tema df

17
Sigurimi i depozitave ne Shqiperi Universiteti i Tiranes Fakulteti i Ekonomise Dega FINANCE Grupi: F 3 06 Punoi: Greta Sejdinaj Detyre Kursi

Upload: our-angel

Post on 25-Oct-2014

312 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Universiteti i Tiranes

Fakulteti i Ekonomise

Dega FINANCE

Grupi: F306

Punoi: Greta Sejdinaj

Detyre Kursi

Page 2: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Në një ekonomi tregu, bankat mund të falimentojnë. Pasojat që do të sillte

falimentimi i një banke, do të shoqëroheshin me humbjen e kursimeve të qytetarëve.

Për të parandaluar pasojat financiare që sjell falimentimi i një banke tek depozituesit,

si dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve ndaj bankave, janë krijuar sistemet e sigurimit

të depozitave. Projektimi i tyre është bërë i tillë që, të sigurojë kompensimin e pjesës

më të madhe të depozituesve të një banke që falimenton.

Agjencite e Sigurimit te Depozitave jane institucione financiare qe

funksionojne pothuajse ne te gjitha vendet me ekonomi tregu. Ato e kane zanafillen

pas krizes se madhe te viteve 1929-1932 dhe falimentimeve masive qe pesoi sistemi

bankar, sidomos ne SHBA. Ne ekonomine e tregut falimentimi eshte nje proces i

natyrshem, qe ndodh ne ato raste kur bankat e keqmenaxhuara, nuk perballojne dot

konkurrencen dhe rezultojne me humbje.

Per te parandaluar pasojat financiare qe sjell falimentimi i nje banke si dhe per te

rritur sigurine e qytetareve ndaj tyre, jane krijuar skemat e sigurimit te depozitave.

Objektivat kryesore per sistemet e sigurimit te depozitave jane:

1. te kontribuojne ne stabilitetin e sistemit bankar

2. te mbrojne depozituesit e vegjel

Në rast se një bankë falimenton pa i paguar të gjithë depozituesit e saj, mund

të lindë rreziku i humbjes së përgjithshme të besimit të qytetarëve ndaj bankave në

veçanti dhe sistemit financiar në tërësi, e si pasoje, vendi mund te perfshihet nga nje

krize financiare e pergjitheshme.

Sistemet e sigurimit të depozitave ne pergjithesi, e përqendrojnë vëmendjen në

mbrojtjen maksimale të depozituesve. Kjo ndodh meqenëse këta depozitues nuk janë

në gjendje, që në çdo kohë të vlerësojnë bankën ku kanë investuar kursimet e tyre,

pasi kanë njohuri të kufizuara për aktivitetin financiar dhe për operacionet financiare

dhe bankare.

Ne Shqiperi, Agjencia e Sigurimit te Depozitave (ASD), u krijua ne vitin

2002. Funksioni i saj eshte te mbroje kursimet e qytetareve, ne rast te mbylljes se

ndonje banke, ku ata kane kursimet e tyre. ASD nuk siguron depozitat e kompanive

dhe të biznesit që përdoren në funksion të aktivitetit prodhues, tregtar, të shërbimit etj.

Detyre Kursi 2

Page 3: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Kjo kategori e klientëve të bankës është më shumë e lidhur me aktivitetin bankar dhe

ka shumë mundësi dhe informacion që të ndjekë me kujdes ecurinë e aktivitetit të

bankës ku janë vendosur llogaritë e tyre.

Në përgjithësi, thelbi i misionit të Agjencise të Sigurimit të Depozitave është të krijojë

besimin e publikut të gjerë në sistemin bankar në veçanti dhe në sistemin financiar

kombëtar, në përgjithësi.

Pra, roli kryesor i Agjencise së Sigurimit të Depozitave konsiston ne:

• Mbrojtjen e depozituesve nga falimentimi i bankës ku kanë vendosur kursimet e

tyre.

• Kompensimin e depozitave te tyre deri ne nivelin dhe sipas dispozitave te ligjit.

• Pozicionin e saj si nje nga faktoret kryesore në qëndrueshmërinë e sistemit financiar

të vendit tone.

ASD qe nga momenti i krijimit, ka perfshire ne skemen e sigurimit te

depozitave, te gjitha bankat dhe deget e bankave te huaja qe veprojne ne Shqiperi.

Fondi i Garantimit te Depozitave te ketyre institucioneve krijohet nga grumbullimi,

investimi dhe menaxhimi i kontributeve vjetore (primeve) qe paguan secila banke (e

shprehur kjo ne perqindje ndaj nivelit te depozitave individuale ne nje banke, deri ne

shumen tavan). Ne Shqiperi, cdo banke paguan sa 0.5% te nivelit te depozitave,

brenda kufirit (tavanit) prej 2.5 milione lekesh.

Sigurisht qe ASD perben nje element shtese per sigurine e depozituesve. Por

ajo cka i ofrohet depozituesve si garanci per qetesine e tyre, eshte rrjeti i sigurise

bankare, i cili pervec srolit te ASD-se, perfshin si garanci, ne rradhe te pare, ecurine

ekonomike e financiare te bankave, e detyrueshme per t’u raportuar cdo muaj ne

Banken Qendrore dhe rolin kontrollues e rregullator te Bankes Qendrore ne cilesine e

mbikqyresit. Bankat auditohen nga shoqeri auditimi nga me te njohurat ne bote, duke

dhene garanci per pasqyrimin e drejte dhe transparent te rezultateve dhe te gjendjes se

tyre financiare. Ne rast rreziku potencial, Banka Qendrore nderhyn me masa e

veprime energjike, ne bashkepunim me drejtimin e pronaret e bankes, per korrigjimin

e situates, duke frenuar renien e bankes ne situata te mungeses se likuiditetit.

Ne rastin me te keq te likuiditetit, eshte Banka Qendrore qe nderhyn si huadhenesi i

dores se fundit.

Detyre Kursi 3

Page 4: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Ne rast falimenti, interesat e kreditoreve jane te parat qe permbushen me aktivet e

bankes.

Cfare siguron ASD?

ASD siguron depozitat e individeve. Aktiviteti i ASD perfshin:

percaktimin e primit vjetor te detyrueshem te sigurimit per bankat e nivelit te

dyte

mbledhjen e kontributit fillestar dhe primit vjetor te sigurimit

verifikimin e saktesise se perllogaritjes

investimin e mjeteve financiare

funksionin perfundimtar per realizimin e detyrimit te pageses se kompensimit

te depozituesve te vegjel ne bankat e nivelit te dyte qe veprojne ne Shqiperi, ne

rast falimentimi te ndonje banke.

ASD siguron te gjitha depozitat e individeve ne leke dhe ne monedhe te huaj,

por te konvertuara sipas kursit zyrtar te kembimit ne monedhen vendase. Agjencia

siguron depozitat deri ne shumen 2.5 milione leke.

Depozitat e siguruara të çdo depozituesi për çdo bankë të siguruar, të vendosura në

disa llogari depozitë, llogariten të gjitha së bashku dhe konsiderohen si një llogari

depozitë e vetme.

Sipas ligjit Nr.8873, date 29.03.2002, "Per sigurimin e depozitave"Agjencia

kompensonte depoziten e siguruar si me poshte:

a) per depozitat me 350 000 (treqind e pesedhjete mije) leke, ose me pak, kompenson

100% te depozites se siguruar

b) per depoziten mbi 350 000 (treqind e pesedhjete mije) leke, deri ne 700 000

(shtateqind mije) leke, kompenson 100% te pjeses 350 000 (treqind e pesedhjete mije)

leke dhe 85% te pjeses se mbetur te depozites se siguruar.

c) per depoziten mbi 700 000 (shtateqind mije) leke, 647 500 (gjashteqind e dyzet e

shtate mije e peseqind) leke.

Por kriza financiare nderkombetare e detyroi Banken e Shqiperise te ktheje

vemendjen nga sigurimi i depozitave te shqiptareve. Ndjeshmeria e publikut ndaj

lajmeve (ndonjehere te paekuilibruara) mbi zhvillimet e krizes nderkombetare, rriti

Detyre Kursi 4

Page 5: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

pasigurine per kursimet e tyre ne sektorin bankar dhe shkaktoi disa terheqje

depozitash. Per te mbajtur situaten nen kontroll dhe per te shtuar besimin e publukut

ndaj bankave, me date 30.03.2009, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin “Për disa

ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8873, date 29.03.2002 “Për sigurimin e

depozitave“, duke bere keshtu te mundur rritjen e tavanit te siguruar deri ne shumen

2.5 milione leke.

Ndër ndryshimet kryesore qe solli ky ligj në skemën e sigurimit të depozitave, janë:

1. Rritja e shumës së kompensimit për depozitën e siguruar në vlerën 2.500.000

(dy milion e peseqind mijë) lekë për çdo depozitor në çdo bankë të siguruar;

2. Heqja e  kriterit për bashkësigurimin (co-insurance), duke mundësuar

kompensim të plotë të depozitës deri në shumën e përcaktuar nga ky ligj;

3. Shkurtimi i afatit për fillimin e procesit të kompensimit dhe përckatimi i

mënyrave për kryerjen e procesit të kompensimit, duke shtuar edhe atë

nëpërmjet përzgjedhjes së një banke të siguruar si Bankë Agjente.

4. Zgjatja e afatit për sigurimin e depozitës në rastin e:

1. e transformimit të bankës së siguruar, për secilën bankë pjesëmarrëse

në këtë proces, tre muaj prej datës që Agjencia njoftohet me shkrim

nga Autoriteti Mbikqyrës për përfundimin e procesit të transformimit.

2. e likuidimit vullnetar të bankës së siguruar deri në përfundim të këtij

procesi.

Sigurimin e depozitës së bankës, ASD e kryen përmes një formule të adaptuar

nga direktiva e Bashkimit Europian. Agjencia i siguron depozitat me afat deri në 2.5

milionë lekë, si dhe depozitat në valutë, në të njëjtën vlerë, certifikatat e depozitave

etj. Sa u takon të ardhurave dhe masës së sigurimit që paguan një bankë, thuhet se

”kontributi fillestar është 0.5 për qind e kapitalit të bankës, ndërsa norma e

vazhdueshme (primi) është nga 0.1 deri në 0.5 e mesatares aritmetike të shumës së

depozitave të siguruara, të regjistruara në fund të çdo dite pune për tre muajt e fundit

të vitit të kaluar”. Të ardhurat nga primi gjatë 2009-s arritën rreth 1 miliard lekë, me

një rritje prej 6 për qind.

Detyre Kursi 5

Page 6: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Ne politika e ASD, primi i sigurimit i aplikuar, ka qene i njejte per te gjitha bankat.

Pagesa e primit nga bankat e nivelit te dyte behet ne kater keste tremujore.

Njekohesisht me pagesen e kestit te pare, bankat sjellin prane Agjencise deklaraten e

primit, e cila konfirmon llogaritjen e primit sipas kerkesave te ligjit. Ky perben dhe

burimin kryesor te fondeve te ASD-se.

Çfare nuk sigurohet?

a) pjesën e depozitës mbi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë ose shuma e

barasvlershme me të (kundërvleftën), në monedhë të huaj;

b) depozitat e çdo shoqërie tregtare, personi fizik ose personi tjetër juridik;

c) depozitat e drejtorit, të administratorëve, të debitorëve të bankës së siguruar ose të

çdo depozituesi tjetër, me të njëjtin status në personat juridikë të lidhur me bankën në

fjalë;

ç) depozitat e çdo personi që zotëron, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të

drejtën e pronësisë të një aksioneri në masën 5 për qind (pesë për qind) ose më shumë

në kapitalin e bankës së siguruar ose të aksioneve me të drejtë vote të lidhur me

bankën në fjalë; 

d) depozitat e personave, të cilët kryejnë detyrën e auditimit dhe certifikimin e

llogarive kontabël në bankat e siguruara, si dhe depozituesit me të njëjtin status në

shoqëritë e tjera të të njëjtit grup;  

dh) depozitat e çdo depozituesi të bankës së siguruar, që gëzon më shumë se 20 për

qind (njëzet për qind) interes preferencial, të ndryshëm nga interesi i zbatuar sipas

kushteve të punës për të gjithë depozituesit e tjerë të kësaj banke;

e) depozitat e çdo personi në bankën e siguruar, që përdor llogarinë depozitë për

veprimtari kriminale; 

ë) depozitat jonominative, përfshirë depozitat në letrat me vlerë të prurësit;

f) depozitat në degën e bankës jashtë  Shqipërisë; 

g) depozitat e vendosura në bankën e siguruar  gjatë dhe pas ditës së ndërhyrjes në

këtë bankë.

Detyre Kursi 6

Page 7: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Mjetet e financimit

1. Fondi themeltar i Agjencisë është 400 000 000 (katërqind milionë) lekë.

2. kontributi fillestar i bankave të siguruara;

3. primet vjetore të bankave të siguruara;

4. kreditë, huatë, subvencionet dhe donacionet;

5. të ardhura dhe fitime kapitali të përftuara nga aktivet e saj.

6. rimarrje nga likuidimet.

Administrimi i fondeve

1. Mjetet likuide të Agjencisë investohen vetëm në:

a) letra me vlerë të detyrimeve në lekë të emetuara nga Qeveria e Republikës së

Shqipërisë ose Autoriteti Mbikëqyrës;

b) letra me vlerë të detyrimeve në monedhë të huaj të emetuara nga qeveritë ose

bankat qendrore, monedha e të cilave është depozituar në llogari depozitë në bankën e

siguruar;

c) letra me vlerë të detyrimeve të emetuara nga institucionet financiare ndërkombëtare

në monedhën sipas përcaktimeve të shkronjës b të kësaj pike;

ç) depozita me interes në Autoritetin Mbikëqyrës.

2. Letrat me vlerë të detyrimeve të blera nga Agjencia nuk duhet të jenë me maturitet

më shumë se një vit që nga momenti i fitimit të pronësisë nga Agjencia.

3. Agjencia menaxhon mjetet e saj financiare me qëllim që:

a) të eliminojë shpenzimet e pajustifikuara administrative dhe operacionale;

b) të menaxhojë mjete financiare në investime në instrumente financiare me nivel të

pranuar rreziku dhe shlyerjeje;

c) të garantojë plotësimin, në çdo kohë, të nevojave për mjete financiare likuide të

Agjencisë;

ç) të zvogëlojë koston e oportunitetit dhe minimizimin e rrezikut të zhvleftësimit të

mjeteve financiare të Agjencisë nga luhatja në këmbimet valutore.

d) të shlyejë në kohë detyrimet.

4. Me qëllim sigurimin e fondeve të mjaftueshme për procesin e kompensimit,

Agjencia mund të shesë, me detyrim riblerjen e tyre, instrumente të detyrimeve, të

emetuara nga Ministria e Financave për Bankën e Shqipërisë, sipas kushteve të

miratuara nga Këshilli Drejtues i Agjencisë dhe Autoriteti Mbikëqyrës.

Detyre Kursi 7

Page 8: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Kompensimi i depozitave te siguruara

1. Procesi i kompensimit realizohet nëpërmjet tre fazave të rëndësishme:

a) Parapërgatitja;

Faza pergatitore nenkupton marrjen periodike te informacionit, lidhur

me kerkesat e parashikuara nga ligji.

b) Zbatimi i procesit të kompensimit;

Agjencia fillon procesin e kompensimit menjëherë me marrjen e

vendimit të Autoritetit Mbikëqyrës për vënien në likuidim të detyruar

të bankës së siguruar

Kur Autoriteti Mbikëqyrës ndërhyn në një bankë të siguruar, Agjencia

merr nga likuidatori informacionin e nevojshëm mbi depozituesit dhe

depozitat që përfitojnë kompensim sipas skemës së sigurimit të

depozitave. Marrja e informacionit të mësipërm bëhet jo më vonë se 3

ditë nga data e fillimit të procesit të likuidimit sipas vendimit të

Autoritetit Mbikëqyrës për vendosjen e bankës së siguruar në likuidim.

c) Përfundimi i procesit të kompensimit dhe trajtimi i çështjeve të mbetura

pezull.

Në bazë të të dhënave të marra nga likuidatori, Agjencia:

a) Vlerëson depozitat e siguruara për kompensim;

b) Vlerëson mjaftueshmërinë e mjeteve financiare të Agjencisë

për kryerjen e kompensimit;

c) Llogarit likuiditetin e nevojshëm për realizimin e procesit të

kompensimit

Për të siguruar likuiditetin e nevojshëm dhe për menaxhimin e mjeteve

financiare me efektivitet dhe në nivel të pranuar rreziku dhe shlyerje,

Agjencia fillimisht:

d) Skonton (shet) letrat me vlerë me maturitet më të vogël të

mbetur;

e) Skonton (shet) letrat me vlerë me yield më të vogël;

f) Skonton (shet) letrat me vlerë në valutë, monedha e së cilës

ka tendencë rënie.

Në qoftë se sasia e likuiditetit nuk është e mjaftueshme, atëherë

Agjencia shet letrat me vlerë duke filluar nga ato me afat maturimi më

të shkurtër.

Detyre Kursi 8

Page 9: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

Gjithashtu, Agjencia, duke respektuar afatin e përcaktuar në ligj për

kompensimin e depozitave përcakton nëse ka nevojë për mjete

financiare shtesë për procesin e kompensimit.

Mjetet financiare të nevojshme për kompensimin e depozitave

sigurohen sipas ligjit “Për sigurimin e depozitave.

Për të realizuar kompensimin e depozitave, Agjencia hap llogari pranë

bankës agjente ose bankës së vendosur në likuidim, në varësi të

mënyrës së kryerjes së kompensimit, me qëllim transferimin e mjeteve

financiare të nevojshme.

Mënyrat e kryerjes së kompensimit

1. Agjencia, me vendim të Autoritetit Vendimmarrës, vendos për mënyrën e kryerjes

së kompensimit, e cila mund të jetë si më poshtë:

a) Nëpërmjet një Banke Agjente, ose

b) Nga vetë Agjencia në bankën e siguruar.

2. Kur kompensimi kryhet nëpërmjet një Banke Agjente, Agjencia kryhen

paraprakisht veprimet e mëposhtme:

a) Siguron nga Autoriteti Mbikëqyrës informacionin e nevojshëm mbi gjendjen

financiare të Bankës Agjente;

b) Siguron informacion për koston e shërbimit të Bankës Agjente, duke

konsideruar përfitimin nga tërheqja e klientelës nga shërbimi i bërë prej kësaj

banke; si dhe

c) Siguron informacion në lidhje me adresën e Bankës Agjente dhe numrin e

degëve të saj me adresat përkatëse, telefon/fax, ku do të realizohet pagesa e

kompensimit, informacion ky i marrë nga vetë banka.

d) Nënshkruan kontratën me Bankën Agjente, në të cilën përcaktohen të drejtat

dhe detyrimet e palëve gjatë procesit të kompensimit të depozitave.

e) Informon personelin e Bankës Agjente në lidhje:

i) me detyrimet që rrjedhin nga ligji “Për sigurimin e depozitave”, dhe aktet

nënligjore të Agjencisë në lidhje me realizimin e procesit të kompensimit,

dhe

ii) njohja me mënyrën e pagimit.

3. Kur kompensimi kryhet nga vetë Agjencia në bankën e siguruar, Agjencia:

Detyre Kursi 9

Page 10: Tema DF

Sigurimi i depozitave ne Shqiperi

a) Nënshkruan kontratën me likuidatorin, në të cilën përcaktohen të drejtat dhe

detyrimet e palëve gjatë procesit të kompensimit të depozitave;

b) Kryen pagesën e kompensimit të depozitave në ambientet e bankës së

vendosur në likuidim;

c) Informon personelin e bankës së vendosur në likuidim, në lidhje me:

i) me detyrimet qe rrjedhin nga ligji “Për sigurimin e depozitave”, dhe aktet

nënligjore të Agjencisë në lidhje me realizimin e procesit të kompensimit,

dhe

ii) njohja me mënyrën e pagimit.

Ekzekutimi i kompensimit

1. Për tërheqjen e shumës së kompensuar, depozituesi duhet të paraqitet në sportelet

e Bankës Agjente ose bankës së vendosur në likuidim, në varësi të mënyrës së

kryerjes së kompensimit, i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm identifikues,

të tillë si letërnjoftim, çertifikatë personale (me fotografi) të tre muajve të fundit,

pasaportë, apo dokumente të tjera të identifikimit kombëtar.

2. Depozituesi, në momentin e tërheqjes së shumës së kompensuar duhet të paraqesë

gjithashtu edhe dokumentet të lëshuar nga banka e vendosur në likuidim që

vërtetojnë pronësinë e depozitës, të tilla si librezë, certifikatë depozite,

marrëveshje për depozitat me afat, mandat arkëtimi, si dhe çdo dokument tjetër që

vërteton pronësinë mbi depozitën që përfiton nga skema e sigurimit të depozitave.

3. Banka Agjente apo personi përgjegjës për bankën e vendosur në likuidim kryen

pagesën e kompensimit për çdo depozitues pas verifikimit dhe përputhjes së

dokumentacionit të paraqitur me listë-pagesën e përgatitur nga Agjencia.

4. Gjatë kryerjes së procesit të kompensimit, Agjencia analizon herë pas herë sasinë

e mjeteve financiare të përdorura për kompensim, si dhe nevojat për këto mjete

deri në përfundim të procesit.

Detyre Kursi 10