spitali i prizrenit

39
SPITALI I PRIZRENIT Raporti janar – nëntor 2011

Upload: chiara

Post on 08-Jan-2016

207 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Spitali i Prizrenit. Raporti janar – nëntor 2011. HYRJE - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Spitali i Prizrenit

SPITALI I PRIZRENIT

Raporti janar – nëntor 2011

Page 2: Spitali i Prizrenit

HYRJE

- Spitali Regjional i Prizrenit momentalisht ka 517 shtretër me 762 punëtor dhe i shërben një popullate prej përafërsisht 400.000 banorëve, që i mbulon gjashtë komuna: Dragash, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Mamushë dhe Prizren.

- Spitali përbëhet prej 5 departamenteve mjekësore dhe një jomjekësor të cilët përmbajnë 26 reparte dhe shërbime të ndryshme mjekësore.

- Kompleksi spitalor përbëhet prej 7 objekteve spitalore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 22.000 m² ku janë të vendosur repartet dhe shërbimet mjekësore dhe prej 3 objekteve përcjellëse në një sipërfaqe prej 1.500 m² ku janë të vendosura shërbimet përcjellëse / lavatorja dhe ngrohtorja, sterilizimi i mbeturinave mjekësore infektive.

- Në kuadër të spitalit për shkak të mungesës së kuadrit profesional ende nuk janë funksionale, shërbimi i patologjisë dhe ai i mikrobiologjisë ndërsa edhe pse kemi të punësuar, mjekë specialistë të mjekësisë ligjore ky shërbim për shkak të barierave ligjore nuk është aktivizuar që nga periudha e pasluftës.

Page 3: Spitali i Prizrenit

RAPORTI MBI AKTIVITET SPITALORE

Nr.   2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011I-XI

01 Numri i të punësuarve 730 731 767 775 778 778 759 762 762 762 762

Mjekë 93 95 100 110 115 120 145 148 150 157 162

Infemrierë 412 416 447 445 448 448 457 457 457 455 455

Të tjerë 225 220 220 220 215 210 157 157 155 150 145

03 Numër shtretërish 650 650 650 650 578 578 578 520 517 517 517

04 Pacientë të shtruar 26.850 27.502 25.379 26.692 27.639 27.471 26.838 26.296 25.242 25.668 22.695

05 Ditë qendrimi 155.079 166.452 166.197 153.186 142.039 136.542 121.609 122.739 117.446 117.623 98.545

06 Ditë qendrimi mesatar 5.77 6.05 6.54 5.73 5.13 4.97 4.53 4.68 4.65 4.58 4.32

07 Shfrytëzim shtrati 66.27% 71.17% 71.02% 65.46% 67.32% 64.72% 57.64% 67.07% 62.21% 64.76% 65.72%

08 Pacientë të operuar 3.272 3.577 4.189 4.651 5.153 5.273 5.664 5.299 5.057 5.306 4.567

09 Nr. i lindjeve 5031 4445 4350 4290 4230 4206 4273 4396 4332 4.295 4019

10 Nr. i të posalindurve 5091 4456 4408 4.334 4.278 4.248 4.331 4449 4379 4.346 4079

11 Nr. i të lind. të vdekur 32 23 17 28 15 18 11 15 16 16 16

12 Secio cesare 465 503 543 565 677 719 784 809 765 760 754

13 Përqindja e Secio cesare 9.24% 11.3% 12.3% 13.13% 15.97% 17.18% 18.10% 18.40% 17.66% 17.69% 18.76%

Page 4: Spitali i Prizrenit

KONKLUDIME Numri i të punësuarve në vitin 2011 krahasuar

me vitin 2011 është për 4.38% më i madhe (762:730). Struktura e të punësuarve në këtë periudhë ka pësuar

ndryshim radikal sa i përket proporcionit punëtorë shëndetësorë me ata joshëndetësorë:

Në vitin 2001 proporcioni ka qenë punëtorë shëndetësorë 69.18% me punëtorë joshëndetësorë 30.82%

Në vitin 2011 proporcioni është: punëtorë shëndetësorë 80.97% me punëtorë joshëndetësorë 19.80%

Rritjen më të madhe ka pasur stafi mjekë - specialistë ku në vitin 2011 krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje prej 74.19% (162:93).

Për momentin në Regjionin e Prizrenit nuk ekziston asnjë mjekë - specialistë i papunësuar.

Page 5: Spitali i Prizrenit

Gjate viteve numri i përgjithshëm i shtretërve ka pësuar zvogëlim dy herë dhe atë Në periudhën 2001-2004 ka pasur 650 shtretër ku shfrytëzimi

mesatar i shtretërve ka qenë ndërmjet 65-71% ndërsa mesatarja e zgjatjes së shërimit ka qenë 5.73-6.54 ditë.

Në periudhën 2005-2007 numri i shtretërve ka pësuar zvogëlim dhe ky numër ka qenë 578 shtretër. Në këtë periudhë shfrytëzimi mesatar i shtretërve ka qenë ndërmjet 58-67% ndërsa gjatësia mesatare e shërimit ka qenë 4.53 deri 5.13 ditë. Në vitin 2007 ka filluar punën ndërtesa e re e emergjencës e cila ka mundësuar një diagnostifikim më të mirë dhe ka zvogëluar nevojat e trajtimit spitalor të të sëmurëve. Numri i pacientëve që janë trajtuar në observim ka një rritje të dukshme në këtë periudhë.

Në periudhën 2008-2011 numri i përgjithshëm i shtretërve është 517 me një shfrytëzueshmëri mesatare të shtretërve që sillet ndërmjet 62.02 deri 67.07% dhe me një mesatare të gjatësisë së shërimit 4.65 deri 4.32 ditë.

Për momentin janë duke u bërë analizat që numri shtretërve të pësoj prapë zvogëlim pasi që me aftësimet profesionale që janë duke u kryer me projektin e Luksemburgut një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet trajtimit të pacientëve me metodat endoskopike që kanë një trajtim postoperativ më të shkurtër.

Page 6: Spitali i Prizrenit

Në periudhën 2001-2010 numri i të operuarve ka pësuar një rritje prej: 62.16% (5.306:3.272). Në këtë periudhë vërehet një rritje shumë e madhe e intervenimeve kirurgjikale në akusheri – secio sesare ku në vitin 2010 krahasuar me vitin 2001 kjo rritje është 63.44% (760:465).

Në periudhën 2002-2010 kemi një rënje sa i përket: Lindjeve, për 3.37% (4.295:4.445) ndërsa numri i Të posalindurve, për 2.46% (4346:4456). Kjo rënje e Natalitetit është shumë më e ultë se rënja në

nivel të Kosovës e cila ka një përqindje shumë më të madhe.

Kemi një ngritje të lindjeve me secio në vitin 2011 kjo përqindje është 18.76% ndërsa në vitin 2002 kjo përqindje ka qenë 11.30%.

Page 7: Spitali i Prizrenit

TABELA 2 - INDIKATORËT KRAHASUES - AMBULANCAT SPECIALISTIKE

  2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011I-XI

Vizita specialsitike 84.524 98.960 100.391 124.197 116.062 118.455 121.560 167.667 181.818 187.360 186.448

Shërbime diagnostike laboratorike dhe radiologjike

372.267 372.310 391.599 406.706 421.988 438.988 456.550 596.151 733.423 682.716 607.001

Shërbime hemodilaize 13.916 16.155 16.250 17.280 18.071 19.463 20.057 20287 21222 22.22621.738

Page 8: Spitali i Prizrenit

KONKLUDIME Vizitat specialistike kanë shënuar rritje në vitin 2010

krahasuar me vitin 2001 për 121.66% (187.360:84.524). Rritja më e madhe është shënuar në periudhën pas hapjes së ndërtesës së re të emergjencës ku puna e ambulancave specialistike është organizuar shumë më mirë dhe më e pajisur me pajisje të ndryshme diagnostike.

Shërbimet e ndryshme diagnostike laboratorike dhe radiologjike kanë shënuar një rritje prej 83.33% në vitin 2010 krahasuar me vitin 2001. Rritje më të madhe kemi pasur në radiologji që ndikim kanë pasur pas blerjes së CT scanerit dhe mamografit / në vitin 2007; dhe ultrazërit dopler color në vitin 2008 dhe në laboratorin biokimik.

Një rritje të madhe ka shënuar edhe shërbimi i hemodializës që për këtë periudhë 10 vjeçare ka rritje në ofrim të shërbimeve prej 59.71%; si dhe në numër të të sëmurëve nga 95 që kanë qenë në vitin 2001, në 185 të sëmurë që janë për momentin.

Page 9: Spitali i Prizrenit

TABELA 3 -RAPORTI I PËRMBLEDHJES SË SHËRBIMEVE TË OFRUARA NË OBJEKTIN E RI TË EMERGJENCËS NË PERIUDHËN 2007-2011

2006 2007-2011 Mesatarja vjetore

Vlera financiare e shërbimeve 2007-2011

Mesatarja e vlerës financiare 5:4.5

% e rritjes së numrit të pacientëvemesatarja 2006 4:2

1 2 3 4 5 6 7

Nr. i pacientëve të shëruar në emergjencë

26.493 235.553 47.106 4.241.645 848.329 177.80%

Nr. i pacientëve të shëruar në ambulancat specialistike

58.283 364.852 72.970 3.785.450 757.090 125.19%

Nr. i pacientëve të shëruar në radiologji

14.408 86.088 17.2172.921.760

584.352 119.49%

Nr. i pacientëve të shëruar spitalor në kujdes intenziv dhe koronare

1080 5.761 11521.621.948

324.389 106.665

Gjithsejt 100.264 692.254 138.450 12.570.803 2.514.160 138.08%

Page 10: Spitali i Prizrenit

KONKLUDIME 1. Në periudhën janar 2007 - qershor 2011 d.m.th. periudha

prej kur është në funksion ndërtesa e re e emergjencës iu është ofruar trajtim mjekësor 692.254 pacientëve të ndryshëm, apo mesatarisht për një vit 138.450 trajtime të ndryshme mjekësore.

2. Nëse bëjmë krahasimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore para lëshimit në punë të ndërtesës së re të emergjencës / krahasuar me vitin 2006 / atëherë numri shërbimeve shëndetësore të ofruara është rritur mesatarisht për 138.08% apo për 38.186 pacientë janë trajtuar më shumë krahasuar me kushtet e para hapjes së kësaj ndërtese.

3. Nëse do të kishim shndërruar në vlerë monetare shërbimet e ofruara gjatë kësaj peruidhe, atëherë vlera totale e shërbimeve shëndetësore të ofruara në ndërtesën e emergjencës së re për periudhën janar 2007 - nëntor 2011 është 12.570.803 euro apo mesatarisht për një vit vlera finansiare e shërbimeve shëndetësore të ofruara është 2.514.160 euro

c

Page 11: Spitali i Prizrenit

TABELA 4 - RAPORTI I BUXHETIT I ALOKUAR NË PERIUDHËN 2002-2011

  Viti Buxheti për paga dhe meditje

Buxheti mallëra e shërbime

Buxheti shpenzime komunale

Buxheti shpenzimet kapitale

Buxheti barëra dhe material harxhues

Buxheti barëra dhe mater. harxhues hemodializë

Totali 1+2+3+4+5+6

1 2 3 4 5 6 7

2002 1.052.395 1.178.834 2.231.229

2003 1.052.395 1.180.830 136.425 2.369.650

2004 1.315.492 1.178.834 863.000 3.357.326

2005 1.753.777 966.836 190.000 863.000 3.583.613

2006 1.760.986 800.000 226.666 1.100.000 414.049 518.650 4.820.351

2007 2.134.489 848.705 262.000 300.000 399.609 512.650 4.456.453

2008 2.049.042 867.500 209.500 150.000 556.295 583.018 4.415.355

2009 2.230.867 807.500 274.521 640.000 624.392 702.857 5.280.137

2010 3.382.512 724.840 374.753 552.562 665.061 765.415 6.465.123

2011 4.097.919 725.481 280.000 400.000 665.061 765.415 7.009.184

Page 12: Spitali i Prizrenit

KONKLUDIME

Buxheti për paga: viti 2011 krahasuar me vitin 2002 ka rritje për 389.38% (4.0979.919 / 1.052.395)

Buxheti për mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale viti 2011 krahasuar me vitin 2002 ka zvogëlim për 11.72% (1.052.481:1.178.834.00)

Pjesëmarrja e buxhetit për paga në buxhetin total në vitin 2006 ka qenë 36.53% (1.760.986/4.820.351) ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 60.02%(4.097.919/7.009.184.00)

Pjesëmarrja e buxhetit për mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale në vitin 2006 krahasuar me buxhetin total të vitit 2006 ka qenë 21.29% (1022.666/4.820.351) ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 14.34% (1.005.481:7.009.184.00)

Page 13: Spitali i Prizrenit

Nëse merren për bazë investimet kapitale nga Ministria e Shëndetësisë që janë kryer në periudhën 2004-2010 e që janë më shumë se 4.468.562 euro të cilat kërkojnë mirëmbajtje, në anën tjetër rritjen e çmimeve në këtë periudhë atëherë mund të konkludohet se: Buxheti i Spitalit të Prizrenit ka një strukturë

mjaft të pafavorshme strukturore të rritjes së buxhetit pasi rritja e buxhetit nuk është kryer në mënyrë proporcionale sa i përket vijes buxhetore mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale pasi që kemi në zvogëlim të kësaj vije buxhetore nga viti në vit

Pjesëmarrja e kësaj vije buxhetore në buxhetin total në vitin 2006 ka qenë 21.29% ndërsa në vitin 2011 kjo pjesëmarrje është 14.34%

Page 14: Spitali i Prizrenit

TABELA 5-KOSTOJA E SHERBIMEVE SPITALORE DHE AMBULANTORE TË REALIZUARA NË PERIUDHËN JANAR - NËNTOR DUKE U BAZUAR NË ÇMIMOREN E PËRKOHSHME TË MSH

Lloji i shërbimit Sasia Çmimi për shërb Gjithsejt

Pranimi në spital – procedurat e pranimit / administrative –Prizren 22.695 20.00 453.900.00

Ditë shërimi në spital 98.545

15.00 1.478.175.00

Operacione të kryera në kirurgjinë e përgjithshme / mesatarja 1510

500.00 755.000.00

Operacione të kryera në ortopedi / mesatarja 343

500.00 171.500.00

Operacione të kryera në urologji / mesatarja 453

500.00 226.500.00

Operacione të kryera në ORL / mesatarja 755

500.00 377.500.00

Operacione të kryera në oftamologji 554

500.00 277.000.00

Operacione të kryera në gjinekologji 198

500.00 99.000.00

Operacione të kryera në akusheri secio cesare 754

590.00 444.860.00

Lindje normale –pa prerje cesarike / mesatarja 3265

150.00 489.750.00

Anestezioni i përgjithshëm- intravenoz deri 60 minuta3700 150.00 555.000.00

Anestezioni i përgjithshëm- intravenoz deri 120 minuta610 250.00 152.500.00

Anestezioni i përgjithshëm- intravenoz deri 210 minuta257 350.00 77.100.00

Totali shërbimet spitalore 5.557.785.00

Shërbimet e hemodializës 21.738 120.00 2.608.560.00

Vizita specialistike dhe vizita në uz si dhe në emergjencë 237.213 10.00 2.372.130.00

Shërbime diagnostike –laboratori me transfuzion parametrat dhe fiziatri 516.023 1.00 516.023.00

CT scaner 2.333 100.00 233.000.00

Totali shërbimet spitalore dhe ambulantore 11.287.498.00

Page 15: Spitali i Prizrenit

KOMENTE

Kalkulimi është kryer për shërbimet që janë realizuar gjatë vitit 2011 duke e përdorur çmimoren e shërbimeve shëndetësore të aprovuar nga MSh.

Kalkulimi është kryer vetëm për pjesën bazike të shërbimeve shëndetësore me një çmim mesatar për çmimet e ofruara.

Page 16: Spitali i Prizrenit

TABELA 6- KOSTOJA E SHËRIMIT TË TË SËMURËVE PA SHPENZIME TË BLLOKUT OPERATIV ANESTESIONIT DHE DIAGNOSTIKËS JANAR - NËNTOR 2011 - SIPAS SHPENZIMEVE TË REALIZUARA DHE BUXHETIT TE HARXHUAR

Reparti Ditë shërimi Pacientë të shëruar Shpenzimet e repartit Shpenzimet ditore për

një të sëmurë

Shpenzimet e shërimit

për një të sëmurë

Gjinekologji akusheri 18.542 6194 474.251.00 25.57 76.56

Pediatri 9577 1824 227.946.00 23.80 124.97

Neonatologji 6922 4047 134.373.00 19.41 33.20

Kirurgji 8755 2235 436.506.00 49.85 195.30

Urologji 3362 558 150.129.00 44.65 269.05

Ortopedi 3873 719 170.207.00 43.94 236.72

ORL 6260 881 231.298.00 36.95 262.54

Oftalmologji 4057 611 177.903.00 42.12 291.16

Interne 15862 2358 334.827.00 21.10 141.99

Infektivë 4315 807 149.399.00 34.62 185.12

Neurologji 4445 612 137.118.00 30.84 224.05

Page 17: Spitali i Prizrenit

Reparti Ditë shërimi Pacientë të shëruar Shpenzimet e repartit Shpenzimet ditore për

një të sëmurë

Shpenzimet e shërimit

për një të sëmurë

Pulmologji 7419 453 231.491.00 31.20 511.02

Hemodializë 21.738 185 1.338.212.00 61.56 7.387.00

Njësi koronare 991 306 98.017.00 98.90 320.31

Psikiatri 2257 326 114.515.00 50.73 351.27

Laboratori 31.250 224.436.00 7.18

Fiziatri 6452 114.987.00 17.82

Transfusioni 2511 93.780.00 37.35

Radiologjia 14.520 220.920.00 15.21

Blloku operativ me ster.

Qendror

4567 412.158.00 90.24

Anestesioni 4567 279.867.00 61.28

Emergjenca 33.160 296.482.00 8.94

Kujdesi intensiv 1908 766 163.650.00 85.77 213.64

Totali 6.212.472.00

Page 18: Spitali i Prizrenit

TABELA 7 - KOSTOJA E SHËRIMIT TË TË OPERUARVE ME SHPENZ. BLLOKUT OPERATIV DHE ANESTESIONIT, PA SHPENZIME TË DIAGNOSTIKËS JANAR - NËNTOR 2011

Reparti Numri i të

operuarve

Shpenzimet e

shërimit

Shpenz.e bll.op

dhe sterilizimit

Shpenz anessionit Dhoma e zgjimit -

intensive

Shpenzimet për

një të operuar i

3+4+5+6

Kostoja

operacioneve

(2x7)

Gjinekologji

akusheri

952 76.56 90.74 61.28 85.77 314.35 299.261.00

Kirurgji 1510 195.30 90.74 61.28 85.77 433.09 653.965.90

Urologji 453 269.05 90.74 61.28 85.77 506.84 229.598.00

Ortopedi 343 236.72 90.74 61.28 85.77 474.51 162.756.00

Orl 881 262.54 90.74 61.28 85.77 500.33 440.790.73

Oftamologji 554 291.16 90.74 61.28 85.77 528.95 293.038.00

Page 19: Spitali i Prizrenit

KONKLUDIM NGA TABELA 6 DHE 7

Kalkulimet e shpenzimeve mesatare të paraqitura në tabelat e mësipërme janë përpunuar duke u bazuar në indikatorët: numri i të punësuarve; sipërfaqja e repartit / njësisë, numri i të sëmurëve të shëruar në reparte, numri i mjekëve kujdestarë dhe infermierëve, harxhimet e barërave dhe materialit harxhues si dhe buxheti i harxhuar në këtë periudhë.

Shpenzimet më të mëdha në këtë periudhë i ka shpërblimi i hemodializës i cili edhe pse është shërbim ambulantor për shkak të materialit që përdoret për këtë shërbim e bën që koston ta ketë më të lartë.

Si karakteristikë është se në shpenzimet totale të barërave dhe materialit harxhues nga lista esenciale, dializa merr pjesë me 63.92% në shpenzimet totale të kësaj vije buxhetore.

Disa reparte për shkak të numrit të vogël të të sëmurëve, hapësirës dhe kuadrit që disponojnë kanë koston e shërimit më të lartë (psikiatri, infektivë, neurologji).

Shpenzimet më të larta të të sëmurëve që kanë trajtim operativ janë në urologji, oftalmologji ndërsa më të ultat janë në akusheri dhe kirurgji.

Page 20: Spitali i Prizrenit

AKTIVITETET KRYESORE GJATË VITIT 2011

Planifikimi i aktiviteteve për vitin 2011 është punuar duke u bazuar në planin e veprimit për vitin 2011 si dhe udhërrëfyesin për përpilim të raportit të punës për vitin 2011 për institucionet shëndetësore të pregatitur dhe aprovuar nga MSh.

Page 21: Spitali i Prizrenit

DETYRAT E PARAPARA ME PLANIN E VEPRIMIT PËR REALIZIM NË VITIN 2011

Komisioni për regjistrim të pajisjes mjekësore ekzistuese ka kryer punën e vet dhe ka pregatitur raportin i cili në vehte përmbanë: Pajisja ekzistuese Nevoja për pajisje të reja Nevojat për pjesë rezervë të pajisjes mjekësore

ekzistuese si dhe nevojat për servisime dhe mirëmbajtje

Page 22: Spitali i Prizrenit

Komisioni për konstatim të gjendjes së infrastrukturës spitalore ka kryer punën e vet dhe ka konstatuar: Gjendjen e objekteve spitalore ku si prioritet ka parashtruar

rregullimin e fasadës së objekteve spitalore Mirëmbajtje preventive të sistemit solar të ujit të nxehtë dhe

të sistemit të ngrohjes qendrore me theks të veçantë në rrjetin e gypave të jashtëm të këtij sistemi

Mirëmbajtjen preventive të sistemit qendror të gazrave mjekësore me theks të veçantë shfrytëzimin sa më të mirë të sistemit të prodhimit të oksigjenit me mundësi të furnizimit edhe Spitalet Rajonale të Gjakovës dhe Pejës

Mirëmbajtjen e sistemit të ujit të pijshëm me një theks të veçantë aktivizimin e sistemit të prodhimit të ujit nga ana e Spitalit me shpuarje të puseve dhe ndërtim të sistemit të prodhimit të ujit të pijshëm. Realizimi i këtij projekti do të ketë levërdi të shumfishtë. Sigurimi i ujit pa ndërprerë 24 orë dhe ulje e kostos së shpenzimit të ujit.

Aktivizimi i të gjithë hidrantëve si dhe shkallëve emergjente nëpër objekte spitalore

Mirëmbajtjen dhe servisimin e ashensorëve nëpër objekte spitalore

Page 23: Spitali i Prizrenit

Komisioni për ndërrime dhe plotësim të statutit dhe rregulloreve të brendshme të spitalit ka pregatitur propozimet e rregulloreve dhe statutit që duhet ndryshuar duke u bazuar në ndryshimet që janë bërë me aprovimin e Ligjit të punës mirëpo ndryshimet dhe plotësimet do të kryhen pasi që të aprovohet Ligji i ri i Shëndetësisë dhe ai për Sigurime Shëndetësore.

Page 24: Spitali i Prizrenit

AKTIVITETET TJERA DHE VËSHTIRËSITË

Furnizimi me barëra gjatë vitit 2011 ka qenë stabil sa i përket furnizimit të pjesëve vitale të spitalit: emergjenca, kujdesi intensiv, materniteti, blloku operativ dhe dializa. Kohën e fundit ndihet mungesë e disa anestetikëve.

Problem në vehte në këtë periudhë ka paraqitur edhe buxheti i cili nga fillimi i vitit është zvogëluar për 50.000 euro ndërsa në shtatore prapë ka qenë edhe një zvogëlim prej 46.000 eurosh dhe kjo po pamundëson funksionim normal të spitalit. Mungesa e buxhetit ndihet në vijën buxhetore mallëra e shërbime dhe shpenzime komunale. Kemi vështirësi të mëdha për përmbyllje të vitit për shkak të mungesës së buxhetit për sigurim të ushqimit për të sëmurit dhe lëndë djegëse për nxemje.

Për shkak të renovimeve të kryera në hapësirat e bllokut operativ dhe në repartet kirurgjike kemi qenë të detyruar që në periudhën kohore korrik - tetor të ndërpriten operacionet elektive e kjo ka bërë që edhe shfrytëzimi i kapaciteteve të jetë më i ultë.

Page 25: Spitali i Prizrenit

Analiza e fazës së dytë të projektit të përbashkët në mes të Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës

Faza e dytë e projektit të përbashkët në mes të Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës ka startuar në mars të vitit 2009 dhe pritet që të përmbyllet në fund të vitit 2013.

Projekti i përmendur është vazhdimësi e fazës së parë të Projektit të realizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por kjo fazë e ka një diapazon më të gjerë të implementimit.

Spitali i Prizrenit i ka pjesët e veta që janë duke u realizuar në këtë projekt e që përfshijnë:

Page 26: Spitali i Prizrenit

1. Përmirësimi i infrastrukturës spitalore:-Renovimi i farmacisë qendrore-Renovimi i dhomës së zgjimit,-Ndërtimi i kujdesit intensive për neonatologji dhe -Sigurimi i pajisjeve mjekësore për laboratorin e patologjisë 2. Aftësimi profesional i stafit mjekësor - grupi i parë

prej 16 profesionistësh mjekësor që nga 05.06.2011 deri 29.08.2011 kanë qenë në aftësime profesionale 3 mujore në Universitetin e Edirnes të Republikës së Turqisë me grupin e dytë nga spitali i Prizrenit kanë shkuar në aftësim profesional në Edirne edhe 3 profesionistë.

Në kuadër të spitalit kanë filluar që aftësimet e kryera profesionale të grupit të parë të japin rezultate me kryerjen e intervenimeve të reja me endoskopi ne urologji dhe ORL.

3. Programi i SISH-it do të përfshijë në tërësi Spitalin e Prizrenit si dhe QKMF e Regjionit të Prizrenit.

4. Pritet që të startojë edhe pjesa e projektit që ka të bëj me hartimin e udhëzuesve klinikë.

Page 27: Spitali i Prizrenit

PRIORITETET E SPITALIT PËR PERIUDHËN 2012-2015 Gjendja e rëndë finansiare e shëndetësisë Kosovare po pamundëson që të ndjekim

trendet e reja të zhvillimit të shëndetësisë botërore. Gjatë këtyre katër viteve të fundit 2008-2011 jemi munduar që të realizojmë

projekte që do të arrinin që të zvogëlojnë koston e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

1. 1.Si projekt më prioritar ka qenë shndërrimin e sistemit të nxemjes qendrore nga përdorimi i naftës për djegie në mazut. Këtë kemi arritur ta realizojme gjatë vitit 2009 dhe tash harxhimet e nxemjes i kemi zvogëluar për 50%.

2. 2. Paralelisht me realizimin e këtij projekti kemi realizuar edhe projektin e sistemit të ujit të nxehtë nëpërmjet nxemjes solare. Tash në të gjithë spitalin është instaluar uji i nxehtë nëpërmjet nxemjes solare.

3. Gjatë vitit 2009-2010 është instaluar sistemi qendror i gazrave mjekësore në të gjitha objektet spitalore si dhe janë renovuar në tërësi 5 salla operative të degëve kirurgjike që mund të thuhet se janë me modernet ne Kosovë.

Gjatë vitit 2011 është realizuar edhe pjesa e fundit e projektit të gazrave mjekësore me instalimin e gjeneratorit që do të prodhojë oksigjen medicinal. Me lëshimin në punë të këtij projekti / pritet kah fundi i shtatorit 2011 spitali nuk do të blejë oksigjen medicinal por do ta prodhojë vet këtë. Kursimet vjetore nga ky projekt do të jenë prej 45.000-60.000 euro.

4. Në shtator është lëshuar në përdorim impianti i sterilizimit të mbeturinave mjekësore projekt që është realizuar me ndihmën e Ministrisë së ambientit dhe planifikimit hapësinor i Republikës së Kosovës.

Me këtë projekt do të mundësohet që të gjitha mbeturinat mjekësore infektive të sterilizohen dhe të shndërrohen në mbeturina të zakonshme.

Page 28: Spitali i Prizrenit

Projektet prioritare emergjente për realizim në periudhën 2012-2014

Page 29: Spitali i Prizrenit

1. Furnizimi i spitalit me ujë të pijshëm

Ka vështirësi të medha sa i përket furnizimit të spitalit me ujë të pijshëm. Mungesa e rregullt të ujit të pijshëm po na krijon vështerësi të medha në mbajtjen e higjienës nëpër objekte spitalore si dhe po vështirëson edhe punën e shërbimeve kyqe të spitalit: shërbimit të hemodializës si harxhues shumë i madh i ujit, bllokut operativ, sistemit të sterilizimit qendrore dhe sallave të lindjes

Harxhimet ditore të spitalit me ujë janë 450.0000 - 500.000 litra ujë sasi të cilën për momentin furnizimi qendrore – ujësjellësi i qytetit në mungesë të kapaciteteve nuk është në gjendje të na kryej furnizimin.

Problemi financiar është shkaktar i dytë i furnizimit të spitalit me ujë të pijshëm. Brenda vitit harxhimet e ujit të pijshëm e tejkalojnë shumën prej 150.000.00 euro, kjo shumë është tepër e lartë për buxhetin ekzistues të Spitalit të Prizrenit.

Për të mundur që të krijojmë kushte për një furnizim të rregullt të spitalit me ujë të pijshëm kemi kryer hulumtimet në sigurimin e ujit nga burimet vetanake të ujit.

Shpuarja e parë është kryer dhe sipas analizave të kryera të ujit të siguruar nga kjo shpuarje uji është i një kualiteti shumë të lartë dhe i përdorshëm për pije dhe kapacitetet e kësaj shpuarje jane 4.2 lit/sek apo 362.880 litra brenda 24 orëve.

Nevojat e spitalit brenda 24 orëve me ujë të pijshëm janë ndërmjet 450.000-500.000 litra e kapacitet e shpuarjes së parë plotësojnë për 75% të nevojave me ujë të pijshëm.

Për të mundur që të kompletohet projekti i filluar na nevojiten mjete shtesë për fazën e dytë të këtij projekti e që ka të bëj me:

- Ndërtimin e basenit –rezervuarit për ujë të pijshëm me kapacitet prej 600.000 litrash me pjesët përcjellëse

- Sistemit të vënjes në qarkullim të ujit të pijshëm nga baseni-rezervuari deri në objektet spitalore si dhe sistemi i filtrimit komplet me pajisje fazonike

- Hulumtimi dhe shpuarja e dytë e kërkimit të ujit të pijshëm Ky projekt është përfshirë në buxhetin e aprovuar nga MSh për vitin 2012 dhe i njejti

pritet që deri në qershor të vitit 2012 ky projekt të përmbyllet dhe të filloj furnizimi i spitalit me ujë.

Page 30: Spitali i Prizrenit

2. Sigurimi i paisjes mjekësore emergjente dhe instrumenteve për bllokun operativ

Gjatë vitit 2011 janë blerë një pjesë e instrumenteve endoskopike për aktivizim të endoskopit të ORL, urologjisë dhe atroskopit të ortopedisë, mirëpo gjatë vitit 2012 është e domosdoshme që të blehet edhe pjesa tjetër e nevojshme për funksionim normal të kësaj pajijse.

Problem në vehte janë instrumentet e tejvjetëruara dhe amortizuara të blokut operativ për të gjitha degët kirurgjike. Instrumentet e përmendura shumica janë donacion në periudhën e pasluftës të cilët për shkak të përdorimit të pandërprerë janë në një gjendje të rëndë.

Duhet blerë edhe pajisje të re për emergjencë dhe për kujdesin intensiv të neonatologjisë.

Buxheti për këtë destinim është i planifikuar nga MSh në periudhën 2012-2014 ku janë paraparë për këtë destinim 550.000 euro për pajisje dhe 250.000 euro për inventarë.

Page 31: Spitali i Prizrenit

3. Rregullimi i infrastrukturës së jashtme për furnizim me energji elektrike duke investuar në rritjen e kapaciteteve të trafos ekzistuese dhe të gjeneratorëve

Ndryshimet e mëdha të kryera me investimet e bëra në periudhën e fundit po na krijojnë vështirësi të mëdha edhe sa i përket kapaciteteve ekzistuese të spitalit me energji elektrike. Momentalisht spitali është me kapacitete të trafove me gjendjen e viteve të 1990. Kjo po pamundëson dhe vështirëson një furnizim të rregullt me energji elektrike. Korporata energjetike e Kosovës sivjet do të investojë në ndërrimin e kabllove furnizues nga Trafoja me tension të lartë e qytetit deri në trafon e spitalit i mbetet që mënyrë urgjente të sigurojë mjete për ndërrimin e trafos ekzistuese me një trafo me kapacitete më të mëdha. Sigurimin e dy gjeneratorëve të rinjë me kapacitet të përgjithshëm prej 1500 kW/h dhe sigurimin e UPS me kapacitet prej 100 kë/h. Buxheti për këtë projekt është i paraparë me rregullimin e infrastrukturës spitalore për periudhën 2012-2014 janë paraparë 500.000 euro.

Page 32: Spitali i Prizrenit

4. Linja e prodhimit të tretjeve intravenoze - infusione sterile

Për momentin në Kosovë nuk është asnjë prodhues i tretjeve intravenoze për të sëmurit. Nevojat vjetore të Shëndetësisë Kosovare janë ndërmjet 1.800.000 deri 2.000.000 infuzione intravenoze të ndryshme (NACL 0.9%; ringer.glukozë 5% dhe 10%, manitol, etj.)

Spitali i Prizrenit për nevoja të veta deri në vitin 2000 ka prodhuar vet infuzionet intravenoze por në mungesë të kushteve pas luftes kjo linjë e prodhimit është ndërprerë.

Në kuadër të Spitalit ekziston shërbimi i dializës në kuadër të të cilit funksionon edhe sistemi i Osmozës i cili kryen destilimin e ujit i cili ujë mund të shfrytëzohet për prodhim të infuzioneve intravenoze. Objekti i dializës në të njejtën kohë ka në disponim edhe katin përdhesë në një sipërfaqe prej 500 m2 e cila mund të përdoret për nevoja të montimit të linjes së prodhimit të infusioneve intravenoze.

Kapacitetet prodhuese të kësaj linjë do të jenë 3.000.000-3.500.000 tretje intravenoze të cilat përmbushin nevojat e shëndetësisë kosovare. Vlera e projektit do të sillet diku kah 720.000.00 euro. Çmimi i kalkuluar i një tretjeje intravenoze 500 ml do të jetë ndërmjet 0.26-0.28 cent që është një vlerë përgjysmë më e favorshme se ajo me të cilen momentalisht furnizohet shëndetësia kosovare.

Page 33: Spitali i Prizrenit

5. Implementimi i energjisë solare Për implementim të energjisë solare – FOTO Voltaik PV si pjesë të përshtashme janë zgjedhur parkingjet e spitalit ku do të mund të përdoreshin çati për hijezim dhe ato çati njëkohësisht të përdoren për vendosjen e këtyre paneleve që do të jepte edhe një pamje estetike parkingjeve.

Page 34: Spitali i Prizrenit

6. Implementimi i ndriçimit të oborrit të Spitalit me ndriçim eficient solar

Ky lloj ndriçimi edhe pse me kosto më të lartë kur krahasohet me ndriçimin klasik siguron kthim të inevstimit për një periudhë 2-3 vjeçare e ndërsa garancion 10 vjeçar që do të thotë se vitet e ardhshme përdoret pa ndonjë kosto shtesë

Për ndriçim të oborrit të kompleksit spitalor të Spitalit janë të nevojshëm 120 drita ndriçimi me një fuqi prej 60 W.

Page 35: Spitali i Prizrenit

7. Trajtimi i ujërave të zeza me impiant paket Trajtimi i ujërave të zeza është një çështje që kërkon

shumë kujdes pasi që nëse nuk trajtohen atëherë ato janë shumë të rrezikshme për përhapje të ndonjë epidemie si dhe ndotje të ambientit.

Trajtimi i ujërave të zeza do të bëhet i domsdoshëm me kalimin e kohës dhe pothuajse çdo institucion i madh që do të ketë ndikim në derdhjen e ujërave të zeza do të jetë i detyruar të bëj zgjidhje për këtë çështje shumë problematike.

Si version më i përshtatshëm për spitalin për këtë destinim propozohet nga ekspertët trajtimi i ujërave të zeza me impiant paket. Ky impiant në krahasim me impiantet tjera është dukshëm më i lirë si në koston fillestare ashtu edhe në koston e mirëmbajtjes.

Ky projekt nuk do të ketë ndonjë kthim të investimit por avantazhi i vetëm është se Spitali nuk do të ketë ndikim në mjedis me derdhjen e ujërave të zeza.

Page 36: Spitali i Prizrenit

8. Klimatizimi i hapësirave të objekteve spitalore

Infrastruktua e brendshme në objektet spitalore mund të thuhet se është kryer në tërësi. Mungesa e mjeteve finansiare ka pamundësuar klimatizimin e hapësirave spitalore. Për momentin në kuadër të Spitalit me klimatizim janë kryer: blloku operativ qendror me kujdesin qendror intenziv dhe ndërtesa e emergjencës; ndërsa objektet tjera janë pa klimatizim. Temperaturat e larta gjatë sezonës së verës po pamundësojnë ofrimin normal të shërbimeve shëndetësore dhe po paraqesin problem në vehte tek të sëmurit në repartet specifike kirurgjike gjinekologjike dhe pediatri.

Ky projekt do të mundësojë së pari krijim të një komoditeti dhe përmirësim të kushteve për të sëmurit.

Page 37: Spitali i Prizrenit

9. Ndërtimi i aneksit të dytë në emergjencën e re për nevoja të kardiologjisë invazive dhe kardiokirurgjisë

Duke u bazuar në Masterplanin e zhvillimit të Spitalit si dhe në mundësitë që janë ofruar me hapjen e Universitetit të Prizrenit ku ekzistojnë mundësitë reale që në një të ardhme të afërt spitali i Prizrenit të merr statusin e institucionit shëndetësor që ofron shërbime shëndetësore të nivelit tretësore /me hapjen e disa degëve të Fakultetit të Mjekësisë / është reale që edhe spitali të pregatitet për këtë destinim.

Në shumicën e reparteve janë të plotësuara kushtet që disa shërbime të nivelit tretësor të ofrohen për Regjionin e Dukagjinit do të startojmë me kujdesin intenziv të Neonatologjisë e në një të ardhme të afërt edhe me patologjinë dhe degët tjera kirurgjike.

Si prioritet në këtë destinim janë sigurimi i kushteve për hapje të kardiologjisë invasive, kardiokirurgjisë, neurokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare.

Për të gjitha lëmitë ekzistojnë mjekë të specializuar të cilët janë të gatshëm që të startojnë të punojnë në Spitalin e Prizrenit (janë të punësuar në QKUK) në fillim me ardhje sipas rasteve e pastaj të transferohen përgjithnjë në Prizren.

Për sigurimin e pajisjes për këto lëmi ka të interesuar mjaft mjekë specialistë të cilët janë duke punuar nëpër klinika të ndryshme jashtë Kosove të cilët janë të gatshëm që të bashkojnë mjetet për të punuar në Spital të Prizrenit.

Për të bërë këto plane realitet, Spitali është i detyruar të krijojë infrastrukturë për këtë destinim. Si më emergjente paraqitet rregullimi i aneksit Dy në ndërtesën e Emergjencës - Pjesën tjetër, dmth.: kujdesin intensiv qendror dhe njësinë koronare që disponon kjo ndërtesë.

Page 38: Spitali i Prizrenit

10. Sigurimi i Rezonancës Magnetike Për hir të kontinuitetit në zhvillimin e metodave të reja

të punës si dhe mbajtjes së nivelit të punës me pajisje moderne mjekësore është e domosdoshme të sigurohet pajisje e ndryshme medicinale për shërbimet e ndryshme mjekësore, në veçanti Rezonanca Magnetike.

Spitali rajonal i Prizrenit që nga viti 2007 ka të instaluar CT scanerin i cili në këtë periudhë sa është në funksion ka kryer mbi 13.000 incizime të ndryshme diagnostike dhe nëse këtë e shndërrojmë në vlerë financiare ka kryer shërbime për 1.300.000 euro. Shuma e shërbimeve të kryera e ka tejkaluar për 5.2 herë (CT është blerë 250.000.00 euro).

Për realizim të programit të paraparë për realizim në periudhën e ardhshme është i domosdoshëm që Spitali të ketë Rezonancën Magnetike.

Stafi mjekësor është i siguruar dhe trajnuar për punë në këtë pajisje. Për momentin një radiolog është në aftësim me programin e Luksemburgut për trajnim në Edirne të Republikës së Turqisë.

Page 39: Spitali i Prizrenit

Ju Falemnderit!