syllabus e drejta procedurale civile

4
E drejta procedurale civile Numri i kredive UP “Hasan Prishtina”-Fakulteti juridik Katedra juridike- civile Bartës te lëndës: Prof.Ass.Dr. Rrustem A. QEHAJA Zyra: Kati VII numri i zyrës 36 Nr. i telefonit: Е-mail: [email protected] dhe [email protected] Literatura bazë Faik Brestovci “E drejta procedurale civile I” dhe “II” (deri fq. 154), Prishtine 2006 Ligji per proceduren kontestimore Nr.03/L-006 dt. 30.06.2008 dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03-L-006 për procedurën kontestimore 2012/04-L-118 Ligji per proceduren jokontestimore Nr.03/L-007 dt. 20.11.2008 Ligji per proceduren përmbarimore 2012/04-L-139 Literatura plotesuese Përmbajtja e lëndës Alqiviadh Lamani “Procedura civile” Tirane Flutura Tafaj “Procedura civile” Tirane I.Morina&S.Nikçi “Komentar i LPK” Prishtine 2012 Rrustem Qehaja: “Pergjigja ne padi” E drejta 2/11 Prishtine 2011 Rr. Qehaja: ‘’Ankesa kunder aktgjykimit ne proceduren civile kontestimore” Jeta juridike –Tirane 2013 Rr. Qehaja autor i pare:Judgments based on disobedience (non- compliance) and due to absence in contested procedure according to legislation of Kosovo”, Civil Procedure Review, v.5, n.1: 3-19, jan- apr.,2014 ISSN 2191-1339-www.civilprocedurereview.com Rr.Qehaja:“Struktura organizative e Gjykatave Themelore në Kosove” Buletini i OAK Prishtinë VITI:VII, nr.15/2014 Kodi i procedures civile te Republikes se Shqiperise Ligji per Gjykatat Nr. 03/L-199 Vendimet e gjykatave

Upload: rebeliel

Post on 01-Feb-2016

149 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

11

TRANSCRIPT

Page 1: Syllabus E Drejta Procedurale Civile

E drejta procedurale civile – Numri i kredive –

UP “Hasan Prishtina”-Fakulteti juridik – Katedra juridike-

civile

Bartës te lëndës: Prof.Ass.Dr. Rrustem A. QEHAJA

Zyra: Kati VII numri i zyrës 36

Nr. i telefonit:

Е-mail: [email protected] dhe [email protected]

Literatura bazë

Faik Brestovci “E drejta procedurale civile I” dhe “II” (deri fq. 154),

Prishtine 2006

Ligji per proceduren kontestimore Nr.03/L-006 dt. 30.06.2008 dhe Ligji

për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03-L-006 për procedurën

kontestimore 2012/04-L-118

Ligji per proceduren jokontestimore Nr.03/L-007 dt. 20.11.2008

Ligji per proceduren përmbarimore 2012/04-L-139

Literatura plotesuese

Përmbajtja e lëndës

Alqiviadh Lamani “Procedura civile” Tirane

Flutura Tafaj “Procedura civile” Tirane

I.Morina&S.Nikçi “Komentar i LPK” Prishtine 2012

Rrustem Qehaja: “Pergjigja ne padi” E drejta 2/11 Prishtine 2011

Rr. Qehaja: ‘’Ankesa kunder aktgjykimit ne proceduren civile

kontestimore” Jeta juridike –Tirane 2013

Rr. Qehaja autor i pare:“Judgments based on disobedience (non-

compliance) and due to absence in contested procedure according to

legislation of Kosovo”, Civil Procedure Review, v.5, n.1: 3-19, jan-

apr.,2014 ISSN 2191-1339-www.civilprocedurereview.com

Rr.Qehaja:“Struktura organizative e Gjykatave Themelore në Kosove”

Buletini i OAK Prishtinë VITI:VII, nr.15/2014

Kodi i procedures civile te Republikes se Shqiperise

Ligji per Gjykatat Nr. 03/L-199

Vendimet e gjykatave

Page 2: Syllabus E Drejta Procedurale Civile

Lenda E drejta procedurale civile perfshine trajtimin bashkëkohor te se drejtes

procedurale civile me theks te veçante kuptimin dhe burimet juridike te rregullimit te

procedures kontestimore, jokontestimore dhe te përmbarimit perkatesishte subjektet

procedural,veprimet procedurale, kerkesen per dhënien e aktgjykimit, zhvillimin e

procedures kontestimore, përfundimin e procedures kontestimore, proceduren sipas

mjeteve te goditjes se vendimimeve, procedurat e posaçme kontestimore si dhe

proceduren jokontestimore dhe ate te përmbarimit.

Qëllimet dhe rezultatet e mësimit

Qellimet e lendes “E drejta procedurale civile” konsistojn ne dhenien e mundesise

studentve qe ne te ardhmen te jene ne gjendje qe permes njohurive te perfituara te ngrisin

ne nivel me te larte shkallen e tyre me qellim te zbatimit ne te ardhmen te dispozitave

baze qe kane te bejne me te gjitha fazat neper te cilat kalon nje proces gjyqësor civil.

Duke filluar qe nga parimet e përgjithshme e tutje me qellim te formimit te nje juristi ne

te ardhmen.

Studentet do te kene mundesin qe me qasje logjike dhe ne menyre analitike t’i zgjidhin

çeshtjet te cilat kerkohen ne fushen e te drejtes procedurale civile ne aspektin e

argumentimit dhe qasjes kritike.

Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies

Me qellim te arritjes sa me te kënaqshme te rezultateve gjate procesit te ligjerimit do te

perdoren metodat bashkohore te mesimdhenies dhe mesimnxenies duke perdorur mjetet e

konkretizimit përfshirë ligjerimimin permes programit power point, mandej zbatimin e

metodes interaktive duke i lene mundesi studentve te kyçen ne forme te bashkebisedimit

dhe te shfaqin opinionet e tyre vetekritike ndaj çeshtjeve me rendesi te veçante te se

drejtes procedurale civile perfshire edhe metoden e ndarjes ne grupe dhe parashtrimin e

kazuseve.

Raporti ndërmjet pjesës teorike dhe praktike:

Me qellim te lidhshmerise se anes teorike e cila do te jete e pranishme gjate ligjerimit me

anen tjeter te praktikes planifikohet qe studentet gjate semestrit te vizitojnë institucionet

relevante ose brenda per brenda sallave te mesimit te inskenohen raste te ndryshme nga

praktika te cilat do t’i vejne ne sfide studentet qe teorinë te zbatojnë ne praktike.

Vëllimi dhe sasia e nevojshme e punës:

Page 3: Syllabus E Drejta Procedurale Civile

Me qellim te arritjes se rezultatave te deshiruara eshte e nevojshme qe studentet gjate

javes te percjellin ligjeratat me sa paku 2 ore mesimore si dhe nje ore ushtime, gjithashtu

kerkohet nga ana e studentve qe ne menyre te vazhdueshme te mbajne hapin e

mesimnxenies krahas atij te mesimdhenies perkatesisht studimin e vazhdueshme per cdo

dite te ligjëratave dhe ushtrimeve nga 2-3 ore studim efektiv.

Metodat e mësimdhënies:

Ligjerim, power point, interaktivitet, kazuse (raste nga praktika gjyqesore)

Forma e provimit:

Me shkrim ose me goje

Projekti hulumtues dhe prezentimi I tij

Çdo studenti i jepet mundesia qe gjate semestrit te propozoj temen e caktuar per punim

seminarik e cila pas konsultimit paraprak me mesimdhenesin i jepet drita e gjelbert per

hulumtim. Pas punimit te versionit te pare prej se paku 10 faqe A4 me radhor 1, me

shkronja të madhësisë 12 të llojit Times New Roman. Nga ana e mesimdhenesit

paraprakisht behet kontrollimi i punimit me qellim te plotesimeve eventuale ne menyre

qe prezantimi te jete sa me domethenes dhe me produktiv per student. Krahas prezantimit

studentit i parashtrohen pyetjet lidhur me temen e hulumtur dhe hapet çeshtja per

diskutim nga kendveshtrimi kritik.

Mënyra e vlerësimit

Çdo student do të vlerësohet në fund të semestrit në bazë të numrit të pikëve të

akumuluara nga kriteret të cilat merren si bazë për notim. Në vazhdim po japim tabelën

ku paraqitet mënyra e notimit të studentëve.

Shkalla Përshkrimi

Nota

95% - 100% Notë maksimale 10.0

86% - 94% Shkëlqyeshëm 9.0

77% - 85% Shumë mirë 8.0

68% - 76% Mirë 7.0

60% - 67% Kaluese 6.0

59% dhe nën Jokaluese 5.0

Page 4: Syllabus E Drejta Procedurale Civile

Gjatë notimit do të merren parasysh kriteret vijuese:

Vlersimi i pare [30 % ]

Vlersimi i dyte [30 % ]

Pjesmarrja– ushtrime- prezantime [ 5 %]

Vijimi i rregullte [ 5 %]

Provimi final [30%]

TOTALI [100%]

Integriteti akademik

Gjate procesit mesimor dhe atij te vlersimit te studentve perfshire edhe kontaktet tjera me

student qe nderlidhen me raportet studimore, mesimdhenesi duhet te ruaj integritetin e tij

akademik dhe te tregoj vlera te larta morale dhe njerzore si dhe te jete i paanshem dhe te

jete ne gjendje qe te perballet me çdo sfide ne kete drejtim nga çdo ndikim apo presion qe

mund t’i behet nga te tjeret. Studentet jane te obliguar t’i permbahen rregullave te

miresjelljes si gjate ligjeratave, ushtrimeve dhe provmit, me fjale te tjera çdo shkelje ne

kete drejtim krijon baze te mjaftueshme per inicim te procedures disiplinore dhe

ndermarrjen e masave adekuate ne kete drejtim nga ana e kompetentve.

Java 1 Shqyrtimet e përgjithshme per te drejten e procedurale civile

Java 2 Hyrje ne te drejten procedurale kontestimore

Java 3 Parimet e procedures kontestimore

Java 4 Subjektet e procedures kontestimore (gjykatat dhe kompetenca)

Java 5 Palet dhe perfaqesimi i tyre, veprimet e subjekteve

Java 6 Kollukfiumi i pare

Java 7 Kerkesa per dhënien e aktgjykimit, padite

Java 8 Zhvillimi i procedures kontestimore

Java 9 Shpenzimet e procedures, ndalja e procedures kontestimore

Java 10 Përfundimi i procedures kontestimore

Java 11 Kollukfiumi i dytë

Java 12 Llojet e aktgjykimeve

Java 13 Procedura sipas mjetit te zakonshem te goditjes se vendimeve

Java 14 Procedura sipas mjeteve te jashtëzakonshme te goditjes se vendimeve.

Java 15 Provimi përfundimtar

Prishtinë, tetor 2014 Prof.Ass.Dr. Rrustem QEHAJA

_________________________