tema : energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

7
PROJEKT Tema:Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Upload: xhulio-xhulio

Post on 07-Aug-2015

219 views

Category:

Technology


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

PROJEKT

Tema:Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Page 2: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Energjia e eres• Energjia e eres apo eolike (nga mitologjia greke Eolo - zoti i ererave), eshte

produkt ikonvertimit te energjise cinetike te eres ne energji elektrike. Ky konvertim behetnepermjet nje centrali eolik. Eshte e para nder te gjitha energjive te rinovueshme per tefavorizuar raportin mes kostos e prodhimit, dhe burimi i pare energjitik i rinovueshem iperdorur nga njeriu. Shfrytezimi i saj, pak e kushtueshme dhe e thjeshte, behetnepermjet disa makinerive eolike te ngjashme ne strukture me mullirin e eres. Ndryshete quajtura gjenerator eolik.

• Lajmi i mire eshte qe energia e krijuar nga era ben te mundur arritjen e nje ultje terendesishme te nivelit te dioksidit te karbonit (CO2)

• qe leshohet ne atmosfere,arritje te cilen shkencetaret e konsiderojne te domosdoshem.

Page 3: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Energjia Diellore• Me energji diellore nënkuptohet energjia (termikeo-elektrike) e prodhuar

nga shfrytëzimi i drejtpërdrejte te energjisë se rrezatuar nga Dielli drejt Tokës. Në çdo moment Dielli transmeton drejt orbitës 1367 Watt për metra katror. Sasia e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e tokës është shumë e larte, gati dhjetëmijë here me e larte se gjithë energjia e përdorur nga njeriu. Energjia Diellore bën pjesë në grupin e energjive te rinovueshme si Biomasa, Biokarburanti, Gjeotermike, Hidroenergjetike, Eolike etj. Teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë termike dhe elektrike nga dielli janë :

• Paneli Diellor Termik• Paneli Diellor me përqendrim• Paneli fotovoltaik• Shndërrimi i energjisë diellore në energji elektrike quhet ndryshe

fotovoltaik.

Page 4: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Energjia Gjeotermike• Energjia gjeotermike është energjia termike e gjeneruar dhe e ruajtur në Tokë. Energjia gjeotermike e

kores së Tokës e ka origjinën prej formimit të planetit (20%) and kalbjeve radioaktive të mineraleve (80%). Gradienti gjeotermik, i cili është diferenca e temperaturës së kores dhe sipërfaqes së planetit, shtyn përcueshmëri të vazhdueshme të energjisë termike në form të nxehtësisë nga korja në sipërfaqe.

• Në kore të Tokës, energjia termike është krijuar nga kalbjet radioaktive ku temperatura mund të arrijë mbi 5000°C. Nxehtësia transmetohet nga korja deri te shkëmbijtë. Temperaturat e larta dhe presioni i shkaktojnë që shkembijtë të shkrihen, duke krijuar magma dhe lëvizjen e saj lart pasiqë është më e lehtë se një shkëmb i ngurtë. Magma nxeh shkëmbijtë dhe ujin në kore, nganjëherë deri në 370°C.

• Energjia gjeotermike është përdorur për banjo që nga koha Paleolitike dhe për nxehjen e hapsirës që nga koha Romake. Por tani nihet si gjenerimi i elektricitetit. Nëpër botë rreth 10,715 MW të fuqisë gjeotermike është në përdorim në 24 shtete. Shtesë 28 GW kapacitet i nxehtësisë gjeotermike është e instaluar për shpërndarje të nxehtësisë, nxehje të hapsirës, proceseve industrial dhe aplikimeve agrikulturore.

• Fuqia gjeotermale është me kosto efektive, e besueshme dhe e mirë për ambientin, por historikisht ka qene e limituar afër kufijeve të pllakave tektonike. Avancimet e fundit teknologjike e kanë rritur shumë përdorimin e këtyre resurseve, posaqërisht per aplikimin në nxehjen e shtepisë.

• Resurset gjeotermike të Tokës teorikisht janë më adekute për t’i shërbyer nevojave njerzore, por një masë ë vogel mund ta menaxhojnë. Shpimi dhe eksplorimi për resurse më të thella është shumë e shtrenjtë.

Page 5: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Hidrocentralet• Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me

anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Ka dy lloje të hidrocentraleve:

• Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një rezervuar të ujit të limituar.

• Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues.[1]

• Penda ndërtohet mespërmes lumit duke formuar rezervuarin e epërm dhe rrjedhjen e pasme të ujit (bjefi i poshtëm). Diferenca në mes te nivelit të ujit në rezervuar dhe rrjedhjës së pasme të ujit poshtë pendës quhet lartësia (rënia). Ndërtesa e centralit ndërtohet në pendë. Ndërtesa e centralës ka turbinën e ujit, gjeneratorin dhe portën kontrolluese. Gjeneratori dhe turbina janë të lidhur në mes veti në një bosht vertical. Rënia e ujit prodhon rrjedhje të shpejtë të ujit nëpër turbinë – gjenerator, dhe gjeneratori prodhon energjinë elektrike. Energjia e fituar nga hidrocentrali është e barabartë me prodhimin e lartësisë (H) dhe sasisë së ujit (Q) sipas shprehjës: P=9.81*Q*H*ŋ (kW) Ku janë: Q-sasia e elektricitetit (m3/s), H-lartësia (rënia) e ujit (m) ŋ-koeficienti I shfrytëzimit të gjeneratorit dhe turbinës. Uji i cili shkarkohet nga turbine vazhdon rrjedhjen më tej në rezervuarin e pasmë i cili është poshtë pendës, që shpesh është vazhdimi I lumit. Porta kontrolluese bënë rregullimin e rrjedhjës së ujit nëpër turbinë. Në rast të përmbytjeve, atëherë do te happen kanalet e shkarkimit dhe uji i tepërt do të derdhet, ose do të happen portat për largimin e ujit në fund të pendës. Në të dy rastet bëhet rrjedhja e ujit të tepërt në rezervuarin e pasmë, dhe eliminohet mbingarkesa e pendës.

Page 6: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Energjia Berthamore• Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fusionit të kontrolluar në ndërtesa

qeShtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si një mundësi për eksportë. Më anën tjetër nëGjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e qendrave të energjis bërthmamore.

• Vendi i njohur për mundësin e ndërtimit të uzinave bërthamore por që në parashkime nuk ka pasur ndonjë rëndësi kjo është Australia.[1]

Page 7: Tema : Energjite e ndryshme e cilat kthehen ne energji elektrike

Punoi: Xhulio Broshka Kozma Dulja Kevi Toci Eris Kasa