tema: kujdesi infermieror nË -...

34
KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU 0 UNIVERSITETI: ‘’ALEKSANDËR MOISIU’’ FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE DEPARTAMENTI MJEKESI DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME VITI AKADEMIK: 2013-2014 TEMA: KUJDESI INFERMIEROR INSULINOMAT E PANKREASITPUNOI: ANILA COKU PRANOI: VIOLETA ZANAJ Durrës 2014

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

19 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

0

UNIVERSITETI: ‘’ALEKSANDËR MOISIU’’

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI MJEKESI

DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

VITI AKADEMIK: 2013-2014

TEMA: ‘KUJDESI INFERMIEROR NË

INSULINOMAT E PANKREASIT’

PUNOI: ANILA COKU PRANOI: VIOLETA ZANAJ

Durrës 2014

Page 2: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

1

Tregues

PERMBAJTJA E TEMËS---------------------------------------------------------------- 3

OBJEKTIVAT------------------------------------------------------------------------------ 4

ABSTRAKTI-------------------------------------------------------------------------------- 5

FJALËT KYÇE ------------------------------------------------------------------------- 6

HYRJA--------------------------------------------------------------------------------------- 7

KAPITULLI I PARË-------------------------------------------------------------------- 8

Origjina e insulinomes. ------------------------------------------------------------------- 8

Shenjat dhe simptomat-------------------------------------------------------------------- 9

Diagnoza------------------------------------------------------------------------------------ 9

Analizat e gjakut ------------------------------------------------------------------------- 10

Faktorët e rriskut për insulinomat e pankreasit --------------------------------- 10

Imazheria diagnostike ------------------------------------------------------------------ 11

Trajtimi ---------------------------------------------------------------------------------- 11-13

Efektet anësore të trajtimit----------------------------------------------------------- 14

Komplikacionet e mundshme pas ndërhyrjes kirurgjikale ----------------14-15

Parandalimi ------------------------------------------------------------------------------- 15

Prognoza----------------------------------------------------------------------------------- 15

Ndërhyrjet infermierore ---------------------------------------------------------------- 16

Periudha para operimit--------------------------------------------------------------- 16-17

Periudha postoperatore--------------------------------------------------------------- 18-19

Kriteret e daljes nga spitali-------------------------------------------------------------- 20

Page 3: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

2

KAPITULLI I DYTË-------------------------------------------- 21

Të dhënat statistikore------------------------------------------------------------------ 21-28

KAPITULLI I TRETË------------------------------------------- 29

Rrezultatet e pritshme-------------------------------------------------------------------- 29

KAPITULLI I KATËRT---------------------------------------- 30

Konkluzione ------------------------------------------------------------------------------- 30

Foto --------------------------------------------------------------------------------------- 31-33

Literatura ---------------------------------------------------------------------------------- 34

Page 4: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

3

Përmbajtja e temës

Në këtë temë do të flasim për rolin e rëndësishëm që ka infermierja në jetën e

pacientëve të diagnostikuar me insulinoma të pankreasit,e cila është një patologji që

i referohet një tumori nëuroendokrinë të pankreasit.Në këtë temë do të njihemi me

rëndësinë e madhe që ka kujdesi infermieror në , përmirësimin e cilesise se jetës se

këtyre pacientëve ,në lehtësimin e testeve ekzaminuese ,gjithashtu ndihma e

infermieres i ben me të lehta dhe me pak të dhimbshme proçedurat e ndryshme

diagnostikuese e kirurgjikale.

Në këtë temë do të trajtojmë gjithashtu shkaqet e kësaj patologjie ,shenjat klinike

që pacientët paraqesin, ekzaminimet të cilave i nënshtrohet pacienti , roli i

infermieres në periudhën preoperatore dhe postoperatore, vlerësimet dhe diagnozat

infermierore, rezultatet preoperatore dhe postoperatore .

Gjithashtu tepër e rëndësishme në këtë temë është njohja me statistikat e kësaj

sëmundjeje për pacientët e regjistruar në spitalin e Durresit në katër vitët e fundit

nga 2010 në 2013.

Page 5: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

4

OBJEKTIVAT

Insulinomat e pankreasit janë forma të rralla të kancerit të pankreasit.

Prandaj si në çdo patologji tjetër pacientët me këtë diagnozë kanë nëvojë për një

mirëmenaxhim të gjendjes shëndetsore dhe kjo arrihet nëpërmjet kujdesit

infermieror.

Objektivi kryesor i kësaj teme është vlerësimi i ndikimit të rolit të infermieres

në menaxhimin e gjendjes shëndetsore të këtyre pacientëve ,duke përfshirë

mbështetjen fizike e psikologjike të pacientëve të cilët janë të detyruar të

qëndrojnë në shtrat pas proçedurave të ndryshme kirurgjikale të cilave ato i

nështrohen për të përmirësuar gjendjen e tyre shëndetsore

Page 6: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

5

ABSTRAKTI

Insulinomat e pankreasit janë disa forma të rralla të kancerit të pankreasit .Këto

njihen si tumore neuroendokrinë pasi formohen prej qelizave hormonprodhuese të

pankreasit të quajtura qeliza ishull .

Qelizat ishull janë qeliza endokrine të pankreasit të cilat prodhojnë insulinë

glukakon dhe somatostatinë. Insulina dhe glukakoni sherbëjnë për të ruajtur një

nivel optimal të sheqerit në gjak .Insulinoma është një tumor neuroendokrinë që

lidhet me mbiprodhimin e insulinës .Gjendja e pacientëve me insulinoma është

shumë e vështirë dhe kërkon një menaxhim perfekt nga ana e infermieres. Dhe

pikërisht kjo temë i referohet çështjeve që tregojnë se si ndikon kujdesi infermieror

në përmirësimin e jetës së pacientëve me insulinoma.

Pra i referohet rolit të infermieres në momentin kur pacienti shtrohet në spital,

ku ajo e mbështet emocionalisht duke i shpjeguar arsyen pse ai ndodhet aty ,dhe

rëndësinë e proçedurave të ndryshme në përmirësimin e gjendjes shëndetsore.

Në këtë temë , flitet për kohën që harxhon infermierja gjatë kujdesjes për këto

pacientë , kujdesin që ajo tregon gjatë proçedurave të ndryshme të cilave i

nënshtrohet pacienti menaxhimin e komplikacioneve që mund të të vihen re tek

pacientët në periudhën preoperatore dhe postoperatore. Dhe mbi të gjitha nxirret në

pah vlera e madhe që ka roli i infermieres në arritjen e mirëqënies tek këta pacientë.

Page 7: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

6

Fjalët kyçe

Insulinoma –tumor neuroendokrinë i pankreasit.

Periudha pre-operatore- koha që kur është marre vendimi për operim deri në

transferimin e pacientit në tavolinën operatore.

Periudha post-operatore –koha e pranimit të pacientit në njësinë e kujdesit

postanëstezik në vlerësimin follou –up.

CT- Tomografia e kompiuterizuar.

MRI-imazhe të rezonancës magnëtike.

Page 8: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

7

HYRJA

Cfarë është një insulinome?

Një insulinome është një tumor i pankreasit që rrjedh nga qelizat beta dhe që

sekreton insulinë. Qelizat beta sekretojnë insulinë në përgjigje të rritjes së glukozës

në gjak. Si rezultat i rritjes së insulinës e cila vepron për të ulur glukozën në gjak e

cila kthehet në nivele normale në të cilën pikë sekretimi i mëtejshëm i insulinës

kishte ndaluar. Në të kundërt, sekretimi i insulinës nga insulinomat nuk është e

rregulluar si duhet me glukozë dhe tumoret do të vazhdojnë të sekretojnë insulinë

duke shkaktuar rënien e niveleve të glukozës më tej se norma.Si rezultat pacientët

shfaqin simptomat të uljes së glukozës në gjak (hypoglycemia), të cilat

përmirësohen duke ngrënë. Diagnoza e një insulinome është bërë zakonisht në

aspektin biokimik me glukozë të ulët në gjakut, insulinë e ngritur, proinsulinës dhe

nivelet C-peptide dhe për të konfirmuar lokalizimin e tumorit me të imazhit

mjekësore ose angiography. Trajtimi difinitive është operacioni. Insulinoma është

një tumor i pankreasit që prodhon sasi të tëpërt të insulinës. Insulinomat janë më të

shpeshta tek gratë. Tumoret janë zakonisht të vogla (më pak se 2cm) dhe më

shumë se 90% e të gjithë insulinomave janë beninje (jo kanceroze).

Insulinomat prodhojnë sasi të tëpërt të insulinës dhe kjo shkakton një ulje të

sheqerit në gjak. Simptomat tipike që pacientët ankohen kanë të bëjnë me zhvillimin

e ulët të sheqerit në gjak duke përfshirë lodhje, dobësi dhe uri. Shumë pacientë

duhet të ushqehen shpesh për të parandaluar simptomat e uljes së sheqerit në gjak.

Disa pacientë mund të zhvillojnë simptoma psikiatrike për shkak të uljes së sheqerit

në gjak.

Cfare eshte nje insulinme? (Dennis Vaidakis, et al., 2010)

Page 9: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

8

KAPITULLI I PARË

Origjina e insulinomes.

Historia e Hypoglicemisë u njoh për herë të parë në shekullin e 19. Në 1920, pas

zbulimit të insulinës dhe përdorimin e saj në trajtimin tek diabetikët,

hyperinsulinemia dyshohej të jetë një shkak i hypoglicemisë në jo-diabetikët.

Studimet për hyperinsulinemi si shkaktuese e hypoglicemise është botuar nga Seale

Harris në vitin 1924. Raporti i parë i shërimit të hypoglicemisë në mënyrë

kirurgjikale duke hequr një tumor qelize ishte në vitin 1929.

Insulinomat janë tumore të rralla neuroendocrine me një incidencë të llogaritur në 1

deri në 4 raste të reja për një milion përsona në vit. Insulinoma është një nga llojet

më të zakonshme të tumorit që rrjedh nga qelizat e Langerhansit (tumoret

pankreatike endokrine). Përhapja e metastazave varion nga 5% në 30%. Mbi 99% e

insulinomave e kanë origjinën nga pankreasi, në raste të rralla nga indet ektopike

pankreatike. Rreth 5% e rasteve janë të lidhur me tumoret e gjëndrave paratiroide

dhe të hipofizës dhe janë më shumë të ngjarë të jenë të .Shumica insulinomave janë

të vogla, më pak se 2 cm.

Gratë janë të prekura më shpesh se meshkujt . Zakonisht, në mes të moshës 40 dhe

60 probabilitëti për të marre këtë sëmundje është më i madh sesa në moshat e reja.

Disa sëmundje gjenetike mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të një insulinome. Të

rriturit me neoplazisa të shumta endokrine, kanë rreth një shans rreth 10 për qind që

të hasin një insulinoma. Kjo gjendje mund të ndikojë edhe tek njërëzit me sindromën

von Hippel-Lindau. Kjo është një sëmundje e trashëguar që shkakton tumore dhe

ciste në të gjithë trupin tuaj.

Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos

Page 10: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

9

Shenjat dhe simptomat

Pacientët me insulinoma zakonisht zhvillojnë simptoma neurologjike. Këto

përfshijnë dhimbje koke të vazhdueshme , përgjumje, Diplopi, dhe shikim të

paqartë, sidomos lidhur me mosngrënien dhe kryerjen e ushtrimeve.

Hypoglycemitë e rënda mund të rezultojnë në kriza epileptike, koma, dhe dëmtime

të përhershme neurologjike.

Simptomat që rezultojnë nga përgjigje katecholaminergike të hypoglycemisë (dmth.

tremulousness, palpitacione, takikardi, djersitje, uri, ankth, vjellje) nuk janë aq të

zakonshme. Ndonjëherë mund të vërehet shtim i papritur në peshë .

Diagnoza

Zakonisht , për diagnozën, orientohemi nga anamneza dhe ekzaminimet laboratorike

,por është CT dhe MRI që përcaktojnë atë.Mund të merret materia për biopsi me anë

të endoskopise retograde koledoko pankreatike.Amilazat,bilibirubina dhe lipazat

janë të rritura,por këto ,vetëm sa orientojnë për diagnozën.Antigjeni

karcinoembriogjenik është i rritur,por nuk është specifik si shënues tumoral.Shënues

specifik tumoral në këto raste është CA19-9.

Diagnoza e insulinomave vërehet në një pacient me hypoglycemi simptomatike të

ushqyerjes . Tre kushtet e Whipple-së duhet të plotësohen për diagnozën e

"hypoglycemise se vërtëtë" janë:

1.Simptomat dhe shenjat e hypoglycemisë.

2.Niveli i glukozës në përberjen plazmatike prej 45 mg / dL (2.5 mmol / l) ose më

pak,.

3.Qëndrueshmeria e simptomave me administrimin e glukozës.

Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos

Page 11: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

10

Analizat e gjakut

Analizat e gjakut të nëvojshme për të diagnostikuar insulinomat janë:

1.glukoza

2. insulina

3.C-peptide

Nëse është e mundur, mund të ndihmojë dhe analiza e nivelit të proinsulinës. Teste

të tjera të gjakut mund të ndihmojnë të nxjerrin në pah kushte të tjera në të cilat

mund të jetë shkaktuar hypoglycemia.

Faktorët e rriskut për insulinomat e pankreasit

Mosha – Mundësia e zhvillimit të kancerit të pankreasit rritet me

moshën.Shumica e tyre ndodhin mbi moshën 60 –vjeç.

Duhani –duhanpirësit janë dy tri herë me të rriskuar se jo duhanpirësit.

Diabeti- njerëzit që vuajnë nga diabeti janë më të prekur.

Gjinia mashkull – me kancer të pankreasit janë diagnostikuar më shumë

meshkuj.

Historia familjare -rrisku për të zhvilluar këtë tumor rritet kur

mamaja,babai,motra,ose vëllai i personit ka pasur këtë sëmundje.

Pankreatiti kronik – pankreatiti kronik është një situatë e dhimbshme e

pankreasit.Disa studime kanë treguar se pankreatiti kronik rrit riskun për

kancer të pankreasit.

Studime të tjera kanë treguar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës

dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të zhvilliar kancer të pankreasit.

Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos

Page 12: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

11

Njerëzit që mendojnë se kanë faktor risku mund të konsultohen me mjekun e

tyre.Ata mund të sygjerojnë mënyra të ndryshme për të ulur risqet dhe tju japin për

të kryer analizat përkatëse.

Imazheria diagnostike

Insulinomat mund të lokalizohen me mjete jo-invazive, duke përdorur ultratingujt,

CT scan, ose nga teknika MRI. Një indium-111 pentetreotide scan është më e

ndjeshme se ultratingujt, CT, ose MRI për zbulimin e tumoreve somatostatine

receptorit pozitive, por jo një mjet i mirë diagnostikuese për insulinomat. Një

ultratingull endoskopik ka një ndjeshmeri nga 40-93% (në varësi të vendndodhjes së

tumorit) për zbulimin insulinomes. Ndonjëherë, angiografia me perkutan

transhepatik kateterizim pankreatik në vena për marrjen e mostrës se gjakut për të

matur nivelet të insulinës është e nevojshme. Kalciumi mund të injektohet në arteriet

e zgjedhuara për të stimuluar lirimin e insulinës nga pjesë të ndryshme të

pankreasit, të cilat mund të maten me mostrën e gjakut nga venat e tyre përkatëse.

Përdorimi i stimulimit të kalciumit përmirëson specifikat e këtij testi. Gjatë

operacionit për të hequr një insulinome, një ultratingull brenda sallës-operative

ndonjëherë mund të lokalizojë tumorin , e cila ndihmon për të udhëhequr kirurgun

në këtë operacion dhe ka një ndjeshmëri më të lartë se testet e imazhit joinvasiv.

Trajtimi

Shfaqja e plotë e një insulinome tregon pamjen tipike me njolla të kuqe e kafe të

tumorit. Menaxhimi përfundimtar është heqja kirurgjikale e një insulinome. Kjo

mund të përfshijë heqjen e një pjese të pankreasit, si dhe (procedurë Whipple dhe

pancreatektomi skajore).

Medikamente të tilla si diazoxide dhe somatostatine mund të përdoret për të bllokuar

lirimin e insulinës për pacientët të cilët nuk janë kandidatë kirurgjikale ose të cilët

përndryshe kanë tumore të paoperueshme. Insulinoma është një tumor beninje i

pankreasit në 90% të pacientëve që i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale nuk i

kanë me simptomat e insulinomes.. Heqja kirurgjikale e tumorit është trajtimi dhe

zgjidhja e duhur për pacintët me këtë sëmundje.. Më shumë se 90% e pacientëve nuk

do të kërkojë ndonjë trajtim të mëtejshëm pas heqjes së tumorit. Operacionët që

kryhen zakonisht për heqjen e insulinomave përfshijnë:

1. Enukleation

Në këtë procedurë kirurgu heq vetëm tumorin duke ruajtur pjesën tjetër të

pankreasit. Zakonisht insulinoma ndodh në sipërfaqen e pankreasit dhe mbulohet

nga një kapsulë, e cila mund të hiqet plotësisht pa pasur nevojë që të prekë pjesën e

Page 13: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

12

pankreasit përreth. Propabiliteti i përsëritjes se insulinomes pas ndërhyrjes mund të

jetë shumë i ulët dhe kjo është zgjidhja më e duhur nëse është teknikisht e mundur

kryerja e operacionit.

2. Heqje pankreatike

Në raste të rralla kirurgu mund të heqë një pjesë të pankreasit ku tumori është i

vendosur duke shfrytëzuar procedurat operative të tilla si një pankreatektomi skajor

ose një operacion Whipple. Këto operacione janë kryer si një përjashtim nga e

zakonshmja sepse pjesa më e madhe e tumoreve mund të hiqet me enucleation.

Proçedura wipple. Nëqoftëse tumori është në kokën e pankreasit ,kirurgu heq

pjësen e kokës së pankreasit dhe një pjesë të zorrës së hollë,duktusit biliar dhë

stomakut.Gjithashtu mund të heqë dhe indet përreth tumorit.

Pankreatektomi distale. Kirurgu heq pjesën e trupit dhe të bishtit të pankreasit

n.q.s tumori ndodhet në këto pjesë.Gjithashtu kirurgu heq dhe shpretkën.

Pankreatektomi totale .Kirurgu heq komplet pankreasin,pjesë të zorrës së hollë,një

pjesë të stomakut ,duktusin e përbashkët biliar,fshikëzën ë tëmthit ,shpretkën dhe

limfonodulat përreth.

Ndonjëherë kanceri mund të mos hiqet komplet.Por në qoftëse tumori bllokon

doktusin biliar të përbashkët ,ose doudenit ,kirurgu mund të krijojë një kalim anësor

duke vendosur një stend biliar.Stendi është një tub i vogël i vogël plastik ose prej

metali që ndihmon në mbajtjen hapur të duktusit ose duodenit.

1. Teknikat e avancuara laparoskopike

Teknikat e avancuara laparoskopike janë duke u zhvilluar cdo ditë e më tepër për

trajtimin e tumoreve endokrinë të barkut. Kirurgjia laparaskopike është një hap i

madh përpara për trajtimin e tumoreve endokrine e gjendrës veshkave dhe

pankreasit. Kirurgjia laparaskopike është e realizueshme për tumore endokrinë të

pankreasit dhe gjëndrrat veshkave të cilat janë beninje (jo-kanceroze). Pacientët që

i nënshtrohen ndërhyrjeve pancreatectomy laparaskopike të skajshme kanë më pak

dhimbje, shërim më të shpejtë dhe dalje me të shpejtë nga spitali në krahasim me

ndërhyrjet pancreatectomy të skajshme. Qëndrimi mesatar në spital të pacientë pasi

kanë kryer për këtë procedurë është rreth dy ditë.

RADIOTERAPIA përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat

kancerogjene.Radioterapia mund të bëhet e vetme ,ose me kirurgjinë kimioterapinë

ose të gjitha së bashku.Radioterapia është terapi lokale .Ajo dëmton qelizat

kancerogjene ,vetëm në vendin ku behet rrezatimi.Për radioterapinë ,pacienti shkon

në spital ose klinike 5 ditë në javë ose disa javë me radhë .Doktori përdor rrezatimin

për të dëmtuar qëlizat ë mbëtura kancërogjënë në vëndin ë kirurgjisë .Gjithashtu

Page 14: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

13

rrëzatimi përdorët për të lehtësuar dhimbjen dhe problemet e tjera të shkaktuara prej

tumorit

KIMIOTERAPIA është përdorimi i ilaçeve për të vrarë qelizat kancerogjene

.Gjithashtu përdoret për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara

prej tumorit.Mund të jepet e vetme, e kombinuar me rrezatim ,ose me kirurgji dhe

rrezatim.Kimioterapia është terapi sistemikë .Ilaçet jepen nëpërmjet injektimit ne

venë .Pasi ilaçi kalon në qarkullimin e gjakut ,ai përhapet ne te gjithë

trupin.Zakonisht kimioterapia nuk kërkon hospitalizim .Megjithatë në varësi të llojit

të medikamentit ,gjendjes shëndetsore të pacientit ,pacienti mund të ketë nevojë për

hospitalizim.

Diagnozat e insulinomes dhe nderhyrjet: Johns Hopkins UNIVERSITY PRESS.

Page 15: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

14

Efektet anësore të trajtimit

Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person ,dhe ato mund të

ndryshojnë nga një mjekim tek tjetri.Kirurgjia e kancerit të pankreasit është

operacion i madh dhe paciëntit i nëvojitët të qëndrojë në spital për disa ditë.Paciënti

mund të ndihët i lodhur dhe i dobët ,disa kanë nevojë të qëndrojnë regjim shtrati në

shtëpi për një muaj.Efektet anësore të kirurgjisë varen nga lloji i operacionit

,gjendja shëndetsore e pacientit para operacionit dhe faktorë të tjerë.Shumica e

pacientëve kanë dhimbje për disa ditë me radhë pas operacionit.Pacienti duhet të

flasë me mjekun ose infermierën për dhimbjet që ka dhe ato mund të mbahen nën

kontroll me medikamente.Heqja e një pjesë ose tërë pankreasit ,mund të bëjë të

vështirë tretjen e ushqimeve,për këtë grupi mjekësor mund të hartojë një plan

dietë,dhe të përshkruajë medikamente që ndihmojnë lehtësimin e diaresë ,dhimbjeve

,krampeve dhe ndjesinë e fryerjes.Radioterapia mund të shkaktojë lodhje të tepërt

tek pacientët.Kur pacienti kryen radioterapi ,lëkura në vendin kur kryhet rrezatimi

behet e kuqe,e thatë e ndjeshme .Radioterapia në bark mund të shkaktojë nauze,të

vjella ,diarre ,dhe probleme të tjera me tretjen.Për shumë pacientë efektet e

radioterapisë largohen menjëherë kur ajo mbaron.

Efektet anësore të kimioterapisë,varen nga lloji i medikamentit që përdoret,dozat

,dhe sa shpesh jepet.Kur medikamentët kundra kancerit dëmtojnë qelizat e

shëndosha të gjakut,pacientët janë të pambrojtur ndaj infeksioneve,mund të gjakosen

lehtë ,e të kenë më pak energji.Qelizat e rrënjëvë të flokut dhe të mukozës së aparatit

tretës mund të shpërbëhen menjëherë dhe si rrjedhojë pacienti shfaq rënie të flokëve

,humbje oreksi ,të vjella diare dhe ulçera në gojë.

Komplikacionet e mundshme pas ndërhyrjes kirurgjikale

Disa njërëz që i nënshtrohen operacionit për të hequr një insulinome mund të

zhvillojnë një tub pankreatik. Ky është një rrjedhje anormale e lëngjeve nga

pankreasi. Doktori mund të japë ilaç dhe lëngje të tjera për të ndihmuar gypin e

pacientit për tu shëruar. Shumica e gypave të ngushtë,mbyllen pa nëvojën e një

ndërhyrje kirurgjikale shtesë. Një ndërlikim i rrallë apo një përsëritje e një

insulinome diku tjetër në pankreas mund të rikrijohet por në pjesën tjetër të

pankreasit. Një tjetër komplikacion i rrallë është tek pacientët me Diabet mellitus

ku mund të ndodhë që një pjesë e madhe e pankreasit duhet të hiqet.

Page 16: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

15

Streptozotocina përdoret në karcinoma qelizore të cilat prodhojnë insulinë të tepërt.

Kombinimet ne kimioterapi përdoren me: doksorubicine + streptozotocin, ose

fluorouracil + streptotozocin në pacientët ku doksorubicina është kundërindikuar Në

tumoret metastazike me rritjen intrahepatike, okluzioni arterial hepatike ose

embolizmi mund të përdoren.

Parandalimi

Nuk duhet të pini duhan ,ushqehuni me dietë me fruta ,zarzavate,drithëra dhe kryeni

ushtrime fizike në mënyrë të vazhdueshme.

Prognoza

Shumica e pacientëve me insulinoma beninje mund të shërohen me operacion.

Hypoglicemitë e vazhdueshme apo të përsëritura pas operacionit kanë tëndencë të

ndodhin në pacientët me tumore të shumëfishta. Rreth dy për qind e pacientëve

zhvillojnë diabetet mellitus pas operacionit të tyre.

Page 17: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

16

NDËRHYRJET INFERMIERORE

Periudha pre- operatore

Ne kete faze infermierja duhet ta pregatise pacientin si psikologjikisht ashtu edhe

fizikisht. Pregatitjet pre-operatore duhet te kryhen nje nate para operacionit ose diten qe do te

kryhet operacioni.Qellimi i pregatitjes pre-operatore eshte qe te njihemi me problemet qe

mund te kete pacienti ,ti korigjojme ato per te shmangur komplikacionet e mundshme qe

mund te ndodhin gjate dhe pas operacionit.Infermierja ben vleresimin e sistemit respirator e

meson pacientin te kryeje frymemarrje te thella ,i meson ushtrimet e frymemarrjes. Gjithashtu

ajo merr nje histori te plote rreth semundjeve te tjera qe mund te kete pacienti ,rreth

medikamenteve qe atij i japin alergji .Infermierja sigurohet qe pacient e kupton natyren e

operacionit dhe ate qe e pret pas operacionit si p.sh ndonje dren ose kateter.

Ajo e pyet pacientin se kur kanë filluar shenjat e para të sëmundjes dhe cila ka qënë

ecuria e tyre,si dhimbja e barkut ,renia në peshe ,apo shfaqja e ikterit. Në ekzaminimin fizik

infermierja vlereson shkallën e ikterit dhe shikon feçet dhe urinën për ngjyrën e tyre.Urina

dërgohet për analizë për të parë nëse ka përmbajtje glukoze në të. Pacienti peshohet dhe

vlerësohen shenjat jetësore.

Diagnoza Infermierore

Në bazë të vlerësimit qe i bën infermierja pacientit dhe ekzaminimeve te kryera ,

infermierja bën diagnozën e saj pra në lidhje me këtë pacient, të cilat mund të jenë:

1. Alterime ne komfort ,dhembja që mund të jetë nga shtypja që bën cista e

zmadhuar apo infriltrimi i kancerit.

2. Rrezik për dëmtim të lëkurës si pasojë e kruarjes që ka pacienti.

3. Rrezik për tromboflebit sepse është prishur proçesi i koagulimit të gjakut si

pasojë e ikterit.

4. Ankthi ,që është i lidhur me diagnozën mjekësore ,por edhe me frikën e

operimit që do të kryhet.

5. Frika për të ardhmen që e pret si pasoje e ndërhyrjes kirurgjikale .

6. Mungese njohurish rreth procedures kirurgjikale dhe vetëkujdesit.

Bazuar në diagnozën e saj ,duke pasur parasysh se për çfarë do të kete nëvojë ky

pacient ,infermierja harton planin e saj të punës.Në këtë plan do të parashikojë

kujdesin per dhembjen si në çdo pacient tjetër që do të operohet ,qetësimi i

dhimbjes do të fillojë së pari nga vendosja e pacientit në një pozicion të

përshtatshëm .Përdorimi i analgjetikeve do të bëhet sipas skemës së përshkruar nga

Page 18: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

17

mjeku në kartelë. Pacienti mund të këtë nevojë për masa të tjera që ti krijojnë atij një

gjendje sa me të rehatshme si ngrohje apo ventilim i mjedisit.

Kujdesi për lëkurën. Pacienti porositet që mos të kruhet.Mund ti japim doreza

pambuku që gjatë kruarjes të mos dëmtojë lëkurën .Kur bën banjë të përdorë uje të

vakët dhe të mos fërkohet fort .Nëse ndodh që është dëmtuar pak lëkura , lyhet me

alkool ose tretësire betadinë e mbulohet me garze sterile.

Parandalimi i tromboflebitëve .Vendosen çorape llastiku që ndërrohen çdo tetë

orë. Pacienti porositet që të jetë sa më aktiv në shtrat dhe të levizë këmbët çdo dy orë

sikur ai nget biçikletën ,pra i mbledh dhe i leshon gjunjët disa herë për disa minuta.

Nëse konstatohet dhembje në pulpë kur kontraktojmë kyçin e këmbës ,vëmë në

dijeni mjekun pasi kjo flet se në venat e thella të kercirit është formuar tromb .Po

kështu ,mjekun e vëmë në dijeni kur ka dhembje të papritur të gjoksit ,shenjë kjo e

tromboembolise .

Qetesimi i ankthit. Infermierja qëndron të shtrati i tij dhe me fraza të shkurtra dhe

të qarta i përsërit ato që ka thënë mjeku .Kjo bëhet me qëllim që ai të sqarohet sa me

mirë.Ka pacientë që i refuzojnë ndërhyrjet radikale.Në këto raste qëndro neutrale

dhe prit që ai vetë të bindet për atë që e ka këshilluar mjeku por nëse ai të kerkon

mendim ,është e natyrshme që do ti përserisesh ato që ka thenë mjeku .Kjo gjendje

ankthi nuk kalon kaq lehtë .Mos e pengo dhe lëre që ai të shprehet lirshëm.Ai mund

të qajë e bërtasë .Kjo është e drejta e tij .Ti qëndroi pranë dhe ndihmoje për çka ai

ka nevojë ,p.sh ka një punë apo biznës të papërfunduar dhe ai duhet ti japë rrugë

,ndihmoje me sa të mundesh .Le të takohet me sa më shumë familjare ,miq e shokë

natyrisht nëse kjo e ndihmon atë të qëtësohet shpirtërisht

.Pacienti dhe familja.Infermierja bën sqarime për gjëra që nuk janë të qarta ,ose që

mund të jenë keqkuptuar.Ajo i tregon për proçedurat e ndryshme që do të

përdoren,dhe i shpjegon se si do të kryhen.

Page 19: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

18

PERIUDHA POST - OPERATORE

Faza post –operatore eshte faza e trete dhe finale e eksperiences kirurgjikale .Sapo

pacienti del nga salla e operimit infermierja nëpërmjet kartëles njihet me atë që

është kryer. Këta pacientë ,në dhomen e reanimimit postoperatore ndiqen me

monitor ,keshtu pasi realizohet lidhja me atë ,vleresohen shenjat jetësore si ,puls

,TA,respiracion dhe oksigjenimi i gjakut .Realizohet lidhja e drenave apo kateterit

me tuba me të gjatë e qese për grumbullimin e derdhjeve që mund të vijnë prej tyre.

Pacienti ndiqet me kujdes se mos ka ndonjë shenjë hemoragjie si nga plaga apo

drenat.Degjohen mushkritë për të parë nivelin e hapjes së tyre .Ndiqet në dinamike

glukoza në gjak. Ndiqet shkalla e dhembjes,duke përdorur shkallën nga një deri në

dhjetë.

Diagnoza infermierore

Në një pacient të operuar për patologji të pankreasit infermierja mund të prese që ai

të ketë:

1. Dhembje si pasojë e operacionit apo metastazave të tumorit.

2. Vështirësi në frymëmarrje qoftë për shkak të dhembjes së plagës operatore

apo se rrugët e frymëmarrjes nuk janë të lira nga sekrecionët bronkiale .

3. Vështirësi në të ushqyer lidhur me pranine sondes nazo-gastrike.

4. Rezistencë të ulet ndaj infeksionit si pasoje e dobesimit te gjendjes se

pergjithshme .

5. Pacienti nuk di ti shërbëjë vetes ,p.sh të përdore medikamentet si pasoje e

mungeses se njohurive.

Plani i punës

Në planin e punës infermierja kujdeset per dhembjen ,si në çdo rast ajo siguron një

pozicion sa më të rehatshëm në shtrat.Mjedisi sigurohet të jetë i ngrohtë dhe pa

zhurma .Mundësisht të evitohen dritat e forta. Infermierja kujdeset për drenat ,sepse

ato japin jo pak dhembje. Çdo manipulim kryhet me sa më pak dhembje si p.sh

vendosja e një sonde nazogastrike. Jepen qëtësues narkotike ,por kujdes se mos

frenohet qëndra e frymëmarrjes.

Ajo gjithashtu kujdeset per rrugët e frymëmarrjes. Në tumoret e pankreasit, shpesh

kryhen operime të mëdha si proçedura wipple .Në këto raste frymëmarrja e drejtuar

mund të zgjasë edhe pas operimit .Por edhe kur hiqet kjo, duhet kujdes për rrugët e

frymëmarrjes,duke bërë aspirime të shpeshta të tyre për të hequr sekrecionet, mbasi

Page 20: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

19

ato i bllokojnë dhe favorizojnë atelektazen dhe infeksion të mushkërise. Nxitet

kollitje e herëpashershme dhe bëhet frymëmarrje e thellë.

Kujdesi per ushqimin . Operimet në pankreas janë të rënda.Këta pacientë

përkohësisht duhet të marrin ushqim në rrugë I.V,ose me anë të sondes

nazogastrike.Kur ai lejohet të marre ushqim nga goja duhet të shikojmë sesa

merr.Rekomandohet që të marrë ushqim në porcionë të vogla e të shpeshta.Testi i

glicemise përseritët shpesh për të parë nivelin glukozës.Për të ndihmuar në tretjen e

ushqimeve,u jepen fermentë pankreatike gjatë çdo ngrënie. Infermierja merr masa

per parandalimin e infeksionit.Si në çdo të sëmurë që i është nënshtruar një

proçedure të madhe operatore, kujdesi për të parandaluar infeksionin është detyrë e

dorës së parë ,prandaj çdo manipulim bëhet duke veshur doreza ,ndërrimi i plageve

bëhet me kujdes ,nuk lejohen për vizitë familjare që mund të jenë me gjendje gripi .

Ajo gjithashtu kujdeset per tëresine e lëkurës .Ndërrimi i pozicionit të pacientit

bëhet çdo dy orë .çarçafet mbahen pa rrudha dhe eliminohen njomjet e lëkurës

sidomos në ato vende ku ushtrohet presion si në të ndenjura apo thembra.Duhet

kujdes në zonat ku është përdorur radiacion ,ku lëkura e irrituar nuk duhet larë me

sapun ose lyer me kremra pa u konsultuar me mjekun .Evitohet kontakti i

drejtpërdrejtë i lëkurës se irrituar me rrezet e diellit.

Rekomandime për pacientin .Është detyrë e infermieres ,që pacientin ,ta përgatisë

me disa njohuri që atij dhe familjareve do ti duhen . Kështu ata duhet të dinë:

Se si të përdorin medikamentët .

Se si të grumbullojnë urinën që do të analizohet shpesh për prani të sheqerit apo

ketoneve.

Dietën që do të përdorë dhe si do ta përdorë.

Rëndësinë që ka përdorimi i sasise se duhur të ushqimit dhe lëngjeve,pa i pakesuar

apo i shtuar ato.

Cilat janë shenjat ,që duhet ta bëjnë atë ,që të paraqitet menjëherë te mjeku si ikteri ,

urina e erret ,prirja për hemoragji, të vjella , feçe të zbardhura ,shtim i dhimbjes ,

rënie në peshë, edeme në kerci, shtim i sasisë së urinës, rritje e vëllimit të barkut .

Të paraqiten rregullisht te mjeku për rikontroll.

a. Infermieristika në specialitete E.Peka ,L.Necaj, E.Rustami

,D.Bego,A.Imami-Lelcaj,M.Cela,A.Dervishi,V.Zanaj,V.Mane

Page 21: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

20

Kriteret e daljes nga spitali

Para daljes nga spitali pacienti dhe familjarët:

- do të përshkruajnë kufizimet e aktiviteteve në shtëpi

- do të përshkruajnë menaxhimin e dhimbjes, plagës kirurgjike

- do të diskutojnë nevojat ushqyese dhe të lëngjeve

- do të listojnë shenjat dhe simptomat për ti raportuar te profesionistët e shëndetësisë

- do të përshkruajnë follow-up e nevojshëm

- do të shprehin qëllimin për të ndarë ndjenjat dhe shqetësimet e tyre

- do të tregojnë vetë-kujdesin, respektin dhe sigurinë

-do të identifikojnë grupet e ndihmës / mbështetje në dispozicion në komunitet

Page 22: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

21

KAPITULLI I DYTË

Të dhënat statistikore janë marrë në spitalin e Durrësit për periudhën kohore 2010-

2013.

Viti 2010 ka patur 5 raste ku nga këto:

2 janë meshkuj 3 janë femra

44 vjec

54 vjec

64 vjece

65 vjece

64 vjece

Page 23: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

22

Viti 2011 ka patur 3 rastë ku nga këto:

2 janë femra 1 është mashkull

65 vjece

34 vjec

65 vjece

Page 24: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

23

Viti 2012 ka patur 4 raste ku nga këto:

3 janë meshkuj 1 është femër

54 vjec

54 vjec

54 vjec 65 vjece

Page 25: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

24

Viti 2013 ka patur 2 raste ku nga këto:

2 janë meshkuj

64 vjec

64 vjec

Page 26: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

25

Numri i rasteve Femer- mashkull nga viti 2010-2013

8 Meshkuj

6 femra

Page 27: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

26

Numri i raste fshat- qytet për periudhën e viteve 2010- 2013.

0

2

4

6

8

10

12

qytet 12 raste fshat 2 raste

Page 28: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

27

0

0,5

1

1,5

2

2,5

3

3,5

4

4,5

5

Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013

Pacientët me insulinoma në periudhën 2010-2013

Page 29: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

28

KAPITULLI I TRETË

REZULTATET E PRITSHME

Mbas një përkushtimi shumë të madh nga ana e infermieres për pacientin që është

shtruar në spital me diagnozë të insulinomes se pankreasit rezultatet që ajo pret nga

ana e pacientit në fazën pre-operatore janë:

a) Dhimbjet që pacienti ndjen të qëtësohen dhe të mos jenë të asaj shkalle siç

ishin kur pacienti erdhi në spital.

b) Gjendja emocionale e pacientit është qëtësuar mbasi infermierja e ka

informuar mbi gjendjen e tij dhe shpjeguar çdo gjë të paqartë që ai ka

pasur.

c) Pacienti është njohur me proçedurat e kujdesit vetjak që duhet të kryeje

mbas operimit.

Ndërsa pas operimit rezultatet që priten janë:

a) Shenjat vitale të pacientit të mbahen në parametra normale.

b) Pacienti aktivizohet shpejt duke mos patur ndërlikime në rrugët e

frymëmarrjes ose tromboflebitë.

c) Dhimbja të jetë e pakët ose të mos ekzistojë.

d) Pritet që pacienti të mos ketë infeksion post –operator .

e) Lëkura dhe mukozat të jenë të padëmtuara.

f) Pacienti përpara se të shkoje në shtëpi duhet të të tregojë se është në

gjendje të zbatojë të gjitha këshillat e dhëna.

Page 30: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

29

Kapitulli i katërt

KONKLUZIONE

Në bazë të studimit të kryer ka rezultuar se pacientët e diagnostikuar me

insulinoma të pankreasit si në çdo patologji tjetër kanë nëvojë për kujdesin nga ana

e infermieres .

Roli i infermieres në jetën e këtyre pacientëve është shumë i rëndësishëm pasi

ajo është e vetmja që mund ti mbështëse ato ashtu si duhet.Pacientët janë pesimistë

për të ardhmen e tyre .Me mbështejen fizike shpirtërore dhe psikologjike që

infermierja i ofron gjendja shëndetsore dhe emocionale e pacientëve përmirësohet.

Përsa i përket studimit të kryer lidhur me insulinomat e pankreasit në pacientët e

diagnostikuar në spitalin e Durresit rezulton se numri i pacientëve me kete

diagnozë ka qënë i ndryshem në periudhën 2010-2013.

Në vitin 2010 numri i pacientëve të paraqitur në spital është pesë .

Në vitin 2011 janë paraqitur 3 raste ky numer ka ndryshuar duke u ulur

Në vitin 2012 janë paraqitur 4 raste pra është rritur sërish numri i këtyre

pacientëve.

Në vitin 2013 janë paraqitur 2 raste ,në krahasim me vitet e mesipërme

numri i pacientëve është relativisht i ulur.

Gjithashtu përsa i përket raportit meshkuj - femra këto katër vite në bazë të të

dhënave mund të themi se meshkujt janë me tepër të prekur se femrat pasi numri i

tyre është më i madh.

Përsa i përket vitit 2013 ku numri i pacientëve të dignostikuar është ulur në krahasim

me vitet e tjera ,rezulton se nuk kemi asnjë femer vetëm meshkuj.

Gjatë këtyre katër viteve rezulton se vetëm 4 raste të paraqitura janë nga rrethe të

ndryshme të tjeret janë nga rrethi i Durresit.

Gjithashtu nga rastet e paraqitura në këto katër vite vetëm dy raste janë nga fshati.

Page 31: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

30

Ndërhyrja për heqjen e një insulinome

Page 32: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

31

Page 33: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

32

Page 34: TEMA: KUJDESI INFERMIEROR NË - uamd.edu.aluamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2015/01/Kujdesi-Infermieror-ne-Insulinomat-e... · Insulinoma është një nga llojet më të zakonshme

KUJDESI INFERMIEROR NE INSULINOMAT E PANKREASIT ANILA COKU

33

Referencat

a. Infermieristika në specialitete E.Peka ,L.Necaj, E.Rustami ,D.Bego,A.Imami-

Lelcaj,M.Cela,A.Dervishi,V.Zanaj,V.Mane

b. Cfare eshte nje insulinme? (Dennis Vaidakis, et al., 2010)

c. Origjina e insulinomes:The american association of endocrine suregeos

d. Diagnozat e insulinomes dhe nderhyrjet: Johns Hopkins UNIVERSITY PRESS.