struktura e orës stuhi mendimesh m/p/g 5` leksion i...

7
Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me shprehjet numerike Mjetet e punës: Libri, fletorja, dërrasa e zezë, kompjuteri, etj Përdorimi i teknologjisë informative: FMS Logo Lidhja me lëndët e tjera: Teknologji Fjalët kyçe: Radha e veprimeve Rezultatet e të nxënit (çka pritet të ndryshojnë njohuritë, shkathtësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nxënësve si rezultat i orës mësimore) Për shembull: Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje të: - Të zbatojnë radhën e veprimeve gjatë njehsimit të vlerës numerike të shprehjeve Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha E - Evokim Stuhi mendimesh M/P/G 5` R - Realizim Leksion i avancuar 25` R Reflektim Zgjidhje detyrash 15` Kriteret e suksesit (si do ta dini dhe nxënësit se janë arritur rezultatet e të nxënit): - Të dijnë të njehsojnë shumën, ndryshimin, prodhimin, herësin e numrave natyror - Të kryejnë së pari veprimin brenda kllapave - Të njehsojnë shprehjet numerike sipas radhës së veprimeve Pjesa hyrëse përafërsisht 5 min E - Evokim Do te fillojë me pyetjen për dy nxënës: Njehsoni vlerën e shprehjes: 12 : 4 ∙ 3

Upload: truongkien

Post on 05-Feb-2018

252 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

Lënda: Matematikë

Klasa: VI

Tema: Radha e veprimeve me shprehjet numerike

Mjetet e punës: Libri, fletorja, dërrasa e zezë, kompjuteri, etj

Përdorimi i teknologjisë informative: FMS Logo

Lidhja me lëndët e tjera: Teknologji

Fjalët kyçe: Radha e veprimeve

Rezultatet e të nxënit (çka pritet të ndryshojnë njohuritë, shkathtësitë, sjelljet dhe qëndrimet e nxënësve si rezultat i orës mësimore) Për shembull: Në fund të orës mësimore nxënësit do të jenë në gjendje të:

- Të zbatojnë radhën e veprimeve gjatë njehsimit të vlerës numerike të shprehjeve

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

E - Evokim Stuhi mendimesh M/P/G 5`

R - Realizim Leksion i avancuar 25`

R – Reflektim Zgjidhje detyrash 15`

Kriteret e suksesit (si do ta dini dhe nxënësit se janë arritur rezultatet e të nxënit):

- Të dijnë të njehsojnë shumën, ndryshimin, prodhimin, herësin e numrave natyror

- Të kryejnë së pari veprimin brenda kllapave

- Të njehsojnë shprehjet numerike sipas radhës së veprimeve

Pjesa hyrëse – përafërsisht 5 min

E - Evokim

Do te fillojë me pyetjen për dy nxënës:

Njehsoni vlerën e shprehjes: 12 : 4 ∙ 3

Page 2: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

Nxënësi A 12 : 4 ∙ 3 Nxënësi B 12 : 4 ∙ 3

3 ∙ 3 12 : 12

9 1

- Cili nga nxënësit kishte zgjidhur detyrën drejt, nxënësit u përgjigjën disa se nxënësi A e kishte zgjidhur detyrën mirë, e disa të tjerë nxënësi B.

- Pas kësaj e vendosëm shprehjen numerike ne FMS Logo dhe nxënësit e vërejtën se kush e ka zgjidhur detyrën drejt.

Page 3: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

Pjesa kryesore- përafërsisht 25 min Pas kësaj u sqarova nxënësve se për të zgjidhur detyrën drejt duhet të përmbahemi radhës së veprimeve. Nxënësi A iu ka përmbajtur radhës së veprimeve, prandaj edhe e kishte zgjidhur detyrën drejt, kurse nxënësi B nuk veproi sipas rregullave. Për ta gjetur vlerën e ndonjë shprehjeje numerike, duhet t`i përmbahemi radhës së veprimeve:

Bëjmë të gjitha veprimet brenda kllapave

Bëjmë të gjitha pjesëtimet dhe shumëzimet, duke shkuar nga e majta në të djathtë

Bëjmë të gjitha mbledhjet dhe zbritjet, duke shkuar nga e majta në të djathtë

Shembull: 4 ∙ 3 + 5 = 12 + 5 = 17

15 – 3 + 7 = 12 + 7 = 19

3 ∙ 5 ∙ 4 : 3 ∙ 2 = 15 ∙ 4 : 3 ∙ 2 = 60 : 3 ∙ 2 = 20 ∙ 2 = 40

FMS Logo

Page 4: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me
Page 5: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

Shembull: Gjeni vlerën numerike të shprehjeve:

a) 60 : (6 + 9) ∙ 4 = 60 : 15 ∙ 4 = 4 ∙ 4 = 16

b) 60 : [(6 + 9) ∙ 4] = 60 : [15 ∙ 4] = 60 : 60 = 1

Page 6: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit 15 min (a janë arritur rezultatet e të nxënit)

Të zgjidhen detyrat:

1. Njehsoni: a) 48 : (12 : 3)

b) 12 : 6 ∙2 + 7

Page 7: Struktura e orës Stuhi mendimesh M/P/G 5` Leksion i ...deshmoretezatriqit.weebly.com/uploads/4/0/4/9/40490401/senad... · Lënda: Matematikë Klasa: VI Tema: Radha e veprimeve me

c) 80 – (10 : 5+4)

ç) (160 : 8 + 10) : (5: 5 + 1)

Detyrë shtëpie: Faqe 71 detyrat 1, 2, 3.

Mësimdhënësi :

Senad Orhani ________________________________ Shmu. “Dëshmorët e Zatriqit” Zatriq – Rahovec [email protected]