitje për predha, mina me veprim drejtues dhe minahedhës.

Më 15 gusht, në ditën e hapur ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pati rast të ndjekë dhe të njihet nga afër me të gjitha përmbajtjet e aktiviteteve stërvitore të ushtarëve amerikan. Në deklaratën për media ajo tha se stërvitja dhe poligini “Krivollak” janë shembull se Maqedonia nuk prêt që vetëm të bëhet vend anëtar i NATO-s dhe t’i shfrytëzojë përfitimet nga anëtarsimi, por edhe atë se Maqedonia ka çfarë të ofrojë kundrejt

aleatëve.Në ditën e hapur së bashku me minis-tren Shekerinska në PU “Krivollak” ishte edhe zëvendës ambasadorja amerikane në Maqedoni, Milaela Shvajcer Blum. Ajo e vlerësoi stërvitjein si një mundësi të jashtëzakonshme për të parë se si ushtarët e SHBA-së stërviten së bashku me kolegët e tyre në Maqedoni.„Rëndësia e “Krivollakut” për Armatën e SHBA-së dhe për partnerët tjerë, është

pU „KrivOllaK“, nikoqir i stërvitjeve të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë

„Është e njohur se stabiliteti dhe siguria shpien drejt

prosperitetit, ndërsa ky i fundit garanton zhvillim. Mendoj se

Maqedonia do të jetë anëtarja e ardhshme e NATO-s, e për këtë e ka mbështetjen e SHBA-së” –

Mikaela Shvajcer Blum, zëvendëse e ambasadorit amerikan në

Maqedoni.

24 orë

Page 9: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

vetëm një dëshmi për gatishmërinë e Maqedonisë për të qenë anëtare e NATO-s. SHBA-ja është e përkushtuar për realizimin e procesit paraqasës dhe anëtarsimit të Maqedonisë në NATO duke i inkurajuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë të jenë pjesë e këtij procesi dhe t’a shfrytëzojnë mundësinë reale të cilën e ka Maqedonia për anëtarsim në NATO dhe në këtë mënyrë të garantojnë sigurinë dhe prosperitetin e tyre në të

ardhmen”, tha zëvendës ambasadorja e SHBA-së.Kapacitetet e PU “Krivollak”, pozita e tij gjeografike dhe pamja e terrenit, së bashku me Armatën e Republikës së Maqedonisë përmes sigurimit të mbështetjes logjistike, akomodimit dhe lirimit për shfrytëzim të poligonit për stërvitje, sigurimit të ndihmës, ekip-eve ajrore ambulante, si dhe pjaisjeve tjera për urgjenca, si dhe shoqërimin e

transportit deri dhe nga PU “Krivollak”, absolutisht kontribuan drejt efikasitetit të trajnimit dhe stërvitjes së ushtarëve amerikanë.Vargu i aktiviteteve dhe mundësive që i ofron PU “Krivollak” përfshijnë një paletë të gjerë dhe hapin mundësi për ingeri-min e llojeve të shumta të automjeteve, zjarrit idirekt, koordinimit tokësor, për të cilin përfaqësuesit e forcave ushta-rake amerikane do të thonë se poligoni paraqet një lloj gurri të çmuar të papër-punuar, ndërsa ajo që i nevojitet është modërnizimi dhe insfrastruktura, të cilat me anë të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me mbështetje të gjithëanshme do t’i arrijë standardet e NATO-s.Ky aktivitet edhe njëherë dëshmoi për kapacitetet e Armatës së Republikës së Maqedonisë të jetë nikoqire i stër-vitjeve të mëdha ushtarake edhe në të ardhmën, duke përfshirë edhe stërvitjen e planifikuar për vitin 2019 – “Decisive Strike” (“Goditja Deçizive”) në të cilën do të përfshihen më se 1000 ushtarë nga forcat tokësore të SHBA-së në kuadër të Gardës Kombëtare të Pensil-vanisë dhe nga vendet tjera të rajonit.

Mr. Pande Dimoska

9

pU „KrivOllaK“, nikoqir i stërvitjeve të forcave tokësore të SHBA-së në Evropë

Duke e dëshmuar partneritetin e fuqishëm strategjik, qëllimet dhe intereset e përbashkëta

mes armatave të Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 200 ushtarë nga njësitë nën

komandën e forcave tokësore të SHBA-së për Evropë gjatë periudhës nga 1 deri më 20

gusht 2018 u mbajt stërvitje në PU “Krivollak” në Republikën e

Maqedonisë.

„Gjatë periudhës së kaluar investuam shumë në fuqizimin e kapaciteteve dhe në sertifikimin e PU “Krivollak”. Si rezultat i faktit që komanda e 7 për stërvitje të forcave ushtarake të SHBA e dha sertifikatin për poligonin ushtarak “Krivollak”, atë mund ta përdorin edhe forcat ajrore amerikane, ndërsa sot jemi dëshmitar të një stërvitjeje në të cilën për herë të parë, përveç forcave tokësore në këtë poligon stërviten edhe pjesëtarët e një pjese të forcave ajrore amerikane. Kjo tregon se kemi me çfarë të lavdërohemi dhe kemi çfarë të ofrojmë”, deklaroi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska

Page 10: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

10

Forcat e armatosura (FA) të Kanadasë përbëhen nga: Forcat tokësore, forcat e marinës, forcat ajrore dhe nga roja bregdetare.

Në vitin 2012, Komanda e Kanadasë, Komanda e Forcave Ekspeditive dhe Komanda për Përkrahje Opeartive janë bashkuar dhe sot dy komandat krye-sore janë: Komanda për Operacione të Bashkuara e cila është përgjegjëse për operacionet në vend dhe jashtë vendit, si dhe Komanda e Operacioneve Speciale, përgjegjëse për luftën kundër terroirizmit dhe kërcënimeve ndaj interesave të Kanadasë në tërë botën.

Forcat tokësoreForcat tokësore përbëhen prej 3 grupe të mekanizuara brigade, të përbëra nga një-si të cilat janë të vendosura në Kanadanë Përendimore, në Ontario, në Kuibek dhe në Atlantik. Secila brigadë përbëhet nga: 3 batalione të këmbësorisë, regjiment blindues, regjiment inxhinerik, njësi sul-mues, njësi për mbështetje luftarake dhe luftarako-shërbyese. Rezerva përbëhet nga 10 grupe të brigadave të përbëra

NATO-armata

Forcat e armatosura të Kanadasë

Armata e Kanadasë sot është tërësisht profesionale dhe ka

një personel aktiv prej 68.000 dhe presonel rezervë 27.000,

duke përfshirë këtu edhe 5.000 renxherë. Shërbimi ushtarak është

vullnetar. Forcat e armatosura (FA) të Kanadasë përbëhen

nga: Forcat tokësore, forcat e marinës, forcat ajrore dhe nga roja bregdetare. Në vitin 2012,

Komanda e Kanadasë, Komanda e Forcave Ekspeditive dhe Komanda

për Përkrahje Opeartive janë bashkuar dhe sot dy komandat

kryesore janë: Komanda për Operacione të Bashkuara e cila

është përgjegjëse për operacionet në vend dhe jashtë vendit, si dhe

Komanda e Operacioneve Speciale

Page 11: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

11

nga: batalioni i 51 këmbësorik; njësitë për lidhje; njësi artilerike; njësi blinduese; njësi inxhinerike; 19 batalione të logjis-tikës; njësi tjera më të vogla për luftime dhe për mbështetje luftarako-shërbyese. Në përbërje të forcave të armatosura janë edhe renxherët kanadez të organizuar në pesë grupe patrulluese, të ndara në më tepër se 179 njësi patrulluese. Ato janë përgjegjëse për mbrojtjen e territoreve veriperëndimore dhe vendeve bregdetare të Kanadasë edhe pse njësi të tilla janë të vendosura në rajone të Kanadasë. Njësitë janë të pajisura me: (Browning M2, C6 7.62-mm); pushkomitroloz (C9A2); pushkë automatike (C7A2 5.56-mm, C8A3); pushkë snajperi: (C3A1 7.62-mm); revolverë (Browning 9-mm); obuse (C3 105-mm, M777 155-mm); minahedhës (81-mm); tankse (Leopard 2A4); autom-jete të blinduara (Bison, Buffalo, BV 206 TrackedCarrier, Cougar, Coyote, LAV III). Në vitin 2015, ka përfunduar sëndërtimi i automjeteve luftarake të llojit „Humvee“ në përbërje të njësive specviale. Me projek-tin „NGFVе“ është planifikuar furnizimi me automjete të reja luftarake me anë të nënshkrimit të marrëveshjes gjatë këtij viti. Porositë pritet të arrijnë deri në vitin 2023 kur „Humvee“ e tanishëm duhet të tërhiqen.Komanda për Trajnim dhe Doktrina ka të bëjë me zhvillimin intelektual të forcave tokësore dhe me tjranimet e stërvitjet luftarake. Në përbërjen e saj janë: Qendra për Operacione Paqesore, Kolegji Shtabor Komandues, Qendra e Doktrinave, Qen-dra e Mësimeve, Qendra e Simulimeve, Qendra për Trajnimin e Njësive Arktike.

МarinaMarina mbretërore kanadeze përgjigjet për mbrojtjen e zonave bregdetare të Kanadasë që përfshijnë Arktikun dhe brig-jet e Atlantikut dhe Paqësorit. Përbëhet

nga: Komanda, Forcat detare Atlantik, Forcat detare Paqësore dhe nga forcat rezerve.Avionët patrullues të marinës janë nën komandën e grupit bregdetar në përbërje të forcave ajrore mbretërore kanadeze, por kontrollin operativ mbi ta e ka marina. Forcat kryesore të marinës gjithashtu janë të organizuara në dy grupe të task forcave me gjendje të lartë gatishmërie. –Grupi kontingjent për detyra (të aftë për vendosje brenda 10 ditëve) dhe Grupi kombëtar për detyra (të aftë për vendosje deri më 60 ditë). Dy grupet përbëhen nga një agjent të klasit „Iroquois“, dy fregatë të klasit „Halifax“, nga një anije për mbështetje logjistike dhe aviacion të marinës. Rezervën bregdetare e siguron komanda bregdetare me një personel të trajnuar me qëllim të ngritjes së gatish-mërisë ndërvepruese të njësive aktive në kohë paqeje dhe në kohë krizash. Misioni i saj i dytë është sigurimi i mbrojtjes në limane, kontrollit në bregdet dhe minim bregdetar.Planet afatgjate për furnizim dhe mod-ernizim të flotës së marinës parashikojnë furnizime të mjeteve lundruese pa ekui-pazh. Teknologjia për lundruese të këtij lloji (Unmanned Surface Vessels – USVs) gjithnjë ngec pas teknologjisë së flutur-akeve pa pilot (UAVs), por Kanadaja insis-ton që këto teknologji të jenë njëkohësisht të avancuara në mënyrë që të realizohen planet e modernizimit.

Forcat ajroreForcat mbretërore ajrore kanadeze janë përgjegjëse për mbrojtjen e hapësirës ajrore kanadeze dhe kanë të bëjnë me mbështetje të forcave tokësore dhe atyre detare. Ato përbëhen nga: 2 divizione ajrore me 13 vingje dhe nga Komanda Rajonale NORAD, me 1 qendër opera-tive, 4 radarë detarë dhe 2 radarë lëvizës. Njësitë ajrore janë të pajisura me: avionë: luftarak (CF-188 Hornet), transportues (CC-177 Globemaster III, CC-130 Her-cules, CC-150 Polaris, CC-144 Chal-lenger), sulmues (CP-140 Aurora), për SAR (CC-115 Buffalo), trajnues (CT-142 Dash-8, CT-156 Harvard II, CT-155 Haëk); me helikopterë: taktikë(CH-147F Chi-nook, CH-146 Griffon), sulmues (CH-148 Cyclone, CH-124 Sea King), trajnues (CH-139 JetRanger), për SAR (CH-149 Cormorant).Është e rëndësishme që në pjesën e stërvitjes dhe trajnimit gjithnjë e më shumë përdoren simulatorë për trajni-min e pilotëve. Paraqitja e besueshme e hapësirës virtuale me simulatorët më të rinj planifikuesfe u mundësojnë të zgjasin kohën e trajnimit të simulatorëve në llogari të kohës së fluturimit. Tashmë mendohet edhe për zëvendësimin e njësisë opera-tive me skuadron të trajnimit virtual.

Guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë i cili e përfaëson

mbretëreshën e Mbretërisë së Bashkuar është komandant titular suprem i forcave të

armatosura (CAF) edhe pse kontrolli i drejtëpërdrejtë është

funksioni i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes. Për çështjet e

mbrojtjes dhe sigurisë pranë Qeverisë së Kanadasë përgjegjës është Departamenti i Mbrojtjes

Kombëtare, i udhëhequr nga ministry i mbrojtjes kombëtare i cili njëherit është edhe shef i

Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes

Page 12: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

12

Në përbërjen e forcave ajrore, në vitin 2015 është planifikuar furnizimi i avionëve të rinj. Porosia e tyre pritet të arrijë deri në vitin 2023. Komanda e forcave ajrore në vitin 2015 deklaroi se është planifikuar që fluturakja e tyre e parë pa pilot të jeëtë në gjendje operative më së voni deri në vitin 2021. Marrëveshja e furnizimit pritet të nënshkruhet në vitin 2019 me afat të marrjes së porosisë deri në vitin 2023. Akuizicioni mund të përfshijë gjithsej 18 avionë.

Roja bregdetareRoja bregdetare ka bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Pesh-kimit dhe Oqeaneve. Ajo është e pajisur mirëfilli për kërkim dhe shpëtim dhe për mbështetje në komunikim të marinës kandeze në rast të konfliktit. Flota e saj operon edhe në bregdetin e Atlantikut edhe në bregdetin e Paqësorit, si dhe në liqenet e mëdha, në Antartik dhe në të

gjitha shtigjet bregdetare të Kanadasë. Nën përgjegjësinë e saj janë: komunikimi detarë dhe shërbimet e trafikut, thyrja e akullit, mbrojtje dhe shpëtim të ambien-tit jetësor dhe mbrojtje të ambientit për peshkim. Në vitin 2015 është nënshkruar marrëveshje për furnizim të 5 barkave plotësuese patrulluese, për patrullim në Antartik. Barka e parë duhet të hyjë në funksion sivjet, ndërsa ajo e fundit deri në vitin 2022.

Pjesëmarrja në operacionet paqësoreNjëra ndër misionet e FA-ra është edhe kontributi për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare me anë të veprimit të përbashkët me aleatët dhe partnerët. Ky kontribut është në kuadër të operacioneve paqësore të KB-së, NATO-s dhe aleatëve. Ato i koordinon Komanda Kanadeze e Operacioneve të Bashkuara. Pjesëmarrja e ushtarëve kanadez në secilin nga këto

misione individualisht, njihet nën emër të veçantë. Në kuadër të KB-së: Оperacioni JADE – pjesëmarrje në misionin UNTSO (United Nations Truce Supervision Organiza-tion) me mbikqyrës ushtarak. Kanadaja merr pjesë në UNTSO që nga viti 1954 që gjë ka të bëjë me pjesëmarrjen e saj më të gjatë në një mision jashtë vendit. Оperacioni CROCODILE – pjesëmarrje në misionin MONUSCO në Kongo, me ekspertë për operacione ushtarake, me oficerë për lidhje dhe me personel për tra-jnim. Оperacioni SOPRANO – pjesëmarrje në misionin UNMISS (Sudani Jugor) me oficerë shtabi dhe me oficerë për lidhje. Оperacioni SNOËGOOSE – pjesëmarrje në misionin UNFICYP në Qipro që nga viti 1964. Оperacioni PRESENCE – pjesë-marrje në misionin MINUSMA në Mali, duke filluar nga qershori i vitit 2018. Në kuadër të NATO-s: Оperacioni KO-BOLD – pjesëmarrje në përbërje të forcave të KFOR-it në Kosovë.Me forcat aleate: Оperacioni CARIBBE me FA të SHBA-së, në Basenin e Kari-beve dhe në Oqeanin e Qetë – pjesëmar-rje me anije dhe avionë për parandalim të tregtisë me njerëz dhe krimit të organi-zuar. Оperacioni IMPACT – mbështetje koalicionit global në Irak dhe Siri.

Çështje të mbrojtjesPjesa e buxhetit të shtetit për nevojat e mbrojtjes është realitivisht e vogël në raport me bruto prodhimin vendor (BPV). Ajo shumë, pas reduktimit prej 20,1 bilion USD në vitin 2010 në vitin 2017, apo 1% të BPV-së, është rritur për 24,2 bilionë USD në planet për vitin 2027, apo ka arritur deri në 1,6 % të BPV-së. Sateliti i parë ushtarak është lansuar në vitin 2013. Sateliti „Sapphire“ është i pajisur me senzor elektronik dhe i ndjek objektet gjithësisë në orbitën e Tokës. Me redukti-min e buxhetit për mbrojtje në vitin 2014, Kanadaja tërhiqet nga NATO program AWACs edhe pse ishte kontribuesja e tretë sipas madhësisë së programit, duke angazhuar katër ekipe të plota fluturuese. Sipas përfaqësuesve zyrtarë të NATO-s, tërheqja e Kanadasë e ka vënë në pikëpy-etje ekzistimin e këtij programi.

Ministri i mbrojtjes është përgjegjës për strukturën,

funksionimin dhe zhvillimin e të gjitha elementeve të mbrojtjes

në shtet. Në realizimin e detyrave i ndihmon Shtabi i Përgjithshëm në krye me shefin e shtabit i cili njëherit është edhe këshilltar

kryesor për mbrojtje

Page 13: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

13

FA-të e Kanadasë viteve të fundit shumëherë kanë qenë cak i sulmeve kibernetike. Ueb faqja e agjencisë së intelegjencës është hakuar përkohësisht në qershor të vitit 2015, pas sulmit të dytë kibernetik mbi lokacionet e qeverisë federale për më pak se dy javë. Në fushën e sigurisë, Kanadaja ka vendosur dhe realizon bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në. Ky bashkëpunim ka filluar me formimin e këshillit të përbashkët të mbrojtjes në vitin e largët 1940 dhe është fuqizuar aq më tepër në vitin 1958 me formimin edhe të Komandës Veriameri-kane për Mbrojtje Ajrore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi në vitin 2002, Otava dhe Uashingtoni kanë nënshkruar mar-rëveshje për formimin e grupit planifikues për Kanadanë dhe SHBA-në, me qëllim që të ndihmojnë në koordinimin e masave në gjendje të jashtëzakonshme, me të cilat njësitë janë të obliguara të ndërmarrin veprime në këto raste, apo të dërgohen përtej kufirit dhe të vihen nën komandë të vendit nikoqir. Skuadra për ndihmë në raste të fatkeqësive e përbërë prej 200 personash (DART), paraqet shembull për nismë efikase. DART mund të vendoset për kohë të shkurtër me qëllim të sigurimit të ndihmës humanitare dhe ndihmës gjatë fatkeqësive, kryesisht sigurimit të sigurisë parësore mjekësore dhe sigurimit të ujit të pijshëm në një periudhë 40 ditore.

Komada e Amerikës Veriore për Mbrojtje Ajrore (NORAD)Njëri ndër misionet e CAF është mbrojtja e Kanadasë dhe kontributi në mbrojtjen e Amerikës Veriore. Për realizimin e këtij

misioni, CAF veprojnë së bashku me aleatët dhe partnerët kundër kërcënimeve të përbashkëta ndaj sigurisë. Partneri më i afërt në realizimin e detyrave të këtilla janë FA të SHBA-së. Njëri ndër projektet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është NORAD, partneri kryesor i FA të Kanadasë në mbdojtjen dhe sigurinë e Amerikës Veriore. Është formuar me nënshkrimin e mar-rëveshjes në mes dy qeverive në vi-tin 1958. NORAD mbikqyr dhe mbron hapësirën e Amerikës Veriore si dhe hyrjet bregdetare. Misionet e Komandës së Amerikës Veriore për Mbrojtje Ajrore janë:1. Paralajmërim për rrezik ajror – zbulimi i fluturakeve, raketave apo fluturakeve të gjithësisë të cilat mund ta cënojnë

apo rrezikojnë Amerikën Veriore, si dhe detektimin dhe ndjekjen e avionëve që akuzohen për tregti të paligjshme me drogë. Мonitorimi arrihet me ndihmën e rrjetit global me senzorë, satelitë, radarë në terren dhe në ajër.2. Kontrollin e hapësirës ajrore – mision kontrollues me anë të së cilit sigurohet sovraniteti ajror dhe mbrojtja e hapësirës ajrore të Kanadasë dhe SHBA-së. Për këtë qëllim, rregullisht patrullojnë avionë luftarak të dy vendeve.3. Paralajmërimi detar – monitorim të mjediseve ujore kanadeze dhe amerikane, oqeaneve dhe rrugëve të brendshme ujore.

М.S.

Page 14: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

14

natO dhe lufta kundër tregtisë me njerëzTregtia me njerëz është term

bashkëkohor që ka të bëjë me robërinë. Ky është një krim serioz i cili cënon të drejtat themelore

të njeriut. Secili prej nesh mund të jetë viktimë e tregtisë me njerëz për shkak të disa arsyeve, ndërsa sipas Kombeve të Bashkuara, tregtia me njerëz është burimi i dytë më i mad hi profitit i krimit të organizuar, pas drogës. Format aktuale të tregtisë me njerëz janë: trafikimi i njerëzve, eskploatimi komercial seksual i fëmijëve, puna e detyruar, robëria e detyruar, shërbyesit vendor, regrutimi i paligjshëm dhe përdorimi i fëmijëve-ush-tarë, si dhe tregtia me organe njerëzore.Në kushte të përhapjes së gjerë të krimi-nalitetit në të gjitha poret e jetës, me ele-mente të organizimit dhe përfshirjen e një numri të madh nxënësish, me elemente ndërkombëtare dhe duke mos njohur kufij, sidomos në zgjerimin e kriminalitetit me anë të prodhimtarisë së paligjshme dhe tregtisë me drogë, tregtisë më armë dhe mbetje bërthamore, vjen deri tek nxitja e aktivitetit criminal në sferën e tregtisë me njerëz dhe mirgimit ilegal.Politika e NATO-s në luftën kundër tregtisë me njerëz nga ana e Aleancës u fillua me zero tolerancë për tregtinë me njerëz, politikë kjo e cila u miratua në Samitin e NATO-s në Stamboll në qershor të vitit 2004. Ajo rishikohet në

mënryë që të sigurohemi se në mënyrë efektive implementohet nga ana e ale-atëve dhe partnerëve. Politika i obligon vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera pjesëmarrëse, të cilat marrin pjesë në operacionet e kryesuara nga NATO, në fuqizimin e përpjekjeve për parandalim dhe luftë kundër aktivitetit të këtillë. Kjo çështje mbahet nën revision të rregullt nga ana e Këshillit të Partnerëve Euroat-lantik (KPE). Politika për bashkëpunim e vitit 2011 është e hapur edhe për vendet

Global

NATO shihet si organizatë primare për luftën kundër tregtisë me

njerëz dhe në këtë drejtim punon në konsultim me vendet e KPE-së dhe me bashkëpunëtorë të trupave që nuk janë anëtare të NATO-s, si dhe me organizata

qeveritare dhe joqeveritare

Page 15: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

15

pjesëtare të Dialogut të Mesdheut dhe Nismës së Stambollit, si dhe për katër partnered më të mëdha nga e tërë bota (Australinë, Japoninë, Republikën e Koresë dhe Zelandën e Re), si dhe për partnerët tjerë operativë si Kolumbia, Mongolia, Singapuri,Tonga dhe Malezija. Aleatët janë dakorduar të rishikojnë dhe të revidojnë gjyqësorin kombëtar në këtë aspekt.Aleatët janë tejet të vetëdijshëm se tregtia me njerëz e ushqen korupcionin dhe krimin e organizuar, ndërsa kjo bie ndesh me përpjekjet për stabilizimin e NATO-s në teatrot e tij të operacioneve dhe intere-save. Këto qëndrime kanë sjellur deri në zhvillimin e politikës së NATO-s në luftën kundër tregtisë me njerëz. NATO shihet si organizatë primare për luftën kundër tregtisë me njerëz dhe në këtë drejtim punon në konsultim me vendet e KPE-së dhe me bashkëpunëtorë të trupave që nuk janë anëtare të NATO-s, si dhe me organizata qeveritare dhe joqeveritare. Forcat e kryesuara nga NATO të cilat punojnë në kuadër të mandatit të ri, i mbështesin organet gjegjëse të vendit nikoqir në përpjekjet e tij në luftën kundër tregtisë me njerëz.Gjatë realizimit të këtij aktiviteti, NATO kërkon personel civil dhe ushtarak, si dhe realizues të cilët marrin pjesë në operacionet e kryesuara nga NATO, të

realizojnë trajnim adekuat për stan-dardet e sjelljes së tyre përgjatë operacioneve. Trajnimi dhe ngritja e vetëdijes te forcat e NATO-s, në esencë është përgjegjësi e individëve të cilët janë pjesë e luftimeve. Megjithatë Aleanca ndalet në këtë çështje përmes një numri të madh të kurseve për per-sonelin ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve partnere në: NATO kolegjin për mbrojtje në Romë dhe në

Shtabin e NATO-s në Oberamergau të Gjermanisë. Përpos këtyre dy qendrave, qendra turke për trajnimin e PpP-së nga viti 2008, organizon kurs dy vjeçar për “Luftën kundër tregtisë me njerëz”, kurs i cili është i hapur për persona civil dhe për ushtarakë.Një pjesë e madhe e përgjegjësisë për zbatimin e politikave i është ndarë Komitetit Ushtarak të NATO-s, duke pasur parasysh faktin se ushtarët e NATO-s dhe vendeve të cilat nuk janë anëtare të NATO-s janë pjesë e operacioneve të kryesuara nga NATO. Në rrethana të këtilla, ata do të vijnë në kontakt me vikti-mat e tregtisë me njerëz, duke vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna nga ana e komandantëve strategjik. Kordinator i lartë për luftë kundër tregtisë me njerëz i kordinon të gjitha përpjekjet e Aleancës në luftën kundër këtij aktiviteti ilegal. Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me vendin nikoqir është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një shembull konkret ka të bëjë me regullativat specifike për politikat të cilat janë të përfshira dhe zhvillohen në kuadër të planeve operative në Afganistan. Forcat Ndërkombëtare për Ndihmë të Sigurisë (ISAF) kanë për detyrë të sigu-rojnë mbështetje nga Qeveria në Afgani-stan në luftë kundër tregtisë me njerëz. ISAF punon bashkarisht dhe shpërndan

informata me forcat afgane të sigurisë. Ata bashkarisht mbajnë mbledhje javore me Organiza-tën Ndërkombëtare të Migrimit organizatë e cila është e caktuar si agjencion udhëheqës për këtë çështje nga ana e misionit

të OKB-së për ndihmë në Afganistan. Forcat, gjithashtu këtu rregullisht mbajnë kontakte me komesariatin e lartë të KB-së për refugjatë (UNHCR), me fondin e KB-së për fëmijë (UNICEF) dhe me komisio-nin e pavarur afgan për të drejtat e njeriut.

Тregtia me njerwz nw Repub-likwn e MaqedoniswNë Republikën e Maqedonisë, në për-puthje me strategjinë për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, plani kombëtar akcional për luftë kundër tregtisë me fëmijë, tregtisë me njerëz, sidomos me femra dhe fëmijë, paraqet problem global që reflektohet kudo në vend. Problemi në fjalë paraqitet në forma të ndryshme dhe ka për qëllim që përmes këtyre formave të eksploatimit ta shfrytëzojë viktimën për një profit sa më të lartë. Në bazë të shqyrtimeve analitike, në pjesën më të madhe të rasteve të par-ealizuara, kemi të bëjmë me fenomenin e prostitucionit të detyruar të shtetaseve të huaja në hapësira të ndryshme banesore, të huazuara apo private, nëpër shtëpi apo shtëpi fundjave. Kontrolli i objekteve të llojit të këtillë është i nevojshëm duke pasur parasysh se nuk kemi të bëjmë vetëm me vende ku realizohet prostitu-cion i detyruar, por edhe me vende ku strehohen viktimat e tregtisë me njerëz, deri në shitjen e tyre. Përveç shtetaseve të huaja kohëve të fundit janë regjistruar edhe disa shtetase të R. së Maqedonisë, më së shpeshti vajza të mitura, të cilat i nënshtrohen prostitucionit, e me anë të kësaj bien në kurthin e tregtisë me njerëz.

Dragan Pavllovski

Politika e NATO-s në luftën kundër tregtisë me njerëz nga ana e Aleancës u fillua me zero

tolerancë për tregtinë me njerëz, politikë kjo e cila u miratua në

Samitin e NATO-s në Stamboll në qershor të vitit 2004

Page 16: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Esenca e sigurisë kombëtare të një shteti është aftësia e tij për tu mbrojtur nga të gjitha format dhe llojet e kërcënimeve. Sot

shpesh hasim në konceptin e global-izimit dhe në efektet që i ka i njejti. Në kontekst të sigurisë, definojmë siguri globale, përkundër kërcënimeve globale. Për shembull, për shkak të varshmërisë së formës dhe strategjisë së organiza-tave terroriste dhe zgjerimit të tyre në të gjitha kontinentet kah fundi i shekullit XX, SHBA-ja shpalli luftë globale kundër terrorizmit. Globalizimi i sigurisë është temë diskutimi në organizatat ndërkom-bëtare, sidomos në OKB. Qëllimi i sigurisë ndërkombëtare është mbijetesa e shteteve si kusht bazik i stabilitetit në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pse gjithmonë ka ekzistuar garë në

mes vendeve, të gjithë e kuptuan se për zhvillimin e një vendi nevojitet që ai të bashkëpunojë me të gjitha vendet tjera, ose me sa më tepër që është e mundur. Nga interest e një vendi dalin marrëd-hëniet të cilat vendi i ka në raport me sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. Konfliktet rrallë herë kanë qenë të izoluara dhe në të gjitha luftrat përg-jatë historisë ka mbisunduar idea për formimin e koalicioneve dhe aleancave. Lufta njëkohësisht i ndan dhe i bash-kon shtetet, sepse kundër një rreziku të përbashkët, ata natyrshëm synojnë për të qenë të bashkuar. Në përputhje me këtë, gjithmonë ka ekzistuar një “bashkësi ndërkombëtare”, por në shekullin XX kjo u institucionalizua, së pari përmes Lid-hjes së Kombeve e më pas edhe përmes OKB-së. Qasja globale për zgjidhjen

16

Edukim

Gatishmëria e shtetit për krizë globale

Globalizimi i sigurisë është temë diskutimi në kuadër të

organizatave ndërkombëtare, sidomos në kuadër të OKB-së.

Qëllimi i sigurisë ndërkombëtare është mbijetesa e shteteve si kusht themelor i stabilitetit të

bashkësisë ndërkombëtare. Edhe pse gjithmonë ka ekzistuar garë në mes shteteve, të gjithë

e kuptuan se për zhvillimin e një vendi nevojitet që i njejti të

bashkëpunojë me vendet tjera, ose të paktën të ketë bashkëpunim me

sa më tepër që është e mundur

Page 17: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

e problemeve me të cilat ballafaqohen disa shtete nuk është trend i ri, gjë e re është mënyra e implementimit të zgjid-hjeve që është shumë më e organizuar. Megjithatë, e dukshme është se zgjidh-jet shpesh herë janë të ngadalshme, të vonuara apo të njejtat mund të gjenerojnë edhe problem tjera. Sot identifikohen më shumë kërcënime ndaj sigurisë ndëkombëtare: ndryshimet klimatike, fatkeqësitë natyrore, terroizmi, pandamët, kriza financiare, proliferimi i armëve bërthamore, konfliktet etnike dhe fetare, mungesa e ujit dhe resurseve natyrore, kërcënimet kibernetike, etj. Teori të ndryshme rreth marrëdhënieve ndërkombëtare parashohin pasoja të ndryshme dhe në rast se ndodh një problem i papritur global, ndërkombëtar në aspektin e sigurisë që do të ndikonte në një numër më të madh të vendeve të botës njëkohësisht, , paraqitja e problemit në fjalë do të ndikonte edhe mbi politikën botërore me tendencë për të ndryshuar fytyrën e rrjedhojën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në rast se ndodh një gjë e tillë, strategët duhet pasur parasysh se vendet me siguri edhe më tutje do të vazhdojnë t’i ndjekin parimisht interest e tyre.Secila fatkeqësi globale do të kishte ndi-kim të pabarabartë ndaj vendeve të ndry-shme, popullsisë së tyre dhe qeverive kombëtare. Shtetet e fuqishme me siguri se do të ishin më të organizuara dhe në mënyrë më të lëhtë do të mund të bal-lafaqoheshin me çdo kërcënim, përderisa më të dobëtat dhe vendet në zhvillim do të ishin më të pafuqishme dhe më interne. Niveli i dukshëm joproporcional i kapaciteteve dhe aftësive do të ndikonte ndaj përgjigjes së dëshiruar ndërkom-bëtare globale, por megjithatë politika gjithpërfshirëse botërore me siguri se nuk do të ndryshojë. Edhe përkundër kujdesit

të mendimit liberal për ngritjen e qeverisë së unifikuar globale dhe frika nga e njejta, kjo nuk do të ndodhte sepse vendet edhe më tutje kanë vullnet për të mbetur sovrane. Paraqitja e kërcënimit të çfarëdoshëm do të merrej si krizë transnacionale e cila do të ndikonte ndaj të gjithëve. Ekzistojnë një sërë skenaresh distopike në filma dhe libra rreth asaj se në çfarë forme shoqëria do të mund të ndryshonte për shkak të pasojave katastrofale. Në rast se merren parasysh teorite ekzistuese rreth politikës ndërkombëtare mund të bëhen parashikime qeveritare se si qeveritë e vendeve do të marrin vendime dhe se cilat do të ishin pasojat e mund-shme nga këto vendime. Për shembull, transnacionalistët do të merrnin qëndrim energjik gjatë një krize të këtillë, real-istët do të ishin më intern, liberalët do të ishin më të përshtatur, konstruktivistët do të përqëndroheshin kah shmangja e pasojave, ndërsa neokonzervatorët do të ishin agresivë dhe me siguri se do të insistonin në zgjidhje me anë të luftës. Marrëdhëniet ndërkombëtare gjithmonë kanë qenë të drejtuara kah interakcioni i shteteve kombëtare, sidomos në rastet e krizave globale. Pytje e rëndësishme që kërkon përgjigje është edhe ajo se a do të bashkohen qeveritë ose të njetat do ta vazhdojnë agjendën e tyre? Pandemia globale është kërcënimi më i përkryer në shekullin XXI. Ekzistojnë shumë skeptikë që mendojnë se kër-cënimi hiberbolizohet por se mund të vihet nën kontrollë, duke i anashkaluar pasojat të cilat mund t’i dëmtojnë shtetet. Bota është shumë pak e lidhur, kështu që është e pamundur që ndonjë shtet apo rajon të lihet në karantinë. Shtrohet çështja se a thua vallë në rast të pande-misë, shtetet e armiqësuara mes vete do ta shfrytëzojnë kërcënimin si burim për tashmë politikat e vendosura paraprake. Disa shtete do të heqin dorë nga marrja e masave aktive, me shpresë se disa të tjera do t’a kryejnë punën e “ndyrë” për ta. Vendet e vogla sigurisht se do të ishin friksuar se vendet e mëdha do ta shfrytë-zonin kërcënimin global nga pandemija si arsyetim për t’i realizuar qëllimet e tyre. Disa historian argumentojnë se Lufta e Parë Botërore përfundoi për arsye se në vitin 1918 gripi spanjoll (njëri ndër pan-demitë më vdejkjeprurese në historinë e njerëzimit) filloi të përhapet në rradhët e frontit perëndimor, ndërsa palët e konflik-tuara e kuptuan se kundër një armiku të këtillë, të gjithë do të jenë humbës.Priten më shumë efekte të mundshme ndaj marrëdhënieve ndërkomëbtare në rast të kërcëimit global, në të cilin vendet nuk do të qëndrojnë të izoluara. Se sa shpejtë mund të zgjerohet pandemija, do

Page 18: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

18

të ndikonte edhe shpejtësia e reagimit të qeverive. Një reagim më i shpejtë do të thotë edhe një përgjigje më e fuq-ishme në mënyrë që të parandalohet kërcënimi. Në rast se inkubacioni është më i ngadalshëm, kërcënimi do t’i kalonte kufijtë shtetërorë shumë shpejt. Regjimet autoritare parimisht do ti fshehnin infor-macionet, si për shembull Kina me virusin SARS apo BRSS-ja me katastrofën e Çernobilit. Në fund, megjithatë do të paraqitej nevoja për një politikë globale apo për globalizim të përgjigjeve.Realistët besojnë se struktura anarkiste globale bën që të jetë e pamundur që qeveritë të bësojnë tërësisht në punën e tyre. Sipas tyre, në botë gjithnjë sundon një realizëm politik për faktin se shtetet udhëhiqen vetëm nga interest e tyre kombëtare. Duke pasur parasysh se shtetet parimisht do të duhet tu besojnë

resurseve dhe aftësive të tyre, realistët janë shumë skeptic në lidhje me aftësinë e institucioneve ndërkombëtare për të rregulluar politikën botërore. Organizatat ndërkombëtare shpesh herë nuk ia dalin që ti realizojnë idetë e tyre parimore ba-zike. Shembull më i mirë për këtë është formimi i OKB-së me qëllim të “parandal-imit të luftës”. Për shkak të mungesës së unitetit në mes të shteteve edhe në këtë rast kemi një lloj të katastrofës globale, ndërsa vendet edhe më tej do të kujde-sen për interest e tyre kombëtare. Ekzistimi i jofunksionalitetit burokratik mund të shkaktojë një kolaps të tërë-sishëm të vendit. Ka shembuj kur aktorët politik nga qeverisja ligjvënëse apo ekzekutive në rast të ndonjë krize më të madhe ti kompromitojnë kompeten-cat burokratike me qëllim që të mbajnë kontrollin politik. Kjo deri më tani është

hasur në raste të luftrave afatgjate, por besohet se mund të jetë edhe skenar i ndonjë lloji tjetër të krizës që nuk do të thotë të ketë karakter luftarak. Opinioni publik dhe presioni i grupeve rreth inte-resave të tyre ka mundësi që në mënyrë shtesë t’a vështirësojë bashkëpunimin multilateral. Katrahura do të sillte deri në cënimin e tërësishëm të sigurisë ku shteti do të ishte i detyruar të përdorë forcë ekstreme. Paniku te kreatorët e caktuar të politikave ose te individë në kuadër të aparatit shtetëror do të mund të shkak-tonte eskalim të panevojshëm për shkak të së cilës do të mund të vinte deri te humbjet masive të jetëve të njerëzve në emër të kontrollit dhe qetësimit të gjen-djes. Një sjellje kaotike do të shkaktonte vendime kaotike me pasoja të këqija për njerëzit dhe për vendin. Në kushte të këtilla, vendimet ndaj sigurisë së brend-shme do të merreshin sipas parimit se shumica është më e rëdësishme se indi-vidi, ndërsa ndaj sigurisë së jashtme se vendi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Të gjitha vendimet në kuadër të politikës ndërkombëtare varen nga vullneti politik, nga direktivat dhe nga strategjia e qe-verive të vendeve në kushte dhe kohë të caktuar. Ekziston dallim i theksuar në rast se udhëheqësia politike është liberale, realiste apo neokonzervative. Liberalët do të dëshironin institucione të fuqishme në nivel ndërkombëtar në mënyrë që ta kontrollojnë fuqinë e vendeve dhe do të angazhoheshin për bashkëpunim më të madh dhe për ballafaqim të përbash-kët me krizën. Realistët nuk thonë se nuk duhet të ketë bashkëpunim në mes vendeve, por në fund kjo gjithnjë vihet në plan të dytë, pas interest kombëtar të

Paraqitja e çfardo kërcënimi që do të merret si krizë

transnacionale, do të ndikojë mbi të gjithë. Ekzistojnë një sërë skenaresh në filma dhe në libra rreth asaj se në çfarë forme do të kishe mundur të ndryshojë shoqëria për shkak

të pasojave katastrofale. Në rast se merren parasysh teoritë aktuale për politikën

ndërkombëtare, mund të bëjmë një parashikim valid se si qeveritë e shteteve do të marrin vendime dhe se cilat do të kishin qenë pasojat e mundshme nga të njejtat

Page 19: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

19

vendit. Neokonzervatorët besojnë në de-mokratizimin e menjëhershëm të botës në mënyrë që atë ta bëjnë vend më të mirë për të jetuar, por për dallim nga liberalët ajo duhet të bëhet në mënyrë unilaterale dhe së pari tu përgjigjet interesave veta-nake kombëtare të vendit.Stili i politikanëve në pushtet në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të ndikojë ndaj ven-dimeve që merren, si dhe në pikëpamjen

e tyre për politikën ndërkombëtare. Stili i ndryshëm sjell deri te një qaje që ndry-shon në kuadër të politikës kombëtare dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ndikon ndaj mundësive të planifikuesve të sek-torëve tjerë, në mësin e tyre edhe në atë ushtarak. Planifikuesit duhet ta kuptojnë stilin e udhëheqsisë së tyre politike me qëllim që në mënyrë të duhur t’i kuptojnë politikat dhe direktivat e tyre. Ata duhet

t’i përkthejnë vendimet e politikanëve, për faktin se urdhërat e tyre jo gjithmonë do të jenë koncize. Në realitet, është e pamundur që planifikuesit të kenë direk-tivë të qartë nga dokumentet politike, sepse të njejtat sipas definicionit janë të përgjithshme. Shpesh herë dallimet në mes të strategjisë kombëtare dhe planifikimit ushtarak mund të sjellin deri në katastrofë për shkak të komunikimit të dobët të ideve. Duke u nisur nga kjo, strategjia kombëtare është e hapur për interpretim nga ana e planifikuesve ush-tarak të cilët janë të trajnuar të mendojnë se “asgjë nuk guxon të bëhet”. Konkluza është se baza e politikës ndërkombëtare asnjëherë nuk ka pë-suar ndryshime – parimi bazë edhe më tutje ngelet uria për të pasur fuqi. Edhe pse njerëzit organizohen për të bërë një nivel të caktuar të sigurisë në pavarësi, në rast të krizës globale me pasoja katastrofale, qeveritë e vendeve me siguri se do të vazhdojnë t’i ndjekin interesat kombëtare. Në rast të kër-cënimit të këtillë ndërkombëtar, të gjitha teoritë do të bien ndesh sepse problemet në politikën ndërkombëtare nuk janë komplekse, por kaotike. Shtetet janë si organizma të gjallë të cilat edhe pse në kushte normale pak a shumë bashkëpu-nojnë, në rast të krizës globale mund të vijë deri te një luftë e madhe për ekzis-tencë.

Secili shtet duhet të jetë i gatshëm dhe të përshtatet ndaj një skenari të këtillë. Në rast se paraqitet ndonjë kërcënim global i sigurisë, apo paraqiten më shumë kërcënime përnjëherë të cilat do ti multi-plicojnë pasojat negative, vendet më të vogla do të ngelin vetë, sepse vendet e mëdha së pari do të kujdesen për vete dhe për popullsinë disa milionëshe të tyre. Për shembull, në rast të pandemisë globale me nivel të lartë të vdekshmërisë, pritshmëritë janë se vetëm nga momenti kur do të shmanget kërcënimi te vendet, ato do të vinin në ndihmë vendeve tjera. Skenare distopike dhe apokaliptike në të cilat bota bie në kaos global nuk janë të pamundura dhe nevojitet të meren para-sysh disa gjëra kur përpilohen strategjitë kombëtrare. Zakonisht vendet të cilat kanë sfida ekonomike dhe të sigurisë në gjendje normale, nuk kanë as kohë e as resurse të zhvillojnë plane alternative – në rast të katastrofës globale. Megjithatë, në rast se mbrojtja dhe siguria e shtetit nuk mund të organizohet brenda natës rreth sfidave dhe kërcënimeve të pritura dhe parashikuese, çfarë do të ngelë për sfidat dhe kërcënimet e papritura? Edhe pse një skenar i këtillë duket i pamundur, por në rast se ndodhë, vija në mes të rregullit dhe anarkisë mund të jetë shumë e hollë.

Gjorgji Veljovski

Pandemia globale është kërcënimi më i përkryer në shekullin XXI. Ekzistojnë shumë skeptikë që mendojnë se kërcënimi hiberbolizohet por se mund të vihet nën kontrollë, duke i anashkaluar pasojat të cilat mund

t’i dëmtojnë shtetet. Bota është shumë pak e lidhur, kështu që është e pamundur që ndonjë shtet apo rajon të lihet në karantinë. Shtrohet çështja se a thua vallë në rast të pandemisë, shtetet e armiqësuara

mes vete do ta shfrytëzojnë kërcënimin si burim për tashmë politikat e vendosura paraprake

Page 20: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Me fundin e Luftës së Ftohtë, NATO mori rolin ndërkom-bëtar për zonat e krizës në mbarë botën. Ajo zhvil-

loi fushata ushtarake me ndërhyrje në Bosnje në 1995 dhe në Kosovë në vitin 1999. OKB dërgoi trupa në Somali në vitin 1992. Këto operacione kanë treguar se toleranca e humbjes është një faktor kyç në një mënyrë të re luftimi. Pas sul-meve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe më vonë në NATO, ata filluan një luftë kundër terrorit në Afganistan në vitin 2001. Në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara filluan Luftën e Dytë të Gjirit në Irak, duke argumentuar se Iraku ka armë të shkatërrimit në masë. Lufta shpërtheu mes Izraelit dhe Hezbollahut në vitin

2006. Kur analizojmë luftërat e fundit, në shumicën e këtyre luftërave ne njohim aspekte shumë të rëndësishme dhe të zakonshme:– Aktorët e luftës kanë ndryshuar, dhe

aktorët jo-shtetërorë (për shembull, organizatat terroriste, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, luftëtarët e huaj, fraksione rebele,etj.) janë shën-druar në lojtarë kryesorë të luftës.

– Komunikimi strategjik (StratCom), në fakt është duke fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve për të marrë mbështetje, si dhe është bërë e nevo-jshme për të qenë e/i suksesshëm.

– Luftimet kibernetike janë të zhvilluara si domen i ri në fushbetejë dhe zbato-hen njëkohësisht ose ndaras kundër kundërshtarëve.

20

strategjia anti-qasje dhe refuzimi i hapësirës/zonës (a2aD)

Edukim

Anti-Qasja dhe Refuzimi i Zonës (A2AD) është një nga

strategjitë ushtarake më të njohura në vitet e fundit. Shtetet e Bashkuara kanë

shprehur shqetësim në lidhje me iniciativat ushtarake kineze

në rajonin e Paqësorit. Rusia pranon të njëjtën qasje kundër

luftës së stilit amerikan dhe ka krijuar tashmë zonat A2D në NATO lindore dhe jugore, të cilat do të kishin implikime

serioze që NATO merr parasysh

Page 21: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

– Fillimi i fundit të luftrave u bë shumë më i qartë.

– Lufta hibride u paraqit si një strategji e re dhe mënyrë e të luftuarit.

– Lufta kryengritëse apo PROXY zba-tohet si mënyrë indirekete e realizimit të kampanjave me përdorim të proxy forcave e jo atyre rutine.

– Fushëbeteja përdoret si laborator, ndërsa teknologjitë më të reja dhe konceptet për luftime ushtarake tes-tohen.

Аntiqasja dhe refuzimi i hapë-sirës/zonës (A2AD)Kundërshtarët gjithmonë gjatë historisë janë përpjekur të parandalojnë kundër-shtarët e tyre nga afrimi dhe sulmimi i territoreve të tyre ose t’i pengojnë ata që

të bëjnë veprime të tilla për të mbro-jtur popullin dhe interesat e tyre. Ata ndërtuan kështjella, hendeqe, mure (për shembull, Murin e Madh të Kinës), linja mbrojtëse (për shembull, linjen Mazino) dhe tani aftësitë e A2AD për të minuar lirinë e lëvizjes dhe qasjen operative ndaj armiqve. Pas Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara u bënë vendi më i fuqishëm me fuqi të madhe ushtarake. Shtetet e Bashkuara kryen operacionet në Irak (1991 dhe 2003) dy herë dhe ekspozonin rrugën në luftën e saj. Ky lloj superioriteti dhe lufta kundër armëve natyrshëm ngjalli disa iniciativa për të zhvilluar kundër-aftësitë dhe strategjitë. Duke parë rrugën që Shtetet e Bash-kuara ndërrmorën për të luftuar dhe për-jetuan ngjarje të tilla si krizën tajvaneze të viteve 1995-1996 dhe krizën në Ishujt Hainan në 2001, Kina filloi të zhvillonte strategjinë e A2AD. Gjithashtu edhe Ru-sia filloi të zhvillojë aftësitë e A2AD për të krijuar tampon-zonë në mënyrë që të mbulojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Koncepti i SHBA për një Qasje të Për-bashkët Operacionale përcakton këto dy terma, anti-qasjen dhe refuzimin e

hapësirës / zonave; “Anti-qasja i refero-het atyre aktiviteteve dhe aftësive, za-konisht me rreze të gjatë, në mënyrë që të parandalojnë forcën e kundërshtarit të hyjnë në zonën operacionale. Aktivitetet kundër qasjes kanë tendenca të drej-tojnë forcat që veprojnë kryesisht nga ajri dhe deti, por ato gjithashtu mund të orientojnë hapësirën kibernetike dhe forcat e tjera që i mbështesin të njejtat. Refuzimi i hapësirës / zonës i referohet atyre veprimeve dhe aftësive, zakonisht me një gamë më të shkurtër, në mënyrë që të mos ruajë forcën e kundërt, por të kufizojë lirinë e veprimit brenda zonës operacionale. Refuzimi i hapësirës / zonës duke mohuar aftësitë e të gjitha forcave në të gjitha fushat, duke përf-shirë forcat tokësore. Dallimi midis

antiqasjes dhe refuzimit të një zone / hapësire është relativ më tepër se sa strikt, dhe shumë variante mund të për-doren për të dyja qëllimet. Për shembull, nëndetësen e njëjtë që kryen misionin e refuzimit të zonës / hapësirës në ujërat bregdetare, mund të jetë aftësia për të parandaluar qasjen kur ajo është e angazhuar në patrullim në distancë. Siç shihet në përkufizimet e lartpërmendura, përderisa aftësitë anti-qasje kanë për qëllim parandalimin ose pengimin e çdo kundërshtari nga hyrja në një zonë operative, mundësitë për refuzimin e zonës / hapësirës duhet të pengojnë ose të parandalojnë lirinë e manovrimit në zonën operacionale. Zakonisht aftësitë antiqasëse kanë një gamë më të gjatë nga aftësitë për refuzimin e hapësirës / zonës. Për shkak se aftësitë anti-qasëse mund të përdoren si për objektivat anti-ndjekjeje dhe refuzimi, ato gjithashtu përfshijnë aftësinë për të zgjedhur nga një zonë. Kjo strategji nga njëra anë ka për qëllim të pengojë ose parandalojë çdo kundërshtar nga projektimi i push-tetit dhe ndërrmarja e aksioneve pranë kufijve, në anën tjetër, - sa i përket

natyrës së aftësive sulmuese të A2AD-it - ka potencial të lartë për t’u përdorur për qëllime ndërhyrëse. Aftësitë / pasur-itë A2AD përfshijnë shumë fusha nga politika në ushtri. Siç parasheh qasja gjithëpërfshirëse – kjo kërkon marrjen parasysh të të gjitha llojeve të aftësive. Disa shembuj aktual dhe A2AD aftësive të reja mund të numërohen si:– sistemet e Integruara të Mbrojtjes

Ajrore të shumëfishta (IADS), të për-bërë nga avionë luftarakë modernë dhe aeroplanë sulmesh, raketa ajrore dhe fikse dhe të lëvizshme, sisteme mbrojtëse bregdetare;

– raketat balistike dhe kryqëzuese që mund të lëshohen nga platforma të shumta ajrore, detare dhe tokësore kundër objektivave tokësorë dhe

21

Page 22: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

detar;– sisteme raketore të vargut të gjatë

artilerike dhe multilansuese (MLRS);– nëndetëse dizel dhe bërthamore të

armatosura me predha kryqëzuese sipersonike dhe me torpedo avan-cuese;

– nëndetëser raketore balistike (SSBN);– mina të avancuara detare;– armë kinetike dhe jokinetike dhe

mbështetje të lansimit në gjithësi dhe infrastrukturë për vrojtimin e së njejtës;

– aftësi të sofistikuara për luftë kiber-netike;

– pajisje elektronike për luftime;– sisteme të ndryshme ISR;– rrjete gjithëpërfshirëse të zbulimit

të cilat i mbulojnë domenët ajrore, hapësinore dhe nënujore;

– komanda të mbyllura optike qeveritare kontrolluese (C2) rrjete të lidhura së bashku me sisteme të ndryshme të bejtejës;

– forca speciale etj.Me këto aftësi, çdo operacion mund të kryhet nga forcat ajrore të çdo shteti dhe mbrojtja e integruar ajrore për të ruajtur ose mbajtur superioritetin ose barazi ajrore mbi zonat e saj sovrane ose forcat e saj. Operacionet me forcat speciale, artilerinë dhe me Sistemet e Raketave Multilaterale (MLRS) si dhe me ra-ketat kundër forcave të avancuara dhe forcave të vendosjes mund të përdoren në të gjitha pikat e hyrjes në zonën e operacioneve. Përveç kësaj, mund të përdoren aftësitë tokësore dhe objektet detare, siç janë raketat balistike anti-balistike dhe nëndetëset e armatosura me silurët ose raketat e lundrimit të mini

sofistikuar, nëndetëse bregdetare, si dhe mund të angazhohen avionë të vegjël sulmues

Strategji ruse dhe aktivetete ushtarake A2ADQë nga fundi i Luftës së Ftohtë, Rusia është përshtatur me rendin e ri botëror ndërsa po përballet me vështirësi. Shpërbërja e Paktit të Varshavës dhe pavarësia e popujve të vjetër sovje-tikë shkaktuan probleme të mëdha për federatën e re ruse (RF). Tërheqja e këtyre vendeve, dhe pastaj zgjerimi i NATO-s dhe Bashkimit Europian në lindje, e bëri ambientin e sigurisë shumë më të tensiouar për Federatën Ruse dhe kontribuoi në perceptimin rus të kër-cënimit në rritje ndaj interesave të saj.

22

Anti-qasja i referohet atyre aktiviteteve dhe aftësive,

zakonisht me rreze të gjatë, në mënyrë që të parandalojnë

forcën e kundërt të hyjnë në zonën operacionale.

Aktivitetet kundër qasëse kanë tendenca të drejtojnë

forcat e dominuara kryesisht nga ajri dhe deti, por

gjithashtu mund të orientojnë hapësirën kibernetike dhe

forcat e tjera që i mbështesin të njejtat

Page 23: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Ministri i Punëve të Jashtme i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në tetor të vitit 2015 përmendi qëndrimin e Rusisë “atëherë dhe tani” mbi zgjerimin e NATO-s. Gjatë Luftës së Ftohtë, kufijtë ndërmjet vendeve të NATO-s dhe BE-së dhe Bllokut Lindor ishin shumë më të shkurtra se ato që ekzistojnë sot midis NATO-s, BE-së dhe Rusisë. Për shkak se gjeografia është një faktor shumë kritik në politikën dhe mendimin e mbrojtjes, ky fakt vlen për Rusinë. Gjatë Luftës së Ftohtë, BRSS pati një “ tampon zonë strategjike “ midis NATO-s dhe atdheut (Rusisë) përmes shteteve të Paktit të Var-shavës. Kjo tampon zonë i ka siguruar Rusisë një mbrojtje të thellë dhe aftësi për të ruajtur lirinë e lëvizjes (Freedom of Mouvment) në territorin e saj për t’iu

përgjigjur sulmeve të kundërshtarëve. Kur Rusia ndjeu se po humbiste ndikimin e saj në zonën e saj të privilegjuar, filloi t’i kompensojë këto humbje me strategjinë e re, falë rritjes ekonomike, stabilitetit politik dhe dinamikës së udhëheqjes ruse nën udhëheqjen e presidentit Putin. Pas Luftës së Ftohtë Rusia publikoi dokumentet kryesore strategjike të saj si Strategjia Kombëtare e Sigurisë (1997, 2000, 2009 dhe 2015), Koncepti i Politikës së Jashtme (1993, 2000, 2008 dhe 2013) dhe Doktrinës Ushtarake (1993, 2000, 2010 dhe 2014), katër herë rinovohet qasja e saj dhe perspektiva për t’u përshtatur në një ambient të sigurt dhe kompleks të sigurisë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare, dokumenti i përgjith-shëm ku shënohet vizioni rus në fushën e

sigurisë, forcon idenë se Rusia ka për qëllim “multi-polarizmin” ose “botën policentrike” dhe dëshiron të sigurojë një vend në mjedisin e ri të sigurisë globale si një fuqi udhëheqëse botërore. Pjesë-marrja dhe udhëheqja e Rusisë me krizën siriane tregon gatishmërinë për të për-dorur fuqinë e saj ushtarake për të arritur statusin e dëshiruar dhe për të ndjekur interesat e saj strategjike.Rusia për herë të parë përcakton zgjeri-min dhe transformimin e NATO-s si një kërcënim. “Rritja e potencialit ushtarak të NATO-s dhe bashkimi i saj me funksione globale të kryera në kundërshtim me nor-mat e së drejtës ndërkombëtare, forcimi i veprimtarisë ushtarake të vendeve të bllokut, zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s, qasja e infrastrukturës së saj ushtarake në kufijtë rusë përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare“. Rusia sheh rritjen e aktivitetit ushtarak të NATO-s, qasjen e infrastrukturës ush-tarake në kufijtë e Rusisë, krijimin e një sistemi mbrojtës raketor të NATO-s dhe përpjekje për të pasur një rol global për Aleancën si e papranueshme dhe kundër interesave të saj kombëtare. Ajo beson se zhvillimi i bashkëpunimit me NATO-n do të bazohet vetëm në “marrëdhënie të barabarta” dhe do të marrë parasysh “interesat ligjore të Rusisë”, veçanërisht në “planifikimin ushtarak politik” si dhe gatishmërinë e NATO-s për të respektuar dispozitat e së drejtës ndërkombëtare. Rusia e thekson rëndësinë e domenit ushtarak në raport me kthimin strategjik dhe parandalimin e konflikteve ushtarake perms mbajtjes së nivelit të mjaftueshëm të potencialit bërthamor dhe forcave ushtarake gjatë gatishmërisë së saj për angazhim të shpejtë.

Dr. Aleksandar Petrovski

23

Dallimi midis antiqasjes dhe refuzimit të zonës / hapësirës është relativ

më tepër se sa strikt dhe shumë mundësi mund të

përdoren për të dy qëllimet. Për shembull, nëndetësja e njëjtë që kryen misionin

e refuzimit të zonës / hapësirës në ujërat

bregdetare, mund të jetë aftësia për të parandaluar

qasjen kur ajo është e angazhuar në patrullim në

distancë

Page 24: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Kursi i liderëve për komandantë regjimentesh në përputhje me Elaboratin e KKV-së i miratuar në vitin 2009 në AU, zgjati

gjithsej 28 ditë të punës, gjegjësisht 168 orë pune. Kursi i realizua në dy pjesë: e përgjithshme – me kohëzgjatje prej 8 ditë pune, gjegjësisht 48 orë pune dhe pjesa profesionale specialistike që zgjati 20 ditë, gjegjësisht 120 orë pune. Me realizimin e kursit në fjalë - “KKV 2018”, kadetët u formuan si eprorë të ARM-së, kompetentë, nismëtarë, kreativë, fleksibil, efikas, lojal, komunikativ, të përgjegjshëm dhe me cilësi të larta morale me pamje dhe sjellje shembullore ushtarake; i rifreskuan njohuritë bazike punuese të punës me njerëz dhe atë se si këto njo-huri në të ardhmen t’i zbatojnë në kuadër të trajnimit dhe në kuadër të aktiviteteve të përditshme me ushtarët; u ripërsosën në aspektin ushtarako-profesional në metodat bazike të detyrave të koman-dimit dhe të realizimit të suksesshëm të detyrave , realizim cilësor të trajnimit, komandimit dhe kontrollit me njësinë, u përgatitën në aspektin psiko-fizik për

realizimin e detyrave dhe përgjegjsive në të gjitha kushtet kohore të cilat kërkojnë përkushtim më të madh, u njohën me vendin, rolin dhe të drejtat e obligimet komandantit të regjimentit në kuadër të realizimit të detyrave dhe trajnimit, u af-tësuan për realizimin praktik të parimeve

të veçanta dhe të përgjithshme metodike në realizimin e detyrave dhe obligimeve, zhvilluan ndjenjat për subordinacion ushtarak, eproritet të përbashkët dhe disciplinë, si dhe nevojat për realizim të plotë, të saktë dhe me kohë të të gjitha detyrave tjera. Mes tjerash ata u aftë-suan edhe për ndjekjen e rregullt dhe me kohë të fenomeneve dhe marrëdhënieve në kuadër të regjimentit, me ndjenjën e vlerësimit të punës, zhvillimin e mar-rëdhënieve të mirëfillta njerëzore dhe kujdesin ndaj vartësve, e kuptuan dhe e pranuan nevojën e zbatimit të masave të sigurisë dhe vetëmbrojtjes për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve dhe rregullësinë e MTS-së gjatë trajnimit dhe realizimit të detyrave.Në fillim të kursit, udhëheqësi i kursit të liderëve për komandantë regjimentesh mbajti mbledhjen e parë me të gjithë kandidatët për oficerë, duke i njoftuar me personelin, qëllimet, detyrat, organizimin e kursit, standardet, kodeksin e nderit, etj. Udhëheqësi, me këtë rast i implemen-toi standardet për përfundimin e kursit. Rezultatet e arritura u evidentuan në

24

Edukim

liDerë të KOHës së re

Kursi i liderëve për komandantë regjimentesh – „KKV 2018“

Si kurorëzim i shkollimit pranë Akademisë Ushtarake, kadetët

e vitit të katërt të studimeve deri diplomike e ndoqën kursin

e liderëve për komandantë regjimentesh – “KKV 2018”. Qëllimi i këtij kursi është që kandidatët për oficerë të aftësohen për realizimin

e detyrave dhe obligimeve përkatëse në kuadër të njësive të ARM-së dhe të kryejnë komandim

të suksesshëm, kontroll dhe të drejtojnë njësitë e tyre në kohë

paqeje dhe në kohë krize

Page 25: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

dokumentacion që është pjesë e dosjes. Pjesa e përgjithshme e kursit u realizua në garnizonin e Shkupit, më sakt në gazermën “Goce Dellçev” dhe në poli-gonët për trajnim dhe qitje në territorin e garnizonit ku i njejti përfshinë: përgatitje, realizim i trajnimit në kushte terreni dhe ndrim dhe transferim të kandidatëve të kursit në kuadër të njësive të ARM-së për realizim të pjesës specialo-profesionale. Në pjesën e parë u shtjelluan temat e lëndëve vijuese: bazat e komandimit ush-tarak; rregullat ndërkombëtare të të luftu-arit; armatim me mësim të qitjes; trajnim inxhinerik; topografi ushtarake dhe arsim fizik. Në kuadër të armatimit me mësim të qitjes u realizua qitje përgatitore me revolver me numër rendor 1. Në kuadër të trajnimit inxhinerik u realizuan stërvitje me koka MES: ndezje të mbushjes shpërthy-ese me ndezëse e cila digjet ngadalë dhe me vendosjen e njëpërnjë të kokave të minave PT. Në kuadër të topografisë ush-tarake u realizua tema e marshit orientues e kondicionues me azimuth në vend të panjohur në kushte të ditës.Pjesa profesionalo-specialiste përfshiu aftësimin profesionalo-specialist të kandidatëve për oficerë dhe komandantë regjimentesh – për liderë të regjimenteve vijuese: këmbësori, lidhje dhe artileri. Pjesa profesionalo-specialiste e kursit u realizua në kuadër të njësive dhe llojeve sipas regjimenteve dhe gjinisë. Kadetët u ndanë sipas regjimentit duke iu bash-kangjitur njësive bazike të ARM-së. Në Batalionin Këmbësorik në Shtip në KKV u rreshtuan 14 kadetë të regjimentit të këm-

bësorisë, në Batalionin për Lidhje pranë gazermës “Ilinden” në Shkup u rreshtuan 6 kadetë të regjimentit të lidhjeve dhe në Batalionin Artilerik në Prilep u rreshtuan 9 kadetë të regjimentit të artilerisë. Në të gjitha garnizonet kadetët u vunë në rolin e realizuesve të trajnimit bazik. Ndjekja e kandidatëve për oficerë real-izohej për çdo ditë, gjë për të cilën pati edhe dokumentacion përkatës. Vëretjet dhe vlerësimet udhëhiqeshin ndaras për secilin kandidat, një herë në ditë dhe një herë në javë. Në fund të kursit secili kandidat mori vlerësimin e duhur. Ajo që vlen të theksohet ka të bëjë me faktin se të gjithë kandidatët duhet të përpiqen maksimalisht në realizimin e detyrave dhe të shfaqin njohuri para kolegëve të tyre dhe para ushtarëve professional, sepse si komandantë të ardhshëm të regjimenteve, karrerën dhe autoritetin e tyre do t’a ndërtojnë dhe do t’a shtri-jnë pikërisht së bashku me ta. Puna në grupe është ndoshta njëra ndër më të rëndësishmet në profesionin ustarak dhe e njejta duhet zbatuar sepse ekzistojnë formularë për vlerësim të ndërsjellë të kandidatëve në “KKV 2018”. Në këtë periudhë u shpalosën tema që lidhen me qitje, stërvitje dhe trajnime tjera në kohë dhe distanca të ndryshme.Kadetët e regjimentit të këmbësorisë pas lëndës trajnimi taktik, i realizuan edhe temat në fushën vijuese: patrullim, lëvizje deri në vendosjen e prekjes luftarake, veprime ofenzive luftarake të regjimentit, veprime defanzive luftarake, bashkëve-prim me OME, veprime në prita, luftë

kundër DTG, stërvitje luftarake dhe qitje me armatim këmbësorik dhe me pajisje tjera. Kadetët e regjimentit për lidhje realizuan trajnim profesionalo-specialistik me tema nga fushat vijuese: sisteme dhe pajisje të komunikimit dhe informatikës, siguria e informatikës dhe kriptosiguria e informacioneve, dokumente për KIS, si dhe dokumente për punë të sistemve dhe pajisjeve të komunikimit dhe informa-tikës duke përfshirë këtu edhe taktika të regjimentit për lidhje. Kadetët e regjimentit të artilerisë realizuan trajnim profesionalo-specialist në fushat vijuese: sigurim topo-grafik e gjeodet në bateri, organizim të zbulimit artilerik në bateri, bateri të marshit me parashikim të luftës në kthim, bateri në mbështetje të këmbësorisë (OM), njësi në sulm dhe në mbrojtje.Kodeksi i nderit për kandidatët për oficerë në kuadër të kursit për liderë të koman-dantëve të regjimenteve paraqiste bazë të parimeve në të cilin integriteti është një term parimor për secilin individ. Logoja e kodeksit të nderit sqaron: “Kandidati i cili nuk gënjen, nuk mashtron, nuk fsheh, apo i toleron ata që bëjnë një gjë të këtillë”. Të gjithë 29 kandidatët për oficerë me sukses e kaluan provimin e fundit pranë AU-së, e me këtë ishin të gatshëm për mbrojtjen e punimit të diplomës si akt përfundim-tar dhe kusht për promovim në gradën e parë të oficerit – nëntoger i ARM-së dhe i armatave të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Dr. Nenad TaneskiDr. Aleksandar Petrovski

25

Page 26: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

„Valter P38“

Në mesin e viteve të tridh-jeta të shekullit të kaluar, udhëhqësia e Vermahtit ka konkluduar se nevojitet

zhvillim dhe vënie në përdorim i një revolver të ri ushtarak me karakteristika të mirfillta, me shpenzime më të ulëta të prodhimit, në krahasim me revolverin e njohur “Luger P08”. Kur në vitin 1935 është ditur se armata gjermane dëshi-ron t’a zëvendësojë revolverin “Luger Parabelum”, kompania “Valter” ka filluar të zhvillojë armë të re të kalibrit 9 mm dhe të njejtën ta quajë MP “Militar Pis-tolete”. Megjithatë, revolver në fjalë nuk kalon mirë në qarqet ushtarake, ushtria e refuzon të njejtin me atë kalibër, ku parimi i punës së tij është bazuar në lëvizje të lirë të mbyllësit. Por edhe përkundër kësaj, kompania “Valter” nuk dorëzohet dhe fillon projekt të i ri i cili më vonë do të rezultojë me prodhimin

e revolverit të njohur “Valter P38”. Ush-trisë së pari i është ofruar i ashtuquajturi “Armee Pistole” i cili ka pasur gjuajtës të fshehtë, veprim të dyfishtë dhe sistem të ri të përdorimit. Nën hapësirën ku vendoset plumbi, te gypi është vendosur një pjesë lëvizëse me dy dhëmbëza të cilat e kapin mbyllësin në pozicion të

mbyllur. Gjatë lëvizjes, gypi dhe mbyl-lësi së bashku lëvizin prapa të ngjitur për njëra tjetrën, derisa blloku lëvizës nuk hasë në klin që i lëshon ata dhe në këtë mënyrë e liron mbyllësin i cili vazhdon me lëvizje prapa. Megjithatë, ushtria e refuzon këtë revolver edhe pse kompania “Valter” ka fituar në

Revolveri më i njohur ushtarak në botë

Armatim

Revolveri “Valter P38” është ndoshta arma më e popullarizuar dhe më e përdorur ushtarake në Luftën e Dytë Botërore, por edhe shumë

kohë pas saj. Fryma e kësaj arme mbizotëron edhe sot. Ajo ishte arma më e dëshirueshme personale e oficerëve dhe ushtarëve të ushtrisë gjermane. Por jo vetëm e tyre. Ata e donin atë, por dhe të

gjithë ata që më vonë kishin një satisfaksion ushtarak në duart e tyre. Është kaq i popullarizuar që kopjet e tij ende prodhohen. Në fakt, lirisht mund të thuhet se është paraardhësi i të gjitha revolverëve

modern sot

Page 27: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

konkursin e shpallur, ndërsa si përparsi kryesore është thënë të jetë gjuajtja e 1500 plumbave pa ndalur si dhe thyerja e gjilpërës goditëse. Vëretja e vetme ka qenë se revolveri duhet të posedojë të ashtuquajtur goditës të padukshëm, si dhe sistem më të thjeshtë dhe më masiv të funksionimit-qitjes të një lloji të monobllokuesit. Duke parë vendosmërinë që ushtria t’a pranojë prodhimin e tyre, në kom-paninë “Valter” vazhdojnë me avancim të mëtejmë të prodhimit. Revolverit i shtojnë edhe një goditës të dukshëm. Funksionimi kalon nëpër një mjet në pjesën e prapme të gypit (marrë nga lloji paraprak nga dhëmbëza që e prek mbyllësin). Gjatë goditjes, gypi dhe pëlhura lëvizin së bashku prapa gjithnjë

deri sa hapësira ngelet e njejtë dhe në këtë mënyrë e ndalon gypin. Ky lloj i re-volverit i quajtur „Heeres Pistole – HP“. Është lëshuar në përdorim për tregun komercial në vitin 1937 dhe forcave të armatosura u është prezantuar më 01.04.1938, ku të njejtin lloj do t’a pranojnë si „HP38“. Ky revolver ka pa-sur pamjen e njejtë si lloji vijues „П38“. Dorëzat e tij kanë qenë të përpunuara nga druri, me mjet të vogël për ndali-min e mbyllësit, gjilpëra e goditjes me prerje katrore dhe në treg është ofruar me kalibrin 9 mm, 38 ACP dhe 45 ACP. Përpunimi përfundimtar ka qenë më se i qëlluar. Me ndryshimet e lartëcekura, lloji “HP” ka qenë i pranueshëm për Rajhun e Tretë si revolver ushtarak “1938”. Nga kjo ai merr edhe emrin e tij. Në mes të viteve 1938-1940 janë përpunuar seritë e parë të ashtuquajtura nulta, që më pas në pranverën e vitit 1940 të fillojë edhe prodhimi masiv në kuadër të kom-panisë “Valter”. Revolveri ishte arma e parë e prodhuar në masë me përdorim të dyfishtë veprimi në botë. Gjatë asaj kohe ai ishte pjesë armëve shumë moderne. Kishte një mekanizëm ptë këmëzës që kishte veprim të dyfishtë, marrë nga modelet PP dhe PPC, pastaj dy burime në të dy anët e mbylljes, një frenim sigurie në mëngë dhe një sistem i ri shumë të suksesshëm për mbylljen e tubit dhe mbylësit. Ai gjithashtu, ka poseduar dekoker automatik të gjua-jtësit, gjithashtu edhe gjuajtësi ka pasur mundësi t’a aktivizojë gjilpërën goditëse vetëm në rast se tërhiqet deri në fund, ku mbyllësi ka mbetur në pozicion të pasëm pas gjuajtjes së plumbit të fundit,

Page 28: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

ndërsa në anën e prapme të mbyl-lësit mbi pëlhurën e gjuajtësit ka pasur gjilpërë e cila ka qenë e dukshme dhe e ndjeshme në prekje në rast se plumbi është gjendur në hapësirën e gypit. Vëretja e vetme që ka mundur t’i bëhej kompanisë nga ana e përdoruesve të atëhershem, ka qenë pozita jopraktike e butonit për mbajtjen e kornizës së muni-cionit e cila ne vend nga ana e dorëzës është vendosur poshtë saj në anën e prapme.

Nevojat e prodhimtarisë ushtarake kanë qenë shumë më të mëdha sesa që kompania “Valter” ka mundur t’i arrijë të njejtat, kështu që edhe disa fabrika tjera kanë filluar t’a prodhojnë “P38”, ndërsa disa të tjera kanë prodhuar vetëm kom-ponenta të caktuara. Në këtë mënyrë “Mauser” dhe “Spreeëerke” kanë prod-huar revolverë në tërësi, përderisa “Fab-rique Nationale Herstal”, “Ëaffen ëerke Brunn” dhe “Zbrojevka” kanë prodhuar mbyllësit. Korniza të municionit janë

prodhuar në “Henel” dhe në fabrikën e parë metalike çeke janë prodhuar gypa dhe këmbëza. Vetëm gjatë luftës janë prodhuar më se 1.200.000 copë “Valter P38”. Suedia menjëherë ka blerë një sasi të caktuar për armatën e saj llojin “P39”. Shumë bashkëkohës besonin se pas kapitullimit të Rajhut të Tretë, përfundon edhe historia e armatimit e Ëehrmacht, e cila përfshin P38. Në maj 1945, forcat aleate, pas pushtimit, morën shumicën e mostrave të prodhuara të kësaj armë. Por kjo nuk ishte fundi i Ëalter-it të famshëm, por mund të thuhet se kjo do të thoshte një fillim të ri, sepse në pesëdhjetë vitet e ardhshme shumë vende në mbarë botën prodhuan ose prodhojnë ende kopje të armë “Valter P38”. Mes tyre francezët ishin të parët. Pas përfundimit të luftës, trupat Mauser e gjetën veten në zonën e okupimit francez, dhe ndërsa francezët u përbal-lën me përleshjet koloniale në Indokinë menjëherë pas përfundimit të luftës, vendosën të përdorin pajisjet prodhuese të Mauser dhe vazhdonin të mblidhnin pistoletën P38 “ Në kalibrin 9 mm me avull. Nga mesi i viteve 1946, punëtorët gjermanë gjuajtën për nevojat e ush-trisë franceze për të kompletuar 37.800 pistoleta. Armët u dalluan vetëm nga shenjat dhe pas shenjës franceze të kontrollit përfundimtar. Megjithatë, kjo prodhim zgjati vetëm deri në maj të vitit 1946, kur Aleatët vendosën në territorin e Gjermanisë të ndalonin çdo prodhim armësh. Kështu, fabrika e dhënë, me kërkesë të rusëve, u shkatërrua, dhe francezët duhej të aktivizonin burimet në vendin e tyre. Rrugën e francezëve e ndoën gjithashtu edhe çekët. Në maj të vitit 1945, pas kapitullimit të Gjer-manisë në territorin e saj, mbetën sasi të mëdha armësh si trofe, dhe kapac-itete të mëdha të industrisë ushtarake gjermane që ishin instaluar në territorin e saj në periudhën nga viti 1939 deri në vitin 1944. Për shembull, në Grotau, ata gjetën fabrikën “Spreeëerke”, një nga tre prodhuesit kryesorë të “Valter P38”. E sapo formuar ushtria e BRSS-së në arsenalin e saj e futi edhe revolverin si trofe “P38”, nën emrin “PMI vz46.” Çekët me trashëgiminë e uzinës arritën të prodhonin edhe 3,000 revolverë. Riprodhimi i mëtejshëm i këtyre revolv-erëve u pengua nga bashkimi i kalibrit të armëve të këmbësorisë që u krye në vendet e bllokut lindor, si dhe nga zhvillimi i revolverit çek me shenjën “ČZ uz52”. Disa nga revolet iu dhanë

Revolveri ishte arma e parë e prodhuar në masë me përdorim të dyfishtë

veprimi në botë. Gjatë asaj kohe ai ishte pjesë

armëve shumë moderne. Kishte një mekanizëm ptë këmëzës që kishte

veprim të dyfishtë, marrë nga modelet PP dhe

PPC, pastaj dy burime në të dy anët e mbylljes,

një frenim sigurie në mëngë dhe një sistem i

ri shumë të suksesshëm për mbylljen e tubit dhe

mbylësit

Page 29: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Izraelit, e pjesa tjetër e tyre dhe pjesët më vonë u lanë në Gjermaninë e sapo formuar si RF-le. Kur qeveria e Gjermanisë Perëndimore përsëri riformoi ushtrinë e saj në vitin 1950, iu bë përsëri thirrje “Valter”-it për të kthyer përsëri “P38” në prodhim sa më të shpejtë. Për faktin se fabrika e vjetër ka qenë në territorin e Gjerman-isë Lindore, të okupuar nga Bashkimi Sovjetik, kompania ka ndërtuar një të re në Ulm ku janë prodhuar revolver për ushtrinë dhe policinë. Nga viti 1957 deri në vitin 2000 pothuajse se afër 600.000 “P38” kanë dalë nga linja e prodhimit “Valter”. Ushtria gjermane ka vazhduar ta përdorë “P38” (P1) deri në vitin 1994. Valteri ka ngelur edhe në një vend tjetër – në Austri e cila gjithashtu ka qenë e okupuar nga ana e aleatëve. Ashtu si xhandarmeria më vonë edhe ushtria i ka

armatosur aleatët, kështu që në mesin e këtyre armëve është hasur edhe “P38” i cili do të mbesë në përdorim operativ deri në vendosjen e revolverit austriak “Glok P80” .

Изработен од евтини челични лимови и со неговите иновативни карактеристики, „Valter P38“ ka qenë shumë më i sigurt, më i lehtë dhe më i shkurtër në krahasim me “Luger P08” Dekokeri e ka vendosur në kategori pak më lartë se revolverët e njohur gjysë-mautomatik të kohës, si që janë “Colt 911”, “Brauning” dhe “Tokarev TT33” të cilët shpesh herë është dashur që të mbahen pa plumba në gyp për shkak të sigurisë. “Valter” është dëshmuar si shumë i suksesshëm, ku gjithmonë kur “P38” ka rënë në duart e aleatëve, menjëherë është përodur kundër ish pronarëve të tij, përderisa “Luger” është ruajtur vetëm për kujtim. Me aq shumë revolver të prodhuar, ky lloj gjatë kohë është përdorur nga ana e shumë vendeve të botës. “Valter P38” është jashtëzakonisht ndikues te llojet e reja të

revolverëve luftarak, që pothuajse është e pamundur të flitet për to, pa e kraha-suar me revolverin “Valter P38”

Аleksandar Stojçevski

Në panairin e teknikës ushtarake „Eurosatory 2018“, i cili u mbajt gjatë

muajit qershor, kompania gjermane „KMW“ për herë të parë zyrtarisht e prezantoi automjetin e ri amfib konceptual të gazit „APVT“ (Amphibious Protected Vehocle Tracked). Periudha innovative në prezantimin e automjetit është një mundësi për të njejtin që në tokë të lëvizë si automjet standard, ndërsa gjatë lundrimit, përpara të lëvizë me pjësën e prapme, e cila është veçanërisht e formuar që të mundësojë një rezistencë të vogël hidrodinamike gjatë lundrimit. Në pjesën e përparme të automjetit janë të vendosur shoferi dhe komandanti (ndërsa nën pozicionin e tyre është i vendosur mjeti ujor për lëvizje nën ujë), ndërsa pas tyre gjendet motori kryesor, e më pas pjesa transportuese për vendosjen e 8 ushtarëve, e në fund rampa për desantimin e automjetit, ndërsa në pjesën e sipërme jashtë është i vendosur mbrojtësi i valëve. Projekti zhvillimor është tërësisht i financuar nga kompania „KMW“, ndërsa për reduktimin e shpenzimeve zhvillimore për shasinë janë përdorur segmente nga automjeti luftarak i këmbësorisë “PUMA”. Automjeti mundëson mbrojtje (MLC 30) nga minat dhe nga predhat balistike. Për lëvizje më të mirë dhe më të qetë, automjeti posedon amortizim hidropneumatik dhe vemje kompozite rotore iDBT35. Automjeti gjithashtu posedon mbrojtje ABHO dhe sistem për ftohje dhe ngrohje. Në kulmin e automjetit mund të vendosen kupola të ndryshme luftarake, ndërsa në panair u prezantua një kupolë e drejtuar nga distanca me komandë RCWS 200+, e cila është e pajisur me top automatik Rh202, me kalibër 20 mm. Kjo kupolë mund të pranojë edhe mitraloz të rëndë të kalibrit 12,7 mm, lansues të predhave me kalibër 40 mm apo mitraloz të kalibrit 7,62mm. Automjeti është i gjatë 9.46 m, i lartë 2.7 m dhe i gjerë 3 m. Pasha maksimale e automjetit arrinë deri në 30 ton, ndërsa mund të bartë pasha deri në 5 ton. Si motor kryesor përdoret dizel motori MTU me fuqi prej 816 ks, në kombinim me transmisionin automatik ZF. Në tokë automjeti arrinë shpejtësinë maksimale deri në 70 km/h, ndërsa gjatë lundirmit deri në 13km/h. Mund të kalojë hendek me gjerësi prej 2,5 m dhe të ngjitet në pengesë deri në 80 cm. Në tokë posedon autonomi të lëvizjes prej rreth 550 km, ndërsa në ujë 54 km. Baza e automjetit mund të përdoret edhe për zhvillimin e komandave edhe në llojet e zbuluesit dhe të atij mjekësor.

Ivica Dameski

„KMW APVT“

Info

„VAlTER P38“ – Të DHëNA Të PëRGjiTHSHME:

KALIBRI 9mm Parabelum (Luger)АKCION një apo aksion i dyfishtë, gjysmëautomatik

GJATËSIA 214 mmLARTËSIA E REVOLVERIT 136 mm

GJATËSIA E GyPIT 125 mmPESHA ME KORNIZË TË MBUSHUR 1050 g

KAPACITETI I KORNIZËS SË MUNICIONIT 8 plumba

Page 30: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Me rastin e shënimit të Ditës së ARM-së, 18 gushtit, në stadiumin e parkut të qytetit në

Shkup u realizua ekspozitë të pajisjeve luftarake, teknikës dhe mjeteve tjera të ARM-së, e pasur edhe me një sërë aktivitetesh të pjesëtarëve të ARM-së. Qytetarët e Shkupit dhe të Re-publikës së Maqedonisë të cilët ishin të pranishëm në numër të madh, patën rastin që nga afër të njihen me pajisjet material-teknike, automjetet luftarake dhe armatimin e ARM-së, duke pasur parsysh këtu edhe helikopterin

Page 31: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

ushtarak “Mi-8/18”. Si pjesë e programit u demonsturan edhe shkathtësitë luftarake të pjesëtarëve të Batalionit për Dedikime Speciale “Uqërit”, duke demonstruar pikën “Eg-zircir” të Batalionit të Nderit, fluturim me helikopter “Mi-8/18”, demonstrim të gatishmërisë së qenëve të ARM-së dhe pika të interpretuara nga Orkestra Ushtarake. Gjatë këtij aktiviteti vizitorët e shfrytëzuan mundësinë për të profuar edhe fasulen tradiciona-le ushtarake, të përgatitur nga ana e pjesëtarëve të Brigadës

së Logjistikës, por njëherit edhe t’a kontrollojnë shtypjen e gjakut nga pjesëtarët e Qendrës Ush-tarako-mjekësore. Gjithsesi se shpërndahej edhe revista jonë “Mburoja” për të cilën qytetarët shfaqën interes duke kërkuar një revistë më tepër. Në këtë shënim dhe shoqërim të përbashkët të qytetarëve me pjesëtarët e Armatës së Repub-likës së Maqedonisë morrën pjesë edhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-major Vasko Gjurçinovski.

arm-ja shënon 18 gushtin së bashku me qytetarët

Page 32: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

32

Automjeti i blinduar „Bushmaster 4x4“

Automjeti i blinduar „Bushmaster 4x4“ bën pjesë ne klasin e automjeteve MRAP, ndërsa dedikohet për të

siguruar transport mbrojtës të njësive të këmbësorisë të cilat destinohen nga automjeti para se të veprojnë ushtarakisht. Prodhues i automjetit është kompania „Thales Australia“ (ish kompania „Australian Defence Industries“) dhe deri më tani janë prodhuar 1.072 automjete. Automjeti është i prodhuar nga pllaka të salduara të çelikut të cilat sigurojnë mbrojtje blinduese sipas standardit STANAG 4569 të nivelit 1, ndërsa me vendosjen e pllakave plotësuese keramike apo të çelikta arrinë deri në nivel 3. Pjesa e poshtme e automjetit posedon klirens të lartë dhe formë “V” me qëllim që transportimit të mjeteve shpërthyese apo minave sipas standardit STANAG 4569 nivel 3, gjegjësisht deri më 9.5 eksploziv TNT. “Bushmaster 4x4” posedon ndërtim standard për llojin e automjeteve MRAP. Gjegjësisht në pjesën e përparme është i vendosur motori 6 cilindrik turbo dizel „Caterpillar 3126E 7.2L“, me fuqi prej 300 ks, në kombinim me transmisionin ZF 6HP502 ECOMAT G2, e cila posedon 6 shpejtësi për të lëvizur para dhe 1 të tillë për të lëvizur pas. Menjëherë në anën e prapme gjendet edhe pjesa drejtuese ku janë të vendosur shoferi dhe komandanti/shënjestruesi, ndërsa pas tyre është pjesa transportuese ku është e vendosur njësia e desantit që përbëhet prej 8 ushtarëve. Sipas nevojës automjeti mund të transportojë peshë deri në 4 ton. Volumi i plotë i hapësirës së brendshme është 11.2 m³. Për pamje më të mirë nga pjesa drejtuese, është vendosur një dritare e përparme e madhe e blinduar dhe dy dritare të blinduara anësore. Te pjesa transportuese, varësisht llojit, anash janë të vendosura 2 apo 3 dritare të blinduara të cilat mundësojnë pamje më të mirë të gjendjes momentale në terren. Ushtarët në automjet hyjnë përmes derës së prame më të madhe (e cila hapet nga e djathta) dhe që është e pajisur me një dritare blinduese. Kulmi i automjetit mund të jetë i pajisur me

3 apo 4 hapje. Në pjesët anësore të konstruksionit nga pjesa e jashtme janë të vendosura fioka metalike të cilat kanë një sipërfaqe prej 2 m³, e që dedikohen për vendosjen e pajisjes së nevojshme për automjetin apo për ushtarët. Standard transportuesi blindues në kulmin e tij ka edhe 3 postamente në të cilat janë vendosur pushkomitraloz (FN MAG) me kalibër 7,62 mm, por mund të jetë i pajisur edhe me një stacion luftarak i drejtuar nga distanca në të cilin është i vendosur edhe mitralozi “M2 HB” me kalibër 12,7 ose me lansues automatik të predhave të kalibrit 40mm. Sipas nevojës së përdoruesit, dritaret anësore mund të pajisen me pushkë për veprim nga brendia e automjetit.Me kërkesë të përdoruesit automjeti mund të pajiset edhe me: sistem të sigurisë ABHO, agregat për elektricitet, kamera të dyfishta për kushte të natës, shtyllë çmontuese me FLIR pajisje për zbulim, sistem për detekcion të gjuajtjeve (sipas drejtimit), sistem detektimi nga rrezatimi lazerik, sistem për pengim elektronik, rrethore në formë cilindri për veprim anti minë, sistem automatik kundër zjarrit, sistem për vendosjen e ujit të pijshëm deri në 250 litra, pushkë në dritaret e blinduara anësore, makare me kabllo tërheqës deri në 10 ton, etj. Automjeti mund të tërheq edhe rimorko me peshë deri në 4 ton. Falë konstruksionit të menduar në mënyrë intelegjente e cila është tejet e përshtatshme, nga automjeti janë zhvilluar disa lloje: transportuesi blindues, lloji klasik transportues me kabinë blinduese, automjet komandues, automjet mjekësor, automjet shërbyes, automjet luftarak inxhinerik, bartës minahedhësi deri në 81 mm, lloji për mbrojtje kundër ajrore me raketa RBS-70, automjet për pastrim të minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, automjet zjarrfikës, automjet i policisë, si dhe automjete tjera. Përdorues të automjetit në fjalë janë shtetet vijuese: Australia, B. e Madhe, Holanda, Japonia, Indonezia, Fixhi dhe Xhamajka.

Ivica Dameski

Armatim

16

1

2

1. Pozita i koncidionerit2. Dritarja e blinduar3. Prerësit e telave4. Pozita e shoferit5. Sediljet ergonome për mbrojtje nga minat6. Hapja e hapësirës transportuese7. Hapësira monovoluminoze me gjithsej 11.2 m³ 8. Dritarja e blinduar9. Pozita e rrotës rezerve10. Rrotat „Michelin 395/85 R20“, me pajisje gome-run flat

3

Page 33: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

11. Hapësira e jashtme transportuese12. Sistemet e komunikimit13. Mbrojtja blinduese e trupit STANAG 4569 niveli1, me mundësi të vendosjes deri në nivelin 3.14. Sistem për rregullimin automatik të presionit në rrota15. „AxleTech 4000“, amortizim i kombinuar i pavarur 16. Тurbo dizel motor „Caterpillar 3126E 7.2L“, me fuqi prej 300 ks

33

4 5 6 7 89

1112

14

10

KARAKTERiSTiKAT TAKTiKO-TEKNiKE Të „BUSHMASTER 4x4“ЕKUIPAZHI 1+9 GJATËSIA 7.180 mmLARTËSIA 2.650 mmGJERËSIA 2.480 mmКLIRENSI 430 mm

PESHA I ZBRAZËT 11.4 tonPESHA NË LUFTIM 15.4 ton

MOTOR Turbo dizel Caterpillar 3126E 7.2L со me fuqi prej 300 ks

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 100 km/hАUTONOMIA E LËVIZJES 800 km/h

KAPACITETI I KARBURANTIT 300 litra + 19 litra (të mbrojtura brenda)

PENGESA VERTIKALE 460 mmPENGESA NË UJË 1.2 m (без подготовка)

MBËSHTETËS I PËRPARËM 60%MBËSHTETËS ANËSOR 35%

Page 34: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Sistemi “S-400” është projektuar për t’u angazhuar në kushtet e ndërhyrjeve elektronik kundër avionëve strategjike dhe tak-

tike, raketa strategjike dhe taktike balis-tike, raketat balistike me rreze të ndërm-jetme dhe të mjeteve të tjera ndërhyrëse nga ajri, me një gamë maksimale prej 400 km dhe një lartësi deri në 30 km. Ky sistem raketash mund të përdoret kundër raketave të lundrimit “Tomahawk” dhe llojeve të tjera të raketave, duke përfshirë avionë të udhëzuar saktë-sisht si AWACS. Sistemi raketor S-400 gjithashtu mund të zbulojë avionët me teknologji “vjedhje” në të gjitha lartësitë në angazhimin e tyre luftarak. Ky sistem i raketave kundër ajror mund të monito-rojë njëkohësisht deri në 36 objektiva. Zhvillimi i sistemit raketor S-400 është mishërimi i bashkëpunimit midis zhvil-

34

„s-400 –triumf“

Armatim

Sistemi raketor rus i MKA-së

Sistemi raketor S-400, i quajtur „Triumfi“, me kodifikimin e NATO-s „SA-21“ ose „Growler“, është një sistem raketash ajrore që prodhohet nga

“Almaz-Antey”

Page 35: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

luesve të disa kompanive të prodhimit të armëve. Përveç “Almaz Byrosë Qendrore të PROJEKTIMIT”, përfshijnë ndërmarrjet kryesore të industrisë së mbrojtjes ruse, të tilla si fabrika si “FAKEL”,”Siberian”, mjet institut hulumtimi Byroja Speciale e projektimit makinave për ndërtim në Shën Petersburg dhe një numër të madh të kompanive të tjera. Batalioni standard i pajisur me ajër të sistemit të mbrojtjes “S-400” përbëhet nga të paktën tetë ra-keta 32 dhe postin e komandës mobile. Dallimet kryesore midis “S-400” dhe paraardhësit të tij “S-300” qëndrojnë në përmirësimet e mëtejshme të radarit dhe softuerit, si dhe shtimin e katër llojeve të tjera të raketave. “S-400” hyri në shërbim në Forcat e Armatosura të Rusisë më 28 prill 2007, duke zëvendësuar sistemin e mbrojtjes anti-ajror “S-300”. Që nga shta-tori i vitit 2008, Rusia ka vënë në veprim

dy sisteme. Ushtria ruse planifikon të pa-jisë 18 batalione me këtë sistem raketash deri në vitin 2020, si një shtyllë e aftësive të saj raketore. Në prill të vitit 2009, gjatë ekspozitës në Stamboll, “Rosoboronex-port”, tha se qeveria turke ka shprehur in-teres të madh në blerjen e sistemit të ra-ketave “S-400”. Në vitin 2014, u arrit mar-rëveshja e parë për dorëzimin e të paktën gjashtë batalioneve në Kinë. Gjithashtu, “S-400” eksportohet në Algjeri. Në vitin 2017, Arabia Saudite nënshkroi një mar-rëveshje për të blerë këto sisteme anti-ajrore nga Rusia. Në vitin 2018, Turqia porositi këtë sistem mbrojtës anti-ajror me një afat përfundimtar deri në vitin 2020. Sistemi raketor S-400 në variantin e eksportit është shënuar si “S-400 M”.Katër kontenierë janë montuar në një automjet për transportin e raketave. Çdo raketë mund të strehojë “48N6E” ose katër “9M96” raketa. Sistemi “S-400” është montuar në një kamion me shenjën “BAZ-64022” me tërheqje 6x6. Në një pozicion luftarak, dy priza hidraulike janë ulur në tokë në secilën anë të rimorkios për të konkurruar dhe stabilizuar veturën gjatë lëshimit. Sistemi S-400 përdor ra-keta të shënuara “9M96E” dhe “9M96E2”. Ky sistem raketash mund të përdorë edhe raketën “48N6E” të paraardhësit të “S-300 PMU-1” dhe raketën “48N6E2” në sistemin “S-300 PMU-2 Favorit”. Raketa me “48N6E” është testuar me sukses më 12 shkurt 1999. Mundësia e përdorimit të llojeve të shumta të raketave anti-ajrore me shtrirje të ndryshme efektive, siguron aftësinë modulare të sistemit, e cila bën të mundur vendosjen e mbrojtjes së sh-tresuar anti-ajrore. Raketa për sistemin S-400 ka një gamë maksimale deri në 400 km dhe mund të godasë një numër objektivash të ndryshme ajrore me saktë-si të lartë. Tërheqësi i sistemit “S-400” është kamion rus 6x6 “BAZ-64022”, por ky sistem i raketave është montuar edhe në kamion “Almaz 5P90SE” ose “Almaz 5P90TMU”.

Mjetet dhe pajisjet për komandimin dhe kontrollin e sistemit raketor “S-400” janë në pajtueshmëri me sisteme të ndry-shme të automatizuara të kontrollit dhe të radarëve. Përveç raketave të reja anti-ajrore, sistemi mund të përdoret gjithashtu nga raketat më të vjetra me shenjën “S-300 PMU”. Sistemi i raketave “S-400” përdor: sistemin e ri të radarëve të emërtuar si “92N2E”, i cili është ngritur në kamion të ri 8 x 8 “MZKT-7930” radar blerjes bateri “96L6”, montuar në kamion 8x8 “MZKT-7930” dhe një radar i ri për blerjen 3D “91N6E” (Markë e NATO-s “Big Bird”). Ky sistem raketor përdor komandën “55K6E”, të montuar në një kamion 8 x 8 “Ural 532301”. Në vendin komandues, situata në hapësirën ajrore kontrollohet dhe çdo automjet individual me hedhësa duke qenë i komanduar dhe kontrolluar. Imazhi i situatës në hapësirën ajrore pranohet nga shumë radarë, duke përfshirë radarët me distancë të gjatë, duke monitoruar dhe prioritizuar kërcëni-met dhe duke koordinuar të gjitha bateritë raketore. Radarët “59N6” ose “GE” dhe radari “67N6” ose “Gamma DE” përdoren si radarë opsionalë për sistemin S-400, që veprojnë në brezin frekuencor të brezit L, por edhe radarin “1L119” ose “Sky SVU” në zonën VHF. Thuhet se radari „Nebo“ është i suksesshëm në zbulimin е fluturakeve të përpunuara me teknologji-në „stealth“.

Тrajçe Dençevski

35

SPEciFiKiMET

LLOji ARMATiMSistemi raketor „tokë-ajër“ me varg të gjatë Katër raketa në kontenjerë të veçantë

VenDi-PRoDhueS VARgu

Rusia„48N6E“: 150 km; „48N6E2“ : 200 km; „9M96E“ : 40 km; „9M96E2“ : 120 km;„9M83M/9M82M“ : 400 km

DizjAneR SiSTeM i zbuliMiT„Almaz Central Design Bureau“ Komandues dhe radaro-aktiv

KohëzgjATjA e VenDoSjeS RADARë Dhe SiSTeM PëR KonTRollPër vendosjen e sistemit nga gjendja e

marshit në gjendje luftarake nevojiten 5 deri në 10 min.

Nga gjendja luftarake deri në atë lansuese deri në 3 min

Radar zbulues „64N6“. Radar për lartësi të ulëta „76NG“. Radar për kontroll të zjarrit „36N85“. Sistem për kontroll „86M6E“ dhe stacion operacionesh „54K6E“.

Page 36: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Zhvillimi i LGS Fennek filloi në fillim të viteve 1990 si një pro-jekt trinacional i Francës, Gjer-manisë dhe Holandës. Në fund,

krahasimet midis prototipit “Zobel” dhe “Panhard / MaK VBL” u kthyen në dobi të “Zobel” dhe pas kësaj Franca u tërhoq nga projekti. Megjithatë, “Zobel” është modifikuar me “DAF / Ëegmann” dhe mjaft ndryshon nga prototipi përfundim-tar që në vitin 1994 fitoi garën. Gjegjë-sisht, pozita e shoferit ishte shumë më prapa. Së fundmi dizajni është pastruar në periudhën nga viti 1995 deri në vi-tin 2000, duke çuar në zhvendosjen e pozitës së shoferit përpara. Shkurtesa LGS ka të bëjë me Leichter Gepanzerter Spähëagen ose me automjeteve të blinduara të lehta zbuluese. “LGS Fen-nek”, ishte një projekt i Bundesëehr-it, që synoi zëvendësimin e automjeteve të vjetra që ishin në shërbim si “Luchs”,

ndërsa ushtria e Mbretërisë së Holan-dës do të zëvendësojë automjetet e tyre “ M113 “. Me miratimin e qeverisë, kompania holandeze “Special Product Aerospace” bashkohet KMË (Krauss Maffei Wegmann), dhe dakordohet fil-limisht për prodhimin e përbashkët, e më vonë edhe kompania turke “FNSS De-fence Systems” ka ndërhyrë duke ofruar

modele të armëve. Automjeti blindues i zbulimit me rrota „Fennek“ i zhvilluar për armatat e Holandës dhe Gjermanisë. Në prill të vitit 2000, prototipi i “KMW” ishte i gatshëm dhe përfundoi të gjitha testimet në vitin e ardhshëm në dhje-tor, kur u arritë një marrëveshje mes kompanive holandeze e gjermane për 612 automjete, nga të cilat 202 autom-jete zbuluese, 130 MRAT (medium rank anti-tank dhe 78 automjete me dedikim të përgjithshëm për ushtrinë holandeze dhe 178 automjete zbuluese, 24 autom-jete luftarake dhe inxhinierike, si dhe 4 automjete të versionit “Bundesëehr” i automjeteve të vëzhgimit të artilerisë. Dërgesat e para për ushtrinë gjermane filluan në vitin 2003 dhe vazhduan deri në vitin 2015. Megjithatë, në vitin 2004, “SP Aerospace” falimentoi dhe u zëvendësua nga kompania e sapo kri-juar “Defence Vehicle Systems”, e cila

Armatim

„FeneK“Dhelpra e vogël e shkretëtirës

Automjeti i lehtë blindues «LGS Fennek» i prodhuar nga «Krauss-

Maffei Ëegmann- (KMË)» nga Kassel,në Gjermani dhe «SP

Aerospace and Vehicle Systems BV» nga Holanda (konsorciumi ARGE Fennek), është zhvilluar për kompanitë holandeze dhe

për armatën gjermane

Page 37: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

37

kishte për detyrë përfundimin e prodhimit për ushtrisë holandeze. Në qershor të vitit 2006, u dorëzua automjeti i 100-të për ushtrinë holandeze.“Fennek” është automjet i lehtë blindues për zbulim 4x4 (4WD), i drejtuar nga një ekuipazh tre anëtarësh, i shpërndarë në njësitë e dy automjeteve. Ekuipazhi i zbulimitt i pajisur me këtë mjet mund të punojë në mënyrë të pavarur për një peri-udhë prej 5 ditësh.Automjeti i lehtë blindues i zbulimit 4×4 „Fennek“ (i njohur edhe si dhelpra e shkretëtirës), automjet i fuqishëm dhe kompakt, i cili është mjaft i madh për të mundësuar instalimin e një numri të madh të moduleve luftarake dhe të gjitha llojet e konfigurimeve mund të vendosen lehtësisht. Trupi është bërë nga RHA çeliku i salduar plotësisht me nivelin e mbrojtjes STANAG 2 (armë zjarri 7.62 mm me mbrojtje shtesë, shrapnel, mina anti-këmbësorike), ka një mbrojtje kolek-tive NBC integruar në sistemin e ajrit të kondicionuar në ekuipazh. Mbrojtja shtesë blinduese mund të zgjidhet në përputhje me kërkesat e misionit. Sistemi i tij i shtytjes përfshin mundësinë e zgjed-hjes së një sistemi me dy rrota ose me katër rrota, një sistem qendror i fryrjes së gomave i përshtatur për të gjitha llojet e konfigurimeve të terrenit me një af-tësi lëvizëse 115 km / h në një terren të sheshtë falë fuqisë së tij (240hp -179kW). Motori “Deutz” është i vendosur në anën e pasme të automjetit. Njësia e motorit është e pajisur me një sistem për fikjen e zjarrit dhe paralajmërimin, i cili mund të aktivizohet automatikisht ose manualisht. Qasja e automjeteve është aktivizuar në dyert anësore. Një dritë natyrore siguro-het me ndihmën e 5 hapjeve të qelqtë të padepërtueshëm, nga të cilat dy hapje të ngushta janë anash, ndërsa 3 të mbeturit janë përpara në ndarësin e shoferit. Specifikimi i madh i konceptit, i cili sigu-ron aftësi të shkëlqyera të zbulimit, është sistemi i vëzhgimit të gjeneratës së dytë, i përbërë nga një shtyllë e zgjatur e vëzh-gimit, e cila mund të ngrihet 2 metra mbi automjetin, duke lejuar që automjeti të mbetet i fshehur për shkak se lartësia e përgjithshme e automjetit me direk është 3.29 metra gjithsej. Sistemi i vëzhgimit për këto automjete të zbulimit është “Rhe-inmetall Defense Electronics (ish STN Atlas Elektronik) BAA”, i cili përfshin një kamerë termike, një kamerë survejimi CCD-ditore dhe një monitor optic të sig-urisë i instaluar në kokën e sensorit, mon-tuar në zgjatjen dhe lidhet me sistemin GPS të automjetit dhe sistemin qendror të lundrimit inercial, i cili mundëson pozi-

«Fennek» është automjet i lehtë blindues për zbulim 4x4 (4ËD), i drejtuar nga një ekuipazh tre anëtarësh, i shpërndarë në njësitë e dy automjeteve. Ekuipazhi i zbulimitt i pajisur me këtë mjet mund

të punojë në mënyrë të pavarur për një periudhë prej 5 ditësh

Page 38: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

38

cionimin e saktë të automjetit dhe drejti-min në veri.Kreu i sensorit mund të kontrollohet në azimuth dhe lartësi dhe të ngrihet në një elevacion prej 3.29 metra mbi tokë, ose 1.5 metra mbi kulmin e automjetit. Pozi-cioni i sediljes së përparme të ulëses së shoferit i lejon shoferit të shohë një fushë më shumë se 180 ° përmes xhamit të përparmë dhe dritareve anësore. Ka-mera e pasme e shikimit të montuar në pjesën e prapme të automjetit dhe moni-torimi i integruar në panelin e instrumen-tit të shoferit lejojnë manovrim të shpejtë në rast emergjence. Shoferi mund të përdorë kabllon për nxjerrjen e mjetit të tij ose ndonjë automjeti tjetër. Vëzhguesi mund të kalojë në objektivat e vëzhguara (linja 10 km nga pamja), duke shënuar pikat e interesit dhe trans-metimin e të dhënave në postën e kom-

andës dhe automjete dhe helikopterë të tjerë, të dhëna që mund të shfaqen në ekranet digjitale për shfaqjen e fushës së betejës. Në mënyrë shtesë ekziston edhe senzor për vendosje dhe identifi-kim të terrenit i cili mundëson ndjekjen e pikave të padukshme nga ana e ekui-pazhit. Shtylla mund të demontohet dhe fiksohet në një trekëmbësh në një vend të ekspozuar për përdorim në distancë të caktuar nga automjeti deri në 40 me-tra me një telekomandë dhe një njësi të ekranit. Automjetet e Bundesëehr gjithashtu kanë miniaturë “Aladin” (UAV) në kit (varg prej 10 km). Përveç kësaj, automjetet “Fennek” mund të shërbejnë si automjete artilerie me komandë dhe sistem kontrolli të zjarrit “Adler II”. Automjetet e zbulimit mund të arma-tosen me mitraloz 12,7 mm ose 40 mm minahedhës predhash. Gama e armatimit zakonisht kufizohet në një makine “M2HB” me distancë të largët 12.7 mm (version holandez) në të djath-të ose “Rafael Spike MR” “Gill” raketë anti tankse ose “MRAT ATGM” dhe “Rhe-inmetall MG3” që mund të zëvendësohet nga “Heckler & Koch GMG 40 mm “au-tomatik i lartë (version gjerman). Ekzis-ton edhe një version “AA-“ holandez i pajisur me platformën e armëve “Sting-er” , me një ofertë prej 18 “Raytheon Stinger”, e prodhuar nga kompania turke “Aselsan”. Ky sistem gjithashtu mund të përdoret edhe i demontuar nga distanca. Ekzistojnë edhe një sërë predhash tymi 2x3 për lëshuesin e vendosur në pjesën e prapme. Sistemi i vëzhgimit përbëhet nga një periskopë që rrjedh nga “PERI Z7”, i cili aktualisht është në përdorim. Si një opcion, periskopi mund të përmirëso-het me një përforcues imazhi ose me module të tjera shtesë. Të dy vendet kanë vendosur autom-jete të blinduara zbuluese “Fennek” në Afganistan për të mbështetur misionin “ISAF” që nga viti 2004. Një automjet i Bundesëehrit u godit nga “IED” në vitin 2007 në Uruzgan, me një anëtar të ekui-pazhit të vrarë dhe dy të plagosur. Edhe një automjet pësoi nga sulmi me RPG ku metali depërtoi edhe pas mbrojtjes së fundit blinduese „spall liner“ por ek-uipazhi arriti të shpëtojë me disa plagë më të lehta. Bundesueri i venodosi au-tomjetet „Fennek“ për reagim të shpejtë (Joint Fire Support Teams-JFST) që në vitin 2008, pas përvojave në Afganistan, duke ndjekur shkathtësitë e kontrol-luesve dhe hulumtuesve të hapësirës ajrore. Këtu gjithashtu kishte edhe kor-pus inxhinerik me nga 24 automjete të llojit që njihet edhe si „Engineer Man-

Specifikimi i madh i konceptit, i cili siguron aftësi të shkëlqyera të

zbulimit, është sistemi i vëzhgimit të gjeneratës

së dytë, i përbërë nga një shtyllë e zgjatur e vëzhgimit, e cila mund të ngrihet 2 metra mbi automjetin, duke lejuar që automjeti të mbetet i fshehur për shkak se

lartësia e përgjithshme e automjetit me shtyllë

është gjithsej 3.29 metra

Page 39: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

agement/reconnaissance vehicle”. Specifikimet tjera të automjetit të lehtw blindues zbulues „Fennek“ janë: – gjatësia: 5,58 metra;– gjerësia: 2,55 metra;– lartësia: 1,79 metra– pesha 5,5 ton;– motori: Deutz diesel 179 kW (239 hp)

P/w ratio 18.5 kW tonne;– ekuipazhi: 3+0 (shofer, operator dhe

shënjestrues);– armatim: Rheinmetall MG3 7.92 mm

NATO/M2HB 12.7 mm HMG;– аutonomia e lëvizjes: 860 km;– shpejtësia maksimale në rrugë: 115

km/h;– mbrojtja blinduese: 12,7 mm frontale

dhe anësore;– tejkalimi i pengesës deri në 60%;– tejkalim i pengesës anësore deri në

35%;– tejkalim i pengesës ujore: 1 m.

Në tetor të vitit 2006, automjetet “Fen-nek” nga ushtria e Holandës u vendosën në jug të Afganistanit në mbështetje të misionit ISAF. Në nëntor të vitit 2007, ushtria gjermane urdhëroi të porositet një shtesë prej 10 automjete “Fennek” për ushtrinë “Joint Fire Support Teams-JFST”. Secili nga pesë ekipet kërkoi 2 automjete “Fennek”. Kostoja e prodhimit të këtyre automjeteve ishte rreth 34 milionë euro. Në maj të vitit 2008 kom-pania njoftoi KME zhvillimin e llojeve me dy motorë të automjeteve “Fennek” platformë gjenerike “Fennek 2 (GP-F2)” me motor të pavarur dhe me boshte të prapme. Në tetor të vitit 2008 i pari prej 24 automjeteve lloji “Fennek” i është dorëzuar ushtrisë gjermane “Pionierëve” nga rradhët e inxhinierëve. Në gusht të vitit 2009, Komisioni për Buxhet i Par-lamentit gjerman miratoi blerjen e një tjetër grupi prej 10 automjeteve “Fennek” (përkrahës i Fire Teams-JFST). Miratimi lejon formimin e prej 5 ekipeve shtesë për mbështetjen e zjarrit të pajisura me automjete të tilla. Sistemi i komandës dhe kontrollit taktik (TCCS) lejon që automjetet e zbulimit të integrohen në sistemet e informa-cionit, komandimit dhe kontrollit. Kjo arrihet përmes hartave të digjitalizuara që tregojnë pozicionin e automjeteve të tyre, objektivat dhe mjedisin aktual të fushës së betejës. Këto të dhëna për-ditësohen nëpërmjet transmetimit të të dhënave HF dhe VHF ndërmjet autom-jetit dhe pozicionit komandues. Kompa-nia “EADS Radio Communications Sys-tems” nga Ulmi i Gjermanisë, ofron radio me valë të shkurtë HRM 7000. Në tetor 2006, prodhimi i parë i au-

tomjeteve “Fennek” me sistemin e ri komandues dhe të kontrollit FuWES u dorëzua në ushtrinë gjermane. FuWES lidh senzorë për hulumtim të autom-jeteve me platforma të tjera, duke lejuar transmetim më të shpejtë dhe më të be-sueshëm. Automjetet e mbetura tashmë të shpërndara në Gjermani do të jenë të pajisura me sistemin në fjalë. Në shtator 2005, ushtria holandeze nga kompa-nia turke “Aselsan” porositi 18 sisteme nisjeje “Raytheon Stinger”, „tokë-ajër“ sisteme raketash që do të instalohen në automjetet “Fennek” dhe do të zëvendë-sojë automjetet vetëlëvizëse anti-ajrore

“Gepard”. Lëshuesit do të bazohen në Pedestal Mounted Air Defence System (PMADS), i cili prodhohet për forcat e armatosura turke. PMADS është një instalim i kontrolluar me telekomandë me një paketë senzori që përfshin një aparat infra të kuq, një kamerë dhe një matës me distancë, lazer. E para “Fen-nek” SWP (platforma e armëve Stinger) u dërgua në maj të vitit 2007 dhe hyri në shërbim në janar të vitit 2009. Duke fil-luar nga viti 2000 deri në vitin 2015, janë prodhuar më shumë se 700 automjete.

Idriz Idrizoski

39

Page 40: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

40

Në Japoni ekzistojnë tre prod-hues kryesor të fluturakeve, të njohur si konglomeratet japoneze edhe atë: “Mitsubi-

shi”, “Kawasaki” dhe “Fuji heavy Indus-tries”. Këto kompani parimisht e kanë ndjekur modelin zyrtar të bazuar në formimin e partneriteteve strategjike me kompani të huaja, sidomos me ato ameri-kane. Bashkëpunimi ka pasur të bëjë me prodhimtarinë e licencuar të prodhimeve të tyre dhe njëkohësisht me ndërtimin e shkathtësive vetanake për projektimin dhe prodhimin e fluturakeve përmes përqindjes së punës dhe transferimit të tekonlogjisë. Me kalimin e kohës këto partneritete janë zbehur, deri në momen-tin e bashkimit të “Mitsubishi” me “Sikor-sky”, të “Kawasaki” me “Boeing”, si dhe të “Fuji” me “Bell”. Me përvojën e fituar si bartës të licencës dhe si prodhues, kom-panitë japoneze kanë filluar të prodhojnë dhe të ofrojnë prodhimet e tyre në treg.„Mitsubishi Heavy Industries, Ltd.“ është kompani multinacionale japoneze për inxhineri, pajisje elektrike dhe elektronikë me seli në Tokio. Kompania është theme-luar në vitin 1914. Ajo është transformuar në kompaninë më të madhe private në Japoni, aktive në prodhimin e anijeve,

makinave të rënda, automjete për heku-rudhë dhe fluturake (civilе dhe ushta-rake). Ekziston një gamë e tërë e prodhi-meve nga kjo kompani, para se gjithash në industrinë ushtarake, si për shembull: komponenta ajrore, avionë, helikopterë, komponenta makinerike, pajisje hidrau-like, predha për zbulim, anije, nëndetëse, si dhe mjete të gjithësisë. Kompania është konstruktori i 23 më i madh në botë për nevojat e mbrojtjes, e matur si-pas të ardhurave nga fusha e mbrojtjes, si dhe kompania më e madhe japoneze. Gjatë viteve të 50’-ta të shekullit të kalu-ar, kompania përsëri ka filluar me biznes në fushën e industrisë ajrore. Së bashku me kompanitë tjera të mëdha japoneze, ajo ka qenë e përfshirë në dizajnimin dhe prodhimin e “NAMC YS-11”, avionit të parë komercial japonez që hyn në prod-him pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1956 ka filluar të punojë në dizajnin e “Mitsubishi MU-2”, i cili është tranformuar në dizajnin e parë vetanak të kompanisë. Në sektorin e mbrojtjes „Mitsubishi Heavy Industries“ ka prodhuar avionë luftarak për forcat ajrore të vetëmbrojtjes (Japan Air Self-Defense Force) dhe he-likopterë antinëndetës për forcat ajrore të vetëmbrojtjes (Japan Maritime Self-De-

Armatim

„mitsubishi“„Mitsubishi Heavy Industries,

Ltd.“ është kompani multinacionale japoneze për inxhineri, pajisje elektrike dhe elektronikë me seli në Tokio. Kompania është themeluar

në vitin 1914. Ajo është transformuar në kompaninë

më të madhe private në Japoni, aktive në prodhimin

e anijeve, makinave të rënda, automjete për hekurudhë dhe

fluturake (civilе dhe ushtarake). „Mitsubishi F-1“ është avionic

i parë ushtarak supersonik vedor . „Mitsubishi MH2000“ është edhe helikopteri i parë

i Japonisë nga kompania „Mitsubishi Heavy Industries“,

e cila është përgjegjëse për prodhimin e trupit dhe

motorëve

Page 41: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

fense Force). Prodhimi në bashkëpunim me SHBA-në ka të bëjë me fluturaket vijuese: „F-86 Sabre“, „Lockheed F-104 Starfighter“ dhe „McDonnell Douglas F-4 Phantom“. Më pas, kompania ka prodhuar 139 avionë luftarak „Mitsubishi F-15J“ nga viti 1981 dhe 200 lloje „Sikor-sky S-70“, si dhe „H-60“ nga viti 1989, në të dy rastet nën prodhim të licencuar. Me këtë lidhet edhe roli i rëndësishëm i programit japonez të sistemeve raketore balistike të mbrojtjes (Japanese Ballistic Missile Defense System program). Në sektorin e sistemve të gjithësisë, kompa-nia është prodhuese e automjeteve për lansimin e raketave japoneze, ndërsa është e përfshirë edhe në programin e stancionit ndërkombëtarë të gjithësisë.

АVioni „Mitsubishi F-1“„Mitsubishi F-1“ është avioni i parë japonez vendor supersonik ushtarak. Dy kompani bashkarisht e kanë zhvilluar projektin për prodhimin e tij, “Mitsubishi Heavy Industries” dhe “Fuji Heavy Indus-tries”. Në pamje të parë avioni ka gjasuar shumë me avionin francez “Jaguar”, por ky është një projekt i veçantë japonez (edhe pse i shfrytëzon të gjitha motorët e tij). Roli i tij parimor ka qenë luftimi

nëndetar, ndërsa roli dytësor, sulmi ndaj caqeve tokësore, por me mundësi të kufi-zuara për të përdorur predhat “ajër-ajër”.Industria ushtarake përsëri ka gjal-lëruar pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo ka ndodhur sidomos pas lëshimit të territorit japonez nga ana e forcave të SHBA-së në vitin 1952, kur ka ardhur deri në formimin e forcave të për vetëmbrojtje të Japonisë. Në mes të viteve të 60’-ta, forcat ajrore japoneze të vetëmbrojtjes kanë filluar studimet për një avion të avancuar, i cili gjithashtu ka mundur të modifikohet në mënyrë që të shërbejë për sulme eventuale kundër armikut. Që nga momenti i shqyrtimit të mundësisë për prodhimin e licencave të „T-38 Talon“ dhe „Sepecat Jaguar“, Јaponezët kanë vendosur që të prodho-jnë një avion vetanak. Kanë filluar me prodhimin e një avioni supersonik i cili fluturimin e tij të parë e ka realizuar në vitin 1975, ndërsa ka hyrë në shërbim gjatë vitit 1978.Аvioni „F-1“ është zëvendësuar me avio-nin „F-2“, i zhvilluar në Japoni dhe në SHBA, ndërsa i bazuar sipas modelit „F-16C/D“. Gjashtë avionët e fundit aktivë „F-1“ janë tërhequr nga përdorimi më 9 mars 2006 pasi që kanë arritur numrin e 4000 orëve të fluturimit të limituara sipas konstruksionit avionik.

heliKoPTeRi „Mitsubishi Mh2000“„Mitsubishi MH2000“ është helikopteri i parë japonez i „Mitsubishi Heavy Indus-tries“, e cila është përgjegëse për zhvilli-min dhe prodhimin e trupit dhe motorëve. Gjatë zhvillimit të „MH2000“, qëllimi krye-sorë, para se gjithash është orientuar kah siguria, ekonomia dhe niveli i ulët i zhurmës. Programi ka qenë i lansuar në vitin 1995 me qëllim të përmbushjes së misioneve të ndryshme duke përshirë: transportin zyrtar dhe civil, zbatimin e ligjit, kërkim shpëtim dhe shërbime urgjente mjekësore, etj. Helikopteri është i dedikuar si fluturake e lehtë shumëde-dikuese me kapacitet për 6-8 pasagjerë varësisht nga konfiguracioni. Reduktuesi kryesor dhe mekanizmat tjera motorike gjenden pas kabinës së pasagjerëve në mënyrë që të minimizohet niveli i zhurmës së brendshme dhe vibrimet. Lopatëzat e rotorit kryesor dhe ato të bishtit janë të përbëra nga materiali kom-pozit.I pari nga katër avionët zhvillimorë ka fluturar më 29 korrik 1997. Niveli i ulët i interesimit për helikopterin në fjalë ka bërë që në shtator të vitit 2004 “Mitsubi-shi” të ndalojë me shitjen e „MH2000“.

Dragan Pavllovski

KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME TË – „MITSubISHI MH2000“

Ekuipazhi 1-2 pilotë

КapacitEti maksimum 8 pasagjerë, 2000 kilogramë peshë

Gjatësia 12.2 metra

Lartësia 4.1 metra

pEsha E hELikoptErit të zbrazët 2500 kilogramë

pEsha maksimaLE Gjatë fLuturimit

4500 kilogramë

shpEjtësia maksimaLE 278 km/h

kohëzGjatja E fLuturimit 04.00 orë, varësisht nga konfiguracioni

fLuturimi maksimaL 777 километри

Page 42: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

G jatë Luftës së Dytë Botërore vërejmë interes të shtuar të misioneve speciale ushtarake amerikane në Ballkan dhe

në Maqedoni, si dhe ngjarje të shumta që janë pjesë e një historie ushtarake të përbashkët maqedono-amerikane. Një gjurmë veçanërisht e rëndësishme është pikëpamja objektive e diplomacisë ushtarake amerikane mbi veçantinë e kombit maqedonas, zhvillimin e çështjes kombëtare maqedonase në nivelin e njo-hjes dhe pranimit së shtetësisë së Maqe-donisë gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Shumë maqedonas që emigruan në Shtetet e Bashkuara u mobilizuan në Ushtrinë Amerikane dhe dhanë jetën e tyre në operacionet kryesore të luftës. I tillë është rasti me pilotin Pande Mat-evski nga Manastiri, i cili së bashku me

42

Fejton

Gjatë Luftës së Parë Botërore, lëvizja nacionalçlirimtare e Maqedonisë, së bashku me Armatën e SHBA-së në vitin 1941 e filluan luftën e armatosur kundër fashizmit dhe treshes Berlin-

Romë-Tokio

Page 43: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

vëllain e tij Pjetrin, si ushtarë amerikanë, morën pjesë në operacionin ushtarak të aleatëve në Normandi dhe vdiqën më 6 qershor 1944. Pande Matevski, ashtu si maqedonasit tjerë, shkon në Shtetet e Bashkuara për të punuar si punëtor gjysmë i kualifikuar në përpunimin e metaleve, nga i ku edhe u rekrutua në ushtrinë e SHBA-së më 13 maj 1941 në Çikago, Illinois, si një rreshter i klasit të parë.Të dhënat nga arkivat dëshmojnë se Pandja vdiq në aksion gjatë luftimeve në Normandi më 4 korrik 1944, dhe trupi i tij u kthye në Manastir në vitet e 50’-ta, ku ende pushon. Vëllai Pjetri ndan fatin e Pandes si një ushtar amerikan, por ai arriti pavarësisht nga plagët e shumta, të mbijetoi në luftë. Si autorë të filmit të shkurtër dokumentar “Ushtarior Rajan nga Manastiri”, Ivana Dimitrovska dhe

Silvan Petrova-Nasuh, “Manastiri dhe Maqedonia janë polipjel i shumë fateve të tilla maqedonase. Ushtarë, shkrimtarë udhëtarë, heronj, bijë të Maqedonisë që presin të tregojnë historinë e tyre. Nuk ka pasur luftë në historinë e botës në të cilën maqedonasit nuk ishin pjesë e saj. Në momentet më të rëndësishme të luftës nacionalçlirimtare dhe luftës antifashiste të Maqedonisë gjatë krijimit të shtetit maqedonas në takimin e parë të KAÇKM më 2 gusht 1944, mbështetja e fortë e pa rezervë maqedonase-amerikane u theksua në luftën e përbashkët në anën e aleancës antifashiste. Në një telegram të dërguar nga mbvledhja e parë e KAÇKM presidenti i Shteteve të Bashkuara, z. Franklin Ruzevelt thotë: “Pas hapjes së Mbledhjes ë Parë të Asamblesë Antifash-iste të Çlirimit Popullor të Maqedonisë, delegatët e popullit maqedonas ju dërgo-

jnë nëpërmjet jush dhe popujve Shtetet e Bashkuara, përshëndetjet e ngrohta. Populli maqedonas, me entuziazëm të madh, ndjek suksesin e shkëlqyer të ush-trisë tuaj heroike në luftën kundër armikut të përbetuar të kombeve të vogla - Gjer-manisë së Hitlerit. Që tani e tutje - pas formimit të KAÇKM-së, trupit të tij legjis-lativ dhe ekzekutiv, do të mobilizohen më tej forcat për të përshpejtuar fitoren ale-ate ndaj fashizmit së bashku me kombet e tjerë të Jugosllavisë”. Në delegramin dërguar nga mbledhja e KAÇKM deri te migracioni maqedonas në Amerikë thuhet: “Mbledhja historike e popullit maqedonas e cila zbuloi se sot – Ilinden 1944 – dhe me këtë zbulim në mënyrë simbolike bashkoi shpirtin e Epopesë së Ilindenit me veprat e luftës së sotme

të përgjakshme të popullit maqedonas, duke proklamuar Maqedoninë si shtet të lirë federal, shtet i ri në kuadër të Jugosl-lavisë demokratike e federative, u dërgon përshëndetje të ngrohta ushtarake, vël-lazërore. Të bindur se në përsosshmëri në aspekin moral dhe atë material do t’a mbështetni luftën e sotme naciona-lçlirimtare, ne presim që në mënyrë të pandalshme do të përfaqësoheni me ndonjërën nga aradhat e juaja vullnetare, ndërsa nesër të gjithë do të ktheheni në atdhe për të ndërtuar një të ardhme të lumtur për popullin tonë.“Mbledhja e parë e KAÇKM-së ka dërguar përshëndetje të shumta përmes Panko Brashnarovit, në mesin e të cilave edhe deri tek majori Dikenson dhe Sriçka: “Gëzohem që përmes jush më jepet mundësia për t’i përshëndetur aleatët tanë: Amerikën dhe Anglinë, në emër të

43

Në momentet vendimtare lufta antifashite

nacionalçlirimtare e Maqedonisë gjatë kohës së

konstituimit të shtetit të Maqedonisë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së më 2 gusht të vitit 1944 është theksuar mbështetja e

parezervë dhe e fuqishme e ndërsjellë maqedono-amerikane në luftën e

përbashkët të aleancës antifashiste

Page 44: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

mbledhjes së parë antifashiste të luftës nacionalçlirimtare të Maqedonisë. Ju lu-sim që të jeni të interpretues të mirfilltë ndaj pranimit tonë të ndihmës nga ana e Anglisë dhe Amerikës, të ndihmës që këto vende e ofrojnë në armë dhe mate-riale, në luftën e përbashkët kundër armi-kut, fashizmit gjerman dhe satelitëve të tij. Ne me gatishmëri dhe me optimizëm shohim në luftën heroike të popujve tuaj dhe jemi të mendimit se aleanca e të gjithë popujve liridashës në të ardhmen do të sjellë paqe dhe liri për njerëzimin”. Në emër të misionit ushtarak anglez dhe amerikan deri te mbledhja e parë e KAÇKM-së përshëndetje ka dërguar majori Sriçka. “Unë dua të them disa fjalë në emër të të pranishmëve nga misionet ushtarake angleze dhe ameriakne. Në gëzohemi që jemi aleatët tuaj. Na gëzon edhe fakti se mund t’ju ndihmojmë me armë dhe pajisje ushtarake për asgjësi-

min e Hitlerit dhe aleatëve të tij. Luftimet e mëdha dhe heroike të partizanëve në Jugosllavi nën udhëheqjen e Marshalit Tito janë të njohura për popullin anglez dhe atë amerikan. Poashtu është e njohur se populli maqedonas nën udhëheqjen e shtabit qëndror në krye me gjenral Apostollskin zë vend të rëndësishëm në këto luftime. Edhe popujt tanë zhvillojnë luftime në frontin perëndimor dhe në atë Italian, ndërsa me mijëra aeroplanë janë pjesë e luftimeve në të gjitha frontet duke bërë përpjekje për asgjësimin e qyteteve gjermane. Në aleancë me Rusinë Sovje-tike ne çdo ditë jemi më afër fitores.“Marrëdhëniet maqedono-amerikane përpos komponentës ushtarako-politike, kanë edhe dimension njerëzor e humani-tar. Ekzistojnë një numër i madh i shem-bujve të dhënë dhe të pa dhënë për hu-manitetin e dy palëve. I tillë është shem-bulli me avionin e rënë të forcave ajrore

amerikane në afërsi të fshatit Vratnicë të Tetovës më 26 gusht 1944. Që nga fillimi, është ditur se kemi të bëjmë me bombardues amerikan “B-24 Liberator”, i cili është rrëzuar pas misionit në Ploeshti të Rumanisë. Materiali që kanë poseduar hulumtuesit ka qenë vetëm një gazetë e vjetër ku ka pasur një intervistë të zhvil-luar me një maqedonas nga Vratnica i cili u ka ndihmuar pilotëve amerikanë. Pas disa intervistave me fshatarët nga Vratnica dhe pas disa shkrimeve kishtare është zbuluar edhe data e incidentit, 26 gusht 1944. Hetimet kanë vazhduar rreth fshatit, me qëllim të gjetjes mbetjet e avionit të rrëzuar para 70 viteve. Dh-jetë ditë më vonë, detektorët e metalit, kanë filluar të japin sinjale për praninë e metaleve nën tokë. Janë gjetur disa pjesë të avionit dhe njëri ndër anëtarët e ekuipazhit. Mishe Misajllovski ka gjetur një copë metali, disk të vogël në formë

44

Page 45: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

të pjesë së sipërme të kanaçes por me material më të rëndë, si formë e çeliktë. Pjesa ka qenë e pastruar nga dheu dhe pluhuri në të, e në këtë mënyrë kanë mundur të lexohen fjalët: RegulatorAs-sembly…Oxygen…AN-6022-1. Аvioni është gjetur. Më vonë nga të dhënat e grumbulluara është bërë rikonstruimi i disa gjësendeve. Më 26 gusht 1944, togeri 23 vjeçar Edvin Kisellbah është përpjekur t’a kontrollojë avionin dhe t’a mbajë në ajër ku ka qenë nën presion të zjarrit të fuqishëm nga ana e kundërshtarit. Ko-piloti i tij, togeri Xhon Eduards, i cili ka qenë në misionin e tij të dytë ka qenë i lënduar rëndë nga zjarri i plumbave të cilët kanë arritur të penetrojnë në avion. Pjesa tjetër e ekuipazhit janë stacionuar te pushkomitralozët që gjenden në mes dhe te bishti i avionit. Rreshteri Uili-iam Rodis, Ball Turet dhe Uills Stefson kishin ndërruar jetë. Avioni dalngadalë ka nisur të bjërë rrëzë maleve të larta të Sharrit. Kisellbah ka arritur të manovrojë me avionin, përderisa Riçard Mek dhe rreshteri Herold Viken janë përpjekur që të lehtësojnë peshën e avionit duke e hapur derën dhe duke hedhur bagazhin.

Rreshteri Brus Tuthill i ka hapur dyert për gjuajtjen e bombave dhe përmes tyre ka hedhur edhe një pjesë të mu-nicionit dhe pajisjes. Në atë moment avionic është qëlluar edhe dy herë nga artileria kundër ajrore dhe në mënyrë të shpejtë ka filluar të rrotullohet ku Ko-blitc dhe Tuthill kanë fluturar dhe kanë rrënë kah dera e bombave. Të tjerët kanë arritur të shpëtojnë duke kërcyer me parashutë para se avioni të bjerë në tokë. Pas rënies, në pjesën e poshtme të malit, Kisellbak, Ambrosini dhe Mek Kauli janë vënë re nga fshatarët të cilët ua kanë tërhequr vëretjen se së shpejti mund të kapen nga armiqtë. Fshatarët i kanë gjetur trupat e Kobllitc dhe Tuthil, përderisa trupin e Vikenit nuk kanë arritur t’a gjejnë. Kur kanë mbër-ritur ushtarët e kundërshtarit dhe kanë robëruar ushtarët amerikanë, fshatarët u kanë premtuar atyre se do ti varrosin trupat e shokëve të tyre pas kishës së fshatit. Pas robërimit të tyre, tre nga ta janë dërguar në burgun “Shumen” në Bullgari. Më pas me ardhjen e Armatës së Kuqe në këtë burg ka mbizotëruar paniku ku tre ushtarët kanë arritur të ar-ratisen dhe të kthehen në Itali, në bazën

nga e cila janë nisur për mision. Nga Italia janë dërguar në SHBA. Sa i përket Vikenit, në vitin 1947 familja e tij është njoftuar se eshtrat e tij janë rivarosur nga Vratnica në Beograd. Ar-syja e vdekjes së tij ende është një mis-ter. Më 8 korrik 2013 është publikuar një letër në të cilën Kisellbak e ka përshku-rar ngjarjen e 26 gushtit 1944. Letrën ia ka lënë familjes së tij që me lejen e vajzës së tij është bërë publike për opinionin. Në varrezat e fshatit Vratnicë sot gjendet pllaka përkujtimore e ush-tarëve të rënë amerikanë dhe ekuipazhit në të cilën shkruan: “Dashuria jonë” duke shprehur mirënjohje për banorët e fshatit Vratnicë të cilët u ndihmuan të mbijetuarve dhe që i varrosën shokët e tyre të vdekur.Gjatë vitit 1944 zyra amerikane për punë të jashtme – OSS në bazë të raporteve nga agjentët amerikanë në terren nën shenjën “secret”, ja për-gatitur analizë “sa i përket “çështjes së federatës jugosllave”. Në këtë analizë mes tjerash thuhet se “Maqedonia de-finitivisht nuk bën pjesë në anën serbe”. “Sipas etnisë, shoqërisë, psikologjisë, historisë, maqedonasit dallojnë nga serbët. Ata sipas gjuhës dallojnë shumë më tepër me serbët, sesa serbët me kroatët. Megjithatë, maqedonsit nuk janë etni homogjene…Sllavët maqedo-nas, grupi më i madh etnik, përfaqëso-het me mezi 30 për qind të popullsisë së përgjithshme. Nacionalizmi maqedonas është i papranueshëm. Ata janë një grup kombi që lidhet me faktorin gjeografik, me një strukturë shoqërore dhe me të kaluar historike. Ata nuk janë formuar në një njësi të fuqishme kombëtare, por pavarësia e tyre, para se gjithash, arsyetohet me faktin se ata dallojnë nga popujt fqinjë – nuk janë shqiptarë, grek, bullgarë, e as serbë dhe të njejtët kanë një lëvizje të mirëorganizuar për autono-mi në kuadër të federatës së sllavëve të jugut”, thuhet në analizën e shërbimit amerikan.

Dr. Aleksandar Stojçevski

45

Në varrezat e fshatit Vratnicë sot gjendet pllaka përkujtimore e luftëtarëve të rënë amerikanë të avionit dhe i pjesëtarëeve tjerë të ekuipazhit të helikopterit ku

shkruhet: “Në nder të ekuipazhit të avionit “Dashuria Jonë”,

mirënjohje për banorët e fshatit Vratnicë të cilët i ndihmuan të

mbijetuarit dhe i varrosën shokët e tyre“

Page 46: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

46

Për shkak të mosmarrëveshjeve të forcave fituese rreth zonave të ndikimit dhe interest me qëllim të qeverisjes përsëri të

Koresë së bashkuar, zgjedhjet mbahen vetëm në zonën e jugut e cila është nën kontrollin e SHBA-së dhe nën patron-azhin e OKB-së. Në vitin 1948, formimi i Republikës së pavarur të Koresë është shpallur vetëm në jug. Në ndërkohë, në zonën veriore të okupuar nga Bashkimi Sovjetik është formuar qeveri komuniste koreane dhe është formuar Republika Popullore Demokratike e Koresë. Lufta e qeverisë jugkoreane, kryengritësit ma-jtistë dhe fraksionit të luftës e cunguan vendin e posa formuar nga viti 1948 deri në vitin 1950. Dhuna mori përmasa të mëdha në Korenë e Jugut përderisa kry-engritësit majtistë iu kundërvunë krijimit të shtetit të pavarur të Koresë së Jugut. Në momentin kur qeveria e posa zgjed-hur e Koresë së Jugut nën udhëheqjen politike të Singman Ree (Syngman Rhee), mobilizoi ushtrinë me qëllim të

shuarjes së kryengritjes së majtistëve me ndihmën e ushtarëve amerikanë, disa fraksione të ushtrisë koreane refu-zuan urdhërat dhe u rreshtuan në anën e kundërt. Njëkohësisht, tensionet me Korenë Veriore morën përmasa më të mëdha. Dy qeveritë e gadishullit Korean insistuan të bashkohen nën një qeveri të vetme. Tensionet dhe të shtënat spora-dike kufitare të Ushtrisë Popullore të Ko-resë Veriore u bënë edhe më të mëdha kur në vitin 1950 Korea Veriore e sulmoi Korenë Jugore. Përgjatë këtij konflikti, Korea e Jugut kishte përkrahjen e SH-BA-së ndërsa Koreja e Veriut gëzonte mbështetjen e BRSS-së dhe Kinës. Konflikti përfundoi në vitin 1953 me mar-rveshje paqësore, me kthimin e vijes së

vedosur kufitare përgjatë paraleles së 38 dhe vendosjes së zonës së demili-tarizuarnë mes dy vendeve. Koreja e Jugut e mbështeti Vietnamin Jugor gjatë konfliktit me Vietnamin Verior nga viti 1965 deri në vitin 1975. Ajo gjithashtu e mbështeti edhe qeverinë e Irakut në konfliktin i cili filoi gjatë viteve 2002-03. Tensionet në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut eskalojnë gjatë vitit 2017, kur Koreja e Veriut praktikisht i demonstron mundësitë e aftësive të saj bërthamore. Koreja Veriore e udhëhequr nga Kim Jong Uni (Kim Jong-un), gjatë kësaj kohe vazhdon me zhvillim të vazhdueshëm të armatimit bërthamorë dhe me zhvillimin e raketave sistemeve të raketave interkontinentale. Sekretari

Historia e konflikteve në

Korenë e veriut Gjatë shekullit XIX Perandoria Japoneze e ka ndërrmarë

kontrollin mbi Korenë e cila me shekuj ka qenë shtet i bashkuar dhe i pavarur. Pas kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore,

autoritetet në Gadishullin Korean ndanë vendin në mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Përgjatë historisë

Page 47: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

47

shtetëror i SHBA-ve, Reks Tilerson (Rex Tillerson), publikisht tha se SHBA-ja asnjëherë nuk do të pranojë që Koreja Veriore si shtet i legalisht të posedojë armatim bërthamorë. Sjellja agresive e Koresë së Veriut, e prezantuar përmes provokimeve luftarake dhe kibernetike drejt SHBA-së, eskaloi me konfrontime dypalëshe që seriozisht kërcënojnë Gadishullin e Koresë. Më tej, kjo krizë kontriboi OKB-ja të miratojë rezolutë për vendosjen e saknsioneve eko-nomike kundër regjimit të qeverisë në Penian, që seriozisht reflektohet edhe mbi të drejtat e njeriut dhe në lirinë e qytetarëve që jetojnë në këtë vend. Gjatë shtatorit të vitit 2017, Koreja e Veriut realizoi testin e saj të gjashtë bërthamor, gjegjësisht testin bërthamor me predhën më të fuqishme bërthamore me të cilën disponon deri në ditën e sot-me. Ashtu si edhe me testet paraprake bërthamore në vitin 2016, nga ana e Koresë së Veriut thuhet se ato kanë zhvilluar predhë hidrogjeni, gjegjësisht

predhë termobërthamore, e cila edhe më tej do të avancohet përmes zhvillimit të vazhdueshëm të programit bërthamor me aftësi për të pasur armatim më të fuqishëm dhe më shkatërrues bërtham-or. Nga shkurti i vitit 2017, Koreja e Veriut zhvilloi gjithsej gjashtëmbëdhjetë teste raketore me gjithsej njëzet e tre (23) predha, duke përfshirë këtu edhe pred-hën raketore e cila mund të bartë kokë bërthamore. Katër nga predhat raketore nuk patën sukses në testin provues. Në fillim të korrikut 2017, Koreja Veriore, realizon testin e parë provues të suk-sesshëm të predhës balistike interkonti-nentale (ICBM). Тre javë më vonë, Koreja e Veriut përsëri testoi predhë bërthamore ICBM, për të cilën ekspertët thonë se mund të arrijë deri në terrotorin e SHBA-së. Gjatë muajit gusht 2017, shërbimi sekret i SHBA-së zbulon se Koreja e Veriut është e aftë të minimizo-jë armatimin bërthamor dhe të njejtin ta grumbullojë në një predhë raketore për

të cilën Koreja e Veriut realizoi testim gjatë muajit mars në vitin 2016. Gjatë nëntorit të vitit 2017, Koreja e Veriut zhvilloi testin e parë raketor të predhës së madhe të tejdukshme të quajtur “Hvasong-15” (ICMB Hëasong-15). Sidoqoftë, Koreja e Veriut deri më sot nuk ka demonstruar se predhat e saj bërthamore kanë mundësi ta mbulesën atmosferike të Tokës. Si përgjigje ndaj testeve frekuente raketore të Koresë së Veriut, SHBA-ja insataloi sistem antiraketor në Korenë e Jugut. Termi-nali i mbrojtjes i lartësisë më të lartë mbidetare (Terminal High Altitude Area Defense- THAAD) është i vendosur në rajonin e Seongjit (Seongju) në Korenë e Jugut, pak më shumë se 200 kilome-tra nga kufiri verior me Korenë e Veriut. SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia janë duke zbatuar skansione unilaterale kundër Koresë Veriore, para se gjithash ndaj sistemeve raketore dhe programit të zhvillimit të armatimit bërthamor dhe miratimit të tij nga ana e autoriteteve të

Page 48: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

48

qeverisë së Koresë së Veriut. Duke e ndjekur serinë e dytë të testeve raketore gjatë gushtit të vitit 2017, Këshilli i Sig-urimit të Kombeve të Bashkuara ndër-rmori një sërë sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, duke u përqëndruar në buri-met më të rëndësishme të këtij vendi, si dhe në eksportin dhe në saknsionet e dërgimit të punëtorëve jashtë vendit. Në nëntor të vitit 2017, SHBA-ja përsëri e kthen Korenë Veriore në listën e vendeve sponzorë të terrorizmit, kështu që ndërrmeren sanksione shtesë ndaj këtij vendi.Koreja Veriore ose siç quhet Repub-lika Popullore Demokratike e Koresë, paraqet shtet i cili sot është i izoluar nga opinioni ndërkombëtar dhe që prokla-mohet si kundërshtar potencial i fqinjit jugor, Koresë së Jugut. Përfshirja e SH-BA-së në Gadishullin Korean ka rrënjët e veta historike që nga fillimi i viteve të 50’-ta ose që nga vitet e hershme të Luftës së Ftohtë, në të cilën SHBA-ja mbështeti forcat e pjesës jugore të këtij gadishulli kundër regjimit komunist të pjesës veriore të gadishullit të cilët nga ana tjetër, u mbështeetën nga Kina dhe Bashkimi Sovjetik. Sot SHBA-ja është përqëndruar në mbrojtjen e Ko-resë së Jugut ose ndryshe e njohur si Republika e Koresë nën patronazhin e marrveshjes së përbashkët të nënshkru-ar mes SHBA-së dhe Republikës së Ko-resë. SHBA-ja ka vendosur rreth 29.000 ushtarë dhe oficerë në Gadishullin e Koresë për këtë qëllim. Më tej, trupat ushtarake të SHBA-së, së bashku me 630.000 ushtarë dhe oficerë të Koresë së Jugut, janë stacionuar në zonën e demilitarizuar nga njërea anë dhe rreth 1,2 milionë ushtarë nga ana e Koresë Veriore janë vendosur nga ana tjetër. Me këtë, kufijtë në mes dy vendeve paraqesin njërin ndër kufijve më të ar-matosur në botë.ОKB-ja miratoi një sërë rezolutash përmes Këshillit të Sigurimit për re-

striksion dhe ndalim të prodhimit të armatimit bërthamor. Megjithatë, pro-grami bërthamor i Koresë së Veriut për prodhimin e predhave bërthamore me uranium të varfëruar është i pasigurt për shkak të kundërshtimit të autoriteteve të Koresë së Veriut ndaj rezolutave të OKB-së. Sipas agjencioneve të sigurisë të SHBA-së, Koreja e Veriut posedon plutonium të mjaftueshëm për të prod-huar nga 6-60 predha bërthamore me varg të shkurtër dhe të mesëm. Në rast se bëjmë rikapitulim deri në kor-rik të vitit 2017, Koreja e Veriut zhvilloi teste bërthamore në: tetor 2006, maj 2009, shkurt 2013, janar 2016 dhe shta-tor 2016. Testet bërthamore ndodhën në kuadër të lokacionin e largët malor për testim në Pungueri (Punggye-ri), ndërsa trajektorja e vargut të predhave bërthamore rritet në vazhdimësi me secilin nga testet e realizuara. Përpos zhvillimit të programit bërthamor, Koreja Veriore zhvillon edhe program të madh të hulumtimeve të sistemeve raketore dhe vazhdon ti testojë këto armë edhe përkundër rezolutave të Këshillit të Sig-urimit të OKB-së të cilat e ndalojnë një gjë të këtillë. Besohet se Koreja e Veriut

posedon njëmijë predha me aftësi dhe vargje të ndryshme, duke i përfshirë edhe këto sisteme raketore: “Nodong” me varg deri në 1.300 km; “Taepodong” -1 me varg deri më 2.000 km; “Musu-dan” me varg deri në 4.000 km; “Ta-epodong”-2 me varg deri në 8.000 km.Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka për qëllim të provokojë demokracitë e Evropës Perëndimore me sjelljen e tij përmes prodhimit të armatimit bërthamor. E gjitha kjo u manifestua me instalimin e predhave drejt ishujve në Japoninë Veriore përmes kufirit me Korenë Jugore në gusht të vitit 2015, si dhe sulmet kibernetike ndaj bazës kinematografike amerikane “Sony Pic-tures” gjatë dhjetorit të vitit 2014. Lideri i Koresë Veriore Kim Jong, ndërmori hapa të guximshëm drejt konsolidimit të fuqisë së tij përmes shkarkimit të funksionarëve të lartë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e familjes së tij. Në shkurt të vitit 2017, vëllau i Kimit qe vrarë me anë të agjenseve nervore në aeroportin e Malezisë. Koreja Veriore mohoi përgjegjësinë për këtë sulm. Në Korenë e Veriut ekzistojnë diku nga 80.000 deri në 120.000 të burgorur politik. Ky konsolidim i fuqisë, nga ana e Kim Jongut bëhet për shkak të frikës nga jostabiliteti i brendshëm politik dhe për shkak të totalitarizmit në procesin e zbatimit dhe vendosjes së vendimeve politike autoktone. Koreja Veriore është fuqi bërthamore me marrëdhënie kom-plekse me Kinën, kështu që jostabiliteti i brendshëm politik dhe marrëdhëniet me vendet fqinje kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të SHBA-së. Zhvillimi i vazh-dueshëm i programit bërthamor dhe zhvillimi i testeve bërthamore, paraqesin rreziqe të sigurisë, për arsye së të nje-jtat do të mund të përdoreshin nga ana e organizatave terroriste për realizimin e sulmeve ndaj dhe në drejtim të SHBA-së. Vlerësohet se deri më tani Koreja e Veriut ka prodhuar 10-20 koka bërtham-ore dhe se posedon material fisionues për rreth 30-60 predha bërthamore, si dhe programe avancuese për armë kim-ike dhe biologjike. Përgjatë disa viteve të kaluara, Peniani zyrtar e përshpejtoi tempon e testimit të raketave balistike, ndërsa dy herë në korrik të vitit 2017 testoi edhe raketa interkontinentale balistike (ICMB) të cilat janë të afta të arrijnë deri në tokën e SHBA-së. Koreja Veriore u tërhoq nga marrëveshja për joproliferimin e armatimit bërthamor (NPT) në vitin 2003. Duke filluar që nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi disa rezoluta në të cilat kërkohet që Koreja e Veriut t’i nderpresë aktiv-itetet e saj bërthamore dhe raketore,

Tensionet ndërmjet SHBA-së dhe Koresë së Veriut

eskalojnë gjatë vitit 2017, kur kjo e fundit praktikisht i demonstron mundësitë e aftësive të saj bërthamore.

Koreja e Veriut, e udhëhequr nga Kim Jong Uni (Kim-Jong-

un), vazhdon edhe më tutje me zhvillim të vazhdueshëm të

armatimit bërthamorë dhe me zhvillimin e sistemeve raketore

interkontinentale

Page 49: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

duke i vendosur sanksione Penianit , sanksione këto të cilat duhet ti res-pektojë. Të gjitha janë të përfshira në Rezolutën nr. 2087 nga janari i vitit 2013, në të cilën, mes tjerash, thuhet se në rast se nuk respektohen sanksionet nga kjo rezolutë e OKB-së, jepet pëlqim i plotë për t’u vepruar sipas Kapitullit VII (Chapter VII) dhe nenit 41 (article 41) të Konventës së OKB-së.Në 8-9 qershor 2018 u mbajt takimi i anëtarëve të G-7 në Kuibek të Kana-dasë. Në këtë takim, u konkludua së çështjet duhet të kenë kahjen e ndarjes së vlerave të demoracisë, lirisë, res-pektimit të të drejtave të njeriut dhe përkushtim ndaj përmirësimit të marrëd-hënieve ndërkombëtare. Në 28 pikat e Komunikatës përmbyl-lëse të samitit të liderëve të G-7 tema më të rëndësishme për të cilat u sol-lën konkluza të përbashkëta për një efekt më të madh të përbashkët ishin: përkushtim për një mjedis më të pastër

jetësor, (ambient i pastër, ajër dhe ujë), strategji për zhvillim afatgjatë ekonomik dhe bashkëpunim me qëllim të arritjes së prosperitetit kolektiv ekonomik, ven-dosjen e sistemit tatimor të tërësishëm digjital deri në vitin 2020, në përputhje me konkluzat e samitit G-20 të mbaj-tur në Hamburg, vendosjen e sistemit efikas tregtar ndërkombëtar i cili do të krijojë rritje konstante ekonomike dhe do të hapë vende të reja të punës, do të krijojë teknologji bashkëkohore informatike për mbrojtje nga sulmet kibernetike, përkrahje për përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetsisë në ballafaqimin me llojet e sëmundjeve pandemike qëllimet e së cilës tërësisht dhe në praktikë duhen realizuar deri në vitin 2030, zhvillimin e intelegjencës artificiale, avancimin e barazisë gjinore, luftën kundër terrorizmit global në për-puthje me konkluzat e dala nga Kon-ferenca e Parisit e mbajtur nga 25 deri më 26 prill 2018, bisedime ne Korenë e

Veriut për denuklearizim të tërësishëm, bisedime me Rusinë për respektimin e obligigacioneve ndërkomëbtare si anëtare e KS të OKB-së, referenca për zgjidhjen e konflikteve në pjesën jugore dhe lindore të Detit Kinez, thirrje ndaj Iranit për ndalimin e deoperacionalizimit të programit bashkëkohor raketor në përputhje me Rezoluten 223 të OKB-së, propozime për tejkalimin e konfliktit izraelito-palestinez, avancimin e kaopa-citeteve të agjendës së Unionit Afrikan deri në vitin 2063, për ballafaqim më të mirë dhe parandalim të krizave dhe kon-flikteve, si dhe fuqizimin e kapaciteteve demokratike.U propozuan avancime të vlerave de-mokratike në Libi, masa avancimin e shëndetit të njeriut përmes „G7 Ocean Plastics Charter“ dhe liderëve të: Kana-dasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian. Në kontekst të lartëshkruarës, kryetari i SHBA-së Donald Tramp dhe ai i Koresë së Veriut, Kim Jong Un më 12 qershor 2018, mbajtën samit historik në Singapur. Kryetari Tramp dhe Kim Jong shtruan pikpamjet dhe konstatimet e tyre gjithpërfshirëse në lidhje me mar-rëdhëniet e reja në mes të SHBA-së dhe Koresë së Veriut me qëllim të ndër-timit të paqes dhe bashkëpunimit afatg-jatë ekonomik në mes dy vendeve. Mes tjerash, kryetari Tramp, dha garanca të sigurisë për Korenë e Veriut, në qoftë se kryetari Kim Jong pajtohet për denuk-learizim total të Gadishullit Korean. Mar-rëveshja në mes dy vendeve mbështet në parimet vijuese:1. SHBA dhe Koreja e Veriut u përqën-druan në vendosjen e marrëdhënieve të reja miqësore në mes dy vendeve në drejtim të dëshirës së dy popujve për prosperitet dhe paqe afatgjate.2. SHBA dhe Koreja e Veriut me për-pjekje të përbashkëta përqëndrohen në ndërtimin e prosperitetit dhe paqes afat-gjate në Gadishullin Korean3. Duke e vërtetuar Deklaratën nga 27 prilli 2018 në Penmunj, Koreja e Veriut obligohet të punojë për denuklearizim të tërësishëm të Gadishullit Korean.4. SHBA dhe Koreja e Veriut së bashku përgatiten për procesin e denukleariz-imin e Gadishullit Korean.Ky samit historic dhe epokal në mes të liderëve të dy vendeve paraqet ngjarje që e ndriçoi historinë bashkëkohore rajonale gjatë dekadave të kaluara dhe paraqet hap të madh drejt takimeve të reja në mes të liderëve të dy vendeve dhe sekretarit të SHBA-së Majk Pompeo dhe sekretarit të Koresë Veriroe, në drejtim të implemen-timit të marrëveshjes nga samiti i liderëve të SHBA-së dhe Koresë Veriore.

Dr. Andrej Iliev

Page 50: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

50

Më 1 maj të vitit 2004 në Bashkimin Evropian anëtarsohet ish blloku socialist – Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe

Sllovenia – si dhe vendet balistike, ish vendet sovjetike si Estonia, Letonia dhe Lituania. Këto vende tashmë janë edhe anëtare të NATO-s. Në vigjile të revolucionit portokalli në Ukrainë në vjeshtën e vitit 2004, kufiri lindor i BE-së është drejtuar kah lindja. Zgjerimi i Bashkimit Evropian në lindje ndonjëherë në mënyrë shumë optimiste emërtohet edhe si “ribashkimi i Evropës”, i anashkaloi Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën në rrugën drejt BE-së. Njëkohësisht, siç do të thotë edhe Toni Xhad më 1996, idea për zgjerimin e BE-së në kushte të barabarta është e promovuar në situatë kur unioni nuk është në gjendje

që realisht t’u premtojë anëtareve aktuale të tij një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, ashtu siç ka qenë më parë. Kjo ndikon edhe në disponimin publik për dhjetë vite më vonë, kur BE-ja ballafaqohet me një krizë të thellë strukturore. Vallë revolucioni i qetë dhe i dështuar portokalli i vitit 2004 mund të merret si një ndërlidhje e vonuar me revolucionet e vitit 1989? Në rast se është ashtu, kjo ndodhë në një kontekst kretësisht tjetër gjeopolitik, kur tashmë BE-ja është mjaft “i madh”. Në fillim të viteve të tetëdhjeta, lëvizja në Poloni, “Solidarnost” në Gjermaninë Perëndimore, u morrën si cënim i politikave të Uili Brandit dhe paraqisnin shembull polak të mungesës së realizmit. Por, që nga viti 1989, integrimi i Polonisë në BE dhe NATO asnjëherë nuk u vu në pikëpyetje. Tregimi i Ukrainës

Përgjatë historisë

të humbur në tranzicion

Page 51: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

51

është një tregim krejtësisht tjetër. Edhe pas revolucionit portokalli, BE-ja nuk do që t’i premtojë Ukrainës perspektivën e integrimit, qoftë ai edhe premtim simbolik. Kjo i dekurajon elitat ukrainase për t’i filluar reformat e thella duke e ulur kapacitetin, si dhe i ndalon që ta planifikojnë të ardhmen gjeopolitike të vendit. Në vitin 2010, Viktor Janukoviç fitorja jolegjitime në zgjedhjet paraprake presidenciale në vitin 2004, shkaktoi revolucionin portokalli, u zgjodh president, por kësaj rradhe në përputhje me procedurat demokratike.BE-ja në ndërkohë bie në krizë të thellë, e humb dëshirën dhe ndjenjat për zgjerim dhe për përmbushjen e misionit. Kjo mospërputhje në mes të pritjeve dhe realitetit reflekton faktin se njerëzit në Majdan dhanë jetën duke valëvitur flamujt e BE-së si simbolet e lirisë, përderisa për një numër gjithnjë e më të madh të BE-së, poi të njëjtët simbole dhe flamuj ishin simbol i një dështimi burokratik. Në këtë rast, si mund ta definojmë Majdanin? Si të përmbledhet të paktën suksesi i tij i pjesërishëm në kompenzim të shtetit joefikas përmes mobilizimit të shoqërisë civile? Si të ballafaqohemi me fenomenin e vetëorganizimit të njerëzve? Ilja Gerasimov Majdanin e përshkruan si revolucion postcolonial të fokusuar në formulimin dhe promovimin e vlerave të reja të përbashkëta – “si një akt sipërfaqësor kreativ të vetëvendosjes pozitive, që në masë të madhe e relativizon rëndësinë e ndikimeve të jashtme politike (pa dallim a kemi të bëjmë më kërcënim apo me inkurajim)”. Jo

më pak e rëndësishme është edhe ajo se Majdani promovon interpretim inkluziv të identitetit ukrainas dhe lojalitetin politik,duke mos e kufizuar të njejtin në përkatësi etnike apo në gjuhë. Majdani u dha dhe vazhdon t’i jep qytetarëve të BE-së mundësi të dyfishtë: nga njëra anë të përkujtojë dhe t’i ringjallë pothuajse vlerat e haruara në bazë të së cilave është themeluar Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, të merren mësime nga angazhimi qytetar i cili u shfaq aty ku shteti nuk pati sukses. Duke e pasur parasysh grizën e refugjatëve, është veçanërisht impresiv solidariteti që një kohë të gjatë pas Majdanit, gjithnjë është present dhe Ukraina e shfaq atë te 1.7 milion refugjatë nga brendësia e vendit.Gjatë periudhës së viteve 1991-2013, zhvillimi politik i Ukrainës është relativisht i qetë. Për shembull, askush nuk është vrarë përgjatë protestave masive politike të vitit 2004. Megjithatë, gjatë revolucionit të Majdanit në vitin 2014, konfrontimi në mes të demostrantëve dhe autoreiteteve qeveritare solli dhunë. Liedrët e Majdanit nuk janë të gatshëm ta pranojnë përzierjen e Rusisë në Krime me qëllim aneksimin e këtij vendi. Ata gjithashtu nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e destabilizimit të rajoneve të Donjeckut dhe Lluganjskut, aty ku shteti ukrainas e humb monopolin mbi popullatën që nga pranvera e vitit 2014. Lufta në Donbas erdhi si pasojë e kombinimit të disa faktorëve: “pozitës neutrale” të autoriteteve lokale me lidhje të ngushta të regjimit të Janukoviçit, gabimet dhe huqjet e qeverisë postmajdane të Kievit

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në lindje ndonjëherë në mënyrë shumë optimiste emërtohet edhe si “ribashkimi i Evropës”, i anashkaloi

Bjellorusinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Njëkohësisht idea për zgjerimin e BE-së në kushte të barabarta është e promovuar në situatë kur unioni nuk është në gjendje që realisht t’u premtojë anëtareve aktuale të tij

një të ardhme të sigurt dhe prosperuese, ashtu siç ka qenë më parë. Kjo ndikon edhe në disponimin publik për dhjetë vite më vonë, kur BE-ja

ballafaqohet me një krizë të thellë strukturore

Page 52: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

52

dhe intervenimit rus. Lufta në Ukrainë e përcakton momentin kur rendi i ri botëror, i vendosur në vitin 1989 është ballafaquar me forca të cilat i cënojnë vlerat liberale të cilat e nxitën rendin në fjalë. Njerëzit në mënyrë masive kanë filluar që haptaz t’i shprehin qëndrimet e tyre në botën e globalizuar me rrjedhojat e tij migruese, me kufijtë e dhe me tregjet e hapura. Jo shumë të besueshëm ndaj institucioneve dhe identiteteve jonacionale, ata i kthehen kombit apo etnisë si institucion i mbyllur, apo si një shoqëri e definuar. Kjo tregon se BE-ja nuk arriti që të vendosë konsenzus mes anëtareve të saj për një politikë të përbashkët ndaj krizës së refugjatëve.Çfarë do të thotë kriza me BE-në për Ukrainën? Dy Majdanët (Maidans), në 2004 dhe në 2013-14 në masë të madhe

u mbështetën tek Evropa si symbol dhe garancë e vlerave liberale. Megjithatë, Ukraina nuk pati perspektivë të qartë rreth integrimit në BE, si që iu ofrua ish vendeve socialiste, gjë që kontribuoi në modernizimin e infrastrukturës dhe shoqërisë së tyre. E njejta, iu ofrua edhe anëtarëve “të vjetër” të BE-së dhe të organizatave të saj paraprake: Aleanca luajti rol kryesor në procesin e ndërtimit të nocionit komb në Evropë pas vitit 1945. Duket se Ukraina, si një vend pak sa i vonuar, është goditur drejtpërsëdrejti nga kriza e BE-së dhe nga paralelja politike

që e shkaktoi ajo. A do të thotë kjo se Ukraina do të jetë vend-ndërmjetës në mes të BE-së dhe Rusisë (pa marë parasysh se atë e quajmë “zona e hintë” ose “urë”)?. A do të jetë mitologjia kombëtare ukrainase e detyruar që veten e saj ta shohë pa u “kthyer në Evropë”, sidomos në kohë lufte dhe në kohë të vështirësive ekonomike dhe a thua vallë është e pashmangshme rritja e nivelit të radikalizimit dhe populizmit? Dhe e kundërta: çfarë do të humb BE-ja me humbjen e Ukrainës? Një vend më të madh (sa i përket territorit) nga cilado qoftë tjetër anëtare e BE-së, Ukraina është shembull i shoqrisë divergjente dhe heterogjene e cila deri më sot nuk ia doli t’i sqarohet botës së jashtme. Në fjalën për Ukrainën në masë të madhe dominojnë stereotipet si “ballafaqim i civilizimeve”, “ndarësi të thella” dhe “luftë

qytetare”. Megjithatë diversiteti kulturor mund të merret si përparsi. Ukraina i gjason një laboratori të madh. Një shoqëri pluraliste hibride postsovjetike e cila nuk mund të krahasohet me modelin belg apo zvicerian; idea për Ukraninën si komb politik; bilingualizmi i situatës, apo nacionalizëm i situatës – të gjitha këto karakteristika mund të hasen në Ukrainë. Vendi mund të ofrojë shumë mundësi për të mënduar përsëri për kulturën, heterogjenitetin gjuhësor dhe fetar të nivelit evropian. Në vend të kësaj, mbeti hapësirë për projektimin e preferencave

ideologjike. Mungësa e dukshme e empatisë ndaj Ukrainës nga ana e vendeve perëndimore duket se gjithnjë disi lidhet me mosinteresimin e vetive e karateristikave të Ukrainës si vend.Ukraina mund të përshkruhet si shumë e madhe, shumë komplekse, shumë e afërt me Rusinë edhe në aspektin gjeografik edhe në atë historik. Ukrainës shpesh herë (gjithnjë i mohohet) e drejta e ekzistimit. Por megjithatë, ajo mbijeton – edhe përkundër “pranverës ruse” dhe problemeve të mëdha ekonomike edhe përkundër varshmërisë energjetike dhe shtetësisë së cënuar dhe të dobët. Çudia që lidhet me mbijetesën e Ukrainës kërkon qasje dhe studim serioz. Për ta bërë një gjë të këtillë, nevojitet që me shumë kujdes të rishikohen strukturat dhe institucionet (shpesh joformale), të

cilat e ruajnë dhe e mbajnë të bashkuar shoqërinë ukraninase, e të cilat duket se janë më të fuqishme edhe nga revolucionet e Maidanit. Ekziston shpresë se një analizë dhe studim i këtillë diskutimin mund ta bëjë nga një dihotomi e pabazë deri në një apokalipsë të vetëkënaqësisë për shoqërinë e këtij vendi.

Mr. Biljana Popovska (adaptuar nga Andrej Portnov, shiko në

http://www.eurozine.com/lost-in-transition-ukraine-and-europe-since-1989/)

Page 53: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Nuk është sekret se forcat speciale të Maqedonisë janë profesionist kulmor në punën e tyre, por ndoshta pak kush e

di se ata janë thellësisht të përkushtuar edhe në ëndrrat dhe ambiciet e tyre të cilat i kanë në pjesën civile të jetës së tyre. Shumica prej tyre janë atletë të suksesshëm, alpinistë, parashutistë, paraglajderistë…Nënkoloneli Mentor Saiti është një pjesëtar i tillë. Ai është pjesë e Regjimentit për Operacione Speciale tashmë 15 vjet, ndërsa karierën e tij ushtarake e ka filluar në vitin 2002 në kazermën e Tetovës, ku pas vitit 2003 do t’a vazhdojë në kuadër të Batalionit të Renxherëve ku pas 14 vjet do të emërohet në komandën e Regjimentin e Operacioneve Speciale. Por, është jashtëzakonisht interesant përkushtimi i tij ndaj fluturimit me paraglajder. Dëshira për të fluturuar fillon që nga viti i largët 1994, kur pas ndjekjes së një emisioni kushtuar paraglajdimit, Mentori vendos se pikërisht kjo do të jetë hobi me të cilin do të ta përmbushë kohën e lirë. Për të fluturimi me paraglajder është gjëja në të cilën gjenë qetësinë dhe kënaqësinë. Fatkeqësisht kjo ëndërr e tij ishte e vështirë për t’a realizuar, për faktin se ky sport gjatë asaj periudhe nuk ishte i zhvilluar aq sa duhet në Maqedoninë Perëndimore, e sidomos jo në Gostivar nga ku edhe vjen Mentori.

Por kur kemi vullnet dhe dëshirë, gjithçka është e mundur. Këmbëngulja në fund jep rezultatin e dëshiruar dhe Mentori në vitin 2004 fillon me orët për fluturim me paraglajder në klubin paraglajderistik “Luboten” nga Tetova nën udhëheqjen e Vanço Fillkovskit. Në vitin 2005 Mentor Saiti fillon me fluturime të pavarura. Si njeri i cili i është përkushtuar hobit të tij që e përmbush, Mentori nuk ndalon këtu dhe vazhdon të përsoset edhe më tej, kështu që gjatë periudhës vijuese pas fluturimeve të para të pavarura, i kalon të gjitha disciplinat e mundshme të paraglajderimit dhe arrinë në majën e të a.q paraglajder motorik apo paraglajderimin motorik ku edhe bëhet instruktor. Me qëllim të përsosjes dhe avancimit sa më të madh, ai merr pjesë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare në fluturim preciz. Në karrierën e tij të deritanishme ka kaluar më se 1500 orë fluturimi, ndërsa fluturimi më i gjatë ka zgjatur 4 orë e tridhjetë minuta, ndërsa pika më e lartë ka arritur deri në 3530 metra. Duke u nisur nga përvoja dhe mundi i dhënë që në fillimet e tij – si dhe në mungesë të klubeve të paraglajdingut, në vitin 2009 Mentori e hap klubin e tij të paraglajdingut “Kondor”. Ambiciet e këtij dashamiri të adrenalinës dhe sporteve ekstreme nuk ndalojnë këtu, ai

në vitin 2012 organizon garën “Mavrovo Open”. Deri në vitin 2018 në këtë garë prodefiluan dhe garuan shumë paraglajderistë nga vendi dhe jashtë tij, ndërsa numri i tyre nga viti në vit është më i madh. Për shembull, për ilustrim sivjet kanë marrë pjesë 40-50 garues nga gjithsej 7 vende. Mentor Saiti me klubin “Kondor” bashkëpunon me klubet tjera të Republikës së Maqedonisë si që janë “Luboteni”, “Delta Prilep”, “Skaj Rajders”, me shkollën e sporteve ekstreme “Bukefal”, por edhe me shumë klube të paraglajdimit nga Serbia, Shqipëria, Kosova, Greqia, etj.Planet vijuese të këtij oficeri ambicioz dhe paraglajderisti, i nxitur nga mendimi se sporti nuk njeh kufij dhe i bashkon popujt, janë që në të ardhmen sportin e palagrajedrimit ta zgjerojë në përmasa edhe më të mëdha në Republikën e Maqedonisë, e njëherit edhe të organizohet kampionati botëror në akrofluturim. Falë qëndrimit pozitiv dhe shpirtit shoqëror që del nga sport ii paraglajderimit duke pasur parasysh këtu edhe afrimin pa dallim etnie e religjioni, këto ambicie duken të arritshme, duke cekur se pa përkrahjen e parezervë nga familja, nga kolegët, Mentori nuk do ia dilte dhe nuk do të kishte sukses në këtë sport.

Zlatko Bllazheski

specialist dhe paraglajderist

E paobligueshme

Page 54: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Guralec pas guraleci me shumë mund, durim dhe dashuri, me orë, me ditë me muaj e me vite, Dragan Vergovski punon me

përkushtim në konzervimin e mozaikëve të bukur e të lashtë. Në vitin 1992 ka punuar në konzervimin e e mozaikut më të madh në bazilikën e episkopisë, në njërin ndër mozaikët më të vjetër në Stobi që zë rreth 150 metra katrorë, ndërsa në të janë paraqitur shumë forma gjeometrike, si dhe është paraqitur katnari dhe shpezët. Mozaiku në fjalë është ruajtur mirëfilli, por dyshemeja në të ka qenë jashtëzakonisht e keqe, ndërsa nën mbikqyrjen e këtij skulptori mozaiku përsëri guralec pas guraleci është renditur me pjesëza alumini, gjë që merret si shpikje e tij. „Pjesëzat e aluminit nuk lejojnë ndryshkjen e mozaikut, është rezistent ndaj goditjeve, ndaj ngricave dhe ndaj diellit. Ai është mozaiku i vetëm në Maqedoni i vendosur në konstruksion metalik”, potencon Dragani Vergovski. Ai në Stobi punon që prej vitit 1969, së pari si bashkëpunëtor i jashtëm, ndërsa nga viti 1978 punon si profesionist pas punësimit në Entin Republikan për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Në Stobi është prezent gjatë

këtyre viteve, me nga dy, tre, katër muaj në vit, varësisht kërkesës për projekte nga ana e Ministrisë së Kulturës. - Unë nuk jam konzervuesi i parë në vend, por jam njëri ndër të paktët. Kolegët e mi nga të cilët kam mësuar për restaurimin e mozaikëve pothuajse të gjithë kanë ndërruar jetë. Momçillo Petrovski më mori në ekipin e tij të konzervimit që kur ishta 18 vjeçar. Atëbotë ishim vetëm pesë konzervues të cilët çdo vit punonim në Stobi nga tre-katër muaj. Unë në atë kohë kisha përfunduar vetëm shkollën e mesme, ndërsa më vonë përfundova studimet e larta pranë akademisë së artit dhe u punësova pranë Entit Republikan për Mbrojtjen e Trashëgimisë, në problematikën e mozaikut. Vergovski na rikujton se para shumë shekujsh dikush ka punuar me përkushtim në përpunimin e larvae të jashtëzakonshme të mozaikëve në Stobi dhe në qytetet tjera të lashta në territorin e Maqedonisë dhe sipas tij tash jemi dëshmitarë të një situate të dhimbshme ku e tërë kjo punë mund të shkojë huq. Mozaikët i kanë zbukuruar pallatet e mëdha të të pasurve, bazilikën dhe objektet tjera publike. – Për këtë shkak unë gjatë punës time të përditshme insistoj

54

E paobligueshme

pesëdhjetë vjet me dashuri u kthehet shkëlqimi mozaikëve të lashtë

Dragan Vergovski-Allpi është skulpktor, anëtar i SHPM-së. Ka qenë këshilltar-konzervator në pension pranë Entit Republikan për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Për pothuajse 50 vitet e tij të punës, ka konzervuar disa

qindra metra katrorë mozaikë në në qytetet e lashta në vend dhe njëherit bën konzervimin dhe ikonostaset nëpër kishat

maqedonase. Më së shumti ka punuar në mozaikët në Stobi,

në Heraklea, Bargalla, në Ohër, në Strugë, në fshatin Oktisi ka punuar në mozaikun e kishës “Shën Nikolla” ku ka bazilikë,

mozaik që është i konzervuar dhe i ekspozuar pranë shtëpisë së

vëllezërve Milladinovci në Strugë

Page 55: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

55

që e gjithë kjo të mbrohet dhe të mbetet për gjeneratat e ardhshme, thotë Dragani.

Моzaiku duhet të ruhet në formë burimore– Mozaikut nuk guxojmë t’i shtojmë asgjë, lejohen vetëm intervenime të vogla-rikonstruime. Për shembull, në rast se mungojnë dhjetra guralecë, ato mund të kthehen. Materialet i gjej në natyrë, në të njëjtën mënyrë siç i kanë gjetur edhe mjeshtrit tjerë në të kaluarën. Së bashku me kolegët insistojmë që të gjitha të jenë sikur në kohërat e lashta, të rikonstruara me llojin e atëhershëm të malterit dhe të punohet vetëm me të dhe me tulla dhe rërë, sqaroi Dragani.

Маqedonia posedon kuadër të pakët për konzervim të mozaikëve, por edhe të freskoskulpturësVergovski tashmë tre vjet është në pension, por për shkak të mungesës së kuadrit gjithnjë punon në Stobi dhe të rinjëve ua transmeton mjeshtritë e zanatit të vështirë e të vjetër. – Ky është profesion që në cilindo shtet tjetër vlerësohet dhe paguhet mirë. Fatkeqësisht në R. e Maqedonisë ky zanat paguhet shumë dobët dhe mund të mbijetojë vetëm në rast se dikush këtë e bën nga vullneti i mirë, potencon Vergovski. Njëherit, ai thotë se në Fakultetin e Artit në Shkup, gjatë vitit të tretë dhe të katër, studentët mësojnë konzervimin dhe restaurimin. – Ata mësojnë për pjesën teorike, e shumë pak prej tyre ndjekin punën praktike. Shumë nga kolegët e mi kanë udhëhequr ekipe, edhe unë një kohë të gjatë kamë udhëhequr ekipe të këtilla, por fatkeqësisht ai kuadër nuk merret me këtë zanatë në mënyrë profesionale. Të gjithë konzervuesit e rinj, sipas trajnimit, në vend se të ndalen në punë nëpër lokalitetet tona, ata ikin jashtë vendit, thotë Vergovski.

Dragan Vergovski si skulptor është inspiruar nga konzervimi i mozaikëve Muzeu Kombëtar në Veles në sallonin e artit më 26 prill të këtij viti e realizoi

ekspozitën e pikturave të Dragan Vergovskit-Allpit, të titulluar si: “Shkrime arti, akril dhe motive nga lumi Crna, Vardar dhe Stobi”, njolla akrile në pëlhurë si dhe ekspozitë me pjesëza alumini. Në këtë ekspozitë u prezantuan 33 vepra të formatit të vogël, të inspiruara nga lokaliteti antik Stobi, lumi Crna dhe lumi Vardar, ndërsa skulptori dhe konzervuesi këto vepra i ka realizuar në Stobi, ku edhe punon në konzervimin dhe riparimin e mozaikëve në lokalitet në përpjekje për ta bërë atë në aspektin e dukjes, si dikur apo si që është dukur vite më parë, e në këtë ia del me shumë sukses, thonë kritikët e artit. Veprat janë punuar në vitin 2017 në kohën e lirë kur autori pikturon pejsazhe,stacioni hekurudhor, urat, shkëmbinjtë, lokaliteti Stobi, e më pas edhe preokupimi kryesor, restaurimi dhe konzervimi i mozaikut të dyshemesxë të bazilikës ipeshkvike pranë lokalitetit antik. Dragan Vergovski-Allpi na sqaroi se punon në pëlhurë dhe me copëza alumini, materale me të cilat punon edhe për konzervimin e mozaikëve. – Vitin që vjen do të shënohet jubileu 50 vjet konzervim i Stobit, vetëm me mozaikë. Pikturat dhe gjerat tjera i punoj pas orarit të punës, apo gjatë fundjavëe kur qëndroj në Stobi, gjë që paraqet inspirim për veprat e mia. Bëj punën me anë të shtigjeve prej letre, ndërsa pas përfundimit të punës, të njejtat i heq dhe i rradhiti njërën pas tjetrës dhe në fund heq vijë si vizatim, e më pas pëlhurën e pres me prerës dhe heq letrën duke lënë në prapavijë hapësirë me ngjyrë të bardhë. Kjo teknikë nuk haset askund, sepse është teknika dhe inspirimi, shpikja ime, me krenari e përfundon bisedën Vergovski.Në rast se dëshironi t’a shiqoni punën e tij të konzervimit të mozaikëve e ndoshta edhe ta takoni në terren, atëherë përgjatë kësaj vere vizitoni lokalitetin arkeologjik Stobi dhe do të fascinoheni nga shkëlqimi dhe bukuria e lashtë e këtij vendi.

Аntoanella Dimitrievska

Page 56: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

56

Film

Disave prej jush ndoshta u kujtohet filmi dokumentar “Restrepo”, kandidatë për çmimin “Oskar” për filmin më të mirë dokumentar

në vitin 2011, për të cilin kemi shkruar vite më parë. Në këtë flitej për mbërritjen e një njësie në vatren luftuese pranë luginës së Korengalit në Afganistan, e cila më vonë do të quhet Restrepo, ndërsa filmi dokumentar “Korengal” për të cilin do të flasim në këtë numër të revistës “Mburoja” është një lloj vazhdimi i “Rastrepo” i cili përsëri u kthehet ushtarëve amerikanë të vendosur në vendin më të rrezikshëm në botë. Filmi i fotoreporterit Tim Heterington, i cili është gjiruar gjatë periudhës së viteve 2007-2008, del në opinion në vitin 2014, katër vite pas paraardhësit të tij dhe tre vjet pas vdekjes së autorit të tij. Në këtë film jemi dëshmitarë të një kthese në jetën e ushtarëve të cilët ditët i kalojnë në këtë vend të rrezikshëm,

të gjendjes së tyre psikologjike, frikës, dilemave dhe koston të cilën e kanë paguar për shërbimin e tyre, por edhe përgjigjen e pyetjes përse ishin kthyer në vendin që duket shumë afër ferrit. I gjiruar në një stil të pastër dokumentaresk, me gjirime autentike nga lugina për të cilën flitet, me ushtarët e vërtetë që kanë qenë atje në shërbim si protagonistë kryesorë, por edhe me dëshmi gjyqësore të të njejtëve pas përfundimit të detyrës, “Korengal” paraqet një dokument të vërtetë historik.

Vendi më i rrezikshëm në botëNë kohën kur sytë e tërë botës ishin drejtuar në konfliktin e Afganistanit, lugina Korengal në këtë vend malor, shquhej si vendi më vdekjeprurës i botës. Në lartësitë e masivit malor, mbi luginë shihet vatra luftuese “Restpero” me kapacitet për të pranuar 20-25 ushtarë, vatër kjo e cila u bën

ballë talebanëve nën kontrollin e të cilëve gjendet edhe rajoni në fjalë. Këtu ushtarët ndrrohen për çdo 15 muaj, por këto duken si muajt më të gjatë në jetën e tyre. Ata duhet të gjejnë mënyrë për të mbijetuar gjatë kohës së shërbimit, gjë që tingëllon shumë thjeshtë, por përditshmëria në këtë luginë e komplikonë shumë një gjë të tillë. Disa ditë sulmet ndaj ushtarëve zgjasin tërë ditën, në vazhdimësi. Mbi ta ndonjëherë vjen breshëri plumbash ku ushtarët mezi se e marrin veten. A ndjejnë frikë? Në dëshmitë e ushtarëve para kamerës ata me sinqeritetin më të madh e pranojnë se gjatë një sulmi të këtillë është e pamundur që njeriu mos të ketë frikë për jetën e tij dhe në këtë situatë asnjë stërvitje paraprake nuk mund të ndihmojë. Sikur edhe tërë jetën njeriu të përgatitet për një moment të këtillë, nuk do të kishte vlerë. Për çfarë mendojnë ushtarët kur breshëria

„Korengal“

Page 57: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

57

e plumbave kalon pranë tyre? Njëri nga ushtarët në deklaratën e tij para kamerave në Heterington thotë: “Në një sulm 3 minutësh, rreth 100 herë arrijë t’i skenoj të gjithë ushtarët – a janë mirë, a kanë nevojë për ujë, a kanë municion…Një brengë e vazhdueshme, por edhe dyshim dhe kujdes – ai kujdeset për kokën në qafë. Secili gurë, gropë, shkëmb, që duket i çuditshëm mund të jetë pikë e dyshimit dhe e pyetjeve. Këto janë vetëm dy nga shumë çështje që lidhen me luftën dhe në të cilat përgjigjen protagonistët kryesorë, e përmes të cilave zbulojmë tregimet e tyre – kush janë, nga vijnë dhe çfarë kanë lënë pas vetes, si dhe pse kanë ardhur këtu, në këtë vend shumë të rrezikshëm.

bashkëluftëtarë por edhe vëllezër përjetëTë mbyllur në një shtëpi të montuar nga kompenzata, pa rrymë, pa ujë teknikë, ushtarët duhet të mësojnë që këtë vatër të luftës t’a llogarisin si vendin e tyre të jetesës. Edhe pse i pasigurt, për ta ky vend është më i sigurt në të cilin mund të jënë në luginë, diçka si shtëpi prej druri. Në këto disa metra katrorë krijohën miqësi, ose thënë më mirë – vëllazëri që do të zgjasin tërë jetën e që janë më të thella se çdo marrëdhënie tjetër ndërnjerëzore. “Këtë nuk e bëj për vendin tim, për medalje apo mirënjohje” do të thotë njëri nga ushtarët në këtë film dokumentar. “As që më intereson se çfarë do të thonë të tjerët, unë jam këtu për arsye se për mua njerëzit janë të rëndësishëm dhe e di se ata kanë nevojë për ndihmën time. Të heqësh nga zjarri shokun që gjendet në një situatë të vështirë, të sakrifikosh jetën tënde për dikë – kjo është

vepër vërtetë heroike dhe guxim i madh.“ Kjo nuk harrohet, por kujtohet tërë jetën – ai që ta ka ruajtur shpinën, atij që ia ruan shpinën , ai të mbetet gjithmonë.Patrullat në Korengal janë jashtëzakonisht të rrezikshme, por edhe qëndrimi në bazë është shumë i bezdisshëm. Nganjëherë vetë ushtarët dëshirojnë sulm për të thyer bezdinë, dëshirojnë diçka të ndodhë. Pikërisht bezdia është ajo që ushtarët i ka afruar aq shumë mes veti. Të mbyllur të gjithë bashkë në hapësirat e vogla, flasin për jetën e tyre duke e hapur zemrën.

Kërkimi i përgjigjeveKorngal është luginë e cila ishte shumë e rëndësishme për shkak të faktit se kishte të bëjë me rënien e talebanëve dhe pushtetit të tyre në atë rajon. Armiku është i stërvitur dhe i përgatitur mirë, posedon arsenal të madh të armëve dhe ekzistimi i kësaj foleje me ushtarë amerikanë, për të është i papranueshëm. Sëshpejti përhapen informata për një sulm të ri në pikën “Restrepo”. “Ushtarët nuk duhet të dijnë se kur në të vërtetë ky sulm do të ndodhë, e nga ana tjetër të jenë të gatshëm për

rrezikun që ndoshta do të merr shumë jetë, e kjo shkakton pritje, anksiozitet dhe presion të vazhdueshëm për ushtarët. „Lufta është një e keqe në vete, vret njerëz dhe të gjithë të thonë se kjo është një rregull, por ti nuk ndjehesh kështu. Por më pas e kujton se secili i vrarë ndoshta është pikërisht ai që do të vriste ty ose dikë tjetër nga shokët tu dhe se në fakt kjo ka qenë një vendim i duhur”, thuhet në deklaratat. Nga ana tjetër, në shënjestër nuk janë fshatarë dhe bujq afganë, por luftëtarë të stërvitur me armë moderne. Talebanët kanë aq më

tepër përparsi, e kjo vjen si rezultat i njohjes së terrenit shumë më mirë se ardhacakët.„Korengal“ bazohet në deklarata të cilat në fakt janë dëshmi të një grupi ushtarësh të cilët e kanë kryer shërbimin në bazën “Restrepo” dhe të cilët para kamerës i kujtojnë detajet nga shërbimi i tyre rrëzë maleve të Afganistanit, i kujtojnë momentet e mira dhe të këqija. Heterington kërkon përgjigje të shumta në intervistat e tyre, por gjenë vetëm disa prej tyre. Idea është që filmi në fjalë ta shfaqë kompleksitetin e përvojave ushtarake të ushtarëve dhe me këtë të përgjigjet në pyetjet: Si ngjallet frika? Çfarë është

guximi?Çfarë do të thotë të kthehesh në shtëpi pas luftës? Sa njerëz janë vrarë në mbrojtje të definicionit të tyre për lirinë…Në qoftë se “Restrepo” është film për djemtë të cilët duhet të bëhen burra, pasuesi i tij “Korengal” tregon se si ata burra, nga të huaj për njëri tjetrin, shumë shpejtë shëndrrohen në një familje. Ky dokumentar i manjatit Netfliks hedh dritë ndaj motiveve, përvojës, vendimeve të këtyre ushtarëve të cilët i kanë sjellur në këtë vend, e nuk ka të bëjë me rëndësinë dhe përvojën e tyre ushtarake, po ka të bëjë me njeriun, me ushtarin te njeriu.

Еlena Gjorgjievska

57

Regjia: Sebastian Junger

Rolet: LaMonta Caldëell, Miguel Cortez, Stephen GillespieKinematografia: Tim Hetherington, Sebastian Junger

Мuzika: Marty Beller

Vendi: SHBA

Kohëzgjatja: 84 minuta

Viti: 2014

Çmimet: „Little Rock Film Festival“, fitues për filmin më të mirë.

Page 58: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Fshatrat miake janë një ndër fshatrat më të bukura në rajon, në mesin e tyre edhe fshati Tresonçe. Ky është njëri ndër fshatrat më të vjetra në

Republikën e Maqedonisë. Ai më herët është quajtur Staro Sello. Gjendet në zemër të malit Bistra në Maqedoninë Perëndimore, ndërsa shtrihet në anën e majtë dhe të djathtë të lumit Tresoneçka apo Malla Rekës. Fshati gjendet në 1.050 metra lartësi mbidetare, ndërsa është shtrirë në 14 lagje. Emri pasqyron një vend që dridhet, vend me baltë, gjegjësisht vend në të cilin uji i lumit dridhet, ujë i shpejtë malor.Reka e Vogël, si rrjedha e majtë e lumit Radika, buron në afërsi të fshatit Tresonçe, kështu që edhe vendi quhet, ana e Rekës së Vogël. Këtu gjenden edhe fshatrat Llazaropole, Galiçnik, Gari, Osoj, Rosoki, Sellce dhe Sushica, të njohura si lagje tipike miake.

Përgjatë historisë ky fshat njihet s ii dervenit, ndërsa prijësit e tij disa herë janë përballur me sulltanët turk në Carigradin e atëhershëm.Ky është fshat në të cilin kanë lindur, edhe më tej lindin aktorë, zografë, klerikë, murgj, blegtorë, ministra, akademikë, muratorë, zdrukthtarë dhe kryetarë komunash, fshat i më se 50 mjekëve, doktorë shkencash, magjistrash, autorë librash, filozofë, gazetarë, shkrimtarë, komunistë e demokratë, arkitektë të njohur, jurist, ekonomistë, mësues, vojvodë dhe vojvode, fshat i amabasadorëve, konzujve dhe tregtarëve, i kurbetxhinjëve dhe i grave të cilat hajdutët për çdo ditë u kanë grabitur shtëpitë duke i lënë duarbosh.Banorët e çuditshëm të fshatit Trensonçe janë të shënuar në faqet më të ndritura por edhe në ato më të errëta të historisë maqedonase dhe asaj botërore, të shkruar nën ikonostaset ballkanike, në faqet e historisë së Revolucionit të Tetorit në Rusi

dhe nëpër murret e çelikta të “Titanikut” të fundosur thellë në oqeanin Atlantik …Në katër kilometra në lindje të fshatit, lugina e Tresoneçka Rekës, gjendet sistemi më i bukur shpellor Alilica. Përbëhet nga Alilica e Epërme dhe Alilica e Poshtme, të lidhura me kanal vertikal duke i hasur këtu edhe zbukurimet shpellore të quajtura “visizorë”. Alilica e Epërme është shpellë e thatë, ku janë zbuluar gjurmët e arushës shpellore, ndërsa për pjesën tjetër të shpellës, është karkteristike rrjedhoja e ujit, ujëvara dhe dy liqene të vogla. Mbi këtë sistem shpellor gjenden burimet e Tresoneçka Rekës, ku shtrihen edhe 12 ujëvara më pak të njohura për shkak të terrenit të rënduar në të cilin arrihet deri tek ato.Rrugës për në fshat, hasim në një urë që quhet Elen Skok, të cilën Marko Cepenkovi e përmend në vargjet e “Predanies” dhe e cila njihet si atrakcion për turistët e huaj që e vizitojnë këtë vend.

Kristina Ilievska

58

Fshati tresonçe – fshati më i vjetër miak

Page 59: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave

Fshati tresonçe – fshati më i vjetër miak

Bukuritë e Maqedonisë

Page 60: solemnisht u shënua Dita e arm-sëmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/12/107-Shtit-Alb.pdf · Historia e konflikteve në Korenë e Veriut ... institucioneve shtetërore, shoqatave