studim i zinxhirit tË furnizimit pËr riciklim tË...

26
Maj 2016 Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara. Është përgatitur nga: Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (QKPB) në partneritet me: Qendra e Hulumtimeve për Energji, Burime Natyrore dhe Bujqësi (ENRA) për Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë STUDIM I ZINXHIRIT TË FURNIZIMIT PËR RICIKLIM TË QELQIT

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 26

    Maj 2016

    Ky dokument është hartuar për t’u rishikuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara.

    Është përgatitur nga:

    Qendra Kosovare për Përkrahje të Biznesit (QKPB)

    në partneritet me:

    Qendra e Hulumtimeve për Energji, Burime Natyrore dhe Bujqësi

    (ENRA) për

    Cardno Emerging Markets USA, Ltd., implementues i

    Projektit EMPOWER Sektori Privat i USAID-it, Kosovë

    STUDIM I ZINXHIRIT TË FURNIZIMIT PËR RICIKLIM TË QELQIT

  • 1

    Përmbajtja

    1 Abstrakti ................................................................................................................................................ 2

    2 Hyrje ..................................................................................................................................................... 3

    3 Literatura përkatëse............................................................................................................................ 4

    3.1 Kostoja e riciklimit të qelqit .......................................................................................................... 5

    3.2 Ndikimi ekonomik dhe mjedisor ................................................................................................... 5

    3.3 Sfidat e riciklimit të qelqit ............................................................................................................. 6

    3.4 Strategjitë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit ........................................................................ 7

    3.5 Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë ........................................................................................... 8

    3.5.1 Përgjegjësitë rregullatore ................................................................................................... 10

    3.5.2 Riciklimi i qelqit në praktikë ................................................................................................ 11

    4 Përshkrimi i rastit për studim .......................................................................................................... 12

    5 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit .............................................................................................. 12

    6 Mbledhja e të dhënave ...................................................................................................................... 13

    7 Statistikat përshkruese ..................................................................................................................... 14

    7.1 Sasitë e mbeturinave të qelqit .................................................................................................... 15

    7.2 Gatishmëria për furnizim ............................................................................................................ 17

    8 Analiza e rezultateve ......................................................................................................................... 19

    8.1 Kostoja e mbledhjes .................................................................................................................... 19

    8.1 Sasia ............................................................................................................................................ 20

    9 Analiza e ndjeshmërisë ..................................................................................................................... 21

    10 Përfundim ...................................................................................................................................... 22

    11 Bibliografia ..................................................................................................................................... 24

  • 2

    1 Abstrakti

    Sipas gjetjeve të këtij studimi, zinxhiri i furnizimit për riciklimin e mbeturinave të qelqit në

    qytetet të cilat kanë qenë subjekt i anketës mund ose nuk mund të jetë i realizueshëm në

    aspektin ekonomik. Qytetet e përfshira në studim ishin Deçani, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova,

    Gjakova, Gjilani, Istogu, Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mitrovica, Peja, Podujeva, Prishtina, Prizreni,

    Vitia dhe Vushtrria. Në bazë të analizës sasiore të realizuar, sasia e gjithëmbarshme e xhamit të

    sheshtë që mund të mblidhet gjatë një viti në Kosovë është 1,909 tonë. Bizneset të cilat merren

    me riciklimin e qelqit kanë deklaruar se ato përpunojnë kryesisht xham të tejdukshëm. Si

    rrjedhojë, në qoftë se supozohet që 85% e xhamit të sheshtë është i tejdukshëm, atëherë për

    çdo vit mund të mblidhen 1,623 tonë të këtij lloj xhami. Për ta vënë në shfrytëzim të plotë

    kapacitetin prodhues, kompania e riciklimit mund të mbledhë 120 tonë të xhamit të

    tejdukshëm çdo muaj me një kosto fillestare prej € 28,628, ose afërsisht €0.238 për kg. Në këtë

    shumë përfshihen dhe shpenzimet për konteinerët të cilët kompania do të duhet t’i blejë. Meqë

    konteinerët do të blihen vetëm njëherë dhe do të përdoren në vazhdimësi, në muajt pasues

    shpenzimet do të bien në €828, duke supozuar që kompania e riciklimit nuk do ta ndryshojë

    rrugën e furnizimit. Gjithashtu, duhet vënë në dukje që sasia e gjithëmbarshme e shisheve të

    qelqit që distribuohen aktualisht në treg nga ana e bizneseve të anketuara arrin në afro 122

    tonë në muaj.

    Tabela 1. Përmbledhje e gjetjeve

    Ulja e shkarkimit të dioksidit të karbonit nëse në procesin e

    prodhimit përdoren 6 tonë qelq të ricikluar në vend të lëndës së

    parë të qelqit

    1 ton

    Furnizimi mujor me xham të sheshtë në zonën e anketuar, duke

    supozuar që 85% e xhamit është i tejdukshëm

    124.85 tonë

    Tonelata të shisheve të qelqit që distribuohen çdo muaj në treg nga ana e bizneseve të anketuara

    121.98 tonë

  • 3

    2 Hyrje

    Ky studim paraqet vlerësimin e zinxhirit të furnizimit për riciklim të qelqit në Kosovë. Orient

    Mosaic Kosovo është një fabrikë e re që prodhon pllaka xhami dhe që është në kërkim të

    burimeve vendore për furnizim kryesor për riciklim të xhamit të sheshtë. Qëllimi i këtij studimi

    është vlerësimi dhe analizimi i funksionimit të zinxhirit të furnizimit për riciklim të qelqit në

    tregun kosovar. Ndonëse analiza përqendrohet kryesisht në xhamin e sheshtë e të tejdukshëm,

    janë mbledhur informata po ashtu edhe sa i përket furnizimit të mundshëm me shishe të qelqit

    nga bizneset që veprojnë në industrinë e prodhimit të pijeve. Qytetet që janë përfshirë në

    suazat e këtij studimi janë Deçani, Drenasi, Ferizaj, Fushë Kosova, Gjakova, Gjilani, Istogu,

    Kaçaniku, Klina, Lipjani, Mitrovica, Peja, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Vitia dhe Vushtrria. Në

    këto komuna janë identifikuar dhe intervistuar bizneset që e përdorin qelqin për arsye të

    ndryshme. Ndër bizneset e vizituara përfshihen xhamaprerës, prodhues dyersh e dritaresh,

    tregtues xhami dhe bizneset në industrinë e pijeve. Informata e përftuara nga intervistat me

    këto biznese janë analizuar dhe modeluar me qëllim të ndërtimit të një zinxhiri të furnizimit me

    efektshmëri të kostos.

    Qelqi konsiderohet të jetë një ndër lëndët e pakta të çmuara që i ruan të gjitha cilësitë e

    tij natyrore pavarësisht sa herë riciklohet apo përpunohet1. Për shkak të kësaj cilësie që ka

    qelqi, riciklimi i tij kontribuon në kursim të energjisë, krijim të vendeve të punës dhe mbrojtjen

    e mjedisit. Në kuptimin e kursimit të energjisë, qelqi përbëhet nga një përzierje e lëndëve të

    para që gjenden me bollëk në natyrë dhe nuk kushtojnë shtrenjtë, siç janë rëra, substancat

    gëlqerore dhe karbonati i natriumit. Procesi i shkrirjes së këtyre lëndëve të para në furrnalta

    kërkon sasi tepër të mëdha të energjisë. Kështu, me riciklim të qelqit kursehet energjia që lipset

    për t’i përftuar këto lëndë të para ose, thënë ndryshe, për prodhimin e qelqit zeroja. Për

    rrjedhojë, ulet dhe shkarkimi i dioksidit të karbonit në ajër. Në një vend sikurse Kosova, ku

    dioksidi i karbonit përbën 80% të gjithë shkarkimit të gazrave serrë, orvatjet për të ulur shkallën

    e shkarkimeve të tilla në ajër kanë rol vendimtar2 Në kuptim të punësimit, si skemat e

    mbledhjes së mbeturinave të qelqit ashtu edhe kompanitë e riciklimit që prodhojnë produkte

    1 recyclenow.com, “Glass Bottles and Jars.” 2 Agjencia Evropiane e Mjedisit, “Kosova.”

  • 4

    nga xhami i ricikluar krijojnë vende të reja punë në lokalitetet ku veprojnë. Për çdo ton të

    mbeturinave të qelqit që shkrihen në furrnalta kursehen 1.2 tonë lëndë të para. Pra, riciklimi i

    qelqit kontribuon në ruajtjen e burimeve natyrore, dhe njëherësh në pakësimin e mbeturinave

    nëpër deponi, duke u ndihmuar në mënyrë të tërthortë komuniteteve që t’i shmangin kostot e

    larta të shkatërrimit të mbeturinave3.

    Shikuar nga këndvështrimi afarist, procesi i riciklimit të qelqit pakëson po ashtu dhe

    koston e gjithëmbarshme të prodhimit për shkak të konsumit minimal të lëndës së parë,

    kërkesës më të vogël për energji, dhe të jetëgjatësisë së shtuar të furrnaltave e pajisjeve. Në

    fund, procesi i riciklimit të qelqit bazohet në sistemin e “qarkut të mbyllur” gjatë të cilit nuk

    prodhohet asnjë mbetje apo nënprodukt4.

    3 Literatura përkatëse

    Për ta modeluar sektorin e riciklimit të krijuar rishtas në Kosovë do të përdoren shembuj nga

    vendet e tjera. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shteti i Kalifornisë miratoi Ligjin për

    riciklimin dhe pakësimin e mbetjeve të konteinerëve të pijeve në vitin 1986, duke u bërë kështu

    shteti i parë në Shtetet e Bashkuara që shtoi dhe një vend për depozitimin e qelqit përveç

    pikave për letër, metale, spango dhe gomë që tashmë ekzistonin në shtete tjera atëbotë5.

    Ndërkohë, në po të njëjtin vit Rhode Island u bë shteti i parë që miratoi legjislacion që e bënte

    të detyrueshëm riciklimin e shisheve të qelqit e plastikës, kanaçeve të aluminit e çelikut, si dhe

    të gazetave6. Që atëherë, janë bërë 30 vjet qëkurse qelqi është shndërruar në pjesë të

    përhershme të programeve të riciklimit, ku xhami i ricikluar gjen përdorim kryesisht në

    industrinë e prodhimit të konteinerëve, grimcave abrazive nën shtypje, asfaltit për rrugë,

    filtrimin e ujit,7 dhe izolimin e shtëpive në formën e leshit të qelqit8. Këto tregje fundore

    ndikojnë në sasinë, cilësinë dhe kërkesën për produktin e ricikluar, duke qenë se vetë këta

    sektorë ndikohen nga faktorë të tjerë dhe kështu kërkesa për qelq përcillet me luhatje.

    3 Glass Recycling UK, “Arsyet për riciklim.” 4 Po aty. 5 Motor City Free Geek, “Një histori e shkurtër e riciklimit.” 6 Shteti i Kalifornisw, “What Are States Doing: School Diversion Resource Guide.” 7 Let’s Recycle, “Glass - Letsrecycle.com.” 8 recyclenow.com, “Glass Bottles and Jars.”

  • 5

    3.1 Kostoja e riciklimit të qelqit

    Duke qenë se qelqi ka qenë gjithmonë një mall me vlerë më të ulët, sot menaxherët e riciklimit

    përballen me trysni të reja sa i përket furnizimit me qelq, pjesërisht për shkak të rënies së

    çmimeve në tregjet e tyre fundore9. Sipas Steve Shannon, një ekolog dhe menaxher i

    shërbimeve komunale pranë “Balcones Resources”, ajo çfarë ia shton vlerën një lënde që do

    riciklohet është rrallësia e përbërësve të saj10. Prandaj, arsyeja për çmimin më të ulët të qelqit

    në treg në krahasim me materialet e tjera të riciklueshme është që qelqi përbëhet nga rëra, e

    rëra është shumë më e përhapur se përbërësit e shumicës se materialeve tjera të riciklueshme.

    Përpunimi i një ton qelqi kushton prej $70 deri $90 (€63 deri €81), që më pas shitet për afro $10

    (€9) për ton11. Në Mbretërinë e Bashkuar, në shkurt të vitit 2016 një ton i shisheve bojëkafe u

    shitej përpunuesve të qelqit me çmimin prej £7 deri £14 (€9 deri €18); një ton shishe të

    tejdukshme prej £10 deri £25 (€12.9 deri €32.3); një ton shishe të gjelbra prej £0 deri £14 (€0

    deri €18); një ton shishesh të përziera prej £0 deri £13 (€0 deri €16.8); ndërsa përpunuesit e

    qelqit paguhen prej £10 deri £31 (€12.9 deri €40) për qelqin FRM (të përzier)12, siç është

    paraqitur në Tabelën 2.

    Tabela 3. Çmimet e tregut për qelqin në Mbretërinë e Bashkuar

    2016: €/ton Janar Shkurt

    Shishe bojëkafe 9 - 18 9 - 18

    Shishe të tejdukshme 12.9 - 32.3 12.9 - 32.3

    Shishe të gjelbra 0 - 18 0 - 18

    Shishe të përziera 0 - 16.8 0 - 16.8

    Qelq FRM -12.9 - -38.7 -12.9 - -40

    Burimi: “Glass,” letsrecycle.com, 2016

    3.2 Ndikimi ekonomik dhe mjedisor

    Praktika e riciklimit të qelqit kursen energjinë, pakëson shkarkimet e dioksidit të karbonit në

    ajër dhe shfrytëzimin e tepërt të burimeve natyrore, si dhe rritë jetëgjatësinë e furrnaltave dhe

    pajisjeve tjera të fabrikave. Qelqi i ricikluar mund të zëvendësojë në mënyrë të sigurt 95% të

    9 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.” 10 Brandon Janes, “Is Recycling Glass Worth the Cost?” 11 Ibid. 12 letsrecycle, “Glass.”

  • 6

    lëndëve të para në procesin e prodhimit të qelqit, duke e pakësuar nevojën për lëndë të parë

    dhe ujin që përdoret për ekstraktimin e tyre. Në praktikë, shfrytëzimi i një toni mbeturinash

    qelqi (qelq i grimcuar në copëza), eliminon nevojën për 1.2 tonë lëndë të parë. Veç kësaj, për

    shkrirjen e mbeturinave të qelqit lipsen 25-30% më pak energji krahasuar me lëndët e virgjëra.

    Në kuptimin e gjurmëve të karbonit, për çdo 6 tonë qelq të ricikluar që përdoret në procesin e

    prodhimit në vend të lëndëve të para, kemi një pakësim prej 1 ton të dioksidit të karbonit.

    Kështu, një praktikë e këtillë jo vetëm që ulë koston e operimit të prodhuesve, por është

    njëherësh dhe e dobishme për mjedisin13.

    Markat botërore sikurse Coca Cola po e kuptojnë çdo ditë e më shumë vlerën e procesit

    të riciklimit në “qark të mbyllur” dhe po e zvogëlojnë peshën e shishes së produktit të tyre duke

    përdorur materiale peshëlehta. Investimet e vazhdueshme në teknologjinë e dizajnit kanë bërë

    të mundur që pesha e shisheve 330 ml të prodhuara në linjën e prodhimit të konteinerëve

    produkteve të tyre të bie për herë të parë në 190 gramë14. Përveç të qenurit projekt inovativ

    për sa i përket qëndrueshmërisë, kjo praktikë e re po e pakëson energjinë e nevojshme për

    prodhimin e produktit dhe shkarkimin e dioksidit të karbonit në ajër. Për shembull, Coca Cola

    ka vlerësuar se me mbushjen e produkteve të tyre në këto shishe peshëlehta të qelqit do ta ulë

    shkarkimit e dioksidit të karbonit për 2,400 tonë në vjet15.

    3.3 Sfidat e riciklimit të qelqit

    Sfidë e konsiderueshme e riciklimit të qelqit është procesi i kushtueshëm i mbledhjes, ngaqë

    qelqi peshon shumë dhe thyhet gjatë transportit, dhe transporti në distanca të mëdha mund të

    jetë goxha sprovues16. Në programet e riciklimit pa diferencim të mbeturinave, xhami i

    grimcuar në copëza përzihet bashkë me materialet e tjera të riciklueshme dhe shkakton

    probleme dhe kosto të lidhura me sortimin. Ndërsa, tek programet e diferencimit të

    mbeturinave në dy kategori ose në qendrat e dorëzimit ku mbeturinat mblidhen në mënyrë të

    diferencuar, qelqi është dëshmuar të jetë po ashtu problematik për shkak të dëmit që u

    13 Strategic Materials, “Containers.” 14 Canadian Packaging, “Glass Bottle Goes Lightweight below the Magic 200g Mark.” 15 Kiernan, “Coke to Cut 2,400 Tonnes of CO2 with Lightweight Glass Bottle | Packaging News.” 16 Serena Ng, “High Costs Put Cracks in Glass-Recycling Programs.”

  • 7

    shkakton pajisjeve17. Tani, në shumë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qytetarëve u

    duhet të paguajnë çmim më të lartë për hedhjen e qelqit, duke e dyfishuar kështu koston e

    tatimpaguesve për riciklim të qelqit18. Qelqi mund të ndikojë në pastërtinë e produkteve të

    padiferencuara të riciklimit dhe, duke qenë se fabrikat e kartonit dhe letrës po bëhen gjithherë

    e më rigoroze sa i përket cilësisë, blerësit e fibrave të përdorura paguajnë më pak për lëndët që

    përmbajnë qelq të thërrmuar. Në dritën e ndryshimeve të tregut, shkallës së lartë të

    kontaminimit, numrit të vogël të pikave të shitjes dhe tregjeve për qelqin e ricikluar, industria e

    riciklimit të qelqit po e konsideron sërish apo po e eliminon tërësisht qelqin nga programet e

    riciklimit19.

    Sidoqoftë, bizneset që merren me riciklimin e qelqit janë duke iu përshtatur

    ndryshimeve që i ka pësuar tregu i riciklimit gjatë dekadës së fundit. Duke adresuar çështjen e

    cilësisë së qelqit, kompanitë sikurse Resource Management Company (RMC) and Rumpke

    Consolidated Company Inc. në SHBA kanë dizajnuar ose bërë investime në sisteme të

    përpunimit për nxjerrjen efektive të qelqit nga programet e mbledhjes së mbeturinave pa

    sortim. Duke ditur sa abraziv është qelqi, operuesit e fabrikave të riciklimit të mbeturinave

    (FRM) po investojnë në pajisje të përpunimit që e izolojnë lëndën e qelqit që në fazat hershme

    me qëllim të adresimit të problemit të mbledhjes së padiferencuar të mbeturinave. Këto pajisje

    ngërthejnë detektimin e metaleve, sortues optik, filtra shtesë, dhe numër të shtuar të pikave të

    kontrollit manual të cilësisë. Udhëheqësit e këtyre kompanive të riciklimit janë të mendimit se

    ky investim është i nevojshëm, i mençur dhe i mirë për biznesin 20.

    3.4 Strategjitë e menaxhimit të zinxhirit të furnizimit

    Për t’u përcaktuar për një strategji efikase të mbledhjes së mbeturinave, është me rëndësi që së

    pari të bëhet një analizë e mirëfilltë e tregut. Ka shembuj të ndryshëm nga vendet tjera që

    mund të merren në konsideratë gjatë ndërtimit të një zinxhiri ekonomik dhe të shpejtë të

    furnizimit.

    17 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.” 18 Keeler, “Mauldin’s Glass Recycling Is Set to End on March 21.” 19 Will Flower, “Focusing on the Economics of Glass Recycling.” 20 Stoklosa, “New Life for Glass.”

  • 8

    Një nga programet më efektive të mbledhjes së mbeturinave të qelqit gjendet në Maltë.

    Në këtë vend, në vitin 2013 u nis një fushatë e mbledhjes së mbeturinave të qelqit derë më

    derë21. Në Gozo të Maltës, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave shkon për çdo muaj shtëpi më

    shtëpi për të mbledhur mbeturinat e qelqit. Ky program u iniciua për shkak të shqetësimeve

    gjithnjë e në rritje për pasojat mjedisore që i shkaktojnë këto lloj mbeturinash22. Kjo metodë e

    mbledhjes është dëshmuar si tejet efektive ngaqë në vitin 2014 u raportua mbledhje rekord i

    më se 514 tonelatash të mbeturinave të qelqit, duke i ndihmuar kështu Maltës të arrijë cakun e

    riciklimit të caktuar nga BE-ja23. Kjo sasi përbën një rritje prej 114% krahasuar me sasinë e

    mbeturinave të qelqit të mbledhur në vitin 2013.

    Në Hempshajr të Anglisë, pushteti lokal i atjeshëm ka zbatuar një plan të mbledhjes së

    mbeturinave të qelqit për ekonomitë shtëpiake. Është përpiluar një doracak shumë i

    hollësishëm, duke përfshirë kalendarin dhe udhëzime rreth llojeve të qelqit që janë të

    përshtatshme për riciklim dhe ripërpunim. Në këtë kalendar, pushteti lokal cakton datat e

    mbledhjes së mbeturinave për çdo shtëpi për tërë vitin. Mbledhja realizohet çdo katër javë në

    të ashtuquajturat “kuti të zeza”, që janë kuti të mbushura me qelq e të vendosura në skaj të

    pronës për t’u mbledhur24. Veç kësaj, në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë dhe ndërmarrje

    private sikurse “Grundon” që ofrojnë shërbime të mbledhjes së mbeturinave të qelqit për

    bizneset25. Kjo kompani ofron alternativa ekologjike për hedhjen e mbeturinave të qelqit.

    Bizneseve u jepet një konteiner i cili zbrazet shpesh, ndërsa mbeturinat e qelqit që mblidhen

    riciklohen në përbërës që gjejnë përdorim në ndërtim të lartë dhe të ulët26.

    3.5 Menaxhimi i mbeturinave në Kosovë

    Sipas Strategjisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave 2012-2021, “ndotja e

    mjedisit nga menaxhimi jo i drejtë i mbeturinave është ndër problemet më të mëdha në kuadër

    të mbrojtjes së mjedisit në Kosovë”27. Raporti për mbeturinat dhe kimikatet, që e boton

    21 “Door-to-Door Glass Collection Service Launched by Green Pak - Timesofmalta.com.” 22 Po aty. 23 “Record Increase in Glass Collection - Timesofmalta.com.” 24 “Glass Collection.” 25 “Glass Waste Recycling | Glass Waste Collection Services.” 26 Po aty 27 Ambasada e Finlandës ne Prishtinë, “Ambasada përkrahë Kosovën në menaxhimin e mbeturinave.”

  • 9

    Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM), shpalosë që në vitin 2012 janë mbledhur

    rreth 606 mijë tonë mbeturina nga ekonomitë shtëpiake28. Nga sasia e gjithëmbarshme e

    mbeturinave të mbledhura në tërë Kosovën, 6% janë kategorizuar si mbeturina qelqi.

    Ngjashëm, në punëtorinë rajonale mbi riciklimin të mbajtur në vitin 2011 në Tiranë është

    raportuar se në Kosovë për çdo vit gjenerohen 100,000 tonë të mbeturinave të qelqit29.

    Qelqi që përfundon në deponitë e mbeturinave në Kosovë sjell pasoja të rënda për

    mjedisin dhe kontribuon në mbushjen më të shpejtë të deponive. Probleme tjera të mëdha janë

    menaxhimi jo i drejtë i mbeturinave dhe deponitë ilegale. Janë raportuar gjithsej 686 deponi

    ilegale, në komunën e Gjakovës30 dhe 175 në komunën e Prishtinës31, ndërsa numri i deponive

    ilegale për pjesën tjetër të Kosovës nuk dihet. Bazuar në këto statistika, shkalla e dëmtimit të

    mjedisit nga mbeturinat e qelqit duket të jetë brengosëse. Është tejet e rëndësishme që të

    krijohet një sistem i mbledhjes së mirëfilltë të mbeturinave të qelqit, por në aspektin ekonomik

    për një gjë të tillë lipset që të ketë përdorues fundorë.

    Kosova nuk ka sistem të organizuar të menaxhimit të mbeturinave. Mbeturinat vetëm

    transportohen në deponi dhe vendet tjera të caktuara për hedhjen e tyre pa iu nënshtruar

    procesit të sortimit, trajtimit apo përpunimit32. Megjithëse janë identifikuar tridhjetë e gjashtë

    kompani që merren me menaxhimin e mbeturinave dhe eksportimin e mbetjeve, nuk dihet

    numri i saktë i kompanive apo impianteve që ekzistojnë dhe veprojnë në këtë sektor33. Kështu,

    të dhënat e fundit të besueshme që datojnë nga viti 2011 kanë shpalosur se 50% të tërë

    popullsisë së Kosovës nuk i ofrohet shërbim i organizuar i menaxhimit të mbeturinave34. Në

    zonat urbane, me shërbime të mbledhjes së mbeturinave mbulohet 90% e popullatës, gjersa në

    ato rurale vetëm 10% e popullatës ka qasje në shërbime të tilla zyrtare35. Në vendet rurale,

    28 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, “Raport për mbeturinat dhe kimikatet.” 29 Berisha dhe Veselaj, “Punëtoria rajonale mbi riciklimin.” 30 “Exposing Illegal Dumping Areas in Kosovo | European Public Sector Information Platform.” 31 “Komuna e Prishtinës pastron 100 deponi ilegale - Nacional - KosovaPress.” 32 GIZ, “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” 33 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.” 34 .A.S.A. International Environmental Services, “Pre-Feasibility Study for the Implementation of an Integrated Waste Management System Including Collection, Transport, Treatment and Landfilling in the Peja Region,” 35 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.”

  • 10

    shpesh nuk ekzistojnë fare sisteme të hedhjes së mbeturinave dhe nuk ka të dhëna të

    besueshme rreth sasisë të mbeturinave që krijohen për çdo muaj36.

    3.5.1 Përgjegjësitë rregullatore

    Pakësimi dhe mbledhja e mbeturinave në burim, si dhe sortimi i tyre, konsiderohet të jetë

    karakteristikë e menaxhimit të mirë37. Në këtë kuptim, dy nga qëllimet kryesore të vendosura

    nga Qeveria e Kosovës janë zvogëlimi i sasisë së krijimit të mbeturinave në burim si dhe zhvillimi

    i infrastrukturës për ngritjen e sistemit të integruar në menaxhimin e mbeturinave. Synimi i

    Strategjisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave është zvogëlimi i sasisë së

    mbeturinave që duhet të deponohen në deponi të zvogëlohet për 40% në vjet deri në vitin

    2020. Gjithashtu, Strategjia mëton që deri në vitin 2021 të arrihet një normë mbledhjeje e

    qelqit dhe shisheve të qelqit prej 20%. Ca prej metodave që planifikohet të përdoren për

    përmbushjen e caqeve të tilla përfshijnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit në burim,

    ripërdorimin e mbeturinave të ndryshme, ngritjen e kapaciteteve për menaxhim të

    mbeturinave, dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së. Plani parasheh

    ngritjen e përpunimit të mbeturinave deri në 90% në komunat e Kosovës deri në vitin 202038.

    Ligji i Kosovës për mbeturina nuk parasheh hapa për t’u ndërmarrë nga bizneset apo

    ekonomitë shtëpiake për sa u përket mbeturinave të qelqit. Megjithatë, në janar të vitit 2016,

    Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nxjerrë një udhëzim administrativ për

    ndëshkime me gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike, i cili ka hyrë

    tashmë në fuqi. Gjobat sillen prej €5 to €100, varësisht nga dëmi që i është shkaktuar mjedisit,

    ku gjobat më të larta shqiptohen për hedhjen e çfarëdolloj mbeturinave në rrjedha ujore,

    lumenj, liqene apo sipërfaqe tjera ujore39.

    Megjithatë, duke ditur që Kosova synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si pikë

    referimi mund të përdoren kushtet e vendosura nga BE-ja për shtetet anëtare të saj. Direktiva

    36 GIZ, “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” 37 Luxottica, “Reducing Waste at the Source.” 38 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.” 39 “Gjoba, 5 Deri Në 100 Euro, Për Hedhësit E Mbeturinave Në Vende Publike.”

  • 11

    2008/98/KE e BE-së i obligon shtetet anëtare që të promovojnë ripërdorimin e produkteve dhe

    të përgatitin infrastrukturën për aktivitete të këtilla. Neni 11 i obligon shtetet e BE-së që t’i

    bëjnë përgatitjet për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve sikurse qelqi, plastika dhe letra nga

    ekonomitë shtëpiake. Ky nen sugjeron që deri në 2021 shkalla e aktiviteteve të

    sipërpërmendura të ngrihet për të paktën 50% të peshës totale. Kushtet tjera të përcaktuara

    me këtë direktivë përfshijnë veprimtarinë e hedhjes së mbeturinave, që duhet të jetë e sigurt

    dhe të mos rrezikojë shëndetin e njerëzve apo mjedisin40.

    3.5.2 Riciklimi i qelqit në praktikë

    Në Kosovë nuk ka sistem kombëtar të organizuar të riciklimit për shkak të mungesës së një

    sistemi funksional të menaxhimit të mbeturinave dhe pamjaftueshmërisë së infrastrukturës

    ekzistuese41. Megjithatë, ekzistojnë ca nisma të vogla të riciklimit në shkolla dhe institucione,

    aktivitete të OJQ-ve dhe biznese vendore që ofrojnë shërbime të mbledhjes së mbeturinave me

    qëllim të riciklimit të tyre42. Mirëpo, këto përpjekje për mbledhje dhe riciklim nuk përfshijnë

    mbeturinat e qelqit. Në përgjithësi, mbeturinat e qelqit hidhen jashtë deponive apo vendeve të

    caktuara për hedhjen e mbeturinave, gjë që kontribuon më masë të madhe në degradimin e

    mjedisit.

    Analiza në terren ka shpalosur që disa nga bizneset e xhamaprerësve ose të prodhuesve

    të dyerve e dritareve i hedhin mbetjet e qelqit në mënyrë vetanake, pa ndihmën e kompanive

    rajonale për menaxhim të mbeturinave. Kompanitë e intervistuar që veprojnë në industrinë e

    prodhimit të pijeve, siç janë Stone Castle dhe Frutomania, nuk kanë sistem të tyrin të mbledhjes

    së shisheve. Si rrjedhojë, shishet e qelqit me të cilat ata e distribuojnë produktin e tyre hidhen

    nga përdoruesi fundor. Por, Fabrikës së birrës Peja i kthehet një pjesë të madhe të shisheve të

    tyre të qelqit (50%) nga konsumatorët afarist43. Këto shishe pastrohen dhe u hiqen etiketat në

    mënyrë që të mund të përdoren sërish. Qelqi i thyer dhe ato shishe të cilat nuk mund të

    40 EUR-Lex, Direktiva kornizë 2008/98/KE mbi mbeturinat.” 41 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “Strategjia e Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.” 42 Berisha dhe Veselaj, “Punëtoria rajonale mbi riciklimin.” 43 Po aty.

  • 12

    ripërdoren magazinohen në fabrikë, me planin që të fillohet me riciklimin dhe ripërdorimin e

    tyre pasi të jetë blerë makina bluarëse.

    4 Përshkrimi i rastit për studim

    Orient Mosaic është një kompani turke e qelqit që ka hapur një fabrikë në Mitrovicë të Kosovës

    në fillim të vitit 2016. Kompania riciklon xhamin e sheshtë për të prodhuar pllaka të qelqit që

    mund të përdoren për mure dhe dysheme të banjave dhe kuzhinave. Riciklimi bëhet në

    makinerinë dhe pajisjet që ndodhen në fabrikë, ndërkaq për procesin e prodhimit të pllakave

    lipset puna e dorës së 17 punonjësve të tyre të kualifikuar. Numri i punëtorëve pritet që të

    rritet në 40 gjatë dy muajve të ardhshëm. Norma e përpunimit për qëllime prodhimi e kësaj

    fabrike është 5 tonë qelq në ditë, ndërsa kapaciteti maksimal i përpunimit është 120 tonë në

    muaj. Kapaciteti i magazinimit është afërsisht 1,500 m2.

    5 Metodologjia e zinxhirit të furnizimit

    Për studimin e tregut dhe zinxhirit optimal të furnizimit për riciklim të qelqit janë përdorur

    metoda të optimizimit dinamik. Për qëllime të kësaj analize është supozuar se biznesi do të

    dëshirojë që të veprojë me leverdi dhe të menaxhojë kapacitetin e stoqeve dhe përpunimit të

    qelqit. Një ndër synimet kryesore të kompanisë është ta zgjerojë veprimtarinë e vet në tërë

    vendin dhe të kontribuojë në ngadalësimin e degradimit të mjedisit që shkaktohet nga

    mbeturinat e qelqit. Për të gjetur zgjidhje për problematikat e shtjelluara më sipër, si faktorë

    kryesorë për t’u marrë parasysh janë kostoja e prodhimit dhe transportit, përfshirë këtu dhe

    kohën si parakusht për organizimin e një rruge efektive të furnizimit.

    Për të krijuar një zinxhir efikas të furnizimit, është me rëndësi që të minimizohen kostot

    e mbledhjes së mbeturinave. Ekuacioni i ndërtuar mbi këtë bazë i përmban katër vështirësi. Në

    radhë të parë, komponentë kryesorë të këtij ekuacioni janë sasia e produkteve (𝑥𝑚) që

    përpunohen dhe kostoja (𝑐𝑥) e ndërlidhur me këtë proces. Pjesë të ekuacionit janë po ashtu

    kostoja e magazinimit (𝑐𝑠) për ruajtjen e qelqit (𝑥𝐼), përfshirë koston e mbledhjes (𝑐𝑐). Është

    me rëndësi të ceket që gjithë këto vështirësi janë një funksion i kohës (t).

  • 13

    𝑚𝑖𝑛𝐶 = 𝑐𝑥𝑥𝑚 (𝑡) + 𝑐𝑠𝑥𝐼(𝑡) + 𝑐𝑐 (𝑡) (1)

    Vështirësia e parë që duhet të merret në konsideratë gjatë analizimit të zinxhirit të

    furnizimit është kapaciteti i stoqeve(𝑥𝑡) të kompanisë. Sasia e stokut të fabrikës është llogaritur

    si funksion i sasisë së qelqit në stok në periudhën e mëparshme(𝑥𝑡−1), sasisë së qelqit që është

    mbledhur(𝑥2), dhe sasisë së qelqit që fabrika e ka përpunuar dhe shitur(𝑥𝑚).

    𝑥𝑡 = 𝑥𝑡−1 + 𝑥2 − 𝑥𝑚 (2)

    Gjatë periudhës kohore që është subjekt i optimizimit, kompania e riciklimit duhet të

    mbledhë sasi të mjaftueshme të qelqit për të plotësuar kërkesën për stoqe. Për shembull, meqë

    Orient Mosaic ka nevojë për minimum 120 tonë, modeli është optimizuar për mbledhjen e

    kësaj sasie gjatë katër javëve. Si rrjedhojë, sasia shtesë e qelqit që duhet të mblidhet për një

    javë i është shtuar sasisë fillestare.

    x′(t) = −Σ𝑎𝑡{𝑥𝑎𝑡 ∗ (𝑝𝑎 + 𝐷𝑎 + 𝑣)} (3)

    Hapi i tretë përfshin përshtatjen e kohës së procesit të mbledhjes së qelqit, me qëllim të

    përcaktimit të zinxhirit optimal të furnizimit (ekuacioni 3). Optimumi i tillë ngërthen

    shfrytëzimin e kapaciteteve të përpunimit të qelqit të kompanisë dhe aspektin e shpenzimeve

    përkatëse të lidhura me rrugën e transportit deri tek secila pikë e furnizimit.

    6 Mbledhja e të dhënave

    Gjatë analizimit të zinxhirit të furnizimit për riciklim të qelqit në Kosovë, informatat rreth

    furnizuesve të mundshëm të qelqit janë përftuar përmes anketave. Janë realizuar gjithsej

    gjashtëdhjetë e nëntë anketa në të gjitha komunat e mëdha të Kosovës. Siç tregohet në

    Tabelën 4, është identifikuar dhe anketuar të paktën nga një biznes në Deçan, Drenas, Ferizaj,

    Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë, Podujevë, Prishtinë,

    Prizren, Viti dhe Vushtrri.

    Bizneset e anketuara janë xhamaprerës, prodhues të dyerve e dritareve, tregtues të

    qelqit dhe kompani të prodhimit të pijeve. Identifikimi i këtyre respondentëve është bërë me

  • 14

    metodën e rastit. Përmes anketave janë vlerësuar kapacitetet e këtyre bizneseve për mbledhjen

    e mbeturinave të qelqit dhe gatishmëria e tyre për ta bërë një gjë të tillë në kuadër të një rrjeti

    mbledhje-furnizim. Shumica e bizneseve të anketuara ndodheshin nëpër zona urbane kryesisht

    për shkak të kërkesës për qelq në këto zona. Bizneset ndodheshin në pjesë të ndryshme të

    qytetit, kryesisht larg qendrës. Versionet në gjuhën shqipe dhe atë angleze të pyetësorit që

    është përdorur janë të bashkëlidhur si Shtojcë.

    Tabela 5. Anketat e realizuara në Kosovë

    Komuna Nr Komuna Nr

    Deçan 1 Lipjan 1

    Drenas 8 Mitrovicë 3

    Ferizaj 4 Pejë 1

    Fushë Kosovë 1 Podujevë 8

    Gjakovë 1 Prishtinë 9

    Gjilan 9 Prizren 5

    Istog 2 Viti 3

    Kaçanik 3 Vushtrri 5

    Klinë 5

    Në fillim të anketës, bizneset u informuan se pjesëmarrja në anketë është në baza

    vullnetare dhe se mund të refuzojnë që t’i përgjigjen ndonjë pyetje për të cilën ose nuk e dinë

    përgjigjen ose nuk dëshirojnë ta japin. Këto pyetje u koduan qoftë me “Nuk e di“ (888), “Nuk

    vlen” (777) ose “Dallon nga rasti në rast” (4444), për të siguruar që mospërgjigjet e tilla të mos

    kodohen si zero.

    Fabrika e Orient Mosaic Kosovë ndodhet në qytetin e Mitrovicës. Duke i përdorur

    koordinatat e GPS-it për vendndodhjen e fabrikës (42.888014, 20.881823), është bërë vlerësimi

    i distancës mes të gjitha bizneseve të anketuara dhe fabrikës. Lista e bizneseve bashkë me

    largësitë përkatëse të llogaritura gjendet në Shtojcë.

    7 Statistikat përshkruese

  • 15

    Qëllim i këtij studimi ka qenë identifikimi i sasisë së xhamit të sheshtë që është në dispozicion

    për riciklim në vend. Shumica e bizneseve të anketuara (n=39) ishin prodhues të dyerve dhe

    dritareve, në përputhje me qëllimin. Gjithashtu, 25 sosh kishin shërbime të xhamprerjes, 2

    merreshin me tregtim të xhamit, 3 me prodhimin e pijeve, dhe njëri ishte restorant. Bizneset

    janë kategorizuar sipas llojit të qelqit të mbledhur në secilin vend dhe kështu janë identifikuar

    65 biznese me të cilat mund të bashkëpunohet për xhamin e sheshtë dhe 4 sosh për shishe

    qelqi.

    7.1 Sasitë e mbeturinave të qelqit

    Njëri nga bizneset e anketuara i ka ndarë me anketuesit llogaritjet e tyre të mbeturinave

    të xhamit të sheshtë që krijohet gjatë prodhimit të dyerve e dritareve. Sipas vlerësimeve të

    tyre, gjatë prodhimit të një dritareje standarde me dy xhama (0.8m x 1.4m) krijohen gjithsej 15

    kg mbeturina qelqi, përkatësisht 20 kg nëse prodhohet dritare me tre xhama me të njëjtat

    dimensione. Ndërsa në rastin e dyerve, gjatë prodhimit të një dere me dy xhama (0.8m x

    2.4m),krijohen 25 kg mbeturina qelqi, përkatësisht 38 kg gjatë prodhimit të një dere me tre

    xhama me dimensionet e njëjta. Këto mund të përdoren si vlera të përafërta gjatë llogaritjes së

    ndikimit të rritjes së numrit të dritareve efikase që blihen ose shiten Brenda vendit.

    Për të përcaktuar sasinë specifike të qelqit që mund të mblidhet, janë bërë tri pyetje të

    ndryshme. Bizneset janë pyetur për sasinë e përafërt të mbeturinave të qelqit që e prodhojnë

    në javë dhe për muaj. Shumica e bizneseve (n=36) prodhojnë prej 0 deri 1 ton mbeturina qelqi

    në muaj, siç është paraqitur në Figura 1. Katërmbëdhjetë respondentë mblidhnin 1 deri 3 tonë,

    ndërsa katër të tjerë prodhonin më se 10 tonë mbeturina të xhamit të sheshtë në muaj. Nëse

    supozohet se të paktën 85% e xhamit në fjalë është i tejdukshëm, sasia totale e xhamit të

    sheshtë që mund të mblidhet është 124.85 ton.

    Katër nga bizneset e anketuara janë deklaruar se nuk punojnë me xham të sheshtë,

    porse me shishe qelqi. Çdo muaj këto biznese shpërndajnë në treg 121.98 tonë shishe qelqi.

    Kontribuuesi më i madh në kuptim të numrit të shisheve të qelqit në industrinë e prodhimit të

    pijeve, Fabrika e birrës Peja, e mbledh sërish një pjesë të shisheve të veta të zbrazëta dhe i

    ripërdorë ato. Ato shishe që nuk mund të ripërdoren ruhen në hapësirat e fabrikës. Këto të

  • 16

    fundit, bashkë me shishet që thyhen gjatë mbushjes dhe proceseve të brendshme të riciklimit,

    kapin shifrën prej 84 tonë shishe qelqi kryesisht bojëkafe që kompania do të mund t’i

    destinonte për riciklim çdo muaj. Bizneset e tjera që operojnë me shishe nuk kanë ngritur

    ndonjë sistem të tillë akoma, kështu që sasia e qelqit që do të mund të mblidhej në fabrikat e

    tyre është e vogël.

    Figura 1. Mbeturinat e qelqit në tonelata për muaj

    Bizneset janë pyetur se sa ditë u duhen për ta mbushur një konteiner me kapacitet prej

    1 tonelate. Pjesa më e madhe e kompanive (n=33) kanë deklaruar se atom und ta mbushin një

    konteiner të tillë brenda 30 ditëve. Ndërkaq, 18 respondentë kanë thënë se do t’u duheshin 70

    ditë e më tepër që të gjenerojnë 1 ton mbeturina qelqi (Figura 2).

    0

    5

    10

    15

    20

    25

    30

    35

    40

    0-1 ton 1-3 tons 3-6 tons 6-10 tons >10tons

    Nu

    mb

    er

    of

    Bu

    sin

    ess

    es

    Tons of Glass Waste

  • 17

    Figura 3 Numri i ditëve që nevojitën për ta mbushur një konteiner 1-tonësh

    7.2 Gatishmëria për furnizim

    Kur u është bërë pyetja “Çfarë bëni zakonisht me mbetjet e qelqit?” - 63 kompani, ose 91.3% e

    mostrës, janë përgjigjur se e flakin tutje. Gjashtë kompani janë përgjigjur se ua japin

    individëve/kompanive të paspecifikuara, dhe vetëm 1 ia shet mbetjet një tregtuesi të

    paidentifikuar me një çmim prej €0.15 për kg (Figura 4). Megjithatë, vlen të përmendet që të 32

    bizneset të cilat kanë deklaruar se i hedhin mbetjet e qelqit paguajnë për shërbimit e largimit të

    mbetjeve të tyre të qelqit. Supozimi i përgjithshëm është se pjesa e mbetur e kompanive mbas

    gjase nuk i largon mbeturinat në mënyrën e duhur, marrë parasysh gjendjen e tanishme të

    sortimit të mbeturinave, dhe kështu po kontribuojnë në degradimin e mjedisit.

    0

    2

    4

    6

    8

    10

    12

    14

    16

    18

    20

    1-3 Days 4-7 Days 8-14 Days 15-30 Days 31-60 Days More than60 Days

    Nu

    mb

    er

    of

    Bu

    sin

    ess

    es

    Number of Days

  • 18

    Figura 5. Çfarë bëhet me mbeturinat e qelqit?

    Me qëllim të vlerësimit të potencialit që zinxhiri i furnizimit për riciklim të qelqit ka, këto

    kompani janë pyetur nëse janë të gatshme që të bëjnë furnizimin me mbeturina qelqi, dhe

    vetëm një syresh ka refuzuar të bashkëpunojë. Gjithë respondentët e tjerë (n=68) janë

    deklaruar se mund t’i japin mbetjet e qelqit për riciklim. Tri prej kompanive u deklaruan se janë

    të gatshme që të bëhen pjesë e këtij zinxhiri të furnizimit në këmbim të një kompensimi

    financiar, gjersa të tjerat janë të gatshme që ta japin atë falas.

    Sa i përket ngjyrës së mbeturinave të qelqit, 97.1% e mostrës (n=67) ka deklaruar se

    mbetjet e tyre të qelqit janë të tejdukshme. Kompania e riciklimit parapëlqen xhamin e sheshtë

    të tejdukshëm, për shkak të pastërtisë së tij dhe lehtësisë për të punuar me të. Ngjyra e gjelbër

    (n=31) dhe kafe (n=23) kanë rezultuar si ngjyra më të popullarizuara si për xhamin e sheshtë

    ashtu edhe shishet, ndërkaq ngjyra e kaltër (n=23), zezë (n=18) dhe e bardhë (n=8) janë ngjyrat

    me të cilat punojnë vetëm bizneset që merren me xham të sheshtë. Ngjashëm, 18 biznese kanë

    deklaruar se punojnë me xhamat e të gjitha ngjyrave që gjenden në treg, siç është paraqitur në

    figurën 6.

    63

    60 10

    10

    20

    30

    40

    50

    60

    70

    Throw it Away Give it Away Recycle/Reprocess it Sell it

    Nu

    mb

    er o

    f B

    usi

    nes

    ses

    "What do you usually do with the glass waste?"

  • 19

    Figura 7. Ngjyrat e mbeturinave të qelqit

    8 Analiza e rezultateve

    8.1 Kostoja e mbledhjes

    Për të krijuar një zinxhir ekonomik të furnizimit është me rëndësi të së pari të identifikohen

    kostot e ndërlidhura me procesin e mbledhjes. Shpenzimet me të cilat përballet kompania për

    mbledhjen e qelqit përfshijnë koston e transportit dhe të fuqisë punëtore, si dhe për furnizim të

    konteinerëve ku do të mblidhen mbeturinat. Supozimet që janë përdorur gjatë vlerësimit të

    këtyre kostove janë dhënë në vijim.

    Shpenzimet e transportit që duhet të merren në konsideratë varën nga largësia e pikës

    së mbledhjes (vajtje-ardhje) dhe çmimi i derivateve. Për përllogaritjen e kostos për km, është

    supozuar që kamionët shpenzojnë 25 litra naftë për 100 km. Bazuar në çmimet e derivateve që

    përditësohet për çdo ditë në Fuel Prices Europe, çmimi i naftës për litër është €0.8844.

    Gjithashtu, është supozuar se shpenzimet e transportit do të përpjesëtohen për një kamion të

    mbushur plotësisht, që bartë 10 ton qelq. Në bazë të këtyre llogaritjeve, kamioni do të

    44 “Fuel-Prices-Europe.info - Current Fuel Prices in Europe.”

    67

    3123 23 18 18

    70

    10

    20

    30

    40

    50

    60

    70

    80

    Nu

    mb

    er o

    f B

    usi

    nes

    ses

    Glass Waste Colors

  • 20

    shpenzojë €2.2 për derivate për çdo 100 km të kaluara për 10 tonë qelq, ose €0.022 për

    km/ton për njësi të kostos.

    Duke mbajtur parasysh që kompania me gjasë nuk do të ketë nevojë të paguajë për

    qelqin, kosto tjetër e ndërlidhur me furnizimin sipas gjasës janë pagat e punëtorëve. Për ta

    llogaritur koston për ton janë bërë disa supozime. Në radhë të parë, është supozuar që

    kompania ka të punësuar një shofer i cili merret me procesin e mbledhjes. Në radhë të dytë,

    është supozuar që shoferi merr një pagë mujore fikse prej €500, e që i bie €25 në ditë për 20

    ditë pune në muaj.

    Shpenzimet e tjera të ndryshueshme që do t’i krijojë kompania do të jenë për

    konteinerët për mbledhjen e qelqit. Për qëllime të kësaj analize, është supozuar se kostoja e një

    konteineri është €200, duke u bazuar në shumën që kompania ka të ngjarë që ta shpenzojë për

    këtë gjë. Duhet vënë në dukje se kompania e riciklimit do t’i ketë këto shpenzime vetëm në

    fillim, meqë konteinerët do të blihen një herë dhe mund të përdoren vazhdimisht. Prandaj,

    varësisht nga numri i bizneseve, sasia e mbeturinave në secilën pikë të mbledhjes dhe

    shpeshtësia e mbledhjes së qelqit nga konteinerët do të kenë ndikim në numrin e konteinerëve

    që do të nevojiten.

    8.1 Sasia

    Synim kryesor i kompanisë është të mbledhë sasi të mjaftueshme të qelqit ashtu që të mund t’i

    vë në shfrytëzim kapacitetet e saja të prodhimit. Në bazë të informatave që janë marrë nga

    bizneset, sasia maksimale e xhamit të sheshtë që mund të mblidhet brenda një viti në Kosovë

    është 1,909 tonë. Megjithatë, bizneset të cilat merren me qelq kanë thënë se shumica

    dërrmuese e qelqit të cilin e përpunojnë është i tejdukshëm. Kështu, nëse supozohet se 85% e

    qelqit që përpunohet nga këto bizneseve është i tejdukshëm, atëherë sasia e këtij lloj qelqi që

    mund të mblidhet për çdo vit 1,623 tonë.

    Kompania e riciklimit të qelqit mund t’i përpunojë 120 tonë në muaj, andaj, duke i

    përdorur të dhënat që janë në dispozicion, janë minimizuar kostot në mënyrë që kompanisë të

    mund t’i sigurohet një sasi e tillë e mbetjeve të qelqit të tejdukshëm. Sipas analizës së bërë,

  • 21

    kompania mund të mbledhë 120 tonë qelq të tejdukshëm në muaj për një kosto prej €28,628

    ose rreth €0.238 për kg. Megjithatë, duhet të nënvizohet se në këtë kosto janë paraparë edhe

    shpenzimet të cilat do të duhet t’i bëjë kompania për blerjen e numrit të mjaftueshëm të

    konteinerëve të dedikuar për mbledhjen e sasisë së sipërpërmendur të qelqit. Kështu, në

    muajin pasues kostoja e paraparë për blerjen e konteinerët do të zbritet dhe shpenzimet totale

    për furnizim me mbeturina të qelqit do të bien në masë të konsiderueshme gjer në €828, nëse

    supozohet se ata nuk fillojnë të furnizohen dhe nga ndonjë biznes tjetër dhe se furnizimet në

    cilëndo vendndodhje nuk rriten.

    9 Analiza e ndjeshmërisë

    Për ta përcaktuar skenarin më të realizueshëm, është me rëndësi që të analizohen dhe

    alternativat tjera. Një alternativë e mundshme e cila mund t’i duket më tërheqëse kompanisë

    së riciklimit është që të mbledhë mbeturinat e qelqit të tejdukshëm nga të gjitha bizneset e

    anketuara. Në një skenar të tillë, kostoja nuk do të përbëjë vështirësi dhe, për rrjedhojë, nuk do

    minimizohet, porse do të rritet në maksimum sasia e mbeturinave të qelqit të sheshtë të

    mbledhur.

    Nëse kompania e riciklimit vendosë që t’i përfshijë të gjitha bizneset, sasia totale e

    mbeturinave të qelqit të tejdukshëm që do të mblidhet brenda një viti është 1,623 tonë.

    Ndërsa, në baza mujore, kompania do të mbledhë 125 tonë të këtij lloj qelqi. Në këtë rast,

    kostoja do të ngrihej në €33,092 për muajin e parë, ose afërsisht €0.265 për kg. Siç është

    shtjelluar më herët, kostoja e tillë do të bie pas muajit të parë të punës ngaqë kompania nuk do

    të ketë më nevojë të blejë konteinerë. Si rrjedhojë, shpenzimet mujore që do të duhet t’i

    përballojë biznesi për mbledhjen e mbeturinave të qelqit do të hipin në €892, në qoftë se

    supozohet se rruga e furnizimit do të mbetet e njëjta.

    Dallimi ndërmjet skenarit me koston minimale për mbledhjen e 120 tonëve dhe

    alternativës me koston maksimale në kuptimin e sasisë së qelqit është vetëm diku rreth 5 tonë.

    Për ta mbledhur këtë sa sit ë shtesë të qelqit, shpenzimet e kompanisë së riciklimit do të rriten

    për €4,464 në muajin e parë, ose për afro €0.93 për kg, derisa në muaj në vijim kostoja mujore

  • 22

    e operimit të biznesit do të rritet për vetëm €64. Si rezultat, shpenzimet vjetore do të ngrihen

    për €768, duke e përjashtuar koston fillestare.

    Në bazë të Studimit të CENR-it mbi konsumin e lëndës djegëse të drurit në ekonomitë

    shtëpiake në Kosovë45, 520 nga 1,160 respondentë kanë deklaruar se nuk kanë dritare me dy

    palë xhama në shtëpitë e tyre. Në qoftë se supozohet se deri në vitin 2018 efiçienca e energjisë

    në këto ekonomi shtëpiake do të rritet për 30% për shkak të vetëdijesimit dhe

    disponueshmërisë së mjeteve, del që do të montohen dritare me dy palë xhama në 348

    ekonomi familjare në këtë zonë. Nëse konsiderohet që një shtëpi kosovare ka rëndom 10

    dritare të madhësisë standarde (0.8m x 1.4m),46 i bie që gjer atëherë do të zëvendësohen

    3,480 dritare. Duke supozuar që gjatë prodhimit të çdo dritareje me madhësi standard do të

    krijohen 15 kg mbeturina qelqi, sasia kjo e raportuar nga njëri prej bizneseve të anketuara,

    atëherë do të krijohen 52.2 tonë mbeturinash qelqi vetëm në zonën rurale të anketuar të

    Kosovës për shkak të zëvendësimit të dritareve. Kështu, nxitja e efiçiencës së energjisë në këto

    ekonomi shtëpiake në veçanti do të përkthehet në shtim të furnizimit të kompanisë së riciklimit

    me mbeturina të qelqit.

    10 Përfundim

    Kjo analizë e tregut shpalosë se furnizimi me mbeturina të xhamit të sheshtë në Kosovë është

    mjaftueshëm i madh për kompaninë e riciklimit, Orient Mosaic Kosovo, që ta shpie në

    maksimum kapacitetin e saj të prodhimit. Sasia maksimale e mbeturinave të qelqit të

    tejdukshëm që mund të mblidhen brenda një viti në rajonet e anketuara të Kosovës është

    1623.11 tonë, ndërsa mund të mblidhen gjithsej 124.85 tonë në muaj. Duke mbajtur parasysh

    se 91.3% e bizneseve të anketuara kanë deklaruar se i hedhin mbeturinat e tyre të qelqit,

    riciklimi i qelqit mund të sjellë dobi të mëdha ekonomike dhe mjedisore.

    Veç kësaj, potenciali që kompania ka për riciklimin e shisheve të qelqit qëndron në

    sasinë e madhe të shisheve të qelqit që i distribuojnë në treg katër kompanitë e anketuara që

    45 UNFAO and CENR, “Wood Fuel Consumption in Kosovo Households.” 46 English et al., “Energy Consumption and Potentials for Energy Efficiency Implementation: Analyzing Low Income, Low Service Areas of Kosovo.”

  • 23

    veprojnë në industrinë e prodhimit të pijeve në Kosovë (121.98 tonë), kur vetëm njëri nga këto

    biznese është në gjendje të furnizojë një sasi mujore prej 37.5 tonë shishesh qelqi. Zgjerimi i

    operimit të tyre për t’i përfshirë edhe shishet e qelqit në procesin e riciklimit mund të jetë në

    dobi të kompanisë së riciklimit në kuptimin që tashmë veç ka furnizim të konsiderueshëm të

    shisheve të qelqit në treg. Përveç dobive për mjedisin, praktika e tillë do të jetë edhe në dobi të

    qytetarëve të Kosovës, duke mbajtur parasysh që një zgjerim i tillë i biznesit do të krijojë vende

    të reja pune në këtë sektor.

  • 24

    11 Bibliografia

    .A.S.A. International Environmental Services. “Pre-Feasibility Study for the Implementation of an Integrated Ëaste Management System Including Collection, Transport, Treatment and Landfilling in the Peja Region,” 2011. http://www.oekb.at/en/osn/DoënloadCenter/project-and-client-analysis/NS53-Zusammenfassung-Waste-Management-System-in-the-Peja-region.pdf.

    Berisha, Afrim, and Tafe Veselaj. “Regional Workshop on Recycling.” 2011. https://www.google.com/search?q=lack+of+legislation+in+recycling+in+kosovo&ie=utf-8&oe=utf-8.

    Brandon Janes. “Is Recycling Glass Worth the Cost?,” June 2013. http://kdhnews.com/neës/is-recycling-glass-worth-the-cost/article_8e2dd0e6-d956-11e2-ab95-0019bb30f31a.html.

    Canadian Packaging. “Glass Bottle Goes Lightweight below the Magic 200g Mark,” shkurt 2014. http://ëëë.canadianpackaging.com/packpress/glass-bottle-goes-lightëeight-beloë-the-magic-200g-mark/.

    “Door-to-Door Glass Collection Service Launched by Green Pak - Timesofmalta.com.” Qasur më 27 shkurt 2016. http://www.timesofmalta.com/articles/vieë/20130609/business-neës/Door-to-door-glass-collection-service-launched-by-Green-Pak.473145.

    Ambasada e Finlandës, Prishtinë. “Ambasada përkrahë Kosovën në menaxhimin e mbeturinave,” 2015. http://finlandkosovo.org/public/default.aspx?contentid=326355&nodeid=42563&culture=en-US.

    English, Alicia, Anila Qehaja, Flamur Breznica, and Jim Myers. “Energy Consumption and Potentials for Energy Efficiency Implementation: Analyzing Low Income, Low Service Areas of Kosovo,” 2015.

    EUR-Lex. “Waste Framework Directive 2008/98/EC,” 2008. http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX:32008L0098.

    European Environment Agency. “Kosovo.” Briefing, February 2015. http://www.eea.europa.eu/soer-2015/countries/kosovo.

    “Exposing Illegal Dumping Areas in Kosovo | European Public Sector Information Platform.” Accessed March 1, 2016. http://ëëë.epsiplatform.eu/content/exposing-illegal-dumping-areas-kosovo.

    “Fuel-Prices-Europe.info - Current Fuel Prices in Europe.” Qasur më 1 mars 2016. http://www.fuel-prices-europe.info/.

    GIZ. “Developing Sustainable Municipal Waste Services.” Qasur më 29 shkurt 2016. https://www.giz.de/en/ëorldëide/21121.html.

    “Gjoba, 5 Deri Në 100 Euro, Për Hedhësit E Mbeturinave Në Vende Publike,” 2016. http://www.telegrafi.com/gjoba-5-deri-ne-100-euro-per-hedhesit-e-mbeturinave-ne-vende-publike/.

    “Glass Collection.” Accessed February 27, 2016. http://www.newforest.gov.uk/glass. Glass Recycling UK. “Reasons For Recycling.” Qasur më 15 mars 2016.

    http://www.glassrecycle.co.uk/Reasons-For-Recycling/. “Glass Waste Recycling | Glass Waste Collection Services.” Qasur më 27 shkurt 2016.

    http://www.grundon.com/Glass-Ëaste-Recycling.

  • 25

    Keeler, Scott. “Mauldin’s Glass Recycling Is Set to End on March 21,” mars 2016. http://www.greenvilleonline.com/story/neës/local/golden-strip/2016/03/14/mauldins-glass-recycling-set-end-march-21/81758546/.

    Kiernan, Steven. “Coke to Cut 2,400 Tonnes of CO2 with Lightweight Glass Bottle | Packaging News,” 2007. http://www.packagingnews.co.uk/news/coke-to-cut-2400-tonnes-of-co2-with-lightweight-glass-bottle-04-12-2007.

    “Kosova S’është E Fundit Në Ballkan Për Nga Paga Mesatare • KOHA.” Qasur më 7 dhjetor 2015. http://koha.net/?id=27&l=60674.

    Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. “Raport për mbeturinat dhe kimikatet,” 2014. http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raport_Waste_and_Chemicals_2014.pdf.

    letsrecycle. “Glass,” 2016. http://wwwletsrecycle.com/prices/glass/. Let’s Recycle. “Glass - Letsrecycle.com,” 2014. http://www.letsrecycle.com/prices/glass/. Luxottica. “Reducing Waste at the Source.” Accessed March 1, 2016.

    http://www.luxottica.com/en/company/our-way/environment/reducing-waste-source. Ministria e Medisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Strategjia e Republikës së Kosovës për

    menaxhimin e mbeturinave,” 2013. http://mmph-rks.org/repository/docs/Strategy_fo__Republic_Kosova_for_ËM_2013-2022__eng._945753.pdf.

    Motor City Free Geek. “A Brief History Of Recycling.” Qasur më 14 mars 2016. http://www.motorcityfreegeek.net/index.php?option=com_content&vieë=article&id=69&Itemid=78.

    “Komuna e Prishtinës pastron 100 deponi ilegale - Nacional - KosovaPress,” 2015. http://www.kosovapress.com/en/nacional/komuna-e-prishtines-pastron-100-deponi-ilegale-45950/.

    “Record Increase in Glass Collection - Timesofmalta.com.” Qasur më 27 shkurt 2016. http://www.timesofmalta.com/articles/vieë/20150118/business-neës/Record-increase-in-glass-collection.552349.

    recyclenoë.com. “Glass Bottles and Jars.” Qasur më 15 mars 2016. http://www.recyclenow.com/facts-figures/hoë-it-recycled/glass-bottles.

    Serena Ng. “High Costs Put Cracks in Glass-Recycling Programs,” prilll 2015. http://www.wsj.com/articles/high-costs-put-cracks-in-glass-recycling-programs-1429695003.

    State of California. “What Are States Doing: School Diversion Resource Guide,” 2015. http://www.calrecycle.ca.gov/ReduceWaste/Schools/StatesDoing.htm.

    Stoklosa, Kelley. “New Life for Glass,” 2012. https://www.recyclingtoday.com/article/rt0112-processing-glass-recycling.

    Strategic Materials. “Containers.” Qasur më 16 mars 2016. http://www.strategicmaterials.com/containers/.

    UNFAO, United Nations Food and Agriculture Organization, and Center for Energy and Natural Resources CENR. “Wood Fuel Consumption in Kosovo Households,” In Press.

    Wll Flower. “Focusing on the Economics of Glass Recycling,” tetor 2015. http://waste360.com/glass/focusing-economics-glass-recycling.