studenti sot 3

16
ULET NUMRI I KREDITEVE Universiteti i Tiranës ofron testin e TOEFL-it për të gjithë studentët me kosto të reduktuar Konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjuha standarde dhe variantet dialektore” Duke ju referuar ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi studentët të cilët ndjekin studimet e tyre në ciklin e dytë, pra Master dhe ata që studiojnë në ciklin e tretë, pra Doktoratës në përfundim të studimeve të tyre duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve standarde të njohura ndërkombëtare. Prandaj, për studentët që janë pjesë e arsimit të lartë në Shqipëri dhe ndjekin studimet e tyre në një prej universiteteve të vendit... Universiteti i Tiranës nderoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, Luca Volonte Opinsion Studentë (pa) studime! Studentë (pa) studime! Mes zullumit krijuar nga koha, me kalimin e viteve mbi supe dhe vështirësitë e jetës, edhe pena heziton të shkruarin e saj. Mendimet dhe ndjenjat fillojnë të ndrydhen, ndërsa dyshimet për çdo gjë sa vijnë e shtohen. Peripecitë e përditshmërisë e bëjnë jetën sa luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze për «triumfatorët» dhe të hidhur për ato që nuk arrijnë të kalojnë pengesat... Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjike Në memorje të prof. Mantho Nakuçi, jetës dhe veprës së tij shkencore u organizua Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjike që synoi promovimin e punës së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, natën orientimin e organizatës jo-fitimprurëse studentore, Almedicus. Konferenca ishte një bashkëpunim i Almedicus dhe Institutit... Riciklojmë letrën në Universitet, edukojmë komunitetin studentor Studentia që drejton një nga strukturat politike rinore më të rëndësishme të Universiteteve të Tiranës STUDENTI SOT Botim i KSUT 31 tetor 2011 E Perjaveshme Falas Drejtor: Emiljano Dervishi Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi Web site: www.ksut.al E-mail: [email protected] cel: 0695448666 Designed by Pre-Born.net Tani studentëve do t’ju duhen 20 kredite për të kaluar në vitin e dytë dhe 60 kredite për të kaluar ne vitin e tretë

Upload: pre-born

Post on 20-Feb-2016

240 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Botimi nr 3

TRANSCRIPT

Page 1: Studenti Sot 3

ULET NUMRI I KREDITEVE

Universiteti i Tiranës ofron testin e TOEFL-it për të gjithëstudentët me kosto të reduktuarKonferenca

shkencorendërkombëtare

“Gjuha standardedhe variantetdialektore”

Duke ju referuar ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi

studentët të cilët ndjekin studimet e tyre në ciklin e dytë, pra Master

dhe ata që studiojnë në ciklin e tretë, pra Doktoratës në përfundim të

studimeve të tyre duhet të japin edhe provimin e gjuhës angleze mbi

bazën e testeve standarde të njohura ndërkombëtare. Prandaj, për

studentët që janë pjesë e arsimit të lartë në Shqipëri dhe ndjekin

studimet e tyre në një prej universiteteve të vendit...

Universiteti i Tiranës nderoi me titullin“Doctor Honoris Causa”, Luca Volonte

Opinsion Studentë (pa) studime!Studentë (pa) studime!Mes zullumit të

krijuar nga koha, me

kalimin e viteve mbi

supe dhe vështirësitë

e jetës, edhe pena

heziton të shkruarin e

saj. Mendimet dhendjenjat fillojnë të ndrydhen, ndërsa

dyshimet për çdo gjë sa vijnë e shtohen.

Peripecitë e përditshmërisë e bëjnë jetën

sa luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze

për «triumfatorët» dhe të hidhur për ato

që nuk arrijnë të kalojnë pengesat...

Konferenca e VI e Institutit tëStudimeve Dermatologjike

Në memorje të prof. Mantho Nakuçi, jetës dhe veprës së tij shkencoreu organizua Konferenca e VI e Institutit të Studimeve Dermatologjikeqë synoi promovimin e punës së studentëve të Fakultetit të Mjekësisë,natën orientimin e organizatës jo-fitimprurëse studentore, Almedicus.Konferenca ishte një bashkëpunim i Almedicus dhe Institutit...

Riciklojmë letrënnë Universitet,

edukojmëkomunitetin

studentor

Studentia qëdrejton një nga

strukturat politikerinore më të

rëndësishme tëUniversiteteve të

Tiranës

STUDENTI SOTBotim i KSUT 31 tetor 2011 E Perjaveshme Falas

Drejtor: Emiljano Dervishi Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi Web site: www.ksut.al E-mail: [email protected] cel: 0695448666 Designed by Pre-Born.net

Tani studentëve do t’ju duhen 20 kredite për të kaluar nëvitin e dytë dhe 60 kredite për të kaluar ne vitin e tretë

Page 2: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 2

Pas tre javësh përpjekje dhe protestamë në fund u arrit zgjidhja eproblemit të studentëe të FakultetEkonomik, të cilët nuk mund tëkalonin në vitin pasardhës për shkaktë mos plotësimit të numrit tëkrediteve të nevojshme. Kjo situatëe krijuar mori mbështetjen eKëshillit Studentor të Universitetittë Tiranës, i cili institucionalizojë tëgjithë kërkesat e studentëve duke iudrejtuar fillimisht dekanit tëFakultetit të Ekonomisë, i cilideklaroi që nuk ishte kompetenca etij por e senatit akademik të merrtevendim për këta studentë. Më pasKëshillli Studentor iu drejtuasenatit akademik, i cili i kërkoiFakutetit Ekonomisë të dhënat esakta për numrin e studentëve të cilëtprekeshin nga ky problem dhenjëkohësisht edhe mendimin edekanit për zgjidhjen e këtijproblemi.

Më datë 27.10.2011 u mblodh senatiakademik. Pas një ballafaqimimendimesh dhe pas një debati midisatyre qe ishin pro dhe kundërndryshimit të këtij vendimi u arritmë në fund të miratohej propozimi

StudentëtfalenderojnëRektorin përmbështetjenNjë grup studentështë cilët po prisninnë ankth vendimine senatit përparaambienteve tërektoratit. PasvendimitfalenderuanProf.Dr. Dhori Kulepër mbështetjen qëai u dha atyre.

Ulet numri i krediteve për të kaluarnë vitin pasardhës

Tani studentëve do t’ju duhen 20 kredite për të kaluar në vitin e dytë dhe 60 kredite për të kaluar ne vitin e tretë

për ndryshimin e nenit 52 dhe nenit53.

Vendim nr 43 , date 27 .10 .2011

Vendosi:

I – Në rregulloren e UT-së miratuarme vendimin nr 5 datë 12 .04 .2010të senatit akademik të Universitetittë Tiranës bëhen këto ndryshimedhe shtesa :

1. Neni 52 ndryshon si më poshtë :

Studenti kalon nga viti i parë në tëdytin kur ka siguruar të paktën 20kredite të vitit të parë.

Studenti kalon nga vitit i dytë nëvitin e tretë kur ka siguruar të paktën60 kredite nga viti i parë dhe i dytë.

Për raste të veçanta sipas vlerësimitqë i bëhet situatave konkrete,Këshilli i fakuleteteve ka të drejtëtë vendosë ulje të mëtejshme tënumrit të krediteve. Fakulteti iMjekësisë me propozim të Këshillittë Fakultetit dhe miratim të senatitakademik mund të përcaktojë lëndëpa fitimin e të cilave studenti nukkalon në vitin pasardhës edhe nëseka fituar 30 kredite . Studenti i vititë fundit që në përfundim tëprovimeve të vitit rezulton me 30kredite të pashlyera, ka të drejtë t’ilikujdojë ato në një periudhë tëcaktuar nga dekanati/drejtoria,përpara sezonit të diplomimit.

Studenti që shlyen këto detyrimelejohet të hyj në mbrojtjen ediplomës. në rast të kundërt, i lind edrejta e shlyerjes së tyre në sezonine riprovimeve të vjeshtës.

Studenti lejohet të hyjë në mbrojtjene diplomës, pasi ka fituar të gjithakreditet e parashikuara nëprogramin mësimor.

2. Neni 53 ndryshon si më poshtë:

Sudenti ka të drejtë të japëprovimin në tre sezone të rregullta:sezonin e verës, vjeshtës dhe dimritdhe raste të veçanta me kërkesë tëKëshillit Studentor mund të hapenedhe dy sezone (tetor dhe shkurt),për të cilat ata i nënshtrohen tarifavepër shërbimin e ofruar.

Statusi i studentëve të cilët inënshtrohen provimeve të sezonit tëmuajt tetor, përcaktohet mepërfundimin e këtij sezoni. Studentii vlerësuar përsëritës në sezonet erregullta të provimit ka të drejtë:

Të riprovohet në sezonin e vjeshtësderi në gjysmën e krediteve vjetore( 30 kredite)

Duke përfshirë si lëndët e vitit nëvijim ashtu dhe ato të mbartura ngavite të mëparshme. Të paraqitet në

Stafi i gazetës Studenti Sot

Drejtor: Emiljano Dervishi

Kryeredaktor: Emanuela Nexhipi

Koordinator: Aldo Hoxha

Gazetar: Ledjan Mazniku, Ervi Brami

Cel: 0695448666

E-mail: [email protected]

Web site: www.ksut.al

Design: Pre-Born.net

provim e vitit pasardhës, deri në dyherë për provimet e mbartuara. Njëherë në njërin nga sezonet eprovimeve sipas përkatësisë sëlëndës që mbart dhe herën e dytëlejohet vetëm në sezonin eriprovimit.

Kur studenti rezulton kalues mekreditet e nevojshme dhe brenda dyviteve akademike nuk ka fituar njëlëndë, ka të drejtë të kërkojë ngritjene një komisioni ad –hoc

Sipas përcaktimeve në nenin 51 tëkësaj rregulloreje.

II Ngarkohen për zbatimin e këtijvendimi të gjitha njësitë përbërës tëUT-së.

III –ky vendim hyn në fuqimenjëherë.

Përgatiti: Ervi Brami

KSUT propozoi ndryshimin enenit 52 dhe 53 në mënyrë që tëpërfitonin të gjithë studentët eUT-së.

Duke parë që nuk ishin vetëmstudentët e ekonomikut të cilëtishin të prekur prej këtij problemipor edhe studentët e fakultetevetë tjera Këshilli Studentor vendosit’i drejtohet senatit akademik menjë propozim që të ndryshontenenin 52 dhe nenin 53. Arsye pseu kërkua ndryshimi i nenit 53ishte që rregullorja e re t’i vintenë ndihmë edhe atyre studentëvetë cilët nuk kishin marrë 60kredite. Këshilli Studentor i ështëdrejtuar Këshillit të Fakultetevetë Ekonomisë dhe të Shkencavetë Natyrës për celjen e sezonit tëtetorit në mënyrë që ato të kenëmundësi t’i shlyejnë kreditet embetura.

Page 3: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 3

Universiteti i Tiranës nderoi me

titullin “Doctor Honoris Causa”,

President i Grupit të Partive

Popullore Europiane në Këshillin

e Europës, Luca Volonte me

motivacionin “Për kontribut të

rëndësishëm parlamentar në

miratimin e reformave

ristrukturuese të shoqërisë

europiane”. E pranishme në

ceremoninë e dhënies së titullit,

ishte edhe Kryetarja e Kuvendit,

Jozefina Topalli. Në fjalën përpara

rektorëve, pedagogëve, deputetëve

dhe personaliteteve të tjera të

rëndësishme, zonja Jozefina

Topalli vlerësoi zotin Volonte si një

personalitet shumëdimensional me

kontribute të jashtëzakonshme jo

vetëm në jetën politike dhe

akademike të Italisë, por edhe në

shkallë europiane. Zoti Volonte në

fjalën e tij pas marrjes së titullit

“Doctor Honoris Causa”, që iu

dorëzua nga rektori i Universitetit

të Tiranës, Dhori Kule, kujtoi

lidhjet e hershme që ekzistojnë

mes Shqipërisë dhe Italisë,

posaçërisht në fushën e arsimit,

Universiteti i Tiranës nderoi me titullin“Doctor Honoris Causa”, Luca Volonte

duke përmendur numrin e lartë të

studentëve që kanë studiuar në të

kaluarën por edhe në ditët e sotme

në vendin fqinj. Ai vlerësoi hapat që

Shqipëria ka ndërmarrë ndër vite për

të kaluar nga një vend me ekonomi

të centralizuar, në një vend me

ekomoni të lirë tregu dhe që gjatë

viteve të fundit ka njohur nivele të

larta stabiliteti makro-ekonomik.

”Rikthimi në Parlament i partive të

opozitës, tha zoti Volonte, do të jetë

një ndër elementët kyç për

përmbushjen e objektivit të

integrimit të Shqipërisë në

Bashkimin Europian. Është detyrë e

institucioneve që të vijojnë në këtë

rrugë dhe e forcave politike që të

marrin përsipër plotësisht

përgjegjësinë e përballjes në

Parlament. BE ka nevojë që të ketë

Shqipërinë mes vendeve anëtare të

tij. Ka nevojë pikërisht për rolin

politik dhe kulturor, si dhe për

shembullin që Shqipëria mund të

japë për të gjithë rajonin e

Ballkanit,” u shpreh zoti Volonte. Në

këtë kontekst, ai vlerësoi hapat e

mëdhenj që vendi ka bërë që nga

anëtarësimi me të drejta të plota në

Këshillin e Europës në lidhje me të

drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës

dhe demokracinë, nëpërmjet

ratifikimit të një numri të

konsiderueshëm konventash,

zbatimit të vendimeve të gjykatave,

si dhe miratimit të reformave

legjislative të rëndësishme në

bashkëpunim me Komisionin e

Venecias. “Shqipëria, tha ai, është

një vend i madh në progres dhe

universiteti zhvillon një detyrë

gjithmonë e më të rëndësishme në

formimin e qytetarëve të saj dhe të

klasës së ardhshme drejtuese. Kriza

Është zhvilluar ceremonia edhënies së titullit DoktorHONORIS CAUSA, mëdatë 27.10.2011 në orën10:00, në ambientet eRektoratit të Universiteti tëTiranës (Salla e Senatit) .Anëtarët e Senatit Akademiktë Universiteti të Tiranës këtëtitull ia kanë dhënë Z. LucaVolontè.

Z.Volontè është Presidenti iGrupit Popullor- KristianDemokrat, që përbën grupinmë të madh dhe më tërëndësishëm në AsamblenëParlamentare të Këshillit tëEuropës. Ai ka dhënë njëndihmesë shumë të madhe përintegrimin europian tëShqipërisë. Ky titull iu dha memotivacionin “Për kontribut tërëndësishëm parlamentar nëmiratimin e reformaveristrukturuese të shoqërisëEuropiane”.

e sotme ekonomike duhet të

përballohet edhe nëpërmjet

impulseve të reja të mësimeve

universitare, që ky universitet i

rëndësishëm zhvillon me

inteligjencë dhe pasion në Shqipëri

dhe që përbën një shembull për

kontekstin ballkanik.”

Page 4: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 4

Është e nevojshme që një student

duhet patjetër të mbrojë toeflin që

të marri diplomën e masterit?

Duke ju referuar ligjit të Arsimit të

Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi

studentët të cilët ndjekin studimet e

tyre në ciklin e dytë, pra Master dhe

ata që studiojnë në ciklin e tretë, pra

Doktoratës në përfundim të

studimeve të tyre duhet të japin edhe

provimin e gjuhës angleze mbi

bazën e testeve standarde të njohura

ndërkombëtare. Prandaj, për

studentët që janë pjesë e arsimit të

lartë në Shqipëri dhe ndjekin

studimet e tyre në një prej

universiteteve të vendit duhet që të

provojnë se zotërojnë një nivel të

caktuar të zotërimit të gjuhës

angleze përpara marrjes së titullit

“Master” apo “Doktor”.

Më pas, udhëzimi i Ministrisë së

Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar

testet ndërkombëtare të pranueshme

për të përmbushur kriterin e

diplomimit që përmban Ligji i

Arsimit të Lartë. Ndër to renditet

edhe testi i TOEFL-it (Test of

English as a Foreign Language) i cili

është një standard ndërkombëtar i

matjes së aftësisë së kandidatit për

të përdorur gjuhën angleze. Prandaj,

çdo student i cili është regjistruar që

vjet në një nga programet Master

apo Doktoraturë, duke përfshirë

edhe ata që vazhdojnë të regjistrohen

në vijim duhet të jenë në dijeni të

faktit se përpara marrjes së diplomës

duhet të ndërmarrin një test

ndërkombëtar të gjuhës angleze dhe

të provojnë se janë të aftë të përdorin

gjuhën angleze në nivelin e

përgjithshëm teorik.

Po studentët e anglishtes duhet ta

japim këtë provim?

Edhe studentët që studiojnë gjuhën

Angleze janë të detyruar t’i

nënshtrohen një testimi

ndërkombëtar përpara marrjes së

diplomës “Master” apo

“Doktoraturë”. Ministria e Arsimit

dhe e Shkencës ka qenë

gjithëpërfshirëse në drejtim të

përfshirjes së të gjitha degëve dhe

disiplinave studimore në testim.

Ligji i Arsimit të Lartë pohon

specifikisht se për ciklet e dyta dhe

të treta të studimit, përkatësisht

Master dhe Doktoraturë duhet të

zotërohet një nivel i caktuar i gjuhës

angleze nga studentët, duke mos

përjashtuar nga ky rregull i

përgjithshëm as studentët të cilët

studiojnë gjuhën angleze.

Sigurisht që vlen të theksohet se

testet ndërkombëtare të gjuhës

angleze masin një nivel të

përgjithshëm teorik të zotërimit të

gjuhës angleze dhe jo njohuritë

specifike akademike të çdo fushe të

kandidatit.

Ku duhet ta japin studentët këtë

provim?

Duke ditur rëndësinë e marrjes së një

testimi ndërkombëtar të gjuhës

angleze, Universiteti i Tiranës ka

ngritur kapacitetet e nevojshme për

t’i ardhur në ndihmë studentëve

përmes ngritjes së një zyre të

posaçme e cila ndodhet tek godina

e tij më e re, pra Godina “Liria”, ish-

Kinoklubi i Qytetit Studenti. UT-ja

ka nënshkruar një Memorandum

Bashkëpunimi me një prej

kompanitë më të mëdha botërore në

fushën e testimit, ETS Global në

bazë të së cilës i ofron testimet e

TOEFL dhe TOEIC për të gjithë

studentët që diplomohen në vend por

edhe për ata që duan të vazhdojnë

më tej të studiojnë ose të punojnë

jashtë vendit.

Prandaj studentët mund ta japin

provimin tek Universiteti i Tiranës

në zyrën e UT-ETS e cila qëndron e

hapur çdo ditë nga e hëna në të

premten për të informuar studentët

mbi testet e gjuhës angleze, për të

kryer regjistrimin e tyre në një prej

testimeve të anglishtes por edhe për

t’i asistuar më tej në procesin e

testimit.

A ofron Universiteti i Tiranës këto

teste?

Universiteti i Tiranës ka ngritur një

zyrë të posaçme e cila ndodhet në

Godinën “Liria” tek ish-Kinoklubi i

Qytetit Studenti për t’i ardhur në

ndihmë studentëve që duan të japin

testin ndërkombëtar të gjuhës

angleze. Aktualisht UT-ja në

bashkëpunim me ETS Global ofron

dy testime, TOEFL (Test of English

as a Foreign Language) si dhe

TOEIC (Test of English for

International Communication) në

formatin e shkruar. Si TOEFL-i

ashtu edhe TOEIC-u testojnë

kompetencat e të dëgjuarit, të

lexuarit dhe ato gramatikore të

kandidatit të strukturara rreth

pyetjeve dhe situatave specifike.

Të dyja testimet e ofruara nga UT

janë të njohura nga Ministria e

Arsimit dhe e Shkencës për

përmbushjen e kriterit të diplomimit

të përcaktuar nga Ligji i Arsimit të

Lartë, por janë gjithashtu edhe të

përdorshme për qëllime individuale

të kandidatit në drejtim të punësimit

apo edhe të ndjekjes së studimeve

dhe specializimeve të mëtejshme.

Prandaj, UT-ja i ofron të gjithë

studentëve lehtësira në drejtim të:

ndërmarrjes së testimeve me një

kosto të reduktuar, informimit mbi

testet e ndryshme të gjuhës angleze

si dhe ofrimit të disa modeleve të

testimit të cilat gjenden dhe në ueb-

in e krijuar posaçërisht për këtë

qëllim: www.ut-ets.edu.al

Universiteti i Tiranës ofron testin e TOEFL-itpër të gjithë studentët me kosto të reduktuar

Ligjit të Arsimit të Lartë i cili ka hyrë tashmë në fuqi parashikon që studentët duhet të japin testin ndërkombëtar gjuhën angleze

Page 5: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 5

Sa duhet të paguaj një student që

të mbrojë anglishten?

Kompania ETS Global e cila është

partnerja zyrtare e Universitetit të

Tiranës në këtë iniciativë, për t’i

ndihmuar të gjithë studentët e ka

reduktuar koston e çmimit të

testimeve ndërkombëtare të gjuhës

angleze. Më konkretisht, një student

paguan çmimin më të ulët për

provimin e TOEFL ITP ose TOEIC

nga të gjitha vendet e tjera të rajonit

ku ETS Global vepron. Kështu që,

për të mbrojtur provimin e TOEFL

ITP-së një student duhet të paguajë

66 Euro, kurse për të mbrojtur

provimin e TOEIC-ut një student

duhet të paguajë 135 Euro. Kuptohet

që provimi i TOEIC-ut ka një kosto

më të lartë për shkak se ofron një

certifikatë e cila është e vlefshme

gjatë gjithë jetës, përkundër provimit

të TOEFL ITP-së, rezultati i të cilit

është i vlefshëm për një periudhë 2-

vjeçare.

Në rast se studenti nuk arrin

rezultatin e pritshëm dhe atë

dëshirueshëm të gjuhës angleze, ai

mund të regjistrohet sërish për ta

ndërmarrë prapë testimin duke

paguar të njëjtën kosto për testim.

Po metoda e vjetër e anglishtes çfarë

vlerash ka?

Në kuadër të testimeve të gjuhës

angleze, ekziston edhe testimi që

realizon Fakulteti i Gjuhëve të

Huaja. Vlen të theksohet se ky është

një test kombëtar i gjuhës angleze,

kurse Ligji i Arsimit të Lartë

specifikon faktin se duhet ndërmarrë

një test ndërkombëtar i gjuhës

angleze.

Prandaj testimi i përdorur në

Fakultetin e Gjuhëve të Huaja mund

të përdoret sërish nga studentët për

qëllimet e tyre individuale, por nuk

mund të përdoret dot në drejtim të

diplomimit të tyre në përfundim të

studimeve Master apo Doktoraturë.

Ashtu siç u theksua edhe më sipër,

nga studentët duhet të ndërmerret një

test ndërkombëtar i gjuhës angleze.

Prandaj, testimi i Fakultetit të

Gjuhëve të Huaja nuk i ndihmon

studentët për të përmbushur kriterin

e diplomimit në ciklin e dytë ose të

tretë të studimeve.

Në fund mund të shtosh edhe ndonjë

gjë që të duket e arsyeshme për t’u

thënë?

Aktualisht studentët të cilët

studiojnë në Universitetin e Tiranës,

por edhe ata të cilët ndjekin studimet

e tyre në universitetet publike ose

private të vendit kanë shfaqur

interesimin e tyre për t’u përfshirë

në testimet e TOEFL ITP-së dhe

TOEIC-ut. Kështu që, UT-ETS deri

më tani i ka realizuar testimet një

herë në muaj në një datë specifike

në sallat e ish-Kinoklubit të Qytetit

Studenti. Rritja e interesimit dhe

vëmendjes së studentëve ndaj

rëndësisë së mbrojtjes së anglishtes

në teste të standardizuara

ndërkombëtare do të bëjë që UT-ja

t’i gjendet pranë çdo studenti dhe ta

asistojë atë me informacionin e

nevojshëm gjatë muajve në vijim.

Studentët e interesuar për çdo pyetje

mbi datat e provimeve, procedurën

e regjistrimit dhe çdo informacion

tjetër mund të kontaktojnë në zyrën

e UT-ETS:

Ueb: www.ut-ets.edu.al

Email: [email protected]

Tel: +355 4 2368266

Konferenca shkencorendërkombëtare “Gjuhastandarde dhe variantet

dialektore”

Në datën 24 tetor 2011, nëambientet e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Universiteti iTiranës është zhvilluarKonferenca ShkencoreNdërkombëtare me temë“Gjuha Standarde dhe VariantetDialektore. Kjo konferencëështë zhvilluar ngaDepartamenti i Gjuhësisë,

Fakulteti i Histori - Filologjisëi Universiteti të Tiranës. Ajoështë ndarë në tre seanca ku nësecilën seancë pedagog sishqiptarë ashtu edhe të huajkanë prezantuar punimet dhetemat e tyre. Në fund të çdoseance janë zhvilluar diskutimerreth punimeve që janëprezantuar.

Në memorje të prof. ManthoNakuçi, jetës dhe veprës së tijshkencore u organizua Konferencae VI e Institutit të StudimeveDermatologjike që synoipromovimin e punës së studentëvetë Fakultetit të Mjekësisë, natënorientimin e organizatës jo-fitimprurëse studentore, Almedicus.Konferenca ishte një bashkëpunimi Almedicus dhe Institutit tëStudimeve Dermatologjike.U mbajtnë 29 tetor 2011 në sallën ekonferencave të spitalit Hygeia.Uparaqitën dokumentaret e realizuarnga prof.Mantho Nakuci, që janëende sot dëshmi e punës së mirefilltëshkencore. Zhdukja e leprozës nëshqiperi dhe mjekimi idermatomikozave, bëri që këtosëmundje te ktheheshin ngaprobleme endemike ne sporadike. Ureferuan 14 tema shkencore tëpunuara nga studentët e Fakultetit tëMjekesisë, të programuara në 3

seksione. Gjatë diskutimeve uzhvilluan pyetje nga studentëtpjesëmarrës, drejtuar Dr.MikelNakucit, udheheqësit shkencore tekësaj konference.Të gjitha temat ereferuara kishin në bazë raste kliniketë trajtuara gjatë këtyre viteve ngaDr.Mikel Nakuci. Konferenca kishtetë ftuar jo vetëm dermatologë pordhe gjinekolog, kirurgë, farmacistëe pedagogë. Eventi u përshëndet ngaDr.Xheladin Ceka, drejtor ikurrikulave në rektoratin eUniversitetit të Tiranës, Znj.MirelaTabaku, këshilltare e kryeministrit tëshqiperisë, Dr.Flamur Tartari,Prof.Hektor Peçi. Në emër të grupitorganizativ falenderoj gjithëpjesëmarrësit, të ftuarit dhevecanërisht Z.Leonard Solis qëmundësoi realizimin e kësajkonferencë në sallën e spitalitHygeia.Përgatiti: Raserida Cepele

Konferenca e VI e Institutittë Studimeve Dermatologjike

Page 6: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 6

Profil i Estela Kondura:

Estela Kondura e lindur në Korçë më

22.03.1988. Shkollën e mesme e

kam kryer tek gjimnazi

“Themistokli Gërmenji” në Korçë

(shkollë e mesme e profilizuar)

vazhdon studimet e larta për shkenca

politike, dhe një master për Teori

Politike. Dëshira e saj për t’u afruar

me politikën ka qënë shumë e

hershme, pasi dhe në moshë të vogël

ka patur interest ë dinte sesi

funksiononin strukurat politike në

vend. Një ndjenjë e fshehur për

politikën por që në fakultet u bë

pjesë e Forumit Rinor të Partisë

Demokratike (FRPD). Tek FRPD

nisi të angazhohet fillimisht në

qytetin e lindjes, dhe më pas në

Tiranë me strukturat e Shkencave -

Sociale, dhe prej 2 vitesh kryeson

GRUD. Si kryetare e kësaj strukure

arriti të kuptoj që studentët janë

pjesa më potenciale në vendin tonë,

dhe idetë e tyre padyshim janë

shumë përparimtare. Mbulon

veprimtarinë e fakulteteve qofshin

ato private ose shtetërore në qytetin

e Tiranës. Për Estelën të qenurit

pjesë e këtyre strukturave do të thotë

mundësi, sa më shumë të jesh i

angazhuar aq më shumë ke mundësi

të jesh i informuar dhe të prekësh

nga afër realitete të ndryshme

politike. “Ata që aderojnë tek

strukturat e GRUD janë studentë dhe

përvecse ajo i ndihmon të kenë një

horizont dhe një informacion më të

gjerë politik, këta studentë nuk kanë

qenë kurrë të penguar në aspektin

studimor”- shprehet Estela Kondura.

E ndërsa gjen rastin që t’ju bëj thirrje

të gjithë studentëve të Universitetit

të Tiranës, të cilët duan të jenë pjesë

e GRUD dhe të jenë pjesë e

politikbërjes, të gjithë ata të cilët

kanë një ide dhe duan ta ndajnë me

GRUD, të kontaktojnë tek adresa e

(facebook) “Grud Tiranë” dhe

www.frpd.al. Ajo thotë se të jesh

Studentia që drejton një nga strukturat politike rinore mëtë rëndësishme të Universiteteve të Tiranës

pjesë e politikës nuk mund të jesh,

por bëhesh, mjafton pak angazhim,

përpjekje dhe punë nga ana e të

gjithëve. Estela ka kryesuar GRUD

për dy fushata gjatë vitit 2009 dhe

2011 dhe ajo që ka vënë re ëshë se

gjatë fushatës së fundit ka patur një

tendencë rritje të numrit të

studentëve aktiv.

Çfarë aktivitete janë zhvilluar nga

GRUD?

Aktivitete që zhvillohen janë të

shumta qofshin ato politike dhe jo

politike GRUD sikurse dhe kryesia

e forumit ka axhenden e vet ku

mbidhen dhe diskutojnë për çdo

problematikë dhe zgjidhje të

çështjeve të ndryshme. Të rinjtë janë

pjesë e të gjitha veprimtarive dhe

aktiviteteve që ndodhin në Partinë

Demokratike. FRPD është

organizatë partnere e Partisë

Demikratike dhe të rinjtë që

aderojnë në të shprehin pikëpamjet

e tyre. Pa harruar edhe aktivitete jo

politike të tipit party në club-e të

ndryshme, dhe një kampionatë

minifutbolli me strukturat e forumit

që do ta realizojmë shumë shpejt.

Një numër i madh studentësh nëFakultetin e Historisë dheFilologjisë, më datë 22 prill 2010krijuan Klubin Studentor përEdukim Mjedisor “IDEA“, dukeqënë se kjo datë është ditandërkombëtare e tokës. IDEA ka njëaudiencë të gjerë për edukiminmjedisor të studentëve në FHF poredhe UT duke bashkëpunuar mekëshillat studentore dhe shoqatat e

ndryshme mjedisore me qëllim qënëpërmjet punës së tyre të rinjtë tëevidentojne vlerat dhe pasuritënatyrore dhe kulturore të vendit sidhe lidhja shpirtërore me to.Aktivizimi i studentëve osespecialistëve, mësuesëve tëardhshëm në mënyre krijuese nëzgjidhjen e problemeve të ndryshme,përfshirë edhe ato mjedisorepërcakton formimin sa më të mirëtë tyre si qytetare dhe si edukues.

Në bashkëpunim me shoqatatmjedisore, si dhe me shoqatat ericikluesve të Shqipërisë në FHF pozbatohet një ide e paaplikuar më parënë institucionet e arsimit të lartë,FHF është një institucion miqësorme mjedisin dhe pararojë nëedukimin mjedisor të studentëve.

Projekti arriti krijimin e një rrjetiembrional të riciklimit të letrës nëFHF, dhe nxiti riciklimin e letrës sinjë element bazë që reformonedukatën mjedisore të studentëve.Të rinjtë si pjesë e rëndësishme ekëtij projekti janë të ndërgjegjshëmpër domosdoshmërinë e riciklimit tëletrës në fakultet, duke ditur sefakulteti ka një sasi tëkonsiderueshme letre e cila mund tëvihet sërish në përdorim kështu qëkontribojmë në kursimin e pemëveqë priten për të bërë letrën, energjisë,gjë që çon në përmirësimin emjedisit. Një hap sado vogël ka vleradhe rëndësi të mëdha.

Projekti kanë një ndikim shumëpozitiv tek studentët në disadrejtime:

1. Ka karakter formues, aplikativdhe edukues duke i përgatiturstudentët për punë konkrete nëfushën mjedisore.

2. Studentët kanë një model puneqë mund ta eksportojnë edhe nëfakultete të tjera apo mjedise të tjera.

3. Projekti ka nxitur studentët qëtë jenë pjesë e fakultetit dhe të kenëpropozimet e tyre për zhvillimin eaktiviteteve të tjera të tematikave tëndryshme .

4. Ka nxitur gjallërinë e jetësstudentore.

Projekti u realizua me ndihmën dhembështetjen shkencore tëProf.As.Dr.Romeo Hanxhari.

Xhulia Bygjymi

Riciklojmë letrën në Universitet, edukojmëkomunitetin studentor

Sa e vështirë ka qënë angazhimi

juaj?

Të drejtoj këtë strukturë për mua

është gjëja më e bukur. Unë kam

edhe një punë por e kam thënë edhe

më parë që kënaqësia më e madhe

është angazhimi im në forum. Është

apsolutisht shumë e vërtetë kjo e

fundit sepse këtu të gjithë jemi njësoj

bashkëpunojmë me njëri tjetrin,

kemi shumë aspirata për të ardhmen

dhe shumë sfida për të përballuar.

Kjo është ajo që unë kam dashur dhe

mund të them që të gjitha

vështirësitë kanë kaluar mbase pa u

ndjerë fare.

Cili është oraganizimi i FRPD?

Forumi Rinor i Partisë Demokratike

përbëhet nga GRUD dhe nëndegët

Tiranë. GRUD ka në përbërjen e vet

një kryetar dhe një sekretar dhe çdo

fakultet i Tiranës ka në përbërje të

njëjtën gjë, edhe dega e Tiranës ka

në përbërje minibashkitë në zonat

urbane dhe komunat në zonat rurale

ku edhe këto drejtohen nga një

kryetar dhe një sekretar. Kryetar i

forumit është Gerti Bogdani dhe

Kryetar i degës Tiranë është Mirgen

Lata.

Page 7: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 7

Me iniciativë të një grupiintelektualësh të fushave tëndryshme, pjesë e shoqërisë civile,u krijua Organizata Jo Qeveritaredhe Jo Fitimprurëse “Instituti përLuftën Kundër Krimit të Organizuardhe Terrorizmit”. Institutifunksionon si subjekt juridik ipavarur dhe ushtron aktivitetin e tijkonform legjislacionit shqiptar nëfuqi.

Bazuar në vullnetin e mirë,transparencën dhe dëshirën për tëdhënë një ndihmë sado modeste,Instituti ka bashkuar eksperiencat,kompetencat dhe kapacitetet emanaxhimit administrativ dhefinanciar, kundër çdo aspekti tëkrimit të organizuar si drogat,trafiqet, krimet ekonomike etj si dhendaj terrorizmit.

Pa dashur të minimizojmë rrezikunapo rendësinë e atij që quhet krimiordiner, por për shkak të natyrës,përhapjes, organizimit dhe egërsisë,krimi i organizuar merr prioritetqoftë në studime penale dhe teorikeashtu edhe në veprime konkrete.

Veprimtaria e Institutit drejtohetkryesisht për parandalimin dheluftën ndaj këtyre fenomeneve,rehabilitimin e personave që preken

prej tyre, si dhe prej çdo forme tjetërtë kriminalitetit, duke qenë koherentëme veprimtari të tjera të së njëjtësfushë. Të anëtarësuarit në këtëshoqatë janë juristë, ekonomistë, ishoficerë policie, punonjës social,psikologë, mjekë, biokimistë,gazetarë dhe të gjithë së bashkumarrin vendime në lidhje meveprimtarinë e Institutit dhe politikatqë ai do të ndjekë në çdo rast.

Aktualisht Instituti ka mbështetjen enjë numri të konsiderueshëmvullnetarësh të cilët ndihmojnë nërealizimin e objektivave të tij.Konkretisht ata marrin pjesë nëprojekte të ndryshme të Institutit,sidomos në organizimin esondazheve, anketimeve dheintervistave të ndryshme, rezultatete të cilave përcaktojnë edheprioritetet e punës së këtij Insituti.

Më pas vullnetarët që kanë aftësitëdhe njohuritë e duhura të fushëspërkatëse paraqesin edhe ide apoprojekte të ndryshme të cilat ikonceptojnë dhe i zbatojne vetë sipjesë e stafit të Institutit.

Me parimin e luftës ndaj çdo formenegative që po mban peng shoqërinëshqiptare dhe më gjerë, me dëshirëne madhe për të mos pasur më tëdëmtuar nga këto forma tëkriminalitetit dhe me besimin se tëgjithë së bashku do arrijmë të bëjmëdiçka shumë pozitive, ftojmë këdoqë bashkohet me mendimin tonë, tëbëhet pjesë e Institutit për LuftënKundër Krimit të Organizuar dheTerrorizmit.

Fabjan Doma

Studentët pjesë e institutit që ka për qëllim parandalimin dhe luftën ndaj fenomeneve negativë

Sic eshte e njohur per te gjithestudentet,Këshilli Studentor ka këtoqëllime dhe objektiva kryesore:• Të trajtojë shqetësimet estudentëve dhe të veprojë përzgjidhjen e tyre;• Të kontribuojë në rritjen e aftësiveorganizuese dhe administruese tëgrupeve më aktive të studentëve;• Të krijojë struktura që shërbejnëpër informimin e studentëve dhe tëkujdeset për mbarëvajtjen e tyre;• Të bashkëpunojë me organetdrejtuese të Universitetit dhe tëFakulteteve me synim përmirësimine nivelit mësimor e kërkimor-shkencor;

• Të krijojë e përforcojë lidhjet midisstudentëve të Universitetit dhestudentëve të Universiteteve të tjeranë Shqipëri dhe nëpër botë;• Të ndërmarrë veprime që do tëndihmojnë në përmirësimin egjendjes së studentëve;

• Të krijojë struktura ndihmëse nëzhvillimin e aktivitetevejashtëshkollore për studentët;• Të ofrojë shërbime lehtësuese përstudentët;• Të zhvillojë nivelin kulturor dhearsimor të studentëve;• Të kryejë aktivitete që synojnëargëtimin në format e tij më tëlarmishme.Duke u bazuar ne qellimet e krijimittone, Keshilli Studentor iUniversitetit te Tiranes nebashkepunim te ngushte mekeshillin Studentor te UniversitetitBujqesor, pasi analizuan

funksionimin e sistemit SmartLiving dhe profitet qe ai sjell peranetaret e tije, propozuan krijimin enje rubrike te posatshme perstudentet dhe jeten e tyreUniversitare ne menyre qe

mundesite e perfitimit nga SmartLiving te ndihmojne pozitivisht nestudimet dhe ne mardhenienndermjet studenteve,pedagogeve dheautoreve te teksteve Universitare.Keshtu duke shfrytezuar mundesineteknologjike qe ofron projekti SmartLiving dhe perfitimet qe ai sjellnepermjet metodave bashkekohoredrejt se cilave po synon tepozicionohet e gjithe rinia dhe jetastudentore europiane dhe boterore,u be e mundur krijimi i rubrikesSMART STUDENT.Smart Student do jete mundesiaunike dhe teper bashkekohore per te

gjithe studentet anetare ne SmartLiving duke i ofruar atyre. Studimete teksteve Universitare me kosto teulet ose pa asnje kosto..Gjithashtu edhe mundesine eperdorimit te zgjuar te pikeve tefituara nga Smart Living, duke i

ofruar studentit informacione dheshpjegime ne kohe reale per pyetjeapo sygjerime te nevojshme mbilibrat,leksionet apo materiale te tjeramesimore qe mund te aksesohenonline, nepermjet abonimit ne SmartStudent me ane te pikeve Smart.Rubrika Smart Living nuk sjellrezultate pozitive vetem ne studimete teksteve universitare, por edhe nekontaktin e perhershem me autorete ketyre teksteve duke ofruar keshtunje mundesi komunikimi me shumeper studentet, e cila jo vetem nukpengon funksionimin e mundesiveaktuale por ndihmon ne zhvillimine tyre ne nivele moderne dhebashkekohore. Ne nenshkrimin ekesaj marrveshjen pervec dykryetarete te UniversiteteveEmiljano Dervishi dhe ArnoldLleshaj moren pjese dhe kryetaret ete gjithe keshillave studentor tefakulteteve te UniversitetitBujqesor.Pranvera Mziu FakultetiBujqesise dhe Mjedisit,Gani Bego Fakulteti te ShkencavePyjore,Jorinda Bushkola Fakulteti teBioteknologjise,Asim Cenalia Fakulteti teMjekesise Veterinare.

NENSHKRUHET MARRVESHJA E BASHKPUNIMIT MIDIS KESHILLAVE STUDETOR TE UNIVERSITETIT TE TIRANES DHE

UNIVERSITETIT BUJQESOR MBI PROJEKTIN ME TE FUNDIT TEKNOLOGJIK DEDIKUAR STUDIMEVE “SMART STUDENT”

Smart Student bashkon dy Universitetet

Page 8: Studenti Sot 3
Page 9: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 9

Red Bull BC

One All Star

Albania – Për

herë të parë në

Shqipëri, më 25 qershor, u zhvillua

konkursi i mirëfilltë i breakdance, ku

i ftuar special ishte Cico,

breakdancer-i i mirënjohur italian

dhe i ashtuquajturi ‘Prince of

Power’.

Mëngjesin e së shtunës Cico zhvilloi

një workshop për rreth 2 orë me të

gjithë B-Boys shqiptarë, duke i

shpjeguar taktikat dhe stilet e

ndryshme të këtij kërcimi.

Konkursi u mbajt pasditen e së

shtunës tek Amfiteatri, pranë Liqenit

Artificial të Tiranës, ku pas raundit

kualifikues me 30 B-Boys nga e

Profili i CICO (MauroPeruzzi)

I quajtur “Princi i fuqisë”, italiani

Mauro Peruzzi aka CICO i

specializuar në lëvizjet e fuqishme;

lëvizjet më dinamike në formatin e

B-Boy. Ai shquhet veçanërisht për

kërcimin e tij energjik dhe atë të

quajtur 1990’s, ku ai rrotullohet me

shpejtësi duke u mbështetur vetëm

në njërin krah. Ai mban rekordin

botëror, duke realizuar 27 rrotullime.

CICO është një nga anëtarët e grupit

RED BULL BC ONE ALL STARS!

CICO ka lindur në Gjermani në vitin

1984 dhe ka qenë në lëvizje

Gjermani-Itali deri në vitin 2002. Ai

nisi të merrej me breakdance në

1995 dhe aktualisht është anëtar i

ekipit Spinkings. Ai ka marrë pjesë

në shumë evente, duke përfshirë

edhe RED BULL BC ONE 2005 &

2007 dhe ka fituar shumicën e

sfidave nëpër Evropë.

CICO kujton ditën e parë kur pa

lëvizjet e breakdance, “Një ditë mua

më zuri syri diçka që rrotullohej në

distancë. Kurioz për të parë se çfarë

ishte, u afrova menjëherë dhe u

shtanga nga ajo që pashë. Një per-

son që rrotullohej mbi dysheme.

Mendova, “E pabesueshme! Është

në kundërshtim me çdo ligj të

natyrës..ai po fluturon!’ Duart m’u

djersitën dhe zemra filloi të më rrihte

shumë fort. Ishte si diçka që më la

pa frymë. Dhe kjo ishte dëshira dhe

bindja për të mësuar SI TË

FLUTUROSH !”

Red Bull BC One All Star Albania

Tirana pushtohet nga mbretërit e breakdance

gjithë Shqipëria, vetëm 16 prej tyre

u përzgjodhën për të marrë pjesë

në konkurim. Për rreth 2 orë u

zhvilluan 15 raunde plot tension

dhe rivalitet, deri në sfidën finale ku

fitues u shpall B-Boy Çimka.

“Jam shumë i lumtur për fitoren.

Është hera e parë për mua që marr

pjesë në një sfidë të mirëfilltë

breakdance, pasi konkurse të këtij

lloji nuk janë zhvilluar më parë në

Shqipëri. Pika ime e fortë janë frizat

dhe power moves” - u shpreh 22-

vjeçari nga Tirana, Bledi Gjashta.

Në panelin e jurisë ishin Cico, i

mirënjohur për lëvizjet dinamike,

imazhi i breakdance në Shqipëri Tan

Brama dhe B-Boy Andi1, i njohur

për flexible style.

Cico gjithashtu mahniti të gjithë të

rinjtë e qytetit me performancën e

tij fantastike dhe dinamike në një

prej club-eve më të njohur të

kryeqytetit, duke realizuar

rrotullime kokëposhtë, i mbështetur

vetëm mbi njërën dorë.

Ja si shprehet Cico pas eventit:

“Konkurrimi ishte vërtet interesant,

sepse njihesh me karakteret e

ndryshme të B-Boys, ata janë shumë

krenar. Kur dikush ishte duke

humbur, ata e merrnin shumë

personale, prandaj ishte e vështirë.

Çimka fitoi dhe unë jam shumë i

lumtur pasi ai u paraqit mirë. Gara

shkoi shumë mirë, edhe niveli ishte

i mirë. Pas eventin ne shkuam direkt

në club dhe atje ‘i vumë flakën’!

Shkoi shumë shumë mirë, ishte një

mrekulli. Njerëzit u çmendën, edhe

unë gjithashtu…shumë këndshëm!”

Page 10: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 10

Vijnë nga vende të ndryshme tëShqipërisë, studiojnë degë tëndryshme, kanë diferencë moshore,kanë ide dhe mendime të ndryshmëpor fakti i vetëm që i bashkon ështëjetesa në qytetin e studentëve. Porsi janë përshtatur ato jetesëskolektive dhe vështirësitë që kanëhasur larg familjes.

Eliana Hasani, Vlore,Dega:Fizioterapi

Fakulteti: Mjeksi e Përgjithshme

1- Si ju duken kushtet e konviktitkëtë vit? Kushtet e konviktit janë tëpërshtatshme, por nëqoftëse do t’ikrahasoja me vitet e kaluara do tëthoja se tani janë pak më të mira.

2- A janë të përshtatshme për tëjetuar? Mundohemi të përshtatemi.

3- Si jeni përshtatur ju këtyrekushteve dhe jetesës kolektive? Nëfillim e kam pasur të vështirë, përarsye të ambientit, tashmë jo më.Pasi bashkëjetesa në dhomë ështëmë e vogël. Janë bërë disandryshime, dushet janë shtuar, dhedyshekët janë të rinj.

4- Sa e vështirë është për ju tëqënit konviktore? Paksa e vështirë.

Viti 2, Savjola Bali, Dega: Drejtësi

Fakulteti: Drejtësi Qyteti:Elbasan

1- Si ju duken kushtet e konviktitkëtë vit? Këtë vit kushtet janë mëtë mira duke qënë se janë shtuaretazhierë të rinj dhe rregullime nëkabinat e dushëve. Natyrisht këtondihmojnë në sistemimin e gjërave

tona të cilat na nevojiten në jetesëne përditshme. Dhoma me trepersona lehtësojnë bashkjetesën.Shërbimet janë të vazhdueshme dhetejet efektive në përgjigje tënevojave tona. Janë shtuar orenditë reja, krevate, komedina, dyshekë.Është shtuar kujdesi ndaj banorëve,ka shërbime sociale, mjekësore etj.Janë ndër gjërat e para që keminevojë dhe këto i kemi gjetur.

2- A janë të përshtatshme për tëjetuar? Si mund të kuptohet nestudentët kemi nevoja specifike tëcilat na ndihmojnë për arritjen erezultateve në ciklin e studimeve. Pokushtet janë të përshtatshme sepseduke u nisur nga pagesa e strehimitqë është relativisht e ulët mund tëthemi që është plotësisht në rregull.Punonjësit janë gjithmonë tëgatshëm për të na asistuar kur kemiprobleme si me kushtet e jetesësashtu dhe me personat e tjerë qëbanojnë këtu. Kushtet janë optimalepër të jetuar dhe studiuar. Sallat estudimit dhe të internetit janë hapurdhe në kushte mjaft të mira.Rregulloret shprehen qartë përrespektimin e hapësirës së tjetrit dhekam vënë re që ka zbatime rigoroze.Hapësirat janë të mjaftueshme përsistemimin e gjërave tona si dhemundësojnë gjithashtu studim nëdhomë.

3- Si jeni përshtatur ju këtyrekushteve dhe jetesës kolektive? Kyështë viti i dytë që jetoj në konviktdhe mund të them se jam përshtaturplotësisht. Vajzat me të cilatbashkëjetoj nuk i njihja më parë dhe

kështu ishte pak e vështirë në fillim.Kushtet në fakt ishin mjaft tëndryshme nga ato me të cilat ishamësuar dhe ambjenti mjaft indryshëm dhe disi armiqësor mundtë them. Por jetesa kolektive mendojse është gjëja më e mirë për njëstudent. Kushtet këtu kanë forcuarndjenjën time të përgjegjësisë,përballimi i detyrimit për kujdesndaj personit tim dhe të tjerëve mëkanë bërë të kuptoj se mund t’ja dalmbanë kudo në punë dhe me respektndaj të tjerëve.

4- Sa e vështirë është për ju tëqënit konviktore? Nëse do makishin drejtuar këtë pyetje kur erdhane fillim, do të ishte epapërballueshme. Mësova të ndajproblemet e mia me persona tëpanjohur dikur dhe sot janë miket emia më të mira. Të ndash hapësirëntënde të jetesës me persona mekushte të ngjashme me të tuatstimulon aftësit e tua, si dhe forconndjenjën e respektin për tjetrin.

Viti 1, Xhevahire Arifaj, Qyteti:Tropoje B.Curri

Dega: Shkenca Politike, Fakulteti:Shkenca Sociale

1- Si ju duken kushtet e konviktit?Nisur nga jeta që jemi mësuar tëbëjmë në shtëpitë tona të rehatshme,

mund të themi që kushtet e konviktitnuk mund të na i zëvëndësojnë ato.Por thjesht na mësojnë t’upërshtatemi disa kushteve të reja.Gjithësesi përderisa mundësitë tonafinanciare kufizohen deri këtu nejemi të detyruar të pranojmë jetesënnë kushte të atilla.

2- A janë të përshtatshme për tëjetuar? Bashkëjetesa kolektive nëkonvikt të krijon idenë që jetesa dotë jetë më e vështirë duke gjykuardhe nga kushtet apo rrethanat në tëcilat ndodhet një student. Por ne faktnuk eshte keshtu kushtet jane tepershtatshme.

3- Si jeni përshtatur ju këtyrekushteve dhe jetesës kolektive?Domosdosmërisht jemi përshtaturkushteve të ofruar edhe pse ndoshtajo me dëshirë të plotë. Jemi munduarqë sado pak të krijojmë një llojrehatie që të na bëjë të ndjehemi mëmirë, duke marrë parasysh edhefaktin e largimit nga shtëpia dhendarjes nga njerëzit më të dashur.Unë do ta quaja pozitive jetesënkolektive.

4- Sa e vështirë është për ju tëqënit konviktore? Të jeshkonviktore nuk do ta quaja si çështjeshumë të vështirë për arsye të cilat ipërmenda dhe më lart, por kjo nëfakt varet nga bashkëjetuesit që docaktohen të jetojnë në të njëjtinambjent me ty. Nuk di të themndonjë gjë tjetër që nuk shkon sepsevetë personalisht deri tani jam ndjerëshumë mirë , nuk e di në tëardhmen…

5- Si e mendonit jetesën nëkonvikt? Çfarë ju ofron ajorealisht nga ajo çfarë prisnit? Përjetesën në konvikt nuk është se kampasur shumë informacion, por nëvija të përgjithshme e kisha idenë ejetesës kolektive në një ambientpërshtatshëm dhe me kushte të mirajetese.

Jetesa në Qytetin StudentiIntervistë me disa prej studentëve që jetojnë në QS

Page 11: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 11

O r g a n i z a t aELSA i vjen nëndihmë tërinjëve studentëme një artikullmbi “Të drejtat etë rinjve”,duke

marrë iniciativën edhe nga njëprezantim i një pune kërkimore tëELSA Albania-s të mbajtur në ditënndërkombëtare të të rinjve. Të drejtate të rinjve i përkufizojmë duke i parënga tre këndvështrime. Së pari sifilozofi, të drejtat e të rinjve janëmendime filozofike që synojnërritjen e të drejtave civile të të rinjve.Filozofi famshëm Karl Meningerthotë se : “Atë ç’ka i ke bërë të rinjveautomatikisht ia ke bërë edheshoqërisë” për të treguar impaktin emadh të kësaj grupmoshe. Së dyti,në këndvështrimin ligjor, të drejtate të rinjve janë paketa legjislative tëcilat miratohen që shteti t’i vijëpranë të rinjve me të gjitha mjetetdhe mënyrat që disponon. Së treti,lëvizja pro- të drejtave të të rinjveka ardhur si reagim ndaj shtypjes përshkak të paragjykimit dhe për tërealizuar “barazinë në të drejta midisbrezave”.Përpara se të shpjegojmë cilat janëtë drejtat e të rinjve duhet tëqartësojmë limitin moshor të kësajgrupmoshe. Shoqëri të ndryshmekanë perceptime të ndryshme,të cilatsillen rreth moshës 15-25 vjeç, nëbazë të traditave të tyre kombëtaredhe specifikave ekonomiko-sociale.Këshilli i Europës, nëpërmjetdirektivave të shumta ka dashur tëunifikojë këtë paqartësi. KE kavendosur, për hir të politikave të tij,që kur flasim për të rinjtë do duhettë kemi parasysh moshën nga 18 derinë 35 vjeç, dhe ky unifikim nukbëhet pa ndonjë arsye të veçantë porpër t’u marrë si referim në bërjen epolitikave kombëtare dhendërkombëshe mbi të rinjtë.Pak historik, mbi të drejtat e tërinjve. Ishte viti jo i mbarë 1930 ikrizës së depresionit në SHBA kurtë rinjtë amerikanë e gjetën vetenjokomodë në shoqërinë amerikanedhe të parealizuar ekonomikisht dheshoqërisht. Ata fillimisht ngritënzërin duke kundërshtuar Luftën nëVietnam dhe pasojat negative që poi sillte gjithkujt. Më pas formuan njëstrukturë paralele me KongresinAmerikan të quajtur Kongresi Rinor

dhe kulminacioni u shënua mefirmosjen e Deklaratës Amerikane tëtë Drejtave të të Rinjve. Mjaftoi njëfillim i mbarë për t’i hapur rrugënpërkrahësve të tjerë të të drejtave tëtë rinjve si ;Des Moines, i cili solliparimin e fjalës së lirë në shkollatpublike, Gaulti i cili nënvizoinevojën për një rritje të garancive nëgjyqet e të rinjve e të tjerë aktivistëtë kauzës dhe më pas krijimi iorganizatave të para rinore.Organizatat rinore, Aktivizmi rinorjanë format më të përhapura dhe mëefikase për të luftuar mbi kauzën.Aktivizmi rinor shfaqet në tre forma:1.Organizata Rinore të udhëhequranga të rritur. 2. Organizata rinore tëudhëhequra nga të rritur por me

shtysë të madhe rinore. 3. Forma mëe kulluar dhe më pak e gjindshmenë realitet është Organizata rinore eudhëhequr nga të rinj dhe me anëtarëtë rinj. Është i kuptueshëm suksesiqë kanë organizatat e llojit të tretëpër shkak të përbërjes dhe për shkaktë unifikimit të bindjeve, nevojavee vullnetit për arritjen e kauzave tëvogla nën hijen e kauzës së madhe.Po cilat janë këto kauza të fituara?Kauza e parë e fituar në këtë kuadër,ka qënë sanksionimi në ligjetkombëtare i termit “Të drejta të tërinjve’ sepse fatkeqësisht vetëm në18 vende të botës njihet dhe përdoretky term. Më pas u krijuanorganizatat e para rinore si “YouthRights Association’ “ FreechildProject’.Moment fitorje ka qënë fjalimi iRobert Kennedi-t “Të rinjtë janëpërgjigjia jonë për dyshyesit ezhvillimeve botërore” fjalim i cili upasua me politika të shumta rinore

fillimisht në SHBA dhe më pas nëvendet demokratike të Europës.Cila është gjendja e të drejtave tëndryshme të të rinjve sot, nëShqipëri dhe në botë?E drejta për të votuar; Shqipëriarenditet paralelisht me KomunitetinEuropian dhe SHBA-të në pragun 18vjeç. Këtë e sanksionon neni 45 iKushtetutës. Së fundmi ka debate nëKëshillin e Europës për ta ulur këtëprag në 16 vjeç. Mosha 16 vjeç ikorrespondon vendeve si Austri,Brazil, Kubë, Nikaragua.E drejta për t’u votuar: Historia enjerëzimit nuk i ka favorizuar tërinjtë në këtë të drejtë ndaj dhe ështëe vështirë të ç’rrënjoset kjo traditë.SHBA dhe Europa, më shumë mund,

sot kanë moshën 18 vjeç si prag tëkësaj të drejte por deri pak vite mëparë sillej rreth moshës 30vjeç.Vende me tradita konservatoresi Kanadaja dhe Italia zbatojnëmoshën 30 dhe 40 vjeç.Konsumimi i alkoolit; Kjo e drejtërregullohet me ligje kombëtare sepselidhet ngushtësisht me tiparespecifike të shoqërive përkatëse.Mosha standard është 18vjeç.Vëndet më pro-liberalezbatojnë moshën 16 vjeç, si (Angli,Portugali, Vendet e Beneluksit) dhenë vendet muslimane është ikuptueshëm ndalimi i kësaj të drejtepër shkak të udhërimeve fetare.Mosha për përdorimin eautomjetit; Ishin djemtë e vegjël tëbiznsesmenit Karl Benz të cilëtpërdorën për herë të parë automjetindhe më pas pasuan rregullimetligjore për këtë çështje.Përgjithësisht pranohet mosha 16vjeç-18 vjeç dhe ka rregullimespecifike nga vende konservatore.

Në Australi të rinjtë duhet tëshoqërohen nga prindërit e tyre dhenë Arabi Saudite nuk lejohetpërdorimi automjetit nga të rejat.E drejta për kujdes shëndetësor;Kujdesi shëndetësor i tërinjve,gjendet në 3 forma (primar,dytësor dhe tretësor). Ky kujdesgjendet i aplikuar pothuajse nëshumicën e shteteve duke iupërgjigjur kërkesave specifike të tërinjve në fushat e farmaceutikës,kujdes dentar, mjekësor tëpërgjithshëm dhe kujdes pikologjik-mjekësor.E drejta e abortit; Duke qënë seçështjet e marrëdhënieve seksualetek të rinjtë përzihen me faktorëekonomikë, socialë, fetarë,tradicionalë shtete të ndryshme kanëgjetur zgjidhje të ndryshme.Vendetme orientim demokratik perëndimorsi Anglia, Franca, Spanja kanëzgjdhur si referuese moshën 16 vjeç,vende si SHBA, Kanada, Greqimoshën 18 vjeç dhe vende si Malta,Irlanada, Italia për shkak tëndikimeve fetare mbetentradicionale në këtë aspekt duke mosi njohur ende këtëtë drejtë.E drejta për punësim; Neni 5 iKushtetutës sonë deklaron se‘brenda mundësive që dispononshteti merr përsipër garantimin epunësimit të të rinjve. Shteti ynë sëpaku ka nisur sanksionim e kësajnevoje. Vendet me profil të zhvilluardemokratik kanë gjetur zgjidhjenëpërmjet partneriteteve mesubjektet private tregtare përpunësimin e të rinjve. Punësimi i tërinjve ka filluar së fundmi të shihetedhe si zgjidhje e problematikaveekonomike. Më datë 12 korrik 2011sekretari i përgjithshëm i OKB- së ushpreh në një deklaratë se :“Punësimi i të rinjve mbetet zgjidhjepër krizën aktuale financiare dhe përkrijimin e ekonomive tëqëndrueshme”. Siç shihet nga kjopanoramë e shkurtër, rruga drejtnjohjes dhe zbatimit të të drjetavetë të rinjve ka qënë e gjatë dhe evështirë. Përpjekjet sigurisht që nukkanë përfunduar sepse këto të drejtaecin progresivisht me zhvillimetshoqërore, ekonomike, teknologjike.E rëndësishme është të kuptohet rolii të rinjve, nevoja që kanë shoqëritëpër ta. Pasi të realizohet uniformishtnë botë ky qëllim, atëherë rruga dotë jetë më lehtë.

Të drejtat e të rinjveEni Mazniku

Zv.Presidentja e ELSA Albania flet për të drejtat e të rinjëve shqiptar

Page 12: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 12

Redan Bushati

Mes zullumit të krijuar nga koha, me

kalimin e viteve mbi supe dhe

vështirësitë e jetës, edhe pena

heziton të shkruarin e saj. Mendimet

dhe ndjenjat fillojnë të ndrydhen,

ndërsa dyshimet për çdo gjë sa vijnë

e shtohen. Peripecitë e

përditshmërisë e bëjnë jetën sa

luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze

për «triumfatorët» dhe të hidhur për

ato që nuk arrijnë të kalojnë pengesat

e shumta të saj. Kthimi prapa në

kohë, gjithmonë të mbush me një

ushqim ndjesish të veçanta, saqë po

të kishim fatin e botës në duar,

pikërisht këtë do bënim, kthimin e

kohës prapa. Ky kthim të sjell

ndërmend gjithçkanë dhe asgjënë

tënde. Gjithçkanë që të bën të lumtur

dhe të kujtosh, asgjënë që ta

tejkalosh dhe të mos e mendosh.

E ndërsa vitet kalojnë, tashmë ke

provuar shumë gjëra, natyrisht jo të

gjitha! Kur kujton pikëtakimin mes

fundit të maturës dhe fillimit të jetës

universitare, aty pikërisht shikon

edhe kapërcimin e statusit tënd.

Sigurisht, ti je më i rritur, më e rritur

është edhe mendja dhe vitaliteti yt.

Mes shumë tingujsh, veshi yt dëgjon

gjithçka. Madje me ato veshë ke

dëgjuar edhe shumë emra të

përmendur disa herë, por që

asnjëherë nuk i ke shikuar të gjenden

aty, bashkë me ty. Ti befasohesh,

madje bën edhe budallain, por nuk

ke aspak të drejtë të sillesh në një

mënyrë të tillë. A nuk të tregova që

në fillim, se ne fillojmë të vyshkemi

çdo ditë?! Ti i kupton «antivlerat» e

shoqërisë tënde, por nuk i lufton ato,

pasi mendon se do të jesh përfitues i

ndonjërës nga mozaiku i tyre. Në

fakt, nuk je treguar edhe aq i

shkathët, pasi shoku yt apo shoqja

jote nuk kanë aspak nevojë të

gjenden me ty nëpër auditore.

Studimet e tyre kanë pikët më

maksimale. Ka prej atyre, që ti

ndoshta nuk i ke dëgjuar, por që

njëkohësisht ndodhen të regjistruar

në mbi tre universitete. Si ty ka edhe

të tjerë që dëgjojnë të njëjtin emër, i

cili del i pranishëm edhe në

universitete të tjera. Nuk është aspak

e çuditshme! Ato janë «aftësisht» më

të mirë se ty! Gjithsesi, konkluzioni

është pak më i gjërë se në arritjen e

përfundimit të klasifikimit të

studentëve me a) meritë dhe b)

përsëri me meritë, por me një meritë

më të mirë se merita, pasi ndodhet

në thonjëza e shkreta «meritë»!

Çështja e zinxhirit në jetë është

evidente, pasi lidhja e hallkave është

e dukshme. Çdo gjë ka arsyen e vet

pse ndodh, pasi asgjë nuk vjen

rastësisht. Pikërisht edhe kjo gjëndje

në të cilën jemi nuk është rastësore,

përkundrazi. Jeta jonë është e tillë,

ku mes servilizmit të karriges dhe

meritës për të mbërritur tek ajo,

gjithmonë zgjedhim të parën. Kjo

bën që edhe vlerësuesi ynë, kushdo

qoftë, edhe pedagogë i yni, të

ngatërrohet me vehten e tij drejt

objektivizmit personal. Ka nga ato

që ja fitojnë zemrën; ka nga ato që

janë sipërfaqësorë, por të dukshëm;

ka edhe prej atyre që janë sekser të

tij. Me këto tre kategori, ai gjendet

në vështirësi për t’ju mos dhënë

maksimumin e mundshëm. Ndërsa

kemi edhe një kategori tjetër, ku

renditen bijtë e «ish-oborrtarëve»,

«oborrtarëve» apo edhe ortakëve të

tyre, ku këtu nuk ka aspak dyshime

për pedagogun. Maksimumi i

maksimumit! Sigurisht, ka edhe një

pjesë që përpiqet dhe përkushtohet

në arritjen e vetëpersonalizimit të

ambicieve dhe synimeve. Po sa vend

zë në shoqërinë shqiptare një

kategori e tillë është një pyetje

qesharake, pasi në këtë «mozaik»

antivlerash «ëmbëlsira» e falur është

shumë më e shijshme. Andaj diplo-

ma duhet të merret me çdo kusht,

edhe pa studiuar!

Studentë (pa) studime!Opinion

Apply nowRequirements for all summer work and travel participants:

• Be a full time student• Demonstrate English proficiency• Participate in a documented, in-person interview• Apply for the J-1 visa in their home country• Enter the U.S. on the J-1 visa (change of status within the U.S. is not

permitted)• Have sufficient personal funds or financial support for round-trip

airfare and living expenses for the duration of stay• Leave the U.S. at the end of the program

Benefits• Visa documents• Job offer• Self insurance• Accommodation (depending on the job site might be free of charge or

inexpensive)• Culture exchange• Work experience• Traveling experience, and unforgettable friends

Interested? More info?

Email [email protected] or call 00355693941502

WE are more than HAPPY to help you.

Apex USA AlbaniaSpend you summer in United States while

making money!

Page 13: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 13

Është mbajtur ditën e martë, në datën25 tetor, ora 17:00, takimi i parë përkëtë sesion akademik me aktivistëte organizatës Rinia Studentore. Nëkëtë takim ishin prezent një grup prej20 të rinjsh të cilët janë aktivistë të

kësaj organizate në Tiranë, nëuniversitete publike dhe private.Takimi është zhvilluar në formën enjë diskutimi të gjërë mbështeturmbi disa pika. Kjo bëri që edhepjesëmarrësit që ishin aty për herëtë parë, të përfshiheshin në këtëdiskutim nga i cili dolën rezultatedhe përfundime në lidhje me punëne kryer deri tani dhe për vizionin dheprojektet e ardhshme të kësajorganizate. Kryefjala e takimit kaqënë ngritja e njësive të strukturavetë organizatës nëpër fakultete,përcaktimi i strategjive eficente nëngritjen e këtyre strukturave si dhendarja e detyrave për zhvillimin ekësaj pike. Kryetari i organizatësZ.Andi Shkira e hapi këtë diskutimme fjalinë “Kemi qënë vetëm një

grusht njerëzish, tani jemi një grupstudentësh të mbledhur grusht menjëri – tjetrin.” Më pas u shtruan nëdiskutim çështje mbi problematikate sotme nëpër universitete dhelobimi për zgjidhjen e tyre.Aktivistë nga Fakulteti i Drejtësisë,Arkitektura, Fakulteti i Shkencavetë Natyrës, si dhe nga universitetetprivate Zonja e Këshillit të Mirë dheUniversiteti Europian i Tiranësdhanë idetë e tyre mbi trajtimin ezgjidhjes së problemeve. Diskutimiu ndal edhe në marreveshjet ederitanishme të arritura meorganizata vendase dhe të huaja.Aktivistët e organizatës që kanëpërfaqesuar organizatën në spektrinndërkombëtar në shtetet Gjermani,Itali, Bullgari, ndanë eksperiencat e

tyre gjatë diskutimit. Gjithashtugjatë takimit është trajtuar gjerësishtzhvillimi i një seri projektesh me nëfokus të rinjtë dhe studentetshqiptarë. Një tjetër pikë ku u ndaldiskutimi ishte edhe karta e anëtarit.Ky instrumenti do të hidhet nëqarkullim së fundi nga kjoorganizatë. Shkira tha se benefitet ekartës së anëtarit do të gjejnë njërregullim statutor, dhe se është dukeu hartuar një paketë ndryshimeshstatutore ku një ndër ndryshimet qëdo i bëhet statutit është pikërishtpasurimi me dispozita mbi kartën eanëtarit.

Rinia Studentore, pranë studentëve në çdo fakultetËshtë mbajtur ditën e martë, në datën 25 tetor, ora 17:00, takimi i parë për këtë sesion akademik me aktivistët e organizatës Rinia Studentore.

Andi Shkira

Page 14: Studenti Sot 3

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 14

Magjia e humorit

Ne të gjithë do të donim që kur ne të

flasim të kishim vëmendjen e të

gjithëve dhe të na dëgjojnë. Gjithsesi

këtu do të trajtojmë mënyrat se si të

flasim e të mos na dëgjojnë të tjerët

me dëshirën më të madhe që fjalimi

jonë të mbaroj sa më parë. Ne

takojmë çdo ditë njerëz që nuk dinë

kur duhet të ndalen duke folur,

pavarësisht se a kanë njohuri për atë

se çfarë flasin apo jo, duke krijuar

një ambient të mërzitshëm dhe të

zymtë. Për t’u bërë një bisedues

interesant është e domosdoshme

para së gjithash të mos shisni

“shumë” kulturë, përndryshe do t’i

mërzisni të tjerët pa masë dhe si

rrjedhojë do të lindi tek ata një

ndjenjë antipatie instiktive për ju.

Një ditë para Makjavelit fliste një

njeri shumë i ditur dhe shumë i

mërzitshëm. Nikola tha: ‘Vërtet ai

di gjithçka, por mëkat që nuk di

tjetër veç kësaj’. Kujdes mos jepni

përshtypje se dëshironi të bëheni

“profesor” i dëgjuesve tuaj. Është

gjë shumë acaruese. Nëse dëshironi

të bëheni i pëlqyeshëm nuk duhet të

kuptoheni se po mbani një kurs me

leksione. Ju vërtet mund t’u mësoni

bashkëbiseduesve tuaj gjëra që si

kanë ditur por pa fjalë të mëdha.

Një gjë tjetër e domosdoshme për

folësin është humori. Pa të, është e

pa dobishme të pretendosh të hapësh

gojën me sukses. Është një element

i radhës së parë që përcakton

menjëherë një epërsi shoqërore. Por

kujdes, në këtë pikë është vështirë

të jesh i qartë sepse, jo të gjithë

zotërojnë një koncept të saktë se

çfarë është në të vërtet humor. Disa

pretendojnë që është në bërjen për

të qeshur të të tjerëve, të tjerët e

ngatërrojnë me thashethemet,

shpirtligësinë, etj. Humori para së

gjithash është një dhunti (e rrallë

fatkeqësisht) intelektuale.

Humori është ajo forcë që ju falë

menjëherë çelësin e një problemi, ju

ofron përgjigjen e lehtë, etj. Mësoni

t’i shfaqni humorin tuaj me një lloj

maturie.

Teprimi është shkatërrimtarë në çdo

fushë. Ndërsa ju që tashmë e keni

vërtetuar që humorin tuaj pëlqejnë

të tjerët përdoreni në secilën bisedë,

e po ashtu mos hezitoni kurrë të

qeshni kur bisedoni sepse qeshja

është si magneti.

Tipat e kundërt tërhiqen apozmbrapsen?

Ti pi duhan ai jo, ai është i fiksuar

pas sportit ndërsa ti je alergjike ndaj

tij. Ndoshta është e vërtet thënia që

tipat e kundër tërhiqen por si të

kapërcejmë ndryshimet dhe të

gjejmë një kompromis që zgjat?

Gjej shpirtin binjak. E thotë shprehja

popullore, e konfirmon shkenca, por

a është e vërtet që “ të kundërtit

tërhiqen” ?

Shpesh dashuria shfaqet si një

çështje e forcave kundërshtare,

dashuria dhe urrejtja, si dy magnet

që tërheqin dhe kompesojnë

karaktere dhe sjellje të ndryshme që

gjejnë një kompromis dhe një

mënyrë për të jetuar së bashku.

Historia dihet, në fillim tërhiqemi

nga e reja, nga ana e karakterit krejt

e ndryshme nga e jona, por me

kalimin e kohës, dallimet radikale

mund të sjellin probleme në çift.

Duhet të përpiqemi të gjejmë një

kompromis për të jetuar në mënyrë

të ekuilibruar rutinën e përditshme

dhe të evitojmë fërkimet e

vazhdueshme.

Nëse në çift ka dashuri atëherë ka

vend edhe për mirëkuptim dhe

pranimin e ndryshimeve të vogla në

zakonet e tyre.

Ai pi duhan ti jo?

Mos i’u nënshtro një duhanpirësi por

ftoje ta bëjë atë larg teje. Eshtë i ditur

fakti që pirja e duhanit në mënyre

pasive është e dëmshme, prandaj

insisto që ai të tymosë jashtë shtëpisë

ose ta ndërpresë farë, përfitimi do të

jetë edhe për ty por sidomos edhe

për atë.

Dëshironi që ta bëni atë më pak

dembel?

Shkoni bashkë me të në një kurs

vallëzimi, pasi të keni vajtur një herë

nuk do të ketë me dëshirë të qëndroje

në shtëpi.

Atij i pëlqen të hajë në mënyrë të

c’rregullt?

Pëlqen ushqimet e shijshme, por pak

të shëndetshme, ëmbëlsirat me

kalori të lartë dhe ti frikësohesh për

pasojat? I mërzitur me dietën e tij?

Kontrollo përgatitjen e ushqimit të

tij, duke u përpjekur të përgatisësh

pjata sa më të lehta, që nxjerrin në

pah cilësinë dhe vlerën ushqimore

të perimeve dhe zarzavateve.

Përgatisni darka romantike, edhe pse

ushqimi nuk do të jetë i preferuari i

tij, mund t’ja shpërbleni atë pas

vaktit me një ëmbëlsirë të lehtë apo

me një mbrëmje të veçantë.

Ai është gjaknxehtë, nxehet shpejt?

Nëse ka luhatje të humorit dhe e

humb durimin shpejt, lërini pak kohë

që të marrë veten.

Shumë njerëz bëhen të padurueshëm

kur janë të lodhur. Për të mos arritur

në “ një konflikt”, çdo të shtunë e të

dielë, përpiqu t’i japësh hapësira

vetes dhe lëreni atë të shfryjë

humroin e keq vetëm, mos lejoni që

t’ju prishë kohën e lirë por

organizojeni në mënyrë të

kënaqshme. Ndonjëherë mjafton një

darkë me miqtë për të transoformuar

një mbrëmje të mërzitshme dhe të

diskutueshme, në një darkë

relaksuese.

Nuk pëlqen të kurojë look-un e tij?

Mos i ngjaj atij! Shpesh çiftet kanë

tendencë të ngjajnë në çdo mënyrë.

Por nëse jeni një person që ju pëlqen

të kujdeseni për veten dhe pamjen

tuaj, mos e hidhni poshtë këtë zakon

dhe përpiquni të kuroni edhe veshjet

e partnerit tuaj, duke zëvendësuar

veshjet e tij pak të dala nga moda

me diçka të rafinuar.

Ai nuk pëlqen të udhëtojë?

Mos u dorëzoni. Shpesh meshkujt që

nuk pëlqejnë të organizojnë

pushimet e bëjnë edhe për arsye

sepse përtojnë. Programo ti

pushimet së bashku me një çift tjetër,

ose zgjidh një destinacion tërheqës

për atë që të merret me të gjitha

rezervimet dhe detajet e udhëtimit.

Mos harroni të shkruani medorë, ju gjallëron trurin

Epoka e teknologjisë ka të mirat e

veta, por edhe anët e saj negative,

siç është ajo e mpirjes së trurit dhe

posaçërisht zonave të veçanta të tij

që përgjigjen për veprime të

ndryshme të vetëdijshme tonat. Një

nga këto është edhe ai i të shkruarit,

i cili mbetet disi në hije në epokën

kur njerëzit gjenden përballë një

ekrani dhe kanë në duar një tastierë

për ta shtypur.

Kështu pohon një studim i fundit, i

realizuar nga dy shkencëtarët Anne

Mangen, dhe Jean-Luc Velay, sipas

të cilëve, të shkruash me dorë të bën

mirë se të gjallëron dhe të ruan trurin.

Sipas tyre, të pushtuar nga

teknologjitë që ju ndihmojnë të

derdhni më pak djersë, paraqitet

rreziku i tendosjes së muskujve të

trurit nuk vihen më në lëvizje.

KurioziteteKurioziteteKurioziteteKurioziteteKuriozitete

Page 15: Studenti Sot 3

Dashi 21/03 - 20/04 Marsi, Jupiteri,Saturni dhe Hëna janë prezentë dhenxisin fatet e mira në punë, sport dhelojëra të tjera shoqërore. Një rreze ere dashurie do të marr hov ditët eardhme nëse ju silleni me seriozitet.Nuk përjashtohet edhe një lidhjejetësore me një person të ardhur ngalarg. Ruajuni euforisë së tepërt.

Demi 21/04 - 20/05 Ndërlikimetfinanciare përfundojnë me fillimine javës. Një pjesë tjetër epadëshirueshme që përjetoni do tëvazhdoj deri në mes të javës prej ngado të rradhiten disa ndryshime tërrufeshme në favorin tuaj. Mos rrinii ftohtë ndaj ndryshimeve dhe mosdyshoni në çdo kënd e në çdo gjë!Fati është në favor të juajin dhe dotë keni një sukses të dukshëmprofesional.

Binjakët 21/05 - 21/06 Ju tani mëduhet të keni kuptuar se gjërat nukshkojnë vetë. Duhet hapur sytë dhetë përfitoni plotësisht nga ato që jumundësojnë planetet dhe rrethi kujetoni. Keni rastin të përjetoni njëngritje të mahnitshme shpirtëroreme një person të adhuruar që ngamoti e që për habi ju nuk e vëreniose nuk keni dashur ta shikoni derimë tani. Në shëndet, kujdes ngaftohja e papritur.

Gaforrja 22/06 - 22/07 Një“program” i ri dhe shumë projekteju sillen përballë këto ditë të ftohta.

Bëni hapat që ju duken më të sigurtëdhe do të keni suksese të habitshmenë punë afariste por edhe në dashuriqë ju ka brengosur këto ditë. Ka nëhorizont një aventurë të shkurtër portë këndshme dhe pak e« rrezikshme » në rrafshinemocional. Përfitoni nga kjo dhuratëe Venerës!

Luani 23/07 - 22/08 Marsi, këto ditëbanon në sektorin tuaj dhe ju do t’indjeni efektet e saj por në fund varetnga hapat që do të merrni. Në këtëperiudhë ju ndjeheni i freskët dheduhet të merrni hapa në biznes. Kymuaj do t’ju sjellë risi në jetënsentimentale, ndoshta gjatë njëudhëtimi e sidomos nëse keni parapanjë udhëtim të gjatë. Priten disagërshetime të papëlqyeshmeprofesionale. Mbani distancë.

Virgjëresha 23/08 - 22/09 DyshiJupiter - Venus, do t’ju sjellin njëndryshim të bukur gjatë kësaj jave.Hëna gjithashtu. Ka gjasa se do tëkrijoni një dashuri të ëndshme mendonjë ish kolegë apo shok shkolle,të cilin në të vërtetë nuk e keni passhumë qejfi. Jeta po ndryshon... Praju e keni topin në posesion dhepërfitoni për të krijuar një lidhje tëvyeshme dashurie se në këtë jundihmojnë yjet e nënqiellit tuaj.

Peshorja 23/09 - 23/10 Do tëballafaqoheni me disa çështjesubstanciale dhe në përgjithësi, ju do

t’i menaxhoni me qetësi. Kjo ështënjëherit edhe ajo që ju mundësojnëdhe kërkojnë yjet. Në punë do të jenishumë bindës kurse në planemocional do të përjetoni harmonitë shumë të kërkuar e kjo do të jujep një humor të mirë për ditët qëvijnë. Nëse jeni i papunësuar, do tëkeni rastin të tregoni kualitetet tuajanë mes të javës.

Akrepi 24/10 - 22/11 Përsëri kaharmoni në ajrin që thithni e kjo dotë vazhdoj deri në fillim të javës sëardhshme. Deri atëherë jetoni mekënaqësi ditët e bukura që vijnë seyjet ju parashohin një vit më të mirëse atë që shkoi. Përveç një ftohje tëshkurtër gripi « pranveror », do tëjeni në “formë” shumë të mirë dhepriten avancime të mëdha nga ju përvet ju.

Shigjetari 23/11 - 21/12 Yjetkërkojnë nga ju të përmbushni disakushte se janë në shërbimin tuaj.Mos nguroni pra! Zgjedhjet e juajado të jenë të drejta dhe “rejtingu” ijuaj do të ritet konsiderushëmFrymëzimi nuk do të mungoj, do tëju duhet vetëm pak më tepër agjilitet.Përndryshe në këtë fillim muaji janëtë mundshme disa demoralizime tëimta sidomos nëse jeni i lidhur tepëremocionalisht me rrjetin social tëinternetit.

Bricjapi 22/12 - 20/01 Pjesa e emesme e javës ju sjellë disa

vështirësi dhe stres. Kjo situatëmund të vazhdoj deri në fund porkonflikti do të zgjidhet me mirësidhe në kënaqësi për të gjithë. Juduhet shumë vëmendje nëvendimmarrjet tuaja. Një lundërfatlume ju pret në breg e tani jungelet ju që të dini ta kapni këtëmundësi. Në të vërtetë, do të takoninjë person plotësisht të panjohur mëparë.

Ujori 21/01 - 19/02 Saturni për këtëjavë do të ju sjell disa masa të rreptapor nga ana tjetër, në bashkësi jusjellin nxitje të mira dhe njëndryshim pozitiv në jetën dashurore.Mos refuzoni përparësitë e rastit sedo të ju sjellin ditë të begatshme nëshumë fusha. Përndryshe pak maturime ndikimet nga Saturni se ka gjasatë jeni pak i lënë pas dore e kjo mundtë ju çoj në letargji tejet tëpakëmdëshme.

Peshqit 20/02 - 20/03 Megjithësedisa keqkuptime ju marrin shumëenergji, ju jeni në gjendje për tëndrequr situatën. Shprehnimendimet tuaja pa ngurrim. Mërkuriështë në qiellin tuaj dhe nuk do të julerë pa kompenzuar natyrisht, nëseju e dëshironi këtë ompenzim. Dotë merrni një thirrje për argëtim, mose lëshoni nga dora! Se pas saj, mundtë fillojnë disa ndikime pozitive tekju.

Horoskopi Javor

31 tetor 2011 STUDENTI SOT 15

Bëhu pjesë eStudenti Sot!Publiko artikullin, mendimin, analizën dheçfarëdo që të tjerët duhet të dinë.

E-mail: [email protected]

www.ksut.al

http://www.facebook.com/groups/keshillistudentor.ut/

Facebook: Gazeta Studenti Sot

Page 16: Studenti Sot 3