solemnisht u shËnua dita e regjimentit për operacione...

60
SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione Speciale

Upload: others

Post on 24-Jan-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione Speciale

Page 2: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Më 18 shkurt me shumë aktivitete sportive në terrenet sportive në të gjitha garnizonet ku janë të vendosura njësitë e Armatës së Republikës së Maqedonisë, për të trembëdhjetën herë u

shënua Dita Ndërkombëtare e Sporteve Luftarake. Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Sporteve Ushtarake në SHP dhe pranë Njësive të ARM-së , filloi me hapje solemne nga ana e komandantëve të garnizonëve, ku më pas, pjesëtarët e ARM-së garonin në disciplinat kros për meshkuj dhe femra, në futboll të vogël, ping pong, shah dhe basketboll, gara këto të cilat u zhvilluan në terrenet sportive dhe nëpër hapësirat e kazermave. Garat qëndrore sportive u zhvilluan

edhe në Stadiumin Ushtarak pranë parkut të qytetit në Shkup, ku pjesëtarëve të pranishëm të ARM-së iu drejtua sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Dragan Nikoliq. Sporti paraqet segment të rëndësishëm në kuadër të trajnimit të ARM-së dhe pasqyron shoqërinë e ndërsjellë, miqësinë, afërsinë në mes të pjesëtarëve të armatëve të pothuajse të gjitha vendeve të botës.Fituesve të garave sportive në disciplinat në të cilat garonin, tradicionalisht iu ndanë mirënjohje për rezultatet e arritura për të cilat pjesëtarët e Armatës kanë dhënë shumë mund, përqëndrim, disciplinë dhe motiv, tipare këto të profesionit ushtarak.

U shënua Dita Ndërkombëtare e Sporteve Ushtarake

Page 3: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

3

Info

Në vijën e parë Kush do të jetë lideri i ri i xhihadit global?

24 orëPër ato nuk ka pengesa të pakalueshme

EdukimAnalizë e dizajnit operativОperacioni „Оverllord“

FejtonEmigracioni maqedonas në shba nga shekulli xix deri në fundin e luftës së parë botërore

Armatim„Olifant“ - „Sledge Hammer Mk1А“ afrikan

ArmatimTanksi „M1A1/ М1A2 Abrams“ PajisjePajisja për mbrojtje të rrjeteve nga vetëtima

Armatim„RIM-161“ - Sistemi raketor amerikan

GlobalStruktura e kompetencave të OKB

RasteDita e barazisë, e jo e privilegjit

E paobligueshmeLulet e Paqes

Film„Njeriu me zemër të hekurt“

Bukuritë e MaqedonisëPaparadishti -i krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut

6

10

5

22

2632

38

42

46

18

34

54

U shënua Dita Ndërkombëtare e Sporteve Ushtarake

56

58

përmbajt jaMBUROJA viti X numri 10 1 mars 2018

Page 4: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

4

Sistemet e sigurisë bëjnë pjesë në kategorinë e gjerave që mund të pësojnë ndryshime dhe nevojitet

një evolucion i vazhdueshëm dhe sëndërtim në kuadër të sistemit të sigurisë në mënyrë që shtetet të kenë mundësi me kohë të vërejnë dhe të ballafaqohen me të gjitha rreziqet e reja të sigurisë. Kuadrot e arsimuara të kësaj lëmie paraqiten si nevojë reale e secilës shoqëri bashkëkohore demokratike. Kujdesi dhe përdorimi i mirfilltë i burimeve njerëzore është kusht i cili duhet të përmbushet në rast se dëshirojmë të ndërtojmë një sistem bashkëkohor të sigurisë, kompatibil me sistemet e sigurisë të vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa kjo do të thotë sistem në të cilin kuadrot e mirfillta do ta kenë primatin e tyre. Pikërisht, në këtë kontekst u bë edhe nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit nga ana e ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe dekanit të Fakultetit të Shkencave të Sigurisë në Shkup, prof. dr. Nikolla Dujovskit, ku edhe u zyrtarizua vullneti i mirë dhe politika e Ministrisë së Mbrojtjes, ku kjo e fundit tani më mund të llogarisë në kuadrot e reja të arsimuara në fushën e sigurisë. “Qëllimi ynë është që përmes memorandumit në fjalë të ngritim nivelin e bashkëpunimit. Kjo do të thotë që studentë nga Fakulteti i Sigurisë do të mund të marrin përvojë drejtpërsëdrejti duke punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, duke dhënën njëherit edhe mbështetjen e tyre, por nga ana tjetër edhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes do të mund t’i shfrytëzojnë këshillat, përvojën dhe njohuritë e kuadrit profesional të ardhur nga Fakulteti i Sigurisë” – tha ministrja Shekerinska, ku gjithashtu

theksoi se të diplomuarit e rinj dhe studentët nuk do t’i shqyrtojnë këto çështje vetëm në nivel teorik, por të njejtët do të kenë mundësi që gjatë studimeve të shohin se si e gjitha kjo duket edhe në praktikë. Ministrja Shekerinska mes tjerash tha se Qeveria dëshiron të bashkëpunojë me botën akademike , gjegjësisht me instuticionet akademike dhe me këtë të dëshmojë se do t’u jepet gjasë reale të rinjëve tanë. “Nga njëra anë në Maqedoni shpesh herë ankohemi se kemi deficit të kuadrove profesionale, ndërsa nga ana tjetër jemi dëshmitarë se si shumë të rinj e braktisin vendin. Ky bashkëpunim me universitetin, këto dyer të hapura kundrejt insititucioneve, shpresojmë që do të vënë fund dhe do t’a reduktojnë fluksin e madh të kuadrove profesional që e largohen nga Maqedonia, kurse nga ana tjetër, vendi nuk mund të lejojë që t’i humb të njejtët“.Мinistrja Shekerinska me këtë rast ndau kohë për të biseduar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta që u parashtruan nga ana e studentëve. Ajo me empirinë e saj dhe me përvojën shumë vjeçare politike u ndal edhe në sfidat e shumta të sigurisë me të cilat ballafaqohet bota sot, duke i elaboruar gjithashtu edhe çështjet aktuale të cilat ishin në fokusin e Konferencës së Mynihut. Ajo gjithashtu u përgjigj edhe pyetje lidhur me problemet me të cilat ballafaqohej Republika e Maqedonisë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike gjatë 25 viteve të pavarësisë. Kurreshtja dhe fryma rinore apo të rinjtë të cilët debatuan, ngelën më se të kënaqur nga ministrja.

Dr. Zhanet Ristoska

Kujdes ndaj burimeve njerëzore

Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теlefon: 02 3128 276www.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

Botohet një herë në muaj

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Biljana Ivanova

(redaktimi grafik, ballina)Umit Redzepi

(redaktorë teknik), Mitko Vasilevski

(gazetar), Kristina Ilievska

(gazetare), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe) Aleksandar Atanasov

(fotograf)

Shtyp: „DATAPONS“

Shkup

Page 5: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

5

Shefi i SHP i ARM-së gjeneral-nënkol-onel Metodija Veliçkovski i referoi

presidentit të RM-së, njëherit edhe komandant suprem i forcave të ARM-së, Gjorge, për gjendjen e gatishmërisë (b/g) së ARM-së për vitin 2017 година . Gjatë kësaj konference për shtyp në të cilën morrën pjesë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe gjeneralët nga SHP i ARM-së, shefi i SHP të ARM-së prezantoi realizimin e planeve dhe detyrave në ARM gjatë vitit të kaluar, faktorët dhe elementet të cilat ndikojnë mbi gj/g të ARM-së, si dhe masat dhe propozimet për përmirësimin e nivelit të gj/g të ARM-së në nivel më të lartë gjatë vitit 2018. Në këtë konferencë për shtyp u shpalosën fushat e rëndësishme funk-sionale të ARM-së që ndikojnë mbi gj/g, ndërsa kanë të bëjnë me: menaxhmen-tin personal, moralin, operacionet dhe

stërvitjet, sigurimin e logjistikës, lidhjet dhe komunikimin, buxhetimin dhe bash-këpunimin ushtarako-civil. U theksuan edhe detyrat dhe projektet kyçe të cilat e shënuan vitin e kaluar, siç janë: vlerësimi i suksesshëm sipas standardeve të NA-TO-s të njësisë më të madhe të deklaru-ar të ARM-së – Grupi i Mesëm i Batalion-it, realizim i suksesshëm i detyrave në kuadër të misioneve paqësore jashtë vendit, ndihmë për institucionet gjatë fat-keqësive natyrore, ndihmë për Policinë Kufitare në kuadër të sigurisë së kufirit shtetëror si dhe bashkëpunimi i avan-cuar rajonal ndërushtarak. Si prioritete gjatë periudhës vijuese u nënvizuan: përmbushja e rregullt e ARM-së me personel, përmirësimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve teknkike e materiale dhe kush-teve për punë, përpilimi i dokumenteve strategjike, përshtatja e trajimeve dhe

stërvitjeve sipas sfidave aktuale të sigurisë dhe sipas kërkesave të NATO-s, caktimi i prioriteteve për modernizimin e kapaciteteve dhe shkathtësive të ARM-së, si dhe financimin e ARM-së. U konkludua se edhe përkundër vështirsive objektive dhe resurseve të kufizuara në dispozicion, ARM-ja me sukses e ka realizuar misionin e saj dhe të gjitha

detyrat tjera, ku gjendja e gatishmërisë ka qenë në nivelin e duhur.

Pres konferencë rreth gjendejes së gatishmërisë

Në fokusin e Konferencës së 54. të sigurisë që u mbajt në Mynih,

ishte roli i Bashkimit Evropian si aktor global, si dhe marrëdhëniet e saj me NATO-n, SHBA-në dhe me Rusinë. Në

këtë konferencë morrën pjesë sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Xhejms Matis, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, An-

tonio Guteresh, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryemin-istrja e Britanisë së Madhe, Terza Mej, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Frederika Mogerini, eurokomesari për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim, Johanes Han, etj. Ministrja Shekerinska mbajti fjalim në panelin e Forumit Global të Grave – Liderët Politik, panel i cili u mbajt në vigjile të Konferencës së Myni-hut. Paneli i kushtoi rëndësi politikës së sigurisë dhe kërcënimeve të reja dhe asaj se si gratë politikane mund të ofrojnë perspektivë të re në ballafaqimin me kërcënimet. Ministrja Shekerinska zhvilloi takime të ndara me ministrin e mbrojtjes së Kanadasë, Harxhit Saxhan, me atë të Bullgarisë, Krasimir Karaka-

çanov, të Lituanisë, Raimundas Karoblis, si dhe me ministrin e mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Ajo gjithashtu zhvilloi takim edhe me ndihmësen e sek-retarit të përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotemoler, me eurokomesarin Johanes Han, si dhe me kryesuesin e konfer-encës, Volfgang Ishinger. Në këto takime ministrja Shekerinska edhe njëherë e theksoi përkushtimin e Qeverisë së R. së Maqedonisë ndaj realizimit të planit „3-6-9“ dhe të reformave në fushat kyçe, si që janë sundimi i ligjit, liria e mediave, pavarësia e institucioneve. Ministrja e riafrimoi përcaktimin strategjik për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe politikën e fqinjësisë së mirë të vendit tonë.

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Medalje e NATO-s për pjesëmarrje në kuadër të mision-it paqësor “Përkrahje e Vendosur“

Në ceremoninë solemne me rastin e ndarjes së medaljeve të NATO-

s, pjesëtarët e rotacionit të shtatë të kontingjentit të Maqedonisë në “KOSA” në kryeqytetin Kabul, morrën NATO-medaljen për pjesëmarrje në kuadër të misionit “Përkrahje e Vendosur” në Afganistan. NATO-medalja për pjesëmarrje në misione ndërkombëtare ndahet që nga viti 1995, ndërsa i takon edhe personelit civil edhe atij ushtarak, duke punuar në NATO dhe duke dhënë kontribut në

kuadër të misioneve, operacioneve dhe vatrave të krizës në botë. NATO-medalja për pjesëmarrje në mision paqsor, paqëruajtësve tanë iu nda nga an e komdantit të “KOSA”, kryeqyteti Kabul, gjenerali i brigadave, Tajar Ajdin. Me përfundimin e misionit paqësor “ISAF” në Afganistan më 31 dhjetor 2014, NATO-medalja për pjesëmarrje në kuadër të misionit “Përkrahje e Vendo-sur” në Afganistan, filloi të ndahet nga 1 janari i vitit 2015.

Info

Page 6: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

6

Kush do të jetë lideri i ri i xhihadit global?

Djali i Osama bin Ladenit, Hamza bin Laden, është ylli i ri në skenën botërore xhihad-iste. Jo vetëm që ai percep-

tohet si pasardhës i natyrshëm i babait të tij, por është gjithashtu ai është një nga lojtarët potencial kyç për të marrë pozitën udhëheqëse të lëvizjes militante globale xhihadiste.Hamza, djali i preferuar i Osama bin Ladenit, së pari u shfaq në propagan-dën e Al-Kaidës së bashku me të atin, kur ai ishte fëmijë. Ai studioi taktikat e fesë dhe ushtrisë, së bashku me udhëheqësit e lartë të Al-Kaidës. Nga vitet e rinisë ai u emërua si pasardhës

i Osama Bin Ladenit. Osama u vra më 2 maj 2011, dhe në atë moment Hamza nuk ishte në kompleksin që u sulmua nga forcat speciale amerikane.Që atëherë, Hamza është ruajtur dhe mbrojtur jashtë rrjetit të Al-Kaidës. Ai u shfaq fillimisht në gusht të vitit 2015, kur udhëheqësi aktual i Al-Kaidës, Aymanal-Zawahiri, u prezantua si djali i Osamait dhe pasardhësi i tij. Që atëherë, Hamza ka lëshuar disa audio këngë - në maj, korrik dhe në gusht të 2016, dhe përsëri dy herë në maj dhe nëntor 2017. Ai në deklaratat e tij mbështet islamistët militantë që luftojnë regjimin e Asadit në Siri, bën thirrje për një ndryshim regjimi

Në vijën e parë

Page 7: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

7

në Arabinë Saudite në mënyrë edhe më agresive se liderët tjerë xhihadistë që komplotojnë xhihadin kundër aleatëve perëndimorë. Një vend i veçantë në deklaratat e tij zë aty ku ai bën thirrje për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, sulme që kanë për qëllim hakmarrjen për vrasjen e babait të tij. Sipas analizës së CIA-s, supozohet se kur ka dhënë deklarata të tilla, ka qenë rreth 28 vjet. Pas degradimit të organizatës terror-iste “Shtet Islamik” - SHI, një valë e re e Al-Kaedës pritet në të ardhmen. Ne mund të themi me siguri se shkatërrimi i Kalifatit të Irakut në Irak dhe Siri sjell mundësi të reja për Al-Kaidën.Gjatë vitit 2016, aleanca siriane e Al-Kaedës, në përpjekje për t’u paraqi-tur si një alternativë e moderuar për grupet më ekstreme që veprojnë në Siri, përfshirë “Shtetin Islamik”, ka pësuar një seri ri-emërimesh nga “Jabhatal-Nusra” në “Jabhat Fatahal-Sham” në “Hayat Tahrir al-Sham”. Është e pakonceptueshme që termi “i mode-ruar” të zbatohet për grupin terrorist përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Por ekskluziviteti sirian i Al-Kaedës vepron në heshtje si një alternativë më pak ekstreme ndaj identitetit brenda “universit” xhihadist. Në terme afatgjate, ne mund ta përshkruajmë këtë situatë si më poshtë: “Al-Kaeda” fillon t’i ngjajë grupit libanez “Hezbollah” - një aktor i dhunshëm jo shtetëror i cili ka forcuar legjitimitetin politik, ndërkohë që ende mban aftësinë e tij për të kryer sulme të mëdha terroriste dhe dhunë politike gjithandej.Një nga hapat e parë të Al-Kaidës në mënyrë që të paraqitet si më e mode-ruar ishte dënimi i përplasjes sektare midis myslimanëve. Në vitin 2005, kreu i al-Kaidës, Ayman al-Zawahiri, i shkroi kreut tjetër të Al-Kaidës, Abu Musab al-Zarqawi, për vrasjen e pamëshirshme

të muslimanëve shiitë. Zawahiri vuri në dukje dëmin e shkaktuar nga Zarqawi për “Al-Kaidën” dhe i kërkoi atij që të shmangte sulmet ndaj myslimanëve të tjerë. Zarqawi injoroi këshillën e Zawahirit, duke forcuar reputacionin e “Al-Kaidës” në Irak si një organizatë e pamëshirshme dhe sektare, ku dhuna është duke u praktikuar në maksimum.Ndërsa Al-Kaeda po përpiqet të shman-gë dhunën e panevojshme, SHI po ndjek një strategji pa kompromis të sek-tarizmit, barbarizmit dhe pushtimit. SHI i ka pranuar plotësisht sektarizmin, kësh-tu që vrasja e shiitëve është në thelbin e ideologjisë së tyre militante. Shiitët dhe të tjerët të ashtuquajturit mosbesim-tarë, të shënjestruar si të dëbuar, janë objekt i metodave ekstreme të vrasjes, nga ekzekutimet masive deri në varrje publike, përdhunimin dhe kryqëzimet. Propaganda e Al-Kaedës është ende një dozë komentesh fyese ndaj shiitëve, por në përgjithësi, ajo mbron një qasje

„Shteti Islamik“ në tre vitet e fundit është

shpallur lider i lëvizjes globale xhihadiste, por

rënia e tij e menjëhershme mund ta ngritë shumë shpejt al-Kaidën. Në zona të caktuara të

Sirisë, al-Kaeda ka rritur mbështetjen e saj dhe ngadalë po pranon ish-

luftëtarët e ID në radhët e saj, gjë që është një shenjë e qartë se strategjia e tij e durimit dhe familjaritetit

ka qenë e frytshme

Page 8: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

8

shumë më të butë nga SHI. Në vend që të punojë për të përmirësuar vlerësimet në nivel vendor, SHI është vazhdimisht duke vepruar si një ushtri pushtuese, duke lënë mënjanë udhëheqësit mili-tantë lokalë. Banorët lokalë janë nën presion të vazhdueshëm, taksat dhe mbikëqyrja nga afër nga patrullat fetare të SHI, e cila kontrollon aderimin e rreptë ndaj ligjit të Sheriatit.Qasja e SHI në luftë pasqyroi mënyrën e saj të luftimeve, me grupin duke u mbështetur në mjetet konvencionale të luftës, duke përfshirë artileri dhe tankse, në kombinim me disa taktika asimetrike siç janë pajisjet eksplozive të improvizuara të instaluara në autom-jete. Kur pushtuan një territor të caktuar, luftëtarët e SHI vendosën të huajt që

morën komandën - çeçenët, tunizianët dhe uzbekistanezët.Si rezultat i doktrinës së tij ushtarake, SHI ka nxitur operacione anti-terroriste të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Propaganda e pandër-prerë e njoftimit që synojnë aleatët perëndimorë nuk ka lënë asnjë zgjedhje të madhe për veprimet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA që sistema-tikisht “çmontojnë” Kalifatin, duke e lënë Al-Kaedën në Siri lirisht dhe me ngadalë për të rivendosur kredibilitetin dhe legjitimitetin politik mes banorëve vendas. SHI është deklaruar të jetë udhëheqës i lëvizjes globale xhihadiste gjatë tre viteve të fundit, por rënia e tij e menjëhershme mund të ngrejë shpejt Al-Kaidën. Në disa zona në Siri, “Al Kaeda” u rrit dukshëm dha arriti sukses me mbështetjen dhe ngadalë pranoi ish-luftëtarët e SHI në radhët e tij, që është shenjë e qartë që strategjia e tij e pritjes dhe familjarizimit japin fryt. Në luftën e pushtetit që vijon, do të përcak-tohet se kush do të kontrollojë territorin, aftësinë për të rekrutuar nga e njëjta pako e forcave - xhihadistët dhe, natyr-isht, më e rëndësishmja, ndikimi. Qasja e balancuar dhe e parashikueshme e Al Kaedës synon të fitojë mbështetje nga popullata më e gjerë. Kur ID vret shkelësit, “al-Kaeda” është më fleksibël. Kur ID kërkon pa mëshirë të zbatojë standardet fetare, “al-Kaida” është më e butë.Përkundër të gjitha kritikave të mung-esës së karizmës, udhëheqësi ak-

Ndërsa al-Kaeda po përpiqet të shmangë dhunën e panevojshme,

ID po ndjek një strategji pa kompromis të sektarizmit,

barbarizmit dhe pushtimit. ID i pranuar plotësisht sektarizmi,

kështu që vrasja e shiitëve është në thelbin e ideologjisë së tyre militante. Shiitët dhe

të ashtuquajturit të pafefirë të tjerë, të shënuar si të dëbuar,

janë objekt i metodave ekstreme të vrasjes, nga ekzekutimet

masive deri tek prerjet publike, përdhunimi dhe kryqëzimi

Page 9: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

9

tual Zawahiri i dha vazhdimësisë dhe respektit historik të al-Kaidës për atë që ka luftuar tradicionalisht dhe në bazë të gabimeve të kaluara, u përpoq të ndryshojë doktrinën dhe strategjinë e organizatës. Në rrethin më të shkurtër - thelbi i al-Kaidës beson se Hamza e re gëzon përkrahje dhe se filozofia e tij është shumë më afër filozofisë së atit të tij sesa pikëpamjet e el-Zawahirit. Në të kaluarën, Al-Zawahiri asnjëherë nuk u pranua nga udhëheqësit xhihadistë të botës, madje as nga thelbi i Al-Kaidës”. Në marrëdhëniet në të cilat ka pasur

tension midis al-Kaidës dhe ID në të kaluarën, kur ID ka kritikuar vazhdimisht al-Kaidën, sidomos Al-Zawahiri, Hamza ka shkuar pa u vënë re. Si rezultat, si për anëtarët e ID, ai është shumë më tërheqës si një udhëheqës i ardhshëm i xhihadistëve. ID kurrë nuk e ka kritikuar publikisht Hamzën dhe kjo mund të jetë ose një shenjë respekti ose sepse ai konsiderohej i ri dhe i pavlerë. Nga ana tjetër, ndryshe nga zyrtarët e tjerë të al-Kaidës, Hamza kurrë nuk e ka dënuar SHI-në për veprimet e saj.Në janar 2017, Hamza ishte në listën e terroristëve të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë se lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe trans-aksionet e tij financiare do të jenë të vështira. Megjithatë, fakti që ai u rrit me babanë e tij na jep njohuri se ai ka fituar aftësi të shkëlqyera për fshehjen dhe të gjitha masat që do të merren kundër tij nuk do të përbëjnë një problem të veçantë. Më shumë gjasa në të ardhmen e afërt do të dëgjojmë shumë më tepër rreth Hamzës. Shumë ish luftëtarë të SHI do t’i bashkohen atij, dhe të tjerët do të kërkojnë që ai të jetë udhëheqësi i xhihadit global. Kjo vetëm do të rrisë besimin dhe vendosmërinë e tij për të vepruar në skenën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, me zhdukjen e SHI, Al-Kaeda do të jetë gati të rifitojë “frenat” e xhihadit militant global dhe në 2018 do të shënojë 30 vjet që nga formimi i saj.

Dr. Nenad Taneski

Djali i Osama bin Ladenit, Hamza bin Laden, është

ylli i ri në skenën botërore xhihadiste. Jo vetëm që ai perceptohet si

pasardhës i natyrshëm i babait të tij, por është

gjithashtu një nga lojtarët potencial kyç për të marrë

pozitën udhëheqëse të lëvizjes militante globale

xhihadiste

Page 10: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

10

Të qenurit pjesëtar i armatave më bashkëkohore tashmë nuk është vetëm një profesion për mesh-kuj. ARM-ja ruan traditat e peri-

udhës së rrugëtimit të Ilindenit dhe të atij partizan në të cilin heroinat tona valëvit-nin flamujt fitimtarë, por edhe vdisnin në vijën e frontit. Bombën e fundit ato e linin për të ruajtur nderin e tyre, për të mos rënë të gjalla në duart e të gjithë armiqve që na sulmuan e sunduan ndër shekuj. Pasardhësit e tyre sot bëjnë hapa duke u rreshtuar në rradhët e ARM-së, duke vënë në pah një pamje të ndonjë parade të fuqishme ushtarake. Ato i kapërcejnë të gjitha fazat e vështira nëpër amfiteat-rot dhe poligonët ushtarak në vend dhe jashtë tij, shkojnë në “surviver”, ushqe-hen me gjarpërinj, në mënyrën me pre-cize i paracaktojnë qëllimet dhe caqet, e ndonjëherë na shkruajnë tekste e artikuj nga disa qindra mertra larg tmerreve pranë qyteteve afgane. ARM sot në rrad-hët e saj ka pjesëtare të cilat biografinë e tyre profesionale e kanë ngërthyer në specifikat që i sjell profesioni ushtarak, duke i ndërtuar dhe formuar ato si perso-

na të cilat jashtë profesionit janë prindër të përkryer, sportiste të dëshmuara, persona të cilat kënaqen duke e shijuar muzikën, filmin dhe teatrin…Gra të cilat edhe me uniformë edhe më fustan elegant ndriçojnë me një dritë të fuqishme e identike.

Nënkolonelja Ljubica Projçeska është këtu që nga fillimet e para të ARM-së. Me këtë oficere të lartëpozicionuar

PËR ATO NUK KA PENGESA TË PAKALUESHMERekomandimet pozitive të cilat

ne si redaksi i morëm, si dhe karakteristikat e figurave qëndrore

në faqet tona, janë disa pika të karrierave të pasura. Refleksi i fuqishëm ushtarak vetëm se i ka profilizuar si personalitete të cilat në të gjitha fazat e deri tanishme të jetës së tyre kanë korur vetëm suksese. Janë të

drejtë, të ndershëm, të disciplinuar në aspektin strategjik dhe tejet

të përgjegjshëm. “Mburoja” është gjithmonë aty kur afirmohen këto vlera të lartëshkruara. Arkivi ynë

flet për shumë femra e gra në kuadër të Armatës, e kjo traditë si një obligim për ne edhe më tutje

vazhdon!

24 orë

Nënkolonelja Ljubica Projçeska majorja Zhaklina aNteska

Page 11: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

11

jam njohur para më tepër se dy viteve. Zyrtarisht ishim në periferi të Shkupit, afër lumit Matka, aty ku ndoqëm disa gara me kajak. Një grua e hapur dhe modeste, toni i së cilës gjatë bisedës më kthente në kohë me dekada të tëra, duke e theksuar balistikën gjatë rrugëtimit të saj ushtarak.

Nënkolonele Projçeska, sa i vështirë është ky rrugëtim?„Diplomova pranë fakultetit filozofik, kate-dra e sociologjisë. Më 1983 në kazermën

e Bileqes përfundova praktikën. Më 1989 më pranuan në APJ-në e atëhershme si oficere aktive. Petrinjë-Shkup-Varazhdin. Historia e tmerrshme gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar më gjeti në shërbim në Varazhdin. Sinqerisht, jam me fat që në turbullirat e atëhershme, mbeta gjallë “.Ljubica është oficerja e parë femër në ARM. Pothuajse tërë kërrierën e saj do ta kalojë në pozita të ndryshme të shërbimit në kuadër të SHP të ARM-së. Trajnime të panumërta, seminare, ripër-

sosje, etj. Momentalisht është zëvendës shefe e sekcionit për bashkëpunim ushtarako-civil, ndërsa ka ushtruar edhe shumë detyra tjera.Është e martuar dhe ka një vajzë dhe një djalë, që të dy student. Në gjirin familjar ajo gjen qetësi absolute dhe aty ndihet më e lumtur. Që kur pranë brigjeve të Matkës pinim kafenë zyrtare para disa viteve, ajo më tha që mos ta harrojmë para se të penzionohet. Nënkolonelja Projçeska në këtë numër të muajit mars të “Mburojës” do të shënojë edhe një ku-jtim, për kopertinat e zbehura të kohës. Kur përfunduam bisedën më tha: Bash-këpunoj që nga numri i parë i reveistave “Mbrojtja”, “Fjala e Armatës” dhe së fundi edhe me revistën “Mburoja”. Faleminderit nënkolonele, deri sa mund të shkruash fjalën e bukur dhe deri sat ë shërben memorja, tek ne do të jesh e mirëseardhur çdo herë.Brigada e Logjistikës është njësi në kuadër të ARM-së në të cilën punojnë shumë pjesëtare të gjinisë më të bu-kur. Aty nuk është lehtë, duke pasur parasysh vargun e detyrave të punës

PËR ATO NUK KA PENGESA TË PAKALUESHMEreshterja e vjetër e klasës së 1. Marija PeLikoN

Page 12: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

12

që pjesëtaret i kanë në kuadër të kësaj brigade të madhe, e në këtë jemi bindur edhe ne si redaksi, kur i kemi vizituar ato në pikat e tyre. Pas shumë fjalëve të mira që mbërritën edhe tek ne, majorja Zhaklina anteska nga BRML, u caktua si pjesëtare e Armatës për të cilën ia vlen të ndahet një faqe nga revista jonë dhe e cila ka se çfarë të ma thotë për jetën e saj private dhe profesionale.Në ARM ajo vjen pas shpalljes në vitin 2001 dhe në atë kohë ajo hynë në mar-

rëdhënie pune. Majorja Zhaklina Anteska ka diplomuar pranë fakultetit teknologjiko-metalurgjik në Shkup dhe titulli i saj është inxhiniere e teknologjisë ushqimore. Momentalisht është shefe e Departa-mentit për Menaxhim me Materiale pranë CCM të BRML. Ajo ka shërbyer në më shumë kazerma të Shkupit dhe tashmë një periudhë të gjatë kohore është pjesë e BRML. Dikur ka qenë edhe shefe e C4 në batalionin e 3. logjistik. Me krenari ajo thekson se ka qenë pjesëmarrëse në

dy misione në të cilën ARM-ja ka pasur ushtarë të saj, në vitin 2012 në misionin ALTEA në Bosnje e Hercegovinë dhe në Afganistan në vitin 2017. Në misionin e Afganistanit të cilin e ka përfunduar para disa muajve, ajo theksoi faktin se ka qenë femra e vetme në tërë kontingjentin tonë.Majorja Anteska zotëron gjuhën an-gleze. Ajo ka qenë pjesë e një detyre me përgjegjësi pranë grupit planifikues në stërvitjen “Logex” në Beograd. Ajo mes tjerash thotë se trajnimet e shumta, simpoziumet, në të vërtetë e kanë ngritur nivelin e saj në aspektin profesional. Ajo është e martuar dhe është një nënë e lumtur e dy fëmijëve. Për planifikimin, si disciplinë rekreative ka vetëm fjalë miradie dhe më sqaroi që përmes kësaj ajo e kontrollon edhe gjendjen e saj shëndetsore. Kumanovarja Anteska e adhuron sportin, lexon shumë libra dhe për vete na thotë se asnjëherë nuk do t’i ndahet shpritit rinor. Kam marrë pjesë në maratone vrapimi, por edhe në Afgani-stan në një rast, kam tërhequr kamion me litar edhe atë pa asnjë problem, me tone të qeshura na potencoi në fund të kësaj mini storie, majorja Antevska.

reshterja e vjetër e klasës së 1. Marija Pelikon nga Batalioni i Nderit, është heroina jonë sportive ushtarake. Afërsisht biseda e saj për revistën “Mburoja” zhvil-lohej në mënyrën vijuese: “Përshëndetje Marija, ju flasim nga redaksioa e revistës “Mburoja”. “Mirdita, a do të jem pjesë e revistës”, pyeti Marija Pelikon. Do të vi në zyrat e redaksisë suaj, aspak mos u mundoni të vini në kazermë, në momen-tin që do të thoni ju, unë do të jem aty, jam shumë e saktë. Me vete do të marr diplomat, medaljet, e në qoftë se nevo-jitet do ua lë edhe për të bërë fotografi, por keni kujdes të mos humben”.Маrija erdhi në kohë në redaksinë tonë, pikërisht në terminin e caktuar. Ajo ishte e kujdesshme, ashtu siç i ka hije një pjesëtareje të ARM-së, shumë e hapur dhe qëllimirë. Marija Pelikon na informoi se i përket gjeneratës së 2. të nenoficerëve të ARM-së me shkollim një vjeçarë pranë Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. Më pas ajo punësohet në ARM në marrëdhënie të rregullt pune duke e vijuar kursin e avancuar për nënoficerë. Në biografinë e saj ajo shënon shumë përmbajtje eduka-tive të cila asaj ia ka mundësuar Armata. Ka qenë pjesëmarrëse në “Kursin për Liderë”, ka vijuar kurs të gjuhës angleze, kurse dhe trajnime të këmbësorisë, kur-sin për informata të klasifikuara, etj.Nënoficeren Marija Pelikon e njohin pothuajse të gjithë pjesëtarët e ARM-së.

Nga personeli i përgjithshëm i ARM-së, 9,20 përqind janë femra. Nga ato,oficere femra janë 11,48 përqind, nënoficere janë 12,34, ushtare 3,49, ndërsa femra civile në kuadër të ARM-së ka 53,65 përqind. Grada më e lartë që ka një grua në kuadër të Armatës

është ajo e koloneles

Page 13: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

13

Ajo është prezente sidomos në mjediset sportive, aty ajo është një ase e vërtetë. Në redaksinë tonë erdhi me shumë mirënjohje, me diploma, çmime, me vlerësime për vrapime të gjysmë mara-toneve, në vend dhe jashtë vendit. Ne të gjitha këto i fotografuam për arkivin tonë, por edhe për nevojat e tekstit përkatës. Thesar i datave në të cilën janë zhvilluar gara në vrapim në të cilat Marija ka thyer rekordet dhe u ka dhënë shembuj më

të rinjëve. Vetë konstruksioni i saj fizik është i përshtatshëm për proporcionet e sportit në të cilin ajo dominon. Edhe pse tashmë në vite mesatare të jetës, kjo nënë e një djali dhe një vajze, në klasë të parë dhe në shkollë të mesme, bashkëshorte e një ish polici ushtarak dhe një amvise e dëshmuar, ngel një shembull i garave sportive për të gjitha gjeneratat e ardhshme të ARM-së të cilat në garat e vrapimit dhe në uniformës ushtarake, dëshirojnë që të vazhdojnë e të përmbyllin jetën e tyre profesionale.Si gazetar i revistës “Mburoja” para dy viteve isha pjesë e një performance muzikoro-teatrale i përmbushur me shumë përmbajtje nën regjinë e nxë-nësve të shkollave të mesme, duke përf-shirë këtu edhe SHPM “Ilija Nikollovski – Lluj”, në të cilën aktorët në mënyrë vizuele e paraqitën luftën e heroinave nga Maqedonia gjatë Luftës Nacionalçlir-imtare. Në sallë kishte shumë njerëz dhe të pranishëm ishin edhe shumë pjesëtare të atëhershme të ARM-së, për faktin se kontesti i ngjarjes ishte festa e 8 Marsit,

ndërsa tema bashkrendohej me atë të barazisë gjinore “Gratë në LNÇ”. Historia jonë njeh shumë individe femra të cilat në mbrojtje të atdheut dhanë jetën e tyre si një dëshmi të përjetshme për atë që ne sot kemi mundësi ta gëzojmë – R. e Maqedonisë të lirë dhe të pavarur. Mirka Ginova, Elpida Karamandi, Ibe Palikuqi, Vera Ciriviri-Trena, Vera Jociq…plejadë kjo e luftëtareve të cilat nga Maqedonia, bënë vend të barabartë,

kuptime të barabarta gjinore dhe pa-jtueshmëri etnike. Në rast se ndonjëherë që nga periudha para Luftës së Dytë Botërore, femrat në kushte të vështira dhe të papërballueshme kanë lufuar për të drejtat e tyre dhe për të drejtat perso-nale, familjare, e kombëtare, e në qoftë se jeta e tyre ka qenë e vlerë sa idealet e tyre përmes të cilave në histori njihen si legjenda, atëherë absolutisht jam i bindur, se edhe sot në rradhët e ARM-së,

në Maqedoninë bashkëkohore si anëtare vijuese potenciale e NATO-s, si Maqe-doni anëtare e BE-së, femrat në ARM kanë kapacitet të garantojnë sovranitetin, stabilitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Për këtë, tashmë kanë arritur ta bindin edhe mbarë opinionin .Ne si redaksi gjithmonë jemi në hap me nuancat e shumta që e karakterizojnë armatën tonë dhe të cilat ndjejmë nevojë që ndonjëherë ti afirmojmë dhe shpalo-sim te “Mburoja”.Këtë edhe kësaj rradhe e bëjmë në shenjë respekti ndaj 8 Marsit, por edhe me qëllim që të prezantojmë fytyra që kanë vlerë në çdo armatë, për të cilën duhet qenë me fat, ti njohësh nga afër.Në këtë drejtim ne gjithnjë e koncep-tojmë politikën tonë redaktuese dhe përmes bashkëpunimit të mëtejmë të cilin e shtrojmë në mënyrën më profesio-nale, do ti kemi prezent ata të cilët janë shembull për armatën tonë, e njëherit premtojmë se do të kemi përmbajtje dinamike që do të ngjallin interesimin e lexuesit .

Мitko Vasilevski

Sot gratë janë të përfaqësuara në të gjitha njësitë e ARM-së. Të tilla

ka edhe në Regjimentin për Operacione Speciale (rSO), ka

në komandat pranë njësive të shtabeve, në Batalionin e Renxherëve. Gratë ende nuk janë të përfaqësuara

në Batalionin për Dedikime Speciale, por në asnjë ligj apo rregull nuk qëndron se gratë nuk mund të jenë kandidate

ose të mos mund të jenë konkurente për pranim, të

mos aplikojnë në ndonjë kurs përzgjedhës, etj. Ata mund të jenë edhe pjesë e kësaj njësie në rast se i plotësojnë kriteret

të cilat kërkohen

Page 14: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

14

МАSKIMI – Shkathtësi dhe procedurë taktike gjatë trajnimit dhe gjatë luftës

Maskimi si një procedurë e rëndësishme në kuadër të orarit luftarak nuk është vetëm shtytje për të arritur një nivel të

befasisë, por paraqet gjithashtu edhe një mbrojtje pasive të forcës së gjallë, mjeteve luftarake, joluftarake dhe atyre material-teknike, si dhe objekte nga veprimi i kundërshtarit , dhe pikërisht për këtë arsye ajo zbatohet në kohë paqe (gjatë procesit të trajnimit), ose gjatë luftës. Mosmarrja e masave të duhura dhe në kohë si dhe mos zbatimi i procedurave për maskim, do t’i mundësojë kundërshtarëve zbulim të lehtë, identifikim, zgjidhje dhe veprim preciz ndaj cakut, e me ketë edhe humbje të panevo-jshme në teknikë dhe në forcë të gjallë. Маskimi ndahet në: individual, taktik dhe operativ, e keto dallojnë mes tyre sipas volumit të maskimit, llojeve të objekteve dhe përgjegjësive gjatë përgatitjes dhe realizimit të masikimit. Maskimi individual nënkupton ndërrmarjen e masave dhe

aktiviteteve për shkak të fshehjes apo moszbulimit të secilit individ apo grup që do të gjenden në rajonin e maskimit, si dhe në mes të pajisjeve, mjeteve teknike dhe luftarake. Maskimi i pajisjeve teknike nënkuptojnë fshehjen e minahedhësve, pajisjeve artilerike, tankseve dhe au-tomjeteve tjera blinduese, pajsiejve për lidhje dhe pajisjeve tjera të cilat janë në përbërje të njësisë, si dhe i objekteve të

ndryshme të fortifikuara (strehimore të gjuajtësit, depo të mitralozëve, hendegje, bunkerë, etj.), vende komanduese, bar-riera të ndryshme (vende të minuara dhe hendeqe anti tanks), qendra të lidhjeve dhe mjete e objekte tjera të cilat nuk do të duhej të zbuloheshin nga ana e kundër-shtarit. Për t’u ruajtur fshehtësia e mas-kimit, përgjegjësia e çdo individi paraqet maskim të vetëvetes dhe i armatimit dhe pajsijeve personale, përderisa përgjegjësia e eprorëve është që të maskohen mjetet luftarake, pajisjet teknike, si dhe objek-tet të cilat i përdor njësia. Mjetet të cilat përdoren për maskim janë: manuale dhe të formacionit. Mjetet manuale janë ato mjete të cilat mund të hasen në natyrë (barëra, gjethe, degë, etj.), ndërsa mjete të formacionit janë ato mjete të cilat kanë të bëjnë me bojëra të maskuara, kapakë dhe rrjete të maskuara. Aktivitetet të cilat ndërmeren gjatë procesit të maskimit janë: maskim i pjesëve të zbuluara të trupit dhe

Në terminologjinë ushtarake, termi „kamuflim“ ose

„maskim“ nënkupton një sërë masash që do të

fshehin njësitë vetanake dhe pozicionet e tyre, pasuritë, teknikat dhe objektet nga

armiku

24 orë

Page 15: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

15

МАSKIMI – Shkathtësi dhe procedurë taktike gjatë trajnimit dhe gjatë luftës

të mjeteve, ndërtimi i strehimoreve, etj. Është me rëndësi që para se të fillojmë me maskim, në mënyrë të detajizuar të shqyr-tojmë terrenin përreth dhe vegjetacionit, si dhe të përzgjidhen materiale të maskuara të cilat më së shumti i përshtaten mjedisit. Gjatë ndryshimit të pozicionit apo gjatë lëvizjes duhet pasur kujdes ndaj kamu-flimit, sepse në rast se një kamuflim në një pozicion ka qenë i mirë, në një pozicion tjetër i njejti mund totalisht të demaskohet, duke tërhequr edhe zjarrin nga ana e kundërshtarit. Lëkura e ekspozuar mund të reflektojë dritë, por edhe lëkura e errët e cila për shkak të yndyrërave natyrale reflekton dritë, e me këtë, tërheq vëmend-jen dhe kontribon në gjetjen, gjegjësisht zbulimin nga ana e kundërshtarit. Në mënyrë që të arrihen efekte më të mira gjatë maskimit personal, më së miri është që të punohet në grupe në mënyrë që mos lihen boshllëqe. Me ngjyrë të errët lyhen fytyra, hunda, mollëzat, mjekra, veshët,

ndërsa pjesa e mbetur lyhet me ngjyrë më të çiltër. Nuk mund të harrohet edhe lyerja e duarve me ngjyra lara lara, shuplakat si dhe lëkura e mbetur nën pas qafës. Në rast se nuk kemi ngjyra për maskim, si pajisje të parë mund ta përdorim qymyrin, plutën e djegur, koren e drunjëve të rinj, shtresa të baltës apo tymit, etj. Balta duhet të përdoret si opcion i fundit sepse ekziston mundësia që e njejta të përmbajë bakterie të cilat janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë sëmundje apo ndonjë infektim. Edhe përkundër asaj që uniforma përbëhet nga ngjyra të llojllojshme, në kushte dhe gjatë operacioneve kur gjen-demi afër kundërshtarit, nevojitet që secili të mbështjellet me fije barri, gjethe apo me degëza të vogla. Me anë të përdor-imit të mjeteve parësore për maskim do të zbërthehet forma, konturet si dhe hijet e helmetes dhe trupit të njeriut. Ngjyrat dhe mjetet me të cilat bëhet maskimi nuk duhet të jenë në kontrast me ambientin,

Qëllimi i maskimit është ti tregojë

armikut mbi konkluzat, veprimet, vendimet dhe procedurat e gabuara, domethënë të vendos në një pozitë ku i njejti

do të ishte pasiv, kryesisht për të siguruar

për njësitë e veta kushte të favorshme

për mbrojtje dhe veprim, dhe në këtë mënyrë

efikasiteti i veprimeve të kundërshtarit do të

reduktohej në minimum

Page 16: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

16

por duhet të jenë të ngjajshme dhe ti përshtaten të njejtit. Pajisjet e çiltëra apo ato të cilat mund të reflektojnë, nevojitet të mbulohen apo të tërhiqen, përderisa mjetet të cilat bëjnë zhurmë gjatë bartjes apo gjatë lëvizjes duhet të lidhen apo të ngjiten. Vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet shkelqimit ose vijëzimit në hapësira të rafshëta: pasqyrave, orëve të dorës, syzeve të rërës (të cilat mbahen në helmet), porcioneve të ushqimit, qeseve plastike për plehra, xhamave të përparmë si dhe mejteve tjera që reflektojnë e që duhet të mbulohen. Automjetet duhet ti mbulojnë dritat e përparme, të prapme dhe reflektuese. Përdorimi i baterive me dritë duhet minimizuar apo të mos përdoren fare, sepse mund të vërehen shumë lehtë me anë të pajisjeve për hulumtim gjatë natës nga distanca. Pirja e duhanit apo e llullës sidomos gjatë natës, vërehet lehtë-sisht. Lëvizja është faktor i rëndësishëm i maskimit dhe për këtë shkak nevojitet që

gjithëmonë kur kemi kushte gjatë lëvizjes të zgjidhen rrugët malore apo terren më të lehtë. Konturat dhe hijet mund ta zbulojnë pozitën dhe për këtë shkak gjatë lëvizjes nevojitet të ngelim nën hije sa më shumë që është e mundur në mënyrë që tu shmangemi hapësirave të dukshme. Disciplinë gjatë maskimit do të thotë edhe minimizimi i lëvizjeve të panevojshme, ose në rast se është patjetër të lëvizim, ajo të jetë jashtëzakonisht me kujdes dhe sa më e pa vërejtur dhe e ngadashme. Mjete më të shpeshta për maskim janë rrjetet e maskuara të cilat përdoren si mbrojtje e përkohëshme nga pajisje të ndryshme sulmuese e hulumtuese dhe që në masë të madhe e reduktojnë dhe e vështirsojnë besueshmërinë e zbulimit të hulumtimit të kundërshtarit. Rrjetet e maskuara ngjyrosen me teksturë dhe ngjyrime të atilla në mënyrë që ti gjaso-jnë ambientit dhe të kenë dy fytyra, të jenë efektive në të gjitha sezonet, ndërsa

ngjyrimi më i mbyllur ka të bëjë me një shkëlqim më të vogël. Gjatë përpunimit të tyre, nevojitet që me kujdes të hiqet dheu, por duhet të kemi parasysh se përorimi i tepërt i materialit për maskim mund të sjell efekte negative. Materiali për maskim duhet të merret nga një mjedis më i gjerë në mënyrë që mos vijmë deri te e ash-tuquajturi “mjedis i hapur”. E rëndësishme është që të mos hudhen mbeturina dhe mos të lihen gjurmë dhe shenja tjera gjatë lëvzjes me të cilën do të thyhej disciplina e maskimit. Në rast se hasim në fluturake nuk duhet të shohim lartë, për faktin se nga kamerat e hulumtimit, fytyrat mund të zbulohen lehtësisht. Maskimi taktik organizohet kundër të gjitha mënyrave dhe llojeve të hulumtimit të kundërshtarit nga toka, nga deti dhe nga ajri dhe kjo realizohet në mënyrë të pandërprerë në të gjitha kushtet e gjendjes luftarake. Përgjegjësia për maskimin taktik bie tek eprorët e njësive. Gjatë maskimit taktik nevojitet të sigurohet efekt maksimal i maskimit i cili mund të arrihet me anë të planifikimit në kohë reale , me ndërmarje dhe zbatim të mjeteve të maskimit, si dhe me zbatimin dhe respektimin e tërësishëm të disciplinës së maskimit, duke shtuar këtu edhe kontrollin e vazhdueshëm ndaj masave të ndërmara, ndryshimet dhe plotësimet në pikpamjen e ndryshimit të situatës. Maskimi operativ paraqet ndërmarjen e disa masave dhe aktiviteteve komplekse për shkak të fshehjes së manovrës dhe gjendjes së hutisë për kundërshtarin gjatë përgatitjeve të operacionit, si dhe në raport me paramendimin dhe realizimin e së njejtës. Duke pasur parasysh nivelin e ar-ritur në planin teknologjik si dhe mundësitë e mëdha të mjeteve bashkëkohore për zbulim, praktikisht është shumë e vështirë që e njejta të realizohet. Si objekte për maskim operativ mund të jenë më tepër el-emente të operacionit edhe atë: paramen-

Maskimi taktik ka të bëjë me marrjen e masave dhe aktiviteteve nga njësitë taktike për të maskuar lëvizjen dhe orarin luftarak. Maska taktike i bën të gjitha njësitë brenda kuadrit të masave të sigurisë luftarake dhe njëherit

paraqet detyrë dhe obligim të vazhdueshëm që nuk kërkon një urdhër

të veçantë

Page 17: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

dimi për të realizuar operacionin, karakteri i operacionit (në sulm apo në mbrojtje), volumi i operacionit, koha e fillimit të operacionit, objekte përmes të cilëve para-shikohet zbatimi i llojeve të reja të armëve apo mënyrë e re e veprimit në drejtime të caktuara, etj. Gjatë përcaktimit të qëllimit të maskimit operativ, nevojitet që tërësisht të vlerësohen të gjitha elementet e situatës operative dhe reailisht të konstatohet se çfarë në situatën e dhënë është objektive dhe se çfarë do të arrihet në pikpamje të hutimit dhe dezinformimit të kundërshtarit. Për planifikim, organizim dhe përshtatje të të gjitha masave sa i përket maskimit operativ, përgjegjësia bie tek komanda më e lartë ushtarake.Gjatë Luftës së Parë Botërore me anë të zbulimit nga ajri, ka filluar përpunimi i objekeve të rrejshme, i bunkerëve, i hu-lumtueseve dhe i pozicioneve të zjarrit, me qëllim të hutimit të kundërshtarit ndaj cakut

real. Në prapavijë janë ndërtuar depot ë rrejshme, magaze, kampe objekte tjera. Në vitin 1918, para se të nisin betejë bri-tanikët kanë bërë 15 000 kuaj të rrejshëm nga sana dhe nga batanijet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë përpunuar tankse të rrejshme,avionë, pozita artilerike, kampe, magaza, depo, stacione hekurudhore, aeroporte, limane të rrejshme, ndërsa më 1942, në El Alamein është përpunuar edhe gazpërçues i rrejshëm. Në një stacion të rrejshëm hekurudhor e cila është ndërtuar 8 km larg vendit të quajtur Campuzzo është hedhur numër i njejtë i bombave si në stacionin e vërtetë hekurudhor. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Evropës ka qenë e okupuar nga Gjermania fashiste, forcat aleate e kanë ditur se çlirimi i Evropës Perëndimore është i mundur vetëm me sulm amfib të Britanisë së Madhe, por këtu ka qenë

muri mbrojtës i Hitlerit, (në bregun perën-dimor të Francës), aty ku kanë qenë të ndërtuara një numër i madh i buknerëve, strehimoreve dhe objekteve të tjera fortifikuese në mënyrë që të parandalojnë invazionin aleatë që Gjermania e ka pritur të ndodhë në Pas-de-Calais. Në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e gjermanëve për vendin e saktë se ku do të zhvillohet invazioni, aleatët e kanë organizuar “Op-eration Fortitude” – njërën ndër gënjeshtrat më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore. Ata kanë formuar dy ushtri të “rrejshme”, nga të cilat njëra ka qenë e stacionuar në Skotlandë, ndërsa tjetra në Anglinë juglindore, ku vazhdimisht kanë emituar një radiolidhje të rrejshme, kanë plasuar informata të rrejshme përmes agjentëve të dyfishtë të cilat kanë filluar kampanjë të shumëfishtë në mënyrë që ti mashtrojnë gjermanët. Aelatët, edhe nëpër gazetat lokale kanë lëshuar informata të rrejshme

se si kinse banorët lokal janë ankuar nga zhurma dhe sjellja e ushtarëve. Në mënyrë që të mos vërehen, ata kanë ndërtuar dhe kanë ngritur një numër të madh të tendave të rrejshme, bazave, depove të municionit dhe naftës, kanë vendosur automjete të rrejshme të gomës, tankse dhe kamionë. Përveç limaneve ekzistuese që kanë qenë të mbushura me anije dhe barka të rre-jshme, janë kontruktuar edhe limane tjera të rrejshme. Me përdorimin dhe përpunimin e maketave dhe objekteve të rrejshme ka vazhduar i njejti trend edhe gjatë luftës së Koresë dhe luftës së Vietnamit. Gjatë luftës së Vietnamit, vietnamezët janë maskuar me shumë sukses nëpër pyjet e dendura duke i shkaktuar humbje të mëdha kundërsh-tarit i cili ka sunduar nga ajri. Vietnamezët kanë qenë mjeshtër të vërtetë të maskimit duke u bërë praktikisht “të padukshëm” për

kundërshtarin. Gjatë ngritjes së objekteve të rrejshme të fortifikuara, është e rëndë-sishme që ato të ngriten me gjatësi dhe gjerësi të njejtë me objektet e vërteta, për faktin se gjatësia e objekteve në fjalë është dukshëm më e shkurtër dhe me ngjyrosjen e tyre me ngjyrë të zezë ose me anë të lyerjes me naftë, kemi efektin e gjatësisë së vërtetë të vërtetë kur e shohim dhe e hulumtojmë nga ajri. Hapësira të rrejshme me mina bëhen me anë të gryerjes së tokës, me barriera të rrejshme me tela, me litar, rrugë të rrejshme me anë të gjurmëve të automjeteve, shina të rrejshme me dër-rasa të ngjyrosura, aeroporte me ngjyrosje apo me derdhje të rërës apo çementos, etj. Me zhvillimin e vazhdueshëm inovativ dhe teknologjik të mjeteve të hulumtimit dhe zbulimit, kemi përshtypjen se në kushtet e sotme të të luftuarit bashkëkohor, maskimi nuk do të ketë rol të rëndësishëm dhe teorikisht është e pamundur që të fshihet diçka “nga sytë e kundërshtarit” kur për hulumtim përdoren satelitë me kamerë me rezolucion të jashtëzakonshëm, avionë zbulues, fluturake pa pilotë si dhe mjete tjera të hulumtimit dhe zbulimit. Megjithatë, jo shumë kohë më parë, kur në vitin 1999 NATO sulmoi RF të Jugosllavisë edhe përkundër superioritetit teknologjik nga ana e NATO-s, raporti i goditjeve nga deti me raketa kryqëzuese, sulmet nga ajri me anë të përdorimit të predhave dhe raket-ave të ndryshme, nuk dëshmoi se dëmet e shkaktuara ndaj “forcës së gjallë”, forcës luftarake lëvizëse dhe teknologjisë tjetër, ishin aq evidente, pikërisht për shkak të ndërmarjes së masave të maskimit dhe kamuflimit. Nga materiale të ndryshme janë përpunuar radarë të rrejshmë, pjesë të tankseve, raketave, mjeteve artilerike, transportuesve blindues, por edhe pjesë të avionëve të cilat kanë qenë të vendosura në pista të improvizuara. Në atë kohë, në disa nga kompanitë të cilat kanë prodhuar pajisje për nevojat e ushtrisë së RF të Jugosllavisë, me të madhe janë prodhuar caqe të rrejshmë dhe caqe të cilat kanë reflektuar rrezatim të nxehtë. Pjesëtarët e ushtrisë së RF të Jugosllavisë, në mënyrë që ti ruajn avionët e tyre luftarak „МIG-29“, kanë përpunuar disa monstra maketa të „МIG-29“ me raport 1:1 dhe në maketa kanë vënë radiolidhje, pjesë nga fuci të prera (të cilët janë “shëndrruar” në motorë), në të cilat është ndezur kerozinë në mënyrë që të fitohet termo-fotografi, e në këtë mënyrë të mashtrohet kundërshtari se bëhet fjalë për avionë të vërtetë. Të gjitha maketat e “avionëve” kanë qenë të mbështjellura me pllaka të holla grafike të cilat kanë reflektuar rrezatim të rrejshëm prej radari ndaj avionëve zbulues AWAKS. Nga moment i përpunimit dhe vendosjes së maketave në formë kurthi, të njejtat vetëm pas disa orësh kanë qenë të asgjë-suara.

Marjan Kirovski

Page 18: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

18

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkarkimi në Afrikën Veriore në nëntor të vitit 1942 si dhe invazioni i Sicilisë në korrik të

vitit 1943, aleatëve u ka mësuar shumë mësime për përmirësimin e planifikimit për operacione amfibe dhe për ato me parashutë. Sidomos gjatë operacionit për marrjen e Sicilisë, forcat aleate janë bal-lafaquar me shumë probleme për shkak të kombinimit të kushteve atmosferike, për shkak të mungesës së përvojës dhe mungësës së koordinimit gjatë shkarkim-it. Një vit më vonë, operacioni “Overllord” (6 qershor – 25 gusht 1944) ka qenë e sukseshme falë planifikimit të detajizuar dhe falë përgatitjeve disa mujore. Deri

më sot, “Overllord” paraqet shembull tipik për kompleksivitetin e operacioneve të bashkërenduara dhe për praktikimin e shkathtësisë operative. Qëllimi operativ i “Overllord” ishte bartja e forcave aleate nga Britania e Madhe në Normandi, në mënyrë që të sigurohet një urëmbrojtës në Francë për zhvillimin e mëtejmë të operacioneve ofenzive kundër forcave gjermane.Gjendja dhe kushtet: Komanda ale-ate ka pasur para vete më shumë sfida në mënyrë që të bëjë një plan të suk-sesshëm. Përveç shërbimit të detajizuar rreth forcave kudnërshtare dhe pozi-cioneve të tyre, terrenin, kohen, lidershipi kyç, para se gjithash është dashur që

Edukim

Оperacioni „ОveRllORD“

Analizë e dizajnit operativ

Page 19: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

ti kapërcejë diversitetet personale dhe të kuptojë se si sinkronizohen qëllimet, duke i shtuar këtu edhe mjetet dhe metodat. Gjenerali Ajzenhauer ka qenë i mendimit që edhe pse gjatë planifikimit dhe përgatitjeve ka qenë e natyrshme që forcat tokësore amerikane dhe britanike të kenë komandantët e tyre, megjithatë përgjatë sulmit, në ditën “D”, më së miri ka qenë që forcat aleate të jenë nën mbikqyrjen dhe komandën e vetëm një komandanti. Çerçilli personalisht ka qenë i kyçur në detajet për planifi-kimin e “Overllord”, ku për dallim nga Ajzenhaueri i cili është ballafaquar me shumë bar-riera burokratike në mënyrë që ti përmbushë pozi-cionet e shumta komanduese ameri-kane, gjenerali britanik Montgomeri i ka marrë të gjithë

oficerët që i ka kërkuar. Montgomeri ka propozuar që në fazën fillestare të operacionit të koncentrohen në marrjen e udhëkryqeve kryesore, duke sulmuar më në thellësi me anë të njësive blinduese në mënyrë që të ngadalësojë depërtimin e rezervistëve gjermanë. Ai ka insistuar në destant të parashutës në dy krahët në mënyrë që të mbrohet qendra e forcave aleate në fazën më të ndjeshme të op-eracionit. Ai ka parashikuar që pika më kritike do të jetë sektori britanik. Në anën gjermane përgjegjës për mbrojtje nga invazioni i aleatëve ka qenë gjenerali Romel. Gjermania për dy vite me rradhë është përgatitur dhe ka qenë në pritje të një sulmi amfib nga ana e

aleatëve në Evropën Perëndimore. Brigjet kanë qenë të mbrojtura mirë me anë të pozicioneve të ndërtuara në mënyrë sistematike, (me të a.q “Mur Atlantik”) i cili është shtrirë nga Norvegjia deri në Francë. Por, gjatë pritjes për betejën e Normandisë, Hitleri ia ka kufizuar lirinë e lëvizjes Romelit për t’i mos i vendosur forcat ashtu si që e ka paramenduar ky i fundit, me ndalesë për të mos u tërhequr.

Ajo që u është dhënë urdhër koman-dantëve gjermanë për të luftuar në vend, ka qenë një hendikep i jashtëza-konshëm sepse të njejtët nuk kanë pa-sur mundësi të ven-dosin iniciativë dhe të bëjnë manovra.Qëllimi përfun-dimtar: sigurimi i një urëmbrojtësje në Francë nga ku aleatët do të sillnin forca plotësuese dhe do të vazhdonin me operacione ofenzive

drejt lindjes deri në lumin Sena, deri në çlirimin e Parisit. Qëllimi përfundimtar i kundërshtarit (gjermanëve) ka qenë që të parandalohet dyndja e forcave aleate me anë të një kundër sulmi dhe të njejtat ti zmprapsin përmes La Manshit, ashtu si që ka ndodhur në Denkerk në vitin 1940. Qendra e gravitacionit: Qendra ale-ate e gravitacionit ka pasur të bëjë me focat aleate tokësore, detare dhe ajrore. Qendra kundërshtare e gravitacionit (ajo gjermane) ka pasur të bëjë me korpusin tankist të Romelit. Momente kritike të qendrës gjermane të gravitacionit ka qenë shkathtësia për manovrim dhe shkatërrim të forcave aleate, kërkesat kritike kanë pasur të bëjnë me sistemin e komandimit

19

Operacioni “Overllord” paraqet një shembull tipik për

kompleksivitetin e operacioneve të bashkërenduara dhe për praktikimin e shkathtësisë operative. Qëllimi operativ i

“Overllord” ishte bartja e forcave aleate nga Britania e Madhe

në Normandi, në mënyrë që të sigurohet një urëmbrojtës në

Francë për zhvillimin e mëtejmë të operacioneve ofenzive kundër

forcave gjermane

Page 20: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

20

dhe kontrollit, rrjetit rrugor, radarëve dhe MKA, ndërsa dobësi kritike të qendrës së gravitacionit për të qenë relevant kanë qenë të gjitha urat, linjet telefonike, si dhe infrastruktura tjetër e cila ka mundësuar komandë dhe kontrollë, si dhe forcat e kufizuara ajrore.Qasja operative: Aleatët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër përveç se zbatimin e qasjes së drejtëpërdrejtë, sulmit masiv në brigje në mënyrë që të fitojnë terren nga ku do të mund të çanin forcat gjermane të sigurisë. Kjo është realizuar përmes me anë të një sulmi agresiv të mbështetur edhe nga bombardimet nga ajri. Gjerma-nët gjithashtu, nuk kanë pasur zgjidhje të qasjes operative sepse u është dhënë urdhër të mbrohen në vend, pa bërë manovra. Momente vendimtare: Për forcat aleate

moment i parë vendimtar ka qenë sigurimi i vendeve për desant detar me anë të këmbësorisë, ndërsa moment i dytë mar-rja e terrenit kyç i cili i ka lidhur vijat e operacioneve me anë të forcave me para-shutë. Moment vendimtar për gjermanët ka qenë vetë invazioni sepse ata nuk kanë guxuar të lejojnë ndonjë çarje apo kalim të çfarëdoshëm të pozitave të tyre. Vijat e operacioneve dhe përpjekja: Si forcë e cila realizon sulm amfib, aleatët nuk kanë pasur vija të brendshme të operacionve. Edhe në fazën e mëtejme të operacionit deri në çarjen e Bredlit, aleatët thjeshtë nuk kanë pasur asnjë thellësi dhe opcion për manovër për t’u kthyer prapa. Gjermanët kanë pasur vija

të brendshme dhe të jashtme të cilat kanë pasur mundësi ti vazhdojnë në thellësi për të organizuar mbrojtjen gjatë tërheqjes dhe për të vendosur forcat rezerve në luftë.Vargu operativ: Në teori, gjermanët është dashur që të kenë përparsi të madhe sepse kanë pasur mundësi të sjellin edhe përforicme edhe forca rezerve nga thellë-sia. Megjithatë, për shkak të superioritetit ajror të aleatëve, gjermanët nuk kanë pasur mundësi ta ndalojnë përforcimin e vazhdueshëm përmes kanalit La Mansh. Përderisa vargu ajror i aleatëve ka qenë mjaft i madh që nga fillimi i operacioni, sulmi në tokë ka filluar vetëm në momen-tin kur Bredli ka çarë (me anë të “qilimit”

për bombardim). Kjo gjë ka qenë e rëndë-sishme për të kuptuar rëndësinë dhe rolin e forcave ajrore në të ardhmen si garancë për vargun operativ ndaj forcave tokësore. Që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot, amerikanët në të gjitha luftrat së pari vendosin superioritet në ajër si parakusht për operacione të suksesshme nga toka.Tempo: Aleatët kanë qenë të vetëdijshëm se duhet çarë vijat sa më parë. Tempoja e operacionit të plotë ka qenë e lartë për shkak të mundësisë që gjermanët të sjellin përforcime dhe forca rezerve nga thellësia. Megjithatë, gjermanët nuk kanë reaguar në mënyrën e duhur, më shumë për shkak të urdhërit për t’u terhequr, gjë që i ka kufizuar komandëntët në veprimin e tyre. Simultaniteti dhe thellësia: Aleatët është dashur që të përparojnë në mënyrë që të arrijnë sukses. Thellësinë e kanë rritur pas çarjes nga ana e Bredlit. Gjermanët kanë pasur thellësi, por pa superioritet dhe kanë qenë të dobët gjatë lëvizjes së trupave. Fazat dhe tranzicioni: Operacioni “Overl-lord” ishte operacion i përgjithshëm për marrjen e territorit në kontinentin e Ev-ropës, si bazë e fitores ndaj Gjermanisë. Operacioni në fjalë, ndahej në dy faza, me operacione të veçanta: faza e parë ka është përbërë nga operacioni “Neptun”, e cila ka filluar me bombardime nga ajri dhe me zjarr nga anijet detare, ndërsa ka vazhduar me sulm amfib në mënyrë që të merret bregu dhe me anë të desantit sumultant me parashutë në mënyrë që të merren objektet kyçe rreth vijave të para-menduara të operacioneve. Faza e dytë është përbërë nga operacioni “Kobra” dhe ka shërbyer për çarjen e mbrojtjes gjermane. Kulminacioni: Divizioni i 21 tankist gjer-man parimisht i ka parandaluar forcat me të cilat ka komanduar Montgomeri që të mos e marrin qytetin Kaen (operacioni “Gudvud”). Përkundër urdhërit të Hitlerit, Romeli megjithatë ka planifikuar të bëjë tërheqje të kufizuar në mënyrë që të ngel jashtë domenit te artilerisë së marinës aleate, e më pas të realizojë kundërsulm ndaj forcave të Montgomerit. Kjo ka qenë një moment kritik gjatë operacionit. Forcat që janë lëshuar në breg do të ishin të prekura nga një kundërsulm. Në mënyrë që të shmanget kulminacioni dhe rreziku që forcat aleate të ngelin të ngujuar në urëmbrojtësen, gjenerali amerikan Bredli, i mbështetur nga bombardimet, ka çarë forcat gjermane. Që nga ky moment ini-ciativa ka qenë në anën e aleatëve. Rreziku: Në rast se komandantët gjerman do të reagonin në kohë dhe në qoftë se Romeli nuk do të ishte i kufizuar për të manovruar me njësitë tankiste, aleatët

Qëllimi përfundimtar i opercionit “Overllord” ka qenë sigurimi i një urëmbrojtësje në Francë

nga ku aleatët do të sillnin forca plotësuese dhe do të vazhdonin

me operacione ofenzive drejt lindjes deri në lumin Sena, deri

në çlirimin e Parisit. Qëllimi përfundimtar i kundërshtarit (gjermanëve) ka qenë që të

parandalohet dyndja e forcave aleate me anë të një kundër

sulmi dhe të njejtat ti zmprapsin përmes La Manshit, ashtu si që ka ndodhur në Denkerk në vitin 1940

Page 21: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

21

do të ballafaqoheshin me një rezis-tencë shumë herë më të organizuar, me mundësi të kthehen prapë në kanalin La Mansh. Dështimi që të kalohet mbrojtja do të ishte një rrezik plotësues sepse Montgomeri ka mbetur i ngujuar në Kaen. Për këtë shkak operacioni “Kobra” ka qenë e mbështetur me deri në atë kohë, forca të papara ajrore dhe me anë të bombardimeve të shumta.Mbrojtja gjermane ka qenë e dobësuar me anë të manovrimeve të rrejshme, me superioritet ajror, por edhe me lojëra diplomatike. Sidomos mbështetja nga ajri ka qenë e rëndësishme në mënyrë që të pengohen vijat e operacionit dhe që gjermanët most ë kenë mundësi të sjellin përforcime dhe rezerva në front. Gjenerali Romel nuk ka mundur që t’i bind përgjegjësit rreth kompleksivitetit të gjendjes së tij. Njëkohësisht, Mongomeri nuk ka pasur mundësi që ta merr Kaenin. Disa historian janë të mendimit se beteja e Normandisë ka qenë shumë më afër disafatës sesa që shihet në realitet. Shumë strateg të sotëm janë të mendimit se operacioni “Overllord” do të dështonte në rast se Hitleri nuk do ta kishte dëgjuar

Romelin, për shembull për pozicionimin e forcave rezerve për të çarë përpara. Nga aspekti i dizajnit operativ, duhen parë perspektiva të ndryshme në mënyrë që të vendoset një kornizë e saktë e mjedisit operativ përgjatë operacionit “Overllord”. Edhe pse operacioni “Gudvud” për mar-rjen e Kaenit nuk merret si i suksesshëm, britanikët megjithatë me vete kanë marrë njësitë më të mëdha tankiste gjermane, e kjo ka bërë që çarja nga ana e Bredlit të jetë i suksesshëm. Kjo mund të kuptohet edhe si operacion me mekanizëm të “fomimit”. Fitoret taktike shpeshë herë kanë implikime strategjike. Efikasiteti i bombardimit gjatë ditës dhe gjatë natës i aviacionit amerikan ( i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë nën komandën e armatës) i kishte frikësuar gjermanët. Megjithatë, roli i bombardimit gjatë fazës së dytë të “Overllord” në mbështetje të Bredlit për operacionin “Kobra”, në mënyrë plotësuese e ka shfaqur rëndësinë e aviacionit në operacionet bashkërenduese të cilat pas luftës janë bërë si një lloj i veçantë (e organizuar në kuadër të forcave ajrore që nga viti 1947).

Nuk duhet harruar edhe kontributi i for-cave franceze të rezistencës. Që në tetor të vitit 1942, Hitleri ka dhënë “urdhërin për komandosët”, sipas të cilit ka vijuar dënimi me vdekje për secilin armik të zënë rob në rast se i njejti ka bërë sabo-time ose diverzione në tokën evropiane. Si mbështetje e rezistencës franceze, aleatët me parashuta kanë dërguar më se 40.000 gypa të armëve. Edhe pse vetëm një pjesë e tyre kanë arritur në duart e forcave rezistuese, efekti psikologjik mbi gjermanët ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke u pyetur pas çdo dërgese, se vallë, sa armë ka mundur të arrijë në duart e francezëve. Si sabotime më të njohura të forcave franceze të rezis-tencës kanë qenë sulmet ndaj vijave të operacionit, sidomos mbi elementetet e komunikacionit hekurudhor. Për vetëm një vit, nga qershor i 1943, deri në maj të vitit 1944, forcat franceze të rezistencës kanë shkatërruar 1800 lokomotiva. Ata kanë kontribuar që të sigurohet terren për një invasion të aleatëve. Për shkak të ndërprerjes së komunikacionit hekurud-hor dhe për shkak të shkatërrimit të urave dhe rrugëve, disa divizioneve gjermane u janë dashur disa javë që të arrijnë në vijat e frontit. Оperacioni „Оverllord“ para se gjithash ka qenë një makth logjistik, sidomos për amerikanët të cilët kanë pasur përgjegjësi më të madhe. Deri atëherë ata janë përqëndruar në vetë luftën, kështu që përgatitjet dhe planifikimi për këtë operacion kompleks ka qenë si një lloj testi për doktrinën e tyre. Edhe përkundër fraksionit në mes të liderëve kryesor, gjeneralëve Ajzenhauer, Bredli, Paton dhe Mongomeri, në prizmën e dizajnit op-erativ, operacioni “Overllord” është shem-bull për një operacion të mirëorganizauar, të bashkërenduar dhe të kombinuar mirë në mes forcave të koalicionit.

Gjorgji Veljovski

Page 22: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

22

Fejton

Emigracioni maqedonas në SHBA nga shekulli XIX deri në fundin e Luftës së Parë

Botërore

Shpërngulja nga Maqedonia në SHBA ka qenë aktuale pas luftës qytetare në Amerikë. Kjo shpërngulje lidhet me valën e migrimit, karakteristike për shumë vende evropiane gjatë

shekullit XIX

Page 23: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

23

Në SHBA, sipas zyrës ameri-kane për regjistrim të popull-sisë, maqedonasit e parë në kërkim të një jete më të mirë,

në SHBA kanë mbërritur në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në regjistrimin e vitit 1860, emri Maqedoni përmendet për herë të parë. Është e dokumentuar se personi me emrin Riçard Kasaus ka qenë i lindur në Maqedoni që i përkiste moshës 54 vjeçare, i martuar me Hariet Kasaus me të ciilën ka pasur tre fëmijë. Në regjistrimet e viteve 1880 dhe 1890 vërehen edhe grupe më të mëdha të emigrantëve për të cilët thuhet se vendi i tyre i lindjes ka qenë Maqedonia dhe se prindërit e tyre kanë qenë maqedonas.Shpërngulja e organizuar nga Maqedonia për në SHBA kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Pas kryengritjes së Ilindenit më 1903, shpërngulja ka marrë përmasa masive, për të cilën kanë kon-tribuar edhe një numër i madh i agjen-cioneve ndërmjetëse të cilat kanë gjetur fuqi punëtore për t’i shërbyer industrisë amerikane. Në mjedisin e ri maqedona-sit kanë qenë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe janë organizuar në shoqata të shumta për ndihmë të ndërsjellë. Në SHBA, si një “tokë e premtuar”, maqedo-nasit kanë punuar nëpër qendrat indus-trial dhe nëpër miniera, ndërsa kanë shërbyer edhe në veprimtari tregtare. Maqedonasit kryesisht kanë qenë të koncentruar në Graniti Siti, Sent Luis, Ilinois, Teksas, San Francisko, Mensfilld, Dellaver, Pitsburg, Filladellfia, Indianapo-lis, Kalifornia, Çikago, Medison, Millvoki, si dhe në shumë qendra tjera në tërë SHBA-në. Një prani e madhe e maqe-donasve ka ndikuar që një shesh në Graniti Siti të quhet “Maqedoni e Vogël” .Më 1902 ka filluar të del gazeta “Borba” në Çikago, me tezë të bazuar në “au-tonominë e Maqedonisë” dhe “Maqedo-nia e maqedonasve”. Gjatë kryengritjes së Ilindenit të shpërngulurit maqedonas në SHBA me vëmendje e kanë ndjekur luftën e bashkëkombasve të tyre për liri kombëtare. Maqedonasit në Çikago kanë formuar një grup vullnetarësh i cili është dashur të niset në Maqedoni dhe t’u bashkangjitet kryengritësve. Sipas tregimeve të ilindenasit Llazar Pllavev, organizata e brendshme revolucionare maqedonase ka ndërmarë masa për të lidhur maqedonasit në SHBA. Në këtë mënyrë ai ka marrë dëtyre nga ana e Petar Pop Arsovit që të niset për në Amerikë dhe aty ti organizojë maqe-donasit dhe të grumbullojë ndihma, më shpesh me thirrjen “Maqedonas të Amerikës, dëgjojeni zërin e Maqedonisë” Me kalimin e kohës, maqedonasit janë amerikanizuar, por duhe e ruajtur bazën e tyre kulturore dhe kombëtare. Si që

tregon Stojan Hristov, maqedonasit e migruar në Amerikë kanë qenë “maqe-donas të lindur, por amerikanë sipas zgjedhjes”. Këtë karakteristikë Stojan Hristov e sqaron me fjalët: “Kur njerëzit migronin në botën e re, ata kishin vendin e tyre të lindjes, por nuk kishin shtet: ata kishin gjuhë amtare, por nuk kishin gjuhë letrare, ata kishin këngën dhe veshjen popullore, por nuk kishin prozën dhe poezinë…“. Intelegjenca maqedonase, e migruar në SHBA së shpejti ka arritur që para opin-ionit amerikan ta prezentojë esencën dhe qenien e veprës çlirimtare maqedonase. Në vitin 1904, në Filadelfi është botuar libri “Problemi maqedonas dhe zgjidhja e duhur e tij” nga Georgi Çakallov, dok-

tor i mjeksisë dhe Stanisllav Shumkov, doktor i filozofisë. Vepërn për herë të parë para amerikanëve e ka prezantaur bazën e devizës së Uiliam Gledston “Maqedonia e maqedonasve”, në bazë të së cilës zhvillohet nevoja e përforcimit të aktiviteteve promaqedonase në SHBA në dobi të realizimit të qëllimve të kauzës maqedonase.Karakteristikë e rëndësishme për mar-rëdhëniet maqedono-amerikane është edhe ajo se një pjesë e madhe e maqe-donasve në SHBA në mënyrë aktive janë përfshirë në ndërtimin e atdheut të ri. Por, edhe ata që janë kthyer nga SHBA-ja në Maqedoni kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin e Maqedonisë me anë të transmetimit të përvojave pozitive në shumë fusha të jetës së përditshme. Numri i të mërguarve nga Maqedonia në SHBA gjatë kryengritjes së Ilindenit më 1903 dhe pas tij, do të dihej më saktë-sisht me anë të hulumtimeve më të deta-jizuara dhe me anë të anketimeve të të ardhurve dhe familjeve të tyre, si dhe me anë të konsultimeve të arkivave të tyre. Të dhëna të rëndësishme rreth migrimit të maqedonasve në Amerikë jep edhe Gjorçe Petrov në esenë e tij “Lëvizja migruese për Amerikë në Maqedoni”, të botuar në revistën “Bashkimi Kulturor”, botuar në Selanik më 1909. Gjorçe Petrovi sqaron se “Një masë e popullit punonjës nga Maqedonia perëndimore dhe jugore erdhi në Amerikë për të

Të dhëna të rëndësishme për shpërnguljen e maqedonasve në Amerikë jep edhe Gjorçe Petrovi në punimin e tij “Lëvizja migruese për Amerikë

në Maqedoni”, i publikuar në revistën “Bashkimi Kulturor”, botuar në Selanik në vitin 1909. Gjorçe Petrovi thekson se “Në masë e forcës

punuese nga Maqedonia perëndimore dhe jugore shkoi në Amerikë në kërkim të fatit“

Page 24: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

kërkuar fatin dhe për të bërë një jetë më të mirë”. Arsyet e migrimit kryesisht kanë pasur të bëjnë me gjendjen ekonomike dhe me atë politike që ka mbretëruar në Maqedoni. Teksti i Gjorçe Petrovit si përfaqësues i organizatës revolucionare maqedonase dhe si autor i parë nga Maqedonia i cili jep të dhëna rreth pro-cesit të shpërnguljes nga Maqedonia në SHBA. Në kohën kur i jep këto të dhëna përmes punimit të tij, Gjorçe Petrovi vë në pah se në SHBA ka rreth 50.000 të migruar nga Maqedonia, 18.000 nga të cilët kanë qenë me qëndrim të përher-shëm në SHBA. Sipas tij, më 1903 af-ërsisht 18.000 maqedonas janë shpërn-gulur në SHBA, më 1904 rreth 10.000, më 1905 rreth 15.000 dhe më 1906 rreth 16.000. Shumica e tyre kanë qenë bujq, ndërsa të tjerët zejtarë dhe një pjesë intelektualë. Të dhëna të rëndësishme

për shpërnguljen nga Maqedonia në SHBA jep edhe Rene Pinon, i cili thotë se “maqedonasit nuk kërkonin atdhe të ri, përkundrazi, ata kërkonin mjete për të jetuar në paqe në tokën e tyre të prem-tuar...“ (Les Macedoniens n’y vont pas chercher une nouvelle patrie, mais, au contraire, les moyens de vivre en paix sur leur vieux sol natal…”.Shpërngulja nga Maqedonia në SHBA është zhvilluar me faza. Në fillim, qëllimi ka qenë sigurimi material, e më pas edhe të krijohen kushte për jetesë dhe shtëpi. Në këso kushtesh pas kryengritjes së Ilindenit janë paraqitur edhe forma të rigrupimit të emigrantëve nga Maqedonia në grupe të veçanta në SHBA. Parimisht ato kanë qenë shoqata për ndihmë të ndërsjellë, por me kalimin e kohës këto rigrupime dhe më vonë shoqata, mar-rin edhe karakter politik. Në vitin 1901 në mesin e të ardhurve nga Maqedonia përhapet edhe lëvizja revolucionare maqedonase duke u thelluar në përmasa të mëdha. Fillon të shtypet gazeta “Zëri i Maqedonisë” me devizën “Maqedonia e maqedonasve”. Kjo gazetë ka pasur rol të rëndësishëm në njoftimin e amerika-nëve me luftën e maqedonasve për liri dhe në afirmimin e qëllimeve të veprim-tarisë liridashëse, por edhe në pjesën e bashkimit të mërgimtarëve maqedonas në tërë Amerikën.Pas krizës ekonomike në SHBA në vitet 1906 dhe 1907, numri it ë shpërngulurve është reduktuar, ndërsa një pjesë e mirë e tyre është kthyer në Maqedoni, sido-mos pas revolucionit xhonturk në vitin 1908. Por, së shpejti pas reagimeve të regjimit xhonturk nga 1909-1912, përsëri kanë filluar shpërnguljet nga Maqe-donia në SHBA. Në regjistrimin e vitit

1910 në Amerikë 423 persona e kanë përmendur Maqedoninë si vendlindje të tyre. Në regjistrimin e vitit 1920 5.411 e kanë përmendur përsëri Maqedoninë si vendlindje të tyre. Është e rëndësishme se në këtë regjistrim, përveç vendlindjes së tyre, është kërkuar edhe vendlindja e prindërve dhe gjuha amtare. Disa mijëra maqedonas, përpos se janë quajtur maqedonas, ata gjithashtu kanë thënë se edhe prindërit e tyre kanë lindur në Maqedoni dhe se gjuha amtare e tyre është maqedonishtja.Pak para fillimit të luftës së parë ballkan-ike në SHBA në Frond Vejn në Indiana më 7 tetor të vitit 1912 është formuar njëra ndër shoqatat e para të maqe-donasve – vëllazëria fisnike Bapçare e quajtur “Viç”.Luftrat ballkanie si dhe Lufta e Parë Botërore të cilat janë zhvilluar në ter-

24

Pas krizës ekonomike në SHBA në vitet 1906

dhe 1907, numri it ë shpërngulurve është

reduktuar, ndërsa një pjesë e mirë e tyre është kthyer

në Maqedoni, sidomos pas revolucionit xhonturk

në vitin 1908. Por, së shpejti pas reagimeve

të regjimit xhonturk nga 1909-1912, përsëri kanë filluar shpërnguljet nga Maqedonia në SHBA

Page 25: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

ritorin e Maqedonisë në periudhën e viteve 1912-1918 kanë qenë arsya që një numër i madh i maqedonasve të shpërn-gulen në kurbet në SHBA në mënyrë që të sigurojnë bukën e gojës për familjet e tyre të cilat kryesisht kanë mbetur në Maqedoni. Organizata maqedonase në Çikago, pas ndarjes së Maqedonisë me Marrëveshjen e Bukureshtit më 1913, përmes gazetës “Zëri i Maqedonisë” ka bërë apel në të cilin thuhet: “Liri e plotë e popullit maqedonas – ky është parimi në emër të së cilit duhet vazhduar lufta. Na nevojitet liri dhe pavarësi, gjera pa të cilat jeta jonë nuk paramendohet dhe për këtë, ne duke i shtruar kërkesat tona në vazhdimësi, do të arrijmë këtë. Liri a vdekje – kjo është parulla rreth së cilës bashkohen të gjithë luftëtarët maqedo-nas”.Në kongresin e Çikagos më 1913 kanë marrë pjesë një numër i madh del-egatësh të cilët njëzëri kanë miratuar rezolutën në të cilën është protestuar kundër vendimeve të Marrëveshjes së Bukureshtit për ndarjen e Maqedonisë.

Kongresi në këtë rezolutë ka shprehur nevojën që organizatat revolucionare maqedonase të vazhdojnë luftën e tyre për autonominë e Maqedonisë. Kongresi maqedonas në Çikago ka vendosur që pozita e vështirë e Maqedonisë të shpaloset para qeverive të fuqive të mëdha me kërkesë për revision të mar-rëveshjes së Bukureshtit, në mënyrë që të korrigjohet padrejtësia ndaj popul-lit maqedonas. Kongresi ka caktuar komision të veçantë i cili ka përgatitur memorandum për pozitën e Maqedonisë dhe të njejtin t’ia dorëzojë “presidentit të SHBA-së dhe fuqive të mëdha”.Gjatë konferencës paqësore të Pa-risit pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, atëherë kur përsëri është zgjidhur fati i Maqedonisë, organizatat maqedonase në SHBA i kanë shpeshtuar aktivitetet e tyre. Organizata maqe-

donase në Çikago ka dhënë iniciativë për një veprim të bashkërenduar të të gjitha shoqatave dhe orgaizatave maqedonase në SHBA mbi parimet e VMRO-së së Goce Dellçevit. Aktivitetet janë zgjeruar edhe në qytete tjera: Boston, San Fran-cisko, Nju Jork dhe në shumë vende tjera në tërë SHBA-në. Maqedonasit në SHBA kanë besuar në një zbatimi i përpiktë i parimeve të presidentit të SHBA-ve, Vudru Vilson, për të drejtën e secilit popull për liri dhe vetëvendosje. Zgjidhjet negative të konferencës së Parisit sa i

përket Maqedonisë dhe maqedonasve janë pranuar me dëshprim të dhe mohim nga ana e maqedonasveNumri më i madh i maqedonasve është shpërngulur në qytetet me industri të rëndë: Sinsinati, Medison, Sent Luis, Çikago, Klivlend, etj. Disa kurbetxhinj maqedonas veten e tyre e kanë parë edhe në profesione tjera, gjegjësisht si zejtarë të dëshmuar kanë gjetur punë edhe si furaxhinj, shitës, ëmbëltorë, pro-narë lokalesh, etj.

Dr. Aleksandar Stojçev

25

Maqedonasit në SHBA kanë besuar në një zbatimi i përpiktë

i parimeve të presidentit të SHBA-ve, Vudru Vilson, për të drejtën e secilit popull për liri dhe vetëvendosje. Zgjidhjet negative të konferencës së

Parisit sa i përket Maqedonisë dhe maqedonasve janë pranuar me dëshprim

të dhe mohim nga ana e maqedonasve

Page 26: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Më 1964, Kombet e Bashkuara vendosën embargo strikte për armë ndaj Afrikës së Jugut për shkak politikës së seg-

regacionit racor, të njohur si “Aparthejt”. Pa marrë parasysh sanksioneve, Afrika e Jugut arriti të merr një pjesë të pajisjeve dhe pjesëve të nevojshme për mirëmba-jtjen e flotës “Centurion”. Përjashtim bënte „650hp water-cooled V-12 Rolls Royce Meteor“ – motori i cili iu nënshtrua ngro-hjes si pasojë e kohës së nxehtë afrikane. Tendosja e cila erdhi si pasojë e terrenit të rënduar me gurë “pagoi koston e saj” duke i dëmtuar gomat dhe suspensionin e „Centurion“. Ndryshimi i mjedisit global politik kundër Afrikës së Jugut kërkonte përmirsimin e kushteve për të qenë më i pavarur, gjë që solli deri në formimin e korporatës për armatim të Afrikës së Jugut (ARMSCOR) në vitin 1964, korporatë kjo e cila i ndërmori të gjitha obligimet për

prokurim, hulumtim dhe zhvillim. Me pak fat dhe me fjalë kreative ARMSCOR arriti të furnizohet me dizel motorë nga kom-pania “General Motors” me pretekst se motorët do të përdoren për qëllime bujqë-sore. Edhe pse të qëlluara, motorët të cilët dedikoheshin për tu përdorur në Evropë në kohë të acartë, të njejtët vazhdimisht ngroheshin dhe nuk përshtateshin në va-pën afrikane. Në momentin kur kompania “General Motors” u informua për destina-cionin përfundimtar të motorëve, ajo në vitin 1970 tërhoqi të gjitha porositë.Në vitin 1973 ARMSCOR bleu disa mo-torë „Continental V-12“ me ftohje ajrore të përdorura në tanksin „M46/47 Patton“ të cilët prodhojnë 810hp. Me disa modi-fikime kreative ato u instaluan te tankset jugafrikane „Centurion“. Megjithatë, mo-torët e rinj ishin larg të përkryerës, sepse shpenzonin një sasi qesharake të karbu-rantit, duke e kufizuar vargun operativ të

Armatim

Tanksi „Olifant Mk1А“ ishte zhvillimi i fundit evolutiv i “Centurions”-it britanik në Afrikën e Jugut para përfundimit të Luftës së Ftohtë. Gjatë vitit 1953, Afrika e Jugut si pjesë e

Komonveltit bleu 87 Мk.3 dhe 116 Мk.5 „Centurions“

nga Britania e Madhe. Njëqind „Centurions“

në vitin 1960 iu shitën Zvicrës në mënyrë që të

gjenerohen mjete për blerjen e avionëve luftarak

„Mirage“

„OLIfANT“„Sledge Hammer Mk1А“ afrikan

Page 27: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

rrugës deri në vetëm 40 kilometra. Në mënyrë shtesë, rrotat origjinale për ngasje u zëvendësuan me sistem të ri drejtues. Përveç tre modeleve për testim të ndër-taura nga ana e punëtorisë së 61 të bazës, u prodhuan edhe 5 të tjera nga ana e „Sandock-Austral“, të gjitha tetë kanë hyrë në përdorim si masë e përkohëshme nën emrin „Skokiaan“ (pije alkoholike afrikane), deri sa zhvillohej „Centurion Mk.5A“. Nofka e „Centurion Mk.5A“ ishte „Semel“ (krunde/kulturë drithërore), i cili kishte të bëjë me emrin e koduar të projektit në zhvillim. Duke i përdorur motorët e njejtë si „Skoki-aan“ që nga viti 1974 u ndërtuan gjithsej 35 „Semel“ duke përfshirë edhe ripozicioni-min e filtrave të ajrit ku do të shmangej zënie, rritje të kapacitetit të karburantit (1400 litra), drejtim të ridizajnuar dhe frena të cilat përdornin hidraulikë dhe sistem të ri të kontrollit të zjarrit, të zhvilluar nga ana e „Marconi South Africa“. Ato u dër-guan në Volvis Bej (Namibi), në Afrikën Jugperëndimore. Përderisa “Skokiaan” dhe “Samel” prodhoheshin përkohesisht, korpusi blindues jugafrikan dërgoi kërkesë për sëndertimin e flotës “Centurion” sipas standerdeve të “Sho’t” izraelit. Kjo kërkesë arriti që ta “shohë” paraqitjen e projektit të tanksit bazik luftarak “Olifant” në të cilin ishte përfshirë bashkëpunimi i korpo-ratave „South African Technical Service Corps“, ARMSCOR dhe „Barloë’s“ përmes sipërmarrjes „Barlow’s Heavy Engineer-ing“, të cilët më 1976 e formuan bordin e „Olifant Manufacturing Company-OMC“. Mungesa e një numri të mjaftueshëm të trupave të „Centurion“ për shkak të shitjes së qindra tankseve gjatë viteve të 60’-ta, pas kërkesës së madhe, solli deri te blerja e 200 “Centurion” (në gjendje të ndryshueshme përdoruese) nga Jorda-nia. Paralloji i parë prodhues u dërgua në shkollën blinduese pranë bazës ushtarake

Si pjesë e marrëveshjes blerëse, Zvicrës iu lejua që

t’i zgjedhë 100 “Centurions” më të mirë nga inventari i Afrikës së Jugut, e në këtë mënyrë edhe vepruan. Ky aksion praktikisht edhe i përgjysmon kapacitetet e tankseve në Afrikën e Jugut. Në vitet vijuese tankset e mbetura u

përdorën për stërvitje më të ëmdha si që ishin ato të

vitit 1966

Page 28: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

“Tempe” për testim në vitin 1976, lloji i dytë më 1977, ndërsa i treti një vit më vonë, më 1978. Тanksi „Olifant Mk1“ zyrtarisht u prezantua në vitin 1978 dhe kryesisht ishte i pajisur me 750 hp dizel-motor si dhe me trans-mission gjysmë-automatik. Prodhimi fillon më 1979 dhe zgjatë deri në vitin 1983 me gjithsej të prodhuar 153 „Centurions Mk.3“ të konvertuara në „Olifant Mk1“standard. Fatmirsisht, Afrika e Jugut konfiskoi po-rosi të tankseve “T-55” të destinuara për në Tanzani, nga një anije ngarkuese “e cila ka ndaluar gabimisht” në limanin e Durbanit. Hulumtimet e fundit ndaj „Т-55“ kanë zbuluar disa papërshtatshmëri të „Olifant Mk1“. Për fat, zhvillimi i „Olifant Mk1“ fillon më 1981, ndërsa prodhimi i Olifant Mk1A” ka filluаr më 1983. „Olifant Mk1A“ i ri është plotësim i „Olifant Mk1“, i gatshëm për përdorim nga viti 1985 e këndej dhe është i pajisur me top tërë-sisht të stabilizuar 105 mm GT3B (L7), i sëndërtuar dhe i prodhuar për përdorim lokal, i cili ka goditje më të madhe dhe më precize, top i „Centurion Mk5A“ rreth 84mm. Ka një sistem për avancuar të kon-

trollit të zjarrit, shënjestër të instaluar për përdorim në kushte të natës, si dhe njeh-sor për distancë. Dallimet tjera të jashtme përbëheshin nga bartësi plotësues për deponimin e pjesës së prapme të kupolës për rrjetëin e kamuflimit, etj. Edhe pse fushëbeteja afrikane mbështet në përdori-min e konfiguracioneve me rrota, „Olifant Mk1A“ duhej të dëshmohet si shumë i shkathët në rolin e tij si МВТ „sledgeham-mer“, i cili godet në mënyrë precize cakun e tij. Klirensi i tij është 508 mm dhe mund të kapërcejë pengesë ujore deri në 1,2 m pa përgatitje paraprake. Tanksi „Olifant Mk1A“ e ruan suspensionin „Horstman“ nga „Centurion“. Mjedisi në Afrikën e Jugut krijon një sasi jashtëzakonisht të madhe të “pluhurit të mirë” e cila kërkon vendosjen e filtrave të avancuar të ajrit me të cilat do të mundësohej përdorim optimal i „Con-tinental 29 liter turbo-charged air-cooled V12“ dizel motorit të ri që prodhon 750 hp. Motori është i pajisur me sistemin e ri të avancuar gjysëm automatik për bartje me dy marshe për përpara (varg të lartë dhe të ulët) dhe më një marsh për prapa, që „Oli-fant Mk1A“ i mundësojnë të arrijë shpe-

jtësi deri në 45 km/h, gjë që është përmirë-suar dukshëm në krahasim me „Centurion Mk5“ ku shpejtësia maksimale arrinte deri në 35 km/h. Përmirësimet plotësuese sol-lën deri aty që masa e përgjithshme të rritet për 5 ton, një gjë mjaft interesante duke pasur parasysh nivelin e avancimit të motorit në përgjithësi. Kapaciteti i karburantit është rritur nga 458 në 1240 litra, ku vargu i autonomisë te „Olifant Mk1A“ është 350 km në rrugë, 240 km jashtë saj, si dhe në rërë 150 km. Janë bërë përpjekje të konsiderueshme në lehtësimin e mirëmbajtjes, për tu siguruar të gjitha nënsistemet mekanike dhe elek-tronike në mënyrë që të njejtat të jenë më qasëse, për faktin se tanksi ka qenë i an-gazhuar në misione më të gjata në terrene variable me një mbështetje logjistike më të vogël. Përbërja e vemjeve përbëhej nga 108 lenta për lidhje dhe gjithsej 24 rrota lëvizëse, nga 12 në secilën anë, ndërsa

secila prej tyre mund të qëndrojë nga 300-500 km, gjë që kërkon mirëmbajtje dhe ndërrim të vazhdueshëm. Operacionet në Angolë së shpejti do të dëshmojnë vlerën e sëndërtimeve të kaluara, ku dukshëm do të reduktohet lodhja tek ekuipazhi i tanksit. „Olifant Mk1A“ është i pajisur me 2 mi-traloz të kalibrit 7,62 mm, ku njëri prej tyre është i vendosur në kupolën e koman-dantit. Më së paku 5600 copë municion janë të vendosura në 28 rradhitës me nga 200 plumba. Tanksi “Mk1A” e karakteri-zon radiokomunikimi taktik i cili mundë-son një “KiK” të sigurt ku rritet efekti në fushëbetejë. Kjo që u dëshmua si shumë e dobishme në shkurret e dendura të Angolës. Antenat rezerve sjellen të pak-etuara në një gyp të kupolës, sepse kanë tendencën e zbrazjes gjatë ngasjes nëpër mjediset e mbjellura me bimë me ngurtësi të ulëta. Secili tanks me vete bart ujë, sobë për gatim, mjete rezerve dhe kabllo.

Тanksi „Olifant Mk1“ zyrtarisht u prezantua në vitin 1978 dhe

kryesisht ishte i pajisur me 750 hp dizel-motor si dhe me

transmission gjysmë-automatik. Prodhimi fillon më 1979 dhe

zgjatë deri në vitin 1983 me gjithsej të prodhuar 153

„Centurions Mk.3“ të konvertuara në „Olifant Mk1“standard. Fatmirsisht, Afrika e Jugut

konfiskoi porosi të tankseve “T-55” të destinuara për në Tanzani, nga një anije ngarkuese “e cila ka ndaluar gabimisht” në limanin e

Durbanit

Page 29: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

„Olifant Mk1A“ mbështetej në ndihmën e automjeteve administrative dhe logjistike dhe në mbështetje nga eshalonët.Tanksi „Olifant Mk1А“ e drejton ekuipazhi katër anëtarësh e përbërë nga koman-danti, shënjestruesi dhe shoferi shërbyes. Vendi i komandantit gjendet në anën e djathtë të kupolës duke e mbajtur kupolën e komdantit në tanksin “Centurion Mk.5A” e cila ofron 360 shkallë mjedis me shi-kueshmëri të qartë përmes 8 blloqeve për shikueshmëri. Është siguruar edhe një bllok shtesë për shikueshmëri i cili mund të rrotullohet varësisht situatës. Hyrje-dalja nga stacioni i komandantit bëhet përmes hapjes së kapakut. Në anën e djathtë të kupolës mënjëherë pas stacionit të kom-dantit, gjëndet stacioni i shënjestruesit, ndërsa në anën e majtë të kupolës gjen-det vend i shërbyesit. Hyrja dhe dalja për shënjestruesin dhe komandantin bëhet përmes hapjes komanduese, përderisa shërbyesi posedon hapje të veçantë. Hapësira e shoferit gjendet përpara djath-tas në trupin e tanksit, ku kemi shikuesh-mëri nga 90 shkallë përmes dy episkopë të shoferit. Shoferi mund të hyjë dhe të dalë nga tanksi përmes hapjes i cili gjendet në ulësen e tij.Tanksi „Olifant Mk1А“ parimisht u pajis me top 105 mm, top L7 me nyje nga Izraeli. Më vonë u vendos edhe topi i avancuar gjysmë automatik 105 mm GT3B për gjua-jtje të shpejtë i prodhimit afrikano jugor, i prodhuar nga ana e „Lyttleton Engineering Ëorks-LEË“. Ky top 105 mm i shfrytëzoi predhat L52 (Armour Piercing Discarding Sabot-APDS) dhe M456 (High Explosive Anti-Tank-HEAT) predhat me prejardhje Iz-raelite. Predhat e llojit М456 (HEAT) kanë mundësi që në mënyrë efikase të hyjnë 420 mm nga blinduesi homogjen (RHA) në cilëndo gjuajtje. „Olifant Mk1А“ mund të lëshojë predha të llojit M9210 HE prodhim i „Denel“ të cilat përmbajnë mbushje TNT/HNS me radius efektiv të shpërthimit deri në 17 m. Për tanksin „Olifant Mk1A“ është zhvil-

luar një top i ri elektronik, si dhe motor në kupolë, si dhe gjithashtu, u përmirsua edhe stabilizuesi i topit. Me anë të motorit kupo-la mund të rrotullohet 360 shkallë në afat prej 26 sekondave. Departamenti luftarak vërejti përmirsim në rradhitjen e predhave 105 mm, ku u rrit numri i kompletit luftarak në 72 predha, ose për 8 më tepër nga lloji paraprak. Është avancuar edhe sistemi për kontrollin e zjarrit, i cili mundësoi angazhim më të avancuar dhe më preciz. Shikueshmëria origjinale e „Centurion 6x stadia“ është zëvendësuar me „Eloptro 8x“ shikuesh-mërinë e shënjestruesit. Është montuar edhe një komandë lazerike me precizitet deri në 10 km. Tanksi „Olifant Mk1А“ arriti ta ruajë blin-duesin original të paraardhësit të tij i cili përbëhej nga glisisi frontal 118 mm në 60 shkallë, 152 mm kupola frontale, 51 mm në pjesën anësore, 40 mm në majë dhe 29 mm në pjesën e prapme. Pjesët e poshtme anësore u hoqën shumë shpejtë nëpër shkurre, sepse gjethet e gjelbërta janë ndotur shumë shpejtë.

Edhe pse „Olifant Mk1А“ në mënyrë fron-tale mund të depërtojë në „T-55“ „T-62“ nga 2 km, dy tankset mund ta shkatërrojnë dhe ta dëmtojnë „Olifant Mk1А“ , i cili gjithashtu mund ta pësojë edhe nga RPG-7.Janë vendosur edhe dy kapakë me nga katër hedhës të predhave të gazit 81 mm nga të dy anët. SADF/SANDF evaluon për-dorimin e një vomeri për deminim dhe të kompletit të pllugjeve për „Olifant Mk1А“. Në shasinë e tanksit „Olifant Mk1А“ është përpunuar edhe lloji i automjetit blindues për tërheqje, dedikimi kryesor it ë cilit është tërheqja e automjeteve me dëmtime të theksuara të cilat gjenden në fushëbete-jë. Gjithsej janë përpunuar 14 automjete të këtilla (АRV-Armoured Recovery Vehicle). Lufta kufitare afrikano jugore erdhi deri në fundin e saj me rrjedhën e opera-cioneve „Moduler“, „Hooper“ dhe „Packer“ (1987-1988). SADF u ndihmoi aleatëve të tij (UNITA- National Union for the Total Independence of Angola). Ajo që vijoi më së miri përshkruhet si një betejë e madhe konvencionale në tokën afrikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo që do ta shëno-jë këtë konflikt dhe ballafaqim mes blin-duesve është kufiri ekstrem i ulët (50-150 m) në të cilin tankset „Olifant Mk1“, „Mk1A“ dhe „Ratel 90s“ do të ballafaqoheshin me 150 tankse sovjetike „T-54/55“. Tanksi „Oli-fant Mk1А“ u shëndrrua në një tanks bazik luftarak afrikan, sepse duhej të adaptohet ndaj kërkesave unikale taktike dhe opera-tive të cilat hasen në hapësirën luftarake afrikane. Me pak kreativitet dhe gjenialitet industria afrikano jugore e armëve ia doli që ta sëndërtoi MVT 40 vjeçar i cili “u nis në ballfaqim” kundër tankseve shumë më superior. Së shpejti ky llojë do të avanco-het dhe do të përsoset në “Mk 1V” ku do të rikonstruohet tërësisht dhe do të ketë mundësi që tu kundërvihet edhe tankseve super te fuqishëm si tanksi “T-72” i asaj kohe, tanks që meriton respekt.

Idriz Idrizovski

Specifikimet e tankSit „Olifant mk1А“

Gjatësia 7,56 m

Gjerësia 3,39 m

Lartësia 2,94 m;

Pesha 56 t

ekuiPazha 4 anëtarë

armatimi 105 mm Gt3B semi-automatic quick firing gun (L7);1 x 7.62 mm co-axial Broëning mG;1 x 7.62 mm turret Broëning mG

Моtori Continental 29 litre turbo-charged air-cooled V12 diesel engine produces 850 hp 2400rpm

autonomia e VarGut 350 km/ 240 km

shPejtësia maks. në rruGë/jashtë saj 45 kph/30 kph

tejkaLim i PenGesës deri në 60%

tejkaLimi i PenGesës anësore 30%

tejkaLimi i hendekut 3,45 m

tejkaLimi i PenGesës VertikaLe 0,91 m

tejkaLimi i PenGesës ujore 1,2 m

Page 30: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Solemnisht u shënua Dita e regjimentit për operacione speciale

Pjesëtarët e Regjimentit për Operacione Speciale me anë të një solemniteti ushtarakm shënuan 1 Marsin – Ditën e rOS-it. Në këtë solemnitet morrën pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i

SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, zëvendës ministri Bekim Maksuti, zëvendës shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-major Muhamet Racaj, sekratari shtetëror në MM, Dragan Nikoliq, gjeneralë të ARM-së, komandantë të njësive të ARM-së, ish komandantët të rOS-it, si dhe mysafirë tjerë. Ministrja Shekerinska në fjalën e saj theksoi se Maqedonia e definoi qëllimin e saj strategjik, anëtarsimin në NATO dhe njëherit iu falenderua pjesëtarëve të regjimentit për gjithçka që ata bëjnë për t’a prezantuar Maqedoninë në “dritën më të mirë”. Ministrja mes tjerash tha se ushtarët meritojnë jetë dhe kushte më të mira për punë dhe për këtë arsye, edhe përkundër kushteve të vështira financiare, u sigurua rritje për

30

Page 31: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Solemnisht u shënua Dita e regjimentit për operacione speciale

15% të buxhetit për mbrojtje. Në kontekst të bashkëpunimit ndërkombëtar, ministrja paralajmëroi se pjesëtarë të regjimentit do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake në Bullgari në tetor të këtij viti, stërvitje në të cilën do të marrin pjesë një numër i mad hi vendeve të rajnit. Komadnanti i rOS-it, gjenerali i brigadave Orce Jordev, në fjalën e tij para të pranishmive e theksoi rëndësinë historike të kësaj dite për njësinë, si dhe kontributin e njësive speciale për ndërtimin e sistemit modern të ARM-së dhe ndërtimin e kapaciteteve për luftë kundër kërcënimeve bashkëkohore. Me këtë rast, ai i porositi pjesëtarët e regjimentit që edhe më tej të vazhdojnë të jenë shembull i përkushtimit dhe përgjegjësisë dhe të ngelin të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe respektimin e vlerave të motos së njohur të Regjimentit për Operacione Speciale – “Më shumë se e mundura”.

31

Page 32: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

32

Tanksi „M1A1/ М1A2 Abrams“

1. Senzori referent i topit2. Тоp „М256“ 3. Mitralozi koaksial „М240“4. Sisitemi qëndror i shënjestruesit-TIS5. Mitraloz i rëndë „Broëning M2 HB“6. Ulësja e komandantit të tanksit7. Hapja tek komananti i tanksit8. Depoja e predhave9. Meteosenzori10. Аntena

Konstruksioni i tanksit „M1A1/ М1A2 Abrams“ mund të ndahet në 3 tërësi edhe atë, në pjesëne përparme e cila është tërësi

drejtuese në të cilën është i vendosur shoferi i tanksit, në mes gjendet tërësia luftarake e a.q kupola tre anëtarëshe luftarake, ndërsa në tërësinë e prapme gjendet pjesa pjesa e motorit dhe e transmisionit. Blinduesi i trupit dhe kupolës janë të përpunuara nga një blindues tjetër shumështresor nga pllaka kompozite të salduara të çelikut dhe nga pllakat e uraniumit të varfëruar. Tanksi në fjalë në secilën anë posedon nga 7 rrota rezistente të cilat kanë amortizues rrotullues. Pjesa ndihmëse është e vendosur përpara, ndërsa rrotat e motorit janë të vendosura prapa, ndërsa në secilën anë janë të vendosura nga 2 bartëse të vemjeve. Gjerësia e vemjeve metalike T-156 është 630 mm dhe në to mund të venosen mbrojtëse të caktuara gomore. Për nevojat e shoferit te kapaku i hapjes së tij janë të vendosura 3 perisokpë të cilat mundësojnë hapësirë të qartë deri në 120 gradë, përderisa në kushte të natës periskopi qëndror mund të zëvendësohet me persikop pasiv për kushte të natës. Të dhënat bazike për nevojat e shoferit paraqiten në displej dhe në panelin e kontrollit. Në mes të konstruksionit është e vendosur kupola luftarake në të cilën gjenden komandanti, shënjestruesi dhe mbushësi i topit. Në anën e djathtë të kupolës janë gjenden shënjestruesi dhe komandanti, ndërsa në anën e majtë gjendet mbushësi i topit. Për nevojat e komandntit dhe të mbushësit të topit në kulmin e tanksit gjenden dy hapje. Te kapaku i ushtarit mbushës të topit është vendosur një periskop, ndërsa për komandantin rreth hapjes së tij janë të vendosur 8 persikopë. Për nevojat e komandantit në tanks janë vendosur edhe mjetet si CITV nga gjenerata e 2. (e cila rrotullohet 360°), displej me ngjyre, senzor për skenim automatik, komanda për drejtimin e topit, etj. Për shënjestruesin janë vendosur 2 periskopë të stabilizuar shënjestrimi edhe atë sistemi TIS me rritje nga x10 dhe x3 si dhe periskop ndihmës me rritje deri në x8. Kompjuteri digjital për kontroll të zjarrit automatikisht e lëviz

cakun luftarak, në bazë të të dhënave nga ana e matjeve anësore, vendosja e topit me matjet e marra nga senzori referent i gypit, të dhënat nga meteosenzori dhe largmatësit lazerik. Tanksi është i pajisur edhe me sistem mbrojtës ABHO i cili është i lidhur me kondicionerin, me navigacion GPS, me sistem POS/NAV për navigacion, SINCGARS radio komunikimi, me pajisje plotësuese motorike, me sistem zjarrfikës, me IFF pajisje, me sistemin FBCB 2 i dedikuar për komunikim të koduar, me sistem navigacioni, etj. Kupola luftarake e armëve është e pajisur me topin stabilizues me gyp të lëmuar М256, të kalibrit 120 mm. Lëvizja e kupolës dhe topit realizohet me anë të pajisjes elektrohidraulike i cili mundëson rotacion deri në 360°, përderisa topi pas elevacionit mund të lëvizë nga -9° deri në +20°. Shpejtësia e veprimit me top është 8-9 predha për minutë. Për nevojat e topit, tanksi është i pajisur me 40 predha. Në anën e djathtë të topit është i vendosur mitralozi koaksial „М240“ me kalibër 7,62 mm. Para hapjes të komanantit është i vendosur mitralozi i rëndë „Broëning M2 HB“, i kalibrit 12,7 mm, përderisa te hapja e ushtarit, mbushës i topit, është i vendosur mitralozi „М240“. Për nevojat e mitralozit „M2 HB“ në tanks janë 100 plumba, përderisa për mitralozin „М240“ ka më se 12.400 plumba. Në anën e majtë dhe në anën e djathtë të kupolës janë të vendosur nga një lansues gjashtëgypor të predhave të gazit М250 (kalibër). Për siguri më të madhe të ekuipazhit, depot e predhave dhe rezervari i karburantit (me kapacitet të përgjithshëm prej 1.907 litrash), janë të ndara me mbrojtës të blinduar.Në pjesën e prapme të konstruksionit është e vendosur turbine shumë dedikuese „Honeywell AGT 1500C“, me fuqi prej 1.500 ks, në kombinim me transmisionin automatik „Allison DD 1100-3B“. Transmisioni posedon 4 marshe për lëvizje para dhe 2 marshe për lëvizje prapa. Motori mund ti përdorë karburantet vijuese: benzinë, dizel karburantin, kerozinën, JP-4 dhe JP-8 karburantët për motorë reaktiv. Përdorues të tanksit në fjalë janë armatat e: SHBA-së, Australisë, Kuvajtit, Irakut, Morokos, Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Ivica Dameski

Armatim

12

23

Page 33: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

33

KARAKTERISTIKAT TAKTIKO-TEKNIKE TË „M1A2 ABRAMS“

ЕKUIPAzHI 4 anëtarëGJATËSIA E TOPIT 9.83 m

GJERËSIA E TRUPIT 7.92 mLARTËSIA 2.375 m (deri në kulmin e kupolës)

LARTËSIA MAKSIMALE 2.885 mGJERËSIA E TANKSIT 3.657 m

KLIRENSI 483 smPESHA 69.54 ton

KAPACITETI I KARBURANTIT 1.907 litraRADIUSI ASKIONAL 426 km

MOTORI 1 turbinë shumë dedikuese „Honeyëell AGT 1500C“, me fuqi prej 1.500 ks

SHPEJTËSIA NË RRUGË 66.8 km/hSHPEJTËSIA NË TERREN ME DHE 48 km/h

THELLËSI NË PENGESË UJORE 1.219 m (pa pargatitje), 1.98 m (me përgatitje)

HENDEK 2.743 mPENGESA VERTIKALE 1.067 m

MBËSHTETËS I PËRPARËM 60%MBËSHTETËS ANËSOR 40%

11. Rezervari i karburantit12. Rrota e motorit13. Hapësi për mbushësin e topit14. Mitralozi „М240“ për mbushësin e topit15. Lansues gjashtëgypor i predhave të gazit „М250“16. Ulësja e mbushësit të topit17. Vemje me mbrojtës prej materialit gomor18. Rrota lëvizëse19. Pëlhura mbrojtëse20. Pjesa ndihmëse21. Ulësja e shoferit22. Periskopi i shoferit23. Drejtuesi i shoferit

4

5

67

8 9

11

12

14

16

17

20

21

3

18

19

10

22

Page 34: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

34

Për mbrojtje të rrjeteve për ndezje elektrike të mbushësve shpërthyes nga vetëtima, nevojitet të mundësohet kalimi i

elektricitetit përmes KDE e cila përhapet si pasojë e vetëtimës, ndërsa nga ana tjetër e njejta të lejojë kalimin e elektricitetit i cili vjen nga makina për ndezje. Ky veprim selektiv mund të arrihet me anë të përdorimit të pajisjes për mbrojtjen e rrjeteve nga vetëtima (UZMG). Kjo pajisje është e dedikuar për mbrojtje nga kapsulat demontuese elektrike (KDE) nga rënia e vetëtimës në afërsi të rrjetit për ndezje elektrike të mbushjeve shpërthyese. Në vigjile të motit të keq në re formohet mbushje elektrostatike. Parashihet se potenciali i bazës së resë gjatë prishjes së motit në raport me tokën është në volum prej disa milion volt, ku nën retë e këtilla

Pajisje

Pajisja për mbrojtje të rrjeteve nga vetëtima

Kjo pajisje është e dedikuar për mbrojtje nga kapsulat demontuese

elektrike (KDE) nga rënia e vetëtimës në afërsi të rrjetit për ndezje elektrike të mbushjeve shpërthyese. Ai përbëhet nga

kalemi induktiv dhe poçe neoni të vendosura në një cilindër alumini.

Lidhja bëhet në atë mënyrë që pajisjet më të shkurtra lidhen me KDE, ndërsa ato më të gjatat me

pajisjet të cilat lidhen me makinën për ndezje. Sipas rregullit, para

secilës KDE vendoset nga një pajisje për mbrojtje nga vetëtima

Page 35: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

krijohet një fushë elektrostatike me fuqi deri në 10kV në metër lartësi. Në rastet më të shpeshta, baza e resë sjell elektricitet negativ edhe pse ekzistojnë edhe raste të kundërta. Rezultat i paraqitjes së reve të këtilla shihet në formimin e eletrozimit pozitiv të shtresës në pjesën e nën reve. Mjedisi i elektrizuar ka formë dhe dimenzione të cilat i përgjigjen proeksionit vertikal të resë – efekt të kontenzuesit. Gjatë arritjes së dallimit të caktuar të potencialit në mes të resë dhe tokës, ajri e humb funksionin e izoluesit dhe vjen deri te zbrazja elektronike e cila quhet vetëtimë. Momenti kur kjo ndodhë varet nga kushtet atmosferike (lagështia e ajrit, koncentrimi i aerosoleve, etj.). Mekanizmi i vetëtimës mund të ndahet në hapat vijues: 1. Gjatë arritjes së dallimit të caktuar të potencialit, nga baza e resë lëviz llaku elektrik, i cili në hapa rreth 10 m në mënyrë të pjerrët lëshohet drejt tokës.2. Ashtu si që llaku afrohet drejt tokës, mjedisi elektrik mes shkallëve përforcohet nga hapi në hap.3. Në distancë nga toka në gjatësi nga një hap vendoset një “zonë e goditjes”, në formë të sferës, me një gjysëmdiametër i cili i përgjigjet gjatësisë së një shkalle.4. Si pasojë e mjedisit elektrik, si dhe distancës së shkurtër nga toka, nga hapësira e definuar si “zona e goditjes” paraqiten një numër i madh i llaqeve elektrikë, ndërsa i pari i cili vjen në kontakt me shkallën e fundit të zbrazjes elektrike të resë, quhet goditje kthyese dhe e definon vendin e goditjes së vetëtimës, ku njëherit përfundon procesi i neutralizimit.Ajri përmes të cilit lëviz llaku elektrik, për shkak të jonizimit intenziv vjen deri në gjendje të plazmuar, ku emitohet ndriçim intenziv i dritës – një fenomen i njohur ndryshe si molnjë. Secila strukturë e cila

do të gjendet në “zonën e goditjes”, dhe e cila njëherit është mbi nivelin e terrenit (objekte, drunj, lartësira mbi tokë, etj), do të jenë “ndërprerës” potencial i goditjes së vetëtimës, kjo për shkak të distancës së shkurtër nga niveli i fundit i llakut elektrik i cili rrjedh nga reja – nga efekti i mbrojtësit nga vetëtima. Praktikisht, paraqitja e vetëtimës mund të shihet edhe si një zbarzje e kondenzatorit.Në rast se molnja definohet si kanal i ajrit intenzivisht të jonizuar, atëherë vetëtima mund të merret si një goditje e rrymës i cili shtrihet përgjatë atij kanali. Ai është efekti primar i vetëtimës. Këtë fenomen e ndjekin tre efekte sekondare edhe atë goditja elektromagnetike, goditja elektrostatike dhe rrymat tokësore. Goditja elektromagnetike është rezultat i rrymës e cila lëvizë përgjatë kanalit të ajrit të jodizuar të goditjes kthyese. Në momentin e paraqitjes së goditjes kthyese, rryma e cila rrjedhë në molnjët ka intenzitet të ndryshueshëm, gjë e cila në mënyrë të pashmangshme sjell deri te krijimi i një fushe magnetike. Vala e këtillë e krijuar elektromagnetike përsëri do të indukojë goditje të rrymës në shtresat e distancave të rëndësishme nga vendi i goditjes së vetëtimës. Intenziteti i fushës elektrostatike nën renë në mot të ligë mund të jetë në rradhë të madhësisë deri në 10kV/m. Të gjitha instalimet të cilat gjenden mbi tokë do të gjenden në potencialin i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë varet nga madhësia e tyre. Kur do të vijë deri te goditja e vetëtimës, do të paraqitet zbarzje eletrike, ku do të vijojë ndryshimi i potencialit të tokës, ku do të sjellë deri te zbrazje të reja në mes të instalimeve dhe tokës. Ky fenomen është i njohur ndryshe edhe si goditje inductive, ndërsa paraqitja e ndryshimit të intenzitetit mes

35

Si pasojë e hapësirës elektronike, si dhe distance

e shkurtër nga toka, nga hapësira e definuar si “zona e goditjes” paraqitet një numër

i madh i llaqeve elektrike, ndërsa i pari që vjen në

kontakt me nivelin e fundit të zbrazjes elektrike nga reja, merret si goditje kthyese dhe

e definon vendin e goditjes së vetëtimës, ku njëherit përfundon edhe procesi i

neutralizimit

Page 36: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

instalimeve të ngritura dhe tokës – goditje elektrostatike. Procesi i neutralizimit elektrik gjatë goditjes së vetëtimës përfundon me paraqitjen e rrymave të cilat lëvizin përgjatë dhe mbi hapësirën e tokës në drejtime radiale drejt vendit të goditjes së vetëtimës – rrymave tokësore.Në mënyrë që rrjetet të jenë të sigurta, rrjetet për ndezje elektronike të mbushjeve shpërthyese nga goditja e vetëtimës, gjegjësisht nga aktivizimi i tyre i parakohshëm, nevojitet pamundësimi i kalimit të rrymës nëpër KDE e cila rrjedh si pasojë e vetëtimës, ndërsa nga ana tjetër të lejojë kalimin e rrymës e cila vjen nga makina ndezëse. Veprimi i këtillë selektiv arrihet me anë të përdorimit të pajsijes për mbrojtjen e rrjeteve nga vetëtima (UZMG). Kjo pajisje i mbron kapislat dedonatore elektronike (KDE) nga goditja e vetëtimës në afërsi të rrjetit për ndezje elektronike të mbushjeve shpërthyese. Kjo përbëhet nga kalemi induktiv dhe poça e neonit të vendosura në cilindrin e aluminit. Lidhja bëhet në atë mënyrë që rrjetet më të shkurtëra lidhen me KDE ndërsa më të gjatat të janë të lidhura me makinën e ndezjes. Sipas rregullit, para secilës KDE vendoset nga një pajisje për mbrojtjen e saj nga vetëtima. Gjatë punës me KDE stërvitëse, pajisja mund të përdoret edhe disa herë tjera. Gjatë punës me kokat e KDE, pajisja përdoret vetëm një herë. Para vendosjes, pajsija i nënshtrohet kontrollit dhe kjo realizohet me anë të rezistencës dhe kontrollit të omit të ndriçueses elektrike. Drita e neonit merret edhe si pajisje që përbëhet nga një kapsulë hemetikisht e mbyllur, e mbushur me neon – gaz intern, me dy funde të lidhura për njëra tjetrën. Në fundet e lidhura vjen deri te ngarekesa e caktuar, në atë rast vjen edhe deri te jonizimi i gazit intern, e në këtë mënyrë ky i fundit shëndrrohet në përçues. Vlera e ngarkesës me anë të së cilës do të jonizohet gazi në poçën e neonit nuk ka ndonjë madhësi konstante, por ajo varet nga shpejtësia e rritjes së nivelit të ngarkesës, kështu që bën dallim në mes të karakteristikave statike dhe dinamike të dritës së neonit. Karakteristika statike ka të bëjë me vlerë përfundimtare të ngarkesës më rritje të vogël, ku vjen deri te jonizimi i dritës. Gjatë shpejtësive më të mëdha të nivelit të ngarkesës, mund të vijë deri te jonizimi i vonuar i dritës dhe e kundërta. Pikërisht ky fenomen përdoret për lëshimin selektiv të energjisë përmes KDE. Për faktin se shpejtësia e nivelit të ngarkesës gjatë goditjes së vetëtimës dhe inicimi i rrjetit elektrik për ndezjen e mbushjeve elektrike është tejet i madh, madhësia

Gjatë punës me KDE ushtruese, pajisja mund të përdoret disa herë. Gjatë punës me koka

të KDE, pajisja duhet të përdoret vetëm një herë.

Para vendosjes, pajisja kontrollohet dhe kjo bëhet

me anë të rezistencës së omit dhe kontrollit të

ndriçueses me neon

Page 37: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

37

e dëshiruar ka të bëjë me karakteristikën dinamike të dritës. Në mënyrë që të sigurohemi se energjia e theksuar në KDE gjatë goditjes së vetëtimës në periudhë kohore deri në jonizim nuk do të mjaftojë për të shkaktuar inicim, nevojitet ulja e rritjes së nivelit. Kjo arrihet me vendosjen e spirales në fund të dritës dhe pajisjes së neonit. Spiralja akumulon pjesë të caktuara të energjisë, njëherit edhe e ulë nivelin e rritjes së ngarkesës duke penguar jonizim të hershëm.Rrjetet për mbushje elektrike të mbushjeve shpërthyese mund të cënohen nga ana e ndikimit të goditjes së vetëtimës, në rast se energjia është indukuar në lidhjet mjafton për inicimin edhe të KDE. Se sa

rrymë do të indicohet si pasojë e zbrazjeve atmosferike varet nga një numër të madh faktorësh, e disa prej tyre janë: distance e rrjetit për ndezje të mbushjeve elektrike nga vendi i goditjes së vetëtimës, gjatësia e përçuesve në kuadër të rrjetit, lloji i tokës, si dhe zbrazjet e shpeshta. Duke pasur parasysh se praktikisht është e pamundur të parashihet vendi dhe forca e goditjes së vetëtimës, është e qartë se asnjë rrjet elektrik për djegjen e mbushjeve elektrike nuk do të jetë njëqind për qind e sigurt dhe e mbrojtur nga goditja e vetëtimës. Megjithatë, me anë të lidhjes së pajisjeve për mbrojtje e rrjetit nga goditjet, është e mundur që probabiliteti i inicimit të goditjes së vetëtimës të jetë minimal.

Aleksandar Stojçev

Në panairin e forcave ajrore „Singapore AirShoë 2018“, kompania nga Singapuri për industrinë dedikuese „ST

Engineering“ për herë të parë publikisht e prezantoi automjetin e ri BVP NGAFV (Next Generation Armored and Fighting Vehicle/ Gjenerata e ardhshme e automjetit blindues luftarak), në të cilin është e përfshirë teknologjia e fundit bashkëkohore luftarake. Qëllimi i zhvillimit të këtij automjeti bashkëkohor është zëvendësimi i transportuesve blindues М113А2 në kuadër të armatës së Singapurt. Në zhvillimin e NGAFV marrin pjesë kompania „ST Engineering“, agjencioni DSTA (Defence Science and Technology Agency) si dhe armata e Singapurit. Sipas planit porositë e para të automjetit duhet të fillojnë në vitin 2019. Automjeti në fjalë bën pjesë në grupin e automjeteve blinduese me gaz dhe ka nga 6 rrota në secilën anë. Blinduesi bazik i automjetit modular është i përpunuar nga pllaka të salduara të çelikut në të cilat mund të vendoset blindim pasiv i llojit të ndryshëm, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë nga minat dhe nga predhat balistike. Konstruksioni modular mundëson zëvendësimin e të a.q sëndërtim më mbrojtje plotësuese blinduese, varësisht kërcënimve në fushëbetejë dhe varësisht kërkesave të blerësit. Ekuipazhi i automjetit përbëhet nga komandanti, shënjestruesi, shoferi dhe nga 8 ushtarë tjerë të desantit. Por, njëra ndër përparsitë e këtij automjeti është pajisshmëria e tij

me kamera hulumtuese të cilat mbulojnë hapësirë shikueshmërie deri në 360 shkallë si dhe lidhje me rrjet mes ushtarëve dhe automjetev, duke u mundësuar ushtarëve të kenë nivel të vetëdijes së lartë në fushëbetejë.Automjeti është i pajisur edhe me kupolën bashkëkohore luftarake pa ekuipazh „Adder M30“, në të cilën është i vendosur edhe topi stabilizues automatik „Mk44 Bushmaster II“ me kalibër 30 mm dhe mitraloz koaksial me kalibër 7,62 mm, ndërsa anash janë të vendosura edhe 2х4 lansuesit e predhave të gazit me kalibër 76 mm. Kupola është e pajisur me periskop stabilizues për komandantin sistem stabilizues për shënjestrim për shënjestruesin. Këto sisteme elektronike për shënjestrim janë të pajisura me kamera ditore dhe termale me lansues lazerik, ndërsa kombinohen me sistem digjital luftarak për kontroll, përmes të cilit shfaqet fotografia e displejëve të vendosur në brendinë e automjetit. Automjeti është i gjatë 6,9 metra, i lartë 3,2 metra dhe i gjerë 3,28 metra. Pesha e automjetit është 29 ton. Motori i automjetit është MTU 8V199 TE 20 (me fuqi prej 700 ks), në kombinim me transmisionin automatik HMX 3000. Motori mundëson që automjeti në rrugë të ngrejë shpejtësi deri në 70 km/h. Autonomia e lëvizjes së automjetit shkon deri në 500 km. Automjeti është i aftë të tejkaloi pengesë me lartësi deri në 60 cm, të kalojë hendek me gjerësi deri në 2,1 m dhe të kapërcejë pengesë para deri në 60%.

Ivica Dameski

BVP – automjeti NGaFV

Info

Page 38: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

38

Armatim

„RIM-161“Sistemi raketor amerikan

Sistemi raketor „RIM-161 Standard Missile - 3“ (RIM-161

SM-3) paraqet sistem raketor të instaluar në anije të cilat përdoren

nga ana e marinës së SHBA-së, me qëllim të kryuqëzimit të raketave balistike me varg të

shkurtër dhe të mesëm, si pjesë e „Aegis Ballistic Missile Defense

System“

Sistemi raketor „RIM-161 SM-3“ evaluoi nga i dëshmuari „RIM-161 SM-2 Block IV“. Edhe pse parimisht u dizajnua si mburojë

raketore antibalistike, sistemi „RIM-161 SM-3“, gjithashtu ka qenë i angazhuar për veprim edhe kundër satelitëve në pjesën e poshtme të orbitës së tokës. Ky sistem raketor është prodhim i kompanisë “Raython”, ndërsa përpos SHBA-së të njejtin e përdor edhe Japonia. Ky sistem i avancuar e përdor gjithashtu motorin e njejtë raketor dy fazësh të karburantit të fortë dhe sekcionin e njejtë drejtues deklarativ të raketës. Në mënyrë që

të sigurohet varg më të nivelizuar dhe kryqëzim të caqeve në egzoatmosferë, është paraparë fazë e tretë plotësuese e punës së motorit raketor.Radari i anijeve „AN/SPY-1“ zbulon sulmin raketor balistik, ndërsa sistemi i zjarrit, në bazë të të dhënave rreth cakut, i zhvendos të dhënat për fluturimin e raketës. Pas marrjes së urdhërit për lansim të raketës, motori raketor i karburantit të fortë “MK 72” e lëshon raketën “SM-3” nga sistemi i lansuar vertikal i anijes. Më vonë, raketa arrinë të vendosë komunikim me anijen. Që nga momenti i djegjes së motorit anësor, ai ndahet nga raketa, ndërsa

motori i marshit dytësor „Aerojet MK 104“ merr përgjegjësinë për lëvizjen e raketës në atmosferë. Raketa gjatë tërë kohës së fluturimit merr informata për deklarim të cakut nga anija nga e cila është lansuar, ku njëherit ndihmohet edhe nga të dhënat e sistemit për pozicionim global të raketës. Nga momenti i djegjes së motorit të dytë, ndizet motor i tretë “AKTMK 136”, i cili është i nevojshëm për fluturimin e raketës jashtë atmosferës. Ky motor është pulsiv dhe siguron hapësirë për raketën deri në 30 sekonda para kryqëzimit me cakun.Në atë moment motori i tretë ndahet nga raketa, ndërsa koka kinetike nga predha e

Page 39: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

lehtë egzoatmosferike fillon ta kërkojë cakun, duke përdorur gjithnjë të dhëna treguese nga anija. Sistemi për kontrollin e fluturimit të raketës mundëson që koka kinetike të manovrojë lehtësisht në fazën përfundimtare të fluturimit. Senzorët e kokës i identifikojnë caqet, ku e identifikojnë edhe pjesën më vdjekjeprurëse të cakut dhe në këtë mënyrë e drejtojnë kokën drejt asaj pike. Në rast se koka kryqëzohet me cakun, ajo siguron energji kinetike deri në 130 megaxhulë në pikën e goditjes.Hulumtime të pavarura nga ana e disa ekspertëve të caktuar të fizikës ngritën çështje të rëndësishme lidhur me besueseshmërinë e goditjes së caqeve. Lidhur me këtë, departamenti i mbrojtjes jep sqarime se këto të dhëna nuk qëndrojnë, sepse analistët kanë përdorur të dhëna nga disa lansime të mëparshme. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se lansimi i “SM- 3 Block” më 25 tetor 2012 ka rezultuar i dështuar, por tashmë në maj të vitit vijues, lansimi ka qenë i suksesshëm. Më 4 tetor raketa “SM-3 Block IB”, rrëzoi raketë balistike të vargut të mesëm në lartësi më të mëdha. Më 6 qershor 2015, me sukses u lansua raketa “SM-3 Block IA”. Në tëtor të 2016 përfaqësuesit zyrtarë rus, ishin të mendimit se simulimet për hulumtim të sistemeve raketore për mbrojtje balistike dëshmuan se “SM-3 Block IA” është e aftë për të kryqëzuar raketat jo vetëm në mes të rrugëtimit fluturues të saj, por edhe shumë më herët, gjegjësisht në fazën e përshpejtimit para ndarjes së kokës. Më 3 shkurt 2017, anija „USS John Paul Jones“, duke e përdorur sistemin e saj për mbrojtje antiraketore me raketë „SM-3 Block IIA“, ka kryqëzuar cakun, duke shkatërruar predhë balistike të vargut të mesëm. Më 21 qershor 2017, testi i dytë i „USS John Paul Jones“ duke e përdorur raketën „SM-3 Block IIA“, nuk ka arritur të kryqëzojë cakun.

Llojet„sM-3 block ia“ – ka sëndërtim të vogël, me qëllim të përmirësimit të klasifikimit dhe mirëmbajtjes, për shpenzime të vogla.„SM-3 block IВ“ – gjatë vitit 2010, janë bërë përmirësime të cilat përfshijnë kokë të avancuar dynjgjyrëshe infra të kuqe për zbulim dhe sistem për kontrollin e fluturimit të raketës, me anë të së cilës fiton më tepër aftësi për veprim pas predhave manovruese balistike, ose pas kokave. Ky sistem i zbulimit është projekt i përbashkët në mes të “Rytheon” dhe “Aerojet” por edhe i “Boeing” i furnizon me disa komponenta për kokë kinetike. Me “SM-3 Block IB” dhe përmirësime të caktuara në anije, marina është e aftë të mbrohet nga raketat e vargut të mesëm dhe nga disa predha balistike gjithashtu të vargut të mesëm.„sM-3 block ii“ – ka trup të zgjeruar të raketës me hapësirë të reduktuar të krahëve të manovrimit. Edhe përkundër kësaj, ajo është kompatibile me sistemet paraprake

vertikale të lansimit, ndërsa raketa është më e shpejtë dhe ka varg më të madh.„SM-3 block IIА“ është projekt i përbashkët në mes të “Raytheon” dhe „Mitsubishi Heavy Industries“. Ky lloj ka diametër më të madh, manovriabilitet më të madh dhe ka sëndërtim edhe të një senzori për diskriminim. Me këtë lloj marina ka raketë e cila mund të veprojë kundër disa predhave interkontinentale balisitke.Lloji vijues „sM-3 block iiB“, gjegjësisht gjenerata e re e raketave, është paramenduar për përdorim në Evropë në vitin 2022. Në shtator të vitit 2009, presidenti Obama shpalosi planet për heqjen e predhave për rrjetet mbrojtëse raketore në Evropën Lindore, në dobi të zhvillimit të sistemve për mbrojtje antiraketore, të vendosura në anijet luftarake amerikane. Vendosja e sistemit raketor “RIM 161 SM-3” te anijet luftarake amerikane filloi në shtator të vitit 2009, me detyrë që ti plotësojë sistemet raketore “Patriot”, tashmë të vendosura nga ana e njësive ameriakane.Në shtator të vitit 2013, për herë të parë

„RIM-161 SM-3“ kryqëzoi predhën test-balistike të vargut të mesëm, me anë të të dhënave për ndjekje nga sateliti. Më 23 prill 2014, kompania “Raytheon” bëri të ditur se marina amerikane dhe agjensioni për mbrojtje raketore kanë filluar me vendosje operative të raketës „sM-3 block iB“. Më 14 shkurt 2008, zyrtarë amerikanë publikuan planet për përdorimin e raketës së modifikuar “SM-3”, të lansuar nga ana e një anijes në Paqësorin Verior, në mënyrë që ta asgjësojë satelitin e dështaur amerikan “SAD-193” në lartësi mbiedetare prej 240 kilometrave, menjëherë pas hyrjes në atmosferë. Më 21 shkurt 2008 në ora 03:26 minuta, nga anija „USS Lake Eri“, është lansuar vetëm një raketë „SM-3“, e cila me sukses asgjësoi satelit. Në fazë përfundimtare të fluturimit, pak para kryqëzimit me satelit, raketa ka lëvizur me shpejtësi prej 22,783 mile në orë ose (36,667 km/h ), përderisa, satelitik ka qenë në lartësi mbidetare prej diku rreth 247 kilometrash (133 mile) mbi Oqeanin e Qetë.

Тrajçe Dençevski

39

Në shkurt të vitit 2013, për herë të parë „RIM-161 SM-3“ u kryqëzua me predhën balistike të vargut të mesëm, me anë të përdorimit

të të dhënave për ndjekje nga sateliti. Më 23 prill 2014, kompania „Raytheon“ paralamjëroi se marina ameriakne dhe agjencioni për

mbrojtje raketore kanë filluar me vendosje operative të raketës „SM-3 block IB“

Page 40: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

40

Më 1960, kompania „Textron“ blen kompaninë tjetër „Bell Aircraft Corporation“, e më pas vjen deri te fuzimi i suk-

sesshëm i dy kompanive. Në vitin 1976 ajo e ndërron emrin e saj në „Bell Helicop-ter Textron“. Produkti më i njohur i kësaj kompanie në atë kohë ka qenë helikopteri „UH-1 Iroquois“, njëherit edhe helikopteri më i eksploatuar gjatë luftës së Vietnamit (nga viti 1955 deri në vitin 1975). Janë prodhuar më se 16.000 helikopterë të këtillë, ndërsa para se gjithash kanë qenë të dedikuar për evakuim mjekësor dhe për transport të lehtë.Helikopteri „206 Jet Ranger“ është njëri ndër helikopterët më të suksesshëm deri më tani. Shtrohet çështja se helikop-teri „Bell 505 Jet Ranger X“ do të ketë mundësi të mbijetojë përkrah suksesit të madh të paraardhësit të tij? Rreth 8.000 lloje të “Bell 206” tashmë janë prodhuar, nga të cilat 4.500 sosh gjithnjë edhe sot e kësaj dite janë në funksion dhe përdoren në fusha të ndryshme për zbatimin e ligjit, për trajnim, transport, misione ushtarake,

Armatim

„Bell 505 Jet Ranger X“„Bell 505 Jet Ranger X“ (JRX) është helikopter i lehtë amerikano-kanadez, i zhvilluar dhe i prodhuar nga ana e kësaj kompanie. Nga aeroporti i Lafajetit në Luzijana të SHBA-së, aty ku edhe ka filluar ndërtimi i fabrikës për prodhim serik në gusht të 2014, është bërë

rilokim i prodhimit të “Bell 505” pranë qendrës distributive në Kuibek të Kanadasë

Page 41: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

etj., gjejgësisht në esencë për të njejtat misione për të cilat është i dizajnuar lloji “505„Bell 505 Jet Ranger X“ (JRX) është helikopter i lehtë amerikano-kanadez, i zhvilluar dhe i prodhuar nga ana e kësaj kompanie. Nga aeroporti i Lafajetit në Luzijana të SHBA-së, aty ku edhe ka fil-luar ndërtimi i fabrikës për prodhim serik në gusht të 2014, është bërë rilokim i prodhimit të “Bell 505” pranë qendrës distributive në Kuibek të Kanadasë. Kompania e ka projektuar prodhimin nga 150 deri në 200 lloje të këtij lloji në nivel vjetor. Klienti i parë i cili e posedon këtë fluturake daton nga 7 marsi 2017, si operator privat në Arizona, SHBA. Cer-tifikimi i parë i „Bell 505 Jet Ranger X“ u realizua nga ana e administrate federale ajrore në qershor të vitit 2017. Si risi, për herë të parë është zbuluar në Paris në “Airshoë” në vitin 2013. Edhe pse diza-jni i tij është i shpeshtë, përdoren disa komponenta dinamike si që janë sistemi i rotorit nga “Bell 206L”. Konstruksioni i helikopterit përbëhet nga metali dhe nga kompozitet. I dizajnuar me një dysheme tërësisht të rrafshët, ai jep hapësirë më

të madhe për kabinën. Resursi i punës së motorëve arrinë deri më 3.000 orë për periudhë ndërrimontuese. Dy kompa-nitë. „Bell Helicopter“ dhe „Turbomeca“ deklaruan se do të sigurojnë servis të tërësishëm për helikopterin „Bell 505 Jet Ranger X“. Ky bashkëpunim përfshin edhe disa pako pa pagesë të cilat i ofron kompania Turbomeca. Helikopteri drejtohet nga ana e një piloti, ndërsa mund të transportojë deri në 4 ud-hëtarë dhe peshë prej 680 kilogramësh. Fluturon me shpejtë-si maksimale deri në 667 kilometra. „Bell 505 Jet Ranger X“ shquhet me pamje të mirë nga kabina e pilotit. Përveç pa-jisjes standarde, me komanda dhe radiolidhje rezerve duke i poseduar edhe sistemet vi-juese: Emergency locating transmitter (ELT), Helicopter terrain aëareness and ëarning system (HTAWS), Synthetic vision imaging sys-tem, Traffic advisory system, Garmin In-tegrated Avionics (GIA), GPS/WAAS receiver, VHF COM transceiver, VHF NAV and Glideslope receivers, si dhe Mode S transpon-der.„Bell 505 JRX“ гi bashkon sistemet e dëshmuara të „Bell 206“ me teknologji të re të avancuar dhe me dizajn mod-ern. Аvioni është i pajisur me Garmin G1000H, i cili paraqet avionikë të inte-gruar me qëllim të rritjes së operativitetit. Ai mbushet nga ana e Turbomeca Ar-rius 2R motori me kanal të dyfishtë dhe me kontrollë të plotë të motorit ngritës (FADEC). Sistemi me rotor të lartë iner-cial siguron aftësi të larta avancuese të autorotacionit.Kompania ka nënshkruar letrën me qël-lim për të shitur „Bell 505 Jet Ranger X“ kompanisë më të madhe kineze të njohur nën emrin „Reignwood Investment Limited“. Këto qëllime në mënyrë shtesë vërehen edhe përmes përforcimit të lid-hjeve në mes të dy kompanive, duke pa-sur parasysh se kompania kineze tashmë operon me flotën e helikopterëve „Bell 206“ dhe „Bell 429“, si dhe me modelet “Bell 407GX”, para se gjithash për trans-port, trajnim të pilotëve dhe për shërbime urgjente.

„Bell Helicopter“ ka siguruar marrëveshje për furnizim me helikopterët „Jet Ranger X“ për një numër të madh klientësh në rajonin afrikan, marrëveshje që janë nënshkruar gjatë kohës së ekspozitës në Pretorie të Afrikës së Jugut. Në këtë shtet, ky lloj është përfaqësuar nga ana e kompanisë „National Airëays Corpora-tion“. Drejtori gjeneral i kësaj kompanie ka thënë se janë tejet të kënaqur që do të shënojnë 25 vjetorin e bashkëpunimit me “Bell Helicopter” dhe janë të befa-

suar me prezantimin e modelit të ri të në tregun e tyre. Më tepër se „170 Bell 206 JetRanger“ mo-mentalisht punojnë në vend, ku „Bell He-licopter“ shpreson në një përfaqësim edhe më të madh me anë të modelit „Bell 505 Jet Ranger X“.Në qershor të vitit 2016 „Bell Helicopter“ e ka filluar turneun katër mujor nëpër Ja-poni me qëllim që të fitojë klientë në tregun japonez. Riçard Tor-neli, zëvendës presi-denti “Bell Helicop-ters” për Japoni, gjatë vitit të kaluar deklaroi: “ Ne në Japoni kemi nderin ta prezantojmë para klientëve tanë këtë helikopter bash-këkohor. Ai vazhdon

ti tejkalojë performancat dhe pa dyshim do të vazhdojë të tërheq vëmendjen e klientëve. Me avancimin e sigurisë, performancat, aftësitë dhe çmimin „Bell 505 Jet Ranger X“ u dëshmua si lider në botë. Në këtë mënyrë në Japoni tashmë kemi një interest ë madh nga ana e shumë klientëve“.Xhej Ortiz, nënkryetari i shitjes lati-noamerikane për këtë model të “Bell” theksoi: “’Bell 505 JRX’ vazhdon të shfaq kënaqësi përgjatë tërë kontinentit latino amerikan përmes integrimit të kësaj fluturakeje në operacionet e përditshmë të tyre. “Bell 505” është lider në treg si ‘Short Light Single’ dhe me padurim presim që të porosisim këto helikopterë me performaca të larta për klientët tanë“.„Bell Helicopter“ ka nënshkruar shumë marrëveshje dhe kontrata edhe më op-eratorë nga Lindja e Afërt. I njejti do të përdoret për realizimin e operacioneve, për trajnim, për transport shtetëror në tërë rajonin, si dhe për misione për naftë dhe gaz në rajonin e lartëcekur.

Dragan Pavllovski

Kompania „Bell Aircraft Corporation“ është themeluar në vitin e largët 1935 në Fort Ëorth në Teksas të SHBA-së.

Parimisht kompaninë „Bell Aircraft Corporation“ e ka

themeluar Laërence - Larry Dale Bell, njëri nga të punësuarit

dhe njëherit menaxheri i përgjithshëm i kompanisë

tjetër, parimisht për prodhimin e avionëve luftarak, sidomos

për nevojat që dolën nga Lufta e Dytë Botërore. Mes helikopterëve të njohur janë

„Bell 30“ dhe „Bell 47“ nga viti 1942, të cilët kanë arritur sukses në kuadër të forcave ajrore dhe

atyre civile

Page 42: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Gjatë Luftës së Dytë Botërore është ripërsëritur idea për form-imin e një organzate ndërkom-bëtare e cila do të merret me

paqen botërore. Menjëherë pas përfun-dimit të luftës, idea në fjalë është realizuar. Sipas trupave së Lidhjes së Kombeve, janë formuar edhe trupat e KB-së.

sekretariatiSekretariati është njëherit edhe organi më i rëndësishëm i cili i kryen aktivitetet e përditshme që bazohen në detyrat dhe obligimet të cilat i merr nga Ansambleja e Përgjithshme. Sekretariati është organi më i numërt dhe në të janë të përfaqësuara të gjitha vendet anëtare të KB-së. Në krye të Sekretariatit është sekretari i përgjithshëm. Atë, në çdo 5 vjet e zgjedh Ansambleja e Përgjithshme me propozim të Këshillit të Sigurimit. Nga 1 janari i vitit 2017, në këtë pozitë është portugezi antónio Guterres.

42

Global

Struktura e kompetencave

të OKB

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, nga

ana e vendeve fituese u promovua idea për formimin e organizatës për bashkëpunim

ndërkombëtar, e quajtur Lidhja e Kombeve. Idea është realizuar, por kjo organizatë

nuk ka funksionuar edhe shumë kohë

Page 43: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Që nga formimi e deri më sot në krye të sekretariatit ka pasur nëntë sekretarë të përgjithshëm edhe atë: Trygve Lie nga Norvegjia, (1946–1952); Dag Ham-marskjöld nga Suedia, (1953 – 1961); U Thant nga Birmania, (1961 – 1971); Kurt Ëaldheim nga Austria, (1972 – 1981); Javier Pérezde Cuéllar nga Peruja, (1982 – 1991); Boutros Boutros -Ghali nga Egjipti, (1992 – 1996); Kofi Annan nga Gana, (1997 – 2006); BanKi-Мoon nga Korea e Jugut, (2007 – 2016); António Guterres nga Portugalia (2017– ).Sekretariati i Përgjithshëm e koordinon punën e Sekretaritit dhe të trupave qëndror të KB-së, në kuadër të Këshillit të Sigurimit inicion debate rreth çështjeve në sferën e ruajtjes së sigurisë ndërkombëtare dhe rreth çështjeve tjera. Koordinimi i Sekretari-atit të Trupave Qëndrore të KB-së, bëhet nga ana e sekretarit të përgjithshëm i cili këtë e bën në zyra dhe në departamente, me seli në selinë qëndrore të OKB-së në Nju Jork (SHBA), me seli në Gjenevë (Zvicër), në Nairobi (Keni) dhe në Vjenë (Austri)

ansambleja e Përgjithshme Në përbërjen e Ansamblesë së Përgjith-shme bëjnë pjesë të gjitha vendet anëtare të KB-së, ku Ansambleja është reprezente e Organizatës, e me këtë edhe bartëse e funksionit të krijimit të politikave dhe tru-pit këshilldhënes të vendeve anëtare për çështjet ndërkombëtare.Ansambleja i zgjedh anëtaret e përkohëshme të Këshillit të Sigurimit, mira-ton buxhetin e OKB-së, debaton rreth kon-testeve dhe çështjeve ndërkombëtare, jep rekomandime për bashkëpunim me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkom-bëtare.

këshilli i sigurimitKëshilli i Sigurimit (KS) përbëhet nga për-faqësuesit e 5 vendeve të përhershme anëtare (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina) dhe nga 10 anëtare të përkohëshme. (Më se 60 vende anëtare të Kombeve të Bash-

kuara asnjëherë nuk kanë qenë anëtare të Këshillit të Sigurimit.)Karakteristike për mënyrën e vendimarrjes së Këshillit është që ai miraton vendime për çështje procedurale për të cilat kanë votuar më së paku 9 anëtarë, ndërsa për të gjitha çështjet tjera ai vendosë, poashtu me 9 vota, por duke numëruar edhe votat e 5 anëtarëve të përhershëm të KS-së. Vendi-met e miratuara nga ana e KS-së janë obli-gative për të gjitha vendet anëtare të KB.Këshilli i Sigurimit është trup i organizatës i cili konstaton ekzistimin e rrezikut ndaj paqes dhe aktet e agresionit në suaza botërore. Ai insiston që palët e përfshira të zgjidhin konfliktit me mjete paqësore njëherit duke u propozuar të njejtëve zgjidhje të caktuara. Në raste të caktuara, KS mund të inicojë apo edhe të imponojë sansione dhe njëherit edhe të miratojë për-dorim të forcës për ruajtjen apo për kthimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Këshilli gjithashtu miraton edhe masa dhe aktivitete të OKB-së, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, parashtron raporte vjetore dhe raporte të veçanta për shqyrtim deri tek Ansambleja e Përgjithshme, si dhe shumë gjera të tjera.

Gjykata Ndërkombëtare e DrejtësisëGjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organiz bazik gjyqësor i KB-së, me seli në Hagë (Holandë), (trupi i vetëm kryesor i KB i cili nuk gjendet në selinë e OKB-së, në Nju Jork). Ai paraqet “gjyqin botëror” dhe ka përgjegjësi të dyfishtë: vendos për konteste ndërkombëtare, vendos për lëndët e parashtruara nga vendet anëtare të KB-së, në bazë të së drejtës ndërkom-bëtare dhe përgatit këshilla në bazë të kërkesave të parashtruara nga trupat tjerë të KB-së.

këshilli ekonomik dhe socialKëshilli është trup, i formuar të koordinojë, të udhëheq dialog politik dhe të jep rekom-andime deri te Ansambleja e Përgjithshme nga fusha e ekonomisë, çështjeve sociale, dhe çështjeve të ambientit jetësor, si dhe implementimin e qëllimeve zhvillimore të fushave përkatëse të pranuara ndërkom-bëtarisht.

këshilli i Patronazhit (kujdestarisë)Këshilli në fjalë është formuar me qëllim që të bëjë kontroll dhe mbikqyrje ndërkom-bëtare në territore të cilat kanë qenë nën menaxhimin administrative të vendeve anëtare të KB-së, si dhe të sigurojë masa përkatëse për përgatitjen e tyre për ven-dosjen e sundimit të së drejtës dhe pa-varsisë. Deri në vitin 1994, të gjitha këto territore e kanë zgjidhur çështjen e tyre statutare, e me këtë kanë përfunduar edhe aktivitetet e këtij këshilli.

43

Koordinimi i Sekretariatit të Trupave Qëndrore të KB-së, bëhet nga ana e sekretarit të përgjithshëm i cili këtë e bën

në zyra dhe në departamente, me seli në selinë qëndrore të OKB-së në Nju Jork (SHBA), me seli në Gjenevë (Zvicër),

në Nairobi (Keni) dhe në Vjenë (Austri)

Page 44: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

organizimi dhe përgjegjësitë e Departamentit për operacione PaqësoreTrup më i rëndësishëm i OKB-së kur kemi të bëjmë me ruajtjen e paqes dhe sig-urisë ndërkombëtare, gjithsesi që është Departamenti për Operacione Paqësore (Department of Peacekeeping Opera-tions - DPKO). Ky është trupi i cili siguron drejtime politike për fillimin dhe vijumin e operacioneve paqësore nën “ombrellën” e OKB-së dhe që i koordinon kontaktet me Këshillin e Sigurimit, palët e përfshira në konflikt, forcat paqëruajtëse dhe kon-tribuesit financiar, me qëllim të realizimit të mandateve të paracaktuara nga KS dhe

bashkërendimin e përpjekjeve të OKB-së, subjekteve qeveritare dhe joqeveritare në ndonjë operacion të caktuar paqësor.Në praktikë, të gjitha forcat paqësore të OKB-së përgjigjen para sekretarit të përgjithshëm përmes zyrës për punë të veçanta politike dhe përmes DMKO-së.

Departamenti në fjalë përbëhet nga:Zyra për operacione, misioni parësor i së cilës është sigurimi i një politike të mirfilltë strategjike dhe drejtimeve operative duke përfshirë këtu edhe mbështetje për misio-net paqësore.Zyra e sundimit të ligjit dhe institu-cioneve të sigurisë (oroLsi), zyrë e cila i koordinon aktivitetet e Departamentit në fushat e përdorimit të forcave policore, drejtësisë, menaxhimit me armë dhe muni-cion, procesin e ç’armatimit, demobilizimit dhe risocializimit të ish ushtarëve, si dhe reformave të sistemit të sigurisë.Zyra për çështje ushtarake (oMa), detyra e kësaj zyre është të vendosë ka-pacitete të përshtatshme ushtarake me qëllim të mbështetjes së misioneve të OKB-së dhe të avancimit të efikasitetit dhe efektivitetit të komponentave ushtarake në kuadër të misioneve paqësore të OKB-së.Departamenti për politikë evaluacion dhe trajnim (DPet), department ky i cili i zhvillon dhe distribuon politikat doktrinare dhe drejtimet e paqëbërjes, vlerëson zbati-min e politikave në fjalë, merr përvoja nga mësimet e mara nga operacionet paqësore dhe të njejtat i sëndërton në kuadër të pl-anifikimit të trajnimit.

М.S.

44

Këshilli i Sigurimit është trup i organizatës i cili konstaton ekzistimin e rrezikut ndaj paqes dhe

aktet e agresionit në suaza botërore. Ai insiston

që palët e përfshira të zgjidhin konfliktit me mjete

paqësore njëherit duke u propozuar të njejtëve

zgjidhje të caktuara

Page 45: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

45Zhivko Trajanovski

Më 15 dhe 16 shkurt, Organizata e Oficerëve Rezervë të Republikës

së Maqedonisë Maqedonia u vizitua nga zyrtarët e lartë të Asociacionit të Oficerëve Rezervës të iniciativës GAMINGER. Iniciativa e Evropës Qendrore që përfaqëson 11 shoqata kombëtare nga Gjer-mania, Zvicra, Italia, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Sllovakia, Austria, Polonia dhe Maqedonia është e fokusuar në çështje të rëndësishme në politikën e sig-urisë evropiane dhe marrëdhëniet ushtarake dhe përfaqëson një lidhje midis forcave të ushtrisë dhe shoqërisë civile. OORRM, me propozimin e Oficerëve Rezervë

të Sllovenisë dhe Italisë, u bë zyrtarisht anëtare e GAMINGER më 24 shtator 2017, ndërsa në një vizitë më 15 shkurt Presidentit prof. dr. Gjorgji Malkovski iu nda zyrtarisht dokument zyrtar për

anëtarësim në Shoqatë. Duke pasur parasysh faktin se 10 anëtarët e tjerë të GAMINGER janë shtete anëtare të NATO-s, ndërsa R. E Maqedonia i përket PpP-së mund të thuhet se anëtarësimi i

barabartë i OORM në këtë shoqatë përfaqëson një vlerësim më të lartë në arenën ndërkombëtare. Më 16 shkurt, përfaqësuesit e GAMINGER, të shoqëruar nga kryetari i OORM, u pritën nga Shefi i SHP, gjeneral-lejtnant Metodi Veliçkovski dhe drejtori i SHP gjeneral Major Dimçe Petrovski. Sipas Programit për qëndrimin e tyre, ata vizituan Brigadën e Parë të Mekanizuar të Këmbësorisë në Petrovec.

Vlerësim i lartë nderkombetar

Njësia Organizative Komunale (NJOK) oficerëve rezerë nga Dellçeva, me të cilët udhëheq Svetlana Ilievska,

në angazhimet e tyre programore iu kushton vëmendje të

veçantë për nxitjen e traditave liberale nga e kaluara e largët dhe më e afër. Në kontekst të këtyre angazhimeve, ud-hëheqësia dhe aktivistët e NJOK, në bashkëpunim të ngushtë

me pushtetin vendor Dellçevë më 4 shkurt shënuan 146 vjetorin e lindjes së ideologut të lëvizjes maqe-donase çlirimtare kombëtare, Goce Dellçev. Me këtë rast, në monumentin e revolucionarit, mbro-jtësit të qytetit, me vendosjen e kurorave me lule të freskëta, shprehën homazhet e tyre përfaqësuesit komunal, të udhëhequr nga kryetari i komunës Go-ran Trajkovski, përfaqësues të Këshillit Komunal të FSHL të LNÇM, të disa partive politike dhe OJQ-ve, duke përfshirë edhe NJOK e OORM nga Dellçeva. Gjatë aktit të kremtimit të përvjetorit të lindjes të lavdishmit të veprës maqedonase revolucionare u prezantua një referat në lidhje me jetën dhe punën e tij të paraqitur nga anëtarët e SHKA “Goce Del-lçev” nga Dellçeva.

Nderim

Bashkëpunim i frytshëm

Njësia organizative komunale e OORM Dellçevë ka një bashkëpunim

të frytshëm me PSD “Golak” në realiz-imin e disa prej përmbajtjeve praktike. Konfirmimi i kësaj është edhe organizimi i kohëve të fundit të marshimit malor në relacionin fsh.Trabotivishte - Trabotivishki Kukulje në shpatet e malit të Golakut në 800 metra. Në këtë aktivitet njëditor, përveç alpinistëve nga PSD “Golak”, morën pjesë 30 aktivistë nga OORM nga Dellçeva, Berova dhe Pehçeva. Në pjesën e dytë të marshit, pjesëmarrësit vazhduan të arrijnë digën “Losana” në gjatësi prej 9 km. Dhe lartësi prej 810 metra.

OORRM - aktivitete

Page 46: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

46

Tetë marsi! Dita e Gruas! Dita e barazisë, e jo ditë e privilegjit. Dita e Gruas Punëtore e cila luan një rol të rëndësishëm në

prodhim, kulturë, shkencë, politikë dhe shoqëri. Gratë janë arkitektë të vërtetë të shoqërisë, të drejtat e të cilave duhet të respektohen - kanë theksuar njerëzit e mençur. Pushimi bie “erë” proteste. Rrënjët i ka gjatë progresit industrial, gjatë turbu-lencës së madhe, krizës, ideologjive radikale. Para vitit 1910 ka pasur dal-lime të mëdha në trajtimin midis burrave dhe grave. Shumë pak gra kanë qenë të punësuara në vendet me industri të zhvilluar. Ata që ishin të punësuar ishin

pjesë e industrisë së tekstilit dhe punonin për shumë pak para. Në 1857 në Nju Jork, masovikisht dolën punëtoret e para të tekstilit dhe rrobaqepëset që luftuan kundër kushteve të këqija të punës dhe pagave të ulëta. Ato dolën të greva dhe ndaj tyre pati intervenim nga policia. Dy vjet më vonë u formua sindikati i punës për të luftuar për të drejtat e grave. Në Evropë, Britani, Amerikë, Australi, gratë lobonin, luftonin për të drejtën e tyre të votës, dhe me këtë filluan të ndihen ndry-shime revolucionare në fusha të tjera. Në vitin 1908 ka pasur një protestë me 15.000 punëtorë të industrisë tekstile, gra marshuan nëpër rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar paga më të mira, orar të

shkurtuar, të drejtë vote. Ideja e shënimit të një dite të posaçme kushtuar grave daton nga fillimi i shekullit të 20-të, dhe për këtë ide insistoi në mënyrë specifike Lëvizja Socialiste. Dita e parë e grave u festua më 28 shkurt 1909 në Shtetet e Bashkuara me iniciativën e Partisë So-cialiste të Amerikës. Në vitin 1910 nën kujdesin e Internacionales së Dytë në Kopenhagë është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Gratë dhe në të është vendosur të festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, por pa u për-caktuar një datë e saktë. Një vit më pas, më 19 mars 1911, kjo festë u kremtua për herë të parë nga më shumë se një milion njerëz në Austri, Danimarkë, Gjer-

Raste

Dita e barazisë jo e privilegjit

Dita e Gruas është festë ndërkombëtare që

shënohet çdo vit më 8 mars. Kjo është ditë kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe shoqërore

me meshkujt

Page 47: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

47

mani dhe Zvicër. Më 8 mars 1913, gratë anembanë Evropës mbajtën tubime paqësore. Pas fitores së bolshevikëve në Rusi, dhe me iniciativën e Aleksandra Kollontaj, 8 marsi u shpall për herë të parë një festë kombëtare. Në Perëndim në vitet 1920, festimi i 8 marsit u hesht ngadalë, por festimi i saj u aktuelizua sërish në vitet 1960, së bashku me zh-villimin e feminizmit. Të drejtat e grave janë ende aktuale Bota moderne akoma është dëshmitare e trajtimit jo të barabartë mes njerëzve. Gratë në Evropë që punojnë tër njëjtin punë si burrat, marrin paga më të ulëta prej 20% nga ata. Gruaja në Afganistan nuk ka të drejtë për arsim dhe ende ekzistojnë marrëveshje martesore në Pakistan. Kohë moderne, ligje moderne, dhe burrat dhe gratë janë të barabarta përpara ligjeve. Ekziston një Deklaratë Universale e të Drejtave të Njeriut që nuk lejon diskriminim. Të drejtat e grave që lidhen me amësinë dhe rolin shoqëror janë të mbrojtura nga disa dokumente ndërkombëtare nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB). Njeriu është një qenie e natyrshme dhe përdor të mirat që i jep natyra dhe jeton nën një sistem që e krijon me masë, sipas dëshirave, nevojave dhe aftësive të tij. Kjo botë është shoqëria, kul-tura. Njerëzit ndryshojnë sipas gjinisë, moshës, ngjyrës së së lëkurës- racës, besimit, gjuhës dhe mënyrës së jetesës (stilit), e cila varet nga arsimi, vlerat dhe jeta kulturore. Përmes realizimit të të drejtave të njeriut, jeta është jetohet me dinjitet. Liria është e drejtë themelore e njeriut. Ka të drejta civile dhe politike,

si dhe të drejta sociale, ekonomike dhe kulturore. Për to dhe nëpërmjet tyre vjen në shprehje njeriu dhe ekzistenca e tij, përgjegjësitë dhe detyrimet e tij, nëpërm-jet të cilave ai është një krijesë e sociali-zuar, shoqërore dhe politike.8 marsi është një festë e respektit për gruan, si nënë, si një lehonë, si një krijesë e butë, gjë që nuk do të thotë se ajo gjithmonë duhet të jetë e privilegjuar. Festën e gruas kremtohej dhe vazhdon të kremtohet tek ne në fabrika, institu-cione, rrugë etj. Shumë djem, burra, vajza, gjyshër, dhurojnë lule ose buketë lulesh grave të tyre të afërta në shenjë dashurie, respekti dhe kujdesi. Por fes-timi i 8 marsit nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Ekzistenca e gruas duhet të kremto-het dhe respektohet çdo ditë. Kjo është mënyra se si gratë dhe burrat e rinj të biznesit mendojnë. Gjithnjë e më shumë njerëz mendojnë se nuk mjafton vetëm një ditë për të festuar gjithçka që ka një grua, e kjo është dashuria, karizma, bu-kuria, ndjeshmëria, emocionaliteti.

Vase Mitreska

Burrat dhe gratë janë të barabartë para ligjit. Deklarata Universale

e të Drejtave të Njeriut nuk lejon diskriminim. Të drejtat e grave që lidhen me amësinë dhe rolin

shoqëror mbrohen nga disa dokumente ndërkombëtare

nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara

Page 48: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

48

Titujt e mediave për princin e kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe fushatës së tij publike kundër korrupsionit

mund të dëmtojnë kujtesën dhe të harrojnë se ai më parë kishte qenë duke u përballur me titanët e industrisë, teknologjisë dhe financave globale gjatë një konference investimi të nxitur nga organizatat ekonomike Zona e NEOM-it - një metropol i shkëlqyer futuristik Siç shkruan Dave Eggers në Hologramin e Mbretit, në të cilin një shitës amerikan udhëton në Arabinë Saudite për të vizituar një mrekulli potenciale të ngjashme: „ Kishte njerëz në botë për të cilët bota dhe popujt ishin subjekte për të cilat thjesht duhej të ofronin diçka të pabesueshme dhe magjike“. Magjia e mrekullisë, u ndërpre kur dhjetëra anëtarë të familjes mbretërore, së bashku me zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm u ndaluan në “Ritz Carlton” dhe u akuzuan për korrupsion. Disa u liruan pasi dyshohet se paguan

miliarda për atë që duket të jetë një “tërmet” dhe jo një kërkesë e bazuar në mënyrë legjitime për drejtësi. Kohëve të fundit u përhapën thashetheme se shteti do të vë disa kompani private nën kujdestarinë e fondeve qeveritare për investime publike, gjë që do të jetë me ndikim deri te sektori i biznesit dhe vetë qeveria, e cila nga ana e saj do të ndikojë në ekonominë saudite duke mos arritur potencialin e saj të plotë . Gjithashtu, aksionet e Holding Kingdom, në të cilën aksionet kryesore i takojnë princit Valedin bin Talal, ranë me më shumë se 21 për qind (2.8 miliardë dollarë) pasi ai u arrestua. Ajo që duhet pasur parasysh është se ky lloj aktiviteti taktik i pengon investitorët e huaj të cilët thjeshtë fillojnë të pyesin: Nëse qeveria është duke i dëbuar qytetarët e shquar sauditë, atëherë as neve nuk do të na kursejë?! Për këtë arsye vjen deri te kampanja e gabuar kundër korrupsionit e cila është drejtuar kah liderëve mbretëror dhe atyre afarist,

edhe pse në esencë nevojitet edhe të shprehet mirënjohje për gjeneratën e pionerëve në biznes pikërisht për shkak të rolit të tyre në rritjen e diverzifikimit të ekonomisë për punësimin e milionave të rinj saudit. Historia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet sipërmarrësve dhe zyrtarëve qeveritarë nuk është shembulli i vetëm që ekziston vetëm në Arabinë Saudite. Një tjetër, por histori e ngjashme është rënia e menjëhershme e Presidentit të Koresë së Jugut, Park Geun-Hugh, kur u zbulua një sistem i ngjashëm edhe në Korenë e Jugut. Në fakt, me fundin e Luftës së Koresë, babai i tij dhe ish-presidenti Park Chung-Chi i përkrahin biznesmenët dhe kapitalistët me kredi të lira dhe privilegje ekskluzive për rimëkëmbjen e kombit dhe në këmbim të kësaj, ai dhe qeveria marrin disa nga fitimet e kompanive. Kjo strategji lejon zhvillimin e bizneseve gjigande familjare si (Chaebols), të cilat më vonë do të shëndrrohen në marka të mirënjohura

lufta kundër korrupsionitRasti Arabia Saudite dhe Korea e Jugut)

Global

Page 49: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

vendore, si “Samsung” dhe “Hyundai”.Këto biznese jo vetëm që e rimëkëmbin Korenë e Jugut, por janë edhe gjigandë industrialë në skenën botërore. Megjithatë, Koreja e Jugut shumë më ndryshme ballafaqohet me korrupsionin. Prova presidenciale është publike dhe gjykata publikisht shpall vendimin. Bizneset e përfshira po distancohen nga përmbysja e presidentit Park dhe qeverisë së tij, dhe si rezultat i kësaj, operacionet e tyre të përditshme financiare dhe përfitimi, janë të mbrojtura. Edhe pas rrëzimit të presidentit Park, rregullatori kryesor i Koresë së Jugut ka njoftuar publikisht se largimi i presidentit Park nuk do të ndikojë në stabilitetin e tregut.Megjithatë, në Arabinë Saudite po ndodh e kundërta. Kashogi në artikull citon një bisedë me një biznesmen arab i cili thotë: „Arabia Saudite është në udhëkryq. Për të arritur sukses me projektin Vision 2030, parakushtet kryesore janë transparenca, drejtësia dhe mundësitë e barabarta. Aktivitetet që lidhen me luftën kundër korrupsionit gjatë vitit të kaluar, veçanërisht nga 4 nëntori, çojnë në pasiguri dhe informacione të pamjaftueshme dhe shfaqin një pamje të errët. Por, për të çuar përpara biznesin dhe investimet vendase në Mbretëri, duhet të respektohen normat e sundimit të ligjit dhe duhet të ruhet transparenca. Duhet të kihet parasysh se shumica e tregtarëve në Arabinë Saudite kanë fituar pasurinë e tyre nëpërmjet një lidhjeje me qeverinë. Do të ishte mirë nëse të njëjtat rregulla do të zbatoheshin për të gjithë tregtarët, pa përjashtim ose proteksionizëm“. Përkatësisht, në vend të një “Komiteti Suprem” të formuar me shpejtësi për të luftuar korrupsionin, fushata mund të shoqërohet me transparencë dhe zbatimin e drejtë të ligjit për të gjithë

qytetarët sauditë, pavarësisht nga emri ose privilegji i tyre familjar. Do të ishte një ndarje radikale dhe dramatike nga praktika e mëparshme. Trashëgimtari i fronit saudit, Mohammed bin Salman, mund të merrte atë që dëshiron nga princat, sepse në realitet ata nuk kontribuojnë në ekonominë kombëtare. Ata, në fakt, janë barra financiare dhe morale e shtetit. Megjithatë, është e nevojshme të bëhet dallimi midis pasurisë së biznesmenëve të ligjshëm dhe pasurisë së fituar tradicionalisht në familjen mbretërore. Por hyrja agresive e familjes mbretërore në sektorin e biznesit në tre dekadat e fundit ka pasur efekte katastrofike tek njerëzit e zakonshëm dhe në ekonominë e vendit. Anëtarët e familjes mbretërore dhe agjentët e tyre morën grante në formën e miliona metra katror tokë,

duke rritur kështu koston e hapësirës për jetesë për të varfërit. Atyre u është dhënë licenca për të gërmuar puset e thella të ujit për fermat e “pajustifikuara” të grurit që ata do të shisnin me një çmim të subvencionuar. Në këtë mënyrë, rezervarë të mëdha të ujit janë shkatërruar për gjeneratat e ardhshme. Kështu familja mbretërore mori pjesë në formimin e një klase të korruptuar të biznesmenëve, e cila është më shumë një front për lakminë e tyre me një efekt negativ në të gjithë komunitetin e biznesit. Prandaj, nëse Mohammed bin Salman dëshiron të ballafaqohet me korrupsionin siç duhet dhe me në të vërtetë, ai duhet t’i kushtojmë vëmendje dy elementeve që janë jetike për ekonominë saudite: besimin në shtetin dhe rolin e kompanive kombëtare. Në fakt, nëse një biznesmen humb besimin në shtet, ai nuk do të vazhdojë të investojë. Në vend të kësaj, ai do të transferojë kapitalin dhe ekspertizën e tij diku tjetër. Por Mohammed bin Salman gjithashtu duhet të marrë parasysh kompanitë e mëdha kontraktuese, si dhe agjensitë komerciale kombëtare të pasurisë. Megjithatë, këto institucione kanë fituar përvojë të madhe dhe kanë grumbulluar reputacion të madh ndërkombëtar dhe vendor dhe kanë një memorie institucionale që është e pakrahasueshme. Duhet të hartohen ligje të reja që përcaktojnë dhe parandalojnë korrupsionin që nuk duhet përsëritur. Lufta kundër korrupsionit është e komplikuar, por ajo që është thelbësore ka të bëjë me aktivitetet e Mohammed bin Salman të cilat duhet të jenë më transparente për të mirën dhe zhvillimin e Arabisë Saudite.

Mr. Biljana Popovska

Shkrim i marrë nga Jamal Khashoggi – The Washington

Post: 8 Janar 2018

(https://www.washingtonpost.com/news/global-opinions/wp/2018/01/08/what-saudi-arabia-could-learn-from-south-

korea-about-fighting-corruption/)

Ky është një tekst i përshtatur nga artikulli i gazetarit saudit Jamal Kashogi për Ëashington Post, i cili trajton problemin e korrupsionit dhe korrupsionit në Arabinë Saudite. Sipas tij, kompanitë me rritje të shpejtë janë të lidhur ngushtë me qeverinë saudite, e cila u jep

atyre akses në kapital dhe forma të tjera të mbështetjes së ligjshme, të cilat e shpejtojnë rritjen e tyre. Natyrisht, ky zhvillim i shpejtë nuk

është pa pasoja. Një prej tyre, korrupsioni, depërton në të gjitha poret e shoqërisë, dhe gjithashtu preket nga anëtarët e familjes sunduese

Al-Kaidës

Page 50: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

50

Arsimin ushtarak Stojanvoski e ka nisur në gjimnazin ushtarak në Beograd (1974-1978), Akademia Ushtarake – dega e këmbësorisë,

në Beograd dhe në Sarajevë (1978-1982), më pas do të vijojë kursin për oficerë pranë Policisë Ushtarake (1983), Akademinë e Komandës dhe Shtabit në Shkup (1995-1996), NATO-kolegjin për mbrojtje në Romë,1998. Gjatë karrierës së tij ai ka përparuar në mënyrën vijuese: nëntoger (1982), toger (1983), kapetan (1986), kapetan i klasit të I (1990), major (1991), nënkolonel (1994), kolonel (1998), gjeneral i brigaddës (2001), gjeneral-major (2003), gjeneral-nënkolonel (2006). Si profesionist i ka ushtruar detyrat vijuese: 1982-1984 komandant regjimenti pranë Policisë Ushtarake, 1984-1989 komandant i çetës së Policisë Ushtarake, 1989-1990 komandant i çetës anti terroriste, 1990-1992, zëvendës komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake, 1992-1993, shef i Departamentit të Policisë Ushtarake pranë Sektorit për Siguri të SHP të ARM-së, 1992-1994, komadnant i Njësitit për Qëllime Speciale pranë SHP të ARM-së, 1994-1999, me detyrë në kabinetin e shefit të SHP të ARM-së, 1999-2000, zëvendës i shefit të Departamentit për Hulumtime Strategjike pranë SHP të ARM-së, 1999-2000, udhëheqës i kadetrës së edukatës fizike pranë Akademisë Ushtarake, 2000-2001

komandant i brigadës së 1. parë këmbësorike dhe i forcave për luftë kundër terrorizmit 2001-2003, zëvendës i shefit të për b/g dhe për operacione, 2003-2005, shef i SHP të ARM-së 2005-2011, këshilltar shtetëror i ministrit të mbrojtjes për çështje strategjike dhe çështje të mbrojtjes 2011-2015. Me Dekret nr. 6 nga data 6.7.2005, të Presidentit të RM-së, zëvendësi i deri atëhershëm i shefit të SHP të ARM-së për gjendje gatishmërie dhe operacione pranë SHP të ARM-së, gjeneral-majorin Mirosllav Stojanovski e emëron për shef të SHP të ARM-së. Me Dekert nr. 20

nga data 5.8.2006, të Presidentit të RM-së, gjenral-majori Mirosllav Stojanvoski, tashmë shef i SHP të ARM-së, avancohet në gradë gjenral-nënkolonel. Gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski edhe më tej ngel shef i SHP i ARM-së me Dekretin nr. 39 të datës 30.6.2008, ku i vazhdohet mandati si shef i SHP të ARM-së.Gjatë mandatit të tij si shef i SHP të ARM-së u realizuan një numër i madh i aktiviteteve dhe ngjarjeve: Gjatë viteve 2006-2007 АRМ-ja u profesionalizua në tërësi. Gjatë kësaj periudhe ARM-ja vazhdon të merr pjesë në misionet “Liri për Irakun” në Irak dhe në misionin ISAF në Afganistan. Nga 10 deri më 23 shtator në QT “Pepelishte” u realizua stërvitja ushtarake “Ardhja e armatës bashkëkohore” stërvitje në të cilën morrën pjesë njësite të Policisë Ushtarake të ARM-së dhe të Gardës Kombëtare të Vermontit nga SHBA. Nga data 2 deri më 8 tetor u mbajt stërvitja e përbashkët e njësive speciale të armatave të R. së Maqedonisë dhe R. së Bullgarisë “Ujku Ballkanik”. Më 28 tetor u realizua njëra ndër stërvitjet më të mëdha taktike nën emrin “Çeta e përforcuar mekanizuese në sulm”. Këtë stërvitje e realizuan “leopardët” nga brigada e 2. e mekanizuar këmbësorike. Në kuadër të nismës së forcave multinacionale paqësore të EJL për herë të parë nga formimi i tyre, shtabi i SEEBRIG u dërgua në mision

Përgjatë së ARM-së

Gjeneral-nënkolonelMiROSllav STOJaNOvSKiI teti me rradhë SHSHP i ARM-së (nga 6.7.2005 deri më 16.8. 2011 – dy mandate)

Shefat e SHP të ARM-së

Page 51: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

51

paqësor. Republika e Maqedonisë morri pjesë me 10 pjesëtarë të ARM-së, ndërsa misioni u zhvillua gjatë periudhës shkurt-gusht 2006, si pjesë e kontingjentit të ISAF në Afganistan. Më 14.07.2006 në kuadër të misionit ALTEA në BeH, me një kontingjent në operacionin “Bukefal” për herë të parë në historinë e ARM-së morën pjesë edhe forcat ajrore të ARM-së (nën ombrellën e KBO). Në vitin 2007 u realizua stërvitja “Shkëlqimi i Maqedonisë – 1”. Stërvitja u realizua së bashku me pjesëtarët e Armatës së Britanisë së Madhe. Në këtë stërvitje u angazhua personel i ARM-së me rreth 500 persona. Më vonë u realizua edhe stërvitja e rradhës “Shkëlqimi i Maqedonisë – 2”. Kjo kishte të bëjë me një stërvitje të realizuar nga forcat speciale të vendeve anëtare të A-3, me pjesëmarrjen e skuadrave për operacione speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe nga Armata e Republikës së Shqipërisë, ndërsa Republika e Kroacisë morri pjesë vetëm me vëzhgues. Si stërvitje kombëtare, në përputhje me “Udhëzimin për procedura operative dhe procedura tjera të Armatës në mbështetje të policisë në rast të gjendjes së krizës”, me MPB-në u realizuan dy stërvitje: Stërvitja “LINK-07”, e cila kishte të bëjë me stërvitje operativo-komunikuese ku ishin të përfshirë oficerë të shtabit nga SHP i ARM-së dhe MPB-së, u stërvitën supozicione të ndryshme, shkëmbim të të dhënave dhe

procedurave të të dy institucioneve në situata të ndryshme, funksionimi i lidhjeve dhe rrjedha e informatave ndërmjet dy institucioneve. Stërvitja “Vodno 07” e cila u zhvillua nga data 29 deri më 30 maj 2007, ishte një stërvitje e përbashkët e ARM-së dhe MPB-së në të cilën morën pjesë njësite të vogla të skuadrave për operacione speciale nga ARM-ja dhe MPB-ja, si dhe oficerë shtabi të SHP të ARM-së dhe MPB-së. Për herë të parë në KBO funksionoi puna në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe në fushën e komunikimit. Në vitin 2007, komanda e trajnimeve filloi me pranimin dhe trajnimin e qytetarëve në shërbim vullnetar ushtarak. Për meritat e jashtëzakonshme në planin e mbrojtjes, me Dekret të Presidentit të RM-së, më 18.08.2007, brigda e 1. e mekanizuar këmbësorike u shpërblye me mirënjohje për meritat ushtarake. Në vitin 2008, më 26 dhe 27 mars u mbajt stërvitja e përbashkët e shtabit nën emrin “Vërshimet – 08”, në të cilën morrën pjesë MM, MPB, QMK, DMSH, etj. U organizua dhe u realizua edhe stërvitja “Shkëlqimi i Maqedonisë 04”, stërvitje e njësive speciale të vendeve anëtare të grupit A-3, me pjesëmarrjen e skuadrave të njësive speciale nga Armata e Republikës së Maqedonisë dhe Armata e Republikës së Shqipërisë, ndërsa Republika e Kroacisë përsëri mori pjesë vetëm me vëzhgues. Si vëshgues në këtë stërvitje morën pjesë edhe përfaqësues së

ushtrisë së Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi. Në këtë stërvitje u realizua edhe NATO vlerësim i NIVELIT-1, sipas konceptit për shkathtësi operative të njësive të deklaruara të KBO-së (batalion i mesëm këmbësorik nga brigada e 1. e mekanizuar këmbësorike, detashmenti helikopteristik nga VING dhe çeta e deklaruar e batalionit të PU). Gjatë periudhës nga 26-30 maj në territorin e RM-së u realizua mision trajnimi sipas marrëveshjes ndërkombëtare “Qielli i Hapur”, në bashkëpunim me RF të Gjermanisë dhe R. e Hungarisë. Në kazermën “Ilinden” në Shkup më 19 shtator u mbajt hapja solemne e stërvitjes ushtarake “ Shqiponja e Adriatikut 08” në të cilën morën pjesë pjesëtarë të njësive speciale të armatave të vendeve të Kartës së Adriatikut. Në vitin 2008, u vendos partneritet strategjik me SHBA-në. Me këtë u krijuan kushte për mbështetje edhe më të fuqishme për R. e Maqedonisë gjatë përgatitjeve për anëtarsim në NATO, sidomos në pjesën e edukimit të oficerëve, trajnimit, pajisjes së ARM-së si dhe pjesëmarrjes së përbashkët në misionet paqësore. Në vitin 2009, vazhdoi me punë Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski”. ARM-ja ishte pjesëmarrëse në misionet “ISAF” në Afganistan, “ALTEA” në BeH dhe në misionin “UNIFIL” në Liban. Gjatë periudhës 19.10-27.10.2009 u realizua stërvitja “Shkëlqimi i Maqedonisë 05”. Në

Gjeneral-nënkolonel Mirosllav Stojanovski der më sot më gjatë

(gjithsej 6 vjet) e ka ushtruar detyrën shef i SHP të ARM. Edhe

pse relativisht i ri në moshë, ai parë në aspektin profesional dhe ushtarak është njëri ndër eprorët më të zotë të ARM-së, që nga formimi i saj, e deri më sot, gjegjësisht deri në 25

vjetorin jubilar të ARM-së. Gjatë mandatit të tij shquhen arritje të shumta në të gjitha segmentet e jetës ushtarake dhe në të gjitha

segmentet e mbrojtjes

Shefat e SHP të ARM-së

Page 52: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

52

kuadër të stërvitjes u realizua vetëvlerësim i NIVELIT – 2 CREVAL të batalionit të mesëm këmbësorik dhe çetës së policisë ushtarake. Në kuadër të stërvitjes bilaterale “Sfida 09” nga ana e batalionit të MKA u realizua qitje me “GJILPËRË” në PU “Krivollak”. Qitja u realizua së bashku me përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Sllovenisë. Gjatë periudhës nga 12-23.10 pranë qendrës koordinative për mbështetjen e vendit nikoqir në Shkup u realizua stërvitje logjistike e komandës dhe shtabit “LOGEX 09”. Në këtë stërvitje morën pjesë përfaqësues të R. së Maqedonisë, R. së Kroacisë, R. së Shqipërisë USJFCOM dhe USEUCOM. Si vëzhgues të stërvitjes pati përfaqësues nga Mali i Zi, Danimarka, Ukraina dhe Gjeorgjia. Në kuadër të stërvitjes u realizua edhe një vizitë te atashetë ushtarak të akredituar në R. e Maqedonisë.Në vitin 2010, me strategjinë e re për mbrojtje e aprovuar nga ana e presidentit Gjorge Ivanov në mars të 2010, në mënyrë më koncize janë përcaktuar drejtimet për qëllimet

dhe detyrat ushtarake në kohë paqeje, gjatë konfliktit të armatosur dhe gjatë luftës. Kjo gjë ishte më se e nevojshme në mënyrë që sistemi për mbrojtje dhe siguri të funksionojë më së miri. Kjo para se gjithash, do të thotë se strategjia është e konceptuar në atë mënyrë që t’u shërbejë organeve dhe institucioneve shtetërore si një kornizë e përgjithshme dhe koncize për zhvillimin e kapaciteteve, instrumenteve, aftësive ushtarake, dhe resurseve të cilat do të jenë të angazhuara për arritjen e qëllimeve strategjike të mbrojtjes. E rëndësishme është që strategjia e re e mbrojtjes së RM-së, gjatë përcaktimit të mjedisit të sigurisë, gjegjësisht gjatë definimit të kërcënimeve të sigurisë së RM-së, në vend të parë e vë terrorizmin si kërcënim ndaj sigurisë, e më pas i numëron krimin e organizuar, konflikteet rajonale, krizat, aktivitetet e shërbimeve të intelegjencës nga jashtë, etj. Duke i definuar kërcënimet e sigurisë, strategjia i përcakton edhe pikat për ballafaqim me këto rreziqe, e në këtë pikpamje në mënyrë evidente theksohet nevoja e anëtarsimit të RM-së në sistemet kolektive dhe në institucionet e instrumentet për luftë me të gjitha llojet e kërcënimeve ndaj sigurisë, por edhe të nevojës të sëndërtimit të vazhdueshëm të forcave vetanake dhe kapaciteteve për ballafaqim me të gjitha llojet e kërcënimeve jokonvencionale të sigurisë.ARM-ja vazhdon të jetë pjesë e misioneve ISAF në Afganistan, ALTEA ne BeH dhe UNIFIL në Liban. Gjatë periudhës nga 19.04 deri më 23.04. organizohet dhe realizohet stërvitja „ Shkëlqimi i Maqedonisë 06“. Qëllimi i stërvitjes ishte vlerësimi sipas konceptit OSS. Stërvitja u realizua në poligonin “Penush” në Shtip. Gjatë periudhës nga 17.05. deri më 31.05 pranë PU “Krivollak” u realizua stërvitja ndërkombëtare “Drita – 10”. Qëllimi i kësaj stërvitje ishte menaxhimi me situatën pas konfliketeve dhe drejtimi i operacioneve. Në këtë stërvitje morën pjesë përfaqësues të kolegjit shtëtëror “Indiana River”, “Ford Pirs”, nga Florida, si dhe anëtarë të Akademisë Ushtarake “Uest Point” nga SHBA, duke i bashkangjitur këtu edhe përfaqësuesit e universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” nga Shkupi, përfaqësues të MM-së dhe MPB-së së RM-së, nga DMSH, QMK, nga Kryqi i Kuq i RM-së, nga ARM-ja, si dhe përfaqësues nga disa organizata humanitare në RM. Gjatë periudhës nga 24.10 deri më 03.11. u organizua dhe u realizua stërvitja “Shkëlqimi Ballkanik 2010”. Qëllimi i stërvitjes ishte rrumbullaksimi i stërvitjes sipas konceptit të OSS të batalionit të mesëm këmbësorik dhe njësive të deklaruara (PU Krivollak). Më 4 nëntor në Shkup u mbajt mbledhja e trembëdhjetë e shefave të shtabeve të përgjithshëm të armatave të vendeve të Kartës së Adriatikut A5. Më 30 shtator rOS në rajonin e Matkës realizoi stërvitjen “Gjetja dhe shpëtimi i personave të lënduar në terrene të rënduara dhe vende malore”. Në vitin 2010 spitali ushtarak u transformua në spital të përgjishëm të qytetit “8 Shtatori” dhe në qendër ushtarake mjekësore të ARM-së.Në vitin 2011, ARM-ja ishte pjesëmarrëse në

Në vitet 2006-2007 АRМ-ja tërësisht u profesionalizua.

Në kuadër të nismës së Forcave Multinacionale Paqësore të EJL-së për

herë të parë që nga formimi i tij shtabi i SEEBRIG-ut u dërgua në mision paqësor. Republika e Maqedonisë

morri pjesë me 10 pjesëtarë të ARM-së, ndërsa misioni u realizua nga shkurti e deri në gusht të vitit 2006, si pjesë e kontingjentit të ISAF në

Afganistan

Page 53: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

misionet ISAF në Afganistan, ALTEA në BeH dhe në misionin UNIFIL në Liban. Qeveria në vitin 2010 e miratoi planin afatgjatë për zhvillim të mbrojtjes 2011-2020. Me këtë u sigurua unitet në përpjakjet institucionale për zhvillim sistematik të mbrojtjes dhe bashkërendim të resurseve të kufizuara përmes prioriteteve kyçe zhvillimore. Në vitin 2011, president ii vendit, si komandant suprem i forcave të armatosura, mori vendim për ristrukturimin e komandave dhe njësive të Armatës. Gjatë vitit 2011 u realzuan këto stërvitje të rëndësishme të ARM-së: stërvitja “Shkëlqimi i Maqedonisë 07” ku u vlerësua grupi i batalionit luftarak të këmbësorisë dhe çeta e mekanizuar nga përbërja e forcave të EU BG 2012/2 në muajin tetor, si dhe starvitja “Sfida 2011” si stërvitje bilaterale për trajnim të personelit të MKA-së dhe njësive të ARM-së dhe ushtrisë së Sllovenisë. Stërvitja mjekësore multinacionale „MEDCEUR 11“ u realizua në poligonin ushtarak “Krivollak” gjatë periudhës nga 06-17.06.2011. Realizimi i kësaj stërvitje mundësoi përmirësimin e gatishmërisë rajonale të personelit mjekësor për pjesëmarrje në operacione për përgjigje ndaj krizave, ndihmës gjatë fatkeqësive dhe për

ndihmë humanitare, me përfshirjen e: MPB-së, DMSH-së, QMK-së, Kryqit të Kuq të RM-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Armatës së SHBA-së, Austrisë, BeH, Bullgarisë, Serbisë, Sllovenisë, Norvegjisë dhe Malit të Zi.Më 17.8.2011 me Dekret nr.24 të presidentit të RM-së, gjeneral-nënkoloneli Mirsollav Stojanvoski shkarkohet nga detyra e shefit të SHP të ARM-së. (”Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 110, e datës 17.8.2011) dhe njëherit emërohet në pozitën e këshilltarit shtetëror i ministrit të mbrojtjes për çështje strategjike dhe për çështje të mbrojtjes pranë MMRM-së. Pas periudhës së kaluar me Dekret të presidentit të RM-së nr. 5 nga data 17.8.2015., gjeneral-nënkoloneli Mirosllav Stojanovski shkarkohet nga detyra e këshilltarit shtetëror për çështje strategjike dhe çështje të mbrojtjes pranë MMRM-së. („Gazeta zyrtare e RМ-së“, nr. 140, e datës18.8.2015), ku njëkohësisht edhe pensionohet. Dekoratat: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Mirosllav Stojanovski, më 17.3.2011 u shpall si anëtar nderi i Gardës Kobëtare të Vermontit. Këtë dekoratë gjeneralit iu nda nga ana e komandantit të GK të Vermontit, gjeneral-majorit Majkëll Djubi. Kjo

dekoratë e lartë e GK të Vermontit ndahet për herë të tretë në historinë e saj, por për herë të parë kjo dekoratë do t’i takojë një shtetasi të huaj. Fitues të dekoratave të këtilla deri më tani kanë qenë ish guvernatorë të Vermontit dhe gjeneralë të Armatës së SHBA-së. Më 22.6.2011 u mbajt ceremoni për ndarjen e mirënjohjes “Legjion i Meritave”, mirënjohje kjo që iu nda shefit të SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Mirsollav Stojanovskit nga ana e ambasadorit të SHBA-së në RM. E.T Filip Riker. Me rastin e jubileut 20 vjet ARM, më 18.08.2012, gjeneral-nënkolonel Mirsollav Stojanvoskit iu nda pllaketa e ARM-së. Lidhja e luftëtarëve të LNÇ të RM-së, gjeneralit Mirosllav Stojanovskiсе одржа церемонија за доделување на Орденот „Легија на заслу-ги“ на НГШ на АРМ, генерал-потполковник Мирослав Стојановски, од амбасадорот на САД во РМ Н.Е. Филип Рикер. По повод 20 години АРМ, на 18.8.2012 г., на генерал-потполковникот Мирослав Стојановски му е доделена Плакета на АРМ. Сојузот на борците од НОАВМ на РМ, на генералот Мирослав Стојановски му додели и Плакета на СБМ.

Prof. dr. Marjan DimitrijevskiGjeneral në penzion Boris Stojanoski

Gjeneral-nënkolonel Mirosllav Stojanovski më 17.3.2011 u shpall

si anëtar nderi i Gardës Kombëtare të Vermontit. Mirënjohja

e gjeneral-nënkolonelit Stojanovski iu nda nga

ana e komandantit të GK të Vermontit, gjeneral-

majorit Majkëll Djubi

Page 54: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

54

Janë shkruar shumë tekste për Zivko Popovski-Tsvetin dhe misionin e tij human, shumë reklama dokumentare dhe artikuj

janë regjistruar. Me pikturat e tij “Lule të Paqes”, në fund të vitit 2017, mori pjesë për herë të parë në poezinë tradicionale të 50-të dhe manifestimin kulturor “Takimet e Racinit për Fëmijë” në Veles. Cvetin në rrugëtimin e tij 33-vjeçar, duke pikturuar lule të paqes pas misioneve të gjata dhe të shumta më 2 nëntor 2017 së bashku me nxënësit e shkollës nga komuna Rankovcë dhe profesoreshën Svetlana Lazaraveska, në ora 9 me tren, u nisën nga Shkupi, për në Veles. Në tren Zhivko pikturonte lule në fletët e letrës dhe pastaj ua jepte udhëtarëve dhe studentët të lexojnë poezi nga Kosta Stolev-Racin antologjitë “Lenka” dhe “Duhanmbledhësit.” Si surprizë e këndshme për organizatorët ishte dhënia e fotografive të mëdha me vargjet e Kosta Stolev-Racin të cilave Zhivko Popovski-Cvetin u kishte vënë korniza me lule. Përderisa organizatorët përshëndetnin mysafirët dhe pjesëmarrësit

lulet e PaqesZivko Popovski-Cvetin

merret me pikturë që nga viti 1970 dhe me misionin „Lulet e Paqes“ filloi nga viti 1985. Pikturat e tij, lulet e paqes, ua dërgoi shumë burrështetasve,

zyrtarëve, shumë këngëtarëve dhe yjeve të filmave ... Pikturat

e tij janë gjithashtu në kalendarë dhe kartolina, në revista të ndryshme, për to janë filmuar edhe dokumentarë. Foto për

fëmijët në shkolla, për më të vegjlit në çerdhe, për fëmijët në jetimore, për

shtëpi të pleqve

E paobligueshme

Page 55: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

55

dhe shpërndanin çmimet pas konkursit të shpallur artisti, në të njëjtën kohë kokëulur në një tavolinë Cvetin pikturonte në fletë lulet e tij të paqes, me ngjyrat më të bukura. Në të njëjtën kohë, u mbajt një punëtori e arteve të bukura për talentet e rinj të artit nga e gjithë Maqedonia, pjesëmarrësit në takim, mësuan nga mësuesi i tyre i madh. Qëllimi ishte që një ditë edhe ata të vazhdojnë misionin njerëzor të Zivko Popovski-Tsvetin ose në një mënyrë të bëjnë përpjekje për paqen botërore. Cvetin na tha se është i kënaqur me energjinë krijuese të fëmijëve dhe është i lumtur që ata do të vazhdojnë misionin e tij human për paqe.

Si filloi misioni i luleve i Cvetinit“Që në shkollën fillore në fshatin Brezovë kam pikturuar me laps dhe shkumësa, sidomos lulet sepse isha dashamir i tyre dhe për faktin se fshati im është 950 metra në lartësi mbidetare dhe është plot me lule, pyje dhe livadhe. Më pas, në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Demir Hisar vazhdova shkollimin tim dhe isha me fat që kam takuar piktorin Kosta Haxhiantonovski, i cili drejton studion e artit të Manastirit “Bitola Montmartre” dhe ai ishte mësuesi im i parë dhe unë isha nxënësi i tij më i vjetër. Profesori Kosta, kur unë isha në klasën e shtatë, më dha detyrë për herë të parë të pikturoj stemën e RSFJ-së para publikut për festën e 29 Nëntorit. Unë si një fëmijë nga fshati isha shumë tërhequr dhe i ndrojtur, por ai tha se shpejt më kalojë friga e trama dhe se do të bëjë një pikturë të bukur. Na fiki dritat dhe kështu kam dalë në skenë, kam menduar sikur jam i vetëm, pastaj për pesë minuta kam arritur t’a pikturoj stemën dhe duke u ngritur nga karrigja kam dalë para publikut dhe kam fituar duartroktije të mëdha për punën e kryer. Kështu ka filluar gjithçka ... “, na tha Cvetin për afinitetet e tij më të hershme rreth artit dhe luleve si frymëzim. Pasi mbaroi shkollën fillore, ka dashur të vazhdojë në një shkollë të mesme të artit, por për shkak të të ardhurave modeste të prindërve të tij, ai nuk u shpërngul në Shkup, por në Manastir vazhdoi shkollën e mesme bujqësore, pastaj shkollën e lartë dhe fakultetin e bujqësisë që e përfundoi në Beograd. Ka punuar si agronom, por dëshira për tu marrë me pikturë është ringjallur dhe ai ka nisur të pikturoj sërish, diku në vitin 1969. Edhe kur ai ishte ushtar pranë shkollës së oficerëve rezervë në Bileç, ai pikturonte për nevojat e shkollës edhe pse ka pasur piktorë akademikë. Pastaj, gjatë gjithë jetës së tij, së bashku me profesionin e ekspertit bujqësor në shumë punë dhe funksione, Zhivko pikturonte çdo ditë.

Kur filloi misioni „Lulet e Paqes“„Me pikturë merrem që nga vitit 1970, ndërsa me misionin “Lulet e Paqes”

kam filluar që më 1985.”. Pikturat e tij me lulet e paqes ai ua ka dërguar shumë burrështetasve, funksionarëve, këngëtarëve dhe yjeve të filmit. Veprat e tij ua ka dhuruar Indira Ghandit, Nënë Terezës, Sandro Pertinit dhe Perez de Cuhelarit, ndërsa prej tyre ka marrë mesazhe të paqes. Që nga viti 1985 e deri më sot ka organizuar më se 300 ekspozita në vend dhe jashtë tij. Mes tjerash, në vitin 1989, në Samitin e të Painkuadruarve, në një ekspozitë ka dhuruar 101 pikturë për të gjitha vendet e “painkuadruara”. Pikturë i ka dhuruar edhe Sadam Huseinit, i cili i ka dhënë një qilim persik. Në vitin 1990 do të realizojë ekspeditë në Nju Jork pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 45 piktura të luleve të paqes për 45 vjetorin e OKB-së. Zhivko Popovski-Cvetin i ka dhuruar 65 lule Bllazhe Koneskit për datlindjen e tij të 65, ndërsa ky i fundit ia ka përshkruar

poezinë “Vezillka” duke i falenderuar për dhuratën. „Unë në manifestimin “Netët e Poezisë Strugane” dhuroja piktura ndërsa merrja poezi me nënshkrim të autorëve, ndërsa vizën për këto ndërrime, për lule të pikturuar dhe poezi e kam pasur nga

Sllavko Janevski i cili shkroi: “Njeriu i cili u ka dhuruar një mijë lule njerëzve, poetët me të drejtë i revanshohen me poezi”. Për tridhjetë vjet pjesëmarrje në “Netët Strugane të Poezisë”, kam dhuruar më se tre mijë piktura me lule dhe kam fituar mbi 750 faksimil të poezive në pothuajse të gjitha gjuhët e botës, thotë Cvetin. Ai rikujton se ka pikturuar lule të paqes për burrështetasin gjerman Willi Brand, Kenet Khaunda, George Bush, Mikhail Gorbachov, Richard Geer, Coraima Tores, Roger Moor, Sindy Shalon, Zubin Mehta, Rey Charles, BB King, për Toshe Proevskin për Milka Eftimovën dhe për Simon Trpçevskin… si dhe për shumë e shumë njerëz të famshëm të fushës së muzikës, poezisë, pikturës, për politikanë, si dhe për njerëz të zakonshëm, për bujq, punëtor dhe shkencëtar dhe për shumë njerëz të mirë të cilët janë shembull për të tjerët, thekson Cvetin.„Isha i nominuar për çmimin Nobël për paqe në vitin 2009. Isha në konkurrencë me Obamën, Klintonin, Bushin, Kollin, Putinin, Mejxhorin dhe me shumë emra tjerë të njohur. Nga 205 kandidatë unë u rendita në përzgjedhjen e parë të tridhjetë kandidatëve dhe në këtë grup isha i treti apo i katërti, varësisht se nga cili mendium raportohej”, rikujton Cvetin. Por edhe pse nuk e fitoi këtë çmim, ai këtë e bën në përditshmëri në mënyra tjera, ai fiton çmimin e një misionari bamirës nga shumë të njohur dhe të panjohur, nga njerëz të zakonshëm dhe të mirë, nga ata të cilët e vlerësojnë dhe e çmojnë Zhivkon dhe e mbështesin paqen duke e mbështetur edhe Cvetinin në “misionin e tij të luleve” për paqen botërore. I dëshirojmë edhe shumë vite e shumë shëndet, si dhe punë të palodhshme e frytdhënëse në misionin e tij human me “lulet e paqes” në përpjekje për paqen botërore.

Аntoanella Dimitrievska

Pikturat e tij janë gjithashtu në kalendarë dhe kartolina, në revista të ndryshme. Pikturat e tij gjenden edhe në 14 pulla postare shtesë, përfshirë vitin 1993, Republika e Maqedonisë

- Lule e Paqes, e themeluar me një ligj të veçantë dhe

të lëshuar tetë ditë para se Republika e Maqedonisë të

ishte pranuar në OKB

Page 56: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

56

Film

Hitleri ia dha nofkën „Njeriu me zemër të hekurt“, por në mesin e popullit njihet edhe me shumë emra të tjerë: „Përbindëshi bjond“,

„Gjeniu i keq i Hilemrit“, „Kasapi i Pragës“, „Zoti i keq i vdekjes“...Historianët, megjithatë, e thonë edhe si njërin nga figurat më të errëta në historinë e Gjermanisë naziste. Emri i tij do të mbetet në histori si njeriu me postin më të lartë në lidershipin nazist ndaj të cilit u krye atentat i suksesshëm, por gjithashtu do të njihet edhe si një ndër organizatorët e të ashtuquajturit "Nata e Kristaltë" dhe krijues i idesë të njërit nga projektet më të ashpra në historinë e njerëzimit – „Zgjidha Përfundimtare“ si hapi i fundit dhe hap përfundimtar për zgjidhjen e "problemit" me hebrenjtë. Flasim për Reinhard Heydrich - arkitektin e holokaustit, një njeri, biografia politike e të cilit është thënë në filmin "Man of Iron Heart" nga

regjisori francez Cedric Jimenez. Në të shohim ngritjen e një oficeri nazist në pozitën e një prej funksioneve kryesore në Rajhun e Tretë dhe karrierën e tij, deri në momentin e vrasjes së tij.

Fytyra e së keqesPasi të shikoni filmin "Njeriu me një zemër të hekurt", do të ndiheni sikur shihni dy filma të ndryshëm. Kjo është për shkak se filmi na shpalos dy tregime në dukje të veçanta që bashkrendohen në fund të filmit. Kronologjia e ngjarjeve është jolineare, domethënë filmi që fillon me momentin e vetë atentatit kthehet në fillim apo tregim për karrierën e Heydrich e më pastaj kalon në një ambient dhe histori krejtësisht të ndryshme që ndjek përgatitjet e vrasësve për operacionin, të njohur nën emrin e fshehtë " Antropoid " dhe pastaj, kretësisht në fund, për të dy historitë që bashkohen në një. Ky zhvillim

ndalet pikërisht në ato skena kur kurioziteti dhe shpresa e shikuesit arrin kulmin, duke ndërtuar një strukturë të ndryshme dhe ritmin e atyre që ne jemi mësuar të shohim në një tregim të fragmentuar. Pjesa e parë autobiografike, e pasuar gjallërisht duke e portretizuar Reinhard Hajdrih, një oficer i besueshëm dhe parimor i marinës gjermane në periudhën midis dy luftërave botërore dhe rritjen e tij në pushtet, duke u referuar jetës së tij politike dhe asaj private. Por, dosja e tij do të njëlloset nga një njollë e madhe – sjellja e pahishme me vajzën e një eprori të lartë, e cila sjellje do të dënohet dhe do ta ndërpresë karrierën e tij ushtarake duke u vendosur si një kërcënim serioz i martesës vijuese me anëtare e familjes fisnike, Lina fon Osten. Lina është anëtare e Partisë Nacionalsocialiste të Re të Punës dhe pasuese e ideve e liderit të saj – Adolf Hitlerit. “Shpëtimi i Gjermanisë është te

„Njeriu me zemër të hekurt“

Page 57: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

57

Hitleri” – do të thotë ajo, kategorikisht duke ia bërë me dije bashkëshortit të saj të ardhshëm se përkatësia e saj politike është e qartë para se të planifikojnë ardhmërinë, sepse, ajo nuk do të lejojë që kjo çështje të jetë temë debati. Në këtë mënyrë, Heydrich është orientuar në nazizëm dhe në miqësinë me Himmlerin, falë gruas së tij dhe falë skandalit shkak i të cilit duhet të fillojë që nga fillimi. Karriera e tij ngritet shpejt si një mal i trupave të vdekur të hebrenjve për të cilën ai personalisht është përgjegjës, si kreu i Gestapos, policia përgjegjëse për "pastrimin" e rajoneve. Avancimi si protektor i protektoratit të Bohemisë dhe Moravisë (Çekosllovaki) është një ngrritje e re në karrierë, në të cilën pas Hitlerit dhe Hilmerit, atë e vendos në si njeriun e tretë në Rajhun e Tretë në kohën e ngjitjes dhe suksesit më të madh të nazismit. I vërbuar nga suksesi i madh dhe nga ideologjia naziste e cila i bëhet edhe më e rëndësishme sesa vetë familja e tij, jemi dëshmitar të një brutaliteti dhe arrogance e cila rritet jashtë mase duke i tejkaluar të gjitha kufijtë, aq shumë sa që botëkuptimin mental të këtij njeriu do ta shpie që të bëjë hap drejt “zgjidhjes përfundimtare” – një plan i përpunuar në dataje për asgjësimin e të gjithë hebrenjëve, apo thënë me fjalët e tij – asgjësim në mënyrë “efikase dhe të shpejtë”, sikur të flitej për ndonjë proces fabrike apo makinerie, e jo për qenie të gjalla njerëzore.

Operacioni „Аntropoid“Jan Kubis dhe Jozef Gabcik janë dy viktima të reja heroike të cilët janë të vendosur të kryejnë aktin e atentatit ndaj protektorit. Me ta takohemi në pjesën dhe në tregimin e dytë. Vrasja e Heidrich është më e

rëndësishme sesa duket, sepse nëse është e suksesshme, nuk do të jetë thjesht vetëm vdekje për një nazist famëkeq, por kjo do të ishte një inkurajim i madh për rezistencën, duke konfirmuar se udhëheqësit e Rajhut të Tretë nuk janë të pamposhtur. Të vendosur në Pragë nga ana e qeverisë së dëbuar të Çekosllovakisë së pushtuar, ne jemi dëshmitarë të një rezistence të organizuar që paraqet mbështetje për dy atentatorët,

të drejtuar kryesisht nga të ashtuquajturit "Tre Mbretër". Kjo pjesë e historisë që na prezanton protagonistë krejtësisht të rinj dhe tërësisht heq protagonistët e mëparshëm që ndoqëm në 40 minutat e para, në fakt paraqet komplotimin e komplotit, mekanizmat e komunikimit dhe luftën e rezistencës guerile. Në një mënyrë, tani po shikojmë anën tjetër të dritares. Duke vepruar kështu, duke u njohur me fytyrat e Janit dhe Jozefit, është e pashmangshme që të krijohen simpati për ta, për shkak të miqësisë së tyre të sinqertë, guximit dhe frikës njerëzore për rezultatin e misionit ambicioz të tyre dhe mbi të gjitha për shkak të vdekjes së tyre dramatike dhe emocionale. Një nga skenat më emocionale në film, që e bashkon dhe

e hedh gjithë tmerrin e metodave naziste të frikësimit dhe torturës, është skena në të cilën një fëmijë i vogël është i detyruar të shohë torturën monstruoze ndaj babait të tij nga policët e Gestapos duke e detyruar atë të pranojë ku janë fshehur vrasësit. Një fëmijë i vogël i cili është shndërruar në një tradhtar duke u përdorur ndaj tij metoda të terrorit mendor. Dy pjesët e filmit, të cilat janë si dy kapituj, janë të ndryshme në çdo

kuptim të fjalës - nga ambienti deri tek përcaktimi i zhanrit. Pjesa e parë, biografike, është një dramë klasike, pa kthesa, kulmime dhe pa heronj. Pjesa e dytë, megjithatë, është plot me elemente të trilerit, duke na mbajtur në njëfarë tensioni dhe dinamike më të madhe dhe duke na dhënë thellësi shtesë, ai arrin të ndryshojë dy tregime dashurie, duke hedhur hije romantike. Aktorët shfaqin një performancë solide, veçanërisht Rosamund Pike si Lina von Osten dhe Jason Clarke si Reinhard Heydrich, shprehja e fytyrës së të cilit pasqyron tërë ftohtësinë dhe monstrositetin e një

zemre të pandjeshme. Në shprehjen e tij nuk ka asnjë dilemë apo hezitim, nuk ka reagim njerëzor dhe emocione, madje as për një grua që merret me pozitën e tij, por ka rreptësi dhe parime. Shkurtimisht, mund të themi se ky është një film për rritjen e nivelit të madhe të së keqes dhe paraqet një përpjekje në fundin të tij, për një atentat që vetë Hitleri do të konsideronte "shumë më tepër se humbja e një beteje" dhe do të "paguaj" atë me vrasjen e 1300 çekëve. Megjithëse jeta e Heidrich ka marrë fund, më e keqja është larg asgjësimit, sepse pasojat e mendjes së tij monstruoze do të shihen nga e tërë bota vetëm pas vdekjes së tij.

Еlena Gjorgjievska

57

regjia: Cédric Jimenez

rolet: Jason Clarke, Rosamund Pike, Noah Jupe, Jack O’Connell, Mia Wasikowska

skenari: Laurent Binet, Audrey Diwan

Мuzika: Guillaume Roussel

Vendet: Франција, Белгија, САД, В. Британија

kohëzgjatje: 120 минути

Viti: 2017

çmimi: Номинации за „The Lia Van Leer Award“ на филмски-от фестивал во Ерусалим и номинација за ALFS-награда

Page 58: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Në qoftë se jeni dashamirë të avanturës dhe i hulumtoni bukuritë natyrore të Maqedonisë, nevojitet ta vizitoni fshatin Papradishtë, i

gërshetura nga papratë të lartë, drunj ahu dhe pyje te dendura. Ky fshat gjendet në komunën e Çashkës, në zemër të rrethinës së Azotit, në pjesët jugore të malit Jakupica, në pjesën e sipërme të lumit Babuna. Ky fshat momentalisht nuk është i populluar, por gjatë periudhës së verës vizitohet nga turistë që vijnë nga Shkupi dhe Velesi, apo ka raste kur edhe banorët e vjetër të këtij fshati vijnë për vizitë duke i përshkuar shtëpitë e tyre të vjetra. Arkitektura dhe pamja e fshatit janë tejet karkteristike. Sipas llojit ata janë shtëpi shumë të vjetra me kupla e kube. Deri në kat këto shtëpi janë ndërtuar me gurrë, ndërsa në pjesën e sipërme me tulla të ndryshme, apo ndonjëherë edhe me hullizime zbukurese. Më të pasurit, shtëpitë i kanë mbuluar me qeremide turke, ndërsa banorët më të varfër me kashtë

dhe me pllaka. Emri i parë i këtij fshati ka qenë Zvezdanovo, sepse gjatë natës yjet kanë qenë shumë afër fshatit duke e ndriçuar të tërin, por ferni që njëherit është edhe simbol i fshatit, i ka detyruar banorët që t’a ndrrojnë emrin në Papradishtë. Në rast se dëshironi eksitim dhe adrenalinë, mund të bëheni gati për një sfidë të jashtëzakonshme në rrugëtimin që do ta përjetoni, në rast se ia mësyeni majës Sollunska Gllava, ku do të hasni shumë paprat, ferrëza, boronica, në një aromë të natyrës së vërtetë dhe në një zë të ujëvarave i cili do t’u lë pa frymë. Popradishti është fshat me potencial të madh për zhvillimin e turizmit fshatar. Në këtë fshat është rinovuar shkolla, objekt i cili shërben si vend për ata që merren me pylltari e alpinizëm, vend gjithnjë i hapur dhe që ruhet nga ana e rojtarëve. Njëherit, fshati Papradishtë paraqet pikënisje drejt shtëpisë së pylltarëve “Çeples” dhe majës Sollunska Gllava, deri te cila arrihet për disa orë. Në afërsi të tyre hasim në dy shkëmbinj të mëdhenj “Markova

Stapallka” dhe “Krasra” për të cilat ekzistojnë gojëdhëna interesante. Në pyjet e dendura mbi fshat, në vendin e quajtur “Babina Rupa” mund të vizitohen dy vathë ku përpunohet djathi i dhenëve, djath i klasit të parë dhe shumë i shijshëm. Në këtë vend, vizitorët dhe ata që merren me pylltari shpesh ndalen për të pushuar dhe për ta shijuar djathin. Në këtë fshat ka disa çezma ku fshatarët dikur kanë mbushur ujë, ndërsa çezmet janë quajtur në varësi prej asaj se në cilën pjesë të fshatit kanë qenë të vendosura: Çezmja e Kalinës, Çezmja e Maçkarovës dhe Çezma e Mesfshatit. Lartë në fshat gjenden edhe dy burime të mëdha “Markova Çeshma” dhe “Garvan”, një burim karakteristik i cili gjatë stinës së verës është i mbushur me ujë shumë të ftohtë. Në afërsi të Papradishtës gjendet edhe fshati Nezhillovë me vend për peshkim. Edhe fshatrat tjerë përreth janë tejet atraktive, e mu për këtë shkak duhet vizituar kjo bukuri e jashtëzakonshme malore.

Kristina Ilievska

58

Paparadishti -i krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut

Page 59: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32

Paparadishti -i krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut

Bukuritë e Maqedonisë

Page 60: SOLEMNISHT U SHËNUA Dita e Regjimentit për Operacione ...morm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/06/101-Shtit-alb.pdfi krijuar nga Zoti, i paprekur nga dora e njeriut 6 10 5 22 26 32