spartak ngjela: ilir meta armiku më helsinki …...1. ligji “për disa ndryshime dhe shtesa në...

24
Problemet me librin dhe krijimtarinë nuk janë të pakta. Për autorë të ndryshëm promovimi nuk bëhet sa duhet, por dhe politikat që ndiqen nga institucionet lënë për të dëshiruar. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se në institucionet tona herë pas here vihet në dyshim dhe ekzistenca e letërsisë, por ajo ekziston. Në intervistën për“SOT”... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 8 Gusht 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 14-16 Nga Ramazan SHERJA Nga Zenel ÇELIKU 30 vjet që presim të na rregullojë bota Do të themelohet SPAK, apo do të ketë as-SPAK? Basha del kundër aleatëve dhe nxjerr listën e zezë me krerët e bashkive të PS, ja 8 emrat që akuzohen për lidhje me krimin Gent Sejko rreshtohet në krah të bankave, legjitimon rritjen e tarifave për transaksionet, BSH asnjë masë për krizën e euros Ja si Enver Hoxha më 1970 nisi të ndryshojë kurs, ktheu sytë nga Jugosllavia dhe tentoi të bashkëpunonte me disa shtete, vijonte përçmimi ndaj SHBA Partia Demokratike duket se po e dorëzon pushtetin vendor shumë lehtë. Rakip Suli i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i ka “rrëmbyer” ditën e djeshme bashkinë Xhelal Mziut. Edhe pse ky i fundit prej disa ditësh shprehej për rezistencë dhe se nuk do e lironte zyrën ka ndodhur... Opozita vijon të marrë goditje njëra pas tjetrës nga faktori ndërkombëtar. Që në fillim, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u mbështetën nga SHBA-BE për vendimin e tyre për të djegur mandatet. Këtë qëndrim e përforcoi edhe një herë ditën e... PD dorëzon edhe Kamzën, kalon pa incidente betimi i Rakip Sulit, Voltana Ademi e vetmja që vijon rezistencën Helsinki Amerikan goditje opozitës: Djegia e mandateve kundër-produktive, ka ardhur koha që PD dhe LSI të reformohen Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më i madh i reformës në drejtësi, nuk e shpëtojnë dot revolucionet e Berishës, të korruptuarit do të ndëshkohen Faqe 4 Gazeta prej ditësh ka treguar fakte mbi batërdinë që është bërë me falimentimin e “Veneto Banka”. Kjo bankë u mor nga “Intesa Sanpaolo”, duke hapur rrugën e abuzimit me kreditë e këqija. Në lojë hynë SGA dheTranzit, të cilat kanë dërguar në gjykatë një pjesë të madhe të... BEHAR GJOKA: Letërsia në mjerim, na ka mbetur që librat të shiten në këpucari ose byrektore Italianët zbardhin të fshehtat e skandalit me “Veneto Banka”, ja të gjitha manovrat që u përdorën për të grabitur shqiptarët me kontrata noteriale Fillojnë pazaret për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, rrezikohet shtyrja e shkarkimit të presidentit, ja prapaskenat Ilir Meta thyen çdo rekord, shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë, kthen në Parlament dhe ligjin për koncesionet Banka e Shqipërisë duket se po mbështet çdo çmenduri të bankave. Në fillim të javës, disa banka të nivelit të dytë kanë ndryshuar sistemin e tyre tarifor. Shumë klientë janë ankuar se bankat krejt... Faqe 2,3 Shkarkimi i Ilir Metës nga detyra e presi- denti mund të mos jetë një proces aq i lehtë saç dukej. Përveç se do të pritet vendimi i Komisionit të Venecias, një tjetër problem është Gjykata Kushtetuese. Ditën e djeshme KED nisi interv- istat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, duke përcaktuar dhe kalendarin për emrat e tjerë në ditët në vijim. I pari që u intervistua ishte Besnik Muçi, i cili kandidon dhe për... Faqe 7 Faqe 5 Faqe 6 Faqe 8 Faqe 9 Faqe 12,13 Faqe 10 Nga Bardhyl BEJKO Demagogët tanë, politikën e praktikojnë si demagogji ekstreme

Upload: others

Post on 29-Aug-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

Problemet me librin dhe krijimtarinë nuk janë të pakta. Për autorë të ndryshëm promovimi nuk bëhet sa duhet, por dhe politikat që ndiqen nga institucionet lënë për të dëshiruar. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se në institucionet tona herë pas here vihet në dyshim dhe ekzistenca e letërsisë, por ajo ekziston. Në intervistën për “SOT” ...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

E Enjte 8 Gusht 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 14-16

Nga Ramazan SHERJA

Nga Zenel ÇELIKU

30 vjet që presim të na rregullojë bota

Do të themelohet SPAK, apo do të ketë as-SPAK?

Basha del kundër aleatëve dhe nxjerr listën e zezë me krerët e bashkive të PS, ja 8 emrat që akuzohen për lidhje me krimin

Gent Sejko rreshtohet në krah të bankave, legjitimon rritjen e

tarifave për transaksionet, BSH asnjë masë për krizën e euros

Ja si Enver Hoxha më 1970 nisi të ndryshojë kurs, ktheu sytë nga Jugosllavia dhe tentoi të

bashkë punonte me disa shtete, vijonte përçmimi ndaj SHBA

Partia Demokratike duket se po e dorëzon pushtetin vendor shumë lehtë. Rakip Suli i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i ka “rrëmbyer” ditën e djeshme bashkinë Xhelal Mziut. Edhe pse ky i fundit prej disa ditësh shprehej për rezistencë dhe se nuk do e lironte zyrën ka ndodhur...

Opozita vijon të marrë goditje njëra pas tjetrës nga faktori ndërkombëtar. Që në fillim, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u mbështetën nga SHBA-BE për vendimin e tyre për të djegur mandatet. Këtë qëndrim e përforcoi edhe një herë ditën e...

PD dorëzon edhe Kamzën, kalon pa incidente betimi i Rakip Sulit, Voltana Ademi

e vetmja që vijon rezistencën

Helsinki Amerikan goditje opozitës: Djegia e mandateve

kundër-produktive, ka ardhur koha që PD dhe

LSI të reformohen

Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më i madh i reformës në drejtësi, nuk e

shpëtojnë dot revolucionet e Berishës, të korruptuarit do të ndëshkohen

Faqe 4

Gazeta prej ditësh ka treguar fakte mbi batërdinë që është bërë me falimentimin e “Veneto Banka”. Kjo bankë u mor nga “Intesa Sanpaolo”, duke hapur rrugën e abuzimit me kreditë e këqija. Në lojë hynë SGA dhe Tranzit, të cilat kanë dërguar në gjykatë një pjesë të madhe të...

BEHAR GJOKA: Letërsia në mjerim, na ka mbetur që librat të shiten në këpucari ose byrektore

Italianët zbardhin të fshehtat e skandalit me “Veneto Banka”,

ja të gjitha manovrat që u përdorën për të grabitur

shqiptarët me kontrata noteriale

Fillojnë pazaret për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, rrezikohet shtyrja e shkarkimit të presidentit, ja prapaskenat

Ilir Meta thyen çdo rekord, shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë,

kthen në Parlament dhe ligjin për koncesionet

Banka e Shqipërisë duket se po mbështet çdo çmenduri të bankave. Në fillim të javës, disa banka të nivelit të dytë kanë ndryshuar sistemin e tyre tarifor. Shumë klientë janë ankuar se bankat krejt...

Faqe 2,3

Shkarkimi i Ilir Metës nga detyra e presi-denti mund të mos jetë një proces aq i lehtë saç dukej. Përveç se do të pritet vendimi i Komisionit

të Venecias, një tjetër problem është Gjykata Kushtetuese. Ditën e djeshme KED nisi interv-istat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese,

duke përcaktuar dhe kalendarin për emrat e tjerë në ditët në vijim. I pari që u intervistua ishte Besnik Muçi, i cili kandidon dhe për...

Faqe 7

Faqe 5

Faqe 6

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 1

2,1

3

Faqe 10

Nga Bardhyl BEJKO

Demagogët tanë, politikën e praktikojnë si demagogji ekstreme

Page 2: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

2 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lufta mes qeverisë dhe Pres-idencës duket qartë jo vetëm në kthimin për rishqyrtim të plot 15 ligjeve, por edhe kthimin mbrapsht të dekreteve për emërimin e minis-trave. Presidenti Ilir Meta dekretoi pa asnjë vonesë dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brend-shëm dhe refuzoi të dekretonte në vend të tij emrin e Sandër Lleshaj, të propozuar nga qeveria. Po ashtu, edhe emri i Gent Cakajt u refuzua nga Meta për tu emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme. Por pres-identi nuk u mjaftua me kaq, duke

refuzuar gjithashtu shkarkimin e Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës. Pjesë e refuz-imit të Metës ishte edhe emërimin i Skënder Gjinushit në krye të Akad-emisë së Shkencave, duke vazhduar më pas me gjeneralin Ylber Dogjani. Edhe pse emri i këtij të fundit u akuzua nga qeveria për vjedhjen e armëve në Pashaliman dhe kërkuan shkarkimin e tij, kreu i shtetit e firmosi dekretin pas shumë kohësh me argumentin se i kishte mbaruar mandati dhe jo për argumentet e paraqitura nga qeveria.

JA REFUZIMET E DEKRETIT TË MINISTRAVE

Kthimi i ligjeve nga Ilir Meta, Presidenca dhe qeveria përplasen në distancë, sulme dhe akuza mes tyre

Pas kthimit në Kuvend të dy projektligjeve të qeverisë nga ana e presidentit Meta ka reaguar zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, e cila përforcon vendosmërinë e mazhorancës për ta shkarkuar sa më parë presidentin, duke u shpre-hur se presidenti na ka lënë, ka mbetur vetëm karikatura e Ilir Metës. Kreu i shtetit kthehu dy ditë më parë ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa dje nuk firmosi ndryshimet në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Ky qëndrim i Metës është cilësuar nga zëdhënësja e Ramës, si një fakt që tregon

qartë se Shqipëria nuk ka president. “Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial. Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më Pres-ident, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës. Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi. Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë

ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëm-timin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës”, u shpreh Spiropali. Por akuzave të saj iu përgjigj ashpër edhe Presidenca. Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi u shpreh se Elisa Spiropali edhe pse foli për shumë gjëra, nuk e preku aspak çështjen e PPP-ve dhe koncesioneve dhe rrezikun që ato i sjellin ekonomisë. “Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën

E. E çmendura E, foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë. Dhimbje për të çmendurën E., e cila pasi nxori me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtyp-je t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare”, u shpreh Blushi.

Ja argumenti që jep presidenti për kthimin e ligjit për koncesionet

Meta thyen çdo rekord, shkon në 15 numri i ligjeve që i ka rrëzuar qeverisë, kthen në

Parlament dhe ligjin për koncesionetPresidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyr-

tim në Kuvend të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal”. Por mes ndryshimeve të miratuara nga Kuvendit në seancën e fundit parlamentare të 18 korrikut, ishte edhe shtimi i veprës penale që penalizon dhe ndëshkon dhunën ndaj kafshëve. Meta thotë se as kjo dispozitë nuk është e qartë në përmbajtje dhe nuk

mbulon të gjitha rrethanat e mundshme. “Kjo dispozitë e re penale nuk rregullon situatën ku pasoja në shën-detin e një personi, plagosja e rëndë nga kafsha mund të ndodhë në banesën e pronarit të kafshës. Pra, sipas dispozitës së miratuar nëse ndodh në këtë ambient, duket se nuk kemi braktisje dhe normalisht, as dhe përgjegjësi penale”, tha Ilir Meta dy ditë më parë.

PRESIDENTI: NENI PËR DHUNËN NDAJ KAFSHËVE, I PAQARTËElisjeda KIKO

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se dekretet i ka kthyer në “armë” për të goditur qeverinë. Pasi rrëzoi

Kodin Penal, dje presidenti ka kthyer për rishqyrtim ligjin për koncesionet. Me këto lëvizje, Meta ka thyer çdo rekord të vënë nga Bujar Nishani pasi në vetëm dy vite në detyrë i ka kthyer mazhorancës plot 15 ligje. Pas nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, Meta po përdor të vet-men kompetencë që ka për të goditur sadopak mazhorancën, edhe pse e di që dekretet e tij do rrëzohen në Kuvend. Ligji “Për Koncesionet dhe PPP” ndonëse është cilësuar nga mazhoranca si vepra madhore për të investuar për vepra madhore për vendin, nga presidenti dhe partitë opozitare janë cilësuar si korrup-tive, ku kanë akuzuar kryeministrin Rama se po pasuron oligarkët, që sipas tyre po e mbajnë në pushtet. Kreu i shtetit e riktheu për rish-qyrtim ligjin “Për Koncesionet dhe PPP” me argumentin se ndryshimet e miratuara nga mazhoranca qever-isëse cënojnë interesin publik dhe dy nene sipas tij janë të dyshimta dhe klienteliste. Miratimi i ndry-shimeve në ligjin e koncesioneve vlerësohet nga Meta si një nisëm pozitive, por tepër e vonuar e Ku-vendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit. Ilir Meta gjatë dy viteve në krye të Presidencës ka kthyer plot 15 ligje të rëndësishme për vendin. Dy ditë më parë ai ktheu për rishqyrtim ligjin për Kodin Penal, që synonin ashpërsimin e dënimeve për ve-prat e dhunës ndaj policit, mjekut, sportistit, arbitrit, dhe trajnerit, funksionarëve publikë dhe të zgjed-hurve, sigurinë ushqimore apo atyre që shërbejnë në shërbimin publik.E drejta kushtetuese e presidentit

Kushtetuta i njeh presidentit të drejtën për t’u shprehur vetëm përmes dekreteve. Pra nëse pres-identi bie dakord me propozimet e kryeministrit apo projektligjet e qeverisë, ai vendos t’i dekretojë ato dhe nëse nuk bie dakord vendos t’i kthejë mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend. Shpeshherë kryeministri Rama kohët e fundit ka ironizuar

president dhe deri në muajin korrik të 2018, kreu i shtetit rikthehu për shqyrtim vetëm një ligj. Ndërsa nga korriku 2018 dhe deri tani, presidenti ka kthyer plot 14 të tilla, çka tregon se mes qeverisë dhe Pres-

idencës ka nisur një luftë e fortë. Por pavarësisht të gjitha tentativave të Metës, kthimi i dekreteve është nul, pasi në shtator kur të fillojë sesioni i ri parlamentar Kuvendi do të rrëzoj dekretet e Metës.

kreun e shtetit duke u shprehur se “u desh të bëhej Ilir Meta president, që të na dukej Bujar Nishani bur-rë shteti”. Ndoshta kryeministri i referohet sjelljes së presidentit në raport me dekretet. Në faqen zyrtare të Presidencës janë bërë publike të gjitha ligjet që kreu i shtetit ka kthy-er mbrapsht për rishqyrtim, nga ku rezulton se ai ka thyer një rekord. Ajo që bie në sy është se shumica e dekreteve të Metës janë kthyer më shumë gjatë muajve të fundit, gjë që tregon qartë se kreu i shtetit po i përdor dekretet si një “armë” për të sulmuar ashpër qeverinë. Qysh në fillim të këtij viti, kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim ligjin për “Noterinë” dhe për “Kadastrën”. Po ashtu, një tjetër ligj i kthyer prej Metës është edhe ai “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat” dhe atë për “Rezervat materiale të shtet-it”. Pra nga viti 2017 që kur u zgjodh

Ja 15 ligjet e kthyera nga presidenti Ilir Meta1. Ligji “Për disa ndryshime

dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’”

2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal”

3. Ligji nr. 42/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014 ‘Për planifikimin dhe zh-villimin e territorit’, të ndryshuar’”

4. Ligji nr. 26/2019 “Për shër-bimin përmbarimor gjyqësor privat”.

5. Ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ank-esat në Ministrinë e Brendshme”

6. Ligji nr. 111/2018 “Për ka-dastrën”

7. Ligji nr. 110/2018 “Për noterinë”

8. Ligji nr. 94/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”

9. Ligji nr. 99/2018 “Për bux-hetin e vitit 2019”

10. Ligji nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e pro-cedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar””.

11. Ligji nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

12. Ligji nr. 98/2017 “Për ta-rifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”

13. Ligji nr. 36/2019 “për një ndryshim në ligjin nr. 9900, datë 10.4.2008, “për rezervat materiale të shtetit”

14. Ligji nr. 38/2019 “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “për vetëqeverisjen ven-dore””

15. Ligji nr. 37/2019 “për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të këshillit të ministrave, “për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive treg-tare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta.

Page 3: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Avokati Spartak Ngjela deklaroi ditën e djeshme se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë me ngulm që zbatimi i reformës në drejtësi të jetë i drejtpërdrejtë dhe të ndëshkojë të gjithë pushtetarët e korruptuar. “Vetë politika amerikane që po e drejton këtë reformë, në raste të veçanta, e ka shprehur këtë, por tani që ka

filluar realisht aplikimi i reformës në drejtësi, duhet të jetë më e drejtpërdrejtë. Është mirë që, politika amerikane, faktet që ka për këtë çësht-je, t'ua ekspozojë shqiptarëve të cilët sigurisht që e njohin këtë tablo makabër, por nuk kanë ende besim se këta dinozaurë të korrupsionit shqiptar do të shpronësohen”, tha avokati.

Ngjela: SHBA kërkon që reforma të jetë e drejtpërdrejtë

“DW”: PD refuzon të zbatojë dekretin e Metës për zgjedhjet e tetorit, kriza politike zgjidhet vetëm nga Gjykata KushtetueseMedia gjermane “Deutsche Welle” ka bërë

një analizë të situatës politike në Shqipëri dhe zhvillimeve më të fundit. Në shkrim, pasqy-rohet fakti se Partia Demokratike refuzon të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 13 tetorit. Sipas “DW”, ky dekret i Metës ka dështuar. “Dështimi i zbatimit të dekretit të Metës nga opozita jashtë parla-mentit është i paralajmëruar. PD nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhje me kryeministër Ramën, që e akuzon së fundi për manipulim edhe të zgjedhjeve të 30 qershorit. Dekreti i Metës pranohet prej saj “de jure” por refuzohet

“de facto”. Ndërsa nga mazhoranca socialiste mosnjohja e dekretit është fakt që me zhvillim-in e lokaleve 2019, në 30 qershor. Ajo e quajti të martën “qesharake” thirrjen e Metës, në një kohë kur po zhvillohet procesi i konstituimit të kryetarëve të rinj socialistë në 60 bashki nga 61 që ka gjithsej Shqipëria”, thuhet në shkrim. Aty përmenden edhe paralajmërimet e demokratëve se në shtator do të rinisin pro-testat. Sipas medias gjermane, momentalisht nuk duket në horizont mundësia për të gjetur gjuhën e kompromisit palët politike, por nëse opozita rifillon protestat, kjo mundësi do të

zhduket fare. “PD ka paralajmëruar rifillimin e protestave në shtator për të rrëzuar qeverinë Rama, pavarësisht se nuk ia doli mbanë ta realizonte këtë me protestat kombëtare nga shkurti në qershor. Ulja në tryezën e bisedimeve dhe dialogu duket larg. Nuk ka asnjë shenjë vullnet të mirë nga qeveria, që tani zotëron edhe gjithë pushtetin lokal, as nga PD që të ecin drejt kompromisit. Rifillimi i protestave të opozitës parathotë rikthim potencial në kaos”, vijon analiza. Për “DW”, zgjidhja krizës politike i vjen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. “Opin-ioni i Komisionit të Venecias do të ketë ndikim

mbi vendimin që do të marrë parlamenti për shkarkimin e Metës. Por fjalën e fundit dhe ven-dimin e jep Gjykata Kushtetuese, e cila prej dy vitesh nuk funksionon. Ende nuk janë miratuar kandidaturat e përzgjedhura për katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, pasi ata duhet të kalojnë të gjitha fazat e vetingut, proces që e shtyn ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për një kohë të pacaktuar në vjeshtë. Duket se Gjykata Kushtetuese është çelësi i zgjidhjes së krizës në Shqipëri. Mungesa e saj e ka lënë sistemin politik jashtë kontrollit dhe balancave të in-stitucioneve dhe pushteteve”, thuhet në shkrim.

Mimoza IBRA

Avokati Spartak Ngjela e shikon Presidentin e Republikës, Ilir Meta si armikun më të madh të Reformës në Drejtësi. Dje ai bëri një analizë të

ecurisë së reformës dhe tentativat e politikanëve për ta penguar atë. Nga ky grup, Ngjela veçoi Metën si kundërshtarin më të madh të reformës në drejtësi sepse sipas tij, presidenti do të jetë i pari që do të akuzohet për korrupsion. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, ai shtoi se kreu i shtetit, bashkë me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, bënë çmos për ta penguar këtë reformë, por në fund dështuan. Sipas Ngjelës, tani Ilir Meta duhet të shkarkohet sepse ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës duke zhdekretuar 30 qershorin. “Duhet ta shprehim që në fillim se shkarkimi i Metës është mbështetur në shkeljen kushtetuese për zhdekretimin e zgjedhjeve. Këtë zhdekretim ai e ka bërë nën presionin e reformës në drejtësi, e cila pritet që ta radhisë edhe atë me të akuzuarit e rëndësishëm të korrupsionit të lartë shtetëror. Për pasojë, Meta ka qenë kundërshtari më i madh i kësaj reforme, bashkë me Berishën, Bashën dhe taborin e tyre. Dhe, na duhet ta theksojmë se, të tre këta, për faktin qe nuk e kalojnë dot akuzën për korrupsion që do t'iu vijë si korolar i reformës në drejtësi, i bënë të gjitha përpjekjet për ta ndaluar atë reformë deri dhe me destabilizim të Shqipërisë. Por tani kanë dështuar”, deklaroi Spartak Ngjela. Avokati e paralajmëroi presidentin se pavarësisht se po tenton të shpëtojë nga reforma në drejtësi përmes revolucioneve të Sali Berishës, nuk do t’ia dalë dot. Sipas tij, Meta është i fundosur dhe së shpejti do të përballet me shkarkimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. “Akti i fundit i dështimit të tyre, ishte pikërisht zhdekretimi i zgjidhjeve të 30 qershorit. Kur Meta zhdekretoi datën 30 qershor të këtij viti si datë për zgjedhjen e pushtetit vendor, në një kohë kur vetë ai e kishte dekretuar në limitin kushtetues të saj, mendoi se do t'i “vinte dërmën” Shqipërisë me revolucionin Berisha. Por ndodhi e kundërta: Meta fundosi përfundimisht vetveten, dhe tani gjendet nën akuzë penale. Por, është pikërisht kjo ecuri faktike, e cila e bën tani do-mosdoshmëri shkarkimin e Ilir Metës si president, dhe ngritjen e akuzës penale kundër tij përpara Gjykatës Kushtetuese. E gjithë kjo që shprehëm, hapur na çon në konkluzionin se shkarkimi i Ilir Metës, me proces gjyqësor të nivelit të lartë, është preludi i aplikimit të reformës antikorrupsion në Shqipëri”, tha ai.

Ngjela: Pasuria e të korruptuarve do të konfiskohet

Avokati Spartak Ngjela u shpreh i sigurt se përmes reformës në drejtësi dhe goditjes an-tikorrupsion, pasuria e pushtetarëve të përfshirë në afera do të konfiskohet. Në vijim të reagimit

Avokati: Të korruptuarit kanë nxjerrë 5 mld dollarë jashtë, do të konfiskohen

Spartak Ngjela: Meta armiku më i madh i reformës në drejtësi, nuk e shpëtojnë dot revolucionet e Berishës, të korruptuarit do ndëshkohen

Luçiano Boçi: Jo zgjedhje në 13 tetor pa

largimin e Edi RamësIsh-deputeti i PD, Luçiano Boçi deklar-

oi dje se dekreti i Ilir Metës për 13 tetorin nuk mund të zbatohet nëse kryeministër vijon të jetë Edi Rama. Në një intervistë, ai shtoi se largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm për PD. “Ne kemi shpre-hur qëndrimet tona si opozitë, dhe në rakordim me aleatët kemi vepruar kundrejt zgjedhjeve të 13 tetorit, ndërsa PD me një lëvizje politike vijon që të mbajë lart kau-zën e saj për largimin e Edi Ramës. Ne e njohim anën kushtetuese të vlefshmërisë së dekretit të presidentit, por kërkojmë që të zbatohen kushtet e tjera. Ne nuk e kemi mbyllur derën e zgjedhjeve të 13 tetorit, por para kësaj kërkojmë dorëheqjen e kryemi-nistrit. Nismat e aleatëve janë të rakorduara me qëndrimet e tyre, ne nuk mund të lëmë në gjysmë kauzën tonë, që e kemi nisur prej kohësh. Në këtë rast dikush do të vijojë të luftojë për kauzën e presidentit, dhe një pjesë tjetër që është dhe qëllimi i përbashkët është respektimi i Kushtetutës”, tha Luçiano Boçi.

Topollaj: Opozita e ka kuptuar çmendurinë

e 30 qershoritAnëtari i Bindjes Demokratike, Fa-

bian Topollaj tha dje se partia ku ai bën pjesë mori një rezultat të kënaqshëm më 30 qershor. Ai theksoi se opozita gaboi duke braktisur pjesëmarrjen dhe kjo e bëri mazhorancën më të fortë, sipas tij. “Koha i dha të drejtë Bindjes Demokratike. Braktisja e zgjedhjeve forcoi edhe më shumë mazhorancën, duke kompozuar edhe këshilla bashkiakë thuajse në organe jo pluraliste. Ne do të kemi vetëm fjalën, por kjo do të vlejë sepse do të ketë një përfaqësues të opozitës që do të bëjë de-noncimin. BD mori rreth 30 mijë vota, por duhet pasur parasysh fakti që nuk kishim kandidat në të gjitha bashkitë. Nuk është e rëndësishme vota, aq më tepër në këtë situatë të krijuar në Shqipëri për të matur përpjekjen e një partie politike. Partitë kryesore opozitare në Shqipëri, një pjesë e të cilave e kanë kuptuar çmendurinë që ka ndodhur më 30 qershor duke mos marrë pjesë dhe një pjesë e tyre po duan të hynë në zgjedhje”, tha Fabian Topollaj.

të tij, ai deklaroi se politikanët kanë varfëruar shoqërinë shqiptare dhe janë pasuruar për vete. Sipas tij, ata kanë arritur të zotërojnë pasuri mar-ramendëse dhe kanë nxjerrë jashtë vendit 5 mld dollarë. Por Ngjela shtoi se e gjitha kjo pasuri do t’i kthehet popullit. “Familjarët e krerëve të kësaj korporate korruptive kanë shtënë në dorë mijëra hektarë tokë bujqësore, pyje, miniera, porte; kanë privatizuar për vete ose për fisin e tyre pjesën më të madhe të bregdetit shqiptar; kanë depozituar nëpër bankat e huaja dhe nëpër banka offshore

rreth 5 miliardë dollarë; kanë investuar paratë e grabitura nëpër bursat perëndimore dhe kanë investuar në ndërtime në vendet perëndimore; kanë akses në vetë krimin ndërkombëtar të pas-trimit të parasë dhe të trafikimit të narkotikut. Ja, kjo është tabloja e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dhe pyetjes sonë se, a do t'ia dalë reforma shqiptare që ta konfiskojë të gjithë këtë pasuri të grabitur nga korrupsioni? Sot i përgjig-jemi: po, e gjithë kjo pasuri do të konfiskohet dhe do t'i kthehet shqiptarëve”, tha Spartak Ngjela.

“Na duhet të theksojmë që në fillim se, krimi i organizuar në Shqipëri ende nuk është në nivelet e një dominance të mirë-organizuar profesionalisht, por e gjithë forca e tij qëndron në dy ingredientë thelbësorë: te korrupsioni i pushtetit gjyqësor, dhe te korrupsion i lartë shtetëror. Si pasojë e kësaj, duhet të pranojmë se me likuidimin e korrupsionit të pushtetit gjyqësor dhe, me likuidimin edhe të korrupsionit të lartë shtetëror, krimi i organizuar do të mbetet jetim; domethënë pa mbrojtje: pa

mbrojtjen e pushtetit gjyqësor dhe pa mbrojtjen e politikës së lartë shqiptare. Prandaj, sipas ecurisë së këtij procesi, është e kuptueshme se, të dy as-pektet kriminalë të shoqërisë shqiptare, edhe ko-rrupsioni i lartë shtetëror, edhe krimi i organizuar, do të likuidohen bashkë dhe paralel në të njëjtin proces goditës. Sepse, po të shihet me vëmendje, pikërisht kjo diktohet në të gjithë pjesën ligjore e substanciale të reformës në drejtësi”, deklaroi Spartak Ngjela dje.

Avokati: Goditja e korrupsionit dhe krimit, paralelisht

Page 4: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

4 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Vendi ynë po kalon një proces të rëndësishëm, sa i takon reform-imit të thellë dhe të gjithanshëm të sistemit të drejtësisë. Sot, vëzh-guesit pyesin veten, a do të kërkon-te reforma më tepër kohë dhe një proces konsultimi më afatgjatë? Megjithatë, përshpejtimi i reformës

u kushtëzua nga një sërë problem-atikash shqetësuese, me të cilat po përballeshin çdo ditë qytetarët e vendit tonë, duke përfshirë per-ceptimet shqetësuese për nivelin e korrupsionit në vend, zvarritjet dhe padrejtësitë në proceset gjyqësore”, thuhet në raport.

KShH: Reforma vijon të japë rezultate

“Për sa i përket KED 2017 dhe KED 2018, u vlerësua se funksionimi i KED me disa anëtarë, të cilët nuk ishin konfirmuar nga organet e rivlerësimit, do konsiderohej në kundërshtim me parashikimet e Kushtetutës dhe të ligjit nr. 115/2016. Si rrjedhojë KED 2017 nuk u mblodh kurrë, ndërsa KED 2018 mbajti vetëm një mbledhje në muajin

mars të 2018-ës. Përkundrazi, me krijimin e KED 2019 ndodhemi përballë një vlerësimi të kundërt të dispozitave ligjore, pasi, edhe pse një pjesë e anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve nuk kishin një vendim përfundimtar për kalim-in me sukses të vetingut, KED 2019 filloi veprimtarinë, duke marrë edhe vendimet e para”, thekson raporti.

JA SI DËSHTOI KED E VITIT 2017

10 vite nga vrasja e 4 efektivëve nga Dritan Dajti, Voda: Dora e krimit qëlloi mbi mbrojtësit e ligjit, vijon ende nevoja për drejtësi

Policia e Shtetit ka zhvilluar të mërkurën homazhe në përkujtim të 10 vjetorit të vrasjes së 4 efektivëve të policisë, nga Dritan Dajti. Famil-jarë, miq, të afërm dhe personalitete të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar këtë paradite homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, për 4 efektivët që ranë në krye të detyrës, teksa po kryenin një operacion policor për kapjen e të kërkuarit Dritan Dajti. Zv/ministrja Rovena Voda, e pranishme në aktivi-tet, në fjalën e saj theksoi se Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, u shtohen yjeve të përjetshëm të mbrojtësve me jetë – të jetëve njerëzore, duke shtuar lavdinë e

tyre në altarin e nderit të punonjësve të Policisë “Nderimi i tyre me titullin e lartë “Dëshmorë të Atdheut”, është një tjetër yll lavdie që ndriçon në Flamurin e Policisë së Shtetit dhe shpreh qartësisht vlerësimin e qeverisë shqiptare për njerëzit e ligjit, por edhe vendosmërinë e saj për lartësimin e emrit të dëshmorëve të policisë si dhe ruajtjen e dinjitetit të organizatës, duke njohur sakrificat ekstreme të punonjësve të saj, siç është rasti i këtyre katër dëshmorëve”, theksoi Voda. Sipas zv/ministres, vrasja e tyre e ishte një tronditje për shtetin dhe forcat e rendit. Ajo u shpreh se kjo vrasje ishte alarm për situatën e krimit. “Dhjetë vjet më parë

dora makabre e krimit nuk kurseu plumbat ndaj ruajtësve të ligjit dhe u mori jetën para kohe katër punonjësve të Policisë së Shtetit, sot dëshmorë të atdheut. Vrasja në krye të detyrës e mbrojtësve të ligjit, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, rënë në detyrë me 7 gusht 2009, shënoi një tronditje të thellë për familjarët, kolegët e tyre në radhët e Policisë dhe miqtë e tyre. Kjo ngjarje e tmerrshme tingëlloi fuqishëm si kambanë e fortë alarmi për reagim në bllok kundër dorës së krimit dhe nevojës për drejtësi”, shtoi Voda. Ajo bëri të ditur se aktualisht janë 224 punonjës të policisë, të rënë në detyrë. Sipas saj, asnjë institucion tjetër

ligjzbatues i Shtetit Shqiptar, nuk ka kaq shumë të rënë e dëshmorë sa Policia e Shtetit. “Ministri i Brendshëm, zoti Sandër Lleshaj, i vetëdijshëm për këtë fakt pikëllues, që në ditët e para kur mori detyrën, organizoi takime periodike me të gjithë familjarët e punonjësve të rënë në detyrë. Qëllimi ishte të njihej me problemet dhe shqetësimet e familjarëve të tyre, fëmijëve, bashkëshorteve, prindërve. Me qëllim lehtësimin sadopak të dhim-bjes dhe përballimin e vështirësive të natyrshme të jetës së përditshme, Ministria e Brendshme ka përgatitur një paketë mbështetëse ndaj familjarëve të policëve të rënë në detyrë”, tha Voda.

Kliti TOPALLI

Komiteti Shqiptar i Hel-s i n k i t k a z b a rd h u r batërdinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sa

kohë ishte në këmbë ky institucion, gjyqësori ishte i mbushur me skan-dale dhe afera. Të gjithë ata që KLD i vlerësonte pozitivisht ngelën në vet-ing. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar dje raportin mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku nuk ka kaluar pa u analizuar dhe KLD. Si-pas raportit, ky institucion ka marrë në mbrojtje gjyqtarët me shkelje. “Ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) gjatë periudhës të tejzgjatur transitore, e ushtroi veprimtarinë e tij në mënyrë të sforcuar edhe për shkak të përplasjeve, paqartësisë për zbatimin e legjislacionit të ri të drejtësisë dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese për shfu-qizimin e disa dispozitave të këtij legjislacioni. Këto kanë krijuar tensione për çështje të rëndësisë së veçantë, midis anëtarëve të këtij Këshilli. Për një pjesë të proced-imeve disiplinore të nisura para hyrjes në fuqi të ligjit të ri nr.96/2016 dhe të cilat KLD i mori në shqyrtim pas hyrjes në fuqi të tij, nuk rezulton të jetë respektuar afati 6 mujor për përfundimin e këtyre procedimeve. Në të gjitha procedimet disiplinore të filluara me propozim të M. Dre-jtësisë, KLD vendosi kundër masës disiplinore të “shkarkimit nga de-tyra”. Në vendimmarrje mbizotëroi dukshëm ndarja midis anëtarëve nga radhët e gjyqësorit nga njëra anë dhe ministres së Drejtësisë dhe Presidentit, nga ana tjetër”, thuhet në raport.

Lëvizjet e prokurorisëNë analizën e Komitetit të Hel-

sinkit ka hyrë dhe Prokuroria e Përgjithshme. Sipas tyre, Arta Marku ka gabuar në disa raste me lëvizjet e prokurorëve. “Me përjashtim të dy vendimeve të pezullimit, vendimet e tjera që janë dhënë në ushtrim të kompetencave transitore nga Prokurori i Përgjithshëm gjatë vitit 2018 (kampioni i monitorimit tonë) nuk janë të motivuara ose janë mo-tivuar vetëm pjesërisht, se në cilat kushte apo rrethana janë marrë.

Helsinki kritika dhe për Prokuroren e Përgjithshme

KShH zbardh skandalet e KLD, ja si anashkaloi ligjin për procedimin e gjyqtarëve,

shpëtoi nga shkarkimi emrat e korruptuarJa shkeljet e

gjetura për KLD Ngritja me vonesë e Këshillit

të Lartë Gjyqësor, solli funksionimin në mënyrë të sforcuar të KLD-së për gati dy vite e gjysmë pas miratimit të amenda-menteve kushtetuese. E diskutueshme është edhe çështja e legjitimitetit të funk-sionimit të KLD-së, pasi neni 277, pika 1 e Ligjit 115/2016 parashikon se anëtarët e KLD-së qëndrojnë në detyrë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe se mandati i anëtarëve përfundon në ditën kur zgjidhet anëtari i fundit i KLGJ-së, por në çdo rast jo më vonë se 8 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve Kushtetuese.

KLD ushtroi kompetenca të cilat legjislacioni i ri i kishte reduktuar në periudhën transitore të funksionimit të saj ndikuan. Kjo solli problematika të mirëqeverisjes së pushtetit gjyqësor, i cili u përball me vakancat e krijuara në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e tjera si pasojë e shkarkimeve apo dorëheqjeve të disa gjyqtarëve për shkak të vetingut.

KLD gjatë kësaj periudhe të tej zgjatur transitore e ushtroi vep-rimtarinë e tij në mënyrë të sforcuar edhe për shkak të përplasjeve, paqa-rtësisë për zbatimin e legjislacionit të ri të drejtësisë dhe vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e disa dispozitave të këtij legjislacioni. Këto kanë krijuar tensione për çështje të rëndësisë së veçantë, midis anëtarëve të këtij Këshilli. Në disa prej mbledhjeve janë vërejtur mendime të ndryshme të anëtarëve të KLD-së, qëndrimet e të cilëve janë ndarë mes anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi dhe/ose ministri i Drejtësisë të cilët kanë qenë në pakicë dhe anëtarëve që për-faqësonin gjyqësorin, të cilët kanë qenë në shumicë.

Në mbledhjen e datës 20 Janar 2017, KLD mori 8 vendime për emërimin Magjistrat të kandidatëve të Shkollës së Magjistraturës (SHM) të diplomuar në 2016. Për të gjithë kandidatët e diplomuar, KLD realizoi emërimin mbështetur në vlerësimin përfundimtar nga Shkolla e Magjis-traturës “shumë mirë”, por pa përcak-tuar nëse të diplomuarit kanë plotësuar ose jo kriterin ligjor për të pasur nivelin minimal të pikëve (të paktën 70%).

Kështu, p.sh. në rastin e caktimit të përkohshëm të prokurorëve si drejtues të prokurorive, duke përf-shirë këtu edhe ndryshimet e dre-jtimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vendimmarrjet mungon informacioni nëse është bërë një vlerësim paraprak i performancës së drejtuesve pararendës dhe dre-jtuesve që caktohen përkohësisht në këto pozicione. I njëjti konstatim vlen edhe për kalimin përkohësisht

të tre prokurorëve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore jashtë Tiranës”, thuhet më tej.

Ngritja e ILDHelsinki ka kaluar në skaner dhe

KED, KLGJ dhe KLP. Sipas raportit mungesa e Inspektoratit të Drejtë-sisë ka bërë që gjyqësori të mos jetë në kontroll. Sipas ekspertëve, koha që KED kishte në dispozicion për të zgjedhur emrin e ri ishte e

mjaftueshme. “Nga katër organet e reja të monitoruara, rezulton që nuk është emëruar ende Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Pa këtë organ, procedimi disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të fillojë dhe rrjedhimisht as të kurorëzohet me një vendim të Këshillave. Pavarë-sisht nga ngarkesa që impononte procesi i verifikimit të kandidatu-rave për ILD, duke marrë parasysh që KED filloi veprimtarinë e saj në dt.15 janar 2019 si dhe duke ditur urgjencën që paraqet plotësimi i vakancave për këtë pozicion, KShH ndan mendimin se kjo periudhë ka qenë e arsyeshme për të përfunduar procesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave me ritme më të përshpejtuara. Gjithashtu, KShH tërheq vëmendjen e KED 2019 për mospublikimin në faqen zyrtare të procesverbaleve të mbledhjeve të zhvilluara prej saj”, theksohet më tej.

Page 5: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe të kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve nga zhvillimi i mbledhjes harton një listë përfundimtare duke renditur kandidatët. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet. Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

Procedura e zgjedhjes nga PresidentiKomisioni për Çështjet Ligjore, Administratën

Publike dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kandidatët. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas këtyre seancave, Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për seci-lin kandidat të përzgjedhur. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen me tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandi-dati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

Procedura e zgjedhjes nga Kuvendi

Kriza politike, OSBE rrëzon Metën: Gati të negociojmë për reformën zgjedhore, palët duhet të kenë vullnet për bashkëpunim

OSBE ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Ilir Meta sa i takon situatës politike në vend. Pak javë më parë Meta dërgoi një letër duke kërkuar që OSBE të vijë dhe të negociojë mes palëve për zgjidhjen e krizës, ndërsa sulmonte shumë fort kryeministrin Rama dhe e akuzonte se ka kapur të gjitha pushtete. Por OSBE i ka kthyer përgjigje Metës, duke i bërë të ditur se ata janë gati të nego-ciojnë për të mbyllur reformën zgjedhore. “Ju lute-mi na lejoni të shprehim mirënjohjen për letrën tuaj dhe vlerësimin e plotë të situatës në Shqipëri,

datë 26 korrik. Ne e vlerësojmë thellësisht besimin, të cilin ju vazhdoni t’i kushtoni OSBE-së dhe, duke ecur përpara, shpresojmë të ndërtoni më tej në bashkëpunimin shumëvjeçar të shkëlqyer midis OSBE-së dhe vendit tuaj. Rëndësia e bashkangji-tur nga OSBE për situatën në Shqipëri reflektohet së fundmi në vizitat e njëpasnjëshme të Kryetarit të OSBE-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OS-BE-së në Tiranë këtë vit, si dhe vizitën e planifikuar të Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Asambleja Parlamentare në shtator. Gjatë vizitave

të mëparshme, ne i nxisnim të gjithë aktorët të angazhohen në dialog pa parakushte, të ndjekin një zgjidhje të pranueshme për të gjithë, të respek-tojnë proceset dhe institucionet demokratike të vendit dhe të inkurajojnë kufizimin në ligjërimin civil”, thuhet në letër. Më tej bëhet e ditur se lehtësimi i dialogut, mund të jetë i suksesshëm vetëm me pëlqimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha palëve përkatëse përmes një procesi të gjerë kombëtar. “OSBE-ja dhe institucionet e saj, brenda mandateve të tyre, do të jenë të gatshëm të ofrojnë

mbështetje për një proces të tillë gjithëpërfshirës. Një mbështetje e tillë mund të përqendrohet për shembull në propozime për reforma konkrete, siç është reforma zgjedhore. Prandaj, ne inkurajojmë të gjitha palët të hulumtojnë së bashku me struk-turat ekzekutive përkatëse për ndihmë teknike të synuar, përfshirë në bazë të rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet”, thuhet në letër. Në fund OSBE shprehet se do mbeten të angazhuar e në mirëbesim dhe do të ketë parasysh interesat më të mira të Shqipërisë.

Kliti TOPALLI

Shkarkimi i Ilir Metës nga de-tyra e presidenti mund të mos jetë një proces aq i lehtë saç dukej. Përveç se do të pritet

vendimi i Komisionit të Venecias, një tjetër problem është Gjykata Kus-htetuese. Ditën e djeshme KED nisi intervistat me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, duke përcaktuar dhe kal-endarin për emrat e tjerë në ditët në vi-jim. I pari që u intervistua ishte Besnik Muçi, i cili kandidon dhe për prokuror në SPAK. Ndërkohë që ndaj tij ka një ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi për Komisionerin Publik konfirmimi i tij në detyrë nga vetingu ka pikëpyetje. Por KED ka vendosur që për emrat e tjerë intervistat të vijo-jnë në datë 9 dhe më konkretisht për-para anëtarëve do të dalin: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari, kjo e fundit pretendente edhe për postin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Por problemi është se KED do vendosë për plotësimin e 5 vakancave në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që kjo gjykatë ka 9 anëtarë. Sipas ligjit, 3 zgjidhen nga Presidenti, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Duke qenë se kjo e fundit ka vetëm një anëtar, ende nuk është vendosur për propozimet e saj. Ligji përcakton qartë se KED bën listimin e kandidatëve dhe më pas Presidenti apo Kuvendi zgjedhin mes 3 të parëve. Duke qenë se kemi 6 emra për 5 vende vakante, situata është mjaft e komplikuar. Tani duket se e ka Presidenti Meta të vendosë nëse do pranojë të ngrihet sa më shpejt Gjyka-ta Kushtetuese, apo do kërkojë pazare. Situata është e tillë: Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo.

Pazaret Të gjitha këto rreziqe që po i

kanosen Kushtetueses kanë ngritur dyshimet se po shkohet drejt pazareve. Besnik Muçi rrezikon shkarkimin në Apel, ndërkohë që Kuvendi mund të mbesë pa kandidat nëse nuk negocion me Metën. Nëse Meta vepron ndryshe, atëherë Kushtetuesja mbetet me 5

KED nis intervistat për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese

Fillojnë pazaret për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, rrezikohet shtyrja e

shkarkimit të presidentit, ja prapaskenatInformaliteti, Rama tjetër

mesazh bizneseveKryeministri Edi Rama deklaroi

sot se lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin vazhdon pa pushim. Lidhur me aksionin për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë, kryeministri Rama shprehet se ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë. “Vazhdon pa pushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin. Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë. Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përg-jegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti”, nënvizon Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe dy mesazhe dhe disa fotografi që sipas tij i kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm, mes tyre edhe sikur lexohet në tekst edhe demokratë lidhur me luftën anti-informalitetit.

Një në 10 të burgosur të huaj në Britani

është shqiptarNë një raportim te Ministrisë së

Drejtësisë në Britaninë e Madhe shkru-het se një në dhjetë të burgosur të huaj në Britaninë e Madhe është shqiptar. “The Sun” shkruan se gangsterët nga ky shtet i Ballkanit Perëndimor ua kanë kaluar edhe polakëve për nga numri i të burgosurve të huaj në Britani. Shqiptarët numërohen 876 nga 9089 të dënuar në burgjet angleze në qershor të këtij viti. Numri i shqiptarëve pas hekurave është pothuajse dyfishuar në vetëm katër vjet, nga 475 të regjis-truar në qershor 2015, ndërkohë që një dekadë më parë shifra ishte vetëm 166. Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë “Shqiptarët në burgje përbëjnë 10 për qind të të dënuarve, polakët 8 për qind, rumunët 8 për qind, irlandezët 8 për qind dhe xhamaikianët 5 për qind”. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës, veçanërisht kokainën.

presidentin dhe opozitën, boshatisja e Kushtetueses ishte e qëllimshme nga qeveria. Por mungesa e Kushtetueses u përdor nga presidenti dhe për mano-vrat e 30 qershorit, duke nxjerrë një dekret të ri për datën e zgjedhjeve. Tani që të ngrihet në kohë Kushtetuesja, duhet që të ketë pazare mes Metës dhe mazhorancës.

Gara për inspektoratin KED ka vendosur që të vijojë

intervistat dhe me kandidatët për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Në garë janë: Marsida Xhaferllari, Artur Metani, Artur Malaj dhe Eris Hysi. Ditët e fundit flitej se mund të rihapej gara për këtë post, por KED ka vendosur të vijojë me pikëzimet dhe të dërgojë listën te Kuvendi. Edhe në këtë rast duhet të ketë një koordinim, pasi nëse Xhaferllari zgjidhet si Inspektore, atëherë do krijojë vakancë te Kushtetuesja. Pra duket qartë se kemi një situatë kao-tike për Kushtetuesen dhe kjo mund të rrezikojë shkarkimin e presidentit.

anëtarë. Shkarkimi i Metës do 5 vota dhe është shumë e vështirë që të gjithë të dalin me një mendje. Ndërkohë, me gjasë KED pasi të mbyllë procesin për të gjithë kandidatët mund të kërkojë të rihapet gara për vendin e lënë nga Fatos Lulo në Kushtetuese, duke qenë se u s’kualifikuan të gjithë kandidatët. Gjykata Kushtetuese është kthyer në mollë sherri për politikën shqiptare. Mazhoranca dhe ndërkombëtarët e cilësojnë si shembull të vetingut, i cili nuk toleroi të korruptuarit. Por për

Page 6: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

6 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli, pas betimit të tij u shpreh se kjo ditë shënon një moment kthese për Bashkinë e Kamzës, teksa nuk i kurseu ironitë për paraardhësin e tij, Xhelal Mziu. “Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e

30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamzës deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës”, u shpreh krye-bashkiaku i Kamzës Rakip Suli.

SULI: DO NIS NJË FAQE TË RE PËR KAMZËN

Taulant Balla në mbështetje të Rakip Sulit, thumbon Xhelal Mziun, ja këshilla që u dha anëtarëve të këshillitKreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste

Taulant Balla ka qenë në mbështetje të kryebash-kiakut të ri të Kamzës Rakip Suli. Nga ceremonia e betimit të këtij të fundit, Balla u shpreh se nga sot përfundon historia kur kryetari i bashkisë së Kamzës nuk gjendet kurrë në zyrë, duke mos i kursyer edhe thumbat ndaj ish kryebashkiakut Xhelal Mziu. Numri dy i selisë rozë u dha edhe disa këshilla për anëtarët e këshillit, duke u thënë se duhet të bëjnë punën që iu ka hije. “Sot

është një ditë e re që duhet të nisë me punë. Do ju lutesha e do ju urdhëroja madje të bënit atë që i ka hije një anëtari të këshillit. Të vini këtu dhe të zgjidhni hallet e çdo lagjeje. Kryetarit do i thoja se historia që kryetari i bashkisë së Kamzës që nuk gjendet kurrë në zyrë përfundon sot. Nuk dua të zgjatem. Ju uroj punë të mbarë. Llafet mbaruan. Për llafe kemi artistin, për punë keni Partinë Sociale", tha Balla. Por kreu i grupit parlamentar socialist ishte i pranishëm edhe në

betimin e kryebashkiakut të ri të Peqinit, nga ku u shpreh se halli i çdo banori duhet të jetë në zyrat e bashkisë për zgjidhje. Ai tha se Peqini nuk du-het të jetë i ndarë në mes të partive politike por i bashkuar në punët e rëndësishme. “Ju këshilltarët e bashkisë duhet të kujdeseni që të sillni në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të in-stitucioneve të tjera përkatëse, hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël. Kryetari

i ri i bashkisë Lorenc Tosku është i vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ai përfaqëson. Peqini nuk duhet të jetë i ndarë në mes partive politike, por i bashkuar në punët e rëndësishme ku patjetër unë gjej rastin të theksoj projektet e mëdha në infrastrukturë e bujqësi, por edhe vijimi i Rilind-jes Urbane të qytetit të Peqinit. Dua ta falënderoj kryetarin në largim Saimir Hasalla për punën e tij në katër vitet e shkuara”, tha Balla.

Elisjeda KIKO

Partia Demokratike duket se po e dorëzon pushtetin vendor shumë lehtë. Rakip Suli i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit i ka “rrëmbyer” ditën

e djeshme bashkinë Xhelal Mziut. Edhe pse ky i fundit prej disa ditësh shprehej për rezistencë dhe se nuk do e lironte zyrën ka ndodhur krejt e kundërta. Gjatë kohës që do të bëhej betimi i kryebashkiakut të ri Rakip Suli, Mziu u bëri thirrje qytetarëve për pro-testë, por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tij, duke mos u grumbulluar para godinës së bashkisë. Por pavarësisht tentativave të Mzi-ut, betimi i Sulit kaloi në mënyrë paqësore dhe pa asnjë incident, pasi veprimet e ish kryebashkiakut treguan qartë që ai ishte i përgatitur për largimin e tij. Pas përfundimit të orarit zyrtar, Mziu u largua nga zyra duke e boshatisur atë komplet. Të vetmet objekte që ndodheshin në zyrë ishin dy flamuj dhe një fotografi e presidentit Ilir Meta, e cila ishte e kthyer përmbys, por nuk dihet nëse e ka lënë Mziu apo ndonjë nga të zgjedhurit e Rakip Sulit. Pas hyrjes në zyrë, kryebashkiaku i ri i Kamzës refuzoi të ulej në karrigen që ishte aty, duke treguar më pas vendimet e para që do të marrë në krye të Kamzës. “Në radhë të parë mua nuk më shqetësojnë ngjyrat, do të merrem me hallet dhe problemet që i shqetësojnë nga mëngjesi në darkë. Në këtë bashki shërbimet kanë munguar, por sikur e deklarova edhe në momentin e betimit do të jem kryebashkiak i të gjithëve, pasi fëmijët nuk e dinë për kë votoi prindi, por dua kop-shtin, çerdhe, shkolla, etj. Vendimi i parë i imi është përsa i përket masave për kopshtet dhe shkollat për vitin e ri shkollor, më pas pas-trimi që është problem shumë madhor dhe e treta vendosja në efiçencë e administratës në shërbim të njerëzve”, tha Suli.

Voltana Ademi vijon rezistencënPor deri tani e vetmja bashki që duket se

nuk do e kalojë lehtë pushtetin është ajo e Shkodrës. Kryebashkiakja në largim Voltana Ademi është e vetmja kryebashkiake nga radhët e opozitës e cila vijon rezistencën, duke deklaruar se nuk do ta lirojë zyrën. Përmes një postimi në rrjetin social Face-book, ajo deklaroi se nuk do të bëjë asnjë hap pas, duke shtuar se shkodranët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht rendin dhe demokracinë e tyre. Sipas Ademit, procesi i 30 qershorit ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtet dhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzuan me dinakëri monizmin pas 30 vitesh pluralizëm. “Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat iu vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në

Ademi: Asnjë hap pas, do mbrojmë demokracinë

PD dorëzon edhe Kamzën, kalon pa incidente betimi i Rakip Sulit, Voltana Ademi e vetmja që vijon rezistencën

Xhelal Mziu: Ja kush e shpërtheu

derën e bashkisëIsh kryebashkiaku i Kamzës Xhelal

Mziu reagoi pas hyrjes së Rakip Sulit në ambientet e brendshme të institucionit. Përmes një video të shpërndarë në rr-jetin social Facebook, Mziu u shpreh se militantët socialistë, duke u mbështetur nga shefi i komisariatit shpërthyen me dhunë derën e bashkisë. Sipas tij, me këtë veprim u duk qartë se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohen qytetarët e Kamzës. “Vidhet forcërisht nga socialistët, institucioni i Bashkisë Kamëz. Në orën 16:05 minuta këshilltarët që u betuan se do të japin kontributin e tyre për të miratuar vendime të rëndësishme për qytetarët e Kamzës, të ndihmuar nga militantët e Partisë Socialiste dhe personalisht nga shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmësit e tij thyen xhamat e derës së jashtme dhe duke shpërthyer atë me forcë, duke treguar se me çfarë qeverisje lokale do të përfaqësohet qyteti i Kamzës”, u shpreh Xhelal Mziu.

Dhurata Çupi: Nuk pranojmë pushtimin

e institucioneveSimpatizantët e Partisë Demokratike

protestuan ditën e djeshme para Bashkisë Klos, në mënyrë që të pengonin betimin e kryebashkiakut të ri dhe konstituimin e këshillave bashkiakë. Mes tyre ka qenë prezente edhe ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila deklaroi se protestuesit nuk pranojnë pushtimin e in-stitucioneve, që vjen si shkak i rezultateve farse të 30 qershorit. “Gjithë qytetarët e Klosit e dinë se kanë një kryetar bashkie të zgjedhur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, që kanë një kryetar bashkie si Basir Çupa që ndodhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë Klos, që ka marrë me dyfishin e votave të këtyre pretend-entëve që pretendojnë se me zgjedhjet e 30 qershorit të jenë të votuar. Kemi një kryetar që ka pasur bashkinë e cila ka pas-ur dyert e hapura për të gjithë qytetarët, i ka shërbyer bashkisë dhe vazhdon t’i shërbejë, aktualisht e kemi në ambientet e Bashkisë Klos. Këto skena të kësaj qev-erie, dhe pakice absolute në vendin tonë, janë skena të padenja dhe vetëm të atyre që kanë vjedhur”, tha Çupi.

rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë. Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzur-puar Parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore. Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat iu vunë përballë për 45 vite diktaturës. “30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refu-zojnë partinë-shtet, monizmin pas 30 viteve

pluralizëm”, tha ajo. Ademi u shpreh më tej se nuk do të lejojë që një pakicë të marrë peng Shkodrën, duke theksuar se kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë. “Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër”, tha ajo.

Ditën e djeshme u betuan edhe tre krye-bashkiakë të rinj, si dhe u konstituuan këshillat bashkiakë. Dritan Leli u betua dje duke marrë kështu drejtimin e Bashkisë Vlorë. Për këtë bashki u konstituua edhe këshilli, ku në krye të tij u zgjodh Migena Balla. Një tjetër kryebashki-ak që u betua është edhe ai i Peqinit, Lorenc Tos-

ku, duke zënë kështu vendin e Sajmir Hasallës, i cili ishte nga radhët e PDIU. Edhe në Bashkinë Peqin, u konstituua këshilli bashkiak, ku në krye të tij u zgjodh Flutura Nuka. Ilmi Hoxha mori drejtimin e Bashkisë Klos për katër vitet e ardhshme, ndërsa u konstituua edhe këshilli bashkiak, ku në krye u zgjodh Valbona Kola.

BETOHEN 3 KRYEBASHKIAKË TË RINJ

Page 7: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ndërkohë që shqiptarët nuk kanë lekë të hanë, hajduti psikik harxhon paratë e tyre për qejfe dhe luks. Vetëm për udhëtime, hotele dhe gostia qeveritare, ka harxhuar 2,7 miliard lekë ose 2,3 milion euro. Transaksionet e thesarit lidhur me rikonstruksionin e godinës së Kryeministrisë, për të cilat nuk është zhvilluar asnjë tender janë 3,8

miliard lekë ose 3,2 milion euro. 5,5 milion euro ka shpenzuar Hajduti Psikik vetëm për luks dhe zyrën e tij. Ndërkohë që nuk jep asnjë lek subvencion për fermerët, prodhimet tuaja kalben dhe hidhen në kanal, tregjet i kontrollojnë klientët e Hajdutit Psikik dhe fermerët zhyten në varfëri, borxhe dhe pasiguri", tha Basha.

BASHA: RAMA PO PËRDOR BUXHETIN PËR LUKS PERSONAL

Agron Duka: Qeveria dhe opozita të dialogojnë, vjeshta do të sjellë një fillim të ri të marrëdhënieve mes tyre

Aleatët e Lulzim Bashës vijojnë të jenë të mendimit se zgjidhja e krizës politike vjen vetëm përmes dialogut. Një gjë të tillë e ka pohuar ditën e djeshme edhe kreu i PAA Agron Duka. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Duka u shpreh i bindur se palët do të ulen në një tryezë, por sipas tij do të jenë ndërkombëtarët ata që do e nxisin dialogun. Kreu i PAA u shpreh se akumulimi i problemeve ka nisur që në vitin 2018, atëherë kur ndodhën edhe ndryshimet kushtetuese. “Pavarësisht distancës që ndan palët dhe pavarë-sisht pushtetin që ka akumuluar mazhoranca, fati i kësaj krize është i shkruar. Akumulimi

ciklik i problemeve, të nisura me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, e pruri situatën në këtë ngërç total nga i cili do të dalim përfundimisht muajt në vijim. Dialogu do të fillojë, dhe do të jenë përsëri ndërkombëtarët që do ta nxisin atë. Pas qëndrimeve të ashpra ndaj opozitës, e cila nuk u shpërblye për daljen nga institucionet, partnerët ndërkombëtar kanë vendosur në shënjestër ata që janë shkaktarët e krizës, mazhorancën. Ven-dimi i DASH-it në raport me një përfaqësues të lartë politik të PS-së, ishte një sinjal i qartë politik për mazhorancën dhe për drejtësinë shqiptare”, u shpreh Duka. Kreu i PAA tha se vjeshta do të

sjellë një fillim të ri të marrëdhënieve mes qever-isë dhe opozitës. “Duke ndëshkuar ata që kanë kryer krim elektoral, do të krijohen kushtet për dialog dhe ndryshimet rrënjësore në ligjin zgjed-hor që do të pamundësojnë kriza si kjo e sotmja. Pas gushtit dhe pasi të jenë nxjerrë mësimet e duhura nga të dyja palët, do të kemi një fillim të ri të marrëdhënieve pozitë-opozitë”, u shpreh Duka. Kreu i PAA foli edhe për vendimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, të dekret-uar nga presidenti Meta. Sipas Dukës, ky është i vetmi akt kushtetues që lidhet me zgjedhjet, duke shtuar se pas dorëzimit të kërkesës, KQZ duhet

të vendoset në lëvizje. “Regjistrimi për 13 tetorin ishte një vendim i marrë në përmbushje të të vetmit akt kushtetues në lidhje me zgjedhjet, siç është dekreti i Presidentit të Republikës. Kërkesa që paraqitëm pranë KQZ-së duhet të vendoste në lëvizje këtë institucion. Por, ashtu sikurse është e qartë për të gjithë, kontrolli i partisë shtet shtrihet qartazi edhe mbi KQZ-në, e cila vendosi të shkelë Kushtetutën dhe të mos zbatojë dekretin e Pres-identit. Sikurse e kam thënë edhe herë të tjera, jemi në një paradoks juridiko-politik, që dallon shtetet e dështuara apo shtetet paralele brenda të njëjtës hapësirë territoriale”, u shpreh Duka.

Elisjeda KIKO

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të dalë kundër dialogut me kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse aleatët e djathtë janë shprehur pak ditë më parë njëzëri se kriza politike zgjidhet vetëm përmes dialogut, duket se kjo “kërkesë” e tyre është refuzuar nga kryeopozi-tari. Gjatë një takimi me strukturat në Divjakë, Basha u shpreh se nuk do të ulet në asnjë tryezë bisedimesh me shefin e qeverisë, pa u plotësuar më parë kushtet e tij për qeveri tran-zitore dhe zgjedhje të parakohshme, pa Ramën kryeministër. “Kjo krizë nuk mbyllet me pazar. Kriza zg-jidhet me parime. Parimi i parë është “prangat për ata politikanë që kanë vjedhur votat”. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me hajdutin psikik nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat, nuk do të pranojmë kurrë dhunën shtetërore dhe uzurpimin e dhunshëm të pushtetit", tha Basha.

Lista e zezë e kryebashkiakëve të PS

Por kryeopozitari vijoi më tej me sulme dhe akuza edhe në dre-jtim të kryebashkiakëve të rinj të PS. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Basha deklaroi se të gjitha pushtetet janë uzurp-uar nga bandat kriminale, duke përmendur disa nga dënimet e kryebashkiakëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas tij, në listën e zezë që kanë fshehur të kaluarën për trafik droge bëjnë pjesë kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri dhe ai i Lezhës, Pjerin Ndreu. “Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurp-uar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin

Basha sulme të forta ndaj kryebashkiakëve të PS

Lulzim Basha del kundër aleatëve dhe nxjerr listën e zezë me kryebashkiakët e PS, ja 8 emrat që akuzohen për lidhje me krimin

Caka: Në 13 tetor, zgjedhje me standarde në Shqipëri

Ish deputetja e LSI Silva Caka u shpreh se në 13 tetor në Shqipëri do të mbahen zgjedhje me standarde. Në një intervistë televizive, ajo tha se këto zgjedhje do të zhvillohen pa Edi Ramën kryeministër. “Mosqenia e Edi Ramës në krye të qeverisë, mosqenia e ministrave të tij, qoftë edhe në role partiake apo role qeveritare apo dhe e grupit të tij parlamentar dhe deri në momentin që ato nuk do të shkojnë të përballen me drejtësinë ashtu siç do të duhet të përballeshin, padyshim që edhe në opinionin tonë edhe në bindjen tonë të plotë politike, sigurisht zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk zhvillohen. Por ne kemi bindjen tjetër që deri më 13 tetor nuk do të jetë më as Edi Rama kryeministër, as Partia Socialiste apo Rilindja më mirë të them në krye të qeverisë, kështu që me të gjitha hapat që do të ndërmerren dhe të gjitha zhvilli-met që do të ndodhin deri në 13 tetor besoj se do të kemi zgjedhje vendore, që nuk do zhvillohen nën drejtimin e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit”, tha ajo.

Lefter Maliqi paralajmëron protesta masive në vjeshtë

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi ka paralajmëruar se shtatori do të ris-jellë protesta të fuqishme. Përmes një postimi në rrjetin social, ai deklaroi se ka ardhur koha që të rrëzohet pushteti i Ramës, pasi sipas tij shefi i qeverisë po shkon drejt diktaturës. “Populli në shtator të ngrihet fuqishëm sepse ska më kuptim pasi Rama kërkon t'ju lodhë, t'ju pakësojë, t'ju ironizojë. Kjo e keqe e madhe rrëzohet me revolucion qëndrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët duke paralizuar gjithçka në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të lira, të ndershme, me sistem mazhoritar të pastër, me 100 zona dhe 100 deputetë, ku vota e popullit të zgjedhë deputetët e vet, qeverinë e vet, presidentin e vet. Nëse nuk bëni këtë, atëherë ky vend po shkon i sigurt drejt diktaturës me Parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtësi, polici dhe shumë shpejt dhe me president vetëm të Rilindjes së krimit, drogës dhe korrup-sionit. Koha nuk pret, në vjeshtë duhet zgjim popullor, revolucion demokratik, qëndresë e fortë”, u shpreh Maliqi.

prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit. Pjerin Ndreu, në listën e zezë të part-nerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojnë për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama”, tha Basha.

AkuzatPor lista e zezë e kryebashki-

akëve sipas kryedemokratit nuk mbaron me kaq. Ai u shpreh se edhe kryebashkiakët e Krujës, Dibrës dhe Durrësit, të cilët sipas tij kanë pasur një të kaluar kriminale si dhe janë kapur në përgjimet e dosjeve “184” dhe “339”. “Artur Bushi i Kru-

jës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi. Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajma-ku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi. Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron

Valdrin Pjetri-kryebashkiaku i Shkodrës

Pjerin Ndreu-kryebashkiaku i Lezhës

Valbona Sako-kryebashkiake e Durrësit

Dionis Imeraj-kryebashkiaku i Dibrës

Artur Bushi-kryebashkiaku i Krujës

Agim Kajmaku-kryebashkia-ku i Vorës

Rakip Suli-kryebashkiaku i Kamzës

Tërmet Peçi-kryebashkiaku i Tepelenës

Ja kryebashkiakët e akuzuar nga Basha

Page 8: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

8 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu fut në panik drejtësinë, gjyqtarët fshehin skandalet, refuzojnë të raportojnë në KLGJ

Procesi i vetingut duket se ka çorientuar sistemin e drejtësisë. Që kur u miratua reforma në drejtësi 3 vjet më parë, gjykatat në vend kanë mbetur pa kontroll sepse akoma nuk është ngritur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Ndërsa gjatë kohës që ishte funksional Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjyqësori u shndërrua në një han pa porta. Situata kaotike duket se do vijojë derisa të ngrihet ILD. Edhe pse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka urdhëruar të gjitha gjykatat e vendit që të raportojnë sistematikisht mbi punën e tyre, gjërat nuk po ecin aspak kështu. Në një prej mbledhjeve

që KLGJ ka zhvilluar është ngritur si shqetësim se gjykatat nuk i dorëzojnë të plota dhe të sakta raportet e tyre. “Së pari është konstatuar se informacioni ka ardhur në forma të ndryshme nga njëra gjykatë te tjetra, dhe në një pjesë të konsiderueshme e pakuptueshme ose edhe e paplotë. Është përcjellë ngarkesa e pjesës më të madhe të gjykatave, se një pjesë e gjykatave nuk ka raportuar ose nuk ka raportuar si duhet, kanë sjellë ngarkesën totale, por jo një mesa-tare për secilin gjyqtar. Ajo që vihet re është një ngarkesë shumë-shumë e madhe, pothuajse për

të gjithë gjyqtarët edhe çështje të prapambetura të 2014, 2015, 2016. Një sërë gjykatash nuk kanë raportuar ose e kanë sjellë informacionin në tërësi të pandarë për secilin gjyqtar”, thuhet në procesverbalin që ka siguruar gazeta. Probleme të tjera të konstatuara me raportimin e gjykat-ave në KLGJ janë edhe regjistrimi i seancave, dorëzimi i dosjeve me vonesë apo numri i lartë i gjyqtarëve që dorëhiqen. “Në lidhje me kërkesat për heqje dorë të gjyqtarëve dhe të pranuara nga kryetarët, konstatohet se ka një numër relativisht të madh. Shkaku i tyre nuk evidentohet. Në lidhje

me përdorimin e sistemit të regjistrimit audio, vihet re që ka diferenca të mëdha midis disa gjykatave. Nuk jepen shpjegime për arsyet e mospërdorimit, por nga ajo që kuptohet, shkaku kryesor është mungesa e sallave. Në lidhje me sistemin, që prej vitit 2017 për sistemin e menax-himit të çështjeve ICMIS nuk ofrohet shërbim mirëmbajtjeje dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemit. Për dorëzimin e dosjeve me vonesë, raportohet nga 13 gjykata se ka raste të këtyre vonesave. Një pjesë shoqërohet me shpjegim, një pjesë jo”, thuhet në procesverbal.

Mimoza IBRA

Opozita vijon të marrë goditje njëra pas tjetrës nga faktori ndërkombëtar. Që në fillim, Partia Demokratike dhe

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u mbështetën nga SHBA-BE për ven-dimin e tyre për të djegur mandatet. Këtë qëndrim e përforcoi edhe një herë ditën e djeshme Komisioni Amerikan i Helsinkit. Ky komision është një ag-jenci e pavarur qeveritare e krijuar nga Kongresi në vitin 1975 për të nxitur respektimin e Aktit Final të Helsinkit dhe të angazhimeve të tjera të OSBE. Këshilltari i tij, Robert Hand i tregoi dje fare qartë opozitës shqiptare se gaboi kur vendosi që të dorëzonte në bllok mandatet. Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, ai e cilësoi këtë akt opozitar si kundër-produktiv. “Përgjithësisht, anëtarët e Kongre-sit këtu nuk besojnë se bojkotimi i parlamentit është një ide e mirë. Dhe ky nuk është thjesht një bojkot i përkohshëm, por lëshimi i mandateve pa asnjë mjet për rikthim. Kështu që, unë mendoj se ishte një veprim shumë kundër-produktiv, po të kesh parasysh edhe kohën kur u bë. Kjo mund të jetë kundër-produktive për opozitën edhe për sa i përket mbështetjes që ajo merr”, tha Robert Hand.

Reformimi i PD-LSIKur PD dhe LSI dogjën në mënyrë

të paprecedentë mandatet, në korri-doret e politikës u përfol se e gjitha kjo ishte një skemë për të reformuar poli-tikën shqiptare. Në një farë mënyre, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit e pohoi diçka të tillë dje. Ai tha se tani ka ardhur koha që opozita të reformohet dhe këtë ua ngarkoi si detyrë deputetëve opozitarë që nuk pranuan të djegin mandatet. “Përpiqem të kërkoj shpresë kudo që mundem, dhe më dha zemër fakti që brenda partive opozitare pati disa mospajtime për këtë. Tre deputetë të parlamentit qëndruan në Parlament, nuk i braktisën mandatet e tyre dhe të tjerë nga listat e partive, hynë në parlament dhe plotësuan shumicën e vendeve të mbetura bosh. Nëse ata mbeten pjesë e Partisë Demokratike ose e LSI-së dhe kthehen përsëri aty, mbase mund të përpiqen t’i reformo-jnë këto parti. Një pjesë e problemit

Robert Hand: Deputetët që nuk dogjën mandatet mund të rikthejnë demokracinë në vend

Helsinki Amerikan goditje opozitës: Djegia e mandateve kundër-produktive, ka ardhur koha që PD-LSI të reformohen

Paloka kërcënon mazhorancën:

Do përgjigjet para ligjitIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Edi Paloka paralajmëroi dje mazhorancën se do të përgjigjet para ligjit për uzurpimin, që sipas tij, iu ka bërë bashkive në vend. Në rrjetet sociale, Paloka deklaroi se qeveria po shkel hapur Kushtetutën me betimet e kryebashkiakëve të rinj. “Një bandë që po betohej në emër të Ramës se do të grabisë dhe Bashkinë e Kamzës edhe pse janë koshientë se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetutën. Janë të menderosur e në siklet jo se kanë sedër e personalitet, jo se morali i tyre nuk ua lejon të grabisin çfarë nuk është e tyrja, por sepse këtë po e bëjnë publikisht, në sy të të gjithëve. Prandaj janë dhe të trembur se e dinë po kaq mirë që jo vetëm nuk do të munden t’i mbajnë, por dhe do të përgjigjen ligjërisht dhe përtej ligjit, shumë shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga Biba në KQZ tek Biba në prefekturë për këto që po bëjnë. Ashtu siç po hyni, si grabitës, ashtu dhe do dilni shumë shpejt. “Hapuni” sa të mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni””, tha Edi Paloka.

Balliu: Rama iu grabit paratë shqiptarëve

për miqtë e tijIsh-deputeti i PD, Klevis Balliu

shtoi dje dozën e sulmeve ndaj kryem-inistrit Edi Rama. Në rrjetet sociale, ai komentoi aksionin anti-informalitet të nisur nga qeveria në plazhe, duke akuzuar kryeministrin se po e gjitha kjo është shou. “Burg për shezlongë jo për vjedhjet qindra e miliona eurosh. Kryeministri ka nisur edhe njëherë fushatën e fasadës “Po bëjmë shtet”. Flet Edvinoviçi për korrupsion me 50 lekshash, se si shezlongu apo djathi pa kupon tatimor po rrënon ekonominë. Ndërkohë që vetë ai ka 6 vite që ua merr paratë qytetarëve shqiptarë për t’ia dhënë miqve të tij. Milot - Balldren 285 milion euro. Unaza 40 milion euro. Teatri 200 milion euro. Këto janë vetëm të fundit. Këto janë plot 525 milion euro që i ke marrë qytetarëve dhe që po rrënojnë ekonominë. Për mos folur për afro 2 miliardë euro koncesione”, tha Klevis Balliu.

Hapja e negociatave dhe Reforma në Drejtësi

Robert Hand gjatë intervistës nuk la pa komentuar edhe mundësitë e Shqipërisë për të hapur negociatat në tetor. Sipas tij, është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë një mundësi vendit tonë. “Mendimi im është se Këshilli i Evropës duhet të re-komandojë hapjen e negociatave. Ka ardhur koha dhe Shqipëria e meriton këtë”, u shpreh ai. Sa i takon reformës në drejtësi, Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit vlerësoi se ajo

është e domosdoshme dhe se politika duhet të bashkëpunojë që zbatimi i saj të jetë i suksesshëm. “Mendoj se reforma dhe vetingu ishin të nevo-jshëm. Ndërkohë vendi ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme politike për të ecur përpara, deri në krijimin e një sistemi të besueshëm drejtësie, që do të zgjidhte mosmarrëveshje të kësaj natyre. Ndërkohë u takon poli-tikanëve të jenë të hapur për dialog dhe të arrijnë një zgjidhje, që vendi të ecë përpara në këtë kohë kritike”, deklaroi Robert Hand.

“Mendoj se situata e tanishme është përmbledhur më së miri nga kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Audrey Glover në përfundim të zgjedhjeve, kur theksoi se “zgjedhjet u zhvilluan pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit”. Ky vlerësim vlen edhe për prob-lemet e tjera të sotme. Lufta politike mes partive, ose mes udhëheqësve të partive, zhvillohet pa marrë parasysh nevojën për përparimin e vendit. Dhe e gjithë kjo ndodh

në një moment tepër kritik, kur Bashkimi Evropian pritet të marrë në tetor vendimin për të hapur ose jo negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një hap i rëndësishëm dhe ne e dimë se brenda BE-së ka vende që nuk janë pro zgjerimit dhe situata e sotme në Shqipëri ua bën më të lehtë këtyre vendeve të thonë le të mos i hapim dyert”, deklaroi dje Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand.

Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand deklaroi dje se faktori ndërkombëtar nuk duhet të ndërhyjë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri dhe se as politika nuk duhet ta kërkojë një gjë të tillë. Sipas tij, partitë politike duhet të ulen vetë dhe të zgjidhin problemet. “Kjo e tanishmja është një krizë e shumëfishtë, paksa e paprecedentë, ndoshta e kra-

hasueshme me ato të fillimit të viteve 1990. Uroj që mes elitave politike shqiptare do të ketë vullnet për të bisedu-ar dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet. Nuk mendoj se duhet të luajnë rol ndërmjetësues. Shqiptarët duhet të largohen nga praktika e të kërkuarit ndihmë nga të huajt për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet e brendshme”, u shpreh zyrtari amerikan, Robert Hand.

HAND: POLITIKA GRINDET NË MOMENT KRITIK PËR VENDIN

ZYRTARI AMERIKAN: SHQIPËRIA TA ZGJIDHË VETË KRIZËN POLITIKE

me Shqipërinë, mendoj se është fakti që nuk ka demokraci të mjaftueshme brenda partive. Ne nuk mund t'i dety-rojmë partitë të jenë më demokratike. Kjo varet prej tyre, por sigurisht që do ta ndihmonte vendin në aspektin e udhëheqjes së përgjegjshme. Disa nga këta njerëz dhe me duket se disa tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, kanë vendosur të fillojnë vetë lëvizje të reja apo parti të reja. Mendoj se Shqipëria, në planin afatgjatë do të përfitonte me siguri nga kjo”, deklaroi zyrtari amerikan.

Page 9: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Gazeta prej ditësh ka tre-guar fakte mbi batërdinë që është bërë me falimen-timin e “Veneto Banka”. Kjo

bankë u mor nga “Intesa Sanpaolo”, duke hapur rrugën e abuzimit me kreditë e këqija. Në lojë hynë SGA dhe Tranzit, të cilat kanë dërguar në gjykatë një pjesë të madhe të klientëve. Por ata që kanë treguar detaje akoma dhe më tepër për këtë batërdi janë italianët. Portali i “Vi-cenza Piu” ka shkruar me dhjetëra artikuj investigativë mbi masakrën që ndodhi me falimentimin e “Veneto Banka”. Falë tyre në Itali kanë nisur hetimet si nga Parlamenti, ashtu dhe nga prokuroria. Gazeta po pasqyron më poshtë një artikull të plotë të tyre, i cili tregon se si po grabiten shqiptarët.

Kalimi te “Intesa Sanpaolo”Nëse Intesa Sanpaolo deri tani

ka heshtur, bankë e cila përpara se Veneto Banca të ishte prezente në Shqipëri, ishte i vetmi institut italian që operonte në vend me anë të Intesa Sanpaolo Bank Albania. Një bankë e themeluar në vitin 2008 nga bashkimi i dy bankave të rëndësishme në vend, Banka Italo-Albanese (e themeluar në vitin 1993) dhe Banka Amerikane e Shqipërisë (e themeluar në vitin 1998), ndërkohë që na vjen edhe një përgjigje nga ana e SGA spa. Kjo shoqëri kujtojmë se më parë ishte në pronësi të Intesa Sanpaolo, e cila i kishte ngarkuar detyrën e adminis-trimit të borxheve të këqija (NPL-të) e Banco di Napoli e shtetëzuar kjo nga Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financave. E njëjta procedurë u vendos të ndiqej edhe për NPL-të dy bankave të njohura në Veneto, Ban-ca Popolare di Vicenza dhe Veneto Banca. Pra një vendim me efekte potencialisht shkatërruese për mungesën e vlerësimit nga politika italiane, si dy banka që gjithmonë e më shumë kanë qenë të angazhuara duke ofruar shërbimet e tyre si indi-vidëve privat ashtu edhe bizneseve fitimprurës, duke u klasifikuar si banka dhe klientë të borxheve të këqija. Presidenti i Këshillit Drejtues të SGA spa, z. Alessandro Rivera, u ngarkua në këtë detyrë ndërkohë që ishte duke punuar pranë ministrit të atëhershëm të Financave Padoan. Ishte ky i fundit personi i cili realizoi edhe transaksionin për shitjen në vlerën simbolike “1 euro” në favor të Intesa Sanpaolo të dy “bankave Veneto”. Ndërkohë që edhe ministri aktual i Financave, Tria e promovoi atë në postin e drejtorit të përgjith-shëm të Thesarit Italian. Një vendim ky që kaloi mes dyshimesh dhe po-lemikash nga “Movimento 5 Stelle”, e lidhur kjo edhe me kontradiktat e fundit në lidhje me negociatat me Komisionin Evropian mbi rregullor-en “për kompensimin e viktimave të bankave të falimentuara ose në administrim nga ana e LCA spa”.

Lëvizjet e SGALe të supozojmë se Shoqëria

Shtetërore Italiane SGA spa nuk e ka marrë siç duhet informacionin

Ja justifikimet e italianëve për lëvizjet në Shqipëri

Italianët zbardhin të fshehtat e skandalit me “Veneto Banka”, ja të gjitha manovrat që u përdorën

për të grabitur shqiptarët me kontrata noteriale

përgjigjen e përgjithshme dhe ecim përpara. Ndërkohë që klientët tuaj kanë ende shumë për të na treguar, në bazë të dokumenteve që do të publikojmë, ku shpresojmë se do të merren parasysh nga ana juaj, si dhe duke ju rikonfirmuar se jemi ende në dispozicion në rast reflek-timesh nga SGA spa”. Ndërkohë që nuk ka ndodhur asnjë reagim nga ana e SGA spa, ne kemi ecur për-para me investigimet tona dhe duke lënë pas disa pjesë të fillimit të këtij procesi, ju sjellim këtë paragraf të një Akti Noterial (Deklaratë), të nënshkruar më dt. 25 shtator 2018 në Tiranë, përpara Noterit Alket Mancka, i cili vërtetonte se Përfaqësuesit, që përpara tij ishin të pranishëm, ishte “Veneto Banca në Lca” dhe ata të “SGA spa” të cilët “deklarojnë që të gjitha kushtet për transferimin e kredive janë përcak-tuar në përputhje me Marrëvesh-jen e Transferimit të Kredive dhe gjithashtu me Marrëveshjen për Transferimin e Kredive, ndaj këto kredi konsiderohen të miratuara nga ana e Veneto Banca spa në LCA tek SGA spa, e cila është edhe kred-itori aktual i kredive, duke filluar nga dt. 1 korrik 2018.

Deklarata NoterialePërtej kësaj, vërejmë se në këtë

Deklaratë Noteriale, nuk ka asnjë element përputhshmërie sipas ligjit shqiptar, përveç vendimeve të panjohura për ne, nga debitorët shqiptarë për caktimin e borxhit të tyre ndaj një pale të tretë në lidhje me atë me të cilën e kanë nënshkru-ar një Kontratë Kredie fillimisht. Pra Veneto Banka Sh.A., e zëvendësuar fillimisht nga banka mëmë italiane “Veneto Banca spa – LCA”, dhe më pas nga SGA spa, pastaj nga Tranziti e regjistruar në Ishujt Cayman, në pronësi të shoqërive ruso-ameri-kane. Ndërkohë që është interesante

të dimë se kush ishte personi që firmosi para noterit, këtë Deklaratë Noteriale për ndryshimin e IN-SKRIPT-ve (garancive hipotekore) e cila ndryshoi disa herë në të njëjtën kohë, në favor të subjekteve të ndry-shëm. Për të nënshkruar Deklaratën Noteriale për “Veneto Banca në LCA”, me autorizim ishte z. Alberto Morini, i cili nuk ka ndonjë lidhje me LCA, por në të vërtetë është një punonjës i Intesa Sanpaolo Bank pasi e kemi lexuar këtë edhe në profilin e tij në Linkedin, ku punon në Divizionin e Bankave Ndihmëse Ndërkombëtare pranë kësaj banke. Po këtë person, pra Alberto Morini e gjejmë jo rastësisht të cituar në një artikull të Giuseppe Pietrobellit në “Il Gazzettino” më 4 gusht 2016, Alberto Morini, duke iu referuar një takimi në shkurt të vitit 2014: “U vlerësua interesi i mundshëm i disa konsumatorëve për të nënshkruar aksionet e Veneto Banca me zotimin për riblerje. Kohëzgjatja e supozuar ishte 6 muaj”. Po kush ishte përpara Noterit Alket Mancka për SGA spa? Një anëtar i bordit të saj? Jo! Një drejtues ekzekutiv i SGA spa? Jo! Sepse kemi një Prokurë Italiane e vërtetuar nga Noteri, se z. Andi Ballta i Tranzit Shpk, kompania e mbledhjes së borxheve të këqija (debt collection) e kontraktuar nga shoqëria italiane SGA spa, për të punuar me kreditë e këqija të Vene-to Banka sh.a., për procedurat dhe performancën e këtyre kredive NPL. Ndërkohë që në këtë Deklaratë No-teriale, mbetet ende mister paragrafi ku thuhet: “Përfaqësuesit e lartpër-mendur, Veneto Banca spa në LCA dhe SGA spa, më kërkuan të shkru-aja këtë deklaratë si më poshtë …”. Kjo në fakt do të duket, pra, thjesht një vetë-certifikim për një ping-pong prej dhjetëra miliona eurosh (ku-jdes, në Shqipëri ata nuk janë me të

e investigimit të kryer nga www.bankileaks.com, aty ku ndodhen edhe tekstet e plota të e-mail-ve. Pra aty ku mund të kryhet një verifikim apo kontroll i vërtetësisë së infor-macionit që ne si media posedojmë, si dhe për të qenë transparent apo për të pasur një analizë të detajuar. Kjo në lidhje me disa ngjarje që kanë të bëjnë, dhe ku supozohet se debitorët e Veneto Banka Sh.A. dhe në përgjithësi menaxhimi i kredive të këqija në Shqipëri”, më 15 prill SGA spa na u përgjigj si më poshtë: “SGA nuk komenton dhe nuk mund të japë informacion mbi pozicionet individuale të borxheve të klientëve duke respektuar privatësinë e se-cilit debitor. Për sa i përket kredive jashtë territorit italian, SGA spa menaxhon disa pozicione (në përg-jithësi portofole të vogla) si në Rum-ani (më i madhi), në Moldavi (më i vogli), në Kroaci si dhe në Shqipëri. Duke mos pasur një prani të drejt-përdrejtë në këto vende, SGA spa ka kryer një proces përzgjedhjeje të operatorëve privatë që veprojnë në vend, të cilët tashmë janë të përfshirë në procesin e menaxhimit të kredive me probleme. Të gjitha kredencialet janë kërkuar dhe janë realizuar një sërë kontrollesh ku përsa i përket Shqipërisë, është vendosur t’i transferojë pozicionet e kredive të këqija të Veneto Banka sh.a. tek Tranzit shpk, i cili është një subjekt i mbikëqyrur nga Banka Qendrore në Shqipëri. Ndërkohë nga ana jonë iu përgjigjëm SGA spa: “Ju faleminderit, por nuk kemi kërkuar asnjëherë informacion mbi pozicionet individuale të borxheve të këqija, sepse ne kemi kërkuar me shkrim një takim me SGA spa, të cilët kanë kompetencat për ta menaxhuar apo për të verifikuar situata të ndryshme dhe të paqa-rta. Në çdo rast, marrim parasysh

vërtetë vetëm disa!) Kjo situatë, për të mos përmendur hapat e hetimit dhe atë që ne ende do të verifikojmë përpara se të shkruajmë, paraqet disa paqartësi themelore. Këto të paktën të mundësive, nëse jo të paligjshme, që mund dhe duhet të sqarojë SGA spa, të cilës do t’i dërgojmë këtë artikull investigativ. Gjithmonë me shpresën se nuk do na ikë në “drejtim të paditur” zyra e komunikimit të SGA spa ose MEF-it të Qeverisë Italiane së cilës edhe i përket.

PikëpyetjetNdoshta edhe me një mundësi

të verifikimit të këtyre fakteve nga Banka Qendrore e Italisë, dhe çdo organ tjetër i emëruar, si dhe të Bankës Qendrore të Shqipërisë, të cilës ne do provojmë t’i bëjmë një seri pyetjesh të thjeshta për të kup-tuar këtë histori. Kjo çështje mund të ndikojë gjithashtu në sqarimin e disa çështjeve të shkaktuara nga dekreti legjislativ n. 99, i datës 25 qershor 2017, i cili me sa duket dekretoi “vdekjen” e Banca Popo-lare di Vicenza dhe Veneto Banca. Me këtë akt, sigurisht jo si një vetë-certifikim, i noterit Marchetti, i cili vendosi çmimin “1 euro” për shitjen e “aseteve të mira” të dy bankave tek Intesa Sanpaolo, si një ortek me miliarda euro të përfi-tuara si garanci shtetërore, jo pak po 4.000 miliardë euro (3 milionë euro Intesa Sanpaolo i përdori për dëmshpërblimin e punonjësve) dhe plus 4.75 miliardë euro cash para të Shtetit Italian, por që në realitet ishin paratë e viktimave të dy bankave në Rajonin Veneto, BPVI dhe VB. Ata, në fakt, mund të kishin rikuperuar një pjesë të kapitalit të tyre nga administrimi dhe shitja e aseteve, nëse të paktën 4,75 miliardë e parave, nuk do të ktheheshin në arkën e shtetit për të kompensuar paratë e parapaguara tek Intesa Sanpaolo, për një arsye që askush nuk e di pse, u thirr si “shpëtimtare” e të dy institucioneve bankare të cilat, megjithatë, ata nuk janë më në ato kushte. As sot kur Intesa Sanpaolo nuk pranon të përg-jigjet asnjë pyetje nga ana jonë duke nënkuptuar si të mirëqena dhe ek-zistuese, faktet e paraqitura nga ana jonë, duke kërkuar përgjigje pse një nga njerëzit e saj, z. Alberto Morini, ishte dërguar në Shqipëri nga LCA, dhe një Shoqëri e MEF, për të nën-shkruar në emër të tij? Kujtojmë se kjo aferë përfshin 18 miliardë NPL të transferuara në SGA spa, e cila u dha në menaxhim për shifra shumë herë më të ulëta një sërë shoqërish private, që të bëjnë rikuperimin e tyre. Disa prej këtyre njihen edhe si “fabrika të reja të pasurisë” për disa spekulatorë, shpesh dhe gjithmonë në dëm të dhjetëra mijëra njerëzve të varfër, të cilët janë të paktën deri tani të njohur, si në rastin e Tranzit shpk, që do të “punonte” për të ri-kuperuar 75 milionë-t e euro-ve të Veneto Banka sh.a, tashmë në SGA spa, për të cilat ne do të donim të kuptojmë shumë më tepër…

Page 10: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

10 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

e k o n o m i www.sot.com.al

Guvernatori asnjë masë për ankesat e qytetarëve për bankat

Gent Sejko rreshtohet në krah të bankave, legjitimon rritjen e tarifave për transaksionet,

BSH asnjë masë për krizën e eurosBanka e Shqipërisë duket se

po mbështet çdo çmenduri të bankave. Në fillim të javës, disa banka të nivelit të dytë

kanë ndryshuar sistemin e tyre tarifor. Shumë klientë janë ankuar se bankat krejt papritur kanë rritur përqindjen e komisioneve, si për tërheqjet e parave, ashtu dhe për depozitimet. “Në varësi të shumës, komisioni për tërheqje cash do të jetë 150-1.500 lekë/1.5-12 në monedhë të huaj. Ndërsa për depozitimet cash do të jetë 10-1.200 lekë/ 1-12 për monedhë të huaj. Gjithashtu për veprimet në ATM % 26 POS jashtë vendit me Kartën e Kred-itit në monedhë të ndryshme nga ajo e kartës do të aplikohet komision 2% mbi shumën e veprimit”, thuhet në mesazhin që bankat u kanë çuar klientëve. Për këto rritje, dje u pyet dhe guvernatori Gent Sejko. Ai doli në një konferencë shtypi mbi vendimet e Këshilli Mbikëqyrës, ku foli dhe për rastin në fjalë. Sejko u rresh-tua krah bankave. Edhe pse deklaroi se ka nisur një verifikim, ai u shpreh se kjo është ekonomi e tregut dhe bankat vendosin vetë sa do i kenë tarifat. Pra guvernatori pa mandat legjitimon gra-bitjen e qytetarëve. Në mënyrë krejt të papritur një bankë ndryshon tarifat dhe kushdo që ka lekë aty duhet të paguajë më shumë para shtesë. Ndërkohë për BSH, bankat e vendosin vetë një gjë të

Importet bujqësore, shqiptarët rrisin konsumin e produkteve të huaja

KESH: Prurjet në kaskadën e Drinit po miradministrohen

Importet bujqësore kanë arritur në vlerën e 56.5 miliardë lekëve në gjysmën e parë të vitit apo rreth 1.7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë tregojnë qartë se sektori i blegtorisë është ai që “lëngon” në vend, pasi përpos faktit se eksportet janë në rënie, vihet re një rritje e qenësishme e importeve. Çka do të thotë se qytetarët shqiptarë po ushqe-hen çdo ditë e më shumë me produkte blegtorale, si mishi e qumështi, të ardhura nga importi. Konkretisht, blegtoria

mban “kampion” në rritjen e importeve me 19.2 për qind gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, duke regjistruar një vlerë totale prej rreth 5.3 miliardë lekësh. Ndërsa peshkimi ka pësuar rënie të lehtë, duke ar-ritur vlerën e 4 miliardë lekëve. Po ashtu rënie ka pësuar edhe import i produkteve bujqësore me 1.3 për qind, pavarësisht se përbejnë një vlerë të lartë prej rreth 13.2 miliardë lekësh. Duke iu referuar në vlerë, Shqipëria importon më shumë produkte agro-industriale në rreth 34 miliardë lekë në 6 muaj.

Koorporata Elektroenerg-jetike Shqiptare deklaroi dje se prurjet në kaskadën e Drinit po miradministrohen me qëllim që të mos ketë probleme për shkak të mungesës së reshjeve të hiut. Sipas njoftimit të KESH, prurjet po menaxhohen në mënyrë optimale për prodhimin e energjisë. “Veprat hidroenerg-jetike të kaskadës së Drinit po administrohen nga Kesh në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me par-ashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave. Sjellim në vëmendje të opinionit, se falë

miradministrimit dhe menax-himit të prurjeve në kaskadë gjatë periudhës së fundit, pa-varësisht një viti të thatë dhe me reshje të pakta, niveli i liqenit të Fierzës është sot mbi mesataren shumëvjeçare” njoftoi ditën e djeshme KESH. Ky reagim erdhi pas shqetësimit që kishin ngritur disa media. Ndërkohë, niveli mesatar shumëvjeçar në liqenin e Fierzës për datën 6 gusht është 281.36 metra, ndërsa niveli i datës 6 gusht 2019 është 286.85 metra, ose 5 metra e gjysmë më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare.

Ja përfitimet nëse dividendi paguhet deri në datën 20 gushtDrejtoria e Përgjithshme

e Tatimeve i bëri thirrje dje tatimpaguesve për të kryer pagesën mbi dividendin. Si-pas DPT, tatimpaguesit do të kenë përfitime nëse i kryejnë pagesat deri në datën 20 gusht. “Ju sjellim në vëmendje se tatimi mbi dividendin është në shkallën 8%, nëse pagesa kryhet brenda datës 20 gusht 2019. Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, tatimi mbi div-idendin për fitimet e pash-përndara të realizuara në vitin

2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, është në shkallën 8%, nëse këtë pagesë e kryeni brenda datës 20 gusht 2019. Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019; Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividendin”, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dje.

Aksioni kundër informalitetit ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, ku në “sitë” kanë qenë Durrësi dhe Vlora. Policia e Shtetit gjatë kontrollit liroi rreth 2000 m2 plazh publik në Durrës, hapësirë kjo e cila ishte zaptuar në mënyrë të kundërligjshme, ku dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashki-ake, kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi,

hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Po ashtu, edhe në qytetin e Vlorës janë proceduar penalisht 6 shtetas, mes tyre administratorë subjektesh në zonën e Radhimës dhe të Himarës. Më konkretisht, 6 të proceduarit janë shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z.. Shtetasit e proceduar pe-nalisht akuzohen se kanë ushtruar aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar doku-mentacioni, nuk lëshonin kuponë tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse. Lufta kundër informalitetit ka vijuar edhe prishjen e 7 garazheve në Vlorë, të cilat ishin ndërtuar në hapësirat publike. Por as restorantet në zonën bregdetare të Himarës nuk i kanë shpëtuar aksionit të qeverisë. Një

biznes në Himarë u gjobit pasi kishte "shpi-kur" një faturë tatimore, një formë kjo për t'i shpëtuar deklarimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila u shpreh se denoncimi kishte ardhur nga një qytetar në celularin e saj. Min-istrja e Ekonomisë dhe Financave deklaroi se ky biznes lëshonte fatura në gjuhë të huaj. Sipas ministres, një gjë e tillë është e ndaluar. Policia e Shtetit bëri me dije se lufta kundër informalitetit do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të tjera në vijim në të gjitha zonat bregdetare, në mënyrë që të kthejnë në dispozicion të qytet-arëve çdo hapësirë publike, e cila është zaptuar në mënyrë të kundraligjshme dhe abuzive nga individë të caktuar, me qëllim përfitime vetjake.

Lufta kundër informalitetit, procedohen penalisht 12 persona në Durrës dhe Vlorë, Anila Denaj gjobit një biznes në Himarë

tillë. Dhe nuk është detyra e saj të marrë masa. “Ne jemi në një treg të lirë. Bankat nëse respektojnë kriteret e transparencës dhe kushtet e kontratës i rrisin komisio-net e tyre. Sigurisht. Ky është element i konkurrencës, pasi një bankë që rrit çmimet do bëhet më pak konkurruese se një bankë tjetër. BSH si ent rregullator

nuk ndërhyn direkt për ndryshimin e çmimeve të bankave të nivelit të dytë”, tha dje Gent Sejko.

EurojaBanka e Shqipërisë nuk do të ndë-

rhyjë dhe sa i takon rënies së euros. Edhe pse euro po bien nën 1.2, Guvernatori Sejko deklaroi dje se kjo ka ardhur për

shkak të emigrantëve. Megjithatë ai u shpreh qartë se BSH nuk do marrë masa pasi nuk ka ndikim në inflacion. “Kjo ndodh për shkak të sezonit turistik. Ka shumë hyrje. Jemi në një treg të lirë. Kemi regjim të lirë të kursit të këmbimit. Oferta e shtuar vjen nga sezoni turistik. BSH ka bërë të ditur në programin e

saj se do të ndërhynte për të tërhequr tepricën e euros në treg në rast se do të cenohej objektivi i saj i inflacionit. Bren-da parametrave ne monitorojmë tregun se si luhatet kursi i këmbimit. Sjellja e kursit të këmbimit ka qenë e rregullt. Ka një sjellje normale. Ne do ndërhynim nëse cenohet inflacioni”, tha ai.

Situata ekonomike Banka e Shqipërisë ngelet e

mendimit se ekonomia është në fazë përmirësimi dhe ajo do të kthehet në ekuilibër vitin e ardhshëm. Megjithatë, luhatjet në prodhimin e energjisë el-ektrike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në ekonomi. Në tremujorin e parë të vitit, tkurrja e prodhimit të en-ergjisë e uli me 1.6 pikë përqindje rritjen ekonomike, ndërsa për pjesën e mbetur të vitit ndikimi i këtij sektori pritet të jetë më i ulët. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1 për qind. Në orientimin për tregjet, Banka e Shqipërisë shprehet se normat e interesit nuk do të rriten para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. Jo vetëm kaq, por së afërmi mund të aplikohet edhe një ulje e mëtejshme e tyre, duke pasur par-asysh nivelin e ulët të inflacionit. Banka Qendrore e ka shtyrë parashikimin për kthimin e inflacionit në objektiv për në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Page 11: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 11

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht

edhe referendum për disa çështje siç është shkëmbimi i terri-toreve. Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i pres-identit Aleksandar Vuçiç është shumë...

Edward Joseph: Zgjedhjet në Kosovë, referendum dhe për

shkëmbim të territoreve

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAnalisti amerikan i kërkon Kosovës votë të qartë dhe qeveri të vendosur

Andi LAMKO

Ish-diplomati amerikan i Ballkanit, Edward Joseph, tashmë profesor i Universitetit “John Hopkins” ka thënë dje në një analizë se zgjedhjet

e reja në Kosovë duhet të jenë gjithashtu një referendum për çështje si “shkëm-bimi i territoreve”. Në intervistën e de-tajuar për Radio Evropa e Lirë, Joseph, i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në mi-sione në Ballkan gjatë dhe pas luftërave të viteve të 90-të, shtoi se gjithsesi ndrys-himi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një skenar i rrezikshëm që nuk do të zgjidhë mosmarrëveshjen në raportet mes tyre se. “Për çështjen e ndryshimit të kufijve ka qëndrime të ndryshme në Uashington, por për mua do ta komp-likonte situatën, do t’i jepte fund pranisë së serbëve në jug të Kosovës, duke rrezikuar statusin e Deçanit, Graçanicës dhe pasurive të tjera të rëndësishme serbe. Kjo menjëherë do të hapte çështje më të gjera rajonale, siç është statusi i Sanxhakut dhe Republikës Serbe”, u shpreh diplomati. Ai tha më tej se brenda SHBA, ka qëndrime të ndryshme mbi çështjen. “Për shembull, në dallim nga Bolton (këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë) ekziston një pozi-cion tjetër i Departamentit të Shtetit, i cili thekson se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të marrë parasysh stabilitetin rajonal, dhe shkëmbimi i territoreve sigurisht nuk kontribuon në stabilitetin e Ballkanit”, tha Joseph, duke shtuar se Bolton ka sinjalizuar se e mbështet ndryshimin e kufijve.

SHBA e Turqia arrijnë marrëveshje për zonën e sigurisë në Siri

Britani, industria: Mungesë ushqimesh në rast Brexit pa marrëveshje

Turqia dhe Shtetet e Bash-kuara thanë dje se kanë rënë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacioni në Turqi, për të koordinuar dhe menaxhuar një zonë të sigurt në veri-lindje të Sirisë. Ky vendim pritet të zvogëlojë mundësinë e një ndërhyrje ushtarake turke në atë zone, por nuk dhanë më shumë detaje për marrëveshjen, e cila u arrit pas disa ditë bisedi-mesh. Mospajtimet disa-mujore mes palëve ishin lidhur me atë se deri ku duhet të shtrihet zona e sigurt, dhe kush duhet të ko-

mandojë forcat që patrullojnë aty. Zona e propozuar synon të sigurojë një korridor që shtrihet në më shumë se 400 kilometra përgjatë kufirit verilindor të Sirisë me Turqinë, shumica e të cilit kontrollohet nga milicia kurde, e cila ka mbështetjen e SHBA, por Ankaraja e sheh këtë formacion kurd si terror-ist dhe kërcënim të madh të sigurisë së saj. Turqia ka dër-guar dy herë forca në veriun e Sirisë, në tre vitet e fundit, për të larguar luftëtarët kurdë dhe Shtetin Islamik nga kufiri.

Grupe të mëdha të industrisë ushqimore në Britani kanë para-lajmëruar dje se dalja nga BE më 31 tetor pa marrëveshje tregtare me bllokun do të sjellë probleme për furnizimin me ushqim të freskët i cili importohet për t’u magazinuar para Krishtlindjeve. Industria ushqimore në Britani e cila punëson rreth 450,000 njerëz thotë se Brexit është sfida më e madhe që prej Luftës II Botërore, dhe as që krahasohet me krizat e mëparshme të lopës së çmen-dur në vitet 1980-të e 1990-të, apo skandalin e mishit të kalit

në 2013. “Nuk do të ngordhim urie por do të ketë mungesa të ushqimit të freskët dhe të disa in-gredientëve të specializuar”, tha kreu i organizatës së furnizuesve Tim Rycroft. “Duke parë se ush-qimet prishen shpejt në rafte, do të ketë disa mungesa të caktuara në ushqime në javët dhe muajt pas Brexit pa marrëveshje. Që prej votës së Brexit kompanitë kanë nisur të përgatiten për dal-jen duke shtuar rezervat e tyre të ushqimeve të thata, përfshi makaronat, ujin në shishe apo letra higjenike” shtoi ai.

Hoxhaj: Serbia tallet me viktimat e luftës, si në Bosnje dhe në Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim, Enver Hox-haj ka reaguar ndaj lirimit nga burgu të një serbi i dënuar për krime ndaj shqiptarëve, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e 14 civilëve në Kosovë, duke përfshirë edhe shtatë fëmijë. Hoxhaj ka thënë se Serbia po vazhdon të tallet me viktimat e luftës në Kosovë dhe lirimi i kriminelit serb është dëshmi për këtë. Milodrag Solaja u dënua për vrasjen e 14 civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999, duke përfshirë shtatë

fëmijë të ekzekutuar në oborrin e një shtëpie. Ai u la i lirë muajin e kaluar, tre vjet para se të përfun-donte dënimin e tij. “Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës! Këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën! Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luajë me nervat e të gjithëve”, ka shkruar Hoxhaj.

Serbia, në pozitë të fortëJoseph shtoi në analizën e tij se

Kosova duhet të jetë e qartë në votën e saj, në mënyrë që t’i bëjë ballë qën-drimit të fuqizuar të Serbisë. “Zgjedhjet në Kosovë do të jenë pjesërisht edhe referendum për disa çështje siç është shkëmbimi i territoreve. Serbia është në një situatë tjetër, sepse pozicioni i presidentit Aleksandar Vuçiç është shumë i fuqishëm. Ai kontrollon Qeverinë, ka një ndikim të madh në media, gëzon mbështetjen e Rusisë. Pra, ai ka një pozicion shumë të fortë që i lejon atij të arrijë një marrëvesh-je për Kosovën”, ka thënë Joseph. I pyetur për ndikimin që mund të ketë dorëheqja e Ramush Haradinajt në dialogun Kosovë-Serbi, Joseph tha se

e ardhmja politike e Haradinajt është në duart e Gjykatës në Hagë. “Së pari, e ardhmja politike e ish-kryeminis-trit Haradinaj tani është në duart e Tribunalit të Hagës. Ai së pari për-ballet me çështje ligjore përpara se të përqendrohet në çështje politike”, ka thënë Joseph. I pyetur të komentojë opinionet se thirrja që i është bërë Haradinajt nga Haga – edhe pse dy herë ka qenë i liruar nga Tribunali i Hagës – është formë e presionit që Perëndimi e bën ndaj tij, analisti amerikan tha: “Ky është në një masë të madhe spekulim, që është tipike për Ballkanin ku përhapen teoritë e komplotit – edhe kur bëhet fjalë për institucione të gjyqësisë që duhet të jenë plotësisht të pavarura nga ndik-

Cikloni sjell mot të çmendur në veri të Italisë

Zona e Bolzanos në Itali është duke u përballur me një mot të çmendur. Mediat lokale flasin për një ciklon që ka përfshirë zonën, i cili po shoqërohet me breshër, erëra të forta si edhe shirat të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje dhe shkatërrim. Megjithë motin përvëlues në të gjithë Evropën, në fotot dhe videot e pub-likuara nga Bolzano duken pemë të rrëzuara dhe sasi e madhe breshëri në rrugë, ndërsa nuk bëhet ende me dije nëse ka të lënduar nga banorët.

Policia gjermane sekuestron sërish 1.5 ton

kokainë në HamburgZyrtarët e doganave në Ham-

burg të Gjermanisë kanë gjetur 1.5 ton kokainë, në një anije me kontejnerë, që kishte mbërritur nga Brazili. Njoftimi bëhet i di-tur, vetëm disa ditë pasi policia gjermane sekuestroi në portin e Hamburgut 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro. Zyra do-ganore e Hamburgut ka thënë të mërkurën, se dërgesa e re u gjet javën e kaluar, dhe ishte ngarkuar në Rio Grande të Brazilit. Vlera e kësaj sasie të drogës konsiderohet të jetë rreth 350 milion euro.

SHBA, Donald Trump padit Kaliforninë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka ngritur padi kundër shtetit amerikan të Kalifornisë për miratimin e një ligji të ri që kërkon nga kandidatët presidencialë të japin informacion për taksat e të ardhurave. Në procesin gjyqësor të ngritur në gjykatën federale në Sacramento nga avokatët e Trump thuhet se statuti i ri, i cili u shtua në ligj javën e kaluar, është anti-kushtetues pasi krijon rregulla të reja të paligjshme se kush mund të kandidojë për president.

Prej një jave institucionet e Kosovës nuk po njohin pasaportat e Serbisë. Mediat e Beogradit thonë e qyte-tarët serbë kanë pasur probleme të udhëtojnë nëpërm-jet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Autoritetet ne Beograd kanë reaguar dje ashpër ndaj masës, e cila vjen në formë reciprociteti pasi më herët policia kufitare e Serbisë tha se njeh vetëm letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet e Kosovës, pasi marrëveshja e Brukselit nuk përfshin dhe pasaportat. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga autoritetet e Prishtinës për këtë masë reciprociteti, ndërsa debati po shoqërohet vetëm me replika dhe ofendime mes autoriteteve të dy palëve. Radikali serb Vojislav Sheshelj tha se ushtria serbe duhet të ndërhyjë në veri të Kosovës.

Kosova është tronditur dje nga një rast i rëndë dhune familjare, pas vrasjes së një gruaje në Prizren nga bashkëshorti i saj me armë zjarri, teksa kishin ardhur me pushime nga Zvicra. Të gjitha rrymat politike në vend u bashkuan për të dënuar dhunën ndaj grave, ndërsa misioni i OSBE në Kosovë shprehu tronditjen për ngjarjen tragjike, duke thënë se dhuna familjare është një problem social, i cili mund të luftohet vetëm përmes përpjekjeve serioze të institucioneve dhe të publikut. Misioni i OSBE shprehu ngushëllime për familjen dhe miqtë e viktimës, teksa ndaj rastit kanë reaguar ashpër presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuven-dit, Kadri Veseli. Rastet e rënda të dhunës familjare ndaj grave janë shtuar vitet e fundit në Kosovë.

Kosova refuzon pasaportat serbe, pranon vetëm kartë identiteti Kosovë, OSBE: Dhuna familjare të luftohet përmes institucioneve

imet politike”, thotë Joseph.Heqja e taksës

Lidhur me qëndrimet e ndryshme për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe, Joseph thotë se kanë ekzistuar mospajtime ndërmjet Prishtinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat gjithash-tu kanë kërkuar heqjen e saj. “Në këtë kuptim edhe një qeveri kalimtare do të mund të pezullonte tarifën me kushte të caktuara, përfshirë edhe gatishmërinë e Beogradit për të kontribuar në zhvillim-in pozitiv dhe suksesin e dialogut”, ka thënë Joseph. Edhe më herët qëndrtimi i SHBA ka qenë heqja e taksës treg-tare dhe rinisja e dialogut. "Pezullojeni menjëherë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ose, përballuni me pasojat”.

Page 12: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

12 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

Pas shumë përplasjeve të forta, më 1970 marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë nisën të ndryshojnë. Sipas

disa raportimeve të “New York Times”, Hoxha nisi të qetësojë bashkëpunimin me Beogradin, ndërkohë që synonte të rriste bashkëpunimin dhe me shtete të tjera.

7 dhjetor 1969Shqipëria raporton se lëvizjet maoiste janë aktive në EvropëKanalet shqiptare të mediave

kanë thënë së fundmi se lëvizjet mili-tante pro-Pekin janë aktive në Poloni dhe vende të tjera evropiano-lindore. Analistët thonë se ky pohim bie ndesh me përshtypjen e përgjithshme se Evropa Lindore është në anën e Bashkimit Sovjetik kundër frontit të Kinës e Shqipërisë. Radio Tirana dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare citonin një ish-zyrtar polak Kazimierz Mijal, i cili zotohej me mbështetësit e tij të luftonte “terrorin” e kreut komunist Vladislav Gomulka si dhe imperi-alizmin sovjetik. 58 vjeçari Mijal ka qenë për disa vjet ndihmës i Boleslav Bierut, stalinisti ish-shef i Partisë Ko-muniste Polake. Ai është përjashtuar nga komiteti qendror me akuza kom-plotesh ndaj Gomulkës dhe tre vjet më parë është larguar nga Polonia. Ai tashmë besohet se drejton sektorin e lajmeve polake të Radio Tiranës. Thir-rja e tij për përmbysjen e udhëheqjes polake u bë në një mesazh të nëntorit 1969 për udhëheqësin shqiptar Enver Hoxha. Ekspertët perëndimorë thonë se Mijal nuk mund të kthehej në Poloni pasi u largua me dokumente false në 1966. Në mesazhin e tij Mijal përshkruante një pamje të zymtë të kushteve në Poloni. “Ashtu si në vende të tjera ku në pushtet janë revizionistët (pro-Moskës) standardet e jetesës së klasës punëtore po bien përditë dhe të ardhurat kombëtare po shpërdor-ohen nga borgjezia e re dhe e vjetër”. Radio Tirana transmetonte të tjera mesazhe që supozohej se dërgoheshin nga grupe komuniste pro-kineze në Evropën Lindore, një prej të cilave vinte nga Jugosllavia por kjo e fundit e shpalli si fabrikacion. Specialistët e çështjeve komuniste thonë se Pe-kini po financon grupet komuniste pro-maoiste në Evropën Lindore dhe së shpejti do të mbahet një konferencë e tyre në Tiranë. Ata thonë se ka prova se mes lëvizjeve pro-kineze në Evropë, Pekinit i duket më premtues grupi italian. Ekstremistët maoistë janë përf-shirë kohët e fundit në disa protesta të dhunshme në Itali. Lideri i tyre është Fosco Dinuçi të cilit iu bënë nderime të veçanta gjatë një vizite në Shqipëri.

11 janar 1970Nxitje e re bujqësore në Tiranë

Qeveria pro-kineze e Shqipërisë ka nisur një fushatë të detyruar vepri-mi masiv në mbështetje të bujqësisë, në përputhje me teorinë e “Kapërcimit të madh” që po aplikohet në Kinë dhe me brigadat e kallam-prerësve në Kubë. Radio Tirana dhe shtypi shqiptar kanë theksuar ditët e fundit atë që përshkruajnë se “valë e përqendruar e punës revolucionare” në pjesë të ndryshme të vendit. Deri tani 200 000 persona, një e dhjeta e popullsisë kanë marrë pjesë në fushatë për të paktën 1 ditë prej 1 janarit. Raportimet nga Tirana flasin për “entuziazëm revolu-cionar” për fushatën ku përfshihen gjithashtu adoleshentë dhe të vjetër, por të paktën nuk pretendohet se ka vullnetarë. Projekti është një sistem ujitjeje prej 11 miljesh në zonën e Dibrës, ku mijëra punëtorë gërmojnë tetë orë në ditë. Kreu komunist Enver Hoxha përmendi projektin e Dibrës në një fjalim të gjatë kësaj jave, duke e

SHBA jep detaje mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera

thoshte se Nixon fliste për tërheqjen e trupave amerikane nga Vietnami, por urdhëronte shtimin e trupave ushtarake në Laos e Tailandë për të mbështetur “fashistët indonezianë” dhe qeveritë reaksionare të Filip-ineve, Malajzisë e Singaporit. Gazeta shqiptare përsëriste gjithashtu akuzat se Uashingtoni po negocionte një mar-rëveshje armatimesh me Moskën për të bërë shantazh ndaj vendeve të tjera dhe për të realizuar ëndrrën e tyre të “hegjemonisë së dy fuqive”. Marrëve-shja e re u nënshkrua nga ministri Tregtar kinez Lin Hai Jun, i cili ishte në Shqipëri me një delegacion të gjerë ekspertësh për disa javë. Nënshkrimi i akordit u shënua me një darkë zyrtare në Tiranë ku morën pjesë kreu i partisë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Sipas njoftimit Kina do të japë kredi të reja dhe dy vendet do të shtojnë volumin tregtar. Shqipëria nuk ka publikuar shifrat e saj të tregtisë së jashtme prej disa vitesh, por llogaritet se Kina përbën të paktën 70 për qind të volumit total prej rreth 200 milionë dollarë. Njoftimi tha se Kina do të furnizojë me traktorë dhe pajisje të tjera për bujqësinë, pesticide, pajisje për industrinë e naftës, produkte ki-mike, fletë e tuba metali dhe mallra të tjera. Shqipëria zotohej të eksportonte metale, produkte nafte, duhan, tekstile dhe artikuj lëkure. Një pjesë e madhe e artikujve kineze që vijnë në Shqipëri jepen sipas programit të ndihmës së këtij viti që arrin në 200 milionë.

7 qershor 1970Jugosllavia studion ofertat

shqiptare të hapjes Kreu komunist shqiptar Enver

Hoxha raportohet së fundmi të ketë thënë se vendi dëshiron marrëdhënie të mira me Jugosllavinë si dhe “ndjenja miqësie me popullin jugosllav”. Sipas burimeve jugosllave shprehja e një dëshire të tillë mund të jetë një sinjal për rinisjen e marrëdhënieve diploma-

tike mes dy vendeve fqinje që mund të jetë një ndryshim i konsiderueshëm i politikave në Ballkan. Përmbajtja e fjalimit të Hoxhës u transmetua nga Radio shqiptare, e cila thoshte se fjalimi ishte dhënë gjatë një takimi në Tropojë, rajoni më verior i vendit. Ajo që mund të ketë shkaktuar ndryshimin spekulohet vetëm nga Beogradi, sipas të cilit është akumulimi i luftanijeve sovjetike në Mesdhe dhe kërcënimi i tij ndaj Shqipërisë, pasojat e mundshme të krizës së Lindjes së Mesme, frika pas pushtimit sovjetik të Çekosllo-vakisë në 1968 dhe ndërgjegjësimi se izolimi në botën e sotme është i

pamundur.7 korrik 1970

Jugosllavia e Shqipëria përmirësojnë lidhjet me anë të turizmit

Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Jugosllavisë kanë variuar nga koha e bashkë-luftëtarëve në kohën e luftës, te armiqësia apo bashkëpunimi i kujdesshëm, ndërsa tani zyrtarët e dy palëve në një resort të mahnit-shëm turistik shpresojnë se turizmi do i bashkojë me anë të udhëtimeve nga rrugët shqiptarë. “Dëshira jonë është ta hapim tërësisht kufirin me Shqipërinë”, thotë Jonce Filipovski, drejtori i çështjeve ekonomike të Ohrit. “Kështu do të ishim vetëm tre-katër orë larg detit Adriatik. Tashmë me makinë deti do të ishte vetëm 20 minu-ta larg”. Sipas tij një shkurtim i tillë do të joshte vizitorët nga Jugosllavia ose ata me anijet kroçerë në Adriatik, të vinin drejt Ohrit, duke u dhënë një rrugë të shkurtër drejt jugut dhe lidhje të kollajtë me Greqinë.

Të ardhurat e turistëveQyteti i Ohrit fiton 31 për qind të

të ardhurave të tij nga turistët që vijnë për të parë afresket e mrekullueshme serbo-bizantine dhe ikonat e kishave të tij. Turistët vijnë për të bërë banjë në liq-enin malor dhe të konsumojnë troftën që jeton në ujërat që ndajnë Jugosl-lavinë Jugperëndimore nga Shqipëri. Aeroporti i ri i hapur vetëm këtë muaj pritet të sjellë më shumë vizitorë nga jashtë, por Filipovski dhe miqtë e tij kërkojnë një autostradë të re. Mundësia

Ja si Enver Hoxha më 1970 nisi të ndryshojë kurs, ktheu sytë nga Jugosllavia dhe tentoi të bashkë punonte

me disa shtete, vijonte përçmimi ndaj SHBAngritur lart si një shembull të zhvillimit madhor ekonomik.

20 janar 1970Shqipëria nënshkruan akordin

e ri tregtar me KinënShqipëria njoftoi sot nënshkrim-

in e akordit të ri tregtar me Kinën komuniste që forcon më shumë mar-rëdhënien mes dy vendeve. Shtypi shqiptar sulmonte gjithashtu Shtetet e Bashkuara për atë që përshkruante si komplot me Bashkimin Sovjetik për rrethimin e Kinës me “kordonin e zjar-rit”. Analistët politikë e konsiderojnë të rëndësishëm njoftimin për akordin mes Kinës dhe aleatit të tij të vetëm evropian, në një kohë kur retorikat e tyre anti-amerikane përkonin me rinisjen e bisedimeve me SHBA dhe Polonisë. Ekspertët shprehin besimin se koha e zhvillimit është llogaritur me kujdes nga këshilltarët kinezë, dhe publikimi i akordit do të thotë se Kina kërkon të theksojë se i mbështet miqtë e saj. Duke autorizuar retorikën anti-amerikane të Tiranës, Pekini kërkon të theksojë ashpërsinë e dok-trinës së tij dhe përçmimin e vazhduar ndaj SHBA, me gjithë kontaktet me Uashingtonin. Deri tani informacioni i mediave shqiptare nuk i ka përmen-dur bisedimet e Varshavës por citonte një artikull të gazetës “Bashkimi” ku presidenti Nixon akuzohej se po vinte aziatikët kundër njëri-tjetrit. Gazeta

“Kreu komunist shqiptar Enver Hoxha raporto-

het së fundmi të ketë thënë se ven-di dëshiron mar-

rëdhënie të mira me Jugosllavinë si dhe

“ndjenja miqësie me popullin jugosllav”. Sipas burimeve ju-

gosllave shprehja e një dëshire të tillë mund të jetë një

sinjal për rinisjen e marrëdhënieve

diplomatike mes dy vendeve fqinje që mund të jetë një...

Page 13: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

d o s s i e r www.sot.com.al

SHBA jep detaje mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera

për të pasur një rrugë të shkurtër drejt Adriatikut nuk është e mirë për mo-mentin, por rruga prej 10 miljesh nga Struga drejt kufirit me Shqipërinë është duke u zgjeruar dhe shtruar. Filipovski thotë: “Së fundmi ka pasur përmirësime të marrëdhënieve të qeverisë sonë me të tyren por ende nuk ka gjë konkrete”. Kamionët që kalojnë çdo ditë përmes Ohrit sjellin e çojnë mallra në Shqipëri dhe kjo është një shenjë e përmirësimit. Shumica e tyre shkojnë në Shqipëri nga Hungaria, Bullgaria e Rumania ose anasjelltas, por disa të tjerë kryejnë tregtinë me Jugosllavinë që arriti në 80 milionë dollarë këtë vit, një rritje prej 30 për qind nga vitit 1969.

Bashkëpunimi rritetDy fqinjët mbajnë legata në

kryeqytetet e njëra-tjetrës por një fjalim afrues i udhëheqësit Hoxha këtë pran-verë solli dhe përgjigjen e një zyrtari jugosllav i cili tha se “bashkëpunimi me Shqipërinë është orientimi afatgjatë i Jugosllavisë”. Fjalimi dhe gjithashtu përmbyllja e një marrëveshjeje tregtare prej 1.8 milionë dollarë mes Shqipërisë e Greqisë këtë muaj, edhe pse dy vendet mbeten teknikisht në gjendje lufte, kon-siderohen nga jugosllavët dhe zyrtarët perëndimorë si provë e vullnetit të përmirësimit të lidhjeve mes fqinjëve ballkanikë. Analistët besojnë se mo-tivi kryesor për këtë është se qeveria e Tiranës ka vendosur se aleanca me Kinën që tashmë është bërë ‘mbytëse’ ka nevojë të plotësohet me lidhje të tjera. Pushtimi i Çekosllovakisë nga

sovjetikët në gusht 1968 dhe zgjerimi i fuqisë detare sovjetike në Mesdhe janë gjithashtu faktorë që kanë shtuar sikletin e Shqipërisë. Një tjetër shp-jegim mund të jetë dëshira e thjeshtë komerciale për zgjerimin e tregjeve për akses më të mirë, të lehtësuar nga trafiku rrugor sipas konventës së vitit të kaluar me Jugosllavinë. Diplomatët jugosllavë besojnë se Tirana duhet të kufizojë bashkëpunimin e saj me Beogradin ose ndryshe ekspozon dy milionë qytetarët e saj të regjimentuar ndaj politikave jugosllave të ekonomisë së lirë. Një tjetër faktor është gjithashtu 1.2 shqiptarët myslimanë që jetojnë në

të NATO si Greqia, qeveria e të cilës denoncohet rregullisht në shtypin so-cialist si një “klikë fashiste ushtarake”. Kufijtë e Shqipërisë mbeten të mbyllur por është lejuar një numër i vogël vizitorësh të huaj që mbikëqyren nga afër gjatë qëndrimit të tyre. Shqipëria nuk merr pjesë në aktivitete të rregullta diplomatike apo politike në Evropë. Vendi ka qenë më parë pjesë e Paktit të Varshavës, por është distancuar nga orbita sovjetike pas prishjes me BRSS. Prej atëherë vendi ka forcuar lidhjet politike dhe ushtarake me Kinën komu-niste, por diplomatët në Beograd thonë se lëvizjet e fundit të Tiranës tregojnë se vendi ka kuptuar se lidhjet e ngushta me Pekinin nuk nënkuptojnë nevoja të njëjta politike.

Diferencat “Do të ishte e gabuar të mendoje

se Kina e Shqipëria kanë pikëpamje të përbashkëta për problemet botërore”, shkruante e përditshmja e Zagrebit “Vjesitik”, duke shtuar: “Përkundrazi, ato kanë pasur diferenca të rëndë-sishme për çështjet ndërkombëtare. Edhe zhvillimet e brendshme në Shqipëri, sigurisht që nuk janë një imi-tim i socializmit të Kinës”. Në përputhje më këtë, Shqipëria ka qasjen e saj individuale në lidhjet me Greqinë e Ju-gosllavinë, po ashtu dhe me Bullgarinë e Rumaninë. Kreu i partisë shqiptare Hoxha ka vijuar linjën e artikujve mi-

qësorë mbi fqinjësinë me Jugosllavinë teksa në një fjalim në Bajram Curri, pranë kufirit me Jugosllavinë përsëriti vullnetin e Shqipërisë për lidhje të mira. Komentet e tij erdhën një javë pasi par-tia jugosllave përshpejtoi planin e zhvil-limit për rajonin e Kosovës, provincës jugore me shumicë shqiptare. Por diplomatët paralajmërojnë se influenca e Kinës në mendësinë politike shqiptare nuk duhet të nënvlerësohet. Pekini ishte i pari që nisi një kthesë të përmirësimit të lidhjeve duke ridërguar në postet e tyre ambasadorët që u thirrën në Pekin gjatë Revolucionit Kulturor.

Faktori frikëArsyet për lëvizjet e fundit kineze

e shqiptare nuk janë të qarta por diplo-matët thonë se si Kina dhe Shqipëria i tremben Bashkimit Sovjetik dhe për to marrëdhëniet e mira aktualisht do të sillnin më shumë mbështetje. Nga të gjitha sinjalizimet sjellja e re diplo-matike e Shqipërisë duket se po jep rezultate. Presidenti Tito i Jugosllavisë në përgjigje të sinjaleve shqiptare tha së fundmi në një miting në Zabljak në jug të vendit: “Ne nuk kemi interesa të tjera përveç marrdhëneive të mira me Shqipërinë. Ka qenë gjithmonë dëshira jonë të ruajmë këto mar-rëdhënie, megjithëse sistemet tona janë të ndryshme”. Ekspertët thonë se ky ishte një nga sinjalet më të ngrohta të Jugosllavisë në drejtim të Shqipërisë dhe se tashmë është në dorë të Tiranës të pranojë këtë ftesë.

14 nëntor 1971Përmirësim diplomatik me

Shqipërinë, Greqia heq dorë nga pretendimet për Jugun

Qeveria e Greqisë duket se ka lënë mënjanë pretendimin e vjetër territorial ndaj Shqipërisë edhe ka ngritur lart riv-endosjen e marrëdhënieve diplomatike me fqinjin e saj ballkanik. Zv. ministri i jashtëm Kristian Xanthopulos u tha sot gazetarëve pas pritjes me ambasadorin e parë shqiptar në Greqi, Lik Seiti: “Ne duhet të punojmë për rivendosjen e besimit dhe bashkëpunimit, meqënëse Greqia nuk komploton kundër terri-torit shqiptar”. Vëzhguesit diploma-tikë thonë se ky zotim nënkupton se Athina ka hequr dorë për momentin nga pretendimet për atë që ajo quan Epiri i Veriut, zona rreth 2000 milje në jug të Shqipërisë mbi kufirin grek. Ky pretendim kishte ndaluar rivendojsen e marrëdhënieve mes vendeve që prej fundit të Luftës II Botërore. Zyrtarët grekë thonë se politikat e mëparshme ndaj Tiranës ishin jorealiste dhe se tashmë Athina e sheh se minoriteti grek në Shqipëri. I cili ka sjellë dhe lindjen e pretendimeve, është trajtuar mirë. Denis Karajanis shkoi në Tiranë muajin e kaluar si ambasadori i ri grek. Ai është tashmë në Athinë për konsultime, ndër-sa ambasadori i Shqipërisë Seiti pritet të dorëzojë kredencialet e tij të martën te kreu grek gjeneral George Zeitakis. Seiti i dha kopje të kredencialeve sot zv. ministrit të Jashtëm Xanthopulos. Ambasadori Seiti erdhi një ditë më parë në Athinë nga Shqipëria me automobil, nga rruga pranë Follorinës, ajo që tru-pat italiane kishin përdorur në 1940 për të pushtuar Greqinë. Asokohe qeveria kukull pro-fashiste shqiptare shpalli luftë ndaj Greqisë. Pas përfundimit të luftës regjimi komunist i Enver Hoxhës refuzoi të merrte përsipër përgjeg-jësinë e akteve të pararendësve të tyre fashistë, dhe gjithashtu refuzoi ftesat e Greqisë për të negozjuar një traktat paqeje dhe të diskutojë pretendimet ter-ritoriale. Greqia e Shqipëria ndajnë një kufi prej 155 miljesh dhe mbeten ende teorikisht në gjendje lufte. Xanthopulos tha sot se mes vendeve do të nënshkru-hen një seri marrëveshjesh tregtare, një konventë konsullore dhe një traktat për bashkëpunim në turizëm.

jug të Jugosllavisë, të cilët jetojnë në prapambetje dhe shteti jugosllav nuk punon për ta zgjidhur.

Importohen librat e shkollaveMarrëveshja mes Shqipërisë e

Jugosllavisë parashikon gjithashtu im-portin e librave shkollorë të Shqipërisë për shqipfolësit jugosllavë. Zyrtarë të doganave këtu thonë se kësaj radhe librat nuk kishin aq shumë propa-gandë maoiste në krahasim me vite të shkuara, kur ata ishin detyruar të kthenin mbrapsht ngarkesat. Me gjithë përpjekjet për të përmirësuar standar-det e jetesës së shqiptarëve në Jugosl-lavi, në Jugosllavi ka përçmim të gjerë për ta. Shumica e tyre emigron brenda Jugosllavisë për të gjetur punë. “Disa prej tyre janë njerëz të mirë”, thotë një turist i ri maqedonas në liqenin e Ohrit, por shton: “Por shumica e tyre janë të këqij dhe të pandershëm. Vitin e kaluar në një fshat kufitar ata ringjallën një hakmarrje të vjetër dhe vranë 10 vetë para se policia të ndërhynte. Ata të gjithë mbajnë armë, dhe turqit i kanë mësuar si t’i përdorin kundër nesh”.

23 gusht 1970Shqipëria kërkon zgjerim të lidhjeve diplomatike

Guaska që rrethon ishullin politik të Shqipërisë duket se po thyhet. Tirana, kryeqyteti i aleatit të vetëm evropian të Kinës ka lëshuar disa sinjale diploma-tike muajt e fundit për ngrohjen e mar-rëdhënieve në disa fronte. Shqipëria ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Danimarkën e Zvicrën dhe ka bërë përpjekje për përmirësimin e mar-rëdhënieve me Jugosllavinë. Këmbimet kulturore e teknike me Republikën e Bashkuar Arabe dhe Turqinë janë ne-gociuar dhe tregtia me Rumaninë është rritur. Surprizë është dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje tregtare prek 1.8 milionë dollarë me Greqinë, vend me të cilin Shqipëria është teknikisht ende në luftë. Akordi është një akt i paprece-dentë nga Shqipëria me një vend anëtar

Ja si Enver Hoxha më 1970 nisi të ndryshojë kurs, ktheu sytë nga Jugosllavia dhe tentoi të bashkë punonte

me disa shtete, vijonte përçmimi ndaj SHBA

“Marrëdhëniet mes

Shqipërisë e Ju-gosllavisë kanë

variuar nga koha e bashkë-luftëtarëve në kohën e luftës, te armiqësia apo

bashkëpunimi i ku-jdesshëm, ndërsa tani zyrtarët e dy

palëve në një resort të mahnitshëm tu-

ristik shpresojnë se turizmi do i bashko-jë me anë të udhë-timeve nga rrugët

shqiptarë. “Dëshira jonë është ta hapim tërësisht kufirin...

Page 14: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

14 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Andrea ÇUPA

Kriza aktuale politike, kushtetuese, institucionale përbëhet nga dy anë. Njëra përfaqëson rrezikun, tjetra përfaqëson mundësinë për zgjidhje.

Zgjidhja e saj nga kjo klasë politike duket mision i pamundur. Besoj, se ajo do të zgjidhet vetëm nga mbështetja dhe monitorimi i SHBA dhe BE. Është çështje kohe. Ajo që është me rëndësi vendimtare pas reformës në drejtësi në proces, është vijimi i reformimit të sistemit politik, kushtetues, reforma zgjedhore dhe e ligjit zgjedhor, reformimi i sistemit ligjor, pastrimi i tij nga ligjet që lejojnë vjedhjen dhe abuzimin me ligj, duke u bërë bashkautor me padrejtësinë, reformimi i partive politike dhe i ligjit përkatës etj. Mendoj se për gjendjen e krijuar mund të nxish qindra faqe, flitet çdo ditë me shumicë nga media, analistë të rreshtuar në llogoret e partive. Pak intelektualë relativisht të pavarur zbulojnë gjendjen reale, duke qenë edhe nën presion. Një pjesë e konsiderueshme analistësh të thyer, merren me personalizim të debatit. Nga llogoret e partive në mbrojtje të shefit të madh, shënjestrojnë njëri-tjetrin, duke u marrë me jetët private, me ironi dhe batuta shterp. ”Mendjet e mëdha merren me idetë, mendjet mesatare me ngjarjet dhe mendjet e vogla me njerëzit “, thotë Eleonor Roosvelt. Sjelljet e analistëve, gazetarëve, me-diave nga llogoret e partive, ku me servilizëm modern mbrojnë shefin e madh të kujton ba-tutën në kohën e komunizmit: "Si je bajraktar? Si jeni ju të tjerët?" Gjithsesi le të sjellim në kujtesë plagët kryesore të gjendjes aktuale. Pas viteve '90 shqiptarët kanë pritur me shpresë ndërtimin dhe kon-solidimin e shtetit ligjor të së drejtës, por kanë përfunduar në sistemin e partisë shtet. Kanë pritur zhvillimin e Ekonomisë së Tregut me ritme të shpejta dhe rritjen e mirëqenies së tyre, por kanë përfunduar në rrënim ekonomik, papunësi, emigrim masiv, janë vjedhur, skllavëruar etj. Kanë pritur konsolidimin e sigurisë kombëtare, e cila është cenuar, kanë pritur sigurimin e jetës, lirisë dhe pronës, por!? Kanë pritur zhvillimin e demokracisë politike, ekonomike dhe sociale, integrimin në Evropë, por kanë përfunduar në sistemin e vjedhjes dhe të manipulimit të votës, në pushtetin e pakufizuar të shefit të ekzekutivit, të kontrollit me dorë të hekurt të të katër pushteteve, në pushtetin e pakufizuar të kryetarit të partisë politike! Korrupsioni gjigant dhe ai i vogël masiv ka marr përmasa të frikshme, krimi i organizuar i lidhur me politikën është prezent, ligjet dhe vendimet e gjykatave bashkautore me padrejtësinë etj etj. Para disa vitesh shefi i ekzekutivit do të deklaronte publikisht "Drejtë-sia Kanceri …….!?" Pyetja publike shtrohet: Ku është masa e kancerit? Në Pallatin e Drejtësisë? Në sarajet e Qeverisë? Apo në selinë e Parla-mentit ? E le në gjykimin e opinionit publik të interesuar përgjigjen! Hapi i parë vendimtar është bërë me reformën në drejtësi, si një mision i pakthyeshëm nën mbikëqyrjen dhe monitorimin e SHBA dhe BE. Pavarësisht zvar-ritjes dhe vonesës, por më mirë vonë se kurrë. Vetingu i bërë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë etj, ka nxjerrë jashtë sistemit të gjyqësorit rreth 60 gjyqtarë dhe prokurorë të paprekshëm, pasi u është verifikuar pasuria, profesionalizmi dhe morali, por si lexohet ky pastrim i gjyqësorit: Në vështrimin e atyre që e kanë ndjerë dhimbjen e padrejtësisë, por edhe

Zgjedhjet, vota e lirë, ndarja dhe balancimi i pushteteve, kufizimi i tyre,

themeli i qeverisjes demokratike që mungonopinionit të gjerë publik të interesuar, pasuritë e vëna me rrugë të paligjshme (korrupsion), konvertohen në vendime gjykatash që janë bashkautor me padrejtësinë, me krimin, janë tjetërsim pronash të qytetarëve të pambrojtur, janë mosfutja e kriminelëve në burg, janë dalja e kriminelëve dhe mafiozëve nga burgu etj etj. Nuk ka të keqe më të madhe për shoqërinë, se sa shndërrimi i ligjit dhe vendimeve të gjykat-ave në instrument grabitje. Reforma në drejtësi ka rëndësi vendimtare për shoqërinë, pasi ajo DREJTËSIA është trashëgimia më e çmuar e njerëzimit. Çdo qytetar e ndjen se :I dhimbshëm është mjerimi, por nuk ka më të dhimbshme se padrejtësia! Zinxhiri Ii reformës në drejtësi do të jetë aq i fortë, sa e fortë do të jetë hallka më e dobët e tij. Gjyqtarët, prokurorët të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nëpërmjet vetingut më bëjnë të kujtoj romanin "Konti Monte Kristo" të A. Duma, ku shoqëria e lartë e kohës në Paris e mbytur në luksin e jashtëzakonshëm, ndërkohë marinari i varfër Dantes në Marsejë burgoset pa faj me 23 vjet burg! Konteksti i ngjarjeve i para 200 vjetëve ngjan si dy pika ujë me luksin e pasurisë, makinave të shtren-jta, orëve Rolex etj, kur kujtojmë imazhin e krijuar nga një takim i gjerë i gjyqtarëve dhe i prokurorëve në Hotel Tirana para disa viteve. Imagjinata të çon në një fenomen të ngjashëm aktual. Kryeprokurori Vilfor Dalla (i korruptu-ar, nën hetim) dyshoj se, në bashkëpunim me kriminelin, killerin e dyfishtë, të bijën, thurën alibinë e përkryer për të burgosur "Monte

Kriston". Kryeakuzuesi, pasi nxjerr nga burgu kriminelin, dyshoj për interesa të palig-jshme, thur skenarin së bash-ku me Danglar Corovoden (i përjashtuar nga Vetingu), znj. Malinja Zarja më e zezë se korbi, zhvillojnë maskaradën e një procesi hetimor –gjyqësor, bashkautor me krimin dhe kriminelin, me padrejtësinë. Asnjëherë nuk i dihet. "Monte Kristo" është i tejmbushur me urrejtje dhe hakmarrje, por i mungon thesari i Kontit! Në përfundim mendoj se ky vend po shkatërrohet hap pas hapi,

nga dhuna dhe krimi, korrupsioni, dhe mjerimi dhe po kalbet nga indiferentizmi intelektual, çka e bënë të domosdoshme përshpejtimin e reformës në drejtësi, reformimin e sistemit për ndryshim.

Rruga për reformimin e sistemitËshtë ligj i zhvillimit universal koncepti

modern: objektivi, strategjia, projekti i detajuar. Këtë rrugë po ndjek edhe reforma në drejtësi, përcaktoi objektivin, "Reforma në drejtësi ", strategjinë, ndryshimet kushtetuese, "Riv-lerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe, proku-rorëve "…. dhe, po vijon procesi i projektit të detajuar. Reforma zgjedhore dhe reformimi i ligjit zgjedhor për të garantuar një sistem zg-jedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike, ku bazohet qeverisja demokratike, si dhe vota vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë, një nga kolonat e sistemit demokra-tik të qeverisjes që mungon. Kjo kërkon do-mosdoshmërish reformimin e partive politike duke reformuar ligjin për partitë politike. Fjala është se duhet të ketë një standard dhe vetëm një për zgjedhjet dhe votën e lirë në shoqërinë demokratike të organizuar (në partitë poli-tike, në parlament, për pushtetin vendor dhe në referendume, kudo që duhet ). Nënvizoj se nga partia politike apo partitë politike që fitojnë zgjedhjet burojnë pushtetet. Ajo (Partia) konsiderohet në teorinë politike si elementi kryesor i sigurimit dhe ushtrimit të pushtetit

shtetëror. Aty është burimi i pushtetit dhe aty duhet të fillojë reformimi. Duhet të funksion-ojnë me standarde zgjedhjet dhe vota e lirë në partitë politike dhe ti jepet fund pushtetit të pakufizuar të liderit të partisë, të cilët e kanë kthyer partinë si pronën e tyre, duke u sjellë si idhuj dhe heronj, ku për çdo gjë vendosin veton duke përjashtuar kundërshtarët, ata që mendojnë ndryshe.

Reformimi sistemit zgjedhor dhe i ligjit për zgjedhjet me mbështetjen dhe monitorimin e SHBA dhe BE do të sillte eliminimin në mak-simum të vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë, të cilat në këto 30 vjet kanë qenë më shumë problem dhe të kontestuara nga palët, dhe tani së fundmi duket hapur, me prova, sis-temi i vjedhjes dhe manipulimit të votës, çka ka prekur ndjeshëm parimin e Sovranitetit. (Populli voton, shefi i madh numëron!). Por reformimi i sistemit zgjedhor dhe i ligjit për zgjedhjet e pasanksionuara në Kushtetutë dhe në ligj kufizimin e pushtetit të kryetarit të partisë politike dhe të shefit të ekzekutivit, pa ndarjen reale dhe balancimin e tre pushteteve, nuk do të vendosim dot bazën kushtetuese të qeverisjes demokratike, por do të vijonim sundimin e një personi, të shefit të ekzekutivit. Dihet se pushteti absolut i një njeriu, korrupton në mënyrë absolute. Mendoj se është momenti i implementimit me ligj të parimit demokratik të kufizimit të pushtetit të shefit të ekzekutivit dhe të kryetarit të partisë politike me dy mandate katër vjeçare. Le ti referohemi edhe demokra-cisë amerikane. Gorge Wash-ingtoni (1789-1797) vendosi në kongresin e SHBA në kushte-tutë me votën e lirë kufizimin e pushtetit të Presidentit, shefit te ekzekutivit. Me sa di G. Wash-ingtonit, kur i është kërkuar që të kandidonte për mandatin e tretë për President të SHBA. Ai është shprehur: "Nëse do të merrja mandatin e tretë të Pres-identit të SHBA-së, unë do të kthehesha në një diktator". Që nga ajo kohë në Kushtetutën e SHBA është vendosur që: Presi-denti i SHBA-së (shefi i ekzeku-tivit) të ketë vetëm dy mandate nga katër vjet, të ketë mbushur moshën 40 vjeç dhe është sanksionuar koha e lindjes dhe qën-drimit në SHBA. Neni i kufizimit të pushtetit në kushtetutën e SHBA-së është një nga gurët e themelit të demokracisë amerikane. Neni 7 i Kushtetutës së RSH-së “Sistemi i qeverisjes në RSH bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor”. Ky nen ka qenë pothuajse inekzist-ent, pasi ne për 30 vite jemi "qeverisur" nga një person me metoda totalitare, autoritare, nga shefi i ekzekutivit. Kufizimi i pushtetit të shefit të ekzekutivit do të sjellë në proces ndarjen reale dhe balancën e tre pushteteve, baza e qeverisjes demokratike, aq shumë e munguar. Mendoj dhe kam bindjen se zgjedhjet dhe vota e lirë, kufizimi, ndarja dhe balancimi i tre pushteteve janë tre gurë themeli në procesin e qeverisjes demokratike. Mendoj se një element kryesor në reformimin e sistemit, duhet të jetë reforma e sistemit ligjor, pastrimi i legjislacionit nga ligjet që lejojnë vjedhjen dhe abuzimin me ligj. Ne sot hasim ligje të shtrembëruara, vakuume, boshllëqe, zgavra në to dhe forcën e disa institucioneve të shtetit të deformuara bash-kë me to, konstatojmë ligje, vendime gjykatash që janë bashkautor në padrejtësi. Tek ne ligji ka vendosur jo në pak raste forcën kolektive në dispozicion të një grupi njerëzish, oligarkësh, duke shndërruar mbrojtjen ligjore në krim. Analiza historike mëson (referuar librit "Ligji"

të autorit Frederik Bastiat 1801-1850, vlerësohet me të vërtetat, se do të lexohet edhe në shekujt e ardhshëm), se për një shoqëri nuk mund të ketë të keqe më të madhe se sa shndërrimi i ligjit në instrument grabitje. Fenomenet që pakica grabit shumicën, njëri grabit tjetrin, janë prezent në shoqërinë tonë. Mendoj se, zinxhiri i reformës ligjore, si elementi i reformimit të sistemit, duhet të ndjekë idenë madhore, objektivin, strategjinë që të miratohen ligje, ku askush të mos grabisë askënd, askush të mos vjedhë askënd, askush të mos abuzojë me askënd. Ky është parimi i dre-jtësisë, i paqes, i rendit, i stabilitetit, i harmonisë. Qëllimi i reformës të sistemit ligjor është që ajo të pengojë në maksimumin e mundshëm mbërri-tjen e padrejtësisë. Në këtë mënyrë në proces do të vendosim teknologjinë moderne institucionale, kundër metodave despotike, totalitare, proce-durat, mekanizmat, ligjet, aktet nënligjore, që të pengojmë, frenojmë, minimizojmë pasionet e papërmbajtshme të natyrës njerëzore për lavdi (pushtet) dhe pasuri, që ato të mos realizohen në mënyrë dhe rrugë të paligjshme, që duken hapur tek ne. Dihet se qeverisja arrihet vetëm me anë të ligjeve. Kështu që të gjitha garancitë e qytetarit kanë për themel mënyrën, sesi janë bërë ligjet. Nëse shefi ekzekutivit është ligjvënësi i vetëm duke keqpërdorur parlamentin, ai do të bëjë vetëm ligje që lejojnë vjedhjen dhe abuzimin me ligj në funksion të forcimit të pushtetit të tij. Analiza historike mëson se nëse lidershipi politik është i rrallë, që i mungon Shqipërisë, lidershipi

ligjvënës është akoma më i rrallë. Si është tek ne ? "Një arë me lule dielli!" Është alterna-tivë e arsyeshme që kandidati për deputet, të zgjidhet shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri, të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune të suksesshme, të ketë mbushur moshën 35 vjeç. Kryeministër mund të emërohet deputeti ose shtetasi shqiptar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vjetet e fundit në Shqipëri dhe ka mbushur moshën 40 vjeç. Në çdo rast me të drejtë riemërimi vetëm një herë( dy

mandate 4 vjeçare ). Gjithashtu është alter-native e bazuar në parimet e demokracisë që Presidenti i Republikës të zgjidhet direkt nga populli dhe kryetarët e bashkive me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë (dy mandate 4 vjeçare ). Arsimimi, përvoja (mosha), karriera ecin bashkë. Në ligjin për karrierën, një nën-togeri të FA me moshë 22 vjeç, do ti duheshin 34 vite punë dhe karrierë të suksesshme që të bëhej "Gjeneral Lejtnant", një punonjësi policie me gradën fillestare "Inspektori "do ti duheshin 22 vjet pune dhe karriere të suksesshme që të bëhej "Drejtues Madhor në PSH". Pyetja shtro-het: Si është e mundur në poste ministri, depu-teti, kryetar bashkie kemi 20 vjeçar, 27 vjeçar pa përvojë?! Këto janë pasojë e mungesës dhe vakuumit ligjor. Nëse do ti drejtoheshim opin-ionit te gjere publik progresiv për të realizuar një anketim, lidhur me kufizimin e pushtetit të liderëve të partive të mëdha dhe liderëve të partive të vogla si dhe kufizimin e pushtetit të kryeministrit, vetëm me dy mandate, kam bind-jen se shumica e shqiptarëve do të kërkonin dhe votonin implementimin në ligj të parimit demokratik të kufizimit të Pushtetit. Gjithsesi këto mendime kërkojnë debat të gjerë kryesisht nga ekspertët ligjorë me përvojë, integritet, dhe të pavarura, në kushtet kur kryetarët e partive, shefi i ekzekutivit, klanin, jesmenët të lidhur si gërthele rreth tyre, do të jenë absolutisht kundër, për shkaqe që kuptohen.

Vetingu i bërë në Gjykatën Kus-

htetuese dhe në Gjykatën e Lartë etj, ka nxjerrë jashtë sis-temit të gjyqësorit

rreth 60 gjyqtarë dhe prokurorë të paprek-shëm, pasi u është verifikuar pasuria, profesionalizmi...

Reforma zgjedhore dhe reformimi i ligjit zgjedhor për të ga-rantuar një sistem

zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përg-

jithshme e periodike, ku bazohet qeverisja demokratike, si dhe vota vetjake, e bara-

bartë, e lirë dhe...

Page 15: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 15

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Nga Bardhyl BEJKO

Që politika bashkë-jeton me demagog-jinë, kjo është një e vërtetë tanimë

e provuar në tërë historinë e njerëzimit. Aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim. Është një mënyrë sjelljeje e politikanëve tanë sa herë gjenden para vështirësive, në prag zgjedhjesh apo kërkojnë përfitime maksimale me kontribute minimale. Ajo që dallon mes demokracive të përparuara dhe shteteve serioze me të tjera vende, që shiten si demokratike, është raporti përpjesëtimor mes kategorive politikë–demagogji, ose siç njihet në shkallë të gjerë nga opinioni shoqëror, mashtrimin- premtim- gënjeshtër. Në vendin tonë, këtu në Shqipëri, filli që ndanë politikën nga demagogjia, është gati i padukshëm, krejtësisht inekzistent pasi nuk duket ku nis politika dhe ku mbaron demagogjia. Kur sillet politikani si njeri politik dhe kur si demagog klasik. Dhe kjo plaga e njehsimit të politikës me demagogjinë, fatkeqësisht nis nga maja e piramidës së shtetit, Presidenca dhe zbret deri tek zyrtari më i fundit në cepat e gjithë vendit, kudo ku ka një zyrë, merret një vendim, kërko-het një zgjidhje, hidhet një firmë apo vendoset një vulë. Shikoni sjelljen e Presidentit tonë i cili vetëm në këto muaj na ka habitur të gjithëve me veprimet e tij të cilat, jo vetëm nuk kanë ngjashmëri me garantin e unitetit të kombit, po zbresin shumë më poshtë, gati barazohen me sjelljen e kryetarëve të partive që shprehin interesat e një pjesëze të vogël të shoqërisë dhe mbrojnë kërkesat e një pakice. Nëse shi-kon për një çast metodologjinë e miratimit të ligjeve dhe kthimin masiv të tyre. Dekretet për emërimin e ministrave. Sjelljen me zgjedhjet. Datat e caktuara, lojën me to, caktimin e më pas të anulimin. Dekretet dhe çdekretet. Politikat, hiq e vër. Ul dhe ngri. Shto e pakëso. Thirrjet për rrugëtimin drejt BE-së me bllokim të refor-mave, si ajo e drejtësisë udhëhequr nga SHBA dhe Evropa. Thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje

Çfarë është Ekonomia Qarkulluese? Sipas përkufizimit, ekonomia qa-rkulluese është një sistem ekonomik që synon minimizimin e mbetjeve

nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të buri-meve. Në një ekonomi qarkulluese, mbetjet minimizohen dhe burimet përdoren më shumë ekonomikisht, në mënyrë afatgjatë, nëpërmjet ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit të tyre. Në mënyrë që të kuptohet ndryshimi, kujto-jmë se në një ekonomi lineare, lëndët e para futen në përdorim në një proces të caktuar prodhimi, në fund të të cilit gjenerohen mbetje.

Prej më shumë se tre dekadash, BE-ja në planet e veprimit për mjedisin ka synuar gjithmonë:

• parandalimin, reduktimin dhe mba-jtjen nën kontroll të dëmit mjedisor;

• ruajtjen e një ekuilibri ekologjik;• përdorimin racional e me kriter të

burimeve natyrore. Që në vitin 1966, Keneth Boulding

tërhoqi vëmendjen me termin “ekonomi e hapur” me input-e të pashterueshme dhe me output-e të vazhdueshme, ndryshe nga “ekonomia e mbyllur”, në të cilën input-et dhe output-et janë të kufizuara dhe mbeten pjesë përbërëse e ekonomisë vetëm për aq kohë sa është e mundur. Eseja e Boulding-ut “Ekonomiksi i Anijes Tokë në të ardhmen” citohet si burimi i parë i termit “ekonomia qarkulluese”, edhe pse në fakt nuk përdoret ky term ekzakt. Ekonomia qarkulluese u

Demagogët tanë, politikën e praktikojnë si demagogji ekstreme

Nga menaxhimi i mbetjeve, tek Ekonomia Qarkulluese-Roli i SAI-ve

të një pale. Anatemim e demaskim i shumicës dhe shpallja e saj si politikë farse. Mbrojtja e opozitës nëse hynë e vetme edhe e pjesshme në zgjedhje dhe cilësimi veprim demokratik. Kur dëgjon në orën 05:00 në mëngjes ftesën për dialog, në mbrëmje për pjesëmarrje të plotë, të nesërmen futja kot. Kur mëson deklaratën e Metës se nuk është për largimin e Ramës e në të njëjtën ditë këmbënguljen që ai të sillet në përputhje me orekset e opozitës. Shfaqjen e Presidentit, ditën si institucional e natën si partiak. Miratimin e veprimeve të dhunshme të opozitës me protesta, cilësimi si aksione për demokracinë në mëngjes dhe në mbrëmje si vepra të dëmshme për Shqipërinë. Shumë qën-drime edhe për bojkotin e politikës. Protestë për 30 qershorin. Këmbëngulje për 13 tetorin. Politikën me fqinjët. Dy qëndrimet për paktin e detit. Për debatin… Po rreshtimi i bëmave dem-agogjike nuk ka sosur. Shfaqja shumëdimen-sionale për dialogun. Shtrëngimi e lëshimi për marrëveshjet mes palëve dhe faktorit politik në Shqipëri. Dhe në fund bilanci:Shumë, oh sa shumë demagogji, një mal i tërë dhe një grim-cë politikë reale, shumë pak kushtetutshmëri dhe zbatim ligji dhe demagogji pa kufi. Pra shpërpjesëtim flagrant, politikë-demagogji! Po largimi nga politika institucionale dhe zëvendësimi me demagogji klasike, vihet re në shumë fusha të veprimtarisë presidenciale deri tek simbolikat, etiketimet, udhëtimet, ngjitjet alpiniste, referimet, dënimet kolektive, akuzat për sjellje brutale vetëm në njërën anë, atë të mazhorancës. Marrëdhëniet President- Qeveri. Inatet dhe mllefet me kryeministrin. Lakimi i gjithçkaje negative dhe asnjëherë vlerësimi i punëve dhe arritjeve pasi edhe në këtë vend punohet edhe luftohet kundër korrupsionit, vi-jojnë reforma të rëndësishme, ndërtohen rrugë,

modelua më tej nga ekonomistët britanikë të mjedisit David W. Pearce dhe R. Kerry Turner në vitin 1989. Në librin e tyre “Ekonomia e burimeve natyrore dhe mjedisi” vihej në duk-je se ekonomia tradicionale me fund të hapur (jo qarkulluese) e zhvilluar deri në atë kohë në Evropë nuk kishte tendencë të brendshme për të ricikluar, gjë që reflektohet nga trajtimi i mjedisit si një rezervuar mbetjesh. Shem-bulli aktual i kësaj ekonomie të vjetruar në Evropë, është pa dyshim Shqipëria, e cila aktualisht i depoziton mbetjet në landfille (të cilët nuk plotësojnë as kushtet e një landfilli të mirëfilltë), ka një legjislacion që synon ripërdorimin dhe riciklimin, por në realitet është duke ndërtuar inceneratorë për djegien e tyre, duke mos përfshirë kësisoj në skemën reale as ripërdorimin e as riciklimin, por vetëm reduktimin e sasisë që do të de-pozitohet në landfill ose venddepozitim të kontrolluar. Depozitimi i mbetjeve përbën dhe fundin e hapur të ekonomisë, të për-mendur në paragrafin më sipër. Theksojmë se një tjetër paraqitje e ekonomisë lineare është dhe piramida e menaxhimit të mbet-jeve, të cilën në Shqipëri akoma nuk kemi mundur ta vëmë në zbatim sipas opsionit më shumë të preferuar, që është reduktimi (figura më poshtë). Opsioni më i preferuar është në majë të piramidës (reduktimi) dhe ai më pak i preferuar, në bazën e saj (hedhja e mbetjeve në venddepozitim). Ekonomia Qarkulluese synon të çojë një hap më tej të

gjitha përpjekjet e deritanishme në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe ruajtjes së burimeve natyrore, duke i parë këto si pjesë përbërëse të zhvillimit ekonomik, brenda kontekstit të zhvillimit të qëndrueshëm. Ekonomia Qarkulluese synon të promovojë:

• përdorimin me eficiencë të burimeve: vënien në përdorim të sa më pak lëndëve të para, të papërpunuara;

• parandalimin e mbetjeve: reduktimin e prodhimit të mbetjeve;

• përdorimin e mbetjeve të prodhimit si burime të dorës së dytë (nënprodukte);

• rikuperimin e materialeve nga mbet-jet (riciklimi) dhe përdorimin e tyre si burime të dorës së dytë (fundi i mbetjeve).

Roli i SAI-veSAI-t janë akoma në fazën teorike në këtë

fushë, pasi asnjë auditim nuk është ushtruar akoma nga ndonjë SAI me temë direkte mbi Ekonominë Qarkulluese, duke qenë se ky është një koncept akoma i ri në lidhje me menaxhimin e mbetjeve dhe lidhjen me ekonominë.

Në Sesionin Pranveror të Grupit të Punës të EUROSAI-t për Auditimin e Mjedisit, në Qipro, u prezantuan qasjet ndaj këtyre auditi-meve që janë planifikuar të kryhen së shpejti. Konkretisht përmendim:

-Qasjen e SAI-t finlandez për kryerjen e auditimeve në fushën e prokurimit publik, në drejtim të prokurimit të teknologjisë së pastër,

si rruga më e shkurtër për të siguruar zgjidhje të problemeve në mënyrë miqësore me mje-disin në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm, si pjesë e politikave të këtij vendi.

-Qasjen e SAI-t spanjoll për të bërë ud-hërrëfyesin ndaj institucioneve përgjegjëse në drejtim të ndërmarrjes së hapave konkrete drejt ekonomisë qarkulluese dhe duke përcak-tuar indikatorët e duhur të performancës për matjen e këtyre hapave.

-Qasjen e SAI-t të Estonisë për të ud-hëzuar autoritetet përgjegjëse të përfshijnë standardet e ekonomisë qarkulluese në pro-cesin e dhënies së lejeve të ndryshme subjek-teve, si dhe t’i kujtojnë atyre se metoda të tilla si incenerimi i mbetjeve, si dhe rimbushja apo rehabilitimi i sipërfaqeve të shfrytëzuara nuk janë pjesë e procesit të riciklimit të burimeve.

Gjatë gjithë kësaj kohe, vendet e zhvil-luara janë përpjekur të gjejnë dhe vënë në jetë mënyra sa më efeciente të përdorimit të burimeve në dispozicion dhe shfrytëzimin e zonave të pafundme si landfille për depoziti-min e tonelatave të tëra të mbetjeve në mbarë botën, por nëse fillojmë të mbështetemi në ekonominë qarkulluese, me shumë mundësi, do të lëmë pas shumë përpjekje të kota për përmirësimin e padobishëm të ekonomisë lineare, sepse “nuk ka gjë më të padobishme se sa të përpiqesh të bësh me eficiencë të madhe diçka që nuk duhet bërë fare”.

Nga: Keida Muça, Redina Karapici, Joniada Gocaj, KLSH

jia “Basha” në krye të PD-së, ka në themel, jo politikën, po demagogjinë absolute, gënjesh-trën, premtimet dyfytyrësinë, mashtrimin. Po demagogjia nuk është ekskluzivitet i Bashës. Në të njëjtin rresht qëndron, Monika, Mediu, Ndoka, Dule, Duka. Po demagogjia nuk është infeksion vetëm opozitar. Të kapluar prej saj, janë qeveritarët tanë. Ministra e drejtorë. Kryebashkiakë e administratorë. Tatimorë, doganierë. Policë e zyrtarë të çdo rangu. Më lehtë e kanë të mashtrojnë e të bëjnë demagogji sa të zbatojnë strategji zhvillimi apo shërbimi. Vini re: Deri sa kryeministri Rama të lëshonte sinjalin “SOS” për informalitetin malinjë në të gjitha poret e ekonomisë, gllabërimin e detit, copëtimin e plazheve, cilësinë skandaloze të produkteve ushqimore askush nuk lëvizi as gishtin. Të gjithë me demagogji. Lakonin të drejtat e qytetarëve për të përdorur plazhet publike. Regjistrimin e pronave. Po kështu qëndrimet skandaloz për zgjidhjen e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve që sorollaten nga porta në portë. Platforma e bashkëqeverisjes nxori zbuluar falsitetin dhe demagogjinë e dhjetëra administratorëve si, ALUIZNI, ZRPP, Komisionet e ndryshme që nuk zgjidhin as-gjë. Zyrtarë që problemet e popullit i mykin nëpër sirtarë e i harrojnë në rafte. Ka ditë që ka nisur aksioni kundër informalitetit. Ku ishin ministrat respektivë? Ku ishte ministrja e Financave, Turizmit për zaptimin e plazheve, apo AKU-së? Përse duhet të presin zyrtarët e shtetit të vihen në lëvizje me imponim kur problemet duhet të zgjidhin në kohë rekord pasi për atë punë paguhen me taksat tona? Pikërisht se ka shumë demagogji dhe fare pak punë, politikanët tanë janë sulur me demagogji, po beteja të ndershme, atdhedashuri ska. Po me demagogji kurrë nuk mund të bëjmë Shqipëri!

parqe, goditet krimi, konfiskohen asete të paligjshme, po asnjëherë të vetme nuk lexohen nga presidenca. Nga ajo zyrë gjithçka shihet si botë e errët, si katastrofë, si rënie në greminë, strategji kundër interesave kombëtare, kundër ecurisë së vendit. Kësaj i thonë demagogji e pastër presidenciale. Po nuk është vetëm Presidenti që luan me demagogjinë në emër të politikës, duke e veshur me kostumin kus-htetues. Në vendin tonë ka shumë politikanë demagogë. Po kampioni i demagogjisë është kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në bekraundin e sjelljes si demagog politik, kandari thyen në kahun e demagogjisë. Nga bëmat, Basha mund të listohet në top listë, kampion absolut i demagogjisë. Sa për politikan, koha tregoi se është një individ që demagogjinë e ka brenda ADN-së. Me demagogji e ka sjellë partinë deri në gusht 2019. Demagogji kudo. Majtas, djathtas, poshtë, lartë. Në sallën e Kuvendit. Me reformat e mëdha. Me integrimin. Sjellje demagogjike klasike gjatë revolucionit çadrist, ku demagogjinë e shndërroi në lëvizje për pushtet me përmbysje. Demagogji me Repub-likën e re. E njëjtë edhe me marrëveshjen me Ramën në 2017. Listat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Mashtrimi i themeluesve dhe ngjitja në piedestal i anonimatëve. Po grafiku i demagogjisë arriti qiellin gjatë kësaj periudhe, kur Basha i mashtroi demokratët dhe vuri në gjumë militantët me afatet e përmbysjes së mazhorancës përmes revolucionit e molotovit. Me djegien e mandateve të deputetëve në bllok. Refuzimin ekstrem të zgjedhjeve vendore. Largimin e Ramës dhe qeveri transitore. Sig-urinë që u dha të tijve se 30 qershori do ishte një ditë e zakonshme. Garancia që u premtoi kryebashkiakëve, duke i mashtruar se ata do jenë kryebashkiakë të pacenueshëm. Strateg-

Page 16: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

16 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Ramazan SHERJA

Kur kam bërë shkrim-in me titull “Me sytë nga qielli dhe shpirt nga bota” në gazetën

“ZP” në mars 1992, nuk më shkonte kurrë mendja se ky mentalitet i shqiptarëve do të vazhdonte edhe tani, kur kanë kaluar mbi 27 vjet. Atëherë, sapo kishte filluar demokracia dhe ne po dilnim nga një sistem i varfër dhe po shkelnim në udhë të panjohura e detyrimisht kishim nevojë edhe për ndihmën e shteteve të tjera, të cilët ishin të fuqishëm ekonomikisht dhe kishin një eksperiencë të pasur në rrugën e demokracisë. Por tani që kanë kaluar afro 30 vjet që ne e quajmë veten shtet demokratik, është e turpshme dhe e pafalshme që të shtrijmë duart e të presim çdo zgjidhje e konflikt të brendshëm nga faktori ndërkombëtar. "Nuk mbahet shtëpia me miell hua"-thotë populli ynë i vuajtur. Sado i fuqishëm të jetë komshiu, sado miq e shokë të kesh, brenda e jashtë katundit, përsëri po nuk qe i zoti i vetes, po nuk qe në gjendje të kullandrisësh shtëpinë tënde, më kot pret nga të huajt, se kurrë nuk bën dot prokopi. Ne shqiptarët, që kur e filluam demokracinë, lidhëm duart dhe i kthyem sytë nga bota, duke pritur të na sillte ushqime e veshmbathje, të na punonte tokat, të na vendoste qetësinë e prishur nga politika e shthurur e të na mbronte nga krimi e kërcënimet e klaneve an-tishqiptare. Qysh kur e filluam, ne nuk kuptuam konceptin bazë, se edhe demokracia, ashtu si liria, nuk dhurohet, por fitohet e meritohet. Çdo dhuratë e ka nga një bisht pas. Askush nuk të ndihmon, po nuk pati një interes, sidomos në kapitalizëm. Është momenti këtu të kujtojmë politikanin dhe analistin italian, Xhuzepe Macini, i cili thotë: “Më shumë se nga skllavëria, kam frikë nga liria e dhuruar”. Ne shqiptarët keq a mirë, lirinë e fituam vetë, me partizanët tanë, me udhëheqësit tanë të luftës me gjakun e bijve dhe bijave më të ndershëm e më patriotë. Nëse nuk do të kishin rrëmbyer armët ata djem e vajza të mrekullueshme, duke veçuar këtu edhe normalistët e Elbasanit, që në vitin 1943 lanë bankat e shkollës e u ngjitën maleve për liri, nëse nuk do të ishin vrarë mijëra të rinj në moshën më të bukur të jetës, e nëse nuk do të ishin djegur mijëra shtëpi e plaçkitur mijëra hektarë tokë, liria nuk do të kishte ardhur kurrë, ose do të ishte “liri e dhuruar” e do t’ia kishim parë sherrin shumë shpejt. Nëse Enver Hoxha qëndroi aq gjatë në pushtet, e favorizoi edhe fakti se ai pushtet u ven-dos me sakrifica e gjak, përmes një lufte dhëmb për dhëmb me armikun, ku roli i tij si udhëheqës aktiv i saj ishte i pamohueshëm. Se nuk mund të

Nga Zenel ÇELIKU

Pyetja për momentin është, do të ketë SPAK, apo as-SPAK? Ka 3 vjet që është thënë e stërthënë se në Shqipëri do të bëhet veting në drejtësi për ta pastruar

drejtësinë nga korrupsioni dhe inkriminimi, do të themelohet KLGJ, KLP, KED, në Gjykatën Kus-htetuese dhe Gjykatën e Lartë do të plotësohen vendet vakant, do të themelohet Strukturat e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), BKH e kësh-tu shqiptarët do të jenë të qetë sepse drejtësia në tërësi do të pastrohet. Thembra e Akilit për shqiptarët ka qenë dhe është ndëshkimi i pushte-tarëve, ndër 27 vite, të cilët janë bërë pasanikë të paparë. Për të shkuar drejt ndëshkimit të pushtetarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar e të inkriminuar, më parë duhet të themelohet SPAK. Sot shqiptarët janë disi të paduruar edhe pse në 3 vite është bërë punë e mirë, por opinion shqiptar kërkon me padurim themelimin e SPAK, për këtë strukturë e cila pritet që të “inaugurojë” burgun e ri të VIP-ve në Shkodër për figurat e larta të korruptuara. U

30 vjet që presim të na rregullojë bota

Do të themelohet SPAK, apo do të ketë as-SPAK?

ndodhë kurrë që sakrificat e gjakun ta derdhë një palë, e frytet e fitores t’i gëzojë pala tjetër që bënte luftë me byrek e pula. Nëse partizanët tanë me në krye Enverin, do të kishim pritur arsyetimet e tipit "prit gomar të mbijë bar" të partive të "Ballit Kombëtar" e "Legalitetit", të cilat e pritnin Çlirimin nga fuqitë e mëdha, ne nuk do të kishim arritur kurrë fitoren e madhe të 29 nëntorit 1944. Po kështu, pavarësisht se përgjithësisht parimi “i mbështetjes në forcat tona” na çoi në mjerim e varfëri, ama një farë arritje në krahasim me regjimet e mëparshme vendi ynë e pati, dhe duhet pranuar se dinjiteti i shqiptarit u lartësua mjaft në sytë e botës. Vetëm një fakt le të përmendim që është kryesori: Çlirimi e gjeti vendin me rreth 800 mijë banorë, dhe për pesëmbëdhjetë-njëzet vitet e qeverisje së Enver Hoxhës, numri i popullsisë arriti gati në tre milionë. Ndoshta qe e gabuar krenaria e tejskajshme se “bar do të hamë dhe parimet nuk do t’i shkelim”, por ama edhe kështu dorështrirë si lypsarë para botës, me “lepe- peqe” para çdo gjëje, edhe kur nuk kanë të drejtë, sikur nuk shkon, se jemi leqendisur fare. Është e papranueshme për shqiptarin që nga një kryelartësi e pajustifikueshme, të kalojmë në një përulje e servilizëm ekstrem, nga politika e dyerve të mbyllura hermetikisht, të shfaqemi fare në duar të huaja me një politikë “të dyerve të shqyera”! Edhe një herë, ne shqiptarët duhet ta kemi të qartë, se demokracia nuk dhurohet, se shtetin ligjor e bëjnë funksional eficenca e plotë e institucioneve tona dhe e sistemit tonë të drejtësisë, dhe jo të presim të na e sjellë faktori ndërkombëtar. Ish presidenti amerikan Kenedi, duke iu drejtuar bashkëkom-bësve të tij u tha:”bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyesni se çfarë të bëni ju për vendin tuaj”. Duke e perifrazuar këtë sentencë të mrekullueshme, ne shqiptarët të krijomë konceptin e të bashkëpuno-jmë fort me njeri-tjetrin dhe të mos presin, se çdo të bëjnë të huajt për demokracinë tonë, po ne vetë çdo të bëjmë për ta konsoliduar demokracinë që nisëm. Jemi mësuar tanimë ne shqiptarët, që për çdo problem, edhe për më të thjeshtin, kërkojmë të vijë bota e të na ndihmojë në zgjidhjen e tij. E nisëm demokracinë me programe e udhëzime të shkruara nga të huajt. Filloi demokracia dhe ne, duke pasur

bënë 3 vjet nga fillimi i reformave në drejtësi e në tërësi lidhur me themelimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri. Shumë kanë investuar politikisht dhe financiarisht SHB-të dhe BE për ecurinë dhe themelimin e këtyre institucioneve. Vetingu deri tani ka ecur mirë duke nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të cilët nesër do të jenë objekt i drejtësisë, shenjat e para janë optimiste. Tashmë kemi ONM, KPL dhe KLP, por kjo nuk është mjaftueshëm nga sa kërkojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Thamë se thembra e Akilit është dhe mbetet SPAK, e cila do të ndëshkojë të korruptuarit dhe të inkriminuarit në radhët e pushtetarëve, të prokurorëve dhe të gjyqtarëve. Shumë diskutohet në opinion se çfarë po bëhet me SPAK, besimi tek klasa politike është zero, ndaj shqiptarët presin nga ndërkombëtarët që të mos ndalen, por të vazhdojnë me ritme akoma më të shpejta. E dërguara me punë e SHBA-ve, Leyla M.Ones në një aktivitet që ku-jton miratimin e Reformës në Drejtësi 3 vite më parë tha: “U them të gjithë kritikëve por edhe politikanëve që flasin për ngërçin e krijuar në

Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë pas largimit të gjyqtarëve. Procesi i Vetingut po funksionon, pavarësisht se për disa mund të shihet si problem. Vërtet është krijuar boshllëk në radhët e drejtësisë, por drejtësia po pastrohet nga të korruptuarit dhe nga të inkriminuarit. Votimi 3 vite më parë ishte unanim lidhur me Reformën në Drejtësi, 140 deputetët votuan për të bërë ndryshime historike, kjo tregon se çfarë mund të bëjnë politikanët shqiptarë kur bëhen bashkë. Ata patën vizionin të luftonin bashkë korrupsionin dhe të ecnin para drejt integrimit në BE. Shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria nisi procesin e vetingut, filloi modeli i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, u krijua ONM, një numër i madh janë rivlerësuar, disa e kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Disa thonë që ky është problem, por kjo tregon se rivlerësimi po funksionon, se ishte shumë i nevojshëm, pasi drejtësia ishte e kapur nga korrupsioni dhe ata që punojnë në hije për ta kapur Shqipërinë. Pas 3 vjetësh, sot kemi KLP dhe KLGJ, të cilët po punojnë për gurin e çmuar

të kurorës së reformave, krijimin e SPAK”.E vërteta është se opinion shqiptar po pret

me padurim krijimin e SPAK-ut që të ndësh-kohen rreptë pushtetarët e lartë dhe ata të drejtësisë që kanë abuzuar me detyrën duke u pasuruar në mënyra marramendëse. Ka politi-kanë të ndershëm, ka gjyqtarë e prokurorë të ndershëm dhe mjaft profesional, por për të mos i futur edhe ata nën hijen e zezë të politikanëve, gjyqtarë e prokurorë të pisët, duhet shpejtu-ar në themelimin e SPAK-ut. Pikërisht këtu ndërkombëtarët duhet të përqendrohen, sepse nëse do ta lënë në dorën e politikës shqiptare, ky proces do të zgjasë edhe disa vite të tjera. Me besimin dhe shpresën se SPAK është afër themelimit të tij, me durim le të presim ditën kur shqiptarët do ta shikojnë realitetin e ndëshkimit të atyre që pushtetin dhe të qenurit në drejtësi, e quajnë biznesin më të mirë. Mendoj dhe jam i bindur se krahas themelimit të SPAK-ut, do të punohet me ritme të shpejta edhe për Gjykatën Kushtetuese, për Gjykatën e Lartë, për BKH, por më përkushtimin për ta pastruar Shqipërinë nga “institucioni” i korrupsionit dhe i inkriminimit.

limin e Reformës nëpërmjet miratimit të ligjeve për vetingun, kurse opozita lëkundej e përdridhej, duke hedhur vickla pa asnjë argument. Iu desh ambasadorit të huaj që ‘ti kapte opozitarët tanë për veshi, ku ishin dhe ku s’ishin, i uli në karriget e Parlamentit dhe votuan si “çeço”, të 140 nisjen e proceseve të reformimit të sistemit të drejtësisë, pavarësisht se autorësinë e këtij “dakordësimi” deshi ta përvetësojë më vonë Ilir Meta!

Kemi zhvilluar, nga fillimi i demokracisë e gjer tani, 14 palë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, bashkë me Referendumin për Kushtetutën, dhe asnjë rezultat nuk kemi qenë në gjendje t’i pranojmë pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më qesharak qe qëndrimi i opozitës sonë për zgjedhjet e 2017, të cilat i menaxhoi vetë, u konsideruan si më të mirat, u dakordësuan edhe me ndërkom-bëtarët, e u kujtua t’i kontestojë ato pas dy vjetësh! Edhe tani kur është krijuar një konflikt i madh mes forcave politike, ku një palë i zhvilloi zgjedhjet lokale e pala tjetër nuk i njeh ato, ku mazhoranca e ka deklaruar se kapitulli i zgjedhjeve u mbyll, e opozita përgatitet për zgjedhje në 13 tetor, përsëri presim që të vijnë ndërkombëtarët e të na ulin në dialog e marrëveshje! Po pse ndodh kështu kjo me ne shqiptarët!? A mos vallë ne ende mendojmë se bota ngrihet në mëngjes e ngryset në mbrëmje, duke e pasur mendjen vetëm tek ne shqiptarët!? Servilizmin dhe nënshtrimin ekstrem, as vetë të huajt nuk e pranojnë. Këtë e ka deklaruar edhe një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit, thënë një zyrtari shqiptar: lëreni dashurinë për ne, po shikoni e doni njeri-tjetrin. Si sot më kujto-hen fjalët që na tha i ndjeri Luan Hajdaraga, ish nënkryetar i PS atëherë në një takim në Elbasan. Kur ai prezantoi gjendjen alarmante të krijuar nga qeverisja e Berishës dhe një socialist i u shpreh se nuk do ta lejojë bota të vritemi e digjemi me njeri -tjetrin, ai deklaroi: Hiqni nga koka këta mendime! Mos kujtoni ju, se të huajt ngrysen e gdhihen vetëm me hallet e ne shqiptarëve në mendje!? Harrojeni! Po nuk qemë ne në gjendje e të zot, të bëjmë gjithçka për veten e vendin tonë, harrojeni, se mund të bëjnë të huajt për ne. Shqiptarët duhet të mendojnë e punojnë për shqiptarët dhe të gjithë bashkë për vendin tonë të mrekullueshëm. ”

besim tek mrekullitë që do të sillte bota, i shkatër-ruam të gjitha ato që patëm tonat, dogjëm e thyem edhe atë pasuri të paktë që patëm, duke kthyer sytë nga qielli duke pritur që të zbarkonin avionët me ndihma. E pati drejt njëra palë që u ngrit furishëm dhe rrëzoi dhunshëm simbolet e komunizmit dhe të diktatorit Hoxha, por ja që u ngrit pala tjetër, krijoi Shoqatën e Vullnetarëve të Enverit me Hysni Milloshin në krye, dhe ishte e gatshme t’i rivendoste ato me gjak. Kështu vendi për pak desh u fut në luftë civile, por presioni i ndërkombëtarëve, sido-mos i amerikanëve, e qetësoi situatën dhe i shpëtoi shqiptarët edhe nga një shfarosje tjetër masive. Ishte po ky Millosh, që atëherë në emër mbrojtjes së parimeve të Enverit, ishte gati tu kthente armët bashkëkombësve të tij demokratë, që në vitin 2011 bashkoi votat me “armiqtë” e tij e i solli në krye të Bashkisë së Tiranës! Më të vështirë e pati Bejkeri, i cili erdhi “i ngarkuar me 3 mijë dollarë” ndihma dhe u ngjit në tribunë dhe qetësoi dhjetëra mijë shqiptarët në shesh, të trembur nga deklarata e Ylli Bufit, se ata i kërcënonte uria, pasi dhe 6 ditë bukë kishte në hambarët e Shqipërisë! Në vitin 1997, ndodhi shembja e piramidave, që i pati ngritur me aq finokëri e profesionalizëm Sali Berisha, e shqiptarët u ngritën prapë kundra njeri -tjetrit. Këmbëngulja e Berishës për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, e futi vendin prapë në vëllavrasje. U ngritën komitetet e shpëtimit dhe përsëri në këtë katrahurë sytë i kthyem nga bota. Tani bota na solli për pajtim një austriak me emrin Vraniski, siç na solli Princ Vidin në 1913, i cili e futi vendin në rrjedhën e zhvillimit të zakonshëm të ngjarjeve. Në vitin 2005 bilanci i zgjedhjeve tregoi një epërsi të vogël të së majtës, por vështirësia në krijimin e koalicionit qeverisës dhe qëndrimi demokratik i Nanos, bëri të mundur rotacionin e pushtetit, por ama prapë edhe për këtë u desh ndërhyrja e të huajve. Lindi nevoja për disa ndryshime në kushtetutë dhe pas përplasjeve të ashpra mes forcave politike, përsëri vulën përfundimtare të ndryshimit u desh ta vinte Venecia!

Ecëm kuturu duke na mbajtur bota për dore dhe pasi drejtësia e kalbur paralizoi çdo gjë, u ngritëm të bëjmë Reformën në Drejtësi. Mazhoranca qeverisëse kërkonte me ngulm fil-

Page 17: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 17

k r o n i k e www.sot.com.al

Një 29-vjeçar me inicia-let E. B., teksa i dërgoi sendet dhe rrobat per-sonale për përdorim vëllait të tij të burgosur, tentoi që të fuste edhe drogë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 29-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike tek sendet personale të të vël-lait, por ajo është hasur gjatë kontrollit të ushtruar nga policët e burgut. Sapo u pikas droga...

Mimoza IBRA

Kohët e fundit janë shënuar shumë raste ku persona të cak-tuar kanë tentuar të

fusin drogë në burg në mënyrë të paligjshme. Tentativa më e fundit u shënua ditën e djeshme në burgun e Rrogozhinës. Një 29-vjeçar me inicialet E. B., teksa i dërgoi sendet dhe rro-bat personale për përdorim vëllait të tij të burgosur, tentoi që të fuste edhe drogë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, 29-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike tek sendet personale të të vëllait, por ajo është hasur gjatë kontrollit të ushtruar nga policët e burgut. Sapo u pikas droga, forcat e policisë arrestuan menjëherë shtetasin me iniciale E. B. Mbi të tani rëndon akuza “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe për fatin e tij do të vendosë Prokuroria e Kavajës. “Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë. Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambienteve të IEVP Rrogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij, mbante të fshehur lëndë narko-tike. Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe special-istët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B.,29 vjeç banues në Durrës. Materialet do t'i ka-lojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve””, njoftoi Policia e Shtetit.

Rastet e tjeraRasti i djeshëm nuk ishte

hera e vetme kur të afërm të të burgosurve kanë tentuar të fusin për ta në burg drogë. Vetëm pak ditë më parë, Policia

e Lezhës, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpe-jtë të Shkodrës arrestuan tre shtetas teksa po përpiqeshin të dërgonin brenda burgut të Shënkollit shtatë pako me lëndë narkotike dhe tre tele-fona celularë. Në orët e vona të mbrëmjes, në rrethimin e jashtëm të burgut të Lezhës punonjësit e policisë që kryenin shërbim konstatuan se aty po fluturonte një dron, i cili ka hyrë në zonën e ndaluar. Pas bllokimit të dronit, policia gjeti të lidhura në një qese plasmasi lëndën narkotike dhe telefonat celularë. Tre personat që dy-shohet se po drejtonin dronin u arrestuan në flagrancë dhe brenda automjetit të tyre u gjet edhe telekomanda e mjetit. Të arrestuarit dolën para Gjykatës së Lezhës për t’u njohur me masat e sigurisë dhe dy prej tyre mbetën në burg Mentadent Veinca dhe Xhefri Lumaj, të akuzuar për tentativë futjesh sendesh të ndaluara në burg, u lanë me masë sigurie në burg nga trupa gjykuese, ndërsa personi i tretë i arrestuar me ta, Xhulio Kola, u la nën masën e sigurisë arrest shtëpie për mungesë provash. Nga ana tjetër, mund të veçojmë edhe një rast tjetër për futje të sendeve të

ndaluara në burg. Bëhet fjalë për një situatë në të cilën ishin përf-shirë edhe vetë policët e burgut. Gjashtë punonjës të Burgut të Shënkollit në Lezhë u pezullu-an nga detyra, pasi tentuan të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Rasti u zbulua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për Sistemin e

Burgjeve. Punonjësit nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë dhe droga u tentua të futej te të dënuarit përmes ushqimit. Punonjësit e pezulluar nga de-tyra deklaruan se nuk ishin në dijeni se brenda ushqimit për të dënuarit kishte drogë, por ka dyshime se vetë se ata janë të implikuar në këtë rast.

Kultivuan drogë, policia vë në pranga dhëndrin dhe vjehrrin

Policia e Korçës arrestoi dje dy persona, të cilët u kapën duke kultivuar drogë. Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E. I., 30 vjeç dhe K. H., 57 vjeç. “Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Denas”. Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, pas një pune hetimore të mirë organizuar, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Denas”, ku në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit Publik në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve në kërkim: K. H., 57 vjeç, banues në fshatin Denas dhe dhëndrit të tij shtetasit; E. I., 30 vjeç, banues në fshatin Lekas, Korçë”, njoftoi policia. Dhëndri dhe vjehrri kanë kultivuar kanabis midis dy fshatrave Denas dhe Punmirë. Policia, gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre, ka arritur të sekuestrojë edhe 4 armë gjahu.

Droga e 29-vjeçarit u kap gjatë kontrollit të ushtruar nga policët e burgut

Shtohen tentativat për të futur drogë në burg, arrestohet 29-vjeçari, kishte fshehur tek rrobat kanabis për vëllanë e burgosur

Kundërshtuan forcat e policisë, prangosen 2 persona

Dy persona u arrestuan dje pasi kundërshtuan me forcë efektivët e policisë. Ngjarja ndodhi në Pogradec. Përplasja me policinë ka ndodhur në momentin kur dy të rinjtë po ziheshin mes tyre për motive të dobëta. “Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Poli-cisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. Ç., 38 vjeç dhe D. G., 39 vjec, banues në Pogradec. Policia pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr.3, disa shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin, është nisur drejt vendngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Gjatë momentit të shoqërimit të palëve për në ambientin e Komisariatit, shtetasit e mësipërm, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me dhunë punon-jësit e policisë”, njoftoi Policia e Pogradecit.

Një 47-vjeçar që është gjendur i plagosur në Selenicë të Vlorës, ka humbur jetën sapo ka mbër-ritur në spital. Viktima është Laver Tozaj, i njohur dhe me emrin Nikola Ikonomi, nga Selenica. Ai është gjetur nga kalimtarët me tre plumba, një në kokë dhe dy në trup, në afërsi të shkollës së Sele-nicës. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë çuar drejt spitalit viktimën dhe më pas është marrë nga ambulanca ku sapo ka shkuar në spital ka hum-bur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë viktima njihet Laver Tozaj, ndërsa në gjendjen civile është i regjistruar me emrin Nikola Ikonomi. Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe me anë

të një komunikate për mediat njoftoi fillimisht se nuk përjashtohej edhe mundësia e një vetëpla-gosje të mundshme. Megjithatë ngjarja ka qenë mistershme, pasi dyshimet janë se kemi të bëjmë me një atentat. Pista e vetëplagosjes mbetet e vështirë për shkak se viktima ka marrë tre plumba. Ndërkohë Policia e Vlorës është vënë në lëvizje dhe ka blinduar zonën për kapjen e autorëve të këtij ekzekutimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë nisur edhe forcat RENEA. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ku nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes për hakmarrje për shkak të së kaluarës së viktimës. Fakti që ai ka pasur

dy identitete ka bërë që policia të dyshojë mbi të shuarën e tij. Megjithatë, gjatë ditës së sotme pritet që të zbardhet e plotë dinamika, se si ka ndodhur që ndaj tij është qëlluar 3 herë, duke bërë që 47-vjeçari të mbesë i vdekur. Selenica kthehet sërish në qendër të vëmendjes, pasi disa muaj më parë u vranë në mënyrë makabre 8 persona nga Ritvan Zykaj. Ky i fundit ekzekutoi të gjithë të afërmit e tij pas një sherri që kishte pasur ku e kishin akuzuar se u kishte vjedhur pulat. Kaq mjaftoi që ia të mos tolerojë askënd. Ndërkohë tani Selenica sërish karakterizohet nga viktima të mbetura nga armët e zjarrit.

Qëllohet me armë 47-vjeçari në Selenicë, ndërron jetë pas transportimit në spital

Grabitet objekti i kultit në Kolonjë, policia në ndjekje të autorit

Disa persona të paidentifikuar kanë grabitur një sasi parash brenda një objekti kulti në fshatin Kreshovë të Kolonjës. Policia ka nisur menjëherë punën për identifikim dhe më pas kapjen e autorit, i cili mori nga arka një sasi parash dhe më pas u arratis me sukses në drejtim të paditur. “Më datë 06.08.2019, gjatë natës, në fshatin Kreshovë, dyshohet se është vjedhur një sasi lekësh në ambientet e një objekti kulti. Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëte-jshme”, ishte informacioni paraprak i shpërndarë nga Policia. Kuj-tojmë që kjo grabitje vjen pas asaj të ndodhur mesditën e djeshme në mes të Tiranës. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” një person i maskuar dhe i veshur me kominoshe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, grabiti një pikë kredidhëniesh të vogla. Më pas ai u arratis, ndërsa forcat e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po marrin dëshmitë për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Page 18: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

18 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

Studiuesi: Akademia e Shkencave po vegjeton, kërkimi nuk ka lidhje me paranë

Letërsia në mjerim, na ka mbetur që librat të shiten në këpucari ose byrektore

ROMIR ZALLA:

BEHAR GJOKA:

Unë mendoj që shteti,

Ministria e Kul-turës ka punuar që të deklarohet, që nuk ka letërsi shqipe. Kur nuk e beson librarja që e ka për de-tyrë, çfarë do ti kërkosh një kë-pucari? Na ka mbetur, që librat të shiten në kë-pucari ose në byrektore, kjo është mjerim...

Problemet me librin dhe kri-jimtarinë nuk janë të pakta. Për autorë të ndryshëm promovimi nuk bëhet sa

duhet, por dhe politikat që ndiqen nga institucionet lënë për të dëshiru-ar. Studiuesi Behar Gjoka shprehet se në institucionet tona herë pas here vihet në dyshim dhe ekzist-enca e letërsisë, por ajo ekziston. Në intervistën për “SOT” studiuesi Behar Gjoka pohon se shteti duhet të mbështesë nisma promovuese të letërsisë, por sipas tij është absurde që vazhdohet me paragjykimin që nuk ka letërsi. Sipas tij, problemi shkon dhe më tej në librari, që nuk pranojnë librin shqip. Përballë kësaj situate, studiuesi i njohur shprehet se shteti ka punuar që të deklarohet, që nuk ka letërsi shqipe dhe po mbetet që librat të shiten në byrektore, por kjo është mjerim. Studiuesi Gjoka shton më tej se si do që të flitet për problemet, institucioni kryesor ministria bën atë që mendon, të bëjë sikur drejton.

-Para disa kohësh u organizua

konferenca shkencore me temë “Letërsia dhe vendlindja”. Çfarë mund të na thoni për konferencën e organizuar nga qendra e studimeve letrare “Pjetër Budi”, që bëri bashkë studiues dhe autorë të letërsisë, si dhe rëndësinë e saj?

Kjo është konferenca e pestë. Në 2016 ka qenë një konferencë, që u bë në muajin gusht për Kasem Trebeshinën për 90 -vjetorin e tij. Në dhjetor ka qenë një konferencë për 450 vjetorin e Pjetër Budit. Në 2017 ka qenë një tjetër për Martin Camaj, në 2018 për Frederik Reshpjen. Pra kanë qenë për autorë të veçantë dhe janë shoqëruar dhe me botimin num-rave specialë të revistës. Në këtë peri-udhë ka pasur një takim për veprën e Agim Gjakovës në Prishtinë, ku janë mbajtur shtatë kumtesa. Ndërsa kjo ishte e pesta me radhë, por si vep-rimtari është në ato raste që pati dy ndryshime. Së pari, ishte veprimtari, që ne bashkëpunuam me Institutin e Librit dhe Promocionit “Toena”, dhe së dyti morën në fokus disa shkrimtarë, duke i lidhur me temën “Letërsia dhe vendlindja” si ide, që çdo shkrimtar ka poetikën e fry-mëzimit, e formësimit të vet, dhe pati një situatë të tillë që u afruan 25 veta, ku morën pjesë 19 prej tyre. Munguan disa për arsye të ndryshme, por tekstet patën dorëzuar të gjithë. Pati tekst për Fishtën, për Kadarenë, për Fatos Arapin, Doklen, etj. Pra ishte një fokus-im në letërsinë shqipe tashmë jo në kuadër të një kohe të caktu-ar, por të një mar-rëdhënie pak më të prekshme të letërsisë së tyre

me vendlindjen. Kjo konferencë ishte një përpjekje për ti nxjerrë autorët shqiptarë nga strofulla, ku institucionet nuk po i përfillin. Një përpjekje që shkrimtarët ti nxjer-rim nga strofulla, nga ajo strofull që secili e mendon veten si gjeni dhe nga strofulla, ku institucionet nuk i përfillin. Një marrëdhënie, që gati- gati shkrimtarin shqiptar e kanë lënë në një izolim të çuditshëm nga institucionet apo është lënë nga botuesit. Ne gjendemi para situatave, që shpesh mëdyshet që a ka letërsi shqipe apo jo? Natyrisht që ne nuk marrim përsipër që të ndërrojmë mendimin e tjerëve, por të themi që ka tekste letrare, që duan vëmendje. Pyetjes a ka letërsi shqipe i duhet dhënë përgjigje me argument, dhe jo me hamendje të panevojshme, që kanë të bëjnë me një marrëdhënie, që nuk i përket një momenti të caktuar, sepse letërsia është si fryma, është pakohësi, është në gjithëhapësirë, etj.

-Ju jeni shprehur më parë se letërsia shqipe ekziston, por shteti duhet ta promovojë. Çfarë ka ndod-hur?

Marrëdhënia me letërsinë nuk është çështje institucionale, as e autorëve. Marrëdhënia me letërsinë, me artin dhe kulturën është ekzistenciale. Kjo do të thotë që institucionet si do që të promovo-jnë do bëjnë pak. Mua më shqetë-son një gjë tjetër, që institucio-net e akademizmit shqiptar herë pas here hapur apo fshehtas venë në dyshim ekzistencë e letërsisë. Këto institucione janë ASH, Ministria e Kul-turës, fakulteti, etj. Unë nuk jam avokat i letërsisë shqipe, por lexues, dhe mendoj që letërsia shqipe nuk ka nevojë të merret në mbrojtje dhe ti vihen

grada. Letërsia shqipe ekziston.

-Ju keni qenë jo pak kritik ndaj politikave të Ministrisë së Kulturës për librin dhe autorët. Çfarë ka ndryshuar?

Kam folur disa herë, por tani jam me parimin që më mirë mos fol dhe hesht përballë mureve, që vetëm bëjnë atë që i duhet qeverive të rastësishme. Unë nuk mendoj, që marrëdhënia me letërsinë është vetëm çështje e shtetit, por dhe e qytetarisë. Nëse ne mendojmë që bibliotekën e bën kryetari i bashkisë është marrëzi, kalohet kufiri. Këtu përdoret letërsia, përdoret si prosti-tutë. Por shteti duhet të bëjë punën e vet. Shteti të mbështesë nisma promovuese të letërsisë. Letërsia të promovohet dhe të botohet dhe në botë. Ne e kemi mbyllur mendjen, e kemi zgjidhur problemin, nuk ka letërsi. Ky është absurdi, që ne botojmë letërsi dhe vazhdojmë me paragjykimin, që nuk ka letërsi. Më pas shkon problemi që në libraritë tona librarët nuk pranojnë librat shqip. Kjo është katastrofë.

-Ministria përballë shkrimtarëve, për ju sa ka bërë?

Mendoj që Ministria e Kulturës po bën çfarë do vetë. Sido që ne të flasim, ministria do të bëjë atë që di të bëjë. Ministria bën sikur drejton.

Te ne i dinë të gjitha, në momentin që i dinë

të gjitha është e vështirë të di-

alogosh për gjërat më të thjeshta.

- S a rëndësi ka për ju fon-di për kri-jimtarinë e

letërsisë për fëmijë?

Kjo nismë

është për tu përshëndetur. Ka mun-guar. Është konceptuar si një mar-rëdhënie ministri-botues dhe autor, dhe në momentin që ka një kontratë, ajo lexohet dhe aty kupton a ka apo jo mungesë transparence. Por fondin, që u hap për letërsinë për fëmijë unë e shikoj pozitive. Letërsia për fëmijë më shumë se sa letërsi është mision.

-Ju keni qenë kritik herë pas

here dhe ndaj Akademisë së Shken-cave. Pse?

Akademia e Shkencave vegjeton qoftë nga emrat e njerëzve që janë shpall akademikë, qoftë për kon-tributin. Akademiku, që kërkon para mua më duket i pafytyrë. Kërkimi nuk ka lidhje me paratë. Akademiku në tryezë bën kërkimin. Akademikët tanë jo të gjithë, por shumica bëjnë pjesë te ata që mendojnë të zhvatin. Po nuk na dhanë, ne nuk bëjmë kërkim, por kjo është absurde. E dyta, shteti i mëparshëm dhe i tan-ishëm punon që ta ketë si seksion të qeverisë dhe partisë në pushtet Akademinë e Shkencave dhe që këtu nuk është më akademi. Pra ka gjëra të diskutueshme, por më thoni një titull të akademikëve që janë aty dhe e keni parë që është botuar këtë periudhë, të akademikëve që paguhen nga taksat tona dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm kërkojnë para, ndërkohë që kërkimi shkencor do tryezë dhe mendim. Botohet nuk botohet është një plan tjetër. Një marrëdhënie, që për mua reformimi i saj duhet të fillonte me shkrirjen

e saj, me konceptimin çdo të thotë akademik dhe akademi. Por mua nuk më intereson fare, sepse Akademia e Shkencave po jep një kontribut shumë të madh se si të mos bëjmë kërkimin shkencor.

-Si studiues, si i shikoni sot au-torët e rinj në letërsi?

Unë jam ndal te shumë autorë. Kam parasysh Erjus Mezini, që jeton në Amerikë, Anila Krutin, Arlinda Gume, etj. Kam parasysh tekste të autorëve të rinj, dhe unë i kam parë me syrin për të kap kah-jen e ndryshimit, dhe këto kahje janë të rrokshme. Janë tematikë, janë poetikë, janë marrëdhënie me kulturën e perëndimit dhe më gjerë se sa kaq. Pra letërsia po tenton të shkojë te arti dhe jo te dobia. Ka tekste që kanë tërhequr vëmendjen dhe unë kam shkruar për ta, sepse talenti në art dhe letërsi nuk ka nev-ojë për mbështetje formale dhe bu-rokratike. Ka nevojë për mbështetje shpirtërore.

-Sa e gjejmë sipas jush sot kri-tikën letrare?

Unë mendoj që ka shkrime kri-tike, shkrime publicistike, shkrime reçensionale, pra në shtypin shqiptar ajo lëvrohet. Pyetja se si është, tjetër problem. A ka hapësirë për ta krijuar? Jo. Në mënyrën se si akademikët, shkrimtarët dhe mësim-dhënësit qasen për ta kontrolluar atë është shumë e vështirë për të krijuar një mundësi mendimi të pavarur.

-Varfëria e librave në biblioteka sa ju shqetëson?

Ne jemi shtete i varfër, që nuk kemi nevojë për librari, nuk kemi nevojë për biblioteka. Ne bëjmë fasadë bibliotekash. Del kryetari i bashkisë dhe promovon biblioteka. Absurde se nuk është detyra e tij, por e Ministrisë së Kulturës që të pro-movojë se çfarë është marrëdhënia me letërsinë. Por me sa probleme që shohim, tek ne nuk e kanë në refene librin institucionet. Nëse dikur për-doreshin librat e shokut Enver për të mbështjellë byrekët, tani më duket se përdoren të autorëve shqiptarë që gjenden në trotuare. Ky është mjerim. Të shkulësh pllaka mund ti vësh, të përdhunosh librat në atë formë është e pakthyeshme. Te ne librat shiten në pllaka se nuk ka librari, sepse nuk i pranon.

- Sipas jush, pse ka humbur interesi?

Unë mendoj që shteti, Min-istria e Kulturës ka punuar që të deklarohet, që nuk ka letërsi shqipe. Kur nuk e beson librarja që e ka për detyrë, çfarë do ti kërkosh një këpucari? Na ka mbetur, që librat të shiten në këpucari ose në byrektore, kjo është mjerim.

Intervistoi: Julia VRAPI

Page 19: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisorja Arlinda Morina: Mesazhi për ndërgjegjësimin e shoqërisë

Komunitet -Artpolis, regjisorja Arlin-da Morina shprehet se bashkohet në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Ne sol-idarizohemi me artistët e Shqipërisë në mbrojtje të teatrit, tempullit të artit”, tregon ajo. Me regji nga Arlinda Morina, asistent regjie Labinot Raci, kjo shfaqje është prezantuar dhe më parë në Kosovë. Regjisorja tregon se shfaqja është pritur me interesin e të pranishme, që kanë ndjekur inter-pretimin e tetë aktoreve. “Në Kosovë ka pasur mjaft publik kur është shfaqur. E kanë pritur me një habi, që nëpërmes një tradite kam bërë një art avangard”, tregon regjisorja Morina. Shfaqja mbrëmë shënoi dhe premierën në Tiranë, por regjisorja vlerëson dhe bashkëpunimi për ta

sjellë në skenë. “Puna me “Artpolis” dhe aktoret ka qenë një përvojë e mirë, sepse unë për herë të parë bëj një performancë dhe me ndihmën e aktoreve erdhi deri te finalizimi dhe një ndjeshmëri e pastër”, vijon Morina. Qendra për Art dhe Komu-nitet - Artpolis organizoi në muajin qershor festivalin rajonal për artiste “FemArt”, ku u prezantua dhe “Kan-uni i Gruas”. Moto e festivalit këtë vit ishte “Me Liri kundër Marres”, duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendimarrje, duke promovuar një jetë pa paragjy-kime e gjykime. “FemArt” edhe këtë vit solli disa performanca dhe shfaqje teatrale që do të organizuan në vende të ndryshme në Prishtinë.

Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e hapur për vizitorët

Shfaqja “Kanuni i Gruas”, me tetë aktore vjen në skenën e Teatrit KombëtarNga Julia VRAPI

Shfaqja “Kanuni i Gruas” me regji nga Arlinda Morina er-dhi për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. Performanca

"Kanuni i Gruas" është një shfaqje emo-cionale e mbështetur në lëvizje skenike, këndim dhe biseda, e performuar nga aktore profesioniste. “Kanuni i Gruas” me regji nga Arlinda Morina dhe in-terpretimin e tetë aktorëve nga Kosova shënoi mbrëmë dhe premierën në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo shfaqje shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor, duke e vënë theksin tek ndikimi i mjedisit në pritshmërinë e saj për jetën, nënshtrimin ndaj parag-jykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme. Me mesazhe për sho-qërinë tonë, kjo shfaqje teatrore sipas regjisores Arlinda Morina rikujton dhe të këqijat që i bëhen gruas. “Kam menduar, që përmes një performance të tregoj traditën e kanunit për gruan, prej lindjes deri sa mbaron jeta e saj. Për të kaluar të keqen duhet të rikujtojmë, që të mos përsëritet. Prandaj unë si regjisore kam rikujtuar veset e këqija, që bëhen ndaj gruas nga shoqëria jonë”, pohon regjisorja Morina për punën, që është bërë për realizimin e kësaj shfaqje në skenën e teatrit. Salla e Teatrit Kombëtar tashmë është hapur dhe artistë të ndryshëm po shfaqen me vepra e tyre. Jo vetëm artistë shqiptarë, por dhe të huaj janë në skenën e teatrit. Radha mbrëmjen e së mërkurës ishte e tetë artisteve nga Kosova, Arta Lahu, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Daniela Markaj dhe Vjosa Abazi, që sollën në skenën teatrore shfaqjen “Kanuni i Gruas”. Disa pjesë të kanunit dhe një monolog anonim nga botimi “Me kon nuse”, janë përdorur në shfaqje. Sipas regjisores së shfaqjes Arlinda Morina me rëndësi është dhe mesazhi për ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë. “Mesazhi është që të rifilloj ndërgjegjësimi i shoqërisë, që femrën ta trajtoj si krijesë të barabartë me mashkullin”, pohon mes të tjerave regjisorja.

Artistet nga Kosova i bashkohen protestës për teatrin

Shfaqja “Kanuni i Gruas” erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar në kuadër të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit. Produksion i Qendrës për Art dhe

Ekspozita "Leonardo - Opera Omnia", interes për publikun

Bruno Shllaku: Teatri i ri të fillojë punën një orë e më parë

Ekspozita "Leonardo - Opera Omnia" në Muzeun Historik Kombëtar ka pasur interes të madh për pub-likun vendas dhe të huaj. Muzeu shprehet se vizitorë dhe studiues të shumtë nuk kanë munguar dhe kanë parë nga afër 17 vepra pikture nga Leonardo Da Vinci, të printuara në një cilësi të lartë dhe në përmasa origjinale të ekspozuara në hollin kryesor të këtij institucioni. Ekspozi-ta mbi veprën e Leonardos, së bashku me atë të krijuar vitin e kaluar mbi autorin

Caravaggio dhe aktivitetin e planifikuar për vitin e ard-hshëm mbi Raffaellon, rrjedh nga një reflektim mbi temën e përdorimit të kryeveprave të mjeshtërve të mëdhenj, organizimi i ekspozitave monografike në fakt është teknikisht i vështirë, pasi veprat janë të shpërndara në muze, kisha dhe koleksione private në mbarë botën. E kuruar nga historiani i artit profesor Antonio Paolucci dhe e prodhuar nga RAICom, ekspozita ka udhëtuar në disa vende të botës.

Aktori i njohur Bruno Shllaku i bashkohet artistëve, që janë për një teatër të ri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e aktorit, që është pro prishjes së Tea-trit Kombëtar. Aktori Bruno Shllaku shprehet se ka besim absolut te arkitekti, që do vërë dorë në godinë dhe se teatri i ri duhet të nisë punën sa më parë. “Për sa i përket çështjes së teatrit, më vjen keq se shumë nuk e dinë që është një godinë që i përket një stalle kuajsh, që Italia fashiste e ndërtoi për kapanon

truprojesh. Ajo vërtetë që ka vlera, por do të marrë vlera më të mëdha kur të bëhet një godinë e re bashkëkohore, që t’i përkasë teatrit të Tiranës, i cili shumë shpejt do të jetë në bashkëbrinj me qytee të mëdha të Europës. Reliket, figurat, objektet e suveniret e atij teatri, do të jenë në një seli të shenjtë si teatri i ri modern, që jam i bindur se do të ndërto-het. Jam dakord, që teatri i ri të fillojë punën një orë e më parë dhe madje kam besim absolut te arkitekti, që do vërë dorë në teatër”, shprehte Shllaku.

Kisha e Shën Barbullës, në pritje të projektit të restaurimitKisha katolike mesjetare

e Shën Premtes në fshatin Balldre të Lezhës, po i nën-shtrohet restaurimit. Por sipas specialistit të fushës së trashëgimisë kulturore Paulin Zefi, shpresa është që shumë shpejt të miratohet projekti e të nisin punimet edhe për konsolidimin, kon-servimin dhe restaurimin e plotë të kishës katolike mesjetare të Shën Barbullës në fshatin Pllanë. “Me këtë rast, dua të falenderoj shumë përzemërsisht miqtë e mi gazetarë, të cilët më kanë

ndihmuar të ngre zërin duke bërë apel në media dhe fat-mirësisht fjalët e mia nuk kanë rënë në vesh të shurd-hër. Falenderoj specialistët e IMK, anëtarët e KKR dhe vetë ministren e Kulturës znj. Margariti, të cilët u treguan të gatshëm për ta materi-alizuar këtë projekt kaq të rëndësishëm. I jam shumë mirënjohës njeriut të pal-odhur Dom-Nik Ukgjini, i cili ka këmbëngulur vazh-dimisht deri sa arritëm të përmbushim këtë objektiv”, shprehet specialisti Zefi.

Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e ndërtuar që në shekul-lin e XIV është destinacioni ideal për turistët këtë sezon. Më herët ky objekt monument kulture iu nënshtrua rikonstruksionit. Kishën e Ristozit, ministrja e Kulturës Elva Margariti e quan monument të rrallë dhe shprehet se është e hapur për vizitorët. “Ky monument i rrallë kulture, i rikonstruktuar me një fond prej 3.9 milionë lekësh nga buxheti i shtetit është i hapur për të gjithë vizitorët”, shpre-het ministrja e Kulturës. Kisha e Ristozit, është një nga objektet e kultit, që është ndërtuar më herët në Ballkan. Ka disa versione për kohën e ndërtimit të saj. Sipas njërit prej versioneve, kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi, ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shekullit të XIV-të. Kisha është ndërtuar në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra bes-imtarë të fesë or-todokse. Territori ku është ndërtuar kjo kishë gjendej në këta shekuj në Principatën e Muzakajve. Klasa feudale drejton-te ekonominë dhe jetën politiko-sho-qërore të vendit. Në vitet 1389-1390 ai që dha të hollat për ndërtimin e saj ishte peshkopi Nimfoni. Kisha e Ristozit është një kapelë mjaft piktoreske nga trajtimi i jashtëm dhe propor-cionet e goditura. Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, një nefshë, dhe me kupole. Ai komunikon me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Në qarkun e Korçës janë një numër kishash monome kulture, janë të vlerësuar nga specialistë të trashëgimisë sonë kulturore për vlerat e tyre. Edhe kjo kishë, që është pjesë e kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore paraqet mjaft interes për vizitorët. Ndërsa kjo kishë është e hapur për vizitorët, të tjerë monumente kulture kërkojnë ndërhyrje në këtë qark, edhe pse nga specialistët problemet janë bërë të ditura herë pas here.

Page 20: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

20 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

Kukësi, nënkampione në fuqi e vendit, bëri një mer-kato aktive verën e kaluar, por edhe shiti një futbollist si Sindrit Guri, duke forcuar buxhetin e vet. Edhe këtë verë Kukësi është në pararojë të zhvillimeve në treg, ku ka bërë disa afrime, por ka pasur dhe mjaft largime, por e përgjithshmja është se klubi verilindor ka ambicie për titull dhe po bën goditje për këtë objektiv. Është e vërtetë që nuk ka emra të spikatur, por Kukësi i ka të qarta idetë rreth grupit dhe harmonizimit të reparteve, ndërsa mbetet për t’u parë rivaliteti me Partizanin e Tiranën, si dy skuadrat që lakmojnë titullin kampion. Duke u fokusuar tek lëvizjet e klubit verilindor, vërehet se tregu në tërësi është Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe më pak Afrika. Në fakt, Kukësi ka zyrtarizuar

lëvizjen e radhës në merkato teksa klubi verilindor ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit, Armend Çajani. Futbollisti vjen si një përforcim nga skuadra e Ligës së Dytë maqedonase, Genç Kalemler, ndërsa është rritur te skuadra e Shkupit. 21-vjeçari ka firmosur një kon-tratë dyvjeçare me ekipin nënkampion të Shqipërisë. Ndërkohë, Çajani i ishte bashkuar prej ditësh skuadrës në stërvitje. Lajmin për nënshkrimin me Çajanin e ka bërë vetë klubi verilindor nëpërmjet një njoftimi zyrtar. “Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Armend Çajanin. Mesfushori ka firmosur kontratë me skuadrën tonë për dy sezone. Ish futbollisti i FC Shkupit, i cili së fundmi luajti me Genç Kalemler në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, prej ditësh i është bashkuar

skuadrës sonë dhe po zhvillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm futbollistik. Mirë se erdhe Çajani”. Një lëvizje e tillë e skuadrës verilindore tregon qëndrueshmëri në merkato, por qëndrueshmëri edhe në kampionat. Dhe në 5 vitet e fundit Kukësi ia ka dalë të mbajë një profil të lartë rivaliteti me Tiranën, Skënderbeun dhe Partizanin, duke marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës, por ku ka fituar edhe kampionat e kupë. Pra Kukësi ka pretendime edhe këtë sezon, prandaj lëvizjet e tij janë në kuadër të objektivave sezonale. Presidenti Safet Gjici, pak ditë më parë shpalosi projektin e tij për stadiumin e ri të skuadrës, madje duke inauguruar nisjen e punimeve, këtë herë jo më vetëm si president i skuadrës, por edhe si kryebashkiak i Kukësit.

Kukësi s'ndalet në merkato, afron Çajanin nga Maqedonia e Veriut

Një nga klubet që kërkon të inves-tojë në momentet e fundit është Uest Hemi. Londinezët kanë shënjestruar sulmuesin me origjinë shqiptare të Ba-zelit, Albian Ajetin. Futbollisti 22-vjeçar ka treguar të dhëna të shkëlqyera gjatë kësaj kohe në kampionatin zviceran dhe duket se është gati për të hedhur një hap të madh në karrierë. Më parë për Ajetin kishte shfaqur interes edhe klubi i Aston vilës, megjithatë për të kënaqur dëshirat ekonomike të Bazelit kanë menduar londinezët, të cilët kanë ofruar 10 milionë euro. Duket se palët janë pranë mbylljes së marrëveshjes dhe në orët në vazhdim mund të vijë edhe konkretizimi, pra që Ajeti të bëhet pjesë e klubit londinez.

SUKSESI

LËVIZJA

SULMUESI

Presidenti i Partizanit sheshon problemet mes stafit, dje “demat” iu rikthyen stërvitjes

Gaz Demi konfirmon Franko Lerdën, shuan sherret e brendshme dhe cakton italianin për sezonin e ri

Adriatik BALLA

Partizani ka rinisur dje stër-vitjen, pas disa ditësh push-imi që pasuan eliminimin nga kompeticionet e UE-

FA-s. Ishte një kthim sensacional, pasi ishte krijuar ideja që stafi teknik do të shkarkohej, sidomos pas përplasjeve të brendshme që ka ndërmjet trajnerit italian Franko Lerda dhe ndihmësve të tij, sidomos njërit prej ndihmësve, konkretisht Dritan Mehmetit. Sidoqoftë, ky ngërç duket se është tejkaluar dhe Partizani është tani në fokus për një fazë përgatitore intensive para se të startojë sezoni i ri, por në të njëjtën kohë po shpreson të bëjë goditje në merkato, goditje të orës së fundit, që do t’i mundësonin të qëndrojë në pozita të forta si pretendent për titullin dhe natyrisht si skuadra që mbetet për t’u mundur në Superiore e në veçanti në derbi me Tiranën. Presidenti i klubit, Gazmend Demi, nuk është nxituar të bëjë merkato të furishme, pasi dihet që pretendimet e Partizanit janë për emra cilësorë dhe jo për sasi, megjithatë, kjo duket se ka mbetur në dorë të shefit të klu-bit, Olsi Rama, i cili deri tani, në pak më shumë se një vit nga orientimi i politikave sportive të Partizanit ka rezultuar i suksesshëm. Për këtë është dëshmi titulli kampion të cilin Partizani e fitoi pas 26 vjetësh. Stërvitje dhe qetësi në kampin e kuq

“Demat” kthehen të bëjnë se-ancën e parë stërvitore që pas eli-

minimit nga Europa League. Pra, Partizani është kthyer dje në stërvit-je nën urdhrat e trajnerit Franko Ler-da, duke lënë të kuptohet qartësisht se nuk do të ketë asnjë ndryshim në pankinën e të kuqve, siç mendohej deri para sfidës së kthimit ndaj Sherif Tiraspol. Paraqitja e skuadrës në atë ndeshje të dytë ka bindur dre-jtuesit se ekipi po ecën në rrugën e duhur sa i përket lojës dhe për këtë arsye kanë vazhduar të qetë punën

me teknikun italian në pankinë. Në stërvitjen e sotme, Lerda ka vijuar punën normalisht me lojtarët, duke zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit për të parë gjendjen e tyre pas ditëve të pushimit që u ishin dhënë pas kthimit nga Moldavia. Ndërkohë, pjesë e seancës stërvitore ka qenë edhe ndihmësi Mehmeti, i cili kishte pasur një përplasje me teknikun italian disa ditë më parë. Ai ka drejtuar një pjesë të përgatit-

Një lajm i mirë vjen për një prej futbollistëve të dalë nga kampionati shqiptar. Bëhet fjalë për ish-gardianin e Tiranës, Alesio Abibi, i cili nga dita e djeshme u bë edhe zyrtarisht pjesë e Serisë B italiane. Një lëvizje që shërben si trampolinë drejt një suksesi edhe më të madh për ish-lojtarin bardheblu. Pra, ka ardhur edhe zyrtarizimi, teksa prej ditësh flitej rreth transferimit të portierit të Ti-ranës, Alesio Abibit, drejt Italisë. Gardiani i bardhebluve është zyr-tarisht pjesë e skuadrës së Avelin-os, e cila në këtë sezon do të luajë

në Serinë C, teksa në të kaluarën pjesë e këtij klubi ka qenë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Abibi ishte portieri titullar i 24-herë kampionëve të Shqipërisë në sezonin e kaluar, megjithatë në fundin e sezonit disa gabime që mund t’i kusht-onin shtrenjtë kryeqytetasve bënë që 22-vjeçare të mos ishte në plan-et e klubit për këtë vit. Kështu, Abibi zgjodhi Italinë duke qenë se disponon pasaportën italiane dhe është aktivizuar edhe më parë në vendin fqinj. Njoftimin për arritjen e marrëveshjes e ka

bërë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me klubin e ri. Kjo është padyshim një lëvizje inspiruese për portierin në fjalë, por mund të shërbejë si inkurajim edhe për lojtarët e tjerë të Superiores që të kërkojnë një shans në treg për të luajtur në një kampionat më të fortë. Dhe Avelino është skuadër që i përm-bush për momentin pritshmëritë e Abibit, por njëherësh mund të shërbejë si trampolinë drejt një klubi më të madh.

Portieri/ Alesio Abibi firmos me Avelinon në Serie B

Albian Ajeti, pritet vetëm zyrtarizimi

tek Uest Hemi

Vllaznia e femrave e nis mbarë në

Champions League

Shtatlarti Marvin Turtulli ishte titullar për pjesën më të madhe të se-zonit të kaluar teksa është aktivizuar në 29 takime, duke realizuar edhe dy gola. Megjithatë, trajneri Ardian Mema nuk e ka llogaritur për këtë se-zon, ndërsa në mbrojtje konkurrenca është rritur edhe më afrimin e Tefik Osmanit. Kështu, mbrojtësi është i hapur për ofertat, ndërsa duket se do të zgjedhë të transferohet te Skënderbeu. Korçarët kanë nisur nga puna për sezonin e ri, teksa të paktën edhe për këtë vit në pritje të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës, nuk do të ketë ndryshime në organizimin e klubit. Në këtë formë, Skënderbeu pritet të zyrtarizojë së shpejti edhe mbrojtësin Turtulli.

Turtulli largohet nga Tirana, kalon tek Skënderbeu

Vllaznia e futbollit të femrave e nisi me fitore pjesëmarrjen në Cham-pions League, ndërsa fitoi 3-1 përballë irlandezeve të Ueksford Jauths. Edhe pse kanë kaluar të parat në avantazh irlandezet me anë të Kenedi në të 18’, shkodranet kanë reaguar menjëherë. Ka barazuar amerikania Dojl në të 30’, më pas një tjetër amerikane, Dauzat, ka shënuar golin e dytë në të 40’ dhe pas dy minutash, Megi Doçi, vulosi fitoren 3-1. Rezultat që është ruajtur me fanatizëm nga Vllaznia, e cila e ka nisur me këmbë të mbarë pjesëmar-rjen në Champions League. Ndeshja e dytë luhet më 10 gusht përballë maltezeve të Birkirkaras, ndërsa më 13 gusht ndaj lituanezeve të Gintras.

jeve atletike të skuadrës në seancën e sotme. Partizani do të zhvillojë stërvitjet në Kamzë gjatë këtyre ditëve, ndërsa po programohen edhe ndeshje miqësore për të mbajtur në gjendjen e duhur sportive ekipin deri në datën 18 gusht kur sipas planit të FSHF do të zhvillohet Su-perkupa e Shqipërisë. Në të vërtetë, Partizani e dëshiron këtë trofe, pasi përveç titullit klubit i duhen kthyer edhe trofetë e tjerë, trofe për të cilët Partizani kishte vuajtur shumë në “thatësirë” gjatë 26 vjetëve të fundit.

Merkato, Partizani ende s’e ka thënë fjalën e fundit

Ndërsa Kukësi dhe Teuta janë duke bërë një merkato aktive në treg, me afrime futbollistësh të shumtë, e në të njëjtën kohë me ripërtëritje kontratash për lojtarët e grupit bërthamë, Partizani nuk është nxituar me lëvizjet, është mjaftuar deri tani me pak emra të ardhura në fillim të merkatos së verës në prag të dueleve europiane që të kuqtë patën në Champions dhe Europa League ndaj Karabagut dhe Sherif Tiraspolit, por kjo s’do të thotë se Partizani nuk do të bëjë blerje të tjera në ditët e mbetura të këtij muaji. Pra të kuqtë do të shfry-tëzojnë kohën për të bërë goditje në treg, ku theksi i veçantë është tek reparti i sulmit, repart që vuajti jo pak dhe në ndeshjet europiane. Partizanit i mungon një bomber dhe nga analizat e shumta sportive duket qartë se “demat” kanë nevojë për një goleador të fuqishëm.

Page 21: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Një nga futbollistët shqiptarë më cilësorë që luan në futbollin elitar europian është padyshim Xherdan Shaqiri. Ai është pjesë e Liverpulit në Premier League, por mund të lëvizë në orët e fundit të merkatos. Kështu, Monako mësohet se ka shprehur interesim për ta transferuar “yllin” shqiptar të Liverpulit. Siç shkruan “Blick”, Monako i ka ofruar shqipta-rit pagën vjetore prej gjashtë milionë eurosh vetëm që të kalojë në Ligue 1. “Të Kuqtë” po kërkojnë 36 milionë euro për shërbimet e lojtarit, por, sipas raportimit, opsion është edhe huazimi i Shaqirit në kampionatin francez, por pa hequr dorë nga kar-toni i tij, pasi trajneri Jurgen Klop e sheh lojtar të rëndësishëm.

TRAJNERI

MBROJTËSI

MERKATO

FIFA dhe UEFA kanë shtrënguar “lakun” për FSHF-në dhe klubet shqiptare, shkak borxhet

Superiorja rrezikon të shtyhet, shkak kriteret e paplotësuara dhe ultimatumet e UEFA-s për borxhet Adriatik BALLA

Kampionati shqiptar është programuar të nisë më 24 gusht, në javën e parë të tij për këtë edicion të ri, por

gjasat janë të mëdha që të shtyhet, pasi klubet nuk janë gati. Historia e falimentimit financiar nuk është “rrufe në qiell të hapur”, pasi prej kohësh klubet e futbollit tonë lën-gojnë, ndërkohë që kanë mangësi të shprehura në infrastrukturë dhe menaxhim, aq sa një pjesë e klubeve nuk kanë as akademi moshash, domethënë skuadra zinxhirë për t’u përfaqësuar në kampionatet e të rinjve, duke dëshmuar mungesë serioziteti dhe menaxhimi në planin afatgjatë. Mbi të gjitha, në prag të këtij edicioni klubet kanë probleme financiare. Një pjesë e klubeve varen nga bashkitë dhe duke ditur ndrys-himin e drejtimit në të gjitha bashkitë e vendit, për shkaqe politike që di-hen, ndryshimi mund të vonojë pro-cesin e përshtatshmërisë me garën për një pjesë të konsiderueshme klubesh në kategoritë inferiore, por edhe për disa klube të Kategorisë Superiore. Është fakt që Vllaznia dhe Luftëtari po vuajnë, por jo pak probleme ka pasur edhe Flamurtari i Vlorës, megjithëse administratori Sinan Idrizi është shprehur se prob-lemet kanë kaluar dhe Flamurtari do të jetë shumë shpejt gati për sezonin e ri. Ai e nisi me trajnerin, duke emëruar Gerd Haxhiun, ndërsa

në Gjirokastër Luftëtari emëroi ish-teknikun e Partizanit, Klevis Dalipi. Në Shkodër kanë emëruar një maqe-donas, Mirsad Jonuz, por të tre këto klube dëshmohen me borxhe dhe me probleme. Pikëpyetje ka edhe për Tiranën, e cila ka pasur vitet e fundit probleme me lojtarët e saj në FIFA, pra me lojtarët që kanë qenë pjesë e klubit por e kanë hedhur në FIFA për shkak të rrogave të prapambetura apo borxhe të akumuluara. Nga ana tjetër, FSHF ende nuk ka dalë me një deklaratë apo qëndrim në lidhje me licencimet. Pak ditë më parë, në një mbledhje të Ligës Profesioniste,

zëvendësi i Dukës, Edvin Libohova, tha se nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së garës. Nga ana tjetër, UEFA dhe FIFA kanë shtrënguar rregullat dhe nuk tolerojnë më, ato duan klube të rregullta në garë dhe jo klube që kanë probleme me buxhetin. Ndërkohë, nuk është vetëm shqetësimi financiar, por edhe varfëria e kësaj merkatoje vere, që ka nxjerrë “zbuluar” klubet e Superiores dhe futbollin shqiptar në tërësi. Kësh-tu, referuar analizës që ka bërë rrjeti “AlbanianSport.net”, kjo merkato vere është nga më të varfrat e zhvil-luara në këto vitet e fundit, madje

Një nga futbollistët krye-sorë të Kombëtares, Armand Sadiku, ende nuk po gjen qetësi me skuadrën e tij në Spanjë, Levanten. Shkak është projekti i trajnerit të kësaj skuadre, i cili nuk e sheh në planet e tij dhe sipas shumë medieve sportive online besohet se i ka kërkuar Sadikut të gjejë skuadër të re, domethënë të largohet nga Levante. Janë vetë mediat që shkruajnë se Armando Sadiku vazhdon të përjetojë një situatë aspak të këndshme në radhët e

Levantes në kampionatin span-joll dhe se bomberit i duhet të gjejë destinacion të ri pa u mbyl-lur merkato e verës. Transferimi i tij te klubi i La Ligës duhej të ishte hapi i madh në karrierë, por për futbollistin shqiptar po kthehet në një makth vit pas viti. Fillimisht ishte dëmtimi i verës së kaluar që e la shumë muaj jashtë, ndërsa tani është mënyra se si po e trajton klubi spanjoll, i cili e ka jashtë planeve dhe aktu-alisht nuk e lë as të stërvitet me grupin kryesor të futbollistëve.

Sadiku bashkë me Ivi, Luna dhe Prçiç, nuk bëjnë pjesë më në planet e klubit dhe trajneri Pako Lopez nuk dëshiron të punojë më me ta, por të përqendrohet te futbollistët e tjerë, ndërsa pritet që këtyre lojtarëve t’u gjendet një sistemim. Për këtë arsye, këta lojtarë vetëm kryejnë nxehjen dhe ushtrimet fizike me ekipin e parë, ndërsa kur fillon puna taktike e teknike, ato largohen në një cep të terrenit stërvitor, siç tregon edhe video e publikuar nga mediat në Spanjë.

Sadiku në hall, trajneri i Levantes nuk e do as në stërvitje

Xherdan Shaqiri në “radarët” e Monakos,

ekipi i Principatës e fton

Ilir Daja zyrtarizohet në krye të Skënderbeut,

Takaj i jep besim

krejt e ndryshme nga ajo e një viti më parë, ku disa futbollistë të kam-pionatit tonë kaluan jashtë vendit, si Guri, Uzuni, Abazaj e ndonjë tjetër. “Në fakt, sezoni që u mbyll ishte në kontrast të plotë me atë pararendës. Në fakt, zërat e ditëve të fundit se Ja-sir Asani mund të shitet në kampion-atin hungarez, duke i sjellë arkës së Partizanit deri në 500,000 Euro, kanë rikthyer në vëmendje një çështje që i ka shpëtuar disi vëmendjes së opin-ionit sportiv. Përtej turbullimit që ka shkaktuar ndëshkimi shembullor i Skënderbeut, por edhe pasojave që ai do të ketë në futbollin shqiptar, duhet theksuar se sezoni që u mbyll para dy muajsh u karakterizua nga një varfëri e kampionatit shqiptar. Një varfëri në kuptimin e vërtetë të fjalës, sepse asnjë nga klubet shqiptare nuk mundi të shesë asnjë prej lojtarëve të vet më spikatur nëpër skuadra evro-piane”, shkruan rrjeti “albaniansport.net”. Në analizë theksohen shkaqet e kësaj gjendjeje, ku kryesori radhitet cilësia e munguar e kampionatit. “Mbi të gjitha qëndron cilësia e kampionatit dhe ajo e Kategorisë Su-periore, teksa asnjëra nga 4 skuadrat shqiptare që morën pjesë në Kupat e Evropës, nuk çanë, duke “rënë” që në pengesën e parë. Kështu ndodhi me Kukësin, me Teutën dhe me Laçin, por edhe Partizanin. Dhe kjo është një këmbanë alarmi, pasi pa baza të shëndosha financiare, nuk ka futboll të qëndrueshëm”, vijon më tej anal-iza e rrjetit sportiv në fjalë.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë në mbylljen e afatit kalimtar për klubet e Premier Ligës, Totenhemi synon që ta transferojë mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj. “Goal” dhe “Evening Standard” raportojnë se “Spurs” duan transfer-imin e mbrojtësit të djathtë të Napolit pas shitjes së Kieran Tripierit, derisa Juan Fojth ka pësuar lëndim, e në anën tjetër Serge Aurier është lidhur me një rikthim te PSG-ja. Hysaj qe një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Napoli, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën që i është dhënë nga trajnerit Ançeloti. Për shërbimet e tij Napoli kërkon 25 milionë euro.

Totenhemi bën përpjekjen e fundit për Hysajn,

Napoli do 25 mln euro

Trajneri me të cilin korçarët për-jetuan sezonin më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme edhe në grupet e Ligës së Europës, Ilir Daja, ka rënë dakord me drejtuesit dhe sot ka qenë i pranishëm në zyrat e klu-bit. Daja do të ketë një detyre më të vështirë këtë radhë, pasi do t’i duhet të ndërtojë thuajse nga e para ekipin nga i cili janë larguar pjesa më e madhe e atyre emrave që shkruan historinë e futbollit shqiptar Megjithatë, klubi i ka garantuar se do të ketë në dispozicion një grup cilësor, me të cilin si objektiv do të jetë arritja e kualifikimit në Kupat e Europës (gjithmonë nëse gjykata federale e Zvicrës i jep pafajësi).

Herdi Prenga, që luan me me Riga FC vazhdojnë të mbajë gjallë shpresat për kualifikimin e mëte-jshëm në Ligën e Europës. Skuadra letoneze luajti dje ndeshjen e saj të parë në turin e tretë të turneut, përballë HJK të Finlandës. Ashtu siç pritej, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka qenë titullar në këtë duel, përkrah ish-futbollistit të Kastri-otit, Roxher, i cili luajti 74 minuta në duelin që përfundoi 1-1. Në fillim ishin miqtë që realizuan në minutën e 7 të ndeshjes, ndërsa

vendasit barazuan rezultatin vetëm në minutën e 81-të. Sot u luajtën edhe dy ndeshje të tjera të këtij turneu, ku në fushën e lojës ishin futbollistë të cilët janë emra të njohur për publikun në Kategorinë Su-periore. Saburtalo e Gjeorg-jisë ku aktivizohet Roloviç, ish-sulmuesi i Kamzës, ka

mundur sot 2-1 në transfertë Ararat të Armenisë. Ndërkohë, Sutjeska malazeze e dyshes së ish-futbollistëve të Partizanit Cetkoviç-Nikoliç, është mundur në shtëpi me rezultatin 2-1 nga Linfilld i Irlandës së Veriut.

MESFUSHORI/ Herdi Prenga reziston në Europë, bën paraqitje të mirë me Rigën letoneze

Vllaznia nuk po gjen qetësi as në prag të sezonit të ri. Një nga afrimet më të bujshme të Vllaznisë më këtë merkato ishte ajo e mesfushorit, Be-har Ramadani. Futbollisti ishte pjesë e Luftëtarit në gjashtë sezonet e fundit, ku shkëlqeu me gjiro-kastritët dhe u kthye në një lojtar kyç të skuadrës. Këtë sezon, mesfushori mendoi të rikthej të kontribuojë për ekipin e qytetit të tij, teksa shkodranët lanë pas një sezon të vështirë në kategorinë inferiore dhe

kërkojnë të ngjiten sërish në majat e futbollit shqiptar. Mirëpo, mesfushori ka qenë i pafat teksa në këto ditë ka pasur probleme në gju. Problem, i cili nuk e ka lejuar 29-vjeçarin të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës drejt Ohrit, aty ku kuqeblutë nën drejtimin e trajnerit Mirsad

Jonuz do të kryejnë edhe përgatitjet më intensive para startit të sezonit. Ndërkohë, në kampin kuqeblu janë optimistë dhe shpresojnë ta kenë të gatshëm futbollistin për ndeshjen e parë të kampionatit.

SHQETËSIMI/ Dëmtohet super-blerja e Vllaznisë, kuqeblutë humbasin Ramadanin

Page 22: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

22 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Historia e Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, në filmin “Impeachment”

Producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë një histori, që ka bërë bujë në sezonin e radhës, i cili do të titullohet “Impeachment”. Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshi në një skandal që la gjurmë, dhe filmi do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton. Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monicas, ku fliste për marrëdhëniet intime me Clinton. Monica do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe vetë Lewisnky do të jetë producente. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator

të vitit 2020. Kanë kaluar rreth 20 vite, që nga skandali seksual mes Monica Leëinsky dhe Bill Clinton. Por një vit më parë, ka qenë i papritur reagimi i Monica Leëinsky pasi e pyetën në lidhje me Bill Clinton, në një intervistë në Izrael. Ish-sekretarja e Clinton, ishte vetëm 22-vjeçe kur u përfshi në një lidhje romantike me ish-presiden-tin, i cili ishte 27 vite më i madh. Yonit Levi e pyeti nëse priste një kërkim falje personalisht nga ish-presidenti lidhur me marrëdhënien e tyre kur ishte praktikante në Shtëpinë e Bardhë. "Më vjen keq, nuk jam në gjendje ta bëj këtë”, tha Lewinsky para se të lëshonte mikrofon e saj dhe të dilte nga studio e lajmeve.

Fatura e telefonit

Dy gra pasi kanë mbaruar punët e shtëpisë ulen, bisedojnë me njëra- tjetrën për problemet dhe hallet e ditës. Një problem shumë i madh për njërën prej tyre është fatura e majme e telefonit. Ajo i thotë shoqes:

- Jam shumë e mërzitur sepse më ka ardhur fatura e telefonit shumë.

Shoqja që i përgjigjet:- E moj se nuk është ndonjë gjë

e rëndë, se edhe mua ma ka ndodhur diçka e tillë dhe e kam kaluar. Sa tragjike që e bën edhe ti.

Gruaja e parë i thotë sërish:- Po unë nuk kam fare telefon.

Stoli dhe lopaNjë fshatar thërret një djalë të

ri dhe i thotë:- Merre stolin dhe shko për të

mjelë lopën. Kalon një orë, dy, tre, katër. Pas

pesë orësh kthehet djali i gjithi i djersitur, por me kovën bosh dhe me stolin në dorë, dhe i thotë fshatarit:

- Zotëri, kam pesë orë që po përpiqem, por lopa nuk ka ndërmend të ulet tek stoli, që mora prej jush.

2 8 4 9

4 8 3

9 7 3 5

6 4 5 9

1 6 2 5 4

4 3 7

7 3 1 5

3 9 8

2 5 6 4 7

2 9 7 1 8 5

5

4 5 7 8 9 6 2 3

3 4

9 8 1 7

2 7

9 1 6

8 6 9

7 8 6 3

9 1 2

5 7

8 5

3 6 4 2

5 1

5 4

1 5 7

9 3 2 6

Cardi B me 24 vetura, por që nuk drejton asnjëKa 24 vetura luksoze në kol-

eksionin e saj, por Cardi B ende nuk udhëton dot vetë me makinë për shkak se nuk ka patentë për drejtimin. Së fundmi reperja Cardi B përmes disa imazheve të hedhur në Instastory ka zbuluar disa nga veturat luksoze të koleksionit të saj. Nga llojet dhe ngjyrat më të ndryshe, Cardi ka tashmë jo më pak se 24 vetura në oborrin e saj, por që asnjërën prej tyre nuk e drejton dot. Ajo tha se arsyeja e kësaj është fakti se ende nuk ka patentë drejtimi makine, dhe si rrjedhojë nuk mund të drejtojë asnjë nga ato. Nuk janë të paktë emrat e njohur në Hollywood, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë patentë drejtimi makine. Ditë më parë edhe Jennifer Lopez ka lënë të shokuar opinionin për vet faktin se mori një veturë luksoze dhuratë nga i fejuari i saj për ditëlindjen e pesëdhjetë, por që tha se nuk e dre-jtonte dot për shkak se nuk e kishte bërë kurrë një gjë të tillë.

1-Pendë që ngrihet për një ujëmbledhës apo për të penguar vërshimin e ujërave...2-Alikaj e skenës...3-Ndryshe për shumëzue-sin...4-E pashë vehten keq, pa rrugëdalje apo...5-Është babai apo i...6-Notë muzikore...7-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht...8-Grupi drejtues i një Institucioni...9-Pjatë shumë e thellë...10-Meksi e politikës në inic...11-Atdheu i Odisesë...13-Ajo mund të jetë edhe elektromagnetike...14-Rrugicë, me dialekt...16-Shkrimtari Leza...17-Një fshat malor në veri të Tiranës...18-Një kryeqytet i vjetër evropian...20-Logoreci e skenës...22-Stërqoka, femra e gallofit...23-Sin-emati i sportit...24-Kujdestare fëmijësh...25-Shkruesi i Sulltanit...26-I thonë edhe çitjane apo brekushe që veshin gratë...27-Stadiumi...Dova-no...29-Shkoi...30-Këngëtarja me ngjyrë Tërner, mbrapsh...31-Piktori Za-jmi...33-Fuçi druri për verë...34-Thirrje e tifozëve në stadiume...35-Sta-cioni televiziv...Njus...36-Zyber Konica...37-Organizatë Demokratike...

1-Është vegël muzikore që bën pjesë në kompleksin orkestral pop-ullor...4-Akuzë, kallxim...7-Një film i Kinostudios ku rolin kryesor e ka Rreshat Arbana...12-Gruaja e parë...13-...Juvara tek filmi italian “Gruaja më e buku-r”...14-Patrioti...Musaj i Salarisë...15-Një fshat afër Tiranës në rrugën për në Krujë...17-Kundroj, shikoj me endje një pejsazh...18-U rrëzua...19-Lloj pudre që e përdorim për foshnjat...20-Gjynah...21-Lloj qymyri industrial...22-Fshat i Kavajës...23-Stërqokat, femrat e gallofit...24-“...Pik”, një opera e Çajk-ovskit...25-Fitimi, përfitimi...26-“Inspektori...”, një film serial amerikan...27-“...e dymbëdhjetë” një komedi e Shekspirit...28-Abdihoxha i letrave...29-Bëhet tek mjeku...30-Një opera nga Verdi...32-Kompozitori Arapi në inic..33-Një perime bishtajë me farëza të vogla...34-Mjek specialist për tumoret...36-Dhënie fjale...37-Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti...38-Kafshë e egër e py-jeve tona...39-Janë njëlloj si marrëveshjet...40-Zakon, ves, huq...41-Dëshirë e shfrenuar për të shkruar dikë apo për të patur diçka, mbrapsh...

Page 23: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

GAZETA SOT E Enjte 8 Gusht 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kryefjala e kësaj dite ësh-të që të tregoheni të matur, veçanërisht me shpenzimet. Sit-uata do të vijë duke u përmirësu-ar, sa i takon dashurisë.

23 shattor - 22 tetor

Problemi është se duhet ti rrini pranë një personi, i cili nuk ka qenë mirë. Ju pret një ditë e rëndësishme dhe para jush do të shfaqet një kohë qetësie.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të jetoni një ditë pozitive. Megjithatë bashkëpunimet do të hasin në disa vështirësi dhe konfuzion.

Shmangni komplikimet në jetën tuaj. Kush prej pak kohësh ka mbyllur një histori të rëndësishme, nuk mund ta gjejë dashurinë sot për nesër.

Gjatë kësaj të enjte nuk do të ndiheni mirë fizikisht. Bëni mirë që të mos insistoni në disa pasiguri si në dashuri edhe në raportet miqësore.

Dashi Demi

Parashikohet një periud-hë rikuperimi në sferën senti-mentale apo lidhur me situata të ndryshme personale. Nga ana tjetër duhet të jeni më qetë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Gjendja emocionale nuk do të jetë ndër më të mirat, sidomos për gjithë ata që kanë përjetuar probleme në dashuri ose miqësi.

Do të ndjeni nevojën që të ndiqni më shumë instinktin tuaj. Nëse në dashuri, keni përjetuar konflikte, bëni mirë që ti zgjidhni sa më parë.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do ndjeni nevojën për tu relaksuar, megjithëse e enjtja do të jetë e mbushur me shumë ten-sion. Kjo për shkak se po mer-reni me shumë gjëra njëherësh.

Messenger Kids, me probleme privatësie

Kjo e enjte do të jetë mjaft interesante sa i takon raporteve në çift. Do të arrini që të bëni shumë gjëra, dhe një pjesë e tyre do të ecin mirë.

Horizontal

Mendoni më shumë li dhur me pjesën e dytë të gushtit dhe projektet e punës që janë pezull. Më pak e favorshme do të jetë situata sentimentale.

Do të përjetoni një de-bu lesë fizike, ndaj bëni mirë që momentet e mira që keni planifikuar, ti shtyni për një moment të dytë.

Mark Zuckerberg ka pranuar një letër nga senatorët demokrat të Shteteve të Bashkuara, lidhur me privatësinë e fëmijëve në Messenger Kids, që është për-ballur me probleme. Aplikacioni që është në pronësi të Facebook, u raportua gjatë muajit të kaluar se kishte një mundësi, që u lejonte personave të paautorizuar, në lidheshin në biseda në grup me fëmijë, pa dijeninë e prindërve të tyre. “Siguria dhe privatësia e fëmijëve në Messenger Kids, do duhej të ishte prioritet i juaji. Kompa-nia juaj, nuk i ka arritur pretendimet se asgjë nuk do të zbulohej dhe dështojë të sigurojë prindërit, se fëmijët e tyre janë të sigurt” thuhet në letrën e senatorëve. Zyrtarë nga Facebook kanë thënë se po punojnë për ta rregulluar Messenger Kids, që të jetë gjithçka në rregull.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Dete në Amerikën Qëndrore ku ndod-het Kuba, pa të fundit...6-Njëlloj si nënqeshja apo qësendi...7-Patrioti...Pjetër Gega...8-Trupat Japoneze...9-Futbollisti Skela në inic...10-Mjet sinjalizues për anijet...11-Zogu i patës...12-Pronë e një institucioni fetar...16-Tërmeti i fortë që goditi Azinë Juglindore...17-Lëng që të bije në vehte në raste asfiksije...18-Plazh në Lezhë...19-Ish Kancelari gjerman Helmut...20-Fshatar i pasur i mbasluftës...22-Tili, regjisor në inic...23-Qytet gjiton me Elbasanin...24-Ndajfolje sasije...25-Ai i Baba Karlos, i pashquar...26-Pjesë e pallatit...27-Ato nuk ndodhin shpesh ndodhin shpesh prandaj duhen shfrytëzuar...29-Diçka që ndalohet të zihet me gojë a të preket...30-Është kryeqyteti i Arabisë Saudite...31-Një kafshë shtëpijake femër...32-Njëlloj si marrëveshje...33-Sina e këngës...35-Tip autove-ture e vjetër rumune...36-Ashtu ish Fajdexhiu Gobesk...37-Fill i hollë pambuku...38-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore..39-Operatori, artist i merituar Terpini në inic...40-Fshehtar...41-Ish futbollisti gjerman... Myler...42-E pastër, e deinfek-tuar...43-Grupi drejtues i një Institucioni...

1-Goja...2-Pjesë e shkëpturu nga një op-era...3-Lloj kërcimi modern...4-Shkrimtari turk Nesin në inic...5-Një festë fetare e besimtarëve myslimanë...8-Letër në format të madh...10-Njeri i zgjuar, por dinak...11-Kafshë e vogël pa shtyllë kurrizore...12-Është pjesë e rrethit ndërmjet dy rrezeve...13-Njëri nga myskëtierët...14-Piktori Kod-heli...15-Ramazoti i këngës italiane në inic...16-Kaçek prej lëkure ku mban ushqimet bariu...18-Janë me name ato kubaneze...20-Ish Presidenti i Amerikës Xhon...pa fund...21-Vend poshtë shtëpisë ku rrinte më parë bagëtia...23-Riprodhim fjalë për fjalë të një shprehjeje apo mendimi të një tjetri...24-Ish futbollisti shkodran Bizi...25-Njeri me të meta mendore...26-I plotëfuqishëm i një krahine të gjerë në kohën e Sull-tanit...28-Bujk...29-Filmi artistik “...për violinë”...31-...De Kuelar, ish Sekretari i OKB-së...32-Aktorja amerikane me origjinë greke Irena...33-I thonë edhe korije, vend me drurë e shkurre të dendura...34-Ato mund të jenë zyrtare, por edhe kriminale...36-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...38-Targa e automjeteve të mëdha transporti ndërkombëtare...39-Një pije freskuese...40-I thonë çajit italian...41-Ushtria Libaneze...

Pesë vjeçari denoncon babain, shkeli rregullat e qarkullimit

Një pesëvjeçar në Wurzburg të Gjermanisë i kishte telefonuar policisë për të denoncuar babanë e tij, i cili në dy kryqëzime kishte kaluar me veturë kur semafori ishte me të kuqe. Djaloshi i kishte telefonuar departamentit për raste urgjente me qëllim që t’iu ankohej për babanë. Gardianët e rendit dhe ligjit menjëherë i kishin tele-fonuar, ku kishte folur babai i tij duke u kërkuar falje për thirrjen, që ishte realizuar te departamenti për raste urgjente. Megjithatë, telefonin ia kishte dorëzuar të birit për ta vazhduar bisedën. Ai iu kishte bërë me dije me një ton kritik, se si babai i tij kishte kaluar dy kryqëzime, duke lëvizur në të kuqen dhe se policia duhet ta burgoste për këto veprime.

Page 24: Spartak Ngjela: Ilir Meta armiku më Helsinki …...1. Ligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensio-net dhe PPP’” 2. Ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime

24 GAZETA SOTE Enjte 8 Gusht 2019

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Legjenda e futbollit gjerman, fitues i Kupës së Botës si lojtar por edhe si trajner, Franz

Bekenbauer, është vënë sërish nën akuzë për mashtrim nga Prokuroria Federale e Zvicrës, e cila dyshon se “Kaizeri” i fut-bollit gjerman është përfshirë në mashtrim dhe përvetësim parash në kohën e zhvillimit të Botërorit në Gjermani në vitin 2006. Edhe pse shëndeti i Bek-enbauerit është delikat në këtë moment, për shkak të moshës, e ku avokatët (madje dhe vetë prokurorët) thonë se ai nuk është në gjendje të dëshmojë asgjë, sërish ka akuzë dhe për ikonën e futbollit gjerman është mjaft e rëndë. Në fakt, akuza është ngritur për anëtarët e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për një pagese prej 6.7 milionë eurosh. Ish-presidenti i DFB-së, Theo Zvanziger, se-kretari i përgjithshëm, Horst R. Shmidt, dhe ish-sekretari i përgjithshëm zviceran i FIFA-s, Urs Linsi, akuzohen bashkërisht për mashtrim, ndërsa Volfang Niersbah, pasardhësi i Zvan-ziger si president i DFB, akuzo-het se është bashkëpunëtor në

SURPRIZA/ Barça blen Firpo, kishte kërcënuar

Mesin se do t’i thyente këmbët

SULMUESI Në moshën 40-vjeçare rrallë ndonjë lojtar mendon të zgjasë kar-rierën në fushën e blertë. Shumica heqin dorë vullnetarisht, duke ua lënë stafetën të rinjve dhe kështu veproi dhe një prej futbollistëve të spikatur të dy dekadave të fundit. Nuk ka qenë në majën e sulmuesve më të mirë të botës, por për vendin e tij dhe për skuadrat ku luajti pati shkëlqim, sidomos në Angli dhe në Spanjë. Kështu, “ylli” uruguajan Diego Forlan ka vendosur të mbyllë

karrierën e tij si futbollist. Forlan kishte luajtur në Evropë për skuadra si Mançester Junajtid, Atletiko Ma-drid, Inter dhe Vilareal, ndër të tjera, ndërsa ishte yll i përfaqësueses së Uruguait. Forlan 40-vjeçar ka luajtur 112 ndeshje me fanellën e Uruguait. “Nuk ka qenë e lehtë, nuk kam dashur të që të vijë kjo kohë, por e kam ditur se do të vinte”, ka thënë Forlan. Ish-bashkëlojtari i Forlanit te Uruguai, Luis Suarez ka pasur fjalë të mëdha për sulmuesin ikonik.

“Histoik për futbollin uruguaian. Jam falënderues për gjithë momentet e paharrueshme që ke bërë në jetën e uruguaianëve, duke luajtur në për-faqësuese apo me klube. Gjithmonë do të jem falënderues për atë që më ke mësuar, brenda dhe jashtë fushës. Ishte ëndërr të luaja me një nga idhujt e mi. Gjithmonë do të jesh një legjendë në Uruguai”, ka shkruar sulmuesi i Barcelonës, Suarez në “Tëitter”. Forlan ka një kontribut të çmuar edhe për përfaqësuesen e vendit të tij.

MESFUSHORI SULMUESI MERKATO

Uellbek i befason të gjithë, zgjedh Uotfordin

Kutinjo refuzon të huazohet tek Totenhemi

Totenhemi ka kërkuar nga Junajtid 80 milionë paun-dë për mesfushorin danez Kristian Eriksen, 20 mil-ionë më shumë se shuma që do të pranonte nga klubet jashtë Anglisë. Pavarësisht se merkatoja në hyrje në Angli mbyllet me 8 gusht, ekzistojnë mundësitë që deri më 2 shtator 27-vjeçari të transferohet në një skuadër të madhe europiane. Eriksen shpresonte te një transferim i mundshëm tek Reali në Madrid, por pala spanjolle ka treguar më shumë interes për Pol Pogba dhe Doni van de Bek të Ajaksit. Gjithsesi,

Merkato në rangun e klubeve europiane po merr “flakë”. Por ka që edhe i refu-zojnë lëvizjet. Futbollisti bra-zilian i Barcelonës, Filipe Ku-tinjo, nuk do të transferohet te Totenhem Hotspur, të paktën jo në formë huazimi. Edhe pse ishte shumë pranë kalimit te nënkampionët e Europës, ylli i kombëtares braziliane ka ven-dosur të refuzojë kalimin te Totenhem në formë huazimi. Barcelona ka një mbipopullim në repartin e avancuar dhe nuk e ka më në plane Kutinjon të cilin e ka nxjerrë në merkato por pavarësisht se merkatoja në Angli mbyllet pas 24 orësh,

Në Premier League vëmendja është përqendru-ar tek klubet elitare, si dy Mançesterët, Liverpuli, apo dhe tre klubet e Londrës si Çelsi, Arsenali dhe Toten-hemi. Por edhe klubet e tjera bëjnë lëvizje të forta. Kështu, Dani Uellbek rifillon gjithçka nga Premier League. Pasi i përfundoi kontrata me Ar-senalin ish-sulmuesi i kom-bëtares angleze ka zgjedhur Uotford për të vijuar karri-erën. Uellbek ka firmosur një kontratë afatgjatë me skuad-rën që drejtohet nga trajneri Javi Gracia dhe do të jetë gati për startin e sezonit. Uellbek

ndër skuadrat e rëndësishme që mbeten në garë për lojtarin janë Atletiko Madridi dhe Ju-ventusi, që mund të ofrojnë 50 milionë euro brenda 2 shtatorit.

do të jetë vlera e shtuar në sulmin e Uotford në këtë sezon, një skuadër që synon të pozicionohet në 7-shen e parë të Premier Leagues.

mashtrim. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Zviceran tha se procedurat kundër Franz Bek-enbauer, i cili drejtoi Komitetin Organizativ të Kupës së Botës 2006, do të zhvillohen veçmas, sepse ai, aktualisht, është “i paaftë për arsye shëndetësore për të marrë pjesë ose për t’u marrë në pyetje në seancën kryesore në Gjykatën Federale Penale” . Bekenbauer, Zvanziger, Shmidt dhe Niersbah përbënin Komitetin Organizator të Kupës së Botës 2006, ndërsa Linsi ishte partneri i tyre kryesor i

Bekenbauer akuzohet për mashtrim, avokatët thonë që nuk është i aftë të përballojë hetimin

kontaktit në FIFA. Zvanziger dhe Niersbah kanë reaguar ndaj njoftimit. “Unë as nuk po mendoj për këtë proces, sepse nuk ka asnjë lidhje me ligjin,” – i tha Zvanziger agjencisë së lajmeve DPA. “Akuzat janë plotësisht të pabazuara,” – reagoi edhe Niers-bah. Pagesa që iu bë FIFA-s nga Komiteti Organizator i Kupës së Botës, në prill 2005, u deklarua në mënyrë të rreme si shpenzim për mbrëmjen gala të hapjes së Kupës së Botës. Zyra e Proku-rorit të Përgjithshëm zviceran tha që paratë u përdorën për të

Legjenda e futbollit gjerman, organizator i Kupës së Botës në vitin 2006, akuzohet se ka marrë një këst prej 6.7 milionë eurosh

Kutinjo ka refuzuar një trans-ferim te Totenhem në formë huazimi pasi dëshiron të larg-ohet në mënyrë përfundimtare nga Barça.

shlyer një kredi personale prej 10 milionë frangash zvicerane (ekuivalente me 6.7 milionë euro), që Bekenbauer kishte marrë në vitin 2002 nga shefi i atëhershëm i ADIDA-s, Rob-ert Luis-Drejfus. Këto para u kanalizuan përmes një firme ligjore zvicerane në një kom-pani që i përkiste Mohamed Bin Hamam, asokohe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Bekenbauer tha që Bin Hamam kërkoi para në këmbim të një granti shumë më të madh (250 milionë franga zvicerane) nga FIFA për Komitetin Organizativ të Kupës së Botës. Autoritetet e Katarit nuk u përgjigjen pyetjes rreth qëllimit të pagesës së kryer nga Bekenbauer, i cili pranoi të merrte një kredi personale, sepse BFB nuk dëshironte të siguronte fondet. Në prill 2005, borxhi u ripagua përmes një llogarie të DFB-së, kur Komiteti Organizativ i Kupës së Botës transferoi paratë në FIFA, e cila në të njëjtën ditë i transferoi ato si një pagesë të thjeshtë në një llogari zvicerane të mbajtur nga Luis-Drejfus, i cili vdiq në korrik 2009. Gjithçka duket e komplikuar, ndërsa Bekenbauer është në gjendje të rëndë shën-detësore për shkak të moshës.

Eriksen refuzon Junajtid, mbetet opsion Reali

Diego Forlan tërhiqet nga futbolli, shkëlqeu në Angli e Spanjë

Barcelona siguroi shërbi-met e mbrojtësit të krahut të majtë, 22-vjeçarit Junior Firpos, i cili vjen nga Real Betisi për një shumë prej afro 30 mln euro. Por, Firpo, i cili nënsh-kroi kontratë pesëvjeçare me katalanasit, mund ta ketë një takim të parë të sikletshëm me kapitenin e Barcelonës, Lionel Mesin, për shkak të disa posti-meve të vjetra në rrjetin social “Twitter”. Sipas, “AS”, Firpo ishte lavdëruar, dukë shkruar: “mund t’ia thyej dy këmbët Mesit me vetëm një goditje”. Për më tepër, ai e kishte qua-jtur pesë-herë fituesin e Topit të Artë “bir k...”. Por ish-lojtari

i Real Betisit tani ka kërkuar falje për deklaratat e tij të vjetra. “Shoku im më i mirë në atë kohë ishte nga Barcelona dhe ishte tifoz i Mesit sepse Leo është më i miri në botë, pa asnjë dyshim. Unë i thashë atij të thotë gjëra të shëmtuara për Mesin. Janë gjëra që i bën kur mendon se askush nuk të njeh dhe kur ti nuk mund të men-dosh për ndikimin që mund ta kesh pas disa viteve. Unë duhet të kërkoj falje për këtë gjë. Unë nuk kam asnjë dyshim se Mesi është më i miri i të gjitha kohëve. Gjithmonë e them këtë kur flas për Topin e Artë: duhet t’ia japin Mesit”, thotë Firpos.