të gjitha poezit e publikuara

484
Qyteti im.. Qyteti im i madhërishëm, nokturn i endërrave të mia gjymtyrë prera, pa detin asnjëherë s’të kam kuptuar. S’të kam kuptuar pa amfiteatrin antik dhe muret e tu prej guri të latuar. ... Ditët e tua të mundimëshme kur me valët mërmërisje ledhatuar, u bënë klithmat e para të poezisë sime, që me shpirtin e zemrës t’a kam kënduar. Varrosur nën gërmadhaat e tua, mbetur janë psheretimat e mia, prej dhimbjesh lënguar. Mbi llerë si foshnje mbajtur të kam patur, sa herë që trupin tënd kanë lënduar. Nën bedenat e Torrës Ilire, përgjumur flenë me heshtjen e shpatave dhe këngët e dashurive të mohuara. Ti kurrë nuk do të vdesësh qyteti im. 1

Upload: skender-braka

Post on 02-Dec-2014

244 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Keto poezi jane hedhur më dt. 5.11.2011

TRANSCRIPT

Page 1: Të gjitha poezit e publikuara

Qyteti im..

Qyteti im i madhërishëm, nokturn i endërrave të mia gjymtyrë prera,pa detin asnjëherë s’të kam kuptuar.S’të kam kuptuar pa amfiteatrin antikdhe muret e tu prej guri të latuar. ...

Ditët e tua të mundimëshmekur me valët mërmërisje ledhatuar,u bënë klithmat e para të poezisë sime,që me shpirtin e zemrës t’a kam kënduar.

Varrosur nën gërmadhaat e tua,mbetur janë psheretimat e mia,prej dhimbjesh lënguar.Mbi llerë si foshnje mbajtur të kam patur,sa herë që trupin tënd kanë lënduar.

Nën bedenat e Torrës Ilire,përgjumur flenë me heshtjen e shpatavedhe këngët e dashurive të mohuara.Ti kurrë nuk do të vdesësh qyteti im.Në zemër të netëve të tua kam ndezur poezinëdhe mallin tend të pashuar.

1

Page 2: Të gjitha poezit e publikuara

Unë bir i detit dhe i Durrsit tim…

Thellësve të detit fle i lashti Durrës.Qyteti rilindur, kurorë mbi qerpikët e tij.Sarkofagëve të gurtë rënkojnë eshtrat e thyera.Varret, amfora dhe stoli e bukuroshes,që ende dremit nën ujë.Aty ku të gjithë jemi pagëzuarpapërjashtim me gjak Ilir.Pulbardha kemi qënë në qiellin ton gri.Me krikëllima qiellit i kemi bërtiturdhe Hyut ton njëmijë herë i kemi thurrur lavdi.Nga varri edhe unë me to jam ngritur.Me madheshti rilindjen dhe unë kam përjetuar.Por qiellit si Jezusi unë nuk i jam ngjitur.Unë qiellin forte e kam mbështjell me keto duar.Më është dashur parajsës të takoj etërit e lashtë.Në ferr të ndjej ende erën e temjanit.si në ritualin e përshpirtjeve të mëngjesit.Më ka ndodhur që dhe detit t’ia shkul rrapullit. Damarët e thellësive t’i përshkoj pash më pash kur më është dashur të qëmtoj mitin pellazgjikper te lidhur magjite e mallkuara te Universit.Bir i detit dhe i Durrsi jam.Askend nuk lejoj te hyj ne labirinthet e te shkaures time.Laguna tek une askush s’ka per te hapur kurre.I këtij qyteti unë jam një copëz det i ngut. Një pëmë e tij e lulëzuar jam, që rritet nëpër muzg.Une bir i detit dhe i Durrsit tim, jam.

2

Page 3: Të gjitha poezit e publikuara

Qyteti im me fytyrë perëndie….

Prej kripës grryer janë muret e tu të uritur. Poreve të tua të mbushura plotë alga dhe likene pikëllueshëm të pikon mushti i ardhur i shekujve. Xhveshur pankartash e banderolash të shqyera, je sot bukuroshja e rilindur me fytyre prej rrezesh perëndimi praruar. Durrësi im i përthinjur, diafragma e atdheut tim gjak mpiksur. Kënga e fundit që Euridikës i këndoi Orfeu.

Durrësi im - prej valësh fytyrlarë, me gjakun e koraleve dhe perlave të detit tënd. Thyer trishtim nga lulëzimi që dhe vet diellin vret. Prej gurit tën të Sizifit , që ndali rrokullimën e në dysh u nda në fundin e shekullit te njëzetë.

3

Page 4: Të gjitha poezit e publikuara

Detit tim

Ngahere diçka forcërisht më rrëmben drejt teje. Dhe magjishëm më thith horizonteve të pafundëme. Harbon zemra ime, prej valëve , kafshuar nëpër terre. Mbi paranoja bredharake ,hapsirave të zhurmëshme.

Përtej madhështis tënde, që shpirtit m’a gulçon. Nën netët e mbushura me gjëmime shkepëtimash. Ti deti im, me çfarë magjije kaq rënd më përvëlon Dhe mbi dallgët më përplas me zëmërim vetëtimash.?

Dhe unë nuk di, përse klithmat e tua dua t’i dëgjoj. Të rend pas psherëtimës së fundit të vajit të

4

Page 5: Të gjitha poezit e publikuara

koraleve. Atje ku mes heshtjes ulërasin misteret e ngatërruara. Thellesive kërënuese dua ,të çvarros udhët e fateve.

Tempull i hyjnive të mija, prej algash e perlash ndërtuar. I magjepsur si një femijë, përpara këmbeve të tua falem. Për të marrë prej teje gjithçka që ditës më ka mungur. Prej afshit tënd, në udhën e përditëshme të mos ndalem.

Herë në një copë shkëmb më shndërrove mes tallazesh. Si Anteu më ngrite ,prej diellit përbindshëm zëmëruar. Herë si një zgalem, më mbajte mes dallgëve të ashpëra. Ti deti im, prej fuqisë së tokës,asnjëhere s'më ke lëshuar.

Atje në atë buzëdet Diçka më tërheq buzëdetit ,

5

Page 6: Të gjitha poezit e publikuara

sa herë që dallgët shkumbardhaprëplasen me tërbim. Sa herë që të thekëshmet. Zëra tipike të netëve detare, ngrihen thellësive me vrik. per te shkulur spirancen time mbërthyer në rërën brigje – brigje.

Diku, tej mes dallgeve, imazhi yt , si nje nimfe e bukur , me shfaqet si diten qe te kam humbur, Ketu kam mbetur se nje Eskil ne pritshmerinë e të pakthyeshmes.

As vete nuk e di perse... Perseri te dua kaq shume , dhe pse mendimet m’i ke mpire. Si hije te tejzgjatura me ndjekin si dikur hapat dhe zeri yt i trisht.

Si nje eremit e kryqezova per ty dashurine aty ne ate buzedet , ku kam mbetur,pa nje alternative tjetre te dytë.

Mall për detin

6

Page 7: Të gjitha poezit e publikuara

Buze detit kam qendruar. Mermer i bardhe ,vetmitar. Me nje vale shpesh meditoj. Une biri yt mergimtar. Tash larg te kam e dot s'te prek. Krelat s'mund t'i ledhatoj. Me mungon aroma jote. E bukura vash qe dashuroj. Me mungon blegerima, zog i bukur maje lisit. Uji i kroit lart ne shpate. Me mungon dhe vlage e plisit.

Në pritjen time

Buzëdetit janë mbledhur me mijëra alga… Një mori guackash me syrin blu më vështrojnë.

7

Page 8: Të gjitha poezit e publikuara

E habitëshme nuhatja e tyre. Si vallë e din që unë thellë dashurisë së tyre dua të qëndroj?

Pas pak, valet, të qeta do të puthin bregun. Do të mbidhen aty të dashuruarit. Dashurin time për ta marrë si etalon.

Vetmuar buzë detit.

8

Page 9: Të gjitha poezit e publikuara

Diku buzedetit, i vetëm do të jem. Në se aty do vish të më takosh. Unë qesh e qaj veç me një valë. Për ty i tharë , i tretur gjer në kockë.

Shnëdrruar jam në një sterkalë. Tek një mollusk i mbyllur do jem fortë. Në një nimfë të trëmbur do jem nën valë. I etur për pak jetë të bukur në k’të botë.

Eja, merrëm det.

Kaq vite kam mbetur me një bisht cigari në buzë.

9

Page 10: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe me vjershat e mija shpesh here i zëmëruar Përse nuk deshe të më bëje dhe mua,ti shok. Por brigjeve të tua më lë kështu të vetmuar.

Ngaherë shpërfillës me dallgën tënde, që gjëmon. I’a merr ti një kënge të herëshme prej piratësh. O det i honeve të jetës sime, përse ti më tundon. Mbi dallgët e tu fluturim, s’më merr të më përplasësh.

Në këtë copë shkëmb një ditë dhe ti do të ngurosesh. Me të rëndin petkë të kaltër hedhur përmbi krah. Fatet e këtij shkëmbi, ku së bashku rrënjët kemi mpleskur. Eja të t’i lajmë ne o det, me shkulma dallgësh të mëdha.

Trazuar prej një ndjenje të natyrëshme njerëzore. Me psherëtime të argasim pulëbardhat lartë në qiell. Eja, të ecim deti im nëpër shi e mjegull, a gurore. Veç të brishtat mure t’i ngrohim me pak diell.

10

Page 11: Të gjitha poezit e publikuara

Valës së detit

Ti valë e qetë e detit tim.Të puth mëngjesit si një prrockë, që malit zbret me uturimë.Me dhimbje therse gjer në kockë. Ti valë e qetë ,frymemarrja ime. Kur m’i përlot k’ta sytë të bukur. M’a plas ti zemrën në thërrime. M’i ul qepallat si një flutur.

Me dallgën-nënë dikur jam grindur. Ndaj sot prej syrit më largohet. Zhurmon e shfryn, nuk ka qetësi. Me mua vallë përse s’pajtohet? Ndaj vi të prek, të flas, me ty.T’më bëhesh dallgë, t’më behesh mike.Mikesh moj valë t’më bëhesh ti. Dhe dallga -nënë t’na rris orkide.

11

Page 12: Të gjitha poezit e publikuara

T’u ktheva, o det.....

Udhëve të botës ngado ku u enda.Shkumën e duarve të tua të kaltëradhe imazhin e valëve muzgjeve të vona,me lot mergimi prej mallit tend i njoma.

Vij sot në shtratin tënd të fjetur.Në buzët e tua që zjarrmojnë në përvëlim,në koralet e zvetënuara dhe rërë e njomë.Të vij, o det, si ylli i heshtur pa shkeqim.

E ndjeva zerin tënd, psherëtimë të trishtuar,si nena që ndjen rënkimin e birit në djep.Petalet e bregut dhe rërën ku kam shkruar.“ Perjetesish te dua, o i imi det.”

Me veshje të vjetra emigrant të rropatur.T’u ktheva i lodhur prej mallit të marrë.Një mal me të fshehta të përvuajtura ngarkuar.Të solla dhuratë kësaj nate të bardhë.

Jam kthyer djalosh ,i heshtur, i menduar.Të gjej perseri gjithçka që kam të shtrenjt.Perkedhelit e tua, që shumë më kanë munguar Dhe thellesitë e kristalta ku ngula rrënjët thellë.

12

Page 13: Të gjitha poezit e publikuara

Mos ma prekni detin....

Unë i’a ndjej shqetesimin detit,kur idhnueshëm në mol dallgët i përplas.Zemërimi tij me të Zeusit me ngjan,që prej Olimpit lëshonte zjarrin me maraz.

Dhimbshem i'a ndjej detit zemerimin.Kur furishem sterkalat i ngrihen lart mbi re.Me shtohen të thelluarat e rrudhave mbi ball. Kur kaltersin e tij dikush e bën të rrenqeth.

Kush detit kërkon t’ia grabis bukurinë?Kush vall rrenshëm valën doni t'ia grishi?Zhytur mes detit, cili djall fytyrengjell,madheshtinë fatale me molusqe qendisi.?

Nëse preket deti, djalli nuk e di.Tërbimi tij qiellit ngrihet si Cunam.I mjere dhe i mallkuarqofte ai,që detin m’a prek, atje ku ai më dot s’mban.

Askush më mire se unë detin nuk e njeh.Ndaj sot u them fuqishem me një zë.Me detin tim –zjarr askush të mos luaj! Askish një stërkal vale t’mos e prek në të!

13

Page 14: Të gjitha poezit e publikuara

Mos m'a prekni detin ! Se me detin jam rritur dhe jam burrëruar.Detin tim të madh të mos e prek askush se përjetsisht prej meje dhe prej tij ka për të qënë ka për ta pësuar.

Peshkatari

Dikur mes dallgeve kish shtëpine. I urte ,i heshtur, mjekërrbardhë. Veç kaltersi kish syri tij, dhe zemrën, plote stërkala, margaritar. Por mbeti një ditë buzë detit peshkatari. Mbi vale ra , s'u ngit me kurre. Mes perlash mbeti si pishtari. Keshtu na iku, na shkoi ky burrë.

14

Page 15: Të gjitha poezit e publikuara

Peshkatari i perlave

Vone shpirt vellai i mblodhe rrjetat. Ne bash u ule per nje cigare. Drermiste deti ne enderrat e tij. Ty mendimet te shkonte tek hallet. Te ka humbur buzqeshja vllai im. Buzet thellimi ashper t'ka venitur . Rremat shpirtin nisin te ta grishin, por ty shpresat thell detit te kane zbritur. Mbi varke sterkalat thyhen , si fildish i bardhe ndriçojne. Shikimi yt bredh neper det. Dhe deti ne thellesi te tij te fton. Cuditerish i’a more kenges shtruar. – vozit varka ime, mbi det vozit. Peshkatari me detin vdiq i dashuruar.

Nuk e mbaj mend se ku kam lere, ku kam kaluar feminine, vetem nje gje une mbaj mend mire, ku kam bere dashurine….

Zeri neper nate tingellon si kristali, teksa rrjeta i humbet thellesit. Por ti s’i degjon vella i dashur, nga bregu si;dëgjon të qarat e fëmijëve

15

Page 16: Të gjitha poezit e publikuara

Durresi im Në përflakjen e perëndimit të vonë mbi kodrinë.Kur pulëbardhat vajtueshëm mbi vale krakellisin. Ti Durrësi im, si një dhëndërr i urtë, si një nuse e mirë, qëndron i heshtur me shikimin e ngrire.Tri herë i vidhisur, tri herë i ringjallur.Shfaqur si sfinks me fytyrë madhështore.Nën bedenat pellazgjike, rrënjët thellë ke shtrirë. Rrënjët e mpleksura , rrënjët mijëra shekullore. Që Hyrija e Detit të kish sjell në prikën e saj. Ne arena të pergjakura gladiatoresh,lote te kristalte ke derdhur me pikellim. Mbi pellgje gjaku dhe male rrenojash Me eshterat e te reneve ke shkruar lavdineHyjnite e mermerta si korale te bardha, nder vite mbetur si kurore lulezuar.Me dallget e zhurmeshme, me dallget e te paqeta. Te kalburit damare nga trupi ke shkallmuar.Vershuar kane mbi ty koherat tragjike. perjetesisht mes ererave ke mbetur i rrethuar. S’tu drodh asnjëherë ajo zëmër e mire. S’te krisi asnjehere balli përcëlluar.

16

Page 17: Të gjitha poezit e publikuara

I çmëndur pas tej gjithë jetën do të mbetem.Pas bukuroshes tënde dhe erosit mbi kal, që Hyrija e Detit të kish sjell në pajën e saj.

Pas mureve te lashte dhe torres Ilire . Pas detit te magjishem dhe te brishtave vale.Nje mije here prej teje ne u largofsha Durresi im.Njemije here nga larg do te puth me mall.

Nje pjese zemre....

Nje pjese zemre....Te kam ndare pergjysem zemra ime.Ne kete jete keshtu m’a solli dhe ky fatnjeren detit i’a kam hedhur permbi dallgetjetra me rreh e futuron per ne Berat.

E çartur më rremben kjo pjesë zëmre.Më shtyn në të pikëllueshmin trashëgim.Atje ku qan një mal I lart, baba Tomorr.Atje ku Osumi rrjedh i mbushur me trishtim .

I lashti, i bukuri, madhështor ky qytet.Aureola e sokakëve mbi krye i shkëlqen.Pikë loti më bëhen shpesh herë njëmije dritaretPërmallshëm kur çapitem nëpër ty, Mangalen .

Nga muret e përgjakur të kalasë shekullore.Kodikët unikal pa fund vajtojnë mbi varre.

17

Page 18: Të gjitha poezit e publikuara

O djep, i lashtësisë së gjenezëz autoktone.Artkitekt Sinanit cila dorë i’a mbylli sytë në kamare?

Sa shumë do të dua të kthej në pranverëtë më ndjesh birin tënd se jam prap i gjallëBerat i zëmrës sime çdo ditë më qorto,gjer ditës që fuqin tënde nga varret t’a ringjallë.

Erërat që më flasin

Vala e detit me thote:" M'i perkedhel krelat"Bordur e udhes sime me qorton:Mjafte ndenje ketu, shko bjer e fli.!"Varka më thotë:"Më s'ti jap rremat, se me i keqi rremetar je ti.Mosmirenjohesi Univers më thotë:"Kashten e kumrit ma ke zene të tërën"Hygoi mjekërrbardhë qan në bibliotekë. Shekspiri prej fletesh nxjerr me vrull një Romeo, më pas një Makbeth, një Hamlet.Perpeliten Gorki, Petrarka dhe Balzaku,si dallgët e tërbuara që shkëmbin kafshojnë.I uri Bethoven më fton me zë te embël

18

Page 19: Të gjitha poezit e publikuara

" E luajm së bashku këtë sinfoni"Pikaso penelin e arte me zgjat e thotë:"Pikturoje ,o mik….pikturoje.. Se globi ka mbetur pa gjeni.

Ne muzeun arkeologjik Durres.

Nje mendim me sjell ngahere tek keta portike. Tek keto statuja te bardha, qe flesin veç me heshtjen Me shikim te mberthyer drejt se shkuares, mbeshtetur qendroj, me duarte vene ne koke. Ne imagjinaten time rrenimi i nje epoke te hereshme, rrjedh si shtrat i grryer i nje lumi te nendheshem. Prane nje sargofagu te vjeter eshterash mbledhur, rizgjoj te pashkruarat e asaj kohe te larget, te pafundemet intriga e dashuri mbretereshash, luftera te pergjakeshme me rromaket.

19

Page 20: Të gjitha poezit e publikuara

Ne te largeten kohe , shekujsh te pergjumur, riorganizoj jeten , te artin vezullim të atij qyteterimi te lulezuar. Stepur ne pamundesine e botekuptimit kerkoj dhe nje here te rikthej serish ne krahte e saj te mbyllur, ndegjegjen time te vrare. Pertej kufijeve te pergjigjes, nje pyetje me qendron gjithmon pezull, si ajeri i vaket në maj. Nje pyetje e papercaktueshme ne padukshmerine e ndjenjes, ne parajsen e vdekur, me nje emer ende te gjalle. - O Ju eter te lashte , demokracine me c’sy aq bukur e kini pare? Nen vonesen e se njejtes drite, humbur mugetires ku, pas kaq shume shekujsh ende ndihem i vetmuar, kam kaq shume udhe akoma per tu rizgjuar, për të ringritur në lartësit tuaja, këtë botë të shkatërruar.

Unë kurrë nuk të zemërohem deti im....

Përse grindesh me mua deti im ? Përse më shfryn zëmërimin e Poseidonit, me dallgët e tua si prej ferrit ngritur ? Nga unë prej vitesh ti diç kërkon. C’kërkon nga unë, që shpesh i rrebelohet dhe diellit ?

20

Page 21: Të gjitha poezit e publikuara

Përulur në dheun e lagësht, buzët e thara zbardhur prej kripës së bardhë kam njomur. Gjithçka të kam rrëfyer prej shpirtit të prangosur. Si shenjtë I përdëllyer ujërave të tua i kam larë tërë plagët e mëkatit. Rrebeluar prej vuajtjesh tmerrërsisht torturuar, duartë drejt teje kam zgjatur , për të marrë nga gjoksi yt jetëdhënës. gjerdanët prej rubini të fatit prej Erinyesit) grabitur. Prej tij njëmijëherë i dënuar, Prej tij njëmijëherë i penguar .. Në humnera mashtrimesh , ku prej shpirtërave plotë terr lind krimi, arsyeja ime kërkon mbi dhe të nxjerr, si fara embrionin e saj, me forcë titanike. Sepse e bukura, o deti im i madh, më është bërë po aq e domosdoshme, sa dhe nevoja jetike. Grindu me mua sa herë të duash, deti im. Unë kurrë nuk të zëmërohem. Unë jam një zë , që edhe në mos sot u dëgjofsha, një ditë doemos prej dikujt do të kujtohem.

Erinyesit - perendia e krimit.

Hyu im Ilir...

I mbarë paskësh qënë Hyu im Ilirkur mbi dy rrahe trupin e shtriu gjërë e gjatë.

21

Page 22: Të gjitha poezit e publikuara

Nimfat e detit këndonin këngët e përjetësisë.Miseardhjen bekonin tok me korifenjtë e lashtë.

Dhe lindja ime rastesi s’paskish qënë.I ardhur nuk jam nga ishulli sirenave,ku vdekja vdekjes i nanuriste natë për natëdhe Posedoni zëmëruar detit i nginte dallgë.

Lindur jam unë prej brinjëve pellazgjike.Nga deti i përgjakur i dhimbjes së tij,që dallgët Epidamusit i’a futi thellë në shtat.dhe gjaku i ngrohtë shpejtë atij ju bë rrasht.

Me lotët e diellit thar nëpër trupin e coptuar.Me Hyun Ilir shekujt me mund kam sjell gjer këtu.Por Hyut tim sot nuk di përse i rëndon një qepallë,dhe trupit ndjen të mardhur, shndrërruar në një dru.

Si unë dhe Hyu për ty Dyrrah jemi krenar.dhe pse n’a dhimbsesh kur të shohim kështu.

22

Page 23: Të gjitha poezit e publikuara

Unë kam qënë gjithmon Ti......

Në një çat kolapsi, mbi gurët e lashtë të Torrës, i thërrmova një nga një mendimet. Asgjë nuk ndryshoi më pas.... Po ai Skënder kisha mbetur. Po shpirti yt i patjetërsushem, qyteti im. Mijëra vjet, po me shikimin tënd të vdekur ngulur thellë shpirtit tim. Mijëra vjet duke rrjedhur si ujnajë e nëndheshme nën mbretërinë e Hadit, gjymtyrët e tua duke ledhatuar. Vargje thurra përsëri për të varfërit. Për detin dhe valet me shkëlqim diamantesh. Grishjen, trëmbur prej perëndive të lashta. Pulëbardhat, netët dhe ngashnjimet, të gjitha i kam shnëdrruar në shpirtëra të vargjeve. Përsëri nxitova në të pandalshmen udhë, për tek këngët e harruara me tingellimën e brilanteve. Dikur, dielli do psherëtijë, do thotë : " C'dreq poet paske qënë Skender i brishte, i heshtur dhe herë rrebel." Unë di, se të kam kënduar ty qyteti im. dhe kur dielli më ka munguar, për t’më dhënë qetësi dhe kur terri i mprehtë, gjoksin m’a ka shqyer dhe kur drita fytyrën s'ma ka ndriçuar. Unë kam qënë gjithmonë Ti qyteti im......

23

Page 24: Të gjitha poezit e publikuara

Fshati im

Mes malesh rrethuar, obelisk i zi i etërve te mi, je fshati im.

Mes thepisje shtigjesh dhe rrahesh shkëmbore,më i bukuri në botë më je ti.

Me aureolë legjendash të moçëme biblike,rrethuar je si manushaqja mes drizash të harbuara.Më pranë qiellit dhe diellit me rreze të praruara,

Frymëmarrja jote, mushkrive të coptuara,shpërthen në miljona zëra të ngutësuara.

Ndër shekuj jetën ke grisur muzgjeve të përflakur.Rritur përmes thekrrës dhe barutit të thatë,në varre ke përjell gjakun tënd,mbirë si lulëkuqja gurëve të përgjakur.

Hënën ke pritur me heshtje ledhatruar,nën shushërimën e zhurëshme të lumit të plakur.Mes krismash ke përcjell përtej maleve,lëngatën e athët të mijëra brengave ,prej polemit të blirit spërkatur.

Mes krikëllimave të shqiponjaveçerdhe -ngritur shkëmbinjësh mbi majë.Fatet e tua përgjysëm i ndave me

24

Page 25: Të gjitha poezit e publikuara

fluturimet e zogjëve mbi pishnajë.

Këmbëzbathur ke ecur shtigjeve të pashkelura.Etjen e mendjes ke shuar me mushtin e ardhur të agimit..Krrabën e hollë se hoqe kurrë nga dora,ashtu sikurse s'hoqe asnjëherë prej supittallaganën e grisur, ditëve të acarta të dimërit.

Nën zjarret e hakmarrjes demoni yt shpërthyer prej pabesive të llahtarëshme.Njëmijë herë i vdekur.Një mijë herë i ringjallur prej plagëve të përgjakura, me shikimin ngurosur përtej ditëve te ardhëshme, përjtësisht mbete fshati im, si një gur i përflakur.

25

Page 26: Të gjitha poezit e publikuara

Të përshëndes , o jetë

Ne harrese i lash gjithe enderrat e mija. Trupin nga deshirat e xhvesha ne lakuriqesin e diteve. Kish fluturuar koha per diku larg.Teksa une vrapoja te kapja trenin ne nxitim.Ti me the se s’kemi rruge.Se rruget tona jane tretur ne orbite. Ti me the se udhet nderthurren neper dite dhe humbasun diku ne te pakuptueshme.Po ç’me duhen udhet mua poetit. Endacak ne udhe pa udhe une jam rrit ur. Jeten peshe mbi supe hedh.dhe me çmendurine time, gjithe boten ne nje çast e bredh.Keshtu te dua , o jete rrebele.Se dhe une nje dite rrebel do te vdes.Ndaj shpesh te them neper agime.

26

Page 27: Të gjitha poezit e publikuara

-- E hej.. o jete! O jete, tepershendes !.

Anija ime

I këputa cimat e vjetra nga moli.Dhe sperancën nga thellesit e detit e ngrita me vrik.Motorrët ia ndeza anijes së vjetër.Pastaj thirra njeherazi :- He , hej.Ik ,anija ime! Në të pafundëmit oqeane, ça me furi! Pulbardhat e paqes vërtiten mbi direk.Dhe bashit lëpihen të kaltërtat valë.E plakura anija ime shkon përmbi stuhit.Si zgalemi që ajrin fuqishëm çan.

27

Page 28: Të gjitha poezit e publikuara

O supet e mia..........

O supet e mia mal rënduara, mal grryera, mal thërrmuara. Prej mishi, eshtrash dhe gjaku të pampiksur. Gjithë jetën më mbetët si hirushja plot hire. Kështjellë me bedena të pathyeshme po aq madhështore sa mburojat dhe përkrenaret ilire. Rrufepritëse për qiej shkrepetimash. Dallgëthyese për dete tërbimesh. Hekurkthyese për konflikte përplasjesh. Zhëzhitur prej flakësh. Tkurrur prej hallesh.Tretura prej mallesh. O supet e mija që kokën kurrë s’ma ulët. Me forcë titanike,e gjallë mystësia jote. Myzavat e tua pluguar prej djersës, udhët e mija u bënë për të sotshëmen dhe dritët e së nesërmes.

28

Page 29: Të gjitha poezit e publikuara

Mësueses…

Një ditë u larguam..fluturuam si zogj në shtegëtime të largëta, Puthje dhe lotë si gurrat e malit, shpërthye prej syve tanë asaj dite.Nga shpirti gjithçka të bukur nxuarëm.U nisem.Konturet e së ardhemes tonë për të përvijuar. Arterieve të atdheut, t’u shtonim gjak, prej gjakut tone të grimuar. U larguam saj dite qershori. Me vete ne muarëm vetëm buzëqeshjen tënde të ngrohtë. dhe ca copëza kujtimesh, që ditareve të vegjë shkruam.Do të vijm një ditë. Sërishmi do të ulemi në k’to banga

29

Page 30: Të gjitha poezit e publikuara

ku gjithçka kemi lënë.Ku të parat dashuri i lidhem me vargonjëdhe atëherë të heshtur do të pyesim:- Mësuesen e dikurshëme ku mund ta takojmë?

Leter miku tim.

Me mua një ditë je grindur , je sharëMëri s'të mbajta miku im. Të dy prej një gaku jemi. Kemi ngrënë të dy në të njëjtën tavë. Përse të mbajmë mëri , kur asgje s’na kanë lënë për të ndarë.Unë zbrisja nga mali me aromë borige.Nën sqetull shtrëngoja një tufë me poezi.Ti trotuarve shëtisje pas pune ëdo mpasdite.,dhe i dashuruar token ke qënë që në të hershëmen fëmijëri.Unë vrëngër shikoj vetëm motin,kur me rrufe më vret lulet mbi lëndinë.dhe gurra e bardhë që femije më ka mësuarme mish dhe me shpirt, ta dua unë Njerin.

30

Page 31: Të gjitha poezit e publikuara

Sot dua të ulëras

Shpesh here kam qarë, mijëra lot duke gëlltitur. Thellë shpirtit i ndezur prej padrejtësh në k’të botë. Në kthimin e Jezusit në heshtje kam pritur. Siç ka pritur me vite Uliksin, e mira Penelop.

Sot dua t’ia heq kryqit gozhdët e ndryshkura, Të më mallkojnë kryqtarët prej mllefit e trishtimit. Jezusit unë dua që këmbët t’ia zbres në tokë. Që përjetësisht të mos mbes rob i mashtrimit.

Ndaj sot eleshoj të gjatë klithmen time. Si oshëtima e malit kur fryn e gjëmon. Nuk mundem kurresei në heshtje të qëndroj. Kur mashtrimi me mbyt dhe shpirtin m’a copton.

31

Page 32: Të gjitha poezit e publikuara

Fshehur si me të padukëshmet këmbë të gjarperit. Në olimpin e kapitaleve ngrihen maskaradat. Mbi eren e gjakut dhe të djersës që gulçon. Paturpësisht trumpetohen arritje dhe lëvdatat.

Më thërrasin shokët

E bardha drite mbi shtrat me zbret.Qyteti i zhurmshem shtrojet m'i ngacmon.Ne shesh shoket jan derdhur si rremet.Dhe sheshi prej tyre si vullkan gjemon.Diku atje tutje mbi pallatMbi shtratin tend te bardheSi qyqe e zeze vdekja perpelitet.Vdekja qe dihat skutave te errta.Nxitoj pas shokeve te shkoj diku larg.Atje ku buçet thirrja, e verteta.

32

Page 33: Të gjitha poezit e publikuara

Shpirtin tres mbi nje trup

Më ka munguar në vazhdimësi rrezja e artë e një shikimi.Më ka munguar ëmbëlsi e fjalës me tingëllim çeliku.Prej kohe më ka munguar dhe çiltërsi e një mendimi.Siç mç ka munguar e ngrohta dorë e pastëe e një miku.

Mangësi e dritës së pavarrosur, çdo ditë më ngacmon.Në shkallët e mija te ftohta prej hekuri diç më vret.Trishtim i ghithkujt derdhur trotuareve te zgjyrosur.Pergenjeshtruar prej ironisë së të eturit për

33

Page 34: Të gjitha poezit e publikuara

pushtet.

I fyer prej idiotësisë, që ngërç pjell pafundësisht.Sekretet e mija, fshehur errësirës së gjumit të trëmbur.Vërtiten forcërisht rreth epiqëndrës së padrejtësisë.

Më jepni…

Më jepni një degë ulliri. Në altarin e kombit për ta vendosur. Të kujtoj gjithë eterit e penës .

34

Page 35: Të gjitha poezit e publikuara

Më jepni një degë dafine. Kurore do ta bëjë , për të kujtuar të rënët. Më jepni një fidane bliri. Ta mbjell në kopshtin tim. Që të ndal erozionin. Më jepni një shufër hekuri. T’a skuq gjer në shkrirje. Të djeg me të korrupsinin...

Fjala ime

Fjala ime ,jam uneFjala eshte qenia ime.here plote nure,here e qete,here e ashperdhe here e bute.Fjala eshte magjiqe universin shkaterron.Fjala eshte vullkan

35

Page 36: Të gjitha poezit e publikuara

qe ndergjegjet nga gjumi ,zgjon.Ne ndeshjen tone te perditeshme, o fjale,une nga here kam dal i fituar.Ne lakun tend s’me fute kurrendaj kurre s’jam ndjere i poshteruar.Fjala ime, eshte shpirti im i duruar.

Une mbret i nates ..........

Une mbret inates dhe eres se marre.Diten pse e vuaj tmerresisht.?I vdekur jashte kesaj bote doja te isha.Perhumbja me ka mberthyer mizorisht.Dikur dhe une jeten e grabitur,

36

Page 37: Të gjitha poezit e publikuara

fshehur e lash ne nje basen.Dashurin atje prej kohe kisha zhyturper ta rimarre ne amshim. Zeri i shurdher me ka mbetur,varur si çengeli ne thertore.Kam ndjere lekuren te m’a xhveshindhe ditet te m’i ndajn ne sinore.I çmendur kam qeshur kur trupinmbi duar m’a kane vene.Mes shokeve kam qere dhe shpresuarringjalljen e krishtit me padurim kam pritur.Vetes nje qellim i vesha si astar.Lirite Universale te jene i vetmi Ideal.

Kam vite…

Vite kam që fluturimin kam marre mbi krahet e djallit. I mbethyer , kam vite qe ndihem nen kthetera te ngrira.

37

Page 38: Të gjitha poezit e publikuara

Në pritje të kthimit të engjellit tim rropatem. Te engjellit qe renkon e mermerit mbi tehun e buzeve te mpira. Ka vite qe fjalet me jane bere te ngurta. Si toka memece,qe shkeqimin e arte ka humbur. Ka vite qe dua, tua heq vargonjet te bukurave enderra. Me pas te vdes atje ku me pare jam zgjuar

Si mundem…

Buzmbremja e akullt, peshtjellme mendafshin e muzgut

38

Page 39: Të gjitha poezit e publikuara

ne dhomen time te pertymbur zbret.Tutje mbi xhade, nje zhurem tretet dhe dy vraga balte nga ikja e nje makine me dy paralele qe s’puqen kurre me ngjajn.Me ngjajne me merit e vjetra shekullore. ... ..Nga tavolina turren e librave hidhnushem hedh dhe gris njeheresh te gjitha poezit.I marrosur nuk jam me vetmin time, mizore. I marrosur jam nga padrejtesit.Si mundem ta duroj kur intrigat thurrendhe c’thurren ne heshtjen misterioze.?Si mundem ta duroj kur te njeashmdegjoj ne TV te flas nje opinionist.Dy vraga qe zgjaten tutje pambarim,Si dy meri te vjetra shekullore

Ditet..

39

Page 40: Të gjitha poezit e publikuara

Ditet e mija frymemarrjen time kane.I le te lira kur jane te zakonshme.I qep si nusja pajen, kur te grisura jane.Ditet e mija, zemren time mbajne brenda.I le te rrahin forte kur jane te vrulleshme.Surume u beje, kur te semura jane.Ditet e mija, kembet e mija mbartin.Vrapojn e humbasin ne cdo shteg.I le te bredhin, ...te dirsin udheve papushim.Ne mbreje me uje burimi ze i laj. Ditet e mija, me ftyren time me ngjajne.

Hapma udhen

40

Page 41: Të gjitha poezit e publikuara

Hapma udhen ti bishe e terbuar! Shtegun hapma te rrok driten. S'me trembim sapak te tuat ulerima. Te pergjakurat dhembe, s'me termbin aspak. Hapma udhen dhe lerme te shkoj . Piketave te gjakut tim , qe çurg ka rrjedhur Diellin me keto duar fort ta shterngoj . Dhe yjet ne nje grusht per ti mbledhur

Poeti….

Nxiton poeti udhëve pa mbarim.

41

Page 42: Të gjitha poezit e publikuara

Kënga e tij, fuqi jete shpërthen nga gjoksi. Prej çdo qelize, muza e tij lind poezi. Ne syte e njerzve tretet me energji te pashtershme. Mbi qerpiket e gjelber te globit frymëzim i tij rreh stuhi. Në maja shkëmbenjësh qellon që bie, coptohet, ngrihet dhe perseri me vrike udheve leshohet. Poetit vrapin kërkush s’ia ndal. Prej copëzave të jetes vargu kurrë nuk vdes.Vargu i poetit atje merë fuqi. Mes njerëve të thjeshtë bëhet i gjallë. Vargu i poetit, Univeres.

I lash në kapërcyell të ditëve..

42

Page 43: Të gjitha poezit e publikuara

Ne kapercyell te diteve vara :te shumeperfoluren buje snobe,te merziteshmet koferenca shtypi,kotesit e emisioneve shterperuesedhe faqosjet e te perditeshmeve.Ne ate kapercyell i lash te gjitha.Me ajrein tim ndertova nje shtepi,qe mban ende arome gerqere, Nje kopeshtin qe rrethova me yjelash nje dere per te hyre te gjithe.Cdo dite fshij pluhurin dhe merremme punet e mija te shtepise.Tani ajo rrezaton me shume drite....

Vërtitur në rrethin tim fatal

43

Page 44: Të gjitha poezit e publikuara

Në mesnatën e ëndrrave ndeza zjarrin e shpresës Dhe pse të ardhëmen diku larg e shoh të projektuar Mes mugëtirës cfilitëse, në shtëpin time i kredhur. Nuk di përse të festoj në këtë ditë kaq “ të shënuar”

I fundit i mohikanëve kam mbetur në këtë perropi. Përherë i vetëm duke medituar në terrenin e vuajtjes. Mbytur errësirë së paanë,pa ndjerë një fije ngrohtësi. Rob i pritëshmëris dhe kurdoherë idhtar i papëruljes.

Për bashkndryshueshmërin e defekteve të kam thirrur. Qindraherë kam dhënë dorën e mbështetjes vllazërore. I zhgënjyer kam mbetur nën atë buzëqeshje të shtirur, Zhytur tërësisht nën ujërat e udhës tënde vjaskullore

Ka një vdekje të gjallë, por dhe një gjallëri të vdekur. Kur në çdo sferë të jetës mungon mendimi intelektual Prej një çerek shekulli intelektuali i braktisur ka mbetur. Nga ky shkak si eremit, udhët e mërgimit ka marrë.

44

Page 45: Të gjitha poezit e publikuara

Dicka më bënë të ndihem fajtor dhe vetes kurrë s’ia fal Nën përdjersitjet e mundimëshme mbytur prej ngricës Prej shpërthimit të brengave të jetës sime të thepisur. Mijëra here të kam mallkuar ty, tyezë e ndyr e Katovicës.

Në mbretërine e mbetësave vazhdoj ende të rropatem. Stërmundimshëm si çifuti shkretëtirës pa fund e pa anë Mohuar në braktisje siç jam lutur shpesh shpirt përvëluar. Duke u vërtitur në rrethin fatal të mos integrimit mjeran.

Sunduar prej më të zellëshmëve të antikrishtit dishepuj , që pishtarin e dritës jetëdhënëse mbaj ende të pashuar. Kam mbetur bredharak, siç jam endur nëpër shekuj Honeve të humnerave veten duke e ndjej përherë të rrezikuar.

45

Page 46: Të gjitha poezit e publikuara

E dua jeten

Sa herë mbasditeve tek kthehem nga puna, gjer ne palce i lodhur, i dërrmuar. Tek bar i lagjes me shoket ulem, bisedoj, Më pas deri vonë me ta kënges I’a marrim shtruar. Kështu e marrë jetën unë puntori i mjerë.

46

Page 47: Të gjitha poezit e publikuara

Si mijëra të tjerë që trupit i shtrydh gjak. Por jetën unë kurrë se kem mallkuar. Me jetën time përjetësisht jam bërë ortak.

Me duart e ashpëra,si prej kavosh celiku. Jetën mijëraherë kam mbajtur të mbërthyer. Dhe kur me vdekjen m’është dashur të përfytem. Prej fuqive të saj kurrë nuk jam zhgënjyer.

E dua jetën megjithë forcën e shpirtit. Si zog i lire me të dua mbi qiej të fluturoj. Dhe pse shpesh me lidh me te rendit zinxhire.

Une jeten gjer ne vdekje nuk di pse dashuroj.

Vëndëlindja ime është trishtimi.

Vëndëlindja ime është trishtimi. Mbi gjurmë pikëllimi kam shkelur që fëmijë. Mos më pyesni pse vëlla u bëra unë me

47

Page 48: Të gjitha poezit e publikuara

vargjet Dhe mik i ngush, m’u bë mua rrebelimi.

Sekretet e mija veç detit i’a kam thënë. Kur muzgjeve të vona dashuroja perëndimin. Kur tek një cak për mua në dysh u nda bota. Në përhumbësitë e udhëve e nisa rrugëtimin.

Vrazhdësi mbi ball më gdhëndi mua koha. Por shikimin s’ma përmbysi hënë e ngrënë. Të bukurën me puthje mijëra here qëllova . Madhështores në shpirt i bëra pak vend.

Rinia ime

48

Page 49: Të gjitha poezit e publikuara

Rinia ime ty të lutem sot.Fluturimin tënd më jep, të ngrihem vrik.Mbi këtë botë të mallkuar, që përdhe çdo ditë zë rënkon.

Rinia ime.Te lutem me jep krahe te fluturoj,drejte endrrash engjellore larte te ngjitem.lirine dhe vdekjen nga kacafytja shekullote ta shpetoje.Ballin te perul ne token e ftohtese dua dhe une qe kete jete ta jetoj.Rinia ime te lutem me jep fuqine tende,babezine e paskrupullt te etur per pushtet,ne pafundesite e njerezimit ta shkallmoj

Zbrit qiellin....

49

Page 50: Të gjitha poezit e publikuara

E mbylla trishtimin ne nje vazo prej qelqi. Gjithë brengat i hodha mbi valët e detit. Me stërka ai më ktheu veç një psherëtimë. I vetvetes, o njeri, ti je, mbreti. Ke qënë e do të mbetesh ,sundimtari im. Ndaj vetes i thash prej hidhërimesh zgjohu. Për mushkërit e tua ka ajër pambarim. Në mos mjaftofshin udhët mbi të cilat ke ecur. Mbi krah pulëbardhash zbrit qiellin dhe diellin në agim.

Trung im

50

Page 51: Të gjitha poezit e publikuara

I hershem trungu im, shkon deri ne lashtesi. Me jehone lahute rrenjet ka vaditur. Dhe vallja e shpatave shtatit i dha force. Mbi shkemb e gure flamurin mbajti ngritur. I hershem trungu im, binjak me historine. Supet e renduar perlyer me gjak. Me legjenda kreshnikesh e ngriti lavdine, Shekujsh i perzhitur neper tym dhe flake. I hershem trungu im, aureole e madhestise. Me syte e dhimbjes koherat ka zhbiruar Muzgjeve ka ecur krenar drejte lirise. Me jeten dhe dielli perjetesish i dashuruar

Ka qënë një kohë…..

51

Page 52: Të gjitha poezit e publikuara

Ka qënë një kohë kur ne luftuam. Ka qënë një kohë kur derdhëm gjak. Tek shkonim grykës s’Mezhgoranit. Kështu më fliste i qetë një plak.

Nën urën prej hekuri në Dragot , Vjosa turfullon si një mushkë e tërbuar. Turbulacionet e saj marramëndëse, ndër mend na sjellin atë kohë të harruar.

Dhe plaku ia merr nën zë një kënge. Dhëmbeli bardh damarët tkurr. Ka qënë një kohë kur digjej qielli dhe dhimbja, pillte dhimbje në çdo gur.

Mos me harroni!

52

Page 53: Të gjitha poezit e publikuara

Këtu në mes jush jetoj edhe unë.Një bllok shënimsh mbaj në dorë. Në të përbalturat udhë eci , s'di se ku. Shtëpisë i kthehem çdo mbrëmje i vonuar.

Per ju , o njerëz, unë shkruaj poezi, Prej jush më merrë pikënisje frymëzimi. E përflakura muzë mes jush më ka vidhisur. Si livadhit të bukur, freskia, gjelbërimi.

Si dritë e mekur, përvjedhur në agim. Thellë shpirtit tuaj kam mbetur mëkatar. Këndon e s’ndal për ju ky shpirti im. Mes tuajës madhështi, më vogëli ushtar. Ndaj sot u lutem, Më kujtoni.!Se jam dhe une,nje copez jete. Kur buka sofres, sa here i ka mungaur.Nje copez dallge jam dhe une.Prej detit tim, aromë lënduar.Qe zë oshetij e dot nuk ndalem.Kur shoh mbi ju çdo padrejtësi.Mos me harroni

Ne gjithe femijet e botes..

53

Page 54: Të gjitha poezit e publikuara

Si zinxhir i hekurt, nga cdo ane te mbledhur. Me nje ze te forte, mbi glob te fluturoj Ne gjithe femijte e botes nje here ju pershendesim. E bukura festa jone, nder shekuj te jetoj.

Me hapin fluror te yjeve, jetes t’i bejme drite. Neper shtigje udhesh, kembet le t’i vrasim Pas gjuremeve tuaja , ne ecim per cdo dite, O prinder te mire, ne juve duam t’u ngjasim .

Me libra e fletore, damareve te botes. Enderrat tona lindur, mbushur cicerima Me ndjesi prej deti, prej maleve bore mbledhur. Te rendin oqeaneve, te flakerojne si vetetima

Na ndodh qe shpesh te biem viktime e varferise , por kjo s’do te thote qe ç’do shprese humbasim Pas gjuremeve tuaja ne ecim per cdo dite, O prinder te mire ne juve duam t’u ngjasim.

54

Page 55: Të gjitha poezit e publikuara

Makaber...

Mish njeriu ke ngren nje dite dhjetori. Me te gjatet gishterinje ke shqyer nofulla, Me thonje ke nxjerr dhjetera sy dhe ne hendek ke hedhur mijera rrapulli, sikur te hidhje mbeturina te nje epoke te vjeter. Pastaj epshet e tuaj shtazarake ke shfryre kaluar ne ekstaze, kaluar ne cmendurin tende te marre. Ke qene me te vertet nje lubi. Me gjak te ngrohte je dehur duke shkuar deri ne ekstrem te marrezis. Ishe ti qe kurre se ke njohur fjalen “Meshire”, qe kurre nuk ke besuar ne Perendi. Dikush i mblodhi copezat e trupave dhe me to beri nje permendore. Dikush tjeter me to, ngiti nje faltore. Tani i vetem ke mbetur si urithi tokes se erret. Ne Limerin tende te ftohte ditet i percjell me halucinacionet e tmerrit. Me miljonat qe eren e mykut mbajne, te perditeshmen jete te kusarit jeton. Në nje shufer te akullt te ka shnedrruar ai pushtet. I frikesh gjithçkaje. Vet hija jote te tmerron. Une ne permendore ajerin tim thith i qete dhe ne mbremje pershendes perendimin ngjyre alle.

55

Page 56: Të gjitha poezit e publikuara

Po vdes.

Nuk me shikoni?Ejani tu them vetem dy tri fjale,me pare se ne varr te me shtini!Nene, doren me jep te ngrihem pak.Ta shoh dhe nje here rrugicen time.Nuk dua nene, lot te me derdhesh,kur ne ajer te tretet fryma ime.Ejani te gjithe me percillni.Bohem, shpirtin e kam pasur.Dhe ju qe do te me mungoniDergoni te pakten, nje telegram ngushellimi.Po vdes.Por frike nga vdekja kurre nuk kam.Asgje s'me tremb se do te shkoj.Me vdekjen jam ndeshur mijera here.Dhe ajo veç nje here do te fitoj.

56

Page 57: Të gjitha poezit e publikuara

Një ditë dhe unë do të iki

Nje dite dhe une do te iki.Do te endem hapsirave qiellore.Duke te pritur po atje do t'me gjesh.Ku njeri tjetrit i falem ,te paren puthje dashurore.Nje dite do te iki dhe kjo s'me trishton.Se krenar do te shkoj si nje burre.Qe qelizat si helmova me helm e vrereDhe ballin nuk dita te ta ulja kurre.Nje dite do te ...iki e di.I lumtur qe munda te te ve nje gure.Te tjere pas meje do te dine si une.Me larte do ta ngerendhe me te forte do ta bejne kete mur.Nuk dua me vaje te me qash e ligjerime.

57

Page 58: Të gjitha poezit e publikuara

Edhe sot....

Nga shtrati edhe sot do te ngrihemime mallin dhe shpresen e pashuarper ardhejen tuaj ne zemer.

Ne muzgun e mbremjes edhe sotdo trishtohemi prej ethes se pritjes se nates se bardhe.

Vogelushet me nje pike lot do percjellim per ne shkolle.Mesuesja do tu shpjegoje per ate vit fatal.

Ngahere ne lindje diellin do ta puthim.Me lutjen : O zot jepu mbaresi dhe nxirri faqenardhe!

Me buze te perveluara do psheretijmeper djeresn tuaj dhuruar nje padroni ne dhe te huaj.

Edhe sot nje trandafil do te vendosimper jetet e atyre, qe andej jane shuar

Rozafe e mire…

58

Page 59: Të gjitha poezit e publikuara

Rozafe e mire,Rozaf e gjore.... Murosja thelle shekujve vinte per te puthur neper thellesite e zemrave te akullta, vinte per te kafshuar bedenat e pergjakura parzmoren e mitit te pa thyeshem dhe duarte e tua te bardha qe djepe lisash perkunden neteve te ankthit si nje murmurime, si nje batice hijerende me ftohtesi ujerash turbulluese, besa e prishur dhembet kercistesi kripa zjarrit pervelues Vetem nje gji mbeti jashte Rozafe. Si degez e njome, e keputur. Klithmat e vajtojcave jehonin neper thellesi humnerash te errta, tretur me vetetimat e pjerreta. Ndersa gjiri yt i bardhe, Gjiri i pathare,pike, pike, pikonte ne token e bute, per te lindur filiza te blerta. Rozafe e mire.. Rozafe e gjore.....

59

Page 60: Të gjitha poezit e publikuara

Faji...

I mbështjell faji me qyrkun e tij të murrëm. Varur mbeti në portën e Askushit. Mbytur prej pluhurit të lagësht u tret, mbuluar hirit të ftohur të prrushit. Pa i zgjatur dorën njeri, jetim mbeti faji deri në hapjen e varrit të tij.

Kënga e fundit e Peshkatarit...

60

Page 61: Të gjitha poezit e publikuara

Vone shpirt vellai i mblodhe rrjetat.Ne bash u ule per nje cigare.Drermiste deti ne enderrat e tij.Ty mendimet te shkonte tek hallet.Te ka humbur buzqeshja vllai im.Buzet thellimi ashper te ka venitur .Rremat shpirtin nisin te ta grishin,por ty shpresat tell detit te kane zbritur.Mbi varke sterkalat thyhen ,si fildish i bardhe ndriçojne.Shikimi yt bredh neper det.Dhe deti ne thellesi te tij te fton.Cuditerish i’a more kenges shtruar.– vozit varka ime, mbi det vozit.Peshkatari me detin vdiq i dashuruar.Nuk e mbaj mend se ku kam lere,ku kam kaluar feminine,vetem nje gje une mbaj mend mire,ku kam bere dashurine….Zeri neper nate te del si kristali,teksa rrjeta i humbet thellesit.Por ti s’i degjon vella i dashur,nga bregu si;degjonse si qajne per ty femijet.

61

Page 62: Të gjitha poezit e publikuara

Dikur jetonte gjyshi im.

Dikur jetonte gjyshi im. Si lis I motçem, levoge trash. I bardhe ish si nje cope shkemb. Thatim gjer ne palce Oshetim malesh gjemonte zemre e tij. I lodhur ish, brer nga ligeshtia. Por ra nje dite e s’u ngrit kurre. Ra, siç bile lisi nga stuhia.

62

Page 63: Të gjitha poezit e publikuara

Në vdekjen e shokut tim

Ne nje qivur te hekuert trupi yt i pajete. Si një degë e thatë rrëzuar pemës së madhe.Rrugeve ulerin era e lagesht.. tutje një sirene çan ajërin diku teje mbarimit te punes bie.Por ne jemi mbledhur ne shtepin tende te ftohet.Te gjithe rrime ne qetesi.Ne heshtjen e pakuptimte rrime dhe pertypim mendimet per ty.Ne makine tende ku ti punoje tani vdekja dremit.I terbuari tufan ne gjoksin tend ulerin dhe shfryne. Une me gjishterinjte qe me dridhen dheun rremise , per varrin tend te perjetshem, shoku im.Ne dhomen me kondicioner dikush dhembet skermit.dhe per ikjen tende as qe don tia dije.femijet e perlotur veç dy fjale mermerisin- O babi , babi, perse nuk na ktheve ne Shqiperi.Ketu ka qene mire, por atje kemi qene bukuri.

63

Page 64: Të gjitha poezit e publikuara

Kur te vdes...

Kur te vdes …… Ne pershperimat e funeralit timdua te degjoj vetem fjalen. Njeri.Se vetem Njeriu di te vdes si Luanme imazhin e tij ne sy.Nuk dua te thone ishte kanarine,kafazi kanarines krahet i’a ka mpiredhe ia ka humbur deshiren per fluturim.

64

Page 65: Të gjitha poezit e publikuara

Në funeral

Nje funeral i zakonshen…. ne percjelljen tende.bashkqytetaret e ty ne dy vija te gjata horizontale u ndan te percillnin me heshtjen e lotitqe thyhej trotuarit te ftohte Endrrat dhe shpresat e shuara, ne arkivolin e drunjte t'i mblodha. Brenda tij rrije shtrir ti, motovedetja, ditari ty i vogel ,qe gjirin te ngrohte neteve te thella neteve te ftohta Deshmitar i vetem isha une i asaj nate te eger, tragjike.Kur me cimat luftoje dhembe per dhembe.Fari per ty ish teper larg kapedandhe klithat e engjejve mbrojtestreteshin neper dallge. Detin qetesoi zulmi yt, por ti mes cimave, jeten fike. Ajo nate e gjate me legjenden e kreshnikve me ngjason. Si mundesh valle te rrish ne ate arkivol te bardhe?! Ne te percillnim perdhimbshem per ne detin e pafund te perjetesive...Perse u shove kaq shpejte..Perse kaq shpejte na ike?

65

Page 66: Të gjitha poezit e publikuara

Moa ia mohoni vdekjen...

Sheet……. Dikush po fle ne shkallet e mija.... Mos e zgjoni.! Vdekjen mos ia trembeni. Vdekjen mos ia mohoni. Shihni horizontin e larget te perskuqur prej dhimbjes. Ajnjë fjalë per te ! Ato shperthime mendimesh prej hamendesive cunguese, frenojini.! Me lakuriqesine e tij ka vdekur. Ne krehte e vdekjes rendojne gjithe betejat e tij fuqihumbura dhe elokuenca e neteve te shperfillura. Yje te blerte regetijne neper terr. Nuk eshte me nen shkalet e mija. Pergjakur prej helmit te mohimit, nga varri eshte ngritur dhe perseri ne varrin e tij ka zbritur. Ndjekur prej pasigurise vrasese te se nesermes, vetem hija e perthyer ka mbetur. Nje heshtje, nje mendim, nje trill. Tani ka shkuar ne cicerimen e nje zogu. Mos ia mohoni vdekjen....

66

Page 67: Të gjitha poezit e publikuara

Gjithmonë do jesh mes nesh.

Atë ditë të ftohtë ne të prisnim..Të vije e veshur si dikur me fustan nusërie.Na mbante ende gjallë buzëqeshja jote..fjala jote ëmbë...Zëri yt i çiltër me aromë dashurie.Lotin e dhimbjes përcilltezëri i shuar i shkurtit. Gjithë zëmrat nuk rrahënnë minutën e zbritjes së avionit.Endej pikëllimi pikëllimi syve të përlotur..Si ngrica e bardhë, shikimi drejt teje vërtitej.Buzeve të ngrira,fjala,si gjethe vjeshte dridhej.Si na ike...ike...ike...kaq papritur...papritur...Zbardh buzëqeshja jotesi bozhur mbi borë.Nën qerpik një lot, derdhur si kurorë.Mbyllur sytë e bukur nën një hon të thellë.Si ujvarë mali përcillje hidhërimin.Vetëtimë e thyer, që shkrep lartë në qiell.Tinka..o motra jonë..S'ta harrojmë kujtimin....Ike...ike..ike..larg...

67

Page 68: Të gjitha poezit e publikuara

larg në përjetësi.Ikonë për ne do mbetesh...do mbetesh perëndi..

Një lule në përjetësi......

Mbi gonxhe lulesh heshtja ra dhe vesa ngriu mbi bar të njom.Shteroi burimi tek një krua.Një dhimbje shpirti zë rënkon.

Nga dhimbja syri sa s'pelcetdhe zemra dridhet plote trishtim.O det,o vale me lere te qete.Ne qiell kam ngjitur shpirtin tim.

Më iku engjëll i zëmës time.Mes lulesh lartë diku m'u tret.Nga përjetëia me zë qiellor.Shpenguar qesh dhe më thërret.

E bukura ime zëmërbardhaSi lule kthemu në agim.Ti puth një herë syte e kristalta.Me zërin tënd, ngroh shpirtin tim.

Mes lulesh eja cicëro.Aromën tënde mbill ndër male.Me një tufë librash fluturo.Siç ishe bukur si sorkadhe.

68

Page 69: Të gjitha poezit e publikuara

Lamtumirë Pastori yn i mire. ! Lamtumirë!

Një minutë në heshtje qëndroni ,o ju kalimtar të rastit.! Ju semafor udhëkryqesh, një minutë ndizni të kuqen dritë ! Sirenave ju anije të anokruara në mol, u bini me forcë! Një çast ju pemë pyllnajash,krahtë përdhe lëshoni qetësisht !

Lamtumirë Pastori yn i mire. ! Lamtumirë!

Të themi ty miku yn, që me të keqen s’u pajtove asnjëhere. Vetëdijëshëm s'panove të kesh mëndjeje të njëjtë me të persekutorit. Shpirti yt ,shpërfillës i ngujimit, për të mos u bërë pjesë e fajit. Si ëngjëll lart qiellit u ngrit, me përflakjen verbuese te meteorit.

Lamtumirë Pastori yn i mire. ! Lamtumirë!

Të përgëdhelur prej shënjtërisë ndëshkuese të dhimbjeve. Nën rënkime mbytëse, përhapur freskisë së ajërit të tetorit. Mes heshtjes përvëluese,vargan pas një arkivoli të drunjtë. Pikëllueshëm ndjekim gjurmët e trandafilit të këputur, të heroit.

69

Page 70: Të gjitha poezit e publikuara

Lamtumirë Pastori yn i mire. ! Lamtumirë!

Percjell mes denesash, gjëmimet e vetëtimeve pa vetëtima. Me tharmin e zisë, rrjedhur qiellit , ndezin shëndane kristali. Teksa të përcjellim përjetësisë, nën qindëra psherëtima. Urrejtshëm njeherazi pyesim : kur dorën e tij, krimi do të ndali?

Lamtumirë Pastori yn i mire. ! Lamtumirë!

Lindur prej ngacmimit të shpirtit dhe syve tanë të përskuqur. Ndjeshmëria njerëzore hidhërimin copton në muret e muzgjeve. Fantazma e gjakut që mundimshëm shkon kenetës së të shkuarës. Përpëlitet nën ngrohtësin e ferrit dhe dyerve të ftohta të burgjeve.

Sot është dita e parë pa ty...

Pikëllimin hodhi vjeshta syve tanë të trisht. Vajtimin e harpës, prej fillit të dhimbjes përcjell

70

Page 71: Të gjitha poezit e publikuara

me shtullungat grirore të agut. Gjakush..para se lajmin e hidhur të merrja, vargjet e tua të fundit kishin mbrritur tek unë si një tufë borziloku, të ardhura prej Kërçovës, si një lastar ulliri këputur në lulëzimine tij të epërm.

Më tepër se një kujtim, vargjet e tua janë për mua hambari i një jete të pashkruar mbushur prej fares së ruajtur, mbjell grunoreve të lartësive rrahur prej erërash. Si dëshmi e një kombi të gjymtuar, gjithë prej një balte baltuar, që mëse një herë, shkuar në zgrip humnerash. Tingëllima e një zëri të padëgjuar. Ofshama e një jete,të nëpëkëmbur, që domosdoshmërisht duhej ndryshua. Klithma e një kombi, prej nënës,padrejtësisht mënjanuar.

Gjakush.. ty s’mundën të t’a shuanin dot zjarrin e shpirtit erërat  e malit. S’t’a njomënin dot  buzën e zhuritur dëbora e kristaltë. Shpirti yt kish mbetur skllav i vargut të lindur përmes ëndërrash të këputura, përmes koordinatash të pafundëme, humbur thellësisë së një zbrazëtire.

Gjakush... si mundem të të vijë unë sonte tek ty me lotin e coptuar prej hidhërimit Si mundem të të vij tek ty me këtë buqetë lotësh ? Tokës tënde bujare,  mizorish keqtrajtuar, ti mbolle trandafilët e bukur prej kohësh të humbur dhe me emrin tend, nëna  Shqipëri, hapi sytë e një mëngjesi të munguar. 

71

Page 72: Të gjitha poezit e publikuara

Unë u ula mbi vargjet e tua për të thithuer aromën e tyre lindur prej asaj toke të pëcëlluar. Madhështija jote ndiqte gjurmët e murrizave permes ajërit të gjelbër të livadheve. Atje ku nuk arinin të të kapnin hijenat që të ndiqnin për të detyruar të mohoje se dije të këndoje Për së gjalli kërkonin të varrosnin por ti pranove më mire të fluturoje.

Jepëmi vargjet e tua vëlla.! Jepëma poezin tënde, të mbush zbrazëtirën, për të ardhur në Universin tend! Sot është dita e parë pa ty...

Naim Frashërit

( Me rastin e 110-të vjetorit të vdekjes )

72

Page 73: Të gjitha poezit e publikuara

Një mëngjes të zakonshëm ku mjegulla s’ish shpërndarë. Dhe Vjosë e përgjakur vajtonte tej grykës s’ Mezhgoranit . Mbi shalë të mushkës , të nisën për diku larg duke qarë. Me bukurinë e Frashërit me vete more dhe ndjenjën e mallit.

Zosimea s’ish për ty, ndaj syri përvuajtëshëm të lotonte. T’a drithëronin zemrën të thekëshmit tingujt të Dangëllisë . Nën lotët e trishtimit ti rriteshe me krenarinë e djalit në gjoks. Siç rritet Dhëmbelit të bardhë, madhështor dhe i fuqishmi lis.

Si nje zogëz qiellore që nanuritet papushim degëzës së pemës. Vargjet e para hodhe për viset ku çomarrok kalove fëmijërinë. Nën të errtat mbrëmje ti flisje me zërin e dhimbshëm të erës. Mbytur nën ethet e zjarrta, prej lëngatës së rënd të robërisë.

Kësisoj njëherësh nga gjoksi me mllef të shpërthyen rënkimet. Gjithë bukurive të vëndëlindjes i këndove me zjarr të pashuar. Ndër vërsnikët e tu dhe tek të motëshmit pleq ti doje të zgjoje.

73

Page 74: Të gjitha poezit e publikuara

Ndjesinë e lirisë së mëmëdheut, shpirtit mbajtur përherë zgjuar.

Ali Pashait

Zbret një zë nga mali,tretet mbi lëndinë.Tepelenë plakë, t’a kanë vrarë Alin.Rrjedh e shfryn kjo Vjose , tutje Mezhgoranit. Ali beun e vran! Male, heshtje mbani.!Neper mjegullen fustanbardhe, frymen mban Vasiliqia.Ulerin si nje tufan, dridherohet Shqiperia.Vasilike e bukur, Vasilike e gjore.Seç ta prene Aline,Ta vrane me shtatë taborë.Ngrihu, o Ali Pasha, po qan nje Delvine.“ Koka ne Stamboll more ,o trupi ne Janine.”Me shikim te ngrire, rri e pret Veziri.Larte permbi kala, deget var ulliri.Gjall Ali Pashaj, toka nuk e tret.Pashallek i mjere, birin e tij pret.

74

Page 75: Të gjitha poezit e publikuara

Selam Musait…

- O kapedani im i madh ! Më dil tek shkëmbi tej në Drashovicë !Pushkën tënde përskuqur prej barotit,fortë e më forte mbështetja gjoksit !Mos ta lëmë kohën të shkoj. Më mire t’i japim jetës sonë një orë liri,se sa shekuj supeve skllavëria t’na rëndoj.

Davaritet tymi qiellit të përflakur.Det i kraharorit tënd,mbushur copëza këngësh heroike. Përzhitur mjegullës së përgjakur. Flakëron e zera gunë, si një qënie zjarrtë mitike. Tutje në Baçardha e në Kaninë , dyqinë burra sokëllinë.- Mblidhe Messe gjithë ushtrinëdhe hidh detin sa më parë!Mos e prek flamurin tonë,se kjo tokë të bëhet varr!

Dallëndyshet zgjojnë pranverën.Vrerosur deti hap dritaret.Mbi varrin tend në Qafe të Kuçit.Një vaj bilbili kurrë nuk ndalet.

75

Page 76: Të gjitha poezit e publikuara

Bekim Femiut

Humbur shikimi yt mbi një tokë të djegur. Atje ku e përvuajtura liri padrejtësisht dënuar. Binjë ëndërrash errësuar, prej shekujsh mbetur, si një ëndërr e mekur, përzhitur zjarrit të pashuar. Mbytur pasherëtima jote thellë zemrës së lotit, dhimbshëm rënkonte netëve të amullta. Mbi gjethina të mykyra tkurrur prej të ftohtit. E thkeshmja britëm e ëndërrave të vagullta. Largësive të pamata përherë të kam pyetur. Si mund të depërtoj dhimbja thellë syve të përlotur? Kosova jote nuk kish Odise dhe Circe si Itaka. Prej luftërash dhe gjenocidesh, kthyer ish në një lule të zhuritur. Mbijetuar syth i saj mbi të përdhosurat varre, prej një bishe të tëtbuar, që kurrë s’ia njohu shpirtin. Thyhej brenga jote udhëkryqeve mbi trotuare. I grryer mendimesh për të risjell shkëlqimin. Ndoshta diçka për të do të kishe dashur të luaje, në atë epilog të ditëve të tua të tretura. Mbase do të kishe dashur që dikush të kujtonte,

76

Page 77: Të gjitha poezit e publikuara

se Kosova ishe ti dhe në ato pak minuta të mbetura…

Boris Pasternak...

Shkujdesur vrapoj mbi ëndërrat e tua qepallave të dridhura prej tmerrit të zhurmes. duke gelltitur vetetimat e blerta …. te shtrydhura egersisht pragjeve te udhes.

Mirenjohes te jem per jete ore e çast me sa mundem Atit i lutem te bekofte. perjetesise i mbetët pikellimi yt Pasternak dhe heshtja ime varrin ta mbulofte.

77

Page 78: Të gjitha poezit e publikuara

Eja Bolivar !

Mbi shtratin e Ebros, vajtueshëmngrihet një piskamë.Befas kujtimi Yt, me shfaqet .ç’dritherime topitjen t’a nderpreu ?ç’lloj ngacmini t’i dha shtyse forces ,qe klithmen leshove deri tek une, Bolivar ?mbi detin tim te perhumur ,te trazuara, ulen rete ngjyre qumeshti.Trandafilet , te eger jane bere serish.Gjembaçet e tyre ne trup te ngulenNe kete terr nate, zeri Yt gjemon,- Ngrihu ! - me thote, - Ngrihu!M’a njohe forcen e pashtershme ,M’a pe zjarrin te ndezur ne damare.Ti, mbi pirgje gërmadhash,per gojen e uritur u ngrite, ushtar,Ne truallin e shpirtit tënd, kishe etje të pashuar.

78

Page 79: Të gjitha poezit e publikuara

Ne trupin tend, kish dhimbje dhe uri,Ne trupin tend, kishte mrekulli, Bolivar.Ndaj sot ngrihesh per te ardhur me muate thyejme muret e poshterimit,Gjembaçet e eger nga rrenjet t’i shkulim.Eja Bolivar, o i pavdekshmi i LIRISE, luftetar

Ernesto Guevara

Me foton tënde në gji, prej dashurisë dhe mallit shtrënguar, nxitoj nëpër udhët e tua të përbaltura. Nxitoj udhëve ku shkeli këmba jote e fortë. Nxitoj pas erës tënde të ngrohtë, që mendimet t'i shtynte drejt një tjetër bote. Mendimit tënd të lir,qe lirise i ngriti te madhërishmen përmendore. Ernesto, ti mbetesh i gjall në miljona zemra. Miljona zemra në zambak të bardhë jane kthyer per ty. Tetori i Vallegrandes shi zie hodhi neper bote. Ne nje varr te harruar, shpresen tende

79

Page 80: Të gjitha poezit e publikuara

mbuluan Por nga plaget e marra ne gjokseendrrat e tua fluturimin muarren. Hasta La Victoria Siempre! Hasta La Victoria Siempre! Guevara im, të lutem, zgjuar rri për mua një sekondë.

Memorial nje burri...

Te shihja cdo mëngjes,mbështjell dy feta buke mbaje nën sqetull.Me nxitimin e përhershempër të mbrritur tek stacioni i fundit. Mbrëmjeve të dimrit, i krrusur prej të ftohtit nga puna ktheheshe.Diteve perveluese te veres,prej zhegut, gjer ne palce i zhuritur.Ne barin tim , nje kafe te shtrydhur.Me ngut rrufisje si zot i fateve te varrosura.I vetmuar buzembremjeve, buzeqeshje plagosur.

80

Page 81: Të gjitha poezit e publikuara

Shpirti yt helmuar prej skamjeve te marrosura.I mbetur fukara pas perleshjesh te ashpera.Gjithe shpirt i dhene pas jetes se femijeve.S’kish kohe zemra jote t'i pergedhelej nje gote.S’kish kohe shpirti yt t'u kendonte dashurive.Jeten per te nesermen gjithmone duke kerkuar.Te ngurtesuara deshirat e tua, varrezë psherëtimash te mbytura.Mbi supe ndjeje dhimbjen e barqeve te pangopura.Ne mendimet e tua ulerinin goje te uritura.Percjell mes denesash, te shkëputurat fjalet,permes dëshperimesh ngritur, të nesërmen për të kuptuar.Drejtë zotit lutur per te meshiruar te gjallet.Dhe te përditëshmen bukë për t’ua bekuar.Drejtë zërit kërcenues ngaherë vështruar vrëngër,për të mos mbetur kurrë skllav i detyrimit.Ballin mbështetur mbi fashot e diellit,Ti,shpirti,binjak i zjarrit të përvëlimit.Gjuhë flakësh kaluar mbi kah të një ëngjëlli.Drejt perëndimit të përflakur krenar duke shkuar.Siç shkonin eterit dhe binin në sheshet e luftimit.Siç ngordh majë shkembit një shqiponjë pa lënguar.Për të fundit here s’mbaj mend kur te kam pare.Ate dite qe te percollem gjithçka ishte

81

Page 82: Të gjitha poezit e publikuara

mpakur.U perulem te heshtur, ca fjale te thame mbi varre.Dhe po te heshtur shkuam, tej dhimbjen per te flakur

Bisedë me zotin

82

Page 83: Të gjitha poezit e publikuara

A nuk me ke then ti, o Zot ,se Njeriu zemërak kurdis grindjedhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate ?A nuk me ke thene ti, o Zot,se njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.?Perse nuk po ndodh keshtu nder ne?Perse kaq te ashper mbetemi me shoqi shoqin Kur do ta kthejme fytyren nga ty dhe ta duam njeri tjetrin?Kur, o zoti im? Kur do te ma thuash?Te ndjen çlirimin qe ketu ne toke,Me pas te zbres i paster ne dhomen e amshimit.

83

Page 84: Të gjitha poezit e publikuara

Bisedë me skurrjalat.

Trokthi i revanit te nje kalima prishi gjumin e nates se ftohte.magjike ish per mua ajo nata si perrallat.vringellimat e shapave i lash ne nje hondhe zbritem te dy per nje bisede me skurrjalat.U drodh dhe hingelliu kali i bardhe,Kapistralin mbertheva nje heresh me vrik.dhe thirra :- ndalu Cezar!Brutin e ke ne tjetren ...ane.!Otello duarte me zgjati si nje frate.Te pergjerohem, me tha:- a e ke pare te bukuren Desdemon?M’i grabiten skurrjalat yzengjit e argjendetaPor kalin e bardhe se preku askush.me çmendurin time isha ne ato enderraU zgjova qe sot te jem dikush.

84

Page 85: Të gjitha poezit e publikuara

Besoj në forcën Epike

Vone e mesuam . kur femijet ne mbermje na kerkonin buke. Se jetea eshte lufte. Dhe lufte e eger tmerresish. Por qe duhet te dish si te luftosh qe triumfator te mbetesh perjetesisht. Ne lufte qellon qe dikush te bjer. Por kjo nuk eshte aspak tragjike Pas nesh do te vijne me mijera te tjere. Une i besoj, o pupuj ,forces tuaj epike Te ulerasim me shpirt, nga dhimbja te bertasim. Ti thyejm gotat me emrin "Mrekulli". Ne veten cdo dite e ndjejme te zhytur ne batak. Ne batakun e flliqur te ketij shekulli

85

Page 86: Të gjitha poezit e publikuara

Me emrin "Pafund".....

Ne kete pritje,furtunë drithërueseshtyr drejtë një makthi të papar , I mbetur jam përjetësisht. Ngadhnjimtar i viteve te stuhishme te tjetersuara nen padukshmerit e muzgjeve,lotuar per korrjet e pergjakura , grabitur prej bastardesh moluk. Gladiator i arenës së mbijetesës, rendur pas erës së bukës , kripës dhe barutit te thate.Emëri më i keq përdorur.Fytyra më e përbaltur. Syri i perlotur veshtrim humbur. Aviator kurs humbur mjegullimash, kam mbetur. Luan i savanave të thara, qe vetem ciklonin e oshetimes se vet degjon. Alpinist i ngrire ne maja bardhesish ndezur akujve flaken time te perditshme ne emer te jetes dhe lirise . Po ky popull kam mbetur, i persekutuar , jete zymte , qe ditet e mia horizonteve ishty me teper mund. Ditet e askujt, qe rendin drejt hiçit. Ditet, qe vuajtjen pagezuan me emrin “Pafund”

86

Page 87: Të gjitha poezit e publikuara

Dhimbja e Motres….

Diku nën një copë qielli të nderur. Mes kumbimesh të thekëshmet metalike, të trishtat jehona përcillte errësira. Në shtëllunga të kobëshme mjegullash, shkelur mbi pirgje gërmadhasht të zishme, rrapëllima ogurzezë përplasej në rrëpira. Nga vdekja në vdekje shkonin stuhit. Nga lufta në luftë vraponin mizorit dhe toka e ngrirë lotësh të mermertë, përskuqej prej flakëve të zemërimit, në gulfa derdhur si një mortje e murrëme ardhur udhëve të përgjakura të pushtimit.

Mbi plagët e tua të hapura. Mbi plagët e tua prej dhimbjesh të mpira. pluhurin e hirtë shkundëte dhimbja. Mes stuhis së pëmotëshme, nen tingujt funebër të botesthellësive të tokës ngrihej thirrja. Rrasht më rrasht bashku shqiptari. Nder e besë kish thirr i pari. Rrasht më rrasht….. Nder e besë…

Në shtratin e lisit të motshëm, të nëntat plagë, gjakun të pikonin. Të ngrohta prej afshit tënd shekullor, të nënta prej prrushit të jetës zjarrmonin, kërcënuar prej tërbimit të verbër mortor, Por dora që plagët e pambyllura t’i lidhte, ishte mishi yt, që kurrë s’donte të humbiste.shte shpirti yt që, zërin tënd të zëmëruar e etur e përpinte. Ishte vet e vdekura, që vdekjen të largonte, që jetën në mes kërkonte të t’a priste.

87

Page 88: Të gjitha poezit e publikuara

Ishte drita e syve të tu, që dritë përrmes errësirës të ndrçonte.. Ishte fati, që trupit të saj kish veshur zinë, qe ish me e zezë se vetmija e ishujve,

Ne token e shkrifëruar të shpirtit të saj prej motre. Në varrezë pervuajtjesh u ktheve. U ktheve ne kryqin e krahëve të tu, munduar prej lëngimi. Gjymtyrë e saj të palodhëshme t’u bënë vigu. Gjoku i etur pë fluturime. Zëri i shkrirë në pëvuajte, tu bë dhimbshuria, dëshpërimi, Prëhërit të saj lulëzoje, si piramidat,që majat zbardhuese fshikin.. Si më parë i vdekur Gjergj Elez Alia. Si më parë i gjallë prej zjarrit të zëmërimit u ngritekur dhe një here në pragun tend të gurt, lakuriqësia e çnderimit trokiti me përvijimet e valles së përherëshme satanike.

88

Page 89: Të gjitha poezit e publikuara

Diku në një udhkryq.....

Diku ne nje udhkryq te humburhija ime ka mbetur.Harruar veten kam lene ne nje metro.Ne nje superstrade e kam lënë, s'di se ku.Nje reklame butiku kerkon te me josh .Nje tjeter e perçudnuar me ngerdheshet.me shikim të vrëngër, me kercenon,vetem pse per te jam i huaj.Por rrashtët e mi nuk ka mengene t’i shtrengoje. Rrashtët e mi nuk jane hekur,qe kudhëra t’i shtyp, t’i deformoj. Rrashtet e mi nuk jane çokullate , për gojet e buta, qe lehtazi t’i bluajn.Ne nje udhkryq, hija ime ka humbur shnderruar i teri jam ne nje skllav te saj…..

89

Page 90: Të gjitha poezit e publikuara

Rendur pas fatit tim…..

Të kërkova ngado fati im, por kërkund nuk të gjeta. I harbuar të kam ndjekur nëpër udhët pambarim. Shpirtvrarë kam kapërcyer për ty, me mijëra kreshta. Zgjuar përmes ëndërrash, të mbërthyera nën trishtim.

Shpresave të pashuara trokas, me tendin vegim përjetuar. Në zemër të skëterrës, nën një strehë tmerrësisht mjerane. Kryqëzuar udhëkryqesh, vetëdijshëm kurrë s’të jam nënshtruar. Dhe pse me zemër të fetishizova si një perëndi pagane.

Rropatur prej vrapimit, në shtigjet e mbylluara të pyllit. Përposhtë thellësive, heshtjes ,errësirës, të kam ndjekur. Netëve të përzishme , nën të errtat degë rrënuara të blirit . I lodhur kam pritur të më vije, si një vajzë e përkëdhelur. .

Cuditërisht një herë të vetëme nuk di pse s’të preka.

90

Page 91: Të gjitha poezit e publikuara

Gjer ditën që dielli më foli më zërin e tij madhështor. – O njeri, mos u lodh të kërkosh fatin tënd nëpër botë. Rreth shpirtit dhe mendimit fati yt ,qarkuar ka kurorë!

Kush i degjon?

Zera nate me vijne si kristali.Te ngritur nga heshtja e varrit te larget.Me vezullime bien e ndizen mbi xham.perzier me trokun e mbytur te nje kali.Cili?... Askush ?.. Jo…Po... e mundur eshte.Feksur betim i nje te kalluri me zgjon.Aureolen e mendimit, ne mijevjeçareme thyen e therrmon.Dorontine, si munde te hyshne dhomen time te ftohte.?

91

Page 92: Të gjitha poezit e publikuara

Nga tavani i dhomeszhurma e kohes kerkon ndjese.Valle, ne kete nate te erret,a, ka vesh qe e degjon?

Kohe varresh pa varre ndertuar

Hije , vetem hije kacafyten mbi malet e premtimit. ardhur thellesive te vdekjes per ne kohen e ringjallur. Mbi harqet e thyer te predikimeve , ideja e krijimit , me kembe te penguar gulçon. Nen peshen e krimit te organizuar degradim i personalitetit,

92

Page 93: Të gjitha poezit e publikuara

tradhtuar prej vetvetes ne pasqyra te krisura sheh reflektim kafkash deformuar. Korrupsioni, ky lubrifikant sens kthyer, si erozioni, binjak i ndjesise se shkaterrimit , jehone vajesh percjell mes krisma plumbash djejtim humbur. Te kater pushtet veçse polemizojne mbi fonde te grabitura ankandesh fasade. Asgje, doren e fshehur nen hirin e zjarrit nuk e ndal. Asnje pushtet nuk eshte me i fuqishem se pushteti i rruges pa fjale,veshtruar prej syve te lodhur te popujve, shikim ngurtesuar mbi artin pamor te diskriminimit konvertual. Kohe varresh pa varre ndertuar. Zotat. te paret renditur ne panteone ligjveniesh, dhe ne emer te zotave, urtia njerezore ndjere perhere e braktisur.

Drejtësi e dështuar….

Ndryshe ç’ mund të them për këtë drjetësi të dështuar.

93

Page 94: Të gjitha poezit e publikuara

Mbi letra ç’mendim mund të hedh për organin e akuzës. Imazh i saj përdhosur është, prej mostra apostujsh, Nga pacipësitë e tyre si prej erërave planetare keqtrajtuar.

Në odën e fajësisë, me të çakorduarën peshore të diktuar, prej së njëjtës kupolë ku çdo tingull zëri njëherësh humbet kilogramët e mëkateve rrek njëanësishëm për të peshuar dhe arsyeja e shëndosh prej pafuqishmërisë vetveten vret,

C’mund të them për drejtësin ,kësaj nate të vetmuar. Kur mbi të, besimin shoh të humbas në sytë e miljonave. Me të tejskajëshmet manipulime, drejtësia eshtë kryqëzuar. Vidhisur tempulli i saj në gorgat e thella të kohërave.

Dremisin të harruara në fletët e çngjyrosura të kalendareve, datat ogurzeza, që memorjen njerëzore çdo ditë ngacmojnë, Të fshira prej inkuizitorëve, mbulur mes pluhurit të sirtareve. Në të tjera inkriminime vemjet e pushtetit tinëzisht nxitojn.

Prej gongut të saj i çuditur rizgjohem dhe një here.

94

Page 95: Të gjitha poezit e publikuara

Fal zotit them , si mundem të kem mbetur i gjallë, Si mundem të marrë frymë në këtë natë skëterrë . Prej pafundësisë së qelbësirllëkut askush s’mund të dal.

Vrapo moj ere….

Vrapo moj ere e marre, gjoksin te ma ngrish, te ma besh lule kallkani. Vrapo mbi supin tim, te me behesh gur , sa t’me çahet xhani. Vrapo mbi syte e mi ! Loti kur t’me bjere, te coptohet stralli . Ndalmu mbi fytyre. Te m’i shtoshe rrudhat.

95

Page 96: Të gjitha poezit e publikuara

Kur te rrok flamur. Ne kembe te ngrihen burrat.

Toka ime.....

Toka ime, zambak i bardhe.Lirija jote me vargonje lotesh lidhur.... Me lumenje gjaku uitur....Perzhitur zjarresh te perflakur....Pishtare te ndezur,per syte etu te plakur.Rritur buzqeshjesh te deshperuara.Lulezuarcetinave te bleruara.Toka ime, o zambak , i harruar i madheshtise antike.Strukur je nen profilet e perandorive te gurta.

96

Page 97: Të gjitha poezit e publikuara

Gjithçka do te jepja per ty…..

Gjithe mishin e trupit do ta shkepusper te mjekuar plaget e tuaAtdheu im.Analiza gjaku laboratoreve ...nuk do bejaper te dhene gjaknga gjaku imnese do te duhet nje dite.Syte, ne zgaverra do t’i kthejper t’i dhene tyte shohesh driten e munguar.Kembet do t’i pres per t’i ngulurthelle, themeleve te tua.Krahet do t’i jap te fluturosh

97

Page 98: Të gjitha poezit e publikuara

mbi kaltersite e mohuara.Une tretem per ty,sepse ti je tretur tek mua. Ne një te veteme jemi tretur te dy. Atdheu im i mrekulluar.

Atdheu im,

Atdheu im, zemren tende ku duhet ta kerkoj? Ne c’hapsira humbasin damaret e tu? Gjymtyret e tu te coptuar valle kush do ti mjekoj? Fytyren e djegur prej dielli genjeshtar freskuar prej erashkash gabjane kush ka per ta per ta operuar? Atdheu im. Shperfytyrimi i kesaj magazine atrecature, terersisht eklipsuar

98

Page 99: Të gjitha poezit e publikuara

mesazh i se cilit frymezim je ti sot ? Alkimizmin e injektuar me buzqeshje gruaje te perçudnuar, cila dore valle ka per ta sheruar? Une jam ketu atdheu im me rrashta ngulur thelle rrenjeve te tua, zog qe ciceron maje pemes se vetmuar. nje cope gur shkembor prej pikes se shiu shekujsh i patherrmuar.Atdheu im dhe i vdekur ne qofshadiku kam per ta gjetur zemren tende te coptuar, e ne mos e gjetesha, zemren time kam per ta dhuruar. 

Dashuruar  me  detin.....

Me jehonat kristalore të zemrës,i thurra detit një kurorë freskie.Me penjët e padukshëm të dashurisë,ia qepa të çarat e shpirtit të plagosur.Me dritën e argjënt të hënës,i qëndisa një tantellë dallgëve.Errësirës gjoksin e rrafshë ia kafshova,për ti hapur udhë të kaltërës së valëve.Kështu u martova me detin,pasi i dehur doja të mbeteshapërjetësisht prej madhështis së tij.

99

Page 100: Të gjitha poezit e publikuara

Përsëri të ndjej

Përherë i ndjej hapat e tua që ikin, hapat e tua kur vijën, hapat e tua kur ngjiten, hapat e tua kur zbresin, hapat e tua mbi asfalt... që rrijnë e më presin. Të ndjej kur e drobitur fle mbi gjoksin tim. Dhe kur me natën më ikën përsëri të ndjej....

100

Page 101: Të gjitha poezit e publikuara

Pas njëmijë vjetësh….

550-të vjetë kam jetuar me frymën e tim eti. 50-të vjetë  po prej frymë së tij kam vdekur. 50-të vjetë do më duhen për tu ringjallur. Pas një tjetër mijëvjeçari, s’do them se jam plakur. 

101

Page 102: Të gjitha poezit e publikuara

Nuk mohoj

102

Page 103: Të gjitha poezit e publikuara

Nuk kam pse ta mohoj të kaluarën që kam patur. Rreziku i harrimit kurrë s'domë tmerroj. Nëse kam qënë për ju një lule, mos më këpusi. Gjëmbaç nëse kam qënë, ferri t'më mbuloj. 

  

Tingulli  i  nates

Shtegut të syrit më davaritet vështrimi. Si flakë qiriri dridhet, më humbet nëpër natë. Pikëlluarazi shushurin hëna e lagështitur. Prej një tingulli të çuditshëm që lind diku lag.

Teksa rrah të shpoj terrin me sytë e përhumbur. Mbi fytyrë të shoh zjarrin që hedh vallen

103

Page 104: Të gjitha poezit e publikuara

përveluese. Nuk mundem të shtrëngoj, as mundem të të puth. Nuk di në më je zanë, a vërtetë më shfaqesh nuse.

Unë atë tingull gjer në vdekje dua ta dëgjo. Në lakun e pasionit përgjithonë ta mbërthej. Nuk di në më je ninf që kaq shumë më mundon. Që këtij shtegu të verbër udhën s’di t’ia gjej. 

Kotësi e pritjes……

Kotësi e pritjes mes zëmërimit dhe mllefit turfullon, Prej kafshimit irritimi shkonte gjer në çmënduri.                                                                       Asgjë s’do të marrim nga gjithë ç’kemi humbur.

104

Page 105: Të gjitha poezit e publikuara

S’do ti marrim parat, as të vetmen lopë të shitur.                                                                                     S’do ta marrim kurrë të shtrenjtën shtëpi….. Veç vdekjes së ngurosur që kemi marr në sy. Si lumenjë gjaku u derdhëm bulevardeve gri. Me javë, me muaj, mes thirrjesh të fuqishme. Në kotësinë e boshatisur të një autostrade të lagështitur Qëndruam rrugicave të populluara nga frika Me ankthin e përhershëm të kockave, që trupit na ngi bëmë një tjetër pikëstop të detyruar.  Të vetëdijshëm teksa shkojmë. në udhët e porsa shtruar për të vdekurit. Mesnatës një trokitje, vjen mes klithash të çjerrëta. E dim që mizorira ka pjell ngaherë buçja errësirë. Të puthim fëmijën s’kemi kohë, as me gruan të ndahemi s’kemi. Diku jashtë na prêt si pëbindësh një furgon. Nën një frymëmarrje dëshpëruse në të na ngjeshin….

           23 Janar 1997

Letër dy miqëve të mi poet….

105

Page 106: Të gjitha poezit e publikuara

Përshëndetje miqë im! Mirëmëngjes !Po ju shkruaj unë, i juaji, prej një qyteti të lasht. Me ndjenjën e një miku që diçka më brengos.Agimin duke pritur prej kësaj nate të stërgjatë.I frikur po qaj në këtë dhomë të vetmuar e të ftohtë.

Të përloturit sy dua ti gëlltis i marrosur. Asgjë s’do të kurseja për vargjet tuaja madhore,kur më shkruanit për stacionin e vjetër, të braktisur.Për të kripurit lot që mbrëmjes të kanë rënë, për pusin që pa ujë, prej kohe ka mbetur në oborr dhe për gurët e kalldrëmeve që janë tretur, kuturisur.

Më pëlqen se me ç’çiltërsi ju i përcjellni lamtumirat. Se si i konceptoni ligjesit dhe të gjitha rregullat. Që larg nuhas miklimin tuaj, për grykderdhjet, për fushat e pambjella, nënkalimet dhe brezaret. Për Gjadrin,ujërat dhe Zadrimën, që dimrit mpihen. Ku e fundit shtullungë mjegulle si tymi ngrihet, çahet.

Në rropullit e kësaj që quhet toka jonë, brënda janë miljona këngë, prej vitesh ka që s’ndihen, kënduar prej barinjësh të hollë, njerëz të rrafshinës,

106

Page 107: Të gjitha poezit e publikuara

prej peshkatarësh që gjuaj me anije direk ftohta drejt foleve të vetmive.

Këtu gjithçka është më keq nga ç’e ke lënë.Këtu ngjyra vetëm ngjyres i ngjan e shëmbëllen.Këtu të tmerron një brez të ri që vetëm imiton. Këtu vetëm antiligji në çdo udhë të përshëndet. E ai i më të fortit si shpat e Demokleut mbi kokë qëndron.

Këtu forca e pushtetit në ç’do aspekt terrorizon.Këtu nëtë të dhjetat në kredi e borxhe janë kredhur. e vetëm një e dhjeta që s’ka lënë gjë pa vjedhur, I thotë “ Ik pirdhu”! jetës, se dielli veç për mua lind e perëndon.

Këtu dhe i zemeruari e i rraskapituri dhe mjerani, dhe burri i hekurave, dhe i urituri e zhelani. Dhe banditi që shkon e vdes me smirën e rënduar mbi shpine. Të gjithë me grushtet mbushur me floket e përthinjura, të mbytur ngasherimesh do të donin të nginin dallgët, e të merrnin një orë e më parë arratinë.

Po ç’mundet të afroj miqësia ime juve dy poet? Veç shpirtit dhe një gotë rakie sa për urim.Le të pimë dhe ne një herë për shëndetin ton. E më pas të ulërasim për të gjetur pak shërim.

107

Page 108: Të gjitha poezit e publikuara

Rugica ime e fëmijërisë

Rrugicë e fëmijërisë të erdha përsri. Une djali çapken qe luaja serenata. Me vete kam marre një trastë me poezi. Dhe brengën e thyer të udhëve të gjata.

Shetitur kam qënë mërgimtar nëpër botë. Përvuajtur si rrezja në muzgun e thatë.

108

Page 109: Të gjitha poezit e publikuara

Në një gotë kristali kam derdhur shumë lot. Ditët kam përcjell me rënkime mali.

Të erdha rrugicë, të prek i ngazëllyer. Diku larg i lash unë këngët memece . Afromi të t’i puth sytë e gjelbëruar. Mallin të shuaj e t’i heq këto ngërçe.

Të dhimbëshmet fragmente të jetës endacake. Në detin e kalter i mbyta thellësive. Erdha të flasim me gjuhën e ngjyrimeve. Dhe serenata ty këndojmë si dikur dashurive

Erdha të rrim tok nën kurorën e rrapit shekullor. Një vajze t'i shkel syrin, që del e luan në dritare. T'i mërmëris ca fjalë, një puthje t’i jap me dorë. T'i këndoj më të mrekulleshmen këngë. ." O moj Korçare.."

Nen hijen e rrapit...............

Nene hijen e rrapit ne oborrme moshen e trete kuvendoj

109

Page 110: Të gjitha poezit e publikuara

per mengjeset e viteve tona te humbura.Vitet ne kokerra tespiesh numerojme me radhe.Vitet me ere baruti , borziloku perzier.Ata qe shkuan dhe u kthyen,ata qe kurre nuk u kthyen mëata te paket qe kane mbeturpermallshem humbasim njeri pas tjerit per ta....Ne kete dite te bukur marsi.Ku dielli mrekullueshem biembi gjethe te reja te rrapit,nje kohe e ngjashme si dikur,ah, dikur…dikur..dikur....Te gjitha rrjedhin brenda neshdhe pse kemi ndryshuar kaq shume.Nen hijen e rrapit ne oborr.Kokrrat e tespijeve bien ne tokehumbasin barit te but, tokes se lageshtteksa ne ende kuvendojme

Sot…

Në harresë i lash të gjitha harrimet. Trishtimin e mbyta me trishtimin . Në dyzet fije vara ndjesitë naïve.

110

Page 111: Të gjitha poezit e publikuara

Në të shtatën portë u mbusha me besim.

Në nëntë maja malesh ndeza zjarre. Me dymbëdhjetë lumenj përmbyta vetmin. Si krishti kam qëndruar mbi pesqinde e pesedhjete varre. Për të puthur veç një here dashurinë.

Agimet e mia

Agimet e mia…Agimet veshtroje tek iken si hijeMengjeseve treten si zvarritja e kermillit

111

Page 112: Të gjitha poezit e publikuara

Prej kthetrave te Skifterit shkeputur nga lartepapritmas shuhet blegerima e qingjit.Me filxhan kafeje ulur ne çardakcigare tymos dhe rri mendueshem.Teksa flollat e tymit lepihen neper fshatNje gerdalle ngarkesen terheq pertueshemLo...jthat krahet shkund ngadaleHarabelin kerkon te zgjoj prej gjumiPas lopes qan me ngasherim nje djalqe shkollen per nje pike qumesht dhe sot e humbiKeto jane rendome agimet e miaMengjezet e thyera si pema e thateGjunjet me dridhen kur zbres tek avlliaNeset po at` kafe do te pi ne çardak

Loti i engjellit dhe loti i djallit

Loti i engjellit dhe loti i djallit. Nje dite dimerore

112

Page 113: Të gjitha poezit e publikuara

ne qiellin gri, frikshem u perplasen . Vetetima, si flaket e Zeusitmbi toke u leshua, per te humbur ne shtratin e boshatisur te saj Si zogj te goditur lotet u shkeputen dhe rane mbi pirgje balte te thate, aty ku dikur bozhuret kishin lulezuar. Dikush i shtypi mesnates se çmendurise time imagjinate shkaterruar. Dikush i ngjeshi ne thellesi per te mbetur perjetesisht te harruar. Trembur tmerrit te nates se ftohte . zgjuar ne gjumin tim te thelle dicka davaritej mbi ate shtrat te boshatisur. Hamendesuar ne miljona versione nuk di perse te ndiqja harbuar , o ikone, e xhveshur, pothuajse e tjetersuar. Lotet valle perse nuk i shoh te tretur? Me erdhi mire qe nje dite te pash atje me nje tufe karafilash ne duar ndersa une ne udhen time i vetem bozhuret e djegura.hidhja , shtratit te shkaterruar. Loti i engjellit dhe loti i djallit, rrenjet kane thelle shpirti te trishtuar .

113

Page 114: Të gjitha poezit e publikuara

Ka mbetur ruga ime.

Ne rikonstruksionin e rruges se lagjse sime, nje shirit u pre ne prage fushate. U desh nje ngerç politik, qe kjo rruge te inagurohej per here te dyte. Me ardhen e nje dergate te huaj i’u pre dhe nje shirit i tret. Asgje nuk ka qene per mua me e pafytyre se kjo fryme mashtrimi. Asgje nuk ka qene me e shemtuar se kjo ndjenje poshterimi. Rendome i kam perjetuar me kryet menjanuar, per te shprehur te verteten prej mllefit te zemerimit. Perbrenda me shperthen demoni marrezise, dekurajuar prej kesaj fasade krijuar prej shpirterave te ndryshkur , prej shpirterave te bere pis. Prej vitesh rruga ime mbeti e shkret. Njeqinde here me e shkaterruar. Njeqindehere prej shoferesh dhe kembesoresh e mallkuar. Shnderruar ne nje makine fallciteti, te tilla perandori veçse kane pervijuar

Takim miqesh...

U mblodhem nje dite ashtu krejt papritur. Me vetedijen e thjeshte si miq te papare.. Te kembenim ne pak caste veç disa

114

Page 115: Të gjitha poezit e publikuara

mendime. Kujtimin mbreselenes me vete per te marre. 

Me shume se gjithkush folen syte e qeshur. Per te munguarit e larget ngritem nje dolli. Si nje nuse e bukur ajo dite ish veshur. Si dhenderri i turpshem ne vallen e tij. 

Harrur n’ato caste gjithe brengat e diteve I lam mbi ca vargje te pashkruara poezie. Nje hop i dhame jetes pertej kufirit te viteve. Per tu ngritur mbi vetveten me ndjesi fisnikerie. 

Nje dite shumfishuar do vijme perseri. Per te pathenat tona do flasim me zjarr. Dikush do jete plakur nga e fismja pleqeri. Dikush nje femije prej dore duke marre. 

Dhe atehere do kemi me shume c’te tregojme. Dhurate me te bukur se libri nuk do kete. Roberuar prej kesaj ndjenje, qe s’mund t’a frenojm Si kolla kronike qe te ndjek vazhdimisht, perjete.

Ka dhe nje pajtim....

115

Page 116: Të gjitha poezit e publikuara

Thith ajërin e buzëmbrëmjes së vjeshtës së ftohtë. Buzë një udhe të pashkelur, i vetmi kalimtar. Endur në kërkim të shpirtit të përdhosur Peng i një rrebelimi prej një haku të pamarrë. Pa më të vogëlin shteg për të gjetur pak qetësi. Baktisur prej të gjithëve , ndihem i vetmuar Kjo plage e vjetër, e shkuar gjer në marrëzi. Cuditërisht më ka mpirë mes një zemre të coptuar. Degëzimet  e trungut të shqarrit të egër. Më fshikëllojnë fytyrën  e diç më mërmërisin. Prej kullës së ngujimit një jehonë thërrmohet. Tutje oshëtimat e pyllit. kohët në dysh i grisin. Britma e një përgjegjësie më buçet nën  gjëmim. Mbi kanune më bënë të ngrihem marrëzisht. Shpirti s’më lë të rend nga krimi në tjetër krim. Shpirti më thotë se në jetë, ka dhe një pajtim. 

      

116

Page 117: Të gjitha poezit e publikuara

Pas teje vrapoja 

Veç shpirti  im e dinte se për ku po e thyejamisterin e asaj vetmije, sa tmerrake e të ngjeshur,si në një gufallë hapur, të pafundëme, zjarrmëtare.Me gjoksin e bardhë prej Tadeni fluturoja si zog mali,prej psherëtimës së një fluture, fort të trembur.Lirishtes së blertë, krrusur prej peshës së rënd të mëkatit.Turravrap i përvidhesha  me nxitim të nagtërruar.Shqetësuar prej një mëndjeje të turbullt e të çartisur.I hutuar prej dëshirës, duke përfytyruar në pafundësishëmbëlltyrën tënde përtej  ca akujve të krisur.Ti më ndillje dhe tërhiqje, si bregu valët e kristalta.E unë rrekja të të prekja…Brigjeve të ishujve të tu, do të doja që të ndaljae të prehesha asaj mbrëmje çmëndurake.Me një rënkim të thell, si prej bishe të plagosur,

117

Page 118: Të gjitha poezit e publikuara

mes shtullungave të fundit të mjegullës,të thërrisja.Zëri im  i ethshëm ngrihej drejt një vëndi,ku tjetër gjë veç teje nuk vëreja dhe të humburit  monopat,  diku tutje të përflakur.Nuk di, nëse do të mundja të arrija…A të rrokja, arratisjen tënde marramënthore,prej kësaj qorrollisjeje të çmëndur, të pamundur,për të ndjer pëkëdhelinë ,  ëmbëlake të një dore.Ti më shfaqeshe si një yll, që prej qielli bie këputur,që humbet  nuk’di se ku,  nëpër  ca hapsira boshe.S’doje vetëm të qëndroje, ashtu siç ishe e vuvosur,të rrëshqisje përtej bregut , as vet pa ditur të qëndroje.Përmbi krifën e gjethinave, shëmbëlltyra jote frenoi të prehet,ndërsa kurmi yt, përsëri për diku larg, rrek e shkonte .Në atë copëz vend, ku vetëm dashuria di të shkoj.Në atë copëz vend, ku vetëm dashuria s’di të kthehet.    

Rrëpirave të thepisura të hënës

Rrëpirave të thepisura të hënësrrëshqet mendueshëm hija ime.Në varrin tim të ftohtë, flokët që më rriten,

118

Page 119: Të gjitha poezit e publikuara

sytë  m'i mbrojnë prej gjarpërit çukitës dhe vetëm një xixëllonjë i bënë dritëemrit tim, që si një shelg vajtues,kalimtarët e përzishëm pret e përcjell,me ca vargje të shkëputura prej poezisë së ditës. 

               

Buzëmbrëmje vjeshte

Buzëmbrëmje vjeshte:Prej trokëlimës së hapave të mia,drithërohet e hesht dhe vet heshtja.

119

Page 120: Të gjitha poezit e publikuara

Jam guri i pathyeshëm,që di të vdes vetëm nën hijen e zambakëve. 

                   

Psherëtima e detit

120

Page 121: Të gjitha poezit e publikuara

E dëgjova pëshpërimën e detit dhe të bregut.Dëgjova dhe pëshpërimën e muzgut të thatë.Diçka më tha dhe nata me erërimin saj të pafundëm.Të gjitha i harrova kur po binte agu i bardhë. 

                     

121

Page 122: Të gjitha poezit e publikuara

Heshtja e lumit

Heshtja e lumit, si zëri i humbur i shkeretëtirës,më ngjalli kureshtjen e kuptimit tënd.Iimazhin e floknajës tënde dredharake.Dhe lumi dhe flokët e ty e dinin se unë isha aty, duke pasqyruar hënën në fytyrën time të ngrirë. pingul i ngritur mbi një tokë të çarë, mbi një qivur hekuri të ndryshkur.

NNë vdekjen e shokut tim

122

Page 123: Të gjitha poezit e publikuara

NNë një qivur të hekurt trupi yt i pajetë. Si një degë e thatë rrëzuar pemës së stërmadhe.Rrugëve ulërin një erë e lagësht.. Ndërsa tutje një sirenë e mprehtë ajrin çan, për ikjen tënde të papritur….Ne,në shtëpin tënde të ftohtë jemi mbledhur.Të pikëlluar rrimë, përlotur në qetësi.Ne heshtjen e pakuptimte rrime dhe pertypim mendimet per ty.Ne makine tende ku ti punoje tani vdekja dremit.I terbuari tufan ne gjoksin tend ulerin dhe shfryne. Une me gjishterinjte qe me dridhen dheun rremise , per varrin tend te perjetshem, shoku im.Ne dhomen me kondicioner dikush dhembet skermit.dhe per ikjen tende as qe don tia dije.femijet e perlotur veç dy fjale mermerisin- O babi , babi, perse nuk na ktheve ne Shqiperi.Ketu ka qene mire, por atje kemi qene bukuri.

123

Page 124: Të gjitha poezit e publikuara

Vendit tim......

TTutje pas malesh dhe detit të trazuarKu mbrëmjeve vala buzëqesh me shkëlqim.Atje ku syri i nënës më pret përherë zgjuar.Kam varret e etërve dhe gjysëmën e trupit tim.

Atje më është toka e rrudhur gjer në palcë.Flokëthinjura ime, me hire e bukuri.Atje ku dehesh nga era e manxurasë.Eshtë vëndi im i vogël, është nëna Shqipëri.

S’ma lebyrin syrin ndërtesat shumëkatëshe.Ura e gjate s’më ngjall kërshëri.Atje, unë kam Bosforin tim të vogël.Të kaltërin det,që i falem si një perëndi.

Kam lënë atje një mall, një shok fëmirije.Një vajzë që padurimin për mua po tret.Mbi tavolinë kam lënë dy strofa poezie.Një dhimbje toke, që do çastë më thërret.

........Stamboll 1995............

124

Page 125: Të gjitha poezit e publikuara

Zhguni i vjeter

E E hoqa nga supet të vjetrin zhgun.Zhgunin që më mbyste çdo mëngjes.Te thith ajerin e paster kam dal ne dritaredhe ju, o njerez, të mbar globit,Perzemersisht tu pershendes.Se di dhe une te them ' tungjatjeta'.Romane te lexoj e te thurr poezi Te ndaj qetesisht egjern nga thekrra.Pa di te beje mire edhe dashuri.Relike zhgunin ne nje qoshe e lash.Relike te nje kohe te eger, tragjike.Guximin mora ne deren tuaj te trokas.T marr prej jush nje thirrje : - Eja.! Tungjatjeta!

.

125

Page 126: Të gjitha poezit e publikuara

XXhakete e vjeter..

PPërthyhen deget gri te viteve dhe token puthin te perlotur. Diagonale theniesh nderpriten, perplasen tej muzgut, gjymtohen, si kristale thyhen, therrmohen. Ne nje terren pa perpendikulare ku luleverdhat kane vite pa çelur gladiatoret dylufimin makaber kane nisur per nje shesh te vdekur. Bulevardet e heshtura dikur parade mbleserish, petkun e zis mbi supe kane hedhur, Tempulli memec i fjales se lire kryqezohet deshirash te shfrenuara. Ne piedestralet e mermerte te kancelarive, kendet pergjysmohen,ngerdheshen.Nga dosjet voluminoze,fijet e letrave shperndahen pertej oqeanit te ngrir te veriut. Une ketu kam mbetur… me jaken e xhaketes ngritur.Kam mbetur me po ate xhakete te vjeter.

126

Page 127: Të gjitha poezit e publikuara

SSfide e perjeteshme

EE kishe paramenduar ikjen tende,ndaj e le aq rremujshemdhomen tone te varfer.Dhe pse mizor ishe sjell me mua.Çuditerisht ne percjelljen tende te bujshme,nuk di perse i derdha lotet.Mbase nga qe isha mesuart’i respektoja te vdekurit.Mbase sinfonia e lasht etrishtimitma trazonte shpirtin.Te nesermen perjetesishte sfidova shpirtin tend.I vendosur u ngrita te te le ne honin e harrimit.

127

Page 128: Të gjitha poezit e publikuara

PPavdeksi...

KKrahet i ’a prene meshtekes ne pyllnaj.Levozhgen e bardhe i’a xhveshen gjer ne palce.Gjethezemerat ne toke pike-pikezune te pikonin gjak.Nga plazamt e tij tokës buiti bari njomë,toka e ftohte mori vlage.U drodh dhe gjethezemrat ne yjesi i njiti.Pavdeksi, pavdeksi mermeriti.Tej pyllit te gjymtuar,mbi tela lahute dridhet një këngë e këputur.Kënga e malsorit që me hënënveç një natë ishte puthur.Si ne kohet e nëmura,vdekja njëmije here e rrezuar.Balladen e deshperimit ne heshtjepercjell mal me mal,per meshteknen e blangosurdhe malsorit, qe lahuten kish ba rrasht.

Dhe pse plakemi…

KKoha n’a i thinji floket , ballin ne brazda ugaresh n’a e ktheu. me syte e mendjes shohin si treten nje nga nje pasionet tona

128

Page 129: Të gjitha poezit e publikuara

në hapsira boshe. kur afshi tokes avullon, një ere e mjegullt ulerine në gjokset tona te brishta . dhe pse plakemi, prane e ndjejme ritmin qe vjen, ritmin, qe shkon shtratit te qete. Ttrishtimi kurre nuk n’a mberthen. ra me fshesën e saj , kujtimet tona i mbështjell si një nënë e mirë. çuditërisht dhe pse nata na kapëllen, Sytë kurrë nuk e humbasin shikimin dhe pse tek ne diçka vetvetiu përjashtohet, humbet ne moskthim buzët e holla i ndjemë ende të ngrohta e çuditëshmja natë , si mysafir i larget, i huaj, rreket të trokas. e presim qetësisht . lodhjen kurrë nuk e ndjejmë. Supet, vitet tona i mbajnë mbi petale. me nekrar i përziejnë per t’i pllenuar në vitet që do vijnë . freskia e malit n’a hedh mbi flokë cicërimat e zogjëve dhe melodinë e ujëvarave. dhe pse plakemi. me gjishtërinjet eshtak prej dore e kapim agimin, dhe qetësisht e ulim mbi tryeza me aromen e trandafilit. dhe pse plakemi, malli për të shkuarën gjithmonë n'a rrëmben. nuk mërzitemi për vitet që iken. vitet që vijnë mbi duar i peshojmë.dhe pse plakemi,gjithmonë kemi diçka për të thënë.....

129

Page 130: Të gjitha poezit e publikuara

RRreth zjarrit

Rreth zjarrit tone te bukur bubulakvertitet e vertitet nje qen i zirojtari i tij pas pylli pergjonhere here e ndersen qe te haj nje njeri.

Te shkretit qen, si mendja nuk i shkonse me nje dru zjarri une e shkrumbojdhe rojtarit qe pas peme si hije pergjon,ndoshta dhe atij gropen e qenit i tregoj.

pas qenit te zi fshihen dhjetera langonj. qe sillen verdall rreth zjarrit tone te bukur bubulak.te mjeret langonj sa here qe qenin nderrojne.te zinje i zgjedhin nga thonjet, koka e gjer ne bark.

130

Page 131: Të gjitha poezit e publikuara

Kauza ime shenjte….

Tek une rastesisht nuk linde si deshira. Mbi deshirat e mia nje dite u ngrite ti. Kur populli im rreshqiste nen rrepira Dhe Shupragu i kombit mbillte padrejtesi.

Ti erdhe tek une mes dimrit te acart. Kur njerezit kundermonin arome pezmatimi I thante moti keq lulet ne dritare Dhe kembanat renkonin mbyteshem prej trishtimi

O Kauza ime, ne ç’udhe pa udhe rrugetove ti? Mbi ethet e dallgeve te zotave te eger Kercenuese u ngrite mbi vargjet e mija U ule shtepive te varfera pa buke dhe pa shtreter.

131

Page 132: Të gjitha poezit e publikuara

Te pamata i bere ti udhet e mia Pertej thellesive te vallezuara muzgjesh. Me hodhe furishem si dallgen suferina. Mbi pirgje vuajtjesh, poshterimi dhe perbuzjesh.

Loti i engjellit dhe loti i djallit

LLoti i engjellit dhe loti i djallit. Nje dite dimerore ne qiellin gri, frikshem u perplasen . Vetetima, si flaket e Zeusitmbi toke u leshua, per te humbur ne shtratin e boshatisur te saj Si zogj te goditur lotet u shkeputen dhe rane mbi pirgje balte te thate, aty ku dikur bozhuret kishin lulezuar. Dikush i shtypi mesnates se çmendurise time imagjinate shkaterruar. Dikush i ngjeshi ne thellesi per te mbetur perjetesisht te harruar.Trembur tmerrit te nates se ftohte . zzgjuar ne gjumin tim te thelle dicka davaritej mbi ate shtrat te boshatisur. Hamendesuar ne miljona versione nuk di perse te ndiqja harbuar Lotet valle perse nuk i shoh te tretur? Me erdhi mire qe nje dite te pash atje

132

Page 133: Të gjitha poezit e publikuara

me nje tufe karafilash ne duar ndersa une ne udhen time i vetem bozhuret e djegura.hidhja , shtratit te shkaterruar. Loti i engjellit dhe loti i djallit, rrenjet kane thelle shpirti te trishtuar .

UUliksi

UUliksi ne mal i tha Polifemit:- Une jam Askushi..Dhe une Askushi jam moj putane me ato buze nazike.Nga une denim mos prit.Po aq i hidhnueshem sa gjithe populli im jam,qe nuk duan te mesojme kurrete tuat kurverite politike.Une jam nje Askush, qe shpirtin s'e shesdhe pazare nuk beje me ndjenjakombesh te pergjumur.Per eter kam hyjnitqe udhen per ne Itaken timedo te ma bejene drite,moj mjerania Doris.

133

Page 134: Të gjitha poezit e publikuara

Sot…

Në harresë i lash të gjitha harrimet. trishtimin e mbyta me trishtimin . Në dyzet fije vara ndjesitë naïve. Në të shtatën portë u mbusha me besim.

Në nëntë maja malesh ndeza zjarre. Me dymbëdhjetë lumenj përmbyta vetmin. Si krishti kam qëndruar mbi pesqinde e pesedhjete varre. Për të puthur veç një here dashurinë.

134

Page 135: Të gjitha poezit e publikuara

Agimet e mia

Agimet e mia…Agimet veshtroje tek iken si hijeMengjeseve treten si zvarritja e kermillitPrej kthetrave te Skifterit shkeputur nga lartepapritmas shuhet blegerima e qingjit.Me filxhan kafeje ulur ne çardakcigare tymos dhe rri mendueshem.Teksa flollat e tymit lepihen neper fshatNje gerdalle ngarkesen terheq pertueshemLo...jthat krahet shkund ngadaleHarabelin kerkon te zgjoj prej gjumiPas lopes qan me ngasherim nje djalqe shkollen per nje pike qumesht dhe sot e humbiKeto jane rendome agimet e miaMengjezet e thyera si pema e thateGjunjet me dridhen kur zbres tek avlliaNeset po at` kafe do te pi ne çardak

135

Page 136: Të gjitha poezit e publikuara

Perse bota qendron....

BBota vellezer qendron ne kembe,sepse ngado ka njerez te mire,ne te keqen dine ta luftojnedhe kete e bejne me deshire.

Bota vellezer qendron ne kembe,se kudo ka mendje te ftohta,se gjithçka e gjykojne me qetesidhe i shuajne shpejte mendjet e ngrohta.

Bota vellezer qendron ne kembeqë ka duar te prirura per rindertim.levizin ore e çaste pa pushuardhe ndalin duarte e prirura per shkaterrim.

Bota vellezer qendron ne kembe.se ngado ka kembe te etura per nxitim.pas ritmit te kohes vrapojne çdo sekondedhe ndalin me force te prirurit per frenim.

136

Page 137: Të gjitha poezit e publikuara

Te kapim kohen e humbur.....

Cdo dite udhetoj me shqetesimin e kohes.. mijerat ore te humbura nuk di ku ti gjej. harresat peshtillen si spirale te padukeshme dhe luspat e diteve humbasim neper qiej

O kohe, e humbur, si mundem te te kap? Ne deren tende kam trokitur kaq here. po dyert e tua nje produkt m’i ka mbyllur larguar kam mbetur si lylsari i mjere.

Nje here t’i me prite me degezen e kristalte ish tjeter pranvere me lule e qershi une renda te te kap si henen ne mesnate. Por ne pragun tend gjeta tjeter mbreteri.

Me grushte lotesh shpesh here te kam qare perse dhe sot heshteni ,o ju goje te qepura ? Pa ngrihuni me mua kete kohe ta afrojme Te tulatura mos rrini, dhe ju mendje te heshtura !

137

Page 138: Të gjitha poezit e publikuara

Me hidh ,o djall , ne honet e ferritme luspa blu vishe trupim timfrymen t’i mbama thellesive te detitdhe emrin dergoma larg ne harrim. ...

Ndershkuar kam qene shekuj prej nje kurveperbuzur prej mllefit te eger vrastar.Putanat ngahere dhe udhes heqin breketngjizur e kane turpin ne gjak e damare

Ne ardhet dhe nje here kohe e Kastriotit Qe popujve dikushi t’u futet ne hak.Osamnet dhembet te kercasin ne Bosfor.te shohim çdo te beje kjo kurva plak.

Une prap ,o djall ne kete toke do te jem.I urte e krenar si zoti me dha jete.Putanat le te çirren eger neper boteShqiponje s’ia marrin dot qiellin dhe rete.

138

Page 139: Të gjitha poezit e publikuara

Tik-tak ...ne heshtje,

Tak- tak…në heshtje lehtaz hapat e mia trokasin mbi asfaltin e mërzis. Me shikim mbi pikëzat e vesës, nuk di si t’i ngas ditët e mija me marshe te nagterruara. Jeta ime e kthyer në një makth herë-herë më trëmb herë-herë më mbush me kërshëri Unë thith nektarin e bukuris tënde pranverë. Në mbrëmje jam me dashurin time perseri.. Me gjysmat e fjalëve që muzgu m’i treti. Nga aq sa jeta me fali, po që s'di seç thellë qënies sime mbeti. Mërzia ime lotin pikon mbi trotuar. Mbi krahtë e hekurt të trishtimit u ngrita, bulevardit për të ecur. Me perhumbjen time te heshtur..

- O Ju eter te lashte , demokracine me c’sy aq bukur e kini pare? Nen vonesen e se njejtes drite, humbur mugerires

139

Page 140: Të gjitha poezit e publikuara

ku , pas kaq shume shekujsh ende ndihem i vetmuar, kam kaq shume udhe akoma per tu rizgjuar.

Thelle shpirtit dhe lotit

I

Në të pesëdhejtekatërin dhjetor të athët, të parin zë i nxorra jetës. Me triskat e urise e nisa udhën time, mes acareve të ashpëra të luftës së ftohtë.

Ish koha kur bota në dysh ish ndar dhe vringëllonin verbueshëm bajonetat. Buzdetit mbi shkumbardhat valë, lëshova të qarën e parë, kur atin tim përcolla në përjetësi, Pa ditur se ç’ishte fjala,” Varre”. Pa ditur se ç’ishte fjala “Miresi”.

Kreshtash të ashpëra nisa të mësoj, tek ngjitesha malit në të përpjeta. Atëherë kur ndjeva zemrën marrezisht të

140

Page 141: Të gjitha poezit e publikuara

dashuroj, kuptova se ç'ish jeta, se ç’ishte e vërteta.

Plagosur rendë prej ajërit të mëngjesit. Si zog i borigave të larta të pranverës. I nisa vargjet të ecnin përmes dhimbjesh. Mundimshëm të rrëshqisnin rrepirave të erës.

Ne baltovinen e skamjes kembet llapashita. Trandafilat e urrejtjes i shkula me mllef . Mes gureve qiellor të humburat këngë rilinda dhe dallget i'a theva detit te thelle.

I nisa enderrat ne shtegetim si dallendyshet Ne harrim i lash zerat e kembanave zembytura. Tokes i'a vodha driten e fshehte, per te ndriçuar thelle shpellave te grryera.

Bajonetat e dhimbjes gjoksin me shpojnë. Thellë shpirtit dhe lotit, i pashprehuri mendim me bënte të bërtasë, Frymëmarrja më bllokohet në brëndësi të gjoksit. Zerin ma zbeh, shikimin m’a verbon. Ne kere vorbull thëllësie, maskarade. Nuk di, përse mbeta i pafati kordhetar ! Në infinit të udhës së nisur, si eksplorator i humbur, i pa kallur ne varr. Cdo dite si bujku plak i së pritëshmes, thekshem renkoj mbi vargjet e mija ! Mbi imagjinatën time te vrare teksa me ravijezohen mijera korpuse ngrehinash, shoh mijera plage dhimbje hapur.

141

Page 142: Të gjitha poezit e publikuara

Shoh mijëra zemra të thyera, Atje , mbi guret e mijëra gojëve të paushqyera, shoh lot brenge sa për të formuar një oqean. Nuk di përse mbeta kapedan i detrave të trishtimit. Polumbaristi i thellësive të harrimit. Rob i fjalës së lire. Martir i gurrave të hidhërimit Antenë vetmije ku shkarkohen rrufetë. Promethe i zjarrit të përvëlimit. – O Krisht ! Ti që botës mirësi i mbolle, Mbyllma Krisht kete hendek te madh ! Endërrat mos m’i lëri të flen ne detin e trazuar te trishtimit ! Fluturoi në luginat e udhëve të reja, te rizgjuarat kenge te harrimit.. Atje ku njeriu vetveten gjen ne marshimin e pandalshem mbi pirgjet e shkaterrimit. - O Krish, o vella, mua përse më trajton si më të madhin mëkatar? Në montazhe kacafytjesh, dorën e paqes kam, thjeshtë, jo se jam një ushtar gjysëm i vrarë, por i gjalli, që njeh me mirë se kushdo, dashurinë.

Me thonjë i jam ngjitur të përpjetave vrastare, armik i betuar i shkatërrimit. Njeriu që makabrën me shume se kushdo urren dhe tolerancës i dha dimensionet e njerëzimit. Jeten kam dashur si shënjti biblen dhe kurrë nuk kam besuar në fuqin e hiçit.

142

Page 143: Të gjitha poezit e publikuara

Ushqyer me etjen e perjeteshme per te qenë i vertete Mendimin si deti kapedanet e stuhive farketova I vetedijshem per te mbetur nje rrebel poet. Me vargjet e mija ,veç per me njerezoren shkrova.

Ndoshta per te fundit here....

143

Page 144: Të gjitha poezit e publikuara

Në të pambyllurat plagë, shkaktuar prej nje miljon poshterimesh të marra në arenen e nje lufte absurde klasore. Zhuritur permes zjarresh totalitare, perhere nje dhimbje therese kam ndjere. Ne perpjekje per mosbindje pikpamjesh, etjen per te pamunduren kam shuar, duke kerkuar falje prej Ferrit. I mberthyer kam qene ne kurthin e dogmave. Ngaherë me eshte dashur per te njejten arsye, mbijeteses, ti jem perulur me perdhosjen e dinjitetit perapra imazhesh te shemtuara.. I dekurajuar prej zellit te dishepujve proverbial, prej Zylosh, Krisht mohuar.Trembur prej britmave te mekura korbash, qiellin kam pare perhere errersuar. Papergjegjshmeria e orakullit euforik shpesh me ka irrituar me cinizmin miklues dhe atehere veten e kam ndjere me te mjere se kurre. Rendome, braktisur prej shokesh, ne vetemine time jam gjendur perball heshatsh kryqezuar. Atehere kur mendova se gjthcka m’u pertha. Ne pritjen e gjate te ndezjes se nje pishtari lirie, qe ne ditet e para te rikthimit, pas shtate lekuresh perveluar, nen monstruozitetin e ketij evenimenti, njemije ton poshterimesh perseri mbi mua rane. Mbi majat e kujteses se perdhosur, pertej imagjinates se humbur. turtura ime, ngrihet ne mbrojtje te fuqise se realitetit, I kredhur perseri ne njmije ton poshterimesh

144

Page 145: Të gjitha poezit e publikuara

kam mbetur. Kam mbetur po ai skllav i perpjekjeve te deshtuara, thekshem duke renkuar. Ne shikimin e perhumbur te syve te mi, vetveten ende pergenjeshtroj per tretjen e pafundesise mizore. Ndoshta per te fundit here thonjet mbijeteses i'a kam ngulur.

145

Page 146: Të gjitha poezit e publikuara

Ndoshta i fundit jam...

Si dhembet e bishes qe prehun kafshojenkoha trupit me copton dalngadaleperpelitem dhimbshem hapsirave boshesirenat e alarmit ne brendesi te vetvetesk...am kohe qe nuk i degjoji shurdher nuk jamkthyer ne nje statuj te mermertepse i shurdhet qendroj?.diçka duhet te beje.......diçka dua te them.......diçka dua te marre......gjithe te papriturat e mundeshmembledhur jane tek une,si mikesha te paftuara.dikush me therret........dikush me kerkon........dikush me pret.........…koha trupin me bren,me bren çdo sekonde.Ne thelb te enderres se argjend– Nje dore e meshireshme me shtrihet perparaterur neper nje mjegull te kobeshme.Mbi krye me sillen papushim miljona duar te tillasi avujt e ngrohte qe tokes i ikin mbasditevedhe rreshqasin siperfaqeve te valezuara te detit….– Ku jam ? Ne askund ?Ndoshta i fundit jam ne cmendurin time te bute.Jo nuk jam nje somnambul.…

146

Page 147: Të gjitha poezit e publikuara

O vjeshte , e gjetheve te kalbura

O vjeshte , e gjetheve te kalbura.Lumenj makuterie ti derdh mbi mua. Mbi qylimin e trash te marrezise . Leri te ecin ditet e e mija te pergjumura ! Me shkel ti rende ma patkonjet e kalit . Me eren tende marramendese fshikellom M'i trazo mendimet me fshesen e djallit Ne ferr po te duash njemijehere dergome .Une njemijehere nga varri do te ngrijem. Do bertas ne Bruksel dhe Strasburgun e ndyre Se s’mundem , o vjeshte e gjetheve te kalbyra. Te mbaj perjetesisht zhulin tend mbi fytyre.Jam mesuar qe detit ti bije pash me pash. Ne rrjedhen e Valbones uje te pi Diellin me duar te rrok larte ne Theth . Dhe qumesht ne gjirin e Rozafes te thith. Une jam nje Elibes i rritur ne pishnaje. Jehonen e malit kam mik, shpirt, vella, Te lutem, o vjeshte, e gjetheve te kalbura. Trishtimin tim, me duar te flliqura mos e nga .

147

Page 148: Të gjitha poezit e publikuara

Ne femijet

Neper bote ngado ku shkon zeri yne si cicerima. Permbi toke nje pokez lot, fekse mbi glob si vetetima.

Kenga jone ngado bucet kenge e bukur feminore. Ju femije ngado qe jeni. hidhni vallen shekullore

Jemi jeta e kësaj toke. Jemi yje ne agim. Meridian te kesaj bote. Jemi lule mbi lendine. Jemi jeta e kësaj toke……

148

Page 149: Të gjitha poezit e publikuara

Ne token e lutjeve te mia.

Bjerrur prej zjarrit te zemerimit, Ne token e lutjeve te mia, ndermend me peshtillen perpjekjet e nje ati, Ngritur mbi vlerat e lutjeve,nder shekuj te vleresuara, pas portikut te famullise, doren eshtake mbi Mesharin e tij , drejte shekujve zgjati. Vite qe iken dhe vite qe vijne, ne te ardhemen e larget projektohen pambarim. E tashmja do ta kishte humbur kuptimin e saj pa ate fillim.. Ndaj , te falem, Buzuk ! Te falem ati im ! E pa arritshemja shpesh i pervidhet horizontit. Ajo qe duhet te jete e nesermja per ne kopeshtin e trandafilave nuk eshte veçse e sotmja e zbehur prej varferise se mendimit, e larguar prej botes se pasur te ndjenjave,e vidhisur prej plogeshtisë se shpirtit. Gure te palevizshem, qe asnjehere si therrmuam. Shtigje neper te cilin kurre nuk kaluam Lartesi te bardha, qe kurre si pushtuam 

149

Page 150: Të gjitha poezit e publikuara

Porta te pahapura, qe kurre pas tyre nuk depertuam per vet shkakun tone. Shkak te cilin asnjehere se mesuam . Ne vitet qe kane shkuar dhe vitet qe do vijne, ndergjgjja jone po e coptuar ka per te kaluar. Une te falem Ty, at Buzuk! Te falem Ty ati im ! 

Ka mbetur ruga ime.

Ne rikonstruksionin e rruges se lagjse sime, nje shirit u pre ne prage fushate. U desh nje ngerç politik, qe kjo rruge te inagurohej per here te dyte. Me ardhen e nje dergate te huaj i’u pre dhe nje shirit i tret. Asgje nuk ka qene per mua me e pafytyre se kjo fryme mashtrimi. Asgje nuk ka qene me e shemtuar se kjo ndjenje poshterimi. Rendome i kam perjetuar me kryet menjanuar, per te shprehur te verteten prej mllefit te zemerimit. Perbrenda me shperthen demoni marrezise, dekurajuar prej kesaj fasade krijuar prej shpirterave te ndryshkur , prej shpirterave te bere pis. Prej vitesh rruga ime mbeti e shkret. Njeqinde here me e shkaterruar. Njeqindehere prej shoferesh dhe kembesoresh e mallkuar. Shnderruar ne nje makine fallciteti, te tilla perandori veçse kane pervijuar

150

Page 151: Të gjitha poezit e publikuara

Ne sallen e Parlamentit

Ne sallen luksoze hijerendper tu perfytur uleni si ujqeritne dimrat e ftohte, te acarte.Mbi tavolinat e heshtura gjitheshqetesimet e popullit renkojne.Renkojne enderrat e tyre te tretura.Renkojne hallet e dhunuara nga etja.Pushteti kartonit dhembet skermitbrenda ketyre mureve te ftohtebrenda ketyre mureve te hekurta.ku... klithant e kukuvajkave me intrigatputhen dhe krahet leshojne si te vdekura.Uleni deputet. Uleni dhe perpara altaritfaleni si gekerit e lashte Odiseutqe Trojes me kalin e bardhe ia moridhe ia rrembeu lirinë e bardhë.

151

Page 152: Të gjitha poezit e publikuara

Takim miqesh...

U mblodhem nje dite ashtu krejt papritur. Me vetedijen e thjeshte si miq te papare.. Te kembenim ne pak caste veç disa mendime. Kujtimin mbreselenes me vete per te marre. 

Me shume se gjithkush folen syte e qeshur. Per te munguarit e larget ngritem nje dolli. Si nje nuse e bukur ajo dite ish veshur. Si dhenderri i turpshem ne vallen e tij. 

Harrur n’ato caste gjithe brengat e diteve I lam mbi ca vargje te pashkruara poezie. Nje hop i dhame jetes pertej kufirit te viteve. Per tu ngritur mbi vetveten me ndjesi fisnikerie. 

Nje dite shumfishuar do vijme perseri. Per te pathenat tona do flasim me zjarr. Dikush do jete plakur nga e fismja pleqeri. Dikush nje femije prej dore duke marre. 

152

Page 153: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe atehere do kemi me shume c’te tregojme. Dhurate me te bukur se libri nuk do kete. Roberuar prej kesaj ndjenje, qe s’mund t’a frenojm Si kolla kronike qe te ndjek vazhdimisht, perjete.

Ka dhe nje pajtim....

 

Thith ajërin e buzëmbrëmjes së vjeshtës së ftohtë. Buzë një udhe të pashkelur, i vetmi kalimtar. Endur në kërkim të shpirtit të përdhosur Peng i një rrebelimi prej një haku të pamarrë. Pa më të vogëlin shteg për të gjetur pak qetësi. Baktisur prej të gjithëve , ndihem i vetmuar Kjo plage e vjetër, e shkuar gjer në marrëzi. Cuditërisht më ka mpirë mes një zemre të coptuar. Degëzimet  e trungut të shqarrit të egër. Më fshikëllojnë fytyrën  e diç më mërmërisin. Prej kullës së ngujimit një jehonë thërrmohet. Tutje oshëtimat e pyllit. kohët në dysh i grisin. Britma e një përgjegjësie më buçet nën  gjëmim. Mbi kanune më bënë të ngrihem marrëzisht.

153

Page 154: Të gjitha poezit e publikuara

Shpirti s’më lë të rend nga krimi në tjetër krim. Shpirti më thotë se në jetë, ka dhe një pajtim

Egoizem i shfrenuar....

 Ngritur prej varri një “ X” po më tregonte, se dhe në komunitetin e cmirëzinjeve, në njërë prej mëhallave më të mëdha të ferrit, ndër më të poshtërit janë ata, që prej cmirës të lindur, të urtin kryqëzojnë, për t’i hapur udhë të pandershmit. Përtej thellësive të marrosura, sarkazmat e tyre jehojnë. Kalbur zemrash prej ndërgjegjesh të përdhosura , shpirtërat e ngushtë nën efektet  e degradimit zërat e te Urtit me dashakeqësi sfumojnë,

154

Page 155: Të gjitha poezit e publikuara

për t’i hedhur tutje, thepisjeve te harrimit. Permes britmash të përcjella udhëve te humbura, përherë të gremisur përgjatë starteve te konkurimit . K’ta “Idhujt” të ngurosur prej pamundësis se vrapimit,rrezuar Nxitojn te egersuaren ego, me te Mbijetesen mberthyer prej ktheterave te poshterimit. Kalbëzuar ndergjegjesh,prej mendimesh te cunguara. Nen trysni të çuditëshme, prej neurozes se përfitimit. Nxitur prej cmires, me shpirtin perbrenda të nxire. Të bukurën shpërfytyruar prej xhelozisë së marrosur. Kthyer gjithçka në të vetem të tyren per ta quajtur të përsosur Here vjellur vrere, pa me te vogelen meshire. Egoizëm i shfrenuar, qe hapin dot se ndal. Cdo dite hap varre, per varrime pa funeral.

155

Page 156: Të gjitha poezit e publikuara

Nxitoni, o ju hapa te penguara...

Nuk di përse ngjasoj me nje varke mes detit, humbur natës së ftohtë, larg, tej bregut, thithur prej dallgeve te terbimit, ku frika prej frikes fshihet dhe tej i bënë pritë shtegut. Në horizontin e largët te sakrificave te mija, për të ecur udheve te panjohura te rrezimit. Në ditet e marsit te vonuar nxitoj. Nxitoj përmes akujve ende të pashkrirë të dimërit. Mes dëborës ngjitem nëpër nje shpat mali, me nevojen për të arritur diku mes ndjenjë së kohës, përpir prej flakëve të përvëlimit. As vet nuk di se çfarë kërkoj prej vetes , se çfarë më pare ti rizgjoj kujtesës. Ndoshta për të gjetur një shteg mes reve , ku varrosur jane shifrimet e zemerplasjes dhe te humburat kode shekullore te beses. Ndoshta përtej vargmaleve dua të qendroj. Të shtrohem kmbëkryq kullave te ngujimit. Atje ku brenga të dhimbëshme thekshëm rënkojnë, të fshehura prej kaq vitesh, nën pikëzën e vesës. Ngjitem nëpër të padukëshmen e tretur horizontit, të pëpirë prej rrezes së pare të agimit. Atje ku mitet dhe legjendat e qëmoteshme, lengojnë si të fundit tinguj grykësornën përgjumjen e harrimit. Ndoshta më duhet më parë te përzgje dhe kendin me te pershtateshem te shikimit. Drejtë portës së larget të diellit të kërkoj, melhemin për të mbyllur plagët e shkatërrimit.

156

Page 157: Të gjitha poezit e publikuara

Në ditët më të errëta te jetes sime…

I ndrydhur ne vetvete prej një goditjeje fatale.

Padrejtësisht i denuar prej një ndërgjegjeje brutale. Mbërthyer mes zërash përçmues të një degradimi. I flakur mes ndotjesh, lënë pa një shpresë ngushëllimi. Mes të gjithëve më i heshturi ,me heshtjen e mermerit. Thell shpirtit i perveluar prej flakëve te ferrit. Zbehur ndjenjash, pa pike më të vogël të dëshirës. Përhumbur shikimi mbi buzët e përgjakura të errësirës. Vrerosur si qielli i përpir prej tërbimit të reve të nxira. Ne ditet e fundit, ne oret e mbetura, ndër me të vështirat. Ndjekur prej te ftohtin të paravdekjes, jetën pa parëçmuar. Varrosur mes yjesh dritëshuar dhe vdekjes së afruar. Mbuluar nën terrin e natës mes dhimbjesh duke renkuar. Duart zgjata përtej kufijeve te horizonteve te ngrira.Dhe pse mbetur te pangushelluara gjithë lutjet e mija. Hetoja rrokullisjen e diellit me nxitimin e renies se lire. Në kufijte e te pamudëshmes, djegur prej flakëve të mundimit.

157

Page 158: Të gjitha poezit e publikuara

Mes sakrificave dërrmuese dhe ëndrrave te zgjimit.Shpresat tërhiqja, mbi te pashkelurat udhë të rrëzimit. S’mund te qendroja nën trusnin e natës së pandriçuar. Mes qindëra plagëve, që veç prej meje duheshin shëruar. I bëra zë hovit, në apel thirra gjithë fuqitë e shteruara. Në emër te jetës,kontratë me mbijetesën firmosa. Mbi përbaltjen të ngrihem, pa derdhur lot ngashërimi. Si në luftë në armë i thirrur, pa një gërhamë trishtimi. Me gjithë ç’më kish mbetur , betejat për të filluar.Si kapedan i furtunave mbi te ligën për të triumfuar.

Mangesi tolerance….

Kohe e perveluar per transformime. Coptuar madhesish pambarimisht te vogela. Prej fatalitetit te mangesis se tolerances, segmenteve te paemertuara te gjallojne

158

Page 159: Të gjitha poezit e publikuara

ndasit. Lemshenje zjarresh levizin traversave te deformuara, ndonse per te tjera ndryshime syri yt perlotet.

Therrmuar zemra prej lindjesh hibride. Keqtrajtuar prej dhunes drita jote mekotet. Ferri serish i rrenqethur prej ulerima vdekjesh.

Mbetur zeri yt i mekur prej te tjerave ndeshkime. E shurdhuar prej zhurmes ne podiume vemjesh. Toleranca në sy te te gjitheve tretet ne miljona krime. Pafajsi e djegur mes flakesh perveluese. Jeten zvarrit ne te njejtin lengim. Heshtja perpelitur nen mijera kembe te zbathura, prej honeve te erret ngrihet me te vetemin mallkim. Mangesi e tolerances, qe kesaj kohe i shfaqesh . nen zymtesine e luhurosur te degradimit. akullnaje e mbijeteses shkrire prej mangesise tende. Diteve te shkallmuara, mendimin mbyt prej deshperimit. Pjell e te tmerrshmes mani e persekucionit total. Gjakderdhjen trasheguar ne shekuj, shtyn e vendosur. Vraga thellon nen pameshirshmerine e arrogances. Besimin rrezon, me forcen e eres se marrosur.

Mes flakeve te mundimit dhe nje here do te ngrihem. Udheve te humbura me nje lutje te

159

Page 160: Të gjitha poezit e publikuara

pangushelluar. Prej mungeses se tolerances, qe shteron energjite, Nuk dua perjetesisht te mbetem i denuar…

Indiferentizem ekstrem….

Ngadalë shkojnë makinat me emblemën “kfor”. Makina të gjelbërta me ushtarë të gjelbër, që armët e frikëshme shtrëngojnë në duar. Prej fytyrave tona indiferente, të habitur ndihen çuditërisht, Në mimikat e tyre lexoj ngatërrimin me një destinacion tjetër. Vetëm një dridhje qerpiku flet me mua miqësisht si përgënjeshtrim i harruar, i fjetur. Tmerri i nderur i marsit ka mbetur pas dhe ditët e njollosura me gjak, pas kanë mbetur së bashku me vrasjen e qiellit të gjymtuar. Regjizori i heshtur siparin ka ulur ngadalë nën duartrokitjen e një llozheje të vetmuar. Nën qetësinë e ditës vështroj një ushtar, që diç kërkon t’i thotë një fëmije. Ndoshta me imazhin e fëmijës së tij diku larg, kërkon të paralelizoj imitimin. Dëgjohen nga larg krisma sporadike . Fëmija përpara ushtarit bënë veç "pau, pau" pa e prishur prej syrit të vogël shikimin. Në rrugë ngadalë shkojnë makinat me emblemën “kfor”.

160

Page 161: Të gjitha poezit e publikuara

Në rrugë shkojnë ngadalë , sikur të vinin prej ndonjë planeti tjetër.

………..XX……………..

Në detin e ngrirë të mendimeve të mia. Prej vitesh vazhdon t’më endet hija e trishtimit. Shpirtit më mblidhen si një grumbull hedhurinash. Të panumërtat dilema,të çorientuara ekuilibrit.

Nën përgjërime e lutje nënash humbas i helmuar. Si trumbcaku i grunajës,i pashmangur fluturimit. Në hapsira vuajtjesh përgjithmonë duke medituar. Mbeta më i binduri ushtar i skalionit të pare të sakrifilimit.

Cdo ditë duke jetuar anormalitetin brënda anormales. U bëra përçues i ideve, që varrosen e

161

Page 162: Të gjitha poezit e publikuara

përçmohen. Me bindjen për të arritur atje ku asnjëher nuk arrihet. Por që vetëm padrejtësisht prej padrejtësë ndëshkohen.

Mes kërcënimesh kam vrapuar si dallgë shpërthyese. Shkretëtirës së vizionit pa iu përulur nënshtrimit. Si lis i djegur kam mbetur mbi ca rreshta poezie. Më i palodhuri luftërar i luftës për lirinë e mendimit.

Papërgjegjshmëri qytetare

Tej reve të përhimta vëngër hedh vështrimin. Larg qiellit të përgjakur, mes vetëtimave të blerta. Shoh brengat e jetës dhe të dërrmuar

162

Page 163: Të gjitha poezit e publikuara

njerëzimin. Mbërthyer udhëkryqeve, përmes darëve të hekurta.

Rënkojnë mbi mua dhimbshëm të gjitha tragjeditë. Që luhen mbi këto supe prej plagëve të rrënuara. Ndërgjegjëja më bren, rëndë trupin m’a cfilit. Ndër të errëtat skenare dramash të degraduara .

Këtë sinfoni të trishtuar, shpërndarë mbi det të errët. E bardha Jugë si retë e shtynë drejtë hapsirave boshe. Ku papërgjegjshmëria qytetare e njeriut me pushtet. Shndërruar tërësisht është në mijëra trajta amorfe.

Mbërthyer nën ethet e zjarrëta të pasurimit galopant. Të ndyrat duar zgjaten dhe përtej pronave publike . Në mpleksje dhe ç’mplekje interesash fitimprurëse. Shënjtërim i së padrejtës fshihet nën emër të parimeve .

Nën një perandori të dhunshme prej mllefit të ngritur. Lindur prej papërgjegjshmërisë së ulët, të të votuarëve. Në kulmim të dëshperimit përplaset çmenduria ime. Hekurave të drejtësisë , ndaj gjithë të korruptuarëve.

163

Page 164: Të gjitha poezit e publikuara

Urrejtjen prerazi deklaroj mbi këto padrejtësi shoqërore. Ngarkur me etjen e popujve në luftën për mbijetesë… Palëkundshmëri e mendimit se koha këkon një zgjidhje. Më bënë përtej së ardhëmes të ngre të vetmen shpresë.

Ne jemi për të ardhëmen….

Trazuar prej një ndjenje të natyrëshme zëmërimi. Të gjymtuar mizorisht që prej viteve të përndjekura. Nën një marsh pavdeksie ne udhëve do të derdhemi. Me protesta masive të rrëzojmë kaskatat e mykyra.

Mbytur nën ethet e zjarrta të pasigurisë e të pashpresës. Të nesërmen s’mund ta lëmë përgjatë errësirës të notoj. Si shkrumbëzim i agimit që shtrihet pertej ne horizont. Gjurmët e trandafilit në qielin e pastër të ravijëzojmë

Mbërthyer nën cergat e merimanges së pushteteve.

164

Page 165: Të gjitha poezit e publikuara

Ne jetët s’mund t’i ndrydhim pëjetësiht nën vargonjë. Buzëve duam të ndjejmë shijet e freskëta të mëngjeseve Në të ndershmet punë të ndjejmë embëlsin e djersë sonë

Ne duam një jete më të bukur për fëmijë tanë të mirë. Ashtu siç duam të bukurën, mashështoren, heroiken. Prej tokës së rilindur hapsirave ndëryjore të fluturojmë. Gjithnjë duke respektuar të ndershmen, dritën, fisniken.

Prej këtij kaosi të krijuar në format më përçudnuese. Ndaj tërë pacipësive të paturpëshme që botën e ndotin. Mes ngashërimesh do të ngrihemi, përsëri do thërrasim. – Popuj. lirit tonat universale, askush të mos na i përloti.!

165

Page 166: Të gjitha poezit e publikuara

Kësaj nate dimri….

Mi thau sot thëllimi buzët e përvëluara.Dhe duartë më dridhen lehtaz si fëmijë.Në një cep ruge si shqarthi rri e gjuaj.Si xixë t’i shfaqesh kësaj mbrëmjeje gri.

Në u kthefsha pa ty, turivarur si një cjap.                              

Mos nguro, trokit e hyr, prej gjumit zgjom.Varur kam në mur një shpirt si

pentagram.                       Gjer në ag këndo, me zërin tënd

mbulom.                             

Nëse gjum i vdekjes rëndë do më ketë zënë.E ndrojtur mos qëndro,me litar flokësh rrihmë.E nese duart  prej të ftohtit do të më dridhen,Ngrohmi me firomën tënde prej zjarri të përhimt.

Me lilka dashurie ti zemrën ma ngjyros.Dhe ndizmi yjet-flakë mbi gjoksin tim të vrarë.Larg të marrim fluturimin, si cincujt në korie.Buzë lumit le të zgjohemi kur të bjer ag i bardh.

166

Page 167: Të gjitha poezit e publikuara

Bukuri e pikëlluar....

Bukuri e pikëlluar… si një pulëbardhë e përzishme që mbi kreshta valësh vërtitet, endesh trishtimit tim të thellë. Limazhdës së bardhë më tërheq për t’më kthyer në një copë akulli të ftohtë. Ulur në ishullin tim të vetmisë, mbedhur mendimesh të papërcaktura, kurmi yt më thërret për t’më zhytur oqeaneve të pafundeme të çmëndurisë. Një mijë vjetë me ty kam jetur dhe njëmijë vjete do t’më duhen që me ty të vdes.

167

Page 168: Të gjitha poezit e publikuara

Ish e bukur puthja e parë…….                                              

Nuk di nëse ta vodha asaj mbrëmje të parën puthje nën shelgun vajtues, apo ti m’a rrëmbeve me buzët shegëplasur. Në sfon, syri i detit tinëz na vështronte. Trupi yt i papeshë u bë kënga e tij e pafundëme. E freskëta erë e natës, nuk mundëte ti ftohte trupat tanë. S’kish dallgë deti, që zjarrin t’ni i shuante. Prej nesh iknin, fluturonin tutje pulëbardhat. Nën pushtetin e puthjes sonë të parë, inatçore hynte xhelozia e valës. Atje buzë detit, nën shelgun qaraman,

168

Page 169: Të gjitha poezit e publikuara

shigjeta për harkun e së ardhëmes, farkëtoi ajo, puthje jonë e parë. 

 

Të desha si një perëndi

Një ditë të bukur të majit,Si flutur tek qëndroje mes mijëra ngjyrimeve,Mes petale lulesh nuk di pse t'ngatërroja.Si dikur Afërditën mes miljarda yjësive. Cudi. Sa çudi, si s'mundem t’a kuptoja.Të kish kaq shumë plagë, të mëdha dashuria.I përhumbur nëpër lule të ndiqja për të kapur...Ti shpejtë më fluturoje.....Mbi petale lulesh më luaje si fëmija. Mes dhimbjeve të natës prej një zëri lënduar.Thirrjet e zemrës prej fund-dheut i ngrita.

169

Page 170: Të gjitha poezit e publikuara

I ngrita veç për ty, mbi shpirtin e munduar.I arratisur botës, ku s'më ngrohte as drita. Përmes degëdisjesh qiellore, përsëri unë të ndjek.Më tërheq një mendim, që s’mundem t’a fashis.Prej thinjash zbardhur gjer në pleqërinë e thellë.Të bukurën flutur maji, unë kurrë s'do ta braktis. Në thellësi të zemrës e gdhënda emrin tënd.Me vete për ta marrë ngado ku t’më jesh ti.Se zemra e coptuar, paqe kurrë nuk gjen.Se shpirti që jeton, s'mund të vdes pa dashuri.

Hapsirave të çrregullta nuk di ku të kërkoj...Kaq vite kam jetuar me bukurin tënde në sy...Mes miljona gonxheve veç një portret shikoj. Mbi to imazhi yt , mbetur është aty.

Përtej syrit tim imazhi yt s‘mu tret. Përhumbshëm të shtrëngoja unë forte ty në gji.Gjersa një ditë e dashur m’u ktheve përgjithmonë.Nga një flutur e bukur, në një Ave Mari. Në tempullin e dashurisë, ndjenjat i bekova.I kryqëzova ëndërrat mes yjeve të hirtë.Pas fluturash mbi petale kurrë s'u rrebelova.Ngaherë të zgjas dorën, se të desha me gjithë shpirt.

170

Page 171: Të gjitha poezit e publikuara

Në një re bardhoshe...

Fiksuar në qiell si një re bardhoshe. Nën lastarët e pishes çdo ditë ngre njërën dorë. “ Monoliza ime” mbi atë re që purpuron,

171

Page 172: Të gjitha poezit e publikuara

shoh syte e tu të ëmbël, të bukur, qiellor.

Profili yt i brisht me vezullime rubini. Me atë zjarr të magjishem, prej rrezesh praruar. Më tërheq në atë cop qiell, që mbetet i imi. Në dritë-hijen tënde të fshehur, të pashuar.

Një ditë një erë marroke, renë m’a davariti. Por tej atje në qiell, ti mbete e pafshirë. Nën pishën e butë të vështroj i përmallur. Nazemadhja ime, si nje engjell i dlir.

Mbi detin e pafund të ndjenjave m’u hidh. Rrëmbama ti shpirtin me ndjenjat flurore. Spirancat tek kjo pishë , per unë ty do ti lidh. Me shterngojësat e hoveve të mija rinore.

Aroma e shpërthimit të borzilokut të parë

Aroma e shpërthimit të borzilokut të parë varur në kryqin e padukshëm të ditës. Në tejdukshmërinë e ujërave të perëndimit, mes valëzimit të qelqtë, rridhnin çastet ,minutat. Heshtja heshtjen përpinte me dhimbjen e moskthimit.

172

Page 173: Të gjitha poezit e publikuara

Lamtumira e një zëri të padëgjuar në kiçin e tragetit dhe puthja e gishtërinjëve prej buzëve të përvëluara, shkundënin pluhurin e lodhjes së humbjes.

Nuk do të ketë më kthim mbi të shtata ngjyrimet e ylberit. Kthim nuk do të ketë më tek borduri i basenit. Diçka do ti mungoj shpërthimit të borzilokut në ballkon dhe takimit të pare tek stacioni i trenit.

Dhe shkumëzimi i valëve në mol, prej ndarjes, nuk e gjen dot qetesin e tij.

Tej ndihet vaji i hekurt i një këmbane, si sytë e shndritshëm të një vajze, dikur.

Aroma e shpërthimit të borzilokut të pare…..

Thuaja yllit Polar

173

Page 174: Të gjitha poezit e publikuara

Me miljona kilometra larg të kam. E përsëri kaq pranë nuk di përse të ndjej.Imazhi yt në sy më mbetet.Në çdo cep të globit, fytyren tënde gjej.Eja pra, eja, o bukuri magjiplote !Shfaqëmi ti sytë me shkëlqim margaritar.Nëse udhën ke humbur udhëve të botës.- Tregoma !, - thuaj, ti yllit Polar.

Një buzëqeshje të vetëme

Sikur një buzëqeshje të vetëme të më jepje,me ligjërime do ta bëja të fliste trishtimi.Rrugëtimet ngaherë më të shkurtëra do ti

174

Page 175: Të gjitha poezit e publikuara

bëja.Për ty do shpërtheja, miljona tonelata energji. Sikur një buzëqeshje të vetëme të më jepje..... Ti do të ishe tek unë dhe unë pëjetësisht tek ty...

175

Page 176: Të gjitha poezit e publikuara

Sytë e tu....

Sytë e tu, dy liqenj të kulluar janë dy oqeane kaltërsie dy konstelacione yjësie me ëndërra mbushur pafundësisht dhe miljona grimca pafajësie.

Në sytë e tu shoh reflekse jete , tek ta rrethuar me ngjyrime shoh brënda tyre veten time.

Në sytë e tu të rroj një orë, një jetë jetuar thellë zemrës sime.

Besoni tek syte e një gruaje...

176

Page 177: Të gjitha poezit e publikuara

Përshkënditur mes flakëve përvëluese,

sytë e një gruaje, dy rruzuj shkëndijash janë. Qëndrën e diellit mbajnë përherë pushtuar.Gravitet i pamohueshem për forca te pa ekuilibruara.

Besojini syve të një gruaje, kur shfaqen si sytë e qiellit me vetëtima. Në ta është klithja e një nëne dhe orgazma humbur nën psherëtima.

Syri i një gruaje është syri i detit, që kapedanin e mirë kurre s’ka per t’a tradhëtuar ditëve të rrëmetit..

Sytë e një gruaje, hon për butësinë e pafundëme. Harrim, për dëshirat e shkurtëra mizore. Dhimbje dhe rrënim për largimet e pakthyera.

Zjarrr varresh për perandori pasionesh të shfrenuara.

Sytë e një gruaje janë pentagrame,për gjymtyrë dhe puthje të pangopura. Vullkane në shpërthime pasionesh dashurie. Luftëtar i orëve të para të nisjes , të thirrura betejash për rritjen e një fëmije.

Sytë e një gruaje janë etje për shtegëtime.Jehonë e pahumbur këmbanash mbetur fluturim hapsirave të qelqëta. Botë e pafundëme livadhesh të blerta.

Kur flasin mbi krahë të fortë dashurie. Sytë e një gruaje bëhen më të këndëshëm se ujët e burimeve malore. Më pikëllues se netët e trishta hënore.

177

Page 178: Të gjitha poezit e publikuara

Besoni syve të një gruaje, kur në orbita galaktikash enden pafundësish. Ata tokës së zhuritur zbresin , për t’i bërë stinët e ftohta, të lulëzuara. Zërin të gjallë për ta mbajtur përjetësisht.

178

Page 179: Të gjitha poezit e publikuara

Te dy……….

Më erdhe papritmas atij muzgu të kaltër Si cicërima e përgjumur e një zogu të rrallë Drithërimat m’a mbushën tërë shpirtin e pastër Më bëre të ndihem si nimfa mbi valë.

Në marrëzitë fluturake të ëndrrave të mia. Kur me mushtin e kohës vargjet i mëkoja M’i ndave ti ditët , si retë vetëtima Më bëre që jetën më shumë të dashuroja

E ngjyrosëm ne jetën me penel dashurie Fisnikërisë i dhamë kuptueshmërinë e saj Varrosëm ç’do syth të imtë tradhëtie. Dallgëve me forcë per t’iu ngjitur në majë.

Përshkuam horizonte të gjëra pambarim Dhe mbrritem në k’të prag të bardhë pleqërie Jeshilleku i brisht i filizave që mbollëm Mbeti më e bukura për ne ndjenjë krenarie.

179

Page 180: Të gjitha poezit e publikuara

Pas puthjes së fundit..

Fundi i puthjes së fundit që më dhe, Ishte fillimi i krijimit të një vakuumi.

Ndër vite nostalgji derdha bënda tij Ndër vite e mbusha me pritjet e mija. Në të, treta gjithë dhimbjen e shpirtit. Si trupin që dalngadaë tret vetmija.

180

Page 181: Të gjitha poezit e publikuara

Në të parën buzëmbrëje pa ty...

Në të parën muzëmbrëmje që ne nuk u pamë, ku i humbëm ato çaste të bukura puthjesh, mbi korie i kaltërti muzg rrëshqiste dalngadalë. Si i kristalti ujë përroi,që rridhte përmes lugjesh.

Ishim mësuar symbullur t’a gjenim njëri – tjetërin dhe në netët - errësirë, nën qiellin pus pa yje. I përvidheshim gjithçkaje prej një qëllimi të vetëm Për të shijuar ato të pakëta çaste dashurie.

Nga dritarja e dhomes sime shihja vallzimin që përëndimi hidhte mbi gjelbërim të foragjereve. Të kapitura ishin gjethet nga shkaku dashurisë, si fusha përtej lumit nën heshtjen e grunjërave.

Mes litarëve të shiut ti shkoje diku larg. E ngritur prej një gjumi të trazuar,e të trisht. S’i merrte dot rrëmbimi grryers gjethet tona që ranë,

181

Page 182: Të gjitha poezit e publikuara

prej pemës së dashuris sonë të bukur e të brishtë.

Endëra jote…..

Në gjumin tënd të thellë, me shkëlqimin e natës. të shfaqet si Zanë e përrallave.

Kredhur kaltërsisë së syve , si sirenë e detit të paanë….. Nën lëkurën tënde të bardhë, përhapur si parfum i frekët vajzërie.

Lodron me tingujt melodioz të Moxartit, si serenatë mbrëmjesh dashurie.,

Humbet e tretet nëpër mjegull, here-herë si hije lozanjare, e fshehur pas murit të pallatit ,

182

Page 183: Të gjitha poezit e publikuara

Zhdukur në paanësinë e gjithësisë, Me mua ëndërra jote , pa u puthur ka një shekull.

Enigma e një fjale…..

Kur gjethet e fundit hidhte vjeshta… Ti të fundëmin hap bëre larg meje Më me force ndjeja tik-takun e rrahjes së zemres, kur syve të mi hapat e tua të çrregullta, larg me hijen tënde u tretën. Ikja jote ishte si rënia e fundit e gongut. Një SOS i humbur mes thellësive të detit. Një fjalë të vetëme të pathënë gjetatë shkruar mbi rërën e njomë të bregut, si një copëz rubini të varur në skajin e poshtëm të një dege… E vetmja fjalë që më bëri t’a mbaja për shumë kohë engjëllin tënd tështrënguar

183

Page 184: Të gjitha poezit e publikuara

përmes plagëve të shpirtit, mbështjell me aromën e borzilokut.

Një ditë, do të m'a ngrohësh zemerën.

Kaq vite kam jetuar me bukurin tënde në sy. Në hapsira të thella vizatoj veç një portret. Mbi shtrat të dhimbjes hedh mijëra poezi. Ndaj imazhi yt , nga syri kurrë s’mu tret.

Atë që s' kam pranuar shpesh e rikujtoj. E uritur më vërtitet monotoni e largësisë. I heshtur qëndroj në skaj të vështrimit. Trëmbur prej demonit tim të marrezisë.

Kjo qetësi rrënqethëse shpirtin seç m’a vret. Në vakuum të territ hapat çdo ditë mas. Zjarri më ndizet me parandjenja impulsive. I shpenguar çdo sekondë mëndjen për ty vras.

184

Page 185: Të gjitha poezit e publikuara

Në uragan të deshperimit me veten zë e grindem. Një sekondë të shoh vdekjen, në rikthimin tënd. I bindur ,o bukuri,e gjallë, mbetur në imazh. Se ti heret a vonë do të m’a ngrohësh zemrën.

Mu qas edhe nje here ne mbremje.

Porsi hena ne agim, më zbretme pamjen e trembur dhe te trisht.Ne dhomen e ftohte mbi libra e letra.Perulesh si prane bregut,vala e brishte.

Si ne orbiten e nje ylli te larget ne gjithesi,qe qiellit feks me rezatim verbuesme ulesh mbi preher ngadale, e dlireme afshin tend te embel e tundues.

Fjala,"Me puth",si ujvare madheshtore.Te doli nga gjoksi e u ndez si zjarre .

185

Page 186: Të gjitha poezit e publikuara

Mjegullimat e shpirtit magjishem m’i hoqeNe shtratin e bute i ktheve ne varr.

Ne dhome,e jotja psheretim humbet e tretet.Si debora pranveres qe malit i shkrin.M'u qas te lutem dhe nje here ne mbremje.Mbi mollet e bardha te derdh poezine.

dhjetor 1994

kush i  degjon?

Me tinguj kristali më vijnë ca zëra natei.Te ngritur nga heshtja e një varri te larget.Me vezullime bien e ndizen mbi zham,perzier me trokun e mbytur te nje kal.Cili?... Ashuksh ?.. Jo…Po... e mundeur eshte.Feksur betim i nje te kalluri me zgjon.Aureolen e mendimit, ne mijevjeçreme thyen e therrmon.Dorontine,si munde te hyshne dhomen time te ftohte.?Nga tavani i dhomes

186

Page 187: Të gjitha poezit e publikuara

zhurma e kohes kerkon djese.Valle, ne kete nate te erret,a, ka vesh qe e degjon?

edhe sot...

Nga shtrati edhe sot do te ngrihemime mallin dhe shpresen e pashuarper ardhejen tuaj ne zemer.Ne muzgun e mbremjer edhe sotdo trishtohemi prej ethes se pritjes se nates se bardhe.Vogelushet me nje pike lot do percjellim per ne shkolle.Mesuesja do tu shpjegoje per ate vit fatal.Ngahere ne lindje diellin do ta puthim.Me lutjen :

187

Page 188: Të gjitha poezit e publikuara

O zot jepu mbaresi dhe nxirri faqenardhe!Me buze te perveluara do psheretijmeper djeresn tuaj dhuruarnje padroni ne dhe te huaj.Edhe sot nje trandafil do te vendosimper jetet e atyre, qe andej jane shuar.

Ne ditarin tim te vjeteruar..

Ne ftohtesin e akullt te dhomes ,nje krisje mendimi me rikthen tek ditari vjeteruar.Ne keto çaste vegimesh te shprishura,e pergjakur heshtja perpelitetperpara shikimit tim te perloturNe fraksion te sekondes ,perjetuar kujtimesh mberthyer,duarte nuk i binden mosbindjes simeper rikthimin e asaj kohe rreze perenduar.Nxjerr nje psheretime te fundit ,

188

Page 189: Të gjitha poezit e publikuara

qe tretet honeve te mbreterise absolute te lutjeve.Dikur , mendueshem kam çapiturpergjate enigma rrugesh te pashtruara.Dikur i krrusur,rreshtuar ne paraden e te vdekurve,mbreter te pakurorezuar kam nderuar.Dikur, keqperdorur kam qene prej nje klasegjitaresh gjenetikisht te kllonuar.Ne ftohtesine e akullt te dhomes,ne kete ditar te vjeteruar,madhesi pambarimisht te medha,ne limite kohore kane mbetur te gjymtuar.Neper fletezverdhura,mbi pese pikezash loti,ndriçon verbimi i neteve te shkuara,nje copez qiell i vrerosurdhe ai grumbuj yjesh padrejtesisht te varrosur.Me duhet te riorganizoj diçka ne kete ditar te vjeter,pas jo gjithçka qe ka qene hedhur mire,duhet shkaterruar.

Se jam djal çoban..

Meshtekne bardhoshe qe mes shkurre dridhesh.Te hodhi era malit, deboren permbi floke.Rrahur prej tufanit, ti vazhdon te krihesh.Me e bukura pyllnajes, perse me dukesh sot?Tej permbi korie, prej nje kone ndjekur.Vrapon si e marre, permbi ledhe hidhesh.

189

Page 190: Të gjitha poezit e publikuara

C'fare te ka brengosur?Kush ty te ka prekur?Pas bishtit te kones, pse kerkon t'me fshihesh?Gjer tek pragu stanit, mbi debore te rene.Pa vij te te marre, t'hedh mbi tallagane.Ndal moj qene vrapin, mos m'i tremb k'to dhene.Do nis te leh balua, te na zgjoj gjithe fshane.Krraben bejme jastek, fyellin psheretime.Gershetat e gjata te t'i beje gjerdan.Do t'a mbushe une gjoksin plote me blegerime.Se jam djal i pashem, se jam djal çoban.

Ku  po  shkojme ?.....

Me dalten e mprehte te mendimitthelle shpritit e gdhenda fjalen “ Njeri”Qenesisht per te mbetur i perjeteshem,bashkuedhtar ne rrugen e mundimeshme te tij.Jeta ne cdo hap duke me ndjekur,shpesh prej njerezish tmerresisht me ka lenduar….Ne vazhdimesi pergenjeshtruar kam mbetur,

190

Page 191: Të gjitha poezit e publikuara

dhe prej te njejtes arsye kurre nuk kam gjetur qetesi.Sa shume ke humbur nga vlerat e tua,o njeri,ndaj sot e kesaj dite vijoj dhimbshem te renkoj.Je ti qe dhembet skermit nder fatkeqesi.Verbuar prej parase, arsyeja te eshte tretur.Virgjerite kurdohere qellimshem ua prish te vertetaveNe thatesira ndjenjash urrejtjen ndaj vetes ke levruarTmerruar prej nje thirrjeje te egerUdhet per ne vendet e hijeshme ke ngaterruar.Dikur zot i heshtjes, i deteravedhe i lumenjeve te rrembyeshem,sot natyres barbarisht trajtuar ,me thonje fytyren ia ke shqyer.Qiellit ia ke vrare yjesit e magjishemdhe tokes zemren gjer ne thellesi ia ke grryer.Lavdin e mekatit ngritur ke mbi piedestrale dhimbjesh.Engjijt e vrare, braktisur ne shkallet e gurta,mbytur lotesh te mekur ngasherimi,qe rrjedhin drejte brigjve te thepisura te trishtimit.O Njerez, ku po shkojm keshtu?Kjo mbetur pa pergjigje me ka bere te kacavjerremneper shkembenj te brezave te ardhshem.Une,hallke e perjeteshme e jetes,qe perseritet deri ne vdekje.Njeri dua te mbetem.

191

Page 192: Të gjitha poezit e publikuara

Ne udhet e mija....

Nen te zbehtat drita te qytetit timPergjate rrugeve ku flokesh jam perthinjur.ndej befas t'me perplaset ne fytyre.Si dallge e ashper deti, nje kujtim i hidhur.Kredhur ne mendime, serish vazhdoj te endem.cdo cast. cdo ore, nder muaj papushim.nder vite mbetur, mekatar i deshperuar.Nje varke e mbytur, qe detit s'gjen shpetim.Nje gote kristali si te Gralit mbaj ne duar.Helmin e jetes ne te dua te pi.Ne llumbetirat e pleherave me qellon te zhytem.Si nje lypes i mallkuar, pa shprese ne perendi.Ne udhet e mija shpesh here jam rrezuar.Lodhur syte e mi rrugeve te ngaterrura.Mes rrebeshit te shiut mbetur i pastreh.Si nje shtatore heshtur nen qiell te zemeruar.Mengjeseve te mpira nen vuajtje perveluar.Si bisha jam perleshur per te paketen mbijetese.Prej shuplakes se jetes mijerahere i ndeshkuar.Mes plageve te rihapura kam qare me denese.

192

Page 193: Të gjitha poezit e publikuara

Kombit tim.

Nuk di seç vargje mund te shkruaj per ty.Prej te vertetave te tua, me force piramidashfjalet me coptohen, me thyhen nje nga nje.Ti je nje cope shkëmb ball dalgesh me stuhi.Ti je rrezja e drites, humbur permes mjegullash.Je shtrat i perlotur i nje lumi, mbetur ne gjysmehije.Flatera e nje zogu, që qiejt ne permbytje rreh me vrik.Fytyre mengjesore, rene mbi petale lulesh qershie.Thelle, ne ligjesitë e qenies tende s’di ç’kerkoj.Pertej syve te perhumbur, nen efekt te dëshperimit,vitet e tua rrapalliten pas reve grumbullore.Fshehur shikimi yt nen muzgun e eger te perendimit.Shfaqur kujtimi larget papritmas ne nentet e ftohta,si erë e gjalle, që fryne furishëm mbi ahishte.Në shpirtin tend ngjeshur janë rëniet dhe ringjalljet.Hambar i betejave dhe shtegetimeve të largëta.Të zhytura prej trazimit të erërave mitet dhe legjendat,gjurmë të pashlyeshme kanë lënë tek ty ndër kohëra.

193

Page 194: Të gjitha poezit e publikuara

Gjithçka të pasur dhe të çuditëshme ke priture percjelle prej rrufeve të kaltëra.Me forcen e vullnetit token e pergjakurke grryer per t’a mbjell me afshin e pervelimit.Si vështrim i perhumbur, degdisur pa shkëlqim,ti mbete përjetësisht kënga me korda zanore te thara.Thellësive të zemres tende askush nuk mud te depertoj.O i braktisuri im prej te gjitheve, me te gjithë i përkushtuar.Kryet per toke kurre si ule dhe kur dhimbja e pergjakurdamareve te tu me dhemb perpindeshish coptuar.Prej zjarrit i padjegur, etjen ke shuar me gjakun tendte derdhur rrenjeve te thella, te gurëve të palatuar.Ti ishe furija e jetes dhe dritherima e nje zerite humbur shkretetires se mjegulluar ku trete renkimete fatkeqesive te panumerta, mes korbash egersua.Ti Kombi im me shtrirje rrenjesh thelle lashtesive,pertej portave te renda te luftes,te renet e tu shpresa e diteve të shkuaradhe fryme per ditet e panumeruara.C'vargje mund të thurr për ty, o shirt,në një mijë copëzash i thërrmuar?C'këngë mund të këndoj, prej këngëve të tua të harruar?

194

Page 195: Të gjitha poezit e publikuara

Me kujtimin  tëndë...

Kujtimet ,si  smeralde,                          në një grusht i mblodha.Me mallin e zemrës i ruajta thellë në gji.Me yjet e trisht , qiellit shkrova  veç një fjalë.Atë që nuk munda të ta  thosha.kur pranë të kisha ty.                               

Dritë-hijet e tua tmerrësisht më mundonin.

195

Page 196: Të gjitha poezit e publikuara

E mbusha boshllëkun me të dhimbshmen nostalgjiIkja jote, në hapsirë të pafundeme m'u kthye,m'u kthye në një hon me terr në thellësi.

M’a grishin për ty mallin vetë dy inicialetqë gdhëndëm në pemën tonë   të orëve të vonaAtje ku shkoj shpesh dhe shoh                                  ëndërrat e mia të përpeliten,si te goditura prej një dore dimërore.Atje ku era mbi mua  prëplaset si e marrë.

Veten pyes çdo mbremje.A do te kthehesh një ditë tek mua ti  vallë?

Papërgjegjshmëri qytetare

Tej reve të përhimta vëngër hedh vështrimin.                                         Larg  qiellit të përgjakur, mes vetëtimave  të blerta.                      Shoh brengat e jetës dhe të dërrmuar njerëzimin.                             

196

Page 197: Të gjitha poezit e publikuara

Mbërthyer udhëkryqeve, përmes darëve të hekurta.

Rënkojnë mbi mua dhimbshëm të gjitha  tragjeditë.                                         Që luhen mbi këto supe prej  plagëve  të rrënuara.                              Ndërgjegjëja më bren, rëndë  trupin  m’a cfilit.                                    Ndër të errëtat skenare dramash  të degraduara  .                                 

Këtë sinfoni të trishtuar, shpërndarë mbi det të errët.                                  E bardha Jugë si retë e shtynë drejtë hapsirave boshe.                            Ku papërgjegjshmëria qytetare e njeriut me pushtet.  Shndërruar tërësisht është në mijëra trajta amorfe.  

Mbërthyer nën ethet e zjarrëta të pasurimit galopant.                             Të ndyrat duar zgjaten dhe përtej pronave publike .                                       Në mpleksje dhe ç’mplekje interesash fitimprurëse.                    Shënjtërim i së padrejtës fshihet nën emër të parimeve .                  

Nën një perandori të dhunshme prej mllefit të ngritur.                                                    Lindur prej papërgjegjshmërisë së ulët, të të votuarëve.                                         Në kulmim të dëshperimit përplaset çmenduria ime.                      Hekurave të drejtësisë , ndaj gjithë të korruptuarëve.                  

197

Page 198: Të gjitha poezit e publikuara

Urrejtjen prerazi deklaroj mbi këto padrejtësi shoqërore.Ngarkur me etjen e popujve në luftën për mbijetesë.                                                     Palëkundshmëri e mendimit se koha këkon një zgjidhje.                            Më bënë që përtej së ardhëmes të ndërtoj të vetmen shpresë.

Kur fluturim marrë mbi ty,

Atdheu im. Kur fluturim marrë mbi ty,                                                                            i etur prej dashurisë tënde,                                                                                   ringjallem i tëri atdheu im,                                                                     Përmes krahëve të tu të gjelbër,                                                                 marrë vrikun e pandalshëm drejtë hapsirash,                                                            si trumba mëllenjash mëngjezore të Dhëmbelit,derdhur prej luginës së Vjosës së zhurmuar.                                                              

198

Page 199: Të gjitha poezit e publikuara

Kur fluturimin marrë mbi ty,                                                                  vetëtimthi prej ndjenjash të gufuara,                                            përgjatë pyjeve të tu të harlisur ngjitem,                                                      për të jetuar vitet e tua,                                                                                  që janë një me vitet e të gjithëve.                                                                  Për të jetuar jetën tënde,                                                                                      që është jeta e të gjithëve.                                                                    

Kur fluturimin marrë mbi ty,                                                    

199

Page 200: Të gjitha poezit e publikuara

Ejani në kopështin tim….

Unë pemë dhe lule mbjell në dheun tim të ashpër.                                                Në dheun tim të fortë ku duartë më janë vrarë.                                               Me qëllimin e vetëm, që pema te rris te shendetshem nje frute.Dhe gonxhes se bukur te lules, arome perdite t'i marre.

Thellë rrënjëve të tyre është brënda njerëzorja.                                          Në klorofil kam shnëdrruar virtutet tuaja të mira.                                                Kam qëndisur mes petalesh dashuritë e pastëra.                                                Për nektar, gjetheve kam hedhur miljona dëshira.

Prej lartësive blu, mbi to do të zbresin gjithë galaktikat.Hutinët dhe korbat e përgjumur do t’i trëmb gjelbërimi.Mes tyre ashpër do të grinden shqiponjat dhe skifteret.Më i egërsuari det-varri ka për të shuar dallgëzimin.                                    

Në kopshtijet e mija ejani për të kaluar pushimet.                                          Gjithë stinët e vitit  kam zbritur nëpër vargje.                                        Pa le të vdes unë kopshtari më i varfër i botës. Që të keqen më thonjë kam futur  thellë në varre.

200

Page 201: Të gjitha poezit e publikuara

Gjithçka ishte përmbytje...

Për ku nxiton kështu njeri i mirë?Mes dënesash të përulura,me një batanie  te shqyer hedhur supeve,që kutërbon prej erës së pshurrjes së femijës,për ku vrapon vetëtimthi duke përshkuar rrugen e mekatit ? Mes ulërimash të papërmbajtura,hapi yt i rënd shugatur prej tmerrit,dënuar prej fatit, për ku vrapon?

Baltën e padukëshme të përmbytjes shkel,veteveten duke mos njohur  nën rrezete ngrira prej pafajsisë së braktisjes.Mbetur i trëmbur  je , i hutuar prej angullimash të trishtëme,me shikim të ngrir përtej hapsirave ujore,që hapen me pamjen e tyre më të frikëshmesi ditëve të dhimbëshme të përshpirtjes..                                                                                                                              Magji e errësirës, vetëtimthi të pret udhën.S’të lë më tutje të shkosh.

201

Page 202: Të gjitha poezit e publikuara

Në bëndësi të mureve te vjetër të vetëpërmbajtjes, të nguros.Dhe ti në grushtet e pabindur shtrëngon lotët e pendesës,rrjedhur prej shpirtit që të dhëmb.                                                                                                     Ofshan dhe shfrynë me lutjet e të dënuarit,si shpërthim i një vullkani të nëndheshëm.Si mllef i padeshifruar i të munduarit.

Pushtuar prej tmerrit të humbjes së gjithckaje,mendueshëm  ul sytë e puth kryqin e ftohtë.Më të ftohtin e kësaj mbreterie të çuditëshme makutërie.A thua gjithçka e jotja ishte përmbytje?A thua se gjithçka jotja ishte vidhisje çmëndurie ?

Nga grykë e shpërthyer e argjinaturës,si prej një përbindeshi të pavdekshëm,të tjera deklarime shtetari,derdhen mbi ty nën moton e nënshtrimit.Të tjera deklarime si trashgimi e vetmee mosmirënjohjes ndaj të mirënjohurit turfullojnë,si për t’i ndezur më tepër flakët e zemërimit.Katastrofa mjerane,rend permes ulërimash të heshtura,ku të gjithë i shmangen, i largohen si djalli temjanit, reflektimit.

Nën shpërthimin e aortës tënde shekullore të rrebelimit,ti arrin të kuptosh se kjo nuk është gjë tjetër veçsenjë dhunim i një forme tjetër e përçmimit.Analeve te mbijeteses ka gjetur vend dhe vetëshkatërrimi,

202

Page 203: Të gjitha poezit e publikuara

mbi të cilin si vetëtima një ditë do të zbres ortek i papërmbajtur i ndëshkimit.Qielli rrufe zbraz me tërë fuqinë e zëmërimit,si një tjetër fatalitet mes kuisjeve të mallkimit.Gjunjëzuar përpara fatit tend të mallkuar dhe sa do të qëndrosh?Për sa kohë , o njeri i mirë do ta vuash denimin e besimit ?

Ndërtesat përreth nxijnë ngjyrën e mellanit Në të shtata koket e dragoit shuar në shpërthimet e flakëve,ti sheh sot mes kësaj përmbyjeje,fytyrën më të përçudnuar të katallanit.

Mbi supet e tu….

Sot miku im, mbi baltovinen e supevete tu të rënduar prej  përmbytjes,përgjumen mendimet.Zënë e rizgjohen befas mbi to vullnetet.          

Buzë brigjeve të tyre,gjaku i buzëqeshjes së mëngjezitpërplas trishtimin e harabelit të mardhurdhe të njomur prej shiu.                                  

203

Page 204: Të gjitha poezit e publikuara

Sot miku im , mendimet e tua mbajnëpeshen e borzilokeve ne vazot e rrebesheve,ku furtuna e lindur prej duarve të mia,veç sa larteson kreshten e solidaritetit.                                               

Mbi këtë det të turbullt, të trazuar, vetëm,krenaria jote lundron mbi lartesite e malevedhe pse mbi supet e tu peshojnë me mijëra halle,me ritmin e pandalshem te valleve.                                                                            

Sot miku im, mbi supet e tu vetem unë nuk kam peshë.Kam hequr prej vetes gjithë ç’kam patur,për ta sjell diku aty,ku gjëmimi yt është njësh i tretur ma baltën.

Sot mbi supet e tu dhe kukuvajka ka derdhur heshjen e saj

Me erdhe  bardhesi..............

Bardhesi, sa vite te kam pritur.te me vije,e ngarkuar me bukurine tende te vecante.Ne lakueshmerine e trotuareve te bardhe,te derdhje gjithe ngrohtesine e universit.Te uleshe kembekryq me mua ne nje bar.

204

Page 205: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe bashke te rrembenim aromen e mengjesit.

Prej syve që ende rrinë e vështrojnë si të ngrirë,Përtej iluzioneve të humbura të shpresës,te kam pritur.Te kam pritur si prindi, qe prêt femijen e tij te pare.Si i dashuruari, qe me paduirim ne pike takim prêt dashurine.Mendueshem te kam pritur në dheun ku kam shkelur.Ne dheun tim bujar, ku kam ëndërruar përjetësinë. 

Fytyren tende shihja i mahnitur tek shendriste,me butesi ledhatuese prej flakes se  platinit.Brenda syve te tu, shembelltyren e vetvetesdhe ngjashmerine doja te shihja qe kishe time pikezen e shndritshme te veses se agimit  

Ti ecje permes shakullima shkëndijash te kristalta.E me sytë, që të flakërinin  me ndiqje pertej udhes.Atje ku te shpinin gjemimet e mendimeve te mia,tutje perbytjeve te llahtareshme te nje lumi..  

Me arrite diteve te acarta, kur kembet e mia te zbathura, pllaquriteshin ujerave te ftohta te dimrit. Kembet e mia te holluara, te pergjakura ne rrepira vitesh.

Me erdhe me ate zbardhellim dhe dridhje te lehte te fytyres.

205

Page 206: Të gjitha poezit e publikuara

Me erdhe si era e vakët, qe fryne mbi rruget e argjendta.Me erdhe si aroma e pakapeshme te kajsive dhe luleshtrydhes.Me erdhe si  përmbledhja e te gjitha përmbledhjeve.Me erdhe bardhesi , si lëngu i lëngut,si drita e drites.Me erdhe me e embel se mjalti i mjaltit  dhe zemren te teren ma rrembeve,per te ma hedhur humnerave te fatit.  

206

Page 207: Të gjitha poezit e publikuara

O ti, shpirti im....

Fluturuar s’të kam parë një ditë mes kaltërsive.Në oaze lulesh të praruara s’u puthe veç një here.Në vetvete trete tinguj e gjithë këngët e dlirësive.Mbi akujt të krisur shugurove udhëtimin për në ferr.

Dhe një here ti ndjen rikthimin e së djeshmes.Dhe një here ti gjëndesh mes zisë dhe poshterimit.I damkosur prej turpit të tempullit tend të shpreses.Dhe një here ti ndihesh i pergjakur prej helmimit.                       

O shpirti im kryqëzuar  prej mijëra  mëkatesh!O shpirt i grisur prej kthetërash të nxirrosura.Gjithnjë e më shpesh të ngacmojnë fliqësitë.Dhe gjithë madhështit e marrëzive të marrosura.                             

Ti shpirti im i vrar, që s’ gjete kurrë ngrohtësi.Lënduar prej padrejtësish të lindura prej verbimit.Pushtuar prej ethesh të dhimbëshme si duron?Të pafrerin kalorës me shpatë të çmëndurimit.

207

Page 208: Të gjitha poezit e publikuara

Përsëri të thërras.......

Tej skajeve të  errësirës, nën yjet e përgjumur.Të zhytur në përhumbjen e një muzgu ku më le.Aty kam mbetur nën ngjyrimet e një pylli  të trëmbur.Si një kështjellë e vjetë, rrënuar tërësisht përdhe.

Mes fanitjes së papritur të një kujtimi në ikje.Të hollët gishtërinjë përmes  flokëve të lagur.Ende t’i ndjej si në të paharrueshmen  ditë pritjeje.Kur të tërin më pështolle  trupit tënd të zhveshur.

Ngurtësuar si pikëza e shiut,  përtej lartësive.I qëndroj portretit tënd në një kornizë të thyer.

208

Page 209: Të gjitha poezit e publikuara

Në varrezë puthjesh m’u ktheve për buzët e kafshuara.Në një tingull të thekshëm, shpirtit tim të grryer.                     

Nuk di përse të dua me çmëndurin djaloshare.Ndaj shpesh të thërras me zën e ëndërrimit.Prej një tjetër bote me heshtje më përgjigjesh.Duke më zhytur thellë  labirintheve të zhgënjimit .                  

Etyd.

Shpesh herë mendueshëm të shoh..Shpesh herë të shoh të trishtuar.Të lodhurat qepalla të tuat percjellin vetëm dhimbjedhe lumturinë e diteve të vonuara.

Unë e kuptoj se si e shohin botën sytë e tu.E ndjej se si ti i përjeton agimet e përhumbura.

209

Page 210: Të gjitha poezit e publikuara

Në tokën tënde të të parëve mbërthyer të mban fëmijëria.Të mban dashuria me largësinë e hijeve të vetmuara..                                                   

Tek ty mbijnë  filizat e lulkuqeve të ardhëshme.Tek ty çdo ditë hedhin shtat kërcejët e drithrave.Blerojne e marrin jetë idetë më të vyera të popujve.Tek ty e verteta shkëlqen me shkëlqimin e vetëtimave.

Unë ti ndjej rahjet e zemres,që të vijnë për njerëzit e thjeshte.Për dhimbjet dhe këngët e tyre të përzishme…..Si udha që gjithnjë i thithë udhëtarët e saj.Ashtu thithur të ka ty, brenga  e tyre e përditëshme.                                       

Por të tilla janë ditët tona .Të tilla janë javët, muajët , pse jo dhe vitet në pritje.Ato shtyhen e shtyhem mes stërmundimesh të mëdhaDhe thekshëm rënkojnë prej  ngarkesave  në rritje.                                      

210

Page 211: Të gjitha poezit e publikuara

Ku mund ta gjej demonin e arsyes ?.....

Si e zeza heshtjegjatë e shpellave të lagështa.E egra  vdejke rrëzuar  mbi bulevardin e  gurt.Pranvera  e trëmbur prej dridhjes së qepallave.Përsëri e frikur, si hije shtyhet e shtyhet nëpër muzg.

Aty do të mbeten tre gjakëra -mpiksur, të pathara.Si përbetim i një toke që s’mundet të jap bukë.Si një rënkim i thekshëm i çmëndurive të marra.Prej marrëzisë së një klani të vdekur në kolltuk.

Pasigurisë së hidhur seç më trëmben të furishmet ëndërra.Dhe djalli me ëngjëllin që flen brëndësis së godinës sime.M’i vrasin e m’i  përgjakin mendimet e kthellta.Më tmerrësisht se vendimet e ashpëra të një giotine.

Ku mundem të ta gjej demomonin e kthjellët  te arsyes?Ku mundem të ta gjej përthyeshmërin e rrebelimit tim makabër?Mbi dallgë deti  kam mbire si nje lulkuqe e përgjakur shtërngatash.Dhe i tillë dua të vdes mbi dallgëzimet e detit tim të kaltër.    

211

Page 212: Të gjitha poezit e publikuara

Nën tingujt e një kënge lamtumire......

Hapsirës humbasin tingujt  e një kënge lamtumire.Në heshtje i ndjek, tek shkojn , si zogj në fluturim.Përulur i ngrirë  mbi këtë platformë të ftohtë betoni.Nën një pritje të papritur ,nën një makth me rënkim.

Mbytur, të pamvarurën liri timen kërkoja  të shijoja.Në tokën brinjëkafshuar  prej urisë së lukunive.Të munguarat  vite të jetës, mes rinisë  të jetoja.Si e bukura Artemidë, bredhur livadheve e pyjeve.

Të coptuar  prej dritash rrezeholla  të agimit.Tutje humbasin tingujt e kësaj  kënge lamtumire.Të mbytur janë zërat që këndojnë, prej dëshpërimit.

212

Page 213: Të gjitha poezit e publikuara

Nën peshën e një force, që përcjell vetëm thirrje.

Tmerruar miopisë së të përdalës bij të Telefases.Shpërfillëse e gjithçaje,afruar prej miqësisë së mire.Fluturimthi mbi glob ngre sot pëllumbat e mi të paqes.Me fjalët e pathëna pa zë, të shpreh vetë një dëshirë.

Mbi bulevardin e akullt...

Mbi bulevardin e akullt..Shperruar prej peshës së dhimbjes,djegur prej flakësh të egra të zjarreve,të gjithë kalojnë ngadalë, 

213

Page 214: Të gjitha poezit e publikuara

si rrjedhë e një lumi të përzishëm, nën heshtjen e rëndë të maleve.

Të gjithë shkojnë me gjakun e bijëve të rënë.Me rroben e lasht të mortit e lule nëpër duar.Si një mori e pikëlluar, që dot se prek ngushëlliminSi një këngë e pafundosur, që njërin sy mban zgjuar.

Mbi bulevardin e akullt.Kalojnë lumenjtë,liqenet dhe fushat e shkretuara.Traktorët e vdekur buzë ugareve. Lulkuqet e mbira pranverës së paardhurdhe një copë det i trazuar,me një varke direkthyer, mjerane.

Në bulevardin e trisht kalojnë për të nderuartë pambyllurat plagë dhe një ditë me erë.Nën vëshrim halor të merimangavedhe rënkimin e një poltroni të vetmuar.

Në bulevardin e akullt kalojnë të gjithe.Të gjithë me nga një copës shqipërie me fytyrë të trishtuar.

Erërat që fryjnë........

214

Page 215: Të gjitha poezit e publikuara

Fryjnë…fryjnë…fryjnë… fryjnëDhe përsëri  gjithkund fryjnë erërat e rizgjimit.Mes ulërimash të thekëshme vrullshëm shfryjnë.Mbi globin e rrudhur prej mplakjes së mendimit.

Në ndarje hapsirash, mes boshllëqesh të ngrira.Në të pafundëmet vakuume prej zjarrit përvëluar.Të stuhishmet erëra  meridianeve përdridhen.Planetit  i përqeshin  qorrollisjen e tij të verbuar.

I ndjej dhe unë, tyneli i errësirës, i dritës së largët.Lëvozhgën e ashpër në ngjyrën  e errët të ndryshkut.E ndjej dhe shoh nën tkurrjen e tij të vazhdueshme.Pandalshmërin  e thërrmimit të likenve dhe myshkut.

Fryjnë përpara fytyrës së shëmtuar të braktisjes.Përmes rrjedhave të thella të ujit të tejdukshëm.Të rejat erëra thyejn makthet e gjata të pritjes.Mbi brigje lotësh ngrihen e bien mallkueshëm.

Fryjnë, rrugëve të fundosura mes të gjallëve ,të vdekura.Ardhur prej udhësh në të përjetëshmen strehëz ëngjëllore.

215

Page 216: Të gjitha poezit e publikuara

Fryjnë mbi të tjerat diktatura, me  fyrëra të maskuara.Ku zëri i urisë klithmën se ndal hapsirave qiellore.  

Lëngu i limonit...

Pikë, pikë pikon lëngu i limonit.Në rrethin tim të dhimbjes hap rrathë valësh.Si një kohë e ngurtësuar në një gur të stërmadh.

Mes rrathësh, bisqe të harlisur karafilësh priten.Bien si zërat e vrazhët, që përgjigjen kërkojnë.Bien në të njëjtët rrath ku asgjë s’pipëtinë.

Syri i honit dridhet prej tmerrit të lëngut të gjelbër.Si në një dimër të mardhur,gjithçka para syve të mi shkon përtej imagjinates,ku veç lëngu i limonit kurrë nuk shteron          

Në atë të pakët përhimtësi, që mbrëmja më dhuron.Unë frymë e fundit të shpresës mbaj mbi brigje lotësh.                                                            

216

Page 217: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe njëherë mundimshëm risillem nëpër Këto rrathë flakësh.                                                            Dhe një herë në majë të gishtërinjëvedo të kridhem në këtë det të gjelbër.Pa arritur të kuptoj pavërtetësitë e jetës.Pa mundur të shpreh atë ç’ka kam dashur të them,si vullkan shpërthyer prej thellësive të zemres.

Pikë, pikë pikon lëngu i limonitnë rrethin tim të dhimbjes.   Në rrethin tim të dhimbjes pikon, pikon.Pikë.....Pikë pikon.....

Ne e urrejmë lotin e habitshëm të natës

Më se e çuditëshme kjo që ndodh me ne.Sa më shumë plakemi, e ndjejme nevojën e jetës.Më shumë na rritet pasioni për tokën,për dritën, për fërgëllimin e gjethitdhe valëzimin përgëdheltar të detit.

Ndjejmë një rizgjim kujtese për pejsazhet e pamasa.Dhimbje kur lumi yn tkurret deri në pakuptimshmëri.

217

Page 218: Të gjitha poezit e publikuara

Trishtohemi si vjeshtë korbash grykësore,për pirgjet e larta mbuluar prej aluvionesh,për vrugun përvëlues kur bie mbi grurore.      

Dhe pse rreth nesh vërtitet  era drithëruese e fluturës.Ne kjo s’na mërzit.Agimin përherë në sy e mbajmë zgjuar.Me Hirushen vallzojme nën tiktakun e saj të vrazhët,pa u mërzitur aspak për gjithçka,që kohës sonë i ka munguar.

S’na shqetëson habia e pakuptimëshme e natës.Koha, që mes erërash, përgjatë fushave me yje,gishtërinjëve tanë të hajthëm dridhet,dhe buzëve të holla nai rrëmben nektarin e trandafilit.Bari pasionin tonë e mban në fërgëllimën e tij.Një mijë here të zgjuar prej shizave të kërmillit.Ne e urrejmë lotin e habitshëm të natës…..

"Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”

Shpesh i përhumbur udhëve mëkatare të natës.

218

Page 219: Të gjitha poezit e publikuara

Imponuar prej kësi tranzicioni të gjatë, paradoksal.Këtij epitafit mbi gur-varrin e Kantit shpesh i referohem.Vetvetes kurrë pa i kërkuar,pendimin tim verbal.

Dhe mes imazhezh shpërfytyruese,që syve më ngrijnë.Teksa i rikthehem si hija ngrehinës sime të shkatërruar.Po këtij epitafi i falem, për udhët nga kam ecur.Për gjithë ç’kam bërtitur, i ngritur dhe rrëzuar.

Unë jam për ju Neptuni përmes dallgëzimeve të kripura.Anima Mundi, që nga varret ngriti shpirtin e besimit.I irrituari prej poshtërsisë së një kanoniku mjeran.Për boshllëqet e të së përditëshmes,i natës zjarr përvëlimi.

Jam heshtja e zezë e shpellave të largëta.Taipani helmues, armik i betuar i mëshirës,Përbuzja e urryer, përçmuese e Guimpenit.Shpirti, që përpëlitet prej kafshimit të cmirës.

Kështu mbeta unë,një zë, një këngë dëshpërimi.I përditëshmi kuant i juaj , që brendësores emeton.Për ulërimat e erës së vjetër, i papërmbajturi, rrebelimi.Kur ndodh që në emër të popullit,i pandershmi triumfon.

Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua.......

219

Page 220: Të gjitha poezit e publikuara

Mu ktheve në një Ave Mari

Një ditë të bukur të majit.Si flutur tek qëndroje mes mijëra ngjyrimeve.Ndër petale lulesh nuk di pse t'ngatërroja.Si dikur Afërditën mes miljarda yjesive.

Cudi !? Si s'mundej t'a kuptoja,Kaq plagë të mëdha të hapte dashuria.Mes lulesh i përhumbur të ndiqja për të kapur.Por ti shpejtë fluturoje.Mbi petale lulesh,me mua luaje si fëmija.

Si era më ikje..Më ikje.... më  ikje..

Mes dhimbjeve të natës,prej një zëri lënduar.Thirrjet e zemres,fundit të botës i ngrita.I ngrita veç për ty mbi shpirtin e munduar.Arratisur botës ku s'më ngrohte as drita.

Përmes degëdisjesh qiellore, përsëri unë të ndjek.Më tërheq një mendim, që s'dua ta fashis.Prej thinjash zbardhur gjer ne pleqerine e thellë.Të bukurën flutur maji kurrë s'do doja t'a braktis.

220

Page 221: Të gjitha poezit e publikuara

Në brëndësi të zemrës e gdhënda emrin tënd.Me vete për ta marrë ngado ku të jesh ti.Se zemra e coptuar paqe kurrë nuk gjen.se shpirti përvëluar s'vdes pa dashuri.

Në tempullin e dashurisë, për ty kryqëzova ndjenjat.Endërrat i fashita përtej yjesh të  hirtë.Pas fluturash mbi petale kurrë s'u rrebelova.Por qetesisht të ndoqa, si i verbëri për pakez dritë

Hapsirave të çrregullta nuk di ku të kërkoj...Kaq vite jetuar jam me bukurin tënde në sy...Mbi gonxhe lulesh shoh të njëjtin portret.Përtej syrit tim imazhi yt s'mu tret.Teksa befas m'u ktheve një ditë.nga një flutur e bukur në një Ave Mari.

221

Page 222: Të gjitha poezit e publikuara

Vetëm dashuria mbetet e përjetëshme.

Ku shkuam atë ditë?Më kujtohet vetëm fërshellima e blirit të blertë,një pellg i ndezur prej ngjyrave,i mbështjell prej ëndërrash të mëndafshta.Po.. edhe dy sytë e ty, si sytë hyjnor tëAfërditës, që rrjedhin  kristale akulli,tek pulsonin mbi kënaqësinë e shqisave.

Asaj dite,ti portën e blertë të pranverëskërkoje të hapje me çelsin shumgjyreshtë luleve ku flinin bletët.Syri i hënës së mesnatës,livadhit ndiqte gjurmët tona të arta.Kashta e përhimtë e reve, ethshëm digjej pyllnajës.

Përmes dënesash, prej flokëve të derdhur,grushtet mbushja me pikëzat e shiut.Me to trishtimin shuaja në atë muzg të përflakur.Aty kishim mbetëm si dy gurë të një kështjelle,gjersa nata në gulsha dëbore,yjet e shuar derdhi mbi ne.

222

Page 223: Të gjitha poezit e publikuara

Ti s”doje ta besoje se unë kokërra dëllinjekisha mbjellur për buzët e tua të djegura. Mëndësisht nuk isha më aty, por diku larg.Mendoja se s’ka perandori të përjetëshme.E përjetëshme nuk mund të jetë as toka.Se vetëm dashuria mbetet e përjetëshme,ushqyer prej një burimi të përhershëm.

Tutje, gjurmët e skive kishin mbetursi dy paralele,që humbisnin pafundësis. Më pas,vetëm ajëri i lagësht i agutripërtëriu  kujtesën tonë të ngrirë.Atëherë ti më the se fati im do të ndiqtekëngët,letrat, librat dhe poezit.                                                             Dhe unë që prej asaj kohe,asgjë nuk kam lëvizur nga fusha ime e betejës.                                                             

223

Page 224: Të gjitha poezit e publikuara

Në kohë fushatash zgjedhore

Në kohë fushatash zgjedhore,si në kohë korrje shirjesh,mbledhur lëmit të qelbur,ndizen e shuhen magjitë.

Prej hingëllimash e troke kuajsh të hazdisur,mes shtresave të pluhurit të ngritur,tutje perëndimit shuhen mendimet,thyhen këmbët e përgjakura të shpresave,ndrydhen e zbehen dhe një here agimet.

Kësaj pranvere të pa lulëzuar,të athtë si shëllira ku bukën e përditëshme ngjyejm,më askush nuk pyet  për ne se ç’jemi sot.Ndaj  ndjekur prej klithma njërëzish të ethshëmarratit i marrim si zogjtë pa kokë.Ne, të robëruarit prej gjakut të heronjëve,që s’mund t’a pranojme këtë realitet,damkosur prej humbësish të përjetëshëm.

224

Page 225: Të gjitha poezit e publikuara

Në kohë fushatsh zgjedhore.Të nxehtat koka ballin murit të pagdhëndur përplasin.Me ulërima çmëndurake kohën përdhosindemagogë  bastard, karrikexhinjë.Përmes grykës së shqyer të kurtizanes së tyrevdekja s’kursehet të lexoj serishmi emra të rinjë.

Në kohë fushatash zgjedhoredhe pse më të zymta n’a shfaqen ditët që vijnë.Sërishmi në apelet kryqthyera thërritemi ne,që mëse një herë i jemi përgjigjur zërit të heshtjesh,të bindur si shenjti urtësis së pafajsisë.Ne, që shtrënguar fortë litarësh ngjisimshkallët e ashpëra të jetes.me vuajtjen e papërmbajtur të përroit të egër,që verës së shkuar,e njëjta kurtizanë i’a thau burimin. 

Në kohë fushatash zgjedhoredhe një here përpara kutive  na nxjerrinsi  rrobe të lëna garderobit të vjetër.Por ne s jemi të vdekur.......dhe pse të plandosur nën harrim.Prej mizerjes, lutje predikuar prifterinjesh,hoxhallaresh , dervishleresh.Prej zjarrit të vetëtimave djegur.Të rrebeluar s’kërkojm  ngushëllim.           

225

Page 226: Të gjitha poezit e publikuara

Po këtu do të jemi..............

Si një qiell që luhatet prej njërit  horizont në tjetërin.Mbështjell rrobesh të shqyera, të shtrënguar prej tmerit.Me një përzierje butësie në vetëpërmbajtjen tonë.Nën një ritëm të plogësht, të brejtur shkojmë drejtë  ferrit.                    

Si një turmë robërish fatkeq prej kampesh arratisur.Të pazëshmet legjenda mes buzëplasjesh përvëluar.

226

Page 227: Të gjitha poezit e publikuara

Me jehonë malesh lidhur sup më sup përzhitur.Nën zë mërmërisim prej zemërash copëthërrmuar.  

Në fije na është dashur ti shpëtohemi asimilimit.Të jetuar skajeve të shoqërisë mbi shkallina guri.Më parë se gjithçka t’a rifillonim prej fillimit.I kërkuam njëri tjetrit veç besën e një burri.  

Falë virtytit dhe kodit gjenetik të lindjes dhe rritjes.Pazgjidhmësisht të lidhur me peisazhet e vet jetës.Si një dallgë e herëpasherëshme në të njëjtin vënd mbrritjeje.Kemi ecur me ndjesinë për të qënë  kopje e vetvetes         

Si rrënjët e pemës tokës sonë fortë i jemi mbajtur.Për t’ju shmangur rrokullimës vdekjeprurse të humnerës.Prej kohëve të dritës deri tek largsitë më të mëdha.Njëherazi i jemi larguar verbërisë, errësirës dhe skëterrës.            

E nëse shpirti s’ka më shpirt dhe fjala s’mban më fjalë.E nëse drita s’ka më dritë dhe zjarri s’ka më zjarr.Nëse koha nën qiej muzgu kuptimin e humbet.Ne prap këtu do të mbetemi, të gjallë përmbi të gjallë.    .                      

227

Page 228: Të gjitha poezit e publikuara

E dim mire se toka do të ketë përherë të çara.Se lule do rimbijne anëve të kaltëra, kratereve të thepisur.Se do të fryjnë përherë tufane, udhëve të përbaltura.Do  të ketë përherë një suferinë me ngrica të acarta.                    

E dim mire se do të vijë patjetër një kohë zjarresh.Përmes fërfëllima gjethesh dhe ulërima skamjesh.Atëherë kur do të rihapim përsëri një tjetër kapitull.Me hapsirë të mjaftueshme për një frymëmarrje të lire…                                                                                                                    

228

Page 229: Të gjitha poezit e publikuara

Kur luanim të dy……..

Kur luanim të dy,kishim veç pak fjalë…Vetëm pak….pak…pak…Unë rëndesën e fjalës peshoja…Përmes zërit të natës përfytyroja vetëm fjalët.E syrgjynur ulërinte ofshamë e shpirtit tonë.Mes imazhesh të gjelbërta mërmërimat e miadhe zhurmat e detit përtypja në heshtje,duke ndjer hapsirën e plotë të emocioneve.Poshtë Currilave,yjet e fjetur binin si shkëndija.Mbi kreshta valësh ku hidheshe ti,shuhej dyrrokëshi i fjalës.Tutje një serenadë e largët ledhatohejmbi fletët e pluhurosura të palmave.Ne ende vazhdonim të luanim …Luanim të dy....Luanim mes psherëtimash të përjetëshme..

229

Page 230: Të gjitha poezit e publikuara

Kur thyhej vjeshta…

Kur thyhej vjeshta,nën një përzierje vaji dhe tingujsh,mes pikëzave të fundit të shiuthumbiste portreti yt.Lot të dhimbshëm i pikonin qiellit zëmërak.    

Si një pupël imcake mes dëborëssë parë, që kishte nisur të binte,humbisje ti larg mes pyjeve gjetherënë.                                         

Në dhomën time heshtjekallur,një çjerrmë e dobët ngatërrohej mes librave.Ngatërrohej mes rreshtave.Ngatërrohej mes fletëve gjysmë të shkruara të poezive.                                                        

Rrethuar prej unazash korale të diellit.Tehut të mbrëmjes i vërtitej hija jote e bardhë.Ngurrime rresh vareshin mbi dushknajë.           Në  sfoundin e diçkaje të papërcaktuarkridheshin sytë e mi dhe kërkonin të gjenin “ Pse”-të.                                                                      

230

Page 231: Të gjitha poezit e publikuara

Ende nuk mund të kuptoj se si heshtja lëvizdrejtë grykëvarresh të errët.Se ç’raport enigmatik ka me jetën, vdekja.Se deri ku zgjatet e zgjatet kufiri i shpresës.Di vetëm të them se për aq kohë e dashur,ti ishe madhështia e vet jetës ….

Në ditën botërore të shtypit....

Në detin e ngrirë të mendimeve të mia.Prej vitesh vazhdon t’më endet hija e trishtimit.Shpirtit më mblidhen si një grumbull hedhurinash.                     Të panumërtat dilema,të çorientuara ekuilibrit.

Nën përgjërime  lutje nënash, humbas i helmuar.                        Si trumbcaku i grunajës,i pashmangur fluturimit. Në hapsira vuajtjesh përgjithmonë duke medituar.Mbeta më i binduri ushtar i skalionit të pare të sakrifilimit.

Cdo ditë duke jetuar anormalitetin brënda anormales.U bëra përçues i ideve, që varrosen e përçmohen.Me bindjen për të arritur atje ku asnjëher nuk arrihet.Por që vetëm padrejtësisht prej padrejtësë ndëshkohen.

231

Page 232: Të gjitha poezit e publikuara

Mes kërcënimesh kam vrapuar si dallgë shpërthyese.Shkretëtirës së vizionit pa iu përulur nënshtrimit.Si lis i djegur kam mbetur mbi ca rreshta poezie.Më i palodhuri luftërar i luftës për lirinë e mendimit.  

Këtu………………

Këtu shpesh jashtë çdo kufiri ndihesh i vetmuar.Këtu shpesh lirin bënda vetes e ndjen të munguar.Këtu në mijëra hektar gjaku mes kujesh të përdhosura.Ketu një çasti mund të vritesh prej mëndjesh të marrosura.Këtu papritmas ndihesh nga qafa i tërhequr prej zinxhiri.

232

Page 233: Të gjitha poezit e publikuara

Këtu dhe më maskaraj për interes të përgjërohet si më i miri.Këtu dhe më të shëmtuarën për më të bukurën  ta paraqesin.Këtu dhe më të përçmuarën me petk madhështie ta veshin.Këtu jeta ka mbetur nën pamëshirshmerinë e dhunimit.Këtu njeriu shpërfytyrohet i robëruar pas shkëlqimit.Këtu vlerat humbasin si klorofili gjethes së vjeshtës.Këtu nëpërkëmbja përlotur zvarritet këmbëve të shpresës.Këtu sapo mbyllet një krizë, një tjetër më e rëndë rifillon.Këtu dhe dhunim i votës së lire është thyer në institucion.Këtu ëngjëlli dhe djalli flen në të njëjtin shtrat të bashkjetesës.Këtu në mijëra kristale pikëzat e lotit mpihen.Këtu çdo ditë e më shumë fytyra e popullit nxihen.Këtu dhe udhës njërëzit me vetveten bashkbisedojnë.Këtu dhe perënditë nga pamundësia zën e mallkojnë.      Këtu………………                                        

233

Page 234: Të gjitha poezit e publikuara

Një ditë.....

Një ditë, dritares tënde do ti kthehem. Do ti kthehem dhe blirit plak, ku për herë të parë asaj nate ne u puthëm, përgjuar prej rreze hënës ngjyrë gjak. 

Përsëri të njëjtat fjalë kam për të thënë. Përsëri një grusht valësh kam për të dhuruar.Me po të njëjtën çmënduri do ti përskuq buzët.Me po të njëjtën forcë shpirti,kam për të shtrënguar.

Një ditë do ti kthehem dashurisë çmëndurake.Atje ku ç'do gjeth, ku çdo degë, ku ç'do syth më ishe ti. Se ti për mua ishe ëndërra. ishe dita, ishe jeta. Po, po e dashur, ishe ndjenja gjer në marrëzi. 

Dhe i vdekur në qofsha asaj dite. Shpirti im patjetër atje do të të gjej ty.

234

Page 235: Të gjitha poezit e publikuara

Sërishmi......

Sërishmi si një golle rrënimi ndër male,teposht dritës së ligur hënore,trupit mu hap plagë e pashërimit.Sërishmi si fërfërimë barishtesh mbi varre të rrënuara,jeta rënkoj nën pamëshirshmërinë e dhunimit.Sërishmi gruja përmes kuje dhimbjesh,parreshtur nduk të zinjtë flokë të saj të thikëtadhe fëmija rrugësh ngarend i tmerruar,prej psherëtima melodish nëpër tela të çelikta.Sërishmi rrufe qiellore pezull qëndrojnë mbi kreshta dallgeshdhe e athëta aromë e viteveende vazhdon të grryej thellë e më thellërrënjët tona të ndezura prej vlagësh.Sërishmi nën rrënoja të kësaj ngrehine pa dyer e dritare,të thërrmuarit gur prej diegies, askënd nuk trazojnë.Sërishmi një qyqe karhlagur trarëve të përzhitur të çatis,ku, ku-në e saj të pandërprerë nxjerrë e përvuajturdhe tutje perëndimit bashka të lagështa resh,tufane shkatrrimtare paralajmërojnë.Sërishmi lakuriq të frikur,krahtë e nderura rrahinnën dritën e mugët e më pas po aq të frikurhumbasin pas muresh plotë lagështirë e myshqe terrinash.Sërishmi dhe sërishmi unë vuaj në burgun tim të përjetëshëm.

235

Page 236: Të gjitha poezit e publikuara

Vuaj mbytur në oazin e qelbur prej kusarish banditeske.Kurrë më mbrapsht prej udhës simepa triumfuar nuk kam për tu kthyer.Kurrë më si Krishti s'do të mbetem prej gozhdësh i mbërthyer.Ndoshta prej këtij mendimi prej shekujshnjë mijë here kësaj toke i kam vdekurdhe prej shekujsh po prej të njëjtit motivei jam ringjallur për të mbetur i paprekur.Sërishmi dhe sërishmi unë këtu do të jem,sy hapur varreve të etërërve, eshtëra patretur.             

Troja ra… Nuk ka më Trojë……..

Troja ra…Nuk ka më Trojë……Kali i drunjt si sfinks i balsamosurshurdhuar prej thirrjesh,ngurosur prej samarosjes,vetëdije-humbur i mbeti shkrumbimit.                      Llahtarshëm u rrëzuan kullat eliptike.Nën kërleshjet e flakëve që çdo gjë përzhitën,themeleve të përgjakur pirgje hiri vullkanesh,u mblodhën në kërthizën e saj të vdekjes.                                                   Nën të pamëshirshmen rrokullisje zjarreshqë shkrumbonte tempujt,kode të lasht digjeshin buzëve të nxirosuar të skëterrës. Nën kërcëllimat e çelikta zinxhirësh,

236

Page 237: Të gjitha poezit e publikuara

humnerave tok me të vidhiseshin priftërinjët.                                                               Qetësi e rrënqethur prej klithmash të mjerueshme,gojës së shqyer të shkëmbit dhëmbkrimbur,i mbeti si kockë e papërtypur.   Troja ra…Nuk ka më Trojë……Gjithçka u shndërrua në një llum të qelbur.As edhe një i vdekur, rrënojave të saj,prehjen e tij, kurrë më nuk kish për ta gjetur.                                                Lart, syri i verberi  i hënës,prej tmerrit dhe një here u kreshperuadhe koha drejtëpeshimin humbi pabesueshmërishtshtatoren e saj duke shkallmuar.   Troja ra…Nuk ka më Trojë……..

Tek një  bregore e xhveshur…..

Netë me radhë hutueshëm nxitoja pas ikjes tënde.Me skeletin tim prej lodhjes e drobitjes të cfilitur.Nuk di se si humbisja përgjatë udhëve nëpër mjagull.Pas jehonash dhe oshëtima  zërash timbër grisur.                                       

Nëpër gurë shkëmbenjësh gjunjët mu përgjakën.

237

Page 238: Të gjitha poezit e publikuara

Gjersa fryma më ndali tek bregorja jonë e xhveshur.Atje prej magazines së kujtimeve tona të vjetra.I pash përsëri dy sytë e tu, si dy meteor të djegur .                                                       

Atje një qeshje gjeta dhe pak fjalë të mbështjella.Me të ngrohtin hi malli dhe identitet kohëshkuar.Mes myshqesh aty gjeta më shumë se tri të vërteta.E më të gjallën atë, që marrëzisht ishim dashuruar.                  

Në atë bregore, ngurosur kish mbetur zmbrapsja jote.Vajtimi yt, që këngën time në mijëra pjesë kish ndar.Shtypur prej marrëzis tënde si kokërra të kuqe dëllinje.Ende nën dënesa përlotej e rënkonde ndjenjë e vrar.            

238

Page 239: Të gjitha poezit e publikuara

E imja dashuri…..

E imja dashuri, titanikja e akujve të pashkrirë. E thella humnerë dhimbjeje, përzhitur nëpër zjarre.                                                   Kraterit të zbrazët të zemrës sime të ngrirë, nektarin dehës të netëve qumështore hodhe,                                 për të thyer vetmin time krenare.                                              E  brisht më linde muzgjeve të përflakur.                                         O ti, më e pakufishmja kënaqësi e pambarimt,që vrullshëm u ngjite ditëve të mëpastajmeme tërë ëmbësin tënde mishtore të shërimit.                                    Unë ethshëm të ndoqa rrëpirave të rrëmbyeshme.I përhumbur shpesh herë horizonteve të djegura.Përmes fërfërimës së kallzave të pranverës të thërrita.Gjer ditës që të gjeta mes udhëve të mia të vdekura.       Tu përula gjunjëve  si një shpendi i plagosur.E supet ti mbulova me shtrojet e mia të varfëra.Pas zjarrit  tënd përvëlues i tëri i marrosur.Mjegulluar prej djersitjes së gjinjëve të bardha.E imja dashuri, zjarrmëtarja e ditëve të lumtura.Qiejve të mi ndriçoi drita jote prej ylli fergëllues.

239

Page 240: Të gjitha poezit e publikuara

Ajërin mbushe me shkulma valësh të përgjakuaradhe të paprekëshmet errësira  të shkretuara mikluese.          

O vajzë e rinis sime të herëshme....

O vajzë, e ditëve të rinisë sime të hershëme.C’mi afrove sot kaq pranë, të panjohurat e tua të akullta?Të vdekurat vegime pa varre të buzëmbrëmjeve.Dhe ngjyrimet e humbura errësirës, ditë-netëve të amullta.

C’mu afrua e jotja brishtësi, që aq shumë ta kam dashur.Të harruarat udhë të shtegut, për tek shpella ku jetuam.Ato mijëra imazhe të çrregullt nën përthyeshmëri të dritës.Kryqet e krahëve të mështeknës ku dashurin kurorëzuam.     

240

Page 241: Të gjitha poezit e publikuara

Lërmë syve të tu të ulem, si  zog i gjumit të trazuar.Pak çaste të hesht mbi heshtjen tënde të shndritëshme.Mbi qetësinë e syve të tu, më të qetë se vet qetësia.Të rri më i heshtur se vet heshtja e përjetëshme e yjeve. 

O vajzë, e ditëve të rinisë sime të hershëme.Ti ende jeton në brëndësi të paqes sime të butë.Të mbledhura brënda teje janë dënesat, shpërthimet.Të fundit psherëtima të humbura nëpër muzg.   

Oh shqisa ëngjëllore, burime të puthurash.Oh vezakja e përskuqur buzë e kafshuar.Gjithmonë e më pranë ma sollët etjen time mizore.Dhe të besuarit se me ty,vet vdekja është harruar.                                                                                                                        

E shtrenjta nëna ime...

Në ninullat e mbremjeve kur djepin më përkundje. Kodin e jetës më hidhje mbi fytyrë. – rritmu biro, si pëllumb i bardhë, - rritu biri im, bëmu si një yll.

241

Page 242: Të gjitha poezit e publikuara

Ungjijët e shpirtit ballit m'i këndoje. Nën ethet e trishtimit, prej rënkimit mekur. E shtrenjta nëna ime, veten rënd qortoje, se s'kishe ç'të më jepje, veç pak bukë të thekur.

Supeve të brishtë, rënduar mijëra halleve. Veshur me të zeza, buzëqeshja sapo nisur. Fatet të kryqëzuan, të hapën dhjetëra varre. Nën lotëte e ngrirë, të rridhte jetë e ngrysur. Me butesi mendafshi ,si një vello hedhur. Fjala jote ëmbël ditëve më përcillte. Ngrohtësi e shpirtit tënd porsi llavë derdhur. Hap pas hapi nënë, trupit seç më digjëte.

Në bebëzen e syrit e gjallë ti më je ngrir. Dhe pse thinjur je, tretur gjer në kockë. Për mua mbetesh deti, prej dallgësh e përpirë. Unë një copëz valë,a si e vogëla përroskë.

Në ditët e marsit të trishtë..

Si ndodhi fillimisht s’e mbaj mënd, Kujtoj një det të trazuar njerëzish në një mot të trisht.Në një mot pa mot,humbur përjetësisë.

242

Page 243: Të gjitha poezit e publikuara

Kalatat përpinin me zhurmime akualiptikedhe moli i plakur digjte vegimet e pafundësisë.Dridheshin gjymtyrëve të mija gjithë djajtë e marrosur.Mbi ca dragonjë të mëdhenjë këndoheshin këngë magjike.Mes ulërimash shkonin, nën mërmërimat e kodittë urdhërave të përnatëshme.Vidhisur kohërave të herëshme biblike.Mes atij deti njerzish lundroja dhe unë.Shashtisur prej një nxehtësi joshëse të ferrit,

pa përfillur fatkeqesitë e tmerrshme .Mes një reje pluhuri imagjinoja parajsën e kozmositdhe udhë të shtruara me shkëlqim të mermerit.Pastaj një Karaka direkthyer,me cima të copëtura prej marrëzis së largimit.Zhytur thellë detit të trazuar me një stuhi rënkimesh,duke notuar ne ajerin e stuhise,i mbytyr në pusin e thellë të braktisjes.Larg, vetëm një dritë pulsonte.Si i veti dëshmimtar i ditëve të rrëmetit. Ishte fari ngritur mbi kodrën mjerane të qytetit.

243

Page 244: Të gjitha poezit e publikuara

Prill i thyer.

Ne rrinim mbeshtetur në pravaz të ballkonit. Të tjerë pas xhamave fshihnin  fytyrat e vrenjtura. Mbasditja e mbërthyer nën  ethet e trishtimit. Përcillte  mes pluhurit te horizontit fatkeqesitë e tmerrëshme.     

Ne mbeterine e xhungles. prilli kishte thyer njërin krah. Të gjitha anijet ishin  fundosur në radë, vetëm rimokiatori lëshon zhurmë e tij të mbytur

 Lufta kishte ulur armët e saj. Në ditarin tim vetëm diçka kisha lënë të pashkruar. Diçka, që kurrë nuk kisha për ta mësuar.  

  ---- Prill  1997 ----    

244

Page 245: Të gjitha poezit e publikuara

Një sekondë, të përulem.

I rikthehem ngahere nje kohe apatike. Nje kohe te ploget, pa nerv , mbushur dogmash oqeanike. Por s’mundem te hesht per kete te sotme poshteruese dhe te mos mbetem skeptik per nje te ardhme mashtruese. Nese ne te shkuaren me ka munguar ngahere nje pikenisje, sot nuk e di nese do te kem nje here te veteme ndonje pikembrritje.. E ndersa mendjen vras mbeshtetur ne tavoline e pune sime. Nje ze qiellor vjen e me thote: - Mbushe zemren me durim.. Une serish do te kthehem nje dite, pasi ju te gjithe jeni pjella ime. Dhe kjo eshte shpresa e pafundeme. Nje sekonde, te perulem. Amen! Lutja ishte e dlir. Lutja ishte e gjithshpirteshme. E vetme dhe aspak e veshtire.

245

Page 246: Të gjitha poezit e publikuara

Rropatur per qiellit..

Rropatem diteve te vetmise se pergjakur. Cigaret ndez e fike mbi nje tavull te bardhe. Djall i mallkuar qe enderrat me ke perflakur. Nje cope dallge me ke lene ne kete oqean shkatrrimtar

Mbytur anija ime pa shprese shpetimi. Kapedani kokekrisur ne drejtim te pakontrolluar. Shtrenguar mes dhimbjesh prej syrit te perçmimit Dhimbshem shoh hyjnite e lufterave gjumnjezuar.

Diku tej mbi dallget e bardha ,thithur prej nates Shenjterimi perfaqsuar mes luftera intrigash Lotet e popujve fshin si djerset e vapes dhe zeshem mallkon kete gjyeti te pambarimt shtrigash .

Nje ze me shume, nje klithje e gjate, Ethshem gjemojne nen britmat e urise. Mbi terrin e mbjell plantacioneve te mendimit Rrebelohet per qiellit zheline e coptuar e lirise.

246

Page 247: Të gjitha poezit e publikuara

Zhelani im i vogel

Nuk di ku e kalove këtë natë dimri.Jashtë bënte ftohtë.Jashtë binte shi.Cila strehez zhelani im i vogel t’u bë jastëk?,Cila rrugicë e ngurosur , t’u bë çati?Fërshëllima jote ëmbël , trupin m’a ka tkurrur.Kapelja Gavroshjane,lotin syrit m’a ka tharë. Dritherimat e zemrës sa herë më janë përgjakur,nën vështrimin tënd të heshtur, përbrënda ndezur zjarr. Rremuar kazanëve kanace alumini,ditët i ngrysje me thesin hedhur shpine. Me zëmër të vrarë, pa më të vogëlën dëshirë,i rreckosur trupi yt,mbetur bredharak rrugine. Zhelani im i vogël. Barkun me bukë, s’ta pash nje herë të ngopur. Ftyurën e hequr, prej njolla lotësh të përskuqur, nje here s’ta pash të larë. I helmuar shpirti yt prej varferisë, cfilitur.Lutjen e përditëshme mërmërisje duke qarë. Mbetur i helmuar prej varferisë ekstreme . Lodrat e moshës s’ti pash një here në dorë. Buzëqeshja buzëve mbetur e prangosur

247

Page 248: Të gjitha poezit e publikuara

dhe syri shikimtretur prej mëkatit fëmijnor. Si ti mjekoj plagët e tua zhelani im i vogël? Buzët e tua si mundem t’i bëj të këndojnë? Unë zërin e të vertetave të tua, s’kam për t’a gozhduar.Ditët e tua s’mundem t’i lë më të rënkojnë.

Ne luften per te mbijetuar..

Në atë ikje rraskapitëse për në tokën e premtuar.Larguar shpirtit prej territ të natës. I putha duke qare nëne e përlotur,kangjellat e portës dhe rrugicën e dashur 

Putha cimat e ndryshkura të anijes fantazemë,ankoruar në molin e vjetër mjekërrbardhë.Putha bregun e lagur dhe baltën e tretur të tokës ,të djegur prej zjarreve të largimit gënjeshtar. 

Mbi blunë e detit mbolla mijera lot , për të vaditur koralet dhe algat e mërgimit. Udheve të vetemuara pa kaje kthimi .Mbolla gjithë brengat shkaktuar prej trishtimit. 

M’i shqeu marsi egër portat e keshtjellës se zemres sime me pamje mesjetare. Hovshëm me ngriti mbi udhekryqet e jetës, 

248

Page 249: Të gjitha poezit e publikuara

humnerave te mashtrimit për të njohur veteveten.

Shpatullat dhe ballin i mbeshteta mbijeteses Si nje pikez vese u hodha mbi ditet gerqerore. Dhembet i’a shtrengova damareve te jetes. Me krenarine e trasheguar burrerore.

Ndarje mes miqesh te vjeter.

Vale te kaltera perendimit, mureve te rrenuara perplasen,Renkim i bankinave si puthje te vrara te yjeve te detit fluturuar drejte qiellit.Diku ne hyrje te sheshit te trageteve, rrethuar hekurash burgu te blinduar,nen vezhgimin e qindra syve policesh.doganieresh dhe mashtruesish te korruptuar,na duhet te ndahemi si miq te vjeter.Ne degezime udhesh pa krye,mijera kilometra mbi gjethe te thata vjeshte.Mbi gjethe te ngrira dimerore,si nje re grirore pluskon mendimi,tretur mbi ujera te trazuara te nje deti te trazuar.O ndarje fuqiprerese.

249

Page 250: Të gjitha poezit e publikuara

O ndarje lotrrjedhese,qe veç dhimbje vershoni brenda nesh.Ne muzg i tretem psheretimat mbytese.Ne nje perlotje syri, qe mallin thithsi foshnja gjirin e brisht te nje nene.Vetem krijimet tona ne nje faqe te fbmbeten perjetesisht prane njera tjeteresdeshimtare te nje"....lule Shqiperie", Cuditerisht te vetemet qe nuk grindenme heshtjen e tyre.Cuditerisht duke i thene njera tjeteresmiresisht miljona fjale dashurie.

...D he une e ngrita shpirtin tim

Si nje libër i vjetër, mbuluar pluhurit të harrimit, a ndoshta prej vetëdijes së mohimit, të gjeta një ditë, Shpirti im. Përzier në të njëjtin vrer përçmimi, Vrar prej të njëtit plumb dënigrimi. Djegur prej të njejtit zjarr mallkimi. Ndjenjash dhjet fish keqtrajtuar. Zhytur në thellesi muzgu të nënvleftësimit. Me ndjesinë e ndjenjes së një burri, mbi krahet e hekurt të hodha . Me ftohtesinë e mendimit , si nje foshnje të braktisur të pështolla,

250

Page 251: Të gjitha poezit e publikuara

për të hapur mes reve një shteg shprese të shuar. Një agim tjetër për të gjetur të zgjuar. Mbi rrënoja të vjetëra të ngrita, kutërbuar ende aromën e shkatërrimi. Të ngrita mbi idiotësitë poshtëruese të nihilizmit. Mbi mjegullnajën e zezë të mosarsyetimit. Te ngrita duke thirrur : - O njeri! Ti shpirtin mos e ndrydh kafazesh prej hekuri te mosperfilljes. Ti shpirtin, mos e shit ne ankandin e verberise makute. Ti shpirtin mos e var ne fije te keputeshme. Ngaherë mbi vetveten ngrihu…ngrihu, ngrihu…ngrihu…

O mushke xanxare...

O mushke xanxare...................Pervjedhur mendimesh ty te ndiqjabuzembremjes mbi trotuarin tim gri.me kengen e bulkthit tretej hija imeKur rrekja te kerkoja, po s’di ku te kerkoja poeziAh, mushke xanxare, e frikshmja madheshtore.Me bere te kuturisem perhumbshem

251

Page 252: Të gjitha poezit e publikuara

shtegut te harrimitEndur te mbetem si mergimtariudheve te pakthimit.Muzgut me pluhur sperkaturte ndjej zvarritet e fantazmavenga zemra e braktisura,nga zemrat e pergjakura.Me çmendurin time me bere te grindem, poezi,per t'u djegur prej diellit te perflakur.O mushke xanxare,sa here nga vithet e tua te pashtruarapertoke me hodhe?Dhe sa here kur ty te gjeta.Ti si një e marre me dashurove.

Larguar si djali plangprishes…

Larguar hidhnueshem prej se njejtes arsye, Braktisjen zvendesuar teresisht me dhimbje

252

Page 253: Të gjitha poezit e publikuara

Kacavarur dhe me sy lotuar si plangprishes. Nje dite marsi te lash dhe une, ty vendi im.

Ne dremitje asaj dite lash te fjeturit e natyres Valet e detit te mbetura pa freski pranverore. Lash rruginat e shtrenjat te lagjes ku jam rritur Dhe te pangrohurat, shtroje te strehzes aterore.

Me vetedijen e ashper si ngricat e janarit. Prej ethesh perveluar s’i mbyllja dot syte Shtrengata e ikjes ne gjoks perveluar Banor i mehalleve te botes me zgjoi nje dite

Mbase e njejta plage mbeti ne trupin tend. Nder vibrime muskujsh zeshem s’me mallkove. Vdekjen prej bukurise lindur,qe joshjen s’ma kurseu Shembelltyren e enderres sime te trembur m’a shnedrrove.

Humbur parajsa ne galeri te pafundeme kozmetike . Ftohur prej tylit te nates ze shurdhuar. Ne cdo pikezloti ku mbinte nje renkim trishtimi. Ty , vendi im me mall te kam kujtuar.

253

Page 254: Të gjitha poezit e publikuara

Ne udhet e mija....

Nen te zbehtat drita te qytetit tim Pergjate rrugeve ku flokesh jam perthinjur. ndej befas t'me perplaset ne fytyre. Si dallge e ashper deti, nje kujtim i hidhur.

Kredhur ne mendime, serish vazhdoj te endem. cdo cast. cdo ore, nder muaj papushim. nder vite mbetur, mekatar i deshperuar. Nje varke e mbytur, qe detit s'gjen shpetim.

Nje gote kristali si te Gralit mbaj ne duar. Gjithe helmet e jetes sime ne te dua te pi. Ne llumbetirat e qytetit tim me qellon te zhytem. Si nje lypes i mallkuar, pa shprese ne perendi.

Ne udhet e mija shpesh here jam rrezuar. Lodhur syte e mi rrugeve te ngaterrura. Mes rrebeshit te shiut mbetur i pastreh. Si nje shtatore heshtur nen qiell te zemeruar.

Mengjeseve te mpira nen vuajtje perveluar. Si bisha jam perleshur per pak drite e mbijetese. Prej shuplakes se jetes mijerahere i ndeshkuar. Mes plageve te rihapura kam qare me denese.

254

Page 255: Të gjitha poezit e publikuara

Lugina e lotëve të mi...

Nxituar verbërisht pas të njëjtës hije,që ëndërrat m’i trazoi një buzëmbrëmje vere. Teksa dielli përflakej tutje perëndimit. Hedhur ndjesite fluide si pa te keq mbi duna rëre.

Cdo ditë i mbyllur përbrënda në vetmi. Mërmëris të pashprehurat fjalë, tkurrur prej trishtimit . Qëndroj atje ku s’më sheh e s’më flet njeri. Dridhur si purtekë nën monolorun e flladit të agimit.

Lugina e lotëve të mi mjegullueshëm mbuluar.

Prej ikjes tënde i mbytur dëshpërimit. Ti lagohem atij stresi s’kam mundur kurrësesi.

Kurrësesi s’kam mundur t’i shpëtoj lëndimit.

Jetën gjer në prag varri për ty kam dërguar. Mbërthyer kthetrash dhëmb shpirti im. Braktisja,si i përskuquri hekur më ka shoqëruar, Zhgënjyese ka mbetur ënderr e rikthimit.

Lugina e lotëve të mi që s’patën të shteruar. Lënguar ndër vite si ulkonja brinjësh thyer. Mes britmash të ashpëra të dimrit të trazuar.Dhimbjen kam përcjell mes dënesash fuqi

255

Page 256: Të gjitha poezit e publikuara

grryer.

Te rilindurat shpresat më përgjërime i ngroha.

Mohuar s’të kam patur kurrë në të vërtetë. Dhe pse zemrën si kripa në zjarre m’a ke plasur. Shpirtit i kam thënë - gjithmonë shpreso, në k’të jetë.!

Në luftë me vetveten…

Ka dhe luftëra të tilla pa zhurmë dhe pa bujë. Kur njeriu lufton heshturazi përherë me vetveten Kur thellë shpirtit i gëlojnë ndjesi krejtësisht të kundërta. Përmes prishje ekuilibrash dhe harmonish për të drejtën. I ndodhur mes ngërçit dhe dilemash të pafundëme. Dritën e udhes së tij njeriu, mundimshëm kërkon të gjej. Drejtë së përsosurës,të vërtetën duke kërkuar pafundësisht. Mes shpresash të shuara ,jetën e kërcënuar kërkon të ushqej. Në vazhdimësi për të hapur shtigjet e rrugëdaljes.

256

Page 257: Të gjitha poezit e publikuara

Shmangur prej humbjesh dhe disfatash ,përplasur ashpërsisht. Rrëzuar e ngritur mes dhimbjesh dhe përbaltjes. Sfidant i kësaj lufte për të mbetur përjetësisht. Nën heshtje të tejzgjatur, vargani i mendimeve tunduese. Përtej çdo pendimi mes shkaqesh dhe pasojash . Ngritur mes trishtimit dhe brengave përvëluese. Të ardhëmen ndërtuar mes ngrehinash dhe rrënojash. Në këtë betejë të hapur,të lindur përgjatë shekujve. Përmes konfliktesh të përditëshme përherë duke u ndeshur. Në përgjakje të vazhdueshme mes rilindjeve dhe vdekjeve. Demon i arsyes, patundshmërisht ndër qëndrime mbetur. Pa këtë luftë askush nuk mundet të korigjoj vetveten. Lehltësisht dinamikën e jetë në sqetull për t'a marrë. Pasi asnjë jetë më mbrapa nuk mund të rikthehet. Dhe askush pa këtë luftë, s’ mund të zbres me një medaljonin të bukur në varr.

257

Page 258: Të gjitha poezit e publikuara

Zhgënjim fatal…

Nën sytë e përlotur,që hapsirash enden, prej kohe të shpërfillur Zhgënjim i vazhdueshëm, thellë tyre mbetur i mbërthyer. Shkaktuar prej barbarësh të së njëjtës skëterrë, sërishmi të rilindur Pinjoll bastardësh konvertual,prej të vetëmit qëllimi të ushqyer.

Gozhduar prej erës kuterbuese të mëkateve të tyre. Grahmat e kohës, që kaherë ka humbur koherencën. Ethshëm përtypin të varrosurat mistere të jetës . Nën trysni të papara dhunimesh, për të përligjur egzistencën.

Mbi dallgëzime përpjekjesh,çdo ditë notojnë dhe ulërasin. Zërat e mekura të miljonave,nervozuar prej nevojës jetike. Të përfytyruarat imazhe të së ardhëmes me grushte godasin .Karvanët e endacakëve, të eksodeve të dhimbëshme biblike.

Si gjurmë të humbura stepash, zëri i së drejtës përgënjeshtruar Dhimbjen tërësore përcjell drejtë pavdekësis së shoqëris njerëzore.

258

Page 259: Të gjitha poezit e publikuara

Drejtësi e përgojosur në altaret e nderit, robinjë e nënshtrimit. E kërcënuar mbetur çdo ditë prej krimit dhe makinacioneve djallëzore . Mes së humburës pafundësi besimi, thellë zemrës që rënkon. Ushtritë e të papunëve rropatur përtej kufijëve të skamjes. Nëpër zhurmime udhësh, ndriçuar prej rrufesh qiellore. Kryqet e vetëdijes ndizen prej rënkimesh, dhe përgjakjes.

Zhgënjimi fatal ardhur prej deformimit të pushteteve. Prej djallit me shëmbëlltyrën më të paskrupullt të mitmarrjes. Provokon permanendshëm në ndjenjat e brishta të popujve .Dukurin e shpërthimit të demonit, prej zjarrit të hakmarrjes.

Rizgjim ndergjegjesh.....

 

Tek nje varrezë e vetmuar stepem nën pendim Me shikimin e diellit zhbiroj thellë nën k’të varr

259

Page 260: Të gjitha poezit e publikuara

Mes ulërimash të tmerruara, që vetveten kanosin Kam ardhur të çvarros kufomen e ndergjegjes së vrarë. Në një shesh publik, ndër më të madhin t’a vendos. Përpara syrit të të gjithëve ,diçka për t’rikujtuar Se dikur bashkjetonim e  më së miri përpjestoheshim. Sot prej mungesës së saj, miljona dëme shkaktuar Ne te perditeshmen udhë, te shkelur prej mundimit Nën dallgëzime jehonash prej minareve shurdhuese. Pëpara kryqeve te përthyer prej efektit të mos pendimit Dishepujt predikojne genin e forces së arsyes verbuese Perhitur si gumë deti qëndron shpirt robëruar Rikthyer prej ferrit, përmes qindëra poshtërimeve Për të vërtetat e çnderuar më rrëfen si e ngratë. Rrënqethur prej plagësh në një trup të sakatuar E ringjalla ndërgjegjen, shtyrë prej motivesh jetike Prej besimit të kercenuar nën dinakërinë e mashtrimit Ropatur në kohe mes se padukeshmes se përditëshme Brejtjet e ndërgjegjes,të zhdukura mbetur prej trishtimit Në kët’botë shtazarake, mbërthyer nën darët e krizës Ku të jashtëzakonshmet shndërrohen në ngjarje ditore

260

Page 261: Të gjitha poezit e publikuara

Nën mungesën e vazhdueshme të respektit për jetën Njerëzimi vet jetën ka shnderruar në godinë piramidash djallëzore Kurajoz gjatë jetës ngaherë siç kam qënë Të vërtetat drejtë syve kam parë përtej mëshirës. Në apel ndërgjegjen time kam thirrur shpesh here Për gjykime të rrepta, nën përvijim të arsyes.

Ka dhe nje pajtim....

 

Thith ajërin e buzëmbrëmjes së vjeshtës së ftohtë. Buzë një udhe të pashkelur, i vetmi kalimtar. Endur në kërkim të shpirtit të përdhosur Peng i një rrebelimi prej një haku të pamarrë. Pa më të vogëlin shteg për të gjetur pak qetësi. Baktisur prej të gjithëve , ndihem i vetmuar Kjo plage e vjetër, e shkuar gjer në marrëzi. Cuditërisht më ka mpirë mes një zemre të

261

Page 262: Të gjitha poezit e publikuara

coptuar. Degëzimet  e trungut të shqarrit të egër. Më fshikëllojnë fytyrën  e diç më mërmërisin. Prej kullës së ngujimit një jehonë thërrmohet. Tutje oshëtimat e pyllit. kohët në dysh i grisin. Britma e një përgjegjësie më buçet nën  gjëmim. Mbi kanune më bënë të ngrihem marrëzisht. Shpirti s’më lë të rend nga krimi në tjetër krim. Shpirti më thotë se në jetë, ka dhe një pajtim. 

Hije hipokrizie…

 

Hije , që zgjaten përtej të pamundures. Kacafytur mundimshem  mbi malet e premtimit. Hije të përvjedhura kodeve të moralit. Arratisur nën hipnozat sugjestionues Fshehur nën krahtë e brisht të ëgjëllit. Simotër binjake të pafyrshmëris dhe djallit. Ecur përgjatë udhëve mëkatare, të errësirës së shpirtit, gjithkund të përndjekin, të lodhura e të rrudhura, mes britmash të heshtura, nën klithmat e

262

Page 263: Të gjitha poezit e publikuara

mallkimit. Mes lutjesh përulur ,përpara koperturash të koptuara. Të shmangur prej trysnis dhe rrezes së ndriçimit. Zotat predikojnë, tek zotat pa besuarpër të gjetur errësirës, shtegun e Poshtërim i fshehur nën lëkurë të parfumosur, nën jaka spic  dhe kollaresh ngrehrosur. Këto shëmtime imazhesh fytyrë shpërfytyruar, lindur prej shëmtimit të vesit prej vesit , tej thellesive te shkatërrimit , dita - dites i afrojne kohes, mundesine e degradimit. Ngritur mbi harqe te përthyera predikimesh, ides së krijimit, gjithë duke i hijet hipokrite neperkembur gulcojnë, mes dallgeve të disfatës, në kulm të dëshpërimit. Prej të njëjtës arsye, përtej çdo limiti, shpesh here e ndjej veten, së tepërmi dëshpëruar,  të vrarë thell shpirtit, prej çdo shprese të shuar Në këtë ves ligështues,të mbetur të përçart, njerëzimi ende vazhdon të vegjetoj, pa kuptuar sa vet, se vetveten padashur eshte duke vrarë.

Tingujt e harruar..

263

Page 264: Të gjitha poezit e publikuara

Tinguj te harruar...Tinguj, që vjedhurazi hynë në dhomën time të zbrazët . Një cast e uli tonin spikeri në television..Kanarina e bukur cecërimën ndali.Tik-taku i orës së murit mbetet në sekond. Lulja..”Mos më harro” mbi vazon blu, gjethet vari e trishtuar. . Të mbyllurat plagë diçka zë e m’i ngacmon. Në dhomën e heshtur, i hutuar. Mbërthyer dilemash kisha mbetur. Pas krahëve mjagulla më mbështjell, e derdh mbi dhomë të kaltërin tis. Prej dritës ndezur mbi një raft, përlotet syri ndjeshmërisë. ! - Nuk jam ketu - doja te thosha me një zë.Mohim i mohimit te gjithçkaje isha unë.Por tingut e largët, të qetë nuk më lënë.Tingujt nga dhoma nuk munda t'i përzë.Nuk mundem dot, nuk mundem jo, jo Të parën dashuri pas dere, si mundem të ta lë.?

O dashuri……

Trandafil i bukur jetëdhënës,për shpirtërat e gjakosur, mbetur tërë plagë.Si pulëbardhë e bukur ti ulesh

264

Page 265: Të gjitha poezit e publikuara

mbi sytë dhe zemrat e lënduara. Perëndimet, me lot dhimbjesh i përflakë.Magjia jote - puthja, loti ,dhimbja.Sinfoni e heshtur ,që shekuj ke jehuar, përmes drithërimash dhe fuqish coptuar.O dashuri !Më ngre flladi yt qiejve të kaltër. Kufijët e gjithë botës m’i shkrin në një të vetme.Me ty, trishtimin tres për të mbeturi kaq i paqtëm. Mbi barin e gjelbër të jetë, një pikë vesë e pathar.

Një mbrëmje

Mbi fletën e pashkruar një mesnatë m'u ule.Krahtë ledhatushëm m’i hodhe në qafë. Me vlagën përcëlluese shpërthyer nëpër buzë.

265

Page 266: Të gjitha poezit e publikuara

Petale lulesh mbi trup më shkunde. Nuk di sa shumë më folën sytë e tu.Drthëruar hedh zemra nektar dashurie.I harruar mesnatë, mbetur i pagjum.Mbi fletë, të shkruar lash dy rreshta poezie.

Dashuria ime

Dashuria ime, melankoli dhe pikëllim.Shumë më ndryshe sot do të doja të më ishe.

266

Page 267: Të gjitha poezit e publikuara

Vargonjët e dhimbjes t’i shkulje me rrëmbimdhe mimozat në një vazo të bukur ti qëndisje.

Të dashuruarit udhëve të pafundëme le të rendin.Ngritur mbi pirgje trishtimesh të harruara,Në dy duar gjithë botën le të mbledhin. Pëgëdhelur prej diellit me rreze të praruara. Ktheu dhe ndalu ti në zemrat rinore !E çilter , e paster, me të pranverës bukuri.Meridianet pushtoi me flatërat e tuaKaltërsive dërgoi ëndërrat, e bukura dashuri.

Kur të kthehesh një ditë..

267

Page 268: Të gjitha poezit e publikuara

Tani larg ke ikur.... Shumë larg nga bota ime. Në të ftohtin shtrat , gjumi pse s'me zë? Ti rishtaz më shfaqesh ndër vegime. Të prehem, të dremis , përse s'më lë? Nje ditë do kthehesh, unë e di. Me një tufë mimozash do rendësh si e marrë. Mbi shtratin tim, kur lehtaz të përkulesh, çuditerisht do çirresh, do thërrasësh : – Përse në duar, mimozat më janë tharë?

.

268

Page 269: Të gjitha poezit e publikuara

Kur me the të dua

Atë buzëmbrëmje kur me the “ te dua.”Pa frymë dhe pa peshë mbeta një çast.Në pentagramin e madh të hapsirësValsin e Lumturisë, luaja si i marrë.

E mblodha botën të tërën në një grusht, pështjell me aromën e dashuris sime. Atje mori trajtën e hapsirës së pafund dhe ngjyrimet vezulluese të miljona yjësive.

Pas ikjes tënde....

Në çastin kur të vetëm më le dhe tej cepit të rruginës veç një herë ktheve kokën.

269

Page 270: Të gjitha poezit e publikuara

Mbi degëzime pemësh, muzgu i mbrëmjes kish rënë si polen. Me heshtjen time drithëruese të ndiqja. Të ndiqja përtej pafundësisë, si një hije, që veç vetveten tremb. Me ikjen tënde dhe perëndimi u shua.

Thithi muzgu një grimë mërmërime.

E brishta lule (dhe e vetmja në tavolinën ku ti punoje), petalet uli mbi një fletë të pashkruar. Cuditërisht , avjoni i vonuar, sikur vetëm ty të kish pritur. Ligështuar si asaj dite, kurrë nuk isha ndjerë. Ndezur prej shprtit brenga - flakë përvëluese,

horizontit u thye si një vetëtimë e vetmuar, Gjithçka tënden mblodha për ti ruajtur

me javë, me muaj, me vite. Në pistë s’u ul më asnjë avion. I lodhur prej pritjes së gjatë, të gjitha me vete i mora , ditën kur thinjat e mija, brejtur si mjegullinë e bardhë, dheut të ftohtë u lëshuan.

270

Page 271: Të gjitha poezit e publikuara

Pendimi…. M’a fal ti gabimin !Dikur e dashur rënd të lëndova. Të solla makthin si dhuratë të pakëndëshme dhe netëve pa dashur t'a shtova pagjumesinë. Si pikë e ujit shkëmbin, zemren t’a coptova.Në mijëra kristale t’a thërrmova dashurinë.

Ma fal ti gabimin ! E dashur,ti më fal !Unë jam fytyrë, që skuqem në gabime.Unë jam syri, që dridhet si një tingull.Unë jam zemra, që gjunjëzohet nën përgjërime.Unë jam shpirti, që tretet nëpër mjegull.

Ma fal gabimin !, E dashur ti, me fal!Me ujë burimi mëkatet do t’i laj.Buzet do t'i ngroh me dëborën në malNë thellësi oqeanesh pafundesisht do të zhytem.Tek ty për tu rikthyer dhe një herë si kristal.

271

Page 272: Të gjitha poezit e publikuara

Puthëm si dikur..

 

Lodhur prej vetmisë nën një brengë mallëngjimi dhe një herë të thërras, prej dhimbjesh i fashitur. Gjithë mallin t’a përcjell me një jehonë pikëllimi. Nën përvëlim i mbetur, thellë shpirtit i zhuritur.

Ndaj shkallmoje forcërisht  koracën e ngurimit dhe merre ti vrapin  fluturimithi për tek unë. Gjatë të kam pritur, dërrmuar prej ngashërimit. Prej vitesh të kam pritur, i heshtur si një  murg.

Eja të  takohemi atje, atje ku rrinim deri vonë. Në atë vënd ku lulëkuqet  çelin përmbi gurë. E dashur  ti kthehu si një puhizë e ngrohtë . Me zjarrin tënd pëkëdhelëm dhe puthëm si dikur !

272

Page 273: Të gjitha poezit e publikuara

Falma një minutë

Në rrugicë m’u shfaqe një mbrëmje krejt papritur. Të florinjtat flokë hedhur përmbi supe. . “ Ndalu ti moj vajze, falëm një minute.” Por Ti seç më fshiheshe, tretur nëpër muzg.

Me rrezen e syrit , të ndoqa deri larg. M’u shkërmoqen fjalët , shikimi seç m’u tret . Mjeri une, i mjeri , mbi deborë seç mbeta . Si nje dru i thatë , si nje zog i shkretë.

Befas nje dallgë fati, të ngre nga thellësia. Si nje nimfë deti , vjen m’a bën me dorë. Rreth e qarke veshtroj me shikim të vrarë. Era e marrosur minutat m’i bën orë.

Mbi të heshturën rruge , debora fle e qetë. Tej një lot i keputur , përmbi buzë te bie. Era nëpër muzgje, këngët i shtyn lehtë . Deborë e kristaltë, mbi qepalla të shkrihet.

273

Page 274: Të gjitha poezit e publikuara

Më e çmuar se vet jeta..

Më të çmuar se vet jetën të kam patur. Shpirtin i shtrënguar shpesh kam bërë të hesht. Në një pjesë të së panjohures tënde kam jetuar. Pa e ditur as vet nëse jetoja në të vërtetë.

Në një mesazh dërguar prej erës më thoshte. Se ti si e marrë ngado më ke kërkuar. Ndaj sot të kam ardhur me nxitimin e shiut. Që beharit harbohet tokës së përvëluar.

Braktisur prej vetes ku jetuar t’ kisha lënë. Ncrringur tek sofati i shtëpisë së rrënuar të gjeta. E ngrysur qënia jote si një vjeshtë e tretë. Atje ku frymë njeriu s’më përshëndeti “tunjatjeta”.

Aty një llampë vajguri digjëte flake të mekura.

Përhumbur qetësia jote mbi një libër të zhubrosur.Pahnike e dashur kishe mbetur siç të lash dikur.

274

Page 275: Të gjitha poezit e publikuara

Të shkuarën në tri hapa përjetësisht , varrosur.

Një tufë pëllumbash flatëruan prej një dhome.

Prej kaq vitesh me ta, kishe bërë dashuri Ngallitur pas tyre, asnjë çast pa më harruar. Si shenjti besuar perëndisë së tij.

Tek nje bordurë e lagësht.

Mbështetur pas shtylla neonesh, si shkulmë e thërrmuar e një vale mbi gur, eci përgjatë trotuarit të bulevardit “ Taulantia” për të mbrritur tek e lagështa ime bordurë. Vdekja pak e nga pak po më bren prej një lloj nostalgjie drithëruese.

Ulur në karrike baresh, në stola lulishtesh, duke shëtitur buzëdetit, gjithë bashkohësit e mi fytyrëvrenjtur, fjalëçthurrur prej hipokrizisë, i shoh të më kalojnë përpara syve të ënjtur dhe pse tani s’më ka mbetur

275

Page 276: Të gjitha poezit e publikuara

asnjë pike loti pë të qar.

Tek ajo bordurë e lagësht dua të mbrri, trishtimin e saj të shijoj, I etur të thith si foshnja gjin dhe me vete të marrë, gjithë ç’ka mbetur nga ajo dashuri.

Do të doja që zëri i saj t’më thërriste. Me zërin e saj të mbytur, siç e lash nën trishtim. Ulur po tek ajo bordure e lagësht dua të mbrri,

të mos e bëjë përsëri po të njëjtin gabim.

Pulëbardhë e bukur..

Veç një çast të lutem , braktise qiellin për mua. Supeve shkundëmi përbaltjet e pathara të ujërave. Rrëmbema ti zemrën prej dëshpërimit coptuar.

276

Page 277: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe hidhëma të përgjakur mbi kreshtat e dallgëve.

Nëse deti prej saj, i tëri, s’do përskuqet. Me të dhe lëkura hënore e delfinit të rrallë, Atëherë do t’jap të drejtë për sa më ke mallkuar. Dhe për të pakëtën dashuri prej teje që kam marrë.

Eja kësaj nate...

Kur era të fryj mbi fletëzat e flashkëta dhe nata e qetë të rrëshqas mbi kodrinë. Të lutem më dil tek mështekna e bardhë me penelata puthjesh ta ngjyejm dashurinë.

Eja të të them se gjithçka do jetë e jotja. Në frymëmarrjen time do ngij një psherëtim. Do të lëmë atje disa çaste të ngrohta.

277

Page 278: Të gjitha poezit e publikuara

Atje do të gdhëndim më të bukurin kujtim.

Me sytë e zemrës ëndërroj orë e çast. Ndaj të lutem si drenushë përvidhju ti ngurimit. Në çmenduri të çojmë natën ne yjet ziliqarë. Të dehur prej llavës së pasionit dhe gëzimit.

Dhe një herë të lutem, eja magjipolote. Flokët e lëshuar të t’i krehi me këtë freski. Gjithë bota kësaj natë do te jetë e jona. Lërma zjarrin e shpirtit t’a shuaj në qetësi.

Kurbatka Për tridhetë qindarka , gjithe endrrat e mija ne nje lokal nate i shite.Ne nje botik u qurrepse per nje copez bluze. Buze nje trotuari minifundin grise,per te joshur dike tjeter.Ti Kurbatkë e lig..

278

Page 279: Të gjitha poezit e publikuara

pjellë e atij zakoni të vjetër.

Për tridhjet qindarka,Me pluhurin e turpit mbulove qoeanet.I zhduke qiejt dhe yllin polar.Gjirizet e errëta bëre strehë.Kurbatkë, kurbatkë e lig, sa tepër më ke vrarë.

Në sytë e tu 

Në jetën time ti hyre kaq papritur.Ditët në dysh i ndava veç për ty.Një njërën vura verën me vap të zhuritur.Në tjerën vjeshtën e zverdhur në sy.

Unë, zemrën tënde me poezi përgëdhela.Të djeshmet i mbylla sunduqeve të mykur.

279

Page 280: Të gjitha poezit e publikuara

T’i shkundim ato si gjethet, që tutje hedh era.Siç hedhim përbuzëshëm një metal të ndryshkur.

Më pate thënë, si njeri do të dua më shumë. Në hambar të shpirtit më hyre në thellësi. Rrëmbeve prej tij gjithçka që kisha unë Qerpikëve të fjetur u’a bëre stoli.

Në sytë e tu çdo ditë shuaj mallin.Ti aromën e vuajtjeve, në heshtje ti tret.Nuk di pse koha na ndau, si rrufeja malin.Si muzgu i egër, që buzëmbrëmjen godet.

I qeshëm lojes sonë për vite me radhë. Larguam mallkimin ,që shpirtin e vret. Të dashurova marrëzisht si engjëlli pa faj. Ashtu siç di të dashuroj vetëm një poet.

Në thellësi të syve përherë të kam ty.Në shikimin e gjelbërt kam ngritur një çatiNdez zjarrin dhe ngrohem unë dimrit të acart.Pranverës me qerpik, ti më bën freski.

Eja dashuri.

Dashamiresja dashuri , me flatra fluturake. Mbrëmjeve të mija eja plotë me dritë .Shpalosur agimesh të bukura pranverore.Mbi ftohtësi të zemrës, qëndrom ti veç një ditë.

280

Page 281: Të gjitha poezit e publikuara

Të tuat cicërimat, si zogjtë e bjeshkës ti lëshomi. Në ultratinguj m’i kthe të mijat fjalë të pathëna.Me kthe buzeqeshjen time të mohuar. Rizgjomi dhe ndizëmi më të bukurat ëndërra. Me shpirt të këndoj atë kengë të pakënduar. I çmëndur të thërras : - Dashuri ti ku më je! Mes vezullimeve të dëborës eja të lodrojmë. Thellë syve të tu , sytë e mi të bëjn fole.

Përhumbur le të bredhim ne netëve dimërore. Si pëllumba të bardhë të pushtojmë lartësitë. Përmbi pirgje guresh ,a nën rrasa shkëmore. Të ngrem çatin tonë të dashur përjetësisht.

Të desha si një perëndi

281

Page 282: Të gjitha poezit e publikuara

Një ditë të bukur të majit,si flutur tek qëndroje mes mijëra ngjyrimeve,mes petale lulesh nuk di pse t'ngatërroja,si dikur Afërditën mes miljarda yjësive. Cudi, si s'mundem t’a kuptoja,të kishte kaq shumë plagë të mëdha dashuria.I përhumbur nëpër lule të ndiqja për të kapur...Ti shpejtë më fluturoje.....Mbi petale lulesh më luaje si fëmija. Për dhimbjet e natës prej një zëri lënduar.Thirrjet e zemrës nga fundi i dheut i ngrita.I ngrita veç për ty, mbi shpirtin e munduar.I arratisur botës, ku s'më ngrohte as drita. Përmes degëdisjesh qiellore, përsëri unë të ndjek.Më tërheq një mendim, që kurrë s’mund t’a fashis.Prej thinjash zbardhur gjer në pleqërinë e thellë.Të bukurën flutur maji, unë kurrë s'do ta braktis. Në thellësi të zemrës e gdhënda emrin tënd.Me vete për ta marrë ngado ku t’më jesh ti.Se zemra e coptuar paqe kurrë nuk gjen.Se shpirti që jeton, s'mund të vdes pa dashuri.

Hapsirave të çrregullta nuk di ku të kërkoj...Kaq vite kam jetuar me bukurin tënde në sy...Mes miljona gonxheve veç një portret shikoj. Mbi to imazhi yt , mbetur është aty.

Përtej syrit tim imazhi yt s‘mu tret. Përhumbshëm të shtrëngoja unë forte ty në

282

Page 283: Të gjitha poezit e publikuara

gji.Gjersa një ditë e dashur m’u ktheve përgjithmonë.Nga një flutur e bukur, në një Ave Mari. Në tempullin e dashurisë, ndjenjat i bekova.I kryqëzova ëndërrat mes yjeve të hirtë.Pas fluturash mbi petale kurrë s'u rrebelova.Ngaherë të zgjas dorën, se të desha me gjithë shpirt.

283

Page 284: Të gjitha poezit e publikuara

Dikur dhe Tani.....

Dikur vargje ke shkruar për dete e lumenjë të kulluar. Tani shkruaj për mua, që me ty perjetesisht jam dashuruar.

Dikur lulet ke përgëdhelur me të brishtat duar. Tani përkëdhelëm mua që pas teje jam marruar.

Dikur bregun ke puthur për të njomur buzet e tua.Tani me buzët e tua puthëm për të njomur të mijat. Dikur këngë dashurie ke kënduar me zërin gjer tek rete. Tani këndomë mua, që marrëzish do të të dua përjetë

Dikur flija e zgjohesha duke u ndjer i vetem si njeri.Tani çuditërishtë ndihem tjeter pë sa të kam pranë ty. .

Dikur ke luajtur dhe ke qeshur me te brishtat vale. Tani qesh dhe luaj me mua e gjithçka tënden më fal.

Dikur ke thenë se do të vdisje për një të pastër dashuri. Tani merre dashurin time dhe të shkojme në përjetësi.

284

Page 285: Të gjitha poezit e publikuara

Me imazhin tënd.

Kaq vite kam jetuar me bukurin tënde në sy. Hapsirave mbërthyer mbaj vetëm një porteret. Mbi shtrat të dhimbjes sime hedh mijera poezi. Ndaj imazhi yt , nga syri kurrë s’mu tret.

Atë që s' kam pranuar shpesh e rikujtoj. E uritur më vërtitet monotoni e largesisë. I heshtur qëndroj në skaj të vështrimit. Trëmbur prej demonit tim të marrëzisë.

Kjo qetesi rrënqethëse shpirtin seç m’a vret. Në vakuum të territ hapat çdo ditë mas. Zjarri më ndizet në parandjenja impulsive. I shpenguar çdo sekondë mëndjen për ty vras.

Në uragan të dëshperimit me veten zë e grindem. Një sekondë të shoh vdekjen, në rikthimin tënd.I bindur ,o bukuri e gjallë, mbetur në imazh. Se ti heret a vonë do te m’a ngrohesh zemrën.

285

Page 286: Të gjitha poezit e publikuara

Verbuar nga dashuria M’a solli fati të puqem me një vajzë. T’i përgedhel asaj flokët dhe duart lehtë- lehtë. Por mjeri unë i mjeri, që buzët dot s’ia gjeja. Në vend të tyre natës, puthja sytë e blertë.

Një kupë me verë nga më e vjetëra e haurit. Më çmendi dhe gjakun m’a ndezi në damar. Veç dëgjuar e kisha seç ishte dashuria. Verbuesen hije ,që në e ndjeksh, të iken si e marrë.

Me akujt e ferrit mbi rrath le t’me ngij. Kurora do t’i ve unë murit të saj. Dy krahë do t’i jap që lartë të fluturojë. Visaret e mija mbi supe t’i mbaj.

286

Page 287: Të gjitha poezit e publikuara

Në mbretërin e yjeve

Në mbretërinë e yjeve , në paqe prehen virgjërit dhe endrrat e gjithë vajzave. Zemërat e lënduara prej dashurive hipokrite. Në netët e mistershme, në netet e vrazhda.

Dhe unë atje, në mbreterin e yjeve dua të ngjitem. Te martohem me shkelqimin marramendes të saj. Nuk pyese se nga gojet e liga shume do te

287

Page 288: Të gjitha poezit e publikuara

përflitem. Mjaftë që me ëndrrat e vrara , një pjesë jete të ndaj.

Trokit e dashur....

Në portën e zemrës sime, e dashur ti trokit.Kur e ftohta natë udhëkryqeve në të zënt.Në hi të zjarrit tim , ti eja edhe ngrohu. Se kam në këtë shpirt ngaher për ty një vënd. Ngashërryer lotësh, e vetme ti mos rri.

288

Page 289: Të gjitha poezit e publikuara

Pa ngurrim në strehzën time, eja bëj fole. Kurajoze siç të njoh,thuaj shpirtit, dashurohu!Prej zjarrezh përvëluar trupin mos e lë. Në portën e zemrës e dashur ti trokit. Kur muzgu endrrat me vel të t’i mbuloj. Do të gjesh tek unë të munguarën dritë. Dhe ëndrrat me shkendija shpirti t’i ndriçoj. Nuk jam Hyjni në altar i shënjtëruar. Buzëqeshjen unë ul mbi pirgje pikëllimi. Frymëmarrjen e nxitoj të etur nëpër botë. Si dritën lozanjare, që maleve hedh agimi.

E dashur, sonte derën mos e mbyll.

Sonte e dashur ti derën mos e mbyll.Nëse vonë unë kthehem nga kjo udhë e gjatë.Mbi ëndrrat e tua, si foshnje dua të mbyll sytë.Si gjeth kur te bie e te prehem ne shtrat. E dashur mos me pyet se ç’të bëra dhuratë.Asgjë nuk kam më tepër se ky zjarr në gji.

289

Page 290: Të gjitha poezit e publikuara

Pra qasmu të puth buzën e ndezur këtë natë..Pastaj në gjumin tend, qetësisht ti bjer e fli.

Dashuruar për të dy.

Prej ditës që të humba diçka prej vetes me ka ikur. Në ate boshllëk të pambushur prej asnjë lloj dashurie. Prej të njëjtës pritje në vetmi çdo ditë duke vdekur. Mbytur ngasherimesh nën ëndërra çmëndurie.

290

Page 291: Të gjitha poezit e publikuara

Mes zjarrit si Kostandini prej varrit jam ngritur. Përtej të panjohurës mes flakëve t'kam kërkuar. Atje ku varur në vetedijen time të imagjinatës. E gjallë ishe ti ,si ditës së parë prej meje ledhatuar.

Nishani sa një pikë kallaj mbi buzën e sipërme dhe i vogëli tatuazh në atë faqe të djathtë. Nga balli s’isht zhdukur ajo shenjë prej ndryshku. Veç buzeqeshja në buzë një tjeter trajtë të kish marrë.

Trëmbur prej thërmimit të akullit, kisha frike të të prekja, Nën të vetëmin mëkat në ndërgjegje duke mëkuar. Zvenitur gjer në pragun e papërmbajtur të trishtimit. Ambivalent tërësisht i kthyer në ket’çast të dëshpëruar.

Tradhëtuar prej jetës, amoral brenda një honi i ndjerë. Gërhamat e shpellës së përjargur me risjellin në jetë. Pas teje kaq çmëndurisht nuk di përse isha dashuruar, Dashuruar pas atij që prisnim,për t’a kurorezuar si një mbret.

291

Page 292: Të gjitha poezit e publikuara

Eja dhe një herë në mbrëmje.

Zbehur më zbret si hëna në agim,me pamjen e trembur dhe të trisht.Në dhomën e ftohtë mbi libra e letra.Më përulesh si bregut, vala e brishtë.

Si në orbitën e një ylli të largët në gjithësi,që qiellit feks me rezatim verbues.Më ulesh mbi prehër ngadalë, e dlirë.Me afshin tënd të ëmbël , përvëlues.

Fjala,"Me puth",si ujvare madhështore.Prej thellësis së gjoksit, të doli ndezur zjarr .Mjegullimat e shpirtit magjishem m’i hoqi. Ne shtratin e bute m’i ktheve në një parajsë.

Në dhomë, psherëtimat humbasin e treten.Si dëbora pranverës që malit i shkrin.dhe një herë te lutem ti eja në mbrëmje.Mbi mollët e bardha të derdh unë poezinë.

292

Page 293: Të gjitha poezit e publikuara

Të lutem mos ik

Mbi krah të marrë, të shtrërngojë krahërorit.Dhe pse tani kjo ka shumë pak vlerë.Mbi tëndin gjokstë bardhë loti ngrohtë pikoi.Mugëtirës së qiellit per t’i hapur një derë.

E brishta ime, fluturake përjetësisë.Se shpejti mbi qiej ti lartë do fluturosh.Por në trupin tim ti mbetesh çdo qelizëgjer ditës kur në varr me mua të takosh.

Mugetirave te mbremjes vetmuar tek rri.Përlotur çdo sekondë me lot ngashërimi.Për ty e shtrenjta ime, me dridhet çdo ind.Më I hidhur se helmi, më duket trishtimi.

Nën zë mërmërise si burrat që nuk flasin.Ti rrekesh të më thuash në heshtje veç dy fjalë.Buzqeshja të ka ngrir ty buzëve si kristali.Teksa lotët zën t’i njomin jastekët e bardhë.

Te përgjërohem mos shko, të vetem mos më lërë.Si gjinkalla në degë për ty unë do të thahem, Si tumbcaku në maj mali që ngrin mbi borë.Mbi varrin tend do ngrij , mbi mermer do çahem.

293

Page 294: Të gjitha poezit e publikuara

Nëse do të trokasesh nje dite…

Nëse një ditë do të trokasësh përsëri… Unë portat e shpirtit për ty do ti hap… Mbi libra do t’më gjesh, mbi letra, poezi. Duke të pritur jam , i heshtur , fillikat…

Do t’më shohësh të qullur prej shiut tinzar. Të rrahur prej erës së ftohtë dhe dinake. Xhepit të zemrës do t’më gjesh një mandat. Besim i fuqishëm i thirrjes time hidhnake.

Fatkeqësisht anija jone diku larg ka mbetur. Mes dallgëve të egra plotë mllef e shkumë. Atje ku të dyve n’a perplasi dikur fatkeqësia.I vetëmi shpëtimtar asaj dite për ty isha unë.

Sërish do kujtojmë ato fjalë të pamundëshme.

Të dehur do të jemi sërish nga dashuria. Shnëdrruar do të jesh në një sterkalëz blu. Si vela e bardhë, shpalosur detërave të mija.

294

Page 295: Të gjitha poezit e publikuara

Shiu..

Rigon shiu mbi ne , me pikëza kristali. Nën degën e pishës, buzë një trotuari, e thajmë ne shiun , me avuj dashurie. Të bishtin shi vjeshtak, që s'rresht e mbi ne bie.

295

Page 296: Të gjitha poezit e publikuara

Larg.

Tani larg ke ikur.... oh ! sa larg nga bota ime. Në të ftohtin shtrat, gjumi pse s'më zë? Më shfaqesh rishtaz ndër vegime. Të prehem, të dremis, përse s'më lë?

Do vish nje ditë e dashur, unë e di. Me lule nëpër duar do të rendësh si e marrë. Në dhomën time bosh, ku s’do ketë njeri. Do çirresh, do bërtasësh : - Përse në duar sot mimozat më janë tharë?

296

Page 297: Të gjitha poezit e publikuara

Të dua mbretereshe

Lëndinës i mblodha si perla të praruara dhe varg për ty i bëra të kuqet manaferra. Rreth gushës së holl t’i vija si gjerdan. Të më dukeshe ti ,më e bukur se pranvera.

Nga shpatet i këputa të verdhat gjineshtëra. Për flokët e gështenjtë të thurra kuror mali. Më të bukurin skepter dhuratë të t’a solla. Të kisha mbretëreshë ………………..

297

Page 298: Të gjitha poezit e publikuara

Te preka …

Të preka kur, të gjithë të dinin të paprekëshme. Të vështrova, kur për të gjithë ti ishe e padukëshme. T’a ndjeva frymëmarrjen, kur për të tjerët ti ishe e vdekur. Një qelizë, në miljona pjesë coptova. Për ty që netët, në ditë të bardha i shndërrova.

298

Page 299: Të gjitha poezit e publikuara

Në një re bardhoshe...

Fiksuar në qiell si një re bardhoshe. Nën lastarët e pishes çdo ditë ngre njërën dorë. “ Monoliza ime” mbi atë re që purpuron, shoh syte e tu të ëmbël, të bukur, qiellor.

Profili yt i brisht me vezullime rubini. Me atë zjarr të magjishem, prej rrezesh praruar. Më tërheq në atë cop qiell, që mbetet i imi. Në dritë-hijen tënde të fshehur, të pashuar.

Një ditë një erë marroke, renë m’a davariti. Por tej atje në qiell, ti mbete e pafshirë. Nën pishën e butë të vështroj i përmallur. Nazemadhja ime, si nje engjell i dlir.

Mbi detin e pafund të ndjenjave m’u hidh. Rrëmbama ti shpirtin me ndjenjat flurore. Spirancat tek kjo pishë , per unë ty do ti lidh. Me shterngojësat e hoveve të mija rinore.

299

Page 300: Të gjitha poezit e publikuara

Kur theva një ëndërr…. Në një udhë të pafundëme çapiste hapi yt. Ndjekur psherëtimash të gurta, të acarta. Shikimi të tretej përhumbshëm në askund. Buzëve të dridheshin veç ca fjalë të athëta.

Një pikëz loti të rrëshqiste ngadalë nën sy.Në vesh të lëkundej vath i hënës së argjënd. Dritë-hijet e shpirtit shfaqur vazhdimisht.Si bulëza vese fluskonin tokës erë rënd.

S’e kisha besuar kurrë ikjen tënde pa kthim.Atij çasti e kuptova sa shumë të kisha dashur.E nesëmja pa ty m’u duk e pakuptimt.Si një direk thyer, mbetur bregut i përplasur.

Me iriqet e detit më ngjasonte mërzitia. Thërrmohej lumturia perëndimit me re. Atëherë e ndjeva, sa e rënd ish vetëmia.Kur mes pikëllimit, në ikjen tënde më le.

I ngriva kujtimet e ditëve të shkuara.Si koleksione bizhush i mbylla thellë në shpirt.Me njëmijë klithma buzëdetit veten e qortova.

300

Page 301: Të gjitha poezit e publikuara

Jetës për t’ju kthyer me gjithë ëndërrat sërisht.

Në limanin e syve të mi.

Si pulebardhë u ule limanit të syve të mi.Me ngjyrën e oqeaninit m’i ndrite atë çast.Në hapsirën time brigje - brigje mbete ti....Një anije e bukur, e brishtë, velëbardhë.

Ngaherë tingellues më mbeti zëri yt.Detit tim të errët i ndeze zjarr të ri.Si prrush i pashuar notuar përmbi valë.Flakërim e kaltër, i brëndëshmi vezullim i tij.

Rrethit të jetës sime nuk më le të vërtitem. Nga ferri më ngrite si më të fortin burrë . U bëre për mua ikon e shënjteruar. Bozhur e bukur çelur përmbi gur. Mesazh i ç’dashurie më të fuqishme ishe ti ? Nga ç’orbitë e shkëputur, si një yll i rrall ? Të tërin më pushtove me tënden magji.Jetës më shndërrove në më të fortin strall

301

Page 302: Të gjitha poezit e publikuara

Përtej së përtejëshmes...

Ti ishe atje, si më e bukura shëmbëlltyrë e Xhakonës. Mes fosforeshencës së detit nën flakërim të perëndimit. Tej horizontit më humbisje, përmes lakuriqësis hënore. Si engjëll i arratisur nën zjarrin e etheve të përvëlimit.

I ndjekur prej klithmave të zogjeve ,të natës së bronct.. Pas teje vrapoja, përhumbur shkretëtirës së vetmisë. Platitur prej tërbimit të erës ,duke rrekur të të prekja., Me mollëzat e gishtërinjëve, dridhuruar prej dashurisë.

Prej një shqetësimi të arratisur, që rënd më mundon. Cmëndurisht të thërrisaj me timbrin e erës së trazuar. Mbi dallgëzime valësh mesnatës së

302

Page 303: Të gjitha poezit e publikuara

shëndritëshme. Humbur buzëdetit, prej gjyrmëve të mija ngatërruar.

E hej…E hej…Ku je? Tretur nëpër mjegullë për ku shkon? Si valë e lëshuar prej një varke të mbytyr më përplasesh. Mbi luspat hënore të një peshku me vete më rrëmbe! Përtej së përtejshmes, mbi pavdekësin e detit të jetojmë.

Dashuri e përflakur.

Trandafil jetëdhenës je për shpirtat e plagosur.Pulëbardhë e bukur ,ulur mbi zëmrat e lënduara.Perëndimet me lot dhimbjesh ke përgjakur.

303

Page 304: Të gjitha poezit e publikuara

Me magjinë tënde – sinfoni, që shekujsh fuqishëm ka jehuar. Dashuri e përflakur,

Për mua je vet jeta ,je drita më e pastër.je rrezja që më ngroh dhe zbardhëllon agimin.Ti je kënga e ditëve të mija. Je uragani i hovit të pandalur.

Me ty jam ëndërra e së nesëmes. Bukuria e lules së porsaçelur.Me ty jam gjelbërimi. Aroma e mbrëmjes së pranverës.

Gjithmon do të kujtoj...

Gjithë muret e heshtjes i theva një nga një Kur papritmas kësaj nate me erdhe si vegim. Përmallshëm të kujtoj tani që s’të kam më Pendimin duke derdhur mbi veten si mallkim.

304

Page 305: Të gjitha poezit e publikuara

Harlisej kurmi ty nën putjet e mia prej erës. Përvëluar zjarrit pa mundur të lëshoja. Në çark i mbaja ngritur unë ditët e shpresës. Humbur vetmis time, marrëzisht të dashuroja.

Unë isha i yti e dashur, nga maja e këmbëve gjer në rrënjën e imtë të flokut tim të thatë ndërsa ti për mua u bëre det i dallgëzuar, ku ujërave të tua mbytesha përnatë…

Me lulet e urthit, që ball i bëjnë vjeshtës. Qarkuar të kam patur si me grumbuj stërkalash, për të mos i humbur kurrë dashurisë tënde të vlagët, që me diell më mbështiilte dhe mesit të natës.

Të kujtoj dhe dridhem si degëza prej stuhisë. Si fik deti lotoj nën peshën e dhimbjes. Të paharruarat çaste do më ndjekin deri larg. Kur supeve t’më rëndoj e rënda peshë e pleqëris.

Verbuar

Përherë e më shpesh më qëllon netëve të gjata. Përndjekur ta ndje veten prej një ndjenje të

305

Page 306: Të gjitha poezit e publikuara

huaj. Lindur mesnatës së qet, kur gjithçka është shuar. Thellë shpirtit më trazon dhe rënd më bënë të vuaj.

Lodhur prej vetmisë, nën një brengë mallëngjimi. Dhe një herë të thërras, prej dhimbjesh i fashitur Gjithë mallin t’a përcjell me një jehonë pikëllimi. Verbuar gjer në palcë, si prej një varri i ngritur,

Ndaj shkallmoje forcërisht koracën e ngurimit Dhe vrapin merre fluturimithi për tek unë. Gjatë të kam pritur i mbytur prej ngashërimit. Rrethit tim të mbyllur, i heshtur si një murg.

Eja të takohemi atje ku rrinim deri vonë. Në atë vënd ku lulëkuqet çelin përmbi gurë. E dashur ti kthehu si një puhizë e ngrohtë . Me zjarrin tënd pëkëdhelëm dhe puthëm si dikur !

306

Page 307: Të gjitha poezit e publikuara

Vira, Vira, Vira.....

Të vija re buzëmbrëmjeve kur nxitimthi më shkoje. Me atë ecje shpërfillëse siç shkon rëndom një patë. Belit, një xhokoventë meshini tepër e puthitur. Dhe kërcinjët mbuluar prej një palë çizmeve me jakë.

Qafën tënde të holl parakohe të rrudhosur. E qarkonte tej e tej një gjerdan i larë në ar. Të shpupuriturat flokët ngjyer në gri, iden të krijonin të porsa ngritur prej një gjumi të rënd, shkatrrimtar.

Nuk di përse aq shumë më dhimbsuroheshe Vira. Dhe pse tinëzisht vështroje, xhepat e mi të ftohtë. Herë - herë moskokëçarëse mbrapa ktheje kokën. Kur djemëria të thërrisnin : - Vira ! Prapanicat, Vira! ) Vira, Vira, Vira....moj virane . Përse mendon sikur ke pushtuar gjithë botën?

Në fundin e rrugicës u ndeshëm një ditë vjeshte. Nën çadrën time të mbajta, për sa kohë binte shi. Sikur ta kisha parashikuar të nesërmen Vira.

307

Page 308: Të gjitha poezit e publikuara

Një gjë do të kisha bërë , qoftë dhe më të pamundurën që mund të bëj një njeri.

Më thanë se tek një dhomë moteli të braktisur. Të shtrirë të kishin lënë me trupin tënd pa jetë. Shumë gjak tëkish rrjedhur mbi një çarçaf të flliqur. Coptuar gjoksi yt prej një mjeti të mprehtë.

Vira. - puntoret e ngarkim shkarkimit e perdorin per..Ngrije.. Vira prapanicat... ngrihi prapanicat...

Psherëtima jote Maksimo…

Cdo mëngjes kur shkoje për në punë. Gjysëm të krrusur të shihja teksa nxitoje. I heshtur tymosje dhe diç psherëtije. Në datebasin tënd të ngjeshur kish qindfishime pritash, Kish qindfishime malesh për të kapërcyer. Kish qindfishime gropash të zbrazëta makute, që si në netët e gjata polare, temperaturën t’a zbrisnin nën zeron absolute. Më dhimbëseshe Maksimo. Por dhe unë nuk kisha mundësi të të ndihmoja. Nuk kisha mundësi të të zija prej dore. Më dhimbëseshe kur shihja supet e tu të rënë, që shpesh t’i rrihte era marroqe me

308

Page 309: Të gjitha poezit e publikuara

një përzierje shiu dhe dëbore. Më ka mbetur në mëndje ajo psherëtimë. Ajo psherëtimë ku ti numëroje pagesat e papëballueshme. – dhe për shtatë ditë kam qeranë, librat dhe fletoret e Egenës, korentin orë pa orë të ndërprerë, uji e ndotur, taksën e pastrimit, taksën e banimit, taksen….taksën…taksën. Me këtë psherëtimë i ngrysje ditët Maksimo, gjer atë buzëmbrëmje, kur trokiti dera jote. - Ngirhu! Kemi ardhur për sekuestro. Ty në buzë të ngriu luga me bardhësinë e kosit. - Merrëmëni mua – u the… Veç shpirtin m’a dërgoni larg,larg, larg.. Atje ku përjetësinë kam ëndërruar, përtej kozmosit

Falna , o zot..

Me ngriu buzeqeshjen e dites.Kalerimit i shfrenuar i Sanços. Rrotull tijKermijet qe vallzojne vallen e trishtimit.Dhe ca hiena qe luajn rrolin e palaços.Si funeber e permotshme me ndjek nga pas.Neper muzg nje murgu me fytyre engjellore, qe tek shkon I zbathur udhes se frikeshmeMermerit I palodhur lutjen shekullore

309

Page 310: Të gjitha poezit e publikuara

- Falna, o zot, buken e perditshme.- Falna, o zot, falna o zot. Ozot.- Falna, o zot, buken e perditeshme. Retinen ma shkrin nje dhimbje e kobshme.Renkimet e burrave qe ne heshtje qajne Me ngjajne me te harruarat katakonbe.Me ditet boshe qe perjetojme me ngjajne.

Jezusi nuk zbriti per tu kryqezuar...

Fatet si kryqe koha mbertheu.Dhe tokes i frytezoi mallkimin e djallit.Engjejt dergoi misionar ne yje.Nje grusht miresie bleu me çmim ankandi- Gjejeni ku eshte fsheur ajo !U tha nje dite mekatareve.Si grimca rere do te b...ridhni neper bote.Me duart tuaja kini per te hapur miljona varre.

310

Page 311: Të gjitha poezit e publikuara

Fatin tuaj vuani te mallkuar.Jezusi nga qielli per ju zbriti.Jezusi nuk zbriti per tu kryqezuar !

C'që ky fat baba?

Pranverës mërgimtare, pa lulkuqe çelur. Kur yjet e përhimtë luanin nëpër terr. Ti me linde bir si një rreze drite . Me arome lëndine buite ne k’të derë .

311

Page 312: Të gjitha poezit e publikuara

S’e dije biri im, dhe s’kishe si ta dije, që strehëza jonë e varfër kishte mijëra halle. Humbur përmes reve me jehonë të shuar. Dritë e hënës sonë tretej nëpër zjarre .

Nëpër brazda heshtjesh mbolle cicërima. Më dërgoje larg , prap thekshëm më thërrijse. Fëmijërija jote mbi pirgje baltë shkuar. Më shumë se sa lodra , kish plumba të mallkuar.

E gjurmoje jetën të fshehur nëpër xhungël. Rrëzuar qindra herë mes flakësh zëmërimi. Me duartë e njoma të ardhemen e shtrëngoje. Si damar’t e jetes, nënë këmbët e mallkimit.

Me duar të përzhitura, neteve me hene fshehur Me sillje nje cope jete dhe nje barre mbi kah. Me pyesje me lot zemre kur gjoksit me peshtillje. C’qe ky fat per ne?, C’qe ky fat i keq, baba?

Dikur jetonte gjyshi im.

312

Page 313: Të gjitha poezit e publikuara

Dikur jetonte gjyshi im. Si lis I motçem, levoge trash. I bardhe ish si nje cope shkemb. Thatim gjer ne palce Oshetim malesh gjemonte zemre e tij. I lodhur ish, brer nga ligeshtia. Por ra nje dite e s’u ngrit kurre. Ra, siç bile lisi nga stuhia.

Bisede me metastrazen

Me zgjodhe mua qe mekatar nuk isha. Ne trupin tim mbere fole.

313

Page 314: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe une ne heshtje si mikesh te prita, Packa se nuk te desha te me vije, ashtu siç me erdhe hajduteshç, tinzare. Perse dhembet m’i skermit metastraz e mallkuar. Sikur te jeshe perendesh, triumfatore. Eja te bejme nje shetitje buze det, si dhendrri me nusen te zene dore per dore. Bashkudhetar te vdekjes jemi qe te dy. Ti trupin tim grryen cdo dite dhe une tallem e qesh i perlotur me ty. Kaq gje se kupton mjerane, kapricioze. Une ne parajse do te shkoj, do te puthem me fuqite hyjnore, Ti ne ferrin e Dantes do perpelitesh, atje ku eshte dhe strehza jote.

Ne enderr isha, nuk e di.

Nuk di, ne enderr isha , a gjetiu.Rrethuar merimangash trupin kisha une.Pickime ndjeja gjer ne dhimbje.

314

Page 315: Të gjitha poezit e publikuara

dhe dhimbjet i pertypja me ngulm.Te zezat tentakula zgjateshin pafund.drejt fytit shkonin te me mbysnin.- O dreq, - po thosha me vete, si mundet keshtu.Merimangat t'i le te me tresin.Nga trupi merimangat i hoqa nje nga nje.dhe fryme mora i lehtesuar.i zhdervjellet ndihesha si nje selvi,qe rrenjet thelle tokes ka leshuar

Haraçin do ta marre ne parajse

Largohen pa kthim ditet kapriçioze.Nen çatite e rrenuara thyhen, pergjunjen.Pas dites qe perendon te gjithe ne vdesim.

315

Page 316: Të gjitha poezit e publikuara

Qe jetuam nje kohe veten genjuem.Une mbi libra lodhem e tretem cdo nate.Me ta zihem e grindem pa shkak.U kerkoj atyre qe neser te deshmojne.Se s’kam qene mbi dhe njeri pa gjak.Viteve qe me shkuan s’u kerkoj dot haraç.Dhe veten per ç’ka s’bere se gjykoj.Le ta bejne te tjere qe do te vijne me pas.Une harçin tim do ta marre ne parajse.

Trungu im i hershem

I hershem trungu im, shkon deri ne lashtesi. Me jehone lahute rrenjet ka vaditur. Dhe vallja e shpatave shtatit I dha force. Mbi shkemb e gure flamurin mbajti ngritur. I hershem trungu im, binjak me historine. Supet e renduar perlyer me gjak.

316

Page 317: Të gjitha poezit e publikuara

Me legjenda kreshnikesh e ngriti lavdine, Shekujsh I perzhitur neper tym dhe flake. I hershem trungu im, aureole e madhestise. Me syte e dhimbjes koherat ka zhbiruar Muzgjeve ka ecur krenar drejte lirise. Me jeten dhe dielli perjetesish I dashuruar

Limfen e rrenjeve te ta bejme te arte.

E gjeta nje mengjes token duke qar I therrmohej loti mbi guret e bardhe Vjollcat ne petale nuk kish asnje pikez vese. Ne degen e lisit dhe zogu dukej si i vrare.

E rende heshtja tej fushave te perthara. Bukuria rrudhosur mbi lumin e trisht.

317

Page 318: Të gjitha poezit e publikuara

Pikellim mbi gjethina shkund dushknaja Arome e barit perzihet me ajerin e prusht.

Merguan djemeria dherave te huaj. Andej i kendojne kenget baritore. I lane djerrinat me avujte e ngrohte. Ne kalbezim i kthyen kallezat qumeshtore.

Per ju , o djem, kjo toke qane c’do dite. Ngahere kjo are, kthimin tuaj pret. T’i merrni tokes suaj gjithcka qe ka te mire. Ketu jetes suaj t’i jepni cdo dite jete.

Permallshem toka ze e renkon. Pranvere mos u kthefsh ne dimer te acarte. Kthehuni, o bije qe gjithçka ketu te bleroj. Limfen e rrenjeve te ta bejme te arte

Perpara memorialit te kombit

318

Page 319: Të gjitha poezit e publikuara

Perpara memorialit te kombit , o djema , vetem nje cast te qendrojme. Me zjarr ta kendojme hymnin ton Me pas ne udhet tona te shkojme.

Torba e vjeter

Nje torbe te vjeter hedhur kam mbi supe. Ngadale çapis me te mbi bulevard. Me ndjekin pas te mijat shoje Te mijat shoje gjithe balte. Diku qendroj dhe djersen fshij nga balli

319

Page 320: Të gjitha poezit e publikuara

dredh dhe pi mendushem nje cigare me pas ja marre nen buze nje laberishte dhe them nen ze . - Eh moj jete...moj lozanjare.

Zeri i tokes

Ka vite qe endem botes i pashprese.Por i pashpresi pa shprese nuk mbund te mbes.Nje cope toke me mban ne kembe te gjalle.Nje copez jete me bene qe prap te pres.

320

Page 321: Të gjitha poezit e publikuara

Ka vite qe endem rruge pa rruge.Po ne udhekryqe s’do te endem pambarim.Nje ze toke nga large me therret.Dhe jeta brenda saj me thote me psheretim:- Ktheu, o bir ! - Ne strehzen tende kthehu, biri, im!

Per ty Palestine......

Në një ngrehinë të çuditëshme, prej balte me dhimbje tretur kallamishteve . Ku prej tmerrit kreshpërohet goja e shqyer e

321

Page 322: Të gjitha poezit e publikuara

vdekjes. Tej, në atë tokë të djegur të Palestinës, kam jetuar rëndom edhe unë. Kam varrosur atje një pjesë të klithjeve të mija. Një mijë herë ndjenjash të trazuara. Një mijë herë prej vargjeve poshtëruar. Mbytur në borxhe të pashlyera, Atje ku duar fëmijësh krasiten si degëza hardhie dhe vajzëria sterilizohet për shterpësin e turpëshme, kam mbjell poezitë e mija të pashkruara. Nga kujtesa si ujvarë loti i gjakut më rrjedhë, pikellim qe humbet ne zbrazetiren e athët. Palestinë mortore e rrebelimit të gjallë, mbedhur si musht i ardhur ke zemërimin nën qerpikët e tharë. Mbytur në aromë gjaku dhe mbeturina gëzhojash shnëdrruar. Lulet e tua të porsaçelura, gjakun e martitëve mbi petale kanë pikuar. Jerusalen, o bukuri e pikelluar ! Kryeqytet i trishtuar, si trandafili i pluhurosur, prej tymit te zjarreve të luftës. Të rikthehem sot, borxhin për të paguar dhe thellësive të tokës tënde të purpurt, poezit e shpirtit për të shkruar.. Për ty Palestin e martirizuar..

Pranveres..

322

Page 323: Të gjitha poezit e publikuara

Ty pranvere gjelberoshe, jetuar kurre s'te kam nje here.Veç ne enderra enderruar, kur flladit permbi korije .Mbi lumenje ulesh zhurmuarSi s'medove moj pranvere qe mikeshe tek une te vije.bashk te canim ne hapsiren.Neper bjeshke ti gjume te flijeMoj pranvera gjelberoshe, eja ngjall shpresat e mija..Se po tretem dhe po plas.Me cfiliti dashuria. E pa hedhur ne me vini nje lule

Floke te gjelber

323

Page 324: Të gjitha poezit e publikuara

Te gjelberta gjethet e pishes se bardhe. lulishtja mbushur me jashqitjen e vjeshtes. e xhveshur kodrina mbi mbi qytetin e vjeter. deti shikimin ka ngrir ne buzen e dheu te dhimbeshme kenga e qyqes ne sqepin e elektrovinxhit te krrusura deget e shelgut vajtues Sahati i vjetër prej kohësh ka mbetur. Pak çaste kam që jam ndarë nga akujt ndaj shtrëngoj fortë ngrohtesine e pranverës

Pranveres se vonuar.

324

Page 325: Të gjitha poezit e publikuara

Ty pranverëjetuar kurrë s'të kam.Veç në ëndërra - ëndërruar,Si flladit ti mbi korijeputhur barit gjelbëruar.Si s’ më erdhe veç një herëbashk të rrimë ne mbi bokërrima.Të shikojmë borigat lartë.Mbushur plot me cicerima.Eja, ngjall shpresat e mia !Mos me lere kaq te vetmuar.Se po thahem e po tretem,si zhelani i harruar.Eja zbrit mbi krahte e mi.shkulmi keta litar te eger.Puthem forte ,shterngome ne gji.Pas te leme kohen e vjeter

325

Page 326: Të gjitha poezit e publikuara

Kohe Hipokrtie

Ne sallan e madhe fasha dritash verbuarnje femer kendon muziken e shfrenuar.dikush pran meje gruas duart i fut ne gjiNe tjerin krahe, era e nudos me ngjall neveri,ndaj ngrihem inatçor.Nuk dua ta shoh me kete concert te mallkuar.Ne udhen per ne askund tek nxitoj.Makjazhi i kohes syte mi lodh.Me veten grindem dhe beje çudi.– More, keshtu me pate thene vertete.?Apo kjo eshte e gjithe nje hipokrizi?.

326

Page 327: Të gjitha poezit e publikuara

Aventurier i kohes moderne

Ti ndyresire...Gjahtar virgjerish, vrastar ndjenjash të pastëra, Me kutin tënd mat kohën,rrugët. Me shikimin e shqarthit pergjon më tinësisht, seç pergjon prehun e vet fantazma. Aty – këtu shafqesh nën një guackë të pudrosur.Skutave vertitesh, prej muzgut deri në t’aguar,për të ngopur epshet e shfrenuara.Ti, hija e vetevtes.Satira me e bukur e kohes.Nder mend kurrë s’te kishte shkuar,se Gjergj Elez Alia nga shtrati do te ngrihej, me të nëntat plagë gjak- kulluar. Do të luftonte, për atë, që sëra jote e flliqur prej kohësh e kish harruar.

327

Page 328: Të gjitha poezit e publikuara

Atje tek ty

Atje tek ty sot bie shi.ketu tek une fryn ere e marre.Te falem nene beje pak durim.Perjete s’do mbetem mergimtar.Sa shume te plaku ikja ime.Ne gjumin tend une fle cdo nate.Por shpirti im ofshan, gjemon,per kete menxyre, per kete lengate.te falem nene me ligjerime,dhe dheu kurre ne mos me trest.E kthefash trupin ne therrime.Ne s’te ardhça neser ne tenden feste.

328

Page 329: Të gjitha poezit e publikuara

Vajza ime

Belbezon vajza ime abetaren.Me doçkezat e saj une qesh gjithe gezim.Eterin shperndajne ato neper dhome.Me sjellin pranveren.Me sjellin frymezim.Belbezon vajza ime nje..dy.. tle..dhe trembet kur hopa e ngre ne tavan.Te vogelat kembe i mbledh nen bark.Me lot ngasherimi ze e qan.Luaj me te e dot nuk ngopem....Te trembet nga jeta, nuk dua aspak.Si meteor te shkoj dua vetetimthi.Qe jeten t'mos e laj me lot e gjak.Ti se di bija ime dhe s’ke si ta dishSa fjale te pathena une kam ne shpirt.

Në çdo përvjetor...

( Adës.. vajzëz sime me rastin e ditës së lindjes )

329

Page 330: Të gjitha poezit e publikuara

 

Në çdo përvjetor ti më mbetesh një fëmijë, që gjumin shpesh natës me tinguj m’a  trazon. Në ëndërra më shfaqesh  si lulja mbi shkëmb teksa rrezet e diellit përthyen me tënden mirësi.

Mbajmënd se një here të kam pëkëdhelur duke qar. Dhe forte t’i  kam puthur të tuat  kaçurrela. Prej të parit belbëzim asaj dite gjithçka kisha marrë. Së bashku me buzëqeshjen tënde të ëmbël si pranvera.

Mes këngëve të shiut vjeshtor m’u rrite si bozhur. E para krenari, që kurrë s’do t’më përthinjësh. Kafshuar prej nofullave te bardha te dallgeve. I lumtur të shoh si udhëve të jetës teksa  gjitesh.

Në çdo përvjetor  të mbushur me vezullime dritash. Si më i ndritëshmi  yll  në strehzën fëminore do të zbresësh. Si puhizat e ngrohta  të verës, që detin  perkedhelin. Shpirtin me zjarrin tend prej femije do ma ndezesh.   

330

Page 331: Të gjitha poezit e publikuara

Nje dite varferine preka..

Nje dite varferin e preka ne balle,ne shtepine perdhese te nje miku timne fund te mehalles.çuditerisht vetja mu duk pa peshe.Peshe ma kish ngren etja e skamjes.Miku im me xorri nje gote uje ne vend te rakise,ne ved te mishit dy speca turshi.Ngopje me te madhe s'kisha ndjer ne jeten time,prej me te madhes se tij bujari....- Shkulma zemren.- me tha qetesisht.- Haje!Nuk vjen era thartire.Eshte zemer e mire..Ne ate pjese varferie pash shume vaje,qe ate zemer e benin aq te madhe.

331

Page 332: Të gjitha poezit e publikuara

Hapmu Sazam

Kapluar mendimeshNe çmendurin time te pritjes mbi shpinehodha gurin e pendesesdhe bere rrethrrotullimine detyrueshemNe te perskuquren e fytyresprej nje shuplake keqdashesevura shamin e bardhe njomurloteshte trishtuar te se dashures simeVajtojcat ne male vajin e tyresperksnin me polem luleshPer trokitjen ...time nje porten e rendeHeshtja e shurdher spazma ne gryke mu be- Hapu Sazam !- Hapu Sazam!Sazami dhembet skerrmiste ne agonin e tij.

332

Page 333: Të gjitha poezit e publikuara

Nen hijen e rrapit...............

Nene hijen e rrapit ne oborrme moshen e trete kuvendojper mengjeset e viteve tona te humbura.Vitet ne kokerra tespiesh numerojme me radhe.Vitet me ere baruti , borziloku perzier.Ata qe shkuan dhe u kthyen,ata qe kurre nuk u kthyen mëata te paket qe kane mbeturpermallshem humbasim njeri pas tjerit per ta....Ne kete dite te bukur marsi.Ku dielli mrekullueshem biembi gjethe te reja te rrapit,nje kohe e ngjashme si dikur,ah, dikur…dikur..dikur....Te gjitha rrjedhin brenda neshdhe pse kemi ndryshuar kaq shume.

333

Page 334: Të gjitha poezit e publikuara

Nen hijen e rrapit ne oborr.Kokrrat e tespijeve bien ne tokehumbasin barit te but, tokes se lageshtteksa ne ende kuvendojme

Do te pime nje kafe, patjeter...

C’tis u ka rene syve te tu, Poeti im?Sot nuk ndihesh mire vertete. Te dridhet peneli lehtaz ne dore teksa mbi telajo shkimin thelle e tret

Kujtimet e detit ne zemer t’ jane zvenitur. te tulatura kane mbetur valet ne bregdhe yjet e vone shkelqimin kane fikur.C dreq poeti im, te bene t’mos jesh I qet.?

Livadheve lulet pa arome kane mbetur.Debora e malit floket ka perthinjur.Eren se ndjen te fryje si me pare.Bilbilit ne peme zeri i eshte ngjirur.

334

Page 335: Të gjitha poezit e publikuara

Ugareve ku shkonim,ka shterur uji.Rrapi drejt diellit krahet ka shtrire,Sot nuk ndihesh mire, e di.

Pas kesaj nate, do te vij nje dite tjeter .Ne bashke do te shkojme ne kafenen tone.Do te pime te dy nje kafe te ngrohte,do ta pime miku im.Ndoshta neser, do ta pime pa tjeter.

Mikeshes sime.... Të përshëndes me mall mikesha ime.Me syrin e përlotur nga dhimbja,të përshëndes mikesh e largët.Nuk di ku i fshehe ti ditët e bukura.Nuk di ku i degëdise të ëmbëlat fjalë.Ke qeshur shumë me mua asaj dite.Dhe unë qeshja me ty deri në marrëzi.Në hektarët e pluguara të zemrës sime.Miljona jargavan të kuq mbolle ti.

335

Page 336: Të gjitha poezit e publikuara

Keshtu ndodhi edhe në këtë pranverë. Shthuren të bardhat fjolla të mjegullës.Dhe tutje humbasin mbi shpatet e maleve.E brishta bardhesi tretet përtej luginës,perroit të tharë e mbi gurët e zalleve

Kumbon i largët, një zë i zvargur toke.Jehonë e shpellës së mbetur në harrim.Bilbili i mardhur, sythin i tund pemës. Si një hark i lodhur, që dridhet mbi një violinë.

Brejtur prej moles, trungu i lashtë.Kalbëzimin thellë rrënjëve nis e nxjerr. Si llava ngrohtë që mbi siperfaqe të tokes Mëkatet e vdekjes mbi lule i hedh.

336

Page 337: Të gjitha poezit e publikuara

Makbethi nuk ka vdekur...

Faniten nëpër ëndërr magjistricat.Dunkani mbret, pabesisht i vrarë.Makbethit duart i pikonin gjak.Në kopeshitin e frikur prej zjarrit të mëkatit..Psheretin e nemitur një lule gjethe vyshkur.Makbethi ne ferr u nis qe ne çapin e pare. Makdaf,ti Makbethin nuk e ke vrareNe ditet e mija shfaqet ore e çastdhe luleblertat kopshtit i jane thare.'

337

Page 338: Të gjitha poezit e publikuara

Me sytë mbi monitor...

Fjolla te kaltera buzqeshjesh ,hedh mbi monitor.Pulsimet e kuqe pres qetesisht.Imazhi i bukuroshes ne amfiteatrin antiksyve me regetin,urimin e pare prej dikujt pres te marre.Verberazi te me shkruaj dy fjale, ngrohtesisht.Ka ne jete dhe nje miqesi,Ne jete ka dhe nje zemer te bardhe.Ka ne jete nje fjale “ Simpati”,që “Bukuroshja e Durresit”deri ketu e ka përcjellë valë-valë.Nxitoni dhe hyni në damaret e jetës.Në ditët tona pa ndroje trokisni,Së bashku të firmosim mbi kodet e ligjësive të erës.Ejani të lëvizim shkembenjte misterioz. Ne muzikën e madhe të botës të këndojmë ne nga një notë.Nxitoni të krijojmë një mozaik vital.Të tregojmë se përtej së pandershmes

338

Page 339: Të gjitha poezit e publikuara

egziton dhe një mal me borë,një rrafshnaltë e mbushur me çiltërsi.Fjolla të kaltëra buzëqeshjeshhedh mbi ekran,një përshëndetje prestë marrë prej miqëve të mi..

Mes Jush..... (vargje Naimjane )

Jam mes jush nje gur pagdhendurJam nje flake qe s’di si djeg.Jam nje dallge qe e tremb bregun.Nje cope plise qe vlage nxjerr.

Jam nje kenge e pakenduar,qe rende muzgjeve te mbremjesme nje shpirt te perveluar.Robi i fjales dhe i ëndjes.

Neper caqet e top-fa...qes.Rrek te kap nje rreze ari.gjej nje tufe manushaqesh,nje lot dhimbje mergimtari.

Jam mes jush e do te mbetemgjersa fryma te me tretetGjalle, moj gjalle, nuk kam ku shkoj.

339

Page 340: Të gjitha poezit e publikuara

Ne veç zotit qe fle lartete me te me marre, a t'me mallkoj.

Dikush….

Si dhembet e bishes qe prehun kafshojen koha trupit tim copton dalngadale perpelitem dhimbshem hapsirave boshe sirenat e alarmit ne brendesi te vetvetes kam kohe qe nuk i degjoj diçka duhet te beje, diçka dua te them, diçka dua te marre.. gjithe te papriturat e mundheshe mbledhur jane tek une, si mikesha te paftuara. dikush me therret dikush me kerkon.. dikush me pret… koha trupin me bren, me bren çdo sekonde Ne thelb te enderres se argjend – nje dore e meshireshme me shtrihet perpara terur neper nje mjegull te kobeshme. Mbi krye me sillen papushim miljona duar te

340

Page 341: Të gjitha poezit e publikuara

tilla si avujt e ngrohte te mbasditeve qe rreshqasin siperfaqeve te valezuara te detit…. – Ku jam ? Ne askund ? Ndoshta i fundit jam ne cmendurin time te bute.…

Shpresa vdes e fundit…

Mbyllur ne brigjet e priteshmeris shterpepermes lutjesh te vazhdueshmenetet gelltis, me rrezen e paster te syrit .shumfishuar ndjenjash çmendurie ...zerin dergova hapsirave ne copa kometashper te zbritur ndjenjen e pafajesise.Shpresa e larget me buzeqeshteironine e fatit.I ftova nje nje votim gjithe dashurite shekullore.me tinguj belbetareI lash te heshtura te kalonin nen nje hark triumfi.unanimen vote per dashurin timeshpresa pagezoi me thirrje histerike.Sikur ta dinte qe do te vdiste e fundit..

341

Page 342: Të gjitha poezit e publikuara

Rrugëve të mëhalles sime

Rrugëve të mëhallës sime, mes shtëpive të varfëra lëngun e hidhur prej prej gjoksit-tmerr të skamjes kam pirë.. Shtratit të varfërisë, të zhytur në mjerim kam zbritur, si minatori thellësive të galerisë. Mbi supe ditësh të trishtueshme kam ecur mes shpresash te thara, pa ditur se ku do të mbrrijë një ditë.

Rrugëve të mëhallës sime të varfër, urinë, shumëzuar në miljona herë kam ndeshur. Kam parë se si grryhen prej saj zorret e holluara. Tretëshmërinë e muskujve të fytyrës kam pare me këta sy dhe squlljen e indeve të paformuara.

Ndrydhur mendimesh, shuar ëndërrash të bukura. Sokakëve të mëhallës, gjunjët me mijëra herë

342

Page 343: Të gjitha poezit e publikuara

kam dërrmuar.

Mëhallës sime, mes shtëpive të varfëra, urija në miljona herë shumzuar më ngacmon.mbërthyer me mban në daren e ngërdheshjes .

Ne buzqeshjen e mundimeshme te skamjes prekur kam grryerjen ne shpirtin e lumturise, muskujt qe pritet te rriten, por qe si kalleza fashitur prej eres marramendese të çmëndurise, mbi plloëat e ftohtë të rrugicave bien.

Me sytë e mi i kam prekur qindëra duar njerëzishte prirura per te bërë punën e tyre të ndershme. Kam folur me ato mendje qe mbeten te priruara gjithmonë per te krijuar më të bukurën. ne funksionin e vetem pët ti sherbyer njeriut.

Nga afer i kam pare teksa krijonin një mur,, teksa ngrinin diku një çati., kur nga deti ktheheshin pas peshkimit të mundimshëm. pas peshkimit të mundimshëm. I kam pare tek skalisnin me dhmbë një gur dhe kur pas pijes beheshin dhe po aq te frikëm.

Gjthçka nga mëhalla ime kam marrë, prej mundit të tyre ngadalë janë rritur. Nën hijen e një peme me ta kam kënduar Dashurinë për kalldrëmin ndër breza kanë ushqyer.

Rrugëve të mëhalles sime te varfer..

343

Page 344: Të gjitha poezit e publikuara

Ky popull i mjere perpara çan me verbesin e tij. I rritur mes dashurive, por edhe dashuri në mes duke thyer.

Penguar kalldremeve e gurishteve mijera here, ne mijera here shumezuar prej te pakutueshmeve dhimbjeve Ieshte ngriutur mbi vuajtjet e mundimeshme…

Eshte kjo vellezer qe duhet ti kuptojme keta njerez dhe kete mund ta kuptojme tek listat e gjata dyqaneve qe shtohen pambarim.

Kur shesheve te tregut çminet galopojne dhe keta njerez nuk kane asnje grosh, per te mundur te bjejne dy kokerra ullinje

Do t'i kuptojme atehere kur te shohimtrupat e perlodhur si dergjen ne pluhurin e ngjinjur me djerse dhe gjak.

Keta njerez do te donin te vdisnin vetem per nje ide, sepse kjo cilesi eshte ajo qe e bene njeriun te ndryshoj ne Univers.

Duke rrapellitur neper rruget e mehalles sime te varfer kam pare se si nevoja lind domosdoshmerisht nje ide. Mos u tremeni nga idet e ketyre njerezve kur nje dite ato te vihen ne veprim. Mehalles sime, mes këtyre shtepive te varfera. ju vet me sytë etu do tëdo te lindin gjenit.

344

Page 345: Të gjitha poezit e publikuara

345

Page 346: Të gjitha poezit e publikuara

Kthim i mërgimtarit………

I shtrenjti atdhe! E rëndë dhe tragjike ishte largimi im. Ditëve të lëngimit tënd fatal, prej shtetit të rrëzuar. Jeta e bjerrur nën rrebeshe të turbullta shirash, ngado kundërmonte aromë mbytëse hedhurinash dhe njerëzish të pezmatuar.   Kishte vetëm ikje… Shumë ikje dhe shumë braktisje… Si anije drejtim humbur  prej stuhish oqeanike. Rraskapitur gjer në palcë, u enda larg viseve të tua. Prej jetës së mohuar u ktheva në zvarranik shkretëtire. Në titan sfidash,- alpinist i majave të ngrira me dëborë. Me shpirt sakrifice munda të përballoja vështirësitë, që thyheshin në qënien time prej shkëmbi malor.                                                  Unë dhe shumë të tjerë ishim po ata, bijë të tokave të tua, nga ku u nisëm për të mërguar. Me thesin e përvuajtjeve nën lëkurë, për t’ia përciell si mesazh, pjesës së botës së qytetëruar, Atdheu im, thatim gjer në kockë. Tehut të mprehtë të buzëve të tua të holla, përflaket ëndërra ime, palca jote delikate. Syri zhbirues, që sheh përtej errësirës. Zemra, që rreh si këmbanë gjelbëroshe e

346

Page 347: Të gjitha poezit e publikuara

madhe, nëpër udhët e qiellit ku humbasin pëllumbat. O pikëllim i uritur trupash të përçarë ! Ti ishe hija dhe drita e ujit të tmerrshëm të ligatës. O shorti i vetëtimës sime të zezë, ngurosur në ecjen e pandalshme të kohërave! Oqean i pafundëm pikëllimi dhe klithmash ke mbetur për ne, bijët e tu të djegur përmes zjarresh e flakësh.                                                            Atdheu im i mpirjeve dhe i ditëve të stuhishme. Unë lureku yt zhelan, aguliç i livadheve të vetmuara Krrusur nën shënjën time të dënimit do të kthehem. Mes përpëlitjesh dhe vuajtjesh si një rob i lën në liri. Se brënda meje gjithçka e jotja e ngrohtë më buron e gjithçka më shuhet, si uji në shtratin e zhuritur të tij.        Dhe një herë mes dhimjesh të pamata do të kthehem. Tokave të përbaltura me aromë bari e tërfili të njomë. Livadheve të buta, prej aromës tënde do të dehem. Si kal i çartur do të bredh,fushave ku jonxha lulëzon.    Dhe një here prëhrit tënd dua kokën të mbështes. Atje ku përherë duart e stërzgjatura të erës së egër, varre e llagëme hapin për trupat tanë të vdekur. Atje nën zhegun përvëlues, buzë burimit, frymën time të fundit dua të shuaj e të tre..

347

Page 348: Të gjitha poezit e publikuara

Do të kthehem, o dhimbja ime e përmotëshme, me ankthin e paduruar të ushtarit të vëndrojes. Do të kthehem me pasionin e një këngëtari të verbër. Me mallin dhe përvuajtjen e njeriut të mërguar. Sepse nën hirin tënd të nxehtë ka ende thëngjij, për të ndezur përsëri zjarret e tu të pashuar.                                                      

Atdheu im i martirizuar….Mëngjeseve të tu të zymtë, si prej honesh të errët, drej shpirtit fluruar, përhapet drita jote verbuese. Përmes mjegullash të egra të përgjumjes tënde, vetmija grryese e ditëve të tua, tkurret gjer në dhimbje.                                                           O ti, varrezë e hapur vuajtjesh ! O ti, mal gërmadhash e skeletesh të përzhitur. Prej barkut tënd me etjen e përjetëshme të bijëve për të jetuar, lindin dhe vdesin çiban prostitutatsh. Kusar dhe bandit me instike çakenjësh e hienash. Murgj të zhulosur dhe fretër paçavure të zinj, që bekojnë e predikojn atë që as vet se besojnë.                                                         Fluruar zëmërimimi im prej kësi gurgullima daullesh, të zeza, si plor, tokës iu fut me marrëzi të tërbuar. Prandaj thërras me mendim që kurrë të mos

348

Page 349: Të gjitha poezit e publikuara

vdes. Të mos vdes unë, që me ty përjetësisht jam dashuruar. O atdheu im, ikonë e martirizuar! O atdheu im, që prej pafajësis tënde mbete pëjetësisht i sakatuar. Shtroma baltën tënde gjer çukave të maleve ! Atje dua të vdes mbi qepallat e luleve të tua. Të vdes  dhe të varros të gjitha lamtumirat, në shpatet e hajthme, njomur prej ujvarave..           

YY.........

Që në mbrritje, Në aeroportin e ftohtë ku frynte suferina. Të  qartë e kisha qëllimin tuaj të mbrapsht. Gjersa më vuadhët dhe votën, asnjë s’ka më vlerë. Pas kësaj gjithka mund të bëni ju me mua. Veç psherëtimën e shpirtit s’ma kallni dot në ferr.         

349

Page 350: Të gjitha poezit e publikuara

Të dy kaq shumë larg…..

Në prëhër të dobësis biem shpesh prej largësisë. Ndjenjat na përthyhen kur më nuk jemi pranë. Dhe veten  të braktisur e ndjejm nga dashuria. Kur asnjë dashuri e vdekur s’na bëhet më e gjallë.  Bregut të lotëve, nën një zhurmërim të davaritur. Ndjejm zemrës t’na rigojnë të ftohtat copëza malli. Prej një shiu dinak, të qullur si zogjtë krahlidhur. I thërrasim njëri tjetrit me zën e një të marri.  Në këtë bujtinë të verbër, pashpresë hidhërimi. Humbur mes avujve të fuqive të pashterura. Ne u tretëm dhe vdiqëm si ujëra të nëndheshëm, që mpleksen me forcë përmes rrënjësh të etura.     Gjithë jetës të mbërthyer në detërat e shpirtit. Të pangopur i mbetëm varrezës së pëgëdhelimit. Të stuhishmet fjalë s’na zgjojnë kurrfarë ngrohtësie. Tashmë që kaq larg jemi prej syve dhe harrimit.  Kështu një nga një na u shuan të vjetërat shpresa. Si varka të braktisura i mbetëm  limanit në agim.

350

Page 351: Të gjitha poezit e publikuara

Dhe pse sytë na shikojnë miljona qënie të kthjellta. Për ne veç një bregore mbetet, i vetmi ngushëllim      

Martirizimi i Prometeut............

Kryqëzuar majë shkëmbit të bardhë, ti mes dhimbjesh rriteshe, ndizeshe flakadan. Drithmat e trupit, të përgjakurat gjymtyrë tokës së lagësht ia përcjellin…                                             Mbi qepallat e pagjumëta vallen e vdekjes hidhte era. Vetëm flokët e tu të gjatë, si klithma mes vetëtimash, putheshin me rrufetë që ndiznin detërat.           C’brengë shpirtin ta brente Promete! Prej ç’krenarie, zjarri shpirtin ta dogji dhe zogu i mbretëris së qiellit, zemrën ta coptoi? Cila flakë përvëluese shikimin ta ndriçoi dhe padurimin ta treti, me pandehmën se zjarrin i pandershmi ta vodhi?  Deri në vdekjen tënde të ngadaltë, i kryqëzuar mbete Promete. Rrebeluar prej padrejtësish. Sulmuar dhe grryer prej hajnish.        

351

Page 352: Të gjitha poezit e publikuara

Netëve në  lirishte

Më grishte çapkënllëku yt prej vajze lozanjare. Ndaj frymëthërrmuar ngado të ndiqja çmëndurisht. Prej diegies përvëluar, për të patur gjithmonë pranë. Si pupël e çngjyrosur i vërtitesha ajërit vazhdimisht. Kështu nisi meduza ime, o tirania e vogël përvlimtare. Viktimë i mbeta shikim tënd të heshur, djallëzor. Si rob iu dorzova thëthitjes së syve të tu prej nazemadheje. Sa më të bukurin tingull të quajta, midis tingujve qiellor. Në lirishtën e qetë ku veç hëna na vështronte. Të dy fillikat, si ëngjëj të pashkës së trandafiltë. Përmes lutjesh të pëjetëshme të burimeve ujore. Nën një zjarr ngrice, ne shkrinim e tresnim dashurit. Ndodhi që mes flokëve të lëshuar krahve përmarrishëm. Gjer tek gjinjët e ndulkët unë të humbisja i përhumbur. Veç nesh në lirishtë s’kish gjë tjetër atij çasti të magjishëm. Dhe kërcëllimës së lehtë të degëve gjethe shkundur.                                                           Në mënyrën tënde të fshehtë e të parrokëshme. Kur fytyrat në një të vetëme treteshin më

352

Page 353: Të gjitha poezit e publikuara

thëthisje. Ne ndiheshim të etur e grishur prej të njëjtës dashuri. Gjersa nata gjithçka tonën shndërronte në tmerrisje.       

Shpirtin s'ma nënshtroni....

Urremëni e më mallkomëni sa të doni. Ju të nëmurit prej arsyes e vetëdijes njerëzore. Shpirtin kurrësesi s’do të mund t’ma nënshtroni. Varrosur e kam mes gjakut e bindjes popullore.    Unë jam një copëz det prej detit tim të kripur. Përherë i mbërthyer prej dallgësh të çelikta. Jam shpendi i furtunës, një valë e pabindur. Rritur prej frymemarrjes së tij,teheve të thikëta.Jam zog i lindur shkëmbit ku lulëzojn  murrizat. Guri i urrejtjes dhe prita për lumenjt e turbullt. Jam më e mprehta kosë për barishtet e drizat. Jam shpirti i këngës prej perëndimeve të mugët.                        

353

Page 354: Të gjitha poezit e publikuara

Të vdesësh se s’ke para…..

Drejtë spitalit u nise pa ditur çdo të ndodhte. Kishe dhimbje trupit dhe pak të holla në dorë. Ti nuk e dije çmimin e lart të shërimit tënd. Që asnjë binjake me ty nuk do mund ta përballonte. Nën epikrizë e receta duhet të flinin të hollat. Përtej heshtja së syve të mjekut, si kafshama e gjarpërit të shkretëtirës kish vetëm një parajsë, pargun e  së cilës ti s’mund ta kapërcej dot. Ajo ishte më e zbehtë se e zbehta e ftyrës tënde. Më e trishtuar se trishtimi i syve të tu të blertë. Në udhën e gjatë të njeriut, prej ferri në rikthim, fjalët përherë e humbin kuptimin e tyre të sinqert. Një degë shelgu i tundej përhijshëm dritares tënde. Dhe mbi gjeth një pikëz vese i përgëdhelej agut. Ti rrije pa mundur të thithje një grimë kënaqësie. Trupit të rënduar, ndjeje aromën e kripur të gjakut. Rrije mbërthyer prej ngërçit të minutave pashpresë. Përhumbur hapsirave të mjegullta të kujtimeve. Si gjithmonë duke luftuar me luftën tënde heroike, me parandjenjën e përcaktimit të fatit prej ndëshkimeve.

354

Page 355: Të gjitha poezit e publikuara

Vdekja të vinte si një shtrëngatë e fortë dëbore. Si zambaku i pranverës që i hapet erës së marrë. - Kur pikëza e vesës qetësish ti bjerë tokës ,-thoshe. - Atëherë ti vdekje, po qetësisht ke për t’më tharë.

Ah ky brez rinie....

Indiferent e i pashtruar punës ky brez rinie. Dhe çuditërisht i kënaqur shumë prej vetvetes. Tmerrohem kur mendoj se ç’dreq fytyre, dhe çfarë motivi do ti japin këta të nesërmes. I kam ndjekur tek rrinë në grupe ndan udhëve. Shulluar diellit gjumëndjellës të përtacis dhe vesit. Me jetë të çthurrur e të çrregullt ngrysin ditët. Nën efekte të ( që s’mundem ti përmënd, thjesht prej sedre e vrarë prej stresit. ) Pika të më bjerë që jam më i trishtuar se ata. Dhe ata që më të trishtuar se unë nesër do të jenë. Ah moj e bardha dëborë !

355

Page 356: Të gjitha poezit e publikuara

E bukur je, por dimrit mbi ty dhe qentë dhjesin.

Eshtë e trisht...

Drithëruese dhe e trisht është të mendosh. Se egziston një kupolë që dikton mbi gjithçka. Si një anije e plakur piratësh humbur detit. Me vela të shqyera që u bien direkëve të kalbur.                                                 E trishtë është që mes pyllnajës së përflakur. Të shohësh një lis pa gjeth e pa një syth. Ku çdo ditë degë të thata prej trungut të tij. I bien si re të zeza tokës së  vlagur. Eshtë e trisht të mendosh se ka edhe një moçal. Me fole mushkonjash që thithin çdo ditë gjak. Se mes malesh ka për bishat dhe një strofull. Ku fshihen lakenjtë, që rriten rreth e qark. E trishte është, shumë e trisht..........

Kur të kujtova ty……………

356

Page 357: Të gjitha poezit e publikuara

Mbi dallgën e kaltër e ngriva shikimin, prej klithmës sime një  re bardhoshe u thërrmua. Në mijëra copa coptova vetmin time. E drithëruar heshtjegjata duarve më ngriu. Me mall kujtimesh,boçet e mbarsura   të pishës plakë rërës së thatë i rrëzova. Gjatë prita me zjarrin e Olimpit. Stikat në fjalë të pathëna mu kthyen. Mbi buzë nisi t’më luhatej e para puthje. Një sumbull loti mbi faqen e ashpër të një molusku mu ngurtësua. Thellë zemrës mu derdh malli vjetër dhe një copë qielli gri mbi gjunjë mu rrëzua.

Rilindje

Ia shtriva dorën e zbardhur valëkaltërës. e prej syve të saj mu njomën mollzat. Si luhatja e përjetëshme e erës nëpër muzg, më erdhi rënkimi i degës së tharë të palmës.

357

Page 358: Të gjitha poezit e publikuara

Vragave të kohës kishte rrjedhur pjalmi, bashk me pickimin e bletës, që në jetë më solli. Bova e largët lëkundej e përzhytyr, për anijen e zhdukur viteve të shkuara thellë thellësive të paaritëshme të detit, që bregut më nxorri me frymën e tij të kripur.

Ti vije si një Orfikane..........

Ashtu siç ishe e hijeshme dhe e vetme. Siç të mbaja mend dikur të papenguar. Larguar prej qytetit të zhurmshëm kaotik. Thepash të natës kishe nisur për t’më kërkuar.                                                 Në një stacion trami ëndrrat kisha lënë. Që prej ditës kur prej marrëzisë të braktisa dhe të humba si një copë ashkëlë e thatë. Marrë e hedhur prej erës, udhëve të pista.Ti vije të ngjyrosje tavalecin pis të shpirtit tim. Si një Orfikane e bukur e kronologjive të lashta. Me një majë të hollë pene, t’i lije  një shënim. Statujës sime të hedhur që prej kohësh të largëta.                                                        

358

Page 359: Të gjitha poezit e publikuara

Ata që ikin dhe ata që do të vijnë.

Ata që ikin dhe ata që do të vijnë. Prej fatit të imponuar, nëpër dhëmb coptojnë rrashtët e tyre prej vdekjes dhe riprodhimit. Nën tragjedira klithmash mbijetesën kafshojnë. Helmet e mbledhura ndër vite thëthisin prej zhgënjimit. Të goditur egërsisht, rrëzuar përdhe, të pa jetë. Me sy të përhumbur, ku pasqyrohet dëshpërimi. Qetësia përherë rrënqethet prej krismash të thata. Që drejtim paditur humbasin pa frikën e shpagimit. Ata që ikin dhe ata që do të vijnë. Me të pabindëshmen portë të jetës përherë përleshur. Duke kërkuar pak LIRI nën një qorrollisje të verbër. Guvave të vdekura të nëntokës si çifutët duke u endur. Ata që ikin dhe ata që do të vijnë. Kohës së tyre të shkuar dhe kohës që presin të vij. Me të pasigurtat hapa nxitojnë e nxitojnë parreshtur. Si ngjyrimet e bredhave të zymtë, pyllit të çngjyrosur. Tmerruar prej këtij llahtari përjetësisht të ndezur.

359

Page 360: Të gjitha poezit e publikuara

Veç një zoti i falen në një tempull të pa emër. Me ëndërra, dëshira dhe shpresa të varrosura.                                 Ata që ikin dhe ata që do të vijnë. Mes përpjekjesh të grabitura, me një vendosmëri të ftohtë. Nga mëkati dhe heshtja vijnë dhe shkojnë.

Dashuri..

Ti magjia e ëndrrave të mia. Gravitetin më tërheq më forcën tënde sunduese. Përthyeshmëria e të gjitha tundimeve të mia, që shkojnë deri në tërbim. Temullit tënd të paemër i falem, siç i falem ëngjëllit shpëtimtar të jetës, deri në përgjërim.

360

Page 361: Të gjitha poezit e publikuara

 ….. dhe fjalët vërsëlliteshin….

Ngritur prej fytyrës tënde si një ishull me dëborë. Nën syrin pishë të pemës, puthjet në copëza i ndam. Me etjen e një gjarpëri thëthitës, të thëthita fortë. Me afshin e flakëve të zjarrit, që ngrihet mbi vullkan.                                    E thepisura natë, hijet tona të ngatërruara shqyente. Me hënën buzëkafshuar i thërrmonin pamëshirë. Binte psherëtima nën shushërima ujërash të ftohta. Si rrëzim i pandalur në çastet  ekstreme e përpirë. Me ngjyrat e vet gjetheve nën atë heshtje të mugt. Nën të lehtën erë vjeshte gjithë fjalë vërsëlliteshin. Nën një buzëqeshje shtirëse të përdredhur yjore. Dhe gjymtyrët e luleve në livadheve këmbeheshin.Kështu përcillnim netët e bukura vjeshtërore. Nën dëndësinë e pemëve në një dritë të verdhëme. Rrugëtonte dashuria për të mbetur e përjetëshme                 Nën fasha të holla drite, mjegulle dhe reflekse.                                                           

361

Page 362: Të gjitha poezit e publikuara

Mbi gjethe të kalbura shkel..

Mbi gjethe të kalbura shkel, udhëve të fshatit tim të murrmë. Prej dore mbaj një fëmijën të vogël, fëmijën e mijëra shekujve të vdekur. Trupi i tij lakuriq shkëlqen midis gjetheve dhe shtëpive të gurta që shëmben. Eshtë era e hapsirave të largëta, që kridhet në një rrjedhë uji të tejdukshëm, atje ku zërat e botës nuk arrin dot. Ndezur prej një shkrepje të beftë, retë hedhin hijet e tyre vraparake. Unë me fëmijën përdore shkel. Shkel mbi gjethe të kalbura, teksa mu kujtua pëllitja e një lope.

I gjall kam mbetur….

Me shtatë palë gjuhë më përgojuat, me të mprehtat gjuhë të thikëta. Me shtatë pash hekura më shrënguat, me të rëndat, hekura tuaja të çelikta. Në shtatë ton gjaku seç më mbytët, Në shtatë ball det thellë seç më zhytët. Kur më pat që mbeta gjall, si i gjalli mbi të gjallët, me shtatë lumenjë seç më përmbytët, por shpirtin dot në varr s’ma kallët.

362

Page 363: Të gjitha poezit e publikuara

Tek  endem  mbi  qytet....

Prej një copëze akulli përherë duke u vetasgjësuar. Të marrë prej mes detit ku rreh e gjëmon stuhia. Mbi qerpik të qytetit tim tmerrësisht rëndojnë. Mes këtij dimëri të ngurt dhe troku i hapave të mia. Më trishtojnë perëndimet kur i shoh tek vdesin. Lënduar si ulkonja e pyllnajës  ulëras nëpër natë. Tmerruar prej ngurtësimit të ditë- orëve të ngrira. Në kuisje kacafytjesh më kthehen dimrat e acart.                      I tëri kthyer në rënkim të prehut që përpëlitet. Në vetminë e lodhur të muzgut të perëndimit. Në pafajësinë e gjethit të zverdhur që dridhet. Pres ndezjen prej një shkrepjeje të beft të agimit.

363

Page 364: Të gjitha poezit e publikuara

Tani  nuk di se ç’më ka mbetur                                                                            

Nuk di ç’më ka mbetur prej gjithçkaje që kam patur. Një pjesë më janë larguar, të tjerë sakaq kanë vdekur. Netëve të lagështa, pasqyrës më thyhet buzëqeshja. Gjithë qënien ma  drithëron , i zhurituri malltretur.Nuk di se prej ç’flakësh toka më  është djegur. Dhe uji i pusit në oborr, natryrisht është thar. Gjithë muret e shtëpisë si prej mole janë brejtur. Helmues e brejtës  gjallojn nëpër hambar.Të ngratës sime mëje, fshesa në dorë i ka mbetur. dhe e zeza shami, që me droje fsheh ca flokë të bardhë. Im at duhanin,  gëzh-gëzh me biçak, gri çdo natë. Dhe shtullunga tymi i dridhen fytyrës së vrarë. Nuk them “ S’ka ç’më duhet ,e, le të shëmbet çdo gjë”. Për mua aty dhe çdo fije bari është i shtrenjt. Hakmarrja ime, qarja metalike e një foshnjeje do të jetë. Dhe kënga e gjelit pas stuhis mbi të  gjelbërtin shelg. Një ditë fëmijët do t’i mbledh përball dritares. Do tu tregoj për xhepaxhinjë, makutër, injorant. Prej zërit tim do të dridhen të gjitha marrëzit.

364

Page 365: Të gjitha poezit e publikuara

Kur ngrehinën ta ringe mbi pirgje gurësh e mbi baltë. 

Në ditarin e vjetër…

Në ditarin e vjetër prej kohe të paprekur.Prej vitesh të ngurosura qëndrojnëtë shkruarat  fletët  gri të jetës sime.Më rikthen tek to veç një zë i mekurdhe një tingull i ëmbël, vocërrak dashurie.                 

Në atë ditar i ringjallur jam unë nën torturë. Si nën savanin e tejdukshëm e të ftohtë të a akullit.                                                                              Prej lotëve të lutjes i lagur nën pendes i ngërdheshur.Të paimagjinueshmen  imagjinoj dhe pse pa një emër,rreth së cilit do të vërtitesha si një ikonë e xhveshur.                                                      

Një pjesë  zemre kam lënë në atë ditar të vjetër.I vrarë përgjithmonë prej së njëjtës plagë.Gjthçka më davaritet rreth mendimesh të brengosura.Më mjegullohen gjithë ndjenjat e keqtrajtuara.Dhe zgjimet  e pazgjuara, që kanë mbetur të plandosura.                       

365

Page 366: Të gjitha poezit e publikuara

Në botën e të vdekurve…

Ngadalë shkoj me një tufë lulesh të vyshkura në duar.

Përmes lotësh i avitem qytetit madhor të nëndheshëm.

Nën terrin e frikshëm të natës prek mermerët e ftohtë.

Sot askush nuk mundet të dëgjoj zërin tim të thekshëm.

Mijëra kokalla, nën ndriçimin e yjeve që terrin pagëzojnë.

Duartë e mia prekin, duar e vrara, duart e mia të thara.

Si zgjatime vertebrash zgjaten dhe padurueshëm presin.

T’u tregoj për të vërtetat e djegura shpellave të mardhura.

Tu tregoj për tokat gjakderdhur pushtuar prej barbarësh.

Për të thinjurin det - nëmur që dallgët nën dorë ia shitën.

Tu tregoj për një parlamet ku zihen e buçasin vetëm kusar.

Për sythe pemësh e zëra zogjësh, që bastardët i grabitën.

O ti rrezendritura e hënës, të lutem terrin sot ndriçom!

I trishtuar të vështroj diku tek një copë vënd i shëmbur.

Në botën e pafundëme ku shkruar është emri i tim eti.

Pak çaste i heshtur të qëndroj në vetmin time të çmëndur.

366

Page 367: Të gjitha poezit e publikuara

Egersohen diku tej rrebeshe shirash të rrëmbyeshëm

Thërrmohet e grryhet dheu i botës së të vdekurve. Në botën e të gjallëve batakçillëku kudo i

pranishëm. Bren e shton ndryshkun e hekurit të pastër të

shekujve.

Motra jonë…

E gjallë dhe e vdekur erdhi..mes një lëndine bari të thellëmbi akuj dëbore duke shkelur.Zambak uji vuri mbi katër gota veredhe iku skajeve të ftohtë të ajritme hijen e një libri të porsa promovuar.Heshtjes dhe një herë i buzëqeshi.Dhe një herë përgëdheli mbrëmjen e vjeshtës,që yjet kish ulur mbi lulet e mermerit.Mbi katër gota kristali,skalitur mbeti shikimin i saj i qeshur.Përsëri na iku motra jonë e vdekur.....

367

Page 368: Të gjitha poezit e publikuara

Përpara syve të Dantes…

Në takimin e parë me Danten, lëkurën time të zvetnuar prej trupit xhveshadhe e hodha përdhe mbi një grumbull gjethesh të mykura.                     Syri s’ma kish njohur kurrë pendimin.C’vlerë do të kishte ti dëgojapëshpërima e fundit natës,kur ende nuk dija nëse zoti do më shpalltetë pavdekshëm apo jo.Vdekja përgjumur u ul përpara këmbëve të mia,si një kone e përgëdhelur, e zbutur.Nuk ma thoshte dot mirseardhjen.Përpara syve të Dantes unë falenderoja :gjarpërin e syve  dhe një tufë shkrimesh,që kam lënë për të mos u harruar.

“Im zot më jep pastertinë e brëndëshme të shpirtit”

368

Page 369: Të gjitha poezit e publikuara

            ( SOKRATI )

Palltua jote e rëndomtë, si fluturimi prrallori Feniksit prej tokës së gjelbërt  fluturoi,Nëpër rrugën me një emër të lasht Athinase,ku vështrimin përpara teje ngrosnin  të rinjtë .

Prej dorës së brishtë të humbi jesemini i verbër.Peshë e urrejtjes që zemrën plumb të

rëndoi,                           mbi gur të palatuar krisi  dhe u thërrmua.

Kumbimi i dymbëdhjetë këmbanave të kobshme,tellësive të detit u tret  me ngarkesën e petalevetë trandafilave të vyshkur dhe erërimit tënd tëpashtershëm.Tutje shkuan në një botë të pafundëme,të fshehtë, të përligjur ku shfaqen shënjat e

ënjëjve.

Rrathët e padukshëm orbital tu vunë si kurorë.Mbi të përhumburën e padukshëme të kohëspikë, pikojnë ca pika loti njerëzor….

Hareja e një zoti të padukshëm për ty Sokrat,në të tjer qiej rilindi  në formën e vetë jeseminit.Mendimi yt i pashkruar u bë pesha specifike,gravitacioni i etikës së mbarë njerëzimit

Nën një dhimbje të fortë trupore, perënditë  e tua që udhët na rrëfenin, të heshtura shkuan.Shkuan të përgjunjura prej frikës së ekzekutimit, si muzgu që fsheh iluzionet e fundit të lisit.“Im zot më jep pastertinë e brëndëshme të

shpirtit”

Si  një pikë vese.

369

Page 370: Të gjitha poezit e publikuara

Sot një pikë vese dua të jem.Qetësisht të bie mbi të mbjella.Mbi gjethina lulishtesh të këputem.Njeriut të mirë ti tregoj shpresat.Errësirat të çpoj e pafundësishttë hap horizontet.Trupin të shtri skajeve të blerta.Në një shtëpi përdhese dua të bie,ku një fëmijë i uritur,prej gjumit ende nuk është ngritur.

Sot një pikë vese dua të jem.Të shkëlqej siç shkëlqen syri i bukur i një vajze.Mik të bëhem me rrezet e praruara.Mbi stacione e metro dua të tretem.Të vezulloj në sheshe e parqe të dashuruara.

Në ditën e martesës...

S’kish zanë më të bukur kur dole në valle.Pikë e lotit të ngriu mbi fustanin e bardhë.

370

Page 371: Të gjitha poezit e publikuara

Buzën ta përshkoi një dridhje gënjeshtare.Nën tingujt kumbues të tretur nëpër sallë.

Si gulçim uj-kthjellët mbi gurët e lumit.Të erdha. Ja  tek jam! Dorën të ta marrë.Bareshë sypafjetur  eja të shkojm larg.Ku ndrit mbi gjelbërimin vesa si kristal.

Si një fill i hollë pikëllimi  nis e thyhet.Mbi vahe të dritshëm të lumit gjarpëror.S’të ikin këmbët prej rrugicës ku u rrite.Prej brumit të ngrohë e peshtafit atëror.

Dëshirë e mbarsur me largësi të pafundëme.Rend shtegut të papërkthyertë kreshtave kohore.Tek do t’më zhytesh e gjitha ti mua brënda trupit.Gjëzat e dëshirave do zbërthejm harqeve hënore.

Nisja...

Nuk jemi më shumë se një grusht,që presim për tu nisur.Një grusht i hallakatur njerëzish.

371

Page 372: Të gjitha poezit e publikuara

A thua se drejt asgjës do të nisemi.Dhe udha nga prej kemi ardhurka kaluar nga hiçi.Pë nisjen e shumpritur presim,pa e ditur se do të mbrrim një ditë.

Eshtë frika në fytyrë, gjithë ç'na ka mbetur.Eshtë një psherëtim e fikur buzeve që ka ngrirë.Vetëm ca pika djerse mbulojnë ballin e gjërë.Dhe një vështrim i trëmbur, si vetëtimë.

Të gjithë presim orën e nisjes...si atleti startimin në pistën e tij.Nisja jonë paska qënë një infinit... 

At Gjergj Fishtës( me rastin e 140 vjetorit të lindjes )

E kristaltë si uji gurrë-malit, fjala jote At.Mes njerëzish të mori udhë muza, frymëzimi.Dhe për të vdekur me urti  mësove bijtë e tu.Shtigjesh të mprehta të ecin, ku merr udhë guximi.

372

Page 373: Të gjitha poezit e publikuara

Shpirtin drejt qiellit ta ngriti, "Lahut e Malsis".Aromë e bjeshkëve dhe trifilit të porsaçelur.Etja e zemrës për atdheun asnjëherë s'tu  fashit.E mbajte për të syrin, si dritë  ylli të pa tretur.

Mbi kod të ndershmërisë mbështe ballin që të digjte,

tek sodisje rrëshqanitjen e kryqeve të varrosur.Mbi kalbëzime, kur shkelte këmba jote dridhej.Dhe për harresat qaje me sy të përlotur.

Qaje, për Shqipen dhe shkollimin e breznive.Për bedenat e kështjellës sonë të fundosur.Zamadh i mbete kombit si Tirteu i lashtësive.Homer i tragjedive të një popullli të rreckosur.

Klithe at, në çdo skaj e gjithkunëd klithe,për vetëdije dhe helmet e pafundë të kësaj bote.Për kënetat dhe zullumet e gjithë mizorivedhe gurët e pathërrmueshëm të k'saj toke.

Endërr

Një magji të paimagjinueshmemë imponoi mbrëm nata.Veten të zhbëja shpejt e shpejt.Me njërën dorë të vidhisja universin.Me tjetrën një satelit të rrëmbejaprej të madhit Jupiter. Dikush më imponoj të harroja identitetin,nderin, gjakun dhe besën.Gjithçka njerëzore që kam,të cilën si Noja në një varkë do ti merrja,

373

Page 374: Të gjitha poezit e publikuara

për ti shpëtuar kaosit të planetit të zhbër.

Ikja e manekinave...

U thyen në botikët e rrugicës sonënë mbrëmje ca xhama vitrine.Manekinat s’di se për ku,muarrën arratin.prej dyqanit të këpucëve,një e qeshur kristaline shnëdriste.Manekinat iknin, turravrap,

374

Page 375: Të gjitha poezit e publikuara

si kapuçionët e zinjë,pas duke lene një buzëqeshje meskine.Mbrëmja e akullt një natë varreze thërriste.U kthyen në mëngjes manekinat,pa atë shkëlqimin e vitrinës,kur mbi ne me finese,binin të qeta reflekset e dritës….

Me kokën time të prerë... 

Në duar kam marrë kokën time të prerë.Nxitoj i përgjakur të gjej  gurin e pendimit.Nuk jam nimf, por si dikur një Promethe.Që vij pranë këtij varri gjysmë të hapur të t’a sjell.Ndezur i tëri prej zjarrit të tërbimit.Nën përvijime imazhesh të kobshe i pështjell,

375

Page 376: Të gjitha poezit e publikuara

I imponuar heshtjes nën shikime të egërsuara.Për një tjetër Edip, sfidues të Sfigës së

përbindshëme.Me kokën time të prerë, të mallkoj ty, ish mbret,që  sundove mbretërin sit ë ishe një Makbeth.Dhe ngrhinën të shkallmuar themelesh ma le.   Ma le të veshur me të njëjtar rrobe të përzishme,

376